Issuu on Google+

Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë | www.kmsh.al

Viti XXI | Nr. 9 (356) | Shtator 2012 | Cmimi: 150 Lekë

www.dritaislame.al

SHTATOR 2012

Di

1


2

Di

SHTATOR 2012


SHTATOR 2012

Di

3


www.dritaislame.al DREJTOR Agron Hoxha REDAKTORË Haxhi Lika Ferit Lika DIZAJNI DHE FAQOSJA Bledar Xama KONTAKTE: Për abonime 067 29 47 096 Për reklama 067 20 33 600 Tel/fax 04 223 04 92 E-mail: info@dritaislame.al “Drita Islame” Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Viti XXI i botimit Nr. 9 (356) Gusht, 2012

6 8

Në fokus Dr. Ferdinand Gjana

10

14

Aktualitet - Me Syrin e Zemrës, 30 net me shqiptarët - Nata e Kadrit, organizim madhështor në Tiranë - Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin - Fitër Bajrami, personalitetet e larta të vendit urojnë myslimanët

Komente & Opinione Saimir Lleshi

36

Forum Abdal-Hakim Murad Qëndrueshmëria dhe përkatësia e myslimanit -1-

18

Dossier & Histori Faik Kasollja

Medresisti, hulumtues e aktivist islam

20

Intervista

24

Retrospektivë

28

Medreseja e Tiranës

Destinimi i nji Kombi

Personalitet Genti Kruja

H. Hafiz. Dr. Hasan Kaduku

30

Foto lajm Falja e Fitër Bajramit / Gusht 2012

Bota jonë Naim Drijaj

Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa ata të ndryshojnë vetveten

38

Bota jonë Refat Xhina

Koncepti i vetvetes...

40

Bota jonë Dr. Reshijd Kehus Prekja e gjurmëve të besimit dhe vëllazërimit ilsam

43

Kurdisja e Sahatit!

16

Reportazh Ferit Lika

Preza, feniksi që i mbijetoi shekujve

Dyert e Universitetit Bedër janë të hapura për ju

Tirazhi 5000

4

32

Besimi dhe rruga drejt orientimit

ISSN 2226-7115

Njoftojmë lexuesit se shkrimet që vijnë në redaksi dhe botohen në revistë, nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe pikëpamjet e revistës. Materialet e sjella në redaksi, pavarësisht nëse botohen apo jo, nuk i kthehen autorit.

Editorial Dorian Demetja

Sociale Haxhi Lika

Divorci po gërryen institucionin e familjes

46

Eseistikë Edison Çeraj Mbi njohjen

48

Familja Aisa Kokiçi Fëmijë pa dashuri!

50

Shëndeti

52

Kuriozitete

54

- Buzëqesh të dukesh më i ri

- Mësojmë edhe në gjumë

Shkencë Dr. Ibrahim B. Sied

Ndikimi i Islamit në mjekësinë botërore -2

56

Faqja juaj Elizabeth Silance Ballard Tri letrat e Tedit

Di

SHTATOR 2012


SHTATOR 2012

Di

5


Editorial

DORIAN DEMETJA

Besimi dhe rruga drejt orientimit Krijuesi i Lartë, ekzistenca e të Cilit është shkaku i ekzistencës sonë, e ka rrethuar gjithësinë me madhështinë e Tij. Qiejt dhe toka janë nga një përshndritje prej rrezatimeve të nurit të Tij. Ai është e vetmja kible dhe i vetmi orientim. Ta lësh Atë për të vrapuar te dikush tjetër, është marrëzi, t’ia qash hallet dikujt tjetër veç Atij, është një vetëmashtrim. Ata që largohen prej portës së Tij, pësojnë disfatë të madhe dhe mbeten në rrugë, zemrat që nuk ndriçohen dot me dritën e Tij, ndjekin iluzionin optik në shkretëtirë dhe lodhen më kot. Allahu i Lartë, zotërues i mirësisë dhe i favorit të pafund, veprat e të Cilit janë plot urtësi, i ka krijuar njerëzit dhe ka vënë si synim t’u tregojë atyre rrugët e lumturisë së të dy botëve. Parimet, urdhrat dhe ndalimet që do t’i çojnë ata në rrugët e lumturisë, ua ka bërë të njohura përsëri me anë të individëve të zgjedhur nga radhët e tyre, me anë të pejgamberëve. Pejgamberët kanë qenë komunikuesit e së vërtetës me alë dhe zbatuesit e saj në praktikë. Me që feja e Allahut është e përhershme dhe Hz. Muhamedi (a.s.) është profeti i fundit, pas vdekjes së tij kujt do t’i takonte detyra për njoftimin e së vërtetës me alë dhe vepra, për ta jetuar e për ta mbajtur të gjallë atë? Çdo të bëhej pas perëndimit të këtij dielli nga rruzulli tokësor drejt botës së përjetshme? Nuk ka dyshim se kjo detyrë e shenjtë u përket njerëzve të fesë në veçanti dhe të gjithë myslimanëve në përgjithësi. Favori më i madh i Allahut, i Cili na bën të rrojmë në mes të mirave të pafundme, është përgjegjësia e amanetit që shprehet në Kur’an: “Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë, që të bëheni dëshmitarë përmbi njerëzit dhe që i Dërguari i Allahut të jetë dëshmitar përmbi ju...” (Bekare, 143) Në Islam, akti më i lartë pas besimit, siç dihet, është namazi. Në namazet që falim gjatë 24 orëve, bashkë me synetet, kapitullin Fatiha e përsërisim 40 herë. Në përsëritjen që i bëjmë një kapitulli të caktuar të Kur’anit në çdo rekat të namazit ka shumë urtësi. Një nga këto urtësi

6

Di

SHTATOR 2012


Siç nuk ka asnjë rrugë tjetër për të shkuar te Zoti përveç qëndrimit besnikërisht në rrugën e Tij, nuk ka asnjë pozitë të lartë sesa ruajtja e kësaj rruge në çdo çështje, por dhe asnjë urdhër më të vështirë sesa zbatimi i saj siç duhet. Allahu i përgëzon kështu njerëzit e kësaj rruge: “Ata që thanë: ‘Zoti ynë është Allahu dhe qëndruan besnikërisht, për ta nuk ka frikë dhe ata nuk do të pikëllohen. Ata janë banues të xhenetit, aty do të jenë përgjithmonë. Atë e kanë shpërblim për veprat që kanë bërë.” (Ahkaf, 13-14)

është kuptimi i thellë që përmban ajeti “Ihdinas-siratal mustekim” (Na udhëzo në rrugë të drejtë). Kërkesa për të hyrë në “Sirati Mustakim”, domethënë në rrugën e drejtë që të çon tek Allahu, do të thotë që, mbi gjithçka, të kërkosh të nderohesh me Islamin. Atëherë, ç’kuptim ka kjo lutje këmbëngulëse e përsëritur çdo ditë nga 40 herë, për një njeri që në fund të fundit është besimtar mysliman dhe fal namaz? Ajeti-argument i formës: “A mos vallë njerëzit kujtuan se porsa që thanë ‘besuam’, do të mbeten të qetë në punën e tyre dhe s’do të pësojnë asnjë ngatërresë?”, na e bën të ditur këtë çështje dhe na lajmëron se njeriun, qoftë edhe pasi të ketë besuar, e presin shumë rreziqe dhe sprova. Kjo botë plakë mbi të cilën jetojmë, është kthyer sot në një panair prej qindra idesh e rrymash ideore. Ekzistojnë miliona prezantues, propagandues të çdo ideje e rryme. Po të futeshin në hesap edhe mundësitë e komunikimit të epokës sonë, të cilat nuk njohin pengesë në përhapjen në botë të ideve dhe rrymave, nuk do të vononim të kuptonim se gjer në ç’shkallë janë ngatërruar me njëra-tjetrën e vërteta dhe e shtrembra dhe se si e shtrembra ka marrë pamjen e së vërtetës. Përballë gjithë kësaj rrëmuje idesh e bindjesh, sa kuptimplotë është fakti që një mysliman të kërkojë 40 herë në ditë në audiencën hyjnore rrugën e drejtë ose të lutet që të vazhdojë të ecë në rrugën e udhëzimit. Siç nuk ka asnjë rrugë tjetër për të shkuar te Zoti përveç qëndrimit besnikërisht në rrugën e Tij, nuk ka asnjë pozitë të lartë sesa ruajtja e kësaj rruge në çdo çështje, por dhe asnjë urdhër më të vështirë sesa zbatimi i saj siç duhet. Allahu i përgëzon kështu njerëzit e kësaj rruge: “Ata që thanë: ‘Zoti ynë është Allahu dhe qëndruan besnikërisht, për ta nuk ka frikë dhe ata nuk do të pikëllohen. Ata janë banues të xhenetit, aty do të jenë përgjithmonë. Atë e kanë shpërblim për veprat që kanë bërë.” (Ahkaf, 13-14) Detyra e falënderimit që duhet të kryejë robi që është mirënjohës ndaj Zotit nuk duhet të mbetet vetëm me alë. Të qenët fetar, nuk është identiteti vetëm i këndimit të lutjeve të njohura ose i kryerjes së ritualeve të adhurimit. Njeriu fetar ka nevojë për një atmosferë fetare e për një mjedis islam. Krijimi i një atmosfere dhe zhvillimi i një mjedisi të tillë nuk është i mundur vetëm me zellin dhe përpjekjet e shërbyesit të fesë. Në këtë kuptim, të gjithë myslimanët janë orientues. Dhe një veprimtari orientuese e tillë nuk bëhet vetëm me alë, madje, disa herë më parë se me alë, mund të çohet përpara me sjellje dhe veprime. Njeriu i kauzës së lartë, një ideologji që e ka përqafuar dhe e jeton vetë, kërkon t’ua përjetojë edhe të tjerëve. Nëse nuk i shohim shenjat e kësaj kërkese dhe dëshire, mbetemi të detyruar të mendohemi mbi fisnikërinë dhe sinqeritetin e tij apo mbi drejtësinë e ideologjisë së tij.

SHTATOR 2012

Di

7


Në Fokus

DR . FERDINAND GJANA

Universiteti ynë është sa funksional, aq edhe komod. Ai u vë në dispozicion studentëve kushte dhe ambiente bashkëkohore, të nevojshme për të plotësuar sa më mirë edukimin e tyre. Këtij qëllimi do t’i shërbejnë biblioteka, zyrat e planifikimit të karrierës, sallat e konferencave, klubet studentore etj.

DYERT E UNIVERSITETIT BEDËR JANË TË HAPURA PËR JU Të dashur maturantë të këtij viti, që po përgatiteni për të hapur një kapitull të ri në jetën tuaj. Jeta, kur mendon të ardhmen, duket shumë e gjatë, por, kur hedh sytë mbrapa dhe shikon pjesën që ka kaluar, është shumë, shumë e shkurtër. Ka momente mjaft të rëndësishme të cilat janë vendimtare në formësimin dhe përcaktimin e gjithë rrugës që njeriu ndjek në jetë. Një nga këto momente shumë të rëndësishme për çdo njeri është ai kur hedh hapin drejt shkollës së lartë, vendi ku ai mëson profesionin dhe, ç’është më e rëndësishme, përgatitet për jetën, për të përballuar sfidat e saj. Trokitja juaj në dyert e universitetit është momenti kur ju, maturantë, do të ngjitni një shkallare për të hipur në lartësitë e kulturimit, për të shtyrë më tej limitet e njohjes, dijes, e cila sikurse dihet, merret gjatë gjithë jetës, sepse është e pafund. Pa dyshim, parë në këtë këndvështrim, ky moment është shumë i rëndësishëm, mbase më i rëndë-

8

Di

SHTATOR 2012

sishmi për ju, sepse, sipas preferencës dhe vendimit që ju do të merrni, do t’i jepni formë dhe drejtim jetës tuaj. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme që ju të mendoni mirë dhe të merrni vendimin e duhur, sepse, pasi të futeni në këtë rrugë, nuk do të jetë e lehtë ta ndryshoni atë. Zgjedhja e mirë dhe e duhur ka të bëjë me profesionin e ardhshëm, fushën e duhur ku ju keni interes, si dhe me universitetin që ju mendoni se mund të formoheni në mënyrën më të mirë e më të plotë. Universiteti “Hëna e Plotë” (BEDËR) është një institucion me një staf shumë të kualifikuar e profesional, vendas dhe të huaj, i cili ju ofron alternativa të shumta zgjedhjeje, të bazuara në një filozofi arsimimi ku, krahas anës profesionale, një rëndësi e veçantë i jepet anës sociale. Çdo departament, nëpërmjet programeve të një niveli bashkëkohor, synon përgatitjen në nivel të lartë të specialistëve nga ana profesionale dhe të aftë të përballojnë


sfidat që i presin në të ardhmen, duke u ballafaquar me tregun konkurrues të punës dhe me kërkesat e shoqërisë në zhvillim. Universiteti ynë është sa funksional, aq edhe komod. Ai u vë në dispozicion studentëve kushte dhe ambiente bashkëkohore, të nevojshme për të plotësuar sa më mirë edukimin e tyre. Këtij qëllimi do t’i shërbejnë biblioteka, zyrat e planifikimit të karrierës, sallat e konferencave, klubet studentore etj. Për ta plotësuar sa më mirë profilin profesional të studentit, Universiteti BEDËR, nëpërmjet sistemit të konsulencës akademike, u vë në dispozicion studentëve pedagogun e tyre, të cilin ata mund ta takojnë dhe ta pyesin për çdo lloj nevoje që u lind gjatë procesit mësimor. Futja e Shqipërisë në familjen europiane e bën domosdoshmëri mësimin e gjuhëve të huaja, gjë që është konkretizuar në programet tona, dhe një nga aspektet kryesore në profilin e studentit të diplomuar është zotërimi i të paktën dy gjuhëve të huaja në nivele të avancuara. Një mundësi tjetër e sistemit mësimor është ajo e programeve minore në një nga programet Bachelor të universitetit ose diplomave të dyfishta, krahas programit që ju mund të studioni. Programet e shkëmbimeve të studentëve, shkollat verore, stazhet brenda dhe jashtë vendit janë mundësi të tjera të ofruara në funksion të përgatitjes sa më mirë të studentit, për të dalë në lartësinë e jetës e të profesionit. Për ta mbyllur, mund të them që Universiteti “Hëna e Plotë” (BEDËR) gëzon cilësinë maksimale për të qenë një universitet ku ju mund të merrni arsimin e lartë në formën më të mirë të mundshme të krahasuar me çdo vend në botë, në ditët e sotme. Ju presim. Mos trokisni, sepse dyert e Universitetit BEDËR janë të hapura për ju. Ju uroj të gjithëve suksese. Mesazh i Rektorit të Universitetit Hëna e Plotë BEDËR për maturantët e këtij viti. SHTATOR 2012

Di

9


VENDI

Aktualitet Me Syrin e Zemrës, 30 net me shqiptarët Cikli i emisioneve “Me syrin e zemrës” që Komuniteti Mysliman zhvilloi çdo natë në RTV “Ora News”, ka patur një sukses të jashtëzakonshëm që në javën e parë të transmetimeve për të vazhduar gjatë gjithë muajit të begatë të Ramazanit, me një audiencë të gjerë dhe feedback shumë pozitiv. “Me syrin e zemrës”, me regji të regjisorit Agron Hoxha dhe prezantuar nga gazetari Ramadan Çipuri, ka shoqëruar teleshikuesit çdo natë të Ramazanit, duke trajtuar tema të larmishme fetare e sociale dhe duke promovuar kështu të vërtetat e Islamit, si një fe që trajton dhe përfshin jetën e njeriut në të gjitha aspektet. “Me syrin e zemrës” ka ofruar kështu një mundësi më shumë për të bashkëbiseduar me ndërgjegjen e teleshikuesit për çështje dhe problematika të caktuara, duke bërë që ky

muaj të ndihet dhe përjetohet shumë më ndryshe nga vitet e kaluara. Temat e trajtuara në këtë cikël emisionesh ishin: Ramazani në trojet shqiptare; Vlerat e Ramazanit; Agjërimi dhe dobitë shëndetësore; Edukimi fetar në shkolla; Familja shqiptare; Media dhe Feja; Nevoja për besim; Kur’ani dhe njeriu; Bujaria dhe solidariteti; Rinia; Profetët; Haxhi; Morali dhe etika; Libri, çfarë lexojmë; Bota e përtejme; Respekti ndaj prindërve; Sporti dhe Besimi; Feja dhe Kombi; Pendimi; Arsimi universitar në Shqipëri; Zekati dhe Sadakaja; Edukimi i fëmijëve, Medreseja, tradita që vazhdon…; Muhamedi a.s. – Krenaria e Njerëzimit; Arti islam; Përjetime Ramazani dhe Fitër Bajrami. “Me syrin e zemrës” këtë vit shënoi vitin e dytë të transmetimit të tij live në RTV Ora News.

Nata e Kadrit, organizim madhështor në Tiranë

10

Di

SHTATOR 2012


Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, për herë të parë me rastin e Natës së Kadrit, organizoi mbrëmjen e 14 gushtit programin “Nata e Kadrit më e vlefshme se 1000 muaj”, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara ish- Hotel Dajtit, që mblodhi mijëra besimtarë, gra dhe burra, fëmijë, të rinj e të moshuar. Programi filloi me alën përshëndetëse të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça, i cili uroi mbarë besimtarët për këtë natë të madhe e të begatshme. “Ramazani i këtij viti qëlloi në një muaj të nxehtë, nuk ishte e lehtë, por megjithëkëtë ne arritëm ta përballojmë me sukses, për të arritur në Natën e Madhe të virtytshme, të faljes, begatisë dhe shpërblimit. Le t’i falemi Zotit më shumë, të përfitojmë nga mirësia e kësaj nate, për veten, familjarët dhe miqtë tanë, për vendin dhe kombin tonë. T’i lutemi Zotit të na falë gjynahet, të na japë të mira e begati, si dhe më shumë paqe, qetësi e mirësi. Zoti qoftë me ne të gjithë”, tha kreu i KMSH-së. Fjalë përshëndetëse mbajti edhe myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, i cili, pasi uroi të pranishmit, për këtë natë të mëshirës, tha: “Zoti zgjodhi këtë natë për shpalljen e Librit të Tij, e zgjodhi njeriun si më fisnikun e krijesave, mes njerëzve dalloi profetët, mes muajve dalloi Ramazanin dhe mes netëve dalloi Natën e Kadrit, natën e jetës. Në këtë natë zemrat rrahin me shpresë, e këto rrahje qofshin të pranueshme te i Madhi Zot.” Më pas programi vazhdoi me faljen e namazit të Jacisë dhe Namazit të Teravisë. Në këtë natë përkujtimi dhe përkushtimi ndaj Allahut, kanë mbajtur ligjëratat e tyre edhe imamët Elvis Naçi, Ahmed Kalaja e Ferid Piku. Ata folën për mirësitë dhe begatitë që Zoti i ka dhënë kësaj nate, ku besimtarët i drejtohen Atij, të penduar për gjynahet e tyre duke kërkuar falje e mëshirë. “Kërkoni begatinë dhe mirësinë e Zotit në këtë natë, sepse Zoti për ata që vijnë të penduar, thotë: i kam falur, i kam mëshiruar dhe do t’i shpërblej me Xhenet”, tha imam Elvis Naçi. “Shpresojmë që kjo natë, të jetë një natë pajtimi me Zotin, me veten dhe më të tjerët, jo vetëm për ata që agjërojnë, po për të gjithë njerëzit”, theksoi imam Ferid Piku.

Ndërsa imam Ahmed Kalaja u shpreh se “Zoti është më afër besimtarit në momentin që ai i lutet dhe e kërkon Atë. Prandaj lutja më e mirë që gjithsecili prej nesh mund të bëjë sot është: O Zot, Ti je falës, e do faljen, më fal mua!” I ftuar special i kësaj mbrëmjeje ishte dr. Ahmed Naina nga Egjipti, një nga lexuesit më të mirë të Kur’anit në botë, i cili me zërin e tij, emocionoi dhe përloti mijëra vetë të pranishëm në shesh. Në mbyllje, nënkryetari i KMSH-së Bujar Spahiu dhe imami Gazmend Teqja, kanë bërë dua në shqip dhe arabisht. Ndërkohë gjatë programit, për pjesëmarrësit janë shpërndarë ëmbëlsira të ndryshme, ndërsa fëmijët u janë gëzuar dhuratave surprizë të përgatitura posaçërisht për ta. Ndërkohë krahas besimtarëve në shesh, u mblodhën edhe qindra qytetarë, në të dy anët e rrugës të cilët, të shtyrë nga kureshtja dhe dëshira për të mësuar diçka më shumë rreth kësaj nate, ndoqën programin deri në fund. Rëndësinë dhe pozitën që kjo natë ka te zemrat e njerëzve, e tregon edhe fakti që, i madh e i vogël, ditën që i paraprin natës së Kadrit, agjërojnë. Nga agjërimi i kësaj dite nuk përjashtohen dhe shumë njerëz, që edhe pse nuk janë myslimanë, u bashkohen miliona agjëruesve në mbarë botën.

SHTATOR 2012

Di

11


Tiranë, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin Besimtarët myslimanë në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë festuan më 19 gusht ditën e Fitër Bajramit, festë e cila shënoi mbylljen e muajit të Ramazanit, që nisi më 20 korrik 2012. Që në orët e para të mëngjesit, mijëra besimtarë u grumbulluan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, në segmentin përpara ish Hotel Dajtit, për të ndjekur ceremoninë e kësaj dite të shënuar dhe për të marrë pjesë në faljen e namazit të bajramit. Ceremonia filloi me një pjesë kur’anore të kënduar nga nxënësi i Medresesë së Tiranës, hafizi 16 vjeçar Enes Hyka. Në vijim ishte Kryetari Haxhi Selim Muça ai që uroi besimtarët për arritjen e kësaj dite të madhe, e cila, sipas tij, është kurorëzim i adhurimit dhe i përkushtimit në shërbim të Zotit. “Bajrami është festa më e dobishme dhe më e bekuar për myslimanët. Kremtimi i kësaj feste i jep atyre një emocion të veçantë, një frymë të re, një zell të ri në punët e tyre fetare dhe të kësaj bote. Uroj besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët, ta jetojnë gëzuar këtë festë. Paçin mirësi e begati dhe Zoti ua pranoftë agjërimin dhe adhurimet që kanë kryer gjatë muajit të bekuar të Ramazanit. Zoti e bekoftë kombin dhe atdheun tonë”, u shpreh kreu i KMSH-së. Në ceremoninë që i parapriu faljes së bajramit nënkryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu, mbajti një ligjëratë të shkurtër. Ai falënderoi Zotin për mirësitë e dhuruara gjatë Ramazanit dhe sidomos për lehtësirat e krijuara në plotësimin e agjërimit dhe çdo pune të

12

Di

SHTATOR 2012

vlerësuar e të dobishme në sytë e Zotit. Në alën e tij z. Spahiu vlerësoi, gjithashtu, sakrificën dhe përkushtimin e besimtarëve, të cilët, sipas tij, edhe pse të sprovuar nga moti i nxehtë i stinës, arritën ta kryejnë me sukses këtë detyrë të shenjtë. “Në këtë ditë, besimtarët myslimanë, festojnë dhe gëzojnë arritjet e tyre në shërbim të Zotit dhe me frymë të thellë vëllazërore e falënderojnë Atë për ndihmën dhe mirësitë e Tij të panumërta”, u shpreh nënkryetari Spahiu. Pas faljes së namazit të bajramit, e cila u drejtua nga kryetari H. Selim Muça, besimtarët kanë dëgjuar hytben e bajramit të mbajtur nga Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra. Në alën e tij, z. Gurra e vuri theksin te rëndësia dhe vlerat që ka kjo ditë për myslimanët shqiptarë dhe të mbarë botës, pasi shënon finalizimin e një pune të madhe të kryer për hatër të Zotit. “Falënderojmë Zotin që na krijoi mundësinë që të shprehim mirënjohjen, të shprehim të vërtetën, të shpalosim shpresën dhe të tregojmë se ne e duam Zotin dhe krijesat e Tij. Vijmë pas një muaji agjërimi e përkushtimi, që është tregues i dashurisë që kemi për Zotin, ndaj shembullit të Pejgamberit (a.s.), ndaj dashamirësisë që kemi për njëri-tjetrin, për këtë popull dhe për këtë komb. Ramazani është një moment i rëndësishëm, që na fton të kërkojmë Zotin duke respektuar robin, të kërkojmë Zotin duke respektuar tjetrin, të kërkojmë Zotin duke respektuar qytetin, të kërkojmë

Zotin duke respektuar mjedisin, të kërkojmë Zotin duke respektuar ambientin, të kërkojmë Zotin duke respektuar ata që na drejtojnë, të kërkojmë Zotin se prej Atij vjen shpresa dhe shpëtimi. Zoti premton xhenetin për ata të cilët respektuan agjërimin, sadakanë, të varfrin dhe jetimin, respektuan të voglin, të moshuarin si dhe vlerësuan çdo punë të mirë të kryer me sinqeritet e gradë të lartë devotshmërie. Kjo sepse Zoti na ftoi dhe ne iu përgjigjëm ftesës për të agjëruar për hir të Tij në mënyrë që të përfitojmë prej Tij mirësi në këtë botë dhe në botën tjetër. Përmes kësaj faljeje e përkushtimi sot, ne tregojmë se jemi të gatshëm të kontribuojmë për çdo pëllëmbë tokë, njësoj si kjo ditë, njësoj si ky flamur, njësoj si kjo tokë që e kemi amanet prej Zotit. Këto zemra që rrahin sot me dashuri, kështu qofshin gjithmonë, në shërbim të Zotit, në shërbim të vendit, në shërbim të së mirës, në dobi të të gjithë njerëzve. I lutem Zotit që të na e ketë pranuar Ramazanin, lutjet dhe të gjitha punët që kemi kryer në këtë muaj të madh. O Zot, na e mundëso të jetojmë në paqe e harmoni e të kontribuojmë për këtë vend të bekuar prej Zotit. Nga mot gëzuar Bajramin!”, tha myftiu i Tiranës Ylli Gurra. Pas ceremonisë së faljes së bajramit besimtarët kanë uruar njëri–tjetrin për këtë ditë shpërblimi, dhe më pas janë shpërndarë nëpër familjet e tyre për të festuar dhe për të ndarë gëzimin e kësaj dite edhe me të tjerët.


