Issuu on Google+

Revista Obelisk 1


SHTËPIA BOTUESE “ADA” DHE REVISTA “OBELISK” UROJNË TË GJITHË LEXUESIT Obelisk 143

Del me datë 1 dhe 16 të çdo muaji

DHE

Organ i Shtëpisë Botuese”ADA”

www.botimetada.com E përdyjavshme letraro-artistike Viti IV-të i botimit

BASHKËPUNËTORË E SAJ

ISSN: 2225-7896 Obelisk(Tiranë) Rregjistruar në ISSN International Centre 45 rue de Turbigo, 75003 PARIS FRANCE Adresa e redaksisë: Rruga Mine Peza

GËZUAR VITIN E RI 2012

Pallati Kolombo 2, Tiranë tel: +355 450 5312 e-mail: revistaobelisk@yahoo.com

Revistën “Obelisk” mund ta gjeni, në të gjitha pikat e shitjes së gazetave dhe në libraritë kryesore, në Shqipëri (me çmim 100 lekë), në Kosovë (me çmim 1.5 euro), e në Greqi (me çmim 1.5 euro). “Obelisk” mund ta lexoni edhe në internet në adresën w.w.w. botimetada.com Abonimet Europë: 1 vit-45 euro+pp, Amerikë: 70 usd+pp. Për më shumë vizito: www.botimetada.com Për çdo vërejtje, sugjerim apo bashkëpunim kontaktoni në e-mail: revistaobelisk@yahoo.com Nr. llog. Tirana Bank Lekë: 0145-306919-100 IBAN: AL31206111760000145309619100 Shtypet në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “ADA” Tiranë 2011 Tirazhi : 500 copë

2 Revista Obelisk


Obelisk

Politikat e MTKRS-së të jenë në dobi të promovimit të kulturës së shkruar shqipe Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Z. Aldo Bumçi, organizoi një tryezë të rrumbullakët me shkrimtarë dhe studiues të letërsisë, me qëllim që politikat e MTKRS-së, të orientohen në mënyrë të tillë që të jenë sa më pranë interesave dhe misionit të komunitetit të shkrimtarëve dhe studiuesve, në dobi të gjenerimit dhe promovimit të kulturës së shkruar shqipe, kudo ku ajo lëvrohet dhe studiohet. Ministri Bumçi u shpreh se financimet për librin zënë 20 % të buxhetit të kulturës dhe shtoi se ky takim duhet të fokusohet te autorët dhe te nxitja e leximit të letërsisë. I pranishëm në takim, shkrimtari Zija Çela tha se MTKRS duhet të blejë disa shërbime për të nxitur

me të dhënat për të kuptuar cila letërsi preferohet, cilat tema, autorët, etj”, tha Shehri. Mungesa e bashkëpunimit të MTKRS-së me Ministrinë e Arsimit është problemi tjetër që Shehri ngriti, duke shtuar se Politikat arsimore kanë çuar në këto të dhëna dhe duhen bërë politika të përbashkëta pasi edukata e leximit merret në shkollë. Gjatë takimit, ku shkrimtarë të ndryshëm shprehën problemet e tyre, u fol edhe në lidhje me mungesën e një rrjeti revistash apo gazetash letrare, mungesa e librit në rrethe, mungesa e bibliotekave të mëdha në vend, mungesa e një katalogu të librave që botohen, etj. Shkrimtari dhe përkthyesi Agron Tufa tha se rrjeti i

leximin, por e rëndësishme sipas tij është dhe inisiativa private e shkrimtarëve. “Kërkojmë lexues, por një plagë tjetër është që kemi blerës, por që s’janë lexues”, tha Zija Çela. Sipas Çelës, MTKRS duhet të zhvillojë mekanizma që ta orjentojën lexuesin drejt vlerave të vërteta dhe jo drejt zhurmave sezonale. Ndërsa drejtori i Qëndrës së Studimeve Albanologjike, Ardian Marashi, bëri thirrje që të kthehet vëmendja te bibliotekat duke i shndërruar ato në një ambjent tërheqës dhe të kulturuar ku lexuesit, e sidomos fëmijët të njihen nga afër më autorët dhe veprat e tyre. Një tjetër autor, Visar Zhiti theksoi se deri tani është bërë pak në drejtim të kujdesit për kulturën e gjuhës shqipe dhe promovimin e saj. Dhurata Shehri ngriti një tjetër problem, se si mund të nxitet leximi kur nuk ka statistika se sa lexohet, çfarë lexohet, cilat grupmosha, etj. “Propozimi im është inicimi i një studimi i cili nga një anketim të kthehet më pas në një diskutim lidhur

revistave apo gazetave kulturore do të sillte një peisazh të tendencave letrare dhe se dinamizmi i leximit nuk mund të mendohet pa një rrjet të tillë. Ndërsa Stefan Capaliku tha se shteti duhet të aplikojë bursa për shkrimtarët siç, ndodh në gjithë vendet e botës. Disa nga çështjet e tjera që u diskutuan ishin dhe: 1) A ka përfunduar procesi i rehabilitimit të shkrimtarëve të anatemuar nga regjimi komunist dhe çfarë mund të bëhet më tej? 2) Përkrahja ndaj shkrimtarëve të rinj dhe prirjeve të reja që vihen re aktualisht në letërsinë bashkëkohore, nëpërmjet nismave dhe projekteve specifikë. Të pranishëm në takim ishim edhe shkrimtarë si Amik Kasoruho i cili ngriti problemin e mungesës së kritikës letrare në letërsinë shqipe, Bardhyl Londo, Shpresa Vreto, Edmond Tupe, etj.

Revista Obelisk 3


Obelisk

Intervista

Zaimi: “Mes dashurisë dhe urrejtjes” me Virginia Woolf “Virginia Woolf është një autore gjeniale dhe e papërsëritshme. Sa herë lexon një tregim të saj, një roman të saj, një ese të saj, të duket se lexon diçka të re, për herë të parë.” Elvana Zaimi-Tufa, rrëfen marrëdhënien e saj me autorët e përkthyer, dhe më në veçanti, me Virginia Woolf. Libri mban titullin “Njolla në mur” dhe është botim i shtëpisë botuese “Skanderbeg Books”. Më poshtë znj. Zaimi rrëfen qasjen e saj me këtë autore, veçantitë e përkthimit, si dhe projektet për të ardhmen.

Cila ishte shtysa që ndikoi në përzgjedhjen e Virginia Woolf dhe pikërisht ciklit me tregime “Njolla në mur”? Shumë shpesh, ajo që ne quajmë rastësi mund të jetë vendimtare në zgjedhjet që bën dhe që do të formësojnë rrugën ku do ecësh. Këtë mund të them edhe në lidhje me zgjedhjen time: në kohën kur për herë të parë u njoha me tregimet e Virginia Woolf, nuk mendoja se do të lidhesha aq shumë pas saj. Filloi rastësisht me një tregim të përkthyer për revistën Aleph, para 10 vitesh pak a shumë, pikërisht me tregimin që i jep titullin përmbledhjes së botuar nga Skanderbeg Books. Pastaj marrëdhënia që kam pasur gjatë këtyre viteve me këtë shkrimtare ka pasur uljet e ngritjet e veta, periudha “të errëta” dhe të huajësimi, e kam dashur fort, ndonjëherë dhe e kam marrë inat, por që në fund rezulton si marrëdhënie e lumtur. 4 Revista Obelisk

Elvana Zaimi-Tufa

Çfarë veçantie gjeni ju tek kjo shkrimtare? Nuk do të shprehesha për një apo disa veçanti, por për një shumësi dhe entitet më saktë, të profilit të saj krijues. Virginia Woolf është një autore gjeniale dhe e papërsëritshme. Sa herë lexon një tregim të saj, një roman të saj, një ese të saj, të duket se lexon diçka të re, për herë të parë. Përveç këtyre fakteve sigurisht që një rol të rëndësishëm në këtë përzgjedhje ndikohet edhe nga formimi i shijes. Përgjithësisht mua më pëlqejnë “Sportet e rënda” për këtë arsye shpesh zgjedh të punoj me shkrimtarë të vështirë. Megjithatë marrëdhënia ime me këtë shkrimtare ka qenë “mes dashurisë dhe urretjes” për shkak të vështirësisë, por asnjëherë nuk kam menduar të heq dorë. Në estetikën e Virginias ka ndikuar edhe jeta e saj personale, çka e bën këtë autore edhe më interesante.


Obelisk

Intervista

Si e vlerësoni profesionin rafinimit të gjuhës apo tekstit tuaj? në shumësinë e tij në autorët e sipërpërmendur. Megjithatë, Mendoj se përkthyesit unë mendoj se do të ketë interes janë “qëniet më altruiste”, për një shkrimtare të tillë dhe pasi ato çka ata perceptojnë, për gjithë bashkëkohësit e saj ndjejnë, kuptojnë, nga një me emër që vijnë në shqip, do libër, dëshirojnë ta ndajnë me të ketë gjithmonë, pikërisht për të gjithë. Ky profesion kërkon ato arsye se pse vazhdojnë të gjithnjë përsosmërinë, pasi jenë aq të dashur, të lexuar e është e pamundur të arrish të studiuar deri më sot: e kanë plotësisht atë çfarë ka dashur lexuesin e tyre besnik, atë lexues autori të shprehë, edhe pse gjuha që u garanton vazhdimësinë dhe jonë i ka mjetet e duhura për përjetësinë dhe trashëgimin e t’i përçuar më së miri. Shqipja parimeve të tyre estetike. është gjuhë e rrallë, por kurrsesi gjuhë e vogël. Ç’mund të thoni për 10 vitet që janë dashur për realizimin e Mendoni se do të tërhiqet këtij përkthimi? lexuesi shqiptar nga ky botim? Siç thashë, procesi i Ajo letërsi të cilën unë përkthimit është një krijimtari përkthej përgjithësisht dhe më vete. Është e nevojshme pastaj më në veçanti, Virginia të arrihet gjendja e duhur Woolf, Gertrude Stein, Thomas emocionale, ndjesore, të Pynchon, nuk synojnë auditorin gjenden kushtet kohore dhe dhe lexuesin e gjerë. Ashtu një sërë faktorësh të tjerë, siç si poezia ka lexuesin e vet, të të jetë edhe marrëdhënia që paktë dhe shumë cilësor, po krijon me materialin. Edhe pse kaq edhe kjo lloj letërsie për të e kisha mbaruar si përkthim, cilën po flasim më sipër e ka i rikthehesha sërish duke e lexuesin dhe shijuesin e vet. redaktuar, pasi kërkoja të sillja të Dhe që të lexosh atë, duhet të njëjtin perceptim që ka përcjellë kesh njëfarë përvoje leximi, dhe autorja në gjuhën origjinale. rrjedhimisht, përpunim shijesh. Ndjeja një përgjegjësi shumë të Një lexues që lexon letërsi madhe qysh në çastin që mora të bestseller, sigurisht që nuk përkthej tregimin e parë, “Njolla mund të pëlqejë dhe të zgjedhë në mur” dhe pas kësaj, nuk më shkrimtarë si Roth, Murakami, bëhej ta lija në mes përkthimin Hesse, Woolf, Mann, Rilke, e nisur, isha shumë ‘xheloze’ Brodski, Auden, Jelinek e shumë për t’i parë të përkthyera nga të tjerë; nuk mund t’i zgjedhë dikush tjetër, aq shumë e sepse interesi i tij është drejt një kam për zemër krijimtarinë letërsie konsumi dhe subjektit e saj. Në përgjithësi, ka qenë të ngjarjeve kryesisht, se sa një marrëdhënie e ndërlikuar

“dashurie”, po ta them në mënyrë të rëndomtë si gjendja civile në FB: it’s complicated. Cilat janë projektet aktuale apo ato mbi të cilat do të punoni në të ardhmen e afërt? Kam disa gjëra paralel, kam shumë fije me të cilat punoj – dhe i gjithë ky procesi i përkthimit më ngjan me atë marionetën, të cilës duhet t’i lëviz fijet në drejtimin e duhur që të kenë kuptim lëvizjet. Dëshirë e madhe është që, edhe pse me vështirësi ‘dola gjallë nga beteja’ me tregimet e Virginia-s, të hidhem nga esetë e saj – plane të afërta; po kështu, kam një bashkëpunim të frytshëm dhe shumë të kënaqshëm me botuesen time, Flutura Açka, të Skanderbeg Books, të cilën përzemërsisht, e falendëroj për gjithë mbështetjen dhe besimin që më ka dhënë dhe më jep, si dhe gjithë miqtë, të njohurit apo dhe lexuesit që s’i njoh që kanë vlerësuar punën time. Dhashtë Zoti të kemi shëndet e vullnet, pa gjithçka do të bëhet! Amin! Intervistoi: Xhulia Karavella

Revista Obelisk 5


Ese

Obelisk

Nga Arlind FARIZI

SHKENCA E LETËRSISË DHE KOMPLEKSI I FUSNOTAVE “Ulërij, pra jam” Ti do ta presësh mohimin e mohimit, asgjënë e asgjësë, në zemrën tënde të madhe prej rrufepritësi. Nuk do bëhesh më i mençur nëse ke magjistruar, doktoruar. Është vetëm një titull shkencor modest dhe këtë ti nuk e shndërrosh në vlerë dhe në kompleks profesional. Mos u gëzo dhe aq, ka dhe gëzime tjera kjo bukuri shituese e quajtur Jetë. Ti s’do shënosh mr.sc-jat para emrin tënd sall për t’i bindur tjerët, sall për pozë dhe hatër. Varrosë këtë shprehi centrifugale, s’është për ty. Më parë bind veten për përgjegjësinë e titullit. Ti do provosh situata mospajtuese, si në koncept ashtu dhe në qasje shkencore. Jo çdo vërejtje duhet ta dëgjosh. Mëso prej të mëdhenjve të shkencës por edhe prej të vegjëlve të sinqertë. Ti duhet të kuptosh se diversiteti i mendimit shkencor është pasuri dhe se nuk është krim të mendohet ndryshe. Kjo “ndryshe” patjetër duhet argumentuar. LETËRSIA ËSHTË SHKENCË E SECILIT... Letërsia nuk është metodologji, nuk mund të robërohet mendimi në hipoteza, metodat, citate, indekse e thyerjesh tjera të cilat i japin letërsisë imazhin e shkencës ekzakte. Shkenca e letërsisë sot sikur shkon ka eseja shkencore dhe ik prej klasikes së metodologjisë në punimit shkencor. 6 Revista Obelisk

