Page 41

Si është krijuar e drejta humanitare ndërkombëtare Historia e deritashme e njerëzimit, para së gjithash, është histori e ndryshimeve dhe transformimeve të shumta në drejtim të krijimit të vlerave ekzistuese civilizues. Por, historia mban mend edhe ngjarje, të cilat seriozisht e kanë rrezikuar sigurinë e njerëzve, jetën dhe dinjitetin e tyre. Jotoleranca, mosdurimi fetar dhe etnik, dëshira për forcë, pushtet dhe mbisundim, pretendimet për pushtimin e territoreve të huaja, shpesh kanë qenë shkaqet për marrëdhënie armiqësore ndërmjet popujve të veçantë. Shumë shpesh kanë përfunduar edhe me konflikte të armatosura, me pasoja të pashmangshme: vuajtje të popullsisë, shkatërrime, ndotje të mjedisit jetësor etj. Kjo i ka detyruar njerëzit që të mendojnë në drejtimin e gjetjes së mënyrave si të zvogëlohen pasojat nga konflikti i armatosur. Zgjidhjen e problemit e kanë parë në sjelljen e rregullave me të cilat do të kufizohet sjellja e njerëzve gjatë kohës së konfliktit të armatosur. Deri në mesin e shekullit XIX këto rregulla paraqisnin një pjesë të së drejtës së zakonshme. Iniciator dhe nxitës kryesor i marrëveshjes së parë për krijimin e të drejtës humanitare ndërkombëtare është zvicerani Anri Dinan, i cili ka qenë person i njohur afarist. Për masakrën nga konflikti i armatosur te qyteza Solferino në Italinë Veriore, në vitin 1859 ndërmjet ushtarëve francezë dhe austriakë, Dinan ka shkruar librin “Kujtimet e Solferinos”. Në këtë libër i ka shënuar tmerret e betejës, kurse pastaj ka ardhur në ide që të formojë organizatë neutrale e cila 41

do të kujdeset për ushtarët e plagosur. Ka propozuar edhe masa me të cilat, sipas bindjes së tij, patjetër duhet të zvogëlohen viktimat nga çdo konflikt i armatosur. Disa kopje të librit ka dërguar në adresa të personave të njohura politike dhe ushtarake nga shumë vende evropiane. Shpejt pastaj ka formuar Këshillin ndërkombëtar për ndihmë të të plagosurve, i njohur si Këshill të pesë personave, të cilët i kanë përhapur këto ide në tërë botën. Në kongresin e tij të parë në tetor të vitit 1863, në të cilin kanë marrë pjesë përfaqësues të 14 shteteve, është biseduar si do të përmirësohet kujdesi për ushtarët e plagosur. Një vit më vonë në Gjenevë u mbajt konferenca e parë në të cilën ishin ftuar të gjitha vendet nga Evropa, SHBA, Brazili dhe Meksika. Dymbëdhjetë prej gjithsej gjashtëdhjetë shteteve e kanë nënshkruar konventën e parë të Gjenevës.

Profile for Ministry of education and sience

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Advertisement