Issuu on Google+

Suplementi Faqe 13-17

Duhet bërë kompromis për hir të dashurisë?

Unaza e madhe Shpronësim për banorët e “Komunës së Parisit” dhe Rrugës së Kavajës, masa e kompensimit

Përgjigje për pazarllëqet me hile

Politikë Faqe 5

Nëntë situata që nxisin tradhtinë GAZETë E përditshme E enjte 6 mars 2014 NR: 2904, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI për maqedoni dhe greqi 1 euro www.standard.al e-mail: info@standard.al marketing@standard.al Botim i “standard”

Kompetencat e INUK Gjykata Kushtetuese rrëzon qeverinë, kush do të përfitojë

Kompensimi i pronës

Procedura për të hapur dosjen dhe për oborrin e shtëpisë Füle, sot në Tiranë Dialog i Nivelit të Lartë për integrimin, negociata për ngërçin PS-PD

Ekspertët: Pas vendimit të Gjykatës, pritet të ketë dëmshpërblime të objekteve

Politikë Faqe 2

1 mars - 31 gusht 2013 Falen gjobat e biznesit, si do rimbursohen. Cilët përjashtohen

G

jykata Kushtetuese ka shfuqizuar si antikushtetues një nga vendimet e para të Këshillit të Ministrave për rritjen e kompetencave të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK). Vendimi i qeverisë i datës 30.9.2013 “Për unifikimin e kompetencave të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar... Lexoni në faqen 2

Politikë Faqe 6

Vrasësi i ngjarjes në Laç

Policia gjen në banesë listën e ekzekutimeve me 20 emra gjyqtarësh dhe prokurorësh V rasësit të Laçit i është gjetur në banesë një listë me 11 emra personash publik, të cilët ai do i kthente në prenë e ekzekutimeve të radhës. Por kjo listë vrasjesh është kthyer në mollën e sherrit mes prokurorisë dhe policisë, pasi të... Faqe 6

Atentati / 6

Kurbin / 5

Familja Ymeri: Konfliktohen për Me Xhabaftët i kemi mblesërinë, vret të zgjidhur konfliktet afërmin 56-vjeçar

Myfarete Laze, “sherr” me të dënuarat

Kulturë Faqe 18-19

Faqe 21

Reportazh Gratë e burgut dhe rrëfimi i Inis Gjonit cmyk

18 <<

F

amilja Ymeri mohon përfshirjen në atentatit ndaj Baki Xhafatit. Anëtarë të familjes kundërshtojnë në mënyrë kategorike lidhjen e tyre me këtë ngjarje të rëndë, duke u shprehur se prej vitesh i është dhënë fund hasmërisë mes dy familjeve...

K

onflikti për mblesërinë ka marrë fund me vrasjen e 56-vjeçarit Ramazan Lama. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:30 të...

Ndryshon formula Pikët që u duhen maturantëve për të qenë kalues në pesë provimet e maturës Sociale Faqe 19

Për herë të parë në Kod I ndaluari, asnjë deklarim pa u konsultuar më parë me avokatin Kronikë Faqe 7


2

E enjte, 6 mars 2014

Politikë

Zbardhet axhenda

Füle, sot në Tiranë: Dialog i Nivelit të Lartë për integrimin, negociata për ngërçin PS-PD Reagimi i PD-së, Bregu: Rama nuk do opozitën për dialogun me BE-në, sot bëjmë me dije shkeljet Gëzim Saliu Ditën e sotme zhvillohet në Tiranë takimi i dytë në kuadër të Dialogut të Nivelit të Lartë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ku do të marrë pjesë edhe komisioneri për Zgjerim dhe Politikën e Fqinjësisë Evropiane, Stefan Füle. “Komisioni Evropian dhe komisioneri personalisht mbeten shumë të angazhuar për të vazhduar punën me Shqipërinë në rrugën e saj për në BE, duke përfshirë edhe Dialogun e Nivelit të Lartë, i cili ishte nisur me sukses vitin e kaluar për të ndihmuar Shqipërinë në procesin e integrimit evropian”, - thuhej në njoftimin e zyrës së shtypit të BEsë. Dialogu i Nivelit të Lartë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian pritet të nisë në orën 10:45 dhe do të zgjasë deri në orën 13:30, në hotel “Sheraton”, ku më pas pritet një konferencë për shtyp e Kryeministrit Edi Rama dhe komisionerit Stefan Füle. Nga tryeza e parë e Dialogut të Nivelit të Lartë të mbajtur në muajin nëntor, u arritën disa përfundime të përbashkëta lidhur me 5 rekomandimet që BE i ka bërë Shqipërisë, para se ajo të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. “Në këtë raund do të shqyrtohet se çfarë është bërë në prioritete kyçe të integrimit në Shqipëri që prej raundit të parë që u zhvillua në nëntor dhe të shihet se çfarë mund të bëhet deri në qershor”, - bëri të ditur për “Abc news” zëdhënësi i eurokomisionerit, Peter Stano. Po ashtu pritet që vizitën e tij, komisioneri Füle të shfrytëzojë edhe për të negociuar me palët lidhur me përplas-

Stefan Fule

jet e shfaqura së fundmi mes tyre për ligjin e nëpunësit civil si edhe reformën administrative territoriale. PD Për takimin e sotëm të Dialogut të Nivelit të Lartë mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë ka reaguar edhe Partia Demokratike, e cila ka akuzuar mazhorancën qeverisëse dhe Kryeministrin Rama për mungesën e përfshirjes së opozitës në diskutime. “Në takimin e parë të zhvilluar në fund të tetorit, kam kërkuar në emër të opozitës shqiptare një përfaqësim në tryezën e Dialogut të Nivelit të Lartë, në të njëjtin format dhe me të njëjtat standarde që ka

gëzuar opozita e djeshme, sot mazhorancë, në takimet për planin e veprimit për 12 prioritetet, pra përfaqësimin e opozitës parlamentare Bregu i bëri thirrje mazhorancës që të respektojë standardin e përfaqësimit në nivel kryetarë e nënkryetarë komisionesh

në nivel kryetarësh e nënkryetaresh të komisioneve parlamentare. Ia kam paraqitur zyrtarisht këtë kërkesë Kryeministrit të vendit, por përgjigjja ka qenë refuzimi për t’i ofruar opozitës

sot, atë standard që vetë zoti Rama e ka gëzuar dje kur ishte në opozitë”, - tha deputetja e PD-së, Majlinda Bregu. Sipas kryetares së Komisionit Parlamentar të Integrimit, qeveria nuk e ndien nevojën që procesi i shqyrtimit të prioriteteve dhe procesit të integrimit të jetë gjithëpërfshirës. “Në këto kushte, ky Dialog i Nivelit të Lartë, nuk është dialog i nivelit gjithëpërfshirës. Pavarësisht nga ky qëndrim i mazhorancës qeverisëse, në përputhje me angazhimin tonë se si opozitë do të mbështesim pa kushte procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, në respekt të arritjeve që ky proces ka njohur gjatë qeverisjes sonë, por mbi të gjitha, në respekt të aspiratës së palëkundur të qytetarëve shqiptarë për ta parë Shqipërinë si gjithë Evropa, opozita do të jetë nesër e pranishme në Dialogun e Nivelit të Lartë”, - theksoi ligjvënësja demokrate. Në këtë kontekst, Bregu i bëri thirrje mazhorancës që të respektojë standardin e përfaqësimit në nivel kryetarë e nënkryetarë komisionesh parlamentare të opozitës, standard të cilin sipas saj, PD-ja në mazhorancë ia ka ofruar pa kushte opozitës së kaluar. “Ftoj Kryeministrin e vendit t’i bashkohet kërkesës sonë për një Dialog të Nivelit të Lartë, publik e me praninë e medias. Do të jemi nesër në takim për t’i bërë me dije edhe palës evropiane se shkelja e Kushtetutës, ligjit, mosrespektimi i vendimit të gjykatave, dhunimi i institucioneve të pavarura, shkatërrimi i administratës, shkallmimi i konsensusit politik, janë arsyet reale që po e dëmtojnë ecjen përpara në procesin e integrimit evropian”.

Ligji i ri

Kush përfiton statusin e nëpunësit civil Një tjetër vendim i marrë dje nga qeveria që lidhet me ligjin “Për nëpunësin civil” ishte edhe ai që përcaktonte se cilët përfitonin statusin e nëpunësit. Kështu sipas ligjit, statusi, të drejtat dhe detyrimet e titullarëve të institucioneve në varësi të Kryeministrit apo ministrit, të cilët nuk janë rekrutuar sipas procedurave të ligjit nr. 8549, datë 11.11.999, ““Nëpunës civilë”, sipas pikës 3, të nenit 67, janë të gjithë ata nëpunës që kryejnë funksione në shërbimin civil në momentin e fillimit të efekteve të ligjit nr. 152/2013 dhe që janë rekrutuar sipas procedurave konkurruese, përcaktuar nga ligji nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”. DAP-i, për institucionet e administratës shtetërore, apo njësia përgjegjëse, për institucionet e pavarura, bashkitë dhe qarqet, verifikon procedurën e rekrutimit dhe lëshon për çdo nëpunës aktin e deklarimit të statusit të punësimit, sipas ligjit nr. 152/2013, brenda 90 (nëntëdhjetë) ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi”. Ndërsa punonjësit ekzistues që mbajnë një pozicion të konsideruar si pjesë të shërbimit civil, sipas ligjit nr. 152/2013, në institucionet e administratës shtetërore e në komunë dhe që janë të punësuar në të njëjtin vend pune për një periudhë më pak se një vit, janë nëpunës civilë në periudhë prove, e cila fillon nga data e fillimit të efekteve të ligjit.

Ndryshimet në ligj

Rregullat e reja: Si do të bëhet rekrutimi dhe pranimi i nëpunësve të lartë Procedura e pranimit për institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore Përcaktohen procedurat e emërimit, rekrutimit dhe përfundimit të marrëdhënies së punës për nëpunësit civilë të nivelit të lartë drejtues. Në kuadër të ndryshimeve në ligjin e ri, duke përfshirë aktet nënligjore,qeveria ka vendosur dje që shkolla për krijimin e administratës publike të hapë procedurat, ku kandidatët që duan të aplikojnë, duhet të paraqesin brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve një sërë dokumentesh. “a) Diplomën e shkollës

së lartë; b) Jetëshkrimin (cv); c) Vërtetimi nga punëdhënësi aktual apo ai i mëparshëm, ku të përcaktohet vjetërsia në punë dhe fakti nëse ka apo jo masa disiplinore; ç) Dëshmi penaliteti; d) Deklaratë personale që nuk ka qenë anëtar i një partie politike për 3 (tre) vitet e fundit; dh) Vërtetim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme apo vendore të zhvilluara në 3 (tre) vitet e fundit, nën siglën e një partie politike”. Procedura Në procedurën e pranimit në kategorinë e nivelit të lartë drejtues për

institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore përcaktohet se ky proces bëhet me konkurrim të organizuar për një apo disa pozicione pune të lira dhe është i hapur vetëm për nëpunësit civilë të kategorisë së mesme drejtuese të shërbimit civil. Sipas ligjit, shpallja e procedurës të konkurrimit dhe të gjithë hapat e tjerë bëhen në Portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, ku bëhen të ditura edhe të dhënat për pozicionin e punës, kriteret e përgjithshme, kërkesat specifike të pranimit si edhe datat për paraqitjen e aplikimit, zhvillimin e konkurrimit dhe shpalljen e rezultateve.

Mbledhje qeverie

“Aplikimi për konkursin kombëtar duhet të paraqitet brenda një periudhe të paktën 30-ditore nga shpallja për zhvillimin e konkurrimit.

Kandidatët duhet të paraqesin pranë institucionit të pavarur/njësisë së qeverisjes vendore dokumentacionin, sipas kërkesave të përcaktuara në shpallje”. Ndërkohë, për emërimin e anëtarëve të nivelit të lartë drejtues në njësitë e qeverisjes vendore dhe institucionet e pavarura pohohet: “Kandidatët e renditur të parët dhe mbi pragun minimal të 70 pikëve, në procedurën e pranimit në kategorinë e lartë drejtuese, organizuar nga institucionet e pavarura/njësitë e qeverisjes vendore, emërohen në nivelin e lartë drejtues në pozicionin përkatës për të cilin është zhvilluar procedura e pranimit”.


E enjte, 6 mars 2014

3

Politikë

Vendimi “antikushtetues”

Kompetencat e INUK-ut, Gjykata Kushtetuese rrëzon qeverinë Ekspertët: Pas vendimit të Gjykatës, pritet të ketë dëmshpërblime të objekteve Florenc Drizari

G

jykata Kushtetuese ka shfuqizuar si antikushtetues një nga vendimet e para të Këshillit të Ministrave për rritjen e kompetencave të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK). Vendimi i qeverisë i datës 30.9.2013 “Për unifikimin e kompetencave të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar në zonat me rëndësi kombëtare dhe në territor”, u ankimua disa javë më pas nga Partia Demokratike në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Gjykatës Kushtetuese, vendimi i qeverisë, që i jep të drejtë Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar të ndërhyjë në prishjen e ndërDemokratët kërkuan më herët nga Gjykata Kushtetuese shpalljen si antikushtetues të vendimit të qeverisë

timeve me dhe pa leje në gjithë territorin, është antikushtetues. Kundër vendimit të qeverisë firmosën 1/5 e deputetëve, të cilët depozituan ankimimin në Kushtetuese, ndërkohë që mes pozitës dhe opozitës pati debate të gjata politike për prishjen e ndërtimeve, duke përfshirë edhe ato me leje. Në një seancë të posaçme, përfaqësuesit demokratë argumentuan pse vendimi shkel Kushtetutën.

Demokratët kërkuan më herët nga Gjykata Kushtetuese shpalljen si antikushtetues të vendimit të qeverisë. Me vendimin e 30 shtatorit, qeveria i dha të drejtë Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar që të ndërhyjë edhe në rastin e ndërtimeve me leje, por që nuk janë respektuar kriteret urbanistike. Gjykata Kushtetuese Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim kërkesën e bërë disa javë më parë nga opozita, me objekt “Shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 932, datë 30.9.2013 “Për unifikimin e kompetencave të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) në zonat me rëndësi kombëtare dhe në territor”. Vendimin nr. 932, datë 30.9.2013 “Për unifikimin e kompetencave të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) në zonat me rëndësi kombëtare dhe në territor””, Kushtetuesja e vlerësoi si në shkelje të Kushtetues. “Gjykata Kushtetuese vendosi pranimin e kërkesës dhe shfuqizimin si antikushtetues të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 932, datë 30.9.2013 “Për unifikimin e kompetencave të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) në zonat me rëndësi kombëtare dhe në territor”, - thuhet në vendimin e Kushtetueses. Ekspertët Rrëzimi që i bëri Gjykata Kushtetuese vendimit të qeverisë për INUK-un, pritet të shoqërohet

Gjykata Kushtetuese

Vendimi i Kushtetueses për INUK-un, Halimi: I drejtë dhe duhet respektuar Rrëzimi që i bëri Gjykata Kushtetuese vendimit të qeverisë për INUKun, pritet të shoqërohet me dëmshpërblimin e atyre personave, prona e të cilëve u prish nga vendimet e fundit të këtij inspektorat

Pas shpalljes si antikushtetues të kryeinpektoret nuk mund te rrafshovendimit të qeverisë për kompetencat jne djersen dhe gjakun e qytetareve e INUK-ut, nga Gjykata Kushtetuese, shqiptare, me tritol, arrogance, arkanë ardhur edhe reagimet e debitraritet dhe harbuteri. Vendimi I putetëve të opozitës. Ish-ministri i sotem nuk eshte vetem nje vendim Drejtësisë, Eduard Halimi, në një kokunder qeverise se tritolit por eshte ment të tijin në rrjetin social “Facenje fitore e Kushtetutes ne vend, fitore book”, ka shkruar se vendimi i qevere Konventes Europiane te Drejtave isë për të prishur pronat e shqiptareve, te Njeriut, dhe i bashkohet me dhjetpa leje dhe me leje, është shpallur si ra vendimeve te Gjykates se Strasburantikushtetues nga Gjykata. Gjykagut ne mbrojtje te te drejtave te indita Kushtetuese, sipas Hailmit, dje vidit dhe te drejtes me themelore, ate te dha një vendim drejtësie, duke prones. Vendimi i sotem i Gjykates i bërë të qartë Kryeministrit Kushtetuese, eshte nje Vendim dhe qeverisë së tij se askush drejtesie, qe respekton para se nuk mund të dalë mbi ligjin gjithash dhe mbi te gjitha, sovradhe mbi gjykatat. “Se pronat nin, qytetaret, te drejtat e tyre e ligjshme te shqiptareve nuk kushtetuese dhe si i tille duhet mund te shemben pa nje respektuar”, - ka shkruproces te rregullt ligar deputeti i Partisë jor, se as kryeminisDemokratike, Eduard tri, as ministrat dhe as Halimi. Eduard Halimi me efekte financiare për dëmshpërblimin e atyre personave, prona e të cilëve u prish nga vendimet e fundit të këtij inspektorati. Pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, ekspertëve të së drejtës shprehen së çdokujt që i është prishur ndërtimi nga INUK-u ba-

zuar në vendimin e qeverisë, i lind e drejta të kompensohet financiarisht për dëmin që i është shkaktuar nga ky vendim. Pritet që pronarët e dëmtuar të këtyre ndërtimeve t’u drejtohen gjykatave të vendit për të kërkuar dëmshpërblimet.

Shtyrja e punimeve të seancës, Topalli: Rregullorja e Kuvendit, si blloku i Ilirit!

Jozefina Topalli

Shtyrja e punimeve të seancës plenare që ishte parashikuar të mbahej paraditen e kësaj të enjteje, për ish-kryeparlamentaren është një shkelje e rregullores së Kuvendit. Topalli e quan këtë një cenim të të drejtave dhe 4cisë. “Ilir Meta e di veten të gjithëpushtetshëm! Ka vendosur që nesër të mos ketë seancë plenare, pavarësisht se kalendarin e kanë bërë

dhe e kanë votuar vetë pak ditë më parë! Pavarësisht se Konferenca e Kryetarëve kishte vendosur ndryshe, pavarësisht se edhe seanca plenare kishte vendosur që nesër do ishte seance plenare, pavarësisht se sot të gjithë deputetët ishin në seancë dhe mund të votonte shtyrjen e seancës! Ilir Meta Ben edhe komikun, lajmëron se meçe Presidenti Napolitano mba-

jti një fjalë në Kuvend, na paska qenë kjo seanca e javës (natyrisht pa rend dite)! Pas puçit parlamentar të datës 20 shkurt, kur përmbysi vendimet e Kuvendit dhe mori kompetencat e Presidentit, klika Rama-Meta nuk kanë më asnjë lidhje me demokracinë parlamentare dhe sundimin e shtetit ligjor! Tani për ligj e rregullore kanë vetëm bllokun! Bllokun në çdo shprehje

të saj!”, - ka shkruar Jozefina Topalli. Ndërkaq, pasditen e djeshme Kuvendi i Shqipërisë u mblodh në një seancë të veçantë pritjeje, gjatë së cilës mbajti edhe një fjalim Presidenti italian Napolitano. Shtyrja e seancës u njoftua një ditë më parë, ndërkohë që në axhendën e sotme të punimeve të Kuvendit, janë parashikuar mbledhje komisionesh parlamentare.


4

E enjte, 6 mars 2014

Politikë

PD: Masakra e qeverisë ndaj administratës arrin rekorde të reja

Deputeti demokrat Halimi publikoi një ditë më parë shifrat e reja lidhur me numrin e të shkarkuarve nga puna në administratën publike. Në një deklaratë për mediat deputeti Halimi foli për rreth 2706 të shkarkuar që kanë denoncuar në sistemin online që ka ngritur pak muaj më parë Partia Demokratike. Sipas Halimit, vlerësohet se janë mbi 5 mijë nëpunës të larguar nga qeveria “Rama-Meta”. “2706 punonjës të shtetit të larguar nga detyra në mënyrë të paligjshme, kanë bërë deri në këtë moment që flasim, denoncimin e tyre pranë zy-

Eduard Halimi

rave të Partisë Demokratike. Në këto të dhëna, ende nuk janë reflektuar me qindra të larguar së fundmi si infermiere, punonjës të Albetrolit, punonjës të ATSH-së, të

doganave etj, të cilët ende nuk kanë bërë ankesë në sistemin e ngritur nga Partia Demokratike. Më shumë se 700 të larguar kanë bërë padi civile në Gjykatën Administrative të Tiranës, ku po asistohen falas nga Partia Demokratike dhe qindra të tjerë janë në proces gjyqësor në gjykatat administrative të rretheve”, - deklaroi Halimi. Në deklaratën e tij deputeti i opozitës i bëri thirrje Kryeministrit Edi Rama që të ligjin për Nëpunësin Civil, të miratuar me konsensus me 30 maj 2013. Gjithashtu, Halimi bëri thirrje që të zbatohet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që sipas tij, e

ka kapur qeverinë në paligjshmëri në të gjitha vendimet dhe urdhrat e saj për largimet nga detyra, nga 1 tetori 2013. Ai kërkoi që të kthehen në punë të gjithë të shkarkuarit në administratë. Duke folur për vizitën e sotme të komisionerit për Zgjerimin, Fyle, në Tiranë, Halimi i kërkoi atij që “të bëjë ç’është e mundur, për t’i kujtuar Kryeministrit që refuzon të dëgjojë çdo zë në këtë vend, rëndësinë që ka zbatimi i ligjit “Për statusin e nëpunësit civil”, si një reformë e administratës publike dhe si garanci për të drejtat dhe dinjitetin e çdo qytetari shqiptar”.

