Issuu on Google+

Suplementi Faqe 13-17

Bashkia e Tiranës Rama i kërkon Abu Dabit të ndërpresë financimin e bulevardit

Si të kujdeseni për dhembjet e stomakut Kafja e gjelbër e mban diabetin nën kontroll

Sociale Faqe 11

GAZETë E përditshme E diel 27 prill 2014 NR: 2956, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI për maqedoni dhe greqi 1 euro www.standard.al e-mail: info@standard.al marketing@standard.al Botim i “standard”

Intervista, Aldo Bumçi Zgjedhjet në PD dhe pse Tirana ndahet në tri degë

Tatimi mbi të ardhurat

Qeveria dështon me taksën progresive, 12% më pak se një vit më parë

“Përçarje në PD?”, Bumçi: Nuk janë të vërteta. Shqipëria një vend i vogël dhe merret vesh gjithçka

Politikë Faqe 4

Ndarja administrative Si ndikon reforma në Kodin Zgjedhor dhe ku ndahet PS-ja nga PD-ja për territorin

D

eputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, propozon që dega e PD-së për kryeqytetin të ndahet në tri degë. Në një intervistë për gazetën “Standard”, Bumçi argumenton se përse dega e Tiranës duhet t’i nënshtrohet kësaj ndarjeje të re dhe deklaron se këtë propozim ia ka paraqitur edhe strukturave më të larta... Lexoni në faqen 5

Politikë Faqe 5

Kërkesë Qeverisë Konfindustria: Të shqetësuar për situatën në tregun e karburanteve

Vrasja te “Ali Demi”

Viktima dhe autori qëlluan njëri-tjetrin, krimi për borxhin

8 <<

A

urel Zenka dhe Agron Goxhaj kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit pas konfliktit për lekët që autori ia kishte huazuar viktimës. Të pranishëm në krim mësohet se kanë qenë edhe dy shok të autorit Agron Goxhaj, të cilët i kanë ardhur në ndihmë, kur kanë parë jashtë dy djemtë duke u konfrontuar fizikisht... Faqe 6

Dossier

Fletushka sekrete që do hidhte në “erë” Diktaturën cmyk

Faqe 18-19

Ish-kryeministri Berisha: Rama, takim për 156 minuta me kreun e ILDKP-së, asgjësim i institucionit

Lushnjë / 6

Greqi / 7

Dëshmoi për avionë me drogë, mbahet 30 minuta në polici

Gjenden 6 çanta me drogë, u transportua nga 3 mushka

S

S

hoqërohet në polici Genti Kuqi, personi që dëshmoi për mikrofonin e “News24” se ka parë direkt sesi në Bedat u ul një avion i vogël. Genti Kuqi është shoqëruar sot nga forcat e policisë së komisariatit Lushnje për të dhënë detaje rreth asaj që ka parë një muaj më...

ekuestrohen në kufi me Greqinë 6 çanta të braktisura me drogë, përkatësisht 200 kilogramë. Policia ka bërë me dije se çantat me drogë...

Ekonomi Faqe 9

Superliga

Partizani mund Kastriotin, Tirana i merr 3 pikë Vllaznisë


2

E diel, 27 prill 2014

Politikë

Mazhoranca piketon kryeprokurorin

Pas kritikave të Ramës, Cani letër Llallës: Pse nuk po hetohen dosjet e korrupsionit Ministri i Financave: 192 kallëzime penale për 569 autorë, përgjigje nga Prokuroria vetëm 10 raste Gëzim Saliu

O

rgani i akuzës vihet në qendër të kritikave nga mazhoranca qeverisëse lidhur me hetimin e dosjeve të korrupsionit. Pasi Kryeministri Rama deklaroi dy ditë më parë se në zyrën e kryeprokurorit ndodhet një numër i madh dosjesh që implikojnë zyrtarë të nivelit të lartë dhe të ulët, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, përmes një letre drejtuar kreut të akuzës ka kërkuar sqarime se përse nuk janë hetuar kallëzimet penale për krim financiar. Sipas kryefinancierit shqiptar, institucioni që ai drejton është i shqetësuar për qëndrimet pasive që po mban organi i

5%

Përballë këtyre kallëzimeve, sipas ministrit, Prokuroria ka pasur një qëndrim pasiv, pasi janë proceduar me hetim deri tani vetëm 5% e rasteve

akuzës për çështjet e depozituara nga Ministria e Financave. “Këto kallëzime, i referohen veprave penale në disa fusha, që nga shpërdorimi i detyrës, mashtrimi dhe fshehja e taksave por edhe veprimtari të paligjshme në lojërat e fatit dhe pastrimi i parave. Por përballë këtyre 192 çështjeve, Prokuroria e ka informuar Ministrinë vetëm

Debati Rama-Blushi

Ngjela: PS juridikisht nuk ka kryetar

Shkëlqim Cani

Raportimi në Kuvend

për 10 raste, që përbëjnë pak më shumë se 5 për qind e totalit. Nga këto, në një rast Prokuroria ka vendosur të mos e fillojë hetimin, në dy të tjerë e ka pushuar çështjen, ndërsa për 7 kallëzimet e mbetura ka vendosur delegimin e dosjeve”, - theksoi në letër Cani. Letra Në krye të letrës së tij drejtuar kryeprokurorit Llalla, ministri Cani informoi se Ministria e Financave dhe institucionet që ajo ka në varësi, kanë paraqitur pranë organit të akuzës 192 kallëzime penale, të cilat implikojnë 569 autorë. Përballë këtyre kallëzimeve, sipas ministrit, Prokuroria ka pasur një qëndrim pasiv, pasi janë proceduar me hetim deri tani vetëm 5% e rasteve. Përballë kësaj situate, Cani shpreh në letrën e tij shqetësim dhe kërkoi vëmendjen e Kryeprokurorit për mungesën e informimit mbi çështjet e kallëzuara. Ndaj, në fund të letrës që i dërgon Prokurorit të Përgjithshëm, ai ka bashkëlidhur edhe të dhënat e detajuara për rastet që janë kallëzuar nga Ministria e Financave. Në këtë listë, mësohet se janë të kallëzuar një sërë ish-zyrtarësh të Ministrisë dhe Drejtorisë Tatimeve dhe asaj të Doganave. Vetëm dy ditë më parë në një intervistë televizive, i pyetur lidhur me kërkesat e ndërkombëtarëve për rezultate në luftën kundër korrupsionit, Kryeministri Rama deklaroi se nuk kanë munguar kallëzimet nga ana e

Kreu i PLiDr-së Spartak Ngjela komenton debatin e fundit për zgjedhjet e kreut të Partisë Socialiste, duke deklarua se forca më e madhe politike në vend aktualisht nuk ka kryetar. Ka problem madhore në këtë Partinë Socialiste. PS juridikisht nuk ka kryetar”, tha ai i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24. Ndërkohë, i pyetur mbi çështjen e integrimit të vendit në BE, avokati bëri me dije se Rama ka një pengesë të madhe përpara. “BE është pengesa që duhet të kalojë Rama. Por për këtë ai nuk mund të fajësojë opozitën”, tha Ngjela. Duke komentuar nivelin e krimi-

Çfarë tha Llalla për luftën kundër korrupsionit Në fund të letrës që i dërgon Prokurorit të Përgjithshëm, ai ka bashkëlidhur edhe të dhënat e detajuara për rastet që janë kallëzuar nga Ministria e Financave. Në këtë listë, mësohet se janë të kallëzuar një sërë ishzyrtarësh të Ministrisë dhe Drejtorisë Tatimeve dhe asaj të Doganave

Në vitin 2013 ka një rritje prej 22% të numrit të procedimeve penale të regjistruara për vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga punonjësit shtetërorë ose në shërbim publik në krahasim me vitin 2012. Në lidhje me të pandehurit, për grup vepra penale kundër korrupsionit, vihet re një rritje e numrit të të pandehurve të regjistruar prej 18.5% krahasuar me një vit më parë. Është konstatuar një ulje e numrit të pandehurve, të cilët i janë dërguar gjyqit prej 13%. Por, ndërkohë, ka rritje të numrit të pandehurve të dënuar nga gjykata me 67% përkundrejt vitit 2012. qeverisë në organin e akuzës. “Mund të them për sa më takon se jam i bindur se në tryezën e Prokurorit të Përgjithshëm janë rastet e nevojshme për të dhënë një shembull për luftën kundër korrupsionit nga niveli më i lartë deri tek më i ulëti. Unë dua të besoj se Prokurori do ti dalë fjalëve me vepra”, - tha Rama. Ndërkohë, kryeprokurori Adriatik Llalla në raportimin e tij në Kuvend lidhur me punën e organit të akuzës, sa i përket korrupsion-

nalitetit në vend, kreu i PLiDr-së bëri me dije se një ndër institucionet që po has probleme, është Ministria e Brendshme. “Ministria e Brendshme është më e dobët se krimi. Shqipëria është shndërruar në një vend tritoli”, theksoi ai. Ccështja e diskutimeve për zgjedhjen e kreut të PS-së ka ardhur në qendër të vëmendjes pas pas debateve mes njërit prej eksponentëve të Partisë Socialiste Ben Blushi dhe vetë kryeministrit Rama. Deputeti socialiste bëri me dije se tashmë

Referuar këtyre shifrave, duhet theksuar se nga ana e prokurorisë është kryer një analizë më e plotë e fakteve të referuara. Kjo ka ndikuar që një pjesë e kallëzimeve, të cilat nuk kanë qenë të plota, të rikthehen për hetime të mëtejshme. Diçka e tillë ka ndikuar në uljen e numrit të të pandehurve që janë dërguar për gjykim. Nga ana tjetër, për rastet me prova të mjaftueshme, nga ana e prokurorisë janë kryer hetime të plota dhe janë dërguar me prova në gjykatë. Kjo ka ndikuar në rritjen e numrit të personave të dënuar, që, siç u theksua më lart, janë 67% më shumë krahasuar me një vit më parë. it theksoi se kishte një përparim të dukshëm të aktivitetit, falë sipas tij edhe aktivizimit më madh të qytetarëve. “Ka një rritje të procedimeve penale me 12% krahasuar me vitin 2012, duke arritur në 54% vitin e shkuar. Nga ana e prokurorisë është kryer një analizë më e plotë e fakteve të referuara. Kjo ka ndikuar që një pjesë e kallëzimeve, të cilat nuk kanë qenë të plota, të rikthehen për hetime të mëtejshëm”, kishte pohuar Llalla.

afati i Ramës si kreu i PS-së ka skaduar dhe se në bazë të statuti sipas tij, duhet të zhvillohen zgjedhje për kryetarin e ri. “Statusi i partisë presupozon se kryesia mblidhet njëherë në muaj, asambleja njëherë në dy muaj. Dhe Zgjedhjet për partinë njëherë në katër vjet. Në fund të muajit tetor duhet të kishim zgjidhjet. Edi Rama fatkeqësisht është pa mandate”, ka deklaruar Blushi. Ndërkohë, Rama në kundërpërgjie të deputeti u shpreh se sipas modelit anglez,

nëse kryeministri është njëherësh dhe kryetar partie, nuk ka nevojë për zgjedhje. “Kam qenë unë që e kam futur sigurisht bashke me të tjerët, pas fitores time për parimin një anëtar një votë. As Neë Liberal dhe në asnjë parti tjetër, kur partia fiton zgjidhjet nuk hynë zgjedhje të brendshme për liderin e partisë që dhe në statusin tonë është Kryeministër. Por në atë moment partia kthen kokën andej nga duhet ta mbajë, nga populli”, ka theksuar kreu i qeverisë. Statuti i partisë socialiste përcakton që zgjedhjet për kreun e kësaj force bëhen çdo katër vjet.


3

E diel, 27 prill 2014

Politikë

Intervista

Aldo Bumçi:

Si do të zhvillohen zgjedhjet në PD dhe pse Tirana ndahet në tri degë “Përçarje në PD?”, Bumçi: Nuk janë të vërteta. Shqipëria është një vend i vogël dhe merret vesh gjithçka

D

eputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, propozon që dega e PD-së për kryeqytetin të ndahet në tri degë. Në një intervistë për gazetën “Standard”, Bumçi argumenton se përse dega e Tiranës duhet t’i nënshtrohet kësaj ndarjeje të re dhe deklaron se këtë propozim ia ka paraqitur edhe strukturave më të larta drejtuese. Në intervistën e tij, Aldo Bumçi e cilëson veten si ish-kryetar të degës së Partisë Demokratike për Tiranën dhe këtë për faktin se mandati zyrtar tashmë i ka përfunduar, paçka se në strukturat e PD-së nuk janë bërë zgjedhje të reja vitin që shkoi. Deputeti i Partisë Demokratike komenton edhe udhëzimin e ri që u shpërnda pak javë më parë nga kryetari Lulzim Basha, si dhe fazën në të cilën ndodhet përgatitja e zgjedhjeve për strukturat drejtuese në parti. Gjithashtu, Bumçi komenton edhe debatet e fundit, kryesisht në media, për mosrikandidimin e deputetëve apo të të zgjedhurve vendorë në krye të degëve të Partisë Demokratike.

Intervistoi Florenc Drizari -Zoti Bumçi, pak ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, inicioi hapjen e procesit për anëtarësimet e reja në Tiranë si dhe rifreskimin e bazës së të dhënave për PD-në. Pse Tirana e fundit? Aldo Bumçi: Nuk ka pasur ndonjë arsye, por duke qenë se partia është në Tiranë, është menduar se do të avancojë më shpejt se qytetet e tjera dhe prandaj u la në fund. Këtu do të përdoret një mekanizëm ndryshe për anëtarësimet, përdorimi i internetit është shumë më i zgjeruar në qytetin e Tiranës sesa në rrethe. Pra, do të përdoret mekanizmi online i aplikimeve. -Ky proces do jetë vetën online apo do të shkojë paralel me anëtarësimet siç janë bërë në qytetet e tjera të vendit? Aldo Bumçi: Anëtarësimet e reja mund të bëhen edhe online që është një mënyrë që shkurton kohë dhe u jep një hapësirë më të madhe atyre që duan të bëhen pjesë e Partisë Demokratike. E dyta, do të përdoren edhe mekanizmat e tjerë si ftesat derë më derë dhe mendojmë se këtu do të avancojmë më shpejt. Nuk ka pasur asnjë arsye tjetër se përse Tiranë u la Selia e PD në fund dhe për të avancuar pro-

Propozimi që Tirana të ndahet në tri degë nuk është një propozim i ri. Unë, që kur mora detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike të Tiranës, që ishte muaji maj i 2009-ës, vura re që ishte e pamundur fizikisht. Ti duhet të ndjekësh Tiranën, çdo minibashki në Tiranë është një qytet i madh i Shqipërisë dhe në kryeqytet ka 11 të tilla

cesi për zgjedhjet për Këshillin, Kuvendin dhe gjithçka tjetër duhet të përfundojë dhe Tirana, kështu që duhet të përfundojnë të gjitha, pastaj do të vazhdojë faza tjetër, ajo e zgjedhjeve. -Pak ditë më parë Partia Demokratike shpërndau një udhëzim për bazën dhe anëtarësinë e saj që pritet të rregullojë zhvillimin e zgjedhjeve brenda strukturave të partisë. A jeni ju dakord me këtë draft dhe çfarë sjell ky? I referohem edhe mosrikandidimit të deputetëve apo vendorëve në degët e PD-së në rrethe. Aldo Bumçi: Mendoj se çdo dokument, çdo vendim duhet parë në kohën që merret. Pra, vlerësimi bëhet dhe nuk ka nevojë që të shikohet si një dokument, se nuk po shkruajmë këtu librin e shenjtë dhe udhëzimet e Zotit, të cilat janë të pandryshueshme. Në opozitë një forcë politike ka nevojë të motivojë njerëz. Në qeverisje ti ke një mijë mundësi të motivosh njerëz nga pozicionet e larta, ministra, zëvendësministra, kabinetet politike, drejtuesit e agjencive kryesore, prefektë, drejtorët e mëdhenj, e kështu me radhë. Pra ke një armatë me njerëz që janë pozicione politike të administratës që mund të motivosh njerëz; dhe në këtë mënyrë njerëz të cilët nuk zgjidhen dot kryetarë partie kanë mundësi të jenë në pozicione të tjera dhe të jenë pjesë e ekipit dhe të kontribuojnë për të nxjerrë në pah aftësitë e tyre për të vazhduar karrierën. Në opozitë të gjitha këto nuk kanë mundësi. Atëherë nuk është se një deputet nuk ka kohë apo nuk e bën dot punën e kryetarit të partisë, mendoj se një person i dedikuar tërësisht një pune e bën më mirë se një person që ka dy funksione, por një deputet mund ta kryejë atë detyrë, dhe ne kemi nevojë të motivojmë njerëz. Ne kemi një grup parlamentar që në qoftë se aleatët në një moment i lëmë jashtë, jemi 50 deputetë, atëherë, nëse ne motivojmë edhe 50 të tjerë, a është kjo diçka e mirë? Mendoj se është shumë e mirë. Pra, unë si ish-kryetar i degës së Tiranës mund të quhet tashmë, jam deputet, kam një platformë dhe kam mundësi që të kontribuoj për forcën time, për qytetarët dhe të kem mundësi të dal në pah nëse unë realisht kam vlera. Pra, e kam një platformë të rëndësishme siç është Kuvendi i Shqipërisë, por të tjerë të rinj ose të tjerë me përvojë që duan të kontribuojnë do të kenë mundësi që të kenë një platformë të rëndësishme që është ajo e kryetarit të degës në Tiranë apo në të tjera qytete të mëdha. Këtë e shikoj me vend që kjo ndarje na shërben shumë sot në

Aldo Bumçi

opozitë për të motivuar njerëz, për të ngritur ekipe dhe në këtë krijohet më shumë energji. Kjo vlen edhe për zgjedhurit vendorë. Ai që është kryetar bashkie apo komune i dedikohet punës së tij. -Z. Bumçi, është aluduar kohët e fundit në disa media se në Partinë Demokratike ka pasur përplasje lidhur me këtë udhëzim. Sa të vërteta janë këta zëra? Aldo Bumçi: Nuk janë të vërteta. Shqipëria është një vend i vogël dhe këtu merret vesh gjithçka. A ka gjë që s’merret vesh këtu e jo më në një forcë të madhe politike, në diskutime që bëhen kur janë me dhjetëra deputetë apo ekipe? Si mund të mbahet diçka e fshehtë? Nëse dikush pret që në Partinë Demokratike të ketë përçarDo të përdoret një mekanizëm ndryshe për anëtarësimet, përdorimi i internetit është shumë më i zgjeruar në qytetin e Tiranës sesa në rrethe

je, nuk ka. Nëse dikush ëndërron dhe ka vënë shpresën që këtu të ketë një përçarje dhe ne të jemi të qetë, përsëri e ka gabim dhe duhet ta vendosë shpresën diku tjetër e jo këtu. Ka pasur diskutime normale, madje më pak sesa unë kam pritur. Pse më pak? Mund të jetë një frymë e përgjithshme që duke qenë në opozitë, ne dëshirojmë të ruajmë kohezionin, frymën e përgjithshme, pra, unë mendoj se më shumë diskutime mund të kishte, por ka pasur më pak sesa unë prisja. Mendoj se ka qenë kjo frymë që i ka bërë të gjithë që të jenë më të motivuar drejt një vullneti të përbashkët. -Ju keni hedhur propozimin që dega e Tiranës të ndahet në tri degë. Pse ky propozim? Aldo Bumçi: Ky nuk është një propozim i ri. Unë, që kur mora detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike të Tiranës, që ishte muaji maj i 2009-ës, vura

re që ishte e pamundur fizikisht. Ti duhet të ndjekësh Tiranën, çdo minibashki në Tiranë është një qytet i madh i Shqipërisë dhe në kryeqytet ka 11 të tilla. Jashtë Tiranës ke Kamzën, qytetin e 6-të të Shqipërisë. Paskuqani me Kasharin për numër popullsie janë ndër 12 të parët ose brenda dhjetëshes së parë. Më pas ke Vorën Bashki, ke Farkën që është shumë e madhe, ke Dajtin dhe një sërë komunash të tjera nga Zall-Herri, Petrela, në Bërzhitë, në Ndroq, Prezë e kështu me radhë. Atëherë, kjo nuk mund të ndiqet. Nëse do ta bësh punën tamam, nuk e bën dot. Atëherë le të ketë tri degë. Në këtë mënyrë edhe motivon njerëz, sepse vijnë persona me karrierë dhe me potenciale. Kryetari i qytetit; kryetari i zonës Paskuqan, Kamëz, Zall-Herr. Pra, kjo zonë ku mbizotërojnë kryesisht ata që kanë ardhur pas viteve ‘90 dhe kurora e Tiranës që fillon nga Dajti, Farka, Petrela, Kashari, Preza, Ndroqi, Vora e pjesa tjetër. Dhe përsëri brenda kësaj për qytetin duhet gjetur një mënyrë tjetër. Minibashkitë e Tiranës nuk mund të quhen grup-seksionesh se janë më të mëdha se Korça, më të mëdha se Lezha apo Gjirokastra. Atëherë edhe kryetarët e minibashkive duhet të kenë një status më të ngritur. Kjo është një mënyrë që i shërben organizimit më të mirë, motivon njerëz, rrit dinamikën e partisë dhe mendoj se i shërben këtij momenti më mirë. -A ka gjetur propozimi juaj një mbështetje në Partinë Demokratike? Aldo Bumçi: Po, mbështetje ka pasur, por ne nuk patëm proces zgjedhor nga 2009-a e deri më sot. Ka gjetur mbështetje nga të gjithë ata me të cilët unë kam biseduar. Ka gjetur mbështetje nga ish-kryetari i partisë, zoti Berisha, kur unë ia kam propozuar pas zgjedhjes, por duhet të hynim në proces zgjedhor për ta bërë. Edhe me zotin Basha kam biseduar dhe besoj se duhet lëvizur në këtë drejtim. -Pritet kjo të diskutohet gjatë këtij procesi? Aldo Bumçi: Unë mendoj se kjo duhet të bëhet në këto zgjedhje.


