Issuu on Google+

10 golat më të bukur të evropianëve

Intervista, Arvizu “Të fshehtat” e armëve kimike, 21 janari, raportet me Ramën, Bashën e Berishën

Suplementi Faqe 13-17

Statistikat e skuadrave të grupit I në Euro 2016

Politikë Faqe 4-5

GAZETë E përditshme E premte 28 shkurt 2014 NR: 2898, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI për maqedoni dhe greqi 1 euro www.standard.al e-mail: info@standard.al marketing@standard.al Botim i “standard”

Dëmshpërblimet Gjykata e Strasburgut afate qeverisë, si t’i kompensojë pronarët

Gati ligji i ri

Çfarë siguron shteti kur falimenton banka, cilat kursime mbeten jashtë

Para Kuvendit Opozita braktis seancën, deputetët bashkohen me protestuesit Politikë Faqe 4

413 padi të pronarëve shqiptarë në Strasburg

Ligji i ri i nëpunësit Qeveria zbardh hapat: Procedura e re e punësimit, si ndryshojnë konkurset

T

ë dhënat zyrtare flasin për 413 dosje të pronarëve shqiptarë që janë pranuar për t’u shqyrtar nga Gjykata e Strasburgut. Në ditët e para të Marsit një delegacion nga Këshilli i Europës do të vijë në Shqipëri për të parë zbatimin e vendimeve nga qeveria për çështjet e përfunduara... Lexoni në faqen 9

Politikë Faqe 5

Dështojnë eksportet Rënie 1.5% në janar 2014, nga një vit më parë

Atentati në Vorë

Vritet me eksploziv në makinë pronari i një servisi. Policia: Hakmarrje hasmërie E nde pa kaluar 24 orë nga krimi i rëndë ku mbeti i plagosur biznesmeni Armando Ceka, një tjetër atentat trondit kryeqytetin. Këtë herë shënjestër ka qenë Baki Xhabafti, i cili ka mbetur i vdekur nga shpërthimi i C4 në makinë... Faqe 8

Gazeta “The Brownsville Herald”

Kulturë Faqe 18-19

Shqiptarja Faqe 18 111-vjeçare që fitoi shtetësinë amerikane të firmosur nga Presidenti Ford cmyk

10 <<

Ekonomi Faqe 11

Vritet me sende të forta biznesmeni i fidanishtes

Protesta Shoferët, sot para Armando Ceka, borxh Kryeministrisë: Qeveria të na lërë ndaj një biznesmeni të punojmë hidrokarburesh

G

B

Krimi tek Liqeni / 7

jendet i vdekur biznesmeni i luleve pranë zonës së Liqenit. Lutfi Peti, kultivues fidanësh, është gjetur i vdekur nga banorë të zonës në automjetin e tij në pronën ku ushtronte aktivitetin privat. 52-vjeçari ka shenja dhune në turp, të cilat për policinë janë një fakt që...

Eksplozivi / 9

iznesmeni Armando Ceka, që fatmirësisht i shpëtoi atentatit të dytë me eksploziv, rezulton i kallëzuar penalisht në Prokurori...

Sociale Faqe 18


2

E premte, 28 shkurt 2014

Politikë

Kuvendi në seancë plenare

Shkarkimi i kreut të ILDKP-së, Berisha: I pavlefshëm, votim nazist Meta: Nuk e kam votuar Zana Xhukën kur kam qenë në koalicion me PD-në Florenc Drizari

S

eanca e djeshme plenare në Kuvendin e Shqipërisë u shoqërua sërish me debate dhe akuza mes pozitës dhe opozitës për shkarkimin e kreut të ILDKP-së një javë më parë. Deputetët e opozitës kërkuan tërheqjen e mazhorancës nga procedurat e ndjekura në mbledhjen e fundit të Kuvendit, ndërkohë që përfaqësues të shumicës parlamentare theksuan se kryeinspektorja Zana Xhuka ishte emëruar në atë post në kundërshtim me ligjin dhe mbrojtën vendimin e marrë ditë më parë. Gjatë replikave me deputetët Meta, tha se kandidaturën e Xhukës nuk e kishte votuar kur ishte në koalicion me të djathtën

e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha e quajti vendimin e mazhorancës një veprim nazist, të ndodhur në një vend demokratik. Sipas ish-kreut të qeverisë, Parlamenti mori kompetencat e Presidentit të Republikës dhe shkeli rëndë rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën. “Ne mblidhemi sot, pasi ju një javë më parë udhëhoqët Parlamentin, zoti Kryetar, në një votim të tipit nazist. Dhe unë do ta shpjegoj fjalën time. Ju këtu, në kundërshtim me ligjin dhe institucionin, shkarkuat zonjën Zana Xhuka dhe morët përsipër të anuloni vendimin e Parlamentit, të cilën ju e gjetët të zgjedhur jashtë kushteve ligjore,

Zbardhje debatesh dhe akuzash mes pozitës e opozitës në Kuvend

Topalli: Rama, i pafytyrë! Debatet e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë shkuan deri në akuza personale dhe fyerje mes deputetëve të opozitës dhe përfaqësuesve të qeverisë. Ishkryeparlamentarja Jozefina Topalli gjatë qëndrimit që mbajti dje në Kuvend, replikoi edhe me Kryeministrin Edi Rama, duke e quajtir atë “kryeministër qesharak dhe të pafytyrë”. Edhe pse Kryeministri Rama nuk reagoi duke marrë fjalën para mikrofonit për deklaratën e Topallit, mes tij dhe ish-kryeparlamentarpor për t’i marrë pushtetin Presidentit të Republikës, të cilit ligji ia njeh se duhet dekret me dy kandidatura, ju thatë se ajo është e vlefshme për t’u votuar, pasi e larguat. Nuk ka akt më të shëmtuar dhe më qesharak”, - theksoi Berisha. Në replikë me deputetët e opozitës, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, tha se kandidaturën e Xhukës nuk e kishte votuar kur ishte në koalicion me të djathtën, ndërsa shtoi se në një institucion të pavarur siç duhet të jetë Inspektorati i Lartë i Kontrollit dhe i Deklarimit të Pasurive ndaj zyrtarëve të lartë, ILDKP, nuk duhen të emërohen figura që vijnë nga radhët e politikës. Në argumentin e tij Meta iu referua detyrës së zëvendësministres së Mbrojtjes që ka mbajtur Zana Xhuka para 2013-ës. Por përtej këtyre deklaratave, deputetët e opozitës u dukën

Eduard Halimi: Vetëm nëse vendosim kushtetuetshmërinë në Parlament, atëherë ata që janë jashtë do të kenë një fije shprese se në këtë vend do të kthehet ligji. Pa kthimin e Kushtetuetshmërisë në këtë vend Parlament nuk mund të ketë. (Duartrokitje nga deputetët e PD-së) Ilir Meta: Unë e kam të qartë që ju keni ardhur për antimiting këtu dhe këtë e kam të qartë që nuk e keni me ne, antimitingun e keni me kryetarin e ri të partisë tuaj që nuk ua dha fjalën

es u duk se pati disa shkëmbime replikash nën zë. “Zoti Kryeministër mos fol pas shpinës sime! Bëhu njëherë burrë dhe kur të flasësh dil e fol përballë. Nuk të shkon, është e padinjitet, e turpshme. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë në historinë e Parlamentit që Kryeministri gjithë kohën zgërdhihet, o flet, o shanë, pasi shanë me radhë të gjithë ministrat e tij, i turret opozitës. një minimum edukate për karrigen e jo emrin që mban do të duhet ta tregosh”,deklaroi Topalli

Ish-kryeministri Sali Berisha e quajti vendimin e mazhorancës një veprim nazist

në mitingun para një jave tek sheshi. Më keni gjetur mua këtu tolerant dhe shkelni rregulloren. Edi Paloka: Ktheni në këtë Parlament kushtetuetshëmërinë, ktheni mbrapsht atë procedurë të turpshme që keni ndjekur. Na thoni që edhe ne kemi ndjekur një procedurë të tillë. Na thoni zoti kryetar i Parlamentit se keni qenë më ne në mandatin e kaluar, kë institucion kemi shkarkuar ne pa mbaruar mandati i tij? As edhe një. I vetmi që është shkarkuar është bërë nga ish-kryeministri Fatos Nano,

Seanca e djeshme parlamentare

të vendosur për t’i kërkuar mazhorancës që të tërhiqet nga vendi i saj për shkarkimin e nga detyra të kryeinspektores. Në tërësi fjalimet e deputetëve të opozitës u përqendruan në këtë çështje, por edhe për mënyrën që si mazhoranca e sotme po qeveris vendin. Ish-kryeministri Berisha pasi bëri një përmbledhje të situatës ekonomike, rendit, integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe vendimeve të fundit të qeverisë, duke bërë përgjegjës Kryeministrin Edi Rama dhe koalicionin e tij qeverisë. Në fund të fjalës, Berisha u kërkoi krerëve të shumicës që të tërhiqen nga vendimi për shkarkimin e kryeinspektores së ILDKP-së, duke theksuar se më këto vendime po destabilizohet situata në vend. “Kërkoj të hiqni dorë nga marrja e pushteteve, kërcënimet e drejtuesve të institu-

cioneve në mënyrat më mafioze, kërkoj të zbatohen ligjet, të ndryshohen, të reformohen sipas interesave të vendit dhe jo sipas interesave të pushtetit personal tuaj “Ju këtu, në kundërshtim me ligjin dhe institucionin, shkarkuat zonjën Zana Xhuka” - tha Berisha

dhe të mazhorancës suaj. Në rast të kundërt ju pastaj do të na detyroni të shkojmë atje ku nuk kemi dashur. Absolutisht nuk kemi dashur. E merrni thjesht, por e keni gabim. Keni përgatitur kushtet për një destabilizim të atillë që mendja juaj nuk e merr dhe ne nuk dëshirojmë”, - deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha.

edhe ai me komision hetimor dhe procedurë tjetër. Edi Paloka: Tërhiquni, Tërhiquni. Është një paralajmërim sepse kur të jetë vonë nuk do të ketë më kohë. Edhe ky kryeministri që ka qejf të përmendi ato 1 milion shuplakat. Duhet ti mbajë mend këto qëndrime sot sepse të jetë i bindur që nesër kur të jetë duke iku ne nuk do t’i kemi harruar. Edhe njehërë z. Kryetar, riktheni atë procedurë, ligjin sepse jemi përballë një situatë të rëndë. I kërkoni opozitës dhe


E premte, 28 shkurt 2014

3

Politikë

Protesta

Opozita braktis seancën, deputetët i bashkohen protestës “Do të keni të gjithë mbështetjen e opozitës, kudo që të jeni” Florenc Drizari

P

DASH: Korrupsioni shqetësim kryesor në Shqipëri Departameti Amerikan i Shtetit thekson në një raport se problemet kryesore në Shqipëri në fushën e të drejtave të njeriut, kanë të bëjnë me korrupsionin e përhapur në të gjitha degët e qeverisë, veçanërisht në sistemin e drejtësisë. Në raportin e tij të përvitshëm për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, Departamenti i Shtetit thekson se ndër problemet e tjera kryesore në Shqipëri gjatë vitit 2013 kanë qënë bllokimi i reformave, veçanërisht bllokimi i luftës kundër korrupsionit, ndërsa partitë politike e përqëndruan vëmendjen në zgjed-

hjet e Qershorit. Pandëshkueshmëria, thuhet në raport, është një tjetër problem. Përpjekjet e qeverisë për të ndëshkuar zyrtarë që kanë kryer shkelje kanë qënë sporadike dhe jo të vazhdueshme. Zyrtarët qeveritarë dhe politikanët, si dhe gjykatësit dhe ata me interesa të fuqishme biznesi, shpesh i kanë shpëtuar drejtësisë. Disa zyrtarë më të vegjël janë ndëshkuar për shkelje. Disa zyrtarë qeveritarë, që ishin përfshirë qartazi në raste abuzimesh, u hoqën nga postet e mëparshme dhe u vendosën në poste të tjera qeveritare, pa asnjë lloj ndëshkimi.

Evropës që të na pranojë në gjirin e saj, ndërkohë që këtu po kthehemi në kohën e Sulltan Hamitit, por që në kohën e sotme quhet Edvin Rama. Ilir Meta: Përsëri nuk patëm asnjë propozim për të korrigjuar procesverbalin. Zonja Topalli duhet të ketë ndonjë propozim konkret. Jozefina Topalli: Zoti Kryeministër mos fol pas shpinës sime! Bëhu njëherë burrë dhe kur të flasësh dil e fol përballë. Nuk të shkon, është e padinjitet, e turpshme. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë në historinë e Parlamentit që Kryeministri gjithë kohën

ara se Kuvendi i Shqipërisë të fillonte punimet në seancë planare, qindra qytetarë të shkarkuar nga puna në administratën publike protestuan para ambienteve të këtij institucioni, duke kërkuar rikthimin në vendet e tyre të punës. Më pankarta në duar ku shkruhej “Na mashtruat”, “Ku ma ke konkursin”, “Deputet mos shkel ligjin”, protestuesit u kërkuan deputetëve zbatimin e ligjit të nëpunësit civil. Një pjesë e tyre kërkoi të ndiqte edhe punimet e Kuvendit të Shqipërisë. Protesta e djeshme u zhvillua pa incidente, ndërkohë që qytetarëve iu bashkuan për një kohë të shkurtër edhe deputetët e opozitës. Kreu i grupit të PD-së, Edi Paloka, por edhe ligjvënës të tjerë të djathtë, e cilësuan të drejtë protestën e ish-punonjësve të administratës. Deputetja Majlinda Bregu u tha protestuesve se do të kenë mbështetjen e opozitës, kudo që ata do të jenë. “Ata të cilët nuk interesohen për të drejtat e qytetarëve, për jetën e qytetarit ata nuk meritojnë që ta drejtojnë këtë vend asnjë orë. Ne do t’ju mbështesim çdo ditë çdo orë, në çdo moment tuajin, kudo që të jeni”, - u shpreh Bregu. Ndërkohë, pak ditë më parë qeveria u hoqi shpresat të shkarkuarve nga puna në administratë për një rikthim, pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese të aktit normativ për nëpunësin civil. Sipas ministres për Inovacionin dhe Administratën, Milena Harito, kjo gjë është e pamundur, pasi largimet nga puna këta 3 muaj nuk kanë shkelur asnjë ligj, po ashtu dhe emërimet e reja. Paralel me protestat e qutatarëve në sheshin para Kuvendit të Shqipërisë, deputetët e opozitës protestuan në sallën e Parlamentit për shkarkimet nga puna në administratë, ku fokusi ishte rasti i fundit me kreun e ILDKP-së. Ish-kryeparlamentarja Topalli kërkoi që një pjesë e përfaqësuesve të protestës të merrnin pjesë në mbledhjen e Parlamentit në vendet ku ulen qytetarët, por kjo nuk u pranua në Kryeparlamentari Ilir Meta. Seanca e djeshme zh-

zgërdhihet, o flet, o shanë, pasi shanë me radhë të gjithë ministrat e tij, i turret opozitës. një minimum edukate për karrigen e jo emrin që mban do të duhet ta tregosh. Edi Rama ndërhyn nga vendi jashtë mikrofonit. Jozefina Topalli: Ti je Kryeministri më i pafytyrë që mund të ekzistojë! (Reagojnë deputetët e pozitës dhe të opozitës – pa mikrofon). Bëhu trim dhe dil përballë dhe mos fol aty duke kërcenu... Ndërhyrje jashtë mikrofonit nga kabineti i Këshillit të Ministrave. Jozefina Topalli: Mos fol pa leje! (du-

“Ti je Kryeministri më i pafytyrë që mund të ekzistojë! Bëhu trim dhe dil përballë dhe mos fol aty duke kërcenu” - tha Topalli

Protesta e djeshme

Paloka: Nuk bojkotojmë Kuvendin Pas braktisjes së seancës së djeshme plenare nga deputetët e opozitës, kryetari i grupit parlamentar i Partisë Demokratike shpjegoi se pakica parlamentare nuk ka një vendim për bojkotin e institucionit të Kuvendit. Sipas tij, opozita do ta vazhdojë betejën parlamentare dhe do t’i kërkojë mazhorancës të rikthejë ligjshmërinë e institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Këtë qëndrim Paloka e lidhi me shkarkimin e bërë një javë më parë ndaj kreut të ILDKP-së. “Ne do të jemi në parlament gjithë kohës për t’i kërkuar villoi punimet në një atmosverë të ndezur debatesh që shkuan deri në shkëmbime akuzash. Fillimisht deputetët e opozitës kërkuan të bllokojnë punimet e Kuvendit, duke tentuar moslejimin fjalimeve të kolegëve të mazhorancës. Ata u ngritën në këmbë në shenjë proteste, duke goditur tavolinën, ndërsa deputeti i PS-së Armando Subashi ishte duke shpjeguar shkaqet, që sipas tij, çuan në lirimin nga detyra të ishkryeinspektores së ILDKP-së Zana Xhuka.

artrokitje dhe fishkëllima nga deputetët e opozitës në sallë). Je Kryeministri më qesharak që ky Parlament ka parë ndonjëherë. Ti mor zoti Kryeministër mund t’i falës me gjuhën që ti njeh secilit nga ministrat tuaj, ti vazhdo ta përdorësh atë fjalor me grupin tënd dhe me ato që t’i pranojnë. Harroje ti se mund të kërcenosh opozitës dhe duhet të flasësh pas shpine. Deputet: Kape për zhelesh, kape për zhelesh... Jozefina Topalli: Ai që sulmon pas shpine është jo vetëm i paburrë, i

kësaj mazhorance që të kthehet ky Parlament brenda ligjshëmrisë. Absolutisht nuk kemi vendim për t’u larguar nga Parlamenti, por mesa duket me këtë arrogancë që kjo mazhorancë që po vepron ndaj opozitës, ndaj atyre që i ka bllokuar bukën e gojës, shoferëve të furgonave, me atë arrogancë që vepron ndaj atyre qindra njerëzve që protestojnë këtu dhe bizneseve, duke shkelur ligj, Kushtetutë, duke mos pyetur as për vendimet Gjykatës dhe kërkesat e Bashkimit Evropian, ndërkohë që Parlamenti është i pari”,-deklaroi Paloka. “Zonja nuk plotësonte kriteret taksative që kërkonte ligji. Duhet të jetë ekonomiste financiare ose juriste, duhet të kishte 10 vjet në profesion, ajo nuk i kishte. Nuk ka asnjë shkelje të rregullores, kuvendi ka qenë në të drejtën që i njeh rregullorja.”- deklaroi Subashi. Në deklaratat e tyre deputetët e djathtë theksuan se nuk kanë nbojkotuar Kuvendin e Shqipërisë, por seancën planare për t’i dhënë një mesazh koalicionit të majtë për të reflektuar.

padinjitet, jo përfaqësues se shqiptarët nuk flasin dhe nuk vrasin pas shpine. Ata janë burra, inteligjet dhe dalin përballë, thonë atë që mendojnë. Ti vazhdo të flasësh pas shpine, mua nuk më shqetëson fare. Ilir Meta: Lidhur me çështejn e ligjshmërisë, unë nuk e kam votuar zonjën në fjalë (ikryeinspektoren Zana Xhuka), edhe para një viti e kam thënë qartë që një zëvendësministër nuk mund të caktohet në kundërshtim me ligjin në krye të një institucioni të depolitizuar siç është ILDKP-ja.


