Page 22

Kushtetuta. Kushtetuta është akti më i lartë juridik i një shteti. Termi kushtetutë vjen nga fjala latine constitutio, që do të thotë ligj më i lartë. Ai është dokument i shkruar, i cili i përmban rregullat dhe parimet sipas të cilave duhet të sundojnë (udhëheqin) me shtetin ata të cilët janë në pushtet. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë e mundëson funksionimin e shtetit dhe siguron kufijtë dhe mbrojtjen e të drejtave elementare të njeriut. Kushtetuta e kufizon forcën e qeverisë dhe i mbron të drejtat e individëve dhe të pakicave. Prandaj, ata të cilët sundojnë nuk mund ta përdorin pushtetin për interesat dhe qëllimet e tyre. Me Kushtetutën e vitit 1991, Republika e Maqedonisë është demokraci kushtetuese. Gati një e treta e neneve të Kushtetutës kanë të bëjnë me të drejtat dhe liritë e njeriut dhe qytetarëve. Atyre i përkushtohet një kapitull i tërë. Janë shpallur edhe vlerat themelore të rregullimit kushtetues të Republikës së Maqedonisë. Në Kushtetutë, liritë dhe të drejtat e njeriut dhe qytetarit janë ndarë në shumë grupe.

Liritë dhe të drejtat elementare kanë të bëjnë me jetën dhe personalitetin e njeriut. Pastaj vijojnë liritë dhe të drejtat politike, të drejtat e përfaqësuesve të bashkësive etnike, të drejtat ekologjike, sociale, kulturore etj. Në nenin 8 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë thuhet se pushteti: do t’i garantojë liritë dhe të drejtat elementare të njeriut dhe qytetarit: • do t’u mundësojë qytetarëve të drejtën që lirisht ta shprehin përkatësinë e tyre nacionale, • do të mundësojë sundim të së drejtës, • do të ndahet në ligjdhënëse, ekzekutive dhe gjyqësore, • do të sigurojë zgjedhje të lira dhe të drejtpërdrejta demokratike, • do ta mbrojë pronën e qytetarëve, • do të mundësojë vetëqeverisjen në mjedisin lokal, do të kujdeset për rregullimin, humanizimin dhe përparimin e mjedisit jetësor. Ngase në Republikën e Maqedonisë, përveç popullit maqedonas jetojnë edhe përfaqësues të bashkësive të tjera etnike për ta, përveç te drejtave

22

Profile for Ministry of education and sience

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Advertisement