Mbështetu te studiuesit tradicional, ktheju traditës si mikut më të ngushtë dhe gjej identitetin e shkencës së mirëfilltë. Gjithçka që ndërtohet mbi traditën vjen si lojë fjalësh emërtuese të periudhave të ndryshme dhe izmave të pafund. Ti duhet të kuptosh se çështja e periodizimit është e rëndë për ta studiuar dhe doemos ka keqkuptime. Andaj, ruaj qëndrimin e sinqertë dhe argumento tezën duke iu referuar traditës shkencore. Ti s’do krijosh prej vetes një snob të shkencës se, shkencëtari i mirëfilltë duhet të harrojë lavdet shterpe dhe mos i kënaqet çdo shtrëngimi dore nga dashamirësit, kolegët. Ik sa më larg sektit të shkencës së dobët, prej doktorëve të valleve popullore, nga ata që shpallët proletar Migjenin sall t’ju kalojë tema, nga doktorët pa punime doktorature, nga kritikët e metakritikës, nga arkitetektët doktorë letërsie... Ik sa të mundësh! Ik si qengj i butë! Ik prej grigjës së marrisë shkencore! Kjo ikje është shpëtim dhe mbijetesë në kushte xhungle. Ti je shkencëtar i ri, ti je i panënshtruari. Ti je i guximshmi i shkencës. Ti je rebeli. Ti je pasqyra me fytyra vetëtime. Ti nuk je nga ata që besojnë se janë të ngritur lart aq sa i kanë rrokur Himalajën e shkencës, se kanë zbuluar universin dhe formulën e ujit. Ti s’je nga të edukuarit e popullit, të terrorizuarit me para të majme të fituara brenda natës arritën të blejnë titujt – kuponët e shkencës së rrejshme, vizat e përjetësisë shkencore. Ti nuk je nga të nënshtruarit e mentorit andej kufirit të cilit ia besuan eurot si shenjë respekti për shkrimin e temës. Dhe shprehja ne kemi paratë – ata kanë trurin shfaqet si pasqyrë ku të shëmtakët e shkencës duhet medoemos ta shohin vetveten dhe të kuptojnë derdimenomaninë e tyre akademike. Ti s’je as prej tyre që kanë vetëm rezultate minimale e na flasin për ideale shkencore e


Obelisk

Ese

kombëtare; ata që mësuan shpejt e diplomuan blic në Qafëthanë, ata që pas 98 –tës u bënë doktorë, ata që e ruajnë partinë për veten (kohën) e tyre, dhe assesi të kuptohen çfarë projektesh absurde kanë në të ardhmen. Mbase përfundojnë në dekanë fakultetesh ose rektorë universitetesh... Ti nuk duhet të marrish pjesë në asnjë maskenbal meskin. Por, bëhu shikues, vrojtues, analizues dhe pështyj. Pështyj maskat me lëkurë fytyre. Pështyj shtirnjakët e shkencës së a-kulturës, debilet kakademikë të kompleksuar për fusnota… Pështyj ata që ta matin vlerën e punimin shkencor me numër citatesh, me përzgjedhje meskine të autorëve që duhet dhe nuk duhet të citohen. Pështyj ata që harresën e mospërshëndetjes dhe falemindërimit publik të mentorit do ta marrin për herezi dhe tragjedi familjare. Jazëk!, shqiptarëve me kësi komplekse të pista! Mërzitu vetëm nëse punimi yt nuk është i sinqertë. Mërzitu nëse ke be hajni shkencore. Mërzitu nëse je i paaftë shkencërisht. Më mirë mos e nis një punë nëse s’di si me e ba’. Shkenca nuk bëhet me spekulime dhe me filozofi qejfbërjeje, me ngritje të lezetit mentorit ose anëtarëve të komisionit. Shkenca do vetëbesim… Ti nuk do të të joshin sakrificat e mundimeve, nga asketizmi shkencor. Ti nuk do të jesh rrogëtari i askujt, as i mentorit, pos i vetes tënde. Ti nuk do dezertosh në asnjë beteje llafesh të rënda për tema të mëdha; ti s’je një shtirnjak, ti s’je një i paaftë. Ti s’do bëhesh kurrë aktor, as i angazhuar për reklamë shkencore me mungesë shije. Çfarë të mbetet ty? Fjala? Kjo shkencë e gjithëdijshme. Nëse ti do bësh narcisin, kur s’do shkruash kaq të bukur dhe guximshëm?.”Fjalët janë tingujt e ndjenjave” dhe ti mëton që këtë ndjenjë tu shpërndash tjerëve si lule paqeje. Po ata, të vetëkënaqurit e të

rehatuarit e botës, të mirërenditurit në postet universitare me tituj të rrejshëm akademik janë vetëm dyshimtarët e takatit të (t)ultë. Janë kopja e vetvetes, e vetës që e synojnë, janë prej brumi marrëzie e hipokrizie, janë mediokrit e shkencës që shpejt letërsinë do e kthejnë në xhungël lulesh bodleriane. Ti, do ti përdorësh fjalët siç i përdorin të tjerët shenjat e komunikacionit: me përpikëri, me kujdes, me saktësinë e vozitësi të kujdesshëm. Ti nuk do të hysh në kuqen... Do ndalesh. Do presësh. Është e madhërishme pritja. Do anosh kryet. Dëgjo sirenat. Presin nisjen tënde... Nisu, udhëto, është mirë të udhëtosh... Dhe të shkruash... Dhe të studiosh... Fjala është oktava e dridhjes ndjenjësore. Kumbimet e dhimbjes, dashurisë dhe frikës të sajuara përsosmërisht në një paraqitje grafike. Dallgët e ajrit dhe shkërpatjet fotonike lindin nga lënda shpirtërore dhe rrjedhin si valë mendimi në dëgjuesit dhe lexuesit e tu. Lexuesit e tu më të mirë janë miqtë e tu. Se askush nuk bën miq, pa bërë armiq, porse asnjë armik nuk mund ta arrijë kurrë lartësinë e një miku. Se miqësia është një formë e maturisë. Miqësia është besim. Ti nuk je nga mburravecët e shkencës, egoistët që e ruajnë punimin e pabotuar sepse kanë frikë lexuesin e së nesërmes, dembelët takat-ulët. Të shkruarit shkencor është një përpjekje e tmerrshme sfilitëse, si një lëngatë e gjatë e një sëmundjeje tërë dhimbje. Ti s’do të ndërmerrje kurrë një gjë të tillë, po të mos i frynte në vesh ndonjë demon, të cilin as mund ta mposhtë e as ta kuptojë. Ky demon është thjesht instinkti që e bën foshnjën të qajë për të tërhequr vëmendje.

Revista Obelisk 7


Cikli poetik

Obelisk

E shtunë idiote EJA

Lindita AGOLLI Mendoj se misioni i një krijuesi të përkushtuar nuk është vetëm të shkruaj vetë, por edhe të afirmojë atje ku gjen vlera. Të jetë pra një promotor për nxjerrjen në dritë të diellit të vlerave të vërteta, të cilat duke u ballafaquar me antivlerat që kanë zënë faqet e gazetave e të Internetit, t’u thonë lexuesve atë të vërtetë që duhej ta thoshte kritika e cila në keto dekada thuajse ka vdekur. Nuk po i hyjmë analizave të poezive mjafton ti përcjellim lexuesve këtë cikel, sepse për poezitë më së shumti çdo koment është i tepërt. Poezia vetë duhet të shfaqet. Ndërsa për autoren, përshtypja më e mirë krijohet prej frymës, mendimit dhe emocionit që përcjell, e mendoj se kjo është ansambël plot tinguj shpirti, që fryjnë për të flladitur shpirtëra, në erërat e Devollit të Lindita Agollit. 8 Revista Obelisk

Nga Kolec Traboini

Eja Fli në shtratin tim Përndryshe do endem jashtë Gjithë natën si ulkonja E humbur në pyll Me gjinjtë tharë e me vikamën Varur në çengel’n e hënës me vraga Eja Në shtratin tim të flesh Përndryshe do endem s’di se ku Netëve e ditëve pa kuptim Pa strehëz Pa sy Pa duar Nga zgavrat të më klithin lakuriqë nate E të qajnë për endësit E çarçafëve të vdekur. Eja Në shtratin tim të flesh Përndryshe do ngrij atje jashtë Derisa të vijë fryma jote… FISNIKE Të dua me urti, ngadalë e pa zhurmë Pa britma patetike dhe pa ironi Të dua si burim me gurgullimë të butë E kthjelltë, e kaltër, e çmendur, në urti. Të dua e vërtetë, pa përbetime boshe Përmbi të tjerë nuk shkel të vij tek ti Të dua thjesht, pa lot e ngashërime Heshtur, pa fjalë, në fisnikëri. Të dua si burim me gurgullimë të kaltër...


Obelisk

Cikli poetik

DHE DITËN TJETËR… Po sonte kur të zhdukemi bashkë Do zhdukemi bashkë??? Përmbi shkëmbinj majë gishtash të qëndrojmë Nën ujë të puthemi pa frymë Përtej shtatë qiejsh të shtegëtojmë. Po natën kur të flemë bashkë Do flemë bashkë??? Të të mbuloj me flokë e buzë Të fle e të mos fle mbi trupin tënd Të digjem e të bëhem shpuzë. Po nesër kur të zgjohemi bashkë Do zgjohemi bashkë??? Të buzëqeshim sa të çelë dita Të pimë në shtrat kafenë e parë Të vemë në gotë trëndafila. Dhe ditën tjetër e ditë më pas Do zhdukemi e do zgjohemi bashkë... HESHTJET Heshtjet kanë fjalë Fjalët kanë porta Ne heshtim dhe hyjmë Të gjejmë veten tek vimë Drejt njëri tjetrit… PA ZGJIDHJE Shfaqem Më vjedhin. Burgos thesare n’errësirë Baltë më hedhin.

E SHTUNË IDIOTE E shprishur, pa ajër, pa flokë, pa kontur, Zemberekmbetur në tehun e pakohës E Shtunë idiote si shtizë me majë Që mpin dëshirën dhe rrjetë i ve gojës E Shtunë e pabesë që bredh pas teje Damarët m’i nxin dhe kokën ma thërmon Nuk di në koha do ikë, a ti do të vish Por di se për ca gjëra është tepër vonë. Është tepër vonë për të qëndruar Eshtrat shqetësohen në dashjen e fikur Bëj shenja në mur me gishtërinj Është tepër vonë dhe për të ikur. As shkoj as vij si preja në kurth Gazelë e tufës mbetur gjithnjë pas E çmendur në vrapin e madh pas teje Trishtuar si shelg mbi ujë, kur më qas. E Shtunë idiote pa ty…

KOPSHTI I MARINËS Pasdite në kopshtin e Marines Krahët e një pëllumbi do qëndisin dheun Do derdhen aroma të kuqe nëpër shtat E, ngadalë do të të thonë Se pëshpërimat i lind dashuria… Pasdite në kopësht Marina do hedhë vellon time mbi fytyrë Pa zë, e padukshme, si një vegim Do zbresë të të marrë përdore Drejt ishullit vjollcë Ku thyen figurën mendimi…

LAKMI Në fatin e një të përdale shëtis hijen time Të isha ajo, kush do ishin fatlumët?! Kërkoj të futem në atë kuti Pa kapërcyer veten dhe mbetem… E vdekur në virgjëri. Revista Obelisk 9


Obelisk

Tregim

Nëpër shkallë Në shkretinë e mungesës së dashurisë thyejnë këmbët edhe kukudhët.

P

Bujar Balliu

rej tre ditësh, bora mbulon gjithë ç’të sheh syri. Ra me inat, mbushi dhe vrimat e mureve. Lëvizja nëpër rrugët e fshatit humbi, zërat e njerëzve u shuan. Në katin e dytë të sarajeve dëgjohet pesha e dëborës mbi trarët e vjetër e ndonjë krismë e degëve të thata të kopshtit. Kanatet e portave u mbyllën, era e marrë i tundte, i përplaste, hidhte pahun e bardhë deri te shkallët. Nusja vëren nga cepi i ngritur i perdes borën e pashkelur. Njerëzit nuk po dilnin, ngurronin të thyenin kufirin e bardhë. Qëndroi me duart nën përparse. Duhej të shkonte në kuzhinën e katit të parë. Ato kthina e shkallë, pragje e dyer ia kapërcenin disa herë fuqinë e arsyes. Shpesh në vend të konakut së saj, hapte derën ku dergjej më plaku i shtëpisë a qoshen e hyzmeqarëve. Dritaret e divanhanës qenë bllokuar nga hambarët e mëdhenj të drithit. Në të rrinte ndezur kandili me vaj i mbuluar me një kupë bronzi që hidhte nëpër mure dritë të shtrembër, të zymtë. Ndriçimi i jashtëm hynte vetëm nga portat e dy kateve dhe kur ato mbylleshin, bëhej të futje gishtin në sy. Në katin e dytë lëviznin pak njerëz. Shkallët i ngjanë pus i thatë, i errët. U orjentua me duar, gjeti parmakët dhe filloi të zbresë. Nga errësira vinin vështrime si maja gjembash. Gishtat i prekën pezhishka merimange. I përfytyroi nëpër trup. U drodh. Në sheshin mes shkallëve, pas kurrizit, ndjeu dihatje. Për pak sa nuk thirri kur

10 Revista Obelisk

gojën ia mbylli pesha e një pëllëmbe të butë. Njëra dorë lëvizi gjirit, tjetra humbi mes shalëve. Flakëza e gishtave, ndizte prushin nëpër trup. Nusja fërgëlloi. Nga grykat e poreve të lëkurës rrodhën djersë të ftohta frike. “O zot, shpëtomë! Futi duart mes trupit të saj e masës së errët. Shtyu fort. Një zhurmë e mbytur u rrokullis shkallëve. Mbeti fillikat mes errësirës. U qetësua në dhomën e saj. Para pasqyrës sytë e mëdhenj të trishtuar u njomën dhe vështruan të turpëruar. Trupi i ngjau mbuluar me vraga vjemjesh. E pa veten të përçudnuar, të nëpërkëmbur, të flashkët. Gjysmëharku i vetullave lakohet i lodhur mbi qerpikët majëpërzhitur. E gjelbra e bebëzave po derdhet nga një pikëz loti. Ankthi dhe turbullira i lanë vendin qetësisë lodhëse të dëshpërimit. “Kush ma bëri këtë?” Kaloi nëpër mend fytyrat e meshkujve. Tre muaj në këtë shtëpi të stërmadhe, ende dinte pak për njerëzit e historitë e tyre. “Ndoshta një nga kunetrit? I vogli me ata sytë e kaltër nën qerpikët e mëdhenj që ngjan më shumë me një çupë çapkëne? Të kushërinjtë e burrit që banonin në ndërtesën përballë? Mos hyzmeqarët që nuk i dallonte prej njëri-tjetrit se visheshin, flisnin njëlloj e kishin të njëjtën moshë; u ndritte bryma e pushit mbi buzë?” Sa më shumë mendohej aq më


Obelisk

Tregim

Nëpër shkallë shumë ndiente fyerjen e përdhosjes. Kujt t’i zbrazej? Të shoqit? I largët, i ftohtë, nuk do ta kuptonte. Hapej sherr, sherr pa fund. Ah të kishte afër nënën! Në kraharorin e saj do të derdhte gjithë hidhërimin. Do të mbështeste kokën, do ta shtrëngonte fort e do të qante bashkë me të. Lotët, ngecur në cepat e syve, rrodhën në vragën e nxehtë. Nga ajo ditë nuk lëvizte nëpër shtëpi pa u siguruar që portat ishin hapur dhe divanhana, sidomos shkallët, ndriçoheshin nga të dy katet. Meshkujt i shihte me vëmendje. Buzëqeshte përzemërsisht, ndërsa me bisht të syrit ndiqte lëvizjet, të folurit, qeshjet e grimasat. Përpiqej të dallonte gjurmën e “krimit”. Asnjë shenjë, asnjë nojmë e fshehtë. Shkallët i mbetën në mendje. “Nga doli ai njeri? Ku e dinte se jam unë e jo ndonjë burrë? Qëlloi rastësisht apo më njeh hapat e ze pusi?” Ndezi llambën me vajguri, doli nga dhoma, kapsalliti sytë. Drita e mekët iu shtua kandilit të varur në mesin e hapësirës së gjerë dhe ngjalli hijet. Dridhej mbi mur trupi i shtrembëruar. Gjymtyrët e stërzgjatura jashtë çdo përmase njerëzore tundeshin nëpër terr, sikur donin të iknin prej trupit e do të hynin në kamaret gojëshqyera. Shtriqej dyshemesë pamja e frikshme e dy poltronave të vjetër.