4

E premte, 28 shkurt 2014

Intervista

E kemi thënë dhe më parë, se një mënyrë efikase për të luftuar korrupsionin janë arrestimet, procedimet dhe dënimet e suksesshme për korrupsionin në nivele të larta

Rrëfimi i Arvizusë

“Të fshehtat” e armëve kimike, 21 janari, raportet me Ramën, Bashën e Berishën Rendi, ambasadori amerikan: Kam mësuar fjalën tritol, ekonomia dhe ndryshimet në polici ndikuan. “Ka mënyra më efikase për të luftuar korrupsionin e rritur në ekonomi sesa të ndjekësh fantazma”

A

mbasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Alexander Arvizu, në një intervistë për emisionin “Opinion” në TV Klan rrëfen të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të ndodhura në Shqipëri gjatë këtyre tri viteve. Kryediplomati i SHBA-së po ashtu komenton zhvillimet e fundit politike në vend, shkarkimet në administratën publike, debatin për reformën administrative si edhe marrëdhëniet me Kryeministrin Rama, kreun e opozitës Basha, si edhe ish-kryeministrin Berisha.

Intervistoi Blendi Fevziu Z. Ambasador, ende mendoni se gjatë asaj dite, në demonstratën e 21 Janarit, kishte një grup me një axhendë të dhunshme? Kur shikon protestat e ndryshme gjatë kohës sime këtu, kur shikon protestën e fundit të Partisë Demokratike... Shumë e ndryshme nga ajo e 21 Janarit. Ishte shumë e ndryshme dhe ndoshta disa do të thonë që ishte spontane. Pati spontanitet deri diku, por, le ta pranojmë, ishte e organizuar, dhe në fakt kjo nuk është gjë e keqe. Dhe shumica e protestës të PS-së ishte e organizuar dhe kjo është arsyeja pse në periudhën para saj, dukej që ajo protestë mori një tjetër karakter. Si filloi kjo histori? Ishit ju që i kërkuat Ramës të merrte armët kimike në Shqipëri apo ishte Rama i cili doli vullnetar për ta bërë Shqipërinë pjesë të operacionit? Në shtator apo tetor, pas rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pas diskutimeve midis Rusisë dhe SHBA-së dhe marrëveshjes për mundësimin e shkatërrimit të armëve kimike nën mbikëqyrjen e OPCE, ne – pra ishin SHBA që e nisën këtë – ne iu afruam disa vendeve mike dhe aleate për t’u konsultuar me ta se si mund të punonim së bashku për ta trajtuar këtë... Negociatat filluan gjatë vizitës në selinë e OKB-së në Nju Jork? Kjo do të ishte e saktë, po. Çfarë ndodhi me letrën që Presidenti Obama i dërgoi z. Rama? Shpresoj që është arkivuar diku… Pse nuk u bë publike? Shumica e letërkëmbimit zyrtar – në fakt nuk do të thosha shumica, por, me

Dhe mendoni që shumica mund ta miratojë ligjin vetëm me votat e veta? Shpresoj që nuk do ta bëjnë. Shpresoj që nuk do të arrijë atje. Nuk mendoj se është e nevojshme, por reforma është e rëndësishme dhe ka një kalendar. Nënndarja e re administrative e vendit, çfarëdo forme që të ketë – të shpresojmë të jenë shumë më pak se 385 njësi – do të ketë ndikim në zgjedhjet vensiguri një pjesë e madhe e saj, mund të konsiderohet komunikim privat. Ka raste kur palët bien dakord që të bëjnë publike përmbajtjen, për t’i publikuar ato, por, shumicën e rasteve komunikimi diplomatik është i rezervuar. A ishte kjo letër për Kryeministrin tonë edhe një ftesë që ai të vizitonte Shtëpinë e Bardhë? Goxha përpjekje kjo. Mendoj se është më mirë që përmbajtja e asaj letre të mbetet aty ku është. Siç e thashë, shpresoj, që të jetë një kopje e arkivuar në mënyrë të sigurt në Uashington. Me gjasa, ka edhe një të tillë të arkivuar në mënyrë të sigurt Shumica e protestës të PS-së ishte e organizuar dhe kjo është arsyeja pse në periudhën para saj, dukej që ajo protestë mori një tjetër karakter.

në zyrën e Kryeministrit. Cila është ndjesia e vërtetë në Uashington në lidhje me këtë përgjigje “Jo” Punuam shumë deri në fund, duke e ditur se ishte çështje shumë e vështirë dhe kështu deri në fund shpresuam se Kryeministri do të ndiente se kishte një rrugë që të mund të realizohej ky operacion, por, kur ai tha, dhe na e komunikoi atë vendim neve përpara se të dilte në publik, sigurisht që ne e pranuam dhe respektuam vendimin e tij. Si ju duket deklarata e z. Moore se korrupsioni nuk luftohet duke akuzuar qeverinë e mëparshme? Z. Moore ka në plan të bëjë një vizitë këtu pas afro dy javësh kështu që mund të pyesni vetë atë. Por, ishte deklaratë në emër të Shteteve të Bashkuara... Ishte, ishte. Ai po fliste në emër të SHBA, por, po them që për më shumë de-

dore të vitit 2015. Çdo parti ka nevojë të ketë kohën për t’u përgatitur për ato zgjedhje. Nëse ky legjislacion miratohet në këtë sesion dhe pastaj vjen pushimi në gusht dhe kthehen në shtator, mendoj që do të jetë kohë e bollshme për cilëndo parti që të përgatitet për raundin e ardhshëm të zgjedhjeve vendore. tajim mund të pyesni atë drejt për drejt. Argumenti i tij ishte që, dhe ky është shumë i thjeshtë dhe i saktë, që nëse jeni një qeveri e re dhe zbuloni një lloj mashtrimi, korrupsioni, ryshfeti, abuzim sistematik, nëse në nivel drejtori apo ministri, apo ndërmjet këtyre, jo vetëm duhet ta referoni tek prokurori nëse ka prova, por ju jeni të detyruar ta bëni. Kjo mund të ishte baza për një hetim penal. E kemi thënë dhe më parë, se një mënyrë efikase për të luftuar korrupsionin janë arrestimet, procedimet dhe dënimet e suksesshme për korrupsionin në nivele të larta. Por, mendoj se argumenti i z. Moore – ai nuk u fut në një nivel kaq të detajuar, por me qenë se më pyetët – ishte që, në rregull, nëse shkoni në një ministri të caktuar dhe kërkoni të shihni të gjithë regjistrin e prokurimeve të vitit të kaluar, i shihni ato dhe thoni, prit një minutë, kjo kërkon dy firma dhe firma e dytë nuk është vënë. Duhet të vlerësoni a është kjo një shenjë e korrupsionit sistematik? A është kjo diçka që mund të ndodhë kudo? A është kjo … Apo është në fakt një problem administrativ? Po. A ia vlen të shpenzosh kohën tënde për këtë? Le ta pranojmë. Aktualisht ka një situatë të keqe ekonomike. Ka mënyra më efikase për të luftuar korrupsionin, për të nxitur rritjen ekonomike, se sa të ndjekësh fantazma. Pra, mesazhi i tij është, dhe mesazhi i SHBA gjithashtu, se, po, ka indikacione të një ryshfeti e korrupsioni sistematike të përhapur dhe kjo qeveri është e detyruar t’i ndjekë dhe t’i referojë këto raste pranë zyrës së prokurorit dhe pastaj ta lejojë drejtësinë të bëjë punën e saj. Nëse ekzistojnë provat e duhura, personat duhet të mbahen përgjegjës. Në tërësi çështja e luftimit të korrupsionit përfshin shumë më tepër sesa thjesht ndreqjen e abuzimeve të shkuara Cili është mendimi juaj për këtë? Shtetet e Bashkuara gjithnjë kanë qenë

Aleksandër Arvizu në “Opinion”

Kushtet ekonomike ndikojnë. Mendoj se ndryshimet në Policinë e Shtetit, dhe në gjyqësor, gjithashtu. Shqipëria është një vend shumë i vogël kështu që mund të ketë njerëz që përpiqen të përfitojnë nga boshllëqet ose nga fakti se dikush është i ri, ose që nuk ka shumë eksperiencë, në një pozicion të caktuar

shumë të ndjeshme ndaj situatës së krimit dhe rendit publik në vend. Bazuar në statistikat që kam parë, në disa zona, disa lloje krimi, kanë pësuar rritje. Disa të tjera kanë shënuar ulje. Ka qenë pak a shumë kështu. Sigurisht që ne jemi të shqetësuar. Kam mësuar dhe fjalën “tritol”. …Shumë popullore së fundmi Po. Më parë nuk ia dija kuptimin por tani e di. Kjo është sigurisht diçka që na shqetëson, që shqetëson qeverinë. Mendoj se është diçka që duhet të shqetësojë çdo qytetar shqiptar. Nuk jam ekspert i luftës kundër krimit. Jam konsultuar me ekspertët tanë të ICITAP. Mendoj se ka arsye të shumta për këtë. Mendoj se kushtet ekonomike ndikojnë. Mendoj se ndryshimet në Policinë e Shtetit, dhe në gjyqësor, gjithashtu. Shqipëria është një vend shumë i vogël kështu që mund të ketë njerëz që përpiqen të përfitojnë nga boshllëqet ose nga fakti se dikush është i ri, ose që nuk ka shumë eksperiencë, në një pozicion të caktuar. Por, të mos harrojmë, të mos neglizhojmë faktin që policia në javët e fundit ka shënuar disa arritje të mëdha për sa u përket arrestimeve. Më bëri shumë përshtypje shtrirja e disa prej këtyre arrestimeve. Nuk i zgjidh problemet, nuk i zgjidh çështjet, por mendoj se duhet të marrim një përqasje të balancuar ndaj çështjes së krimit. Është një çështje shumë serioze, pa dyshim. Cila është kostoja e kësaj reforme


E premte, 28 shkurt 2014

Politikë

5

Konkurset janë në rang kombëtar. Kandidatët janë ata që përzgjedhin vendin ku do shkojmë dhe jo më institucionet që zgjedhin kandidatët

Ligji i ri i nëpunësit

Qeveria zbardh hapat: Procedura e re e punësimit, si ndryshojnë konkurset Ministrja Harito: Konkurset e panisura pezullohen, me ligjin e ri administrata funksionon ndryshe Gëzim Saliu

M

e hyrjen në fuqi të ligjit të ri “Për nëpunësin civil”, pas botimit në Fletoren Zyrtare të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi aktin normativ të qeverisë, ndryshon edhe procedura për rekrutimet në administratën publike. Ministrja e Inovacionit,Milena Harito, bëri të ditur dje se që nga momenti kur ka hyrë në fuqi vendimi i Kushtetueses, konkurset pezullohen, duke theksuar se vetëm ato që janë kryer tashmë do të jenë të vlefshme. Sipas ministres, me ligjin e ri do të ketë një mënyrë krejtësisht tjetër të funksionimit të administratës publike. “Hyrja në administratën publike nuk mund të zhvillohet më ashtu siç zhvillohej deri tani. Ajo që ndryshon esencialisht është fakti që nuk është më institucioni që organizon konkurs për vendet e saj të lira. Me ligjin e ri konkurset organizohen vetëm nga Departamenti i Administratës Publike dhe jo për një drejtori të caktuar, por për profesionin. Konkurset janë në rang kombëtar. Kandidatët janë ata që përzgjedhin vendin ku do shkojmë dhe jo më in-

nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhjet vendore? Ja çështja kryesore këtu është dhe pata edhe një bisedë të gjatë me Kryeministrin Rama dhe ministrin Çuçi. Së pari, mendoj se ishte një lëvizje shumë e mençur e qeverisë që të ngrinte komisionin parlamentar, sepse në fillim pati zëra që qeveria kishte një draft për të paraqitur dhe që PD nuk ishte e kënaqur që nuk kishte pasur konsultime. Qeveria tha, shumë mirë, do krijojmë këtë komision parlamentar ad hoc. Në një pikë, mendoj që z. Meta madje sugjeroi që z. Berisha të ishte personi kryesor në komision nga ana e PD-së. Pra, ideale do të ishte që komisioni të ecë përpara; të konsultohet me ekspertë ndërkombëtarë, me OJQ. Duhet që procesi të dalë në terren. Diskutimi nuk duhet të zhvillohet vetëm në Tiranë. Duhet të shkojë në Shkodër, në Korçë, në Sarandë, kudo anekënd vendit sepse aty do të ndihet ndikimi, por pika që unë dhe kolegët e mi ndërkombëtarë i kanë ngritur ministrit Çuçi sidomos është – ju i keni votat për ta miratuar këtë legjislacion, të jemi të ndershëm! I keni këto vota dhe nëse e miratoni vetëm me votat e shumicës, është e qartë që do të pasqyrojë atë që doni ju. Por kjo nuk është e mirë për vendin. Nuk është vërtet në përputhje

me konsensusin që ekziston për vetë reformën ndaj ajo që duhet të ndodhë është një negociatë serioze midis palëve. Për shembull, nëse është shumica, do të thonë që mendojmë se ndarja duhet bërë kështu; por opozita do thotë, jo sepse po të bëhet kështu, ndahen votat. Dhe pastaj shkohet në çështjen e vjetër të manipulimit të zonave për qëllime politike. Ndaj, jo, Ajo që i kam shprehur z. Rama është që po, mund të miratoni diçka vetëm me votat e shumicës, por kjo nuk do të jetë aq e mire për integrimin

për këtë paguhen dhe për këtë zgjidhen. Për të bërë gjëra si këto. Dhe ajo që i kam shprehur z. Rama dhe z. Çuçi është që po, mund të miratoni diçka vetëm me votat e shumicës, por kjo nuk do të jetë aq e mire për integrimin. Nuk do të jetë e mirë për administrimin e duhur të vendit. Është shumë më mirë të kesh diçka ku jo gjithçka është siç e doje, por që përfshin, pranon diçka që e do opozita. Pra, në fund, duhet diçka që do t’i lërë të gjithë pak të pakënaqur sepse kjo do sugjeronte që është arritur një kompromis! E di, keq më vjen, por në 23 qershor kishte një koalicion fitues

stitucionet që zgjedhin kandidatët. Ky ligj do të jetë shumë i rëndësishëm për administratën, por efektet do t’i japë pas disa vitesh”, - bëri të ditur ministrja në një intervistë për “Ora News”. Ligji Ndërkohë, mazhoranca qeverisëse nga ana e saj, duke bërë të ditur se nuk ndryshon qëndrim për ndryshimet e ligjit të nëpunësit, të kundërshtuara nga opozita, pohoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka fuqi prapavepruese. “Nuk mund të zhbëhet më ajo që është bërë në këta muaj. Vendimi i Kushtetueses nuk ka fuqi prapavepruese, sepse në rast se kjo ndodh, do ta fuste vendin në një çmenduri, kaos total”, - tha Harito. Nga ana tjetër, ministrja theksoi se ndryshimet në ligjin e ri kanë të bëjnë me pjesën e varësisë së administratës, organizimin e këshillit mbikëqyrës së administratës publike si edhe me çështje që lidhen me daljen nga shërbimi civil. “Kemi rastin e reformës territoriale dhe do ketë vende që do mbyllen. Çfarë ndodh në këtë rast, ligji nuk parashikonte asgjë. Ne me ndryshime parashikojmë që të marrin një rrogë për një farë kohe”, - pohoi dhe një koalicion humbës. Z. Ambasador, çfarë ndodhi midis jush dhe z. Berisha? Në fillim, kur arritët në Shqipëri bëtë një deklaratë se ishte burrë shteti; përpara zgjedhjeve të vitit 2013 kishit marrëdhënie të forta. Çfarë ndodhi në marrëdhëniet tuaja? Çfarë ndodhi në të vërtetë? E takova më 15 janar këtë vit. Kishim një bisedë të këndshme, të gjatë… Çfarë ndodhi në marrëdhëniet tuaja? Nuk është sekret që kemi pasur dallimet tona. Së pari, kam respekt të madh për z. Berisha. SHBA i vlerësojnë shumë kontributet e shumta pozitive që ka bërë nëpër vite… Pra, kur flisnim, kishte raste që nuk ishim dakord; mendoj se mosmarrëveshjet rrotulloheshin shpesh rreth kësaj. Unë, si përfaqësues i SHBA-së thosha – ju jeni Kryeministri i vendit; ju keni shumicën dhe ne ju mbështesim; ne punojmë me qeverinë tuaj, por keni edhe një opozitë me përmasa të konsiderueshme dhe është me rendësi për perspektivën e in-

Me ligjin e ri konkurset organizohen vetëm nga Departamenti i Administratës Publike dhe jo për një drejtori të caktuar, por për profesionin ministrja. Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për nëpunësin, ndryshojnë procedurat për emërimin dhe shkarkimin e punonjësve të administratës publike. Kur deri më tani shkarkimi apo pranimi i punonjësve në administratë ka funksionuar në bazë të ligjit të vjetër të shërbimit civil, me ligjin e ri qeveria detyrohet të zbatojë procedurat e reja, të cilat pezullojnë çdo konkurs të tegrimit, është me rendësi për zhvillimin e vendit, gjithçka, që të ketë … - nuk është se do biesh dakord për gjithçka, por të përpiqesh të biesh dakord për sa më shumë gjëra që të jetë e mundur dhe faktikisht, duke bërë këtë, thosha unë, sipas mendimit tim të përulur, tregoni udhëheqjen tuaj të forte dhe jo dobësi. Si ishte takimi juaj i fundit me të? Ishte shumë i këndshëm. Dhe diskutuat për...? Ta kujtoj. Folëm për rreth 50 minuta, sepse nuk doja t’i merrja shumë kohë. E di që është shumë i zënë. Ishte një mundësi për t’i uruar Vitin e Ri. Bëmë pak shaka për faktin që unë jam ende këtu. Folëm pak për rolin e ri në të cilin e gjen ai veten. Nuk folëm shumë për të ardhmen e Partisë Demokratike, ndaj po e lë këtë diskutim, por

I kam thënë z. Basha, duke u treguar shumë i hapur, një problem që kemi është që dukshëm ka disa gjëra që po bën shumica që ndoshta nuk janë të mrekullueshme apo që janë në drejtim të gabuar

shpallur deri më tani nga institucionet shtetërore. Po ashtu, edhe rekrutimet e reja duhet të bëhen sipas normave që vendos ligji i ri i “Nëpunësit civil” dhe përparësi do t’u jepet atyre nëpunësve që janë aktualisht të punësuar në një institucion. Një tjetër ndryshim ka të bëjë edhe me listën e pritjes, e cila bie, pasi ligji i ri detyron që nëpunësi civil, të cilit i preket vendi nga ristrukturimi, duhet të lëvizet në një pozicion paralel. Po ashtu, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, çdo nëpunës që gëzon statusin e “Nëpunësit civil” dhe që nga 1 tetori e këtej ata që për shkaqe të ndryshme janë larguar apo pezulluar nga puna, do të duhet t’u drejtohen gjykatave të Shkallës së Parë për të kërkuar rikthimin në vendet e tyre të mëparshme të punë. Lidhur me këtë ndryshim, opozita ka theksuar se me rrëzimin e aktit të gjitha veprimet e ndërmarra nga mazhoranca në 5 muaj për nëpunësit civilë bien poshtë. Të djathtët kanë kërkuar që qeveria të heqë dorë nga ndryshimet e ligjit për nëpunësin, pasi sipas tyre, ato janë kërcënim për të gjithë punonjësit e administratës publike pasi synojnë që në administratë të mos ketë nëpunës që gëzon statusin civil. jam i kënaqur që PD po lëviz përpara me planin për një lloj konvente kombëtare… Dhe ç’mendoni për udhëheqjen e Bashës? Keni ende dyshime? Përgjigjja për shumë gjëra është se duhet kohë. Është shumë e qartë që z. Basha është kryetar i PD-së tani. Z. Berisha, siç thatë ju, për 23 vjet… dhe shih të enjtet të Parlament; Z. Basha nuk është deputet, ndaj është e kuptueshme që z. Berisha të marrë shumicën e kohës që i takon PDsë. Është me rëndësi që PD të vazhdojë të luajë një rol pozitiv. Zëri i tyre në opozitë është i rëndësishëm. Kam folur me z. Basha dhe kam thënë, edhe një herë, duke u treguar shumë i hapur, një problem që kemi është që dukshëm ka disa gjëra që po bën shumica që ndoshta nuk janë të mrekullueshme apo që janë në drejtim të gabuar. Do të ishte e dobishme nëse opozita do të thoshte, kjo përbën vërtet shqetësim për ne, për shembull, ligji i shërbimit civil ose çfarëdo qoftë, dhe ndoshta mund të ndihmojë SHBA apo partnerë të tjerë të Shqipërisë që t’i qasen qeverisë, kryetarit të parlamentit dhe të thonë, po kjo, po ajo? Por, kur çdo ditë është si të jetë Armagedon, është pak e vështirë të veçosh zhurmën nga ajo që po ndodh vërtet.


