Page 35

politik, ushtarak etj.. Kur dy individë ose dy grupe të njerëzve dëshirojnë diçka, kurse ajo nuk është e lejuar për të dyja palët, atëherë paraqitet konflikti, kurse shkaku për të është mungesa e resurseve. Kur, nga ana tjetër, individët ose grupet e njerëzve nuk mund t’i kënaqin nevojat e veta elementare (ujë, ushqim, strehim) dhe me atë është rrezikuar shëndeti dhe ekzistenca e tyre, atëherë mund të krijohet konflikti, shkaku i të cilit është pamundësia që të kënaqen nevojat elementare për jetesë. Nëse individët ose grupet një kohë të gjatë ndjehen të pasigurt, të parespektuar, të padëshiruar nga të tjerët, ky mund të jetë shkaku për paraqitjen e konfliktit emocional. Shkak për konflikt mund të jenë edhe vlerat e ndryshme te njerëzit, të cilat formohen varësisht nga mjedisi në të cilin jetojnë dhe nga kultura të cilës i takojnë. Kështu, për shembull, fëmijët e fisit Sijuks në Dakotën Jugore (SHBA) nuk do të përgjigjen në pyetjet e parashtruara nga arsimtari nëse nuk janë të sigurt në përgjigjet. Nëse arsimtari i tyre është amerikan i bardhë dhe nuk e njeh kulturën e Sijuks-ëve, atëherë ai mund të mendojë se ata nuk kanë mësuar ose nuk duan të përgjigjen, sepse e konside¬rojnë si armik.

Detyrë Bëj një rrëfim sipas figurave, kurse pastaj nxirr një përfundim.

35

Llojet e konflikteve Në një shoqëri ekzistojnë konflikte të ndryshme dhe nëse i dimë, lehtë do të mund të ballafaqohemi me to. Konfliktet mund të ndahen sipas vendit ku ndodhin, mënyrës në të cilën paraqiten, shkaqet për të cilat paraqiten, si dhe sipas pasojave të cilat mund t’i shkaktojnë.

Varësisht nga ajo se konfliktet ndodhin në kuadër të një shteti ose ndërmjet shteteve të ndryshme, dallojmë konflikte të brendshme dhe konflikte të jashtme. Shkak për konfliktet e brendshme shpesh janë botëkuptimet e ndryshme të problemeve të jetës së përbashkët. Këto konflikte shpesh përfundojnë me luftë qytetare, por në shoqëritë moderne shumë më rrallë. Konfliktet të cilat paraqiten ndërmjet dy ose shumë shteteve, janë konflikte ndërshtetërore. Shkaqet për konflikte të tilla mund të jenë: problemet me linjën ndërkombëtare, mospajtimi rreth

Profile for Ministry of education and sience

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Advertisement