Issuu on Google+

Brazili dhe stadiumet e papërfunduara

Reforma territoriale Basha: Tur konsultimesh, vendimet abuzive, në Kushtetuese

Suplementi Faqe 13-17

Transferimet zyrtare të skuadrave në Serinë A

Politikë Faqe 5

GAZETë E përditshme E premte 31 janar 2014 NR: 2870, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI për maqedoni dhe greqi 1 euro www.standard.al e-mail: info@standard.al marketing@standard.al Botim i “standard”

Seanca maratonë Debate dhe akuza mes Berishës, Ramës e Metës për rendin dhe punësimin

Hyjnë në fuqi ndryshimet Si do të bëhet sigurimi shëndetësor dhe deklarimi i fitimit për biznesin e vogël

Politikë Faqe 4

Takim me sipërmarrës Rama sot në Milano: Horizont i ri për investimet italiane

Rama: SHISH do të reformohet, nuk arrin të përmbushë sfidat e kohës

S

ituatës e kriminalitetit në vend dhe çështja e papunësisë shkaktoi përplasje të forta mes deputetëve të pozitës dhe opozitës në seancën e djeshme të Kuvendit të Shqipërisë. Ish-kryeministri Berisha replikoi ashpër me krerët e mazhorancës dhe deputetët socialist për çështjet e larpërmendura, duke vënë theksin... Lexoni në faqen 2-3

Politikë Faqe 4

FMN Papunësi e lartë në Ballkan, përfshihet edhe Shqipëria

Banda e vrasësve me pagesë

Dëshmia e Julian Sinanajt: Mora 35 mijë € për vrasjen e Agron Çelës

10-11 <<

J

am paguar 20 mijë euro nga Marion Mitro për t’i vënë eksploziv prefektit Dervishi. Nuk i kam njohur viktimat, thjesht merrja porositë. Kushërinjtë Mëhilli më kërkuan që të ekzekutoja Sokol Veizin, me të cilin kishin konflikt pronësie. Ata për vrasjen më shpërblyen me 1 mijë e 500 metra tokë”... Faqe 4-5

AKKP

Emrat e ish-pronarëve që përfitojnë kompensim Faqe 19

cmyk

Zëvendësimi në AMA Kukan, kërkesë qeverisë dhe Parlamentit: Garantoni pavarësinë

Ekzekutimi / 12

Ekonomi Faqe 11

Mashtrimi me TVSH

Apelohet vendimi / 7 Zbardhet skema

e përfitimit të 26 Tentoi ta përdhunonte, Padrejtësisht 4 vjet mln dollarëve, 9 vret me thikë të në burg, kërkon nga nën hetim dashurin e motrës Gjykata dëmshpërblim persona Ekonomi Faqe 11

E

kzekutoi për vetëmbrojtje të dashurin e motrës, i cili tentoi që ta përdhunonte. Mësohet se viktima i është afruar 40-vjeçares duke e ngacmuar seksualisht dhe duke përdorur forcë, por nuk ia ka arritur dot qëllimit, pasi 40-vjeçarja ka arritur të...

U

mbajt padrejtësisht për katër vite në burg dhe këtë e ka konstatuar gjatë përllogaritjes Gjykata e Beratit. Për këtë, familjarët dhe...


2

E premte, 31 janar 2014

Politikë

Seancë plenare

Berisha: Qeveria, sinonim i tritolit, Rama merret me opozitën “Shqipëria është nën thundrën e krimit, Shqipëria në tritol, nën maska dhe trafiqe” Florenc Drizari Situata e kriminalitetit në vend dhe çështja e papunësisë shkaktoi përplasje të forta mes deputetëve të pozitës dhe opozitës në seancën e djeshme të Kuvendit të Shqipërisë. Ish-kryeministri Berisha replikoi ashpër me krerët e mazhorancës dhe deputetët socialistë për çështjet e lartpërmendura, duke vënë theksin tek keqpërdorimi i Policisë së Shtetit dhe shkarkimet nga puna në administratën publike. Duke folur për kriminalitetin, Berisha tha se “Shqipëria është nën thundrën e krimit, Shqipëria në tritol, nën maska dhe trafiqe. Çfarë bëtë me ardhjen tuaj në pushtet? Për të mbyllur dosjet dhe kartelat tuaja dekapituat Policinë e Shtetit. Shkarkuat Policinë Kriminale me një të rënë të lapsit dhe sot krimi është ulur këmbëkryq në çdo skaj të këtij vendi, në çdo rrugë në çdo institucion, sepse duhet të zhdukeshin dosjet”. Pas disa replikave me përfaqësues të mazhorancës, Berisha akuzoi Kryeministrin Rama se merret me qëndrimet e opozitës e jo me situatën reale të kriminalitetit. “Bashkëkryetari i kësaj mazhorance vazhdoi tërkuzën e akuza-

Foto ilustruese

Për të mbyllur dosjet dhe kartelat tuaja dekapituat Policinë e Shtetit. Shkarkuat Policinë Kriminale me një të rënë të lapsit ve ndaj opozitës, të cilën e trajtoi me retorikën e tij armiqësore ndaj opozitës, bashkëkryetari tjetër i mazhorancës. Dy momente, nuk ka diskutim se problem themelor sot për Shqipërinë është çështja e krim-

Seanca e djeshme parlamentare

it. Nuk ka diskutim që krimi është në një revansh të pandalshëm dhe që vjen përkeqësohet nga java në javë. Çfarë ndodh me bashkëkryetarin e mazhorancës. Nuk flet për krimin, flet për opozitën. Nuk flet për bandat, flet për opozitën dhe reagimet e saj. Ja t’ju lexoj këtu një moment. Është një botim, një titull shumë interesant i agjencisë së tij personale, “Politikanë të djathtë e të mërzitur, urdhëruan valën e terrorit”, a nuk ju kujton kjo bombën sovjetike në ambasadë ! A nuk bën kjo një mbështetje për krimin! Një mburojë politike sa vlefshme është kjo?” Duke folur për shkarkimet në

administratën publike, Berisha iu drejtua krerëve të mazhorancës se prishën konsensusin me aktin normativ për nëpunësin civil dhe ende mes pozitës dhe opozitës nuk ka “Shqipëria është nën thundrën e krimit, Shqipëria në tritol, nën maska dhe trafiqe” - u shpreh Berisha

një konsensus për reforma të rëndësishme në vend, situatë kjo që sipas ish-kreut të qeverisë, nuk ka ndod-

hur në mandatin e kaluar. Gjithashtu Berisha kritikoi qëndrimet e mazhorancës për shkarkimin e kryeinspektores së ILDKP-së, Zana Xhuka, dhe krerëve të AMA-s. Përplasjet mes deputetëve të pozitës dhe opozitës u bënë gjatë diskutimeve të projektligjit “Për ratifikimin e Konventës C187 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) “Për kuadrin promocional të sigurisë dhe të shëndetit në punë”, 2006”, si dhe të draftit “Për ratifikimin e konventës C167 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) “Për sigurinë dhe shëndetin në ndërtim, 1988”.

Debate në Kuvendin e Shqipërisë Jozefina Topalli: Para disa ditësh një gazetë belge fliste për një emër që është deputet këtu në sallën e Kuvendit, që akuzohej për vepra të renda penale, trafiqe etj. Unë nuk di cili do jetë vendimi, por një njeri që është ulur në këtë sallë disa vite nuk mund të rrijë pa i thënë Kryeministrit: Fol e shpjego. Sali Berisha: Erdhët në pushtet të mbyllnit dosjet, e shkarkuat policinë me një të rënë të lapsit dhe sot krimi është ulur këmbëkryq në çdo skaj të këtij vendi e çdo institucion. Erdhët në pushtet se donit të zhduknit çdo dosje. Se ja ku i keni këtu.

Sadri Abazi flet nga vendi jashtë mikrofonit: Gënjen! Sali Berisha: Je i botës së krimit ti që bërtet atje, je i faktuar, përfaqësues i krimit. Sadri Abazi: Ik more andej, gënjeshtar, mashtrues... Sali Berisha: Je hajdut. E di mirë ti! Pra ju mendoni se duke organizuar prita shtetërore si në Kavajë, se në këtë Parlament i thosha zëdhënësit të kryekreut për rendin, mos bëj komunikatë për kryebandat se çmimi do jetë shumë i shtrenjtë, por jo të drekosh me njërën e të qëllosh tjetrin, ja ku e keni, u vra Olsi.

Sadri Abazi: Kur vajtimorët të vajtojnë do të thotë se ke mbaruar, ke vdekur. Edhe në tri kutitë e fundit u ndërpre votimi, se vajtimorët e vajtuan këtë njeri. Sali Berisha, Veliajt: A patë ju se ky zotëri quan legjendë njërin që ka deklaruar se “do të luaja futboll me kokat e vëllezërve tanë në Kosovë”. Këta nuk kanë interes tjetër. Ai luan me koka shqiptarësh, ky bastard ma quan legjendë futbolli. Erion Veliaj: Meqë je kaq patriot, pse 8 vjet e sabotove linjën energjetike me Kosovën. I le 8 vjet pa drita. Nacionalist dylekësh. Rri si pulë aty.

Të vijë turp. Do flasësh ti kumbar i Fazlliçit. I vetmi njeri që ke kompleks me Serbinë je ti. Sali Berisha: Nisma për linjën energjetike dhe autostradën Tiranë Prishtinë ishte e PD. Negociatat, projektet janë porositur nga kjo qeveri, edhe tenderi u hap nga kjo qeveri. Kompania u përzu, se ofroi të korruptojë komisionin e ofertave dhe këtë e dorëzuam në Prokurori. Edi Rama: Është diçka tjetër që në fakt e vajtoni me të vërtetë thellë, po s’e thoni dot, humbjen e pushtetit tuaj të korruptuar deri në palcë, humbjen e kontrollit tuaj të dhunshëm mbi librat e

llogarive të shtetit dhe të çdo kompanie private, humbjen e fuqisë policore që ju e bëtë njësh me forcën e krimit... Ilir Meta: Është koha për të bërë disa reforma. Është koha për një reformë territoriale që të gjitha qeveritë e kanë pasur përparësi, por nuk është bërë. Kjo mazhorancë i ka votat, por prej dy javësh është duke kërkuar konsensusin tuaj, si opozitë, se nuk duam që ta bëjmë me votat tona. Sali Berisha: Zoti bashkëkryetar, ftesa juaj është e pasinqertë. Kërkoni konsensus për një parafabrikat të zgjedhjeve të ardhshme. Konsensusi rivendoset vetëm pasi të bëhen korrigjimet e domosdoshme, sepse vendi nuk mund të mbetet peng i këtyre veprimeve të papërgjegjshme.


E premte, 31 janar 2014

3

Politikë

Seancë plenare

Rama: SHISH do të reformohet, nuk përmbush sfidat e kohës “Krahasuar me një vit më parë janë kapur 15 për qind më shumë persona në kërkim brenda vendit dhe 111 për qind persona në kërkim për krim ndërkombëtar” Florenc Drizari

Reforma administrativo-territoriale

Meta: Opozita të bashkëpunojë. Berisha: Ftesa, e pasinqertë Kryetari i Lëvizjes për Integrim, Ilir Meta, ftoi opozitën të bëhet pjesë e reformës administrativo-territoriale në komisionin e posaçëm parlamentar. Duke folur si kreu i LSI, nga foltorja e Kuvendit, Meta tha se është koha që disa reforma të bëhen bashkërisht edhe me opozitën. “Është koha të realizojmë reformën administrative dhe territoriale. Ka qenë synim edhe i demokratëve, është synim edhe i kësaj mazhorance që ka votat. Prej dy javësh janë krijuar të gjitha ato hapësira që opozita nuk i ka pasur. Një komision që të dyja palët të jenë të barabarta. Opozita, PD, të jetë me anëtarë të barabartë si me PS-në dhe komuniteti ndërkombëtar do të japë ekspertizën e saj. 150 njësi vendore nuk ofrojnë asnjë shërbim. 80 milionë USD do të përfitonte Shqipëria nga reduktimi i kostos administrative, ndërkohë që ne marrim para borxhe për të paguar interesa dhe ata janë të gjithë socialistë, demokratë e pa parti. Ne kemi 385 njësi vendore dhe është koha për të reflektuar e për të punuar”, - deklaroi Meta. Pas këtij qëndrimi, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i ish-kryeministrit Berisha në sallën e Kuvendit. Berisha e quajti fjalën e Metës si të pasinqertë, duke e lidhur këtë qëndrim me prishjen e konsensusit pozitë – opozitë që me aktin normativ të qeverisë për nëpunësin civil. “Zoti bashkëkryetar, ftesa juaj ishte shumë e pasinqertë dhe nuk është ajo që thoni ju... Unë jam dakord që të rivendoset konsensusi, por ai vendoset pasi bëhen korrigjimet e domosdoshme,

Emrat e mazhorancës Kuvendi i Shqipërisë miratoi përbërjen e komisionit të posaçëm për reformën administrativo-territoriale. Deputetët e mazhorancës me 80 vota pro votuan për projektvendim “Për miratimin e përbërjes së komisionit të posaçëm parlamentar për reformën administrativo-territoriale në Republikën e Shqipërisë, ngritur me vendimin nr. 1/2014”, ndërkohë që opozita nuk mori pjesë në votim. Kundër kësaj nisme votoi deputeti i PDsë, Flamur Noka. Aktualisht opozita ka refuzuar të marrë pjesë në këtë komision, duke kërkuar rivendosjen e konsensusit me mazhorancën. Me vendimin e djeshëm të Kuvendit, gjysma e komisionit nga mazhoranca do të këtë këta anëtarë: Bashkim Fino bashkëkryetar, Armando Subashi anëtar, Blendi Klosi, Musa Ulqini, Namik Kopliku, Andrea Marko, Petrit Vasili, Spartak Braho. sepse vendi nuk mund të mbetet peng i këtyre veprimeve të papërgjegjshme. Dhe zoti Kryetar, duhet të kesh kurajo të denoncosh këtu veprën që ka bërë bashkëkryetari tjetër, i cili ka dërguar dosjen tënde në Berlin dhe vende të tjera. T’i thuash këtu: E ke bërë ti një veprim të tillë, nuk e ka bërë Sali Berisha, e ka bërë zotëria e tij dhe kjo është e vërteta”.

“Niveli i shërbimeve të inteligjencës shqiptare, jo vetëm i SHISH-it, që ngrihet mbi një ligj të vitit 1998, i cili nuk përmbush më nevojat për t’u përballur me sfidat e kohës, duhet ngritur në një shkallë tjetër dhe këtu lypset një reformë tërësore ligjore dhe organizative, e cila ka filluar, siç ka filluar edhe strategjia e re e sigurimit kombëtar”. Kështu e cilësoi Kryeministri Edi Rama punën e shërbimeve të inteligjencës në vend, referuar situatës së rendit publik dhe akteve kriminale me vendosje tritoli ndaj disa biznesmenëve dhe zyrtarëve të shtetit. Qëndrimi i mbajtur nga Kryeministri Rama në seancën e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë, pretendon nisjen e ndryshimeve në strukturat e SHISH-it, ndërkohë që akuza në drejtim të këtij shërbimi janë bërë edhe më parë. Para pak ditësh ka qenë ministri i Brendshëm, Saim“Niveli i SHISH duhet ngritur në një shkallë tjetër dhe këtu lypset një reformë tërësore

ir Tahiri, i cili ka thënë se përballë situatës me rastet kriminale të tritolvënies, shërbimi i inteligjencës nuk ka kryer detyrat e tij në informimin e strukturave, kryesisht ministrit të Brendshëm. Aktualisht kreu i SHISH-it është Visho Ajaz Lika, i zgjedhur në këtë detyrë disa muaj para mbarimit të mandatit në qeverisjen e djathtë. Kandidatura e tij u kundërshtua në atë kohë nga përfaqësues të opozitës, me argumentet se ai kishte qenë pjese e qeverisjes me postin e zv.ministrit në Ministrinë e Inovacionit. Rama për rendin Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur dje në Kuv-

Rrëzohen dekretet e Nishanit, Meta: Na vjen keq Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi një ditë më parë dekretet e kreut të për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Me 77 vota kundër, 44 pro dhe dy abstenime, kandidatura e Petrit Çenos nuk kalon në legjislativin shqiptar. Në tërësi deputetët e Partisë Socialiste votuan kundër. Më herët në Komisionin e Ligjeve, deputetët e LSI-së ishin shprehur pro kandidaturës së Çenos, ku deputeti Spartak Braho është shprehur në favor të kandidaturës së tij. Në mbledhjen e Komisionit të pak ditëve më parë, Braho ka abstenuar. Ndërkaq, edhe dekreti tjetër i kreut të shtetit u rrëzua në Kuvendin e Shqipërisë. Dekreti për Gjovalin Përnocajn, mori endin e Shqipërisë, akuzoi përfaqësuesit e opozitës se kanë përdorur për qëllime politike situatën e ditëve të fundit me rendin publik. Rama tha se qeveria e tij do të vazhdojë betejën kundër krimit dhe premtoi një paketë të re ligjore. Duke folur për shifrat e kriminalitetit në muajt e fundit, Rama theksoi se krahasuar me një vit më parë, janë kapur 15 për qind më shumë persona në kërkim brenda vendit dhe 111 për qind persona në kërkim për krim ndërkombëtar. “Janë goditur më shumë se 35 për qind e grupeve kriminale në fushën e drogës, janë kapur dhe proceduar 51 për qind më shumë autorë trafiqesh dhe këta të kapur për korrupsion. Nëse shifrat e tjera janë në përmirësim të vazhdueshëm, sigurisht që ky muaj ka shënuar një përkeqësim të ndjeshëm, sidomos psikologjik për shkak të risisë negative në tërësi të aktivitetit kriminal. Aktet terrorizuese, goditjet kriminale me tritol. Ky është një fakt i pamohueshëm, por edhe më

u votua me 75 vota kundër dhe 39 vota pro, duke mos kaluar testin për marrjen e emërimit si anëtar i Gjykatës së Lartë. Në tërësi, dekretet e Nishanit për Gjykatën e Lartë, u kundërshtuan për mungesë eksperiencë në fushën e të drejtës administrative dhe për shkelje procedurash në përzgjedhjen e kandidaturave.

“Janë goditur më shumë se 35 për qind e grupeve kriminale në fushën e drogës” shumë se sa mjaftueshëm për të kuptuar se reagimi i shtetit duhet të jetë më shumë kompleks sesa reagimi i policisë së shtetit”, - deklaroi Rama. Gjithashtu Kryeministri premtoi ngritjen e strukturës së re që do të përballet me krimin dhe sigurinë në vend, Byronë Kombëtare të Hetimit. Ngritja e kësaj njësie të re është premtim i bërë nga Rama që në kohën kur ka qenë kryetar i opozitës. “Së shpejti në Parlament do të vijë për shqyrtim një reformë ligjore e këtij Kuvendi për rendin publik dhe po ashtu do të ngrihet edhe Byroja Kombëtare e Hetimit, për të cilën po punojmë ngushtësisht dhe jemi në përfundim me partnerët tanë”, - theksoi Rama.


4

E premte, 31 janar 2014

Politikë

Rama sot në Milano me sipërmarrësit: Horizont i ri për investimet italiane Kryeministri shqiptar, Edi Rama, do të vizitojë ditën e sotme qytetin e Milanos në Itali, ku do të zhvillojë takime me sipërmarrësit e Rajonit të Lombardisë. Takimi i parë do të jetë në selinë e Bosch-it me disa dhjetëra sipërmarrës, duke vijuar më pas me takime të tjera me Assolombarda. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve ANSA, Kryeministri shqiptar Edi Rama u shpreh se “Shqipëria mund të jetë një horizont i ri për investimet italiane”. Ky është dhe objektivi kryesor i vizitës së Kryeministrit, i cili rikthehet në Itali pas

një periudhe kohe disajavore, për të prezantuar Shqipërinë dhe mundësitë që ofron ky vend për sipërmarrësit italianë. Pas vizitave të tij në muajin dhjetor në Rajonin e Puljas dhe në Romë, Milanoja është qyteti i tretë ku kreu i qeverisë shqiptare kërkon të prezantojë Shqipërinë dhe mundësitë që mund t`i ofrojë ky vend sipërmarrësve italianë. Gjatë intervistës për ANSA-n, Rama theksoi: “Do të përqendrohemi për të nisur investime që krijojnë vende pune, si në sektorin e prodhimit, bujqësisë dhe turizmit”. Në takimin e

parë më sipërmarrësit italianë në Bosch që në Tiranë do të hapë së shpejti një qendër të formimit profesional e ndërsa takimi tjetër do të jetë më biznesmenët e Assolombarda. Ndërkohë ditën e nesërme, kreu i qeverisë do të bëjë një vizitë në Institutin Evropian të Onkologjisë, ku do të takohet me themeluesin e tij Umberto Veronesi. Agjencia e lajmeve ANSA shkruante dje se në vendin e shqiponjave, gjenden 400 ndërmarrje të vogla dhe të mesme italiane, si edhe ndërmarrje të përbashkëta italo-shqiptare. “Zh-

Rama me Letën

vendosja e atyre grupeve që për shkak të krizës ekonomike, gjenden realisht në vështirësi dhe kanë nevojë të mar-

rin frymë lirisht, pasi tek ne kostot janë të ulëta dhe distancat të papërfillshme”, - ka deklaruar Rama në intervistë. Në këto takime në Milano, Kryeministri do të shoqërohet nga një grup parlamentarësh të mazhorancës, që kanë si qëllim të jenë një urë lidhëse mes ndërmarrjeve italiane dhe institucioneve shqiptare. Po ashtu, në Milano, Rama do të ketë edhe një vizitë në konsullatën shqiptare, e cila do të ofrojë shërbimet e saj edhe për qytetarët e Kosovës, në kuadër të marrëveshjeve me Prishtinën.

