Issuu on Google+

ICKO GJORGOSKI

CVETANKA MALLÇESKA

BIOLOGJIA PËR KLASËN VIII PËR ARSIMIN FILLOR TETËVJEÇAR


Komisioni recensues: Dr. Lenka Cvetanovska Profesor ordinar në Institutin e Biologjisë në Fakultetin Matematiko-Natyror, Universiteti "Sh. Kirili dhe Metodi" - Shkup Elka Noceva profesoreshë e biologjisë në shkollën fillore "Vëllezërit Hamid Ramiz" - Shkup Daut Idrizi profesor i biologjisë në shkollën fillore "26 Korriku" - Shkup Lektor i botimit në maqedonisht: Violeta Jovanovska Përkthyes: Florie Kuqi Redaktim profesional: Prof. Dr. Asllan Hamiti Lektor i botimit në shqip: M-r. Ismail Hamiti Botues: Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë Shtyp: Qendra Grafike shpkpv, Shkup Tirazhi: 8800 Me vendim të ministrit të Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë nr. 22-2348/1 datë 23.04.2010 lejohet përdorimi i këtij libri.

CIP - Каталогизација во публикација Национална и универзитетска библиотека “Св.Климент Охридски” , Скопје 37.043.1/.2(497.7) (035)373.3.016:57(075.2)=163.3 ЃОРГОСКИ, Ицко Биологија за VIII-мо одделение за основно осумгодишно образование/ Ицко Ѓоргоски, Цветанка Малческа. - Скопје : Министерство за образование и наука на Република Македонија, 2010. - 196 стр. : илустр. ; 24 см Речник на стручни зборови и нивно значење: стр.186-194 ISBN 978-608-4575-22-1 1. Малческа, Цветанка [автор] COBISS.MK-ID 84064266


PARATHËNIE Në klasat e mëparshme, në kuadrin e lëndës së biologjisë keni mësuar për bimët dhe shtazët, për evolucionin e tyre dhe për ekologjinë. Këtë vit do të njoftoheni me biologjinë e njeriut. Libri BIOLOGJIA për klasën e tetë është hartuar në pajtim me planprogramin e paraparë mësimor. U përpoqëm që proceset e ndërlikuara biologjike të njeriut t’i shpjegojmë me një gjuhë dhe stil të thjeshtë dhe të kuptueshëm për Ju. Në këtë libër kemi dashur që dituritë tona për këtë pjesë të biologjisë t’i bëjmë të kapshme për ju në mënyrën më të thjeshtë. Njohuritë e dhëna gjithnjë i kemi mbështetur në interpretim profesional dhe të pranueshëm të materialit. Të gjitha temat dhe nëntemat janë sistematikisht të degëzuara në pjesë të veçanta metodike, të cilat përbëjnë një tërësi të pandashme. Për dallim nga librat e mëparshëm në të cilët studiohen ligjet e njëjta ose të ngjashme biologjike, në këtë libër, shpresojmë se kemi ofrouar një qasje bashkëkohore për studimin e dukurive biologjike në organizmin e njeriut. Jemi përpjekur të nxisim prej moshës më të re të menduarit racional e kritik. Gjithashtu, kishim për qëllim ta stimulojmë nevojën e nxënësit për të zgjeruar njohuritë për procese të caktuara biologjike. Donim që ky libër të mos mbetet pas standardeve të sistemeve tejet të zhvilluara arsimore, por në të megjithatë të ruhet edhe diçka tradicionale, karakteristike për ne dhe për mjedisin tonë të afërm. Kemi pasur kujdes gjatë paraqitjes së ligjshmërive të caktuara biologjike në organizmin e njeriut të shkohet prej më të thjeshtës nga më e ndërlikuara. Jemi përpjekur që te nxënësit të stimulojmë të menduarit e pavarur për dukuri të caktuara, e për këtë qëllim në fund të secilës nëntemë, përveç diturive të cilat nxënësi duhet t’i fitojë prej asaj që është përpunuar, ka edhe një numër të caktuar pyetjesh të cilat do ta shtyjnë nxënësin të mendojë, me tendencë të qartë për gjykim të pavarur. Në këtë vijë janë dhënë edhe mënyrat e zbatimit të eksperimenteve të thjeshta me çka stimulohet aftësia e tij të vërejë, shënojë, analizojë dhe të sjellë përfundime. Deshëm që libri të jetë i pasur me figura, tabela dhe skema të zgjedhura në mënyrë adekuate. Jemi të mendimit se kjo është posaçërisht e rëndësishme për një libër i cili përpunon një pjesë të ligjshmërive biologjike me të cilat deri tani në procesin arsimor nxënësi nuk ka qenë ose ka qenë shumë pak në kontakt. Figurat janë në përputhje të drejtpërdrejtë me tekstin, ndërsa me to dëshirojmë të japim një theks të veçantë aspektit vizual të të mësuarit, që është posaçërisht i rëndësishëm. Në fund, pa pretenduar se ky libër është më i miri dhe se nuk ka vend për libra më të mirë se ky, do të donim të shfaqnim kënaqësinë tonë që ky tekst mësimor do të mund të plotësohet prej atyre të cilëve u është kushtuar, nxënësve dhe arsimtarëve. Ata me sugjerimet e tyre dashamirëse vetëm do të kontribuojnë që libri i ardhshëm i kësaj fushe të jetë edhe më i mirë dhe më i pranueshëm, me një qëllim të vetëm të ju mundësojë gjeneratave të ardhshme të nxënësve arsimim më të mirë. Autorët

3


TEMA 1 NJERIU SI PJESË E BOTËS SË GJALLË Pas nxënies me kujdes të përmbajtjeve të kësaj teme do të mundesh: -Тa kuptosh zhvillimin evollucionar përmes veçoritë e paraardhësve njerëzore -T’i vëresh paraardhësit e njeriut dhe fisat njerëzore; -T’i tregosh njohuritë shkencore për: majmunin, paraardhësit e njeriut, fisat njerëzore dhe popullimi njerëzor. -T’i përshkruash lidhjet e njeriut me jetën tjetër të botës dhe mënyra se si rritet popullata njerëzore -T’i krahasosh dhe sqarosh shkaqet dhe pasojat për popullatën njerëzore

Nocione që do t’i mësosh në këtë temë: - majmun antropoid (sinjeri), - paraardhës të njeriut, - raca njerëzore, - popullatë njerëzore. 5


TEMA 1 ORA 1 POZITA E NJERIUT NË BOTËN E GJALLË Përkujtohu: Cilat janë veçoritë e përbashkëta të të gjithë organizmave të gjallë? Cilat janë karakteristikat themelore të gjitarëve? Cili grup i gjitarëve është më i zhvilluari? Përkujto jetën dhe veprën e Çarls Darvinit. Sipas ndërtimit të të gjitha sistemeve, mënyrës së frymëmarrjes dhe të tretjes (digjestionit) së ushqimit, aftësisë për të rregulluar temperaturën e trupit, ngjashmërisë së grupeve të gjakut, mënyrës së shumimit dhe dhuntisë së foshnjave për të thithur qumështin e nënës, njeriu i përket klasës së gjitarëve, gjegjësisht kulmit të piramidës së saj primatë, në të cilin bëjnë pjesë majmunët antropoidë. Njeriu është organizmi i gjallë më i përsosur. Si është krijuar njeriu? është pyetje për të cilën janë interesuar njerëzit prej kohëve më të hershme. Përgjigjen e kësaj pyetjeje e ka dhënë shkencëtari natyralist Çarls Darvin në librin e tij “Prejardhja e njeriut”. Ai ka supozuar se njeriu ka prejardhje prej disa paraardhësve të lashtë të zhdukur.

peshk bretkocë breshkë shpend

lepur

njeri

Përmes provave të shumta, Darvini ka ardhur në përfundim se njeriu është pjesë përbërëse e natyrës dhe se edhe për të vlejnë ligjet e natyrës si edhe për pjesën tjetër të botës së gjallë. Sot ekzistojnë shumë dëshmi që tregojnë lidhshmërinë e njeriut me shtazët. - Zhvillimi embrional - edhe te njeriu edhe te shtazët kemi shumim seksual me bashkimin e qelizës seksuale mashkullore dhe femërore. Prej qelizës vezë së pllenuar-zigotit, fillon zhvillimi embrional. Në ditët e para të këtij zhvillimi, embrioni i njeriut ka ngjashmëri shumë të mëdha me embrionet e shtazëve të tjera. - Ndërtimi i trupit gjithashtu na tregon një lidhshmëri të njeriut me kurrizorët, e veçanërisht me gjitarët. Ngjashmëri do të gjejmë nëse e krahasojmë ndërtimin dhe pozitën e organeve të brendshme me grupe të caktuara të shtazëve. - Dukuria e organeve të stërkequra (të rudimentuara, të pazhvilluara mirë)organe që te njeriu nuk janë të zhvilluara, por janë të ngjashme me ndonjë organ të zhvilluar te gjitarët e tjerë. Të tilla janë: qimet e trupit, muskujt e Fig. 1.1 Dukuria e atavizmit veshëve, një pjesë në formë të krimbit në zorrën qorre, unazat e bishtit. 6


TEMA 1 - dukuria e atavizmit - shfaqja e ndonjë veçorie që e kanë pasur paraardhësit e njeriut. Edhe në ditët e sotme ndodh, por shumë rrallë të lind ndonjë fëmijë me veçori jonormale për njeriun. Dukuri të tilla janë, për shembull: lindja e fëmijës me bisht, shfaqja e më tepër se dy gjëndrave qumështore (fig. 1.1), apo fytyra e mbuluar e tëra me qime.

LIDHSHMËRIA E NJERIUT ME MAJMUNËT ANTROPOIDË Tani më thamë se njeriu bën pjesë në grupin e primatëve majmunëve, në familjen e gjitarëve (sisorëve). Bashkë me njeriun në këtë grup bëjnë pjesë edhe rreth 180 lloje të tjera. Përveç njeriut, në këtë grup hyjnë edhe gjysmëmajmunët dhe majmunët antropoidë (sinjeri). Për shkak të tipareve të ngjashme, majmunët antropoidë dhe njerëzit i kanë veçuar në familjen Hominoidea. Majmunët antropoidë janë më të mëdhenj se primatët e tjerë, nuk kanë bisht dhe kanë mundësi të mbajnë trupin në pozitë vertikale. Majmunë antropoidë më të mëdhenj janë orangutangu, shimpanzeja dhe gorilla (fig. 1.3). Disa gorilla peshojnë deri më 270 kg.

Fig 1.2 Majmuni Rezus me dukjen karakteristike të prapanicës

Ngjashmëri ndërmjet njeriut dhe majmunëve antropoidë mund të vërehen si në dukjen e jashtme, ashtu edhe në ndërtimin e tyre të brendshëm. Në shikim të parë na bie në sy se majmunët antropoidë nuk kanë bisht. Gjestikulacioni dhe mimika e fytyrave të tyre është e ngjashme me ato të njeriut. Në fytyrën e majmunëve antropoidë si dhe në fytyrën e njeriut mund të vërehen emocionet (pikëllimi, gëzimi, dhembja, zemërimi). Ngjashmëri të mëdha ka edhe ndërmjet punës dhe funksionimit të organeve. Për shembull, edhe njeriu edhe majmunët antropoidë kanë temperaturë të njëjtë të trupit, shpejtësi të njëjtë të pulsit dhe të frymëmarrjes, kanë grupe të njëjta gjaku,edhe njeriu edhe majmunët antropoidë sulmohen nga parazitë të njëjtë. Majmunët antropoidë shpesh sëmuren nga sëmundje që paraqiten edhe te njeriu dhe mund të shërohen me ilaçet e njëjta dhe mënyrën e njëjtë si edhe njeriu. Fig. 1.3 Përfaqësues të majmunëve antropoidë (a) (a) Gibonët (b) Orangutangët (c) Gorilla afrikane, gjatë ecjes së tij karakteristike - gjunjas

(c) (b) 7


TEMA 1 Fig. 1.4 (a) dora e shimpanzesë e aftësuar për varje në degë dhe për ecje gjunjas; (b) shputa e tij është për kapje; (c) dora e njeriut është e aftësuar për kapje; (ç) shputa për ecje në dy këmbë.

(a)

Fig. 1.5 Krahasimi i skeleteve dhe kafkës së: (a) majmunit antropoid dhe (b) kafkës së njeriut.

(b)

(ç)

(c)

(a)

(b)

Majmunët antropoidë kryesisht ushqehen me bimë, ndërsa kohë pas kohe hanë edhe mish. Dhëmbët e tyre janë të mëdhenj, ndërsa nofullat të fuqishme. Majmunët antropoidë jetojnë në grupe. Ata komunikojnë ndërmjet veti me anë të zërave të paartikuluar dhe mimikës së fytyrës, ndërsa mund të përdorin edhe shkopinj dhe sende të tjera si vegla për të kërkuar ushqim.

(a)

(b)

(c)

8

Fig. 1.6 Shimpanzoja në mënyrë të suksesshme komunikon përmes ndryshimit të pamjes së fytyrës: (a) shprehje pohimi, (b) shprehje e frikës dhe (c) qeshje


TEMA 1 Por, megjithatë, njeriu, si krijesa më e përsosur e gjallë, krahas ngjashmërive që ka me majmunët antropoidë, ai ka edhe dallime të mëdha me ta. Prej majmunëve antropoidë që jetojnë sot, njerëzit dallohen me atë se ecin vertikalisht në dy këmbë. Majmunët antropoidë kanë shpinë të harkuar, ndërsa te njerëzit shpatullat dhe kombliku janë të nxjerra përpara. Këmbët tona janë më të gjata dhe më të fuqishme sesa duart. Te ne shputa e ka humbur aftësinë për të kapur, për arsye se gishti i madh i këmbës është i shkurtër dhe paralel me gishtat e tjerë. Ashti i thembrës është i madh, ndërsa kemi edhe shputë të madhe që na shërben për shtytje gjatë ecjes. Gishti i madh i dorës është më i gjatë, ndërsa majat gishtërinjve tanë janë më të gjerë. Këto veçori mundësojnë që majat e gishtërinjve tanë bashkë me gishtin e madh të kapin gjërat në mënyrë precize. Pikërisht për këtë shkak ne duart nuk i përdorim për ecje, por për bartjen e gjërave të caktuara dhe për prodhimin e veglave të dobishme (fig. 1.4). Truri te njerëzit dallohet prej trurit të majmunëve antropoidë, jo vetëm sipas madhësisë, por edhe sipas ndërtimit. Zonat e kores së trurit të madh, të cilat shërbejnë për kontrollimin e shqisave dhe të lëvizjeve, janë shumë më të mëdha, si edhe zonat gjegjëse për të mbajturit mend dhe për të folurit. Njeriu i sotëm është krijesë e gjallë e ndërtuar në mënyrën më të përsosur, që ka aftësi për një numër të madh aktivitetesh mendore, me aftësi të zhvilluar për të folurit dhe për punë. Jeta shoqërore e ngrit atë lart mbi majmunët antropoidë. Ngjashmëritë dhe dallimet e lartpërmendura ndërmjet njeriut dhe (a) (b) majmunëve antropoidë na tregojnë se kanë Fig. 1.7 Brezi i komblikut te: prejardhje prej një paraardhësi të lashtë të (a) majmunët antropoidë dhe përbashkët, por rruga e zhvillimit është e ndarë (b) te njeriu. dhe kanë evoluar në dy kahje të veçanta. Shqyrtim i shkurtër i materialit

Pasqyrë e shkurtër e materialit 1. Njeriu është qenie e gjallë e cila karakterizohet me veçori themelore biologjike si edhe të gjithë organizmat e tjerë të gjallë. Zhvillimi embrional, zhvillimi i trupit, shfaqja e organeve të rudimentuara dhe atavizmi na tregojnë për ngjashmërinë e njeriut me shtazët, e veçanërisht me gjitarët. Ngjashmëri më të madhe ka ndërmjet njeriut dhe majmunëve antropoidë. 2. Njerëzit dallohen nga majmunët e sotëm sipas: ecjes në dy këmbë, sipas duarve më mirë të aftësuara për kapje, sipas dhëmbëve dhe nofullave të aftësuara për ngrënien e ushqimit me prejardhje të ndryshme, sipas trurit më të madh dhe më të ndërlikuar, aftësisë për të folur dhe për aktivitetet mendore. 3. Njeriu nuk ka prejardhje prej majmunëve antropoidë, por ata bashkë kanë prejardhje prej ndonjë paraardhësi të lashtë të përbashkët të zhdukur. Kontrollo diturinë tënde 1. Shpjego termet organe të rudimentuara dhe atavizëm. 2. Cilat janë ngjashmëritë e njeriut me majmunët antropoidë? 3. Cilat janë dallimet ndërmjet njeriut dhe majmunëve antropoidë? 4. Cilat veçori e bëjnë njeriun krijesën e gjallë më të përsosur?

9


TEMA 1 ORA 2 EVOLUCIONI NISMËTAR I MAJMUNËVE ANTROPOIDË DHE I NJERËZVE Numëruam vetëm disa prej dallimeve të shumta ndërmjet njerëzve dhe majmunëve antropoidë. Në një periudhë të caktuar kohore, majmunët antropoidë dhe njerëzit kanë pasur paraardhës të përbashkët, por kjo ka qenë shumë herët. Shkencëtarët mendojnë se paraardhësi i lashtë i njeriut duhet të ketë pasur veti të caktuara që kanë mundësuar zhvillimin deri te njeriu i sotëm. Disa prej atyre veçorive janë: - shndërrimi i këmbëve të përparme në duar, - shndërrimi i këmbëve të pasme në organe për të ecur, - Zmadhimi i vëllimit të trurit të madh dhe zhvillimi i kores së trurit, - zhvillimi i aftësisë së të folurit.

Fosilet e majmunëve më të vjetër antropoidë, të cilët kanë jetuar para 15 deri në 20 milionë vitesh, janë gjetur në Afrikë. Ndërtimi i skeletit tregon se kanë mundur të ecin me këmbët e pasme dhe me sa duket kanë qenë shumë të lëvizshëm dhe kanë mundur të jetojnë në drunj dhe në tokë. Në atë kohë Afrika, Azia dhe Evropa kanë qenë të lidhura ndërmjet vete, kanë pasur një tërësi tokësore (një kontinent), kështu që këta majmunë kanë mundur të lëvizin pa pengesë nga njëri kontinent në tjetrin. Deri para 10 milionë vitesh, Afrika Lindore ka qenë e mbushur me pyje të dendura. Pak më vonë, nën ndikimin e shpërthimeve vullkanike, sipërfaqja e tokës ka ndryshuar, pyjet kanë filluar të shkatërrohen, kështu që janë krijuar sipërfaqe pyjesh ndërmjet të cilave ka pasur sipërfaqe të gjera me bar. Për arsye se janë zvogëluar komplekset pyjore, hapësira për të jetuar këta majmunë të lashtë është zvogëluar dhe një pjesë e tyre nga vevoja për të kërkuar ushqim dhe vendbanim i kanë braktisur pyjet. Këto ndryshime kanë sjellë për pasojë majmunët antropoidë dhe krijesat e para antropoide të fillojnë të zhvillohen ndaras. Si rrjedhojë, majmunët antropoidë kanë vazhduar të jetojnë në rajonet pyjore, ndërsa paraardhësit e njeriut kanë filluar të vendosen në zonat malore ku kishte sipërfaqe të mëdha me bar.

Evolucioni i majmunëve antropoidë dhe i njerëzve

10


TEMA 1 Australopitekusi - majmuni i jugut Më vitin 1924 në Afrikën e Jugut u gjet një kafkë fëmije. Anatomisti Dart krijesën e gjallë të cilës i ka takuar kafka e quajti australopitekus (prej fjalës latine australis që do të thotë jugor dhe pitekus, që do të thotë majmun antropoid). Australopitekusi ka pasur muskulaturë të dobët dhe ka arritur lartësi prej një metri që shumë më tepër ka ngjarë me majmunët antropoidë sesa me njeriun, por sipas veçorive të shfaqura ka qenë i ngjashëm me njerëzit e sotëm (fig. 1.8). Sipas asaj që deri më tani dihet për australopitekusin, mund të përfundohet se ai është përfaqësuesi më i vjetër i paraardhësve tanë antropoidë, nga të cilët janë zhvilluar njerëzit e sotëm. Më vonë prej australopitekusit janë zhvilluar tre lloje të paraardhësve antropoidë, që ishin dukshëm më të zhvilluar sesa australopitekusi më i moçëm, nga i cili janë gjetur mbetje fosilesh.

Fig. 1.8 Australopithecus afarensis, paraardhësi më i vjetër që njihet i njeriut.

Njeriu i parë Homo habilis Australopitekusët kanë pasur zgavër të vogël kafke me vëllim prej rreth 500 cm3. Në rrjedhë të kohës, kjo zgavër është zmadhuar, gjë që tregon se bëhet fjalë për një lloj tjetër. Mbetjet fosile, përskaj të cilave janë gjetur edhe disa vegla guri, kishin 700 cm3 vëllim të trurit. Ky lloj i paraardhësve të njeriut është quajtur homo habilis (prej fjalës latine homo, që do të thotë njeri dhe habilis që do të thotë me dorë). Veglat kanë qenë gurë të mprehur, të cilët janë përdorur për ndarjen e mishit prej eshtrave gjatë të të ushqyerit. Pjesët e eshtrave të duarve dhe të këmbëve dëshmojnë se ky njeri i parë ka qenë i gjatë rreth 1m.

Fig. 1.9 Homohabilusi ka përpunuar vegla

11


TEMA 1 Homo erektus Homo erektusi ka pasur trup të drejtë dhe ka qenë i gjatë rreth 1,7m. Madhësia e trurit ka qenë prej 730 deri në 1220 cm3. Madhësia e trurit ka ndikuar dukshëm në zmadhimin e funksioneve të trupit. Ekzemplarët më të vjetër të mbetjeve të homo erektusit datojnë prej para 1,5 miliona vitesh. Homo erektusi ka zhvilluar kulturën e vet, ka përdorur vegla të ndryshme prej guri. Eshtrat e karbonizuara tregojnë se ata kanë përdorur edhe zjarrin. Një veshje dosido e kanë punuar prej lëkurës së shtazëve. Zjarri dhe veshja u kanë mundësuar paraardhësve tanë më të lashtë të fillojnë të vendosen në Evropën Qendrore dhe në Azi para rreth 410.000 vitesh, kur në ato vise kishte akullnaja dhe një klimë shumë të ftohtë. Në vendbanimet e tyre janë gjetur eshtra të arinjve, kuajve e madje edhe të elefantëve dhe mamutëve, gjë që tregon se ata kanë qenë gjuetarë të shkathtë. Ata ishin njerëz inteligjent, të cilët kanë jetuar në bashkësi, të aftë për të komunikuar, për t’i mësuar Fig. 1.10 Rekonstruksion i jetës së Homo erectusit fëmijët e tyre për të përpunuar vegla, njihnin kushtet për jetesë në stinë të ndryshme të vitit dhe ishin të shkathtë për gjueti. (fig. 1.10). Homo sapiens Njeriu që mendon Gjetjet fosile të përfaqësuesve më të lashtë të llojit tonë homo sapiens (prej fjalës latine sapere, që do të thotë të mendosh) janë quajtur neandertalë. Neandertalët rëndom kanë jetuar në shpella të hapura, ndërsa kultura e tyre përfshin numër të madh veglash prej guri, vegla për të shpuar, për të gërvishtur, shtiza, vegla në formë të sharrës dhe gdhendëse, të cilat me sa duket i kanë përdorur për të bërë shtiza dhe gjëra të ngjashme. Njerëzit e sotëm kanë prejardhje prej neandertalëve, të cilët kanë jetuar në Evropë përafërsisht para 35.000 vitesh, kur janë tërhequr edhe akullnajat e fundit kontinentale. Njerëzit Kro-Manjonët ishin bashkësi që nuk është dalluar shumë prej evropianëve të sotëm. Gjithashtu para 30.000 vitesh kjo bashkësi ka zhvilluar kulturën e saj që përfshinte përpunimin e gurit, eshtrave dhe sendeve prej druri. Ata kanë qenë të aftë për të vizatuar. Për këtë ekzistojnë dëshmi në shpellat e Leso-s në Francë dhe në Altamira në Spanjë. Edhe pse ka mendime të ndryshme për prejardhjen e homo sapiensit bashkëkohor, tani me siguri dihet se kanë prejardhje nga Afrika. 12


TEMA 1 Ata e kanë populluar shumë shpejt kontinentin e Afrikës, Evropës, Azisë e më vonë edhe kontinentin e Amerikës. Në shpellën Krapina në Kroaci janë gjetur mbetje të skeleteve njerëzore, të cilat kanë qenë shumë të ngjashme me skeletet e neandertalëve. Sipas vendit ku është gjetur është quajtur njeriu i Krapinës. Prej kësaj që e thamë mund të vihet në përfundim se gjatë evolucionit të njeriut, prej degëve më të lashta fillestare, në luftën për ekzistencë, ka filluar gradualisht të zhvillohet njeriu i sotëm.

Rekonstruim i jetës së neandertalëve Vizatime të Kro-Manjonit

Shqyrtim i shkurtër i materialit

Pasqyrë e shkurtër e materialit Një pjesë e veçorive që e kanë mundësuar zhvillimin e njeriut të sotëm janë: shndërrimi i këmbëve të përparme në duar, shndërrimi i këmbëve të pasme në organe për ecje, vëllimi i zmadhuar i trurit të madh, zhvillimi i kores së trurit dhe zhvillimi i të folurit. Paraardhës më të lashtë të njohur të njerëzve kanë qenë australopitekusët, të cilët kanë ecur në dy këmbë, kanë pasur dhëmbë të ngjashëm me dhëmbët e njerëzve, ndërsa madhësia e trurit ka qenë e ngjashme me atë të majmunëve pa bisht. Homo habilisi me sa duket është zhvilluar nga australopitekusi. Truri ka vazhduar të zhvillohet te homo erektusi që kanë pasur kulturën e vet, kanë përdorur zjarr dhe janë bërë gjuetarë të shkathtë. Mbetje prej paraardhësve tanë më të vjetër të llojit tonë homo sapiens, të quajtur neandertal janë gjetur në Evropën Perëndimore. Kontrollo diturinë tënde 1. Cilët faktorë kanë shkaktuar paraqitjen e paraardhësve të njeriut? 2. Përshkruaj zhvillimin evolutiv të paraardhësve të njeriut? 3. Cilat kushte kanë sjellë ndarjen e rrugës zhvillimore të paraardhësit të përbashkët të njeriut dhe të majmunëve antropoidë? 13


TEMA 1 ORA 3 RACAT NJERËZORE DHE SHTIMI I POPULLATËS NJERËZORE RACAT NJERËZORE Shpërndarja e gjerë e paraardhësve tanë nëpër botë ka mundësuar shfaqjen e dallimeve të mëdha për shkak të ndikimit të mjedisit jetësor që ka për pasojë rritjen e dallimeve ndërmjet bashkësive të ndryshme të njerëzve. Disa prej dallimeve të tilla janë pasojë e drejtpërdrejtë e kushteve të ndryshme të jetesës në mjedisin jetësor. Për shembull, ngjyra e lëkurës është pasqyrë e drejtpërdrejtë e ndikimit të sasisë së rrezeve të diellit. Përmasa e trupit është në harmoni me kushtet klimatike. Bie fjala, shtati i trashë dhe i shkurtër është karakteristik për njerëzit që jetojnë në viset e ftohta. Termi racë përdoret shumë shpesh, sidomos kur bëhet fjalë për llojin e njerëzve. Me këtë nocion shënohen bashkësitë njerëzore të cilat dallohen prej bashkësive të tjera njerëzore. Në përkufizimin e racave si bazë merren: ngjyra e lëkurës, forma e syve dhe e flokut, forma e kokës dhe e fytyrës dhe lartësia e trupit. Këto veçori nuk kanë asnjë rëndësi për aktivitetin e përditshëm të njeriut dhe të jetës së tij. Por, njëkohësisht sot për racë konsiderohet edhe një pjesë e popullatës njerëzore e cila dallohet në bazë të lidhjeve të gjakut dhe lidhet me ngjashmëritë e pamjes fizike dhe përkatësisë territoriale.

(a)

(b)

(c)

Tri racat e mëdha të njerëzve

Klasifikimi i racave Nuk ka dyshim se sot mund të flasim për tri raca të mëdha: raca e bardhë, e zezë dhe e verdhë, të ndara para së gjithash sipas ngjyrës së lëkurës. Por, ka edhe bashkësi të pakta njerëzish që nuk mund të përfshihen në asnjërën nga këto tri raca të mëdha. Së pari, të njihemi me karakteristikat e njerëzve që i përkasin racës së zezë. Kufiri ndërmjet njerëzve të racës së bardhë dhe racës së zezë është Shkretëtira e Saharës. Lidhja ndërmjet tyre është lugina e lumit Nil. Te raca e zezë dallohen disa nënraca, por 14


TEMA 1 megjithatë;të gjitha kanë disa karakteristika të përbashkëta. Trupin e kanë të hollë, këmbët kanë muskuj të zhvilluar dobët në pulpë, shputat i kanë të rrafshta, shtatlartë, te disa fise mesatarisht edhe mbi 180 cm. Forma e kokës është e zgjatur, balli dhe fytyra janë të ulëta dhe të gjera, mollëzat i kanë të mëdha, hundën të shtypur dhe të gjerë, buzët të mishta dhe të fryra. Ngjyra e syve, e lëkurës dhe e flokut është e zezë. Meshkujt pothuaj se nuk kanë mjekër dhe mustaqe as edhe qime nëpër trup. Në mesin e njerëzve të kësaj race mund të dallohen katër grupe ose nënraca. Raca e dytë e madhe njerëzore është raca e verdhë. Kjo racë mund të ndahet në nënracën aziatike ose mongole dhe nënracën amerikane ose indiane. Të gjithë pjesëtarët kanë të përbashkëta këto tipare: floku i errët, të zinj që janë të drejta dhe të ashpra, ata kanë mollëza të gjera të fytyrës dhe pak qime nëpër trup. Sytë e pjerrët karakteristik mongoloid te indianët amerikanë vërehen shumë rrallë. Trupi tek indianët është më i bëshëm, ngjyra e syve është e errët, ndërsa ngjyra e lëkurës është e verdhë në të kaftë. Indianët nuk kanë lëkurë të kuqe. Emrin lëkurëkuq ua kanë dhënë të bardhët për shkak të ngjyrave që i kanë përdorur në ritualet luftarake për t’i frikësuar armiqtë e tyre. Në Azi njerëzit e racës së verdhë janë të lartë mesatarisht prej 158 deri në 162 cm, kanë kokë të rrumbullakët dhe trup të shkurtër të ngjeshur. Për të bardhët veçori më karakteristike është lëkura e bardhë, me pak ngjyrë. Por, megjithatë, kjo nuk është rregull pa përjashtim, për arsye se të bardhët jashtë Evropës kanë lëkurë më të errët në të gështenjtë. Njerëzit e racës së bardhë kanë qime nëpër trup, mjekër dhe mustaqe, te ta ngjyra e syve mund të jetë e gjelbër, e kaltër, ngjyrë kafe, e murrmë etj. Para zbulimeve dhe dyndjeve të mëdha një bashkësi e madhe e njerëzve të racës së bardhë kanë jetuar në formë të shumë nënracave prej Indisë e gjer te bregu perëndimor evropian i Oqeanit Paqësor, si dhe në Afrikën Veriore e deri në Saharë. E tërë popullata e të bardhëve mund të ndahet në shumë nënraca të cilat jetojnë në pjesë të ndryshme të botës. Por edhe përkundër dallimeve të tashme, atëherë kur njerëzit do të mund të përzihen dhe kur i tërë rruzulli tokësor do të jetë atdheu i tyre, dallimet ndërmjet njerëzve dhe popujve gradualisht do të zhduken. SHTIMI I POPULLATËS NJERËZORE Tanimë e dini se njeriu është paraqitur në Tokë para rreth një milionë vitesh. Në periudhat e mëparshme zhvillimi i njeriut ka qenë i ngadalshëm në krahasim me periudhat të cilat kanë pasuar, kështu që në 100 vitet e fundit është vërejtur zhvillimi më i shpejtë i popullatës njerëzore në çdo pikëpamje. Edhe pse me saktësi të madhe nuk mund të caktohet numri i popullatës njerëzore para shekullit XX, megjithatë, supozohet se ai numër është shumë më i vogël në krahasim me numrin e banorëve në botë sot. Me zhvillimin evolutiv të njeriut, gradualisht janë përmirësuar edhe kushtet e tij për jetesë. Njeriu gjatë jetës ka kuptuar se mund të kultivojë kafshë shtëpiake dhe të prodhojë ushqim bimor. Në këtë mënyrë ka filluar të zhvillohet bujqësia dhe blegtoria. Kjo ka qenë mënyrë e rregullt dhe më e sigurt e furnizimit me ushqim, e përveç kësaj, ushqimi është bërë më i shumëllojshëm. Supozohet se kjo është një prej arsyeve themelore për rritjen e numrit të banorëve në botë. Përveç kësaj, një prej faktorëve të cilët e kufizojnë rritjen e numrit të banorëve, i cili me kalimin e kohës gradualisht çrrënjoset, është të jetuarit në kushte johigjienike dhe paraqitja e shumë sëmundjeve ngjitëse vdekjeprurëse. Supozohet se në vitet e para të erës sonë në Tokë kanë jetuar rreth 25 milionë njerëz. Gjatë 1600 viteve të para ky numër është zmadhuar në 500 milionë. Në fillim të erës sonë shtimi i popullatës ka qenë dukshëm i vogël, por ai gradualisht është zmadhuar. 15


TEMA 1 Me përparimin e shkencës dhe të teknologjisë bëhen edhe ndryshime në mënyrën e të jetuarit të njerëzve. Zbulimet e mjekësisë, e me vet këtë edhe mbrojtja shëndetësore, para së gjithash e fëmijëve dhe e nënave, kushtet më të mira higjienike për jetesë dhe standardi i rritur jetësor sollën zvogëlimin e vdekshmërisë së foshnjave të porsalindura dhe rritjen e kohëzgjatjes së jetës së njeriut. Për 125 vitet e fundit numri i banorëve është rritur pothuaj katër herë, kështu që numri i tërësishëm i banorëve të botës sot është mbi gjashtë miliardë banorë.

Rritja e popullatës njerëzore

Shqyrtim i shkurtër i materialit

Pasqyrë shkurtër e materialit Sipas ngjyrës së lëkurës, syve dhe flokut, formës së kokës dhe fytyrës dhe gjatësisë së trupit, popullata njerëzore mund të ndahet në racë të zezë, të verdhë dhe të bardhë. Zhvillimi i bujqësisë dhe i blegtorisë, nga njëra anë dhe zhvillimi i medicinës nga ana tjetër, sollën shtimin e popullatës njerëzore.

Kontrollo diturinë tënde 1. Cilat janë racat themelore njerëzore? 2. Cilat kushte kanë mundësuar rritjen e popullatës njerëzore? 16


TEMA 2 NDËRTIMI I ORGANIZMIT TË NJERIUT Pas nxënies së kujdesshme të përmbajtjeve të kësaj teme do të mundesh: - Të emërtosh pjesët përbërëse të qelizës shtazore; - Të përshkruash ndërtimin dhe funksionin e membranës qelizore; - Të përshkruash funksionin dhe përbërjen e citoplazmës dhe organeleve të saj; - Të vëresh rëndësinë e ndarjes së qelizës; - Të përshkruash katër grupet kryesore të indeve dhe të dish vendin e tyre; - Të numërosh sistemet e organeve.

Nocione të cilat do t’i mësosh në këtë temë: - qelizë, - organele qelizore, - ndarjë e qelizës, - ind, - organ, - sisteme të organeve.

17


TEMA 2 ORA 1 Përkujtohu: - Ç’është qeliza? - Cilat janë pjesët kryesore të qelizës? - Çka është indi? - Cilat janë indet themelore te shtazët?

ORGANIZMI I NJERIUT ËSHTË I NDËRTUAR NGA QELIZAT, INDET, ORGANET DHE SISTEMET E ORGANEVE Prej asaj që ke mësuar deri më tani e di se çdo organizëm i gjallë është i ndërtuar prej qelizave. Qelizat janë njësitë themelore të tërë organizmit të gjallë. Grupet e specializuara të qelizave krijojnë inde, ndërsa indet bashkë sajojnë organet. Grupi i organeve të cilat kryejnë bashkë një funksion të caktuar krijojnë sistemet e organeve. Të gjitha sistemet e organeve bashkë e përbëjnë organizmin e njeriut.

citoplazma

bërthama retikulumi endoplazmatik centriolat lizozomet

ribozome

aparati i Golxhit

Fig. 2.1 Qelizë shtazore me organelet kryesore

18

membrana qelizore

mitokondri


E

TEMA 2

QELIZA, NDËRTIMI DHE FUNKSIONET KRYESORE JETËSORE Qeliza është njësia themelore e çdo organizmi të gjallë. Ajo me ndërtimin e saj të thjeshtë i shfaq të gjitha karakteristikat e jetës: rritjen, këmbimin e materieve dhe të energjisë, ndjeshmërinë, shumimin dhe të tjera. Organizmi i njeriut është i përbërë prej miliona qelizash dhe aktiviteti i tij i tërësishëm është rezultat i aktivitetit të qelizave të caktuara. Materiet të cilat krijohen në organizmin e njeriut janë prodhim i qelizave. Qeliza është e ndërtuar prej membranës qelizore, citoplazmës dhe organeleve Nga jashtë qeliza është e mbështjellë me membranën qelizore (fig 2.1). Ajo paraqet cipë të hollë dyshtresore e cila e mbështjell qelizën, ka ndërtim të përbërë, gjegjësisht është e përbërë prej dy shtresave të yndyrave, në të cilat ka proteina dhe sasi të vogël të sheqernave. Membrana qelizore është shumë e rëndësishme për qelizën, për arsye se ajo kontrollon se çka guxon të hyjë në qelizë dhe çka guxon të dalë prej saj. Në këtë funksion të saj rol të rëndësishëm kanë proteinat të cilat i përzgjedhin materiet e nevojshme dhe u lejojnë të depërtojnë në qelizë. Gjithashtu, këto proteina prej brendisë së qelizës i lëshojnë vetëm materiet e panevojshme (të dëmshme). Tretja me të cilën është e mbushur qeliza dhe në të cilën janë të zhytura të gjitha pjesët përbërëse të qelizës është quajtur citoplazmë. Ajo paraqet një masë të dendur të tejdukshme xhelatinoze e cila është përbërë prej ujit që ka materie të tretura ushqyese, minerale, enzime dhe materie të tjera. Në citoplazmë ka pjesë të imëta që kryejnë funksione të caktuara dhe që janë të ndara me membrana të veçanta. Pjesët e tilla të qelizave janë quajtur organele, ose “organe të vogla”. Bërthama është organelja më e madhe e cila shpesh quhet edhe qendra për kontrollimin e qelizës, sepse e përmban materialin trashëgues i cili është përgjegjës për të gjitha aktivitetet, duke përfshirë edhe ndarjen e saj. Në bërthamë ka toptha më të vegjël të quajtur bërthamëza ose “bërthama të vogla”, të cilat marrin pjesë në krijimin e proteinave në qelizë. Bërthama është e ndarë prej citoplazmës me membranë të veçantë të quajtur membrana e bërthamës. Në vet membranën ka vrima ose pore përmes së cilave kryhet këmbimi i materieve ndërmjet bërthamës dhe citoplazmës. Ribozomet janë truptha të imët, funksioni kryesor i të cilëve është krijimi i proteinave. Ata gjenden përgjatë një membrane rrjetore ose retikulumit endoplazmatik (RE). Mitokondriet janë organele shumë të imëta dhe shumë të rëndësishme në qelizat. Ato kanë formë topthi ose elipsoide dhe janë të ndara me membranë të dyfishtë. Në mitokondrie ushqimi shndërrohet në energji dhe për këtë arsye ato quhen edhe “fabrikat për energji ose “termocentralet” e qelizës. Në mitokondrie sheqernat e futura bashkohen me oksigjenin, gjegjësisht kryhet procesi i frymëmarrjes qelizore, gjatë së cilës lirohet energji. Sa më i madh të jetë aktiviteti i qelizës, aq më i madh do të jetë numri i mitokondrieve në të. Aparati i Golxhit është organele në të cilën tajiten materiet e panevojshme të qelizave. Lizozomet janë të pasura me enzime me detyrë që të shpërbëjnë materiet e panevojshme. Centriolat janë truptha në formë të shkopthit që gjenden afër bërthamës dhe kanë funksion në ndarjen e qelizës.

19


TEMA 2 Qelizat sipas madhësisë dhe formës janë të ndryshme Ndërtimi themelor i të gjitha qelizave në organizmat është i njëjtë, por, megjithatë, disa qeliza mund të dallohen sipas madhësisë, formës dhe pjesëve plotësuese, varësisht nga vendi dhe funksioni të cilin e kryejnë. Qelizat mund të jenë me madhësi të ndryshme, prej 7 μm, siç janë qelizat e kuqe të gjakut (eritrocitet) deri në 200 μm ose më tepër, siç janë qelizat muskulore. Qelizat nervore me zgjatimet e tyre të gjata dallohen shumë prej qelizave muskulore ose prej qelizave në thjerrëzën e syrit. Disa qeliza në sipërfaqe kanë qimëza të imëta të cilat quhen qepalla. Qepallat me lëvizjen e tyre e krijojnë lëvizjen rreth qelizës. Te qelizat seksuale mashkullore, spermatozoidet, ka një kërbaç, të cilin këto qeliza e përdorin për lëvizje. Ndarja e qelizës Që të rritet organizmi i njeriut dhe të zhvillohet, por edhe që të mund të shërohen pjesët e lënduara apo të dëmtuara të trupit, nevojitet që vazhdimisht të shtohet numri i qelizave. Kjo rritje e numrit të qelizave është pasojë e aftësisë së secilës qelizë për t’u ndarë (fig. 2.3). Ekzistojnë dy lloje të ndarjes së qelizës: ndarje e thjeshtë ose mitoza dhe ndarje e përbërë ose mejoza. Me mitozë ndahen të gjitha qelizat që e ndërtojnë trupin, nd;rsa me mejozë ndahen vetëm qelizat seksuale (qelizat vezë dhe spermatozoidet). Të përkujtohemi se në bërthamën e qelizës janë të vendosur bartësit e vetive trashëguese, gjegjësisht gjenet. Gjenet janë pjesë përbërëse të fijeve të holla ose penjve të quajtura kromatinë. Gjatë kohës së ndarjes kromatina kalon në krijime të holla fijezore të cilat janë të përdredhura në formë të spirales – kromozomet. Në çdo qelizë të njeriut, me përjashtim të qelizave seksuale, ka 46 kromozome. Në qelizat seksuale ka vetëm nga 23 kromozome. Mitoza. Me mitozë secila qelizë prindërore ndahet në dy pjesë, kështu që fitohen dy qelita identike. Koha ndërmjet dy ndarjet e qelizës quhet interfaza. Në këtë periudhë qeliza ritet dhe zhvillohet, kështu që çdo hromozom formon kopje identike. Procesin e foromimit të kopjeve identike e quajmë replikacion. bërthamëza

centriola

kromozomet

boshti i ndarjes

bërthama

profaza

metafaza

anafaza

Fig. 2.3 Fazat e procesit të mitozës

20

telofaza


TEMA 2 Mitoza kryhet në katër faza të veçanta të njëpasnjëshme, gjatë së cilës në çdonjërën prej tyre kryhen ndryshime të posaçme në qelizë. Në fazën e parë të quajtur profazë, kromatina shndërrohet në kromozome me fije të holla të përdredhura në formë të spirales. Mbështjellësi i bërthamës humb. Njëkohësisht, në citoplazmë dy centriolat lëvizin kah anët e kundërta të qelizës, duke tërhequr qimëza shumë të holla. Në këtë mënyrë krijohet një strukturë e ngjashme me boshtin, i quajtur boshti ndarës, i cili shtrihet nëpër vet qelizën. Në fazën e dytë ose në metafazë, kromozomet radhiten në vijën e mesme të boshtit ndarës. Në fazën e tretë ose në anafazë, kromozomet e dyfishta ndahen dhe fillojnë të lëvizin kah anët e kundërta të qelizës. Në këtë mënyrë kah skajet e qelizës fillojnë të lëvizin nga 46 kromozome. Në fazën e katër ose në telofazë kromozomet janë në anët e kundërta të qelizës. Zona e bërthamës fillon të ngushtohet në mes deri sa të formohen dy bërthama. Ndryshime të ngjashme ndodhin në membranën qelizore. Ajo thellohet në mes. E thelluara gjithnjë e më tepër zmadhohet deri sa të krijohen dy qeliza të reja identike, të cilat kanë numër të njëjtë të kromozomeve (nga 46), por, janë më të vogla se qeliza amë. - Mejoza është ndarje e përbërë e qelizës gjatë së cilës prej një qelize amë fitohen katër qeliza të reja. Në këtë mënyrë te qelizat e sapoformuara fitohet materiali trashëgues-kromozomet, numri i të cilëve është përgjysmë më i vogël se numri i kromozomeve te qelizat të cilat fitohen me anë të mitozës. Me mejozë fitohen vetëm qelizat seksuale, spermatozoidet dhe qelizat vezë, të cilat kanë nga 23 kromozome. Kur të bashkohen këto dy qeliza seksuale, qeliza vezë e pllenuar përsëri do të ketë 46 kromozome. Qelizat në organizëm dallohen edhe sipas asaj se si ndahen. Disa, si qelizat nervore dhe qelizat muskulore, e ndërpresin ndarjen në një periudhë të caktuar të zhvillimit dhe nuk përtëriten nëse vdesin. Ato gjenden në gjendje që është si ajo gjatë interfazës. Qelizat e tjera, si për shembull qelizat e lëkurës, përtëriten shumë shpejt kur dëmtohen gjatë lëndimeve, sëmundjeve, plakjes natyrale ose shkëputjes. Shqyrtim i shkurtër i materialit

Pasqyrë e shkurtër e materialit Qeliza është njësia themelore e ndërtimit të organizmit të njeriut. Është e ndërtuar prej membranës qelizore, citoplazmës dhe organeleve. Membrana qelizore - kontrollon se çka do të hyjë dhe çka do të dalë prej qelizës. Citoplazma – tretje në të cilën janë të zhytura organelet. Organelet, bërthama, mitokondriet, ribozomet, aparati i Golxhit, lizozomet dhe centriolat janë pjesë e citoplazmës që kanë funksione të veçanta. Të gjitha qelizat trupore ndahen me mitozë, vetëm qelizat seksuale ndahen me mejozë.

Kontrollo diturinë tënde 1. Çka është qeliza? 2. Prej cilëve pjesë është e ndërtuar qeliza? 3. Cili është funksioni i bërthamës? 4. Cili është funksioni i organeleve? 5. Përshkruaj procesin e mitozës! 6. Pse thuhet se membrana qelizore është lëshuese në mënyrë selektive? 21


TEMA 2 INDET, ORGANET DHE SISTEMET E ORGANEVE ORA 2 Indet janë grup qelizash, të ngjashme sipas ndërtimit, të ndara në grupe të veçanta dhe të specializuara për kryerjen e detyrave të caktuara.

Ekzistojnë katër lloje themelore të indeve në organizmin e njeriut Katër indet kryesore janë: Indet epiteliale, inde të cilat i mbështjellin sipërfaqet, zbrazëtirat e brendshme dhe i formojnë gjëndrat. Indet lidhore, të cilat i sajojnë dhe i lidhin pjesët themelore të organizmit. Indi muskulor, i cili shtrëngohet dhe lirohet, gjegjësisht e mundëson lëvizjen. Indi nervor, i cili i bart ngacmimet nervore. Indet epiteliale Indet epiteliale, ose epiteli, sajon mbështjellësin mbrojtës të organizmit dhe të të gjitha organeve të tij. Ky ind është indi kryesor i shtresës së jashtme të lëkurës. Përveç kësaj, ky ind është mbështjellës i traktit të zorrëve, rrugëve të frymëmarrjes dhe të urinës, të enëve të gjakut dhe të zbrazëtirave trupore. Epiteli ka shumë forma dhe shumë përdorime, falë shumëllojshmërisë së qelizave të tij (fig. 2.4). Sipas formës qelizat në epitel mund të jenë: - Pllakore - të rrafshëta (të sheshta) dhe të parregullta, - Kubike - katërkëndëshe, - Të zgjatura - të gjata dhe të holla. Fig 2.4 Tre llojet e indeve epiteliale

Epiteli mund të jetë i përbërë prej një shtrese qelizash dhe të quhet i thjeshtë ose njështresor, ose prej më tepër shtresave të qelizave dhe të quhet shumështresor. Qelizat e indeve epiteliale sajojnë sekrete: mukozë, lëngje digjestive, djersë etj. Trakti digjestiv (tretës) është i mbuluar me një lloj të posaçëm të epitelit. Qelizat e tij, përveç që sajojnë sekrete, marrin pjesë edhe në thithjen e ushqimit të tretur. Ajri, duke kaluar nëpër sistemin respirator (të frymëmarrjes) takohet me një formë tjetër të epitelit që e mbështjell këtë sistem. Këtu shtresa e cila sajon sekret ka qime. Sekreti, bashkë me qimet ndihmon në pengimin e grimcave të imëta të pluhurit dhe materieve të tjera të dëmshme të hyjnë në mushkëritë e bardha dhe t’i dëmtojnë. 22

shtresa e jashtme e lëkurës

qeliza pllakore

gjëndra e djersitjes qeliza kubike

qeliza të zgjatura


TEMA 2 Gjatë lëndimit, epiteli përtëritet shumë shpejt. Për shembull: nëse ka prerje, qelizat që janë afër dhe përreth plagës fillojnë të krijojnë qeliza të reja - motra, të cilat me anë të rritjes e mbulojnë plagën. Fig. 2.5 Inde lidhore

indi yndyror

Indi lidhor

qeliza yndyrore indi lidhor i shkrifët

Siç tregon edhe vetë emri, ky ind ka për detyrë të bëjë lidhjen dhe të fiksojë të gjitha pjesët e organizmit. Ky është i shpërndarë nëpër gjithë trupin dhe pa të organizmi nuk mund të ruhet si një tërësi. (fig. 2.5) Indi lidhor ka sasi të madhe të qeliza materialit për indet e tjera, i cili quhet fije kolagjeni material ndërqelizor dhe është i shirita vendosur ndërmjet qelizave. Sipas kolagjeni fortësisë së tij, indi lidhor mund të bërthama ndahet në: -Ind lidhor i butë – ku bëjnë pjesë indi yndyror dhe indi lidhor i shkrifët; -Indi lidhor fibroz – më së shpeshti ky ind lidhor përmban fije fibroze. Prej indit të këtillë janë të ndërtuara indi lidhor fibroz ligamentet, tetivat dhe mbështjellësit e (tetiva) muskujve; -Indi lidhor i fortë (i dendur) – këtu bëjnë pjesë indi kërcor dhe indi eshtëror; -Indi lidhor i lëngshëm – qelizat e këtij indi janë të zhytura në mjedis të lëngshëm. Në këtë grup të indeve lidhore bëjnë pjesë gjaku dhe limfa.

kanal

qeliza ashti indi i fortë lidhor kërcja

muskuli i zemrës

Indi muskulor Indi muskulor me punën e vet e mundëson lëvizjen. Qelizat e indit muskulor janë në formë të fijeve të holla dhe për këtë shkak janë quajtur fije muskulore. Nëse ndani një copë të mishit të zier mirë do të mund të shihni një tufë të vogël të fijeve të tilla muskulore (fig. 2.6)

qeliza eshtërore

bërthama

muskuj skeletorë bërthama Fig 2.6 Indi muskulor muskuj të lëmuar

23


TEMA 2 Indi muskulor i ndërton muskujt të cilët ndahen në: Muskuj skeletorë, të cilët bashkë me pjesë të indit lidhor, siç janë tetivat, e mundësojnë lëvizjen e trupit. Këta muskuj tkurren (mblidhen) dhe lirohen shpejt, punojnë sipas vullnetit të njeriut dhe për këtë arsye njihen si muskuj të vullnetshëm. Do të thotë, muskujt skeletorë tërhiqen dhe lirohen vetëm nëse ne e dëshirojmë këtë. Dy grupet e tjera tkurren (tërhiqen) jo sipas vullnetit tonë dhe për këtë shkak quhen muskuj të pavullnetshëm. Këtu bëjnë pjesë: Muskuli i zemrës, i cili e përbën pjesën më të madhe të zemrës; Muskujt e lëmuar, të quajtur muskuj të brendshëm. Ata gjenden në muret e organeve në zbrazëtirat trupore dhe në organet gypore, siç janë pjesët e sistemit për tretjen e ushqimit, sistemit për frymëmarrje, sistemit për tajitje, enëve të gjakut dhe enëve limfatike e tjerë. Indi nervor Indi nervor është i ndërtuar prej qelizave nervore. Ky ind e ndërton trurin, palcën kurrizore, nervat dhe ganglionet.

Sistemi nervor

Sistemi i imunitetit

Sistemi digjestiv Sistemi skeletor dhe muskulor

Sistemi qarkullues Sistemi respirator

Sistemi seksual

Sistemi i tajitjes

Sistemi endokrin

Fig 2.7. Sistemet e organeve të organizmit të njeriut

B1.3. Sistemi i organeve të organizmit Grupe indesh hyjnë në ndërtimin e organeve të caktuara, ndërsa grupe organesh ndërtojnë sisteme të organeve. Në organizmin e njeriut sisteme të organeve janë: (fig. 2.7)

24


TEMA 2 Sistemi skeletor. Bazën e trupit e përbën një sistem prej rreth 200 eshtrave të cilat lidhen ndërmjet vete duke krijuar një strukturë që quhet skelet. Sistemi muskulor. Lëvizja e trupit është rezultat i aktivitetit të muskujve skeletorë të cilët janë të lidhur me eshtrat. Një lloj tjetër muskujsh ka në muret e organeve në organizëm, si në zorrë, zemër etj. Sistemi digjestiv (i tretjes). Ky sistem është i përbërë prej të gjitha organeve të cilat janë të përfshira në marrjen e ushqimit dhe në shndërrimin e tij në materie që mund t’i shfrytëzojnë qelizat e trupit. Sistemi i qarkullimit. Zemra dhe enët e gjakut bëjnë pjesë në ndërtimin e sistemit i cili e bart gjakun në të gjitha indet në trup, duke dërguar materie ushqyese, oksigjen dhe substanca të tjera, ndërsa duke marrë prej atje materiet e shfrytëzuara. Enët limfatike kanë rol të rëndësishëm ndihmës në qarkullim. Sistemi respirator (i frymëmarrjes). Ky sistem përfshin mushkëritë dhe rrugët që çojnë deri në mushkëri. Roli i këtij sistemi është të pranojë ajrin nga mjedisi i jashtëm dhe ta bart atë deri te pjesët ku kryhet shkëmbimi i gazrave. Sistemi i tajitjes. Përbëhet prej veshkave, ureterëve, fshikës së urinës dhe kanalit të urinës, si dhe prej disa pjesëve të lëkurës. Funksioni i tij kryesor është largimi i produkteve finale dhe i tepricës së ujit në trup. Sistemi nervor. Truri, palca kurrizore dhe nervat përbëjnë një sistem të ndërlikuar me të cilin kontrollohet funksionimi i organizmit dhe që bashkon tërë organizmin në një tërësi biologjike. Përmes sistemit nervor, organeve të veçanta shqisore bashkë me receptorët për prekje dhe shqisave të tjera, pranojmë ngacmime nga mjedisi që na rrethon. Sistemi endokrin. Organet e këtij sistemi janë quajtur gjëndra endokrine. Produktet e tyre janë materie të posaçme të quajtura hormone, që rregullojnë aktivitet të caktuara të trupit, siç është rritja, shfrytëzimi i materieve ushqyese në qeliza dhe shumimi. Sistemi seksual. Ky sistem përbëhet prej organeve të jashtme seksuale dhe të gjitha pjesëve të brendshme përbërëse të cilat janë të lidhura me shumimin dhe rritjen. Shqyrtim i shkurtër i materialit

Pasqyrë e shkurtër e materialit Indi është një grup qelizash të specializuara për një punë të caktuar. Ekzistojnë katër lloje të indeve themelore: indi epitelial, indi lidhor, indi muskulor dhe indi nervor. Një grup i indeve sajon organet të cilat kanë rol të posaçëm, ndërsa një grup i organeve të cilat kryejnë një punë të përbashkët ndërtojnë sistemet e organeve. Kontrollo diturinë tënde 1. Çfarë është indi? 2. Sa lloje të indeve ekzistojnë dhe cilat janë ato? 3. Cili është funksioni i indit epitelial dhe sa lloje ka? 4. Cilët janë indet lidhore dhe cili është funksioni i tyre? 5. Si ndahet indi muskulor? 6. Cili është funksioni i indit nervor? 7. Si janë të ndërtuara organet? 8. Cilat janë sistemet e organeve që e ndërtojnë organizmin e njeriut?

25


TEMA 2 QELIZAT MJETET DHE MATERIALI: mikroskop, preparate të gatshme mikroskopike të qelizës dhe të indeve të organizmit të njeriut (indi nervor, indi i lëmuar muskulor dhe tërthor - vijor, indi eshtëror etj.), fletore, mjete për vizatim. AKTIVITETI 1 Përgatitja e preparatit mikroskopik nga jargët e gojës: 1. Me lugë të pastër gërvisht një pjesë të jargës së gojës. 2. Prej materialit të fituar bëje një preparat mikroskop. 3. Vëzhgo me mikroskop dhe vizato çka ke vërejtur. Shëno pjesët. 4. Kontrollo tek arsimtari a e ke punuar si duhet detyrën e parashtruar. AKTIVITETI 2 Vëzhgimi i qelizave dhe i indeve me mikroskop në preparatet e gatshme mikroskopike: 1. Përgatit mikroskopin dhe gjej fushën e vështrimit. 2. Kërko prej arsimtarit preparatin e gatshëm të indit. 3. Vëre preparatin në mbajtësin e preparatit dhe vëzhgo me mikroskop, së pari me zmadhim të vogël e pastaj me zmadhim më të madh. 4. Skico objektin të cilin e vëzhgon me mikroskop dhe shëno pjesët e tij: A mund të dallosh se për cilin ind bëhet fjalë? 5. Këmbe mendime me shokët e tu për preparatet që po i vëzhgoni me mikroskop. 6. Arsimtari le të kontrollojë se a i ke kryer mirë detyrat e parashtruara.

26


TEMA 3 LËVIZJA Pas të të mësuarit të vëmendshëm të përmbajtjeve të kësaj teme do të mundesh: - Të përshkruash rëndësinë e eshtrave dhe muskujve në procesin e lëvizjes; - Të shpjegosh ndërtimin e eshtrave dhe muskujve; - Të shpjegosh me shembuj lidhjet ndërmjet eshtrave dhe muskujve; - Të sqarosh lëvizjet e ndryshme të muskujve; - Të shpjegosh gjendjen e tkurrjes dhe të lirimit të muskujve; - Të dish çka është lodhje dhe të rekomandosh kur nevojitet pushim; - Të definosh dhe të sqarosh koordinimin e lëvizjeve, arsyet për paraqitjen e deformimeve të boshtit kurrizor dhe të gjymtyrëve si dhe parandalimin e tyre.

Nocione që do të mësosh në këtë temë: - asht, skelet, - nyje, - muskul, muskulaturë, - tkurrje dhe lëvizje, - lodhje, - pushim.

