__MAIN_TEXT__

Page 1

E hidhur, Portugalia shënon triumfin “in extremis” Sport Faqe 20

Logos &Art

Të pafat

Na mbyti banaliteti Nga Mihal Zallari

Rrotë e humbur Nga Marina Mijakovska Suplementi Faqe 13-17 GAZETë E përditshme E martë 8 shtator 2015 Kryeredaktor: Poli Hoxha Nr: 3392, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI për maqedoni dhe greqi 1 euro

Ambasadorët në lojë

www.standard.al e-mail: info@standard.al marketing@standard.al Botim i “standard”

Opinion

Republika e gangsterëve Nga Dr. Enver Bytyçi

Faqe 10

P

rej 25 vitesh kemi parë shumë herë se si sillen gangsterët në pushtet në këtë vend. Ndërsa tash pas një çerek shekulli, shqiptarët, të cilët...

2-3-4 << E duam Tiranën

Vazhdojnë të firojnë deputetët e PS, vjeshta stina e operacionit “fshesa”

Flet e bija e shkrimtarit

Atalanta Pasko: Le ta vërtetojë Kadare praninë e Kutelit në radhët e nazistëve në betejën e Stalingradit! Këshillat e mjekut Sëmundja e tiroides, si ta kuptoni dhe ta kuroni në kohë Nga dr. Entela Labaj

cmyk

Faqe 12

Kreu i Dhomës së Tregtisë

Faqe 11

Faqe 6

Jaka: Bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-Kosovë në letra qeverish Dossier/ Dokumentet e shërbimeve sekrete

Njësia speciale që u krijua nga Enver Hoxha dhe mafia italiane për kontrabandën e cigareve në vitet ‘60-‘70

Nga Petrika Grosi

Takim i dy ministrave Naço dhe Orlando, bashkëpunim për reformën në drejtësi dhe dekriminalizimi Aktualitet Faqe 5

Operacioni Prapë trafik droge me avionë nga Shqipëria, në pranga dy italianë dhe dy shqiptarë Kronikë Faqe 9

Tel: 04 22 53 770 Cel: +355 69 40 31 715

A ishte Kuteli oficer i nazistëve?! Faqe 19

si nëpër selfie!


2

E hënë, 7 shtator 2015

Politikë

Çështja e dekriminalizimit

Arben Ndoka dorëzon mandatin e deputetit: S’dua që PS të vihet më në siklet nga prania ime në Kuvend “Do të ndjek rrugën ligjore deri në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut për të vërtetuar pafajësinë e tij përballë dënimit nga Gjykata Italiane për favorizim prostitucioni dhe rrëmbim personi” Gëzim Saliu

D

eputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka, dorëzoi dje në mënyrë krejt të papritur mandatin e deputetit. Vendimin për t’u larguar nga salla e Kuvendit ku u zgjodh si deputet dy vjet më parë, Ndoka e argumentoi në një letër publike drejtuar deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku, duke iu referuar akuzave të demokratëve ndaj tij, tha: “Qeveria dhe Partia Socialiste nuk keni pse te viheni ne siklet asnjë dite me shume nga prania ime”. Në letrën e tij të gjatë, Ndoka sqaroi se do të ndjekë rrugën ligjore deri në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut për të vërtetuar pafajësinë e tij përballë dënimit nga Gjykata Italiane per favorizim prostitucioni dhe rrëmbim personi. “Nuk dua qe te iki, duke ju lene te mendoni se une jam ai krimineli qe ka merituar ate denimin e rende. E verteta ime mua nuk me vlen, une jam nje njeri i denuar nga fati po dhe i denuar qe te mos besohem si i tille. Kam shume shprese qe t’ju vleje juve per te mos u ndier keq qe me keni pranuar mes jush dhe nuk me keni lene te ndihem i vetmuar, kur me kane sulmuar egersisht. Por, ju te gjithe miq de-

Nuk ka zëvendësues për Lezhën

Pa Ndokën dhe Prengën, PS në hall, i fundit në listë është në burg: Deputetin mund ta marrë LSI Pas autorizimit të Kuvendit për arrestimin e deputetit Armando Prenga dhe mundësisë së dënimit të këtij të fundit si edhe dorëheqjes së Arben Ndokës, PS duket se ka vështirësi të mëdha në zëvendësimin e dy ligjvënësve të saj në qarkun e Lezhës. Në kushtet kur PS duhet të zëvendësojë dy deputetë, duket se të paktën për njërin prej tyre nuk ka asnjë mundësi ligjore për ta bere këtë. Lista e kandidatëve të Lezhës në zgjedhjet e 2013-ës pas Mimi Kodhelit, Armando Prengës, Arben Ndokës vjen në radhë me Ndrec Dedën, i cili tashmë është zgjedhur si kryebashkiak dhe janë të pakta shanset që ai të dorëhiqet nga posti i marrë nga zgjedhjet e fundit të 23 qershorit 2015. Më tej lista vazhdon me Mejreme Delishin, e cila ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetes dy vite më parë, ashtu si edhe putete, qeveria jone dhe Partia Socialiste nuk keni pse te viheni ne siklet

kandidatja tjetër femër, e cila renditej në fund, Mirela Neli. Kështu, në listë mbeten vetëm emrat e Eduart Ndocajt, i cili pritet të zëvendësojë Arben Ndokën, dhe të Kastriot Pirolit. Por ky i fundit është arrestuar në Kurbin në mars të 2015-ës dhe është në burg me akuzën për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre si ish-drejtor Hipoteke. Në kushtet kur Armando Prenga mund të dënohet nga gjykata, PS do të gjendet në vështirësi të mëdha për të gjetur zëvendësuesin e tij nga radhët e saj, pasi lista e saj shteron. Në të tilla raste Kodi Zgjedhor parashikon qe mandatet u kalojnë partive të koalicionit. Mandati i PS-së, sipas të gjitha gjasave, mund të plotësohet me një deputet nga radhët e kandidatëve të LSI-së. asnje dite me shume nga prania ime. Une ju kam borxh ju ne radhe te pare,

Seanca parlamentare

Rasti Ndoka dhe dekriminalizimi Arben Ndoka ka qenë një ndër deputetët socialistë më të akuzuar nga opozita, duke e cilësuar atë si një njeri më të shkuar të lidhur me prostitucionin dhe trafikun e drogës. Ndosh-

ta Ndoka mund të cilësohet edhe shtysa kryesore e demokratëve për nisjen e betejës së dekriminalizimit, pasi vetëm pasi deputeti socialist goditi kolegun Strazimiri në ambientet e Kuvendit, opozita vendosi të ndërpriste marrëdhëniet me Parlamentin. Për 6 muaj me radhë PD këmbënguli për një paketë për dekriminalizimin e Parlamentit dhe administratës, madje duke folur deri për 19 ligjvënës të inkriminuar nga radhët e mazhorancës. U desh ndërhyrja e ndërkombëtarëve që riktheu opozitën në Parlament vetëm pas firmosjes së marrëveshjes për dekriminalizimin, ndonëse edhe deri më sot ajo nuk ka marrë zgjidhje përfundimtare për shkak të kundërshtive mes palëve, përveçse faktit që PD dorëzoi pak ditë më parë draftin e plotë ligjor në Kuvend. Dorëheqja e Ndokës nga jeta parlamentare sigurisht mund të cilësohet një fitore e opozitës në betejën e dekiriminalizimit, por duket se rol vendimtar në këtë çështje ka luajtur faktori ndërkombëtar dhe agjencitë e huaja investiguese dhe ligjzbatuese.

taksirati yne s’pati fund. Me ndalojne edhe mua sepse sipas policise duhet te jepja sqarime pse i kisha mbajtur ata te dy nje jave ne shtepi. Kur doli vellai ne gjyq gjykatesi kerkoi provat materiale qe ne fakt nuk dolen askund, as peshore droge as dollare fallso. 2-Qe te dy (vellai dhe shoku i tij) i kerkojne vajzes qe te bisedojne. Im vella ishte shume i dashuruar me vajzen dhe ajo dite mbyllet me sherr me italianin. Por vajza e kishte bere zgjedhjen e vet me policin italian; ai sherr ka nxitur sulmin fatal mbi tim vella qe solli pasojen fatale per mua. Cfare e ka sajuar polici, vajza e ka fir-

mosur dhe ceshtja ka shkuar e renduar sa s’ka ne kanalet gjyqesore.Nga e gjithe kjo histori qe u mundova ta permbledh sa me qarte, mua me kane mbetur peshqesh ne mungese dhe ne padijeni totale, 3 vjet e 6 muaj per favorizim prostitucioni (per faktin qe ata te dy kane qendruar ne shtepine time nje jave, e cila per te mos krijuar keqkuptime sqaroj se ishte e nje djali qe punonte me mua ne furre buke me te cilin ndanim qirane) dhe 4 vite per rrembim personi. E di edhe vete se cfare filmi i pabesueshem per jeten reale mund t’ju duket kjo qe po tregoj. Po kjo eshte thjesht e verteta dhe vet-

po dhe gjithe atyre qe jane me kete parti, ndjekjen deri ne fund te betejes ligjore ne Itali apo ne Gjykaten e te Drejtave te Njeriut po qe nevoja per te gjetur drejtesi per emrin tim. Do te mbetem nga larg salles se Parlamentit nje mbeshtetes besnik i perpjekjeve qe ju beni ne ate salle me disa kriminele te vertete te ketij vendi dhe ma beni hallall çdo siklet qe kaluat per hatrin tim ne keto dy vjet betejash per te nxjerre Shqiperine nga llumi ku zhyten kriminelet e vertete”, - theksoi Ndoka.

Letra e Arben Ndokës 1- Me 6 mars te vitit ‘91 plasi eksodi dhe une ika me anije nga Shengjini per ne Itali. Isha 16 vjec e gjysme. Pas 23 ore udhetim mberritem ne Itali. Qendrimi im atje zgjati vetem 6 muaj dhe bashke me rreth 50 minorene na rikthyen neper shtepia. Ne vitin 1993 iku vëllai. Pak me vone e mora prape rrugen me skaf dhe u bashkova me tim vella qe punonte ne nje fabrike hekuri. Pas pak kohesh qe ishim bashke vellai u rikthye ne Shqiperi, ndersa une vazhdova te rri atje. Nje dite vellai vjen prape ne Itali dhe i telefonon nje djali nga Lezha, i cili kishte makine. I thote qe te shkonte ta merrte ne Lege,

sepse kishte djegur kemben gjate udhetimit me skaf dhe as ne kembe nuk rrinte dot. Erdhi tek une me nje vajze me te cilen kishte nje lidhje. Ata qendruan tek shtepia, ku une jetoja perafersisht nje jave dhe pastaj shkuan ne Rome tek nje shok i vëllait. Nga ai moment humba dhe kontaktet me ta. Ne ate kohe s’kishte telefona si sot dhe ne shqiptaret mblidheshim ne nje klub te dielave per t’i telefonuar familjeve. Me vone mesova qe vajza ishte lidhur me nje punonjes polieie. Ai mbi bazen e nje denoncimi të saj kishte sajuar nje kontroll ne shtepine e vellait dhe ne procesverbalin e kontrollit ishte shkru-

ar qe ne shtepine e tij u gjeten 1000 dollare falleo dhe nje peshore droge. Ne fakt ishte e sajuar kjo gje. Nga lidhja e vajzes me polivin qe u nda edhe nga gruaja per te bashkejetuar me te,


3

E hënë, 7 shtator 2015

Politikë

Deri tani 4 të larguar

Deri ku do të shkojë dekriminalizimi, sa pritet të rrudhet lista e “të fortëve” të PS-së?

D Basha: Dorëheqja e Ndokës, një sukses i betejës së opozitës për dekriminalizimin Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi dje se dorëheqja e deputetit socialist, Arben Ndoka, është një sukses i parakohshëm, por i drejtpërdrejtë të nismës dyvjeçare të opozitës për dekriminalizimin e Kuvendit të Shqipërisë. “Megjithëse edhe sot, Edi Rama nuk e futi në kalendarin e Kuvendit ligjin për dekriminalizimin, ajo po i jep frytet e veta ende pa ardhur në fuqi. Dorëzimi i mandatit nga i zgjedhuri i Edi Ramës në Lezhë, Arben Ndoka, është rezultat i drejtpërdrejtë i nismës sonë. Fryma e dekriminalizimit u rrit, u zmadhua, u bë simboli i kauzës së Partisë Demokratike dhe i qytetarëve pa dallim”, - theksoi Basha në Facebook. Më tej, kryedemokrati fajësoi Kryeministrin Edi Rama, si shkak të mosfutjes së projektligjit për dekriminalizimin në kalendarin e punimeve trejavore të Kuvendit, edhe pse kjo nismë, - siç thekson ai, - është kauzë jetike për vendin, ndaj dhe nuk do të ndalet. “Autori i inkriminimit të Parlamentit, të qeverisjes lokale, të posteve kyçe në zyrat publike, provoi edhe sot se, në këtë përpjekje të madhe, ai është penguesi dhe kundërshtuesi i saj dhe, si i tillë do të mbahet mend. Ai e bllokoi disa herë ligjin, e vonoi edhe pse u angazhua Parlamenti Evropian me marrëveshjen e 24 dhjetorit, por ai nuk e ndali dot frymën”, - tha Basha, duke iu referuar Ramës.

em e verteta ime qe betohem ne jeten e te dyja vajzave te mia, s’kam pasur as gisht ne ndonje favorizim prostitucioni apo rrembim personi, as dijeni per nje gjyq te tere te bere pa pranine time. 3-Ne kurthin e ngritur nga italiani per tim vella, i cili theksoj nuk u denua asnjehere, une rashe befasisht shume me vone. Gjithcka ndodhi kur me disa miq vendosem te ikim ne Itali per te festuar ditelindjen e Ramadan Hasanajt, ish-deputet i Partise Socialiste. Une dhe djali i tij qe jetonte ne Padova, jemi shoke qe te vegjel dhe kjo me shtyu me shume per te shkuar. Sqaroj se ne Itali kisha shkuar shpesh dhe krejt normalisht. Qendruam 7 dite me shokun tim dhe ne kthim, ne momentin e kalimit doganor ne aeroportin e Milanos, emri

orëheqja e deputetit socialist Arben Ndoka çoi në katër numrin e deputetëve të larguar nga mazhoranca qeverisëse e pikërisht nga grupi parlamentar i PS-së. Më parë Kuvendi miratoi autorizimin për arrestimin e deputetit tjetër Armando Prenga, i cili, sipas Prokurorisë, është përfshirë në një përplasje me armë në Kurbin dhe ka plagosur dy persona. Por vetëm pak kohë më parë në Kuvend u përsërit e njëjta situatë e Prengës, kur pas akuzave të deputetit Tom Doshi dhe çështjes së “porosisë” për vrasjen e tij, prokuroria kërkoi nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e deputetit shkodran si edhe më pas të demokristianit Mark Frroku. Të dy këta deputetë nuk janë më pjesë e grupit parlamentar socialist dhe së bashku me dy largimet e fundit Prenga dhe Ndoka e çojnë në katër numrin e të larguarve apo të dorëhequrve nga PS-ja. Por ajo që i lidh të katër këta personazhe është pikërisht çështja e dekriminalizimit, kauza e opozitës por më së shumti e kërkuar me ngulm nga ndërkombëtarët. Për të katër këta deputetë, por edhe për më shumë PD ka pretenduar se ka disponuar dosje të së shkuarës së tyre kriminale e ndërsa edhe vetë SHBA-të janë “investuar” jo pak përmes kryediplomatit Lu në vendin tonë duke vënë theksin tek largimi i të inkriminuarve nga Kuvendi. Por nëse në rastin e Doshit, Frrokut dhe Prengës çështja më së shumti duket se ka ardhur si pasojë e ngjarjeve në të cilat ata janë përfshirë, për rastin e Ndokës, duket se ndikimi i drejtpërdrejtë i faktorit ndërkombëtar dhe opozitës për dekriminalizimin ka qenë deciziv. Por a do të vazhdojë më tej kjo kauzë, edhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve, ashtu siç vetë PD ka pretenduar për 19 deputetë të inkriminuar nga radhët e mazhorancës në Parlament?

im del ne kompjuter si person me precedent! Polici qesh dhe thote: “Prit pak ta verifikojme se nuk besoj te jesh ti!” (me siguri ka pasur parasysh faktin se nje shqiptar i denuar me akuzat e mia, nuk mund te jete aq budalla sa te kaloje serbes ne aeroport ku cdo pasaporte verifikohet ne kompjuterj. Une pa diskutim mendova se ishte nje ngaterrese qe do zgjidhej, po pritja ime zgjati tre dite ne aeroport. Pas tre ditesh me komunikojne 7 vjet e 6 muaj denim gjithsej! Dy denime te bera bashke! Vdekja do kishte qene shume me e lehte! Nusja e vajza qe i kisha ne Tirane u kthyen menjehere tek baba ne Lezhe. Bera transferimin e dosjes me idene qe do te mbaroja shpejt, por ajo zgjati gati tre vjet.

Skenarët Vetëm pak ditë më parë kryedemokrati Basha ka deklaruar se me mbështetjen e agjencive të huaja të specializuar dhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve opozita do të çojë deri në fund kauzën e dekriminalizimit. Në selinë blu është folur shumë këto kohë për përfshirjen e FBI-së në çështjen e dekriminalizimit dhe në rast se kjo tezë do të vërtetohet janë të shumta shanset duke iu referuar dosjeve që pretendon se disponon PD që nga radhët e PS-së të vijojnë “shkurtimet”. Në rast të kundërt largimi i katër deputetëve “të shenjuar”, megjithëse Tom Doshi vazhdon të jetë pjesë e Parlamentit, mund të mjaftojë për ndërkombëtarët dhe SHBA. Kjo e fundit shprehu haptazi në rastin e Doshit vlerësimin për Prokurorinë, ndërsa ka theksuar fort këto muaj rëndësinë e dekriminalizimit të parlamentit. Me largimin e Prengës dhe Ndokës, ndoshta SHBA dhe ndërkombëtarët mund të frenohen disi në këtë çështje dhe të mjaftohen me këto largime. Por janë të shumta shanset që ato të mbështesin opozitën në betejën e dekriminalizimit, por duke theksuar nga ana tjetër rëndësinë e evidentimit të provave për çdo deputet të akuzuar. Për këtë ndërkombëtarët dhe SHBA ka kërkuar një marrëveshje sa më të shpejtë të palëve lidhur me ligjin e dekriminalizimit, për t’i hapur rrugë procesit si në Parlament ashtu edhe në administratë. Në rast se ligji i PD-së do të votohet, nuk do të jetë i pakët deputetët që do të detyrohen të largohen nga jeta parlamentare. Por mundësitë që mazhoranca të pranojë variantin e opozitës janë të pakta e në të tilla kushte ose palët do të gjejnë një variant të përbashkët ose do të kërkohet sërish ndërhyrja e ndërkombëtarëve për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare problemit.

4-Kjo eshte jeta ime reale. Me falni shume per gjithe keto rreshta, po sidomos per sikletet qe ju kane ardhur nga une. Ju rrefeva jeten time ashtu si munda, sepse nuk dua qe te iki, duke ju lene te mendoni se une jam ai krimineli qe ka merituar ate denimin e rende. E verteta ime mua nuk me vlen, une jam nje njeri i denuar nga fati po dhe i denuar qe te mos besohem si i tille. Kam shume shprese qe t’ju vleje juve per te mos u ndjere keq qe me keni pranuar mes jush dhe nuk me keni lene te ndjehem i vetmuar, kur me kane sulmuar egersisht. Por, ju te gjithe miq deputete, qeveria jone dhe Partia Socialiste nuk keni pse te viheni ne siklet asnje dite me shume nga prania ime. Une ju kam borxh ju ne radhe te pare, po

dhe gjithe atyre qe jane me kete parti, ndjekjen deri nef und te betejes ligjore ne Itali apo ne Gjykaten e te Drejtave te Njeriut po qe nevoja per te gjetur drejtesi per emrin tim. Lus Zotin te me ndihmoje qe t’ia dal t’ju sjell si prove te vertetesise se kesaj letre, vendimin e nje gjykate te po atij vendi ku jeta ime u nxi sa nuk thuhet. Sepse e di qe nje vendim gjykate ketu ne Shqiperi nuk do ta besonte askush! Do te mbetem nga larg salles se parlamentit nje mbeshtetes besnik i perpjekjeve qe ju beni ne ate salle me disa kriminele te vertete te ketij vendi dhe ma beni hall all «do siklet qe kaluat per haterin tim ne keto dy vjet betejash per te nxjerre Shqiperine nga llumi ku zhyten kriminelet e vertetel

Stërkaj, mazhorancës: Fajtorë për Berishën

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të deputetit Prenga, Mamo i PDIU-së kundër Me 118 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi raportin e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve që i jepte autorizimin Prokurorisë për arrestimin e deputetit socialist. Deputeti i vetëm që votoi kundër heqjes së imuniteti ishte Omer Mamo i PDIUsë. Në nisje të seancës pati debate mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit socialist Paulin Sterkaj. Ish-kryeministri akuzon pasardhësin e tij Edi Rama se ka mbushur Parlamentin me kriminelë. “Rama, kreu i krimit të organizuar dhe bandave në Parlament e administratë. Edi Rama e përdorte Armando Prengën si kamxhik të deputetëve të opozitës. Është ky person që e ka shndërruar këtë vend në tempull krimi. Se këtu ngado të hedhësh sytë të del një si ai që po mblidhemi. Më thoni, çfarë ka më pas ai që bën propagandë kur thotë ta legalizojmë kanabisin, Koço Kokëdhima? Çfarë ka më pak Paulin Stërkaj, që godet me qytë kryetarin e PD-së? Çfarë ka më pak ai që nis avionët bashkë me Mrikën drejt Italisë dhe e ka bërë Shqipërinë, Kolumbi?”, - tha Berisha. Në replikë deputeti Stërkaj theksoi se mazhoranca e majtë se është fajtore pse nuk vendosi Berishën para drejtësisë për akuzat me koncesionet. “Ky është një njeri që shpif, që manipulon opinion këtu. Unë kurrë ne jetën time s’kam qenë i lidhur me krimin, ky burrë është manipulator. Sepse, jeni fajtor ju që nuk e keni vënë para përgjegjësisë për koncesionet. Me paturpësi akuzon mua se ke goditur me qytë krerët e PD-së”, - tha Stërkaj.

Ambasadori i SHBA-së, Lu, takon ambasadoren e BEsë, Vlahutin Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, zhvilloi dje një takim me ambasadoren e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin, në zyrën e kësaj të fundit tek “Aba Center”. Për shkak të zhvillimeve të fundit politike në seancën e djeshme parlamentare si edhe dorëheqjes së Arben Ndokës, mendohet se takimi mes dy diplomatëve ka të bëjë me çështjen e dekriminalizimit të politikës, një çështje aq e përfolur në vend dhe e kërkuar me ngulm nga ndërkombëtarët. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për diplomatëve të akredituar në Tiranë kanë këmbëngulur fort tek çështja e dekriminalizimit. Lu ka qenë mjaft i ashpër në këtë pikë ku ka theksuar se është turp për parlamentin e Shqipërisë që të ketë brenda tij individë me rekorde kriminale.


