Page 37

dëshirave dhe nevojave të njëjta ose të ngjashme. Shembull për këtë mund të jenë konfliktet midis punëdhënësve dhe sindikatës. Punëdhënësve shpesh nuk iu vjen mirë kur duhet t’u paguajnë punëtorëve rroga më të larta, ose kur duhet të investojnë shumë të holla për mbrojtjen e punëtorëve gjatë punës. Por kjo punëtorëve nuk ju intereson. Ata konsiderojnë se duhet të jenë të mbrojtur në vendet e tyre të punës dhe prandaj shpesh edhe hidhen në grevë. Destruktive janë ato konflikte të cilat gjithmonë sjellin pasoja negative dhe seriozisht i prishin marrëdhëniet midis individëve dhe grupeve. Për dallim prej tyre, konfliktet konstruktive kanë rezultate pozitive. Pjesëmarrësit në këtë lloj konflikti janë të kënaqur dhe ndjejnë se konflikti ndikon që ata të ndryshohen në drejtim pozitiv. Ata konfliktin e përjetojnë si sfidë, si mundësi që t’i shprehin aftësitë dhe cilësitë e tyre si persona.

Zgjidhja e konflikteve në shoqëritë demokratike Njerëzit shpesh e konsiderojnë konfliktin si problem, i cili duhet të zgjidhet sa më shpejt në një mënyrë konstruktive dhe në interes të palëve, të cilët janë përfshira në të. Më me sukses zgjidhen ato konflikte, të cila janë në gjendjen e tyre para konfliktit, respektivisht derisa nuk janë rritur në stadium më të lartë.

Arritja e marrëveshjes dhe pajtueshmërisë është njëra nga mënyrat për zgjidhjen e konfliktit. Me këtë rast, palët në konflikt përpiqen që maksimalisht t’i respektojnë qëndrimet dhe kërkesat, të cilat i kanë parashtruar ndërmjet tyre. Në praktikë kjo mënyrë e zgjidhjes së konflikteve është mjaft e shpeshtë, por realizohet më vështirë mu për shkak të kërkesave maksimale. Nëse njëra nga palët e përfshira në konflikt heq dorë vullnetarisht nga kërkesat e veta, atëherë themi se konflikti është zgjidhur sipas mënyrës së kompromisit. Kompromis do të thotë tërheqje e pjesërishme që të mos humbet çdo gjë.

Numri i madh i konflikteve në shoqërinë demokratike zgjidhen me arbitrazh. Kjo ndodh kur palët në konflikt pajtohen në zgjidhjen e atij konflikti që të përfshihet edhe pala e tretë (personi ose komisioni). Pala e tretë (arbitrazhi) mund të përfshihet edhe pa pajtimin e të dy palëve të përfshira në konflikt, nëse ekziston rreziku që konflikti të përhapet. Me ndihmën Në shoqëritë demokratike konfliktet e arbitrazhit, palët në konflikt fillojnë t’i objektivisht ekzistojnë dhe varësisht pranojnë gabimet e veta, përpiqen të nga natyra e tyre gjenden korniza gjejnë mënyra si ta tejkalojnë gjendjen institucionale ose ligjore për zgjidhjen e konfliktuoze. Më shpesh zbatohet metoda e ndërmjetësimit – e mediatorit. Mediatorët tyre. e kontrollojnë procesin e bisedimeve. 37

Profile for Ministry of education and sience

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Advertisement