Page 43

Lexoje me kujdes tregimin “Shitësi trim”, analizoje ngjarjen e përshkuar në të, e pastaj përpiqu të përgjigjesh në pyetjet. Ato do të ndihmojnë ta zbulosh domethënien e termave dëshmitari okular dhe dinjiteti, ta kuptosh nevojën e veprimit humanitar dhe të dish t’i parashikosh rreziqet nëse ndodhesh në situatë të dëshmitarit okular.

Kontrolloje diturinë tënde 1. Si është formuar e drejta humanitare ndërkombëtare dhe kur zbatohet? 2. Me çfarë qëllimi është formuar e drejta humanitare ndërkombëtare? 3. Diturinë përdore nga historia dhe trego shembuj të mënyrës dinake të luftimit?

Shitësi trim Tajlanda është vend në Azinë Juglindore, kryeqyteti i të cilit është Bangkoku. Para Luftës së Dytë Botërore degë kryesore ekonomike në këtë vend ka qenë bujqësia. Por, proceset e industrializimit dhe urbanizimit kanë kontribuar mjaft që për një kohë të shkurtër të përmirësohet edhe mirëqenia e përgjithshme në vend. Janë shtuar edhe proceset e migracionit. Mospasja e qasjes deri te toka e punueshme i ka detyruar njerëzit që prej fshatrave gjithnjë e më tepër të shpërngulen në qytete. Një numër i madh njerëzish nuk mundën të gjejnë punë në qytete, me çka janë shtuar problemet sociale. Papunësia ka sjellë rritjen e kriminalitetit dhe mbetjes pa shtëpi. Por problemet më të mëdha i kanë shkaktuar bandat tinejxhere. Ekziston një rrugë në Bangkok në të cilën kanë ndodhur rrahje. Në këtë tregim është përshkruar një rrahje e tillë.

Dëshmitari okular dhe dinjiteti Nëpërmjet mjeteve për informim publik – gazetave, radios, televizionit, internetit gjithnjë mësojmë për ngjarjet në të cilat është fyer dinjiteti i dikujt. Shumë ngjarje mbeten të pandriçura, sepse për ato nuk ekzistojnë dëshmi ose dëshmitarë okularë të ngjarjes. 43

Një ditë një grup djelmoshash të një shkolle teknike iu vërsulën një djali të një shkolle tjetër me qëllim që ta rrahin. Djali i gjorë filloi të ikë që të shpëtojë. Duke parë se askush nga kalimtarët nuk përpiqet t’i ndihmojë, vendosi të fshihet në një dyqan të vogël në fund të rrugës.

Profile for Ministry of education and sience

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Advertisement