4

E hënë, 7 shtator 2015

Politikë

Debati në Parlament

PD do “kokën” e Tahirit: I lidhur me bandat. Ministri: S’merrem me tollovi, luftoj krimin Akuza dhe përplasje të forta që në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar, Meta detyrohet të mbyllë punimet para kohe Gëzim Saliu

O

pozita kërkon me çdo kusht dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, nga detyra e tij për t’i dhënë rrugë të lirë hetimeve ndaj akuzave për lidhje të tij me bandat e trafikut të drogës. Referuar intervistës së oficerit Zagani, PD, përmes ish-kryeministrit Berisha dhe deputetëve Paloka dhe Noka, kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Brendshëm, duke theksuar se nuk mund të fliste në Parlament një njeri i lidhur me krimin. Dhe për të mundësuar këtë deklaratë të tyre, në çdo dalje në foltore të ministrit për t’iu kundërpërgjigjur akuzave të PD-së, deputetët Noka e Paloka ia bënë të pamundur fjalën Tahirit. U desh ndërprerja e seancës për dy herë dhe ndërhyrja disa herë e Gardës, e cila rrethoi ministrin që të qetësonte disi gjendjen në sallë. Në fund pas debateve të shumta dhe kur në foltore ndodhej ministri Tahiri dhe përballë tij deputetët e PD-së, Kryeparlamentari Meta i mbylli punimet para kohe, duke hedhur me shpejtësi në votim kalendarin trejavor të votuar në konferencën e kryetarëve. Rasti i ministrit Sipas opozitës, krerët e krimit janë në qeveri dhe trafikantët e drogës janë të lidhur ngushtësisht me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. “Avioni a

Sali Berisha

Saimir Tahiri

Tahiri: Qeveri e PD-së i dhuroi tokë në Orikum oficerit Zagani Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, bëri dje publik një vendim të qeverisë së kaluar, ku theksoi se ajo i ka dhuruar me një VKM të qershorit 2013 një tokë në Orikum ish-shefit të Antidrogës, Dritan Zagani, i cili tashmë ndodhet në arrati nën akuzë për dekon-

spirim të operacioneve. Sipas vendimit, bëhet fjalë për një tokë në bregdet që i përkiste Ministrisë së Brendshme. “Këtij oficeri të arratisur i kanë dhuruar tokë në Orikum dhe shpresoj t’i kenë mësuar edhe notin”, - tha Tahiri nga foltorja e Kuvendit.

PD, Metës: Dorëhiqu: Kryeparlamentari: Nuk jam i përfshirë, kontrata u firmos nga Sait Dollapi Partia Demokratike si përmes kreut të grupit parlamentar Edi Paloka ashtu edhe nëpërmjet ish-kryeministrit Berisha kërkoi dorëheqjen e Kreut të Kuvendit, Ilir Meta, për atë që cilësohet si çështja “CEZ”. Sipas demokratëve, referuar deklaratave të avokaturës shtetërore në gjyqin me CEZ-in si edhe investigimit të BIRN, Kryeparlamentari Meta ka marrë ryshfet nga një kompani e kontraktuar nga CEZ për të mbledhur borxhin. “CEZ akuzon se ke shkruar si ministër i Jashtëm dhe jo ministër Ekonomie, ke shkuar dhe ke negociuar. Këto dokumente janë neutrale dhe kërkojnë hetim. Thuaji në Prokurori ato që ke por qartësohu për ç’ka je akuzuar. Akuza konkrete nga përfaqësuesi juaj. A mund të kalohet kjo? Jo, s’mund të kalo-

het, se po humbet çdo gjë kuptimin. Mirë që rastin tjetër e zgjidhe se desha të të vrisja unë, po kësaj s’mund t’i japësh zgjidhje. Të ka thënë Sait Dollapi kështu, shko thuaje që ka thënë këtë. Avokatët e tu që shpërndajnë dokumente e konkrete nuk të ndihmojnë. Të shpërndash kontrata dhe të akuzosh se ke negociuar si Ministër i Jashtëm në Pragë, kjo të rëndon”, - tha Berisha. Në përgjigjen e tij Meta theksoi se nuk do të japë dorëheqjen pasi nuk ka qenë i përfshirë në asnjë aferë korruptive. Kryetari i Kuvendit sqaroi se kontrata mes degës së DIA në Shqipëri dhe CEZ-it është lidhur në një kohë kur ai nuk ka qenë Kryeministër. Meta tha se kontrata me studion e avokatisë “Clifford Chance”, që i ka bërë këto akuza, është firmosur nga Sait Dollap, administratori

i CEZ në 1 korrik 2013 në Mynih. “Lidhur me faktin që kjo kompani është e kontraktuar nga qeveria aktuale, për këtë arsye pretendimet e bazuara mbi raportin e saj janë të besueshme, kisha një pyetje në rast se z. Sait Dollapi është anëtar i Asamblesë së Partisë Socialiste apo i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike?! Sepse këtu përpara kam një “Engagement Letter” dhe “Fee Agreement” midis “Clifford Chance”, që është kontraktuar nga CEZ-i dhe CEZ Shpërndarja e firmosur më 1 korrik 2013. Pra, kohë kur Kryeministër ishte i nderuari, deputeti z. Sali Berisha, pra është firmosur në Mynih më 1 korrik nga Tim Schreiber për “Clifford Chance” dhe nga z. Sait Dollapi për CEZ-in”, - tha Meta.

ishte i kushërinjve të tij? A mund të jetë vend normal ky ku ndodhin gjithë këto gjëra dhe ministri nuk ulet ta shkarkojë e ta çojë para drejtësisë. Arrestoni njerëz që nuk kanë bukë të hanë që nuk paguajnë 20 mijë lekë të vjetra drita. Ju kemi paralajmëruar se ky njeri po t’i bëni një prerje të profilit të tij psikologjik dhe psikik, del me probleme të rënda dhe mos e bëni ministër. Ju kam thënë mos e bëni ministër se ky ka qenë hajdut kasetofonash, ka qenë përdorues hashashi dhe i skeduar në Policinë e Shtetit. Ju kemi thënë mos e bëni, se është i kapur peng nga krimi dhe ju e bëtë. Dhe ja ku është produkti sot”, - tha Flamur Noka, deputet i PD-së. Nga ana e tij, ministri theksoi se ai nuk do të japë dorëheqjen dhe se do të vazhdojë luftën me krimin e organizuar. “Unë nuk kam ndërmend të harxhoj një sekondë të vetme të merrem me tollovinë publike që kërkoni ju dhe nuk do konsumoj një sekondë të vetme pa bërë detyrën për të luftuar krimin dhëmbë për dhëmbë. Nëse ndonjë prej jush i del përpara policisë do të mbajë përgjegjësi ligjore”, - pohoi Tahiri. Ndërkohë, deputeti demokrat, Gent Strazimiri, pasi lexoi raportin e PD-së për rastin e Prengës theksoi se shqiptarët duhet të ngrihen për të rrëzuar qeverinë. “Nëse vijojmë, do ta paguajmë edhe më shtrenjtë, sepse një ditë do të ngrihemi. Sa më vonë, aq më keq. Banda është Edi Rama dhe ai duhet çmontuar”, - tha ai.

Ulet pranë Idrizit në Parlament, Mesila Doda nga PD-ja kalon me PDIU-në Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, duket se nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar të partisë së drejtuar nga kryedemokrati Basha. Përplasjet e kësaj të fundit të shpeshta me vendimmarrjet e partisë si edhe thyerja e vendimit të grupit në disa raste kanë sjellë çarjen kryesore mes deputetes dhe PD-së. Doda me shumë mundësi do t’i bashkohet PDIU-së së drejtuar nga Shpëtim Idrizi, pasi edhe bashkëshorti i saj është çam dhe pjesë e kësaj force politike. Edhe në seancën e djeshme Doda u pa ulur pranë Shpëtim Idrizit duke mos preferuar të ulej në vendin e saj në radhët e grupit parlamentar demokrat.

Akuzat dhe batutat e plota, përballja Berisha-TahiriKokëdhima, akuzat e Nokës Tahiri merr fjalën, rebelohen deputetët e PD-së, Noka-ministrit: Mos fol këtu o trafikant! Tahiri: Nuk do konsumoj një sekondë të vetme pa bërë detyrën për të luftuar krimin dhëmbë për dhëmbë. Topalli: Po sot avioni i drogës ra... Braçe pa mikrofon: Mos gënje ti, lexo moj lexo! Topalli: Duhet të vijë Kryeministri, ai është fajtori kryesor për deputetët e inkriminuar. (pas fjalës së Tahirit) Noka: Sot i dhatë fjalën një trafikanti që është ul si ministër. Ky e ka kthyer Shqipërinë në Kolumbi. Avioni i kapur dje në Itali konfirmon lidhjet e bandës së drogës me ministrin. Kokëdhima: Sali, mblidhi dhe qetësoji të tutë! Ti e qeverise këtë vend me një bandë. Kur flet për mua, për kanabisin, je një shpifës vezullues. Unë kam predikuar kanabisin terapeutik. Je edhe doktor që mos qofsh... 50 mijë artikuj të kanabisit përdoren për medicinë. Bregu pa mikrofon: Kosi hahet apo pihet... Kokëdhima: Ti ke bërë ligjet që fusin brenda përdoruesit e hashashit, jam kundër trafikantëve. Topalli pa mikrofon: Trafikantët i ke ktu në Parlament. Berisha: Shikojeni Shqipërinë e vitit 2015 o kanabistë dhe të 2013-ës. Mendoni se do e kapërceni kështu? E keni shumë gabim. I keni bërë gjëmën vendit. Policia shkoi dy herë në Dukagjin, 400 forca policia, më falni i rruan bishtin kanabisit. Po pse ndodhi kjo? Se janë arat e deputetit, e kryetarit të Partisë, janë parcelat e tij.... ( Më pas lexon targën e makinës që është përdorur nga familjarët dhe kushërinjtë, vonohet për të lexuar datat). Abazi pa mikrofon: Po ha me futja kot se kot i ke te gjitha, mashtrime i ke. Berisha: Të miratojmë me përparësi paketën e dekriminaliImit. Horrat, vrasësit e peshojnë Ramën me para dhe ky është i vdekur për para. Tahiri kërkon të marrë fjalën, Noka dhe Paloka i kundërvihen, ndërhyn Garda Tahiri- ky ktu (i drejtohet Berishës) ka sjellë.... Ndërhyjnë deputetët e PD-së, nuk e lënë të flasë Meta: Ju s’po e lini të flasë, meqenëse është kështu, hedhim në votim kalendarin, kush është pro kush është kundër, miratohet. Mbyllet seanca


5

E hënë, 7 shtator 2015

Kronikë Tahiri pas takimit me Llallën: I kërkova të nisë hetime për shpifje

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i ka kërkuar pasditen e djeshme kryeprokurorit Llalla të nisë hetimet për çdo shpifje të bërë nga politika kohët e fundit. Këtë kërkesë Tahiri e ka bërë dje pasdite në mjediset e Prokurorisë së Përgjithshme të Tiranës. “Nuk kam asnjë sekondë kohë për të hum-

bur në llumin e shpifjeve të politikës përtej modelit që duhet përtej pandëshkueshmërisë. Meqë s’kam asnjë sekondë duhet të shpenzoj çdo sekondë duke punuar, i kërkova prokurorisë të nisë hetimet për gjithçka që është folur nga politika apo si oficer policie. Të hetojë drejtësia dhe institucionet jo poli-

tika. Saliu ka kërkuar dorëheqjen time dhe kryeministrit që pa filluar. Kur më shan kënaqem”, - tha ministri pas takimit me Llallën. Pyetjes lidhur me akuzat e Zaganit, Tahiri iu përgjigj se prokuroria ta hetojë nëse është përfshirë në trafik droge siç pretendon ish-punonjësi i Policisë së Shtetit.

Drejtësia

Itali-Shqipëri, bashkëpunim për reformën në drejtësi dhe për kandidatët e inkriminuar Dy ministrat e Drejtësisë, Nasip Naço dhe Andrea Orlando, janë ndalur në çështje të rëndësishme që lidhen me sistemin e drejtësisë si dhe e kanë vlerësuar takimin si një tregues të marrëdhënieve mes dy vendeve

M

inistri i Drejtësisë, Nasip Naço, zhvilloi gjatë ditës së djeshme një takim me homologun e tij italian, Andrea Orlando. Në konferencën e përbashkët për shtyp, ministri Naço informoi lidhur me masat e marra nga qeveria shqiptare në luftën ndaj korrupsionit ndryshimet ligjore e motivet për ta krahasuar e luftuar korrupsionin ashtu si bandat kriminale. “Lufta ndaj korrupsionit përbën një proces të gjatë që do të shkojë bashkë me reformimin e sistemit të drejtësisë”, - u shprehur ministri. Ai tha se “duhet marrë modeli më i mirë i një nga vendeve të BE-së dhe duhet përshtatur me vendin tonë. Këtë do e bëjmë edhe me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtare”. Ministri italian i Drejtësisë, Andrea Orlando nga ana e tij, u shpreh se marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera, ndërsa marrëdhëniet bashkëpunuese në fushën e drejtësisë, janë tejet të veçanta. “Italia është përballur kohë më parë me probleme që Shqipëria po përballet tani. E kam fjalën për marrëdhëniet mes politikës e drejtë-

Naço-Orlando

sisë penale e ne kemi një praktikë të vyer për sa i përket rastit të moskandidueshmërisë në rast se kandidatët e mundshëm janë të dënuar. Në këto raste ato përjashtohen nga mundësia për tu kandiduar në funksione publike”, - u shpreh ministri Orlando.

Diskutimet Gjatë diskutimit homologët janë ndalur në çështje të rëndësishme që lidhen me sistemin e drejtësisë si dhe e kanë vlerësuar takimin si një tregues të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe që njëkohë-

sisht i shërben mundësive të mëtejshme për zhvillimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët. Ministri Naço e informoi ministrin Orlando lidhur me ecurinë e deritanishme të procesit reformues të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, ndërsa shprehu vullnetin e palëkundur të Qeverisë Shqiptare për ta finalizuar me sukses këtë reformë, që do të mundësojë forcimin e shtetit të së drejtës. Biseda është fokusuar edhe në çështjet që lidhen me procesin e dekriminalizimit ku Orlando theksoi se Italia këtë proces mjaft delikat e ka realizuar në vitin 2012, në mënyrë të suksesshme. Duke garantuar asistencën e shtetit italian që edhe Shqipëria ta realizojë me sukses këtë proces, Orlando u shpreh se vendi ynë mund të përfitojë nga eksperienca Italiane në këtë drejtim. “Jemi të gatshëm të ofrojmë modelin tonë lidhur me dekriminalizimin sepse tashmë ai përbën një sistem të konsoliduar në Itali”, - u shpreh Orlando. Në drejtim të thellimit të bashkëpunimit për sa i takon luftës kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, Ministri Orlando ka vënë në dukje se Ita-

lia mund ta asistojë vendin tonë në kuadër të hetimit të krimeve me karakter ekonomiko-financiar. Reforma në drejtësi Ndërkohë, gjatë konferencës së përbashkët për media, Ministri Orlando theksoi se realizimi i reformës në drejtësi është kyq për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe se institucionet ndërkombëtare po e ndjekin me interes ecurinë e kësaj reforme. Ministri Orlando ka vlerësuar hapat e ndërmarra nga institucioni që ai drejton lidhur me ngritjen e sistemit të informatizimit të procesit civil, rreth të cilit e ftoi publikisht Ministrin Naço për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Itali, e për t’u njohur nga afër me funksionimin e tij sikurse edhe të mjaft reformave të tjera të ndërmarra nga Qeveria Italiane në drejtim rritjes së efiçencës në sistemin e drejtësisë. Në fjalën e tij gjatë konferencës për media, Ministri Naço një vëmendje e veçantë iu kushtoi rritjes së ndërveprimit midis dy shteteve tona për sa u takon marrëdhënieve juridiksionale në fushën penale.

Nishani: Reforma në drejtësi, rëndësi themelore për Shqipërinë Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, priti dje në një takim ministrin italian të Drejtësisë, Andrea Orlando, i cili po viziton vendin tonë në kuadër të aktivitetit ndërkombëtar “Paqja është gjithmonë e mundur”, që po zhvillohet këto ditë në Tiranë. Kreu i Shtetit në fillim të takimit i përcolli zotit Orlando falënderimet dhe mirënjohjen në emër të popullit dhe shtetit shqiptar ndaj popullit dhe shtetit italian, për ndihmesën dhe partneritetin e treguar përgjatë gjithë këtyre viteve të zhvillimit të Shqipërisë. Si-

pas njoftimit për shtyp të publikuar ne faqen zyrtare të Presidencës, një pjesë e rëndësishme

e bisedës u përqendrua rreth situatës në të cilën ndodhet sot sistemi ynë i drejtësisë dhe më specifikisht, rreth nevojës për kryerjen e reformave në këtë sistem. Në këtë kontekst, Kreu i Shtetit shpalosi përpara bashkëbiseduesit të tij rëndësinë që kjo reformë ka për vetë sistemin dhe çuarjen përpara të zhvillimit në tërësi të shoqërisë dhe shtetit shqiptar. Në vijim, Presidenti Nishani nënvizoi rëndësinë që procesi i hartimit të reformës në drejtësi të jetë gjithëpërfshirës, me pjesëmarrjen e forcave politike si dhe duke thithur dhe

përfshirë mendimet e ekspertëve të fushës, të pavarur nga politika dhe të painfluencuar nga konfliktet e interesit. “Në këtë kontekst, prezenca dhe përfshirja e organizatave partnere ndërkombëtare prezente në Shqipëri është një element që rrit sigurinë dhe besueshmërinë në hartimin dhe zbatimin e kësaj reforme. Vetëm kështu do të mund të kthejmë besimin e qytetarëve tek drejtësia ku qytetarët të shohin se gjyqësori është i pavarur nga politika dhe vepron mbi bazën e profesionalizmit dhe mbi standarde të njëjta”, - u shpreh ndër të tjera

Kreu i Shtetit, duke i kërkuar gjithashtu ministrit Orlando angazhimin e Italisë si një zë i fuqishëm përgjatë këtij procesi shumë të rëndësishëm, çka paraqitet dhe si një nga sfidat kyçe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Përgjatë takimit të dy bashkëbiseduesit ndanë mendime rreth fuqizimit të bashkëpunimit të mëtejshëm ekonomik dhe mbështetjes së bizneseve italiane që operojnë apo që kanë shfaqur interes për të investuar në Shqipëri në fushat e energjetikës, infrastrukturës, turizmit dhe bujqësisë.


6

E hënë, 7 shtator 2015

Ekonomi

Bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-Kosovë mbi lobime qeveritare Intervistë e kreut të Dhomës së Tregtisë Tiranë për “Kosovapress”. “Ekziston vetëm si ‘frymë’, mbetet në nivele të ulëta” Ervin Kaduku

E

dhe pse janë realizuar shumë takime dhe dy mbledhje të përbashkëta qeverie, mes Shqipërisë dhe Kosovës, ende nuk ka një bashkëpunim ekonomik ashtu sikurse flitet në letër dhe në marrëveshje. Këtë fakt e pohojnë jo vetëm bizneset që përballen drejtpërdrejt me vështirësi në dogana, por edhe institucionet që mbrojnë të drejtat e tyre siç është edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri. Kreu i saj, Nikolin Jaka, në një intervistë për “Kosovapress” thotë se bashkëpunimi ekonomik ekziston vetëm si teori si “frymë”, pasi nuk është në nivelin e duhur. Jaka sheh pengesa gjithandej – si në radhët e gjata të makinave dhe turistëve që presin për të hyrë në Shqipëri dhe për të kaluar pushimet, ashtu edhe tek bizneset që përballen me lloj-lloj burokracish e tarifash në një kohë që dy kryeministrat flasin për unifikim e heqje kufijsh. “Vazhdon të ketë vetëm frymë, asgjë tjetër, kemi një bashkëpunim ekonomik jo në nivelet e duhura. Unë kam komunikim me shumë kompani kosovare por dhe me miq kosovarë të cilët duan të vijnë në Shqipëri. Ka raste që për fundjavë radha në kufi shkon edhe 4 apo 5 kilometra, dhe shumica e ty re gjatë verës e shohin Shqipërinë si një pamundësi ose nga ana tjetër si një sfilitje të paimagjinueshme për të hyrë

dhe për të shijuar bregdetin shqiptar. Personalisht kam kërkuar që të mos ketë kufij mes Shqipërisë dhe Kosovës. Megjithëse kemi pasur reagimin e institucioneve përgjegjëse që trafiku, problemet, kontrabanda, por unë mendoj se Evropa që nuk ka kufij nuk mendoj që i ka këto probleme, sepse organet sociale funksionojnë nëpërmjet informacioneve dhe nëpërmjet punës kërkimore dhe shkencore dhe jo nëpërmjet kufijve dhe ndalesave. Kështu që unë mendoj dhe propozoj që kufiri me Kosovën sidomos fundjavave dhe sezonin turistik të verës duhet që

5

“Dhoma e Tregtisë të paktën ka 5 vjet që kërkon jo aksion, por një reformë të qartë”

qarkullimi të jetë i lirë”, - tha Nikolin Jaka lidhur me nivelin e bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Kosovë. Jaka argumenton se problemi kryesor që ne, si dy shtete shqiptare, nuk kemi marrëdhënien e duhur ekonomike është se ende nuk kemi punuar për një strategji konkrete për të ditur dhe për ta pasur të qartë edhe vetë, se kush janë objektivat tona dhe ku duam të arrijmë. Madje ai shton se problemi ekziston në faktin se mes Shqipërisë dhe Kosovës marrëdhënia ekonomike funksionon me klane dhe lobime, ku përfitojnë ato biznese që janë ‘miq’ të qeveritarëve.

“Nga ana tjetër unë mendoj se ka shumë vend për të trajtuar problematikat e marrëdhënieve ekonomike. Ne akoma nuk kemi një strategji të qartë se ku duhet të arrijmë dhe cilat janë objektivat tona. Pra vazhdojmë akoma me konkurrencën e lobimeve, kush është afër qeverisë dhe qeveritarëve, dhe nuk kemi një strategji të qartë për të bërë një hartim të një ekonomie komplementare pa cënuar konsumatorin, duke ruajtur cilësinë dhe konkurrencën në treg”, - tha Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Jaka, ndalet edhe në zhvillimet e fundit ekonomike në Shqipëri. Ai komenton nismën e qeverisë “Rama” për të luftuar informalitetin dhe evazionin fiskal, duke e mbështetur plotësisht këtë reformë, pasi formalizimi i ekonomisë, siç e kanë treguar edhe vende të zhvilluara si Japonia dhe Gjermania, është rruga e vetme për një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë”, - thotë ai. “Dhoma e Tregtisë të paktën ka 5 vjet që kërkon jo aksion, por një reformë të qartë, një strategji të kompletuar me paketa ligjore, për një lufte eficente kundër informalitetit dhe evazionit fiskal. E kemi shprehur dhe vazhdojmë ta shprehim që evazioni fiskal dhe informaliteti nuk bëjnë asgjë tjetër veçse dëmtojnë biznesin e ndershëm dhe dëmtojnë gjithmonë buxhetin e shtetit, edhe në njëfarë mënyre dëmtojnë edhe buxhetin e qytetarëve shqiptarë. Kështu që e mbështesim nismën dhe reformën që Qeveria ka

Mbledhja e dy qeverive shqiptare

ndërmarrë për luftën kundër informalitetit. Nga ana tjetër unë mendoj dhe jam i sigurt që edhe sipërmarrja do reagojë, pra ata sipërmarrës të pandershëm të cilët janë në zonën gri të informalitetit dhe evazionit fiskal do reflektojnë dhe duhet të reflektojnë për shumë arsye dhe një ndër arsyet që unë e kam shprehur dhe vazhdoj ta shpreh është që të heqin edhe makthin nga vetja e tyre. Le të formalizohemi, le të lëshojmë kuponin tatimor, le të paguajmë tatimet ashtu siç është për ti paguar në mënyrë që shqiptarët të mësohen që vetëm me ligj dhe me rregull mund të ecet përpara”, - tha më tej Nikolin Jaka lidhur me aksionin e qeverisë “Rama” për luftën ndaj informalitetit të bizneseve. Përkundër disa analistëve të ekonomisë që mendojnë se ky aksion do të ketë edhe pasoja negative, Jaka thotë se nuk sheh asgjë negative në këtë operacion. Përkundrazi, ne si shoqëri duhet të mësohemi të respektojmë ligjin dhe nëse ne nuk mësohemi të punojmë nuk do realizojmë asgjë as për veten tonë

dhe as për të ardhmen e brezave tanë. “Personalisht nuk shoh efekte negative, mund të ketë analistë të ndryshëm të cilët e trajtojnë në impaktin social, duke krijuar papunësi etj, etj, unë personalisht nuk shoh asnjë lloj impakti apo efekti negativ. Pse? Se duhet të mësohemi të respektojmë ligjin dhe nëse ne nuk mësohemi të punojmë nuk do realizojmë asgjë as për veten tonë dhe as për të ardhmen e brezave tanë. Do të kujtoja dhe një rast paralel për të bërë dhe një analizë. Pas Luftës së Dytë Botërore vendet më të shkatërruara ekonomikisht por edhe moralisht ishin Gjermania dhe Japonia, por të dyja sot janë vendet më të zhvilluara në botë dhe janë vendet që kanë një ekonomi të qëndrueshme dhe qytetarë të disiplinuar. Kështu që le të marrim shembullin e tyre, të sakrifikojmë dy apo tre vjet në mënyrë që pas kësaj sakrifice për tu legalizuar dhe për tu formalizuar me ligjin, fillojmë dhe startojmë me rregulla, norma, ligje dhe reformat e duhura”, - tha Nikolin Jaka.

