Page 16

dënime për ata që i thyejnë ligjet. Në këtë mënyrë, pushteti shtetëror ndahet në tri degë: pushtet ligjdhënës, ekzekutiv dhe gjyqësor. Në demokraci është rregull – të tria degët e pushtetit të jenë të pavarura njëra nga tjetra dhe të mos përzihen në kompetencat.

duhet të kenë qeveri, kur ato patjetër duhet të jenë nën kontroll, sepse ata që sundojnë mund edhe të gabojnë” – ka thënë Xhejms Medison – babai i Kushtetutës amerikane. Në shoqëritë demokratike qytetarët e zgjedhin pushtetin. Ata zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend (Parlament) dhe në këtë mënyrë janë përfaqësuar në pushtet. Kuvendi i miraton ligjet dhe prandaj ka pushtet ligjdhënës. Ai mund të ketë një dhomë (njëdhomëshe) siç është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, dy dhoma (dydhomëshe) ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kurse shumë më rrallë edhe më shumë dhoma. Kuvendin me të drejtë e zgjedh Qeveria. Qeveria i realizon ligjet që i ka nxjerrë Kuvendi dhe prandaj ajo ka pushtet ekzekutiv. Ajo edhe ia propozon ligjet për miratim Kuvendit. Qeverinë e përbën ajo patri politike, e cila ka më tepër deputetë në Kuvend.

Pushteti më i mirë është ai pushtet të cilit i janë kufizuar mundësitë që të mos e keqpërdorë forcën vet. Prandaj, nevojitet që të vendoset sistem i kontrollit dhe baraspeshës midis të tri pjesëve të pushtetit. Njëra nga mënyrat për kontrollin e pushtetit janë zgjedhjet. Nëse populli nuk është i kënaqur nga pushteti, atë mund ta ndërrojë me atë që do të zgjedhë pushtet të ri. Parlamenti e zgjedh qeverinë, por edhe mund ta ndërrojë. Gjykatat patjetër duhet të gjykojnë sipas ligjeve, e jo sipas këshillave dhe mendimet e pushtetit ose deputetëve, ose sipas cilitdo qoftë tjetër. Emrat e kuvendit (parlamentit) në disa vende

Kuvendi e zgjedh Gjykatën më të madhe dhe organet gjyqësore, të cilat së bashku e përbëjnë pushtetin gjyqësor. Pushteti gjyqësor është i obliguar për realizimin e drejtësisë. Detyrë e tij është që t’i verifikojë ligjet, të cilat i ka miratuar pushteti ligjdhënës, të kujdeset për ligjet që të respektohen, por edhe të shqiptojë 16

Maqedonia

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë

Franca

Kuvendi Nacional

Federata Ruse

DUMA

SHBA

Shtëpia e përfaqësuesve

Polonia

SEJM

Sllovenia

Kuvendi shtetëror

Spanja

KORTEZ

Profile for Ministry of education and sience

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Advertisement