6

E premte, 28 shkurt 2014

Politikë

Atentati

Eksploziv biznesmenit në mes të Vorës 200 gr C4 makinës së viktimës Baki Xhabafti, pronar i një servisi dhe i një punishteje guri në Selitë. Policia: Në momentin që viktima ka hipur në makinë, është aktivizuar lënda plasëse Anxhela Tato

Dëshmitarja

Ende pa kaluar 24 orë nga krimi i rëndë ku mbeti i plagosur biznesmeni Armando Ceka, një tjetër atentat trondit kryeqytetin. Këtë herë shënjestër ka qenë Baki Xhabafti, i cili ka mbetur i vdekur nga shpërthimi i C4 në makinë. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 17:15 përballë Bashkisë së Vorës. Kalimtarë të tmerruar nuk kanë mundur dot të nxjerrin trupin e karbonizuar të viktimës, por kanë tentuar të fikin flakët. Sipas të dhënave të bluve shpërthimi ka ndodhur në momentin që viktima është futur në automjetin tip “Renault” dhe ka ndezur motorin. 40-vjeçari Xhabafti, baba i 2 fëmijëve, ka qenë i papunë prej disa kohësh, ndërsa është pronar i dy subjekteve të vogla tregtare në zonën e Selitës. Makina e shpërthyer në mënyrë të telekomanduar është përfshirë nga flakët dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve për të neutralizuar flakët. Një nga pistat e hetimit është edhe hakmarrja. Fillimisht u dyshua edhe për 2 persona të plagosur për shkak të forcës së shpërthimit, por në fund rezultoi se e vetmja viktimë ishte Baki Xhabafti.

“Njerëzit e fikën zjarrin me ujë, para se të vinte zjarrfikësi”

Eksplozivi Sipas policisë, dyshohet se në makinë ishte montuar një sasi prej rreth 150-200 gramë lëndë plasëse plastike C4. Nga hetimet e grupit hetimor mësohet se lënda eksploz-

Vrasjet

Familja Xhabafti, në hasmëri me familjet Ymeri dhe Avdillari

Një dëshmitare në Vorë rrëfen se çfarë ka ndodhur në momentin kur automjeti i viktimës Xhabafti u përfshi nga flakët. Sipas saj, banorët e zonës kanë mundur të shuajnë flakët para se të mbërrinte zjarrfikësja. “Rruga nuk

Viktima prej pak muajsh ishte transferuar në Vorë, konflikti i pronës dhe hasmëria... ...2 pistat kryesore të hetimit. Një nga pistat e hetimit është edhe hakmarrja

Prej afro 21 vitesh, dy familjet Ymeri dhe Xhabafti janë në hasmëri. Kjo hasmëri ka sjellë viktima nga të dy palët. Në familjen Ymeri janë vrarë dy djem, ndërsa një i tretë është vrarë nga policia. Po si nisi hasmëria mes familjeve Ymeri dhe Xhabafti. Pikënisje ka qenë një sherr mes Genci Ymeri dhe Ylli Xhabaftit në vitin 1992 për një borxh parash mes tyre. Moskthimi i borxhit solli edhe përplasje mes tyre, derisa nga ana e Xhabaftëve nisën edhe kërcënimet me jetë ndaj tij. Këto kërcënime të vazhdueshme bënë që Genci Xhabafti të niste serinë e vrasjeve mes dy familjeve, duke vrarë Ylli Xhabaftin. Ylli humbi jetën, Genci u largua nga Shqipëria duke lënë

kishte njerëz kur ndodhi shpërthimi. Makinën e vura re kur ishte e shpërthyer. Njerëzit e fikën zjarrin në makinë me ujë para se të vinte zjarrfikësi, por ka qenë e pamundur të shpëtohet, pasi trupi ishte djegur”, - tha ajo. ive ishte vendosur në pjesën e poshtme të automjetit. Detonatori ka qenë i lidhur me një kartë telefoni, e cila në momenti që viktima ka hipur në automjet, është aktivizuar duke i marrë jetën 40-vjeçarit Xhabafti. Automjeti, i cili është djegur tërësisht nga flakët do t’i nënshtrohet ekspertizës shkencore me shpresën e gjetje së ndonjë gjurme gishtash që mund të çojë në identifikimin e autorit. Gjithashtu trupi i pajetë i 40-vjeçarit ndodhet në morgun e spitalit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore. Sipas dyshimeve të policisë, viktima duhet të ketë qenë gjatë gjithë kohës në vëzhgim dhe veprimet e tij i janë raportuar autorit të krimit, i cili në momentin që 40-vjeçari është futur në automjet ka aktivizuar C4. Por në rastet e shpërthimeve të tilla është shumë e vështirë gjurmimi i autorëve, pasi fuqia e lëndës plasëse shkatërron gjurmët. Ndërsa karta

Familjarët e Xhabaftit

hasmërinë pas, çka solli marrjen e jetëve të dy 22-vjeçarëve, Xhevair dhe Florenc Ymeri. Shkëlqim Xhabafti do të betohej se do merrte

Makina pas shpërthimit

SIM rezulton në pjesën më të madhe të rasteve në emër të personave të vdekur ose të pronarëve që prej kohësh nuk e kanë më në përdorim.

Viktima Sipas policisë, Xhabafti nuk rezulton person me precedentë penalë, ndërsa është pronar i dy subjekteve të vogla tregtare në zonën e Selitës, një servis makinash dhe një punishte për

punime guri. Prej disa muajsh viktima ishte transferuar me banim në Vorë. Pista kryesore e hetimit dyshohet se janë konfliktet me familjen Ymeri ose Avdillari. Konfliktet mes familjeve Xhabafti dhe Ymeri kanë nisur që në vitin 1995 dhe që nga ajo kohë si pasojë e konfliktit janë shënuar 10 të vrarë. Baki Xhabaftit i kanë vrarë 4 të afërm, ndërsa edhe familjes Ymeri i janë vrarë 5 persona. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, si dhe kanë filluar hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkaq, pistat të tjera hetimi janë edhe një konflikt i hershëm pronësie, si dhe probleme të mbartura nga jashtë vendit.

hak për vrasjen e vëllait të tij Yllit dhe katër vite më pas e realizoi atë, duke vrarë më 30 gusht 1996 vëllanë e Gencit, Xhevair Ymerin, vetëm 22 vjeç. Pa mbushur ende dy vjet nga vrasja e Xhevairit, në janar të vitit 1998 vritet djali i xhaxhit të tij, Florenc Ymeri, 22 vjeç. Ndërkohë që, më 31 tetor të vitit 1999, në portën e shtëpisë së Ymerëve, policia qëlloi për vdekje vëllain e Xhevair Ymerit, Arturin. Ndërkohë që në vitin 1998 është arrestuar një tjetër nga familja Ymeri, Eduardi, i cili prej këtij viti ndodhet në burg duke vuajtur dënimin prej 25 vitesh burg. Ndërkohë që në vitin 1998 është vrarë edhe Shkëlqim Xhabafti, 30 vjeç, i cili përflitet të jetë ekzekutuar nga vëllezërit Av-

dillari, të njohur si të fortit e Yzberishtit. Pas vrasjes së Çim Xhabaftit, familja Xhabafti ka qenë në hasmëri edhe me familjen Avdillari nga Yzberishti. I njohur si i forti i Selitës, Shkëlqim Xhabafti është vrarë në fillim të vitit 1998, nga rivalët e tij të bandës së Yzberishtit dhe konkretisht nga krerët e saj, vëllezërit Avdillari. Këta i kishin grabitur makinën një biznesmeni grek dhe ky i fundit i kërkon ndihmë Xhabaftit. Kapoja i Selitës, së bashku me një inspektor rendi ka shkuar te rivalët, për të biseduar se si mund t’ia kthenin makinën grekut. Por, në bisedë e sipër, gjakrat janë nxehur me vëllezërit Nazmi e Ilir Avdillari dhe këta të fundit e kanë vrarë.

17.15

ishte ora kur u regjistruar ngjarja e rëndë përballë Bashkisë së Vorës


E premte, 28 shkurt 2014

7

Politikë

Eksplozivi

Armando Ceka, në borxh ndaj një biznesmeni hidrokarburesh Prokuroria: 36-vjeçari u konfrontua fizikisht me biznesmenin para disa muajsh dhe u thirrën në komisariat. Familjarët e Julianit: Na telefonoi pak minuta para ngjarjes, me Armandon është njohur në një lokal Anxhela Tato

Lokali ku ndodhi atentati ndaj Armando Cekës

Dixhitalizimi i gjykatave, Naço: Instalimi audio dhe video, në 24 gjykata Ministri i Drejtësisë, z. Nasip Naço, ka marrë pjesë në Konferencën e Katërt Rajonale të Lidershipit në Gjyqësor, për Regjistrimin Dixhital Audio në Gjykatat Shqiptare. “Ministria e Drejtësisë vlerëson shumë rolin që ka luajtur projekti JUST i USAID-it si dhe partnerë të tjerë, që me mbështetjen e dhënë kanë kontribuar në reformimin e sistemit të drejtësisë në përgjithësi dhe atij gjyqësor në veçanti. Një nga prioritetet e Qeverisë Shqiptare ka qenë dhe mbetet reformimi, modernizimi i sistemit të drejtësisë, rritja e transparencës, besueshmërisë, nëpërmjet përdorimit masiv të teknologjisë së informacionit, e cila mbështetet në parimet dhe përcaktimet ligjore të së drejtës së informimit dhe mbrojtjes së të dhënave personale. Kjo kërkon padyshim, krahas ndryshimeve dhe përmirësimeve në legjislacion, bashkëpunimin, mbështetjen dhe asistencën e partnerëve si në fushën logjistike dhe atë operative”, - u shpreh ministri Naço. Ministri Naço vlerësoi së kjo reformë ndikon drejtpërdrejtë në sistemin gjyqësor, për ta bërë atë më transparent, më të përgjegjshëm, më të kontrollueshëm dhe më të besueshëm për publikun dhe qytetarët. Gjithashtu z. Naço vuri në dukje se me krijimin e regjistrimeve të pandryshueshme au-

Nasip Naço

dio, kjo teknologji ndikon në një sjellje me më shumë profesionalizëm dhe etikë në sallën e gjyqit. “Deri tani ai është instaluar në 24 gjykata dhe 110 salla gjyqi dhe gjithashtu janë trajnuar 295 gjyqtarë dhe i gjithë stafi administrativ i 24 gjykatave në shkallë vendi. Për sa u takon treguesve të seancave gjyqësore, ku procesverbali mbahet me mjete audio, numri në total është 76 263, me një përqindje mesatare në shkallë vendi prej 73%”, - theksoi z. Naço. “Është e rëndësishme për të gjithë sistemin që ne të inkurajojmë gjyqtarët e ndershëm, të inkurajojmë çdo punë të mirë që bëhet në sistemin e drejtësisë”, - përfundoi ministri Naço.

Biznesmeni Armando Ceka, që fatmirësisht i shpëtoi atentatit të dytë me eksploziv, rezulton i kallëzuar penalisht në Prokurori për akuzën e “Mashtrimit” nga persona të ndryshëm. Sipas Prokurorisë, ndaj Cekës janë bërë disa herë kallëzime penale, për njërin prej tyre vazhdon hetimi, ku ai akuzohet për shitjen e një apartamenti dy personave. Përveç këtij konflikti, prokuroria dyshon se Ceka është përfshirë edhe në disa raste të tjera, si shitblerje pronash e apartamentesh në Tiranë. Por, ajo që për hetuesit është pista kryesore, është konflikti i Cekës me një biznesmen të njohur të hidrokarbureve, të cilit i ka marrë një shumë të madhe të hollash borxh, shumë të cilën nuk ia ka kthyer ende. Me këtë biznesmen, emri i të cilit nuk bëhet publik, pak muaj më parë Çeka është konfliktuar fizikisht, e pas tij kanë përfunduar të shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ku dhe u pajtuan përkohësisht. Nga ana tjetër, policia ka arritur të sigurojë disa pamje filmike të një prej kamerave të sigurisë, e cila ka fiksuar momentin para, gjatë dhe pas shpërthimit të derës hyrëse të lokalit në pronësi të Cekës. Sipas policisë, po punohet për të identifikuar personin që mendohet se ka vendosur sasinë prej rreth 500 gram eksploziv në lokalin që ndodhet në rrugën “Pjetër Budi”, si pasojë e të cilit u gjymtua Julian Çela, ndërsa mbetën të plagosur Artur Sharra dhe Armando Ceka. Të plagosurit janë marrë në pyetje nga prokuroria,

ku kanë treguar vetëm momentet e shpërthimit pa dhënë ndonjë detaj për dyshimet e atentatorit. Edhe Ceka, në deklarimet e tija, sipas akuzës, nuk ka ndihmuar prokurorin për të dhënë emra konkrete, për të cilët dyshon se i kanë vendosur eksplozivin. Atentati i së mërkurës erdhi vetëm pak muaj pas atentatit të parë, të ndodhur në shtator të 2013, kur makina me të cilën po udhëtonte Ceka shpërtheu në rrugën “Siri Kodra”› në Tiranë, duke i shkaktuar vetëm plagosjen 33-vjeçarit. Ndërsa ortakut të tij, Lorenc Teranaj i është bërë atentat në mars të 2012-ës, në apartamentin ku banonte familja e tij. Dëshmia Ende të tronditur nga ngjarja e rëndë familjarë të Julian Çelës trego-

Policia ka arritur të sigurojë disa pamje filmike të një prej kamerave të sigurisë, e cila ka fiksuar momentin para, gjatë dhe pas shpërthimit të derës hyrëse të lokalit

jnë se 28-vjeçari kishte vetëm katër muaj që punonte për firmën private të Armando Cekës. Ata tregojnë se 28-vjeçari ishte njohur rastësisht në një lokal me Armandon, i cili pas bisedës kishte shprehur dëshirën që ta punësonte djalin e ri. I plagosur paguhej 20 mijë lekë të reja në muaj dhe kishte hartuar të gjithë materialet për proceset gjyqësore në të cilat ishte përfshirë firma e Armandos. Në momentin e krimit Juliani ishte kthyer në lokal për t’i dhënë një dokument Armandos, kur ndodhi shpërthimin. Ka qenë një djalë nga Sauku, i cili ka gjetur celularin dhe ka njoftuar familjarët. “Juliani na kanë thënë mjekët që ka shumë probabilitet që të mbijetojë dhe të shpëtojë. Atij ia prenë të dyja këmbët dhe ne jemi shumë të tronditur. Nuk e dimë arsyen pse ndodhi kjo ngjarje, pasi Juliani nuk ka pasur konflikte. Ai ka vetëm katër muaj që punon për këtë firmë dhe me Armadon janë njohur në një kafe. Aty janë prezantuar dhe pas bisedës me të, Armandoja ka kërkuar që ta punësojë si jurist, meqë ky ishte shkollimi i Julianit. Dimë që Julaini përgatiste dokumente që duheshin për procesin gjyqësore që ishte e përfshirë firma. Ditën e ngjarjes ai u kthye tek lokali për t’i dhënë Armandos një dokument dhe pas shpërthimit na ka njoftuat një djalë. Ai kishte gjetur celularin dhe na mori në telefon dhe na tha se Juliani kishte bërë aksident. Ia dimë shumë për nder atij djalit, të cilit nuk i dimë emrin. Juliani ka një fëmijë 4-muajsh dhe shpresojmë dhe lutemi që të mbijetojë”, - shprehen familjarët.

Gjykatë e Lartë, Zaganjori pret kryeprokurorin e Kosovës Kryetari i Gjykatës së Lartë, z. Xhezair Zaganjori, priti dje në një takim një delegacion të Prokurorisë së Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, kryesuar nga Kryeprokurori z. Ismet Kabashi. Kryeprokurori i Kosovës, i cili ndodhet në Tiranë me ftesë të prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, z. Adriatik Llalla, shprehu konsideratat e tij për Gjykatën e Lartë, duke vlerësuar njëkohësisht marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes dy vendeve në fushën e drejtësisë. Kryetari i Gjykatës së Lartë,

duke e falënderuar z. Kabashi për vizitën, theksoi se problemet aktuale me të cilat përballet sot gjyqësori dhe Prokuroria janë të përbashkëta dhe marrëdhënia e mirë që ekziston mes dy vendeve është një ndihmë e madhe për të përmirësuar dhe realizuar me sukses objektivat e përbashkëta, të cilat ndihmojnë në forcimin dhe rritjen e vazhdueshme të cilësisë që ofron drejtësia për qytetarët. Gjatë diskutimeve, Kryetari i Gjykatës së Lartë e ka njohur kryeprokurorin e Kosovës me funksion-

imin e sistemit të gjyqësorit në vendin tonë dhe Gjykatës së Lartë në veçanti duke përmendur ndryshimet e fundit ligjore. Gjithashtu, në kuadër të respektimit të marrëveshjeve të nënshkruara në fushën e gjyqësorit u evidentua rritja e nivelit të bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve gjyqësore respektive në drejtim të zbatimit të marrëveshjeve dypalëshe në fushën marrëdhënieve juridiksionale si ekstradimi, ndihma e ndërsjellë juridike në çështjet penale dhe transferimi i personave të dënuar.


