Issuu on Google+

e k o n o m i i d e & d e b a t j a v o r kronika e ditës

REFORMA TERRITORIALE Basha: RamaMeta shmangën konsensusin, por jo përballjen popullore

“Peticioni Elbasanit” Rama-Blushit: S’kam kohë të fishkëllej. Nuk ka zgjedhje kur kryetari është kryeministër

vrasja te “ali demi” Ekzekutohet me 2 plumba pronari i lokalit

f. 3>>>

f. 7>>>

f. 9>>>

f. 9>>>

Rrëfen e plagosura “Më goditi me thikë në fyt, i pashë fytyrën”

GAZETë E përditshme E shtunë 26 prill 2013 NR: 2955, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI për maqedoni dhe greqi 1 euro www.standard.al e-mail: info@standard.al marketing@standard.al Botim i “standard”

Memorandumi Mbreti lakuriq Mbi etikën në dokumentacionin shkollor Nga Artan Fuga

faqe 20-21>>>

1977

f. 11>>>

Prezantohet projektligji i ri për TVSH-në, ja ç’ndryshon

gossip

Instagrami “turpëron” Zajmina Vasjarin, foto “hot”

speciale

f. 16-17>>>

Dafina konfirmon bashkëpunimin me amerikanin Rick Steel f. 18>>>

Shenjtërimi i 2 Papëve dhe 1 milion pelegrinë

cmyk

Plani i revoltës Si do të rrëzohej dyshja Hoxha-Shehu


2

Komenti

Javor

E shtunë, 26 prill 2014

Në fokus

Javor Aktualiteti i ditës Zgjedhjet ne PD Anëtarësimet e reja, Tirana, me aplikime online Partia Demokratike pak ditë më parë mbylli procesin e rifreskimit të bazës së të dhënave të anëtarësisë së saj në rrethet e vendit, ndërkohë që në mesjavë ky proces filloi edhe për Tiranën...

Reforma administrative Të hënën nis në Kuvend pa opozitën, mazhoranca: E mbyllim hartën territoriale brenda qershorit Nga e hëna do të nisë punën komisioni i posaçëm për reformën administrative territoriale, ku kërkesës së opozitës për...

Kievi: Moska synon Luftë të Tretë Botërore Ukraina do të ndërpresë të gjitha lidhjet e separatistëve në Slovjansk me pjesën tjetër të vendit. Tonet mes Ukrainës dhe Rusisë po ashpërsohen nga ora në orë

O

fensiva ukrainase kundër separatistëve prorusë në lindje të ish-Republikës Sovjetike i ka ashpërsuar edhe më shumë raportet me Rusinë. Kryeministri i Ukrainës, Arseni Jazenjuk, e ka kritikuar vendin fqinj se “ka për qëllim të fillojë Luftën e Tretë Botërore”. Përpjekjet e Rusisë që t’i realizojë qëllimet e veta me mjete ushtarake mund të çojnë deri tek konfliktet ushtarake në Evropë, paralajmëroi Jazenjuk. Rusia do që ta pushtojë Ukrainën ushtarakisht dhe politikisht. Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë kumtoi se njësitë ruse janë ofruar gjatë manovrave të fundit deri në një kilometër pranë kufirit me Ukrainën, por nuk e kanë kaluar kufirin. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, e kritikoi ndërhyrjen e forcave ukrainase të sigurisë kundër aktivistëve lojalë ndaj Moskës si një “krim të përgjakshëm”. Qeveria kalimtare në Kiev po zhvillon “një luftë kundër popullit të saj” dhe mban përgjegjësi për gjendjen, tha Lavrovi në Moskë. Gjatë aksionit ushtarak të enjten në Slovjansk janë vrarë pesë aktivistë prorusë.

Kopertina Memorandumi i 1977-ës Plani i revoltës, si do të rrëzohej dyshja Hoxha - Shehu Vendosja e diktaturës komuniste në Shqipëri, përveç të tjerave, solli dhe një rritje të emigracionit politik dhe ekonomik shqiptar, në Jugosllavi, Greqi, Itali, Turqi, Egjipt, Francë, SHBA, Kanada, Australi etj. Organizatat kryesore...

Gossip Dafina konfirmon bashkëpunimin me amerikanin Rick Steel Dafina Zeqiri duket se e ka marrë seriozisht lançimin në arenën ...

Modelja Cara Delevigne tashmë dhe aktore Cara Delevingne është në biseda për të luajtur në filmat “Tulip Fever” dhe “Pan”. Modelja pritet të fitojë rolin e Henriettës ...

Foto ilustruese

Ndërhyrja vazhdon Ndërhyrja antiterroriste e Ukrainës (ATO), pohon se ofensiva do të vazhdojë. Ministri i Brendshëm Arsen Avakov hjodhi poshtë spekulimet se operacioni ushtarak është ndalur, për shkak të manovrave ruse në afërsi të kufirit. “ATO vazhdon dhe terroristët do të ndiqen tërë kohën. Ndërsa civilët nuk kanë pse të frikësohen”, - shkruan Avakov në “Facebook”. Ministri i Jashtëm amerikan, John Kerry, e kritikoi Moskën për destabilizimin e qëllimshëm të Ukrainës. Rusia po përpiqet që me të gjitha mjetet t’i pengojë proceset demokratike

Kerry e kritikoi Moskën për destabilizimin e qëllimshëm të Ukrainës. Rusia po përpiqet që me të gjitha mjetet t’i pengojë proceset demokratike në Ukrainë

në Ukrainë. Moska pohon se është e interesuar për stabilitet. Por ky është vetëm një mashtrim, pohon Kerry. Rusia nuk e ka plotësuar marrëveshjen e Gjenevës. “Rusia po i financon, koordinon dhe po i nxitë grupet e armatosura të separatistëve në Donezk”, - theksoi Kerry. “Më lejoni të them shumë qartë: Nëse Rusia vazhdon, ky do të jetë një gabim jo vetëm shumë i rëndë, por edhe shumë i shtrenjtë”, shtoi ministri i Jashtëm amerikan, i cili sipas të gjitha gjasave mendonte për sanksione të reja. “Ne jemi të gatshëm të veprojmë”, - tha ai.

Këshillimet për sanksione SHBA i ka konfirmuar të dhënat për konsultime lidhur me mundësinë e ashpërsimit të sanksioneve ndaj Rusisë. Presidenti Barack Obama po këshillohet me presidentët dhe kryeministrat e vendeve të BE-së për ashpërsimin e sanksioneve. Ai ka zhvilluar një bisedë të përbashkët telefonike me Kancelaren gjermane Angela Merkel, Kryeministrin britanik David Cameron, Presidentin e Francës François Hollande dhe Kryeministrin e Italisë Matteo Renzi.


Javor

Në PLAN Të PARë

E shtunë, 26 prill 2014

Reforma territoriale

3

Basha: Rama-Meta shmangën konsensusin me opozitën, por jo përballjen popullore “Trafiku i drogës”, Basha: Fitore e betejës opozitare për transparencë, krimi ka kapur shtetin Florenc Drizari

Basha për heqjen e kompetencave të Presidentit për ILDKP-në

N

jë ditë pas miratimit të ndryshimeve në komisionin e posaçëm për reformën administrativoterritoriale në Kuvendin e Shqipërisë nga mazhoranca qeverisëse, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, paralajmëroi se opozita do t’u drejtohet qytetarëve për të mos mundësuar një reformë të njëanshme që, sipas tij, po bëhet për qëllime elektorale për zgjedhjet e ardhshme të pushtetit vendor. Të enjten e kaluar, në seancë plenare mazhoranca miratoi ndryshimet në komision, duke i hequr opozitës të drejtën e barabartë të votës, ndërkohë që ditën e hënë është vendosur të fillojë edhe puna me më shumë se gjysmën e anëtarëve të shumicës së majtë. Ky vendim nuk pëlqimin e opozitës në Kuvend dhe ,sipas deklaratës që kryetari i PD-së, Lulzim Basha, bëri një ditë më parë, tha se dyshja Rama-Meta vendosi t’i injoronte thirrjet e së djathtës për të punuar me konsensus për reformën administrative-territoriale, duke proceduar me komisionin e njëanshëm. Kreu i Partisë Demokratike theksoi se praktika 23-vjeçare në Shqipëri ka treguar se për miratimin e këtyre reformave është i domosdoshëm konsensusi politik me opozitën dhe shtoi se duke refuzuar këtë konsensus, krerët e mazhorancës kanë refuzuar bashkëjetesën demokratike. “Refuzuan konsensusin me ne në Kuvend, por nuk mund të shmangin përballjen me një popull të tërë për ketë reformë, e cila nuk do të mund të jetë kurrë, sado t’i gënjejë mendja, një rivizatim i hartës elektorale në funksion të manipulimit të zgjedhjeve vendore dhe më pas atyre politike. Por duhet dhe do të jetë reformë e fuqizimit dhe decentralizimit të pushtetit vendor në radhë të parë dhe pastaj edhe territorial. Do të jetë reformë e publikut sovran shqiptar dhe jo pseudoreformë e një shumice tavoline që nuk ka dalë nga vota e lirë”, - theksoi kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Lulzim Basha

“Refuzuan konsensusin me ne në Kuvend, por nuk mund të shmangin përballjen me një popull të tërë” - tha Basha KOMISIONI HETIMOR Një ditë pas ngritjes së komisionit hetimor parlamentar për çështjen përfshirjes së mundshme të strukturave të FA-së në trafikun e drogës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vlerësoi hapat e arritur në drejtim të zbardhjes së ngjarjes dhe nisjen e hetimit. Kreu i opozitës theksoi se të gjitha pyetjet, kërkesat dhe qëndrimet e bëra publike lidhur me informacionet shqetësuese dhe indicet që flasin për një skandal të paprecedentë të kapjes të shtetit nga krimi i organizuar, kanë

pasur në këtë fazë një qëllim, transparencën. Basha tha se ky ishte motivi që opozita thirri dy herë ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, kërkesa këto që nuk u pranuan nga shumica e majtë në komision. “Tani e kanë të qartë të gjithë shqiptarët se informacioni është shumë serioz, një informacion i shërbimeve të specializuara që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë për këtë punë, informacion i mbështetur nga dëshmitë e qytetarëve të thjeshtë. E kanë të qartë të gjithë shqiptarët se ky informacion nuk mund të konsiderohej sekret sa kohë që krimi sfidon shtetin dhe shoqërinë pa i hyrë gjemb në këmbë. Sekret deshën ta bënin me qëndrimet e tyre dyshja Rama-Meta. Por askush në Shqipëri përveç tyre nuk qeshi me përpjekjet që ata bënë për ta trajtuar këtë skandal si një lojë me mushkonja dhe aeroplanë prej letre. Përkundrazi, njerëzit u shqetësuan më shumë, partnerët tanë ndërkombëtarë u shqetësuan më shumë, derisa sa e vërteta po fillon të hapë rrugën e saj”, - deklaroi Basha. Në deklaratën e tij, kreu

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ritheksoi qëndrimin se opozita është kundër nismës së mazhorancës për heqjen e kompetencës ndaj kreut të shtetit për të propozuar kandidaturat për kreun e ILDKP-së. Në seancën e fundit plenare mazhoranca miratoi e vetme ndryshimet në draft që parashikojnë që kandidaturat t’i propozojë Kuvendi, ndërkohë që Basha e quajti këtë një kapje të shtetit nga krerët e mazhorancës. “Etja e shfrenuar për të rrëmbyer pushtete që nuk i takojnë e ka bërë dyshen Rama-Meta të dalë nga binarët e logjikës dhe të mos ngurrojë para asnjë paturpësie të paargumentueshme dhe para asnjë shkeljeje ligjore e kushtetuese. Me aktin e djeshëm dyshja Rama-Meta ka rrënuar rolin e ILDKP-së në luftën kundër korrupsionit dhe e ka kthyer atë në një vegël qorre të politikës së saj të mbrojtjes së korrupsionit qeveritar dhe goditjes selektive të kundërshtarëve”, - deklaroi Basha.

i PD-së tha se lë të fillojë menjëherë hetimin parlamentar për të vijuar me masa të tjera. “Si opozitë deklarojmë para publikut përkushtimin dhe vendosmërinë tonë për të kontribuar dhe për t’i shkuar deri në fund këtij skandali që ka tronditur mbarë opinionin publik dhe partnerët tanë gjithashtu”, - theksoi ai.