Eci majë gishtave. Kapi parmakët dhe me zemër të platitur nga tmerri, filloi zbritjen. Shkallaret ndehen njëra-pas tjetrës. Ja sheshpushimi Bosh. Mjegulli. Shkeli në të . “Asgjë. Ndoshta atë ditë m’u faneps.” Hija e dendur u ngjesh në grykën e llambës, flakëza u lëkund, u hollua, u mek. Gjeti veten mes krahëve e gulçeve të një mashkulli. Mbi fytyrë i ra aromë bumbeskash. Mbylli sytë dhe mbeti palëvizur. Rrobat u hapën si prej një ere të fortë, të freskët, marramendëse. Gishta që dridheshin kaluan nëpër gjoksin e brydhët, lëkurën e tendosur, pastaj dy buzë rrëzë gjirit të djathtë. Nusja dënesi me zë shembur gjoksit. “Oh!” Hapi sytë tej mase të shihte qoftë dhe një tipar të qenies që po i thëthinte trupin. Një kollitje në katin e dytë zhduku gjithçka si me magji. Vrapoi shkallëve, rendi nëpër divanhanë, shtyu me forcë derën e dhomës dhe ra në krevat si trung. Topat e tëmthave buçitën mbi jastëkun e bardhë. Erdhi në vete kur hyri në dhomë i shoqi me llambën e vajgurit në dorë. -E gjeta në mes të shkallëve. Kush e la? -Unë. M’u shua. U tremba dhe vrapova. -Dëgjove zhurma? -… -Minjtë lëvizin nëpër hambarë. Vari llambën, u ul në anë të krevatit, nxori nga xhepi kutinë e

Revista Obelisk 11


Obelisk

Tregim

Nëpër shkallë

duhanit dhe me nge filloi të dredhë cigaren. Nusja i nguli sytë mbi fytyrën e rreshkët. Ishte njeri i përmbajtur dhe kurrë nuk fliste për veten. “Ma punon ky rrengun? Duket kaq i qetë, i pafajshëm. I trembet bukurisë time e dyshon? Mos e bën të provojë në do t’i tregoj? Ku e gjeti aromën e bumbeskave, ai të mbyt me erën e athët e të ndenjur të mykut? Nuk përkëdhelin gishtat e tij me aq zjarr. Pastaj ajo puthja në gji…” U drodh. Nuk e kuptonte se ç’po ndodhte. U zhvesh. Jorgani i akullt. Shtrëngoi sytë. Nën mugëtirën e qepallave sjell ndër mend bisedën me nënën ditën kur erdhi lajmësi. “-Mos më marto! -Një herë të vjen ky fat. Janë familje e madhe, me kamje. Djali goxha djalë. -Kam frikë. -Kaq jam martuar dhe unë. -Babai ka qenë i mirë, kështu thonë të gjithë. E ëma psherëtiu. Në fjalët e së bijës nuk kuptonte ku mbaronin nazet e ku fillonte seriozieti. -Mos më marto! Të jam bërë barrë? -Flet marrëzira. Nuk jemi pa bukë. Kemi mall e gjë, yt vëlla çalltis. Mos do ndonjë çun? Ma thuaj, po të jetë i mirë të japim. -Nuk di unë si duhet. Të thashë, kam frikë. -Do mësohesh, do ëmbëlsohesh, - i mbuloi fjalët me buzëqeshjen tinëzare.” Hapi sytë. Llamba qe shuar. Pranë vetes ndjeu të shoqin. Në dhomën fqinje dëgjohej kolla e rëndë e plakut, ndërsa dikush përplasi derën. Shtëpia u kredh në heshtje. Sytë i nguli në errësirën e zbrazët. Mbajti frymën… priti. Pati nevojë për një vështrim, fjalëz, përkëdhelje. Nuk e dinte pse s’i hyri në zemër. Në krah të tij e pushtonte frika e neveria. E mërzitnin heshtja, vështrimi i vrenjtur nën vetulla, 12 Revista Obelisk

lëvizjet e ngathta si prej ariu të dhjamosur. Papritur u zgjua. Mbajti vesh. Heshtje. Tërësisht qetësi. Kush e zgjoi? Gërhitja e përnatshme, monotone, e bezdisshme. E lëvizi. I shoqi pushoi dhe mërmëriti nëpër gjumë. Fliste shpesh përçart. Fjalët pa kuptim në dhomën e errët i arratisën gjumin. Para syve i kaluan vitet e vajzërisë, lojrat me moshataret, vrapi nëpër rrugët e pluhurosura, larja e teshave në gurët e përroit, çuçuritjet mbrëmjeve me nënën dhe përkujdesjet e mjegullta të të atit që mezi i kujtoheshin. Në këtë shtëpi e lodhte burri vuv, e mbytte aroma e kakërdhive që vinte nga bodrumet, e shtrëngonte në gjoks nata. Errësira e shkallëve nuk i ngjan dhe aq e frikshme. Herën e fundit marrja e frymës, prerja e gjunjëve u shoqërua me një afsh të ngrohtë, të ëmbël. Lëvizi ngadalë, u ngrit. I shoqi gërhiste. Çapiti zbathur nëpër terr. Hapi derën. Gjuhëza e ndritshme e kandilit mbi hambarët e mëdhenj qëndronte drejt si roje qorre. Hijet nuk lëviznin. Mori kandilin në dorë dhe doli krye shkallëve. Duke zbritur pëshpëriste. “Mos ma shuaj dritën se kam frikë, mos ma shuaj dritën, mos ma shuaj, mos…” Arriti në sheshpushim. “Mos ma shuaj kandilin, mos…” Asnjë pipëtimë. “Po ç’u bë ai që puthte e përkëdhelte aq marrëzisht?” Nuk i bënin këmbët as të ngjitej as të zbriste. Për pak sa nuk thirri: “Eja shuaje! Eja!..” Iu tremb jehonës në hapësirën bosh. E tha me zë të ulët. Askush nuk dëgjoi. U ul mbi dërrasat e lëmuara të shkallëve. Në bebëzat e gjelbra, pikat e lotit morën dritën meit të kandilit. Shtëpia e madhe u tulat.


Nga Xhahid Bushati

Obelisk

Recension

Tradita dhe bashkëkohësia në novelën-përrallë “Tërfili me katër fletë”

Ky libër, ashtu si shumë të tjerë që përbëjnë opusin letrar të shkrimtarit Bardhyl Xhama, njeh disa ribotime. Botimi i këtij libri daton në një periudhë kohore, kur krijimtaria e autorit i është drejtuar kryesisht lëvrimit të zhanrit të rrëfenjës. Novela-përrallë shoqërohet me një parathënie që titullohet: “Vështrime për vlerat ideoartistike të novelëspërrallë “Tërfili me katër fletë” me autor Prof. Doktor Jakup Mato, kritik letrar; si dhe në fund me një aparat pedagogjik në ndihmë të mësuesve dhe të nxënësve. Personazhi kryesor i kësaj novelepërrallë është Gjeka. Të gjitha ngjarjet që rrjedhin në mënyrë lineare lidhen me të. Biografia e tij artistike përkon me heronjtë e përrallave tona popullore. Si i njëjti model, ai mbart tipare e cilësi që shfaqen gjatë udhës së tij (udhë e vështirë e plot peripeci) në kërkim të lumturisë së vërtetë. Janë plot episode lirike, dramatike, të shkruara me frymëzim që na sjellin në reliev mençurinë, trimërinë, ndershmërinë, zgjuarsinë, këmbënguljen e triumfin e protagonistit kryesor, Gjekës ndaj forcave regresive, forca që kërkojnë

mjerimin e njerëzve dhe zvetënimin, vyshkjen e ëndrrave të jetës. Gjeka me vendosmërinë e tij gjen çelësin e zbërthimit të së vërtetës të simbolikës së Tërfilit me katër fletë, simbolikë që e zbërthen plaku përmes fjalëve të tij, të cilët përbëjnë dhe mesazhin e veprës: “E ç’kërkon të gjesh tjetër, mor bir? E ku ka tërfil me katër fletë?! Atë e sajoi populli nga dëshira për të jetuar i lumtur” . Novela-përrallë “Tërfili me katër fletë”, mbi bazën e zhvillimit të ngjarjeve është konceptuar dhe strukturuar nëpërmjet dhjetë rrëfimeve. Nga pikëpamja tipologjike, rrëfimi i krijimit është qasje e plotë e ndërtimit dhe e modelimit të përrallave tona popullore. Atë e gjen në rrafshin e funksioneve të personazheve, në bëmat, aventurat e të papriturat e tyre, në triumfin e së mirës ndaj së keqes e negatives, në raportet e reales me fantastiken, konkretes me figurativen, ideales me realen, logjikes me emocionalen, te prania e figurave të tilla si: Gjoka, Gjika e Gjeka, Cinxoja (Gishtoja apo Kacimicrri), gjiganti, kuçedra, divat, plaka e mençur, burri i ditur, apo te mrekullitë magjike: bluza

Revista Obelisk 13


Recension

Obelisk

Tradita dhe bashkëkohësia në novelën-përrallë “Tërfili me katër fletë” me diellin e qëndisur, unaza magjike etj., etj. Për këtë arsye, mendojmë se, lënda përrallore me ngjyrat dhe dinamikën e saj, me kureshtitë e të papriturat, etj., paraqet interes te lexuesi i vogël. Modeli i ofruar i bën më shumë jehonë përrallës popullore si rrëfim i të jetuarit ekzistencial, sesa aktualitetit që ka një frymëmarrje dhe problematikë të caktuar. Për rrjedhojë bashkëkohësinë novela-përrallë e ka të vështirë plotësisht ta përligj si krijim artistik. Autori e njeh mirë letërsinë gojore dhe rrëfimin e saj. Nuk mungojnë elementet poetikë. Ashtu sikundër nuk mungojnë edhe elementet didaktikë. Fraza e shkurtër i ka dhënë emocion dhe zhdërvjelltësi mikro e makro ngjarjeve. Studiuesi Mato në parathënien e tij, në mes të tjerave shprehet: “Nuk mund të saktësoj nëse novelapërrallë “Tërfili me katër fletë” është krijimi më i mirë i tij. Por si kritik e studiues them se kjo është një novelë shumë interesante, shkruar mjaft bukur, nga një penë e talentuar” . Duke pasur një fushëpamje tjetër për këtë krijim, më lart prekëm problemin e bashkëkohësisë së krijimit. Tani dua të prekim dhe funksionin e kohës, më saktë të koherencës në raport mes krijimit popullor dhe atij të kultivuar në këtë novelë-përrallë. Shkrimtari duke i mbetur besnik 14 Revista Obelisk

tradicionales së këtyre krijimeve popullore, mendojmë që elementi i koherencës është më shumë në funksion të kësaj lënde që mbart mendësinë dhe psikikën e krijuesit të saj popullor. Duke qenë e pranishme në novelën-përrallë “Tërfili me katër fletë” të shkrimtarit Bardhyl Xhama, themi që nocioni i ‘folklorizimit’ – siç e quan Rexhep Qosja, - shfaqet dukshëm në formën dhe përmbajtjen e saj. Themi dukshëm, sepse në shumë fragmente, ajo është kapërcyer artistikisht nga pena e shkrimtarit Bardhyl Xhama

1.Xhama, Bardhyl: “Trëndafili me katër fletë” (novelë-përrallë), Botim i parë “Naim Frashëri”, Tiranë, 1989, Botim i Botim i dytë Nereida, Tiranë, 2003, Botim i tretë me titullin “Tre vëllezërit” (përrallë), Nereida, 2010. 2.Po aty, f. 53. (Botimi i dytë) 3.Mato, Jakup: “Vështrim për vlerat ideoartistike të novelëspërrallë “Tërfili me katër fletë”, parathënie e librit: “Tërfili me katër fletë” të autorit Bardhyl Xhama, f. 3. (Botimi i dytë).