Komisioni për sigurinë kombëtare

Shtyhet raportimi, kreu i SHISH-it dhe deputetët, pa certifikata sigurie Braho: U nxorën jashtë deputetët pa certifikata, kryetari i SHISH-it kishte muaj pa certifikatë sigurie Noka: Problemi që u ngrit, ishte çështje teknike, për t’iu fshehur të vërtetës. Sjellje qesharake Florenc Drizari

Reagime

M

ungesa e certifikatave të sigurisë ose skadimi i afateve kohore të tyre ka bërë që të shtyhej raportimi i kreut të SHISH-it në Komisionin për Sigurinë Kombëtare. Pas një mbledhjeje të shkurtër me dyer të mbyllura, deputetët e Kuvendit konstatuan se një pjesë prej tyre nuk kishin certifikatat e sigurisë për konfidencialitetin e informacionit. Ky fakt u konstatua edhe për kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi, si dhe stafin e tij, certifikatat e të cilëve kishin skaduar muaj më parë. Lidhur me raportimin e ardhshëm të kreut të shërbimit të inteligjencës shqiptare, pritet marrja e përgjigjes edhe nga SHBA-ja, për faktin se Visho Ajazi ka dy nënshtetësi. Pas shtyrjes së kësaj seance reaguan edhe deputetët e pozitës dhe të opozitës, duke e politizuar më tej situatën e krijuar. Opozita nga ana e saj e quajti një justifikim për t’iu shmangur të vërtetës shtyrjen e mbledhjes, ndërkohë që mazhoranca kërkoi pajisjen me certifikata si një element i domosdoshëm sigurie, duke vënë theksin edhe tek zbatimi i rregullores. Shtyrja e mbledhjes Pas një takimi të shkurtër me dyer të mbyllura, Komisioni Parlamentar i Sigurisë Kombëtare vendosi që të shtynte për një kohë të papërcaktuar raportimin e kreut të SHISH-it, Visho Ajazi, dhe shkak për këtë u bënë mungesat e certifikatave të sigurisë për ruajtjen e materialeve konfidenciale. Pikë e

Spartak Braho “U kërkua zbatimi i ligjit dhe respektimi i sekretit shtetëror. U nxorën jashtë deputetët që s’kishin certifikata, por rezultoi se vet kryetari i Shërbimit kishte disa muaj që vepronte pa certifikatë sigurie. Ai ka pasur certifikatë, por i kishte skaduar”.

Visho Ajazi

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar: I ka skaduar certifikata Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka bërë të ditur se drejtorit të SHISHit, Visho Ajazi Lika, i ka skaduar certifikata më 24 shkurt. Sipas kësaj drejtorie, që kreu i SHISH të pajiset me certifikatë sigurie duhet të marrë leje edhe nga shteti tjetër ku ai mban nënshtetësi, në këtë rast SHBA. parë e kësaj seance do të ishte raportimi vjetor i kreut të SHISH-it për veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit 2013. Çështje të tjera për të cilat do të informonte Ajazi, ishin bashkëpunimi mes Shërbimit Informativ dhe Ministrisë së

Brendshme, për sigurinë dhe rendin në vend, e kërkuar nga deputetet e opozitës; informacion rreth problematikës së ngritur në media për shkeljen e ligjit ne emërimet e kreut të SHISH-it, si dhe një inSipas Nokës shtyrja e raportimit ishte një shmangie që kreu i SHISHit të tregonte të vërtetat e tij në komision

formacion lidhur me përmbajtjen e shkresës “sekret”, dërguar drejtorëve të SHISH-it në prefektura, ku kërkohet informacion për personat e implikuar në veprimtari antiligjore, të emëruar në pozicione drejtues në Policinë e Shtetit. Reagimet e palëve Pas mbledhjes së shkurtër mes deputetëve të Komisionit të Sig-

urisë dhe kreut të SHISH-it, reaguan edhe përfaqësuesit e Komisionit të Sigurisë. Kryetari i këtij Komisioni, Spartak Braho, tha se u kërkua zbatimi i ligjit dhe respektimi i sekretit shtetëror. “U nxorën jashtë deputetët që s’kishin certifikata, por rezultoi se vet kryetari i shërbimit kishte disa muaj që vepronte pa certifikatë sigurie. Ai ka pasur certifikatë, por i kishte skaduar. Seanca dëgjimore do të bëhet kur të gjithë personat të jenë në rregull me ligjin”, - deklaroi Braho. Ndërkaq, një qëndrim ndryshme mbajti deputeti i opozitës, Flamur Noka. Sipas tij, shtyrja e raportimit ishte një shmangie që kreu i SHISH-it të tregonte të vërtetat e tij në komision. “Ne jemi komision sigurie kemi çështje shumë të rëndësishme për tu marrë nuk merremi me përralla. Problemi që u ngrit ishte çështje teknike për t’ju fshehur të vërtetës. Kjo është një

Flamur Noka “Ne jemi Komision Sigurie, kemi çështje shumë të rëndësishme për t’u marrë, nuk merremi me përralla. Problemi që u ngrit, ishte çështje teknike, për t’iu fshehur të vërtetës. Kjo është një sjellje qesharake”. Pirro Lutaj “As ai (Visho Ajazi Lika) nuk është me certifikatë. Problemi është se kryetari i SHISH-it është paraqitur sot pa certifikatë sigurie. Certifikata ka kohë dhe afat. Certifikata kishte skaduar. Personi ka një veçori, nuk është qytetar i zakonshëm i shtetit, ka një post. Jemi në pritje. sjellje qesharake”, - tha Noka. Në lidhje me këtë çështje reaguan për mediat edhe dy deputetët e tjetër të Komisionit të Sigurisë, Taulant Balla dhe Piro Lutaj, të cilët mbështetën qëndrimin që kreu i SHSH-it duhet të ishte i pajisur me certifikatë sigurie.


E enjte, 6 mars 2014

5

Politikë

Unaza e madhe

Shpronësim për banorët e “Komunës së Parisit” dhe Rrugës së Kavajës, masa e kompensimit Zbardhet vendimi: Data kur nis procesi i kompensimit, procedura e likuidimit

Q

everia ka vendosur të shpronësojë për interes publik pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe të Tiranës, ku përfshihen banorët e Komunës së Parisit dhe ato të Rrugës së Kavajës. Në këtë vendim bëhet e ditur se vlera e përgjithshme e shpronësimit për tokë, objekte dhe kultura bujqësore, do të jetë 891 294 437 (tetëqind e nëntëdhjetë e një milionë e dyqind e nëntëdhjetë e katër mijë e katërqind e tridhjetë e shtatë) lekë. “Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, për tokë, me vlerë 447

10

mars 2014 është data kur sipas qeverisë, do të fillojë shpronësimi për banorët e lagjes “Komuna e Parisit”

730 031 (katërqind e dyzet e shtatë milionë e shtatëqind e tridhjetë mijë e tridhjetë e një) lekë, për objekte, me vlerë 442 002 906 (katërqind e dyzet e dy milionë e dy mijë e nëntëqind e gjashtë) lekë, dhe për kultura bujqësore me vlerë 1 561 500 (një milion e pesëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e pesëqind) lekë”, - thuhej në vendim, duke ngarkuar Autoritetin Rrugor Shqiptar që të përballojë shpenzimet. “Vlera e përgjithshme

Plani i Unazës së Madhe

e shpronësimit për tokë, objekte dhe kultura bujqësore, prej 891 294 437 (tetëqind e nëntëdhjetë e një milionë e dyqind e nëntëdhjetë e katër mijë e katërqind e tridhjetë e shtatë) lekësh, të përballohet nga buxheti i miratuar për vitin 2014, për Autoritetin Rrugor Shqiptar”. Më tej, qeveria bën të ditur se shpronësimi do të fillojë në datën 10 mars 2014, duke theksuar se pronarët e pasurive për të cilat është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZVRPP-ja”, do të likuidohen, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit të plotë të pronësisë, që do të dorëzojnë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar. “Të gjithë pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që janë në listat e shpronësimit, të likuidohen pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë nga ZVRPP-ja, Tiranë. Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës në hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit që do t’u vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe, me fillimin e procesit të likuidimit, të fillojë dhe procesi i kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit”, - theksohej në vendimin e qeverisë.

Biznes (Foto ilustruese)

Nga 1 marsi deri në 31 gusht 2013

Falen gjobat e marra nga biznesi, zbardhet procedura e rimbursimit. Ja kush përjashtohet Cilat gjoba përfshihen në faljen që i bën qeveria biznesit Gëzim Saliu

A

nulohen të gjitha gjobat e marra nga biznesi gjatë periudhës 1 mars deri në 31 gusht 2013. Përmes një vendimi të marrë në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, qeveria ka vendosur të falë gjobat e marra nga biznesi në këtë periudhë, ku përfshihen ato për gjobë administrative për punonjës të padeklaruar, për mosinstalim të pajisjeve fiskale apo moslëshim të kuponit tatimor. “Ky ligj parashikon faljen e gjobave të vendosura, si pjesë e detyrimit tatimor, nga administrata tatimore ndaj tatimpaguesve, të evidentuara dhe të kontabilizuara në regjistrat tatimorë për periudhën 1 mars deri më 31 gusht 2013. Përfitojnë nga ky ligj të gjithë tatimpaguesit, persona fizikë dhe juridikë, të regjistruar në administratën tatimore dhe që janë debitorë për detyrimet tatimore”, thuhej në vendim. Gjobat Sipas vendimit të qeverisë, do të falen gjobat e vendosura si pjesë e detyrimit tatimor që janë të evidentuara sipas datës së nxjerrjes së njoftimvlerësimit (akti administrativ) ose të kontabilizuara në regjistrat e administratës tatimore gjatë periudhës 1 mars deri më 31 gusht 2013, ndaj tatimpaguesve, persona juridikë apo persona fizikë,

Kush përjashtohet nga falja -Përjashtohen nga falja e çdo dënimi administrativ (gjobës), masa e tatimit dhe kamatëvonesat -Përjashtohen nga falja gjobat të cilat janë të llogaritura dhe të regjistruara automatikisht nga sistemi informatik i tatimeve për shkak të shkeljeve të dispozitave të ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Procedura për rimbursimin e gjobave dhe shuarjen e detyrimeve të falura Rimbursimi - Subjekteve që kanë bërë pagesat e gjobave u rimbursohen në masën 100% shumat e paguara të gjobave, sipas radhës së datës së pagesës së bërë Shuarja e detyrimeve të falura nga ky ligj - Brenda 5 (pesë) muajve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, administrata tatimore fshin dënimet administrative të falura sipas këtij ligji dhe bën pasqyrimet konkrete të fshirjes në regjistrat e saj të regjistruar në administratat tatimore. “Falen gjobat e vendosura, të cilat, në momentin e hyrjes në

fuqi të këtij ligji, janë ankimuar dhe janë në proces ankimimi administrativ apo në proces gjyqësor. Të gjithë tatimpaguesit që janë dënuar me gjobë administrative për punonjës të padeklaruar apo të deklaruar me vonesë, për mosinstalim të pajisjeve fiskale apo moslëshim të kuponit tatimor ose moslëshim të biletave, u falen shumat e gjobave të vendosura”, sqaron qeveria në vendimin e saj. Por ndërkohë nga kjo falje ka edhe përjashtime, ku përfshihen masa e tatimit dhe kamatëvonesat. “Përjashtohen nga falja, gjobat e parashikuara në nenin 3, të këtij ligji, të cilat janë të llogaritura dhe të regjistruara automatikisht nga sistemi informatik i tatimeve për shkak të shkeljeve të dispozitave të ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. Ndërkohë që vendimi bën të ditur edhe procedurën e rimbursimit të gjobave të paguara . “Subjekteve që kanë bërë pagesat e gjobave, të përcaktuara në nenin 3, të këtij ligji, u rimbursohen në masën 100% shumat e paguara të gjobave, sipas radhës së datës së pagesës së bërë”, - theksohet në vendim. Ndërsa sa i përket procedurës së shuarjes së detyrimeve të falura nga ligji i ri, qeveri bën të ditur: “Brenda 5 (pesë) muajve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, administrata tatimore fshin dënimet administrative të falura sipas këtij ligji dhe bën pasqyrimet konkrete të fshirjes në regjistrat e saj”.


6

E enjte, 6 mars 2014

Kronikë

Shtesa dhe ndryshime në Kodin e Procedurës Penale

Risi, dispozita e marrëveshjes mes prokurorit dhe të pandehurit Ministria e Drejtësisë përcakton rregullat e marrëveshjes ndërmjet palëve për pranimin e fajësisë dhe për dëshminë e të pandehurit Sonja Caka

M

inistria e Drejtësisë ka bërë dje publike disa shtesa, ndryshime apo risi në Kodin e Procedurës Penale, i cili pritet që së shpejti të kalojë për diskutim në Komisionin e Ligjeve. Një nga risitë e këtyre ndryshimeve është përfshirja në të e një kreu të veçantë për “Marrëveshjet mes prokurorit dhe të pandehurit”, i cili parashikon rregulla për marrëveshjen e arritur ndërmjet palëve për pranimin e fajësisë dhe për dëshminë e të pandehurit. Kështu, përveç zgjidhjes gjyqësore të çështjes, u jepet mundësia palëve të zgjidhin çështjen me marrëveshje në çdo fazë të procedimit penal. Kjo është një risi pasi është një zgjidhje alternative, e cila ndihmon në zvogëlimin e çështjeve penale që çohen për gjykim, shpenzimet e hetimit dhe shkurtim afatesh për shqyrtimin e çështjeve.

Marrëveshja për pranimin e fajësisë Në nenin 332/1 parashikohen detaje për arritjen e marrëveshjes mes prokurorit dhe të pandehurit. Marrëveshja për pranimin e fajësisë mund të arrihet mes prokurorit dhe të pandehurit që nga momenti i regjistrimit të procedimit deri në momentin kur të pandehurit i kërkohet të deklarohet për akuzën në gjykim. Në momentin e arritjes së marrëveshjes, i pandehuri duhet të ketë mbrojtës. Marrëveshja e bërë më shkrim paraqitet nga prokurori dhe shqyrtohet nga gjyqtari i caktuar sipas nenit 278, nëse bëhet gjatë hetimit paraprak, ose nga kryetari i trupit gjykues, nëse bëhet gjatë gjykimit. Nëse marrëveshja arrihet para se të dërgohet çështja në gjyq, prokurori do t’i bashkëngjisë asaj edhe kërkesën për gjykim, e cila përbën një pjesë thelbësore të marrëveshjes.

Të drejtat e viktimës së veprës penale

Pyetja e të pandehurit bashkëpunëtor I pandehuri bashkëpunëtor është i detyruar të tregojë të vërtetën dhe të mos heqë asgjë nga ato që di për objektin e gjykimit. Gjykata mund të vendosë që seanca e pyetjes së të pandehurit bashkëpunëtor të bëhet me dyer të mbyllura. Gjykata e shkallës së parë dhe gjykatat më të larta janë të detyruara të zbatojnë marrëveshjen Në bazë të nenit 332/2, marrëveshja përmban a) përshkrimin e veprës penale që përbën objekt akuzeë b) pohimin e të pandehurit që ai ka kryer veprën penale, së cilës i referohet pika a) e këtij nenië c) marrëveshjen në lidhje me llojin dhe minimumin e maksimumin e dënimeve penale kryesore dhe plotësueseë ç) marrëveshjen për shpenzimet procedurale, konfiskimin e pasurive për pagimin e gjobës dhe dëmit civil, nëse është paraqitur padi civile dhe, nëse është rasti, marrëveshjen për konfiskimin e produkteve të veprës penaleë d) deklarimin e palëve për heqjen dorë nga e drejta e ankimit kundër vendimit të gjykatës,

Marrëveshja për dëshminë nuk mund t’i propozohet të pandehurit që dyshohet se ka qenë në rolin e organizatorit të një grupi kriminal

Viktima e veprës penale ka të drejtë të kërkojë procedimin e fajtoritë të kërkojë shpërblimin e dëmit dhe vendosjen e masave të përkohshme për të garantuar pagimin e dëmshpërblimitë të kërkojë mbledhjen e provave nga prokurori dhe të ankohet në gjykatë, brenda 5 ditëve nga marrja dijeni për refuzimin e kësaj kërkeseë të kërkojë informacion për gjendjen e procedimit në çdo kohë, si dhe të njihet me provat, pa cënuar parimin e sekretit hetimorë të

në marrjen e vendimit për dënimin penal, shpenzimet procedurale, konfiskimin e pasurive për pagimin e gjobës dhe dëmit civil dhe konfiskimin e produkteve të veprës penale. Gjykata anulon marrëveshjen me vendim të arsyetuar, nëse i pandehuri bashkëpunëtor nuk ka plotësuar detyrimet e marrëveshjes”. me të cilin pranohet marrëveshja, përveç rastit kur çështja penale duhet të pushohetë dh) nënshkrimet e palëve dhe avokatit mbrojtës. Në nenin 332/3 parashikohet vendimi për marrëveshjen e pranimit të fajësisë, i cili merret nga gjyqtari i caktuar sipas nenit 278, nëse bëhet gjatë hetimit paraprak, ose nga kryetari i trupit gjykues, nëse bëhet gjatë gjykimit. Vendimi merret në seancë publike, në të cilën thirren prokurori, i pandehuri dhe mbrojtësi i tij. Marrëveshja nuk pranohet nga gjyqtari vetëm nëse nuk është marrë në formën e përcaktuar nga nenet e këtij Kodi, si dhe kur i pandehuri i njoftuar rregullisht nuk paraqitet në seancë dhe nuk arrin të justifikojë mungesën.

mbledhur nuk vijnë në kundërshtim me pohimin e të pandehurit se ai e ka kryer veprën penaleë ç) dënimi kryesor dhe plotësues, për të cilët është rënë dakord nga prokurori dhe i pandehuri janë në përputhje me ligjin penal. Ndërkohë që Gjykata rrëzon marrëveshjen me vendim të arsyetuar, nëse çmon se a) ekziston një shkak për pushimin e procedimitë b) nuk janë plotësuar një ose më shumë nga kriteret e përcaktuara në nenin 332/5. Kur vendimi i dhënë sipas paragrafit të parë të këtij neni merr formë të prerë, marrëveshja dhe çdo fashikull i krijuar në lidhje me të shkatërrohen në prani të gjyqtarit që ka marrë vendimin, veprimet shënohen në procesverbal dhe procedimi kthehet në fazën, në të cilën ndodhej para se të arrihej marrëveshNë nenin 332/1 parashikohen detaje për arritjen e marrëveshjes mes prokurorit dhe të pandehurit

Ministria e Drejtësisë

Kur pranohet ose rrëzohet marrëveshja nga Gjykata Gjykata pranon marrëveshjen dhe deklaron të pandehurin fajtor me vendim te arsyetuar, nëse çmon se a) i pandehuri ka pohuar kryerjen e veprës ose veprave penale që janë objekt akuze me dijeni dhe vullnet të plotëë b) i pandehuri është i ndërgjegjshëm për të gjitha pasojat e marrëveshjes së arritur, veçanërisht heqjen dorë nga e drejta për gjykim dhe kufizimin e të drejtës për të bërë ankim kundër vendimit të dhënë mbi bazën e marrëveshjesë c) provat e tjera që janë

Marrëveshja për dëshminë e të pandehurit Marrëveshja për dëshminë për veprat e krimit të organizuar mund të arrihet mes prokurorit dhe të pandehurit që nga momenti i regjistrimit të veprës penale deri në momentin që i pandehuri deklarohet për akuzën në gjykim. Marrëveshja mund të arrihet me të pandehurin që ka pohuar në mënyrë të plotë se ka kryer një vepër penale, me kusht që rëndësia e dëshmisë së tij në zbulimin, provueshmërinë dhe parandalimin e veprave penale të listuara në paragrafin e parë të këtij neni tejkalon pasojat e veprës penale që ai ka kryer si bashkëpunëtor. Marrëveshja për dëshminë nuk mund

t’i propozohet të pandehurit që dyshohet se ka qenë në rolin e organizatorit të një grupi të organizuar kriminal. Në momentin e arritjes së marrëveshjes, i pandehuri duhet të ketë mbrojtës. Marrëveshja për dëshminë bëhet me shkrim dhe i paraqitet gjykatës para se të mbyllet shqyrtimi gjyqësor. Kjo marrëveshje përmban a) përshkrimin e veprës penale që përbën objekt akuzeë b) deklarimin e të pandehurit se ai pohon në mënyrë të plotë kryerjen e veprës penale, se do të dëshmojë për gjithçka që di në lidhje me veprën penale dhe se nuk do të heqë asgjë nga dëshmiaë c) marrëveshjen në lidhje me llojin dhe minimumin e maksimumin e dënimeve penale kryesore dhe plotësueseë ç) marrëveshjen për shpenzimet procedurale, konfiskimin e pasurive për pagimin e gjobës dhe dëmit civil, nëse është paraqitur padi civile dhe, nëse është rasti, marrëveshjen për konfiskimin e produkteve të veprës penaleë d) deklarimin e

njoftohet në kohë për çdo zhvillim të rëndësishëm të çështjes, veçanërisht për arrestimin/lirimin e të akuzuarit, pushimin e çështjes, fillimin dhe përfundimin e gjykimitë të ankohet kundër vendimit të prokurorit për pushimin e procedimitë të thirret në seancën përgatitore dhe seancën e parë gjyqësoreë të dëgjohet nga gjykata, edhe nëse asnjëra nga palët nuk ka kërkuar thirrjen si dëshmitarë të zgjedhë një përfaqësues dhe të përfitojë ndih-

më ligjore falas, në kushtet e përcaktuara me ligjë të përjashtohet, në kushte të caktuara me ligj, nga pagimi i çdo takse apo tarife gjyqësore për paraqitjen e kërkesave që lidhen me statusin e viktimës. Viktima që nuk ka zotësi për të vepruar i ushtron të drejtat që i janë njohur me ligj nëpërmjet përfaqësuesit ligjor të tij”. Në padinë civile brenda procesit penal, viktima ka të drejtë të paraqesë padi civile në procesin penal kundër të pandehurit ose të paditurit civ-

il, për të kërkuar kthimin e pasurisë dhe shpërblimin e dëmit material e jomaterial. Madje, mund të paraqesë edhe kërkesë për sigurim padie, ku parashikohet se “paditësi civil mund të kërkojë marrjen e masave të përkohshme, përfshirë sekuestrimin e pasurisë së të pandehurit ose të të paditurit civil, për të garantuar kthimin e pasurisë dhe shpërblimin e dëmit. Kjo masë qëndron deri në përfundimin e çështjes”.

ja. Gjyqtari që ka rrëzuar marrëveshjen nuk mund të marrë më pjesë në shqyrtimin e kësaj çështjeje.