“Droga”, dalin dëshmi të reja nga banorët në Lushnjë: Një muaj më parë u ul një avion Çështje e “drogës” në strukturat e ushtrisë vijon të sjellë reagime të ndryshme në media. Një ditë më parë, pas publikimit të një dokumenti të SHISHit, ku jepen detaje se një avion i vogël sportiv i bardhë është ulur në aeroportin e Gjadrit dhe që dyshohet për një transport të mundshëm droge, vijnë edhe reagime nga banorët. Një banor i fshatit Bedat të Lushnjes deklaron se rreth një muaj më parë ka parë të ulet një avion në rrugën “Bedat Adriatik”, rreth orës 09:00 të mëngjesit. Genti Kuqi bën të ditur për “News 24” se avioni ka qën-

druar rreth 30 minuta dhe më pas është ngritur sërish duke u larguar drejt bregdetit. “Po vija nga Bedati për peshkim. Këtu ishte një makinë fuoristradë që na bllokoi rrugën, derisa avioni u ngrit. Avioni ishte i vogël, i bardhë. Rruga u bllokua, u ngrit avioni na hapën rrugën. Unë e dija se ishte policia ose një defekt. Thashë se avioni ra. U hap rruga, makina iku në drejtim të avionit kur u ngrit avioni, iku në bregdet. Avioni u ul për 25-30 minuta. Banorë të tjerë e dinë. Dëshminë time do ta jap pse mos e jap. Është e vërtetë. Nuk e kam

parë vetëm unë por shumë banorë të kësaj zone. Këtu ishin bllokuar më shumë se 20 persona”, - deklaroi zoti Kuqi. Banori shprehet i gatshëm të japë dëshminë e tij edhe në prokurori, në rast se do t’i kërkohet. Sipas tij, këtë fakt e dinë dhe shumë banorë të tjerë të zonës, por kanë frikë të shprehen. “Banorë të tjerë e dinë. Dëshminë time do ta jap, pse të mos e jap. Është e vërtetë. Nuk e kam parë vetëm unë por shumë banorë të kësaj zone. Këtu ishin bllokuar më shumë se 20 persona atë ditë”, - shprehet Kuqi.


4 Në PLAN Të PARë

Javor

E shtunë, 26 prill 2014

Zgjedhjet ne PD

Anëtarësimet e reja, Tirana, me aplikime online “Duke u regjistruar ju jepni pëlqimin/miratimin tuaj për përdorimin e të dhënave personale, në përputhje me përcaktimet e ligjit nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar, aktet nënligjore të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale si dhe legjislacionin shqiptar në fuqi” Florenc Drizari

P

artia Demokratike pak ditë më parë mbylli procesin e rifreskimit të bazës së të dhënave të anëtarësisë së saj në rrethet e vendit, ndërkohë që në mesjavë ky proces filloi edhe për Tiranën. Sipas përfaqësuesve të lartë të PD-së, kjo forcë politike edhe pse është në opozitë, ka kaluar pritshmëritë e saj për sa u përket anëtarësimeve të reja. Vetë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka cilësuar procesin e anëtarësimeve si lajmin më të mirë që ka marrë nga radhët e së djathtës që prej marrjes së drejtimit të PDsë në verën e vitit të kaluar. Edhe pse ende në PD nuk flitet për shifër të saktë anëtarësimesh dhe kjo për faktin se, procesi sapo ka filluar për kryeqytetin, një nga zonat më të mëdha të vendit, sipas Bashës, janë mijëra e mijëra të rinj që i janë bashkuar Partisë Demokratike edhe në opozitë. Lidhur me kryeqytetin, risia e anëtarësimeve qëndron në faktin se aplikimet mund të bëhen edhe nëpërmjet internetit, online. Sipas përfaqësuesve nga Partia Demokratike, kjo mundësi u la vetëm për Tiranën, për faktin se kryeqyteti konsiderohet si një nga zonat me përdorimin më të madh të internetit. Në faqen online të Partisë Demokratike është publikuar një formular i cili mund të plotësohet me të dhënat personale të cilitdo. Në këtë faqe citohet edhe ligji për ruajtjen e të dhënave personale, një garanci kjo për aplikuesit qe duan të bëhen pjesë e strukturave të Partisë Demokratike. “Duke u regjistruar ju jepni pëlqimin/miratimin tuaj për përdorimin e të dhënave personale, në përputhje me përcaktimet e ligjit nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar, aktet nënligjore të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale si dhe legjislacionin shqiptar në fuqi”, - shkruhet në formularin e PD-së. Për sa u përket anëtarësimeve të reja në PD si dhe procesit të analizës që do ta shoqërojë këtë forcë politike deri në zgjedhjet për strukturat e saj drejtuese, Partia Demokratike mandatoi 38

Anëtarët e rinj të Partisë Demokratike

Basha: Vërshimi i rinisë në PD, lajmi më i mirë Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, hapi pak ditë më parë zyrtarisht fushatën e anëtarësimeve të reja për kryeqytetin. Në këtë aktivitet, Basha theksoi se lajmi më i mirë që nga koha që ka marrë drejtimin e Partisë Demokratike, ka qenë numri i lartë i anëtarësimeve nga të rinjtë shqiptare, edhe pse PD ndodhet aktualisht në opozitë. “Lajmi më i bukur, që kam pasur privilegjin dhe nderin të jap si kryetari i ri i Partisë Demokratike në këta muaj, ka qenë lajmi i konfirmimit masiv në Partinë Demokratike të anëtarësisë të saj, të mijëra e mijëra të rinjve e të rejave të anëtarësuar ndër vite në Partinë Demokratike; ka qenë lajmi i ardhjes së qindra e mijërave, vërshimit në kuptimin më të plotë të fjalës i mijëra e mijëra të rinjve për herë të parë në koordinatorë në qytete dhe zona të ndryshme të vendit, të cilët do të merreshin me këtë proces. Shumica e koordinatorëve në rrethe kanë mba-

Lidhur me kryeqytetin, risia e anëtarësimeve qëndron në faktin se aplikimet mund të bëhen edhe nëpërmjet internetit, online

Basha me të rinjtë

Partinë Demokratike. Mendjehapur, krahëhapur dhe zemërplot po vjen rinia në Partinë Demokratike. Mendjehapur dhe zemërplot po i presim. Në ballin e kësaj shtëpie të lirisë, në zemrat tona, në mirënjohjen tonë janë gdhendur këto fjalë: mirë se vjen rini e mrekullueshme shqiptare në shtëpinë e lirisë!”, - ka thënë Basha. jtur poste të larta si deputetë në legjislaturën e shkuar, ish-zëvendësministra, drejtorë drejtorish etj. Disa nga koordinatorët në rrethe, por

edhe deputetë të Partisë Demokratike, e kanë cilësuar këtë zgjedhje nga drejtuesit e PD-së si një mënyrë për të afruar sa më shumë figura pranë së djathtës, por edhe për faktin se pjesa dërmuese e tyre njohin më nga afër problemet që mund të ketë në degët e së djathtës. Pas fazës së vlerësimit të bazës së anëtarësisë, PD pritet të mbyllë këtë proces për kryeqytetin dhe në muajt maj-qershor, kjo forcë politike pritet të zhvillojë zgjedhjet për strukturat e saj përfaqësuese dhe drejtuese, përjashto këtu kreu i PD-së, i cili u mandatua në korrik të 2013-ës.

Këshilli Bashkiak në Lushnjë merr zyrat e PD-së, Kadilli: Hakmarrje politike Këshilli Bashkiak në Lushnjë ka vendosur të tjetërsojë zyrat e PD-së, ndërkohë që për këtë çështje kanë ardhur edhe reagime nga dega e PDsë në Fier si dhe nga ish-deputeti i selisë blu, Fatbardh Kadilli, aktualisht koordinator i grupeve të punës në këtë qytet. Në një koment në profilin e tij në “Facebook”, Kadilli shkruan se me vendim të Këshillit Bashkiak, zyrat e Partisë Demokratike janë marrë nga pushteti vendor. “Keshilli Bashkiak Lushnje vendosi t’i marrë zyrat aktuale Partisë Demokratike në këtë qytet. Një vendim që nuk fsheh dot motivin politik. Shprehje e hakmarrjes politike, e diskriminimit të opozitës dhe,

ç’është më e rëndë, shprehje e qartë e urrejtjes për kundërshtarin. Pas 23 viteve në demokraci e majta ende nuk është shkëputur nga mendësia e përjashtimit të tjetrit, e trajtimit të kundërshtarit si armik që nuk duhet as të ekzistoje”, - ka shkruar Kadilli. Ndërkohë, ky akt është dënuar edhe nga dega e PD-së në Fier, ku thuhet se akti i paprecedentë i një pjese të Keshillit Bashkiak Lushnjë të cilët të urdhëruar nga krerët e selisë qendrore të PS-së, vendosën të largonin nga ambientet ku ushtron veprimtarinë politike dega e Partisë Demokratike Lushnjë. “Ky veprim që nuk ka asnje lidhje me politikberjen,ne kundershtim

Fatbardh Kadilli

flagrant me ligjin dhe te drejten e ushtrimit te veprimtarise se partive politike të sanksionura këto edhe ne kushtetuten e Shqiperise na kthejne ne vitin 1945 kur komunistet e rinj vendosen te mbysin zerin opozitar duke instaluar sistemin një partiak.PD Dega Fier mbeshtet pa asnje rezerve Degen e PD Lushnje,dhe i kerkon kryeministrit Rama dhe personave të tjerë pergjegjës te cilet janë pjese e ketij akti primitiv dhe te papergjegjshem te terhiqen ne menyre te menjehershme nga ky vendim ose do të përballen me pasoja të paimagjinueshme”, - thuhet në reagim.


Javor

Në PLAN Të PARë

E shtunë, 26 prill 2014

“Peticioni i Elbasanit”

5

Intervista, Rama i përgjigjet Blushit: S’kam kohë të fishkëllej. Pse nuk bëhen zgjedhje në PS Korrupsioni / Rama e kalon “topin” tek Llalla: Ka një mal me dosje, presim rezultate nga kryeprokurori. Kryeministri: Nuk do të ketë më universitete private në Shqipëri me qëllim fitimi

K

ryeministri dhe njëkohësisht kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, iu përgjigj dje kritikave të deputetit socialist Ben Blushi lidhur me mos zhvillimin e zgjedhjeve në forcën kryesore politike për kryetarin e saj si edhe për mosmbledhjen e asnjë forumi prej kohësh. I ftuar në emision “Debat +” në “Vizion Plus”, Rama po ashtu iu përgjigj edhe akuzave të Blushit lidhur me peticionin e bazës socialist të Elbasanit. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë komentoi mundësitë e marrjes së statusit kandidat, zhvillimet në vend sa i përket rendit dhe shëndetësisë, si edhe komentoi situatën e korrupsionit në vend.

Intervistoi: Eduart Zaloshnja

Ç

farë do të behet me Lotarinë Kombëtare? Zotimet tona do vendosen në llogarinë e publikut mbas katër vitesh. Zhbërja e koncesioneve që janë defektoze nuk është një fjalë goje, por është një proces që merren në konsideratë një sërë faktorësh, ku kryesor është që publiku të fitojë e jo të humbasë. Ne kemi anuluar një numër të konsiderueshëm koncesionesh, ato që kanë qenë më lehtësishëm të anulueshëm. Jemi në një proces revokimi vetëm në fushën e minerareve të 122 lejeve të dhëna, janë 30 koncesione të natyrave të ndryshme që po trajtohen nga ministria e energjisë. Ndërkohë janë disa koncesione më të mëdha që janë në proces verifikimi dhe ne do të bëjmë më të mirën dhe do t’u qëndrojmë zotimeve tona. Po në lidhje me lojërat e fatit, ju bëtë një fushatë të madhe në mbylljen e lojërave të fatit, por ajo që po ndodh në terren është që kompanitë kryesore tani e kanë fushën e lirë dhe kanë krijuar një situatë oligopol? Kjo s’është e vërtetë. Ne gjetëm përballë nesh një industri të krimit, 80% e këtij sektori ishte jashtë binarëve të ligjit dhe jashtë kanaleve të kontributeve të shtetit. Ne kurrë nuk kemi thënë që do t’i mbyllim menjëherë. Kemi thënë që do përgatisim një ligj, dhe ai është në përfundim, me angazhimin që në një afat të mirëpërcaktuar brenda këtij mandati, besoj se do jetë janari 2016 nuk do të ketë më asnjë lloj leje dhe licence për të vazhduar këtë veprimtari kështu siç është. Ka qenë kali i betejës për opozitë situata e rendit, opozita ka pretenduar se ka qenë shumë keq? Deri më sot kritikët më të zjarrtë jemi ne vetë, fatkeqësisht. Flas për kritikë me sy në ballë dhe jo për ata të verbër. Ne hëpërhë nuk mund të krahasohemi me asgjë tjetër vetëm me atë që ishte dhe në fund të mandatit duhet të krahasohemi me standardet e së paku të rajonit. Ministri i Brendshëm është një ndër njerëzit më të angazhuar që unë njoh. Po që mesazhi u dërgua nga ju? Këto janë pastaj përralla me mbret lakuriq. Mediat e huaja kanë dhënë lajme për lumë droge që vjen nga Shqipëria, ndërsa sot është publikuar shkresa e SHISH-it ndaj ministres..? Ju e lexuat shkresën?