Fitër Bajrami, personalitetet e larta të vendit urojnë myslimanët Autoritetet më të larta në vend zhvilluan vizita në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, për të përcjellë urimet e festës së Fitër Bajramit. Në mesazhin e tij të urimit kryeministri Sali Berisha, shprehu nderimin më të thellë për ata që e agjëruan këtë muaj, duke e cilësuar këtë akt si dëshmi të virtytit të sakrificës mbi të cilën ndërtohen të gjitha mirësitë dhe arritjet e njeriut. “Urimet më të përzemërta juve dhe të gjithë besimtarëve myslimanë, në veçanti atyre që sakrifikuan dhe agjëruan këtë muaj, duke iu përkushtuar Zotit. Besimi te Zoti është burimi më i fuqishëm dhe më i pashtershëm i forcës së njeriut. Uroj që bajramin tjetër ta festojmë pasi të kemi hedhur themelet e xhamisë së madhe”, u shpreh z. Berisha duke shtuar: - Nuk ka përkushtim më epror dhe më të parë se përkushtimi i njeriut ndaj Zotit, ndaj le t’i urojmë sot të gjithë besimtarëve gëzuar këtë ditë, ditën e nderimit të sakrificës. Gjithçka ndërton njeriu nga vitet më të hershme të fëmijërisë dhe në vazhdim, të gjitha mirësitë, të gjitha

ëndrrat që ai realizon, kanë në themel sakrificën e tij, sakrificën e familjes së tij, sakrificën e njerëzve të tij, ndaj dhe nderimi për sakrificën është nderimi për arritjet, ndryshimin, të mirën dhe mirësinë. Gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo që janë”. Kryeministri falënderoi kreun e myslimanëve për kontributin që ka dhënë në shërbim të fesë dhe kombit. “Këto 20 vjet rikthimi rilindja dhe konsolidimi i besimeve fetare është zhvillimi më i rëndësishëm për qytetarët e këtij vendi”, tha z. Berisha. Në këtë ditë feste kryeministri i vendit i premtoi kryetarit Muça edhe dhënien e hapësirës për ndërtimin e kompleksit të ri të universitetit Hëna e Plotë – BEDËR. Nga ana e tij kryetari Muça e falënderoi kryeministrin për mbështetjen dhe gatishmërinë e treguar ndaj plotësimit të nevojave të myslimanëve shqiptarë. “Keni bërë shumë, – u shpreh z. Muça, – në të gjitha drejtimet kemi gjetur përkrahje të gjerë nga ju, nga një kryeministër që e njeh dhe e jeton besimin.” Ndërkohë, kryeparlamentarja e Shqi-

përisë, Jozefina Topalli, në vizitën e saj ka uruar z. Muça dhe të gjithë besimtarët myslimanë për këtë ditë feste. “Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, përzemërsisht dëshiroj t’ju uroj përshumëvjet dhe gëzuar Fitër Bajramin. Katër javët që kaluan ishin koha ku secili sakrifikoi dhe ky është një mesazh për të gjithë qytetarët shqiptarë që të mendojnë çdo ditë për ata që janë të varfër, të sëmurë, të margjinalizuar. Ky është një obligim për të gjithë qytetarët shqiptarë për t’i shërbyer vendit dhe njëri-tjetrit. Edhe njëherë me zemër ju uroj gëzuar qytetarëve shqiptarë, në Shqipëri, atyre që janë në emigracion, atyre në Kosovë Maqedoni dhe në të gjitha trojet shqiptarë, gëzuar! Vizita në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë kanë bërë edhe përfaqësues të politikës, trupit diplomatik, përfaqësues të besimeve të tjera fetare, miq dhe besimtarë, të cilët përcollën mesazhe urimi me rastin e kësaj feste të rëndësishme për myslimanët shqiptarë dhe të mbarë botës.

SHTATOR 2012

Di

13


Komente & Opinione

SAIMIR LLESHI

KURDISJA E

SAHATIT! Sikur futbollit të mos i kushtohej kaq rëndësi kohëve tona, mbase historia do të kishte një tjetër kuptimësi! Njeriu modern, i paplotësuar dhe që kërkon një lloj vetëpërmbushje me të tilla metoda të “arrira” sipas perceptimit të tij, përdor të tilla “arratisjeje” për të humbur rëndesën e kohës. Në këtë sfidë të vazhdueshme midis të bërit diçkaje pa rëndësi dhe të mos bërit asgjë, janë edhe besimtarët. A kanë ata një busull të orientuar qartë? Sigurisht që po, por pyetja që shtrohet është: a kanë luhatshmëri në atë drejtim? Epoka jonë e butonave dhe e alëkalimeve që zhysin në vetvete edhe humbjen e kohës, ka sjellë kësisoj edhe një lloj pengese drejt amshueshmërisë së minutave të përditshme që rrjedhin ndër deje. Kështu, njeriu i gjendur në këtë diapazon të gjerë të mundësive të vrasjes së kohës, mbetet mjaftueshmërisht i pakët në mundësi për të qenë më i pranishëm në rrugën për të cilën ka zgjedhur të jetojë. Pikërisht këtu lind pyetja e madhe: sa i vetëdijshëm është një besimtar për fenë e tij, besimin e tij? Tek e fundit, qëllimi i ekzistencës tënde lidhet drejtpërdrejt me ekzisten-

14

Di

SHTATOR 2012

cën tënde për të besuar Zotin, çka sjell detyrimisht edhe përdorimin e kohës për këtë qëllim. “Zoti është koha”, do të thoshte Profeti Muhamed (a.s.)! Në këtë rast, synimi nuk është trajtimi dhe as shpjegimi i këtij hadithi, por rëndësia që i jep ai, ekzistencës së besimtarit përballë Zotit, ku në mes duket sikur ura lidhëse më e fortë është pikërisht koha! Koha e mundësive të mëdha, robërive sublime, e qelive meskine! Atje, tok kemi shënjuar të gjitha ligësitë dhe të mirat tona e, pa dyshim, edhe ato


momente pafund të “boshit”, të “asgjësë”, vetëm të frymëmarrjes! Duket sikur jemi të mbështjellë nga ky çarçaf i bardhë, ku shënojmë vazhdimisht gjurmët tona. Rëndësia për besimtarin, këtu është “Si?”, duke qenë se “Pse”-të tashmë kanë fund të definuar qartë, që lidhet pashmangshmërisht me qëllimin e fitimit të kënaqësisë së Zotit! Çështja e “Pse-ve” nuk i përket më atij që ka gdhendur besimin brenda shpirtit të vet! Por, kjo gdhendje kërkon para se të gjithash angazhimin të vazhdueshëm brenda vetes për të ndriçuar dhe hijeshuar “çarçafin” e kohës. Përdorimi i kohës dhe mbushja e saj me vepra të mira, do të thotë gjithashtu arritje te kënaqësia e Zotit! Për të arritur deri në këtë pikë, më e larta dhe më sublimja, besimtarit i duhet në mënyrë të vazhdueshme që të jetë i vetëdijshëm për synimin dhe qëllimin për të cilin jeton. Kjo do një lloj kurdisjeje të vazhdueshme si të sahatit, në mënyrë që çdo minutë të rrjedhë ashtu sikurse vepronte Prijësi i rrugës sonë (a.s.). Nëse ne nuk mund të jemi rruga për atje, padyshim jemi udhëtari në këtë rrugë, metoda për ta bërë më të lehtë dhe më të amshueshme është në dorën tonë. A mundemi? Po, nëse jemi të vetëdijshëm për misionin në këtë jetë, dhe nëse vërtetë kemi arritur bindjen më të lartë ndaj Krijuesit, çka sjellë zhdukjen përfundimtare të dyshimit. Në këtë pikë, “Pse-të” nuk shtrohen më si arsye pengimi apo dyshimi, ndërsa fizionomia e kohës rrjedh detyrimisht në këtë drejtim. E di, gjithsecili nga ne ka plot orë që e kaplon kotësia dhe pas kësaj nuk gjen motive për të dalë. Shpeshherë pret shtysa të jashtme për të ikur nga kjo gjendje, teksa brenda vetes nuk i ka indikatorët e duhur për të dhënë shkëndijat që do ta rikthente në atë gjendje ku shpirti prehjen e gjen vetëm te Zoti! Në këtë prehje, shpirti zhvishet nga të gjitha të këqijat, ndërsa

Nuk e di nëse vrasim ditët për të jetuar, apo rrojmë për të jetuar ditët! Me shumë mundësi, jemi kthyer gjithashtu edhe në konsumator të ditëve tona, pa u shqetësuar për ikjen e tyre dhe vlerën që kanë ato për ne dhe për Zotin.

koha me të cilën ky shpirt bashkëjeton në një farë mënyre, merr të njëjtën ngjyrë të vërtetë të kuptimit dhe të vetëdijes, si binarin bazë të besimtarit. Qëndrueshmëria gjithnjë brenda këtij binarit të ndërtuar brenda vetes, ku sigurisht pika përfundimtare, më e larta është Zoti, duhet të jenë synim dhe qëllim i vazhdueshëm. Në shekullin e XIX-t dhe më tej, njeriu pandehu se tashmë kishte zotëruar natyrën dhe jo vetëm që nuk ishte një element ekuilibri në të, por e konsideroi veten zot të saj. Që prej asaj kohe, shumë përpjekje u bënë, duke sjellë më pas edhe dështimin. Sot, pas kaq shumë dekadash, njeriu ka arritur një fazë tjetër, atë të skllavit ndaj vetes, ndaj mjeteve të krijuara prej tij. I-PHON-i duhet të jetë prej tyre, përderisa njerëzit janë kaq shumë të dhënë për t’i pasur, çka sjellë detyrimisht edhe grabitje të kohës kundër njeriut. Kjo nuk do të thotë bojkot, por përgjegjshmëri dhe vetëdije, ku njeriu të mos jetë në mënyrë të nënkuptuar në shërbim të këtyre mjeteve, por këto mjete të jenë në shërbim të njeriut. Koha tashmë është shndërruar në spektakël dhe jo në një mjet për brendësinë e njeriut dhe arsyes së ekzistencës së tij. Nuk e di nëse vrasim ditët për të jetuar, apo rrojmë për të jetuar ditët! Me shumë mundësi, jemi kthyer gjithashtu edhe në konsumator të ditëve tona, pa u shqetësuar për ikjen e tyre dhe vlerën që kanë ato për ne dhe për Zotin. Në këtë këndvështrim, kërkojmë ditë pa kriter për t’i shfrytëzuar, pa u vendosur një çmim. Mbase nuk e dimë se ditët tona janë një borxh i madh për ne, për të cilat do të duhet të paguajmë në një kohë tjetër. Edhe kjo është pjesë e vetëdijes së besimtarit, teksa endet nëpër këto qytete të mbushura me kaq shumë sende, që një ditë mund të jenë dëshmitarë kundra nesh. Edhe në këtë rast, njeriu u gënjye, njësoj si me lojën e futbollit!

SHTATOR 2012

Di

15


Forum

ABDAL- HAKIM MURAD

QËNDRUESHMËRIA DHE PËRKATËSIA E MYSLIMANIT -1Disa qëmtime mbi gjendjen psikosociale Heshtja jonë përballë Djallit ndryshon nga ajo e shekullaristëve. Për teistët tradicionalë, ndjenja e boshit që mbart e liga, nga prania e frikshme e zbrazëtisë, vjen me një fytyrë vetjake: ajo e Djallit. Por, Djalli, në gjuhën e Kur’anit, duke qenë i dobët në komplote, mban me vete rrënjët e rënies së tij. Vetë fakti qe ne mund t’i japim emër është ngushëllues, për sa kohë që të kuptuarit në vetvete është një ngushëllim. Aspekti më i ashpër i shekullarizmit është se refuzimi për t’i dhënë emër Djallit e ngre atë në diçka më shumë sesa një mungesë e mjerë. Lehtësimi i fesë, jo më pak ngushëllues për të qenë i dhimbshëm, është këmbëngulja e tij që kur nuk gjejmë më alë për të komunikuar; ndjesia jonë që e keqja ka ardhur dhe ka triumfuar. Heshtja jonë është një nga hutimet, por jo dëshpërim. Hëpërhë bota është e përfshirë nga frika. Ne i frikësohemi një boshllëku të panjohur që fshihet prapa përvojave tona të përditshme, ndoshta të gjithëpranishme, të besueshme dhe me një fund. Simbole të komunikimit njerëzor si interneti dhe linjat ajrore, papritur kanë siguruar një kuptim të dyfishtë, si një tablo për dështimin radikal të komunikimit. Mbi të gjitha, frika është ajo që, ndërkohë që bota hyn në një epokë të papëlqyeshme në mënyrë drastike nga epokat paraardhëse, fetë po fragmentarizohen në ishuj të panumë-

16

Di

SHTATOR 2012


rueshëm opinionesh, në një kohë kur pjesëtarët e saj dhe vetë bota gjenden në një nevojë urgjente për udhëheqje të qetë dhe të qëndrueshme. Në një kohë si kjo e sotmja, një furkān, një mendjemprehtësi për të dalluar fenë e vërtetë nga pavërteta thyen sipërfaqen. Pavarësisht nga dallimet e pafundme, shpesh madhërisht të frytshme midis botës së mrekullueshme të feve, presioni i shekullarizmit ka kërcënuar çdo fe me një konfiskim të krahasueshëm të sigurive të përhershme, dhe zëvendësimit të tyre me të vetmen siguri: atë të ndryshimit. Tani shumë njerëz mendojnë se nuk po jetojnë në një kulturë, por në një lloj procesi, dhe ndërsa kanunet/ligjësitë e qëndrueshme të bukurisë janë zëvendësuar me stile dhe shprehje frazeologjike, e vetmja pritshmëri që mund të kemi për këtë është që ata, shumë shpejt, do të kënaqin ndjenjën tonë të stilit, për t’u zëvendësuar më pas me një cekëtinë jo më pak brilante. Postmoderniteti, i përfaqësuar nga Warhol, është okazionalistik; një seri imazhesh të thyera, armiqësore ndaj asgjëje përveç pretendimit se ne kemi trashëguar të kaluarën dhe ajo gjuhë është vërtetësisht kuptimplote. Në këto kushte, besimet fetare duhet të punojnë fort jo vetëm që të ruajnë thelbin, por edhe alorët me të cilët shprehin kërkesat e tyre. Filozofi amerikan Richard Rorty ofron këtë qëndrim mbi procesin e shekullarizmit: “Europa nuk vendosi të pranonte shprehjen e poezisë romantike, apo të politikës socialiste, ose të galileanëve. Ky lloj ndryshimi ishte rezultat i një argumenti dhe jo një akt vullneti. Dalëngadalë Europa humbi zakonin e përdorimit të disa alëve dhe fitoi zakonin e përdorimit të disa të tjerave.”1 Se çfarë ka ndodhur në shekullin e kaluar, nën një përshpejtim të qëndrueshëm mode, është që seritë e mutacioneve në vlera kanë zënë vend në alorët tradicionalë të fesë nën strese të paprecedenta. Kundër këtij sfondi mund të shohim tri mundësi të mëdha mes diversitetit të besimeve. Së pari, mundësia kapsula-kohë, shpeshherë e ngulitur në tiparet e etniciteteve lokale, kërkon të mbrojë leksikun e besimit nga çdo ripërkufizim që mund të cenojë thelbin tradicional. Rrezikut të anakronizmit apo të irrelevancës është parë e udhës t’i iket në mënyrë që të ruhen ato varietete antike për brezat e mëvonshëm, të cilët, në një kohë të shpresuar pendese mund të kthehen tek ato. Së dyti, ka lëvizje që zakonisht quhen “liberale”, të cilat përvetësojnë alorin e reduktuar shekullar të botës për të kuptuar fenë, qoftë ky psikologjik, filozofik, apo sociologjik, dhe përpiqen të demonstrojnë se si feja (apo pjesë të saj) mund të rifitohet edhe në qoftë se përdoren këto terma. Në kontekstin e krishterë kjo është një lëvizje e stabilizuar, dhe është bërë mjaftueshëm e sigurt për t’u popullarizuar nga shkrimtarë si John Robinson dhe Don Cupitt. Në Islam, nënshkrimet e Muhamed Shahrur dhe Farid Esack tregojnë që liberalizmi radikal i tanishëm teologjik mbetet mundësia elitare e pashoqe, përveç popullaritetit de facto të formave sentimentale të të qenurit mysliman. 1. Richard Rorty, Rastisja, ironia dhe solidariteti, (Nju Delhi, 1989), f. 6.

Mundësia e tretë është të ripërkufizohet gjuha e fesë për të përballuar politikën identitare. Patjetër që feja ka patur gjithmonë të shqueshëm identitetin kolektiv dhe atë individual si një nga funksionet e saj. Gjithsesi, në reagimin kundër kërcënimit të modernizmit të vonë dhe postmodernizmit ndaj identitetit, dhe në njohjen e heshtur të problemit të metafizikës dhe moralit, ky dimension është lejuar të zgjerohet përtej qëllimit dhe kufijve të tij natyralë në të gjitha fetë botërore. Përherë e më shumë fetarët e përkufizojnë veten më tepër sociologjikisht sesa teologjikisht. Sentenca e Durkheim-it, që “ideja e shoqërisë është shpirti i fesë”2 nuk përbën më shqetësim ndër aktivistë, të cilët janë më të etur për të krijuar institute për shkencat sociale islame sesa të organizojnë seminare. Rezultati ka qenë gjithmonë një theksim i polaritetit tradicional midis vetes dhe të tjerëve, rezultat i cili u mundësua nga shterimi i ngadaltë i sipërmarrjeve me aspiratë fetare që merreshin me universalitetin e koncepteve të nderit dhe dinjitetit. Shembujt janë të shumtë dhe të ndryshëm. Kush mund të kishte menduar që Budizmi, më e paqta ndër fetë me sa duket, mund të kishte lënë hapësirë për një lëvizje si Aum Shinrikyo, qindra nga ndihmësit e të cilit janë marrë në pyetje në lidhje me terroristët për mizoritë ndaj civilëve të pafajshëm!? Qendra e apelit të kultit, duket të ketë qenë një riformulim i Budizmit si një lëvizje për të ruajtur identitetin e aziatikëve perëndimorë.3 Në Indi, një besim vegjetarian si Hinduizmi, në provincën e Gandhi-t në Gujarat, ka nxjerrë lëvizje fetare të cilat, për frikën e shumë praktikantëve tradicionalë, rekomandojnë dëbimin, biseda të imponuara ose masakra ndaj minoriteteve johindu. Procesi i safronizimit4 në Indi, duke zbritur në pikën më të shndritshme të Ayodhya-s, ka avancuar dukshëm, dhe prespektiva për paqe dhe bashkëjetesë midis rajoneve është parë si e pashpresë.5 Në universin islam, e njëjta zhvendosje nga alori i fesë në atë të identitetit është shtruar tashmë. Çfarë do të bënin averroesit për praktikën moderne të përkufizimit të haxhit si “konferenca e përvitshme e myslimanëve”? Pse po rritet gjithnjë e më shumë numri i sociologëve që e interpretojnë fenomenin e mbulesës si afirmim të identitetit? Pse besimtarët, të mbledhur, ndonjëherë sugjerojnë më tepër një gjest politik për të parë çfarë ka prapa besimtarëve sesa çfarë fshihet përtej murit të Kiblës? Vazhdon... Përktheu: Nejona Kadzadej 2. Emile Durkheim, Format elementare të jetës fetare, përkth. J Swain. (Nju Jork, 1915), f. 419. 3. Robert Jay Lifton, Duke shkatërruar botën në emër të shpëtimit të saj. Aum Shinrikyo, dhuna apokaliptike dhe terrorizmi i ri botëror. (Nju Jork, 1999) 4. “Procesi i safronizimit” është një neologjizëm politik, ku me anë të forcave policore, minoritetet muslimane dhe të krishtera shndërrohen në qytetarë të klasit të dytë, dhe minoritetet budiste dhe jaine inkorporohen në hinduizëm. 5. Brenda Crossman, Psherëtima e fundit e shekullarizmit? Hindutva dhe mungesa e sundimit të ligjit. Nju Delhi dhe Oksford, 1999) SHTATOR 2012

Di

17


Dossier & Histori

FAIK KASOLLJA

MEDRESISTI

hulumtues e aktivist islam Problemi më i ndjeshëm që shqetësonte myslimanët pas shpalljes së Pavarësisë ka qenë, sidomos, institucionalizimi i organeve drejtuese, administrative të Komunitetit Mysliman Shqiptar. Harku kohor 1912-1922 shërbeu si periudhë tranzicioni dhe u kapërcye pa eksese fetare. Vehbi Dibra (Agolli), nënkryetar i qeverisë së Ismail Qemalit të 1912-tës dhe kryetar i Senatit, e ndiqte me vëmendje situatën dhe, me qëllim që t’i përkushtohet problemeve që shqetësonin myslimanët shqiptarë, u larguan nga politika. Kongresi i parë islam i zhvilluar në mars të vitit 1923, mori vendime të rëndësishme, siç ishin hapja e Medresesë Alije (që nënkupton si një fakultet teologjik), botimi i një reviste mujore, krijimi i një administrate efektive e të aftë për të kryer detyra të vështira, evidentimi i pronave vakëf, krijimi i Këshillit të Naltë të Sheriatit etj. Medreseja u hap në mars 1924. Ajo është konsideruar si një nga shkollat e para të mesme shqipe në historinë e arsimit shqiptar. “Myftiu i Përgjithshëm (V. Agolli) drejtonte njëkohësisht edhe punën ideologjike me frymë të lartë kombëtare” (Q. Xhelili...). Ai futi pluralizmin doktrinar në hytbet e tij, shpjegoi pozitën dhe detyrat e sekteve në familjen e madhe islame shqiptare në përputhje me filozofinë islame, mbështetur në verset kur’anore dhe në porositë e H. Muhamedit (a. s.).

18

Di

SHTATOR 2012

Shembullin e V. Dibrës e ndoqën dijetarë të tjerë si H. Ismet Dibra, Hafiz Ali Korça, Jonuz Buliqi, Haki Sharofi e të tjerë. Alternativa që pëlqeu kryemyftiu u provua dhe doli më pak e kushtueshme. Jo më kot imzot Visarioni, ish kryetar i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë kishte konstatuar se “...Haxhi Vehbi Dibra asht nga ata burra që i pjell rrallë koha” (Q. Xhelili, vepër e cituar, fq. 263). Ja se si shprehet nxënësi i klasës së pestë të Medresesë, Vexhi Demiraj më 15 mars 1930, duke përshëndetur një grup haxhilerësh: “...edhe na, nxënësit e Medresesë së Përgjithshme të Shqipërisë, bij të këtij populli që n’ardhmeni do të rëndojë mbi supet tona detyra sa e shenjtë, aq edhe delikate dhe e rëndësishme e prijësisë fetare, kemi dalë këtu për me ju përcjellë e me ju urue me gjithë zemër udhë të mbarë e të mirë...”. Më poshtë me solemnitet, djaloshi i ftonte hoxhallarët që të luten për lumninë e Komunitetit tonë si dhe për Shqipërinë e shqiptarët. Një vit më vonë, më 20 dhjetor 1931, Vexhiu doli përsëri me referatin e tij në rastin e inaugurimit të ndërtesës së re të Medresesë dhe kishte zgjedhur versin kur’anor të kaptinës 3, punuar me stil tërheqës e përmbajtje të shëndoshë. Pasi kreu Fakultetin e Letrave të Universitetit të Kajros, Vexhiu u mor me studime mbi lëvizjen islame në Misir (Egjipt) e në botën islame dhe botoi revistën “Kultura Is-

lame”. Ai u mor me historinë e vjetër e të re të Islamit, me lëvizjen neoplatoniste të Islamit, shkroi për jetën dhe veprat e Farabiut, Ibni Sinait (Avicena), Ibni Ruzhdit, Gazaliut, etj. Artikujt e veçantë i mblodhi në librat “Filozofët islamë”, “Islamizmi dhe reforma në Egjipt”, që dolën në dritë para dhe pas vdekjes së autorit. Periudha e reformacionit e shekullit XVI në Europën Perëndimore, solli ndryshime të thella sipas doktrinës së Martin Luterit (1483-1546), Tomas Myncerit, Nikolla Stornit e të tjerë. Reforma në Egjipt e shekullit XIX e Muhamed Abdusë e të tjerëve si ai, ka karakteristika të tjera: ajo synonte konsolidimin e xhamisë, intensifikimin e zhvillimit të arsimit e të kulturës në funksion të mbrojtjes së interesave kombëtare; synonte organizimin e ndërgjegjes kombëtare për çlirimin e atdheut nga pushtuesit e huaj. Është kjo arsye që kjo lëvizje quhet edhe “Rilindje e Islamit”. Fryma e reformave u ndje edhe në vende të tjera islame, në Siri me Reshit Ridha, në Azinë Jugore me Muhamed Ikbal etj. Hafiz Ismet Dibra në analizën që i bën konceptit “reforma” shpjegon se ndryshimi apo zëvendësimi i veçorive esenciale të një sendi (objekti – F. K.) e zhveshin atë send nga struktura primare, e tjetërsojnë atë dhe, si i tillë, ai (sendi, objekti primar) nuk ekziston më. Në shtypin islam të vendit tonë gjatë viteve ‘20, ‘30 janë shfaqur pikëpamje interesante për reforma. Medresistët në


shkrimet e botuara imitonin pedagogët e tyre si në tematikë, ashtu dhe në metodat e hulumtimeve shkencore. Le të përmendim studentin Hafiz Shaqir Uruçi në artikullin “Ç’ urdhëron Kur’ani”, qershor 1932, te “Zani i Naltë”, apo studentin Hasan Kallarati me shkrimin “Ç’është Kur’ani?”, ku autori i ri shtjellon disa nga karakteristikat e këtij libri të shenjtë. “Kur’ani, - shkruan Hasani, - ka kuptime figurative” dhe citon shkrimtarin anglez Xhon Davenport nga libri “Apologji për Muhamedin”, fq. 49. Për ta bërë më të besueshëm shkrimin e vet, Kallarati në tekstin anglisht ka zënë në gojë shkrimtarin dhe filozofin gjerman, Gëte. Medresistët e mësonin gjuhën angleze me të folur e me të shkruar dhe përkthenin literaturë të niveleve të vështira. Futja e metodave bashkëkohore për të mësuar anglisht e arabisht (Mehdi Frashëri: “Probleme shqiptare”, Tiranë, 1944, fq. 110) dha frytet e veta. Më 23 prill 1932, kandidati tjetër maturat, studenti i klasës së shtatë të Medresesë, Sadik Bega, në artikullin “Ngjarja më e madhe e shekullit”, përkthyer nga revista “The Light” shkruan: “...midis kësaj atmosfere universale, të ngarkuar me mungesë besimi, kurajoje, bindjeje, u ngrit një dallgë shtyese...”.“...Islamizma u bë edhe njëherë më shumë fuqi botërore...” Medresisti tjetër i shquar, ish studenti i Medresesë së Përgjithshme, akademiku prof. dr. Shaban Demiraj, autor veprash shkencore, që drejtoi për shumë vjet Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, është krenaria e Medresesë. Shumë vetë nga brezi ynë e kemi pasur edhe pedagog në Fakultetin e Histori-Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Profesor Demiraj ka shkruar në shtypin islam, si në prozë e në poezi, por ai i përket më shumë shkencës shqiptare në përgjithësi, albanonologjisë, historisë së gjuhës. Duke ndjekur rrjedhën e shkrimeve në shtypin islam, ndeshim artikujt, poezitë dhe studimet e gojëmjaltit Vexhi Ibrahim Buharaja, orientalistit dhe albanologut, përkthyesit të talentuar të Saadiut, Firdesiut dhe Xhamiut. Vexhiu mbetet një kometë e papërsëritur në orbitën e Medresesë. Poliglot, zotërues i gjuhëve klasike të Lindje dhe të disa gjuhëve të Perëndimit, studimet universitare Buha-

raja i kreu pa vështirësi dhe për një kohë të shkurtër në Universitetin e Tiranës. Duke parë nivelin e lartë të njohurive shkencore dhe horizontin e gjerë të kulturës, pedagogët e trajtonin si koleg, si bashkëpunëtor për çështjet kardinale të historisë së Shqipërisë e të letërsisë. Poezitë: “Se je lule që s’humbet”, “Përpara Tomorrit”, “Shiut”, “Margarita Tutulanit” etj., mbeten margaritarë të artit tonë poetik. Ndërsa shkrimet në prozë: “Saadiu”, “Fuqia e Islamit”, “Islami është gjallë”, “Hixhreti” etj. janë kontribut më vete në fushën e studimeve islame të Vexhiut kurse artikulli “udhëheqësit e mendimit, Sokrati” ka për subjekt filozofinë antike. Veprat e Buharasë kanë hyrë në fondin e zgjedhur të kulturës sonë kombëtare. Ja disa vargje nga poezia “Shiu”: ......... Këto pika ujë s’janë Nuk vijnë nga retë, Bien nga qielli i paanë. I një bote plot jetë. Janë lot dashurie Të një nëne të motuar Që në afshe dashurie Derdh mbi bijtë e mërguar. Diktatura komuniste ia shfrytëzoi me egërsi krijimtarinë dhe shkrimet, pastaj bibliotekën e tij e dogji publikisht mu në oborrin e shtëpisë, siç digjnin inkuizitorët e mesjetës në turrën e druve dhe, për t’ia ndryshuar me dhunë personalitetin, e hodhën në një lokal berberësh si fatorino, fyerje që nuk harrohet, nëpërkëmbje e trurit të kombit. Në shtypin islam u zhvillua me korrektësi debati konstruktiv. Le të kujtojmë polemikat në revistën “Zani i Naltë” mes studentëve Ejup F. Kraja dhe Sadik Bega rreth temës “Besimet dhe doktrinat fetare në shekullin e parë të abasisë”. I pari shkruante nga fakulteti i Artit dhe i Filozofisë të Kolegjit Islamik të Indisë, i dyti shkruante nga Universiteti i Kajros, ku ndiqte studimet. Këto lloj shkrimesh e gjallëruan shumë revistën dhe e ngritën lart prestigjin e saj te lexuesit shqiptarë, brenda e jashtë Shqipërisë. Ishte merita e Medresesë së Përgjithshme, e trupit mësimdhënës, veçanërisht e drejtorit të saj, Hafiz Ismet Dibrës, si dhe e kolegëve të tij: Jonuz Buliqit, Sheh Qazim Hoxhës, Ihsan Qereshnikut, Haki

