Issuu on Google+

Pele: Maradona më dashuron Suplementi Faqe 13-17

Borxhet ndaj biznesit Strategjia e qeverisë, koha dhe kriteret e shlyerjes

Holandezët triumfues dhe dështakë të Milanit

Politikë Faqe 5t

GAZETë E përditshme E premte 7 shkurt 2014 NR: 2877, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI për maqedoni dhe greqi 1 euro www.standard.al e-mail: info@standard.al marketing@standard.al Botim i “standard”

Komisioni hetimor Zbardhen negociatat mes PD dhe PS, tërhiqet mazhoranca

Shuhet legjenda Vaçe Zela

Ema Qazimi: Si u befasova në 1972, nga shpërthimi i Vaçes në lokalet e Parisit e të Greqisë

Dymbëdhjetë orë debate në Kuvend për hetimet në policinë e shtetit. Akuzat dhe replikat

Politikë Faqe 4

Miratohet me 106 vota ngritja e komisionit, LSI 3 vota kundër. Ndryshon objekti i hetimit

Çmimi i biletës Ndryshimi, Bashkia e Tiranës: Qeveria fsheh përgjegjësitë

P

as rreth 12 orë debatesh në Kuvendin e Shqipërisë, pozita dhe opozita gjëtën konsensusin për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar në Policinë e Shtetit... Lexoni në faqen 2-3

Ekzekutori me pagesë

Zbardhet ditari intim, çfarë shkruante Julian Sinanaj para çdo vrasje T ë lutem mos fol me askënd për asgjë, pasi do të të vrasin”. Kjo është fraza e shkruar nga Julian Sinanaj në një bllok shënimesh prej 20 faqesh. Në fillim dhe në fund të bllokut gjendet i shkruar ky shënim, me anë të së cilit vrasësi me pagesë... Faqe 7

Punësimi në Administratë

Kontratat e përkohshme, ja vendet e lira për 541 punonjës cmyk

Faqe 11

Fondet e qeverisë Skemat e reja për fermerët, sektorët prioritarë që përfitojnë 1 miliard e gjysmë lekë

Rrëfimi i ishtë përndjekurit politik:

Sociale Faqe 10

Kitara e Vaçe Zelës në burgun e Spaçit për 22 vjet

18-19 <<

Ministria e Ekonomisë Qeveria e angazhuar për përmirësimin e klimës së biznesit

Faqe 5

Importet Karburantet, “Gjahtarët e natës” / 6 Elbasan / 8 si u shkel ligji Arrest me burg për Vrau djalin dhe nusen, i akcizës

3 djemtë grabitës të karburanteve

burgim i përjetshëm për Engjëll Ucajn

B

P

anda e “Gjahtarëve të natës” mbetet në qeli. Masa e sigurisë “Arrest me burg” është caktuar nga relatori i çështjes për të arrestuarit Rigels Halmusaj, Aleksandër Daci, Kristi Koleci, Bashkim Mellungja, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin...

rokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka dhënë dje pretencën “Burgim të përjetshëm” për Engjëll Ucajn, i akuzuar për vrasjen e djalit...

Ekonomi Faqe 8 Nga Ervin Kaduku


2

E premte, 7 shkurt 2014

Politikë

Seanca plenare

Berisha: Qeveria synon rritjen e çmimit të energjisë, nuk e lejojmë! Braçe: Berisha, përgjegjësi për favorizim të CEZ-it në dëm të KESH-it Florenc Drizari Financimi i projektit linja e trasmetimit 400 KV Shqipëri-Kosovë si dhe projektvendimi i qeverisë për “emërimin e kryetarit të Bordit të Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (ERE)”, u shoqërua me debate të ashpra në seancën e djeshme plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Ish-kryeministri Sali Berisha tha se qeveria po synon të rrisë çmimin e energjisë elektrike dhe projektet e fundit të saj të çojnë drejtë këtij qëllimi, ndërkohë që përfaqësuesit e mazhorancës mbrojtën argumentet se qeveria ka trashëguar një situatë të vështirë në fushën energjitike, kryesisht me borxhet. Duke replikuar me kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçen, Berisha tha se opozita do të vazhdojë të mbrojë interesin qytetarë, pa lejuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike. “Ne qëndrojmë këtu për të bërë avokatinë e interesit publik të qytetarëve. Bëmë një privatizim me BB, i standardeve më transparente. Dështoi dhe ne i treguam vendin. Ju po ndërprisni me orë të tëra energjinë elektrike. Kishin vite që e kishin harruar këtë qytetarët shqiptarë. Ne jemi ata të cilët zhdukëm gjeneratorët, ne jemi ata të cilët garantuam 24 orë energjinë elektrike. Ju qofshi për këto që bëni”, - ka theksuar Berisha. Nga ana e tij, kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekono-

Rama opozitës: Të hapur për komision hetimor, duam t’ju japim një punë Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së djeshme në Kuvendin e Shqipërisë u shpreh i gatshëm që opozita të ngrejë komision hetimor. Edhe pse Kryeministri Rama pranoi të drejtën kushtetuese të pakicës për kontroll parlamentare, ai ironizoi edhe nismën e opozitës, duke thënë se në shumë raste të ngjashme kur ishte në opozitë, qeverisja e mëparshme ia ka mohuar këtë të drejtë. “Përsa i përket asaj që Parlamenti është i detyruar të ngrejë komision hetimor, ju them si dëshmitar i rremë që ka përjetura një pjesë të madhe këtyre proceseve që përballë këtij de-

tyrimi dhe përballë këtyre proceseve të hetimit tërësisht të qarta, në këtë sallë opozita është refuzuar jo për çështje emërtesash, por për çështje me interes kombëtar të provuara nga pasojat e refuzimti. Kështu që duke e mbullur, unë do ju thoja faleminderit për këto dy pika, ju siguroj që përsa na takon, jo këtë hetim, por për çfarë do lloj hetimit dhe çështjeje, ne jemi tërësisht të hapur, mandje do të donim shumë që t’i jepnim një punë opozitës se kështu e papunë, duke i rënë ditë-natë gozhdës së paktoit të kalit të ngordhur, realisht i bëni dëm vendit”,theksoi Rama.

misë, Erjon Braçe, akuzoi nga foltorja e Kuvendit ish-kryeministrin Sali Berisha se ka favorizuar kompaninë private CEZ, në dëm të koorporatës elektroenergjetike shqiptare, KESH. Braçe tha se ish-kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi personale dhe penale për veprimet e tij personale, si pasojë e të cilave KESH është e detyruar t’ua blejë koncesionarëve energjinë dhe t’ia shesë CEZ-it me cmim më të lartë,

“Ne qëndrojmë këtu për të bërë avokatinë e interesit publik të qytetarëve. Bëmë një privatizim me BB, i standardeve më transparente”

Seancë parlamentare

çka rëndon interesat e qytetarëve. Ndërsa shprehu bindjen së çështjes së abuzimit me të dhënat e serverit të DPT-së i duhet shkuar deri në fund, Braçe i kërkoi Berishës të vërë në dukje edhe grabitjen pa maskë, sic e cilësoi ai, të 100 milionë $ nëpërmjet skemës së rimbursimit të TVSH-së. “100 milionë dollarë u vodhën hapur, me numër NIPT-i, me fatura të administratës tënde”, -deklaroi Braçe. Replikat mes ish-kreut të qeverisë Berisha dhe ministrave të qeverisë vazhduan edhe task-forcat e ngritura për të menaxhuar sistemin energjitik dhe vjeljen e faturave të energjisë elektrike. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, deklaroi se task-forca është një

përpjekje e drejtpërdrejtë e qeverisë për të menazhuar emergjencën në sistemin energjetik që ka lënë qeveria e djeshme. “Asnjë familje shqiptare nuk do të mbetet pa drita. Qeveria garanton qytetarët se do të jetë atje në momentin e emergjencës për t’i furnizuar ata me energji dhe po ashtu, po punon për reformimin e sistemit energjetik shqiptar, që është i falimentuar nga keqmenaxhimi dhe korrupsioni, i trashëguar”, - tha ministri Ahmetaj. Deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu, duke akuzuar mazhorancën e sotme për keqmenaxhim të sistemit energjetik në vend, i kërkoi qeverisë që të anulojë faturimin aforfe, duke e konsideruar këtë një zhvatje të xhepit të shqiptarëve.

Debate dhe replika në Kuvendin e Shqipërisë Sali Berisha: Çfarë do të hetojë opozita, ngritjen e krimit në sistem. Këtë do të hetojë. Këtë keni frikë dhe nuk e doni ju. Por ne do ta bëjmë këtë. Nuk është problemi se cili drejtor, por krimi në sistem. Saimir Tahiri: Ulu dëgjoje doktor, se edhe për ty është kjo, ose ik e futi një lopatë si tek ajo fotografia tek liqeni, se e mban mend je mësuar lopçar e lopataxhi. Ulu dëgjoje, ulu dëgjoje. Pse ke frikë të rrish? Sali Berisha: Do kthehem, mos e ki atë merak. Saimir Tahiri: Mirë se e ke lënë Mulin këtu, s’ka problem. Zoti Mul është zëvendësuesi. Flamur Noka: Rregollo fjalorin... Sajmir Tahiri: Në ka një njeri në këtë sallë... (Deputeti Flamur Noka debaton jashtë mikrofonit me Kryeministrin Rama)

Sajmir Tahiri: Z. Mul, dëgjo. Në ka një njeri brenda kësaj salle që ka ndërtuar jetën duke besuar... z. Kryetar, të shkurtër e kam fjalimin. Ilir Meta: Ju duhet të vazhdoni zoti Tahiri, sepse nuk dëgjohen të tjerët. Saimir Tahiri: Dakord. Në ka një njeri brenda kësaj salle që ka ndërtuar jetën duke besuar se gënjeshtra bën xhiron e botës, sa e vërteta nuk ka veshur ende këpucët, ky është pa dyshim deputet Berisha. Kaq vite që e dëgjoj... Flamur Noka: Z. Kryetar i mbaroi koha. Saimir Tahiri: ... Para dy minutash, doli një pijedashës këtu (i drejtohet deputetit Arben Ristani) dhe tha se Selman Tema, mirë që pata kohë të marrë kartelën, është hequr bazuar në ligjin 2007. I dashur pijedashës, ja ku

e kam urdhërin... profesioni veteriner dhe e keni futur në polici. Edi Paloka: Ky zotëria që sapo foli tregoi edhe një herë se sa komike është bërë kjo qeveri. Por bërja komike e kësaj, ka sjellë pasoja tragjike për shqiptarët. Është ministër rendi një njeri që ndan ilacet me Kryeministrin. Nuk e kam fjalën për ilacet që iu kapën të atit kontrabandë. Të atij opercacioni të suksesshëm që doli edhe në analizën e policisë Arben Ristani: Unë edhe ha edhe pi në mënyrë të shëndetshme, por ajo që juve përdorni, nuk do ju rrëzoi vetëm flokët, nuk do ju nxijë vetëm sytë, po mund t’ju marri edhe jetën, prandaj lëreni sa nuk është vonë. Përsa i përket debatit për etikën në Parlament. Kryeministri solli në Parlament uturakun, ministri i Brendshëm solli

lopatën. Në fakt, mirë bënë që i prunë se lidhja që kanë bërë këta të zorrës me gojën do të na i bëj të nevojshme këto vegla në Parlament për t’i caktuar vendin. Flamur Noka: Gjatë kohës që keni qenë në opozitë një zotëri këtu e keni përdor si sharës me pagesë siç përdoren vrasësit me pagesë, sigurisht deri diku e kemi pas kuptuar pse i caktuat një rol sharës me pagesë, por tani i keni dhënë edhe një mandat ministri dhe ia dubloni sharjet me pagesë. Ilir Meta: E keni replikë apo diskutim? Flamur Noka: A ka deputet që flet në këtë gjuhë si ky këtu por pa qenë kategoria e këtij këtu? Po sigurisht nga hashashi kalon tek pluhuri i bardhë dhe pastaj nuk e llogarit më mendja se çfarë thotë goja. Mbajeni e ta gëzoni. Shqiptarët nuk jua kanë borxh.


E premte, 7 shkurt 2014

3

Politikë

Seanca maratonë

Negociata deri në orët e vona mes PD e PS, konsensus për komisionin hetimor Votohet me 106 vota pro kërkesa e PD-së për komision hetimor, 3 deputetë të LSI-së, kundër

Nëpunësi civil, reagon opozita

Kushtetuesja provoi drejtësinë tonë Një ditë pas zbardhjes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese për aktin nomartiv të qeverisë, reaguan edhe ekspretë nga Partia Demokratike. Për juristin e PD-së Ivi Kaso, tashmë është detyrë e administratës të kthejë të larguarit nga puna që u zëvendësuan me militantë partiak. Sipas tij, nëse nuk ndodh kjo, atëherë do të vendosë gjykata për padrejtësinë që po u bëhet. “Vendimi i Kushtetueses vërtetoi pretendimet tona, që akti normativ për nëpunësin civil ishte antikushtetues. Ata që kanë statusin e nëpunësit civil gëzojnë të gjithë mbrojtjen ligjore. Të gjithë ata që janë larguar pa-

Gjykata Kushtetuese

drejtësisht nga administrata, pas 1 tetorit duhet të rikthehen në detyrë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese zhbën veprimet e paligjshme të administratës të kryera që nga data 1 tetor. Administrata të marrë masa për rikthimin e punonjësve që janë larguar padrejtësisht nga puna. Nëse administrata nuk e bën këtë, atëherë është gjykata që me anë të vendimeve do ta detyrojë administratën që ti kthejë në punë punonjësit e pushuar padrejtësisht” - deklaroi Kaso. Gjykata Kushtetuese zbardhi dje vendimin që rrëzonte aktin normativ të qeverisë, që shtyn me 6 muaj hyrjen në fuqi të ligjit për nëpunësin civil.

Florenc Drizari

Kërkesa e re e PD për komision hetimor

Pas rreth 12 orë debatesh në Kuvendin e Shqipërisë, pozita dhe opozita gjëtën konsensusin për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar në Policinë e Shtetit. Më herët opozita kishte kërkuar ngritjen e këtij komisioni, por mazhoranca ai rrëzoi kërkesën në Konferencën e Kryetarëve të mbajtur pak ditë më parë. Gjatë diskutimeve në seancën e djeshme plenare, socialistët argumentuan se kërkesa nuk kishte të qartë objektin hetimeve. Për këtë çështje, Gramoz Ruçi bëri edhe një propozim për plotësimin e kërkesë së PD-së me objekt hetimi. “Propozimi është konkret. Ta ndërpresim këtë debat pa vlerë pa objektin dhe tematikë. Silleni brenda javës objektin e komisionit hetimor në shtratin e këtyre ligjeve dhe pesë vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Silleni përbërjen e komisionit sipas nenit përkatës të ligjit për komisionet hetimore dhe jemi absolutisht dakord ta miratojmë”,- deklaroi Ruçi.

Komisioni do të hetojë periudhën e lëvizjes së drejtuesve në policinë e shtetit, për periudhën 15 shtator deri në 31 janar, 2014 përfshirë largimet, transferimet, dhe punësimet e reja në polici, me qëllim për të njohur tërësisht këtë proces dhe pasojat e sjella në garantimine sigurisë publike. Komisioni ka të drejtë të hetojë dhe të bëjë transparencë të plotë për çdo çështje që përfshihet në objektin e punës së tij, në përputhje me parimet kushtetuese, atë të ndarjes së pushteteve; si dhe duke respektuar dhe duke mos mbivendosur kompetencat e organeve të drejtësisë.

Negociatat Pas propozimit të kryetarit të grupit parlamentar socialist në seancë plenare, homologu i tij demokrat, Edi Paloka kërkoi 5 minuta kohë pushim për t’u konsultuar me deputetët e tij. Por

3

deputetë të LSI-së votuan kundër ngritjes së komisionit parlamentar për policinë

mbledhja e demokratëve duket se kaloi pritshmëritë e kohës së kërkuar dhe deputetët e opozitës zhvilluan mbledhjen në ambientet e Partisë Demokratike, e jo në sallën e seancave pleare siç ndodh zakonisht. Për rreth një orë përfaqësues nga PD-ja dhe PS-ja zhvilluan negociata për objektin e komisionit dhe Kuvendi rifilloi seancën plenarë rreth orës 21:44 minuta. Me fillimin e mbledhjes palët fillimisht kishin rënë dakord më parë dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, lex-

Oerd Bylykbashi: Ngritja e komisionit, i hapet rrugë një çështje shumë të mprehtë, sigurisë publike

oi kërkesën e riformuluar. Në kërkesë thuhet se komisioni do të përbëhet nga 15 deputetë ku shumicën do ta këtë mazhoranca dhe opozita do të kryesojë komisionin hetimor. Objekti i komisionit do të jetë periudha 15 shtator deri në 31 janar, 2014. Në këtërkesë përfshihen hetime për largimet, transferimet, dhe punësimet e reja në polici, me qëllim për të njohur tërësisht këtë proces dhe pasojat e sjella në garantimine sigurisë publike. Përsa i përket emrave të komisionit, deputetët e PS theksuan se duan kohe dhe do t’ja paraqesin Kryetarit të Kuvendit në seancën e kaluar parlamentare. pas këtij çasti, kryeparlamentari Ilir Meta hodhi në votim kërkesën e opozitës për ngritjen e komisionit parlamentar. Kërkesa u votua me konsensus duke marrë 106 vota pro dhe 3 kundër. Nga tabela elektronike e votimit në Kuvend, tregojnë vendet e deputetëve tre deputetëve të LSI-së, Spartak Braho, Monika Kryemadhi dhe Kejdi Mehmetaj. Të kontaktuar nga gazeta, përfaqësues të zyrës së shtypit të

Komisioni hetimor i ngritur në bazë të këtij vendimi bashkë me raportin përfundimtar i paraqet Kuvendit rekomandimet në lidhje me nxjerrjen e përgjegjësive përfshirë ato institucionale, ndryshime apo miratime ligjesh në policinë e shtetit. Komisioni hetimor parlamentar përbëhet nga 15 deputetë, 8 nga mazhoranca dhe 7 nga opozita, kryetari do të jetë i Partisë Demokratike. Komisioni e ushtron veprimtarinë e tij prej një afat dy mujor nga miratimi i këtij vendimi. Ngarkohet që kryetari i Kuvendit që menjëherë të caktojë mjediset si dhe Sekretarja e Përgjithshme. Gramoz Ruçi: Përshëndetje vëllezër opozitar. Duhet të ktheheshit në opozitë për të kuptuar respektimin e Kushtetutës.

Kuvendit të Shqipërisë, as e konfirmuan dhe as e mohuan këtë qëndrim të deputetëve të LSI-së. Më herët deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi theksoi se pas një debati të gjatë, PD-së iu dha e drejta për të hetuar për ngjarjet e fundit në policinë e shtetit. “Pas kaq orësh debati në këtë sallë, më së fundi u ra dakord për një tekst për ngritjen e një komisioni hetimor kjo është një e drejtë e qënësishme. Ramë dakord dhe negociuam për objektin e tij. I hapet rrugë një çështje shumë të mprehtë, siç është siguria publike. Në objekt ne do të hetojnë të gjitha lëvizjet në policinë e shtetit, kontrollin e zbatimit të ligjev në fuqi, tranferimet apo emërimet e reja si dhe njohjen me pasojat që kanë sjellë këto lëvizje”,- tha Bylykbashi. Nga ana e tij, kryetari i grupit parlamentar soicalist, Gramoz Ruçi, theksoi se përshëndeti opozitën që u tërhoq nga kokërfortësia siç e quajti ai, dhe përcaktoi objektin e komisionit hetimor. Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë përfundoi punimet rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme.


4

E premte, 7 shkurt 2014

Politikë Strategjia Fondet më të mëdha shkojnë për grupet e fermerëve që bashkëpunojnë me projekte

Sektori i Bujqësisë do të përfitojë 1 miliard e 115 milionë lekë më shumë se 2013-ta. Me skemat e reja të përfitimit financiar për fermerët, përcaktohet se përveç subvencionimit për degët e agrobiznesit, blegtorisë dhe bletarisë, fondet më të mëdha të shkojnë për ato grupe fermerësh, të cilët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe kanë projekte, të cilat japin më shumë prodhim.

Kështu fondet për pikat e grumbullimit dhe magazinimit rriten nga 5 në 7 milionë lekë, ndërkohë që rritet edhe baza e kreditimit për këtë sektor. Po ashtu kontributi rritet edhe për pjesën e blegtorisë, bletarisë dhe vreshtarisë. Kështu të gjithë ata që duan të përfitojnë nga këto fonde duhet të aplikojnë formularin, që ndodhet në faqen e ministrisë së Bujqësisë, i cili është i ndarë në formu-

larë aplikimi masa 1 dhe formularë aplikim masa 2. Kështu në formularin e parë kërkohen fillimisht gjeneralitetet e aplikuesit, të dhënat e bankës, të dhënat mbi specializimet dhe përvojën e punës, informacion mbi grantet e mëparshme të marra nga skemat e financimit kombëtare ose nga ato të donatorëve, informacion i përgjithshëm mbi investimin si edhe objektivat e investimit.