Edi Rama me Ben Blushin

Kam qenë unë që e kam futur parimin ‘një anëtar - një votë’ dhe në asnjë parti, kur partia fiton zgjedhjet, nuk hyn në zgjedhjet të brendshme për liderin e partisë Po e lexova. Po si ju duk informacioni apo dyshime? Me gjithë respektin për ju si Kryeministër, ku pyetjen e bëj unë. Ju si Kryeministër keni të dhëna që bëhet transport droge me avion? Nuk ka asnjë fakt apo provë të vetme. SHISH është një sistem i ngritur mbi dyshimin dhe ky u përcillet organeve të tjera. Po nga dyshim tek faktet dhe provat ka një hendek shumë të madh. S’ka asnjë të dhënë që mund të flitet për një gjë të tillë. Arsimi ka kuotën më të ulët në sondazh. Ligji i arsimit të lartë, po shkohet drejt një modeli anglosakson. Mos po ndihmohet sektori privat në kurriz të sektorit publik? Unë besoj se në arsim po bëjmë reformën që nuk është bërë për kaq vite. Nuk do ketë më universitete private në Shqipëri me qëllim fitimi, do të ketë vetëm publike. Ndërsa Ministria ka bërë gati draftin për të hapur një diskutim javën e ardhshme para se të kthehet në ligj. Çdo partner ndërkombëtar ka kërkuar gjetjen e gjuhës së përbashkët me opozitën. Pse nuk e gjetët gjuhën e përbashkët me opozitën? Hë pra, pse s’e gjetëm! Ne kemi bërë një ndryshim shumë të madh në sjelljen e mazhorancës ndaj opozitës. Kur ishim në opozitë, kemi kërkuar dialog, negociata dhe asnjëherë Kryeministri i kaluar që më drejtohej mua. Sot kanë ndryshuar rolet, i drejtohet shumica pakicës. Jam unë që i jam drejtuar opoz-

itës, edhe unë personalisht ndaj kreut të forcës më të madhe të opozitës. Por ata njësoj, si në mazhorancë ashtu edhe në opozitë, ka pasur gjithnjë një përgjigje: kushte. Do bëni një përpjekje të fundit për të përfshirë opozitën…? Ne mund të bëjmë vetëm një gjë, që të ikim ne dhe të vinë ata aty ku ishin, por këtë nuk e bëjmë atë. Ne kemi një ditë për t’u marrë me këta, që është dita e enjte. Ditët e tjera detyra e tyre është që të bëjnë opozitën, ndërsa ne të kemi punën. Ne jemi votuar për të udhëhequr. Ne nuk mund të presim, sepse nuk mund të themi nesër se nuk deshën ata. Por reforma territoriale bëhet një herë në 50 vjet... Nuk është një reformë që bëhet një herë në 50 vjet. Kjo reformë është një shërim i madh për vendin tonë. P.sh. në landin e Bratenburgut bëhej me 50+1 dhe kjo bëhej nga ekspertët dhe bëhej mbi kriteret objektive, kosto dhe eficencë. Siç e kuptoj unë se ku është katandisur sot pushteti vendor, e di mirë edhe ish-kryeministri. Opozita thotë se është germa dhe fryma që kërkon Kushtetuta? Konsensusi në Kushtetutë është 84 vota. Ne kemi zhbllokuar komisionin, por kur ata vijnë, jemi të hapur. Do bëni tentativa…? E vetmja tentativë, që nuk na lejohet, është që të çohemi ne e të vinë ata. Kancelarja Merkel tha se me këtë drejtësi nuk ka BE... Nëse duam ta bëjmë më të shkurtër hyrjen në BE, që ka një afat deri në 10 vjet, duam reformën në drejtësi. Për të ndryshuar sistemin e drejtësisë, për të ndryshuar njerëzit që janë ju duhet…? Unë e kam thënë që kur nuk kam qenë në këtë informacion: nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin, por sistemi korrupton njerëzit. Reformat e qëndrueshme janë reformat e sistemit.

Reforma në drejtësi do ta bëni me votat që keni apo do kërkoni konsensusin e opozitës? Ne do kërkojmë konsensusin e opozitës për çdo gjë, por ne do të bëjmë reformë për gjëra jetike për të cilat jemi votuar. P. sh. do ndryshojë mënyra se si do funksionojë Prokuroria apo… Unë jam i qartë që kjo qeveri është e para që është një skuadër, nuk është një njeri. Ne funksionojmë si skuadër, reformat nuk i diktoj unë, ato i bëjmë me ekipe, me ekspertë, me grupe interesi. Shumë shpejt do t’i ftojmë të gjithë në tavolinë, ekspertët, gjykatësit, edhe opozitën, por një gjë është e sigurtë: që ne nuk çohemi nga tavolina pa e bërë reformën. Edhe pa opozitën? Sigurisht që do ta bëjmë edhe pa opozitën. Ambasadori holandez tha sot se duhen shembuj të luftës kundër korrupsionit që të bindemi se ky vend e ka seriozisht? Mund të them, për sa më takon, se jam i bindur se në tryezën e prokurorit të Përgjithshëm janë rastet e nevojshme për të dhënë një shembull për luftën kundër korrupsionit, nga niveli më i lartë deri tek më i ulëti. Ju keni shpresë që brenda qershorit do ketë? Shpresa vdes e fundit, por unë dua të besoj se Prokuroria do t’ia dalë fjalëve me vepra. Në fund kalojmë në pyetjet që lidhen me familjen socialiste? Për familjen socialiste diskutohet vetëm kur je anëtar i PS-së. Këtë e kam thënë me kohë dhe nuk e ndryshoj sot në këtë emision. Zoti kryetar i PS-së, kam një sondazh të PSsë, ku i bëra pyetjet nëse i ka mënjanuar Edi Rama senatorët socialistë. Një nga këto figura, edhe Ben Blushi, i cili deklaroi: “PS nuk mbledh asnjë forum prej 8 muajsh, Edi Rama është pa mandat”. Si i përgjigjeni sondazhit dhe Blushit? Së pari, unë do ta nënshkruaj si tekstin tim atë që nxorët për të shoqëruar edhe zërin në çfarë ka shprehur Pandeli Majko. Jam 100% i të njëjtit mendim. Unë kam një këndvështrim të thjeshtë që nuk është personal, por është bazuar në atë eksperiencën e Tony Blair-it. Kam qenë unë që e kam futur parimin ‘një anëtar - një votë’ dhe në asnjë parti, kur partia fiton zgjedhjet, nuk hyn në zgjedhjet të brendshme për liderin e partisë, që në statutin tonë është Kryeministër. Partia kthen kokën aty ku duhet ta mbajë, partia në pushtet është qeveria dhe grupi parlamentar. Ky është rregulli. Është përcaktuar në statut? Ajo që di unë të them është që partitë që zgjidhen me ‘një anëtar - një votë’, liderin e kanë Kryeministër dhe për sa kohë është Kryeministër, nuk ka sens që të hyjë në zgjedhje në parti për kreun e saj. Unë nuk bëj polemika në televizor me asnjë nga pjesëtarët e kolegët e PS-së. Nuk e kam përgjigjen për Benin, sepse nuk po shpikim asgjë të re, ne do ndjekim atë rrugë ato që i jemi referuar. Blushi ka bërë një akuzë, ku për letrën e socialistëve të Elbasanit, thotë se “Edi Rama fishkëlleu e ata kërcyen” Unë nuk u fishkëllej njerëzve dhe nuk kam asnjë sekondë të merrem me fishkëllima.


6 Në PLAN Të PARë

Javor

E shtunë, 26 prill 2014

Ngërçi i legalizimeve në Tiranë

Lame: Bllokim prej planeve rregulluese. Bashkia: Ke hallin e pallatit që more në kohën e Ramës Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, akuzoi dje Bashkinë e Tiranës se ka refuzuar të bashkëpunojë, por edhe kryetarin e Bashkisë Kamëz si dhe të Komunës Paskuqan për bllokim të procesit të legalizimit, pasi në planet e tyre rregulluese, sipas tij, kanë parashikuar ndërtimet e larta. “Ligji ekzistues i Bashkisë parashikon moslegalizimin e objekteve në ato zona ku studimet parashikojnë ndërtimet mbi 5 kate. Ky ligj i 2006-ës është ende në fuqi”, - tha ai, duke theksuar se është gjetur zgjidhja për ngërçin e legalizimeve të banesave në tokën e pronarëve dhe këtë propozim i ka vënë në diskutim në komisionet parlamentare. “Qytetarët të mos ndikohen, sepse kemi gjetur zgjidhjen nga ky ligj absurd që i ka ngatërruar. Në komisione parlamentare kemi parashtruar qartazi zgjidhjen dhe deputetët

e opozitës ishin kundër, ftoj opozitën të qartësojë qëndrimin”, - u shpreh ai. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Bashkisë së Tiranës lidhur me deklaratat e kreut të ALUIZNI-t, duke pohuar: “Lame nuk është i shqetësuar për qytetarët e kryeqytetit, por për pallatin e tij, të cilin e ka të ndërtuar në shkelje të ligjit në kohën kur Edi Rama ishte kryetar Bashkie. “Kur nuk ke ç’i bën gomarit, i bie samarit”, - thotë populli. Edhe zoti Lame kërkon të fshehë përgjegjësinë e tij të gënjeshtrave ndaj qytetarëve, duke sulmuar Bashkinë. Lame gënjen se në të vetmin takim që ka ftuar Bashkinë, përfaqësuesit e saj kanë qenë aty. Bashkia e Tiranës e ka dëshmuar me vepra se ka qenë dhe është e përkushtuar të zgjidhë sa të jetë e mundur kaosin ku e futën Tiranën Lame dhe Rama”, - thuhej në reagim,

Bashkia e Tiranës

ku nënvizohej kërkesa për adresimin e problematikës në ndryshimet ligjore. Po ashtu edhe Bashkia Kamëz reagoi ndaj akuzave të kreut të ALUIZNI-t, duke i konsideruar qesharake deklaratat lidhur me ngërçin e

legalizimeve. “Sot qytetarët e Kamzës dhe të gjithë Shqipërisë janë përballë një premtimi të pambajtur, pasi kanë dëgjuar me zë dhe figurë nga goja e Lames dhe Kryeministrit Rama se nuk do të ketë legalizime falas të ndërtimeve pa leje. Ndaj, kërkojmë sot prej Lames dhe shefit të tij, Ramës, që t’u kërkojë falje qytetarëve të Kamzës për atë zotim. Në Bashkinë Kamëz mbi 90% e ndërtimeve pa leje janë 1-3-katëshe. I kujtojmë z. Lame dhe Edi Ramës edhe një herë se jo vetëm nuk po mbajnë zotimin për legalizime falas, por ndërkohë me ndryshimet që propozojnë ata në ligjin e legalizimeve, do të jetë dhe më e madhe pagesa që qytetarët duhet të derdhin për llogari të ALUIZNI-t, nëse do të duan të ligjërojnë ndërtimet e tyre”, - theksohej në deklaratë.

Reforma administrative

Të hënën nis në Kuvend pa opozitën, mazhoranca: E mbyllim hartën territoriale brenda qershorit Fino: Me opozitën në komision, reforma më radikale. Çuçi: Llogarinë e kemi me shqiptarët Gëzim Saliu

Sipas Finos, opozita i ka të hapur dyert për t’u bërë pjesë e komisionit, edhe pse mazhoranca nuk ndryshon qëndrimin e saj për mosdhënien e konsensusit

N

ga e hëna do të nisë punën komisioni i posaçëm për reformën administrative territoriale, ku kërkesës së opozitës për pjesëmarrjen në të vetëm pas konsensusit të plotë, mazhoranca i është përgjigjur dje duke pohuar se llogaridhënia parësore është ndaj shqiptarëve. Bashkëkryetari i komisionit, deputeti socialist Bashkim Fino si edhe ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi theksuan se harta e re territoriale e vendit do të mbyllet brenda këtij sesioni parlamentar. “Ne do të respektojmë Kushtetutën që këto variante që ne si komision do t’i pranojmë do t’i kalojmë pastaj për dy muaj siç thotë Kushtetuta në diskutim të gjerë popullor me gjithë këshillat komunar, bashkitë, kryetarët e bashkive, kryetarët e qarqeve, prefektët e kështu me radhë”, - tha Fino. Nga ana e tij, ministri Çuçi nuk nguroi të kujtojë se mazhoranca ka përgjegjësi vetëm ndaj qytetarëve. “Llogarinë e parë që kemi ne e kemi me shqiptarët dhe duhet të japim llogari përpara shqiptarëve, ky është një moment që ne duhet të japim llogari përpara shqiptarëve për premtimet që kemi bërë në fushatën elektorale përpara zgjedhjeve të 23 qershorit”, - tha ai.

Bashkim Fino dhe Bledi Çuçi

Deklarimet Sipas deputetit socialist, opozita i ka të hapur dyert për t’u bërë pjesë e komisionit, edhe pse mazhoranca nuk ndryshon qëndrimin e saj për mosdhënien e konsensusit deri në votimin në Kuvend të reformës. “Ftoj kolegët e opozitës t’u bashkohen punimeve të komisionit tonë dhe të kontribuojnë në një reformë kaq të rëndësishme për

vendin tonë. Ne jemi të gatshëm që nënte vendet që opozita i ka, le të vijnë dhe të japin kontributin e tyre me një ndryshim të vogël që ne do ta kalojmë në Kuvend një emër të nënte të tyre dhe do të fillojmë nga puna”, - deklaroi Fino. Më tej, ai bëri të ditur se reforma administrative-territoriale është reforma më e rëndësishme e shtetit dhe do të hapë sipas tij, vizionin e zhvillimit vendor dhe fuqizimit

real të qeverive vendore. “Mbledhjet e komisionit do të jenë publike, do të jenë shumë të hapura, do të jenë shumë transparente për të gjithë dhe çdo vendimmarrje dhe çdo variant që do të paraqitet për ndarjen e re territoriale të vendit do të jetë në fokusin tuaj”, - theksoi ai, duke shtuar se vendimi i marrë dy ditë më parë nga Parlamenti, ku opozitës iu hoq një anëtar, i dha fund bllokimit politik të komisionit dhe hapi rrugën e miratimit të kritereve teknike mbi të cilat do të vendoset ndarja e re territoriale-administrative. Ndërkohë, ministri Çuçi nënvizoi se përmes këtij procesi do të sigurohet një bashkëpunim me rezultat mes Parlamentit dhe qeverisë. “Duhet të rendim të kapim kohën që kemi humbur gjatë periudhës së pritjes së opozitës për t’u bërë pjesë e reformës”.

