Fizika_8_alb

Page 146

neutron

proton

Izotopet e hidrogjenit kanë emrat e tyre. Hidrogjeni ka tre izotope: hidrogjen i rëndomtë, deuterium dhe trivium 11 H , 12 H , 13 H .

16 8

17 8

18 8

Oksigjeni ka tre izotope: O, O, O, plumbi ka madje edhe dhjetë izotope etj. Shembull

deuterium

Urani natyror ka dy izotope: uran – 238 dhe uran – 235. Sa neutrone ka në bërthamat e atyre izotopeve? N=A-Z

hidrogjen

trivium

Fotografia. 1.4

N1 = 238 - 92 = 146 neutrone N2 = 235 - 92 = 143 neutrone

Izotopet kanë gjetur zbatim të madh në industri, mjekësi, si dhe në prodhimin e energjisë atomike. Ndërmjet protoneve në bërthamë vepron fuqi elektrike dëbuese. Dëbimi është aq i madh për arsye se kjo forcë për kohë shumë të shkurtë do ta lëvronin secilën bërthamë të atomeve në natyrë. Megjithatë, kjo prapë nuk ndodh, meqenëse ndërmjet nukleoneve në bërthamë veprojnë forca nukleare. Forca nukleare është tërheqëse edhe rreth njëqind herë më e fuqishme prej forcës elektrike. Forca nukleare vepron si ndërmjet neutroneve dhe protoneve, neutroneve dhe neutroneve, ashtu edhe ndërmjet protoneve dhe neutroneve. Forcat nukleare nuk varen prej elektrizimit të nukleoneve. Veprimi i forcave nukleare nuk vërehet në jetën e përditshme meqenëse këto, për dallim nga forcat elektrike, veprojnë vetëm në distanca shumë të vogla (prej radhës 10-15 cm). Domethënë veprojnë vetëm në brendinë e bërthamës së atomit dhe e sigurojnë stabilitetin e saj relativ.

Përgjigju pyetjeve 1. Prej çka përbëhet bërthama e atomit? 2. Çka është numri rendor (numri atomik), ndërsa çka është numri i masës?? 3. Përse protonet nuk fluturojnë nga bërthama e atomit? 4. Çka janë izotopet? 5. Si është numri rendor, ndërsa si është masa e atomit te izotopet? 6. Çfarë ngarkimi elektrik kanë protonet, ndërsa çfarë elektronet dhe a dallohen këta ngarkues sipas madhësisë? 7. Sa protone, elektrone dhe neutrone kanë atomet e uraniumit

146

238 92

U dhe radiumi

226 88

Ra ?


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.