E enjte, 6 mars 2014

7

Kronikë

Për herë të parë në Kod

I ndaluari, asnjë deklarim pa u konsultuar më parë me avokatin Propozimi, i akuzuari pas ndalimit, bisedë konfidenciale me mbrojtësin. Nëse nuk realizohet, rrëzohet si provë deklarimi i marrë Sonja Caka

Neni 34/b

P

palëve për heqjen dorë nga e drejta e ankimit kundër vendimit të gjykatës, me të cilin pranohet marrëveshja, përveç rastit kur çështja penale duhet të pushohetë dh) nënshkrimet e palëve dhe avokatit mbrojtës. Vendimi mbi marrëveshjen e pranimit të fajësisë merret nga gjyqtari i caktuar sipas nenit 278, nëse bëhet gjatë hetimit paraprak, ose nga kryetari i trupit gjykues, nëse bëhet gjatë gjykimit. Vendimi merret në sallë, në praninë e prokurorit, të pandehurit dhe mbrojtësit të

tij. Gjykata e pranon marrëveshjen me vendim të arsyetuar, nëse çmon se a) i pandehuri, me dijeni dhe vullnet, pranoi të dëshmonte në kushtet e përcaktuara nga neni 332/8. b) i pandehuri është krejtësisht i ndërgjegjshëm për pasojat e marrëveshjes së arritur dhe, veçanërisht, për heqjen dorë nga e drejta për t’u ankuar kundër vendimit të dhënë nga gjykata mbi bazën e marrëveshjesë c) dënimi penal kryesor ose plotësuar është në përputhje me ligjin penal.

Shtesa

Rastet e procedimit të një deputeti apo gjyqtari Kur për deputetin, Gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Gjyqtarin e Gjykatës së Lartë apo gjyqtarin e një gjykate të zakonshme parashikohet autorizimi për t’u arrestuar ose për heqjen e lirisë në çfarëdo lloj forme apo që ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, prokurori bën kërkesë në organin përkatës. Kërkesa për autorizim paraqitet nga prokurori kur ekziston një dyshim i arsyeshëm i mbështetur në prova dhe kur plotësohen kushtet ligjore të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale për arrestin ose për heqjen e lirisë në çfarëdo lloj forme apo që ndaj subjekteve të parashi-

kuara në pikën 1 të këtij neni të ushtrohet kontroll personal ose i banesës. Kërkesa për autorizim shoqërohet nga një relacion ku prokurori parashtron provat dhe argumentet ligjore për kërkesën e parashtruar. Kur subjekti i parashikuar në pikën 1 të këtij neni është arrestuar në flagrancë, autorizimi kërkohet menjëherë dhe, sidoqoftë, para seancës së vleftësimit. Deri në dhënien e autorizimit, për personat e parashikuar në nenin 288, nuk lejohet arrestimi ose heqja lirisë në çfarëdo lloj forme, apo të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e organit përkatës (të parashikuar me ligj).

ër herë të parë në Kodin e Procedurës Penale legjislatori ka menduar edhe për të akuzuarin, të pandehurin, të ndaluarin apo dhe thjesht të shoqëruarin. Asnjë prej tyre nuk duhet të japë asnjë deklarim para policisë apo oficerit të Policisë Gjyqësore nëse më parë nuk ka komunikuar me avokatin e tij. Çdo deklarim i marrë pa praninë e këtij të fundit nuk mund të paraqitet si provë në gjykatë, pra rrëzohet. Sipas ndryshimeve të propozuara, personi ka të drejtën e tij legjitime që të bisedojë konfidencialisht me avokatin e tij para se të japë deklarime. Nëse nuk i sigurohet kjo e drejtë, atëherë çdo thënie e marrë rrëzohet dhe nuk është provë. Sipas ndryshimeve, i pandehuri ka të drejtë të njoftohet në një kohë sa më të shkurtër, me detaje dhe në gjuhën që kupton për akuzat kundër tij dhe se gjithçka që ai deklaron mund të përSipas ndryshimeve, i pandehuri ka të drejtë të njoftohet në një kohë sa më të shkurtër dhe me detaje

doret si provë kundër tijë të mos bëjë deklarime, të mos u përgjigjet pyetjeve të caktuara, të prezantojë lirisht mbrojtjen e tij, të pranojë ose të mos pranojë fajësinë e tijë të mbrohet vetë ose me ndihmën e një mbrojtësi, në përputhje me dispozitat e këtij Kodië të dërgohet në gjykatë në kohën më të shkurtër të mundshme dhe të gjykohet me drejtësi e paanësi në një kohë të arsyeshmeë të ketë kohën dhe lehtësitë e mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjenë të lexojë dhe të marrë kopje të akteve të fashikullit të prokuroritë të mbledhë prova që i shërbejnë mbrojtjes së vetë të deklarojë qëndrimin e tij në lidhje me faktet dhe provat kundër tij, të prezantojë fakte dhe prova në favor të tij, të pyesë dëshmitarët e akuzës dhe të kërkojë që dëshmitarët e mbrojtjes të pyeten në prani të tij. Deklarimet që tregojnë vetëpërgjegjësi Kur një person, që nuk është marrë si i pandehur, bën deklarime, nga të cilat dalin të dhëna që tregoj-

Të drejtat e të pandehurit të arrestuar Përveç të drejtave të parashikuara nga pikat b) dhe c) të paragrafit të parë të nenit 45 të këtij Kodi, i pandehuri i arrestuar ka të drejtë: a) të njoftohet menjëherë dhe në gjuhën që kupton për arsyet e arrestimit të tijë b) të zhvillojë, përpara dhënies së deklarimeve të para, një takim konfidencial me mbrojtësin e tijë c) të kërkojë që një anëtar i

familjes ose një person tjetër i afërt të njoftohet pa vonesë për arrestimin e tij. Në rast se i pandehuri i arrestuar është shtetas i huaj, ai ka të drejtë të kërkojë njoftimin e përfaqësisë konsullore ose diplomatike të vendit të tij dhe, në rast se është person pa shtetësi apo refugjat, ai ka të drejtë të kërkojë njoftimin e një organizate ndërkombëtare.

në se ai mund të ketë kryer një vepër penale, autoriteti procedues ndërpret pyetjen, duke e paralajmëruar se pas këtyre deklarimeve mund të zhvillohen hetime ndaj tij dhe e fton të caktojë një mbrojtës. Deklarimet e mëparshme nuk mund të përdoren kundër personit që i ka bërë”. Detyrimet e mbrojtësit Ekspertët që kanë përgatitur ndryshimet kanë bërë ndërhyrje dhe rregullime edhe në dispozitat ku flitet për rolin e palës mbrojtëse. Mbrojtësi i zgjedhur është detyruar të sigurojë mbrojtje efektive të interesave të të pandehurit brenda tagreve që i njeh legjislacioni në fuqi. Avokati i zgjedhur nga i pandehuri nuk mund të mungojë në gjykim pa një shkak të arsyeshëm. Në rastin e pengesës së arsyeshme për të qenë i pranishëm në seancë gjyqësore, avokati është i detyruar të caktojë një mbrojtës zëvendësues. Mbrojtësi zëvendësues ushtron të drejtat dhe merr përsipër detyrimet, edhe në rastet e mos aprovimit të tij nga i pandehuri, deri në sigurimin e mbrojtjes efektive për të, sipas afateve të parashikuara nga neni 55 i këtij Kodi. Mbrojtësi i zgjedhur nuk mund të largohet nga seanca gjyqësore, në rast se i pandehuri mungon ose largohet nga seanca gjyqësore si dhe në rastet kur atij nuk i garantohet e drejta për mbrojtje”. Gjithashtu, sipas ndryshimeve, në rastet e flagrancës, mbrojtësi i të pandehurit ka të drejtë të marrë pjesë në verifikimet e ngutshme në vend nga policia gjyqësore, nëse është e mundur dhe kur vonesa apo çdo shkak tjetër nuk u shkakton dëm hetimeve. Oficeri i policisë gjyqësore informon prokurorin për shkaqet e moslajmërimit të mbrojtësit”.

Për herë të parë në Kodin e Procedurës Penale është menduar edhe për të akuzuarin apo të pandehurin Ndëshkimi Në rast se një avokat apo prokuror nuk është i pranishëm gjatë zhvillimit të procedurave gjyqësor pa ndonjë shkak të arsyeshëm ose pa të drejtë pengon apo vonon procedimin normal të seancave gjyqësore, Gjykata, me kërkesën e palës ose palëve pjesëmarrëse në gjykim, ose me nismën e vet, pas dëgjimit të avokatit ose prokurorit, përcakton nëse ka pasur një pengesë për të marrë pjesë, apo mungesa apo vonesa e procedimit normal të Gjykatës ka qenë pa shkaqe të arsyeshme. Në rastin e dytë, kryetari i trupit gjykues mund ta dënojë me gjobë deri në 50.000 lekë. Gjoba përcaktohet në proporcion me dëmin e shkaktuar nga dështimi për të marrë pjesë, nga pengimi i padrejtë ose vonesa. Në çdo rast, gjoba i njoftohet dhomës së avokatëve.


8

E enjte, 6 mars 2014

Kronikë

Atentati

Familja Ymeri: Me Xhabaftët i kemi zgjidhur konfliktet, përshëndetemi në rrugë Anëtarë të familjes Ymeri mohojnë që të jenë të përfshirë në vrasjen e Baki Xhabaftit Rrëfimi: Policia na kontrolloi banesën dhe na mori në pyetje, por nuk gjeti asgjë persona janë marrë në pyetje në dy komisariate dhe janë lënë të lirë. Sipas burimeve të policisë rezulton se Bakiu ishte i përfshirë në trafik lëndësh narkotike në tre shtete. Viktima rezulton të jetë i skeduar nga blutë si trafikant droge. Dyshohet se Xhabafti kishte precedentë penalë në Belgjikë, Gjermani dhe Holandë. Nga ana e bluve është kërkuar informacion më i detajuar në lidhje me skedën penale të 40-vjeçarit në këto shtete. Ndërsa nga ana e Prokurorisë së Tiranës është kërkuar gjithë dosja hetimore e hasmërisë Xhabafti-Ymeri. Dosjet e vjetra të viteve 1995 janë kërkuar të

Anxhela Tato Familja Ymeri mohon përfshirjen në atentatit ndaj Baki Xhafatit. Anëtarë të familjes kundërshtojnë në mënyrë kategorike lidhjen e tyre me këtë ngjarje të rëndë, duke u shprehur se prej vitesh i është dhënë fund hasmërisë mes dy familjeve. Në një bisedë ata tregojnë se me anëtarë të familjes Xhabafti kanë një raport normal dhe sa herë që ndehshin në rrugë përshëndeteshin. Në lidhje me akuzën e ngritur nga policia anëtarë të familjes Ymeri shprehen se uniformat blu e dinë shumë mirë se kush fshihet pas këtij krimi dhe ta gjejë autorin. Ata tregojnë se efektivë policie kanë kryer kontrolle në banesën e tyre si dhe kanë marrë në pyetje familjarët, të cilët mohojnë që të jenë të përfshirë, duke bërë me dije se në këtë banesa jetojnë vetëm disa anëtarë të moshuar të fisit Ymeri. “Nuk e kemi vrarë ne Baki Xhabaftin dhe nuk kemi lidhje me këtë ngjarje. Siç ju e shikoni në këtë shtëpi ndodhen vetëm anëtarë të moshuar të familjes. Ne nuk jemi përfshirë në këtë ngjarje dhe policia e di shumë mire se kush e ka vrarë. Policia të shkoj të gjejë autorin dhe ta arrestojë. Është e vërtetë që ne kemi pasur probleme me familjen Xhabafti para 20 vjetësh, por i kemi mbyllur ato hesape. Madje sa herë që ndesheshim në rrugë me ndonjë nga familja Xhabafti përshëndeteshim. Për vrasjen e Baki Xhabaftit punonjës policie na erdhën në shtëpi dhe kryen kontrolle. Nuk gjetën asgjë dhe na morën në pyetje. Në mënyrë kategorikë nuk kemi gisht, pasi nuk kemi më konflikte”.

20

Makina pas shpërthimit

Hetimet, atentati ndaj Baki Xhabaftit nuk ka ende asnjë provë konkrete që mund të... ...orientojë në zbulimin e autorit dhe në përcaktimin e pistës definitive të hetimeve

Hetimet Atentati ndaj Baki Xhabaftit nuk ka ende asnjë provë konkrete që mund të orientojë në zbulimin e autorit dhe në përcaktimin e pistës definitive të hetimeve. Ende nuk ka asnjë të dhënë nga karta SIM që është gjetur në mbetjen e lëndës eksplozive. Ndërsa në automjet nuk kanë mbetur gjurmë gishtash që të ndihmojnë policinë në krijimin e një identikiti. Ndonëse tre pistave të hetimeve, deri tash për asnjë nga të shoqëruarit nuk janë ngritur dyshime. Në total 30

vjet më parë është e vërtetë që ne kemi pasur probleme me familjen Xhabafti, por i kemi mbyllur ato hesape

nxirren nga arkiva e Policisë e Shtetit, duke qenë një provë që do të orientojë hetimet në pistën e duhur. Ndonëse momentalisht janë tre pista hetimore, policia është përqendruar tek trafiqet e drogës së viktimës, i cili ishte babai i tre fëmijëve dhe i divorcuar nga gruaja. Prej kohësh Baki Xhabafti jetonte në Gjermani më vëllain e tij dhe ishte transferuar me banim nga Selita në Vorë, duke qenë më afër biznesit të tij, servisit të makinave. Dyshohet se lënda eksplozive është montuar në momentin që automjeti ka qenë i parkuar. Ndërsa autori i krimit ka qëndruar në gatishmëri të lëvizjeve të 40-vjeçarit, duke pritur çastin që viktima do të futej në automjet. Sapo ka parë prenë e tij autori ka aktivuara lëndës plasëse C4, e cila ishte montuar poshtë automjetit.

Vlorë

Sekuestrimi i 1262 kg kanabis, policia zbardh detaje nga aksioni Policia e Vlorës bëri të ditur të mërkurën detaje të operacionit të tre ditëve më parë, ku u bllokuan 1262 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. Burime zyrtare të policisë lokale thanë se operacioni antidrogë që u finalizua mesnatën e së hënës, në afërsi të fshatit Kotë, 25 km në juglindje të Vlorës, nisi mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative dhe u zhvillua me mbështetjen e njësisë Delta Force. Lënda narkotike u zbulua në një fugon “Iveco” të braktisur, me targa të vjedhura AA 961 AY, që lëvizte

Foto ilustruese

në drejtim të Vlorës, prej ku mendohet se do të kryhej edhe transportimi i saj me mjete lundruese drejt Italisë. Gjatë hetimeve, policia ka shoqëruar dhe më pas ka nisur procedimin penal në ngarkim të tre personave, A. C., 33 vjeç nga Vlora, A. D., 32 vjeç, dhe B. D., 31 vjeç, nga qyteti i Fierit. Të arrestuarit dyshohet të jenë përfshirë në këtë rast të trafikimit të lëndës narkotike e mbetur në tentativë.

Baki Xhabafti

Antidroga

Banda italo-shqiptaro, vëllezërit Tola organizonin trafikun e heroinës dhe kokainës Trafikantët e bandës italo-shqiptare të drogës përdornin fjalën “shkuma” kur donin të flisnin për kokainë dhe heroinë. Policia italiane publikoi dje detaje të operacionit masiv të koduar “froth” (shkuma), ku u arrestuan 29 persona, mes tyre 2 shqiptarë, të cilët organizonin trafikun e heroinës dhe kokainës mes Shqipërisë dhe Italisë. Shqiptarët e vetëm të arrestuar në këtë aksion janë vëllezërit Andi Tole dhe Dhori

Tole, 23 vjeç, ndërsa policia arrestoi edhe 28 italianë, si të përfshirë në këtë rrjet trafiku. Në Leçe, organizata kriminale kryesohej nga David Vadaça, 33 vjeç, i cili përfundoi në pranga së bashku me anëtarët e tjerë të dyshuar të klanit që vepron në Salento në Pulja. Disa nga anëtarët italianë të rrjetit kishin nofka si “Toto”, “Xhaxhai”, “Halla”, teksa nga përllogaritjet paraprake mësohet se kanë trafikuar nga

Shqipëria me dhjetëra kilogramë kokainë. Hetimet filluan në maj të vitit 2012, ku u zbulua struktura e një organizate që vepronte në Leçe e në veçanti në Salento. Partneriteti në trafik, sipas prokurorisë italiane, është koordinuar nga Vadaça, një figurë kryesore në Salento, i lidhur me klanin e vëllezërve Nisi. Nëngrupet kanë lindur si rezultat i arrestimit të Robert Nisit, ndërsa grupi tjetër drejtohej nga Joel Greco. Ishte një letër

Foto ilustruese

e Gregos, drejtuar Nisit, që lejoi hetuesit të përfundonin një hetim në tetor, të koduar “Reset”. Aty ishin të gjitha emrat dhe vendtakimet. Alessio Bellanova, i cili u arrestua në vitin 2012, për shkak se u gjet me kokainë në makinë, konsiderohet nga hetuesit si një bosët që shkoi personalisht në Shqipëri për të provuar popullaritetin e substancës së lëndës narkotike të llojit kokainë që ai do blinte si dhe të bënte pazar për çmimin.


E enjte, 6 mars 2014

9

Kronikë Kurbin Konfliktohen për mblesërinë, vret të afërmin 56-vjeçar

Konflikti për mblesërinë ka marrë fund me vrasjen e 56-vjeçarit Ramazan Lama. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:30 të mbrëmjes së djeshme ne fshatin Shullaz. Ndërsa policia ka mundur që të vërë në pranga autorin e krimit Fatmir Laman. Nga të dhënat e para bëhet me dije se Ramazani ishte futur ndërmjetës për martesën e vajzës së Fatmirit me një djalë. Por mesa duket mblesëria nuk

ka shkuar në rrugën e duhur duke u mbyllur me një krim. Burime të policisë bëjnë me dije se të dyja palët janë konfliktuar me njëri-tjetrin kur Fatmir Lama ka nxjerrë armën e krimit dhe ka qëlluar në drejtim të viktimës. Ndërsa nuk jepen detaje të sakta rreth shkakut të debatit që ka çuar deri në vrasjen e 56-vjeçarit. Një pistë tjetër ku do të përqendrohen hetimet e policisë është konflikti për

pronën. Mësohet se Rmazan Lama ka në pronësi të tij një lokal në qendër të fshatit, por nuk ka precedentë debatesh për këtë çështje. Viktima është pronar i një firme “Security”. Kanë qenë banorë të zonës, të cilët sapo kanë dëgjuar të shtënat, kanë njoftuar policinë. Trupi i pajetë i viktimës është transportuar për në morgun e spitalit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Ndërsa policia ka

Vrasja Laç

Arratisja

Lista e ekzekutimeve, molla e sherrit prokurori-polici Hetimet, autori kishte paramenduar të ekzekutonte 2 vëllezërit, ishte nën efektin e drogës në momentin e krimin Anxhela Tato Vrasësit të Laçit i është gjetur në banesë një listë me 11 emra personash publik, të cilët ai do i kthente në prenë e ekzekutimeve të radhës. Por kjo listë vrasjesh është kthyer në mollën e sherrit mes prokurorisë dhe policisë, pasi të dyja institucionet kundërshtojnë njëra-tjetrën. Burime nga Policia e Laçit pohojnë se është gjetur një listë, ku përfshihen emra gjyqtarësh e prokurorësh, të cilët Altin Piroli donte t’i vriste. Në këtë listë emri që bie në sy është i ish-presidentit Ramiz Alia. Lista është gjetur gjatë kontrolleve të policisë së Kurbinit në fshatin Zhej, ndërsa në listë nuk ishin të përshirë emrat e dy vëllezërve Andrea dhe Gentjan Cara, të cilët Piroli i ekzekutoi mëngjesin e së martës në qendër të qytetit të Laçit. Por ekzistenca e listës nuk pranohet nga ana e Prokurorisë së Rrethit, e cila kundërshton deklarimin e policisë. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se nuk ka asnjë listë vrasjesh dhe ky është thjesht një sajim. Ndonëse detaji është bërë publik nga vetë uniformat blu, deklarata mohohet nga organi i akuzës. Hetimet Ndërkohë lidhur me këtë vrasje Policia dyshon për një veprim të paramenduar të autorit, Altin Piroli, pasi sipas bluve të Kurbinit ai është i

Vendi ku ndodhi krimi

sëmurë psikik euforik dhe në mendjen e tij ai e ka pasur në plan vrasjen e dy vëllezërve Cara. Ky fakt përforcohet nga mënyra e ekzekutimit të Andrea dhe Gentjan Carës. Ata janë qëlluar në kokë nga autori me 17 plumba, ndërsa ka reaguar edhe ndaj personave që janë afruar për t’u dhënë ndihmë dy vëllezërve, duke i qëlluar dhe ata me armë. Sipas policisë së Kurbinit, autori i ngjarjes armët i posedonte prej

Nik Ndoi: Vëllai pa Pirolin me armë në dorë duke qëlluar në ajër, u plagos kur tentoi të ndihmonte një nga viktimat

kohësh, por askush nuk ishte në dijeni të këtij fakti, pasi Piroli nuk ishte klasifikuar si person agresiv dhe me rrezikshmëri të lartë. Policia ende nuk ka një dosje që fakton se Altin Piroli është skeduar si i sëmurë psikik, pasi nuk kishte ndonjë kartele për sëmundjen që kishte. Piroli vijon të jetë në komisariatin e Kurbinit, ndërsa sot do të njihet edhe me masën e arrestit nga Gjykata e këtij rrethi për veprën penale të vrasjes. Sipas policisë, autori në momentin që ka kryer vrasjen ka qenë i droguar dhe se vrasja është kryer nën efektin e drogës. Dëshmia Vëllia i Nikoll Ndoit, i cili mbeti i plagosur në ngjarjen e e rëndë të Laçit, rrëfen momente nga skena e krimit. Nik Ndoi tregon se ditën e ngjarjes vëllai i tij ja tentuar t’i vijë në ndihmë njërit nga viktimat dhe në këto momente ka mbetur i plagosur. Ai ka parë Pirolin e armatosur që qëllonte në ajër. Ka qenë një nga banorët që i ka kërkuar ndihmë Nikoll Ndoit. “Vëllai është punëtor ndërtimi para pallatit ku ndodhet lokali. Kur hyri Piroli në lokal i armatosur vrau dy vëllezërit Cara dhe qëllonte në ajër. Im vëlla nuk ishte larg nga vendi i ngjarjes dhe një nga banorët i kërkoi ndihmë. Ai i tha vëllait që ta ndihmonte, pasi njëri nga të plagosurit ishte ende gjallë. Në këto momente është qëlluar vëllai im dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.

