Page 32

Njerëz jo tolerues janë të gjithë ata të cilët e konsiderojnë veten, qëndrimet, besimet dhe stilin e jetës së vet më të mirë se të gjithë të tjerët. Jotoleranca krijon pasoja siç janë: mungesa e ndjenjës, mosrespektimi dhe injorimi i të tjerëve, por mund të jetë edhe shkak për aparteid, zhdukje të një populli nga një tjetër (gjenocid) etj. Te njerëzit jotolerantë nuk ekziston dëshira që t’i vërejnë dhe zbulojnë vlerat themelore te njeriu. Ata nuk përpiqen t’i kuptojnë njerëzit ashtu sikurse janë. Jotoleranca është tregues se ndërmjet njerëzve ekzistojnë “sëmundje shoqërore – destruktive” dhe dhunë, dhe se duhet të ndërmerren aktivitete gjegjëse për “shërimin “ e tyre. Masa më efikase preventive për pengimin e dukurive të tilla është sigurimi i përhershëm dhe edukimi i popullsisë, posaçërisht i njerëzve të rinj për paqe, tolerancë, dialog, për të drejtat e njeriut, për demokraci dhe kulturë qytetare. Dialogu është metoda më e mirë, e cila realizohet nëpërmjet komunikimit të suksesshëm midis njerëzve. Nëpërmjet dialogut njerëzit shkëmbejnë mendime, qëndrime, përvoja, i harmonizojnë interesat e ndryshme, kurse kjo u ndihmon që problemet t’i zgjidhin nëpërmjet rrugës paqësore. Dialogu arrihet vështirë, por është shumë i dobishëm, posaçërisht për njerëzit, të cilët i takojnë kulturave dhe religjioneve të ndryshme. Ata nëpërmjet dialogut i qetësojnë ambiciet e tyre

Kur isha unë në vitet e tua bir, nuk ka pasur e-mail. Kur dëshiroja dikujt t’i thosha, patjetër u deshtë t’ia them në sy.

negative, e pengojnë armiqësinë dhe u largohen shkaqeve për konflikt. Detyrë për nxënëset Paramendo sikur je e martuar larg dhe në një vend të huaj. Bashkëshorti yt të do tepër dhe nuk kërkon prej teje të ndryshosh. Por ti prej grave të tjera në mjedisin e ri dallohesh edhe sipas fesë edhe sipas gjuhës, si edhe sipas mënyrës së veshjes. Për shkak të mosnjohjes së gjuhës nuk bisedon me askënd dhe për këtë shkak njerëzit e tjerë të fshatit mendojnë për ty se je shumë e çuditshme. Si do ta organizosh jetën tënde?

Detyrë për nxënësit Njoftohesh dhe martohesh me një vajzë nga larg dhe nga vend i huaj, me të cilën populli yt me vite bën luftë. Ajo të do pamasë. E ka lënë popullin dhe të afërmit e saj vetëm e vetëm të jetë me ty. Në mjedisin e ri ajo nuk e di gjuhën, kurse dallohet nga gratë e tjera edhe sipas fesë edhe sipas mënyrës së veshjes dhe sjelljes. Prindërit dhe miqtë e tu nuk e pranojnë dhe martesën tuaj e përjetojnë si gabim dhe turp. Si do ta organizosh jetën tënde? Si do ta mbrosh gruan tënde nga sulmet e mjedisit në të cilin jetoni?

32

Profile for Ministry of education and sience

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Advertisement