Sharofit, Hafiz Ibrahim Dalliut, Hafiz Ali Korçës etj., të cilët, me punën e tyre intensive e të palodhur, me shkrimet e veprat e botuara dhe me patriotizimin që i karakterizonte, përgatitën breza studentësh që ia kanë rritur nderin edhe Islamit, edhe kombit njëkohësisht. Ministri i Arsimit i Mbretërisë Shqiptare, poeti e atdhetari Hil Mosi, më 28 tetor 1932, në ceremoninë e shpërndarjes së diplomave, duke iu drejtuar maturantëve të këtij instituti dhe të pranishmëve ka thënë: “...Sot ju z. Maturantë të parë të këtij instituti, jeni edukue prej nji gupi profesorësh shqiptarë, të udhëhequr prej drejtorit patriot të mirënjoftun, jeni pajisë me ndjenja kombëtare e morale. Pra, nuk ka dyshim se do të udhëtoni drejt bashkimit kombëtar”. Pasi formuloi disa këshilla, ai i uroi studentët me këto alë: “Ju uroj një jetë me suksese për qëllimet tuaja e për të mbarën e kolektivitetit shqiptar. E përfundoj duke përsërit brohoritjen e drejtorit tuaj të nderut: Rroftë feja! Rroftë mbreti! Rroftë Atdheu!” Periudha 19 vjeçare e viteve shkollore 1946-1947- deri më 1963-1964 ka nxjerrë pesëmbëdhjetë matura. Disa nga këta nxënës kanë pëlqyer detyrën e klerikut. Pjesa dërrmuese e kuadrove fetarë pas viteve 90 vinin nga ky kontigjent. Por medresistët kanë punuar edhe në sektorë të tjerë të jetës së vendit tonë si kulturë, arsim, etj. shumica, pasi kryen studimet e larta në Universitetin e Tiranës, janë bërë arsimtarë, mjekë, juristë, inxhinierë, etj. Na vjen mirë të përmendim emrat e medresistëve që kanë shërbyer e shërbejnë në detyra fetare si Mustafa Sulejmani, Salih Ferhati, Elez Hoxha, Abdurrahman Hoxha, Shaban Koçiu, Rrapo Rustemi, Mehdi Dërvishi, Shefqet Jakova, Ferik Ajazi, Faik Hoxha, Qeramudin Durdia, Osman Sakurti, Shaban Saliaj, Shyqyri Bylyku, Hasan Qytyku, etj. ndërsa inxhinierët Selim Muça e Mehdi Cani, kanë ushtruar profesionin e tyre. Meriton të nënvizohet fakti se shumë medresistë janë angazhuar në shtypin islam si Salih Ferhati, Ismail Muçej, Ali M. Basha, Ahmet Çaushi, Ali Hoti e të tjerë. Një gjë të bie në sy, që kudo ku kanë punuar medresistët, pa përjashtim, kanë lënë emër të mirë. SHTATOR 2012

Di

19


Intervista

20

Di

SHTATOR 2012


Intelektuali i njohur, z. Xhemal Balla ish-medresist dhe më pas mësues e drejtor, flet për kushtet në të cilat u hap Medreseja e Tiranës në vitin e largët 1924, pedagogët dhe medresistët e parë si dhe rolin dhe kontributin e dhënë prej tyre në shoqërinë e asaj kohe e më vonë. Në vlerësimin e tij Medreseja e Tiranës ka qenë dhe mbetet një ndër shkollat elitë jo vetëm të kryeqytetit, por të gjithë Shqipërisë, pasi në bankat e saj janë përgatitur qindra studiues, inxhinierë, mjekë, mësues, imamë, vaizë etj., që kanë punuar me ndërgjegje të lartë në sektorë të ndryshëm të jetës. Z. Balla sjell në vëmendje momente nga rihapja e Medresesë në vitin 1991, ku edhe pse në kushte të vështira e mungesë të theksuar ambientesh e baze didaktike, kjo shkollë ruajti profilin e saj, duke ofruar për nxënësit arsimin dhe edukimin e duhur të ndërthurur me frymën fetare e kombëtare, mision të cilin vazhdon ta kryejë me përkushtim edhe sot e kësaj dite.

MEDRESEJA E TIRANËS NJË SHEKULL PËR ARSIMIN E DITURINË Për medresetë, si institucione serioze të arsimit kombëtar fetar islam, mund të flasim vetëm në fillimet e shekullit XX, pas Shpalljes së Pavarësisë. Në ballë të tyre qëndron Medreseja e Tiranës, që u hap më 1924 për të plotësuar nevojat për kuadro fetarë. Cilat ishin kushtet në të cilat u hap kjo shkollë? Pas shpalljes së pavarësisë klerikët shqiptarë radhiten bashkë me personalitete politike e shoqërore në mbrojtje të saj. Vehbi Dibra ishte zgjedhur në krye të pleqësisë, i ngarkuar nga Kuvendi me detyrën e Myftiut të përgjithshëm të Shqipërisë. Ai filloi menjëherë me riorganizimin e institucioneve fetare në Shqipëri e deri në ngritjen e zyrave të Sheriatit Islam. Këto probleme ai i bën objekt diskutimesh në mbledhjen e qeverisë së Vlorës më 5 maj 1913 (Arkivi Qendror, fondi 71, dosje 2, dokumenti 8135). Ndërmjet të tjerash në të shkruhej: “Myftinjtë do të vihen në dispozicion të Hirësisë së tij, Shejhul Islam i Shqipërisë dhe funksioni i tyre do të dekretohet prej tij”. Administrata fetare u krijua mbi baza të administratës shtetërore si p.sh. prefekturës

i përgjigjej Myftiu, N/Prefekturës – N/Myftiu e me radhë, të gjitha në varësi të qeverisë. Një eveniment me rëndësi në vitin 1916 ishte krijimi i gjyqit të Naltë të Sheriatit Islam me kryetar Kryemyftiun e Shqipërisë, H. Vehbi Dibra. Filloi reforma fetare e shoqërore, që arriti kulmin me ndarjen nga kalifati i Turqisë në vitin 1923, me organizimin e kongresit të parë mysliman më 24 shkurt deri 13 mars, kryesuar nga Dervish Hima. Në këtë kohë pushteti i Ahmet Zogut kishte aprovuar masa ligjore që synonin kontrollin mbi bashkësitë fetare. Kongresi zgjodhi komisionin për hartimin e statutit si dokumenti më i rëndësishëm i tij. Në nenin 6-7 përcaktohej zgjedhja e Këshillit të Naltë të Sheriatit Islam me kryetar Vehbi Dibra. Ky këshill ngarkohej që të ngrinte Medresenë e Naltë, si nevojë urgjente për Shqipërinë. Kjo u vendos në një kohë kur nuk ishte krijuar gjimnazi i Tiranës, por ekzistonte vetëm shkolla teknike. Medreseja u hap në vitin 1924 me vendim të qeverisë shqiptare për efekt license. Në zbatim të artikullit 60 të statutit të Komunitetit Mysliman, Medreseja e Përgjithshme SHTATOR 2012

Di

21


konsiderohej si një institut mësimor fetar e kombëtar, ku përfshinte tre kategori: fillore – lice - universitet, ku secila periudhë të ishte nga 4 vjet. Këshilli i Naltë i Sheriatit në fillim propozon hapjen e tri klasave për mungesë të godinës e anës financiare. Nga çdo prefekturë do të pranoheshin nga pesë nxënës, që u siguronin dhe financimin e tyre. Këshilli i Naltë emëroi si drejtor Qamil Balën, pjesëmarrës në kongresin islam dhe anëtar i Këshillit të Naltë të Sheriatit. Shkolla do të funksiononte me një rregullore të aprovuar prej 92 nenesh, me personel tërësisht shqiptar, me programe e organizim bashkëkohor të hartuar nga teologët e Komunitetit Mysliman. Më 24.02.1924 u regjistruan 24 nxënës. Personeli arsimor ishte: Hafiz Ali Korça, mësues i gjuhës arabe; Sulejman Kadiu, mësues i Kur’anit, fikhut dhe gjuhës shqipe; major Rexhep Berati, mësues i matematikë-gjeometri; kapiten Musa Puka, mësues i gjimnastikës; Haki Tefiku, mësues i histori-gjeografi; Pertef Pogoni, mësues i frëngjishtes; Jashar Qemali i higjienës; Qamil Bala i shkencës; Gani Strazimiri, mësues i vizatimit; doktor Sabriu, vizitë mjekësore javore. Në semestrin e dytë, 01.09.1924 emërohen profesorë të rinj si Haxhi Tahiri, Haxhi Dashi, Sali Çela, Emin Jakova e Avni Zajmi. Në kongresin e III islam që u mbajt më 6 korrik - 3 gusht 1929 u vendos që Medreseja të emërtohej “Medrese e Përgjithshme”, për shkak se u mbyllën medresetë e qarqeve. Në vitin 1931 përfundoi së ndërtuari godina e re e Medresesë dhe në inaugurimin e saj, në alën e hapjes foli politikani e sociologu shqiptar Mehdi Frashëri, ku ndërmjet të tjerash do të citonte: “Ky qe një sihariq për tërë botën islame shqiptare. Përparimi i vrullshëm për ne shqiptarët është një nevojë e jetës. Medresetë do të jenë foleja e prijësve të fesë islame në Shqipëri, e duhet të konfirmohen me frymën e shekullit brenda të cilit jetojmë.” (Zani i Naltë, Nr. 6, fq. 154-158) Më 23.10. 1932 këshilli i përhershëm i Komunitetit Mysliman organizoi shpërndarjen e parë të 16 diplomave të studentëve, maturantëve të kësaj shkolle. Numri i nxënësve erdhi duke u shtuar saqë në vitin 1936 arriti në 100 nxënës të brendshëm dhe 25 nxënës të jashtëm. Evenimenti më i rëndësishëm ishte vizita e një ministri nga SHBA i shoqëruar nga kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, dr. Behxhet Shapati. Medreseja formoi fizionominë e një institucioni me vlera islame, ku merrej formim i shëndoshë fetar e kombëtar, ndaj edhe fitoi emër të mirë në të gjithë vendin e më gjerë. Cili ka qenë profili i medresistëve të parë? Profili i medresistëve të parë ka qenë i shkëlqyer. Kështu Shaban Demiraj nga Vlora mbaron me gradën “Lavdrueshëm” e arrin të bëhet kryetar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë; Sali Ferhati, vaiz shëtitës në Berat e më vonë Myfti i Peshkopisë; Shefqet Jashari mësues feje e më vonë Myfti i zonës Peqin-Shijak. Po kështu emërohen 8 maturantë vaizë shëtitës si: Enver Beqiri, Hafiz Sahiti, Limon Bushati, Shefqet Balla, Hasan Selami, Adem Mehmeti, etj. Më datë 24.06.1939, të gjashtë

22

Di

SHTATOR 2012

maturantët shkojnë në Peruxhia të Italisë për të ndjekur kursin veror të gjuhës italiane, shoqëruar nga profesori i tyre. Studentët që mbaruan jashtë si: Vexhi Demiraj në Kajro, renditet studenti i dytë që merr diplomën me rezultate të larta, emërohet në Medrese profesor i filozofisë në vitin 1939, zgjidhet sekretar i shoqatës bamirëse kulturore dhe rinore islame në kryeqytet dhe kryeredaktor i revistës “Arsyeja”; Sadik Bega diplomohet në Kajro, emërohet drejtor i revistës “Kultura Islame”; Sherif Putra diplomohet në Universitetin “Lahora” të Indisë dhe punësohet redaktor i revistës “Kultura Islame” e më vonë drejtor i Medresesë. Vexhi Buharaja fiton konkursin letrar të shpallur në fletoren “Tomorri” për prozë e poezi dhe bëhet një nga orientalistët më të shquar shqiptarë në përkthimin e mjaft veprave nga gjuhët e orientit. Cili është kontributi për shoqërinë i të diplomuarve në këtë institucion fetaro-arsimor? Krahas detyrave fetare si imam, vaiz, myfti si dhe u përmend më lart, medresistët kanë kontribuar dhe në sektorë të ndryshëm të jetës civile-dominon profesioni i mësuesit, pasi një pjesë e konsiderueshme u diplomuan në Universitetin Shtetëror në degën e mësuesisë si: Sefer Bajraktari, Mehmet Balla, Mehmet Sinella, Ismail Muçej, Besim Alimehmeti, etj, të diplomuar para çlirimit të vendit, ndërsa mbas vitit 1944, gjatë pushtetit komunist ka një numër më të madh medresistësh nga Kavaja, Durrësi, Tirana e Peshkopia, që morën arsimin e lartë e kontribuuan në arsim, por edhe në degët e tjera të ekonomisë, që po t'i rendisim e kalojnë numrin 30. Në Tiranë Ibrahim Balla, Faik Kasollja, Ali Basha në Universitetin e Tiranës, Xhemal Balla, drejtor e inspektor arsimi, Ali Hoxha, Muhamed Xhimdulla, Fahri Doçi etj; në zonën e veriut, Hekuran Balliu, Idriz Xhaferri, Kujtim Gjinishi, drejtor arsimi, Zyhdi Çaça etj. Pas ardhjes së komunistëve në pushtet, si feja e besimi ashtu edhe medreseja mori goditje të ashpra. A ka pasur raste ku profesorë apo medresistë janë persekutuar dhe burgosur nga regjimi totalitar? Ardhja në pushtet e komunistëve solli reforma në fe dhe në përndjekjen e kuadrove të saj. Eksponentë të shquar të klerit mysliman u persekutuan e u burgosën si: Hafiz Ali Korça, Hafiz Ibrahim Dalliu, Hafiz Ismet Dibra, Hafiz Sabri Koçi, Faik Hoxha, Ismail Muçej, Haki Sharofi, Jonuz Buliqi, Ibrahim Hasanaj, Haxhi Mustafa Varoshi, Hafiz Sherif Langu, Selim Gashi, Sheh Ali Pazari, Shyqyri Myftiu i ekzekutuar; Sheh Ibrahim Karbunara i pushkatuar etj, etj. U hoqën nga puna ose u burgosën të gjithë, sepse dyshoheshin se ishin kundër pushtetit. Mbas shpalljes së kushtetutës së re në mars të vitit 1946, shteti e ashpërsoi edhe më shumë luftën jo vetëm kundër klerit mysliman, por edhe ndaj Medresesë. Iu hoq titulli Medrese e Naltë dhe u la vetëm shkollë e mesme dhe vazhdoi të funksionojë sipas programit të shkollave profesionale kryesisht të pedagogjikes. Ministria e Arsimit gradualisht u përpoq që programi i shkollës të shkoi drejt


laicizmit. Ministria e Drejtësisë me shkresë datë 27.01.1947 kërkon lirimin e xhamisë për shkollën 7 vjeçare “Misto Mame”. Gazeta “17 Nëntori”, organ i Frontit Demokratik të Tiranës e datës 23.12.1946, boton artikullin me titull “Dhe mban akoma emrin shkollë!?”. Ndërmjet të tjerash thuhet: “Thuhet se në medrese punohet sipas programit të Ministrisë. A mund të jetë e vërtetë kjo? Pse rrinë në Medrese 170 nxënës? Mos vallë u pëlqen?... Nxënësit kanë kërkuar suprimimin e Medresesë ...". Kjo ishte një nxitje kundër Medresesë. Hoqi ditën e premte si ditë pushimi dhe e kaloi të dielën për të penguar faljen e xhumasë. Këshilli i Përgjithshëm në vitin 1953 me nxitje nga lart pushoi nga puna profesorët e medresesë: Haki Narazani, Imer Saraçi, Jonuz Bulej, Selman Stërmasi, etj. Në vitin 1964 me vendim Nr. 1 datë 22.08.1964, Këshilli i Përhershëm e mbyll Medresenë dhe ndalon propagandën fetare me urdhër nga lart. Si ka qenë niveli i Medresesë së Tiranës gjatë periudhës së parë, krahasuar edhe me shkollat e tjera të kryeqytetit? Niveli i programeve dhe kërkesave ka qenë i lartë. Kanë dalë nxënës të shkëlqyer si Shaban demiraj, Vexhi demiraj, Vexhi Buharaja, që kanë triumfuar në konkurset e organizuara me shkollat e qytetit. Këta kanë arritur grada të larta shkencore në jetën e tyre dhe i kanë shërbyer shoqërisë dhe kombit. Medreseja e Tiranës u rihap në vitet `90 kur në Shqipëri ishte lënë i lirë besimi, po ringjallej jeta fetare. Si e kujtoni rihapjen e saj? Me ardhjen e demokracisë në vendin tonë, u rihap Medreseja në vitin 1991-1992 ku bazë e lëndëve të kulturës së përgjithshme, mori ato të gjimnazit, të aprovuar nga Ministria e Arsimit, me të drejtë që nxënësit të vazhdojnë studimet dhe në Universitetin Shtetëror. Lëndët fetare përfshijnë: Kur’an, besim, histori islame, Akaid, Fikh, Usuli Fikh, Hadith, Tefsir, gjuhë arabe. Fillimet qenë shumë të vështira, pa baza didaktike dhe pa godinë. U përshtatën disa magazina pranë Xhamisë së Kokonozit. Gëzimi qe i madh si nga ana e drejtuesve ashtu dhe e besimtarëve myslimanë. Ajo ditë u kthye në ditë feste. Bërthamën e personelit mysliman e bënë ish medresistët të diplomuar në Universitetin e Tiranës dhe që kishin punuar në arsim si: Ibrahim Balla (drejtor); Xhemal Balla (n/drejtor); Selim Stafa (arabisht); Ali Hoxha (arabisht e gjuhë letërsi); Hafiz Shaban Saliaj, Ali Basha, Mehmet Sinella, Hekuran Balliu, Rrahman Balla, Ismet Tançica, Sadik Çollaku etj. Cila ishte pritja që i bëri populli i Tiranës? Gëzimi ishte i papërshkrueshëm. Besimtarë dhe intelektualë morën pjesë në rihapjen e saj. Tarik Llagami, ish drejtor i gjimnazit “Partizani” në Tiranë bën një reportazh të bukur për hapjen dhe perspektivën e saj dhe rolin për përgatitjen e kuadrove fetarë vendas. Baza materiale u sigurua me ndihmë nga shkollat e shtetit, si “Fan Noli” e ndonjë tjetër. Ajo funksionoi me seriozitetin më të madh

në zbatimin e programeve mësimore derisa krijohen mundësitë për të kaluar në ish godinën e saj të zaptuar nga shëndetësia me fakultetin stomatologjik. Ju jeni një kuadër i vjetër e me përvojë të gjatë. Sipas jush cilat janë përparësitë e Medresesë në krahasim me institucionet e tjera arsimore të sistemit parauniversitar? Dallimi qëndron vetëm në futjen e programit të disa lëndëve fetare islame, që e formojnë nxënësin nga ana e besimit. Ndërsa lëndët e kulturës së përgjithshme janë të barabarta me programin e gjimnazit shtetëror dhe nxënësi që mbaron këtë shkollë nga parimi edukativ-themelor është i barabartë me ta dhe nuk ka asnjë pengesë për të vazhduar shkollën e lartë si brenda vendit ashtu dhe jashtë tij. Në vitet e para Medreseja provoi vështirësi të mëdha e serioze që i kapërceu gradualisht, duke filluar nga mungesa e ndërtesës e mjeteve didaktike-mësimore, kuadri i kualifikuar mësimdhënës, programet e deri te tekstet mësimore aq të nevojshme. Ç’mund të na thoni për medresenë sot? Sot Medreseja radhitet ndër shkollat më të mira me programe e bazë didaktike bashkëkohore, që i plotëson nevojat e zbatimit të programeve me laboratorë përkatëse si biologji-kimi, fizikë, gjuhë të huaja, informatikë etj. Kjo shkollë e ka afirmuar veten me pjesëmarrjen e nxënësve të saj në konkurse brenda vendit krahas shkollave të tjera si dhe jashtë vendit duke fituar çmime të vendeve të para, të dyta e të treta. Nxënësit e ndiejnë veten të privilegjuar që vazhdojnë këtë shkollë. Intervistoi: Haxhi Lika SHTATOR 2012

Di

23


Retrospektivë “Dhe për çdo komb eksiston nji destinim, kështu që ata, kur t’iu vijë destinimi, jo vetëm qi s’kanë me mundë me e vonue aspak por edhe nuk kanë me mundë me e shpejtue.” Kur’ani.

DESTINIMI i nji KOMBI Fjalë aq e drejtë sa edhe e qartë kjo e Kur’anit të Shejtë, alë që i shtyn njerëzit e mençëm e të urtë për me u mendue. Shekujt e shumtë të kaluem e kanë vërtetue me dokumenta të vërtetën logjike, të vetëdukëshme e të shkëlqyeshme të Atij Libri, të cilit nuk i ka ndodhë shtrembnim asnji herë “në të kaluemene ashtu sikundër nuk ka me i ndodhë edhe në ardhëshmen sado që të përparojë shkenca e të lulëzojë njerëzimi. Ai ka ka me vijue i pastër e virgjin edhe në ndër gjeneratat e ardhëshme asthu si kundër ka me vazhdue të shprehë drejtësi, urtësi e virtut deri në pambarim. Fjala e tij e fortë ka me mbajtë gjithnji epërsin që ka mbajtë në çdo kohë, sepse ajo ka frymëzue nji ligj të përjetshëm që përfshin urdhënesat e parimet logjike të dalun prej asnës së lumnueshme të Hyut, urdhënesa e parime këto që s’i pëngjanë aspak atyne që prodhohen prej mendjevet njerëzore. Kur’ani i Shejtë asht i hyjnueshëm, i pandryshueshëm e i pandërrueshëm. Ai qendroi në çdo epokë dhe ka me vijue edhe në epokat e ardhëshme i pajtjetërsueshëm e i pandërngjyerësueshëm, i qartë e i kthjelltë si drita e diellit me të vemtin ndryshim që, ndësa drita e diellit ndriçon e nxeh vetëm planetët qi vërtetin rreth e përqark tij, ai ndriçon e nxeh të gjitha botnat pa përjashtim. Nji verset i Kur’anit të Shejtë asht edhe i sipërmi. Kuptimet qi komentatorët kanë mundë me i dhanë alëve destinim i nji