Fondet e qeverisë në bujqësi

Skemat e reja për fermerët, sektorët prioritarë që përfitojnë 1 miliard e gjysmë lekë Rama: Reforma territoriale është kryeskema për bujqësinë dhe zhvillimin rural Ambasadori i BE-së Degët e bujqësisë që subvencionohen. Prioritetet e fondeve, blegtoria e imët, mbjellja e vreshtit

Sequi: Fonde për bujqësinë, fermeri i varfër sjell një vend në varfëri

Gëzim Saliu Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave shpalli dje skemat e mbështetjes financiare për fermerët. Në konferencën kombëtare “Pagesat në bujqësi si mjet zhvillimi”, ku merrnin pjesë Kryeministri Edi Rama, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, përfaqësues të agrobiznesit, blegtorisë, serave, bletarisë, peshkimit etj. u shpalos vizioni i qeverisë për bujqësinë shqiptare, duke e konsideruar një sektor privat. “Ne jemi zotuar që ta bëjmë fermerin përfitues të drejtpërdrejtë të skemave të mbështetëse, duke vendosur një distancë të qartë nga praktikat diskriminuese dhe korruptive që kanë karakterizuar marrëdhëniet me shtetin dhe sektorin bujqësor gjatë gjithë këtyre viteve. Skema e vitit 2014 kap shifrën 1 miliard e 655 milionë lekëve”, tha Rama. Në këtë kontekst, kreu i qeverisë theksoi se reforma territoriale është kryeskema për bujqësinë dhe për zhvillimin rural. “Duhet një reformë territoriale. Reforma territoriale nuk është thjesht shkurtimi i domosdoshëm i shumë shpenzimeve të kota, të shumë bishtave të korrupsioneve, por është mundësia për kushte të reja të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit, për sisteme të reja të administrimit të burimeve natyrore... Nëse flasim për skema të reja reforma territoriale, është kryeskema e mbështetjes së bujqësi dhe e nxitjes së zhvillimit rural në tërësi”, - tha Rama.

Nga tryeza e djeshme

Skemat Sipas ministrit të Bujqësisë, këtë vit, ndryshe nga çdo vit tjetër, buxheti për mbështetjen financiare për fermerët u rrit me 70%, gjë që tregon, sipas tij, vëmendjen e qeverisë për këtë sektor prioritar për ekonominë. Sipas Panaritit, me skemat e reja të mbështetjes financiare, jo vetëm inkurajohet fermeri për të rritur prodhimin më kosto të ulët, por synohet edhe përdorimi me efikasitet dhe efiçencë i këtyre fondeve. Ndërkohë, drejtorja e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Suela Popa, bëri të ditur skemat e reja të mbështetjes Në skemat e reja prioritet për mbështetje financiare janë edhe serrat me ngrohje dimërore përmes financimit të karburantit

financiare për vitin 2014, në thelb të të cilave është synimi i cilësisë së prodhimit, mbështetja e inovacionit dhe modernizimit në bujqësi, rritja e punësimit si dhe shtimi i të ardhurave në xhepin e çdo fermeri dhe agropërpunuesi. Konkretisht, në skemat e reja prioritet për mbështetje financiare është blegtoria e imët; ngritja e pikave të grumbullimit, ruajtjes dhe tregtisë me shumicë të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale; mbështetja e shoqërive të bashkëpunimit bujqësor; mbjellja e vreshtit; serrat me ngrohje dimërore përmes financimit të karburantit. Për herë të parë mbështeten projekte për hapjen e puseve, rezervuarëve dhe lerave. Risi në skemat e reja është dhe mbështetja për akuakulturën. Ndërsa drejtori i Politikave Rurale në Ministrinë e Bujqësisë, Grigor Gjeci, prezantoi skemat IPARD like (fondet para anëtarësimit për zhvillimin rural), që përfaqësojnë mbështetjen financiare për bujqësinë nga BE në

“Duhet një reformë territoriale. Reforma territoriale nuk është thjesht shkurtimi i domosdoshëm i shumë shpenzimeve të kota”- tha Rama

masën 75% dhe nga qeveria shqiptare në masën 25% me një fond prej 8.270.000 euro, nga të cilat 6.200.000 euro është kontributi i Komunitetit dhe 2.070.000 euro është kontributi kombëtar. IPARD mbështet kryesisht këta sektorë: sektori i mishit, qumështit, frutave dhe perimeve.

I pranishëm në tryezën e organizuar dje nga Ministria e Bujqësisë, ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, theksoi se mungesa e mbështetjes financiare i vret fermerët e një vendi njëlloj si një rrufe apo një pakujdesi nga një traktor. Sipas diplomatit të Bashkimit Evropian, asgjë nuk mund të arrihet pa investuar në sektorin bujqësor. “Mungesa e mbështetjes financiare për një fermer është një vrasje njëlloj si nga një rrufe apo nga një traktor. Bujqësia ka mjaft potenciale në Shqipëri dhe ne po mbështesim ministrinë me një strategji sektoriale. Modernizimi i bujqësisë do të ulte varfërinë në një vend por nuk mund të arrihet asgjë pa investuar. Nëse një fermer është i varfër atëherë edhe vendi është i varfër”, - tha ai, duke shtuar se BE ka dhënë dhe vazhdon të japë një ndihmë të jashtëzakonshme për bujqësinë përmes projekteve IPARD (fondet para anëtarësimit për zhvillimin rural).

Tërheqja Subvencioni i naftës në bujqësi, qeveria rimbursim vetëm në masën 50% Qeveria tërhiqet nga plani për të subvencionuar naftën në bujqësi, duke u ndalur vetëm te rimbursimi në masën 50% të vlerës së karburantit për serat me ngrohje. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, kjo është zgjidhja më e përshtatshme për këtë vit, për sa kohë propozimet e sjella nga grupet e interesit nuk kanë ofruar sigurinë për funksionin e suksesshëm të kësaj skeme.


E premte, 7 shkurt 2014

5

Politikë

Borxhet ndaj biznesit

Takimi

Zbardhet strategjia e qeverisë, kriteret dhe koha e shlyerjes Kësti i parë i borxhit shlyhet brenda marsit, 350 milionë dollarë shpërndahen brenda 2014-ës Huaja e qeverisë me FMN-në dhe BB-në, përcaktuese për faturën e borxhit 720 milionë dollarë jë 350 milionë dollarë borxhe, çka do të thotë 50% e detyrimeve, shifër kjo që mbetet për t’u konfirmuar në varësi edhe huasë që do të marrë qeveria nga FMN-ja dhe Banka Botërore. Marrëveshja me FMN-në për financimin e borxhit që qeveria u ka bizneseve për punët publike,do të miratohet nga Bordi i Drejtorëve të këtij institucioni të rëndësishëm financiar ndërkombëtar në mesin e këtij muaji. Kushti i vendosur nga FMN për këtë borxh ndaj qeverisë është që rëndë-

Gëzim Saliu Qeveria ka përcaktuar strategjinë e për shlyerjen e borxhit ndaj biznesit, ku parashikohet që gjysma e tij të ndahet tek sipërmarrësit brenda vitit 2014. Nisur nga fakti se brenda këtij muaji do të miratohet kësti i parë i borxhit që Fondi Monetar Ndërkombëtar do t’i japë ekzekutivit shqiptar, pritet që fillimi i shlyerjes së borxhit të nisë në muajin mars. Zëvendësministri i Financave, Erion Luçi, i cili është edhe drejtuesi i Komitetit Ndërministror që do të merret me procesin e shlyerjes së borxhit të qeverisë ndaj biznesit, bëri të ditur se pagesa do të nisë nga faturat më të vjetra në kohë. Borxhi Qeveria ka parashikuar që për një periudhë trevjeçare të shlyejë të gjitha borxhet e prapambetura që ka ndaj bizneseve dhe individëve, të përcaktuara në shifrën e 720 milion dollarëve. Sipas parashikimeve, kësti i parë i shlyerjes do të nisë në muajin mars, kohë kur qeveria do të marrë edhe shumen e parë, të parave nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Sipas Luçit, në muajin mars do të lëvrohet transhi i parë prej 100 milionë euro nga FMN-ja, ndërsa nga kjo marrëveshje pritet që qeveria shqiptare të marrë një borxh prej 300 milionë euro ku synohet të shlyhet thuajse gjysma e borxhit. Nga ana tjetër, Ministria e Financave ka përcaktuar 5 llo-

Zv.ministri i Financeve, Erion Luçi, bëri të ditur se pagesa do të nisë nga faturat më të vjetra në kohë

Foto ilustruese

Qeveria ka parashikuar që për një periudhë trevjeçare të shlyejë të gjitha borxh­et e prapambetura

jet e detyrimeve, që nisin me pagesat e punëve publike, për mallra apo shërbime, vijon më tej me TVSH-në e parimbursuar, kthimin e tatimit si dhe me vendimet gjyqësore që lidhen me shpronësime apo largime nga puna. Ndërkohë, ministritë e linjës po përgatisin të gjithë listat e projekteve të përfunduara dhe që s’janë paguar, në mënyrë që shpërndarja e tyre të jetë sa më korrekte. Duke iu referuar buxhetit të miratuar të 2014, qeveria ka vendosur që brenda këtij viti të pagua-

si ti jepet faktit të shlyerjes së të gjitha detyrimeve brenda këtij viti, duke mos krijuar më borxhe të reja. Ndërkohë, i gjithë procesi parashikohet të mbyllet në vitin 2016, ndërsa pritet të ketë edhe ndryshime ligjore, për të përcaktuar saktë si p.sh në rimbursimin e TVSH-së apo edhe në ligje të tjera, me qëllim parandalimin e krijimit të borxheve të reja. Nga ana e tij Kryeministri Rama, pavarësisht se nuk ka dhënë asnjë afat për shlyerjen e borxhit, ka deklaruar se gjithë procesi i do të jetë transparent dhe i monitoruar qartësisht në mënyrë që, sipas tij, askush të mos hedhë akuza për shlyerje selektive.

Raunig: S’jemi arbitër mes së majtës dhe së Ministria e Ekonomisë: Qeveria e angazhuar djathtës, Shqipëria faktor stabiliteti në rajon për përmirësimin e klimës së biznesit Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Florian Raunig, deklaroi se Shqipëria është një faktor stabiliteti në rajon. Në një bashkëbisedim të zhvilluar dje me një grup studentësh dhe aktivistësh të shoqërisë civile, ku fokusi i këtij takimi ishte rreth historisë dhe veprimtarive të Prezencës së OSBE-së, Raunig u shpjegoi studentëve arsyet që çuan në vendosjen e një Prezence të OSBE-së në Shqipëri, në vitin 1997. Ai foli gjithashtu se si është zhvilluar marrëdhënia me vendin pritës përgjatë 17 viteve të shkuara, si dhe rreth përparësive specifike që ka Organizata në krahasim me organizma të tjerë ndërkombëtarë. “OSBE-ja është partnere e Shqipërisë dhe Shqipëria është pjesë e OSBE-së. Ne jemi këtu

Florian Raunig

si një ofertë për vendin. Ne nuk jemi këtu për të kontrolluar. As jemi arbitër mes së majtës dhe së djathtës. Ne jemi këtu për të ndihmuar në forcimin e demokracisë dhe për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë për qytetarët e saj”, - tha ai. Duke folur për rolin e Shqipërisë në rajon, ambasadori Raunig tha se qysh nga viti 1991, Shqipëria ka pasur një politikë të jashtme shumë konstruktive.

biznesit dhe mbështetjen Agjencia Shqiptare e e sipërmarrësve. PakeZhvillimit të Investita e re fiskale, Këshilmeve (AIDA) prezanli Ekonomik Kombëtar, toi dje projektin “Aksesi i Bizneseve në financë”, masat lehtësuese për në bashkëpunim me fasonet që po avancojAgjencinë Japonnë me shpejtësi dhe së eze të Bashkëpunimafërmi, krijimi i Këshilit Ndërkombëtar (JICA), Ministria e Ekonomisë lit të Investimeve, një si ndihmë për sipërtjetër premtim i rëndëmarrësit e rinj të SME-ve. Zv. Minissishëm i Kryeministrit që do të realtrja e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë izohet brenda pak kohësh. “AIDA do dhe Sipërmarrjes, Brunilda Paskali, të ndihmojë me të gjitha projektet zhvlerësoi bashkëpunimin AIDA-JICA villimin e bizneseve të reja dhe fuqisi ndihmë ndaj bizneseve për të njozimin e SME-ve ekzistuese përmes hur aksesin në financë në marrëdhëniprogrameve dhe në përputhje me plaet me bankat. Ajo gjithashtu konfirmoi nin që ka qeveria dhe ministria në përangazhimin e Qeverisë shqiptare dhe puthje me modelin e ri ekonomik, që Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në synon pikërisht rritjen e biznesit venveçanti për përmirësimin e klimës së das dhe të huaj”, tha Paskali.

Venizelos, Bushatit: Shqipëria do të marrë statusin brenda Presidencës greke të BE-së Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në takimin e zhvilluar dje me homologun e tij grek, Evangelos Venizelos, shprehu vullnetin e qartë të Shqipërisë për të biseduar dhe trajtuar të gjitha çështjet me ndikim të drejtpërdrejt për qytetarët tanë, që nuk kanë marrë ende zgjidhje. Duke theksuar rëndësinë vendimtare të perspektivës evropianë të Shqipërisë dhe vlerën strategjike të partneritetit dhe bashkëpunimit me Greqinë, Bushati, vlerësoi vizionin e presidencës greke për përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si shenjë e kontributit të vazhdueshëm të Greqisë për stabilizimin dhe ankorimin përfundimtar të rajonit në rrjedhat evropiane. Ministri Venizelos theksoi se “raportet mes dy vendeve tona janë të një rëndësie strategjike dhe se intensifikimi i tyre përbën interes të ndërsjellë”. Gjithashtu, ai shprehu bindjen që Shqipërisë t’i jepej statusi i vendit kandidat brenda presidencës greke të BE-së. Po ashtu dy homologët

Bushati-Venizelos

vlerësuan se partneriteti parësor politik dhe strategjik mes dy vendeve përfton një dimension të ri, atë evropian, duke promovuar më tej proceset integruese të Shqipërisë me familjen evropiane. Gjithashtu ditën e djeshme në kuadër të vizitës së tij në Athinë, ministri Bushati zhvilloi një takim kryeministrin grek Antonis Samaras, ku kryediplomati shqiptar paraqiti vullnetin e palës shqiptare për trajtimin e të gjitha çështjeve të hapura midis dy vendeve në frymën e besimit të ndërsjellë përmes dialogut dhe konsultave në të gjitha nivelet, në përputhje me realitetin e ri në Ballkan. Ndërkohë që Samaras ka pohuar “vullnetin e palës greke, për të shkuar drejt një marrëdhënieje të orientuar nga zgjidhja e problemeve, duke mos mbetur peng i së shkuarës”.


6

E premte, 7 shkurt 2014

Kronikë

Elbasan Vrau djalin dhe nusen, burgim i përjetshëm për Engjëll Ucajn

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka dhënë dje pretencën “Burgim të përjetshëm” për Engjëll Ucajn, i akuzuar për vrasjen e djalit të tij, Sokolit, dhe bashkëjetueses së djalit, Gulia Baldassari, shtetase italiane. Ngjarja për të cilin akuzohet Ucaj ka ndodhur në 30 janar të vitit 2013. Në konkluzionet përfundimtare të paraqitura ditën e sotme para gjykatës, prokurori i çështjes, Millan Laska rindërtoi dinamikën e ngjarjes dhe paraqiti faktet dhe provat që vërtetojnë se personi i akuzuar e ka kryer veprën penale me dashje. Pavarësisht kundërshtimit të Proku-

rorisë, Gjykata pranoi kërkesën e avokatit të të pandehurit për gjykim të shkurtuar. Avokati i tij mbrojtës ka pranuar dy vrasjet e kryera nga klienti i tij dhe për këtë qëllim, ai ka kërkuar që seancat gjyqësore të jenë të shkurtuara. Avokati i të akuzuarit ka kërkuar që të rinjihet edhe një herë me konkluzionet e nxjerra nga organi i akuzës, propozim i cili u mor parasysh nga trupi gjykues, i kryesuar nga Pajtime Fetahu, ndërsa kjo e fundit i ka dhënë kohë avokatit mbrojtës datën 19 të këtij muaji, ku edhe do të zhvillohet seanca përfundimtare e çështjes “Ucaj”.

Engjëll Ucaj

Një viti më parë, i pandehuri Engjëll Ucaj, ishte konfliktuar me djalin e tij Sokol. Engjëll Ucaj e kishte denoncuar djalin në Polici dhe pas kësaj ngjarjeje, familja kishte rënë në qetësi deri në orët e vona të mbrëm-

jes, kur edhe sërish kishte nisur debati mes tyre. Sokol Ucaj kishte debatuar me babin e tij për faktin se pse ky i fundit e kishte denoncuar në Polici, dhe pas debatit, sherri agravoi me dhunë fizike mes tyre, deri në momentin kur Engjëll Ucaj merr armën dhe qëllon në drejtim të djalit të tij, duke e lënë të vdekur në vend. Pas kësaj, ai ka qëlluar edhe nusen e djalit të tij, shtetasen italiane, e cila humbi jetën si pasojë e plumbave të marrë. Prokurori Millan Laskaj kërkoi dënimin me “Burgim të përjetshëm”, për të pandehurin Engjëll Ucaj.

Banda e “Gjahtarëve të natës”

Arrest me burg për 3 grabitësit e karburanteve Hetimet, prova më e rëndësishme e organit të akuzës, pamjet filmike të kamerave të sigurisë Gjykatë, 3 të arrestuarit mohojnë akuzën: Çdo gjë është një sajim, ne nuk jemi hajdutë Anxhela Tato Banda e “Gjahtarëve të natës” mbetet në qeli. Masa e sigurisë “Arrest me burg” është caktuar nga relatori i çështjes për të arrestuarit Rigels Halmusaj, Aleksandër Daci, Kristi Koleci, Bashkim Mellungja, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin karburantet në orët e vona të natës. Për organin e akuzës, një ndër provat më të rëndësishme që i implikon të rinjtë në vjedhjet e kryera janë pamjet filmike të marra nga kamerat e sigurisë, paçka se para gjykatës të arrestuarit mohuan akuzën. Këta shtetas u arrestuan 3 ditë më parë, nga forcat e policisë së komisariatit nr. 1 në kryeqytet. Në daljen e tyre para gjykatës, tre të arrestuarit mohuan akuzën. Ndërsa organi i akuzës pas provave filmike të marra nga kamerat e sigurisë në karburantet e vjedhura, mundi t’i identifikonte autorët dhe të zbardhte skemën e përdorur në vjedhjet e realizuara. Prokuroria Sipas hetimeve të organit të

Gjykata e Krimeve të Rënda

akuzës, më datë 23 janar në vendin e quajtur Bërzhitë tek karburant “E”, persona të paidentifikuar janë afruar me një automjet tip “Volkswagen”, i cili ka kërkuar që të furnizohej me benzinë në shumën 5000 lekë. Në momentin që mjeti ka mbaruar së furnizuari, njëri nga personat që ishte në mjet e që ishte përjashta tij në momentin e furnizimit, ka goditur pu-

Organi i akuzës pas provave të marra nga kamerat e sigurisë, mundi t’i identifikonte autorët dhe të zbardhte skemën

nonjësin e karburantit e më pas kanë ndërhyrë në goditje edhe personat e tjerë që ishin në mjet. Ata kanë vazhduar të ushtrojnë dhunë ndaj dy punonjësve të karburantit. Pas kësaj ata kanë marrë me dhunë shumën 13.000 lekë në zyrën e karburantit si dhe tre aparate celularë me numrat përkatës në ta. Pas kryerjes së vjedhjes ata kanë lidhur me natriban dy punonjësit e janë larguar me shpejtësi. Nga hetimet ka rezultuar se më datë 2 janar Rigels Halmusaj komunikon me shtetasin Aleksandër Daci, lidhje e ngushtë shoqërore me të. Në komunikimet e kryera rezulton se po përgatiteshin që të kryenin një vjedhje me dhunë në një pikë karburanti në aksin rrugor Tiranë - Korçë. “Konkretisht, rreth orës 18:45 është konstatuar mjeti me targa “AA xxxxx XX”, i cili është në përdorim të R. Halmusaj, përdorur në vjedhjen me dhunë të karburant “E” më datë 24 janar. Mjeti në fjalë ishte i parkuar në vendin e quajtur Rruga e Laknasit në Kamëz. Rreth orës 20:00 në këtë mjet ka hipur shtetasi R. Halmusaj dhe më pas K. Koleci, tek stacioni i au-

Kontrabandë mallrash, pranga doganierit Lejimi i kalimit të mallrave kontrabandë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Portit të Durrësit ka çuar në pranga një doganier dhe një tregtar nga Sauku, si dhe ka vënë nën hetim një doganier tjetër. Arrestimi i tyre është bërë mbrëmjen e djeshme pas operacionit policor të koduar “Porosia” nga Sektori kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorisë e Policisë së Qarkut të Tiranës. Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, doganieri 28 vjeçar Ismail N., doganier, lindur dhe banues në Durrës, tregtari Sami D., 43 vjeç, lindur në Has dhe banues në Sauk, Tiranë dhe dogan-

ieri Artan P., 44 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, i cili po gjykohet në gjendje të lirë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin tregtonin konfeksione të ndryshme kontrabandë, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Portit të Durrësit. Dyshohet se mallrat që Sami D. i merrte me porosi nga Anglia administroheshin nga i vëllai i tij, shtetasi Flamur D. Më pas me një automjet tip fugon i kalonin përmes portit të Durrësit, pa u zhdoganuar. Pas hetimit, rezultoi se dje rreth orës 08.10, shtetasi Sami D. ka hyrë në pikën e kalimit Kufitar Durrës me automjetin furgon “MercedesBenz Sprinter”, me targë PG 08UUH

dhe më pas ka dalë nga pika e kontrollit doganor pa u kontrolluar dhe zhdoganuar. Gjatë kontrollit dhe sekuestro u gjendën: çanta, mallra konfeksione me natyrë tregtare, pajisje dhe pjesë këmbimi për automjete të tipit “Land Rover”, televizorë plazma, disa kompjuterë laptop, telefona celular, biçikleta, si dhe një sasi e konsiderueshme parash në valutë paund. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme, ndërkohë që vazhdon puna hetimore për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në aktivitet të kundërligjshëm.

tobusëve të Kamzës ka hipur F. Mellungja, A. Daci dhe B. Mellungja. Kanë ndaluar tek pika e karburantit “B”, ku janë furnizuar me karburant dhe më pas kanë lëvizur në drejtim të aksit rrugor Tiranë-Elbasan. Në vendin e quajtur Hotolisht janë ulur në një lokal duke vazhduar lëvizjen në drejtim të Pogradecit. Në dalje të Pogradecit kanë ndaluar në një pikë loto sportive, kanë qëndruar për rreth 15 minuta dhe më pas kanë lëvizur në drejtim të Korçës. Në hyrje të fshatit Nizhavec janë takuar me një person, i cili është identifikuar nga ana jonë me emrin O. Bacllari. Pasi kanë qëndruar për rreth 15 minuta kanë lëvizur sërish në drejtim të aksit rrugor Korçë - Pogradec - Elbasan - Tiranë. Gjatë gjithë rrugës këto shtetas ndaloni shpejtësinë kur shkonin pranë pikave të karburanteve. Në Pogradec janë shoqëruar nga policia dhe pas verifikimeve janë lënë të lirë. Në zonën e Saukut janë shoqëruar në polici. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet janë gjetur disa kaçavida, ngjitës natriban si dhe një mjet prerës biçak”, - thuhet në dosjen hetimore të akuzës.