Zëvendësimi i anëtarëve të AMA-s

Kukan, qeverisë dhe Parlamentit: Garantoni pavarësinë dhe integritetin Integrimi, eurodeputeti: Bashkëpunimi dhe besimi mes palëve janë çelësi i procesit “Politika të bashkëpunojë dhe për procedurat e emërimit të anëtarëve” Gëzim Saliu Parlamenti Evropian kërkon nga qeveria shqiptare dhe Parlamenti që të ruajnë pavarësinë dhe integritetin e institucioneve kryesore në vend. Referuar amendamentit të mazhorancës për ligjin audiovizual, i cili nëse miratohet, do të çojë në shkarkimin e anëtarëve të këshillit drejtues të Autoritetit të Medias Audiovizuale shqiptare, kreu i delegacionit të PE-së për Evropën Juglindore, Eduard Kukan, theksoi dje se klasa politike shqiptare duhet të garantojë praktikat më të mira në lidhje me pavarësinë dhe procedurat e emërimit të anëtarëve të rregullatorit të medias. Në një deklarim publik, eurodeputeti citoi rezolutën e Parlamentit Evropian, ku i bëhet thirrje Parlamentit “Bashkëpunimi dhe besimi reciprok mes të gjitha partive, është çelësi për progresin e procesit të integrimit”

dhe qeverisë dhe institucioneve shqiptare të ruajnë dhe garantojnë integritetin dhe pavarësinë e institucioneve kryesore në vend. “Në këtë drejtim, pavarësia dhe integriteti institucional i Autoritetit Audioviziv përgjegjës, ndër të tjera, për forcimin e lirisë së medias dhe reformën e transmetuesit publik, është shumë e rëndësishme. Unë dua ti bej apel te forte aktorëve të mëdha politike për të ruajtur frymën e bashkëpunimit, i cili ishte i pranishëm gjatë miratimit të ligjit të medias ne mars 2013 dhe të garantojë praktikat më të mira në lidhje me pavarësinë dhe

Eduard Kukan

procedurat e emërimit të anëtarëve të rregullatorit të medias”, - tha Kukan. Bashkëpunimi Sipas eurodeputetit, Shqipëria ka arritur një sërë suksesesh në procesin e integrimit evropian, por, theksoi ai, më rëndësi parësore është bashkëpunimi mes palëve politike në vend. “Bashkëpunimi dhe besimi reciprok mes të gjitha partive politike, është çelësi për progresin e mëtejshëm të procesit të integrimit”, - deklaroi kreu i delegacionit të PE për Evropën Juglindore. Në këtë kontekst, Kukan thekson e njëjta frymë bashkëpunimi duhet të ekzistojë edhe për të mundësuar pavarësinë dhe integritetin institucion-

“Unë dua ti bej apel te forte aktorëve të mëdha politike për të ruajtur frymën e... ...bashkëpunimit, i cili ishte i pranishëm gjatë miratimit të ligjit të medias”

al të Autoritetit të Medias Audiovizive, përgjegjëse ndër të tjera, për forcimin e lirisë së mediave dhe reformës të transmetuesit publik. Më tej, eurodeputeti u kërkoi aktorëve kryesorë politikë të bashkëpunojnë, sikurse gjatë miratimit të ligjit të mediave në mars të vitit 2013, si dhe të garantojnë praktikat më të mira mbi pavarësinë dhe procedurat e emërimit të anëtarëve të këtij enti rregullator të mediave. Autoriteti Monitorues i Mediave në Shqipëri (AMA) është në vëmendjen e Parlamentit Evropian, pasi para reagimit të Kukanit, më parë ka shprehur qëndrimin e saj edhe eurodeputetja Doris Pack si kryetarja e Komitetit të Kulturës në Parlamentit Evropian. Ajo kritikoi veprimet e qeverisë shqiptare për të zëvendësuar rregullatorët e medias në vend. “Zëvendësimi i anëtarëve të këshillit të Autoritetit Audiovizual të Medias ngre pyetje serioze mbi pavarësinë e ardhshme të peizazhit të medias shqiptare dhe kërcënon të prishë përpjekjet e vendit për të kaluar në një sistem të TV dixhitale. Pavarësia e rregullatorëve të medias është një standard kyç evropian që duhet të respektohen. Vetë Parlamenti Shqiptar është angazhuar që të mbështesë dhe të garantojë integritetin dhe pavarësinë e Autoritetit Audiovizual të Medias. Parlamentarët shqiptarë janë shprehur për të respektuar këto fjalë”, - kishte pohuar Pack, duke iu referuar rezolutës së Parlamentit shqiptar, që u miratua më 27 nëntor të vitit të kaluar. Mazhoranca ka paraqitur pak kohë më parë në Parlament amendamente për ligjin audiovizual, i cili, nëse miratohet, do të çojë në shkarkimin e anëtarëve të këshillit drejtues të Autoritetit të Medias Audiovizuale shqiptare.

Reagimi

Ministria e Bujqësisë: Marrja e 18 mijë hektarëve tokë, edhe në interes të ish-pronarëve Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave ka reaguar dje lidhur me kalimin në administrim të saj të 18.076 ha tokë bujqësore, ku, sipas saj, ky administrim jo vetëm nuk bie ndesh, por është në interes të ish-pronarëve. Marrë shkas edhe nga shqetësimet e shfaqura nga shoqata e pronarëve, ministria deklaroi se prej vitesh kjo tokë është zhvlerësuar dhe po degradon pa ndalur nga mungesa e investimeve. “Ajo është dhe vazhdon të jetë pre e ndërhyrjeve abuzive të kundërligjshme. Asnjë metër katror e kësaj toke nuk u është kthyer pronarëve në gjithë këto vite. Duke e marrë këtë fond toke në administrim, qeveria shqiptare angazhohet që me investime të mirëmenduara të fusë këtë tokë në prodhim për krijim të ardhurash dhe vende pune. Nga të ardhurat e krijuara do të përfitojnë edhe pronarët duke rritur kuotën e kompensimit financiar të tyre”, thuhej në njoftimin e Ministrisë. Më tej bëhet e ditur se në mbledhjen e ardhshme të qeverisë do të vihen në dispozicion të kompensimit fizik të pronarëve, sipërfaqe të tjera toke, duke u mbështetur në kriteret e barasvlerës. Qeveria ka vendosur dy ditë më parë të heqë nga administrimi i AKKP-së fondin prej 18 mijë hektarësh, për t’ia kaluar në dispozicion Ministrisë së Bujqësisë. “Këshilli i Ministrave vendosi kalimin në administrim të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave të fondit të tokës bujqësore me sipërfaqe 18.076 (tetëmbëdhjetë mijë e shtatëdhjetë e gjashtë) ha të ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe ish-institucioneve kërkimore-shkencore të kësaj ministrie, e cila aktualisht është në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”, - shkruhej në vendimin e djeshëm të qeverisë.


E premte, 31 janar 2014

5

Politikë

Konventa e të zgjedhurve vendorë

Reforma territoriale, Basha: Tur konsultimesh me qytetarët, vendimet abuzive, në Kushtetuese “Së shpejti do të nisim tur të tërë konsultimi me këshilltarë të majtë e të djathtë, me qytetarët për të vendosur mbi çdo ndarje dhe bashkimi territorial mbi territorin e kësaj Republike” madh politik. Përballë këtij vakumi krijohet një vakum i pritshëm që mbushet nga krimi”, - tha Basha. Në emër të të zgjedhurve vendorë, Basha kërkoi nga zyrtarët e policisë së shtetit të mos i nënshtrohen presioneve politike por të punojnë për ruajtjen e rendit publik për qytetarët. “Në emër të të zgjedhurve dua të bëj një apel ndaj zyrtarëve të policisë së shtetit. Dua t`ju them që në punën e tyre ka vështirësi për shkak të një presioni të paprecedentë poli-

Florenc Drizari Kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherësh edhe kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi qeverinë për keqqeverisje e paaftësi në menaxhimin e situatës së rendit e sigurisë në vend. Në një takim me përfaqësues vendorë, Basha bëri përgjegjës krerët e mazhorancës Rama-Meta. Duke u ndalur tek reforma administrativo-territoriale dhe kompetencat e njësive vendore, kreu i PD-së tha se kjo reformë është elektorale dhe qeveria nuk mund të hedhë asnjë hap para pa u konsultuar me opozitën. Duke theksuar konsensusin si një domosdoshmëri për miratimin e kësaj reforme, Batha deklaroi nisjen e konsultimeve me çdo nivel vendor e qytetarë për reformën territoriale. Kreu i PD-së theksoi se mazhoranca me reformën territoriale po i vë shkelmin marrjes se statusit. Lulzim Basha “Reforma territoriale që është reformë elektorale, është dhe reformë qendrore nuk mund të hedh asnjë hap përpara pa rivendosur konsensusin e plotë në çdo hallkë të vendimmarrjes midis mazhorancës dhe opozitës. Kjo është një vlerë tashmë e ndërtuar dhe shërbimi nga e cila do të përbëjë dhe shkelmin e fundit që i jepet një standardi më i fundit që është vendimi për statusin e vendit kandidat. Sot nga pikëpamja e bashkisë më të madhe në vend, dhe vendorëve dua t’u përcjell atyre një mesazh tjetër qeverisë Rama-Meta. Transparenca, gjithëpërfshirja dhe llogaridhënia është kusht i domosdoshëm për të ecur para me këtë reformë. Asnjë reformë nuk mund të dhe nuk mund të tjetërsohet përmes një reforme ilegjitime pa dëgjuar zërin

Lulzim Basha në takim me përfaqësues vendorë

Kryetari i Shoqatës së Bashkive

bashkimi territorial mbi territorin e kësaj Republike”.

Basha: KKT bllokon planet e zhvillimit në komuna e bashki

Situata e rendit në vend Nuk ka ditë që mos të marrim lajme të kobshme sa i përket rendit e sigurisë sa i përket krimit spontan dhe të organizuar që po godet haptas në qendër të qyteteve hapur biznesmenë, zyrtarë madje dhe komisariate madje dhe me precedencë të shtuar po godet aty ku nuk mban më zemra e asnjë qytetari në oborret e shkollave të fëmijëve tanë. Kështu e cilësoi situatën e rendit publik kreu i PD-së, Lulzim Basha, teksa tha se kjo gjendje është para së gjithash, produkt i kapitullimit të policisë përballë krimit, jo si përgjegjësi e atyre qindra e mijërave të policisë së shtetit që e kanë provuar me vepra se çfarë janë në gjendje të bëjnë. “Rikthimi në Policinë e Shtetit nga ish qeveritarë socialistë të dyshuar për krimin të narkotrafikut, janë disa nga shkaqet e zhbërjes së eficencës së efektivitetit të punës së policisë që sot ndodhen para një presioni të

Kryetari i Shoqatës së Bashkive, Lulzim Basha, akuzoi Kryeministrin Edi Rama për përqendrim të pushtetit vetëm më zyrat e ekzekutivit shqiptar. Kjo mënyrë qeverisjeje, sipas Bashës, dëmton institucionet e tjera dhe njësitë e të zgjedhurve vendorë. Basha tha se vendimet e Këshillit Kombëtar të Territorit “në mënyrë antikushtetuese bllokojnë planet e zhvillimit në komunat e bashkitë e vendit, komunat e bashkitë e kurorës së Tiranës, të zonës bregdetare, të aksit Tiranë-Durrës, akset kombëtare e pastaj një sërë bashk-

ish të tjera, të majta e të djathta sot gjenden në këtë ngërç të provokuar tërësisht nga papërgjegjshmëria dhe antikushtetutshmëria, si mentalitet dhe si kulturë veprimi e ish-kryebashkiakut të Tiranës”. Gjatë konventës së të zgjedhurve vendor që u mbajt një ditë më parë në Tiranë, Basha theksoi se sindroma e vitit “zero” i dikton pushtetit bllokimin e kredive për të pastrehët, për një ndër shtresat më në nevojë. Përmes këtij bllokimi, pengohen edhe shumë interesa të tjera, duke përfshirë këtu edhe interesa zhvillimorë të kreditimit, siç është industria e ndërtimit.

e qytetarëve dhe qytetareve të saj, për këtë së shpejti do të nisim tur të tërë konsultimi me këshilltarë të

majtë e të djathtë me qytetarët që kanë dhe do kenë të drejtë sovrane për të vendosur mbi çdo ndarje dhe

“Rilindja”

Bogdani: Mashtrim i zbukuruar, Rama ngel në klasë pa mbaruar vitin! Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, kritikoi vendimet e fundit që qeverisë, sidomos ato të marra në fushën ekonomike dhe të sigurisë publike. Deputeti demokrat theksoi se premtimet elektorale të PS ishin vetëm një mashtrim para qytetarëve shqiptare. “Siguria kombëtare e Sh-

qipërisë po cenohet drejtpërdrejt edhe në këto momente që flasim, ku Kryeministri dhe ministrat e kësaj qeverie mashtrojnë hapur për faktin se nuk ka projekt për devijimin e lumit Radika, në Maqedoni. Ndërkohë, që faktet flasin ndryshe dhe studimi i impaktit në mjedis po vazhdon të kryhet”,

- tha Bogdani. Deputeti i opozitës vijoi më tej duke thënë se cenimi i sigurisë kombëtare nuk mbaron me kaq. “Dëmi më i rendë që mund t’i bëhet vendit tonë është përfshirja në nismën e quajtur Ballkani Perëndimor 6, i thënë me fjalë të tjera një projekt për një neo-Jugosllavi, i propozuar

nga Mali i Zi dhe i mbështetur fuqimisht nga shteti serb dhe komisioneri Fule. Nismë që deri para epokës së rilindjes është kundërshtuar me forcë nga qeveria shqiptare në më shumë se një rast”, - theksoi në fjalën e tij në Kuvend deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

Nuk ka ditë që mos të marrim lajme të kobshme sa i përket rendit e sigurisë sa i përket krimit spontan... ...dhe të organizuar që po godet haptas në qendër të qyteteve hapur biznesmenë, zyrtarë dhe komisariate tik dhe në detyrën e tyre në mes të kësaj katrahure nuk janë vetëm. Se ne pushteti vendor vendosim interesin e qytetarëve tanë dhe do të vazhdojmë ti japim gjithë mbështetjen tonë. Ne e dimë që s`ka asgjë më të çmuar sesa paqja sociale, ndaj mos u trembni dhe mos u tërhiqni, zbatoni ligjin. Viroza politike që ka kapur shtetin nuk është e përhershme por mund të bëhet shumë shpejt e djeshme. Mos u nënshtroni presionit politik. Bashkëpunoni me të zgjedhurit vendor, bashkëpunoni me qytetarët”, - deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë konferencës me të zgjedhurit e pushtetit vendor.


6

E premte, 31 janar 2014

Aktualitet

Situata ekonomike

Flasin ekspertët: Ku duhet të ndërhyjë qeveria. Pse duhen rishikuar politikat për bujqësinë PS kërkon rikthimin e skemës së qeverisë “Berisha” për ullirin. Angjeli: Me rëndësi për eksport Gëzim Saliu Rritja e taksave nga paketa fiskale e qeverisë rikthen nevojën për stimulin e prodhimit vendas. Kështu rekomanduan dje ekspertët e ekonomisë dhe financave në takimin e mbajtur në forumin “ProdhimiKthesa drejt Rritjes Ekonomike”, ku sipas tyre është e domosdoshme që bujqësia, si një sektor që prodhon më shumë në prodhimin e brendshëm bruto, të stimulohet me politika lehtësuese. Deputeti socialist, njëkohësisht anëtar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave Anasatas Angjeli vuri theksin në rëndësinë e bujqësisë e sidomos të kulturës së ullirit. Marrë parasysh se kjo ka qenë një ndër skemat kryesore të qeverisë së mëparshme, duket se mazhoranca aktuale do ta rimarrë atë për të nxitur jo vetëm plotësimin e nevojave brenda vendit por edhe eksportin. “Ne duhet ti kthehemi prodhimit të disa produkteve dhe zhvillimit të disa produkteve që nuk prodhohen vetëm për nevojat e tregjeve konsumatore, por janë konkurruese edhe në tregje globale. Ne duhet të orientohemi në disa kultura të caktuara që nuk shërbejnë për plotësimin e kërkesës së brendshme konsumatore, por ato drejtohen edhe për eksporte. Një nga këto kultura është ajo e ullirit”, deklaroi ai në promovimin e studimit të tij në forumin e djeshëm me titull “Ditari i tranzicionit ekonomik”. Këshillat Ndërkohë, edhe Ardian Civici kërkoi më shumë politika lehtësuese për sektorin e bujqësisë, duke theksuar: “Po të shikosh strukturën e investimeve të huaja direkte janë ato më të ulëta

Deputeti i PD-së

Shehu: Objektivi i doganave, më i ulët se realizimi në vitin 2011

Anastas Angjeli

që shkojnë në sektorin e bujqësisë. Po të shikosh buxhetin e shtetit më pak se 1% që shkon në sektorin e bujqësisë. Atëherë çështja shtrohet si mund të zhvillojmë këtë sektor”. Nga ana tjetër, ai bëri të ditur se krahas bujqësisë, rëndë-

Ne duhet të orientohemi në disa kultura të caktuara që nuk shërbejnë për plotësimin e kërkesës së brendshme konsumatore, por ato drejtohen edhe për eksporte

Selami Xhepa

si parësore për ekonominë në vitet në vijim duhet të ketë edhe ndërtimi, sektor i cili tashmë po punon nën kapacitet. Ndërsa eksperti Selami Xhepi deklaroi se ka ardhur koha që të realizohen reformat e shumëpërfolura për ekonominë. “Reformat e sistemit tonë, jo vetëm në nivel global, duhet të reflektohen edhe në nivelin e politikëbërjes edhe në Shqipëri”, - pohoi ai. Sipas Xhepës, qeveria duhet të tregojë interes të veçantë ndaj sipërmarrësit pasi nënvizoi ai,: “Baza e sistemit është sipërmarrësi. Shqetësimi i shoqërisë tonë dhe politikës sonë duhet të jetë një dhe vetëm një të zhvillojmë sipërmarrësin”. Ndërkohë të tjerë ekspertë ishin të mendimit së mirëqeverisja, si dhe zhvillimi i sipërmarrjes janë rrugët për të pasur një rritje të qëndrueshme ekonomike. Disa prej burimeve që kanë ndikuar në rritjen e ekonomike, siç janë investimet e huaja, remitancat etj., kanë pësuar rënie, dhe ky fakt sh-

tron nevojën për të gjetur një model të ri rritjeje, aq më tepër edhe pas rritje së taksave me paketën e re fiskale. Ndërkohë përkundrejt kundërshtive dhe kritikave të sipërmarrjeve vendase e të huaja, kryAnasatas Angjeli vuri theksin në rëndësinë e bujqësisë e sidomos të kulturës së ullirit

eministri Rama ka mbrojtur dy ditë më parë paketën fiskale, duke theksuar se përmes saj qeveria shqiptare synon jo vetëm krijimin e një klime të përshtatshme për investimet, por edhe heqjen e barrës për biznesin e madh. Në takimin e zhvilluar me investitorët e huaj në vend, kreu i qeverisë theksoi se vendosja e sistemit të taksimit të ndershëm i vjen në ndihmë sipërmarrjes dhe zhduk, sipas tij, taksën e korrupsionit.