Obelisk

Esse

Universaliteti i lirizmit Lasgushian në Letërsinë Shqipe

Agron Shele

Nga Agron Shele Poezia e Lasgush Poradecit (Llazar Sotir Gusho) , është pa dyshim një nga poezitë më magjepëse, më impresionuese, më mbresëlënëse, më frymëzuese, e cila për nga stili, gjetjet artistike, forma poetike, muzikaliteti, ndërtimi harmonik i vargjeve, metrikës së ndjekur, dhe metaforave të përdorura me aq mjeshtëri dhe në mënyrë të pakrahasuheshëm me askënd tjetër, e identifikon këtë personalitet dhe korife të letërsisë tonë kombëtare, si lirikun më të madh dhe mbret të muzës shqipe. Arsimimi në shkollat tradicionale të kohës (Rumani , Greqi, Austri) ,kontakti me kulturat dhe frymën progresive, njohja me autoritet e letërsisë botërore, kryesisht lirikë, si ajo e Pushkinit, Lermontovit, Bllokut, Hajnes, Gëtes, Lanaut, Brehtit, Hygoit, Mysesë, Shellit, Bërnsit, Emineskut, etj, lanë gjurmë të thella në ndërgjegjien, formimin dhe autentitetin e tij krijues. Figurat kombëtare, si Asdreni, Noli , Cabej etj, shikonin tek Lasgushi personalitetin e ardhshëm, prandaj me shumë interes e vëmendje ata ndoqën e përkrahën artin dhe inteligjencën e tij, por për fat të keq kjo inteligjencë do përballej shumë shpejt me atavizmat që prodhoi regjimi totalitar ,i cili sundoi vendin për gati gjysëm shekulli. I endur përbrenda mistizmit të tij, gati në eremi të plotë, as i gjallë dhe as i vdekur, lënë qëllimisht në heshtje, ditëve dhe netëve të zbrazëtisë kohë, humbur udhëkryqe meditimesh, por ngritur në madhështinë krijuese, ai jetoi deri ne frymën e fundit si poet i dashurisë dhe lirisë .

Mi zall të pyllit vjeshtarak Dremit liqeri pa kufi, Ai ndaj fundesh u përflak Posi me zjarr e me flori. Vargje thellësisht të ndjerë, që të kthejnë e rikthejnë, për tu mrekulluar nga simbioza vjeshtë (mall) ,liqen (kthjelltësi) përflakje (perëndim) dhe zjarr (dashuri). Konvonime dhe artikulime të tilla janë strukturuar në mënyrë klasike, me vargje 8 –rrokësh dhe metrikë të puthitur ,por përbrenda kësaj hapësire standarte poeti gjen forcën spirituale dhe shpërthen. Se s’dashuronja-as un’ as ti, Po dashuronte dashurija: Vargje tipike Lasgushiane, vargje që depërtojnë me tjetër timbër dhe ëmbëlsi në ikoshiencën tonë, vargje që çmendin të pashtershmen ndjenjë dhe nga thellësia e përtej shpirtit kulmojnë me të tilla gjetje profarme .Lirizmi, si mishërim i shpirtit fluid, si frymëzim që kapërcen kufijtë mistikë të liqenit vagëllim ,si refleksion i sintetizimit të valës fshehtësi, si abstraksionon i subkoshiencës kreative të vetë autorit, shpalos më së miri atë botë pasionante që tejçon në thirma dhe pasthirrma të një akuartiteti të tërë romantik. Gjithë aurora poetike, ka për lajmotiv dashurinë dhe përbrenda kësaj suaze, trajtohet ndjeshmëria poetike me të gjitha grafikat e saj, figurën, ritmin,

Revista Obelisk 15


Obelisk

Ese

Universaliteti i lirizmit Lasgushian në Letërsinë Shqipe rimën, sigurisht dhe ngjyrimin stilistik. Është thelbësore që për një analizë të mirfilltë të veprës lirike të Lasgushit, përqëndrimi estetik të bazohet në një sërë komponentesh si: (ana kompozicionale, harmonizimi i elementeve jetesorë + elementë natyrorë, përzgjedhje stilistikore dhe simbolika e përdorur) Dashuri! Heu! Mall i ri! Dashuri! këng’ e durimit! Ti liri! Ti robëri! Ti valim i shkrepëtimit! I gjithë percepetimi poetik referohet dhe mbetet aty “tek Dashuria”,tek ajo ndjenjë që rikthen të tjera emocione, tek ai mall që fshehet zhargonëve më të thellë të shpirtit, tek ajo thirrmë që djeg dhe shkrepëtin zemrat njerëzore, tek ajo pamundësi rezistuese që shpesh herë e bën njeriun të përvuajtur. Shumë poetë globalë e kanë hyjnizuar këtë ndjenjë sa të brishtë po kaq dhe të pafaj, shumë të tjerë i kanë kënduar me shpirt dhe me zjarr, të tjerë poetë kanë observuar me dithirambët e martirizuar përbrenda ndjenjës së tyre, ndërsa Lasgushi me teknikat e përdorura dhe orgjinalitetin e vet, sinkronizon romantizmin me klasiken , traditën me moderrnen, bukurinë vrastare me ëmbëlsinë e vargut. Po çdo ëndërr që më shfaqet prej skëterrës së pafund çdo mendim i llaftaruar që më dhemb e më përtund, Duke rënë prej së lartash posi pikë zemërate T’i përshkohet për-së-thelli bukuris’ së qenies sate. Një bosht i tërë lirik, që fjalë pas fjale, varg pas vargu, poezi pas poezie ngrihet përherë e më emocionalisht, përherë e më artistikisht, që të mahnit ,të habit, sigurisht që të bën të kuptosh bukurinë dhe fuqinë e mendimit lirik ,pse jo dhe filozofik, të së përditshmes jetë dhe vetë qënë16 Revista Obelisk

sisë së saj. Lançimi i elementëve të inkoshiencës, ëndërrat dhe pasioni, mendimet haluçionalë dhe shkallinat llaftari ,percepetuar dhe ngritur në magjinë art, të përshkruara për së thelli, tej zemrës, tej shpirtit, tej dhimbjes, tej bukurisë vrastare që rrëzëllon kurmin e feminilitetit femër, përbëjnë dhe esencialen lirikë të vetë poetit. Po çdo ëndërr që më shfaqet -- prej skëterrës së pafund çdo mendim i llaftaruar -- që më dhemb e më përtund Antiteza e përdorur nga autori, tregon jo vetëm finesë dhe stil, por edhe gjetje letrare, e cila shpreh më së miri forcën e vargut, bukurinë e tij, muzikalitetin dhe nivelin e lartë artistik. Në kontekstin e përgjithshëm, nisur nga metodat krahasuese të mbarë poezisë së tij, këto vargje në dukje flasin për shije letrare të njëjta, por po të depërtosh më me mprehtësi, sigurisht që do ndeshesh me këndvështrimin tjeter, sepse vargje të tilla kanë botë, ngjyra, hapësirë dhe kohë, kanë thjeshtësinë dhe lehtësinë e gjuhës së përdorur, por gjithashtu kanë dhe thellësinë e mendimit që sintetizon pa reshtur forcën shpirtërore me terminologjinë fjalë, botën emocionale me shtjellimin e idesë . Përballë hapësirave letrare sot, e cila ndryshon dhe evolon çdo ditë, universaliteti i mendimit lasgushian në letërsinë shqipe bëhet përherë e më evident, përherë e më profarm dhe ashtu : si kthjelltësia e liqenit që e deshi aq shumë, si bukuria e vashës që ngrihej përmbi “Kumtër”, si ëndrrat e humbura netëve yje shumë, si loti i dhimbjes për tokën e përvuajtur, si shpirti trazuar nga prekja e lirisë, ai do rrëzëllojë pareshtur madhështinë e artit të krijuar .


Obelisk

Libri

Poezi e emocionit dhe e mesazhit atdhetar

Nga Naim KELMENDI

Diskursi i kësaj poezie të Engjëll Koliqit vjen si prurje poetike përmes gjuhës vetanake metaforike dhe botës ndjenjore shumë të theksuar, sa që nganjëherë të ngërthen me çiltërsinë dhe me thjeshtësinë e saj, por mbetet identitet i krijimit të subjektit krijues, për ta

ndërtuar botën dhe vizionin e tij prej krijuesi. Në aspektin ndjenjor kjo poezi shpërfaqet me një gamë të gjerë përjetimesh që mbruan në vete, por edhe që mbetet si krjim i ndjenjave të holla dhe gjithsesi e pasur edhe si mendësi dhe si mesazh poetik, që përmbanë në tërë ligjërimin e saj poezia. Mbase kjo poezi vjen sikur një imazh shpirtëror ndjenjash që ndërton botën imagjinative dhe ndjenjore aq thellësisht mbi një taban gjuhësor dhe ritëm poetik sa që krijon në veçanti një

qëndrueshmëri të identitetit të kësaj poezie, për kohën kur është shkruar dhe për përkushtimin poetik ndaj kujt është ndërtuar ligjërata poetike. Engjëll Koliqi krijon me frymëzim dhe vetëm atëherë kur ai i vjen dhe e cyt poetin ta thotë përmbajtjen dhe ndjenjën e saj, për ta bartur të recepienti, duke e ambientuar me të aq natyrshëm. Shqetësimi i subjektit krijues në këtë poezi mbase mund të kategorizohet në disa pika vrojtimi, si shqetësim për mërgimin, vendlindjen, atdhedashurinë, etninë, personalen, prindoren, erotikën, humanen etj, që në njëfarë mënyre e përbëjnë atë vokabularin tematik e motivor të poezisë së Koliqit etj. Si te poezia “Mall për mall”:“Malli im më bëhet zjarr Mallin tim shuaj me mall!”,në këto dy vargjet e fundit të opoezisë poeti perkufizon mendësinë dhe ndjënjësitë e tija duke dhënë mesazhin jo vetëm për gjendjen personale

► Revista Obelisk 17


Obelisk

Libri

Poezi e emocionit dhe e mesazhit atdhetar

por edhe për gjendjen kohore si shkak dhe si pasojë e një gjendjeje tjetër të padëshiruar. Në disa raste Koliqi shkruan me metrikë sikur në renditjen e vargjeve sipas skemës A-B-A-B apo në disa raste tjera të ndonjë poezie sikur A-A dhe BB,por edhe duke dalur nga kjo renditje, dhe duke mos e ulur në asnjë rast fjalorin metaforik në fuqinë e vargut,dhe duke lënë kështu nivelin e lakmueshëm ligjërimor dhe artistik të vargëzimit. Në fakt kjo poezi krijon suksesshëm me tekstin dhe nëntekstin e saj,rrafshin e figurshmërisë në linjë të kuptimit dhe mesazhit ndjenjor, përgjatë tërë ligjërimit poetik në tërë njësitë ciklike të librit, por edhe të secila poezi në veçanti. E shkruar dhe e krijuar në një hapësirë dhe kohë të caktuar, poezia sikur na del në disa raste me ca nuanca romantike vende-vende, por pa e humbur në asnjë rast nivelin ligjërimor të mendimit dhe gjykimit,si në kuptimin diskursiv ashtu edhe në atë semantik të vargut. “Fat i keq seç na rrëmbeu/malli i tokës del në ëndërr”.Apo në rastin tjetër:A mos vallë, mbet trashëgim/Ky kurbet në dhé të huaj/Po rrëmbeu dhe tim bir/ç’zot do ketë, kjo tokë, më thuaj?! Ajo që dominon në tërë ligjërimin poetik të Koliqit është ana humane e vrojtimit dhe perceptimit, ai e do një botë më humane, më njerëzore më të paqtë në kuptimin njerëzor, fizik, e metafizik të saj, dhe edhe kur gjykon ai ka anën e gjykimit njerëzor ndaj të keqes. Poezie e këtij vëllimi poetik sendërtohet përmes fjalorit figurativ shumë funksional dhe nganjëherë shpërfaq gjendje të ngarkuar emocionale dhe shqetësim kur poezia i përkushtohet të afërmve, familjes, prindërve,e në disa raste ndonjë përsoni të vecantë që ka lënë gjurmë në jetën e poetit, por që krijojnë në të 18 Revista Obelisk

njëjtën kohë edhe faktin artistik të një gjendjeje dhe të një rasti a të ndodhure etj. Poezia e Engjëll Koliqit ngërthen në vete një botë emicionale që shprehet përmes botësh shkrimore të poezisë. Në të shumtën poezia e tij është edhe poezi e etnisë,e rrënjës arbërore duke gjakuar të kaluarën, historinë e etnisë etj, dhe këto shprehen me nota shpeshherë të thella emicionale. Kjo e bën më të afërt për lexim dhe shijim poezinë e Engjëllit, si te poezia “Nën kurorën e lisit plak”, sipas të cilës poezi titullohet edhe vëllimi i veprës poetike të Koliqit. Nën kurorën e lisit plak/Gjyshi më rron në jetë të jetëve…/Trupin çdo dite toka ia han e ia kthen./Histori prej shekulli në shekull shpalos/Dhe e shkruan nëpër të gjitha gjethet…”. Pra, subkjeti krijues shqetësohet për historinë atërore dhe të atdheut, ashtu sikur kanë ngjarë ngjarjet e saj që kanë pasur dhe pësimet e veta përgjatë kohëve. Poeti ato i kujton, dhe kur shikon se i është tkurrur atdheu, atij i krijon shqetësimin mbase për të dërguar mesashin e tij, pra të poezisë deri te recepienti, dhe ky shetësim i tij bëhet shqetësim i shumësit, për të vetëdijësuar e për të krijuar kuptimin dhe ndjenjën mbi atdhetarinë dhe kohën e etnisë. Poezi e Engjëll Koliqit kurdoherë mbruan në vete ndjenjën e diçkaje të pësuar nga shtrëngatat e kohës, pra atë të kombëtares, por pikërisht në atë histori, ai dhe vargu i tij, sikur pijnë ujin e legjendave dhe ngjallen sikur feniksi për të trokitur në vëmendjen e kohës dhe të ardhmes së atdheut të tij, dhe mbase në vetë mendësinë dhe kuptimin ekzistencial të njeriut të këtij nënqielli.