Pa media në Presidencë

Arvizu takon Nishanin, bisedat, nga territorialja, droga dhe kompetencat e kreut të shtetit Ambasadori amerikan, Alexander Arvizu, zhvilloi një takim paraditen e djeshme me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani. Në takimin e mbajtur në Presidencë rreth orës 12:00 të mesditës, ku nuk kanë qenë të njoftuara mediat, mësohet se në qendër të bisedimeve mes diplomatit të Uashingtonit

Nishani-Arvizu

dhe kreut të shtetit shqiptar, kanë qenë ngjarjet e aktualitetit dhe situata politike në vend. Dy ditë më parë, Kuvendi miratoi vetëm me votat e mazhorancës projektvendimin për ndryshimin e përbërjes së komisionit të reformës territoriale, si dhe ngritjen e komisionit hetimor për akuzat

e përfshirjes së ushtrisë në trafik droge, ngjarje këto që besohet se ishin në qendër të diskutimit mes palëve. Po ashtu, një tjetër temë diskutimi mund të ketë qenë edhe heqja e disa kompetencave të Presidentit, pasi Kuvendi i hoqi Presidentit të drejtën për të propozuar kreun e ILDKP-së.


Javor

Në PLAN Të PARë

E shtunë, 26 prill 2014

7

Shqiperi-Kosove Rama: Shkrijmë kufirin doganor me terminal të përbashkët. Procedura, nga dy ditë në 10 minuta Takimi i përbashkët mes dy doganave: Krijohet Këshilli Ekonomik Kombëtar, ngrihen terminalet e përbashkëta doganore. Rama: Heqim çmimin e referencës dhe njësojmë certifikatat sanitare Gëzim Saliu

K

ufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të ekzistojë më nga pikëpamja doganore, pasi të dyja vendet do të kenë pika të përbashkëta të shkëmbimit tregtar. Kështu pohoi dje Kryeministri Edi Rama në takimin e parë të Dhomës Kombëtare të Tregtisë të krijuar në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Kukës, ku merrnin pjesë ministrat e Financave të dy vendeve, drejtorët përkatës të doganave si dhe anëtarët e këtij institucioni të përbashkët. “Është e pamundur që ne të shkojmë më tutje, pa pasur një terminal të përbashkët doganor mes Shqipërisë dhe Kosovës. Krijimi i terminaleve të përbashkëta, por edhe i zyrave të përbashkëta doganore është një domosdoshmëri, besojmë, për të hapur pastaj, procesin e lehtësimit në të gjitha aspektet. Konkretisht, terminali i përbashkët i Morinë - Vermicës dhe zyrat doganore të përbashkëta të Morinë - Tropojës dhe të Qafë-Prush - Hasit janë në rendin e ditës”, - tha Rama.

Takimi Sipas kreut të qeverisë, takimi i djeshëm ishte një hap i madh përpara në kuadër të shkrirjes doganore mes dy vendeve përmes transformimit të procedurave doganore, ku theksoi Rama, nga dy ditë të kohës që shpen-

Gjatë takimit të djeshëm

zojnë sot eksportuesit e importuesit në doganë, do të bëhen në vetëm dhjetë minuta. Në këtë kontekst, Kryeministri bëri të ditur nismën për certifikimin kombëtar unik për produktet bujqësore. “Na duhet një certifikim kombëtar, pavarësisht nëse e ka lëshuar një agjenci në Shqipëri apo e ka lëshuar një agjenci në Kosovë. Agjencia në Shqipëri dhe në Kosovë duhet të funksionojë si pjesë e të njëjtit zinxhir. Dokumentin e agjencisë në Kosovë duhet ta njohë Shqipëria njësoj si ta kishte lëshuar vetë dhe dokumentin e agjencisë në Shqipëri duhet ta njohin në Kosovë njësoj sikur ta kishte lëshuar vetë”, - deklaroi ai. Një tjetër

Sipas Ramës, takimi i djeshëm ishte një hap i madh përpara në kuadër të shkrirjes doganore mes dy vendeve përmes transformimit të procedurave

Intervista për gazetën “Dranas”

Integrimi

Rama: Vizita në Beograd në kohën e duhur, s’gjykojmë serbët. Temat e Kosovës dhe Preshevës Edhe pse nuk ka ende një datë zyrtare për vizitën në Serbi, Kryeministri pritet që të shkelë shumë shpejt në Beograd. Në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, Rama shprehu keqardhje që marrëdhëniet mes dy vendeve nuk kanë përparuar ndër vite, ndërsa theksoi angazhimin për rritjen dhe thellimin e bashkëpunimit. “Besoj se vizita do të realizohet në kohën e duhur, që uroj të jetë një kohë e shpejtë, gjithsesi pas përfundimit me sukses dhe në të mirën e popullit serb të procesit politik në vendin e tyre”, - tha kreu i qeverisë. Nga ana tjetër, Rama deklaroi se pavarësisht nga çfarë mendon për Millosheviçin, qeveria e Tiranës nuk ka paragjykime ndaj zyrtarëve serbë dhe beson në sinqeritetin dhe orientimin e tyre panevropian. Sipas tij, demokratët në Serbi dhe të gjithë spektrit politik atje u është dashur të pranojnë dhe të shpjegojnë që Kosova qe një mision i pamundur. “Unë nuk di se si mund të ecet përpara duke mbajtur kokën pas. Nëse e kaluara do të vendoste të sotmen, atëherë padyshim s’do të ekzistonte e

ardhmja. Ne i kemi thënë haptazi vlerësimet tona për Millosheviçin, dhe do t’i themi për këdo cenon paqen, sigurinë, progresin, stabilitetin e rajonit, por ne nuk kemi paragjykime. Ne besojmë në sinqeritetin e orientimit panevropian të zyrtarëve serbë, dhe kemi dëshirën që të ecim së bashku në rrugën evropiane si një destinacion brenda vetes, që do të thotë demokraci, mirëqenie, siguri në vendet tona dhe në rajon”, - pohoi ai. Nga ana tjetër, Rama theksoi se qeveria e tij nuk do të mbajë një qën-

hap i rëndësishëm, sipas kreut të qeverisë, në rritjen e shkëmbimit tregtar është edhe heqja tërësore e çmimeve të referencës me Kosovën. “Dhënia e përparësisë dhe procedurave të thjeshtuara në përpunimin e mallrave sensitive, duke përfshirë produktet ushqimore dhe blegtorale, që përbëjnë 80% të eksporteve të Kosovës në Shqipëri. Produkte ushqimore dhe blegtorale që përveç të tjerave nuk mund të presin. Nuk mund të presin as kohën që do të ishte normale, jo më kohën anormale që ne u imponojmë me regjimin absurd të doganës së dyfishtë dhe me regjimin absurd të dokumenteve të dyfishta të certifikimit”, - theksoi Rama. Në fund, kreu i ekzekutivit propozoi ngritjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar Shqipëri-Kosovë, i cili, sipas tij, duhet të organizojë takime periodike, qoftë në Tiranë, qoftë në Prishtinë, me prezencën e gjithhershme të dy ministrave të Financave dhe të dy drejtorëve të Doganave. Besoj që ky Këshill Ekonomik Kombëtar Shqipëri Kosovë do të na japë mundësinë që, e para të jemi në kontakt të vazhdueshëm, sepse luftën me burokracinë e kemi të përbashkët. Ndërkohë, i pranishëm në këtë takim, ministri i Financave të Kosovës, Besim Beqaj, shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që drejton për t’i dhënë udhë projektit për menaxhimin e integruar të kufijve. “Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në secilën pikë për menaxhim të integruar të kufijve. Të luftojmë tregtinë informale”, - tha ai.

drim paternalist ndaj Kosovës dhe në tryezën e bisedimeve ajo do të trajtohet si një subjekt më vete. “Për sa u përket problemeve që mund të hasim në bashkëbisedime mund të jenë qëndrimet në lidhje me Kosovën. Gjej rastin të theksoj se qeveria shqiptare nuk do të mbajë një qëndrim paternalist ndaj shtetit të Kosovës. Për ne Kosova është një shtet i barabartë me shtetet e tjera në rajon. Në bisedimet tona me Beogradin, në rastet kur do të hapet tema e Kosovës, ne do të insistonim që Kosova të trajtohet, siç është, subjekt më vete. E në çdo rast nuk ka përse ne të flasim në emër të Kosovës”, - u shpreh Kryeministri i vendit, Rama, duke shtuar se me palën serbe përmes dialogut të hapur mund të zgjidhim më së miri çështjet të lidhura me minoritetet. “Nga ana tjetër, në Serbi ka një minoritet më të madh shqiptar, një pjesë e konsiderueshme e të cilit në Luginën e Preshevës, ku mijëra nxënës kanë problem në tekste mësimore në një kontekst dhe të papunësisë, problemeve ekonomike, të përfaqësimit etj.”, - theksoi ai.

Ministrja Gjosha: Statusi është vetëm një hap përpara Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, deklaroi dje se procesi i integrimit është një sfidë që duhet të përfshijë të gjithë shqiptarët. Duke folur gjatë një takimi me nxënësit e shkollës “Aleksandër Moisiu” në Kavajë për gjithëpërfshirjen e të rinjve në procesin e integrimit, ministrja Gjosha theksoi: “Duhet të mendojmë për të ardhmen e brezave të rinj. Pa dije nuk ka integrim”. Nga ana tjetër, ministrja nënvizoi: “Statusi i vendit kandidat është vetëm një hap përpara. Është e nevojshme të evropianizohemi brenda nesh dhe të mos ndalemi me reformat. Shqipëria duhet të transformohet brenda vetes”. Në këtë kontekst, Gjosha theksoi se qeveria shqiptare është e angazhuar të përmbushë të gjitha detyrimet dhe standardet e BE-së.


8

Në PLAN Të PARë

Javor

E shtunë, 26 prill 2014

Droga ne shkolla

Përplasen Bashkia dhe prefekti, akuza të ndërsjella për mungesë përgjegjësie Bashkia: Injoranca e prefektit pa kufi, jo kompetencë jona kontrolli i trafikut të drogës nëpër shkolla. Kundërpërgjigja e prefektit: I përcjell me neveri deklaratat e Bashkisë, nuk iu përgjigjët ftesës për të folur mbi problematikat e qarkut

T

rafiku dhe kultivimi i kanabisit kthehet në mollën e sherrit mes Bashkisë dhe Prefekturës, të cilat kanë reaguar duke hedhur akuza ndaj njëratjetrës se mbi kë bie përgjegjësia për kontrollin e shpërndarjes së drogës nëpër shkolla. Gjatë një takimi të zhvilluar ditën e djeshme nga Policia e Tiranës, prefekti Sadik Vorpsi ka fajësuar Policinë Bashkiake si të paaftë për t’iu përgjigjur në mënyrë eficente ankesave të drejtuesve të shkollës për shitjen e drogës. Ndërsa Bashkia e ka komentuar këtë reagim si një akuzë nga vegla e Kryeministrit Rama. Për Bashkinë injoranca e prefektit nuk njeh kufi, duke kundërshtuar në mënyrë kategorike përgjegjësinë mbi kontrollin e shpërndarjes së kanabisit nëpër shkolla. “Injoranca e prefektit nuk njeh kufi. Policia Bashkiake nuk ka asnjë kompetencë për të kontrolluar trafikun e drogës dhe shpërndarjen e saj në shkollat e Tiranës, e cila është kthyer në një shqetësim të jashtëzakonshëm muajt e fundit dhe as kultivimin e saj në komunat përreth Tiranës”. Ndaj kësaj përgjigjeje ka ardhur edhe kundërreagimi i prefektit Sadik Vorpsi, sipas të cilit këtë reagim e përcjell me neveri. Ndërsa i bën edhe një herë thirrje Bashkisë që të marrë pjesë nëpër takime dhe të diskutojë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e shtetit dhe jo të informohet përmes titrave. Shkas i këtij konflikti ka qenë problematika e ngritur gjatë takimit nga ana e prefektit Sadik Vorpsi, për rastet në rritje të evidentuara të shitjes së drogës nëpër shkolla. “Ndërkohë që në zonat urbane, por edhe në ato rurale të qarkut të Tiranës vihet re problematika e përdorimit të lëndëve narkotike kryesisht në shkolla. Shpesh këtë problem e krijojnë edhe shitësit ambulantë që tregtojnë rreth oborreve të

Prefekti zhvesh nga përgjegjësia përgjegjësit e kësaj situate dhe sulmon Bashkinë e Tiranës, ndërsa qytetarëve të saj u ka mohuar çdo shërbim, duke u bllokuar buxhetin reale ambientet e jashtme të shkollës, 24 orë ditë dhe natë, për 365 ditë të vitit”, - deklarata.

Takimi i djeshëm

këtyre institucioneve, që edhe pse pas kërkesave e ankesave të vazhdueshme të drejtorive të shkollave përkatëse pranë policisë Bashkiake të Tiranës, kjo e fundit duket se nuk është përgjigjur në mënyrë eficente dhe koherente për këtë problem”, - deklarata e Sadik Vorpsit.