Premtimi i dhënë nga Kryeministri Rama sipas të cilit të ardhurat nga doganat do të rrisin peshën e tyre me 1% ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto realisht nuk përbën një rritje. Ish-zv.ministri i Financave, deputeti i PD-së, Sherefedin Shehu, deklaroi dje: “Objektivi është më i ulët se ai i arritur në 2011-n, edhe pse doganat po administrojnë akcizat, vlera e të cilave është 1.4% e prodhimit të brendshëm bruto”. Sipas të dhënave të ministrisë së Financave, pesha e të ardhurave nga doganat është rritur prej 2005-ës nga 8 në 11% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ndërkohë kreu i qeverisë deklaroi në një takim ku bëri publik planin strategjik të institucionit, duke prezantuar edhe kompaninë britanikë “Crown Agents” se do garantohet rritja me 1% e GDP-së së vendit nga të ardhurat e doganave.

Sherefedin Shehu

Takimi me Dhomën Franceze të Tregtisë

Meta: Shlyerja e borxheve ndaj biznesit, prioritet i qeverisë Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka deklaruar dje se prioritet i qeverisë është përgatitja e një klime sa më të mirë për biznesin dhe shlyerja e të gjitha borxheve që shteti i ka sipërmarrjeve. Në takimin me Asamblenë e Dhomës së Tregtisë Francë-Shqipëri, Meta foli veç të tjerave për hartimin e një pakete për përmirësimin e klimës së biznesit. “Shlyerja e borxheve ndaj bizneseve

është në kryefjalën e kësaj qeveria për këtë vit. Greqia dhe Italia po kalojnë një situatë mjaft të vështirë prej disa vitesh ashtu sikur dhe ambienti për zhvillimin e biznesit në vend ka nevojë të përmirësohet akoma më shumë. Do të shpreh bindjen time se të gjithë së bashku do të respektojmë qëndrueshmëri dhe rritje të pandërprerë ekonomike, duke krijuar kushte të mira për sukses”,

Ilir Meta

- tha ai, duke shtuar se këtë synon edhe marrëveshja e Shqipërisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. “Për të stabilizuar ekonominë e vendit dhe krijuar klimë të shëndetshme për frymëmarrjen e biznesit dhe investimet në vend. Pas përfundimit të kësaj marrëveshjeje qeveria është e angazhuar për të botuar së afërmi një paketë ligjore për përmirësimin e klimës së

biznesit”, - tha Meta. Sipas Kryeparlamentarit, Franca dhe kompanitë e saj, janë partnerë shumë të mëdhenj për Shqipërinë në këtë drejtim. “Ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin ekonomik me Francën dhe sidomos investimin në infrastrukturë, financë, fushën e mineraleve etj. Vullneti ynë është të rrisim shkëmbimet tregtare”, - u shpreh Meta.


E premte, 31 janar 2014

7

Kronikë

Shkodër Tritoli biznesmenit, Gjykata lë në burg minorenin

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg minorenin e akuzuar për vendosje tritoli në banesën e tregtarit nga ky qytet, Bledar Canka. Sipas akuzës së këtij qyteti, 14-vjeçari M. Guri, nga Shkodra, është i dyshuar si bashkëpunëtor në vendosjen e lëndës plasëse në hyrje të banesës së shtetasit Bledar Canka. Prokurori i çështjes, Frederik Laloshi, ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 14-vjeçarin, pasi sipas tij është i dyshuar për veprën penale “Vendosje e lëndës plasëse në bashkëpunim dhe dëmtim të pronës

Vendi i shpërthimit

së tjetrit”, si dhe për dy vepra tjera penale: atë të kryerjes së “Marrëdhënieve seksuale me të mitur” dhe “Armëmbajtje pa leje”. I pyetur nga

togat e zeza, personi në hetim është shprehur se për sa i përket akuzës së vendosjes së lëndës plasëse, ai “as nuk ka dijeni për këtë ngjarje”. Ndërsa në lidhje me kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitur ai u shpreh: “Vajzën në fjalë që është mbesa e të dëmtuarit nga shpërthimi e njoh dhe nuk kam kryer asnjë lloj marrëdhënieje me të”. Pikërisht mbrojtja që i ka bërë mbesës së tij 14-vjeçare, sipas policisë, kishte qenë shkaku që i ka shtyrë “të hakmerren” ndaj Cankës, Shkëlzen Xhenia dhe M. G., duke

vendosur eksploziv në banesën e biznesmenit. Por, ekspertiza mjekoligjore ka nxjerrë përfundimin se ndaj 14-vjeçares nuk është kryer marrëdhënie me dhunë. M. G. është pyetur edhe për armën, të cilën e mbante pa leje. Ai u shpreh se armën e ka gjetur në një kazan plehrash, ndërsa prindërit e tij do të shkonin ta kthenin në polici. Avokati mbrojtës Gjovalin Ulndreaj ka kërkuar nga trupi gjykues një masë më të lehtë. Në përfundim, gjykata la në burg minorenin 14-vjeçar për akuzat e ngritura ndaj tij.

Prokuroria apelon vendimin

Padrejtësisht 4 vjet në burg, kërkon dëmshpërblim nga Gjykata I akuzuar për një vrasje të vitit 1999, Elis Zhulati mori pafajësi. Më pas vuajti dënimin e marrë nga drejtësia turke. Familjarët, akuza Prokurorisë Sonja Caka U mbajt padrejtësisht për katër vite në burg dhe këtë e ka konstatuar gjatë përllogaritjes Gjykata e Beratit. Për këtë, familjarët dhe vetë 30-vjeçari i dëmtuar do t’i drejtohen Gjykatës për dëmshpërblim, ndërkohë që ka reaguar edhe Prokuroria, e cila do të apelojë vendimin e gjyqësorit, duke paraqitur argumentet e saj. Gjykata e Beratit ka liruar nga burgu një 30-vjeçar, i cili qëndronte padrejtësisht brenda për 4 vjet. Sipas vendimit të Gjykatës, Elis Zhulati kishte kryer 12 vite burg për vrasje në Turqi dhe ka kryer edhe 4 vite të tjera dënim padrejtësisht në Shqipëri. Gjykata ka deklaruar se Prokuroria ka bërë gabim përllogaritjet. Avokati i 30-vjeçarit kërkon masë ligjore ndaj Prokurorisë, si dhe dëmshpërblim për burgim të padrejtë. Vëllai i Zhulatit kërkon që të merren masa ndaj të gjithë atyre që nuk zbatojnë ligjin. Ndërkohë, ka reaguar edhe organi i akuzës, përkatësisht Prokuroria e Rrethit

Foto ilustruese

Gjyqësor Berat, e cila ka deklaruar se do të apelojë vendimin e dhënë dje nga Gjykata e këtij qyteti, e cila ka dhënë vendimin se është bërë llogaritje gabim në vuajtjen e dënimit të shtetasit Elis Zhulati. Situata Sipas akuzës, shtetasi Elis Zhulati dyshohej nga autoritetet shqiptare

Pasi ekstradohet nga autoritetet turke dhe në Berat po vijonin hetimet, shtetasi Elis Zhulati gjendej në paraburgim

se kishte kryer një vrasje në vitin 1999 në Berat, por nuk ishte mundur të ndalohej në kohën që ishte dyshuar, pasi ishte larguar jashtë Shqipërisë. Më pas, ky person arrestohet në Turqi, i dyshuar për një vrasje në atë vend dhe u dënua me 12 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda në Bakirkoy, Turqi. Por, ky vendim u pezullua dhe hetimet për këtë çështje vijuan në Turqi. Në kohën që ishte liruar dhe jetonte në Turqi, ndaj tij autoritetet shqiptare kishin nxjerrë urdhër kërkimi ndërkombëtar, pasi akuzohej për vrasjen e vitit 1999 në Berat. Pasi ekstradohet nga autoritetet turke dhe në Berat po vijonin hetimet, shtetasi Elis Zhulati gjendej në paraburgim. Ndërkohë, Gjykata e Apelit e Bakirkoyt, Turqi, e dënon me 15 vjet burg këtë shtetas, për vrasjen në Turqi (pra, për atë ngjarje për të cilën e kishin dënuar Shkalla e Parë me 12 vjet dhe kishte vendosur pezullim). Meqenëse ky shtetas gjendej në Shqipëri dhe gjendej në paraburgim për një vrasje të dyshuar në Shqipëri, autoritetet turke

kërkuan njohjen e vendimit penal në Shqipëri (pra, dënimin e marrë atje ta vuante në Shqipëri). Pasi iu bë njohja e dënimit, 15 vite burg iu konvertuan në 12 vite burgim në Shqipëri. Ndërkohë, për çështjen në Shqipëri, shtetasi Zhulati qëndroi dy vite në paraburgim dhe, me vendim të Gjykatës së Apelit Vlorë, u shpall i pafajshëm (gjykata e Shkallës së Parë Berat e kishte dënuar me 25 vjet). Por, ndërkohë gjendej në burg për vendimin e Gjykatës së Apelit turk. Pasi është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit në Shqipëri për vrasjen në vitin 1999, ai kërkon lirimin në Gjykatën e Shkallës së Parë në Berat, duke pretenduar se ka përfunduar dënimin për vrasjen në Turqi, madje është tejkaluar ky afat. Gjykata e rrethit Berat ia ka pranuar këtë kërkesë, duke e konsideruar kohën që ka ndenjur në paraburgim për vrasjen e dyshuar në Shqipëri, si kohë e vuajtjes së dënimit për veprën penale të vrasjes në Turqi. Prokuroria e Beratit nuk është dakord me këtë vendim dhe pritet të bëjë apel.

Elbasan

Djali tentoi abuzim seksual me nënën, Gjykata e lë në burg Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg një person, të akuzuar se tentoi abuzim seksual me dhunë me nënën e tij. Sipas organit të akuzës, më datë 25.1.2014, rreth orës 21:30 shtetasja S. L. ka njoftuar në komisariatin e policisë Librazhd se djali i saj Astrit Miska, duke ushtruar dhunë ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Shtetasja S. L. ka qenë e martuar me shtetasin R. Miska, i cili ka vdekur në vitin

1992. Nga kjo martesë kanë lindur 5 fëmijë, ndër të cilët Astrit Miska. Më pas, shtetasja S. L. është martuar me shtetasin A. L. Sipas kallëzimit dhe sipas deklarimeve të shtetasit Astrit M., rezulton se “shtetasi Astrit M. ka shkuar më dt. 25.1.2014, në mbrëmje në shtëpi dhe i ka kërkuar të ëmës që të dilnin në hajat për të diskutuar diçka. Pasi kanë dalë në hajat, Astrit M. e ka rrëmbyer me forcë të ëmën, i ka

hequr një pjesë të rrobave të poshtme dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale, por pa ia arritur qëllimit për shkak të pamundësisë fizike të tij në atë moment”. Fakti që veprimi ka mbetur në tentativë provohet edhe nga ekspertiza mjekoligjore, e cila me shkresën e datës 26. 1.2014, ka dhënë konkluzionet se nuk ka dhunë në trupin e kallëzuese dhe nuk ka shenja të kryerjes së marrëdhënieve seksu-

Foto ilustruese

ale. I pyetur në lidhje me këtë ngjarje si person ndaj të cilit zhvillohen hetime me datë 26.1.2014, Astrit Miska ka deklaruar se e pranon që ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të ëmën: “Për këtë veprim që unë kam bërë jam shumë i penduar dhe i kërkoj falje nënës”. Akuza që rëndon tashme mbi Miskën është “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari”.


8

E premte, 31 janar 2014

Kronikë

Banda e vrasësve me pagesë

Rrëfimi i njeriut bombë: 35 mijë euro për vrasjen e Agron Çelës Julian Sinanaj garanton jetën e familjarëve, dëshmon krimet, shënjestrat, pagesat dhe mënyrën e realizimit Anxhela Tato “Jam paguar 20 mijë euro nga Marion Mitro për t’i vënë eksploziv prefektit Dervishi. Nuk i kam njohur viktimat, thjesht merrja porositë. Kushërinjtë Mëhilli më kërkuan që të ekzekutoja Sokol Veizin, me të cilin kishin konflikt pronësie. Ata për vrasjen më shpërblyen me 1 mijë e 500 metra tokë”, - pjesë e dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Julian Sinanaj. Tashmë me statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë Julian Sinanaj ka rrëfye rolet e anëtarëve të grupit kriminal, lidhjet me ta, pagesat, shënjestra si dhe mënyrën e realizimit të krimeve. Juliani ka pranuar të flasë vetëm pasi i është premtuar se do t’i merrte në mbrojtje familjen e tij. Kjo ka qenë kërkesa e 31-vjeçarit në këmbim të informacione për zbardhjen e krimeve zinxhir. Për Prokurorinë e Krimeve të Rënda Julian Sinanaj ka rrëfyer se roli i tij ishte të vendoste eksplozivët dhe të ekzekutonte personat e shenjëstruar me të kuq. Ai nuk i njihet viktimat e tij dhe kjo ishte arsyeja pse mbante foto të tyren me vete. Porositë i vinin nga dy kushërinjtë Mëhillaj, të cilët ishin sekserët që

1

mijë e 500 metra tokë më shpërblyen kushërinjtë Mëhilli për të ekzekutuar Sokol Veizin

siguronin klientët. Ndërsa furnizimi me armatime dhe pajisjet i vinte nga i penduari tjetër N.GJ. Ky i fundit i siguronte 31-vjeçarit armët që do i nevojitshi për kryerjen e krimeve. Vrasja e biznesmenit dhe peshkatarit Porosia për ekzekutimin e biznesmenit Agron Çela dhe peshkatarit Sokol Veizi ka ardhur nga kushërinjtë Mëhillaj. Ata i kanë kërkuar 31-vjeçarit Sinanaj që të hiqte qafe Çelën, i cili sapo ishte kthyer nga Italia. Pagesa për këtë krim ishte 35 mijë euro. Julian Sinanaj ka treguar se dy sekserët i kanë thënë që preja e radhës ishte biznesmeni Çela, por 31-vjeçari nuk ka dashur të dijë porositë-

Lista e vrasjeve dhe pagesat • Ekzekutimi i Agron Çelës-35 mijë euro • Ekzekutimi i Sokol Veizit1 mijë e 500 metër tokë dhe 1 apartament në Vlorë • Tritol prefektit Besnik Dervishi-20 mijë euro

“Kushërinjtë Mëhillaj më premtuan 1 mijë e 500 metra tokë për... ...vrasjen e peshkatarit. Nuk e njoha nga foto, e pyeta për emrin dhe më pas e qëllova” sin real. Sipas dëshmisë Sinanaj e ka pritur jashtë banesës biznesmenin dhe e ka ekzekutuar me pistoletë. Ai ka shfrytëzuar momentin që Çela po parkonte makinën dhe familja e tij ishte duke u ngjitur në banesa. Ngjarja është parë nga gjithë kalimtarët, të cilët të tmerruar kanë njoftuar policinë. Dyshimet e para të bluve u ngritën mbi konflikte të mundshme pronësi, meqë biznesmeni kishte në pronësi një restorant. Kanë qenë sërish kushërinjtë Mëhillaj që e kanë porositur për një vrasje tjetër. Sokol Veizi ishte në konflikt me ta për çështje pronësie dhe kushërinjtë Mëhillaj i kanë premtuar Sinanajt ta shpërblejnë me 1 mijë e 500 metra toke. Veizi është vrarë me dy plumba në një lokal në Orikum në gusht të vitit të kaluar dhe më pas Julian Sinanaj është shpërblyer me një apartament në Vlorë nga dy kushërinjtë Mëhillaj. Në dëshminë e tij Juliani ka rrëfyes se i është vënë në dispozicion një foto e viktimës, por pamja nuk ka qenë e qartë. Për këtë arsye sapo është futur në lokal ai ka pyetur viktimën për emrin dhe më pas e ka qëlluar.

Atentate me eksploziv Eksplozivi i montuar në makinën e prefektit Dervishi ka qenë një porosi nga Marion Mitro. Biznesmeni vlonjate ka vajtur vetë tek Sinanaj, pasi ishte në dijeni se ky grup merrej me krime me pagesë. Mësohet se Marioni Mitro i ka kërkuar Sinanajt që të përdorte një bombë me telekomandë, të cilën ia ka siguruar vetë 31-vjeçarit. Ky i fundit ia ka montuar në automjet prefektit. Sipas të dhënave të prokurorisë dyshohet se Mitro ka qenë në konflikt me prefektit për shkak të prishjes së parkingut të lokalit të tij në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë. Përsa i përket shumës së lekëve është përdorur vlefta financiare që Mitro i kishte dhënë 31-vjeçarin për realizimin e një ekzekutimi, për të cilin Sinanaj kishte refuzuar. Ndërkohë që më 1 qershor të vitit 2013 i është vendosur eksploziv në banesë Ardian Kollozit, krim i porositur sërish nga kushërinjtë Mëhillaj.

Prokuroria: Julian Sinanaj u dekonspirua nga personi që i siguronte mjetet motorike Vrasësi me pagesë u kap me armët gati për ekzekutimin e biznesmenit të naftës Julian Sinanaj u zbulua në tentativë për të ekzekutuar biznesmenin e naftës së qytetit të Durrësit. Ai është kapur me armën e mbushur. Ndër-

sa është duke u ruajtur si konfidenciale informacioni për identitetin e biznesmenit dhe porositësi. Vrasësi me pagesë u dekonspirua nga një i besuar i tij, të cilin e përdorte për të blerë makina, motorë, celularë dhe çdo mjet që i duhej. I penduari N.Gj. shkoi në polici, pasi Julian Sinanaj e kërcënoi me vdekje për një mosmarrëveshje. I frikësuar, ai është drejtuar fillimisht në Polici-

në e Tiranës dhe më pas në Policinë e Durrësit, ku ka bërë kallëzim për kanosje ndaj bashkëpunëtorit të tij. Aty ka treguar për një atentat tjetër që po përgatitej ndaj një biznesmeni të njohur të Durrësit në tregtinë e naftës. Ditën e arrestimit Sinanaj ishte në ndjekje të këtij biznesmeni dhe në çantë iu gjet fotografia e tij. Pagesa për këtë atentat ka pranuar vrasësi do të ishte

Gazeta greke: “Julian Sinanaj, autori i 27 vrasjeve në 3 shtete” “Kam bërë 27 vrasje në Shqipëri, Itali dhe në Greqi, ku kam jetuar që 14 vjeç. Kam marrë pjesë në shpërthimet në gjykatën e Selanikut në maj 2010, në zbatim të urdhrit që më dha anëtari i një partie politike”. Kjo është, sipas informacionit që ka siguruar gazeta greke “To Vima”, ajo që ka pohuar 30-vjeçari shqiptar Julian Sinanaj, i arrestuar në Tiranë para disa ditësh, si pjesë e një grupi që kryente vrasje me pagesë. Sipas dëshmive të mbledhura deri tani, Sinanaj ka jetuar me familjen në Greqi që nga viti 1997 dhe e ka fil-

luar veprimtarinë e tij kriminale dhe vrasjet me kontratë, që kur ishte ende i mitur. Edhe gazeta “Protothema” shkruante dje se ai ka pohuar vrasjen e dy shtetasve 35 dhe 45 vjeç më 1 korrik të vitit 2011 jashtë një restoranti në Gazi, ku pati dhe një viktimë të tretë të rastësishme, vrasje që në Greqi deri tani kanë mbetur pa autor. Ndërsa në Gjykatën e Selanikut, në vitin 2010 për fat nuk ndodhi një tragjedi e madhe, teksa në kohën e shpërthimit ndodheshin në të mbi 50 njerëz. Nga shpërthimi vetëm një person u lën-

dua lehtë dhe aktin e mori përsipër organizata terroriste “Komploti i celulave të zjarrit”. Policia greke deri tani nuk ka pasur ndonjë informacion të lidhjes së kësaj organizate më elementë shqiptarë, të paktën në qytetin e Selanikut. Oficerët e lartë të Policisë së Greqisë, të cilët nuk kanë mundur ta marrin në pyetje të arrestuarin, kanë deklaruar për “To Vima” se “nëse këto dëshmi konfirmohen qoftë edhe pjesërisht, do të kemi surpriza dhe zhvillime të mëdha”, por shprehen se kanë shumë dy-


E premte, 31 janar 2014

9

Kronikë

Atentat

Eksploziv biznesmenit, shkak konfliktet e kromit Policia, biznesmeni italian kishte denoncuar disa herë ish-ortakët e tij se e kërcënonin Identifikohen autorët e dyshuar për atentatit, janë larguar jashtë shtetit pas krimit Anxhela Tato

rreth 150 mijë euro. Sinanaj ka disa ditë që po rrëfehet në prokurori. Rrëfimi i tij vazhdon të filmohet në seanca të gjata, pasi atentatet dhe ngjarjet kriminale që ka treguar janë të shumta. Burimet nga prokuroria thanë se publikimi i lajmit ditën e shtunë, kur ai u arrestua dëmtuan hetimet. Personat që kanë porositur vrasje, ndërmjetësit dhe bashkëpunëtorë të tjerë të tij dyshohet se janë larguar nga Shqipëria, kur kanë mësuar për arrestimin e tij. shime për pretendimet e 30-vjeçarit, sepse në arkivat e policisë greke, për Julian Sinanin ka vetëm një shkelje trafiku. Në të njëjtën kohë, gazeta “To Vima” shkruan se i arratisuri nga burgu i Trikalas, 27-vjeçari Ilir Kupa, ka pranuar para oficerëve grekë se “ishim të gatshëm të sulmonim me eksplozivë burgjet greke për të çliruar bashkatdhetarët tanë”. Kupa ka pohuar se organizatori i arratisjes nga burgu i Trikalasë ishte 36-vjeçari Flamur Sinani, xhaxhai i Edison Likës, njëri prej të arratisurve, të cilët u vranë të dy në përleshje të përgjakshme me policinë greke në 2 korrik 2013 në Koniska.