Prokuroria kërkon 17 vjet heqje lirie për nipat e Frrokut, Ndue dhe Jak Jaku Prokuroria kërkoi dje nëntë vjet burg për Ndue Jakun dhe 8 vjet burg për Jak Jakun, nipërit e Arben Frrokut, të akuzuar për armëmbajtje pa lejë dhe posedim lëndësh narkotike. Pretenca u dha sot në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë. Kushërinjtë Jaku akuzohen për armë pa leje dhe posedim droge. Ndue dhe Jak Jaku janë nipat e të akuzuarit të drejtësisë Arben Frroku, i akuzuar për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Armët në shtëpinë e Jakajve u gjetën pas vrasjes së Dritan Lamajt në Shkurt të vitit 2013. Jak Jaku u arrestua në Greqi së bashku me biznesmenin Arben Frroku pas një urdhër-arresti ndërkombëtar pas vrasjes së kryekomisarit. Ai ndodhej në atë kohë i arrestuar në Greqi, në pritje të ekstradimit, ndërsa vëllai i tij Ndue Jaku ishte i arrestuar në Shqipëri. Jaku u ndalua në lidhje me vrasjen e Lamajt, por pas hetimeve, i dyshuar kryesor rezultoi vetëm Arben Frroku.


E premte, 7 shkurt 2014

7

Kronikë

Ditari i një vrasësi

Ja çfarë shkruante Julian Sinanaj për vrasjet Julian Sinanaj kishte shkruar 2 herë në bllok që të mos fliste me askënd për asgjë 31-vjeçari mbante në bllok listën e plotë të armatimeve si dhe datat e vrasjes së Çelës dhe Veizit Anxhela Tato

Prokuroria

“Të lutem mos fol me askënd për asgjë, pasi do të të vrasin”. Kjo është fraza e shkruar nga Julian Sinanaj në një bllok shënimesh prej 20 faqesh. Në fillim dhe në fund të bllokut gjendet i shkruar ky shënim, me anë të së cilit vrasësi me pagesë i bën thirrje vetvetes që të ruajë fshehtësinë për çfarëdo që ka bërë. Është me të vërtet interesant fakti që vrasësi me pagesë ka zgjedhur të shkruajë këtë thirrje lutëse për t’i rikujtuar herë pas here vetes se në çfarë rrethi vicioz është i përfshirë. Frika nga kushërinjtë Mëhillaj, ekzekutimet dhe atentatet e trembnin Julianin, i cili preferonte që t’ia rikujtonte vetes në një bllok të vogël. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se vrasësi me pagesë do t’u nënshtrohet dy seancave me një psikologe, e cila do të ndërtojë profilin e 31-vjeçarit. Dy seancat janë caktuar që të zhvillohen javën e ardhshme, por mësohet se në analizë do të merret edhe blloku i shënimeve të vrasësit me pagesë. Burime bëjnë me dije se në këtë bllok kanë qenë të shënuara me data ekzekutimet e biznesmenit Agron Çela, peshkatarit Sokol Veizi si dhe tri atentate me lëndë eksplozive prefektit Besnik Dervishi, Ardian Kollozit dhe B. E. Gjithashtu, në këtë bllok ndodhet edhe lista e armatimeve që dispononte 31-vjeçari Julian Sinanaj. Bëhet fjalë pikërisht për armët e zjarrit që u sekuestruan nga ana e forcave të policisë në banesën e 31-vjeçarit.

Pushohet hetimi për Kreshnik Spahiun, nuk ka vepër penale

Hetimet Në asnjë moment gjatë dëshmisë së tij Julian Sinanaj nuk ka rrëfyer për personat që fshihen pas atentateve. Ai ka treguar se çdo porosi i vinte nga kushërinjtë Mëhillaj dhe vetë nuk interesohej që të dinte se cili ishte motivi dhe cili person e kërkonte. Julian Mëhillaj ka tentuar që të mos përfshihet në këto biseda, duke dashur që të ruante veten

Prokuroria e Tiranës ka pushuar dje hetimet ndaj kreut të Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu. Hetimet ndaj Spahiut nisën në lidhje me punësimin e një personi në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, në kohën kur Spahiu ishte nënkryetar i KLD-së. Mësohet se ky i fundit kishte paguar për 1 vit pa qenë punonjës i KLD-së shtetasin Sali Shehu. Hetimet nisën kur nënkryetari aktual, Elvis Cefa, ngriti një padi ndaj Spahiut. Sipas Prokurorisë, edhe punonjësit e KLDsë kanë deklaruar se Shehu nuk ka qenë në punë. Pushimi i hetimeve nga Prokuroria e Tiranës i është komunikuar edhe KLD-së.

Armët e Sinanajt

Frika nga kushërinjtë Mëhillaj, ekzekutimet dhe atentatet e trembnin Julianin, i cili preferonte që t’ia rikujtonte vetes në një bllok të vogël

e tij nga vetë kushërinjtë Mëhillaj. Juliani preferonte që të mos e dinte kush ishte porositësi, duke mos u ekspozuar më tepër se ç’kërkohej në këto rrethana. Ka dyshime se 31-vjeçari është autor i shtatë vrasjeve në vendin tonë, por deri tani janë vërtetuar vetëm dy. Janë pikërisht pamjet filmike të ekzekutimit të Çelës dhe Veizit, të filmuara, një provë e fortë në duart e prokurorisë. Por në lidhje me pesë krimet e tjera nuk ka asnjë detaj apo të dhënë. Vetë Juliani deri tani ka rrëfyer vetëm krimet e bëra publike nga policia, pasi është i trembur për sigurinë e jetës së familjarëve të tij. Juliani ka kërkuar madje mbrojtjen e familjes së tij, nëse Prokuroria do të dijë të vërtetën e krimeve. Në deklaratat e tij 31-vjeçari ka treguar se kushërinjtë Mëhillaj kanë shumë njohje me politikanë, por nuk ka rrëfyer asnjë emër, duke mos dashur që të bëhet pjesë e çështjeve politike. Në lidhje me ngjarjet e ndodhura në Greqi nuk janë kompetencë hetimi e organit të akuzës. Bëhet fjalë për ngjarje kriminale të ndodhura jashtë shtetit, për të cilin

Vetë Juliani deri tani ka rrëfyer vetëm krimet e bëra publike nga policia, pasi është i trembur për sigurinë e jetës...

Aksident

...së familjarëve të tij. Juliani ka kërkuar madje mbrojtjen e familjes së tij, nëse Prokuroria do të dijë të vërtetën e krimeve

Aksidentohet një këmbësor në zonën e Bllokut në kryeqytet. Sipas të dhënave të policisë, këmbësori është përplasur nga mjeti tip “Ford Focus” me targë TR 5989 T. Këmbësori ende i paidentifikuar është dërguar në Spitalin Ushtarak, ku po i jepet ndihma e nevojshme, ndërsa policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka nisur tashmë hetimet.

Shqipëria nuk ka të drejtë të hetojë. Kjo është edhe arsyeja pse Juliani nuk është pyetur për të tilla episode. Ai thjesht ka deklaruar se ka kryer 27 vrasje, por ka zgjedhur të rrëfehet vetëm për dy krime dhe tri atentate. Julian Sinanaj ka përfituar statusin e të penduarit dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Përplas me makinë këmbësorin, jashtë rrezikut për jetën

Foto ilustruese

Atentati

Besnik Dervishi ballafaqohet me dëshminë e Marjon Mitros, mohon njohjet me të Prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi, është marrë sërish në pyetje gjatë ditës së djeshme nga Prokurorët e Krimeve të Rënda, në lidhje me konflikte të mundshme që ai mund të ketë pasur me Marjon Mitron, ish-punonjësin e Inspektoratit Urbanistik të Vlorës, i arrestuar pak ditë më parë. Burime nga grupi hetimor bënë me dije se kjo seancë pyetjesh është bërë duke ballafaquar deklarimet e Marjon Mitros të arrestuar disa ditë më

parë nën akuzën e porositësit të eksplozivit të vendosur në makinën e Dervishit. Në qëndrimet e tij publike, Dervishi ka deklaruar se nuk e njeh Mitron, ndërsa ky i fundit ka mohuar në Gjykatë të ketë porositur vendosjen e tritolit në makinën e prefektit, duke argumentuar se nuk ka pasur asnjë arsye, e për më tepër ka njohje miqësore me të. Grupi i hetuesve është i rezervuar në lidhje me dëshminë e Dervishit dhe është rrëfimi i

Besnik Dervishi

dytë dhënë nga Besnik Dervishi për prokurorët e Krimeve të Rënda. Sipas akuzës, biznesmeni vlonjat ka vajtur vetë tek Sinanaj, pasi ishte në dijeni se ky grup merrej me krime me pagesë. Mësohet se Marjon Mitro i ka kërkuar Sinanajt që të përdorte një bombë me telekomandë, të cilën ia ka siguruar vetë 31-vjeçarit. Ky i fundit ia ka montuar në automjet prefektit. Sipas të dhënave të Prokurorisë, dyshohet se Mitro ka qenë në konflikt

me prefektin, për shkak të prishjes së parkingut të lokalit të tij në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Për sa i përket shumës së lekëve, është përdorur vlefta financiare që Mitro i kishte dhënë 31-vjeçarit për realizimin e një ekzekutimi, për të cilin Sinanaj kishte refuzuar. Për bandën e tritolit janë arrestuar katër persona, ndërsa dy kushërinjtë, Genid dhe Andon Mëhillaj, rezultojnë ende persona në kërkim nga policia.


8

E premte, 7 shkurt 2014

Ekonomi

Karburantet

Importet e karburanteve, si u shkel ligji nga “kasnecët” e “sukseseve” në Doganë Sipas ligjit për akcizat, sasia e importimit të mallrave të akcizës nga çasti i dekretimit të ligjit të ri, të miratuar, deri në hyrjen e tij në fuqi, nuk mund të jetë më e lartë se 20% më shumë se mesatarja mujore e vitit paraardhës… Ervin Kaduku Shifrat e fundit të publikuara nga vetë sistemi doganor lidhur me tregtinë e jashtme në muajt e fundit të vitit të kaluar nxjerrin zbuluar faktin se ajo çka drejtorja e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, nxitoi ta shpallte si sukses është, në fakt, një neglizhencë e pafalshme nga ana e administratës shtetërore shqiptare. Spiropali tha se është regjistruar një rritje prej 40 përqindësh në akcizë. Kjo është e vërtetë, por ka edhe “bishta” nga pas…Importet e karburanteve u rritën në mënyrë të fortë në dhjetor, një dukuri kjo që ishte e pritshme, për shkak se tregtuesit nxituan të rrisnin rezervat përpara hyrjes në fuqi të taksës së re të qarkullimit, që rriti me 10 lekë për litër, në 17 lekë taksën si për naftën ashtu dhe benzinën. Sipas të dhënave të publikuara nga Doganat, në dhjetor 2013 u importuan gati 60 mijë tonë naftë, me një rritje prej gati 50% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe me bazë mujore, janë shkarkuar në portet shqiptare 42% më shumë tonë naftë. Për periudhën nëntor-dhjetor 2013, atëherë kur u bë e qartë

40

për qind u rrit akciza gjatë qeverisjes së socialistëve sipas Elisa Spiropalit

për taksat e reja që do të vendoseshin mbi karburantet, importet janë rritur me 31% në raport me dy muajt e fundit të 2012ës. Në krahasim me mesataren mujore të 2012-ës, prej rreth 35 mijë tonë, importet në dhjetor ishin sërish gati 50% më të larta. Pavarësisht nga shtimi i rezervave, tregtuesit nxituan të rrisnin çmimin e karburantit që në javën e parë të vitit 2014, duke e shtrenjtuar mesatarisht me 10 lekë për litër, aq sa u shtua dhe taksa. Ligji, kujdes nëse importet rriten më shumë se 20% Rasti i rritjes së akcizave nga 1 janari 2014 parashikohet pikërisht në pikën 2 të nenit 5 se “në rast të iniciati-

Pikë karburanti

Depozita nafte

vave për ndryshime ligjore, që kanë për qëllim rritjen e nivelit të taksimit të akcizës, sasia e importimit të mallrave të akcizës nga çasti i dekretimit të ligjit të ri, të miratuar, deri në hyrjen e tij në fuqi, nuk mund të jetë më e lartë se 20% më shumë se mesatarja mujore e vitit paraardhës”. Pra, ligji e ka specifikuar qartë se në dhjetor 2013, boom-i i importeve sipas subjekteve duhet të kufizohej deri në 20% më shumë se dhjetori 2012 dhe nëse Doganat e kanë respektuar këtë kufi, s’ka asgjë për t’u çuditur për rritjen e importeve në dhjetor. Nëse jo, duhen ndarë përgjegjësitë administrative dhe mbi importuesit. Për këtë arsye, të gjitha strukturat dhe organet publike po mbikëqyrin tregun (inspektoratet dhe autoritetet e mbikëqyrjes së tregut), duke evidentuar ndryshimet e çmimeve në çdo hallkë të tregut, për të parë abuzimet e mundshme sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi, që sigurisht nuk janë miratuar në tre muajt e fundit, por janë në zbatim prej vitesh. Kështu organet fiskale po evidentojnë si dhe sa janë pasqyruar në regjistrat dhe librat e shitjes këto çmime të rritura dhe a është paguar e gjithë barra fiskale për to, inspektoratet e kontrollit të cilësisë po shohin nëse po respektohen

20

për qind duhet te kufizohej në dhjetor të 2013-s boom-i i importeve sipas ligjit, në krahasim me dhjetorin e vitit 2012 dhe nëse Doganat e kanë respektuar këtë kufi, s’ka asgjë për t’u çuditur për rritjen e importeve në dhjetor

standardet e cilësisë dhe sasisë (kryesisht te karburantet) etj. Nga pikëpamja e mbikëqyrjes së tregut do të analizohet dominimi (nëse ka) i tregjeve përkatëse, i cili në vetvete nuk është i ndaluar nga legjislacioni i konkurrencës, por duhet parë nëse është abuzuar me këtë dominim. Shpesh dëgjojmë “monopolet” në zhargonin e komunikimit publik që përdorin mediat por edhe politikanë-ekspertë të ekonomisë, megjithëse e dinë se nuk është i saktë, pasi në asnjë nga tregjet ku zbatohet akcizë nuk ka një shitës të vetëm-monopol apo subjekte që kanë mbi 90 për qind të tregut-quasi monopol. Një tjetër pistë e analizës është sjellja e ndërmarrjeve në tregjet përkatëse (pra konkurrentëve) nëse kanë koordinuar duke fiksuar çmimet apo rritjet e çmimeve kanë qenë individuale. Ndaj dhe përgjigjja është më mirë një masë ndëshkimore e vonuar (sigurisht sa më shpejt është e mundur) por e drejtë nëse do të ketë abuzime sesa një gjobë e shpejtë por aforfe. Çfarë ndodhi në të vërtetë? Edhe zyrtarisht, nga shifrat e publikuara së fundi prej Institutit të Statistikave, u pohua fakti i pamohueshëm se rritja e arkëtimeve gjatë muajve të fundit të vitit të kaluar, shpallur me shumë bujë nga shefja e Doganave, Erisa Spiropali, shprehte asgjë tjetër veç një hyrje masive të karburanteve, për të shmangur rri-

Shifrat e tregtisë së jashtme zyrtarizojnë importin e lartë të karburantit. Importi në dhjetor arriti në 54 miliardë lekë ose 20% më shumë se një muaj më parë

tjen e taksës së karbonit e për t’u shitur me taksën e re, në kurriz të konsumatorit e aspak në fitim të shtetit. Shifrat e tregtisë së jashtme zyrtarizojnë importin e lartë të karburantit, madje, të të gjitha produkteve të akcizës gjatë muajit dhjetor. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, importi në dhjetor arriti në 54 miliardë lekë ose 20% më shumë se një muaj më parë. Për shkak të rritjes së shpenzimeve në prag festash, në muajin dhjetor rriten importet, por rritja e këtij viti ishte e pazakontë, e lidhur tërësisht me rritjen e pritshme të taksave që do të hynin në fuqi në janar. Sipas të dhënave të tregtisë së jashtme, vetëm në muajin dhjetor u importuan rreth 20 mijë tonë karburante më


E premte, 7 shkurt 2014

9

Ekonomi

Transporti

Biletat e urbanit, Rama u kalon përgjegjësinë vendorëve! Në mënyrë të papritur, qeveria socialiste ndryshon rregullin e respektuar këto 20 vitet e fundit, sipas të cilit është qeveria qendrore ajo që merr përgjegjësinë për koston e biletave të urbanit Ervin Kaduku

shumë sesa në të njëjtin muaj të një viti më parë. Sasia u zhdoganua me taksa më të ulëta për t’u hedhur në treg pas 1 janarit me çmime më të larta. Sipas ekonomistëve, në bazë të nivelit të konsumit mujor në vend, sasia e importuar vetëm në dhjetor do të vlente deri në fund të muajit shkurt, çka do të nënkuptonte, në kushtet e respektimit të rregullave,

75

për qind u rrit importi i cigareve nga grosistët, ose ndryshe 240 tonë cigare me shume se viti i kaluar

se deri në fund të shkurtit nuk do të kishte rritje çmimi për efekt taksash. Ndryshe nga ç’ndodhi realisht në treg. I njëjti fenomen vërehet tek cigaret, pijet alkoolike dhe ato energjike. Grosistët e duhanit importuan rreth 240 tonë cigare më shumë se viti i kaluar, me një rritje prej 75%. Kjo do të thotë mbi 12 milionë paketa shtesë vetëm në dhjetor, të cilat janë zhdoganuar me akcizën e vjetër prej 70 lekësh. Përllogaritjet flasin për një shmangie taksash që arrin në 2.4 milionë dollarë, e që rritet shumë më tepër nëse vlerësohet rritja e tre muajve të fundit.

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës do t’ua delegojë të drejtën e përcaktimit të çmimit të biletave të transportit urban autoriteteve të pushtetit vendor. Në një njoftim për shtyp të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës dje, theksohet se “duke respektuar përgjegjësitë e pushtetit vendor për administrimin e transportit qytetas, duke marrë parasysh natyrën vendore të tarifave dhe kostove të këtij shërbimi ndaj qytetarëve, si dhe duke vlerësuar e mbështetur frymën dhe të drejtat reale të autonomisë vendore, qeveria do të përgatisë amendimet përkatëse ligjore për transferimin e të drejtës së përcaktimit të çmimit të biletave të transportit urban autoriteteve të pushtetit vendor”. Sipas Ministrisë, këto amendime ligjore do të dërgohen për miratim në Parlament javën e ardhshme.  Ky njoftim bëhet në një kohë kur Bashkia e Tiranës i ka kërkuar zyrtarisht qeverisë të marrë masa për të mos lejuar rritjen e çmimit të biletës të transportit urban. Nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo, në një konferencë për mediat, paraqiti dje edhe kërkesat e Bashkisë drejtuar qeverisë. “Bashkia e Tiranës i kërkon publikisht qeverisë të ndërmarrë vendimin e duhur, i cili është një dhe vetëm një, subvencionim i operatorëve të transportit publik dhe jo rritja e mëtejshme e kostos për qytetarët, të cilët, siç jemi të gjithë dëshmitarë, po përballen çdo ditë me rritje të çmimeve dhe kostos së jetesës”, - tha Bozdo. Ndryshimi Deri para dy ditësh, e njëjta Ministri kishte bërë të ditur se ishte përgatitur një draft, që do të kalonte shumë shpejt në qeveri, sipas të cilit biletat e autobusëve në kryeqytet do të kushtojnë 50 lekë dhe ato do të jenë vetëm me një përdorim ashtu sikurse edhe sot. Ky ishte një vendim i marrë nga Ministria e Transporteve i bërë gati për t’u firmosur me Shoqatën e Transportit Publik dhe më pas ky vendim do t’i kalonte Këshillit të Ministrave për miratim. Ndërkohë, në vendim ishte parashikuar edhe rritja e çmimit të abonesë për të gjitha llojet e saj. Ekspertët e Ministrisë së Transporteve që kanë hartuar draftin e

Foto ilustruese

Deri para dy ditësh, Ministria e Transporteve kishte bërë të ditur se ishte përgatitur një draft,... ...i cili do kalonte shpejt në qeveri sipas të cilit biletat e autobusëve në kryeqytet do të kushtojnë 50 lekë

kanë argumentuar ndryshimin e çmimit të biletës së transportit urban me gjendjen tepër të rënduar ekonomike dhe financiare të shoqërive të transportit. Por, sipas projektmarrëveshjes, është renë dakord edhe për kushtet që duhet të ndryshojnë. “Ministria merr përsipër përgatitjen dhe propozimin e projektvendimit të KM për ndryshimin në rritje të tarifave të shërbimit urban, ku bileta një udhëtimesh të jetë 50 lekë, aboneja e pajtimit mujor, e përgjithshme, 1800 lekë. Sa i përket abonesë së studentëve ajo do të jetë 900 lekë dhe ajo për një linjë urbani 1400 lekë”, - thuhet në projektmarrëveshjen e Ministrisë së Transporteve. Sa u përket kategorive sociale, ata do të vazhdonin të rimbursoheshin nga shteti. Në këtë draft marrëveshje

thuhej se Shoqata, në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale, për një periudhë 3-5 mujore duhet të gjejë modalitetet për unifikimin e legjislacionit për të gjithë kategoritë e veçanta të qytetarëve që sot me ligj e përfitojnë shërbim falas. Por drafti i ri parashikon që rritja e çmimit të biletës të shoqërohet me investime nga shoqata e transportit urban, ku kërkohet që brenda një viti të fillojë të aplikohet sistemit elektronik i biletave shumëpërdorimshe. “Kërkohet përmirësim i cilësisë së shërbimit duke zbatuar kontratën për shpejtësinë e lëvizjes së mjeteve. Mjetet e shërbimit të përdorin karburante të cilësisë së parë dhe mjete të standardeve. Të kryhet një studimi brenda 6 muajve për futjen e teknikave moderne të emetimit dhe kontrollit të biletave të shërbimit (sistemi elektronik të biletave shumëpërdorimshe) brenda një viti”, - thuhet në projektmarrëveshje. Ndërkohë sa i përket hyrjes në fuqi të çmimit të ri të biletave ai do të ishte menjëherë pas firmosjes së marrëveshjes dhe kalimit të saj në qeveri. Fshihet qeveria Ajo që bie në sy qartë në këtë mes është një përp-

Sa u përket kategorive sociale, ata do të vazhdonin të rimbursoheshin nga shteti

jekje e hapur nga ekzekutivi për të anashkaluar problemin dhe për të ngarkuar bashkitë me një problem, që nuk ka qenë asnjëherë në vëmendje të tyre. Normal, pasi caktimi i çmimit të biletave për udhëtimin me autobus urban është një problem madhor dhe nuk mund të zgjidhet ndryshe në një qytet e ndryshe në një tjetër. Aty ndërthuren subvencionimi i shtresave më të pafavorizuara të popullsisë, përballimi i efekteve të rritjes së akcizave apo taksave të karburantit, që qeveria “Rama” sapo e bëri, e shumë e shumë të tjera. Ministria e Transportit sapo e kishte bërë gati draftin, siç duket më lart. Por, ajo që e ka detyruar atë të bëjë një piruetë të tillë është paaftësia për të përballuar situatën, nga njëra anë, si dhe dëshira për të krijuar probleme që nuk ishin më parë për bashkinë më të madhe të vendit, atë të Tiranës, që drejtohet nga kreu i opozitës. Por, si do të kryhet një gjë e tillë, kur tashmë është miratuar buxheti i shtetit për vitin në vijim dhe aty janë përcaktuar shumë qartë edhe fondet që shkojnë si grante të pakufizuara etj., nga arka qendrore. I bie që bashkitë të heqin dorë nga përdorimi i taksave të qytetarëve për ndërtime rrugësh, shkollash etj. dhe t’i përdorin në masë për subvencione të paplanifikuara. Përveç kësaj, këtu bie qartazi në sy edhe një prapaskenë malinje për të “ndërsyer” shoqatat e transportit, si dhe vetë qytetarët, kundër drejtuesve të pushtetit vendor.