24

Di

SHTATOR 2012

kombi janë të shumtë. Nuk asht vendi me i përmend këtu që të gjithë. Kemi me mjaftue vetëm me kryesorin. Ky koncept kryesor shprehet shkurtazi si vijon: nji komb asht destinue me u zhdukë vetëm atëherë kur ban vepra të këqija. Po të merret parasysh koncepti i veçantë i versetit, konstatohet se i ban shenjë fatit të keq që kishte me goditë Mekasit, të cilët, me marrëzitë e tyne, kundërshtuenë ashpërssisht kuptimet e H. Muhamedit,. Ndërsa po të merret parasysh koncepti i përgjithshëm, konstatojmë me lehtësi se ai i drejtohet çdo kombi që vepron ashtu si kundër vepronin ata, të cilët, para se të pranonin Islamin, nuk njifnin asnji kufi moraliteti e urtësije. Ata kishin braktisë çdo ligj të mirë. Njeriu asht brumzue e trajtue në atë mënyrë qi të aspirojë për me zanë vend në histori e për me u përmend në të. Ky motif i dallueshëm i tij, ky instinkt i shfaqun në të janë vepruesët kryesorë qi e nxisin të kryejë vepra mbrenda shoqnisë së tij. Por nji send na tërheq vërjejtjen: fryet e vepravet të tij janë pa dyshim herë pozitive e herë negative d.m.th. herë të mirë e herë të liq. Me gjith këtë, njeriu e ka në natyrë të përpiqet për me krye diçka me sa t’i vije për dore. Janë shtytësit e mbrendshëm të tij që e bajnë për me qenë dinamik, që e nxisin për me iu përshtatë naturës dhe trupave që ekzistojn në të, të cilën ndodhen në lëvizje të përhershëm. Si përfundim, çdo njeri mundohet për me krye diçka, qoftë e


randësishme as e parandësishme. Duhet vonue re mandej se njerëzit ndryshojnë simpas animevet e prijevet, instinktevet e mendjevet, arsyetimevet e gjykimevet, të cilët nuk janë të njinjishëm. Njerëzit, ndonëse bashkohen ndër vija të përgjitshme, nuk janë të njinjishëm ndër vija të veçanta. Disa p.sh. janë pajue me instinkte të fortë mer arësyetime e gjykime të shëndoshë, mendje të kthjellta e të pastra, me anën e të cilatvet mund të dallojnë lehtësisht të mirën prej së keqes, ndërsa të tjerët nuk mund të vihen në kët rrafsh, me gjithse edhe këta janë njerëz. Talentet ndryshojnë ashtu sikundër ndryshon fizionomija e jashtme e trupavet të njerëzvet. Disa kanë pasë fatin me u pajue me karaktere, morale e virtute të mirë, ndërsa disa të tjerë me vese. Të parët, me çdo send qi bajnë synojnë jo vetëm të mirën egoistike, por, bashkë me këtë, edhe altruistiken, atë të mbarë shoqnisë, atë mbarë nji kombi dhe, së fundi, atë të mbarë njerëzimit. Këta janë solidarë me shëshoqin, punojnë së bashku mbi vija të përgjithshme, duke mos e cenue njani tjetrin. Interdipendenca shoqnore e tyne ka gjetun nji naltësim, nji plotësim dhe, ndër kombet e qytetnuem, nji përsosuni. Ndërsa të dytët janë asish qi me çdo gja qi bajnë kanë për qëllim vetëm egoizmin dhe regjionalizmin. Këta janë të damshëm për shoqnin, këta janë elemente turbullues, këta përkulen e këthehen lehtësisht nga të fryëjë era dhe, së fundi, te këta ban çerdhen e vet çdo propagandë. Me nji alë, këta i japin shkak dasive dhe përçanmjevet. Pra, në nji komb ka njerëz të mirë qi ecin mbi udhën e drejtë si edhe të liq qi e kanë humbën udhën. Me gjith këtë, sod nuk e kemi alën në klasifikimin e typavet njerëzorë, sepse kjo asht një çashtje qi i përket shkencës psykologjike. Por e kemi punën me shqiptarët e sodshëm. Të mos na mbetet qejfi qi po e them troç: që të gjithë, me pak përjashtime, kemi faj kush ma pak e kush ma shumë. Por disa e kanë kapërxye fare kufinin dhe s’po dijnë se qysh me i përmbledh esphet e tyre ekstremiste. Të shtymun nga propaganda djallëzore e dredharake e armiqëvet, nga nji anë, si edhe nga ambicjoni egoistik, nga tjetra, janë kah përpiqen për me zhbë kombin. Mjafton, pretendojnë ata, të mbetemi pak e të jetojnë të lumtun sesa me qenë shumë e për lumë! Njerëzit qi përbajnë këtë

kategori harrojnë me bamë autokritikën, e cila kishte me i çue, pa nji pa dy, drejt ligjit qi ekziston në naturë: “Peshku i madh e ha të voglin!”. Me alët tjera, edhe po të pranohet, për nji çast, se ideja e tyne asht e mirë, prap se prap kishim me përfundue se atëherë kishim me qenë ma të pasigrutë se sa sod, mbasi kishim me qenë fare pak sa s’mund t’i banim ballë kurrkujt, ndërsa popujt qi banojnë rreth nesh janë shumë ma të mbëdhenj në numur dhe kishin me na përpi. Nji pjesë tjetër e këtyne typave shkon edhe ma larg. Kjo asht e mendimit qi vetëm ata të përfitojnë, pra le të mbetet e vogël Shqipnija! Sikur martirët, qi prehen ndër thellësinat e varrevet të heshtun e të fohtë të përjetësis, t’i ndigjonin këto pretendime të mykuna t’këtyne, kishin me i mallkue në mënyrën ma të ashpër për këtë kob të zi qi po ndjellin. Pastaj, nji tufë e tretë, të përbamë këta prej disa shkrimtarësh gjysmakë, nuk ka mundur ende me e dallue se e mira e Atdheut e don qi sod të jemi ma të bashkuem se kurr dhe, me fyemjet qi i bajnë njani tjetrit, harrojnë misjonin e naltë të gazetaris dhe të shtypit. Kur këta s’kanë kuptue ende se ç’don me thanë liri shtypi, s’ka dyshim se, në vend që t’i shërbejnë, e damtojnë kombin me anën e tij. Pranej, larg prej të tillë typash qi shohin vetëm rreth qarkut të tyne të ngushtë. Tue qenë se çështja qëndron kështu na detyrohemi të tërheqim vërejtjen e çdo shqipëtari të ndershëm, i çdo shtrese shoqnore qoftë e i çdo ideje që të jetë, qi të ketë mendjen se sod nuk asht koha e idevet, e përçamjes dhe e dasinavet, por, përkundrazi, asht koha qi detyrohemi të bashkohemi, ashtu, me nji alë, koha qi të bajmë bashkimin kombëtar, tuke iu shmangë propagandës makiavelike të huej si edhe tue i lanë më nji anë interesat personale për të mirën e interesit të përgjithshëm të Kombit. Mandej, kur të kemi trajtue bashkimin kombëtar dhe kur të kemi shpëtue Shqipnin, asht Historija ajo qi ka me i nxjerrë në shesh të metat dhe të mirat e se i cilit nesh. Pikësynimi i propagandës së huej dhe përleshja e grindja në polemika të kota shoq me shoq janë faktorët qi sjellin përfundime të këqija. Armiqtë tonë po bashkohen dhe presin rastin e volitshëm për me na grabitë lirin e fitueme mba sa e sa mundimesh, vuejtjesh e flinash e na ende s’po e kupSHTATOR 2012

Di

25


tojmë. Duhet të mbushet mendja qyp se pa bashkim nuk mund të bahet gja prej gjaje. Nuk duhet të flemë, nuk duhet ta kalojm kohën tue marrë njanin tjetrin nëpër gojë; duhet të bashkohemi që të përballojmë çdo rrezik, që të mbrojmë eksistencën t’onë. Bashkimi kryhet tue dashtë njani tjetrin, tue e tolerue dhe tue e nderue. Bashkimi bahet tue u tregue qyetarë të ndershëm e solidarë njani me tjetrin, të bindun ndaj ligjëvet të Shtetit dhe të Fes. Bashkim bahet tuke iu shmangë sa ma parë e mundun vllavrasjes dhe tue e zavendësue këtë me dashni vllaznore. Në iu nënshtrofshin propagandës së huej, la ta dimë, se na s’jemi bamë tjetër veçse me duert t’ona kemi hapun varrin t’onë, gja qi asht marrija ma e madhe e shekullit. Tham se duhet t’i shmangemi progangandës së huej, e cila synon me na futë në vllavrasje dhe prej këndej me mundë me shëmbë eksistencën t’onë si komb. Për me përballue ktë propagandë dhe për me i u shmangë vllavrasjes asht me të vërtetë gja e vashtirë e sidomos sod, por mendojmë se me pak mund ma të madh dhe me pak ma shumë vullnet të mirë e sinqeritet, për njerëzit e mirë e të ndershëm të gjitha punët janë të lehta. Duhet pra mund e punë dhe jo alë të thata e tash e thana të kota. Duhet pra ta shtojmë sa ma shumë e mundun organizimin shtetnor e fetar si edhe atë ekonomikun pa të cilin asgja s’kishte me mundë me u krue. Mandej nuk duhet; iu vemë veshin atyne qi duenë me ngjallë edhe nji herë intrigat fetare e regjionale, sepse, në u marrshim me këto gjana, s’kishte me pasë mundësi për me trajtue bashkimin kombëtar. Këto jo vetëm qi nuk duhet t’i ringjallim, por mos me i marrë fare nëpër gojë, sidomos në kohën e sotshme qi paraqitet shumë kritike e delikate. Le të marrim mësime prej së kaluemes. Problemi ma i madh qi duhet të preokupojë sod, problemi qi asht i njajtë si për pleqt si për të rinjt duhet të jetë shpëtimi i kombit. Çdo problem tjetër, qi na vjen mbas këtij, duhet të lihet për ma vonë. Për mbrojtjen e kombit mandej s’duhet kursye asgja sado e vlefshme qi të jetë për neve: as pasunija, as talenti e as fuqija fyzike. Nuk duhet t’i zajmë besë amiqëvet t’onë të djeshëm e të sotshëm, ata janë gati të njisojshëm, kanë ndërrue vetëm metodat por jo qëllimet. Qëllimi i tyne kryesor asht për me ndalue bashkimin t’onë në ji shtet shqiptar të lirë e etnik. Le ta kuptojmë. “Ujku nërron qimen e jo hujin”, thotë ala e urtë popullore. Atëherë, vllazën, le t’i shmangemi kapërximit në nji luftë civile, e cila shkakton qi, në ditën kur ka me u vendos mbi fatin e popujvet, të ndodhemi të pazotët fyzikisht, ekonomikisht e politiksht për me mbrojtë të drejtat dhe lirin t’onë. Tue qenë puna kështu, ideali i çdo shqiptari duhet të jetë jo vetëm me përballue çdo armik kur ta lypi nevoja, por edhe mos me durue të bahen pazarllike e kompromise me qëllim qi Atdheut t’onë t’i shkëputet ndonji pjesë. Në shpirtin e në gjakun e çdo njanit prej nesh duhet të vlojë nji ide e vetme, ideja e Shipnis etnike, tue fillue qysh prej cakut ma të largët të Kosovës në Veri e deri te caku ma i përtejmë i Çamëris në Jugë. Si përfundim, na detyrohemi, për në daçim me jetue, të rrjeshtohemi ndër rrjeshtat e njerëzvet të ndershëm e të virtutshëm qi kanë punue e punojnë për Shqipni tuke i braktisë

26

Di

SHTATOR 2012

ata qi duenë me na çue në greminë. Njerëzit e ndershëm lavdohen dhe prej Librit të Shejtë. Të liqt qortohen prej tij: Qe p.sh. për typat e liq: “Dhe kur Na vendosim me rrënue ndonji qytet (për shkak të demoralizimit të tyne), porosisim udhëheqësit e atij populli ( qi të bien në udhë të Zotit për të fundit herë) e kur ata ngulin këmbë e s’binden, atëherë këta e meritojnë ndëshkimin dhe Na i zhbijmë në çast”. Kuptimi i versetit skjarohet si vijon: Zoti iu ka dërgue kombevet urdhna për me bamë të mira, iu ka tregue udhën e drejë nëpërmjet të profetëvet të tij. Në qoftë se i nderojnë këta urdhra, ata kanë me pasë përkrahjen e pakufishme të Zotit dhe kanë me ekzistue përjetësisht. Për ndryshe, po të jepen mbas demoralizimit, korrupsionit, alkoolit, kumarit, grindjes, përleshjes e përçamjes, ata janë gjykue për me u zhdukë. Ky asht desnimi i nji kombi. Feja na jep mësime të kjartë qi na udhëheqin drejt udhës së shpëtimit. Na jep mësime konkrete mbi ngjalljen dhe mbi vdekjen e kombevet. Simbas saj, salidarësija shoqnore dhe bashkim prodhojnë gjallni, ndësa përçamja dhe ndasija shkaktojnë vdekje. Le të marim pra masa për me u bashku e me shpëtue Shqipnin prej rrezikut. Ku asht zani i Atheut, kjo asht Thirrja e Fes. Me këtë mënyrë mund të përballojmë çdo kataklyzëm. Në Kur’an të Shejtë, nji kombi të bashkuem që merr masa për me mbrojtë vetveten i premtohet nji kapërxim i shpejtë prej gjendjes së dobisësis për në gjendjen e naltë: qytetnore, kulturore, fetare e Atdhetare. Me alët të tjera, ai kalon prej nji gjendjeje qi i përngjan vdekjes për në nji gjendje jete e gjallnije. H. Muhamedi (a.s.), Profeti i Madh i Zotit, e trajtoi, prej nji kombi të përçam e të zhytun në vllavrasje, nji komb të fortë, të bashkuem e të vllaznuem në mënyrë qi asnjë shembull tjetër në Histori nuk mund të matet me të. Le të pasojmë pra edhe na gjurmën e tij, moralet dhe virtutet e tij në daçim me jetue gjithnji në harmoni vllaznore midis shëshoqit, sepse na jemi vllazën të nji gjaku dhe të nji race. Nuk duhet të na ndajnë as propaganda me anë të antagonzamevet fetare e as ajo regjionalja. Nuk duhet të na ndajë as rryma antagoniste ndërmjet të të rinjvet dhe të vjetërvet e as ideologjitë e hueja. Feja për neve ka vetëm nji kuptim të qartë: ajo asht faktori qi forcon ndërgjegjen kombëtare. Ajo i urren të gjith ata njerëz qi e përdorin simbas epshit e për interesat egoistike të tyne. Ajo asht eprore mbi çdo ideologji sado e gdhendun dhe e skalitun që të jetë kjo. Urdhëron ma parë e ma dalë dashurinë e Atdheut: “Dashunija e Atdheut asht pasojë e besimit”. Duhet pra ta mbrojmë Atdheun se kështu kemi me mundë me mbajtë edhe Fen. Si përfundim, na mund të naltësohemi dhe mund t’i mbërrijmë caqet dhe qëllimet t’ona, mund t’i plotësojmë aspiratat t’ona vetëm atëherë kur të përmirësojmë vetvehtjet e shpirtnat t’onë: “Sigurisht Zoti nuk i ndryshon konditat e nji Kombi për deri sa këta të përmirësojnë atë që ndodhet në shpirtrat e tyne.” “Kultura Islame”, Nr. 9 (57), Maj 1944


SHTATOR 2012

Di

27


Personalitet

H. HAFIZ DR. HASAN KADUKU Një hafiz Kur'ani, mjeku i parë stomatolog shqiptar (1865-1948)

Hasan Kaduku lindi në Shkodër dhe ishte djali i madh nga pesë djemtë e Ismail (Mala) Kadukut, një tregtar i njohur në pazarin e qytetit në punimin e lëkurave, burrë i ndershëm, dijedashës dhe atdhetar. Hasani ishte vëllai i madh i Haxhi Ibrahim Kadukut, i cili kreu detyra të rëndësishme në shërbim të Islamit dhe vendit të tij1, vëllai i Riza Kadukut, funksionar në Komunitetin Mysliman në sektorin e financës, Sulejmanit (i cili posedonte kartolerinë më moderne), si dhe Hafiz Jusuf Kadukut, një prijës fetar i shkolluar si vëllezërit e tij Hasan e Ibrahim në Universitetin e Stambollit, ku njihej 1. Haxhi Ibrahim Kaduku (1869-1949) është cilësuar si dijetari i tre kontinenteve, për arsye se shërbeu si pedagog në universitetet dhe medresetë e Stambollit, Edirnesë, Kajros, Arabisë Saudite, etj., si dhe kur u kthye në Shqipëri përfundimisht më 1925, ku u emërua drejtori i parë i Medresesë së re në lagjen Pazar, Shkodër. Më pas kreu edhe detyrën e zv/ kryetarit të Komunitetit Mysliman dhe për 20 vjet deri sa ndërroi jetë më 1949 ishte myfti i rrethit Kavajë.

28

Di

SHTATOR 2012

GENTI KRUJA

për komentimin e Kur’anit gjatë qëndrimit atje. Hasan efendiu që në moshë të re shkon në Stamboll për të vazhduar shkollën, ku vendoset pranë dajës së tij Fetah Lini, ku fillon dhe punë. Atje njihet me dijetarë të kohës, nga të cilët merrte edhe mësime mistike, si dhe filloi mësimin përmendësh të Kur’anit. Sipas kronikanit Hamdi Bushati, mësuesit e tij kishin vënë re se kishte disa probleme me dhëmbët e parë të cilët i kishin rënë dhe bënin që të mos i shqiptonte qartë shkronjat arabe me “texhvid”, të cilët duan një vokalitet shumë të pastër. Nga dashuria që kishte për Kur’anin, ai vendos fillimisht që paralel me mësimin e Kur’anit, të rregullojë edhe dhëmbët, ku u njoh edhe me profesionin e dentistit, të cilin e dashuroi menjëherë. Kështu ai i lutet dentistit të tij, që ta merrte në punë, por dentisti i thotë se nuk ka nevojë. Hafiz Hasani i thotë se, “ti nuk ke nevojë për mua, por unë kam nevojë për ty dhe jam gati të të paguaj rrogë, vetëm të rri pranë teje dhe të mësoj profesionin”, e kështu ndodhi. Më vonë fillon praktikën edhe pranë dentistit të famshëm Halid Shenazi Bej dhe më pas dhe te profesor Dionizi me kombësi armene. Pasi siguron lejen e ushtrimit të profesionit, ai kthehet në vendlindjen e tij, në Shkodër. Kështu ai për një kohë të shkurtër rreth tre vjeçare bëhet Hafiz Kur’ani dhe dentist. Hafiz Hasani me t’u kthyer nga Stambolli në Shkodër, fillon ushtrimin e këtij zanati, duke hapur një klinikë portative, duke shkuar në shtëpitë e atyre që kishin nevojë, siç shkonin edhe mjekët e tjerë. Por nga dëshira e madhe për profesionalizëm të plotë me t’u hapur Fakulteti i Stomatologjisë në Universitetin e Stambollit (1907), pasi punoi disa vjet si dentist diletant, në një moshë kur tashmë ishte familjar dhe me fëmijë, shkon përsëri në Stamboll, ku nga tre vjet studimi, që kishte fakulteti, ai i kryen studimet për dy vjet, favor ky që iu bëhej atyre që kishin njohuri praktike disa

vjeçare. Hafiz Hasani arrin të bëhet një nga studentët më të përparuar të fakultetit, pavarësisht moshës së tij gati 40 vjeçare. Madje familjarët e tij tregojnë se edhe letrat që i vinin nga familja nuk i hapte deri në fundjavë, për të mos u shkëputur nga mësimet. 2 Ai diplomohet më 1908 dhe kthehet në vendlindje si i pari mjek stomatolog, apo siç njihej ndryshe “mjek dhëmbësh” me diplomë universiteti, jo vetëm në Shkodër, por edhe në të gjithë Shqipërinë. Ai njihte gjithashtu shumë mirë arabishten, osmanishten dhe frëngjishten. Hafiz Hasan Kaduku mbahet si njeriu që vuri bazat e shërbimit stomatologjik modern në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër. Kronikani Hamdi Bushati tregon se Hafiz Hasan Kaduku e ushtroi profesionin si dentist në disa qytete të Shqipërisë dhe në Mal të Zi. Kronikat e asaj kohe tregojnë që Hasan Kaduku, me zotësinë e një dentisti të talentuar, tërhoqi vëmendjen e të gjithë bashkëqytetarëve të tij, duke krijuar një klientelë të gjerë edhe jashtë kufijve të vendit, si p.sh. në Mal të Zi. Të gjithë konsujt e huajt që ishin të akredituar në Shkodër, si dhe personalitete të viseve të tjera të vendit, kishin si dentist (apo siç quhej atëherë mjek dhëmbësh) të tyre Hafiz Hasan Kadukun. Shkodra në fillim të shekullit XX, duke qenë një prej pikave më perëndimore të Perandorisë Osmane, kishte pesë konsullata të huaja, personeli i të cilëve bëheshin shpeshherë pacientë të Hafiz Hasanit. Hafiz dr. Hasan Kaduku ua la trashëgim profesionin e tij pinjollëve të tjerë të familjes, e cila në atë kohë ishte një ndër më të njohurat në Shkodër. Haki Kaduku3, djali i dentistit të parë shqiptar, pasi kreu gjimnazin në Austri dhe fakultetin e stomatologjisë në Stamboll, u kthye në Shkodër. Ai vijoi profesionin e të atit, duke punuar kështu bashkë. Derisa doli në pension, Hakiu, djali i Hasan Kadukut, punoi si dentist 2. Kaduku, Hasan (nip i Hafiz Hasanit), dorëshkrim, 2012. 3. Haki Kaduku (1900-1978).


në poliklinikën e qytetit të Shkodrës. Ai ishte një mjek i cili i kushtonte një rëndësi të madhe edukimit të rinisë për përkujdesjen shëndetësore. Haki Kaduku mbante biseda për përkujdesjen ndaj dhëmbëve në shkollat e shtetit të të gjitha niveleve. Tradita e familjes Kaduku vazhdon me të tjerë emra. Qamurani djali i Hakiut dhe nipi i Hafiz Hasanit, është brezi i tretë i dhëmbëtarëve të kësaj familjeje. Ndërsa Hasan Haki Kaduku, nipi i Hafiz Hasanit ka ushtruar profesionin e profesorit të matematikës në shkollat e qytetit. Ndërsa Mesereti, njëra nga vajzat e Haki Kadukut, ashtu si vëllai i vet arsimtare në matematikë, do të vinte bazat e matematikës për shumë vite në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” në Shkodër. Studiuesi Osman Hoxha e përshkruan kështu figurën e Hasan Kadukut: “Njeri madhështor, shtatlartë e shpatullgjerë, syshqiponjë e hundëshkabë, me mjekër të bardhë dhe shumë i pashëm, fisnik dhe zemërgjerë, i respektuar dhe mendjemprehtë, energjik dhe i papërkulur, i dashur e bujar, ishte gjithmonë mes njerëzve, që e donin dhe i donte aq shumë. Ishte i punës por dhe i pushkës. Në kohën e rrethimit të Shkodrës nga malazezët në vitet 1912-1913, Hafiz Hasan Kadukun e gjejmë të rreshtuar në llogore përkrah vullnetarëve të tjerë, duke kryer detyrën ndaj atdheut. Në vitin 1932 kreu edhe ritualin e Haxhit. E tashmë njerëzit e njihnin si Dr. Haxhi Hafiz Hasan ef. Kaduku.” Shprehja “po shkoj te Kaduku”, më shumë se prej një shekulli në Shkodër nënkupton “po shkoj te dentisti”. Klinika e famshme dentare “Kaduku”, në vitin 1948 do të sekuestrohej e gjitha nga shteti, duke bërë kështu që shumë klinika shtetërore për stomatologji në Shkodër dhe Tiranë, të hapeshin me veglat e shtëtizuara të dr. Kadukut. Klinika e Hafiz Hasanit ndodhej në pikëtakimin e lagjeve të vjetra myslimane dhe katolike, e cila shërbeu kështu edhe si një busull afrimi mes dy besimeve, sepse klientët ishin nga të dyja lagjet. Shenjë e tolerancës është edhe një

fakt interesant ku revista katolike e kohës “Elçija e Zemrës s’Krishtit”, e vitit 1906 (vjeta XVI, Dhetuer, 1906, nr. 12), boton një reklamë interesante të Hafiz Hasan Kadukut, i cili i fton klientët që të mbushin apo të venë proteza dhëmbësh në klinikën e tij dhe paratë mund t’i paguajnë më vonë, pasi ata të jenë mësuar me protezat apo mbushjet dhe të jenë të kënaqur prej tyre. Hafiz Hasan Kaduku ishte intelektual i plotësuar për kohën, ndaj dhe gëzonte respektin e banorëve të qytetit. Ai vishej me shije dhe ishte i dashur si me pacientët, ashtu dhe me shoqërinë që e kishte të shumtë. Paradhoma ku prisnin pacientët ishte e akomoduar mirë dhe e pajisur me libra dhe revista, madje aty kishte edhe libra për fëmijë apo ndonjë lodër. Kultura e tij e gjerë bënte që ai të vizitohej edhe nga klerikë të lartë katolikë, si Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Anton Harapi etj. Madje Fishta i kishte kushtuar Hafiz Hasan Kadukut edhe këto vargje, të cilat tregojnë se ai ishte mjekuar te mjeku i shquar stomatolog: “Asnjëherë s’jam përkulë As prej shkjaut e as dhe ukut Por rri urtë e bahem pulë Te karrigia e Kadukut” 4 I biri i tij, dr. Haki Kaduku, tregon se dr. Hasani ishte i pari që përdori floririn në mbushjen e dhëmbëve. Ai përdorte një peshore precize të farmacistëve, për të racionuar sasinë e arit për punimet e veçanta. Kur mosha bëri të veten, Hafiz Hasani vetë kaloi në laborator dhe Hakiu në klinikë. Ai ishte i pari që mbajti korrespondencë me një firmë londineze (A.SH. & Sons), nga ku ka porositur edhe klinikën e tij, të cilën e ka pasur me qira në shtëpi të ndryshme shkodrane, njëra prej të cilave është fotografuar edhe nga Marubi. Studiuesi i njohur, profesor Gëzim Uruçi, në dosjen e tij “Personalitete të shquara në memorien e malësorëve tanë” 5, (Haxhi Dr. efendi Kaduku dhe 4. Bizaku, Dr. Musa, Vol. XII, “Historiku i Dhëmbëtarëve në Shkodër” (Breznia Kaduku), Monografi, Shkodër, 2006: 25. 5. Uruçi, Gëzim, “Personalitete të shquara në memorien e malësorëve tanë”, (Haxhi Dr. efendi Kaduku dhe kroni i Kadukut në fshatin

kroni i Kadukut në fshatin Theth të Dukagjinit), na njeh me shumë histori, episode dhe toponime që hapin një faqe të re shumë interesante për figurën e Hasan Kadukut. Lidhur me këtë ka shkruar edhe dr. Musa Bizaku, duke bërë një monografi për brezninë Kaduku. Hafiz Hasani ishte ndër të parët pushues dhe i pari mysliman që veroi në fshatin turistik të Thethit që nga viti 1936, i ftuar fillimisht nga bajraktari i zonës i cili ishte edhe klient i tij. Dr. Hasani i mahnitur nga bukuritë dhe ujërat e Thethit, mendon t’i bëjë një shërbim humanitar Thethit, një nxitje për emancipim, duke bërë një marrëveshje të firmosur nga vetë ai dhe lënë shenjat e gishtërinjve nga bajraktari i Shoshit. Ai ndërtoi depozitën e parë të ujit duke hapur kanale në drejtim të tre kullave kryesore aty pranë. Për këtë arsye, të futjes së ujit në disa shtëpi për herë të parë, që nga ajo ditë ai krua quhet “Kroni i Kadukut”. Kështu krahas kësaj hynë edhe toponime të reja “Livadhi i Kadukut”, “Bajrakja e Kadukut” etj. Ai i ftoi gjithashtu thethianët që të vinin dhe t’i kuronin dhëmbët falas në klinikën e tij në Shkodër. Gjatë qëndrimit në bjeshkët e Thethit ai mblidhte dhe përpunonte shumë bimë mjekësore, duke njohur vlerat e tyre për kurimin e shumë sëmundjeve evidente në këtë zonë. Dr. Hasani, sipas dëshmisë së Lulash Markut, fshatar i zonës, ishte bërë shumë i vizituar nga malësorët e zonës, madje ai u lexonte edhe letrat që u vinin atyre me kënaqësi. Hafiz Dr. Hasan Kaduku kuroi e mjekoi gjatë jetës së tij krajla, princa, konsuj, priftërinj, diplomatë e njerëz të thjeshtë. Në karrigen e tij u ulën gjithashtu njerëz të shumë kombësive. Dr. Frederik Shiroka do ta quante Haxhi Hafiz Dr. Hasan Efendi Kadukun “Legjendë e stomatologjisë shqiptare”.6

Theth të Dukagjinit), Shkodër, 1985: 127. 6. Bizaku, Dr. Musa, Vol. XII, “Historiku i Dhëmbëtarëve në Shkodër” (Breznia Kaduku), Monografi, Shkodër, 2006: 8. SHTATOR 2012