27


TEMA 3 ORA 1

RËNDËSIA E ESHTRAVE DHE E MUSKUJVE PËR LËVIZJEN

Përkujtohu: 1. Me ndihmën e kujt lëvizin shtazët? 2. Cili është roli i eshtrave, ndërsa cili i muskujve në procesin e lëvizjes së shtazëve? 3. Çka formojnë ose ndërtojnë të gjitha eshtrat në një organizëm? Eshtrat i japin organizmit fortësi. Sipas ndërtimit të tyre ato janë kombinim i disa llojeve të indeve, bashkë me enët e gjakut dhe me nervat. Eshtrat lidhen me eshtrat e tjerë me anë të nyjave. Eshtrat dhe nyjat, të lidhur me indet lidhore e përbëjnë sistemin skeletor. Për dallim nga eshtrat, muskujt me veçorinë e tyre themelore për t’u tkurrë (mbledhur) dhe liruar kanë për funksion të venë në lëvizje eshtrat për të cilët janë të lidhur, e me këtë venë në lëvizje pjesët e caktuara të trupit, gjegjësisht tërë organizmin. kafka

Eshtrat e ndërlidhur e përbëjnë sistemin skeletor Të gjitha eshtrat në organizmin e njeriut janë të lidhura në një sistem të quajtur skelet. (fig. 3.1). Eshtrat që përbëjnë skeletin janë të ndryshme sipas pamjes. Ato mund të jenë të sheshta (brinjët, kafka), me pamje katrore (kyçi i dorës, pjesë të shputës), ose me formë të parregullt (unazat). Eshtrat që përbëjnë duart dhe këmbët janë eshtra të gjatë. Eshtrat e tilla kanë trup të gjatë dhe skaje të rrumbullakëta (mollëza). Eshtrat janë të ndërtuar prej indit eshtëror. Eshtrat kanë sistem të veçantë të enëve të gjakut dhe të enëve limfatike, të cilat i ushqejnë eshtrat si dhe nervat të cilat i bëjnë të ndjeshme. Edhe pse nëpër hapësirat ndërmjet qelizave të indit eshtëror vazhdimisht shtresohen kripërat e forta të kalciumit, vetë qelizat janë shumë aktive. Në zhvillimin embrional shumica e eshtrave janë të përbëra prej kërces. Pas muajit të tretë të zhvillimit embrional, indi kërcor gradualisht zëvendësohet me indin ashtëror.

urëza (ashti i klavikulës)

shpatulla

ashti i gjoksit

humerusi

brinjët ashti iliak (kërdhokulla)

radiusi

ashti i të ndenjurit (ishiatik) kubitusi ashti femoral (femuri)

ashti tibial (tibia)

skeleti eshtëror Fig 3.1 Skeleti

28

ashti fibular (fibula)

skeleti i gjymtyrëve


TEMA 3 Përbërja e ashtit Nëse e vështrojmë përbërjen e eshtrave do të vijmë në përfundim se çdo asht është i përbërë prej dy llojeve të indit eshtëror. Njëri lloj është ashti kompakt (i vërtetë), i cili është i fortë dhe i ngjeshur. Ky lloj indi ndërton trupin e eshtrave të gjata si dhe mbështjellësin e jashtëm të eshtrave të tjerë. Lloji i dytë quhet asht shpuzor, në të cilin ka më tepër hapësira të zbrazëta sesa në ashtin kompakt të vërtetë, në të cilin ka palcë eshtërore. Ashti shpuzor gjendet në skajet e eshtrave të gjatë dhe në mes të eshtrave të tjerë. Eshtrat përmbajnë dy lloje të palcës eshtërore: palca e kuqe eshtërore, e cila gjendet në ashtin shpuzor që është e vendosur në skajet e eshtrave të gjata dhe në mes të eshtrave të tjerë dhe krijon qeliza të gjakut. Palca e verdhë eshtërore, kryesisht e përbëre prej yndyrave, është e vendosur në mes të ashtit të gjatë të zbrazët dhe quhet kanal i eshtrave të gjatë. Indi eshtëror është i ndërtuar prej një lloji të posaçëm të qelizave të ngjeshura në mënyrë të dendur, qelizat yjore. Këto qeliza krijojnë materie organike dhe joorganike ndërqelizore. Materia organike – oseina, ia jep elasticitetin ashtit, materiet joorganike (kripërat e kalciumit, fosfatit dhe magnezit) ia japin fortësinë ashtit. Tek ashti i fëmijëve ka shumë më tepër oseinë dhe prandaj eshtrat e tyre janë më elastike. Njerëzit e rritur kanë përafërsisht 1/3 oseinë dhe 2/3 materie minerale. gjatë plakjes ka më tepër materie minerale sesa oseinë. Për këtë shkak te njerëzit më të moshuar eshtrat e humbin elasticitetin e vet, bëhen më të ngurta dhe mund të thyhen më lehtë. kërcja

Nga ana e jashtme eshtrat janë të mbuluara me mbështjellës të hollë e të lëmuar të quajtur periost. Shtresa e brendshme e këtij mbështjellësi ka qeliza që kanë aftësi të ndahen dhe janë të domosdoshme për formimin e ashtit, jo vetëm gjatë rritjes por edhe për shërimin e thyerjeve. Në periost ka kanale nëpër të cilat lëvizin enët e gjakut dhe e furnizojnë ashtin me materie ushqyese, ndërsa fijet nervore e bëjnë ashtin të ndjeshëm. Eshtrat janë të mbuluara me kërce në skajet e tyre. Kërcja është e ndërtuar prej indit kërcor, qelizat e të cilit formojnë një sasi të madhe të indit ndërqelizor. Ky ind ia jep elasticitetin kërces që e zvogëlon fërkimin ndërmjet dy eshtrave.

indi shpuzor

kanali eshtëror

palca eshtërore periosti ashti kompakt

pjesa gypore pjesa në formë të kupëzës

Fig 3.2 Ndërtimi i ashtit të gjatë

29


TEMA 3 Funksionet e eshtrave Eshtrat kanë shumë funksione: ato shërbejnë si bazë e fortë e tërë organizmit, i mbrojnë pjesët e buta (delikate), siç janë truri dhe palca kurrizore, mundësojnë lëvizjen, shërbejnë si rezervë e kripërave të kaliumit dhe në to krijohen qelizat e gjakut. Lidhja e eshtrave Nyja (kyçi) është vendi i bashkimit ndërmjet dy ose më tepër eshtrave. Sipas mënyrës së bashkimit dhe lëvizshmërisë së eshtrave të lidhur, lidhja mund të jetë: e palëvizshme, gjysmë e lëvizshme dhe e lëvizshme (fig. 3.3) e lëvizshme

e palëvizshme

(a)

gjysmë e lëvizshme

(b) Fig. 3.3 Mënyra të lidhjes së eshtrave në nyje

Ndërtimi i nyjave të lëvizshme Në nyjat e lëvizshme eshtrat mbahen bashkë me anë të ligamenteve (shih fig. 3.4). Skaji i zgjeruar i njërit asht është në formë të kupëzës dhe depërton në pjesën e zgjeruar të ashtit tjetër që është në formë të mollës. Sipërfaqja e dy eshtrave është e mbrojtur me një shtresë të lëmuar të kërces të quajtur kërcja e nyjes. Ndërmjet dy eshtrave të lidhur në nyjet e lëvizshme ka lëng i cili e pengon fërkimin e eshtrave dhe dëmtimin e tyre. Për mbrojtje më të mirë dhe fortësi, nyjet kanë edhe kapsulën nyjore të përbërë prej indit lidhor, që është një lloj vazhdimi i periostit, që e mbyll nyjen. Lidhja gjysmëlëvizëse bëhet me ndihmën e kërces që gjendet ndërmjet dy eshtrave. Kjo lidhje mundëson vetëm lëvizje të pjesshme apo të kufizuar. Mënyrë të tillë të lidhjes kemi ndërmjet brinjëve dhe ashtit të gjoksit dhe ndërmjet unazave të kurrizit. Lidhja e palëvizshme bëhet me qepje. Dy eshtrat kanë pjesë të dhëmbëzuara që hyjnë njëra në tjetrën. Në këtë mënyrë janë të lidhura eshtrat e kokës për të formuar eshtrat e kafkës. 30

(c)

kërcja e nyjes

lëngu

Fig. 3.4 Ndërtimi i nyjes së lëvizshme


TEMA 3 Tabela 3.1. Llojet e nyjave Sipas lëvizjes Të palëvizshme

Gjysmë të lëvizshme

Të lëvizshme

Shqyrtim i shkurtër i materialit

Materia ndërmjet eshtrave Nuk ka hapësirë nyjore; ind lidhor fibroz ndërmjet eshtrave Nuk ka hapësirë nyjore; kërce ndërmjet eshtrave Hapësirë nyjore me lëng

Shembuj Qepjet ndërmjet eshtrave të kafkës Nyjat e komblikut, nyjat ndërmjet unazave, ashti i gjoksit dhe brinjët Rrëshqitëse, lëvarur, shalore, topthore dhe lloje të tjera të nyjave

Pasqyrë e shkurtër e materialit Të gjitha eshtrat në trupin e njeriut e ndërtojnë skeletin. Eshtrat sipas formës mund të jenë: të gjata, të sheshta, të parregullta (unazat). Secili asht është i ndërtuar nga dy lloj indesh: nga ashti kompakt (i vërtetë), i cili është i fortë dhe i ngjeshur dhe nga ashti shpuzor, në të cilin ka hapësira të zbrazëta. Në sipërfaqen e ashtit ka periost, në te është indi eshtëror, ndërsa brendia e eshtrave të gjata është në formë të kanalit të mbushur me palcë eshtërore (kockore). Palca e kuqe eshtërore krijon qeliza të kuqe të gjakut. Eshtrat ndërmjet vete lidhen në formë të palëvizshme, gjysmë të lëvizshme dhe të lëvizshme.

Kontrollo diturinë tënde 1. Si ndahen eshtrat sipas pamjes së tyre? 2. Përshkruaj ndërtimin e një ashti! 3. Cili është funksioni i eshtrave? 4. Në sa mënyra janë të lidhura eshtrat dhe cilat janë ato?

31


TEMA 3 ORA 2 SKELETI Ndarja e skeletit Skeleti mund të ndahet në dy grupe themelore të eshtrave (fig. 3.1): Skeleti boshtor, i cili përbëhet prej eshtrave të kokës dhe të trupit. Skeleti i gjymtyrëve (ekstremiteteve), i cili e përbën bazën e gjymtyrëve, bashkë me brezin e komblikut dhe brezin e shpatullave. Eshtrat e kokës Eshtrat e kokës e formojnë kafkën, e cila është e ndarë në dy pjesë: kapsulën e kafkës dhe eshtrat e fytyrës (fig. 3.5). Në kapsulën e kafkës është vendosur truri. Ajo është e përbërë prej tetë eshtrave. Një asht frontal (ballor), që e mbulon kokën nga ana e përparme, si dhe një pjesë të syve dhe zgavrat e hundës. Dy eshtrat e tepes e përbëjnë pjesën më të madhe të tepes dhe të mureve të jashtme të kafkës. Eshtrat çifte të tëmthave e përbëjnë një pjesë të anëve dhe të bazës së kafkës. Një asht sitor, i cili është shumë i lehtë dhe i thyeshëm, është vendosur ndërmjet syve. Ashti pykor (sfenoid) sipas formës është i ngjashëm me lakuriqin me krahë të hapur. Ai gjendet në bazën e kafkës para eshtrave tëmthorë. Ashti i zverkut përbën pjesën nga ana e prapme dhe një pjesë të bazës së kafkës. Në bazën e ashtit zverkor ka një zgavër të gjerë përmes së cilës truri lidhet me palcën kurrizore. Pjesa e fytyrës në kafkë është e përbërë prej: një ashti të nofullës së poshtme, që është ashti i vetëm i lidhur në mënyrë të lëvizshme në kafkë. Dy eshtra të nofullës së epërme janë të lidhura në mes dhe e përbëjnë nofullën e sipërme. ashti i lotëve Dy eshtra të mollëzave gjenden në të dy anët e fytyrës dhe formojnë ashti ballor ashti i tepes ngritjet në fytyrë. Dy eshtra të ashti pykor gjatë të hundës janë të vendosura ashti tëmthor njëra pranë tjetrës dhe e formojnë ashti i hundës ashti i zgavrën e hundës. Eshtrat çifte të ashti i nofullës së epërme zverkut lotëve, me madhësi sa një thua i ashti i mollëzave ashti i nofullës së poshtme gishtërinjve, gjenden afër skajit të syve. Fig. 3.5 Eshtrat e kokës

32


TEMA 3 Eshtrat e trupit Në eshtrat e trupit bëjnë pjesështylla kurrizore dhe eshtrat e kafazit të kraharorit. Kurrizi është i përbërë prej eshtrave, të quajtura unaza, të cilat kanë formë të parregullt dhe janë të lidhura ndërmjet vete. Te fëmijët shtylla kurrizore është e përbërë prej 34 unazave, ndërsa më vonë, për arsye se ata rriten, në pjesët e poshtme të kurrizit, numri i tyre zvogëlohet, kështu që njeriu i rritur ka 26 unaza (fig 3.6). Ndërmjet unazave ka disqe prej kërces të cilat i japin elasticitet kurrizit. Në brendinë e secilës unazë ka nga një zgavër të madhe. Në mesin e të gjitha unazave të lidhura bashkë formohet kanali kurrizor, në të cilin është vendosur palca kurrizore. Në bazë të vendit ku gjenden, unazat e shtyllës kurrizore janë emërtuar (prej lart poshtë): Unazat e qafës (janë 7) janë të vendosura në pjesën e qafës. Unazat e shpinës (janë 12) janë të vendosura në lartësi të kafazit të kraharorit. Unazat e belit (janë 5) janë të vendosura në një pjesë të vogël të shpinës. Ato janë më të mëdha dhe më të rënda prej unazave të tjera gjë që ju mundëson të durojnë peshë më të madhe.

unazat e qafës

unazat e shpinës

hapje

trupi i unazës

unazat e belit

unazat e kryqeve

Fig.3.6 Shtylla kurrizore

unazat e bishtit

33


TEMA 3 Unazat e kryqeve janë 5 eshtra të veçantë te fëmijët. Te të rriturit, më së shpeshti bashkohen në formë të një ashti të quajtur kryq. Me futjen e tij ndërmjet dy eshtrave të komblikut, kryqet e kompletojnë pjesën e prapme të eshtrave të komblikut. Unazat e bishtit janë 4 ose 5 eshtra të hollë te fëmijët. Te të rriturit ky bashkim formon një asht të quajtur ashti i bishtit. Kur shikohet prej anash shtylla kurrizore ka formë të shkronjës S (fig. 3.6). Kjo formë fitohet pasi të fillojë fëmija të qëndrojë në pozitë të drejtuar. Kafazi i kraharorit është i përbërë prej dymbëdhjetë palëve të brinjëve dhe prej ashtit të gjoksit, e cila ka pamjen e shkronjës T (fig. 3.7). Brinjët prapa lidhen me shtyllën kurrizore, ndërsa varësisht prej mënyrës së lidhjes me ashtin e gjoksit ata ndahen në: - shtatë palë brinjë të vërteta, të cilat gjenden në pjesën e sipërme të kafazit të kraharorit dhe lidhen përmes kërces drejtpërdrejt për ashtin e gjoksit; - tri palët e tjera janë të ashtuquajtura brinjë të rrejshme, të cilat lidhen me ashtin e gjoksit përmes kërces së palës së shtatë të brinjëve të vërteta; dhe - dy palë brinjë, që gjenden në pjesën e poshtme të kafazit të kraharorit, nuk janë të lidhura me ashtin e gjoksit dhe quhen brinjë të lira.

ashti i gjoksit

kërca

brinjët e vërteta

brinjët e rrejshme brinjët e lira Fig. 3.7 Eshtrat e kafazit të kraharorit

34

kërcja


TEMA 3 Eshtrat e gjymtyrëve (ekstremiteteve) Skeleti i gjymtyrëve mund të ndahet në dy pjesë: pjesa e sipërme dhe pjesa e poshtme. Pjesa e sipërme është e ndarë në pjesën e palëvizshme, gjegjësisht në pjesën e supeve dhe në pjesën e lëvizshme në të cilin bëjnë pjesë eshtrat e duarve. Brezi i supeve (fig. 3.1) përbëhet prej këtyre dy eshtrave: - ashti i klavikulës (urëza) është asht i hollë, i lidhur nga ana e përparme me ashtin e gjoksit, ndërsa prapa – me shpatullën. - shpatulla është asht i parregullt pllakor i cili gjendet në anën e prapme të brezit të supeve. Eshtrat e dorës i përbëjnë: - humerusi ose ashti i krahut, i cili në pjesën e epërme përmes nyjes lidhet me shpatullën dhe e formon supin, ndërsa në pjesën e poshtme e formon bërrylin. - eshtrat e parakrahut janë: kubitusi i cili gjendet në mes, ose nga ana e gishtit të vogël, dhe radiusi, i cili është i vendosur anash, ose nga ana e gishtit të madh. Ndërtimi dhe pozita e këtyre eshtrave mundëson lëvizjen e parakrahut dhe të shuplakës. - rrënja e shuplakës ose karpet përbëhet prej tetë eshtrave të radhitura në dy radhë. - metakarpet përbëjnë bazën e pëllëmbës dhe të dorës. - ka 14 eshtra të gishtërinjve, dy për gishtin e madh dhe nga tre për secilin gisht tjetër. Pjesa e poshtme, gjithashtu, është e ndarë në pjesën e palëvizshme, në të cilën bën pjesë kombliku dhe në pjesën e lëvizshme të përbërë prej eshtrave të këmbëve. Brezi i komblikut ose kombliku është mbështetje e fortë e trupit dhe e organeve në pjesën e poshtme të zgavrës barkore. Kombliku i femrave është më i gjerë dhe më i butë sesa kombliku i meshkujve për shkak të përshtatjes për shtatzënësi dhe lindje të fëmijës (fig. 3.1). Brezi i komblikut është i përbërë prej eshtrave të komblikut dhe prej një ashti të kryqeve. Eshtrat e komblikut janë: - ashti i belit i cili e formon pjesën e epërme të komblikut; - ashti i të ndenjurit (ishiatik) është pjesa më e vogël dhe më e fortë e brezit të komblikut; dhe - ashti pubik i cili e formon pjesën e përparme të brezit. Eshtrat e komblikut janë të lidhura ndërmjet vete edhe me ashtin e kryqeve, përmes së cilës i tërë brezi i komblikut është i lidhur me kurrizin. Eshtrat e këmbëve janë: - ashti i kofshës ose femuri (mbi gjurin) është ashti më i gjatë dhe më i fortë në organizëm. Në pjesën e sipërme ka kokë të madhe topthore përmes së cilës lidhet me ashtin e komblikut (fig. 3.1). - kapsula e gjurit është e vendosur në tetivat e muskujve të mëdhenj të përparmë femoral nga ana e përparme e gjurit. - eshtrat e nëngjurit janë: tibia që është asht i gjatë dhe e bart peshën

35


TEMA 3 e organizmit. Afër saj është fibula e cila është më e hollë. - shputa ka radhitje të ngjashme të eshtrave si edhe shuplaka. Megjithatë, për arsye se shputa e bart peshën e organizmit, ajo është shumë më e fortë dhe më pak e lëvizshme sesa shuplaka. Në rrënjën e shputës ka shtatë eshtra të rrënjës së shputës të cilat lidhen me degët e gishtërinjve të këmbëve. Më i madhi nga ta është ashti i thembrës. Ka pesë eshtra të kurrizit të këmbës të cilat e formojnë bazën e shputës. Eshtrat e gishtërinjve i formojnë gishtat e këmbëve dhe kanë radhitje të njëjtë si edhe gishtat e dorës. Shqyrtim i shkurtër i materialit

Pasqyrë e shkurtër e materialit Skeleti mund të ndahet në: skelet boshtor dhe skelet i gjymtyrëve. Skeleti boshtor ndahet në eshtra të kokës (kafka dhe pjesa e fytyrës) dhe në eshtra të trupit (shtylla kurrizore dhe kafazi i kraharorit). Skeleti i gjymtyrëve ndahet në: pjesën e epërme (brezi i supeve dhe eshtrat e duarve) dhe pjesën e poshtme (brezi i komblikut dhe eshtrat e këmbëve). Kontrollo diturinë tënde 1. Si ndahet skeleti te njeriu? 2. Numëro eshtrat e kafkës. 3. Prej cilave pjesë është e ndërtuar shtylla kurrizore? 4. Numëro eshtrat e ekstremiteteve të epërme dhe të poshtme.

ORA 3 MUSKUJT - LLOJET, NDËRTIMI DHE FUNKSIONI Përkujtohu: 1. Sa lloje të indit muskulor ekzistojnë? 2. Çka është karakteristike për indin muskulor Ka tre lloje të indit muskulor: skeletor, i lëmuar dhe indi i muskulit të zemrës të cilët i ndërtojnë të tre llojet e muskujve. Muskujt e lëmuar bëjnë pjesë në ndërtimin e mureve të organeve të brendshme të zbrazëta, siç janë enët e gjakut, zorrët dhe rrugët e frymëmarrjes. Ata lëvizin pa vullnetin tonë ose pa vetëdije, duke shkaktuar lëvizje të pavarura, në formë të valëve me anë të të cilave lëvizin materiet nëpër sistem. Muskuli i zemrës, gjithashtu, punon pa kontrollin e vetëdijes sonë dhe i krijon veprimet pulsuese të këtij organi. Muskujt skeletorë janë të lidhur për eshtrat dhe bëjnë lëvizjen e skeletit. Ata punojnë me vullnetin tonë dhe kanë aftësi të tkurren (kontraktohen ose mblidhen) shpejt dhe të lirohen. Ka më tepër se 650 muskuj të veçantë, të cilat përfshijnë rreth 40% të peshës së përgjithshme trupore të njeriut. Edhe pse çdo muskul ka strukturë të veçantë, muskujt zakonisht shërbejnë për të kryer lëvizjen e trupit.

36


TEMA 3 Fig. 3.8 Tre llojet e indeve muskulore

muskujt e zemrës

muskujt skeletorë

muskujt e lëmuar

Karakteristikat e muskujve skeletorë Ndërtimi Kur vëzhgohen nën mikroskop hetohet se qelizat e muskujve skeletorë janë të gjata dhe fijezore (fig. 3.9), e për këtë arsye janë quajtur fije muskulore. Këto qeliza janë me më tepër bërthama. Për shkak të pranisë së vijave ato fitojnë pamje të vijëzuar, prandaj muskuli skeletor quhet edhe muskul tërthor-vijor. Për të formuar muskulin e tërë, fijet muskulore mblidhen në tufëza të cilat grupohen në tufa, të cilat janë të mbështjella me ind lidhor (fig. 3.9). Në skajet e muskujve ka ind lidhor të quajtur tetivë përmes të cilit muskuli lidhet me eshtrat. Varësisht prej asaj se me sa pjesë dhe në sa vende është i lidhur muskuli me ashtin, ata ndahen në: muskuj dykrerësh (biceps), trekrerësh (triceps) ose katërkrerësh. Çdo muskul është i furnizuar me enë të gjakut dhe me nerva. Varësisht prej formës dhe trajtës, muskujt grupohen në katër grupe, në muskuj: - boshtorë - në duart dhe këmbët, - unazorë – rreth gojës dhe syve, - të vijëzuar – në qafë, - pllakorë - në shpinë dhe në bark.

37


TEMA 3 Veçoritë e muskujve Ngjashëm me qelizat e tjera, edhe fijet muskulore shfaqin ndjeshmëri, gjegjësisht reagojnë ndaj ngacmimeve. Deri te secila fije muskulore vjen mbaresa nervore e cila e pranon ngacmimin dhe e përcjell deri në tru. Prej atje në mënyrë të njëjtë kthehet reagimi ndaj ngacmimit në të cilin muskuli reagon me tkurrje ose me lirim. Veçori tjetër e muskujve është aftësia e tyre për kontraksion (tkurrje). Kjo është aftësi e fijes muskulore të bëjë shkurtimin dhe ndryshimin e trajtës së tij, duke filluar të trashet. Ndryshimi i tillë mundësohet nga prania e dy llojeve të proteinave të quajtura aktinë dhe miozinë. Për të punuar muskujve u nevojitet energjia. muskuli indi lidhor Për aktivitetet e tyre muskujt kanë nevojë për energji e cila fitohet gjatë procesit të frymëmarrjes qelizore, ose djegies së materieve ushqyese në qelizë. Në qeliza sheqeri glukozë me ndihmën e oksigjenit zbërthehet deri në acidin qumështor (laktik që është tufa i dëmshëm), e ai pastaj shpërbëhet në ujë dhe në grup i qelizave dioksid karboni gjatë së cilës lirohet një sasi e madhe muskulore e energjisë. Gjatë aktiviteteve të rënda fizike muskujt kanë nevojë më të madhe për oksigjen. Nëse muskuli vazhdon të jetë aktiv, paraqitet mungesë e oksigjenit kapilare dhe grumbullim i materieve të dëmshme ndërmjet fijeve muskulore, e për këtë shkak më së shpeshti 1 hirit shirit vija 2 s vija paraqiten dhembje muskujsh dhe shtangimi i tyre. Për këtë shkak pas një aktiviteti të caktuar nevojitet pushim i muskujve që të jepet mundësia materiet e fije dëmshme të grumbulluara të largohen prej qelizës shirit muskulore me ndihmën e gjakut, ndërsa në të njëjtën kohë qelizat muskulore të fitojnë sasi të mjaftueshme të oksigjenit dhe të materieve ushqyese, gjegjësisht këto të njëjtat të freskohen. Si punojnë muskujt Muskujt janë në grupe dhe punojnë në çifte. Për një grup të muskujve i cili lëviz një pjesë të caktuar të trupit është i vendosur një grup i kundërt i muskujve. Kështu, deri sa njëri grup i muskujve shtrëngohet (tendoset), grupi tjetër lirohet (shtendoset, labërgohet), dhe anasjelltas. Për shembull: deri sa grupi i muskujve të shpinës tendoset, grupi i muskujve të barkut labërgohet dhe anasjelltas, deri sa grupi i muskujve të shpinës lirohet, muskujt e barkut shtrëngohen. Në këtë mënyrë ne mund të përkulemi para, ose të drejtohemi. Muskuli skeletor, zakonisht është nën kontroll të vullnetit (vetëdijes).

38

gjendje e liruar

gjendje e shtanguar miozina

aktina

Fig. 3.9 Ndërtimi i muskulit skeletor


TEMA 3 Detyrë: Numëro lloje të tjera të muskujve të cilët me tendosje dhe shtendosje lëvizin pjesë të trupit.

tetiva

muskul trekrerësh i krahut muskul dykrerësh i parakrahut tetiva

Fig. 3.10 Kur njëri grup i muskujve tendoset, tjetri shtendoset.

Grupet e muskujve skeletorë Muskujt i marrin emrat e tyre sipas vendit ku gjenden, pamjes së tyre, mënyrës së lidhjes me eshtrat e të ngjashme. Varësisht nga vendi, muskujt grupohen në: muskuj të kokës dhe të qafës; muskuj të pjesës së shpinës dhe të kraharorit, muskuj të barkut dhe të komblikut dhe muskuj të duarve dhe të këmbëve. Këtu do të përmendim: - muskujt ndërbrinjorë të cilët i lidhin brinjët e kafazit të kraharorit dhe me kontrakcionet e tyre mundësojnë vënien në lëvizje të të njëjtave, dhe - diafragma, muskul i cili e ndan zbrazëtirën e barkut prej zbrazëtirës së kraharorit, nëpër të kalon vetëm ushqimpërçuesi (ezofagu) dhe bashkë me muskujt ndërbrinjorë e mundësojnë procesin e thithjes së ajrit dhe të nxjerrjes së ajrit. Shqyrtim i shkurtër i materialit

Pasqyrë e shkurtër e materialit Muskujt janë të ndërtuar prej fijeve muskulore (qelizave). Sipas ndërtimit ndahen në: tërthor-vijor, të lëmuar dhe muskuj të zemrës. Muskujt skeletorë karakterizohen me: ndjeshmëri, aftësi për shkurtim, tendosje muskulore, përforcim për muskujt skeletorë. Sipas formës ndahen në: boshtorë, të vijëzuar, pllakorë dhe unazorë. Emërtimi i muskujve bëhet sipas vendit, madhësisë, trajtës, numrit të krerëve (mollëzave) dhe punës. Kontrollo diturinë tënde 1. Cilat janë karakteristikat themelore të qelizave të muskulit skeletor? 2. Si lidhen eshtrat me muskujt? 3. Numëro format e muskujve skeletorë! 4. Përshkruaj funksionin e muskujve të kokës dhe të qafës, gjymtyrëve të epërme, trupit dhe gjymtyrëve të poshtme. 5. Përshkruaj punën e muskujve të dorës. 6. A ju pëlqen dukja e trupit të njeriut që merret me bodibilding? 7. Pse është e nevojshme që sportistët me anë të ushqimit të marrin shumë sheqerna? 39


TEMA 3 ORA 4 KUJDESI DHE RUAJTJA E SISTEMIT TË LËVIZJES Organizmi që të mund të rritet dhe të zhvillohet në mënyrë të rregullt, vëmendje e posaçme duhet t’i kushtohet rritjes dhe zhvillimit të rregullt të eshtrave dhe të muskujve. Vetëm eshtrat dhe muskujt e zhvilluar në mënyrë të rregullt mundësojnë rritjen e rregullt dhe zhvillimin e të gjitha organeve të tjera në organizëm. Për këtë arsye duhet t’i përkushtohet vëmendje e veçantë ushqimit të rregullt. Duke e ditur përbërjen e eshtrave dhe të muskujve si dhe nevojën e tyre për energji, duhet çdo ditë të fusim në organizëm ushqim të larmishëm e para së gjithash qumësht dhe bulmete të tjera, peshq, vezë, pemë të freskëta e perime. Në këtë mënyrë çdo ditë organizmi furnizohet me sasi të mjaftueshme të sheqernave të nevojshme, të proteinave, yndyrave, materieve minerale dhe vitaminave, e veçanërisht vitaminën D. Përveç ushqimit të rregullt, gjithashtu duhet t’i kushtohet kujdes edhe aktivitetit të lehtë fizik dhe marrjes me sport, që mundësojnë ngarkesën e barabartë të të gjithë muskujve dhe eshtrave. Parregullsitë gjatë lëvizjes, uljes ose bartjes së barrës shkaktojnë deformime të caktuara të kurrizit ose të shputës. Dukuri e shpeshtë te të rinjtë është shtrembërimi i shtyllës kurrizore. Kështu, shtrembërimi prapa është i njohur si kifoza (gunga), përderisa shtrembërimi para njihet si lordoza. Për dallim të këtyre dy dukurive ka edhe skoliozë, gjegjësisht dukuria e shtrembërimit anësor të shtyllës kurrizore. Shkaku më i shpeshtë për paraqitjen e këtyre dukurive është ulja e parregullt (fig. 3.12). Mbathjet (këpucët, këpucët atletike, çizmet) duhet të jenë të rehatshme. Mbathjet e parehatshme e lodhin këmbën, njeriu ec rëndë dhe shputa e tij merr formë të parregullt.

kifoza

lordoza Fig.3.12

40

skolioza


TEMA 3 Sëmundjet e eshtrave Rakiti (rahitis) është sëmundje e rrallë e fëmijëve e cila karakterizohet me numër të madh të ndryshimeve të eshtrave. Paraqitet si pasojë e mungesës së vitaminës D, i cili e rregullon shfrytëzimin e kripërave të kalciumit dhe të fosforit. Pa to eshtrat mbeten të buta dhe fillojnë të shtrembërohen. Dekadave të fundit vërehet zvogëlimi i kufirit të moshës të personave eshtrat e të cilëve bëhen më poroze. Poroziteti paraqitet për arsye se në eshtrat zvogëlohet niveli i ujit, ndërsa zmadhohen materiet minerale. Kështu, eshtrat bëhen më të lehta dhe më lehtë thyhen. Kjo sëmundje është Fig. 3.13 Rakiti e njohur me emrin osteoporoza. A e dini? asht me asht i shëndoshë Ndryshimet në shtyllën kurrizore gjatë osteoporozë plakjes sjellin deri te humbja e gjatësisë. Përafërsisht 1.2 cm humben në çdo 20 vjet, duke filluar prej viteve të 40-ta. Kjo është rezultat i zvogëlimit të disqeve që gjenden ndërmjet unazave. Gjithashtu, edhe trupi i unazave mund të humb madhësinë e vet në moshë të shtyrë të jetës.

Fig. 3.14 Paraqitja e osteoporozës

Lëndimet e eshtrave dhe nyjeve Thyerjet (frakturat)

Shumë veprime mekanike mund të shkaktojnë thyerje të pothuaj secilit asht. Ekzistojnë dy lloje të thyerjeve: - thyerje e mbyllur është lëndim kur ashti është i thyer, por pjesët e thyera mbeten brenda muskujve; - thyerje e hapur është lëndim kur ashti del përmes lëkurës dhe shihet jashtë trupit.

nyje e përdredhur

nyje e shëndoshë ligamente

Fig. 3.15 Lloje të thyerjeve

Fig. 3.16 Përdredhja e nyjës

41


TEMA 3 Nyjet janë bashkime (lidhje) të cilat mund të dëmtohen me veprime mekanike. Varësisht prej fuqisë së goditjes mund të ndodh përdredhje ose ndrydhje e nyjës. Gjatë përdredhjes eshtrat dalin prej nyjes, ndërsa gjatë ndrydhjes zgjatet nyja me këputjen apo plasjen e ligamenteve. Veprim shumë i rëndësishëm në dhënien e ndihmës së parë gjatë thyerjeve është fiksimi nga lëvizja e pjesëve të dëmtuara. Kjo bëhet me imobilizim që mund të bëhet me dërrasa, shami e të ngjashme. Te personat që kanë lëndime në shpinë mund të parandalohet të pësojnë lëndime edhe më serioze të palcës kurrizore, nëse barten në mënyrë të drejtë dhe të kujdesshme në dërrasa të forta ose derë. Ndihma e parë do të duhej gjithmonë të jepej në vet vendin e fatkeqësisë, që të kontrollohet dhe të pengohet dëmi i mëtejshëm dhe gjakderdhja. Fig. 3.17 Imobilizimi gjatë thyerjeve

Sëmundjet e muskujve Sëmundja e përgjithshme e muskujve është quajtur ngërç që është shtangim i papritur dhe i pavetëdijshëm i muskujve. Gjatë ngërçit gjithmonë ndjehet dhembje. Atrofia është dëmtim ose zvogëlim i madhësisë së muskujve kur ata nuk përdoren e kjo ndodh në gjymtyrët më së shpeshti gjatë thyerjes së eshtrave. Mialgjia është e njohur si “dhembje e muskujve” ndërsa paraqet ndezje të indit muskulor. Shputa e rrafshët është çrregullim i përgjithshëm i harkut të shputës në të cilën ka kthim teposhtë me çka shputa lëshohet nga baza. Shputa e rrafshët, e cila është pasojë e dobësimit të muskujve të cilët e mbështesin harkun, zakonisht shoqërohet me dhembje. Përdorimi i parregullt i muskujve të cilët e mbajnë harkun (si zvarritja e këmbëve gjatë ecjes) ose ushtrimi i pamjaftueshëm i trupit kontribuojnë në paraqitjen e shputës së rrafshët. Mbajtja e mbathjeve të rehatshme dhe ecja në gishta ndihmon në mbrojtjen nga paraqitja e shputës së rrafshët dhe dëmtimet e tjera të dhembshme të këmbës.

42


Shqyrtim i shkurtër i materialit

TEMA 3 Pasqyrë e shkurtër e materialit 1. Aktiviteti i lehtë fizik i liron, i shtrëngon dhe i përforcon muskujt. Ushtrimet duhen të bëhen vazhdimisht me tempo të matur. 2. Deformimet e eshtrave paraqiten si rezultat i ushqimit të parregullt, lëvizjes, bartjes së barrës etj. Shtrembërime të njohura të kurrizit janë: skolioza, kifoza, lordoza. 3. Sëmundjet e eshtrave: rakiti, osteoporoza. 4. Gjatë lëndimeve eshtrat mund të thyhen, ndërsa nyjat të përdredhen ose ndrydhen. 5. Çrregullimet te muskujt paraqiten në formë të: ngërçeve, tendosjeve dhe zgjatjeve, shputë e rrafshët. Ndezje e muskujve. Atrofia është sëmundje e muskujve.

Kontrollo diturinë tënde 1. Cilat janë shkaqet e paraqitjes së deformimeve të kurrizit? Numëro deformimet. 2. Çka paraqet ngërçi? 3. Pse ndodh atrofia e muskujve? 4. Cilat masa duhen të ndërmerren që të mos shkaktohet ndezja e indit muskulor?

LËVIZJA AKTIVITET 1 Vëzhgimi i eshtrave, qepjeve dhe nyjeve Krahasimi i nyjave natyrale me nyjat mekanike MJETET DHE MATERIALI: Eshtra të preparuara të gjata dhe të sheshta, asht i gjatë i prerë për së gjati, kafkë e preparuar e ndonjë kafshe, pjesë të eshtrave që e ndërtojnë nyjen me lidhje nyjore (prej mishtores), model i nyjes mekanike, thjerrëz, fletore për vizatim dhe shënim. 1. Shiko me kujdes e pastaj përpiqu në mënyrë të pavarur të vizatosh nga një asht të gjatë, të sheshtë dhe të shkurtër si dhe të shënosh pjesët e tyre. 2. Shiko me kujdes ndërtimin e një ashti të gjatë dhe përpiqu të vizatosh prerjen për së gjati të ashtit të gjatë – shëno pjesët e tij. 3. Shiko me kujdes mënyrën e lidhjes së eshtrave në një nyje. 4. Me ndihmën e thjerrëzës vëzhgo qepjet (suturat) në kafkën e preparuar dhe vizato ato. 5. Krahaso lëvizshmërinë e nyjeve të cilat i ke marrë në mishtore me lëvizshmërinë e modelit të nyjes mekanike. Në vend se me model mund të shërbeheni edhe me fotografi. 6. Kontrollo njohuritë që ke fituar në këtë temë me shokët e tu dhe arsimtarin.

43


TEMA 3 AKTIVITETI 2 Studimi i ndërtimit të eshtrave. MJETET DHE MATERIALI: dy eshtra të kofshëve të pulës, tretje e acidit klorhidrik (HCl), llambë shpirtoje, kapëse prej druri. 1. Merr dy eshtra të kofshëve të pulës. 2. Njërin asht vëre në gotë të qelqtë dhe mbushe me tretje të dobët të acidit klorhidrik (HCl). Lëre ashtin të qëndrojë 24 orë. 3. Pas kësaj derdhe me kujdes acidin dhe ashtin shpëlaje me ujë të pastër. 4. Përpiqu ta thyesh ashtin. Çka vëren? Pse ashti e tregon atë veti? 5. Ashtin tjetër me ndihmën e kapëses mbaje mbi flakën e llambës me shpirto disa minuta, pastaj lëre të ftohet. 6. Pas kësaj përpiqu ta thyesh. Çka vëren? Pse ashti e tregon këtë veti? Njohuritë e fituara i shënon në fletore dhe i kontrollon me arsimtarin tënd se a janë të sakta. AKTIVITET 3 Vëzhgimi i llojeve të ndryshme të indeve muskulore MJETET DHE MATERIALI: mish, zemër dhe zorrë, që janë marrë në mishtore, thjerrëz, pincetë, fletore dhe mjete për vizatim. 1. Gjysmën e materialit që ke marrë (zemrën ndaje në dy pjesë) vëre të zihet. 2. Vështro mishin e freskët dhe të zier dhe shëno vrojtimet e tua në fletore. Pastaj përsërit veprimin e njëjtë me thjerrëz. 3. Me pincetë përpiqu të këpusësh një pjesë të mishit të freskët dhe të mishit të zier. Cili mish ndahet më mirë? A di të përgjigjesh se pse ndodh kështu? 4. Shëno vëzhgimet e tua në fletore. Kontrollo te arsimtari a ke fituar njohuritë e duhura. AKTIVITETI 4 Vëzhgimi me mikroskop i preparateve të gatshme me inde muskulore MJETET DHE MATERIALI: preparate të gatshme të tre llojeve të indeve muskulore, mikroskop, fletore për vizatim. 1. Vendose mikroskopin dhe gjeje fushën e vëzhgimit. 2. Kërko prej arsimtarit preparate të indeve. 3. Vendose preparatin e qelizës shtazore në mikroskop. Së pari vëzhgo me zmadhim të vogël e pastaj me zmadhim të madh. 4. Kontrollo te arsimtari a e ke punuar si duhet detyrën e parashtruar. 44


TEMA 4 TË USHQYERIT DHE TRETJA E USHQIMIT (DIGJESTIONI) Pas nxënies së përmbajtjeve të kësaj teme do të mundesh: - Të kuptosh përbërjen dhe rëndësinë e ushqimit dhe të të ushqyerit; - Të numërosh me radhë dhe të përshkruash organet e traktit digjestiv (tretës); - Të kuptosh procesin e zbërthimit të ushqimit; - Të sqarosh rrugën e zbërthimit të një lloji të ushqimit dhe rolin e enzimeve; - Të kuptosh funksionet e mëlçisë dhe pankreasit në procesin e digjestionit të ushqimit; -Të definosh çka është resorpcion (përthithje); -Të përshkruash sëmundjet e traktit digjestiv dhe të organeve ndihmëse si dhe mënyrën e mbrojtjes prej tyre.

Nocione që do të mësosh në këtë temë: - ushqim, të ushqyerit, - vlera energjetike dhe ndërtuese, - enzime, - vitamina, - zgavër e gojës, gjëndra pështymore, - lukth, - zorrë, - qime (vilet) e zorrëve, - digjestion, - resorpcion, - mëlçi, pankreas, gjëndra digjestive.

45


TEMA 4 ORA 1 USHQIMI DHE RËNDËSIA E TË USHQYERIT Organizmi i njeriut që të mund të funksionojë në mënyrë të rregullt, të fitojë energji dhe të kryejë të gjitha aktivitetet e veta jetësore, nevojitet që çdo ditë të fusë sasi të caktuar ushqimi. Që të mundet organizmi ta shfrytëzojë ushqimim, ai duhet të tretet - digjestohet: zbërthehet në pjesët e tij përbërëse më të imëta me madhësi të tillë e cila do të mundësojë që prej organeve për tretje lehtë të mund të depërtojë në gjak dhe përmes tij të arrijë deri te të gjitha qelizat e trupit të njeriut. Ushqimi ka për detyrë që organizmit t’i japë materie ndërtimi për rritje dhe zhvillim, të plotësojë materiet ushqyese të cilat janë harxhuar gjatë funksionimit të organeve me punë fizike dhe mendore. Përveç kësaj, ushqimi trupit i jep nxehtësi, fuqi dhe energji për lëvizje si dhe për kryerjen e të gjitha aktiviteteve të tij jetësore. Ushqimi duhet të përmbajë edhe materiet mbrojtëse, e ato më së shpeshti janë vitaminat të cilat e mbrojnë organizmin prej sëmundjeve. Pjesët e patretura të ushqimit largohen prej trupit përmes zgavrës anale në formë të fekaleve. Ushqimi Varësisht prej prejardhjes së tij, ushqimin të cilin e përdorim mund ta ndajmë në ushqim me prejardhje bimore dhe ushqim me prejardhje shtazore. Varësisht prej rolit që e kanë në organizëm, materiet ushqyese ndahen në tri grupe. Pra, kemi materie ushqyese: - Ndërtuese - kanë për detyrë të ndërtojnë qelizat, e bashkë me të edhe indet, organet dhe tërë organizmin. Në këtë grup bëjnë pjesë proteinat dhe yndyrat. - Energjike - lirojnë energji që është e nevojshme për aktivitetin e tërësishëm të organizmit të njeriut. Në këtë grup bëjnë pjesë sheqernat, e para së gjithash glukoza. - Mbrojtëse – e mbrojnë organizmin. Këtu bëjnë pjesë vitaminat dhe mineralet. Përveç sheqernave edhe materiet e tjera ushqyese, siç janë yndyrat dhe proteinat mund të përdoren për fitimin e energjisë, por vetëm në raste kur në ushqim nuk ka sheqerna. Materiet ushqyese në qeliza marrin pjesë në një numër të madh procesesh, me ç’rast disa materie ushqyese zbërthehen që të fitohet energji dhe nxehtësi, ndërsa të tjerat bashkohen dhe në këtë mënyrë fitohen materie që janë të nevojshme për organizmin. Të gjitha proceset e zbërthimit dhe të bashkimit të materieve ushqyese me një emër të përbashkët quhen metabolizëm. Përdorimi i materieve ushqyese Të gjitha sheqernat, gjatë metabolizmit shndërrohen në glukozë. Glukoza qarkullon me qarkullimin e gjakut për të siguruar energji për të gjitha qelizat. Një pjesë e glukozës e cila nuk do të përdoret për fitimin e energjisë, deponohet në organizëm. Kështu në mëlçi dhe në qelizat muskulore deponohen rezerva të glukozës në formë të glikogjenit. Kur organizmi ka nevojë për energji, glikogjeni zbërthehet deri në molekula të glukozës.

46


TEMA 4 Mineralet dhe vitaminat Krahas nevojave për yndyra, proteina dhe sheqerna, organizmi i njeriut ka nevojë edhe për minerale dhe vitamina. Mineralet janë elemente të nevojshme për ndërtimin e organizmit, për baraspeshën e lëngjeve trupore dhe për aktivitete, siç është kontraksioni i muskujve, përçimi i ngacmimeve nervore dhe ngjizja (koagulimi) e gjakut. Vitaminat janë materie organike që nevojiten në sasi shumë të vogla. Vitaminat janë pjesë të enzimeve, ose substancave të tjera të domosdoshme. Mungesa e tyre sjell për pasojë sëmundje të ndryshme. Kështu, mungesa e vitaminës A sjell dëmtimin e të pamurit, vitamina C e zmadhon imunitetin ndaj sëmundjeve.

A e dini se ushqimi është ilaçi më i mirë? A është e vërtetë se një mollë në ditë na mban larg mjekut? Përgjigjja e shkurtër është po. Këtë përgjigje njerëzit e kanë ditur që moti, ndërsa ti tani do të kuptosh se pse. Molla ka fije që e zvogëlojnë rrezikun prej kancerit të zorrës së drejtë, duke e zvogëluar kontaktin me muret e zorrëve. Njerëzit që hanë më shumë pemë dhe perime, kanë më pak gjasa të sëmuren nga sëmundja e sheqerit, sëmundjeve të sistemit të qarkullimit të gjakut dhe sëmundjen e kancerit. Nga ana tjetër, brokoli, lulelakra, lakra dhe selinoja është dëshmuar se përmbajnë komponime të cilat e bllokojnë rritjen e qelizave të kancerit. Mënyra e rregullt e të ushqyerit mundëson rritje të rregullt dhe zhvillim të organizmit. Ushqimi i shëndetshëm e forcon trupin, sepse ia jep materiet të cilat, organizmi i shfrytëzon të tërat, nëse është i shëndoshë. Ushqim i shëndetshëm është ai i cili nuk përmban sasi të madhe të proteinave dhe materieve yndyrore (mish, vezë, djathë), ndërsa është i pasur me sheqerna (ushqim me prejardhje bimore), vitamina dhe minerale. Në mënyrë të rregullt ushqehet ai person i cili konsumon sasi të matur të ushqimit të shumëllojshëm të përgatitur thjeshtë, gjatë së cilës ka kujdes që ky ushqim të mos jetë: tepër i njelmët, tepër i tharët, me shumë mëlmesa dhe të jetë mesatarisht i ngrohtë. 47


TEMA 4 Materiet ushqyese që të mund tërësisht të shfrytëzohen, nevojitet që ato të zbërthehen në pjesët më të imëta, përkatësisht: - sheqernat zbërthehen në glukozë, - proteinat zbërthehen në aminoacide, - yndyrat zbërthehen në glicerol dhe acide yndyrore. Vetëm kështu të shpërbëra dhe të zbërthyera shumë lehtë mund të depërtojnë prej zorrës së hollë në gjak. Gjatë këtyre proceseve rol të rëndësishëm kanë materiet e posaçme kimike të quajtura enzime, të cilat tajiten si pjesë përbërëse e lëngjeve për tretjen (digjestionin) e ushqimit. Është karakteristike që enzimet janë të specializuara të veprojnë vetëm në një lloj të caktuar të materieve ushqyese. Tabela 1. Sasia e energjisë së nevojshme për funksionimin normal të organizmit të njeriut varësisht prej moshës në kg/mt Mosha fëmijë i porsalindur foshnje 6 muajshe 1 vit 2 vjet 12 vjet 18 vjet 70 vjet

Nevojat energjike në xhul për kg/mt 200 235 226 213 150 108 97

Tabela 2. Sasia e energjisë së nevojshme për funksionimin normal të organizmit të njeriut varësisht nga profesioni në kg/mt Lloji i punës Druvar Bravapunues Kositës Farkëtar Njeri pa punë të mundimshme Shqyrtim i shkurtër i materialit

48

Energjia e harxhuar në xhul për 24 orë 26.000 13.000 30.500 15.500 9.163 gjer në 10.032

Pasqyrë e shkurtër e materialit Organizmi që ta shfrytëzojë ushqimin, ai duhet të tretet (digjestohet), të zbërthehet në pjesët e tij më të imëta. Varësisht nga prejardhja e tij, ushqimin mund ta ndajmë në ushqim me prejardhje bimore dhe me prejardhje shtazore. Varësisht prej rolit që e kanë në organizëm, materiet ushqyese ndahen në tri grupe: ndërtuese, energjike dhe mbrojtëse. Që të mund të shfrytëzohen materiet ushqyese nevojitet që ato të shpërbëhen në pjesët më të imëta gjatë së cilës sheqernat zbërthehen deri në glukozë, proteinat deri në aminoacide dhe yndyrat deri në glicerol dhe acide yndyrore.


TEMA 4 Kontrollo diturinë tënde 1. Çka është të ushqyerit dhe cila është rëndësia e tij? 2. Sqaro rëndësinë e të ushqyerit për organizmin e njeriut! 3. Deri në cilat pjesë duhen të zbërthehen sheqernat, proteinat dhe yndyrat që të bëhet e mundur nga organet e tretjes të depërtojnë në qarkullimin e gjakut? 4. Çka shkakton mungesa e vitaminave? 5. Për kë themi se ushqehet në mënyrë të rregullt? vitamina

veprimi të pamurit e rregullt, rritje, zhvillim i rregullt i epitelit dhe shumim i rregullt

burimi qumështi, vaji, vaji i ullirit, vezë, karota, domate, speca, pemë dhe perime ngjyrë portokalli

avitaminoza verbësia e pulës ose e natës i sëmuri ditën sheh normalisht, ndërsa natën e humb aftësinë për të parë

Vitamina të grupit B

rritje e rregullt, funksion i rregullt i sistemit nervor, funksionim i rregullt i lëkurës

tharmi, arrat, lajthitë, mishi, mëlçia, soja

paraqitja e anemisë (gjakut të dobët), ndalimi i rritjes, marramendje, dobësi e përgjithshme, çrregullime nervore dhe të lëkurës

C

aftësi mbrojtëse kundër infeksioneve, lëshueshmëri e kapilareve

limonët, portokajtë, mandarinat, specat, pemët dhe perimet e tjera të freskëta, në turshi e veçanërisht në lakrën e tharët

skorbuti dobësim i shprehur, paraqitja e të ënjturave dhe gjakderdhjes së gingivës, dridhje dhe rënia e dhëmbëve

D

mundëson resorpcionin e kalciumit dhe fosforit e me vet këtë eshtërimin e eshtrave dhe të dhëmbëve

qumështi, vaji, vaji i ullirit, peshqit dhe vaji i peshqve, djathi, vezët, fitohet në lëkurë përmes rrezitjes

rakiti eshtërimi i parregullt i eshtrave dhe shtrembërimi i tyre, veçanërisht eshtrat e këmbëve

K

koagulim i rregullt i gjakut, e mundëson veprimin e vitaminës C

hithrat e reja, lakra, spinaqi, grosha, patatet, gështenjat, bananet, ndërsa krijohet në zorrën e trashë

paraqitja e gjakderdhjes gjatë lëndimeve më të lehta ose më të rënda ose gjakderdhje pa lëndime

E

rritje e rregullt e muskujve, sistemit nervor dhe organeve seksuale, rritje e rregullt e frytit gjatë shtatzënësisë

drithëra, sojë, arra, kikirikë, groshë, vezë

te meshkujt ndërprerje e krijimit të spermatozoideve dhe paraqitje e sterilitetit te femrat zhvillim i parregullt i frytit dhe aborti i tij

A

49


TEMA 4 ORA 2 DIGJESTIONI – TRETJA E USHQIMIT Funksioni i sistemit digjestiv Çdo qelizë në organizëm ka nevojë të vazhdueshme për ushqim, e cila shërben për krijimin e energjisë ose si pjesë ndërtuese për krijimin e materieve të nevojshme në organizëm. Megjithatë, pjesët përbërëse të ushqimit, ashtu si pranohen, janë tepër të mëdha për të kaluar membranën qelizore dhe për të depërtuar në qelizat. Për këtë arsye ushqimi i futur në organizëm duhet së pari të përpunohet në mënyrë mekanike, të copëtohet, të grimcohet dhe të bluhet në pjesë mjaft të imëta si dhe të zbërthehet kimikisht gjëndrat deri në pjesët e tij më të imëta përbërëse, të cilat do pështymore të mund të kalojnë lehtë nëpër membranën qelizore. zgavra gojore Proceset e tilla të imtësimit të ushqimit quhen faringu digjestion. Pas digjestionit materiet ushqyese kalojnë ezofagu prej pjesëve të sistemit digjestiv në gjak. Kjo dukuri është quajtur thithje ose resorpcion. Me qarkullimin e gjakut këto materie barten deri te qelizat në secilën pjesë të organizmit. Digjstioni dhe resorpcioni janë dy funksionet më të rëndësishme të sistemit të tretjes së ushqimit. Organet e sistemit digjestiv mund të ndahen në mëlçia dy grupe (fig. 4.1) qeska e lukthi Kanali digjestiv, i cili e paraqet rrugën që fillon vrerit zorra e nga goja, ku ushqimi pranohet dhe mbaron me trashë zgavrën anale, prej ku materiet e panevojshme, pankreasi produkte të forta të mbeturinave të tretjes nxirren zorra e nga organizmi. hollë Organet plotësuese. Këto janë gjëndrat të cilat zorra qorre janë të domosdoshme për proceset digjestive, por nuk zorra e janë pjesë përbërëse e kanalit digjestiv. Ato përmes krimbthi drejtë kanaleve lirojnë lëngje tretëse, të cilat kanë rol të zgavra anale rëndësishëm në procesin e tretjes në kanalin digjestiv. Fig. 4.1 Sistemi i tretjes së ushqimit

Muri i kanalit digjestiv Muri i kanalit digjestiv prej ezofagut e deri te zgavra anale është me ndërtim të ngjashëm. Nëse shikohet prej brenda nga jashtë shtresa e parë është prej indit epitelial e cila quhet mukozë. Nën te gjendet një shtresë e indit lidhor e cila quhet nënmukozë. Në te ka enë të gjakut dhe nerva të cilët ndihmojnë në rregullimin e aktiviteteve digjestive. Dy shtresat e tjera janë me muskuj të lëmuar. Kontraksioni i përbashkët i këtyre muskujve shkakton lëvizje të valëzuar e cila i ndihmon ushqimit të përzihet me lëngjet e tretjes. Shtresa e jashtme e murit përbëhet prej indit lidhor fibroz. 50


TEMA 4 Kanali digjestiv Kanali (trakti) digjestiv është gyp muskulor që shtrihet përgjatë organizmit. Ai përbëhet nga disa pjesë: nga zgavra e gojës, faringu, ezofagu (ushqimpërçuesi), lukthi, zorra e hollë dhe zorra e trashë. Zgavra e gojës Zgavra e gojës (fig. 4.2) ka tri funksione themelore për tretjen: të pranojë ushqimin, të imtësojëë ushqimin për tretje dhe të fillojë tretjen e sheqerit. Në zgavrën e gojës gjendet gjuha e cila është organ muskulor. Ajo shërben për përzierjen e ushqimit dhe për gëlltitje, ndërsa gjithashtu edhe një prej organeve të rëndësishme për formimin e zërave. Gjuha në sipërfaqen e saj ka numër të madh të trupthave të quajtura bulëza të shijes, në të cilat janë të vendosur receptorët për shije të ndryshme (ëmbël, njelmët, tharët dhe hidhët). Në zgavrën e gojës janë të vendosur dhëmbët. Te fëmijët në moshën ndërmjet 2 dhe 6 vjeç ka 20 dhëmbë, të cilët zëvendësohen dhe quhen dhëmbët e qumështit. Te njerëzit e rritur ka gjithsej 32 dhëmbë dhe ata quhen dhëmbë të përhershëm. Ata ndahen në dhëmbë të përparmë ose prerës 8 (nga katër në secilën nofull), dhëmbët e syrit (qenit) 4, paradhëmballat 8 dhe 12 dhëmballa. Te dhëmbët dallojmë një pjesë e cila shihet në zgavrën e gojës – kurora dhe rrënja e cila është e vendosur në gingivë. Kurora nga ana e jashtme është e mbuluar me zmalt, e cila është materie e lëmuar dhe e hollë. Nën të gjendet ashti i dhëmbit – dentina, ndërsa në mes ka një zbrazëtirë e cila është e mbushur me fije nervore dhe me enë të gjakut – pulpa e dhëmbit. zmalti kurora dentina pulpa rrënja e dhëmbit

faringu

fyti bajamet buzët

trakeja gjuha gjëndrat e pështymës dhëmbi

ezofagu

Fig. 4.2 Zgavra e gojë

51


TEMA 4 I tërë ushqimi në zgavrën e gojës përzihet me pështymë, cila shërben për njomjen e ushqimit dhe për të ndihmuar procesin e përtypjes dhe të gëlltitjes. Pështyma, gjithashtu, ndihmon në mirëmbajtjen e pastërtisë së dhëmbëve dhe të gojës si dhe e pengon shtimin e baktereve. Në pështymë është edhe një enzim që quhet amilaza e pështymës. Ky enzim e ndihmon shndërrimin e amidonit në sheqer më të thjeshtë. Pështyma krijohet kryesisht në tri palët e gjëndrave pështymore që paraqesin organe plotësuese të sistemit të tretjes. Ato janë gjëndrat pështymore pranëveshore, nëngjuhore dhe nënnofullore. Të gjitha këto gjëndra përmes kanaleve e derdhin sekretin e tyre në zgavrën e gojës. Faringu dhe ezofagu Nëse me gojë të hapur shikohesh në pasqyrë dhe nëse e shtyp gjuhën, do të shohësh pjesën e prapme të sipërme të zgavrës së gojës të quajtur faring ose fyt. Pasi të imtësohet ushqimi me anë të përtypjes dhe të përzihet me pështymë, një pjesë e vogël e saj e quajtur kafshatë gëlltitet me ndihmën e gjuhës e cila e shtyn kafshatën në fyt. Fyti është vendi ku kryqëzohen rrugët e organeve të frymëmarrjes dhe të tretjes. Ushqimi i gëlltitur pastaj kalon nëpër ezofag (ushqimpërçues ose kapërcell) i cili është gyp muskulor i gjatë përafërsisht 25 cm, dhe e çon ushqimin në lukth. Para se të bashkohet me lukthin, ezofagu duhet të kalojë nëpër diafragmë. Lukthi Lukthi është organ i gjerë që ka formën e shkronjës J. Është i vendosur në pjesën e majtë të sipërme të zbrazëtirës së stomakut. Përveç dy shtresave të muskujve që i përshkruam, lukthi ka edhe një shtresë të tretë të brendshme, e cila është vendosur pjerrtas dhe ndihmon në përzierjen e ushqimit me lëngjet digjestive. Në të dy skajet e lukthit ka muskuj unazorë që mundësojnë kalimin e materieve ushqyese vetëm në një kahje.

ezofagu

zorra dymbëdhjetëgishtore tri shtresat e muskujve

brendia e lukthit Fig. 4.3 Lukthi

Në lukth ushqimi mblidhet, përpunohet dhe përzihet. Qeliza të posaçme në mbështjellësin e lukthit e formojnë lëngun e lukthit. Dy komponimet e tij themelore janë: acidi klorhidrik dhe pepsina. Acidi klorhidrik (HCl) është thartirë e fortë që zbut indet lidhore të mishit dhe zbërthen mikroorganizmat që kanë depërtuar me ushqimin. Pepsina është enzim për zbërthimin e proteinave.

