Page 33

Konflikti Ç’është konflikti Fjala konflikt vjen nga fjala latine confictus, e cila tregon mospajtim, kontest ndërmjet dy ose më tepër personave ose grupeve, që në raste të caktuara, nëse nuk tejkalohet, mund të rritet në konflikt të armatosur. Duhet të bëhet dallim midis konfliktit dhe grindjes. Grindja nuk është patjetër që të rritet në konflikt. Mospajtimet në familje, midis fqinjëve, në organizatat punuese janë shembuj për grindje të përditshme, të cilat mund të zgjidhen me marrëveshje (kompromis). Gjithmonë ka ekzistuar grindja ndërmjet gjeneratave, grindja ndërmjet gjinive, grindja ndërmjet njerëzve patriarkalë dhe modernë etj. Por grindjet ndërmjet grupeve të mëdha shoqërore, siç janë klasat, partitë politike, grupet etnike dhe fetare kur rriten në konflikt seriozisht mund ta rrezikojnë jetën në bashkësinë shoqërore. Një gjendje që të quhet konflikt, në atë duhet të ekzistojnë palë të cilat janë përfshirë në konflikt, sjellje dhe interesa të konfliktit. Individët ose grupet, të cilat janë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në konflikt, quhen palë në konflikt. Në çdo rast në konflikt patjetër duhet të marrin pjesë dy palë kundërshtare, por mund edhe më tepër. Sjellja në konflikt i përfshin të gjitha aktivitetet të cilat i ndërmerr njëra palë me qëllim që t’i kundërshtojë palës tjetër. Ato mund të jenë me intensitet dhe me formë të ndryshme: grindje, ofendime, goditje, luftime.

33

Konflikti është gjendje e cila është rezultat i interesave të papajtueshme. Nëse palët kanë interesa të përbashkëta atëherë nuk ekziston konflikti. Në të gjitha sferat e jetës ekzistojnë interesa të papajtueshme: në familje, politikë, shkollë, në fushat sportive. Nëse ti dëshiron të shikosh një emision arsimor, kurse vëllai yt më i vjetër dëshiron të shikojë futboll në televizion, atëherë krijohet konflikti, sepse interesat e tua nuk janë të njëjta me interesat e vëllait tënd. Politikanët nganjëherë sjellin vendime pa i respektuar interesat e qytetarëve dhe prandaj krijohen konfliktet. Një numër i madh i mendimtarëve konfliktet i konsiderojnë si sëmundje të shoqërisë. Për të tjerët ato krijohen sepse njerëzit nuk kanë mundësi të njëjta që t’i realizojnë të drejtat e tyre. Të tjerët, nga ana tjetër, konsiderojnë se konfliktet gjithmonë kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë derisa ekziston gjinia njerëzore. Filozofi anglez Tomas Hobs në veprën e tij “Leviatan” tregon për domosdoshmërinë e konfliktit ndërmjet njerëzve. Sipas tij, njerëzit posedojnë aftësi gati të njëjta trupore dhe shpirtërore, prandaj edhe kanë përafërsisht dëshira dhe nevoja të njëjta. Nëse ndodh që dy të grinden për një gjë të njëjtë, atëherë krijohet konflikti.

Profile for Ministry of education and sience

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Advertisement