Issuu on Google+

Mistere

Takimi me delegacionin Basha me deputetët e Bundestagut gjerman: Askush nuk përligjet të dalë mbi shtetin ligjor Politikë Faqe 3

Njeriu nuk ka lindur në tokë, por është sjellë në këtë planet Kafshët që ndjejnë erën e vdekjes Suplementi Faqe 13-17 GAZETë E përditshme E hënë 3 mars 2014 NR: 2901, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI për maqedoni dhe greqi 1 euro www.standard.al e-mail: info@standard.al marketing@standard.al Botim i “standard”

Skema e re Pension më të lartë për çdo të moshuar

Akademiku Artan Fuga

Ditë e keqe: për të shlyer borxhin e brendshëm merret borxhi i jashtëm!!!

Një punonjës që sot derdh rregullisht kontribute do marrë pension në bazë të shumës që ka derdhur

Ekonomi Faqe 4

Hapja e dosjeve Qëndrimi i PD-së, Boçi: Të rikthehet nisma jonë e 6 viteve më parë

G

rupi i punës për reformën e pensioneve ka nisur punën për skemën e re. Siç është deklaruar nga drejtuesit e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, reforma do të sjellë një ndryshim rrënjësor të pensioneve. Reforma do të synojë që asnjë person në të ardhmen, të mos ngelet pa një... Lexoni në faqen 12

Politikë Faqe 2

Vizita Presidenti italian, “mbreti Giorgo” vjen në Tiranë

Pas 5 muajsh pushtet

Pakënaqësitë e bazave socialiste në rrethe, çfarë kërkojnë nga PS e Rama

9 <<

K

ur kanë kaluar më shumë se 5 muaj nga marrja e pushtetit nga mazhoranca e majtë, bazat e Partisë Socialiste në rrethet kryesore të vendit shfaqin pakënaqësi ndaj forcës kryesore të koalicionit qeverisës. Duke nisur nga baza socialiste e Vlorës dhe e Fierit deri tek ajo e Elbasanit dhe Durrësit, duke... Faqe 2

Ngjarja në Fier / 6

100 vjet më parë Faqe 18-19

Kur Teatri bëhej nga intelektualët e Kasabasë cmyk

Aksidenti në Shishtavec / 5

Përplasje për sherret e Ekspertët, drejtuesi i fëmijëve, nënkryetari i automjetit u hutua prej komunës plagos 2 të rinj telefonit, po lexonte sms

Kulturë Faqe 18-19

Borxhi i FMN-së Cani: Si do përdoren 330 milionë eurot, kur do të lajmë borxhin e biznesit

D

y persona janë qëlluar me armë zjarri pasditen e djehsme në Levan të Fierit. Sipas burimeve policore, nënkryetari i komunës Levan në rrethin e Fierit, ka qëlluar me armë zjarri dy persona në një servis makinash. Bëhet fjalë për shtetasin Eqerem Braçe, i dyshuar si...

P

as 20 ditëve nga aksidenti i rëndë me shtatë viktima në Shishtavec të Kukësit, zbardhet edhe shkaku i tij. Ekspertët mendojnë se aksidenti...

Speciale Faqe 8

Përkthimi i 1929

Njeriu i detyrës njeriu që i duhet Faqe Shqipërisë 10-11


2

E hënë, 3 mars 2014

Politikë

Pas 5 muajsh pushtet

Pakënaqësitë e bazave socialiste në rrethe, çfarë kërkojnë nga Rama e PS Ja cilat janë 5 bazat që kanë ngritur shqetësimet deri tek përfaqësuesit e lartë të PS-së munikimit, kanë shprehur kritikat e tyre me qëllim përcjelljen tek përfaqësuesit e lartë të partisë apo edhe tek deputetët e zonës. Socialistët e bazës këmbëngulin në faktin se pavarësisht se premtimet për punësim ishin të shumta e ende nuk kanë marrë rezultatin e duhur, edhe rruga tjetër e meritokracisë për vendin e punës apo postin drejtues nuk po ndiqet. Në këtë kontekst ata kanë bërë të ditur se ka akoma institucione që nuk kanë bërë as edhe edhe një hap drejt reformimit. Më parë kryeministri dhe

Gëzim Saliu Kur kanë kaluar më shumë se 5 muaj nga marrja e pushtetit nga mazhoranca e majtë, bazat e Partisë Socialiste në rrethet kryesore të vendit shfaqin pakënaqësi ndaj forcës kryesore të koalicionit qeverisës. Duke nisur nga baza socialiste e Vlorës dhe e Fierit deri tek ajo e Elbasanit dhe Durrësit, duke mos lënë pas edhe bazën qëndrore të Tiranës, shqetësimet janë ngritur deri jo vetëm tek deputetët e qarkut, por edhe tek përfaqësuesit e lartë të PS-së në Tiranë. Përmes letrave dërguar në selinë qëndrore të socialistëve dhe kërkesave në takimet e përjavshme me deputetët e zonave, socialistët e bazës kanë paraqitur si kërkesë parësore punësimin. Por nga ana tjetër nuk kanë munguar edhe kritikat për emërimet e ndryshme në rrethe, ku sipas tyre, personat që kanë zëvendësuar punonjësit e administratës së kaluar, në shumë raste nuk janë përfaqësuesit e duhur që meritonin postin përkatës. Sipas bazës socialiste, premtimet e dhëna nga deputetët e përfaqësuesit e lartë të PS-së, më shumë në forma informale, për punësimin e tyre nuk janë përmbushur aspak. Kritikat e bazës Ndër kritikat kryesore të bazave socialiste, të shprehura në formë të drejtëpërdrejtë, por edhe përmes përfaqaësuesve të partisë në qytetet e ndryshme të vendit është ajo për emërimet në institucione dhe ndërmarrjet kryesore publike. Mësohet se në qarqet si Durrësi, Vlora, Elbasani dhe Fieri, socialistët janë thuajse çdo

5

Rama gjatë takimeve me bazën socialiste

Ndër kritikat e bazës socialiste, të është ajo për emërimet në institucione dhe ndërmarrjet kryesore publike ditë në dyert e selisë së PS-së, ku krahas kërkesave për punësim, nuk janë të pakta edhe shqetësimet e shprehura për situatën që sipas tyre, nuk po ndryshon, edhe pse kanë kaluar më

shumë se 5 muaj nga koha që forca më e madhe politike ka marrë pushtetin e po bashkëqeveris me LSI-së. Edhe pse qëndrime kritiket nuk janë të pakta edhe ndaj aleatit të PS-së, i cili sipas tyre ka përfituar një sërë postesh kryesorë në nivel lokal, kryesisht shqetësimet më së shumti kanë të bëjnë me përzgjedhjet e vetë socialistëve. Sipas tyre, në emërimet e këtyre muajve, dukuria e nepotizmit është shfaqur dendur. Ndërkohë, socialistët e këtyre qarqeve kryesore në takimet e zhvilluara me krerët e partive të qytetit apo rrethit, ku edhe për këto të fundit ka pakënaqësi për indiferentizëm dhe mungesën e ko-

muaj kanë kaluar që nga koha që forca më e madhe politike ka marrë pushtetin e po bashkëqeveris me LSI-së

kreu i PS-së Edi Rama ka kërkuar nga deputetët socialistë që të intensifikojnë komunikimin me qytetarët, duke theksuar nga ana tjetër se problem i punësimit është një çështje delikate që do të duhet të trajtohet me rëndësinë e duhur. Publikisht kreu i qeverisë ka nënvizuar domosdoshmërinë e meritokracisë e konkurseve për punësimin, ku nga ana tjetër nuk mund të thuhet se kanë munguar emërimet e militantëve në poste të ndryshme. Ndërkohë kritikat dhe shqetësimet nga baza socialiste në rrethet kryesore kanë mbërritur edhe tek zyra e Ramës, ku në to, nuk nënvizohet vetëm kërkesa e punësimit, por edhe shqetësimet për emërimet aktuale nga drejtuesit e lartë të PS-së në rrethe e qarqe.

Hapja e dosjeve

Boçi: Të rikthehet nisma e PD-së Ndërkohë që debati për miratimin e një ligji për hapjen e dosjeve është rikthyer, Partia demokratike shprehet se për këtë çështje duhet miratuar ligji i propozuar prej saj vite më parë. Deputeti i PD-së Luçiano Boçi theksoi për AS se hapja e dosjeve është e domosdoshme, por për të, Kuvendi duhet të miratojë variantin e propozuar nga mazhoranca e djathtë 6 vite më parë. “Jemi pak të vonuar pasi ky katarsisi i politikës shqiptare duhet të ishte bërë më kohë dhe në fakt është hap i mirëpritur, ligji duhet të hartohet dhe të merret në konsideratë atë ligj që pretendoi PDja ta paraqiste dhe u kthye nga presidenti i atëhershëm”, tha Luçiano Boçi. Në 22 dhjetor të vitit 2008 kuvendi miratoi ligjin Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë të administratës dhe të zgjedhurve”. Presidenti i atëhershëm nuk e dekretoi këtë ligj duke e lënë atë të hyjë në fuqi automatikisht. Megjithatë, rreth dy vite më pas, në vitin 2010, pasi mori në shqyrtim këtë çështje, gGjykata kushtetuese vendosi rrëzimin e tij, duke e shpallur ligjin si të papajtueshëm me kushtetutën, vendim të cilin demokratët e kundërhstuan në atë kohë.

Luçiano Boçi

Komisioni i Ligjeve, amnistia për të burgosurit sot në Parlament Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut do të diskutojë në seancën e sotme projektligjin “Për dhënie amnistie”. Në draftin e përgatitur nga Ministra e Drejtësisë janë përcaktuar të gjithë kategoritë që përfitojnë amnisti. Në to përfshihen të burgosur, të cilëve u kanë mbetur edhe pak kohë burg ose janë duke kryer dënime për vepra penale të lehta. Në amnisti propozohet të përfitojë cdo i dënuar me burg për vepra që parashikojnë deri në dy vjet burg, cdo person që është me dënim alternativ i dënuar deri në dy vite burg, si dhe të pushohet cdo hetim

apo procedim penal në prokurori për vepra penale të kryera deri më datën 30 nëntor që parashikojnë dënimin deri në dy vjet burg. Në projektligj parashikohet gjithashtu të përfitojnë amnisti edhe edhe ata persona për të cilët gjykata ka vendosur dënimin alternativ, personat e dënuar me gjobë për pjesën e pashlyer të saj, pavarësisht masës së gjobës , personat e dënuar me burgim të cilëve deri më datën 30 nëntor të vitit të kaluar u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim edhe tre vjet heqje lirie, femrat që kanë mbushur moshën mbi 55 vjec dhe meshkujt mbi 60 vjec apo të dënuarit që në kohën e

Komisioni i Ligjeve

kryerjes së veprës penale kanë qenë baraz apo nën moshën 18 vjec me përjashtim të atyre për krime kundër

jetës, kundër fëmijëve, krimet seksuale, kundër shëndetit dhe autoritetit të shtetit. Ndërkohë nga amnistia përjashtohen veprat ushtarake, veprat me qëllime terroriste, veprat penale në kuadër të bandave, veprat që prekin zgjedhjet, veprat kundër lirisë së personit si dhe veprat kundër moralit dhe dinjitetit si edhe ata që i janë shmangur ekzekutimit të dënimit të dhënë. Ndërkohë një tjetër projektligj që do të diskutohet në mbledhjen e sotme është edhe ai, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8328, datë 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të parabur-

gosurve” të ndryshuar”. Qëllimi i projektligjit, është përmirësimi i kushteve për trajtimin e personave të dënuar me burgim dhe të të paraburgosurve për të garantuar respektimin e të drejtave e të lirive të tyre themelore, në përputhje me aktet e BE, aktet ndërkombëtare në fuqi, si dhe standardet e pranuara ndërkombëtarisht. Dy ndryshimet kryesore kanë të bëjnë me faktin se leja për dalje të përkohshme sipas ligjit për të dënuarit tashmë do të jepet vetëm nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve e si edhe që rregullave të këtij ligji do ti nënshtrohen të gjithë të dënuarit, shtetas shqiptarë dhe të huaj.


E hënë, 3 mars 2014

3

Politikë

Takimi me delegacionin

Basha me deputetët e Bundestagut gjerman: Askush nuk përligjet të dalë mbi shtetin ligjor Kreu i opozitës: PD mbron kolonat e demokraci­ së, shtetin ligjor dhe institucionet e pavarura. Deputeti gjerman: Mbështesim anëtarësimin e Shqi­ përisë, por s’duhen lënë pas kriteret Gëzim Saliu Askush nuk perligjet të dalë mbi shtetin ligjor i cili është dhe mbetet i vetmi kuadër brenda të cilit mund të funksionojë veprimtaria e shtetit dhe e qeverisë. Kështu bëri të ditur dje deputeti i Bundestagut gjerman Johannes Selle në takimin që zhvilloi me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke theksuar se shteti ligjor mbetet parimi e standardi i panegociueshëm që duhet ruajtur dhe respektur me çdo kusht. “Jo vetëm sepse përben kërkese themelore për procesin e integrimit por dobësimi i shtetit ligjor krijon pasiguri dhe largon investimet e zhvillimin ekonomik, duke mos i shërbyer interesave te Shqipërisë dhe qytetareve te saj”, tha Selle në emër të delegacionit të deputetëve të Bundestagut gjerman që e shoqëronin në takimin me kreun e opozitës.

Dobësimi i shtetit ligjor krijon pasiguri dhe largon investimet e zhvillimin ekonomik, duke mos i shërbyer interesave te Shqipërisë dhe qytetareve te saj”, tha Selle

Takimi i Bashës me delegacionin e Bundestagut

Basha Në takimin me delegacionin e Bundestagut gjerman, kreu i opozitës shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e palëkundur dhe interesin e vazhdueshëm që Gjermania, i ka dhënë në vijimësi Shqipërisë si në bashkëpunimin dypalësh ashtu dhe në projektin e integrimit në Bashkimin Europian. “Partia Demokratike mbështet dhe inkurajon çdo nismë bashkëpunimi dypalëshe, në veçanti investimet e rëndësishme të sipërmarrësve gjermane në Shqipëri”, tha Basha. Në këtë linjë, deputeti i Bundestagut Johannes Selle u shpreh se Gjermania dhe Bundestagu gjerman do të vijojnë të mbështesin të gjitha përpjekjet e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit, duke nënvizuar se, : “Edhe Shqipëria duhet të bëjë më shumë punë jo vetëm për ruajtjen e standardeve të arritura deri në këtë moment por edhe për t’u përqendruar në parapërgatitjen e kritereve në të gjithë kapitujt që kërkon

“PD do të jetë gjithmonë në mbrojtje të kolonave kardinale të demokracisë, shtetit ligjor dhe institucioneve të pavarura” procesi”. Ndërkohë Basha e njohu delegacionin me shqetësimet e opozitës shkaktuar nga zhvillimet e fundit në vend, ku lidhur me to, deputeti Selle u shpreh se askush nuk perligjet të dalë mbi shtetin ligjor i cili është dhe mbe-

tet sipasa tij i vetmi kuadër brenda të cilit mund të funksionoje veprimtaria e shtetit dhe e qeverisë. Duke ndarë këtë qëndrim parimor, kreu i PDsë i konfirmoi delegacionit gjerman qëndrimin e Partisë Demokratike, e cila theksoi Basha,: “Do të jetë gjithmonë në mbrojtje të kolonave kardinale të demokracisë, shtetit ligjor dhe institucioneve të pavarura si dhe për të mbështetur pa kushte procesin e integrimit europian të vendit”. Opozita ka shprehur shqetësime të vazhdueshme lidhur me veprimet dhe vendimet e ndërmarra nga qeveria e mazhoranca e majtë, të cilat sipas saj shkelin parimet e shtetit ligjor, pavarësinë e institucioneve dhe Kushtetuën e vendit. PD ka kundërshtuar hapur ndryshimin e ligjit të Nëpunësit Civil, largimet nga puna të punonjësve të administratës, shkarkimin e kryetares së ILDKP-së Zana Xhuka si dhe vendimet e qeverisë për ekonominë. Po ashtu, opozita ka pohuar se me anë të këtyre veprimeve, mazhoranca e majtë po vë në rrëszik sërish marrjen e statusit të vendit kandidat në qershorin e këtij viti.

Johannes Selle

Situata në Ukrainë

Mesazhet në facebook

Berisha: Agresioni i Putinit ndaj Ukrainës njësoj si ai i Hitlerit ndaj Çekosllovakisë

Doda apel Prokurorisë: Keqpërdorim i mjetit të komunikimit për kërcënim të minorenëve

Ish-kryeministri Berisha ka kundërshtuar hapur vendimin e Rusisë për të ndërhyrë në Krime. Sipas tij, agresioni i Putinit ndaj Ukrainës, është i njëjtë me atë të Hitlerit dhe Brezhnievit ndaj Çekosllovakisë. “Pushtimi i Krimese nga Putini të kujton pushtimin e Çekosllovakisë nga Hitleri dhe më vonë nga Brezhnievi. Ju ftoj ta dënojmë këtë agresion ndaj një vendi të lirë me forcën tonë më të madhe. Ky agresion është një dhunim flagrant i ligjit ndërkombëtar, kartës së OKB, OSBE dhe memorandumit të Budapestit për Ukrainën të firmosur nga SHBA, Britania e Madhe por dhe vetë Rusia”, shkruante Berisha në rrjetin social “facebook”. Sipas ish-kreut të qeverisë,: “me agresionin kundër Ukrainës dhe pushtimin e territoreve të gjëra të saj, Kremlini hapi siparin e pushtimeve të tjera për rikthimin e perendorisë ruse”. Ndërkohë një ditë më parë, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë shprehu shqetësimin e saj për përshkallëzimin e situatës në Ukrainë. “MPJ beson se respektimi i së drejtës ndërkombëtare, marrëveshjeve të nënshkruara dhe evitimi i

Deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda i bën apel Prokurorit të Përgjitshëm të nisë hetimet për keqpërdorim të komunikimit elektronik për kërcënim të minorenëve. Në një postim në faqen sociale facebook, deputetja demokrate shpreh shqetësimin për fjalorin e përdorur, kërcënimet dhe mënyra se si disa njerëz i përdorin rrjetet sociale për të dëmtuar të tjerët. “Një prej anëtarëve të FRESSH-it, ka kërkuar të bëj tag fotot e mia familjare duke fyer dhe kërcënuar përveç gjithë të

përdorimit të forcës, që sjell me vete efekte destabilizuese për Ukrainën dhe sigurinë ndërkombëtare, është kuadri i vetëm që ofron zgjidhje të situatës. Ministria e Punëve të Jashtme shpreh besimin se një veprim i sinkronizuar dhe vendimtar i bashkësisë ndërkombëtare është kyç për stabilizimin e situatës dhe për krijimin e frymës së besimit”, thuhej në reagimin e Ministrisë së Jashtme.

tjerëve edhe fëmijët e mi. Unë nuk mundem të heq fyerjet dhe kërcënimet e bëra në adresë të familjes sime sepse me sa duket maskarenjtë kane marre masat që unë të mos mundem ta heq këtë aktivitet të tyre. Ftoj Prokurorin e Përgjithshëm të nisë hetimin për keqpërdorimin e komunikimit elektronik për kërcënim të minorenëve dhe ftoj kryetarin politik të këtyre maskarenjve dhe keqbërësve të gjejë fajtorin që e ka mes militantëve të vet”, shkruante deputetja e PD-së Mesila Doda.


4

E hënë, 3 mars 2014

Politikë Borxhi i FMN-së Ministri i financave: Si do ti përdorim 330 milionë eurot, kor do lajmë borxhin e biznesit

Programi me FMN-në synon uljen e borxhit publik në një nivele të përshtatshëm për ekonominë shqiptare, por pa rrezikuar rritjen ekonomike Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka sqaruar dje marrëveshjen e arritur me FMN-në për lëvirimin e borxhit prej 330 milionë euro për qeverinë shqiptare. Ndërsa e cilësoi këtë marrëveshje si të suksesshme, Cani theksoi se marrja e këtij borxhi është i domosdoshëm për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe do të bëjë të mundur edhe uljen e borxhit. “Kjo është një kredi me terma të butë dhe vjen në një periudhë mjaft të rëndësishme për përcaktimin e rrugës drejt konsolidimit të financave publike shqiptare dhe të ekonomisë shqiptare. Me këtë marrëveshje qeveria shqiptare ga-

ranton bizneset për shlyerjen e faturave të prapambetura, proces i cili do të nisë shumë shpejt sidomos pas ratifikimit nga Kuvendi i Shqipërisë. Marrëveshja me FMN-në është marrëveshje për të mbështetur rimëkëmbjen e ekonomisë dhe për mbështetje të programit të qeverisë shqiptare. Programi me FMN-në synon uljen e borxhit publik në një nivele të përshtatshëm për ekonominë shqiptare, por pa rrezikuar rritjen ekonomike, në mbështetje të zhvillimit të ekonomisë dhe të rritjes së saj” tha Cani. Më tej ai theksoi se qeveria do të tërheqë rreth 110 milionë euro këtë vit nga pa-

Shkëlqim Cani

keta e kredisë që akordoi Fondi Monetar Ndërkombëtar. “Nga ana teknike, marrëveshja nënkupton nëntë këste, të cilat fillojnë i pari siç jeni në dijeni në Mars, pastaj do të vijojnë në varësi nga ecuria dhe

kërkesa jonë. Afërsisht, le të themi se çdo vit do të ketë afërsisht 110 milionë euro në tre vjet”. Sipas ministrit, marrëveshja me FMN-në, përveç ndihmës së drejtëpërdrejtë për shumën 330.9 milionë euro në tre vjet i hap rrugën edhe marrëveshjeve të tjera si me Bankën Botërore por edhe të një grandi të mundshëm me Bashkimin Europian. Nga ana tjetër, me këto fonde, Cani bëri të ditur se procesi për shlyerjen e borxheve ndaj biznesit do të nisë këtë muaj. “Janë realizuar të gjitha procedurat e nevojshme për fillimin e procesit të shlyerjes së detyrimeve”, deklaroi ministri i Financave.

