Page 58

Sanksionimi i shkeljeve të DHN-së Të gjithë ata që do ta cenojnë të drejtën humanitare ndërkombëtare gjatë kohës së konfliktit të armatosur duhet të përgjigjen në mënyrë penale. Konventat e Gjenevës i obligojnë anëtaret e bashkuara që procedurat e tilla t’i parashikojnë si vepra penale në ligjet e tyre (nacionale) penale. Megjithatë, viktimat shpesh herë nuk kanë vullnet politik që t’i gjykojnë shkelësit e kësaj të drejte. Në Luftën e Parë Botërore është bërë përpjekje që të gjykohen kriminelët e luftës, por tentimi i tillë ka dështuar. Pas Luftës së Dytë Botërore me marrëveshjen e Londrës nga ana e ngadhënjimtarëve të luftës është formuar Gjykata ushtarake Ndërkombëtare. Gjyka-

„ “Pallati I paqes” në kuadër të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë “Pallati I paqes” në kuadër të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë“

ta është konvokuar në Nirnberg dhe Tokio dhe ka zhvilluar proces kundër kriminelëve të luftës, të cilët kanë bërë krime kundër paqes. Procesi i Nirnbergut është zhvilluar kundër 12 kriminelëve të luftës dhe shumicës prej tyre iu është shqiptuar dënimi me vdekje. Në vitin 1993 me dy rezoluta të Këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është formuar Gjykata penale ndërkombëtare për Jugosllavinë e mëparshme, i njohur si Tribunali i Hagës. Kompetenca e Tribunalit është që të gjykojë për krimet e luftës të kryera në territorin e Jugosllavisë së mëparshme prej vitit 1991 deri në përfundim të konflikteve luftarake.

Gjykimi në procesin e Nirnbergut i publikuar në gazetë

Jo moti bashkësia ndërkombëtare ka formuar Gjykatën e përhershme penale ndërkombëtare në kompetencën e së cilës janë gjykimet e kriminelëve të luftës kundër njerëzimit, gjenocidit dhe agresionit, pavarësish se ku janë bërë ato. Gjykata është formuar me marrëveshje ndërkombëtare dhe ka kompetencë në më tepër se 130 vende, të cilat e kanë nënshkruar dhe ratifikuar marrëveshjen. Për fat të keq, disa forca të mëdha botërore nuk e pranojnë kompetencën e kësaj gjykate ndërkombëtare. 58

Profile for Ministry of education and sience

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Advertisement