52


TEMA 4 Zorra e hollë Zorra e hollë është pjesa më e gjatë e sistemit digjestiv. Gjatësia e saj është gjashtë metra, ndërsa diametri është rreth 2,5 cm. Në 25 cm e para është pjesa e saj më e vogël e quajtur zorra dymbëdhjetëgishtore. Në murin e zorrës dymbëdhjetëgishtore gjenden gjëndrat të cilat krijojnë një sasi të madhe të lëngut të zorrëve që përmban enzime për të zbërthyer proteinat dhe sheqernat. Në zorrën dymbëdhjetëgishtore derdhen edhe lëngjet tretëse të mëlçisë dhe të pankreasit. Shumica e proceseve të tretjes së ushqimit kryhen në zorrën e hollë nën veprimin e këtyre lëngjeve. Në brendinë e zorrës së hollë ka një numër tejet të madh të zgjatimeve të holla në formë të gishtërinjve të quajtura vile ose qime të zorrëve, të cilat sipërfaqes së brendshme i japin një pamje të valëzuar. Në këtë mënyrë brendia e zorrës së hollë zmadhohet shumë herë gjë që ka rol të rëndësishëm gjatë procesit të përthithjes (resorpcionit) së ushqimit.

Zorra e trashë

vilet (qimet) e zorrëve

Zorra e trashë është e gjatë afro 1,5 m, me diametër rreth 6,5 cm. Zorra e trashë fillon në pjesën e djathtë të poshtme të zbrazëtirës së stomakut. Pjesa e saj e parë quhet zorrë qorre, në të cilën ka një zgjatim të dalë në formë të krimbit. Ndërmjet zorrës së hollë dhe zorrës qorre ka një muskul unazor (shtrëngues), i cili nuk lejon që ushqimi të kthehet në zorrën e hollë. Zorra e trashë e qarkon zorrën e hollë dhe në fund përmes zorrës së drejtë përfundon me zgavrën anale, prej nga nxirren jashtë materiet e panevojshme dhe të patretura.

Fig. 4.5 Prerje e zorrës së hollë

53


TEMA 4

Shqyrtim i shkurtër i materialit

Pasqyrë e shkurtër e materialit Ushqimi i futur në organizëm që të mund të shfrytëzohet duhet të përpunohet mekanikisht dhe kimikisht. Sistemi i organeve për tretje të ushqimit është i përbërë nga: zgavra e gojës, ezofagu, lukthi, zorra e hollë dhe e trashë si dhe zgavra anale. Në procesin e tretjes së ushqimit ndihmojnë lëngjet e: mëlçisë, pankreasit, gjëndrave pështymore dhe gjëndrave në lukth, gjëndrat në zorrën dymbëdhjetëgishtore dhe në zorrën e hollë. Kontrollo diturinë tënde 1. Çfarë nënkupton me nocionet përpunim mekanik dhe përpunim kimik i ushqimit? 2. Çfarë është metabolizmi? 3. Vizato rrugën e lëvizjes së ushqimit prej gojës nëpër gjithë kanalin e tretjes. 4. Çfarë dallimi ka ndërmjet dhëmbëve të qumështit dhe dhëmbëve të përhershëm? 5. Ç’është faringu? Çka gjendet para tij dhe nën të? 6. Thuaj dy veçoritë themelore të acidit të lëngut të lukthit? 7. Numëro enzimet themelore digjestive. Ku krijohen? Si reagojnë ata? 8. Numëro organet plotësuese të tretjes dhe funksionet e tyre.

ORA 3 FUNKSIONI I MËLÇISË DHE I PANKREASIT NË PROCESIN E TRETJES Mëlçia Mëlçia është gjëndra më e madhe në organizëm (fig. 4.5). Ajo është e vendosur në pjesën e sipërme të djathtë të zgavrës së stomakut nën diafragmëNn. Mëlçia e njeriut ka ngjyrë kafe në të kuqërremtë. Ajo ka lobin e djathtë më të madh dhe lobin e majtë më të vogël. Mëlçia është e furnizuar me gjak përmes dy enëve të gjakut: vena portale dhe arteria e mëlçisë. Këto enë të gjakut në mëlçi sjellin rreth 1,5 litra gjak në një minutë. Arteria e mëlçisë sjell gjak të pasur me oksigjen, ndërsa sistemi i venave portale sjell gjak që është i pasur me materie ushqyese prej traktit digjestiv. Mëlçia është organ me numër më të madh funksionesh. Disa prej funkcioneve të tij më të rëndësishme janë: mëlçia - Deponimi i tepricës së glukozës si diafragma sheqer rezervë në formë të glikogjenit dhe anasjelltas; kur në gjak niveli i sheqerit shpretka është nën normalen, prej qelizave të mëlçisë lirohet glukoza e cila shkon në qarkullimin kanali i e gjakut. vrerit - Krijimi i proteinave prej plazmës, pankreasi si albumina, globulina dhe faktorët e kanali i qeska e koagulimit. pankreasit vrerit - Sinteza e urinës, që është produkti Fig. 4.5 final i metabolizmit të proteinave. Urina zorra Organet plotësuese të lirohet në gjak dhe bartet deri te veshkat prej dymbëdhjetëgishtore sistemit digjestiv

54


TEMA 4 ku nxirret jashtë. - Shndërrimi i yndyrave që mund të shfrytëzohen për shumë qëllime në qelizat e tërë trupit. - Formimi i vrerit. - Zbërthimi i eritrociteve, gjatë së cilës lirohet hemoglobina në formë të ngjyrave vrerore që largohen përmes vrerit. - Largimi i materieve të dëmshme helmuese, siç janë alkooli dhe disa ilaçe. - Deponimi i disa vitaminave dhe hekurit. Funksionin themelor në tretjen e ushqimit mëlçia e shfaq përmes vrerit. Vreri me kanal të veçantë tajitet ose drejtpërdrejt në pjesën nismëtare të zorrës së hollë, ose paraprakisht mblidhet në qeskën e vrerit, e pastaj prej atje tajitet në zorrën e hollë. Pankreasi Pankreasi, ose gjëndra e nën lukth, është gjëndër e gjatë e cila shtrihet prej zorrës dymbëdhjetëgishtore e deri te shpretka. Pankreasi sajon enzime që i tretin yndyrat, proteinat dhe sheqernat. Lëngu i pankreasit mblidhet përmes shumë kanaleve në kanalin kryesor i cili derdhet në kanalin e përgjithshëm të vrerit ose bashkë me të derdhet në zorrën dymbëdhjetëgishtore afër kanalit të përgjithshëm të vrerit. Pankreasi, përveç që krijon lëngje digjestive, gjithashtu ka edhe funksion të gjëndrës endokrine, e cila krijon hormone që e rregullojnë metabolizmin e sheqernave. Këto produkte të qelizave të posaçme, të quajtura ishujt e pankreasit, lirohen drejtpërdrejt në gjak. Proceset e tretjes së ushqimit (digjestionit) Organet e ndryshme në traktin digjestiv janë të specializuara për lloje të ndryshme të ushqimit. Në të gjitha këto procese marrin pjesë edhe enzimet. Enzimet janë proteina që përshpejtojnë reaksionet kimike, por vetë ato nuk ndryshohen me pjesëmarrjen në reaksionet e tilla. Enzimet janë të specializuara të veprojnë vetëm në një lloj të caktuar të materieve ushqyese. Për shembull, enzimi amilazë, i cili merr pjesë në tretjen e sheqernave, e shpërbën amidonin, duke ndarë prej tij disakaridin (sheqer me dy molekula) maltozë. Një tjetër enzim mund ta zbërthejë maltozën në dy molekula të monosakarideve (sheqer i thjeshtë) glukozë. Disa enzime i zbërthejnë yndyrat në pjesët e tyre përbërëse glicerol dhe acide yndyrore, ndërsa të tjerët i zbërthejnë proteinat në pjesët e tyre përbërëse – aminoacidet. Në gojë, ushqimi imtësohet dhe përzihet me pështymën, që gëlltitja e tij të jetë më e lehtë. Amilaza prej pështymës, i fillon proceset e tretjes me ndryshimin e një sasie të vogël të amidonit në sheqer (maltozë). Kur ushqimi do të arrijë në lukth, në të vepron lëngu i lukthit, i cili përmban acid klorhidrik dhe enzime. Acidi klorhidrik ka rëndësi në zbërthimin e ushqimit dhe në aktivizimin e enzimit pepsinë, i cili vepron në proteinat. Ushqimi pjesërisht i tretur kalon prej lukthit nëpër zorrën e hollë ku tretja vazhdon. Në zorrën dymbëdhjetëgishtore ushqimi përzihet me vrerin që vjen prej mëlçisë ose qeskës së vrerit. Në vrer ka kripëra që i zbërthejnë yndyrat në pjesë më të vogla, që 55


TEMA 4 në to të mund të veprojnë enzimet prej pankreasit. Lëngu pankreatik përmban numër të madh të enzimeve, prej të cilave më të rëndësishme janë këto: - lipaza, e cila i zbërthen yndyrat gjer në: glicerol dhe amino-acide, të cilat shumë lehtë absorbohen (thithen). Nëse nuk ka lipazë, yndyrat largohen me anë të fekaleve në formë të patretur; - amilaza, enzim që e zbërthen amidonin; - tripsina, enzim që zbërthen proteinat në aminoacidet. Lëngu i zorrëve, gjithashtu përmban më tepër enzime. Të tilla janë: maltaza, sakaraza dhe laktaza të cilat veprojnë në sheqernat. proteinat

Përthithja (resorpcioni) i materieve ushqyese

zgavra e gojës

ëlç

ia

lukthi

enzimi amilazë

enzimi pepsinë

enzime

enzime

zorra e hollë

enzime

aminoacide

uji zorra e trashë

56

yndyrat

pankreasi

m

Procesi gjatë të cilit ushqimi i tretur hy në gjak quhet resorpcion ose përthithje. Pjesa më e madhe e resorpcionit kryhet përmes mukozës së zorrës së hollë ku rol kanë edhe qimet apo vilet e zorrëve. Në qime ka arterie dhe vena të imëta që janë të lidhura me kapilare. Grimcat ushqyese që fitohen me zbërthimin e ushqimit përmes vileve të zorrëve shumë shpejt depërtojnë në gjak, përmes të cilit arrijnë deri te mëlçia dhe prej këtu shpërndahen nëpër tërë trupin, gjegjësisht arrijnë deri te secila qelizë. Në lukth kryhet vetëm resorpcioni i ujit, alkoolit dhe helmeve. Në te nuk ka resorpcion të materieve ushqyese. Në zorrën e trashë kryhet vetëm resorpcioni i ujit dhe i disa materieve minerale. Ushqimi i patretur, gjegjësisht i padigjestuar rrëshqet nëpër zorrën e trashë. Në të këto materie të panevojshme dendësohen dhe mbështillen me jargë. Në këtë mënyrë formohen fekalet (jashtëqitja) që me lëvizje të valëzuar të zorrës së trashë shtyhet nga zgavra anale dhe nxirret në mjedisin e jashtëm.

sheqernat

glukoza

gjaku Fig. 4.7

glicerol dhe acide yndyrore

limfa


TEMA 4 Pasqyrë e shkurtër e materialit veprimi mekanik

zgavra e gojës imtësimi i ushqimit amilaza e zbërthen amidonin deri në sheqerna më të thjeshta

kimik

lukthi përzierja e ushqimit pepsina vepron në proteinat resorpcioni i ujit

tajit lëngu vreror enzime lipaza

zorra dymbëdhjetëgishtore pankreasi

amilaza tripsina

zorra e hollë

gjëndra

zorra e trashë

roli i zbërthen yndyrat në pika të imëta veprimi vepron në yndyrat vepron në sheqernat vepron në proteinat

zbërthimi i materieve ushqyese enzime deri në pjesët e tyre më të thjeshta përbërëse resorpcioni i materieve ushqyese resorpcioni i ujit dhe i materieve minerale, largimi i ushqimit të patretur

Kontrollo diturinë tënde 1. Cilat janë dy veçoritë themelore të acidit të lëngut të lukthit? 2. Numëro enzimet themelore digjestive. Ku krijohen? Si veprojnë ato? 3. Numëro organet plotësuese të digjestionit dhe funksionet e tyre. 4. Numëro funksionet e mëlçisë. 57


TEMA 4 ORA 4 PËRKUJDESJA DHE RUAJTJA E ORGANEVE TË TRETJES A e keni dëgjuar thënien “shëndeti vjen përmes gojës”? A mund të jepni arsyetimin e kësaj thënieje? A ushqehemi në mënyrë të rregullt nëse në organizëm futen vetëm sheqernat? Që të rritet dhe të zhvillohet organizmi në mënyrë të rregullt duhet t’i përkushtohet kujdes i veçantë ushqimit. Ai gjithmonë duhet të jetë i shumëllojshëm dhe të përmbajë të gjitha materiet ushqyese, të jetë i freskët ose i sapopërgatitur. Mënyra e parregullt e të ushqyerit, ushqim i tepruar ose ushqim i pamjaftueshëm, përdorimi i ushqimit bajat – jo i freskët, përdorimi i ushqimit të konservuar dhe të ngjashme në masë të madhe mund ta çrregullojë funksionimin e rregullt të organeve të tretjes. Nga ana tjetër, funksionimi i parregullt i organeve të tretjes mund të shkaktojë funksionim të parregullt edhe të organeve të tjera. Për këtë arsye organet digjestive duhet të ruhen. Kujdesi para së gjithash përbëhet prej marrjes së ushqimit me kohë, në periudhë të caktuar kohore. Në asnjë rast nuk guxojmë të ushqehemi në mënyrë të parregullt, gjegjësisht të anashkalojmë shujtat. Në lukthin e zbrazët tajiten lëngje të cilët mund ta brejnë ose ta dëmtojnë murin e tij. Gjithashtu, duhet t’i shmangemi përdorimit të ushqimeve të konservuara. Ushqimi i konservuar në vete përmban një numër të madh të llojeve të ndryshme të shtojcave – aditivë, siç janë: konservanse, ngjyra, shtojca për aromë e të ngjashme. Ushqimi duhet të merret në kafshata më të vogla dhe të përtypet mirë. Në këtë mënyrë ushqimi përimtohet mirë dhe më mirë veprojnë enzimet.

Fig. 4.7 Mirëmbajtja e dhëmbëve

58


TEMA 4

Fig. 4.8 Procesi i prishjes së dhëmbit

Që të mundemi ushqimin ta përimtojmë më mirë, duhet t’i përkushtohet vëmendje e posaçme higjienës së dhëmbëve. Ata duhet të lahen pas secilës shujtë, e sidomos në mëngjes dhe në mbrëmje, para se të flemë. Ushqimi i mbetur ndërmjet dhëmbëve fillon të zbërthehet, gjatë së cilës lirohen materie që e dëmtojnë zmaltin e dhëmbit dhe ata prishen, ndërsa me dhëmbë të prishur ushqimi përtypet në mënyrë të parregullt. Dhëmbët duhet të mirëmbahen rregullisht, gjegjësisht duhet rregullisht të shkohet te dentisti që të ndreqen dëmtimet, gjegjësisht pjesët e dëmtuara të plombohen. Përdorimi i ushqimit bajat ose ushqimit i cili nuk është përgatitur në mënyrë higjienike mund të shkaktojë helmimin e organizmit të njeriut. Helmimi me salmonelë është shumë i shpeshtë, e veçanërisht në stinën e verës kur hahet ushqim i pakontrolluar, sidomos ëmbëlsira apo ushqime të përgatitura me vezë. Botulizmi është helmim me ushqim të prishur të konservuar, ose salsiçe të përgatitura në mënyrë të parregullt termike. Para çdo ushqimi duart duhet të lahen mirë. Si rezultat i johigjienës në organet e tretjes mund të futen parazitë, siç janë: skrajat e fëmijëve ose tenia e qenit. Me tenien e lopëve ose të derrave njeriu mund të infektohet vetëm nëse ha mish lope apo mish derri që nuk është zier apo nuk është pjekur sa duhet. Si rezultat i johigjienës së duarve, ose përdorimit të ujit të papastër, njeriu mund të infektohet me amebën dizenterike ose me baktere të cilat shkaktojnë sëmundjen dizenteri. Shkaktuesit e dizenterisë vendosen në mukozën e zorrës dhe shkaktojnë dëmtime të rënda të cilat përcillen me dhembje dhe ngërçe si dhe jashtëqitje me gjak. Ulcera në lukth ose në zorrën dymbëdhjetëgishtore është pasojë e ushqimit të parregullt, përdorimit të kafesë dhe alkoolit e të ngjashme. Nëse lukthi në një periudhë të caktuar kohore mbetet i zbrazët, lëngjet që i tajit ai gradualisht e brejnë mukozën, gjatë së cilës paraqiten dëmtime të njohura si ulcera (i thati). Ndezja e mëlçisë, e njohur si verdhëza ose hepatitis, mund të shkaktohet prej ilaçeve, alkoolit ose mikroorganizmave. Cirroza e mëlçisë është sëmundje kronike, në të cilën qelizat aktive të mëlçisë zëvendësohen me ind lidhor yndyror. Lloji më i shpeshtë i cirrozës është cirroza alkoolike. Alkooli drejtpërdrejt i dëmton qelizat e mëlçisë të cilat janë të ekspozuara në ushqim të pamjaftueshëm. Dukuri shumë e shpeshtë janë edhe gurët në qeskën e vrerit, të cilat në të vërtetë paraqesin kripëra të shtresuara të vrerit. Kohëve të fundit gjithnjë e më shpesh po ballafaqohemi me sëmundjet e kohës moderne: anoreksinë dhe buliminë. Anoreksia është dukuria e humbjes kronike të oreksit (apetitit). Tek i sëmuri vërehet humbje e peshës së trupit, muskulatura dobësohet derisa mund të sjellë edhe vdekje. Bulimia është e ngjashme me anoreksinë, me dallim se i sëmuri kur ha merr sasi tejet të madhe të ushqimit, e pastaj tenton, më së shpeshti përmes vjelljes së shkaktuar me qëllim, ta nxjerrë jashtë organizmit. Këto dy dukuri të sëmundjeve më së shpeshti paraqiten te vajzat që mendojnë se janë të trasha dhe në mënyrë të pakontrolluar duan të dobësohen. 59


TEMA 4 KËSHILLA TË SHKURTA - gjithmonë përdor pemë dhe perime të freskëta, të cilat paraprakisht i ke larë me ujë, - gjithnjë ha ushqim të larmishëm, - përherë ha ushqim të sapopërgatitur, - ushqimet dhe pijet tepër të ngrohta dhe tepër të ftohta janë të dëmshme, - mëlmesat e forta e dëmtojnë mukozën e zorrëve, - darka nuk guxon të jetë e tepruar, - duhet të hahet me masë, - pas secilit ushqim, e sidomos para fjetjes lani dhëmbët mirë. AKTIVITET 1 Hulumtimi i veprimit të amilazës ndaj amidonit MJETET DHE MATERIALI: gotë, kapëse, llambë shpirtoje, mbajtësja me epruveta, pështymë, tretje e lugolit 1. Në gotë veni 20-25 ml ujë të destiluar, shtoni pak amidon dhe vloni. Vlimi nevojitet për arsye se amidoni nuk tretet me ujë të ftohtë. 2. Pas vlimit, tretjen e fituar ndajeni në dy epruveta. 3. Shëno epruvetat me 1, 2. 4. Në epruvetën e parë me pikatore shto 20 pika pështymë. Kur të ftohet tretja, në të dyja epruvetat shtoni nga 5 deri në 10 pika të tretjes së lugolit. 5. Në epruvetën e parë ngjyra e tretjes nuk ndryshohet, ndërsa në të dytën do të paraqitet ngjyrë e kaltër e mbyllët e cila është dëshmi për praninë e amidonit. AKTIVITET 2 Hulumtimi i veprimit të acidit klorhidrik dhe pepsinës në proteinat MJETET DHE MATERIALI: mbajtëse me epruveta, pikatore, vaskë uji ose një gotë me ujë të nxehtë në temperaturë prej 400ºC, acid klorhidrik (HCl), të bardhët e vezës së zier, hidroksid natriumi dhe acid nitrik. 1. Merr katër epruveta dhe shëno numrat prej I deri në IV në to. 2. Në epruvetën e parë veni 5 ml HCl të tretur (0,2 deri në 0,3%), shtoni një pjesë të së bardhës së vesë dhe disa pika pepsinë. 3. Në epruvetën e dytë veni të njëjtat vetëm pa pepsinë. 4. Në epruvetën e tretë veni të njëjtat substanca si në të parën por këtë e vloni. 5. Në epruvetën e katërt veni 5 ml hidroksid natriumi, shtoni një pjesë të së bardhës së vesë dhe disa pika pepsinë. 6. Të katër epruvetat veni në vaskë me ujë të nxehur në 400ºC ose në gotë me ujë të nxehtë. Pas 30 minutash hiqni epruvetat dhe shtoni 2 deri në 3 ml acid nitrik. Tretja në epruvetën e parë do të fitojë ngjyrë të verdhë, meqë ka kushte optimale për veprimin e pepsinës. Ngjyra e verdhë paraqitet si reaksion ndërmjet acidit nitrik dhe aminoacideve prej të cilave janë të ndërtuara proteinat. Përgjigjuni: (a) Pse është e nevojshme që epruvetat të qëndrojnë në temperaturë prej 400ºC? (b) A ka ngjashmëri dhe dallime ndërmjet proceseve të cilat kryhen në lukth dhe gjatë eksperimenteve? (c) Pse në tri epruvetat e tjera nuk bëhet zbërthimi i proteinave? 60


TEMA 5 SISTEMI I QARKULLIMIT Pas të nxënit të kujdesshëm të këtyre përmbajtjeve të kësaj teme do të mundesh: - Të njohësh dhe të emërosh: përbërjen e sistemit të qarkullimit; - Të numërosh: pjesët përbërëse dhe funksionet e gjakut dhe limfës, rolin e elementeve të gjakut, plazmës dhe limfës; - Të njohësh dhe të emërosh ndërtimin e zemrës; - Përmes skemës të përshkruash procesin e revolucionit të zemrës; - Të përshkruash rrjedhën e gjakut të oksiduar dhe të reduktuar; - Të krahasosh: funksionet e gjysmës së majtë dhe të djathtë të zemrës, funksionet e qarkullimit të vogël dhe qarkullimit të madh; - Të përshkruash: rrezikun nga gjakderdhja dhe koagulimi si masë sigurie.

Nocione që do të mësosh në këtë temë: - gjak, - limfë, - zemër, - enë e gjakut, - puls, - qarkullim i gjakut, - tension i gjakut, - gjakderdhje, - koagulim (ngjizje).

61


TEMA 5 ORA 1 SISTEMI I QARKULLIMIT PËRBËRJA DHE VEÇORITË GJAKU DHE LIMFA – PËRBËRJA, VEÇORITË, RËNDËSIA GJAKU Gjaku është ind lidhor i cili dallohet prej indeve të tjera lidhore për shkak se pjesët e tij përbërëse lëvizin lirshëm nëpër pjesën e lëngshme që quhet plazmë. Gjaku është lëng i dendur, me përbërje të përhershme kimike, ndërsa ngjyra e tij është prej të kuqes së çelët e deri në të kuqe të mbyllët. Ngjyra varet prej sasisë së oksigjenit në gjak. Sasia e gjakut varet prej madhësisë së njeriut. Kështu, një mashkull me peshë prej 70 kg, ka rreth 5 litra gjak. Gjaku lëviz përmes një sistemi të mbyllur të enëve, ndërsa lëvizja mundësohet me pompimin e zemrës. Funksionet themelore të gjakut janë: bartja, rregullimi dhe mbrojtja Bartja - E bart oksigjenin prej mushkërive e deri te të gjitha pjesët e organizmit dhe anasjelltas, prej atje e mbledh dioksidin e karbonit dhe e bart deri te mushkëritë; - I bart materiet ushqyese dhe materiet e tjera të nevojshme deri te qelizat, e prej atje i mbledh materiet e dëmshme dhe i bart deri te vendet prej ku ato do të largohen; - Bart një lloj të posaçëm të materieve kimike – hormone prej gjëndrave ku krijohen e deri te organet ku ato veprojnë. eritrocit

Rregullimi

Fig 5.1

- Ndihmon në ruajtjen e pH-së në lëngjet e trupit; - Ndihmon në rregullimin e sasisë së lëngjeve në organizëm; - Bart nxehtësinë nga muskujt si dhe nga pjesët e tjera të organizmit dhe përgjithësisht rregullon temperaturën e trupit. Mbrojtja - Përmban qeliza që janë të afta për të mbrojtur organizmin prej sëmundjeve të ndryshme; - Përmban faktorë që nuk e lejojnë derdhjen në sasi të mëdha gjatë lëndimeve. trombocit

62

qelizat e bardha të gjakut - leukocite


TEMA 5 Gjaku është i përbërë nga plazma e gjakut dhe elementet e gjakut Gjaku është i përbërë nga dy pjesë kryesore: pjesa e lëngshme e quajtur plazmë dhe qelizat, përkatësisht pjesët e qelizave të quajtura elemente formuese ose truptha (fig. 5.1). Elementet formuese ndahen në: - Eritrocite – ato janë elemente të kuqe të gjakut të cilat e bartin oksigjenin; - Leukocite – ato janë disa lloje të qelizave të bardha të gjakut që e mbrojnë organizmin nga infeksionet; - Trombocite – ose pllakëzat e gjakut, të cilat marrin pjesë në ngjizjen (mpiksjen) ose koagulimin e gjakut. Plazma e gjakut Plazma e përbën më shumë se gjysmën e gjakut. Plazma është e përbërë prej rreth 90% ujë, në të cilën janë tretur një numër i madh i materieve ushqyese: proteina, yndyra, sheqerna, vitamina, materie minerale, hormone. Sasia e tyre në plazmë zvogëlohet ose zmadhohet, gjë që varet prej proceseve të këmbimit me indet. Ngha materiet ushqyese pjesë më e rëndësishme është sheqeri - glukoza, me zbërthimin e të cilit në qeliza fitohet energji. Elementet formuese Eritrocitet Eritrocitet, qelizat (rruazat) e kuqe të gjakut, janë trupa të imët në formë të diskut me pjesë qendrore më të hollë se pjesa në skaje (fig. 5.20. Ato dallohen nga qelizat e tjera sepse nuk kanë bërthamë. Në citoplazmën e tyre, eritrocitet kanë një lloj të posaçëm të proteinës, e cila quhet hemoglobinë. Kjo proteinë ua jep ngjyrën e kuqe eritrociteve, gjegjësisht gjakut. Hemoglobina në përmbajtjen e saj ka hekur. Funksioni themelor i hemoglobinës është të bart oksigjenin. Përveç kësaj, ai lidhet dhe bart sasi të vogla të dyoksidit të karbonit prej indeve deri te mushkëritë, prej ku largohet gjatë nxjerrjes së ajrit (ekspirimit).

hemoglobina

Eritrocitet janë elemente më të shumta në gjak. Numri i tyre sillet prej 4,5 deri në 5 milionë në një milimetër kub (mm3) të gjakut. Për shkak se qelizat e kuqe të gjakut nuk kanë bërthamë, ato nuk mund të ndahen. Eritrocitet vazhdimisht bartin oksigjenin dhe dyoksidin e karbonit. Për shkak se kanë punë të rëndë, ato harxhohen. Harxhimi (shpenzimi) i tyre është posaçërisht i përshpejtuar nëse në organizëm ka ndonjë proces inflamator. Shpejtësia e shtresimit të eritrociteve quhet sedimentacion. Sedimentacioni është tregues shumë i rëndësishëm i gjendjes shëndetësore të organizmit.

Fig. 5.2 Eritrociti

63


TEMA 5 A e di? Hemoglobina shumë më lehtë lidhet me gazin e rrezikshëm helmues monoksidin e karbonit. Ky gaz i rrezikshëm helmues me hemoglobinën krijon komponim të qëndrueshëm i cili vështirë zbërthehet dhe nuk lejon që eritrocitet të bartin oksigjen. Monoksidi i karbonit është produkt i djegies së lëndëve djegëse, si për shembull, benzinës në automjete dhe gjendet në gazrat që dalin prej automjeteve. Ky gaz është shkaktar për numrin e madh të helmimeve që shfaqen për shkak të mosdijes për veprimin e tij të dëmshëm. Leukocitet – qelizat (rruazat) e bardha të gjakut Leukocitet dallohen prej eritrociteve sipas madhësisë, pamjes, numrit dhe funksionit (fig. 5.3). Këto qeliza kanë bërthamë me madhësi dhe pamje të ndryshme. Numri i tyre është prej 5000 deri në 10000 në një milimetër kub, gjegjësisht leukocitet në krahasim me eritrocitet janë në raport 1 me 700. Leukocitet janë pothuaj pa ngjyrë. Funksioni i tyre themelor është të mbrojnë organizmin nga lloje të ndryshme sulmuesish. Ato bëjnë lëvizje ameboide, shumë lehtë mund të dalin përmes mureve të holla të kapilareve të gjakut dhe të depërtojnë ndërmjet indeve dhe hapësirave ndërqelizore. Në gjak hasen më tepër lloje të leukociteve që kanë funksione të ndryshme. Disa drejtpërdrejt veprojnë në sulmuesit, ndërsa të tjerët krijojnë proteina që e bllokojnë veprimin e sulmuesve. Varësisht prej asaj se a kanë leukocitet në citoplazmën e tyre kokërrza (granula) të posaçme apo jo, ndahen në: granulocite dhe agranulocite. Prej leukociteve do të përmendim limfocitet dhe monocitet. Kanë rol të rëndësishëm në proceset e mbrojtjes së organizmit. Nyjet limfatike, shpretka dhe mëlçia i ndalin dhe i zbërthejnë leukocitet e harxhuara. Proporcioni i llojeve të ndryshme të leukociteve shpesh është informatë e rëndësishme për përcaktimin e diagnozës gjatë mjekimit.

(a)

(b)

(c) (a) neutrofil (b) eozinofi (c) bazofil (ç) limfocit (d) monocit

(ç)

64

(d)

Fig. 5.3 Llojet e leukociteve


TEMA 5

enë e dëmtuar e gjakut

Trombocitet

ngjizje apo tromb

Fig. 5.4 Koagulimi i gjakut

Nga të gjitha elementet e tjera formuese, pllakëzat e gjakut ose trombocitet janë më të imëtat (fig. 5.4). Strukturat e tyre të imëta në kuptim të plotë të fjalës nuk janë qeliza, por janë pjesë të qelizave. Numri i trombociteve në gjak sillet prej 150.000 deri në 450.000 në një milimetër kub. Trombocitet janë të domosdoshme për koagulimin – ngjizjen (mpiksjen) e gjakut. Kur si rezultat i lëndimeve gjaku vjen në kontakt me ndonjë ind tjetër, ose në kontakt me ajrin, trombocitet plasin. Atëherë me veprimin e enzimës trombin krijohen materie proteinike në formë të fijeve të holla, të cilat gërshetohen si rrjetë. Në këtë rrjetë ngjiten qeliza të kuqe dhe të bardha të gjakut, gjatë së cilës formohet dromcë (ngjizje) ose tromb i cili si tapë e mbyll pjesën e dëmtuar të enës së gjakut. Gjatë formimit të trombit, ndahet lëng i kthjellët në të verdhë – serumi i gjakut. Koagulimi është mekanizëm shumë i rëndësishëm i mbrojtjes së organizmit nga humbja e pakontrolluar e gjakut gjatë lëndimit të enëve të gjakut.

Prejardhja e elementeve formuese të gjakut Eritrocitet, trombocitet dhe pjesa më e madhe e leukociteve formohen në palcën e kuqe eshtërore. Paraardhësit e të gjitha qelizave të gjakut quhen qeliza burimore (mëmë). Kohëzgjatja e jetës së elementeve të ndryshme të gjakut është shumë e ndryshme. Për shembull, pas daljes nga palca eshtërore, eritrocitet qarkullojnë nëpër qarkullimin e gjakut përafërsisht 120 ditë. Leukocitet mund të gjenden në qarkullimin e gjakut vetëm 6 deri në 8 orë. Megjithatë, ato mund të depërtojnë në inde, ku mbijetojnë një periudhë shumë të gjatë kohore – ditë, muaj ose vite. Pllakëzat e gjakut kanë kohëzgjatje të jetës rreth 10 ditë. Në krahasim me qelizat e tjera në inde, qelizat në gjak jetojnë shumë shkurt. Prandaj, ripërtëritja e vazhdueshme e tyre është e domosdoshme për jetën. Elementet e harxhuara ose të dëmtuara të gjakut barten në mëlçi dhe në shpretkë ku zbërthehen dhe disa pjesë të caktuara të tyre deponohen. Provat e gjakut Shumë lloje të provave (analizave) mund të përdoren për gjakun, disa prej tyre kanë vend standard në kontrollimet rutinore fizike. Mjetet teknike të cilat mund të kryejnë disa teste njëkohësisht kanë përdorim të gjerë dhe i zëvendësojnë procedurat me dorë në shumë institute. Për ata që duan të dinë më shumë Numri i eritrociteve, leukociteve, trombociteve si dhe i sasisë së hemoglobinës në gjakun e njerëzve të shëndoshë është pothuajse konstant. Vlerat normale dallohen te meshkujt dhe te femrat. Shmangia nga vlerat normale është shenjë se ka ndonjë sëmundje. Për këtë arsye është e nevojshme që kohë pas kohe të bëhet analiza e pasqyrës së gjakut, gjegjësisht kontrolli i gjakut.

65


TEMA 5 LIMFA Gjaku dhe substancat e tretura, siç është oksigjeni dhe materiet ushqyese, vazhdimisht filtrohen përmes mureve të kapilareve në hapësirën ndërmjet qelizave. Ky lëng është quajtur lëng indor. Pasi të furnizohen qelizat me materiet venula qeliza arteriola e nevojshme dhe të lirohen nga materiet e panevojshme, lëngu kthehet në qarkullimin e gjakut. Një pjesë e këtij lëngu nuk kthehet në kapilaret venoze, e me vet këtë edhe në qarkullimin e gjakut, por, bashkë me disa prej pjesëve përbërëse mblidhet dhe qarkullon nëpër sistemin limfatik. Në afërsi të kapilareve të gjakut ka edhe enë me fillime të mbyllura, të quajtura kapilare limfatike, të cilat e mbledhin tepricën e lëngut indor (fig. 5.5). Pjesa e lëngut indor e cila hyn në kapilaret limfatike quhet limfë. Limfa sipas përbërjes është plazmë e gjakut në të cilën ka qeliza të bardha të gjakut. Limfa qarkullon nëpër organizëm përmes një sistemi të veçantë limfatik të enëve – enë limfatike dhe përsëri kthehet në qarkullimin e gjakut. Roli themelor i limfës, bashkë me lëngun indor, është që qelizave dhe indeve t’ju sigurojë materiet e nevojshme, ndërsa nga to të marr; materiet e panevojshme dhe t’i kthejë në qarkullimin e gjakut. kapilare venoze

kapilare limfatike

Fig. 5.5

Nëse do të dish më tepër Hematokriti Hematokriti shprehet si vëllim eritrocitesh për njësi të vëllimit (100 ml) nga i tërë gjaku. Për shembull, kur rezultati laboratorik tregon “hematokrit 38%”, do të thotë se 38% i gjithë gjakut përbëhet prej eritrociteve. Te meshkujt e rritur numri normal është prej 42 deri 54 ml në 100 ml gjak, ndërsa te gratë e rritura ky raport është më i vogël dhe sillet prej 36 deri 46 ml për 100 ml gjak. Vlerat normale të hematokritit varen shumë prej metodës së përdorur dhe prej interpretimit të rezultateve në laboratorë të caktuar. Testet për hemoglobinë Nga sasia e hemoglobinës në eritrocite varet furnizimi i duhur i indeve me oksigjen. Për matjen e sasisë së saj, hemoglobina së pari lirohet prej eritrociteve dhe ngjyra e gjakut krahasohet me ngjyrën e shkallës standarde. Hemoglobina shprehet me gram në 100 ml gjak të plotë. Koncentrimi normal i hemoglobinës te meshkujt e rritur është në kufijtë prej 14 deri në 17 gr në 100 ml gjak. Vlerat te gratë e rritura janë më të vogla dhe sillen prej 12 deri në 15 gr në 100 ml gjak. Zvogëlimi i hemoglobinës na tregon për aneminë. 66


TEMA 5 Si plotësim i testeve të mësipërme, pasqyra e tërësishme e gjakut përfshin edhe bërjen e strishove të gjakut. Në këtë procedurë prej një pike gjaku bëhet një lyerje e hollë në anën e sipërme të qelqit dhe ngjyroset me ngjyrë të posaçme. Strishoja përdoret për përcaktimin e llojeve të ndryshme të leukociteve. Preparatet e këtilla shikohen nën mikroskop. Te eritrocitet analizohen çrregullimet për sa i përket madhësisë, numrit ose formës dhe shikohen dhe numërohen në përqindje format e papjekura. Numri dhe forma e trombociteve nuk mund të shikohet me këtë metodë për arsye se ato dëmtohen. Parazitët, si shkaktarët e malaries dhe parazitët e tjerë, gjithashtu mund të shihen. Përveç kësaj shihen edhe qelizat e ndryshme të bardha të gjakut, gjegjësisht përcaktohet formula leukocitare. Kjo është përcaktim i përqindjes të çdo lloj leukociti në strisho. Për arsye se të gjitha llojet e leukociteve kanë funksione të ndryshme, ndryshimet në proporcionin e tyre mund të kenë domethënie të rëndësishme diagnostike. Provat e koagulimit Mbrojtja prej humbjes së gjakut nga enët e vogla të gjakut kryhet me formimin e koagulimit. Gjatë proceseve të operacioneve të shpejta dhe rasteve të tjera, është e rëndësishme që koagulimi të jetë normal dhe të veprojë shpejt. Për arsye se koagulimi është proces i ndërlikuar i cili përfshin më tepër reaksione, ndërprerja e koagulimit mundet të bëhet prej arsyeve të ndryshme, duke përfshirë edhe mungesën e materieve të ngjashme me hormonet, kripërat e kalciumit ose vitaminës K. Ekzistojnë faktorë të ndryshëm të koagulimit që shënohen me numra romakë prej I deri në XII. Faktori I është fibrinogjeni, faktori II është protrombina, faktori II tromboplastina, faktori IV është joni i kalciumit. Përmbajtja e të gjithë këtyre faktorëve mund të përcaktohet dhe të matet në bazë të përqindjes, dhe pastaj duke i shfrytëzuar këto për diagnozë dhe trajtim në disa sëmundje me paraqitje të gjakderdhjes. Testet plotësuese për koagulim përfshijnë testet për kohëzgjatjen e gjakderdhjes, kohën e koagulimit, shtrëngimin e kapilareve dhe funksionimin e trombociteve. Shqyrtim i shkurtër i materialit

Pasqyrë e shkurtër e materialit Gjaku dhe limfa e përfaqësojnë mjedisin e brendshëm të lëngshëm të trupit të njeriut. Tri funksionet themelore të gjakut janë: bart, rregullon, mbron. Gjaku është i përbërë nga pjesa e lëngshme, plazma e gjakut në të cilën notojnë qelizat e bardha të gjakut, qelizat e kuqe të gjakut dhe pllakëzat e gjakut. Limfa ka funksion të mbledh tepricën e lëngut prej indeve dhe të mbrojë organizmin prej sëmundjeve. Ajo sipas përbërjes është plazmë e cila përmban qeliza të bardha të gjakut. Kontrollo diturinë tënde 1. Si e merr ngjyrën gjaku? 2. Cilat janë funksionet e gjakut? 3. Cilat janë pjesët përbërëse të gjakut? 4. Numëro dhe përshkruaj tre llojet themelore të elementeve formuese të gjakut. 5. Cili është funksioni kryesor i eritrociteve, leukociteve, trombociteve? Ku krijohen ato? 6. Çka është limfa dhe si formohet?

67


TEMA 5 ORA 2 ZEMRA, ENËT E GJAKUT DHE ENËT LIMFATIKE NDËRTIMI DHE FUNKSIONI Përkujtohu: Çka është qarkullimi i mbyllur e çka është qarkullimi i hapur? Nëpër organet dhe indet e trupit të njeriut vazhdimisht qarkullojnë gjaku dhe limfa dhe në këtë mënyrë e formojnë mjedisin e tij të lëngshëm. Lëvizja e gjakut është quajtur qarkullim i gjakut, ndërsa lëvizja e limfës qarkullim limfatik. Qarkullimin e gjakut e përbëjnë zemra dhe enët e gjakut, ndërsa qarkullimin e limfës enët limfatike dhe nyjet limfatike. Qarkullimi i gjakut dhe i limfës janë të lidhura ndërmjet vete. Zemra Qarkullimi i gjakut dhe zemra Lëvizja e vazhdueshme e gjakut quhet qarkullim. Lëvizjen e gjakut nëpër enët e gjakut e mundëson puna e zemrës. Zemra është pompë muskulore me punën e të cilës gjaku lëviz nëpër enët e gjakut. Zemra është e vendosur në mes, ndërmjet mushkërive. Ka formë të ngjashme me konin – dardhën dhe me majën e saj është e kthyer kah gjysma e majtë. Për këtë arsye, të rrahurat e saj i ndjejmë më gjysmën e majtë të kafazit të kraharorit. Ka madhësinë sa një grusht.

vena e sipërme zgavrore

Ndërtimi i zemrës

aorta

arteria mushkërore vena mushkërore valvulat veshëza e djathtë

veshëza e majtë barkushja e majtë

barkushja e djathtë Fig. 5.6 Ndërtimi i zemrës 68

muri ndarës

Zemra është organ i zgavruar i përbëre nga tri shtresa (fig, 5.6): shtresa e brendshme - e ndërtuar nga indi epitelial: shtresa e mesme – e përbërë prej muskujve të zemrës dhe shtresa e jashtme - e përbëre nga mbështjellësi që formon qese – perikard që e mbështjell zemrën.


TEMA 5 Gjysma e majtë dhe e djathtë e zemrës Zemra te njeriu është e ndarë në gjysmën e majtë dhe të djathtë (fig. 5.5). Gjysma e djathtë pompon gjak të varfër me oksigjen deri te mushkëritë përmes qarkullimit të vogël. Gjysma e majtë pompon gjak të pasur me oksigjen nëpër tërë organizmin përmes qarkullimit të madh. Të dy gjysmat janë plotësisht të ndara njëra nga tjetra me pjesën e quajtur mur ndarës. Muri ndarës, ngjashëm me murin e zemrës, është i përbërë kryesisht prej muskujve. Në secilën gjysmë të zemrës ka nga dy zbrazëtira, njëra e cila pranon gjak, e quajtur veshëz, dhe tjetra e cila e shtyn gjakun, e quajtur barkushe. 1. Veshëza e djathtë e pranon gjakun që kthehet prej indeve në organizëm. Ky gjak ka pak oksigjen, ndërsa vjen përmes venave. Venat janë enë të gjakut që e bartin gjakun deri në zemër. 2. Barkushja e djathtë e shtyn gjakun venoz që vjen prej veshëzës së djathtë, kah mushkëritë. 3. Veshëza e majtë e pranon gjakun e pasur me oksigjen i cili kthehet prej mushkërive përmes venave mushkërore. 4. Barkushja e majtë, e shtyn, (pompon) gjakun e pasur me oksigjen deri te të gjitha pjesët e organizmit. Këtë gjak e bartin arteriet, të cilat janë enë të gjakut që e bartin gjakun prej zemrës deri tek indet. Gjaku nëpër zemër lëviz vetëm në një kahje. Kjo mundësohet me ekzistencën e pjesëve të posaçme të zemrës të quajtura valvule ose kllapa. Valvulet gjenden ndërmjet veshëzave dhe barkusheve dhe ndërmjet barkusheve dhe arterieve. sistola e veshëzave diastola e veshëzave

sistola e barkusheve diastola e barkusheve

Funksionet e zemrës Puna e zemrës Edhe pse gjysma e djathtë dhe e majtë e zemrës janë të ndara njëra prej tjetrës, ato punojnë bashkë. Gjaku qarkullon nëpër zbrazëtirat e zemrës me tkurrjen dhe lirimin e muskulaturës së zemrës. Në Fig. 5.7 fillim tkurren veshëzat, ndërsa Puna e zemrës pastaj tkurren barkushet. Kjo fazë aktive është quajtur sistolë. Ndërmjet secilit aktivitet pason një periudhë pushimi e quajtur diastolë. Sipas kësaj, faza e pushimit në veshëzat fillon njëkohësisht me fazën aktive të barkusheve. Atëherë kur barkushja tkurret, valvulet e mbyllin daljen kah veshëza dhe nuk lejojnë që gjaku të kthehet në to. Pas zbrazjes, barkushet janë në gjendje të qetë gjatë së cilës muskujt e të dy barkusheve janë të liruar. Kjo zgjat një kohë të shkurtër, pas së cilës barkushet e zemrës përsëri mbushen me gjak. Kjo është një cikël i zemrës, i cili zgjat 0,8 sekonda, ndërsa shprehet me një rrahje të zemrës (fig. 5.7).

69


TEMA 5 Zemra është organi i vetëm në organizmin e njeriut i cili nxitet vet për të punuar. Por në punën e zemrës ka ndikim edhe sistemi nervor. Varësisht prej gjendjeve në të cilat gjendet organizmi, zemra mund ta përshpejtojë ose ta ngadalësojë punën e vet. Gjaku në organizëm bartet përmes enëve të gjakut Enët e gjakut, bashkë me zemrën, formojnë një sistem të mbyllur nëpër të cilin qarkullon gjaku. Sipas funksionit, enët e gjakut mund të ndahen në tri grupe (fig. 5.8): Arteriet. Ato e bartin gjakun prej barkusheve të zemrës deri te kapilaret dhe indet. Muret e tyre janë elastike dhe tkurren e lirohen lehtë, gjë që e lehtëson lëvizjen e gjakut i cili është pompuar prej zemrës. Arteriet më të imëta janë quajtur arteriola. Venat. Ato e mbledhin gjakun prej kapilareve në inde dhe e kthejnë në zemër. Muret e venave kanë fortësi dhe elasticitet më të vogël. Në brendinë e venave të mëdha ka valvule të cilat ndihmojnë që gjaku të lëvizë vetëm në një drejtim: nga zemra. Valvulet e tilla më së shpeshti gjenden në venat e gjymtyrëve. Venat më të imëta janë quajtur venula. Kapilaret mundësojnë këmbimin ndërmjet gjakut dhe qelizave në organizëm, ose ndërmjet gjakut dhe ajrit në indin e mushkërive. Muret e tyre janë të ndërtuara prej një epiteli njështresor. Për arsye se këto mure janë shumë të holla, është i mundshëm këmbimi ndërmjet gjakut dhe qelizave. Kapilaret i lidhin arteriolat dhe venulat. Enët e gjakut mund ta zmadhojnë ose ta zvogëlojnë diametrin e tyre. Zgjerimi i tyre është quajtur vazodilatacion. Ky ndryshim mundëson pranimin e sasisë më të madhe të gjakut në atë zonë. Për dallim nga kjo vazokonstriksioni është zvogëlim i diametrit të enëve të gjakut, gjegjësisht tkurrjes së tyre, gjë që sjell zvogëlimin e qarkullimit të gjakut. Pulsi dhe tensioni i gjakut Në gjendje normale barkushet pompojnë gjak në arterie. Kur barkushja tkurret ajo me trysni e pompon gjakun në enët e gjakut. Pompimi i vazhdueshëm i gjakut shkakton lëvizje të valëzuar të gjakut nëpër enët arteriale të gjakut. Kjo lëvizje në formë të valëve është quajtur puls, i cili mund të ndjehet në ndonjë arterie që është afër sipërfaqes së trupit. Pulsi më së lehti ndjehet në arteriet në rrënjën e shuplakës dhe në qafë. Pulsi normal është 70 deri në 80 rrahje në një minutë. Përmes pulsit caktohet puna e zemrës.

70

valvula

kapilare

vena

arterie

venula arteriola

Fig. 5.8 Enët e gjakut


TEMA 5 Tensioni i gjakut dhe matja e tij Tensioni (presioni, shtypja) i gjakut është fuqia me të cilën gjaku bën shtypje në muret e enëve të gjakut. Presioni i gjakut është rezultat i punës së zemrës dhe rezistencës së enëve të gjakut. Ndërtimi i enëve limfatike Enët limfatike kanë ndërtim të ngjashëm me venat. Enët më të imëta limfatike – kapilaret limfatike, kanë fillime të mbyllura, gjegjësisht njëri skaj i tyre gjendet në lëngjet trupore, ndërsa me skajet e tjera lidhen me enë limfatike gjithnjë e më të mëdha. Limfa qarkullon nëpër enët limfatike.

nyjëzat

valvulat

Fig. 5.9 Ndërtimi i nyjes limfatike

Nyjet limfatike, janë filtra për limfën (fig. 5.9). Ato kanë formë topthore me madhësi të ndryshme. Kanë një kapsulë të indit lidhor i cili vazhdon edhe në brendi, e me këtë e ndan nyjën në më tepër pjesë ose nyjëza. Në nyjëzat ka ind limfatik në të cilin ka lloje të ndryshme të leukociteve. Në to limfa kullohet, pastrohet dhe përmes një ene përçuese limfatike bartet jashtë nyjes limfatike. Nyjet limfatike më së shpeshti grupohen në një vend. Grupet më të shpeshta dhe më të rëndësishme të nyjeve limfatike janë të vendosura në regjionin e qafës, nën sqetulla, rreth trakesë, zorrëve dhe gilzave.

Në grupin e nyjeve limfatike bëjnë pjesë edhe bajamet. Ato gjenden nga të dy anët e fytit. Si pjesë e veçantë e sistemit limfatik është edhe gjëndra e kraharorit, e cila është e vendosur në pjesën e sipërme të kafazit të kraharorit, pas ashtit të kraharorit. Gjëndra e kraharorit ka rol të rëndësishëm në zhvillimin e sistemit imunologjik para lindjes së foshnjës dhe në disa muajt e parë të fëmijërisë. Shpretka është organ që shërben si filtër për gjakun. Ajo është e vendosur në anën e majtë të zgavrës së barkut nën brinjët e lira. Shpretka është e butë me ngjyrë të errët dhe paksa e shtypur. Zakonisht, shpretka është e furnizuar bollshëm me gjak, në raport me madhësinë e saj. Ky organ është i mbushur me palcë të butë, e cila shërben si filtër. Shpretka, gjithashtu ka leukocite, që i shkatërrojnë bakteret dhe grimcat e dëmshme. Përveç kësaj, ajo është rezervuar i gjakut, ndërsa merr pjesë edhe në zbërthimin e eritrociteve. Nëse hiqet shpretka prej organizmit, funksionin e saj e marrin përsipër Matja e tensionit të gjakut nyjet e tjera limfatike. 71


TEMA 5

Shqyrtim i shkurtër i materialit

Pasqyrë e shkurtër e materialit Qarkullimi i gjakut nëpër enët e gjakut mundësohet nga puna e zemrës. Zemra është e ndarë në dy veshëza dhe në dy barkushe. Nëpër gjysmën e majtë qarkullon gjak i pasur me oksigjen, ndërsa nëpër anën e djathë qarkullon gjak i pasur me dyoksid karboni. Me tkurrjen dhe lirimin e vazhdueshëm të muskulit të zemrës, gjaku nëpër zemër lëviz në një kahje. Enët e gjakut të cilat e nxjerrin gjakun prej zemrës janë quajtur arterie, ndërsa enët e gjakut të cilat e sjellin gjakun në zemër janë venat. Pulsi është lëvizje e valëzuar e gjakut nëpër enët e gjakut. Kapilaret mundësojnë këmbim ndërmjet gjakut dhe qelizave në organizëm, ose ndërmjet gjakut dhe ajrit në indin e mushkërive. Enët limfatike sipas ndërtimit janë të ngjashme me venat. Nyjet limfatike kanë për funksion të filtrojnë limfën. Në grupin e nyjeve limfatike bëjnë pjesë edhe bajamet. Shpretka është organ i cili shërben si filtër i gjakut.

Kontrollo diturinë tënde 1. Cilat janë tre shtresat e murit të zemrës? 2. Numëro pjesët e zemrës dhe trego se cili është funksioni i tyre? 3. Cili është roli i çdo valvule dhe ku gjenden ato? 4. Defino punën e zemrës. Çka paraqet puna e zemrës? 5. Numëro tri grupet themelore të enëve të gjakut dhe përshkruaj funksionin e tyre. 6. Përshkruaj rrugën më të shkurtër të mundshme të një pike gjak prej kapilarëve në këmbë gjer te kapilarët në kokë. 7. Cilat enë të gjakut e sjellin gjakun në veshëzën e djathtë. Cilat enë të gjakut e sjellin gjakun e pasur me oksigjen në veshëzën e majtë? 8. Çka shënohet me pulsin? Ku matet zakonisht pulsi? 9. Përshkruaj ndërtimin dhe funksionin e nyjes limfatike. 10. Cili është funksioni i shpretkës?

72


TEMA 5 ORA 3

SISTEMI I QARKULLIMIT – QARKULLIMI I GJAKUT DHE QARKULLIMI I LIMFËS

QARKULLIMI I GJAKUT – I VOGËL DHE I MADH Sistemin që e bart gjakun ose sistemin qarkullues më së lehti do ta kuptosh kur do të analizosh figurat përkatëse në këtë temë, në të cilat janë paraqitur enët e gjakut. Nëse këtyre njohurive u shtohen edhe ato të cilat deri më tani janë të njohura për gjakun dhe zemrën, pasqyra për sistemin e bartjes së gjakut do të jetë plotësisht e qartë. Të gjitha enët e gjakut e formojnë qarkullimin e gjakut i cili mund të ndahet në dy pjesë: mushkëror – qarkullim i vogël dhe i përgjithshëm – qarkullim i madh. vena e sipërme zgavrore koka dhe duart

arterie mushkërore

aorta

veshëza e djathtë vena e poshtme zgavrore

veshëza e majtë barkushja e majtë

barkushja e djathtë organet e brendshme

Qarkullimi i vogël. Përmes këtij qarkullimi gjaku lirohet prej dyoksidit të karbonit dhe pasurohet me oksigjen. Qarkullimi i vogël fillon prej veshëzës së djathtë të zemrës me arterien mushkërore e cila ndahet në dy degë të cilat bartin gjak në dy krahët e mushkërive. Në mushkëri përmes kapilareve të gjakut kryhet këmbimi i gazrave, gjatë së cilës gjaku e liron dyoksidin e karbonit, ndërsa pasurohet me oksigjen. Gjaku i pasuruar me oksigjen përmes katër venave mushkërore, të cilat dalin prej dy krahëve të mushkërive, kthehet në veshëzën e majtë.

Qarkullimi i madh. Enët e tij të gjakut i furnizojnë të gjitha indet me oksigjen, ndërsa i këmbët lirojnë nga produktet e dëmshme. Fig. 5. 10 Qarkullimi i madh fillon nga barkushja e Qarkullimi i madh dhe i vogël djathtë prej ku del arteria më e madhe e quajtur aorta. Aorta është arterie e cila mund të ndahet në disa pjesë: në pjesën e sipërme, harkun i aortës dhe pjesën e poshtme. Pjesa e sipërme e aortës bigëzohet në dy degë afër zemrës, që quhen arterie e majtë e zemrës dhe arterie e djathtë e zemrës, të cilat e furnizojnë me gjak muskulin e zemrës. Harku i aortës degëzohet në tri degë të mëdha të cilat e furnizojnë me gjak kokën, qafën dhe duart. Pjesa e poshtme e aortës gradualisht degëzohet në arterie për të gjitha organet. Arteriet degëzohen në arteriole më të vogla, e ndërsa ato në kapilare më të imëta të arterieve, të cilat arrijnë deri te indet dhe qelizat e organeve. Atje kryhet këmbimi i materieve dhe i gazrave. Prej këtu fillojnë të shtrihen kapilaret venoze, të cilat bashkohen në venula, ndërsa ato krijojnë vena përkatëse nëpër të cilat gjaku kthehet në zemër. Nga pjesa e poshtme të trupit, nëpërmjet venave të posaçme të këmbëve dhe të organeve të zgavrës së barkut në barkushen e djathtë kthehet nëpër venën e poshtme zgavrore. Venat e kokës, qafës, gjymtyrëve të sipërme dhe të kafazit të kraharorit 73


TEMA 5 mblidhen në venën e sipërme zgavrore, e cila e kthen gjakun në veshëzën e djathtë. Arteriet mushkërore dallohen nga arteriet e tjera në qarkullimin e madh të gjakut sipas asaj se sjellin gjak të varfër me oksigjen, ndërsa venat mushkërore sjellin gjak të pasur me oksigjen. Qarkullimi i zemrës. Gjatë punës së saj aktive, zemra shpenzon (harxhon) sasi të madhe të energjisë që fitohet prej oksigjenit dhe materieve ushqyese. Për këtë arsye zemra ka qarkullim të veçantë. Nga pjese e sipërme të aortës ndahen arteriet – arteriet e zemrës të cilat sjellin gjak të oksiduar, ndërsa prej tij dalin venat të cilat e nxjerrin gjakun e reduktuar. QARKULLIMI I LIMFËS Limfa që fitohet me kullimin e gjakut, mblidhet në kapilaret limfatike. Me vet këtë fillon qarkullimi i limfës. Limfa prej kapilareve limfatike përmes enëve më të vogla dhe më të mëdha limfatike lëviz në një drejtim prej qelizave dhe indeve kah zemra. Në fund e tërë sasia e limfës mblidhet në dy enë të mëdha limfatike, të cilat në afërsi të zemrës derdhen në venën e poshtme zgavrore. Në këtë mënyrë limfa përsëri kthehet në qarkullimin e gjakut. kapilaret mushkërore

KUJDESI, MBROJTJA, LËNDIMET DHE SËMUNDJET E SISTEMIT QARKULLUES Mbrojtja nga sëmundjet e zemrës

arterie enë limfatike

Edhe pse nuk do të sjellim të gjitha këshillat për zvogëlimin e sëmundjeve të zemrës, si masa për parandalim rëndom propozohen: 1. Ushqimi i rregullt, i cili përmban materie ushqyese. Është posaçërisht e rëndësishme të hahen prodhime të drithërave, pemë dhe perime, ndërsa duhet t‘ju shmangemi yndyrave me prejardhje shtazore. 2. Të mbrohemi nga çdo lloj infeksioni. Mjaft i rëndësishëm është kujdesi për dhëmbët që të ruhen të shëndoshë.

vena

zemra vena

arterie

nyja limfatike

kapilare limfatike

kapilare

Fig. 5.11 Raporti ndërmjet sistemit të qarkullimit të gjakut dhe qarkullimit të limfës

3. Pushim i duhur. Njerëzit të cilët duan të mbrohen nga sëmundjet e zemrës duhet të mos pinë duhan dhe të mos pinë sasi të mëdha të alkoolit. 4. Aktivitetet e rregullta fizike me programe përkatëse për ushtrim, gjithashtu janë masa mbrojtëse kundër sëmundjeve të zemrës.