Reagimi i Bashkisë Deklarata e prefektit Sadik Vorpsi është komentuar nga Bashkia si një tentativë për zhveshje nga kompetenca të organit përgjegjës që ka për detyrë kontrollin dhe parandalimin e shpërndarjes së drogës nëpër shkolla. “Prefekti, “vegël” e Ramës për bllokimin e buxhetit, flet sot për bashkëpunim. Injoranca e prefektit nuk njeh kufi. Policia Bashkiake nuk ka asnjë kom-

petencë për të kontrolluar trafikun e drogës dhe shpërndarjen e saj në shkollat e Tiranës, e cila është kthyer në një shqetësim të jashtëzakonshëm muajt e fundit dhe as kultivimin e saj në komunat përreth Tiranës. Prefekti zhvesh nga përgjegjësia përgjegjësit e kësaj situate dhe sulmon Bashkinë e Tiranës, ndërsa qytetarëve të saj u ka mohuar çdo shërbim duke u bllokuar buxhetin. Bashkia e Tiranës ka qenë e para që jo vetëm ka dhënë kontributin e saj për sigurinë në shkolla. Në 48 shkolla, 9-vjeçare dhe të mesme janë vënë elementë të sigurisë rrugore. Në 13 shkolla të mesme të përgjithshme të qytetit të Tiranës janë instaluar kamerat e sigurisë për vëzhgimin e perimetrit të shkollave. Çdo drejtori shkolle monitoron nga zyra e drejtorit në kohë

Kundërreagimi Për prefektin Sadik Vorpsi është e turpshme që një institucion të përdorë këtë zhargon në një komunikim për mbarë publikim. Në kundërpërgjigjen e tij, prefekti i ka bërë thirrje Bashkisë që të mos merret me lexime titrash, por të paraqiten nëpër takime dhe të diskutojë. “Prefekti i Qarkut Tiranë i përcjell me neveri deklaratat e Bashkisë së Tiranës, e cila duke përdorur një gjuhë të papranueshme ndaj drejtuesit të një institucioni shtetëror, i largohet gjithnjë e më shumë përfaqësimit të kryeqytetasve. Këto deklarata bëhen edhe më banale, kur kjo gjuhë përdoret nga ana e një institucioni të zgjedhur vendor, institucion ky që nuk i është përgjigjur asnjëherë ftesave zyrtare të Prefektit për të biseduar mbi problematikat dhe zhvillimet e Qarkut. Prefekti i Qarkut Tiranë, i bën thirrje Bashkisë së Tiranës që të marrë pjesë në takimet ku ajo është e ftuar zyrtarisht dhe të diskutojë drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e shtetit shqiptar, dhe jo të informohet përmes titrave dhe të reagojë përmes mesazheve telefonike”.

Trafiku i drogës

Drejtori i Policisë

Statistikat, ja 3 komunat problematike për kultivimin e hashashit

“Lufta kundër drogës, forcim bashkëpunimi ndërinstitucional”

Baldushk, Vorë dhe Bërzhitë janë evidentuar si tri komunat më problematike për kultivimin e hashashit. Në një takim të zhvilluar mes policisë, Prefekturës dhe kryetarëve të komunave, janë raportuar rastet e shkatërrimit të të mbjellave me kanabis dhe nevojës për bashkëpunim ndërinstitucional me qëllim luftimin e grupeve kriminale dhe garantimin e rendit. Sipas prefekti të Tiranës, “Qarku i Tiranës nuk është në hartën e nxehtë të qarqeve problematikë”, por janë disa zona ku duhet të merren masa. Komuna Baldushk, ku në fshatin Vrap dhe Shpat, janë kapur mbi 100 rrënjë kanabis e janë proceduar personat përgjegjës. Gjithashtu në Komunën e Bërzhitës, në fshatin Lug dhe Lug-Shalqizë janë kapur mbi 200 rrënjë dhe janë proceduar personat përgjegjës. Në fshatin Dritas, Tapizë, të Komunës Zall-Herr, janë kapur në flagrancë dy raste

Fushë e mbjellë me hashash

të kultivimit. Ka pasur një rast në komunën Vaqar e një rast në komunën Ndroq. Me të njëjtën problematikë ballafaqohen edhe fshati Kuq dhe Palaq në Komunën Prezë. “Nga problematikat që ka ngritur policia e Komisariatit 4, shohim se në Komunën

Zall-Bastar dhe Komunën Shëngjergj, kanë filluar hapat e parë të drejt mbjelljes në vazo për ta kultivuar atë më pas në masë më të gjerë. Në Bashkinë e Vorës është ngritur problematika se kjo zonë më shumë për transportin e lëndëve narkotike, si pasojë e pozicionit strategjik nga dalja e kryeqytetit për në Portin e Durrësit. Një nga problematikat e ngritura nga Kryetari i Komunës Zall-Bastar ka qenë se vetëm 30% e pyjeve është në pronësi të Komunës dhe pjesa tjetër është në pronësi të Ministrisë së Mjedisit”, - të dhënat e Prefekturës. “Nga Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë janë administruar në kohë informacionet policore si dhe numri i bimëve të asgjësuara gjatë vitit 2013 i cili ka qenë në 10 raste; numri i bimëve 5642; 11 autor; 5 persona të arrestuar; 3 shtetas të shpallur në kërkim si dhe 3 persona në gjendje të lirë.

Lufta kundër drogës për kryepolicin e Tiranës do të thotë nevojë për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional. “Lufta kundër grupeve dhe organizatave kriminale do të vazhdojë të mbetet në qendër të vëmendjes së strukturave të policisë së qarkut Tiranë. Rritja e efikasitetit në këtë veprimtari, kërkon ngritjen në nivel më të lartë të bashkëpunimit mes institucioneve dhe agjencive të zbatimit të ligjit. Në këtë drejtim, është e nevojshme të vazhdojë me intensitet puna për përgatitjen e rezultateve të qëndrueshme të drejtuara nga hetimet dhe bashkëpunimi me pushtetin lokal. Një nga prioritet kyçe të policisë së Tiranës është bashkërendimi i veprimeve ndërinstitucionale për parandalimin e kultivimit të kanabisit dhe goditjen e grupeve apo individëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale”, është shprehur Ardian Çipa.


Javor

E shtunë, 26 prill 2014

Vrasja

Ekzekutohet me 2 plumba pronari i një lokali Identifikimi i autorit nga dëshmitarët, qëlloi 36-vjeçari pasi dolën nga lokali. Hetimet, viktima dhe autori ishin konfliktuar gjatë paradites, dyshime për çështje borxhi Anxhela Tato

E

kzekuton në rrugë “shokun e tij” me dy plumba, duke e lënë të vdekur në vend. Krimi i rëndë është regjistruar rreth orës 22:05 të mbrëmjes së djeshme në zonën e “Ali Demit”. Nga të dhënat e para të bluve mësohet se viktima dhe autori janë konfliktuar në lokal pak minuta para ngjarjes. Ndërsa dyshimet janë për një konflikt të mbartur ose çështje borxhi. Viktima është identifikuar si Aurel Zenga, 36 vjeç, i cili mësohet se ka në pronësi një lokal në zonën e bllokut. Ndërkohë që blutë kanë mundur të zbulojnë gjeneralitetit e autorit të krimit, Agron Goxhaj, i cili është shpallur në kërkim. Kanë qenë banorë dhe kalimtarë, dëshmitarë okular të ngjarjes së rëndë, të cilët kanë mundur të ndihmojnë policinë që të identifikonte autorit. Sipas banorëve të zonës dy personat kur kanë dalë jashtë ambientit të lokalit janë konfrontuar fizikisht dhe në këto momente autori ka nxjerrë armën e zjarrit. Agron Goxhaj ka qëlluar tetë herë mbi viktimën, por në trupin e tij janë gjetur vetëm dy plumba. Për t’iu shmangur arrestimit të policisë autori ka vrapuar nëpër rrugica, ndërsa postblloqe policie janë ngritur duke kryer kontrolle në të gjithë zonën. Ka dyshime se autori mund të jetë fshehur në zonën përreth për t’i shpëtuar policisë. Pistat paraprake të hetimeve e lidhin këtë krim me konfliktin e mbartura ose me çështje borxhesh. Por nuk përjashtohet as mundësia e ndonjë konflikti pronësie. Ndonëse ende nuk janë të qarta të gjitha detajet nga krimi, për të cilin blutë po punojnë që ta zbardhin dhe ta dokumentojnë të plotë ngjarjen.

Vendi ku ndodhi vrasja

Sipas banorëve të zonës dy personat kur kanë dalë jashtë ambientit të lokalit janë konfrontuar fizikisht dhe në këto momente autori ka nxjerrë armën e zjarrit. Agron Goxhaj ka qëlluar tetë herë mbi viktimën, por në trupin e tij janë gjetur vetëm dy plumba

Krimi Një telefonatë ka mbërritur në komisariatin e policisë numër 1 ku banorë të tmerruar kanë denoncuar të shtëna arme dhe një person të plagosur në rruge. Ndonëse kanë tentuar që t’i vijnë në ndihmë viktimës, ka qenë e pamundur, pasi 36-vjeçari kishte ndërruar jetë nga zonës së shkollës “1 Maji”, ndonëse tashmë hemorragjia. Autori është parë nga banorët kur është i identifikuar për policinë. Dëshmitarët ka vrapuar me armë në dorë nëpër rrugicat e okularë kanë rrëfyer se dy palët janë konfron-

tuar fizikisht dhe autori ka nxjerrë armën, duke ia drejtuar viktimës. Në vendin e ngjarjes nga ana e policisë janë gjetur tetë gëzhoja arme, por vetëm dy plumba në trupin e viktimës, i cili është dërguar në morgun e spitalit, ku do i nënshtrohet ekspertizë mjekoligjore. Ndërsa nga të dhënat e para mësohet se viktima Aurel Zenga ka një lokal në zonën e ish-bllokut. Krimi ka ndodhur në një lokal në zonën “1 Maji”, ku viktima dhe autorin ishin ulur bashkë. Ata kanë nisur të konfliktohen në tavolinë, deri në momentin kur viktima është ngritur për tu larguar. Sipas të dhënave paraprake të dyja palët kanë debatuar gjatë paradites dhe konflikti është martuar në darkë. Por ende nuk dihet nis ky është shkaku real i krimit. Ka dyshime që kjo ngjarje mund të jetë e lidhur me ndonjë borxh ose konflikt pronësie. Ndërkohë që nga ana e forcave të policisë po vijon puna intensive për arrestimin e autorit.

Në PLAN Të PARë

9

E plagosura: “Më goditi me thikë në fyt, i pashë fytyrën” Vetëm tri ditë pas krimit makabër rrëfehet për median Dile Saraseli, e cila pa e tmerruar masakrimin e bashkëshortit nga ana e ish-të dashurit të vajzës, ndërsa mbeti edhe vetë e plagosur nga sulmi i 23-vjeçarit, i cili vetëm pak orë pas krimit ra në prangat e bluve. Në një intervistë të shkurtër Dile Saraseli tregon se është zgjuar nga britmat e bashkëshortit dhe ka parë 23-vjeçarin Mario Bejdollari. Ajo tregon se e ka parë në fytyrë autorin, i cili i është sulur duke e qëlluar në fyt me thikë. Dilja ka mohuar që të kenë pasur konflikte të mëparshme me autorin, i cili, sipas rrëfimit të vajzës së çiftit, nuk ka pranuar që t’i kthejë borxhin prej 170 mijë lekësh. Seraseli rrëfen se 23-vjeçari Mario Bejdollari, pasi ka masakruar 48-vjeçarin me thikë, ka sulmuar edhe atë, duke e qëlluar në gjoks dhe në fyt. “E pashë në fytyrë që ishte Mario Bejdollari. Vajzat njoftuan xhaxhain e tyre pas ngjarjes. Ne nuk kemi pasur debate më përpara me Bejdollarin, por e kam njohur më përpara”, - ka treguar Dile Seraseli. “Mbaj mend që jam zgjuar nga të bërtiturat e burrit dhe kur u zgjova vetë, mbaj mend që më drejtoi thikën në fyt. ‘Na edhe ti’, - më tha. Thikën e mbaj mend dhe fytyrën e atij djalit. Për këtë jam shumë e bindur, se e mbaj mend shumë mirë. Jo, ne nuk kemi pasur debate. Mario Bejdollarin e njihja mirë. Nuk e di se nga vajti pasi kreu krimin. Ai nuk i sulmoi vajzat. Ato mbase dolën, mbasi iku ai. Unë u zgjova nga të bërtiturat dhe kur u zgjova, më goditi në fyt”, - rrëfimi i të plagosurës Dile Saraseli, e cila ndodhet ende e shtuar në spitalin e Vlorës. Ngjarja Krimi i rëndë ndodhi mëngjesin e 23 prillit, kur autori u fut në banesën e çiftit Saraseli. Kanë mjaftuar disa goditje me thikë për t’i marrë jetën Agim Saraselit, ndërsa e plagosur mbetur bashkëshortja e tij, Dile Saraseli. Sipas bluve, i riu ka mundur që të futet në banesë nga dritarja e banjës, duke iu drejtuar dhomës së gjumit të çiftit Saraseli. Ka qëlluar disa herë me thikë viktimën Agim Saraseli dhe bashkëshorten e tij, Dile Saraseli, e cila fatmirësisht ka arritur të shpëtojë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Vlorës. Dyshimet e policisë e lidhin këtë ngjarje me konfliktin e pronësisë pas ndarjes së 23-vjeçarit nga vajza e viktimës, por nuk përjashtojnë si pistë hetimore edhe borxhin. Të afërm të familjes kanë rrëfyer se autori ka qenë në borxh ndaj viktimës dhe vetëm një ditë para krimit Dile Saraseli i ka kërkuar lekët. Njëkohësisht, bëhet me dije se 23-vjeçari ka qenë i fejuar me njërën nga vajzat e familjes Saraseli dhe janë ndarë para një viti. Mësohet se ka qenë vajza ajo që ka kërkuar ndërprerjen e fejesës dhe konfliktet kanë vijuar më tej për ndarjen e pasurisë dhe të lekëve.