Me sipërmarrësit italianë

Rama: Në prill, ligj i ri për investimet e huaja Kryeministri në punimet e Kongresit zgjedhor të PSE-së. Schultz kandidat për President i KE-së Gëzim Saliu

S

hqipëria do të miratojë një ligj të ri për investimet e huaja, ku një prej masave kryesore të do të jetë krijimi i një sporteli të vetëm për sipërmarrësit jo vendas. Kjo ishte nisma e bërë publike dje nga kryeministri Rama në takimin që zhvilloi me investitorë e sipërmarrës italianë, në kuadër të vizitës së tij në Romë, ku mori pjesë në Kongresin e partive socialiste evropiane. Në këtë takim, kreu i qeverisë e vuri theksin tek burimet dhe mundësitë që vendi ofron për investitorët, të cilat sipas Ramës mund të zhvillohen suksesshëm, falë një politike fiskale, lehtësuese e favorizuese për investimet. “Në sektorin e manifakturës jemi duke përgatitur një tjetër paketë speciale me të tjera incentiva. Ne kemi shumë nevojë për ta zhvilluar këtë sektor pasi kemi nevojë për më shumë vende pune. Gjatë prillit do të miratojmë ligjin mbi investimet e huaja në Shqipëri dhe një prej gjëravë që duam të bëjmë është krijimi i një sporteli të vetëm për investitorët e huaj. Kjo do të thotë se pavarësisht nga fakti se duan të investojnë në turizëm, transport në energji apo në telekomunikacion sipërmarrësit do të paraqiten në një sportel të vetëm, do vënë në dispozicion idenë e tyre dhe më pas është një rrugëtim i mirëpërcaktuar nga ligji”, tha ai. Në këtë kontekst, duke veçuar turizmin si një sektor me sukses të garantuar për investimet, kryeministri orientoi investitorët edhe në sektorë të tillë si energjia, infrastruktura, bujqësia, etj. “Ne jemi vendi më i afërt me Italinë dhe një portë e Ballkanit. Ballkani sot nuk është më rajoni që ishte një vit më parë. Me marrëveshjen e paqes mes shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve praktikisht mori fund historia e konflikteve në Ballkan. 2014 është viti i parë që nuk ka vende në konflikt me njëri tjetrin. Mund të bëjmë të vetëm sa i takon investimeve direkte për shembull në manifakturë, agrikulturë turizëm, energji por nuk mund të shkojmë larg duke menduar për

Në takimin e djeshëm merrnin pjesë liderët e së majtës dhe përfaqësuesve të partive social-demokrate evropiane, midis të cileve ishin Kryeministri i Italisë Matteo Renzi

Rama me investitorët italianë

Elektoralet evropiane

Martin Schulz merr votat e 91% të delegatëve. Si zgjidhen eurodeputët dhe Presidenti i KE-së Mbi 91% e delegatëve të Kongresit të Partisë së Evropianëve Socialistë votuan në favor të kandidaturës së Martin Schulz për postin e Presidentit të Komisionit Evropian, që gjatë zgjedhjeve të ardhshme evropiane do të zgjidhet për herë të parë përmes votës së drejtpërdrejtë të votuesve në vendet anëtare të BE. “Dua të jem Presidenti i parë i Komisionit Evropian që nuk është rezultat i marrëveshjeve në

zyrat e Brukselit, por rezultati i votës demokratike. Unë dua vetëm një marrëveshje, atë që bëhet vetëm me zgjedhësit evropianë”, tha Schultz në fjalën e tij pas votimit. Zgjedhjet evropiane do të mbahen në 28 vende anëtare të BE-së në 22-25 Maj 2014, nga të cilat do të zgjidhen 751 eurodeputetë. Presidenti i Komisionit Evropian do të zgjidhet nga maxhoranca e eurodeputetëve pas propozimit nga Këshilli Evropian.

Martin Schulz

“Ne jemi vendi më i afërt me Italinë dhe një portë e Ballkanit. Ballkani sot nuk është më rajoni që ishte një vit më parë”

hekurudha apo autostrada të nivelit evropian që mund t’i ndërtojmë me buxhetet lokale”, theksoi Rama. PSE Ndërkohë më parë kreu i qeverisë Rama, njëkohësisht si kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, mori pjesë në punimet e Kongresit zgjedhor të Par-

Duke veçuar turizmin si një sektor me sukses të garantuar për investimet, kryeministri orientoi investitorët edhe në sektorë të tillë si energjia, infrastruktura, bujqësia, etj

tisë Socialiste Evropiane në Romë të Italisë. Nën logon “Drejt një Europe të re”, Kongresi i drejtuar nga Presidenti i PSE Sergei Stanishev diskutoi lidhur me riorganizimin e partive të majta si dhe përballimin e sfidave që dalin përpara në pritje të zgjedhjeve për në Parlamentin Europian. Qëllimi i Kongresit të Partisë së socialistëve europianë ishte votimi për të nominuar Presidentin e Parlamentin Europian Martin Schulz si kandidat i grupimit të majtë për t’u zgjedhur President i Komisionit Europian, pas zgjedhjeve europiane qe mbahen në fund të majit. Kandidatura e Martin Schulz u mbështet me shumicë dërrmuese nga Kongresi. Në takimin e djeshëm merrnin pjesë liderët e së majtës dhe përfaqësuesve të partive socialdemokrate evropiane, midis të cileve ishin Kryeministri i ri i Italise Matteo Renzi, Kryeministri i Francës Jean Marc Ayrault, Kancelari i Austrisë Werner Faymann, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Sigmar Gabriel, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë Evangelos Venizelos.


E hënë, 3 mars 2014

5

Kronikë

Zbardhet ekspertiza e aksidentit në Shishtavec

Ekspertët, drejtuesi i automjetit u hutua prej telefonit, po lexonte një sms Raporti, në furgon ndodheshin 4 persona mbi kapacitet. Pasagjerët, drejtuesi Bashkim Çuni po lexonte mesazhet në celular Sonja Caka

Tiranë

Pas 20 ditëve nga aksidenti i rëndë me shtatë viktima në Shishtavec të Kukësit, zbardhet edhe shkaku i tij. Ekspertët mendojnë se aksidenti nuk ka ndodhur për shkak të ndonjë defekti në mjet por prej hutimit të drejtuesit të furgonit. I riu ka qenë duke lexuar mesazhet që i kanë ardhur në celular në momentin që po kalonte mbi humnerë dhe kjo e ka penguar të ndjekë me kujdes rrugën. Ndërkohë që, ekspertët auto-teknik të policisë rrugore bëjnë me dije se ka rezultuar se furgoni ka qenë në gjendje të mirë teknike dhe pa probleme me frenat. Ata kanë nënvizuar në raport, se në fur-

Aksidenti në Sauk, humb jetën edhe fëmija 11-vjeçar

13

pasagjerë ndodheshin n; furgon gjat; aksidentit, 4 persona mbi kapacitetin e lejuar për tipin e mjetit

gon ndodheshin 13 pasagjerë, 4 persona mbi kapacitetin e lejuar për tipin e mjetit, që ishte 8 +1... Hutimi Hutimin e drejtuesit të furgonit, edhe ai viktimë në këtë aksident e pranojën edhe pasagjerët që po udhëtonin me të atë ditë dhe patën fatin t’i mbijetonin rënies në humnerë. Sipas raportit, bazuar në pyetjet e të mbijetuarve dhe referuar vendit të ngjarjes, lidhur me mosreagimin e drejtuesit për të evituar rënien në humnerë, ekspertët kanë arritur në përfundim se 21-vjeçari është hutuar nga telefoni, pasi në momentin e daljes nga rruga ka qenë duke parë mesazhet e celularit. Sipas të dhënave të policisë së Kukësit,

Furgoni i aksidentuar

shoferi Bashkim Çuni kishte 6 muaj që e bënte rrugën për çdo ditë nga Shishtaveci në Kukës dhe anasjelltas edhe pse nuk ishte i pajisur me kategorinë që lejon atë të drejtojë mjete të transportit publik. Ndërsa nga ana e policisë rrugore, rezulton se 21 vjeçari është gjobitur vetëm në një rast me 600 lekë për mos respektimin e sinjalistikës, duke mos ndezur dritat e furgonit me të cilin u aksidentua, duke përfunduar në humnerë. Sipas policisë, 13 pasagjeret e furgonit ishin banorë të fshatrave të Shtrezës, Kollovodës dhe Topojanit të cilët po udhëtonin drejt Kukësit për ditën e pazarit por u përfunduan në humnerë, në vendin e njohur si zona pranë urës së Topojanit.

Ekspertët kanë arritur në përfundim se 21-vjeçari është hutuar nga telefoni... ...pasi në momentin e daljes nga rruga ka qenë duke parë mesazhet e celularit

Aksidenti Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e 8 shkurtit në rrugën

Shishtavec-Kukës, në vendin e quajtur Ura e Topojanit. Automjeti mësohet të ketë dalë nga rruga rreth orës 6.45 minuta të mëngjesit. Viktimat ishin banorë të së njëjtës zonë, si edhe të afërm me njëri-tjetrin, ndërkohë që tre prej tyre janë nga e njëjta familje. Viktima të këtij aksidenti të rëndë mbetën Majlinda Çuni, 23 vjeçe, 4 muajshe shtatzënë; Zekri Shehu, 65 vjeç; Feim Biba, 58 vjeç; Zamir Karanxha, 42 vjeç (drejtor i shkollës së Topojanit); Bashkim Çuni, 21 vjeç, (drejtuesi i mjetit, kunati i Majlindës); Meleqe Seriani, 22 vjeçe dhe Petrit Mustafa, 26 vjeç. Ndërsa të plagosur mbetën Zyrije Kovaçi, 74 vjeçe; Xhevahir Çuni, 23 vjeç, në gjendje kritike; Rustem Bibaj 24 vjeç në gjendje të rëndë dhe që ka mbetur i paralizuar; si dhe Servet Hoxha, 21 vjeç.

Ka humbur jetën në spital fëmija 11-vjeçar, i cili pasditen e 26 shkurtit u përplas nga një makinë teksa po ecte në këmbë së bashku me të atin, Bujar Brahja. Ky i fundit gjeti vdekjen e menjëhershme në aksidentin rrugor të ndodhur në Sauk, ndërsa i biri ndodhej në gjendje të rëndë. Sipas mjekëve, 11 vjeçari me inicialet B.B nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda. Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit Bardhyl Ismaili, ndërsa nga hetimet ka rezultuar se shkak ka qenë mos respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe shpejtësia tej normave të lejuara. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:21 të mbrëmjes së 26 shkurtit në zonën e njohur si rruga e re në Sauk. Sipas policisë, një automjet tip “Benzë me targë EL9965B, i drejtuar nga Bardhyl Ismaili ka përplasur babë e bir teksa këta të fundit ishin duke kaluar rrugën.

Gjermani

Vrasja e shqiptarit, policia deklaron se e therën dy djemtë Zbardhet misteri i vrasjes së një shqiptari në Hamburg të Gjermanisë, i cili u gjet i copëtuar dhe i futur në një valixhe. Policia gjermane ka bërë me dije se shqiptarin me origjinë nga Maqedonia e kanë vrarë dy djemtë e tij, të moshave repsketivisht 20 dhe 26 vjeç. Dy javë më parë, mediat gjermane njoftuan për një krim makabër në Hamburg të Gjermanisë

ku te stacioni i trenave ishte gjetur trupi i pajetë i një shqiptari, Hamza Zekiri, 46 vjeç, i grirë në copa, futur në një valixhe. Pas këtij rasti policia gjermane nisi hetimet, duke kërkuar ndihmë edhe nga qytetarët, dëshmitarët. Dhe pas plot dy javësh hetime, policia ka rënë në gjurmë të autorëve të këtij krimi, duke zbuluar se ata janë pikërisht vetë bijtë e sh-

qiptarit nga Maqedonia, ka shkruar sot gazeta Bild, të cilës i referohet “Presheva jonë”. Tani policia ka edhe emrat e të dyshuarve që kryen krimin mbi babën e tyre. Njëri 20 vjeç, i cili e ka pranuar krimin, ndërsa tjetri, 26-vjeçar është në arrati. Lidhur me rastin, zëdhënësi i policisë Holger Vehren ka pohuar se “njëri nga djemtë, më i vog-

li ka pranuar se ka vrarë në fund të tetorit gjatë një grindjeje bashkë me vëllain e tij babanë e tij. Më pas trupin e tij e kishin futur në një valixhe duke e lënë në rrugë pranë një taksie. Shoferi i taksisë i ka parë dy vëllezërit, se si u zhvendosën në zonën e Sinstorfer Kirchëegs dhe ka sinjalizuar policinëë, bënë të ditur burime nga policia.


6

E hënë, 3 mars 2014

Kronikë

Fier

Përplasje për sherret e fëmijëve, nënkryetari i komunës plagos dy të rinj Policia: Mes Eqerem Braçes dhe dy të plagosurve ka pasur përplasje fizike dhe më pas është përdorur arma e zjarrit Dy persona janë qëlluar me armë zjarri pasditen e djehsme në Levan të Fierit. Sipas burimeve policore, nënkryetari i komunës Levan në rrethin e Fierit, ka qëlluar me armë zjarri dy persona në një servis makinash. Bëhet fjalë për shtetasin Eqerem Braçe, i dyshuar si autor i kësaj plagosjeje të dyfishtë, i cili është vënë në pranga. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të godinës së komunës, ndërsa dy të plagosurit Klodian dhe Besnik Aliaj janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat nënkryetarin e komunës për të dhënë detaje për ngjarjen, ndërsa ka nisur hetimi. Megjithëse nuk dihen rrethanat por dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt të çastit mes personave në fjalë. Në vendngjarje mbërriti menjëherë policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj ngjarjeje. Ngjarja Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15 .00 të ditës së djeshme. Dy të plagosurit në momentin që janë qëlluar kanë qenë duke lëvizur në të njëjtin automjet. Policia sqaron se dy të rinjtë janë plagosur në automjetin me targë AA096EX. Ndërkohë që blutë e Fierit bëjnë me dije se dy të rinjtë e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha. Dy të plagosurit Klodian dhe besnik Aliaj janë pronarë të një servisi makinash, ndërsa autori i ngjarjes është nënkryetari i komunës Levan, Eqerem Braçe.

Vendimi

Alarmoi policinë për vendosje bombe në shkollë, dënohet adoleshenti

Foto ilustruese

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, dy të rinjtë dhe nënkryetari i komunës para plagosjes janë grindur me njëri-tjetrin dhe janë përplasur fizikisht

Hetimi Pas ngjarjes, policia nisi hetimin për zbardhjen e shkaqeve. Dyshohet se midis autorit dhe të plagosurve ka patur një sherr për fëmijët e tyre, të cilët më parë ishin zënë me njëri-tjetrin. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, dy të rinjtë dhe nënkryetari i komunës para plagosjes janë grindur me njëri-tjetrin dhe janë përplasur fizikisht. Pas sherrit dy të rinjtë kanë tentuar të largohen por nuk kanë mundur pasi janë qëlluar me armë zjarri nga Eqerem Braçe. Të plagosurit kanë marrë nga një plumb në këmbë. Ata u dërguan menjëherë në spital prej ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe autorët e krimit.

Pas ngjarjes, policia nisi hetimin për zbardhjen e shkaqeve. Dyshohet se midis autorit dhe të... ...plagosurve ka patur një sherr për fëmijët e tyre, të cilët më parë ishin zënë me njëritjetrin

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 60 ditë punë në interes të komunitetit një 18-vjeçar, nxënës në shkollën e mesme “Sami Frashëri” në kryeqytet. Sipas vendimit të gjykatës, i riu me inicialet L.V, në datën 07.06.2013, është paraqitur ne Komisariatin e Policisë Nr.3 Tirane, i shoqëruar nga babai i tij. Ai ka shpjeguar se është nxënës i klasës së dhjetë të shkollës së mesme “Sami Frashëri” Tiranë. Më datën 06.06.2013, në orën e tretë të mësimit, i ka lindur mendimi që të bëjë një njoftim të rreme në organet e policisë dhe nga numri i tij i celularit 0697248115, ka telefonuar numrin 129 të policisë dhe ka thënë se në shkollën “Sami Frashëri” ishte vendosur bombë, dhe ka mbyllur telefonin. I riu ka deklaruar se pas dhjetë minutash nga koha që ka filluar ora e katërt e mësimit, është ndërprerë zhvillimi i mësimit në shkollë dhe mësuesit i kanë larguar nxënësit nga ambientet e kësaj shkolle dhe në shtëpi ka parë lajmin në televizor, se në shkollën “Sami Frashëri”, policia ka bërë kontroll pas një telefonate për vendosje bombe. Aty Lorenci ka kuptuar se ishte telefonata që ai kishte bërë në polici. Për këtë veprim të tij, ai ka vënë në dijeni babanë dhe se bashku me të në datën 07.06.2013 është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr.3 Tirane dhe ka dhënë shpjegime për veprimin që kishte kryer.

Përndjekja

Dënohet 10 muaj burg për bezdisje dhe dhunim të ish të dashurës Një i ri nga Vlora është dënuar me 10 muaj burg nga Gjykata e Tiranës për përndjekje, bezdisje dhe dhunim të ish të dashurës. Gjatë hetimeve ka rezultuar se Altjon Bedinaj është vënë në pranga në shtator të vitit të kaluar. Sipas vendimit të gjykatës, e dëmtuara Sulltana Koçaj banon në Tiranë dhe rreth 3 vite para ngjarjes është njohur dhe dashuruar me të pandehurin Altjon Bedinaj, me të cilin ka pasur lidhje intime. Tri muaj para arrestimit të të riut, çifti ishte ndarë, fakt që nuk pranohej nga i pandehuri.

E dëmtuara ka bërë edhe kallëzim ndaj Bedinaj, duke u shprehur se nga koha që është ndarë nga i pandehuri e më pas ai e përndjek, e ndjek atë duke e dhunuar si nga ana psikike ashtu edhe fizike. Ai e ka kërcënuar të dëmtuarën Sulltana Koçaj dhe e ka dhunuar atë prej një periudhe shumë të gjatë. I pandehuri Altjon e kërcënonte të dëmtuaren Sulltana Koçaj fizikisht dhe psiqikisht me qëllim për ta detyruar që të rilidhej përsëri me të pandehurin I pandehuri Altjon Bedinaj, duke marrë refuzimin e Sulltana

Koçaj, për kërkesën e tij, në datën 05.09.2013 e ka goditur vajzën në një “Fast food” i cili ndodhet pra-

I pandehuri Altjon e kërcënonte të dëmtuaren Sulltana Koçaj fizikisht dhe psiqikisht në punës së saj, duke e kapur atë nga duart dhe kërcënuar duke i thënë se “ti je e imja”. Gjithashtu, në

Foto ilustruese

datën 12.09.2013 i pandehuri Altjon Bedinaj, i ka shkuar të dëmtuarës në zyrë duke e kërcënuar se do të vras, do të vish me mua dhe duke e tërhequr nga krahu. Duke hasur në kundërshtimin e vajzës, e cila nuk po shkonte me të, i pandehuri Altjon Bedinaj i ka hedhur me forcë në drejtim të saj një letër ku i shkruante se “ke për të humbur gjithçka, je ndryrësira më e madhe e kësaj bote”. Në këto rrethana, Altjon Bedinaj është vënë edhe në pranga nga dy oficerë të patrullës.


E hënë, 3 mars 2014

7

Politikë Arrestimi i Foto Dashit, ministri italian Alfano përgëzon policinë shqiptare

Operacioni i zhvilluar nga Policia e Shtetit nё bashkёpunim me Policinё Italiane pёr kapjen e tё shumёkërkuarit Foto Dashi, i cili ishte nё listёn e 100 tё kёrkuarve mё tё rrezikshёm nё Itali, ёshtё pёrshёndetur nga Ministri i Brendshёm Italian Angelo Alfano. Sipas agjencive italiane tё shtypit, Ministri i Brendshёm Angelino Alfano ka pёrgёzuar Drejtuesin e Policisё dhe Task Forcёn Italo-Sh-

qiptare pёr operacionin e shkёlqyer qё çoi nё arrestimin nё Shqipёri tё Foto Dashi, i vendosur nё listёn e 100 tё kёrkuarve me rrezikshmёri maksimale. Ky operacion, theksohet nё deklaratё, shёnon njё fazё tё rёndёsishme tё njё bashkёpunimi tё gjerё mes dy policive. 48 vjeçari duhet tё vuajё mbi 15 vite burgim pёr veprat penale tё reduktimit nё skllavёri dhe shfrytёzimit tё prostitucionit. Ai ishte nё kёrkim nga

viti 1998. Aktualisht vijojnё proceduarat e ekstradimit tё tij drejt Italisё. Ky operacion ёshtё realizuar nё vijim tё krijimit tё task forcёs sё pёrbashkёt ndёrmjet policisё Shqiptare dhe Policisё Italiane, e ngritur nё kuadёr tё protokollit tё bashkёpunimit tё nёnshkruar ndёrmjet dy Drejtorёve tё Pёrgjithshёm tё Policisё Shqiptare dhe Italiane mё 30 janar nё Romё.

Angelino Alfano

Shpërthimet me eksplozivë

Policia e Shtetit operacione blic në katër qarqe të vendit Policitë e qarqeve, FNSH dhe RENEA në aksion, shoqërohen 49 persona, zbulohet një bazë e përpunimit të drogës në Fier, në pranga shqiptarë e kosovarë Sonja Caka Një superoperacion është zhvilluar gjatë gjithë ditës së djeshme në katër qarqe të vendit, duke bërë të mundur shoqërimin e rreth 49 personave dhe sekuestrimin e një arsenali armësh, 1.5 kg drogë e llojit heroinë dhe një shumë të konsiderueshme euro-sh. Në këtë operacion janë përfshirë rreth 640 forca policie, të cilat janë mbështetur edhe nga FNSH dhe forcat speciale RENEA. Gjatë kontrolleve të ushtruara, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative në qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier, policia ka zbuluar një bazë përpunimi droge, duke ndaluar shtetas shqiptarë dhe kosovarë. Operacioni do të vijojë edhe në ditët në asdfasdfa asdfasdf asfdfa a

vazhdim, ndërkohë që pritet të shtrihet edhe në qarqe të tjera. Ky plan masash u pa i nevojshëm nga policia pas ngjarjeve të fundit në vend, ku janë evidentuar vrasje, shpërthime me tritol, kapje personash në kërkim apo dhe arrestimin e disa personave të përfshirë në tregun e lëndëve narkotike. Operacioni Policia e Shtetit, që prej mëngjesit të ditës së djeshme, ka vënë në zbatim një plan masash me objekt kontrollin e ambienteve dhe personave të evidentuar për krime të rënda, armëmbajtje pa leje dhe të dyshuar për vepra penale lidhur me eksplozivët. Në këtë operacion janë

Policia e Shtetit, ka vënë në zbatim një plan masash me objekt kontrollin e ambienteve dhe personave të evidentuar për krime

Foto ilustruese

U sekuestruan • 1.5 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë; • U sekuestrua sasia prej rreth 700.000 euro; • 4 armë zjarri tip kallashnikov; • 2 armë zjarri pushkë; • 1 armë zjarri snajper; • 4 armë zjarri pistoleta; • një pajisje për prodhimin e eksplozivëve; • 2 granata; • një sasi lëndë narkotike marijuanë; • një presë për presimin e lëndës narkotike marijuanë përfshirë rreth 640 forca policore të Drejtorive të Policisë në Qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier, të mbështetura nga forcat Speciale RENEA, si dhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, Tiranë dhe Fier. Strukturat e policisë të përfshira në këtë operacion kanë ushtruar kontrolle të befasishme bazuar në informacionet e grumbulluara për

persona të përfshirë në veprimtari të paligjshme. Po ashtu kontrolle po ushtrohen dhe në akset rrugore me pika kontrolli të lëvizshme, si dhe në ambiente të personave të dyshuar. Sekuestrimi Në kuadër të këtij operacioni, deri dje, nga strukturat e Policisë së Shtetit është ushtruar kontroll në 164 ambiente të ndryshme, si dhe janë shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme 49 persona. Gjatë kontrolleve të ushtruara dhe masave të marra nga strukturat e policisë është bërë i mundur sekuestrimi i sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike dhe të armëve të ndryshme, përkatësisht janë sekuestruar një sasi prej rreth 1.5 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë; është sekuestruar sasia prej rreth 700.000 euro; janë sekuestruar 4 armë zjarri tip kallashnikov; 2 armë zjarri pushkë; 1 armë zjarri snajper; 4 armë zjarri pistoleta; një pajisje për pro-

dhimin e eksplozivëve; 2 granata dhe një sasi lëndë narkotike marijuanë, së bashku me një presë për presimin e lëndës narkotike marijuanë. Kontrollet Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, strukturat e policisë po

49

persona u shoqëruan nga policia të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si armëmbajtje e drogë

vijojnë shërbimet sipas planifikimit, duke bërë kontrolle të njëkohshme dhe të befasishme në zona të ndryshme. Këto kontrolle do të vazhdojnë me intensitet dhe gjatë ditëve në vijim, me synim parandalimin e ngjarjeve dhe kapjen e vënien para drejtësisë të autorëve të veprave penale, personave të kërkuar, si dhe të personave që mbajnë armë apo eksplozivë.