Kompania amerikane / Riaktivizohet skanimi i kontejnerëve në Dogana, rriten çmimet Ka filluar zbatimi i koncesionit të skanimit të kontejnerëve nga “S2 Albania”, një konsorcium amerikano-shqiptar (51% të aksioneve zotërohen nga amerikanët e “Rapiscan Systems” dhe 49% nga kompania shqiptare ICMS), kontrata e rishikuar e të cilit u dorëzua në Kuvend në kulmin e fushatës për zgjedhjet vendore. Koncesioni i dhënë nga qeveria “Berisha” në ikje në fillim të vitit 2013 nis aplikimin, duke marrë 22 euro për çdo deklaratë doganore mbi 1000 euro dhe 5 euro për çdo deklaratë doganore nën 1000 euro (tarifa është përgjysmuar në raport me kontratën e mëparshme). Pavarësisht uljes, kontrata e rishi-

kuar e skanimit nuk është se ka lehtësuar barrën si për biznesin ashtu edhe për buxhetin. Në marrëveshjen fillestare deklaratat doganore deri në 1000 euro nuk paguanin për shërbimin, ndërsa me rishikimin do të paguajnë 5 euro. Gjithashtu në variantin e ri, buxheti i shtetit merr përsipër kompensimin e kostove të pambuluara me të ardhura në 7 vitet e para të aktivitetit të skanimit. Nga kjo tarifë, koncesioni i skanimit të kontejnerëve që nuk aplikohet në asnjë vend tjetër të rajonit i kushton biznesit shqiptar 12 milionë euro në vit, në ulje gjithsesi nga kosto e kontratës së mëparshme prej 20 milion euro, sipas deklarimeve të

sipërmarrjes, që i kërkoi qeverisë vitin e kaluar rishikimin e kontratës. Kjo vlerë në raport me të ardhurat që mbledhin doganat në një vit zë 1.6% të totalit, duke u shndërruar për

disa biznese sidomos ato të sektorit fason ndër taksat me barrën më të lartë në aktivitetin e tyre. Grosistë të tregut të karburanteve kanë pohuar se për disa prej tyre, taksa për skanimin do të krijojë një kosto 2-3 mijë euro në ditë, e cila pritet që të përcillet në çmimet finale të produkteve. Kontrolli fizik me skaner ndaj kontejnerëve do të kryhet nga një kompani në një situatë tërësisht monopoli. Ky shërbim që aktualisht kryhet nga dogana synon rregullshmërinë në eksport dhe import, duke shmangur transportin e lëndëve narkotike, të qenieve njerëzore dhe mallrave kontrabandë. Logjika e do, por edhe praktika

e thotë që çdo taksë dhe tarifë ndaj biznesit reflektohet në çmimet finale. Kjo do të vlejë edhe për tarifën që do vihet mbi deklaratat doganore e cila, sipas bizneseve, do të reflektohet në çmime. Muharrem Hoxha, me aktivitet në dhënien me qira të kamionëve dhe kontejnerëve në transport ndërkombëtar, “Riu Transport” tha se klientët e tij janë shumë të shqetësuar për tarifën që shkon për llogari të skanimit. Biznese të veçanta bëjnë me dhjetëra deklarata doganore në ditë, por për shkak të aktivitetit që kanë edhe në transit, kostot për to, do të jenë shumë të larta. Mirëpo siç kanë lajmëruar tregtarët, kjo tarifë e palogjikshme sipas tyre, do të shkarkohet


7

E hënë, 7 shtator 2015

Ekonomi

UEFA Champions League ekskluzivisht edhe për abonentët e ALBtelecom! Përdoruesit e ALBtelecom tashmë kanë një arsye më shumë për të përdorur të gjitha shërbimet e paketave të reja ALBtv me më shumë shpejtësi interneti dhe me më shumë kanale televizive. Abonentët ekzistues dhe të rinj që do të zgjedhin një nga paketat ALBtv (M/L/XL/Super100) me përmbajte Tring do të përfitojnë automatikisht pa pagesë

shtesë përmbajtje ekskluzive të paketave të Champions League. Abonentët e rinj dhe ekzistues të paketave Tring ALBtv Small mund ta përfitojnë përmbajtjen e Champions League me të gjitha kanalet e sportit, me një çmim prej vetëm 400 lekë/muaj me TVSH. Ndërkohë, abonentët e rinj ALBtelecom do të kenë mundë-

si të përfitojnë nga paketat e përmirësuara të ALBtv nga të dy ofruesit e përmbajtjes televizive Tring & Digitalb. Gjithashtu, përdoruesit do të kenë edhe më shumë përfitime në volum interneti, me një ndryshim në përmbajtjen e kanaleve të ofruesve të përmbajtjes televizive Tring dhe Digitalb.

Bankat

Kredia për bizneset ulet 12 për qind

Vonesat

Biznesi: Mungesë efektiviteti nga Gjykata Administrative Veprimtaria e Gjykatës Administrative e ngritur në nëntor të vitit 2013 për t’u dhënë zgjidhje mosmarrëveshjeve mes individit dhe shtetit nuk ka dhënë efektet e duhura për biznesin. Themelimi i saj shihej si një mundësi për zgjidhjen e çështjeve të sipërmarrjeve në një kohë sa më të shkurtër. Konfindustria në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe fondacionin gjerman “Friedrich Ebert” ka kryer vëzhgimin për efektivitetin e punës së gjykatave administrative në shkallë vendi në vitin 2014 dhe nga ky vëzhgim është konstatuar se 80% e bizneseve

në çmimet finale dhe me shumë gjasa, do të jetë konsumatori ai që do të paguajë. Kjo tarifë rrezikon të rrisë të gjitha çmimet e importit lajmërojnë ekspertë të sektorit të doganave. Shoqata e Hidrokarbureve lajmëroi se, nëse tarifa e skanimit aplikohet për çdo deklaratë doganore, rritja e mëtejshme e çmimeve të karburanteve do të jetë e pashmangshme. Kontrata fillestare e koncesionit e fituar që në vitin 2011 është nënshkruar në datën 10 prill 2013, ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet kontraktues, dhe shoqërive “S2 Albania”, sh.p.k., dhe “Rapiscan Systems”, INC. Me 28 prill 2015 qeveria shqiptare dhe Rapiskan ranë dakord për rinegocimin me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve dhe të tarifës së shërbimit të skanimit.

janë të pakënaqur nga shpejtësia e gjykimit. Nga studimi i realizuar del se nga numri i përgjithshëm i çështjeve të regjistruara në gjykata vetëm 54% e tyre janë dhënë brenda afatit 3 mujor nga gjykatat administrative të Shkallës së Parë në nivel vendi. Nga Gjykata e Apelit brenda afatit 3-mujor nga regjistrimi i çështjes janë dhënë vetëm 24% e vendimeve. Ndërsa vlerësohet se numri i çështjeve për të cilat është dhënë vendim brenda afatit ligjor prej 45 ditësh është pothuajse i papërfillshëm. Viti 2014 ishte viti i parë i punës së gjykatave administrative.

Deri në shtator 2013, ky shërbim nuk ofrohej. Kishin filluar punimet vetëm në dy pika kontrolli. Kundërshtimi dhe rezistenca e biznesit ishte e konsiderueshme, sidomos në lidhje me tarifën shumë të lartë të shërbimit. Nga ana tjetër, Autoriteti i Konkurrencës rekomandoi rishikimin e kontratës koncesionare. Në këto kushte, Këshilli i Ministrave e vlerësoi të nevojshme zgjidhjen e kësaj marrëveshjeje. Në vijim, pas vlerësimit fillestar të mundësisë për zgjidhjen e njëanshme të kësaj marrëveshjeje, e cila rezultoi e pamundur, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe qeveria zgjodhën si mundësi ftesën për bashkëbisedim me ofruesin e shërbimit për rishikim të kontratës në mars 2014.

Treguesit e kreditimit po shfaqin një tablo mikste gjatë këtij viti. Zhvillimi pozitiv është ulja e treguesit të kredive të këqija në kufijtë e 20%, niveli më i ulët i tre viteve të fundit. Pas shumë vitesh përpjekje, duket se cilësia e portofolit të kredisë po përmirësohet, ku një shtysë të fortë gjatë këtij viti ka dhënë pastrimi i portofolave nga kreditë e humbura dhe pa shpresë kthimi. Por, ajo që po zhgënjen këtë vit është kredidhënia e re, sidomos në segmentin e bizneseve. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për periudhën Janar-Korrik 2015, bizneset kanë

përfituar kredi të re në vlerën e 111.2 miliardë lekëve, 11.8% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shumica e sektorëve kanë shfaqur një ecuri negative të kreditimit, duke filluar nga ai me peshën kryesore në portofol, tregtia. Kredia e re për tregtinë gjatë shtatëmujorit të këtij viti ka rënë me 20% me bazë vjetore. Në rënie të dukshme është edhe energjetika, me 57%, industria nxjerrëse me 51% dhe ndërtimi me 10%. Ndër sektorët me peshë, rritje pozitive ka regjistruar vetëm industria përpunuese, me 22%. Në rritje me 67% ka rezultuar edhe

kredia e re për bujqësinë, por ky sektor ende ka një peshë shumë të ulët kundrejt totalit të kredisë së re, me rreth 2.5%. Dobësia e kreditimit të biznesit është një ndër simptomat kryesore të vijimësisë së krizës në aktivitetin ekonomik në vend. Kërkesa konsumatore ngelet ende e zbehtë dhe kjo nuk mundëson shfrytëzimin e të gjitha kapaciteteve të rritjes ekonomike. Kjo gjendje gjeneron më pak kërkesë cilësore për kredi nga bizneset, ndërkohë që edhe oferta e bankave tashmë është qartësisht më përzgjedhëse.

Bujqësia

Dyfishohet eksporti i produkteve të perimeve Bujqësia ka qenë në rrugë të mbarë këtë vit, duke u konfirmuar sërish si sektor me peshë në rritjen ekonomike të vendit. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, produktet bujqësore janë regjistruar në vlerë e 4.4 miliardë lekëve në 6-mujorin e parë të vitit, nga 2.9 miliardë lekë që kanë qenë të njëjtën periudhë të një viti më parë. Konkretisht perimet janë ato që i kanë dhënë shtysë shifrave të eksportit, duke arritur në thuajse dyfish. Kështu për këtë periudhë janë eksportuar konkretisht 2.1 mld lekë perime, nga 946 milionë të së njëjtës periudhë të 2014ës, me shumë se dyfishi. Por rritje nuk është shënuar vetëm në vlerë monetare, por edhe në atë sasiore, nga 27 mijë ton, në 44 mijë ton perime të eksportuara. Në këtë kategori domatet dhe qepët zënë sasi të konsiderueshme, por nuk mbeten pas edhe perimet e tjera të cilat prodhohen në vend. Edhe bostani e pjepri kanë gjetur mjaftueshëm treg, pasi është dyfishuar sasia e eksportuar, duke u arritur në rreth 12 mijë ton. Këto shifra janë rezu-

ltat i kërkimit dhe gjetjes së tregjeve të reja, kryesisht evropiane, duke bërë që përpos sasisë së eksportuar, edhe çmimi i shitjes të jetë më i lartë. Ukraina Ministri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti zhvilloi një vizitë në Rajonin e Kharkivit të Ukrainës ku mori pjesë në forumin ndërkombëtar mbi nismat inovative dhe investuese. Gjatë kësaj vizite ai zhvilloi një takim zyrtar me Guvernatorin e Kharkivit, Igor Rainin, dhe zyrtarë të lartë të Administratës qen-

drore të Ukrainës. Ministri Panariti ishte i ftuar i veçante i panelit plenar të konferencës nga ku mbajti një fjalim. Në fjalën e tij ministri vlerësoi angazhimin e autoriteteve të Ukrainës dhe guvernatorit Rainin për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon si dhe shprehu vullnetin për rritje të bashkëpunimit në bujqësi. “Prodhuesit shqiptare te frutave dhe perimeve janë të gatshëm të eksportojnë prodhimet e tyre në tregjet e Ukrainës dhe prania ime këtu, synon ta përshpejtojë këtë proces nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjeve për lehtësimin e procedurave tregtare dhe fitosanitare”, - tha Ministri Panariti. Një grup zyrtaresh dhe biznesesh bujqësore të Ukrainës pritet të vizitojë së shpejti Shqipërinë për lidhje të marrëveshjeve në fushën e import-eksporteve bujqësore midis dy vendeve. Ndërsa mediat e Ukrainës janë shprehur se autoritetet ukrainase kanë pohuar se Ukraina ka potencial që të rrisë eksportet e drithërave në Shqipëri si dhe të vajit vegjetal e të tjera.


8

E hënë, 7 shtator 2015

Dossier

Mafia dhe shteti

Çfarë ishte njësia “101K”, që u krijua nga Enver Hoxha dhe mafia italiane Është e rëndësishme të dihet se rrjetet kriminale preekzistuese, njohuritë e posaçme, dhe aksesi në zhvillimin e veprimtarive kriminale janë faktorë të rëndësishëm mundësish që shpjegojnë, pjesërisht, rritjen e krimit të organizuar shqiptar pas rënies së komunizmit më 1991

S

hkodimi i krimit shqiptar”. Ky është titulli i librit të pedagoges së Universitetit të Kalifornisë në SHBA, Jana Arsovska, e cila ka hetuar për disa vite mbi mafian shqiptare nëpër botë. Libri që është një botim i muajit maj 2015, ka bërë bujë në SHBA dhe në vende të tjera, ndërsa në Shqipëri nuk është thënë asnjë fjalë. Në këtë libër autorja e ka studiuar krimin e organizuar shqiptar që nga fillesat e tij, në kohën e komunizmit dhe deti në ditët tona. Autorja që është profesore në Universitetin e Kalifornisë, e ka bazuar librin e saj në studime të ndryshme, intervista dhe raporte nga shërbimet sekrete të vendeve të huaja dhe disa raporte të OKB-së, në lidhje me droga dhe organizatat kriminale që janë në botë.

Krimi i organizuar gjatë komunizmit Është e rëndësishme të dihet se rrjetet kriminale preekzistuese, njohuritë e posaçme, dhe aksesi në zhvillimin e veprimtarive kriminale janë faktorë të rëndësishëm mundësish që shpjegojnë, pjesërisht, rritjen e krimit të organizuar shqiptar pas rënies së komunizmit më 1991. Sikurse shumica e vendeve post-komuniste, Shqipëria qe shtëpi e një rrjeti të gjerë njerëzish të cilët në të kaluarën kishin punuar për shërbimet ushtarake kombëtare, shërbimet sekrete, apo për policinë. Në fakt, shërbimet e brendshme sekrete dhe policore ishin një pjesë kyçe e regjimit komunisto-absolutist. Sipas raportit të Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimet (UNODC) për 2008-ën, Policia e Shtetit në Shqipëri dhe në vende të tjera të Ballkanit ka vepruar gjerësisht mbi ligjin. Dhe me kalimin e kohës, vepruesit e nëndheshëm dhe shërbimet e sigurisë në rajon i bashkuan forcat për krijimin e një aparati të gjerë informativ. Agjencisë e sigurimit të periudhës komuniste gjithashtu zakonisht ndërvepronin me kriminelë profesionistë, përfshi edhe shumë prej tyre që ndodheshin në Evropën Perëndimore, të cilët joformalisht përdoreshin si informatorë apo veprimtarë (Leman and Janssens 2006). Sipas raporteve të policisë, këta njerëz përdoreshin për një larmi detyrash të sigurisë shtetërore, si kontrabandë nafte, armësh dhe drogërash dhe për të vrarë disidentët e larguar. Në Serbi, për

Në Serbi, për shembull, gjërat shkuan aq keq sa që Klani i Zemunit, një prej grupeve kryesore të kontrollit të drogës në vend, ishte kryesisht e bashkuar me JSOnë – një njësi elitare e operacioneve speciale – dhe kishte artilerinë e saj, mjete të blinduara dhe helikopterë

shembull, gjërat shkuan aq keq sa që Klani i Zemunit, një prej grupeve kryesore të kontrollit të drogës në vend, ishte kryesisht e bashkuar me JSO-në – një njësi elitare e operacioneve speciale – dhe kishte artilerinë e saj, mjete të blinduara dhe helikopterë (Samuels 2010). Toleranca e shtetit Në Shqipëri, disa veprimtari të krimit të organizuar, gjithashtu të papërcaktuara si të tilla, toleroheshin

nga shteti edhe gjatë kohës së komunizmit sepse ato gjeneronin fitime extra për shtetin, plotësonin kërkesat e konsumatorëve që nuk garantoheshin dot nga ekonomia zyrtare dhe ndihmonin në destabilizimin e shoqërive kapitaliste. Shërbimet e sigurisë së brendshme shpeshherë merrnin pjesë në veprimtari të tilla të paligjshme. Për shembull, edhe pse nuk është e dokumentuar mirë, duket se ekzistonin marrëdhënie ndërmjet Shërbimit Sekret Shqiptar, Sigurimit dhe krimit të organizuar (Leman and Janssens 2006; CSD 2004). Një raport konfidencial i inteligjencës i përgatitur nga një oficer ndërlidhjeje më 2008-n tregon se, duke nisur që nga vitet ’60, shteti komunist shqiptar bëri marrëveshje të fshehta me disa organizata kriminale italiane, duke iu lejuar atyre që të futnin cigare kontrabandë në territorin shqiptar. Raporti i inteligjencës tregon se më 1966, Shqipëria iu mundësoi kriminelëve italianë rrugë shpëtimi nëpërmjet Detit Adriatik. Gjithashtu mafiozëve italianë iu lejohej të përdornin aeroportet shqiptare, ku ata magazinonin cigaret kontrabandë. Marrëveshja ndërmjet Sigurimit dhe organizatave kriminale italiane u miratua nga Byroja Politike dhe nga diktatori i Shqipërisë Enver Hoxha. Në bazë të kësaj marrëveshjeje në Shqipëri u krijua një njësi spe-

Marrëveshja ndërmjet Sigurimit dhe organizatave kriminale italiane u miratua nga Byroja Politike dhe nga diktatori i Shqipërisë Enver Hoxha ciale, e quajtur “101K”. E vendosur në fshatin Rrushbull, pesë kilometra larg portit të Durrësit, njësia përbëhej nga oficerë të policisë kufitare shqiptare. 101K-ja ruante anijet plot me cigare që niseshin nga Durrësi, si dhe mbikëqyrte depot e cigareve që ndodheshin në Rrushbull. Sipas raportit, vetëm gjatë një viti të vetëm nga fundi i viteve ’60, mafia italiane i pagoi 22 milionë dollarë të thata shtetit shqiptar. Paratë shkuan në buxhetin e shtetit dhe disa prej tyre përfunduan në buxhetin e ministrisë së Brendshme. Në fakt, raporti bën të ditur se helikopterët Alouette që vazhdojnë të përdoren në Shqipëri edhe sot u blenë në vitet ’80 me paratë e mafies italiane. Bazuar te raporti i inteligjencës

belge, duket se një tjetër veprimtari kriminale në Shqipëri ishte kultivimi i “Papaver somniferum”, bima e lulëkuqes nga e cila nxirret opiumi dhe shumë opiate të tjera të rafinuara. Pasi fermerët e mblidhnin opiumin, ai i dorëzohej shtetit komunist, i cili raportonte se droga do të përdorej për qëllime mjekësore, por raportet e brendshme bënin me dije se sasia e opiumit të kultivuar e tejkalonte ndjeshëm nevojat legjitime mjekësore të popullit shqiptar. Dëshmitarët raportojnë se prodhimi kishte qëllime eksporti për vendet e tjera, dhe raporti investigues belg se pretendon se udhëheqja komuniste argumentoi se duhej përdorur “për të helmuar shoqëritë kapitaliste, në mënyrë që komunizmi të triumfonte”. Gjithashtu edhe disa lloje të tjera të krimit të organizuar lulëzuan në Shqipëri gjatë regjimit komunist. Për shembull, njerëz me lidhje të strukturuara krijuan një sistem paralel për furnizimin me ushqime, të cilat qenë të pakta në atë kohë, duke e çuar nga dyqanet te konsumatorët me çmime shumë më të larta. Bashkëpunimi ndërmjet aktorëve të ndryshëm – prodhues, shoferë, menaxherë shitjesh, dyqane lokale, klientë, e kështu me radhë, - ishte i nevojshëm për të krijuar një sistem të tillë të shpërndarjes ushqimore. Përshtati Syri.Net


9

E hënë, 7 shtator 2015

Kronikë

Rasti i dytë

Trafik droge me avionë nga Shqipëria, në pranga dy shqiptarë dhe dy italianë Të arrestuarit janë: Maksim Llanaj, 37 vjeç, banues në Volpiano; Fitor Alliaj, me pseudonimin Vito, 43 vjeç, banues në Druento; Pasquale D’Ambrosio Pasquale, 63 vjeç, banues në Vareze dhe Rosario Campisi, 60 vjeç, banues në Verçeli

P

ërgjimi i telefonit celular ka tradhtuar drejtuesit e trafikut të drogës nëpërmjet avionit të kapur këtë fillim jave nga policia italiane. Mediat italiane pohojnë se banda është e përbërë nga më shumë se 4 persona, aq sa është deri më tani numri i të arrestuarve. Hetimet janë drejtuar nga prokurori italian Antonio Rinaudo, i cili ka firmosur 4 urdhër-arreste, ndërsa konfirmon se drejtuesit e vërtetë të trafikut fshihen në Shqipëri, fakt për të cilin prokurori italian ka njoftuar autoritetet shqiptare. Sipas hetimeve të deritanishme, dy shqiptarët e arrestuar Maksim Llanaj e Fitor Alliaj kujdeseshin duke mbajtur kontaktet me grupin në Shqipëri, që të siguronin drogën dhe të gjenin një vend të përshtatshëm për uljen e avionit model «Ultraleggero dynamik”. Të arrestuarit Bëhet fjalë për Maksim Llanaj, 37 vjeç, i lindur në Shqipëri, banues në Volpiano, i dënuar më parë për disa krime; Pasquale D’Ambrosio Pasquale, 63 vjeç, lindur në Salerno), banues në Vareze. Të arrestuarit e tjerë janë Fitor Alliaj, me pseudonimin Vito 43 vjeç, lindur në Shqipëri dhe banues në Druento, i dënuar dhe Rosario Campisi, 60 vjeç, lindur në Sirkuza dhe banues në Verçeli), edhe ky i dënuar. Hetimet janë zhvilluar nga Antonio Rinaudo, prokurori i Torino. Janë në vazhdim ende hetimet për persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik nga Shqipëria në Itali.