Lezhë, zbulohet baza e bombave artizanale, çmimi 1000 lek të reja copa Prej dy muajsh ishte shndërruar në bazën e prodhimit të bombave artizanale, të cilat i shiste për vetëm 1000 lekë të reja në tregun e zi, kujtdo që i jepte porosinë. Vetëm një ditë pas zbulimit të bazës në Malësi të Madhe, një pikë tjetër është gjetur në Lezhë, në banesën e Ndrec Mandresë. Sipas të dhënave të policisë 47-vjeçari prej dy muajsh prodhonte dhe tregtonte bomba artizanale. E vetmja detyrë e 47-vjeçarit ishte përgatitja e bombave në saj të porosive, duke mos

mundur që të vërë në pranga autorin e krimit. Pritet që në pyetje të merren të afërm dhe familjarë të të dyja palëve, të cilët janë të tronditur nga ngjarja e rëndë. Forca të shumta police kanë nisur hetimet për këtë çështje, duke mbledhur dëshmi dhe prova. Ndërkohë që autori i krimit është i penduar për vrasjes. Këto janë të vetmet fjalë që ka mundur të thotë për uniformat blu gjatë marrjes në pyetje.

qenë në dijeni të motivit të përdorimit të tyre. Nga ana e forcave të policisë mësohet se për prodhimin e këtyre

47-vjeçari prej dy muajsh prodhonte dhe tregtonte bomba artizanale lëndëve i arrestuari Mnadrea përdorte nitrat amoni të përzier me karburant, të cilat me pas lidheshin me fitil

zjarrpërcjellës dhe nëpërmjet kapsollave detonatorë kryhej edhe shpërthimi i tyre. 47-vjeçarit i janë sekuestruar 5 kg nitrat amoni e përzier me karburant, 12 kapsolla detonatorë elektrike si dhe fitil zjarrpërcjellës. Në dëshminë e tij në polici, prodhuesi Madrea ka bërë të ditur se i prodhonte këto lëndë shpërthyese sipas porosisë së personave të ndryshëm por pa ditur më pas përdorimin e tyre. Burime nga policia e Lezhës kanë bërë të ditur se 47-vjeçari e kryente këtë aktiv-

itet prej disa muajsh në banesën e tij, ndërsa shumicën e klientëve të tij nuk i njihte. Ndërkohë që bashkëshortja e tij, Gjelina Mandrea ka deklaruar se lekët i përdornin për t’u ushqyer. Me prodhimin e bombave artizanale familja Mandrea siguronte jetesën, ndërsa ka mohuar që qëllimi i këtij aktiviteti të paligjshëm të ketë qenë kriminal. Gjatë këtij operacioni, u sekuestruan edhe 5 kg nitrat amoni e përzier me karburant si dhe 12 kapsollë detonatorë.

Kapet i shumë kërkuari Fatos Sylaj, nën akuzë për 30 grabitje në Greqi I shpallur në kërkim nga shteti grek prangoste një ndër të arratisurit e burgut të Trikalës. Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se në orët e pasdites është bërë e mundur identifikimi dhe prangosja e Fatos Sylaj, i cili cilësohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sylaj ishte pjesë grupit të shtetasve shqiptarë që në mars të vitit 2013 arritën që të kapërcenin muret e burgut të Trikalas në Greqi duke u futur në territorin shqiptar. Fatos Sylaj ka qenë së bashku me Marian Kol��n dhe Ilir Kupën, por nuk dihet ende sesi ka arritur që t’i shpëtojë policisë helene dhe ku ka qëndruar gjatë gjithë kësaj kohe. Ndërsa nga ana e forcave të policisë nuk ka ende asnjë detaj rreth arrestimit. Sylaj është i skeduar nga policia helene si autori i dyshuar i mbi 30 grabitjeve me dhunë të kryera në periudha të ndryshme kohore në Korfuz, Igumenicë dhe qytete të tjera të Greqisë. Mbi Sylajn rëndon edhe akuzë që e implikon si kreun e njërës pres bandave të Marian Kolë.

Tiranë

Sekuestrohet 2 kg heroinë, në kërkim 2 persona Rreth 2 kilogramë drogë e llojit heroinë është sekuestruar në kryeqytet. Lënda narkotike është gjetur në Komunën e Parisit dhe ishte me origjinë nga Turqia. Gjatë operacionit të realizuar nga Antidroga dhe forcat e policisë të Komisariatit numër 2 në Tiranë, kanë rënë në prangat e policisë dy persona. Të arrestuarit janë shtetasit Franc Malo, 32 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, dhe shtetasi Gerald Muçollari, 28 vjeç, nga Tirana. Ndërkaq, vijon operacioni i policisë për arrestimin e 2 personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet, të cilët janë shpallur në kërkim. Policia po vijon punën për hetimin e ngjarjes, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm.


10

E enjte, 6 mars 2014

Ekonomi

Biznesi

Biznesi ul ndjeshëm investimet Sipas sipërmarrësve, 2013-a ka qenë padyshim një nga më të vështirët e 10-15 viteve të fundit dhe bizneset e kanë pasur shumë të vështirë

B

iznesi vendas ka ulur ndjeshëm investimet gjatë vitit 2013. Lajmi konfirmohet nga të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave mbi ecurinë e importit të makinerive dhe pajisjeve, çka tregon edhe ritmin e investimeve nga ana e sipërmarrjeve në vend. Sipas INSTAT-it, gjatë vitit 2013 janë importuar në total rreth 70 miliardë lekë makineri, pjesë këmbimi dhe pajisje, me një ulje të ndjeshme prej afro 30% kundrejt një viti më parë. Rënia e importeve të këtij grupi mallrash ka nisur në fakt

70

miliardë lekë miliardë lekë makineri, pjesë këmbimi dhe pajisje janë importuar gjatë vitit 2013 sipas INSTAT

që prej vitit 2012, por trendi rënës është përkeqësuar shpejt gjatë vitit të kaluar. Sipas sipërmarrësve, 2013a ka qenë padyshim një nga më të vështirët e 10-15 viteve të fundit dhe bizneset e kanë pasur të vështirë që të mbajnë “gjallë” aktivitetin dhe as që kanë menduar të ndërmarrin investime të reja. Kjo është reflektuar edhe me rënien e kredive për biznesin e madh në sistemin bankar, që pritet gjithashtu të vijojë me trend rënës

Foto ilustruese

edhe gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga INSTAT-i, importet e makineri dhe pajisje janë rritur në mënyrë të pandalshme, që prej vitit 2005, për të arritur kulmin në fund të vitit 2011. Kryesisht rritja e importit të tyre është pasojë e zgjerimit të investimeve publike në infrastrukturë, pasi kompanive të ndër-

Rritja e importit të makinerive dhe pajisjeve është pasojë e zgjerimit të investimeve publike në infrastrukturë

timit u është dashur të importojnë makineri të ndryshme për të zhvilluar aktivitetin e tyre. Ndërkohë, të dhënat më të fundit për muajin janar 2014 flasin për një përmirësim të lehtë të importeve të këtij grupi mallrash. Gjatë muajit të parë të vitit janë importuar në total rreth 6.3 miliardë lekë makineri e pajisje, me një rritje të

6.3

miliardë lekë makineri e pajisje janë importuar në total gjatë muajit të parë të vitit 2014

Kriza në Krime trondit ekonominë Kriza pёr Ukrainёn presupozon falimentimin e shtetit. Tregjet ndёrkombёtare financiare dhe furnizimet evropiane me gaz, sipas analistёve, janё prekur mё pak prej kёsaj krize

S

ituata e trazuar politike nё Krime duket se nuk po i influencon nё pёrmasa aq dramatike sa mendohej tregjet financiare ndёrkombёtare: Pas humbjeve tё mёdha tё kurseve nё bursa tё hënën gjendja u stabilizua sërish. Megjithatë, pёr Ukrainёn ka shen-

ja pёr falimentimin e shtetit, nё rast se nuk ndihmojnë donatorёt ndёrkombёtarё. Tё hёnёn (3.3.2014) indeksi rus i aksioneve RTS ra me 12%, vlera mё e ulёt kjo nё gjashtё vitet e fundit. Edhe nё bursa tё tjera pati rёnie tё indekseve tё aksioneve: Dow Jones u ul me njё pёr qind, indeksi orientues i Eurozonёs, EuroStoxx 50, ra me 2,25%. Edhe indeksi gjerman DAX reagoi fort duke pёsuar njё rёnie me rreth 3,5% tё vlerёs. Por qysh tё martёn tregjet u qetёsuan disi: EuroStoxx 50 dhe DAX fituan nё tregtinё e bursёs pёrkatёsisht me nga njё pёr qind. Rubla ruse shpёtoi nga tendenca nё rёnie, pasi Banka Qendrore e Rusisё e rriti interesin ori-

entues nga 5,5% nё 7%. BE tani pёr tani nuk rrezikohet Sipas analistёve, ekonomia botёrore nuk ёshtё ende nё rrezik. “BE-ja njё tё pestёn e importeve tё gazit i merr nga Rusia”, vё nё dukje kryeekonomisti i Commerzbank, Jörg Krämer, nё intervistё pёr “DW”. “Nёse tani Ukraina nuk do tё shёrbente mё si vend tranziti, vetёm rreth gjysma e furnizimeve me gaz do tё devijohej pёrmes linjave tё tjera”. Eksperti Krämer, ndonёse e konsideron teorikisht si tё mundshёm rrezikimin e furnizimeve pёr BE-nё, mendon se nuk ka gjasa qё kjo tё ndodhё. Sipas tij, marrёveshjeve me ekonominё private Rusia nё tё kaluarёn u

“Perёndimi e ka kёrcёnuar Rusinё ta pёrjashtojё nga samiti i grupit tё vendeve tё industrializuara G8, por nuk do tё ndёrhyjё ushtarakisht - kjo madje nuk ёshtё bёrё as nё tё shkuarёn.

Foto ilustruese

ёshtё pёrmbajtur gjithmonё me rigorozitet, sepse ekonomia ruse varet prej eksportit tё gazit. Nga ana tjetёr kjo varёsi e evropianeve prej gazit rus ёshtё pengesё pёr njё ndёrhyrje nё konflikt:

Ndërmarrjet gjermane tё qeta Gjermania importon njё tё tretёn e nevojave tё veta pёr gaz nga Rusia. Kjo sipas ekspertit Krämer, mund tё kompensohet me zёvendёsimin e kёtyre importeve me gaz nga burimet amerikanoveriore. Por krejt ndryshe ёshtё situata pёr firmat gjermane, qё kanё filiale nё Ukrainё: “Ne kemi rreth 500 ndёrmarrje gjermane nё Ukrainё”, - thotё drejtori ekzekutiv i Komisionit tё Ekonomisё


E enjte, 6 mars 2014

11

Ekonomi

Kosovë

Dogana e Kosovës: Nuk ka taksë 40 euro për kamionët Zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganës Shqiptare thanë se ishin në dijeni për këtë çështje dhe aktualisht po realizohen konsultime me Doganën e Kosovës

D

ogana e Kosovës njoftoi dje opinionin se raportimet lidhur me aplikimin e taksës prej 40 eurove nuk janë të vërteta. Dogana e Kosovës nuk ka kompetenca ligjore për të shtuar ndonjë taksë, përveç taksave të cilat aprovohen nga qeveria e Republikës së Kosovës dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës. “Informatat e dhëna nga vozitësit e maunave në media lidhur me pretendimet për aplikimin e taksës janë të pavërteta, dhe po tentojnë të shfrytëzohen nga një grup i vogël i tregtarëve (importues nga Kosova) për qëllime të tyre. Dogana në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, Aleancën e Biznesit dhe Odën Amerikane në Kosovë janë pajDrejtuesit e kamionëve deklaruan ata do të ndryshojnë destinacionin e lëvizjes së tyre, duke i futur mallrat në Kosovë nga Serbia, apo Maqedonia

lehtë prej 1.7% kundrejt së njëjtës periudhë të një viti më parë. Megjithatë, për sipërmarrësit edhe ky vit nuk pritet të ketë një rritje në investimet e bizneseve në kushtet kur investimet publike parashikohet të jenë minimale ndërkohë që edhe biznesi vetë ruan mungesën e likuiditeteve të mëdha.Sipas INSTAT-it, importet më të mëdha vijnë nga Italia, që mbulon 26% të tyre, ndjekur nga Kina me 14% të totalit.

gjermane pёr Lindjen, Rainer Lindner, nё bisedё pёr “DW”. Ndёr kёto ndёrmarrje janё prodhuesi i artikujve tё sportit Adidas dhe grupi Metro nga Dyseldorfi. Rreth 6000 firma gjermane janё aktive nё Rusi. “Kёto firma kuptohet qё janё tё shqetёsuara pёr tё ardhmen”. Pas Rusisё Gjermania ёshtё partnerja mё e rёndёsishme tregtare pёr Ukrainёn. Ekonomia e brendshme ukrainase e goditur Pёr Ukrainёn gjendja aktuale nё aspektin e ekonomisё ё vendit ёshtё dramatike. Prej dekadash bilanci i tregtisё sё Ukrainёs me jashtё ёshtё nё disbalancё: “Çmime tё larta pёr importet e gazit nga Rusia kundrejt çmimeve tё ulёta nё tregun botёror pёr produktet ukrainasё si drithёra dhe çelik. “BE-ja ishte pёr Ukrainёn njё partnere pёr modernizimin, - thekson Lindner. - Vitin e kaluar madje synohej tё nёnshkruhej

tuar kohë më parë që të ndërrojnë procedurat e thjeshtëzuara të importit, ashtu që të gjitha procedurat të jenë në përputhje me Kodin e Doganave dhe Akcizës dhe praktikave më të mira evropiane. Prandaj edhe tani Dogana ka pezulluar sistemin e importit të thjeshtëzuar që ka qenë duke u shfrytëzuar nga këto kompani, deri në rilicencimin e tyre sipas udhëzimit administrativ i cili ka hyrë në fuqi në muajin shkurt të këtij viti. Ky është një vendim i përbashkët, i marr në Këshillin Konsultativ pranë Ministrisë së Financave, këshill

marrёveshja e tregtisё sё lirё - por kjo nuk u realizua”. Njё konflikt i vazhdueshёm i BE-sё me Rusinё mund tё influencojë negativisht ndaj zhvillimit ekonomik nё tё gjithё hapёsirёn evropianolindore, sipas Komisionit tё Ekonomisё gjermane pёr Lindjen. Kёshtu zhvleftёsimi i rublёs aktualisht i shtrenjton eksportet gjermane nё Rusi. Agjencia e vlerёsimit tё riskut Standard and Poor’s e vlerëson aktualisht Ukrainёn nё prag tё falimentimit. Krahas sistemit tё tronditur social ky vend nuk ka rezerva pёr tё shlyer borxhet nё ekonominё me jashtё dhe ndodhet nё varёsi urgjente tё ndihmave nga jashtё: Ministri i ri ukrainas i Financave Juri Kolobov e ka pёrcaktuar nevojёn pёr ndihma pёr sivjet dhe vitin e ardhshёm me rreth 25 miliardё euro. Njё ekip i FMN-sё ndёrkohё ёshtё duke verifikuar gjendjen financiare tё Ukrainёs. Por FMN-ja ёshtё e detyruar qё kreditё e mundshme t’i kushtёzojё me reforma. (Marrë nga “Deutsche Welle”)

Maune në doganë

që përbëhet nga Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane dhe Aleanca Kosovare e Biznesit. Dogana e Kosovës është e përkushtuar për rend dhe ligj duke krijuar konkurrencë të barabartë për të gjithë importuesit dhe mallrat që importohen në vendin tonë. Dogana edhe një herë informon se nuk ka aplikim të ndonjë takse por vetëm pezullimi i procedurave të thjeshtëzuara deri në përfundimin e procesit të ri-licencimit nëpër të cilin do të kalojnë të gjithë aplikuesit”, - thuhet në njoftim. Më herët, zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganës Shqiptare thanë se ishin në dijeni për këtë çështje dhe aktualisht po realizohen konsultime me Doganën e Kosovës. Por drejtuesit e kamionëve deklaruan ata do të ndryshojnë destinacionin e lëvizjes së tyre, duke i futur mallrat në Kosovë nga Serbia, apo Maqedonia.

BANKERS PETROLEUM ALBANIA L.T.D JOB ANNOUNCEMENT Bankers Petroleum Albania Ltd (Bankers) is a subsidiary of Bankers Petroleum Ltd, a Canadian oil & gas company headquartered in Calgary, Alberta. We are listed on the Toronto stock exchange and also on AIM London. Our web address is www.bankerspetroleum.com Bankers had its plans for the development of the Patos-Marinza and Kucova oilfields approved by the Government of Albania. We are also pursuing additional oilfield development opportunities in Albania. The Shareholders, Management and Employees of Bankers are extremely excited by the challenging prospects and opportunities which lie ahead. Having already experienced eight successful years and established ourselves as the leading crude oil production company in Albania, Bankers will continue to make significant investment in its oilfields in the years to come, with demanding targets for increases in reserves, production, and sales. To help us meet our objectives, we are continually looking to add suitably qualified people who can demonstrate qualities including enthusiasm, initiative, team-working, leadership and humility. Bankers’ offers competitive compensation and benefits and has a culture of rewarding good performance. We are committed to the principle of equal opportunity in employment and promote a fair and non-discriminatory work environment. We are currently looking for qualified candidates to fill two vacant positions as detailed below: SENIOR PRODUCTION ENGINEER. Key Requirements: • More than 5 years of varied heavy oil petroleum engineering or technical experience in production engineering, operations, workovers, completions and petroleum economics. • B.Sc. in Petroleum Engineering or related engineering discipline. APEGA membership or equivalent required. Technologist must have a Diploma in Engineering Technology and be a Certified Engineering Technologist • Must have cold heavy oil production experience with progressive cavity pumps • Knowledge in heavy oil remedial workovers and completions is required. • Experience with waterflooding and other recovery methods is an asset • Thermal EOR or SAGD experience would be an asset • The ability to work several assignments simultaneously with minimal supervision • Field experience is an asset. • International experience would also be an asset but not required. • Effective English verbal and written skills • Team player used to working in a multi-disciplinary, multi-cultural environment FIELD ENVIRONMENTAL SUPERVISOR Key Requirements: • Professionally qualified with a suitable environmental science degree or diploma, plus continuing professional development. • Minimum 7 years experience working in similar role relating to Environment Management, preferably within the onshore oil industry, some of which may have been overseas. • Self motivated, energetic and also able to work in team, in a challenging environment. • Good planning, reporting and organisation skills. • Excellent communicator with the ability to quickly gain the confidence of the workforce. • Ability to mentor, train and develop other employees. • Computer Literate. Applications including a C.V. and cover letter, in English, should be sent in a sealed envelope to the Human Resources Department at the following address: Lagja “Sheq i Madh”, Rr.”Leonardo Murialdo”, Fier, Albania. Tel: +355 34 2208 45 /6/7/8 Fax: +355 34 220850 or by E-mail to: humanresources@bankerspetroleum.com The deadline for submitting applications is 15 March 2014. All applications will be considered, and responses sent out as soon as possible.


12

E enjte 6 mars 2014

Speciale

Presidenti i Italisë

Napolitano: Vendi i Shqipërisë, në BE Presidenti italian merr “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, deklaroi dje se vendi i Shqipërisë është në Bashkimin Evropian. Në kuadër të vizitës që zhvilloi në Tiranë, pas takimeve me Presidentin e Republikës Bujar Nishani, Kryeministrin Rama dhe Kryeparlamentarin Meta, kreu i shtetit italian mbajti një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, ku vlerësoi marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve, ndërsa shprehu bindjen se këto marrëdhënie do të vijojnë të jenë të mira e do të intensifikohen edhe më tej në të ardhmen. “Italia ka dhënë e do të vijojë të japë një mbështetje të vendosur në rrugën e Shqipërisë në BE. Anëtarësimi në NATO dhe liberalizimi i vizave përbëjnë një sukses për të cilët mund të jemi krenare në pritje të vendimit të rëndësishëm të anëtarësimit në BE. Vendi i Shqipërisë është në Evropë për vlerat e saj. Në rajon Shqipëria është shfaqur si një faktor stabiliteti. Ka mbajtur një qëndrim, identitet, që përben shenjen më të qartë të bashkëndarjes së vlerave që unifikon bashkimin dhe thelbin tonë të përbashkët”, - u shpreh Presidenti italian.

cmyk

Presidenti Nishani dhe ai Napolitano

Presidenti Napolitano gjatë fjalimit në parlament

Deklarata Në fjalën e tij përpara kabinetit qeverisës, deputetëve, krerëve të institucioneve kryesore në vend dhe ambasadorëve të akredituar në Tiranë, Napolitano vuri theksin në rëndësinë e reformave në sistemin e drejtësisë dhe në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. “Duhet të fuqizohet më tej lufta ndaj kriminalitetit dhe korrupsionit. Nevojiten reforma në sistemin gjyqësor. Por lufta kundër krimit dhe korrupsionit është me rëndësi. Shqipëria duhet të ndjekë

objektivin evropian. Po kështu partneriteti Shqipëri-Itali, mund të marrë trajta edhe më të gjera”, - tha ai. Në këtë kontekst, ai bëri të ditur se Italia e ka mbështetur Shqipërinë që kur nisi të krijonte institucionet demokratike dhe vazhdon ta bëjë deri në ditët e sotme, kur objektivi i saj mbetet integrimi në BE. “Gjatë historisë së saj më të fundit dhe veçanërisht pas ‘92-shit, Shqipëria filloi të krijonte institucionet demokratike, kemi qenë të pranishëm dhe kemi ndihmuar fort në përmirësimin e kushteve të jetesës

së popullsisë shqiptare. Përparimet e jashtëzakonshme të Shqipërisë janë njohur edhe nga BE-ja. Ju përcjell besimin tek ju dhe institucionet tuaja, e inkurajoj popullin mik shqiptar të ndjekë me këmbëngulje objektivin e integrimit”, - u shpreh kreu i shtetit italian. Më tej, në fjalën e tij, Presidenti Napolitano nënvizoi se Shqipëria është një vend mik i Italisë dhe se komuniteti shqiptar përfaqëson sot komunitetin e dytë të huaj rezident në Itali për nga numri. “Krenaria e popullit shqiptar për fitoret e vazhdueshme sa i takon stabilitetit dhe prosperitetit, vlerësohet edhe nga Italia. Është një përgjegjësi që deri më sot është kthyer në një mbështetje të vazhdueshme për nevojat që vijnë nga populli shqiptar. Jemi shembuj të integrimit të madh dhe ngjashmërive mes dy popujve tanë. Në rritjen e sistemit shoqëror dhe prodhues shqiptar merr pjesë edhe sipërmarrja italiane

që ka gjetur terren për investime në Shqipëri. Kjo marrëdhënie ndikon në një bashkëpunim më të madh mes dy vendeve tona”. Ndërkohë, duke u ndalur në disa aspekte të bashkëpunimit mes dy vendeve tona, Presidenti italian vlerësoi projektin e gazsjellësit TAP, duke theksuar se Italia e Shqipëria po bashkëpunojnë në fushën e energjetikës edhe për ndërtimin e një rajoni të përbashkët në këtë drejtim. “Gazsjellësi TAP do të ndihmojë në një integrim më të madh ekonomik mes vendeve”, - pohoi Presidenti. Më parë, Presidenti Bujar Nishani dekoroi homologun italian Giorgio Napolitano me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” me motivacion “forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë”. Për herë të parë Napolitano ka vizituar Shqipërinë në vitin 1996, në kohën kur mbante postin e ministrit të Brendshëm në qeverinë e Romano Prodit.