74


TEMA 5 Sëmundjet e zemrës Nga një numër i madh sëmundjesh të zemrës do të përmendim vetëm më të shpeshtat: ndezja e njërës prej tri shtresave të zemrës, të meta të lindura në ndërtimin e zemrës, dëmtimi ose zënia e enëve (bllokimi) të gjakut të cilat e furnizojnë me gjak muskulin e zemrës, siç është infarkti, ndryshime në punën e zemrës, aritmia dhe sëmundje të tjera. Sëmundjet e enëve të gjakut Sëmundjet më të shpeshta të enëve të gjakut janë: ngurtësimi i murit të enëve të gjakut, shtresimi i yndyrave në pjesën e brendshme të mureve që quhet aterosklerozë (fig. 5.13). Ndonjëherë mbështjellësi i arteries mund të dëmtohet dhe në këtë vend munden të formohen dromca të gjakut (trombe). Trombet e tilla pak a shumë mund ta mbyllin enën e gjakut, siç është rasti ndonjëherë me arteriet e zemrës. Në raste të tjera kripërat e kalciumit dhe indi lidhor fibroz mund të ngurtësohen në arterie, dukuri e cila quhet arteriosklerozë. Ushqimi me shumë yndyra dhe tymi i cigareve e zmadhon

yndyrat

Fig. 5.13 Zhvillimi arterosklerozës Aorta

Bllokada në arterien e zemrës

Fig. 5.12 Zënia e enëve të gjakut që e furnizojnë me gjak muskulin e zemrës dhe shkaku për paraqitjen e infarktit

75


TEMA 5 mundësinë për paraqitjen e arteriosklerozës, ndërsa ajri i pastër dhe aktiviteti fizik i bën enët e gjakut më elastike. Dukuri mjaft të shpeshta janë edhe venat e zgjeruara. Kjo është sëmundje kur venat nënlëkurore së pari fillojnë të ënjten, pastaj të shtrembërohen dhe në këtë mënyrë bëhen të paafta për të funksionuar në mënyrë të rregullt. Më së shpeshti paraqitet te personat të cilët pjesën më të madhe të ditës e kalojnë duke qëndruar më këmbë, si për shembull, shitësit. Sëmundjet e gjakut Sëmundjet më të shpeshta të gjakut mund të ndahen në tri grupe: - Anemia – është sëmundje që manifestohet me nivel të zvogëluar të hemoglobinës ose të eritrociteve në gjak dhe me këtë e dëmton furnizimin e indeve me gjak, njëkohësisht dëmton edhe furnizimin e indeve me oksigjen; - Leukemia – sëmundje e cila karakterizohet me zmadhimin e numrit të leukociteve; - Sëmundje të koagulimit, siç është hemofilia, në të cilën paraqitet aftësi e zvogëluar për koagulimin e gjakut në organizëm. Veçori e përbashkët për pothuaj të gjitha sëmundjet në gjak është ajo se ato më së shpeshti janë trashëguese. Gjakderdhja dhe ndihma e parë Zakonisht humbja e gjakut prej enëve të gjakut quhet gjakderdhje. Gjakderdhjet mund të jenë të jashtme ose të brendshme. Gjakderdhjet e kapilareve që janë pasojë e dëmtimit të kapilareve, zakonisht ndalen me procesin normal të ngjizjes (mpiksjes) së gjakut. Rrjedhja e gjakut prej enëve më të mëdha të gjakut mund të ndërpritet me dhënien e ndihmës së parë. Më së shpeshti me fashë të pastër shtypet drejtpërdrejt vendi prej ku rrjedh gjaku, e me këtë gjakderdhja ndalet. E rëndësishme është të dihet si dhe ku të jepet kjo ndihmë e parë, por shtypja dhe shtrëngimi nuk guxojnë të zgjasin shumë gjatë, sepse mund të shkaktojnë dëmtimin e indeve që gjenden nën vendin që shtypet. Masazhi i zemrës Nëse për ndonjë arsye ndalet puna e zemrës, ndërpritet edhe qarkullimi i gjakut, ndërsa me vet këtë ndalet edhe frymëmarrja. Në këto raste jeta është në rrezik. Me një veprim të caktuar në mënyrë artificiale mund të ruhet qarkullimi i gjakut. Ky veprim është i njohur si masazhi i zemrës.

76

(a)

(b)

(c)

Ndalimi i gjakderdhjes me shtypje në: (a) arterien e nyjes së dorës (b) arteria nënsqetullore (c) arteria e krahut


TEMA 5

Procedura e masazhit të zemrës

Shqyrtim i shkurtër i materialit

Pasqyrë e shkurtër e materialit Qarkullimi i gjakut është lëvizja e gjakut nëpër enët e gjakut në organizëm. Ndahet në qarkullimin e vogël dhe në qarkullimin e madh. Qarkullimi i vogël fillon prej barkushes së djathtë dhe përmes mushkërive mbaron në veshëzën e majtë. Funksioni i tij është që të lirojë gjakun nga teprica e dyoksidit të karbonit dhe të pasurohet me oksigjen. Qarkullimi i madh fillon prej barkushes së majtë dhe përmes enëve të gjakut e nëpër tërë trupin përfundon në veshëzën e djathtë. Funksioni i tij është të furnizojë të gjitha qelizat dhe indet me oksigjen dhe t’i lirojë prej dyoksidit të karbonit të formuar. Qarkullimi limfatik fillon me kapilaret e limfës. Nëpërmjet enëve të limfës, limfa e kulluar dhe e pastruar përsëri kthehet përmes dy enëve të mëdha limfatike në qarkullimin e gjakut. Në organet e qarkullimit të gjakut ndikojnë dëmshëm: lodhja e tepërt, shqetësimet, gjendjet e neurozave dhe streseve, ushqimi jo i rregullt, nikotina, alkooli etj. Kontrollo diturinë tënde 1. Çka është qarkullimi i gjakut? 2. Defino dallimet ndërmjet këtyre termeve: a. Qarkullim i madh dhe i vogël b. Sistolë dhe diastolë 3. Cilat enë të gjakut sjellin gjakun në veshëzën e djathtë? Cilat enë të gjakut sjellin gjak në veshëzën e majtë? 4. Sqaro dallimet ndërmjet këtyre termeve: a. Qarkullimi i vogël dhe qarkullimi i madh b. Arteriolë dhe venulë c. Vazodilatacion ç. Aterosklerozë dhe arteriosklerozë 5. Cili lloj i sëmundjes së zemrës më së shpeshti shkakton vdekjen eventuale? 6. Në cilin organ më së shpeshti paraqiten venat e zgjeruara? 7. Çfarë duhet ndërmarrë për të ndaluar gjakderdhjen? 8. Pse është e nevojshme që gjatë ndërprerjes së punës së zemrës të bëhet masazhi i zemrës? 77


TEMA 5 KËSHILLA TË SHKURTRA - mos pi duhan dhe alkool. - ushqehu me rregull, ke kujdes për peshën tënde. - merru me aktivitete të matura fizike çdo ditë. - zvogëlo lodhjen tepër të madhe, mësohu të relaksohesh. SISTEMI I QARKULLIMIT AKTIVITETI 1 Vëzhgimi i gjakut me mikroskop MJETET DHE MATERIALI: preparat i strishosë së gjakut, mikroskop, fletore 1. Përgatit mikroskopin. 2. Vëre aparatin dhe vëzhgo me mikroskop. 3. Vëni re qelizat e kuqe dhe të bardha të gjakut. Vizatoji ato. 4. Kontrollo punën tënde tek arsimtari. AKTIVITETI 2 Vështrimi i ndërtimit të zemrës MJETET DHE MATERIALI: merr prej mishtores zemër lope, një vaskë të vogël për diseksion, skalper. 1. Vështro ndërtimin e saj të jashtëm 2. Me ndihmën e thikës ose skalperit ndaje zemrën në dy gjysma të barabarta. 3. Vështro ndërtimin e saj. Përqendroje vëmendjen në muret ndarëse ndërmjet barkusheve dhe në enët e gjakut që hyjnë ose dalin prej zemrës. Përpiqu të vizatosh tërë këtë dhe të japësh mendimin tënd për këto pyetje: Cilat janë venat e cilat arteriet e zemrës? Si i dallon? Si duken muret ndarëse ndërmjet veshëzave dhe barkusheve? Pse muskuli i barkushes së majtë është më i fortë sesa muskuli përkatës i secilës pjesë tjetër të zemrës? AKTIVITETI 3 Matja e pulsit dhe tensionit (presionit) të gjakut MJETET: aparat për matjen e tensionit. 1. Me shtypje të lehtë gjeje pulsin e arteries së parakrahut. Shiko në orë që llogarit sekondat dhe numëro rrahjet në një minutë. 2. Pastaj bëni 10 pompa. Përsërite ushtrimin. Shpjego pse kemi dallim në numrin e rrahjeve. 3. Pas shpjegimeve të arsimtarit dhe me ndihmën e tij vendosni manshetën e aparatit për matjen e tensionit rreth krahut të shokut tënd. 4. Gjeje pulsin e arteries si në ushtrimin e mëparshëm. 5. Mbylle ventilin e pompës së aparatit dhe pompo në mënyrë ritmike. Shtypja në manometër do të rritet. 6. Kur të mos e ndjesh më rrahjen e zemrës, ndalo pompimin. 7. Ngadalë hape ventilin dhe përcille rënien e shtypjes në shkallën e manometrit. Shtypjen të cilën do ta tregojë manometri në momentin kur përsëri do ta ndjesh pulsin, përgjigjet me shtypjen (presionin) sistolik. Për vërtetimin e shtypjes sistolike dhe diastolike nevojiten dëgjueset e mjekut. 78


TEMA 6 SISTEMI IMUNOLOGJIK Pas mësimit të kujdesshëm të përmbajtjeve të kësaj teme do të mundesh: - Të kuptosh rolin dhe rëndësinë e sistemit imunologjik; - Të definosh antigjenin dhe antitrupin; - Të kuptosh kombinimet e mundshme antigjen-antitrup në gjak; - Të kuptosh mënyrën e trashëgimit të grupeve të gjakut; - Të kuptosh mekanizmat e transfuzionit dhe transplantimit; - Të përshkruash rëndësinë dhe veprimin e vaksinave; - Të numërosh mënyrat e mbrojtjes nga sëmundjet infektive

Nocione që do të mësosh në këtë temë: - reaksion imunobiologjik, - grupet e gjakut, - imunitet, - antigjen, - antitrup, - vaksinë, - alergji, - grupe gjaku, - transfuzion, - transplantim, - sidë.

79


TEMA 6 ORA 1

AFTËSITË MBROJTËSE TË ORGANIZMIT

REAKSIONET IMUNOBIOLOGJIKE Mbrojtja e trupit kundër sëmundjeve Gjatë jetës së tij njeriu vazhdimisht është në kontakt me një numër të madh llojesh të ndryshme mikroorganizmash (baktere, viruse, kërpudha e tjerë). Për fat të mirë, shumica prej nesh u bëjmë ballë kontakteve të tilla, kështu që me kalimin e kohës bëhemi rezistent. Pjesa e organizmit të njeriut që ka për detyrë të mbrojë organizmin nga sulmuesit e ndryshëm të dëmshëm quhet sistem mbrojtës ose sistemi imunologjik. Sistemi imunologjik është i përbërë nga lloje të caktuara qelizash dhe nga indi limfatik. Reaksioni mbrojtës i sistemit imunologjik mund të jetë jospecifik, gjegjësisht të jetë i suksesshëm kundër çdo lloj sulmuesi që hy në trupin tonë, ose specifik, gjegjësisht të reagojë vetëm kundër një sulmuesi të caktuar. Plaga

Fig. 6.1 Shërimi i plagës që nuk ka infeksion

Shfaqja e infeksionit Edhe pse njeriu vazhdimisht është i ekspozuar sulmeve të një numri të madh të shkaktarëve të sëmundjeve, paraqitja e infeksionit kushtëzohet nga shumë faktorë. Kështu, disa sulmues të caktuar mund të sulmojnë vetëm inde apo organe të caktuara, disa të tjerët sulmojnë një numër të madh të organesh ose tërë sistemin. Shkaktarët e infeksioneve zakonisht janë shumë të imët dhe të gjithë me një emër të përbashkët quhen mikroorganizma. Një sulmues që të shkaktojë sëmundje është e domosdoshme të ketë: - derë hyrëse nëpër të cilën sulmuesi do të depërtojë në organizëm (lëkurë e dëmtuar, zgavra e gojës apo të ngjashme). - Çdo sulmues duhet të jetë mjaft i fuqishëm që ta mposhtë mbrojtjen e organizmit. - Që të paraqitet infeksioni duhet të ketë numër të mjaftueshëm të sulmuesve (doza), të cilët e sulmojnë trupin.

80


TEMA 6 Në fund, është e rëndësishme edhe gjendja e organizmit të njeriut, para së gjithash shëndeti i tij fizik dhe psikik, të ushqyerit, vendi i banimit dhe mosha. Mbrojtja jospecifike Lëkura është pengesa e parë që i ndalon mikroorganizmat e dëmshëm. Që të mund të depërtojnë në organizëm, lëkura duhet të jetë e dëmtuar. Mukoza që i mbështjell rrugët që çojnë kah brendia e trupit, gjithashtu paraqetet si pengesë. Lëngjet trupore, si lotët, djersa dhe pështyma kanë për detyrë ta mbrojnë organizmin. Teshtitja dhe kollitja kanë veprim të dobishëm, për arsye se në këtë mënyrë organizmi tenton ta largojë sulmuesin. Një mbrojtje të posaçme jospecifike kryejnë edhe një lloj i veçantë i qelizave të bardha të gjakut, për shembull, neutrofilet dhe makrofagët, të cilat kanë aftësi për të futur brenda vetes dhe për të shkatërruar materiet e huaja në procesin e quajtur fagocitozë (fig. 6.2). Fig. 6.2 Fagocitoza e bakterit

Ndezja Ndezja (inflamimi) është një prej mënyrave që organizmi të lirohet nga sulmuesit. Ajo paraqitet si rezultat i sulmit nga ana e disa baktereve, por edhe gjatë djegieve prej zjarrit ose kimikateve, ose gjatë prerjes apo lëndimeve. Nëse ndezja është e lidhur me mikroorganizma, atëherë quhet infeksion. Me depërtimin e mikroorganizmave të dëmshëm dhe me shumimin e tyre, fillon një varg i proceseve mbrojtëse. Mbrojtja e quajtur reaksion inflamator shoqërohet me katër simptome klasike: temperaturë e lartë, skuqje, ënjtje dhe dhembje. Vlen të përmendim se pasi të hyjnë sulmuesit në organizëm, ata duhen t‘ju përshtaten kushteve në organizëm, të fillojnë të shumohen dhe pasi të arrijnë një nivel të caktuar të zhvillimit shfaqet sëmundja. Periudha nga infektimi e deri te paraqitja e simptomave të sëmundjes quhet periudha e inkubacionit. Antigjenet Antigjen është secila materie që depërton në trup dhe që shkakton reagim imunologjik. Antigjenet mund të hasen në sipërfaqen e mikroorganizmave, në sipërfaqen e eritrociteve si dhe në qeliza të tjera, në polen, në helme dhe në ushqim. Antigjenet aktivizojnë lloje të posaçme të leukociteve që quhen qelizat T dhe qelizat B. Kështu, disa prej tyre drejtpërdrejt i shkatërrojnë qelizat e huaja, disa tajisin materie që e nxisin aktivitetin e leukociteve të tjera, ndërsa disa të tjera “e mbajnë mend” sulmuesin dhe gjatë takimit të dytë me sulmuesin e shkatërrojnë atë. Qelizat B janë limfocite të posaçme të afta për të formuar antitrupa.

81


TEMA 6 Antitrupat janë proteina që e njohin një pjesë të antigjenit dhe mund të lidhen me të. Për arsye se (identifikojnë) njohin vetëm antigjenë të caktuar, për antitrupat thuhet se janë specifik. Vet reaksioni i njohjes emërohet reaksion antigjen – antitrup. Disa antitrupa mbeten në gjak shumë gjatë dhe gjithmonë kur do ta njohin antigjenin e tyre, lidhen me të. (fig. 6.3). Në këtë mënyrë antigjeni i rrezikshëm asgjësohet ose paaftësohet, ndërsa organizmi i njeriut është i mbrojtur për një kohë të gjatë. baktere

antitrup proteina që veprojnë si antitrupa

antitrupa

receptor i antitrupit

antigjen bakterial hapësirë ndërqelizore qelizë e bardhë e gjakut

Fig. 6.3 Reaksioni antigjen – antitrup

Imuniteti Fjala imunitet rrjedh nga fjala latine imunis, që do të thotë të mbrohesh ose sigurohesh prej diçkaje. Sipas kësaj, imuniteti është veprim mbrojtës përfundimtar kundër sëmundjes. Imuniteti është proces selektiv, gjegjësisht imuniteti ndaj një sëmundjeje nuk e ka patjetër të veprojë si imunitet për një sëmundje tjetër. Kjo veçori është quajtur specificitet. Sipas prejardhjes së tij, imuniteti mund të jetë: natyror dhe artificial. Imuniteti natyror Imuniteti natyror mund të jetë dy llojesh: i lindur ose i trashëguar dhe i fituar. Imuniteti i lindur (i trashëguar) ekziston që me lindjen e organizmit, gjegjësisht foshnja e sjell si trashëgim me vet lindjen. Për këtë arsye, në muajin e parë foshnja nuk sëmuret nga sëmundjet ngjitëse. Imuniteti i fituar mund të fitohet gjatë jetës në mënyrë të natyrshme me të kapërcyerit e një sëmundjeje të caktuar. Ky imunitet mund të jetë afatshkurtër ose afatgjatë. Imuniteti artificial Imuniteti artificial mund të fitohet me vaksinim ose me serum. Vaksina është tretje në të cilën ka pjesë të mikroorganizmave të dëmshëm, ose mikroorganizmave me aktivitet të dobët, të cilët nuk mund të shkaktojnë sëmundje, por janë të aftë të veprojnë si antigjene që aktivizojnë sistemin imunologjik të krijojë antitrupa. Mjetet e fituara mbrojtëse e mbrojnë organizmin nga sulmues për të cilët janë formuar, pavarësisht në cilën mënyrë dhe në çfarë forme ata do të depërtojnë në organizëm (fig. 6.4). Sot vaksina të njohura në përgjithësi janë vaksinat kundër: tuberkulozit, tetanusit, paralizës së Fig. 6.4 Vaksinimi

82


TEMA 6 fëmijëve, fruthit, difterisë dhe vaksina të tjera. Mënyra e dytë e fitimit të imunitetit artificial është marrja e serumit. Përmes serumit në organizëm futen antitrupa të gatshëm. Ai merret vetëm sipas nevojës. Ekzistojnë më tepër lloje të serumeve, siç janë serumi kundër helmeve të gjarpërinjve, tetanusi dhe të tjerë. Shënim i rëndësishëm: Kontrollo në kartonin tënd të shëndetësisë se cilat vaksina i ke marrë deri tash. Përkujtohu si ka qenë reaksioni i trupit tënd dhe pse.

Shqyrtim i shkurtër i materialit

Pasqyrë e shkurtër e materialit Imunitet është rezistenca (qëndrueshmëria) e organizmit ndaj sëmundjeve të ndryshme. Antigjenet janë mikroorganizma që e sulmojnë trupin, por edhe helmet që lirohen në organizëm. Antitrupat janë proteina që e njohin një pjesë të antigjenit dhe mund të lidhen me të. Për arsye se njohin vetëm antigjenë të caktuar, për antitrupat thuhet se janë specifikë. Vet reaksioni i njohjes së antigjenit është quajtur reaksion antigjen – antitrup. Imuniteti mund të jetë natyror dhe artificial. Imuniteti natyror mund të jetë i lindur dhe i fituar, ndërsa ai artificial fitohet me marrjen e vaksinës apo të serumit.

Kontrollo diturinë tënde 1. Çka është imuniteti dhe përshkruaj proceset themelore të imunitetit. 2. Si përcaktohet prania e infeksionit në organizëm? 3. Çka do të thotë mbrojtje jospecifike? Jep disa shembuj. 4. Përshkruaj procesin e ndezjes. 5. Cili është dallimi kryesor ndërmjet imunitetit të trashëguar dhe atij të fituar? 6. Sqaro çka është antigjen dhe antitrup. Pse reaksioni i antigjenit dhe antitrupit përshkruhen si specifike? 7. Në çfarë mënyrash fitohet imunitet artificial?

83


TEMA 6 ORA 2 GRUPET E GJAKUT DHE TRANSFUZIONI Nëse sasia e gjakut në organizëm dukshëm zvogëlohet gjatë gjakderdhjeve ose sëmundjeve, në qelizat e organizmit fillon të paraqitet mungesë e oksigjenit dhe e materieve ushqyese. Në raste të tilla masa e vetme e mundshme gjatë dhënies së ndihmës së parë është dhënia e gjakut nga një njeri tjetër. Ky veprim quhet transfuzion. Gjithmonë kur ka nevojë për transfuzion, duhet të kemi kujdes, për arsye se gjaku i fituar prej një personi nuk mund t’i jepet cilitdo personi tjetër. Me hulumtime është dëshmuar se në membranën e eritrociteve ekzistojnë proteina, të cilat te pranuesi mund të veprojnë si antigjene, e me vet këtë të shkaktojnë krijimin e antitrupave. Nëse një person pranon gjak me grup jopërkatës të gjakut, në atë rast ndodh reaksioni antigjen – antitrup, gjatë së cilës eritrocitet ngjiten dhe shtresohen, kështu që gjendja shëndetësore në vend se të përmirësohet pas pranimit të gjakut, ajo përkeqësohet.

antigjen A

grupi i gjakut A antigjen AB

grupi i gjakut AB

antigjen B

grupi i gjakut B

nuk ka antigjen

grupi i gjakut O

Fig. 6.5 Antigjene të membranës së eritrocitit të njeriut

Në membranën e eritrociteve ka numër të madh të proteinave, prej të cilave dy grupe mund të veprojnë si antigjene dhe të shkaktojnë reaksione gjatë transfuzionit. Ato janë quajtur A – ose B – antigjene dhe Rh – faktor. Sipas pranisë së antigjeneve – A ose – B gjaku i njerëzve ndahet në katër grupe të gjakut: A, B, AB dhe O. Vet shenjat e grupeve të gjakut na tregojnë për antigjenin që është i pranishëm në membranën e eritrociteve. Nëse është i pranishëm vetëm antigjeni - A i eritrociteve, njeriu ka grup të gjakut A, nëse është i pranishëm vetëm antigjeni – B, njeriu e ka grupin e gjakut B. Grupi i gjakut AB i ka të dy antigjenet në eritrocite, ndërsa grupi i gjakut O – asnjë. Në plazmën e gjakut të njeriut mund të ketë antitrupa kundër antigjenit – A ose antigjenit = B (fig. 6.5). Nëse ka nevojë, njeriu me grupin e gjakut O mund të japë gjak të gjithë njerëzve me grupet e tjera të gjakut, për arsye se nuk ka antigjene që shkaktojnë formimin e antitrupave. Fig. 6.6 84


TEMA 6 Për dallim nga kjo, gjaku i njerëzve me grupin e gjakut AB nuk përmban antitrupa për proteinat në grupet e tjera të gjakut, dhe prandaj njerëzit me këtë grup mund të pranojnë gjak prej njerëzve me cilindo grup të gjakut (tabela 6.1). Do të thotë, njeriu me grup të gjakut O mund t‘u dhurojë gjak të gjithë njerëzve, ndërsa mund të pranojë vetëm prej grupit të gjakut O. Prandaj, njerëzit me këtë grup të gjakut janë quajtur dhurues universal. Anasjelltas, njerëzit me grupin e gjakut AB mund të pranojnë gjak prej të gjitha grupeve të tjera të gjakut, ndërsa mund të japin gjak vetëm për njerëzit me të njëjtin grup të gjakut, prandaj janë quajtur pranues universal (fig. 6.6). Për shkak të sigurisë më të madhe, praktikohet që njerëzit të japin gjak vetëm për njerëzit me grupin e njëjtë të gjakut. Rh – faktori Mbi 85% e njerëzve në membranën e eritrociteve kanë proteinë që vepron si antigjen, i quajtur Rh – faktor (emri rrjedh prej majmunit Rhesus, te i cili është zbuluar për herë të parë). Njerëzit e tillë njihen si Rh – pozitiv. Njerëzit që nuk kanë proteinë të tillë njihen si Rh – negativ. Nëse gjaku Rh – pozitiv i jepet njeriut me Rh faktor negativ, ai mund të formojë antitrupa për Rh – antigjenet “e rrezikshme”. Gjatë kësaj, eritrocitet Rh – pozitive gjatë takimit të sërishëm me ta, gjegjësisht gjatë transfuzionit tjetër do të sulmohen. Tabela 6.1. Grupet e gjakut në sistemin ABO Grupi i gjakut A B AB O

antigjeni A B A,B Nuk ka

Mund të pranojë nga A,O B,O A, B, AB, O O

Mund t’i japë A, AB B, AB AB O, A, B, AB

Transplantimi Një kohë të gjatë ka qenë e pranishme shpresa se organet dhe indet që janë marrë nga kafshët ose një njeriu tjetër mund të zëvendësojnë organet dhe indet e dëmtuara e një njeriu ose të një kafshe tjetër. Zëvendësimi i tillë është quajtur transplantim (rimbjellje, shartim). Një numër i madh i përpjekjeve të tilla të para kanë përfunduar pa sukses, për arsye se, siç thamë, çdo organizëm lufton të shkatërrojë materien e huaj, duke përfshirë edhe indet e një njeriu tjetër, ose kafshe tjetër. Ky reaksion normal i organizmit quhet sindroma e refuzimit. Në të gjitha rastet e transplantimit, indet e dhuruesit duhet të përputhen me indet e pranuesit, ashtu siç përputhet gjaku që jepet gjatë transfuzionit të gjakut. Përputhja e indeve kontrollohet me një numër të madh analizash laboratorike, ndërsa bëhen përpjekje të gjenden dhurues, indet e të cilëve përmbajnë relativisht pak antigjene, që të mos shkaktojnë refuzimin e transplantit nga organizmi i pranuesit. Për arsye se është e pamundur të përputhen plotësisht të gjitha antigjenet e dhuruesit me ato të pranuesit, shumë shpesh pranuesit i jepen ilaçe të cilat e bllokojnë reaksionin imunologjik të trupit të tij, i cili drejtohet kah organi apo indi i transplantuar. Mendo: Kur do të pranonte më së miri trupi pjesën e zëvendësuar (e transplantuar)? 85


TEMA 6 Çrregullimet dhe sëmundjet imunologjike Alergjia është reaksion ndërmjet antigjeneve dhe antitrupave. Ndjeshmëria e tepërt (hipersensitiviteti) paraqet një term më të gjerë për alergjinë, për arsye se përfshin reaksionet për largimin e pranisë së padëshiruar të substancave të caktuara që në raste normale nuk kanë veprim të dëmshëm për shumicën e njerëzve. Antigjenet në reaksionin e alergjisë quhen alergjenë dhe si edhe shumica e antigjeneve, zakonisht janë proteina. Shembuj për alergjenë janë poleni, pluhuri i shtëpisë, si dhe disa proteina në ushqim. Të gjithë njerëzit nuk reagojnë në mënyrë të njëjtë në një alergjen të caktuar. Nëse alergjeni bie shumë herë në kontakt me inde të caktuara të njeriut që është i ndjeshëm ndaj tij, ai fillon të krijojë antitrupa. Kur të vijë njeriu sërish në kontakt me alergjenin, do të ketë reaksion antigjen – antitrup. Nëse ky lloj i reaksionit ndodh në gjak, nuk ka dëmtim, por më së shpeshti gjatë alergjisë, reaksioni antigjen – antitrup ndodh në qelizat e indeve të ndjeshme, ndërsa pasojat mund të jenë shumë të rrezikshme. Për shembull, në rastin me mukozën e hundës e cila është bërë tepër e ndjeshme ndaj polenit, reaksioni alergjik shoqërohet me temperaturë të lartë. Shumë ilaçe mund të sjellin gjendje alergjike, e sidomos aspirina dhe antibiotikët (e posaçërisht penicilina). Gjatë autoimunitetit, sistemi imunologjik reagon ndaj qelizave të veta. Gjatë kohës së zhvillimit embrional sistemi imunologjik mëson të durojë indet e veta dhe të mos i sulmojë. Ajo që mësohet më së shpeshti është e përhershme. Kur të humbasë kjo aftësi, sistemi imunologjik sulmon organet e veta dhe sillet sikur ato të kishin depërtuar në organizëm, gjegjësisht si të ishin antigjene. Thjeshtë, sistemi imunologjik lufton me një pjesë të trupit të vet. Sëmundje të mungesës së imuniteti Mungesa e imunitetit është një lloj dëmtimi i sistemit imunologjik. Ky dëmtim mund të përfshijë cilëndo pjesë të sistemit, siç janë qelizat – T, qelizat – B, ose gjëndrën e kraharorit. Çrregullimet e tilla mund të jenë të trashëguara, ose të fituara si rezultat i ushqimit të dobët, infeksionit, ose shërimit me rreze X dhe me ilaçe. Sëmundja sida ose AIDS është shembull për infeksion, i cili e sulmon sistemin imunologjik. Kjo sëmundje shkaktohet prej virusit, i cili e shkatërron një lloj të posaçëm të qelizave – T. Sëmundja së pari është paraqitur te personat që përdorin drogë. Sëmundja bartet vetëm përmes kontaktit të drejtpërdrejtë, më së shpeshti te të rinjtë që nuk i respektojnë këshillat për rreziqet e aktivitetit seksual të pambrojtur dhe përdorimit të gjilpërave të infektuara. Ilaçi më i mirë për këtë sëmundje është të informuarit për rrezikun dhe për pasojat vdekjeprurëse të saj.

86


TEMA 6 KËSHILLA TË SHKURTA - mos përdor ilaçe pa konsultuar mjekun. - kërko literaturë për SIDËN që të dish si të mbrohesh nga ajo.

Shqyrtim i shkurtër i materialit

Pasqyrë e shkurtër e materialit Gjaku i humbur kompensohet me transfuzion. Por, paraprakisht duhet patjetër saktësisht të përcaktohet grupi i gjakut dhe Rh faktori i njeriut të lënduar apo të sëmurë. Njerëzit kanë katër grupe të gjakut: A, B, AB dhe O, ndërsa këta mund të kenë Rh+ ose Rh-. Secili njeri duhet ta dijë grupin e vet të gjakut. Transplantimi është marrja e organit ose indit nga njëri organizëm dhe vendosja e tij në organizmin tjetër. Që të mos paraqitet sindroma e refuzimit te pranuesi, indi ose organi duhen të kenë sa më pak antigjene. Alergjia është reaksion ndërmjet antigjeneve dhe antitrupave. Ndjeshmëria e tepërt përdoret si term më i gjerë për alergjinë, meqë përfshin reaksione për largimin e substancave të caktuara të padëshiruara. Sida ose AIDS është sëmundje që e sulmon sistemin imunologjik. Kjo sëmundje shkaktohet prej virusit që shkatërron një lloj të posaçëm të qelizave T.

Kontrollo diturinë tënde 1. Sa lloje të grupeve të gjakut ekzistojnë dhe me se dallohen ato? 2. Çka është transfuzioni? 3. Sqaro cili grup i gjakut është dhurues universal, ndërsa cili është pranues universal dhe pse janë të ndarë në këtë mënyrë? 4. Çka është alergjia: 5. Çka do të thotë autoimunitet? 6. Ç’është AIDS-i? Te cilët njerëz më shumë paraqitet AIDS?

87


88


TEMA 7 FRYMËMARRJA – KËMBIMI I GAZRAVE Pas mësimit të kujdesshëm të përmbajtjeve të kësaj teme do të mundesh: - Të numërosh pjesët dhe funksionet e sistemit të frymëmarrjes; - Të numërosh rrugët nëpër të cilat oksigjeni dhe dyoksidi i karbonit barten në gjak; - Të shpjegosh mekanizmin e frymëmarrjes dhe rolin e diafragmës si dhe të muskujve ndërbrinjorë; - Të sqarosh këmbimin e gazrave në alveolat e mushkërive dhe qeliza; - Të numërosh sëmundjet e organeve dhe sistemit të frymëmarrjes; - Të njohësh rrjedhojën e frymëmarrjes artificiale.

Nocione që do të mësosh në këtë temë: - frymëmarrje, - rrugë të frymëmarrjes, - mushkëri, - shtypje e pjesshme e gazrave, - diafragmë, - rregullim i frymëmarrjes, - reflekse të frymëmarrjes, - frymëmarrje artificiale.

89


TEMA 7 ORA 1 FRYMËMARRJA DHE RËNDËSIA E FRYMËMARRJES Të përkujtohemi se në proceset e frymëmarrjes qelizore, oksigjeni futet në qelizë ku përdoret për zbërthimin e materieve ushqyese dhe për lirimin e energjisë. Dyoksidi i karbonit është produkt themelor që llogaritet si mbeturinë e frymëmarrjes qelizore. Që të mund të kryhet procesi i frymëmarrjes qelizore nevojitet që qelizat vazhdimisht të furnizohen me oksigjen dhe ta lirojnë dyoksidin e karbonit. RRUGËT E FRYMËMARRJES DHE KËMBIMI I GAZRAVE NË MUSHKËRI Frymëmarrja është proces i bartjes së ajrit nga mjedisi i jashtëm në mushkëri dhe anasjelltas – nxjerrjes nga mushkëritë në mjedisin e jashtëm. Procesi kur oksigjeni nga mjedisi i jashtëm i jepet gjakut quhet respirim. Këto dy procese mund të ndahen në tri faza: - ventilimi i mushkërive, në të cilin bëhet këmbimi i gazrave ndërmjet atmosferës dhe qeseve ajrore në mushkëri. Ky proces kryhet me frymëmarrjen (inspirimin) dhe me frymënxjerrjen (ekspirimin) gjatë frymëmarrjes. - difuzioni i gazrave kryhet kur oksigjeni nga mushkëritë kalon në gjak, ndërsa dyoksidi i karbonit kalon në mushkëri. - bartja e oksigjenit deri te qelizat dhe e dyoksidit të karbonit prej qelizave deri te mushkëritë. Ky proces kryhet me qarkullimin e gjakut. Sistemi i frymëmarrjes është i ndërtuar nga rrugët e frymëmarrjes dhe organet e frymëmarrjes – mushkëritë. Rrugët mushkërore janë hapësira nëpër të cilat ajri hy në mushkëri (fig. 7.1). Ato janë: zgavra e hundës, fyti, i cili është i përbashkët edhe për sistemin digjestiv edhe për sistemin e frymëmarrjes, gurmazi (faringu - formuesi i zërit), trakea ose gabzherri, bronket – degët e frymëmarrjes. Nëpër këtë sistem bartës, ajri thithet nga atmosfera deri te mushkëritë dhe anasjelltas nga mushkëritë nxirret në mjedisin e jashtëm. zbrazëtira (zgavra) e hundës fyti gurmazi trakeja bronket

mushkëritë Fig. 7.1 Sistemi i frymëmarrjes

90

Zgavra e hundës Ajri hy në organizëm nëpër hapjet e hundës të quajtura vrimat e hundës. Në vazhdim të vrimave të hundës janë dy zbrazëtira të quajtura zgavrat e hundës. Këto dy zbrazëtira janë të ndara njëra nga tjetra me murin ndarës të hundës. Muri ndarës i hundës dhe muri i zgavrave hundore janë të veshur me mukozë. Gjatë kalimit nëpër zgavrën e hundës, ajri pastrohet nga grimcat, pluhuri dhe nga mikroorganizmat e dëmshëm, ngrohet dhe njomet. Për shkak të këtyre cilësive mbrojtëse, duhet të marrim frymë nëpërmjet hundës, e jo përmes gojës.


TEMA 7 Fyti dhe gurmazi (faringu) Përmes fytit muskulor ajri bartet në gypin e frymëmarrjes, ndërsa ushqimi dhe lëngjet barten në sistemin digjestiv. Përmes pjesës së sipërme të tij, fyti lidhet me gurmazin (faringun). tejzat e zërit janë të mbyllura

tejzat e zërit tejzat e zërit janë të hapura

trakeja

Gurmazi, ose formuesi i zërit, është i vendosur ndërmjet fytit dhe trakesë. Ai është i ndërtuar prej kërces. Një gungëz e cila është e formuar prej kërces, quhet mollëza e Ademit (arëza, fikthi) dhe ajo vërehet në pjesën e përparme të qafës. Nga të dy anët e skajit të sipërm të gurmazit ka rrudha (palosje) të mukozës të cilat përdoren gjatë formimit të zërave. Këto pjesë quhen tejzat (kordat) e zërit (fig. 7.2). Gjatë frymëmarrjes, kur flasim ajri që lëviz shkakton dridhjen e tejzave të zërit. Kjo dridhje shkakton lirimin e ajrit në formë të valëzuar, i cili me ndihmën e gjuhës, dhëmbëve dhe buzëve shndërrohet në tingull.

Fig. 7.2 Gurmazi dhe tejzat e zërit

Trakeja Trakeja (gabzherri) është një gyp i ndërtuar prej kërcave gjysmunazore të cilat gjenden nëpër tërë gjatësinë e tij, dhe mundësojnë që ai të jetë i hapur. Roli i trakesë është të bart ajrin prej gurmazit deri te mushkëritë. Bronket Në pjesën e saj të poshtme trakeja ndahet në dy trungje – bronke që depërtojnë në mushkëri. Bronku i djathtë është dukshëm më i gjerë se i majti dhe depërton vertikalisht në krahun mushkëror. Pikërisht për këtë, nëse thithet një trup i huaj, ai shumë më lehtë do të depërtojë në krahun e djathtë të mushkërive përmes një thellimi të quajtur derë. Në këtë pjesë me mushkëritë lidhen edhe enët e gjakut dhe nervat. Mbështjellësit e rrugëve të ajrit Bronket dhe rrugët e tjera përçuese të sistemit të frymëmarrjes janë të veshura me një lloj të posaçëm të epitelit. Qelizat epiteliale kanë qepalla (qime). Qepallat me lëvizjen e tyre i shtyjnë papastërtitë kah fyti prej ku largohen me anë të teshtitjes, kollitjes ose fryrjes së hundës. Fig. 7.3 Qelizat epiteliale me qepalla në rrugët e frymëmarrjes

91


TEMA 7 Mushkëritë Mushkëritë janë organe në të cilat ka vende për depërtimin e gazrave në inde shumë të holla dhe delikate. Të dy mushkëritë (mushkëria e djathtë dhe mushkëria e majtë) janë të vendosura në zgavrën e kraharorit. Çdo bronke e mushkërisë është e degëzuar. Bronku i djathtë degëzohet në tri degë dhe secila prej tyre hy në një nga tri lobet e krahut të mushkërisë. Bronku i majtë degëzohet në dy degë të cilat hyjnë në dy lobet e krahut të majtë mushkëror. Për arsye se ndarja e bronkeve gjithmonë ngjan si dru, ajo është quajtur trungu bronkial. Gypat e tillë më të vegjël përçues janë quajtur bronkiole. Në bronkiole nuk ka kërce, ato janë të ndërtuara vetëm prej muskujve të lëmuar. Në bronkiolet e skajshme ka grupe të qeseve të vogla ajrore të quajtura alveola. Muri i alveolave është i ndërtuar nga epiteli njështresor të sheshtë, i cili mundëson kalimin e lehtë të gazrave nëpër të. Alveolat janë të mbështjella me një numër të madh kapilaresh nëpër të cilat qarkullon gjaku. Në mushkëritë e njeriut ka miliona alveola. Për arsye se kanë shumë hapësira ajrore, mushkëritë janë të lehta, kështu që është normale që një pjesë e indit mushkëror e zhytur në ujë do të notojë në sipërfaqe (fig. 7.4).

arteria

mushkëria

eritrocitet lirohen prej O2

vena alveola kapilare të gjakut

ind

flluska ajrore Fig. 7.4 Difuzioni gazrave nëpër alveola

eritrocitet pasurohen me CO2

Zbrazëtirat e mushkërive Mushkëritë mbushin një pjesë të konsiderueshme të zgavrës së kraharorit, e cila është e ndarë nga zgavra e barkut me një muskul që quhet diafragmë. Çdo krah mushkëror është i mbuluar me mbështjellës të dyfishtë të quajtur pleura. Një pjesë e pleurës është e lidhur me murin e kafazit të kraharorit, ndërsa tjetra është e lidhur me sipërfaqen e mushkërive. Ndërmjet dy mbështjellësve të pleurave ka hapësirë, në të cilën ka një shtresë të hollë të lëngut që i lubrifikon (i lyen) mbështjellësit. Pjesa ndërmjet krahëve mushkërorë është quajtur mediastenum. Në të janë të vendosura zemra, enët e mëdha të gjakut, ezofagu, trakeja dhe shumë nyje limfatike. 92


Shqyrtim i shkurtër i materialit

TEMA 7 Pasqyrë e shkurtër e materialit Procesi i frymëmarrjes (respirimit) mund të ndahet në tri faza: mbushja me ajër e mushkërive, difuzioni i gazrave dhe bartja. Sistemi i organeve të frymëmarrjes është i përbërë nga: zgavra e hundës, fyti, gabzherrit, trakeja, bronket dhe mushkëritë. Organet e frymëmarrjes marrin pjesë në procesin e formimit të tingullit të të folurit. Në mushkëri, në alveolat e tyre kryhet këmbimi i gazrave.

Kontrollo diturinë tënde 1. Thuaj përkufizimin (definicionin) për frymëmarrjen dhe cilat janë tri fazat e saj? 2. Numëro organet që janë pjesë përbërëse e sistemit të organeve të frymëmarrjes. 3. Ku dhe si formohet tingulli? 4. Vizato rrugën e ajrit prej jashtë e deri te gjaku. 5. Cili është funksioni i qimeve të qelizave të mukozës në organet e frymëmarrjes? 6. Shpjego pse frymëmarrja nëpërmjet hundës është më e mirë?

93


TEMA 7 ORA 2 MEKANIZMI I FRYMËMARRJES DHE KËMBIMI I GAZRAVE MEKANIZMI I FRYMËMARRJES Ventilimi (ajrosja) i mushkërive kryhet në dy faza që lidhen me njëra-tjetrën (fig. 7.5). - frymëmarrja (inspirimi) – gjatë së cilës ajri hy në mushkëri, - frymënxjerrja (ekspirimi) – gjatë së cilës ajri del nga mushkëritë (fig, 7.5). Frymëmarrja është fazë aktive e mbushjes së mushkërive me ajër meqë në të marrin pjesë muskujt ndërbrinjorë dhe diafragma. Kur brinjët zgjerohen, rritet edhe vëllimi i zbrazëtirës së kafazit të kraharoroit. Me rritjen e zgavrës së kraharorit ulet shtypja e ajrit në zgavër. Kur shtypja e ajrit bëhet më e ulët sesa ajo jashtë, ajri lehtë do të depërtojë në mushkëri. Ky proces ngjan me thithjen. Frymënxjerrja (ekspirimi) është fazë pasive e zbrazjes së mushkërive gjatë së cilës muskujt lirohen. Me Fig. 7.5 këtë brinjët dhe diafragma kthehen Ventilimi i mushkërive në vendet e tyre nismëtare, e shtypin frymëmarrja dhe frymënxjerrja indin e mushkërive dhe ajri shtyhet, gjegjësisht nxirret jashtë. Frymëmarrja normale te njerëzit e rritur është prej 12 deri në 20 herë në minutë, përderisa te fëmijët ajo është 20 deri në 40 herë në minutë, varësisht prej moshës dhe madhësisë së tyre. Nëpër muret e enëve të gjakut ka receptorë që ngacmohen gjatë sasisë së zmadhuar të dyoksidit të karbonit. Këto ngacmime përçohen deri në qendrën për frymëmarrje që është i vendosur në pjesën e zgjaturtë trurit. Qendra për frymëmarrje reagon në atë mënyrë që përcjell urdhra që aktivizojnë muskulin e diafragmës dhe të muskujve ndërbrinjorë. Nën ndikimin e ngacmimeve, këta muskuj shtangohen dhe i tërheqin brinjët nga jashtë, kafazi i kraharorit zgjerohet dhe kryhet procesi i frymëmarrjes. Kur të kryhet këmbimi i gazrave, diafragma dhe muskujt ndërbrinjorë nuk pranojnë më ngacmime, lirohen dhe kthehen në pozitën e tyre të qetësisë. Në këtë mënyrë kafazi i kraharorit i shtyp mushkëritë prej të cilave ajri del në mjedisin e jashtëm.

94


TEMA 7 Lëvizja e ajrit Ajri lëviz nëpër rrugët e frymëmarrjes kah degëzimet e trungut bronkial. Ai kalon nëpër bronkiole gjithnjë e më të vogla deri sa të vijë në skajet e zgjeruara të quajtura alveola. Në alveola ajri lëviz me anë të difuzionit, gjatë së cilës bëhet barazimi i dallimeve të sasisë së gazrave të pranishëm. KËMBIMI I GAZRAVE Këmbimi i gazrave kryhet si rezultat i dallimit të shtypjeve (presioneve) të pjesshme, në këtë rast të oksigjenit dhe të dyoksidit të karbonit. Gazi me shtypje më të madhe parciale gjithmonë lëviz kah vendi i gazit me presion më të vogël parcial. Në këtë mënyrë kemi barazimin e presioneve të pjesshme në mjediset e caktuara. Muri ndarës që e ndan oksigjenin në alveola prej oksigjenit në gjakun e kapilareve është shumë i hollë dhe shumë i lagësht. Këto janë kushte ideale për këmbimin e gazrave dhe ajo kryhet përmes difuzionit. Nga qelizat dhe indet gjaku i varfër me oksigjen përmes qarkullimit të gjakut arrin në mushkëri. Në alveolat e mushkërive koncentrimi i oksigjenit është më i madh, gjegjësisht ai ka presion më të madh parcial. Anasjelltas, në kapilaret mushkërore, në gjak koncentrimi i oksigjenit është më i vogël. Në këtë mënyrë, oksigjeni me anë të difuzionit, përmes membranës së alveolave depërton në gjak, dhe anasjelltas, prej gjakut në alveola depërton dyoksidi i karbonit. Të përkujtohemi: Difuzioni paraqet lëvizjen e molekulave prej një vendi i cili ka koncentrim më të madh kah një vend i cili ka koncentrim më të vogël të molekulave të njëjta. Bartja e gazrave Pothuaj i tërë oksigjeni nga mushkëritë që vjen në gjak lidhet me hemoglobinën në eritrocite. Ky gjak i pasuruar me oksigjen vjen deri te qelizat dhe indet, ndërsa ato janë të pasura me dyoksid karboni. Për arsye se oksigjeni me hemoglobinën formon një lidhje të lirshme, ajo lidhje shkëputet dhe oksigjeni u dorëzohet indeve, ndërsa hemoglobina lidhet me dyoksidin e karbonit. Dyoksidi i karbonit i lidhur në këtë mënyrë përmes qarkullimit të gjakut sillet në mushkërit. Aty gjaku e lëshon dyoksidin e karbonit i cili gjatë frymënxjerrjes shtyhet (nxirret) jashtë prej organizmit, ndërsa lidhet me sasi të re të oksigjenit.

95


TEMA 7

Shqyrtim i shkurtër i materialit

Pasqyrë e shkurtër e materialit Frymëmarrja është proces që kryhet në dy faza – në marrjen e frymës (inspirim) dhe në nxjerrjen e frymës (ekspirim). Gjatë procesit të inspirimit rol të rëndësishëm kanë diafragma dhe muskujt ndërbrinjorë. Këmbimi i gazrave kryhet si rezultat i dallimit të shtypjeve të pjesshme (parciale) të gazrave në gjak dhe në alveolat e mushkërive. Hemoglobina, që është pjesë përbërëse e qelizave të kuqe të gjakut, ka aftësi të lidhet me oksigjenin dhe dyoksidin e karbonit, andaj edhe i bart këto gazra.

Kontrollo diturinë tënde 1. Cilët muskuj shfrytëzohen gjatë frymëmarrjes? 2. Si bartet oksigjeni në gjak? Cila është arsyeja për depërtimin e tij në inde? 3. Çka janë kemoreceptorët dhe cili është funksioni i tyre në rregullimin e frymëmarrjes? 4. Si bartet dyoksidi i karbonit në gjak? 5. Cili është dallimi ndërmjet frymëmarrjes mushkërore dhe frymëmarrjes qelizore?

96


TEMA 7 ORA 3 KUJDESU PËR SHËNDETIN TËND

Organet për këmbimin e gazrave janë shumë delikate dhe të ndjeshme. Për këtë arsye ajri i pastër është i pari në kushtet kryesore për mbrojtjen dhe ruajtjen e tyre. Ajri i pastër dhe llojet e ndryshme të aktivitetit fizik sjellin forcimin, zhvillimin e drejtë dhe ruajtjen e organeve të frymëmarrjes.

Fig. 7.6

Fig. 7.7

Ajri në vendet me numër të madh banorësh ndotet nga gazrat që nxjerrin automobilat dhe nga tymi industrial. Ajri në rajonet bujqësore përmban edhe tym nga sipërfaqet e djegura bujqësore edhe nga pesticidet. Qëndrimi në hapësira të mbyllura, sidomos në hapësira ku vazhdimisht pihet duhan, mund të sjellë çrregullime në procesin e frymëmarrjes së rregullt. Në tymin e cigareve ka sasi të mëdha materiesh të dëmshme, veçanërisht nikotinë dhe katran, të cilat përmes rrugëve të frymëmarrjes depërtojnë në alveola, ku shtresohen dhe shkaktojnë dëmtime. Për këtë arsye, hapësirat ku gjendemi vazhdimisht duhet të ajrosen. Që ta zvogëlojmë veprimin e përditshëm të ajrit të ndotur duhet të dalim në piknik. Shëtitjet, sidomos gjatë fundjavave, në mal ose në parqe mundësojnë ajrosjen e mushkërive.

97


TEMA 7 SËMUNDJET E SISTEMIT RESPIRATOR Sëmundjet e zgavrës së hundës Afër zgavrave të hundës dhe afër veshëve janë të vendosura sinuset (zbrazëtira në eshtra). Infeksionet nga goja, hunda dhe fyti lehtë mund të barten në sinuset. Ndezja e sinuseve quhet sinusitis. Infeksionet dhe përhapja e tyre Mukoza e rrugëve të frymëmarrjes është pjesë shumë e rëndësishme përmes së cilës depërtojnë mikroorganizmat e dëmshëm. Bartja e mikroorganizmave nëpër sistemin e frymëmarrjes nga një njeri te tjetri është shumë e thjeshtë. Më së shpeshti barten në hapësira në të cilat mblidhen shumë njerëz, si për shembull në shkolla, teatro etj. Pikat e imëta gjatë një teshtitjeje mund të përmbajnë me miliarda organizma që shkaktojnë sëmundje. Rrjedhja e hundës është simptomë e pakëndshme e ftohjes së rëndomtë dhe duhet të kemi kujdes, në mënyrë të natyrshme, që ky mikroorganizëm të mos depërtojë në indet më të thella të organeve të frymëmarrjes. Ndërmjet infeksioneve që barten përmes rrugëve të frymëmarrjes janë ftohja e rëndomtë (rrufa), difteria, lija e ujit, fruthi, gripi dhe tuberkulozi. Ftohja e rëndomtë (rrufa) Si shkaktarë të rrufës paraqiten shumë viruse dhe mikroorganizma të tjerë të dëmshëm. Simptomat e rrufës janë të njohura: së pari ënjtet dhe skuqet hunda dhe fyti, pastaj nga hunda rrjedh një sasi e madhe e një lëngu të ujshëm dhe në fund kur të qetësohet rrufa rrjedhin sekrecione më të dendura jargore. Gripi Gripi është ndezje e pjesëve të sipërme të rrugëve të frymëmarrjes, ndërsa shoqërohet me plogështi të përgjithshme dhe dhembje. Ai shkaktohet prej virusit dhe mund të shpërndahet nga hunda në mushkërit. A e di se përmes organeve të frymëmarrjes në organizëm munden të depërtojnë lloje të ndryshme të materieve të dëmshme: gazra të dëmshme, avull, tym, pluhur dhe mikroorganizma. Kontakti i përditshëm me pluhurin industrial (prej duhanit, pambukut, leshit, puplave, azbestit, rërës, çimentos) gjatë një periudhe të gjatë kohore, mund të shkaktojë sëmundje profesionale. Më e njohur është silikoza nga e cila mund të sëmuren njerëzit që punojnë në si gurëthyes, xehetarë, minatorë etj. Ndezja e mushkërive Simptoma më e shpeshtë e të gjitha llojeve të ndezjeve të mushkërive është formimi i materies së lëngshme, sekrecion i cili mblidhet në alveolat e sëmura. Ndonjëherë qeset ajrore janë aq shumë të mbushura me lëng të tillë, saqë personi i sëmurë ndjen rëndesë dhe ka nevojë për më tepër oksigjen për ta ruajtur jetën.

98


TEMA 7 Tuberkulozi Tuberkulozi është një prej sëmundjeve më të rënda të organeve të frymëmarrjes, i cili përhapet shumë lehtë dhe shumë shpejt. Gjatë kësaj shkaktohen dëmtime serioze të alveolave dhe mureve të tyre, formohen zgavra të mëdha që nuk mund të kryejnë funksionin në proceset e frymëmarrjes. Fig. 7.8 Bakteri që e shkakton tuberkulozin

Kanceri i mushkërive Shkaku më i shpeshtë për paraqitjen e kancerit të mushkërive është pirja e duhanit. Duhanpirësit sëmuren prej kësaj sëmundjeje dhjetë herë më tepër se joduhanpirësit. Rreziku për t’u sëmurë prej kancerit të mushkërive është zmadhuar te njerëzit të cilët fillojnë të pinë duhan prej moshës më të re, si dhe te njerëzit që pinë një numër të madh të cigareve në ditë dhe të cilët e thithin tymin shumë thellë. LËNDIMET E ORGANEVE TË FRYMËMARRJES DHE NDIHMA E PARË Shkak shumë i shpeshtë i gjakderdhjes nga hunda është lëndimi ose fryrja e hundës. Gjakderdhja e hundës ndalohet shumë shpejt, nëse njeriu i lënduar rri i qetë, ndërsa koka përkulet pakëz përpara. Zakonisht, ndihmon edhe shtypja e vrimës së hundës nga ajo anë e cila rrjedh gjaku dhe vënia e leckave të ftohta në hundë. Në disa raste nevojitet të vejmë pambuk në vrimën nga rrjedh gjak që të përshpejtohet koagulimi i gjakut. Fëmijët shumë shpesh thithin me hundë sende të imëta, groshë, pjesë të arrës ose monedha të imëta. Këto sende i mbyllin rrugët e frymëmarrjes dhe në këtë mënyrë shkaktojnë vështirësi gjatë frymëmarrjes saqë frymëmarrja mund të ndërpritet tërësisht. Nëse me veprime të caktuara nuk largohet trupi i huaj nga trakeja, i lënduari duhet të dërgohet në spital që me ndihmën e bronkoskopit të hiqet prej trakesë.

Fig. 7.9

Fig. 7.10 Reanimacioni

99


TEMA 7 Frymëmarrja artificiale përdoret kur njeriu e ka humbur vetëdijen dhe kur frymëmarrja është e vështirësuar. Dukuritë e tilla shkaktohen prej zënies së frymës (mbytjes) nga duhani, shokut elektrik dhe mbytjes në ujë. Me disa procedura të caktuara dhe metoda, në mënyrë artificiale, një periudhë të caktuar kohore mund të ruhet funksioni i mushkërive. Reanimacioni është veprim i kombinuar i frymëmarrjes artificiale dhe masazhit të zemrës te të lënduarit kur mushkëritë dhe zemra kanë ndaluar me punën (fig. 7.10). Shërimi me oksigjen praktikohet kur është e rrezikuar jeta e njeriut dhe në gjendje kur qelizat dhe indet furnizohen pamjaftueshëm me oksigjen. Oksigjeni mund t’i jepet pacientit përmes maskës, me kateter apo përmes flegrave të hundës. KËSHILLA TË SHKURTRA - ushtrimet trupore, ushtrimet aerobik, janë të dobishme për mushkëri më të shëndosha dhe e zmadhojnë qëndrueshmërinë e përgjithshme të organizmit. Lëvizjet ritmike gjatë këtyre ushtrimeve e zmadhojnë nevojën për oksigjen, duke shkaktuar punë të zmadhuar të zemrës dhe frymëmarrje më të thellë. - ushtrime trupore janë edhe: noti, vrapimi, vozitja e biçikletës, lundrimi, kërcimi i litarit e të ngjashme - mos pi duhan. Nikotina dhe katrani, të cilat janë pjesë përbërëse të duhanit, i dëmtojnë mushkëritë.

Shqyrtim i shkurtër i materialit

Pasqyrë e shkurtër e materialit Ajri i pastër dhe llojet e ndryshme të aktivitetit fizik sjellin forcimin, zhvillimin e rregullt dhe ruajtjen e organeve të frymëmarrjes. Tymi i cigareve, pluhuri, gazrat e industrisë dhe të automobilave veprojnë dëmshëm në to. Tuberkulozi është sëmundje e rëndë ngjitëse e cila shkakton shkatërrimin e alveolave të mushkërive. Arsyeja më e shpeshtë për paraqitjen e kancerit të mushkërive është pirja e duhanit. Gjatë ndërprerjes së frymëmarrjes praktikohet procedura e frymëmarrjes artificiale.

Kontrollo diturinë tënde 1. Përshkruaj rrufën dhe gripin. 2. Te cilët njerëz kemi paraqitjen e silikozës? 3. Cilat janë shenjat (simptomat) e sëmundjes së tuberkulozit? 4. Numëro disa nga shkaktarët e mundshëm për kancerin e mushkërive? 5. Cilat janë procedurat për dhënien e ndihmës së parë?

100


TEMA 7 FRYMËMARRJA – KËMBIMI I GAZRAVE

AKTIVITETI 1 Vështrimi i mushkërive MJETET DHE MATERIALI: Mushkëri të lopës. 1. Vështro mushkëritë. Përqendroje vëmendjen në ngjyrën, ndërtimin dhe pamjen. 2. Përsërite veprimin me ndihmën e thjerrëzës. 3. Përpiqu ta zhysësh në ujë një copë të mushkërive. 4. Shëno vërejtjet e tua në fletore dhe kontrollo tek arsimtari a janë të sakta. AKTIVITETI 2 Përcaktimi i numrit të frymëmarrjeve dhe frymënxjerrjeve në një minutë gjatë gjendjes së qetë dhe pas 20 pompave të bëra. MJETET: orë për matjen precize të kohës 1. Shoku yt duhet të jetë në pozitë vertikale dhe numërojmë ciklet e frymëmarrjes së tij (një cikël është një frymëmarrje dhe një frymënxjerrje) në atë mënyrë që vëzhgohet një pikë e zgjedhur në kafazin e kraharorit. 2. Numëro ciklin gjatë 30 sekondave. 3. Numrin e fituar shumëzoje me 2 që të fitohet numri i frymëmarrjeve dhe frymënxjerrjeve për një minutë. 4. Veprimi përsëritet me atë dallim se tani matja do të bëhet në pozicionin ulur. 5. Shoku yt le të bëjë 20 pompa për 20 sekonda. Pas kësaj, duke qëndruar ose ulur ose në këmbë përsëri maten ciklet. Krahaso rezultatet e fituara. AKTIVITETI 3 Vërtetimi i pranisë së dyoksidit të karbonit në ajrin e ekspiruar MJETET DHE MATERIALI: gotë, gyp i qelqtë dhe tretje të karbonat kalciumit. 1. Vene tretjen e karbonat kalciumit në gotë. 2. Vene gypin e qelqtë në ujë dhe përmes tij dhjetë minuta nxjerre ajrin në tretjen e karbonatit të kalciumit. 3. Sqaro çka do të ndodhë. Bisedo me arsimtarin për reaksionin kimik që ka ndodhur.

101


102


TEMA 8 TAJITJA E MATERIEVE Pas mësimit të kujdesshëm të përmbajtjeve të kësaj teme do të mundesh: - Të kuptosh rëndësinë e tajitjes si proces jetësor; - Të numërosh sistemet për largimin e materieve të dëmshme, funksionin e tyre, sisteme të cilat janë të përfshira në ruajtjen e baraspeshës së ujit; - Të përshkruash ndërtimin e veshkës dhe funksionin e saj në ruajtjen e baraspeshës së ujit – osmorregullimin; - Të përshkruash etapat dhe produktet në procesin e tajitjes; - Të përshkruash shtresat e sistemit të lëkurës; - Të përshkruash vendin dhe funksionin e krijimeve të lëkurës; - Të dish të numërosh funksionet kryesore të lëkurës; - Të dish masat për kujdesin dhe higjienën e lëkurës dhe sëmundjet të cilat paraqiten;

Nocione që do të mësosh në këtë temë: - tajitje, - veshkë, - osmorregullim, - urinë, - lëkurë, - gjëndra në lëkurë, - termorregullim.