8

E premte, 28 shkurt 2014

Kronikë

Krimi tek Liqeni

Vritet me sende të forta biznesmeni i fidanishtes

Igumenicë Sekuestrohen 215 kg marijuanë, ishte fshehur në fugon

Lutfi Peti u gjet i vdekur në makinë, ka hematoma në qafë dhe në kokë. Dyshime se 52-vjeçari mund të jetë ekzekutuar për konfliktet e pronësisë ose të mosmarrëveshje personale Anxhela Tato Gjendet i vdekur biznesmeni i luleve pranë zonës së Liqenit. Lutfi Peti, kultivues fidanësh, është gjetur i vdekur nga banorë të zonës në automjetin e tij në pronën ku ushtronte aktivitetin privat. 52-vjeçari ka shenja dhune në turp, të cilat për policinë janë një fakt që tregojnë se Lutfi Peti është ekzekutuar me mjete të forta. Viktima ka dy hematoma në zonën e kokës dhe të qafës, çka tregojnë se 52-vjeçarin e kanë goditur me një send. Trupi i pajetë i viktimës është transportuar me urgjencë për në morgun e spitalit, ku i është nënshtruar ekspertizës mjekoligjore. Akti mjekësor do të ndihmojë blutë për të zbardhur motivin e vdekjes së Lutfi Petit. Nga të dhënat e para dyshohet se viktima mund të jetë vrarë për shkak të konflikteve të pronësisë ose për ndonjë çështje personale. Por nga ana e bluve nuk mohohet as pista e grabitjes me dhunë. Ndonëse ne vendin e ngjarjes nuk ka rezultuar që të jenë vjedhur sende që gjendeshin në makinën e 52-vjeçarit. Viktima është identifikuar nga karta e identitetit që kishte në portofol, i cili nuk i është grabitur. Gjithashtu mësohet se viktima para se të vdiste ka qenë në makinë me një person, i cili dyshohet se mund të jetë edhe autori i krimit. Ekspertët e grupit hetimor kanë këqyrur automjetin për të gjetur prova ose gjurmë gishtash që të ndihmojnë në identifikimin e autorit të krimit. Ndërsa janë marrë në pyetje edhe familjarë të viktimës, të cilët kanë mohuar që i afërmi i tyre të ketë probleme ose kërcënime. Nga ana e bluve janë duke u marrë të gjitha masat për sigurimin e provave që do të bëjë të mundur zbulimin e identitetit të autorit dhe kapjen e tij.

Sekuestrohet një tjetër sasi lëndësh narkotike në kufirin shqiptaro-grek. Burime të policisë bëjnë të ditur se janë sekuestruar 215 kg lëndë narkotike marijuanë në një operacion të policisë greke në zonën e Filatit në Igumenicë. Droga mësohet se ka qenë e ndarë në 194 pako dhe e fshehur në një fugon, që drejtohej nga 44-vjeçari nga Saranda, Emiljano Stefani. Sipas policisë greke, droga dyshohet se ka kaluar në territorin helen përmes fshatit Verve të Sarandës.

Foto ilustruese

Mat Lutfi Peti

Vendi i ngjarjes

Hetimet

Lutfi Peti është pronar i një trualli të dhënë për ndërtimin e një pallati. Prej disa vitesh merrej me biznesin e luleve

Kapen me arsenal armësh, pranga 2 personave

Policia njoftoi paradite se një person i pajetë është gjetur në një automjet, rreth orës 07:00 tek kodrat e Liqenit Artificial, në Tiranë. Kanë qenë banorë të zonës, të cilët kanë sinjalizuar forcat e policisë mbi një automjet brenda të cilit ndodhej një person i pajetë. Viktima më pas u identifikua si shtetasi Lutfi Peti, 52 vjeç, i cili ushtron një aktivitet privat pranë Liqenit Artificial. Peti njihej për biznesin e tij të luleve dhe e ushtronte në zonën pranë Farit, aty ku u gjet dhe trupi i pajetë. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se në trupin e viktimës janë konstatuar shenja dhune. Nga mbikëqyrja rezulton se është goditur me sende të forta në kokë dhe qafë. Trupi u dërgua në morgun e Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës, ku iu krye autopsia. Ekspertiza mjekolig-

7:00

ka qenë ora kur u gjet trupi i pajetë nga ana e policisë tek kodrat e liqenit artificial në Tiranë

jore që po kryhet do të japë përgjigje për policinë, e cila mblodhi shumë prova dhe në vendin e ngjarjes. Paraprakisht hetimet e policisë janë përqendruar në tre pista kryesore, ajo e konfliktit për shkaqe pronësie, grabitjeje me dhunë apo mosmarrëveshje personale. Viktima kishte prona dhe një pjesë të truallit e kishte dhënë për ndërtimin e një pallati. Dyshohet se ky mund të jetë një nga shkaqet e konfliktit të 52-vjeçarit. Por jashtë hetimeve nuk do të lihet as biznesi i fidanishtes, si dhe i kafshëve të imta.

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Matit, pasi janë kapur me arsenal armësh e lëndë plasëse, si dhe lëndë narkotike në banesë. Gentian Kërçiku, 25 vjeç, dhe Arian Dalipi u vunë në pranga në banesat e tyre në fshatin Fshat të Matit, pas një operacioni të policia. Blutë e Matit sekuestruan në banesat e tyre një automatik, lëndë eksplozive, kapsolla detonatorë, municione, si dhe 10 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa. Municionet dhe lënda narkotike mbahej e fshehur në një kënd të veçantë të shtëpisë, ndërkohë që asnjë prej familjarëve nuk ka qenë në brendësi të ekzistencës së tyre. Mësohet se të arrestuarit nuk figurojnë persona me precedentë penalë. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar prejardhjen e destinacionin e municioneve, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që dy të rinjtë të kenë vepruar brenda një rrjeti trafiku municionesh.

Policia e Shtetit dhe ajo italiane, bashkëpunim kundër trafikut Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, pasditen e djeshme, zhvilloi një takim me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Guardia Di Finanza, Luciano Carta, në kuadër të të cilit u evidentua bashkëpunimi i hershëm që ekziston ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza, si dhe u konfirmua vullneti për intensifikimin e këtij bashkëpunimi dhe fuqizimin e mëtejshëm të tij. Gjatë këtij takimi Didi vuri në dukje masat e marra nga Policia e Shtetit për rritjen e luftës kundër trafikut të lëndëve

narkotike dhe trafiqeve të çdo lloji, si dhe rezultatet pozitive të arritura gjatë kësaj periudhe. Po ashtu Didi shprehu gatishmërinë e Policisë së Shtetit, për bashkëpunim për goditjen e çdo lloj trafiku, jo vetëm me Guardia Di Finanza, por dhe me autoritetet ligjzabtuese të vendeve të tjera fqinje, me qëllim që duke bashkuar kapacitetet qoftë në logjistikë, ashtu dhe në fuqi njerëzore, të goditet në mënyrë definitive çdo lloj aktiviteti i paligjshëm. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Guardia Di Finanza, Luciano

Takimi Didi-Carta

Carta, duke vënë në dukje nevojën e bashkëpunimit për goditjen e aktiviteteve të paligjshme, konfirmoi vullnetin për intensifikimin e tij, me qëllim që ky bashkëpunim të jetë akoma më frytdhënës. Në vijim të takimit mes delegacioneve të Policisë Shqiptare dhe Guardia di Finanza u diskutua mbi intensifikimin e mëtejshëm të shkëmbimit të informacionit, në kohë reale mes palëve, si dhe mbi vendosjen e modaliteteve për ta bërë akoma dhe më efikas shkëmbimin e informacionit mes palëve, që do ta çojë më

përpara këtë bashkëpunim në luftën kundër trafiqeve. Ndërkohë Ambasadori Italian i pranishëm në këtë takim theksoi faktin se prania e këtij delegacioni me përfaqësues të niveleve të larta është dëshmia më e mirë e rëndësisë që Italia i jep marrëdhënieve të bashkëpunimit me Shqipërinë. Në përfundim të takimit palët ndanë të njëjtin mendim se takime të këtij lloji i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese dhe fuqizimit të luftës së përbashkët kundër krimit.


E premte, 28 shkurt 2014

9

Ekonomi

Pronat

Gjykata e Strasburgut, faturë të kripur Shqipërisë për kompensim financiar të pronarëve Gjykata e Strasburgut, deri në qershor qeveria duhet të dëmshpërblejë 37 milion euro pronarëve. 413 padi të pronarëve shqiptarë në Strasburg, vetëm për 8 syresh shteti duhet të dëmshpërblejë deri në qershor pronarët me shumën prej 37 mln euro Gëzim Boçari , Zv. Dekan dhe shef i Departamentit të Farmakologjisë në Fakultetin e Mjekësisë pret prej 22 vitesh të marrë pronën që itakon, të trashëguar nga prindërit e tij. “ Prona ndodhet në bregdetin e Jonufrës, e bleu gjyshi im në vitin 1929. Në vitin 1947 e konfiskoi regjimi komunist, e ktheu në Ndërrmarjen Bujqësore”Rinia”, ku u ndërtuan tarraca me agrume dhe kështu ishte deri në vitin 1991. Gjithë dokumentacioni i kësaj prone është në Arkivën e Shtetit dhe në Institutin Kombëtar të Hartografisë. Por pas përmbysjes së regjimit komunist kjo pronë nuk më është kthyer ende, as sot e kësaj dite. Në rrugë korruptive atë e kanë marrë të tjerë që nuk janë pronarë “ thotë për DW , Gëzim Boçari. Ai tregon se nga kjo pronë, në vitin 1996, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave i Gëzim Boçari pret prej 22 vitesh të marrë pronën që itakon, të trashëguar nga prindërit e tij

dha vetëm dy hektare, sepse prona në dokumentat arkivore figuron në emër të nënës dhe babait të tij dhe sipas ligjit atij i takon 1 hektar për sejcilin nga prindërit. Këtu fillon odiseja e Gëzimit për të regjistruar dy hektarët e marrë në Zyrën e Pasurive të Paluajtshme në Vlorë, adresimi në gjykatat e Shqipërisë, dhënia e vendimeve në favor të tij që mbetën në letër, ngritja padi në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Në vitin 2003 ai fiton çështjen dhe Strasburgu detyron shtetin t’i paguajë atij një dëmshpërblim prej 49 mijë Euro. Por prona prej dy hektarësh edhe pas vendimit të Strasburgut, edhe pas marrjes prej tij të dëmshpërblimit mbeti që mbeti e paregjistruar në emër të tij. Dhe gjithë prona e pamarrë. “Diktatura komuniste e mori pronën e prindërve të mi dhe e vuri në shërbm të shoqërisë, e ktheu në ndërmarrje bujqësore. Tani po e shfrytëzojnë “të fortët”, ata që shkelin dhe nuk duan t’ia dinë për ligjin” thotë për DW, Gëzim Boçari. Ai i është drejtuar përsëri Strasburgut dhe dosja” Boçari” bën pjesë në 60 dosjet për të cilat Gjykata e Strasburgut do të kthejë përgjigje deri në qershor të këtij viti.

Gjykata e Strasburgut

Bregdeti shqiptar

Bilanc lufte - në Shqipëri 8 mijë të vrarë për çështje të pronësisë Në kronikën e zezë të shtypit të Shqipërisë botohen herë pas here lajme për vrasje për shkak të pronës. Sipas të dhënave të shoqatës ”Pronësi me Drejtësi” numri i personavetë vrarë në këto 22 vjet ka arritur në 8 mijë vetë. “Ky është një bilanc lufte në kohe paqeje” komenton Agim Toro. Sipas tij në

413 dosje të pronarëve shqiptarë të pranuara nga Gjykata e Strasburgut Agim Toro, sekretar i shoqatës,”Pronësi me Drejtësi” thotë për DW se sipas të dhënave zyrtare janë 413 dosje të pronarëve shqiptarë që janë pranuar për t’ u shqyrtar nga Gjykata e Strasburgut. Në ditët e para të Marsit një delegacion nga Këshilli i Europës do të vijë në Shqipëri për të parë zbatimin e vendimeve nga qeveria për çështjet e përfunduara. “ Për tetë çështje të fituara nga Agim Toro pronarët e Sh-

çështjen e kthimit të pronës është shkelur rëndë Kushtetuta e Shqipërise, ku ka një nen që thotë, citon Agim Toro se ”që prona trashëgohet, blihet ose është e dhuruar”. Pasuritë e paluajtshme të pronarëve në këto 2 vit nuk u kthyen dhe janë në duart e atyre që nuk plotësojnë këtë nen të Kushtetutës.

Agim Toro thotë për DW se sipas të dhënave zyrtare janë 413 dosje të pronarëve shqiptarë që janë pranuar për t’ u shqyrtar

qipërisë në Gjykatën e Strasburgut, qeveria duhet t’i kompensojë ata me 37 milionë Euro. Për çështjet e tjera Gjykata i ka kërkuar qeverisë që të gjëjë një zgjidhje paqësore, me mirëkuptim, të pranuar nga pronarët që Strasburgu të mos dalë me një vendim përfundimtar për kompensim financiar. Çështjet e fituara deri tani në Gjykatën e Strasburgut nga pronarët e Shqipërisë të cilëve u është shkelur e drejta themelore e pronës, mund të kenë një kosto financiare prej 150 milionë Euro. Deri në qershor të këtij viti kjo Gjykatë do të shqyrtojë “en block” 60 dosje.” thotë për DW, Agim Toro. BE dhe komuniteti ndërkombëtar indiferentë ndaj shkeljes së të drejtës themelore të pronës Për Gëzim Boçarin, që mban sytë nga Strasburgu që të bëhet pronar i pasurisë së trashëguar, moskthimi i pronës është një problem i rëndë kombëtar “Për shkak të ligjit famëkeq 7501, që nuk njeh titujt e pronësisë së trashëguar shqiptarët po vriten me njëri tjetrin, qindra pronarëve në vijën bregdetare Vlorë- Sarandë u është mohuar e drejta e pronës. Shqipëria po kthehet në Kandahar. BE dhe komuniteti ndërkombëtar shqetësohen për të drejtën e patjetërsueshme të votës, për zgjedhje të

standarteve ndërkombëtare. Po për të drejtën themelore të pronës, te shkelur rëndë në këto 22 vjet pse nuk shqetësohen? Pse Presidenti i Shqipërisë, që është garant i Kushtetutës, lejon që Kushtetuta të shkelet? Ish kryeministri Sali Beriusha ka pranuar që ka gabuar rëndë lidhur me kthimin e pronës tek pronarët e ligjshëm, janë

150

milionë euro është kostoja financiare që duhet paguar nga shteti shqiptar për pronarët, nga çështjet e fituara në Strasburg

mundësitë për t’u ndrequr këto padrejtësi.”thotë për DW,Gëzim Boçari. Shpresat e tij që situata do të ndryshojë për mirë nuk mbeten vetëm tek Strasburgu. “Në gjithë këto vite shteti u tregua jo demokrat, por kleptokrat. Tani kam shpresë tek qeveria e kryeministrit Rama, që ka premtuar se pronat ne bregdetin e Jonit do t’ua ktheje pronareve te ligjshëm. Kam shpresë se BE do të ushtrojë presion që për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, ajo duhet të zgjidhë çështjen e pronës, sipas së drejtës universale të pronës dhe parimeve demokratike që zbatohen në vendet anëtare të BE.” thekson Gëzim Boçari.


10

E premte, 28 shkurt 2014

Ekonomi

Në një ekonomi tregu, bankat mund të falimentojnë. Falimentim do të thotë që banka nuk ka para të mjaftueshme për të paguar depozituesit e saj

Bankat

Depozitat bankare, sa të sigurta janë shumat deri në 2.5 milionë lekë? Gati për diskutim projektligji i ri për sigurinë e depozitave; çfarë parashikon për mbulimin nga shteti në rast falimenti të një institucioni bankar të caktuar Ervin Kaduku

Q

ytetarët shqiptarë kanë një besim total ndaj institucioneve bankare që funksionojnë në vendin e tyre. Megjithatë, jo e gjithë shifra që depozitohet në këto banka sigurohet nga shteti se do të kthehet në rast falimenti të bankës. Sidomos, të rrezikuara janë shifrat e larta të depozitimit. Në fakt, një gjë e tillë ka bërë që skema e sigurimit të depozitave të rishikohet, çka pritet të bëhet në kuadër të ndryshimeve ligjore, që mendohet të propozohen në Kuvend brenda tremujorit të parë të vitit 2014. Projektligji që rregullon funksionimin dhe administrimin e skemës së sigurimit i është dorëzuar qeverisë shqiptare, pasi iu është nënshtruar konsultimeve me FMN dhe Bankën Botërore, Bankën e Shqipërisë dhe grupet e interesit. Sipas relacionit, projektligj i ri “Për sigurimin e depozitave” (ASD) ka qëllim të përmirësojë

100

për qind të çdo depozite individuale siguron ASD, por vetëm deri në shumën prej 2.5 milionë lekësh

procedurat e pranimit të subjekteve në skemë, mirëqeverisjen e Agjencisë, administrimin e mjeteve financiare, por edhe të rrisë autonominë e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe llogaridhënien e saj si institucion publik. Risi e projektligjit është zgjerimi i bazës së depozituesve që përfitojnë sigurim të depozitave të tyre, si pasojë e përfshirjes në skemë të Shoqërive të Kursim-Kreditit. Kjo masë, që nuk u realizua dot përmes ndryshimeve ligjore të vitit 2012, për shkak të mosplotësimit të kushteve teknike nga SHKK-të, synon mbrojtjen financiare të depozituesve të këtyre subjekteve, për të kontribuar më tej në stabilitetin financiar të vendit. Sipas projektligjit, është parashikuar një nivel mbulimi deri në 1 milion lekë për çdo depozitues në SHKK. ASD vlerëson se ky nivel mbulimi siguron plotësisht mbi 90% të depozituesve të SHKKve. Projektligji iu është dërguar për shqyrtim dhe konsultim institucion-

