Revista "Luarasi" Nr.2

Page 10

“kafeneja jonë”

Luarasi

K

jo familje është bërë pjesë e familjeve tona dhe e çdo shtëpie. Protagonistët e saj, me pasionin e tyre për artin, kanë hyrë në zemrat tona. Secili nga ata pasqyron nga një shtresë njerëzish; të cilat janë krijuar pas luftës në Kosovë. Ata me humorin në gjak, na bëjnë vërtetë të qeshim. Me satirën e hollë, ata përqeshin e satirizojnë fenomene negative politike dhe shoqërore. Me aktorë të rinj, të talentuar por edhe me ata të cilët kanë bërë epokën e artistëve në Kosovë, çdo të hënë na sjellin në ekran ngjarje plot humor dhe gëzim. Të flasim për rolet është e kotë, kështu që ne kemi bërë intervistë me ta dhe ju sjellim jetën e tyre të përditshme, të cilën nuk e njohin të gjithë.

Adem Mikullovci-Avnia - Pos në serinë Kafeneja jonë, zakonisht jam i angazhuar edhe në diçka tjetër, momentalisht po shkruaj një skenar, dy drama televizive gati i kam të shkruara, punoj zakonisht në shtëpinë time dhe pjesën tjetër vi në prova për episode të reja-. Kështu shprehet prindi Avnia gjatë intervistës me të, ai po ashtu cek se është shumë i familjarizuar me aktorët e serisë, sepse ka vite që ata po punojnë bashkë, ai shton se gjatë vikendit kur nuk ka prova ndihet i vetmuar pa miqtë e tij dhe e merr malli për ta, ai shton se Kafeneja jonë është bërë familja e tij e dytë.

10

Aktori Adem Mikullovci thotë se është gjë e bukur të merresh me art por që kërkon mund dhe flijim. Sipas tij njerëzit lindin me talent, por arti kërkon edhe

punë dhe përkushtim të madh, kurse për të arti është shpirt, është i vështirë por ai e ka të domosdoshëm.

Irena Cahani- Tezja Gane - Ka katër vite që jemi bashkë. Gati çdo ditë takohemi. Edhe në ditët festive. Tashmë jemi bërë sikur një familje e dytë. Si çdo familje që ka keqkuptime edhe ne kemi, mirëpo si gjithmonë ato zgjidhen në mënyrën më të drejtë e më të mirë. Raportet mes aktorëve janë shumë të mira.Tezja Gane e cek në mënyrë të veçantë, mënyrën e të qeshurit që ka me Okin, vetëm me një shikim në sy gjatë xhirimeve shpërthen gazi pa ndonjë arsye të veçantë.

Fatos Kryeziu-Koka - Jeta ime pas skenës është shumë e thjeshtë pos punëve profesionale, bëjë


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.