Atentati ndaj biznesmenit italian Lorenco Compagnoni zbulon konfliktet e kromit në Bulqizë. Lënda plasëse dyshohet se është vënë nga grupet mafioze që konkurrojnë për përfitimin e këtij minerali. Nga të dhënat e para të policisë mësohet se biznesmeni italian kishte bërë disa herë denoncim në ngarkim të ish-ortakëve të tij, të cilët e kishin kërcënuar. Por mesa duket dukej shpërthimi i lëndës plasëse që të nisnin hetimet. Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e poshtme në sedijes së shoferit, ndërsa sasia ka qenë diku tek 250-300 gramë C4. Blutë kanë arritur që të identifikojë autorët e kësaj ngjarjeje, të cilët janë larguar nga Shqipëria. Dyshohet se motivi i kësaj ngjarjeje janë konflikte e herë pas hershme që biznesmeni italian ka pasur me ish-ortakët e tij për minierat e galerisë së kromit. Ndërsa janë shoqëruar në total 10 persona në polici në cilësinë e personit që kanë dijeni për ngjarjen. Por për asnjë prej tyre policia nuk ka ngritur dyshime se mund të jenë të lidhur me ngjarjen. Hetimet Nga ana e forcave të policisë është duke u hetuar pista e konflikteve të

Makina e shpërthyer

Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e poshtme të sediljes së shoferit, ndërsa sasi ka qenë diku tek 250-300 gramë C4 kromit. Biznesmeni italian merrej me aktivitete në Bulqizë, çka e ka bërë në shënjestrën e atentatit me tritol. Nga të dhënat e bluve mësohet se biznesmeni ka pasur përplasje dhe konflikte me ortakët e tij në biznes dhe kjo mund të jetë arsyeja e ngjarjes. Nga hetimet e menjëhershme është bërë e mun-

dur identifikimi i autorëve të krimit, të cilët dyshohet se pas ngjarjes janë larguar jashtë shtetit. Ngjarja është regjistruar pranë kryqëzimit të rrugicës “Hajdar Hidri” me rrugën e Kavajës, kur automjeti tip “Fiat Punto” me targa “AA 501 IC” ka shpërthyer nga aktivizimi i një lënde eksplozive. Automjeti ishte i parkuar pranë banesës me qira të biznesmenit italian, dhe nuk ka pasur të lënduar nga ngjarja. Krimi ndodhi rreth orës 21:40, kur makina tip “Fiat Punto” me targë “AA 501 IC” ka shpërthyer në parkim. Policia ka thënë se makina e dëmtuar ishte në përdorim të një biznesmeni italian me aktiviteti biznesi kromi në Shqipëri. Mësohet se ai është pronari i një HEC-i në Tropojë, ndërsa ka edhe disa aktivitete të tjera në vendin tonë. Ngjarja është pikasur fillimisht nga banorët e zonës, të cilët pasi kanë dëgjuar zhurmën e madhe të shpërthimit kanë lajmëruar sallën operative të policisë në lidhje me ngjarjen. Nga shpërthimi në makinë mësohet se janë dëmtuar edhe xhamat e dy pallateve pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Fatmirësisht në momentin e shpërthimit nuk ka pasur njeri në makinën tip “Fiat Punto” me targë “AA 501 IC”, ndërsa ajo është shkatërruar plotësisht.

Ministri Tahiri

“Po ndërmarrim një sërë masash për zbulimin e rasteve të eksplozivëve” Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shprehur se gjendja kriminale ka një rritje të pajustifikueshme dhe duhen masa drastike për ngjarjet e eksplozivit. “Situata ka një rritje në kufijtë e të pajustifikueshmes. Ne e kishim të pamundur që të hetonin që në fillim shkaqet e vendosjes së eksplozivëve dhe policia pa informator dhe nga SHISH nuk kemi marrë informacion. Këtu ka dy problem që nuk ka informacion dhe ngjarjet e tritolit janë shumë të vështira për t’u hetuar nga ana teknike, pasi nuk lihen gjurmë. Kemi arritur të parandalojmë ngjarje të rënda si ajo e prefektit të Vlorës. Duhet

“Mega operacioni”

U dekonspirua arrestimi i kushërinjve Mëhillaj, gati fletë-arrestet Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në polici dhe Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet për dekonspirimin e operacionit për atentatet me eksploziv, ku në pranga u vunë Marion Mitro si porositës i atentatit ndaj prefektit Besnik Dervishaj dhe Julian Sinani, i arrestuar për dy vrasje dhe dy atentate në Vlorë. Sipas të dhënave nga SHKB-ja, bëhet fjalë për dekonspirimin e arrestimit të Genis Mëhillaj dhe Andon Mëhillaj, të cilët janë shpallur në kërkim. Burime nga Ministria e Brendshme kanë bërë të ditur se, janë gati disa fletë-arreste për oficerët e policisë që kanë nxjerrë informacione, që kanë sjellë edhe arratisjen e tyre, si dhe do të shoqërohen edhe gazetarët të cilët kanë nxjerrë të dhënat e operacionit “Mega Operacion”. Sipas dyshimeve të SHKB-së dy kushërinjtë

Mëhillaj janë njoftuar se do të arrestoheshin dhe menjëherë kanë fikur celularët duke u larguar nga banesa. Sinjalizimi dyshohet se mund të ketë ardhur nga ndonjë efektiv policie, çka ka sjellë dëmtime të mëdha për operacioni dhe ka dekonspiruar aksionin duke vënë në rrezik jetën e personave të përfshirë në këtë ngjarje. Prokuroria e Përgjithshme gjithashtu, ka bërë të ditur se, ka nisur hetime për të zbuluar se kush i ka dhënë informacion medias në lidhje me këtë operacion. Sipas prokurorisë, procedimin penal ka nisur për “nxjerrje të sekretit hetimor”, për funksionarët publikë, të cilët kanë publikuar informacione jozyrtare, lidhur me operacionin dhe hetimet, në kuadër të të cilave janë arrestuar disa persona të dyshuar si të përfshirë në vepra të rënda penale,

ndër të tjera edhe vrasje me pagesë. Sipas prokurorisë, “procedimi në këtë rast bazohet në nenet 122 dhe 294 të Kodit Penal, si edhe në nenet 103, 104 dhe 279 i Kodit të Procedurës Penale”. Deri më tani konstatohet se nga burime, për të cilat po punohet për t’i identifikuar, i janë ofruar medias të dhëna, të cilat rrezikojnë hetimin dhe, për më tepër, jetën e personave të përfshirë në këtë çështje, ka bërë të ditur Prokuroria e Përgjithshme. “Prokuroria do të vijojë të ndjekë me vëmendje çdo informacion jozyrtar që do të publikohet për këtë çështje dhe do të vijojë me procedimet penale për çdo person që ka për detyrë të ruajë sekretin, duke pasur parasysh se hetimi për këtë çështje është në fazat e para të tij”, thanë burimet zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme.

Saimir Tahiri

t’iu kujtoj se vitin e kaluar kanë qenë 25, por kjo nuk është justifikim por që përbën një nivel real shqetësimi për mua dhe kolegët e policisë. Habitemi si nuk kemi gjetur gjurmë dhe si nuk janë marrë më parë masa ligjore duke u bërë ndryshime në ligjin për regjistrimin e numrave nga kompanitë telefonike, markimin e lëndëve plasëse. Por mua më shqetëson çështja definitive e shkatërrimit të pronës, cenimit të jetës së individit dhe jemi duke marrë masa parandaluese. Kam kërkuar kompanitë celularë për mbyllje numrash celulari që nuk kanë pronarë ose numra të tjerë në emrin e një personi, të cilat potencialisht përfundojnë në duart e kriminelëve. Markimi i tritolit për qëllime civile që ketë tritol të markuar ta dalloj nga ka dalë dhe ta ndjek. Një sërë masash që mund të na sjellin në ngushtimin e rrethit”.


10

E premte, 31 janar 2014

Ekonomi

Vendimi

Hyjnë në fuqi ndryshimet për sigurimin shëndetësor dhe deklarimi i tatimfitimit për biznesin e vogël 5

5

Për tatimpaguesit e biznesit të vogël me qarkullim vjetor 2 - 8 milionë lekë ka ndryshuar afati dhe mënyra e deklarimi

Figure 1. Selected Labor Market Indicators, 2006-2012

Figure 1. Selected Labor Market Indicators, 2006-2012

detyrueshëm të kujdesit shëndetësor”, i ndryshuar

45

35

2012

30

MKD

2006

25 20 15 10 5

Sources: Country authorities; OECD; Haver; Eurostat; CEA: and IMF staff calculations.

90 80 70 60 50 40 30

LUX

DEU AUT

DNK NLD

ROM

CZE FIN

Activity Rate (Active working age labor force as a percent of working age population)

Godina e FMN

2012

2006

por në përgjithësi janë dukshëm shumë më të këqija se në vendet e Bashkimit Evropian, pavarësisht se ndodhën në krizën më të thellë ekonomike që pas Luftës së Dytë Botërore. Gjithashtu vendet ballkanike kanë nivel më të lartë të papunësisë tek të rinjtë. Performanca e dobët e tregut të punës është shqetësimi kryesor social, që dëm-

SWE NLD DNK DEU GBR AUT LVA EST ESP FIN PRT CZE LTU FRA SVN LUX 4/ SVK IRL GRC BGR BEL NMS POL ALB 2/ HUN ITA ROM MKD SRB Balkans MNE 1/ 2/ HRV BIH 2/

SWE NLD DNK DEU GBR AUT LVA EST ESP FIN PRT CZE LTU FRA SVN LUX 4/ SVK IRL GRC BGR BEL NMS POL ALB 2/ HUN ITA ROM MKD SRB Balkans MNE 1/ 2/ HRV BIH 2/

Activity Rate 100 (Active working age labor force as a percent of working age population) it Evropian dhe me ekonomitë e e këtij studimi, që është publi2006 90zhvilluara. Rezultatet sugjerojnë kuar në faqen zyrtare të2012Fondit se tregu i varfër i punës në terma Monetar Ndërkombëtar, por që 80 afatgjatë në Ballkanin Perëndinuk përfaqëson zyrtarisht qënmor ka rr��një strukturore, si për drimin e këtij institucioni, japin 70 shembull, mungesa e institudisa rekomandime për krijimin e cionalizimit të tregut të punës, vendeve të reja të punës. 60 faktorët e ndryshëm të kostos së Kushtet e tregut të punës punës dhe në mënyrë të veçantë në gjashtë vendet e Ballkanit 50 procesi i papërfunduar i tranziPerëndimor ndajnë një numër të 40cionit. Për këto arsye, autorët madh ngjashmërish midis tyre,

GBR

BEL SWE

EST

SVN

FRA

HUN POL

ITA NMS

BGR

IRL

LTU ALB 3/

SVK LVA

HRV

MNE PRT

Balkans

ESP SRB

GRC

MKD BIH

LUX

DEU AUT

DNK NLD

CZE FIN

GBR

BEL SWE

EST

SVN

FRA

HUN POL

ITA NMS

ROM

110 100

110

30

MNE 1/ BIH 2/

Unemployment Rate (Unemployed as a percent of total labor force)

40

Papunësi e lartë në Ballkanin Perëndimor Tregu i punës në vendet e Ballkanit Perëndimor që përfshihen Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, karakterizohet nga një nivel shumë i lartë i papunësisë. Disa studiues të Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë analizuar rezultatet e dobëta të tregut të punës në këto vende krahasuar me anëtarët e rinj të Bashkim-

GRC

CZE

FIN EST

GBR

AUT DNK

DEU

Tregu i Tiranës (foto ilustruese)

0 BGR

IRL

LTU ALB 3/

SVK LVA

HRV

MNE PRT

Balkans

ESP SRB

NLD SWE

MKD

MNE 1/ BIH 2/

GRC

Balkans SRB

ITA

ESP HRV

ALB 1/ 2/ HUN

IRL

ROM

POL

BGR SVK

BEL

NMS PRT

FRA LTU

SVN

CZE

LUX LVA

FIN EST

GBR

AUT DNK

DEU

NLD SWE

Tatimfitimi 15 Për tatimpaguesit e bizne10 sit të vogël me qarkullim vjetor 2 - 8 milionë lekë 5 ndryshuar afaka ti dhe mëny0 ra e deklarimGRC

e detyrueshme te kujdesit shëndetësor: - për të punësuarit, është paga bruto e personit të siguruar, por jo më e vogël se paga minimale e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, aktualisht 22.000 lekë, dhe pa kufi të sipërm - për punonjësit e vetëpunësuar (person fizik) dhe për punonjësit (pjesëtarët) e papaguar të familjes me të cilët ai punon e bashkëjeton ligjërisht, është dyfishi i pagës minimale për efekt të llogaritjes së kon-

tributeve. Aktualisht kjo pagë është 45 Unemployment Rate data 1 janar 2014, Nga 38.052 lekë (dyfishi i pagës min40 datë imale, sipas VKM nr. 1114, (Unemployed as a percent of total labor force) kanë hyrë në fuqi 30.7.2008, i ndryshuar. Masa e 35 kontributit të sigurimit të detyruar ndryshimet e ligjit nr. 2012 2006 shëndetësor është 3.4% e pagës. 30 - për sigurimet shëndetësore 10383, datë 24.2.2011, vullnetare është dyfishi i pagës 25 minimale, për efekt të llogaritjes së “Për sigurimin e kontributeve. 20

MKD BIH

3.4

për qind e pagës është masa e kontributit të sigurimit të detyruar shëndetësor

2006

Balkans SRB

30 ITA

30

ESP HRV

40

2012

ALB 1/ 2/ HUN

40

IRL

50

ROM

50

80

POL

60

Working Age Employment (Percent of working age population)

BGR SVK

60

2006

BEL

Kontributet shëndetësore Nga data 1 janar 2014, kanë hyrë në fuqi ndryshimet e ligjit nr. 10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor”, i ndryshuar. Duke filluar me pagat e periudhës tatimore janar 2014, paga mujore mbi të cilën do të llogariten kontributet

2012

NMS PRT

70

80

FRA LTU

70

90

Working Age Employment (Percent of working age population)

SVN

90

LUX LVA

Pas miratimit të paketës fiskale, subjektet duhet të kenë kujdes për të zbatuar ndryshimet, në mënyrë që të shmangin gjoba. Tatimet kanë vënë në dijeni se çfarë ka ndryshuar, çka pasqyrohet më poshtë.

Sources: Country authorities; OECD; Haver; Eurostat; CEA: and IMF staff calculations. 1/ 2007 data used in place of 2006 data. 2/ 2011 data used in place of 2012 data. 3/ Registered unemployment used in place of labor force data. 4/ 2007Q2 data used in place of 2006.


E premte, 31 janar 2014

11

Ekonomi Mashtrimi me TVSH-në, zbardhet skema e përfitimit të 26 mln dollarëve, 9 persona nën hetim Zbulohet skema e re e mashtrimit për përfitimin e TVSH-së. Sinjalizimet kanë ardhur nga Drejtoria e Tatimeve, ndërsa ka qenë Prokuroria që ka evidentuar dhe identifikuar personat e përfshirë dhe shkaktimin e dëmit prej 26 milionë dollarësh. Nga ana e organit të akuzës i është kërkuar Gjykatës lëshimi i urdhrit të arrestit për 9 persona, të cilët merreshim në tregtinë e skrapit. Në pranga kanë përfunduar 5 persona dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. Të arrestuar janë Xhelil Toshi nga Kruja, Besnik Daci nga Elbasani, Sokol Shatko, Roland Simolla dhe Pashako Muha nga Tirana, ku ndaj kësaj të fundit është vendosur masa

e sigurisë “Arrest shtëpie”. Skema e mashtrimit me TVSH-në bëhej nëpërmjet krijimit të kompanive fantazmë. “Nga hetimet, ka rezultuar, se këto subjekte tregtare kanë regjistruar në QKR dhe në Administratën Tatimore, në mënyre fiktive, persona të ndryshëm pa asnjë lloj aktiviteti tregtar, me qëllim tërheqjen e blloqeve të faturave të TVSH-së, duke kryer më pas blerje fiktive të skrapit dhe duke shmangur pagimin e TVSH-së në vlerën e sipërpërmendur. Në këtë skemë mashtrimi me TVSH-në janë përfshirë një numër i madh subjektesh dhe hetimet kanë zbuluar dhe dokumentuar veprimtarinë kriminale që të pandehurit kryenin duke

përfituar nga shitjet fiktive dhe duke bërë të mundur kreditimin e TVSHsë për çdo blerje”, - bëhet me dije nga Prokuroria e Tiranës. “Ky hetim është iniciuar nga strukturat e inteligjencës në Drejtorinë e Hetimit Tatimor dhe më pas veprimet procedurale dhe hetimore kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie, që shtrihet në Qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë, etj. Të arrestuarit, kanë konsumuar plotësisht elemente të veprave penale të mashtrimit të kryer në bashkëpunim, falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve në bashkëpunim”, - sqarohet nga Drejtoria e Tatimeve.

Raporti

Ndryshon gjeografia e eksporteve “Made in Albania” gjatë vitit 2013 Spanja prej tre vitesh është kthyer në partnerin e dytë kryesor të vendit. Eksportet drejt këtij vendi u rritën me shpejtësi nga zero disa vjet më parë it. Administrata Tatimore njofton se, bazuar në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, për të gjithë

22

mijë lekë është paga minimale e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave

tatimpaguesit subjekt i taksës vendore mbi biznesin e vogël, afati i plotësimit dhe dorëzimit të Deklaratës së TAPBV për vitin 2013 është data 10 shkurt 2014. Tatimpaguesit, subjekt i kësaj takse,

ton rritjen ekonomike në terma afatmesëm dhe afatgjatë dhe paraqet sfida të mëdha për qeveritë respektive. Normat e ulëta të punësimit, nënkuptojnë më pak pagesa, ndërsa të papunët rrezikojnë të humbasin aftësitë e tyre duke e bërë më të vështirë për të rigjetur një vend pune në të ardhmen. Nga ana tjetër, ky cikël mund të rrisë shkallën natyrore të papunësisë duke krijuar efekte të ashtuquajtura

duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë pranë Administratës Tatimore Deklaratën e Tatimit mbi Të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël (TAPBV). - Bazuar në VKM nr. 55, datë 3.2.2010, “Për deklarimin e detyrueshëm të deklaratave tatimore dhe të dokumenteve të tjera tatimore, vetëm nëpërmjet formës elektronike”, i ndryshuar, deklarata e TAPBV-së dorëzohet vetëm në mënyrë elektronike. - Pagesa e diferencës së Taksës Vendore mbi Biznesin e Vogël, mund të kryhet nëpërmjet bankave të nivelit të dytë ose sporteleve të Postës Shqiptare.