90% të depozituesve të SHKKve mbulon ky nivel sipas ASD. Projektligji iu është dërguar për shqyrtim dhe konsultim institucioneve të tjera të lidhura, si dhe Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Integrimit për të verifikuar përputhshmërinë me direktivat e Bashkimit Evropian

eve të tjera të lidhura, si dhe Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Integrimit për të verifikuar përputhshmërinë me direktivat e Bashkimit Evropian. Skema e sigurimit të depozitave funksionon në Shqipëri që prej vitit 2002. Bazuar në këtë skemë, Agjencia e Sigurimit të Depozitave siguron në masën 100% çdo depozitë individuale, por vetëm deri në shumën prej 2.5 milionë lekësh, në çdo bankë që operon në Republikën e Shqipërisë. Kjo shumë mbulon plotësisht pothuajse 95% të individëve depozitues në banka. Një pakicë prej 5 për qind të depozituesve mbajnë në bankë shifra prej më shumë se kjo shifër. Ç’do të thotë të sigurosh depozitat? Në një ekonomi tregu, bankat mund të falimentojnë. Falimentim do të thotë që banka nuk ka para të mjaftueshme për të paguar depozituesit e saj. Në këtë mënyrë, pasojat që sjell falimentimi shoqërohen me humbjen e kursimeve të qytetarëve. Për të parandaluar pasojat financiare që sjell falimentimi i një banke tek depozituesit, si dhe për të rritur sigurinë e qytetarëve ndaj bankave, janë krijuar sistemet e sigurimit të depozitave. Projektimi i tyre është bërë i tillë, që të sigurojë kompensimin e pjesës më të madhe të depozituesve të një banke që falimenton. Të sigurosh depozitat do të thotë të mbrosh kursimet e qytetarëve nga rreziku i një falimentimit të mundshëm të bankave. Institucioni Në rast se një bankë falimenton pa i paguar të gjithë depozituesit e saj, mund të lindë rreziku i humbjes së përgjithshme të besimit të qytetarëve ndaj bankave në veçanti dhe sistemit financiar në tërësi, e si pasoje, vendi mund të përfshihet nga një krizë financiare e përgjithshme. Sistemet e sigurimit të depozitave në përgjithësi e përqendrojnë vëmendjen në mbrojtjen maksimale të depozituesve. Kjo ndodh meqenëse këta depozitues nuk janë në gjendje që në çdo kohë të vlerësojnë bankën ku kanë investuar kursimet e tyre, pasi kanë njohuri të kufizuara për aktivitetin financiar dhe për operacionet financiare dhe bankare. Tek ne ekziston një institucion i posaçëm, Agjencia e Sigurimit të Depozitave, e cila u krijua për të siguruar kursimet e qytetarëve. Ajo nuk siguron depozitat e kompanive dhe të biznesit që përdoren në funksion

Foto ilustruese

Në rast se një bankë falimenton pa i paguar të gjithë depozituesit e saj, mund të lindë rreziku i humbjes së... ...përgjithshme të besimit të qytetarëve ndaj bankave në veçanti dhe sistemit financiar në tërësi

të aktivitetit prodhues, tregtar, të shërbimit etj. Kjo kategori e klientëve të bankës është më shumë e lidhur me aktivitetin bankar dhe ka shumë mundësi dhe informacion që të ndjekë me kujdes ecurinë e aktivitetit të bankës ku janë vendosur llogaritë e tyre. Në përgjithësi, thelbi i misionit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave është të krijojë besimin e publikut të gjerë në sistemin bankar në veçanti dhe në sistemin financiar kombëtar, në përgjithësi. Nisur nga ky mision, Agjencia e Sigurimit të Depozitave njehsohet edhe me simbolin e besimit.

5%

të aksioneve ka të drejtën të zotërojeë personi në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë

Me krijimin e ASD, për herë të parë kursimet e qytetarëve edhe në Shqipëri sigurohen nga rreziku i falimentimit të bankave. Pra, roli kryesor i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave konsiston në: mbrojtjen e depozituesve nga falimentimi i bankës u kanë vendosur kursimet e tyre; kompensimin e depozitave të tyre deri në nivelin dhe sipas dispozitave të ligjit; pozicionin e saj si një nga faktorët kryesore në qëndrueshmërinë e sistemit financiar të vendit tonë.


E premte, 28 shkurt 2014

Ekonomi

11

Tre grupet që kanë ndikuar në rënie janë “Lëndë të djegshme”, “Minerale, skorie dhe hi” dhe “Hekuri dhe çeliku”

Dështojnë edhe eksportet

Rënie 1.5% në janar 2014, nga +35% në janarin e një viti më parë

E

Çfarë sigurohet? Bazuar në ligjin nr. 8873, datë 29.3.2002 “Për sigurimin e depozitave“, i ndryshuar me ligjin nr. 10 106, datë 30.3.2009 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8873, datë 29.3.2002 “Për sigurimin e depozitave“, Agjencia e Sigurimit të Depozitave siguron depozitat e klientëve që mbajnë kursimet e tyre në bankat e nivelit të dyte, pra në të gjithë subjektet që licencohen nga BSH, për kryerjen e aktivitetit bankar. Gjithashtu, duhet theksuar se Agjencia siguron dhe kompenson, mbi bazën e njohjes së pronësisë, vetëm depozitat e individëve, pra të qytetarëve, jo të bizneseve. Çfarë nuk sigurohet? Përsëri duke ju referuar ligjit ”Për sigurimin e depozitave”, të ndryshuar, ASD nuk siguron: a) pjesën e depozitës mbi 2.500.000 lekë ose shuma e barasvlershme me të (kundërvlerën), në monedhë të huaj; b) depozitat e çdo shoqërie tregtare, personi fizik ose personi tjetër juridik; c) depozitat e drejtorit, të administratorëve, të debitorëve të bankës së siguruar ose të çdo depozituesi tjetër, me të njëjtin status në per-

Thelbi i misionit të ASD është të krijojë besimin e publikut të gjerë në sistemin bankar në veçanti dhe në sistemin financiar në përgjithësi

sonat juridikë të lidhur me bankën në fjalë; ç) depozitat e çdo personi që zotëron, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, të drejtën e pronësisë të një aksioneri në masën 5 për qind ose më shumë në kapitalin e bankës së siguruar ose të aksioneve me të drejtë vote të lidhur me bankën në fjalë; d) depozitat e personave, të cilët kryejnë detyrën e auditimit dhe certifikimin e llogarive kontabël në bankat e siguruara, si dhe depozituesit me të njëjtin status në shoqëritë e tjera të të njëjtit grup; dh) depozitat e çdo depozituesi të bankës së siguruar, që gëzon më shumë se 20 për qind interes preferencial, të ndryshëm nga interesi i zbatuar sipas kushteve të punës për të gjithë depozituesit e tjerë të kësaj banke; e) depozitat e çdo personi në bankën e siguruar, që përdor llogarinë depozitë për veprimtari kriminale; ë) depozitat jonominative, përfshirë depozitat në letrat me vlerë të prurësit; f) depozitat në degën e bankës jashtë Shqipërisë; g) depozitat e vendosura në bankën e siguruar gjatë dhe pas ditës së ndërhyrjes në këtë bankë.

ksportet shënuan rënie me bazë vjetore në janar 2014, pas performancës tepër pozitive që ato shënuan gjatë vitit të kaluar, por edhe në vitet e fundit. Më 2013 atu u rritën me 16%. Në kahun tjetër, importet janë rritur ndjeshëm, duke thelluar në këtë mënyrë deficitin tregtar. Sipas të dhënave të publikuara nga Doganat (të dhënat e INSTAT pritet të publikohen sot), eksportet rezultuan 17 miliardë lekë në vlerë malli në janar, me një tkurrje prej 1.5% me bazë vjetore. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, zgjerimi ishte 35%. Tre grupet që kanë ndikuar në rënie janë “Lëndë të djegshme”, “Minerale, skorie dhe hi” dhe “Hekuri dhe çeliku”, ndërkohë që sektori i vetëm me rritje ka qenë ai i fasonit. Importet arritën në 37 miliardë lekë, duke u zgjeruar me 8.4% në raport me janarin 2013. Një vit më parë ato ishin tkurrur me 7.6%. Interesant është fakti që importet e grupit “Aeroplanë, anije kozmike dhe pjesët e tyre” u rritën me 4.170% në janar të vitit 2014, duke arritur në 2.1 miliardë lekë, nga vetëm 50 milionë lekë në janar 2013. Të dhënat bëhen të ditura nga Drejtoria e Doganave. Ky

Maune në dogana

Eksportet rezultuan 17 miliardë lekë në vlerë malli në janar, me një tkurrje prej 1.5% me bazë vjetore zë ka ndikuar në 72% të rritjes të importeve gjatë muajit janar. Importet e këtij zëri, zunë gati 6% të importeve në janar, nga një peshë e papërfillshme, afër zeros në të njëjtin muaj të një viti më parë. Rritja e ndjeshme e importit të avionëve lidhet me zhdoganimin e helikopterëve të ministrisë së Mbrojtjes, apo zhvillimet në tregun e fluturimeve ajrore, pas hyrjes në treg të operatorëve të rinj, si “Fly Albania” etj apo zgjerimit të atyre ekzistuese.


12

E premte 28 shkurt 2014

Bota

Kufij Shengen për internetin? Gjermania dhe Franca po konsultohet për një të ashtuquajtur “Shengen Routing”. Të dhënat duhet të mbeten mundësisht brenda Evropës. Por a mbron kjo vërtet nga përgjimi apo i shërben vetëm kompanive të IT? Shkurtesa “www” do të thotë “world wide web”, pra një rrjet mbarëbotëror dhe si i tillë pa kufij. Por përgjimet masive të qarkullimit të të dhënave në internet nga NSA, të cilat javët e fundit kanë shkaktuar pakënaqësi të mëdha në raportin me SHBA, duket se janë bërë shkas që të mendohet për ta kanalizuar më shumë qakullimin e të dhënave në korsi kombëtare. Ekzistencën e planeve konkrete për këtë, e konfirmoi edhe kancelarja Angela Merkel në mesazhin e saj të përjavshëm video në internet: këto ditë ajo do të diskutojë me qeverinë franceze nën drejtimin e François Hollande se si mund të ngrihet një rrjet evropian komunikimi, për të shmangur survejimin nga shërbimet sekrete nga SHBA. Rregulla Shengen për paketat e të dhënave Ngritja e një rrjeti evropian të dhënash është hedhur për diskutim që para disa javësh nga Deutsche Telekom, një prej kompanive më të mëdha të telekomunikacionit në Evropë me seli në Bonn. Në jetën reale marrëveshja Shengen rregullon qarkullimin e lirë ndërkufitar dhe të mallrave brenda Evropës. Por në Shengen nuk bëjnë pjesë të gjitha vendet e BE-së dhe në këtë mënyrë një “Shengen routing” mund të shmangte në mënyrë elegante Britaninë e Madhe, shërbimi sekret i së cilës GCHQ ka rezultuar një nga pikat e zellshme të përgjimit brenda BE-së. Në forume të ndryshme në Internet aktivitistët e rrjetit bëjnë tashmë shaka me të

cmyk

ashtuquajturin «Schlandnet» (formë e shkurtër e «Deutschlandinternet» - interneti Gjermanisë). A pajtohen kufijtë kombëtarë me idenë e internetit që përfshin gjithë globin? Dominique Petersen nga Instituti për Siguri në Internet në Universitetin e Vestfalisë ka dyshime për këtë. Rrjeti i internetit nuk është ngritur nga shtete por ka pasur që në fillim një strukturë globale. «Serverat gjigantë të firmave të internetit gjenden kryesish jashtë vendit dhe providerat i dërgojnë paketat e të dhënave përmes vendeve të ndryshme.» Mund të arrihet vërtet që qarkullimi ndërevropian i të dhënave të mbetet në Evropë, por ai përbën vetëm një pjesë të vogël të qarkullimit në internet: «Kur unë për shembull navigoj në Facebook, blej në Amazone apo lëviz në portale të tjera të mëdha, atëherë të dhënat dalin në mënyrë të pashmangshme nga hapësira gjermane apo evropiane.» Rrjeti evropian: i pakuptimtë por i shtrenjtë? Philipp Blank, përgjegjës pranë Deutsche Telekom për sigurinë në rrjet dhe mbrojtjen e të dhënave, e mbron megjithatë iniciativën për një “Shengen-Routing”: nuk bëhet në asnjë mënyrë fjalë për të përqendruar gjithë qarkullimin në internet brenda kufijve kombëtarë. “Ne pyesim vetëm: Përse një email nga Boni në Berlin të përcillet nëpërmjet Nju Jorkut dhe Londrës?” - thotë Blank në intervistë me Deutsche Welle-n dhe i referohet shembullit nga SHBA: “Atje prej kohësh zbatohet në praktikë

rregulli që qarkullimi kombëtar në internet, kur dërguesi dhe marrësi janë në SHBA, nuk përcillet nëpërmjet vendeve jashtë SHBA.” Dominique Petersen nga Instituti për sigurinë në Internet dyshon megjithatë që një rrjet evropian komunikimi do të sillte vërtet më shumë siguri për të dhënat: “Mund të jetë e vërtetë që kështu u vështirësohet puna shërbimeve sekrete të huaja, të cilat nuk disponojnë potencialin teknik të shërbimeve të fshehta amerikane apo britanike”, thotë studiuesi. “Por për NSA për shembull nuk është aspak problem të ngrejë stacione përgjimi në Gjermani apo diku tjetër në Evropë.» Sipas Petersen një «Shengen routing» është jo vetëm i padobishëm por edhe i shtrenjtë, pasi për momentin router-at e internetit kërkojnë jo vetëm rrugën më të shpejtë por edhe më të lirë për paketat e të dhënave, që dërgojnë përreth globit. Nëse tani do të detyrohen të mbeten brenda Evropës navigimi në internet mund të bëhej shumë i shtrenjtë për përdoruesit. Zëdhënësi i Telekom Philipp Blank thotë se kompania e tij synon të rifitojë besimin e humbur të përdoruesve të internetit pas skandalit të NSA-së. Por për të arritur këtë njerëzve duhet t›u bëhet e qartë se sa e rrezikshme është të lundrosh në internet: «Email-et janë si të thuash si kartolina që mund t›i lexojë kushdo rrugës për në destinacion. Kjo vlen edhe kur dërgohen vetëm brenda Gjermanisë.» I vetmi mjet mbrojtës është kodimi i të dhënave thotë Blank. “Atëherë s’ka rëndësi se në ç’rrugë kalojnë paketat e të dhënave dhe çfarë ndodh rrugës me to.”


Gol

100 thirrje për Adnan Januzajn ndaj Olimpiakosit

Statistikat e skuadrave të grupit I në Euro 2016

10 golat më të bukur të evropianëve AURELA HOXHA ËNDËRRIMTARE” NË“JAM MBRETËRINË E MODËS DHE STILIT n i a ’ s A l b a

t y l e l i f e s

z i n e m a g a

Shkurt 2014

0 Lekë

Shqipëri 30 Euro Kosovë 2

interior AD LuËxPuI MryE

EXTReAshkuj për m

+

SHT URI UJËRA DR

ART

RË AKSESO TS E GADG E J VESH

në dërRriEmLtaAre AUR A HOXH

NUDOT E DASTIDS MILUKË ër Gatuajnë ptin Shën ValenEEP BLACKSH OTIUM ABA 21

HAPUR M A K E S P OG? I NJË BL AHIN EDISA SH JKA ESTELAAUTUFINA ANJEZ SHËN VALENTINI, PREMTIM DASHURIE NË VERONA KU TË GJENI VESHJE HAUTE COUTURE NË TIRANË ÇFARË NUK DUHET TË BËNI NË TAKIMIN E PARË Na ndiqni në

cmyk

www.elegance.al


14

E premte 28 shkurt 2014

Gol

1) Marko van Basten Ndeshja: Holandë-Bashkim Sovjetik Finalja e Euro 1988-ës Vetëm pak lojtarë në botë mund të kenë aftësinë për të realizuar atë gol magjik të shënuar nga një prej sulmuesve më të mirë të planetit, holandezi Marko van Basten. 2) Karel Poborski Ndeshja: Çeki-Portugali Faza e grupeve, Euro 1996 Një goditje tërësisht instinktive, gjeniale, e çekut Karel Poborski me flokë rokmeni, duke futur me gjithë top brenda portierin e Portugalisë, Vitor Baija. 3) Antonin Panenka Ndeshja: Çekosllovaki-Gjermani Finalja, Euro 1976 Një gol nga më të paharrueshmit për sa i përket madhështisë së goditjes në historinë e kampionateve evropiane. Një top i goditur fuqishëm e me stil mu në zemër të portës gjermane. 4) Pietro Anastasi Ndeshja: Itali-Jugosllavi Finalja e përsëritur, Euro 1968 Italiani Pietro Anastasi me një gol të realizuar pas një rrotullimi të përkryer e një goditje të sferës në formë voleji çoi çmend edhe sot fansat “axurrë”. 5) Davor Shuker Ndeshja: Kroaci-Danimarkë Faza e grupeve, Euro 1996 Danimarka, vendi organizator luante përballë një Kroacie me lojtarë të talentuar. Davor Shuker brenda zonës kontrolloi bukur topin, duke lëshuar një silurë e duke e lënë Peter Shmajkelin gojëhapur. 6) Pol Gaskoinj Ndeshja: Angli-Skoci Faza e grupeve, Euro 1996 “Gaca” bëri të heshtte të gjithë kritikët e tij me një gol të pabesueshëm individual, një minutë pasi Geri Mekalister kishte humbur një penallti për armiqtë e përjetshëm.


E premte 28 shkurt 2014

Gol

10 golat më të bukur të evropianëve Para disa ditësh u hodh shorti i Euro 2016. Një short që nxori edhe grupet me skuadrat që do të luftojnë me njëra-tjetrën për të hyrë në finalet e Evropianit. Një kompeticion shumë i madh ndër vite dhe që ka rezervuar surpriza të mëdha. Një pjesë e bukur e këtij kompeticioni janë edhe golat. Në renditje janë përzgjedhur 10 golat që kanë bërë historinë, por që kanë qenë edhe vendimtarë.

7) Roni Uhelan Ndeshja: Irlandë-Bashkim Sovjetik Faza e grupeve, Euro 1988 Një gol në formë voleji i Roni Uhelan, duke mposhtur Dasajavin e pashpresë për të shmangur golin, por që për fat të mirë përfundoi në barazim me një gol të vonshëm të rusëve. 8) Xhon Jensen Ndeshja: Danimarkë-Gjermani Finalja e Euro 1992 Danezi Xhon Jensen shënoi një gol të mrekullueshëm duke kaluar topin me zgjuarsi mbi shpinën e portierit gjerman Bodo Ilgner, e duke i dhënë skuadrës së tij trofeun evropian. 9) Frank de Boer Ndeshja: Holandë-Francë Faza e grupeve, Euro 2000 Një gol “thriler” i realizuar nga një goditje e lirë nga ana e Frank de Boer, pas një faulli të mesfushorit franceze Patrik Vieira, në një ndeshje ku u shënuan pesë gola. 10) Marcelino Martinez 10) Marcelino Ndeshja: Spanjë-Bashkimi Sovjetik Finalja e Euro 1964 Dramë e vërtetë nga fillimi në fund të ndeshjes. Spanja ishte pritëse e Kampionatit Evropian. Marcelino shënoi një gol të bukur me kokë duke mposhtur portierin legjendar Lev Jashin.