10

E premte 7 shkurt 2014

Sociale

Gati ndryshimet

Çmimin e biletës do ta vendosin vendorët, Bashkia: Qeveria po fshihet nga përgjegjësitë

Cl;jjgfyfuk

BASHKIA E TIRANËS

Nr.prot._________ Drejtuar:

Z. Edmond Haxhinasto Ministër Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës Adresa: Sheshi Skënderbej, Nr. 5

Për dijeni:

Z. Ervin Shijaku Kryetar Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetës Rruga Abdi Toptani, Kati II Tiranë

Lënda:

Mbi kërkesën e operatorëve të transportit urban qytetës për rritjen e çmimit të biletës së udhëtimit

Kryebashkiaku Basha, letër ministrit Haxhinasto: Ja si zgjidhet situata Subvencionimi social për kategoritë që përfitojnë transport publik falas

I nderuar z. Haxhinasto,

Driçim Çaka Pas publikimit të marrëveshjes mes Ministrisë së Transporteve dhe Shoqatave, për rritjen e çmimit të biletës për urbanët, duket se qeveria nuk do të marrë përgjegjësitë e këtij ndryshimi. Ditën e djeshme, Ministria e Transporteve bëri me dije se çmimin e biletës do ta vendosin autoritetet vendore. Sipas Ministrisë, javën e ardhshme në Kuvend do të përgatiten disa amendamente “për transferimin e të drejtës së përcaktimit të çmimit të biletave të transportit urban autoriteteve të pushtetit vendor”. “Qeveria do të përgatisë amendimet përkatëse ligjore për transferimin e të drejtës së përcaktimit të çmimit të biletave të transportit urban autoriteteve të pushtetit vendor dhe do t’i dërgojë këto amendime ligjore për miratim në Parlament javën e ardhshme”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Transporteve. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Bashkisë së Tiranës, e cila e shikon këtë ndryshim si një fshehje të qeverisë nga përgjegjësitë që ajo vetë ka. “Pas një heshtjeje dymujore, qeveria propozon si “zgjidhje” heqjen e përgjegjësisë nga vetja. i bëjmë me dije publikut dhe qeverisë se problemi nuk është tek çmimi i biletës. Qëndrimi i Bashkisë së Tiranës është i qartë dhe i prerë, kundër rritjes së çmimit të biletës. Nuk është zgjidhje rëndimi i xhepave të qytetarëve në këto kohë të vështira me çmimin e rritur të transportit urban”, - thuhet në reagimin e Bashkisë. Po kështu Bashkia propozon mënyrën se si mund të zgjidhet kjo situatë duke

Në vijim të korrespondencës dhe takimeve të organizuara me Shoqatën Kombëtare të Transportit Qytetës lidhur me vështirësitë financiare - ekonomike që hasen nga këta operatorë rezulton se me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e kostove të shërbimit janë faktorë si rritja e çmimit të karburantit me 100% nga viti 2008 (85.1 Lek/lt) në vitin 2012 (160 Lek/lt), në vitin 2008 është kryer edhe rritja e fundit e çmimit të biletave të transportit qytetas (kostoja e karburantin përbën 60% të strukturës së kostove të shërbimit), investimet e kryera për zëvendësimin e parkut të mjeteve të shërbimit me mjete të reja si dhe mungesa e kompensimit të kategorive të popullatës që përfitojnë transport falas. Përsa më lartë, Bashkia e Tiranës, duke patur parasysh funksionin e transportit publik në shërbim të përmirësimit të cilësisë së jetës të qytetarëve, gjykon se duhet të rishikohet skema për përballimin e kostove të këtij shërbimi, kosto të cilat nuk duhet të rëndojnë vetëm mbi operatorët e transportit publik por duhet ndërhyrja e qeverisjes qëndrore në mbështjetje të përmirësimit të vazhdueshëm të kushteve të ofrimit të këtij shërbimi. Duke vlerësuar ndjeshmërinë qytetare ndaj rritjes së çmimit të biletës së transportit urban por edhe duke njohur dhe vlerësuar vështirësitë e operatorëve të transportit publik qytetës përsa i përket rritjes së kostove për njësi shërbimi, Bashkia e Tiranës gjykon që zgjidhja e këtyre problemeve duhet të adresohet duke ndërmarrë veprimet e mëposhtme:

ulur ose eliminuar TVSH-në për shërbimin e transportit dhe eliminimi i akcizës së naftës për transportin urban qytetas. “Kjo është e vetmja rrugëzgjidhje e problemit pa rënduar koston për qytetarët dhe për këtë i takon qeverisë të marrë vendimet përkatëse dhe jo të fshihet duke hequr përgjegjësitë që i ka me ligj”, - theksohet në reagimin e Bashkisë së Tiranës. Letra Po dje nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo, ka bërë publike letrën e kryebashkiakut Lulzim Basha

drejtuar ministrit të Transporteve, Edmond Hxhinasto. Në letrën e kryetarit të Bashkisë propozohet si zgjidhje: -Subvencionimi operativ i shërbimit nëpërmjet granteve të kushtëzuara ndaj qeverisjes vendore. Në këtë kuadër, Bashkia e Tiranës ka gjithë gatishmërinë për të rishikuar kushtet e kontratës që të mundësojë këtë lloj subvencionimi. -Subvencionimi social për kategoritë që, sipas ligjit, përfitojnë transport publik falas. -Ulja e TVSH-së për shërbimin e transportit publik. -Heqja e akcizës së naftës për

Subvencionimi operativ i shërbimit nëpërmjet granteve të kushtëzuara ndaj qeverisjes vendore. Në këtë kuadër Bashkia e Tiranës ka gjithë gadishmërinë për të rishikuar kushtet e kontratës që të mundësojë këtë lloj subvencionimi;

Subvencionimi social për kategoritë që sipas ligjit përfitojnë transport publik falas;

Ulja e TVSH për shërbimin e transportit publik;

Heqja e akcizës së naftës për transportin urban qytetas.

Ndryshimi i legjislacionit për emetimin dhe prodhimin e biletave të transportit për mundësimin e sistemit të biletave elektronike që shmang abuzivitetin në përdorimin e shërbimit urban qytetës.

Ndryshimi i sistemit të llojeve të biletave që është shumë i kufizuar duke mos lënë hapësira për përdorimin e llojeve të ndryshme të biletave shumë përdorimshe siç mund të jenë 1 ditore, 1 javore, bileta për fundjavën. Këtë experiencë e gjejmë në shumicën e vendeve të BE-së por edhe në rajon.

Duke besuar në mirëkuptimin e përbashkët për zgjidhjen e këtyre problemeve, Kryetar Lulzim Basha

transportin urban qytetas. -Ndryshimi i legjislacionit për emetimin dhe prodhimin e biletave të transportit për mundësimin e sistemit të biletave elektronike që shmang abuzivitetin në përdorimin e shërbimit urban qytetës. -Ndryshimi i sistemit të llojeve të biletave që është shumë i kufizuar duke mos lënë hapësira për

Vendimi i qeverisë, farmacistët: Do të mbyllim farmacitë Farmacistët kërcënojnë me mbyllje të farmacive dhe nisjen e protestave nëse qeveria nuk rishikon vendimin e ditëve të fundit, i cili ul me 4 për qind marzhin e fitimit të farmacive dhe 3 për qind atë të grosistëve. Këshilli Kombëtar i Farmacistëve është mbledhur dhe ka diskutuar VKM e qeverisë duke e cilësuar atë si një vendim arbitrar, të pakonsultuar me grupet e interesit. Drejtues të Urdhrit të Farmacistit dhe Sindi-

Tiranë ____/____/2013

Mendojmë që më vonë, ditë pas dite, hap pas hapi të krijojmë protestat tona. Do ketë mbyllje të shërbimit farmaceutik

katës thanë se do të kërkojnë takim urgjent me ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj. “Urdhri i Farmacistit të Shqipërisë si institucion legjitim i cili mbron interesat e farmacistëve, e shikon të pavend realizimin e këtij vendimi pa u parë si grup interesi në këtë vendimmarrje. Do kërkojmë takim urgjent me ministrin e Shëndetësisë”, - u shpreh kreu i Urdhrit të Farmacistit, Diana Toma. “Në këtë VKM preket direkt

interesi i të gjithë farmacistëve. Jemi mbledhur për ta kundërshtuar këtë VKM aq sa mund të bëjmë ta kundërshtojmë. Mendojmë që më vonë, ditë pas dite, hap pas hapi të krijojmë protestat tona. Do ketë mbyllje të shërbimit farmaceutik. Ky është vendim arbitrar i marrë në mënyrë arbitrare pa u marrë mendimi i grupit të interesit që jemi ne”, - shprehet Denisa Vrapi nga Sindikata e Farmacistëve.

përdorimin e llojeve të ndryshme të biletave shumëpërdorimshe, siç mund të jenë 1 ditore, 1 javore, bileta për fundjavën. Këtë eksperiencë e gjejmë në shumicën e vendeve të BE-së, por edhe në rajon. Pavarësisht nga letra që është dërguar që në muajin dhjetor, Ministria e Transporteve nuk i ka kthyer një përgjigje kryebashkiakut.


E premte 7 shkurt 2014

11

Sociale

Punësimi në administratë, ja vendet e lira për 541 punonjës me kontratë përkohshme Lidhja nr. 1

Gr. 04

05

Driçim çaka Numri i punonjësve me kontratë të përkohshme në njësitë e qeverisjes qendrore për vitin 2014 është 541. Vendimi i qeverisë zbulon se cilat do të jetë vende e lira në çdo institucion. Ministria që do të punësojë më shumë punonjës do të jetë ajo e Zhvillimit Urban dhe Strehimit, e cila do të lidhë kontratë me 211 të papunë, ndërsa Ministria e Bujqësisë do të punësojë 140 persona. Pjesa më e madhe e vendeve të lira janë në pozicionin sanitare, ndërkohë që do të punësohen mjekë, specialistë, punonjës të thjeshtë si dhe në shumë fusha të tjera. “Përjashtimisht, për punonjësit e përkohshëm për Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve

Pjesa më e madhe e vendeve të lira janë në pozicionin sanitare, ndërkohë që do të punësohen mjekë, specialistë, punonjës të thjeshtë si dhe në shumë fusha të tjera Informale dhe për 4 punonjësit e Drejtorisë së Dëmshpërblimit të ish-të Përndjekurve Politikë në Ministrinë e Financave nuk zbatohet pika 3 e vendimit nr. 1703, datë 24.12.2008 “Për vendosjen e standardeve të shërbimeve dhe aktiviteteve sezonale/të përkohshme për ministritë dhe institucionet buxhetore”. Përjashtimisht, për qendrat e transferimit të teknologjisë në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, për shkak të veçorisë së punës, pagesa e punonjësve të kontraktuar përllogaritet sipas volumit të punës së kryer dhe paguhet sipas preventivit përkatës”, - thuhet në vendimin e qeverisë.

06

168 13

18

25

28

29

57 66

Emri i institucionit Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Aparati Aparati ATRAKO ATRAKO Qendra Kombëtare e Licencimit Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit Drejtoria e Përgjithshme e Patentave, Markave Drejtoria e Përgjithshme e Patentave, Markave Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë (qendër) Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë (qendrat rajonale) Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave

Nr. i punonjësv e

Emërtesa

Koha mesatare ditore

Periudha kohore

14 2 1 1 1 1 1

punonjës pastrimi nëpunës roje punonjës pastrimi punonjës mirëmbajtje punonjës pastrimi punonjës pastrimi

4 orë/ditë 6 orë/ditë 4 orë/ditë 6 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë

janar – dhjetor janar – dhjetor janar – dhjetor janar – dhjetor janar – dhjetor janar – dhjetor

1

punonjës pastrimi

4 orë/ditë

janar – dhjetor

1

operatore

4 orë/ditë

janar – dhjetor

1

punonjës pastrimi

4 orë/ditë

janar – dhjetor

4

nëpunës roje

6 orë/ditë

janar – dhjetor

10

QTTB Vlorë

16

QTTB Vlorë

4

QTTB Vlorë

10

QTTB Lushnjë

14

QTTB Lushnjë QTTB Korçë QTTB Korçë

4 8 6

QTTB Korçë QTTB Korçë QTTB Korçë

9 5 6

QTTB Shkodër

6

QTTB Shkodër QTTB Shkodër

6 3

QTTB Fushë-Krujë

5

QTTB Fushë-Krujë

6

QTTB Fushë-Krujë

9

QTTB Fushë-Krujë QTTB Fushë-Krujë

2 2

Agjencia Kombëtare e Duhan-Cigareve Agjencia Kombëtare e Duhan-Cigareve Enti Shtetëror i Farave dhe i Fidanëve

12 3 4

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës

4

Aparati Instituti i Transportit Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor

1 1 1

Agjencia e Shërbimeve të Sportit Ministria e Shëndetësisë

1 6

punëtor punonjës blegtorie roje objekti punëtor fushe /mirëmbajtës teknik i mesëm punëtor roje, baza eksperimentale (nëpunës informacioni) punëtor fushe (punëtor mirëmbajtës) punëtor punëtor fushe (punëtor mirëmbajtës) roje, baza eksperimentale (nëpunës informacioni) mekanizator/teknik i mesëm punëtor të bazës eksperimentale punëtor punëtor fushe /mirëmbajtës teknik i mesëm teknik i mesëm punonjës protokolli/arkivist punëtor pastrimi punëtor pastrimi

sanitar

sanitar sanitar nëpunës informacioni/roje

4 orë/ditë 3 orë/ditë

vjetore vjetore

6 orë/ditë

vjetore

sanitar sanitar sanitar sanitar sanitar sanitar sanitar sanitar sanitar sanitar sanitar sanitar sanitar sanitar sanitar sanitar sanitar sanitar sanitar sanitar sanitar sanitar sanitar sanitar sanitar sanitar sanitar sanitar sanitar sanitar sanitar sanitar sanitar sanitar sanitar sanitar sanitar sanitar sanitar

4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë

vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore

1

sanitar

4 orë/ditë

vjetore

1

sanitar

4 orë/ditë

vjetore

Avokati i Popullit Autoriteti i Konkurrencës Autoriteti i Konkurrencës

1 1 1

punëtor mirëmbajtje

6 orë/ditë

vjetore

6 orë/ditë

vjetore

1 1 1 36

6 orë/ditë

vjetore

sanitar

6 orë/ditë

vjetore

93

Autoriteti i Konkurrencës Grupi 87 Agjencia e Prokurimit Publik Ministria e Energjisë dhe Industrisë

teknik i mesëm punonjës protokoll/arkivi

6 2 2 2 2 1 16 5 211

teknik emergjence dhe shpëtimi nëpunës informacioni roje sanitar sanitar punëtor mirëmbajte roje objekti teknik gjeolog

6 orë/ditë 6 orë/ditë 6 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 6 orë/ditë 6 orë/ditë 6 orë/ditë

vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore

94

Reparti Inspektim-Shpëtim Miniera Reparti Inspektim-Shpëtim Miniera Aparati i MEI-t Aparati i MEI-t Inspektorati Qendror Teknik Inspektorati Qendror Teknik Shërbimi Gjeologjik Shqiptar Shërbimi Gjeologjik Shqiptar Ministria e Zhvillimit Urban dhe Strehimit Drejtoria e ALUIZNI-t Tirana 1

25

8 orë/ditë

vjetore

Drejtoria e ALUIZNI-t Tirana 2

14

8 orë/ditë

vjetore

Drejtoria e ALUIZNI-t Tirana 3

22

8 orë/ditë

vjetore

Drejtoria e ALUIZNI-t Durrës

25

8 orë/ditë

vjetore

Drejtoria e ALUIZNI-t Elbasan

22

8 orë/ditë

vjetore

8 orë/ditë

vjetore

8 orë/ditë

vjetore

8 orë/ditë

vjetore

8 orë/ditë

vjetore

8 orë/ditë

vjetore

8 orë/ditë

vjetore

8 orë/ditë

vjetore

8 orë/ditë

vjetore

8 orë/ditë 6 orë/ditë

vjetore vjetore

6 orë/ditë 4 orë/ditë 6 orë/ditë 6 orë/ditë 8 orë/ditë

vjetore vjetore vjetore vjetore 6-mujore

11

vjetor – sipas preventivit vjetor – sipas preventivit vetëm periudha pik vjetor – sipas preventivit

vjetor – sipas preventivit vjetor – sipas preventivit vjetor – sipas preventivit vetëm periudha pik

vjetore

Spitali Psikiatrik Elbasan

2

kaldajistë

8 orë/ditë

Drejtoria e Shëndetit Publik Korçë Aparati i Ministrisë Aparati i Ministrisë Shërbimi Informativ Shtetëror SHISH (shtëpitë e pushimit) SHISH (shtëpitë e pushimit) SHISH(shtëpitë e pushimit) SHISH (shtëpitë e pushimit) Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Aparati Aparati Administrata Qendrore e SHSSH-së Shtëpia e të Moshuarve Tiranë Shtëpia e të Moshuarve Tiranë Shtëpia e të Moshuarve Tiranë Shtëpia e të Moshuarve Shkodër Shtëpia e të Moshuarve Shkodër Shtëpia e të Moshuarve Gjirokastër Shtëpia e të Moshuarve Gjirokastër Shtëpia e të Moshuarve Fier Shtëpia e të Moshuarve Kavajë Shtëpia e të Moshuarve Kavajë Qendra Polivalente Përk.Soc.Poliçan Shtëpia e Foshnjës Tiranë Shtëpia e Foshnjës Durrës Shtëpia e Foshnjës Shkodër Shtëpia e Foshnjës Korçë Shtëpia e Foshnjës Vlorë Shtëpia e Fëmijëve Parashk. Shkodër Shtëpia e Fëmijëve Shkollor Tiranë Shtëpia e Fëmijëve Shkollor Tiranë Shtëpia e Fëmijëve Shkollor Shkodër Shtëpia e Fëmijëve Shkollor Sarandë Qendra e Zhvillimit Tiranë Qendra e Zhvillimit Tiranë Qendra e Zhvillimit Durrës Qendra e Zhvillimit Shkodër Qendra e Zhvillimit Korçë Qendra e Zhvillimit Vlorë Qendra e Zhvillimit Berat Qendra Pritëse e Viktimave të Trafikimit Qendra e Trajtimit të Viktimave të Dhunës në Familje Prokuroria e Përgjithshme Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda Prokuroria e Apelit Përmet Prokuroria e Apelit Durrës

2 1 1 21 6 4 9 2 34 1 1 1 1 1 2 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1

kaldajistë nëpunës informacioni operator

8 orë/ditë 4 orë/ditë 6 orë/ditë

janar - mars; nëntor dhjetor janar - mars; nëntor dhjetor vjetore vjetore

kuzhinier banakier sanitar sanitar

8 orë/ditë 8 orë/ditë 8 orë/ditë 8 orë/ditë

qershor - shtator qershor - shtator qershor - shtator korrik - shtator

pastrues nëpunës informacioni punëtor mirëmbajtje mjek sanitar kujdestar mjek sanitar mjek sanitar mjek mjek sanitar mjek mjek mjek mjek mjek mjek mjek mjek sanitar mjek mjek mjek sanitar mjek mjek mjek mjek mjek sanitar