Pas një tentative të parë për të transportuar drogën me avion në fillim të korrikut, grupi kriminal i përbërë nga shqiptarë e italianë kishte parashikuar që në datën 1 shtator të bënte fluturimin e radhës ambienti luksoz nga të rinjtë si dhe turistët e huaj kishte rritur ndjeshëm konsumin e drogës çka sipas hetuesve kishte bërë që ky grup të planifikonte trafikimin e drogës me avion në sasi të mëdha.

Si kryhej transporti Përgjimet kanë nxjerr në pah se korrierët shqiptarë njoftonin italianët Pasquale D’Ambrosio dhe Rosario Campisi se droga është gati, e më pas nga aeroporti turistik i Gatinës në zonën e Verçelit avioni fluturonte drejt Shqipërisë. Ende nuk është zbuluar se në cilën zonë ulej avioni, por mediat italiane konfirmojnë se pasi merrte

drogën ai fluturonte mbi Adriatik bënte një ndalesë në Leçes e më pas udhëtonte sërish drejt Gatinës ku shkarkonte drogën. Restoranti i njohur La Noce në një nga zonat e turizmit elitar në Bavena të Italisë i cili është në pronësi të 58 vjeçarit tashmë të arrestuar Pasquale D’Ambrosio dyshohet se ishte dhe qendra e shpërndarjes së drogës. Frekuentimi i këtij

Tentativat Pas një tentative të parë për të transportuar drogën me avion në fillim të korrikut, grupi kriminal i përbërë nga shqiptarë e italianë kishte parashikuar që në datën 1 shtator të bënte fluturimin e radhës. Por duket se këtij grupi kriminal nuk i ka ecur mbarë aksioni i tyre. Në 1 shtator fusha ku ata kishin parashikuar që të uleshin nuk i ka pasur kushtet e duhura. Në këtë fluturim ata kishin parashikuar që të transportonin 120 kilogramë kanabis sativa. Por ditën e djeshme ata kishin mundur që të uleshin në Gatinara, sapo ishte kthyer nga Pulja. Aty i kanë pritur forcat e policisë të cilët kanë bërë të mundur ndalimin e mjetit fluturues dhe të personave.

Misioni evropian i policisë, mbledh uniformat blu për asetet kriminale PAMECA IV, projekti i financuar nga Bashkimi Evropian në ndihmë të fuqizimit të kapaciteteve ligjzbatuese shqiptare, i përqendruar në punën e policisë dhe prokurorisë, organizoi dje, së bashku me Policinë e Shtetit Shqiptar dhe Prokurorinë e Përgjithshme, një seminar për identifikimin, vendndodhjen dhe sekuestrimin e aseteve kriminale. Seminari u ndoq nga oficerë të Policisë së Shtetit Shqiptar të kryesuar nga drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, oficerë të Policisë së Kosovës, nga

prokurorë të Prokurorisë për Krimet e Rënda të Shqipërisë dhe prokurorë nga Prokuroria e Shtetit e Kosovës. Burime nga Policia e Shtetit theksojnë se në të gjithë BE-në, është bërë gjithnjë e më e rëndësishme privimi i kriminelëve nga asetet e tyre dhe për Shtetet Anëtare është e rëndësishme që të jenë në gjendje të ngrijnë dhe konfiskojnë pronat që lidhen me kryerjen e një vepre penale. Për shkak të rritjes gjithnjë e më shumë të natyrës ndërkufitare të veprimtarisë kriminale, krimit të organizuar në veçanti, nevojitet

një bashkëpunim më i ngushtë mes BE-së dhe autoriteteve kombëtare në mënyrë që legjislacioni të jetë i efektshëm. Efektiviteti i sistemeve kombëtare kundër pastrimit të parave dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë fushë janë të një rëndësie të jashtëzakonshme. Ky seminar i mbështetur fuqimisht nga institucionet përfituese të vendit, vjen në një kohë kur Shqipëria ka bërë tashmë përparime në adresimin e çështjes së pastrimit të parave dhe krimeve të tjera financiare dhe në rikuperimin e

të ardhurave kriminale dhe pasurive të paligjshme. Ndër panelistët e ftuar, përveç atyre vendas, ishin edhe personalitete nga institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare italiane, si Drejtori i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor Italian, një Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Interpolit, Koordinatori për Ballkanin Perëndimor në Çështjet Kriminale, përfaqësues nga Drejtoria Antimafia dhe e Antiterrorizmit si dhe Këshilltari i Lartë i Kryetarit të Senatit Italian për çështjet ndërkombëtare.

Dy raste pedofilie në Vlorë, kapet 39-vjeçari e një i moshuar Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e djeshme dy persona, ndër ta një i moshuar, të cilët akuzohen për abuzime seksuale me të mitur. Kështu sipas Drejtorisë së Policisë Vlorë, në pranga ka rënë shtetasi Bashkim Ferati, 39 vjeç, banues në lagjen “Lirimi”, Vlorë. 39-vjeçari është arrestuar në vendin e quajtur ish-fabrika e tullave, pasi ka tentuar të kryejë vepra të turpshme me shtetasen e mitur A. B., 6 vjeçe, banuese po në lagjen “Lirimi”. Po sot është vënë në pranga edhe shtetasi Maksim Durmishi, 71 vjeç, banues në Vlorë. 71-vjeçari është arrestuar në lagjen “28 Nëntori”, pasi ka ngacmuar seksualisht minorenen Xh. Gj., 13 vjeçe, banuese në lagjen “10 Korriku”. Dy personat në fjalë akuzohen për veprat penale “Vepra të turpshme”. Një ditë më parë, në prangat e policisë ka rënë edhe 23-vjeçari Aleksandros Vasili, banues në Vlorë. Ai u arrestua pasi të dielën ka marrë me forcë një 24-vjeçare me inicialet S. H., 24 vjeç, dhe e ka dërguar në fshatin Kaninë duke ushtruar dhunë fizike për motive xhelozie.

Tentoi të kalonte me dokument fals, 6 muaj burg për shqiptarin në Maltë Një i ri shqiptar do të vuajë ndëshkimin me 6 muaj burg, për shkak se ka tentuar të kalojë kufirin e Maltës me dokumente të falsifikuara. Policia ka ndaluar shtetasin Luan Demiri, 22 vjeç, i cili është kapur në flagrancë me kartë identiteti të falsifikuar me nënshtetësi bullgare. Policia njofton se 22-vjeçari është arrestuar gjatë ditës së shtunë në aeroportin ndërkombëtar të Maltës. Përveç të riut shqiptar, nën hetim është edhe inspektori i policisë Darren Buhagiar, i cili akuzohet nga Prokuroria e Maltës për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Falsifikimi i kartave të identitetit është kthyer në një kaos të vërtetë pasi shumë shtetas nga vendet e Ballkanit tentojnë të kalojnë kufirin me karta te falsifikuar.

Shorti, ja gjyqtarët që do t’i japin masën deputetit Prenga Shorti për përcaktimin e gjyqtarëve që do të gjykojnë deputetin Armando Prenga. Edmond Islamaj, Artan Zeneli, Tom Ndreca, Artan Broci dhe Mirela Fana do të jetë paneli i anëtarëve të Gjykatës së Lartë që do të marrin në shqyrtim çështjen “Prenga”. Seanca e parë në Gjykatën e Lartë pritet të mbahet gjatë ditës së sotme. Kuvendi miratoi një ditë më parë kërkesën e prokurorit të Përgjithshëm për ndjekjen penale të deputetit të Lezhës, ndaj të cilit rëndojnë tri akuza.


10

E hënë, 7 shtator 2015

Komente & Opinione

Republika e gangsterëve Nga Enver Bytyçi

Më parë se Armandoja të bënte kaubojsin, bënë gangsterin tipik disa deputetë të tjerë të rilindjes. Njëri përfundoi në qeli

Po sa ministra të kësaj qeverie identifikohen si gangsterë? Po t’u mbledhim bëmat e tyre në këto dy vite qeverisje, thuajse të gjithë do të merrnin nofkën e gangsterit

P

rej 25 vitesh kemi parë shumë herë se si sillen gangsterët në pushtet në këtë vend. Ndërsa tash pas një çerek shekulli, shqiptarët, të cilët shpresuan Shqipëria do të hynte në një fazë të re të zhvillimit të saj përtej tranzicionit, po ndeshen në një gangsterizëm të pamëshirshëm. Vendi ka bërë hapa prapa në të gjitha aspektet e zhvillimit të tij politik, ekonomik, social e kulturor, sepse Shqipëria edhe njëherë u rikthye në një republikë të gangsterëve. Madje, në një formë të pashembullt për botën e qytetëruar. Republika e gangsterëve kësaj radhe e ka emrin rilindje. Vetë gangsterët i ngjitën vetes këtë emër dhe shpenzuan miliarda për ta ngjizur këtë slogan në mendjen e shqiptarëve. Njerëzia thanë fillimisht se mundet t’i besonin kësaj rilindjes mavi. Por tashmë të gjithë, ata që besuan dhe ata që nuk besuan te rilindja, e dinë se kanë rilindur vetëm gangsterët. Armando Prenga ishte njëri prej tyre. Më parë se Armandoja të bënte kaubojsin, bënë gangsterin tipik disa deputetë të tjerë të rilindjes. Njëri përfundoi në qeli. Po pse kanë dalë gangsterët në sipërfaqe si kërpudhat? Ka disa arsye: Së pari, ata shohin se si sillen kryegangsterët. Kur njëri prej kryegangsterëve u akuzua për vrasjen e deputetit Tomë Doshi dhe në vend të hetohej ndëshkoi viktimën e tij, d.m.th. Doshin, u bë shembull dhe frymëzim për gangsterët e vegjël, injorantë dhe të pandreqshëm në mazhorancën e rilindjes. Kur kryegangsteri numër një i qeverisjes kandidoi për kryetar bashkish gangsterët e tipit Roshi dhe me të tillë gangsterë manipuloi, bleu e vodhi votat e shqiptarëve, i hapi rrugë thellimit të tiparit të gangsterizmit në qeverisjen e tij rilindase. Kur po ky kryeganster ua bëri me sy deputetëve të tij gangsterë të godisnin deputetët e opozitës në Parlament, syri i kryegangsterit politik medoemos do të shërbente si nxitje për veprime të dhunshme si ato të Prengës. Pra, është syri dhe shembulli i kryegangsterëve që bashkëqeverisin shkaku i vërtetë i gangsterizmit dhe kthimit të Shqipërisë në një republikë gangsterësh. Tashmë Shqipëria nuk mund të quhet më Republikë Parlamentare, sepse Parlamentin e kanë pushtuar gangsterët politikë dhe ordinerë, sepse ligjet e këtij vendi i bëjnë gangsterët në pushtet. Shqipëria ka marrë formën e një modeli unikal në llojin e vet të qeverisjes. Nuk është më as demokraci, as totalitarizëm, as autoritarizëm. Është demogangsterizëm i gërshet-

uar me tiparet më negative të totalitarizmit dhe autoritarizmit. Së dyti, kjo republika jonë e gangsterëve drejtohet e votohet nga gangsterët e veshur me politikë, por që janë të lidhur me krimin e trafiqeve dhe krime të tjera në Shqipëri. Shembulli tipik është ministri i Brendshëm, pikërisht ai që duhet të luftojë krimin në këtë vend. Gangsteri ministër na paska një skaf, paska dhe një makinë “Audi” të tipit të fundit, madje me xhama të zinj. Të dy këto mjete i përdorka për pazaret dhe trafikun e drogës. E mësuan këtë shqiptarët përmes një interviste të shefit të Antitrafikut të Vlorës dhe Fierit. Dhe mësuan gjithashtu se gangsteri ministër ka punësuar së paku dhe tre gangsterë të vegjël, të cilët Berisha prej kohësh i ka identifikuar si tezakët e gangsterit ministër. Po sa ministra të kësaj qeverie identifikohen si gangsterë? Po t’u mbledhim bëmat e tyre në këto dy vite qeverisje, thuajse të gjithë do të merrnin nofkën e gangsterit. Se tipar kryesor i gangsterit, sipas perceptimit të shqiptarëve, është sjellja prej mendjemadhi e banditi me njerëzit e me shoqërinë. Me gjithë respektin që kam për profesor Panaritin, edhe ai ka luajtur rolin e gangsterit politik, kur ia ka dhënë tenderin e Lagunës së Patokut deputetit Prenga. Kjo, sepse ministri i Bujqësisë e ka ditur se gjithë

parapërgatitja e madje shpallja e atij tenderi është bërë për gangsterin deputet, i cili pasi nisi procedurat, urdhëroi vëllain e tij të krijonte firmën fantazmë. Më parë ka marrë premtimin për tenderin e pastaj ka krijuar firmën. Kjo ndodh vetëm në republikat e gangsterëve. Nuk ndodh në republikat normale. Së treti, gangsterët nuk punojnë, por pasurohen, hapen bythësh si ta kishin gjithë botën nën këmbët e tyre. Për gangsterët punojnë djemtë e tezes, punojnë të tjerët, trafikantët, gjobëvënësit. Në shërbim të gangsterëve nuk ka vetëm skafe dhe vetura me xhama të zinj. Ka edhe avionë të vegjël. Po të mos kishin frikë nga bota që na rrethon do të përdornin dhe “Boing”-ët luftarakë, nëndetëset e gjithçka që sjell dobi në thesarin e dollarëve dhe të eurove që sigurojnë nga trafiku. Avionët e parë u shfaqën sapo erdhën në pushtet gangsterët e rilindjes. Tani çdo ditë kapet në Itali nga një avion i vogël, tip “mushkonje” siç i quante kryegangsteri i vendit. Së katërti, gangsterët e republikës sonë nuk kanë frikë ta përdorin shtetin për t’u pasuruar brenda natës. Njëri prej kryegangsterëve nuk e pati për gjë t’ia krijonte këtë mundësi vetes gjatë kohës kur ishte zv.kryeministër i Shqipërisë, në vitet 2010-2011, përmes kompanisë së shpërndarjes së energ-

jisë elektrike, CEZ. Korrupsioni në republikën e gangsterëve zgjerohet vazhdimisht, madje ne progresion gjeometrik dhe merr formën e një piramide. Piramida ka në majë kryegangsterin. Kryegangsteri kujdeset që ta ndërtojë piramidën me gangsterë të formateve të ndryshme, të mëdhenj, mesatarë e deri te ata të vegjlit. Në të gjithë piramidën zgjidhen gangsterët, madje pa limit në gangsterizmin të tyre. Në vendet më kyçe, aty ku luhet paraja e madhe e korrupsionit vihen kontigjenti i gangsterëve kontrabandistë, trafikantë e disa herë vrasës. Pastaj vijnë ata që janë ndëshkuar në administratën shtetërore të mëparshme dhe janë larguar nga puna pikërisht për shkak të gangsterizmit korruptiv në funksionet që kanë pasur. Këta kanë përvojë në fushën e gangsterizmit, prandaj dhe CV-të e tyre të pasura shërbejnë si indice e mirë për t’i tërhequr në piramidën e korrupsionit në republikën e gangsterëve. Në fund të piramidës ndodhen korrierët e vegjël të korrupsionit. Të gjithë këta punojnë më së shumti për kryegangsterin dhe gangsterët e mëdhenj të republikës sonë. Së fundi, karakteristikë e gangsterëve që drejtojnë republikën tonë është të angazhohen maksimalisht për të fshehur gangsterizmin e tyre. Dhe si e bëjnë këtë? Me sjellje prej gangsteri ndaj njerëzve të vobektë, të cilët punojnë për bukën e gojës. Me ata njerëz që nuk kanë 30 qindarka të paguajnë autobusin, megjithëse përpiqen të shesin ndonjë kallam misri të pjekur në rrugë. Këta bëhen objekt i “dëshmisë së virgjërisë” së gangsterëve. Misërpjekësi u shërben për të fshehur milionat e eurove të përfituara në mënyrë kriminale nga kontrabanda, trafiku dhe krimi. Madje, sa më shumë që gangsterët pasurohen nga krimi, aq më shumë rritet numri i viktimave të tyre nga shtresat e vobekta të republikës së gangsterëve. Në republikën e gangsterëve nuk ka shtet, ka vetëm pushtet personal dhe oligarkësh. Gangsterët në krye të kësaj republike, çfarë është aktualisht Shqipëria, nuk duan t’ia dinë për ata që votojnë, se e kanë të lehtë t’i blejnë, t’i shesin, t’i majmin, t’i tresin, t’i mashtrojnë ose t’i keqtrajtojnë e varfërojnë. Këto janë punët e pista të gangsterëve në një republikë gangsterësh. Shkelin me këmbë kë të duan e kë të munden. Kënaqen me fatkeqësitë e tjerëve. Nuk duan t’ia dijnë nëse ai, i varfëri, i urituri, i eturi për dije a kulturë vuan gjendjen në të cilën e ka katandisur grupi oligark i gangsterëve.


E martë 8 shtator 2015

11

Opinion

Nga Petrika Grosi

Më në fund këto ditë u shemb dhe një shtojcë e shëmtuar e një instituti edukimor jopublik, e kolegjit “Kristaq Rama”, për të cilën nuk patën faj njerëzit që nisën të aludonin se vetë z. Rama nuk e prishte, ngase kishte diçka në këtë mesele

Nuk janë vetëm ndërhyrjet për ndërtimet pa leje që shkaktojnë këtë rrumpallë. Janë edhe ndërhyrjet në rrjet të subjekteve private e krahas tyre ndërhyrjet e kompanive të ndryshme shtetërore. Ndërhyn KESH, ndërhyn Ujësjellësi, ndërhyn Telekomi, kush për energji, kush për ujë e kush për internet e telefoni

E duam Tiranën si nëpër selfie!

N

uk e di sa e keni vënë re, po në Facebook e në Twitter, Tirana duket gjithmonë e bukur… Gjithmonë, pas shpinës së ndonjë pushtetari. A thua jetojmë në rrjetet sociale, në një botë virtuale, televizione e gazeta dhe marrim frymë propagandën në vend të ajrit e të gjithë jemi të lumtur e të gëzuar? Më në fund këto ditë u shemb dhe një shtojcë e shëmtuar e një instituti edukimor jopublik, e kolegjit “Kristaq Rama”, për të cilën nuk patën faj njerëzit që nisën të aludonin se vetë z. Rama nuk e prishte, ngase kishte diçka në këtë mesele. Asnjëherë nuk u kuptua misteri i lejimit të ndërtimit të kësaj godine dhe mosprekja e saj deri më dje, ndërkohë që kudo rrotull, para, mbrapa, anash, poshtë e lart saj, bare, dyqane, markete, universitete e qendra murgeshash u krasitën me kohë. Për ta kuptuar, nuk e morra vesh ndonjëherë mosvënien e ujit në zjarr për të paktën tetë vitet e fundit, kur vetëm unë personalisht e kam ngritur si problem skandalin e trotuareve 40-centimetërshe dhe zaptimin e kësaj hapësire publike te “Komuna e Parisit”. Pra, ndërhyrje e drejtë, por tepër e vonuar. “Komuna e Parisit”, sot “Medar Shtylla”, rruga për të cilën janë hapur debate që nga emërtimi komunist, ajo Komunë e cila njihet botërisht si bastion i kuq, e cila kur vijnë votimet bën dhe diferencën në kryeqytet, me të paktën deri në mbi 10 mijë vota majtas apo dhe 17 mijë nëse memoria nuk më

gënjen. Lagjja dikur moderne dhe titull telefilmi, sot katastrofë me trafik të mbingarkuar, trotuare të gjymtuara e rrugë mjerane, vetëm se nuk ka zë të thërrasë. Ndoshta do të dëgjohet britma për votime, nga ata njerëz që nuk marrin zarfin në fund të muajit në administratë, por e kanë votuar të majtën si bindje qytetarie. Flas për këtë lagje, jo se është më e rëndësishme apo më ndryshe nga shumë lagje të tjera, por sepse e njoh mirë prej të paktën 15 vitesh. Që të ngelemi tek ndërtimet pa leje dhe prishja e tyre, asnjëherë nuk kam qenë kundër, e përshëndes dhe e mbështes funksionimin e ligjit për të gjithë dhe në funksion të shoqërisë, të kryeqytetit. Problemi është një tjetër. Prishen ndërtesa, lokale, shtëpi zyra, mure rrethuese dhe lirohen trotuaret e hapësirat publike, por në rastin më të mirë ngelen bosh e të shkretuara, me hekura e beton të shpërfytyruar gjithandej, a thua jetojmë në Siri e Afganistan? Ndërsa në rastin më të keq, sikundër ndodh dhe është e konstatueshme në mjaft zona të Tiranës, kryesisht me lokalet dhe shtojcat e tyre të prishura me të drejtë nga qeveria, nuk konstatohet asnjë frymëmarrje apo shtim hapësire publike, pasi të njëjtat lokale thjesht kanë humbur gardhin rrethues, vazot e mëdha, lulet, hekurat kangjellat dhe kanë ngushtuar rrethimin, ama hapësirën njësoj e mbajnë të zaptuar, duke nxjerrë tavolinat jashtë si më parë, në mos edhe më keq. Ajo që më shqetëson është se kudo shkatërrohen e prishen

ndërtime pa leje, por askush nuk mendon për rehabilitimin e zonës. Një trotuar nuk mund të ekzistojë 20 centimetra dhera e zhavorr, 20 centimetra tulla, 20 centimetra hekura dhe 20 centimetra beton në të njëjtën kohë. Është e shëmtuar për syrin, aspak estetike dhe e dëmshme për shëndetin, sidomos për fëmijët e të moshuarit. Pra, ndërhyrje që duhet të na e përmirësojnë standardin jetësor e përkeqësojnë atë dhe ky është një non sens i madh. Nëse është përgjegjësi e pronarëve të paktën ta dinë ata ta dimë e ne, nëse është përgjegjësi e Bashkisë, atëherë… Por nuk janë vetëm ndërhyrjet për ndërtimet pa leje që shkaktojnë këtë rrumpallë. Janë edhe ndërhyrjet në rrjet të subjekteve private e krahas tyre ndërhyrjet e kompanive të ndryshme shtetërore. Ndërhyn KESH, ndërhyn Ujësjellësi, ndërhyn Telekomi, kush për energji, kush për ujë e kush për internet e telefoni. E kanë bërë e ndoshta dhe e bëjnë teksa flasim e deri këtu asgjë të keqe nuk ka. Pyetja që rri varur është kush i riparon rrugët, sheshet para pallateve, kush i kthen ato në identitet, ashtu të bukura dhe funksionale si në fillim, pa arna të shëmtuara, gropa, baltë pluhur e pisllëk gjithandej? A nuk duhet që këto ndërhyrje pas përfundimit të lënë një rrugë, një shesh një trotuar njësoj si më parë? Nuk di ndonjë rast të vetëm kur ndodh kështu, përjashto ndërhyrjet në qendër të qytetit e në bulevardet kryesore ku gjithçka është rikonstruktuar si më parë. Vihen gjoba për kë pështyn, për kë urinon e për shumë shkelje të

tjera. Po për këto mbetje inerte që zënë frymën, shkatërrime në emër të ndërtimit, të pronës publike, rrugës, trotuarit, shesheve, gropave të hapura në to, kush i monitoron dhe kush duhet të përgjigjet? Pyetja tjetër është: A ka ndonjë masë për këto subjekte, private a publike qofshin nëse nuk rehabilitojnë rrugët e sheshet ku ato ndërhyjnë me kanalizime etj? A duhet të lajmërojnë këto subjekte që para se të nisin punimet, si Bashkinë ashtu dhe banorët e prekur dhe a kontrollohet vendi pas mbylljes së punimeve? Nëse ndërhyhet pa leje, atëherë kjo përbën një kundërvajtje si shumë të tjera të dënueshme dhe nëse ndërhyhet me leje e askush nuk kontrollon rrugët e hapësirat publike pas përfundimit të punimeve, kjo është edhe më e rëndë. Nuk mjafton në optikën time të përurosh lulishte dhe aksione vullnetare disaorëshe për pastrim kur problemi më i madh gangrenizon mbarë kryeqytetin. Kështu është pjesë-pjesë te Bërryli, Porcelani, “Don Bosko”, Kombinat, Kinostudio, “Komuna e Parisit”, madje edhe në Bllok. Nuk po flas fare për periferinë, pasi merret me mend. Ajo që duhet kuptuar është se nuk jemi personazhe virtuale të filmit “Matrix” dhe as friends-a apo fansa Facebook-u që Erioni, Edi, Saliu, Luli etj., duan të na mbajnë shokë ose nuk duan e nuk përgjigjen apo na e veshin një bllok dhe rrimë rehat. E duam Tiranën të bukur jo në selfie Twitteri e Facebook-u të kryetarëve të bashkive, e duam Tiranën të bukur e të jetueshme, duke nisur nga pragu i çdo shtëpie.