103


TEMA 8 ORA 1 TAJITJA DHE RËNDËSIA E TAJITJES Në organizmin e njeriut prej 50% deri në 70% të peshës së tij të përgjithshme janë ujë. Kjo përqindje është më e madhe te të rinjtë, te personat e dobët dhe te personat me muskuj të zhvilluar. Me rritjen e sasisë së yndyrave në organizëm dhe me plakjen e njeriut, përqindja e pjesëmarrjes së ujit në organizëm zvogëlohet. Për qelizat e gjalla, uji është i rëndësishëm si tretës, bartës dhe pjesëmarrës në proceset metabolike. Në ujë treten materie të ndryshme, siç janë kripërat e ndryshme, materiet ushqyese, gazrat, materiet e dëmshme dhe materie të posaçme, siç janë enzimat dhe hormonet: Gjithnjë kur ndryshohet vëllimi apo përbërja kimike e këtyre lëngjeve, kjo është shenjë se në organizëm ka probleme. Baraspesha (gjendja konstante, e përhershme) në lëngjet trupore ruhet në këto mënyra: - mekanizmi i etjes e ruan ujin në nivel të përhershëm; - aktiviteti i veshkave e rregullon vëllimin dhe përbërjen e lëngjeve trupore; - hormonet, të cilat shërbejnë për rregullimin e vëllimit e lëngut dhe të elektroliteve. - Ph rregulluesit, Pjesët përbërëse të lëngjeve Lëngjet trupore grupohen në dy pjesë kryesore: - lëngje qelizore - lëng që gjendet në qeliza. Në këtë kategori bëjnë pjesë prej dy të tretave deri në tre të katërtat e të gjitha lëngjeve trupore; - lëngu jashtëqelizor - i përfshin në vete të gjitha lëngjet trupore jashtë qelizave. Në këtë grup bëjnë pjesë: plazma e gjakut, limfa, lëngu i vendosur në hapësirat ndërmjet qelizave të indeve nëpër tërë trupin dhe lëngu në pjesë të posaçme, siç është lëngu i indit trunor (likuori), lëngu i syve në trupin qelqor të syrit. Pranimi dhe largimi i ujit Rëndom te njerëzit sasia e ujit të pranuar është përafërsisht e njëjtë me sasinë e ujit që nxirret jashtë (largohet). Njerëzit e rritur pranojnë rreth 2.500 ml ujë në ditë. Rreth gjysmës së kësaj sasie e marrim përmes ujit që e pimë dhe lëngjeve të tjera, ndërsa gjysma tjetër vjen nga ushqimi – pemët, perimet dhe supat. Trupi i njeriut lirohet prej tepricës së ujit në këto mënyra: - përmes lëkurës, në formë të djersës; - përmes mushkërive, si avull uji bashkë me ajrin e nxjerrë; - përmes traktit të zorrëve, bashkë me fekalet; - përmes veshkave në formë të urinës çdo ditë filtrohen prej 1 deri në 1,5 litra ujë. 104


TEMA 8 Ndjenja e etjes Mendo dhe përgjigju: Kur je i etur, kur je i uritur ose kur ke ngrënë ushqim të njelmët? A e di pse paraqitet etja? Kur në organizëm futet sasi më e madhe e materieve ushqyese, në lëngjet trupore rritet koncentrimi i tyre. Në këtë mënyrë çrregullohet baraspesha ujore. Si mekanizëm mbrojtës për barazimin e koncentrimeve të tretjeve paraqitet ndjenja e etjes. Qendra kontrolluese për etje është e vendosur në tru. Kjo qendër luan rol kryesor në rregullimin e sasisë së lëngjeve në organizëm. Zvogëlimi i vëllimit të lëngjeve trupore e nxit qendrën për etje, ndërsa qendra shkakton që të pihet ujë apo lëngje të tjera që përmbajnë sasi të madhe të ujit. Tharja e gojës, gjithashtu shkakton ndjenjën e etjes. A e di sa ujë duhet të pish? Shumica e njerëzve që janë mesatarisht aktiv, për të plotësuar nevojat e veta pinë 6 deri në 8 gota me lëng. Lëngu mund të jetë në formë të ujit, lëngjeve apo qumështit. Alkooli, çaji dhe kafeja nuk duhet të përfshihen në këtë tërësi, për arsye se ata veprojnë ndryshe dhe zmadhojnë nevojën për largimin e ujit. Me rritjen e aktivitetit fizik rritet edhe nevoja për ujë. Çrregullimet që paraqiten te lëngjet trupore Nëse si rezultat i disa çrregullimeve të organizmit nuk nxirret jashtë teprica e ujit, në këtë rast lëngjet në hapësirat ndërqelizore rriten tej mase dhe gjatë kësaj paraqitet ënjtja. Gjendja e helmimit me ujë është hollimi i lëngjeve trupore në pjesët qelizore dhe jashtëqelizore. Nëse në organizëm nuk futet sasi e mjaftueshme e lëngjeve, sidomos gjatë temperaturave të larta, jashtëqitjes apo vjelljes ose nëse jashtë është shumë nxehtë, në atë rast si rezultat i zvogëlimit të sasisë së ujit në organizëm paraqitet dehidrimi.

FILTRIMI BIOLOGJIK I GJAKUT Sistemi urinar njihet edhe si sistem i tajitjes, për arsye se njëri nga funksionet e tij kryesor është largimi i produkteve të dëmshme prej gjakut dhe nxjerrja e tyre jashtë organizmit. Sistemet kryesore që nxjerrin jashtë nga organizmi materie të caktuara janë: - sistemi urinar, përmes të cilit nxirret uji, produktet e dëmshme që përmbajnë azot dhe kripëra. Të gjitha ato janë pjesë përbërëse të urinës; - sistemi digjestiv, me të cilin nxirret uji, disa kripëra, vreri dhe mbeturina të digjestionit që të gjitha këto janë pjesë përbërëse e fekaleve; - përmes sistemit për frymëmarrje nxirret dyoksidi i karbonit dhe uji; - lëkura përmes djersës e nxjerr ujin, kripëra dhe pjesë shumë të vogla të produkteve finale.

105


TEMA 8

Shqyrtim i shkurtër i materialit

Pasqyrë e shkurtër e materialit Organizmi i njeriut prej 50% deri në 70% të peshës së tij të përgjithshme përmban ujë. Çdo ulje apo rritje sasisë normale të ujit në organizëm shkakton çrregullime. Baraspesha e ujit ruhet përmes: mekanizmit të etjes, aktivitetit të veshkave, hormoneve dhe Ph rregulluesit. Lëngjet trupore grupohen në dy pjesë themelore: lëngu qelizor, i cili gjendet në qelizat dhe lëngu jashtëqelizor – plazma e gjakut, limfa dhe lëngu në pjesët e posaçme. Trupi i njeriut lirohet prej ujit të tepërt në këto mënyra: përmes lëkurës në formë të djersës, përmes mushkërive – si avull uji, përmes traktit të zorrëve, bashkë me fekalet dhe përmes veshkave – në formë të urinës.

Kontrollo diturinë tënde 1. Numëro mënyrat përmes të cilave rregullohen lëngjet trupore. 2. Çfarë duhet të jetë raporti ndërmjet lëngut që pranohet dhe lëngut që nxjirret jashtë? 3. Krahaso termet që janë dhënë në këtë çift: a. lëng qelizor dhe b. lëng jashtëqelizor. 4. Numëro sistemet në organizëm që kanë aftësi për tajitje.

106


TEMA 8 ORA 2 ORGANET E SISTEMIT URINAR Sistemi urinar është i përbërë prej dy veshkave, dy urinëpërçuesve (ureterëve),një fshike të urinës dhe një kanali dalës të urinës. (a)

vena

Veshkat arteria ureterët Të dy veshkat gjenden njëra përballë tjetrës në muskujt fshika e urinës e pjesës së sipërme të zgavrës së barkut. Janë të vendosura

kanali dalës i urinës

(b)

korja piramida veshkore kupa veshkore legeni arteria vena

ureteri

Fig. 8.1 Ndërtimi i: (a) sistemit urinar dhe (b) veshkës

nën diafragmë, çdo veshkë është e mbyllur me kapsulë e cila është përbërë prej indit lidhor fibroz. Kjo kapsulë është një prej strukturave kryesore mbështetëse të veshkës. Veshka është e mbështjellë me shtresa të indit dhjamor që kanë për detyrë ta mbrojnë prej lëndimeve të ndryshme, tronditjeve dhe ftohjeve. Ndërtimi i veshkës Veshka është organ i shtypur me gjatësi 10 cm, gjerësi 5 cm dhe trashësi 2,5 cm. Nga ana e brendshme ka një zgavër që quhet kupa e veshkës, përmes së cilës arteria veshkore, vena veshkore dhe ureterët lidhen me veshkën. Veshka është e ndarë në tri pjesë: korja veshkore,

kapsula e Boumanit glomerul

palca veshkore dhe legeni veshkor (fig. 8.1). Korja veshkore është pjesa e jashtme e veshkës në të cilën janë vendosur trupthat veshkorë – nefronet. Palca veshkore ka shumë gypa (tubulat) që e mbledhin urinën. Tubulat e tilla formojnë një numër të madh të strukturave të ngjashme me konin, të quajtura piramida. Majat e piramidave përfundojnë në legenin veshkor. Urina e mbledhur në legenin veshkor pastaj kalon në ureterët dhe shkon në fshikën e urinës. Njësia themelore funksionale e veshkës është nefroni (fig. 8.2). Nefroni është i ndërtuar prej gypave të hollë të përdredhur të cilët në skaj kanë një zgjerim. Zgjerimi është quajtur kapsulë, e cila i mbështjell kapilaret që e formojnë një tërësi të veçantë që quhet glomerul. Një veshkë ka rreth 1 milionë nefrone.

kapilare venoze

kapilare arteriale

kanalthi veshkor kalthi mbledhës veshkor Fig. 8.2 Ndërtimi i nefronit

107


TEMA 8 A e dini se: Nëse mblidhet gjatësia e tubulave të nefronit të një veshke do të fitohen rreth 120 kilometra gjatësi! Arteriola hyrëse e furnizon glomerulin me gjak, ndërsa, arteriola dalëse bart gjak nga glomeruli deri te kapilaret të cilët i mbështjellin tubulat e nefronit. Pjesa tubulare e nefronit është shumëfish e përdredhur dhe në fund derdhet në kanalthet mbledhëse. Kanalthet mbledhëse vazhdojnë nëpër palcën veshkore e shkojnë deri te legeni veshkor. Funksionet e veshkave Në veshkë kryhen një numër i madh i proceseve, nga të cilat më të rëndësishëm janë: 1. Tajitja e materieve të dëmshme të cilat janë produkte finale të metabolizmit të qelizës, tepricës së kripërave. 2. Ruajtja e baraspeshës së ujit.

Puna e veshkave Gjaku filtrohet në glomerule Proceset e formimit të urinës fillojnë në glomerul. Membranat që i formojnë muret e kapilareve në këtë pjesë janë të holla dhe mundësojnë uji, ndërsa bashkë me të edhe materiet e tretura të kalojnë lirshëm nëpër to (fig. 8.3). Për këtë ndihmon presioni i gjakut në glomerul i cili është për tre deri në katër Fig. 8.3 herë më i madh se ajo e kapilareve të tjera Thithje e ujit në kanalet e në organizëm. Si rezultat kësaj, materiet veshkave prej gjakut, me përjashtim të molekulave të proteinave dhe qelizave të gjakut, kalojnë lehtë. Ky proces është quajtur filtrim glomerular. Në kapsulën e glomerulit për çdo ditë filtrohen 150 deri në 180 litra lëng, i cili quhet urinë primare (parësore). Ajo përmban ujë dhe materie të tretura në gjak. Por, vetëm 1 deri në 1,5 litra lëng në formë të urinës nxirret prej organizmit si urinë finale. Gjatë lëvizjes së urinës primare nëpër tubulat, një pjesë e ujit dhe materieve që janë në të e që janë të nevojshme për organizmin përsëri kthehen në qarkullimin e gjakut. Ky proces është quajtur procesi i reabsorpcionit. Në këtë proces kanë rol edhe hormonet, e sidomos hormonet e hipofizës dhe të kores së gjëndrës mbiveshkore. Ureterët Të dy ureterët janë gypa të gjatë e të hollë muskulor që shtrihen nga baza e veshkave e deri te fshika e urinës. Muskujt në murin e ureterëve shkaktojnë lëvizje të valëzuara të cilat ndihmojnë në lëvizjen e urinës.

108


TEMA 8 Fshika e urinës Fshika e urinës është pjesa e fundit që e mbledh urinën, e vendosur në zgavrën e komblikut. Kur fshika e urinës është e zbrazët, muri muskulor fillon të mblidhet, bëhet i trashë dhe fiton formën e organit të brendshëm që është shumë i fortë dhe pa hapësirë. Kur mbushet fshika e urinës, muri muskulor zgjatet dhe ai bëhet organ i madh me gjatësi prej 5 cm, e ndonjëherë edhe 12,5 cm e më tepër.

palca kurrizore truri

fshika e urinës

muskuli Fig. 8.4 Kontrolli i punës së fshikës së urinës

Ku mbushet fshika e urinës, receptorët e vendosur në muskujt e tij pranojnë dhe dërgojnë ngacmime deri te qendra në pjesën e poshtme të trurit. Prej kësaj qendre, ngacmimet nervore kthehen prapa deri te muskulatura e fshikës urinore dhe ajo zbrazet. Te fëmijët kjo zbrazje është automatike. Me rritjen e fëmijës qendrat në tru e marrin kontrollin për këtë veprim refleksiv, përmes kontrollit të muskulit, të quajtur muskuli shtrëngues i jashtëm, i cili është i vendosur në daljen e fshikës së urinës (fig. 8.4) Kanali dalës i urinës Kanali dalës i urinës shtrihet nga fshika e urinës deri te mjedisi i jashtëm dhe shërben për zbrazjen e fshikës së urinës. Kanali dalës i urinës dallohet te meshkujt dhe te femrat. Te femrat ai është një gyp i hollë i gjatë rreth 4 cm, ndërsa te meshkujt kanali i urinës është i gjatë rreth 20 cm.

Urina Urina është lëng me ngjyrë të verdhë, e përbërë prej 95% ujë dhe 5% materie të tretura si urea, acidi uretik, kripëra, pjesë të shpërbëra të eritrociteve dhe gazra. Ngjyra dhe era varen prej sasisë së ujit që e pimë dhe prej ushqimit. Kur veshkat dëmtohen, ato e humbin aftësinë për të filtruar gjakun ashtu siç duhet. Për këtë arsye, në urinë mund të gjenden materie, siç janë: proteina, sheqerna, eritrocite, leukocite, të cilat nuk janë të pranishme gjatë punës së rregullt të veshkave. Kujdesi, higjiena dhe mbrojtja e veshkave Veshkat janë organe shumë të ndijshme (delikate) që kryejnë filtrimin (pastrimin) e gjakut. Për këtë arsye, duhet të kujdesemi vazhdimisht për funksionimin e rregullt të veshkave. Përdorimi i: ushqimit tepër të njelmët, tepër të tharët, ushqimit djegës, ushqimit me shumë mëlmesa, pirja e pamjaftueshme e ujit e dëmtojnë ndërtimin delikat të neuroneve. Nefronet nëse njëherë dëmtohen, mbeten të dëmtuara përgjithmonë. Dëmtimi i tyre gradual mund të sjellë ndërprerjen e funksionimit të tyre. Nëse veshkat ndërpresin funksionimin, materiet e dëmshme mbeten në organizëm dhe për një periudhë të shkurtër kohore ndodh helmimi. Në ditët e sotme puna e veshkave, në mënyrë artificiale zëvendësohet me një procedurë të posaçme që quhet dializë. Dializa kryhet me anë të aparatit, veshkë artificiale e cila e zëvendëson funksionin e veshkave.

Fig. 8.5 Aparati për dializë

109


TEMA 8 Paraqitja e rërës ose e gurëve në veshkë është rezultat i funksionimit të parregullt të veshkave, gjatë së cilës materie minerale shtresohen në gojëzat e veshkave ose në legenin. Lëvizja e tyre është e përcjellë me dhembje të forta.

Shqyrtim i shkurtër i materialit

Pasqyrë e shkurtër e materialit Përmes organeve të tajitjes, përmes urinës, çdo ditë nxirren nga trupi materiet e dëmshme. Sistemi i organeve të tajitjes është i përbërë prej: dy veshkave, dy kanaleve të urinës, fshikës së urinës dhe kanalit dalës i urinës. Urina formohet me ndarjen e ujit dhe materieve të dëmshme në veshkë, në trupthat e tyre veshkorë. Veshkat mbrohen me pirjen e sasisë së mjaftueshme të ujit, shmangien nga ushqimet tepër të njelmëta dhe djegëse ose me shumë mëlmesa. Kontrollo diturinë tënde 1. Numëro organet në sistemin urinar. 2. Ku janë të vendosura veshkat? 3. Përshkruaj pamjen e jashtme të veshkave dhe ndërtimin e një veshke. 4. Përshkruaj ndërtimin e nefronit. 5. Përshkruaj ku krijohet urina primare e ku ajo sekondare dhe dallimin e tyre. 6. Numëro enët e gjakut që janë në kontakt me nefronin. 7. Kush e kontrollon urinimin? 8. Përshkruaj kanalin e urinës te femrat dhe me çka dallohet kanali urinar i meshkujve. 9. Cili është roli i veshkave artificiale?

110


TEMA 8 ORA 3 NDËRTIMI DHE FUNKSIONET E LËKURËS, KUJDESI DHE HIGJIENA PËR TË Lëkura ka ndërtim të ndërlikuar dhe kryen shumë funksione në organizëm . Ndërlikueshmëria e ndërtimit, para së gjithash, prania e më shumë organeve në të, shpesh e bëjnë lëkurën si sistem të veçantë në organizëm. mbaresa nervore

gjëndra dhjamore

enë gjaku

epiderma

Ndërtimi i lëkurës Lëkura është e ndërtuar nga dy shtresa kryesore, të cilat dallohen prej të tjerave për nga ndërtimi dhe funksioni. Ato janë: derma

indi dhjamor nënlëkuror

- epiderma, ose shtresa e jashtme, e cila është e ndarë në nënshtresa, e ndërtuar nga qelizat epiteliale, por nuk ka enë të gjakut; - derma ose shtresa e mesme, e ndërtuar prej indit lidhor dhe ka shumë enë të gjakut, mbaresa nervore dhe gjëndra. Epiderma- shtresa sipërfaqësore

Epiderma është shtresa sipërfaqësore e lëkurës, prej të cilës qelizat e jashtme vazhdimisht humben me qërim dhe me Fig. 8.6 fërkim. Meqë nuk ka enë të gjakut në Ndërtimi i lëkurës epidermë, qelizat e gjalla gjenden vetëm në shtresën e saj më të thellë. Qelizat e kësaj shtrese vazhdimisht ndahen dhe formojnë qeliza – bija që drejtohen nga lart kah sipërfaqja dhe i zëvendësojnë qelizat e vdekura në sipërfaqe. Me kalimin e kohës, qelizat e epidermës dalin në sipërfaqe dhe bëhen të rrafshëta dhe të keratinizuara, duke formuar një shtresë që quhet zbokth. Qelizat në pjesën më të poshtme të epidermës formojnë melaninën, pigment i errët që e ngjyros lëkurën. rrënja e qimes

trupthat ndijimorë

gjëndra e djersës

Derma – shtresa e mesme Është e ndërtuar prej indit lidhor elastik në të cilin ka shumë enë të gjakut dhe nerva. Trashësia e epidermës dhe dermës është e ndryshme. Numri më i madh i krijimeve në lëkurë, duke përfshirë edhe gjëndrat e djersës, gjëndrat dhjamore, qimet, janë të vendosura në dermë, ndërsa janë të pranishme edhe në shtresat nënlëkurore.

111


TEMA 8 Shtresat nënlëkurore (hipoderma) Shtresat nënlëkurore lidhen me dermën. Këto shtresa janë të ndërtuara nga indi lidhor elastik dhe fibroz, ndërsa është i pranishëm edhe indi dhjamor (yndyror). Dhjami shërben për izolim dhe si rezervë për energji. Enët më të mëdha që e furnizojnë lëkurën kalojnë nëpër shtresat nënlëkurore. Enët e gjakut që gjenden këtu ndikojnë në rregullimin e temperaturës në organizëm. Disa prej krijimeve të lëkurës, siç janë gjëndrat e djersës dhe rrënja e qimes, zgjaten deri te shtresat nënlëkurore. Indet nënlëkurore janë të pasura me nerva dhe me mbaresa nervore. Krijimet e lëkurës Gjëndrat e djersës Gjëndrat e djersës janë në formë të lëmsheve të vendosura në dermë dhe në indin nënlëkuror. Çdo gjëndër ka kanal që hapet në sipërfaqe përmes pores. Gjëndrat e djersës marrin pjesë në rregullimin e temperaturës trupore, përmes avullimit të djersës nga sipërfaqja e trupit. Djersa është e përbëre nga uji, me sasi të vogël të kripërave minerale dhe materieve të tjera. Gjëndrat dhjamore Gjëndrat dhjamore kanë pamjen e qeskëzës, ndërsa sekreti i tyre e lyen lëkurën dhe qimet, e me këtë e mbron prej tharjes. Në kanalet e gjëndrave dhjamore mund të mblidhen njolla të zeza që janë përzierje e dhjamit që ka rrjedhë dhe keratinës. Gjatë infeksionit të gjëndrave të këtilla paraqiten puçrrat me dhjamë të mbledhur. Qimet dhe thonjtë I tërë organizmi është i mbuluar me qime, të cilat sipërfaqen e bëjnë të butë dhe të lëmuar. Qimja nuk është e gjallë. Në lëkurë ka një trashje (bulb) në të cilën gjendet rrënja e qimes e cila e mundëson qimen që të rritet gradualisht. Bulbet e qimeve janë shpesh të lidhura me shirita të hollë të muskujve të lëmuar. Kur këta muskuj mblidhen, qimja drejtohet, duke krijuar ngritje në lëkurë. Thonjtë janë struktura mbrojtëse, të përbërë nga proteina e fortë që prodhohet në qeliza të cilat rrjedhin prej shtresave të tjera të epidermës. Qelizat e reja të thonjve formohen vazhdimisht në skajin e thoit në pjesën që quhet rrënja e thoit. Funksionet e lëkurës Funksione më të rëndësishme të lëkurës janë: - mbrojtja e indeve të brendshme prej tharjes dhe depërtimit të mikroorganizmave ose helmeve të tyre;

kur është ftohtë

kur është nxehtë

Fig. 8.7 Reagimi i lëkurës gjatë të ftohtit dhe gjatë të nxehtit

112


TEMA 8 - rregullimi i temperaturës trupore – termorregullimi, përmes lirimit të nxehtësisë në ajrin përreth; - pranimi i informatave prej mjedisit përmes mbaresave të shumta nervore nëpër lëkurë; - në lëkurë bëhet sinteza e vitaminës D. Kujdesi për lëkurën Të ushqyerit e rregull dhe qarkullimi përkatës janë më të rëndësishme për mirëmbajtjen e lëkurës. Pastrimi i rregullt,largimi i papastërtive si dhe i pjesëve të dëmtuara të lëkurës ndihmojnë për ruajtjen e një thartësie të vogël që pengon rritjen dhe shumimin e baktereve në lëkurë. Larja e kujdesshme e duarve me sapun dhe ujë, me kujdes të veçantë në pjesët nën thonjtë, është një shembull i rëndomtë për mbrojtjen nga përhapja e sëmundjeve. Lëkura e ruajtur si duhet është mbrojtje nga ekspozimi i vazhdueshëm në dritë të diellit dhe plakjes shumë të shpejtë. Mbrojtja përkatëse para dhe gjatë dëmtimeve nga dielli mund të parandalojë ose të zvogëlojë dëmtimin e lëkurës. Drita e diellit mund të shkaktojë ndryshime kimike apo biologjike të lëkurës. Së pari lëkura fillon të skuqet, e pastaj mund të fillojë të ënjtet dhe të dalin fshika të kuqërremta. Puçrrat e fytyrës janë dëmtime të gjëndrave dhjamore të cilat janë të lidhura me bulbet e qimeve. Më së shpeshti paraqiten në moshën prej 14 deri në 25 vjet. Infeksioni i gjëndrave dhjamore shkakton krijimin e puçrrave që shihen si njolla të zeza. Rënia e flokëve (koka tullace) mund të jetë pasojë e disa sëmundjeve, si për shembull, sëmundja e sheqerit Fig. 8.8 a (diabeti), sëmundje të gjëndrës së timusit, ushqimi i pamjaftueshëm etj. Lunga me qelb te njerëzit paraqitet kur baktere të caktuara do të depërtojnë në bulbin e qimes ose në gjëndrat dhjamore. Djegiet Nëse në lëkurë veprohet me disa gjëra ose materie që kanë temperaturë të lartë, lëng të nxehtë, gazra të nxehtë, sende të ndezura, acide etj. bëhet dëmtimi i lëkurës, i njohur si djegie. Djegiet mund të ndodhin edhe gjatë ekspozimit më të gjatë të lëkurës në rreze të forta të diellit, rrezitje në periudhën e pasdites. Sipas shkallës së dëmtimit, djegiet ndahen në tri shkallë: shkalla I është paraqitje Fig. 8.8 b e skuqjes në lëkurën e dëmtuar që përcillet me dhembje; shkalla II është paraqitja e flluskave ose fshikave të mbushura me lëng indor dhe në shkallën III lëkura fiton ngjyrë të murrme të verdhë dhe karbonizim. Djegiet janë të rrezikshme para së gjithash për shkak të humbjes së lëngjeve trupore dhe paraqitjes së dhembjeve të forta dhe mundësisë për infeksionet në plagët e shkaktuara. Djegiet e shkallës II dhe III, nëse kanë përfshirë më tepër se 50% të trupit të njeriut, janë të rrezikshme për jetën e njeriut (fig. 8.8 a dhe b). 113


TEMA 8 KËSHILLA TË SHKURTRA - mbroju nga ftohjet, mos rri në vende të lagështa dhe përpiqu gjithmonë të kesh veshje të nxehtë dhe të thatë, sidomos gjatë dimrit. - përpiqu që pjesa e belit të jetë gjithmonë e mbrojtur, në atë mënyrë që të mbrosh veshkat prej ftohjes. - mbaj rregullisht higjienën personale. - shmanguni ushqimeve djegës, me mëlmesa të forta dhe të njelmëta, alkoolit, cigareve - shmanguni shkuarjes në tualetet publike. - një herë në vit bëni kontrollimin laboratorik të urinës. Kjo është shumë e rëndësishme – për arsye se përmes kësaj analize marrim informata për punën e rregullt të organeve për tajitje dhe mund të zbulohet ndonjë sëmundje në fazën e hershme. MIRËMBAJE LËKURËN - laju rregullisht. Në këtë mënyrë nga lëkura do të largohen materiet e dëmshme të shtresuara që i mbyllin poret. - përkushto kujdes të posaçëm për higjienën e pjesëve të lëkurës që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me mjedisin e jashtëm: duarve, fytyrës, qafës, këmbëve. - përmes prekjes me duar vazhdimisht je në kontakt me materie të ndryshme të ndotura, sidomos mikroorganizma që mund të shkaktojnë sëmundje. Për këtë arsye, duart duhet rregullisht të lahen me sapun, sidomos para ngrënies dhe pas çdo shkuarje në tualet. Shqyrtim i shkurtër i materialit

Pasqyrë e shkurtër e materialit Lëkura është mbështjellës i jashtëm shumështresor i trupit të njeriut. Përbërëhet nga epiderma dhe derma. Krijime lëkurore janë: gjëndrat e djersës, gjëndrat dhjamore dhe qumështore, qimet dhe thonjtë. Në lëkurë janë të vendosura shqisat për prekje, shtypje, nxehtësi, ftohtësi, dhembje. Lëkura ka funksion të mbrojë organizmin nga ndikimet e ndryshme të jashtme, nga lëndimet,infeksionet dhe ndihmon në ruajtjen e temperaturës trupore. Kontrollo diturinë tënde 1. Cilat veçori mundësojnë që lëkura të quhet mbështjellës, organ, sistem? 2. Prej cilave lloje të qelizave është e përbërë epiderma? 3. Përshkruaj strukturën e dermës. 4. Përshkruaj përbërjen dhe funksionin e shtresës nënlëkurore. 5. Përshkruaj ku gjenden dhe cili është funksioni i gjëndrave lëkurore. 6. Shpjego tri funksionet kryesore të lëkurës. 7. Cilat janë rreziqet prej rrezitjes së tepërt dhe çka nevojitet të ndërmerret për mbrojtje? 8. Çka janë puçrrat e fytyrës? Kur janë zakonisht më të rrezikshme? Pse? 9. Cila është arsyeja kryesore për rënien e flokëve? 10. Numëro disa faktorë të përfshirë në kujdesin e drejtë për lëkurën.

114


E

TEMA 8

TAJITJA E MATERIEVE AKTIVITETI 1 Njohja me ndërtimin e veshkave MJETET DHE MATERIALI: model i veshkës, fletore, laps. 1. Vështro formën dhe ndërtimin e jashtëm të veshkës. 2. Vizato dhe shëno vërejtjet e tua. 3. Me thikë të mprehtë ose skalper ndaje veshkën për së gjati në dy pjesë të barabarta. 4. Vështro pjesët e veshkës, e pastaj vizato prerjen e veshkës, do të thotë ndërtimin e saj të brendshëm dhe shëno pjesët e saj. 5. Kontrollo me arsimtarin a ke vërejtur dhe a ke shënuar si duhet pjesët. AKTIVITETI 2 Vëzhgimi me mikroskop i veshkës së preparuar MJETET DHE MATERIALI: preparat mikroskopik, mikroskop, fletore dhe laps. 1. Vendose mikroskopin, cakto fushëvështrimin dhe vendose preparatin mikroskopik. 2. Pjesët që i vëzhgon me mikroskop përpiqu t’i vizatosh dhe t’i shënosh. 3. Kontrollo me arsimtarin a i ke vërejtur dhe shënuar si duhet pjesët.

AKTIVITETI 3 Kullimi i lëngut të ngjyrosur MJETET DHE MATERIALI: zorrë e një kafshe shtëpiake, permanganat kaliumi, kavanoz me ujë, fletore, laps. 1. Laje mirë zorrën dhe në të hudh pakëz ujë dhe permanganat kaliumi. 2. Zorrën e përgatitur në këtë mënyrë lëre në kavanoz të mbushur me ujë të pastër. 3. Vëzhgo çka do të ndodhë pas një ore dhe pas dy orësh. 4. Përshkruaj dhe sqaro ndryshimin që ka ndodhur. 5. Kontrollo përfundimet tua me arsimtarin.

115


116


TEMA 9 SISTEMI NERVOR – MEKANIZMAT RREGULLUES Pas mësimit të kujdesshëm të përmbajtjeve të kësaj teme do të mundesh: - Të përshkruash organizimin e sistemit nervor; - Të përshkruash ndërtimin e qelizës nervore – neuronit; - Shkurtimisht të përshkruash përçimin e impulsit nervor, - Të dish tre llojet e nervave dhe të sqarosh në çfarë baze dallohen ato prej të tjerave; - Të përshkruash palcën kurrizore dhe të dish disa funksione të saj; - Të përshkruash një refleks dhe të japësh disa shembuj; - Të krahasosh funksionin e sistemit nervor vegjetativ; - Të numërosh funksionet e trurit; - Të dish funksionin e mbështjellësve të trurit dhe lëngut trunor; - Të dish funksionin e kores së trurit të madh; - Të numërosh shkaqet e paraqitjes së stresit;

Nocione që do të mësosh në këtë temë: - sistem nervor, - qeliza nervore, - ind nervor, - nerva, - ganglione, - palcë kurrizore, - refleks, - tru, - refleks i kushtëzuar dhe i pakushtëzuar, - stres.

117


TEMA 9 ORA 1

SISTEMI NERVOR – NDËRTIMI PJESËT PËRBËRËSE DHE RËNDËSIA

Mendo dhe përgjigju: Cilat ndryshime në organizëm paraqiten kur vrapon? A mundh të sqarosh se pse gjatë vrapimit përshpejtohet puna e zemrës dhe frymëmarrja? Cilat ndryshime paraqiten nëse frikësohesh? Të gjitha organet në organizëm funksionojnë si një tërësi. Përshpejtimi i punës së njërit organ shkakton përshpejtimin e punës së organit tjetër, dhe anasjelltas, ngadalësimi i punës së një organi sjell ngadalësimin e punës së organit tjetër. Në këtë mënyrë, të gjitha organet në organizëm koordinohen (harmonizohen) në punën e tyre. Ky koordinim është i koordinuar nga sistemi nervor. Duke i koordinuar funksionet në organizëm, sistemi nervor mundëson stabilitet të brendshëm dhe baraspeshë ndërmjet njeriut dhe mjedisit të jashtëm. NDARJA E SISTEMIT NERVOR Sipas ndërtimit dhe funksioneve, sistemi nervor mund të ndahet në këtë mënyrë (fig. 9.1): Sistemi nervor qendror (SNQ) në të cilin bëjnë pjesë truri dhe palca kurrizore. Sistemi nervor periferik (SNP) i cili është i përbërë prej të gjitha nervave jashtë SNQ. Këtu bëjnë pjesë nervat kafkore dhe nervat kurrizore (spinale). Qelizat nervore – neuronet dhe funksionet e tyre dendrite

bërthama

neuriti

mbështjellësi i mielinës mbaresa nervore Fig. 9.2 Qeliza nervore

118

Sistemi nervor është i ndërtuar prej një lloji të posaçëm të qelizave të quajtura neurone (fig. 9.2). Trupi i neuronit ka bërthamë dhe organele të tjera. Jashtë prej citoplazmës së trupit të qelizës ka dy lloje të zgjatimeve që u ngjajnë drunjve, e ato janë: - dendritet, të cilat janë zgjatime të shkurtra dhe bartin impulse gjer te trupi i qelizës; - neuriti, i cili është i gjatë dhe bart impulse prej trupit të qelizës. Dendritet kanë shumë degëzime që u ngjajnë degëve të drurit. Megjithatë,

truri nervat kafkorë palca kurrizore

nervat simpatik

nervat kurrizorë

Fig. 9.1 Ndarja e sistemit nervor


TEMA 9 dendritet e neuroneve ndijimore , që bartin ngacmime kah SNQ, zakonisht degëzohen në një vend. Dendritet e tilla funksionojnë si receptorë, apo pranues të ngacmimeve. Kështu është rasti me organet shqisore si ato për dëgjim dhe për pamje. Neuritet janë të mbështjella me materie yndyrore të quajtur mielinë, e cila shërben për mbrojtje të fijes. Në sistemin nervor periferik mielinën e formojnë qeliza të posaçme që formojnë një mbështjellës xhelatinoz, të quajtur mbështjellësi i Shvanit. Kur mbështjellësi është i tërë, mbeten hapësira të vogla ndërmjet qelizave. Hapësirat e tilla të vogla janë quajtur nyje (node) dhe kanë rol të rëndësishëm për shpejtësinë e bartjes së impulseve nervore. Neuritet e mbështjella me mielinë janë quajtur fije të bardha dhe gjenden në lëndën e bardhë të trurit dhe të palcës kurrizore. Dendritet dhe trupi i qelizave nuk janë të mbështjella me mielinë dhe gjenden në lëndën e hirtë. Neuronet e sistemit nervor periferik kanë për detyrë që vazhdimisht të pranojnë dhe të bartin informata prej ose në SNQ. Neuronet që bartin ngacmime prej vendit të pranimit gjer te palca kurrizore dhe truri janë quajtur neurone senzorike ose neurone ndijimore. Qelizat që bartin impulse prej SNQ prapa deri te muskujt dhe gjëndrat janë quajtur neurone motorike. Organi, si muskuli apo gjëndra e cila aktivizohet prej neuronit motorik është efektor. Veçoritë e qelizës nervore Qelizat nervore janë të afta të reagojnë edhe në ndryshimet më të vogla që ndodhin në organizëm ose në mjedis. Kjo aftësi është e njohur si ndjeshmëri ose ngacmueshmëri. Ngacmimin që e pranon qeliza nervore, shumë shpejt bartet nga qeliza në qelizë deri te qendrat ose vendet përkatëse. Kjo veçori është quajtur përçueshmëri. Përçimi i ngacmimit nëpër qelizën nervore bëhet gjithmonë në një drejtim. Ai depërton përmes dendriteve, lëviz nëpër trupin e qelizës dhe del përmes neuritit. Bartja e ngacmimit prej një qelize në tjetrën bëhet përmes një lidhjeje që quhet sinapsë. Nervat Nervat janë tufa të qelizave nervore të mbështjella me membranë dhe të vendosura jashtë SNQ. Nervat në SNQ formojnë tufa që shërbejnë për përçimin e ngacmimeve gjer në tru dhe prej trurit. Nëse në nerv ka vetëm neurone senzorike, ata quhen nerva senzorikë apo nerva ndijimorë. Nëse nervat kanë vetëm neurone motorike, bëjnë pjesë në grupin e nervave motorikë. Megjithatë, nëse nervat kanë edhe neurone senzorike edhe neurone motorike ata quhen nerva të përzier. Të gjithë nervat që dalin ose hyjnë në palcën kurrizore janë nerva të përzier. Fig. 9.4 Sinapsa është vendi i lidhjes ndërmjet dy neuroneve

119


TEMA 9 PALCA KURRIZORE Palca kurrizore gjendet në kanalin kurrizor që është i ndërtuar prej unazave të shtyllës kurrizore. Ai është në formë të shiritit të gjatë rreth 45 cm. Nëse bëhet prerje tërthore e palcës kurrizore, do ta shohim ndërtimin e saj (fig. 9.5). Këtu shihet se në mes ka lëndë të hirtë, përreth së cilës është e vendosur lënda e bardhë. Lënda e hirtë formon brinjë të përparme dhe të pasme, të cilat i japin pamjen e fluturës me krahë të hapur. Në mes të lëndës së hirtë ka një kanal të vogël – kanali qendror, në të cilin ka lëng trunor. kanali kurrizor palca kurrizore

nerva kurrizorë

Fig. 9.5 Palca kurrizore

Funksionet e palcës kurrizore Palca kurrizore është lidhje ndërmjet nervave kurrizore dhe trurit. Gjithashtu, ajo është vend prej ku merren reagimet e thjeshta të quajtura reflekse. Funksionet e palcës kurrizore mund të ndahen në tri grupe: 1. Bartja e ngacmimeve senzorike deri në tru. 2. Bartja e ngacmimeve motorike prej trurit deri te muskujt dhe gjëndrat. 3. Aktivitete refleksive. Refleksi është reagim i thjeshtë, i shpejtë në të cilin përfshihen pak neurone.

A e di përse i mbyll (kapsit) sytë kur ndonjë send afrohet para syve të ty? Nervat kurrizorë Ka 31 palë nervash kurrizorë. Secili nerv është i lidhur me palcën kurrizore përmes dy brinjëve të lëndës së hirtë. Në afërsi të brinjëve të pasme të masës së hirtë ka një trashje të quajtur ganglioni i brinjës së pasme. Ganglioni është një grumbull i trupave të qelizave nervore të vendosura jashtë sistemit nervor qendror. Fijet e qelizave nervore të receptorëve senzorikë vazhdojnë nëpër trupat e këtij ganglioni. Neuronet senzorike të brinjëve të pasme dhe neuronet motorike të brinjëve të përparme në ganglionet, kombinohen dhe prej atje vazhdojnë si nerva të përzier. Këta nerva zgjaten prej dhe deri në muskujt skeletorë dhe gjëndrat. Mbaje mend: Të gjithë nervat kurrizorë janë nerva të përzier. Harku refleksiv Rruga e tërësishme nga paraqitja e ngacmimit e deri te reagimi ndaj tij nga ana e sistemit nervor është quajtur harku refleksiv (fig. 9.6). Pjesët e harkut refleksiv janë: 1. Receptori – fundi i dendritit ose ndonjë qelizë receptore, si në organet e posaçme shqisore, që e pranon ngacmimin. 120


TEMA 9 2. Neuroni senzorik – qelizë e cila i bart ngacmimet kah SNQ. 3. Neuroni qendror – qelizë ose qeliza në SNQ. 4. Neuroni motorik – qelizë e cila bart impulse larg prej SNQ. 5. Efektor – muskul ose gjëndër jashtë SNQ që reagon ndaj ngacmimit të sjellë. lënda e bardhë

brinjët e pasme të lëndës së hirtë lënda e hirtë kanali qendror

nerv i përzier nerv motorik

brinjët e përparme të lëndës së hirtë efektor – muskul që reagon receptor në lëkurë (1)

nerv senzitiv (2) Fig. 9.6 Harku refleksiv Shqyrtim i shkurtër i materialit

Nëse je i uritur dhe i merr erë ndonjë ushqimi të mirë ose vetëm nëse mendon për ushqimin, në zgavrën gojore zmadhohet tajitja e pështymës. A mund ta sqarosh këtë dukuri? Reflekset mun të jenë të pakushtëzuara ose të lindura dhe të kushtëzuara ose të fituara. Reflekset e pakushtëzuara janë reagime automatike, të shpejta ndaj ngacmimeve të caktuara, ndërsa funksioni i tyre kryesor është mbrojtja. Për shembull, kapsitja e kapakëve të syve, teshtitja, kollitja, gëlltitja, thithja e qumështit etj. Reflekset e kushtëzuara paraqiten si rezultat i aktivitetit shumëvjeçar të një pjese të caktuar të sistemit nervor, gjegjësisht diçka me të cilin njeriu mund të mësohet. Për shembull, të lexuarit, të shkruarit, noti, vozitja e biçikletës etj. Nëse ndërpritet aktiviteti që e shkakton formimin e këtij refleksi, me kalimin e kohës do të zhduket edhe ai. Shembull tipik me refleksin e kushtëzuar është të mësuarit, sidomos të mësuarit e gjuhës së huaj. Nëse njeriu mëson gjuhë të huaj, por, me kalimin e kohës nuk e përdor, fjalët e mësuara harrohen. Prandaj mos harroni, atë që keni mësuar duhet kohë pas kohe ta përsëritni.

Pasqyrë e shkurtër e materialit Sistemi nervor e kontrollon dhe e koordinon punën e të gjitha organeve në trupin e njeriut. Ndahet në sistemin nervor qendror dhe në sistemin nervor periferik. Njësia themelore ndërtuese e sistemit nervor është qeliza nervore – neuroni. Ai është i ndërtuar prej trupit, zgjatimeve të shkurta – dendriteve dhe zgjatimit të gjatë – neuritit. Veçoritë e tij janë ngacmueshmëria dhe përçueshmëria. Sipas ngacmimeve që i bartin, qelizat nervore ndahen në qeliza senzorike dhe motorike. Nervat janë tufa të qelizave nervore. Ndahen në nerva senzorikë, motorikë dhe të përzier. Palca kurrizore është e vendosur në kanalin e kurrizit. E mban lidhjen ndërmjet SNQ dhe periferisë së trupit. Funksionet e tij mund të ndahen në tri grupe: bartje e ngacmimeve senzorike, bartje e ngacmimeve motorike dhe aktivitetet refleksive. Kontrollo diturinë tënde 1. Cili është funksioni kryesor i sistemit nervor? 2. Si ndahet sistemi nervor? 3. Sqaro këto terme: neuron, mielinë, ganglion dhe membrana e Shvanit. 4. Çka është ngacmimi? 5. Çka është nerv i përzier? 6. Numëro pjesët e harkut refleksiv. 7. Ku është vendosur dhe si duket palca kurrizore dhe cili është funksioni i tij? 8. Cilat çrregullime paraqiten nëse lëndohet palca kurrizore? 121


TEMA 9 ORA 2 TRURI – FUNKSIONET Pjesët kryesore të trurit Truri e mbush zgavrën kafkore dhe është i mbështjellë me mbështjellës dhe lëng, ndërsa është i mbrojtur edhe me eshtrat e kafkës. Truri mund të ndahet në zona të ndryshme (fig. 9.7): 1. Truri i madh është pjesa më e madhe e trurit. Ai ndahet në hemisferën e djathtë dhe të majtë me anë të një hullie të thellë të quajtur çarje gjatësore. 2. Ndërmjet truri është zonë ndërmjet hemisferave të trurit dhe trungut trunor. Në përbërjen e tij janë talamusi dhe hipotalamusi. 3. Trungu trunor është lidhja ndërmjet trurit të madh dhe palcës kurrizore. Në pjesën e sipërme të trungut trunor është truri i mesëm. Nën të, në pjesën e poshtme të trurit, si pjesë e sheshtë, është truri i zgjatur. 4.Truri i vogël është i vendosur poshtë, pas pjesës së pasme të hemisferave të trurit dhe është i lidhur me trungun trunor, trurin e madh dhe palcën kurrizore. Zona në koren e trurit të madh lobi i tepes (parietal) lobi ballor lobi zverkor

lobi tëmthor truri i madh lidhësja trunore ndërmjet truri truri i mesëm truri i zgjatur truri i vogël Fig. 9. 7 Pjesët kryesore të trurit

Mbështjellësit e trurit dhe të palcës kurrizore Truri dhe palca kurrizore janë të mbështjella me tre mbështjellës të indit lidhor. Mbështjellësi i jashtëm është mbështjellës i fortë i cili është mbështjellësi më i fortë dhe më i trashë dhe shtrihet në eshtrat e kafkës. Mbështjellësi i mesëm është mbështjellësi rrjetor. Mbështjellësi më i poshtëm i cili e mbështjell trurin është mbështjellësi i butë që e mbulon indin nervor të trurit dhe të palcës kurrizore (fig. 9.8). 122


E

TEMA 9

kockat e kafkës mbështjellësja e pezhishkës mbështjellësja e fortë

mbështjellësja e butë

Fig. 9.8 Mbështjellësit e trurit dhe qarkullimi i lëngut trunor

Lëngu trunor Lëngu trunor (likuori) është lëng i kthjellët që qarkullon në dhe rreth trurit dhe palcës kurrizore. Funksioni i këtij lëngu është mbrojtja e indit nervor nga tronditjet e ndryshme. Gjithashtu, ky lëng i furnizon qelizat e trurit e të palcës kurrizore me materie ushqyese dhe prej tyre merr produktet e dëmshme. Lëngu trunor formohet në katër dhomëza të trurit të quajtura dhomëzat e trurit. Nëse pengohet qarkullimi i lëngut trunor, ajo mblidhet dhe e zmadhon presionin mbi indin trunor në atë mënyrë që indi ka mundësi të dëmtohet.

NDARJA E TRURIT TRURI I MADH Hemisferat e trurit Çdo hemisferë e trurit është e ndarë në katër lobe të emërtuar sipas eshtrave kafkorë të cilat i mbulojnë. Ka lob ballor, parietal (ose i tepes), tëmthor, dhe lob zverkor (fig. 9.7). Ekziston edhe një lob i vogël i pestë, që gjendet thellë në secilën hemisferë dhe nuk mund të shihet nga sipërfaqja. Indi nervor i jashtëm i hemisferave është lënda e hirtë që e formon koren e trurit të madh. Korja e trurit të madh ka shumë thellime (hulli) dhe ledha. Brenda, në hemisferat e trurit, gjendet një sasi e madhe e lëndës së bardhë dhe disa ishuj të lëndës së hirtë. Lidhja më kryesore e lëndës së bardhë quhet trupi kalloz ose lidhsja trunore, që i lidh hemisferën e majtë dhe hemisferën e djathtë. Ganglione bazale janë quajtur zonat e lëndës së hirtë, të cilat janë të vendosura në secilën hemisferë të trurit. Këto grupe të neuroneve ndihmojnë në rregullimin e lëvizjes së trupit dhe shprehjes së fytyrës. Funksione të kores së trurit të madh Në koren e trurit të madh barten dhe analizohen shumë ngacmime. Në tru me dukurinë që quhet memorie (të mbajturit mend), mblidhen një numër i madh informatash. Gjithashtu, në kore ka vend edhe për disa procese, si për asociacion, vlerësim dhe të të menduarit. Nga korja e trurit të madh burojnë edhe gjykimi racional dhe veprimet e qëllimshme. Truri, me pjesë të ndryshme, merr pjesë edhe në kontrollimin e sjelljes së koordinuar. Qendrat për këto funksione janë të vendosura në koren e lobit të caktuar. Në lobin ballor gjendet zona motorike, përgjigjegjëse për lëvizjen. Në këtë pjesë gjenden edhe qendrat e rëndësishme për të folurit.

123


TEMA 9 Lobi parietal (i tepes) ka zonat senzorike në të cilat përpunohen ngacmimet prej lëkurës, si prekja, dhembja, temperatura. Këtu gjendet edhe vendi në të cilin kryhet vlerësimi për distancë, madhësi dhe formë. Lobi tëmthor ka zonën e të dëgjuarit e cila është përgjegjëse për interpretimin e ngacmimeve prej veshit. Zona e nuhatjes kujdeset për ndijimet për erë. Në lobin zverkor gjendet zona e të pamurit e cila i analizon ngacmimet e arritura prej syve. Ndërmjet shumicës së zonave në koren e trurit të madh ka lidhshmëri funksionale. Është e domosdoshme që shumë neurone të punojnë bashkë që të mundësojnë që njeriu të pranojë, analizojë dhe të përgjigjet gojarisht ose me shkrim në porosinë, ashtu siç përgjigjet edhe ndaj prekjes (ngacmimit me prekje) dhe në ngacmime të tjera ndijimore. Aftësia për komunikim përmes shkrimit dhe të të folurit është shembull më tipik për mënyrën e bashkëpunimit të zonave në koren e trurit të madh. Zhvillimi dhe nevoja e këtyre zonave mbyllet me lidhjen e proceseve të të mësuarit. NDËRMJET TRURI Ndërmjet truri është i vendosur ndërmjet hemisferave të trungut trunor. Në përbërje të ndërmjet trurit janë talamusi dhe hipotalamusi. Funksioni i talamusit është të përzgjedhë ngacmimet që vijnë prej jashtë dhe t’i dërgojë drejtpërdrejt në zonat e kores së trurit të madh. Hipotalamusi është i vendosur nën talamusin. Në të ka qendra të cilat e ndihmojnë kontrollin e temperaturës së trupit, bilancit të ujit, fjetjes, apetitit dhe të disa emocioneve, siç janë frika dhe dhembshuria. Nën kontroll të hipotalamusit janë edhe sistemi nervor autonom dhe hipofiza. Hipotalamusi ndikon në punën e zemrës, tkurrjen dhe lirimin e mureve të enëve të gjakut, tajitjes së hormoneve etj.

hipotalamusi talamusi

Fig. 9.9 Ndërmjet truri

TRUNGU TRUNOR Trungun trunor e përbëjnë truri i mesëm dhe truri i zgjatur (arçi). Këto pjesë e lidhin trurin e madh me ndërmjet trurin dhe me palcën kurrizore. Truri i mesëm është i vendosur nën mesin e trurit të madh dhe e formon pjesën e sipërme të trungut trunor. Lënda e hirtë është e përbëre prej katër pjesëve që janë të fshehura nga hemisferat e trurit. Këto katër pjesë janë qendra për ngacmimet e të pamurit dhe të të dëgjuarit. Truri i zgjatur është pjesë e trurit e vendosur ndërmjet trurit të mesëm dhe palcës kurrizore. Tek ai, lënda e bardhë është nga ana e jashtme, ndërsa lënda e hirtë nga ana e brendshme. Në lëndën e hirtë ka grupe të trupave të qelizave ku janë të vendosura qendrat vitale, siç janë: qendra për frymëmarrje, qendra për punën e zemrës dhe qendrat të cilat e kontrollojnë tkurrjen e enëve të gjakut, e me këtë edhe tensionin e gjakut. Në të gjenden edhe qendrat për një numër të madh reaksionesh refleksive, siç janë teshtitja, kollitja, gëlltitja etj. Në këtë pjesë të trungut trunor bëhet kryqëzimi kryesor i nervave që shtrihen në trurin e madh dhe ndërmjet trurin. Kështu, nervat që vijnë nga hemisfera e djathtë kalojnë kah pjesët e gjysmës së trupit, dhe anasjelltas. 124


TEMA 9 TRURI I VOGËL Truri i vogël ndahet në tri pjesë: pjesa e mesme ose krimbi dhe dy hemisfera anësore. Ngjashëm si te truri i madh, edhe këtu lënda e hirtë është nga ana e jashtme, ndërsa lënda e bardhë është në brendi. Funksionet e trurit të vogël janë: koordinimi i muskujve skeletorë, mbajtja e ekuilibrit gjatë ngritjes, ecjes dhe uljes; gjithashtu edhe gjatë aktiviteteve shumë të ndjeshme, ruajtjes së tonusit të muskujve e tjerë. Nervat kafkorë ose nervat e kokës Ka 12 palë nervash kafkorë që dalin prej trurit. Nervat kafkorë mund të përdoren për: - Ngacmime të posaçme senzorike (ndijore), si ato për erë, shije, pamje dhe dëgjim; - Ngacmime të përgjithshme senzorike, si ato të dhembjes, prekjes, temperaturës, ndjeshmërisë së thellë muskulore, shtypjes dhe ekuilibrit; - Ngacmimet motorike, të cilat janë rezultat i kontrollit të vetëdijshëm të muskujve skeletorë; - Ngacmimet e brendshme motorike, të cilat i kontrollojnë gjëndrat dhe disa muskuj pa vullnetin tonë (muskuli i zemrës dhe muskujt e lëmuar).

Shqyrtim i shkurtër i materialit

Pasqyrë e shkurtër e materialit Truri dhe palca kurrizore janë të mbështjella me tre mbështjellës: i jashtëm – i fortë, i mesëm – rrjetor dhe i brendshëm – mbështjellësi i butë. Nëpër këta mbështjellës dhe nëpër tru qarkullon lëngu trunor, i cili ka për detyrë të mbrojë indin nervor dhe të furnizojë qelizat e trurit me materie ushqyese. Truri ndahet në: truri i madh, truri i ndërmjetëm, trungu trunor që është i përbërë prej trurit të mesëm dhe trurit të zgjatur (arrçit) dhe trurit të vogël. Sipërfaqja e trurit të madh është e mbuluar me një kore të lëndës së hirtë, në të cilën janë të vendosura një numër i madh i qendrave. Në brendi gjendet lënda e bardhë. Truri i ndërmjetëm ndahet në talamus dhe hipotalamus. Në trurin e zgjatur janë vendosur qendrat për jetë – për punën e zemrës dhe për frymëmarrjen. Në trurin e vogël janë të vendosura qendrat për ekuilibër. Kontrollo diturinë tënde 1. Sqaro dallimet ndërmjet termeve të dhëna në çifte: a. neurit – dendrit, b. lënda e hirtë – lënda e bardhë, c. senzorik – motorik, ç. neuron – tufë. 2. Numëro emrat dhe vendet ku gjenden pjesët kryesore të trurit dhe përshkruaj shkurtimisht funksionet e tyre kryesore. 3. Cili është funksioni i mbështjellësve të trurit dhe të palcës kurrizore? 4. Cili është funksioni i lëngut trunor? 5. Si ndahet truri i ndërmjetëm dhe cili është funksioni i tij? 6. Ku është vendosur qendra për termorregullim? 7. Në sa pjesë është i ndarë trungu trunor dhe cilat janë ato? 125


TEMA 9 ORA 3 SISTEMI NERVOR AUTONOM – VEGJETATIV Pjesët e sistemit nervor autonom Edhe pse organet e brendshme, si zemra, mushkëritë dhe lukthi kanë fije nervore për përcjelljen e ngacmimeve të pranuara deri në tru dhe palcë kurrizore, më së shpeshti puna e tyre nuk është nën ndikim të vullnetit. Ngacmimet e tilla senzorike shndërrohen në reagime refleksive, të cilat vijnë prej qendrave të trurit. Puna e të gjitha organeve të brendshme kontrollohet prej një pjese të posaçme të sistemit nervor të quajtur sistemi nervor autonom (SNA). SNA është i ndarë në pjesën simpatike dhe parasimpatike. Sistemi nervor simpatik përbëhet prej dy radhëve të ganglioneve të lidhura ndërmjet vete, të vendosura nga të dy anët e palcës kurrizore. Ganglionet me fije nervore më të shkurta janë të lidhura për palcën kurrizore, ndërsa me fije të gjata nervore lidhen për organet e brendshme. Sistemi nervor parasimpatik përbëhet prej ganglioneve të cilat janë të vendosura ose në organet, ose në afërsi të tyre. Ganglionet me fije të shkurta nervore janë të lidhura për organet e brendshme. Fijet nervore më të gjata shkojnë ose në pjesën bishtore të palcës kurrizore, ose në qendrat e trurit të zgjatur apo të mesëm. Fig. 9.10 Simpatikusi dhe parasimpatikusi e rregullojnë punën e zemrës

Funksionet e sistemit nervor autonom Sistemi nervor autonom e rregullon funksionin e gjëndrave, muskujve të lëmuar në organet gypore, enët e gjakut dhe muskujt e zemrës. Funksionet e tilla barten automatikisht. Ndryshimet që ndodhin në zonën e cila rregullohet, sjellin deri te formimi i ngacmimit ndaj të cilit reagohet. Shumë organe në organizëm pranojnë edhe ngacmim simpatik edhe parasimpatik, ndërsa efektet e të dy sistemeve për organin e caktuar më së shpeshti janë të kundërta. Nëse ngacmimi simpatik e përshpejton punën e një organi të caktuar, atëherë ngacmimi parasimpatik e ngadalëson dhe anasjelltas. Në tabelën 9.1 janë paraqitur disa prej funksioneve të këtyre dy sistemeve.

126


TEMA 9 Tabela 9.1. Efektet e sistemit simpatik dhe parasimpatik të organeve të caktuara Efektori Bebëza e syrit Zemra Bronket dhe mushkëritë Fshika e urinës Enët e gjakut në muskujt skeletorë Sistemi respirator Organet digjestive

Simpatikusi zgjerim përshpejton zgjerim lirim

Parasimpatikusi mbledhje ngadalëson mbledhje shtrëngim

zgjerim

mbledhje

zgjerim zgjerim

mbledhje mbledhje

KUJDESI, HIGJIENA DHE MBROJTJA E SISTEMIT NERVOR Tanimë e di se sistemi nervor ka rol të koordinojë, kontrollojë dhe të rregullojë funksionet e organeve, e me këtë edhe të tërë organizmit. Gjatë funksionimit të tyre qelizat përdorin sasi të madhe të energjisë. Që të mund të funksionojnë me rregull qelizat nervore, e me vetë këtë edhe i tërë sistemi nervor, duhet t’ju shmangemi të gjitha atyre gjërave që mund të ndikojn;ë dëmshëm dhe të shkaktojnë çrregullime të caktuara dhe sëmundje. Pas punës së rëndë fizike dhe mendore, pason lodhja e sistemit nervor, e cila nuk është njëjtë te të gjithë njerëzit. Për këtë arsye secili duhet me qenë i vetëdijshëm për aftësitë veta fizike dhe psikike (mendore) dhe sipas tyre ta përcaktojë kohën e tij për punë dhe për pushim. Sistemi nervor i lodhur më së miri pushon me gjumë. Fjetja në mënyrë ritmike përsëritet dhe ia sjell pushimin e domosdoshëm organizmit. Që organizmi të pushojë nevojitet që të rriturit të flenë 8 orë, ndërsa te më të rinjtë kjo kohë duhet të jetë më e gjatë. Gjatë fjetjes, përderisa organizmi pushon, qelizat nervore i ripërtërijnë dhe i plotësojnë materiet energjetike të cilat gjatë ditës janë harxhuar. Gjumi duhet të jetë i qetë, pa asnjë ndikim të jashtëm apo ngacmim të cilat do ta prishnin gjumin. Për funksionim të rregullt, sistemi nervor duhet të ruhet që prej fëmijërisë së hershme. Te fëmijët duhet të zhvillohet ndjenja e relaksimit përmes lojërave të lehta dhe gjëegjëzave, dëgjimit të muzikës dhe shëtitjeve. Me aktivitete të matura trupore mundësojmë funksionim të rregullt të të gjitha organeve, e me vetë këtë edhe të sistemit nervor. Disa materie veprojnë në mënyrë të dëmshme në sistemin nervor. Një numër i madh i njerëzve janë konsumues të alkoolit dhe cigareve, por për fat të keq, kohëve të fundit gjithnjë e më tepër paraqiten edhe konsumues të llojeve të ndryshme të drogës. Alkooli përveç që ndikon dëmshëm në të gjitha organet e brendshme, e veçanërisht në mëlçi, ai vepron edhe në sistemin nervor. Ai e zvogëlon aftësinë për përçueshmëri të ngacmimeve nervore, e për këtë arsye te njeriu i cili ka pirë alkool ka ngadalësim të lëvizjeve dhe shumë më ngadalë reagon në krahasim me njeriun esëll. Me kalimin e kohës, te konsumuesit e alkoolit paraqitet varshmëria që sjell sëmundjen e alkoolizmit. Drogat në sasi minimale shfaqin veprim të rrejshëm të këndshëm, ndërsa me vetë këtë edhe ndjenjë të rrejshme të kënaqësisë. Rreziku qëndron në atë se organizmi shumë shpejt mësohet me drogat dhe gjithnjë e më tepër kërkon sasi më të madhe. Në këtë mënyrë, me kalimin e kohës organizmi bëhet i varur prej drogave. 127


TEMA 9 Drogat gradualisht por sigurt i shkatërrojnë qelizat nervore, e me këtë edhe qendra të caktuara nervore, gjegjësisht tërë sistemin nervor. Cilat ndryshime paraqiten nëse frikohesh për diçka? Provo të sqarosh pse? Si reagon njeriu në momentin kur pranon ndonjë lajm të pakëndshëm? Disa dallime të cilat paraqiten si rezultat i mbingarkimit të tepruar fizik ose psikik, sjellin deri te tendosja e organizmit, gjendje e cila njihet si stres. Mbajtja e organizmit në gjendje të stresit të përhershëm (neuroza të tepruara, frikë e të ngjashme) sjell deri te një numër i madh i çrregullimeve në funksionimin e organeve. Sëmundjet dhe lëndimet e sistemit nervor Meningjiti – paraqet ndezje të mbështjellësit të trurit që më së shpeshti shkaktohet prej baktereve. Nëse nuk ndërmerren me kohë masat e duhura, ndezja mund të bartet edhe në koren e trurit dhe të dëmtojë qendra të caktuara. Hemorragjia e trurit – paraqitet si rezultat i bllokimit të ndonjë ene arteriale të gjakut në koren e trurit të madh, e cila pastaj mund të pëlcet. Në këtë mënyrë gjaku derdhet nëpër indin trunor dhe dëmton qendra në regjionin ku është derdhur. Lëndime të palcës kurrizore ndodhin nëse thyhen, ose zhvendosen unazat e shtyllës kurrizore. Për arsye se indi nervor në tru dhe në palcën kurrizore nuk mundet të ripërtërihet, ndërprerjet e palcës kurrizore shkaktojnë ndërprerje të rrugës së ngacmimit, e me vet këtë edhe paralizë të gjithë muskujve të cilat ngacmohen me nervat nën vendin e lëndimit.