4

E diel, 27 prill 2014

Politikë Ish-kryeministri Berisha: Rama, takim për 156 minuta me kreun e ILDKPsë, asgjësim i institucionit

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për veprime antiligjore ndaj ILDPK-së me synim, sipas tij, asgjësimin e këtij institucioni. Për deputetin demokrat, dyshja Rama-Meta e kanë kthyer Inspektoratin e Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive në kalë beteje për të vjedhur. “Klika e oligarkëve Rama-Meta, që në fillim kishin përcaktuar ILDKP-në si kalin e betejës se tyre për të vjedhur vetë dhe me suitën e tyre pa shqetësim, ditën dhe natën, pasuritë publike dhe legalizuar ato nëpërmjet saj. Ata gjithashtu kanë vendosur të përdorin ILDKP-në e tyre si armë lufte, trillimi, falsifikimi, presioni dhe përbaltje të kundërshtarëve të tyre”, - shkruante Beri-

sha në rrjetin social “Facebook”. Më tej, ish-kreu i qeverisë bën të ditur se në fillim të javës që kaloi, në zyrën e kryeministrit Rama u zhvillua një takim, që zgjati 156 minuta, me kreun e ILDKP-së, Shkëlqim Gani. Sipas Berishës në këtë takim Rama ka parashtruar disa kërkesat ultimative ndaj kreut të ILDKP-së. “Falsifikimi i të gjitha deklaratave të pasurisë të Ramës dhe bashkëshortes së tij, me qëllim që të justifikohet ndërtimi i vilës me themele 57 m të gjerë, për të cilën nuk ekziston as dhe një fjale për burimin e parSali Berisha

ave me të cilat po ndërtohet”. Më tej Berisha ka cituar një tjetër kërkesë, që sipas tij, kreu i qeverisë i ka drejtuar kreut të ILDKP-së: “Falsifikim i çmimit nga i cili është blerë trualli i rezidencës se tij, pasi në dokumenta ekzistonte deklarata qesharake sipas të cilës Rama e kishte blerë truallin me 2 $ m2 ndërkohë që në atë zonë çmimi i faktuar është 50 $ m2. Të pranohen dokumentat fallco për pallatin 5 katesh të Linda Ramës, për të cilin nuk ekziston asnjë faturë tatimore bankare që të faktojë origjinën e parave me të cilat është

ndërtuar”. Po ashtu sipas ish-kryeministrit, krahas këtyre kërkesave, Rama në këtë takimi i ka dhënë Ganit: “alistën e politikanëve deputeteve armiq ndaj të cilëve ILDKP duhet të ngre me çdo kusht padi në Prokurori për ti përbaltur dhe b- listën e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe asaj Administrative si dhe gjykatësve të tjerë të listës, të konsideruar armiq nga klika e oligarkeve Rama-Meta për vendimet e tyre kundër vendimeve të qeverisë”. Në fund të mesazhit të tij, Berisha deklaroi se vetëm protestat janë përgjigja më e mirë ndaj mazhorancës qeverisëse. “Protesta dhe vetëm protesta është përgjigja ndaj Janukoviçit të Ballkanit”, - theksoi ai.

Reforma administrative

Mazhoranca: S’prekim Kushtetutën, për qarqet duhet opozita. Si ndryshojnë bashkitë e komunat Ministri Çuçi: Në qoftë se pas miratimit të hartës së re do kemi më pak qarqe, sigurisht që do të preket edhe shpërndarja e vendeve në Parlament

M

azhoranca qeverisëse thekson se puna në komisionin e posaçëm për reformën administrative territoriale ka të bëjë me reduktimin e numrit të komunave dhe bashkive e nuk do të prekë Kushtetutën. Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, deklaroi dje se vetëm nëse do të prekeshin qarqet atëherë do kishte nevojë për ndërhyrjet në Kushtetutë, por për këtë, sipas tij, nevojitet konsensusi i opozitës. “Në qoftë se opozita do vijë, ne do të kishim hapësira shumë më të mëdha dhe si të thuash s’do të kishim pengesa për të ndërhyrë edhe në kushtetutë, nivelin e dytë të qeverisjes që janë qarqet. Pavarësisht se parlamenti mund të sigurojë votat e duhura numerikisht, mazhoranca është e vendosur që Kushtetuta, sigurisht, nuk mund të ndryshohet thjesht me kartonë, por kushtetuta do frymën e konsensusit brenda”, - tha Çuçi në një intervistë për “A1 report”. Nga

këtu ka vend për debat por sigurisht nuk është se bëhet për qëllim politik të caktuar për të favorizuar një force politike apo jo”, - deklaroi Çuçi. Krerët vendorë Për ministrin e Çështjeve Vendore, me ligjin e ri që parashikohet të jetë gati në korrik, parashi“Mazhoranca është e vendosur që Kushtetuta, sigurisht, nuk mund të ndryshohet thjesht me kartonë”- tha Çuçi

ana tjetër, sipas ministrit, në qoftë se pas miratimit të hartës së re do jenë më pak qarqe, kjo do të prek në një farë mënyre edhe shpërndarjen e vendeve në parlament, gj kjo që thek-

soi ai, mbetet në teori. “Në qoftë se do merremi vetëm me numrin atëherë do ta çonte në një rimodelim apo rishpërndarje të vendeve në parlament për deputetë. Kështu qe unë mendoj se

kohet të ndryshohen kompetencat e krerëve vendorë. “Nga një vlerësim nga ekspertët rezulton që vetëm 1015% e njësive vendore arrijnë të ushtrojnë kompetenca që sot që flasim ia ka dhënë ligji. Meqë ne kemi tani në axhendë dhe ndarjen administrative-territoriale atëherë pa disku-

tim që ne do ta rishohim edhe këtë raport të kompetencave. Ky është një nga rishikimet më serioze, do bëjmë këtë radhë, pikërisht, mënyrën e financimit të njësive të qeverisjes vendore për ti garantuar njësitë vendore ushtrimin e kompetencave që vetë ligji i ka dhënë”, - tha Çuçi. Ndërkohë, në raportimin e nesërm në komisionin e posaçëm parlamentar për reformën, ministrit deklaroi se do të propozojë një grup kriteresh që lidhen me zonat funksionale që janë të afta për tu vetëqeverisur duke shfrytëzuar burimet e veta natyrore e njerëzor. Në seancën e kaluar parlamentare, mazhoranca votoi heqjen e një anëtari të opozitës nga komisioni i posaçëm, për të bërë të mundur marrjen e vendimeve në të. Ndërkohë opozita ka kërkuar nga qeveria që të reflektojë dhe të pranojë kërkesën për konsensus deri në votimin në Kuvend të reformës administrative territoriale.

Marrëveshja

Shefi i FMN-së, Ilahi: Debatet me qeverinë, taksa progresive u zgjodh nga mazhoranca Shefi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë Nadeem Ilahi zbardh detaje nga marrëveshja me qeverinë shqiptare. “Ideja ishte të ndërmerreshin disa veprime. Njëri prej tyre ishte të dilnim me një plan, në bazë të të cilit qeveria do të binte dakord që të merrte disa masa, në mënyrë që borxhi publik të ulet në një periudhë tre apo pesëvjeçare dhe pikërisht për këtë diskutuam me qeverinë. Ramë dakord për një program, i cili është tashmë publik, në bazë të të cilit borxhi

Nadeem Ilahi

publik duhet të ulet, por jo shumë shpejt, për shkak se nëse ulet shumë shpejt, atëherë ekonomia vuan. Ideja është që ai të fillojë të ulet në vitin 2015. Një tjetër pikë ishte që të dilnim me disa masa për të reduktuar deficitin. Për këto masa kemi rënë dakord dhe janë pjesë e buxhetit të vitit 2014”, - tha ai në intervistën për “Monitor”. Më tej, Ilahi theksoi se përgjatë gjashtë muajve në vijim, FMN do të diskutojë me qeverinë se çfarë duhet bërë për buxhetin e vitit 2015. “Ajo që ka ngjallur dis-

kutime është se në raportin e stafit të FMN-së ka disa masa që rekomandohen të shikohen. Sigurisht që do të zgjidhni disa prej tyre, por i takon qeverisë që të bëjë rregullimet për dy vitet në vijim, por nuk është e thënë që të gjitha këto masa do të duhet të zbatohen”, - deklaroi shefi i FMN-së, ku sipas tij kushtet kanë të bëjnë pikërisht me faktin se detyrimet e prapambetura duhen paguar, në një mënyrë transparente, të drejtë dhe të shpejtë. Ndërkohë sa i përket një prej temave që hasi

debat të gjerë si para zgjedhjeve elektorale ashtu edhe gjatë këtyre 7 muajve të qeverisë së majtë, të taksimit progresiv, Ilahi nënvizoi se kjo ishte zgjedhje e mazhorancës dhe jo e Fondit Monetar. “Ajo që nuk duam është që të bëhen zgjedhje që ndikojnë në uljen e të ardhurave në buxhet, sepse kjo shkakton probleme afatgjata. Por zgjedhjet e politikave janë të qeverisë. Ishte qeveria që vendosi që të zbatonte taksën progresive, në vend të asaj të sheshtë”, - pohoi ai.


5

E diel, 27 prill 2014

Politikë

Ndarja e re administrative

Si ndikon reforma në Kodin Zgjedhor dhe ku ndahet PS-ja nga PD-ja për territorin Bashkim Fino: Nuk ka lidhje fare harta territoriale-administrative për komunat dhe bashkitë me Kodin Zgjedhor Florenc Drizari

Reformë të njëanshme? Opozita paralajmëron mbajtjen e referendumeve

K

uvendi i Shqipërisë miratoi të enjten e fundit ndryshimet në komisionin e posaçëm për reformën administrativo-territoriale, duke ia kaluar shumicën koalicionit qeverisës PSLSI, ndërsa ditën e hënë pritet që ky komision të fillojë nga puna. Nga ana e saj, opozita ka paralajmëruar se një reformë e tillë nuk mund të bëhet e vetme dhe nëse kjo nismë do të ndodhë, mazhoranca do të përballet me protesta në rrugë e sheshe të Shqipërisë. Kjo çështje ka shoqëruar debatet politike prej disa javësh mes pozitës dhe opozitës dhe sipas qëndrimeve të fundit publike mes palëve, pritet që situata të vijojë e tensionuar. Opozita akuzon mazhorancën se me miratimin e vetme të kësaj reforme tentohet cenimi i zgjedhjeve të ardhshme vendore, ndërsa përpos këtyre qëndrimeve, mazhoranca thekson se një reformë e tillë është e domosdoshme jo vetëm për t’i kursyer vendit rreth 80 milionë dollarë në vit, por edhe për të miradministruar disa vendimmarrje lokale për të cilët pushteti vendor aktualisht nuk është në gjendje t’i realizojë. Përtej qëndrimeve politike për kohën në të cilën ndërmerret kjo reformë, referuar edhe marrëdhënieve aktuale mes pozitës dhe opozitës, duket se një tjetër ndarje është edhe në nivel teknik të kësaj reforme. Më konkretisht, përfaqësues të opozitës thonë se me ndryshimet që pretendohet të bëhen, reforma do të kërkojë ndryshime edhe të Kodit Zgjedhor. Nëse zmadhohet ose zvogëlohet një qark, ndikon në mënyrën se si funksionon sistemi zgjedhor dhe si

Seancë parlamentare

zgjidhen deputetët, kanë thënë përfaqësues të opozitës. Sipas tyre, impakti që ka reforma duke sjellë dizenjimin e një harte të re, nuk është reformë. Deputetë të opozitës kanë thënë se të bësh kufij të ri të bashkive dhe komunave pa prekur asgjë tjetër, do të ndikonte tek Kodi Zgjedhor dhe do të kërkonte rishikimin e tij. Nëse kjo nuk bëhet, sipas opozitës, procesi do të sillte çudira në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe ato parlamentare. Por çfarë thotë mazhoranca, e cila duket e vendosur që këtë reformë ta mbyllë edhe pa opozitën brenda muajit korrik, edhe pse thirrjet për uljen e pakicës parlamentare në një tryezë nuk mungojnë. Në konferencën e fundit për mediat, kryetari i komisionit të posaçëm për reformën administrativo-territoriale, Bashkim Fino, pyetjes se a do të shoqërohet harta e re territoriale me ndry-

shime në Kodin Zgjedhor, iu përgjigj se nuk do të ketë efekte të tilla dhe se kjo nuk është qëllimi i mazhorancës. “Absolutisht jo! Nuk ka lidhje fare harta territoriale administrative për komunat dhe bashkitë me kodin zgjedhor. Sot kemi 12 qarqe dhe prefek“Ne do afrojmë dhe bashkojmë komunat dhe bashkitë, në një numër më të vogël bashkish, kaq”- tha Fino

tura, aty janë. Ne çfarë do bëjmë? Do afrojmë dhe bashkojmë komunat dhe bashkitë, në një numër më të vogël bashkish, kaq”, - ka thënë pak ditë më parë deputeti i PS-së, Bashkim Fino. Ndërkaq, nëse i referohemi Kodit Zgjedhor, njësitë vendore janë edhe zona

Miratimi i njëanshëm i reformës administrative-territoriale nga mazhoranca pritet të kundërshtohet nga pakica parlamentare edhe nëpërmjet mbajtjes së referendumeve. Pak ditë më parë, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, paralajmëroi se një reformë pa pjesëmarrjen e opozitës do të ballafaqohet me qytetarët shqiptarë. “Nëse do të kishim konsensus shumë shpejt do të arrinim në të peshonim shpejt divergjencat e të arrinim në konsensus teknike, me një asistencë të shkëlqyer ndërkombëtare dhe vendase. Do të bënim të gjitha zgjidhjet e nevojshme, të miratonim ligjin në draft zgjedhore dhe referuar Kodit, KZAZ është Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor, që ngrihet dhe funksionon në përputhje më këtë Kod për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë dhe zgjedhjet vendore. Referuar terminologjisë së Kodit Zgjedhor, Zonë zgjedhore është ndarja administrativo-territoriale e qarkut për zgjedhjet në Kuvend dhe bashkia apo komuna për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore. Sipas nenit Neni 27 (ndryshuar me ligjin nr. 74/2012) Zonat e Administrimit Zgjedhor, thuhet: 1. Zonat e Administrimit Zgjedhor ngrihen dhe funksionojnë për çdo lloj zgjedhjeje dhe referendumi, sipas këtij Kodi. 2. Juridiksioni territorial i ZAZ-ve si rregull është i njëjtë me rrethin administrativ, sipas ligjit që rregullon organizimin territorial të Republikës së

dhe ta konsultonim me të gjithë, ne me pjesën tonë, ata me pjesën e tyre dhe do të kishim një përfshirje të plotë, qoftë në nivelin horizontal politik, qoftë në nivelin vertikal që është politika me elektoralin, dhe kjo do ta bënte të panevojshme konsultimet që mund të shkojnë deri në nivelin e referendumeve. Ta harrojë z. Rama dhe z. Meta dhe kushdo tjetër se mundet të shmangin vullnetin e zgjedhësve në të gjithë Shqipërinë për të thënë fjalën e tyre për një nga reformat, për sa kohë nuk ka konsensus”, - ka deklaruar më parë deputeti Oerd Bylykbashi gjatë një interviste televizive. Shqipërisë. Rrethet që kanë më shumë se 60 mijë shtetas me të drejtë vote ndahen nga KQZ-ja në më shumë se sa një Zonë e Administrimit Zgjedhor, në përputhje me kriteret e mëposhtme: a) pandashmëria e territorit të komunës dhe bashkisë; b) vazhdimësia dhe kompaktësia e territorit, duke shmangur barrierat gjeografike; c) mundësi të mira komunikimi brenda territorit; numër i përafërt zgjedhësish. 3. Asnjë Zonë Administrimi Zgjedhor nuk mund të shtrihet gjeografikisht në dy ose më shumë qarqe apo rrethe të ndryshme brenda të njëjtit qark. 4. Bashkitë me më shumë se 30 mijë shtetas me të drejtë vote përbëjnë zonë administrimi zgjedhor më vete, kur numri i përgjithshëm i shtetasve me të drejtë vote në shkallë rrethi është më i madh se 60 mijë etj.

PD: Dëshmitë tronditëse për trafikun e Kreu i SHISH-it reagon drogës vënë nën akuzë dyshen Rama-Meta për çështjen e drogës Partia Demokratike reagoi dje me anë të një deklarate për mediat, duke thënë se dëshmitë e dala së fundmi tregojnë implikimin e krerëve të qeverisë në trafiqet e drogës. Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, deklaroi se dëshmitë tregojnë se avionët e drogës, janë ulur në territorin tonë. “Genti Kuqi, banor i Bedatit në Lushnjë, deklaroi para kamerës së “News 24” se ka parë avionin të ulet në rrugën Bedat-Adriatik. Disa persona me fuoristradë e kanë ndaluar atë dhe 20 banorë të tjerë dhe nuk i kanë lënë të kalojë për 25 minuta derisa

Laura Vorpsi

avioni është ulur dhe ka ikur sërish. Kjo dëshmi, dëshmitë e banorëve të Kardhiqit, dokumente zyrtare të bëra publike janë tregues rrëqethës të faktit se territori i Shqipërisë është kthy-

er në një pistë të narkotrafikantëve. Në Gjadër, në Lushnjë, në Kardhiq etj. avionë ngarkohen me drogë dhe e trafikojnë atë në vende të tjera. Këto dëshmi regjistroi edhe gazetari Telnis Skuqi, i cili u kërcënua me jetë, sepse prishi rehatinë e trafikantëve. Kërcënimi i gazetarit me një kokë të prerë dhie ishte një akt mafioz tronditës. Akoma më tronditës është fakti se edhe sot e kësaj dite Kryeministri Rama hesht për këtë akt gangsterësh duke u vetëdenoncuar kësisoj si palë me narkotrafikun dhe jo me të vërtetën”, - deklaroi Vorpsi.

Pas debateve politike për çështjen e implikimit të mundshëm të strukturave të FA-së në trafikun e drogës, ka ardhur edhe reagimi i SHISH-it. Kreu i këtij institucioni, Visho Ajazi Lika, i quan spekulime mediatike dhe politike qëndrimet e fundit lidhur me çështjen e drogës. Sipas një deklaratë nga SHISH, me këtë informacion po abuzohet në dëm të punës së shërbimit e të interesit të vendit. “Ky informacion jo vetëm nuk përmban asnjë fakt të vërtetuar nga ne lidhur me trafikimin e drogës përmes infrastrukturës ush-

tarake, por po shpërdorohet në një formë krejt të papranueshme, që cenon drejtpërdrejt punën dhe imazhin e Shërbimit Informativ të Shtetit”, - thuhet në deklaratë. Kreu i SHISH-it sqaron se puna e institucionit që ai drejton, është t’u përcjellë autoriteteve të larta, në formë të klasifikuar, informacione jo vetëm mbi faktet e vërtetuara, por edhe mbi çdo dyshim të arsyeshëm, që gjykohet se mund të vlejë për të ndaluar e parandaluar fenomene ose ngjarje të rrezikshme për sigurinë e vendit.