“histerike”. Gjithashtu, shkalla shumë e ulët e punësimit të të rinjve mund të pengojë procesin e përmirësimit të kapitalit njerëzor dhe rrit varësinë nga mbështetja me ndihmë sociale, duke pakësuar potencialit afatgjatë të rritjes ekonomike. Dhe së fundmi, normat e larta të papunësisë krijojnë një barrë shtesë mbi financat publike në aspektin e përfitimeve të asistencës së papunësisë.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT-i, Italia ka vijuar të mbetet partneri kryesore përgjatë vitit 2013. Në vlerë absolute, eksportet drejt këtij shteti janë rritur me 5% me bazë vjetore, duke arritur në 114 miliardë lekë. Megjithatë, pasha e Italisë drejt totalit, ka rënë në 46%, nga 51% që ishte në 2012-ën, për shkak të rritjes më të shpejt të shitjeve jashtë vendit nga shtetet e tjera. Produkti kryesor i eksportuar drejt Italisë janë tekstilet e këpucët, me 52% të totalit. Spanja prej tre vitesh është kthyer në partnerin e dytë kryesor të vendit. Eksportet drejt këtij vendi u rritën me shpejtësi nga zero disa vjet më parë, ndërkohë që vijuan të zgjerohen me ritme të moderuara edhe në 2013-ën. Sipas INSTAT, shitjet drejt Spanjës u rritën me 22%, në 24 miliardë lekë. Në këtë shtet shkuan 10% e eksporteve tona, nga 9% që ishte kjo peshë një vit më parë. Produkti kryesor që shkon në Spanjë është grupi “minerale, lëndë djegëse, energji”, me 93% të totalit. Këtë vit u konstatuan dhe rritja e eksporteve të tekstileve e këpucëve, por ato mbeten sërish të ulëta. Ka një rritje të ndjeshme të eksporteve dhe drejt shteteve të

U shënua një rritje e ndjeshme me 43% edhe e eksporteve drejt Gjermanisë, por... ...pesha e tyre mbetet e ulët në raport me vitet e kaluar, kur Gjermania ishte partneri i tretë

tjera të BE-së, që sipas INSTATit u zgjeruan me rreth 130% në 30 miliardë lekë, kryesisht si rrjedhojë e eksporteve të mineraleve, lëndëve djegëse e energjisë. Drejt Kosovës, eksportet shënuan një rënie me bazë vjetore me 6%, si rrjedhojë e ngadalësimit të eksporteve të materialeve të ndërtimit e metaleve, pas bllokadës së produkteve shqiptare nga pala e Kosovës. Ky produkt gjithsesi, zinte 52% të totalit të shitjeve tona në shtetin fqinjë. Drejt Kinës, eksportet pothuajse u dyfishuan, duke arritur në 11 miliardë lekë. U shënua një rritje e ndjeshme me 43% edhe e eksporteve drejt Gjermanisë, por pesha e tyre mbetet e ulët në raport me vitet e kaluar, kur Gjermania ishte partneri i tretë apo i katërt i Shqipërisë. Shitjet drejt Turqisë shënuan një tkurrje të fortë prej 31% me bazë vjetore. Eksportet drejt shtetit grek kanë vijuar rënien për të disatin vit radhazi, duke bërë që Greqia të renditet vetëm në partnerin e tetë tregtar, nga vendi i dytë që zinte pak vite më parë. Në 2013ën u shënua një rënie me bazë vjetore prej 17%, në 7.8 miliardë lekë.


12

E premte, 31 janar 2014

Kronikë

Ekzekutimi për vetëmbrojtje

Tentoi ta përdhunonte, vret me thikë të dashurin e motrës Autorja, nëna e 3 fëmijëve, mbante me vete një thikë për t’u mbrojtur nga ngacmimet seksuale të viktimës Ilir Llozi ishte në një lidhje jashtëmartesore me motrën e autores, e cila jeton në Greqi Anxhela Tato

Ekzekutoi për vetëmbrojtje të dashurin e motrës, i cili tentoi që ta përdhunonte. Mësohet se viktima i është afruar 40-vjeçares duke e ngacmuar seksualisht dhe duke përdorur forcë, por nuk ia ka arritur dot qëllimit, pasi 40-vjeçarja ka arritur të reagojë në kohë duke u vetëmbrojtur. Autorja e dyshuar për krimin ka marrë thikën që mbante gjithë kohës me vete dhe ia ka ngulur në moment Ilir Llozit. Daniela Meçani, nënë e tre fëmijëve, prej kohësh ishte kthyer në prenë e preferuar të ngacmimeve seksuale të Ilir Llozit. Ky i fundit ka tentuar sërish mëngjesin e djeshëm që të abuzonte me 40-vjeçaren. Ka qenë vetë Daniela Meçani, e cila ka rrëfyer për blutë çdo detaj të ngjarjes, duke pranuar autorësinë e krimit. Mësohet se 40-vjeçarja është shprehur se ka vepruar në kushtet

n i a ’ s A l b a

Ilir Llozi

ndërsa para disa muajsh kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me motrën e Danielës, e cila aktualisht jeton në Greqi. Pasi ishte goditur me

t y l e l i f e s

z i n e m a g a

Janar 2014

0 Lekë

Shqipëri 30 ro Kosovë 2 Eu

PI HOROSKO

Ë KUZHEICNETA

8R E DIMËROR L L U ME KUNG

i PLOTË

2014

SH TË PUNO EL

N PËR STEFA FURLA & AVON

ARTA BAROKE

MUZIK ESHIRIT E JUSUF B

VIVI IPAA

RIN JI KIRURG

Arkitekturë

M ITIT dRM EKTËT E V

Y O B N E GOERLDDAN SHAQIRI

ARKIT

WW W.E LEG AN CE .AL Nr. 40

cmyk

Daniela Meçani

NË MBRETËRINË E MODËS DHE STILIT

14 JA NA R 20

e vetëmbrojtjes. E vetme në stallën e lopëve dhe në pamundësinë për të kërkuar ndihmë, ajo ka mbajtur thikën si të vetmen shpëtimtare të saj. Kjo nuk ishte hera e parë që viktima ngacmonte 40-vjeçaren dhe çdo gjë ka nisur që pas largimit të motrës së saj në Greqi. Sipas Danielës, viktima shfrytëzonte çdo mundësi kur ajo ndodhej vetëm dhe i afrohej duke e provokuar dhe duke tentuar që ta prekte me forcë në zona intime. E detyruar nga kjo situatë, autorja mbante me vetë një thikë, duke e ditur “pasionin” e Ilirit për të. Sërish mëngjesin e djeshëm, viktima, nën efektin e alkoolit i është afruar. Fillimisht, ai i ka thënë fjalë banale dhe është përballur me heshtjen e autores. Më pas ka tentuar që ta prekë me forcë në zona intime. Kundërshtimit të Daniela Meçanit viktima i është përgjigjur me dhunë fizike. E trembur autorja është mbrojtur duke nxjerrë thikën dhe duke goditur 38-vjeçarin Ilir Llozi. Viktima mësohet se ka humbur jetën rrugës për në spital, për shkak të hemorragjisë.

Rrëfimi i Daniela Meçanit: “Më ngacmonte seksualisht, donte të më përdhunonte dhe unë reagova.”

VITI I ARTË I XHERDANIT

GA NC E

200

metra ishte distanca e banesës së viktimës nga vendi ku ndodhi ngjarja

Ngjarja Krimi ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në një kasolle, ku Daniela Meçani po milte lopën. Gruaja ka rrëfyer në polici se Iliri kishte tentuar ta përdhunonte. Vrasja ndodhi rreth orës 09:00 dhe viktima, Ilir Llozi, 38 vjeç, ka gjetur vdekjen rrugës për në spital. Daniela ishte nënë e 3 fëmijëve, ndërsa bashkëshorti jetonte në Greqi. Ajo ka treguar në polici se thikën e mbante me vete, pasi 38-vjeçari e kishte ngacmuar edhe më parë. Viktima banonte 200 metra larg vendit ku ndodhi krimi dhe ishte i dashuri i motrës së autores. Në fshat njihej si një person që shpesh konsumonte pije alkoolike dhe i papunë, por në momentin e krimit nuk ka qenë nën efektin e alkoolit. Edhe viktima, Ilir Llozi, ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë,

XH

ÇFARË BËN NË 24 ORË STILISTI VALENTINO ZBULONI CILA ËSHTË NGJYRA E VITIT 52 PREMTIME BUKURIE PËR 365 DITË Na ndiqni në

www.elegance.al

thikë, 38-vjecari ka shkuar në shtëpinë e tij, ku u ka rrëfyer familjarëve se është qëlluar nga Daniela Meçani. Familjarët e viktimës kanë njoftuar

menjëherë policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje. Viktima është nisur për në spital, por ka humbur jetën, ndërsa 40-vjeçares i janë vënë prangat dhe është shoqëruar në komisariat, ku është marrë në pyetje. Pritet që në ngarkim të 40-vjeçares të ngrihet akuza e vrasjes në kushtet e vetëmbrojtjes dhe pas dy ditësh autorja do të ulet në bankën e të akuzuarve në Gjykatë.


Gol

Brazili dhe stadiumet e papërfunduara Situata nuk duket e lehtë, pasi mendohet se përfundimi i ndërtimit të stadiumit mund të bëhet në një kohë kur botërori të ketë filluar rrugëtimin e tij

Të gjithë tek “Nando’s”, tifozët mbrojnë Januzajn

El Sharaui i jep fund lidhjes me Esterin

Seria A

Transferimet zyrtare të skuadrave cmyk

Hernanes me lot në sy, Interi afër


14

E premte 31 janar 2014

Gol

M

ë 3 janar u hap zyrtarisht merkatoja e janarit, e cila mbyllet në orën 23:00 të 31 janarit 2014 dhe pas 1 shkurtit të gjithë futbollistët që u skadon kontrata në verë mund të firmosin me cilido klub dëshirojnë. Bien në sy që kampionati Italian dhe skuadrat kanë pasur një periudhë aktive për sa i përket merkatos. Skuadrat e mëdha nuk është se kanë pasur lëvizje, përjashto Milanin që ka bërë disa. Ndërsa skuadrat e vogla, si Atalanta apo Sasuolo, kanë pasur edhe afrime, por edhe largime lojtarësh. Ajo që bie në sy është se në këto lista nuk figurojnë lojtarë “top player” që janë në vlera të mëdha, por kryesisht futbollistë që janë të nivelit mesatar. Skuadrat nuk kanë dashur të bëjnë shpenzime të mëdha dhe prandaj mundohen që të mos kenë shumë kosto në këto transferime për t’i rezervuar edhe vend merkatos së verës. Ndërkohë, te Interi dhe te Juventusi janë edhe sytë, pasi po pritet se kush do të vijë apo do të largohet. Hernanes është emri më i përfolur, ndërkohë që me ardhjen e tij te zikaltrit e Tohirit mund t’i thonë mirupafshim Guarinit që mund të zgjedhë të shkojë te “Zonja e vjetër”. Atalanta e skuadra e Atalantës ka pasur lëvizje dhe është një ndër skuadrat që është treguar e lëvizshme. Ka larguar disa lojtarë, ku bien në dy lojtarë që kanë shkuar drejt Çezenës, ndërkohë që Ardemanji është larguar në serinë B te Karpi, ndërsa Kanini ka kaluar te rivalët e Kievos. Ndërkohë që ekipi ka bërë dy afrime cilësore duke marrë nga Parma Benaluanen dhe Estigarribaian. Lëvizje këto që pritet t’i mbushin hapësirat ekipit. Afrime: Benaluane (Parma), Estigarribia (Kievo). Largime: Galjardini (Çezena), Marilungo (Çesena), Ardemagni (Karpi), Kanini (Kievo)

T

Bolonja dërsa Bolonja nuk ka rrezikuar dhe as nuk ka lëshuar lehtë lojtarë. Skuadra është treguar mjaft dorështrënguar, ndryshe nga çka ndodhur në sezone të tilla. Skuadra bolonjeze nuk ka afruar pranë skuadrës asnjë element të ri, ndërsa ka larguar dy lojtarë drejt

N

Transferimet zyrtare të skuadrave në Serinë A Skuadrat e vogla, ato që kanë bërë më shumë transferime. Skuadrat e mëdha, lëvizje të vogla, duke përjashtuar Milanin e Sedorfin. Juvja ndërkohë është përforcuar me Osvaldon, që e ka marrë për shifrën 20 milionë euro ekipit të Astras dhe Nacionalit. Lojtarë që nuk ishin të formacionit kryesor dhe as nuk i rëndojnë ekipit. Afrime: 0 Largime: Alibec (Astra), Gimenez (Nacional). Kaljari kuadra e Kaljarit ndërkohë është munduar që të bëj disa përforcime në ekip dhe ka larguar disa lojtarë të cilët janë përfaqësuar mirë dhe janë arritur që të dallohen. Për të mbuluar këto boshllëqe skuadra ka marrë Adrianin nga Flamengo dhe Tabanelin nga skuadra e Çezenës. Ndërsa nga Fiorentina Veçinon. Ndërsa është larguar drejt Sasuolos Ariaud. Gjithashtu talenti belg Naingolan u mor nga Roma dhe po bën paraqitje shumë të mira. Ndërsa Adan ka shkuar drejt spanjollëve të Betisit. Afrime: Adrian (Flamengo), Tabaneli (Çezena), Veçino (Fiorentina). Largime: Ariaudo (Sasuolo), Naingolan (Roma), Rui Sampajo, Adan (Betis)

S

Katania uke parë edhe pozicionin në tabelë, Katania ka pasur nevojë që të bëjë disa përforcime në ekip. Ndërkohë, Taktisidis është larguar në drejtim të Torinos. Ndërsa Maksi Lopez ka shkuar te rivalët e Sampdorias, kurse për të ngritur nivelin e skuadrës

D

ka ardhur Lodi nga Xhenoa dhe nga Portugalia Rinaudo. Afrime: Lodi (Xhenoa), Rinaudo (Sporting Lisbona). Largime: Taktsidis (Torino), Maksi Lopez (Sampdoria) Kievo dhe Kievo këtë sezon nuk gjendet mirë në tabelë. Është shumë afër fundit dhe i duhet që ta marrë vetën shumë shpejt. Për këtë ka afruar nga Siena Rubin dhe Kanini nga Atalanta dhe nga Argjentina ka ardhur Parades. Si largime që do të rëndojnë mbi skuadrën vihen re Pamiç që shkon te Siena dhe Estigarrbia që u transferua te Atalanta. Afrime: Rubin (Siena), Kanini (Atalanta), Paredes (Boka Xhuniors). Largime: Improta (Padova), Pamiç (Siena), Pap (stra), De Paula (Lumexane), Estigarribia (Atalanta)

E

Fiorentina jollcët e Fiorentinës, ndërkohë kanë filluar që në verë të përmirësojnë skuadrën e tyre. Përforcime që e kanë çuar ekipin në një nivel tjetër. Edhe në janar ekipi është munduar që të bëjë disa afrime. Bien në sy ardhja e Matrit nga Milani dhe ajo e Andersoni nga Junajtid që janë dy lojtar shumë të mirë dhe që do e ndihmojnë shumë ekipin. Ndërsa Alonso u transferua në Angli te Sanderlend ndërsa Veçino në drejtim të Kaljarit. Afrime: Matri (Milan), Rosati (Sassuolo), Anderson

V


E premte 31 janar 2014

15

Gol erdhi nga CSKA. Një blerje mjaft cilësore ne mesfushë që do ta ndihmoj shumë ekipin. Edhe Afrimi i Esienit dhe Tarabtit nga kampionati anglez duket se janë goditje mjaft të mira që i janë shtuar listës së lojtarëve. Ndërsa skuadra ka pasur edhe largime që duket se nuk kanë bërë aq sa duhet në skuadër. Kështu që Matri që erdhi nga Juventusi nuk e pati të gjatë dhe u largua në drejtim të Fiorentinës. Ndërsa Noçerino u largua për te Uest Hem. I njëjti fat duket se është edhe për Niang që është larguar drejt Montpeljesë. Afrime: Rami (Valencia), Honda (CSKA e Moskës), Petanja (Sampdoria), Esien (Çelsi), Tarabt (Fulham). Largime: Niang (Montpelje), Matri (Fiorentina), Vergara (Parma), Noçerino (Uest Hem). Inter kuadra e Inter edhe pse tashmë ka në krye manjatin tajlandez Tohir nuk ka bërë shumë lëvizje në këtë janar. Kjo, pasi ekipi, sipas Maxarrit, ka vetëm nevojë për pak përmirësime. Nga Livorno është afruar Bota ndërsa D’Ambrozio është dhe blerja e fundit nga Torinoja, ndërsa largimi i vetëm është ai i Perierës që ka shkuar në drejtim të San Paolos. Afrime: Bota (Livorno), D’Ambrozio (Torino). Largime: Pereira (San Paolo).

S

Napoli ë kaltrit e Napolit bënë shumë punë në merkaton e verës dhe nuk kanë qenë shumë aktivë në këtë merkato dimri. Horginjo nga skuadra e Veronës dhe Ghulam dhe St. Etien janë dy afrimet më të reja që pritet t’i japin freski skuadrës. Ndërsa Benitezi nuk ka larguar asnjë nga skuadra, duke vazhduar me projektin që ka. Afrime: Horginjo (Verona), Ghulam (St. Etien). Largime: 0

T

Parma Afrime: Rosini (Sasuolo), Skelotto (Sasuolo), Vergara (Milan). Largime: Benaluan (Atalanta), Valdes (Kolo Kolo), Mendes (Sasuolo), Sansone (Sasuolo), Rosi (Sasuolo), Mesbah (Livorno). Roma jë Romë e madhe duket në këta muaj të parë të Serisë A. Skuadra kryeqytetase është dhe ekipi i vetëm që po arrin të rivalizojë Juven më së miri. Ekipi edhe në këtë merkato dimri ka bërë dy blerje dhe ka kryer disa largime. Shumë blerje e mirë ka rezultuar Naingolan që është kthyer në një ndër lojtarët kyç për Garsian, ndërsa edhe blerja e brazilianit Bastos është një blerje që e bën të frikshëm ekipin. Largimet duket se janë të dhurua dhe Garsia ka larguar lojtarë të cilët nuk është se ndihmojnë Romën në këto moment si Borielo apo Burdizo. Afrime: Naingolan (Kaljari), Bastos (Al Ain). Largime: Bredli (Toronto), Burdizo (Xhenoa), Kaprari (Peskara), Borielo (Uest Hem).

N

(Manchester United). Largime: Marcos Alonso (Sunderland), Munua, Vecino (Cagliari). Xhenoa henoa është ekipi që gjithmonë njihet për lëvizjet e saj të zgjuara në merkato. Edhe kësaj radhe xhenovezët janë treguar efikas dhe kanë arritur të sigurojnë disa lojtar të mirë. Spikat De Shelje nga Juventus që i shtohet repartit difensiv, ndërkohë që nga Roma është Burdizo që po mendon të mbyllë dhe ciklin e karrierës. Edhe largimet kanë qenë të shumta ku vihet re Manfredini dhe Biondini drejt Sasuolo ndërsa Tozser që ka shkuar në drejtim të Uatford. Afrime: Kabral (Sanderlend), De Shelje (Juventus), Mota (Juventus), Burdizo (Roma). Largime: Lodi (Katania), Ze Eduardo (Koritiba), Manfredini (Sasuolo), Biondini (Sasuolo), Sampirisi (Olhanense), Santana (Olhanense), Tozser (Uatford).

X

Juventus onja e vjetër” ka kaluar një periudhë tranzicioni për sa u përket lojtarëve dhe duket se ka akoma problem. Kjo, sepse sipas analistëve, ekipi torinez është i tejmbushur me lojtarë që nuk i duhen Kontes. Kështu që, tekniku italian ka bërë vetëm largime dhe nuk ka dashur që t’i shtojë asnjë lojtar shtesë armatës së tij. Mota është larguar bashkë me De Sheljen në drejtim të Xhenoas. Duhet pritur për të parë së ç’mund të bëhet me lëvizjen e Guarinit, por që duket e pamundur për momentin. Afrime: Osvaldo (Sanderlend) Largime: De Shelje (Xhenoa), Mota (Xhenoa).

Z

Lacio kuadra e Lacios ka pothuajse të njëjtin profil me atë të Juventusit. Ekipi i shqiponjës nuk ka arritur që të gjejë lojtar të dobishëm kështu që është mjaftuar me Postigën nga Valencia si përforcim ët vetëm. Ndërsa nga skuadra nuk është larguar asnjë lojtar. Duhet parë se ç’do të ndodhe me Hernanesin, por që vështirë duket se mund të ndodhë diçka. Afrime: Postiga (Valencia) Largime: 0

S

Livorno kuadra e Livornos në këto momente gjendet një hap para humnerës. Skuadra gjendet në pozicionin e parafundit. Kështu, ekipi ka bërë dy përforcime për pjesën tjetër të sezonit. Ka arritur të marrë Mesbah nga Parma dhe Kastelinin nga Sampdoria, ndërkohë që janë larguar disa lojtarë, ku bie në sy largimi i Botës në drejtim të Interit. Afrime: Kastelini (Sampdoria), Mesbah (Parma). Largime: Bota (Inter), Dekarli (Avelino), Skiatarela (Specia), Belingeri (Çezena), Lambrugi (Novara).

