Albanski_jazik_8_osmani

Page 99

ditёsh, grumbullimi i njerёzve qё kishte marrё kёrthinin, kishte kthye... Kishte marrё me vete edhe nanёn e smut. Ma vonё, nji grumbull tjetёr njerёzish me armё dhe me rroba tё njillojta, kishte qitё nga shtёpia me pak rraqe mbas krahu burrin e mjeruar me dy fёmijё. Njё ditё, kur po merrja gёshtenjat e zakonshme, vёrejta diçka qё mё çuditi: gёshtejpjekёsi kishte mbulue gjoksin e vet leshtak me njё rrobё tё vjetrueme. Ishte mёngjes i rrebёt. Binte borё e bardhё virgjinore, qё flokё-flokё lёshonte mjerimin mbi kolibet e unjёta dhe gёzim mbi pallatet e ndritshme... Kur mё dha gёshtenjat, burri u kollit. Fytyra i mori njё ngjyrё tё zjarrtё. Pёr njё çast vrulli u ul dhe pёrnjёherё burri u zverdh...Shikoi dy fёmijёt, qё po andrrojshin qetёsisht mbi dёrrasat e vjetrueme tё arkave tё prishura. Dhe psherёtini. Unё e kuptova. Binte borё. Ishte ftohtё. Mbas asaj dite ai u kollit shpesh. Zhurma e vrullshme e sёmundjes grise e ndaloi shpeshherё prej punёs. Burri vёrente trishtueshёm fёmijёt dhe vente dorёn nё gjoks. Njё ditё nuk e pashё ma. Fёmijёt qё blejshin gёshtenja, u mjeruan. *

*

*

Nji mbramje vjeshte kthejshe nё shtёpi. Erё e rrebёt e furishme frynte nga veriu. Binte shi i ngrimё tetori qё shtjen dridhjet nё zemёr. Nёn nji strehё gjysmё tё shkatёrrueme, strukё nё pallton e vjetёr, pashё nji burrё tё kёputun. Kryet e thimё i mbёshtetej mbi gjoksin e ngushtё. Nё dy kockat e prehnit tё tij pushojshin dy krena tё vegjёl. U afrova. Gёshtejpjekёsi me dy kёrthij. Flejshin tue u dridhё. Desha tё flas. Por njё ndjesi e çuditshme mё urdhёnoi mos me e prishё atё qetёsi mjerimi. Dhe unё u largova i poshtёruem, kur vёrejta rrobat e mia tё ngrohta. U largova me njё mendim dhe njё dёnim nё zemrёn time. Dёnova shoqninё njerёzore, premtova... Ishte mbramje vjeshte. Binte shi. Frynte erё. Qemal Stafa

Fjalё dhe shprehje skutё-a - kёnd, qoshe diçka ndiente metё - diçka i mungonte 101

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI VIII


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.