Di

29


Foto Lajm

30

Di

SHTATOR 2012


FALJA E FITËR BAJRAMIT, 19.08.2012 / FOTO NGA FERIT LIKA

SHTATOR 2012

Di

31


Reportazh

FERIT LIKA

PREZA,

FENIKSI QË I MBIJETOI SHEKUJVE Preza është një nga fshatrat më të lashtë të Tiranës. E njohur si qyteti Feniks për shkak të rrënimit dhe rindërtimit përgjatë shekujve. Ekzistenca e saj daton rreth 2000 vjet më parë me ndërtimin e kalasë. Pasi kalon autostradën zhurmëmadhe Tiranë-Durrës, hyn në rrugën që lidh Vorën me aeroportin e Rinasit, e pak minuta më pas futesh në kthesën e një rruge të ngushtë që të çon në Prezë, mbi një kodër karshi kryeqytetit, rreth 20 km larg. Rruga e ngushtë që të çon për në fshat është e asfaltuar dhe muret mbrojtëse të saj ngjajnë me bedenat e kalasë, duke krijuar një unitet dhe duke të dhënë përshtypjen që në hyrje, të një vendi, historia e të cilit lidhet ngushtë me ndërtesën shekullore. Në të dy anët e rrugës mbretëron një gjelbërim dhe një ajër i pastër, i cili fillon të shqetësojë mushkëritë tona të mësuara me ajrin e ndotur të Tiranës. Sa më shumë ngjitemi aq më shumë zgjerohet horizonti, e kur arrijmë në majë, Tirana duket si në pëllëmbë të dorës, deti Adriatik nga krahu tjetër, kalaja e Petrelës, e Krujës dhe ajo e Rodonit. Kontakti i parë në qendër të Prezës është me një pus, i cili sipas pllakatës të vendosur mbi të është ndërtuar në vitin 1187 hixhri (sipas kalendarit hënor), mbi 200 vjet më parë, nga osmanët. Islami, një banor që takojmë aty, na tregon se pusi përdorej nga banorët dhe tregtarët për pastrimin e ambienteve përqark, ku në atë kohë zhvillohej pazari një herë në javë, por gjithashtu edhe nga besimtarët myslimanë për të marrë abdes përpara faljes. Nëpër rrugicat e gurta futemi në kalanë e Prezës, simboli i ekzistencës së këtij fshati të rrethuar me kodra të mbuluara me ullinj, ndërsa dy liqene tutje në lugina i japin një tjetër freski kësaj zone malore. Rruga që na dikton drejt hyrjes në kala, e shtruar me kalldrëm, përfundon te një portë e lartë druri, ku ndodhet edhe një mbishkrim, prej të cilit mësojmë më shumë për historinë e kalasë së Prezës. "Mendohet se kalaja është ndërtuar në shekullin e III-të para Krishtit dhe që nga ajo kohë deri në shekullin e XIX-të është rrënuar dhe rindërtuar krejtësisht disa herë dhe nga kjo mori edhe emrin qyteti Feniks (që simbolizon ripërtëritjen)...", thuhet në mbishkrim. Pasi kalojmë dy tre porta njëra pas tjetrës të lidhura me një tunel, na shfaqet një xhami e vogël e ngritur në murin e kalasë. Aty takojmë Kasem Hafizin, i cili ka rreth 20 vjet që shërben si imam në këtë xhami. Prej tij mësojmë se fillimisht xhamia që ne shohim sot ka qenë një kishë e vogël e më

32

Di

SHTATOR 2012


Kalaja shekullore, kodrat hijerënda, ullishtat me gjelbërimin e përjetshëm, një vend i vogël por që tërheq turistë dhe vizitorë të shumtë, të gjitha këto e bëjnë Prezën një feniks që i mbijetoi kohërave dhe shkatërrimit të historisë.

pas me ardhjen e osmanëve është shndërruar në xhami për të kryer ritet e faljes popullsia e cila tashmë ishte 100 % myslimane. Kasemi tregon se xhamia (kisha) është ndërtuar së bashku me kalanë, që sipas gojëdhënave, ka një jetëgjatësi 2000 vjeçare. Edhe pse në pension, mbi të 60-at, Kasemi vjen çdo ditë për të pesë vaktet e namazit, për t'u prirë besimtarëve që vijnë aty për t'u falur. Kasemi është një ish medresist, ka mbaruar Medresenë e Tiranës në vitin 1964 dhe për vite me radhë ka punuar si mësues i gjuhës shqipe në shkollën e fshatit aty pranë dhe që prej 20 vitesh shërben si imam në këtë xhami. "Imami i fundit ishte babai im, Ahmet Hafizi, pas tij erdha unë", thotë Kasemi. Prejardhja myslimane e prezjanëve bënte që edhe dasmat -tregon Kasemi -të bëheshin pa alkool, në respekt të mësimeve e traditave të bukura islame. Por si në çdo cep të Shqipërisë edhe këtu do të vinte goditja fatale e komunizmit, i cili mbylli fenë. "Me ardhjen e komunizmit, u mbyll xhamia dhe kështu shumë tradita u shuan. Kjo xhami u shndërrua në shtëpi kulture, sallë kinemaje, ndërsa xhamia tjetër, që ndodhet 500 metra më poshtë u kthye në magazinë (depo ullinjsh)", kujton Kasemi. Transformimet e xhamisë së kalasë nga xhami e mirëmbajtur në shtëpi kulture e sot në një xhami që mezi qëndron në këmbë, e pikëllojnë pa masë imamin, por siç na tregon ai, tani ka një rreze drite, pasi një projekt i një shoqate turke e ka përfshirë edhe këtë xhami për rikonstruksion. Pas regjimit komunist kjo xhami ishte ndër të parat që u hap. Kasemi e kujton me gëzim atë ditë. "Atë ditë u mbush kalaja plot e përplot me njerëz. Ishte një ditë gëzimi dhe festë e madhe", thotë Kasemi i emocionuar, duke vazhduar -u krijua një minber provizor dhe babai im që ishte 91 vjeç, erdhi e drejtoi faljen. Pas një viti ai ndërroi jetë dhe që prej asaj kohe u bënë plot 20 vjet që vij pesë herë në ditë për të falur namazin." Sot komuna e Prezës ka katër xhami të cilat hapen për të pesë kohët, por "shumica e njerëzve falin xhumanë dhe teravitë ndërsa për 5 vakte vijnë më pak", tregon mësuesi. Preza sot, nga zhurma e dikurshme e pazarit, është kthyer në një fshat të qetë. Shumica e banorëve janë larguar në emigracion, një pjesë tjetër janë zhvendosur në zonat përreth, në Tiranë e Durrës, ndërsa një pjesë e vogël ka mbetur aty. Me lëvizjet e fundit demografike në Prezë kanë ardhur edhe nga zona të tjera, kryesisht nga Kukësi e Dibra, për të ndërtuar jetën e tyre aty. SHTATOR 2012

Di

33


Bejlerët dhe Agallarët Preza ka pasur mjaft bejlerë dhe agallarë, të cilët sipas gojëdhënave i kishin shtëpitë brenda në kala e më pas me shtimin e popullsisë i krijuan varoshet (lagjet jashtë mureve të kalasë), tregon xha Kasemi, edhe pse të dhëna e dokumente historike pretendojnë se për shkak të hapësirës së vogël të kalasë mund të mos ketë pasur banim në të. Ndër beljerët më të njohur kanë qenë: Adem Beu, i cili ndërtoi një xhami tjetër, dhe sipas imam Kasemit, ishte besimtar i devotshëm. Të tjerë bejlerë kanë qenë Isa Beu, Xhafer Beu, etj., ata kishin mbiemra të ndryshëm si: Kalaja e Preza, po për shkak të pozitës që kishin, njerëzit i njihnin dhe i thërrisnin me mbiemrin Beu. Roli i tyre ka qenë shumë i rëndësishëm pasi ishin ata që pothuajse administronin fshatin. Ata punësonin fshatarët për të punuar tokat e tyre kundrejt një pagese, duke ulur kështu nivelin e varfërisë. Kjo traditë e punësimit vazhdon edhe sot e kësaj dite, ku fermerët apo të pasurit e zonës punësojnë fshatarët nëpër bizneset e tyre, duke bërë që qarkullimi i të ardhurave të mbesë brenda zonës. Kalaja dhe ullinjtë, simboli i një fshati të lashtë Kalaja dhe ullinjtë janë dy simbolet e Prezës. Rëndësia e tyre shtrihet thellë në histori. Ullinjtë e Prezës janë mijëravjeçarë, madje mund të jenë edhe më të vjetër se kalaja. Kasemi thotë se perimetri i tyre shkon në 2-3 metra, pasi ulliri, shton ai, nuk vdes kurrë, edhe nëse thyhet apo thahet, nga trungu i tij mbin sërish një filiz i ri. Ulliri ka patur dhe ka një rëndësi të madhe për prezjanët, pasi në të shumtën e rasteve u ka siguruar atyre jetesën. Gjithashtu të dhënat historike apo dhe legjendat, tregojnë se edhe kalaja ka patur një rëndësi të veçantë për banorët e fshatit të vogël kodrinor. "Kalaja ka pasur një rëndësi të jashtëzakonshme. Në

34

Di

SHTATOR 2012

kohën e Turqisë, siç më tregonte babai, qëllohej me top që nga kalatë e Stambolit dhe me radhë deri sa vinte në kalanë e Petrelës e Prezës dhe më pas në atë të Krujës dhe Rodonit, që paralajmëronte ardhjen e Ramazanit. Edhe për iftar dhe syfyr shtihej me top, gjë që tregonte hyrjen dhe daljen e vakteve", kujton me nostalgji Kasemi. Ndërsa gjatë luftërave të ndryshme ndizej zjarri që nga kalaja e Sfetigradit dhe deri sa mbërrinte këtu. Në këtë mënyrë njerëzit mblidheshin dhe strehoheshin në kala dhe përgatiteshin për t'i bërë ballë luftës. Kalaja shekullore, kodrat hijerënda, ullishtat me gjelbërimin e përjetshëm, një vend i vogël por që tërheq turistë dhe vizitorë të shumtë, të gjitha këto e bëjnë Prezën një feniks që i mbijetoi kohërave dhe shkatërrimit të historisë. Jeta e prezjanëve Prezjanët karakterizohen si njerëz të urtë, punëtorë e të qetë. Kjo vihet re menjëherë sapo shkel në Prezë, pasi nuk sheh njeri rrugëve, por duke punuar. Nëse takon dikë në rrugë dhe e pyet, ai është i gatshëm të të tregojë çdo gjë që di. Dita e tyre fillon me punët në blegtori, në frutikulturë, nëpër sera e bujqësi dhe mbyllet me një kafe në mbrëmje në lokalin karakteristik në kodër, brenda kalasë. "Unë personalisht -thotë Kasemi -kam një vit e gjysmë që kam dalë në pension. Më parë kam qenë mësues i gjuhës shqipe. Merrem më shumë me ullinjtë, tani me parapërgatitjen për vjelje. Vij në xhami për 5 vaktet e namazit dhe kujdesem për mbesën e vogël". Historikisht prezjanët janë njohur për kultivimin e ullirit, për qypat e detit, siç i thonin, që mbanin 1 kv vaj ulliri. Por edhe sot kjo traditë nuk është shuar. Kasemi na tregon se pothuajse çdo shtëpi në Prezë ka një mulli prej guri për nxjerrjen e vajit të ullirit, edhe ata që s'kanë, shkojnë te fqinjët, nuk shkojnë në fabrikë, pasi mulliri prej guri -thotë


ai -e nxjerr vajin më të mirë, pa e shtypur bërthamën e ullirit, pasi kjo do ta bënte të hidhur vajin. "Unë nuk kam mulli, por e bëj manualisht me dybek prej guri, i hedh ullinjtë aty dhe i shtyp me dru pa e çarë bërthamën dhe më pas i shtyp me këmbë. Kështu vaji del shumë më cilësor", thotë Kasemi. Prezjanët mbajnë gjithashtu edhe bletë për nxjerrjen e mjaltit "sade", siç i thonë ata, pasi kodrat e gjelbërta dhe klima e përshtatshme ua afron mundësinë e mbajtjes dhe ushqyerjes së tyre. Rëndësia e Prezës Komuna Prezë sot, është e ndarë në shtatë fshatra me një popullsi prej rreth 7 mijë banorësh, e gjitha myslimane. Në Prezë për ditë xhumaje (të premte) bëhej një pazar i madh, njerëzit vinin nga ana e anës për të tregtuar mallrat e tyre aty. Atë ditë Preza bëhej e zhurmshme, pasi pazari kishte rreth 36 dyqane që gumëzhinin nga tregtarët dhe blerësit. Për Prezën ka shkruar Marin Barleti, por edhe shumë autorë të tjerë të shquar. Shtjefën Gjeçovi ka shkruar një novelë mbi vlerat e Prezës, ku e cilëson atë si vatër të rëndësishme kulture dhe emancipimi. Preza ka qenë një qendër e rëndësishme që kishte nën varësi rreth 33 fshatra dhe ka pasur një ndikim të madh në zonën përreth, duke u kthyer në pararojë e gjithë zonës për zhvillimin e arsimit, kulturës. Sipas historianëve edhe pas mëvetësimit të Shqipërisë nga Perandoria Osmane, aty zhvillohej mësim përveçse në shqip edhe në gjuhën arabe e turke. "Shkolla shqipe u hap në shtator 1913 dhe u mbyll për disa muaj dhe u rihap më 1914. Ajo ishte ndër të parat shkolla shqipe me një ndjeshmëri të madhe ndaj kulturës", tregojnë historianët. Gjatë gjithë periudhave, nga koha Iliro-Romake e deri në Luftën e Dytë Borërore, ky vend është lakmuar e pushtuar nga të huajt. Sipas dokumenteve dhe dëshmive historike,

Preza ka qenë në formën e një qyteze. Thuhet që vitin 1912 dhe deri në vitin 1920 qeverisja e vendit bëhej nga pleqësia, ku qeveriste kryeplaku së bashku me katër kryetarët e lagjeve. Ndërsa duke filluar nga viti 1921 dhe në vazhdim, qeverisja e vendit mori atributet e një forme më të organizuar, duke u ngritur kështu komuna e parë. E ardhmja E ardhmja e këtij fshati duket premtuese. Banorët e Prezës tashmë i kanë kuptuar avantazhet e kësaj zone dhe kanë filluar të kryejnë investime për të zhvilluar industrinë e turizmit. Fshati është i mbushur me vila luksoze dytre katëshe dhe me lokale shërbimi. Ai ka një pozicion gjeografik shumë të mirë dhe është bekuar me burime fantastike natyrore dhe kulturore. Kalaja ndodhet gjithashtu fare pranë Aeroportit Ndërkombëtar "Nënë Tereza". Me një sipërfaqe rreth 3 dynym dhe 270 metra mur rrethues, kalaja ofron një pamje panoramike, prej nga shihet qyteti i Tiranës, Kalaja e Petrelës, Rinasi, deti Adriatik dhe Kruja. Në trup, kalaja mban edhe kullën e sahatit të vitit 1800, xhaminë dhe një restorant që thellon edhe më shumë karakteristikat historike të zonës. Kulla e sahatit është ngritur rreth viteve 1800-1850. Ajo shquhet për pozicionin mjaft të bukur, duke kontrolluar fushën e Tiranës. Rreth 55 % e komunës është e rrethuar me kodra të larta, që ngrihen në rreth 255 metra mbi nivelin e detit. Pjesa që mbetet (45 %) është e sheshtë, ultësirë. Plani i komunës për zhvillimin e turizmit bazohet në zonën kodrinore perëndimore të saj, që parashikohet të ofrojë potencialin kryesor për zhvillimin e turizmit. Me projektet që komuna ka parashtruar synohet që Preza të spikasë si vend turistik, duke ndihmuar kështu në rritjen ekonomike dhe duke përmirësuar ndjeshëm jetën e komunitetit. SHTATOR 2012

Di

35


Bota jonë

NAIM DRIJAJ

ALLAHU NUK E NDRYSHON

GJENDJEN E NJË POPULLI, DERISA ATA TË NDRYSHOJNË

VETVETEN

Allahu xh.sh. në Kur’anin famëlartë thotë: “Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë vetveten.” (Rad, 11) Allahu në këtë ajet të Kur’anit ka përdorur alën “popull”, që do të thotë se ky ligj vlen si për myslimanët, ashtu dhe për jomyslimanët. Ky është ligji i vendosur nga Zoti që ka të bëjë me mbarëvajtjen e jetës në tokë dhe nuk kufizohet vetëm me një popull apo me një bashkësi të caktuar. Nëse një popull apo komb i caktuar, ndryshon për mbarë, Zoti do t`ia dorëzojë atij udhëheqjen e njerëzimit. Në qoftë se ata ndryshojnë për keq, atëherë do ta humbasin këtë privilegj. Të ndërtosh një fabrikë apo një digë, është shumë herë më e lehtë se sa të ndërtosh dhe të edukosh një njeri dhe një shoqëri. Vetëm njeriu i formuar me edukatën dhe moralin e duhur është ai që do të ndërtojë më pas fabrikat, shkollat, institucionet dhe civilizimin. Vërtet që formimi i njeriut është i vështirë, por të mos harrojmë se profeti Muhamed (a.s.) ia doli mbanë që të formojë një brez myslimanësh, të cilët udhëhoqën botën për vite me radhë. Pa dyshim që kjo u arrit me mund dhe me seriozitet të lartë. Vetëm në pak vite, Profeti (a.s.) i shndërroi arabët nga populli që merrej vetëm me kullotjen e deleve dhe të deveve, në popullin që udhëhoqi botën për shekuj të tërë. Është e vështirë për të gjithë ne që të ndryshojmë diçka, por ia vlen të përpiqemi, të mundohemi dhe të derdhim djersë. Kjo kërkon bashkëpunimin dhe koordi-

36

Di

SHTATOR 2012


nimin e të gjithë institucioneve, kërkon programe televizive edukative dhe ndërgjegjësuese, kërkon mësues dhe profesorë që do të hartojnë programet mësimore që do t’i shërbejnë këtij qëllimi, kërkon hoxhallarë që do të japin maksimumin në punën e tyre etj... Ajo që duhet të ndryshojmë në përgjithësi ne, është dëshira dhe vullneti për ta kryer sa më mirë të jetë e mundur një punë që kemi në dorë apo për të cilën jemi përgjegjës. Ne jemi mësuar që thjesht t’i kryejmë punët pa u interesuar shpesh mbi cilësinë e tyre. Prodhimet e punës sonë nuk kanë cilësinë e duhur, mësimdhënia është në nivele jo të kënaqshme, shumë nëpunës shkojnë në punë thjesht për të marrë rrogën, studentët duan thjesht të marrin një notë kaluese etj… Rëndësi tregohet që të duket sikur punohet dhe ka lëvizje, por nuk i kushtohet vëmendje cilësisë dhe rendimentit. Të prodhosh mall të një cilësie të lartë, të perfeksionosh produktin tënd dhe ta kryesh detyrën në formën më të mirë, është themelore për zhvillimin e vendit. Në këtë kontekst, profeti Muhamed (a.s.) thotë: “Zoti dëshiron që kur dikush prej jush kërkon të bëjë një punë, ta bëjë atë sa më mirë.” (Bejhaki) Allahu thotë: “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (Nahl, 90)

Menjëherë pas drejtësisë, Zoti i madhëruar urdhëron për mirësi, që punët t’i kryejmë në formën më të mirë, që të kemi rendimente sa më të larta etj. “...të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit.” (Al Imran, 134). Siç e kuptojmë nga ky ajet mirësia dhe perfeksionimi kërkohen jo vetëm në punë, por edhe në jetën e përditshme. “Me të vërtetë, Allahu nuk do t’ua çojë dëm shpërblimin punëmirëve.” (Teube, 120) Kështu, punëmirët janë të dashur te Zoti, janë pranë Tij dhe gëzojnë mëshirën dhe dhembshurinë e Tij. “Ata që bëjnë vepra të mira, do të kenë shpërblim të mirë, madje edhe më tepër!” (Junus, 26). Të bësh vepra të mira, do të thotë që gjithçka që bën, ta bësh në formën më të mirë dhe sa më perfekte. Përderisa Zoti e ka bërë obligim mirësinë, perfeksionin dhe përkryerjen në gjithçka, a e zbatojmë ne këtë obligim? Nëse do të përshëndesësh dikë, duhet ta përshëndesësh me urimet më të mira. Kur të jesh në punë, duhet të përqendrohesh vetëm te çështjet për të cilat je përgjegjës. Nëse je student, duhet të ndjekësh rregullisht mësimet dhe të hysh në provime. Kur të falesh, të falesh në formën më të mirë. Nëse shkon të vizitosh dikë, të zgjedhësh kohën e duhur dhe të respektosh etikën e vizitës. Pejgamberi ynë, Muhamedi (a.s.) na mëson mirësjelljen, etikën dhe mirësinë në të gjitha aspektet e jetës. Kur Zoti e përshkruan veten e Tij, thotë: “Allahu ka përsosur çdo gjë që e ka krijuar.” (Sexhde, 7) Mirësi tregohet edhe me atë që debaton dhe me të cilin nuk të puqen idetë. Thotë Zoti në Kuran: “…Diskuto me mënyrën më të mirë!...” (Nahl, 125). Mos e kundërshto tjetrin menjëherë, por kërkoi që të dëgjojë mendimin dhe këndvështrimin tënd. Kur profeti ishte në Mekë dhe përjetonte vitet e torturave prej jobesimtarëve, i erdhën e i thanë: “O djali i vëllait tonë, ne të propozojmë disa gjëra, prandaj na dëgjo!” Dhe i propozuan gjëra të ulëta, të cilat nuk përputheshin me personalitetin e Profetit. I propozuan pasuri, të bëhej i pari i tyre, ta martonin me vajzën më të bukur…etj., me kusht që të linte fenë. Profeti (a.s.) as nuk u nevrikos, as nuk e ngriti zërin, por i dëgjoi deri në fund dhe u kërkoi që edhe ata ta dëgjonin atë deri në fund. Është e papranueshme për një umet si ai mysliman, të mos jetë i përsosur dhe perfekt në të gjitha fushat e jetës. Është e papranueshme për myslimanët sot që mallrat dhe prodhimet e tyre të jenë të një cilësie të dobët. Është e papranueshme që ata të mos jenë seriozë dhe pozitivë në jetë. Të jesh mysliman, do të thotë të jesh i suksesshëm në të gjitha aspektet e jetës, të jesh i moralshëm, të adhurosh Zotin siç duhet dhe të kesh një performancë të mirë në punë. Islami kërkon nga besimtarët që ta kryejnë detyrën dhe punën në formën më të mirë: “Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë vetveten.” (Rad, 11) SHTATOR 2012

Di

37


REFAT XHINA

KONCEPTI I VETVETES... Qenia shpirtërore ose vetvetja e vërtetë e njerëzimit është zemra, e cila banon në trupin fizik të njeriut dhe kontrollon funksionet e tij organike dhe trupore. Personaliteti është bashkim i forcës trupore me atë shpirtërore. Çdo qenie njerëzore, sipas mësimeve të Kur’anit, ka lindur për të dashur dhe për të njohur Allahun e Madhërueshëm. Njeriu

38

Di

SHTATOR 2012

ka lindur në këtë botë me tipare shumë të ndërlikuara e me një shumëllojshmëri atributesh jetësore. Ai është i përbërë nga forcat pozitive dhe negative. Forcat pozitive e udhëheqin atë drejt Zotit, kjo quhet “gjendje normale”, ndërsa forcat negative e largojnë nga Zoti, këtu kemi të bëjmë me “gjendje anormale” të tij.