15


16

E premte 28 shkurt 2014

Gol

Femra që ndau Nejmarin nga Bruna

Bukuroshja shqiptare ngushëllon Lindergard

Z

bulohet arsyeja e ndarjes së Nejmarit dhe Bruna Markinez. Sipas revistave gossip në Brazil, ylli i Barcelonës e ka tradhtuar ish-të fejuarën e tij, aktoren e telenovelave në shtetin amerikano-jugor, me Larisa Oliveirën. Bukuroshja

25-vjeçare braziliane është një modele e njohur në vendin e saj dhe studion për Administrim Biznes. “Jemi miq që prej 2009-ës dhe në 2010-ën kemi fjetur bashkë disa herë. Sot jemi vetëm miq”, - është shprehur Larisa, shkruan “Abola.pt”.

F1, nisin testimet e fundit

A

nders dhe Mançester Junajtid nuk po kalojnë një periudhë të mirë këtë sezon, por portieri danez e gjen ngushëllimin jashtë fushave të lojës. Zëvendësuesi i David de Geas është prej disa vitesh në një lidhje me modelen

100 thirrje për Adnan Januzajn ndaj Olimpiakosit E

dhe pse nuk luajti asnjë minutë, në stadium kishte 101 Adnan Januzaj. Njëri po, njihet, futbollisti i talentuar kosovar i Mançester Junajtidit, me numër fanelle 44, ndërsa 100 të tjerët mbanin fytyrën e tij të fotografuar në disa bluza me të cilat i bënin thirrje që të zgjedhë Shqipërinë. Natyrisht që kjo nismë nuk ka një emër konkret, por mund të kuptohet lehtë që prapa saj është një gjak shqiptari, një fans që ka investuar edhe 100 të tjerë që e kanë mbështetur me dashamirësi këtë ftesë, për t’i bërë një dhuratë modeste, por shumë domethënëse talentit kosovar. Dje në stadiumin mitik “Karaiskaki” të Olimpiakosit, një grup shqiptarësh ka kënduar emrin e tij gjatë gjithë takimit dhe nuk ka ngurruar të shpalosë admirimin “Albanian forever”. Dhe, nëse dëshpërimi i Januzajt për një mosgrumbullim nga ana e trajnerit të tij mund t’i ketë sjellë jo pak zhgënjim, natyrisht që kjo surprizë e mbështetësve shqiptarë në stadium duhet t’ia ketë gjallëruar humorin.

suedeze me origjinë shqiptare Mise Beqiri. Javë më parë Lindergard do të postonte në “Instagram”: Gardiani i “Djajve të Kuq” postoi një link në “Instagramin” e të dashurës së tij, modeles Mise Beqiri, me mesazhin: “E zgjuar nga natyra dhe që të lë pa fjalë. Falë Zotit është imja”.

K

anë nisur testimet 4-ditore në Bahrejn, të fundit para fillimit të Botërorit të Formulës 1. Gjatë paradites ishte Serxho Perez (Force India) piloti më i shpejtë me kohën 1’35’’290. Meksikani la pas Niko Rozberg (Mercedes) dhe Kevin Magnusen (Meklaren).

Në vend të tetë Kimi Raikonen me Ferrari. Finlandezi përshkoi vetëm 12 xhiro pasi njëvendëshja e tij kishte një problem hidraulik. Duhet përmendur edhe përmirësimi i Red Bullit. Daniel Rikardo u rendit në vend të pestë dhe realizoi plot 32 xhiro gjatë paradites.

Plagosen tifozët e Çelsit

P

as përplasjeve të dhunshme 15 vjet më parë mes tifozëve të Gallatasarait dhe Lids Junajtidit, historia përsëritet në Stamboll me tifozët e Çelsit. Sipas asaj që raporton “Sky Sports”, dy tifozë anglezë janë

sulmuar në sheshin “Taksim” me shishe dhe thika nga një grup tifozësh turq. Pas sulmit tifozët e Çelsit janë dërguar në spital ku kanë marrë ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


E premte 28 shkurt 2014

Gol

Statistikat e skuadrave të grupit I në Euro 2016

N

jë grup i vështirë për Shqipërinë në misionin për Euro 2016. Skuadra si Portugalia e Ronaldos apo edhe ajo e Danimarkës që është gjithmonë e rrezikshme. Edhe Armenia me Serbinë nuk mbeten mbrapa, pasi këto vitet e fundit janë përforcuar shumë. UEFA u ka kushtuar një artikull të posaçëm të gjitha grupeve, duke nxjerrë në pah disa nga elementët më të veçantë për secilën skuadër. Disa statistika që tregojnë veçantitë e çdo skuadre dhe se sa të forta janë në këtë kompeticion. Gjithashtu, ky shkrim flet edhe për përballjet që skuadrat kanë pasur me njëra-tjetrën. Shqipëria - Shqipëria e arriti suksesin e saj të parë në një kualifikuese Evropiani pikërisht ndaj një rivaleje në këtë grup, Danimarkës, kur fitoi 1-0 në Tiranë në 1/8-at e 1964-ës, edhe pse ishte mundur 4-0 në Danimarkë. 4 vite më vonë ndalën Gjermaninë Perëndimore

në atë barazim 0-0, i cili u kushtoi “pancerëve” mungesën në të parin dhe të fundit Evropian. Portugalia - Luzitanët debutuan në finalet e Evropianit në vitin 1984, por për t’u kualifikuar në turneun tjetër u desh viti 1996. Ndërsa sot skuadra e Ronaldos është mes 7 shteteve që nuk mungojnë prej 5 Europianëve të fundit. Ata kanë shkuar deri në gjysmëfinale me Francën në vitin 1984 dhe 2000 dhe Spanjën në vitin 2012. Rezultati më i mirë është finalja e humbur në shtëpi me Greqinë 1-0 në 2004. Danimarka - Nordikët krenohen me një rekord në kampionatet evropiane. Që kur janë kualifikuar në finalet e 1984-ës në kurriz të Anglisë, danezët kanë munguar vetëm 1 herë në vitin 2008, por të gjithë i kujtojnë për triumfin surprizë në vitin 1992 kur ngritën trofeun “Hanri Delune” në Suedi. Skuadra ishte në plazh

kur mësoi lajmin e skualifikimit të Jugosllavisë dhe zëvendësimin me Danimarkën. Serbia - Serbia nuk ka marrë pjesë në finalet e Evropianit si vend i pavarur, por ka një traditë të madhe si pjesë e ish-Jugosllavisë. Ata fituan ndeshjen e parë 5-4 ndaj Francës organizatore në Euro 1960 (Evropiani i parë), por e humbën finalen në shtesë 2-1 ndaj Bashkimit Sovjetik. Jugosllavia ishte 10 minuta larg lavdisë 8 vite më vonë, por Italia i barazoi duke e riluajtur ndeshjen dhe duke e fituar atë 2-0. Armenia - Edhe pse Armenia u rendit e fundit në grupin e kualifikueseve të “Angli 1996”, debutimi i saj atë vit kujtohet për fitoren e parë në një ndeshje zyrtare, 2-1 ndaj ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Kualifikuesja më e mirë e këtij ekipi modest është pikërisht kjo e fundit, Euro 2012, ku arriti vetëm 1 ndeshje larg kualifikimit në “play-off”. Uefa.com

17


18

E premte 28 shkurt 2014

Sociale

Protesta

Shoferët, sot para Kryeministrisë: Qeveria të na lërë të punojmë Të mbështetur nga sindikatat, me mijëra shoferë pritet t’i drejtohen zyrës së Kryeministrit me thirrjet “Na lini të punojmë” Shoferët e furgonëve nga e gjithë Shqipëria do të protestojnë ditën e sotme para Kryeministrisë. Të mbështetur nga sindikatat, me mijëra shoferë pritet t’i drejtohen zyrës së Kryeministrit me thirrjet “Na lini të punojmë”. Prej 15 ditësh kanë qenë të shumtë shoferët të cilët kanë protestuar në qytetet e tyre, por në mungesë të një përgjigjeje nga qeveria ata do të mblidhen ditën e sotme në kryeqytet. Protesta e shoferëve të furgonëve do të nisë para Ministrisë së Transporteve dhe Ministrisë së Brendshme dhe më pas do t’i drejtohet Kryeministrisë. Shoferët kërkojnë që të lejohen të qarkullojnë dhe të kthehen me pasagjerë nga destinacionet që shkojnë. Kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Gëzim Kalaja, u shpreh dje se qeveria duhet të ulet për të dialoguar dhe të nënshkruajë një pakt social me këta shoferë, ndërsa u bëri thirrje të gjithë të diskriminuarve dhe të larguarve nga puna si dhe deputetëve të marrin pjesë në protestë. “Është marrë vendimi për të protestuar në Tiranë. Protesta do zhvillohet në 12:00, duke u nisur nga sheshi “Nënë Tereza” në drejtim të Kryeministrisë. Qeveria, Ministria e Transporteve të ulet me përfaqësuesit e veturave 8+1 dhe të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura Shqiptare për nënshkrimin e marrëveshjes në të cilin të deklarohet tërheqja e urdhrit të dhënë. Që nga viti 1998 ky ligj i dalë nuk është zbatuar nga ana e tyre për vetë

kushtet aktuale që ka Shqipëria”, deklaroi kreu i Bashkimit të Sindikatave, Gëzim Kalaja.  Shoferët Ditët e fundit kanë qenë të shumtë shoferët të cilët kanë kërkuar gjetjen e një dialogu me qeverinë në të kundërt do të shkojnë drejt masave drastike. Pas protestës së sotme shoferët do të nisin bllokimin e akseve kryesore në vend, duke mos lejuar kalimin e asnjë makine. Në rast se edhe në këtë rast nuk do të dëgjohet zëri i tyre shoferët do ti drejtohen masave drastike. Në bashkëpunim me sindikatat drejtuesit e furgo-

nëve do të nisin një grevë urie para ndërtesës së Kryeministrisë. “Sigurisht që do të kalojmë në një grevë totale, do bllokojmë të gjitha pikat nevralgjike të infrastrukturës rrugore të Shqipërisë, në mënyrë që të mos qarkullojë një automjet”, - deklaroi Kalaja. Protesta e sotme pritet të zgjasë rreth 60 minuta dhe shoferët do të marrin me vete në shesh edhe furgonët e tyre. Protestat Një aksident i rëndë i ndodhur në Kukës nga një furgon ka bërë që qeveria t’i rikthehet zbatimit të ligjit të vitit 1998. Ky ligj parashikon që transporti i udhëtarëve brenda vendit

kryhet nëpërmjet: Shërbimeve në linja të rregullta, transporti qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës, shërbimeve të rregullta, të specializuara, transporteve për llogari të vet si dhe transporteve të rastit. Këshilli bashkiak, duke u mbështetur në nevojat e popullsisë për transportin qytetës, përcakton linjat, organizon, financon dhe vendos për këtë lloj transporti brenda juridiksionit të vet. Transporti qytetës kryhet me autobus vetëm nga shoqëritë, të cilat kanë të shprehur në aktet e themelimit, si objekt të veprimtarisë, veprimtarinë e transportit të udhëtarëve. Licenca për transportin qytetës jepet nga

kryetari i bashkisë. Këshilli bashkiak përcakton mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të këtij shërbimi brenda juridiksionit të vet. Kriteret për caktimin e numrit maksimal të taksive, në shkallë vendi, vendosen me udhëzim të ministrit. Licenca për shërbimin taksi jepet nga kryetari i bashkisë përkatëse, duke respektuar kriterin e numrit, siç përmendet në paragrafin e mësipërm të këtij neni. Licenca për shërbimin taksi jepet me afat 5 vjet, me të drejtë rinovimi automatikisht, kur subjekti ka përmbushur detyrimet e përcaktuara në këtë ligj. Transporti i udhëtarëve me taksi në linjë të rregullt është i ndaluar.

Fondacioni Vodafone Albania sjell një nismë unike bamirësie në ndihmë të personave të verbër “Të njohësh botën përmes zërit” është nisma e Fondacionit Vodafone Albania në bashkëpunim me komunitetin e personave me probleme në shikim, ka bashkuar për herë të parë përfaqësues të biznesit shqiptar, artistë të famshëm shqiptar të mbledhur nga destinacione të afërta e të largëta, por dhe në shoqërinë e diplomatëve, ministrave e miqve për të bërë të mundur për herë të parë realizimin e një ëndrre krijimin e një programi në audio në gjuhën shqipe që lejon leximin e kompjuterit e telefonit për komunitetin e personave me probleme në shikim. Me qëllimin për të kuptuar sfidën e këtij komuniteti, mbrëmja e bamirësisë është konceptuar si një rrugëtim në errësirë. Në kushte të rrepta sigurie dhe në shoqërinë

e interpretimit të programit special artistik, më shumë se 200 pjesëmarrësit në këtë mbrëmje, përfaqësues të 33 bizneseve të përgjegjshëm do të jenë zëri për të çuar në sukses këtë nismë. Personat e verbër, të përllogaritur rreth 11 mijë vetëm në Shqipëri, përtej vështirësisë për të parë e njohur format e ngjyrat, kanë një zemër të madhe dhe një mënyrë tepër të veçantë për të perceptuar të përditshmen me anë të emocioneve dhe ndjenjave. Por realizimi i kësaj arritje do u shërbejë shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, e kudo ata ndodhen. Fondi minimal i nevojshëm për realizimin e qëllimit është 50,000 Euro, e pritet të mblidhet gjatë kësaj mbrëmje. Ky fond do të përdoret për blerjen e software

dhe pajisjeve të mundshme, realizimin e regjistrimit të tingujve dhe fjalëve në shqip për këtë aplikim, si dhe sesionet e trajnimit dhe përgatitjen e udhëzuesve të nevojshëm për përdoruesit e këtij programi që u jep më shumë akses në informacion, edukim, njohje, mundësi për shërbime dhe punësim. Frymëzuar nga ajo çka kjo nismë synon, është shtuar edhe një

kontribut i paçmueshëm i artistëve që falin dashuri e përkujdesje për këtë komunitet, por që japin dhe një shembull të jashtëzakonshëm përgjegjshmërie dhe humanizmi. E famshmja soprano Inva Mula, që është njëherazi edhe Kryetare e Bordit Drejtues të Fondacionit Vodafone Albania, pritet të dhurojë emocione të pashlyeshme përmes pjesëve të përzgjedhura të repertorit të saj. E kësaj do ti shtohen interpretimet e baritonit të mirënjohur Gëzim Myshketa e mexosopranos Vikena Kamenica, shoqëruar në piano nga mjeshtrat Merita Rexha e Robert Radoja. Por shumë të veçantë priten të jenë dhe interpretimet e artistëve e talenteve që kanë probleme në shikim, përfshirë Blerina dhe Ada Shalari

(piano), Denisa Onjea, Franc Korini (kitarë) nga Shqipëria si dhe Unik Ukshini e Leotrimi të ardhur enkas nga Kosova, me moderator të mirënjohurin Virgjil Kule dhe Emiliano Lule. “Nuk mund të ketë ndjesi më te bukur sesa te jesh i pari për ti dhuruar dikujt atë për të cilën ka shumë nevojë. Por aq më shumë kur në këtë nismë je bashkë me shumë mbështetës të tjerë që kanë besuar tek kjo sfidë, që ështe thjesht një pergjigje ndaj një nevoje të madhe për personat e verbër, realizuar falë përdorimit të teknologjisë, nismë e realizuar me shumë pasion e dashuri” – tha z. Albi Greva, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Vodafone Albania gjate konferences per shtyp, mbajtur ditën e sotme në “Rogner”.


E premte 28 shkurt 2014

Sociale

111-vjeçarja që fitoi shtetësinë amerikane të firmosur nga Presidenti Gerald Ford Sipas gazetës “The Brownsville Herald”, Presidenti Gerald Ford i ktheu menjëherë përgjigje se e kishte miratuar kërkesën e saj për shtetësinë amerikane dhe brenda një jave ajo mori shtetësinë e saj amerikane

M

rika Mrnaçaj ishte 110-vjeçare, kur në vitin 1974, mbërriti në SHBA dhe kërkoi strehim politik për të jetuar në liri. Në vendin që kishte lënë pas, mbretëronin frika, kërcënimi, arrestimet masive, demaskimet publike në sallat e kuqe, poshtërimet e të tjera dukuri të kësaj natyre. Në Nju Jork, ajo jetoi me dy djemtë e saj, Marash dhe Peter Mrnaçaj, ndërkohë që djali tjetër i saj, Nikolla, i mbetur në Shqipëri, kaloi 25 vjet në burgjet e tmerrshme komuniste, kurse familja e tij u dërgua në kampin e internimit në Savër të Lushnjës. Gazeta njujorkeze e asaj kohe “The Brownsville Herald” (5 November 1975 – Page 16) ishte e para që do të shkruante, gati katër dekada më parë se: “Edhe pse më të sigurt politikisht në Jugosllavi, znj. Mrnaçaj – përfundimisht kishte kërkuar për të lënë atë vend – dhe emigruar në SHBA, duke i thënë avokatit të saj se dëshira e saj ishte që të jetonte dhe të vdiste në një vend të lirë”. Dëshira e saj më në fund u plotësua në dhjetor 1975, shtetësinë e saj amerikane e nënshkroi Presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, Gerald Ford.