Eros Nëntë situata që nxisin tradhtinë

Psikologji

A duhen bërë kompromise për hir të dashurisë? Profesionet që shkatërrojnë martesat

Jepi vetes shpërblime dhe dënime

Përgjigje për pazarllëqet me hile cmyk

Gjërat që ju shtyjnë ta refuzoni një mashkull apo një femër


14

E enjte 6 mars 2014

Eros & Psikologji

Profesionet që shkatërrojnë martesat D isa profesione i janë më shumë të ekspozuara rrezikut nga prishja e martesave, pra mjekët shumë më shpesh divorcohen sesa inxhinierët, thuhet në një studim britanik. Kategorisë më të rrezikuar në pikëpamje të prishjes së vatrës familjare i përkasin valltarët, koreografët, barmenët apo kinezoterapeutët, madje me 40 për qind të shanseve që të divorcohen nga bashkudhëtari i jetës, konstatojnë autorët e këtij studimi. Infermierët dhe punëtorët e tjerë mjekësorë, artistët dhe sportistët janë menjëherë pas tyre dhe kanë 30 për qind shanse që martesa t’u prishet. Më së paku të

Gjithashtu theksohet që orari i zgjatur, puna jashtë orarit dhe gjatë uikendeve nuk kanë ndikim të dukshëm për divorc

rrezikuar, sipas studimit, janë martesat e inxhinierëve me vetëm 2 për qind të rrezikut për prishje martese. Në këtë studim gjithashtu theksohet që orari i zgjatur, puna jashtë orarit dhe gjatë vikendeve nuk kanë ndikim të dukshëm për divorc. Autorët e studimit kanë analizuar çiftet e divorcuara dhe të ndara të 449 profesioneve të ndryshme. Drejtori i agjencisë Reality and Performance, Hamid Agini, thotë që nuk janë përfaqësuar të gjitha profesionet në këtë studim, madje mu ato te të cilat divorcet janë dukuria më e shpeshtë, dhe në të cilat ka radhitur edhe punën e politikanëve, drejtorëve dhe gazetarëve.

Nëntë situata që nxisin tradhtinë

P

3. Konfuzioni Ndonjëherë jeta ose një situatë e veçantë mund të lëkundë karakterin tuaj. Kur ndodh stuhia e përsosur e konfuzionit në kokën tuaj, mund të bëni gabime.

se njerëzit nuk ndahen nga njëri-tjetri sapo shohin një person interesant, pa filluar të tradhtojnë? A është e natyrshme që të ketë tundim, apo është tundimi një shenjë, që marrëdhënia po humbet zjarrin e saj? Nëse keni tradhtuar ndonjëherë, pse e keni bërë? Mund të falni një tradhtar? Nëse jeni duke u interesuar për një person i cili është në një marrëdhënie të përkushtuar, a ju bën kjo një tradhtar?

4. Sepse ju lejojnë Disa mendojnë se nëse do të tradhtoheshin, do të ndaheshin menjëherë. Të falësh një tradhtar, është njësoj si të bësh marrëveshje me të për të ndodhur përsëri, duke filluar një rreth vicioz. Personi i tradhtuar mund të humbasë respektin duke lejuar që ta bëjë përsëri.

Ja disa situata kur njerëzit mund të tradhtojnë: 1. Mërzitja Kjo është arsyeja më e zakonshme që njerëzit tradhtojnë. Është e vështirë të mbash një marrëdhënie të mërzitshme për një kohë të gjatë. Gjërat fillojnë e zmadhohen dhe pastaj arrin një pikë kur të dy e kuptojnë se kjo është jeta e vërtetë. Kur dikush tjetër ju përmbush eksitimin, një marrëdhënie e re mund të fillojë. 2. Varësia Në shikim të parë, tradhtia duket si sjellje e pavarur. Kjo mund të interpretohet kështu: jeni duke bërë atë që doni, kur të doni. Por tradhtia është një sjellje e varur. Një tradhtar është i varur, sepse ata nuk janë aq të fortë sa të prishin marrëdhënien me partnerin e tyre të rëndësishëm, në mënyrë që të largohen me tjetrin.

Gjërat që ju shtyjnë ta refuzoni një mashkull apo një femër

Nëse ju ndjeheni të bllokuar në një marrëdhënie të keqe, është e natyrshme që do të hidheshit në krahët e hapura të një personi që ju trajton mirë

5. Trajtimi Nëse dikush është keqtrajtuar, atëherë instinkti i tij i parë është të largohet prej tij ose prej saj. Por nganjëherë kjo nuk është kaq e thjeshtë, ndoshta ju keni për të rritur fëmijët së bashku. Nëse ju ndjeheni të bllokuar në një marrëdhënie të keqe, është e natyrshme që do të hidheshit në krahët e hapura të një personi që ju trajton mirë. 6. Hakmarrja Kjo është fare e thjeshtë: një sy për një sy. E tradhton, nëse të tradhton. Nëse vazhdimisht ju lëndon apo abuzon me ju në një farë mënyre, ju bëni të njëjtën gjë për të marrë hak. 7. Konfirmimi i atraktivitetit Ndonjëherë kur ju keni kohë në

T

akimet mund të jenë të vështira, e stresi se çfarë përshtypje do të lini është i papërmbajtshëm. E nëse dëshironi të pyeteni se cilat janë gjërat të cilat e shtyjnë femrën të ikën nga ju para se të përfundojë takimi, atëherë jeni në vendin e duhur për ta kuptuar. Në hulumtimin në të cilin kishin marrë pjesë rreth pesë mijë persona, të të dyja gjinive, zbulohen pesë gjërat të cilat me siguri do t’i refuzonin. 1. Aroma jo e këndshme e gojës Biseda me një person që i vjen erë e keqe e gojës është diçka që nuk durohet, e lëre më ta mendoni puthjen me një të tillë. Këtu nuk ka lidhje nëse bëhet fjalë për ushqimin që sapo e ka konsumuar, apo bëhet fjalë për ndonjë sëmundje, kjo ishte

një marrëdhënie të gjatë, ose nëse partneri ju konsideron të zakonshëm, filloni të pyesni veten nëse jeni ende tërheqës. Ndoshta, sepse jeni ndjerë më tërheqës kur ishit vetëm. Keni dëshmuar se një person i ri mund të jetë tërhequr nga ju. 8. Trilli Disa njerëz vetëm kënaqen kur tradhtojnë: vrapojnë në fshehtësi,

gjëja e parë që ishte theksuar nga 26% e të anketuarve. 2. Të mos qenit pedant OK, këtu nuk e kemi fjalën për flokët e shprishura të Rajën Gosling. Këtu përfshihen që nga dhëmbët e verdhë, këmishët e rrudhosura, qimet në hundë, thonjtë jo të rregulluar, mjekra e parregulluar… Femrat e pëlqejnë një mashkull, i cili kujdeset për veten e tij. Ky ishte një eliminim për 26% të të anketuarve. 3. Mbipesha Pesha apo mbipesha nuk ndikon në cilësitë apo personalitetin e dikujt. Por, meshkujt dhe femrat përfundimisht nuk i tërheq dikush që është i/e trashë. 25% e femrave dhe

duke rrezikuar, duke u kapur, duke krijuar konspiracione, si dhe duke krijuar momente emocionuese. 9. E konsiderojnë më shumë një romancë sesa tradhti Ju mund të keni kufijtë tuaj, por a përputhen me ato të partnerit? Për disa kufijtë e tradhtisë shkojnë mjaft larg, aq sa duket sikur nuk do t’i shohësh dot kurrë.

e meshkujve të anketuar mbipeshën e konsiderojnë një arsye për ta refuzuar dikë. 4. Duhani Për 22% e të anketuarve, duhani është vrasës i tërheqjes. Konsumimi i duhanit është i lidhur ngushtë me aromën e keqe të gojës. 5. Nuk e përfillin rregullin e artë Nuk ka gjë më të keqe dhe më refuzuese se sa mashkulli me të cilin keni dalë të mos jetë i sjellshëm me kamerierët, taksistët dhe personelin tjetër shërbyes. Mbajeni mend rregullin e artë – kur dilni me një person që nuk e njihni, jini të sjellshëm me kamerierët. Përcjellësja juaj do ta vlerësojë këtë dhe pozitivisht do të reagojë ndaj juve.


E enjte 6 mars 2014

15

Eros & Psikologji

Femrat, më tolerante ndaj tradhtisë

falin tradhtinë e bashkëshortit të tyre, duke kërkuar që ky veprim të mos përsëritet më. “Në praktikë meshkujt e tyre kanë tre mundësi për të gabuar, por nëse tejkalojnë këtë limit, femrat menjëherë mund t’i thonë lamtumirë lidhjes”, - shpjegon Fermor. Në mënyrë jo rastësore, gjithnjë sipas po të njëjtit studim, rreth 38% e çifteve kryesisht atyre britanike janë tradhtuar një herë nga partnerët e tyre dhe vetëm sinqeriteti dhe ndjenjat sentimentale kanë bërë që lidhja e tyre të vazhdojë. Por ndoshta edhe për faktin se në 5% të rasteve bëhej fjalë për tradhtinë e parë në çift.

Femrat janë më tolerante ndaj tradhtisë sesa partnerët e tyre. Edhe nëse nuk munden të harrojnë femrat falin, ndërsa meshkujt përfundimisht nuk arrijnë të marrin një vendim të tillë. Sipas një studimi ka rezultuar se rreth 53% e femrave janë të gatshme të falin tradhtinë e të dashurit të tyre dhe të rifillojnë sërish lidhjen, ndërsa vetëm 13% e meshkujve pranojnë se janë tolerantë dhe do të qëndronin sërish pranë partneres së tyre edhe nëse kjo e fundit i ka tradhtuar. Zëdhënësja e këtij studimi, Susan Fermor ka shpjeguar se kryesisht femrat angleze, janë të gatshme të

A duhen bërë kompromise për hir të dashurisë?

Ç

farë duhet bërë në rastet kur sjellja e palëkundur, por jo e mirë e partnerit, është rrezik për një lidhje të paqëndrueshme? Sigurisht, nuk jemi të njëjtë, sa do të kemi të përbashkëta, janë sërish plot gjëra që na dallojnë nga njëri-tjetri, por a duhen bërë kompromise dhe deri në cilën pikë mund të ndryshojë dikush për hir të një raporti? Përgjithësisht, të gjendur në një situatë të tillë, femrat janë ato të cilat i japin interpretim më shumë, i cili pak a shumë përkufizohet si i tillë: nëse ai nuk tregon vëmendje për ndryshimet e saj, kjo merret si mungesë dashurie, ose të paktën femra, në këtë rast ka ndër mend vetëm një shprehje “ai nuk më do më, ose nuk më do mjaftueshëm”. Sa e vërtetë është kjo? Cila është masa e duhur e ndryshimit për ta mbajtur një raport konstant dhe të parrezikuar? Më poshtë, psikologët këshillojnë disa zgjidhje për situate të ndryshme. Ndryshimet: të nevojshme, apo pamundësi? Koncepti i ndryshimit, në përgjithësi është i lidhur me idenë e përmirësimit, risive dhe rinovimit. Nuk është e habitshme që ndryshimi, si koncept, të bëhet edhe pjesë e një lidhjeje, mirëpo në këtë rast nuk shihet me aq shume pozitivitet. Kjo ndodh, sepse, sa herë që përmendet fjala ndryshim, mendohet menjëherë të hequrit dorë nga diçka. Në fakt, dashuria sjell domosdoshmërinë e një sërë ndryshimesh tek një person, me qëllim që të arrijë të vendos një kompromis me dikë tjetër, me të cilin ka krijuar dhe dëshiron të mbajë lidhjen. Duke u nisur nga shprehja që dashuria nuk është një detyrim, por zgjedhje me dëshirë, është e rëndësishme të kuptohet se

në cilat raste partneri duhet ndryshuar dhe në cilat raste kjo gjë është e pamundur. Një femër, duhet të kuptojë që për një mashkull, shpesh është e thjeshtë të ndryshojë vetëm zakonet dhe sjelljen e tij, por jo edhe aq shumë karakterin. Zakonet e (këqija) të mira Zakonet, shpesh janë sjellje të fituara, të përsëritshme, për nga eksperienca. Nëse sjellja e partnerit është krijuar para lidhjes si e tillë, vazhdon edhe gjatë lidhjes po ashtu dhe ju nuk jeni dakord me këtë, atëherë bëni mirë t’ia thoni këtë gjë. Një njeri jo i angazhuar në një lidhje, bën një jetë tërësisht ndryshe nga një tjetër, i cili ka një lidhje dhe duhet të kujdeset për të. Kështu që nëse partneri nuk është i mësuar me jetesën dhe kërkesat e saj në çift, duhet të ndërtoni një raport i cili pjesërisht të ndryshojë zakonet e të dyve, në të mirë të përbashkët. Karakteri Njerëzit e krijojnë karakterin e tyre në bazë të prirjeve personale dhe eksperiencave nga jashtë. Karakteri është pjesë e personalitetit, i cili e bën të veçantë çdo njeri. Nëse i kërkoni partnerit tuaj të ndryshojë karakterin, për hir të dashurisë, atëherë dijeni se po përballeni me diçka të sforcuar e cila herët a vonë do të dalë në natyrën e saj të vërtetë. Të qenit çift, presupozon një impenjim nga ana e të dyve, kështu që në vend të të kërkoni ndryshim “me thikë”, pra të prerë dhe rrënjësor, bëni çmos që të zbusni diferencat mes jush. Vetëm se kjo kërkon dashur pa fund dhe vendosmëri për të qëndruar bashkë. Megjithatë, mos e teproni në kërkesat tuaja për ndryshim. Në fund të fundit, jeni dashuruar me këtë person, për atë që ai është dhe jo sepse ju kërkoni ta ktheni në një tjetër.

Çfarë do t’i parandalojë çiftet që të grinden?

S

hkencëtarët nga Universiteti i Cyrihut kanë zbuluar një spraj për hundë, i cili përmban hormonet që çifteve që grinden shumë u sjell lumturi. Hulumtimi ka treguar se kjo pajisje përmban oksitoninë, që i qetëson femrat dhe i bën më të lumtura, ndërsa meshkujt i bën më të ndjeshëm dhe më pozitiv gjatë kohës së grindjes. Hulumtimi është bazuar në ndikimin e hormoneve të

A ndryshon për dashuri? Ekziston mundësia në fakt që një mashkull të ndryshojë për hir të dashurisë? Po, ekziston! Por vetëm në rastet kur vërtetë ja vlen dhe dëshira për ndryshim nuk vjen nga ju, por nga partneri që duhet

stresit dhe sistemit autonom nervor gjatë kohës së shkëndijave të grindjes te çiftet. Në hulumtim kishin marrë pjesë 47 çifte, që ishin të martuar apo jetonin së bashku. Shkencëtarët kishin vëzhguar nga afër dhe ishin bindur se ky prej i qetëson ata, madje edhe grindjet ishin më të buta dhe çiftet nuk e fyenin apo poshtëronin njëritjetrin me fjalë, në fakt ishin shumë më pozitiv dhe më të ndjeshëm. të ndryshojë. Momenti kur ai ose ajo e kupton se duhet të ndryshojë diçka për hir të mirëqenies në lidhje dhe nis ta bëjë këtë gjë, është momenti i ndryshimit real. Një femër nuk mund të pretendojë kurrë të ndryshojë një mashkull,

por ajo mund t’i qëndrojë pranë gjatë momenteve të ndryshimit të tij, gjithmonë duke e lënë atë të ndryshojë në mënyrë spontane, pa e sforcuar. Ngandonjëherë meshkujt janë si fëmijët, nuk bëjnë atë që ju thuhet se duhet ta bëjnë.


16

E enjte 6 mars 2014

Eros & Psikologji

Përgjigje për pazarllëqet me hile “Më lejoni t’ju sqaroj se disa nga arsyet tuaja nuk i kuptoj” Tërnbulli - Më lejoni t’ju sqaroj se nuk i kuptoj disa nga arsyet tuaja për shtesën prej 134 dollarë. Njëra arsye ishin riparimet dhe rregullimet e apartamentit. Personi përgjegjës për kontrollin e qirave tha se duheshin shpenzuar rreth 15.000 dollarë për rregullime që të justifikohet një rritje prej 134 dollarë në muaj. Sa para u shpenzuan për rregullime? Më duhet të ta them hapur se mua dhe Polit nuk na duket se është bërë një shpenzim prej 15.000 dollarë. Vrima në linoleum, që na premtuat se do ta riparonit, nuk është rregulluar kurrë; po kështu edhe vrima në dyshemenë e dhomës së ndenjjes. Sifoni i banjës prishet vazhdimisht. Këto janë pikërisht disa nga defektet që kemi vënë re. Analizë. Në negocimin parimor ju duhet të paraqitni të gjitha arsyet tuaja përpara se të ofroni një propozim. Nëse parimet dalin më vonë, ata nuk shfaqen si kritere objektive ku duhet bazuar propozimi, por thjesht si justifikime për një pozicion arbitrar. Shpjegimi i arsyeve që në fillim tregon se Tërnbulli është i hapur ndaj bindjes dhe i vetëdijshëm se duhet ta bindë zonjën Xhons. Nëse ai në fillim do të paraqiste propozimin e tij, ndoshta zonja Xhons nuk do ta vriste mendjen të dëgjonte arsyet që do të pasonin. Mendja e saj do të ishte gjetkë - te vërejtjet dhe kundërpropozimet që ajo mund të bënte. “Një zgjidhje e drejtë mund të ishte...” Tërnbulli - Duke marrë parasysh të gjitha arsyet që diskutuam, një zgjidhje e drejtë duket se është që mua dhe Polit të na kthehen paratë që kemi paguar më tepër sesa maksimumi i ligjshëm i qirasë. A ju duket e drejtë kjo? Analizë. Tërnbulli paraqet një propozim jo si të tijin, por si një opsion të drejtë, i cili meriton vëmendjen e tyre të përbashkët. Ai nuk pretendon se kjo është e vetmja zgjidhje e drejtë, por një zgjidhje e drejtë. Ai shprehet qartë, pa e ngulur veten në një pozicion e pa dhënë shkas për t’u kundërshtuar. “Nëse biem dakord... Nëse nuk biem dakord...” Tërnbulli - Nëse ne të dy do të arrinim në një marrëveshje, unë dhe Poli do të largoheshim menjëherë. Nëse jo, inspektori i bordit të kontrollit të qirave sugjeroi që ne të qëndrojmë në apartament dhe të mos pranojmë të të japim qiranë dhe/ose t’ju hedhim në gjyq për kthimin e parave, zhdëmtimin e trefishtë dhe shpenzimet ligjore. Unë dhe Poli nuk kemi aspak dëshirë të ndjekim këtë rrugë. Ne kemi besim se mund ta zgjidhim së bashku këtë çështje me drejtësi, në mënyrë të përshtatshme për të dyja palët. Analizë. Tërnbulli po përpiqet ta bindë zonjën Xhons që ajo t’i thotë “po” propozimit të tij. Kështu, ai fillon t’ia bëjë të qartë se gjithçka që kërkohet për të zgjidhur problemin, është mirëkuptimi i saj. Pjesa më delikate e mesazhit që do të komunikohet, është alternativa nëse nuk arrihet në një marrëveshje. Si mund t’ia thotë Tërnbulli këtë pa rrezikuar negocimin? Ai do që ajo ta ketë parasysh kur të marrë vendimin. Ai e bazon alternativën te parimi objektiv, duke ia atribuuar atë një autoriteti ligjor - inspektorit. Tërnbulli e distancon veten nga sugjerimi. Ai as nuk thotë se patjetër do të veprojë. Përkundrazi, parapëlqen ta lërë këtë si mundësi dhe thekson mosdëshirën e tij për të ndërmarrë ndonjë veprim ekstrem. Më në fund, ai e mbyll duke pohuar besimin e tij se do të arrihet një marrëveshje, e cila do të plotësojë interesat e të dyja palëve. BATNA e Tërnbullit (alternativa e tij më e mirë për një marrëveshje të negociuar) me sa duket nuk është as të qëndrojë në apartament e as të shkojë në gjykatë. Ai dhe Poli tashmë kanë marrë me qira një apartament tjetër dhe do të parapëlqenin të largoheshin që tani. Një proces gjyqësor do të ishte i vështirë për shkak të programeve të tyre të ngjeshura. Edhe nëse do të fitonin, ata kurrë nuk do të ishin në gjendje t’ua merrnin paratë. Ndoshta BATNA e Tërnbullit është thjesht të largohet e të mos shqetësohet më për 670 dollarët e paguar më tepër. Meqenëse BATNA e tij është ndoshta më pak tërheqëse sesa mendon zonja Xhons, Tërnbuli nuk e zbulon atë.