6

E diel, 27 prill 2014

Kronikë

Vrasja

Lushnje

Viktima dhe autori qëlluan njëri-tjetrin, krimi për borxhin Policia, autori Agron Goxhaj me precedentë penal për plagosje, kishte raport shoqëror me viktimën Të afërmit e Aurel Zenkës: Ishte djalë i mirë dhe nuk kishte probleme, jemi të tronditur Anxhela Tato

A

urel Zenka dhe Agron Goxhaj kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit pas konfliktit për lekët që autori ia kishte huazuar viktimës. Të pranishëm në krim mësohet se kanë qenë edhe dy shokë të autorit Agron Goxhaj, të cilët i kanë ardhur në ndihmë, kur kanë parë jashtë dy djemtë duke u konfrontuar fizikisht. Nga dëshmitë dhe të dhënat e policisë autori dhe viktima kanë qenë të armatosur dhe kanë hapur të dy zjarr. Ndërsa viktima ka marrë një plumb në kokë dhe katër plumba në qafë, autori ka mbetur i plagosur dhe është larguar me vrap, i ndihmuar nga shokët e tij. Ndërkohë që ende nuk specifikohet se sa herë është goditur me armë viktima, policia flet për gjashtë të shtëna, ndërsa banorët tregojnë se është qëlluar 8 herë. Viktima ka marrë një plumb në kokë dhe katër plumba në qafë, autori ka mbetur i plagosur dhe është larguar

Nga të dhënat e para të ekspertizës mjeko-ligjore thuhet se Aurel Zenka ka humbur jetën nga plaga tejshpuese në kokë. Viktima është qëlluar në kokë dhe në qafë dhe nga hemorragjia ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes. Dëshmitarë të zonës rrëfejnë se dy djemtë ishin në një lokal, kur kanë nisur të zihen me njëri-tjetrin. Debati ka vijuar në rrugë në afërsi të një tuneli, kur janë dëgjuar të shtëna dhe britma. Banorët e zonës kanë tentuar që t’i vijnë në ndihmë Aurel Zenkës, por ka qenë e kotë,

Aurel Zenka

pasi 38-vjeçari kishte humbur jetën. Ndërkohë që shokë të viktimës janë ende të tronditur për krimin. Ata shprehen se viktima nuk ka pasur konflikte apo probleme. Shokët e përshkruajnë Aurelin si një djalë mjaft të mirë, i cili lekët i ka fituar me djersën e ballit dhe mundin e punës. “Jemi shumë të tronditur nga ky krim. Nuk e dimë se për çfarë arsye ka ndodhur. Reli nuk ka pasur probleme me askënd dhe as konflikte. Ai ishte djalë shumë i mirë dhe çdo gjë e ka fituar me djersën e ballit. Nuk dimë çfarë të themi dhe nuk dimë asgjë”, - shprehen shokët e viktimës. Hetimet Pista kryesore ku janë përqendruar hetimet e policisë është sherri për borxhin. Sipas të dhënave të policisë ka dyshime se autori i ka pasur lekë borxh viktimës dhe për ketë shkak janë konfliktuar me njëritjetrin. Viktima dhe autori kanë debatuar gjatë paradites dhe pasdite janë ulur në kafe për tu sqaruar. Por

Vendi ku ndodhi krimi

Dëshmitarë të zonës rrëfejnë se dy djemtë ishin në një lokal, kur kanë nisur të zihen me njëritjetrin

sherri ka vazhduar duke degraduar në dhunë fizike. Nga burimet bëhet me dije se në momentin që të dy kanë dalë jashtë lokalit janë drejtuar për tek tuneli afër shkollës “1 Maji”. Debati ka përfunduar në konfrontim fizik, dhe ky është momenti kur kanë ndërhyrë edhe dy shok të autorit, i cili i ka drejtuar armën 38-vjeçarit Zenka. Në këtë moment viktima i trembur ka nxjer-

rë armën dhe e ka shkrepur atë duke plagosur autorin. Ka pasur shkëmbim zjarri mes të dyja palëve dhe në tokë ka rënë viktima. Burime sqarojnë se viktima është qëlluar mbi pesë herë nga autori. Ai ka marrë një plumb në kokë dhe disa plumba në qafë. Ndërsa janë shoqëruar rreth 15 veta në komisariat për tu marrë në pyetje, përfshirë këtë dëshmitarë të ngjarjes dhe të afërm e miq të viktimës. Burime bëjnë me dije se autori rezulton të jetë person i skeduar për plagosje, por nuk sqarohet se për cilën ngjarje bëhet fjalë. Përsa i përket viktimës, ai ishte pronar i një lokali në zonën e ish-Bllokut dhe mik me autorin. Burime sqarojnë se të dy kanë qenë miq, por janë konfliktuar për shkak të borxhit. Ndërsa banorë të lagjes shprehen se të dy djemtë rrinin shpesh nëpër lokalet e zonës “Ali Demi”. Ata uleshin për të parë ndeshje dhe dukeshin shumë të qetë. Ndërkohë që uniformat blu po vijojnë kërkimet për kapjen e autorit të krimit, i cili është zhdukur menjëherë pas vrasjes.

Dëshmoi për avionë me drogë, mbahet 30 minuta në polici Genti Kuqi Shoqërohet në polici Genti Kuqi, personi që dëshmoi për mikrofonin e “Neës24” se ka parë direkt sesi në Bedat u ul një avion i vogël. Genti Kuqi është shoqëruar sot nga forcat e policisë së komisariatit Lushnje për të dhënë detaje rreth asaj që ka parë një muaj më parë në Bedat të Lushnjës, Kuqi. Policia e Shtetit reagoi rreth mesditës mbi shoqërimin e shtetasit Genti Kuqi. Sipas Policisë, Kuqi u mbaj rreth 30 minuta në komisariat ku dha dëshmi për avionin. “Genti Kuqi dha dëshminë në komisariat për avionin. U mbajt për rreth 30 minuta dhe u dërgua me makinë policie në shtëpinë e tij”. Genti Kuqi, banor i fshatit Bedat të Lushnjes deklaroi më 25 Prill se rreth një muaj më parë ka parë të ulet një avion në rrugën “Bedat Adriatik”, rreth orës 09:00 të mëngjesit. Genti Kuqi bën të ditur se avioni ka qëndruar rreth 30 minuta dhe më pas është ngritur sërish duke u larguar drejt bregdetit.

Greqi

Gjenden 6 çanta me drogë, u transportua nga 3 mushka Sekuestrohen në kufi me Greqinë 6 çanta të braktisura me drogë, përkatësisht 200 kilogramë. Policia ka bërë me dije se çantat me drogë ishin braktisur në 23 prill, në Katajet, pranë Konispolit dhe transportohej nga 3 mushka. Burime nga policia bëjnë me dije se droga ishte lënë enkas në vendin e pikasur, për tu bërë e mundur dhe identifikimi i poseduesve, apo atyre që do ti merrnin.

Lezhë

Manipuluan zgjedhjet lokale, arrestohen 2 komisionerë Arrestohen dy komisionerët që falsifikuan rezultatin e votimit në zgjedhjet lokale të 8 majit të vitit 2001, në komunën Dajç të Lezhës, Gentian Kovaçi dhe Lulzim Paloka. Dy të arrestuarit ishin në kërkim sipas policisë së Lezhës, pasi gjykata i ka dënuar nga 8 muaj burg. Kovaçi

dhe Paloka u akuzuan bashkë me 6 komisionerët e tjerë Ndoc Marku, Mark Kola, Zef Gjoni, Pjetër Marku, Pal Prendi, dhe Gent Marku. Në qendrën e votimit, ku ata ishin komisionerë në zgjedhjet e 8 majit, kishin votuar dhe futur fletë votimi në emër të 66 banorëve votues, të cilët ish-

in emigrantë dhe nuk ndodheshin në Shqipëri në atë periudhë. Në komunën e Dajçit si kandidat për kryetar komune ishin Rrok Rroku përfaqësues i koalicionit politik “Aleancës për të Ardhmen” dhe Gjergj Doçi i koalicionit politik “Aleanca për Qytetarin”. Në përfundim të zgjedhjeve me ven-

dimin me Nr.471, datë 13.05.2011 të Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve Nr.37, Qarku Lezhë, “Për miratimin e Tabelës përmbledhëse të Rezultatit për Zgjedhjen e Kryetarit të Komunës Dajç” është vendosur shpallja si fitues i Z.Gjergj Gjin Doçi të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”.


7

E diel, 27 prill 2014

Kronikë

Vrau shtetasin Ylli Pepa

Humbet betejën ligjore, gjykata vendos ekstradimin e Fatjon Kaprit Avokatët luajnë kartën e gjyqësorit të korruptuar, gjyqtarët e Apelit rrëzojnë pretendimet dhe vendosin pro dërgimit për rigjykim në Shqipëri Skoci

K

a humbur betejën e gjatë ligjore, përfundimisht u vendos ekstradimi i tij në Shqipëri. Gjykata Penale e Apelit në Skoci vendosi të premten ekstradimin e Fatjon Kaprit, 34-vjeçari shqiptar të dënuar me 22 vite për vrasje nga Gjykata e Elbasanit. Pavarësisht vendimeve pro dhe kundër tij përgjatë këtyre viteve, avokatët e Kaprit nuk kanë mundur t’u mbushin mendjen tre gjyqtarëve të Apelit Penal, të cilët vendosën që ai të ekstradohet për në vendin e tij ku do t’i nënshtrohet edhe një procesi rigjykimi. Lajmi bëhet i ditur nga agjensia e lajmeve BBC, sipas të cilës i dënuari për vrasje e ka humbur luftën e tij për të mos u ekstraduar. Avokatët pretenduan se çdo rigjykim i çështjes në Shqipëri do të ishte i pandershëm., por që ligjet shqiptare lejojnë praktikisht që shtetasit shqiptarë të ndiqen penalisht për krimet që ata mund të kenë kryer jashtë vendit. Avokatët pretenduan edhe për korrupsion në gjyqësor, madje si një problem i vjetër në drejtësinë shqiptare, duke iu referuar Nenit 6 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Por, kanë reaguar gjyqtarët e Apelit të Edinburgut Lord Carloway , Lady Dorrian dhe zoti Bracadale, duke hedhur poshtë pretendimet e avokatëve. Gjykatësi Carloway u shpreh se “gjykata nuk dëgjoi asnjë provë se një proces i zakonshëm për vrasje apo edhe çdo proces i rregullt gjyqësor për ndonjë vepër të rëndë do të afektohej nga korrupsioni në drejtësi”. Madje, ai shtoi se “nëse korrupsioni ekziston në një shkallë të konsiderueshme në sistemin e drejtësisë, kjo është është deri diku në rastet kur ndiqen penalisht figura me influencë politike, pjesëtarë të krimit të organizuar apo për miqtë dhe familjet e tyre respektive”. Një vendim i disa kohëve më parë nga Gjykata Supreme e kishte liruar me kusht 34-vjeçarin Kapri. Vendimi Para vendimit të Gjykatës Supreme, e cila vendosi lirimin e tij, Gjykata Penale e Apelit në Edinburg në Skoci u shpreh pro ekstradimit për në Shqipëri të Fatjon Kaprit, të riut nga Elbasani, i dënuar nga gjykata e këtij qyteti

Fatjon Kapri

Romanca Megjithëse Fatjon Kapri ishte njëri prej shqiptarëve më të kërkuar nga Interpol Tirana, gjatë fshehjes në Skoci ai kishte ndërtuar një romancë dashurie me një grua skoceze duke jetuar një jetë të dyfishtë. Historinë e kësaj romance me killerin shqiptar, 44-vjeçarja me emrin Jean Goudie, nënë e tri fëmijëve, e ka rrëfyer kohë më parë për gazetën skoceze “Sunday Mail”, ndërsa është bërë publike edhe për median online “Express.co.uk”. “Ende nuk mund ta besoj kur policët e Strathclyde arrestuan Fatjonin dhe me treguan se ai është dënuar në mungesë me 22 vite burg me 22 vite burg për vrasjen e Ylli Pepës. Krimi i rëndë ka ndodhur në kryeqytetin anglez në Londër, ndërsa vendimi është dhënë nga Gjykata e Elbasanit pasi materialet hetimore iu përcollën asaj nga autoritetet britanike, të cilat e sollën për gjykim në Elbasan. Prej 4 vitesh, i riu nga Elbasani qëndron në qelitë e burgut në pritje të ekstradimit drejt Shqipërisë, ndërsa qysh në momentin e prangosjes në qershor të vitit 2010, ai ka vijuar betejat ligjore për mosekstradimin e tij në vendin tonë. Megjithatë, pavarësisht kë-

për vrasje. Ishte me të vërtetë një tronditje. Të gjithë ata që e kanë marrë vesh lajmin e arrestimit janë habitur. Kush e njeh e kupton se ai rrallë mund ta humbte durimin”, ka treguar ajo. Fatjon Kapri i cili në Skoci përdorte emrin Sajmir Sadiku, është njohur me Jeam në një dyqan ku ai punonte në qytetin e Gllasgout. Sipas saj, tri gjyqtarë nga Gjykata Penale e Apelit në Edinburg refuzuan kërkesën e tij për mosekstradimin drejt Shqipërisë. Kapri akuzohet se gjatë një sherri me shokun e tij Pepa, e ka qëlluar këtë të fundit 4 herë më thikë duke i shkaktuar vdekjen.

“Gjykata nuk dëgjoi asnjë provë se një proces i zakonshëm për vrasje apo edhe çdo proces i rregullt gjyqësor për ndonjë vepër të rëndë do të afektohej nga korrupsioni në drejtësi” reagoi gjykatësi Carloway

tyre tentativave, dje Gjykata Penale e Edinburgut ka pranuar kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e Kaprit për në Shqipëri. Arrestimi i tij 3 vite më parë u njoftua edhe nga autoritetet policore në Shqipëri, konkretisht nga policia e Elbasanit, e cila bëri me dije zyrtarisht se falë informacioneve të dhëna homologëve në Britaninë e Madhe, është rënë në gjurmët e Kaprit dhe Interpol ka bërë të mundur arrestimin e tij në Skoci, ku prej vitesh kishte ndërruar edhe identitet dhe kishte krijuar një lidhje dashurie me një skoceze. Ai ishte larguar drejt Gllasgout disa ditë pas krimit, duke u fshehur në identitetin e Sajmir Sadikut, ndërsa pas përfundimit të kolegjit ku përmirësoi dukshëm gjuhën angleze, ai filloi punë një në dyqan “Blue Lagoon” në Gordon Street, në qendër të qytetit. Akuza Fatjon Kapri, i cili prej vitesh fshihej nën identitetin e rremë Sajmir Sadiku akuzohet se në vitin 2001 ka vrarë me thikë në Londër shokun e tij Ylli Pepa. Sipas policisë, 34 vjeçari, lindur në Cërrik dhe banues në Elbasan, në lagjen “28 Nëntori”, është dënuar dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia që nga data 17 prill 2002. Këtë ditë ai është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor

Elbasan me 22 vite burg për veprën penale të “vrasjes me paramendim”. Policia ka bërë të ditur se ai akuzohet për vrasjen me thikë të Ylli Pepës. Ngjarja kishte ndodhur pas një zënke dhe 31-vjeçari e ka goditur me mjetin prerës Pepën, duke i sjellë dhe vdekjen. Kjo ngjarje ka ndodhur në shtetin britanik ndërsa pas dosjes së ardhur nga ky shtet, Fatjon Kapri, akuzohet se në vitin 2001 ka vrarë me thikë në Londër shokun e tij Ylli Pepa

gjykimi ka vijuar në Gjykatën e Elbasanit. Megjithëse vrasja ka ndodhur në Londër, sipas legjislacionit shqiptar, kur Prokuroria Shqiptare njoftohet për një vrasje të kryer nga një shtetas shqiptar, atëherë automatikisht nis procedimi penal. Oficerë të Scotland Yard së bashku me dëshmitarët okularë dhanë dëshmi në gjykatën e Elbasanit për vrasjen e Ylli Pepës duke paraqitur edhe provat e ADN-së që i përkisnin Fatjon Kaprit. Fillimisht ai e ka mohuar të jetë Fatjon Kapri, por, pasi është kryer krahasimi ADN-së së gjetur në trupin e viktimës, ka rezultuar se është e njëjtë me atë të Kaprit i cili pritet të ekstradohet shumë shpejt për në Shqipëri.


8

E diel, 27 prill 2014

Ekonomi

Publikimi

Qeveria dështon me taksën progresive, 12% më pak të ardhura se vjet nga tatimi mbi të ardhurat personale Me vonesë jo të zakonshme, Ministria e Financave ka publikuar vetëm dje tabelën me realizimin e zërave kryesorë të të ardhurave, shpenzimeve dhe deficitit buxhetor për periudhën nga janari deri në fund të marsit 2014 Ervin Kaduku

M

egjithëse ka hyrë në fuqi që më shumë se tre muaj më parë, projekti “Rama-Cani” për rritjen e të ardhurave buxhetore bazuar mbi taksimin progresiv mbi të ardhurat e shqiptarëve deri tani ka shënuar dështim. Vetëm ditën e djeshme, ky dikaster ka publikuar të dhënat mbi realizimin e zërave kryesorë të buxhetit për janar-marsin (të dhëna progresive të tre muajve bashkë), ku duket se plani i përgatitur që para se të vinte në pushtet nga PS nuk ka dhënë pasojat e pritshme. Kështu, në shifrat zyrtare të Financave del se akciza vijon me rënie, ndërsa rritja e tatimit fitimit është shumë poshtë nivelit prej 50% të parashikuar nga tatimet në fillim të vitit. Ndërkohë, kontributet për sigurime shoqërore janë gati 6 për qind më të ulëta se një

50%

Në shifrat të Financave del se akciza vijon me rënie, ndërsa rritja e tatimit fitimit është shumë poshtë nivelit prej 50% të parashikuar nga tatimet në fillim të vitit

vit më parë në të njëjtën periudhë tremujore. Tatimet dhe doganat kanë përmirësuar ndjeshëm ritmin e mbledhjes së të ardhurave në buxhet për tremujorin e parë të vitit, duke marrë veten nga fillimi i dobët i dy muajve të parë, ku me rezultat pozitiv paraqitet veçanërisht TVSH-ja, ndërkohë që financat janë ndihmuar dhe nga të ardhurat më të larta sesa pritej nga ndihmat (2.3 miliardë lekë më të larta se plani), duke ndikuar në 25% të shtimit të të ardhurave totale në buxhet. Sipas statistikave fiskale të publikuara nga Ministria e Financave, për tre mujorin e parë të vitit u mblodhën në buxhet 82 miliardë

Mbledhje qeverie

lekë, me një rritje prej 8.2% me bazë vjetore. Të ardhurat nga tatimet e doganat u zgjeruan me 9.3% (apo me rreth 4.8 miliardë lekë) me bazë vjetore në 56.3 miliardë lekë për periudhën janar-mars 2014. Zëri kryesor që ndikoi në ecurinë e mirë të të ardhurave nga tatimet e doganat ishte TVSH-ja, që u zgjerua me 4.7 miliardë lekë, apo rreth 20%, në 28.7 miliardë lekë. Por të ardhurat nga akciza u tkurrën me 13% me bazë vjetore, në rreth 6 miliardë lekë (2 miliardë lekë më pak se plani) duke vazhduar të reflektojnë shtrembërimin e tregut, pas importeve të larta të dhjetorit, në pritje të hyrjes në fuqi të akcizave të reja nga 1 janari 2014. Fundi i tremujorit të parë pritej të tregonte të saktë tendencën e të hyrave nga tatim fitimi, me financat që shpresonin që të mblidhnin 50% më shumë të ardhura se janar-mars i vitit të kaluar, si rrjedhojë e rritjes së tatim fitimit nga 10 në 15% nga 1 janari (në bazë të skemës së re, tatim fitimi paguhet një herë në tre muaj, jo çdo muaj si më parë). Ndonëse ritmi i mbledhjes së këtij zëri u përmirësua në shkurt-mars, pas një janari të dobët, sërish të hyrat nga ky zë u shtuan vetëm me rreth 18% me bazë vjetore për tremujorin 2014, duke treguar se rritja e tatim fitimit për bizneset

Zëri kryesor që ndikoi në ecurinë e mirë të të ardhurave nga tatimet e doganat ishte TVSHja, që u zgjerua me 4.7 miliardë lekë, apo rreth 20%, në 28.7 miliardë lekë. Por të ardhurat nga akciza u tkurrën me 13% me bazë vjetore

nuk po sjell rezultatet e planifikuara në buxhet. Të ardhurat nga sigurimet shoqërore ranë me 5.7%, ndërsa të hyrat nga sigurimet shëndetësore u dyfishuan në 2.3 miliardë lekë, duke qenë faktori i tretë pas TVSH-së dhe ndihmave që ndikuan në rritjen e të ardhurave në buxhet. Rritja erdhi pas ndryshimit të skemës në janar, ku sigurimet shëndetësore llogariten tashmë në bazë të pagesës reale, jo asaj maksimale. Të ardhurat jotatimore ranë me 6.5%, ku bie në sy rënia e transferimit të fitimit nga Banka e Shqipërisë që u reduktua me 57.4%. Ndërkohë, vijon problematika e pushtetit vendor, që paraqitet me një rezultat të të ardhurave në tre muaj 4.4 për qind më pak se shifra e planifikuar, duke qenë gjithashtu 3.5 për qind më pak se sasia e të ardhurave të grumbulluara një vit më parë – në një vit elektoral - nga administrata e mëparshme. Investimet me financim të brendshëm kanë qenë 72.4 më të ulëta sesa plani tremujor i tyre dhe, madje, 81 për qind më të ulëta se një vit më parë. Kjo, në një kohë që qeveria Rama ka rritur me 0.9 për qind shpenzimet për pagat e buxhetorëve. Këto rezultate janë mbështetur

Tatimet dhe doganat kanë përmirësuar ndjeshëm ritmin e mbledhjes së të ardhurave në buxhet për tremujorin e parë të vitit fuqishëm mbi politikën e preferuar të qeverisë së majtë: marrjen e borxhit. Huamarrja e brendshme ka qenë 170% më e madhe se shifra e planifikuar, duke treguar kështu paaftësinë e Financave për të mbuluar me rritjen e parashikuar dhe të premtuar të ekonomisë dhe të të ardhurave fiskale shpenzimet e buxhetit. Ndërkohë, huaja e marrë afatgjatë jashtë vendit ka qenë 44.2 për qind më e lartë se ajo e planifikuar dhe gati 7% më e madhe se një vit më parë.