S

Milan ilani i madh, por me shumë probleme. Kuqezinjtë janë ekipi që kanë pasur vetëm disfata dhe kjo pjesë e dytë mendohet si operacioni i shpëtimit për milanistët. Me Alegrin e larguar dhe Sedorfin e ardhur gjithçka duket se ndryshon te skuadra milaniste. Kështu, Balotelit me shokë i janë afruar për pjesën e dytë të sezonit disa lojtarë. Rami është një afrim mjaft cilësor nga Valencia. Ndërsa ylli i ri i skuadrës që është dhe transferimi i kësaj merkatoje është Honda që

M

Sampdoria Afrime: Maksi Lopez (Katania) Largime: Mareska (Palermo), Petanja (Milan), Poulsen (AZ Alkmar), Eramo (Empoli), Gentsoglu (Speca), Barila ( Rexhina), Gavaxi (Ternana), Kastelini (Livorno).

Sassuolo Afrime: Ariaudo (Kaljari), Manfredini (Xhenoa), Mendes (Parma), Sansone (Parma), Rosi (Parma), Biondini (Xhenoa), Sanabria (Barcelona). Largime: Laribi (Latina), Gomes (Delta Porto Tole), Rozati (Fiorentina), Skeloto (Parma), Rosini (Parma), Valeri (Ternana), Marzorati (Modena). Torino Afrime: Taktsidis (Katania) Largime: Belomo (Specia), D’Ambrozio (Inter). Udinese Afrime: Vutov (Levski i Sofjes), Jebda (Granada). Largime: Merkel (Uatford), Ranegie (Uatford). Verona Afrime: Samb Largime: Bianketti (Specia), Horginjo (Napoli).


16

E premte 31 janar 2014

Gol

Sata shtatzënë, Boateng përqendrohet te familja Melisa Sata me forma të rrumbullakosura në kopertinën e revistës “Oggi”. Show girl-i ka treguar për të përjavshmen italiane planet e saj për të ardhmen. “Ndihem shumë mirë, vetëm duhet të mësohem me dekoltenë time, e cila ka ndryshuar nga 3 në 4 dhe me thënë të drejtën është pak i rëndë. Për momentin përqendrimin tonë e kemi tek fëmija që do të lindë ndërsa martesa vitin tjetër në Sardenja”, - është shprehur 28-vjeçarja. Melisa dhe futbollisti nga Gana, Kevin-Princ Boateng janë në pritje të fëmijës së tyre të pare

Të gjithë tek “Nando’s”, tifozët mbrojnë Januzajn T

ë shkojmë të gjithë tek «Nando’s”. Ky kor është dëgjuar disa herë në “Old Trafford” nga tifozët e Mançester Junajtid, gjatë ndeshjes me Kardif Sitin (2-0), kur Adnan Januzaj është futur në fushë në pjesën e dytë. Njëfarë mesazhi për mediat dhe në mbrojtje të lojtarit shqiptar, që është demaskuar si “koprrac” dhe “çun mami” nga ana e studentes që disa ditë më parë rrëfeu për “The Sun” se si kishte qenë takimi i parë me yllin e Mançesterit me origjinë nga Istogu i Kosovës, që jo vetëm nuk kishte qenë kavalier, por gjithashtu e kishte çuar në një fast food dhe, madje, kishte qëndruar në një hotel me “3 yje”.

El Sharaui i jep fund lidhjes me Esterin

Hernanes me lot në sy, Interi afër Hernanes-Inter, episod i ri. Fantazisti i Lacios ka lënë qendrën sportive të Formelos, pasi më parë takoi drejtuesit e klubit. Braziliani ka dalë mes lotëve duke emocionuar të gjithë të pranishmit. Një provë shumë e fortë që Hernanes nuk do të vazhdojë të qëndrojë më në kryeqytet. Në Romë ka qenë vetë presidenti i Interit, Erik Tohir, i cili është takuar me homologun e tij lacial Klaudio Lotito për të gjetur akordin ekonomik mbi transferimin e brazilianit nën urdhrat e Valter Maxarrit.

F

und i hidhur për Stefan el Sharauin dhe Ester Xhordanon. Pas një lidhjeje një-vjeçare historia e tyre ka mbaruar. Ai që ka kërkuar të ndahen duket se ka qenë sulmuesi i Milanit, i shtyrë nga nëna e tij, e cila kërkon prej futbollistit të jetë më i përqendruar në profesionin e tij. Esteri po e përjeton keq ndarjen dhe ka kërkuar të qetësojë veten me disa pushime ne plazh në shoqërinë e nënës së saj.

Pyjol dhe Vanesa dalin nga spitali me Manulean në krahë Vanesa Lorenco dhe Karles Pujol kanë lënë spitalin me Manuelën e vogël në krah: “Ne jemi të kënaqur me këtë fazë të re”, - u shpreh çifti teksa linte spitalin, me vajzën në krah që erdhi në jetë pas një operacioni çezarian dhe që peshonte 2,9 kg. Gjashtë ditë pas lindjes së saj, më 24 janar në Barcelonë, Manuela doli në publik së bashku me prindërit e saj. Në ndeshjen e djeshme kundër Levantes Karley Pujol ia dedikoi golin partneres dhe vajzës së tij duke bërë shkronjën “V” me duar.


E premte 31 janar 2014

17

Gol

Brazili dhe stadiumet e papërfunduara

Situata nuk duket e lehtë, pasi mendohet se përfundimi i ndërtimit të stadiumit mund të bëhet në një kohë kur botërori të ketë filluar rrugëtimin e tij.

D

uke u afruar viti 2014, ajo që të shkon në mëndje së pari është evenimenti më i madh futbollistik që ndodhi këtë vit dhe do të zhvillohet ne Brazil. Bëhet fjalë për Kupën e Botës. Duket se ky botëror do të jetë një ndër më të mëdhenjtë dhe ndër më të parët në historinë e futbollit. Mirëpo një histori të veçantë kanë edhe tempujt që do të presin skuadra si Spanja, Brazili, Italia, Gjermania, Argjentina, që presin të na sjellin spektakël. Stadiumet janë ndërtuar midis shumë polemikash. Kjo, pasi Brazili mendohej se nuk do të arrinte që të realizonte të gjithë objektivat. Por duket se tashmë gjithçka është kthyer në normalitet dhe vendi i Sambës do të presë një ngjarje të madhe historike për botën e futbollit. Më poshtë do të japim 4 prej stadiumeve më të bukur të cilët do të jenë mikpritës të sfidave të mëdha. Mirëpo duket se jo gjithçka mund të jetë e bukur. Kjo pasi FIFA paralajmëroi Brazilin se qyteti i Kuritibas mund të përjashtohet nga kalendari i botërorit, nëse punimet në stadium nuk përshpejtohen urgjentisht. Megjithatë, ndërsa situata paraqitet më kritike në punimet për ngritjen e këtij impianti, edhe pesë stadiume të tjerë mbeten ende në proces pune, ndonëse parashikohej që punimet të ishin mbyllur gjashtë muaj në avancë në të gjithë stadiumet pritëse. Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Zherom Valcke, deklaroi se puna në “Arena de Baixada” është “seriozisht e prapambetur”. Vendimi nëse Kuritiba do të mbetet ose jo një qytet organizator do të merret në 18 shkurt. Katër ndeshje janë programuar të zhvillohen në impiantin me 42 mijë vende të Kuritibas, takimet Spanjë-Australi, Honduras-Ekuador, Iran-Nigeri dhe AlgjeriRusi. “Për të qenë të sinqertë, nuk e pëlqejmë gjendjen aktuale të stadiumit. Nuk bëhet fjalë vetëm për një vonesë, por për një vonesë tepër serioze. Situata aktuale është delikate dhe shumë e ndërlikuar, ndaj nevojitet një angazhim urgjent dhe tepër serioz i palës braziliane për të përfunduar në afat këtë impiant”, deklaroi Valcke. Stadiumi i Kuritibas, 90% e të cilit ka përfunduar së ndërtuari, po ngrihet nga një konsorcium privat. Paralajmërimi i FIFA-s vjen ndërsa Komitetit Organizator Brazilian

Një pjesë e mbulimit të stadiumit të ri të Iakueros në San Paolo është rrëzuar, duke vrarë tre punëtorë që po punonin për t’i dhënë dorën e fundit këtij impianti

është vendosur në mënyrë të përsëritur përpara kritikave, për neglizhimin e gravitetit të situatës.

të dyja skuadra kampione, e kthen stadiumin në një ndër më atraktivët. Ai ka një kapacitet prej 57.483 vendesh.

“Arena da Baixida”, Kuritiba Që nga koha e rinovimit të tij në vitin 1991, historiku “Joakin Ameriko” i njohur ndryshe si “Arena da Baixida” është konsideruar si një ndër stadiumet më modern në Brazil. Nuk ishte ndonjë çudi e madhe sepse u zgjodh si një ndër vendet mikpritëse, kjo pasi stadiumi gjendet në Paraneze. Duke u bazuar mbi ndërtimet dhe riparimet që janë bërë mbi të pritet që tashmë tempulli të ketë më shumë hapësirë. Llogaritet që ai të ketë një kapacitet prej 40 mijë vendesh dhe do të mirëpresë 4 ndeshje.

“Estadio Nacional”, Brazilia Stadiumi nacional ose ai kombëtar gjendet në kryeqytetin Brazilia. Shumë pak qytete mund të ofrojnë atë çka ofron ky qytet, kur vjen puna te arkitektura. Arena ka një kapacitet prej 66.009 vendesh, duke e bërë stadiumin e dytë më të madh për sa i përket numrit të vendeve. Kjo fushë duhet thënë që është tepër e veçantë. Stadiumi është ndërtuar me materiale karboni dhe është ndërtuar me materiale të riciklueshme, çka e kthejnë këtë vepër arkitekturore në një stadium ekologjik. Stadiumi kombëtar do të mirëpresë ndeshjen hapëse të aventurës së Botërorit. Gjithsej do të mirëpresë shtatë ndeshje, njëra prej të cilave do të jetë çerekfinale. Stadiumi është rihapur pas vitit 2008. Pas finaleve të botërorit do të përdoret për koncerte apo evenimente kulturore.

“Estadio Mineirao”, Belo Horizonte Duke qenë si një ndër qendrat më historike të futbollit brazilian dhe duke qenë se është shtëpia e skuadrave braziliane Atletiko Mineiro dhe Kruziero, që kanë qenë

Stadiumi që u kthye në tragjedi Tre janë viktimat si pasojë e këtij incidenti, që ka prishur planet e ndërtimeve të impianteve futbollistike në Brazil. Një pjesë e mbulimit të stadiumit të ri të Iakueros në San Paolo është rrëzuar, duke vrarë tre punëtorë që po punonin për t’i dhënë dorën e fundit këtij impianti. Në origjinën e incidentit duhet të jetë një rënie e vinçit, që ishte duke ngritur një ngarkesë prej rreth 500 tonësh, duke u përplasur te pjesa mbuluese dhe duke shkaktuar rrëzimin. Stadiumi, që ishte në ndërtim e sipër, është ai i caktuar për të pritur ndeshjen e hapjes së Botërorit 2014, e programuar për më 12 qershor, midis Brazilit dhe një kundërshtareje që do të dalë nga shorti i grupeve. Struktura, që do të ketë një kapacitet prej 68 mijë vendesh, është gati për 94%. Por pas kësaj që ndodhi, kompletimi i tij mund të shkojë përtej afatit të vendosur nga FIFA.


18

E premte 31 janar 2014

Sociale

Udhëzimi për mjekët e shkollave

Mbajtja e çantave të shkollës, fëmijëve po u devijohet shtylla kurrizore Faktorë të tjerë që ndikojnë janë celulari dhe lojërat elektronike Rregullat që duhen ndjekur nga prindërit

Nikolla me fëmijët e ngujuar në Shkodër: T’i japim fund gjakmarrjes

Mbajtja e çantës së shkollës, lojërat përpara celularit apo kompjuteri janë faktorët kryesorë që krijojnë probleme në shtyllën kurrizore për fëmijët në Shqipëri. Një udhëzim i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë u kërkon mjekëve të shkollave të bëjnë kujdes ndaj këtij fenomeni në rritje dhe të marrin masat për ta parandaluar. “Ekspertët konfirmojnë se adoleshentë po shfaqin gjithmonë e më shumë deformime të shtyllës kurrizore, rrjedhojë e modernizimit të shoqërisë civile. Ky fenomen modern, siç thonë ekspertët, i cili shkakton deformim të shtyllës kurrizore dhe në disa raste hernie diskale, skoliozë, vjen si rezultat i mbajtjes së çantave të rënda, apo luajtjes për orë të tëra me celular apo lojëra elektronike. Madje, ekspertët thonë që nuk ka asnjë diferencë si një person që punon me orë të tëra në fabrikë ashtu edhe një fëmijë që kalon mbi 8 orë, duke lozur me lojëra elektronike. Ndaj, dhe një vëmendje e veçantë i duhet kushtuar qëndrimit korrekt gjatë gjithë aktiviteteve ditore”, - thuhet në udhëzimin e Ministrisë së Shëndetësisë drejtuar mjekëve të shkollave. për të kontrolluar shtyllën kurStudimi që iu paraqit mjekëve rizore tek ata, është që t’i kërkosh Një mjek i njohur gjerman, e ka fëmijës të përkulen dhe të prekin krahasuar këtë deformim të shtyllës majat e gishtave të këmbës. Ata me kurrizore tek fëmijët, në një artikull dëmtime të shtyllës kurrizore nuk të botuar në revistën holandeze do të munden të përkulin kurrizin, “Medisch Contact”, me rritjen e aq sa duhet për të prekur gishtat. pemës bonsai. Ai shprehet: “Kockat Adoleshentët të cilët rrinë të ulur sillen në të njëjtën mënyrë si druri. për orë të tëra përmbi ekranin Nëse e detyron në një drejtim të me kokën e përkulur, e detyrojnë caktuar, për një periudhë të gjatë shtyllën kurrizore të krijojë hark. kohe, ajo do të përfundojë që të rrita ndryshojnë këtë tet në atë drejtim”. Kirurgët thonë që Ata mund duke qëndruar drejt e pajisjet elektronike në vetvete nuk mbështejanë problem, dhe që zgjidhja nuk tur mbi është që të mos përdoren ato. Por, bërryla. duhet treguar më shumë kujdes ndaj Një rol qëndrimit (posturës): veçanërisht zathelbësor koneve të mira të qëndrimit ulur. Ata luajnë shpjegojnë që kujdesi ndaj posturës, dhe mjekët thuajse është zhdukur në të gjithë e shkollave botën. Gjithashtu, ata si dhe mësuesit shtojnë që, QAfa e aktivitetit fizik për më tepër në shkolla, të cilët duhet prindërit, t’i drejtojnë më shumë mësuesit rreth aktiviteteve e edufizike, si: futboll, katës Shpatull karate, hedhje. Këto fizike do shënonin një dhe diferencë të madhe mjekët e në jetën e tyre të familjes, përditshme. Në ditët e pranojnë e sotme fëmijët janë si normale më shumë të stresuar posturën jo se 20 vjet më parë, të rregullt të dhe aktiviteti fizik fëmijëve e adomesi realisht do t’i ndihleshentëve. Prova Pikat e trysnisë monte. më e thjeshtë

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, zhvilloi dje një takim me familjet e ngujuara në Shkodër, në kuadër të nismës së ndërmarrë për të ndaluar këtë fenomen. Ministrja ka zhvilluar një orë mësimi me një grup fëmijësh të cilët nuk kanë mundësi si gjithë të tjerët të shkojnë në shkollë, ndërsa në fjalën e saj Nikolla kërkoi ndihmën e të gjithë shoqërisë, për të kontribuuar në ngujimin e gjakmarrjes. Ministrja ka dhuruar libra dhe mjete të tjera për këta fëmijë. Më pas Nikolla ka zhvilluar një takim me studentë dhe pedagogë të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, ku ka falënderuar dhe mbështetur misionin që është nisur nga studentet dhe pedagogë për të pajtuar familjet në gjak.

Rregulla për t’u ndjekur nga prindërit - Tërhiquani herë pas here vëmendje fëmijëve, të mbajnë pozicionin drejt të trupit si gjatë ngrënies së vakteve, ashtu edhe gjatë ushtrimit të detyrave të shkollës. Mos i lejoni që të ushqehen në divan, por duke mbajtur pozicionin drejt vetëm në tavolinë, pa mbështetur parakrahët. - Regjistrojini minimalisht dy herë në javë në aktivitete fizike jashtëshkollore, si: sporte të ndryshme sipas grup-moshës, not, futboll, basketboll, karate, balet, tenis. - Mos lejoni që fëmija juaj, të shtrihet në divan apo krevat gjatë kohës që shikon TV apo loz me lojëra elektronike. - Ai apo ajo të përdorë çantë me rrota me dorezë të gjatë (minivalixhe), për të evituar mbajtjen e ngarkesës në shpinë. Në të kundërt, përdorini të dy krahët e çantës në mënyrë që ngarkesa të shpërndahet në mënyrë të barabartë në të gjithë trupin. Vendosja vetëm e njërit krahë të çantës, çon në devijim e trupit nga njëra anë e ngarkesës. - Sigurohu që fëmija të mos shohë TV, të lozë kompjuter apo të rrijë ulur, pa bërë një pushim, jo më shumë se 20 minuta. - Mundohuni që fëmijët të mos i shoqëroni me makinë për në shkollë, pasi e ecura është një pjesë e rëndësishme e regjimit ditor të aktivitetit fizik. - Ndonjëherë herë, çantat e shkollës i shkaktojnë fëmijëve dhimbje në qafë si dhe në shpatull. Për t’i shmangur këto, ndiqni këto rregulla: • Qëndroni drejt. Nëse çanta ju shtyn në përkuljen e trupit apo animin nga njëra anë e trupit, do të thotë që fëmija po mban një ngarkesë më shumë seç duhet. • Kufizoni peshën. Mundohuni të mbani sa më pak libra që të jetë e mundur. Mjekët rekomandojnë, që fëmijët duhet të mbajnë jo më shumë se 10% deri në 15% të peshës së trupit. Për shembull, nëse fëmija peshon 30 kg, çanta duhet të ketë një peshë jo më të madhe se 3 deri 4.5 kg. • Jepini mundësi kurrizit të pushojë. Kur mundeni, lëreni çantën në dollap dhe merrni vetëm çfarë ju duhet.

Vjosa Ecomuseum, projekti më i ri i Bashkimit Evropian Agjencia Kombëtare e Turizmit, e përfaqësuar nga drejtoresha e përgjithshme, Julinda Dhame, dhe shefi i sektorit të marrëdhënieve me jashtë, Bledar Mane, morën pjesë në konferencën ndërkombëtare dhe përurimin e Vjosa Ecomuseum, një projekt i Bashkimit Evropian me partnerë bashkitë e qyteteve Konicë dhe Përmet. Ftesa e veçantë nga organizatorët për pjesëmarrjen e AKT-së në këtë eveniment, tregoi seriozitetin dhe trajtimin si partnerë të barabartë në të tilla sipërmarrje. Ecomuseumi i lumit Vjosa është i pari i këtij lloji në rajon dhe fatmirësisht jo vetëm qyteti i Konicës, por edhe qyteti i Përmetit e ka tashmë. Një nga seancat e konferencës u drejtua nga titullarja e AKT-së ku u tregua interes për sezonin e ardhshëm turistik të vendit tonë.


E premte, 31 janar 2014

19

Sociale

AKKP

Emrat e ish-pronarëve që përfitojnë kompensim Fillon shpërndarja e këstit të parë, të dytë, të tretë dhe të katërt. Fondi për ish-pronarët 1.6 miliardë lekë Agjencia për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ka miratuar dje emrat e ish-pronarëve që përfitojnë nga këstet e radhës. Do të jenë 11 ish-pronarë të cilët do të përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt, ndërsa 1 kërkesë do të përfitojnë vetëm nga kësti i katërt. Urdhri nr. 17 i AKKP-së, mban firmën e drejtores Sonila Qato dhe ka për qëllim kompensimin e pronarëve që preken nga ndërtimet informale. “Në mbështetje të ligjit 9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, të pikës 11, të VKM nr. 256, datë 13.4.2010 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave” dhe të pikës 9. paragrafi b, të VKM-së nr. 383, datë 19.5.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale”, të ndryshuar pas miratimit të 12 kërkesave të subjekteve,me objekt kompensimin apo shpërblimin e pasurive, pronë private, që preken nga ndërtimet informale. Urdhëroj: Publikimin e listës për 11 kërkesa, të cilat përfitojnë nga kësti i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt i përcaktuar për kompensimin në të holla prej 57% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse dhe 1 kërkesë e cila përfiton nga kësti i katërt i kompensimit në të holla prej 10% të vlerës totale të

Foto ilustruese

miratuar me VKM-në përkatëse, të pronave që preken nga ndërtimet informale”, - përcakton urdhri i drejtores së AKKP-së, Sonila Qato. Fondi Fondi për kompensimin e ishpronarëve për 2014-ën do të jetë 1.6 miliardë lekë (të vjetra). 300 milionë lekë do të sigurohen nga buxheti i shtetit ndërsa 1.3 miliardë nga të ardhura të tjera. Qeveria “Rama”, në fushatën elektorale kishte premtuar një fond disa

Do të jenë 11 ishpronarë të cilët do të përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt

herë më të lartë për kompensimin e ish-pronarëve, por fondi i miratuar për vitin 2014, është 200 milionë lekë më pak se fondi i miratuar nga qeveria “Berisha” një vit më parë. Kërkesat Çdo shtetas, i cili është trashëgimtar ligjor i një subjekti të shpronësuar, mund të depozitojë kërkesë me shkrim pranë sektorit të Marrëdhënieve me Publikun, në lidhje me problematikën e procesit të njohje/kthim/kompen-

simit të pronës. Sektori i Marrëdhënieve me Publikun, pranon për shqyrtim vetëm ato kërkesa të cilat plotësojnë kushte ligjore për legjitimitetin e subjektit të shpronësuar (trashëgimtarë ligjor të tij). Konkretisht: Kartën e identitetit të kërkuesit. Kopje të prokurës së posaçme (të përgjithshme) të noterizuar. Kopje të dëshmisë së trashëgimisë të noterizuar ku të provohet se kërkuesi është trashëgimtar ligjor i subjektit.