Dile Saraseli

Tentativa

Pikaset nga drejtori duke lënë orën e mësimit, 17-vjeçarja hidhet nga kati i tretë Është kapur mat nga drejtori në tentativë për të lënë orën e mësimit, ndërsa ka reaguar duke u hedhur nga dritarja e katit të tretë të shkollës. Por e mitura ka përfunduar në katin e dytë të ndërtesës, me dëmtime të shumta në gjymtyrë. Ngjarja e pazakontë është shënuar në gjimnazin “Aleks Buda” në zonën e Laprakës në kryeqytet, ku nxënësja e vitit të dytë, me inicialet D. E., dhe një nxënëse tjetër janë pikasur

nga nëndrejtori Rrok Pjetri, teksa diskutonin me rojën e shkollës për të dalë jashtë. Në një intervistë, nëndrejtori Rrok Pjetri rrëfen se i ka pyetur vajzat nëse kanë marrë leje dhe ka marrë përgjigjen prej dy nxënëseve se ka qenë mësuesja kujdestare ajo që u ka dhënë leje. Por pas verifikimeve nëndrejtori ka konstatuar se për vajzat nuk ka pasur asnjë leje, çka dyshohet të ketë shtyrë adoleshenten të ndërmar-

Gjimnazi “Aleks Buda”

rë aktin ekstrem, i cili mund të kishte përfunduar me pasoja tragjike. Nga bluzat e bardha në spitalin e Traumës mësohet se 17-vjeçarja ka fraktura në gjymtyrë, ndërsa urgjenca, e cila mbërriti në gjimnazin “Aleks Buda”, e gjeti adoleshenten pa ndjenja. Policia ka nisur me marrjen në pyetje të nëndrejtorit, nxënësve dhe stafit pedagogjik për të zbardhur situatën.


10 Në PLAN Të PARë

Javor

Shqetësimi

E shtunë, 26 prill 2014

Bashkia: Nga e hëna nuk ka më varre në Tiranë

Do t’u kërkoja të gjithë familjarëve që mes dhimbjes së tyre, t’i drejtohen zyrës së Kryeministrit për të marrë një zgjidhje sepse Kryeministri ynë i ka të gjitha mjetet në dorë për të zhbllokuar buxhetin e Bashkisë së Tiranës dhe të lejojë shërbimin funeral të ofrojë shërbimet për të ndjerët e familjet e tyre

D

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo

Situata Lidhur me situatën nëse Bashkia ka një plan rezervë, Bozdo u shpreh: “Ne u kemi thënë se hapësirat janë të gjitha të zëna, jemi duke ofruar tashmë shërbimin vetëm për varret ekzistuese, pra për familjarët që kanë varre ekzistuese”. Drejtori i Shërbimit Funeral, Besim Kuka, u shpreh: “Absolutisht nuk kemi ku të kryejmë varrime të tjera, nga ky moment e më pas nuk kemi ç’bëjmë. Të dy sektorët, edhe Sharra, edhe Tufina, kanë 6-7 varrime sot (dje). Për dy sektorët, gjithmonë janë varr mbi varr”. Më tej, nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo, përmendi se si familjar është i irrituar për “bllokimin dhe këtë konflikt të panevojshëm politik dhe këtë mënyrë se si trajtohet Bashkia e Tiranës, vetëm sepse qëllon që kryetari i Bashkisë është edhe kryetari i opozitës”.

uke filluar nga dita e hënë shërbimi funeral i Bashkisë nuk do të jetë më i mundur të ofrohet, pasi nuk ka më asnjë hapësirë të lirë. Shqetësimi është ngritur nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, i cili u ka kërkuar qytetarëve që t’i drejtohen zyrës së Kryeministrit. “Shërbimi funeral i Bashkisë së qytetit për familjet që humbin të dashurit e tyre nuk do të jetë më i mundur të ofrohet. Do t’u kërkoja të gjithë familjarëve që mes dhimbjes së tyre, t’i drejtohen zyrës së Kryeministrit për të marrë një zgjidhje, sepse Kryeministri ynë i ka të gjitha mjetet në dorë për të zhbllokuar buxhetin e Bashkisë së Tiranës dhe të lejojë shërbimin funeral të ofrojë shërbimet për të ndjerët e familjet e tyre”, - u shpreh Bozdo nga varrezat e Sharrës.

Varrezat Rreth 1 muaj më parë, Bashkia e Tiranës i kërkoi Ministrisë së Brendshme që të miratonte dosjen e shpronësimeve, në mënyrë që të shtoheshin hapësirat për varre të reja. Pas disa reagimeve të Bashkisë, Ministria e Brendshme vendosi që ta çonte vendimin në qeveri, duke u hapur rrugë shpronësimeve për interes publik. Miratimi i këtij vendimi i jepte të drejtën Bashkisë që të niste procesin për shtimin e hapësirave, por çdo gjë u bllokua kur prefekti nuk firmosi buxhetin.

Bllokimi E gjithë kjo situatë ka ardhur pas bllokimit që prefekti i Tiranës i ka bërë buxhetit të Bashkisë, duke mos firmosur vendimin e Këshillit Bashkiak. “Unë nuk jam këtu vetëm si nënkryetar i Bashkisë, por edhe si familjar që përballem çdo ditë me kërkesat nga të njohurit, miqtë që humbin njerëzit e tyre, për të gjetur një mundësi për t’i varrosur në mënyrë dinjitoze dhe shpresoj që Kryeministri të heqë “veshët” politikë dhe të vendosë dëgjimin e qytetarit, i cili kërkon që mundësisht në këtë vend, pikërisht ku jemi ne, por edhe për këtë çështje kaq të ndjeshme, të mos kemi luftë politike, por të kemi një bashkëpunim. Shpresoj që ky mesazh të prekë sadopak zemrën e tij, sepse nuk ka ngelur gjë tjetër veçse t’i kërkojmë atij që të vërë dorën në zemër dhe t’i japë zgjidhje këtij problemi kaq të madh”, theksoi nënkryetari i Bashkisë.

Bllokimi i buxhetit, Dalipi: Do ta ridiskutojmë

K

ëshilli Bashkiak do të propozojë ridiskutim të buxhetit 2014. Në një deklaratë për mediat kreu i Këshillit Bashkiak të kryeqytetit, Aldrin Dalipi, tha se në mbledhjen e radh��s të Këshillit, më 30 prill, këshilltarët e mazhorancës do të propozojnë të paraqitet

serish në rendin e ditës diskutimi i buxhetit 2014 për Tiranën. Duke qenë se ky buxhet u miratua me konsensus në mbledhjen e 26 shkurtit 2014, Dalipi thotë se përpjekja për të bllokuar këtë buxhet, duke krijuar një situatë konflikti, është thjesht politike.

Basha takon Imzot Donato Oliverion

K

ryebashkiaku, njëherësh kryetar i PD-së, Lulzim Basha, priti në një takim Peshkopin e arbëreshëve të Italisë, Imzot Donato Oliverio, Peshkop i Eparkisë së Ungrës, i arbëreshëve të Italisë. Basha ka vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të klerikëve arbëreshë të cilët përveç veprimtarisë së tyre fetare, japin ndihmesë të ndjeshme edhe në ruajtjen e gjuhës shqipe (arbëreshe), të trashëgimisë kulturore dhe të gjitha traditave arbërore. Kryetari i Bashkisë ka shprehur gatishmërinë për të dhënë kontributin në këtë mision fisnik dhe shumë të çmuar, për rua-

jtjen dhe trashëgiminë e vlerave të kulturës dhe traditës së arbëreshëve të Italisë. Imzot Donato Oliverio, duke falënderuar Kryebashkiakun për pritjen e veçantë, ka vlerësuar tolerancën fetare të shqiptarëve, si model për të gjithë botën dhe që do të ndikonte për paqen, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin ndërfetar. Peshkopi i arbëreshëve të Italisë u angazhua personalisht dhe me të gjithë bashkëpunëtorët e tij, për të përhapur sa më shumë dhe në çdo vend të botës vlerat që mbartin shqiptarët, tolerancën fetare, fjalën e dhënë, besën, mikpritje, vëllazërinë.

Kryebashkiaku Lulzim Basha dhe Imzot Donato Oliverio


Javor

Në PLAN Të PARë 11

E shtunë, 26 prill 2014

Plani

Prezantohet projektligji i ri për TVSH-në, ja ç’ndryshon Arsimi do të vijojë të mos paguajë TVSH, ndërkohë që rihyjnë në skemë reklamat në media, materialet e ndërtimit për HEC-et dhe operacionet e kërkimeve nëntokësore Ervin Kaduku

K

a paraqitur dje në Ministrinë e Financave kreu i këtij dikasteri Shkëlqim Cani projektligjin e ri për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Projektligji i ri për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, që është hartuar tashmë nga Ministria e Financave, është përfshirë tashmë në diskutime me grupet e interesit. Ky projektligj do të shfuqizojë ligjin ekzistues për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij.

Reklamat në media Reklamat që do të publikohen apo do të transmetohen në media parashikohet të paguajnë edhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Siç përcaktohet në projektligj, reklamat nga media e shkruar ose elektronike nuk janë të përjashtuara nga TVSH. Kjo përbënte një shqetësim për agjencitë publicitare të cilat duhet të paguanin TVSH dhe prandaj i faturonin kompanitë me një çmim automatikisht 20% më të lartë, çka shtyu bizneset të lidheshin direkt me mediat duke shmangur këtë kosto. Ndërkohë, vetë aktiviteti i medias do të vijojë të mbetet e përjash-

20%

Kjo përbënte një shqetësim për agjencitë publicitare të cilat duhet të paguanin TVSH dhe prandaj i faturonin kompanitë me një çmim automatikisht 20% më të lartë

tuar nga TVSH. “Furnizimet e shtypshkronjave, gazetave, revistave dhe librave, përveç reklamës, e kemi mbartur si të përjashtuar, por theksojmë se direktivat evropiane nuk e kanë të përjashtuar”, theksohet në relacionin e TVSH.

Përjashtimet Ndërkohë, shërbimet financiare në përgjithësi me ndonjë ndryshim të vogël do të mbeten të përjashtuara në përputhje edhe me direktivën; pullat postare, pulla të taksës e të ngjashme; lojërat e fatit, bastet; furnizimi i ndërtesave; tokës, qiradhënia e ndërtesave me disa përjashtime. Furnizimi i kartave të identitetit po ashtu është specifik, pasi Direktiva nuk e ka një parashikim të tillë. Mjekësia Ulja e TVSH-së së barnave, e cila ka hyrë tashmë në fuqi përmes një udhëzimi të qeverisë, do të përfshihet edhe në ligjin e ri për të këtë taksë. Furnizimi i barnave, shërbimeve shëndetësore nga institucionet shëndetësore, publike dhe private, është furnizim

Gjithashtu rikthehet TVSH për furnizimin e hekurit dhe çimentos ndaj subjekteve ndërtuese të hidrocentraleve, të cilat, në bazë të marrëveshjes respektive, i përdorin si lëndë të parë për ndërtimin e hidrocentraleve i përjashtuar nga TVSH. Për barnat e importuara dhe të prodhuara në vend, të pajisura me pullën e kontrollit me çmimin me TVSH 10%, me qëllim për t’u tregtuar (shitur) që rezultojnë gjendje në subjektet farmaceutike deri në datën 1 prill 2014, do të aplikohet TVSH-ja në shitje siç rezulton e shënuar në pullë. Operacionet e përjashtuara sipas këtij ligji janë: shërbimet shëndetësore dhe furnizimet e mallrave dhe shërbimeve të lidhura ngushtë me to, të kryera si nga institucione shëndetësore publike dhe nga ato private, por këto të fundit duhet të kryejnë shërbimin në kushte sociale të krahasueshme me ato publike që të përfitojnë nga përjashtimi. Ndërkohë, përjashtohen nga TVSH edhe shërbimet e mjekëve në kuadër të ushtrimit të profesionit të tyre, të licencuar nga autoriteti kompetent shëndetësor, shërbimet e stomatologëve dhe laborantëve dentarë në kuadër të ushtrimit të profesionit, furnizimi i organeve, gjakut, qumështit njerëzor, shërbimet dhe mallrat që kanë të bëjnë me ndihmën sociale, mbrojtjen e fëmijëve, të rinjve, furnizimi i shërbimeve sportive, kulturore kur këto shërbime kryhen nga organizata pa qëllim fitimi dhe me çmime të cilat, nëse nuk janë të aprovuara nga institucionet përkatëse, janë jokonkurruese. Këtu

50% Është vendosur si kriter çmimi nën 50% të çmimeve të tregut siç është aktualisht sipas VKM-së, pra që të rezultojë si masë e marrë për çmime që nuk janë konkurruese me subjektet me TVSH dhe nuk kanë për qëllim fitimin

është vendosur si kriter çmimi nën 50% të çmimeve të tregut siç është aktualisht sipas VKM-së, pra që të rezultojë si masë e marrë për çmime që nuk janë konkurruese me subjektet me TVSH dhe nuk kanë për qëllim fitimin. Arsimi Arsimi do të jetë vijojë të mbetet i përjashtuar nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Shkollat 9-vjeçare, të mesme dhe universitetet private do të vijojnë të mos paguajnë TVSH. Sipas relacionit të TVSH, ato që përjashtohen nga kjo taksë janë furnizimet e shërbimeve të mësimdhënies shkollore dhe universitare sipas ligjeve specifike si dhe furnizimi i mësimdhënies shkollore apo universitare nga mësuesit në emër personal.

