Page 75

GJEOGRAFIA

UL TËSIRA E PANONISË DHE RËNDËSIA E SAJ PËR ZHVILLIMIN EK ONOMIK Ultësira e panonisë shtrihet në pjesën qendrore të Evropës së Mesme. Ajo shtrihen në më shumë shtete. Pjesa më e madhe e Panonisë shtrihet në Hungari dhe është shtet tipik panonik. Pjesërisht, por me sipërfaqe të mëdha kjo ultësirë shtrihet edhe në Austrinë Verilindore, një pjesë të territorit të Çekisë dhe tërë rajonin e Moravisë së Sllovakisë. Natyrisht, kjo ultësirë shtrihet në territor të madh edhe në Romani, duke përfshirë pjesën veriperëndimore të saj. Panonia jugore depërton edhe në territorin e Sllovenisë, Kroacisë, Bosnës e Hercegovinës dhe të Serbisë (Vojvodinë). Ky basen i madh ultësinor më parë ka qenë i mbuluar me ujërat e det-liqeneve. Sot, si relikt i këtyre ujërave ka mbetur vetëm liqeni i Ballatonit në Hungari. Panonia për të gjitha shtetet paraqet begati e madhe për zhvillimin e veprimtarive ekonomike, sidomos të bujqësisë. Ajo është hambari më i madh i drithërave (grurit, misrit, elbit, thekërit), kulturave industriale (panxhar sheqerit, lulediellit, linit e konopit), perimeve dhe pemëve të Evropës së Mesme. Lumi kryesor që kalon nëpër Panoni është Danubi i lundrueshëm me degë të shumta nga të gjitha horizontet. Ujërat e Danubit dhe të degëve të tij në periudhat e thata shërbejnë për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore. Panonia disponon edhe me rezerva të konsiderueshme të naftës e të gazit natyrorë, minerale të ndryshme, sidomos tokë argjilore për prodhimin e tullave dhe qeramikës, minerale për prodhimin e çimentos e tjerë. Nëpër këtë ultësirë kalojnë rrugë të rëndësishme kontinentale, qofshin ato autostrada, hekurudha, linja ajrore, lundrim lumor. Danubi dhe Reni lidhin Detin e Veriut dhe Detin e Zi. Gjithashtu, nëpër territorin e Panonisë kalojnë edhe gypërcjellës së naftës e të gazit natyror e tjerë. Në Panoni janë zhvilluar qytete të mëdha. Disa prej tyre janë kryeqytete të shteteve.

• Ultësira e Panonisë

75

Географија  

Географија за 7 одд - К3

Географија  

Географија за 7 одд - К3

Advertisement