4 orë/ditë 6 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë

vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore vjetore

1 4 1 1 1

sanitar

4 orë/ditë

sanitar sanitar sanitar

Prokuroria e Apelit Shkodër Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor

1 2

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Qendra Kombëtare Kinematografike Qendra Kombëtare Kinematografike Avokati i Popullit Avokati i Popullit

vjetore

1 7

vjetor – sipas preventivit vjetor – sipas preventivit vetëm periudha pik

4 orë/ditë

vjetore

6 orë/ditë

vjetore vjetore vjetore vjetore

vetëm periudha pik vjetor – sipas preventivit vjetor – sipas preventivit

vjetore vjetore vjetore

6 orë/ditë

8 orë/ditë 6 orë/ditë 6 orë/ditë 6 orë/ditë

vjetor – sipas preventivit

6 orë/ditë 4 orë/ditë 3 orë/ditë

vjetore

specialist sanitar teknik i mesëm punonjës mirëmbajtje

vetëm periudha pik

4 orë/ditë

4 orë/ditë

4 2 1 1

vjetor – sipas preventivit

vjetor – sipas preventivit vjetor – sipas preventivit vjetore

punëtor pastrimi

1

vjetor – sipas preventivit

punëtor punëtor fushe / mirëmbajtës

1 22

punonjës protokolli/arkivist punonjës protokolli/arkivist

140 punëtor fushe / mirëmbajtës roje, baza eksperimentale

Drejtoria e Përgjithshme e UjësjellësKanalizimeve Ministria e Financave

77

87

Aparati i Ministrisë Aparati (Drejtoria e Përgjithshme e Financimeve dhe Kontraktimeve CFCU) Aparati (Drejtoria e Dëmshpërblimit të Ish-të Përndjekurve Politikë) Aparati i Ministrisë Aparati i Ministrisë Aparati i Ministrisë Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara Degët e Thesarit

2

Dega e Thesarit Tiranë Ministria e Arsimit dhe Sportit DAR Berat ZA Kuçovë ZA Skrapar DAR Dibër ZA Mat ZA Bulqizë DAR Elbasan ZA Gramsh ZA Peqin ZA Librazhd DAR Fier ZA Lushnjë ZA Mallakastër DAR Gjirokastër ZA Tepelenë ZA Përmet DAR Durrës ZA Krujë DAR Tiranë Qytet DAR Tiranë Qark ZA Kavajë ZA Kavajë DAR Lezhë ZA Kurbin ZA Mirditë DAR Shkodër M. e Madhe ZA Pukë DAR Korçë ZA Kolonjë ZA Pogradec ZA Devoll DAR Vlorë ZA Sarandë ZA Delvinë DAR Kukës ZA Has ZA Tropojë Agjencia Kombëtare e Provimeve Inspektorati Kombëtar për Arsimin Parauniversitar Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë

3 42 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1

Drejtoria e ALUIZNI-t Korçë

6

Drejtoria e ALUIZNI-t Shkodër

15

Drejtoria e ALUIZNI-t Lezhë

12

Drejtoria e ALUIZNI-t Vlorë

25

Drejtoria e ALUIZNI-t Fier

25

vjetore

Drejtoria e ALUIZNI-t Kukës

2

4 orë/ditë 4 orë/ditë 4 orë/ditë

vjetore vjetore vjetore

Drejtoria e ALUIZNI-t Dibër

2

Drejtoria e ALUIZNI-t Gjirokastër

2

sanitar

4 orë/ditë

vjetore

Drejtoria e ALUIZNI-t Berat Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit

3 2

1

sanitar

4 orë/ditë

vjetore

1 1 1 2 1

sanitar

4 orë/ditë

vjetore

sanitar

4 orë/ditë

vjetore

sanitar

4 orë/ditë

vjetore

Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit Agjencia Kombëtare e Turizmit Agjencia Kombëtare e Turizmit Agjencia Kombëtare e Turizmit Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar TOTAL PUNONJËS ME KONTRATË

1 1 1 1 5 541

specialist drejtorie rajonale specialist drejtorie rajonale specialist drejtorie rajonale specialist drejtorie rajonale specialist drejtorie rajonale specialist drejtorie rajonale specialist drejtorie rajonale specialist drejtorie rajonale specialist drejtorie rajonale specialist drejtorie rajonale specialist drejtorie rajonale specialist drejtorie rajonale specialist drejtorie rajonale specialist drejtorie rajonale roje punonjës protokoll/arkivi punëtor mirëmbajtje roje sanitare mjeshtër shpimi

169

170

171


12

E premte 7 shkurt 2014

Speciale

“Google” dëshiron njeriun tërësisht të parashikueshëm Google ofron burimet më të plota të të dhënave, por në cilësinë e analizës është mjaft larg koncerneve që punojnë për NSA-në

P

as blerjeve të fundit të Google-it qëndron një garë e sofistikuar. Eric Schmidt, i cili ishte për gati tre vjet zënë drejtor ekzekutiv i koncernit, kishte lëshuar disa kohë më parë parullën se vetëm nëpërmjet blerjes së informaticienëve që merren me “inteligjencën artificiale” (IA), mund të zgjerohen avantazhet kryesore ndaj konkurrentëve. Informaticenët që merren me fushën e inteligjencës artificiale zhvillojnë software që u mundësojnë kompjuterave veprime inteligjente dhe në këtë mënyrë të krahasueshme me veprimet e njeriut. “Në këtë mes luajnë një rol të rëndësishëm sidomos dy drejtime kërkimore”, - thotë profesori i informatikës Pavel Laskov, “sjellja autonome e përshtatshme në mjedise të huaja dhe analiza e shpejtë e grupesh të dhënash të mëdha duke përdorur metoda të sofistikuara të të mësuarit mekanik”. Në të dyja fushat Google ka urgjentisht nevojë për dije të reja dhe të klasit të parë për të forcuar pozitën e vet konkurruese, siç ka planifikuar Eric Schmidt. Për makinat vetëlëvizëse informaticienët e Google kanë nevojë për software efikasë kontrolli. Ky software nuk duhet vetëm t’i përpunojë të gjitha të dhënat me të cilët furnizohet përmes sensorëve të ndryshëme në nanosekonda dhe lëvizë automjetin në mënyrë të pavruar dhe pa e përplasur deri në destinacion. Ajo që është e nevojshme mbi të gjitha është një software që krijon një strategji logjistike lëvizjeje e zbaton atë praktikisht duke imituar veprimet e shoferit duke përfshirë në kohë reale të gjitha të dhënat e sensorëve në vendimet që merr shoferi kur nget makinën. Vetëm në rast se përmbushen këto kushte njeriu që nget një automobil mund të zëvendësohet nga kompjuteri. “Në fund të fundit sisteme të tilla software për vozitjen autonome të makinës varen prej cilësisë së njohjes së modeleve”, - thotë profesor Hans-Joachim Bentz nga Universiteti i Hildesheimit. Dhe tema qendrore e kërkimeve në fushën e inteligjencës artificiale është pikërisht njohje modeleve të tilla. Në tregtinë e të dhënave nuk bëhet asgjë pa inteligjencën artificiale Kush dëshiron të luajë rol dhe të ketë sukses në biznesin me tregtinë e të dhënave kompjuterike duhet të japë parashikime të shkëlqyera të prognozave të performancës së

cmyk

Google ofron në këtë fushë burimet më të plota të të dhënave, por në cilësinë e analizës është mjaft larg koncerneve që punojnë për Shërbimin sekret të SHBAsë, NSA

përllogaritur në bazë të modeleve të sjelljes të analizuara gjerësisht. Google ofron në këtë fushë burimet më të plota të të dhënave, por në cilësinë e analizës është mjaft larg koncerneve që punojnë për Shërbimin sekret të SHBA-së, NSA. Edhe tek bankat dhe shoqëritë e sigurimeve firmat që ofrojnë analiza të të dhënave si Dataminr ose Hexagon, i kanë marrë Google një pjesë të tregut. “Ne kemi të bëjmë këtu me nxjerre derivatesh statistikore dhe parashikimet përkatëse në bazë të sjelljes së mëparshme”, - sqaron profesori i shkencave kompjuterike Günter Müller nga Universiteti i Freiburg. Shoqëritë e sigurimeve fokusojnë në sajë të analizës së të dhënave se cilët do mund të jenë klientët e tyre. Firmat e modës përcaktojnë përmes këtyre të dhënave se cili stil pëlqehet dhe shitet më shumë. Shoqëritë e telefonisë përcaktojnë paraprakisht se cilët prej klientëve të tyre duan të prishin kontratën e telefonit celular. Agjencitë e punës në SHBA kërkojnë me këto metoda vlerësimi kandidatë të përshtatshëm për punë shumë të veçanta ekspertësh që kanë kërkesa shumë specifike. Por vetëm llogaritjet e probabilitetit nuk janë të mjaftueshme për t’i analizuar njerëzit në mënyrë të atillë që të mund të parashikojë sjelljen e tyre të saktë. Cilësia e parashikimit varet në masë të madhe nga analizat e besueshmërisë dhe simulimit të sjelljes me ndihmën e inteligjencës artificiale. Për të gjitha këto duhen software të fuqishëm që janë në gjendje të analizojnë me imtësi të jashtëzakonshme sasi të mëdha të dhënash. Pikërisht në këtë drejtim duan të punojnë Eric Schmidt dhe menaxherët e tjerë të Google duke zgjeruar sektorët që merren me kërkime në fushën e inteligjencës artificiale.

AURELA HOXHA ËNDËRRIMTARE” NË“JAM MBRETËRINË E MODËS DHE STILIT n i a ’ s A l b a

t y l e l i f e s

z i n e m a g a

Shkurt 2014

0 Lekë

Shqipëri 30 Euro Kosovë 2

interior AD Luxury

EXTReAshkuj për m

E SHTËPI M I R U R D UJËRA

+

ART

RË AKSESO ETS GADG VESHJE

e r a t m i r r ë d ën ELA AUR A HOXH

NUDOT E DASTIDS MILUKË ër Gatuajnë ptin Shën ValenEEP BLACKSH OTIUM ABA 21

APUR H M A K PSE OG? I NJË BL AHIN EDISA SH JKA ESTELAAUTUFINA ANJEZ SHËN VALENTINI, PREMTIM DASHURIE NË VERONA KU TË GJENI VESHJE HAUTE COUTURE NË TIRANË ÇFARË NUK DUHET TË BËNI NË TAKIMIN E PARË Na ndiqni në

www.elegance.al


Gol

Etrit Berisha i shpëton pezullimit Paris Sen Zhërmeni ia bën me sy Januzajt

Futbollistët që lexuan vdekjen në media

Pele:

Maradona më dashuron

Holandezët

triumfues dhe dështakë të Milanit

cmyk


14

E premte 7 shkurt 2014

Gol

Holandezët triumfues dhe dështakë të Milanit

D

e Jong apo dhe Huntelar, dy nga blerjet e fundit të kuqezinjve, nuk janë të parat “Made in Holand”. Disa kanë qenë të famshëm që kanë bërë epokë me skuadrën e “djajve”. Kanë qenë pjesë thelbësore në sukseset që ka arritur Milani i Berluskonit në 20 vitet e fundit, por jo të gjithë kanë qenë të suksesshëm. Ka pasur edhe nga ata që kanë dështuar. Bëhet fjalë për lojtarët e ardhur nga Holanda, që tek Milani nuk kanë qenë të paktë, duke filluar nga treshja e mrekullueshme GulitVan Basten-Rajkard, tek zhgënjyesi Klajvert, për të ardhur tek blerja më e fundit e kuqezinjve, Klas-Jan Huntelar, nga i cili pritej shumë, por që nuk ka dha asgjë. Më poshtë vjen edhe renditja e 10 holandezëve, që kanë veshur fanellën e “djallit”. Më i fundit është Sedorf, që tashmë është në rolin e trajnerit dhe që ka ardhur në krye për të shpëtuar anijen milaneze.

si, duke u kthyer në një sukses atje: për disa vite, tashmë bardhezi, ai u bë një prej mesfushorëve mbrojtës më të mirë të Serisë A. 7) Patrik Klajvert Kaq shumë dhe kaq shpejt: kështu mund të përshkruhet karriera e këtij holandezi. Një tjetër anëtar i skuadrës së Ajaksit të famshëm, në një sezon për Milanin shënoi vetëm gjashtë gola, duke u larguar tek Barcelona për një ecuri më të mirë. Të paktë janë ata që në San Siro ende e kujtojnë emrin e tij. Një dështim i paapelueshëm në Itali. 6) Majkëll Rajciger Si disa prej të tjerëve në këtë listë ai erdhi tek kuqezinjtë nga “Amsterdam Arena” më 1996, por u largua shumë shpejt së andejmi. Dhjetë ndeshje, kaq mundi të jepte ai gjatë një sezoni të mbushur me dëmtime, para se të ribashkohej me ish-trajnerin e tij të dikurshëm tek Ajaksi, Luis van Gal, në krye të Barcelonës, një vit më vonë.

10) Sedrik Sedorf Që në fillim duhet thënë se Sedriku asnjëherë nuk arriti në lartësinë e vëllait më të madh, të famshmit Klarens. Shpesh, duke ndjekur Klarensin në akademitë e të rinjve tek Reali dhe Interi, ai u bashkua me Klarensin përsëri në 2006-ën, kësaj here tek Milani. Sidoqoftë, kuqezinjtë nuk i ofruan asnjë favor, pasi Sedrikut i mungonin cilësitë e domosdoshme për të luajtur me një skuadër të madhe. Kështu, ai u huazua tek Savoja 74, që luante për Kampionatin Kombëtar dhe Monza në kategori të ulëta të futbollit italian. 9) Uinston Bogard Nuk është e habitshme se shumë e kanë harruar, madje që ka luajtur ndonjëherë për Milanin. Mbrojtësi qëndroi vetëm gjashtë muaj dhe nuk arriti as një mesatare një ndeshje në muaj, duke u aktivizuar vetëm në tri ndeshje. Kjo performancë e dobët për tashmë 38-vjeçarin, kishte nisur të mjegullohej tek Barcelona dhe Çelsi para se të linte futbollin. 8) Edgar Davids “Pitbulli” u transferua tek Milani, pasi kishte qenë një pjesë e asaj skuadre mbresëlënëse të Ajaksit, dy herë finaliste e Ligës së Kampioneve. Në vitin e parë në Itali ai dështoi, pavarësisht të gjitha premtimeve dhe cilësive të tij. Blerja e dështuar e Milanit kaloi tek Juventu-

5) Jap Stam Një prej mbrojtësve më të vlerësuar të kohës së tij, Stami pati sukses tek PSV, Mançester Junajtid, Lacio, para se të vinte tek Milani. Qendërmbrojtësi kaloi dy sezone të mira atje, por nuk mundi të ndalte fitoren e Liverpulit në atë finale të dhembshme të Ligës së Kampioneve për kuqezinjtë, më 2005. Mbrojtësi shtatlartë atëherë u rikthye në Eredivisie - kampionati holandez - duke e mbyllur karrierën me Ajaksin.

Kanë qenë pjesë thelbësore në sukseset që ka arritur Milani i Berluskonit në 20 vitet e fundit, por jo të gjithë kanë qenë të suksesshëm

4) Klarens Sedorf Emri i tij tashmë është i ndërthurur me historinë e klubit kuqezi. Qëkurse erdhi atje nga rivalët bashkëqytetas të Interit, më 2002, ish-organizatori i Realit Madridit dha ndihmesë të madhe për fitimin e titullit kampion të Italisë, dy UEFA Superkupë, një Superkupë të Italisë dhe dy titujve në Ligën e Kampionëve. Këto të fundit i dhanë atij një rekord të veçantë: Sedorfi është i vetmi futbollist që e ka fituar Ligën e Kampioneve me tri skuadra të ndryshme: Ajaksi, Real Madridi dhe Milani. Në moshën 33-vjeçare ai ende ishte një prej futbollistëve bazë të Milanit. Aktualisht, është trajner i kuqezinjve, nga i cili pritet shumë. 3) Rud Gulit Karriera e tij si trajner mund të mos ketë asgjë për t’u dalluar, por


E premte 7 shkurt 2014

15

Gol Emri: Sedrik Sedorf Ditëlindja: 20 prill 1983 Gjatësia: 1.76 m Pozicioni: Mesfushor

Emri: Uinston Bogard Ditëlindja: 22 tetor 1970 Gjatësia: 1.88 m Pozicioni: Mbrojtës

Emri: Edgar Davids Ditëlindja: 13 mars 1973 Gjatësia 1.69 m Skuadra aktuale: Barnet FC Pozicioni: Mesfushor

Emri: Patrik Kaljvert Ditëlindja: 1 korrik 1976 Gjatësia: 1.88 m Pozicioni: Sulmues

Emri: Majkëll Xhon Rajciger Ditëlindja: 3 maj 1973 Gjatësia: 1.78 m (5 ft 10 in) Pozicioni: Mbrojtës

Emri: Jap Stam Ditëlindja: 17 korrik 1972 Gjatësia 1.91 m Pozicioni: Mbrojtës

Guliti dhuroi shumë nga vetvetja, kur ishte vetë në fushë. I ardhur tek “djalli” nga PSV ja, Guliti shënoi dy gola në triumfin e klubit në Kupën e Kampioneve më 1988. Sigurisht, pas kohës së nevojshme të përshtatjes së tij në Itali, ai u kthye në sukses të pakrahasueshëm, përkrah bashkështetasve të tij, Van Basten dhe Rajkard; pas një periudhe të shkurtër me fanellën e Sampdorias, ai u rikthye tek Milani për një hark kohor të shkurtër. Aseti i tij më i madh qe loja në disa role, sepse atë e aktivizuan si mbrojtës, mesfushor dhe sulmues në raste të ndryshme. 2) Frank Rajkard Anëtari i dytë i treshes së famshme holandeze të Milanit, aq të shquar në fundvitet 1980 dhe fillimvitet 1990. Arrigo Saki e ktheu nga një mbrojtës në një mesfushor mbrojtës dhe Franku i ndihmoi kuqezinjtë të fitonin një sërë trofesh, përfshirë edhe Kupën e Kampioneve më 1990, kur ai shënoi golin fitues, kundër Benfikës së Lisbonës.

1) Marko van Basten I vlerësuar nga të gjithë si një prej sulmuesve më të kompletuar, jo vetëm të brezit të tij, Van Basteni është një hero i mirëfilltë për tifozët kuqezinj. I blerë më shumë për arsye të mesatares shënuese të tij tek Ajaksi, ai i vazhdoi bëmat e veta edhe me Milanin. Duke shënuar dy gola kundër Steauas së Bukureshtit në finalen e Kupës së Kampioneve më 1989, ai fitoi lavdinë edhe duke shënuar një gol të pabesueshëm me kokë, po atë vit kundër Realit të Madridit, që nga kufiri i 16-metërshit. Në gjashtë sezone me Milanin arritjet e tij janë: tre tituj kampion të Italisë, tri Superkupa të Italisë, dy Kupa Ndërkontinentale, dy Kupa Kampionesh, dy Superkupa Evropiane dhe 125 gola të shënuar. Fatkeqësisht, dëmtimi e shtrëngoi të largohej nga futbolli para se të mbushte 30 vjeç. Po kështu, ai është Futbollisti i FIFA-s në vitin 1992, si dhe tri herë fitues i “Topit të Artë”.

