Page 27

ndotet ajri dhe uji, me çka rrezikohet ekzistenca e tërë botës së gjallë në planetin e Tokës. Mungesa e vetëdijes ekologjike te qytetarët, edhe më tepër e shton rrezikun nga katastrofa ekologjike Për mbrojte të mjedisit jetësor, në shumë shtete formohen shoqata dhe organizata ekologjike të cilat ndërmarrin një varg aktivitetesh. Detyra kryesore është që ta ngrenë vetëdijen ekologjike të qytetarëve, por ndërmarrin edhe

Detyrë Lexoje tekstin, kurse pastaj vlerëso vallë kërkesat e shoqatave të qytetarëve nga Velesi janë të arsyeshme. Si do ta kishe zgjidhur ti rastin nëse do të kishe pasur pushtet? (Pjesë e nxjerrë nga shënimi i Agjensionit informativ të Maqedonisë (MIA), 21 janar 2008) Koalicioni i Gjelbër nga Velesi kërkon zhvendosje të ndërmarrjes “Shkritorja”

Fëmijët në aksion – për mjedis të shëndoshë jetësor

masa për mbrojtje të mjedisit jetësor. Ato nëpërmjet mediumeve i kushtojnë vëmendje problemit dhe ndikojnë ndaj pushtetit ligjdhënës të miratojë ligje me të cilat do të mbrohet e drejta për mjedis të shëndoshë jetësor.

27

“Përfaqësuesit e organizatave të qytetarëve nga Velesi, të bashkuar në Koalicionin e Gjelbër, janë takuar me anëtarët e Këshillit të Komunës dhe kanë kërkuar që të përshpejtohet iniciativa e tyre për ndryshimin e Planit të përgjithshëm urbanistik në pjesën e lokacionit të ndërmarrjes për plumb dhe zink “Shkritorja”. Ata nuk janë kundër prosperitetit ekonomik të qytetit, por jo në mënyrën e cila manifestohet ndaj shëndetit të qytetarëve... Mbi 90% e banorëve të Velesit konsiderojnë se zgjidhja e vetme për qytetin është që “Shkritorja” të dislokohet 18 kilometra në jug... Koalicioni i Gjelbër ka dorëzuar iniciativën deri te Qeveria që të ndajë mjete nga buxheti për zhvendosjen e “Shkritores”... Qeveria deri tash nuk ka ndarë mjete që t’i paguajë qytetarëve për dëmet nga pasojat ndaj shëndetit në 30 vitet e kaluara të punës së “Shkritores”. Por, tash ka mundësi që t’i përmirësojë gabimet e banorëve të Velesit” tha përfaqësuesi i Koalicionit të të Gjelbërve.

Profile for Ministry of education and sience

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Advertisement