Geografija_8_alb

Page 54

IV. KARAKTERISTIKAT NATYRORE-GJEOGRAFIKE TË AMERIKËS VERIORE

VEÇORITË HIDROGRAFIKE BISEDË » Duke e shikuar hartën e Amerikës Veriore, çfarë konstatimi mund të arrijmë në lidhje me hidrografinë e këtij kontinenti? » Tregoji në hartë lumenjtë dhe liqenet më të mëdha në Amerikën Veriore?

Rrjedha e Misisipit

Pellgjet Hidrografia e Amerikës Veriore është e orientuar drejt territoreve pellgore të: Oqeanit të Ngrirë Verior, Oqeanit Atlantik dhe Oqeanit të Qetë. Territoret më të vogla ndërmjet vargmaleve të Kordiljereve bëjnë pjesë në pellgje të brendshme të parrjedhshme. Lumenj Shumica e lumenjve në Amerikën Veriore burojnë në rajonet e Kordiljereve dhe maleve të Apalit. Ekzistojnë një numër i madh i lumenjve, ndër të cilët më të njohur janë Misisipi me Misurin, Ohajo, si dhe Rio Grande dhe të tjera të cilat derdhen në gjirin e Meksikës. Në Oqeanin Atlantik derdhet lumi i Shën Lorencit i cili i lidh Liqenet e Mëdha me Atlantikun. Lumenjtë e njohur të cilët gravitojnë kah Oqeani i Ngrirë Verior janë Mekenzi dhe Nelsoni. Ata gjatë rrugës ndërlidhin edhe shumë liqene të vogla dhe të mëdha. Në Oqeanin e Qetë derdhen lumenjtë Jukon, Kolumbija dhe Kolorado. Sistemi lumor në Amerikën Veriore plotësohet rrjet të dendur kanalesh për ujitje dhe komunikacion ujor. I rëndësisë së madhe është kanali i cili lidh lumin Illinoj me liqenin Miçigan, ashtu që krijojnë komunikacion ujorë lumë-kanal-liqen. Me të

Delta e Misisipit СЕВЕРЕН ЛЕДЕН ОКЕАН

ТИХИ ОКЕАН

DETYRË » Duke i marr parasysh të dhënat për lumenjtë dhe liqenët në Amerikën Veriore, në hartë gjeji lumenjtë dhe liqenët të mëdha dhe vërej cilat qytete gjenden në brigjet e tyre.

zona jo pellgore zona pellgore e Oqeanit të Qetë zona pellgore e Oqeanit Atlantik zona pellgore e Oqeanit të akullt verior

ZONAT PELLGORE

АТЛАНTСКИ ОКЕАН


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.