Emri: Klarens Sedorf Ditëlindja: 1 prill 1976 Gjatësia: 1.77 Pozicioni: Mesfushor

Emri: Rud Gulit Ditëlindja 1 shtator 1962 Gjatësia: 1.91 m Pozicioni: Sulmues, mesfushor

Emri: Frenk Rajkard Ditëlindja: 30 shtator Gjatësia: 1.90 m Pozicioni: Mesfushor

Emri: Marko van Basten Ditëlindja: 31 tetor Gjatësia: 1.88 Pozicioni: Sulmues


16

E premte 7 shkurt 2014

Gol

Futbollistët që lexuan vdekjen në media

I

nformacioni dhe transmetimi i tij është bërë sot shumë i rifreskuar dhe shumë i shpejtë. Kjo, pasi të gjithë duan informacionin, ndërsa burimet konkurrojnë me njëri-tjetrin për të zënë radhën e më të mirit. Por, përveç informacioneve pozitive, ka edhe nga ato keq informuese. Shumë futbollistë e kanë marrë vesh se kanë vdekur në media, ndërkohë që ata nuk e kanë besuar me sytë e tyre. Sot ju paraqesim disa nga historitë e këtyre viktimave mediatike. Ferenc Pushkash Emblema e futbollit hungarez e atij botëror, kampionit të padiskutueshëm të Realit të Madridit, Ferenc Pushkash, gjatë Revolucionit Hungarez në tetor të vitit 1956, u raportua se kishte mbetur i vrarë, duke dhënë shpirt në “barrikadat e lirisë kundër tiranisë të regjimit komunist” hungarez. Gazeta angleze “Manchester Guardian” i kushtoi një artikull të posaçëm në faqen e parë, me një “obituary” (një përkujtimore) shumë prekëse, duke shprehur “hidhërimin e pafund”. Pas vetëm 24 orësh, radioja hungareze konfirmoi faktin se Pushkash ishte gjallë dhe se i kishte kaluar 24 orët e mëparshme, duke u ushtruar me goditjet në futboll. Një muaj më pas, Pushkash vendosi të mos luante më për vendin e tij. Pol Gaskonj Lajmi për “vdekjen” e Pol Gaskonjit në shtator të vitit 2008, njërit prej legjendave të mëdha të futbollit anglez, por edhe i famshëm në botën për “gjestikulacionet” e “grimasën fantazmagorike” të tij, mori përmasa botërore, madje një nga faqet më të mëdha sportive britanike e ndërkombëtare, “Sky Sports”, shpenzoi një ditë të tërë, duke i bërë “update” gjithë karrierës futbollistike dhe momenteve të pazakonta të jetës së futbollistit “të hekurt”. Zija përfshiu Anglinë, derisa të nesërmen, vetë Gaskonji u shfaq në media, duke qeshur e bërë shaka: “Mësova se kisha vdekur, por kur pyeta rreth e rrotull, mora vesh se nuk ishte e vërtetë”. Ish-futbollisti prej vitesh është me probleme mendore për shkak të përdorimit ekstrem të alkoolit. Madje, historitë e “Gazës” janë gjithmonë në faqet e para të gazetave rozë. Një nga historitë e fundit të tij kishte të bënte me harresën e ish-lojtarit të kombëtares angleze për të qenë në drekën e Krishtlindjeve bashkë në nënën e tij, Karol, aq sa shkaktoi një frikë goxha të madhe te familja e tij: “Nuk dimë se ku është, e prisnim të vinte në shtëpinë e nënës, por nuk erdhi. Kemi frikë se mos i ka ndodhur ndonjë gjë, pasi së fundi e kishin parë duke pirë pa fund”, - thanë atëherë familjarët. Thashethemet rreth jetës së çrregullt të Gaskonjit, janë të shumta, teksa jeta e tij pas lënies së futbollit ka qenë në një kontrast të vazhdueshëm. Heroi i një kohe, kur futbollisti u gdhi milioner brenda një nate, pas transferimit të tij nga Njukasëlli te Totenhemi (1988) dhe që gjatë karrierës së tij futbollistike grumbulloi rreth 14 milionë sterlina, tashmë është një njeri me probleme financiare. Helmut Dukadam Pasi u akuzua egërsisht nga media rumune pas humbjes së Steauas së Bukureshtit me Barcelonën më finalen e Kupës së Kupave në vitin 1986, portieri Helmut Ducadam u ankua se një makinë nuk ishte e mjaftueshme të mbushte ato që ai kishte dhënë për lavdinë e futbollit rumun. Atë verë, ai papritur u zhduk nga “qarkullimi”, duke i shtuar zërat se ai do të kishte mbetur diku i vrarë në rrethana krejt të panjohura ose i ishin prerë krahët nga agjentët sekretë të Presidentit komunist të asokohe, Nikolae Çausheskut. Pesë vjet më pas, ai i rikthye në “jetë” me të dy krahët në rregull, për të luajtur për një skuadër të kategorive inferiore, Vagonul. Sandi Jang Në fillim të viteve 1900, ish-sulmuesi i Totenhem Spërs, u përfol se ishte varur në Australi për trafikim

Shumë futbollistë e kanë marrë vesh se kanë vdekur në media, ndërkohë që ata nuk e kanë besuar me sytë e tyre

dhensh. Thashetheme të tjera e paraqisnin se ai ishte çmendur dhe se kishte vdekur në një spital për të sëmurët mendorë. Por, pas 50 vjetësh, Jang u rikthye në Edinbërg, në moshën 79 vjeç, duke pohuar se dhe “ai vetë e kishte harruar se çfarë kishte bërë në 20 vitet e fundit”.

në selinë famëkeqe të Komitetit Olimpik Irakian. Hysein lajmëroi familjen e Zairit se ai kishte vdekur, ndërkohë që pas tri javësh tortura të vazhdueshme, futbollisti u lirua. “Fundi i historisë, - tha Zair, - të paktën e kuptova se çfarë krimi kisha bërë”.

Tomi Farrer Një deklaratë surprizë e Gledis Farrerit befasoi botën kur tha se bashkëshorti i saj kishte ikur, por vetëm për pak minuta për të blerë letër. Lajmi u dha nga një gazetar i “Northern Echo”, pasi një gazetar i tij kishte telefonuar “vejushën” për t’i shprehur asaj ngushëllimet për kalimin në botën tjetër të ish-yllit të “Bishop Auckland”. Në janar të vitit 2009, klubi mbajti një minutë zi për Farrerin, që befas u ngjall, duke thënë ironikisht: “Është koha për të treguar gjithë të vërtetën e vdekjes dhe të asaj që pashë në jetën e përjetshme”.

Malkolm Mekdonald “Unë mund të konfirmoj se jam shumë i gjallë”, tha “Supermac” në vitin 1978, teksa disa radio lokale kishin dhënë detaje të vdekjes së tij në një aksident automobilistik. Në fakt, Mekdonald kishte pësuar një aksident në të njëjtën ditë, por natyrisht, që ai nuk kishte vdekur. Sulmuesi i Arsenalit tha: “Nuk do të jap kurrë ndonjë intervistë në jetën time për këtë gazetar”.

Mulamba Ndage Në vitin 1998, gjatë Kupës Afrikane të Kombeve, u lajmërua se sulmuesi i Zairesë, Mulamba Ndage, i cili kishte shënuar nëntë gola në turneun e vitit 1974, kishte vdekur gjatë kryengritjeve që sollën edhe rrëzimin e Presidentit despotik Mobutu. Dhjetë vjet më pas, Ndage u rikthye si një varfanjak. “Është shumë e lehtë të humbasësh në Kongo”, - shpjegoi ai. Abas Rahim Zair Pasi mesfushori irakian nuk arriti të realizonte penalltinë kundër Jordanisë në vitin 1997, frika se ai mund të terrorizohej nga sekretari irakian i sporteve, Udaj Hysein, provokoi një situatë të pazakontë në vend. Dy ditë pasi skuadra u kthye në Bagdad, u thirr

Ernest Zhan Jozef Pas daljes pozitiv si përdorues dopingu në Kupën e Botës së vitit 1974, mbrojtësi haitian u mor me forcë nga autobusi i ekipit në aeroportin e Frankfurtit, për ta dërguar si “pako” në selinë e diktatorit haitian “Baby Doc”, Dyvalje. Pas tre muajsh, Jozef, për të cilin shokët e skuadrës besonin se kishte vdekur, u ribashkua me skuadrën kombëtare të futbollit. “Gjithçka kaloi mirë, vetëm se mësova shumë gjëra që s’kishin të bënin më futbollin”, - tha ai./Indeks/ Horge Olguin Kur mbrojtësi argjentinas i Kupës së Botës 1978 shprehu mospëlqimin e tij ndaj juntës ushtarake që drejtonte vendin nga vitet 1970 dhe u zhduk në fillim të viteve 1990, u fol se ai ishte vrarë. Dy vjet më pas, ai u bë i gjallë në Peru, duke thënë se kishte “gjetur shpirtin e tij në malet e Andeve”.


E premte 7 shkurt 2014

17

Gol

Pele:

Maradona më dashuron

N

jëri thumbon e tjetri ia kthen me të njëjtën monedhë. Historia vazhdon të jetë e njëjtë mes Pelesë dhe Maradonës. Legjenda argjentinase tha pak ditë më parë se braziliani do të mbetet gjithnjë i dyti në futboll, kur krahasohet me të. Tri herë kampioni i botës, duke pranuar se ndoshta të dy janë bërë të mërzitshëm, iu përgjigj mjaft shkurt këtë herë Diegos, duke thënë se ai flet vazhdimisht për të sepse e dashuron. Më tej Pele vazhdoi me ato që kishte në axhendë, Botërorin, Olimpiadën e Rios dhe simpatinë e pashuar për Nejmarin. “Është djali ynë, një i ri i mrekullueshëm. Kalimi te Barcelona është jo vetëm një eksperiencë e çmuar për Nejmarin, por diçka e mirë edhe për kombëtaren braziliane”. Ishylli i Santosit në vijim nuk la pa kritikuar të gjithë ata brazilianë që kanë protestuar gjatë përgatitjeve të Botërorit. “Na është dhënë mundësia të ecim përpara dhe të zhvillojmë turizmin, infrastrukturën dhe transportin. Ndryshe nga realiteti, imazhi që ka përcjellë Brazili është se nuk jemi në gjendje të organizojmë evente gjigante botërore si Kupa e Botës apo Lojërat Olimpike”. Një shuplakë Pele ua jep ndërkohë edhe politikanëve brazilianë, të cilët, sipas tij, kanë dhënë premtime që nuk i kanë mbajtur. “Janë premtuar shumë gjëra nga autoritetet e vendit tim, por deri tani kemi ende stadiume të papërfunduara dhe vonesa në vepra të tjera. Ky nuk është vetëm shqetësimi im, por i të gjithëve. Gjithsesi, shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë dhe uroj me Brazilin në finale”.

Bekam krijon një skuadër futbolli

Duket se ish-legjenda angleze e futbollit, Bekam, ka gjetur një profesion të ri, atë të të qenit bos. Ish-kapiteni i kombëtares të tre luanve, Devid Bekam, konfirmoi qëllimin e tij për të krijuar një skuadër futbolli në muajt e ardhshëm në Majami. Kjo ndodhi disa orë pasi Federata Amerikane e Futbollit miratoi lejen për të. 38-vjeçari Bekam, i cili kaloi pesë vjet të karrierës së tij duke luajtur për LA Galaksi, shndërrohet në ish-profesionistin e parë në shumë vjet që ndërmerr një nismë të tillë. “Për mua ky është një moment shumë i veçantë”, - deklaroi Bekam në një konferencë për shtyp gjatë së mërkurës. “Dëshiroja të ndërtoja diçka nga fillimi dhe krijimi i një skuadre është diçka shumë personale dhe unike. Majami është një qytet i mrekullueshëm me shumë pasion. E di që ky qytet është gati për të pritur një skuadër futbolli dhe jam i sigurt që ky ekip do të rezultojë i suksesshëm”.

Paris Sen Zhërmeni ia bën me sy Januzajt Sheikët e Paris Sen Zhërmenit janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë stërlina për Adnan Januzajn. Sipas “Daily Star”, PSG është e gatshme të derdhë në llogarinë e skuadrës së Mançester Junajtidit këtë shumë për të tërhequr në skuadër talentin me origjinë shqiptare. Shefi ekzekutiv i Junajtidit, Ed Uduard ka refuzuar ofertën e parë të PSG-së dhe bëri të qartë se Januzaj nuk është në shitje, por kjo shumë do t’i tundonte drejtuesit e Junajtidit. Lorant Blank është i bindur se kjo shumë mund të joshë talentin kosovar, i cili sapo ka mbushur 19 vjeç për t’u transferuar në Paris.

Etrit Berisha i shpëton pezullimit Çështja e portierit Etrit Berisha mund të quhet e mbyllur zyrtarisht për Kievon, ndaj edhe ka pak gjasa që të ketë ndonjë masë ndëshkimore nga FIFA. “Ne nuk jemi të interesuar më për Berishën. Kjo çështje i përket të kaluarës. Ai tashmë luan me Lacion dhe ne nuk mund të kthehemi mbrapa”, - është shprehur drejtori sportiv i klubit veronez, Xhovani Sartori. Mediat italiane kanë shkruar së fundmi se FIFA mund të pezullojë portierin e Lacios për tre muaj, për shkak se gjatë verës fillimisht nënshkroi një kontratë me Kievon dhe më pas u transferua te Lacio.

Zllatan, mos shëno më gola aq të bukur! Agjenti i Zllatan Ibrahimoviçit, Mino Rajola, ka kërkuar nga klienti i tij që të ndalojë së shënuari gola sensacional, pasi që po e bën të duket futbollin në Francë shumë të thjeshtë. Suedezi ka shënuar dy herë në fitoren në gjysmëfinale ndaj Nantesit, që ka vënë një hap para ekipin e tij në Kupën e Francës. Por, në fakt ishin golat fantastik ata që po e lënë përshtypjen pozitive te agjenti i lojtarit. “Kur ai e shënoi golin e parë, unë kam qeshur. Dukej sikurse po luan me fëmijë”. “Unë i thashë pas ndeshjes: “Të lutem mos shëno më gola aq të mirë sepse njerëzit po mendojnë se futbolli francez është i lehtë. Duket sikurse po luan me fëmijë”, - ka thënë Rajola për “France Football”.


18

E premte, 7 shkurt 2014

Kulturë Rrëfimi i ish-të përndjekurit politik

Kitara e këngëtares në burgun e Spaçit për 22 vjet Violeta Murati

J

etuam në një kohë kur u thureshin lavde e himne pushkëve, shpatave, hekurave e zinxhirëve, që u rëndonin njerëzve nëpër duar, si armiq të klasës dhe të pushtetit popullor. Histori plumbash, gëzhojash e pushkatimesh bënin historinë e partisë, aq sa dhe historinë e Shqipërisë – ky ishte revolucioni komunist. Përballë këtij terrori dhe frike në kampet e burgjeve shqiptare, duke mbijetuar pas telave me gjemba rrëfehet një nga historitë unikale në Shqipëri që lidhet me legjendën e këngës së lehtë shqiptare, Vaçe Zelën. Në skenën e viteve më të egra të diktaturës, e ulur mbi karrige, me një kitarë në dorë, ajo këndonte duke mahnitur brezat që e mbajnë mend. Pasioni i madh për këngën i shtoi dhe dëshirën për të mësuar kitarën. Ishte kjo edhe një dëshirë mikluese, tepër nxitëse për të rinjtë. Miqtë e saj kujtojnë se Vaçja e mbante gjithnjë kitarën me vete, qysh kur këndonte në gjimnaz, mbrëmjeve studentore, nëpër fshatra të Lushnjës ku punoi si mësuese muzike. Madje, dhe kur ka konkurruar në degën e Dramës, Vaçja ka kënduar para komisionit me kitarën e saj. Ndërsa mjaft këngë nëpër festivale i ka shoqëruar me kitarë. Por siç duket dhe kitara e Vaçes është e rrethuar nga një mister. Kitara për shumë vite kishte humbur. E për paradoks, paralelizëm sinjifikativ mes vuajtjeve dhe brengave të pafund, kitara endej burgjeve dhe kampeve, dorë më dorë ndër të burgosur. Historia vjen e rrëfyer për herë të parë nga i mbijetuari i burgjeve komuniste, Gëzim Çela. Djalosh i ri, Gëzimi nis jetën e burgut qysh në vitin 1957, në një kohë kur në birucë i vjen papritur kitara e Vaçe Zelës dhe do të dalin që andej vetëm pas 22 vjetësh. Sot kitara është e varur në mur në shtëpinë e tij, në Durrës. Askush nuk e prek, bri saj fotoja në rini e Gëzimit. Ky na tregon se historia e saj është si jetë dhe e ka të vështirë ta ndajë nga e jeta e tij. Për këtë arsye Gëzimi na tregon se nuk është joshur as nga milionat që i kanë ofruar për ta shitur kitarën. Ai tregon rastin e një shqiptari në Amerikë, që kishte mbërritur në derën e tij krejtësisht i sigurt - se këtë njeri thjesht do ta prishte mendsh. Gëzimi sot betohet se kitarën nuk ka ndërmend ta shesë, sa të jetë gjallë. Ndaj, historia e tij kthehet shpesh në retro, një arsye për të kujtuar pse duhet ta ruajë kitarën e këngëtares legjendë, të cilën e mban në gjendje mjaft të mirë. Gëzimi hyn në histori, duke kujtuar vitin 1957 kur sapo ishte burgosur në kampin për ndërtimin e aeroportit të Rinasit, pastaj duke kaluar në tharjen e kënetës së Thumanës duke përfunduar në Tiranë për ndërtimin e pallateve në bllokun “Puna”, aty ku është ish-ndërtesa e ekspozitës “Shqipëria sot”. Gëzimi kujton se në kampin e Tiranës, rreth vitit 1962, frynte pak erë liberalizmi duke u lejuar të përdornin edhe ndonjë vegël muzikore në dhomën e ashtuquajtur të kulturës, që shërbente dhe si bibliotekë. Nga komanda iu çua edhe një mandolinë që kishte qenë më parë në repartin ushtarak. Gëzimi kujton se me të në burg ishte Sotiraq Tase, një muzikant i mirëfilltë, që luante shumë mirë në mandolinë. “Ai na dhuronte kënaqësi muzikore, ndërsa një ditë Raqi më tha: “Sikur të gjenim dhe një kitarë për të shoqëruar vijën melodike me akorde”. Këtu fillon historia e kitarës së Vaçes. Gëzimi kujton se nga ky ngacmim në takimin me nënën e tij i qe lutur që të takonte Mehdi Prodanin për ndonjë kitarë, meqë kishin miqësi familjare. Po prisnim në ankth ardhjen e kitarës - thotë Gëzimi. Nuk kaloi shumë kohë dhe

bashkë me ushqime në burg “hyn” edhe kitara. “U gëzuam shumë si unë, por edhe nëna që ia kishte plotësuar një dëshirë të birit të saj të vetëm. “Ta dha Mehdiu” - i thashë. Jo, - m’u gjegj - ma dha Vaçja kitarën e saj. Mediun e takova, siç më porosite ti, por ai me keqardhje më tha se nuk kishte kitare tjetër, veç asaj që përdore vetë”. Këngëtarja nuk e kishte bërë të gjatë bisedën, por i kishte përcjellë pa fjalë kitarën e saj për në burg. “Pra kitara, që ma kishte sjellë nëna, ishte e Vaçe Zelës! Njohja me familjen e Zelajve ishte e kahershme”. Kështu, Gëzimi kujton se mandolina e Raqit dhe akordet e kitarës së Vaçes çdo mbrëmje do t’i ndante nga burgu për të ëndërruar botën e lirë. “Tek kitara, tek ata tinguj ne gjenim çlodhjen pas një pune të lodhshme e rraskapitëse, ata tinguj na mbanin gjallë shpresën kur na kërcënonin se do të na vrisnin”. Nga kampi i Tiranës, ish-i burgosuri politik dhe tashmë “një pronar” në burg i kitarës, tregon se kaluan në Rubik, në ndërtimin e fabrikës së përpunimit të bakrit e më në, fund, në Laç, në uzinën e superfosfatit. Kitara ishte gjithmonë bashkudhëtarja e tyre e pandarë. Pas tetë vjetësh burg, Gëzimi tregon se shokët e burgut i ishin lutur që t’ua linte kitarën. Si mund t’ua refuzoja kërkesën? - thotë ai. “Tashmë ajo nuk më përkiste vetëm mua, ajo ishte bërë pjesë edhe e atyre, madje më shumë e tyrja, ishte një dritë shpresëdhënëse në tunelin e errët të burgut. Ajo ishte pjesë e dhimbjeve tona të mëdha dhe e gëzimeve të vogla”. Mbas 6 vjetësh, në vitin 1971, Gëzim Çela dënohet për së dyti, e dërgojnë në Spaç dhe aty e gjeti prapë kitarën po ashtu dhe disa prej atyre shokëve që i kishte lënë në Laç si Fiqiri Muhon, të cilit ia kisha dorëzuar para gjashtë vjetësh. “Ai m’u drejtua: “Kitara është si puna e gruas, o Gëzim, nuk e harron dashurinë e parë të një burri, prandaj ajo të kërkon ty”. E vështrova me vëmendje dhe i mallëngjyer kitarën dhe ajo më dukej sikur më thoshte. “Kur të lirohesh kësaj here, më merr me vete, mos më lër më këtu! Megjithëse jam prej druri, jam e lodhur, e dua edhe unë ngrohtësinë e një shtëpie dhe hapësirat e lirisë. Këtu bën shumë ftohtë!” Revolta e Spaçit, që u zhvillua, nga 21 deri më 23 mars, 1973 tronditi sistemin. Dëshmitar i asaj ngjarje, Gëzimi tregon se pushteti tregoi “forcën” e tij, duke pushkatuar katër vetë brenda ditës me një gjyq 24 orësh, e të improvizuar, ndërsa ai vetë përfundoi nëpër hetuesi dhe gjyqe. U ridënua me 15 vjet të tjera. Gëzimi thotë se kur u rikthye në burg pas disa muajsh, në kamp mbretëronte hija e vdekjes. Njerëzit nuk guxonin as të flisnin me zë të lartë, jo më të bëhej fjalë për kitarën. Megjithatë, Gëzimi kujton se e para gjë që i shkoi në mendje ishte kërkimi i kitarës. Pas revoltës, nën urdhrin e zëvendësministrit Feçor Shehu, ushtarët dhe sigurimsat bënë reprezalje mbi të burgosurit duke u grabitur e marrë çdo gjë personale që u kishte mbetur, si dorëshkrime, libra madje edhe mbi veglat muzikore. “Veçanërisht kërkuan kitarën, që ta thyenin” - i kishte thënë shoku i tij. “U trondita për fatin e saj, por ai më siguroi: “E kam shpëtuar unë, - më tha, e kam nxjerrë jashtë kampit me arkat e mbeturinave dhe e kam fshehur në armaturën e një galerie, në zonën 3”. Pas disa muajsh, kur në burg u kthye jeta normale dhe filloi puna në minierë, Gëzimi tregon se e nxori kitarën nga galeria, duke e marrë me vete, kur u lirua. “Ajo ishte tashmë e burgosura 22-vjeçare, aq sa edhe unë. Kitara e Vaçe Zelës vazhdon të jetë me mua, në shtëpi edhe sot e kësaj dite”.

