Page 12

Kjo mundëson që jeta në një shoqëri të organizohet sipas mënyrës së marrëveshjes. Politika e përcakton edhe sjelljen e shtetit ndaj qytetarëve. Kjo sjellje mund të jetë e ndryshme dhe sipas saj përcaktohet një shtet a është demokratik ose jodemokratik. Në shoqëritë demokratike realizohet politika demokratike. Të gjithë qytetarët e mitur janë të barabartë në politikë. Nuk ekzistojnë privilegje as edhe qytetarë të caktuar prej përpara të cilët do të merren posaçërisht me politikë. Çdo individ mund të zgjedhë ose të jetë i zgjedhur për ndonjë funksion në shtet. Prandaj qytetarët kanë edhe përgjegjësi politike. Prej tyre varet si do të jetë pushteti në shtet, pse do të zgjedhen ata përfaqësues në pushtet të cilët kanë fituar nga qytetarët numrin më të madh të votave.

por Hobs nuk është i sigurt se ata do t’i përmbahen marrëveshjes. Atë duhet ta garantojë dikush. Autoriteti i cili mund ta garantojë atë, sipas Hobsit, është pushteti shtetëror. Ai njerëzve ua garanton sigurinë dhe miraton ligje, kurse ata janë të obliguar t’i nënshtrohen, domethënë ta dëgjojnë dhe të jenë lokalë.

Detyrë

Lexoje tekstin, kurse pastaj përgjigju në pyetjet që vijojnë: 1. A është i drejtë vendimi i pushtetit? 2. Si ndikon vendimi i qeverisë ndaj prodhuesve të qeseve të najlonit? 3. Sipas teje, si do të zvogëlohej problemi midis Qeverisë dhe prodhuesve të qeseve të plastikës? Cila politikë do të ishte më e drejtë?

Lajmet

(Gazeta Veçer, 27.08.2008.) Mëso më tepër Filozofi anglez Tomas Hobs i ka përshkruar qeniet njerëzore si modeste dhe të dobishme, të cilat janë në gjurmim të përhershëm të sigurojnë jetesën e tyre dhe pozitën më të volitshme për realizimin e qëllimeve të tyre. Etjen për forcë gjithnjë më të madhe e konsideron si veçori të përhershme të gjinisë njerëzore e cila zhduket vetëm pas vdekjes. Qeniet njerëzore i llogarit si jolegale, sepse ato midis vete nuk respektohen dhe nuk besohen. Ato mund të merren vesh se do të respektojnë ndonjë rregull, si për shembull: “mos ia bëj të tjerëve atë që nuk dëshiron ta bëjnë ty” sepse e posedojnë mendjen. Ata mund të premtojnë se nuk do të pas jetës dhe pronës së të tjerëve,

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të ndalë shfrytëzimin e qeseve të najlonit. Nga Ministria e mjedisi jetësor dhe planifikimit hapësinor dje kanë vërtetuar se gati kanë përfunduar ndryshimet e vendimit, i cili prej 1 janarit të vitit 2009 lejon veçanërisht përdorimin e qeses me kapacitet prej mbi pesë kilogramëve. Me ndryshimet më të reja, qeset do të hiqen tërësisht nga përdorimi. Qëllimi është që të mënjanohet krijimi i llojit të tillë të mbeturinës e cila ka ndikim shumë të madh ndaj mjedisit jetësor duke pasur parasysh atë se shkatërrimi i saj zgjat më shumë se disa qindra vite, e nëse digjen, për shkak të klorit në to, lirohen materie kancerogjene. Për ata të cilët merren me prodhimin e qeseve, kjo do 12

Profile for Ministry of education and sience

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Advertisement