12

E martë 8 shtator 2015

Shëndetësi

Këshillat e mjekut

Sëmundja e tiroides, si ta kuptoni dhe kuroni në kohë Nga dr. Entela Labaj

N

jë ndër sëmundjet më serioze që prek gjithnjë dhe më shumë njerëzit është ajo e gjëndrës tiroide. Gjëndra ndodhet në qendër të qafës dhe ngjan me një flutur, e cila mbështillet rreth trakesë. Funksioni kryesor i tiroides është prodhimi i hormoneve të saj. Shpeshherë ndodh të kemi zmadhim të tiroideve. Shkaku kryesor për shfaqjen e gushës është pamjaftueshmëria e jodit. Jodi është një mikroelement i rëndësishëm për organizmin tonë. Jodin e gjejmë në disa ushqime si peshku, qumështi, vezët, frutat, zarzavatet. Doza ditore që duhet marrë është 0,15 mg për të dyja gjinitë, ndërsa në shtatzëni dhe dhënien e gjirit doza rritet. Mangësia e jodit shkakton gushën edhe rritjen e gjëndrës tiroide. Gjëndra tiroide rritet për të kompensuar mungesën e jodit dhe nga mungesa e këtij të fundit në tiroide formohen disa noduj që janë të ndryshëm si nga madhësia dhe nga funksioni i tyre. Pamjaftueshmëria e hormoneve të tiroides në gjak quhet hypotireozë (që tregon se gjëndra tiroide nuk prodhon hormonet e nevojshme dhe të domosdoshme për funksionin normal të organizmit). Periudha e dimrit është ndër më të vështirat për personat që vuajnë nga hypotireoza, vishen shumë trashë, flasin ngadalë, veprojnë si të plogësht, kanë lëkurë të ashpër, të thatë, nuk djersijnë dhe në të shumtën e kohës janë të mërzitur. Sëmundja është më e shpeshtë tek gratë sesa tek burrat në raporte 5:1. Tiroidja është një sëmundje e trashëgueshme. Në disa raste sëmundja zhvillohet pa u kuptuar për muaj dhe vite dhe një ditë prej ditësh ajo shpërthen papritur. Simptomat e sëmundjeve të tiroides Fillimisht shenjat e sëmundjes nuk janë specifike dhe nuk mund të dallohen nga ato të pacientëve që vuajnë nga çrregullime funksionale. Nervozizmi, pagjumësia, djersitja,

rrahjet e shpeshta të zemrës, intoleranca ndaj të nxehtit, lodhja, rënia e flokëve, oreks i shtuar dhe rënia nga pesha shpejt dhe tepër, janë disa nga shenjat që tregojnë për praninë e kësaj sëmundjeje. Gjëndra tiroide është e zmadhuar 2-4 herë në volum dhe po t’i vihet dora sipër shpesh dëgjohet një si gërhitje e lehtë që flet për vaskularizimin e tepërt dhe qarkullimin e shtuar të gjakut. Në ¼ të sëmurëve shihet një zmadhim dhe dalje të kokërdhokëve të syve me një ënjtje të kapakëve. Rrahjet e zemrës të shpejtuara janë shenja e detyrueshme e sëmundjes dhe e veçanta e tyre është prania e tyre edhe në gjumë. Në radhë të parë rekomandohen analizat e funksionit të tiroides (dozimi hormonal T3, T4, TSH). Bëhet një ekografi e tiroides ose ekzaminimi me shintigrafi me jod radioaktiv.

tiroidien ul ndjeshëm rrezikun për këto ndërlikime. Pa një mjekim korekt shtatzania përfundon me abort në 60% të rasteve, me një incidence të lartë të lindjes së parakohshme. Duke pasur parasysh këtë ndërlikim, një studim i kohëve të fundit ka konfirmuar se shtatzënat me nivel të lartë serik të TSH kishin një rrezik 3 herë më të lartë për lindje të parakohshme (< 32 javë shtatzani).

Këshillat Trajtimi i tiroideve dhe problemet në shtatzëni Nëse tiroidja është e shkaktuar nga pamjaftueshmëria e jodit në dietë, këshillohet mjekimi me medikamente me përmbajtje jodi që mund të zvogëlojë dimensionet e gushës, por jo gjithmonë mund të arrihet. Nëse rritja e volumit të tiroides është e shkaktuar nga një inflamacion jepen hormone të tiroides, për të arritur që niveli i hormoneve të normalizohet, por edhe në këtë rast gusha mund të zvogëlohet shumë por nuk zhduket në mënyrë të plotë. Prevalenca e hipotireozës (nivel i ulët i funksionit të tiroides) gjatë shtatzënisë në vendet perëndimore vlerësohet të jetë 0.3-0.5% për hipotireozën e shfaqur (HSh) dhe 2-3% për hipotireozën subklinike (HSK). Sipas të gjitha të dhënave, arsyeja më e rëndësishme për insuficiencën e tiroides mbetet deficiti i jodit. Antitrupat tiroidien janë të pranishëm në 5-15% të femrave në moshë riprodhuese, dhe kur sasia e jodit është e mjaftueshme, arsyeja kryesore e hipotireozës gjatë shtatzënisë është tiroiditi kronik autoimun. Ka dhe arsye të tjera për hipotireozë, por që janë më të rralla. Karakteristika klinike dhe diagnostike Shpesh disa shenja dhe ankesa mund të bëjnë të dyshohet hipotireoza gjatë shtatzënisë (shtim në peshë, ndjeshmëri ndaj të ftohtit, lëkurë e thatë etj.) por disa të

tjera mund të kalojnë pa u vënë re (lodhje, përgjumje, konstipacion etj.). Duke pasur parasysh se shumë gra mund të mos paraqesin ankesa, kërkohet një kujdes i veçantë nga mjeku obstetër për këtë situatë që të diagnostikohet dhe vlerësohet në mënyrë sistematike funksioni i tiroides kur femra paraqitet në vizitën e saj të parë prenatale. Vetëm testet e funksionit tiroidian e konfirmojnë diagnozën. Niveli i lartë serik i TSH sugjeron hipotireozë parësore dhe dozimi i T4 të lire(FT4) bën më tej diferencimin ndërmjet hipotireozës subklinike (kur niveli i FT4 është normal) dhe hipotireozës së shfaqur ( nivel i ulët i FT4). Dozimi i antitrupave tiroidien, antitrupat tiroperoksidaza(TPO-Ab) dhe tiroglobuline (TG-Ab), konfirmojnë origjinën autoimune të problemit. Ndikimi i hipotireozës në ecurinë e shtatzënisë Pavarësisht lidhjes së njohur

cmyk

ndërmjet infertilitetit (vështirësia për të mbetur shtatzënë) dhe hipotireozës, kjo situatë nuk e përjashton mundësinë e mbetjes shtatzënë. Kjo duket të jetë arsyeja kryesore pse, deri para pak vitesh, hipotireoza konsiderohej- në mënyrë të gabuar- të ishte tepër e rrallë gjatë shtatzënisë. Në një studim të fundit rezultoi se 34% e femrave hipotiroidiene kishin mbetur shtatzëna dhe pse nuk ishin mjekuar për hipotireozën. Kur një femër hipotiroidiene mbetet shtatzënë dhe arrin ta mbajë shtatzaninë ajo paraqet një rrezik të lartë për ndërlikime obstetrikale. Ndërlikimet për fetusin dhe të sapolindurin: rritje e pamjaftueshme intrauterine, lindje e parakohshme, keqformime kongjenitale, vuajtje fetale gjatë lindjes, vdekja e fetusit. Ndërlikimet për nënën: anemi, hemoragji pas lindjes, pre-eklampsi, shkëputje e placentës. E rëndësishme është se mjekimi korekt me hormon

Pasojat e hipotireozës amtare për fetusin Fakti se çrregullimet e funksionit tiroidian tek të sapolindurit shoqërohen me anomali të zhvillimit të sistemit nervor është i ditur prej mëse një shekulli. Kjo ka cuar në dy koncepte tepër të rëndësishme në endokrinologji, që janë kretinismi endemik si pasojë e pamjaftueshmërisë së thellë të jodit dhe hipotiroidizmi kongjenital sporadic, i cili u bë shkak në vitet 1970 për fillimin e programit të depistimit për diagnostikimin e hershëm të hipotiroidizmit kongjenital sporadik. Të gjitha të dhënat sugjerojnë fort se hormonet tiroidien janë një faktor i rëndësishëm që kontribojnë në zhvillimin e trurit fetal. Në fazat e para të shtatzënisë, prania e hormoneve tiroidien në strukturat e fetusit mund të shpjegohet vetëm me transferimin e hormoneve të tiroides amtare në kompartimentin fetal, sepse prodhimi i hormoneve nga tiroidja e fetusit fillon nga mesi i shtatzënisë. Ndaj, një vonesë në diagnostikimin dhe trajtimin e hipotireozës amtare mund të ndikojë në pikët “IQ” të fëmijës me pasoja në shëndetin edukativ, socioekonomik, dhe publik të cilat mund të parandalohen. Femrat me rrezik për hipotireozë për të cilat është i rekomanduar depistimi 1. femrat me histori për probleme me tiroiden 2. femrat me histori familjare për probleme me tiroiden 3. femrat me strumë 4. femrat me antitrupa tiroidien (nëse e din) 5. femrat me diabet tip 1 6. femrat me të tjera probleme autoimune 7. femrat me histori për humbje shtatzanie ose lindje të parakohshme 8. femrat me infertilitet duhet të kontrollojnë nivelin e TSH si pjesë e investigimit për infertilitetin.


Logos &Art

Na mbyti banaliteti cmyk


14

E martë 8 shtator 2015

Logos & Art Publicistikë

Shqiptarët s’e duan shumë punën Faik Konica

K

ëto ditë një mik na shkruante për një këmbim fjalësh që kish bërë me një Shqiptar. -A do të të mësoj shqipen? Jo, or zot, ç’më duhen mua ato? -Po shqipja është gjuha tënde, duhet të dish ta shkruash. -Unë s’përzihem me të tilla punëra. Fund, e shoh që s’do. Po thuamë psenë e vërtetë të kësaj mosdashjeje. – Do të vërtetën? Nuk del ulefeja me shqipen. S’del ulefeja…! aty është gjithë puna. Po të dilte ulefeja të gjithë ata

shqiptarë që sot mohojnë gjuhën e tyre do ta gjenin të mirë, të bukur të shijshme… Ç’është kjo e Shqipëtarëve që, përveç ulefesë s’duan gjësendi? Besoj se është përtimi. Shqipëtarët s’e duan shumë punën, që nga bujqësia gjer në tregëti të madhe ghithë mjeshtëritë duan, pak a shumë, punë dhe mundime. Po për kundre, a gjen më lehtë se të jetë njeriu “dragat” “memur” “zaptie” a “pasha”?

Rrotë e humbur Marina Mijakovska*

K

BOTË PA KUFI

y do të ishte titulli që do t’i shkonte këtij cikli poezish të poetes maqedonase Mijakovska, sepse sot më shumë se kurrë bota ku jetojmë është e ndarë vetëm me kufij simbolikë politikë. Hapësira, si një prej elementëve të duetit Kohë-Hapësirë nuk mund të lihet jashtë vëmendjes sonë, për më tepër të një poeti që tek të dy elementët, uniteti i tyre është i padiskutuar, shikon mishërimin e botës reale, por edhe të botës shpirtërore, të fantastikes dhe mistikes. Pa hapësirën nocioni i vetë jetës nuk do të kishte kuptim, ashtu si nuk do kishte kuptim ekzistenca e gjithë pasurisë kulturore të një kombi në veçanti dhe të botës në përgjithësi. Pa hapësirën, nëse do të kishte jetë do të ishim ajrorë, gjithmonë thërrmija në kërkim të një vendi për të ndalur fluturimin, sepse lidhjet lëvizje-ndalesë janë tharmi i larmishmërisë së jetës. Nëse në hapësirë do të ishim gjithmonë në lëvizje, në fakt në sensin e gjerë jemi, toka rrotullohet, atëherë asgjë nuk do të na dallonte nga figurat imagjinare që nuk pushojnë kurrë. E pra, ndalesat janë stacione të domosdoshme dhe këto përcaktojnë rrënjët që njeriu i ka hedhur dhe që nuk mund të shkulet kurrë prej tyre. Tatan ka Lyothan ka shprehet se njeriu i përket tokës, ndërsa toka nuk i përket njeriut. Shkëputja për pak kohë nga pozicioni me këmbë në tokë nuk mund të jetë e përjetshme, sepse vetë lëvizja jonë ka limite mbarimi. Në hapësirën tone je mite rrethuar nga Koha e njerëzve dhe e objekteve – siç thotë Marina në poezinë e saj të parë. Por, nëse si pike referimi marrim alkiminë, atëherë interpretimi i kohës dhe hapësirës merr përmasa të tjera, ku koha dhe hapësira individuale e ngushtë e secilit prej nesh tkurret fort, për të kaluar më pas në atë që na bashkon dhe na bën të ndërvepro-

Desha të bëhem shkencëtare, Të shëtis meridianëve të mendimit, Të përmas Hapësirat dhe Kohërat, Të cilat dikush tjetër para meje i kamatur, Pa metër e vizore.

jmë me të tjerët. Dua të ta mat temperaturën – shkruan poetja maqedonase. E ky ritëm jetësor dhe njerëzor ngjan me zërat e përhershëm të botës, me zhurmat, klithmat, rënkimet, brohoritjet për gjithçka kemi krijuar në shekuj, janë tingujt e ëmbël të një ekzistence që zhvillohet vazhdimisht me kontradiktat e saj sa absurd aq dhe racionale, të ndërlidhura pazgjidhmësisht mes tyre. Poeti është shkencëtar po aq sa shkencëtari është poet dhe në këtë harmoni poetike koha dhe hapësira i japin tonet çdo ngjarjeje për të cilën edhe poetja nuk është e qetë. U bëra shkencëtare dhe me duar end shumë fjalë – tingëllon vargu i Mijakovskës. RROTË E HUMBUR Kjo është Kohë objektesh: Radhë njerëzish, Radhë pasionesh Të shkelura Nga syri i dëshpërimit. Nga koha në kohë Dua t’i shkul shigjetat Nga objektet dhe Të të zbuloj ty Tek subjektet. ALKIMIA Po luaj me fijet e Psikoanalizës. dua të ta mat temperaturën me ballin e Pasionit, të ta ledhatoj dëshpërimin me shikimin vigjilent të Dritës, të ta ndriçoj terrin

Është e vërtetë që tregëtia në Shqipëri s’bëhet dot, përveç në qytetet afër detit. Ngarko për tregtim ca barrë nga ato “peshqt” e verës aq të shijshme të Ohrit për t’i shpënë jashtë. Ca kuaj a mushka, duke shkuar anës pronave, nëpër rripa e thika, të ngushta e të rrezikshme, do të bien e do të mbeten në vent, më tutje, ndofta do të dalin kusarët, të të marrin ç’ke e në mbettë nonjë barrë, do t’a arrihne qëllimin pas shtat a tetë vjet e

me impulset meseve të zhvendosura. Dua dhe nuk dua... Dua... Të ta thur kurorën prej kimisë aty mes Diellit dhe Hënës, po këtë e dua. PASIONE Lëngjet e “parajsës” sime vizatojnë rrathë mureve të së Panjohurës. I gërvishtin thembrat dhe pëllëmbët ku përhumben koka dhe gjoksi. U groposa nën ullinj e zhytur nga onomatopeja e munguar.


E martë 8 shtator 2015

15

Logos & Art peshqtë do të jenë pak të prishur. Prandaj rroftë “ulefeja”. Me bie në ment një e pashfaqur (anektode) që rrëfen mirë dëshirën e Shqipëtarit për ulefenë. Pesëmbëdhjetë vjet më parë njoha në Shqipëri një fshatarak i cili dëshironte të bëhej kolhghi. Kish një arë e një vreshtë, por s’i punonte e s’kish bukë. Vente hante nëpër konakët, duke pritur ulefenë. Dhjetë vjet pastaj e poqa përsëri, e ngaqë më ka pasur gjithmotin

enda të kuvendoj me fshtarakët, e pyeta si vente. S’mbaja dot të qeshurën kur më tha që priste ulefenë. Dhjet vjet kish pritur edhe s’qe lodhur. Me gjith këtë, le të mos harrojmë që Shqipëtari, sado përtimtar që është, i vihet shpejt punës posa sheh që puna s’i ka për të vajtur kot. Ndofta keni dëgjuar se kanali i Korinthit, në Greqi, i cili bashkoi dy dete, u-rrëmih më shumë prej punëtorësh shqipëtarë. Punonin, ata

djelmt e shëndoshë të Shqipërisë, punonin e duke i parë, m’u mbush zembëra me shpresë për fatin e Shqipërisë, se ne komb përtimtar, është komb i ngordhur. Nga të gjith anët e Shqipërisë, gjer nga Prizreni, kishin vajtur të punojnë. Njoha atje një Gegë, i cili, në pak kohë, kish mësuar të kuvendonte greqishten. Edhe e kuvendonte aqë të shtrembur e të shijshme, sa kurrë në jetë t’ime s’kam qeshur aq, -e u ndamë si miq të vjetër. 1902

SHKENCËTAR NË POEZI Desha të bëhem shkencëtare, Të shëtis meridianëve të mendimit, Të përmas Hapësirat dhe Kohërat, Të cilat dikush tjetër para meje i kamatur, Pa metër e vizore. U bëra shkencëtare, me duar end shumë fjalë pa u hallakatur andej-këndej, dua ta Hulumtoj këtë horizont, dua ta përshkoj atë dhe me zë të lartë do të klith:

RRJETË MERIMANGE Jam koleksioniste e stringlave të çmuara. fillimisht do të të kërkoj, nën letrën e merimangës sëmurit, do të të gjej.

Nuk jam instrumentiste dyersh e dritaresh, jam vetëm sënduk artizanesh me pluhur mbuluar. HEMISFERAT Do t’ia filloj nga dallimet E gdhendura nën Oqean, Në fonemat E çdo fjale të thënë Që fillojnë me gërmën O Do të të kërkoj.

Në fantazinë time të mortshme dhe të ftohtë shkëlqen imazhi yt i pastër dhe i qetë, si një rreze drite që dielli dërgon nëpërmjet asaj të errëtës kupolë tek qivuri me të thyerin mermer.

Tetërrokshe, Dehje, Mullagë… Do të frymoj I ngulfatur nga Pafuqia ime, Do të të zvarris Para dhe Pas, Pas edhe Para.

E heshtur, e pajetë, në gjumë të thellë, zemra ime mbyllet dhe largohet, dhe atje në qendrën e saj dridhet duke dhënë jetë kur mes zhurmës së kotë të kësaj bote melodia e emrit tënd dëgjohet.

Por ti mos m’i Shkatërrosh liarët mes” Botëve pa Kufi.

Pa përpjekje, pa zjarr dhe pa u ankuar, pa u përpëlitur, në të verbër dalldi, pa shqiptuar asgjë, asnjë tingull të shuar, orët e gjata të natës duke numëruar unë mendoj për ty. Në shqip: Erion Karabolli

Praruar me rreze te arta ky bregdet Deti buqete valesh thurr perjetesisht Rrezuar diku tej nje femije dhe gjume i rende i heshtjes mbi qerpiket me kripe rri Deshmimtar i pagoje dhe tragjik Trondit ti kufinjte e mundesise

Trup i vogel, permendore e kohes se sotme dhe asaj qe do te vije Shkelmuar nga hovi cmendurak i dallgeve te fatit tend mbushur plot me marrezi

Trego vogelush me buzet e djegura nga dallga Perzhitur fytyre e embel nga dielli Trego pse dielli dallga, deti, njerezit ne nje komplot te eger zjarri jeten ty ta vodhen, endrrat ty ti moren

Të gjyshes sime, nga stërgjyshja jote: pasqyrë tepër e lashtë. Më mëso të ligjëroj!

Mendoj për ty, ti jeton në mendjen time, e vetme, e palëvizshme, në çdo orë, pa pushim, edhe pse ndoshta fytyra jote me mospërfillje nuk do t’i resht mbi ballin tim pasqyrimet e flakëve që në heshtje më përpijnë.

Deti shkrumbezon dallget brigjeve aziatike Dallge veshur bardhesish ne endje kridhen Ca varka ngarkuar me kenge resh Nen miklimin e rezeve diellore te Shtatorit Horizontet kerkojne te mberrijne

Vrare henat dhe diejt perrronjte dhe lumenjte buzembremjet dhe mengjeset tek ti

Më mëso të end! Mbledhës jam i mençurisë së shtrenjtë e të bekuar

José Batres Montúfar (El Salvador 1809-1844)

Saimir Perihana

Trup i vogel, peshe e rende sa nje bote dhe gjithesi Vogelush qe priste te rritej dikur e tashmja dhe e arrdhmja bashkuar mbi lekuren e bardhe gri

Poezia është shkencë.

MENDOJ PËR TY

Pa titull

Trego vogelush perse dielli, deti, njerezit Fshehur nen nje turp tragjik Nuk deshmojne per ty tragjedine Trego vogelush nga cila enderr errdhe? Ne cilen enderr shkove? Ngarkuar supesh te brishta Trego perse ike perse u trete? Mes dallgeve te egra dhe indiferences shekullore te shitblerjeve pa turp te nje bote tradhetish mesuar te rroje pafajesine feminore vret dhe shkel Tregome per syte e tu te kalter Fole e shkruar qiellore Vrare ketij buzedeti pa hene Qe dot ti nuk e mberrite Arkivol i hapur enderrash cfilitese Trego per dashurine Per nenen, babane, motrat dhe vellane Trego per qeshjen tende tek jehonte Dikur mureve te muzgeta te qytetit tend Veshur me trishtim Murgj harruar nga bota e tere Veshur sot me flake e tym

Përgatiti Arjan Kallço

*Marina Mijakovska ka lindur më 8.7.1984 në Shkup. Është autore e përmbledhjes poetike “Shpirti nomad”, e botuar në vitin 2010 nga shtëpia botuese “Antolog” në Shkup. Mijakovska ka marrë pjesë në disa manifestime poetike, si në Mbrëmjet poetike të Strugës, në vitin 2010, dhe Netët Korçare të Poezisë në vitin 2012, ku fitoi çmimin e dytë për poezi.