Obelisk

Tregim i përkthyer

KOMISARI I GRUMBULLIMEVE MIHAIL A. SHOLLOHOV I Në rajon kishte ardhur komisari i rrethit për grumbullimet. Ai rrudhi fytyrën dinake, që e kishte rruar sa e kishte bërë gjak dhe foli shpejt e shpejt: - Në bazë të të dhënave të statistikës, nga krahina juaj duhet të marrim 25.000 pud grurë. Shoku Bodjagin, unë ju zgjodha komisar krahinor për grumbullimet, se mora parasysh që jeni një punëtor energjik dhe i pakursyer. Kam besim tek ju. Ka një muaj afat... Për ca ditë gjyqi do të transferohet këtu. Sa për grurë, ushtria dhe qendra kanë nevojë gjer këtu, e shikoni?... - i ra me forcë fikthit të mprehtë e tërë qime, dhe shtrëngoi dhëmbët fort! - Pushkatohet kush e fsheh me qëllim! Tundi kokën e tij të rruar toç dhe iku. II Shtyllat e telegrafit, që shkonin e bridhnin si trumcakë rreth e rrotull asaj krahine, thoshin: rekuizim! Nëpër hutore e stanica, kozakët që prodhonin grurë e shtrënguan edhe më shumë barkun me brezat e tyre të qëndisura dhe thanë të gjithë së bashku pa ngurruar: - Të japim grurin falas? Kurrën e kurrës!. .. Në vathat, në rrugën e hutorit, kudo që të hidhje sytë, në mes të natës, kërcisnin arkat, se po fshihnin në dhe me dhjetëra e qindra pud grurë të shkoqur. Kushdo e dinte se ku e si e kishte fshehur fqinji grurin e tij. Askush s’bënte zë .... Bodjagini me repartin e rekuizimit vinte vërdallë atij rrethi. Dëbora kërciste nën rrotat e karrocës

që linte pas vathat e zbardhura nga bryma. Po ngrysej. Stanica ishte si gjithë stanicat e tjera, po veçanërisht për Bodjaginin kjo ishte shumë e dashur: këtu ai kishte lindur. Sadoqë kishin kaluar gjashtë vjet, prapseprapë ajo s’kishte ndryshuar fare. Ja si kishte ndodhur: një ditë të nxehtë korriku, mezhdat e arave ishin mbushur tërë luleshqerre të verdha, qe tamam koha e korrjes. Ai Ignat Bodjagini ishte akoma katërmbëdhjetë vjeç. Po korrte bashkë me të atin e me argatin. Po, ja, papritur e papandehur i ati rrahu argatin sepse i theu një dhëmb sfurkut; Ignati iu afrua të atit dy hapa larg dhe i tha duke kërcitur dhëmbët: - Je maskara, baba... - Unë?! - Po, ti... Me një grusht i ati e përmbysi përdhe Ignatin dhe e rrahu për vdekje me rripin e qinglës. Mbrëmjeve, kur u kthye në shtëpi nga ara, i ati vajti në kopësht dhe preu një thupër vishnje, e qëroi mirë e mirë dhe pastaj, si fërkoi mjekrën, ia dha Ignatit dhe i tha: - Shko, biri im, bjeri rrotull botës për kismet dhe ktheu këtu vetëm kur të kesh vënë pak mend në kokë... dhe vuri buzën në gaz. Kështu kishte ndodhur dhe ja, tani po nget arabanë pranë gardheve, lë, pas çatitë prej kashte dhe kanatat me bojë... Bodjagini ua nguli sytë parmakëve të kopështit para shtëpisë së të atit dhe gjelit prej teneqeje sipër çatisë me krahë hapur sikur të këndonte kikiki në heshtje, ndjeu sikur diçka iu mblodh lëmsh në grykë dhe po ia merrte frymën. Mbrëmjeve, e pyeti të .zotin e shtëpisë: - A rron akoma plaku Bodjagin? I zoti i shtëpisë, që po ndreqte takëmet e kalit,

Revista Obelisk 19


Obelisk

Tregim i përkthyer

me gishtërinjtë e tij tërë zift, lidhi lelen me spango dhe picërroi sytë: - Po pasurohet gjithnjë e më tepër mori një grua të re, se plaka ka kohë që i ka vdekur Djalit s’i dihet as nami as nishani dhe ai qerrata plak nuk i lë rehat gratë e ushtarëve... Pastaj u bë më hijerëndë dhe shtoi: - Ama, si bujk s’ke ç’i thua, s’ta ka shokun!... Mos e kini mik? Në mëngjes, tek po hante, kryetari i sesionit të gjyqit shëtitës revolucionar tha këto fjalë: - Në mbledhjen e djeshme dy kulakë i nxitën kozakët të mos e dorëzojnë grurin... Në kontrollin që u bë ata kundërshtuan dhe rrahën dy ushtarë të kuq. Do t’u bëjmë një gjyq që të jetë shembull dhe do t’u japim gjysmën e lekut... III Kryetari i gjyqit ishte një butexhi, që nga skena e ulët e shtëpisë së kulturës hodhi fjalën sikur po i vinte kades një rreth i ri: - Pushkatim! Të dy kulakët i shpunë te dera... Bodjagini e njohu se i dyti ishte babai i tij. Mjekra e kuqërreme dhe si patkua i qe thinjur vetëm në majë. E ndoqi me sy atë zverk të djegur nga dielli dhe doli pas tij. Në hajat, i tha oficerit të rojës: - Pa ma thirr pakëz atë më plakun. Plaku erdhi duke kërrusur supet si i turpëruar; e njohu të birin dhe sytë i nxuarën xixa, që pastaj u shuan. Picërroi sytë, nën vetullat e tij të shpupurishura: - Me të kuqtë, biro? - Po, me ata, baba. - Po-o-o. - Dhe i ktheu sytë nga ana tjetër. Heshtën. - Kemi gjashtë vjet që s’jemi parë, baba, dhe s’ke gjë të më thuash? Plaku rrudhi hundën si me zemërim. - Eh, ç’të them... Rrugët tona janë tani të ndryshme. Unë, që mbroj pasurin time, do pushkatohem; unë, sepse nuk lë njeri të hyjë në grurin tim, qenkam një armik. Përkundrazi, kush vjen e shtie duart në sëndukët e të tjerëve, ai vepron sipas ligjit, apo jo? Plaçkisni: ju kini arën dhe gurin në dorë. Bodjaginit, komisarit të grumbullimit, i qe bërë 20 Revista Obelisk

mavi lëkura në mollëzat e faqeve. - Ne nuk plaçkitim të varfërit, po u vëmë fshesën atyre që e kanë grumbulluar me djersën e të tjerëve. Ti je i pari, që tërë jetën tënde ua ke pirë gjakun argatëve! - Kam punuar vetë natë e ditë; s’jam sorollatur poshtë e lartë nëpër botë, siç ke bërë ti! - Kush ka punuar e do pushtetin e punëtorëve dhe të fshatarëve, kurse ti e ke pritur me çomange... As i lë t’i afrohen gardhit tënd... Prandaj do zhdukesh nga faqja e dheut! Plakut iu zu fryma sikur po hiqte shpirt... dhe tha me zë të ngjirur, sikur po e këpuste atë perin e hollë të dashurisë, që gjer në atë çast i lidhte akoma: - Ti s’je im bir, dhe as unë babai yt. Për këto fjalë që nxore nga goja kundër tyt eti, qofsh tri herë i mallkuar! - Pështyu dhe u nis pa bërë zë. Pastaj ktheu kokën me rrëmbim dhe s’e mbajti dot, po shfreu tërë inatin e tij: - kij mendjen, Ingaçka! Sikur të na qëllojë të takohemi, do të ta... tët ëmë! Nga Hoprona po vijnë plot kozakë dhe ata do ta përmbysin pushtetin tuaj! Po nuk vdiqa, po më ruajti Shën Mëria, do të ta marr shpirtin me dorën time... Mbrëmjeve, prapa stanicës, matanë mullirit me erë, tek një rrëpirë toke ku hidhnin kafshët e ngordhura, u mblodh njerëzia. Komandanti Teslenko shkundi llullën dhe tha shkurt: - Afrojuni më tepër nga honi... Bodjagini hodhi sytë nga një sajë që po çante vija-vija dëborën buzë rrugës, pastaj tha me një zë të mbytur: - Mos më mbaj mëri, baba... Priste një përgjigje. Heshtje. - Një... dy... tre! Kali i sajës, matanë mullirit me erë, u praps; saja u drodh mbi rrugën me gropa, dhe ajo njollë gjaku në atë buzë të greminës luhati një copë herë në çarçafin e bardhë të dëborës. IV Shtyllat e telegrafit, që shkonin e bridhnin si trumcakë rreth e rrotull asaj krahine, thoshin: kryengritja plasi në Hopro. Komitetet Ekzekutive u dogjën. Nga bashkëpunëtorët e pushtetit ca u vranë, ca morën arratinë. Reparti i rekuizimeve u nis për në rajon. Këtu në


Obelisk

Tregim i përkthyer

stanicë, mbetën për njëzetekatër orë vetëm Bodjagini dhe kryetari i gjyqit Teslenko. Ata bënë çmos që të nisnin shpejt e shpejt për në qendrat e grumbullimit qerret e fundit të ngarkuara me grurë. Që në mëngjes kishte zënë stuhia. Frynte një erë e ftohtë: qielli ishte mbuluar me një re tymi dhe një pluhur i përhimtë e mbulonte stanicën. Ndaj nate, aty tek sheshi, mbërritën trokthi njëzet veta kaluar. Në atë stanicë të zhytur në pirgjet e dëborës u përhapën tingujt e kushtrimit. Hingëllima kuajsh, lehje qensh, tinguj të ngjirur kambanash dëgjoheshin kudo. Kryengritje. Atje në kodër, matanë një gomileje varri të motshëm që dukej si një kafkë boshe dhe tullace, dolën dy kalorës, që ishin bërë qull në djersë. Përposh, tek ura, kërcisnin thundrat e kuajve. Një mori kalorësish. I pari i tyre, me një kapele oficeri, i ra me kamxhik pelës së tij prej race, me këmbë të gjata. - S’kanë ku venë komunistët! Matanë gomilës Teslenkua, një ukrainas me mustaqe që i vareshin, ia tundi frerin kalit të tij kirkiz të vogël: - Do të na mbërrijnë, djalli t’i marrë! U “mëshoni” kuajve. Ju e dini se kodra shtrihet nja tridhjetë vjorsta. Kalorësit derdheshin prapa tyre si lavë. Nata pllakosi andej nga perëndimi, matanë mezhdës... Tre vjorsta larg stanicës, brenda një lugine, në një pirg dëbore të shpupurishur, Bodjagini vuri re një njeri. Iu afrua trokthi dhe thirri me zë të ngjirur: - Ç’djall bën këtu? Një kalama fare i vogël, i verdhë dyllë në fytyrë, brofi në këmbë. Bodjagini vringëlliti kërbaçin; kali u harlis dhe mezi u mbajt përpara kalamanit. - Dashke të vdesësh së ftohti, more djall? Ç’të solli këtu? - e pyeti Bodjagini. I zbriti pastaj kalit, u kërrus dhe dëgjoi një murmuritje të lehtë: - Xhaxho, kam ngrirë... Jam jetim... sorollatem dhe rroj me lëmoshë. Akull e kallkan, hodhi në kokë kindin e një bluze të grisur gruaje dhe s’pipëtiu fare. Bodjagini, pa nxjerrë asnjë fjalë nga goja, zbërtheu xhubenë dhe me cepin e saj mbështolli atë trup të vogël e të dobët, pastaj mezi i hipi kalit, që hidhte hickëla. U nisën. Çuni, që ishte nën xhubenë, qëndronte kruspull, ngrohej pak e nga pak dhe mbahej fort tek

rripi. Kuajt shpejtonin vrapin, rënkonin, shfrynin me tërbim, se e ndjenin që edhe kuajt e tjerë nga pas po ngisnin shumë. Midis tufanit që ulërinte, Teslenkua e kapi nga krifa kalin e Bodjeginit dhe i thirri: - Hidhe atë kalama! A nuk dëgjon, mor qen bir qeni? Hidhe, se na zunë! - Duke sharë zot e soj e sorollop, filloi t’i bjerë me kamxhik duarve mavi të Bodjaginit. - Po na zunë, na bënë copë-copë! Të martë lumi ty bashkë me atë shejtanin e vogël!... Të dy kuajt ecnin barabar duke nxjerrë shkumë nga goja. Teslenkua u ra duarve të Bodjaginit sa u nxori gjak. Me gishtërinjtë e ngrirë ai shtrëngonte atë trup të vogël dhe të flashkët; ndërkaq mblidhte frerin pas vetes dhe kërkonte me dorë nagantin. - S’e lëshoj nga dora këtë çilimi, e shpëtova, se po vdiste së ftohti! Hiqmu, kërmë, se të vrava. Atëherë ukrainasi mustaqethinjur e ndaloi kalin dhe qau me zë: - Nuk shpëtojmë dot! E pat!... Gishtërinjtë sikur nuk i kishte të tij, se nuk i urdhëronte më. Bodjagini kërciste dhëmbët tek po lidhte çunin në shalë me rripin e tij. Kur pa se e kishte lidhur mirë, vuri buzën në gaz: - Mbahu pas krifës, mor picirruk! Teslenkua u ra vitheve të djersitura të kalit me millin e këlliçit, futi gishtërinjtë në gojë nën mustaqet e tij të varura dhe nxori një fishkëllimë të mprehtë dhe shurdhuese. Pastaj, për një copë herë, ndenjën dhe vështruan kuajt, që po rendnin me të katra, e të lehtësuar, se s’i kishin më kalorësit e tyre përsipër. Ata u shtrinë përdhe njëri pas tjetrit. Pastaj i pritën me një breshër plumbash ato kapela lëkure, që sapo u dukën majë kodrinës... Mbetën aty të shtrirë tri ditë e tri net. Teslenkos, në brekët prej pëlhure të trashë e të ndyrë, i dukej një goxha shuk dhe goja e çarë gjer tek veshët, i qe mbushur me flluska e gjak të mpiksur. Bodjaginit, në gjoksin lakuriq, i kërcenin pa frikë ca zogj çafkalorë të stepës. Në barkun e çjerrë dhe me zgavrat e syve të tij ata hanin sqep më sqep kokrrat e elbit të zi.