111-vjeçarja Lajmi që një grua 111-vjeçare ishte bërë qytetare amerikane pati jehonë të madhe në shtypin amerikan, në agjencitë më prestigjioze të lajmeve dhe në televizionet më kryesore të vendit. Një nga djemtë e saj, në Jonkers – Nju Jork, kujton sot: “Dy ditë mbasi ajo arriti këtu në Amerikë, shkova në zyrën e avokatëve. Kur avokati im pa datën e lindjes së saj më tha se ky është lajm sensacional dhe duhet të njoftohen për këtë televizionet dhe gazetat. Ai fillimisht bëri një telefonatë në një gazetë lokale (The Brownsville Herald), e cila e botoi menjëherë lajmin”. Prej nga ajo telefonatë dhe nga lajmi i botuar në atë gazetë, më shumë se 10 kanale të lajmeve dhe gazeta anembanë në SHBA, kontaktuan me dy djemtë e saj Marash dhe Peter duke kërkuar informacione në lidhje me nënën e tyre. Në këtë histori u përfshi edhe një kongresist, i cili ishte me ndikim atëherë në Uashington – Mario Biaggi. Kongresisti Mario Biaggi thuhet se ka kontaktuar drejtpërsëdrejti me Presidentin Ford dhe e informoi atë që ky ishte personi më i vjetër në historinë amerikane, që jetonte në Nju Jork dhe ishte duke

kërkuar shtetësinë e saj amerikane, për të jetuar në Amerikë, sipas saj e lirë edhe për të votuar, si qytetare amerikane. Sipas gazetës “The Brownsville Herald”, Presidenti Gerald Ford i ktheu menjëherë përgjigje se e kishte miratuar kërkesën e saj për shtetësinë amerikane dhe brenda një jave ajo mori shtetësinë e saj amerikane, duke hyrë kështu në faqet e librit të historisë së emigracionit amerikan . Shtypi amerikan i asaj kohe e ka cilësuar si një rast të rrallë, i pari e i vetmi i tillë deri tani në historinë e emigracionit amerikan. Lajmi Mirëpo, lajmi nëpërmjet kanaleve të spiunazhit (Misonit të Përhershëm Shqiptar pranë OKB-së në Nju Jork) mbërriti “vetëtimthi” edhe në Shqipërinë komuniste dhe natyrisht që nuk u kapërdi kollaj nga regjimi diktatorial në Shqipëri. Mbasi pasojat e tij, do t’i vuante djali i saj Nikolla dhe familja e tij në kampin e internimit në Savër – Lushnje. Me vetëm tre dëshmitarë të rremë Nikolla u arrestua dhe u dënua, për agjitacion propagandë me 10 vjet burg. Ai bëri 9 vjet e disa muaj deri sa u lirua për arsye shëndetësore mbasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Vdiq në kampin e internimit në Savër të Lushnjës. Tragjedia do ta godiste edhe njëherë familjen, kur një prej nipave të saj – Nick Mrnaçaj i biri i Marrashit dhe Mrise Nik Mrnaçaj (Nick Mrnaçaj), humbi jetën e tij me 22 Prill, të vitit 1990, në moshën 31-vjeçare, pas një demonstrate kundër regjimit të Tiranës në SHBA. Prefektura e Uestçesterit (Westchester) e ka shpallur si simbolin e antikomunizmit shqiptaroamerikan duke e quajtur “Heroi shqiptar, që vdiq për lirinë e vendit të tij të lindjes”. Kjo prefekturë, ku banonte, në zonën e Nju Jorkut, ka caktuar edhe një ditë fundprilli si ditë përkujtimore e emëruar “Ditë e lirisë shqiptare – Nik Mrnaçaj”. Shqipëria e lirë dhe demokratike, më 1993, i akordoi nipit të Mrikë Mrnaçajt, Nick Mrnaçajt, me vendim të posaçëm nga ish Presidenti i parë demokrat, dr. Sali Berisha, medaljen “Martiri i Demokracisë” me motivacionin: “Luftoi gjithë jetën në mërgim kundër ideologjisë komuniste me flamurin e luftës për liri e demokraci”. Një shkollë fëmijësh e ciklit të mesëm në Tamar – Kelmend (Malësia e Mbishkodrës) ka marrë emrin e tij dhe quhet shkolla e mesme “Nik Mrnaçaj”.

Mrika Mrnaçaj me bashkëshortin

19


20

E premte 28 shkurt 2014

Koment

Ku është Gucia?! Nga Ramiz Lushaj

Dy herë, pas Shpalljes së Pavarësisë (1912-1913) dhe të ashtuquajturës “Koha e Shqipnisë” (19411944) krahina etnohistorike e PlavëGucisë pushtohet e aneksohet nga Mali i Zi i krajl Nikollës së Parë dhe Jugosllavia e Dytë e Titos...

Akuza reciproke për gjenocid të Kroacisë dhe Serbisë

1. Ku është Gucia?! Si kushtrim, dhimbje e huti e lëshova këtë pyetje në “qytetin e Kelmendit” sapo e pashë për herë të parë në maj 2010. Nuk ishte si në vitin 1836, kur udhëpërshkruesi hulumtues, frëngi Ami Boue, dijenon se kësokohe kishte 300 shtëpi kur Plava numëronte vetëm 100 shtëpi. Gucia me rrethina kah fundi i shekullit XIX mbrrini në 1.600 shtëpi, sa dyfishi i atyne në qytetin e Plavës. Dikur, në Guci, organizohej një nga panairet ma të mëdhenj në Turqinë Evropiane e shtetet ballkanike kufitare. “Panairi i Tetorit” i mblidhte në Guci pasanik pareli nga Stambolli e Italia, nga Kroacia e Hungaria, nga Shkupi e Shkodra. Në Guci i kanë pasë dyqanet e tyne Ali Pashë Gucia e Haxhi Zekë Byberi, valiu i Bosnjës e sanxhakbeu i Shkodrës, Begollët e Pejës, Rexhepagajt e Plavës etj. Nëpër Plavë-Guci truponin disa rrugë të mëdha si ajo nga Kotorri në Stamboll për 19 ditë e banin rrugën korrier zyrtar dhe karvaje të tregtarëve venedikas etj. (deri me 200 apo dhe 300 kuaj ngarkesë).

K

roacia e ka paditur Serbinë për shkak të luftës civile në vitet ‘90. Serbia reagoi me një kundërpadi. Të hënën në Hagë fillon procesi. Juristët presin që asnjëra nga palët të mos ketë sukses. Që më 1999 e akuzoi Kroacia Jugosllavinë e atëhershme për gjenocid para gjykatës më të lartë të OKB-së - Gjykatës Ndërkombëtare. Vetëm 15 vjet më vonë nisin seancat e dëgjimit kundër Serbisë, si pasardhëse juridike e Jugosllavisë. Synimi i padisë kroate është që të dëshmojë se njësitë ushtarake, që ndodheshin nën urdhërin e drejtpërdrejtë të Jugosllavisë, kanë ushtruar gjatë luftës midis viteve 1991 dhe 1995 gjenocid. Më shumë se 10.000 kroatë u vranë në kuadër të të ashtuquajturave “spastrime etnike”. Përmes akt-

Kisha me folë gatë po veçse po e mbylli me një fjalë të fillimit: Ku është Gucia?!!! 2. Gucia, nga gjysma e dytë e shek. XVII kur ishte e ndamun më veti me sundimtar kapedan i kështjellës, Shabanagët e Gruemirës së Shkodrës, ishte vend i begatë me fisnikëri, sofër, trimëri, me tregti, etj. Me ramjen e Sanxhakbeut të Shkodres, Sulejman Pashë Bushatlliut, iku edhe dhandrri i tij Shabanaga në vitin 1695 e i tërhjeki aq shumë Gucia saqë më 1724 kthehet djali i tij, Ali Begi (Alia i Parë) e Rexhepagajt mblidhen prapë në Plavë. Prapë Gjyl Begi i Shabanagajve, ramjes së pashallekut të Shkodrës, në vitin 1831, i ra disi fuqia, po ia lenë drejtimin e Gucisë djalit të vet Hasanit e, tevona, nënprefekt (kajmekan) caktohet Ali Pashë Gucia i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në kohën e Gjyla Begut Gucia e Plava kalojnë nga ana administrative nga sanxhaku i Shkodrës me atë të Pejës, që pas triumfit të Luftës të Ultinës së Epërme të Limit (Nokshiq,

padijes, Kroacia do të identifikohet qartësisht si viktimë e luftës, siç shpjegoi ministrja e atëhershme e drejtësisë, Vesna Skare-Ozbolt. Që atëherë, këtë projekt e ndjekin të gjitha qeveritë e Kroacisë. Argumentimi zyrtar i aktpadijes është se përmes saj, Serbia duhet të detyrohet të plotësojë njëherësh disa kushte: të bëjë procesin gjyqësor të të gjithë kriminelëve serbë të luftës, të kthejë objekte kulturore të rrëmbyera në luftë nga Kroacia dhe të paguajë reparacione. Veç kësaj Serbia duhet të sqarojë se çfarë ka ndodhur me më shumë se 1400 kroatët, fati i të cilëve nuk dihet që prej luftës. Në vitin 2010 Serbia ngriti një kundëraktpadi - për shkak të masakrimit të më shumë se 6000 serbëve të Kroacisë dhe dëbimit të më shumë se 200.000 serbëve të Kroacisë nga kroatët në kohën e

Pepaj, Arzhanicë) emënohet nga Porta e Lartë mytesarif i Pejës deri në vitin 1885 kur e vrasin në hjekësi për aktivitetin e tij. Dy herë, pas Shpalljes së Pavarësisë (1912-1913) dhe të ashtuquajturës “Koha e Shqipnisë” (1941-1944) krahina etno-historike e Plavë-Gucisë pushtohet e aneksohet nga Mali i Zi i krajl Nikollës së Parë dhe Jugosllavia e Dytë e Titos... 3. Dikur, Haxhi Zekë Biberaj, burrështetas i madh, në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit deklaronte: “Plava e Gucia janë çelik kalaja e Shqipërisë. Të lejosh dorëzimin e Plavës e Gucisë armikut, është si t’ia japësh atij çelësat e Atdheut e t’ia hapësh dyert e Pejës e të Gjakovës”. Një gazetë amerikane e cilëson si “Ballkon i Alpeve”... Ku është Gucia?! Dikur, në fillesa të shek. XX, gazeta të Nju Jorkut e të Parisit shkruajnë se në Guci, në nëntokën e saj është varrosur një nga dy krahët e Skënderbeut. Ndoshta edhe kjo iu dha forca në luftë kelmendasve

luftës civile. Qeveria e Beogradit është treguar në të kaluarën disa herë e gatshme që ta tërheqë aktpadijen, nëse edhe Kroacia është e gatshme ta tërheqë aktpadijen kundër Serbisë. Javët e ardhshme në Hagë do të nisin seancat e dëgjimit për të dyja aktpadijet. Aktpadi gati identike u refuzua më 2007 Por juristë të të dyja vendeve nisen nga fakti që asnjëra nga të dyja palët nuk ka shanse të vërteta suksesi: “Unë besoj se këto seanca nuk do të ndryshojnë asgjë. Sepse një aktpadi thuajse identike, të cilën Bosnjë-Hercegovina e paraqiti në vitin 2007 kundër Serbisë para Gjykatës Ndërkombëtare u refuzua”, thotë avokati i njohur i Zagrebit, Veljko Miljeviç në bisedë me DW. Edhe kolegu i tij i Beogradit dhe ish-ministri i

kundër serbëve, nën udhëheqjen e Pjetër Bogdanit e përkrah Austriakëve, apo në Luftën e Nokshiqit (Lufta e Luginës së Epërme të Limit) në dhjetor 1879-janar 1880, e cila është “parathënia” e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorën e 1912-ës. Ku është Gucia?! Dikur, shekullin e kaluar, Fishta i madh tek kryevepra e tij “Lahuta e Malcies” thotë se në Guci është “Ora e Shqypnisë”. Prapë edhe pas kësaj ndamje të thiktë e të fikët, shovene, gjenocid politik, lutemi Zotit e guciasve shqiptarë (plavëgucias) që “Ora” e saj të jetë zgjuar realisht, që të na heqin të drejtën morale e historike të pyetjes: Ku është Gucia?! Dikur, Gucia ishte pjesë, d.m.th. nahije, kaza, kapiteni, po tashti pas pushtimit të saj nga malazezët e Çetinës e serbët e Beogradit në mbi njëqind vjet pushtim, aneksim, shfrytëzim, asimilim, shpërngulje, etj. në shek. XXI, komuna e re e Gucisë është jo pjesë, po copëcopë... Vetë guciasit e shohin realitetin e saj me sy, e prekin me dorë, e ndjejnë në sofrat e kokat e tyre... Ku është Gucia?!

brendshëm i Serbisë, Bozo Prelevic deklaron: “Për mendimin tim, në Kroaci vërtet është zhvilluar spastrim etnik nga të dyja palët, por jo gjenocid në kuptimin juridik. Koncepti juridik i gjenocidit është përcaktuar shumë qartë dhe prandaj unë besoj se as pala serbe, as pala kroate nuk do të kenë sukses me aktpadijet e tyre.” Gjithsesi, raportimi në medie për procesin mund të tërheqë më shumë vëmendje për viktimat e luftës dhe për kriminelët e luftës që nuk janë dënuar, mendon Vesna Terselic nga organizata “Documenta”, e cila angazhohet për viktimat e luftërave ballkanike. As Serbia, as Kroacia nuk punojnë mjaftueshëm që t’i sqarojnë këto krime, kritikon ajo. Nga ana tjetër, një sallë gjyqi nuk është vendi më i mirë, për të diskutuar për kapituj të veçantë të historisë.


E premte, 28 shkurt 2014

Kulturë

Aktori Enver Petrovci ka mbushur 60 vjet, një rebel “i lodhur” nga nacionalizmi i vet

21

Në katedrën më të re të Albanologjisë në Evropë themelohet Biblioteka e Albanologjisë e mbështetur nga Shqipëria e Kosova. Donacionin e parë me dhjetëra tituj botimesh nga shtëpitë botuese kosovare e bëri ministri i Diasporës së Kosovës z. Makolli. Drejtuesja e Albanian Studies prof. dr. Etleva Lala pohon se vetëm për një kurs këtë vit ka 20 studentë që ndjekin leksionet pranë Albanian Studies.

Themelimi

Një bërthamë e Albanologjisë në Budapest Dr. Musa Ahmeti

A

Petrovci: Sa më i moshuar të jesh, ndien se nuk ke bërë asgjë Prishtinë

A

ktori i madh shqiptar, Enver Petrovci, të premten i mbush 60 vite, i cili, edhe përkundër faktit se është një ndër aktorët më të njohur në trojet shqiptare, duke përfshirë edhe rolet e mëhershme në Beograd, shprehet të mos ketë bërë asgjë përgjatë këtyre viteve. Në një deklaratë për “KultPlus” ai ka thënë se sa më i moshuar të jesh, e ndien se nuk ke bërë asgjë. “Sa më i vjetër të jesh, aq më shumë të duket se nuk ke bërë asgjë”, - ka thënë Petrovci, i cili edhe për shënimin e 60-vjetorit të tij të lindjes nga ana e familjarëve të tij, në ora 10:00 në Akademinë e Arteve dhe në ora 12:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ka thënë se është duke u bërë pa dëshirën e tij. Krejt këtë arritje jetësore duke e përfshirë edhe angazhimet në teatro

Krejt këtë arritje jetësore duke e përfshirë edhe angazhimet në teatro dhe në filma të ndryshëm, Petrovci duket se nuk e merr me emocion të madh

Enver Petrovci në filmin “Trezor”

dhe në filma të ndryshëm, Petrovci duket se nuk e merr me emocion të madh, për faktin se, sipas tij, ka pasur mundësi të bëhet shumë më shumë sesa kaq. Për krejt këtë ftohje në prizmin e arritjes në karrierë, Enver Petrovci ka thënë se nuk i ka fajet askush, pos Enver Petrovcit. “Nuk i ka fajet askush, por kam faj vetë. Askush nuk më ka faj që jam kthyer në Prishtinë që më pas nuk kam mundur të bëj më shumë se sa kaq. Zoti më ka falur për një vend tjetër, por shpirti im prej nacionalisti më ktheu në Prishtinë. Çfarë të bëj që kam lindur nacionalist dhe nacionalizmi më ktheu këtu”, - ka thënë Petrovci duke qeshur, i cili krejt në fund ka thënë se nëse do të jetonte diku tjetër do të arrinte shumë më shumë se sa që ka arritur këtu.

lbanologjia në Hungari ka një traditë të lashtë. Albanologët hungarezë kanë qenë ndër më të shquarit lëvrues të historisë dhe gjuhës shqipe në përgjithësi dhe këtu mund të veçojmë Nopcsën, Thalloczin, Daniel Gjergj, Istvan Schutz etj. Edhe pse i re, Katedra e Albanologjisë – Albanian Studies ka hapur një horizont të ri për studimet shqipe, duke rizgjuar një interes të veçantë për kulturën, traditën, etnografinë, historinë dhe gjuhën shqipe të studentët e studiuesit hungarezë të ditëve të sotme, por edhe tek studiues të tjerë nga mbarë bota sepse përveç studentëve hungarezë këtu kanë ndjekur leksione edhe studentë nga Argjentina, Venezuela, Finlanda, Turqia, Gjermania, Spanja, Polonia, Rumania, Bullgaria në kuadrin e programit Erasmus Mundus. Gjatë këtyre dy viteve sa ekziston kjo Katedër, rreth 20 studentë kanë ndjekur lëndët për historinë e kulturën shqipe dhe albanologjinë. Këtë semestër madje, në lëndën “Hyrje në historinë moderne shqiptare” janë regjistruar 20 studentë, një dëshmia kjo e mirë për interesin që ka në këtë universitet për historinë, kulturën shqiptare dhe albanologjinë. Misioni i kësaj katedre është të thellojë marrëdhëniet akademike, kulturore, ekonomike, turistike, diplomatike midis shqiptarëve dhe hungarezëve për një bashkëpunim më efikas në të ardhmen; të bëjë të njohur historinë e lashtë të popullit shqiptar, të mësojë gjuhën shqipe që është një gjuhë e lashtë indoevropiane të hulumtojë traditat e zakonet e popullit shqiptar, dhe të krijojë ura komunikimi bazuar mbi pikëtakimet e përbashkëta me popullin hungarez dhe popujt e tjerë evropianë. Gjatë vizitës së tij pranë Universitetit Shtetëror të Budapestit – ELTE, ministri i Diasporës së Kosovës z. Ibrahim Makolli u prit nga dekani prof. dr. Tomas Dezső i cili theksoi që vendet e vogla, si Hungaria dhe Kosova, të cilat nuk shquhen për ushtri të madhe, duhet të investojnë në diplomaci dhe në arsimim. Në këtë kuptim, universiteti ELTE ka për mision të përgatisë elita. Studentët që mbarojnë studimet në këtë universitet zënë pozicionet më të mira të punës jo vetëm në vend por edhe jashtë vendit. Dekani Dezső tregoi gat-

ishmëri për të bashkëpunuar në të gjitha nivelet, qoftë me institucione të arsimit të lartë në Kosovë qoftë me ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, ministri Makolli bëri një përshkrim të shkurtër të historisë së Kosovës dhe të problemeve me të cilat përballet një shtet i ri me një popullsi të re, i sapo-dalë nga një luftë, dhe në përpjekje për të ndërtuar një demokraci solide, por me kufizime në lëvizje të njerëzve jashtë Kosovës, gjë që e bën akoma më të vështirë progresin duke shtuar problemet sociale në vend dhe jashtë vendit. Në këtë pritje dekani Dezső i dhuroi ministrit Makolli një dekoratë mirënjohje prej argjendi, në të cilën ishte gdhendur emri i themeluesit të universitetit, Eötvös Loránd. Ministër Makolli i dhuroi dekanit në mënyrë simbolike një libër, duke premtuar që së shpejti pranë Albanian Studies do të dërgohen një sasi e konsiderueshme e librave në gjuhën shqip e angleze. Gjatë vizitës në Katedrën e Albanologjisë ministri z. Makolli dhuroi dhjetëra tituj të librave në gjuhën shqipe, gjest ky shumë domethënës sepse këto libra do shërbejnë si gurë themel për themelimin e bibliotekës së albanologjisë këtu në këtë universitet. Librat e dhuruar përbëjnë vetëm nismën e parë sepse në të ardhmen siç u shpreh z. Makolli kjo bibliotekë do të pasurohet me literaturë tjetër të specializuar që trajton historinë, lashtësinë, të kaluarën dhe të tashmen e popullit shqiptar jo vetëm në Kosovë, por në tërë trojet etnike. Duhet theksuar se iniciativën për dhurimin e librave dhe vizitën e ministrit z. Makolli e ka organizuar ambasada e E Kosovës në Budapest, përkatësisht ambasadori z. Ukelli e konsulli për kulturë e diasporë z. Zajmi në bashkëpunim me drejtuesen e katedrës dr. Etleva Lalen. Pos dhurimit të librave ministri z. Makolli mbajti edhe një leksion të hapur. Edhe institucionet shtetërore e kulturore shqiptare pos mbështetjes financiare që i bëjnë Albanian Studies kanë premtuar mbështetje me literaturë e botime të ndryshme për të plotësuar fondet e kësaj biblioteke të re por me perspektivë të madhe. Aty ku është libri është dija, aty ku është dija është kultura, aty ku është kultura e dija është miqësia, mirëqenia dhe dëshira për të njohur njëri-tjetrin dhe vetveten më mirë.