Trego vogelush i shtrire ashtu ne breg pertoke i papranuari vogelush i shekullit XXI Trego dhe une do te te degjoj Thellesine e vuajtjes dhe mjerimit njerezor Perballe nje deti te paane indifferent qe dallget mbi dallge e plage mbi plage hedh *Nga ngjarja e fotos që bëri xhiron e botës, që dëshmon ngjarjet tragjike në Siri


16

E martë 8 shtator 2015

Logos & Art Tregim

Rruga e pyllit Lazer Stani

L

isa S. nuk mundi ta besonte kurrë vdekjen e stërgjyshes së saj, Zoga S., që në të gjallë nuk e pati njohur. (Zoga vdiq në moshën 99 vjeçare, njëzet vjet para se të lindte Lisa.) Grua e sertë dhe dinake, e vrazhdë dhe kryeneçe si një pelë e pashaluar kurrë, Zoga me siguri duhej të kishte shkuar diku, në ndonjë vend të humbur e të largët, andej nga perëndonte dielli, që gjindja ta pandehnin të vdekur e t’u zgjidhej gjuha e ligë që u qe bërë nyje e plagë nga të kafshuarit prej tmerrit dhe frikës, që u pati ngjallur shtati i saj i gjatë e muskuloz prej mashkulli, sytë shpues si turjela, gjuha e saj brisk që i lëshonte fjalët të mbështjella me qeska të përçudshme e të ujëtisura me një lëng të hidhtë zeher dhe sidomos jetëgjatësia e saj që dukej sikur nuk do të sosej kurrë. Ajo qe zhdukur papritmas në një ditë vere, sapo dielli qe ngritur dy pash në qiellin e kthjellët si loti; të gjithë e kujtuan të vdekur, po ajo me siguri qe mërzitur me ata njerëz qyqarë e tutcakë, që i silleshin nëpërkëmbë, rrinin sus para saj e shtireshin si engjëj të përvuajtur. Tha me vete t’ua punonte dhe një herë siç ua kishte punuar gjithmonë, u rrëzua nga shkalla e ra pingul në oborrin e shtruar me kalldrëm, la aty palmuç një trup të pashpirt, dha kushtrimin gjamatar për vdekjen e saj, e kur pa se njerëzit po dilnin të shastisur nga oborret e po vraponin si të tërhuzur, mori shkopin e saj nyjëçan prej thane, zbriti tinëz anës gardhit e u zhduk rrugës së pyllit pa lënë nam e nishan. Por ajo s’mund të ndahej kaq lehtë nga kjo botë (kështu mendonte Lisa), kishte hesape për të larë e, sakaq, duhej të merrte vesh se s’bën kur të kthehej se ç’do të thoshte për të djali i saj i vetëm Ndreu, dy të bijat, Katerina the Pashkja, nipi i vetëm Palushi, nusja e nipit, që gjithashtu quhej Katerina, dhe e stërmbesa Lisa, që do të lindte pas njëzet vjetësh. Asaj i duhej të dinte se s’bën se ç’do të thoshin për të fqinjët e saj (“ Përndryshe s’mund të rehatohem në atë botë”, supozohej të kishte thënë) që, sa qe gjallë, s’kishin guxuar t’ia permendnin emrin, por që kur e pandehen të vdekur nuk lanë gjë pa thënë për të, e quajtën kulçedër me shtatë krena, shtrigë plakë, bushtër, xhinde, nietzezë, koprrace, cipëplasur, sykeqe që çartte edhe gurët, magjistare, përbindshe, nemë e qiellit për kushedi se ç’mëkat të lashtë: për Zoga S. u shpenzua i gjithë fjalori i sharjeve dhe mallkimeve që te fqinjët qe më i pasuri në botë. Hamendje e pagabueshme e Lisës u vërtetua në mëngjesin e 20 majit, kur ajo pa të ngjitej anës së përrojit Zogën, që ende mbante në dorë shkopin nyjëçan prej thane dhe, pas çdo tre-katër hapave, ndalej që të mbushej me frymë, ngaqë nuk do të shërohej kurrë nga astma. Lisa vrapoi t’i dilte përpara, (në dorë mbante peshqirin e lagur që pati dalë ta nderte në gardh), iu hodh në qafë dhe e përqafoi plakën e sertë e të paepshme, i tha, duke çikratur si mëllenjë e trembur, se ajo qe e vetmja që i kishte hapur rrugën e saj, i tha se fqinjët nuk kishin lënë gjë pa thënë për të, por asaj s’ia nxinte goja fjalë të tilla gojëkeqësh, i tha se Marku qe gëzuar kur ti vdiqe, se do të hante mish të fresjkët në varrimin tënd, gjyshi përmend të atin, por ty nuk të kujton kurrë, babai thotë se ishe me kacabuj e nuk duroheshe, nëna më ka treguar se nuk i duroje femrat dhe u nxije jetën. Zoga Spani e dëgjoi në heshtje stërmbesën e saj, sytë iu mbushën me lot, duart iu varën të pafuqishme, shkopi prej thane i shpëtoi nga duart dhe doreza e kthyer iu ndot në baltë në vijën e ujit, që rridhte e mekur te këmbët e tyre. Ajo u përkul e mori shkopin, ia fshiu dorezën me kindin e xhaketës së vjetër, i ktheu kurrizin të stërmbesës dhe u nis rrugës së pyllit aq e dëshpëruar, sa mezi çapitej. Kur po humbiste midis drurëve të lartë (me majë në qiell), ajo tha të vetmet fjalë, që Liza S. nuk mundi t’i harrojë kurrë e i kujtoi gjer në pleqërinë e thellë. Madje, edhe atëhere kur i bënte ngjarjet lesheli e përziente kohë e mote, ajo nuk i ngatërroi kurrë e gjithnjë i rrëfeu esëll fjalët e Zogë Spanit, që i tha kur po humbiste në pyll: “Jetë muti! Si paskam jetuar një shekull pa njerëz!”. *Nga “Misteri i hijeve”, botuar në vitin 1993

Në kohën kur çështja e intelektualizmit dhe vetëdijes shqiptare ishte në kulm të debateve, kur rrjedhat politike ndryshonin me intensitet historinë shqiptare, një prej personaliteteve që mbeti në heshtje, Mihal Zallari me një formim të gjerë kulturor, me një edukatë dhe emancipim perëndimor, të ndërthurur me një nacionalizëm të theksuar të befason kur lexon artikujt e botuar në vitet `30-`40, me gjerësinë shpirtërore, gjykimin e rreptë për fenomene të shoqërisë shqiptare, për thellësinë dhe modernitetin e trajtimit të tyre. Kjo jetë intelektuale është botuar e plotë në librin e përgatitur nga e bija, Elza Poga, ndërsa shkëpusim disa artikuj të botuar në disa prej periodikëve të kohës

Na mbyti banaliteti Mihal Zallari Besa, Tiranë, nr. 1396,10 mars, 1936, f. 2

S

htypi i lirë i hapi rrugën kryesisht banalitetit. Ky nuk rnund të jetë kuptimi i lirisë së shtypit. Me gjithë këtë Qeveria e toleron. Atyre, që ankohen, Qeveria u tregon gjykatoren; g]yq kundra banalitetit! Është tallje! Është një shfrenim liberalizmi! Shumë thonë që kështu e lyp politika e brendëshme. Heq dore t’a kuptoj këtë politikë. Bile heq dorë nga shumë gjëra. Do të heq dorë të kuptoj nevojën e dallimit në të rinj e në të vjetër. Prandaj, Tajar, sa për mua mos u mundo ta shkruash artikullin e katërt në “Illyrin”. Jam ibindur dhe...i mundur! Më mundi banaliteti! Të “shtatët” e “Arbënisë” qënkeshin të fortë. Ata thonë se janë 50 deri 70 mijë. Por mua do të më mjaftonte”dinamiku” që të më mbylli gojën. Pse shkruan? - më pyetnin shumë nga shokët. Pyetja më duket absurde. Shtypi është i lirë, kujtonja unë. Dua të mbrohem si mësues,si njeri, si i ri; prandaj shkrova, ç,kam shruar gjer sot. Kështu e kam kuptuar lirinë e shtypit. Por qysh me artikullin e pare takova në banalitetin: komentet e “Vatrës” për pake më bënë të thyej qafën! Një shok kur më pa të turbulluar më tha: Zallar! Kemi dhënë fjalën të mos skandalizohemi. Mm! U lëkunda dhe vazhdova....të shkruaj në “Illyri”. Një ditë drejtori i “Illyrisë” më dha të kuptoj se artikujt e mij ishin jashtë programit të fletores. Kështu filloi një luftë për çdo artikull qe u shkrua ose nuk u shkrua. Përse ta zgjat: erdhi një ditë që drejtori deshi ti ndryshojë ato që kisha shkruar unë; pastaj erdhën ditët e tjera që drejtori as deshi ti lerë të shtypen dhe kur ika ma hodhi atë artikullin “ Autokritika” nga pas. Dhe kështu u bëre besaxhi! do të më thoni.- Jam i mendimit që “Besa” është gazetë më e ndershme; është e vetmja e cila ka arsye ekzistence: Mbrohet. Ç,arsye kanë “Vatra”. “Arbënia”, “Illyria”? Të mirat dhe të këqijat e “Besës” Janë të sajat. Të mirat dhe të këqijat e shtypit tjetër janë të huaja, të vjedhura të dtktuara! Shtypi tjetër i Tiranës është kryekëput falso dhe banal: iu merr sendeve bukurinë dhe freskinë! Shtypi banal i merr lëvizjes së re (!) bukurinë dhe freskinë kur thotë: ç’të duhet ty se kush jam unë si njeri privat; si gazetar ta mbaroj punën. Shtypi banal i merr lëvizjes së re (!) bukurinë dhe freskinë kur thotë: kam qenë dallkauk; por kam qenë “par diplomatie”!- Dhe të këtille’ njerëz pa një bindje të madhe, pa një jetë në çdo pikëpamje të pastër, duan të frymëzojnë një lëvizje nacional-sociliste,a la HiUer!

Zemra e njeriut është e çuditshme: Herë herë e rrëmbyer dhe e dehur kërkon sikur t’ishte e mundur, ta rronjë jetën e vet në një ditë, në një orë, në një çast! Si një kupë vere, që pimë me një të marrë fryme gjer në pikën e fundit. Herë, herë e kap, si me thene, një fare “anemi” një mpitësi dhe indiferencë: mbyll dyert dhe dritaret dhe bën gjumë!...

Banalet kanë gjetur një gjë te re: Duan një ideologji të tyren, shqiptare! Branko Merxhani na pastë më qafë! Ay që kundra ndërgjegjes thotë në fillim ka qënë fiala, kuptimi, forca; kurse e vërteta është: në fillim ka qënë të bamunit (im Anfang ëar die Tat!- Faust). Djalëria në vend që të bëjë sikurse është ngarkuar me zgjidhë problemet e botës dhe gjoja sikur kërkojnë të krijojnë një ideologji të sajën duhet të ketë një doktrinë: doktrinën e aktivizmit. Djalëria në vend të shajë të vjetrit, bën mirë të kallëzojë vlerat e saj! Jam i mendimit, ose më mirë me thënë kam bindjen që, popuj dhe njerëz si ne, duhet të jenë të thjeshtë në jetën e tyre, ndryshe rrezikojnë të bëhen banalë. Por për me qënë i thjeshtë, zotërinj neoshqiptarë, duhet pak karakter dhe një dozë bonsensi! Edhe një herë arsim Illyria, Tiranë, nr. 35, 24 dhjetor 1935, f. 5 Kanë shkruar dhe shkruajnë kaq intelektualë ilegjitimë. Shkrova edhe vetë një herë si arsimtar mbi arsimin. Më mirë me thënë: lashë të flasin gjendja dhe punët. Mjerisht shumë kujtuan se fjalët me të cilat ia parashtrova publikut atë realitet. ishin brutale. Por brutal është realiteti dhe jo unë. Dhjetë vjet tash jam mësues; dhjetë nxënës nuk munt të gjinden, të cilët të mund të thonë, që kam qënë ndonjëherë me ta brutal. Shkrova një përqindje të vogël të atyre që kam parë dhe ndjej. Shumë janë ata, që u skandalizuan me titullin: padis! Unë vet sot jam penduar! - Padis! Por kujt? pyes unë veten time i pari: Kujt i padis?!- Një humnerë hapet para meje.... O, jo! Nuk padis! Ndërgjegja kombëtare nuk ekziston, ose është në gjumë! Prandaj s’kam kujt t’i padis! Qava thjesht hall, që, kujtoj është edhe ay i djalëris. Djalëri e desekuilibruar! E keqorientuar. Qava hall dhe shpreha një dëshirë: duam, thashë, shkak për entuziazëm të vërtetë. Kërkush më tepër se djaleria ka për të jetuar, nevojën e enthuziazmit. Kërkush më tepër se djalëria ka nevojë për dashuri dhe respekt. Dhe kërkush më tepër se burrat e popullit vet, e kohës së vet mund të inspirojë këtë dashuri, këtë respekt në shpirtrat e djalërisë. Shumë popuj kanë një të kaluar të shkëlqyer, por ata vetë ndodhen parterre. S’mjaftokan burrat dhe idealet e një kohe të kaluar: duhet një elitë e bashkëkohsave; një elitë që neve na mungon. Neve, përsëri, na mungojnë burrat, që inspirojnë dashuri dhe respekt! Duhet të sakriflkohet një brez, mbase shumë breza, që të krijohet kjo elitë dhe që të mos vazhdojë ky popull të eci në hije midis popujve të tjerë.


E martë 8 shtator 2015

17

Logos & Art

Dhuna Jorge Majfud*

P

ërgjithësisht filozofët kanë qenë krijesa tolerante, por jo ndjekësit e tyre. Për luftën gjithmonë nevojitet një lloj çmendurie dhe harrese për çfarë luftohet. Ama, në fakt, barbaritë në Gea (Tokë) nisin me një të vërtetë të përligjur fort nga ndonjë fjalim. Qysh në shekullin XI, poeti, skeptiku dhe pijetari i zellshëm pers, Omar Ibn Khajam, kishte shkruar një këshillë që më vonë u harrua në mënyrën më të suksesshme: «Përpiqu që i afërmi yt të mos vuaj prej urtësisë tënde». Në të gjitha luftrat, të vërtetat që i nxitin ato janë përherë spektatore të thjeshta të krimeve, të cilat i kryejnë ndjekësit e tyre. Për shembull, gjatë Luftës së Ftohtë, një nga sentencat drejtuese thoshte: «Qëllimi justifikon mjetin». Dhe mjetet për të dy qëllimet dihet që ishin tragjikisht të njëjta. Viktimat e Vietnamit apo të Pragës i provuan njëlloj: torturat dhe vdekjen. Në çastet më të ashpra të luftës, si për ushtarin edhe për guerilasin, më i qartë është objektivi ideologjik se sa vetë suksesi i betejës. Kjo gjë, që është aq e arsyeshme në një betejë apo në një ndeshje shahu, bëhet absurde kur konfuzioni është i prirë për t’u përjetësuar. Atëherë qëllimet lihen në harresë për t’u përdorur vetëm mjetet. Gnesologjia nuk këshillon përdorimin e forcës për të demonstruar idetë. Lakmia për të imponuar idetë me forcë është një ndjenjë e zakonshme dhe kalimi i saj në një akt dyfish të papërgjegjshëm, sepse idetë zakonisht janë të gjymtuara apo të gabuara, duke qenë se lindin në një organizëm të programuar për të dështuar pa paralajmërim; dhe sepse dhuna është një përvojë përfundimtare. Përkundrazi, «principet» janë më të besueshme. Po ashtu për arsye tjetër të dyfishtë: sepse, sipas përkufizimit, janë më të thjeshta dhe më të qarta; dhe sepse lindin në një organizëm, i cili kur mbetet lajmëron: zemra. Marrë nga: “Kritika e pasionit të pastër”, kapitulli VXI: Intoleranca, eseja 146.Në shqip: Bajram Karabolli

Sakrificën e kemi bërë, bërtasin shumica e madhe, afer 3 milionë, do të thotë afër 1/5 të buxhetit, për arsim! 3 milionë për të ushqyer afer 1000 nëpunës dhe familjet e tyre, thotë brutalisht realiteti; por jo për arsim! O, jo! Nuk padis kërkënd! Qaj halle! Ndjej nevojë urdhëruese të shprehem. Gjëra që s’thuhen bëhen helm dhe prishin karakterin. Prandaj them: me 3 milionë s’mund të mbahen 900 shkolla fillore dhe 7-8 shkolla të mesme. Ashtu siç nuk është e mundur më 10 kg miell të gatuhen 200 kg bukë. Shkolla tona kanë shumë, tepër shumë, halle. Vjetët kalojnë… Dhe zemra e njeriut hesht e përgjon... Mesnatë ësht, në mes të dimrit mesnatë. Dhe në këtë kohë të vetëmis së madhe kanë dhënë rendez-vous, si pas zakonit, viti plak dhe vit’ i ri. Netët janë përgjithësisht koha e pjekjeve të rëndësishme. Netët janë dhe koha e mbarsjes të ëndravet, të mendimevet, të vepravet dhe shumë njerëz do mos e kujtonin as numëronin jetën e tyre pa netë: netët e dashurisë, netët e tmerit; netë malli dhe dëshpërimi! Mesnatë është; të gjitha heshtin; hesht edhe njeriu me lot në sy dhe me një jo fort të guximshëm gaz në buzë përgjon.... Përgjon pastingëllimin e ëmbël ose t’egër, të telave të zemrës, siç i zuri, sa që mbretëronte viti plak, dor, e Fatit: butë ose rreptë. Hesht dhe përgjon dhe mbase për të parën herë, në këto treqind e gjashtë dhjetë e pesë herë, njëzet e katër orë, njeriu kujtohet, që ky vit merr me vete në varr mundësinë e shumë lumturije; mundësi, të cilën as ndonjë vit, do të mundt që të risjellë as të zëvëndësojë! Zemra e njeriut është e çuditshme: Herë herë e rrëmbyer dhe e dehur kërkon sikur t’ishte e mundur, ta rronjë jetën e vet në një ditë, në një orë, në një çast! Si një kupë vere, që pimë me një të marrë fryme gjer në pikën e fundit. Herë, herë e kap, si me thene, një fare “anemi” një mpitësi dhe indiferencë: mbyll dyert dhe dritaret dhe bën gjumë!... Sa kremtime të natyrës s’u kremtuan, sa mendime s’u menduan; se zemra flinte! I sëndisur dhe keq tronditur njeriu prej këtyre mendimeve lëkundet, ngrihet dhe- si për të harruar-I kthen krahët vitit plak dhe për të parën herë tashti takon sytë e vitit të ri, i cili e kap, e puth në balle dhe e heq me vete në aventura të reja. Dhe zemr, e njeriut vazhdon të dashurojë dhe të shpresojë, gjer sa të vinjë ay vit, i cili do të jetë dhe i fundit!..... Gjer atëhere e mjera zemër, e fortdashura zemr, e njeriut: shumë lumturi!

Nji luftë e paarsyeshme në vazhdim Edhe një herë, edhe një mij herë duhet me përsëritë: Dashurojnë burrat me vullnet të pastër, me shije fisnike dhe me shpirt të ekuilibruar dhe pak pyesim a janë të vjetër ose të rinj, t’ardhur nga orjenti ose nga oksidenti se vetëm burrat fisnikë me ide të preme formojnë elementët ndërtuese! Vetëm këta mund të luftojnë këto kaos mendimesh dhe ndjenjash, në të cilin ka rënë populli shqiptar. Këto cilësi ose janë te mundëshme në popullin tonë dhe atëhere janë të përfaqësuara në të gjitha brezat dhe sidomos brezat që janë kaq shumë aier me njëri-tjetrit, ose nuk janë dhe atëhere s.i ka kërkush. Burrat fisnikë me idera të caktuara i njofim nga guximi që kanë të vënë në rrezik të gjitha për të realizuar idetë e tyre. Shqiptarët e vjetër pra kanë patur një pasion: dashurinë për liri. Liria ka qënë si me thënë botkuptimi i tyre. Kësaj lirije gjyshrit dhe stërgjyshërit tanë i kanë falur lumturinë në familje. Gabimi i tyre ka qenë se kanë lakmuar ta fitojnë me fuqitë e tyre individuale. Mirëpo ky gablm pikëpamjeje dhe jo karakteri, shkaktoi fatkeqësi të pashoqe në historinë e popujve. Shqiptarët gjithmonë në luftë për lirinë e vet, nuk e patën kurrë rast të zhvillqjnë cilësitë e veta, çfarëdo natyre që kanë qënë ato! Një luftë të ndershme por të kotë kanë bërë gjyshrit dhe stërgjyshërit tanë për liri- lirinë s’e fituan! Nji luftë gjoja bëhet sot midis pleqvet dhe të rinjve, midis atyre që kanë ardhur nga orjenti dhe atyre që kanë ardhur nga oksidenti, për të luftuar kaosin - një luftë e paarsyeshme që e shton kaosin, se grupimi i fuqive është i gabuar! Gabim i madh është, them, me i nda shqiptarët në të rinj dhe të yjetër, n’orientalë e oksidentalë. Shqiptarët sikurse të gjithë popujt, ndahen: në të ndershëm dhe në të pandershëm, dua të them në produktiv dhe në parazitë. Dhe tashti dëgjoni bindjen time - kërkujt nuk i lejoj të dyshojë: kam parë Shqiptarë nga ata të brezit të vjetër, që e kanë dashur kët Atdheun e tyre, në kohë shpirterore të ligshta më tepër se shumë shqiptarë të rinj në kohët më të lumtura. Shumë shqiptarë të vjetër që kanë vënë me gëzim të gjtiha në rrezik! Shumë shqiptar të rinj, të cilët as në lartësinë e respektit s’munden të ngrehen. O, jo! Burrnija, fisnikrija, intuisoni, elemente ndërtuese, s’janë privilegje të një brezi, të një civilizimi- se civilizimi do t’ju them këtyrë kulturavet tona oksidentale. Prandaj grupimi i fuqivet duhet të bëhet ndryshe! Kush ka veshë për të dëgjuar le të dëgjojë! Illyria, Tiranë, nr. 36, 31 dhjetor, 1935, f. 1

*Horhe Mahfud (1969) - shkrimtar dhe eseist uruguaian. Ka mbrojtur titujt master në letërsi dhe doktor në filozofi në Universitetin e Xhorxhias (2008). Është i njohur për romanet e sidomos për esetë e tij kritike që janë botuar rregullisht në mediat dhe gazetat më prestigjioze të botës: Milenio Diario (Meksiko), La Republika (Montevideo), Panamá América, La Vanguardia (Barcelonë), Courrier Internacional (Paris), Hispanic Culture Review (Universiteti George Mason), Pegaso (Universiteti i Oklahomës), Tiempos del Mundo (Washington), etj. H. Mahfud, veç Universitetit Georgia ka qenë profesor në Universitetin Linkoln dhe në Universitetin Jacksonville. Ai ka marrë disa çmime letrare ndërkombëtare: Mención Premio Casa de las Américas, La Habana, Cuba 2001, Excellence in Research Award’, University of Georgia 2006, and Faculty Award for Excellence in Scholarship and Professional Activities, etj. Është autor i dhjetëra librave, midis të cilave shquhen: “Koha që më takoi të jetoj” (2004), Qyteti i hënës (2009), “Iluzionistët” (2012), “Kritika e pasionit të pastër” etj.


