Page 18

Deputetët

Detyra e opozitës

Deputetët janë bartësit kryesorë të aktiviteteve dhe iniciativave në Kuvend. Qytetarët të cilët në zgjedhje kanë votuar për ta, iu kanë dhënë të drejtë në marrin pjesë në punën e Kuvendit dhe të vendosin në emrin e tyre. Çdo deputet ka të drejtën individuale të parashtrojë propozime të ligjeve. Deputetët kanë të drejtë të kërkojnë përgjegjësi për punën e çdo anëtari të Qeverisë (për shembull, ministrit) ose të parashtrojnë pyetje për besimin e Qeverisë. Këtë zakonisht e bëjnë deputetët nga opozita. Përveç të drejtës për kërkesë të përgjegjësisë, deputetët disponojnë edhe një mjet për kontrollin e punës së Qeverisë – parashtrimin e pyetjeve të deputetëve.

Partitë opozitare në Kuvend (Parlament) e krijojnë dhe e mbajnë kulturën demokratike. Ato e kontrollojnë punën e Qeverisë, i kritikojnë dispozitat e tyre, por edhe ofrojnë zgjidhje të ndryshme. Qeveria dhe opozita janë pjesët më të rëndësishme në sistemin politik demokratik.

Gjatë kryerjes së funksionit deputetët kanë imunitet. E drejta për imunitet do të thotë se deputeti është shkyçur nga veprimi i ndonjë ligji (nuk mund të arrestohet ose të përgjigjet para Gjyqit për atë që e flet ose që voton në Kuvend, nuk mund t’i hiqet liria pa lejen e Kuvendit etj.). Mandati i deputetëve është katër vjet, por mund edhe të vazhdohet në rast të gjendjes së jashtëzakonshme ose luftës. Kuvendi mund edhe të shpërndahet përkohësisht, nëse për atë deklarohet shumica nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë Qeveria e Republikës së Maqedonisë është bartëse e pushtetit ekzekutiv. Ajo është e obliguar t’i realizojë ligjet dhe dispozitat e tjera. Kompetencat e saja janë përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Qeveria është organ kolegjial ekzekutiv të cilin e përbëjnë kryetari i Qeverisë (Kryeministri) dhe ministrat. Ata nuk mund të jenë deputetë në Kuvend. Qeverinë e zgjedh Kuvendi me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve (me shumicë absolute). Për punën e saj është përgjegjëse para Kuvendit. Ajo i propozon ligjet, buxhetin republikan dhe dispozitat e tjera, të cilat i miraton Kuvendi. Me punën e Qeverisë udhëheq 18

Profile for Ministry of education and sience

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Advertisement