Page 24

Ideja për njohjen dhe respektimin e interesave të përbashkëta në shoqëri e hap rrugën drejt krijimit të partive politike. Në vitin 1788 në revistën “Federalist”, Xhejms Medison, babai i kushtetutës amerikane, kështu e shpjegon nevojën për ekzistimin e partive politike: “Dëshira për pushtet, forcë dhe profit është shenjë e përhershme e sjelljes njerëzore, të cilën gjithmonë e ka ndarë njerëzimin, ka shkaktuar armiqësi reciproke dhe ka qenë shkaku që disa t’i nënshtrojnë të tjerët në vend të bashkëpunojnë. Kjo prirje njerëzore për armiqësi reciproke është aq e fortë, saqë edhe kur nuk ka shkak nxit ndjenja armiqësore dhe zgjon konflikte më të ashpra”. Shpesh shkaku që i grupon njerëzit në taborë armiqësorë, sipas Medisonit, është shpërndarja e pabarabartë e pasurisë.

Mundësia më e mirë për atë është që t’ju lejohet të formojnë parti politike. Prandaj, partitë politike përkufizohen si organizata të njëmendimtarëve politikë, të grupeve sociale, të cilat kanë interesa dhe qëndrime të njëjta në politikë.

Partitë politike në shoqërinë bashkëkohore E drejta zgjedhore e qytetarëve paraqet shtyllë të çdo shoqërie demokratike, si edhe të shoqërisë maqedonase. Qytetarët zgjedhin deputetët e tyre për institucione, organe dhe trupa të ndryshme në shtet. Për shembull, zgjedhin deputetë në këshillat e komunave, këshillat e qyteteve, këshillat e shkollave, institucioneve publike, në ndërmarrjet etj. Megjithatë, më të rëndësishme janë zgjedhjet të cilat Shkruaj: shtatë e gjysmë tonelata votues

Nëse përfaqësuesit e shoqërisë kanë interesa të ndryshme, ata (në mënyrë të fshehtë ose të hapur) do të grupohen për t’i realizuar interesat e tyre. Prandaj është e nevojshme që t’u mundësohet forma për bashkim nëpërmjet të cilave publikisht do t’i shprehin interesat e tyre.

Dogana Sigurisht!

24

Profile for Ministry of education and sience

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Advertisement