Përktheu Eqerem Biba

Revista Obelisk 21


Homazh

Obelisk

Homazh prozatorit më të madh grek

Aleksandër Papadiamantis

Nga Arjan Th. Kallço

Ky vit do të mbahet mend si viti i përvjetorëve të mëdhenj në letërsi dhe jo vetëm shqiptarë. Ndërsa patëm rast që të njihnim më nga afër jetën e Migjenit në këtë përvjetor, kujtoj intervistën tepër interesante me prof. Benvenuton apo veprimtari të tjera, në Greqi një tjetër përvjetor i madh i letrave, tregimtarisë që sot përkujtohet kudo në të gjithë botën, ai i veristit grek Papadiamantis. Bashkëkohës i një veristi tjetër, por këtë radhë Italian, Vergës që edhe ky është konsideruar eksponenti më i madh i Verizmit, rrymë që u frymëzua prej Natyralizmit në Francë, sipas së cilës letërsia duhet të fotografojë objektivisht realitetin shoqëror dhe njerëzor, duke pasqyruar me rigorozitet klasat, edhe më të të varfërat, në çdo aspekt edhe të pakëndshëm. Shkrimtarët duhet të ishin shkencëtarë dhe të analizonin aspektet konkrete të jetës, pra jetën siç ishte, në të gjitha pamjet e skajshme të saj në zonat që ishin larg vëmendjes së qytetërimit dhe të harruara në “shenjtërinë e vet”. Dy autorë veristë që u dhanë letërsive respektive dhe botërore imazhet e paharruara të një realiteti dhe jete me të gjitha dramat e veta, të një realiteti të njerëzve që jetojnë të lidhur fort me detin : Skiathosi dhe Siçilia si dy ishuj që tashmë i kishin gjetur fotografët e vet “ të paanshëm”. Njerëzit e detit është një nga hitet më të bukura të muzikës italiane ku flitet pikërisht për këta njerëz që edhe sikur të lrgohen përkohësisht nga deti, kthehen përsëri tek ai, pasi nuk mund të shkëputet një lidhje që është tepër e thellë që vetëm shpirti e ruan të paprekshme përgjithmonë. Të them të drejtën nuk e njihja Papadiamantisin, nuk 22 Revista Obelisk

kisha lexuar asgjë për të, as edhe ndonjë vepër të tij më parë dhe më vjen keq që shkrimtarët e famshëm grek në nivele botërore të mbeten ende të panjohur për publikun e gjerë artdashës. Fati e deshi që të merrja një mesazh nga një mike greke që më bënte të ditur se në ishulllindjen e tij, përkujtohej me një konferencë ndërkombëtare, 100 vjetori i vdekjes së tij. Kur klikon në internet se autori i kapërcen kufijtë e atdheut të tij, mbetesh disi i befasuar nga dy gjëra : e para sesi mund t’i shpëtojë vëmendjes së shtëpive botuese ky fakt dhe e dyta sesi shumë studiues apo përkthyes shqiptarë që e njohin greqishten të mos na i kenë sjellë më parë. Në vend që të mendojmë të sjellim në shqip këto pena të panjohura, fillojmë e debatojmë, a mundet që mendja e vogël të shkojë deri në këtë pikë, për rishikimin e përkthimeve të klasikëve dhe ripërkthimin e tyre. Nuk besoj se donjë prej ne përkthyesve do të kishte dëshirën që të risillte të gjithë autorët klasikë në versione të reja; do t’i duheshin të paktën nja 100 jetë që ta realizonte këtë imagjinate të shfrenuar në këtë kohë. Unë mendoj se ato përkthime e kryen misionin e vet dhe shkëlqyeshëm, dikush që nuk është i kënaqur edhe mund ta provojë të na i ripropozojë, sot është i lirë të përkhtejë kushdo, dhe më pas të shohim sesa vlera do të kenë përkthimet në një vështrim kritik të përkthimeve krahasuese. Le t’i kthehemi autorit grek në këto rreshta të cilat u bënë të mundura edhe në sajë të ndihmës së një studenteje në Janinë, Marinelës, që pavarësisht kohës së kufizuar, përgatiti disa materiale për jetën dhe veprat e tij.


Obelisk

Homazh

Homazh prozatorit më të madh grek Aleksandër Papadiamantis Lindi në Skiathos më 4 mars 1851 dhe vdiq po në qytetin e lindjes më 3 janar 1911. U rrit në një familje të varfër, i ati ishte prift, mes 9 fëmijëve dhe që i vogël u familjarizua me ritet kishtare, atmosferën kishtare dhe jetën e qetë në ishull. Gërmat e para i mësoi në Skiathos, studioi me shumë shkëputje për shkak të vështirësive ekonomike në disa gjimnaze dhe vitin e fundit në Athinë. Filloi që kur ishte nxënës që të punonte për të fituar bukën e gojës, duke çuar dërgesa dhe më vonë mësoi si mësues privat. Për 8 muaj qëndroi si prift rishtar, por nuk e konsideronte veten të denjë për të sjellë formën engjëllore. U kthye në Athinë dhe u regjistrua në Universitet në degën e Filozofisë, të cilën me gjithë përpjekjet e bëra nuk arriti që ta përfundonte, sepse ishin shumë faktorë që e penguan si skamja apo shëndeti i paqëndrueshmë. Pas një periudhe të shkurtër qëndrimi në Skiathos u kthye në Athinë, ku u regjistrua sërisht në universitet dhe filloi të publikonte përkthime të ndryshme nga frëngjishtja dhe anglishtja. Të ardhurat e tij ishin të pakta, kështu që detyrohej të jetonte në dhoma të varfëra dhe duke bërë një jetë të thjeshtë. Bashkëpunimi me revistën Akropoli i siguronte një të ardhur mujore 200-250 dhrahmi në muaj, por fitonte mjaftueshëm nga bashkëpunime me revista dhe gazeta të tjera, ndërsa gjendja e tij ekonomike mbeti gjithmonë më e dobët. Rroga e marrë shkonte për pagesën e qirasë, borxhet e mara, dërgonte lek tek prindërit në Skiathos, i ndante me të varfërit, i prishte pa u menduar për ditën e nesërme. “Gjatë ditës së parë të muajit qëllonte të isha i pasur”, kishte shkruar diku autori. Kur filloi bashkëpunimin me gazetën Asti, i ofruan 100 dhrahmi dhe përgjigja nuk vonoi, duke deklaruar se ato ishin shumë. Puna e madhe, alkoli, pagjumësia, cigarja, lodhja i shkatërruan shëndetin që ia morrën jetën shumë shpejt. Në mars të vitit 1908 u kthye në Skiathos me qëllim që të mos kthehej më në qytetin e çifqinjve dhe të plutokratëve, siç e quante ai. Në ishull vazhdoi që të bënte përkthime që ia dërgonin miqtë që të kishte motive për të jetuar, por më vonë iu enjtën duart dhe ishte tepër e vështirë që të shkruante. Gjatë vitit të fundit të jetës së tij mblidhte të dhëna historike të ishullit dhe i përmblidhte në tregime tashmë më të pjekura, më të plota.

Veprat

Sipas Kavafit, Papadiamantisi ishte maja e

majave, ishte shkrimtar i rëndësishëm i lerësisë greke, i njohur ndryshe dhe si shenjt i shkronjave greke. Ai është shkrimtari më i madh i shekullit të 19-të në Greqi. Shkroi kryesisht tregime dhe romane, ka shkruar rreth 100 tregime të cilat u botuan në gazeta e revista të ndryshme, të cilat e përshkuan thellësisht letërsinë greke, siç e dëshmojnë eloxhet e shumta nga shkrimtarët Kavafis, Elitis dhe Kundera. Ai konsiderohet si themeluesi i letrave moderne greke dhe veprat e tij zënë një vend të shkëlqyer në letërsinë greke, por njëkohësisht ishte edhe njohës shumë i mirë i gjuhës frënge dhe angleze, lexues i madh i klasikëve dhe admirues i Shekspirit. Tema merrej kryesisht prej ishullit të tij, në pjesën më të madhe citohen përroskat, kanonet, bregoret me gjelbërim të ndryshëm. Jeta bregdetare me porte shumë të vegjël të panumërueshëm, shpellat, ishujt e vegjël, gjiret, ranishtet, detin etj. Mjedisi i jashtëm përshkruhet me një adhurim të vërtetë kundrejt natyrës. Ekziston një përshkrim psikologjik i brendshëm dhe një parandjenjë e saktë për ç’ka u ndodh heronjve të tij, duke bërë një analizë të thellë psikologjike, gjë që bën shumë përshtypje në kohën e tij, e krahasuar shumë kjo me Dostojevskin. Duke qënë në fillim shkrimtar skeçesh me kalimin e kohës përhapi përshkrimin e zakoneve të popullit, duke e merituar emrin si njeriu i parë që përuroi tregimtarinë në Greqi. Gjuha e pastër që përdor, bëhet rrallë herë e pakutpueshme, sepse merret nga vetë jeta e përditshme, por që dalngadalë e thjeshton atë, duke futur gjithmonë e më shumë elementë popullorë. Tregimtaria e tij vlerësohet për stilin cilësor, fantazinë pjellore dhe përkushtimin fetar. Disa miq të tij si Gavrilidhi, Koronila, Zervoja dhe të tjerë folën pa rezerva dhe e përkrahën punën e tij. Të tjerë mendojnë se puna e tij i takonte vetëm kohës dhe nuk e pëlqenin gjuhën e përdorur. Garilidhi shkruan : “Nuk është vetëm tregimtar dhe punëtor shpirtëror dhe i denjë, por edhe luftëtar i progresit, i drejtësisë. Kritikë të tjerë mendojnë se nuk ishte një shkrimtar i thjeshtë, por poet. Pas vdekjes së tij e ngritën në piedestal, duke e krahasuar me Salomonin. Athanatosi shkroi se pas Solomonit vetëm Papadiamantisi ishte serioz në lidhje me gërmat e reja greke. Edhe Politi e krahason me Solomonin, duke thënë se të dy na kanë dhënë punë me një konceptim të plotë të jetës së asaj kohe.

Revista Obelisk 23


Poezi e përkthyer

Obelisk

OGDIN NESH

(Amerikan, lindur 1902 - ?)

VALCI I LULEVE Ia nisën lulet valcin e bukur Qeshin kumbonëzat me sytë ulur …Tani, gjith kopështi po lëviz si dallgë ninulla e lirisë nis. Tani në kopësht sec ra ylberi Një aromë tjetër derdhet në erë Vallëzojnë qerpikët përplot me vesë Kaq ëmbël, lehtë, me kaq finesë Sa nuk lëndojnë as dhe një flutur Tek luajnë mëngët, syÇkat e bukur… …Një lule e egër ja ku duket të lozë me ‘ta me lot u lutet, shoqet me gaz e vënë mes tyre - një tjetër valle, të tjera ngjyra, plot kolovitje, plot rrotullime, kopështi po ngjan si sallë vallëzimi që kënaq fëmijët kur vjen pranvera tek shohin ëndrra e flenë si shqerra.

HENRI LLONGFELLOU Amerikan (1807 – 1882)

SHIGJETA DHE KËNGA Shtwrngova fort harkun dhe shtiva në erë Shigjeta kaloi përmbi pyllin e gjërë Kaq prerë fishkëlloi, kaq mprehtë u sul Me sy dot s’e ndoqa ku shkoi e u ul. Një këngë nga shpirti më doli një herë Dhe era ma mori në fushat pa skaj Unë mbeta i heshtur, plot mall e i mjerë 24 Revista Obelisk

Me sy dot s’e ndiqja, as rendja pas saj. Një herë në një lis të dyja i gjeta Atje majëmprehtë qe ngulur shigjeta Dhe kënga paprekur me të rrinte, tok Ai lis që i ruante…qe zëmra e shokut.

U. SHEKSPIR

Anglez ( 1564 – 1616)

FRYJ, FRYJ, MOJ ERË ME NGRICË Fryj, fryj, moj erë me ngricë Por s’je aq e pashpirtë Sa miku që më ka vrarë Dhëmbët s’I ke të mprehtë Edhe se I mban të fshehtë Se ke duhmën e marrë Ngrij qiell I zemëruar Me therjen e tërbuar Si ti, a ka të dytë? Më thoni, hej të ngrirë Kush ther nga ju më mirë? - Shoku që s’të hedhë sytë.

PERSI BISI SHELL Englez ( 1792 – 1822)

NJË KËNGË PËR TRIMAT E ANGLISË Si, prapë, or trima ju duke lëruar Për Lordët e krimeve që u kanë poshtëruar? Si? Prapë në punë të rënda molisur Qilime e fustane me ofshamë duke stolisur? Do hani, do visheni përsëri si më parë Nga djepi i drunjtë gjer në varr nën hanxharë?


Obelisk

Poezi e përkthyer

Përsëri ky refren që nga pak e nga pak Po u shtrydhë shpirt e djersë e po u pi gjak? Akoma? Gjer kur këta Grera të Anglisë Me hanxharë, kmesa, thika, kamxhikë e zingjirë Duke zukatur rreth jush pa dhëmbë e pa thumb Do t’ua grabitin djersën, dinin dhe mundin? Pak shplodhje, or burra, pak muzikë e qetësi Pak strehë, ca bukë, paksa dashuri Kaq gjëra të ëmbla i blini si të huaj Me frikën, ngurrimin e me dhëmbjen tuaj. Ju mbillni grurë – gojë të tjera e hanë Krijoni bollëkun – të tjerë xhepa e kanë Ju ndrini fustane – të tjerë i vjetërojnë Ju armë farkëtoni – të tjerë i vringëllojnë. Mbillni farë, mbillni, por jo për kolltukët! Krijoni bollëkun – përtej dallkaukët! Ndrini fustane – vetë “mirëmëngjes”! Dhe armë farkëtojini – i vini në brez! Tej! Dilni nga vrimat, qilarët, qelitë! I nxirrni nga hollet ku bëjnë orgjitë! Shkundini prangat që në mish u kanë futur! Rriheni hekurin, bre trima, është skuqur! Me plug, shatë, vegjë, në sulm për fitore! Skiconi varret tuaj – do gdhihen përmendore! Zëmrat si flamuj ndizini në qiell për diellin tonë …Miza para Anglisë do të ngjajnë faraonët!

FRANCIS LEDVIG Irlandez

MENGJESI DHE DJALOSHI

Po e pres,ja,edhe pak...E di,ai nuk vjen Nën një tjetër dritare tani po fërshellen ku engjëjt e dëgjojnë të dehur në ekstazë... Oh,ai s’do të vijë...Ta pres,vallë edhe cazë? Në iksha,nga ta di,nëse,befas,mu si era këmbëzbathur ai,do shkelë mbi luleshqerra?

Hënëza e argjentë,e heshtur e plot shpresë Si një pëllumb i bardhë kalon nëpër mëngjes, Janë zgjuar trishtilat e po këndojnë në paqe qënga foletë e qeta, a çukitin gjëmbaçë... Po,vallë,si mund të jetë mëngjesi kaq i qeshur Pa atë që pres tër natën - vërshëllimën e shkujdesur? Bota po më thërret dhe më duhet të shkoj... Po unë,nga do ta di,nëse kalon ai papritur Këmbëzbathur,shkujdesur,mes barit fijendritur?

MES LULEVE Këtu ka më shumë fjalë më shumë shpirt më shumë zë se sa unë, kur këngët e mia i ujdis Vëreni veshin te petalet e tyre dhe heshtni Do dëgjoni: Frensis... Frensis... Frensis... Unë u them atyre sekrete përherë kur ulem i vetmuar në blerinë... Sa sy kureshtarë që keni, moj lule në Allarinë time në luginë. Sillni në mënd peshtafin e qelqët me lule të shlirtëta,sy ulura, sa qetë lëvizin sa fine,si vajza tër naze,të bukura...Të bukura. Mbase u faniten dy zemra mes tyre tër zjarr me njëra tjetrën dashuruara, njëra duke dihatur tmerrësisht,tmerrësisht e çmëndur e tjetra tmerrësisht e zgjuar.