22

E premte 28 shkurt 2014

Zbavitje

Fjalëkryqi i “Standard” 1

2

3

4

5

6

16

7

17

22

18

23

28

24

9

10

19

11

25

1

14

15

26

27 30 33

34

35

39

40 43

61

47 53

58 63

59

64

68

HORIZONTAL 1. E kohës ajo e Wells. 7. Eshtë bosht. 10. Atomike ajo e Fermi-t. 14. Hapin perden. 16. Eshtë sasi recete. 17. Fillojnë melodinë. 19. Në fund të barkut. 20. Një hebre i mbetur në Spanjë 22. Kush ka një... ka telash, 23. Ishte vetë burrë e vetë grua. 27. Richard aktor. 28. Demek s’ka kufij. 29. Janë ujrat... tona.

38

52

57 62

67

46

51 56

37 42

45

50 55

36

41

44

49

60

13

21

32

54

12

20

29

31

48

8

68. Mund të jetë problem për sportistët. 69. Një poemë. 70. Një sigël për impiantel.

65 69

30. Një veshëgjatë. 31. Fund ditari. 32. Një armë automatike. 33. Ngrihen duke bërtitur. 34. Kompozoi Norma. 35. Ente Zyrtare Ekonomike. 36. Mund të jenë edhe fotografikë. 39. Një copë mishi. 40. Pak normalitet. 41. Një pjesë e titullarëve 42. Eshtë trupi... solid. 43. Antena pa çifte. 44. Poeti i metamorfozave. 46. Mund të ngjyhet në... çaj.

66 70

48. Janë brinjët në... skuadër. 51. Eshtë pjesë e dramës. 52. Ka tre muaj një e tillë. 53. Ekstreme në ritëm. 54. Fillojnë llogarinë. 55. Një verë në paris. 57. Me to del Troja. 58. Kanë shumë banka. 59. Inicialet e Einstein. 60. Janë shfaqje në... skenë. 63. Eshtë tokë e punueshme. 65. Ritet pa çifte. 66. Carol aktore. 67. Eshtë në qendër.

Fjalëkryqi pa skemë 1 2

3

4 5 6

7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

VERTIKAL 2. Ishte i pari... në botë. 3. Idromeno i “Motra Tone”. 4. Institucione Zyrtare Lokale. 5. Natën në krye. 6. Një racë qeni. 8. Eshtë në shpinë. 9. Janë ndjekës të Zenonit. 10. Sampras tenist. 11. Instiute Financiare Italiane. 12. Nota e diapazonit. 13. Ishin ekuipazh i Jasonit. 14. Strehoheshin në Tortuga. 15. Një anestetik kozmik. 17. Magjsitari i Mbretit Artu. 18. Mbahet një në vesh për të mos harruar. 20. Emër vajze. 21. Kishte priftëreshë Melisën. 22. Kështu u shpal Giordano Bruno. 23. Një hekur për të pjekur.

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar S T

K A R E N I R

A N

I

S

K A

T A

M O D E L E

U I

A R E I

I A

H A R E M

I

I

V A L

I M

I

I

P

D U I

E

L G L

H U M B J A

A

O R M I

A

I

Z

Z O R

I

M I M I K A B

E T E R N

S A R

I

T

T E R R O R

I

I D

I

S

I O N

I M E T R A T

A M O

T A P A T

V A D V A C

P A T

Z D E N E K

A N T E N A M I R

I

H O N O R A R E T

P E R

S

P

M O T

P E R

T A

F E S T

I N A

Z A G R E B

H E S A P

N E F

C L A R A S T E T

T A

T O U R D E F R A N C E

-U shkrua nga Zola. -Me Saint në një skuadrë franceze. -Kalohet në gjumë.

-Lindin në kokë. 11. Francesco te Roma. -Janë teke në kurorë. -Në fund të krahut. 12. Këndohet një në opera. -Një kishë e vogël. 13. Ndalet pa det. -Një mund të jetë edhe mente. 14. Inicialet e Rohmer. -Janë frute shkurresh. 15. Një linjë e famshme mbrojtëse. -Takohen në ekstreme. 16. Mund të jetë sahat. 17. Eshtë fjala e urtë. 18. Qyteti i Kastriotëve. -Ngrohur pa nur. 19. Një këngëtar në shumë zëra. -Eshtë si minder një i tillë. 20. Kush i kthen… braktis. -Sorvino aktore. 21. Fillojnë seleksionimin. -Nota e diapazonit. -Një hata, kijamet, shkretim. 22. Kush ka do të pijë. -Mbjell shumë të tilla katastrofa.

VERTIKAL 1. Fillojnë marrjen. -Nuk i tregohen babait. -Fillojnë tatëpjetën. 2. Gjysmë fresku. -Inicialet e Altman. -Një pjesë e mendimeve. 3. Detyra pa zë. -Kërkohet një për makinë. 4. Eshtë e re pasa Krishti. -Një çiklist vetëm për pistë. 5. Ishte Gjermania e Honecker-it. -Ashtu qoftë në meshë. 6. Janë si molo. -Një radhë. 7. Të parat në stafetë. -Jules i një kupe të famshem bote. 8. Rrëmbeu Helenën. -Raoul aktor. 9. Mbyllin një dyqan. -Një kompani celularësh. 10. Lindi Isakun.

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 47 kuti HORIZONTAL 1. Një Top në paserelë. -Kishin skllevër hilotë. -Një që duhet nderuar. -Mbyllin kurse. 2. Bernard, që qe komediograf. -Një mund të jetë unik. -Fundi i një filmi. -Ishin për të peshuar dikur. 3. Emri i Sinatra-s. -Një mund të jetë fosbury. -Fillojnë masat. -Kurrë pa zë.

24. Egjipti i... Çajupit. 25. Eshtë pjesë e... gjuhës. 26. Dragoi pa çifte. 29. Ishin para të Tobias 30. Ishin tre me Meduzën. 32. Predikoheshin nga druidët. 33. Janë repartet e mjeteve me zinxhirë. 34. Kënduan Hey Jude. 37. Një çiklist vetëm në velodrom. 38. Bie me ballë. 45. Eshtë mal i ynë. 47. Institucione Sportive Lokale. 49. Janë malet me Jezercën. 50. Mosha e... Celentano-s. 53. Një Schumacher jo edhe aq i famshëm. 56. Ente Kërkimore Milano. 57. Pak rendiment. 58. Fillojnë kapjen. 60. Kufizojnë një studim. 61. Kalimi në kufij. 62. Fillojnë lehtë. 63. Fillojnë aktivitetin. 64. Hapin një rubrikë. 66. As un, as ti.

4. Në krye të armatës. -Janë nënproduktet e naftës. -Janë të mirat që prodhohen. 5. Mbarojnë fare. -Ishte djalë i Priamit. -Film i Akira Kurosawa-s. 6. E famshme ajo e keopsit. -I quajti hipokritë Jezu Krishti. 7. Shtrohen për hekurudha. -Anna e Tolstojt. -Një numër… femrash. 8. Një pop për Andy Warhol.

S O L S T

-Kështu është një veshje chic. -Mbyllin një cirk. 9. Patricia këngëtare. -Janë si qilare. -Bëhen të gjitha për të mirë. 10. Ishin ushtarët e Akilit. -Kastile rrinë në fund. -Jepet për t’u marrë. 11. Një garë për sipërmarrje. -Ngrysen me vërejtje. -Një ambient me odaliska. 12. Një pjësë e anglishtes.

A

P R E V O S T

E S

I

K O H

R R A

I

U

M I

E R P

S L E

S

H O O D

S H U L L

I

I

S

S A R

R U T O M A

T H E S A R

I

O

S Y L V E S T E R S T A L L O N E

N

P E T E R P A N

G J

I

N E V R A

A K

T O I

A R

L

R A B

I

N E

A N O M A L M I R A T

I

I

G S C

E N

L E

T

R

I

L R I

V A L D O

E

G O M A

V E N E C

I

O L

I

V R E R

I M P

A N

I

S A A

R O D O M O N T

I K O

I

A N E T A R E T

A N E T I

T E

P O L A K E

E J

G

I M E T

A L A M E T

R A M O N


23

E premte 28 shkurt 2014

Fjalëkryqi Simetrik

HORIZONTAL 1. Një gjë. 4. Janë kufij që s’duhen kaluar. 10. Kush bën një... pranon. 14. Një bosht. 15. Janë shejtanë. 16. Një fjalë para kohe. 17. Kufijtë e mendjes. 18. Tregon shumë njerëz. 19. Një enë gjaku. 21. Një vendi në... gjuhë. 23. Janë çështje të ngatërruara. 25. Një i absurdit i Samuel Beckett. 26. Fillojnë për të zbuluar krimin 28. Koha e një viti. 29. Alfred, që qe rival i Freud. 30. Mund të formojnë ishuj. 31. Janë mashtrimet në lojë.

32. Eshtë fundi me... tartan. 33. Ndërrohen me zapping. 34. Një katror në sipërfaqe. 35. Pak stabilitet. 36. Janë qejfe q... plotësohen. 37. Emër djali. 38. Inicialet e Asimov. 39. Janë legjenda. 40. Thahen me bonifikim 42. Francesco që qe kampion i çiklizmit. 43. Një këngëtar për opera. 45. Numër i shkurtër. 46. Charles që këndonte La Mer. 48. Eshtë i mërzitëshëm një i tillë. 49. matet pa kufij. 50. Eshtë tutkuni, ebili. 51. Eshtë M në FMN. 52. Eshtë i keqi.

VERTIKAL 1. Daja i... Amerikës. 2. Mund të jetë edhe gjeologjike. 3. Kufijtë e ndeshjes. 4. Flipi aktor i ynët. 5. Sastre aktore. 6. Me të bëjnë një metër. 7. Një mund të jetë i udhëtimit. 8. Pak teatrale. 9. Mbetet në fund. 10. Mund të jenë pisha. 11. Nga goja për mjekun. 12. Jetojnë të vetmuar. 13. Në fund të fundit. 15. Njësi matëse për lëngje. 16. Zila që... ndeshet. 18. Janë vite. 19. Shkaktohen nga tërmetet. 20. Pan i James Barrie. 22. Romano, shkrimtare italiane. 23. Ishte populli i... tellallit. 24. Di të hapë rrugë. 25. Punon me taksimetër. 26. Janë si gremina. 27. U rrëzuan nga pushteti në Afganistan. 30. Aq u bënë mosketierët me D’Artagnan. 31. Eshtë greku. 33. Një brinjë në skuadër. 34. Lescaut e kalorësit Des Grieux. 36. Janë racione. 37. Një peremër si ai. 39. Parashtesë për një. 40. Pirro i Zonja nga qyteti 41. Një është shitjeje. 42. Janë teke në mjedis. 43. Jon... Jovi këngëtar. 44. Tri të parat në Rotterdam. 47. Inicialet e Duvall aktor. 48. Fillojnë një motiv. 49. I famshmi Pacino.

Horoskopi 28 shkurt 2014 Dashi Do ruani një lidhje me force gjate kësaj dite sepse ne fakt partneri do e ketë mendjen gjetiu. Gjeni mënyrën e duhur për ta mbajtur atë pas vetes. Beqaret do kenë disa takime, por asnjeri nga personat nuk do ua mbushe aq shume mendjen sa për te filluar një histori dashurie. Ne pune priten goxha përmirësime. Kjo do iu japë mundësinë te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Demi Marsi do e rizgjoje pasionin ne jetën tuaj ne çift sot dhe do krijoje kushtet qe ju te përjetoni emocione pa fund. Shfrytëzojeni çdo sekonde. Beqaret do marrin propozime mjaft interesante dhe do iu mbushet me ne fund mendja për te filluar një histori dashurie. Financat nuk do jete shume te mira kështu qe bëni kujdes me çdo lloj shpenzimi.

Binjaket Do vazhdoni ta ruani edhe sot klimën e ngrohte ne jetën tuaj ne çift dhe gjithçka do shkoje sipas planeve. Partneri ne mbrëmje mund t’iu beje edhe ndonjë surprize. Beqaret do jene me fat ne dashuri dhe do e gjejnë personin qe kane ëndërruar gjithë kohës. Gjendja financiare do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni te ardhurat.

Gaforrja Dite aspak pozitive kjo e sotmja për te dashuruarit. Urani do iu nxite te debatoni me partnerin për gjithçka dhe te mos pranoni kurrsesi te toleroni. Beqaret nuk do kenë ne ditën me te përshtatshme për te filluar një histori dashurie. Prisni edhe pak. Ne planin financiar matuni mire para se te shpenzoni. Çdo gabim sado i vogël mund te ndikoje tek situata ne te cilën ndodheni.

Luani Duhet te tregoheni paksa me te duruar gjate kësaj dite me personin qe keni ne krah dhe gjerat do ecin me se miri. Edhe ata qe kane pasur debate apo mosmarrëveshje do kenë përmirësim te situatës. Beqaret do realizojnë takimin e shumëpritur dhe do ndihen mjaft mire. Ne planin financiar do keni energjinë e duhur dhe durimin për t’i përmirësuar situatën.

Virgjeresha Do ndiheni mjaft mire sot ne krahët e partnerit tuaj dhe nuk do dëshironi te ndaheni për asnjë çast prej tij. Te dy do i shprehni me tepër se kurrë ndjenjat. Nëse zemra juaj është ende e lire duhet te shfrytëzoni çdo mundësi qe do iu jepet për t’u njohur me persona te rinj. Financat duhet t’i menaxhoni me shume kujdes dhe maturi sepse përndryshe situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.

Peshorja Ka rrezik qe sot te debatoni ashpër me partnerin dhe te prekni pa dashje disa pika te dobëta te tij. Asgjë nuk do shkoje ashtu si ju e keni pritur. Beqaret duhet te përgatiten për ndryshime rrënjësore ne jetën sentimentale. Çdo gjë do ndodhe si me magji për ta. Financat nuk do jene te qëndrueshme, por dhe as shume problematike. Shmangni investimet e tejskajshme.

Akrepi Tregohuni sa me diplomate gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe gjeni mënyrën për ta joshur edhe me shume partnerin. Po e bëtë këtë ai nuk ka për t’iu lënë asnjë minute pas dore. Beqaret duhet njëherë te reflektojnë me kujdes se çfarë do bëjnë me jetën e tyre para se te hedhin hapa. Ne planin financiar duhet sa me shpejt te vendosni rregull.

Shigjetari Perspektivat financiare do jene shume te mira gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do shkoje sipas planeve kështu qe shfrytëzojeni ditën sa te mundni. Beqaret nuk do iu japin shume rëndësi ftesave qe do iu bëhen dhe do mbeten serish vetëm. Financat do vazhdojnë te jene te stabilizuara. Asgjë dhe askush nuk do mund ta prishe këtë qëndrueshmëri.

Bricjapi Nëse tregoheni paska me realiste ne jetën tuaj ne çift çdo gjë do shkoje me se miri sot. Po ëndërruat me shume sesa duhet do përballeni me zhgënjime. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër sepse personi ideal mund t’iu shfaqet ne çdo moment. Ne planin financiar mund te keni surpriza si te këqija ashtu edhe te mira. Gjithçka do varet nga mënyra sesi ju jeni sjelle kohet e fundit.

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Zbavitje E S M A P I K I L

T E T A R E T D E N I M E T

D I L E M A T

D U R A T A T A R O M A T K U M A R S E A T I

S N

O E N

T

M O P S

T A K A T P E L E R

R O M A K E T K O R A L E T

H A B E R E T V I

D

I N E N E T

N A V A M E T E R

Z I T A T E D I T O R

M I L A N A A R O N

E M I R A T T O T A L

I

M A R A T

T

V A L E R

N O T A R E T S

I N O R E T

R O M A N E T

I A T R

R E I R O S S

Clooney me të dashur të re

G

eorge Clooney raportohet se ka një të dashur të re, kësaj here jashtë botës së argëtimit - një avokate britanike. Sipas raporteve të mediave britanike, aktori është në lidhje me notaren britanike Amal Alamuddin, e cila përfaqëson themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange. Sipas gazetës britanike Daily Mail, Clooney javën e kaluar e kishte çuar avokaten e të drejtave të njeriut, Alamuddin, në Shtëpinë e Bardhë

për një shfaqje të “The Monuments Men”. Dhe, pas shfaqjes së filmit, Clooney dhe Alamuddin, e cila është e dërguar speciale e Kofi Annan në Siri, “dukeshin shumë të afërt” gjatë një pije dhe shoqërimi në hotel. Në grup kishin qenë edhe bashkëaktorët dhe miqtë e afërt të tij, Matt Damon, gruaja e tij Luciana dhe Bill Murray. “Ai ka joshje për vajzat britanike, pasi tashmë ka dalë me një vajzë më herët”, ka thënë burimi.

Venom GT është makina më e shpejtë në botë

Ujori Do jeni shume kërkues ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe do mërziteni kur ai te mos ua plotësojë dëshirat. Rikthehuni me këmbë ne toke. Beqaret do jene te sjellshëm me personat qe do takojnë dhe kjo do i beje me interesante ne sytë e tyre. Ne planin financiar nuk do keni për çfarë te qaheni. Gjithçka qe keni dashuruar do iu realizohet me se miri.

Peshqit Lidhja juaj do konsolidohet mjaft gjate kësaj dite. Do flisni dhe do bashkëpunoni pa fund me atë qe keni ne krah. Ne asnjë çast nuk do ndiheni keq. Beqaret, te nxitur nga Marsi do tregohen me te hapur ndaj çdo ftese. E ardhmja e tyre do jete tërësisht ndryshe. Ne planin financiar do ndërmerrni iniciativa dhe do filloni ta përmirësoni situatën.

F

irma Amerikane Hennessey ka pranuar se Venom GT është makina më e shpejtë në botë pasi ajo arriti të nxjerrë 434.523 kilometra për orë. Rekordi i deritanishëm mbahej nga Bugatti Veyron

Super Sport i cili kishte arritur në 432 kilometra në orë. Venom GT ka arritur 434.523 kilometra për orë në krahasim me shpejtësinë mesatare të lartë të 321.869 në një makinë të Formula 1.


cmyk


Standard 28 shkurt 2014