Koncepti i vetvetes artikulohet me termat: “zemra, shpirti, mendja, arsyeja”. Zemra ka veti fizike, por kryen edhe funksionin hyjnor. Trupi ka disa nevoja fizike që kërkojnë të plotësohen te çdo gjallesë. Te njerëzit ato plotësohen me arsye. Arsyeja lëvizëse përbëhet nga prirje dhe shtysa: Lloji i parë i prirjes është oreksi në të cilin përfshihen uria, etja, dëshirat seksuale etj.. Prirja e dytë është inati-zemërimi, i cili nxit trupin që të shmanget ose të zmbrapset nga ajo që është e dëmshme për të. Tek inati përfshihen tërbimi, zemërimi, hakmarrja, etj. Fuqia e të kuptuarit është arsyeja e ndijimit, e cila bën dallimin e asaj që është e dëmshme dhe asaj që është e mirë për trupin. Në të kuptuarit futen ndjenjat e jashtme dhe të brenshme. Ndjenjat e jashtme përbëhen nga dëgjimi, shijimi, shikimi, nuhatja dhe prekja. Këto janë të lidhura me organet përkatëse ndijore. Ndjenjat e brendshme janë imagjinata, shëmbëllimi, përkujtimi dhe regjistrimi. Regjistrimi ruan përshtypjet që janë marrë nëpërmjet ndjenjave. Mendja i jep formën arsyes sipas nevojave të saj. Njeriu duhet të veprojë me anë të pesë ndjenjave të jashtme, ndërsa pesë ndjenjat e brendshme e ndihmojnë atë që të mësojë nga përvojat e kaluara dhe të parashikojë situatat e ardhme. Zemra te njeriu është mjeti që i kontrollon dhe i drejton të gjitha këto forca për të drejtuar e rregulluar trupin, ndërsa mendja është forca dinamike për t’i dhënë formë arsyes sipas nevojave të saj. Ajo ka epërsi mbi arsyen, e zotëron, e komandon atë dhe, kësisoj, bëhet burimi i të gjitha veprimtarive. Të njohësh dhe të duash Zotin, është qëllimi i krijimit të qenieve njerëzore. Dituria është një nga gurët e themelit të sistemit moral. Dy koncepte ka për diturinë: dituria fenomenale dhe dituria shpirtërore. Dituria fenomenale është dituria e botës materiale, ndërsa ajo shpirtërore është dituria e të vërtetave shpirtërore. Dituria

shpirtërore është forma më e lartë e vetëdijes. Ajo vjen në mënyra të ndryshme te njerëz të ndryshëm dhe varet nga intuita. Disa njerëzve u shpallet në mënyrë të drejtpërdrejtë, kurse shumicës u vjen ngadalë përmes edukimit të vetes. Mundësia e zhvillimit të diturisë në fillim është intelekti. Për t’u futur në veprim intelekti duhet të nxitet nga shkaqe të jashtme. Baza e të gjitha shkencave mendohet të jetë tek intelekti. Përvoja dhe intuita çojnë tek intelekti, i cili i hap rrugë diturisë. Intelekti dhe dituria zhvillohen me moshën. Dituria formale është e lindur, kurse dituria e fituar merret gjatë jetës. Dituria e fituar është kuptimi i gjërave dhe i fenomeneve me domethënien e tyre. Format e intelektit ose arsyes janë teorike dhe praktike. Arsyeja praktike është themeli i arsyes teorike sepse është mundësuar prej saj. Arsyeja teorike merret me kuptimin e të vërtetave fenomenale dhe shpirtërore. Ajo shkon nga konkretja tek abstraktja, nga e veçanta tek e përgjithshmja, nga shumëllojshmëria tek unikja. Ajo që përgjithëson dhe formon koncepte është arsyeja teorike, e cila vështron drejt botës mbinatyrore dhe merr dituri prej diturisë së Zotit, nga cilësitë e Tij, nga engjëjt e Tij, nga veprimet e Tij, si dhe të fshehtën e origjinës së jetës. Te njerëzit, ndryshe nga kafshët, ekzistojnë forca ose fuqi si: shtysa, oreksi, zemërimi, të kuptuarit, vullneti dhe intelekti. Fuqitë bazë të vetvetes janë: intelekti, uria dhe zemërimi. Shtazëria prodhon oreksin. Zemërimi vjen nga mizoria, mendja, arsyeja. Kafshët, siç e thamë, kanë oreksin dhe zemërimin. Mendja dhe vullneti janë ato që i dallojnë njerëzit nga qeniet e tjera. Vullneti është veçuar nga ajo që kundërshton mendjen, që është djallëzore. Shpirti njerëzor mund të arrijë përsosmërinë, por për ta arritur këtë, i duhet të kalojë përmes fazave të zhvillimit epshor, imagjinar, instinktiv, të arsyeshëm dhe hyjnor... SHTATOR 2012

Di

39


DR . RESHIJD KEHUS

PREKJA E GJURMËVE TË BESIM Lidhja e përzemërt besimore ndërmjet myslimanëve është ndër elementet më të rëndësishëm të prosperitetit vëllazëror. Pa këtë lidhje të përzemërt edhe biseda në lidhje me prosperitetin vëllazëror mbetet e pakuptimtë dhe thjesht një alë, e cila lançohet nga gjuhë të pavetëdijshme. Lidhja e përzemërt e synuar është ajo që përmendet në thënien e të Lartësuarit në lidhje me të drejtën e Ensarëve: “Ndërsa ata që banojnë në Medinë dhe që e kanë pranuar besimin qysh më parë, i duan mërgimtarët që vijnë në Medinë dhe në zemrat e tyre nuk ndiejnë kurrfarë rëndimi për çfarë u është dhënë atyre, por duan t’u bëjnë më mirë mërgimtarëve sesa vetes, edhe pse vetë janë nevojtarë. Kushdo që ruhet nga lakmia e vetvetes, me siguri që do të jetë fitues.” (Hashr, 9) Sikur të thoshte vetëm “që banojnë në Medinë”, do të ishin si të gjitha shoqëritë e tjera që qeverisen nga lidhje interesash të kësaj bote aq shpejt sa avullojnë e ikin erërat, por Zoti ka thënë “që banojnë në Medinë dhe që e kanë pranuar besimin qysh më parë”, kështu që është një sundim i dyfishtë: sundimi i vendit dhe sundimi i besimit. Të tillë ishin triumfatorët, e ndihmuan fenë e Zotit dhe Profetin – paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të! – dhe vëllezërit e tyre emigrantë i strehuan, shpenzuan për ta dhe i deshën shumë… Kjo është vëllazëria e sinqertë reale të cilën Allahu e lartësoi e na ftoi drejt saj. Balanca e vetme ndërmjet dyzimeve Ky prosperitet vëllazëror ndërthuri jetën e kësaj bote me tjetrën, qëndrueshmërinë me evoluimin, tokën me qiellin, individin me shoqërinë, drejtësinë me mirësinë, shpalljen me ekzistencën, botën e panjohur me botën e njohur, caktimin me zgjedhjen, shpirtin me materien, edukimin me përkushtimin, besimin me logjikën dhe të jashtmen me të brendshmen. “O ju njerëz, me të vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë juve popuj e fise në mënyrë që të njiheni me njëri–tjetrin, me të vërtetë më fisniku tek Allahu është më i devotshmi. Allahu është shumë i ditur dhe ekspert.” (Huxhuratë, 13) Prosperiteti vëllazëror është prosperitet gjithpërfshirës, real, njerëzor e universal. Ai nuk bën dallim ndërmjet të ziut e të bardhit, as ndërmjet arabit dhe të huajit, as ndërmjet zotërisë e skllavit dhe as ndërmjet gruas e burrit … të gjithë janë të barabartë. Nga veçoritë e tij pozitive është ndërton e nuk shkatërron, nxiton në realizimin e mëkëmbësisë në tokë dhe spastrimin e tokës. Nga Enes bin Malik r.a. na transmetohet: I dërguari i Allahut (a.s.) ka thënë: “Nëse vjen Ora dhe në dorën e ndonjërit prej jush është një fidan, nëse mundet ta mbjellë atë, atëherë le ta bëjë.” (Transmetoi Ahmedi)

40

Di

SHTATOR 2012

Origjinaliteti dhe Rilindja Prosperiteti vëllazëror njëson ndërmjet origjinalitetit dhe ripërtëritjes. Dr. Imad Ed-Dijn thotë: “Me të vërtetë që në çastet e para Islami mori mbi supet e tij rëndësinë e krijimit të shoqërive besimtare “të civilizuara”. Në një periudhë të shkurtër Islami mundësoi transformimin e arabëve në një komb të civilizuar, doli në çdo skaj të tokës duke mbartur flamurin dhe vizionin e tij të njësuar në mënyrë që të gdhendë në botë një destinacion fatmirë e modern. Me të vërtetë ai është një prosperitet vëllazëror esencial, i aftë në shoqërimin e ndryshimeve të reja e në përgjigje të sfidave, i ekuilibruar, i plotë, gjithpërfshirës, i kohës dhe një strukturë që nxiton të nxjerrë njerëzit nga errësirat pagane në nurin e besimit, e nga adhurimi i krijesës në adhurimin e Krijuesit,


MIT DHE VËLLAZËRIMIT ISLAM

nga padrejtësia e feve në drejtësinë islame”. Pikat mbështetëse të prosperitetit vëllazëror 1. Ky prosperitet përshkruan këtë takim ndërmjet qiellit dhe tokës, ndërmjet kësaj bote dhe tjetrës, ndërmjet fesë dhe politikës … dhe mbi këtë dritë planifikon fanarët e tij në përputhje me përkufizimet ideologjike, brenda ciklit të saj e jo jashtë saj. Gjëja më e rëndësishme që e karakterizon këtë prosperitet është se ai ngriti gjithçka që i përket arkitekturës – strukturës - së tokës, duke vazhduar të qëndrojë nën hijen e ideologjisë së saktë, madje duke avancuar e realizuar objektivat e saj. Baza e parë e këtij prosperiteti është njësimi me të cilin

Islami erdhi që t’i kthejë njeriut dëlirësinë e parë e t’i marrë për dore njerëzit për te Zoti i tyre; që t’i nxjerrë ata nga errësira e politeizmave në nurin e njësimit, të adhurojnë Zotin e tyre që i krijoi edhe ata para tyre e të mos i përshkruajnë Atij të ngjashëm. Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm. Allahu është Absoluti. Nuk ka lindur dhe as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (a i ngjason) Atij.” (Ihlas 1-4). Kjo është kaptina me anë të së cilës u udhëzuan njerëzit në rrugën e drejtë e me të u shpërblyen me një pozitë të lartë në botë. Me të vërtetë ajo është energjia e përhershme e hovit të prosperitetit. Nuk ka hap si ky në historinë e njerëzimit që çliroi e respektoi logjikën e vendosi atë në një pozitë të saktë dhe bëri të mundur transformimin e drejtimit njerëzor nga politeizmi në njësim, nga adhurimi i robërve në adhurimin e Allahut të vetëm, nga ashku i statujave, putave, skulpturave e idhujve drejt dashurisë së Realit, të cilin nuk e prek dora dhe nuk e sheh syri. Me të vërtetë ideologjia është shpirti i prosperitetit, dhe ajo që i ka ngjarë umetit islam sot nga prapambetja, vogëlsia e katastrofa e ashpër në kurriz të saj, si dhe ndjekja e mesazheve, e gjitha kjo është rezultat i mungesës së këtij shpirti në trupin e umetit. Dëshira e madhe e cila synon strukturën është ajo e cila u mënjanua e u dobësua për shkak të sëmundjes kronike që e ka kapluar - “sëmundja e kombeve”, që e brejti umetin dhe e kolapsoi strukturën e tij. Shkaku kryesor që e bëri umetin tonë të mbërrijë në vendin e fundit të prapambetjes gjatë udhëtimit është ajo “sëmundja e kombeve”, pra zbrazja e zemrave të bijve të tyre nga dashuria për Allahun, për të dërguarin e Tij dhe besimtarët. Por, ajo që duhet të kuptojmë është se nuk kemi për t’u ngritur kurrë derisa të kthehemi te metodikat Profetike, të ndryshojmë vetveten, në mënyrë që Allahu të ndryshojë gjendjen tonë. Allahu i Lartësuar thotë: “Me të vërtetë Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli deri të ndryshojnë ç’kanë në vetvete”. (Ra’d, 11) Me dashurinë ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij u shërua umeti në fillimet e tij e me të shërohet në mes e në fund të çështjes së tij. 2. Dashuria e Allahut dhe e të dërguarit të tij. Dashuria është shtylla e prosperitetit, e sikur të mos ishte ajo, asnjë ndërtesë nuk do të qëndronte mbi tokë për rasnjë çast. Kjo është rruga që na nxjerr nga ky moçal i ndenjur, fund i katandisur e errësirë e zymtë… është rruga e cila na ndihmon të shkojmë drejt këtij prosperiteti vëllazëror. Çfarë kanë njerëzit që qëndrojnë të zhytur nën baltë dhe ilaçi është në duart e tyre? Në të vertetë dashuria është ilaçi i harruar në botën e sotme islame, myslimanët ecin kuturu në mjegull, në kërkim të ilaçit dhe ilaçi është në duart e tyre. SHTATOR 2012

Di

41


Kjo dashuri është ilaç për të gjitha sëmundjet, është çelësi që drejton umetin drejt prosperitetit vëllazëror. Çelësi që e shtyn njeriun të kapërcejë pengesat e vështira për hir të ndërtimit të kështjellës së prosperitetit mbi bazën e Kur’anit dhe Traditën e Profetit, Prijësit të Mirësisë (a.s.). Kështu që ky prosperitet nuk lulëzon veçse me një emërues të përbashkët, që është emëruesi i dashurisë. Nëse baza e saj është e shëndoshë dhe ngrihet e dëlirë, lehtësohet ndërtimi e ngrihet kështjella e prosperitetit. Dihet se sa më e fortë të jetë dashuria aq më e fortë dhe e qëndrueshme është ndërtesa. Sikur zemrat të pastrohen e në to të mbillet pema e dashurisë, Allahu i Lartësuar do të bashkojë unitetin e saj e njësoj flalën e saj. Islami nuk triumfoi me ide e as me debat, por me dashuri, bindje e nënshtrim ndaj Allahut të Lartësuar. Islami ideor i vetëm nuk realizon gjë, nuk mbjell gjë dhe as nuk jep fryte. 3. Ngritja e drejtësisë: Me drejtësi synohet respektimi i të drejtave të Allahut të Lartësuar dhe robërve të Tij. Zoti ynë i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar, jini korrektë ndaj Allahut, dëshmitarë me drejtpeshim.” (Maide, 8) Drejtpeshimi i përmendur në ajet është drejtësia në gjykim e drejtësia në ndarje. E para është ndarja që ndodh ndërmjet individëve si kërcënime e armiqësi dhe, e dyta, është barazia ndërmjet individëve të shoqërisë. Nëse padrejtësia e anësia i zë vendin drejtësisë e paanësisë, nuk ka dyshim se e ardhmja e këtij prosperiteti është drejt shkatërrimit. Allahu e mëshiroftë Ibn Khaldunin i cili ka thënë: “Padrejtësia lejon shkatërrimin e prosperitetit”.

42

Di

SHTATOR 2012

Që këtu, me patjetër duhet të evolojmë e të pajisemi me nevojat ekonomike për përballimin e gjërave të domosdoshme të prodhimit e industrializimit, sepse shoqëria myslimane ka nevojë emergjente për mirëqenie materiale në mënyrë që të sigurojë një jetesë fisnike me qetësi morale e shpirtërore për burrat dhe gratë. 4. Solidarizimi shoqëror: Allahu i Lartësuar ka obliguar kufirin minimal të solidarizimit që është Zekati, duke nxitur e stimuluar atë, madje e rriti presionin në obligimin e tij duke e bërë atë shtyllën e tretë të Islamit dhe sa herë që ka përmendur faljen ka përmendur bashkë me të edhe Zekatin: “Kryejeni faljen, jepni zekatin dhe përuluni me të përulurit” (Bekare: 43), dhe kjo kthehet te rëndësia e kësaj shtylle por edhe në sintezën shoqërore. Zekati është kusht i përkorjes të përmendur në thënien e të Lartësuarit: “ E nëse pendohen, kryejnë faljen dhe japin zekatin, sepse ata janë vëllezërit tuaj në fe, Ne i detajojmë versetet për një popull të ditur” (Teube: 11), ndërsa funksioni i tij shoqëror është i lidhur pazgjidhshmërisht me aspektin adhurues besimor. Pasuria është pasuri e Allahut të Lartësuar, njeriu është mëkëmbës i saj dhe i sprovuar me të. Allahu i Lartësuar e udhëzoi njeriun për ta shpenzuar pasurinë në rrugën e Tij në mënyrë që kjo pasuri të mos bëhet shkak për humbjen e tij. Ky orientim na paraqitet në thënien e Tij në Kur’an: “O ju që keni besuar, mos t’ju rrënojë juve pasuria e as fëmijët tuaj nga kujtimi i Allahut. Kush e bën një gjë të tillë, është i humbur.” (Munafikunë, 9) Këtu ka një çështje që ia vlen të përmendet, dhe ajo është se dijetarët tanë të nderuar kanë bërë përpjekje në këtë epokë dhe e kanë zgjeruar enën e zekatit saqë përfshin pasuritë minerale, detare, bujqësore, industriale, tregtare e produktet shtazore etj … në mënyrë që ena e tij të mos mbesë siç e kanë lënë të parët tanë – Allahu i mëshiroftë – të cilët nuk i dinin këto lloj pasurish, të fokusuar në produktet bujqësore të fermerëve, të limituar te bagëtitë, gruri e elbi. Për më tepër, legjislacioni i shpenzimit ka qenë para legjislacionit të zekatit, madje Allahu i Lartësuar e ka bërë shpenzimin nga shenjat e të devotshmëve të transmetuar në fillimet e kaptinës Bekare: “Elif, Lam, Mijm. Ky është libri. S’ka dyshim në të, udhëzues për të devotshmit. Për ata që besojnë të panjohurën, e kryejnë faljen dhe nga ajo që Ne i kemi furnizuar shpenzojnë.” (Bekare, 2-3) E për më tepër, në lidhje me atë që cekëm më parë për zekatin, lëmoshën e të drejta të tjera që kanë lidhje me pasuritë, megjithëkëtë legjislacioni nxit e stimulon gjithashtu bamirësinë dhe çdo përpjekje e sakrificë. Kështu që është detyrë e jona të emetojmë vullnetarizëm besimor me dëshirën e çdo myslimani e myslimaneje, dashurinë ndaj Allahut të Lartësuar, duke llogaritur shpërblimin për të. Sakrifica e myslimanit, riparimi i të metave të tij sa është gjallë dhe mbrojtja e besës së tij i vdekur, duhet të jetë sakrificë aktive jo e amullt. Mbi këto themele u ngrit prosperiteti vëllazëror i parë, duke u bërë model i përhershëm në histori. Rrezet e tij vazhdojnë akoma të shndrisin në shembullin e një peme solide që posedon rrënjë të forta gjigante dhe që sfidon erërat gjëmuese.


Sociale

HAXHI LIKA

1300

kërkesa për divorce janë regjistruar në shtatë muajt e parë të këtij viti në Gjykatën e Tiranës. Sipas të dhënave vitin e kaluar numri i ndarjeve në të njëjtën periudhë ishte 700 vetëm për kryeqytetin.

6000

divorce ka patur në të gjithë gjykatat e vendit vitin e kaluar duke shënuar një rekord absolut të këtij fenomeni, që më parë konsiderohej thuajse tabu në shoqërinë shqiptare.

Tirana, 1300 divorce për 7 muaj Tashmë nuk ka asnjë nuk ka asnjë dyshim se divorci po gërryen institucionin e familjes në Shqipëri. Shifrat që publikohen nga gjykatat dhe media, e dëshmojnë këtë të vërtetë të hidhur. Kështu, në 7 muajt e fundit, vetëm në Gjykatën e Tiranës ka pasur 1300 çifte të ndarë dhe i bie që gjykata për çdo ditë pune ka ndarë 7 deri në 8 çifte kryeqytetase. Nga analiza që kemi mundur të bëjmë për divorcet në kryeqytet, duke u bazuar në të dhënat e Gjykatës së Tiranës, na rezulton se shkaqet që e minojnë martesën variojnë nga ato ekonomike, sociale e psikologjike, e deri tek ato për arsye shpirtërore. Psikologët në gjykata thonë shumë nga divorcet ndodhin për shkak të tradhtisë bashkëshortore, por jo në pak raste martesat prishen nga dyshimet e pabaza, nga xhelozitë për suksesin personal të partnerit, nga moskuptimi dhe perceptimi i deformuar i relacioneve në çift, etj. Shtimi i divorceve, zgjerimi i përmasave statistikore të prishjes së martesave, vlerësohet si një nga tiparet e

pashmangshme të shoqërisë bashkëkohore. Duke u përballur me këtë dukuri në këto përmasa të zgjeruara, sociologët kanë arritur në konkluzionin, se në kohën e sotme martesa po bëhet institucion i paqëndrueshëm. Madje disa prej tyre shprehen se me këto ritme, do të vijë një moment kur kjo “sëmundje” nuk do të lërë familje pa prekur dhe shansi për një martesë të lumtur do të jetë i paktë.

SHTATOR 2012

Di

43


Realiteti shqiptar dhe divorci Sociologu Gëzim Tushi i pyetur nga “Drita Islame”, shprehet se loja me divorcet është bërë e rrezikshme, tejet shqetësuese, me pasoja të rënda sociale, ekonomike, edukative dhe me ndikim dezintegrues e dobësues në kohezionin social të vendit. “Shifrat e përmendura janë të vërteta, por mund të jenë akoma edhe më të agravuara. Lidhjet e martesës dhe krijimi i familjes janë lidhje me përgjegjësi. Nëse nuk do të kemi të konsoliduar martesën, atëherë nuk do të funksionojë familja, por nuk do të jetë funksionuese as shoqëria. Në kohën tonë po vihet re një frymë nihiliste për t’i mëshuar më shumë modernitetit, duke mohuar gabimisht disa vlera të traditës, të tipit familje tradicionale, me atë tutkallin e fortë social, me solidaritetin martesor për të përballuar sfidat e vështirësitë,” thotë z. Tushi. Shkaqet që çojnë në divorc Sipas sociologut Tushi dinamika e shkaqeve që çojnë në divorc është e madhe. “Shpesh dëgjoj të përmendet si shkak varfëria. Është e vërtetë, varfëria ndikon, por kthimi i saj në lëkurë për t’ia veshur të gjitha fenomeneve nuk më duket i drejtë. Madje nëse do të bënin një studim për të kuptuar se cilat janë grupet sociale që bëjnë divorc, ju garantoj që një pjesë e madhe e tyre janë me arsim të lartë, me gjendje ekonomike shumë të mirë. Nga kjo kuptojmë se shkaqet janë të shumta. Ajo që të bën përshtypje është se divorcet në shumë raste ndodhin për pretekste të kota”, thotë z. Tushi.

44

Di

SHTATOR 2012

Pasojat sociale Ndërsa për sa i përket pasojave sociale që sjell ky fenomen, sociologu Tushi ngre alarmin sepse sipas tij, dëmi më i madh është te fëmijët. “Pasojat e divorcit janë serioze. Krahas dy partnerëve, ata që e vuajnë në mënyrë të drejtpërdrejtë janë të moshuarit dhe fëmijët, veçanërisht këta të fundit. Po të shkoni në institucionet e shërbimit tonë social, ku trajtohen fëmijët me probleme, ka shumë pak fëmijë jetimë. Pjesa dërrmuese e tyre janë jetimë socialë, pra me prindër të ndarë, apo që vijnë nga familje me probleme të thella sociale”, thotë ai. Martesa, oaz kënaqësie apo lidhje me funksione dhe përgjegjësi? Prof. Tushi mendon se martesa nuk duhet parë kurrsesi si oaz kënaqësie, por një institucion kompleks, që ka funksione dhe përgjegjësi. “Fatkeqësisht te të rinjtë e sotëm po vihen re dy tendenca negative dhe shqetësuese. Së pari, po rritet numri i divorceve, që do të thotë se një pjesë e martesave po destruktohen. Së dyti, pikërisht ngaqë është krijuar ky perceptim, pra që martesa qenka një institucion me probleme, i dobët, i shoqëruar me dhunë e grindje, kjo ka bërë që të rinjtë e sotëm t’i shmangen asaj. Në Shqipëri po shtohet numri i monofamiljeve dhe kjo nuk është gjë e mirë për shoqërinë. Prandaj nga ne kërkohet që të ndikojmë te të rinjtë. Në këtë drejtim institucionet fetare mund të japin një ndihmë të madhe, sepse në kushtet e sotme, kur ndodhin gjithë këto probleme, njeriu ka nevojë për një ridimensionim dhe përmirësim shpirtëror. Këtë gjë sipas meje nuk mund ta bëjë askush më mirë sesa feja”, apelon z. Tushi.


Gurra: Divorci, i lejuar por edhe i papëlqyer prej Krijuesit Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, teksa flet rreth fenomenit në rritje të divorcit, shprehet se “divorci është akti, vepra më e papëlqyer, e cila shkon deri në kufijtë e urrejtjes prej Krijuesit të Gjithëmëshirshëm, por që ka lejim, si një e drejtë e individit për vazhdimësinë e jetës bashkëshortore...”

Z. Gurra, përse kjo rritje e madhe e divorcit? Së pari dua të theksoj se çdo familje është domethënia e një kombi të vogël dhe se çdo komb ështe domethënie e një familjeje të madhe. Harmonia e brendshme dhe e jashtme në çdo familje është shprehje e kompaktësisë social-shoqërore e një populli, e një shoqërie. Por jeta njerëzore nuk është një det pa tallaze. Fakti që në 7 muaj pranë Gjykatës së Tiranës janë depozituar 1300 kërkesa për ndarje, është vërtet alarmant. Mendoj se kjo shifër shqetësuese vjen për shkaqe të shumta; së pari është vetë periudha e tranzicionit që po kalon vendi ynë, është lëvizja e çrregullt e popullatës brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë, pastaj faktori kulturor, mospërfshirja në jetën e re të qytetit apo të zonës ku emigrohet dhe “përplasja” kulturore që ndodh te personi mes formimit të deriatëhershëm, me sfidat e reja që e presin, mosnjohja e realitetit të ri, varfëria e tejskajshme, mungesa e urave të komunikimit në realitetin e ri, dëshira e madhe deri në ekstrem e përfitimit nga liria e munguar dhe mosnjohja e limiteve që e karakterizojnë një shoqëri me parametrat e qytetërimit. Mendoj se një faktor i pazëvendësueshëm dhe vendimtar është edhe pararoja zgjidhëse, lehtësuese e problemeve tona të çfarëdolloj natyre, pararoja sociale e çdo shoqërie, që është faktori besim. Besimi, feja është burimi i zgjidhjes, lehtësimit, entuziazmit, iniciativës dhe shpresës për të sotmen dhe të nesërmen, të ardhmen më të mirë për individin dhe për shoqërinë. Divorci është mosnjohje e plotë e natyrës njerëzore dhe karakteristikave të saj. Të qëndrosh në mendimin se në çdo cift do të ketë përputhshmëri ideale, do të thotë të besosh në naivitet, se njerëzit janë të krijuar njëlloj, janë të një natyre, të një karakteri dhe të një mendimi apo vlerësimi për jetën, shoqërinë dhe botën që i rrethon. A mendoni se ka “ilaç” për shpëtimin e martesës në shoqërinë e sotme moderne? Si çdo problematikë tjetër edhe shqetësimi më i fundit i shoqërisë moderne-divorci, nuk është pa zgjidhje. Divorci është akti, vepra më e papëlqyer, e cila shkon deri në kufijtë e urrejtjes prej Krijuesit të Gjithëmëshirshëm,

por që ka lejim, si një e drejtë e individit për vazhdimësinë e jetës bashkëshortore, duke kryer zgjedhjen e duhur për një jetë të re pas divorcit. Do të ishte shumë frytdhënëse, që pranë gjykatave tona kudo në Shqipëri, përpara se të jepej vendimi për divorcin, t’u jepej koha e duhur psikologëve e teologëve, që të angazhohen për zgjidhjen e problemit dhe të kontribuojnë në ruajtjen e bërthamës së shoqërisë, familjes. Shembulli i gjykimit të çështjes së divorcit në vendet nordike, është një model i mirë për urat e komunikimit që duhen ngritur përpara se çifti të shkojë në ndarjen përfundimtare. Përveç këshillimit përmes një gjuhe të ëmbël, të pranueshme e aspak të vrazhdë, të femrës në një anë dhe të mashkullit në anën tjetër, nevojitet një konsulencë edhe me familjet përkatëse, e gjitha kjo me të vetmin synim, që të mos shkohet deri në ndarje, mosthyerjen e zemrave, moslëndimin e tyre dhe marrjen përsipër të përgjegjësive dhe sfidave që ka institucioni i familjes. SHTATOR 2012

Di

45


Eseistikë

EDISON ÇERAJ

Mbi njohjen Disiplina ose dega që merret me mundësitë apo pamundësitë njohëse të njeriut në filozofi quhet epistemologji. Epistemologjia fokusohet pikërisht te çështja e njohjes, pra, se çfarë është e mundur të njohë apo të mos njohë njeriu. Filozofët që mbajnë një qëndrim pozitiv në këtë mes njihen si dogmatikë1, kurse ata që shprehen se njohja nuk është e mundshme njihen si skeptikë. I gjithë problemi është se duhet të qartësohemi mirë ose mjaftueshëm se çfarë nënkuptojmë me njohje, ose për çfarë njohjeje bëhet alë. Së këndejmi, le të përpiqemi të hedhim pak dritë mbi këtë subjekt. Ajo që është themelore dhe duhet ndërmendur shpesh është se, duke qenë se prania e njeriut mbi këtë tokë nuk ka asnjë lloj gjase të jetë pa një qëllim2 të caktuar, rrjedhimisht del që, për të përmbushur këtë qëllim duhet doemos njohja, përderisa njeriu është një qenie që mendon, dhe mbi të gjitha i lirë. Pra, në një mënyrë apo në një tjetër, synimi i njeriut është të njohë/dijë qëllimin e pranisë së tij si qenienë-botë, pavarësisht se mund të hasim shumë njerëz që na duken sikur nuk bëjnë gjënë më minimale në këtë drejtim, duke jetuar krejt pavramendshëm e duke u mjaftuar me do 1. Duhet të theksojmë se termi “dogmatik” në këtë rast përdoret në një kuptim tjetër nga ai i rëndomti/zakonti, sipas të cilit nënkuptohet qëndrimi intelektual i një njeriu që mbron në mënyrë të verbër qëndrimin e tij, duke shkuar me bindjen se e vërteta është gjithnjë në anën e tij. 2. Kur gjethja bie nga pema, jo vetëm që i bën gati vendin pasardh ses së saj, por, ndërkohë që pasardhësja nuk ka ardhë akoma, pema merr një pamje tjetër, që e bën këtë të fundit të hyjë në një harmoni të njësuar me çdo element të natyrës. Nuk ka asnjë zë që stonon në korin e vazhdueshëm të universit mbarë.

