Page 47

Ushtrim

Përgjigje: presioni social

në dobi të mbrojtjes së aktit human

në kundërshtim me aktin human

Tërhiq një vijë të drejtë horizontale me shigjeta në drejtime të kundërta, siç është paraqitur në figurë. Vija paraqet presionin social, respektivisht ndikimin që e bën mjedisi ndaj kryerësit të aktit human. Vlerëso a ekziston presioni social ndaj kryerësve të akteve humane në shembujt që vijojnë. Shembujt janë rrëfime të njerëzve të involvuar në luftërat e paradokohshme dhe i përshkruajnë aktet humane me të cilat janë ballafaquar, dhe në të cilat kanë qenë dëshmitarë ose për të cilat kanë dëgjuar nga të tjerët. Nëse vlerëson se në to ekziston presioni social, renditi në vijën ku i takojnë: në të majtë, shembujt ku presioni social është në dobi të mbrojtjes së aktit huan; në të djathtë, nëse i kundërvihen aktit human. Ushtrimin bëje vetë (në fletore ose në fletë të madhe të letrës), kurse pastaj krahasoji mendimet me shokët e tu. Ndoshta ata mendojnë ndryshme prej teje. Përcille shembullin! Shembull: - “Pashë pesë ushtarë tuaj të cilët kanë përcjellë 500 civilë prej fshatit për në burg. E dija se për këtë nuk ka pasur urdhër dhe fillova t’i pengoj, por ushtarët tanë nuk më lejuan. Madje ishin gati që të më gjuajnë mua. Shkova dhe i thashë komandantit tim. Pata sukses që t’i shpëtoj civilët nga burgu”- ushtari

47

Ushtari ka dashur të bëjë një akt human që të shpëtojë 500 civilë nga burgu. Megjithatë, ishte penguar nga shokët e tij – ushtarë (presion social) që është në kundërshtim me aktin human të ushtarit (ata nuk i kanë lejuar ushtarit që t’i ndihmojë civilëve). Prandaj ky tregim duhet të vendoset në anën e djathtë të vijës. Shembuj për ushtrim 1. Shkova t’i ndihmoj një personi, shtëpia e të cilit ishte shkatërruar gjatë bombardimit, kurse ai person kishte vrarë një anëtar të familjes sime. I ndihmova, sepse vlerat njerëzore tek unë më detyruan që ta bëj atë. Ai nuk e dinte se unë e di se ai e kishte vrarë anëtarin e familjes sime. – kleriku 2. Biri im kishte robëruar disa njerëz – shtatë ose tetë, të cilët kishin humbur. “Do t’i rrah – tha – sepse ndoshta ata e kanë vrarë babin tim”. Por ditën tjetër erdhi dhe më tha se i kishte lëshuar nëna 3 Armiku e kishte dërguar burrin tim në kamp të përqendrimit. Një njeri nga ana e armikut i çoi ushqim dhe veshje, por askush nuk e dinte për këtë. Nuk ka mundur ta pengojë shkuarjen në kamp të përqendrimit, por i ndihmoi sa kishte mundësi. Do të dëshiroja që ta takoja atë njeri - gruaja, burri i së cilës kishte vdekur në luftë. Toshe Projeski - është dekoruar me çmimin më të lartë të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë – medalje e artë e humanitetit, kurse Krusheva e tij është shpallur qytet më human. A e di pse.

Profile for Ministry of education and sience

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Advertisement