Shqipëruar nga RIZA LAHI Revista Obelisk 25


E futur në petale

Librat më të fundit të Shtëpisë Botuese “ADA”

Aktualisht, në vitin 2011, jemi në një fazë kur mund të bëhet një bilanc i përafërt për lëvizjen e poezisë në këta dy dhjetëvjeçarët e fundit, si përpjekje për të kuptuar gjendjen dhe prirjet e zhvillimit të kësaj gjinie duke parë thellë në burimet e saj ku shumë poetë apo poete të cilët sapo hedhin hapin e parë, në të dytin hap humbasin apo shuhen fare pa gjurmë. Por nuk mund të flasim kështu për poezinë e Edlira Xhanit në këtë hap të dytë. Poezia e saj në këtë vëllim i përforcon pozitat e saj, ku fjala del më e bukur, fjalia më e lëmuar dhe strofa më e ëmbëlsuar. Ky vëllim ndoshta përcjell tek autorja një pjekuri që vërteton hedhjen e një hapi të ri, duke u përgatitur për të kaluar në gjini të tjera, sidomos në prozë, ose duke e shtruar rrugën e poezisë me tjetër nektar për një nivel artistik më të lartë. Qytetit tim Kilometra jug Strukur në madhështinë e ngelur mbrapa Melankolik vështrimi i Dhembelit Nuk di po shpesh me dukesh i plakur Rrënuar ndër fasadash të vjetra, ku butësisht Mbi tullat e vjetra hapin gonxhet trëndafilat. Kilometra jug Në qetësinë tënde të natyrshme. Gurgullima e Vjosës të zgjon Një poezi plot ndjenjë, dhe shpirt femëror. Shumë poet në emigracion i kanë kënduar dhe i këndojnë qytetit apo fshatit të lindjes. Secili përçon fjalë zemre, fjalë magjike deri në përsosmëri. Ndoshta Edlira nuk ka arritur përsosmërinë, por ka arritur të prekë realitetin, imazhin e vërtetë, zgjimin fëmijëror, ndërgjegjen e pastër, zërin e largët… Metafora e saj të bën të jetosh një qytet sikur je rritur dhe ti me të, sikur ke ecur në ato rrugë, sikur aty merr aromën e trëndafilave, gurgullimën e Vjosës, qetësinë e munguar. Në këtë poezi Edlira është shumë fëmijërore shumë e sinqertë.

26 Revista Obelisk

Titulli: E futur në petale Autorë: Edlira Xhani Redaktor: Albert Zholi Nr.Faqe:77 ISBN:978-99956-99-76-5 Çmimi:300 lekë

Ajo nuk mban rezerva në ndjeshmëri por e çon përshkrimin në detaje aq të besueshme sa të duket se realiteti ecën përkrah teje. Dashuria… Shkruhet dhe shkruhet shumë për dashurinë. Poetët e mëdhenj i kanë kënduar me pathos kësaj ndjenje kaq të bukur dhe duket sikur rreshtat për të kanë mbaruar. Por ky damar, poetik duket se merr një trajtë tjetër (tek Edlira) në përcaktimin e dashurisë femërore dhe në trajtimin e vargjeve artistike ku tashmë të shikuara nga një vizion femëror, duket se një vizion i tillë, për kushtet sociale dhe shkallën e emancipimit shoqëror e shpirtëror të popullit tonë, në përgjithësi, dhe, në veçanti, të femrës, ka ardhur i vonë, ku ende vërehen paragjykime dhe tabu. Parë në këtë këndvështrim shihet se poezia e Edlirës dallohet nga risitë stilistike por edhe nga origjinaliteti motivor. Në rastin konkret po flas për poezinë e ndjenjës, atë erotike duke lënë për më vonë dashurinë në një kuptim të gjerë, ku përveç poezisë erotike përfshihet edhe poezia për vendlindjen, poezinë e dashurisë me tematikë sociale e dashurisë për atdheun, dashurinë universale, etj. Poezia e dashurisë dhe, në mënyrë të veçantë, poezia erotike, në këtë libër është kultivuar si poezi e veçantë, e mbushur plot ndjenjë figura letrare, pastërti shpirtërore, virgjëri poetike. E desha kthimin tënd Si një Odise mbi një kalë Që fluturon nëpër ujëra Sipas saj dashuria s’njeh kufij, pengesa, korniza, kontinente, madje as dete apo oqeane. Aty ku është dashuria largësitë shkrihen. Pengesat bëhen të lehta, njeriu kthehet në perëndi ta përqafojë atë. Emigrimi Duke lexuar poezi pas poezie në rrethin tematik motivor, polariteti krijues i Edlirës është shumë dimensional ku spikasin tematika të një syri të mprehtë ku përcillen vlera të tilla si universalizmi, humanizmi, atdhetarizmi. Duke u nisur nga realiteti jetësor konkret, në këtë rast është admirimi i po-


Obelisk

Libri

eteshës për poezinë erotike të realitetit modern dhe njëfarë përfytyrimi për jetën e emigrantëve në Greqi. Në këto vargje është njëmendësuar një realitet artistik i gjallë e komunikues me lexuesin, i vlerësimit të jetës dhe të veprës artistike të poetes, në mënyrë të veçantë, të lirikës së saj për vëllezërit emigrantë, dhe i vetë ndjesisë së mërgimit, ankthit, shpresës, si ndjenjë e fuqishme njerëzore: Jemi këtu të penduar Karvanë ditësh të ç’ngjyrosura Në një ishull të lëvizshëm Me rrota karrocash Si skllevër të moderuar Përulur përpara padrejtësive ..... Dashuria njerëzore Poetesha në këtë libër të dytë e ekzalton dashurinë njerëzore dhe vetë ndjenjën e fuqishme të dashurisë, fuqinë e madhe të saj, deri në përshkallëzimin më të skajshëm. Dashuria përjetohet si një ndjenjë e ndërlikuar dhe kontradiktore dhe, në procesin krijues njëmendësohet si një ndjenjë e madhërishme, substanca shpirtërore e së cilës është mbrojtur me gaz e vaj por dhe me dhimbje e lumturi. Në rastet kur dashuria në kontekstin e përgjithshëm nuk gjen përgjigje, ajo lihet të nënkuptohet vetë në subkoshiencën e lexuesit. Në shumë raste dashuria për njeriun dhe atdheun si emigrant pohohet si ndjenjë e vuajtjes dhe si e tillë ka gjetur një realizim mjeshtëror të mirëfilltë. Në luftë me njerëzit Dhe në paqe me diellin Sy emigranti ... Pikëlluar në retinat e largëta Për të marrë botën dhe pastaj Ta nxjerr jashtë Duar emigranti Përkëdhelje gërvishtëse Trup emigranti Emri magjik Nënë Në këtë poezi Edlira nuk ka rezerva, por zbërthen dhe e çon në tejskajshmëri dashurinë dhe ndjenjën e pastër që ka për emrin më të bukur në botë, fjalën hyjnore Nënë. Ajo tek kjo poezi ndryshe nga poezia në vëllimin e parë bën krahasime dhe e çon metaforën e vargut në zenitin e mjaltësisë mëmësore. Duke qenë dhe nënë vetë ajo e kupton më së miri dhe më bukur se vargjet për këtë fjalë vijnë në mënyrë organike duke përcjellë një atmosferë dhe një ndjenjë që vargu mundohet ta shprehë por më shumë e nënkupton. Kjo do të thotë që për nënën vargu gjendet dhe s’gjendet. Është dhe s’është. Vargu për nënën është sa i lirë po aq dhe i shtrenjtë. Ajo i flet nënës si fëmijë dhe pse vetë është nënë. Kjo është e veçanta e kësaj poezie.

Fuqishëm përpara teje Zhvlerësohen të gjitha S’ka Zota, Hera, Athina, Helenë... Uh !Çfarë emocioni! Qelizë e pavdekshme. Zoti im: Nënë! Atdheut! Atdheu si një nënë e madhe është pjesa më e dukshme e vargjeve të poetit. Herë halleshumë, herë i bukur, herë i lodhur, herë me dritë, herë i zbehur, herë mbushur psherëtima, herë plot shkëlqim, herë i drobitur, por në të gjitha rastet ai mbetet Atdhe, mbetet emri më i veçantë ku edhe n.q.s rënkon fajin e kanë fëmijët e tij, pasi ai është njëlloj për të gjithë, është Nëna e madhe që s’bën dallime. Por ah!-et e tij s’kanë të sosur nga fëmijët plangprishës… Eh, Atdhe! Flokë pakrehur në bukurinë tënde të mahnitshme Eh!Atdhe! Sa i paaftë që je! I mbushur me plehëra, rrecka, mercenarë Zëra të largët diku të kanë mbetur... Atdhe, zemra e pa tretur. Epilog! Nuk më kujtohet sa kohë kam ecur Mugëtirave në vijën e drejtë . Flokët më janë lagur nga shiu i kuq Duart më janë përbaltur me ngjyrë dheu Nëpërmjet figurave letrare krijohet qartë ideja e vazhdimësisë së jetës, e përcjelljes së mesazhit jetësor dhe reciprocitetit të ndjenjës njerëzore nëpërmjet të gjitha shqisave. Ky është mesazhi i vëllimit të dytë poetik të Edlirës ku raporti estetik, artistik dhe mesazhor kanë një harmoni të përafërt që ngjajnë si trinjak brenda një varke në lundrim të hapur, ashtu “E futur në petale”. S’di me se ta ndez këtë qiell . Më nevojitet një shkëndi Dicka që digjet Dreqi e mori !Me se të ndez një zjarrë të madh Dhe me flakë të përskuq ndërgjegjet … Albert ZHOLI Shkrimtar-publicist

Revista Obelisk 27


Obelisk

Studim

UNIVERS I PASUR POETIK Nga Faik Shkodra Letërsia për fëmijë ka tërhequr interesimin dhe kërshërinë e shumë krijuesve dhe pedagogëve të kësaj dege të letërsisë dhe fjalës së bukur me të cilën realizohet kjo dhe këta krijues e historianë të letërsisë, sipas aftësisë e vullnetit, po vazhdojnë të trajtojnë tema, motive, çështje e dukuri ndër më të llojllojshmet që janë në botën shpirtërore dhe imagjinative të tyre. Në këtë punë të brishtë dhe me përgjegjësi disa krijues, madje edhe studiues të saj, nuk mbajnë qëndrim të drejtë, nuk kanë përgatitje dhe sikur bëjnë përsëritje monotone si në aspektin e trajtimit të temave, ashtu dhe në mënyrat, rrugët, instrumentet dhe format që i zbatojnë në pasqyrimin e ideve, mendimeve dhe të preokupimeve të shkrimtarëve që lidhen me botën e formimin estetik sa më të drejtë e të shëndoshë të fëmijëve tanë. Themi kështu ngase kërkesat e fëmijëve në mënyrë katastrofike injorohen ose nuk njihen fare dhe kur lexon disa kinse “studime”, të shkruara nga disa studiues të padije dhe të papërgatitur fare për çështje të mprehta të letërsisë për fëmijë e të veprave të shkruara për ta, sheh se vërtet edhe në shekullin XXI jemi shndërruar në lexues a dëgjues të “disiplinuar” dhe pranojmë gjëra që janë më tepër improvizime çështjesh, janë kompilime mendimesh dhe janë shkrime që s’paraqesin kurrfarë vlerash as teorike, as shkencore dhe as pedagogjike. Emra të tillë kemi me tepëri dhe është për të ardhur keq pse bëhemi kaq heshtakë e nuk ua qesim të palarat përpara syve në mënyrën më të ashpër. Po, po, një ditë do të detyrohemi t’i përmendim emrat e këtyre ligjëruesve nëpër fakultete, ku mësohet letërsia për fëmijë, e studiuesve të vetëshpallur të cilët po e ngulfasin mendimin shkencor e pedagogjik, duke na bombarduar me shkrime “shkencore” pa asnjë vlerë nga asnjë rrafsh shkencor. Vepra për fëmijë kryen detyrën dhe funksionin 28 Revista Obelisk

vetëm atëherë kur krijuesi është i përqendruar i tëri në trajtimin, në kapjen e aspekteve, dukurive më kryesore që manifestohen në përditshmërinë e jetës dhe të rritës së fëmijës. Njëri ndër studiuesit serioz dhe poetët e talentuar është Pandeli Koçi - alias Sazan Goliku, i cili, prej fillimit kur ka nisur të merret me procesin e krijimtarisë letrare e deri në ditët e sotme, është dëshmuar me vepra që shquhen për vlera të njëmendta nga shumë drejtime dhe me arritje të rëndësishme në fushën e letërsisë në përgjithësi. Të gjitha kërkesat ideoedukative, ideoestetike, ideoartistike dhe ideoarsimore Pandeliu i ka sinkronizuar, i ka harmonizuar, i ka realizuar dhe i ka konkretizuar me një përkushtim dhe ndjeshmëri të lartë të artit poetik. Këto karakteristika e shquajnë vëllimin poetik me vargje “Mos harro se je Njeri”. U mor vesh, gjatë leximit të vjershave kuptojmë se autori në gërshetimin e elementeve edukative, arsimore dhe estetike brenda vargjeve nuk merret në mënyrë të thjeshtë, por duke pasur kulturë të gjerë dhe njohje të thellë mbi vlerat që ushtrojnë vargjet te fëmijët - ka arritur që çështjet edukative dhe arsimore t’i kapë me një mjeshtëri të veçantë dhe ato më pastaj t’i përgjithësojë në realitetin artistik e jetësor të fëmijëve. Në këtë plan përpjekja e prindërve dhe e të rriturve në dhënien e këshillave, shembujve të shumtë praktikë se si duhet të formohen, të përgatiten dhe të aftësohen fëmijët deri në përvetësimin e së mirës, së bukurës, së njerëzishmes, së vërtetës dhe vlerave të shumta mbi çdo gjë që rrezaton edukatë dhe arsimim të shëndoshë është e mundimshme, është e vështirë dhe të gjitha këto përbëjnë atë mozaikun e përpjekjeve të njëpasnjëshme, e që poeti brenda vargjeve me ndjeshmëri të hollë i ka gërshetuar dhe i ka trajtuar bukur e me mjeshtëri artistike. Siç dimë nga historia e letërsisë, poeti duhet ta zotërojë artin dhe ky zotërim para së gjithash e dëshmon dhuntinë natyrore të çdo poeti a shkrimtari, dhunti që lidhet me ndjeshmërinë, aftësinë dhe zotësinë për t’i grumbulluar të dhënat nga jeta që më vonë do t’i bëjë objekt trajtimi e këndimi. Përvoja e krijuesit duhet të jetë e gjerë dhe si e tillë duhet të jetë befasuese për të mirë për të krijuar një vjershë, një tregim, një vepër të çfarëdo lloji qoftë, që do të përshkohet me një univers artistik të pasur nga shumë drejtime. Brenda 21 vjershave, sa ka gjithsej vëllimi “Mos harro se je Njeri”, Sazan


