Gjuha shqipe dhe leximi

Page 103

ë

jm Të lexo

MË FAL, KANARINË V.Podgorec

Në mbrëmjen para Ditës së Shën Gjergjit, Pavlit nuk i vinte shumë keq që do të ndahej nga nëna dhe motra e vet e vogël. E dinte se duhej të ndahej patjetër. Nëna e tij nuk mund të fitonte bukë për tri frymë. E ai tani më ishte i madh. Nga ana tjetër, për djemtë e fshtatit është turp i madh të rrinte në shtëpi dhe t’i ushqejë dikush tjetër.Ai mund të punoj çdo punë. Nesër, në Ditën e Shën Gjergjit, do t’i mbushë të katërmbëdhjetat. Ishte mbrëmje e qetë pranverore, ndërsa nëna me dy fëmijët e saj rrinte në oborrin e gjelbëruar para shtëpisë. Të gjithë heshtnin. Ndoshta të gjithë rreth asaj se njëri prej tyre nesër duhej të shkonte. Dhe të gjithë ishin të qetësuar, të heshtur si mbrëmja pranverore rreth tyre. Pavli e shikonte qiellin e pastër me yje, në të cilin dukeshin qartë degët e gjelbërta dhe të erëta të qershisë. Në gjethe, si ndonjë njollë e zezë dalloi kafazin e kanarinës. Ajo cicëronte ngadalë dhe dhembshëm. Zëri i saj shpërndahej nëpër tërë oborrin dhe derdhej në mendimet e shqetësuara të djaloshit, Pavlit ju duk se cicërima e kanarinës ishte më e pikëlluar se kurdo më parë. Sa me gëzim e dridhte më parë zërin e vet! Kurse tani...menjëherë filloj të këndojë aq me mallëngjim. “Ndoshta edhe ajo parandjen se do të ndahemi!”-mendoi djaloshi. Për një çast i erdhi keq për të prandaj iu drejtua nënës së vetë me zë lutës: -Kanarinën...mos e harro,nënë...jepi ujë dhe kokrra drithi..Ajo do të këndojë bukur... -Mirë bir,-përsëriti nëna e diçka e shtrëngoj në kraharor. Mandej, ngadalë, si pa zë, dënesi në errësirë,duke i fshirë fshehurazi lotët që i pikuan. Pavli nuk e kishte ndierë deri atëherë barrën e ndarjes nga shtëpia ku u lind, prandaj e habiti zëri pikëllues i nënës së vet. Madje, edhe ndihej disi posaçërisht i gëzuar, sepse edhe ai u rrit dhe u bë ta përcjellin diku si të tjerët, si njerëzit më të rritur të fshatit që i përcillnin çdo pranverë. Dhe ishte i vetëdijshëm se edhe ai do të fitojë, kurse ndihma e tij ishte aq e nevojshme për shtëpinë e varfër. “Vallë, duhej të qaja pse nesër duhet të ndahem? Eh, punë e madhe! Qajnë vetëm fëmijët dhe ata...ata që janë të dobët...Kurse unë... unë nuk jam më fëmijë. Dhe askush nuk do të më thotë më:- Hej, vogëlush,mos i fut hundët atje ku nuk e ke vendin!” Ashtu mendonte kurbetçiu i vogël, por i vinte keq që pikërisht asaj mbrëmje, gjatë mbrëmjes së fundit edhe kanarina nuk është e gëzuar dhe nuk cicëron me gëzim... Të nesërmen , ende pa gdhirë,nëna e përcolli deri në fund të fshatit me shikim të gjatë,tepër të përvuajtur dhe memec. Fshati në të cilin duhej të punonte, ishte atje përtej bregut. E dinte edhe shpinë. Në oborrin e pronarit e priti një djalë i lazdruar nëntëvjeçar. Porsa i zunë qetë, shkuan në arë. Djaloshi i vogël tha: -Pali, këtu do të lëvrosh! Dhe u kthye. Pali as nuk e hetoi tonin fyes dhe nënçmues në zërin e fëmijës. As dhe atë “Pali”. Lëvroi. Kishte vullnet dhe fuqi. Nën këmbët e zbardhura e ndiente tokën e butë duke u derdhur. Vrullshëm thithte frymën e ngrohtë dhe mpijëse. Merrte frymë edhe ara pjellore. Ajo ishte aroma e këndshme dhe e freskët e fushës. Ajo aromë të përvetëson, të deh, të lëmon... Dhe sa shumë i pëlqeu ai mëngjesi purpurtë, plot risi! Fusha zgjerohej deri ku ta kap

103


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.