Shqyrtim i shkurtër i materialit

Pasqyrë e shkurtër e materialit Puna e të gjitha organeve të brendshme kontrollohet prej një pjese të posaçme të sistemit nervor autonom (SNA), e cila përbëhet prej pjesës simpatike dhe parasimpatike. Këto dy pjesë punojnë në mënyrë të kundërt njëra me tjetrën: përderisa njëri përshpejton, tjetri ngadalëson dhe anasjelltas. Në sistemin nervor ndikojnë mirë gjumi, shëtitja në ajër të pastër, ushtrimi i matur i sportit dhe punë e matur mendore dhe fizike. Stresi, alkooli, pirja e duhanit dhe droga ndikojnë dëmshëm në sistemin nervor.

Kontrollo diturinë tënde 1. Cili është funksioni i SNA? 2. Si funksionojnë pjesa simpatike dhe parasimpatike? Numëro disa shembuj. 3. Si pushon më së miri njeriu me lodhje psikike, e si njeriu me lodhje fizike? 4. Numëro disa shembuj të veprimit të dëmshëm të alkoolit dhe të drogave. 5. Çka është stresi dhe si munde t’i shmangemi më së miri? 6. Çka është meningjiti, si shërohet?

128


TEMA 9 KËSHILLA TË SHKURTA - në sistemin nervor ndikojnë mirë: gjumi, qëndrimi në ajër të pastër, ushtrimi i matur i sportit dhe mënyra e matur e të jetuarit. - stresi, droga, alkooli dhe duhani ndikojnë keq në sistemin nervor. - bëje një orar të aktiviteteve ditore fizike dhe psikike dhe përmbaju orarit. - ushtro sport me maturi. - kohën e lirë përdore për pushim me shëtitje në ajër të pastër. - mëso të jetosh në realitetin dhe lirohu. - bisedo me prindërit e tu për problemet e tua. - mos përdor drogë dhe alkool, ato e dëmtojnë dhe e shkatërrojnë sistemin nervor.

AKTIVITETI I Vëzhgim me mikroskop i preparatit të gatshëm të indit nervor MJETET DHE MATERIALI: mikroskop, preparat i gatshëm mikroskopik i nervit, fletore dhe laps. 1. Vendose preparatin në mikroskop dhe gjej qelizat nervore me zmadhim të madh. 2. Vizato qelizë nervore dhe shëno pjesët të cilat i ke parë. 3. Kontrollo me arsimtarin a ke punuar mirë. AKTIVITETI 2 Vëzhgimi i palcës kurrizore MJETET DHE MATERIALI: palcë kurrizore e një kafshe shtëpiake, dy qelqe për mikroskop (slajde), alkool, mikroskop, skalper, fletore dhe laps. 1. Merr pjesë prej palcës kurrizore dhe lëre të qëndrojë 10 deri në 15 minuta në alkool që të ngurtësohet dhe pastaj vështroje. 2. Me skalper bëje një prerje të hollë tërthore gjatë së cilës do të ndash një copë të hollë që do ta vendosësh në qelq. 3. Me qelqin tjetër mbulues shtyp pjesën e palcës kurrizore dhe preparatin e përgatitur në mënyrë të tillë vëzhgoje me mikroskop dhe studio ndërtimin e palcës kurrizore. AKTIVITETI 3 Vështrimi i palcës kurrizore MJETET DHE MATERIALI: kofshë pule, skalper, thjerrëz. 1. Me skalper ngadalë ndaje mishin prej kofshës, derisa të arrish te nervi i kofshës. 2. Me thjerrëz vështro pamjen e nervit të kofshës.

129


TEMA 9 AKTIVITETI 4 Hulumtimi i reflekseve te bretkosa. MJETET DHE MATERIALI: bretkosë e gjallë, mbajtëse, hidroksid natriumi, ose gjilpërë, skalper, pincetë, fletore, laps. 1. Bretkosës e cila është e goditur në kokë hiqja kafkën bashkë me trurin. 2. Bretkosën vendose në mbajtëse dhe ngacmoje me shpuarje ose me pambuk me hidroksid natriumi dhe në fletore shëno njohuritë e fituara. 3. Në një pjesë të këmbës së bretkosës hiqe lëkurën dhe përsërite veprimin. Çka vëren? 4. Pastaj me gjilpërë të hollë shkatërroje palcën kurrizore të bretkosës dhe përsërite veprimin. Shëno njohuritë tua në fletore dhe kontrollo me arsimtarin. AKTIVITETI 5 Hulumtimi i reflekseve të muskulit të kofshës MJETET DHE MATERIALI: çekiç neurologjik prej gome dhe karrige me mbështetëse. 1. Një nxënës duhet të ulet rehatshëm në karrige dhe të shtrijë pak dhe të lirojë këmbën në pjesën nën gju. 2. Nxënësi i cili e punon ushtrimin me njërën shuplakë duhet ta mbajë muskulin e kofshës, ndërsa me dorën tjetër me çekiç lehtas godet në tetivat e muskulit të kofshës menjëherë nën kupën e gjurit. 3. Ndryshoni rolet. 4. Krahasoni shpejtësinë e reflekseve të njërës dhe të këmbës tjetër. 5. Ushtrimi duhet të punohet nën kontrollin e arsimtarit. 6. Sqaroni çka vërejtët.

AKTIVITETI 6 Vështrimi i trurit MJETET DHE MATERIALI: truri i një kafshe shtëpiake, një enë e rrafshët, thikë, fletore dhe laps. 1. Vëne trurin në enën e rrafshët dhe vështroje. 2. Me thikë ndaje trurin në dy gjysma të barabarta, vështroje dhe vëni re pjesët e tij. 3. Vizato trurin dhe shëno pjesët e tij. AKTIVITETI 7 Vëzhgim me mikroskop i preparatit të gatshëm të indit nervor MJETET DHE MATERIALI: mikroskop, preparate të gatshme të trurit, fletore dhe laps. 1. Vëne preparatin në mikroskop dhe gjej qelizat nervore me zmadhim të madh. 2. Vizato një qelizë nervore dhe shëno pjesët të cilat i ke parë. 3. Kontrollo me arsimtarin a i ke punuar mirë.

130


TEMA 10 SHQISAT Pas mësimit të kujdesshëm të përmbajtjeve të kësaj teme do të mundesh: - Të dish të sqarosh pjesët përbërëse dhe funksionet e shqisave; - Të përshkruash funksionin e sistemit të shqisave; - Të dallosh ndijime të posaçme dhe të përgjithshme dhe të japësh shembull për to: - Të përshkruash ndërtimin dhe funksionin e shqisave të të parit dhe të dëgjuarit; - Të dish bartjen e ngacmimit të tingullit nëpër pjesët e veshit; - Të dish funksionin e receptorëve në pjesët sipërfaqësore të trupit; - Të sqarosh funksionin e shqisave për nuhatje dhe për shije; - Të dish të mbrohesh prej ngacmimeve të tepërta.

Nocione që do të mësosh në këtë temë: - shqisë, - shqisa e të parit, - shqisa e të dëgjuarit dhe ekuilibrit, - shqisat në lëkurë.

131


TEMA 10 ORA 1 SHQISAT DHE MEKANIZMAT SHQISORE Përkujtohu: Çka është ngacmimi? Si reagon organizmi ndaj ngacmimeve që vijnë prej mjedisit të jashtëm? Përmes kujt pranohen ngacmimet? Prej cilave pjesë është e ndërtuar qeliza nervore? Njeriu vazhdimisht është në kontakt me mjedisin e jashtëm. Ai ka mekanizma përmes të cilave zbulohen këto ndryshime dhe reagon. Ndryshimet në mjedisin jetësor shndërrohen në ngacmime, të cilat pastaj barten deri në SNQ përmes neuroneve senzorike. Shumë ngacmime vijnë prej mjedisit të jashtëm dhe zbulohen afër sipërfaqes së organizmit. Disa ngacmime të tjera, siç janë ngacmimet e organeve të brendshme, rrjedhin prej mjedisit të brendshëm. Pjesa e sistemit nervor e cila i zbulon ngacmimet është quajtur pranues i ngacmimeve, përkapës ose receptor. Receptorët mund të jenë: - Dendrite të lira të neuronit senzorik, siç janë receptorët për dhembje; - Mbaresa të ndryshuara, ose organe fundore, si dendritet e neuronit senzorik për prekje dhe temperaturë; - Qeliza të posaçme, të bashkuara me neuron senzorik, siç janë konet dhe shkopthat në retinën e syrit dhe receptorët në organet e tjera shqisore të specializuara. Një ndarje tjetër e shqisave bëhet sipas shpërndarjes së receptorëve nëpër trup. Kështu, shqisa e posaçme është e vendosur në organ të posaçëm, ndërsa, shqisa e përgjithshme është e përhapur nëpër gjithë organizmin. Shqisa të posaçme: - Të parit - receptorët në sy, - Të dëgjuarit - receptorët në veshin e brendshëm, - Ekuilibri - receptorët në veshin e brendshëm, - Shija – receptorët në gjuhë, - Nuhatja – receptorët në pjesën e sipërme të zgavrës së hundës. Shqisa të përgjithshme: - Shtypje, nxehtë, ftohtë, dhembje dhe prekje – në lëkurë dhe në organet e brendshme dhe shqisat për pozitë në muskuj, tetiva dhe nyje. Receptorët ndijor mund të ndahem edhe në bazë të ngacmimeve ndaj të cilave reagojnë. Termoreceptorët zbulojnë ndryshimet e temperaturës, fotoreceptorët reagojnë në dritë, ndërsa kemoreceptorët zbulojnë kimikate. Mekanoreceptorët reagojnë në lëvizje, shtrëngim, shtypje ose dridhje që në të vërtetë janë ngacmime mekanike. 132


TEMA 10 SHQISAT E PËRGJITHSHME dhembje ftohtësi

prekje

Receptorët e shqisave të përgjithshme gjenden në të gjitha pjesët e organizmit. Një pjesë e tyre është e vendosur në lëkurë. Përmes tyre i zbulojmë ndryshimet në mjedisin e jashtëm, ndërsa një pjesë janë në brendinë e organizmit. Në këtë grup bëjnë pjesë receptorët për nxehtësi, ftohtësi, dhembje, prekje, shtypje, hapësirë dhe ekuilibër (fig. 10.1). Ndijimi për temperaturë

Që të mbrohet prej ndikimeve të temperaturës, organizmi i njeriut ka receptorë të cilët janë të dedikuar për pranimin e ngacmimeve të shkaktuara prej ndryshimeve të temperaturës. Fig. 10.1 Ekzistojnë lloje të posaçme të receptorëve Receptorë për ndijime të përgjithshme për nxehtësi dhe ftohtësi. Receptorët për ftohtësi janë të vendosura menjëherë nën epidermë. Më së shpeshti janë të shpërndara në gjoks, shpinë dhe përreth belit. Receptorët për nxehtësi janë të vendosura pak më thellë në lëkurë. Më së shpeshti janë të shpërndara në buzë dhe në faqe. Karakteristike për receptorët është se ngacmimi i tyre i vazhdueshëm sjell deri te adaptimi (përshtatja). Kështu, për shembull, nëse e vë dorën në ujë të ngrohtë prej 40 deri në 45º C, në fillim mund të ndjehesh keq. Por, pas një kohe të shkurtër ndjenja do të humbet. Receptorët për nxehtësi dhe për ftohtësi përshtaten shpejt në ndryshimet që kanë ndodhur, gjë që nuk ndodh me receptorët e dhembjes. nxehtësi

shtypje

Ndijimi për prekje dhe shtypje Receptorët për prekje janë truptha të imët elipsoid. Ata janë të vendosur në dermë dhe në përqindje më të madhe gjenden në majat e gishtërinjve të duarve dhe të këmbëve. Buzët dhe maja e gjuhës, gjithashtu, kanë numër të madh të këtyre receptorëve. Si edhe receptorët për temperaturë, ashtu edhe receptorët për prekje përshtaten shumë shpejt në ndryshimet të cilat kanë ndodhur. Gjatë mpirjes (për shembull anestezioni gjatë operacioneve) njeriu ka mundësi të ndjejë shtypje të organeve të brendshme. Për ngacmimet e tilla shërbejnë receptorët të cilët gjenden në brendinë e organizmit dhe për këtë shkak janë quajtur receptorë për ndjeshmëri të thellë. Ndijimi i dhembjes Ndikimet e jashtme negative ose çrregullimi i funksionit të ndonjë organi në masë të madhe mundtë çrregullojnë funksionimin e organizmit, e me këtë të rrezikojnë dhe ekzistencën e tij. Për regjistrimin e ndikimeve të tilla ose çrregullimeve shërbejnë receptorët për dhembje. Për këtë shkak mund të thuhet se këta receptorë kanë funksion të posaçëm mbrojtës, që është arsyeja e shpërndarjes së përgjithshme në organizëm.

133


TEMA 10 Ata janë të vendosur në lëkurë, muskuj, nyje, ndërsa më pak janë të pranishëm në organet e brendshme. Këta receptorë paraqesin fije nervore të degëzuara, të quajtura mbaresa nervore të lira. Ndijimi për hapësirë Receptorët e vendosur në muskuj, në tetiva dhe në nyje regjistrojnë ngacmime që përdoren për përcaktimin e pozitës dhe të ndryshimeve të vendit të pjesëve të trupit në raport me pjesët e tjera të trupit. Ngacmimet e pranuara prej këtyre receptorëve janë të domosdoshme për koordinimin e muskujve dhe janë të rëndësishëm për aktivitete të caktuara, siç janë: ecja, vrapimi dhe lëvizjet e tjera të ndërlikuara. Ngacmimet prej këtyre receptorëve përmes palcës kurrizore barten gjer në trurin e vogël. ORGANET SHQISORE TË POSAÇME

shqisa për nuhatje

Shqisa e shijimit Shqisën e shijimit e përbëjnë receptorët në sipërfaqen e gjuhës dhe në dy nerva që ngacmimet i përcjellin deri në qendrat për shije të vendosura në koren e trurit të madh (fig. 10.2). Receptorët për shije të quajtura bulëzat e shijes ose truptha për shije, gjenden në skajet e gjuhës. Ngacmimi i bulëzave të shijes është i mundur vetëm kur materia e cila gjendet në zgavrën e gojës është tretur me ndihmën e pështymës. Ekzistojnë receptorë për katër shije themelore dhe ato janë të vendosura në pjesë të ndryshme të gjuhës.

shije të hidhëta

bulëza të shijes shije të tharta shije të njelmëta shije të ëmbla

Fig. 10.2

- Shijet e ëmbla, më së shpeshti hasen në majë të gjuhës. - Shijet e tharta hasen në bulëzat e shijes të cilat janë të vendosura në anët e gjuhës. - Shijet e njelmëta hasen në anën e përparme të gjuhës. - Shijet e hidhëta hasen në pjesën e pasme të gjuhës. Shqisa për nuhatje Receptorët për nuhatje janë të vendosur në epitelin e nuhatjes në pjesën e sipërme të zgavrës së hundës. Grimcat aromatike mund të veprojnë si ngacmim aromatik, vetëm nëse treten në mukozën e hundës. Ngacmimet prej receptorëve për kundërmim përmes nervit të nuhatjes barten deri në qendrën për nuhatje, që është i vendosur në koren e trurit të madh. Interpretimi i nuhatjes është drejtpërdrejt i lidhur me shqisën e shijes, por dallimet në kimikatet e zbërthyera mund të ndjehen më tepër përmes kundërmimit sesa përmes shijes. Kundërmimi i ushqimit është shumë i rëndësishëm për nxitjen e apetitit dhe tajitjen e lëngjeve digjestive. Shqisa për nuhatje ka aftësi për të mbajtur mend. Nëse një herë i merr erë një parfumi të ri, herën tjetër do ta njohësh se është ai.

134


Shqyrtim i shkurtër i materialit

TEMA 10 Pasqyrë e shkurtër e materialit Përmes shqisave njeriu i pranon ngacmimet dhe në këtë mënyrë e njeh mjedisin rreth vetes. Çdo shqisë ka ndërtimin e vet të veçantë. Ngacmimet të cilat i pranojnë receptorët përmes nervave senzorike, barten deri te qendrat në trurin e madh ku analizohen dhe në këtë mënyrë ne fitojmë informata. Sipas shpërndarjes dhe ndërtimit shqisat ndahen në: të përgjithshme dhe të veçanta. Sipas ngacmimeve që i pranojnë ndahen në: mekanoreceptorë, kemoreceptorë, termoreceptorë dhe fotoreceptorë. Receptorët e përgjithshëm ndijor gjenden në të gjitha pjesët e organizmit. Në këtë grup bëjnë pjesë receptorët për nxehtësi, ftohtësi, dhembje, prekje, shtypje, hapësirë dhe ekuilibër. Shqisat për nuhatje dhe shijim janë shqisa të posaçme. Përmes tyre ne i pranojmë ngacmimet kimike.

Kontrollo diturinë tënde 1. Cili është funksioni i organeve shqisore? 2. Çka është receptori senzorik? Jep disa shembuj. 3. Numëro pesë ndijimet e posaçme. 4. Numëro gjashtë ndijimet e përgjithshme. 5. Ku janë të vendosur receptorët për shije? Cilat ngacmime të shijes i pranojnë dhe si? 6. Përshkruaj shqisën e nuhatjes. 7. Çka është përshtatja (adaptimi) i shqisave dhe te cilat ekziston? 8. Ku janë të vendosur receptorët për ndijimin e hapësirës dhe të ekuilibrit?

135


TEMA 10 ORA 2 SYRI ËSHTË ORGAN I TË PARIT Përmes dy syve njeriu pranon më tepër se 80% të përshtypjeve prej mjedisit të jashtëm. Në ta janë të vendosur fotoreceptorët. Mbrojtja e mollëzës së syrit dhe pjesëve të saj Syri është organ delikat, i cili është i mbrojtur me eshtrat kafkore që i formojnë muret e zgavrave të syve dhe shërbejnë si mbrojtje e pjesës së pasme të mollëzës së syrit. Nga pjesa e përparme syri është i mbrojtur me kapakun e syrit, qepallat e syve, gjëndrat e lotëve të cilat formojnë lëng të posaçëm – lot, që shërbejnë për shpëlarjen e syrit si mbrojtje prej infeksioneve dhe prej grimcave të imëta të rrezikshme. Syri është i lidhur për brendinë e gropave të syrit përmes gjashtë muskujve. Këta muskuj e mbajnë syrin në zgavrën e vet dhe mundësojnë lëvizjen e tij majtas, djathtas, lart dhe poshtë. Në bazën e gropave të syrit ka ind dhjamor i cili ndihmon që syri të lëvizë më lehtë. Mollëza e syrit Mollëza e syrit ka tre mbështjellës (fig 10.3). Mbështjellësi i jashtëm është quajtur sklera (e bardha e syrit) dhe është e përbërë prej indit lidhor të fortë. Në pjesën e përparme të syrit sklera kalon në pjesë të tejdukshme që quhet kornea. Mbështjellësi i dytë i mollëzës së syrit është koroida. Ajo është e përbërë prej indit lidhor që është i pasur me enë gjaku. Kjo shtresë është e pasur me pigment ngjyrë kafe të mbyllët që e bën brendinë e syrit të mbyllët. Në pjesën e përparme, koroida kalon në trupin ciliar i cili lidhet me iridën ose ylberthin (pjesa e ngjyrosur e syrit). Irida është e ndërtuar prej fijeve muskulore në të cilat ka qeliza me pigmente që ia japin ngjyrën syrit. Me mbledhjen dhe zgjerimin e këtyre muskujve zmadhohet ose zvogëlohet hapja qendrore e iridës, e cila quhet bebëza. Roli i iridës është të rregullojë depërtimin e dritës në sy. Nëse drita është e fortë dhe e shndritshme, irida zgjerohet, gjatë së cilës zvogëlohet madhësia e bebëzës. Nëse drita është shumë e dobët, irida mblidhet dhe e zmadhon hapjen e bebëzës. Trupi ciliar ka formë të ziles me hapje e cila ka madhësi sa skajet e jashtme të iridës. Këta muskuj e mbajnë thjerrëzën dhe e ndryshojnë pamjen e saj gjatë procesit të akomodimit dhe adaptimit. Thjerrëza, është strukturë e pastër, e rrumbullakët e ndërtuar prej materialit elastik. Ajo ka dy sipërfaqe të ngritura, prandaj mund të quhet dyfish e ngritur. Për arsye se thjerrëza është elastike, trashësia e saj mund të përshtatet, gjë që ndihmon në fokusimin e dritës për të parët e objekteve të afërta apo të largëta. Pjesa e përparme e mollëzës së syrit është e mbushur me ujin e syrit, lëng i cili gjendet ndërmjet thjerrëzës dhe kornesë. Mbështjellësi i brendshëm, i quajtur retinë, ka disa shtresa të qelizave nervore të quajtura kone dhe shkoptha. Ata janë receptorë të cilët janë të ndjeshëm ndaj dritës. Konet reagojnë në dritë të fortë dhe janë të ndjeshëm për ngjyrat. Më së shumti janë të grupuar në pjesën e pasme qendrore të retinës që quhet thellimi qendror ose njolla e verdhë. Që të mund të shikojmë, rrezet e dritës duhet të bien në pikën e verdhë. 136


retina

TEMA 10

trupi qelqor

sklera irida

koroida

kornea thjerrëza muskuli ciliar nervi optik

njolla e verbër thellimi qendror

muskuj të cilët e lëvizin syrin prerje e gropës së syrit Fig. 10.3 Ndërtimi i syrit

Shkopthat janë të ndjeshëm në dritë të dobët dhe ata reagojnë në hapësirë të ndriçuar dobët, por nuk krijojnë pamje të qartë. Janë të shpërndarë gjithkund nëpër retinë dhe e caktojnë fushën e të parit. Pak më poshtë se pika e verdhë fillon nervi optik. Vendi i retinës ku fillon nervi është quajtur njolla e verbër. Në të nuk ka as kone e as shkoptha dhe nëse rrezja e dritës bie në njollën e verbët, njeriu nuk mund të shohë. Kur hy në një dhomë të errët, si për shembull në sallën e kinemasë, një periudhë të shkurtë kohore nuk sheh asgjë. Kjo është periudhë në të cilën shkopthat adaptohen (përshtaten) për të parë. Kjo dukuri është quajtur adaptim në të errët. Funksioni i shkopthave dhe koneve, kryesisht kryhet përmes pigmenteve që janë të ndjeshme ndaj dritës. Formimi i këtyre pigmenteve varet prej vitaminës A.

Kështu, te personi që mungon vitamina A në të ushqyerit, sytë adaptohen shumë vështirë për të parë në të errët, gjegjësisht ai njeri ka verbësinë e natës (pulave - terri i pulave). Brendia e syrit është e mbushur me materie të butë xhelatinoze, trup qelqor, i cili e mbush pjesën e brendshme të syrit dhe e mban mollëzën e syrit në formën e tij topthore. (a)

(b)

Fig. 10.4 Fotoreceptorët (a) shkopth (b) kon

SI SHOHIM – FORMIMI I SHËMBËLLTYRËS Rrezet e dritës kalojnë nëpër pjesë të tejdukshme, pa ngjyrë të pjesës së parë të syrit. Gjatë kësaj, ato pësojnë ndryshime që janë quajtur përthyerje. Kjo përthyerje e rrezeve të dritës mundëson që drita prej një hapësire shumë të madhe të drejtohet kah një hapësirë shumë e vogël në sipërfaqen e retinës, ku janë vendosur receptorët. Rrezet e dritës që reflektohen prej objekteve përmes kornesë, bebëzës, thjerrëzës dhe trupit qelqor, bien në njollën e verdhë. Si rezultat i një varg përthyerjesh, shëmbëlltyra e cila bie në njollën e verdhë është e zvogëluar dhe e përmbysur. Këto ngacmime të dritës përmes nervit optik (të syrit) barten gjer në qendrën për të parit në pjesën zverkore të kores së trurit të madh. Atje analizohen dhe ne fitojmë pasqyrë për madhësinë, pamjen, numrin, ngjyrën e objekteve e të ngjashme. 137


TEMA 10 Lëndimet e syrit Kornea shumë shpesh quhet edhe dritarja e syrit. Lëndimet e shkaktuara prej objekteve të mprehta ose infeksionet mund të dëmtojnë kornenë, gjë që e bën këtë zonë të patejdukshme. Nëse lëndimet e tilla janë edhe në zonën qendrore të bebëzës (pika e zezë – hapje në qendër të pjesës së ngjyrosur të syrit), mund të paraqitet verbëria. Nëse disa grimca përmes kapakut të syrit depërtojnë në sy, ato e ngacmojnë kornenë. Që të mos bëhet dëmtim duhet të kërkojmë ndihmë prej personit profesional që ta largojë trupin e huaj. Çrregullimi i të parit Dritëlargësia është pasojë e mollëzës së shkurtër të syrit ose akomodimit të pamjaftueshëm të thjerrëzës (fig. 10.5 b). Në këto raste rrezet e dritës bien pas njollës së verdhë. Për këtë arsye për objektet të cilat i shohim prej së afërmi krijohet një pamje e turbullt. Objektet duhen të jenë larg prej syrit që të mund të shihen qartë. Në raste të tilla duhet të mbahen syze me qelqe konvekse, të cilat e zmadhojnë përthyerjen e rrezeve të dritës.

Fig. 10. 5 Çrregullimi i të parit Dritëshkurtësia është një çrregullim tjetër i të parit i cili paraqitet shpesh. Në këtë rast mollëza e syrit është shumë e gjatë, gjatë së cilës rrezet e dritës bien para njollës së verdhë (shih fig. 10.5 a). Objektet e larguara janë të paqarta dhe mund të bëhen të qarta vetëm nëse afrohen shumë afër syrit. Në raste të tilla përdoren syze me thjerrëza konkave. Ka tre lloje të koneve që janë të ndjeshëm në ngjyrën e kuqe, të gjelbër dhe të kaltër. Njerëzit të cilët nuk kanë fare kone janë plotësisht të verbër për ngjyra – daltonistë, ndërsa ata të cilët nuk kanë një lloj të koneve janë të verbër për atë ngjyrë. Shqyrtim i shkurtër i materialit

Pasqyrë e shkurtër e materialit Përmes shqisës së të parit njeriu pranon më tepër se 80% të përshtypjeve prej mjedisit të jashtëm. Është i përbërë prej pjesëve ndihmëse dhe mollëzës së syrit. Pjesë ndihmëse janë: vetullat, qepallat, kapakët e syve, muskujt e jashtëm të syrit dhe gjëndrat e lotëve. Pjesa kryesore e mollëzës së syrit është e përbërë prej tre mbështjellësve: sklera, koroida dhe retina. Në retinë janë vendosur receptorët për të parit, konet dhe shkopthat. Çrregullime të syrit janë dritëlargësia dhe dritëshkurtësia. Kontrollo diturinë tënde 1. Cilat janë pjesët kryesore të syrit? 2. Përshkruaj kalimin e rrezeve të dritës prej jashtë nëpër sy deri te retina. 3. Cili është funksioni i thjerrëzës? 4. Cilët receptorë janë të pranishëm në sy dhe si janë të ndarë? 5. Çka është akomodimi i syrit? Sqaro përmes një shembulli. 6. Që të mund t’i shohim objektet, në cilën pjesë të syrit duhet të bien rrezet e dritës? 7. Çka do të ndodhë nëse rrezet e dritës bien në njollën e verbër? 8. Përshkruaj çrregullimet e syrit.

138


TEMA 10 VESHI ËSHTË ORGAN I TË DËGJUARIT DHE ORA 3 I EKUILIBRIT Te njeriu ka dy veshë ku janë vendosur shqisat e të të dëgjuarit dhe të ekuilibrit. Përmes shqisave për të dëgjuarit ne i dallojmë llojet e ndryshme të ngacmimeve në formë të tingujve, ndërsa shqisat për ekuilibër na mundësojnë që të ruajmë ekuilibrin e organizmit. Veshi mund të ndahet në tri pjesë: veshi i jashtëm, i mesëm dhe i brendshëm (fig. 10.6) kanalet gjysmërrethore

ashti tëmthor kudhra

Veshi i jashtëm Pjesa e jashtme e veshit fillon me nervi llapën e veshit. Roli i saj është të dëgjimor kërmilli

çekiçi llapa e veshit

timpani i veshit

kanali i jashtëm dëgjimor

Fig. 10.6 Ndërtimi i veshit

yzengjia boria e Eustahut

fyti

drejtojë valët e tingujve kah veshi. Pas saj vjen kanali i jashtëm i të dëgjuarit i cili është i gjatë rreth 2,5 cm. Lëkura që e mbështjell këtë kanal është shumë e hollë, ndërsa në pjesën e parë të kanalit ka lloj të posaçëm të gjëndrave dhjamore. Në fund të kanalit dëgjimor është membrana e të dëgjuarit ose timpani i veshit, i cili është kufi ndërmjet kanalit të jashtëm dëgjimor dhe zbrazëtirës së veshit të mesëm.

Veshi i mesëm Zbrazëtira e veshit të mesëm është e vogël, e vendosur në mënyrë horizontale, e mbushur me ajër. Në të ka tre eshtra të vegjël dëgjimor, që janë edhe eshtrat më të vegjël në trupin e njeriut. Të tre eshtrat lidhen në atë mënyrë që të mund të përforcojnë valët e pranuara prej timpanit të veshit. Mbajtësja e ashtit të parë – çekiçi është i lidhur për timpanin e veshit. Pjesa tjetër e këtij ashti është e lidhur me ashtin tjetër, që quhet kudhra. Ashti i tretë dëgjimor ka formë të rrumbullakët dhe quhet yzengji. Ajo është e lidhur me kudhrën dhe me membranën e dritares ovale me të cilën fillon veshi i brendshëm. Boria e Eustahut është kanal që e lidh zbrazëtirën e veshit të mesëm me fytin (faringun). Kjo bori (tubë auditive) është e hapur dhe nëpër të kryhet barazim i vazhdueshëm i shtypjeve prej të dy anëve të timpanit të veshit. Veshi i brendshëm Kjo është pjesa më e ndërlikuar e veshit. Është e përbërë prej tri hapësirave të ndara. Kjo pjesë e veshit është quajtur edhe labirint ashtëror, që ka tri pjesë. Pjesa e parë është parakthina, e cila gjendet menjëherë pas dritares ovale. Pjesa e dytë është quajtur kërmill, ndërsa pjesa e tretë është e përbërë prej tre kanaleve gjysmërrethore të lidhur

139


TEMA 10 me dy qeska. Në të tri pjesët ka lëng që quhet perilimfë. Kërmilli është gyp eshtëror i cili ngjan me shtëpizën e kërmillit dhe që gjithashtu është i mbushur me lëng që quhet endolimfa. Organi dëgjimor, i quajtur organi i Kortit, ka receptorë të cilët janë të lidhur me fijet nervore të nervit dëgjimor. Ky organ është i vendosur në anën e brendshme të kërmillit. Krijimi i tingullit Valët tingullore hyjnë nëpër kanalin e jashtëm dëgjimor dhe shkaktojnë dridhje të timpanit të veshit. Kjo dridhje përforcohet me eshtrat dëgjimorë dhe bartet deri te perilimfa e cila fillon të lëvizë në formë të valëve. Këto lëvizje të valëzuara të perilimfës barten deri te endolimfa, e cila nën ndikimin e tyre, gjithashtu lëviz në formë të valëve. Më tej lëvizjet e valëzuara të endolimfës regjistrohen prej fijeve të holla të qelizave receptore, që kanë aftësi dridhjet t’i shndërrojnë në ngacmime dëgjimore. Këto ngacmime dëgjimore përmes nervit dëgjimor barten deri në koren e trurit të madh.

kanal gjysmërrethor

qeska

Shqisa e ekuilibrit Në veshin e brendshëm, në kanalet gjysmërrethore dhe qeskat e tyre (fig. 10.7) janë të vendosur receptorët të cilët i pranojnë ngacmimet e shkaktuara prej ndryshimit të pozitës së trupit. Receptorët për ndijimin e ekuilibrit janë qeliza me fije (cilie), ndërsa ato ngacmohen me ndihmën e kristaleve, të cilët nga ana e tyre i ngacmojnë receptorët. Fijet nervore në këto qeska formojnë nerv, i cili lidhet me nervin dëgjimor.

kërmilli i veshit

Fig. 10. 7 Veshi i brendshëm me receptorët për ekuilibër

KËSHILLA TË SHKURTRA - kontrollimet e rregullta te mjeku i syve janë të domosdoshme, madje edhe nëse nuk keni pengesa, - nëse ke nevojë për syze, patjetër t’i mbash, - lajt – shou është i dëmshme për të parit, shkakton të përzier dhe marramendje, - mos dëgjo kohë të gjatë muzikë të zëshme, - mos rri gjatë në disko klube.

140


Shqyrtim i shkurtër i materialit

TEMA 10 Pasqyrë e shkurtër e materialit Veshi është organ në të cilin janë të vendosura shqisa e të dëgjuarit dhe e ekuilibrit. Është i përbërë nga tri pjesë: nga veshi i jashtëm, i mesëm dhe i brendshëm. Në veshin e brendshëm, në kërmillin e veshit janë të vendosura shqisa e të dëgjuarit, ndërsa në tre kanalet gjysmërrethore shqisat për ekuilibër. Kontrollo diturinë tënde 1. Prej cilave pjesë është ndërtuar veshi? 2. Cili është funksioni i veshit të jashtëm? 3. Si janë quajtur eshtrat në veshin e mesëm dhe cili është funksioni i tyre? 4. Ku janë të vendosur receptorët e të dëgjuarit, e ku receptorët e ekuilibrit? 5. Përshkruaj rrugën të cilën e kalojnë valët tingullore për të arritur deri te receptorët e të dëgjuarit në vesh.

AKTIVITETI 1 Hulumtimi i shpërndarjes së shqisave në lëkurë MJETET DHE MATERIALI: gjilpërë metali me maje të topitur, kompas, një copë akull, burim nxehtësie, zjarr, laps dhe fletë milimetrike 1. Në lëkurën e shuplakës shëno me marker një katror me madhësi 1x1 cm, e pastaj në fletën milimetrike vizato katror me sipërfaqe të njëjtë . 2. Merr gjilpërën me majë të topitur dhe gradualisht prek sipërfaqen në katrorin e shënuar të lëkurës. Gjeji vendet në të cilat ndjen prekje dhe shëno këto pika në fletën milimetrike. 3. Kur ta mbarosh këtë ushtrim, përsërite veprimin në të njëjtën pjesë të shënuar të lëkurës me gjilpërë që e ke ftohur me një copë akull, me gjilpërë paksa të ngrohur dhe me kompas. 4. Cakto vendet në të cilat po e ndjen të ftohtët, pastaj të nxehtët dhe në fund vendet ku ndjen dhembjen. Gjithmonë vizato pikë në vendet në të cilat ndjen një ngacmim të caktuar në një katror të ri në fletën milimetrike. 5. Pikat të cilat i ke caktuar, përgjigjen me pranuesit e ngacmimeve. Sqaro shënimet tua. A përgjigjen disa pika për të gjitha ngacmimet? Si janë të shpërndarë këta pranues? Cilët pranues të ngacmimeve hasen më së shumti? AKTIVITETI 2 Hulumtimi i ndijimeve të ndryshme a) Një nxënësi të klasës me shami të pastër i mbyllen sytë. Pas kësaj në dorë i vihen gjëra të ndryshme (laps, epruvetë, gomë, gurë e të ngjashme) dhe prej tij kërkohet të njeh se çka po mban në dorë, çfarë është sipërfaqja e tyre dhe sa janë të rënda (me përgjigje

141


TEMA 10 lehtë, shumë lehtë e kështu me radhë). b) Para një nxënësi me sy të lidhur vihen tri gota me ujë që kanë temperatura të ndryshme. Prej nxënësit kërkohet të japë përgjigje në cilën gotë ka ujë të ftohtë, në cilën të vakët e në cilën të nxehtë. c) Nxënësit i cili është me sy të lidhur i jepen materie të ndryshme aromatike (alkool, parfum, mollë, limon, gur etj). Detyra e tij është të tregojë cila aromë e cilave gjëra është. Një ushtrim të ngjashëm mund ta bëni që të provoni edhe ndijimin për shije. AKTIVITETI 3 Hulumtimi i mprehtësisë së të parit MJETET DHE MATERIALI: skemë e përpunuar me shkronja që kanë këtë madhësi (lartësia dhe gjerësia janë të njëjta): rreshti I - 6 cm; rreshti II - 3 cm; rreshti III - 1,5 cm; rreshti IV –-1 cm; rreshti V – 7 mm; 1. Lexo së pari me njërin, e pastaj me tjetrin sy, gjatë së cilës syri i cili nuk testohet duhet të jetë i mbuluar. 2. Leximi bëhet në largësi prej 6 m. 3. Nëse e sheh qartë edhe rendin e fundit pa u munduar, kjo do të thotë se e ke të parit e mirë. AKTIVITETI 4 Eksperimenti i Mariotit MJETET DHE MATERIALI: dy fleta letre dhe mjete për vizatim. 1. Në një fletë letre në njërin skaj vizato një rreth, ndërsa në tjetrin një kryq. 2. Mbylle syrin e djathtë dhe me dorë afroje fletën kah syri i majtë. 3. Në fillim do të shohësh edhe rrethin edhe kryqin, por në një moment prej fushës së të parit do të zhduket kryqi, do ta shohësh vetëm rrethin. 4. Çka përfundon? A mund të sqarosh pse në një moment nuk do ta shohësh kryqin? A thua pamja e kryqit ka rënë në njollën e verbët dhe prandaj syri nuk mund ta shohë? AKTIVITETI 5 Hulumtimi i ndjeshmërisë dhe njohja e tingullit MJETET DHE MATERIALI: shami për lidhjen e syve dhe shirit ngjitës. 1. Një nxënësi i cili rri ulur i lidhen të dy sytë dhe krijohen zëra të ndryshëm (flitet, këndohet, shushurihet etj). Detyra e nxënësit është të identifikojë prej çka është shkaktuar tingulli, prej nga vjen dhe cila është fuqia e tij. 2. Nxënësit me shirit ngjitës i ngjiten llapat e veshit dhe përsëri prej lokacioneve të ndryshme formohen tinguj. Detyrë e nxënësit është të caktojë prej ku vijnë tingujt. Do të vëreni se këtë herë nxënësi bën mjaft gabime. Çka mendoni pse është kjo kështu? 142


TEMA 11 RREGULLIMI HORMONAL Pas mësimit të kujdesshëm të përmbajtjeve të kësaj teme do të mundesh: - Të emërosh dhe të përcaktosh vendndodhjen e gjëndrave me tajitje të brendshme; - Të sqarosh funksionin e tyre në rregullimin e proceseve në organizëm; - Të sqarosh tajitjen e një hormoni dhe funksionin e tij; - Të sqarosh pasojat e funksionit të çrregulluar të gjëndrës; - Të sqarosh si përgjigjet sistemi endokrin ndaj stresit.

Nocione të cilat do të mësosh në këtë temë: - hormone, - rregullim hormonal, - gjëndra me tajitje të brendshme.

143


TEMA 11 ORA 1 HORMONET, RREGULLIMI HORMONAL OSE ENDOKRIN Të gjitha gjëndrat në trupin janë të ndara në dy grupe. Në njërin grup bëjnë pjesë gjëndrat me tajitje të jashtme (ekzokrine). Këto gjëndra i tajisin produktet e veta përmes kanaleve kulluese gjer në vendet e caktuara. Grupin e dytë e përbëjnë gjëndra të cilat nuk kanë kanale kulluese dhe ato i tajisin prodhimet e tyre drejtpërdrejt në gjak. Këto gjëndra janë quajtur gjëndra me tajitje të brendshme ose gjëndra endokrine. Produktet e këtyre gjëndrave janë quajtur hormone (fig.11). Sistemi endokrin dhe sistemi nervor i udhëheqin, kontrollojnë dhe koordinojnë të gjitha funksionet e organizmit të njeriut. Puna e këtyre dy sistemeve është e koordinuar, që mund të përdëftohet me faktin se aktiviteti i hipofizës e kontrollon sistemin nervor, por edhe anasjelltas, një pjesë e hormoneve ndikojnë drejtpërdrejt në Fig. 11 Gjëndrat ekzokrine dhe aktivitetin e sistemit nervor. endokrine

epifiza hipofiza gjëndra tiroide gjëndra e kraharorit (timusi) gjëndra mbiveshkore

pankreasi vezorët farorët

Fig. 11.1 Gjëndrat kryesore endokrine

Funksionet e hormoneve Hormonet janë materie biologjike të cilat e udhëheqin punën e qelizave të caktuara ose organeve në organizëm. Hormonet lirohen drejtpërdrejt në gjak përmes qarkullimit të gjakut dhe barten deri te të gjitha pjesët e organizmit. Ato e rregullojnë rritjen, metabolizmin, shumimin dhe proce të tjera në organizëm. Disa hormone veprojnë vetëm në një ind. Indi në të cilin vepron një hormon i caktuar është caku ose indi shenjë. Qelizat që janë të vendosura në këtë ind kanë receptorë të vendosur në membranën qelizore, ose në citoplazmë, të cilat e lidhin hormonin. Me depërtimin e hormonit në qelizë, ai e aktivizon punën në të dhe e nxit sintezën e proteinave të caktuara në të.

Disa hormone pas tajitjes së tyre janë aktive një periudhë më të gjatë kohore – edhe deri në dy javë, ndërsa të tjerat veprojnë shpejt dhe prej qarkullimit të gjakut largohen për 10 minuta. Hormonet, sipas ndërtimit mund të jenë: - Proteina, - Steroide – hormone të ndërtuara prej yndyrave. Ato formohen në koren e gjëndrës mbiveshkore dhe në gjëndrat seksuale (gjinore). 144


TEMA 11 Rregullimi i hormoneve Gjëndra endokrine formon një sasi të caktuar të hormonit. Ai me gjakun vjen gjer në indin shenjë ku e shfaq veprimin e vet, gjegjësisht indi shenjë bëhet aktiv. Aktiviteti i tillë i indit shenjë ka veprim negativ mbi gjëndrën endokrine, e me këtë në tajitjen e hormonit. Mënyra e tillë e rregullimit të aktivitetit të gjëndrave endokrine është quajtur lidhje negative reciproke. HIPOFIZA, FUNKSIONI DHE ÇRREGULLIMET Hipofiza është gjëndër e vogël që gjendet nën trurin e ndërmjetëm dhe përmes një pjese të veçantë në formë të bishtit është e lidhur me hipotalamusin. Gjëndra është e ndarë në dy pjesë, lobi i përparmë dhe lobi i prapmë. nxitjet e brendshme dhe të jashtme ADH oksitocina lobi i patrapmë i hipofizës

eshtra, muskuj, inde

TT

H

gjinjtë

H FSH -L H AKT

FSH -L

H

a tin SH

ak ol

veshka

toci H AD

oksi

pr

mitra

gjëndra tiroide

ho tir rmo oi n da i l

pjesa e përparme e hipofizës sistemi i qarkullimit të gjakut

gjinjtë

Hipofiza është quajtur edhe gjëndra kryesore, për arsye se tajit hormone me ndihmën e të cilëve përshpejtohet ose ngadalësohet puna e gjëndrave të tjera endokrine. Puna e lobit të përparmë të hipofizës është e kontrolluar prej hipotalamusit me ndihmën e hormoneve liruese (rilizing hormone) (fig. 11.2). Hormonet liruese drejtohen deri në lobin e përparmë të hipofizës dhe e nxisin aktivitetin e saj.

gjëndra mbiveshkore kortikosteroide

vezorë

progeste ron estro gjen

farorë t esto stero n

Fig. 11.2 Hormonet veprojnë me lidhje reciproke në hipofizë dhe në hipotalamus

Hormone të lobit të përparmë Prej lobit të parë të hipofizës tajiten një numër i madh i hormoneve të cilat veprojnë, para së gjithash në punën e gjëndrave të tjera endokrine. Këtu do ta shpjegojmë ndikimin e disave prej tyre: - Hormonet e rritjes ose hormoni somatotropin vepron në shumë inde në organizëm, duke shkaktuar formimin e proteinave që janë të nevojshme për rritje. Nëse ka mungesë të këtij hormoni gjatë rritjes, fëmija nuk do të rritet mjaft dhe do të mbetet i vogël si shkurtabiq.

Fig. 11.3 a Rritje normale, gjigante dhe shkurtabiqe.

145


TEMA 11 Anasjelltas, nëse gjatë kohës së rritjes tajitet sasi më e madhe e këtij hormoni, fëmija do të rritet, gjegjësisht do të jetë tejet i madh si gjigant. Nëse paraqitet sasi e zmadhuar e këtij hormoni te njerëzit e rritur, te ata bëhet rritja dukshëm e zmadhuar e pjesëve të organeve, siç e: hundës, veshëve, gishtërinjve, e këmbëve dhe e duarve, e nofullës së poshtme etj. Kjo dukuri është quajtur akromegali (fig. 11.3 b) Fig. 11.3b) Akromegalia Përveç këtij hormoni, prej lobit të përparmë të hipofizës tajiten edhe hormonet të cilat veprojnë në gjëndrat e tjera, sidomos në: gjëndrën tiroide, gjëndrat mbiveshkore, gjëndrat seksuale. Gjithashtu tajiten edhe hormone që e nxisin formimin e qumështit në gjëndrat qumështore. Hormone të lobit të pasmë Prej lobit të pasmë të hipofizës tajiten dy hormone, njëri i cili e ndihmon reapsorpcionin (përthithjen e sërishme) të ujit prej kanaltheve veshkore, e me vetë këtë e zvogëlon nxjerrjen e ujit, i njohur si hormoni antidiuretik (ADH) dhe i dyti oksitocina e cila tajitet para lindjes së fëmijës dhe shkakton kontrakcionet e muskujve të mitrës dhe rrjedhjen e qumështit prej gjinjve. GJËNDRA TIROIDE Gjëndra tiroide është më e vogla prej gjëndrave endokrine. Ajo është e vendosur në regjionin e qafës (fig. 11.4). Ka dy pjesë rrethore që quhen lobe anësore, të vendosura nga një në të dy anët e gurmazit, ndërsa ndërmjet vete janë të lidhura me shirit të hollë. Prej jashtë gjëndra tiroide është e mbyllur në kapsulë të indit lidhor. Hormoni më kryesor i cili formohet në këtë gjëndër është tiroksina. Funksioni i hormoneve tiroide është nxitja e proceseve metabolike në shumicën e qelizave në organizëm. Jodi është pjesë përbërëse e hormoneve të kësaj gjëndre, dhe për këtë shkak nevojitet që në organizëm përmes ushqimit dhe ujit të merret sasi e mjaftueshme e jodit. Mungesa e hormonit tiroksinë te fëmijët ka për pasojë zhvillimin e parregullt fizik dhe çrregullimin e zhvillimit mendor. Kjo dukuri është quajtur kretinizëm. Nëse mungesa e hormonit paraqitet te njerëzit e rritur, ngadalësohet puna e zemrës, zvogëlohet temperatura trupore. Te këta njerëz paraqitet edhe zvogëlimi i aftësive fizike dhe psikike. Gjatë aktivitetit të zmadhuar të gjëndrës tiroide, gjegjësisht gjatë tajitjes Fig. 11.4 Gjëndra tiroide

146


TEMA 11 së zmadhuar të hormoneve paraqitet sëmundja e quajtur sëmundja e Bazedit. Shenja karakteristike të saj janë: rritja e gushës, sytë e zgurdulluar, pamje e çuditshme e fytyrës, neurozë e zmadhuar, humbje e peshës, punë e përshpejtuar e zemrës, djersitje, temperaturë e rritur e trupit, dridhje dhe metabolizëm i përshpejtuar (fig. 11.4 a dhe b)

Fig. 11.4 a) Gusha

Fig. 11.4 b) Sytë e zgurdulluar Shqyrtim i shkurtër i materialit

Pasqyrë e shkurtër e materialit Gjëndrat endokrine tajisin hormone që nxisin rritjen e organizmit, metabolizmin, veprojnë në gjëndrat seksuale (gjinore) dhe bashkë me sistemin nervor i kontrollojnë, koordinojnë dhe bashkërendojnë një numër të madh funksionesh. Hipofiza ose gjëndra trunore ndikon në zhvillimin e organizmit dhe në punën e gjëndrave të tjera endokrine. Gjëndra tiroide tajit hormone të cilat i kontrollojnë proceset metabolike.

Kontrollo diturinë tënde 1. Me çka dallohen gjëndrat endokrine? 2. Si veprojnë hormonet? 3. Në cilën mënyrë janë të lidhura sistemi endokrin dhe sistemi nervor? 4. Cili është funksioni i hipofizës: 5. Cili është funksioni i gjëndrës tiroide? 6. Çka shkakton funksionimi i parregullt i gjëndrave me tajitje të brendshme?

147


TEMA 11 ORA 2 PANKREASI, GJËNDRA MBIVESHKORE, GJËNDRAT SEKSUALE PANKREASI, FUNKSIONI DHE ÇRREGULLIMET Pankreasi është gjëndër që ka rol të dyfishtë. Si gjëndër me tajitje të jashtme, ajo formon një lëng digjestiv që bartet përmes kanaleve në pjesën nismëtare të zorrës së hollë. Si gjëndër me tajitje të brendshme në qeliza të caktuara ajo formon hormone. Pankreasi ka ishuj të vegjël me qeliza të specializuara të quajtura ishujt e Langerhansit. Këto qeliza e formojnë pjesën endokrine të pankreasit i cili funksionon pavarësisht nga pjesa tjetër e tij. Hormoni më kryesor që formohet në këta ishuj është insulina. Insulina merr pjesë në bartjen e glukozës nëpër membranën qelizore, e gjithashtu, e zmadhon bartjen e aminoacideve në qelizat ku përdoren gjatë formimit të proteinave.

ishujt e Langerhansit tajisin hormone Fig. 11.5 Pankreasi

Me veprimin e saj, insulina e zvogëlon sasinë e sheqerit në gjak. Sasia e zmadhuar e insulinës në gjak e mundëson deponimin e tepricës së sheqerit në mëlçi. Nëse për ndonjë arsye në qelizat e pankreasit nuk formohet mjaft insulinë, sheqeri nuk do të mund të shfrytëzohet në inde. Në raste të tilla ka sasi të madhe të sheqerit në gjak, gjegjësisht shkaktohet sëmundja e sheqerit (diabeti). Hormoni i dytë që formohet në qelizat e pankreasit është glukagoni, i cili bashkë me insulinën merr pjesë në rregullimin e nivelit të sheqerit. Gjatë mungesës së sheqerit në gjak, glukagoni ndikon në lirimin e glukozës së deponuar në mëlçi.

korja palca

Fig. 11.6. Gjëndra mbiveshkore

148

GJËNDRAT MBIVESHKORE, FUNKSIONI DHE ÇRREGULLIMI Gjëndrat mbiveshkore janë dy gjëndra të vogla që janë të vendosura mbi veshkat. Secila gjëndër mbiveshkore ka dy pjesë që funksionojnë ndaras. Pjesa e brendshme quhet palcë, ndërsa pjesa e jashtme quhet kore e gjëndrës mbiveshkore.


TEMA 11 Hormonet e palcës së gjëndrës mbiveshkore Hormonet prej palcës së gjëndrës mbiveshkore tajiten si reagim ndaj ngacmimeve të sistemit nervor simpatik. Në këtë pjesë të gjëndrës formohen hormonet adrenalinë dhe noradrenalinë, që janë të ngjashëm sipas ndërtimit kimik dhe aktivitetit. Këto hormone kanë më tepër ndikime mbi organizmin, nga të cilat më të rëndësishme janë: - ngacmimi i muskujve të enëve të gjakut që shkakton ngushtimin e tyre, gjegjësisht me këtë zmadhohet tensioni i gjakut; - shndërrimi në glukozë i sheqerit rezervë, i cili është i vendosur në mëlçi; - përshpejtimi i punës së zemrës; - zmadhimi i proceseve metabolike në qelizat e organizmit; - zgjerimi i bronkioleve me lirimi i muskujve të lëmuar në muret e tyre. Për shkak se këto hormone veprojnë në kundërshtim me insulinën, veprimi i tyre vjen edhe më tepër në shprehje gjatë zvogëlimit të tij. Hormonet e kores së gjëndrës mbiveshkore

Fig. 11.6 a) Sëmundja e Gushingut

Prej kores së gjëndrës mbiveshkore tajiten dy grupe të hormoneve që i kontrollojnë proceset metabolike të sheqernave dhe të materieve minerale. Funksionimi i çrregulluar i kores së gjëndrës mbiveshkore sjell paraqitjen e sëmundjes së Adisonit. Shenjat e saj janë atrofia e muskujve, plogështia, pigmentimi i zmadhuar i lëkurës dhe çrregullimi i regjimit të ujit dhe të mineraleve në organizëm. Funksionimi i saj i zmadhuar e shkakton sëmundjen që quhet sëmundja e Gushinngut. Në këtë rast ka paraqitje të trashjes me rrumbullakim të fytyrës, lëkurë e hollë me mavijosje, dobësi të muskujve, zvogëlim të eshtrave dhe nivel të rritur të sheqerit.

GJËNDRAT SEKSUALE, FUNKSIONI DHE ÇRREGULLIMET Gjëndrat seksuale (gjinore), vezorët te femrat dhe testiset ose farorët te meshkujt, jo vetëm që formojnë qeliza seksuale, por edhe janë organe të rëndësishme endokrine. Hormonet e formuara në këto organe janë të domosdoshme për zhvillimin e karakteristikave gjinore të cilat paraqiten në vitet fillestare të pubertetit, të quajtura veçori gjinore sekondare, si dhe për ruajtjen e organeve seksuale (gjenitale) dhe zhvillimin e tyre të plotë. Hormoni më kryesor seksual mashkullor i cili fitohet prej gjëndrave seksuale është testosteroni. Veprimi i tij fillon në fillim të pubertetit nën ndikim të veprimit të hormoneve të hipofizës, ai merr pjesë në zhvillimin e veçorive gjinore sekondare. Nën ndikimin e këtij hormoni vazhdon zhvillimi i organeve seksuale dhe i gjëndrave seksuale, skeleti dhe muskulatura formohen në mënyrë karakteristike, zëri bëhet më i trashë, arëza (mollëza) e fytit del zgjerohet, mjekra dhe mustaqet rriten dhe te meshkujt shpeshtohen qimet nëpër trup. Te femrat, në fillim të pubertetit, nën veprimin e hipofizës, fillojnë të formohen hormonet seksuale femërore: hormonet estrogjene dhe progesteroni. Këto hormone marrin pjesë në zhvillimin e veçorive gjinore sekondare. Nën ndikimin e tyre zhvillohet skeleti, fillojnë të rriten gjinjtë, zëri bëhet më i butë, dalin qime nën sqetulla dhe rreth organeve seksuale. 149


TEMA 11

Shqyrtim i shkurtër i materialit

Pasqyrë e shkurtër e materialit Hormonet e pankreasit e rregullojnë sheqerin në gjak. Hormonet e gjëndrës mbiveshkore marrin pjesë në metabolizmin e sheqernave, materieve minerale dhe proteinave. Gjëndrat seksuale tajisin hormone seksuale që ndikojnë në pjekjen e qelizave seksuale, në zhvillimin e organeve seksuale dhe në përcaktimin e veçorive sekondare. Tajitja e tepruar ose e paktë e hormoneve shkakton çrregullime dhe sëmundje të shumta.

Kontrollo diturinë tënde 1. Cilat hormone krijohen në pankreas dhe si ndikojnë ato? 2. Cilat hormone krijohen në koren, e cilat në palcën e gjëndrës mbiveshkore? 3. Cilat hormone krijohen në testise dhe si ndikojnë ato? 4. Cilat janë veçoritë gjinore sekondare? 5. Cilat hormone krijohen në vezorë dhe si ndikojnë? 6. Cilat janë veçoritë sekondare femërore?

Përveç gjëndrave të cilat i përpunuam, në organizëm ekzistojnë edhe inde të tjera që formojnë hormone. Gjëndrat paratiroide – janë dy palë gjëndra të vogla që janë të vendosura mbi gjëndrën tiroide. Hormonet e kësaj gjëndre marrin pjesë në rregullimin e metabolizmit të kalciumit. Hormoni paratiroid e ndihmon lirimin e kalciumit prej indit ashtëror, e me këtë e zmadhon sasinë e kalciumit në gjak. Gjëndra e kraharorit (timusi) është e vendosur në pjesën e sipërme të kafazit të kraharorit mbi zemrën. Ajo ka rol të rëndësishëm për ngritjen e imunitetit. Epifiza është gjëndër e imët e shtypur, në formë të konit që është e vendosur në trurin e mesëm. Epifiza e krijon hormonin melatoninë, kryesisht natën, ndërsa ditën, në prani të dritës krijimi i tij është shumë i ngadalshëm. Gjatë furnizimit të zvogëluar të veshkave me oksigjen në ta krijohet hormoni eritropoietin, i cili e zmadhon formimin e eritrociteve në palcën ashtërore. Placenta gjatë kohës së shtatzënisë krijon disa hormone që shkaktojnë ndryshime në shtresat e mitrës, ndërsa në fazën e vonshme të shtatzënisë ndihmojnë në përgatitjen e gjinjve për të prodhuar qumësht (laktacion).

150


TEMA 11 Tabela 12.1 Gjëndrat e mëdha endokrine dhe hormonet e tyre Gjëndër Hormon Pjesa e përparme e hipofizës Hormoni i rritjes

Funksione kryesore Funksione kryesore E nxit rritjen e të gjitha indeve në organizëm I nxit gjëndrat e tjera për tajitje të brendshme të krijojnë hormone E nxisin resorpcionin e ujit prej kanaltheve veshkore dhe kontraksionin e muskujve në mitër si dhe zmadhimin e qumështit

Pjesa e pasme e hipofizës

Gjëndra tiroide

Hormonet tiroide

Gjëndra mbiveshkore - palca Adrenalina, noradrenalina

insulina

glukagoni Testiset

Vezorët

E zmadhon tensionin e gjakut dhe punën e zemrës, i aktivizon qelizat përmes ngacmimit të sistemit nervor simpatik E nxit metabolizmin e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave, është aktiv gjatë stresit. Ndihmon metabolizmin e materieve minerale dhe baraspeshën e ujit

Gjëndra mbiveshkore - korja

Pankreasi – ishujt e Langerhansit

E zmadhojnë metabolizmin, i zmadhojnë aftësitë fizike dhe mendore, rregullojnë rritjen normale

Testosteron

Estrogjene progesteron

Merr pjesë në metabolizmin e glukozës, e kontrollon sheqerin në gjak E nxit mëlçinë për të liruar glukozë, në këtë mënyrë e zmadhon nivelin e sheqerit në gjak E nxit rritjen dhe zhvillimin e organeve seksuale (testiset, penisit etj.) dhe zhvillimin e veçorive seksuale sekondare. E nxit rritjen e organeve primare seksuale (mitrës dhe vezëpërçuesit) dhe zhvillimin e veçorive sekondare seksuale, ndihmon në ruajtjen e shtatzënisë.