9

E diel, 27 prill 2014

Ekonomi

Deklarata

Konfindustria: Të shqetësuar për situatën në tregun e karburanteve Në deklaratë thuhet se duke mbështetur në parim penalizimin dhe publikimin nga ana e Inspektorati Qendror Teknik/IQT të afër 50 pikave të karburantit shkelëse të ligjit për cilësinë njëkohësisht vlerëson, se masat e ndërmarra janë të pamjaftueshme

K

Buxheti janar mars 2014 EMËRTIMI

Të ardhura nga ndihmat Të ardhura tatimore Nga Tatimet dhe Doganat Tatimi mbi Vlerën e Shtuar Tatimi mbi Fitimin Akcizat Tatimi mbi të Ardhurat Personale Taksa Nacionale dhe të tjera Taksa Doganore Të ardhura nga Pushteti Vendor Taksë mbi Pasurinë(ndërtesat) Taksë mbi Biznesin e vogël Të ardhura nga fondet speciale Sigurimi Shoqëror Të ardhura nga Inst.Buxhetore TOTALI I SHPENZIMEVE Shpenzime Korrente Personeli Paga Interesat Shpenzime për kompensime në vlerë të pronarëve Shpenzime për Buxhetin Vendor Pagesa e Papunësisë Ndihma Ekonomike Shpenzime Kapitale Financimi Brendshëm Financimi Huaj Hua-marrje e brendshme Hua afatgjatë (e marrë)

Ndryshimi % kundrejt Planit 2014 327.3% -1.2% -0.9% 12.5% -9.5% -24.6% -5.2% -8.1% -0.7% -4.4% -26.3% 12.9% -1.9% -1.9% -9.8% -7.4% -6.2% -1.4% 0.2% 1.3% -17.2% -31.5% 10.1% 15.5% 7.4% -72.4% 82.3% 269.7% 44.2%

onfindustria ka shprehur shqetësimin lidhur me vazhdimësinë e gjendjes së vështirë në ndërtimin dhe funksionimin e tregut të karburanteve në vend dhe kërkon nga qeveria shqiptare marrjen e masave për dhënien e zgjidhjeve të qëndrueshme në afatgjatë. “Tregu i karburanteve në Shqipëri është mbi 10% e PPB me një qarkullim vjetor mbi 1 miliard euro/vit dhe me ndikim të fuqishëm në bizneset, qytetarët dhe zhvillimin ekonomik tërësor të vendit”, bëhet e ditur në njoftimin e Konfindustrisë. Gjithashtu në deklaratë thuhet se duke mbështetur në parim penalizimin dhe publikimin nga ana e Inspektorati Qendror Teknik/IQT të afër 50 pikave të karburantit shkelëse të ligjit për cilësinë njëkohësisht vlerëson, se masat e ndërmarra janë të pamjaftueshme.

10%

“Tregu i karburanteve në Shqipëri është mbi 10% e PPB me një qarkullim vjetor mbi 1 miliard euro/vit

“Shqetësues është fakti, se Inspektorati i Metrologjisë nuk ka bërë ende publike pikat e karburantit të gjetur pothuaj 10 muaj më parë në shkelje të ligjit për spekulime në volumet e shitjes për konsumatorët”, - thuhet në njoftim. Në përfundim, Konfindustria vlerëson se të marra në tërësi pasojat e ardhura nga mungesa e rregullimit të tregut të karburanteve shprehur në cilësinë jashtë standardeve, abuzimin me volumet e shitura dhe fshehjen fiskale shkaktojnë rritje kostosh prej qindra milionë euro/ vit krejtësisht të paarsyeshme për biznesin, qytetarët, ekonominë kombëtare në tërësi dhe të ardhura për buxhetin e shtetit.

Pikë karbuaranti

Çmimi në ulje Çmimi i karburantit gjatë kësaj jave ka shënuar rënie krahasuar me një javë më parë, edhe pse muaji Janar nisi me një rritje të menjëhershme të çmimit të naftës e benzinës në vend. Tregtarët me pakicë e kanë shfrytëzuar këtë situatë duke u justifikuar me rritjen e taksës së qarkullimit për çdo litër karburant. Megjithatë, rritja nuk ka qenë asnjëherë në përputhje me taksën e re, pasi javën e parë të muajit Janar karburantet u rritën me 8 lekë për litër, javën e dytë u rritën me 5 lekë më shumë nga java e parë. Kështu, nëse rritja e taksës së qarkullimit ka qenë 10 lekë, çmimi i një litri karburant është rritur me 13 lekë. Pa marrë parasysh këtu se, efekti i taksës së re duhet të ndihej nga muaji prill i këtij viti. Prej vëzhgimit të bërë nga media në pikat e karburanteve në kryeqytet, vërehet se gjatë kësaj jave një litër naftë është tregtuar nga 185 deri në 186 lekë për litër, ndërkohë që javën e kaluar çmimi maksimal arrinte në 197 lekë për litër. Edhe çmimi i benzinës ka pësuar një rënie të ndjeshme krahasuar me javën e kalu-

Konfindustria në deklaratë vlerëson se masat e ndërmarra ndaj pikave të karburantit abuzuese janë të pamjaftueshme ar, ku është shitur me 187-189 lekë për litër. Rritja që pësuan çmimet e karburanteve në dy javët e para të muajit janar nuk është për shkak të paketës së re fiskale të miratuar në Dhjetor, pasi si rregull karburantet duhet të kenë rezerva 3-mujore dhe rritja e çmimeve nuk reflektohet direkt.


10

E diel, 27 prill 2014

Rajon/botë

Pesë skenarët për fatin e Ukrainës Si do të përfundojë kriza e Ukrainës, me paqe apo me luftë? Pesë janë për ekspertët skenarët e mundshme të rrjedhës që do të marrin ngjarjet në rajonet e trazuara lindore të vendit

Q

everise se re ne Kiev po i shterojne alternativat e rivendosjes se kontrollit ne keto zona dhe ruajtjes se integritetit territorial. godinat qeveritare dhe rajonet e policise jane ne duart e separatistesve; pergjigja e kievit ndaj kesaj mesymjeje ka qene e paqendrueshme dhe shume hezituese. Cfare mund te ndodhe me tej?

Kisha serbe “Sveti Nikolla” në Prishtinë

Kosovë

Debati për kishën serbe në Prishtinë Kjo çështje tashmë është në gjykatën themelore, pasi Universiteti ka ngritur padi kundër Kishës Ortodokse Serbe

K

isha Ortodokse Serbe “Sveti Nikolla” është ndërtuar në qendër të Prishtinës, në kohën e regjimit të Milloshevicit brenda kampusit univesitar. Kjo çështje tashmë është në gjykatën themelore, pasi Universiteti ka ngritur padi kundër Kishës Ortodokse Serbe. Serbët kërcënojnë, se pavarësisht statusit të saj jashtëligjor, kisha nuk mund të prishet, dhe nëse ndodh kjo, përfaqësuesit serbë kërcnojne me Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka theksuar se kjo çështje do të trajtohet sipas ligjit

largim nga insitucionet kosovare. Por, ministri i Mjedisit, Dardan Gashi, në një inteviste për Top Channel sqaron procesin. “Eshtë një objekt e një madhësie që nuk mund të injorohet dhe që dominon pamjen e qytetit”, tha Gashi. Bazuar në padinë e ngritur ndërtimi i kishes është në mënyrë jolegjitime ka ndërhyrë në sistemin kadastral duke uzurpuar një sipërfaqe

Ministri i Mjedisit, Dardan Gashi, në një inteviste për Top Channel sqaron procesin. “Eshtë një objekt e një madhësie që nuk mund të injorohet dhe që dominon pamjen e qytetit”, tha Gashi

Dardan Gashi

të përgjithshme prej 4.27 hektarë. Ndaj kësaj situate ka reaguar edhe kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili ka theksuar se kjo çështje do të trajtohet sipas ligjit, çfarë do të thotë se në rast të moslegalizimit të saj Kisha do të shembet. Ndaj kësaj situate nuk kanë munguar reagimet e qytetarëve. “Shtroj pyetjen si do të reagonin myslimantët nëse xhamia në qendër të Beogradit do të prishej. Mendoj që nuk do t’i vinte mire askujt. Sipas mendimit tim as kishat dhe as xhamite nuk duhet të preken në asnjë mënyrë. Unë mendoj që kisha në Prishtinë duhet të rindetohet dhe të jetë funksionale”, thotë një banor serb. Përtej kësaj, për shqiptaret kisha simbolizon regjimin e Milloshevicit. “Edhe po të quhet kishë, kjo nuk është e tillë. Askush nuk e përdor, pasi është ndërtuar nga pushtuesit serb. Ky është një objekt i pavlefshëm, pasi është ndërtuar në rrethana të dhunshme”, thotë një banor i Kosovës. Teksa vazhdon debati për rrënim apo legalizimin e këtij objekti fetar, gjendja e kishës mbetet ajo e një objekti të pashfrytëzuar në një sipërfaqe të uzurpuar prej 4.27 hektarë të universitetit të Prishtinës. TCH.

1. Hipoteza e pare eshte ajo e shembjes se paqes Marreveshja e Gjeneves ofroi ate qe Barak Obama do ta cilesonte “nje grimce shprese”. John Kerry megjithate, diplomati i tij me i larte, u tregua i kujdesshem ne pohime pas negociatave: “Askush nga ne nuk doli nga kjo salle me bindjen e plote se kryem pune, duke qene se gjithshka eshte vetem ne leter”. Detyra e implementimit te pakti iu ngarkua OSBE-se qe ka derguar 100 vezhgues ne rajon. Por ata nuk zoterojne fuqi zbatuese dhe per me teper, kane veshtiresi te hyjne ne zonat e kontrolluara nga pro-ruset. Pushtuesit nuk e konsiderojne veten si te jashteligjshem; mendojne se jane ne te drejten e tyre. Arseni Jancenjuk u ofroi rajoneve te rebeluara autonomi me te madhe, por Rusia kerkon me shume se kaq: ajo do garanci se ukraina nuk do t`i bashkohet NATO-s dhe pretendon zgjedhje te drejtperdrejta ne keto zona per legjislativin dhe ekzekutivin. Njeri prej shteteve me te centralizuara te botes, kerkon decentralizim te thelle ne deren ngjitur. 2.Qeveria ukrainase rimerr kontrollin e lindjes Nga sa kemi pare javet e fundit, pak gjasa ka qe kjo te ndodhe. Grupet pro-ruse kane nen kontroll zyrat qeveritare nga Sloviansku ne veri e deri ne Mariupol, ne detin Azov. ne shumicen e rasteve, udhehiqen nga “persona me uniforma te gjelbra” dhe jane sot praktikisht ata qe kontrollojne ra-

jonet e Donjeckut dhe Luhanskut. 3. Lufte civile Vladimir Putin e tha se Ukraina eshte ne prag te luftes civile, por ne fakt, nuk duket ashtu. Protestuesit pro-moskes jane me teper me dhjetera sesa me qindra dhe ka shume pak ndjenja pro-Kievit ne afishim. Nuk ka pasur as tubime masive te perkrahesve te Ukraines e as perleshje neper rruge. Duket qarte se jane te shumte ata qe preferojne te mos perzihen. Shumica e popullsise vazhdon jeten si normalisht, te shqetesuar me teper per gjendjen e ekonomise dhe zhvleresimin e hrivnes. 4. Nje pushtim i Rusise Si putin, ashtu dhe ministri i tij i jashtem Sergei Lavrov e kane perseritur vazhdimisht se Rusia nuk ka ne plan te pushtoje apo aneksoje lindjen e Ukraines, edhe pse ne afersi te kufirit jane te dislokuara 40.000 trupa te Moskes. Interesat e Rusise per cdo rast jane te mbrojtur nga “njerezit me jeshile”, qe po ia shkulin kievit autoritetin mbi rajonet lindore. Por nese qeveria ukrainase perpiqet te rivendose kontrollin me force duke shtuar viktimat ne radhet e protestuesve proruse, atehere Moska mund te ndryshoje qendrim, sepse vazhdimisht ka premtuar te nderhyje nese sulmohen bashkekombasit ruse ne Ukraine. 5. Vazhdimi i kesaj status quo-je te rremujshme Per shume analiste, kjo eshte pikerisht ajo qe mund te ndodhe; nje vazhdimesi e ngercit mes grupeve pro-Kievit dhe atyre pro-Moskes ne lindje. Por vete separatistet nuk duket te kene aftesi qeverisese. Shume prej personave te maskuar ne Donjeck jane adoleshente, thote CNN. asnje lider politik nuk ka dale deri me tani ne skene si figura me te cilin qeveria e Kievit apo OSBE-ja mund te negocioje per situaten.


E diel 27 prill 2014

11

Sociale

Bashkia e Tiranës

Bozdo: Rama i kërkon Abu Dabit të ndërpresë financimin e ndërtimit të bulevardit Nënkryetari i Bashkisë, Bozdo: Pas bllokimit të buxhetit, ky është akti i dytë më i rëndë që ndërmerr Edi Rama kundër qytetarëve të Tiranës Bashkia e Tiranës akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po investohet ditë për ditë dhe me çdo mjet për të bllokuar ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës. Në një deklaratë për medita, nënkryetari i Bashkisë Eno Bozdo, bëri një kronologji të ngjarjeve duke thënë se “në dhjetor 2013 Rama bllokoi fondin për shpronësimet, në shkurt 2014 urdhëroi në mënyrë të jashtëligjshme INUK, siç e dëshmoi dhe vendimi i Gjykatës Administrative të bllokojë punimet. Në mars, duke shkelur edhe vendimin e gjykatës, Rama bllokon sërish punimet për ndërtimin e bulevardit. Paralelisht me keqpërdorimin e INUK për bllokimin e punimeve, Edi Rama urdhëroi prefektin të bllokojë buxhetin e Tiranës. Akti i fundit, më i rëndi dhe më i paimagjinueshmi, është kërkesa që Edi Rama i ka bërë Fondit të Abu Dabit për të ndërprerë financimin e projektit më të rëndësishëm të Tiranës në 70 vitet e fundit”. Sipas Bozdos çdo kryeministër normal do të angazhohej për avancimin e punimeve të një projekti kaq të rëndësishëm dhe me ndikim kaq të madh për jetën e qytetarëve dhe të ardhmen e kryeqytetit të vendit, ndërkohë që është ky një rast i paprecedent në botën e qytetëruar që një kryeministër i nisur thjesht dhe vetëm nga politika e verbër e konfliktit dhe xhelozia, të kërkojë ndërprerjen e financimit për një projekt që i shërben qytetarëve. “Pas bllokimit të buxhetit, ky është akti i dytë më i rëndë që ndërmerr Edi Rama kundër qytetarëve të Tiranës, të cilëve deri tani u ka ofruar vetëm bllokime dhe konflikte”,-deklaroi Bozdo.

Kronologjia e bllokimit të bulevardit: 1. Bllokimi i VKB për shpronësimet në dhjetor 2013. 2. Bllokimi i projekt-buxhetit. Këshilltarët e majtë kërkuan me ngulm heqjen e zërit të financimit për projektin e bulevardit. 3. Në shkurt 2014 bllokimi nga INUK i punimeve i cilësuar i jashtëligjshëm nga Gjykata Administrative. 4. Në mars 2014 edhe pasi Gjykata Administrative kishte dhënë masën e sigurisë për projektin dhe kishte autorizuar vazhdimin e punimeve, INUK bllokon sërish punimet. 5. Bllokimi nga ana e Prefektit e buxhetit të Bashkisë 2014-2015. 6. Bllokimi i procedurave të financimit nga Ministria e Financave përcaktuar në marrëveshjen ndër-qeveritare të ratifikuar në Parlament me Ligjin Nr. 150/2013 datë 06.05.2013 me financuesit e projektit Fondin e Abu Dabit.

Çdo kryeministër normal do të angazhohej për avancimin e punimeve të një projekti kaq të rëndësishëm dhe me ndikim kaq të madh për jetën e qytetarëve dhe të ardhmen e kryeqytetit të vendit

Shkodra nderon Papa Gjon Palin, Kisha e shpall Shenjt Njëzetenjë vite më parë, vizita e Papa Gjon Palit të dytë në Shqipëri do të ishte një nga momentet më të rëndësishme dhe historike për vendin tonë, pasi për herë të parë një udhëheqës shpirtëror i katolikëve në botë shkel tokën shqiptare. Për të përkujtuar këtë datë, kisha katolike në Shkodër kremtoi sot një meshë në katedralen e “Shën Shtjefnit”, ku merrnin pjesë edhe i dërguari i Vatikanit, imzot Ramiro Molinar Ingles dhe ipeshkëvi i Lungrias, imzot Donate Oliveira. Pas meshës së shenjtë, u çel edhe nje ekspozitë me ikonat që deshmojnë për besimin e popullit shqiptar. Secila nga këto

ikona ka një histori më vete. Të ruajtura në familjet shkodrane, janë dëshmi e ruajtjes së besimit në Zot edhe ne kohen e persekucionit. Ato datojnë që nga viti 1800 dhe gjithsej janë 40 të tilla, të përzgjedhura nga kuratoret Edi Hila dhe Zef Paci. Të dielën Kisha Katolike pritet të shpallë Shenjt, Papa Gjon Palin e dytë. Ai do të mbahet mend për 3 raste kur ngriti zërin në mbrojtje të shqiptarëve. Në vitin 1980, nga Otranto e Italisë, foli për grigjën e vogël, të martirizuar nga komunistët përtej detit: Më 1993, vetë Gjon Pali II e puthi këtë tokë të mbrojtur me gjakun e martirëve. Më 25 prill,

në Sheshin Skënderbej të Tiranës, Ati i Shenjtë tha: “Ajo që ka ngjarë në Shqipëri, të dashur vëllezër e motra, nuk ishte parë kurrë në historinë e njerëzimit… Drama juaj, shqiptarë të dashur, i intereson e duhet t’i interesojë gjithë kontinentit evropian dhe është e domosdoshme që Evropa mos t’ju harrojë. E rasti i tretë, janë Pashkët e vitit 1999. Në mesazhin “Urbi et Orbi”, Papa Gjon Pali II bubullon: “I lutem Zotit të Ringjallur t’i japë dhuratën e paqes, së pari tokës së martirizuar të Kosovës, ku lot e gjak vazhdojnë të përzihen në një skenar dramatik urrejtjeje dhe dhune.


12

â&#x20AC;˘

cmyk

E diel 27 prill 2014


Kafja e gjelbër

Nga të rinjtë tek të moshuarit, nga se vjen lodhja e trupit?

Si të kujdeseni për dhembjet e stomakut

Fustanet, këtë vit

“mini” ia lë vendin “max”-it

cmyk

e mban diabetin nën kontroll


14

E diel 27 prill 2014

Shëndet & Estetikë

Nga të rinjtë tek të moshuarit, nga se vjen lodhja e trupit?