HEC-et dhe nafta Gjithashtu rikthehet TVSH për furnizimin e hekurit dhe çimentos ndaj subjekteve ndërtuese të hidrocentraleve, të cilat, në bazë të marrëveshjes respektive, i përdorin si lëndë të parë për ndërtimin e hidrocentraleve. Përjashtimi nga TVSH ishte një masë e ndërmarrë nga qeveria e mëparshme me qëllim nxitjen e investimeve në energjetikë dhe mbështetjen e sipërmarrësve, duke lehtësuar kostot. Ndërkohë edhe përjashtimi nga TVSH për furnizimet e shërbimeve të destinuara për realizimin e fazave të kërkimit dhe të zhvillimit të operacioneve hidrokarbure, të kryera nga kontraktorët ose nënkontraktorët që punojnë për realizimin e këtyre fazave, si dhe furnizimi i mallrave që bëjnë kontraktorët për njëri-tjetrin ose nënkontraktorët për kontraktorët e tyre është hequr. Të gjitha këto shërbime tashmë do të jenë pjesë e TVSH.


12

speciale

Javor

Më trego një përrallë!

E shtunë, 26 prill 2014

Tregimet kanë ekzistuar shumë para librave të shkruara. Ato kanë qenë bazë e shumë librave

M

ë trego një përrallë!” Me siguri secili prej nesh i ka kërkuar ndonjë herë gjyshit apo prindërve e ka shprehur këtë dëshirë, por me tregimin e historive dhe përrallave transmetohen tek brezat e rinj përvoja dhe vlera dhe krijohet afërsi shoqërore. Matías Martínez, themelues i Qendrës për Studimin e Tregimeve në Vupertal, thotë se tregimet paraqesin zanafillën e çdo kulture: “Të gjitha shoqëritë njerëzore kanë për bazë një mit themeltar dhe këto mite janë në parim tregime”. Shpesh në tërë botën janë treguar tregime të ngjashme, që janë transmetuar në bazë të rrëfimeve dhe dëgjimeve. “Iliada” dhe “Odiseja” e Homerit janë treguar me shekuj të tërë gojarisht, para se në shekullin e 18-të të zënë vend në letër. Në mesjetë ka qenë shumë i përhapur arti i rrëfimit: nga rapsodët, të cilët njëkohësisht kanë qenë edhe shkrimtarë, poetë dhe muzikantë.

më nuk kanë dëshirë të dëgjojnë histori, pasi që ato janë keqpërdorë për qëllimet e nacional-socializmit në Gjermani. Në zhdukjen e tyre kanë kontribuar në masë edhe përhapja e radios, televizionit dhe internetit. Por sot, me gjithë dixhitalizimin dhe burimet e informimit, ende ka tregues historish. Një prej tyre është Michel Zirk, i cili për 15 vjet me radhë merret me këtë profesion. “Arti i tregimit të historive është që ato të tregohen për herë të parë. Për shumë njerëz tregimet dhe përrallat janë diçka për fëmijët”, - shpjegon Zirk në intervistë me “DW”. Por shumë njerëz janë befasuar me rëndësinë e këtyre tregimeve shumë interesante.

Tregimet gojore po zhduken Në shekullin e 18-të ka filluar tradita e leximit të shkrimeve të shkruara. Tregimet gojore zhduken ngadalë nga jeta e përditshme. Në Gjermani është bërë një kthesë e madhe në Duhet pasur kohë veçanti në kohën e Luftës së Dytë Botërore, për të dëgjuar tregimet popullore më nuk dëgjohen. Njerëzit Për dallim prej gjërave të përditshme,

ekskluzive

ELVANA GJATA n i a ’ s A l b a

t y l e l i f e s

z i n e m a g a

Prill 2014

0 Lekë

Shqipëri 30 ro Kosovë 2 Eu

MODË

Trendets e Pranverë

KUR TRUP I BURI! PA BISTITUA RICA MALD SAVO IRENAA DAJA REBEC

LAJ AGIM SU

PIKTURA E GJALLË

KUZHINTË

T RECETAK S E PASH Ë AN AMERIK SPITALI

GATI PËRNINË! SHTATZË

CILAT SPA DUHET TË VIZITONI NË KARLOVI VARI, KUSH PARAKALOI MBI TAPETIN E KUQ TË ALBTELECOM, JETA E NJË VAJZE SINGLE NË RAPORT ME TEKNOLOGJINË Na ndiqni në

cmyk

www.elegance.al

tregimet janë një art i ngadalshëm. Vendi dhe atmosfera duhet të jenë të veçanta, për të zgjuar interesimin dhe fantazinë e atyre, që dëgjojnë. Ndryshe nga leximet, një tregues duhet të ketë aftësinë mimike, gjestet dhe aftësitë që të futet thellë në tregim dhe të krijojë një atmosferë familjare tek publiku. Ndaj tregimet janë shumë më interaktive dhe më të gjalla se sa vetë akti i leximit para publikut. “Njerëzit përjetojnë gjërat, të cilat u tregohen”, - thotë Zirk. Treguesi i historive flet me një gjuhë më të thjeshtë madje edhe përrallat e vëllezërve Grimm, në mënyrë që ato të kuptohen me lehtë

Tregimet moderne Tregimet dikur janë incizuar dhe emetuar në media. Në vitet ‘30 radioja ka qenë në modë, ndërsa në fillim të shekullit 21 kjo formë gati është harruar. Në fillim të viteve

2000 janë incizuar disa vepra të Hiçkokut, që kanë përjetuar një bum të vërtetë. Prej fillimit të këtij shekulli shumë të popullarizuara janë tregimet që incizohen dhe dëgjohen, shpesh me muzikë, shushurima dhe elemente dhe aktorë, që ta kujtojnë kohën, kur kanë ndodhur, shpjegon Paul Conrad. Në 12 vitet e fundit, në Lajpcig është mbajtur edhe një festival me këtë temë. 10 ditë me radhë tregohen tregime të ndryshme, për të rinj dhe të moshuar. Çdo ditë ka gati 2000 vizitorë të interesuar, sepse në këtë formë “nxitet imagjinata e të dëgjuarit dhe hiqet dorë nga shikimi. Kjo është një kinema në kokë”, - thotë Conrad. Njerëzit, megjithatë, janë më shumë të interesuar për libra sesa për lojëra që mund të dëgjohen. Por Matías Martínez mendon se edhe kjo mund të ndryshojë, sepse mund të ndryshojnë edhe kufijtë mes kulturës së dikurshme dhe asaj moderne.


Javor

Kulturë

E shtunë, 26 prill 2014

13

Një draft pritet të dalë, i përgatitur nga zyrat e ministres Mirela Kumbaro

Artistët kundërshtojnë

Kontrata 3-mujore, gabim i rëndë; nuk firmosim! E hëna është afati i fundit që artistët e dy institucioneve kulturore, Opera dhe Teatri Kombëtar, do të presin përgjigje nga Ministria e Kulturës në lidhje me firmosjen e kontratës individuale, jo atë tremujore Violeta Murati

A

rtistët dhe Ministria e Kulturës bënë dje marrëveshje vetëm për kohën, por ende për firmosjen e kontratave të punës. E hëna është afati i fundit që artistët e dy institucioneve kulturore, Opera dhe Teatri Kombëtar, do të presin përgjigje nga Ministria e Kulturës në lidhje firmosjen e kontratës individuale, jo atë tremujore. Një draft pritet të dalë, i përgatitur nga zyrat e ministres Mirela Kumbaro, ku të jetë qartësuar kontratat individuale sipas kushteve të artistëve. Për këtë dje, në mesditë, një grup artistësh dhe përfaqësues të të dyja sindikatave kanë shkuar në Ministri të Kulturës të cilëve iu shmang Kumbaro, duke u lënë të takohen me sekretaren e përgjithshme Edlira Kokona. Kryetari i Sindikatës së Teatrit të Operas dhe Baletit, Reshat Ibrahimi, tha për “Standard” se u bë një marrëveshje mes tyre dhe Ministrisë për të pritur datën 28 prill, afatin e fundit të caktuar në zbatim të vendimit të qeverisë për përfundimin e problemeve të organikës. Pra,mbylljen e procesit të reformës në Teatrot. Ibrahimi thotë se kanë rënë dakord vetëm për draftin e kontratës individuale dhe të hënën që do të kenë në dorë kopjen nga Ministria do të shtrojnë versionin e tyre. “Në momentin që do të pranohen kontratat sipas interesave artistëve atëherë do të firmoset”, - ka thënë prerë Ibrahimi. Sipas kryetarit të Sindikatës së Artistëve të TOB, ata kanë kërkuar zgjatim të afatit kohor të kontratës, jo tremujore, me kushtin që gjatë kësaj periudhe të mos pushohet apo të largohet asnjë artist nga puna. “Përpjekja jonë do të jetë afati sa më i gjatë, siç e kanë vendet e tjera”. Fenomeni, tashmë i njohur në institucionet e kulturës, të punësimeve sipas privilegjeve politike, i ka lodhur dhe vetë artistët. Kjo as nuk diskutohet. Të gjithë kanë kërkuar me kohë që të vlerësohen sipas meritës, duke e parë si të vetmin burim jetese teatrin. Në të kundërtën, pra për konkurrencë nuk bëhet fjalë pasi për të dy institucionet nuk ka treg, kompani private teatri. Është e përsëritur se nuk ka asnjë mecenat që të organizojë këtë treg, apo vullnet privat. Në fakt kjo do ishte detyrë e ministrisë së kulturës për të çliruar sistemin teatror, si ndërmjetëse e industrisë mes krijuesit dhe tregut të artistëve, të cilët çdo vit dynden me qindra në rrugë me mbarimin Akademisë së Arteve. Këtë strategji nuk di ta bëjë ministria e kulturës deri më sot, ndaj artistët përfundojnë në privilegje politike duke u përplasur në të

cmyk

“Duam afat kohor, duke vënë kushtet tona, që gjatë kësaj periudhe të mos ikë asnjë artist dhe kontratat e tyre të bëhen me afat më të gjatë. Ndryshe, do të ketë konflikt të hapur. Nëpërmjet kësaj loje kam frikë se do të përfundojmë në rrugë”

vetmin teatër, atë shtetëror. Ky i fundit nga ana e tij e ka të vështirë t’i zbatojë ligjet, si në këtë rast. Prandaj, reforma që kërkon Kumbaro në këto ditë, me kontrata individuale afatshkurtra (tremujore) ka shkaktuar zemërimin e artistëve. Pak ditë më parë, këngëtarët e Operas protestuan në dyert e Operas pak para se të niste premiera e shfaqjes “Orfeo dhe Euridice”. Atyre u janë bashkuar edhe aktorët e Teatrit Kombëtar. Shkaku ka qenë se në këto dy institucione kishte mbërritur urdhri për të firmosur kontratat individuale tremujore dhe se do të kishte ndryshime në organigramë. Reagimi ka qenë i menjëhershëm, megjithëse pritej prej muajsh ky proces. Por e reja për artistët, çfarë nuk u ka marrë mendja, ka qenë firmosja e kontratës individuale tremujore. Këtë nuk e kanë pranuar. Madje, prej artistëve është quajtur si një nga gabimet më të rënda që po bëhet në institucionet e artit, referuar përvojës së vendeve të tjera, ku artistët shkojnë me kontrata individuale afatgjata, nga 1-2-vjeçare. Megjithatë, tryeza e djeshme në Ministri duket se i ka “zbutur” artistët, për të arritur

marrëveshjen sipas kushteve të tyre. Nëse të hënën drafti i paraqitur nga Ministria për kontratën individuale, që ka të bëjë me afatet, nuk do të përputhet me interesat e artistëve, kreu i Sindikatës ka thënë se nuk do të pranojnë të firmosin dhe se kjo do të shkaktonte një lojë të rrezikshme. “Duam afat kohor, duke vënë kushtet tona, që gjatë kësaj periudhe të mos ikë asnjë artist dhe kontratat e tyre të bëhen me afat më të gjatë. Ndryshe, do të ketë konflikt të hapur. Nëpërmjet kësaj loje kam frikë se do të përfundojmë në rrugë”. Ndërsa Ibrahimi thotë se do t’i qëndrojnë dhe kontratës kolektive që është nënshkruar midis artistëve dhe shtetit, deri më 2018, që konsiderohet si kontratë e nivelit të parë, e pranuar, si duket, nga Ministria. Të hënën do të marrin draftin nga Kumbaro, por me pak shpresë se mund të realizohen interesat e tyre. Ata e kanë precedentin e vitit 2000. Por, artistët thonë se nuk do të tërhiqen dhe nuk do të pranojnë të firmosin kontratën individuale tremujore. “Artistët janë të mobilizuar dhe të vendosur për t’u mbrojtur”, - thotë Ibrahimi.


