Page 45

Vetë në stol Në vitin 1954 Gjykata supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka ndërprerë diskriminimin racor. Me atë u lejohet nxënësve zezakë të shkojnë në shkolla të njëjta me nxënësit e bardhë. Por, disa njerëz ende i kanë kundërshtuar këtij vendimi. Njëri prej tyre ka qenë edhe guvernatori i shtetit Arkanzas, i cili përpiqej ta pengojë urdhrin, madje edhe me ligj: “Gjaku do të derdhet nëpër rrugë nëse nxënësit zezakë përpiqen të hyjnë në shkollën e mesme qendrore në Litël Rok”.

Mbani mend Dëshmitari okular është personi, i cili e ka përcjellë (vëzhguar) ngjarjen në të cilën është sjellë në rrezik jeta dhe/ose dinjiteti i të tjerëve. Dëshmitari okular vetë vendos a duhet të përzihet në incidentin ose jo. Dinjitet është të jesh i trajtuar me respekt.

Akti human dhe presioni social Të jesh human domethënë të jesh njeri,

të kesh aktivitet aktiv ndaj vlerave, posaçërisht ndaj njerëzve, të cilët prej çfarëdo shkaqesh nuk janë në gjendje t’i kënaqin nevojat e veta. Humaniteti nuk krijon varshmëri ndërmjet njerëzve, por përkundrazi respektim të personalitetit të çdo individi, aftësive dhe potencialeve të tij. Me kujdes lexoje tregimin “Vetë në stol”, kurse pastaj përpiqu ta përcaktosh rëndësinë e termave: akti human dhe presioni social.

45

Në këtë shkollë mësonin vetëm nxënësit e bardhë. Shkolla patjetër duhej ta zbatonte vendimin, pavarësisht nga qëndrimi i guvernatorit. Prandaj Këshilli i shkollës ka bërë plan tjetër. Në fillim të vitit 1957 u pajtua të pranojë nëntë nxënës zezakë. Njëra prej tyre ka qenë edhe Elizabet Ekfort. Këshilli i shkollës i ka lutur prindërit e këtyre nëntë nxënësve që të mos i përcjellin fëmijët e tyre deri në shkollë. Janë frikësuar se prania e prindërve afroamerikanë do të mund të shkaktonte krijimin e turmave të njerëzve prej të cilëve mund të priteshin situata të pakëndshme. Prandaj ishin marrë vesh që një avokat t’i përcjellë deri në shkollë të gjithë nëntë nxënësit zezakë. Elizabet nuk e dinte për marrëveshjen dhe një ditë u nis vetë për në shkollë.

Profile for Ministry of education and sience

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Advertisement