K

ur kalojmë nga një stinë në stinën tjetër të vitit, jemi më të lodhur se zakonisht. Ekzistojnë lodhja organike dhe lodhja psikike. Lodhja organike rezulton nga ndonjë shkaktar fizik. Ajo përkeqësohet me përfundimin e ditës dhe pjesërisht kalon pas një gjumi të mirë. Lodhjen psikike, e cila është e pranishme në 80 për qind të rasteve, vjen nga mungesa e motivimit dhe e vullnetit për të punuar. Lodhja e muskujve, edhe pse është autoimune, nuk dihet saktësisht se çfarë e nxit fillimin e saj. Simptomat më të shpeshta të sëmundjes janë: rënia e kapakëve të syve, shikimi dyfish i figurave, të folurit ndër hundë, vështirësi në përtypje dhe gëlltitje, dobësim i forcës muskulore në duar dhe këmbë, lodhje kronike e muskujve, vështirësi në frymëmarrje. Lodhja mund të shtohet me aktivitet të vazhdueshëm dhe mund të largohet gjatë kohës së pushimit. Kur janë të lodhur muskujt? Dobësia i përket zvogëlimit të forcës së muskujve. Kjo dobësi shfaqet gjatë mundimeve fizike ose menjëherë pas tyre. Mjeku e diagnostikon pas hulumtimit, mirëpo është e nevojshme të bëhen disa kontrollime: sasia e enzimave muskulore, pasqyra e gjakut, elektromiogrami, rezonanca magnetike e boshtit kurrizor. Ekzistojnë tre shkaktarë të dobësisë muskulore. I pari është miastenia. Fjala është për sëmundjen autoimune të cilën e karakterizon hiperaktiviteti i sistemit imunologjik. Kjo sëmundje shfaqet për shkak të bllokadës të transmetimit të impulsit nervor te muskujt. Për ta arritur transmetimin, është e domosdoshme prania e substancave të caktuara (acetilkolina). Antitrupat sulmojnë receptorët e asaj substance dhe muskujt shpejt lodhen.Shkaktari tjetër i grumbullon sindromat miogjene. Ato janë sëmundje të cilat kanë të bëjnë me muskujt, siç janë, për shembull miopatia apo mioitisi (kallja e muskujve). Pastaj rrezikohen muskujt e barkut, të kofshës, si edhe muskujt e komblikut. Me gjithë mendimin e këtillë, këto sëmundje nuk shkaktojnë dhimbje. Shkaktari i tretë është mungesa e kaliumit në gjak, për shkak të marrjes së diuretikëve, diarresë apo vjelljes, gjë që shkaktojnë dobësinë e përgjithshme muskulore. Shtatzënia Femrat e prekura nga sëmundja e lodhjes së muskujve mund të lindin fëmijë. Përcjellja e rregullt e gjendjes nga ana e neurologut është e domosdoshme. Te 1/3 e rasteve, mund të kenë gjendje të qëndrueshme gjatë shtatzënësisë, kurse te 1/3 prej tyre mund të ketë përkeqësime, po ashtu te 1/3 mund të ketë përmirësime. Rreziku më i madh për përkeqësim është në periudhën pas lindjes.

Diagnostikimi Testi i Tensilonit (Edrophonium) përdoret për të diagnostikuar sëmundjen, por edhe për të diferencuar krizën miastenike nga kriza kolinergjike, duke vlerësuar vetinë e shpejtë të veprimit. Te pacienti, mund të shihet përmirësim i shpejtë dramatik i gjendjes brenda 1 minute. Pacienti duhet të monitorohet për shkak se Endophoniumi mund të shkaktojë bradikardi, bllok në përçueshmëri dhe asystoli. Vështirësitë e diagnostikimit Sëmundja e lodhjes së muskujve mund të ketë simptoma të ngjashme me sëmundjet tjera si: lodhja e

përgjithshme, lodhja e një grupi të muskujve, të folurit e vështirësuar, përtypja dhe gëlltitja e vështirësuar. Simptoma të ngjashme mund të ketë pacienti me infarkt trunor, sidomos infarkt të trungut trunor, dekompenzim të zemrës, emboli pulmonare, infarkt të zemrës etj. Mjeku duhet menduar në myasthenia grabis, kur pacienti ka simptomat e tilla, pa marrë parasysh moshën e pacientit. Terapia e trajtimit Barnat të cilat nuk preferohen te kjo sëmundje janë: nga grupi i antibiotikëve: Gentamicyn, Streptomycin, Neomycin, Ami-

kacin, Erythromicine, Sulfonamidet, Lincomycine, Beta-bllokatorët (Propranolol, Oxprenolol, Atenolol, Timolol-oftalmik); bllokuesit e kanaleve të kalciumit (Nifedipine, Verapamil), Procainamidi, Chlorpromazina, Haloperidol, Phenytoina, Lithium, Magnesium sulfate, Chloroquine, Penicillamine, Moprphine, Codeine, benzodiazepinet. Asnjë nga këto barna nuk ka kundër-indikacion absolut, por pacienti duhet të përcillet gjatë marrjes së këtyre barnave. Trajtimi i sëmundjes te pacientët seropozitivë qëndron në terapinë antikolinesterazike (Mestinon tableta), kortikosteroide (Pronison tableta), imunosupresive, (Imuran tableta) thymectomy, plazmaferezë si dhe trajtimi me imunoglobuline i.v. Pacientët me MG seronegativë nuk kanë reagim të mirë në terapinë antikolinesterazike dhe në timektomi, mirëpo përgjigjen shumë mirë në plazmaferezë dhe terapinë imunosupresive. Dr. Leopaldina H. Ramadani


E diel 27 prill 2014

15

Shëndet & Estetikë

Si të kujdeseni për dhembjet e stomakut

N

ëse keni dhimbje stomaku duhet të shmangni patjetër ushqimet pikante, por edhe kafenë, çajin dhe pijet alkoolike, të cilat e irritojnë më shumë stomakun. Kujdes të mos e teproni me ushqimet e yndyrshme. Mbani një dietë të shëndetshme, të lehtë dhe të ekuilibruar e cila do ju ndihmojë të ndiheni mirë në pak kohë. Nëse nuk keni uri mos u sforconi të hani. Një apo dy ditë në dietë ju ndihmojnë të zgjidhni problemin në mënyrë efikase. Hani fruta dhe perime dhe të gjitha ushqimeve me përbërës rigjenerues. Dhe nëse akoma dhimbja vazhdon, atëherë besojini këshillës së gjyshes: hani një copë buke dhe do të ndiheni mirë menjëherë! Menyja e përditshme për ata që vuajnë nga dhimbja e stomakut Një meny e zakonshme për vetëm një ditë dietë kur ndiheni keq nga stomaku mund të jetë e tillë: Për mëngjes një filxhan qumësht dhe një fetë buke të thekur dhe frut. Mes mëngjesit dhe drekës hani një banane, ndërsa në drekë oriz me gjizë dhe perime. Pasdite hani një frut ose kos dhe në darkë patate të ziera dhe peshk. Dieta kundër dhimbjes së stomakut duhet të krijohet që të zbusë dhimbjet si dhe të ndihmojë në tretje. Shkaqet e dhimbjes së stomakut mund të jenë të shumta dhe nëse ajo vazhdon për një kohë të gjatë, atëherë ju duhet të shkoni menjëherë tek mjeku. Përtypja Përtypja e pamjaftueshme, gëlltitja e shpejtë, por edhe bisedimi gjatë ushqimit janë shkaqet kryesore të mbledhjes së ajrit në stomak. Nëse

Hani fruta dhe perime dhe të gjitha ushqimeve me përbërës rigjenerues. Dhe nëse akoma dhimbja vazhdon, atëherë besojini këshillës së gjyshes: hani një copë buke dhe do të ndiheni mirë menjëherë!

nuk e përtypni mirë ushqimin, e përtypni edhe ajrin i cili do të mbesë i robëruar. Përveçse me përtypje më të lehtë, fryrjen do ta parandaloni edhe nëse hani më pak bukë dhe pasta. Do të ishte e zgjuar të shmangni ushqimin e njelmët dhe pijet e ëmbla me gaz të cilat përmbajnë flluska të ajrit. Edhe pse perimet e gjalla përmbajnë më shumë përbërës të ushqyeshëm, nëse i zieni, më shpejt do t’i tretni dhe parandaloni fryrjen. Përveç ushqimit të njelmët dhe të yndyrshëm, në veçanti edhe ushqimi i fërguar ngadalëson tretjen dhe lë ndjenjën e rëndë në stomak. Por, në mes shkaqeve më të shpeshta të fryrjes është intoleranca në laktozë, respektivisht pamundësia e tretjes së sheqerit, i cili gjendet në produktet qumështore. Por, madje edhe tek ata që nuk e kanë këtë problem, qumështi shpesh shkakton fryrjen. Edhe pse rrepa, lakra, lulelakra, fasulet, thjerrëzat dhe brokoli janë në listën e perimeve të cilat më së shumti shkaktojnë fryrje, kjo nuk do të thotë që duhet tërësisht t’i përjashtoni nga ushqimi. Thjesht reduktoni konsumin e tyre dhe kombinoni me ato që nuk nxisin atë ndjenjë te pakëndshme. Hani hudhër, por edhe ananas. Ushtrimet të paktën 30 minuta në ditë përshpejtojnë tretjen dhe largojnë lëngjet e tepërta nga trupi. Por fryrjen do ta reduktoni edhe nëse rregullisht hani hudhër, por edhe ananas dhe grejpfrut, të cilët po ashtu lehtësojnë ndjenjën e peshës në sistemin tretës. Konsumoni jogurt dhe produkte qumështore të cilat përmbajnë koncentrime të larta të probiotikëve, respektivisht të baktereve ‘të mira’ të cilat lehtësojnë tretjen dhe përshpejtojnë metabolizmin.

Të djegësh kaloritë pa e kuptuar S hpesh përpiqemi që të gjejmë të gjitha mënyrat për të djegur kaloritë e tepërta, por jo në çdo rast duhet të sforcohemi në maksimum, mjafton që të merremi me punët e jetës së përditshme. Mundohuni të shmangni ashensorët dhe të përdorni sa më shumë shkallët. Në këtë mënyrë ju nuk do të duhet të prisni ardhjen e ashensorit, duke i kursyer kohë vetes, dhe sigurisht duke përfituar në aspektin fizik. Vetëm pesë minuta ngjitje nëpër shkallë djeg 144 kalori. Në vend se t’i merrni gjësendet e blera të gjitha përnjëherë, dërgoni ato një nga një nga vetura deri në shtëpi. Kështu do të lëvizni më shumë dhe do të digjni më shumë kalori. Kur qëndroni duke pritur në zyrën e mjekut, në stacion, në ndonjë institucion, provoni të qëndroni në këmbë dhe jo ulur. Qëndrimi në këmbë djeg 36 kalori më shumë në orë se sa të qëndruarit ulur. Përdorni pajisje mekanike për të pastruar dhe rregulluar kopshtin tuaj, në vend të pajisjeve elektronike. Duke punuar kopshtin me dorë në vend të pajisjeve, ose duke

mbledhur gjethet dhe mbeturinat me grabujë në vend të ventilatorit të gjetheve, ju do të digjni 50 kalori më shumë çdo gjysmë ore. Pastrojeni dyshemenë më shpesh. Duke aktivizuar trupin dhe duart tuaja gjatë pastrimit të dyshemesë, ju do të harxhoni më shumë kalori se sa kur e pastroni atë me thithëse. Dhe sigurisht pastrimi me duar e bën dyshemenë të duhet më mirë. Përtypni çamçakëzë pa sheqer. Kërkimet e fundit kanë gjetur se aktivizimi vetëm i muskujve të nofullës djeg rreth 11 kalori në orë. Lajeni veturën tuaj me duar në vend se të përdorni pastrues automatik ose ta dërgoni në autolarje. Ju do të digji rreth 280 kaloni në orë gjatë larjes së veturës dhe do të kurseni para. Luani me fëmijët. Improvizimi i lojërave të basketbollit, futbollit, ose lojërave tjera, madje edhe vetëm kërcimi në litar dhe hedhja e topit, do t’ju ndihmojnë ta harxhoni energjinë e tepërt dhe të jepni një shembull të mirë të një personi aktiv para fëmijëve tuaj. Ju do të digjni nga 80 deri në 137 kalori çdo 10 minuta, në varësi të aktivitetit.


16

E diel 27 prill 2014

Shëndet & Estetikë

Kafja e gjelbër

e mban diabetin nën kontroll

P

ija gjithnjë e më e popullarizuar, kafja e gjelbër, mund t’ju ndihmojë të shkrini kilogramët e tepërt, por është e dobishme edhe për mbajtjen e diabetit nën kontroll. Shoqata amerikane e kimistëve ka publikuar rezultatet e hulumtimeve më të reja sipas të cilave kafja e gjelbër mund të ndihmojë personat me paradiabet për t’u dobësuar (paradiabeti është gjendja e nivelit të rritur të glukozës në gjak, çka do të thotë që edhe nëse momentalisht nuk keni

diabet ekziston rrezik i madh që ta keni në të ardhmen), por po ashtu mund të reduktojë nivelin e sheqerit në gjak te personat që tashmë janë të sëmurë nga sëmundja e sheqerit. Efektin e dobishëm ia përshkruajnë përbërësit aktiv të acidit klorogjenik, i cili pengon glukozën6-fosdatazë në qeliza, ndërsa kjo do të thotë që yndyrat përdoren për krijimin e energjisë, në vend se të ruhen në trup. “Tableta e thjesht, natyrale ose kapsula e cila do të ndihmonte të mbahet sheqeri në gjak nën kontroll dhe njëkohësisht

Të luftosh gripin me ushqime! H

udhra. Përveçse përforcon sistemin imunitar, hudhra është edhe antibakteriale e antivirale. Ajo e ndihmon trupin të prodhoje rruaza të bardha dhe antitrupa që luftojnë infeksionin. E shoqëruar me të tjera produkte pikante si specat djegës, mustarda apo rrepkat mund të luftojë mykun. Peshku. Salmoni i egër, sardelet dhe skumbri përmbajnë vitamine D dhe omega 3. Këta lloje peshqish ndihmojnë për te larguar inflamacionin dhe mbrojnë organizmin nga bakteret apo viruset. Shoqërojini me pak limon sepse ne këtë mënyrë do ju shtohet edhe vitamina C, e cila lufton infeksionet. Patatja e ëmbël Patatja e ëmbël është e pasur me betakaroten, e cila me pas shndërrohet në vitamine A. Kjo e fundit favorizon rigjallërimin e shpejtë

Kërpudhat shiitake falë përmbajtjes se AHCC-se e mbrojnë organizmin tonë nga viruset dhe gripi

të qelizave pulmonare dhe atyre që luftojnë infeksionet. Kërpudhat shiitake. Këto janë kërpudha te veçanta, por që fale përmbajtjes se AHCC-se e mbrojnë organizmin tonë nga viruset dhe gripi. Përbërja e tyre është e njëjtë me mishin, ndërsa shija është delikate sidomos kur përdoret nëpër salca te ndryshme apo supa.

të mundësonte dobësimin do të paraqiste progres shumë të madh në shërimin e diabetit të tipit 2?, pohon Joe Vinson, udhëheqësi i ekipit hulumtues. Ata kanë theksuar një problem lidhur me konsumimin e përhapur të kafes së gjelbër: temperatura e lartë gjatë pjekjes së kokrrës së kafes së gjelbër shkakton shpërbërjen e pjesës së madhe të acidit klorogjenik. Kjo do të thotë që për përftime të plota shëndetësore është e nevojshme të konsumohet ekstrakti i koncentruar i kafes së gjelbër të papjekur.

Vitamina C për duhanpirësit pasivë Konsumimi i sasive shtesë të vitaminës C mund të ndihmojë minimizimin e rrezikut te personat të cilët edhe pse nuk e pinë duhanin janë të ekspozuar ndaj tymit të tij. Një studim i vogël i realizuar kohë më parë ka nxjerrë në pah se personat të cilët në mënyrë pasive thithin tymin e duhanit, duhet të konsumojnë nga 500 miligramë vitaminë C në ditë. Kjo sasi e vitaminës C mund të ulë nivelin e substancave të cilat

thithen përmes tymit të duhanit. Studimi ka ndarë personat në tre grupe, njëri që ka marrë vitaminë C, tjetri ka marrë vitaminë E dhe grupi i tretë ka marrë placebo (tableta pa efekt). Pas dy muajsh është vërejtur se niveli i izoprostanit F2 në gjak është ulur për 11.4 për qind te personat që kanë marrë vitaminë C, ndryshe nga dy grupet tjera që nuk kanë pasur lëvizje të kësaj substance që krijohet gjatë stresit oksidues.


E diel 27 prill 2014

Shëndet & Estetikë

K

ëtë sezon janë shumë në trend fustanet e gjata ose ndryshe të quajtur “maxi”. Fustanet e gjatë janë shumë praktikë dhe kombinohen në mënyrë perfekte me sandale të sheshta. Ky stil veshjeje ju bën të ndiheni më të rehatshme dhe më të lirshme në të përditshmen tuaj. Mos harroni që veshja e duhur dhe komode u jep mundësinë të shfaqeni më të lirshme dhe interesante në sytë e të tjerëve.

17


18

E diel 27 prill 2014

Dossier

Veli Haklaj Thirrje popullit shqiptar nga “Luftëtari i Lirisë” Fletushka me përmbajtjen më radikale në atë periudhe ishte “Luftëtari i Lirisë”, organ i Frontit të Rezistencës për Liri, e cila botohej diku në gjirin e popullit të robëruar shqiptar, dhe në kopertinën e fundit, me siglën “Shumë Sekret”, kishte porosinë: “Lexoje, studjoje, shpërndaje”. Në vijim, lexuesi do të njihet me pjesë të këtij dokumenti, i cili alarmoi përfaqësuesit më të lartë të regjimit diktatorial në Shqipëri: Vdekje Stalinizmit Liri Popullit Lu f t ë t a ri i Li ri s ë Thirrje e Frontit të Rezistencës Antistaliniste Shqiptare Për liri, demokraci dhe socializmë Drejtuar popullit të robëruar shqiptar pa dallim Popull shqiptar! Mbas mbarimit të Luftës së Dytë Botnore, eklipsi i tiranisë staliniste errësoi tokën e bukur dhe të shenjtë shqiptare. Një grusht aventurierësh – stalinista të kryesuar prej kriminelave Hoxha - Shehu, të armatosur prej padronëve të tyre të parë, anglo-amerikanë, pa asnjë ide të qartë dhe filozofi politike, ata morën fuqinë në dorë duke mbjellë terror, vdekje, uri dhe tirani të pa pame në historinë shumë të vjetër të popullit shqiptar. Me ardhjen e klikës staliniste në fuqi në vendin tonë, asgjë nuk ndryshoi në vendin tonë për përmirësimin e jetës së popullit shqiptar në përgjithësi: u larguan bejlerët e vjetër dhe vendin e tyre e zunë bejlerët e rinj, Enver Hoxha – Nexhmije Hoxha, Mete (Mehmet) Shehu – Fiqirete Shehu, Hysni Kapo – Vito Kapo etj., shumë mâ terrorista dhe skllavëronjës se ata të parët. Popull shqiptar! Atje ku juve jetoni të grumbulluar në kooperativa me imponim kundra vullnetit tuaj, përfund sistemit skllavronjës stalinist i kryesuar prej klikës aventuriero-kriminale HoxhaShehu, Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare për liri, demokraci dhe socializmë, i bën thirrje të gjithë popullit të robëruar shqiptar, pa dallim ideje dhe mendimi politik: koha ka ardhur për me forcue zemrat tuaja të lodhura prej tiranisë Staliniste 30 vjet në vendin tonë, për me ngritë zërin tuaj të fuqishëm kundra forcave të kalbura të errësirës staliniste në vendin tonë për liri, demokraci dhe socializmë. Klika staliniste e Tiranës, për me sigurue kolltuket e tyre të zhytur në gjak dhe djersë të popullit, transformuan Shqipërinë në një kamp përqëndrimi vdekjeprurës, ku për 30 vjet sundon sistemi stalinist i tiranisë, uria, terrori dhe vdekja në qelitë e errta të burgjeve, në kampet e punës së detyruar dhe në ato të internimit, ku 120 000 patriotë shqiptarë, burra, gra, fëmijë, pleq dhe plaka u torturuan me metoda staliniste të terrorit; 19 000 prej tyre nuk u kthyen më pranë familjeve të tyre që i dashuronin aq shumë. Ata u mbytën me tortura kanibaleske të konsumuara në trupin e tyre të pafajshëm. Këto krime janë kryer mbrapa perdes së gjakosur të klikës kriminale Hoxha - Shehu, pa dijenin e popullit shqiptar. Sundonjësit e Tiranës izoluan popullin shqiptar prej gjithë botës, ata janë duke e mbajtur popullin të rrethuar me roje me tela me gjëmba dhe dinamit, për mos me dijtë se ç’ndodh jashtë kufijve të Shqipërisë së izoluar 30 vjet me radhë. Ajo klikë mundohet me mbajtë popullin përfund errësirës dhe injorancës me metodat e tyre staliniste: shtyp, terrorizo dhe sundo pa frikë. Ideali i klikës së Tiranës - mbrojtja e kolltukeve të tyre të gjakosur Ideali i përjetshëm i klikës së Tiranës ka qenë, është dhe ka me qenë mbrojtja e kolltukeve të tyre të gjakosur, sado gjak që kishte me i kostue popullit shqiptar. Përleshja e vitit 1959 ndërmjet N.S.Hrushov dhe klikës sundonjëse të Tiranës nuk ishte asgjë tjetër vetëm se përpjekje për mbrojtje kolltukesh. Hrushovi [u bëri] një propozim klikës staliniste të Tiranës për me ndryshue taktikat e tyre kundra popullit shqiptar dhe njëkohësisht ai bëri një tjetër propozim: Klika Hoxha-Shehu me u dhënë rast komunistave të tjerë shqiptarë për me udhëheqë partin dhe qeverinë. Një propo-