Operacioni, zbulohet laboratori i drogës në Fier Policia e Shtetit ka mundur të asgjësojë një bazë të përpunimit të drogës në qytetin e Fierit dhe ka sekuestruar 1.5 kg heroinë. Gjatë operacionit “Porosia e Fundit” u arrestuan shtetasit Hamzë Hoti, 59 vjeç, banues në Ferizaj; Nadir Shahu, 36 vjeç, banues në Kukës; Dedë Nimani, 54 vjeç, banues në Tiranë dhe Bedri Luci, 44 vjeç, banues në Prizren. Ndërkohë që, sipas policisë, u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e Bardhyl Shekës. Mësohet se ndalimi i tyre u bë për veprën penale “prodhim e dhitje e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim, ndërsa bëhet me dije se të dnaluarit u kapën në hyrë të qytetit të Fierit, në afërsi të rotondos në Sheq, në tentativë për të shkëmbyer lëndën narkotike. Droga u gjet në automjetin tip BMË me targa 04738 EH që drejtohej nga Nadir Shahu. Gjithashtu,m atyre iu gjetën 1100 euro dhe lënda narkotike, ndërsa u sekuestruan edhe 3 automjete. Materialet hetimore I kaluan Prokurorisë së Fierit. Operacioni antidrogë nisi njëherësh në Durrës dhe në Fier, pas informacioneve për kalimin e një ngarkese droge nga Kosova në Shqipëri.


8

E hënë 3 mars 2014

Speciale

Nga Alba Kepi

Presidenti italian “mbreti Giorgo” vjen në Tiranë

P Nuk ka kaluar as një vit dhe një tjetër provë e vështirë politike në ujërat e turbullta të politikës italiane imponon ndërhyrjen e vendimin e Giorgio Napolitanos. Qeveria Letta bie, kryeministri jep dorëhqjen e “mbreti Giorgio” dekreton qeverinë “Renzi I”

Marrëdhëniet midis Italisë e Shqipërisë nisin menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar, më 1912. Me qeverinë e princ Vidit u krijua përfaqësia e parë diplomatike shqiptare në Romë e kryesuar nga z. Myfid bej Libohova

ër diplomacinë evropiane, mediat ndërkombëtare e opinonin publik ai është “mbreti Giorgio”, njeriu kyç në stabilzimin e situatës politike të ekonomisë së katërt në Evropë, Italia. Presidenti i Republikës italiane Giorgio Napolitano do të vizitojë së shpejti Shqipërinë. Zyra e shtypit e kësaj presidence konfirmon se ai do të mbërrijë në Tiranë në pasditen e datës 4 mars, për të nisur një ditë më pas axhendën e takimeve të tij. Presidenti Napolitano do të takohet me personalitetet më të larta të shtetit shqiptar si me Presidentin z. Bujar Nishani, me kryeministrin Edi Rama dhe me kryetarin e parlamentit z Ilir Meta. Para Asamblesë Parlamentare presidenti Giorgio Napolitano do të mbajë dhe një fjalim përshëndetës. Tematika e axhendës së tij të punës do t’i kushtojë vëmëndje të veçantë marrëdhënieve të konsideruara të mrekullueshme midis dy vendeve, çështjeve të rëndësishme evropiane e rajonale siç është ecuria e procesit të pranimit të Shqipërisë në BE, marrëdhëniet me vëndet fqinje, strategia e Bashkimit Evropian për maxirajonin Adriatik-Jon, bashkëpunimi në projektet e përbashkëta të NATO-s, aktualiteti ballkanik me një fokus të veçantë Kosovën si dhe një sërë projektesh e iniciativash të përbashkëta në fushën ekonomike e në atë të kulturës. Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, presidenti italian do të takohet dhe me përfaqësues të komunitetitn italian që jetojnë e punojnë në Shqipëri, sipërmarrës e profesionistë të sukseshëm me një numër gjithnjë e në rritje gjatë viteve të fundit. Me gjithë rrjedhën e rëndësishme të ngjarjeve politike në Itali, me ndryshimin e qeverisë e problematikat kritike lidhur me situatën ekonomike e krizën financiare, Presidenti Napolitano, 86 vjeçari i konsideruar nga mediat e publiku si “Mbreti Giorgio”, për influencën dhe peshën e punës së tij në aktulitetin vendas, ka konfirmuar këtë vizitë pune të parashikuar kohë më parë. Po kush është “mbreti Giorgio” i Italisë? Për diplomacinë evropiane, mediat ndërkombëtare e opinonin publik ai është “mbreti Giorgio”, njeriu kyç në stabilzimin e situatës politike të ekonomisë së katër në Evropë, Italia. Prestigjozja e përditshme Neë York Times i ka kushtuar shpesh herë faqe të tëra ish komunistit 86 vjeçar, “mbreti Giorgio” që së fundmi ka orkestruar një nga transfertat më komplekese politike të Italisë së pasluftës, një garanci e stabilitetit politik në kohë kaq të turbulluara për këtë shtet. Performanca e Presidentit Napolitano qe kaq impresionante duke pasur parasysh se presidenca

italiane është gjerësisht simbolike, pa asnjë fuqi ekzekutive, por që ai mundi t’i japë një rol duke u kthyer një “poëer broker”. Giorgio Napolitano pas një eksperience të gjatë politike të nisur qysh më vitin 1942, zgjidhet më maj të 2006 President i Republikës Italiane. Gjatë mandatit të tij të parë interpretoi rolin e një Garanti të Kushtetutës me akte e deklarata që e transformuan në një eksponent politik me një program të vetin e me një interes të caktuar mbrojtës. Nis era e një Presidenti që kërkon të informohet e të çojë deri në fund hetimet e prokurorisë në politikë, masoneri, kriminalitet, korrupsion. Më 2008 në krye të qeverisë italiane vjen Silvio Berluskoni e Giorgio Napolitano firmosën me shpejtësi dekretin mbi një mbrojtje fiskale, imuniteti penal për të gjithë ata që rithejnë në atdhe kapitalet nga jashtë duke paguar një taksë prej 5%. Më 2011 është viti i lindjes së tij si “Mbreti Giorgio”, i konsideruar nga opionini publik si shpëtimtari i vendit nga Berlusconi. Napolitanos iu deshën muaj për të përgatitur terrenin e trazicionit, ndihmuar fort dhe nga popullariteti politik. “Mbreti Giorgio” si një antiberlusconist i deklaruar mishëroi në ato muaj një Itali ndryshe, një Itali plot virtyte civile. Pas rënies së Berluskonit është rradha e qeverisë së profesor Montit, konsideruar dhe si qeveria e Presidentit Napolitano, me një mbështetje të plotë të operatit të tij teknik. Të paharrueshme mocionet e Presidentit për një reformë elek-

torale ndaj një ligji që mban peng zgjedhjet e fundit të shkuritt 2013. Menjëherë pas rizgjedhjes në mandatin e dytë si President i Republikës “Mbreti Giorgio” vë në funksion rolin e tij kushtetues për të zgjidhur pas një seri raundesh konsultash politike krijimin e qeverisë së Enrico Lettës, një qeveri politike PD-PDL, rrjedhë natyrale e presidencializmit dhe komentuar nga mediat si “qeveria Napolitano-Europa”. Nuk ka kaluar as një vit dhe një tjetër provë e vështirë politike në ujërat e turbullta të politikës italiane imponon ndërhyrjen e vendimin e Giorgio Napolitanos. Qeveria Letta bie, kryeministri jep dorëhqjen e “mbreti Giorgio” dekreton qeverinë “Renzi I”. Në një nga daljet publike të orëve të fundit, pyetjes së gazetarëve se “me Renzin do mundet të arrihet dhe kthesa e kaq pritshme për Italinë?”“mbreti Giorgio” duke frenuar entuaziazmin përgjigjet; “Pyetje e bukur, që në Amerikë e quajnë hypothetical questions, por e vështirë t’ju thuash; Mos ekzagjeroni!” Mërrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Itali Marrëdhëniet midis Italisë e Shqipërisë nisin menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar, më 1912. Me qeverinë e princ Vidit u krijua përfaqësia e parë diplomatike shqiptare në Romë e kryesuar nga z. Myfid bej Libohova. Lufta e parë Botërore shënoi një ndërprerje të këtyre marrdhënieve, për t’u rivendosur pas Kongresit

të Lushnjës me krijimin më vitin 1921 të Ambasadës së parë shqiptare në Romë. Shkak i Luftës së dytë Botërore bën që marrëdhëniet midis Shqipërisë e Italisë prej vitit 1939-1945, të jenë pothuajse të paekzistueshme. Në shkurt të vitit 1947 nënshkruhet në Paris Traktati i Paqes mes Shqipërisë e Italisë, e më vitin 1949 me kërkesë të Italisë arrihet rivendosja e marrëdhënieve diplomatike mes tyre. Vetëm pas viteve ‘90 e ndryshimeve politike në Shqipëri këto marrëdhënie morën rëndësinë e tyre të vërtetë, mes dy vendeve përballë Adriatikut, që i bashkon historia, gjeografia e kultura Evropiane. Italia është partneri i parë ekonomik i Shqipërisë Ndërshkëmbimi midis dy vendeve gjatë vitit 2012 ka arritur shifrën e 2 miliardë euro dhe në tremujorin e parë të 2013 është i barabartë me 972 milionë euro, me një rritje prej 5,94 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjatë dhjetëvjecarit të fundit Drejtoria e Përgjithshme e bashkëpunimit e zhvillimit italian ka destinuar për Shqipërinë ndihma për një vlerë të përgjithshme mbi 300 milionë euro. Ndër projektet më të rëndësishme të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve është Ujësjellësi Trans-Adriatiko, TAP, me një rol të dorës së parë në starategjinë energjitike evropiane. Në territorin shqiptar do të kalojë gazësjellësi që do të transportojë gazin azero në Evropë, me një kapacitet fillestar prej 10 miliardë metra kub në vit e më një maksimum deri në 20. Në territorin italian jetojnë rreth 500 mijë emigrantë shqiptarëe, e përafërsisht 20 mijë prej tyre janë sipërmarrës që kontribuojnë në ekonominë e këtij vendi. Por gjatë viteve të fundit një fenomen i ri vihet re në aktualitetin socialekonomik të dy vendeve, ai i rritjes së numrit të qytetarëve italianë që emigrojnë drejt Shqipërisë, në kërkim të një punësimi apo të një suksesi ne fushën e sipërmarrjes. Të dhënat e marra nga Dhoma e Tregtisë e nga ISTAT, vërtetojnë së në Shqipëri operojnë rreth 1460 shoqëri ku të paktën një prej ortakëve është nënshtetas italianë. 500 është numri i italianëve rezidentë në tokën shqiptare e 1800 janë kërkesat për lejeqëndrim në pritje të aprovimit. Të shumta janë dhe bashkëpunimet në fushën e kulturës e të përhapjes së gjuhës italiane, duke marrë në konsideratë rreth 66 300 studentë shqiptarë që studiojnë në Universitetet italaine. Pa harruar gjithashtu dhe rreth 1000 studentë italianë që studiojnë mjekësi në Universitetit “Zoja e Këshillit të mirë” në Shqipëri, falë një binjakëzimi me universitetin Tor Vergata të Romës.


E hënë 3 mars 2014

9

Biletë

Ditë e keqe: për të shlyer borxhin e brendshëm merret borxhi i jashtëm!!!

Nga Artan Fuga

Ai nuk është borxh i ynë i qytetarëve, nuk ka kush të drejtë që ta marrë në emrin tonë dhe t’u a u japë firmave

Krimea pengu i Putinit Nga Ingo Mannteufel

Strategjia e Putinit ёshtё e qartё. Kievi i ri dhe Perёndimi ndodhen tani nё njё kurth tё rrezikshёm

K

u paskemi arritur. Rreziku i fundosjes totale shtohet. Ore, a ka njeri të njohë financat apo vetëm propagandë do të bëjmë? Çfarë lumturie dhe gëzimi ka që morëm borxh të ri nga jashtë duke shtuar borxhin e vjetër!!! Ai borxhi i vjetër është skandal, por ky borxhi i ri, ndoshta i domosdoshëm, por është për zi, dhe jo për festë. Mos na e paraqisni as si festë, as si shpëtim. Duhet të ulim kokën dhe të derdhim lotë dhe djersë. Me këtë ekonomi që kemi do të marrim borxh përsëri për të shlyer borxhin e sotëm. Dhe themi se i duam fëmijët tanë! Ne jemi egoistë që po u lemë atyre tmerr, tmerr, tmerr. Marrim borxh për të shlyer borxhin, në fakt interesat e borxhit. Marrim borxh të jashtëm për të shlyer borxhin e brendshëm!!! Marrim borxh në euro a në dollar për të shlyer borxh në lekë. Mar-

N

ё gadishullin ukrainas, Krime, ngjarjet gjatё ditёve tё fundit po precipitojnё vrullshёm. Edhe mё tej priten zhvillime dinamike. Qysh nё fillim ishte e qartё, se proceset nё Krime komandohen nga Moska. Kjo pasi komando tё armatosura dhe tё organizuara mirё pa emblemat ushtarake, pushtuan pikat nevralgjike nё gadishull dhe vepronin nё interes tё Kremlinit. E njёjta gjё vlen edhe pёr tё ashtuquajturit politikanёt pro-rusё nё Krime, tё cilёt nёn hijen e komandove faktikisht morrёn pushtetin dhe me njё referendum mё 30 mars po planifikojnё legjitimimin e shkёputjes nga Ukraina. E po nё kёtё linjё ecёn edhe skena paralele e demonstrimit tё forcёs, qё Moska po e krijon pёrmes manovrave ushtarake, deklaratave parlamentare dhe konferencёs sё shtypit organizuar pёr presidentin e arratisur ukrainas Janukoviç. Tё gjitha kёto flasin pёr njё aksion tё pёrqendruar. Dёrgimi zyrtarisht i trupave ruse nё gadishull ёshtё prova e fundit pёr ndёrhyrjen e Moskёs nё Krime.

rim borxhe për punë që konsiderohen shkel e shko! Marrim borxh publik që do e paguajnë qytetarët me taksa për t’ua dhënë firmave private për fitim. Ai nuk është borxh i ynë i qytetarëve, nuk ka kush të drejtë që ta marrë në emrin tonë dhe t’u a u japë firmave. Borxhi të vlejë direkt për hapje vendesh të reja pune dhe me fitimet e taksat e investimeve të reja të paguhet borxhi i brendshëm. Nuk mund të shtohen borxhet publike, sovrane, për të shlyer borxhet e brendshme ndaj privatit. Nëse me këto borxhe paguhen borxhet e firmave private, që nuk duhet anashkaluar sigurisht, atëhere mbi to duhet vendoset kontrolli i shtetit mbi cilësinë e punimeve, pagat, pagesat, etj. Dhënia e borxhit të brendshëm firmave private në formë likuiditetetesh është vetëvrasje e buxhetit të shtetit. Ore, ka ndonjë që lexon financierët e sotëm më në zë? Apo jo? Qёllimet e Putinit dhe opsionet e Kievit Me “Oepracionin Krime” Kremlini i ka futur nё njё kurth jashtёzakonisht tё rrezikshёm udhёheqjen e re nё Kiev dhe Perёndimin. Pёr ta kuptuar kёtё mjafton t’i hedhёsh njё sy strategjisё dhe opcioneve tё Putinit. Me kontrollin ndaj Krimesё presidenti Putin ndjek dy qёllime: Sё pari, nё mёnyrё preventive Putini e ka siguruar flotёn ruse nё Detin e Zi, pёrpara se njё qeveri e re nё Kiev tё mund ta anullonte marrёveshjen pёr dislokimin rus. Sё dyti, tani Moska duke e mbajtur Krimenё si peng ka nё dorё njё mjet presioni ndaj udhёheqjes sё re nё Kiev. Pas rёzimit tё presidentit Janukoviç, Putini pёrmes kёtij aksioni tё papeshuar dhe tё paskrupullt do tё sigurojё tё drejtёn e fjalёs lidhur me tё ardhmen politike tё Ukrainёs. Nёse qeveria e re nё Kiev nuk ёshtё kooperuese, atёherё mund tё pritet qё nё Krime tё krijohet njё Tranistri apo njё Abkazi e dytё, pra jё territor separatist me struktura pro-ruse pushteti tё izoluara ndёrkombёtarisht, tё cilat mbrohen pёrmes njё pranie tё

fuqishme ushtarake ruse. Udhёheqja e re nё Kiev ndodhet tani pёrpara njё vendimi tё vёshtirё: Njё ndёrhyrje ushtarake e ushtrisё ukrainase nё Krime mund tё çonte tё njё katastrofё tё paimagjinueshme. Zgjerimi i konfliktit nda tё gjithё Ukrainёs jugore dhe lindore, njё destabilizim i mёtejshёm i gjendjes sё brishtё ekonomike ose madje njё luftё e hapur mes Rusisё dhe Ukrainёs nuk mund tё pёrjashtohen. Eshtё gjithashtu shumё e pasigurtё, nёse Perёndimi do ta mbёshteste njё zgjidhje ushtarake. Dilemma e Perёndimit Deklaratat e para nga SHBA-ja dhe Perёndimi tregojnё indinjatёn ndaj zhvillimeve nё Krime. Por fjalёt e ashpra kanё pak efekt. Putinit ka kohё qё nuk i intereson mё, se ç’thuhet apo se ç’mendohet nё Perёndim. Gjithashtu Putini gjithmonё tёrheq vёmendjen duke iu referuar gjoja kёrkesave tё qytetarёve rusё nё Krime, pёr mbrojtjen e tё cilёve pёrpiqet ai. Si rrjedhojё Perёndimi ndodhet nё njё qorrsokak aspak komod: Ose ai do tё pёrgjigjet me njё

politikё tё ashpёr sanskionesh kundёr Rusisё (kufizime tregtare, refuzim vizash pёr udhёtime jashtё vendit, bllokim tё xhirollogarive, pёrjashtim nga Grupi G8). Kjo do tё kishte si pasojё njё Luftё tё re tё Ftohtё me kufizime tё ndjeshme sa i pёrket furnizimeve perёndimore me energji si dhe me shpenzime miliardёshe pёr “shtetin front Ukrainё”. Vёshtirё tё imagjinohet, se qytetarёt e demokracive perёndimore aktualisht do ta preferonin njё gjё tё tillё. Ose Perёndimi pranon pёr momentin nё heshtje dhe duke kёrcitur dhёmbёt rolin e ri tё Moskёs nё Krime duke e detyruar qeverinё e re nё Kiev tё ruajё qetёsinё dhe tё hyjё nё negociata, qё nё fakt janё tё padёshiruara, me Rusinё. Me kёtё Putini brutalisht dhe jo konform sё drejtёs ndёrkombёtare nё njё farё mёnyre ka arritur atё qё nuk deshёn t’ia garantonin atij gjatё muajve tё fundit opozita kundёr Janukoviçit si dhe politika perёndimore: tё drejtё me peshё tё fjalёs, kur negociohet pёr tё ardhmen politike dhe ekonomike tё Ukrainёs. D.W.


10

E hënë, 3 mars 2014

Speciale

Megjithëse kanë kaluar shumë dekada, një pjesë e mesazheve që jepen në këtë libër janë aktuale edhe sot e kësaj dite

Mesazhet e përcjella në këtë libër kanë shërbyer si model, krahas modeleve të tjera pozitive, për edukimin e brezit të ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila udhëheq sot botën e civilizuar në rrugën e demokracisë dhe ekonomisë së tregut

Njeriu i detyrës Njeriu që i duhet Shqipërisë

N

asht një njeri që qëndron në horizontin e kujtimit tim si ylli Mars kur ashtë në vendin e tij ma afër Diellit. Kur plasi lufta (1898) midis Spanjës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte nevojë e madhe që kjo e fundit të merrrej vesh shpejt me kryetarin e kryengritësve të Kubës. Garcia (kryetari i kryengritësve të Kubës) ishte diku në malet e larta të Kubës – askush se dinte vendin ku ishte. As postë e as telegraf s’e gjente dot. Por presidenti lypset të sigurojë ndihmën e tij dhe sa ma shpejt.