Shuhet

legjenda e diktaturës

S

huhet Diva e skenës shqiptare, Vaçe Zela. Këngëtarja ndërroi jetë në moshën 74-vjeçare, dje rreth orës 01:00 të mëngjesit në Barel të Zvicrës, pas një sëmundjeje të gjatë. Lajmi u konfirmua nga familjarët e saj në Zvicër. Fati i këngëtares legjendë shpesh merr kontekste politike, sidomos pas largimit të saj më ‘92, duke u vendosur në Bazel të Zvicrës. Vaçja nuk e ktheu kokën asnjëherë pas dhe në asnjë moment nuk mori rrugën për rikthim. Pyetjet shpesh janë vërtitur pa marrë përgjigje: Pse kjo “ftohje” e këngëtares me vendin e saj?! Talent i shpërdoruar apo i përdorur nga diktatura?! Një gjë ka absolutizëm: Zëri i Vaçes. Të tjerat janë rrjedha jete si gjithë artistët e intelektualët në këtë vend dhe njerëzit e mirë që jetuan në heshtje të thellë, që nuk bënë gjë tjetër, veçse përsosën diktaturën. Ky lloj sublimiteti duket se i takoi edhe Vaçe Zelës, që miq e të afërm jo pak kanë rrëfyer këngëtaren si një Sizif jashtë kohe. Megjithatë, këngëtarja rrëmbeu të gjitha zemrat, edhe atë të “djallit”, duke mbetur e paprekur, e pakundërshtuar, e heshtur, e përmbajtur, modeste dhe artiste në kohë diktature! Vaçe Zela lindi në Lushnjë në vitin 1939 dhe më 7 prill të këtij viti do të mbushte 75 vjeçe. Në biografinë e saj shënohet se u zbulua rastësisht në moshë të re në Lushnjë, ku edhe ka lindur. Ndërsa në dhjetor të vitit 1962, Vaçe Zela bëhet fituesja e fes-

tivalit të parë të muzikës së lehtë, me këngën “Fëmija i parë”. Këngëtarja ishte 23 vjeçe. “Kisha ndrojtje ta këndoja atë këngë. Kisha frikë ta këndoja, se isha e pamartuar dhe si mund t’i këndoja lindjes së fëmijës së parë?”, - ka kujtuar këngëtarja nga festivali i parë. Siç ka thënë edhe vetë, ajo “ka lindur në një familje ku kënga ishte ulur këmbëkryq në shpirtrat e të gjithëve”. Zëri i Vaçes u pikas nga mësuesit e saj në shkollën 7-vjeçare. Ishte e dhënë edhe pas pikturës dhe teatrit. Qysh në moshën 10 vjeçe pati nisur të këndonte vetë të gjitha këngët myzeqare, të dëgjuara në shtëpi nga familja. Do të dilte nga shtëpia për të mbledhur spektatorët e parë në çezmën e një prej lagjeve të Lushnjës, duke kënduar shkujdesshëm. E vogël, nxënëse në shkollë, Vaçja vesh një fustan të bardhë nusërie të qepur me dorë dhe del në një koncert në shkollë. Kështu mori vëmendjen duke u bërë artistja e vogël e qytetit. Ajo nuk fitoi të drejtën për të studiuar në Liceun Artistik të Tiranës, duke u rikthyer për të vazhduar studimet në shkollën “Qemal Stafa”, ku edhe nisi të mësonte kitarën. Të afërmit e saj kanë kujtuar se Vaçja këndonte me kitarë vetëm në dhomën e saj, këngë spanjolle, italiane apo amerikane, duke i mësuar vjedhurazi nga radioja. Kujtohet se “koncertet” e saj të para ishin pikërisht poshtë dritares, ku mblidheshin njerëz për ta dëgjuar, dhe më pas nëpër rrugët e Tiranës. Kështu,

Vaçe Zela do të prehet në Sharrë, flamuri gjysmë shtizë Trupi i pajetë i këngëtares Vaçe Zela do të mbërrijë nesër në mesditë në atdhe. Përcjellja për në banesën e fundit dhe ceremonia mortore janë ditën e shtunë, datë 8.2.2014, ora 13:00, duke u nisur nga Teatri i Operës dhe Baletit për t’u prehur në varrezat e Sharrës. Axhendën e ceremonialit e merr

përsipër Ministria e Kulturës, e cila ka publikuar dje dhe njoftimin për homazhet dhe përcjelljen për në banesën e fundit. Në oraret e homazheve Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Lushnjës, në nderim të veprës së artistes së madhe, Vaçe Zela, do të ulin flamurin në gjysmështizë.


E premte, 7 shkurt 2014

19

Ekskluzive

Rrëfimi i Ema Qazimit

1972, si u befasova nga shpërthimi i Vaçe Zelës në lokalet e Parisit e të Greqisë Intervistoi: Violeta Murati

N Vaçe Zela

ngadalë, kur diktatura kishte mbërritur kulmin e saj, Vaçe Zela u bë miti i njerëzve, që u shtangte frymën shqiptarëve për ta dëgjuar. Shpesh legjendat rreth saj kalonin përtej kufijve, ku thuhej se turnetë me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve tërhiqnin publik masiv. Dhe gjithmonë vërtitej për të enigma se çfarë e mbante në Shqipëri, sa famë mund të kishte fitu-

Qysh në moshën 10-vjeçare pati nisur të këndonte vetë të gjitha këngët myzeqare ar po të kalonte kufirin!Ajo është gruaja e parë shqiptare e nderuar sa qe gjallë me titullin “Nderi i Kombit" dhe siç janë shprehur dje mjaft artistë e këngëtarë, se ishte po ashtu e vetmja e cila u bë legjendë sa qe gjallë. Vaçe Zela mban titullin “Artiste e Popullit” dhe shumë shpejt ka tërhequr vëmendjen, duke krijuar menjëherë rezonancën e adhurimit në kohë të diktaturës. Ajo ishte një këngëtare e

cila ka marrë pjesë në të gjitha festivalet e muzikës në radio dhe më vonë në radio-televizion që prej organizimit të parë të tyre në vitin 1962 dhe deri në vitin 1981, kur u largua nga skena si fituese e çmimit të parë me këngën “Komunistët” (dubluar nga Marina Grabovari). Po ashtu, zëri i saj është mbajtur si kolonë zanore në mjaft filma. Këngëtarja që prej ‘92-shit ndodhej në Zvicër së bashku me familjen e saj, bashkëshortin dhe vajzën e saj të vetme. Ajo është e vetmja femër shqiptare e nderuar në të gjallë me Urdhrin “Nderi i Kombit” nga Presidenti Alfred Moisiu me motivacionin: “Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor”. Për nder të këngëtares, viti 2009 është shpallur nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si “Viti Vaçe Zela”. Së fundi, edhe një rrugë në Tiranë mban emrin e saj, mjaft e kontestuar kjo për margjinalizimin që ka vetë rruga. V. M.

1962, “Esperanca”, kënga e panjohur e Vaçes në rrjetet sociale Krahas ngushëllimit për humbjen, dje, të gjithë shqiptarët kanë qarkulluar në rrjetet sociale këngën e panjohur të Vaçe Zelës, “Esperenca”, kur ajo ende nuk ishte ngjitur në skenën e festivalit. Bëhet fjalë për vitin 1962, kur Vaçja, sipas të afërmve, këndonte vetëm këngë të huaja dhe kryesisht spanjolle. Ishin këngë që ajo kishte

nisur t’i këndonte qysh në shkollë të mesme me kitarën e saj. Admiruesit e afërt ende nuk e kishin dëgjuar te këngët shqiptare, derisa më 1962 ajo u ngjit në skenë në natën e parë të festivalit të parë të këngës në RTSH, me “Erë pranverore”. Aty u ndie se për muzikën e lehtë shqiptare po vinte një yll i ri.

ë orët e para të ditës së djeshme gjithë media dhe shqiptarët me shpejtësi rrufe morën vesh lajmin e ndarjes nga jeta të këngëtares legjendë, Vaçe Zelës. Një telefonatë me këngëtaren Ema Qazimi, si bashkudhëtare e festivaleve në RTSH, bashkëkohëse e së njëjtës karrierë në diktaturë, na zbuloi ndjeshmërinë, por edhe si Vaçe Zela u rrit në kujtesë, mit e legjendë. E emocionuar, Ema ndërton në këtë intervistë ekskluzive një rrëfim të pazakontë për lexuesit, ç’ishte një artiste në brendi, në qenien e saj jashtë kontekstit politik, diktaturës. E ka takuar Vaçen Zelën, për herë të fundit, vjet në Bazel, ku këngëtarja jetonte, në bisedë të gjatë, çmallëse që e kujton edhe më poshtë:

Sapo morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Vaçe Zelës... Tronditëse, e pabesueshme që ajo nuk jeton më. Ajo ishte artiste e madhe, e papërsëritshme. Unë e kam pasur mit. E doja shumë, e kam adhuruar. Kur e keni takuar për herë të parë? Në vitin 1968, kur unë u ngjita në skenë për herë të parë. Isha 14 vjeçe. Keni kënduar bashkë? Me këngën e mësipërme kam pasur fatin të këndoj me të, në vitin 1968. Atëherë isha një vajzë e vogël, mjaft e re. Kënga ishte “Ylli partizan”, me kompozim të Agim Krajkës. Çfarë mbani mend, si ishte ky takim me të? Sigurisht që e njihja përpara se të hyja në festival, e adhuroja, e kisha idhull. E dëgjoja në radio, pasi televizor nuk kishim. E ndiqja çdo herë në radio, mbaja frymën kur ajo këndonte. Po kur u takuat? Ishte një përgjegjësi e madhe të qëndroje para Veçe Zelës. Më shikonte me adhurim dhe nuk më pa si konkurrente në asnjë moment. Në fakt, isha unë që e adhuroja atë ikonë. Çfarë marrëdhënieje keni pasur me të, përveç adhurimit si këngëtare? Kam shkuar mjaft mirë me të. Ajo ishte shumë modeste, mjaft e përulur dhe shumë e komunikueshme. E thjeshtë... Çfarë kishte tek Vaçja që tërhiqte aq shumë, që e adhuronit si artiste? Do t’ju përshkruaj se si shfaqej Vaçja para nesh. Në prova kjo ishte më e dukshme. Ajo të magjepste me

Këngëtarja e njohur shqiptare Ema Qazimi prezencën e saj. Qëndrimi i saj para mikrofonit ishte nga më fantastike, një artiste e madhe. E shihnim çdo lëvizje të saj deri në imtësi, se si lëvizte dorën, si hapte krahun, si shikonte çdo të që ajo bënte për ne ishte një magjepsje. Ajo ishte artiste në çdo aspekt. Kishte stil, kishte nur, kishte sharm në skenë. Krijonte një magji rreth saj në momentin që dilte para mikrofonit. Këtë mund ta krijojë vetëm një artiste botërore siç ajo ishte. Më vjen keq që nga këto pasazhe kaq magjepse nuk ka asgjë të dokumentuar. Nuk ka arkiv në televizion. Gjithë qenia e saj jepej në skenë. Ajo i vinte vulën këngës. Mjaftonte një lëvizje e saj për të na magjepsur. Kjo ishte Vaçja artiste, po si njeri, si mikeshe? Tek Vaçja ishin mbledhur të gjithë të mirat e botës. Ajo ishte një grua mjaft inteligjente, me një intuitë të jashtëzakonshme. Një nënë e jashtëzakonshme për vajzën e saj të vetme, Irmën. Tek Vaçja përmblidhej gjithçka në mënyrë të përsosur. Ishte rrobaqepëse, stiliste, gatuante në mënyrë të jashtëzakonshme, kishte shije në çdo gjë, mjaft gusto. Por mbi të gjitha, fjala e saj kishte peshë, ajo nuk e konsumonte atë. Është interesante në gjithë çfarë thoni, a ka shprehur ndonjëherë mendimin ose edhe ndjesi se në Shqipëri po frustrohej për nga përmasa e talentit që kishte? Sigurisht ka pasur momente, por asnjëherë nuk e shprehte me fjalë. Kjo kuptohej tek Vaçja. Mjafton t’ju tregoj vetëm një rast. Kur kemi qenë për vizitë në Greqi dhe Paris, sidomos në Paris, ka qenë një histori e jashtëzakonshme. Shkuan një grup i vogël prej katër këngëtarësh: unë, Vaçja, Gaqo dhe Petrit Lulo. Ka qenë një befasi e jashtëzakonshme. Në mbrëmje

shkuam të darkonim në një lokal. Atje Vaçja mori kitarën dhe nisi të këndonte këngë jo shqiptare, një larmi kanconetash. Njerëzit u magjepsën. Ne u magjepsëm. Lokali u mbush plot, nuk kishte vende. Shikonin nga dritarja. Ky është një rast për të kuptuar arsyen e shpërthimit të Vaçes dhe për të ndier çfarë mbante ajo brenda saj. Sigurisht ajo e ndiente kufizimin përderisa këto këngë nuk i këndonte dot në Shqipëri. Ajo ishte realisht e kufizuar për çfarë ishte, çfarë përmasash kishte si këngëtare. Ajo ishte me përmasa botërore. Ky shembull që ju tregova nuk ka lidhje për të kuptuar vetëm ndjesitë e Vaçes, por edhe përmasën e saj. Çfarë ajo ndiente, sigurisht, që nuk mund ta shprehte dot këtu. Ajo ishte e përmbajtur. S’kishte çfarë të bënte, duhej të pajtohej me kohën. Ka mbetur enigmë gjithmonë fakti se pas 92-shit, kur iku, Vaçja nuk u kthye asnjëherë në Shqipëri, ju ç’mendoni? Nuk besoj se ka vend për enigmë. Vaçja vuante nga mushkëritë qysh në kohën e diktaturës, qysh këtu në Shqipëri. Dhe ky rast për t’u larguar ndoshta i bëri mirë, pasi po të qëndronte këtu, mendoj se do kishte ikur nga jeta me kohë. Ajo vuajti, edhe në Bazel vuajti shumë. Ju e keni vizituar ndonjëherë, keni qenë në Basel? Po, isha para një viti. E bija dhe bashkëshorti, Pjetri, më bënë një pritje të jashtëzakonshme. Shtëpia e tyre ishte përherë e hapur. Kemi biseduar gjatë, jemi çmallur. Vaçja mezi fliste, ishte shumë sëmurë. Çfarë biseduat, ju shprehu ndonjë brengë apo amanet se ku do të dëshironte të prehej? Sigurisht ajo kishte mjaft brenga, e sidomos për të qenit larg Shqipërisë, pamundësia për të qenë këtu, që nuk mundte të vinte. Kjo e brengoste gjithë kohën. Nuk mund t’ju them se ku donte të prehej, por për një gjë shprehej vazhdimisht, që më bënte përshtypje, në këshillën që i jepte së bijës për t’u martuar me shqiptar, dhe jo të huaj. Kjo mendoj ka domethënie për të. Vaçja ishte një mit, legjendë për vendin e saj, por mendoj se kjo duhej të vlerësohej në kohën e duhur. Jam shumë e hidhëruar për lajmin e ndarjes nga jeta, sot mezi po e përmbaj veten, më janë këputur këmbët, duart nuk më lëvizin. Me gjithë shpirt s’doja që ajo të ishte larg, nuk e imagjinoj që nuk jeton më. Ajo u bë legjendë duke qenë gjallë. E çfarë kanë më tepër se ajo këngëtaret e famshme në botë?!


20

E premte 7 shkurt 2014

Bota

Speciale

Alice Schwarzer

Vetëkallëzimi – F Shpëtues i imazhit apo model i kapërcyer?

Pas ikonës së futbollit Uli Hoeneß tani edhe Alice Schwarzer: feministja më e njohur e Gjermanisë ka pranuar evazionin fiskal. Sipas zbulimeve të reja të një reviste informative ajo ka bërë vetëkallëzim që vitin e kaluar, për shkak se nuk ka deklaruar interesat e fituara në një llogari bankare në Zvicër

eministja e njohur gjermane Alice Schwarzer ka mashtruar në pagimin e taksave. Kjo e dëmton emrin e saj. Duke bërë vetëkallëzim, ajo ka shmangur dënimin. Por çështja e mospenalizimit vihet tani për diskutim. Pas ikonës së futbollit Uli Hoeneß tani edhe Alice Schwarzer: feministja më e njohur e Gjermanisë ka pranuar evazionin fiskal. Sipas zbulimeve të reja të një reviste informative ajo ka bërë vetëkallëzim që vitin e kaluar, për shkak se nuk ka deklaruar interesat e fituara në një llogari bankare në Zvicër. Ajo ka pohuar se e ka hapur llogarinë në vitet ‘80, kur mendonte të shkonte jashtë për shkak të armiqësive personale. Ndryshe nga rasti i Uli Hoeness, kundër Schwarzer nuk do të ketë procedurë penale. Vetëkallëzimi i saj duhet të ketë qenë i plotë: 200.000 euro thuhet se ka paguar, me to ka mbuluar të gjitha borxhet, të paktën ato, për të cilat nuk kanë kaluar afatet kohore. Prej kohësh Zvicra është e njohur si oaz fiskal, ku herë pas here njerëz me të ardhura të larta përpiqen t'i shpëtojnë autoriteteve tatimore gjermane. Po atëherë përse është kaq i madh zemërimi për mashtrimin tatimor të bërë nga Schwarzer? Një rast veçanërisht i thellë 71 vjeçarja është prej dekadash si të thuash gishti qortues i kombit, kur bëhet fjalë për të drejtat e gruas. Ajo është kryeredaktore e revistës femi-


E premte 7 shkurt 2014

21

Bota

Frikë nga një luftë civile në Ukrainë E

ardhmja e Ukrainës është në pikëpyetje, për këtë parlamentarët e BE-së janë të bindur. Disa kërkojnë sanksione, të tjerë duan ta mbështesin financiarisht vendin, në mënyrë që të nisin më në fund reformat politike. Njëfarë paniku e ka mbërthyer BE-në kur mendon për Ukrainën. Kjo ndodhi edhe në rastin e debatit të Parlamentit Evropian të mërkurën pasdite (5.2.2014). Çfarë do të ndodhë po të mos zgjidhet së shpejti kriza politike? A do të shpërthejë atëherë lufta civile? Që tani vendi ndodhet para falimentimit financiar. Edhe vetë Rusia, tek e cila është orientuar presidenti Viktor Janukoviç, nuk pranon t’i paguajë kreditë e premtuara, për aq kohë sa vazhdon situata e pasqaruar. Komisari i Zgjerimit të BE, Stefan Füle vërejti me seriozitet para parlamentit: “Në lojë nuk është vetëm respekti për të drejtat e njeriut, por edhe vetë e ardhmja e Ukrainës”. Deri në fund të Lojërave Olimpike të Dimrit në Soçi të Rusisë, besojnë shumë parlamentarë, nuk do të ketë zgjidhje të dhunshme, por për kohën më pas, askush nuk dëshiron të verë bast. Pasaporta të BE-së për funksionarët Përpjekjet evropiane për ndërmjetësim kanë dështuar deri tani para së gjithash, sepse Janukovici e konsideron BE-në të njëanshme. Sipas tij, BE-ja mbështet në mënyrë të njëanshme opozitën dhe demonstruesit janë rrëmujaxhinj, që nuk

niste “Emma” dhe ftohet në të gjitha emisionet televizive, në të cilat trajtohen temat si dallimet e pagave ndërmjet gjinive, apo prostitucioni. Në fushën e saj ajo konsiderohej si instancë morale, që shpesh kritikonte ashpër të tjerët për pikëpamje, që ajo i konsideronte të gabuara. Autoriteti i Alice Schwarzer dëmtohet rëndë me këtë sjellje të gabuar. Reagimi i Schwarzer ndaj zbulimeve të revistës “Spiegel” shkaktoi pakënaqësi të mëtejshme. Në faqen e saj të internetit feministja e cilësoi publikimin e të dhënave të saj tatimore si fushatë diskretituese. Të ftuarit në emisionin televiziv “Hart

aber Fair” (I ashpër, por i drejtë) të hënën (3.2.2014) kritikuan faktin, që Alice Schwarzer nuk kishte bërë një pranim të qartë të fajit duke shprehur keqardhje. Kryetarja e grupit parlamentar të të Gjelbërve, Katrin Gëring-Eckardt, tha: “Kur bën një gabim, atëherë e pranon, në vend që ta heqësh vetën si viktimë”. Një shembull i kundërt me këtë Margot Këßmann. Teologia protestante në shkurt 2010 dha dorëheqjen nga posti i kryetares së Kishës Protestante në Gjermani, kur u kap duke i dhënë makinës pasi kishte pirë alkool. Ajo shprehu publikisht keqardhjen për gabimin dhe meritoi respekt. Që nga vera 2011 Këßmann ka përsëri poste në kishën protestante. 'Gabueshmëria e qytetarëve' “Alice Schwarzer nuk tregon tani atë shkallë përulësie, që pritet në këtë situatë”, - tha Manfred Lütz, teolog katolik dhe psikiatër në bisedë me “DW”. “Përulësia nuk është një nga pikat e forta të saj, për këtë arsye ajo ka qenë edhe e suksesshme”. Drejtori i klinikës Aleksiane në Këln kritikon mënyrën, se si sillen mediat dhe rrjetet sociale me feministen. “Ajo ka bërë një hap shumë të gabuar, i cili pa dyshim që duhet kritikuar”, - thotë Lütz. “Por gjithçka duhet të ketë kufi”. Përveç kësaj nuk mund të thuhet se arritjet kulturore të Alice Schwarzer “duhen hedhur tani në kosh”. Tek njerëzit e njohur, shumat janë natyrisht më të mëdha, por edhe shumë qytetarë të zakonshëm mash-

trojnë për taksat. Dëshira për të arritur fshehurazi përfitime ndodh tek njerëzit, thotë Lütz: “Vetëkallëzimi presupozon që qytetarët gabojnë”. Ai e konsideron të arsyeshëm ligjin, që parashikon mospenalizim por kuptim dhe gjobitje suplementare. A është vetëkallëzimi një model i dalë nga moda? Disa politikanë e shohin këtë ndryshe. Evazioni fiskal është e vetmja vepër e dënueshme në Gjermani, nga e cila mund t'i shpëtosh dënimit me anë të një vëtëkallëzimi. Për abuzim me drogë apo për vjedhje kjo nuk vlen. “Ne duhet të diskutojmë, nëse vetëkallëzimi që të liron nga dënimi, është ende aktual”, - tha nënkryetari i grupit parlamentar të PSD, Hubertus Heil. Edhe zëvendëskancelari Sigmar Gabriel (PSD) është për ndjekjen më të rreptë dhe dënimin e evazorëve fiskalë. Ministri i Financave të landit Nordrhein-Westfalen Norbert Walter-Borjans (PSD) kërkon që “lirimi nga dënimi të reduktohet”. Ai propozon, për shembull, rregulla më të ashpra, kur bëhet fjalë për shuma të mëdha parash: “Përjashtimi i dënimit duhet të kufizohet në raste më të vogla, sepse te të mëdhatë, nuk mund të presupozosh, se është bërë ndonjë gabim, por se është mashtruar me vetëdije”. Partneri në koalicionin qeveritar është më i kujdesshëm. Eksperti i financave i CDU Norbert Barthle tha: “Ne kemi nevojë për vetëkallëzimin, përderisa ka oaze fiskale. Vetëm kështu shteti arrin të marrë paratë, që i takojnë”.

e respektojnë rendin shtetëror. Në këtë drejtim u pa edhe vizita më e fundit e së Ngarkuarës së BE-së me Politikën e Jashtme, Catherine Ashton në Kiev. Por për eurodeputetin gjerman, Elmar Brok është e qartë: “Jo demonstratat, por dhuna kundër tyre ishte shkaktare e krizës”. Brok është edhe kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe ka qenë kohët e fundit disa herë në Kiev. Kërkesa për zgjedhje të reja dhe kushtetuta e vjetër Deputetja e partisë ekologjist “Të Gjelbërit”, Rebecca Harms, që ka qenë gjatë dimrit katër herë në Ukrainë, kërkon kufizime të lëvizjes për anëtarë me poste të

larta të qeverisë si dhe ngrirjen e pasurive të tyre. Edhe Brok mendon: “Përgjegjësit për tortura dhe arrestime duhet të llogarisin ndalim-hyrjeje ose bllokim të llogarive të tyre dhe të pasurisë që kanë në botën e jashtme. Por shefi i socialistëve në Parlamentin Evropian, Hannes Swoboda mendon se nuk ka ardhur koha ende për sanksione. Edhe shefi i liberalëve, Guy Verhofstadt dëshiron t’i japë edhe një shans Janukoviçit. Shumica e parlamentarëve kërkojnë së shpejti zgjedhje të reja, si për parlamentin, ashtu edhe për postin e Presidentit, dhe kushtetuta e vitit 2004 duhet të hyjë sërish në fuqi. Atëherë, parlamenti dhe qeveria kishin më tepër të drejta, presidenti më pak.