Fletushka sekrete që do hidhte në “erë” Diktaturën zim i tillë nuk u pëlqeu aspak Hoxha-Shehut, sepse një veprim i tillë rrezikonte kolltuket e klikës së Tiranës. Për me shpëtue kolltuket e tyre prej rrezikut që paraqiste Hrushovi, klika Hoxha-Shehu, pa humbur aspak kohë, u detyrua për me u bë Marko Polo i dytë, këtë radhë shkuan dhe ju gjunjëzuan Mao Ce Dunit të Kinës staliniste të asaj kohe, master i tiranisë së 750 000 000 popull kinez. Kur sundonjësit stalinistë të Tiranës u siguruan prej kryetarit Mao, ata u kthyen në Tiranë, dhe pa humbur kohë deklaruan prishjen e tyre me N.S.Hrushovin dhe njëkohësisht miqësinë e re me Maon. Ajo klikë, për me justifikue aventurat e tyre të zakonshme para popullit shqiptar, arrestuan një grup oficerësh të ndershëm dhe të pafajshëm të kryesuar prej admiral Teme Sejko etj., të cilët u nxorën para gjyqit me dyer të mbyllura pa ditë asgjë populli shqiptar dhe u pushkatuan prej klikës staliniste Hoxha - Shehu. Thirrje rinisë shqiptare Të rinj dhe të reja shqiptarë! Fronti i Rezistencës Antistaliniste për liri, drejtësi dhe socializmë, i bën thirrje rinisë shqiptare për me ngritë zërin e saj të fuqishëm kundra klikës së kalbur terroriste staliniste e kryesuar prej aventurierëve Hoxha-Shehu, armiq të betuar të popullit shqiptar. Rinisë shqiptare i takon roli kryesor për organizimin e Frontit të Rezistencës Antistaliniste në vendin tonë dhe me ndërtue një sistem demokrato-socialist të vërtetë në vendin tonë, sistem i cili me gëzue të gjithë shqiptarët pa dallim ideje dhe mendimi politik. Për me jetue të lirë, të lumtur, të bashkuar dhe vëllazëruar, ashtu si jetonin të parët tonë. Mos u presjononi prej klikës së kalbur staliniste, qëndroni kryelartë me kurajo të fortë prej shqiptari kundra klikës Hoxha - Shehu, e cila i ka ditët të numëruara. Mos u ekspozoni para agjentave të sigurimit, mbroni dhe ndihmoni çdo shqiptar me tendenca demokrato-socialiste, anti Hoxha - Shehu. Klika staliniste e Tiranës, me terror, gjak dhe eshtra të popullit ndërtoi kështjellën staliniste të tiranisë; me terror, gjak dhe turp ka me përfundue para syve dhe zemrave të popullit shqiptar dhe historisë së tij. Koha ka ardhë me u bashkue të gjithë bashkë Çdo shqiptar duhet me ditë se: - Koha ka ardhur për me u përgatitë për me ba sakrificat e fundit supreme për liri, demokraci dhe socializmë, për me këputë pranga mizore të tiranisë staliniste prej duarve të popullit të robëruar shqiptar dhe të familjeve tona. Për me ia mbërrijtë atij qëllimi të shenjtë, ne duhet për me u bashkue të gjithë bashkë pa dallim mendimi politik dhe ideje, si një trup i vetëm, për me eliminue plotësisht nga faqja e dheut klikën uzurpatore staliniste e kryesuar prej kriminelave të popullit shqiptar Hoxha-Shehu. Veprimet armiqësore të asaj klike janë veprime ilegale të një klike ilegale, klikë e cila erdhi në fuqi me anë të pushkës kundra vullnetit të popullit shqiptar. Dhe si të tillë, ajo klikë duhet me u eliminue për jetë me forcë të pushkës. Populli shqiptar në përgjithësi, punëtori, fshatari, nëpunësi, rinia, studenti, ushtari dhe intelektuali, janë duke jetuar 30 vjet me radhë të rrethuar me roje, dinamit dhe tel me gjëmba, përfund errësirës staliniste, me dijenira shumë të pakta në të gjitha fushat, kulturore, shkencore, ekonomike, ideo-politike etj., populli shqiptar nuk duhet me harrue shiun e terrorit stalinist në vendin tonë. Ai duhet me qëndrue ma i fortë se kurrë, sepse klikës së kalbur të Tiranës është duke i shkarë dheu përfund kambëve të tyre. Fitorja e luftës së popullit shqiptar për liri, bëhet e mundshme prej vetë shumicës së popullit, i cili lufton me heroizëm për liri kundra forcave të kalbura të errësirës staliniste në vendin tonë.

Populli shqiptar në të ardhmen e tij duhet me ndërtue një sistem shoqnor demokrato-socialist, me zgjedhje te lira, populli me u bë udhëheqësi i fatit të vet, ne duhet me ndërtue sistemin e dy partive politike legale në vendin tonë. Organizata e jonë antistaliniste ka marrë përgjegjësira për çdo përfundim – rezulat që mundet me pasë si përfundim. Klika staliniste Hoxha-Shehu deri tani kanë jetuar në sajë të mëshirës së fuqive të huaja. Ne mendojmë se asnjë shtet, qoftë i madh ose i vogël, nuk mundet me qenë i sigurtë e i qetë, kur ai jeton në mëshirën e dikujt tjetër.

Mbas mbarimit të Luftës së Dytë Botnore, eklipsi i tiranisë staliniste errësoi tokën e bukur dhe të shenjtë shqiptare. Një grusht aventurierësh – stalinista të kryesuar prej kriminelave Hoxha - Shehu, të armatosur prej padronëve të tyre të parë, anglo-amerikanë, pa asnjë ide të qartë dhe filozofi politike, ata morën fuqinë në dorë duke mbjellë terror, vdekje, uri dhe tirani të pa pame në historinë shumë të vjetër të popullit shqiptar

Idealet u shkelën dhe u tradhëtuan Popull shqiptar! Zëri shqiptar që ra në fushën e nderit për liri, demokraci dhe socializmë po ju thërret për me çue idealet e tyre në vend, për të cilat ideale ata ranë fli. Ideale të cilat u shkelën dhe u tradhëtuan prej klikës tradhëtare në fuqi e kryesuar prej Hoxha – Shehu. Gjaku i bijëve të popullit u shkel. Shqipëria, populli dhe pasuria e tij u bënë top futbolli duke kaluar në duart e shumë fuqive të huaja 30 vjet me radhë, si pasojë e asaj politike të çmendur dhe aventuriere të klikës Hoxha-Shehu. Zgjedha e randë dhe mizerja është duke rëndue dita-ditës edhe ma shumë në kurrizin e popullit të shumë vuajtur shqiptar. Kështjella staliniste e tiranisë u ndërtue në vendin tonë me eshtra, gjak, djersë dhe ngashërime të popullit shqiptar pa dallim. Ajo kështjellë tiranie nuk është kurgjë tjetër vetëm se një kala e ndërtuar prej letre, ku një erë e lehtë me e përshkue ajo rrëzohet për tokë me trurp dhe urrejtje para syve dhe zemrave të popullit shqiptar dhe historisë së tij, për jetë. Fronti i Rezistencës Antistaliniste për liri, demokraci dhe socializmë, në vendin tonë, i bën thirrje të gjithë popullit shqiptar pa dallim, për me qenë të gatshëm në alarm kurdoherë për sakrifica supreme, për sulmin vendimtar kundra forcave të kalbura të errësirës staliniste në vendin tonë të kryesuar prej klikës aventuriere kriminale, armiq të betuar të lirisë së popullit shqiptar, Hoxha - Shehu. Bashkimi i popullit shqiptar rreth Frontit të Rezistencës Antistaliniste kishte me sjellë vdekjen e sigurtë të asaj klike uzurpatore dhe fitoren e plotë të lirisë, demokracisë dhe socializmit për popullin shqiptar, që të ndërtojë të ardhmen e jetës së vet të shkatërruar prej sistemit famëkeq kooperativist në vendin tonë për 30 vjet të robëruar. Sistemi i një partie politike në shtet, e cila me udhëheqë dhe drejtue fatet e popullit, një sistem i tillë është ilegalo-kriminal i një partie ilegalo-kriminale, i papajtuem me interesat e përgjithshme të popullit shqiptar dhe atdheut. Klikës skllavëronjëse Hoxha - Shehu është duke i shkarë dheu për fund këmbëve të tyre. Bashkë me atë klikë gjakpirëse të popullit shqiptar, ne duhet për me varrosë edhe sistemin skllavëronjës stalinist në vendin tonë, i cili ishte dhe vazhdon për me qenë i huaj në mendje dhe zemër të çdo shqiptari. Injoranca dhe mosstudimi i mirë i dogmës staliniste prej masave popullore në vendin tonë u bë objekti kryesor për ardhjen në fuqi të klikës staliniste në vendin tonë. Thirrje të gjithë anëtarëve të PPSH Populli shqiptar! Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare për liri, demokraci dhe socializmë u bën thirrje vllazërore të gjithë antarëve të PPSH, me uniformë civle ose ushtarake qofshin ata. Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare për liri, demokraci dhe socializmë i konsideron ata vëllezër dhe shokë të pandarë nga gjiri dhe zemra e tyre, sepse Organizata e jonë është për bashkim dhe vllazërim të të gjithë popullit shqiptar pa dallim ideje dhe mendimi


E diel 27 prill 2014

19

Dossier politik; ai është ideali i ynë dhe programi për të cilën ne jemi duke punuar dhe luftue; për vendosjen e lirisë, demokracisë dhe socializmin e vërtetë; për bashkimin e popullit shqiptar rreth flamurit tonë të shenjtë nacional; për me u pajisë më principe të mira demokrato-socialiste; për bashkim dhe vllazërim të popullit shqiptar për liri dhe socializmë të vërtetët; mos me u bë Shqipëria, populli, liria pasuria e tij pronë personale në duart e një klike uzurpatore, ashtu siç po ndodh sot në vendin tonë. Enver Hoxha-Nexhmie Hoxha, Mete Shehu-Fiqirete Shehu, Hysni Kapo-Vito Kapo etj., 30-vjet me radhë bejlerë stalinistë, mos harroni popullin shqiptar dhe mëmat tuaja të skllavëruara duke jetuar për fund sistemit famëkeq stalinist, me frikë duke jetuar për fund kontrollit të përditshëm të sigurimit gjakatar. Të radhitur në brigada pune të detyruar, si skllevër të mesjetës, me kazma e lopata në krahë, zbathur dhe zhveshur, me këmbë të zhytura thellë në ujë dhe baltë, në mëshirë të natyrës duke jetuar për fund shiut dhe dëborës, të uritur, të tronditur, të lodhur e të rraskapitur, me fytyra dhe duar të rudhura dhe plakur para kohe, të drejtuar prej perëndisë duke ju lutur për me i ndihmue për me fitue lirinë. Sundonjësit stalinistë të Tiranës, me gjak dhe terror grabitën lirinë dhe pasurinë e popullit shqiptar, me turp dhe urrejtje kanë me përfundue para syve dhe zemrave të popullit shqiptar dhe historisë. Ajo klikë asnjëherë s’ka përfaqësuar interesat e popullit, ata kanë mbrojtur interesat e tyre personale – kolltuket e tyre të zhytur në gjak, djersë dhe ngashërime të popullit shqiptar, 30 vjet me radhë. Klika e kalbur Hoxha-Shehu, udhëheqësit e tiranisë 30 vjeçare në vendin tonë, me metodat e tyre staliniste shtyp, terrorizon dhe armiqëson popullin ndërmjet tij dhe sundon në sajë të bajonetës. Zgjedhjet e lira në vendin tonë kishin me sjellë vdekjen e sigurtë të klikës staliniste në vendin tonë. Për shqiptarët e mirë, me ndjenja të larta patriotike, që dashuron atdheun, popullin dhe demokracinë, Partia dhe ideali i tij duhen me qenë atdheu dhe populli shqiptar dhe me denua pa mëshirë armiqtë e betuar të lirisë së popullit shqiptar dhe të familjeve tona, klikën Hoxha – Shehu, të cilët vazhdojnë me i ra kavallit më të njëjtin avaz 30 vjet me radhë, duke mashtruar popullin me premtime boshe: prit gomar me mbi bar, se kështu na mëson Stalini i Madh. Duke mbajtur popullin shqiptar të rrethuar me roje, mina, tel me gjëmba, të izoluar prej të gjithë botës në errësirë dhe injorancë, mos me ditë se ç’ndodh jashtë kufijve të Shqipërisë, mbrapa perdes së hekurt të sistemit skllavëronjës stalinist. Klika Hoxha – Shehu, si faraonët e Egjyptit Populli shqiptar duhet të mendojë për fatin e Atdheut dhe të popullit shqiptar, që sot është në rrezik, në presë të briskut, si pasojë e politikës aventuriero-kriminale të klikës staliniste Hoxha - Shehu. A kanë mbetur më shqiptarë në këtë botë për me kujtue dhe nderue gjakun e bijve të popullit shqiptar që ranë si heronj në fushën e nderit për me mbrojtë atdhun dhe lirinë e popullit dhe të familjeve të tyre. Populli nuk duhet për me harrue 30 000 bij dhe bija të popullit shqiptar, të cilët u rrëzuan përtokë prej plumbave të kriminelave ordinerë stalinistë, kudo që këmbët e tyre shkelen ata mbollën terror dhe anarki. Mbas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, ngjarje të çuditshme ndodhen në vendin tonë: patriotët dhe të ndershmit u quajtën tradhëtarë dhe të pandershëm dhe tradhëtarët dhe të pandershmit u quajtën patriotë dhe të ndershëm. Ajo propogandë staliniste çorientoi popullin shqiptar për mos me e njoftë dhe dallue patriotin e vërtetë prej tradhtarit origjinal. Ashtu si Faraonët e Egjyptit, që për nder dhe lavdi të tyre ndërtonin piramida të larta në dezertin nubjan të Egjyptit, me eshtra të skllevërve Hibru dhe Egjyptianë, ashtu dhe klika kriminale Hoxha – Shehu për nder, kujtim dhe lavdi të tyre ndërtuan sistemin skllavëronjës stalinsit, ku është duke sunduar tirania e pashembullt në historinë e njeriut modern, tani në vjetët e fundit të shekullit 20-të, që është shekulli i shkencës, teknikës, qytetërimit, lirisë, demokracisë dhe socializmit. Në ato ndërtime që klika staliniste e Tiranës është duke ja kontribuue vetes së tyre, morën pjesë 220 000 të burgosur dhe të internuar politikë, ku 20 000 prej tyre nuk u kthyen të gjallë pranë familjeve të tyre; ata u mbytën prej punës së rëndë të detyruar duke punuar 16 orë në ditë, duke jetuar me një lugë supë dhe 600 gram bukë në 24 orë. Popull shqiptar! Shokë, vëllezër dhe motra të dashur! Ushtarë, nënoficerë dhe oficerë! Zëri i dëshmorëve tanë që shekuj me radhë ranë si heronj në fushën e nderit për liri, drejtësi dhe demokraci; populli shqiptar dhe nënat tuaja, që ju kanë rritë juve me shumë vuajtje dhe dashuri, po ju thërret: - Mos i shërbeni klikës!

Një popull që lufton për liri, demokraci dhe socializmë, ai nuk është duke shkelur ligjet e shtetit, të cilat ligje janë shkelur dhe abuzuar prej klikës në fuqi, klikë e cila është duke i përdoruir ligjet e shtetit si një armë mbrojtëse, për mbrojtjen e interesave të tyre personale.

Populli shqiptar duhet të mendojë për fatin e Atdheut dhe të popullit shqiptar, që sot është në rrezik, në presë të briskut, si pasojë e politikës aventurierokriminale të klikës staliniste Hoxha - Shehu. A kanë mbetur më shqiptarë në këtë botë për me kujtue dhe nderue gjakun e bijve të popullit shqiptar që ranë si heronj në fushën e nderit për me mbrojtë atdhun dhe lirinë e popullit dhe të familjeve të tyre

Programi i Frontit të Rezistencës Ligjet e ardhme të sistemit tonë demokratiko-socialist kanë me u përgatitë me themele socialo-demokrate, të bazuar në vullnetin e dëshirës së shumicës së popullit shqiptar, me zgjedhje të lira elektorale, shumica me udhëheqë jo ma tepër se pesë vjet, me dy parti të ligjshme, me aktivitet të lirë zhvillimi politik, liri të plotë fjale, shtypi dhe kritike. Ato ligje janë me u ekzekutue prej njerëzve kompetentë në detyrë, të udhëhequr prej një parlamenti konstitucional. Për sa i takon reformave sociale në të ardhmen, sistemi ynë demokrato-socialist për me bë këto reforma të menjëhershme: Tokat bujqësore, blegtoria dhe çdo pasuri tjetër e popullit e cila është grabitur prej klikës staliniste të Tiranës, e kryesueme prej armiqve të betuar të lirisë së popullit shqiptar Hoxha - Shehu, ka me iu shpërnda popullit në bazë të antarëve të familjes, pa dallim mendimi politik dhe ideje – kush ishte ai dje dhe kush është ai sot, sepse ne nuk jemi stalinista për me ba dallime në popull. Për sa i takon politikës sonë demokrato-socialiste të jashtme, në programin tonë demokratik, ne dëshirojmë për me ushtrue politikën e paqes dhe të miqësisë me të gjithë popujt e botës, pa dallim sistemi shoqëror dhe ideologji politike. Sistemi ynë socialist në të ardhmen ka me pastrue minat dhe telat me gjëmba, të cilat kanë ndarë dhe izolue popullin shqiptar prej gjithë botës për 30 vjet me radhë, si pasojë e politikës aventuriere-kriminale të Hoxha – Shehut, armiq të betuar të lirisë së popullit shqiptar. Kufijtë e Shqipërisë demokrato-socialiste të së ardhmes kanë me qenë plotësisht të hapur për vizitorë të huaj, turista, studenta, tregtarë etj. Qytetarët shqiptarë pa dallim kanë me qenë të lirë për me vizitue çdo shtet në botë, të çdo lloj sistemi shoqëror qofshin ata. Populli shqiptar dhe rinia e tij duhen me qenë vigjilent, të mos mashtrohen prej propogandës fallso të komisarëve stalinistë, edukatorë të forcave të errësirës. Punëtori dhe fshatari shqiptar i kanë provat të gjalla, të përditshme dhe parasysh përmbi gjendjen ekonomiko-politike të klikës staliniste në vendin tonë. Populli shqiptar, pa dallim, nuk duhet me ju nënshtrue kësaj situate të tmerrshme në vendin tonë, ai duhet për me mësue prej së kaluarës së zezë 30 vjeçare për fund skllavërisë pa asnjë ndryshim në jetë, duke jetuar në jetën shtazarake. Sistemi skllavëronjës stalinist nuk përfaqëson vullnetin e popullit dhe interesat e tij, ai përfaqëson interesat e klasës së lartë shtypëse staliniste, e cila mori kolltukun me forcë dhe dëshirojnë për me vdekë përmbi kolltuk. Thirrje ushtarakëve shqiptarë Ushtarë, nënoficera dhe oficera! Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare për liri, drejtësi, demokraci dhe socializmë, u bën thirrje juve për me bashkue armët tuaja të çlirimit me ato të luftëtarëve të lirisë për këputjen e prangave të tiranisë staliniste prej duarve të popullit shqiptar dhe të nënave tuaja. Shqiptari i mirë është i detyruar për me i shërbye vullnetit dhe idealit të shumicës së popullit shqiptar dhe jo me i shërbye interesave të një klike të kalbur kriminale dhe tradhëtarëve të kauzës së popullit, klikë e cila është duke qëndruar në fuqi në sajë të bajonetave dhe jo në sajë të zgjedhjeve të lira demokratike. Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare për liri, drejtësi, demokraci dhe socializmë nuk dëshiron për me i dhënë popullit shqiptar premtime, ai i jep popullit shqiptar sigurime të siguruara me Statut Themelor. Populli duhet të mos harrojë se: Shqiptari i mirë lind me mision prej vetë natyre, për me i shërbye Atdheut, popullit dhe familjes së vet. Ai është i detyruem për me çue në vend amanetin e të parëve tonë, të cilët luftuan, derdhen gjakun e tyre shekuj me radhë me trimëri dhe patriotizmë për me mbrojtë këtë tokë të bukur dhe të shenjtë Arbërore. Populli shqiptar sot ka të humbur gjithçka. Atij i ka mbetur vetëm një rrugë: Rruga e revoluciont të armatosur për liri, drejtësi, demokraci dhe socializmë të vërtetë në vendin tonë. Fronti i Rezistencës Antistaliniste Shqiptare për liri, drejtësi, demokraci dhe socializmë dëshiron t’u bëjë të qartë anëtarëve të Partisë së Punës së Shqipërisë për me u kthye në rrugën e patriotizmit dhe të demokracisë, në rugën e shumicës së popullit, në rrugën e familjeve tuaja të robëruara nga klika sundonjëse Hoxha - Shehu. Mendoni për fatin e Shqipërisë që tani është në rrezikun më të madh. Organizata

