Gjuha shqipe

Page 193

GJENIU I ANIJES LASGUSH PORADECI Vështroni si shket sipër valash e tundet anija më nge? ...me krismë e me prush prej stërkalash mi të shkreptiu një rrufe!... Ti det brohori fshehtësire! Kuptim i potershëm, ti ,det! ...Po heshtje: ndaj valës së nxirë Gjeniu i anijes po flet: Prej zallit që sot po largohem, fillova mërgimin e ri; hepohem...anohem...humbohem... po sulmën s’e ndal kurrsesi. Dhe aspak nuk më tremb zhurmëria, ndaj turret me hov e vërtik mi ballë e mi korje të mia ndërsimi i tallazit armik.

E moti fatkeq më çiku n’u desh tmerrësisht të fundasaspak nuk më thyen rreziku, po nis e përmbysem me gas: Se prapa le vazhdën e ndritur q’e hapa me shpirtin fatos-: fistonin gazmor ku pat shkitur valimi i anijes q’u sos. .............................................. ............................................. ............................................. ............................................. Valimi i anijes së letë qetohet,ndalohet,mbaron: gjeniu i anijes përjetë hepohet... anohet... valon...

Përpara kur shoh gjeratore, dh’ato më gremisin në fund – mi kulmin e valës malore un’ heq të shpëtoj sa me mend.

_________________________________________________________________________ Njohim fjalë dhe shprehje gjeni-u – këtu: lundërtari, gjeniu i anijes stërkallë-a– pikë uji që shpërndahet në vrull hepohem – përkulem, epem valim-i – valëvitje (vazhdon jeta me gëzim)

192


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.