Një mandatë për Garcian Në gjithë këtë çështjen e Kubës (republikë në jug të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Veriore, në mes të detit të Meksikos dhe të detit të Karaibeve)

Ç’lypset të bahet? Dikush i tha Presidentit, “Asht një njeri me emrin Rowan që do e gjej Garcian për juve, n’asht se ka njeri që mund ta gjej”. Rowani qe thirrun dhe iu dha letra që t’ia dorëzonte Garcias. Si “njeriu me emrin Rowan” e mori letrën, e pështolli në një trastë të lëkurtë voji, e lidhi me rryp për mbi zemrën, në të katërtën ditë doli natën në zallin e Kubës me një barkë të hapët, humbi në pyllin e dendur, e në tri javë doli në buzën tjetër të nisis tue pasë kalue një vend të huej në kambë, dhe ia dorëzoi letrën Garcias, janë gjëra që nuk ndjej një andje të posaçme tani që t’i spjegoj hollësisht. Pika që dua të tregoj asht kjo: McKinley i dha Rouanit letrën për Garcian; Rowani e mori letrën dhe nuk pyeti, “Në ç’vend asht?” Për zotin! Ja ku asht një njeri forma e të cilit lypset të derdhet në bronx të pavdekshëm dhe statuja e tij të vihet në të gjitha kolegjet e vendit. NUK ASHT MËSIMI I LIBRAVE OSE STËRVITJA N’ATË E NË KËTË që ka nevojë djalëria, por asht të forcuarit e shtyllës së shpinës që t’i bajë besnikë te një besim, të veprojnë në kohë, të përqëndrojnë fuqitë e tyne, të KRYEJNË PUNËN – t’i shpien mandatën Gjeneral Garcias!” Gjeneral Garcia nuk është i gjallë tani, por ka të tjerë Garcia. Nuk ka asnjë njeri që ka marrë përsipër një punë që kërkon shumë duar (punë të randë, të vështirë) që nuk asht herë herë i frikësuem dhe i turbulluem nga paditunia e njerëzve mesatarë – nga ata që u mungon zotësia dhe vullneti me u përqëndrue mbi një gja dhe me e krye atë. Ndihmë e paorganizueme, vëmendje qesharake, mospërfillje e shëmtuar dhe punë me gjysmë zemër duken të jenë ba rregulla; dhe asnjë njeri nuk fiton përveç se kur merr me forcë, me dhelpëri, me kërrabë, me dhurata, me frikësime të tjerë njerëz ta ndihmojnë, ose mundet të ngjajë që Zoti, me mirësitë e tij ban një çudi tue i dërgue një Engjëll Drite për ndihmtar. Ti, lëçitës, vene këtë gjë në provë; je tash tue ndenj në zyrë – gjashtë nëpunës janë në urdhënin tënd. Thirrë cilindo dhe bani këtë kërkesë: “Të lu-

Speciale

Nga Veli HAKLAJ*

ë dossierin e sotëm për lexuesin e gazetës “Standard”, vlerësuam të publikojmë pjesë nga një libër i vogël, por me mesazhe të mëdha, të autorit Elbert Hubbard, Një mandatë për Gjeneral Garcian ose “Njeriu i detyrës”, i përkthyer nga anglishtja nga Beqir H. Haçi, shtypur në Tiranë, në vitin 1929, nga shtypshkronja “Teknike”. Beqir Haçi (1907-1990), veprimtar i arsimit, mësues i Popullit, lindi në fshatin Borsh të Sarandës. Pasi kreu Shkollën Teknike (1921-1926) u emërue po aty mësues i degës Normale, ku punoi deri më 1933, kur shkolla u mbyll. Vazhdoi studimet e larta për pedagogji në Universitetin e Firencës (1933-1935) dhe u kthye në Atdhe, ku shërbeu si mësues e inspektor arsimi në Përmet, Gjirokastër, Dibrën e madhe e në Tiranë (1935-1946). Për shkak të pikëpamjeve të tij demokratike u burgos (19461952) dhe nuk u lejua të punonte në arsim (Fjalori enciklopedik shqiptar, 2, Tiranë, 2008, f. 873). Botimin e librit të Hubbard, Beqir Haçi ua dedikon të rinjve të Kryqit të Kuq Amerikan, të cilëve u detyrohej për arsimin që kishte kryer. Mesazhet e përcjella në këtë libër kanë shërbyer si model, krahas modeleve të tjera pozitive, për edukimin e brezit të ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila udhëheq sot botën e civilizuar në rrugën e demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Beqir Haçi, i formuar në Shkollën Teknike Amerikane në Tiranë, duke identifikuar nevojat e administratës shtetërore, në fundvitet ’20 të shekullit të kaluar, për nëpunës të identifikuar me “Njeriun e detyrës”, përkthyeu dhe publikoi këtë libër për shqiptarët. Megjithëse kanë kaluar shumë dekada, një pjesë e mesazheve që jepen në këtë libër janë aktuale edhe sot e kësaj dite, sidomos në këto momente kur administrata shtetërore në Shqipëri po përballet më spastrime masive politike, duke larguar nga puna qindra - mijëra nëpunës të arsimuar, trajnuar dhe kualifikuar me kontributet e taksapaguesve shqiptarë, por dhe atyre të BE dhe SHBA, dhe duke punësuar militantë politikë që çdo gjë tjetër mund të të kujtojnë, por jo “Njeriun e detyrës”, njeriun që i çon mandatën “Gjeneral Garcias”. Në vijim do të gjeni pjesë nga ky libër i E. Hubbard.

Faksimile nga libri ““Njeriu i detyrës”

Beqir Haçi (1907-1990), veprimtar i arsimit, mësues i Popullit, lindi në fshatin Borsh të Sarandës. Pasi kreu Shkollën Teknike (1921-1926) u emërue po aty mësues i degës Normale, ku punoi deri më 1933, kur shkolla u mbyll. Vazhdoi studimet e larta për pedagogji në Universitetin e Firencës


E hënë, 3 mars 2014

Speciale

Botimin e librit, Beqir Haçi ua dedikon të rinjve të Kryqit të Kuq Amerikan, të cilëve u detyrohej për arsimin që kishte kryer

Faksimile nga libri ““Njeriu i detyrës”

Kopertina e librit “Njeriu i detyrës”

tem, vështro në enciklopedi dhe shkruajmë një shënim të shkurtër mbi jetën e Correggio-s” A do të thotë nëpunësi me ngadalë “Si urdhënon Zotni”, dhe do shkoj të bajë detyrën? Për kryet tand! nuk do të veprojë kështu. Ai do të të shikoj me një sy të peshkut (me vështrim të çuditshëm - me sy të hapur së tepërmi) dhe do të pyes një ose ma shumë nga këto pyetje: Kush qe ky? Në cilën enciklopedi? Ku asht enciklopedia? A jam marrë në këtë detyrë për këtë punë? A do të thuash për Bismarkun? Pse të mos e bëj Karli këtë? A ka vdek? A të lypset shpejt? A ta bie librin e ta shikoni vetë? Përse e doni që ta dini? Edhe unë vë bast me dhjetë unë e një ju që edhe mbasi t’u jepni përgjegje pyetjeve, dhe të keni spjegue si ta gjejnë informatën, edhe pse e doni, nëpunësi do të shkojë të marrë një tjetër shokë që të gjejnë “Garcian” dhe ma në fund do të vijë t’u thotë se s’ka të tillë njeri. Mundet që ta humbas bastin, por simbas rregullit të njerëzve mesatarë nuk do ta humbas. Tani, po të jesh i mençëm, nuk do të mundohesh t’i spjegosh ndihmësit që Corregio asht radhit nën Ct dhe jo nën Kt, por do të buzëqeshësh ambëlsisht dhe do të thuesh, “Lene mos e nga”, e do të shkosh ta gjesh vetë ...

11

N’asht se njerzit nuk veprojnë për vehten e tyne, ç’do të bajnë atëherë kur mirësija e veprimit të tyne asht për të gjithë? ... Kërko një stenografist edhe 90 për qind t’atyne që do të vijnë nuk dinë as të shkruajnë fjalët pa gabime e as të pikësojnë fjalitë – edhe as që i quajnë të nevojshme këto cilësina. A mundet një i tillë të shkruaj një letër për Garcian? ... Tash vonë kemi dëgjue shumë fjalë e shprehje në simpathi të punëtorëve që janë në fabrika ku s’ka mjaft dritë e ajër të pastër, edhe për shëtitësin e pa shtëpi që kërkon punë të ndershme, edhe tok me këto shkojnë dhe shumë fjalë të randa për njerëzit në fuqi. Asgjë s’thuhet për zotin e punës që plaket pa i ardhun koha nga mundimi që të baj ata “kurrë – s’bajnë – mirë!” të bajnë punët me mend, edhe nga përpjekja e gjatë e plot durim që shkon me “ndihmë” që tallet me të kthyer krahët ay. ... Vetëm të zotët mund të rrojnë. Interesi vetjak e shtyn çdo zot të mbajë ma të mirët – ata që mund t’i çojnë letrën Garcias. Di një njeri me disa cilësina të shkëqyeshme që nuk ka zotësi me rregullue një punë të veten dhe prapë asht krejtësisht i pavleftë dhe për të tjerët, ngaqë ai mba me vete një dyshim të lik sikur kryetari i tij ashtë tue e shtyp ose tue u mundue ta shtypë. Ai s’mundet të japë urdhna, edhe as që merr urdhna. Sikur t’i jepet një letër për t’ia dhënë Garcias, përgjigjja e tij mund të jetë, “Shpjerja vetë”.

Asgjë s’thuhet për zotin e punës që plaket pa i ardhun koha nga mundimi që të baj ata “kurrë – s’bajnë – mirë!” të bajnë punët me mend, edhe nga përpjekja e gjatë e plot durim që shkon me “ndihmë” që tallet me të kthyer krahët ay. ... Vetëm të zotët mund të rrojnë

Sonte ky njeri po ecën rrugëve tue kërkue punëra tue vëshëllit nëpër pallton e tij që i numërohen penjtë. Asnjë nga ata që e njohën s’guxon ta marrë në punë, sepse ai asht një ur’ e ndezur pakënaqësie. Shkaqet nuk shkojnë tek ay, dhe e vetmja gja që mund t’i bajë përshtypje asht një shqelm i shëndoshë. Medoemos, e di se një i çformuem moralisht kështu lypset të mëshirohet jo ma pak se një fizikisht i metë; por në mëshirimin për këta të lëshojmë edhe një lot për ata njerëz që mundohen me i dal zot një pune të madhe, orët e punëve të të cilëve nuk sosen me të tingëllue zilja, edhe flokët e të cilëve janë tue u zbardhue shpejtësisht nga luftimi për me mbajt me radhë mospërfilljen e shëmtuar, paditurin e çrregullt edhe mosmirënjohjen e jashtëkufishme që po të mos ishte puna që mbanë këta zotërinj, do të ishin të urishme dhe të pa shtëpi. A e kam shfaq çështjen tepër ashpërsisht? Mundet që po; por kur gjithë bota të ketë ra n’gjumë unë dëshiroj të flas fjalë simpathie për NJERIUN QË TRIUMFON – për njeriun që kondra shtrembësinave të mëdha ka mund të drejtoj veprimet e të tjerëve, dhe kur ka triumfue, gjen që s’ka asgja nga fitorja – asgja tjetër veç rrobat e tij dhe ushqimin. Kam ngjitun një enë gjellë e kam punue për pagim një ditë, kam qenë edhe zot pune, edhe kështu di që ka diçka që mund të flitet për të dy anët. S’ka asnjë meritë për cilësina të mira ‘për se’ (në vet vedi, në vehten e saj) varfëria; rrobat nuk janë rekomandim, dhe gjithë zotërit e punës nuk janë grabitës dhe shtypës, më sa janë gjithë njerëzit e varfër të virtutshëm. Zemra ime shkon te njeriu që ban punën e tij njëlloj sikur asht kryepuntori aty dhe kur s’asht ay aty. Edhe te njeriu, i cili, kur i jepet një letër për Garcian, me të shpejtë e merr atë pa ba pyetje të pamendshme edhe pa qëllim të fshihet e ta hedhë poshtë në hendek t’ujnave ose të baj gja tjetër veç se ta dorëzojë; ky kurr nuk “lihet më nj’anë” e as që ka nevojë të marrë pjesë në greva për të pasun ngritje në rrogë. Qytetërimi asht një kërkim i gjatë e i urishëm për të tillë persona. Çdo gja që të kërkoj ky njeri do t’i jepet, nga lloji i tij ka aq të pakët sa as një zot pune nuk e len të shkojë. Ay lypet në çdo qytet dhe fshat – në çdo zyrë, dugajë (dyqan), magazinë dhe fabrikë. Bota po thërret për të tillë njerëz; ay asht i nevojshëm e i nevojshëm shumë – NJERIU QË MUND T’I ÇOJË MANDATËN GJENERAL GARCIAS. * Studiues


12

E hënë 3 mars 2014

Sociale

Grupi i punës

Skema e re, pension më të lartë për çdo të moshuar Mundësi për emigrantët për të derdhur kontribute rregullisht Mosha e daljes në pension do të ndryshojë, nuk përcaktohet afati pension mesatar apo një pensionin social, që qeveria e ka përcaktuar si një ndihmë për të gjithë të varfërit. Aktualisht për të përfituar një pension minimal në Shqipëri, duhen 15 vite kontribute, ndërsa skema e re pritet të krijojë mundësi të tjera. Nuk do të ekzistojë më pensioni minimal, por pensioni social dhe ky i fundit do të ndihmojë shtresat e varfëra, pavarsisht kontributeve që do derdhen në skemë. Nga Banka Botërore është kërkuar që pesnioni social të jetë sa pensioni minimal që është sot në Shqipëri, që do të thotë 8 000 lekë të reja. Skema e re pritet të krijojë më shumë mundësi për emigrantët për të përfituar pension në atdhe. Ministria e Mirëqënies Sociale, ka përgatitur një pikë të veçantë për shqiptarët që jetojnë jashtë duke krijuar lethtësia për derdhjen e kontributeve.

Driçim Çaka Grupi i punës për reformën e pensioneve ka nisur punën për skemën e re. Siç është deklaruar nga drejtuesit e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, reforma do të sjellë një ndryshim rrënjësor të pensioneve. Reforma do të synojë që asnjë person në të ardhmen, të mos ngelet pa një pension minimal, që në skemën e re do të quhet pension social. Burime pranë MMSR-s shprehen për gazetën se ndryshimet do të sjellin pension më të lartë për çdo individ. Kjo do të bëhet falë mënyrës se si do funksionojnë lidhja e kontributeve me llogaritjen e pensionit. Pra një punonjës që sot derdh rregullisht kontribute do të ketë mundësinë që të marrë pension në bazë të shumës që ka derdhur në skemë. Kjo mënyrë funksionimi lejon që kur të bëhet llogaritja e pensionit, të mos ketë limite për sa i përket shumës që do të përfitohet. Skema aktuale, ka një një pension tavan, i cili nuk të krijon mundësinë e përfitimeve më të larta, përveç rasteve kur derdhen kontribute në një kompani private. Në propozimet që ka bërë Banka Botërore, është kërkuar që të mos ketë kufizim, për sa i përket përfitimeve dhe çdokush të ketë mundësinë të përfitojnë një pension sa më të lartë. Përfitimet mund të rriten edhe falë kontributeve shtesë që mund të bëhen në skemë nga vet individët. Pensioni Pavarsisht diskutimeve grupi punës për reformën e pensioneve ende nuk ka përcaktuar se sa kontribute duhet të derdhen për të përfituar një

Një punonjës që sot derdh rregullisht kontribute do të ketë mundësinë që të marrë pension në bazë të shumës që ka derdhur në skemë

Mosha Mosha për të përfituar pension do të ndryshojë por jo brënda këtyre viteve. Pavarsisht kërkesës së Bankës Botërore për të rritur moshën e pensioni për burrat dhe gratë qeveria ka planifikuar ta bëjë këtë ndryshim në një periudhë të mëvonshme. Fillimisht nga Banka Botërore u kërkua që gratë të dilnin në pension në moshën 63 vjeçare, ndërsa burrat në 67 vjeç. Ky ndryshim do të sillte me shumë përfitime për shtetin por do të kundërshtohej fort nga e gjithë shoqëria. Edhe në kushtet kur është ulur vdekshmëria në Shqipëri dhe Evropë, qeveria nuk ka plan që të ndryshojë moshën e marrjes së pensionit gjatë 3 viteve të ardhshëm.

Çfarë pritet të sjellë skema e re 1. Mundësi për të përfituar një pension më të lartë 2. Pension social për të gjithë, duke mbështetur shtresat e varfëra 3. Hapësira që emigrantët të derdhin kontribute rregullisht 4. Rritje të moshës së pesnionit në një periudhë të mëvonshme

Droga në shkolla, rritet numri i nxënësve përdorues Përdorimi i drogës në ambientet e shkollave vazhdon të mbetet një shqetësim. Ata që merren çdo ditë me trajtimin e personave të varur nga droga tregojnë se ka dhe mosha shumë të vogla që fillojnë direkt me heroinën, ndërkohë që shkollat në Tiranë në veçanti ato në periferi kanë rastet më të shumta të përdoruesve. "Ka raste që 14 vjec që kanë filluar direkt heroinën ose në shkollën e mesme ku raportohet kanabis edhe kjo konsumohet edhe në banjot e shkollës ose në ambjentet e tjera. Po punojmë për këtë problem me të rinjtë por edhe

cmyk

me policinë e shtetit. Në Tiranë edhe në Korçë ka pasur ndërhyrje të ndryshme. Këto vende janë të rrezikuara nga moskontrolli i policisë, mbipopullimi, nxënësit jo homogjen, të ardhur nga shtresa të ndryshme, ku ka dhunë, numër të madh nxënsëish"-tha Genci Muçollari, përfaqësues i organizatave kundër drogës. Një shqetësim që ngrejnë përfaqësuesit e këtyre organizatave thonë se drejtorët e shkollave nuk i raportojnë rastet e përdoruesve në klasa sepse nuk duan të rpishin imazhin e institucionit që ata drejtojnë, ndërkohë që

mësuesit cdo ditë ndjehen të friksuar nga kjo situatë . Nuk mund të raportojnë sepse mund të etiketohen si një shkollë përdoruese, por ky është fakt. Drejtorët e shkollave që e kanë përgjegjësinë direkt, sepse mësuesit e pranojnë dhe duan ndihmë. Sepse përdoruesit në shkollën e mesme mund të prishin atmosferën. Disa nxënës bëhen të dhunshëm, përjashtohen nga shkolla por ky bën dëm sepse ai mund të futet shumë kollaj tek grupi i përdoruesve, ku jashtë shkollës mund të kesh shpërndarës"- u shpreh Muçollari.


Mistere

Shkrimi më i vjetër i padeshifruar në botë

Fantzamat e Kryeministrit anglez, që “vret” njerëzit e paftuar

Njeriu nuk ka lindur në tokë, por është sjellë në këtë planet Kafshët që ndjejnë erën e vdekjes

NASA zbulon 715 planetë të reja

cmyk


14

E hënë 3 mars 2014

Mistere

Njeriu nuk ka lindur në tokë, por është sjellë në këtë planet

N

jë ekologjist i njohur amerikan pretendon se njerëzit nuk vijnë nga Toka, por janë vendosur në këtë planet mijëra vjet më parë nga alienët. Dr. Ellis Silver thotë se ka një seri arsyesh me karakter fizik që e bëjnë të mendojë se njerëzit nuk i përkasin këtij planeti. Ai thotë se njerëzit vuajnë nga dhimbjet e shpinës, për shkak se ne kemi evoluar në një planet me gravitet të ulët. Po ashtu, njerëzit vazhdojnë që të digjen kollaj nga dielli dhe kanë vështirësi në lindjen e fëmijëve. “Njerëzit supozohet se janë speciet më të zhvilluara në planet, por janë përshtatur shumë pak me planetin dhe mjedisin që na rrethon, digjen nga rrezet e diellit, nuk pëlqejnë shumë ushqimet natyrore dhe kanë një shkallë jashtëzakonisht të lartë të sëmundjeve kronike”. Për çudi, thotë ai, kokat e bebeve janë kaq të mëdha, sa është e vështirë për gratë që të lindin, çka nuk ndodh me asnjë specie tjetër në planet. Ai shton se njerëzit nuk kanë asnjë mundësi që të qëndrojnë në diell për një kohë të caktuar, siç ndodh me speciet e tjera. Shkencëtari thotë se njerëzit janë gjithmonë të sëmurë, për shkak se ora e brendshme e trupit të tyre ka evoluar për të pritur një ditë me 25 orë- ndryshe nga sa ndodh në Tokë. Shkencëtari beson se njerëzit e Neandertalit janë kryqëzuar me një specie tjetër, që me shumë gjasë ka ardhur nga Alpha Centauri, që është sistemi diellor më i afërt me sistemin tonë. Ellis shkon edhe më larg, kur thotë se njerëzit nuk ndjehen si në shtëpi këtu. “Një arsye për këtë është se Toka mund të jetë një si burg, për shkak se ne jemi specie të dhunshme dhe na kanë sjellë këtu për të mësuar se si të sillemi”. Si ka nodhur evulucjoni? Studimi shkencor i evolucionit të njeriut shqetësohet rreth zhvil-

limit të gjinisë Homo, por gjithashtu përfshin studimin e hominidëve dhe hominëve të tjerë, si për shembull Australopiteku. “Njerëzit modernë” cilësohen ose klasifikohen si lloji Homo sapiens, të cilit i vetmi nënlloj ekzistues ështëHomo sapiens sapiens. Homo sapiens idaltu (që fjalë për fjalë do të thotë «njeriu më i vjetër i zgjuar”), nënlloji tjetër i njohur është i zhdukur.Homo neanderthalensis, që u zhduk rreth 30000 vjet më parë, herë pas here është klasifikuar si nënlloji “Homo sapiens neanderthalensis”, por studimet e fundit gjenetike na sugjerojnë një shmangie të Neandertalit nga Homo sapiensi rreth 500000 vjet më parë.[7] Ngjashmërisht, ato pak kampione që na kanë mbetur prej Homo rhodesiensis janë klasifikuar ngadonjëherë si nënlloje, por kjo nuk është e pranueshme. Fillimisht, njeriu modern shfaqet në të dhënat e fosileve 195000 vjet më parë dhe studimet e biologjisë molekulare japin prova se

koha e shmangies së njeriut modern nga çdo paraardhës i tij daton rreth 200000 vjet më parë. Studimi i plotë i diversitetit gjenetik afrikan i kryesuar nga Dr. Sarah Tishkoff tregon se Bushmenët(njerëzit indigjenë të Afrikës jugore) janë ata që kanë larminë më të madhe gjenetike ndërmjet 114 popullsive të testuara, duke i bërë ata një nga 14 popullsitë më të hershme. Studimi gjithashtu lokalizoi origjinën e migrimit të njerëzve modernë në Af-

rikën jug-perëndimore, pranë kufirit bregdetar të Namibisë dhe Angolës. Të afërmit më të ngjashëm ekzis-

tues të njerëzve janë gorrillat dhe shimpanzetë, por njerëzit nuk kanë evoluar prej këtyre majmunëve: në të vërtetë këto majmunë kanë të njëjtin paraardhës me njerëzit modernë.  Njerëzit janë më shumë të lidhur me dy lloje shimpanzesh: me shimpanzenë e zakonshme dhe me bonobonë. Renditja e plotë e gjenomit rezulton se pas 6.5 milion vjetësh evolucion të ndarë, ndryshimet midis shimpanzeve dhe njerëzve janë 10 herë më të mëdha se ato midis dy njerëzve jo të afërm dhe 10 herë më të vogla se ato midis një kavjeje dhe një miu. Kongruenca midis sekuencave të ADN-së ndërmjet njeriut dhe shimpanzesë variojnë nga 95% deri në 99%. Është vlerësuar se njerëzit u shmangën nga sekuenca e evolucionit 5 milionë vjet më parë me shimpanzetë dhe 8 milionë vjet më parë nga gorrillat. Megjithatë, një kafkë e një hominidi e zbuluar në Çad në vitin 2001, e klasifikuar siSahelanthropus

tchadensis, është afërsisht 7 milionë vjeçare dhe kjo mund të tregojë një shmangie akoma më të hershme. Evolucioni i njeriut karakterizohet nga një numër i rëndësishëm ndryshimesh morfologjike, fiziologjike dhe të sjelljes, që kanë ndodhur qysh nga ndarja ndërmjet paraardhësit të përbashkët të njeriut dhe shimpanzesë. Ndryshimi i parë morfologjik ishte zhvillimi i një sistemi lëvizës dykëmbor në vend të atij arboreal(nëpërmjet kacavirrjes në pemë), me të gjithë ndryshimet shoqëruese, si një gju që tendoset dhe përthyhet përpara, këmbë të gjata në krahasim me krahët dhe fuqi e reduktuar e pjesës së sipërme të trupit. Më vonë, njerëzit e hershëm zhvilluan një tru shumë më të madh: rreth 1,400 cm³ te njerëzit modernë, dy herë më shumë se madhësia e trurit të shimpanzesë dhe gorrillës. Rritja e trurit të njeriut pas lindjes ndryshon nga ato të majmunëve të tjerë dhe i lejon njerëzve të rinj periudha të zgjatura të mësimeve sociale dhe përvetësimit të gjuhës. Antropologët fizikë argumentojnë se ndryshimet ndërmjet strukturës së truve të njerëzve dhe atyre të majmunëve të tjerë janë akoma më të mëdha se ndryshimet e përmasave. Ndryshime të tjera të rëndësishme morfologjike përfshijnë: zhvillimin e një mbërthimi ose kapje(me duar)me fuqi dhe preçizion; një sistem përtypës të reduktuar; një zvogëlim të dhëmbëve të qenit; dhe ulja e laringut dhe kockës së nëngjuhës, duke e bërë të folurin të mundshëm. Një ndryshim i rëndësishëm fiziologjik ishte zhvillimi i ovulimit të fshehtë, që mund të jetë përputhur me zhvillimin e disa ndryshimeve të rëndësishme në sjellje, si lidhja e çifteve. Një ndryshim tjetër me peshë ishte zhvillimi i materialeve të bëra nga njeriu, të cilat sa erdhën e u bënë më të zakonshme dhe të sofistikuara.


