Revista keshilla mjekesore nr2

Page 18

Revista: Këshilla Mjeksore. Botimi II.

tyre është i kufizuar. 3) Ergotamina është medikamenti më i zgjedhur dhe më i efektshëm për trajitimin e dhimbjevë të rënda të kokës të shkaktuara nga migrena. Gjendet në formë spray në hundë dhe injektabël. 4) Medikamente të tjera mund të permendim: metoklorpramidin, i cili përdoret në rastet urgjente. Gjithashtu mund të përdoren edhe opiatet si: lidokaine dhe barbituratet apo sedativ-gjumëdhënësit. 5) Antiemetikët të cilët parandalojnë të përzierat dhe të vjellat. Profilaksia Parandalimi i migrenës rekomandohet në ato persona të cilët kanë dhimbje koke më shumë se dy ditë në javë. Qëllimi i parandalimit është të reduktojë sulmet, të shkurtojë kohëgjatësinë e dhimbjes dhe për të rritur efikasitetin e trajtimit, në rast dështimi të mjekimeve të tjera. Parandalimi është medikamentoz dhe kirurgjikal.  Profilaksia medikamentoze. Medicamentet parandaluese në migrenë janë cilësuar të gjithë ato medikamente të cilët arrijnë të reduktojnë frekuencën dhe ashpërsinë e sulmeve në masën 50%. Ndër këto medikamente mund të përmendim: metoprolol, propranolol,botox, timolol, amotriptiline, frovatripan për

parandalimin e migrenës menstruale etj.  Profilaksia kirurgjikale. Konsiston në dekompresionin e nervave të caktuara rreth kokës dhe qafës, i cili është një opsion për pacientët me dhimbje të padurueshme të kokës, me sulme të shpeshta dhe kohëzgjatje të rënduar, që nuk përmirësohen nga metoda medikamentoze. Prognoza. Prognoza apo ecuria e sëmundjes mund të koniderohet si shqetësuese por pa rrezik vdekje. Prognoza është në varësi të predispocicionit gjenetik. Egzistojnë katër modele kryesore të sëmundjes: 1) Simptomat mund të bëhen më keq apo më të shpeshta. 2) Simptomat mund të vzhdojnë me të njëjtën frekuencë dhe ashpërsi. 3) Simptomat mund të vazhdojnë por të eleminohen me rritjen e moshës. 4) Simptomat mund të eleminohen plotëësisht. Eleminimi i simptomave me rritjen e moshës ndodh në 90% të të sëmurëve.  KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME. • Migrena karakterizohet nga dhimbja e njërës anë të kokës, në formë pulsimi. • Dhimbja ka intensitet të moderuar dhe të rëndë. • Ka sulme frekuence të ndryshme. Page 18


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.