Obelisk

Studim

UNIVERS I PASUR POETIK Goliku ka arritur të sjellë hollësi të shumta nga bota e jeta e të vegjëlve. Vargjet janë tërheqëse, sa për tematikën interesante, aq për mënyrën e paraqitjes së mendimeve dhe përshkrimeve mbi temat e motivet e vjershave. Autori, si krijues me përvojë të gjatë, ka arritur që mbi subjektet e vjershave të hartojë vargje që i shquan një bukuri poetike në shumë aspekte. Rëndësi të dorës së parë ai i ka kushtuar rolit dhe ndikimit që ushtron mjedisi shoqëror, njerëzit që i rrethojnë fëmijët. Këto probleme, edhe psikologjike edhe sociologjike, bëhen çështje tërheqëse për autorin, i cili në mbështetje të tyre edhe bën pasqyrimin e sjelljeve, të veprimeve dhe përpjekjeve të fëmijëve që, sipas poetit, duhet ta pasurojnë botën shpirtërore dhe të pajisen me cilësi e virtyte të larta edhe edukative edhe morale. Autori, nëpërmjet gërshetimit të aspekteve kryesore dhe meditimit refleksiv, arrin t’i paraqesë rrjedhshëm e me qartësi kuptimore çështjet që lidhen me edukatën e aspektet arsimore. Këto dhe pikëpamjet e tjera në vjersha janë konceptuar me një mjeshtëri dalluese dhe elementet ideoedukative dhe ideoestetike të hedhura në subjektin e vjershave përjetohen këndshëm, sa nga ana e poetit, aq nga lexuesit e vegjël. Brenda vjershave ndodh që të alternohen gjendjet shpirtërore të tipave të fëmijëve si pasojë e reagimeve ndaj veprimeve të këqija, në një anë, dhe përpjekjeve të edukatorëve e të prindërve, që në formimin e shëndoshë të tyre të kultivojnë sjellje, gjeste, veprime dhe kulturë qytetëruese e njerëzore, në tjetrën anë. Vëllimi “Mos harro se je njeri” i Sazan Golikut përshkohet me vlera të shumëfishta nga disa rrafshe: E para - detajet që poeti i mishëron zhvillojnë një varg vlerash edukative dhe arsimore, detaje që shpalosin fantazinë e pasur të fëmijëve, detaje që trajtojnë të dhëna shumë të rëndësishme mbi realitetin jetësor, shoqëror dhe botën e pasur shpirtërore, emocionale dhe imagjinative të të vegjëlve në përgjithësi. E dyta veçantia kryesore dhe embrionale e vjershave të këtij vëllimi qëndron në faktin se pjesa më e mirë e tyre kanë një lidhshmëri të përbashkët dhe, duke qenë në raport kaq dialektik - ato trajtojnë tema e motive të ndjeshme dhe shumë të domosdoshme për formimin e tyre dhe, e treta, duhet ta kemi të qartë sot e përherë se fati i fëmijëve nuk mund të jetë asnjëherë i njëjtë por nëpër faza të ndryshme të kohës ky fat e formim ndryshon dhe se koha si kategori e posaçme bëhet faktor kryesor që dikton fatin dhe zhvillimin e fëmijës.

Kjo e vërtetë na vë në dijeni se Sazan Goliku me këtë vëllim vetëm sa na e forcon bindjen tonë se është krijues i spikatur, është depërtues i thellë në botën e fëmijëve. Është, pra, një poet që di çka shkruan, di si shkruan dhe e ka të qartë se për kë shkruan. Ai në vjershat e vëllimit ka reflektuar prirje për t’u shprehur bukur, drejt e me kompetencë të plotë mbi atë që e bën objekt trajtimi. Në vjershat: “Ku jeton libri”, “Mos harro se je Njeri”, “Në ditën e mbylljes së vitit shkollor”, “Klasa e dashur”, “Kur gabimi përsëritet”, autori me frymëzim e sens mase trajton çastet dhe marrëdhëniet konkrete - situata domethënëse që lidhen ngushtë me shkollën, librin, mësuesin, bibliotekën, pastërtinë, kulturën, mësimin, disiplinën, atmosferën që mbretëron në klasë, ushtrimet rreth përforcimit të dijes dhe njohjeve mbi mësimet e zhvilluara dhe mbajtjen gjallë të dashurisë midis njerëzve pa dallim race, kombi a feje. Po të flasim për konceptet dhe idetë që poeti i shtron brenda këtyre poezive, do të shohim se ai sikur dëshiron t’ua bëjë të qartë fëmijëve se për të mposhtur çdo të keqe, e sidomos paditurinë, panjerëzishmërinë, pretenciozitetin, naivitetin, sharlatanizmin dhe një varg vesesh të tjera, fëmijët duhet ta duan librin, bibliotekën, shkollën, të kenë shprehi për mirësjellje, ta duan të vërtetën, atdheun, lirinë, heronjtë, natyrën, detin, traditën, të mirën, njerëzoren dhe humanizmin. Duke i pasur parasysh këto vlera që ngërthejnë vjershat e vëllimit, kuptojmë qëllimet e Sazan Golikut, i cili shumë nga vlerat e poezisë ua detyron botës dhe personaliteteve të fëmijëve. Prandaj janë shumë të qëlluara aspektet që i ndërlidh poeti me formimin ideor dhe arsimor të fëmijëve duke u sjellë atyre vargje të bukura që për motiv kanë mallin e dashurinë për shkollën, mësuesin, bibliotekën, natyrën, atdheun dhe gjërat e rëndësishme mbi jetën dhe të bukurën në përgjithësi. Poezia “Ne jemi natyra” përshkohet me shprehje të bukura artistike dhe me mendime e ndjenja që shpalosin botën e shpirtin e fëmijës. Brenda vargjeve është dhënë portreti i heroit Skënderbeu dhe vargjet kanë vlera të thella artistike dhe përmbajtje të rëndësishme didaktike. Kudo në vargje vërejmë afinitetin e poetit për të ecur bashkë me kohën duke i siguruar poezisë forcim të brendshëm dhe formë të lartë artistike. Vjersha kultivon te fëmijët ndjenjën e dashurisë për natyrën dhe natyra bëhet më e dashur e më e bukur nëse

Revista Obelisk 29


Studim

Obelisk

UNIVERS I PASUR POETIK mbëltojmë drurë, ashtu siç kishte porositur Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Lexuesi do të gjejë vjersha që trajtojnë tema të rëndësishme rreth jetës që bëjnë nxënësit në shkollë, përkatësisht në klasë. E tillë është vjersha “Grindja”. Fëmijët me shumë dëshirë do t’i kuptojnë qëllimet e poetit. Poeti ka ditur të sjellë një motiv interesant, motiv që jo rrallë do të ndeshet në mjediset e fëmijëve. Fjala është për grindjen që bëjnë një grup fëmijësh rreth mënyrës se si shkruajnë në dërrasë të zezë. Ky realitet shihet nga vargjet: “Ti shkrimin e ke më të keq”/ “Unë P-në e shkruaj më bukur!”/ “Ti s’di sa bëjnë pesë herë katër!”/ “Ti dhjetat i merr për t’u dukur!” Vetëm këto vargje dëshmojnë se sa thellë është futur autori në jetën që fëmijët e bëjnë në shkollë dhe kudo në vëllim vjershat bëhen manifest i jetës dhe i botës së fëmijëve. Kjo është arritur në saje të punës së denjë të autorit, ndjenjës së tij të lartë dhe pasionit të fortë për të transponuar në vargje psikologjinë, të menduarit dhe fantazinë e fëmijëve. Krijime artistike me vlera estetike dhe pedagogjike janë vjershat: “Jemi alpinistë”, “Filatelisti dhe mësimi i gjeografisë”, “Në bregdet”, “Bukuria”, “Balada e lypsarit të vogël”, “Dy dëshira”, “Mina ose vrasja e fëminisë”. Vjershat e sipërthëna karakterizohen me një kompozicion të bukur dhe me mendime të vlefshme, mendime që kanë funksione të veçanta artistike dhe didaktike. Elementet edukative dhe arsimore janë të shumta dhe ato i ndërgjegjësojnë fëmijët për punë e veprime të dobishme. Loja që bëjnë fëmijët në majë mali, udhëtimi nëpër ajër të pastër e në natyrën e virgjër dhe si alpinistë të stërvitur arrijnë t’i realizojnë shumë dëshira e ëndrra atje lart në bjeshkë, atje ku fluturojnë vetëm shqiponjat. Edhe mësimet nga gjeografia bëhen temë e shfrytëzuar nga poeti. Nxënësit në shkollë mësojnë jo vetëm për horizontet, por mbi të gjitha njihen me numrin e madh të shteteve, të cilën gjë e shprehin vargjet: ”Tha mësuesi: Pullat ne/ kot s’i mbajmë koleksion/ me ato duhet të njohim/ gjithçka ka në globin tonë.” Vjershat e vëllimit janë përplot mësime të nevojshme dhe ato na dalin të freskëta e me tablo tërheqëse. Si krijime poetike kanë një lidhje organike me botën shpirtërore të fëmijëve dhe Goliku ka bërë një shkrirje të mrekullueshme të aspekteve të jetës në botën e poezisë. 30 Revista Obelisk

Përshkrimi i valëve të detit, roja që bëjnë pulëbardhat, punët që i kryejnë peshkatarët rreth kapjes së peshqve, pasqyrimi i pamjeve të bukura të natyrës, e cila është e veshur me drurë shtatlartë në degët e të cilëve këndojnë zogjtë pa u ndalur, i bëjnë vjershat të kapshme dhe mbresëlënëse për fëmijët, te të cilët kultivohet ndjenja dhe shija për të bukurën, fisniken, të mirën dhe shprehitë për punë dhe mësim. Mënyra e artikulimit të mendimeve, zbërthimi i ideve përmes vargjeve të dala sa nga zemra, aq nga ndjenja e frymëzimi spontan, është njëra ndër veçoritë shquese të mjeshtërisë poetike të Sazan Golikut. Vjershat: “Balada e lypsarit të vogël”, “Dy dëshira” dhe “Mina ose vrasja e fëminisë” përshkohen me vlera të rëndësishme edukative, arsimore dhe poetike. Brenda subjekteve të tyre vërshojnë emocione të shumta dhe pjesë të jetës e të psikologjisë së të voglit. Autori gjithandej vargjeve ka arritur të hedhë dritë mbi dialektikën e shpirtit të fëmijës dhe ky shpirt na del i kompletuar, sepse, përveç këtyre aspekteve të theksuara, ai me ndjeshmëri të thellë arrin ta japë portretin psikologjik të fëmijëve nga shumë anë të jetës e të marrëdhënieve që zhvillohen në realitetin shoqëror. Në këto poezi, sidomos në “Balada e lypsarit të vogël”, ndeshim fëmijë që ballafaqohen me një jetë të vështirë dhe për të mbijetuar detyrohen të shndërrohen në lypsarë rrugësh. Veprimet e tyre i karakterizon problematika e ndjeshme shoqërore dhe shpirtërore. Janë të dhimbshëm fëmijët që kanë mbetur bonjakë dhe fëmijët që janë plagosur nga minat e armikut dhe ndaj tyre sikur nuk interesohen as shoqëria dhe as mjedisi i gjerë familjar. Janë këta fëmijë që vuajnë për bukë e për veshmbathje dhe, kur lexon vargjet për ta, sikur na vijnë përpara edhe personazhet e veprës së Migjenit. Krijimi “Kënga për Kosovën e lirë” përshkohet me frymë atdhetare, me ndjenja të zjarrta për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Gjatë leximit të vëmendshëm të vargjeve mësojmë se gjithkund rrezaton e vërteta dhe e drejta që në Kosovën e larë me gjak të vijë liria e bashkë me të edhe lumturia për njerëzit e saj që aq shumë qenë të sunduar, të pushtuar dhe të nëpërkëmbur nga regjimet barbare të Serbisë dhe politika e saj hegjemoniste dhe kriminale. Vargjet mbi atdhedashurinë dhe Shqipërinë etnike, si: “Kreshtë trimërie”, “Këngë për atdhetarin Said Najden Dibrani”, “Këta gurë” dhe “Nëna Shqipëri” - janë shkruar me frymëzim të lartë artistik


Obelisk

Studim

UNIVERS I PASUR POETIK dhe brenda tyre spikasin emrat më emblematikë të historisë dhe të kulturës sonë kombëtare, si: Ismail Qemali, Isë Boletini, Said Dibrani dhe mendjet e ndritura të iluminizmit shqiptar, si Papa Kristo Negovani, Papa Spiroja, At Stath Melani, Naimi e shumë e shumë figura të tjera të Rilindjes, të cilët për udhën e shkronjave dhe për shkollën shqipe u vetëflijuan dhe u bënë qirinj drite për të mbetur emra të pavenitshëm në historinë dhe kulturën tonë kombëtare. Vëllimi “Mos harro se je Njeri” është shkruar nga një krijues që shquhet për një shpirt të pasur dhe të një

artisti të formuar, është shkruar nga një njohës i mirë i kërkesave, shestimeve dhe ëndrrave të fëmijëve dhe brenda vjershave kuptojmë pa ndonjë vështirësi se me sa invencion, me sa prirje ka arritur ta gjejë të bukurën dhe atë ta mishërojë suksesshëm e ndritshëm në subjektin e vjershave. Pra, Sazan Goliku, nëpërmjet këtij vëllimi dhe universit të pasur të vargjeve, ka arritur t’i kapë fijet më të holla të shpirtit, të ndjenjës, të dëshirave dhe të shijeve estetike të fëmijëve dhe se të gjitha këto vlera bashkëjetojnë brenda një uniteti që është vazhdim i embrioneve të brishta të tyre.

Librat më të fundit të shtëpisë botuese “ADA”

Titulli: Hannibal ante portas Autori: Riza Lahi Nr faqeve: 180 ISBN: 978-99956-99-78-9 Çmimi: 1000 Lekë

Titulli: Vallëzimi i fundit Autori: Dashamir J.Dini Nr faqeve: 76 ISBN: 978-99956-99-79-6 Çmimi: 300 Lekë

Revista Obelisk 31


32 Revista Obelisk


obelisk 143