46

Di

SHTATOR 2012

kërkesa të rendit biologjik e material në përgjithësi, për të arritur kështu të paarritshmen e ashtuquajtur “mirëqenie”. Kjo do të thotë se përderisa ekziston synimi ose “kureshtja”, siç e quan Aristoteli, atëherë, gjithsesi, kjo tregon që njohja është e mundshme. Por, pyetja mbetet akoma: cila njohje? Të jetuarit është dëshmia më domethënëse që njohja që na duhet ne, duhet të lidhet drejtpërdrejt me atë se për çfarë jetojmë dhe për ku jemi nisur? Këto dy pyetje shënjojnë dallimin ndërmjet njerëzve, pasi të jetuarit është në varësi të plotë të përgjigjes, që kanë apo që nuk kanë për këto dy pyetje. Pra, njohja është e mundur, natyrisht për aq sa është e mundur; dhe kjo duhet të na mjaftojë: në kuptimin që ne kemi nevojë urgjente për atë njohje që ka të bëjë me ne si qenie-në-botë, që ka të bëjë me përmbushjen e njerëzores duke e ruajtur atë. Është krejtësisht kundër-qenësore të merremi me të ashtuquajturat “sekretet e jetës”, “misteret e universit”, “enigmat e lashtësisë”, “jashtëtokësorët” e kështu me radhë, ndërkohë që harrojmë veten, duke e degdisur diku, ku merr trajta e tipare që as ne vetë nuk jemi të vetëdijshëm për to, deri në pikën kur e kemi pothuaj të pamundur të njohim veten; kur nuk jemi në gjendje të përballemi më si duhet me të qenurit; kur pengesa më e madhe për veten tonë bëhet po vetja jonë. Pyetja tjetër që duhet bërë është se cili është burimi i asaj njohjeje që na mjafton për të përmbushur ekzistencën tërësore si qenie-në-botë? Përgjigjja është po ajo që ka qenë para Rilindjes: Zoti,


Ai që krijoi çdo gjë; Ai që di çdo gjë për krijimin e Tij, për veprën e Tij. Tanimë nuk jemi më në filozofi3, megjithëse ala filozofi ngërthen kuptimin më të epërm për njeriun: të jesh mik i Urtësisë. Pra, njeriut i duhet të jetë mik i Urtësisë sipas kuptimit parak të filozofisë. Kështu që, kur themi se duhet të jesh “mik i Urtësisë”, nënkuptohet qartë që burimi i Urtësisë nuk është njeriu, pasi njeriu duhet të jetë vetëm mik i saj, i duhet ta pranojë e ta përqafojë atë. Prandaj dhe, një nga emrat e Zotit (Allahut) sipas Islamit është Urtësia (El-Hakīm), burimi i jetës dhe i të jetuarit për qenien harrestare në botë. Sikur të mjaftonte si burim njohjeje për njeriun vetë njeriu, pra përvoja e trashëguar dhe arsyeja që vepron mbi të4, sot duhet të kishim një përgjigje5 për qëllimin e qenies-në-botë dhe për fatin e saj! Nuk po themi që nuk ka asnjë përgjigje apo përpjekje për të dhënë njëfarë arsyetimi, – madje mund të pohojmë se e gjithë filozofia me këtë është marrë – por, çështja është cila nga këto përgjigje ka dalë nga librat e harruar bibliotekash anekënd botës e ka zbritur në jetën e njeriut? Cila nga përgjigjet i ka mjaftuar njeriut? Cila nga 3. Në kuptimin që mori ky term dhe kjo fushë pas Rilindjes, duke u shndërruar në një disiplinë racionale, duke relativizuar të Padukshmen (për njeriun) ose duke e mohuar Atë, dhe duke u mjaftuar vetëm me përvojën dhe arsyen. 4. Duke nxjerrë përfundime të caktuara, të cilat ndryshojnë nga njëri filozof te tjetri, e më pas duke i interpretuar apo ri-interpretuar sipas një modus-i të caktuar, që ndër të tjera ndikohet edhe nga rrethanat e kohës dhe hapësirës ku bën pjesë filozofi apo mendimtari. 5. Të qenësishme, kuptimplote, që, mbi të gjitha, të vë përballë zgjed jes e nuk të mbetet tjetër: ta pranosh ose ta refuzosh.

përgjigjet ia ka bërë së paku më të ndriçuar rrugën6? Cila nga përgjigjet ia ka bërë të mundur njohjen e duhur njeriut? Përgjigjet është e udhës t’ia japim vetëm vetes. Duhet theksuar se është fundekrye absurde kur dilet në përfundime të natyrës që nëse marrim Zotin7 si burim njohjeje, atëherë i bie që duhet të zhvlerësojmë apo mohojmë arsyen dhe përvojën. E si mund të jetë e mundur kjo, kur është pikërisht Zoti Ai që i ka dhënë arsyen njeriut, që të bëjë me të atë që është e udhës, atë që mbi të gjitha është e mundur (pa rënë në utopi)! Si mund të ketë përplasje apo kundërti ndërmjet Zotit si Burimi i njohjeje dhe arsyes së krijuar prej Tij! Përkundrazi, arsyeja gjen vendin e vet kur pranon Zotin si Burimin e njohjes dhe, më pas, këtë njohje e jetëson sipas mundësive dhe rrethanave që paraqiten. Kështu, arsyeja nuk është ngushtësisht e vetëm pjesë e historisë së copëtuar të njeriut, por pika ku ngjizet e përkohshmja (e këtushmja) me të përjetshmen (të atjeshmen), fizikja me metafiziken, e poshtmja me të epërmen, njerëzorja me Hyjnoren. Në këtë mënyrë nuk ka më copa/pjesë, sepse të gjitha bashkohen për t’u shndërruar në një tërësi të njësuar që dëshmon pro asaj jete që të siguron Jetën.

6. Për të mos thënë që ka ndodhur e kundërta: rruga është errësuar edhe më shumë për shkak të shumësisë së përgjigjeve të ndryshme nga njëri filozof te tjetri, gjë që ka prodhuar një sasi të pafundme dilemash dhe kundërtish, duke i detyruar ithtarët e tyre të kalojnë nga shiu në breshër dhe anasjelltas. 7. Librat e zbuluar profetëve në përgjithësi dhe Profetit të fundit në veçanti. SHTATOR 2012

Di

47


Familja

AISA KOKIÇI

FËMIJË

PA DASHURI! Fëmijët të cilët nuk merren shpesh në krahë dhe nuk përjetojnë komunikimin fizik me prindin, nuk shihen në sy dhe rriten zakonisht përballë televizorit, shfaqin shenja të sindromës të mungesës së dashurisë. Këtyre fëmijëve nuk u pëlqen të preken dhe të prekin, si dhe nuk mund të përjetojnë kontaktin viziv. Në një shekull ku teknologjia po përparon me hapa galopante dhe ku nënat kalojnë më shumë kohë me aparaturat teknologjike sesa me fëmijët e tyre, na shfaqet sindroma e mungesës së dashurisë, duke i hapur rrugë çrregullimeve në zhvillimin e fëmijës. Sindroma e mungesës së dashurisë para 20 viteve prekte vetëm 15 mijë persona, ndërsa tani prek 1 në 250 fëmijë. Fëmijëve të prekur nga kjo sindromë nuk u pëlqen të preken dhe të prekin të tjerët, nuk mund të shikojnë të tjerët në sy dhe përjetojnë probleme në marrëdhëniet sociale. Megjithëse sëmundja mund të shfaqë përngjasime me autizmin, sepse shoqërohet me shenja si: probleme në të folur, mungesë komunikimi me të tjerët, etj., në rastin e kësaj sëmundjeje nuk shfaqen shenja si lëkundje apo lëvizje tipike ritmike si të autizmit. Ndryshimi më i rëndësishëm qëndron në faktin se sindroma e mungesës së dashurisë mund të kurohet brenda 6 muajve apo 1 viti, që nga momenti i diagnostikimit, ndërsa autizmi kërkon një kohë më të gjatë rehabilitimi. Nëse sindroma nuk diagnostikohet në kohë, atëherë mund të marrë të njëjtën kohë kurimi si të autizmit. Brenda muajit të parë fëmija arrin të shohë gojën e nënës, në tre muajt e parë fillon të shohë krejt fytyrën e saj. Prandaj fëmija ndikohet shumë nga shprehjet e fytyrës së të ëmës dhe gjendja e saj shpirtërore. Fëmija prodhon hormonin e gëzimit në varësi të shprehjes së fytyrës të së ëmës. Prekja, kontakti i syve, ndikojnë në fillimin e këtij procesi. Sigurisht nuk duhet harruar se edhe interesimi i babait, kalimi i kohës me të, shikimi në sy i fëmijës, luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e tij.

48

Di

SHTATOR 2012


SEKRETI I NJË LUMTURIE BASHKËSHORTORE 40 VJEÇARE Jeni të dashuruar pas bashkëshortes, por përjetoni diskutime të mëdha pas një ale të parëndësishme? Mendoni se keni ardhur në fund të martesës së thurur me mijëra ëndrra? Akoma keni mundësinë të kapni lumturinë e një lidhjeje e cila zgjat të paktën 40 vje. Tregoni dhembshuri, dashuri ndaj bashkëshortit/es , bëjeni ta ndjejë dashurinë tuaj, mbroni këtë mënyrë dhe dëgjojeni atë.... pastaj mos thoni ‘unë’ por ‘ne’…. Një studim i realizuar mbi çiftet të cilat kishin një martesë të lumtur dhe të gjatë tregoi se burimi i lumturisë është dhembshuria dhe dashuria, respekti

Gjatës kohës së bisedës femrat nuk presin

Gabimet e meshkujve

reciprok. Sipas studimit ndërkohë që

zgjidhje por vetëm empati dhe të dëgjohen.

Të drejtojë shikimin në një anë tjetër kur

çrregullimet në mënyrën e trajtimit

Një nga investimet më të mira që mund të

flet bashkëshortja. Të përdorë alë urdhë-

shkurtojnë jetën e martesës, dashuria dhe

bëjë një mashkull në martesën e tij është

rore ‘më jep këtë e bëj atë’. Mosformimi i

dhembshuria përbëjnë gurët themelorë të

të mësuarit e dëgjimit të bashkëshortes.

alive motivuese dhe nënvlerësimi i bash-

një martese të lumtur.

“Meshkujt janë shumë të ndjeshëm ndaj

këshortes në rrethin shoqëror me alë si

Mosfokusimi në gjërat themelore dhe

kritikave apo alëve të marra si kritikë.

‘ajo nuk di gjë’. Marrja e kartës së kreditit.

telefonatat e vazhdueshme të femrave në

Nëse gruaja sugjeron diçka pa dëshirën e

Vlerësimi i nevojave shtëpiake si një har-

një trajtë hetuese dhe të shoqëruara me

burrit, atëherë kjo zgjon ndjenjën e dobë-

xhim i tepërt. Të mos e ndihmojë në punët

pyetje si: ‘ku je ?’ ‘çfarë bën ?’ ‘me kë je ?’,

sisë dhe paaftësisë. Një grua e cila zgjon

e shtëpisë dhe xhelozia e tepërt.

luajnë një rol të rëndësishëm në diskutim.

ndjenjën e paaftësisë te burri i saj, do të

Ja hapat e lumturisë

Nga ana tjetër moszhvillimi i një bisede me

thotë se nuk e kupton atë. Nëse gruaja

Shprehjani shpesh dashurinë tuaj ndaj

gruan, përdorimi i alive në trajtë urdhërore

arrin t’i japë siguri, besim burrit të saj, e bën

bashkëshortit/es dhe bëjeni të ndihet

si: ‘më bëj një kafe’, ‘mbyllja gojën fëmijës’

të ndihet mirë atë, atëherë mund të themi

i vlefshëm. Blijini dhurata të veçanta.

e të tjera, i hapin rrugë grindjeve. Baza e

se ka vendosur gurin më të rëndësishëm

Qëndrojini pranë kur ka nevojë për një mik.

familjeve të shëndosha krahas vlerave

në krijimin e një familjeje të suksesshme”,

Gjeni gjithmonë kohë për bashkëshortin/

fetare dhe morale përbëhet nga pranimi,

shprehet Oruc. Energjinë e harxhuar në

en tuaj. Kujtoni ditët e veçanta të kaluara

komunikimi, dëgjimi dhe gjuha spitiruale.

plotësimin e dëshirave apo përpjekjeve

bashkë. Dëgjojeni atë kur flet. Flisni

Psikologu Ridvan Oruc e ka përmble-

për t’u aprovuar, çiftet duhet ta harxhojnë

sinqerisht me të. Përpiquni të zbuloni

dhur studimin e tij në një libër të titulluar

në zhvillimin e njëri-tjetrit. Të përdorësh

anët e mira të tij. Dëgjojeni teksa flet

“Të paktën 40 vjet në një jastëk”. Në fund

energjinë tënde në mbështetjen e zhvillimit

për problemet e hallet që ka. Kurrë mos

të intervistave të zhvilluara me 16 çifte, të

të bashkëshortit/es, është zgjedhja më e

u nervozoni të dy përnjëherësh. Mos ia

cilat kishin të paktën 40 vjet martesë, Oruc

mirë për një martesë të lumtur. Përpiquni

thyeni zemrën njëri–tjetrit për shkak të

arriti në përfundimin se shkaku themelor

të gjeni lumturinë dhe jo drejtësinë. Bash-

gjërave të parëndësishme. Nëse keni

i mosmarrëveshjeve mes bashkëshortëve

këshortët duhet të aprovojnë, mbështesin,

ndonjë kritikë bëjeni duke ia shprehur dhe

janë dobësitë njerëzore. Duke pohuar se

respektojnë sjelljet e njëri-tjetrit.

dashurinë tuaj. Mos i rikujtoni gabimet e

ekzistojnë ndryshime të dukshme në mes

Gabimet e femrave

së kaluarës. Mos e mbyllni ditën tuaj pa

nevojave shpirtërore dhe karakterit njerë-

T’i telefonojë shpesh burrit dhe t’i drej-

i thënë diçka të bukur bashkëshortes

zor, Oruç thekson se meshkujt preferojnë

tojë pyetje si: ‘ku je ?’, ‘çfarë bën ?’, ‘a më

tuaj. Buzëqeshini njëri-tjetrit me dashuri

të bëjnë një bisedë raportimi ndërsa femrat

do ?’. T’i telefonojë menjëherë familjes së

e dhembshuri kur takoheni. Mos e mbyllni

pëlqejnë të bëjnë biseda të formës miqë-

saj pas një diskutimi me burrin. Të ndërhyjë

ditën pa i zgjidhur problemet. Kërkoni falje

sore. Në të dy llojet e bisedave qëllimet

në rrethin social të bashkëshortit duke i

nga bashkëshorti/tja kur bëni ndonjë

janë të ndryshme. Ndërkohë që femrat

thënë ‘takohu me këtë e mos fol me këtë’.

gabim dhe flisni me të. Mos ia ngarkoni

kërkojnë të komunikojnë dhe zhvillojnë

Të kërkojë përkujdesjen e fëmijëve sapo

të gjitha përgjegjësitë bashkëshortit/es

marrëdhënien, meshkujt fokusohen në

burri hyn në shtëpi me një ton të lodhur

për shqetësimet tuaja. Lërini problemet e

eliminimin e problemeve dhe zgjidhjen e

duke përdorur alë si ‘merri këta fëmijë

punës aty ku janë dhe mos i mbartni në

tyre. Kjo është dhe arsyeja pse femrat fla-

se më lodhën’. Kritikimi i familjes së burrit

shtëpi. Mos ia pasqyroni palës përballë

sin më shumë. Qëllimi i tyre është të thurin

gjatë bisedës, përkujtimi i vazhdueshëm i

stresin e një dite të lodhshme.

miqësi por miqësitë nuk thuren aq kollaj.

së shkuarës. SHTATOR 2012

Di

49


Shëndeti Buzëqesh të dukesh më i ri Sipas studiuesve, buzëqeshja jo vetëm që të bën të dukesh më i ri/e re, por ndikon pozitivisht në gjithë shëndetin tuaj fizik dhe psikologjik. Për një lëkurë të njomë, të butë dhe pa rrudha, sot shumë njerëz shpenzojnë shuma të konsiderueshme, si për kremrat ashtu dhe për operacionet plastike. Por një studim i fundit ka vërtetuar se njeriu mund t’i kursejë gjithë këto të holla, nëse respekton një këshillë e cila përmblidhet në alët: ”Buzëqesh të dukesh më i ri”. Sipas studiuesve, buzëqeshja jo vetëm që të bën të dukesh më i ri/e re, por ndikon pozitivisht në gjithë shëndetin tuaj fizik dhe psikologjik. Në këtë përfundim arriti një ekip psikologësh të shoqatës Maks Planck në Berlin. Manuel Vokleh, mbikëqyrës i studimit tha për gazetën Bild, se shprehja e fytyrës ka ndikim të konsiderueshëm në saktësinë e vlerësimit të moshës. Në përgjithësi, përcaktimi i moshës së dikujt është i mundur nëpërmjet shprehjeve të fytyrës. Por për njerëzit që manifestojnë lumturi dhe buzëqeshin, përcaktimi i moshës së tyre gjithmonë ka qenë më i ulët sesa realiteti.

Çaji jeshil, shërues i kancerit të lëkurës Shkencëtarët kanë zbuluar te çaji jeshil edhe një efekt tjetër, ai i shërimit të kancerit të lëkurës. Ekstrakti është shumë i dobët për të bërë një ndikim kur konsumohet në çaj nëpërmjet gojës, ndërsa kur ai u injektua në qelizat e kancerit në laborator bëri të tkurren ose zhduken dy të tretat e qelizave kancerogjene. Shkencëtarët në universitetet e “Strathclyde” dhe “Glasgow”, të cilët kanë kryer hulumtimin, zbuluan se ekstrakti, i njohur si “epigallocatechin” (EGCG), nuk pati efekte anësore mbi qelizat e tjera apo indet. Testet janë bërë në dy lloje tumoresh që shfaqen në lëkurë: epidermoid, i cili formon shtresëza si shkallë në sipërfaqe të lëkurës dhe melanoma, që shpesh zhvillohet në njerëz që kanë moles në lëkurën e tyre. Në të dy studimet, 40 për qind e tumoreve u zhdukën, ndërsa 30 për qind e tyre të llojit karcinomë dhe 20 për qind të rasteve të melanomas u tkurrën. Një tjetër 10 për qindësh i tumoreve melanoma janë stabilizuar, duke mos i lejuar ato të zhvillohen, por të tkurren pak nga pak. Falë këtij zbulimi, në Britaninë e Madhe janë diagnostikuar rreth 10 mijë njerëz me melanoma çdo vit, më tepër gratë.

50

Di

SHTATOR 2012


E ardhmja e mjekësisë popullore Shumë barna të mjekësisë popullore, të përdorura në doza të rekomanduara, ndihmojnë dukshëm në eliminimin e sëmundjes dhe në përmirësimin e organizmit dhe nuk kanë pothuajse asnjë efekt anësor. Sot mund të përdoren me sukses barna të mjekësisë popullore, që në vetvete përmbajnë qumështin e bletës, ekstraktet shëruese të hudhrës, të farave të rrushit të zi, ekstraktet e çajit jeshil, vitaminat e grupit B, vitaminën C, vitaminën E, si dhe shumë produkte të tjera me veti antioksidante. Këto barna, të përdorura në doza të rekomanduara, nuk kanë pothuajse asnjë efekt anësor, kurse përdorimi afatgjatë i tyre ndihmon dukshëm në eliminimin e sëmundjes dhe në përmirësimin e organizmit, deri në rikthimin e gjendjes së shëndoshë. Për një trajtim të suksesshëm, kërkohet një bashkëpunim i dyanshëm mes rekomandimeve të mjekut edhe të të

kuptuarit e gjendjes fizike dhe shpirtërore të pacientit. Kjo na shtyn të besojmë se përdorimi i antioksidantëve dhe preparateve të tjerë biologjikisht aktivë në të ardhmen do të jetë gjithnjë në rritje dhe njëkohësisht do të jetë pjesë e trajtimeve terapeutike.

Një studim amerikan konfirmon dobitë e fjetjes në krahun e djathtë Një studim amerikan ka konfirmuar dobitë e etjes në krahun e djathtë, gjë e njohur kjo në traditën e profetit Muhamed a.s. Sipas studimit, të flesh në krahun e djathtë duke vendosur dorën poshtë faqes, qetëson trupin dhe ndihmon që gjumi të na zërë sa më shpejt. Ky studim është bërë nga një grup studiuesish amerikanë me në krye shkencëtarin me origjinë nga Egjipti, dr. Xhemaludin Ibrahim, profesor i toksikologjisë në Kaliforni dhe njëkohësisht drejtor i qendrës Life Sciense. Dr. Ibrahim tha se ky studim vjen si rezultat i orientimit të qendrave studimore amerikane drejt metodave natyrore për zgjidhjen e problemeve që kanë ardhur si pasojë e përdorimit të kimikateve. Ai shtoi se studimi i tyre është bazuar në disa studime të tjera që janë bërë në Britani me fëmijë. Këto studime kanë zbuluar se

anës

etja e fëmijëve në krah të djathtë, i ndihmon për një gjumë të

së majtë

qetë dhe parandalon ankthet e natës.

për shkak të zem-

Sipas hulumtuesit zbatimi i këtyre rezultateve te të rriturit, ka tre-

rës. Hemisfera e djathtë

guar se duke etur në krahun e djathtë, zemra pulson më lehtësisht

e trurit kontrollon atë të

pasi qëndron në pjesën e sipërme të trupit. Kështu, ajo e pompon

majtën dhe anasjelltas. Për

gjakun më kollaj në pjesët dhe gjymtyrët e tjera. Kur njeriu është i

rrjedhojë, vendosja e dorës

tensionuar, ngarkesat elektrike akumulohen në tru dhe me vend-

poshtë faqes së djathtë, bën

osjen e dorës poshtë faqes së djathtë, këto ngarkesa të tepërta

që ngarkesat elektrike të hemisfe-

shkarkohen nga truri. Kjo, pasi hemisfera e djathtë dhe e majtë e

rës së djathtë të shkarkohen te dora, gjë e

trupit të njeriut, janë të pabarabarta në ngarkesat elektromagnetike.

cila e ndihmon njeriun të relaksohet dhe ta zërë gjumi

Ngarkesat elektrike të anës së djathtë, janë më të pakta se ato të

më shpejt. SHTATOR 2012

Di

51


Kuriozitete 15 vjeçari amerikan zbulon testin revolucionar për kancerin Pesëmbëdhjetë vjeçari, Jack Andraka, student shkolle nga Maryland, në SHBA, gjatë kohës së lirë merret me hulumtime në njërin prej laboratorëve më prestigjiozë për hulumtimin e kancerit në botë, në Universitetin Johns Hopkins në Baltimore. Gjatë punimeve në këtë laborator, ai ka zbuluar një test revolucionar i cili zbulon kancerin pankreatik më shpejt dhe dukshëm më lirë se testet më të mira të këtij lloji. Ai ka aplikuar për një patentë për testin e tij dhe tani është duke kryer kërkime të mëtejshme në këtë fushë. Testi i tij është 168 herë më i shpejtë, 25.667 herë më i lirë dhe 400 herë më i ndjeshëm se sa testi ELISA, që përcakton prezencën e antitrupave ndaj infeksionit HIV, virusit të Nilit perëndimor dhe hepatitit B. Sendori i tij kushton vetëm tre dollarë, ndërkohë që testi ELISA në disa raste shkon deri në 800 dollarë, ku një shirit shërben vetëm për 10 teste që zgjasin

rreth pesë minuta. Zbulimi i Andrakas tregon edhe prezencën e proteinës e cila dëshmon ekzistencën e kancerit dukshëm më parë sesa vetë sëmundja të përhapet në organizëm. Kjo është shumë e dobishme pasi sipas përllogaritjeve, më këtë test për çdo vit mund të shpëtoheshin jetët e mijëra njerëzve të sëmurë nga kanceri pankreatik. Jack Andraka, i cili në maj fitoi 75.000 dollarë në panairin ndërkombëtar të shkencës dhe inxhinierisë për zbulimin e tij, thotë se ishin motorët e kërkimit dhe gazetat falas online ato që ia lejuan atij për të zhvilluar testin. “Kurrë nuk do të mund ta realizoja këtë hulumtim dhe projekt pa e përdorur internetin. Ideja për këtë zbulim më lindi derisa po kalkuloja disa gjëra në orën e mësimit të lëndës së biologjisë”, shprehet adoleshenti amerikan, Jack Andraka.

Mësojmë edhe në gjumë Sipas një studimi të fundit të zhvilluar nga grup shkencëtarësh në Izrael, thuhet se njerëzit mësojnë edhe në gjumë. Specialistë nga Instituti shken-

52

Di

SHTATOR 2012

cor weizman në Izrael kanë zhvilluar një studim mbi 55 persona. Studimi është publikuar në revistën e njohur “Nature Neuroscience”.

Specialistët vëzhguan reagimet pasi lëshuan disa aroma në dhomë dhe vendosën pak muzikë. Krahas aromave të këndshme u lëshuan dhe aroma të pakëndshme si ajo e peshkut. Analizat e bëra treguan se gjatë kohës së lëshimit të aromave të këndshme personat merrnin frymë më thellë ndërsa kur lëshoheshin aroma të pakëndshme merrni frymë më lehtë. Kur u zgjuan pjesëmarrësit pohuan se nuk mbanin mend asgjë, por gjatë kohës së lëshimit të tingujve të ndryshëm është vënë re një ndryshim në frymëmarrjen e tyre. Specialistët mendojnë se mundësia e të mësuarit në gjumë do të ndihmojë në përmirësimin e të sëmurëve dhe kurimin në gjumë të personave që kanë ndonjë fobi të caktuar.


Tastiera që mund të lahet Logitech ka prezantuar një tastierë që jo vetëm i reziston ushqimit, por edhe mund të pastrohet me lehtësi nga papastërtitë, thjesht duke e larë. Tastiera Washable Keyboard K310 i ngjan një tastiere të zakonshme të Log-

itech, por ndryshimi është i qartë: mund ta fusni në ujë pa problem, ta pastroni me një copë të lagur apo edhe ta lani në lavaman. Mund ta zhysni deri në një thellësi prej 3.35m dhe ajo nuk do të pësojë asnjë dëmtim. E së fundmi, mos harroni se thahet shpejt. Sipas specialistëve të Logitech, karakteret e tastierës janë të shtypura me laser dhe të mbuluara me një shtresë UV, prandaj nuk fshihen nëse pastrohen me ujë. Vrimat në pjesën e prapme të saj e lejojnë ujin të rrjedhë me lehtësi si dhe lejojnë ajrin të hyjë dhe, në këtë mënyrë, thahet çdo pjesë e saj. Për më tepër, tastiera është shumë e thjeshtë për t’u vënë në punë: mjafton ta lidhni me kompjuterin dhe jeni gati për të punuar. Tastiera e cila funksionon për Windows XP, Windows Vista dhe Windows 7, pritet të hidhet në treg në SHBA duke filluar nga gushti 2012 për një çmim prej 39.99$.