E hënë 3 mars 2014

15

Mistere

Fantzamat e Kryeministrit anglez, që “vret” njerëzit e paftuar

George Canning

S

humë kohë përpara se Mayfair Bekerly Square të ishte sinonimi i stuhive të forta, vendi ishte në mënyrë të ndryshme i lidhur me një fantazmë të egër që banonte në dhomën numër 50, të një ndërtese të qytetit e cila kishte katër kate. Ndërtesa ishte ngritur në vitin 1740. Ajo ishte shtëpia e kryeministrit anglez George Canning (1770-1827) por dyshohet që të jetë fantazma e tij, pasi ai vdiq në Chiswick. Askush nuk e di se çfarë fshihet në dhomën e magjepsur numër 50, sepse shumë pak që janë hasur më të kanë mbetur gjallë, dhe ata janë me probleme të renda mendore për shkak të kësaj përballjeje me mbinatyroren. Historia tronditëse Në vitin 1840, 20-vjeçari famëkeq Sir Robert Warboys dëgjoi një sere thashethemesh për ‘gjene e paemër’ të sheshit Bekerley. Ai i quajti këto tregime qesharake dhe të papjekura. Miqtë e tij e kundërshtuan, dhe kjo e bëri Robertin të guxonte të kalonte natën në një dhomë të katit të dyte të kësaj godine. Ai e pranoi sfidën i detyruar nga miqtë tij. Po atë natë, Sir Robert qëndroi vigjilent përgjatë korridoreve. Miqtë e tij, gjatë asaj nate i folën për ta lënë aty sfidën dhe për ta nxjerre jashtë, por ai nuk pranoi. Përkundrazi, ai kërkoi që ta kalonte natën në dhomën e pushtuar. Pronari i godinës, e pranoi me në fund kërkesën e Robertit pas shumë bisedash, por me dy kushte: nëse i riu shihte diçka jashtëtokësore, do t’i binte ziles që lidhej me një tjetër zile në dhomën e pronarit; dhe se dyti Roberti do të pajisej me një armë gjatë kohës që qëndronte aty. Edhe pse i riu mendonte se këto kushte ishin absurd, ai i pranoi ato vetëm për ta larguar pronarin që aty. Pronari i dorëzoi pistoletën dhe u largua pasi ora e dhomës shënoi mesnatën. Roberti u ul në tavolinë nën dritën e qiriut dhe priti që ‘gjeja’ të shfaqej. 45-minuta pas mesnate, i zoti i pronës u zgjua nga gjumi për shkak të zhurmës se dhunshme të ziles pranë tij. Një tingull armë i vetëm oshtiu në të gjithë godinën. Ai vrapoi për në dhome, dhe gjeti Robertin të shtrirë në cep të dhomës, me pistoletën e saposhkrepur në dore. i riu kishte vdekur nga shoku traumatik, pasi sytë i kishte shumë të hapur, dhe buzët i ishin deformuar duke i vënë në pah dhëmbët e shtrënguara. i zoti i pronës ndoqi shikimin e drejtuar të Robertit, dhe atje gjeti plumbin e vetëm të dale nga pistoleta. Ai kuptoi se e shtëna e të riut ndaj ‘gjësë’ nuk kishte pasur vlerë. Marinarët Tre vite pas vdekjes se Robertit, Edward Blunden dhe Robert Martin, dy marinarë nga Portsmuth, po endeshin në gjendje të dehur në sheshin Berkeley, dhe vunë re shenjën “Jo në përdorim” të dhomës numër 50. Ata menduan se mund t’i shpëtonin pagesës duke e kaluar natën atje pasi askush nuk do t’i kontrollonte. Ajo çka kuptuan, ishte se kishin bërë një gabim të tmerrshëm.

Blunden i tha shokut të tij se ndihej nervoz në atë dhomë dhe se ndjente një prezencë tjetër, por Martin iu përgjigj se e kishte nga prezenca e gjatë në lundrim dhe vazhdoi të flinte. Vetëm pak më vonë, dera e dhomës u hap ngadalë. Martin e ndjeu dhe u zgjua, por e ndjeu veten të paaftë për të lëvizur. Ai u paralizua nga frika. Blunden gjithashtu u përpoq të ngrihej në këmbë, por ‘gjeja’ e shtrëngoi në fyt me duart e ftohta derisa e mbyti. Martin papritur rifitoi aftësinë dhe kurajon për t’u çuar. Ai u përpoq të përballej me qenien, por ishte kaq i tmerruar nga fytyra dhe trupi i deformuar i tij, dhe e gjeti veten duke vrapuar jashtë shtëpisë. Ai hasi një polic jashtë sheshit, dhe ia tregoi ngjarjen e vrasjes se shokut të tij. Të dy vrapuan për në dhomën numër 50 por atje nuk gjeten asnjë shenje të Blundenit. Kërkuan në gjithë shtëpinë, dhe e gjeten trupin e pajete te Blundenit në bodrumin e shtëpisë. Qafa e tij ishte e thyer dhe fytyra e tij ishte shtrembëruar nga një ngërdheshje për shkak të terrorit që kishte parë para se të humbte jetën. Provat e dokumentuara të këtyre incidenteve janë te pakta, por kërkuesi Harry Price ka arritur të dokumentoje më tepër ngjarje gjatë viteve 1920. Ai i bashkëngjiti kërkimeve të tij shënimet e W. E. Howlett i cili thoshte: Misteri i Bekerley Square mbetet ende i pazbuluar. Ai mund të përmblidhet në pak fjalë: të paktën një nga dhomat e saj ka atmosfere mbinatyrore dhe fatale për mendjen dhe trupin. Një vajze pa, dëgjoi dhe ndjeu kaq shumë horrorr në të, saqë u çmend dhe nuk e rimori asnjëherë veten për të treguar të paktën se çfarë ndodhi. Një zotëri që nuk besonte në fantazma, provoi të flinte në këtë dhome dhe u gjet vetëm trupi i tij në shesh me kërkesën për ndihme në fytyre. Zërat thonë se ngjarje të tjera të këtij lloji, kanë përfunduar në vdekje apo çmenduri, vetëm si rezultat i pranisë në atë dhomë. Pjesë muresh të asaj shtëpie, nëse i prek, janë të ngarkuara me elektricitet tmerri. Edhe pse shtëpia mirëmbahet nga një burrë i moshuar dhe gruaja e tij, ata nuk kanë akces në atë dhomë. Kjo dhomë mbahet e mbyllur, dhe çelësi ka përfunduar në duart e një personi misterioz dhe të paemër, i cili vjen në shtëpi vetëm një herë në 6 muaj, mbyll në bodrum pleqtë, dhe e hap dhomën duke u marrë me të për orë të tera, i vetëm. Në vitin 1937, në bujtinën diagonal me godinën e tmerrit, banoi për pak kohë një doktoreshë me emrin Mary Balfour. Një natë, pastruesja e bindi të shkonte në kuzhinë bashkë me të dhe të shihte nga dritarja, në dhomën diagonal me numër 50. Ajo tha se përballe qëndronte i ulur një burrë i veshur me xhaketë ngjyrë argjendi dhe poshtë kishte vetëm të brendshmet. Ai kishte një fytyrë të zymtë e të zbehtë, dhe të dyja gratë kishin menduar se ishte pjesë e ndonjë feste. Burri u largua nga dritarja, dhe pastruesja u shokua kur dëgjoi se atë nate kishin parë një fantazmë në dhomën numër 50. Doktori ku shkuan për të folur, u tha se në dhomën numër 50, nuk banonte askush, por një punëtor në atë ndërtesë, vetëm dy muaj më parë, kishte parë fantazmën e një vajze të vogël në cep të shkallëve.


16

E hënë 3 mars 2014

Mistere

Kafshët që ndjejnë erën e vdekjes Macja dhe qeni dy kafshët e veçanta

M

acja Oskar duket se është në gjendje të parashikojë se kur po vdes një pacient. Nëse ulet në bisht mbi krevat, pranë një pacienti, tregon se ai do të vdesë të paktën për katër ditë. Ai ka sinjalizuar vdekjen e 25 pacientëve dhe tashmë infermierët kur e shikojnë të hyjë në një dhomë, thërrasin familjarët e pacientit. “Për familjarët është një lehtësim të dinë se macja u bën shoqëri të dashurve të tyre në orët e fundit të jetës, por për të tjerët Oskar është një mallkim: nëse e largon nga një dhomë ku dëshiron të hyjë, ai insiston, çjerr me thonj portën, njësoj sikur kërkon të thotë që vdekja është afër dhe nuk mund të shmanget”, pohon një nga mjekët e klinikës. Lajmi ka bërë bujë, sepse maçokut i është kushtuar edhe një artikull nga revista prestigjoze shkencore, «Neë England Journal of Medicine”. Pas këtij fenomeni, duket se ideja që macet dhe qentë, ose në përgjithësi kafshët, adoptohen për aftësitë e tyre “sensitive”. Për Rupert Sheldrake, biolog dhe studiues anglez, ka një shpjegim të vetëm për macet si Oskar që parandiejnë vdekjen, qentë që “ndiejnë” kur padroni i tyre po kthehet në shtëpi, apo ata që gjejnë rrugën për në shtëpi, sado larg të jetë ajo. “Është një teori në të cilën fusha e energjisë bashkon të gjithë pjesëtarët e një grupi. Nëse një individ transferohet në një vend të largët, mbetet njëtrajtësisht i lidhur me grupin përmes kësaj fushe sociale”, thotë Sheldrake. Alfabeti kimik Teoria nuk jep prova bindëse dhe nuk pranohet në fushën shkencore. “Nuk është e nevojshme të trazosh telepatinë për të shpjeguar sjelljen e maceve dhe qenve”, pohon një etolog dhe president i një shoqërie për shkencat e sjelljes së aplikuar. “Kafshët zotërojnë sense shumë të zhvilluara në krahasim me njerëzit dhe ajo çka arrijnë të bëjnë mund t’i duket magjike një profani, por për kafshët është normale”. Për shembull, macja ka një nuhatje pothuajse të barabartë me atë të qenit. Mjafton të thuash se hunda e njerëzve është e përbërë prej 5 milion qelizash nuhatëse, ndërsa ajo e maces ka 200 milion të tilla. Sistemi i nuhatjes, i cili është zëvendësuar nga organi vomeronazale, vendoset sipër qiellzës, duke bërë në këtë mënyrë kapjen e sinjaleve kimike, feromoneve, që i kanë lëshuar macet e tjera në pak kilometra distancë, nëse janë feromone seksuale. Janë substanca që nuk zhduken me lehtësi: nëse një mace trembet në shtëpi, i lë aty feromonet e saj. Që nga ai moment, duke kaluar po në të njëjtin vend në shtëpi, macja i ndjen feromonet dhe trembet çdo herë. Aroma në shtëpi Kjo analizë kimike e botës na tregon, si për qentë, ashtu edhe për macet, se si i përdorin aromat për t’u orientuar dhe gjetur rrugën për në shtëpi. “Një kafshë e përvetësuar sillet kot përreth, deri sa ndjen një shenjë nuhatjeje. Duke qenë se i ruan aromat në kujtesën e tij, kjo i nevojitet si hartë nuhatjeje, si një tregues gjeografik për të nisur udhëtimin e tij të gjatë. Në kilometrat e fundit, kur arrin në territorin e dëshiruar, e njeh menjëherë sapo e sheh zonën dhe mundohet të kthehet në shtëpinë e tij”, shpjegon një tjetër ekolog. “Acidi

Qentë kanë arritur të dallojnë tumorin në mushkëri me një saktësi 99%. Edhe për kancerin e gjirit nuhatja e tyre ka pasur të drejtë në 88% të rasteve (përqindje shumë e afërt me atë të mamografisë)

formik i shkarkon feromonet e tij në ajër. Këto substanca sillen nga era në një distancë qindra metra, por edhe më shumë. Kur një mashkull i nuhat, fillon të sillet rreth e rrotull zonës derisa i nuhat sërish këto sinjale kimike dhe në këtë mënyrë mund t’i afrohet femrës. Edhe maçokët apo qentë meshkuj fillojnë të sillen rreth zonës ku nuhasin në ajër molekulat e çliruara nga femrat. Substancat kimike mund të sinjalizojnë jo vetëm gadishmërinë seksuale, por edhe praninë e rreziqeve apo ushqimeve”, thotë një studiues nga Universiteti i Harvardit. Fushat magnetike kilometra dhe të gjejnë çerdhet e tyre me anë të magnoreceptorëve: ato perceptojnë fushën magnetike tokësore, siç bëjnë busullat dhe orientohen në bazë të diellit dhe yjeve. “Ato shfrytëzojnë edhe infratingujt me frekuencë të ulët, që prodhohen nga vorbullat e ajrit të nxehtë, të cilat dalin nga toka. Përdorin rrymat ngjitëse për të fluturuar në një distancë të largët. Gjithashtu, ato i përdorin këto rryma edhe si tip harte për të njohur territorin», thotë etologu. Infratingujt i ndihmojnë kafshët edhe për t’u treguar se kur ndodh një tërmet, tajfun apo përmbytje. Shpesh herë qentë, pulat, kuajt dhe kafshë të tjera i braktisin pyjet përpara se të ndodhte ndonjë katastrofë e provokuar nga njerëzit. “Tërmetet dhe erozionet paraprihen nga një bombardim i infratingujve. Për njerëzit, këto tinguj nuk dëgjohen, por për kafshët janë shumë të bezdisshme. Pastaj, pulhina është një nga “kambanat” më të mira për paralajmërimin e tërmeteve. Ajo ndjen infratingujt dhe i përdor për të komunikuar me të tjerat”. Megjithatë, kafshët mbeten rojet e pazëvendësueshme të natyrës. Gjithashtu ato mund të jenë po kaq të rëndësishme edhe në fushën e mjekësisë. Diagnozat e kafshëve “Qeni është në gjendje të njohë me nuhatje praninë e një kanceri. Nëse stërvitet për ta prekur me putër kur ndien atë erë, është në gjendje të bëjë një diagnozë të parakohshme të melanomas (sëmundje lëkure). Ai njeh edhe kancerin e mushkërive, sepse prodhon një aromë që qeni e ndjen nga fryma e pacientit. Nëse kjo praktikë do të merrte jetë, do t’u vinte në ndihmë të sëmurëve, duke evituar radiografitë e shpeshta”. Një nga studimet e para të zoodiagnostikës zhvillohet duke përdorur në një laborator dy qenë portugezë, të cilët kanë ngjallur interesin e

“American Cancer Society”. Qentë kanë arritur të dallojnë tumorin në mushkëri me një saktësi 99%. Edhe për kancerin e gjirit nuhatja e tyre ka pasur të drejtë në 88% të rasteve (përqindje shumë e afërt me atë të mamografisë). Në një kërkim tjetër, realizuar në spitalin “Amersham”, në Britaninë e Madhe, qentë janë treguar të zotë në gjetjen e kancerit në prostatë, duke nuhatur urinën. Për eksperimentin përfundimtar, i cili është dërguar edhe në “British Medical Journal”, kërkuesit kanë vënë çdo qen përballë shtatë urinave të ndryshme, duke u kërkuar të gjejnë atë të pacientit të sëmurë me kancer. Dyzet përqind e qenve është përgjigjur saktë: një vlerë mjaft e ulët në krahasim me kërkimin tjetër, por sidoqoftë superior pas asaj që është përftuar nëse rezultati nuk i detyrohej nuhatjes, por rastit. Gjithmonë falë nuhatjes së tyre të mrekullueshme, një qen, një mace, apo një lepur, janë një gjendje të ndiejnë krizat eliptike. “Pacienti eliptik, përpara krizës ka një sekretim të madh të adrenalinës dhe shpërhapja është parashikuar nga receptorët nuhatës të kafshëve”, pohon etologu. Edhe në këtë, nëse qeni mëson të japë një përgjigje të saktë kur nuhat këtë erë, mund ta ndihmojë pacientin eliptik të ulet përpara krizës. Kimia e orëve të fundit Me këtë mund të shpjegohen edhe dhuntitë profetike të Oskarit. “Mesa duket, një njeri në prag të vdekjes lëshon në ajër disa substanca kimike që maçoku i percepton”, thotë një profesor i specializuar në degën e mjekësisë në universitetin “Brown”. Por nuk mund të përjashtohet se Oskar është edhe mendjemprehtë arrin të dallojë gjendjen e një pacienti fisnik që është në agoni. Në të kaluarën thuhej se kuajt dinin të lexonin mendimet e njerëzve, por në të vërtetë nuk kishin asgjë më shumë sesa një shpirt të madh vrojtimi. “Për të zbuluar se si funksionojnë në të vërtetë gjërat, është i nevojshëm dokumentimi i lëvizjeve të Oskarit”, thotë përgjegjësi i klinikës së kafshëve në shkollën veterinere në “Tufas University”. “Është e nevojshme të shohësh si ndahet koha mes të gjallëve dhe të vdekurve, nëse janë vetëm koincidenca apo jo”. Në pritje për të zbuluar sekretet e tij, në klinikën “Providence” i kanë vendosur një pankartë falenderimi Oskarit për “kurat e tij dashamirëse”. Eksperimenti Kur Pamela Smart mbaron punën, kthehet në shtëpinë e prindërve të saj për të marrë Jaytee, qenin e saj 5-vjeçar dhe çdo herë që Jaytee kupton se po vjen Pamela, fillon të ndiejë ankth. Biologu Rupert Sheldrake ka kryer një sërë verifikimesh me qenin dhe ai mendon se ka gjetur një provë të komunikimit telepatik: “Nëse një qen i përgjigjet me 5 minuta vonesë ngjarjes që po ndodh, hipoteza telepatike duhet marrë parasysh, sidomos kur kafsha është e mbyllur në ndonjë vend dhe era është ndryshe, pra nëse kushtet nuk janë të favorshme në transmetimin e tingujve dhe erërave”. Psikologu Richard Wiseman u thirr për të verifikuar eksperimentet e Rupert Sheldrake, duke ndërruar oraret e hyrjes dhe gjysmën e orendive të makinës së padrones. “Përfundimi ishte se Jaytee qëndronte gjatë gjithë kohës në dritare, pothuajse gjatë gjithë ditës dhe filloi ta rrallonte këtë proces kur Pamela po kthehej në shtëpi”. Frikë se mos nuk kthehet apo është vetëm ankth, explorerunivers.com.


E hënë 3 mars 2014

17

Mistere

Sikur toka të ishte rruazë...

