Page 20

shkallës së dytë, të cilat janë të obliguara t’i zgjidhin ankesat kundër vendimeve të gjykatës themelore. Në Maqedoni ka tri gjykata të apelit: në Shkup, Manastir dhe Shtip. Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë është gjykata më e lartë me seli në Shkup. Kujdeset që të gjitha gjykatat në territorin e Republikës së Maqedonisë t’i zbatojnë ligjet në mënyrë unike. Përveç kësaj, vendos edhe për ankesat kundër vendimeve të Gjykatës së apelit. Që gjykatat të mund të gjykojnë, është i nevojshëm organi i pavarur shtetëror, i cili do t’i ndjekë personat të cilët e thyejnë ligjin. Organ i tillë shtetëror është Prokuroria publike. Ajo në emër të shtetit ngre iniciativë për ndjekje penale. Prokurorinë publike e emërton dhe e shkarkon Kuvendi. Zgjedhet në një afat prej gjashtë vitesh. Gjykata kushtetuese është organi i shtetit dhe ajo e mbron kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në Republikën e më tha biri im demokracia

ndoshta i di edhe rregullat. Pyete atë?

Maqedonisë. Gjyqtarët në Gjykatën kushtetuese i zgjedh Kuvendi në një afat prej nëntë vitesh. Në kompetencë të saj është që t’i ndërpresë ose anulojë ligjet, të cilat nuk janë në pajtim me Kushtetutën. Gjithashtu, Gjykata kushtetuese i mbron liritë dhe të drejtat e njeriut. Këshilli gjyqësor republikan. Kuvendin e kontrollon pushteti gjyqësor nëpërmjet Këshillit gjyqësor republikan. Atë e përbëjnë shtatë anëtarë, të cilët i zgjedh Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në një afat prej gjashtë vitesh. Këshilli gjyqësor republikan i propozon Kuvendit kandidatë për zgjedhje të gjyqtarëve, por edhe për shkarkimin e tyre. Vendimin për përgjegjësi disiplinore të gjyqtarëve e vlerëson profesionaliteti dhe vetëdija e gjyqtarëve në kryerjen e funksionit të tyre.

Avokati i popullit Avokati i popullit është organ i pavarur i Republikës së Maqedonisë, i cili i mbron të drejtat e qytetarëve kur janë shkelur nga ana e nëpunësve shtetërorë dhe nga persona të tjerë me kompetenca publike. Qytetarët, pa kurrfarë formalitetesh dhe shpenzimesh, mund t’i drejtohen për intervenim të shpejtë. Avokatin e popullit e zgjedh Kuvendi i Republikës së Maqedonisë për periudhë prej tetë vitesh. Asnjë pushtet nuk mund të sundojë nëse me të nuk pajtohet pjesa më e madhe e qytetarëve. Prandaj, edhe në të kaluarën pushtetdhënësit kanë tentuar të mësojnë se çka mendon populli për ta. Në Kinën e vjetër kanë ekzistuar njerëz të veçantë të quajtur mandarinë (nëpunës shtetërorë) të cilët ishin “sy dhe veshë” të mbretit dhe të cilët i kanë lajmëruar se çka mendon populli për punën e nëpunësve të tyre, 20

Profile for Ministry of education and sience

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Advertisement