Pjesa më delikate e mesazhit që do të komunikohet, është alternativa nëse nuk arrihet në një marrëveshje. Si mund t’ia thotë Tërnbulli këtë pa rrezikuar negocimin? Ai do që ajo ta ketë parasysh kur të marrë vendimin

“Do të donim të largoheshim kur të ishte më e përshtatshme për ju” Zonja Xhons - Kur keni ndër mend të largoheni? Tërnbulli - Pasi të kemi rënë dakord lidhur me qiranë e përshtatshme për kohën e qëndrimit në apartament, do të donim të largoheshim kur të ishte më e përshtatshme për ju. Kur doni ju? Analizë. Duke e nuhatur mundësinë e një përfitimi të përbashkët, Tërnbulli tregon gatishmërinë e tij për të diskutuar mënyrat se si mund të plotësohen interesat e zonjës Xhons. Siç rezulton, Tërnbulli dhe zonja Xhons kanë një interes të përbashkët: që ai të largohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Duke i përfshirë interesat e saj në marrëveshje, jo vetëm që i intereson më tepër, por gjithashtu e lejon zonjën Xhons të ruajë dinjitetin e saj. Nga njëra anë, ajo ndihet mirë lidhur me pranimin e një zgjidhjeje të drejtë, megjithëse i kushton para. Nga ana tjetër, ajo mund të thotë se i nxori qiraxhinjtë nga apartamenti para kohe. “Ishte një kënaqësi që u njohëm bashkë” Tërnbulli - Unë dhe Poli e vlerësojmë gjithçka që ju keni bërë për ne, zonja Xhons, dhe unë jam i kënaqur që e zgjidhëm problemin e fundit në mënyrë të drejtë dhe miqësore. Zonja Xhons - Faleminderit, zoti Tërnbull! Kalofshi një verë të këndshme! Analizë. Tërnbulli e përfundon negocimin me një koment të fundit pajtues në drejtim të zonjës Xhons. Për arsye se ata e menaxhuan me sukses problemin në mënyrë të pavarur nga marrëdhënia, asnjëra palë nuk ndihet e mashtruar apo e zemëruar, dhe asnjëra nuk ka të ngjarë të përpiqet të sabotojë apo injorojë marrëveshjen. Një marrëdhënie pune ruhet edhe në të ardhmen. Qoftë kur përdorni negocimin parimor dhe negocimin “xhuxhicu”, siç veproi Frenk Tërnbulli, qoftë një palë të tretë me procedurën e një teksti, konkluzioni mbetet i njëjtë: ju zakonisht mund ta bindni palën tjetër të luajë lojën e negocimit parimor me ju, edhe pse në fillim nuk duken të gatshëm për një gjë të tillë. 8. Po nëse ata përdorin mashtrimet e ulëta? (Zbutja e negociatorit të ashpër) Negocimi parimor në përgjithësi është mjaft i mirë. Megjithatë, po sikur pala tjetër t’ju mashtrojë ose të përpiqet t’ju shqetësojë? Po sikur t’i rrisë kërkesat pikërisht atëherë kur jeni në prag të arritjes së një marrëveshjeje?

Njerëzit mund të përdorin shumë taktika dhe hile kur përpiqen t’jua hedhin. Kushdo i di disa prej tyre. Ato përfshijnë gënjeshtrat dhe abuzimin psikologjik e deri te format e ndryshme të presionit. Ato mund të jenë të paligjshme, të pamoralshme ose thjesht të pakëndshme. Qëllimi i tyre është ta ndihmojnë përdoruesin “të sigurojë” njëfarë përfitimi real në një testim joparimor të vendosmërisë. Taktika të tilla mund të quhen pazarllëqe me hile. Nëse e kuptojnë se një pazarllëk me hile po përdoret kundër tyre, shumica e njerëzve përgjigjen në njërën prej dy mënyrave të mëposhtme: Përgjigjja e parë standarde është të bëni durim. Nuk është aspak e këndshme të prishni punë. Ju mund t’i jepni palës tjetër mundësinë e përfitimit nga mungesa e provave, ose mund të zemëroheni e t’i premtoni vetes se s’do të keni më kurrë punë me ta. Një herë për një herë shpresoni për mirë dhe mos flitni. Pjesa më e madhe e njerëzve përgjigjen në këtë mënyrë. Ata shpresojnë se, nëse lëshojnë pe kësaj here, pala tjetër do të mbetet e kënaqur e nuk do të kërkojë më tepër. Nganjëherë kjo funksionon, por në të shumtën e rasteve jo. Në këtë mënyrë iu përgjigj Kryeministri Britanik, Nevil Çembërlen, taktikave negociuese të Hitlerit në vitin 1938. Kur Çembërleni mendoi se u arrit një marrëveshje, Hitleri rriti kërkesat e tij. Në Mynih, Çembërleni, duke shpresuar të shmangte luftën, ra dakord. Një vit më vonë, filloi Lufta e Dytë Botërore. Mënyra e dytë e zakonshme është të përgjigjeni me të njëjtën monedhë. Kështu, nëse ata fillojnë tepër lart, ju filloni tepër poshtë; nëse ata janë mashtrues, kështu bëhuni edhe ju; nëse ata bëjnë kërcënime, përgjigjuni me kërcënime; nëse ata mbyllen në pozicionin e tyre, ju mbylluni edhe më fort në tuajin. Në fund, ose njëra palë bën lëshime, ose, siç ndodh mjaft shpesh, negocimi ndërpritet. Taktika të tilla mashtruese janë të gabuara, sepse atyre u mungon kriteri i reciprocitetit. Ato janë të destinuara për t’u përdorur vetëm nga njëra palë; pala tjetër nuk duhet t’i dijë këto taktika, ose pritet që t’i tolerojë ato me dashje. Më parë ne argumentuam se një kundërpërgjigje efektive ndaj një propozimi thelbësor të njëanshëm është të shqyrtohet legjitimiteti i parimit që pasqyrohet nga propozimi. Taktikat e negocimit me hile janë në të vërtetë propozime të njëanshme lidhur me procedurën e negocimit, lidhur me lojën negociuese të palëve. Për t’iu kundërpërgjigjur atyre, ju mund të doni të angazhoheni në një negocim parimor lidhur me procedurën e negocimit.


E enjte 6 mars 2014

17

Eros & Psikologji

Majkëll R. Edelshtajn, Dejvid Ramsej Stile

N

dërsa afronte mbarimi i semestrit, po afrohej edhe provimi përfundimtar i Sarës. Ajo e ndjente se nuk do të arrinte të përgatitej aq sa duhej, veç po t’i përvishej studimit me të paktën nga dy orë në ditë. Megjithatë, ndihej skeptike nëse do të arrinte apo jo ta realizonte këtë detyrë kaq të vështirë. Dënimet triminutëshe do të mund t’i jepnin një motivacion të menjëhershëm, kështu që i rekomandova këtë mënyrë: 1. Zgjidh një projekt. Sara pati zgjedhur që të studionte për provimet përfundimtare. 2. Cakto ditët specifike që dëshiron të heqësh mënjanë për detyrën tënde, kohëzgjatjen e secilës punë dhe kohënisjen. Sara vendosi t’i kushtonte kësaj pune pesë ditë në javë, duke studiuar nga dy orë në ditë dhe t’ia niste studimit pas darke në orën 19:30, duke lënë pushim ditët e premte dhe të shtunat. 3. Zgjidh një dënim dhe një përfitues si edhe një shpërblim. Sara zgjodhi ta dënonte veten me nga një dollar për çdo minutë të humbur nga të 120 minutat e caktuara për studim. Po ashtu caktoi nga një dollar dënim për çdo minutë-vonesë, po të mos ia niste studimit në orën 19:30. Sara pranoi t’ia dërgonte këto para fondit të një fushate elektorale për një politikan, të cilin e urrente shumë. Shpërblimi i vetvetes për kryerjen e plotë të studimit ditor, do të ishte një banjë në vaskën me ujë gurgullues përpara se të flinte. 4. Paguaje menjëherë dënimin në rast moskryerje të afateve. Për shembull: nëse sonte mbrëma Sara do ta niste studimin në orën 19:35, dënimi i saj do të ishte pesë dollarë. Veç kësaj, po të studionte vetëm 90 minuta dhe jo 120 minuta, atëherë duhej t’i shtonte shumës së mësipërme edhe 30 dollarë të tjerë. Për rrjedhojë, sapo të mbaronte studimin e mbrëmjes, shumën prej 35 dollarësh duhej t’ia postonte menjëherë fondit të fushatës së politikanit të urryer. Sara e kuptoi procedurën dhe iu duk e drejtë. Megjithatë shprehu një kundërshtim: - Më vjen shumë inat që t’ia dërgoj paratë atij maskarait thatanik. Në fakt, nuk e di nëse do ta detyroj veten që ta bëj këtë. - Që të sigurohemi se do ta bësh, - i sugjerova unë, - kur të arrish sonte në shtëpi, bëj gati menjëherë një zarf me pullë dhe adresën e fondit të fushatës të atij maskarait thatanik. Pastaj firmose çekun, duke lënë bosh vetëm vendin e shumës dhe fute brenda në zarf. Kështu, nëse vjen koha për të paguar dënimin, gjithë sa mbetet

Tri minuta terapi, libri i dy autorëve amerikanë që ndryshon të menduarit në shqip nga “Plejad”, përkthyer nga Aleksandër Loli

Jepi vetes shpërblime dhe dënime Zgjidh një dënim dhe një përfitues si edhe një shpërblim. Sara zgjodhi ta dënonte veten me nga një dollar për çdo minutë të humbur nga të 120 minutat e caktuara për studim

është vetëm të shënohet shuma te çeku dhe pastaj të hidhet në kutinë postare, - i shpjegova. - Më duket se kjo i rrit gjasat që t’ia dërgoj atij. - Nëse kjo gjë të duket ende një detyrë e pamundur, sille te mua zarfin me adresën e shkruar dhe çekun brenda. Nëse shmangesh nga orari i studimit më njofto sa i detyrohesh atij maskarait thatanik, kështu që unë plotësoj shumën dhe ia postoj. - Hm, e kuptova. Faleminderit! Vetullat e vrenjtura të Sarës u çelën nga një nënqeshje. - Por përderisa ky lloj dënimi të duket kaq i urryeshëm, mos e harro hilen e thjeshtë, e cila do të të sigurojë që të mos i dërgosh asnjë qindarkë atij maskarait thatanik. - Dhe kjo është…? - Kjo është: thjesht studio çdo natë nga dy orë, duke nisur që në orën 19:30 e tutje, pa ndalesë. Sara buzëqeshi vesh më vesh. Parimi i Premakut Nganjëherë Sara e linte veten që ta rrëmbente prirja ndaj prokrastinacionit, aq sa më në fund i humbiste kot e tërë dita. Me mend ajo thoshte: “po bëj fillimisht një kafe e pastaj po i hyj studimit”. Pas kafesë mund të mendonte: “tani është tamam koha t’i telefonoj shoqes sime, Xhenit, përpara se ajo të niset për në shkollë. Do të flas me të vetëm një minutë. Pasi dërdëlliste me të për afro 60 minuta, i vinte koha të kontrollonte korrespondencën, e kështu me radhë. Ky zinxhir arsyetimesh mund të vijonte derisa vinte re se pati ardhur koha të binte në

shtrat, ngaqë ishte bërë tepër vonë dhe ndihej mjaft e lodhur për tu marrë me gjësend tjetër. Këtë lloj arsyetimi e pashë si një rast për të aplikuar Parimin e Premakut, të formuluar nga psikologu Dejvid Premak, i cili thotë: Një sjellje e shpeshtësisë së lartë mund të përforcojë një sjellje të shpeshtësisë së ulët. Le ta zëmë se zierja e një filxhan kafeje është diçka që ju e bëni shpesh dhe kollaj (një sjellje e shpeshtësisë së lartë). Le ta zemë më tej se pastrimin e qilimit të dhomës suaj me makinë vakum-thithëse është diçka që e bëni rrallë herë dhe me vështirësi (sjellje e shpeshtësisë së ulët). Për të zbatuar Parimin e Premakut, mos e lejo veten të bësh një sjellje të shpeshtësisë së lartë (zierjen e kafesë), për sa kohë që nuk e ke bërë sjelljen e shpeshtësisë së ulët (pastrimin e qilimit me makinë vakum-thithëse). Sara iu përkushtua kryerjes së detyrave shkollore nga pesë ditë në javë. Ajo mund t’i lejonte vetes një filxhan kafe pasi të kishte studiuar për 30 minuta, ama, nuk duhej t’i telefononte shoqes (një tjetër sjellje e saj e shpeshtësisë së lartë) pa i përfunduar plotësisht të dy orët e studimit. Imagjinata triminutëshe e zgjimit E hënë. Ora 7:00 e mëngjesit. Radio-zilja e Sarës hapet automatikisht dhe nis trumbeton lajmet e ditës. Ajo lëviz që poshtë jorganit të ngrohtë. E përgjumur dhe vetëm pjesërisht e zgjuar nga gjumi i thellë, ajo shtyp butonin e ziles. Pastaj menjëherë ia fut sërish gjumit. Pas dy orësh Sarës i del gjumi vetë. Ajo sheh orën dhe rend si e çmendur drejt banjës. Kjo ishte mënyra e zakonshme e zgjimit të Sarës, sidomos të hënave në mëngjes. Unë i dhashë asaj dy mendime: 1. Të binte më herët për të fjetur. 2. Të përdorte imagjinatën triminutëshe të zgjimit. Ja udhëzimet se çfarë pamjesh duhej të imagjinonte si të gjalla çdo mbrëmje, përpara se të shtrihej për të fjetur: “Mëngjes, ora 7:00. Bie zilja. Ti hidhesh nga shtrati dhe rend në banjë”. Ndërkohë që e përfytyron këtë çast, përsërit fort me vete: “S’ka justifikime dhe kundërshtime – sapo të bjerë zilja në shtatë, do të hidhem nga shtrati, do të rend në banjë për dushin, sikur nami të bëhet”. Thuaje këtë për tri-minuta, duke e ripërsëritur imagjinatën në kokën tënde dhe duke e rithënë fjalinë motivuese. Sara zbuloi se, kur nisi ta përdorte këtë imagjinatë zgjimi, kjo i dha rezultat. Nganjëherë, kur e neglizhonte praktikimin e saj, arrinte prapë të çohej në kohë. Megjithatë, pasi kaluan disa net rresht pa e bërë, pati sërish raste që nuk u çua dot nga gjumi dhe kjo gjë i kujtoi faktin se duhej t’i rikthehej prapë ushtrimit.


18

E enjte 6 mars 2014

Sociale

Dokumentet që duhen

Kompensimi i pronës, procedura për të hapur dosjen dhe për oborrin e shtëpisë Në rastet kur e drejta e pronësisë është me origjinë të vjetër dhe gjendja juridike e oborrit në përdorim është bërë “shtet” për shkak të ligjeve të kohës, tjetërsimi dhe kalimi në pronësi bëhet pa pagesë Dosja për kompensimin e pronës nuk hapet vetëm për truallin e shtëpisë, por edhe për oborret. Agjencia për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave shpjegon hapat dhe dokumentet që duhen ndjekur në këtë rast. Si rregull, aplikimi për kalimin në pronësi të oborrit dhe truallit të shtëpisë bëhet në zyrat e AKKP-së apo edhe nëpërmjet shërbimit postar. Aplikimi konsiderohet i plotë pasi Aplikimi për kalimin në pronësi të oborrit dhe truallit të shtëpisë bëhet në zyrat e AKKP të plotësohet formulari tip i cili duhet të jetë i shoqëruar me të gjithë dokumentacionin që parashikon VKM nr. 578/2012 i ndryshuar të cilët janë gjithashtu të cituar në formular. Në të gjitha rastet gjithsesi është e domosdoshme paraqitja pranë zyrave të AKKP-së për shlyerjen e detyrimit financiar për shpenzimet administrative për hapjen e dosjes në shumën 3000 lekë. Në rastet kur e drejta e pronësisë është me origjinë të vjetër dhe gjendja juridike e oborrit në përdorim është bërë “shtet” për shkak të ligjeve të kohës, tjetërsimi dhe kalimi në pronësi bëhet pa pagesë.

Fotot ilustruese

Në rastet kur oborri i shtëpisë tuaj nuk është me origjinë të vjetër në pronësinë tuaj, por ai është një truall i dhënë nga shteti rregullisht për të ndërtuar një banesë, para datës 10.8.1991, tjetërsimi dhe kalimi në pronësi bëhet me pagesë. Me termin “Oborr në përdorim” do të kuptohet sipërfaqja e tokës, e cila është në pronësi të shtetit, por e patransferuar në inventarin e pronave të organeve të qeverisjes vendore, funksion të një ndërtimi

të ligjshëm për qëllime banimi. Dokumentet Dokumentet që duhet të shoqërojnë kërkesën, në mënyrë që ajo të merret e plotë nga pikëpamja formale dhe procedurale, janë: - Formulari tip i plotësuar - Dokumenti nga zyra vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, i cili vërteton pronësinë e kërkuesit mbi ndërtimin - Genplan i oborrit të pretenduar

Në rastet kur oborri i shtëpisë është një truall i dhënë nga shteti tjetërsimi dhe kalimi në pronësi bëhet me pagesë

për tjetërsim i hartuar nga një topograf i licencuar. - Dokumenti nga zyra vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, i cili vërteton se gjendja juridike e oborrit që kërkohet të tjetërsohet është shtet dhe se nuk bën pjesë në inventarin e pronave të paluajtshme të qeverisjes vendore. - Dokumentet, që provojnë faktin se ndërtimi, i cili gjendet brenda ose në lidhje funksionale me oborrin në përdorim, që kërkohet të tjetërsohet, është kryer përpara datës 10. 8. 1991. - Këto dokumente mund të jenë një leje ndërtimi, e lëshuar nga organi përgjegjës i kohës, një akt zyrtar i lëshuar nga arkivi teknik i ndërtimit, një akt i nxjerrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, vendim gjyqësor për vërtetimin e faktit të ndërtimit dhe të kohës së ndërtimit, aktnjoftimi përkatës ose dokumente zyrtare të lëshuara nga organet e pushtetit vendor (lagjja ose rrethi), brenda kompetencave të tyre. - Nëse aplikoni për tjetërsimin pa kundërshpërblim, duhet të paraqitni edhe dokument që provon pronësinë e mëparshme mbi oborrin në përdorim, që, për shkak të ligjeve të kohës, ka kaluar në përdorim.

“T’i bëjmë qytetet të sigurta - Qyteti im po përgatitet”

Bozdo: Tirana, qyteti i parë në Shqipëri që anëtarësohet në fushatën ndërkombëtare Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Reduktimin e Rreziqeve ndaj Fatkeqësive organizuan dje një tryezë në lidhje me anëtarësimin e Bashkisë së Tiranës në fushatën ndërkombëtare “T’i bëjmë qytetet të sigurta - Qyteti im përgatitet”. Bashkia e Tiranës ka nisur një partneritet serioz dhe strategjik me Kombet e Bashkuara. Bashkia është e vendosur të realizojë masat e parashikuara në programin e kësaj fushata, pra 10 elementëve të domosdoshëm për t’i bërë qytetet e sigurta, të cilat rrjedhin nga Plani i Masave të Hyogos 20052015 “Ndërtimi i rezistencës së Kombeve dhe Komuniteteve ndaj fatkeqësive. “Përfitimet tona, pas këtij anëtarësimi, janë: - Shpëtimi i jetëve dhe mënyrave të jetesës nëpërmjet planifikimit dhe përgatitjes së nevojshme. - Planifikimi më i mirë për një ur-

banizim me të qëndrueshme, me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve (komuniteti, biznesi, universitetet, etj). Ndihma për mbrojtjen e burimeve natyrore, trashëgimisë urbane dhe aktivitetin ekonomik.

- Demonstrimi i lidershipit (kryetarit të Bashkisë) dhe punës së bërë për një qytet sa më të sigurt. - Rritja e vizibilitetit dhe prestigjit për drejtimin politikë dhe inovacionin.

- Pjesëmarrja në aktivitet e fushës se emergjencave civile si pjesë e objektivave të zhvillimit të mijëvjeçarit si dhe mediatizimi i anëtarësimit të Tiranës në këtë fushatë. - Reduktimi i fatkeqësive të mundshme dhe i pasojave të tyre do të thotë jetë më e sigurt për qytetarin e Tiranës, pronë me e konsoliduar për gjithsecilin nga ne, si dhe kushte më të mira dhe nxitëse të bizneseve në territorin e bashkisë tonë e më gjerë. - Kjo fushatë do të mundësojë të mësojmë nga qytet të tjera të botës, të cilët kanë përqafuar këtë nismë, por edhe të kontribuojmë me eksperiencën dhe arritjet tona”, - u shpreh nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Enno Bozdo, gjatë fjalës së tij. Më tej, Bozdo theksoi se “qyteti i Tiranës është i ekspozuar ndaj një sërë fenomenesh, si përmbytjet, tërmetet,

zjarret, epidemitë, ndotja e mjedisit, etj. Sidoqoftë, për shkak të ndërhyrjes së njeriut, për shkak të ndryshimeve klimaterike, prekshmëria dhe mënyra se si këto fenomene po ndikojnë është gjithnjë e në rritje, kjo edhe për shkak të densiteti të lartë të popullsisë, disa zonave ende informale me ndërtime “jo-mirë të programuara”, ndërtesave, oxhaqeve dhe objekteve të vjetra të degraduara, pjesë të pa –rehabilituara të infrastrukturës, trafikut të dendur e nganjëherë edhe i bllokuar etj. Përballja me sukses me situatat e sipërpërmendura arrihet duke garantuar programe bashkëkohore të zhvillimit urban”. Në fund të takimit nënkryetari i bashkisë ka marrë certifikatën e anëtarësimit të Bashkisë Tiranë në fushatën ndërkombëtare “T’i bëjmë qytetet të sigurta - Qyteti im po përgatitet”.