Zbulohet planeti i ndriçuar nga dy diej Shkencëtarët kanë zbuluar për herë të parë një sistem diellor në të cilin zënë vend dy planetet që sillen rreth dy yjeve. Njëri nga planetet i ndodhur 4 mijë e 900 vite dritë larg Tokës përmban kushte të përshtatshme jetese për shkak të largësisë ndaj dy yjeve. Sistemi diellor me dy planete dhe dy yje i quajtur ‘Kepler47 ’ i z b u l u a r nga teleskopi hapësinor i NASA-s është pjesë e grupit të yjeve Mjelmë. Yjet sillen rreth njëri-tjetrit për 7,5 ditë. Njëri yll ngjason shumë me planetin tonë dhe është i ndritshëm sa 84 % e Diellit. Ndërsa ylli tjetër është sa një e treta e Diellit dhe ndriçon sa 1 % e tij. Planeti ‘Kepler -47’ është një planet me kushte të

pështatshme jetese pra përmban burime uji. Planeti sillet për 303 ditë rreth dy yjeve. Ky gjigand 3 herë më i madh se Neptuni mendohet të jetë i veshur me re të krijuara nga avulli i dendur i atmosferës. Por sigurisht thuhet se ky planet mund të jetë njëkohësisht dhe një gjigand i madh gazrash dhe i papështatshëm për të jetuar. Ndërsa planeti tjetër ‘kepler-47 b’ zotëron një periudhë orbitale më të shkurtër, më pak se 50 ditë. Është i mbuluar me një re metani për shkak të ashpërsisë së atmosferës dhe cilësohet si një planet i mërzitshëm. “Ne arritëm në përfundimin se ekzistojnë edhe sisteme të tjera të përbëra nga disa yje ndryshe nga sistemi ynë diellor që përbëhet nga një yll. Tani po zbulohen planete me kushte të përshtatshme jetese të cilat sillen rreth dy yjeve”, u shpreh William Borucki nga qendra kërkimore Ames e Nasa-s në California. Sistemi i jashtëzakonshëm diellor tregon qartë se mund të ekzistojnë dhe shumë planete që sillen rreth dy yjeve dhe jo vetëm kaq ai mund të cilësohet dhe si një zbulim historik përsa i përket paraqitjes së llojshmërisë së planeteve në hapësirë. SHTATOR 2012

Di

53


Shkencë

DR . IBRAHIM B . SIED

NDIKIMI I ISLAMIT NË MJEKËSINË BOTËRORE -2Anestezia: Ibn Sina është i pari që futi idenë e përdorimit të anastezikëve nga goja. Ai njihte opiumin si anestezikun (mukhadirin) më të fuqishëm. Anestezikët më pak të fuqishëm ishin mandërgona, lulëkuqja, kuskuta (flokështriga), idhnakthi (beladoni), farat e marules dhe bora ose uji i akulluar. Arabët kanë shpikur sfungjerin gjumësjellës (soporifik) - pararendësi i anastezisë me modem. Ai ishte një sfungjer i njomur me aromatikë dhe narkotikë, që vihej në vrimat e hundës së pacientit. Përdorimi i anestezisë ishte njëri nga faktorët që kirurgjia në botën islame u ngrit deri në nivelin e një specialiteti të nderuar, kur në Europë, kirurgjia nënvleftësohej dhe ushtrohej nga berberë dhe sharlatanë. Më 1163 të erës sonë, Council of Tours deklaronte që kirurgjia të braktisej nga shkollat e mjekësisë dhe nga mjekët e ndershëm. Burtoni ka thënë: “Anestezikët janë përdorur në kirurgji për shekuj të tërë në të gjithë Lindjen përpara se në Perëndimin e qytetëruar të bëhej modë eteri dhe kloroformi”. Kirurgjia: Al - Raziu konsiderohet si i pari që ka përdorur në kirurgji drenin dhe stomakun e kafshëve për qepje. Ebu al Kasim, Khalaf ibn Abbas al Zahraui (930 - 1013, era jonë), i njohur në Perëndim si Abulkasis, konsiderohet si kirurgu më me emër në mjekësinë islame. Në librin e tij, “Al - Tasrif”, ai përshkroi hemofilinë për të parën herë në historinë e mjekësisë. Libri përshkruan dhe ilustron rreth 200 instrumente kirurgjikale, shumë nga të cilat u shpikën nga vetë Zahraui. Zahraui theksonte në libër rëndësinë e studimit të anatomisë, si një domosdoshmëri themelore për kirurgjinë. Ai mbështeti rimbjelljen e dhëmbit të rënë dhe përdorimin e protezës dentare të gdhendur nga kocka e lopës, që konsiderohet më e mirë se proteza prej druri, të cilën e pati mbajtur presidenti i parë i Amerikës, Xhorxh Uashington shtatë shekuj më vonë. Zahraui është kirurgu i parë në histori që ka përdorur pambukun (në gjuhën angleze pambuk është cotton- alë me prejardhje arabe) në mjekimet kirurgjikale, për të ndaluar hemorragjinë, si mbushje në gështalla, si mbushje vaginale në frakturat e kockave të pelvisit dhe në kirurgjinë e dhëmbëve. Ai futi metodën e heqjes së gurëve në veshka, duke i copëtuar në fshikëzën e urinës. Ai qe i pari që u mësoi të tjerëve pozicionin lithotomik (lithotomi= hapje kirugjikale e fshi-

54

Di

SHTATOR 2012

këzës së urinës për heqjen e gurëve që ndodhen në të) për operacionet vaginale. Ai përshkroi trakeotominë (operacion i hapjes së skërfyellit), dalloi strumën nga kanceri i gjëndrës tiroide dhe shpjegoi shpikjen e tij të djegies (kauterizimit) me hekur, të cilën e përdori për të ndaluar edhe gjakrrjedhjen. Përshkrimi i tij për lirimin e variçeve (venave varikoze) është thuajse edhe sot i tillë në kirurgjinë moderne. Në kirurgjinë ortopedike, ai futi atë që sot quhet metoda e Koçerit për uljen e zhvendosjes së kockës së supit dhe prerjen e kockës së kupës së gjurit (patellatomi), 1000 vjet përpara se Bruk ta rifuste atë më 1937. Përshkrimi i Ibn Sinës për trajtimin kirurgjikal të kancerit është i vlefshëm edhe sot pas 1000 vjetësh. Ai thotë se prerja duhet të jetë e gjerë dhe e guximshme; të gjitha venat që shkojnë tek tumori, duhet të përfshihen në prerje; në qoftë se kjo nuk është e mjaftueshme, atëherë zona e prekur duhet të digjet (kauterizohet). Mjekët islamë praktikonin tri tipe kirurgjie: vaskulare (e enëve të gjakut), e përgjithshme dhe ortopedike. Ata e hapnin me lehtësi barkun (abdomenin) dhe drenonin zgavrën peritoneale (zgavrën e mesit), ashtu si edhe sot. Një kirurgu të panjohur të Shirazit i atribuohet operacioni i kolostomisë (krijim me operacion i një fistule të zorrës së trashë në sipërfaqen e trupit). Absceset e mëlçisë trajtoheshin me funksion (shpim) dhe me eksplorim. Sot, në të gjithë botën, mjekët zbatojnë disa procedura kirurgjikale që i pati futur në kirurgji Zaharaui 1000 vjet më parë. Trajtimi i sëmundjeve të syve: Mjekët islamë kanë treguar aftësi të shquara në trajtimin e sëmundjeve të syve dhe kanë qenë të parët në këtë fushë. Fjalë të tilla, si retinë dhe katarakt janë me prejardhje nga arabishtja. Ibn - al Hajthem (965 - 1039, era jonë), i njohur në Perëndim si Alhazen shkroi “Optical Thesaurus”, nga i cili morën teoritë për shkrimet e tyre të tillë dinjitarë, si Roxher Bejkën, Leonardo da Vinçi dhe Johanes Kepler. Në “Thesaurus-in” e tij ai tregoi se drita bie në retinë në të njëjtën mënyrë, siç bie në një sipërfaqe në një dhomë të errët nëpërmjet një hapjeje të vogël. Kështu, ai provoi se pamja vjen kur rrezet e dritës kalojnë nga objekti te syri dhe jo nga syri tek objekti, siç mendohej nga grekët. Ai paraqiti eksperimente për të


provuar këndin e rënies dhe këndin e pasqyrimit dhe një propozim teorik për lentet zmadhuese (që u realizuan në Itali tre shekuj më vonë). Ai na mësoi, gjithashtu, se imazhi në retinë përcillet në tru nëpërmjet nervit optik. Raziu qe i pari që njohu reagimin e bebes së syrit ndaj dritës, kurse Ibn Sina qe i pari që përshkroi numrin e saktë të muskujve të jashtëm të kokërdhokut të syrit, domethënë gjashtë. Kontributi më i madh i mjekësisë islame në oftalmologjinë praktike qe për kataraktin (perden e syrit). Arritja më e rëndësishme në heqjen e perdes së syrit erdhi nga Ammar bin Aliu i Mosulit, i cili e bënte këtë nëpërmjet një gjilpëre të zgavërt metalike përmes cipës së bardheme (sklerës) dhe nxirrte lentet me thithje. Europa e ka rizbuluar këtë në shekullin XIX. Mjekimi i sëmundjeve pa ndërhyrje kirurgjikale: Për këtë mund të thuhen shumë e shumë. Por, për arsye vendi, do të përmendim vetëm disa çështje. Kontributi më i madh u dha nga Raziu, i cili bëri dallimin midis lisë dhe fruthit - dy sëmundje që deri atëherë konsideroheshin si një sëmundje. Në urologji, ai u përqendrua te problemet e urinimit, te sëmundjet veneriane (sëmundje që përhapen nga marrëdhëniet seksuale), infeksionet e veshkave, gurët në veshka dhe fshikëzën urinare. Ai përshkroi alergjinë nga lulet. Arabët zbuluan parazitin e zgjebes (nga Ibn Zuhr), bakterin e plasjes (antraksi), parazitin e ankilostomës dhe parazitin e Guinesë (nga Ibn Sina) dhe sëmundjen e gjumit (që shkaktohet nga pickimi i mizës cece) (nga Kalkashandi). Ata përshkruan abscesin e mesmurores (mediastinit). Ata kuptuan turbekulozin dhe pezmatimin e perikardit (pjesa membranore që rrethon zemrën). Al Hash’ath demonstroi fiziologjinë gastrike 1000 vjet përpara Biemontit. Ebu Shal al-Masihi shpjegoi se përthithja e ushqimit ndodh më shumë nëpërmjet zorrëve sesa nëpërmjet stomakut. Ibn Zuhr futi të ushqyerin artificial me tubin gastrik, ose me klizmën ushqyese. Duke futur tubin në stomak, mjekët arabë bënin lavazhin gastrik (të stomakut) në rast helmimi. Ibn al Nafis qe i pari që zbuloi qarkullimin mushkërior. Në kryeveprën e tij, “Al - Kuanun”, Ibn Sina bëri studime të plota për fiziologjinë, patologjinë dhe higjienën. Ai ka shkruar në mënyrë të veçantë për kancerin e gjirit, helmimet, sëmundjet e lëkurës, tërbimin, pagjumësinë, lindjen e fëmijës dhe përdorimin e pincave obstetrike, meningjitin, humbjen e kujtesës (amnezinë), ulçerat e stomakut, tuberkulozin, prerjen e venës, tumoret, sëmundjet e veshkave etj. Farmakologjia: Metodat e përftimit dhe të përgatitjes së barnave arritën në një shkallë të lartë dhe teknikat e distilimit, kristalizimit, tretjes, kthimit të një substance nga e ngurtë në të avullt, reduktimit dhe kalcifikimit u bënë procese thelbësore të farmacisë dhe të kimisë. Me ndihmën e këtyre teknikave farmacistët futën barna të reja, të tilla si kamfori, sena, sandali, raveni, myshku, mirra, tamarindi (hurmë indiane), arra e hindit, sulfati i aluminit dhe i kaliumit, aloeja, karafili, arra e kokosit, akonita, mërkuri etj. Roli i rëndësishëm i myslimanëve në zhvillimin e farmacisë dhe të kimisë së sotme përkujtohet me numrin e madh të termave

të sotëm farmaceutikë dhe kimikë që vijnë nga gjuha arabe: alkaline, alkool, aldehide, elikzir etj., për të mos përmendur shurupet etj. Ata shpikën ekstrakte aromatizuese nga uji i trëndafilit, uji i luleve të portokallit, lëkurat e portokallit dhe të limonit etj. dhe përbërës të tjerë të këndshëm. Psikoterapia: Në fushën e çrregullimeve psikosomatike, edhe Raziu, edhe Ibn Sina arritën rezultate shumë të mëdha, duke i paraprirë Frojdit dhe Jungut me 1000 vjet. Kur Raziu u emërua kryemjek në spitalin e Bagdadit, e bëri atë spitalin e parë që kishte një pavijon vetëm për të sëmurë mendorë. Arabët nuk i kishin teoritë demonologjike që kishin përfshirë botën e krishterë dhe për këtë arsye, ata ishin të aftë të bënin vrojtime të qarta klinike për të sëmurët mendorë. Rexhep ud din Muhammed, bashkëkohës i Raziut, ka lënë shumë përshkrime të shkëlqyera për sëmundje të ndryshme mendore. Ai ka përshkruar depresionin, llojet e neurozave obsesive, impotencën seksuale, psikozën persekutuese, dua - kulb-in (një formë manie) etj. Ibn Sina njihte psikologjinë fiziologjike për trajtimin e sëmundjeve që kanë të bëjnë me emocionet. Nga pikëpamja klinike, Ibn Sina krijoi sistemin e ndryshimeve shoqëruese (asociative) te rrahja e pulsit me ndjenjat e brendshme, çka është parë si parapri rëse e shprehjes “testi asociativ” i Jungut. Thuhet se ai ka mjekuar një të sëmurë rëndë, duke i ndier pulsin dhe duke i përmendur me zë të lartë emrat e provincave, rajoneve, qyteteve, rrugëve dhe njerëzve. Duke parë se si shpejtohej pulsi i pacientit kur përmendeshin emrat, Ibn Sina arriti në përfundimin se i sëmuri kishte rënë në dashuri me një vajzë, vendbanimin e së cilës ai kishte mundur ta lokalizonte me anë të ekzaminimit dixhital. I sëmuri mori këshillën e Ibn Sinës, u martua me vajzën dhe u shërua. Nuk ka përse të habitemi për të mësuar se në Fes, Marok ishte ngritur një azil për të sëmurët mendorë që në fillim të shekullit VIII; azile për të sëmurë mendorë qenë ndërtuar nga arabët edhe në Bagdad (në vitin 705, era jonë), në Kajro (në vitin në vitin 800), në Damask dhe Halep (në vitin 1270). Përveç banjave për t’u larë, barnave, trajtimit mirëdashës dhe të përzemërt, përdoreshin edhe terapia muzikore dhe terapia profesionale. Këto terapi u zhvilluan shumë. Kore dhe banda muzikore silleshin çdo ditë për t’i dëfryer të sëmurët me këngë, shfaqje muzikore dhe shfaqje komike. Përktheu nga gjuha angleze Bledar Shehu SHTATOR 2012

Di

55


Faqja juaj

ELIZABETH SILANCE BALLARD

TRI LETRAT E TEDIT Letra e Tedit më erdhi sot, dhe tani që e kam lexuar do ta ruaj në arkën e sendeve të mia më me vlerë që kam dhe ruaj prej vitesh. “Doja që ju të ishit e para për ta marrë vesh këtë lajm”. Ndërsa lexova alët e tij buzëqesha dhe zemra m’u mbush plot me gëzim dhe krenari. Jam e ndërgjegjshme që nuk kisha të drejtë të ndihesha krenare, por gjithsesi ndonjëherë njeriu ka ca ndjenja të cilat nuk mund t’i shmangë. Nuk e kam parë Tedin që kur e kisha nxënës në klasën e pestë, 15 vjet më parë. Kjo i përket viteve të para të karrierës sime si mësuese. Ishin dy vitet e para që jepja mësim. Që ditën e parë që ai hyri në klasën time, nuk më pëlqeu. Supozohet që mësuesit të mos kenë nxënës të preferuar, apo për më tepër nga ata që nuk i pëlqejnë, e megjithatë është e pashmangshme që në çdo vit të kesh një apo dy nxënës të preferuar dhe po kështu ndonjë që s’e duron dot. Është në natyrën njerëzore që të jepesh pas nxënësve inteligjentë, brilant, të ndjeshëm, por shumë rrallë fatmirësisht, ndodh që të kesh ndonjë nxënës me të cilin nuk mund të kesh asnjë lloj ndjesie pozitive. E kisha menduar veten si të aftë për të zotëruar ndjenjat e mia personale dhe për të mos i shfaqur ato aty ku nuk duhej, dhe kjo, deri në momentin kur Tedi hyri në jetën time. Atë vit nuk kishte ndonjë fëmijë që të më linte mbresë të veçantë, por sigurisht kishte një që s’më pëlqente fare dhe ky ishte Tedi. Ai ishte një djalë shumë i papastër dhe jo me raste, por gjithë kohës ai ishte i parregullt në paraqitje dhe i papastruar. Flokët i mbulonin veshët dhe sytë, dhe kur shkruante i duhej t’i mbante me dorë flokët që të mos e pengonin. Kishte dhe një erë që kurrë nuk e përcaktoja dot se çfarë ere ishte. Por, përveç paraqitjes fizike që ishte si mos më keq, edhe ana intelektuale e tij linte shumë për të dëshiruar. Nga fundi i javës së parë, kuptova që Tedi ishte shumë prapa me të mësuarit në krahasim me shokët e tij të klasës; jo vetëm që ishte prapa shokëve, por ai ishte kaq i ngadaltë saqë nuk u mora më me të. Më dukej i pashpresë për të arritur të tjerët.

56

Di

SHTATOR 2012

Edhe pse nuk tallesha me atë djalë, qëndrimi im me sa duket ka qenë i dukshëm për gjithë klasën, dhe brenda pak kohe ai u bë delja e zezë e klasës. Askush nuk e donte apo pëlqente Tedin. Ai e kishte kuptuar që unë nuk e pëlqeja, por nuk kuptonte arsyen; arsyen që as unë nuk e kam ditur as atëherë e as tani që po ju flas për të. Gjithçka që di është se atë djalë të vogël askush nuk e donte dhe askush nuk çante kokë për të, dhe unë nuk bëra përpjekjen më të vogël për të ndryshuar gjërat. Ditët kalonin, koha vraponte dhe ja ku erdhën festat; ndërkohë unë vazhdoja dhe vlerësoja punët dhe detyrat e nxënësve të mi. Vazhdoja me vërejtje dhe e shtrëngoja fort stilolapsin tim të kuq kur vinte radha e detyrave të Tedit. Nga vlerësimet e bëra, kuptova se Tedi nuk mund ta kalonte dot klasën e pestë. Ai do të ishte përsëritës. Klasa e Parë: Tedi ka premisa për punë dhe sjellje të mirë, por ka situatë të vështirë në familje. Klasa e Dytë: Tedi mund të ecë më mirë. Nëna e tij ka sëmundje të pashërueshme. Nuk ka kujdesin e duhur në shtëpi. Klasa e Tretë: Tedi është një djalë i këndshëm, i gjindshëm, por shumë serioz. I ngadaltë në mësimnxënie. Nëna i vdiq në fund të këtij viti. Klasa e Katërt: Shumë i ngadaltë në përparim, por shumë i sjellshëm. Babai nuk tregon asnjë interes për ecurinë e tij. “Epo mirë, ata e kanë kaluar katër herë, por këtë klasë sigurisht që do ta përsërisë dhe t’i bëhet mirë”, thashë me vete. Dhe më në fund dita para se të fillonin pushimet erdhi. Mësuesit gjithnjë marrin dhurata nga nxënësit e tyre, por për mua ishin të veçanta sepse ishte viti i parë i punës. Nuk kishte nxënës që të mos më kishte bërë një dhuratë sado e vogël qoftë. Edhe hapja e tyre kishte atë pjesë të bukur dhe të mrekullueshme kur shoqërohej me fytyrat e lumtura të fëmijëve dhe “Faleminderit shumë” nga ana ime. Dhurata e Tedit nuk ishte e fundit. Ishte nga mesi i pirgut


me dhurata që duheshin hapur. Ishte e mbledhur me një qese letre të kaftë të cilën ai e kishte zbukuruar me kujdes. Mbi të shkruhej: “Për znjsh. Tomson nga Tedi”. Të gjithë nxënësit po prisnin në heshtje dhe në ankth momentin e hapjes dhe me sa duket reagimin tim. Sapo e hapa, gjëja që më ra menjëherë në sy ishte një shishe e vogël kolonje e përgjysmuar dhe një byzylyk me gurë. Byzylyku dukej që ishte i vjetër sepse disa prej gurëve mungonin. Ndërkohë që shikoja ato çka më kishte sjellë Tedi, shumica e nxënësve përshpërisnin me njëri-tjetrin; disa edhe qeshnin duke u tallur dhe në moment e vetmja ali që munda të thosha ishte: “A s’është e bukur?” – dhe fillova ta vija në dorën time. “Tedi, do më ndihmosh ta mbërthej pak se nuk po mundem?” Ai buzëqeshi pak si me turp dhe ma mbërtheu kapësen e byzylykut. Unë e ngrita dorën që të tjerët ta shihnin dhe admironin. Në fillim dëgjova ca Ahh e ca Ohh, por pasi më panë që hodha dhe disa pika nga parfumi prapa veshëve, të gjitha vajzat u afruan që t’u hidhja edhe atyre nga një pikë. Vazhdova të hapja dhuratat e tjera; bashkë me nxënësit hëngrëm disa gjëra të vogla që i kisha përgatitur për ta derisa ra zilja. Nxënësit u derdhën jashtë klasës duke përshëndetur. Vetëm Tedi nuk doli nga klasa, por po priste te tavolina e tij. Kur pa se të gjithë nxënësit kishin ikur, ai erdhi drejt meje duke shtrënguar librat në kraharor. “Keni erën e mamit tim,” më tha me zë të ulët. “Më vjen shumë mirë që të pëlqeu byzylyku. Duket shumë bukur te dora juaj.” Pas këtyre alëve iku shpejt dhe nuk më la kohë për asgjë. Kyça derën e klasës, u ula në karrigen time afër dritares dhe nisa të qaj, një të qarë që s’më kish ndodhur kurrë më parë. Qaja faktin që e kisha privuar Tedin nga një mësuese që të kujdesej dhe që të shqetësohej për të. Që prej asaj dite qëndroja me të çdo pasdite deri ditën e fundit të shkollës. E ndihmoja; punonim bashkë; ai bënte mësimet e tij, unë planin e punës dhe vlerësimet e detyrave të tyre. Ngadalë por me hapa të sigurtë ai i arriti shokët. Dhe nga fundi arriti të kapte edhe rezultate të mira. Kurba e përparimit të tij padyshim që ishte një vijë në ngjitje. Ai nuk do përsëriste klasën, përkundrazi do të ishte në grupin e nxënësve me rezultate të mira në mësime dhe sjellje. Ky nivel do t’i siguronte atij një vit tjetër të sigurtë. Ai arriti të shijonte

suksesin dhe kënaqësinë e punës së tij. Dhe ndodhi ashtu siç e dimë “Suksesi sjell një tjetër sukses”. Kisha shtatë vjet pa dëgjuar asnjë lajm ose asnjë fakt lidhur me Tedin, kur një ditë në kutinë time postare gjeta një letër të tij. Ishte letra e parë që merrja prej tij: E dashur Znj. Tomson, Doja që ju të ishit e para të mësonit se këtë vit shkollor do të jem i dyti i klasës si në përparim edhe në sjellje. Sinqerisht i juaji, Tedi Stoddard Pas kësaj letre i dërgova një kartolinë urimi dhe një pako të vogël me nja dy stilolapsa dhe lapsa në të. Isha kureshtare se çdo të bëhej me të pasi të mbaronte gjimnazin. Katër vjetë më vonë më erdhi letra e dytë: E dashur Znj. Tomson, Doja të ishit ju e para të mësoni se mbarova universitetin dhe jam i pari i kursit. Nuk ka qenë i lehtë por jam ndjerë mirë. Sinqerisht i juaji, Tedi Stoddard. I dërgova dhuratë një palë butona këmishe argjendi me inicialet e tij dhe një kartolinë ku i thoja se sa krenare isha për të. Dhe sot?! Letra e tretë e Tedit: E dashur Znj. Tomson, Doja të ishit ju e para të mësonit se sot mora titullin Doktor i Shkencave Mjekësore. Përveç kësaj, më 27 Korrik do të martohem. Doja t’ju kërkoja ju nëse mund të vini atë ditë e të uleni në rreshtin e parë, aty ku ulen familjarët. Do të doja që ju të uleshit në vendin ku do të ulej nëna ime. Ai rresht do të jetë bosh, sepse edhe babai më vdiq muajin e kaluar. Sinqerisht i juaji, Tedi Stoddard. Nuk jam e sigurtë për dhuratën që do t’i bëj, por për një gjë jam e sigurtë: Do t’i nis menjëherë një kartolinë urimi: I dashur Ted, Urime. Vërtetë ia dole, dhe me forcat e tua. Për faj të disave si puna ime, dhe për merita thjeshtë të tuat, më në fund erdhi kjo ditë e lumtur edhe për ty. Zoti të bekoftë. Mezi pres të vij në dasmën tënde.

SHTATOR 2012

Di

57


Për të parë imazhet 3D, thjesht ngulitini sytë në foto derisa imazhi të fillojë të marrë formë ose ndiqni një nga metodat e mëposhtme. 1. Zgjidhni një pikë në foto (diku në mes) dhe vetëm i ngulitni sytë në të derisa imazhi të qartësohet. 2. Lejoni sytë tuaj të çlodhen, dhe jo vetëm ia ngulitni sytë imazhit, por përpiquni të vështroni nëpërmjet tij. Për disa momente sytë tuaj do të shohin një pamje të turbullt. Kjo është normale deri në shfaqjen e imazhit 3D. 3. Vështrojeni imazhin, mos hiqni dorë, sapo ju të shihni imazhin e parë, pastaj do të jetë shumë e lehtë.

Stereogramet janë imazhe 3D të fshehur brenda një tjetër fotoje 2D të cilat kanë aftësinë ta kthejnë atë në një iluzion 3D.

Argëtim 3D

SHTATOR 2012

Di

59


60

Di

SHTATOR 2012


Revista Drita Islame 9, Shkurt 2012