Situata

4500 euro në muaj

Tirana 4 orë pa autobusë, sindikalistët: Pas dy javësh, grevë 24-orëshe

Norvegjia kërkon punëtorë

Greva katërorëshe e punonjësve të transportit urban në Tiranë do të përsëritet pas dy javësh deri në 24 orë, nëse strukturat e qeverisë nuk do të reagojnë për zgjidhjen e situatës së rënduar në të cilën ndodhet transporti publik. Kështu u shpreh kryesindikalisti i transportit shqiptar, Zija Hasani. Ai tha se deri tani, kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët, ndërkohë që tha se grevës së punonjësve të transportit publik të Tiranës do t’i bashkëngjiten edhe linjat e transportit mes qyteteve. “Kjo ndërprerje si shkak i prishjes së marrëveshjes së 20 dhjetorit 2013 me shoqatën e transportit urban pasi kanë dy-tre muaj pa paguar

pagat e punonjësve. Në 20 janar duhet të paguheshin edhe pagat e prapambetura. Në bankë nuk është derdhur as paga e muajit janar”, - u shpreh Hasani. Po dje, kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, ka

akuzuar qeverinë se nuk po ndihmon përdoruesit e transportit publik. Basha tha se mossubvencionimi për kategoritë e ndryshme që përfitojnë udhëtim falas, apo rritja e karburantit kanë bërë që shoqëritë private të mos paguajnë punonjësit dhe të gjithë këtë situatë e paguajnë qytetarët. “Në vend që të ndihmohen përdoruesit e transportit publik duke mos rritur çmimin e biletës, por të rrisim frekuencës e përdorimit publik dhe nga ana tjetër operatorët e transportit publik me ato kërkesa dhe të drejta që kanë, shkon në drejtim të kundërt dhe i vihet një gur peshores së rënduar të rritjes së çmimit të naftës», - tha Basha.

Norvegjisë i nevojiten inxhinierët, mësuesit - sidomos ata të shkencave natyrore - mjekët dhe infermierët, shoferët e autobusëve, kuzhinierët dhe kamerierët. Zyra evropiane për punësim, EURES, ka publikuar raportin ku thuhet se punëtorëve në profesionet e përmendura në lartë, u ofrohet paga mujore prej 4.500 euro. Sipas raportit të EURES-it, Norvegjisë i mungojnë ekspertët për mekanikë, elektronikë, automatikë, hidraulikë dhe ata që kanë të bëjnë me instalimet dhe furnizimin me ujë. Po ashtu kërkohen edukatorët për të punuar me fëmijët parashkollorë, psikologët dhe shoferët e taksive, raporton B92, transmeton Telegrafi. Raporti i EURESit thekson se qëndrimi në Nor-

vegji kërkon lajmërimin për leje qëndrimi për një periudhë prej tre muajsh, në stacionin e policisë lokale në vend, apo pasi shtetasit e huaj gjejnë punën e përshtatshme. i huaji mund të qëndrojë për gjashtë muaj në Norvegji, derisa të punësohet. Studimet tregojnë se kushtet e punës në Norvegji janë ndër më humanet në botë. Punëtorët lidhin kontratën me shkrim që përfshin tre deri gjashtë muaj punë provuese, para se të firmoset kontrata afatgjate. Paga jepet çdo muaj, ndërsa punonjësit do të punojnë 37.5 në javë, ose 7.5 orë në ditë, me një maksimum prej 40 orëve në javë. Punonjësit kanë mesatarisht 25 ditë pushimi të paguar, ndërsa të gjithë ata mbi moshën 30 vjeçare kanë 30 ditë.


20

E premte 31 janar 2014

Kulturë

“E kuqja e përbashkët” fituesja e “Onufrit”

Dy koka burrash, ku fiton ndjesia e dyshimit Juria e përbërë nga prof. Zef Paci, prof. Mehmet Behluli dhe Jutta Benzenberg, ashtu siç deklaruan në një domethënie të këtij konkursi, i dhanë me unanimitet çmimin punës në video “E kuqja e përbashkët”, përzgjedhur mes 14 punëve të paraqitura sipas konceptit “Elozhe dyshimit”, me kurator Claudio Cravero dhe asistent Olson Lamaj

T

ë çmësuar tashmë me seriozitetin që duhej të kishte organizimi i “Onufrit”, kësaj ekspozite të vetme me status për të cilën kujdeset Galeria Kombëtare e Arteve edhe dje ceremonia e çmimit ishte si pikat e serumit mbi një të sëmurë. Në këtë rast reflektohet gjendja ku ndodhen artet pamore në raport me krijuesit në Shqipëri, kur është shterur edhe ballafaqimi me të huaj. Megjithatë në edicionin XX, çmimi i “Onufrit” pati një fitues, jo tre. Ndonëse u paraqit dje nga juria si konkurrencë me potenciale artistike e reflektime të fuqishme punët e pakta të ekspozuara mbanin mbi shpatulla dhe brishtësinë e cilësisë. Pak alternativa konkurruese, për pasojë ballafaqimi artistik i shterur, e për më tepër eksperimenti i imazhit e ka bërë mjaft virtuale perceptimit e shqetësimeve artistike. Kjo në pak fjalë, në pamundësi për ta artikuluar të plotë juria, është “Onufri 2013”, duke mbetur çmimi tek një emër, “E kuqja e përbashkët”, me autore Silva Agostini. Juria e përbërë nga prof. Zef Paci, prof. Mehmet Behluli dhe Jutta Benzenberg, ashtu siç deklaruan në një domethënie të këtij konkursi, i dhanë me unanimitet çmimin punës në video “E kuqja e përbashkët”, përzgjedhur mes 14 punëve të paraqitura sipas konceptit “Elozhe dyshimit”, me kurator Claudio Cravero dhe asistent Olson Lamaj. Sipas vendimit të jurisë, motivacioni që çoi në përzgjedhjen e kësaj vepre ishte: “Ndjesia e fortë e binomit dyshim/besim, i shfaqur në një mënyrë thelbësore të fuqishme. Pra, nëse flasim për Dyshimin gjëja që na tërhoqi ishte faza kur subjekti

Video shpjegohet ndryshe si çështje e jo stabilitetit, besimit si e kundërta e dyshimit, si një vepër e shtrirë në shumë nivele i cili është i pranishëm brenda konceptit kuratorial, qëndron pezull dhe reflekton tension. Është një vepër ku mund të kridhesh menjëherë, një subjekt i pastruar nga zbukurimet e tepërta dhe i sjellë thjesht dhe fuqishëm tek publiku. Imazhet e veprës vepronin fuqishëm duke mënjanuar një prirje lehtësisht estetizante. Gjithashtu menduam se duke qenë juri e një konkursi ndërkombëtar puna fituese duhet të ishte një vepër që përcillte në mënyrë të vlefshme një problematikë sa lokale aq edhe globale në një mënyrë të vetëmjaftueshme”. Ka munguar autorja e videos fituese, që sipas organizatorëve ndodhej në një event në Gjermani, ku edhe jeton artistja shqiptare. Agustini ka vendosur në qendër të videos dy koka njerëzish, të cilët shtyjnë njëri tjetrin, në tensione të kundërta të vështrimit. Sipas kryetarit të jurisë prof. Mehmet Behluli në këtë konkurs u pa mungesë sa I takon mediumit klasik në përfshirjen e 12 artistëve shqiptarë, dhe kjo me justifikimin e specialistëve te natyra e tematikës kuratoriale. Ndonëse për prezencën


E premte 31 janar 2014

21

Kulturë Problematika/ Kush e mbështet dhe e mbron integritetin e institucioneve të trashëgimisë shpirtërore?

Kakofonia apo trashëgimia, si bashkëjetojnë! Esat Ruka

T

artistike kryetari i jurisë kontekstin e “Elozhe e dyshimit” e interpreton në gjitha aspektet si atë filozofik dhe socio-politik. Kjo “përmbledhje” e konceptit reflektohet më së miri në videon e Agostinit, ka thënë Behluli. Video shpjegohet ndryshe si çështje e jo stabilitetit, besimit si e kundërta e dyshimit, si një vepër e shtrirë në shumë nivele. “Konkretisht puna e Agostinit është e fuqishme dhe konsiston, reflekton, konceptin kuratorial në mënyrë shumë të gjithanshmësi niveli artistik që shprehet me tension. Është punë mbresëlënëse”, ka thënë Behluli. Ndalur në faktin e prezencës së videos si një nga mediumet më të rrahura në këtë ekspozitë, për ironi edhe të pjesëmarrjes së pakët, kryetari I jurisë thotë se “arti sot apriori nuk përzgjedh vetëm një medium”. Për Behlulin në art sot rëndësi merr komunikimi I një mesazhi, apo ideje në nivelin artistik. Ndërsa sheh zgjedhjen e mediumit si një gjë të dorës së dytë, që nuk merr aq rëndësi. Duke ndalur edhe në konsideratën e një bilanci ekspozues, “Onufri 2013” ngjan si ujë i pakët me referuar prezencës së artistëve, ndërsa juria e ka konsideruar se “shumica e punimeve kanë nivel botëror”. Me këto fjalë mbyllet një përvjetori i XX i ekspozitës më të rëndësishme në vend për artet pamore duke mbajtur larg artistët, “me një tension” të reflektuar si në punën fituese. “Elozhe dyshimit” duket se afron më shumë me dimensionin e gatshëm për të dështuar se sa besuar, duke qëndruar deri më 2 shkurt e hapur për publikun! V. M.

eksa kthejmë fytyrën nga rruga e përshkuar, nuk ka dyshim se terreni kulturor në të cilin rrugëtojmë e ka përligjur katërcipërisht përkujdesjen e politikave kulturore dhe vëmendjen institucionale në formatimin e veprimtarive në respekt të krijimtarisë anonime të gjeneratave. Të gjitha sistemet kanë zbatuar platforma për zhvillimin, ruajtjen dhe promovimin e vlerave duke dëshmuar standarde profesionale. Është folur e shkruar shpesh e shumë për këtë kontribut specifik. Janë iluminuar e sugjestionuar armata të tëra intelektesh të ndryshme në marrëdhënie më të. Janë përndezur e përflakur mijëra emra krijuesish duke themeluar, ngritur e konsoliduar kështjellën e fildishtë të trashëgimisë kulturore me identitet të qartë e të larmishëm. Janë ushqyer e argëtuar miliona e miliona duke përthithur e asimiluar larminë, bukurinë e fisnikërinë e këtyre kontributeve. Por,në këtë oqean të madh me plot kthjelltësi e begati jetësh e organizmash të dukshme, por të parrokshme, të padukshme, por të mendueshme, nuk mund të mos dallosh edhe një det plot tallaze e gjallesa të unshme. Ndokush nga lexuesit mund të thotë: “Ç’i duhet artikullshkruesit të “rrëmojë” në këto hulli, kur vetë është afër “Olimpit”? E vërteta është se të qenët në marrëdhënie me mundësitë e kontributit, reflektimit apo parandalimit të disa anomalive, padyshim që të dhuron fatin e gjurmëlënies. Për më tepër kur je në një institucion shtetëror i rrethuar me kolegë specialistë, mendoj se është etike, përveç tjerash, që të risjellësh në vëmendjen e publikut dhe të administratës disa nga këto gjurmë. Kjo kushtëzohet edhe me atë se, askush nga hierarkia vertikale e fushës nuk merr mundimin të thotë një fjalë vlerësuese apo analizuese e konkluduese në dobi të një rrugëtimi institucional më koherent. Mjerisht ndeshesh me të kundërtën: me anashkalimin, defaktorizimin, indiferentizmin, mungesën e transparencës e deri në gjetjen e rrugëve për shmangien e kontributit profesional, punës me pasion e përkushtim, anipse në shkelje të etikës zyrtare apo edhe shkeljeve ligjore. *** Tetë vite në krye të menaxhimit të vlerave të trashëgimisë shpirtërore kombëtare flasin profesionalisht, se rreth 40 veprimtaritë folklorike të projektuara, organizuara e menaxhuara nga QKVF, mbi platforma të mbështetura në begatinë, larminë dhe cilësinë e visarit tonë kombëtar, e bëjnë qartësisht diferencën me pararendësit tonë. Për periudhën 2006 - 2013 janë realizuar dokumentuar e vlerësuar festivalet në tipologjitë si: Për këngën qytetare - 7, për isopolifoninë 3, për rapsodët dhe instrumentistët -5, për vallen burimore – 6, për sazet – 4. Janë realizuar 13 veprimtari kushtuar personaliteteve të mirënjohur në këto tipologji, për instrumentet popullore në zhdukje apo rrallim, kryevepra të trashëgimisë shpirtërore etj. As që mendohet se këto veprimtari të nivelit të lartë dimensional e cilësor do mund të realizoheshin pa bashkëpunimin dhe bashkorganizimin e punës me bashkitë e disa qyteteve si: Elbasani, Korça, Shkodra, Berati, Peshkopia, Lezha, Kavaja, Durrësi, Vlora, Gjirokastra, Tirana, Burreli etj., apo pa pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të specialistëve e grupeve të qendrave kulturore me artistët popullorë të zhanreve të ndryshme, pa mbështetjen e këshillave të bashkive, të qarqeve, pa ndihmën dhe bashkëpunimin me mediat lokale dhe kombëtare, dhe mbi të gjitha pa mendimin shkencor, përvojën

dhe prezencën e specialistëve të institucioneve qëndrore të trashëgimisë veçanërisht të IAKSA, por edhe AKKVP, MH, RTSH e të TKOB e U. Arteve etj. Shpresoj ta kemi justifikuar besimin dhe ndihmesën e tyre, duke rezervuar për ‘Ta mirënjohjen dhe falënderimin për gjithçka të vyer kanë bërë për trashëgiminë popullore. Por, nuk ka qenë vetëm aspekti numerik i veprimtarive, i cili është dyfishuar krahasuar me periudhën 1994-2005. Risitë e realizuara në rrugë të pashkelura kanë qenë botimi i revistës: “Gjurmë të shpirtit shqiptar”, krijimi dhe pasurimi i arkivit të foto e videotekës, regjistri kombëtar i bardëve të folklorit, ngritja dhe funksionimi i këshillit artistiko-shkencor, qarkullimi i vlerave të tipologjive dhe kalimi i festivaleve nga sallat e mbyllura në mjedise të hapura në shërbim të turizmit kulturor, multikulturalizimi i festivaleve dhe tani së fundmi futja e kryeveprave të trashëgimisë shpirtërore kombëtare në programet vjetore të veprimtarive. Dhe jo vetëm kaq! Kemi ngulmuar në idenë se, vërtetë folklori është anonim, por në prezencën dhe shkëlqimin e tij evidentohen emra që nuk mund të heshtet ndaj kontributit të tyre krijues. Listimi dhe promovimi publik i artistëve, studiuesve, botuesve, mjeshtrave të zejeve artistike apo grupeve, të cilët kanë hyrë në fondin e Artë të kulturës kombëtare e thellon respektin për ato individë e grupe krijuesish, por njëkohësisht e ndihmon shumë shtimin e jetëgjatësisë dhe origjinalitetit të vlerave. Në këtë kuadër përveç shpërndarjes së mbi 80 Certifikatave të Mirënjohjes për individë e grupe, me shumë vlerësim e impenjim janë pritur nga opinion i artistëve vendosja në garë e çmimeve “Laver Bariu” e “Ndue Shyti”. Aspekt tjetër serioz është konsideruar nga specialistët mbajtja në vëmëndje e detyrave që rrjedhin nga Konventat e nënshkruara me UNESKO-n dhe përgatitja e paraqitja pranë Ministrisë e projekteve edhe për fenomene që rrezikojnë zbehjen apo zhdukjen nga përdorimi i disa instrumenteve muzikorë, deformimet në veshjet apo lënia jashtë ballafaqimeve artistike e etnive që banojnë brenda shtetit tonë, bashkëpunimin me shoqata kulturore, probleme të zbehjes së aktivitetit të talenteve si rezultat i migrimit, apo fenomeni shumë i dëmshëm i zbehjes së punës me talentet e reja në shkolla lidhur me trashëgiminë kulturore etj. Këto kanë përbërë për ne kolonat mbi të cilat janë ngritur platformat tona institucionale. Por çfarë ndodh!? Ajo që mendoj se është më e rrezikshmja, (e cila është një atavizëm i hershëm) është se, ka segmente në administratën e institucioneve politikëbërëse që, sa më shpesh e sa më shumë ti ushqesh me problematika të tilla, aq më distancë krijojnë me institucionet vartëse. Për më tej, pasi dremisin në sirtarët e tyre projekte e relacione, informacione e raporte të dërguara nga organizma konsultativë a vendimmarrjeje institucionesh, dalin pas disa kohësh, si nisma të Ministrisë, si produkte të politikës së saj. Ja një shembull: Që në fillim të vitit 2007 dërgohet në MTKRS propozimi i Këshillit artistiko-shkencor të QKVF që, Cikli i Eposit të Kreshnikëve, të vlerësohet si kryevepër e trashëgimisë shpirtërore. Në Festivalin Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2009, zv.ministra S. Turku, propozon fillimin e punës për përgatitjen e dosjes për në UNESKO. Pas një seminari me katër séance, organizuar nga QKVF me drejtues e specialistë të institucioneve kulturore pranë bashkive të vendit në vitin 2006, raportohet në ministri për një varg shqetësimesh që lidhen kryesisht me shkurtime organikash të institucioneve, nepotizëm, mungesë baze materiale, heqje fondesh apo ndryshime destinacionesh të ambienteve të institucioneve, paga të ulëta të punonjësve etj. As edhe një fjalë nuk u tha,

pa lere të formulohej një qarkore apo udhëzim nga kjo ministri, ku të tërhiqej vëmendja apo të ndihmoheshin metodikisht, por gjendeshin justifikime të administrimit të institucioneve nga qeverisjet vendore mbështetur në Kartën e Autonomisë Lokale. Sigurisht, ndonjë punonjës apo drejtues në kulturë e merakos “zanati” i servilosjes ndaj drejtuesve të bashkisë dhe jo respekti e qëndrimi ndaj vlerave të trashëgimisë e krijimtarisë. Mungojnë në mënyrë të përsëritur në festivale grupe të institucioneve (disa deklarojnë me mburrje daljen jashtë hartës së veprimtarive kombëtare folklorike,) dhe nuk gjendet asnjë mekanizëm apo penalitet ndaj tyre, duke “pranuar” justifikime me mungesë buxheti. Në se një drejtues apo organizëm i zgjedhur nuk mendon se ky produkt krijues popullor nuk meriton të ndash pak para nga kontributet e taksapaguesve, kjo është një padrejtësi ndaj historisë, një fyerje ndaj qytetarisë, dhe një neglizhencë ndaj brezave të ardhshëm. QKVF në vitin 2008 shpalli çmimin “N. Shyti” në Festivalin kombëtar tipologjik në Lezhë. Pas dy vitesh, po këtë çmim në Fushë Arrëz e shpallin edhe në një festival instrumentistësh për fëmijë. Po përse, organizatorët e atij festivali nuk e njihnin famën e mbretit të çiftelisë?. Pas këtij çmimi, çfarë çmimi mund të marrë një instrumentist në bilbil apo çifteli? Dhe, entuziazëm delirant në TOP Shou: dirigjenti i orkestrinës së çiftelive të Mirditës realizon “Kalinkën” dhe “Valle hungareze nr. 5” me çifteli. Ja pra një standard befasues: vijnë në malet tona me madhështinë e krijimeve të tyre klasikët e shekullit XIX. Po a mos duam të themi se Mirdita është kaq e varfër nga motivet muzikore të traditës së vet dhe sforcon artistët e vegjël duke i futur në “pyllin” e teknikave të ekzekutimeve të muzikës klasike? Disa festivale në vit zhvillohen vetëm për isopolifoninë ose me bazë këtë zhanër popullor të mirënjohur. Në Bylis nuk pranohet me termin isopolifoni, ndërsa, që në tekstin e muzikës të klasës së pestë e deri në UNESKO njihet iso-polifoni. Në Vlorë, ekskluzivitetin e QKVF për organizimin e FFT Kombëtare e “uzurpon” bashkia duke e shpallur nongratta institucionin special shtetëror dhe thërret për drejtimin tij kompromisaxhinjtë e subjektit të vet politik. Institucione qendrore artistike rendin të thërrasin në skenë ekzekutues në instrumente muzikore, por nuk mendojnë kurrë të ftojnë instrumente tradicionale që janë në prag të zhdukjes. Flasin në emër të trashëgimisë e ruajtjes së saj, por nuk ndjejnë asnjë përgjegjësi për zbehjen apo rrënimin e kësaj trashëgime. Mediat promovojnë vlera të cilat e gjejnë vetë rrugën e vezullimit të tyre, si topmodelet apo klipet dhe në mënyrë krejt periferike ngrejnë shqetësimin serioz të brejtjes nga erozioni global i visareve tona. Me sa duket dëgjojmë një herë në vit ndonjë tingull instrumenti popullor në eurovizion dhe mjaftohemi apo justifikohemi se i kemi prezent tingujt origjinalë të traditës. Pra tradita na shërben për të sheqerosur zhurmat e tingujve industrialë, apo për të cituar ndonjë motiv a bulëz, dhe në vend që t’iia kthejmë reston me mirënjohje, vazhdojmë ta shkundim këngën a vallen si ndonjë arrë me thupër. Dikush i thyen edhe degët, në vend që të mendojmë se ajo “arrë” do të bëjë përsëri fruta, edhe për gjenerata të tjera. Korifenj të këngës e rapsodisë, të valleve tona të mrekullueshme, të fjalës së mençur, virtuozë të instrumenteve muzikore e zejtarë duarartë, studiues të nderuar e gjurmues pasionantë, të cilët nuk rrojnë, por rron vepra e tyre e arkivuar, që vazhdon të buçasë e të thërrasë: Të mos vdesë kënga e vallja shqiptare! Të ruhet e pastër e të gjallojë në skenat tona e kudo në botë, të bëhet pronë e krenari e bijve dhe bijave tona të talentuar.


