Page 19

kryeministri. Qeveria e organizon punën e ministrive dhe organeve të tjera të administratës dhe bën mbikëqyrjen e punës së tyre, vendos për pranimin e shteteve dhe qeverive; vendos marrëdhënie diplomatike dhe konsulare me shtete të tjera etj. Këto janë vetëm disa kompetenca të Qeverisë. Me punën e vet Qeveria mbështetet në organet e administratës shtetërore prej të cilave më të rëndësishme janë ministritë. Ato gjatë punës udhëhiqen nga këto parime: pavarësia, kushtetutshmëria, ligjshmëria dhe përgjegjësia.

nga ana e qytetarëve, njësoj si edhe deputetët. Ai zgjedhet në një afat prej pesë vitesh. Kompetenca e tij është që ta caktojë mandatorin (Kryeministrin) për përbërjen e Qeverisë. Pozita e pavarur e presidentit të Republikës së Maqedonisë në sistemin e pushtetit shihet edhe në kontrollin e punës së Kuvendit. Presidenti mund të vendosë që të mos e nënshkruajë aktin për shpalljen e ndonjë ligji, të cilin e ka sjellë Kuvendi. Atëherë Kuvendi patjetër duhet ta shqyrtojë përsëri ligjin.

Pushteti gjyqësor në Republikën e Maqedonisë Pushtetin gjyqësor në Republikën e Maqedonisë e realizojnë gjykatat themelore, Gjykata e apelit dhe Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë. Ato janë kompetente, duke i zbatuar ligjet, të tregojnë çka është e drejtë dhe në cilën anë është e vërteta.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Presidenti i Republikës së Maqedonisë e përfaqëson Republikën në vend dhe në botën e jashtme. Njëkohësisht, ai është edhe komandant suprem i forcave të armatosura të Maqedonisë dhe kryetar i Këshillit të sigurimit. Në sistemin e pushtetit presidenti i Republikës së Maqedonisë ka vendim mjaft të theksuar që del nga mënyra në të cilën zgjedhet. Presidenti zgjedhet në zgjedhjet e përgjithshme dhe të drejtpërdrejta, me votë të fshehtë. Ai zgjedhet drejtpërdrejt 19

Gjykatat themelore formohen për territorin e një ose më tepër komunave. Ato janë gjykata të shkallës së parë dhe vendosin për veprat penale dhe parashtresat ekonomike; për kontestet personale dhe familjare, për marrëdhëniet punuese dhe banesore etj. Gjykatat e apelit janë gjykata të

Profile for Ministry of education and sience

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Advertisement