S

NASA zbulon 715 planetë të reja

G

alaktika jonë duket se ka një “fqinjësi” edhe më të madhe. NASA, gjatë së mërkurës, bëri të ditur se ka zbuluar 715 planetë të reja, deri më tani grupi më i madh i planetëve të zbuluara njëkohësisht. Sa për krahasim, rreth 1000 planetë në total janë identifikuar në Galaktikën tonë, përpara ditës së mërkurë. 4 prej tyre janë në atë, që NASA e quan “zonë e banueshme”, që nënkupton se ato kanë përbërjen e mundshme për të mbështetur potencialisht jetesën. Planetët, të cilat rrotullohen rreth 305 yjeve të ndryshëm, u zbuluan nga teleskopi “Kepler” i hapësirës dhe u verifikuan duke përdorur një teknikë të re, me anë të së cilës shkencëtarët shpresojnë ta bëjnë më të shpeshtë zbulimin e planetëve dhe detajimin e tyre. “Kemi mundur të hapim një ‘tunel’ të ri, për të pasur akses në

‘qelizat’ bazë të kësaj çështjeje, për t’iu dhënë juve 20 herë më shumë planetë, nga sa janë zbuluar ndonjëherë njëkohësisht”, tha Jack Lissauer, një shkencëtar i hapësirës në Qendrën Kërkimore “Ames” të NASA-s, në Kaliforni. I hedhur në hapësirë në Mars të vitit 2009, observatori i hapësirës “Kepler” ishte i pari mision i NASA-s, që do të kërkonte për planetë të ngjashme me Tokën, të cilat janë brenda ose pranë “zonës së banueshme”, një zonë që përcakton planetët me një distancë të konsiderueshme nga një yll dhe me një temperaturë të moderuar, të cilat mund të mbajnë ujë të lëngshëm. Planetët e zbuluara të martën, e të raportuara të mërkurën, u verifikuan të gjithë duke përdorur të dhënat e dy viteve të para të eksplorimit të “Kepler”, gjë që nënkupton se ka ende shumë për të zbuluar. “Kepler ka qenë me të vërtet diçka që ka ndry-

shuar rregullat e lojës për ne, për të kuptuar realisht diversitetin e pabesueshëm të planetëve dhe sistemeve planetare në Galaktikën tonë”, tha Douglas Hudgins, një shkencëtar i divizionit të astrofizikës në NASA. Teknika e re quhet “verifikim përmes shumëllojshmërisë” dhe mbështetet pjesërisht në logjikën e probabilitetit. Në vend që të kërkohet ‘verbërisht’, ekipi fokusohet tek yjet, që teknika e re sugjeron se mund të kenë më shumë se 1 planet në orbitën e tyre. NASA thotë se 95% e planetëve të zbuluara nga “Kepler” janë më të vogla se Neptuni, i cili vet është 4 herë më i madh se Toka. Njëri prej tyre është rreth dyfishi i madhësisë së Tokës dhe rrotullohet rreth një ylli me gjysmën e përmasave të Diellit, në një cikël prej 30 ditësh. 3 planetë të tjera në “zonën e banueshme” janë gjithashtu rreth 2-fishi i madhësisë së Tokës.

ikur Toka të ishte rruazë, ku do të kotohej me planetët tjerë? Toka është dy herë më e madhe nga marsi dhe gati nëntë herë më masive se sa ai. Merkuri është tri herë më i vogël nga Toka dhe ka 18 herë më pak masë. Hëna është katër herë më e vogël se sa Toka dhe ka 82 herë më pak masë se sa ajo. Plutoni është shumë më i vogël se sa Hëna e masa e tij është 460 herë më e vogël se sa ajo e Tokës. Vetë mendimi për madhësinë e gjithësisë mjafton për të shkaktuar marramendje, por nëse në mendje kemi madhësinë e planetëve, mund të krijojmë krejtësisht perspektivë të re. Ky animim që e ka bërë ish - astronomi, zbulon krahasimet e masës së planetëve të Sistemit Diellor. Këtu shihen dallime në madhësi dhe në masë. Vizuelimin e jashtëzakonshëm e ka krijuar Rice Taylor nga Praga për blogun e vet. Merkur në animimin e tij nuk është dhe aq i madh, por është më i ngrohtë nga Venera e më i ftohtë se Marsi, shkruan Taylor. “Ai nuk ka atmosferë në të cilën do të shpërndahej njësoj nxehtësia, ndaj faqja e kthyer nga dielli është e valë, ndërsa tjetra është shumë e ftohtë”, sqaron ai. Dendësia e madhe e Merkurit është rezultat, ndoshta, se ai dikur ka qene çerdhe e ndonjë planeti të madh shtresat e të cilit janë shkatërrua dhe janë shpërndarë ngadalë pas goditjes së asteroidit para më shumë se një miliard vjetësh. Ai është planeti më i lehtë në Sistemin Diellor dhe e ka vetëm një të tretën e masës së Tokës. Ceres është asteroidi më i madh, por Toka është 6.000 herë më e madhe se ai. Për të treguar se si do të kotohej Toka në “luftë” me planetët tjerë”, Taylor e ka krijuar një video me emrin “Rruazat e kaltra”.

Shkrimi më i vjetër i padeshifruar në botë N

jë grup arkeologësh britanikë janë në fazat e fundit të deshifrimit të shkrimit më të vjetër në botë. Lajmi jepet nga Jacob Dahl, i cili është drejtues i projektit dhe i ‘Ancient World Research Cluster’. Shkrimet e gjuhës proto-elamite konsiderohen një sfidë e vërtetë nga arkeologët dhe përbëjnë dëshminë më të vjetër në kohë të një gjuhe të shkruar që daton në vitet 3200-2900 para Krishtit. Proto-elamishtja, e cila mendohet se është një gjuhë e folur 5 mijë vjet më parë në Jug-perëndim të Iranit, ka ekzistuar për një periudhë të shkurtër kohore, 150 deri në 200 vjet, nga vitet 3100 deri në 2900 para Krishtit dhe më pas është zhdukur, duke lënë pas shumë enigma të pazgjidhura, lidhur edhe me popullin që e ka përdorur dhe karakteristikat e tyre. Sot janë ruajtur disa mijëra shenja nga shkrimi antik, të cilat janë arkivuar në muzeun e Oksfordit dhe atë të Luvrit. Por misteri i tyre duket se më në fund është duke u qartësuar, falë sistemit të sofistikuar RTI (Reflectance Transformation Imaging), i cili nënkupton një fotografim të detajuar (me anë të 76 aparateve fotografikë) të secilës shenjë, në mënyrë që të arrihet

deshifrimi i tyre. Janë dashur 10 vjet për të studiuar 1200 shenjat e trashëguara nga qytetërimi protoelamit dhe tani më në fund studiuesit janë pranë mbledhje së fryteve të punës së tyre. Pavarësisht se ende nuk ekziston një deshifrim i plotë i sistemit të shenjave, studiuesit britanikë pohojnë se nga këqyrja 10-vjeçare e tyre kanë dalë në përfundimin se nuk bëhet fjalë për shkrime poetike, por për një lloj arkive shtetërore të popullsisë që ka banuar në këtë pjesë të Iranit në lashtësi, që përmban regjistrimin e pronës, sasinë e të mbjellave dhe numrin e popullsisë. Sipas studiuesve, shoqëria e lashtë e Lindjes së Mesme sundohej nga një familje, poshtë të cilëve në hierarki vinte një shtresë e mesme, që ishte më e shumtë në numër, dhe më pas vinte shtresa e të varfërve, punëtorëve që trajtoheshin si kafshë. Megjithatë, mbeten ende gjëra për t’u deshifruar nga shkrimi antik i cili për shumë kohë ka qenë i mbuluar nga misteri, karakteristikë e të cilit, çka e bën edhe më të vështirë deshifrimin, është mungesa e figurave njerëzore, ose pikturave të ndryshme shoqëruese, që është tipike për gjuhët e lashta. 


18

E hënë 3 mars 2014

Kulturë Speciale/ Lindja e Teatrit të Korçës

Kur teatri bëhej nga intelektualët e Kasabasë

K

ORÇË - Në fillim gjetëm një kronikë të shkurtër, me pak rreshta e me pak fjalë. E vlerësuam shumë. Fliste për lëvizjen teatrore të qytetit të Korçës këtu e 100 vjet më parë. Tregonte si kishte lindur kjo lëvizje dhe hidhte dritë mbi emrat e iniciatorëve. Patëm përshtypjen se kishim gjetur një shkëndijzë hyjnore që përpiqej të na tregonte ca të vërteta që deri më tani nuk ishin thënë e për rrjedhojë kishin mbetur të mbuluara nga terri. Të zbulosh gjëra të tilla është vërtet kënaqësi. Këtë lloj ndjesie përjetuam në ato çaste kur u njohëm me përmbajtjen e kronikës në fjalë. Ishte një drithërimë e vërtetë, sepse kur një ngjarje lihet në harresë, bashkë me të mbeten në errësirë të përjetshme dhe një varg njerëzish. Emrat e tyre nuk përmenden kurrë. Kjo ishte arsyeja pse u drithëruam. Zbulimi i të vërtetave të tilla është njësoj sikur të shkosh në varreza e t’u heqësh të vdekurve rrasat e arkivolit e pastaj të shoshësh se si ata ringjallen njëri pas tjetrit, duke thënë: “Po, ne ishim ata që hodhëm themelet e teatrit të Korçës. Faleminderit që na nxorët nga varret”! NË KËRKIM TË SË VËRTETËS Që nga ky çast ne u vumë në kërkim të fakteve, të kronikave dhe dokumenteve që mund flisnin për lindjen e teatrit të Korçës. Shpresonim shumë që përgjatë rrugëtimit që kishte bërë teatri i këtij qyteti të gjenim dokumente dhe gjurmë. Kronika e shkurtër, me pak fjalë e me pak rreshta, që sapo kishim gjetur, na nxiste pa reshtur t’i shkonim të vërtetës deri në fund. Megjithatë, më pas do të mësonim se nuk kishim qenë ne të parët dhe të vetmit, që kishim rënë në kontakt me këtë kronikë të vockël, aq të vockël sa duket edhe ylli lart në qiell. Të tjerë para nesh e kishin lexuar atë, madje e kishin përmendur edhe në ndonjë shkrim apo studim të tyre, veçse jo për atë që mbante brënda vetës kronika, por për atë çfarë tregonte ajo me pamjen e jashtme të saj. I tregonin hiret, por i fshihnin shpirtin. E thënë më shkoqur, shkruesit e historisë së lindjes së teatrit të Korçës, u ishin shmangur të vërtetave. Pse? Nuk e dimë. Ndoshta nuk dëshironin të shkonin te “lëndina e lotëve” dhe t’u hiqnin të vdekurve rrasat e arkivolëve. Ende historia shkruhet sikur diktatori Hoxha të ishte gjallë. Intelektualët e Kasabasë (Korçës) janë varrosur kolektivisht, ashtu

siç ndodh në një varr masiv. Pse ka ndodhur kështu do ta shpjegojmë në vijim të rrëfimit tonë. THEMELUESIT E TEATRIT Kronika e përmendur më sipër, edhe pse tërthorazi, arrinte të jepte të dhëna për themeluesit e teatrit të Korçës. Ajo fliste shqip dhe qartë: themelet e teatrit të këtij qyteti ishin hedhur nga klubi shqiptar “Dituria” e Orhan bej Pojanit. Madje kishin qenë intelektualët e Kasabasë ata që me pjesëmarrjen e tyre i kishin dhënë jetë lëvizjes teatrore. (Faktet do t’i rendisim më poshtë). Kur themi “Kasabaja” kemi parasysh qytetin e Korçës (kështu thirrej në atë kohë), ndërsa fshati Varosh, ose Peskëpi siç quhej ndryshe, (shumë pranë me qytetin), ku jetonin ortodoksët, mbahej i mbërthyer nga kleri ortodoks grek dhe ishin të pakët ata që dilnin nga kjo vathë. (Edhe për këtë gjë do të sjellim fakte). Dhe ndërsa ishim vënë në kërkim të së vërtetës, gjithnjë e më shumë po bindeshim se intelektualët e Kasabasë (Korçës), meritonin nderim dhe respekt, pasi krejt padrejtësisht, kishin mbetur të përjashtuar nga faqet e historisë, e të varrosur që prej një shekulli, vetëm e vetëm se ata u përkisnin familjeve të mëdha. Gjithsesi, me kronikën që sapo kishim gjetur, ishte hedhur hapi i parë i rrugëtimit tonë. Por çfarë thuhej në këtë kronikë? KRONIKA Kronika e përmendur që në fillim të këtij shkrimi, fliste për vënien në skenën e qytetit të Korçës të dramës “Besa”, të shkruar nga Sami bej Frashëri. Njerëzit që kishin shkuar për ta parë shfaqjen kishin qenë të shumtë. Suksesi kishte qenë i padiskutueshëm. Lajmi për habinë e përjetuar nga loja e amatorëve kishte shkuar shumë larg, madje kishte mbërritur deri në Manastir. Te shqiptarët e këtij qyteti,

Orhan Pojani

kureshtja po mundonte gjithkënd. Dëshironin të shihnin dhe të dëgjonin nga afër gjithçka që thuhej për dramën “Besa” dhe për ngjarjen e përshkruar me aq mjeshtëri nga Sami bej Frashëri. Ndaj vendosën të ftonin grupin e amatorëve që ta luanin edhe në qytetin e tyre. Pikërisht këtë gjë përshkruante kronika e vockël me pak fjalë e me pak rreshta, ku thuhej: “Një tejshkrim nga “klubi shqiptar i Manastirit për klubin e këtushëm “Dituria” dhe “Bandën e Lirisë” thotë të venë prej këtej amatorët që lojtën “Besën” edhe “Bandën e Lirisë” për të lojtur atje theatron “Besa”. Pleqësia e Klubit dhe e Bandës u mblodhë dhe u vendos të venë”. (Gazeta “Korça”, 31 dhjetor 1909). SHPJEGIMI Pra, kronika e mësipërme na tregonte qartë se lëvizja teatrore kishte qenë nën kujdesin e klubit “Dituria Shqip”, të Orhan bej Pojanit, ndryshe s’kishte pse letra të dërgohej në adresë të kësaj shoqërie. Veç kësaj, siç thuhet edhe në kronikë, “pleqësia e klubit u mblodh dhe u vendos të venë”, tregonte më së miri se ishte kjo shoqëri që përgjigjej dhe kujdesej për aktivitetet e saj, madje kuptohet po kaq qartë se klubi “Dituria Shqip” përkujdesej edhe për anën financiare të këtij grupi, ashtu siç kujdesej edhe për “Bandën e Lirisë”. Megjithatë, vetëm me këtë kronikë kaq të vogël nuk do të mundnim dot të hidhnim dritë mbi 100 vjet të shkuara. Dhe nëse nuk do të gjenim dot fakte të tjera, atëherë ngjarja që ishte varrosur prej kohësh do të qëndronte sërish e varrosur. Të pajetë do të mbeteshin edhe ata që kishin bërë të gjitha përpjekjet që qyteti i Korçës të kishte një lëvizje teatrore dhe një jetë të gjallë kulturore. Për intelektualët e Kasabasë (Korçës) harrimi do të vijonte ashtu si edhe më parë. Gjithçka do të vazhdonte kështu derisa dikush tjetër të merrte përsipër gjetjen e të vërtetave të pathëna dhe ringjalljen e të harruarve, por… gjithsesi, ne dëshironim që të ishim na ata që do ngrinim të vdekurit nga varret, duke u dhënë shpirt përmes mirënjohjes, nderimit dhe respektit. ZANAFILLA Natyrisht, për t’i shkuar të vërtetave deri në fund, duheshin edhe fakte të tjera. Vetëm përmes tyre do të krijonim një ide më të qartë se çfarë kishte ndodhur këtu e 100 vjet më parë me jetën kulturore të qytetit dhe veçanërisht me teatrin e tij. Kërkohej zanafilla e kësaj historie, por e

Ja e vërteta e teatrit! Më në fund kishim mbërritur te e vërteta e madhe. Themelet e teatrit shqip, (theksojmë të teatrit shqip) të Korçës, ishin hedhur nga klubi “Dituria shqip” e Orhan bej Pojanit. Gjetja e këtij fakti nuk kishte qenë e pamundur. Ai ekzistonte edhe te kujtimet e Thanas Mborjes. Nuk ka asnjë dyshim që edhe këto kujtime kanë qenë të lexuara edhe nga studiuesit dhe historianët, por çuditërisht ata vetëm kanë heshtur, ashtu siç hesht guri i varrit. Madje janë hequr sikur të gjitha këto nuk i kanë ditur asnjëherë. Mbi të gjitha, të bie në sy fakti se kjo kategori njerëzish nuk ka patur asnjë lloj brerje ndërgjegjeje, as për ata njerëz që u lanë në varreza pa i përmendur kurrë edhe pse kishin kontribuar me aq sa kishin mundur. Dita e themelimit të klubit “Dituria shqip”, pra 15 shtatori i vitit 1908, mund te merret edhe si dita e lindjes së lëvizjes teatrore në Korçë. Vënia në skenë e shfaqjeve teatrale kishte patur vetëm një qëllim: çështjen kombëtare. Edhe në këtë rast, ishin kujtimet e Thanas Mborjes ato që na çuan te e vërteta e pamohueshme, të cilat na u ofruan përsëri nga Sokol Pojani. Ja disa rreshta për të kuptuar krejtësisht të vërteten e madhe: “… Një propagandë të mirë në favor të çështjes kombëtare klubi “Dituria shqip” zhvilloi edhe me anë të çfaqjeve teatrale që dha herë pas herë në popull. Kështu grupi teatral i klubit (vini re, grupi teatral i klubit), dha tri-katër herë dramën e Sami Frashërit “Besa”. (Kujtime nga lëvizja për çlirimin kombëtar, 1908. 09. 15 -Thanas Viso Mborja). Gjithsesi, të tjera fakte do të plotësojnë krejtësisht panoramën e plotë të atyre viteve, përsa i përket teatrit shqip të Korçës, të cilit i duhej të përballej edhe me grupin teatral grek të Mitropolisë. vetmja gjë që ne dinim me siguri të plotë, kishte të bënte me faktin se shoqëria muzikore “Banda e Lirisë” ishte themeluar nga klubi “Dituria Shqip” e Orhan bej Pojanit, (për bandën kemi shkruar kohë më parë), ndërsa mendonim se edhe teatri duhej të ishte vepër e kësaj shoqërie, por vetëm kaq nuk mjaftonte. Gjatë kërkimeve tona, përsëri gjetëm një informacion të ri që vinte në formën e kujtimeve, por edhe ky material fliste për “Bandën e Lirisë”. E lexuam me kujdes për të mësuar diçka më shumë, e për të parë, nëse tërthorazi, flitej edhe për lëvizjen teatrore. Ja çfarë thuhej: “Nën udhëheqjen e klubit të “Diturisë Shqip” patriotët korçarë formuan një shoqëri të re, shoqërinë muzikore “Banda e Lirisë”. Kjo shoqëri me përhapjen e këngëve të bukura shqiptare zhvillonte një propagandë të mirë në favor të çështjes kombëtare”. Pra, edhe në këto pak rreshta, gjithçka shprehej qartë: patriotët e Korçës kishin mun-

dur që edhe këngën ta shndërronin në një armë të vërtetë për çështjen kombëtare. A nuk kishte qenë ky qëllimi edhe kur ishte hedhur ideja e lëvizjes teatrore? Atëherë, a nuk mund të ishte “Dituria Shqip”, krijuesja e kësaj lëvizjeje? Pse jo? Informacioni që vinte në formën e kujtimeve rrëfente se si shfrytëzohej kënga për t’i bërë bashkë gjithë shqiptarët e të ndihmonin me aq sa mundnin, dhe a nuk kishte qenë ky qëllimi i klubit “Dituria Shqip”. “…Banda e Lirisë” mori pjesë në çdo manifestim kombëtar, vijonin më tej kujtimet. Patriotët e kurbetit duke shikuar me simpati punën e saj nuk u kursyen t’i dërgojnë ndihmat e nevojshme”. (Kujtime nga lëvizja për çlirimin kombëtar, 1908. 09. 15 - Thanas Viso Mborja). BIJT E ÇERÇIZ BEJ POJANIT Kishim kërkuar mjaft, por ende nuk kishim ndonjë rezultat të dukshëm. Megjithatë, sa më shumë njiheshim me kronikat e shtypit


E hënë 3 mars 2014

19

Kulturë Kujtimet/ Flet Sokol Pojani, pasardhës i familjes së Orhan bej Pojanit

Rrëfimi nga teatri në “komitetin e fshehtë” për lirinë e Shqipërisë

P Qyteti i Korçës

të kohës, aq më pranë familjes së Çerçiz bej Pojanit e gjenim veten. Të gjitha rrugët na çonin te kjo familje e madhe. Aty gjendej çelësi i historisë patriotike të Korçës. Fal kërkimeve të shumta do të vinim re se mes vëllezërve Pojani kishte patur vetiu një ndarje detyrash, ashtu siç ekzistonte dhe pandarshmëria mes tyre. Orhan bej Pojani do t’i përkushtohej hapjes së shkollave shqipe në Korçë e kudo në Shqipëri, madje, sipas AQSH, F. 170, V. 1937, D. 50, fl. 65: Orhan Pojani njihet si “një nga themelonjësit e shkollës shqipe në Korçë, mbrojtës i kësaj shkolle, kurdoherë edhe dhuronjës i madh me të holla për për mbajtjen e tyre dhe të mësuesve”. Sami bej Pojani dhe Mahmud bej Pojani do të bënin gjithçka për ringjalljen e vlerave kulturore shqiptare dhe shtypin shqiptar. I pari u bë botues i gazetës së parë shqip në Shqipëri, i gazetës “Korça” , ndërsa i dyti drejtor i shtypshkronjës “Korça”. Ata kishin qenë këshilluesit dhe kujdestarët e mirëfilltë edhe të “Bandës së Lirisë”. Skënder Pojani rezulton të jetë regjisori i parë i teatrit të Korçës te drama “Besa”. Babai i tyre, Çerçiz bej Pojani, ishte njeriu që ndiqte me vëmendje gjithë përpjekjet e bijve të tij dhe jepte vlerësime për punën e tyre, gjë që shihet edhe nga pjesëmarrja e tij në komisionet e provimeve të nxënësëve, ashtu sikurse i nxiste ata që të mos ndaleshin në rrugën që kishin filluar. Nisur nga të gjitha këto, dukej e pamundur që “Dituria Shqip”, të mos kishte qenë iniciatore edhe për lëvizjes teatrore të Korçës. Megjithatë, gjetja e dokumenteve nuk ishte dhe aq e lehtë, por pikërisht në këtë moment na erdhi në ndihmë një nga pinjollët e familjes së madhe të Pojanit, Sokol Pojani, banues në Tiranë, i cili kishte kohë që gjurmonte nëpër arkiva gjithçka që ishte shkruar për paraardhësit e tij. Atë çast kuptuam se ringjallja e njerëzve të harruar të Kasabasë (Korçës) sapo kishte filluar… Pasardhësit e familjeve të mëdha, kishin nisur t’i shkruanin e dokumentonin vetë historitë e paraardhësve të tyre. Boll kishin pritur nga historianet e Hoxhës dhe Ramiz Alisë.

