Page 10

se është më i fortë nga tjetri, por askush nuk ia ka dhënë atë të drejtë. Për ata të cilët përdorin forcë edhe përveç kundërshtimit të të tjerëve, themi se përdor forcë pa pushtet.

Detyrë Në shembujt që vijojnë disa persona të caktuar e imponojnë dëshirën e tyre ndaj të tjerëve. Cakto a bëhet fjalë për pushtet ose për forcë pa pushtet.

Forca pa pushtet Njerëzit të cilët e respektojnë shoqërinë, dallojnë dy forma të forcës: pushtetin dhe fuqinë. Pushteti është formë e tillë e forcës e cila është pranuar prej atyre të cilët i nënshtrohen, sepse e llogarisin si të arsyeshëm dhe të drejtë. Kështu, për shembull, nëse përfaqësuesit e shoqërisë maqedonase pranojnë se Kuvendi (Parlamenti) ka të drejtë të sjellë vendime të caktuara dhe se ato vendime i konsiderojnë si të ligjshme, atëherë pushteti kuvendor bëhet legjitim, pushtet i pranuar. Fuqia është forcë e paarsyetuar. Njerëzit ndaj të cilëve ajo zbatohet nuk e konsiderojnë si legjitime. Kështu, për shembull, në shoqërinë skllavopronare skllavi ka punuar vetëm për shkak të frikës që të mos rrihet me kamxhik. Si duket, dëshira më e mirë e një skllavi ka qenë që t’i shmanget punës së mundimshme. Por mendimi se mund të rrihet me kamxhik, ka qenë forca e mjaftueshme që ta mbajë punën e mundimshme. Mbani mend

1. Prindërit e tu kërkojnë prej teje të kthehesh në shtëpi në kohën e caktuar. A do t’i dëgjosh ose jo? Pse po, pse jo? 2. Shoku/shoqja jote më e mirë të detyron të bësh diçka që ty nuk të pëlqen. A do ta bësh atë ose jo? Pse po, pse jo? 3. Shkolla në të cilën mëson nuk të pëlqen dhe për këtë shkak nuk shkon në mësim. Pas disa vërejtjeve nga kujdestari i klasës, Këshilli i arsimtarëve të shkollës ta ndëshkon masën – përjashtim. A kanë të drejtë ta bëjnë këtë? Pse po, pse jo? 4. Drejtori i shkollës ju urdhëron të dilni në oborrin e shkollës ty dhe shokët e tu sepse ende vazhdon mësimi. A do ta dëgjoni? Pse po, pse jo? 5. Motra jote më e vogël gjithmonë të pengon kur punon në kompjuter. E godit atë sepse në këtë mënyrë mund të lirohesh prej saj. A ke të drejtë në këtë? Pse po, pse jo?

Forcë pa pushtet ka ai i cili fajësohet të imponojë dëshirën e vet ndaj tjetrit vetëm 10

Profile for Ministry of education and sience

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Gragjansko_8_alb  

ARSIMI QYTETAR PËR KLASËN VIII Gordana Trajkova-Kostovska Ksenofon Ugrinovski Kërste Vasileski

Advertisement