Efekti Soçi" si problem serioz i Putinit

P

residenti rus Vladimir Putin ndjehet në prag të Lojërave Olimpike Dimërore 2014 në Soçi si këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane Barbra Streisand para disa vitesh. Në vitin 2003 ajo kishte hedhur në gjyq një fotograf, për shkak të fotografimeve të shtëpisë së saj nga ajri. Por pikërisht hedhja në gjyq bëri që këto fotografi të jenë në fokusin e interesimit të mediave. Prej atëherë, gazetarët dhe mediat flasin për "efektin Streisand“. Në përpjekje për të evituar informacionet e padëshirueshme, arrihet efekti i kundërt dhe informacionet zgjojnë vëmendjen e opinionit të gjërë. Një efekt të ngjashëm ka arritur edhe presidenti Putin: "efektin Soçi". Presidenti rus Putin është angazhuar para 10 vitesh me plot fuqi për organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore 2014 në Soçi. Para sysh në atë kohë kishte një qëllim të qartë: Bota do të duhej të shihte Rusinë e re të udhëhequr nga ai, 20 vjet pas shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik. Që në kohën e planifikimit ishte e qartë se projekti do të kushtojë me miliarda euro për ndërtimin e infrastrukturës sportive dhe rrugore. Por Putinin nuk e shqetë-

sonte ky fakt. Lojërat Olimpike në Soçi duhet të prezantojnë një Rusi të fuqishme dhe të vetëdijshme. Kjo duhet të jetë fitorja e Rusisë. Por në vend të fjalëve të mira dhe mirënjohjeve për Rusinë e re, ky vend gjendet në shënjestër të kritikave. Sa më shumë që afrohen Lojërat Olimpike, aq më shumë flitet për anët e errëta të Rusisë së sotme. Ndërkohë janë botuar në mbarë botën me qindra artikuj, kronika në radio dhe komente e reportazhe në TV, ku zbardhen problemet e brendshme në Rusi dhe në kuadër të përgatitjeve të Lojërave si: korrupsioni, sundimi autokratik i autoriteteve të shtetit, sjellja arrogante dhe arbitrare e organeve të shtetit, gjendja kritike e të drejtave të njeriut, shkatërrimi i mjedisit, censura e mediave, ligjit homofobike, trajtimi çnjerëzor i punëtorëve me origjinë të huaj, konfliktet etnike në Kaukazin Verior etj. Raporte të tilla me siguri që ka pasur edhe më parë. Por Lojërat Olimpike Dimërore e kanë sjellë në fokus gjendjen në Rusi dhe e kanë shtuar interesin e opinionit botëror për gjendjen. Përshtypjet problematike do të mbeten, pavarësisht se si do të kalojnë Lojërat Olimpike dhe kush do të jetë fitues.


22

E premte 7 shkurt 2014

Zbavitje

Fjalëkryqi i “Standard” 1

2

13

3 14

4

5

6

7

15

16

19 26

29

21

22

32

35 38 45

49 54

60

56 61

47

41

42

48 52

57

62

66

HORIZONTAL 1. Fillojnë vallëzimin. 3. Janë të lira kur janë vakante. 7. Ajo e forcës është për të çmendur. 13. Ndërron ngjyrën sipas ambientit. 16. Inicialet e Kerr që qe aktore. 18. Martin, regjisor i Norma Rae. 19. Ai Katrina shkatërroi New Orleansin. 20. Janë ndeshje të një të tetave. 25. Eshtë e Largët në Japoni. 26. Eshtë pilot i Ferrari-t. 28. Alikaj e Pallati 176. 29. Mbajtësja e topit në golf.

40

51

55

59

39

46

50

65

12

28 31

44

64

11

24

27

37

43

10

23

34

36

9

18

30

33

53

17

20

25

8

58 63

67

30. Eshtë transporti në... binarë. 31. Një që vërteton firma. 33. Futet pa fe. 34. Eshtë i dërguar në kongres. 35. Titulli i Alex Ferguson. 36. Rrezik pa çifte. 37. Janë vendet si Lituani dhe Letonia. 38. Gjysma e hienës. 40. Eshtë edhe ai përdhes. 43. Mbyllin fushatat. 44. Eshtë mbrojtja më e mirë. 45. Rrjetë në... tenis. 46. Kanë pjesë për skenë. 49. Ritt regjisor i Norma Rae.

50. Të parat në atletikë. 51. Janë minjtë dhe ketrat. 52. Në fillim të javës. 53. Një gjigant i produkteve elektronike. 56. Gjysma e lutjes. 57. Janë kocka. 59. Michael, ish-as i NBA. 60. Komandohen nga gjeneralët. 63. Një mund të jetë cirku. 64. Të fundit në tender. 65. Në fund të vitit. 66. Janë katërkëndësh këndrejtë. 67. U hodhën në Tartar nga Zeusi.

Fjalëkryqi pa skemë 1 2

3

4 5 6

7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

Fred. 27. Eshtë ndërmjet dy malesh. 30. E luftojnë me antidote. 32. Mund të jeëtë frymore. 34. John, fizikani që ngatërronte ngjyrat. 37. Mund të jenë studimi. 38. Janë memece pa kufij. 39. Kush ka do të pijë. 41. Të parat në atmosferë. 42. Mund të nxirren me duf. 44. Qe poet pers. 47. Organmzima Tregtare Sarandë. 48. Ashtu si nuk rri zevzeku. 49. Janë tek në çdo... mënyrë. 51. Janë enë verë të tilla. 52. Fonda aktore. 53. Gjysma e pjesës. 54. Një pjesë e aortave. 55. Stevens aktor. 56. Gjysmë largim. 58. Pak rendiment. 61. Inicialet e Redford aktor. 62. Fillojnë motivin.

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar M A N

I M A L E T

I R A N

I

N O T A R O M

A N I

H A

P P R E U N

K A L L

I R

I

I

I

T

T

T

I M I

L O S A L A M O S B A T E R

L A T

I K A L E

I

E

K R

E U

T R A R E

I

T

T A

A E K A

I

E N A N M E N

E S T E T K U A J

K L A N D E S T

I O N

S

I D T D U

T E B O R

I

S

K A M A T A S A L A R E S

I N D V E S H T

-Do të bëhen pemë. 12. Ka një shpejtësi fantastike. -Një çiklist në velodrom. -U printe hunëve. -Inicialete Taylor aktore.

I

R A

C A R L O S

M K T R E R A

R S E S

M

E T K U

T E T

I N E T

S U Z U K

T E R A P

I

C A T

T E M A T

T E E B A R T O L O M E U T

R A V E L

E K

P A T E R

I R E S

I

-Marsi i akejve. 10. Nuk mungojnë në xhami. -Ekstreme në rrip. 11. Erimnio, që qe komik italian. 12. Eshtë edhe ai i Koch. -Një piano... lokal. 13. Janë detyra diplomatike. -Inicialet e Dalì. 14. Eshtë Shqipëria e madhe. 15. Aktualisht kryesojnë. -Qyteti me shishen kondensator. -I ka tek tefta. 16. Safin, tenist rus. -Markë cigaresh. 17. Vriten në fund. -Fund janari. -Eros i romakëve. 18. Një mund të jetë i rrallë. -Një ari amerikan. 19. Ai i shtatë është kinemaja. -U shkrua nga Isabel Allende. 20. Farroë aktore. -Eshtë materia... e trurit. -Një në dollar. 21. Andej nga fillimi. -Skandali që rrëzoi Nixon. 22. Qytet italian. -Gjysmë tutele.

VERTIKAL 1. Pak rrezikshmëri. -Pylli i Robin Hood. 2. Mund të jenë shënimi. -Drama pa ekstreme. 3. Një që merret me të bukurën -Pak kureshtare. -Nisen të parat. 4. Të parat në ethe. -Kush bën lahet. -Godet në kufij. 5. Hasur pa zë. -Eshtë shenjë zodiakale. 6. Inicialet e Holm aktor -Eshtë edhe ai i ministrave. 7. E egër dhe e fortë. -Kufizojnë një trup. 8. Janë bisha pylli. -Ekstreme në juri. 9. Guglielmo, mbreti i eterit.

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 46 kuti HORIZONTAL 1. I kuq ai i EdgarWallace. -Struci australian. -Eshtë operatori që bën zoom. 2. Këshilltar për negus. -Eshtë frut devedishe. -Memoria në computer. -Eshtë zog i verdhë. 3. Gruja e Ben Hur. -Eshtë argjendi. -Të parat në cilësi. -Festa pa fe. 4. Tre në tetëdhjetë.

VERTIKAL 1. Një lloj... molle. 2. Eshtë porosi e fundit. 3. Eshtë enë gjaku. 4. Zanore heroi. 5. Inicialet e Nolte aktor. 6. Janë shtylla për vela. 8. Opera e Mascagni-t. 9. Mimar, arkitekt i famshëm. 10. I nxjerrin hartat me art. 11. Një që kërcen së larti. 12. Emirati me Doha. 13. Eshtë fizike në palestër. 14. Ente Grumbullimi Durrës. 15. Një i mirë është sihariq. 16. Një parlamentar. 17. Një mund të merret në bankë. 20. Janë nxënës... të ustait. 21. Ente Mjedisore Has 22. Kështu është lëvizja browniane. 23. Federata Sportive Rajonale. 24. Chris, ish-rivale e Martina Navratilova-s. 26. Federico regjisori i Ginger e

-Eshtë disiplina me stiline fosbury. -Ekstreme në Ëaterloo. 5. Loja me games. -I mungon njeriut pa karakter. -Gjysmë galeri. 6. Horst Tappert. -Eshtë vendmbërritja e letrës. -Orietta, këngëtare italiane. 7. Bette ajo e Balzac. -Ndërmarrje Indistriale Durrës. -Janë minjtë në laborator. 8. Sheh rrushi dhe piqet

T E K A T E T

-Inicialet e Rohmer, regjisor. -Eshtë e pasur. -Kufizojnë rastet. 9. Andy i pop part. -Jacques komik francez. -Fillojnë teoritë. -Mbyll romanin. 10. Në mes të dhomës. -Role pa zë. -Lumë në Siberi. -Janë me shkallë në stadium. 11. Mund të marrin zërin. -Në fund... majtas.

I K

M I N

K A O S

I M U M I

A M E R

I K A

T O T A L E O L

I

O

B O K S

M A R A T O N P O L

I D O R

M I N A T O R

I

L O T A R

A

I

I D A R E N

E T J

T A R E R

E

L

I K

E S M A

I K A T E T

I K

I

M A T E R

L U E

L

B R A R I

K A T E G O R

A G E T A

P A K H D H E M B E T

K A L L A M

N E V E R

I

I

A E

I

A L E T M T R I

A E

I K E

S T

I

A R S

I

E M I R A

A N A L A N E T J A T A G A N

I

P R R O G I M I R O R M O N D

P E T E R I

I

I R O N

T E S E A K A T

I

I I K L E


23

E premte 7 shkurt 2014

Fjalëkryqi Simetrik

HORIZONTAL 1. Skllavja e Abrahamit. 4. Kështu quhet përfaqsuesjan e Uruguajit. 10. Një cola... jo coca. 14. Rastet pa set. 15. Bëhen për të zgjedhur. 16. Eshtë populli i tellallit. 17. Mbyllin një spital. 18. Qe fallzhorm i famshëm. 19. Çapek dramaturg. 21. Eshtë diletanti. 23. Jeton në kurriz të të tjerëve. 25. Janë skuadra. 26. Janë njëvendëshe në Formula 1. 28. Një ëmbëlsirë. 29. Një sportist në pistë. 30. Janë për të rrëshkitur në akull. 31. Qe gjiganti i bronztë që mbyste

me përqafim. 32. Makina Uno. 33. Janë me hap në bulon. 34. Një galeri mbi shina. 35. Rakinë pa zë. 36. Mbajnë cigare. 37. Eshtë shkaku që... nxirret. 38. Diftong në duar. 39. Kalohen në gjumë. 40. Janë yje me bisht. 42. Qenë kupona... drush. 43. I dëgjoi vetëm Odiseu. 45. Mbyllin porte. 46. Merren me banjë dielli. 48. Kanë shirita me këngë. 49. Një staciuon i famshëm orbital. 50. Kërkojnë talent. 51. Sjell letra një i tillë. 52. Mbreti i Cordelia-s.

VERTIKAL 1. Eshtë tokë që punohet. 2. Ka miliona yje. 3. Mbyllin flatrat. 4. Piktori i Ura e Narnit. 5. Një anestetik kozmik. 6. Taylor aktore. 7. Janë të bashkuara ato arabe. 8. Deti i anglezëve. 9. Markë pistolete. 10. Një ishte Francis Drake. 11. Në mes të Gjergj dhe Alia. 12. Janë shpendë lagune. 13. Kufizojnë stadiumet. 15. Janë mote. 16. Safin tenist. 18. Një i judos është tatami. 19. Një anë e dritars. 20. Një nga gratë e Davidit 22. Djalli kuqezi në futboll 23. Një verë “gri”. 24. Eshtë aftësi paranormale. 25. Eshtë e avitur. 26. Janë edhe ato Urale. 27. Një është edhe Eric Clapton. 30. Ndahen në barazim. 31. Një enë edhe salse. 33. Janë zana. 34. Jepen për hartim. 36. Janë edhe ato të lakrorit. 37. Një zbulues nëndetësesh. 39. Bën e llastuara. 40. Jo atë... 41. Nuk shihet në një të tillë. 42. Fletë pa kufij. 43. Gjysma e sasisë. 44. Marina, këngëtare italiane. 47. Mbyllin një sherr. 48. Fillojnë kositjen. 49. Të parat në metoda.

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Zbavitje A B B A S E R I N

I M E K U R I

S

I D O R

E P I D E M I

J O N I D A Z A M O R A O M E L I D I G A I N A A I K

I

Do e zgjidhni problemin qe iu kishte dale ne çift kohet e fundit dhe do ndiheni disi me te qete gjate kësaj dite. Dialogu do rivendoset serish. Beqaret nga ana tjetër do kenë takime drithëruese nga te cilat do lindin dashuri te mëdha. Ne planin financiar nuk do ketë vështirësi edhe pse do iu duhet te kryeni patjetër disa shpenzime te mëdha.

Demi Do keni disa incidente te vogla ne çift gjate kësaj dite dhe për këtë arsye do mërziteni paksa. Mundohuni t’i mendoni gjerat me pozitivizëm dhe jo te parashikoni gjithmonë me te keqen. Beqaret do pëlqehen mjaft për sensin e tyre te humorit dhe për thjeshtësinë. Mund te ndodhin edhe gjera te jashtëzakonshme sot. Situata financiare fatmirësisht nuk do jete problematike.

Binjaket Çiftet qe kane pasur vështirësi do kujdesen se tepërmi për ta përmirësuar situatën dhe për ta kjo do jete çështja me e rëndësishme. Bashkëpunimi me njeri-tjetrin do jete i madh. Për beqaret do jene me te favorizuara dashuritë e mëdha sesa flirtet apo aventurat kalimtare. Ne planin financiar duhet te merrni masa dhe ta frenoni veten për shpenzimet.

Gaforrja Te dashuruarit do afrohen edhe me tepër me njeri-tjetrin dhe do kalojnë momente te mrekullueshme se bashku. Nga ana tjetër beqaret do kenë takimin me te shumëpritur dhe jeta do iu ndryshoje për mire. Shfrytëzojeni ditën deri ne maksimum. Financat do jene delikate, prandaj mire do jete te hiqet dore nga shpenzimet e tejskajshme.

Luani Ata qe janë ne një lidhje vërtet do kenë debate dhe vështirësi, por ne mbrëmje gjithçka do qartësohet. Te dy do tolerojnë dhe do hapin rruge. Beqaret do kenë shume takime interesante megjithatë ata do jene te pavendosur te bëjnë zgjedhjen e duhur. Mos humbni kohe kot sepse askush nuk iu pret ne përjetësi. Financat do jene goxha te paqëndrueshme. Kujdes!

Virgjeresha Venusi dhe Urani do sjellin konflikte te shumta ne çift gjate kësaj dite. Atmosfera do jete e turbullt dhe asgjë nuk do shkoje si e kishit menduar. Beqaret do e jetojnë çdo moment si t’iu vije pa kërkuar gjera me ngulm. Ndonjëherë ne këtë mënyrë emocionet janë me te forta. Ne planin financiar do jete Jupiteri i pozicionuar keq. Mos kryeni as shpenzime te mëdha dhe as mos jepni hua.

Peshorja Çështjet e zemrës nuk do shkojnë me se miri gjate kësaj dite, megjithatë duhet thënë se do i merrni gjerat me qetësi dhe nuk do nguteni te merrni vendime ekstreme. Beqaret nuk do dëshirojnë te ndryshojnë status dhe për këtë arsye nuk do pranojnë as te njihen me persona te rinj. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje me se miri. Mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Akrepi Dite e favorshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i mendoni gjerat me seriozisht dhe do merrni disa vendime. Beqaret do vazhdojnë ende te jene ne kërkim te princit te kaltër, por fati fatkeqësisht nuk do jete ne anën e tyre. Ne planin financiar duhet ta dyfishoni maturinë dhe përkujdesin përndryshe do përballeni me probleme te mëdha.

N E S E R V O T E N

B O T I M

A N E T A R E E P I T E T I

K R A T E R D R

I T A

K A I N I

U L I K S N I V E A

I

N

I

F E E M O L L

A U R E L A K R E P

S H T E T A S

F I T I M E T D E T A R E T

T A R

D

P L L A K A T I

A T E L I E R

I K A T

T T S

I M

O M A R

Rita Ora, kujdes rrugën se do të aksidentohesh

Horoskopi 7 shkurt 2014 Dashi

I

I

D

uket se Rita Ora akoma nuk ia ka marrë dorën drejtimit të automjetit. Ajo është fotografuar të mërkurën në rrugët e Los Angelesit se bashku me instruktorin, duke mësuar të ngasë makinën. Këngëtarja e hitit ‘Crazy Girl’ dukej sikur po e shijonte momentin teksa ngiste një Mercedes.

Shigjetari Nëse marrëdhënia ne çift ka qene e mire këto kohe dhe komunikimi nuk ka humbur, dita e sotme do jete pozitive. Nga ana tjetër nëse keni pasur vështirësi situata do vazhdoje te mbetet delikate. Kujdes me xhelozinë. Beqaret do kenë takime te shumta me persona qe vërtet ia vlejnë t’i kesh pranë. Ne planin financiar duhet te merreni me tepër me menaxhimin e te ardhurave.

Bricjapi Dite e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne çift. Do flisni për gjithçka me partnerin dhe nuk do ketë asnjë sekret mes jush. Beqaret do kenë sukses ne dashuri dhe do krijojnë lidhjen qe aq shume e kane ëndërruar. Për te stabilizuar situatën financiare nuk është aspak nevoja te luani me lojëra fati, mjafton te ulni përkohësisht shpenzimet.

Kate Moss, sërish e zgjedhura e markës Liu Jo

Ujori Do keni debatet te forta me partnerin tuaj gjate kësaj dite. Secili prej jush do ketë idetë dhe mendimet e veta dhe do kërkojnë te dale e tija. Pa tolerance dhe mirëkuptim nuk do keni ku te shkoni. Beqaret do jene te përhumbur dhe nuk do e kenë fare mendjen për te krijuar një lidhje. Situata financiare do filloje te konsolidohet shpejt. Te paktën ne këtë sektor do ndiheni te qete.

Peshqit Dite mjaft e turbullt kjo e sotmja për te dashuruarit. As vete nuk do e dini se çfarë është ajo qe kërkoni. Mire do jete te qëndroni pak vetëm dhe te reflektoni me kujdes. Beqaret nuk do e dine çfarë te bëjnë me pare. Ftesat do jene te shumta, por nuk do mungojnë as angazhimet e tjera. Për menaxhimin e financave mos i besoni askujt tjetër përveç vetes.

K

y është viti i tretë që modelja e cila sapo ka festuar 40 vjetorin përzgjidhet si imazhi zyrtar i markës italiane të modës Liu Jo. Fotot janë realizuar për fushatën ‘Pre – Spring/Summer 2014’. Vetëm pak ditë më parë Kate Moss festoi ditëlindjen e cila zgjati për 6 ditë me radhë me bashkëshortin

Jamie Hince dhe mikeshat e saj Naomi Campbell, Stella McCartney, stilistin John Galliano, fotografin Mario Testino, etj. Një ndër dhuratat që u përfol më shumë në këtë ditëlindje 100 orëshe ishte një makinë Porche Carrera Vintage nga bilioneri i Top Shop Sr Philip Green me një vlerë prej 20.000£.


cmyk


Standard 7 shkurt 2014