ër të mbërritur deri te lindja e teatrit të Korçës, na duhej të njihnim më mirë veprimtarinë e klubit “Dituria Shqip” dhe të familjes Pojani. Ndihma na u ofrua nga Sokol Pojani. Sipas tij, veprimtaria e Orhan Pojanit kishte nisur me mbledhjen e Frashërit, e cila i parapriu “Lidhjes së Prizrenit”. Ja çfarë shkruhet në Arkivin Qëndror të Republikës së Shqipërisë: Fondi 270. Dosja 49. faqe 118-119, shpjegon ai: “Baba Alushi, bir i Dalib Bej Frashërit, nismëtar i mbledhjes së Frashërit, pati si shokë që e ndihmuan në atë vepër, Sami, Abdyl, Naim Frashëri, Orhan Bej Pojanin, Pandeli Calen, Nasuf Novoselën, Ismail Bej Zharkonji, Hysni Bej Leskovikun, Mehmet Ali Pashë Beratin (Vrionin), Ismail Pashë Dibrën, Konstandin Kristoforidhin, Jani Vreton, Hoxhë Tahsimin, si dhe shumë pari të viseve të ndryshme të Shqipërisë…”. Dhe pasi këtij dokumenti, Sokol Pojani na njohu me një portret të Orhan bej Pojanit të përshkruar nga nga historiani, prof. dr. Bardhosh Gace. Ja vlerësimet që jepte ai: “Orhan bej Pojani mbetet një figurë brilante, madhështore. Të bën përshtypje kultura e gjerë e tij. Ai i përket asaj aristokracie dhe elite kulturore shqiptare, e cila u bë shpirti i Rilindjes Kombëtare. Vlerat e mëdha të kësaj familje qëndrojnë si një gjerdan i artë në historinë tonë mbarëkombëtare, sepse ata janë në qendër të të gjitha lëvizjeve të shekullit 19 dhe 20, jo vetëm në Korçë, sepse ata janë pjesë përbërëse e lëvizjes sonë kombëtare që solli pavarësinë e atdheut”. Deri këtu historiani flet për familjen e madhe të Pojanit, por sigurisht Gace është ndalur posaçërisht edhe për patriotin e palodhur Orhan Pojani, pohon pasardhësi i kësaj familjeje, Sokol Pojani. VAZHDIM I PORTRETIT “Orhani e nis me lidhjen e Prizrenit dhe komitetin e Stambollit me Kristoforidhin, Pashko Vason, Sami Frasherin, Jani Vreton, vijon më tej përshkrimin e tij historiani Gace. Në Stamboll ai ka një veprimtari të gjerë, jo thjesht si iluminist për gjuhën dhe kulturën shqipe, por për çlirimin kombëtar nga prangat e robërisë. Kishte një marrëdhënie të gjerë edhe me patriotë të tjerë vendas edhe në Kosovë dhe Maqedoni. Orhani ishte përkrahës i flaktë dhe mik i ngushtë i Ismail Qemalit dhe i shumë të tjerëve. Xhelal Koprenska konfirmon se “… Orhan bej Pojani në rrethinat e Korçës u bë një mbeshtetje e fuqishme për lëvizjen kundër xhonturqve” Ai pati bashkëpunim me krerët e Shkupit, në prag të pavarësisë në kryengritjet që u organizuan, Orhan bej Pojani ashtu siç kishte ndihmuar shkollat shqipe, ashtu siç kishte ndihmuar kongresin e Manastirit, ndihmoi edhe këtë kryengritje të madhe për çlirimin kombëtar. Ardhja në Vlorë me shpalljen e pavarësisë nuk ishte thjesht si një ardhje personale e Orhan bej Pojanit dhe e delegacionit korcar, por së bashku me delegacionin kolonjar, ata erdhën për të kërkuar ndihmë për luftimet e grekut që po zhvilloheshin në viset jugore të Shqipërisë. Ishte fjala për zbatimin e vendimeve të Konferencës së Londrës dhe një sërë vendimesh që fuqitë e mëdha kishin ndërmarrë. Ai ishte i ftuar personalisht nga Ismail Qemali për manifestimin e 1-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Vdiq pas përfundimit të ceremonies. Populli i Vlorës, duke ditur vlerat e mëdha të kësaj figure e var-

Sokol Pojani

rosi në kopështin e varrezave, ku morën pjesë jo vetëm vlonjatët, por edhe një pjesë e madhe e muhaxhireve që ndodheshin në Vlorë nga krahina e Korçës, Kolonjës, Përmetit, Tepelenës dhe nga Çamëria dhe Kosova”, përfundon historiani Gace. KOMITETI I FSHEHTË Ndërkaq do të mësonim se Orhan Pojani kishte ndihmuar edhe për krijimin e komitetit të fshehtë të Manastirit “Për lirinë e Shqipërisë”, ndërsa vëllai i tij, Sami bej Pojani, do të kryesonte komitetin e fshehtë të Korçës. Edhe këto të vërteta na u servirën nga Sokol Pojani, i cili, si gjithnjë, u referohej botimeve të kohës dhe dokumenteve që kishte gjetur nëpër arkiva. Ja çfarë shkruhej në një nga botimet e atyre viteve: “Aty nga fundi i 1905-s, Bajo Topulli, Halit Bërzeshta, Gjergj Qiriazi… formuan në Manastir komitetin e fshehtë “Për Lirinë e Shqipërisë”… Degë të komitetit u ngritën shpejt në disa qytete si në Korçë, në Ohër, në Elbasan, në Strugë, në Dibër etj… Për arsye të konspiracionit të thellë të mbajtur në atë kohë e më pas, sot pothuajse nuk dihet asgjë e sigurtë mbi përbërjen e degës së Korçës. Thuhet se këtë e ngritën Bajo Topulli e Telemak Gërmenji me përkrahjen e mbështetjen e atdhetarëve Thimi Marko, Orhan Pojani dhe Jovan Cico Kosturi. (Koço Grameno “Kujtime nga lëvizja...” f. 14). Veç fakteve të renditura më sipër, Sokol Pojani na tregon edhe diçka tjetër: “Kryetar i komitetit “Për Lirinë e Shqipërisë” për degën e Korçës, u zgjodh atdhetari i njohur Sami Pojani ( “Shqiptari”, 1911, libër i përvjetshëm (shkruar nga Hil Mosi) e botuar në Stamboll më 1912, f. 23). E pra, nëse deri më tani nuk ishte thënë asgjë për këto figura kaq të mëdha, tashmë po thuhej gjithçka nga pasardhësit e tyre. ZANAFILLA E TEATRIT Sokol Pojani do të ndalej edhe te lëvizjet kulturore të qytetit të Korçës. Gjithçka kishte qenë e lidhur ngushtësisht me klubin “Dituria Shqip”. Sokoli, duke iu referuar fakteve të shkruara, na ofroi këtë përshkrim: “Pas shpalljes së kushtetutës në verën e 1908-ës, si në të gjithë vendin tonë, ashtu edhe në Korçë, u ndje nevoja për formimin e një klubi shqiptar ku të përqëndrohej veprimtaria politike e kulturale e patriotëve shqiptarë, dhe patriotët e këtij qarku, muhamedanë e të krishterë, u mblodhën një ditë në shtëpi të Sami Pojanit ku formuan klubin kombëtar me emrin klubi i “Diturisë Shqipe”. Kjo vatër kombëtare u bë qendra, e cila drejtonte çdo aktivitet që kërkonte lëvizja kombëtare. Si parim kish vënë zhvillimin e vendit me anë të kulturës, por në të vërtetë, ish qendër patriotike që drejtonte veprime politike kundër zgjedhës; ishte vatra propagandistike nga e cila dilnin shkëndijat për liri me anë të shkrimit ose të pushkës”. “… Klubi i “Diturisë Shqipe”, shton Sokol Pojani (duke iu referuar materialit përkatës), nuk vepronte fshehurazi. Në mbledhjen që u bë te shtëpia e Sami Pojanit, oratorët folën hapur, pa frikë e me guxim për një Shqipëri të lirë. Me një zë u zgjodhën anëtarët e udhëheqjes me vota të hapura ndënë kujdesin e Orhan bej Pojanit…”. “…Ky klub, vazhdon më tej Sokoli, mbahej me ndihmat që jipnin vullnetarisht patriotët ose nga kuotizacionet e anëtarëvet. Fushata e ndihmës filloi që në mbledhjen e parë…”.(Kujtime nga

lëvizja për çlirimin kombëtar - Goni Katundi, 15 shtator 1908) “DITURIA SHQIP” “Pas klubit të Manastirit, më 5 të vjeshtës së parë të vitit 1908, vijon më tej Sokol Pojani, duke iu referuar të njëjtave burime, u çel në Korçë një nga klubet më të rëndësishëm patriotik “Klubi i Diturisë Shqip”. Dita e çeljes së klubit u festua nga patriotët me këngë e valle. Disa ditë më vonë, në 15 të vjeshtës së parë të vitit 1908 u zgjodh me vota të hapura kryepleqësia e klubit. Kryepleqësia përbëhej prej Ymer Zavalanit (kryetar nderi), Orhan Pojani (kryetar) e të tjerë, ndërsa pleqësia prej: Thoma Eqimit, Qani Dishnicës, Hafëz Ali (Korçës), Thimi Çikozit, Ismail bej (Leskoviku) Tefik Panaritit dhe Thanas Viso Mborja. Klubi nxori edhe një kanunore ku shënoheshin qëllimi që i vinte vetes, detyrat e pleqësisë, mënyrat e pranimit si anëtar i klubit dhe pagimi i kuotave. Në kanunore thuhej sa për formë se klubi nuk duhej të përzihej në politikë, megjithëse veprimtaria e tij për zhvillimin e ndërgjegjes kombëtare kishte në të vërtetë një karakter politik dhe drejtohej kundër pushtonjësve turq. Anëtarët e klubit pranoheshin prej moshës 18 vjeç e lartë dhe çdo njeri prej tyre duhej të paguante si kuotë sipas gjendjes ekonomike prej ¼ deri në 1 lirë turke flori. Numri i tyre arrinte mbi 260 vetë (Kujtime nga lëvizja për çlirimin kombëtar, 15 shtator 1908 - Thanas Viso Mborja). Sokol Pojani na flet edhe për një fakt tjetër mjaft interesant. Klubi “Dituria Shqip” kishte patur edhe një bibliotekë mjaft të pasur me libra dhe me gazeta në gjuhën amtare Drejtuesit e klubit e shryëzonin atë për të afruar pranë kësaj shoqërie sa më shumë qytetarë që të ishte e mundur. Mundësisht gjithë Korça të vinte aty, por sigurisht edhe realizimi i kësaj ëndre nuk ishte e lehtë, veçanërisht për fshatin Varosh, ku jetonin ortodoksët, të cilët nëse i bashkoheshin klubit shqiptar “Dituria Shqip”, pas asnjë dyshim do të mallkoheshin dhe shkishëroheshin nga klerikët ortodoks të Greqisë. Për bibliotekën në fjalë, na tregon sërish Sokol Pojani, i cili na vë përpara kujtimet e Thanas Mborjes, i cili shkruante: “Klubi i Diturisë Shqip kishte një bibliotekë mjaft të pasur me libra dhe me gazeta në gjuhën amtare. Shtypin kombëtar e dërgonin kolonitë e Sofjes dhe të Bukureshtit. Një pjesë e buxhetit të klubit që ishte destinuar për qëllime kulturale, përdorej për blerjen e librave të cilat shtypeshin në tipografinë e Manastirit dhe në atë të Korçës. Shumë libra, bibliotekës së klubit ia kishin falur patriotët.” “… Bibliotekën e vizitonin shumë lexonjës, anëtarë të klubit dhe jo anëtarë. Të gjithë ata që vinin aty, ne i prisnim me gëzim se sa më shumë të lexoheshin librat shqipe aqë më tepër përhapeshin idetë kombëtare në popull. Klubi përveç bibliotekës kishte dhe një sallë të madhe ku zhvilloheshin bisedat me karakter kultural. Oratorët që flisnin aty, me anë të temave me karakter kultural zhvillonin një propagandë kombëtare. Këto biseda kishin qëllim gjithashtu të bënin për vehte shqiptarët që merrnin pjesë në bisedat që zhvilloheshin nga grekomanët dhe turkomanët nëpër klubet e tyre dhe t’i tërhqnin në klubin e “Diturisë”. (Kujtime nga lëvizja për çlirimin kombëtar, 15 shtator 1908 - Thanas Viso Mborja)


20

E hënë, 3 mars 2014

Sport

Spanjë

Galaktikët dhe Atletiko ndahen në paqe, Reali mban kryesimin Shumë emocione dhe asnjë fitues. Kështu ishte panorama e ndeshjes mis Ateltiko Madrid dhe galaktikve të Real. Me rezultat të barabartë 2-2, ka përfunduar derbi lokal Një ndeshje me shumë emocione ajo midis Ateltik dhe Real. Sfida do të mbyllej me golin e shënuar nga madrilenët që kështu arrijnë të sigurojnë edhe barazimin. Një barazim që ishte i kontestuar nga skuadra e Ateltikos që duket se ishte e pakënaqur me arbirtrin. Shumë emocione dhe asnjë fitues. Kështu ishte panorama e ndeshjes mis Ateltiko Madrid dhe galaktikve të Real. Me rezultat të barabartë 2-2, ka përfunduar derbi lokal që u zhvillua të dielën në Vicente Calderon. Ndeshja pati shuëm gjyra dhe shumë aksione. Si Ançeloti dhe Simeone kishin përdorur letra e tyre më të mirat. Nga njëra anë dallohej Kristiano Ronaldo ndërsa nga ana tjetër Diego Kosta. Ateltiko kishte edhe më Benzema pati rastin që ta barazonte rezultatin, por goditja e tij përfundoi jashtë porte

shumë besim duke qënë se ishte në stadiu saj. Mirëpo as madrilenët nuk i kursyen rastet e rrezishmë. Një ndeshje që nuk ishte aq e lehtë për sa i përket gjykimit. Kjo pasi duke parë edhe regaimin e Simeone në fund të ndeshjes u pa që nuk ishte një ndeshje e kënaqshme. Një penallti e dyshimtë që duhet të ishte dhënë për bardhekuqtë nuk u akordua. Ndërsa në minutat e fundit të sfidës gjyqtari dha disa faulle në favor të skuadrës të Real. Mirëpo këto gjëra nuke prishën spekatkiln e sfidës. Një ndeshje që u përshkrua me temp mjaft të lartë. U dallua faza mbrojtëse e Ateltik që arriti të bënte disa gjëra të

Manchester Junaiti do ta ketë shumë të vështirë që ta bindë Toni Kroosin që të kalojë në Ligën Premier gjatë verës. Sipas The Mail on Sunday, drejtuesit e Djajve të Kuq kanë pranuar se mesfushori gjerman do të jetë shënjestra e tyre kryesore gjatë verës. Mirëpo, përfaqësuesit e lojtarit kanë thënë se 24-vjeçari është i interesuar të qëndrojë në Alianz Arena së paku edhe një sezon. Junaitid është i gatshëm t’i ofrojë Kroosit 250.000 funte në javë, ndërsa Bajern Munichu do të përfitonte 40 milionë funte nga shitja e tij.

Ashli Kol në planet e Roxhers

Real Madrid-Atletiko Madrid

mira. Ndërsa një luftë u krye nga të dyja kampet në mesfushë. Ku përballë gjendej Ksabi Alonso me Arda Turan që u zvëndësua në minutat e fundit. ishte një gjysmë e parë spektakolare me shumë raste shënimi, në të cilën u realizuan tre gola. Los Blancos krijuan epërsi në minutën e tretë. Di Maria dërgoi një harkim në zonë dhe Karim Benzema realizoi në minutën e tretë duke ekzaltuar të tjerët. Mirëpo do të ishte Arda Turan që u shkaktoi telashe lojtarëve të Realit duke asistuar te Koke dhe mesfushori pa hezitim e barazoi rezultatin në minutën e 28. Gjysma e parë u mbyll me një goditje mahnitëse të Gabit nga distanca, e cila përfundoi në rrjetin e Die-

Duke parë edhe regaimin e Simeone në fund të ndeshjes u pa që nuk ishte një ndeshje e kënaqshme. Një penallti e dyshimtë që duhet të ishte dhënë për bardhekuqtë nuk u akordua

go Lopez pak para se të mbyllej pjesa e parë. Për Atleticon pati një penallti të dyshimtë e cila nuk u dha. Në pjesën e dytë pati një ankesë për penalti nga lojtarët mysafirë për prekje të topit me dorë pas ekzekutimit të gjuajtjes së lirë nga Ronaldo, por arbitri heshti. Në vazhdim, Benzema pati rastin që ta barazonte rezultatin, por goditja e tij përfundoi jashtë porte. Rastet dhe përpjekjet e Mbretërve për të shënuar vazhduan dhe Kristiano Ronaldo e barazoi rezultatin në minutën e 82. Fituesi i topit të artë në fuqi përifoti mirë nga gabimet e mbrojtësve vendas dhe arriti të mposht Kurtua. KËshtu me këtë rezultat Real Madrid mbetet në krye të tabelës me tri pikë më shumë se Atletico Madridi. Në rast se Barcelona mposht Almerian, atëherë do të ngushtojë diferencën në një pikë me liderin.

Diego Simeone

Pelegrini: Siti do vazhdoj të fitojë trofe Pas fitores së kupës së parë për këtë sezon, Manuel Pellegrini, thotë se duhet të fitojë trofe, në mënyrë që të plotësojë ambiciet e klubit. Siti porsa e fitoi trofeun e Capital One Cup, pas fitores prej 3-1 kundër Sunderlandit në finalen e Ëembleyt, ndërsa kiliani kërkon tituj të tjerë. “Jam

Toni Kros mendon të qëndrojë te Bajern

shumë i lumtur. ekipi e meriton këtë kupë, sepse kemi luajtur mirë gjatë gjithë kësaj gare dhe kemi shënuar shumë gola”. “Është e rëndësishme për të gjithë ne – lojtarët, klubin, për mua, për stafin. Unë gjendem te një klub shumë i rëndësishëm ku duhet të fitoj trofe”, ka theksuar Pelegrini për Sky

Sports. Manchester Siti gjendet gjashtë pikë prapa Chelseat në Ligën Premier por ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. Luan në çerekfinale të Kupës FA kundër Wiganit. Ndërsa gjendet edhe në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve ku u mposht 0-2 nga Barcelona në përballjen e parë.

Manuel Pellegrini

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Roxhers, planifikon që ta marrë në Anfield mbrojtësin Ashley Kol në sezonin e ardhshëm. Gjatë verës që vjen, anglezit i skadon kontrata me Chelsean, ndërsa ai ka marrë shumë oferta luksoze nga vende të ndryshme. Megjithatë, Roxhers e konsideron veteranin si zgjidhje për krahun e majtë të mbrojtjes dhe planifikon ta mbajë në Ligën Premier. Gjasat janë të mëdha që 33-vjeçari të largohet nga “Stamford Bridge” në afatin veror, pasi Blutë pritet t’i ofrojnë kontratë jo më të gjatë se njëvjeçare. Roxhers dhe Kol e njohin njëri-tjetrin nga periudha kur trajneri i Liverpoolit ishte pjesë e stafit trajnues të Chelseat.

Kalderon: Mojes duhet shkarkuar Sezoni i Djajve të Kuq nuk po shkon aspak mirë, ndërsa gjasat janë të mëdha që ata të mos kualifikohen edhe në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Sipas ish-kreut të Los Blancos një klub si Junaitid duhet t’ia tregojë derën trajnerit. “Do ta ndërroja trajnerin nëse Real Madridi do të përfundonte në vend të gjashtë dhe do të dështonte të kualifikohej në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Padyshim do ta bëja këtë”. “Mospjesëmarrja në Evropë do të ishte një katastrofë e madhe në çdo aspekt. Jo vetëm për paratë që i merr për pjesëmarrje në këtë garë, por edhe për sponsorët e klubit”. “Jam i sigurt se nuk ka dallim në mes të marrëveshjeve me sponsorët te Real Madridi dhe Manchester Junaitid”. “Ata duhet ta pranojnë faktin se do të humbin 100 milionë funte, në të drejtat televizive dhe zvogëlimin e parave nga sponsorët”, ka deklaruar Calderon.


E hënë, 3 mars 2014

21

Sport

Superligë

Partizani barazon përballë kampionve, Tirana merr një pikë kundër Vlorës Skuadra e Kukësit arriti që të merrte një fitore minimale kundra Laçit të frikshëm

N

deshje shumë të forta por që nuk patën asnjë fitues. Kështu ishte panorama ae ndehsjve të djeshme. Përveç Kukësit të treja sfidate tjera nuk patën asnjë fitues. Edhe pse sfida mjafttë forta ka qënë mjaft e vështirë që të kishte golat nga skuadrat.

Partizani-Skënderbeu Një ndeshje pa gola ka qënë ajo midis Partizanit edhe Skënderbeut. Duke parë edhe terrenin duhet thënë se ishte një ditëaspak të përshtatshëm për një ballafaqim të tillë. Kjo pasi fusha e “Qemal Stafës” nuk i lejoi të dyja skuadrat të jepnin më të mirën. Të kuqtë dhe korcarët nuk e kanë gjetur dot rrugën e golit, edhe pse Memellit iu anullua një i tillë për pozicion jashtë loje. Nëse Skënderbeu qëndroi në pritje dhe përmes kundërsulmit tentoi t’i ndëshkojë të kuqtë, në mungesë të goleadorit Pero Pejic, Partizanit rikonfirmoi probleme në repartin ofensiv. Migen Memelli ka qenë në një ditë të errët, krejt i vecuar nga pjesa tjetër e skuadrës, ndërsa mënyra e të luajturit me topa tokazi nuk i shkonte përshtat fushës së rënduar të “Qemal Stafës”. Bylis- Vllaznia Bylisi dhe Vllaznia dolën vetëm

Partizani-Skënderbeu

me nga një pikë nga “Adush Muca” në një sfidë të hapur dhe shumë të luftuar ku mungoi vetëm goli. Pavarësisht dëshirës dhe grintës që shfaqën futbollistët në fushën e blertë mungoi cilësia në përmbylljen e aksioneve, sidomos në kampin shkodran. Në minutën e 18 Vllaznia arrin për herë të parë të godasë drejt portës së Bylisit, por Frashëri nuk e ka të vështirë ta kontrollojë topin. Në aksionin pasardhës Mile këmbëngul nga e majta, por topi i goditur prej tij kalon gjithë zonën e portierit të Vllaznisë pa u prekur nga asnjë futbollist. Në të 21-tën në zhvillimet e një goditje dënimi Tafili godet me kokë, por topi kalon ngjtur me shtyllën, ndërsa në të 29-tën pas një kundërsulmi të shpejtë të Bylisit, Kuli godet prirët me portën, por kontrollon në pozicion Vujadinovic. Pjesa e dytë nis më mirë për Vllaninë, e cila e kërkon me ngulm golin si në minutën e 58, kur goditja brenda zonës e Hajdarit nuk gjen kuadratin. As tentativa e fundit e kavajasit në minutën e katërt shtesë nuk e zhbllokoi këtë sfidë, që nuk la të kanaqur as Bylisin dhe as Vllazninë. Flamurtari-Tirana Një ndeshje me shumë tension por pa fitues. Kjo pasi sfida midis Flamurtarit dhe Tiranës pati më shumë inat sesa lojë.

Migen Memelli ka qenë në një ditë të errët, krejt i vecuar nga pjesa tjetër e skuadrës, ndërsa mënyra e të luajturit me topa tokazi nuk i shkonte përshtat fushës së rënduar të “Qemal Stafës”

Kjo sepse të dyja skuadrat e kishin të nevojshme tre pikëshin. Një barazim 1-1 që nuk kënaq askënd, pasi edhe pozitat e skuadrave respktive në tabelën e renditjes mbeten thuasje ta pandryshuara. Vetëm 12 minuta pas vërshëllimës së gjyqtarit Sino për fillimin e sfidës, Ndikumana humbet një rast të pastër përballë Mockës, pasi përfitoi nga humbja e ekuilibrit nga ana e Licajt brenda zonës vlonjate. Finalizimi i sulmuesit nga Burundi lë për të dëshiruar, edhe pse i kishte të gjitha mundësitë për ta dërguar topin në rrjetë. Gjithsesi, 26-vjeçari do të takohej me golin në minutën e 23-të pas një kundërsulmi të shpejtë nga e djathta me Kërcikun. Këtë radhë sulmuesi bardheblu e dërgon topin në krahun e majtë të Mockës, duke mos i dhënë mundësi reagimi portierit vendas. Flamurtari e nis vrullshëm pjesën e dytë me një goditje fluturimthi të Gilman Likës, që kontrollohet me qetësi nga portieri bardheblu. Në minutat në vazhdim tensioni rritet artificialisht fillimisht me sharjet mes tifozerive dhe më pas me përplajet e panevojshme mes futbollistëve kundërshtarë. Në minutën e 68 një vendosje e gabuar e mbrojtjes bardheblu i jep mundësi Ardit Shehaj të finalizojë në mënyrën më të mirë të mundshme rreth 18 metra larg, çka solli barazimin e rezultatit.