E enjte 6 mars 2014

19

Sociale Homazhe te busti i Adem Jasharit

Basha: Detyrim, të çojmë deri në fund amanetin e të rënëve

Tirana përkujtoi dje epopenë e lavdishme të Jasharajve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe kryetar i PD-së, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, anëtarë të Këshillit Bashkiak, përfaqësues të ambasadës së Kosovës, veteranë të UÇK-së kanë vendosur kurora me lule dhe janë përulur me nderim dhe respekt përpara shtatores së komandantit legjendar, Adem Jashari. “Si çdo 5 mars, prej 5 marsit të lavdishëm të 1998, sot (dje) përkujtojmë me krenari të thellë kombëtare një ndër momentet më të shquara të historisë së kombit shqiptar, epopenë e Jasharajve, e cila shënon po kështu përshkallëzimin e luftës çlirimtare të Kosovës, si një luftë e bazuar në të drejtën legjitime të qytetarëve kosovarë,

të shqiptarëve të Kosovës për liri, për të drejta njerëzore e kombëtare, luftë e cila kulmoi me lirinë e Kosovës, pavarësinë e saj dhe nisjen e rrugëtimit të Kosovës së bashku me Shqipërinë drejt destinacionit tonë përfundimtar integrimit evropian dhe euroatlantik. Ndërsa gëzojmë frytet e

kësaj lirie dhe pavarësie, ndërsa jemi të ndërgjegjshëm për sfidat dhe përgjegjësitë e mëdha që kemi para qytetarëve tanë, dhe në të ardhmen, nuk mund të mos kujtojmë se e gjithë kjo është e mundur falë sakrificës sublime, përkushtimit dhe trimërisë të komandantit legjendar të UÇK-së dhe familjarëve të tij të cilët hapën siparin e sakrificës sublime për mijëra e mijëra burra e gra, të rinj e të reja, shqiptarë të Kosovës dhe anembanë trojeve të kombit tonë, për të kurorëzuar lirinë e shtrenjtë dhe të çmuar me këtë sakrificë kaq të madhe. Duke kujtuar sakrificën e tyre, është edhe një ditë për tu zotuar edhe njëherë për solemnitetin e përgjegjësive që ne kemi para historisë, para sakrificës shumë shekullore që kulmoi me

luftën çlirimtare të Kosovës, për të çuar deri në fund amanetin e të rënëve tanë, për një komb në paqe, të sigurt dhe të përkushtuar për mirëqenien e qytetarëve, në cilindo vend që jetojnë, në Republikën e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Preshevë, Mal të Zi apo kudo tjetër, për një komb që të vazhdojë të ruajë dhe të theksojë vlerat e tij evropiane dhe euroatlantike, faqe sfidave dhe përgjegjësive të viteve dhe dekadave që vijnë”, - deklaroi Basha gjatë fjalës së tij. Në 5 mars të vitit 1998, familja Jashari u rrethua me mijëra trupa dhe artileri të rëndë serbe. Qëndresa e Jasharajve me në krye komandantin legjendar Adem Jashari zgjati tri ditë e tri net. 13 anëtarët e familjes Jashari humbën jetën, së bashku me komandantin legjendar Adem Jashari.

Ndryshon formula

Pikët që u duhen maturantëve për të qenë kalues në pesë provimet e maturës Kush merr 2-3 nota më shumë se ajo që është vlerësuar gjatë viteve të shkollës, do të penalizohet Specialistët: Koefiçentët e lartë mund t’i penalizojnë maturantët gjatë zgjedhjes së lëndëve Driçim Çaka Nëse një maturant nuk siguron të paktën 10 pikë në provimet e detyruara, atëherë nuk do të quhet kalues. Për provimet me zgjedhje kandidatët duhet të marrin minimumi 8 pikë, në mënyrë që lënda të quhet e kaluar. Këto janë ndryshimet më të fundit që ka miratuar ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, dhe do të bëhen për të përcaktuar me saktësi se kush kalon dhe kush mbetet në klasë. Një prag i tillë pritet të zgjidhë dilemat e notës poshtë 4.5 dhe mbi 4.5, ku në çdo vit maturantët akuzonin korrigjuesit e provimeve për paaftësi. “Ky është momenti që ndan ngelësit nga kaluesit. Paracaktimi para provimit në radhë të parë është transparenca për të gjithë maturantët. Është edhe ftesë për garë, puno që të kapësh 10-pikëshin. Dy provimet e detyruara e kanë 10 pikë kufirin dhe dy të tjerat e kanë 8”, - u shpreh Arben Fagu, specialist

Formula për llogaritjen e pikëve

në Agjencinë Kombëtare të Provimeve. Për sa u përket notave të tjera, ministrja e Arsimit shprehet se nuk do të ketë prag tjetër dhe vlerësimi do të bëhet në bazë të pikëve që grumbullohen. Kopjimi Ministria e Arsimit ka sjellë edhe një risi tjetër në provimet që do të zhvillohen në muajin qershor. Ata maturantë të cilët marrin

2-3 nota më shumë se ajo që janë vlerësuar gjatë viteve të shkollës, do të skualifikohen direkt. Ky vendim pritet të prekë shumë të rinj që gjatë provimeve kanë “aftësi” për të kopjuar, por nga ana tjetër do të penalizojë ata maturantë të cilët do të përgatiten më shumë për provimet përfundimtare të maturës. Për specialistët e Ministrisë së Arsimit, ky vendim është i drejtë dhe se askush nuk mund të marrë më shumë se 3

nota, mbi atë që ka marrë gjatë tri viteve të shkollës së mesme. Kjo do të thotë që një maturant, i cili gjatë tri viteve në shkollë, në lëndët e Letërsisë ka marrë 5 ose 6 dhe në provimin përfundimtar do të marrë notën 8 ose 9, atëherë ai do të skualifikohet. Koefiçentët Ministria e Arsimit ka rritur koefiçentët për ato degë ku kërkohen më shumë vende pune, por specialistët shprehen se maturantët nuk duhet të shikojnë vetëm koefiçentët, pasi mund t’i penalizojnë në konkurrimin për në universitet. ‘’Vërtet një lëndë ka një koenfiçent të lartë, por

një maturant mund ta këshillonim nëse nuk është i fortë në atë lëndë që zgjedh, më mirë të ketë një ulje të vogël të koefiçentit për të zgjedhur një lëndë që mund ta ketë jo 1.4 koefiçentin por 1.3 koefiçentin përkatës, sepse nota ka rëndësi më të madhe sesa koefiçenti”, - tha Arben Fagu, specialist në Agjencinë Kombëtare të Provimeve. Zëvendësministrja Nora Malaj ka deklaruar se formularët A1 dhe A1Z që do t’u shpërndahen të rinjve këto ditë, do të plotësohen vetëm në shkolla si dhe institucione arsimore online, nën praninë e arsimtarëve, ndërkohë që do të ketë rregulla më të rrepta në kontrollin e nxënësve gjatë testimit të tyre.

Të dhënat

ISHP: 10 raste të identifikuara me gripin e derrit, 16.500 të prekur nga virozat e stinës Instituti i Shëndetit Publik raporton për 10 raste të personave të prekur nga virusi A/H1N1 apo, siç njihet ndryshe, “gripi i derrit”, të konfirmuara në laboratorët e tij. Sipas të dhënave të survejancës të sistemit ALERT rezulton se numri i përgjithshëm i infeksioneve të sipërme dhe të poshtme respiratore, pavarësisht nga shkaku, është rreth 16500, ose rreth 5% më shumë raste se e njëjta periudhë e vitit të

kaluar. Ndërkohë që bazuar në të dhënat e sistemit të survejancës epidemiologjike ALERT dhe virologjike SENTINEL në lidhje me situatën gripale në vend, bëhet me dije se në Shqipëri ekziston një gjendje me intensitet mesatar të qarkullimit të virusit të gripit, me prirje rritëse deri në fundin e shkurtit dhe se bashkëqarkullojnë virusi sezonal i gripit dhe virusi pandemik i gripit. Gjithashtu, ISHP

bën me dije se numri i rasteve të identifikuara laboratorikisht me infeksion nga virusi pandemik AH1 është 55 në të gjithë vendin, AH3 45, ndërkohë që nga 611 mostra të dyshuara për grip, vetëm në 100 prej tyre është izoluar virus i gripit. Duke filluar nga muaji Tetor 2013 e deri më sot (05/03/2014) janë raportuar 149 raste me sindromë të rëndë respiratore akute prej të cilëve, vetëm 17 (10 raste

A/H1N1 pdm09 dhe 7 raste A/ H3N2) raste rezultojnë pozitivë për virusin e Gripit. Në këto kushte mjekët apelojnë për kujdes dhe për marrjen e masave parandaluese. Shmangia e vendeve të populluara (autobusët, kinematë, etj.) apo larja e shpeshtë e duarve janë disa prej masave që rekomandojnë mjekët. Po ashtu, vaksina kundër gripit është një prej këshillave që vjen nga mjekët infeksionistë.


20

E enjte, 6 mars 2014

Sport

Kosova barazon në sfidën e parë

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur me barazim ndeshjen historike, miqësoren kundër Haitit, që ishte takimi i parë ndërkombëtar nën monitorimin e FIFA-s. Stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë ishte arena e përballjes së parë historike ndërkombëtare të përfaqësueses kosovare. Ekipi vendas krijoi më shumë lojë në fraksionin e parë. Fillimi ishte i ndikuar nga emocionet, por me kalimin e minutave, ata filluan të trego-

heshin një skuadër e qëndrueshme. Kosovarët sulmuan me temp të lartë dhe dominuan pjesën e parë mirëpo goli mungoi. Shpëtim Hasani dhe ilir Azemi i patën rastet më të mira për ta kaluar Kosovën në avantazh por rezultati ishte ai i fillimit, 0-0. Vendasit e nisën fuqishëm gjysmën e dytë, në tentim të vazhdueshëm për të ndërtuar aksione që do ta ndëshkonin Haitin. Lojtarët mysafirë arritën që për një periudhë ta qetësonin paksa lo-

Kosovë-Haiti

Kombëtarja

Shqipëria “e bukur” fiton pastër ndaj Maltës

Shqiptari Ibrahimi i jep fitoren Maqedonisë

Alban Meha

Kuqezinjtë kanë arritur të dominojnë në Durrës ndaj maltezëve, duke i mposhtur bindshëm dhe me lojë të bukur. Ishte Basha dhe pastaj Meha që shënuan, duke i dhënë një fitore bindëse skuadrës Jurges Veizaj Një ndeshje e bukur që dhuroi edhe një lojë të bukur. Një sfidë që edhe pse ndaj një kundërshtari më të dobët se ne u luajt me të gjitha forcat. Ndryshe nga radhët e tjera, kur janë të pamotivuar në sfida me kundërshtarë më të dobët, kësaj radhe ishte ndryshe. De Biazi kishte hedhur në fushë lojtarët më të mirë për të parë edhe produktin më të mirë të kuqezinjve. Fitorja e Shqipërisë me Maltën përmblidhet e tëra në këtë gol të Alban Mehës, që nuk ishte realizimi i vetëm në “Niko Dovana”, por që pasqyron më së miri lojën e kuqezinjve, që ishte e fortë dhe e bukur për t’u parë ashtu si goditja e mesfushorit me këmbët magjike. Shqipëria fitoi Rezultati mund të ndryshonte sërish në minutën e 57-të, por Basha gjeti shtyllën në rrugën e tij drejt golit

2-0 testin miqësor ndaj Maltës, ashtu siç dhe pritej në fakt, por skuadra e De Biazit pavarësisht se ndaj një kundërshtari modest duhet thënë që dha përgjigje pozitive në fushë duke qenë dominuese dhe duke luajtur mbi të gjitha një futboll modern falë dhe mesfushës kreative, me Kaçe, Basha, Meha, Hyka dhe Rama. E vetmja notë e stonuar, është një gabim në mbrojtje në minutën e 4-rt, që i dha mundësinë Mifsudit të realizonte në portën e Berishës, por për fat shënjestra e sulmuesit maltez ishte e gabuar. Më pas nga kjo goditje e Hykës në minutën e 7-të e deri në fund gjithçka ishte një dialog i vazhdueshëm mes futbollistëve kuqezinj

jën, mirëpo kosovarët shumë shpejt kthyen dominimin sulmues në fushë. Përpjekjet e futbollistëve kosovarë vazhduan deri në fishkëllimën e fundit të arbitrit por që nuk u finalizuan me gol. Mbi 17 mijë tifozë ishin të pranishëm në stadium për të ndjekur këtë lojë historike, ndërkohë që aty nuk munguan edhe udhëheqësit kryesorë të shtetit të Kosovës, duke filluar nga Presidentja, Kryeministri dhe Kryeparlamentari.

Me rezultat 2-1, përfaqësuesja e Maqedonisë e ka mposhtur Letoninë në një ndeshje miqësore. Jovan Kostovski shënoi golin e parë në ndeshje dhe ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë. Në gjysmën e dytë, rezultati u barazua me një autogol të Danijel Georgievski. Mirëpo, sulmuesi shqiptar, Agim Ibrahimi, shënoi golin e fitores në minutën e 73-të. 25-vjeçari është lojtar i Mariborit të Sllovenisë, por është huazuar te Kaljari në Serinë A.

Brazili shkatërron Afrikën e Jugut

Kombëtarja feston fitoren

dhe portierit maltez, aq sa portën kundërshtare e kërkojnë të gjithë që nga Rama, Meha, Hyka, por dhe Basha, që në minutën e 26-të zhbllokoi rezultatin me një goditje të saktë me kokë brenda në zonë pas harkimit nga këndorja. Shqipëria mund të kishte dyfishuar shifrat dy minuta më pas nëse Rama do të ishte treguar i saktë, ndërsa në të 31-tën provoi dhe Kaçe nga jashtë zone. Në të 39-ën, Kapllani kishte shansin për të shënuar përballë tifozëve të qytetit të tij të lindjes, por nga pak metra goditi ngjitur me shtyllën. Pjesa e parë u mbyll me bindjen se rezultati duhet të ishte më i rrumbullakosur për ne. Gjithsesi, tifozëve kuqezi në “Niko Dovana”, që e kishin mbushur stadiumin si në rastin e ndeshjeve zyrtare, nuk iu desh të prisnin gjatë për të festuar sërish dhe këtë herë britma e gëzimit ia vlejti, pasi goli i Alban Mehës ishte thjesht një bekim. Rezultati mund të ndryshonte sërish në minutën e 57-të, por Basha gjeti shtyllën në rrugën e tij drejt golit.

De Biazi: Gabim përballja me Serbinë “Sapo doli emri i Serbisë, më erdhën shumë mesazhe nga tifozët, të cilët thoshin: Ju lutem ndeshjen e kthimit ta bëjmë në Shqipëri, ndërsa të parën jashtë Shqipërisë. Megjithatë, unë mendoj se ka qenë një zgjedhje shumë e gabuar nga ana e UEFA-s që nuk vuri një opsion që, nëse ne do na binte në grup me Serbinë, të mos na linin të luanim me njëri-

Në minutën e 80-të, shtylla thotë sërish jo për Shqipërinë, teksa ndal goditjen e Memushajt

tjetrin. Kjo për motivimin e vetëm të sigurisë publike, sepse e dimë cilat janë problemet dhe ngjarjet që kanë ndodhur jo shumë kohë përpara. UEFA vendosi që Azerbajxhani të mos takohej me Armeninë. Kjo u shmang për arsye sigurie dhe mendoj se e njëjta gjë duhet të ndodhte me Serbinë. Mendoj se do ishte një zgjedhje inteligjente”, - ka thënë tekniku italian i kombëtares. Në minutën e 80-të, shtylla thotë sërish jo për Shqipërinë, teksa ndal goditjen e Memushajt. Mbyllet me kuqezinjtë në sulm por rezultatin që nuk ndryshon më. Testi i parë drejt Euro 2016 është pozitiv, edhe pse ndaj një kundërshtari modest. Mirëpo kjo fitore tregon se ekipi jonë është gati që të sfidojë edhe skuadra më të forta.

Përfaqësuesja e Brazilit e ka mposhtur Afrikën e Jugut në Johanesburg me rezultat 5-0. Ishte Oskar ai që shënoi një gol fantastik minutën e dhjetë duke çuar skuadrën në avantazh. Në fund të gjysmës së parë, Nejmari e dyfishoi rezultatin. Sulmuesi i Barcelonës e shënoi edhe golin e dytë personal në fillim të pjesës së dytë. Brazilianët patën edhe shumë raste shënimi në vazhdim të lojës, por nuk i konkretizuan ato. Megjithatë, Fernandinjo arriti ta shënonte një gol, kurse Nejmari e kompletoi “het-trikun” në minutat shtesë.

David Luiz në planet e Barcelonës Barcelona sheh David Luizin si zëvendësim për kapitenin në largim, Karles Pyjol. Pyjol të martën njoftoi se do të largohet nga klubi në fund të sezonit, për të nxitur spekulimet për pasardhësin e tij. Raportohet se katalanasit pritet bëjnë një ofertë në vlerën e 30 milionë eurove për qendrorin brazilian. Barcelona shpreson ta kompletojë marrëveshjen para fillimit të Botërorit, në qershor, me Luizin, që shihet si figurë e rëndësishme për ekipin e Seleçaos në Kupën e Botës.

David Luiz


E enjte 6 mars 2014

21

Kulturë

Gratë e burgut dhe rrëfimi i Inis Gjonit Violeta Murati

G

azetarët dhe kamerat sikur të kishin rënë në një pre ushqyese, ndiznin dritat, ngrinin lapsin dhe nisnin pyetjet pa shumë rezistencë të grave e vajzave të dënuara, të ulura në radhët e para të karrigeve në Teatrin Kombëtar. Dy furgonë policie ishin në dyert e jashtme. Andej nga është hyrja e zakonshme në teatër, portat ishin të mbyllura. Hyrja bëhej nga pas, si çështje sigurie. Ulur, në dritën e pakët, gratë dhe vajzat e dënuara, të lyera, të veshura edhe sipas modës, ishin përzier me gazetaret dhe zor se bëhej dallimi. Qeshnin, sa me njëra-tjetrën ashtu me gazetaret që i pyesnin pa droje. Nuk tha emrin, por tregonte pa problem se ishte dënuar për lëndë narkotike. Dhe tjetra në krah po për lëndë narkotike, dhe ca të tjera për të njëjtat arsye. Policet femra i ruanin, i hidhnin sy të shpejtë si për t’u treguar mos thoshin ndonjë gjë më tepër se ç’duhej para mediave. Këto të dënuara për droge ishin më të shkathëta, më të hedhura edhe thoshin ndonjë fjalë që nuk donin t’ju dilte drejtpërdrejt, por që na kursenin për t’i shkruar “me kopili”. Nuk flisnin për kësi gjërash, as kur i pyesje - të shihnin me kërcënim, se nuk i donin pyetjet e shumta. Këto vajza ishin vendosur në një krah, si më të lira për të folur. Kur papritur dikush bërtet dhe thotë se nga krahu tjetër janë gratë e vajzat e dënuara më rëndë, ndaj nuk duan të flasin. Ato ishin më të heshtura, më në moshë. Atyre vetëm ngadalë mund t’jua afroheshe. Nuk donin kamerat, se kështu i kishin porositur për të mos folur. Por disa prej tyre nuk donin të flisnin fare, pasi u kishte mbetur dhe pak ditë, për të dalë nga burgu. I afrohemi F. Gj., bionde me sy bojë qielli. Pak e ashpër, por gati të fliste, të çlirohej se çfarë i kishte ndodhur. Ndaloi dhe tha: “Jo, jo, nuk flas për televizionet. Nuk dua që ta dinë historinë time”. Por kaq mjaftoi që ajo të mos ndiente rrezikun e kamerës dhe të vazhdonte: “Të jeni e sigurtë se atë që kam hequr e përjetuar unë, pa diskutim që do ta kryeni edhe ju si vrasje!” Ajo kishte vrarë të dashurin. E tregoi: “Po, e vrava, nuk

kishte rrugë tjetër. Nuk jam aspak e penduar, gjithkush do vepronte si unë”. F. Gj., me flokë bionde nuk u përmbajt më, duke u mbështetur dhe nga policja që e ruante në krah, e inkurajonte që të na e tregonte gjithë historinë e saj. “Çfarë të tregoj, për mua e rëndësishme është që jam pajtuar me familjen e tij, ata më kanë kuptuar se ç’kam vuajtur prej tij. Më ka kërcënuar. Ka ardhur i armatosur, donte të më merrte me zor”. F. Gj. kishte kryer deri tani 5 vjet të dënimit, i mbeteshin dhe gjashtë. Kaluam te dy gra të tjera, pak të egra në natyrë, por e fshihnin entuziazmin. Këto të dyja nuk pranuan të flisnin, as për dënimin as për akuzën. S’donin se ishin në fund të burgut të tyre, pritnin të linin qelinë, të ishin të lira. Njëra e dënuar për drogë, tjera na tha se ishte e “143” - pa e zgjatur; rreth të 50-ve, dy gratë u kthyen për nga skena të kapura përdore. Për të gjitha mjaftonte që nuk kishin në Teatër hekura nëpër duar. Vëzhgimi ndaj tyre ishte i rreptë. Këngëtarja e njohur Myfarete Laze na përshëndeste dhe lëvizte mjaft shpesh, sikur kontrollonte çdo gjë të thënë në vajzat e gratë e dënuara. Punonte si duket me këto gra të burgosura, dhe kishte negociuar që ato të vinin në teatër. Shfaqja ishte “10 vjet martesë”, me regji të Inis Gjonit, e cila ia dedikoi premierën të dënuarave si një ditë normale larg qelisë. Dy vajza të reja, me duart shtrënguar me njëra-tjetrën gjithë kohën, gazmore, por edhe më çapkënet, rreth moshës 20 vjeç – na treguan pa asnjë ngurrim se ishin në burg për trafik droge. Njëra, me inicialet F. H., e dënuar 5 vjet, tha se ishte përfshirë aksidentalisht, e penduar vetëm për veprimin e saj, se nuk e kishte menduar pasojën. Kurse vajza brune, 22-vjeçarja, e plotëson shoqen e saj. Ajo thotë me një frymë: “Edhe unë për trafik droge jam dënuar, veçse me një ndryshim nga F. H., se kam pasur koshiencë të plotë për çfarë po bëja”. Të gjitha pothuaj e lidhin emrin e tyre, si të porositura, me germën F. Edhe 22-vjeçarja thotë se quhet F. Ç. dhe kërkon të na bindë se jeta e saj ishte e papërballueshme para se të hynte në burg, se me 10 mijë lekë në muaj që merrte nga puna nuk ia dilte, se prindërit nuk kishin mundësi ta mbanin... “S’kisha rrugë tjetër”, - thotë F. Ç.