jonë Antistaliniste u bën thirrje juve vëllezër dhe motra për me mendue për fatin e atdheut dhe të popullit shqiptar, mendoni për një Shqipëri me principe patriotike shqiptare, për me ndërtue një shtet të lirë, indipendent, të pamvarun prej askujt. Popullit shqiptar i është nevojitur një sistem shoqnor me baza të vërteta demokratosocialsite, për me i shërbye të gjithë familjes shqiptare pa dallim ideje dhe mendimi politik. Ne mendojmë se ka ardhur koha për me rrëzue flamurin e Tiranisë Staliniste dhe me ngritë Flamurin e shqiptarizmit. Populli shqiptar i udhëhequr prej principeve të tij mijëravjeçare patriotike për liri, i bashkuar sot në Frontin e Rezistencës Antistaliniste ka me këputë prangat staliniste të tiranisë. Asnjë shqiptar të mos jetojë me shpresa të situatës, e cila do të sjellë diçka më të mirë për atë, situatën e mirë ose të keqe e sjell vetë njeriu, në bazë të përpjekjeve që ai bën. Njeriu me kurajo të fortë, i pajisur me moral të lartë patriotik dhe sakrifica të pandërprera me besimin e tij në fitore kundra forcave të errësirës staliniste në vendin tonë, ka me pasë fitoren e shpejtë dhe të sigurtë. Organizata jonë nuk ushqehet prej principeve të hakmarrjes, ato principe janë të huaja për programin tonë ideo-politik. Sepse ne nuk jemi stalinista dhe e konsiderojmë të turpshme për me qenë të tillë. Çdo qytetar që tani me dashje ose padashje, me uniformë ushtarake qoftë ai ose civile, bën dorëheqje duke mos i shërbyer në të ardhmen klikës terroriste Hoxha-Shehu, ata konsiderohen shokë dhe vëllezër të Frontit Antistalinist për liri, demokraci dhe socializmë në vendin tonë. Sistemi i klikës Hoxha – Shehu, një kështjellë e ndërtuar prej letre Organizata jonë ka me ndjekë politikën e bashkimit dhe vëllazërimit të popullit shqiptar pa dallim ideje, feje dhe mendimi politik, duke i qëndruar besnik programit të saj dhe amanetit të atyre që ranë si heronj për kauzën e përbashkët të popullit dhe të atdheut pa dallim. Tani ka ardhur koha që populli shqiptar i bashkuar të mos rrijë i hutuar me duar kryq, ai duhet për me u zgjue prej gjumit të rëndë të tiranisë staliniste, duke i dalë për zot vetes, i cili me udhëheqë veten drejt fitores së lirisë dhe demokracisë. Organizatës sonë Antistaliniste tani i nevojitet ndihma e gjithanshme e popullit shqiptar për me eliminue plotësisht klikën e kalbur Stalinisto-Skllavëronjëse Hoxha-Shehu. Tani ka ardhur koha që populli shqiptar me i dhënë grushtin e vdekjes Tiranisë Staliniste në vendin tonë, duke u dhënë popujve të botës me kuptue se sot në Shqipëri ekzistojnë forca të fuqishme Antistaliniste, të cilat janë të gatshme për revolucion të armatosur kundra forcave të errësirës së klikës së kalbur staliniste Hoxha-Shehu. Gjatë këtyre përpjekjeve për liri, popullit shqiptar i duhet për me kapërcye dallgët dhe barrikadat që klika sundonjëse staliniste e Tiranës ka me na vënë përpara për me na ndalue në rrugën tonë për liri. Në çdo fshat, qytet, kooperativë, fermë, fabrikë, minierë, hekurudhë, dyqan, spital, shkolla dhe reparte ushtarake, forcat tona të fuqishme antistaliniste janë duke penetruar dita-ditës ma shumë në radhë të klasave të popullit shqiptar, deri tek ministrat dhe oficerat madhorë të ushtrisë, të cilët dëshirojnë dhe andërrojnë që në të ardhmen me jetue të lirë, të lumtur dhe pa frikë në atdheun e tyre që ata e dashurojnë aq shumë. Popull shqiptar! Organizata e Frontit të Rezistencës Antistaliniste Shqiptare për liri, drejtësi, demokraci dhe socializmë është organizue dhe përgatitë për sulmin vendimtar të sakrificave supreme për shkatërrimin e plotë të sistemit skllavëronjës stalinist të kryesuem prej klikës kriminalo-aventuriere Hoxha-Shehu. Popull shqiptar! Fuqia e klikës staliniste-terroriste HoxhaShehu është duke qëndruar në këmbë ashtu si një kështjellë e ndërtuar prej letre, ku një erë e lehtë me e përshkue ajo kështjellë tiranie rrëzohet për tokë. Ajo kështjellë tiranie ka me përfundue me turp dhe urrejtje para syve, zemrave dhe historisë së popullit të shumë vuajtur shqiptar. Popull shqiptar! Koha ka ardhur për popullin shqiptar pa dallim, ashtu si të parët tonë, me kurajo patriotizme dhe trimëri prej shqiptari, me u zgjue prej gjumit të rëndë të errësirës staliniste, me forcue zemrat tona të lodhura të skllavërisë, të bashkuar si një trup i vetëm rreth Frontit të Rezistencës Antistaliniste për liri, demokraci dhe socializmë, kundra klikës kriminale Hoxha-Shehu, armiku i betuar i lirisë së popullit shqiptar, shkelës dhe tradhëtarë të gjakut të bijve të popullit shqiptar që ranë në fushën e nderit kundra okupatorëve të huaj për me mbrojtë lirin e popullit shqiptar dhe të nënave të tyre, të cilat i rriten djemtë e tyre me vuajtje dhe sakrifica. Organizata e jonë çlirimtare, krah për krah me popullin shqiptar, duhet me u hedhë në aksion të armatosur për liri dhe atëherë ne kemi me pasë shumë miq dhe shokë në botë, të cilët kanë me na ndihmue moralisht, politikisht dhe materialisht për plotësimin e kryerjes së detyrës sonë të shenjtë dhe patriotike.


20

E diel, 27 prill 2014

Sport

Superliga

Partizani mund Kastriotin dhe rrëmben vendin e dytë Të kuqtë kanë arritur të marrin një trepikësh shumë të rëndësishëm, që i çon në vendin e dytë. Ka mjaftuar goli i Sacerit për të marrë një fitore mjaft të vlefshme Jurges Veizaj

D

je janë luajtur edhe ndeshjet e vlefshme për javën e 30të të Superiores. Sfida shumë të rëndësishme, të cilat kishin shumë domethënie për rrugën e disa ekipeve në kampionat. Në Durrës, Teuta do të përballej me Skënderbeun, duke u shkaktuar humbjen e radhës korçarëve, ndërsa Partizani do të priste Kastriotin dhe arriti që të dilte fitues ndaj krutanëve. Teuta-Skënderbeu Teuta bëri surprizën e radhës në kampionat. Durrsakët e shtuan emrin e tyre në listën e skuadrave që kanë mundur kampionët në fuqi të Skënderbeut. E bëri Skënderbeu dy javë më parë, ndërsa radhën e kishte skuadra e Teutës. Një ndeshje kjo që tregoi edhe një herë tjetër se “ujqërit e dëborës” nuk janë në formën e tyre më të mirë. Dy gola të shënuar nga Samb dhe Jakupi e bën të pavlefshëm golin e Pejiçit në fundin e takimit dhe mbajnë në garë për një vend në kupat e Evropës “djemtë e detit”. Ndeshja nisi me një ritëm të vrullshëm nga ana e Teutës që kërkoi me ngulm golin e parë, por sulmuesi afrikan Samb nuk mjaftoi për të zhbllokuar rezultatin. Ishte pikërisht shtatlarti me ngjyrë që në minutën e 7-të kaloi Radasin dhe u gjend i vetëm përballë Shehit, por ky i fundit neutralizoi goditjen e tij. Pero Pejiç reagoi vetëm pak sekonda më vonë me një goditje nga jashtë zonës, por Osmani nuk e pati të vështirë për të neutralizuar goditjen. Në minutën e 9-të, Samb nga e majta e sulmit të Teutës arriti sërish të futej në zonë, por topi i lëshuar nga këmbët e tij u përplas sërish me murin Shehi. Në minutën e 21-të, Teuta

Partizani feston golin

shënoi golin e parë, por kryesori Emirjon Sino, i ndihmuar nga asistentët e tij, akordoi pozicion jashtë loje për sulmuesin Samb. Në kampin tjetër nuk ndryshon protagonisti, sepse ishte sërish kroati Pejiç që devijoi lehtë një krosim, duke ia bërë detyrën të lehtë gardianit të Ishte një sfidë ku formacioni i Marcio Sampaios pati shumë raste të cilat i shpërdoroi

durrsakëve. Në fillimin e pjesës së dytë, sinjalin e parë e dha Skënderbeu me Sabien Lilajn që goditi fuqishëm nga jashtë zonës, por Osmani grushtoi me sukses. Në minutën e 57-të Teuta rrezikoi seriozisht pas një krosimi të Ahmatajt, ndërsa dy minuta më vonë ishte Samb

që përfitoi nga gabimi i Marko Radas, duke shkundur rrjetën e korçarëve. Kaq mjaftoi që Skënderbeu të humbiste shpresat për një sukses tjetër, sepse skuadra e Josës u tregua anemike në fushën e lojës gjatë minutave të mbetura. Ishte sërish Ahmataj që rrezikoi në minutën e 64, ndërsa rreth 20 minuta më pas kapiteni Akil Jakupi mbylli llogaritë e takimit duke shënjestruar saktësisht katërkëndëshin e Shehit pas një krosimi të ardhur nga e djathta. Goli i tretë i takimit erdhi në minutën e dytë shtesë nga Pejiç që ngriu me një diagonale portierin Osmani. Gjithsesi ky gol nuk ndryshoi asgjë në balancat e takimit pasi skuadra e Biturkut siguroi një tre pikësh me shumë vlera në garën për një vend në Europa League. Partizani-Kastrioti Partizani ka arritur që të marrë një fitore të madhe në përballjen ndaj Kas-

Van Gal arrin akordin me Junajtidin Luis van Gal ka pranuar marrëveshjen për t’u bërë menaxheri i ri i Mançester Junajtidit, sipas “goal.com”. Holandezi ka finalizuar afatet e kontratës me një delegacion të Junajtidit, të drejtuar nga familja Glazer në 24 orët e fundit. Holandezi pritet ta nënshkruajë kontratën afatshkurtër prej jo më shumë se tre vjetësh dhe të marrë “frenat” në “Old Trafford”, kur angazhimi i tij me kombëtaren holandeze të përfundojë pas Kupës së Botës. Një delegacion i klubit prestigjioz, ku

Luis van Gal

ishin të pranishëm zëvendëspresidenti Ed Woodward dhe një nga vëllezërit Glazer ka negociuar kushtet e sakta të kontratës në vilën e Van Gaalit në Olgrejv. Edhe pse të shtunën djajtë publikisht u distancua nga zërat se Van Gal ka rënë tashmë dakord, drejtuesit e klubit as nuk e kanë mohuar dakordësinë mes palëve. Sipas raportimeve të “goal.com”, Van Gaal i nisi bisedimet javën e kaluar ku ishte shprehur se ishte shumë i interesuar për të drejtuar ekipin anglez.

Të kuqtë e nisin me ritëm të lartë ndeshjen madje rrezikojnë që në minutën e 7-të me Nderim Nexhipin, që nuk gjen kuadratin pas një goditjeje dënimi në një pozicion të favorshëm

Mario Sacer feston golin

triotit. Një triumf ky që i jep vendin e dytë, edhe pse me pikë të barabarta me Kukësin që barazoi. Kryeqytetasit janë mjaftuar me golin e Mario Sacerit për të marrë fitoren në “Selman Stërmasi”. Ishte një sfidë ku formacioni i Marcio Sampaios pati shumë raste të cilat i shpërdoroi. Mirëpo kjo nuk e ndaloi skuadrën që të merrte një trepikësh që e çon më afër zonës së Europa League. Të kuqtë e nisin me ritëm të lartë ndeshjen madje rrezikojnë që në minutën e 7-të me Nderim Nexhipin, që nuk gjen kuadratin pas një goditjeje dënimi në një pozicion të favorshëm. Lojtari kosovar kishte një tjetër mundësi të mirë në të 27-ën me një goditje brenda zonës, ndërsa rasti më i pastër ishte ai i minutës së 34-t kur Besnik Krasniqi i vetëm përballë Calit, por që nuk tregohet i saktë. Pjesa e dytë nis menjëherë me gol për Partizanin, ku meritën kryesore e ka Besnik Krasniqi, i cili ia bën shumë të lehtë shënimin e golit kroatit Mario Sacer. Tashmë më të qetë psikologjikisht të kuqtë e kontrollojnë me qetësi lojën, krijojnë raste të shumta shënimi, por janë të pafat para portës krutane. Në minutën e 55-të Nderim Nexhipi lëviz bukur në zonë, por goditja e tij është sërish qendrore. Mesfushorit të të kuqve i jepet sërish mundësia në të 71-n, por edhe në këtë rast Cali i Kastriotit i mohon një gol të sigurt. I pafat në këtë sfidë edhe Amir Rrahmani, goditja e të cilit me kokë kontrollohet me lehtësi nga portieri mik. Reagimi i formacionit të Nevil Dedes për të barazuar rezultatin ishte shumë i vaktë, as sa nuk u regjistrua asnjë rast i rrezikshëm në portën e Alban Hoxhës. Kështu ekipi të kuqtë renditen në pozicionin e dytë në kuotën e 50 pikëve. Ndërsa Kastrioti e shikon veten të pashpresë në kuotën e 29 pikëve.

Panuçi: Baloteli nuk është “top-lojtar” vështira, kjo gjë ndiIsh-mbrojtësi italhmonte shumë që të ian Kristian Panuçi ka zgjidhen problemet. thanë se vetë fakti që Mario Baloteli konKështu që, ne nuk dusiderohet si top-lohet të merremi me vepjtar tregon se sa poshtë rimet e tij, ne duhet t’i ka rënë futbolli italpranojmë ato”, - shtoi ian. “Nëse futbolli ital- Kristian Panuçi ish-mbrojtësi. “Kamian është poshtë, është pionë të mëdhenj janë sepse ne e konsiderojmë Mario Balojtarët e tjerë. Milani është i vetlotelin si top-lojtar. Nëse dikur Mimi ekip ku ai ka qenë gjithmonë lani kishte diçka, ishte respekti që startues, të paktën deri më tani”, kishin mes vete. Në momentet e përfundoi italiani.


21

E diel, 27 prill 2014

Sport

Superliga

Tirana i rrëmben shpresat dhe trepikëshin Vllaznisë Skuadra bardheblu ka arritur që të marrë një fitore shumë të rëndësishme për fatin në kampionat

T

irana ka arritur që të triumfojë ndaj rivalit të saj momental, Vllaznisë, duke siguruar kështu një triumf shumë të madh për të ardhmen. Fitorja e skuadrës bardheblu duket se i shton shpresat edhe më shumë ekipit se do të jetë edhe një vit tjetër në Superiore. Edhe pse akoma nuk është e sigurtë nga ana matematikore, 24 herë kampionët nuk duket se do të gabojnë në ndeshjet e fundit. Si asnjëherë më parë, derbi i Shqipërisë vinte si derbi i mbijetesës. Kjo, pasi të dyja skuadrat janë ekipet që kanë bërë historinë e futbollit shqiptar. Në “Qemal Stafa” shiu kishte rënduar ndjeshëm terrenin e lojës, por nuk kishte mbajtur larg tifozeritë që ishin të pranishme për të frymëzuar skuadrat përkatëse. Të dyja ekipet vendosën që të dilnin në fushë me formacionet e tyre më të mira duke mbajtur të njëjtin rreshtim. Nga njëra anë qëndronte 4-3-3 i Dervish Haxhosmanoviçit që edhe kësaj radhe vendosi të dilte me këtë rreshtim. Kurse Magani nga ana tjetër u përgjigj me 4-2-3-1 duke e bërë dhe më të rrezikshëm sulmin. Kjo, pasi Xhilberto i vetëm do të mbështetej me Kercikun, Morinën dhe Ndikmanën. Një treshe që ka vërtetuar ndeshjet e fundit që është shumë e rrezikshme. Sfida nisi e luftuar dhe

Ndeshjet e djeshme TIRANA-VLLAZNIA 2-1 Golat: Vrapi 19′ / Bushiç 34′ (pen), Morina 48′ Gjyqtarë: L. Jemini TEUTA-SKËNDERBEU 2-1 Golat: Samb 59′, Jakupi 86′ / Pejiç 90′ Gjyqtarë: E. Sino BESA-LUSHNJA 3-0 Golat: Sefa 30′ (pen), 49′, 84′ Gjyqtarë: O. Sokoli PARTIZANI-KASTRIOTI 1-0 Golat: Sacer 48′ Gjyqtarë: A. Koci KUKËSI-LAÇI 1-1 Golat: Izucuku 44′ / Xhejms 54′ Gjyqtarë: D. Jubica FLAMURTARI-BYLISI (3-0 në tavolinë)

Magani nga ana tjetër u përgjigj me 4-2-31 duke e bërë dhe më të rrezikshëm sulmin

Tirana - Vllaznia

me shumë duele në mesfushë por rasti i parë erdhi pas çerek ore lojë me Arsen Handarin që dha sinjalin në portën e Ilion Likës. Pas vetëm 4 minutash vjen avantazhi bardheblu. Krosim i bukur në zonën kuqeblu me Pashajn që bën kullën dhe mes tre fanellave bardheblu në vijën fatale në vendin ideal është pikërisht elbasanasi që nuk fal duke shënuar golin e epërsisë. Tifozeria bardheblu ekzaltohet në “Qemal Stafa” dhe kjo e shton edhe më shumë presionin e ndeshjes. Goli nxeh gjakrat mes dy tifozerive që degraduan me veprime vandale. Një veprim ky që ndodh shpesh në stadiumet shqiptare dhe që nuk mungoi as kësaj radhe. Në minutën e 27-të Shtubina pretendon për një 11-metërsh ndërsa topi shkon te Hajdari që vetëm pak metra larg Likës shpërdoroi një rast të artë. Vllaznia insiston për të reaguar dhe në minutën e 34-të Morina pengon në zonë Bardullën dhe për kryesorin Lorenc Jemini s’ka dyshim, është 11-metërsh. Në pikën e bardhë është Bushiç që çon topin në të djathtë dhe Likën në të majtën për të risjellë gjithçka nga e para. Një barazim 1-1 që i çon skuadrat të barabarta në dhomat e

Dervish Haxhosmanoviçi edhe kësaj radhe vendosi të dilte me rreshtimin 4-3-3. Si asnjëherë më parë, derbi i Shqipërisë vinte si derbi i mbijetesës. Kjo, pasi të dyja skuadrat janë ekipet që kanë bërë historinë e futbollit shqiptar

Dervish Haxhiosmanoviç

zhveshjes. Pjesa e dytë nis ndryshe për skuadrën vendase. Fjalët e Maganit duhet të kenë bërë efekt pasi Tirana merr menjëherë komandën me fillimin e pjesës së dytë. Aksion model i bardhebluve me Ndikumanën që jep një krosim perfekt në shtyllën e dytë aty ku Morina gjen korridorin për ta çuar topin në rrjetë duke i shpëtuar mbulimit nga mbrojtja shkodrane. Festojnë bard-

24

Edhe pse akoma nuk është e sigurtë nga ana matematikore, 24 herë kampionët nuk duket se do të gabojnë në ndeshjet e fundit

heblutë që arrijnë të menaxhojnë rezultatin pavarësisht tentativave të Vllaznisë. Pas fishkëllimës së Lorenc Jeminit bardheblutë mund të festojnë të qetë duke marrë një fitore që i çon në kuotën e 43 pikëve. Ndërsa nga ana tjetër Vllaznia do ta ketë mjaft të vështirë. Kjo, pasi në “Loro Boriçi” do të presë Flamurtarin. Një rival tjetër që kërkon të qëndrojë në Superiore dhe që nuk do t’i lejojë shkodranët të marrin një fitore lehtësisht.