18

E martë 8 shtator 2015

Kulturë Liderë të feve kryesore nga mbarë bota, si dhe përfaqësues shtetesh çelën në Tiranë manifestimin ndërkombëtar për paqe. Raporti i fesë me politikën dhe feja si perëndi për të zgjidhur krizën, me të cilën njeriu po përballet, kanë qenë disa nga trajtesat për çështjet më adekuate të interpretimit të religjioneve sot, si të krishterë dhe myslimanë

N

dryshimet na bëjnë të jemi më të bashkuar, të krishterë e myslimanë, duke pranuar dhe dashur njëri-tjetrin”. Ky ishte mesazhi i përcjellë dje, nga diskutimet mbi “Të krishterë, myslimanë dhe sfidat e botës globale”, në kuadër të takimit ndërkombëtar të paqes. Në tryezën e diskutimit ishin të pranishëm Michel Santier, ipekshkv katolik në Francë, i cili drejtoi diskutimin, Sayyed Mohammad Ali Abtahi, President në “Institutin për Dialogun Ndërfetar” në Iran, Anour Kbibnech, President “Conseiul Français du Culte Musulman”, Muhja Ghalib, dekane e Fakultetit Femëror të Studimeve Islamike, Universiteti “Al-Azhar”, Egjipt, Klaus Kramer, President “Missio Aachen” në Gjermani, Siti Musdah Mulia, përfaqësuese “Indonesian Conference on Religion and Peace” dhe Guirguis Ibrahim Saleh, intelektual në Kishën Kopte Ortodokse në Egjipt. Për Michel Santier, bota po kalon nëpër kohëra të vështira. “Këto kohë kemi folur gjatë për situata të vështira si atentati në Paris në muajin janar, që u kushtoi jetën gazetarëve, të cilët promovuan lirinë e shprehjes dhe mendimin e lirë. Dhe mjaft atentate të tjera të ngjashme, ku dëshira për të pasur fuqi të pavdekshme po fillon të marrë përmasa të mëdha, ndaj ajo që duhet bërë është të pranojmë, të njohim njëri-tjetrin, të ndajmë eksperienca dhe të respektojmë dinjitetin njerëzor për të zgjedhur besimin, në mënyrë të lirë”, - tha ai. Në lidhje me refugjatët, Santier shtoi se duhet të mobilizohen të gjitha vendet për të pritur refugjatët. Sayyed Mohammad Ali Abtahi, President në “Institutin për Dialogun Ndërfetar” në Iran, gjatë fjalës së tij u bëri thirrje liderëve botërorë të mos e përdorin fenë në emër të politikave të tyre për ta përcaktuar si gjenezë të dhunës. “Feja është e perëndive për të zgjidhur krizën me të cilën njeriu po përballet. Fetë kanë deklaruar se dhuna nuk ka të bëjë me fenë, por me detyrimin e feve për të çliruar njerëzimin, ndaj u bëj thirrje të gjithë liderëve botërorë të mos shfrytëzojnë fenë për operacione politike”, - tha ai. Gjatë diskutimit të tij ai vuri në dukje se ajo që duhet të fuqizohet është raporti i njeriut me ambientin e për këtë, sipas tij, përgjegjshmëria kryesore bie mbi liderët fetarë myslimanë e të krishterë. “Një nga vizionet e fesë është që na bën të kuptojmë se ekziston një lidhje mes njeriut dhe ambientit, pasi askush nuk u krijua rastësisht në një vend të caktuar. Nëpërmjet këtij vizioni ne mund të lehtësojmë rrugën, nëpër sfidat e

Takimi i paqes

Të krishterë dhe myslimanë të jenë të bashkuar me njëri-tjetrin Nishani pret krerët fetarë, paqja gjithmonë e mundshme

P

residenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, priti në Pallatin e Brigadave mbrëmjen e së dielës pjesëmarrësit e Takimit të 28-të Ndërkombëtar për Paqen që po mbahet në vendin tonë. Liderë të feve kryesore nga mbarë bota, si dhe përfaqësues shtetesh çelën në Tiranë manifestimin ndërkombëtar për paqe. Në fjalën e tij, Nishani e vuri theksin te harmonia dhe toleranca fetare që ekzistojnë në vendin tonë. Sipas Presidentit, pikërisht harmonia dhe toleranca po ndihmojnë në integrimin evropian të vendit, pasi janë garanci e stabilitetit dhe përmbushjes së standardeve të kërkuara për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane. “Toleranca dhe harmonia fetare në Shqipëri manifestohen në shumë mënyra, duke nisur nga festimet e përbashkëta të festave fetare, krushqitë, miqësitë etj. Fatmirësisht, kjo tolerancë dhe harmoni fetare është një vlerë e madhe e një kombi të vogël, që sot e transmeton me shumë bujari tek të tjerët për t’i shërbyer zhvillimit, përparimit e mirëqenies së tyre. Kjo vlerë na ka ndihmuar dhe na ka shërbyer edhe në çastet më të vështira, me të cilat jemi përballur ne shqiptarët si komb, duke kontribuar në mënyrë racionale e graduale në ndërtimin e së ardhmes dhe prosperitetit të vendit tonë. Kjo vlerë i ka kthyer shqiptarët kudo janë në faktorë të fuqishëm stabiliteti dhe përparimi”, - tha Nishani. Sipas Presidentit, asnjëherë në histori Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë përballur me konflikt fetar në mes tyre, pavarësisht nga rrethanat dhe nxitjet që mund të jenë stisur në çaste të caktuara dhe kjo falë tolerancës, harmonisë, respektit dhe bashkëpunimit që ka ekzistuar dhe ekziston në mes besimeve të ndryshme fetare në Shqipëri. “Kjo nuk ka qenë, në asnjë rast, një koincidencë e vetme apo e rastësishme, por ka qenë produkt i një tradite të zhvilluar e të kultivuar brez pas brezi me shumë durim, mund e sakrifica”, - tha ai.

botës globale, pasi ne aktualisht po përballemi me problemin e dëmtimit të ambientit tonë, në vend që ta ndërtojmë botën të gjithë bashkë, duke respektuar vlerat e përbashkëta e respektin ndaj dinjitetit njerëzor”,

- nënvizoi Sayyed Mohammad Ali Abtahi. Anour Kbibnech, President në “Conseiul Français du Culte Musulman”, vuri theksin mbi diversitetin fetar, hapjen dhe mikpritjen si tri nga sfidat e botës globale, të cilat sipas

tij janë të rëndësishme të kuptohen. “Hapja, veçanërisht për myslimanët, duhet të bëjë që të shtohet dialogu, ku secili të shprehë fenë e tij apo të reflektojë problematika. Hapja është baza e të gjitha marrëdhënieve njerëzore, por hapje jo në keqinterpretim, hapje e cila shkon në lirinë e mendimit dhe shprehjes për secilën fe, në vlerat që përçojnë”, - tha ai. Në fjalën e saj, Muhja Ghalib tha se bota ka nevojë për paqe të qëndrueshme. “Të gjitha fetë drejtohen nga qielli nga edhe ne kemi nevojë për paqe të ndryshme. Ne jemi vëllezër dhe motra në të gjithë botën, pavarësisht fesë që i përkasim. Unë besoj tek librat e qiellit tek edukimi shpirtëror, t’i mësojmë bijtë tanë e të rinjtë larg dhunës dhe rrugës së gabuar”, - nënvizoi Muhja Ghalib. Në lidhje me ekstremizmin, ajo tha se “ky është një interpretim i gabuar, pasi kush preket dhe beson tek feja, nuk mund të bëjë vepra të shëmtuara. Është e qartë se Zoti i madh ka thënë se njeriu është përgjegjës për veprimet e tij, deri në momentin që do gjykohet, por Zoti dhe librat e shenjtë nuk flasin për dhunë apo cenim të dinjitetit njerëzor”. Ndërkohë që Klaus Kramer tha

se “njohja e fesë si një e drejtë e patjetërsueshme bëhet e mundur vetëm nëpërmjet dialogut”. Situata politike, sipas tij, është pjesë e impenjimit të liderëve fetarë. “Impenjimi ynë është edhe situata politike. Ne po përballemi me shembuj të trishtueshëm. Në Gjermani janë 800.000 kërkesa refugjatësh, të cilët kërkojnë azil, ndaj detyrimi ynë si kishë është të respektojmë dinjitetin njerëzor dhe jo të përkëmbim vuajtjen dhe dhimbjen e tyre”, - theksoi ai. Ai foli gjithashtu edhe për projekte konkrete të realizuara në Pakistan, Liban dhe Afrikën Qendrore, ku ekzistojnë komunitete të përbashkëta ndërfetare, të cilët nëpërmjet dialogut, japin shembuj respekti e dashurie, pa cenuar fenë e askujt. Siti Musdah Mulia, përfaqësuese e “Indonesian Conference on Religion and Peace”, theksoi rëndësinë e takimit të djeshëm. “Bota po përballet me një urgjencë. Të krijojmë vlera të reja, të përbashkëta, të respektit e të drejtave të barabarta. Liria nuk është absolute, por ka një limit që shkon në respektin ndaj tjetrit. Ne kemi nevojë për gjithpërfshirje humaniteti, për parimin e demokracisë, për dialog intensiv në nivel liderësh dhe qytetarësh”.


E martë 8 shtator 2015

19

Kulturë Debati/ A ishte Mitrush Kuteli oficer i nazistëve?! Flet Atalanta Pasko, e bija e shkrimtarit: Çdo përpjekje për ta përfshirë si angazhim në Armatën e Hekurt është gënjeshtër me bisht. Dy shënime nga “Netët moldave”, pas letrave për Lasgush Poradecin, janë argumente që sillen se Kuteli në vitin `42 ka qenë në Shqipëri. Më herët, trashëgimtarët thonë se Dhimitër Shuteriqi ka bërë “një shpifje ahistorike” për Kutelin, si anëtar i Rojës së Hekurt në fashizmin rumun

Atalanta Pasko:

Le ta vërtetojë Kadare praninë e Kutelit në betejën e Stalingradit!

Violeta Murati

D

y letrat për Lasgush Poradecin, që gazeta “Standard” i botoi dje, si dhe sot, në këto dy fragmente nga shënimet e mëposhtme nxjerrë nga libri “Netë moldave” janë argument, e përdoren si fakte nga trashëgimtarët se babai i tyre, shkrimtari Mitrush Kuteli në vitin 1942 nuk ka qenë i rreshtuar në Armatën e Hekurt apo, siç është e njohur beteja e Stalingradit. “Është një gënjeshtër me bisht, çfarë është thënë rreth kësaj teorie”, - ka thënë Atalanta, një prej bijave të Kutelit. Sigurisht nuk mohohet mobilizimi me Frontin e Lindjes, si një detyrim masiv ushtarak për kohën, pasi bëhet fjalë për vitet `40, ka thënë dje për “Standard”, Atalanta Pasko. Trashëgimtarët e shkrimtarit rrëzojnë versionin që qarkullon në librat e Kadaresë: se Kuteli ka marrë “pjesë në betejën e Stalingradit, si oficer i ushtrisë gjermane” me dy argumentet e mësipërme. Ndonëse familjarët kanë treguar se i kanë dërguar një letër Kadaresë, në fillim të `90-ës, për të ndrequr pasaktësitë, ata përsëri këmbëngulin se ky shkrimtar ka vazhduar me të pavërteta edhe tani, më 2015. Ndërsa emri tjetër, jo më me pak ndikim për kohën, një i ri në karrierën letrare, por edhe atë politike, Dhimitër Shuteriqi, ka përmendur të njëjtën akuzë, më herët. Ka qenë Aurel Plasari që i ka mëshuar, ndoshta i pari, faktit se Kuteli s’ka pasur asnjë lidhje me Rojën e Hekurt të

fashizmit rumun dhe se etiketimi i bërë nga Dhimitër Shuteriqi, familjarët thonë se përveçse keqdashës, ishte dhe një “shpifje ahistorike”. Në shënimet e mëposhtme janë dy fakte, me nënvizime, të treguara nga Kuteli, për Salustin, për të cilin thotë se pas shumë vjetësh ka mësuar se ka rënë në betejën e Stalingradit, në gusht 1942, pra që dëshmon se në këtë vit shkrimtari ka qenë në Shqipëri.

Atalanta për të gjitha këto argumente thotë me bindje se nuk mund të bëhet fjalë për përfshirjen e Kutelit në Armatën e Hekurt të fashizmit rumun, ndërsa drejton për të kundërtën, se ku i ka gjetur argumentet Kadareja dhe të tjerë, pasues...

Ndërsa në shënimin e dytë, se në pranverën e vitit 1942 ka qenë në qytetin Bukovins duke u marrë me përkthimin e Shevçenkos, që duhet shumë larg frontit të Stalingradit. Atalanta për të gjitha këto argumente thotë me bindje se nuk mund të bëhet fjalë për përfshirjen e Kutelit në Armatën e Hekurt të fashizmit rumun, ndërsa drejton për të kundërtën, se ku i ka gjetur argumentet Kadareja dhe të tjerë, pasues, duke përfshirë dhe përkthyesin Robert Elsie, kur thonë se është gjendur në Stalingrad. Kuteli heshti dhe u mor vetëm me përkthime në diktaturë, iu ndalua botimi! Ai u fshi nga lista e shkrimtarëve, ashtu si shumë të tjerëve pas `45-ës. Trashëgimtarët për herë të parë ndalen në këto momente, duke dhënë versionin e tyre mbi këto ngjarje të jetës së shkrimtarit. Atalanta, Doruntina dhe Pandeli Pasko në librin “Netë moldave” japin në parathënie e tij dëshminë e tyre, çfarë ka ndodhur me “njollën e errët” kur Kutelit iu edha akuza si “armik i popullit” dhe u dënua “për agjitacion e propagandë”, ndërsa ngrihen nën zë akuza politike, mirëfilli. Arsyeja pse janë përgjigjur tani, në një libër për të atin, si duket kanë ngacmimin, si shkak, nga dy botime: eseistika “Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe”, si dhe libri i fundit i Kadaresë, “Mëngjeset në kafe Rostand”, me pretendimin se edhe pas diktaturës ky shkrimtar ka bërë të njëjtat “gabime”, si shkrimtarët zyrtarë të kohës, duke mos saktësuar të dhënat mbi jetën e Kutelit, që i kushtoi ndalimin e së drejtës së botimit.

Parverë në Transivani Si zbrazëm kupat, Salusti më hodhi një thumb miqësor, për melankolinë tim. -Mos e shihni se u trishtova tani – tha ay- molla është e çelur edhe gati do t’i vijë prapë se Baia Mare është e bukur, po më të bukura zonjushat tona. Qeshëm të gjithë Po më shumë qeshi ay vetë. Me një ofensivë gazi si askush tjetër. Po shkakun e trishtimit, shkakun e vërtetë, nuk e kuptoi as ay si nuk e kuptoja as unë vetë. Sikur e kam edhe tani përpara avokatin Salustiu T., me fytyrën e tij optimiste, gjithmonë optimiste, me sytë ngjyrë gështenje përtej syzeve me ramë elegante, ku nuk dukej as gjurmë dhembjeje. Ish plot jetë, spiritual, i guximshëm- me një guxim që s’përkulej, për të ardhmen.

Kur qeshte, dhe qeshte dendur, i dukeshin dhëmbët e bardhë dhe midis tyre një ndriçim ari, në vargun e poshtëm. Asnjë lidhje nuk bëja asohere midis dhëmbit të tij të artë, të ndritur dhe grushtit me dhëmbë të mbledhur në varret e austriakëve, kur u bë qilizma e vendit. …Ish parverë, ay ish i ri, me një grua të bukur pranë tij që e dashuronte barabar me jetën e saj, ish në vendin e vet. Lidhjen dhe trishtimin tim e kuptoj unë tani, pas kaq vjetësh, kur di se ky Salustiu ra në Stalingrad, në gushtin e vitit dyzet e dy. Salustiu T. ish i ri fort, më i ri prej meje dhe prej vëllait të vet (që i thosh gjithmonë “im vëlla plak”se ay u martua më parë), po jetën e pat shijuar plotësisht. *Fragment nga “Netë Moldave”

Taras Shevçenko -këngëtori i Ukrainës-

E

shkoj nëpër duar, fletë për fletë, përkthimin italisht të Zojushës Mlada Lipovetzka dhe nuk di ku të qëndroj për t’i dhënë lëçitësit shqiptar disa fije nga vepra e Shevçenko-s. Pas një vjershe të bukur vjen një tjatër edhe m’e bukur. Shumë nga vargjet e përkethimit më zgjojnë tingëllin e origjinalit që e kisha dëgjuar kaqë dendur në shtëpinë e Boçkovski-t. Tthërrime prej tyre më trokasin edhe sot në vesh me tingëllin e Fedia-s, të pilotka-s edhe të Boçkovski-t vetë. Përkëthimi që kam përpara është fort i mirë dhe nuk trathëton tonin energjik të origjinalit. Zokusha Lipovetzka ka

ndjerë thellësisht verbin e të madhit ukrainas, edhe e pajisur ajo vetë me dhurata poetike, ka mundur të jetë një interprete e aftë dhe besnike. Me këtë rast dua të shtoj këtu se me kaqë fuqi më pat zotëruar dikur verbi i Shevçenko-s sa kisha filluar t’i përvishem – me ndihmën e një fjalori dhe të një miku –përkëthimit të disa vjershave të tija në gjuhën rumune. Kjo ngjante në parverën e vitit 1942, në qytetin Cernautzi të Bukovinës, ku dëgjohet edhe ukrainishtja edhe ku një rrugë mban, që në kohën e Austrisë, emrin e poetit. Shënime letrare, fragment Tiranë, 1944


20

E hënë, 7 shtator 2015

Sport Bolt: Po mendoj për Rio 2016 Sprinteri xhamajkan, Usain Bolt, ka vendosur të mos marrë pjesë në asnjë garë të mbetur të 2015-ës, pasi do të jetë i fokusuar në përgatitjet për Olimpiadën e Rio De Zhanejros, ku i duhet të mbrojë tri medaljet e arta të fituara në Londër. 29-vjeçari ka preferuar të ndalojë për pak kohë për të nisur stërvitjen muajt e ardhshëm. Në adresën e tij në Twitter, Bolt shkruante: “Pas entuziazmit të javëve të fundit në Kampionatin Botëror në Pekin, kam vendosur të mos garoj më në vitin 2015. Që tani po mendoj për vitin tjetër dhe për Lojërat Olimpike të Rios, ku do të tentoj të mbroj medaljet në 100, 200 dhe 4 herë 100 metra”. Bolt foli më pas për mitingun e Brukselit, ku do të mungojë, si dhe për faktin që e ka mbyllur se-

zonin pa dëmtime. “Kam garuar shumë herë në Bruksel, për disa vjet, mbetet një nga garat më të bukura të cirkuitit. Pista është e shpejtë dhe gjithnjë aty jam ndjerë si në shtëpinë time. Kisha dëshirë të merrja pjesë në këtë turne, por jam i lumtur që këtë herë po e mbyll sezonin pa asnjë dëmtim dhe gati për të nisur mbarë stërvitjen për vitin 2016”. Në fund, atleti xhamajkan nuk harron të përshëndesë dhe falënderojë fansat e tij. “Gjatë këtij viti kam marrë shumë mbështetje e fjalë të mira nga fansat e mi, që më kanë inkurajuar në momente të vështira që kam kaluar, për shkak të dëmtimeve. Ndaj, dua t’i falënderoj të gjithë dhe besoj se ua kam rikthyer pas këtë besim me rezultatet e arritura në Botëror”.

Francë 2016

Të pafat, Portugalia shënon triumfin “in extremis” Kuqezinjtë kanë qenë të pafat, pasi janë ndëshkuar në minutat e fundit nga goli e Miguel Velosos Jurges Veizaj

T Barcelona në kërkim të përforcimeve Barcelona do të kërkojë të përforcohet gjatë afatit kalimtar dimëror, ndërsa përforcimet kryesore pritet të jenë Nolito dhe Andriy Yarmolenko. Sulmuesi i Celta Vigos do të jetë prioritet për ta zëvendësuar Pedro Rodriguez që u largua në drejtim të Chelseat. “Është e vërtetë se ne jemi duke vlerësuar disa lojtarë. Nolito është një lojtar që e do trajneri dhe unë e di shumë mirë, por kjo nuk

është një situatë e lehtë”, ka thënë drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez për Esport3. “Ai është një mundësi dhe ne do të shohim nëse do të mund nënshkruajmë me të apo jo. Andriy Yarmolenko është një lojtar i mirë, por ne nuk kemi negociuar për të”, - ka shtuar ai. Barcelona ka arritur të nënshkruaj me Arda Turanin dhe Alex Vidalin, por asnjëri nuk ka të drejtë të luajë deri në janar.

ë pafat. Ky është përkufizimi më i mirë që mund t’i vendosnim kombëtares kuqezi në ndeshjen e djeshme ndaj Portugalisë. Një sfidë e interpretuar mjaft mirë nga tanët, por luzitanët të ndihmuar dhe nga historia arritën që të shënonin në minutën e parafundit duke i dhënë fund gjithçkaje. Një rezultat i cili nuk i shkon për shtat lojës që u bë, por futbolli është një sport që i rezervon këto surpriza të hidhura dhe duhen pranuar si të tilla. Pjesa e parë nis me një lojë të ekuilibruar nga të dyja kampet teksa përpiqen që të dalin në lojën e tyre. Kuqezinjtë duken të motivuar dhe ushtrojnë presing në sekondat e para të sfidës. Megjithatë, Portugalia rikuperon terren dhe fillon të dalë përpara, duke u treguar mjaft e rrezikshme me Ronaldon në minutat 12 dhe 13. “Topi i Artë” shmang bukur dy lojtarë dhe godet fuqishëm nga jashtë zone, por grushton Berisha në goditje këndi. Sërish Ronaldo që i afrohet golit pas goditjes nga këndi. Portugezi gjendet i lirë në zonë dhe godet, por topi përplaset në shtyllë dhe përfundon jashtë. Pas këtyre episodeve, Shqipëria has vështirësi në kontrollin e topit dhe e dorëzon shumë lehtë. Portugezët sulmojnë vazhdimisht, por për fat të mirë porta e Berishës qëndron e paprekur në 45 minutat e para të sfidës. Ndërsa në pjesën e dytë do të ndryshonte edhe rrjedha e lojës. Do të ishin djemtë e De Biasit ata që do të bënin presionin. Në minutën e 55të do të vinte edhe ndryshimi i

Loja zhvillohet më mirë në mesfushë për të tanët dhe ka më shumë qartësi në lojën që duhet të bëhet. Duke parë këtë De Biasi vendos të hedhë në lojë Roshi për të shtuar sulmet nga krahu dhe për ti dhënë shpejtësi skuadrës

Abrashi me Bashën që do të sillte ndryshime në organizimin e lojës. Ndërsa në krahun tjetër Santos përgjigjet me ndryshimin e Bernardo me Quaresmën. Loja zhvillohet më mirë në mesfushë për të tanët dhe ka më shumë qartësi në lojën që duhet të bëhet. Duke parë këtë De Biasi vendos të hedhë në lojë Roshi për të shtuar sulmet nga krahu dhe për ti dhënë shpejtësi skuadrës. Rasti më i mirë për Shqipërinë do të vinte në minutën e 74-të. Rasti më i mirë për Shqipërinë, Cikalleshi godet nga jashtë zonës dhe topi devijohet duke u përplasur në shtyllë,

Xhaka: Ky është futbolli, përpiqemi për ndeshjet e tjera Mesfushori Xhaka është shprehur pas ndeshjes se është i dëshpëruar për rezultatin, por që në fund duhet të pranosh edhe që mund të ndëshkohesh. Një ndër lojtarët më

të mirë në fushë gjithashtu tha se shpreson që në sfidën ndaj Serbisë të fitojnë për të marrë pikët e nevojshme që duhen për t’u kualifikuar direkt.