“Ishte një nga kënaqësitë e mëdha që ato gra e vajza i jetojnë e gëzojnë shumë pak momentalisht. Ftesa për ditën e 8 Marsit është një traditë në punën time si regjisore, dua t’i prek dhe t’i bëj të ndiejnë jetën reale”

Po përgatitej të fillojë shfaqja. “Takimi” me gazetarët gati ishte si e porositur për t’u qenë mirënjohëse organizatorëve që i nxorën për pak orë nga burgu. Sipas dëshirës ato ishin të lira të tregonin vetëm historinë e tyre të dënimit, por jo më shumë. Vetëm ca prej tyre flisnin lirshëm, por jo të gjitha. Ato më të rejat ishin më të guximshme. Regjisorja Inis Gjoni del para tyre dhe i uron mirëseardhjen, por ashtu uron dhe daljen e tyre e shpejtë nga burgu. Kusht për lirinë ishte edhe kjo shfaqje. Pjesa ishte komedi, luanin aktorët Genc Fuga dhe Eni Jani. Martesa në krizë, një shfaqje që mbahej nga batutat dhe situatat. Gratë e vajzat e dënuara qeshnin me të madhe, për fjalët banale lëshonin klithma e përplasnin fort duart. Ato më të vjetrat lëshonin sytë vëngër drejt të rejave, si për t’ju thënë se ishte turp të qeshnin me batare. Kur gruaja në skenë i mblidhte burrit, - ndonjë zë vajzë në sallë bërtiste: “Bravo”! E shihnin shfaqjen krejt të

çliruara, tundeshin në karrige sa herë ishte muzika. Gajaseshin me aktorët. Përplasnin duart me njëra-tjetrën, sikur t’i njihnin skenat. Në fund: “Ishte shfaqje e mirë, më pëlqeu se tregonte si duhej të ishte familja”, tha njëra prej tyre, gruaja që priste të lirohej nga burgu së shpejti. Vajza e re, që e kishte parë shfaqjen gjithë kohën me thirrma, pak rebele, pa ndonjë hezitim tha: “Shfaqja e mirë, u argëtuam, ia kaluam mirë!” Radhëve të grave e vajzave të dënuar në sallën e Teatrit Kombëtar i ishin bashkuar dhe dy aktore, Rajmonda Bulku dhe Marjeta Ljarja, pa folur asnjë fjalë. Dritat u fikën dhe shfaqja për të dënuarat mbaroi. U ndezën dritat e sallës dhe të gjitha nën vëzhgimin e policeve dhe forcave të shtuara të rendit u rreshtuan për një, gati për t’u nisur. Kur papritur një zë i lartë i mblodhi të gjitha rreth vetes. Ishte këngëtarja Myfarete Laze, që mësuam se u merrte me këshillimin dhe pjesën psikologjike të tyre në burg.

Laze ishte e indinjuar për të burgosurat. Si duket, njëra prej tyre apo disa prej tyre ishin shprehur për vajzat dhe gratë e lira të mediave se nuk kishte kushte të mira në burg. Kaq ka mjaftuar që “mbikëqyrësja” psikologjike të shpërthente papritur, sa mund ta merrje për ndonjë arratisje të mundshme të ndonjërës prej tyre. “Jam e indinjuar qe i jepni gojës, pasi jemi të vetmin vend në botë që veprojmë në këtë mënyrë dhe e bëjmë këtë kundër çdo konvente...”, - ishin fjalët e papritura të këngëtares, që, si duket, kishte pritur që të burgosurat të ishin mirënjohëse, - këtë ta kishin thënë në media!!! Në fillim nuk u kuptua për çfarë bëhej fjalë, por u mor vesh shpejt në oborrin e teatrit, por edhe nga një polic, mesoburrë që mësoi arsyen e “grindjes”. “Pse mos të flasin të dënuarat? Kanë të drejtë të flasin ç’të duan”, - tha polici, i qetë duke shoqëruar gratë e vajzat që ishin rrudhur nga ky “dënim” i papritur në Teatër, prej një artisteje. Tjetër entuziazëm reflektonte regjisorja Inis Gjoni. Pas shfaqjes ajo tha se e gjithë atmosfera e krijuar ishte për të çliruar e shtensionuar jetën e grave dhe vajzave të dënuara, për t’u dhënë disa momente argëtimi nga jeta normale. “Ishte një nga kënaqësitë e mëdha që ato gra e vajza i jetojnë e gëzojnë shumë pak momentalisht. Ftesa për ditën e 8 Marsit është një traditë në punën time si regjisore, dua t’i prek dhe t’i bëj të ndiejnë jetën reale”, - tha Inisi. Në një rresht të gjatë, gratë “e përzgjedhura” nga burgje të ndryshme të kryeqytetit, shoqëruar me gardhin e policëve, iu ngjitën furgonit drejt qelisë. Gati mes tyre “u rrëmbye” edhe një gazetare, sikur kjo ditë të mos u kishte dhënë as të drejtën për të folur!


22

E enjte 6 mars 2014

Zbavitje

Fjalëkryqi i “Standard” 1

2

3

4

16

17

22

23

5

6

7

18 24

28 35

29

36

37

41

8

9

25 30

31

32

33

49

57

72

27

45

55

63

46

56 59 64

60 65

69

73

40

50

58 62

21

34

44

68

15

39

54

61

14

26

53

67

13

20

48

66

12

19

43

47 52

11

38

42

51

10

70

71

74

HORIZONTAL 1. Arti i Horacit. 4. Janë trevat. 9. Gumëzhijnë nga bletët. 16. D’Annunzio poet. 18. Rrethon tokën. 20. Mbyllin një spital. 22. Inicialet e Magritte. 23. Kaçaturian kompozitor. 24. Të parat në stafetë. 26. Shprehet një me çudi. 28. Janë ndenjëset me rezerva. 29. Mund të ngrihen ato parlamentare. 34. Pak latinisht.

35. Gjysmë sferik. 37. Unë dhe ti. 38. Dalin nga shuma e brinjëve në katror. 40. Kaluar në krye. 41. Eshtë shtet aziatik. 43. Eshtë martesë me një... grua. 44. Eshtë filmi... që vlen të shihet. 47. Janë damarët. 48. Janë veshjet... intime. 49. Mund të lihen me orar të tilla. 51. Harris aktor. 52. Janë gjuhët e... provincave. 54. Shkronjësi i vogël... i De Amicis. 57. Një fisarmonikë argjentinase.

58. Organizma Prodhuese Rajonale. 59. Jo kjo... gjë. 61. Bën beee një e tillë. 62. Fillojnë mirë. 63. Një inkursion me mig. 65. Jo kështu. 66. Gibson i kinemasë. 67. Festa pa fe. 69. Qarkullojnë me... fjalë. 70. Kaluar në krye. 71. Në fund të pritjes. 72. Terence aktor. 73. I mungon kafshës. 74. Janë cilësi.

Fjalëkryqi pa skemë 1 2

3

4 5 6

7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22

1 2 3

30. Shkroi Luli i vocërr. 31. Rregullojnë trafikun. 32. Eshtë art i të folurit. 33. Fillojnë nazet. 36. Astaire që këtcente tip tap. 38. Eshtë pjalm. 39. Mbahen në simpoziume. 42. Rafael tenist. 43. Një i dhënë pas operas. 45. Ishin dioskurët. 46. Emerson i Emerson, Lake & palmer. 48. Stadi pa lufij. 50. Fillojnë një argument. 53. Sastre aktore. 55. Shkruhet për janar. 56. Janë të gjata ato të dimrit. 57. Perfeksionoi telefonin. 60. Eshtë gjuha e Putin. 61. Pax i Zana Turkut. 64. Digjet në kufij. 66. Mbush vetëm në kufij. 68. Fillojnë tirat. 69. Lufizojnë një zevzek.

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar K M U Z E U M E T

P D B T A B L E T A

P A R A M O U N T O R A R L A T

I

E L A S

I N E

E D E M O

A R

S D

S

P T

J

I

A T A M A N E T

8 9 10 11 12

E

E K S

A N T

I

P A T

I N A T E

C O R R A D O I N A

A T E R O

A A M O S G J

I

I

C L A

A

V E

S T A T K

I

T

I R

-Fillojnë ilustrimet. 11. Një “M” në FMN. -Një rivale e Volvo-s. -Një pemë. -Ka dy kampionati. 12. Janë të dhën at paraprake. -Eshtë epërsia... në tokë.

I

R V

I

B A N E T

I M I

F E R A T U I

R K A D

A R A L

M U N T A L

S O J A

N O S

I R A F A T

K O S

R A V E L

P L O Z I

K A R A N T A

S

S H E K U L L O R E

I R A

D E K O R

T E L

A R

I

A N E

P A L L A T E T

A T

-Fillojnë sefte. 10. Fillojnë themelimin. -E operas ajo e Gaston Leroux. 11. Fundi i Turandot. -Janë të kundërta. 12. Lidh computerin me telefonin një i tillë. -Fillojnë betejën. 13. Gjysma e eposit. -Vjen duke ngrënë. 14. Një pjesë e titanëve. -Qytet në Afganistan. 15. Një mund të jetë ushtarak. -Fillojnë himnin. 16. Një pjesë e narkotikëve. -Yannick që qe tenist i njohur. 17. Inicialet e Taylor aktore. -Ekstreme në zabel. -Qe poetja e Lesbos. 18. Janë përemrat si unë. -Eshtë besimi i besimtarit. 19. Eshtë anestetik kozmik. -Eshtë mërzi, pikëllim. 20. Film i Luc Besson. -Mbarojnë fare. -Dy asa. 21. Një shtet aziatik. -Ishte car i tmerrshëm. 22. Garfunkel i këngës. -Kështu vjen ai që sillet.

VERTIKAL 1. I famshëm ai i Gjon Buzukut. -Një mundje japoneze. 2. Nuk ka ai që shpërfillet. -Fillojnë operacionin. 3. Mbyllin komentin. -Një mund të jetë filamsh. -Fillojnë nesër. 4. Merren nga ushqimet. -Një pjesë e ceremonisë. 5. Janë vendet si Katari. -Ndryshon çdo ditë. 6. Një gëzim operator. -Ndiqen me ilaçe. 7. Ishtë sheshi i akejve. -Eshtë gur i arës. 8. Parashtesë zvogëluese. -Eshtë kodi që dënon. 9. Eshtë letër... kampione. -George shkrimtare.

4 5 6 7

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 43 kuti HORIZONTAL 1. Një mund të jetë prodhimi. -Janë diletantë. -U shkrua nga Sartre. 2. Të parat në Europë. -Inicialet e Moravia-s. -Kush nuk ka... nuk është i implikuar. -Strehoheshi në Tortuga -Inicialet e Redford. 3. Theu Alarikun. -Kërkon një Taulanti. -Janë katër në një kitarë bas.

VERTIKAL 1. Janë gjithmonë në... sulm. 2. Memoria në computer. 3. Inicialet e Bean aktor. 4. Shigjetari i... centaur. 5. Eshtë bota e vërtetë. 6. Emr vajze. 7. Fillojnë hetimet. 8. Dy asa. 9. Qe kaçak. 10. Inicialet e Stone, regjisor. 11. Fillojnë sfidën. 12. Detyroheshin të bënin abiura. 13. Janë në verë. 14. Krahu pa kufij. 15. Eshtë fletë... letre. 17. I bëjnë kurbat me një kub. 19. Nuk tuten fare. 21. Eshtë për të lidhur. 24. Eshtë regjia në kuinta. 25. Qytet kanadez. 27. Mbyllin një spital. 28. Penn aktor.

4. Paguhet për artikull. -Organizata botërore e ushqimit (sigla). -Sophia e famshme kinemasë. 5. Në krye të armatës. -Kristaqi që qe skulptor. -Heroi i Emilio Salgarit. -Para De Janeiro. 6. Janë të reja. -Kërkohet nga inspektori Closeau. -Ndërmarrje Industriale Elbasan. 7. Eshtë muaji gusht. -Eshtë ai që preket menjëherë. -Kufizojnë një vektor.

A K E

E R A

B O S H T

8. Eshtë nusja -Janë cepa fustani. -Ekstreme në kënd. -Njësi matëse kondensatori. 9. Gjysma e stilit. -Eshtë kodër në Sahara. -Fundi i një faze. -Neill aktor. -Williams teniste 10. Alt aktore. -Markë motoçiklete. -Rrihen në qendër. -Hari spiune.

I

S A N D

L E D E G R A T E

I M E L L A K

O R A R E T

I

R

I

N D E R M J

I

B

T

R

I

S N I

D

G A

P

J N

A T E

E T E R

I

S A Z

A

M I

A

L E T

S A B

E T T A R T A R T H E K E R H R R U S H I

I K

I

E O

I N A I

S O

S

M R

J

E R M I

D E R T E T D O K E R N E

M E L A N

A R

R U S

N

I

I M R E O N

A N

E T J A

A K

T A

I

E R E T

M E N D O R E

E T E S

A G N O S T

E T M O N D R

N E S T A

T E M J

M I

I

T A A R R

E

L L A

I O S

L E E J O N E S


23

E enjte 6 mars 2014

Fjalëkryqi Simetrik

HORIZONTAL 1. Eshtë pjesë e dramës. 4. Eshtë borxhliu. 10. Pret fëmijë. 14. Eshtë koha e një viti. 15. Janë ishujt me Las Palmas. 16. Qetësonte detin. 17. Mbeten në fund. 18. Një lëkurëkq si Oskeola. 19. Mbarojnë në finish. 21. Hobbes filozof. 23. Eshtë... lundrues. 25. Mali ku ngeci Arka. 26. Manovrojnë me cloche. 28. Pak latinisht. 29. Eshtë edhe ai i detit 30. Mund të jenë balistike. 31. U shpik nga Volta.

32. Ferrara regjisor. 33. Janë yje me bisht. 34. Loja me full. 35. Mish pa kozka. 36. Ishin kaçakë. 37. Një Davis i famshëm i muzikës. 38. Inicialet e Triolet. 39. Felix Tournachon në art. 40. Eshtë aprovimi. 42. Shajaku i tirolezëve. 43. Eshtë bujku. 45. Dy asa në dorë. 46. Janë si zakone. 48. Janë teka. 49. Tenorë pa zë. 50. Ngrihen duke bërtitur. 51. Rrethojnë ringun. 52. Bee i Robin Gibb.

VERTIKAL 1. Një pjesë e amerikanëve. 2. Eshtë ndihmesa. 3. Kufizojnë takimet. 4. Janë zonja që hanë gurë. 5. Terihati i volejbollit dikur. 6. Gjysmë banket. 7. Janë tallës. 8. Stili pa kufij. 9. Diftong poetik. 10. Markë cigareje. 11. Nuk i tregohen babait. 12. Ishin të holla të dikurshme. 13. Fundi i një fatziu. 15. Mustafa... Ataturku. 16. I bëjnë tekanjozët. 18. Julien i E kuqja dhe e zeza. 19. Mund të jenë me fron. 20. Shkruhet një çdo ditë. 22. Vaclav, presidenti dramaturg çek. 23. Hidhen për të zgjedhur. 24. Janë ndjekësit e don Bosco-s. 25. Janë mallkime shkishëruese. 26. Një “Çati e botës”. 27. Eshtë rozë me... dashuri. 30. Polanski i Pianisti. 31. Eshtë ylli... më i ftohtë. 33. Mund të jenë sekrete. 34. Një ishte Francis Drake. 36. Çapek, që krijoi robotin. 37. Janë si legjenda. 39. Një mund të jetë proteste. 40. Pushtohe nga alpinistët t tilla. 41. Një i tretë në vit. 42. Flenë pa kufij. 43. I kanë të ndryshme farat. 44. Janë tek për halorë 47. Kështu fillon dominimi. 48. Qendër fitimi. 49. Mbyllin porte.

Horoskopi 6 mars 2014 Dashi Nuk do jeni asnjë çast te mërzitur gjate kësaj dite përkundrazi do jeni euforike dhe te gatshëm për te bere ndonjë çmenduri te vogël me atë qe keni ne krah. Beqaret duhet t’i shprehin te gjitha mendimet dhe ndjenjat sepse vetëm kështu do mund ta gjejnë princin e kaltër. Ne planin financiar do jeni shume te kujdesshëm dhe nuk do ketë asnjë problem.

Demi Çështjet e zemrës nuk do shkojnë ashtu si ju i kishit menduar gjate kësaj dite dhe kjo do iu mërzitë pa mase. Me mire do jete te ruani njëfarë distance për pak kohe dhe te reflektoni për ato qe do bëni ne te ardhmen. Beqaret do vazhdojnë ta kërkojnë dashurinë, por ajo ende nuk do vije tek ta. Ne planin financiar do iu dalin serish vështirësi kështu qe duhen mare masa sa me shpejt.

Binjaket Do i jepni me shume se kurrë prioritet jetës suaj ne çift sot. Marrëdhënia me partnerin do jete akoma me e bukur se me pare. Beqaret nga ana tjetër do jene ne humor. Nuk do mungojnë dashuritë me shikim te pare dhe jeta e tyre do ketë ndryshime rrënjësore. Ne sektorin e financave priten ndryshime rrënjësore te situatës. Do i realizoni edhe investimet e menduara.

Gaforrja Marrëdhënia me partnerin nuk do jete aq e forte sa me pare. Do ju dalin disa probleme te vogla dhe asnjeri prej jush nuk do toleroje aspak. Beqaret me mire te qëndrojnë edhe sot vetëm sesa te përballen me surpriza te pakëndshme. Financat do jene ne te njëjtën gjendje si disa dite me pare. Vazhdoni te tregoheni te matur dhe vigjilente me çdo shpenzim.

Luani Dite monotone kjo e sotmja për te dashuruarit. Asgjë nuk do shkoje si e kishit menduar kështu qe ne disa momente do mërziteni mjaft. Për beqaret priten dashuri me shikim te pare, Jeta e tyre do marre menjëherë një tjetër rrjedhe. Financat do jene ne një gjendje shume te qëndrueshme, prandaj edhe po kryet ndonjë shpenzim me tepër asgjë nuk do keni probleme.

Virgjeresha Do i sqaroni te gjitha debatet dhe mosmarrëveshjet ne çift gjate kësaj dite dhe do i harroni te gjitha vështirësitë e se kaluarës. Për ju e rëndësishme është te keni një te ardhme te ndritur. Beqaret do kenë shume kërkesa dhe nuk do kënaqen me takimet qe do realizojnë. Ne planin financiar do jeni shume te qarte për situatën qe ekziston dhe nuk do bëni gabime.

Peshorja Do keni shume surpriza gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe gjithçka do shkoje me se miri ndërmjet jush dhe partnerit. Ai do mundohet t’ua beje qejfin për gjithçka. Beqaret meshkuj do kenë fat ne dashuri dhe do e gjejnë princeshën e kaltër, femrat duhet te presin edhe pak. Financat nuk do jene te këqija kështu qe mund te jeni te qete ne këtë sektor.

Akrepi Do iu gjeni menjëherë zgjidhje problemeve ne çift gjate kësaj dite. Do jeni me bashkëpunues dhe me tolerante me atë qe keni ne krah. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri dhe nuk do e ndryshojnë as sot statusin. Financat do dobësohen nëse ju shpenzoni kuturu. Ruani maturinë sepse po ngelet pa para askush nuk do mund t’iu ndihmoje dot.

Shigjetari Do jeni shume te ngarkuar me pune sot dhe nuk do i kushtoni rëndësinë dhe kohen e duhur atij qe keni ne krah. Dijeni se duke e lënë pas dore dikush tjetër mund t’ua rrëmbejë. Nëse jeni beqare dhe tentoni te joshni dike, përdorni mjetet e duhura dhe mos gënjeni për asgjë. Financat do jene me te mira se kurrë dhe kjo për shkak te një shume te madhe te ardhurash qe do fitoni nga një lotari.

Bricjapi

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Zbavitje S H I U P E T A R

C I L E S

M A L A R

E T I L E N A M A N E T D I V A T E T A T N E T A T U

I A

M O R E T T I I A K

K O P J A D A R E T

K E T E R

R O B I N S O N

M E L O D I A T A T I M E T

F I N A L E T H E P A T I T

F A T A T S O N A R

E P I T E T R O B O T

I

P

O P A A N E T

S T A R P A O L A

H E L M E T A

B U D A L L I M A T E R

H I R E S

I

I A

I A

O R A R T

A R

I E

Leo tërhiqet nga “The Deep Blue Good-By”

L

eonardo DiCaprio është tërhequr nga filmi “The Deep Blue Good-By” për shkak të orarit të stër-ngarkuar. Aktori hollivudian është dashur të luante në filmin e ri, mirëpo sipas deadline.com, ai ka vendosur që të mos luajë në këtë film si pasojë e angazhimeve të shumta. Së fundmi, 39-vjeçari

ka qenë hit nëpër kinema me filmin “The Wolf of Wall Street”, për të cilin mori nominim për çmim Oskar.Megjithatë, për të katërtën herë, ai dështoi ta fitonte trofeun. Këtë vit, Akademia e vlerësoi Matthew Mcconaugheyn si aktorin më të mirë për rolin në filmin “Dallas Buyers Club”.

Kate Perry: Zoti e di ku ka qenë ajo gjuhë

Dite euforike dhe plot kënaqësi kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjithçka do shkoje ashtu si ju e kishit menduar, prandaj shfrytëzojeni deri ne maksimum. Beqaret do jene gati te sakrifikojnë gjithçka vetëm për ta bere për vete personin e duhur. Ne planin financiar duhet ta dyfishoni vigjilencën ne mënyrë qe te mos keni probleme dhe vështirësi.

Ujori Për çiftet dita do jete e qete dhe aspak e zymte. Do jeni gati te merrni edhe ndonjë vendim te rëndësishëm duke pare qe partneri do iu qëndrojë pranë dhe do iu beje te ndiheni për mrekulli. Beqaret me mire mos hedhin asnjë hap sot sepse nuk është dita me e favorshme. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe maturi. Nuk pritet as tronditja me e vogël.

Peshqit Here do jen ne humor dhe here do keni debate me partnerin tuaj sot. Gjerat nuk do ecin aq mire sa ju e kishit menduar. Tregohuni me te duruar. Beqaret do marrin disa propozime nga persona qe i kane njohur qe pre vitesh dhe qe kurrë nuk e kishin menduar se ata mund t’i pëlqenin. Financat do jene te mjaftueshme vetëm për te kryesh shpenzimet me te nevojshme.

K

aty Perry ka folur hapur për puthjen e famshme me Miley Cyrus duke shpjeguar në një emision televiziv australian pse u tërhoq shpejt. “Doja ta puthja miqësisht, ashtu siç puthen femrat mes tyre, por ajo lëvizi kokën dhe po mundohej të shkonte thellë. Aty u tërhoqa direkt. Vetëm një Zot e di ku ka qenë ajo gjuhë”, tha këngëtarja amerikane duke qeshur.

Perry u paraqit në spektaklin Channel Seven ditën e mërkurë për të promovuar turin e saj botëror që do të quhet Prismatic. Këngëtarja foli edhe për dietën dhe stërvitjen intensive të cilës i është nënshtruar për të qenë gati për koncertet. “Duhet shumë punë dhe përqendrim. Për momentin nuk pi alkool dhe nuk ha ushqime me yndyrë”, tregoi Katy Perry.


cmyk


Standard 6 mars 2014