Page 56

Shembuj 6. Nëse kuptoj se të tjerët i vrasin njerëzit e mi kur do t’i robërojnë, të gjithë ata që unë do t’i robëroj do të paguajnë për atë. - komandanti 2. Ka shumë situata në të cilat ushtarët ishin të veshur në veshje civile në vend se me uniformë. Si mund të dini se cili me të vërtet është civil? Për këtë shkak, nëse sulmoni ndonjë qytet, patjetër duhet të vrisni çdo gjë që lëviz! - ushtari 3. Civilët të cilët përgatitin ushqim dhe i çojnë ushqim ushtarëve, gjithashtu marrin pjesë në luftë. Pa atë ushqim ushtarët nuk do të kishin forcë që të luftojnë me ne. Domethënë, të gjithë ata janë ushtarë me ose pa uniformë edhe ushtarët e mi kanë të drejtë t’i vrasin. - komandanti 4. Ushtria nuk duhet t’i shfrytëzojë civilët si mburojë e gjallë. Megjithatë, në këtë luftë ky ishte rast i shpeshtë. Për shembull, do të vinin mitraloz në çatinë e kishës ose të ndërtesës në të cilat jetojnë civilë. Askush nuk e respektonte atë se çka duhet të respektohet. Kemi gjuajtur nga ato ndërtesa sepse ishim në rrezik. - i robëruari i mëparshëm

Krimi luftarak Lexoje tekstin, kurse pastaj me ndihmën e pjesëve të nxjerra nga Statuti i Gjykatës penale ndërkombëtare përpiqu të caktosh cilat rregulla të DHN-së janë shkelur dhe çfarë krime luftarake janë bërë. “Lufta tridhjetëvjeçare ka lënë pasoja të mëdha ndaj Vietnamit që ndjehen edhe sot, prej personave të shumtë të vrarë, të plagosur, të zhdukur, të shpërngulur, e deri te ndikimet e rrethinës. Gjatë kohës së luftës, ushtria amerikane e shfrytëzonte Vietnamin si poligon për të provuar llojet e armëve më të reja, duke përshirë lloje të ndryshme të armëve helmuese dhe kimikale, prej të cilave më e njohur është “Agent Orange” kimikale e cila ishte derdhur në xhunglat vietnameze, prej të cilës binin edhe gjethet e drurëve... Lufta e Vietnamit ishte e njohur edhe sipas fshatit Mai Lai, në të cilin një grup i ushtarëve amerikanë kanë bërë masakër ndaj popullsisë civile. Për këtë shkak komandanti i tyre është dënuar si kriminel lufte, si dhe të gjithë ushtarët të cilët kanë marrë pjesë në masakër. Gjykimin e ka realizuar gjykata amerikane e drejtësisë”. Pjesë e nxjerrë nga Statuti i Gjykatës penale ndërkombëtare – neni 8

Zëdhënësi i Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të kuq për një shtëpi gazetareske ka deklaruar: “Për herë të parë në historinë e sotme të gjitha vendet në botë e kanë nënshkruar konventën e Gjenevës me të cilën rregullohen rregullat e luftimit. Ky është kontribut klasik ndaj mbrojtjes së dinjitetit të njeriut dhe ruajtjes së humanitetit të luftës...”. 56

Profile for Ministry of education and sience

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Advertisement