21

E hënë, 7 shtator 2015

Sport

Bufon: Pirlo na duhet akoma Kritikat ndaj Andrea Pirlos për paraqitjen e dobët ndaj Maltës i pret Gianluigi Buffon. Sipas portierit të Juventusit, mesfushori i New York City-t mund t’i japë shumë kombëtares në momentet më të rëndësishme, ndaj nuk duhet gjykuar vetëm për një sfidë si ajo me Maltën. “Marotta është shprehur se një lojtar duhet ta kuptojë se kur është momenti për të hequr dorë. Unë mendoj se ky moment nuk ka ardhur as për Andrea Pirlon dhe as për mua. Diskutimi i Marottës ishte i përgjithshëm, që mund të vlejë edhe për mua. Pirlo mund të re-

zultojë i vlefshëm, madje do të thosha thelbësor, kur sfidat të bëhen vendimtare”. Për formën që tregoi në fitoren 1-0 të Italisë me Bullgarinë, kapiteni i të kaltërve komentoi: “Bëra një pritje shumë të rëndësishme dhe e them këtë sepse po fitonim me vetëm një gol diferencë. 150 ndeshje me kombëtaren? Përtej moshës, është e rëndësishme të tregoj se e meritoj të grumbullohem në përfaqësuese”. Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar, Italia kryeson grupin H në kuotën e 18 pikëve, e ndjekur nga Norvegjia dhe Kroacia me 16 dhe 15 pikë.

Mancini: Në derbi me mentalitetin e duhur aty përpiqet dhe Roshi, por pengohet dhe nuk arrin të godasë. Fati me portugezët kësaj radhe. Ndërkohë që pak më vonë do të vinte edhe shansi i artë për Portugalinë. Në minutën e 80-të Eliseu del i vetëm përballë portës dhe tenton parabolën, por fati e ndihmon Berishën dhe topi del jashtë. Në fund italiani zëvendëson edhe Cikalleshin me Balajn për të provuar shanset e fundit, por që vështirë të depërtohet në zonën luzitane. Në minutën e parafun-

Tifozët portugezë vishen me qeleshe Tifozët portugezë kanë zgjedhur një mënyrë shumë të mirë se si të mos ngacmohen nga tifozët. Ata kanë veshur fanellat kuqezi dhe dit do të vinte edhe goli i portugezëve. Quaresma kroson drejt zonës. Veloso kërcen mbi të gjithë dhe shënon duke mposhtur Berishën. Festë në kampin portugez

kanë vendosur qeleshe në kokë dhe dallimi i tyre i vetëm nga tifozët shqiptarë ishte se në duar mbanin flamurët e Portugalisë. ndërsa te kuqezinjtë shihet dëshpërimi. Ndeshja mbyllet me fitoren e portugezëve që marrin kështu tri pikët dhe blindojnë vendin e parë.

Cana: Do të ringrihemi Një humbje e hidhur në fund. U shfaq i zhgënjyer pas përfundimit të ndeshjes kapiteni Lorik Cana, i cili vlerësoi Portugalinë, por mbrojtësi përgëzoi edhe lojtarët kuqezinj. “Me skuadra të tilla duhet të dish se nëse ul përqendrimin, ndëshkohesh. Kështu na ndodhi dhe ne. Bëmë një lojë dinjitoze, duke rrezikuar disa herë. Në pjesën e dytë u shfaqëm të rrezikshëm. Duhet ta marrim si një mësim për të ardhmen. Gjend-

ja ime? Nuk isha në 100% të formës”. Cana bëri edhe një premtim: “Në tetor do të vijmë edhe më në formë. Do të tentojmë ta çojmë kombëtaren aty ku meriton të jetë. Do të jemi të fokusuar te ndeshja me Serbinë dhe Armeninë. Ato gabime për sa i përket pjekurisë do t’i përmirësojmë. Do të ngrihemi pas kësaj humbjeje. Kemi shumë gjëra për të përmirësuar, pasi kemi fatin në dorë”.

Një fitore në derbi me Milanin do të ishte qershia mbi tortë në këtë fillim sezoni për Interin. Një merkato e fuqishme dhe dy fitore radhazi në Serinë A i japin moralin e duhur skuadrës zikaltër për përballjen me kuqezinjtë e Sinisa Mihajlovicit. Sipas Roberto Mancinit, nisja e mirë e sezonit ndikon shumë në besimin që fiton skuadra për t’i përballuar me lehtësi ndeshjet e mëdha, sikurse është derbi i Milanos. “Kemi marrë dy fitore në dy takimet e para, rezultate këto që mund të na shërbejnë për të pasur më shumë besim, por në një kampionat të gjatë 6-7 ndeshjet nuk do të thonë asgjë. Duhet të

punojmë fort për të ruajtur vazhdimësinë e lojërave dhe rezultateve. Ndaj Milanit do të jetë një ndeshje e veçantë, e cila duhet përballuar me mentalitetin e duhur”. Në raport me takimin e fituar ndaj Carpit, Mancini do të ketë në dispozicion edhe goditjet e fundit të merkatos, Ljajic, Felipe Melo dhe Alex Telles. “Jam i kënaqur, sepse merkatoja e futbollistëve edhe e çuditshme dhe e veçantë, jo gjithmonë i arrin objektivat. Kemi qenë të zotë në mënyrën se si i kemi menaxhuar gjërat. E kemi përforcuar skuadrën me lojtarë shumë cilësorë. Tani është e rëndësishme t’i bëjmë të luajnë bashkë”.


22

E martë 8 shtator 2015

Zbavitje

Fjalëkryqi i “Standard” 1

2

3

4

5

6

7

8

17 21

22

28

37

18

19

23

24

29 33 38

10

12

13

14

15

16

20 25

26

27

30

31

32 35

40 45

11

34

39

44

9

41

46

36 42

43

47

48

49 54

55

59

60 64

65

69

50

51

56

57

61

62

52 58

63

66

67

70

Horizontal 1. Paguhen për vonesa 8. Sapo kanë filluar 9. Mosketierët e Dumas 10. Janë grekë 17. Ai i rrufepritësit ishte Benjamin Franklin 19. Fillojnë papritur. 20. Ishin indianët e Oskeolas 21. Fund heroi 22. Ente Prodhuese Urbane 23. Inicialet e Moravia-s 24. Janë si plloça

53

68

71

27. Pan që humbi hijen 28. Një sporti nuk është banimi 29. Zhvillohej me dagerrotipi 32. Fillojnë zakonisht. 33. Italia në Internet. 34. Mund të jenë proteste 37. Lutet pa zë 40. Një shumë brinjësh katërkëndëshi 41. Ka marrë fjalën 44. Thonë se përsëritet 47. Kryeqyteti i Kenya-s 48. Nuk qesh 49. Një skuadër

51. Eshtë material i zi për tastiera 54. Bëhen për të mos u njohur 56. Këndonte me Skunk Anansie 58. Mund të nxirren me mllef 59. Një kompozim i kënduar 60. U grind me Tiestin 62. I famshmi Ellington 64. Saint... qytet francez 66. Detyroheshin të bënin abiura 69. Neeson, aktor 70. Një lokal publik 71. Ishte veshja e Nënë Terezës

Fjalëkryqi pa skemë 1 2

3

4 5 6

7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

31. Eshtë gjimnastika me muzikë 34. Prosper që shkroi Carmen 35. Janë në shputë 36. Fillojnë dobët 38. Një makinë Lancia 39. Eshtë despoti 40. Eshtë heroi i mirë 42. Turner, këngëtare 43. Sjellin shi 45. Një diellor me yll 46. Të çara ato të Shollohov-it 50. Parashtesë e huaj 52. Ishulli i Odiseut 53. Eshtë në bronz në një film shqiptar 55. Në këtë moment 57. Një favor 59. Marubi i fotogr afisë 61. Pak teatrale 63. Mbetur në fund 65. Inicialet e Paganinit 66. Një hektar i fundit 67. Fise pa fe 68. Mbyll një tender

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar K A P

I

T U L L

I

O P E R A T O R T

I

T A N E T R

I

S T O P T O A

E L A A R T

M A T T P

U A S

D A B O

F U

B L T

S L

A L A B A R D A

I

I

P

L U

I

I

I R A T O

C A

T A I

E

I O N

A K E

I R A M I D A

O

T O M A S O I

A

S A M A R K A N D A P E T

R

F

I K

R K N A

I N

I D

A C E

A

L

T T

M I

I

I R A E

E T

I

VERTIKAL 1. Italo i Ndërgjegjja e ZenosAda që qe poete. -Mund të jetë vonese. 2. Një Altin ish-mesfushor. -Mbyllen me epilog. 3. Mund të jetë balistike. -Një simbol për apache. 4. Një syzë në komë. -Një peshë e pastër. 5. Një kamp famëkeq i nazistëve -Një zbulues nëndetësesh. 6. Janë si krahina. -Ruajnë pa ujë. -Muzika e Eminem. 7. Ndërmarrje Gtregtare Tiranë. -Perëdesha që shpërndante drejtësinë. 8. George Eastman. -Një djathë soje. -Fillojnë trajtimin. 9. Mund të jenë kamikaze.

S

B R A V A

I

-Një mund të jepet për trimëri. 12. Egoyan regjisor. -I Dorian Gray ai i Oscar Wilde. -Hapen për ajër.

E R

I

M R M A K

S A K E P

I

G R A N A T A

H I D R O F O B

M A N

C O C O R

A P A R A T F

I

T A N T

H O R U S

N

I

L

10. Janë stinë të acarta. -Zorrë pa zë. 11. Arti japonez i zbukurimit me letra. -Një mund të jetë kokosi. 12. Manastiri tami. -Një tetëshe në këngë. 13. Ekrani i regjisë. -Është ego ime. 14. Janë tre për mijë. -Në mes të një kanali. 15. Një pushim në basket. -Agjenci Doganore Durrës. 16. Aleat pa çifte. -Jodie e Contact 17. Parashtesë për shumë vitamina. -Rrallë është përgjysmë. -Kalimi në kufij. 18. Një fis si liburnët. -Luniare i Schönberg. 19. Është gjë e re. -Mbyllet me dorezë. 20. Formulohet nga prokurori. -Me të bëjnë njën vatër. 21. Janë tek në teste. -Janë marrëveshjet që nënshkruhen. 22. Ente Informative Tiranë. -Ata si sioux janë lëkurëkuq

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 38 kuti HORIZONTAL 1. Të parat në slalom. -Një zhargon në Londër. -Dylan kantautor i famshëm. -Janë vendet si Katari. 2. Ato teknike i zgjedh traineri. -Jules, i kupës së parë të botës në futboll. -Odiseu i romakëve. 3. Kohë... në një film shqiptar. -Janë gazetarë me emër që komentojnë fakte në të përditshmet. 4. Janë kohë ngrëniesh

VERTIKAL 2. Argento akrtore 3. Mbush në kufij 4. Eshtë thirje me emra 5. Janë lloje njerëzish 6. Një apendesit i menjëhershëm 7. Fillojnë në tetor. 8. Eshtë tregti me objekte të shenjta 9. Një objektiv për top gun 10. Eshtë dosja e të dënuarit 11. Inicialet e Munch piktor 12. Lipsen përgjysmë 13. Braktisi Didonën 14. Kush nuk di… mbytet 15. Në mes të Gjergj dhe Alia 16. Një intensive me barna 18. Një gjah në Afrikë 19. Ishin Elia dhe Ezekieli 20. I kulluar, i pastër, puro 21. Makina Agila 25. Eshtë As në kimi 26. Qe sundimtar në provincën perse 30. Roth aktor

-Është lëndë e trekëndëshave. 5. Ente Autonome Rajonale. -Rikthehet pas trazirave. -Është pjesë e dramës. 6. Janë të ndryshme në roror. -Ndërmerren për të përmirësuar qeverisjen. -Turne pa kufij. 7. Tri të parat në koalicion. -Shtatë... në një film të Akira Kurosawa-s. -Qe piktor i famshëm i yni. -Zona Arkeologjike Durrës. 8. Inicialet e Moravia-s.

P S

B A R R A

O T T O

-Motra e Kolë Idromenos. -Inicialet e Turgeniev. -Janë ata që dinë të flasin. -Takim pa fillim e pa fund. 9. Opera e Massenet. -Një sinjal dramatik. -Fillojnë aktvitetin. -Një banor i Cagliari-t. -Në krye të tabelës. 10. Ka aderuar më Parti. -Janë çnjerëzore. -Një vrap pele. 11. Si të gjitha. -Një i thyer në mal.

L E O N A L A

I D A

I N

R A S T O

T A

I N

I

I

I

M A R A

I N

I

I

A T P

I

T E D P E

N

K O M E N T A T O R E A R A U L

K A T E T

I

I N E Z E T E R

E

E R A G U R

I M E T E U T A A

I N S T A L

M L

T

P A P A S T E R T P A L E S T

D E P E R T A

P G T M K T A R M A T A T

E R M I R A S T E V E Z A E A G U

I

S A

I D H E

I R L T A T A

I M E T L A R E M I

T O N E E

T A T E K A T E L A R T E E A R E T A

O D P E S E T A S L R A B A T E K R E R E T S

F E R A T A T O M I

L

I

T A N T E T E T

I


E martë 8 shtator 2015

23

Fjalëkryqi Simetrik

HORIZONTAL 1. Masive është eksod. 4. Ishte formacion ushtarak otoman. 10. Del nga origjinali 14. Tre asa. 15. Eshtë mjerim. 16. Markë sapuni 17. Inicialet e Tesla-s. 18. Janë pallto ushtarake. 19. Dalin duke qarë. 21. Një mund të jetë fotografik. 23. Një mantel. 25. Gëlonin nga gladiatorët. 26. Ishin ushtarë në kohorta. 28. Tre në nomenklaturë. 29. Janë thika. 30. Mund të formojnë edhe ishuj. 31. Hari spiune.

32. Ishin për të peshuar dikur. 33. Janë lajme të vjetra. 34. Janë të shkurtëra në dimër. 35. Ritet pa zë. 36. I forcon ai që bën karrierë. 37. Eshtë përemri si ata. 38. Fundi i një fundi. 39. Bregu i Pallati 176. 40. Eshtë tunel... artesh. 42. Mc... në Formula 1 43. Mund të jenë bar dhe pub. 45. Të parat në argument. 46. Eshtë porosia e fundit 48. Ishin gurë arash. 49. Vala e stadiumit. 50. Mund të jenë fetare. 51. Kishin flamur të zi. 52. Duken të gjata në pritje

VERTIKAL 1. Fleming i James Bond. 2. Eshtë ujëvarë. 3. Fillojnë javën. 4. Janë lloje njerëzish. 5. Një element me simbol N. 6. Gjysmë beteje 7. Kanë marrë fjalën. 8. Drita pa kufij. 9. Inicialet e Altman. 10. Një brinjë në skuadër 11. Nishani që qe president. 12. Një sportist që bën Axel. 13. Ekstreme t e Jeremy. 15. U vra në banjë nga Corday. 16. Louise që dashurinre Gustave Flaubert. 18. Janë enë uji 19. Janë për t’u shpenzuar. 20. I kanë rrënjët nën tokë. 22. Një veshgjatë. 23. Janë në gjyq. 24. Mund të jenë aktet juridike. 25. Dhënë.... si penallti 26. Miku i Batman. 27. Ishte gare e Abebe Bikila-s. 30. Elia regjisor. 31. Janë legjenda. 33. Janë vrulle djaloshare 34. Bëjnë be të gjitha. 36. Janë vrimëza në lëkurë. 37. Mund të jenë elektromagnetike. 39. Campion regjisore. 40. Një shiprt... sportisti 41. Nuk i tregohen babait. 42. Pak latinisht. 43. Gjysmë lirike. 44. Një fjalë pa arsye. 47. Fillimi i filmit. 48. Sikur janë në krye 49. Të parat në orkestër.

Horoskopi 8 shtator 2015 Dashi Dashuroni ashtu si dini dhe ashtu si e ndjeni sot. Vetëm ne këtë mënyrë do përjetoni emocionet qe keni dëshiruar gjithmonë dhe do ndiheni te plotësuar. Beqaret do jene me te qarte pe rate qe duan te bëjnë ne jetën sentimentale dhe do hedhin hapat e duhura. Financat do jene te mira, megjithatë nuk duhet te shpenzoni pa u menduar vetëm për t’ia bere qejfin vetes.

Demi Do jeni shume besnike ndaj partnerit tuaj sot dhe askush nuk do iu tundoje. Edhe ai do ua shprehe serish se ju do pa mase dhe jeni vetëm ju ne zemrën dhe ne mendjen e tij. Beqaret do bënin mire te reflektonin para se te dilnin neper takime. Nëse doni qe financat te mos kenë vështirësi te mëdha, mos shpenzoni kuturu për gjera jo shume te rëndësishme.

Binjaket Ambienti i sotëm nuk do jete shume i qëndrueshëm për çiftet. Do iu ndryshoje shpesh humori dhe here herës do debatoni për gjera te kota me partnerin tuaj. Beqaret do jene te gatshëm te fillojnë edhe aventura vetëm për te mos qëndruar vetëm. Ne planin financiar gjerat do shkojnë me mire sesa kishit menduar. Mund te bëni ndonjë shpenzim me tepër.

Gaforrja Dite mjaft e qëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Te dy i dini mire dëshirat e njeri-tjetrit dhe do mundoheni me sa te mundni t’ia plotësoni qejfet. Beqaret do i kushtojnë me tepër rëndësi shoqërisë dhe nuk do mendojnë si e si te krijojnë një lidhje. Ne planin financiar duhet ta dyfishoni maturinë. Vetëm ne këtë mënyrë nuk do keni probleme.

Luani Jeta juaj sentimentale do shkoje me se miri sot. Do i lini pas te gjitha debatet dhe konfliktet qe keni pasur ne çift dhe do jeni me optimiste për te ardhmen. Beqaret do jene te mbyllur ne vetvete dhe nuk do duan te dalin e te argëtohen me miq. Dijeni se ne këtë mënyrë nuk keni për ta gjetur kurrë atë qe kërkoni. Për sa iu përket financave ato do jene me te qëndrueshme se me pare.

Virgjeresha Do jeni shume idealiste gjate kësaj dite ne dashuri dhe mund te zhgënjeheni paksa. Nga ana tjetër do jepni gjithçka për harmoninë ne çift dhe do jeni te gatshëm te bëni sakrifica te mëdha. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa te reja. Ne planin financiar duhet te kujdeseni shume për financat nëse nuk doni te futeni ne një periudhe te vështirë.

Peshorja Dite e mbushur me surpriza dhe kënaqësi pa fund kjo e sotmja për te dashuruarit. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do e rregullojnë situatën dhe do ndihen me te qete. Beqaret nuk duhet te ngurrojnë ta hedhin hapin e pare nëse me te vërtetë iu pëlqen shume dikush. Ne planin financiar duhet te mendoheni mire para se te bëni çfarëdo lloj investimi.

Akrepi Edhe për ju dita do jete e mrekullueshme dhe e mbushur me emocione. Do flisni edhe për disa tema delikate te cilat me pare nuk keni guxuar as t’i përmendnit. Beqareve do iu gëzohet zemra me ne fund. Do e gjeni personin qe do iu përshtatet me tepër. Ne planin financiar do ketë përmirësime. Kryeni investimet me te rëndësishme qe keni menduar prej kohesh.

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Zbavitje A K T I R A M I P M I N A S T O N P E T E E N E T C E R I T D A M E L E A D E M R A

S E T E R B I Z E T

M E T E R K E T E R

I N A R E N A T O R A L E T T R V K O M I P I R A T O L E G E R E T A T E T Z T S I R K E N E K A M A T

Shigjetari

F I S E T M E T A

F E T A T M I N A T

M A T U R M A R A T

A R A L

T A R I K A T E T

I A D K N A O M N T A O E T T R A I M T A A A L T O R E T

Julia Roberts përgatitet për filmin e ri “Mother’s Day”

J Ata qe janë ne çift do jene gati sot ta çojnë me tej lidhjen e tyre. Disa do mendojnë te bëjnë fejesa e disa te tjerë te fillojnë menjëherë një bashkëjetesë. Beqaret nuk do kërkojnë me ngulm te krijojnë një lidhje, por takimi i rastësishëm me një person te veçante do ua ndryshoje mendimin. Situata financiare do jete e brishte, prandaj kujdes me shpenzimet e tejskajshme.

T

ulia Roberts është fotografuar me duart plot lodra në Malibu, Calif. Aktorja 47 – vjeçare ishte duke marrë fëmijët e saj, binjakët 10 – vjeçarë, Hazel & Phinnaeus, si dhe Henry 8 – vjeçar nga festa e karnavaleve që po zhvillohej në Malibu. Aktualisht Roberts është

angazhuar me xhirimet e filmit të ri “Mother’s Day”, ku do të interpretojë rolin e Mirandës, i cili pritet të dalë në treg në vitin 2016. Filmi do të jetë nën regjinë e Garry Marshall ndërsa pjesë e kastës së aktorëve do të jenë edhe Jennifer Aniston, Kate Hudson, Sandra Taylor etj.

Prof. Green e ka keq me gruan

Bricjapi Marrëdhënia juaj me atë qe keni ne krah do jete përgjithësisht e mire. Sot do zbuloni disa cilësi te tjera te partnerit te cilat do iu bëjnë ta dashuroni edhe me tepër. Beqaret duhet te tregohen paksa te fshehte me takimet qe do kryejnë dhe nuk duhet t’iu tregojnë asnjë as miqve. Ne planin financiar mos kryeni shpenzime marramendëse nëse nuk doni te keni probleme.

Ujori Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe sensualiteti do rizgjohet. Nëse jeni beqare duhet te bëni kujdes me disa zgjedhje. Jo te gjithë personat qe do takoni mund t’iu përshtaten apo mund t’iu bëjnë te lumtur. Financat ne përgjithësi do jene te ekuilibruara dhe aspak problematike.

Peshqit Atmosfera ne çift do filloje te ngrohet gjate kësaj dite dhe komunikimi ndërmjet partnereve do jete me i mire. Harrojeni te shkuarën dhe mendoni vetëm për te ardhmen. Për beqaret nuk do ndodhe asgjë e veçante. Beni akoma me tepër durim nëse doni te gjeni personin e përshtatshëm. Për te përmirësuar financat nuk duhet absolutisht t’iu besoni lojërave te fatit.

P

rofessor Green ka lënë sërish fansat pa fjalë, pasi postoi një tjetër foto të bashkëshortes së tij Millie Mackintosh, kësaj here në vaskë dhe me gjoksin e mbuluar nga këmbët e reperit britanik. 31 – vjeçari e ndau këtë foto me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram, duke i

shokuar ata. Kjo nuk është hera e parë që reperi poston foto intime të bashkëshortes së tij, duke ngjallur shpesh dyshime se e bën këtë për shkak të problemeve mes tyre. Por ai i ka hedhur poshtë këto zëra, duke shpjeguar se i bën thjeshtë për zhurmë mediatike.


cmyk

Profile for Don Lico

Standard 8 shtator 2015  

Standard 8 shtator 2015  

Profile for donlico
Advertisement