22

E premte 31 janar 2014

Zbavitje

Fjalëkryqi i “Standard” 1

2

13

3

4

14

21

5

6

15

22

16

23

24

27

18

19

25

8

38

41

29

30

31

35

39

12

36

40 43

47

48 51 56

11

34

42

50

10

26

33

37

9

20

28

32

55

17

7

65

HORIZONTAL 1. Mund të jetë burokratike 7. Morisot, piktore 13. Mbetur në fund 14. Fillojnë romanin 17. Krahina e Elimelekut 20. Ishte porta e Sulltanit 21. Mund të jenë pianobar 24. Dardanelet dikur 27. Një simbol lëkurkuqesh 28. Hapen për kllapa 29. Pak stabilitet 32. Një pjesë në skenë 33. Mund të jenë fedainë

59 66

70

46

53

58

64

45

49

52 57

44

54

60

61 67

62 68

63

69

71

35. Bie fiks 37. Një grimcë me bërthamë 39. U shërua nga Makaoni 40. Janë tek në litar 41. Një i pakicës kombëtare 43. Kështu eshtë ndërhyrja e vendosur 47. Eshtë puna jo me kohë të plotë 48. Në rradhë të parë 49. Qe djali i Edipit 50. Mbyllin kurse 51. Mund të jenë edhe debore të tilla 52. Ekstreme në ekstreme

53. Qe mbret i Spartës 55. Kush ka do të pijë 57. Odilon, piktor 59. Derisa mbarojnë 61. Institute autonome lokale 62. Parafjalë prejardhjeje 64. I famshmi Ellington i muzikës 65. U kompozua nga Mozart 68. Një mund të jetë fetar 70. Eshtë skuadër 71. Dennis, “krimbi” i NBA VERTIKAL 1. Janë ekzemplarë të parë të pro-

Fjalëkryqi pa skemë 1 2

3

4 5 6

7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22

1 2 3

30. Shkroi Zoti i Unazave 31. Kërkojnë talent të tilla 32. Memorie në computer 33. Ishin festat e Apollonit 34. Një i normës eshtë pozitiv 36. Fillojnë një argument 38. U sillte ëndërat njerëzve 39. Arrihen duke mundur 42. Stacion televiziv gjerman 44. Një pjesë e etiketës 45. Jean Luc, regjisor 46. Institucione lokale rumune 50. Një mund të jete edhe filmi 52. Një patriark biblik 54. Në mes të rrugës 56. Inicialet e Dalton 58. Barbaret e Carduccit 59. Një pjesë e separatistëve 60. Panik pa ekstreme 63. Një Baba përrallor 66. Fundi i një filmi 67. Qyteti i Abrahamit 69. Fillojnë tatëpjetën

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar F

I K S

O N L

P A L

H A

I R

S T A

P E R L E

E

E L

I

S O L

L

D E P I

8 9 10 11 12

M E T

D

A K T O R I N

I N O S A U R E T

I N O I

E S

E D

N E N T A

T R O T

I

L

R E A P U B L

B E S N

për të fluturuar të tillë. -Armstrong që shkeli i pari në Hënë. -Janë për... violinë në një film. 12. Eshtë majë e çatisë. -E famshme ajo e Babelit. -Rrahin hekurin.. e skuqur.

I U

I R

I

O R T A K

R M I D

R S

I

R H T E P

N U

F E D R A

E N T

R E N D O R

G O R E

L O H E N G R

M E L

V E T O

A G J

R E P O R T E R E T

N E R V O Z I A T

B

K A D A S T R A

N E M O R O R B

E R

A S

M L L E F

I

VERTIKAL 1. Një mund të jetë fotografik. -Përhapet një me frikë. 2. Ka forca speciale. -Eshtë për medaljen e parë. -Të parat në Europë. 3. Një shtet aziatik. -Inicialet e Bean aktor. -Halle pa kufij. 4. Eshtë nën xhaketë. -Kotele pa zë. 5. Eshtë gaz për vetrina. -Eshtë edhe ai i fabulës. 6. Tri në Arlington. -Doktor i Fritz Lang. 7. Fund ushtrie. -Fillojnë panikun. -Një pjesë e alkimisë. 8. Eshtë teveqel. 9. Carlo trainer italian. -Role pa zë.

4 5 6 7

L

I

I

S

E D I

I K E I K E

I K U

V

T A R A P

A R T A

10. Një “vjetërsirë” për muze. -Kilmer aktor. 11. Mbahet një në mbledhje. -Fillojnë hapur. 12. Janë fakultetet më të... lira. 13. Signoret që qe aktore. -Inicialet e Moravia-s. 14. Një ekzekutiv që u bë bashki. -Mund të jetë gjaku. 15. Një shtëpi. -Harry i gurit filozofal. 16. Ka tre muaj një e tillë. -Eshtë ai që është tallës. 17. Ente Autonome Durrës. -Shterpë si... kirurgët. 18. Jeton vetëm. 19. Një pjesë e dramës. -Faktet pa fat. -Antoneta për shoqet. 20. Janë fushat sportive. -Nuk ka akoma një bebe. 21. Hapin dhe mbyllin emisionet. -Çohet një me.. celular. 22. Ughi violinist. -Mbyllin një sirtar. -Ato të punës nuk dëgjohen.

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 46 kuti HORIZONTAL 1. I dha fillin Tezeut. -Rastisin në krye -Një pemë me lende. -Kufijtë e kujtesës. -Kush nuk ka.. nuk i ecën. 2. Prapë... ndryshe. -Numër i shkurtër. -Eshtë mundi pa dobi. -Një pjesë e... borxhit. 3. France, shkrimtar i famshëm. -Organizohet në përurime. -Një treshe në skenë.

duktit 2. Nuk i tregohen babait 3. Një shok në zyrë 4. Pak interesante 5. Kaluar në krye 6. Shtrohen me banket 7. Davis që qe aktore e famshme 8. ëallach, aktor 9. Inicialet e Cocciante 10. Në krye të trupave 11. Hapen në ekstreme 12. Një poemë e Hesiodit 13. Përfundojnë pingul 16. Bo, aktore 17. Karamele aromatike 18. Janë male të gadishullit italian 19. Një pije që të mërzitet 22. Eshtë zanore nëpër filma 23. Piktori i Britma (inic) 24. Janë drurët si pisha 25. Janë filizat 26. Kështu thirrej Jezu Krishti 28. Qe njeriu i parë që u dënua padrejtësisht

4. Shkroi Jeta e Jezusit. -Eshtë për të bërë zapping. -Inicialet e Gere aktor. 5. Dy asa në dorë. -Fund dhjetori. -Eshtë kënga me iso. -Një Ervin mesfushor i yni. 6. Fund kursi. -Jetojnë edhe në Marrakesh. -Shkruhet një për filma. 7. Inicialey e Banderas. -Fillojnë masat. -E bukura e belle epoque.

T O M A R

-Janë si nofka. 8. Fillojnë profesionin. -E ka simbolin Co një i tillë. -Janë diletantë. 9. Fundi i një samurai. -Jarno automobilist. -Roth aktor. -Eshtë skuadra juventine. 10. Ka kryeqytet Juneau. -Një racë kombi. -Kusturica regjisor. 11. Institucione Ekonomike Lokale. -Fillojnë lehtë. -Mund të jenë edhe

S M

A L B

U T O P

I

I

S

E R

I

T R

G R

A N D

E T

J

A V

I

E

I

N O N

N U

E N

L

I

E R M

I

E

I R

A N M E P

I

E N A T A

T

I

K A N

E T

E R R

A

I

S

I

I

L

N D I

I

N A T

T R O N

E R

A O N

A T

O G A G A

I

I

A

S

A D

P O Z

I S

L O R

N

L E

E

A

I

A

I M

I

C

K

I

S

F A T

I

A K E T A T

I

S

N

I

P R O V

A T

T E R

T A R

I

E L

R I

A R

I

R O N

D N M E N D

T O L

S

F A R

I

K A R

D

S

I

E N G E

P O L T

H E R O D O T M A

T I M

R O M A K E S

A

E

T E T A N

E M I

T A


23

E premte 31 janar 2014

Fjalëkryqi i Simetrik

HORIZONTAL 1. Mund të jetë sigurie. 4. Janë si thasë. 10. Një pellg. 14. Një mund të jetë baribal. 15. Një racë delesh. 16. Evita e interpretuar nga Madonna. 17. Inicialete Mann. 18. Një lombard i kryeqendrës. 19. Franz, kompozitor i famshëm. 21. Mund të skadojnë. 23. Mund të jetë B kompleks. 25. Një hidrokarbur. 26. Një është edhe Maigret. 28. Nderi kur nuk di. 29. Edouard piktore. 30. Rrëzohen me strike. 31. Në mes të Rita dhe Montalcini nobeliste.

32. Nuk i tregohen babait. 33. Janë cetace. 34. Ka relike për t’u vizituar. 35. Një pjesë e relacionit. 36. Hapen me editorial. 37. Një katror në sipërfaqe. 38. Në ekstreme të takimit. 39. Janë patriotë të Asterix. 40. Kështu u shpall edhe Giordano Bruno. 42. Alfred, që shpiku dimanitin. 43. Me causa në një çmim. 45. Fillojnë turnin. 46. Janë grimca me bërthama. 48. I takojnë fituesit. 49. Pak nervozizëm. 50. Moore aktor. 51. Një i burgosur i ndërgjegjes. 52. Mund të jetë emërore.

VERTIKAL 1. Eshtë shahu i fundit. 2. Janë pronarë anijesh. 3. Kufizojnë një stuhi. 4. Hunt aktore. 5. Ndaheshin me sinor, dikur. 6. Ringrihen pjesërisht. 7. Janë gjyqtarë me flamur. 8. Proza pa kufij. 9. Fundi i ndeshjes. 10. Një pranverë. 11. Kaçaturian, kompozitori i Vallja e shpatave. 12. Janë banorë të kryeqendrës së Piemontit. 13. Andej nga fillimi. 15. Janë legjenda. 16. Janë edhe ato të byrekut. 18. Kamë maja për t’u pushtuar. 19. Janë pemë me lende. 20. Fle në stan. 22. Eshtë takimi i fundit në sport. 23. Janë shtëpi me.. oborr. 24. Kështu është ai që ta shpif. 25. Eshtë gruaja me burrë. 26. Ato të tepërta përbëjnë mbipeshën. 27. Punon me pistoletë. 30. Qytet zviceran. 31. Eshtë zëri i atij që thotë aman. 33. Një klasik me tutu. 34. Markë cigareje. 36. Giorgio, që qe kantautor i famshë italian. 37. Kush nuk ka... është i shkujdesur. 39. Një eshtë edhe për të fshirë. 40. Farija e paharruar e volejbollit. 41. Përcaktohet nga mjeku. 42. Ndërmarrje Operative Greke. 43. Me të nxjerrin një thelë. 44. Ndërmarrje Industriale Tiranë. 47. Qendër ditore. 48. Fillojnë një motiv. 49. Në mes të një kanali.

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Zbavitje A K S

I

S A N I

P

M A L A R L A R

M I N A R E T

I N A T E T S T O L A T P A T E R A L E T R E R T T

I A

I N G U S

L E H A R

I R

S A R

I L A T

B A L E N A T G A Z E T A T

G A L E T

A

N O B E L

K R

I M E T

U N D E R

B

V I T A M I N A

K O M I B

B A T O N P E R O N

T

L E V I M U Z E U

M E T E R H E R E T I K

H O N O R M E R

N E R

I

S

I T A T

P O L I T I K

T U N E R

M A S A

Kush janë çunat e mamit

Horoskopi 31 janar 2014 Dashi Pjesa me e madhe e te dashuruarve do kalojnë një dite te qete dhe pa probleme sot. Nëse nga ana tjetër keni pasur debate te forta nuk është mire te mbani me force dike pas vetes. Beqaret do bëjnë për vete shume persona dhe me pas do jene ata qe do vendosin ke do mbajnë pranë. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire duke qene se do iu duhet te shpenzoni se tepërmi.

Demi Çështjet e zemrës do marrin udhën e duhur sot. Do mendoni vetëm si ta bëni atmosferën sa me elektrizuese dhe do i harroni te gjitha problemet qe keni pasur. Beqaret do jene romantike dhe do presin vërtet një princ te kaltër dhe pa defekte. Dëshira nuk do mund t’iu plotësohet. Për sa i përket financave duhet thënë se nuk pritet as problemi me i vogël.

Binjaket Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do flisni me tepër me atë qe keni ne krah, nuk do mbani sekrete dhe do argëtoheni pa fund se bashku. Beqaret ka shume gjasa te bien menjëherë ne dashuri me dike qe do takojnë. Edhe ai mund t’iu pëlqejë shume. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire, megjithatë yjet do iu ndihmojnë te ruani ekuilibrin.

Gaforrja Jo për te gjithë çiftet kjo dite do jete e njëjtë. Disa do kenë debate dhe mosmarrëveshje te forta, ndërsa disa te tjerë do dashurohen plot pasion. Gjithçka do varet nga sjellja juaj kohet e fundit. Beqaret nuk duhet te hedhin hapa te nxituara, por do bëjnë mire t’ia lënë gjithçka kohës. Ne planin financiar mos u kënaqni me situatën ku ndodheni, por gjeni mundësi për ta përmirësuar atë.

Luani Nuk do keni me besim si me pare tek partneri juaj dhe atmosfera ne çift do jete e turbullt. Tregohuni te kujdesshëm para se te flisni nëse nuk doni qe t’i përkeqësoni gjerat. Beqaret mund te fillojnë aventura kalimtare te cilat do iu sjellin emocione momentale, por me pas do i lëndojnë. Ne planin financiar nuk priten probleme serioze, megjithatë tregohuni te matur.

Virgjeresha Ndikimi i madh i yjeve do sjelle përmirësime te mëdha sot ne jetën tuaj ne çift. Do kuptoheni mjaft mire me personin qe keni ne krah dhe do filloni te mendoni edhe për te ardhmen. Beqaret, te paktën për një here te vetme, duhet te bëjnë atë qe iu thotë zemra. Shpenzimet do jene shume te mëdha sot prandaj edhe financat do kenë goxha vështirësi.

Peshorja Jeta juaj ne çift do jete e mbushur me surpriza sot. Do kaloni momente te paharruara pranë partnerit dhe do e kuptoni qe jeni me fat qe e keni ne krah. Shume do iu kenë zili. Beqaret duhet te reflektojnë mire para se te marrin vendime sepse nuk do ketë me kthim pas. Ne planin financiar do jeni me te kujdesshëm se kurrë dhe do e rigjeni ekuilibrin. Bravo!

Akrepi Dite harmonike, emocionuese dhe e mrekullueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni me mire se kurrë me pare. Nëse ende jeni beqaret do keni dëshira te çmendura dhe do silleni ne një mënyrë aspak korrekte me ata qe do pëlqeni. ne planin financiar është momenti i duhur për te bere investime te cilat me pas do sjellin edhe mjaft përfitime.

Shigjetari Ndikimi madh i Venusit ne jetën tuaj ne çift do sjelle begati, harmoni dhe qëndrueshmëri për ju. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit dhe nuk do pendoheni. Beqaret duhet te jene te sigurte se personat qe do takojnë iu përshtaten para se te hedhur çdo hap me pas. Financat do kenë një përmirësim te menjëhershëm fale një shume te ardhurash qe do iu japë një i afërm.

Bricjapi Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te gjithë te dashuruarit. As vete nuk do e kuptoni sesi gjerat do ecin aq mire, por do duhet te shfrytëzoni çdo moment. Beqaret jo vetëm qe do e gjejnë personin ideal, por shume shpejt do hedhin edhe hapa me te mëdha me te. Neptuni do jete planeti qe do iu ndihmoje me financat. Do jeni shume te kujdesshëm dhe te matur me shpenzimet.

D

i Caprio, Jared Leto, Bradley Cooper e të tjerë janë seks-simbolet e Hollywood-it, por kanë edhe një dobësi: mamatë e tyre. Kështu, në jo pak raste ata janë paraqitur për të kaluar në tapetin e kuq për të pro-

movuar filmat e tyre jo me partneret, por me nënat e tyre. Të njëjtin trend kanë ndjekur në disa raste edhe yje të tjerë të kinematografisë si George Clooney, Owen Wilson, Brad Pitt, Matt Demon, etj.

Puyol & Vanesa lenë spitalin me Manuelan në duar

Ujori Jo çdo gjë do shkoje sipas parashikimeve sot ne jetën tuaj ne çift. Mund te keni ndonjë debat me partnerin për çështje xhelozie. Mos e teproni nëse nuk doni qe ai te lodhet me ju. Beqareve do iu jepen shume mundësi për takime dhe do jene ata qe do zgjedhin me ke do dalin. Ne planin financiar do jeni te arsyeshëm dhe nuk do keni vështirësi.

Peshqit Te gjithë çiftet qe sapo kane kaluar një periudhe te vështirë do ndihen me mire sot. Do tolerojnë me tepër dhe shpesh do hapin rruge. Beqaret do kalojnë një dite te këndshme, por nuk do e gjejnë princin e tyre te kaltër. Do ju duhet ende te prisni edhe pak kohe për atë. Ne planin financiar do ndërmerrni shume rreziqe për ta stabilizuar situatën dhe do ia arrini qëllimit.

V

anesa Lorenzo dhe Carles Puyol kanë lënë spitalin me Manuelan e vogël në krah: “Ne jemi të kënaqur me këtë fazë të re”, u shpreh çifti teksa linte spitalin, me vajzën në krah që erdhi në jetë pas një operacioni çezarian dhe që peshonte 2,9 kg.

Gjashtë ditë pas lindjes së saj, më 24 janar në Barcelonë, Manuela doli në publik së bashku me prindërit e saj. Në ndeshjen e djeshme kundër Levantes Carley Puyol i’a dedikoi golin partneres dhe vajzës së tij duke bërë shkronjën “V” me duar.


cmyk


Standard 31 janar 2014