151


152


TEMA 12 SHUMIMI TE NJERIU Pas mësimit të kujdesshëm të përmbajtjeve të kësaj teme do të mundesh: - Të njohësh dhe numërosh: seksualitetin, organet mashkullore dhe femërore seksuale (gjenitale), gjëndrat mashkullore dhe femërore seksuale; - Të dish: të numërosh karakteristikat seksuale (gjinore) sekondare te individët mashkullorë dhe femërorë, - Të sqarosh: funksionin e gjëndrave seksuale mashkullore dhe femërore dhe të qelizave seksuale gjatë pllenimit; - Të njohësh: etapat e zhvillimit embrional dhe postembrional; - Të krahasosh: gjëndrat seksuale, produktet seksuale, fazat në zhvillimin embrional, sëmundjet e organeve gjenitale (seksuale) femërore dhe mashkullore; - Të definosh: çka është kontracepsion, metodat e kontracepsionit dhe çfarë domethënie kanë ato; - Të përkrahësh familjen e planifikuar dhe përgjegjësinë e të qenit prind; - Të njohësh masat preventive, simptomat dhe rreziqet prej sëmundjeve që barten seksualisht.

Nocione që do t’i mësosh në këtë temë: - seksualitet, - organe seksuale, - produkte seksuale, - cikël seksual te gruaja, - planifikim i familjes, - kontracepsioni - pllenimi - shtatzëni, - zhvillim embrional, - sëmundje seksuale.

153


TEMA 12 ORA 1 KARAKTERISTIKAT SEKSUALE TË NJERIUT (PARËSORE DHE DYTËSORE), ORGANET GJENITALE Të përkujtohemi nga klasa VII. 1. Sa mënyra të shumimit ekzistojnë? 2. Cilin shumim e quajmë shumim seksual? 3. Si zhvillohen qelizat seksuale mashkullore e si qelizat seksuale femërore? 4. Cili është funksioni i gjëndrave seksuale te njeriu? 5. Cili është funksioni dhe kur fillojnë të tajiten hormonet seksuale?

VEÇORITË GJINORE TË NJERIUT Ekzistenca e organeve seksuale, mashkullore ose femërore, me ndërtimin e tyre dhe funksionin janë karakteristika (tipare, veçori) parësore seksuale (gjinore). Në fillim të pubertetit si rezultat i tajitjes së zmadhuar të hormoneve të hipofizës fillon pjekja e qelizave seksuale në gjëndrat seksuale. Njëkohësisht, nën ndikimin e hormoneve të gjëndrave seksuale, fillojnë të zhvillohen veçori të caktuara te djemtë dhe te vajzat, këto janë karakteristika dytësore seksuale. Periudha prej aktivizimit të gjëndrave seksuale e deri te pjekja fizike e psikike është quajtur periudha e pubertetit. Gjatë kohës së pubertetit, përveç paraqitjes së veçorive sekondare seksuale, gjithashtu përfundon edhe rritja dhe zhvillimi i organeve seksuale. Sistemet e organeve për shumim te meshkujt dhe femrat janë aftësuar për pllenim (fekondim, fertilizim) të brendshëm dhe zhvillim të brendshëm të embrionit. Në organet gjenitale (seksuale) të femrave, embrioni është i mbrojtur mirë prej çfarëdo qoftë ndikimi të jashtëm. ORGANET SEKSUALE Edhe pse organet gjenitale (seksuale) te meshkujt dhe femrat janë të ndryshme, megjithatë, te të dy gjinitë ato mund të ndahen në dy grupe: organe seksuale kryesore dhe ndihmëse. - Organe kryesore janë: gonadet, ose gjëndrat seksuale. Ato formojnë qeliza dhe hormone seksuale. Gjëndrat seksuale mashkullore quhen farorë ose testise. Në to formohen qelizat seksuale mashkullore spermatozoidet. Gjëndrat seksuale femërore quhen vezorë ose ovariume. Në to formohet qeliza seksuale femërore qeliza vezë. - Organet ndihmëse janë të përbëra prej kanaleve, nëpër të cilët barten qelizat seksuale, me qëllim që të bashkohen. Sistemi gjenital mashkullor Organet seksuale mashkullore janë të përbëra prej farorëve me epididimin (mbifarori), gjëndra – prostata, farëpërçuesit dhe penisi me kanalin dalës seksual dhe urinar.

154


TEMA 12 Farorët ose testiset Gjëndrat seksuale mashkullore, farorët janë të vendosur jashtë organizmit, ndërmjet kofshëve në qeska të quajtura skrotum. Farorët kanë formë të vezëve. Brendia e indit përbëhet prej një numri të madh të kanaltheve gjysmë të përdredhura të gërshetuara ku krijohen spermatozoidet. Në këto kanalthe çdo ditë formohen miliona spermatozoide. Prej brendisë së secilit faror fillojnë kanalthe që i bartin spermatozoidet në epididimin. Gjatë kohës së qëndrimit të tyre të shkurtër në epididimin, qelizat seksuale piqen dhe bëhen të lëvizshme. Prej të dy epididimeve nisen dy farëpërçues të cilët kalojnë nëpër zgavrën e barkut dhe bashkohen me kanalin dalës urinar. Në rrugën e vet ata kalojnë edhe nëpër trupin e prostatës. Prostata është gjëndër e cila gjendet pas fshikës së urinës dhe formon një lëng i cili quhet lëngu spermal. Sperma është përzierje e spermatozoideve dhe e sekreteve të ndryshme të cilat formohen në organizëm. Sekretet shërbejnë për ushqim dhe lëvizje të spermatozoideve, e me vet këtë, për bartje më të lehtë deri te veza – qeliza dhe pllenimi i saj. Sperma nxirret në kanalin urinar. Kanali urinar mashkullor ka rol të dyfishtë: për bartjen e urinës prej fshikës së urinës dhe për bartjen e qelizave seksuale dhe sekreteve të tyre shoqëruese jashtë. Nxjerrja e farës në kanalin e individit femër është quajtur ejakulim. Ky proces kryhet përmes organit seksual mashkullor që quhet penis, nëpër të cilin shtrihet pjesa më e gjatë e kanalit urinar. Penisi është i ndërtuar prej indit shpuzor që ka shumë hapësira për gjak, të cilat janë relativisht të zbrazëta kur organi është i liruar. Kur mbushet me gjak zmadhohet dhe forcohet, gjë që mundëson marrëdhënie seksuale. Kur penisi është i zmadhuar, i forcuar, themi se është në gjendje të ereksionit. A e di se: Penisi dhe skrotumi quhen organe të jashtme seksuale të meshkujve.

prostata

zorra e drejtë

farëpërçuesi

fshika e farës

kanali urinar penisi

kanali ejakulues

indi shpuzor

lëkurëza zgavra anale

koka e penisit gjëndra

epididimi

skrotumi farori

ashti pubik Fig. 12.1 Ndërtimi i sistemit seksual mashkullor

155


TEMA 12

kësula koka

Spermatozoidet Spermatozoidet janë qeliza mjaft të lëvizshme që mund të shihen me mikroskop. Gjatë një ejakulimi mesatar ka më së paku 200 milionë spermatozoide. Spermatozoidi ka kokë ovale në të cilën ka bërthamë të madhe, qafë dhe bisht të gjatë, me ndihmën e të cilit notojnë në lëngun spermal. Në kokë ka mbulesë në formë të kësulës, e cila përmban enzime të cilat i ndihmojnë spermatozoidit të depërtojë në qelizën vezë. Prej të gjithë spermatozoideve gjatë ejakulimit, vetëm një e pllenon qelizën vezë. Spermatozoidet e tjerë jetojnë prej disa orësh e deri më 3 ditë.

qafa

bërthama mitokondrie

pjesa e mesme

bishti Fig. 12.2 Spermatozoidi

Sistemi gjenital femëror Organet seksuale femërore janë të vendosura në pjesën e poshtme të zgavrës së barkut, në komblikun e vogël dhe janë të përbëra prej: vezorëve, vezëpërçuesve, mitrës, vaginës dhe pjesës së jashtme vulva, e cila përfshin dy palë buzë, klitorin dhe struktura të tjera të lidhura. Vezorët ose ovariumet Te femrat qelizat seksuale, të quajtura qeliza vezë formohen në të dy vezorët. Vezorët janë trupa të imët, të shtypur oval, me pamje të bajameve, në brendinë e të cilave piqen qelizat vezë. Qelizat vezë e fillojnë procesin e tyre të pjekjes në qelizat e grupuara të cilat janë të mbushura me lëng dhe janë quajtur folikulat e vezorit ose folikulat e Grafit. Kur të piqet qeliza vezë, folikula e Grafit pëlcet, qeliza vezë nxirret prej sipërfaqes së vezorit dhe lëviz deri te vezëpërçuesi më i afërm. Plasja e folikuleve dhe lirimi i qelizës vezë të pjekur quhet ovulacion. Çdo muaj, te femrat e pjekura seksualisht, piqen nga disa qeliza vezë, por zakonisht, qeliza vezë nxirret vetëm një. Pasi të nxirret kjo qelizë vezori spermatozoidi vezë, folikula shndërrohet në një lëndë të rruga e qelizës vezë vendi për pllenim dendur, gjëndërore, që quhet trupi i verdhë, vezëpërçues i cili fillon të tajit hormone. maja e mitrës zgjatime thekore Vezëpërçuesit (tubat uterine) paraqesin dy kanale, prej të cilëve i pari është në afërsi qeliza vezë të njërit vezor, e tjetri në afërsi të vezorit ligament folikulë e ovuluar tjetër. Ata janë gypa të vegjël muskulor, të embrion i trupi i verdhë gjatë rreth 12,5 cm, nëpër të cilët qeliza strofulluar folikulë e pjekur qafa vezë lëviz prej vezorit gjer në mitër. trupi i mitrës rruga e spermatozoidit Gjatë ovulacionit qelizat vezë lëshohen kanal në vezëpërçues me ndihmën e lëvizjes së vagina hulliza lëngut të prodhuar prej zgjatimeve në formë gjëndër të thekëve që janë të vendosura në skajet e vezëpërçuesve. Përmes vezëpërçuesve, qelizat vezë lëvizin me ndihmën e cilieve në pjesën e brendshme të tyre. Fig. 12.3 Ndërtimi i sistemit seksual femëror

156


TEMA 12 Kalimi i qelizës vezë prej vezorit, përmes vezëpërçuesit zgjat rreth 5 ditë. Duke lëvizur nëpër vezëpërçuesit qeliza vezë arrin deri te mitra. Mitra është organ muskulor në formë të dardhës. Pjesa më e gjerë është quajtur trup, ndërsa pjesa më e ngushtë e poshtme qafa e mitrës. Qafa e mitrës shtrihet deri te vagina, e cila është në pjesën më të poshtme të kanalit për lindje që hapet kah pesa e jashtme e trupit. Shtresa e brendshme e mitrës paraqet lloj të posaçëm të epitelit që quhet endometrium, në të cilin fiksohet (strofullohet) qeliza vezë e pllenuar, ose nëse ajo nuk është pllenuar largohet gjatë menstruacionit. Mbi hapjen vaginale dhe prej secilës anë të saj, gjenden gjëndrat e mëdha, të cilat tajisin jargë, të cilat vazhdimisht e njomin vaginën. Cikli menstrual Cikli menstrual te femrat zgjat gjatë tërë periudhës fertile (përveç gjatë kohës së shtatzënisë), ndërsa ndërpritet rreth moshës pesëdhjetëvjeçare. Atëherë ndodh klimakteriumi. Klimakteriumi është periudhë në të cilin ndërpritet cikli menstrual, ndërsa pastaj gradualisht vdes funksioni i gjëndrave seksuale. Kohëzgjatja e ciklit menstrual te femra e shëndoshë sillet prej 22 deri në 45 ditë, por, mesatarisht, ai zgjat 28 ditë. Në fillim të çdo cikli, nën ndikimin e hormoneve prej hipofizës dhe vezëpërçuesve, në vezorë fillojnë të formohen folikulat e vezorëve në të cilat ka qeliza vezë. Paralelisht me këtë, nën ndikim të hormoneve, endometriumi gjithashtu pëson ndryshime të caktuara. Kur të piqet qeliza vezë, folikula pëlcet, ndodh ovulacioni, dhe ajo fillon të lëvizë nëpër vezëpërçuesin. Në vendin ku ka qenë folikula krijohet trupi i verdhë i cili tajit hormone. Përderisa qeliza vezë lëviz nëpër vezëpërçues, endometriumi i mitrës përgatitet të pranojë qelizën e pllenuar. Nëse qeliza vezë nuk është pllenuar përderisa kalon nëpër vezëpërçues, ajo vdes për 2 deri në 3 ditë dhe shkatërrohet. Gjithashtu, shkatërrohet edhe trupi i verdhë, e me vetë para menstruacionit menstruacioni pas menstruacionit këtë edhe niveli i hormoneve zvogëlohet. E tërë kjo sjell deri te shkatërrimi i endometriumit. Në këtë shtresë të brendshme paraqitet gjakderdhja, që quhet cikli menstrual ose menstruacion. Gjakderdhja endometriumi mesatare zgjat prej 2 deri në 6 ditë. Para se të mbarojë menstruacioni, endometriumi fillon të vezor ligament vezëpërçues ripërtërihet me rritjen e kanali i mitra qelizave të reja. mitra

lindjes

qafa

Fig. 12.4 Ndryshimet në murin e mitrës gjatë kohës së ciklit menstrual

157


TEMA 12 Aktiviteti i hormoneve që formohen në vezorët shfrytëzohen si bazë për metodat hormonale të kontracepsionit (kontrolli i lindjes). Në këtë mënyrë formohen hormone të cilat e pengojnë formimin e FSH dhe LH në hipofizë, gjatë së cilës, veprimi i tyre pasqyrohet në periudhën menstruale, por jo edhe në ovulacionin. Shqyrtim i shkurtër i materialit

Pasqyrë e shkurtër e materialit Ekzistenca e organeve seksuale, mashkullore apo femërore, me ndërtimin e tyre dhe funksionin janë karakteristikat primare seksuale. Gjatë kohës së pubertetit nën ndikimin e hormoneve zhvillohen veçori të caktuara te djemtë dhe te vajzat, ato janë karakteristika seksuale dytësore (sekondare). Periudha prej aktivizimit të gjëndrave seksuale e deri në pjekjen psikike dhe fizike është quajtur pubertet. Organet seksuale, mashkullore apo femërore, janë të përbëra prej: gonadeve ose gjëndrave seksuale dhe kanaleve, nëpër të cilat barten qelizat seksuale, me qëllim që të bashkohen. Gjëndrat seksuale mashkullore quhen farorë ose testise. Në ta formohen qelizat seksuale mashkullore, spermatozoidet. Gjëndrat seksuale femërore quhen vezorë ose ovariume. Në to formohen qelizat seksuale femërore, qelizat vezë. Cikli menstrual te femrat zgjat gjatë tërë periudhës pjellore (përveç gjatë shtatzënisë), ndërsa ndërpritet rreth moshës pesëdhjetëvjeçare. Atëherë ndodh klimakteriumi.

Kontrollo diturinë tënde 1. Sqaro karakteristikat seksuale primare dhe sekondare. 2. Numëro të gjitha pjesët e sistemit seksual mashkullor dhe përshkruaj funksionin e tyre. 3. Numëro pjesët më të rëndësishme të sistemit seksual femëror dhe përshkruaj funksionin e tyre. 4. Përshkruaj procesin e ovulacionit. 5. Përshkruaj ciklin menstrual. 6. Cila periudhë është quajtur klimakterium dhe kur fillon?

158


TEMA 12 ORA 2 PLLENIMI, SHTATZËNIA DHE ZHVILLIMI EMBRIONAL Pllenimi është proces i bashkimit të qelizës seksuale mashkullore dhe femërore gjatë së cilës fitohet qeliza vezë e pllenuar – zigoti, që e fillon zhvillimin embrional të individit të ri. Shtatzënia fillon me pllenimin (fekondimin) e qelizës vezë, ndërsa përfundon me lindjen e frytit. Gjatë periudhës 38 javore të zhvillimit që quhet periudhë e shtatzënisë, të gjitha indet e organizmit të ri njerëzor formohen prej një qelize vezë të vetme të pllenuar. Gjatë shtatzënisë ndodhin shumë ndryshime, si në mitër ashtu edhe në frytin i cili rritet në të. Pllenimi dhe fillimi i shtatzënisë Gjatë kontaktit seksual, gjatë ejakulimit, në vaginën e femrës hidhet një numër i madh i spermatozoideve, të cilët lëvizin dhe disa prej tyre nisen nga mitra dhe vezëpërçuesit. Nëse në vezëpërçues ka qelizë vezë të pjekur, një numër i madh i spermatozoideve mblidhen rreth saj. Duke përdorur enzime, ata e zbërthejnë mbështjellësin rreth qelizës vezë. Prej spermatozoideve të pranishëm vetëm një do të depërtojë nëpër membranën qelizore dhe do ta pllenojë (fekondojë) qelizën vezë. Atëherë bërthamat e spermatozoidit dhe qelizës vezë bashkohen dhe fitohet qelizë vezë e pllenuar (fekonduar) ose zigot. Bashkimi i qelizës seksuale mashkullore dhe femërore kryhet në një të tretën e parë të vezëpërçuesit. Në këtë mënyrë fitohet një qelizë e vetme, numri i kromozomeve i të cilës përsëri është 46. Zigoti duke lëvizur nëpër vezëpërçues fillon të ndahet gjatë së cilës numri i qelizave vazhdimisht rritet dhe fitohet një topth prej qelizave që quhet morula. Ajo paraqet fillimin e embrionit. Kur morula do të arrijë në mitër, ajo fiksohet aty (strofullohet), proces i quajtur implantim¸ në endometriumin mjaft të trashë të mitrës që tanimë është përgatitur. Me strofullimin në mitër vazhdon procesi i ndarjes së qelizave. Fryti, gjatë tetë javëve të para të zhvillimit të tij, quhet embrion. Gjatë kësaj periudhe formohen të gjitha sistemet në organizëm. Zemra dhe truri janë ndër organet e para të cilat zhvillohen. Enët e zemrës dhe të gjakut formohen gjatë javës së dytë, ndërsa rrahja e parë e zemrës ndodh gjatë javës së katërt. Paralelisht me zhvillimin e embrionit, qelizat e jashtme të cilat e mbulojnë murin e mitrës dhe kanalet e gjakut prej nënës formojnë organ të rrumbullakët të mbushur me gjak dhe thekë, që quhet placentë. Pas muajit të tretë embrioni quhet fetus. Termi fetus përdoret për zhvillimin e frytit prej fillimit të muajit të tretë e gjer në lindje. Fetusi lidhet me placentën e zhvilluar përmes trungut indor i cili kalon në lidhësen e kërthizës (korda umbilikale). Kjo lidhëse (shirit) ka dy arterie të cilat sjellin gjak prej fetusit në placentë dhe formohet lidhja ndërmjet qarkullimit të gjakut të frytit dhe qarkullimit të gjakut të nënës. Kështu fryti i fiton të gjitha materiet e nevojshme, ndërsa materiet e dëmshme, të panevojshme, kthehen në qarkullimin e gjakut të nënës. Fetusin e rrethon mbështjellës ujor ose uji amniotik, i cili është i mbushur me lëng të pastër, ujë amniotik në të cilin fryti noton lirshëm dhe zhvillohet. Gjatë kësaj periudhe, fetusi zhvillohet, zhvillohen edhe sistemet e organeve. Rritja më intensive ndodh gjatë kohës së periudhës së dytë (prej 4-6 muaj). Në këtë periudhë

159


TEMA 12 ndjehen edhe lëvizjet e para të frytit, ndërsa indi kërcor gradualisht zëvendësohet me indin ashtëror. Në periudhën prej 6 deri në 9 muaj fetusi formohet plotësisht dhe përgatitet për lindje. shiriti i kërthizës placenta 6 javë 28 ditë

8 javë

shiriti i kërthizës

Fig 12.5 Zhvillimi i embrionit në fetus 5 muaj

Fig. 12.6 Pozita e fetusit në mitrën e nënës

Gruaja e cila mban embrion quhet shtatzëne ose grua me barrë. E tërë periudha e shtatzënisë, prej fekondimit të qelizës vezë e deri në lindje, zgjat rreth 280 ditë, gjegjësisht 40 javë. Që të plotësojë nevojat e fetusit i cili rritet, organizmi i nënës pëson ndryshime të caktuara. Kështu, zemra punon me intensitet të zmadhuar, mushkëritë sigurojnë më tepër oksigjen, veshkat janë më aktive, e gjithashtu edhe nevoja e nënës për ushqim është më e madhe. Nëna në këtë periudhë duhet të kujdeset për veten, e me vet këtë kujdeset edhe për frytin, e mbron prej lëndimeve, tronditjeve, infeksioneve. Që të mundet fryti të zhvillohet ashtu siç duhet, nëna nuk guxon të pijë duhan dhe të pijë alkool. Gjithashtu nëna nuk guxon të marër ilaçe të ndryshme pa konsultimin e mjekut. Gruaja shtatzëne nuk guxon të punojë punë të rënda, nevojitet të bëjë aktivitet të matur fizik, shëtitje në ajër të pastër. Me pllenimin dhe zhvillimin e embrionit ndryshime të caktuara pësojnë edhe gjëndrat qumështore ose gjinjtë e gruas. Ato janë të formuara në atë mënyrë që mundëson të ushqyerit e foshnjës pas lindjes së tij dhe tajisin qumësht në periudhën e cila quhet periudha e laktacionit. Qumështi i cili formohet përcillet nëpër kanalet qumështore të cilat bashkohen te thimthi i gjirit.

Të dish më tepër Gjëndrat qumështore fillojnë të zhvillohen gjatë pubertetit, por nuk funksionojnë deri në fund të shtatzënisë. Hormoni prolaktina, i cili formohet në pjesën e përparme të hipofizës, i nxit qelizat sekretore të gjëndrave qumështore. Sekreti i parë prej gjëndrave qumështore është lëng i hollë i quajtur kulloshtër (kollostrum). Tajitja e qumështit fillon pas disa ditësh dhe mund të vazhdojë edhe më shumë muaj, aq gjatë sa shfrytëzohet qumështi për thithjen e foshnjës ose nxirret me anë të pompës. 160


TEMA 12 Stimulimi i gjinjve që është shkaktuar nga thithja e foshnjës, shkakton lirimin e oksitocinës prej pjesës së pasme të hipofizës. Ky hormon e nxit lirimin e qumështit. Periudha e zhvillimit të embrionit e deri në lindje është quajtur zhvillim embrional. Proceset gjatë të cilave fetusi del prej mitrës janë quajtur kontraksione (shtrëngime) dhe lindje. Gjatë lindjes, fryti me shtytjen përmes vaginës, del prej mitrës. Menjëherë pas lindjes me prerjen e lidhëses së kërthizës, ndërpritet lidhja ndërmjet të porsalindurit dhe nënës. Me qarjen e parë, foshnja fillon të merr frymë, e me vet këtë e fillon rritjen dhe zhvillimin e pavarur. Me thithjen e parë te foshnja fillojnë të punojnë edhe organet e tretjes. Edhe pse foshnja fillon jetë të pavarur, ajo edhe më tej është e varur prej s’ëmës. Shqyrtim i shkurtër i materialit

Pasqyrë e shkurtër e materialit Pllenimi (fekondimi) është proces i bashkimit të qelizës seksuale mashkullore dhe femërore, gjatë së cilës fitohet qeliza vezë e pllenuar (fekonduar) – zigoti, prej të cilës fillon zhvillimi embrional i individit të ri. Kjo kryhet në një të tretën e parë të vezëpërçuesit. Shtatzënia fillon me pllenimin (fekondimin) e qelizës vezë, ndërsa mbaron me lindjen e frytit. Kjo zgjat 38 javë. Në këtë periudhë fryti zhvillohet dhe rritet në mitrën e nënës. Rritja dhe zhvillimi më i shpejtë i frytit ndodh prej muajit të katërt e deri në muajin e gjashtë. Placenta është organ që e lidh frytin me organizmin e nënës. Përmes saj, fryti prej organizmit të nënës furnizohet me materiet e nevojshme. Gjatë kohës së shtatzënisë, gruaja shtatzënë duhet t‘ju përmbahet rregullave përkatëse higjienike dhe të ushqehet rregullisht që të pengohet dëmtimi i frytit dhe sëmundjet te nëna dhe fryti.

Kontrollo diturinë tënde 1. Çka është pllenimi? 2. Në cilën pjesë të organeve seksuale femërore kryhet pllenimi? 3. Si është quajtur procesi i strofullimit (fiksimit) të qelizës së pllenuar në murin e mitrës? 4. Përshkruaje zigotin, embrionin, fetusin. 5. Në cilën periudhë të shtatzënisë fetusi zhvillohet më së shpejti? 6. Numëro disa prej ndryshimeve të cilat ndodhin në organizmin e nënës gjatë shtatzënisë.

161


TEMA 12 ORA 3 ZHVILLIMI I NJERIUT PAS LINDJES Me vet lindjen, individi i ri, foshnja, fillon të çojë jetë pavarur. Procesi i rritjes dhe i zhvillimit pas lindjes është quajtur zhvillim postembrional. Edhe pse fëmija fillon jetën në mënyrë të pavarur, ai përsëri është i varur prej nënës. Disa prej muajve të parë janë më të rëndësishmit për rritjen e drejtë dhe zhvillimin e foshnjës. Në këtë periudhë foshnjës i nevojitet kujdes i posaçëm i cili kryesisht përbëhet prej mbajtjes së higjienës. Përmes higjienës, prej foshnjës largohen të gjitha mundësitë për ndonjë sëmundje. Mënyra e drejtë e të ushqyerit gjithashtu ndikon në zhvillimin e foshnjës. Në muajt e parë foshnja ushqehet me thithjen e qumështit të nënës. Për këtë arsye nëna duhet të ushqehet me ushqim të pasur me proteina, vitamina dhe materie minerale. Fig. 12.7

Në periudhën pas muajit të tretë, foshnja duhet gradualisht edhe të ushqehet, përveç thithjes t’i jepet ushqim në formë të qullit, i cili është i pasur me proteina, vitamina dhe minerale. Dhëmbët e parë paraqiten ndërmjet muajit të pestë dhe të gjashtë. Pas muajit të tetë organizmi i foshnjës përforcohet dhe foshnja bën përpjekjet e para për të ecur. Deri në moshën njëvjeçare foshnja qëndron në këmbë dhe i bën hapat e saj të parë. Në vitin e parë të zhvillimit të saj, me qëllim që të mbrohet prej sëmundjeve ngjitëse, fëmija duhet të pranojë një numër të caktuar vaksinash. Në periudhën prej vitit të parë e deri në vitin e katërt fëmija është i sigurt në ecje, flet, shfaq interes për lojëra të ndryshme. Në periudhën e mëtejshme e cila pason, nevojitet që fëmija të mësohet të përfitojë shprehi për mirëmbajtjen e higjienës së tij personale, të dijë cilat gjëra guxon e cilat gjëra nuk guxon t’i bëjë. Shkuarja në shkollë mundëson që fëmija të vazhdojë me shprehitë pozitive të cilat i ka fituar.

Fig. 12.8

Fig. 12.9

Fig. 12.10

162

Gjithashtu në shkollë fëmija përfiton edhe dituri të reja, aftësi dhe shkathtësi, të cilat do t’i mundësojnë rritje dhe zhvillim të mëtejshëm të drejtë. Fillimin e pubertetit fëmija duhet ta pret i përgatitur: të dijë çka është puberteti, si rezultat i kujt paraqitet dhe cilat ndryshime do të ndodhin. Bisedat me prindërit do t’i ndihmojnë mjaft që në mënyrë të duhur t’i tejkalojë ndryshimet psikofizike që do të ndodhin. Në këtë periudhë paraqiten edhe simpatitë e para ndaj individëve të gjinisë së kundërt dhe dashuria e parë. Për shkak të ndjeshmërisë së periudhës, e me qëllim që


TEMA 12 të zhvillohen në mënyrë të drejtë, fëmijët duhet të kenë mirëkuptim të plotë dhe përkrahje si nga prindërit, ashtu edhe nga njerëzit e tjerë përreth dhe shoqëria.. Pas moshës tetëmbëdhjetëvjeçare koordinohet pjekuria fizike dhe psikike. Të rinjtë bëhen njerëz të pjekur të cilët janë të gatshëm për të filluar jetë të pavarur. Në këtë periudhë organizmi është i aftë për formimin e familjes dhe për përmbushjen e obligimeve të tyre prindërore. Njerëzit e pjekur kanë të formuara standarde dhe kritere të caktuara dhe mund të zgjedhin partnerin e duhur në jetën e tyre, e me vet këtë edhe të formojnë bashkëshortësi të qëndrueshme (stabile). Njerëzit e tillë do të jenë të aftë për të rritur pasardhës të shëndoshë. Do të përmendim se për shtatzëni normale, e me vet këtë edhe për zhvillim dhe rritje të rregullt të pasardhësve, periudha optimale është prej 25 vjet e deri në 28 vjet te nëna. Shtatzënia pas moshës tridhjetëvjeçare e zmadhon rrezikun për shëndetin e nënës dhe të foshnjës. Familja Familja është grup shoqëror e cila bazohet në martesë. Ajo është e përbërë prej burrit, gruas dhe fëmijëve. Familja dallohet me barazinë e të gjithë anëtarëve dhe kujdesin e zmadhuar për fëmijët. Roli i saj është krijimi dhe ruajtja e pasardhësve, përmbushja e nevojave të tyre biologjike dhe emocionale, edukimi i të rinjve, realizimi i marrëdhënieve shoqërore dhe sigurimi i të mirave materiale dhe kushteve për jetesë. Shëndeti psikik është kusht shumë i rëndësishëm në jetën e një familjeje. Sjellja e drejtë dhe raporti korrekt i prindërve është faktor shumë i rëndësishëm në edukimin e fëmijëve. Prindërit në çdo pikëpamje, janë shembull për fëmijët e tyre dhe kjo reflektohet në jetën e mëtutjeshme të fëmijës. Harmonia në familje ka rëndësinë më të madhe për pjekjen e drejtë shoqërore dhe emocionale të fëmijës. Planifikimi i familjes Pjekuria për martesë nënkupton qëndrim të formuar për planifikimin e familjes. Me planifikimin e familjes nënkuptojmë zgjedhje të lirë për numrin e fëmijëve. Planifikimi i familjes ka ndikim në shëndetin, zhvillimin dhe mirëqenien e vet familjes. Kontracepsioni Fillimi i parakohshëm me marrëdhënie seksuale krijon një numër të madh të problemeve te të rinjtë. Për këtë arsye duhet të mendohet me kohë për mbrojtjen nga shtatzënia e padëshiruar, veçanërisht te të rinjtë. Rezultate më të mira për mbrojtje arrihen me mjetet kontraceptive. Ndërprerja e qëllimshme e shtatzënisë – aborti, është i dëmshëm për shëndeti psikik dhe fizik të gruas. Përveç kësaj, ekziston mundësia që pas abortit gruaja të mbetet shterpë (sterile – jo fertile). Nocioni kontracepsion përdoret për përdorimin e metodave artificiale të cilat do ta pengojnë pllenimin e qelizës vezë dhe vendosjen e saj në endometrium. Sot ekzistojnë më tepër metoda të cilat përdoren. Me disa prej tyre do të njoftohesh në tabelën e mëposhtme. Fig. 12.11

163


TEMA 12 Tabela 12.1 jep përshkrim të metodave kryesore kontraceptive të cilat përdoren me disa përparësi dhe të meta. Lista është e bërë përafërsisht sipas shkallës së efikasitetit të metodës. Tabela 12. 1 Metodat kryesore kontraceptive të cilat përdoren sot Metoda

Përshkrimi

Përparësi

Të meta

Me operacion Lidhja Prerja dhe pengimi e vezëpërçuesve ose i kanaleve të bartin farorëve gamete

Metodë efikase, nuk Humb përgjithmonë ka ndryshime kimike aftësia për pllenim, komplikime të rralla dhe mekanike operative

Hormonale Përdorimi i hormoneve Lindja kontrollohet me tableta Lindja e kontrolluar me injeksion

Estrogjen dhe progesteron ose vetëm progesteron në formë të tabletës, e pengon ovulacionin Injeksion prej progesteronit artificial në çdo tre muaj, e pengon ovulacionin

Mbrojtje mjaft efikase, nevojitet përgatitje prej më pak se një minutë

Progesteron sintetik i cili futet nën lëkurë për të penguar ovulacionin

Mbrojtje prej Simptoma të padëshiruara shtatzënisë në 5 vitet e – menstruacione të parregullta, ose mungesa ardhshme e tyre

Mbulesa vihet në penis dhe e pengon rrjedhjen e spermës

Vihet lehtë nuk shkakton ndryshime fiziologjike, mbron prej përhapjes së SIDË-s

Duhet të vihet para marrëdhënies seksuale, mund të rrëshqasë apo të pëlcasë

Lehtë vihet; mbron prej përhapjes së SIDË-s

Shumë më elastik se prezervativi i meshkujve, duhet të vihet para marrëdhënies seksuale Duhet të vihet para marrëdhënieve seksuale; nevojitet mjek

Pengesat Lindja e kontrolluar me implantim

Prezervativi i meshkujve

Prezervativi i femrave Mbulesa vihet në sipërfaqen që e rrethon Diafragma

164

Mjaft efikas për 3 deri në 4 muajt e ardhshëm

Kapelë gome e cila Nuk ka efekt vihet në kanal dhe nuk fiziologjik; mbron lejon hyrjen e spermës prej përhapjes së sëmundjeve

Paraqitje e simptomave të padëshiruara me efekte të mundshme të këqija Paraqitja e simptomave të padëshiruara (anësore), të përmuajshme (menstruacione) të parregullta


TEMA 12 Metoda të tjera Kimikat që e shkatërron spermën, është më efikas kur kombinohet me pengesat Mungesë e Pllenim i vetëdijshëm marrëdhënieve seksuale në pjesën e ciklit në të cilin ka qelizë vezë të aftë për t’u pllenuar Spermicid

Shqyrtim i shkurtër i materialit

Merret lehtë; nuk ka efekt fiziologjik; mbron prej përhapjes së sëmundjeve

Ngacmim lokal, duhet të përdoret para marrëdhënies seksuale

Nuk ka ndryshime fiziologjike, përveç përkufizimeve fetare

Marrëdhënie të pakësuara seksuale, pasqyrohet në ruajtjen e sigurt të rendit

Pasqyrë e shkurtër e materialit Procesi i rritjes dhe i zhvillimit pas lindjes është quajtur zhvillim postembrional. Në këtë periudhë foshnja takohet me ndikimet e para nga mjedisi i jashtëm. Për rritje dhe zhvillim të rregullt, në vitet e para të çdo fëmije, duhet t’i përkushtohet kujdes i veçantë higjienës dhe ushqimit të tij. Fillimin e pubertetit fëmija duhet ta presë i përgatitur: të dijë çka është puberteti, si rezultat i cilave gjëra paraqitet dhe cilat ndryshime do të ndodhin. Bisedat me prindërit do t’i ndihmojnë mjaft të tejkalojë ndryshimet psikofizike të cilat paraqiten. Familja është grup shoqëror që bazohet në martesë. Ajo është e përbërë prej burrit, gruas dhe fëmijëve të tyre. Familja dallohet me barazinë e të gjithë anëtarëve dhe me përkkujdesin për fëmijët. Pjekuria për martesë nënkupton edhe qëndrim të formuar për planifikimin e familjes. Fillimi i hershëm me marrëdhënie seksuale krijon numër të madh të problemeve te të rinjtë. Rezultatet më të mira për mbrojtje arrihen me mjete kontraceptive. Ndërprerja e qëllimshme e shtatzënisë – aborti, është i dëmshëm për shëndetin fizik dhe psikik të gruas.

Kontrollo diturinë tënde 1. Cila periudhë është quajtur zhvillim postembrional? 2. Përshkruaj cilat ndryshime paraqiten te fëmijët deri në moshën katërvjeçare? 3. Cila periudhë është quajtur pubertet dhe çfarë ndryshimesh ndodhin? 4. Cilat veçori duhet ta dallojnë një familje? 5. Çka është kontracepsioni? Sa lloje të kontracepsionit ekzistojnë dhe cilat janë ato?

165


TEMA 12 ORA 4 HIGJIENA, MBROJTJA DHE SËMUNDJET GJENITALE Organet gjenitale dhe organet për tajitje janë të lidhura ndërmjet vete. Përmes penisit te meshkujt dhe në afërsi të vaginës së femrave, nxirret urina prej organizmit. Në afërsi të këtyre hapjeve është edhe zgavra anale përmes së cilës nxirren jashtë materiet e patretura të panevojshme. Për këtë arsye hapjet e organeve gjenitale janë vende të shpeshta për infeksione të ndryshme. Që të parandalohet paraqitja e infeksioneve të organeve gjenitale duhet t’i përkushtojmë vëmendje të veçantë mirëmbajtjes së higjienës. Higjiena në nivel të lartë duhet të jetë sidomos para dhe pas marrëdhënieve seksuale. Gjithashtu, vëmendje e veçantë duhet t’i përkushtohet higjienës gjatë kohës së ciklit menstrual te gratë. Përveç mirëmbajtjes së rregullt të higjienës, kujdes duhet përkushtuar edhe përdorimit të pajisjeve personale për higjienë personale dhe të veshjes personale. Sëmundjet që barten me marrëdhënie seksuale Sëmundjet që barten përmes kontakteve seksuale janë quajtur sëmundje që barten seksualisht. Në këtë grup bëjnë pjesë lloje të ndryshme të infeksioneve më të lehta, por edhe sëmundje të cilat, nëse nuk ndërmerren masa përkatëse në kohë të duhur, sjellin deri te dëmtimet e përhershme. Infeksionet Infeksionet e organeve gjenitale mashkullore dhe femërore më së shpeshti paraqiten te personat të cilët kanë marrëdhënie seksuale me njerëz të panjohur dhe ato mund të shkaktohen prej llojeve të ndryshme të mikroorganizmave. Më të shpeshta janë infeksionet me klamidia dhe me gonokokë. Këto sëmundje që barten seksualisht te meshkujt shfaqen me nxjerrjen e qelbit përmes kanalit të urinës, gjë që mund të përcillet me ndezje dhe dhembje, veçanërisht gjatë urinimit. Infeksioni mund të përhapet në prostatë dhe epididimin, e nëse janë sulmuar të dy anët dhe nëse infeksioni është mjaft i madh formohet ind me cikatrica (shenja plage) që i shkatërron kanalet, kështu që vjen deri te steriliteti. Fig. 12.12 Spiroketë

Sifilizi është sëmundje që bartet seksualisht e që shkaktohet prej bakterit të grupit të spiroketeve. Ai përhapet shpejt nëpër gjak. Sëmundja e sulmon tërë organizmin, e veçanërisht sistemin nervor. Nëse nuk shërohet me kohë dhe rrënjësisht, sëmundja do të zgjasë me vite dhe i dëmton rëndë indet dhe organet. Nëse gruaja është e infektuar gjatë kohës së shtatzënisë, bakteri e sulmon frytin e gjatë kësaj fëmija ose lind i vdekur ose me dëmtime të rënda. Sëmundja e sifilizit në kohët e fundit është zmadhuar dhe paraqitet posaçërisht në mesin e popullatës së varfër. Më së shumti të sëmurë nga kjo sëmundje ka pasur në vitet para zbulimit të antibiotikëve. Përhapja e tashme e kësaj sëmundjeje është përsëri alarmante, për arsye se lungat gjenitale me qelb

166


TEMA 12 të shkaktuara prej sifilizit i zmadhojnë mundësitë për infeksion me virusin e AIDS-it. Gonorreja ose triperi është sëmundje që bartet seksualisht e shkaktuar prej bakterit gonokok. Te të infektuarit me gonokok simptome janë djegia gjatë urinimit dhe paraqitja e jargëve me qelb. Nëse nuk shërohet me kohë mund të shkaktojë dëmtime të përhershme, madje edhe shterpësi (sterilitet). Te gratë shtatzëne të infektuara me gonorre, infeksioni, gjatë lindjes përcillet edhe në sytë e foshnjës. Për këtë arsye si mjet preventiv të porsalindurit pikohen në sy me pika antibiotikë.

Fig. 12.13 a) Bakteri gonokok

Fig. 12.14 Virusi – HIV

Fig. 12.13 b) Foshnje e infektuar me gonokok

Sida ose sindroma e humbjes së përfituar të imunitetit është sëmundje e rëndë, serioze dhe vdekjeprurëse. Shkaktues është virusi HIV. Bartet vetëm nëse virusi i të sëmurit depërton në gjakun e personit të shëndoshë. Kjo më së shpeshti ndodh përmes marrëdhënieve seksuale. Kur virusi depërton në organizëm, e sulmon një lloj të posaçëm të qelizave të bardha, e me vet këtë e sulmon edhe imunitetin. Meqë janë sulmuar qelizat e bardha të gjakut, organizmi mbetet pa mbrojtje dhe i nënshtrohet një numri të madh të infeksioneve.

Për arsye se këto sëmundje barten përmes kontakteve seksuale, gjenitale, sëmundja e njërit partner shkakton sëmurjen e partnerit tjetër. Për këtë arsye shërimi duhet të jetë i njëkohshëm te të dy partnerët. Përhapja e sidës (AIDS) dhe e sëmundjeve të tjera që barten seksualisht, e shtojnë interesin për të prodhuar prezervativë më të mirë, duke përfshirë edhe prezervativin për femra. Përdorimi i prezervativëve gjatë marrëdhënieve seksuale jo vetëm që mbron prej shtatzënisë së padëshiruar, por edhe i zvogëlon mundësitë për infeksion. Masë e kujdesit për mbrojtje nga sëmundjet që barten seksualisht është shmangia e kontakteve seksuale me persona të panjohur.

167


TEMA 12 Leukorra Sekreti vaginal, më së shpeshti me ngjyrë të zbehtë të verdhë, është quajtur leukorra. Në shumë raste ajo paraqet vetëm jargë pa ngjyrë, e formuar prej gjëndrave në kanalin vaginal. Sekreti i bardhë nuk është sëmundje, por mund të jetë shenjë e stimulimit apo e ndonjë infeksioni që ka përfshirë qafën e mitrës ose vaginën. Zmadhimi i sasisë së sekretit të bardhë mund të shkaktohet edhe nga përdorimi i tepërt i antibiotikëve. Sëmundjet menstruale Mungesa e ciklit menstrual është e njohur si amenorreja. Me dismenore nënkuptojmë menstruacione të dhembshme dhe të vështirësuara te gratë e reja dhe mund të jetë pasojë e mitrës së papjekur. Dismenoreja shpesh paraqitet edhe gjatë ovulacionit. Sindroma paramenstruale është gjendje gjatë së cilës neuroza, zemërimi dhe depresioni i paraprijnë periudhës menstruale.

Shqyrtim i shkurtër i materialit

Pasqyrë e shkurtër e materialit Paraqitja e infeksioneve të organeve gjenitale parandalohet me mirëmbajtjen e higjienës së rregullt, përdorimin e prezervativëve gjatë marrëdhënieve seksuale dhe shmangien e marrëdhënieve seksuale me persona të panjohur. Sëmundje që barten seksualisht janë: infeksione të ndryshme, herpesi gjenital, sifilizi, gonorreja e të tjera. Sida është sëmundje e pashërueshme e cila bartet seksualisht. Sekreti i bardhë paraqet zmadhim të sekretit vaginal. Mund të paraqitet edhe gjatë përdorimit të gjatë të antibiotikëve. Mungesa e ciklit menstrual njihet si amenorreja. Dismenoreja është dukuria e menstruacioneve të dhembshme. Kontrollo diturinë tënde 1. Pse nevojitet të përkushtohet kujdes i veçantë higjienës së organeve gjenitale? 2. Cilat sëmundje që barten seksualisht ekzistojnë? Përshkruaj simptomet e tyre. 3. Cilat masa duhet të ndërmerr secili person që të mbrohet nga sëmundjet që barten seksualisht? 4. Cili është dallimi ndërmjet dismenoresë dhe amenorresë?

AKTIVITETI 1 Vëzhgimi me mikroskop i qelizës vezë MJETET DHE MATERIALI: preparat i gatshëm mikroskopik, mikroskop, fletore. 1. Përgatite mikroskopin, vëne preparatin dhe vëzhgo me mikroskop. 2. Dalloji pjesët që i shikon nën mikroskop, e pastaj vizatoji. 3. Kontrollo punën tënde te arsimtari.

168


TEMA 13 TRASHËGIMIA TE NJERIU Pas mësimit të kujdesshëm të përmbajtjeve të kësaj teme do të mundesh: - Të kuptosh nocionet: kromozome, gjene; - Të shpjegosh me fjalë tua strukturën e kromozomeve; - Të shpjegosh dallimet ndërmjet gjeneve dominante dhe recesive; - Të sqarosh si përcaktohet gjinia te njeriu; - Të mundesh të numërosh karakteristikat e sindromave; - Të sqarosh arsyet për paraqitjen e mutacioneve; - Të vlerësosh veprimin e faktorëve mutagjenë.

Nocionet që do t’i mësosh në këtë temë: - kromozome, - gjene, - kombinime të faktorëve trashëgues, - faktorë mutagjenë, - mutacione, - sëmundje trashëguese, - sindroma.

169


TEMA 13 ORA 1 BAZAT E TRASHËGIMISË: KROMOZOMET DHE GJENET Shpesh çuditemi prej ngjashmërisë së foshnjës me njërin apo me të dy prindërit e tij, e megjithatë, rrallëherë mendojmë për atë se sa veçori të ndryshme ose dallime në karakter janë bartur prej prindërve në pasardhësit. Veçoritë që barten nga prindërit në pasardhësit janë quajtur veçori trashëguese. Disa veçori të dukshme trashëguese janë: ngjyra e lëkurës, e syve dhe e flokëve, si dhe vijat e fytyrës. Njerëzit që prej moti kanë qenë të interesuar se si barten këto veçori dhe si zhvillohet procesi i trashëgimit. Por, hulumtimet themelore në lidhje me trashëgiminë kanë filluar në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Hulumtimet më të rëndësishme të asaj kohe kanë qenë hulumtimet e Gregor Mendelit. Ai i ka quajtur gjene bartësit e veçorive trashëguese.

Përkujtohu: Si barten gjenet prej njërit organizëm në tjetrin? Kromozomet dhe gjenet Të përkujtohemi se gjatë ndarjes së qelizave trupore (somatike) në fazën e parë, materia kromatine që është pjesë përbërëse e bërthamës, shndërrohet në kromozome, të cilat janë fije të holla të përdredhura spiralore. Kromozomet janë të ndërtuara prej dy vargjeve të përdredhura spiralore të acidit deoksiribonukleik (ADN). ADN-i sipas strukturës dhe ndërtimit të tij është shumë i ndërlikuar. Në të vërtetë, të gjitha veçoritë trashëguese janë të vendosura në këtë acid bërthamor. Kur qelizat trupore ndahen përmes mitozës, ADN, i cili i ndërton kromozomet, dyfishohet dhe bartet në qelizat bija. Gjatë kësaj, çdo qelizë bijë fiton numër të njëjtë të kromozomeve si në qelizën mëmë. Në çdo kromozom ka me mijëra gjene, ndërsa çdo gjen bart informata për një veçori të posaçme, ose një grup gjenesh janë përgjegjës për një veçori. Gjenet janë pjesë të ADN-it (acidit deoksiribonukleik) të vendosura në kromozomet në bërthamën e secilës qelizë. Gjenet e kontrollojnë formimin e enzimeve dhe proteinave të cilat janë të domosdoshme për të gjitha reaksionet kimike që ndodhin në qelizë. Te njerëzit, çdo qelizë, me përjashtim të qelizave seksuale, ka 46 kromozome, të cilat janë të dyzuara në çifte. Njëri kromozom në çift është trashëguar nga babai, ndërsa tjetri nga nëna. Për këtë arsye, te fëmija, në bërthamën e qelizave të tij ka gjene edhe të nënës edhe të babait. Këto kromozome të çiftëzuara, me përjashtim të çiftit i cili e përcakton gjininë, janë të njëjtë sipas madhësisë dhe formës dhe kanë gjene për të njëjtat veçori. Prej këtu del se gjenet për çdo veçori ekzistojnë në çifte. Gjenet mund të jenë dominante apo recesive. Gjen dominant konsiderohet ai gjen veçoria e të cilit vjen në shprehje tek individi i ri. Për dallim nga kjo, veçoria të cilën e sjell gjeni recesiv nuk vjen në shprehje. Do të thotë, secili njeri në vete bart gjen dominant, prej njërit prind dhe gjen recesiv prej prindit tjetër. Nëse spermatozoidi dhe qeliza vezë bartin gjene recesive, te fëmija mund të paraqitet veçoria e gjenit recesiv. Kuriozitete: A ke dëgjuar për projektin gjenomi njerëzor? Projekti për gjenomin njerëzor ka filluar që prej fundit të vitit 1980. Ai përfundoi në fillim të vitit 2001 dhe me të u zbuluan mbi 20.000 gjene të ndryshme të cilat bartin informacione për po aq proteina të cilat formohen në trupin e njeriut. 170


TEMA 13 Si barten kromozomet në pasardhësit Qelizat seksuale (qelizat vezë dhe spermatozoidet) formohen me një ndarje të veçantë qelizore e cila quhet mejozë. Kjo ndarje mundëson që numri i kromozomeve të përgjysmohet, në atë mënyrë që fitohen qeliza seksuale me nga 23 kromozome. Gjatë kësaj ndarjeje në qelizën seksuale ka nga një kromozom prej çiftit të kromozomeve, i cili ka qenë i pranishëm në qelizën fillestare. Ndarja ndodh rastësisht, që do të thotë se cilido kromozom prej çiftit mund të jetë në qelizën seksuale. Me bashkimin e qelizës seksuale mashkullore dhe femërore zigoti përsëri ka 46 kromozome, gjegjësisht 23 çifte (palë). Në këtë mënyrë, kromozomet e trashëguara prej të dy prindërve përzihen dhe shpërndahen sërish. Gjininë e përcaktojnë kromozomet gjinore (seksuale)

spermatozoide Fig. 13.1 Mejoza

qeliza vezë

Të përkujtohemi se në secilën qelizë të njeriut ka nga 23 palë kromozome. 22 palë kromozome janë të njëjtë sipas formës, madhësisë dhe gjatësisë. Dy kromozomet të cilët e përcaktojnë gjininë e pasardhësit, kromozomet gjinore (seksuale), nuk janë të njëjtë sipas gjatësisë dhe formës.

Kromozomi femëror, kromozomi –X është më i gjatë se kromozomi tjetër i palës. Kromozomi burri gruaja një palë kromozomesh X mashkullor –Y është më i vogël kromozomi X kromozome Y dhe kryesisht e përcakton gjininë. Femrat kanë dy kromozome-X, ndërsa meshkujt kanë një kromozom-X dhe qelizë vezë me spermatozoid me kromozom X një kromozom-Y. Gjatë procesit të kromozom Y mejozës, gjysma e spermatozoideve qelizë vezë me të fituar kanë kromozome-X, ndërsa kromozom X gjysma tjetër kanë kromozome-Y. Për dallim nga kjo, secila qelizë vezë ka vetëm kromozome-X. Nëse spermatozoid me spermatozoidi me kromozom-X e kromozom X fekondon qelizën vezë, fëmija do të jetë femër, ndërsa të gjitha qelizat e saj trupore do të kenë palën-XX të kromozomeve seksuale. Për dallim nga kjo, nëse qeliza vezë fekondohet fëmijë femër fëmijë mashkull me spermatozoid me kromozom-Y, fëmija do të jetë mashkull, e me këtë Fig. 13.2 Formimi i gjinisë rast qelizat e tij trupore do të kenë palën e kromozomeve seksuale-XY. Përveç gjinisë, në këto kromozome ka gjene të cilat përcaktojnë edhe veçori të tjera. Veçoritë e tilla janë quajtur veçori që varen prej gjinisë ose veçori të lidhura me gjininë. Më tepër veçori të cilat varen prej gjinisë janë të përfshira në kromozomin-X dhe janë quajtur veçori të varura prej-X kromozomeve. Shembuj për veçori të tilla janë hemofilia, disa forma të caktuara të sëmundjeve albino, si dhe sëmundja e Daltonit (daltonizmi-verbësia për ngjyrën e kuqe dhe të gjelbër). 171


TEMA 13

Shqyrtim i shkurtër i materialit

Pasqyrë e shkurtër e materialit Veçoritë që barten prej prindërve në pasardhësit quhen veçori trashëguese. Bartësit e veçorive trashëguese janë gjenet të cilat janë të vendosura në kromozome. Gjenet paraqesin pjesë të ADN-it, acidit të bërthamës që është bartësi i jetës. Ekzistojnë gjene dominante dhe recesive. Në çdo qelizë të trupit të njeriut ka 46 kromozome të çiftëzuara në 23 palë. Në qelizat seksuale ka 23 kromozome. Kur bashkohen dy qelizat e ndryshme seksuale fitohet zigoti me 46 kromozome. 22 palë kromozome janë të njëjtë sipas formës dhe madhësisë. Dy kromozomet në palën e 23-të janë të ndryshme. Kromozomi X është më i gjatë, ndërsa kromozomi Y është më i shkurtër. Nëse në palën e 23-të ka dy kromozome X, individi i ri është femër, ndërsa nëse ka kromozomet X dhe Y, individi i ri është mashkull. Kontrollo diturinë tënde 1. Çka është trashëgimia? 2. Cilët janë bartësit e veçorive trashëguese? 3. Cilat gjene janë quajtur dominante dhe cilat recesive? 4. Sa kromozome ka në qelizat trupore, e sa në qelizat seksuale te njeriu? 5. Cila palë e kromozomeve e përcakton gjininë e fëmijës? 6. Cilat kromozome seksuale janë të pranishme në qelizat mashkullore e cilat në ato femërore?

172


TEMA 13 ORA 2 MUTACIONET, SËMUNDJET NGJITËSE DHE BARTJA E TYRE, SINDROMAT Përkujtohu: 1. Cilat ndryshime ndodhin në vet qelizën, gjatë ndarjes së saj? 2. Cilat qeliza ndahen me anë të mitozës e cilat me anë të mejozës? 3. Pse është e nevojshme që qelizat seksuale të ndahen me anë të mejozës? Si shkaktohet mutacioni gjenetik Mutacionet paraqesin ndryshime që paraqiten te individi i ri dhe të njëjtat si trashëgim barten prej gjenerate në gjeneratë. Mutacionet ndodhin si rezultat i ndryshimeve të cilat paraqiten në strukturën e materialit trashëgues, gjenet ose kromozomet. Mutacionet mund të ndodhin gjatë kohës së ndarjes së qelizave, kur fitohen qelizat e reja, ose gjatë kohës së zhvillimit embrional.

Fig. 13.3 a) Paraqitja e mutacionit spontan

Gjatë kohës së ndarjes së qelizës, kur ndodh dyfishimi i kromozomeve, në disa raste mund të ndodhë ndonjë gabim, të ndryshohet ndonjë pjesë e kromozomit apo gjenit ose të zhduket i tërë kromozomi dhe të paraqiten në vend të njërit, dy kromozome të njëjta. Ndryshimet e tilla janë quajtur mutacione gjenetike. Mutacionet gjenetike mund të paraqiten në mënyrë spontane (vetvetiu), ose mund të shkaktohen prej ndikimeve të ndryshme, siç janë rrezatimet radioaktive ose kimikatet. Shkaktarët më të shpeshtë për paraqitjen e mutacioneve mund të jenë të natyrës kimike, gjegjësisht të shkaktuar prej veprimit të materieve të ndryshme kimike dhe të natyrës fizike, të shkaktuara me lloje të ndryshme të rrezatimit, para së gjithash rrezatimit radioaktiv. Duke marrë parasysh se këto materie shkaktojnë mutacione, ato janë quajtur agjense mutagjene.

Nëse mutacioni paraqitet në qelizën vezë ose në spermatozoidin, veçoria e ndryshuar do të bartet edhe në pasardhësit. Një numër i madh i mutacioneve të dëmshme asnjëherë nuk paraqiten, sepse fetusi i dëmtuar vdes para kohe. Shumica e mutacioneve nuk janë aq të rrezikshme dhe ndikimi i tyre nuk vërehet.

Sëmundjet gjenetike

Fig. 13.3 b)Paraqitja e mutacioneve spontane

Sëmundjet që janë shkaktuar prej ndryshimeve që ndodhin në gjene quhen sëmundje gjenetike. Sëmundjet e tilla nuk janë gjithmonë të trashëgueshme, për arsye se dëmtimet në pjesën e gjeneve mund të paraqiten edhe pas lindjes së njeriut. Çrregullimet e tilla gjenetike mund të paraqiten gjatë kohës së pjekjes së qelizave seksuale, ose gjatë zhvillimit të embrionit. 173


TEMA 13 Sëmundjet trashëguese Sëmundjet trashëguese mund të jenë të lindura ose të trashëguara. Te sëmundjet e lindura dëmtimi në gjenin është i pranishëm që nga koha e lindjes, ndërsa te sëmundjet e trashëguara gjenet e dëmtuara janë fituar prej ndonjërit nga prindërit. Varësisht prej dëmtimit, shenjat e sëmundjeve trashëguese vërehen që prej lindjes, ose së shpejti pas lindjes, e ka mundësi që të paraqiten edhe pas 50 vitesh jetë. Dëmtimet e lindura më së shpeshti janë të panjohura. Por, ndonjëherë ato janë të njohura dhe ka mundësi të evitohen. Për shembull, disa infeksione ose helmime mund të barten prej gjakut të nënës përmes placentës në qarkullimin e gjakut të fetusit. Disa prej tyre shkaktojnë çrregullime serioze në zhvillimin e foshnjave të sulmuara. Një lloj i fruthit (rubeola) është sëmundje ngjitëse virusale. Nëse gruaja infektohet me këtë virus gjatë 3 ose 4 muajve të parë të shtatzënisë së saj, te fetusi mund të lajmërohen dëmtime, siç janë dëmtimet e syrit, të veshit, trurit dhe të zemrës. Një numër i madh i sëmundjeve të tilla ka mundësi të ndërpriten në mënyrë të përhershme me vaksina. Rrezatimi radioaktiv dhe helmet e viruseve mund të dëmtojnë gjenet. Dëmtime të ngjashme mund të shkaktojnë edhe materie të tjera të mjedisit të jashtëm: zhiva, plumbi, kadmiumi, disa kimikate, medikamente, drogat etj. Pirja e alkoolit dhe pirja e duhanit gjatë kohës së shtatzënisë së gruas, shpesh shkaktojnë pengesa në rritjen normale dhe në zvogëlimin e peshës trupore te fëmija i saj. Prandaj, gjatë shtatzënisë rekomandohet të mos pihet as duhan e as alkool. Sëmundjet trashëguese që janë të lidhura me gjininë Thamë se 23 palë kromozome, pala seksuale (gjinore), e përcakton gjininë e fëmijës. Por në këtë palë të kromozomeve, në kromozomin X janë të vendosura edhe gjenet që kanë rol të caktuar në koagulimin (ngjizjen, mpiksjen) e gjakut, përcaktimin e ngjyrave, pigmentimin e lëkurës. Nëse ndodh mutacion i gjenit që e kontrollon formimin e enzimeve për koagulim të gjakut, kjo veçori e gjakut do të humbë. Te vajzat, për arsye se kanë dy kromozome, kjo sëmundje trashëguese nuk paraqitet. Por te meshkujt, gjaku e humb aftësinë për koagulim, sëmundje trashëguese e quajtur hemofilia. I njëjtë është rasti me paraqitjen e daltonizmit e gjithashtu edhe albinizmit. Për arsye se bartës të këtyre sëmundjeve trashëguese janë femrat, ndërsa paraqiten te meshkujt, këto sëmundje trashëguese janë quajtur sëmundje trashëguese të lidhura me gjininë. Nën ndikimin e disa faktorëve, gjatë kohës së ndarjes së qelizës, kur hormonet ndahen dhe nisen kah anët e kundërta të qelizës, mund të ndodhë ndonjë gabim. Gabimi i tillë ndodh kur në mënyrë të parregullt, në vend të një kromozomi, nisen të dy kromozomet nga skaji i njëjtë i qelizës. Ose ndodh që njëri kromozom të mos ngjitet për boshtin ndarës dhe të udhëtojë nga skaji i qelizës. Në këtë mënyrë në qelizë çrregullohet numri standard i kromozomeve, gjegjësisht mund të ketë tepricë ose mungesë të ndonjë kromozomi. Fig. 13.4 a) Fëmijë me sindromën e Daunit

174

Fig. 13.4 a) Fëmijë me sindromën e Daunit


TEMA 13 Sëmundje të tilla janë të njohura gjithashtu edhe si sindroma. Shembulli më i njohur për sëmundje gjenetike është sindroma e Daunit. Paraqitet si rezultat i gabimit gjatë mejozës, gjegjësisht qeliza vezë e fituar rishtas, në palën e 21-të të kromozomeve, në vend të një kromozomi, ka dy kromozome. Kur qeliza e tillë vezë do të bashkohet me spermatozoidin, në palën e 21-të në vend se dy, do të ketë tre kromozome, dukuri e quajtur trisomi. Individi i ri në vend të 46 kromozomeve që janë karakteristike për njeriun, në secilën qelizë ka nga 47 kromozome. Shenjat e kësaj sëmundjeje njihen pas lindjes. Fytyra është e rrumbullakët, sytë janë të afruar e të vendosur pjerrtas dhe përpjetë. Koka është e vogël, hunda e shtypur, gjuha është e madhe dhe e nxjerrë jashtë, ndërsa muskujt dhe nyjet janë të dobëta. Te këta fëmijë ka prapambetje psikike dhe plakje e parakohshme. Mundësia për lindje të fëmijëve me sindromën Daun rritet te gratë e moshës mbi 35 vjeçe. Shembull tipik i trisomisë është sindroma e Klinefelterit (fig. 13.5 a dhe b) që paraqitet te një prej 600 fëmijëve meshkuj. Në vend të skemës tipike XY, qelizat përmbajnë XXY-kombinimin, do të thotë paraqitet tepricë e një kromozomi –X. Te këta fëmijë kemi: rritje relativisht të gjatë, paraqitjen e gjinjve, tip femëror i paraqitjes së qimeve, zhvillim i pamjaftueshëm i gjëndrave seksuale dhe shfaqja e sterilitetit. Karakteristikë është se nuk hetohet para pubertetit. Edhe në këtë rast paraqitet gabim gjatë ndarjes së kromozomeve seksuale gjatë kohës së mejozës. fytyra gjinjtë

fytyra qafa zemra sqetulla

organi gjenital

vezori

Fig 13.6

Fig 13.5

Fig. 13.5 a) Sindroma e Klinefelterit

Fig. 13.6 a) Sindroma e Tarnerit

Sindroma e Tarnerit (fig. 13.6) paraqitet si rezultat i mungesës së një prej kromozomeve seksuale, gjegjësisht në vend të dy kromozomeve-X, individi ka vetëm një kromozom X në palën e 23-të, gjegjësisht në vend të 46 kromozomeve paraqiten 45 dhe pothuaj është rasti i vetëm kur individi mund të mbijetojë me numër të zvogëluar të kromozomeve. Paraqitet një rast në 5000 fëmijë femra. Fëmijët femra, bartës të kësaj sëmundjeje janë të zhvilluara pamjaftueshëm, nuk kanë vezëpërçues, gjegjësisht janë sterile dhe nuk i shfaqin karakteristikat sekondare seksuale. Më së shpeshti paraqitet si pasojë e mejozës gjatë fitimit të spermatozoideve. Shumica e sëmundjeve trashëguese janë familjare ose trashëguese; kështu që ato kalojnë nga prindi në fëmijën përmes qelizave seksuale. Shërimi dhe mbrojtja prej sëmundjeve gjenetike Ekzistojnë një numër i madh sëmundjesh gjenetike. Por, kjo listë vazhdimisht zmadhohet. A mund ta parandalojmë shfaqjen e disa prej këtyre sëmundjeve?