Migen Memelli

De Biazi shpall lojtarët për Maltën, debuton Xhaka Risia është mbrojtësi kosovar, Taulant Xhaka vëllai i mesfushorit të Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka. Nuk është një afrim që s’pritej, pasi vetë De Biazi e ka paralajmëruar muaj më parë. Për lojtarin që aktivizohet me Bazel në Zvicër, kjo ndeshje do të jetë debutim me fanellën kuqezi. Në krahasim me futbollistët që u grumbulluan në ndeshjen e fundit që Shqipëria ka luajtur trajneri ka ftuar sërish mesfushorin Ledian Memushaj, i cili luan me Carpin në Serie B italiane. Nga ana tjetër, italiani i pankinës ka thirrur për këtë miqësore vetëm dy sulmues, teksa përveç Kapllanit është edhe Armando Sadiku. Në portë janë grumbulluar Etrit Berisha e Orges Shehi, jo si në të kaluarën kur

De Biasi merrte tre “gardianë”. Megjithatë, në listë bën përshtypje fakti se janë lënë jashtë emra si Salihi, Balaj dhe Bulku, të cilët aktualisht po kalojnë një formë të mirë në klubet e tyre. Gjithashtu jashtë preferencave të trajner-

De Biazi ka thirrur për këtë miqësore vetëm dy sulmues, teksa përveç Kapllanit është edhe Armando Sadiku

Gianni De Biasi

it për këtë miqësore kanë mbetur edhe emra si Çani, Teli, Dallku, Gashi, Vajushi, Gjasula, Januzi, Mehmeti e Vangjeli. Nga kampionati shqiptar janë lënë jashtë Osmani, Arapi dhe Lilaj.

Lista e të ftuarve: 1. Etrit Berisha 2. Orges Shehi 3. Ansi Agolli 4. Lorik Cana 5. Emir Lenjani 6. Andi Lila 7. Mergim Mavraj 8. Jahmir Hyka 9. Taulant Xhaka 10. Amir Abrashi 11. Migjen Basha 12. Ergys Kaçe 13. Ledian Memushaj 14. Odise Roshi 15. Emiljano Vila 16. Alban Meha 17. Edmond Kapllani 18. Valdet Rama 19. Armando Sadiku

Gavazaj tregon arsyen e refuzimit të kombëtares Kosovare Talenti prizrenas nuk iu është përgjigjur pozitivisht ftesës së përzgjedhësit Albert Bunjaku, i cili e ka ftuar atë që të jetë pjesë e përfaqësueses për miqësoren historike ndaj Haitit. Sikur me gjithë futbollistët tjerë, Bunjaku vazhdimisht ka kontaktuar edhe me Gavazajn. Por në fund, mesfushori prizrenas i ka thënë ‘jo’ Bunjakut dhe vendit të tij, me pretekstin se momentalisht dëshiron të koncentrohet maksimalisht te klubi i Gentit. Të paktën, kështu deklaroi Gavazaj për gazetën kosovare Arena, duke thënë që tani për tani nuk është koha të luaj për Kosovën. “Momentalisht jam i koncentruar në ekipin tim. Dua të punoj sa

Enis Gavazaj

më shumë këtu dhe të zë një vend në formacionin startues. Unë e respektoj shumë Përfaqësuesen e Kosovës dhe përzgjedhësin Bunjaku i cili më ka përkrahur gjithmonë, por tani për tani nuk është koha që të luaj për Kosovën. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që të ardhmen s’do të luaj për Kosovën. Gjithçka është e hapur”, deklaroi aiNdryshe, Gavazaj iu është bashkuar klubit belg të Gentit në vitin e kaluar. Gavazaj momentalisht është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë për grupmoshat U-21, me të cilën tani ka regjistruar tri paraqitje.

Mavraj shënon dhe mposht Kapllanin Mergim Mavraj shënon per Greuther Furth golin e tij të parë për këtë sezon duke i dhënë tre pikët të arta ekipit të tij përballë FSV Frankfurtit, ku luajne dy shqiptarët e tjerë Odise Roshi dhe Edmond Kapllani. Goli i mbrojtësit kuqezi erdhi në minutat e fundit kur rezultati ishte 2-2 duke ngritur në peshë tifozerinë vendase, ndërsa golin e dytë për Frankfurt e kishte shënuar Edmond Kapllani. Që të dy janë ftuar nga Gianni De Biasi për miqësoren e 5 marsit ndaj Maltës.


22

E hënë 3 mars 2014

Zbavitje

Fjalëkryqi i “Standard” 1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

19

20

22

23

27 31

35

25

45 50

58

16

33

37

47 52

53

59

60

61

43

48 54

49 55

62

66

67

70

56

57

63 68

69

71

HORIZONTAL 1. I aprovuar ndryshe. 11. Eshtë ministrí. 19. Janë lule... holandesëh. 20. Në krye të bashkisë. 21. Kanë bërë vepra. 22. Janë botues. 23. Louis bomber francez te Lazio. 25. Doktori në bluzën e bardhë. 26. Një është saudite. 27. Eshtë fill për të qepur. 28. Eshtë gjendja... psikologjike. 30. Ente Juridike Elbasan. 31. Binjaket në klasa.

18

39

42

46

17

34

38

51

65

15

29

41

44

14

26

32

36

40

13

21

24

28

30

64

12

32. Pasolini i Decameron. 33. Janë materie gri. 35. Fillojnë raportin. 36. Kufizojnë ritmet. 37. Një veturë që hapet. 38. Triko pa çifte. 39. Mbyllin një tender. 40. Një treshe në skenë. 41. Akrori i Taxi Driver. 43. Gjysma e krahut. 44. Diftong në dietë. 45. Arthur dramaturg. 47. Mbetur në fund. 48. Janë si krahina.

72

49. Femrat pa fat. 50. Laurel që qe komik. 52. Risia pa kufij. 53. Eshtë i zëni në luftë. 55. Janë komandantët kozakë. 59. Final pa ekstreme. 60. Ndërmarrje Industriale Autonome. 61. Stewart aktore. 63. Ishin të parët tanë. 64. Eshtë yll me bisht. 67. Kanë mohuar fenë. 70. Eshtë më shumë se kërkesë. 71. Pema ku i vihet kufiri të padëshiruarit. 72. Hari spiune.

Fjalëkryqi pa skemë 1 2

3

4 5 6

7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

28. Eshtë krahina me Verhojansk dhe Novosibirsk. 29. Një shtëpi botuese e jona. 31. Të parat në atletikë. 32. Kush bën... tradhton. 34. Regjistrohen nga sizmografët. 36. Mbyllen me epilog. 37. Farrell aktor. 38. Eshtë shuma e përgjithshme. 41. Ekstreme për rival. 42. Eshtë membranë e syrit. 43. Thahet me bonifikim. 46. Mund të kthehen në mllef të tilla. 51. Me... out në NBA. 54. Parashtesë për dy. 56. Një gjuajtës i yni. 57. Kaçaturian kompozitor. 58. Agjencia Kombëtare e Privatizimeve. 62. Tiran pa kufij. 65. Të parat në orkestër. 66. Mbyllin një dyqan. 68. Kështu fillon enciklopedia. 69. Qendër fetare.

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar K O R R

I

G J

A R

I

L

N D O R E

I

A N E

O G A S N E

B

L

P O S

D E S T

I

I

E

I

R

L R

I

P

I

I

O N

I

I

I

I

T O R P

I

I

R R T

N P

O I

N A

R E

M O N O T E

N K

T E T A R

K A T R K

P A K

T E Z E U

T J A

K A F

N E U T R A L

N A D A R

T E K

V

N A C

K U S H T O R E

E T

M O N

T

E R

S K E N D E R B E U E T N

G J

M O N T E V E R D P E R S

R O T O R

I

M A E

E

R

I

K

I M

T O

S T E

R

F A T A M O R G A N A

A

A N A T O M I

12. Kalimi në ekstreme -Një mund të jtë cirku. -Nota e diapazonit. -Një pjesë e bastit. -U kompozua nga Mascagni. VERTIKAL 1. Është dosja e të akuzuarit. -I ka të ndryshme maska. 2. Është fundi i romanit. -Mund të jetë skadimi. 3. Mund të ishin bukanierë. -Italia në tabela. 4. Ishte skllavja e Abrahamit. -Shkroi Një jetë e Jezusit. 5. Motra e Kolë Idromenos. -Është tregtia me objekte të shenjta. 6. Një pjes e iniciativës. -Janë reaksionet në provëz. 7. Fillojnë në teori. -Ndesh ndryshe. -Mbarojnë fare. -Kalime në ekstreme. 8. Janë gjarpërinj uji të tillë -Tri të parat në sondazh. 9. Është lëvizja e baskëve të ETA.

I A

T P E

10. Janë komandantë. 11. Kanë kartela. -Në mes të Mustafa dhe Atataurk. 12. Ndërmarrje Rajonale Kavajë. -Britma e Arkimedit. 13. Një personazh i Samuel Beckett. -Mund të jetë hidraulike. 14. Nuk tregohet nga frikacakët. 15. Një brinjë në skuadër. -Fillojnë një periudhë. 16. Tri në tetëdhjetë. -Një racë delesh. 17. Në krye të komandës. -Është disfatisti. 18. Lloj papagalli. -Inicialet e Redford. -Lulet pa zë. 19. Një veturë luksoze. -I dyti në kapitull. 20. U shkrua nga John Grisham. -Një pjesë e kërkimeve. 21. Difton kaotik. -Ka ardhur në jetë. 22. Spitz, sih kampion i shahut. -Kufizojnë ambientin. -Skuadër greke.

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 46 kuti HORIZONTAL 1. Ai B prek mëlçinë. -Në fund të ndeshjes. -Gotike pë zanore. 2. Ishin bijtë e të shatëve kundër Tebës. -Shpikje pa hije. -Ka marrë fjalën. -Qendër kroate. 3. Është despot shtypës. -Jetonin në Olimp. -Pak amoralitet. 4. I trajtuar me ujë e sapun. -Janë pista edhe për... tris.

VERTIKAL 1. Eshtë i panevojshëm. 2. Kështu u quajtën muslimanët që mbetën në Spanjë pas Reconquista-s. 3. Eshtë vendi vakant. 4. Mund të jetë fetar. 5. Një lidhëz. 6. Ka dy çdo makinë. 7. Një... franceze. 8. Agjenci Ekonomike Tiranë. 9. Kufizojnë ritmet. 10. Eshtë surprizë. 11. Fillojnë daljen. 12. Tërhiqet një nga kuaj. 13. Ari në tabelë. 14. Eshtë vend nisjeje. 15. Një matador. 16. Eshtë epokë që... fryn. 17. Gjysmë rebeli. 18. Një ndiqet nga udhëtarët. 20. Paola e Tv italian. 23. Eshtë grindja. 24. Janë për gara me kuaj. 25. Eshtë baltë për të bërë poçe.

-I keni në dorë. 5. Një vit... kohë -Janë ujëvara. -Ai i lisit është lende. 6. Një gogël pa ekstreme. -Janë gjitarë. -Një lloj vere. 7. Kush është tregohet burrë. -King Cole i muzikës. -Është nofka. -Largohen ndryshe. 8. Diftong teatral. -Janë princë arabë. -Ndiqet me ilaçe. -Në radhë të parë. -Është kumbari.

D A A E R L D

9. Janë dinakët. -Si i gjithë. -Qytet francez. -Dalë në krye. 10. Një fjalë për tutje. -Inicialet e Seagal aktor. -Është në qendër. -Ndërmarrje Industriale Lokale. -Pak kureshtare. 11. Nuk bëhet me lepuj. -Një fjalë pa shkak. -Një pjesë akademisë. -Shërben me letra.

D E

E P

I D E M I

D

L E M A T

I

H N

K O T

I N T O N A G A R

A

F A T O R I

I

L

L

I

V E A N E T

M A L E N T E T

L E T A N T T

P A R A K A L

I

S

F D

M E

I

D

I

T F

I O N R N T

E M

E N D E

I N E R A R E T V K A T E D R A E N

T A T

I

I N O T

K O L

I

B R

Z E M E R A K T M A

P A T E R

I

T H

I M R K A S A T E

P A R A R E N D E S

A R A R A T T

A

D A N C E

P A R E S O R E T U T O R

M

R R A

D E R M A T O L O G

S E D E R

C A

I

E

L

I N S K R

I

I M

D E R R

I


23

E hënë 3 mars 2014

Fjalëkryqi Simetrik

HORIZONTAL 1. Nolde piktor. 4. U braktis nga Helena. 10. Ajo e jashtme edhe gënjen. 14. Neilol aktor. 15. U shkrumbua në muret e Tebës. 16. I tillë ishte Francis Drake. 17. Inicialet e Raymond që krijoi Flash Gordon. 18. Eshtë organi i taksave. 19. Mund të jetë një agim. 21. Kështu është qarkullimi konfuz. 23. Eshtë gara më e gjatë. 25. Ishte anije e dikurshme 26. Janë njëvjeçarë. 28. Një pjesë e nobelistëve. 29. Eshtë vrarë në luftë. 30. Një vijë e famshme mbrojtëse. 31. Janë legjendat.

32. Pavlina që bënte duet me Anida Taken 33. Janë nxënës... ushtarë. 34. Një e hapur botohet. 35. Një enë. 36. Mbajnë cigare. 37. Albrecht, piktor gjerman. 38. Mbesin në fund 39. Një simbol lëkurëkuqsh. 40. Ishte i burgosuri i ndërgjegjes. 42. Janë në gjyq. 43. Janë finokë. 45. Dy asa në dorë. 46. Bëhen si favore. 48. Janë të babëzitur. 49. Flenë pa zë. 50. Kulmojnë me Akokagua. 51. Ngjyhen ne tavolocë. 52. Një dyshe në skenë.

VERTIKAL 1. Agjencia europiane e hapësirës 2. Anisa e Pranvera nuk erdhi vetëm. 3. Të fundit në takim. 4. Bazar që këndojnë Vacanze romane. 5. Eshtë shkrimi me kreshnikë. 6. Një famë. 7. Janë specialistë të verës. 8. Me të bëjnë një letër. 9. Ari në tabelë. 10. Janë si bateri 11. Ndaheshin me sinor dikur. 12. Janë katolikë të Libanit. 13. Inicialet e Travolta-s. 15. Të le në klasë. 16. Janë vrimëza në lëkurë. 18. Një shtëpi botuese. 19. Mund të jenë postare. 20. Një lajm i vjetër. 22. Emër burri. 23. Edouard, piktor. 24. Mund të jenë aktet juridike. 25. Eshtë lule. 26. Një minierë e vjetër. 27. Kështu janë përpjektjet kolosale. 30. Një godinë në miniaturë. 31. Markë cigareje. 33. Një brinjë në skuadër. 34. Ato të së keqes i shkroi Baudelaire. 36. Janë pozitive ose negative. 37. Shkojnë me zakonet. 39. Igli te Lazio. 40. Kisha... në një kohë tjetër. 41. Eva e Diabolik. 42. Pak pedagogji. 43. Brown i Kodi i Da Vinci-t. 44. Një fije pa tension. 47. Duhen në kufij. 48. Fillojnë një metodë. 49. Fillojnë fundin.

Horoskopi 3 mars 2014 Dashi Do keni shume divergjenca me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe asgjë nuk do shkoje ashtu si e kishit menduar. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar ndonjë histori dashurie dhe do qëndrojnë serish vetëm. Duhet te prisni edhe pak kohe. Perspektivat financiare priten te jene te shkëlqyera. Do kryeni shpenzimet e dëshiruara dhe situata do mbetet e palëvizur.

Demi Te gjithë te dashuruarit si ata qe sapo kane filluar një lidhje edhe ata qe kane kohe bashke do përjetojnë ndjesi dhe emocione te veçanta sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo sekonde. Beqaret do dashurohen menjëherë pas personit qe do takojnë ne mesdite. Financat do kenë përmirësime te vogla, por qe do iu bëjnë te ndiheni disi me te qete.

Binjaket Momentet pasionante do jene te shumta sot, megjithatë ne ndonjë çast mund te linde edhe ndonjë debat i vogël. Gjithsesi mos u shqetësoni, gjerat do rregullohen menjëherë. Beqaret nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje pasi do jene te angazhuar me aktivitete te ndryshme. Ne planin financiar duhet te luftoni fort me veten për te mos shpenzuar pa fund.

Gaforrja Fati do iu buzëqeshë gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje. Gjithçka do shkoje ashtu si e kishit menduar. Disa mund te kenë edhe surpriza te mrekullueshme. Beqaret duhet te tregohen te sinqerte me personat qe do takojnë dhe me veten e tyre. Financat do jene delikate. Po bëtë me shume shpenzime sesa ua mban xhepi ka gjasa edhe te rrënoheni plotësisht.

Luani Çdo gjë do varet nga sjellja juaj sot ne jetën tuaj ne çift. Nëse tregoheni te pamatur me partnerin dhe nuk i kushtoni atij vëmendjen e duhur situata mund te ndërlikohet. Beqaret do kenë një dite te trazuar kështu qe me mire te mos hedhin hapa për te filluar ndonjë lidhje. Do vuajnë me vone. Për te ruajtur te stabilizuara financat shpenzoni me kujdes.

Virgjeresha Nëse jeni ne një lidhje mos u mundoni te flirtoni me persona te tjerë sepse nëse partneri e kupton do kërkojë t’i japë fund lidhjes. Mos shkatërroni atë qe me aq mund e keni ndërtuar. Beqaret do jene mjaft joshës gjate kësaj dite dhe do e gjejnë personin e duhur. Financat do jene te qëndrueshme dhe do arrini t’i mbani po ne atë gjendje.

Peshorja Jupiteri do ndikoje pa fund sot ne jetën tuaj ne çift duke e bere atë edhe me te bukur dhe me interesante se me pare. Do zbuloni një ane tjetër te karakterit te partnerit e cila do iu beje ta dashuroni edhe me tepër atë. Beqaret nuk do e kenë aspak mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Ne planin financiar duhet ende te bëni durim nëse doni qe situata te stabilizohet. Shpenzimet duhen limituar.

Akrepi Do ndiheni te lumtur sot pranë personit qe dashuroni dhe do filloni te mendoni për një te ardhme me te. Mos bëni plane pa folur se bashku. Beqaret duhet t’i studiojnë mire personat qe do takojnë ne mënyrë qe te bëjnë me pas edhe zgjedhjet e duhura. Ne pune reflektoni mire para se te kryeni investime sepse jo për te gjithë situata do jete e qëndrueshme.

Shigjetari Do afroheni edhe me tepër me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe kjo do iu krijoje mundësinë te flisni me hapur me te për gjithçka qe ju ka shqetësuar deri me sot. Beqaret do lëvizin çdo gur për ta bere për vete personin qe pëlqejnë. Edhe pse do lodhen pak do ia arrijnë qëllimit përfundimtar. Ne planin financiar mos prisni qe situata te degradohet për te marre masat e duhura.

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Zbavitje E M I L S A M A R

M E N E L A U K A P A N E U

T A T I M O R

K A O T I K G A L E R A E R E N A N I K A T A S I N A

L

P A M J A P I R A T

P O L A R

M A R A T O N A

M O T A K E T M A G I N O T

K A D E T E T P A K E T A T

T O T E M P A L E T

N D E R E T A N D E T

H

N

N O B M I T E

L E T E R D U R E R

P O L I T I K

D I N A K E T M A K U T E T

P E N E L A T

A A F L N

D U E T

Rita Ora i dëshiron shërim të shpejtë Rebekas

S

uperylli shqiptar, Rita Ora, ka shfrytëzuar rrjetet e saj sociale zyrtare për t’i dëshiruar shërim të shpejtë Rebekës. Rebeka, vajza nga Prishtina e cila vuan nga kanceri, ka tash e sa kohë që ka tërhequr vëmendjen e yjeve vendore që kanë kërkuar mjete për shërimin e saj. Dhe, një gjë të tillë e ka bërë

edhe Rita Ora, e cila ka postuar foton e Rebekas me një mesazh emocionues. “Tung. Rebeka po trajtohet për kancer. Je aq e guximshme je një superyll i vërtetë, ne të gjithë jemi me ty. Të faleminderit për gjithçka që ke bërë për mua. Që gjithmonë ishte një përkahëse fantastike e imja”, ka shkruar Rita.

Smith dhe djali i tij, aktorët më të këqij të vitit

Bricjapi Dite shume e qëndrueshme dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Komunikimi do jete pika me e forte. Ata qe janë ende beqaret do kenë takime te shumta, por nuk do arrijnë dot te fiksohen diku. Situata financiare do filloje dalëngadalë te përmirësohet. Do ndiheni disi me te qete dhe mund te blini ato qe iu nevojiten pa iu dridhur dora.

Ujori Duhet te mbani me shume përgjegjësi për jetën tuaj ne çift sot dhe jo t’ia lini çdo gjë ne dore partnerit. Mos kërkoni qe te jete ai qe te beje çdo gjë dhe ju vetëm te shfrytëzoni ambientin ngrohte. Beqaret do kenë sukses ne dashuri dhe do e gjejnë personin e përshtatshëm. Ne pune do jeni me fat dhe do arrini ta stabilizoni situatën pas një periudhe te gjate me vështirësi.

Peshqit Mos u tregoni me shume kritike sesa duhet sot ne jetën tuaj ne çift sepse do e mërzitni atë qe keni ne krah dhe ai do kërkojë dike tjetër për t’u qetësuar. Për beqaret do ketë surpriza te njëpasnjëshme. Do ndiheni mjaft mire me disa nga personat dhe mund te hidhni edhe ndonjë hap me tej. Te ardhurat do i menaxhoni me shume përkujdes dhe maturi.

W

ill Smith dhe djali i tij, Jaden, janë “nderuar” me çmimet kryesore në ceremoninë e 34 të Razzie Awards. 15-vjeçari Jaden ka pasur rolin kryesor në filmin “After Earth”, ndërkohë që babai i tij ka luajtur në rol dytësor dhe të dy kanë fituar “Mjedrën e Artë”, si aktorët me performancat më të këqija të vitit. Filmi më i keq është shpallur komedia “Movie 43”, ku janë paraqitur edhe emra të njohur, si Kate Winslet, Halle Berry, Richard Gere e Hugh Jackman. I njëjti film

ka pasur edhe regjinë dhe skenarin më të keq. Edhe pse kishte më së shumti nominime, filmi i Adam Sandlerit, “Grown Ups 2”, nuk e fitoi asnjë “shpërblim”. Një çmim i takoi edhe të famshmes Kim Kardashian, e cila u shpall aktorja më e keqe në rol dytësor (“Temptation: Confessions of a Marriage Counselor”). Çmimet për performancat më të këqija filmike ndahen nga viti 1980 dhe Razzie Awards në një mënyrë është parodi e Academy Awards.


cmyk


Standard 3 mars 2014