Gugash Magani

Mirallas: Januzaj nuk duhet të jetë pjesë e Belgjikës në Brazil 2014 Kevin Mirallas ka thënë se do të ishte e padrejtë nëse Adnan Januzaj ftohet në skuadrën e kombëtares së Belgjikës që do të luajë në Botërorin “Brazili 2014”. Adnan Januzaj së fundmi mori vendimin që ta përfaqësojë kombëtaren e Belgjikës, deri në momentin që përfaqësuesja e Kosovës të pranohet me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA. “Kishte

shumë presion mbi të që ta ndante mendjen se për cilën kombëtare do të luante dhe është gjë e mirë që ai zgjodhi Belgjikën, sepse është një lojtar i mirë. Sidoqoftë, nuk mendoj se ai duhet të vijë në Brazil. Do të ishte e padrejtë të lihet jashtë kombëtares ndonjë lojtarë i mirë për dikë i cili nuk i njeh bashkëlojtarët dhe i cili nuk ka luajtur shumë për klubin e tij

“Nuk është se ne kemi mungesë të lojtarëve në atë pozicion. Në fakt, ka shumë lojtarë të mirë në pozicionin e tij”- tha Mirallas

muajve të fundit”, - deklaroi Mirallas. “Adnani nuk e njeh këtë grup të lojtarëve dhe fakti qëndron se ai nuk ka luajtur shumë ndeshje me Mançester Junajtid së fundmi. Nuk është se ne kemi mungesë të lojtarëve në atë pozicion. Në fakt, ka shumë lojtarë të mirë në pozicionin e tij që luajnë në kombëtaren e Belgjikës, kështu që do të jetë e vështirë për të”, - shtoi Mirallas.


22

E diel 27 prill 2014

Zbavitje

Fjalëkryqi i “Standard” 1

2

14 20 26 34

5

16

6

7

28

35

9

10

23

29

24

30

31

32

37

45

49

46

50

56

68

52

58

63

64 69

74

47

51

57

67

38

42

44

62

13

33

41

61

12

25

36

40

48

11

18

22

27

8

17

21

43

55

4

15

19

39

3

74-I ka të ndryshme trari. 75-Ishte edhe ai i Varshavës. 76-Italia në tabela elektronike.

70

59 65

54 60

66

71

72

75

HORIZONRTAL 1-Një armë si bazooka. 6-Carvalho i Vasquez Montalban. 8-Qe mbret i ostrogotëve. 14-Fillojnë transferimin. 15-Kryesojnë garën. 16-Denis i enëve me presion. 18-Vodhi Palladin me Odiseun. 19-Thurman e Pulp fiction. 21-Në atë vend. 22-Inicialet e Sordi, aktor. 23-Dadua pa çifte. 25-Mund të jenë kokosi. 26-Agjencia Kombëtare e Privatizi-

53

mit. 28-Janë detyra... algjebrike. 33-Agjenci Ekonomike Milaneze. 35-Kantautor italian. 36-Janë regjimet totalitare. 37-Gjysmë sapuni. 39-Qyteti ku lindi Turgeniev. 41-Një aparat për të kapur... sinjale. 42-Janë lojrat... për të fituar. 43-Janë ngjarjet e... telefilmave. 45-Gjysma e matjes. 46-Institute Lokale Humanitare. 48-Janë në qafë. 49-Renata, soprano e njohur italiane.

73 76

51-Kështu kërcente Fred Astaire. 54-Madhësitë e para. 55-Eshtë zog mikroskopik. 57-Thonë se nuk ka fund. 59-Eshtë botë e vjetër. 61-Star me… Spock. 62-Qytet japonez. 64-Cirkuiti i Brazilit. 67-Thompson aktore. 68-Të takon... ty. 69-Kufijtë e tjetrës. 71-Një pikë në ligj. 72-Mbyllin një tender. 73-Fillojnë panikun.

Fjalëkryqi pa skemë 1 2

3

4 5 6

7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

VERTIKAL 1-Eshtë e ftohtë... si thika. 2-Digat pa kufij. 3-Jacques që qe komik. 4-Inicialet e Paganini-t. 5-Kaluar në fillim. 6-Lëshohet me klithma. 7-Mbeten në fund. 8-Në kryer të titullarëve. 9-Diftong në teori. 10-Roman pa fillim e pa fund. 11-Mbyllet me... dorezë. 12-Kanë rrugë me... emër. 13-Perëndesha që u vra nga Marduk. 14-Fillojnë turnin. 17-Janë recitime pa... fjalë. 18-Profeti i gropës së luanëve. 20-Araknidi i një... ore. 23-Christian i Modës. 24-Vogëlushja e Dickens.

27-I takon... partive. 28-Castro, lider maximo. 30-Kështu thirrej Jupiteri. 31-Kështu është përgjigja... e fortë. 32-Tallet me alet. 34-Fillojnë hollësitë. 36-Janë ndjekësit e Tristan Tzara. 38-Gruaja e Fantozzi-t. 40-Eshtë agrare me tokën. 41-U interpretua nga Liam Neeson. 44-Gjysmë sebepi. 47-Eshtë si thes. 48-Janë juridike ato të noterit. 50-Një pjesë e dekalogut. 52-Janë plot dhjamë. 53-Një pjesë e pogradecareve. 54-Merren për siguri. 56-Eshtë si fushë. 58-Oxa që këndon. 60-Mihal, i paharruar i skenës. 63-As unë as ti. 65-Eshtë numri i një. 66-Bëhen dentarë me darë. 70-Në hyrje të stacionit.

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar A R R

A

J

E A N N

E

N

B O C E

R O D

I

E

T A I

G

D

I

O M

P

H A P O R

K U I

E N G

I

T A

S

E N A

I

T A

I

S

M A B U

E

D R

I

T

I

V A L E N

N O

I

C

I

T

I L

L O U

E T

E R

A

E

I

E

O N

E T

T

A R

U E

G E

12. Janë në skaje. -Janë myslimanët e Iranit. -Në atë vend -Si moral.

R

E R O

S

T

T

O M B R

M A N A

I

E

F

T E R

T A L E N R

S

A

E N

N G O N A

M E R

R

T E M A

I

E L E

G

M A T E R D P O Z

A D A M

I

I

L

N P

R

S M E R

P A C O

P

G

S

S

O M I

T R

T R R

S

O N A B

E

M

I

T

E

T

A D A

I

E N

E C O L E T

A G E T E T

-Mund të jenë postare. 11. Një birrë e jona -Nenet pa ekstreme. 12. Interpreton Tanën. 13. Lidhet në qafë. -Do të bëhet rosë. 14. Jean dramaturg -Janë zonja që hanë... gurë. 15. Një tabloid i njohur gjerman -Ekipi pa ekstreme. -Fillojnë tjetrën. 16. Émile që shkroi J’accuse. -Diftong në duar. 17. Ishin paraardhësit e beotëve. -Bergman e kinemasë. 18. Janë tek kë lende. -Eshtë porosi e fundit 19. Një copë nën xhaketë -Eshtë shuma e përgjithshme. 20. Robert Plant. -Ishin ministra të sulltanit. 21. Eshtë fitorja ngushëlluese. -Kush ka... nuk ka gjak 22. Janë tallësit -Një sulm kardiak.

VERTIKAL 1. Paguhen për vonesë. -Mbyll frazën. 2. Duhen respektuar në kohë. -Eshtë djalli. 3. Safin tenist. -Centrale Urbane Rumune. -Kufizojë kënde. 4. Inicialet e Bergman regjisor. -Ndërrohen me zapping 5. Girardot aktore. -Eshtë qengji që të ndjek pas. 6. Kalimi në ekstreme. -Wim regjisor i Qielli mbi Berlin, 7. Tasimi pa zë. -Një mund të jetë mortale. 8. Ernesto që qe shkrimtar. -Një pije e jona. 9. Lihen me orar. -Një mbishkrim në kryq. 10. Një është edhe meduza.

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 40 kuti HORIZONTAL 1. Kështu është ekipi si një trup i vetëm. -Takat pa çifte. -Në krye të kryesisë. -Jepet me sirena. 2. Eshtë lloj papagalli. -Makina Micra. -Skuadër turke. 3. Emri i Barletit. -Kurdisen me intriga e prapaskena. -Fillojnë romanin. 4. Eshtë edhe ajo saudite -Janë lagjet me baraka të metropolove.

-Parker regjisor. 5. Shtetarë pa sharë. -Kryeqyteti i Timurlengut. -Në krye të armatës. -Fund tuneli. 6. Të parat në atletikë. -Skandali që rrëzoi Richard Nixon-in. -Të fundit në studim. -Gjysmë vektor. 7. Kështjella e mbretit Artur. -Takat pa ekstreme. -Eshtë motra e burrit. 8. Henri që themeloi Kryqin e Kuq.

L D R

-Përcaktohet nga mjeku. 9. Eshtë e diellit në një film të Steven Spielberg. -Një pemë. -Eshtë membranë e syrit 10. Të fundit në takim. -Llafe pa çifte. -Organizohet një edhe për sondazh -Rrethojnë ringun. 11. Një kafe... e pabluar. -Janë të Narnias ato me princin Caspian. -Të le në mëdyshje.

D A N A

I

R

S

A H A N E T

A P E R

T

I

T E L A S H

I

I

R E K L

I

I

I

D A T E M I

K E R O U A C

S

A

T A

I

N

V

S

A G O R A

I M E T R

G S D A R

E N T

I M E N T A L E T

T A N D

I

N

T E R

S

I

F A B R

I

K A T A N D

R

I

I

B A

K O S

P E R D E T

N E N

L

R A N O M A L B A N

A E

I

T T K T

K O R A R E L I

I

P A R

I

I

N V A E L

I

N S R Y K I

H M A T

R T K O R E I

E A N T

I

I

G E R M A T P E L E N A T O L T E M

A R T

I

O L A E S H A T

T E

E N E T

I

S

E R

I

I

E G A E P L O T E

A L E T L R A V T A


23

E diel 27 prill 2014

Fjalëkryqi Simetrik

HORIZONTAL 1. Ajo masive është eksod 4. Janë djaj. 10. Ishin qendra tregtare dikur. 14. Janë të ndryshme në trakt. 15. Janë përemra si unë. 16. Një hollësi. 17. Ndezur në aparaturë 18. Janë përfaqësi diplomatike. 19. Kështu është bërë ai që zhduket. 21. Duhen respektuar në kohë. 23. Eshtë shtet i papës. 25. Mali ku ngeci Arka e Noes. 26. Janë automa. 28. Një sport me stil të lirë. 29. Kompozoi Carmen. 30. Mbanin flamur të zi. 31. Eshtë makinë indiane. 32. Një personazh biblik.

33. Drejtohen për të bërë zoom. 34. Një abonim 30 ditor. 35. King Cole i muzikës. 36. Një mund të jetë C. 37. Një lihbër bordi. 38. Në fund të vitit. 39. Lexohen në pentagram. 40. Ishte profeti i fundit i vogël. 42. Eshtë pluhuri si Dash. 43. Janë bashkëkombas të Karol Wojtyla-s. 45. Të parat në orkestër. 46. Kështu bëhet ajo që mësohet. 48. Janë popullsi e qytetit. 49. Gjysmë kuadri. 50. Bulba i Gogol. 51. Ndahen nga ortaket. 52. Një mund të jetë shënimi.

VERTIKAL 1. Gjysmë ironik. 2. Janë zogj të verdhë. 3. Inicialet e Kerouac. 4. Dalin nga trungu. 5. Shteti i francezëve. 6. Një fjalë franceze. 7. Kanë marrë fjalën. 8. Gabim rrjete në tenis. 9. Inicialet e Taylor aktore 10. Markë cigaresh. 11. Një sulm kardiak. 12. Kështu bëhet diktatori i fiksuar. 13. Roje pa re. 15. Janë tre ato të përemrave. 16. Ngrysen në mbrëmje. 18. Mc... në Formula 1. 19. Ato të kombit i marrin në duar udhëheqësit. 20. Një kitarë indiane. 22. Janë fije me tension. 23. Hidhen për të zgjedhur. 24. Film i Hitchcock. 25. Janë pajtime. 26. Kërkohen nga poetët. 27. Eshtë këngëtar lirik. 30. Irene aktore. 31. Janë veshje sportive. 33. Një brejtës pylli. 34. Ishte populli i tellallit. 36. Perëndia egjiptiane që qe bir i Isidës. 37. Kishin mbret Decebalin. 39. Kalohet në gjumë. 40. Një shkurre. 41. Nuk i tregohen babait. 42. Me të nxjerri një litër. 43. Metheny kitarist. 44. Një pjesë e Lombardisë. 47. Përfundojnë brenda. 48. Parashtesë për dy. 49. Kapen të parat.

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Zbavitje E K I

P

P A K I T

T O T A L E T P E R

I M E T

D I L E M A T

D A R A R A T A R O M A T P A G A T O K E T L T R I D

I

T

M O P S M O R A L

L A T A T P E L E R

R O M A K E T K O R A L E T

H A B E R E T V I

C A R O N

T U N E L

D

I N E N E T

N A V A M E T E R

Z I T A T E D I T O R

M I L A N

E D E M A T

I

T

M A T E R

N O T A R E T S

I N O R E T

T A V A N E T

I A T R

R E I R O S S

Mustaqet, trendi i ri i yjeve të kinemasë

Horoskopi 27 prill 2014 Dashi Dëgjojini ato qe ka për t’iu thënë partneri sot sepse nesër do jete shume vone nëse pendoheni. Dikush tjetër mund te ketë qene një dëgjues me I mire se ju. Beqaret edhe pse do e kërkojnë pa fund dashurinë nuk kane për ta gjetur shpirtin binjak. Ne planin financiar do jeni shume te zotet dhe do arrini ta stabilizoni situatën me shume nga sa mendonit. Do ndiheni te qete.

Demi Ndikimi i yjeve ne jetën tuaj ne çift do jete shume kompleks sot. Disa do iu nxitin te jeni tolerante dhe te kuptueshëm e disa te tjerë do iu nxitin te bëheni kokëfortë. Beqaret do kenë një takim mbresëlënës nga i cili mund t’iu ndryshoje jeta përgjithmonë. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe edhe sikur situata te jete e qëndrueshme. Te paktën jo për disa kohe.

Binjaket Pas një periudhe te turbullt për jetën tuaj ne çift, sot gjerat do marrin një tjetër drejtim. Do tregoheni edhe me liberale me partneri dhe mund te bëni edhe ndonjë çmenduri se bashku vetëm qe te ndiheni mire. Beqaret nuk do e kenë mendjen tek dashuria, por një takim i papritur do ua ndryshoje rrjedhën e gjerave. Financat do jene si zakonisht pa ndonjë ndryshim te madh.

Gaforrja Kjo dite nuk do jete aspak e përshtatshme për te dashuruarit. Debatet do jene te njëpasnjëshme dhe asnjeri prej jush nuk do mbaje përgjegjësitë e tij. Beqaret do ëndërrojnë me shume sesa duhet dhe realiteti mund t’i zhgënjejë pa mase. Situata financiare mund te përmirësohet nëse ju gjeni mënyrën e duhur për t’i menaxhuar te ardhurat. Yjet do iu ndihmojnë.

Luani Nëse keni nevoje për me shume liri ne jetën tuaj ne çift, mjafton t’ia thoni partnerit tuaj dhe jo te veproni sipas mendjes suaj. Beqaret do kenë takime pa fund dhe do arrijnë te hedhin hapat e para drejt krijimit te një lidhjeje. Çdo gjë do jete shume me ndryshe për ta. Buxhetin do e menaxhoni me shume kujdes dhe maturi. Gjendja do jete edhe me e mire sesa ju mendonit.

Virgjeresha Shume nga ëndrrat tuaja te dashurisë do mund te plotësohen gjate kësaj dite. Nga ana tjetër, do keni te notat ide dhe mendime me partnerin për gjithçka do diskutoni. Beqaret do pëlqejnë jashtë mase një person i cili nuk vlen aspak për ta. Mos u nxitoni sepse do lëndoheni tej mase me vone. Te ardhurat pritet te kenë disa përmirësime, por jo aq sa për te kryer transaksione.

Peshorja Ka rrezik te ndodhe një revolucion i madh gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do i shihni gjerat me një sy tjetër dhe do bëni ndryshime rrënjësore sigurisht qe ne bashkëpunim me partnerin. Beqaret do kenë disa takime, por do kenë frike te fillojnë shpejt një lidhje. Financat ka gjasa te kenë disa përmirësime te vogla, por qe ju do iu nevojiten tej mase.

Akrepi Mos kërkoni ta kontrolloni apo te dominoni mbi partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse kjo do iu sjelle probleme te mëdha me vone. Beqaret nuk do realizojnë takimet qe kane ëndërruar dhe kjo do i mërzitë pa mase. Nuk keni çfarë te bëni tjetër veçse te prisni. Ne planin financiar vendosni arsyen përpara dëshirave. Vetëm kështu nuk do keni probleme.

Shigjetari Do keni konflikte te njëpasnjëshme me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe gjithë kohës do jeni te brengosur e te mërzitur. Beqaret do jene ne pritje te princit te kaltër, por ne fakt qielli i dashurisë nuk premton shume. Financat fatmirësisht nuk do jene delikate. Nga ana tjetër mund te keni edhe fat ne ndodhe lotari, çka do e përmirësoje edhe me tepër situatën.

Bricjapi Planetët do bëhen bashke gjate kësaj dite dhe do krijojnë një klime shume te ngrohte për jetën tuaj ne çift. Do ja kaloni për mrekulli, sidomos ne orët e mbrëmjes. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë. Për financat do jete një dite pa probleme. Do keni mundësi te shpenzoni për ato gjera qe do iu duhen.

Ujori Saturni do ndikoje negativisht ne jetën sentimentale te çifteve dhe do iu sjelle atyre probleme goxha serioze. Nuk do arrini dit për asnjë çast te diskutoni qetësisht. Beqaret nuk duhet te hezitojnë te pranojnë ftesa sepse mund te takojnë edhe personin e duhur. Ne planin financiar do keni probleme serioze, por qe me pak durim dhe me ndihmën e miqve do iu dilni.

Peshqit Do i shtoni dozat e fantazisë ne çift gjate kësaj dite dhe emocionet qe do përjetoni do jene akoma me te fuqishme se me pare. Nga ana tjetër do bashkëpunoni për gjithçka me partnerin. Beqaret do kenë sukses ne dashuri dhe me ne fund do e ndryshojnë statusin. Financat janë te mira, por po shpenzuat pa mase gjendja edhe mund te tronditet. Tregohuni te matur.

T

ë kuruara dhe tërheqëse, si ato të Brad Pitt, apo të çrregullta dhe paksa si shkurre si ato të James Franco? Sido që të jenë, mustaqet janë kthyer në trendin e ri të të yjeve, natyrisht atyre meshkuj, të botës së showbizit. Përveç dy emrave të

sipërpërmendur, këtij trendi i janë bashkuar edhe aktorë të tjerë si George Clooney, Mickey Roorke, etj. Gjithashtu, mustaqet mund të vihen re edhe në botën e modës, ku modelët meshkuj i mbajnë dhe i kurojnë me po aq vëmendje sa dhe flokët e tyre.

Zhvishet Irina Shayk, në rërën e Madagaskarit? F undjava tashmë ka ardhur dhe sigurisht se keni menduar ku t’i kaloni pushimet tuaja. Natyrisht, destinacionet tuaja janë zero me propozimin tonë më poshtë. Ju mund të vizitoni ishullin e Madagaskarit e të shihni femrën më seksi të planetit duke u hedhur, e duke u zvarritur nëpër plazh në kërkim të një partneri për të ‘luajtur’. Apo thjesht mund edhe të pushoni vetëm duke i shikuar fotografitë më poshtë të ruses së pakrahasueshme, e cila sërish shokon me linjat e saj perfekte. Ky është fotosesioni i Irinas për Sports Illustrated, që më shumë se kurrë e konfirmon Irinan si një prej femrave më seksi në botë, apo jo?


cmyk


Standard 27 prill 2014