175


TEMA 13 Këshillim gjenetik Është e mundur të pengohen sëmundjet gjenetike më së shpeshti me këshillim gjenetik, që është pjesë e mbrojtjes shëndetësore. Nevojitet histori e saktë dhe e tërësishme familjare e të dy prindërve të ardhshëm. Ajo përfshin edhe të dhëna për farefisin, për sëmundjet e tyre, statusin shëndetësor dhe arsyen e vdekjes. Faktor i rëndësishëm është mosha e prindërve të ardhshëm, si dhe lidhja familjare (për shembull martesë ndërmjet kushërinjve të parë).

Kariotipi

centromer

Ndryshimi në numrin e kromozomeve dhe disa dëmtime në vet kromozomet mund të zbulohen me analizën e një palë kariotipit. Kariotipi caktohet në qeliza të kromozome cilat gjenden në metafazë. Kromozomet e dukshme me mikroskop pastaj fotografohen dhe fotografitë rregullohen në grupe sipas madhësisë dhe formës së tyre. Në këtë mënyrë lehtë vërehet Fig. 13.7 Kariotipi ndryshimi në numrin dhe në ndërtimin e kromozomeve. Kariotipi mund të përcaktohet edhe prej qelizave të fetusit. Me këto metoda, pothuaj 200 sëmundje gjenetike mund të zbulohen para lindjes.

Shqyrtim i shkurtër i materialit

Pasqyrë e shkurtër e materialit Mutacionet janë ndryshime në materialin trashëgues dhe për këtë arsye barten prej gjenerate në gjeneratë. Mutacionet mund të ndodhin gjatë kohës së ndarjes së qelizave, kur fitohen qelizat seksuale ose gjatë kohës së zhvillimit të embrionit. Shkaktarët më të shpeshtë të paraqitjes së mutacioneve mund të jenë të natyrës kimike dhe të natyrës fizike. Materiet të cilat shkaktojnë mutacione janë quajtur agjense mutagjene. Sëmundjet që varen prej gjinisë janë: hemofilia, daltonizmi, albinizmi. Shembull për sëmundjet gjenetike janë sindromat e Daunit, Klinefelterit dhe Tarnerit. Sot me analizat e kariotipit mund të evitohen një numër i madh i sëmundjeve trashëguese. Kontrollo diturinë tënde 1. Ç’është mutacioni? 2. Si janë quajtur materiet që shkaktojnë mutacione? 3. Çfarë ndryshime mund të shkaktojnë agjentet mutagjene? 4. Cilat janë sëmundje që varen nga gjinia? 5. Shpjego dukurinë e trisomisë. 6. Cilat janë veçoritë e sindromës së Daunit? 7. Çfarë dallimi ka ndërmjet sindromës së Klinefelterit dhe të Tarnerit? 8. A di të sqarosh se pse prindërit që nuk kanë sëmundje trashëguese mund të lindin fëmijë me sëmundje trashëguese?

176


TEMA 14 VENDI DHE ROLI I NJERIUT NË BIOSFERË Pas mësimit të kujdesshëm të përmbajtjeve të kësaj teme do të mundesh: - Të njohësh dhe emërosh, biosferën, ekosistemet natyrore dhe artificiale, ndotjen dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor; - Të shpjegosh njohuritë e mësuara për biosferën, ekosistemet natyrore dhe artificiale, ndotjen dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor; - Të sqarosh ekosistemet natyrore dhe artificiale, mundësinë për zhvillim solid të mjedisit jetësor me shembuj prej mjedisit lokal; - Të krahasosh dhe të vlerësosh mundësitë për mbrojtje të mjedisit lokal; - Të njohësh dhe të numërosh ndotjet kimike dhe fizike të mjedisit jetësor; - Të dish të paraqesësh idetë tua për mbrojtjen nga ndotja; - Të kuptosh pasojat e ndotjes së mjedisit lokal; - Të marrësh pjesë në përpunimin e planeve për aktivitete ekologjike shkollore dhe për organizimin e aksioneve ekologjike shkollore.

Nocione që do të mësosh në këtë temë: - biosferë, - ekosistem, - ekosisteme natyrore, - ekosisteme artificiale, - ndotje e mjedisit jetësor, - mbrojtje e mjedisit jetësor, - përtëritje e lëndëve të para.

177


TEMA 14 ORA 1 AKTIVITETE TË NJERIUT NË MJEDISIN JETËSOR Përkujtohu: Ç‘është biosfera? Çfarë është ekosistemi? Cili mjedis është quajtur natyror e cili mjedis artificial jetësor? Cilat janë resurset jetësore që mund të përtëriten e cilat janë ato që nuk mund të përtëriten? Tanimë e di se biosfera është hapësira e tërësishme rreth planetit Tokë, ujërave, sipërfaqes së shkëmbinjve, tokës dhe shtresave të saj, ajrit; e cila është e banuar me organizma të gjallë. Në këtë hapësirë çdo organizëm i gjallë ka mjedisin e vet jetësor në të cilin ka kushte për mbijetesën e vet. Njeriu si krijesa më e përsosur e gjallë, është pjesë përbërëse e biosferës. Edhe për të, si edhe për pjesën tjetër të botës së gjallë, vlejnë ligjet e njëjta të natyrës. Nëse ai nga bashkësia jetësore e merr vetëm tepricën që ajo mund t’ia japë përmes tij dhe mjedisit jetësor, mbizotëron i ashtuquajturi ekuilibër ekologjik. Por, nëse ndryshohen raportet, në dëm të mjedisit jetësor, çrregullohet edhe ekuilibri ekologjik. Në fillim të zhvillimit evolutiv nevojat e njeriut kanë qenë të vogla dhe për këtë arsye ai nuk ka pasur ndonjë aktivitet më të rëndësishëm, i cili do të ndikonte në ndryshimet e mjedisit. Aktivitetet e para të cilat sjellin deri te ndryshimet e mjedisit jetësor janë është zanafilla kur njeriu ka filluar të merret me bujqësi dhe blegtori. Me paraqitjen e bujqësisë dhe blegtorisë njeriu nuk varet më prej prodhimit të ushqimit në natyrën e lirë. Në këtë mënyrë, formohen kushte për rritje graduale të vazhdueshme të popullatës njerëzore, e me vet këtë edhe nevoja për prodhim gjithnjë e më të madh të ushqimit. Me rritjen e popullatës njerëzore rritet edhe nevoja për prodhim gjithnjë e më të madh të ushqimit, ndërsa për prodhimin më të madh të ushqimit nevojiten sipërfaqe më të mëdha me tokë pjellore. ME AKTIVITETET E VETA NJERIU E NDRYSHON MJEDISIN JETËSOR Njeriu me ndikimin e vet gradualisht fillon ta ndryshojë mjedisin jetësor, gjatë së cilës shkakton, përveç ndikimeve të dobishme edhe ndikime të dëmshme, gjegjësisht e çrregullon ekuilibrin ekologjik. Ndryshimet që shfaqen në mjedisin jetësor nën ndikimin e njeriut vazhdimisht përcillen me një varg ndryshimesh të drejtpërdrejta ose të tërthorta. Njeriu në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi e ndryshon mjedisin jetësor me: përtharjen e moçaleve, ndryshimin e shtratit të lumit dhe të brigjeve të liqeneve dhe deteve, ndërtimin e liqeneve artificiale, prerjen e pyjeve, ndërtimin e lagjeve dhe qyteteve, autorrugëve, hekurudhave, hedhjes së mbeturinave ndotëse, shkaktimin e zjarreve etj. Fig. 14.1 Prerja e pyjeve

178


TEMA 14 Si pasojë e ndikimit të njeriut, shkaktohet ndryshimi i klimës, ndryshimi i pamjes së hapësirave tokësore, e me vet këtë edhe ndryshim i botës shtazore. Problem të veçantë për jetën në Tokë paraqet shkatërrimi i pyjeve. Pyjet janë një lloj shpuze e cila ka aftësi të përthith, ruan dhe liron ujin. Nga ana tjetër, pyjet e kontrollojnë erozionin, vërshimet, pengojnë rrëshqitjen e tokës dhe mbushjen e lumenjve, liqeneve dhe rezervuarëve. Shkatërrimi i pyjeve ndikon edhe në ndryshimet e klimës vendore dhe kushteve për jetesë në atë pjesë të tokës. Përtharja e moçaleve dhe e kënetave në masë të madhe e ndryshon botën e gjallë në një ekosistem. Sot në vendin e një numri të madh të kënetave ose moçaleve ekziston tokë e punueshme. Në këtë mënyrë bota e gjallë, e cila ka qenë pjesë përbërëse e këtyre ekosistemeve, është zhdukur plotësisht. Por, me përtharjen e kënetave ose të moçaleve janë shkatërruar edhe një numër i madh i vendpushimeve të një numri të madh zogjësh shtegtarë. Për shembull: me përtharjen e moçalit të Katllanovës jo vetëm që është Fig. 14.2 Moçal shkatërruar e tërë bota e gjallë në të, por janë asgjësuar edhe vendet ku zogjtë shtegtarë, në rrugën e tyre të gjatë prej veriut për në jug dhe anasjelltas, kanë pushuar dhe janë ushqyer. Që të mos përsëritet gabimi i njëjtë, moçali i Monospitit që është në afërsi të Strumicës tani mbrohet me ligj, Për të përmbushur nevojat e zmadhuara për ujë, sot njeriu ndërton liqene artificiale. Në këtë mënyrë, një ekosistem natyror tokësor – ujor zëvendësohet me mjedis ujor të krijuar në mënyrë artificiale, në të cilën zhvillohen dhe Fig. 14.3 jetojnë një numër i madh gjallesash uji. Penda artificiale Ndërtimi i autorrugëve (autostradave) gjithashtu sjell ndryshimin e kushteve për jetesë të organizmave. Jo vetëm që ndryshohen kushtet, por me autorruigët ndërpriten edhe rrugët natyrore të lëvizjes së shtazëve, gjegjësisht, iu ngushtohet hapësira për lëvizje dhe për jetesë. Sot rreth 21% të sipërfaqes së tokës shfrytëzohet për bujqësi. Por në disa pjesë të botës shfrytëzohen edhe deri në 80%, si në Azi. Por, ky nuk do të ishte problem i madh, nëse nuk do ta dinim se në bujqësinë bashkëkohore përdoren një numër i madh i preparateve mbrojtëse të cilat e shkatërrojnë botën e gjallë në shtresat sipërfaqësore të tokës. Nga ana tjetër, ato e ndotin edhe ujin që përdoret për ujitjen e tyre, i cili pastaj derdhet në Fig. 14.4 Autorrugë ujrat e ekosistemit. 179


TEMA 14

Fig. 14.5 Nxjerrje sipërfaqësore e xehes

Zhvillimi dhe përparimi i popullatës njerëzore e përshpejton edhe teknikën dhe teknologjinë. Për këtë, njeriut i nevojiten të sigurojë lëndë të para nga natyra (resurse natyrore). Harxhimi i resurseve në ditët e sotme është aq i madh saqë rrezikohen të zhduken. Kjo sidomos vlen për ato lëndë të para që nuk mund të përtëriten: thëngjilli, nafta, lloje të ndryshme të xeheve. Por edhe ato të cilat mund të përtëriten (lëndët e para me prejardhje bimore dhe shtazore) në ditët e sotme nuk mund të plotësojnë nevojat e njeriut. Harxhimi i të gjitha këtyre lëndëve të para është shumë më i madh sesa mundësia e natyrës që t’i krijojë. Teknologjia dhe teknika e zhvilluar nxjerr shumë materie ndotëse: gazra të ndryshme të dëmshme, mbeturina të ngurta dhe të lëngshme, të cilat grumbullohen në mjedisin jetësor. Një numër më i madh i materieve ndotëse janë helme të vërteta për njeriun dhe për pjesën tjetër të botës së gjallë në natyrë.

Shqyrtim i shkurtër i materialit

Pasqyrë e shkurtër e materialit Mjedisi jetësor është zhvilluar gjatë historisë së gjatë. Në fillim, njeriu i atëhershëm nuk e ka çrregulluar ekuilibrin ekologjik. Me përparimin dhe qytetërimin e njeriut dhe zhvillimin tekniko – teknologjik, e me qëllim që të krijojë kushte më të mira për jetesë, njeriu gradualisht filloi ta ndryshojë mjedisin jetësor. Në këtë mënyrë ai drejtpërdrejt apo tërthorazi ndikon dhe e çrregullon ekuilibrin ekologjik. Përtharja e kënetave dhe moçaleve, ndryshimi i shtratit të lumenjve dhe bregut të liqeneve dhe deteve, ndërtimi i liqeneve artificiale, prerja e pyjeve, ndërtimi i lagjeve dhe qyteteve, ndërtimi i autostradave, hekurudhave, hedhja e mbeturinave ndotëse janë pjesë e ndikimit të drejtpërdrejtë të njeriut.

Kontrollo diturinë tënde 1. Çka është biosfera e çka është mjedisi jetësor? 2. Cilët faktorë në evolucionin njeriut kanë sjellë çrregullimin e ekuilibrit biologjik. 3. Numëro faktorët kryesorë që ndikojnë në mjedisin jetësor. 4. Në ç’mënyrë njeriu e ndryshon mjedisin jetësor?

180


TEMA 14 ORA 2

ÇRREGULLIMI I MJEDISIT JETËSOR: NDOTJET FIZIKE DHE KIMIKE

Ndryshimet që ndikojnë negativisht në mjedisin jetësor dhe i çrregullojnë kushtet natyrore janë quajtur ndotje. Shkaktarët e ndotjeve janë quajtur ndotës, ndërsa vendet prej ku vijnë këta ndotës quhen burime të ndotjes. Burimet natyrore të ndotjes janë vendet ku vet natyra i krijon ndotësit. Të tilla janë: hiri, llava dhe gazrat, të cilat paraqiten gjatë erupsionit të vullkaneve, disa xehe kanë rrezatim radioaktiv, burimet termale, rrezatimi i diellit etj. Burimet artificiale të ndotjes i krijon njeriu. Të tilla janë mbeturinat që i krijojnë kapacitetet industriale për përpunimin e metaleve, shkritoret, fabrikat e çimentos, industria farmaceutike dhe kimike, termocentralet dhe centralet bërthamore, trafiku i automjeteve e tjerë. Ndotësit artificialë formojnë materie joorganike, siç janë gazrat e ndryshme helmuese, materiet e lëngshme (lloje të ndryshme të acideve) dhe mbeturina të ngurta (lloje të ndryshme të pluhurave, metaleve, plastikës e të ngjashme). Sipas natyrës, ndotësit janë ndarë në ndotës fizikë (pluhur, hi, grimca radioaktive, mbeturina të forta nga amvisëritë dhe industritë) dhe kimikë (lloje të ndryshme të komponimeve ndotëse kimike në gjendje të gaztë ose në gjendje të lëngshme). Për të gjitha materiet ndotëse është e përbashkët ajo se ato i çrregullojnë funksionet jetësore të organizmave, e me vet këtë edhe ekuilibrin në natyrë. Veprimi i tyre afatgjatë mund të shkaktojë vdekshmëri të zmadhuar të individëve të një popullate ose shfarosjen e saj. Ndryshimet në atmosferë Atmosfera është e përbërë prej gazrave të ndryshme nga të cilat më së shumti ka azot (78%), oksigjen (21%), argon (më pak se 1%), dhe dyoksid karboni (0,03%). Në këtë shtresë të atmosferës çdo ditë lirohen miliona tonë të materieve ndotëse, të quajtur pollutantë (ndotës). Pollutantët mund të jenë me prejardhje natyrore, ose në atmosferë të lirohen si rezultat i ndonjë aktiviteti të njeriut. Si pollutantë natyror në ajër janë grimcat të cilat fitohen prej truallit gjatë zjarreve, erupsioneve vullkanike etj. Zakonisht, këta pollutantë nuk janë rrezik i madh për atmosferën dhe për jetën në të. Për dallim nga ta, pollutantët që njeriu i krijon dhe i liron në atmosferë janë shumë më të rrezikshëm, për arsye se për to nuk ka mekanizma të zbërthimit. Këta pollutantë kanë ndikim negativ në shëndetin tonë, aktivitetet dhe në përgjithësi në mbijetesën tonë. Në pollutantët e tillë bën pjesë dyoksidi i karbonit, oksidi i sulfurit, oksidi i azotit dhe një numër i madh i oksideve fotokimike, të cilat krijohen nën ndikimin e rrezeve të diellit dhe të materieve kimike që lirohen në atmosferë. Gjithashtu, në atmosferë lirohet edhe bloza industriale, e përbërë prej pluhurave, tymit, hirit, pjesësh të metaleve të rënda etj. Këta ndotës janë karakteristik për qendrat lokale industriale në të cilat, pas koncentrimit të tyre në atmosferë, kthehen me shirat në sasi të mëdha dhe e rrezikojnë jetën e njerëzve në ato qytete. Rreziku prej tyre është më i madh në periudhën e dimrit, kur zbërthehen në ajrin e lagësht dhe krijojnë blozë. Këta ndotës janë rrjedhojë e përdorimit të burimeve të caktuara për fitimin e energjisë për ngrohje. Kështu, gjatë djegies të parregullt, ose gjatë përdorimit të drurit, thëngjillit, naftës, mazutit ose gazit natyror jokualitativ për ngrohje, përveç tymit lirohen edhe dyoksidi i karbonit, avulli i ujit dhe oksidet e azotit dhe sulfurit. Këto materie kthehen në tokë me shirat acidik. Shirat e tillë të njohur i dëmtojnë, para së gjithash pyjet.

181


TEMA 14 Shirat acidik më vitin 1900 kanë sjellë përtharjen e një numri të madh të sipërfaqeve me pyje dushku në Gjermani dhe në Francë, ndërsa në vitin 1940 të pyjeve të mështeknës në ShBA dhe Kanada. Është e njohur se materiet e dëmshme të cilat e ndotin atmosferën lirohen edhe gjatë proceseve prodhuese në metalurgji, gjatë së cilës në pluhurin ka grimca të karbonateve, sulfateve, oksideve të zinkut, plumbit, bakrit, arsenit, kadmiumit etj.. Industria kimike është degë prodhuese e cila gjithashtu është një prej ndotësve të mëdhenj të atmosferës. Puna e pandërgjegjshme në industrinë ndërtimore mund të shkaktojë ndotje të atmosferës me pluhur dhe materie të tjera të dëmshme. Si ndotës i atmosferës shfaqet edhe komunikacioni në të gjitha format e tij. Kështu, në qytete 50% e tërë Fig. 14.6 ndotjes së ajrit është rezultat i gazrave Ndotja e atmosferës që lirohen nga automjetet. Të gjitha këto materie kanë ndikim negativ për botën bimore dhe shtazore. Por, ato veprojnë edhe në ndryshimet e kushteve klimatike në hapësira të caktuara jetësore. Të gjitha këto ndotje të atmosferës, gradualisht por sigurt, shkaktojnë dëmtimin e mbështjellësit të ozonit. Ky mbështjellës i planetit Tokë, është filtri kryesor i cili pengon që në sipërfaqen e Tokës të mos arrijnë sasi të mëdha të rrezeve ultraviolete, që kanë ndikim të përgjithshëm negativ në organizmat e gjallë. Në rajonet mbi të cilat kjo shtresë është dëmtuar ka paraqitje më të shpeshtë të sëmundjeve të lëkurës te njerëzit. Çdo vit, përmes matjeve të cilat bëhen, është vërtetuar se dëmtimet e kësaj shtrese ozonike janë gjithnjë e më të mëdha. Dëmtimet e tilla janë quajtur vrimat e ozonit. A e di se në Paris nga më shumë se 2.000.000 automjete në ajër lirohen mbi 2 000 tonë të materieve ndotëse në ditë. Ndryshimet në hidrosferë

Fig. 14.7 a) Ujëra ndotëse

182

Në botë ka një sasi tejet të madhe të ujit, por, megjithatë, tre të katërtat e njerëzve nuk kanë ujë të mjaftueshëm për përmbushjen e nevojave të tyre, ose edhe nëse e kanë, ai është i ndotur. Uji për jetën në Tokë ka rëndësi të madhe nga shumë pikëpamje. Nga aspekti biologjik, uji është pjesë përbërëse e të gjitha organizmave të gjalla; nga pikëpamja higjienike-shëndetësore, uji shërben për mirëmbajtjen e higjienës, e me këtë edhe të Fig. 14.7 b) Ujëra ndotëse shëndetit.


Përkujtohu për sipërfaqet më të mëdha me ujë në Maqedoni.

TEMA 14

Prej një milion litrave ujë, njerëzit mund të përdorin vetëm 6 litra. Ndotja e ujit (hidrosferës), njëlloj si edhe ajo e ajrit mund të bëhet në nga vet natyra, ose nën ndikimin e njeriut. Burimet natyrore të ujit më së shpeshti ndoten nga erozioni, ndërsa uji i cili përdoret për qëllime komunale, industriale dhe bujqësore të njeriut është një prej ndotësve më të mëdhenj të hidrosferës. Ujërat komunale janë ato të cilat përdoren në amvisëritë për ruajtjen e higjienës së shtëpisë dhe për higjienën personale të anëtarëve të familjes. Në të ka sasi të madhe të materieve për higjienë, pjesët përbërëse të së cilës ndikojnë shumë dëmshëm në mjedisin jetësor kur derdhet ky ujë. Kështu, ujërat që rrjedhin prej industrisë së xeheve, industrisë kimike, ushqimore, tekstile, industrisë për prodhimin e letrës, gomës, lëkurës e të tjera, ndikojnë dëmshëm në ekosistemet ujore ku derdhen. A di ndonjë sëmundje ngjitëse që përhapet nga ujërat komunale (ujërat e zeza) i cili nuk është mbledhur në mënyrë të duhur? Shëtit përgjatë rrjedhës së ndonjë lumi më të madh dhe vëre cilat materie gjenden në të dhe cilat e kanë ndotur ujin. Ndryshime në sipërfaqen e tokës Sipërfaqja e tokës ndryshohet në mënyra të ndryshme. Ne do të përmendim disa që llogariten më të rëndësishme. Një prej problemeve të një numri të madh të vendeve të zhvilluara janë mbeturinat e forta. Në çdo vit miliarda metra kub të mbeturinave të forta hidhen, digjen ose futen në gropa. Pjesa më e madhe e tyre janë konserva, shishe, ndërsa gjysma e tyre janë prodhime të letrës. Shpëtimin prej këtyre materieve njerëzit e kërkojnë në mundësinë për t’i ricikluar ato dhe përsëri të vihen në përdorim. Në këtë mënyrë dobia do të ishte e dyfishtë.

Fig. 14.8 Vend deponimi

MBROJTJA E MJEDISIT JETËSOR Për arsye se vazhdimisht zmadhohet ndotja e me vet këtë edhe degradimi i mjedisit jetësor, në ditët e sotme po ndërmerren gjithnjë e më tepër masa për mbrojtjen e mjedisit natyror prej ndotjeve fizike dhe kimike. Masat të cilat ndërmerren mund të jenë mbrojtëse ose preventive dhe të drejtpërdrejta. Që të mbrohet atmosfera nga ndotja tejet e madhe, gjithnjë e më shumë kërkohen zgjidhje alternative për përdorimin e lëndëve djegëse që lirojnë sasi më të vogël të gazrave të dëmshme. Gjithashtu, gjithnjë e më tepër i përkushtohet kujdes mbrojtjes së pyjeve, ose bëhet pyllëzimi. Në qytetet e mëdha gjithnjë e më tepër mirëmbahen parqet, ndërsa përgjatë bulevardeve, mbillen radhë të bimëve drunore dhe shkurre që të veprojnë si filtra për gazrat që lirohen nga automjetet. 183


TEMA 14 Masa të drejtpërdrejta janë vendosjet e filtrave në oxhaqet e fabrikave me ndihmën e të cilave zvogëlohet sasia e ndotësve që lirohen në atmosferë. Ndotja e ujit parandalohet me ndihmën e metodave fizike, kimike ose biologjike. Përdorimi i detergjenteve pa fosfate dhe mjeteve të tjera për mirëmbajtjen e higjienës në masë të madhe e zvogëlon ndotjen. Me filtrim pengohen materiet që e ndotin ujin. Materiet e ndotura mund të largohen vetëm me shtresimin dhe me largimin e përbërësve të fortë. Me masa biologjike nënkuptojmë aftësinë për vetëpastrimin e ujit. Organizmat që jetojnë në ujë vet largojnë disa materie të panevojshme të ujit, sepse i përdorin si ushqim. Vendosja e stacioneve për pastrimin e ujit ose kolektorëve është një prej masave të drejtpërdrejta për mbrojtjen e ujit nga ndotja. Mbrojtja e truallit si burim natyror para së gjithash bëhet përmes planifikimit të shfrytëzimit të saj. Përdorimi i pesticideve dhe plehrave artificiale duhet të bëhet në mënyrë profesionale dhe sipas standardeve. Plehrat – komunale të qytetit duhet të mblidhen në deponi të posaçme, të mbulohen me dhe, kështu që materiet organike të mund të zbërthehen në mënyrë biologjike – natyrore. Riciklimi i mbeturinave në masë të madhe sjell zvogëlimin e materieve ndotëse, por në këtë mënyrë zvogëlohet edhe përdorimi i lëndëve të para natyrore. Në ditët e sotme duhet të mblidhen mbeturinat komunale në mënyrë të planifikuar, gjegjësisht të ndahen plastika, letra, metali që të mund të riciklohen.

Shqyrtim i shkurtër i materialit

Pasqyrë e shkurtër e materialit Ndryshimet që ndikojnë negativisht në mjedisin jetësor dhe i çrregullojnë kushtet natyrore për jetë janë quajtur ndotje. Shkaktarët e tyre janë quajtur ndotës, ndërsa vendet prej ku vijnë këto ndotje janë quajtur burime të ndotjes. Sipas natyrës, ndotësit janë ndarë në ndotës fizikë (pluhur, hi, grimca radioaktive, mbeturina të ngurta amvisërish dhe prej industrisë) dhe kimike (lloje të ndryshme të komponimeve ndotëse kimike në gjendje të gaztë ose në gjendje të lëngshme). Atmosfera çdo ditë ndotet me miliona tonë të materieve ndotëse të quajtura pollutantë. Këta pollutantë janë karakteristik për qendrat lokale industriale në të cilat, pas koncentrimit të tyre në atmosferë, kthehen me shirat në sasi të mëdha dhe e rrezikojnë jetën e njerëzve në këto qytete. Aktivitetet komunale, bujqësore dhe industriale të njeriut në masë të madhe e ndotin ujin. Që të lirohet prej mbeturinave të ngurta, njeriu krijon kodra me mbeturina. Masat për mbrojtje të mjedisit natyror prej ndotjeve fizike dhe kimike, gjegjësisht prej degradimit të tokës, mund të jenë mbrojtëse ose preventive dhe të drejtpërdrejta. Kontrollo diturinë tënde 1. Si ndotet atmosfera, hidrosfera dhe trualli (toka)? 2. Cilat degë industriale janë posaçërisht të dëmshme në ndotjen e mjedisit jetësor? 3. Pse shkatërrimi i shtresës ozonike është rrezik i madh për njeriun? 4. Numëro disa prej masave mbrojtëse për ruajtjen e mjedisit jetësor.

184


TEMA 14 AKTIVITET 1 1. Mblidh gjethe prej ndonjë bime në mjedisin tënd. 2. Me shami të pastër fshije shtresën sipërfaqësore të secilit gjeth. 3. Sipas papastërtisë të cilën e sheh në shami nxjerr përfundime për ndotjen e ajrit në vendin prej ku e ke marrë gjethin. 4. Që ta kontrollosh ndotjen në vende të ndryshme, përpiqu të mbledhësh gjethe prej: fshatit, qytetit, malit, përskaj rrugës dhe krahasoji. 5. Tregoj arsimtarit për njohuritë që ke fituar. AKTIVITET 2 1. Merr shirit ngjitës, vëne në një copë karton ose qelq në atë mënyrë që pjesa ngjitëse të jetë e kthyer nga sipër. 2. Lëre shiritin për një kohë të caktuar të qëndrojë në anën e jashtme të dritares tënde. 3. Përsërite veprimin disa herë, por sipas mundësisë në vende të ndryshme (qytet, mal, fshat etj.). Çka vëren? A kemi dallime ndërmjet shiritave që janë vënë në vende të ndryshme? 4. Shëno vërejtjet e tua në fletore dhe kontrolloi me arsimtarin. AKTIVITET 3 1. Një periudhë të caktuar kohore mblidh ujin e shiut dhe me pH indikator kontrollo aciditetin e tij. 2. Rezultatet e fituara shënoji në tabelë. 3. Kur ka uji i shiut aciditet më të madh? Nëse bie më shpesh shi, aciditeti i ujit rritet apo zvogëlohet? Prej nga vjen aciditeti i ujit të shiut? Shëno vërejtjet e tua dhe kontrolloi me arsimtarin.

185


FLAJOR I FJALËVE PROFESIONALE DHE KUPTIMI I TYRE

A Abort - humbje e embrionit ose e fetusit. Autoimunitet - reaksion anormal i disa indeve të vet trupit. Adenozin trefosfat (ATF) - molekulë e pasur me energji, e cila gjendet në të gjitha qelizat. Adrenalinë - hormon i cili tajitet prej palcës së gjëndrës mbiveshkore. Aerob - ka nevojë për oksigjen. Absorpcion - bartje e molekulave të ushqimit të tretur nga sistemi i tretjes në gjak Acidi deoksiribonukleik (ADN) - material trashëgues i qelizës; i formon kromozomet në bërthamën e qelizës. Acid ribonukleinik (ARN) - acid nukleinik. Akomodim - ndryshime përshtatëse në sy të cilat mundësojnë fokusimin e objekteve të afërta dhe të largëta. AIDS ose SIDA - sëmundje virusale e cila e sulmon sistemin imunologjik. Akrozom - ndërtimi në formë të kapelës që gjendet mbi kokën e spermatozoidit. Aktina - një prej dy proteinave kontraktile në qelizat muskulore. Akut - do të thotë gjendje ose sëmundje e ashpër (e dhembshme, e rëndë) por që nuk zgjat shumë. Aferent - përcjell deri në një vend të caktuar, njësoj si neuroni senzorik që i bart impulset nervore deri në sistemin nervor qendror. Aldosteron - hormon i cili lirohet prej kores së gjëndrës mbiveshkore, ndërsa e nxit reapsorpcionin e kripërave në kanalthet e veshkave. Alergjen - materie e cila shkakton ndjeshmëri të zmadhuar, substancë e cila e fillon procesin e alergjisë. Alergji - tendenca të reagohet keq ndaj një materie e cila zakonisht është e parrezikshme. Alveolë - qeskë e vogël në mushkëri, përmes së cilës kryhet këmbimi i gazrave ndërmjet ajrit të jashtëm dhe gjakut. Aminoacide - pjesë përbërëse e proteinave. Anabolizëm - proces metabolik i ndërtimit të materieve më të ndërlikuara të nevojshme për organizmin. Anaerob - nuk ka nevojë për oksigjen. Anatomi - shkenca për ndërtimin e trupit. Anemi - përmbajtje e zvogëluar e hemoglobinës në qelizat e kuqe të gjakut, pagjakësi. Anestezion - humbje e ndjenjave, sidomos për dhembje, mpirje. Anoreksi - humbje a apetitit. Antitrup - substancë e cila formohet gjatë reagimit ndaj një antigjeni specifik. Antigjen - materie e huaj ose trup, i cili shkakton reagim imunologjik. Antiserum - serum i cili përmban antitrupa. Aorta - arterie e madhe e cila e bart gjakun jashtë zemrës. Aritmi - ritëm jonormal i punës së zemrës. Arteriola - enë e gjakut ndërmjet arteries së vogël dhe kapilarit. Arterioskleroza - ngurtësimi i arterieve. 186


Atrofi - humbja e madhësisë së një pjese të caktuar të trupit. Akson - fije nervore e cila i përçon ngacmimet prej trupit në qelizën nervore.

B Baktere - lloj mikroorganizmi. Barkushe - hapësirë në zemër. Bartja aktive (transporti) - lëvizja e materies, në qelizë ose prej qelizës, e cila është e kundërt me rrjedhën normale të substancës përmes difuzionit. Bazofil - lloj i qelizës së bardhë të gjakut. Biopsi - marrja e një cope të indit ose materialit tjetër nga organizmi i gjallë për hulumtim. Bradikardi - ritëm i zvogëluar i punës së zemrës. Bronkiole - degët skajore të bronkeve. Bronku - kanal i gjerë në mushkëri nëpër të cilin kalon ajri.

C Cirrozë - sëmundje kronike e mëlçisë. Citologji - shkencë që i studion qelizat. Citoplazmë - materie e cila e mbush qelizën dhe i mban organelet. Centriolë - organele që ka funksion në ndarjen qelizore.

D Degjenerim - shkatërrim, si për shembull prej pleqërisë, dëmtimit apo sëmundjes. Dendrit - fije e neuronit e cila i përçon ngacmimet kah trupi i qelizës. Dermatit - ndezja e lëkurës. Dehidrim - humbje e tepërt e lëngut trupor Diastolë - faza e lirimit të zemrës. Digjestion - proces i zbërthimit të ushqimit në grimca të cilat mund të përthithen. Diafragmë - strukturë muskulore nën mushkëri e cila ndihmon gjatë frymëmarrjes. Difuzion – lëvizje e molekulave prej mjedisit me koncentrim më të madh nga mjedisi me koncentrim më të vogël. Dominant - shenjë për gjenin i cili gjithmonë e shpreh veçorinë e vet. Dyoksid i karbonit - gaz që fitohet si produkt final i metabolizmit në qelizë.

E Ekzokrine - gjëndër e cila produktet e veta përmes një kanali i derdh në mjedisin e jashtëm. Ejakulim - derdhja e spermës përmes kanalit të urinës. Embrion - fëmija gjatë dy muajve të parë të shtatzënisë. Endokard - membrana e cila i mbështjell veshëzat dhe barkushet e zemrës. Endokrine - gjëndër e cila sekretin e saj e tajit drejtpërdrejt në gjak. 187


Endometrium - shtresa e brendshme e mitrës. Endotel - epitel i brendshëm i cili e mbështjell zemrën, enët e gjakut dhe enët limfatike. Enzim - katalizator organik; e përshpejton reaksionin, por vet nuk ndryshohet. Eozinofil - lloj i qelizave të bardha të gjakut. Epidemi - të sëmurit e shumë njerëzve në një regjion në të njëjtën kohë. Epidermë - shtresë sipërfaqësore e lëkurës. Epikard – shtresë sipërfaqësore e murit të zemrës. Epitel - një prej katër llojeve kryesore të indeve. Eritemë - skuqje e lëkurës. Eritrocit - qelizë e kuqe e gjakut. Efektor - muskul ose gjëndër e cila reagon ndaj ngacmimit të dhënë; organ efektor.

F Fagocitozë - gëlltitja e një numri të madh të grimcave përmes membranës qelizore. Faror - gjëndër seksuale mashkullore. Fertilizim - bashkimi i qelizës vezë dhe spermatozoidit; pllenim (fekondim). Fetus - individi i porsaformuar prej muajit të tretë të shtatzënisë e gjer në lindje. Filtrim - lëvizja e materies nëpër membranën gjysmëlëshuese, nën ndikimin e forcës mekanike. Fiziologji - shkenca që studion funksionet e organizmave të gjalla. Frymëmarrja qelizore - një varg reaksionesh me të cilat prej materieve ushqyese lirohet oksigjeni në qelizë.

G Gamete - qeliza seksuale; qelizë vezë ose spermatozoid. Ganglion - grumbull i trupave të qelizave nervore i cili gjendet jashtë sistemit nervor qendror (SNQ). Ganglion bazal - lëndë e hirtë në pjesën më të thellë të trurit. Glikogjen - molekulë e madhe e ndërtuar prej glukozave, e cila deponohet në mëlçi dhe muskuj si burim energjie. Glukozë - sheqer i thjeshtë; burim kryesor energjetik për qelizat. Glomerul - lëmsh i kapilareve në kapsulën e Baumanit të nefronit. Gonade - gjëndër seksuale; vezor ose faror. Gonadotropinë - hormon i cili vepron në gjëndrën seksuale.

Gj Gjen - njësi trashëguese; pjesë e ADN-it. Gjenetik - që ka të bëjë me gjenet ose me trashëgiminë. Gjëndër tiroide - gjëndër endokrine e vendosur në pjesën e përparme të qafës. Gjëndra paratiroide - gjëndra të vogla në pjesën e pasme të gjëndrës tiroide; krijon hormon iqë e rregullon nivelin e kalciumit në gjak. 188


H Hark refleksiv - rruga nëpër sistemin nervor prej ngacmimit e deri te reagimi. Hematokrit - përfaqësimi procentual i qelizave të gjakut në gjak. Hemoglobinë - protein i cili përmban hekur dhe gjendet në qelizat e kuqe të gjakut dhe e bart oksigjenin. Hepatit – ndezje e mëlçisë. Hipertensioni - tension (presion, shtypje) i lartë i gjakut. Hipertonik - tretje e cila është më e koncentruar se lëngu në qelizat. Hipoksi - sasi më e vogël e oksigjenit në inde. Hipotalamus - pjesë e trurit që kontrollon hipofizën dhe e ruan homeostazën. Hipotonik - tretje me koncentrim më të vogël sesa lëngu në qelizë. Hipofizë - gjëndër endokrine e vendosur nën hipotalamus, e cila kontrollohet prej hipotalamusit; liron hormone që e kontrollojnë punën e gjëndrave të tjera. Histologji - shkenca e cila i studion indet. Homeostazë - gjendje e ekuilibrit të trupit. Hormon - sekret i gjëndrës endokrine. Hormon tiroidostimulues (HTS) - hormon i pjesës së përparme të hipofizës që ka për funksion të stimulojë punën e gjëndrës tiroide. Hormoni adrenokortikotropen (AKTH) - hormon i cili krijohet në hipofizë, ndërsa e stimulon punën e gjëndrës mbiveshkore. Hormoni antidiuretik (ADH) - hormon i cili lirohet prej pjesës së pasme të hipofizës,e zmadhon reapsorpcionin e ujit në veshkë, duke e zvogëluar në këtë mënyrë vëllimin e urinës së tajitur.

I Izotonike - tretje e cila ka koncentrim të njëjtë të materieve të caktuara me koncentrimin e lëngut në qeliza. Imunitet - aftësi e individit për të rezistuar një sëmundje të caktuar. Imunodeficiencë - mungesë e sistemit imunologjik. Ind - grup i qelizave të ngjashme të cilat kryejnë funksion të specializuar. Infarkt - pjesë e indit e dëmtuar për shkak të mungesës së gjakut. Irida - regjion i rrumbullakët i ngjyrosur i syrit përreth bebëzës. Ishemia - furnizim i pamjaftueshëm me gjak i ndonjë pjese të trupit.

K Kanal limfatik - enë e sistemit limfatik. Kapilari - enë mikroskopike përmes së cilës kryhet këmbimi i materieve ndërmjet gjakut dhe indit. Karbohidrat - sheqer i thjeshtë ose materie e ndërtuar prej sheqernave të thjeshta të lidhura bashkë, siç është amidoni ose glikogjeni. Karies - kalbja, prishja e dhëmbëve. 189


Kariotip - pasqyra e kromozomeve, të radhitura sipas madhësisë dhe formës së tyre. Karcinogjen - materie e cila shkakton kancerin. Katabolizëm - zbërthim metabolik i materieve në substanca më të thjeshta. Kation - grimcë e elektrizuar pozitivisht (jon). Kemoreceptor - receptor i cili i zbulon ndryshimet kimike. Kërc - ind i fortë lidhor. Koagulim – ngjizja, mpiksja e gjakut. Kongjenital - i pranishëm që nga lindja. Konjuktivë - membrana e cila e mbështjell kapakun e syrit dhe mbulon pjesën e përparme të sklerës së syrit. Kontracepsion- mbrojtje nga pllenimi i qelizës vezë. Kromozom - trup fijezor me ngjyrë të errët në bërthamën e qelizës; përmban gjene të cilat i përcaktojnë veçoritë trashëguese. Kronik - sëmundje e cila nuk është e ashpër, por e përhershme.

L Laktacion - sekretimi i qumështit. Lezion - lëndim ose dëmtim lokal. Leukemi - sëmundje e gjakut, e cila karakterizohet me numër të madh të qelizave të bardha të gjakut. Leukocit - qeliza e bardhë e gjakut. Lëng cerebrospinal - lëng që qarkullon në tru dhe rreth trurit. Lënda e bardhë - ind nervor i përbërë prej fijeve nervore me mielinë. Ligament - shirit i indit lidhor i cili e lidh ashtin me ashtin tjetër; pjesë e trashur e peritoneumit, i cili e mban organin ose e ngjet për organ tjetër. Lizozom - organele qelizore e cila përmban enzime. Limfë - lëng në sistemin limfatik. Limfocit - lloj i qelizës së bardhë të gjakut.

M Makrofag - qelizë e madhe e cila ka aftësi për fagocitozë. Megakariocit - qelizë e madhe në të cilën formohen pllakëzat e gjakut (trombocitet). Mezenter - ligament membranor i cili e lidh zorrën e hollë për anën shpinore të murit të barkut. Membranë qelizore - mbështjellës i jashtëm i qelizës. Mejozë - ndarje qelizore në të cilën përgjysmohet numri i kromozomeve dhe fitohen qeliza seksuale. Melaninë - pigment i errët në lëkurë, flokë, pjesë të syrit dhe në tru. Menstruacione - rrjedhja mujore e gjakut prej organit gjenital femëror, të përmuajshme. Metabolizëm - procese fizike dhe kimike me të cilat organizmi mbahet gjallë. Mialgji - dhembje në muskuj. Mielina - materie yndyrore e cila i mbulon aksonet e disa qelizave nervore. 190


Mikrobiologji - shkenca e cila i studion mikroorganizmat. Mikrometër (μm) - e njëmijta pjesë (1/1000) e milimetrit; mikron. Mikroorganizëm - organizëm i vogël mikroskopik Mineral - materie joorganike; pjesë e ushqimit, e nevojshme për shëndet të mirë në sasi të vogla. Miozinë - një prej dy proteinave kontraktile në qelizat muskulore. Miokard - shtresa e brendshme e zemrës; muskuli i zemrës. Miopi – dritëshkurtësia. Mitozë - ndarja qelizore, gjatë së cilës krijohen dy qeliza bija, të cilat janë identike me qelizën mëmë. Mitokondri - organele qelizore në të cilën krijohet energji. Monocit - lloj i qelizës së bardhë të gjakut. Mushkëri - organ për frymëmarrje. Mutagjen - shkakton mutacion. Mutacion - ndryshim i gjenit ose i kromozomit.

N Nefron - njësi funksionale e veshkës. Nekrozë - vdekje e indit. Neuralgji - dhembje në nerv. Neurilemë - mbështjellës i hollë që e mbulon aksonin. Neuron - qelizë e sistemit nervor. Nerv - tufë e fijeve nervore, jashtë prej sistemit nervor qendror. Neutrofil - lloj i qelizës së bardhë të gjakut. Nukleotid - pjesë përbërëse e ADN-it ose e ARN-it. Ngacmim nervor (impuls) - mbushje elektrike e cila përhapet nëpër membranën e qelizës nervore; potencial i veprimit. Ngacmim (stimul) - ndryshim i mjedisit të jashtëm apo të brendshëm që jep një reagim përkatës. Nyje - regjion i lidhjes së dy apo më tepër eshtrave. Nyje limfatike - lëndë e indit limfatik e cila e filtron limfën.

O Organ - pjesë e trupit e cila përmban dy ose më tepër inde, të cilat funksionojnë bashkë për të kryer një punë të caktuar. Organele - pjesë në qelizë, e specializuar për realizimin e një funksioni të caktuar. Organizëm - gjallesë bimore apo shtazore. Organik - materie që gjenden në krijesat e gjalla (bimë, shtazë dhe mikroorganizma) të cilat në përbërjen e tyre molekulare përmbajnë atome të karbonit, hidrogjenit dhe oksigjenit. Osmozë - lëvizje nëpër membranën gjysmëlëshuese. Osteoporozë - dëmtimi i indit ashtëror e cila sjell thyerjen e lehtë të eshtrave. 191


Ovulacion - lirimi i qelizës vezë të pjekur prej folikulës së vezorit.

P Pankreas - gjëndër e madhe e vendosur nën lukth; formon enzime digjestive dhe hormone. Parazit - organizëm i cili jeton mbi ose brenda në organizëm. Patogjen - organizëm që shkakton sëmundje. Patologji - shkenca e cila studion sëmundjet. Penis - organ mashkullor për urinim dhe për marrëdhënie seksuale. Perikard - qese prej membranës seroze e cila e mbështjell zemrën. Peristaltikë - lëvizje e valëzuar në murin e organit ose kanalit. Peritoneum - membrana e cila e mbështjell zgavrën e barkut. Pinocitozë - futja e grimcave të vogla dhe pikave përmes membranës qelizore. Pirogen - materie që shkakton ethe. Plazmë - pjesa e lëngshme e gjakut. Placentë - strukturë e cila e ushqen frytin e porsaformuar gjatë kohës së shtatzënisë. Pleurë - membranë seroze e cila e mbështjell zgavrën e kraharorit dhe i mbulon mushkëritë. Pleksus - rrjet i enëve ose nervave. Progesteron - hormon i krijuar në trupin e verdhë dhe placentë. Puls - valë e presionit të zmadhuar të gjakut në enët e gjakut, e formuar prej tkurrjeve të zemrës.

Q Qelizë vezë - qelizë seksuale femërore ose gametë.

R Respirim - këmbimi i oksigjenit dhe dioksidit të karbonit ndërmjet ajrit të jashtëm dhe qelizave. Refleks - reagim i thjeshtë, automatik në të cilin janë përfshirë disa neurone. Retikulumi endoplazmatik (RE) - ndërtim rrjetor prej membranave në citoplazmën e qelizës. Refrakcion - përthyerja e rrezeve të dritës. Receptor (pranues, përkapës) - qelizë e specializuar ose mbaresë e neuronit senzorik e cila mund të jetë e ngacmuar nga një ngacmim i caktuar. Recesiv - gjen që nuk shprehet nëse është i pranishëm gjeni dominant për të njëjtën veçori. Ribozome - organele në citoplazmë ku formohen proteinat.

S Serum - pjesa e lëngshme e gjakut pa faktorët e koagulimit. Sëmundje venerike - sëmundje e fituar përmes aktivitetit seksual; sëmundje që bartet 192


seksualisht. Sëmundje - gjendje gjatë së cilës një pjesë e trupit ose i tërë trupi nuk funksionon normalisht. Sistem nervor simpatik - pjesë e sistemit nervor autonom. Sistem nervor periferik (SNP) - të gjitha nervat dhe indet nervore jashtë sistemit nervor qendror. Sistemi nervor qendror (SNQ) - pjesë e sistemit nervor qendror në të cilin bëjnë pjesë truri dhe palca kurrizore. Sistem nervor autonom (SNA) - pjesë e sistemit nervor i cili i kontrollon muskujt e lëmuar, muskulin e zemrës dhe gjëndrat. Sistem portal - sistem venoz i cili e përcjell gjakun deri në një shtresë tjetër me kapilare, para se të kthehet në gjak. Sistemi i Golxhit - sistem i membranave në qelizë i cili formon materie të posaçme. Sinapsë - lidhja ndërmjet dy neuroneve (qelizave nervore) ose ndërmjet neuronit dhe efektorit. Sistem - grup organesh të cilat funksionojnë bashkë duke realizuar një qëllim të caktuar. Sistem nervor parasimpatetik - pjesë e sistemit nervor autonom. Sistolë - faza e tkurrjes së zemrës në ciklin e punës së zemrës. Skrotum - qese në të cilën janë vendosur farorët. Spermatozoid - qeliza seksuale mashkullore. Sporë - formë e rezistueshme e bakterit. Strajca amniotike - qese e mbushur me lëng i cili e rrethon fetusin që zhvillohet dhe i shërben si mbështetës.

Sh Shpretkë - organ limfatik në pjesën e sipërme të majtë të zgavrës së barkut. Shtypje osmotike - tendenca e tretjes të tërheq ujin në vetvete; i lidhur drejtpërdrejt me koncentrimin e tretjes.

T Talamus - pjesë e trurit e vendosur në ndërmjettrurin. Testosteron - hormon seksual mashkullor i cili krijohet në farorë. Tetanus - kontraksion i përhershëm (ngërç) i muskulit. Timus - gjëndër endokrine e vendosur në pjesën e sipërme të gjoksit. Tiroksinë - hormon i prodhuar prej gjëndrës tiroide. Toksinë – helm. Tonus - gjendje e shtangies së pjesshme të muskulit. Transplant - organ ose ind i cili përdoret për zëvendësimin e pjesës së dëmtuar. Trombocit - pllakëz gjaku; pjesë qelizore e cila merr pjesë në ngjizjen (mpiksjen) e gjakut. Tru i mesëm - pjesë e trungut trunor. Th 193


Thjerrëz - strukturë e dyfishtë e ngritur e syrit, e cila e ndryshon trashësinë e vet.

U Urea - produkt final i metabolizmit të proteinave i tajitur në urinë.

V Vaginë (vagjinë) - pjesë e kanalit për lindje i zgjeruar nga pjesa e jashtme e trupit; organ femëror për marrëdhënie seksuale.. Vaksinë - materie e cila përdoret për formimin e imunitetit aktiv. Valvulë - strukturë e cila e pengon kthimin e lëngut; si te zemra prej barkusheve në veshëza. Vazodilatacion - zmadhimi i diametrit të enës së gjakut; zgjerimi i enës së gjakut. Vazokonstriksion - zvogëlim i diametrit të enëve të gjakut, ngushtim i enëve të gjakut. Vezor - gjëndër seksuale femërore. Verdhëza - ngjyrim i verdhë i lëkurës. Veshka - organ për ekskretim (tajitje). Venë - enë gjaku e cila e bart gjakun kah zemra. Ventilim - lëvizja e ajrit në mushkëri ose prej mushkërive. Venulë - venë e vogël e cila e mbledh gjakun prej kapilareve. Virus - organizëm tejet i vogël i cili mund të shumohet vetëm në qelizë të gjallë. Vitaminë - përbërje organike, e nevojshme në sasi të vogla për ruajtjen e shëndetit të mirë. Vreri - materie e cila formohet në mëlçi.

Z Zakonet e Mendelit - principe të trashëgimisë të zbuluara prej murgut australian Gregor Mendel. Zigot - qelizë vezë e pllenuar; qelizë e formuar me bashkimin e spermatozoidit dhe qelizës vezë. Zorrë qorre - qese e vogël e zgjatur në fillim të zorrës së trashë.

194


PËRMBAJTJA TEMA 1 NJERIU SI PJESË E BOTËS SË GJALLË ..................................................................... 5 ORA 1 VENDI I NJERIUT NË BOTËN E GJALLË ............................................................................. 6 ORA 2 EVOLUCIONI FILLESTAR I NJERËZVE DHE I MAJMUNËVE ANTROPOID............ 10 ORA 3 RACAT NJERËZORE TË POPULLATËS NJERËZORE ..................................................... 14

TEMA 2 NDËRTIMI I ORGANIZMIT TË NJERIUT ................................................................ 17 ORA 1 ORGNIZMI I NJERIUT ËSHTË I NDËRTUAR PREJ QELIZAVE, INDEVE, ORGANEVE DHE SISTEMEVE ORGANIKE .................................................................................... 18 ORA 2 INDET, ORGANET DHE SISTEMET E ORGANEVE........................................................... 22

TEMA 3 LËVIZJA ................................................................................................................................... 27 ORA 1 RËNDËSIA E ESHTRAVE DHE MUSKUJVE PËR LËVIZJEN .......................................... 28 ORA 2 SKELETI ...................................................................................................................................... 32 ORA 3 MUSKUJT – LLOJET, NDËRTIMI DHE FUNKSIONI ......................................................... 36 ORA 4 KUJDESI DHE RUJATJA E SISTEMIT PËR LËVIZJE ....................................................... 40

TEMA 4 TË USHQYERIT DHE DIGJESTIONI .......................................................................... 45 ORA 1 USHQIMI DHE RËNDËSIA E TË USHQYERIT..................................................................... 46 ORA 2 DIGJESTIONI – TRETJA E USHQIMIT.................................................................................. 50 ORA 3 FUNKSIONI I MËLÇISË DHE PANKREASIT NË PROCESET E DIGJESTIONIT ......... 54 ORA 4 KUJDESI DHE RUAJTJA E ORGANEVE PËR DIGJESTION ............................................ 58

TEMA 5 SISTEMI I QARKULLIMIT .............................................................................................. 61 ORA 1 SISTEMI I QARKULLIMIT - PËRBËRJA DHE VEÇORITË ............................................... 62 ORA 2 ZEMRA, ENËT E GJAKUT DHE ENËT LIMFATIKE, NDËRTIMI DHE FUNKSIONET ........................................................................................................................................... 68 ORA 3 SISTEMI I QARKULLIMIT – QARKULLIMI GJAKUT DHE I LIMFËS. ......................... 73

TEMA 6 SISTEMI IMUNOLOGJIK ................................................................................................. 79 ORA 1 AFTËSITË MBROJTËSE TË ORGANIZMIT ......................................................................... 80 ORA 2 GRUPET E GJAKUT DHE TRANSFUZIONI .......................................................................... 84

TEMA 7 FRYMËMARRJA – KËMBIMI I GAZRAVE .............................................................. 89 ORA 1 FRYMËMARRJA DHE RËNDËSIA E FRYMËMARJES ...................................................... 90 ORA 2 MEKANIZMI I FRYMËMARRJES DHE KËMBIMIT TË GAZRAVE. .............................. 94 ORA 3 KUJDESU PËR SHËNDETIN TËND......................................................................................... 97

TEMA 8 TAJITJA E MATERIEVE.................................................................................................. 103 ORA 1 TAJITJA DHE RËNDËSIA E TAJITJES ................................................................................. 104 ORA 2 ORGANET E SISTEMIT URINAR .......................................................................................... 107 ORA 3 NDËRTIMI DHE FUNKSIONET E LËKURËS DHE KUJDESI DHE HIGHIENA PËR TË.................................................................................................................................111

195


TEMA 9 SISTEMI NERVOR – MEKANIZMAT RREGULLUESE ..................................117 ORA 1 SISTEMI NERVOR – NDËRTIMI PJESËT PËRBËRËSE RËNDËSIA ...........................118 ORA 2 TRURI – FUNKSIONET..........................................................................................................122 ORA 3 SISTEMI NERVOR AUTONOM – VEGJETATIV ...............................................................126

TEMA 10 SHQISAT .............................................................................................................................131 ORA 1 SHQISAT DHE MEKANIZMAT SHQISORE ......................................................................132 ORA 2 SYRI ËSHTË ORGAN I TË PARIT .......................................................................................136 ORA 3 VESHI ËSHTË ORGAN I TË DËGJUARIT DHE I EKUILIBRIT....................................139

TEMA 11 RREGULLIMI HORMONAL .....................................................................................143 ORA 1 HORMONET, RREGULLIMI HORMONAL OSE ENDOKRIN .......................................144 ORA 2 PANKREASI, GJËNDRAT MBIVESHKORE, GJËNDRAT SEKSUALE ........................148

TEMA 12 SHUMIMI TE NJERIU ..................................................................................................153 ORA 1 VEÇORITË GJINORE (SEKSUALE) TË NJERIUT (PRIMARE DHE SEKONDARE) ORGANET GJENITALE .....................................................................................................................154 ORA 2 PLLENIMI, SHTATZËNIA DHE ZHVILLIMI EMBRIONAL ..........................................159 ORA 3 ZHVILLIMI I NJERIUT PAS LINDJES ...............................................................................162 ORA 4 HIGJIENA, MBOJTJA E ORGANEVE GJENITALE.........................................................166

TEMA 13 TRASHËGIMIA TE NJERIU ......................................................................................169 ORA 1 BAZA E TRASHËGIMISË: KROMOZOMET, GJENET ...................................................170 ORA 2 MUTACIONET, SËMUNDJET TRASHËGUESE DHE BARTJA E TYRE, SINDROMAT .........................................................................................................................................173

TEMA 14 VENDI DHE ROLI I NJERIUT NË BIOSFERË ..................................................177 ORA 1 AKTIVITETI I NJERIUT NË MJEDISIN JETËSOR .........................................................178 ORA 2 ÇRREGULLIMI I MJEDISIT JETËSOR: NDOTJET FIZIKE DHE KIMIKE ...............181

FJALOR I FJALËVE PROFESIONALE DHE KUPTIMI I TYRE ...................................186

196


Biologija_8_alb