14

dossier

Javor

E shtunë, 26 prill 2014

Përpjekjet e emigracionit politik shqiptar për rrëzimin e regjimit të dyshes Hoxha - Shehu

Memorandumi i 1977-ës Plani i revoltës, si do të rrëzohej dyshja Hoxha - Shehu Nga Veli HAKLAJ*

V

endosja e diktaturës komuniste në Shqipëri, përveç të tjerave, solli dhe një rritje të emigracionit politik dhe ekonomik shqiptar, në Jugosllavi, Greqi, Itali, Turqi, Egjipt, Francë, SHBA, Kanada, Australi etj. Organizatat kryesore në të cilat vepronte ky emigracion ishin: Komiteti Shqipëria e Lirë, Balli Agrar, Grupi i Legalitetit, Balli i Ali Këlcyrës, Grupi i Bllokut Indipendent, Shoqëria Letrare Shqiptare Amerikane, Organizata “Vatra”, Organizata “Shqipëria e Lirë”, Organizata “Heroizma shqiptare”, Organizata Vorio-Epiriote, Organizata A.A.N.O., Shoqata “Vëllazërimi turko-shqiptar” etj. Sipas dokumenteve arkivore, rezulton që në gjysmën e dytë të viteve ’70, të shekullit të kaluar, kemi një radikalizim të qëndrimeve të emigracionit politik shqiptar, e reflektuar kjo dhe në përmbajtjen e trakteve dhe fletushkave që hidheshin në Shqipëri, me anë të të cilave synohej ndërgjegjësimi i popullit shqiptar për një veprim të armatosur për rrëzimin e regjimit komunist të Enver Hoxhës. Nëpërmjet disave prej këtyre materialeve propagandistike përcillet informacion me vlerë dhe për format gjakatare të veprimit të strukturave të shtetit diktatorial në Shqipëri nën drejtimin e nomenklaturës së kuqe, veçanërisht të dyshes Hoxha - Shehu. Publikimi i këtyre dokumenteve, sidomos tani që janë artikuluar hapur dhe po punohet nga disa parti politike, por edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, për rehabilitimin e figurës së Enver Hoxhës, mendojmë se do të kontribuojnë sadopak për sensibilizimin e shoqërisë shqiptare, për të mbajtur qëndrimin e duhur në respekt të vlerave të demokracisë dhe pluralizmit të arritura me jo pak vështirësi në këto 23 vite postdikatoriale.

Situata në vitin 1977 Në fillim të dhjetorit 1977, drejtuesit më të lartë të nomenklaturës komuniste në Shqipëri, Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe Hysni Kapo, do të informoheshin se prej datës 8 deri më 19 nëntor 1977, në 35 fshatra të rretheve Vlorë, Fier, Tepelenë, Përmet, Skrapar, Kolonjë dhe Korçë ishin gjetur 130 fletushka me përmbajtje kundërkomuniste, nga të cilat 73 titullohen “Komunikat e Zyrës së Lajmeve Ushtarake”, 30 “Thirrje të Këshillit Ushtarak për çlirimin e Shqipërisë etnike” dhe 27 “Memorandume”. Thirrja dhe memorandumi ishin firmosur nga Leka Zogu, ndërsa komunikata ishte bërë në emër të “Këshillit Ushtarak”. Komunikata kërkonte të publikohej se “Këshilli Ushtarak i veshur me detyrën e lartë për çlirimin e popullit shqiptar e të Shqipërisë etnike kreu një aksion kundër ambasadës së regjimit komunist të Tiranës në Paris”. Në

Faksimile e traktit

Princi Leka I në Akademinë Ushtarake

thirrjen e këshillit ushtarak, mbasi tregohej “domosdoshmëria e krijimit të këtij këshilli”, midis të tjerave thuhej: “Shqiptarë, përgatituni, dita e çlirimit po afrohet, regjimi gjakatar do të zhduket, Kosova e Çamëria janë tonat, shqiptarët e mërgimit janë vënë në lëvizje, mjaft me jetë mjerimi nën komunizëm, luftë qeverisë ateiste”. Ndërsa memorandumi i drejtohej kryetarit të mbledhjes së Sigurimit Evropian, në të cilën midis të tjerave thuhej: “E konsiderojmë se Jugosllavia nuk është e denjë për të organizuar Konferencën e Sigurimit e të Bashkëpunimit Evropian, mbasi afër një mijë intelektualë kosovar, maqedonas e të Malit të Zi janë futur nëpër burgje nga regjimi titist sepse kërkojnë të flasin, shkollohen e administrohen shqip. Kërkojmë nga kryetarët e shteteve që do të marrin pjesë në këtë konferencë që të dezaprovojnë publikisht veprimet e regjimit aktual në Shqipëri, i cili e mban legjitimitetin e tij vetëm me tortura e kampe përqëndrimi ...” Duke u bazuar në përmbajtjen e tyre e në të dhënat që disponoheshin nga organet e specializuara në Shqipëri, u arrit në përfundimin

Sigurisht që nga organet e specializuara u morën masa dhe u ngarkuan detyra të posaçme në drejtim të të arratisurve që ishin aktivizuar e pritej të dërgoheshin në formën e grupeve të armatosura në Shqipëri, veçanërisht për ata që ishin aktivizuar nga Leka Zogu dhe “Fronti i Rezistencës”, që drejtohej nga Rexhep Krasniqi që këto materiale ishin përgatitur jashtë shtetit nga organizata kundërkomuniste e “Legalitetit” me në krye Leka Zogun, nën drejtimin e zbulimit amerikan. Dihet se në fillim të viteve ’70, të shekullit të kaluar, emigracioni politik jashtë shtetit filloi të riorganizohet për të intensifikuar veprimtarinë e tij kundër regjimit komunist në Shqipëri,

regjim që identifikohej me dyshen HoxhaShehu. Organizata e “Legalitetit” në vitin 1972 zgjodhi “Këshillin Ushtarak për çlirimin e Shqipërisë etnike”, nën drejtimin e Leka Zogut. Organizata “Heroizma shqiptare” me në krye Ndue Gjonmarkaj, e krijuar në vitin 1965 nga zbulimi italian e Vatikani, në vitin 1975 mbajti kongresin e saj. Ndërsa në vitin 1974 krerët e “Komitetit Shqipëria e Lirë” nën drejtimin e zbulimit amerikan krijuan në mënyre sekrete organizatën “Fronti i Rezistencës Antistaliniane Shqiptare”, me në krye Rexhep Krasniqin. “Legaliteti”, “Heroizma shqiptare” dhe “Fronti i Rezistencës”, duke patur të njëjtën platformë kundërkomuniste, përveç dërgimit të grupeve luftarake për të kryer akte të mprehta dhe veprimtarisë kundër përfaqësive shqiptare jashtë shtetit etj., në bashkëpunim me njëra-tjetrën, vunë në programin e tyre edhe shpërndarjen e materialeve propagandistike në Shqipëri. Shpërndarja e këtyre materialeve me përmbajtje të theksuar kundërkomuniste, gjatë orëve të natës të datës 8 nëntor 1977, në një territor të gjerë të Shqipërisë, tregonte se kishim të bënim


Javor

dossier

E shtunë, 26 prill 2014

15

Vjosë, të vendosura në tetë qeska plasmasi. Vendi i ngjarjes lokalizohej në Çarshovë, dhjetë metra afër urës së Biovizhdës, afro dy mijë metra larg kufirit me Greqinë. Në vijim po japim për lexuesin përmbajtjen e disave prej tyre.

Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu

me një aksion politik të kundërshtarëve të Partisë së Punës dhe pushtetit të saj në Shqipëri. Këto materiale propagandistike u gjetën dhe u dorëzuan nga 64 persona, që nga regjimi i atëhershëm konsideroheshin me përbërje të mirë politike, dhe vetëm në katër raste nga persona që konsideroheshin me përbërje të keqe politike. Në Fier, Tepelenë e Përmet në disa raste me përmbajtjen e tyre ishin njohur shumë persona, por nuk disponoheshin të dhëna për reagimin ndaj tyre. Duke u nisur nga të dhënat e grumbulluara rreth këtij problemi se: shpërndarja e tyre në gjashtë rrethe u konstatua fillimisht nga njerëz të ndryshëm, brenda datës 8 nëntor 1977; shtrirja e shpërndarjes së tyre kufizohej brenda një brezi territorial në vijë të drejtë, nga Vlora në drejtim të Korçës; në raste të veçanta fletushkat u gjetën në vende të pyllëzuara mbi shkurre; duke u bazuar dhe në informacionin e marrë nga Zbulimi se i arratisuri Z.Sh., përkrahës i Leka Zogut dhe sekretar i organizatës “Heroizma shqiptare”, është shprehur se për hedhjen e materialeve propogandistike në Shqipëri në të ardhmen do të përdoren edhe aviona; u konkludua se këto materiale ishin futur dhe shpërndarë në vendin tonë nëpërmjet ajrit me avion ose mjete të tjera (balona). Megjithëkëtë, nuk u përjashtua edhe veprimtaria e zbulimeve të huaja nëpërmjet futjes së grupeve të armatosura dhe aktivizimit të bazave e lidhjeve të tyre. Sigurisht që nga organet e specializuara u morën masa dhe u ngarkuan detyra të posaçme në drejtim të të arratisurve që ishin aktivizuar e pritej të dërgoheshin në formën e grupeve të armatosura në Shqipëri, veçanërisht për ata që ishin aktivizuar nga Leka Zogu dhe “Fronti i Rezistencës”, që drejtohej nga Rexhep Krasniqi.

Traktet e hedhura në Shqipëri në maj 1977 Disa nga materialet propagandistike me përmbajtje kundër udhëheqjes së Partisë së Punës së Shqipërisë u gjetën më 8 maj 1977, në orën 5.00 të mëngjesit, nga një roje magazine, në vendin e quajtur Gjirizëm, në lumin

Profil i Rexhep Krasniqit

R

exhep Krasniqi, me origjinë nga Malësia e Gjakovës, lindi në Gjakovë më 1906. Në qytetin e lindjes mbaroi katër vjet të shkollës fillore dhe dy vitet e fundit në Shkodër. Kreu liceun “Theresianum” të Vjenës (Austri) e cila ishte, dhe gjithnjë është, një ndër shkollat më të njohura të Europës Qendrore. Më 1934 mbrojti doktoratën me temën “Kongresi i Berlinit e Verilindja e Shqipnisë”. Mbas përfundimit të studimeve, Dr. Krasniqi kthehet në Atdhe dhe fillon punën si profesor i historisë dhe gjeografisë në shkollën qytetëse të Gjirokastrës, ku ma vonë emrohet edhe si zëvendësdrejtor. Më 1938 u transferua në Tiranë, ku emrohet Drejtor i Arsimit dhe ma vonë Inspektor Epror pranë po asaj ministrie. Në fund të vitit 1941 ai emrohet Komisar i Naltë i Shkollave Shqipe për Tokat e Lirueme dhe drejtor i Shkollës Normale “Sami Frashëri” në Prishtinë, ku njëkohësisht dha mësimin e gjuhës gjermane. Më 1943 (12 shkurt – 28 prill), merr pjesë në qeverinë e Maliq Bushatit si ministër sekretar shteti i Arsimit. Në vitin 1943, zgjidhet nënkryetar i Asamblesë Kombëtare (parlamentit) ku për të parën herë morën pjesë përfaqësuesit e zgjedhun me vota të lira (demokratikisht) ndër vise të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë (trevat e verilindjes shqiptare). Në këtë kuvend shpallet bashkimi i tokave të zaptueme me shtetin shqiptar si dhe pavarësia dhe neutraliteti i Shqipërisë përkundrejt fuqive luftuese. Dr. Krasniqi u zgjodh dy herë nënkryetar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit kur ajo drejtohej prej z. Musa Shehu e Xhafer Deva. Me ardhjen e komunizmit në fuqi, i tha lamtumirën atdheut e, së bashku me

grupin kosovar të Lidhjes së Prizrenit, mori rrugët e mërgimit. Qëndroi për një kohë të shkurtër në Siri dhe prej andej emigroi në Australi. Aty kah viti 1956, thirret prej Ministrisë së Jashtme Amerikane me marrë pjesë në riorganizimin e formimit të Komitetit “Shqipëria e Lirë” me qendër në New York dhe rizgjidhet Kryetar i Komitetit të cilin e drejtoi për 35 vjet rresht, deri në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri. Dr. Krasniqi është autor i një numri të madh studimesh të botueme shqip, anglisht dhe gjermanisht. Konferencat e tija akademike në universitete të ndryshme t’Amerikës e t’Europës si dhe shkrimet e botueme në shtypin e mërgimit, sidomos në organin e Komitetit “Shqipëria e Lirë”, gazetën “Shqiptari i Lirë”, mund të përbëjshin disa blej (vëllime). Lidhur me shërbimet e tij ndër shkollat shqipe, në Shqipninë Verilindore, jashtë kufijve politikë të Shtetit Shqiptar, më 1994 prof. Krasniqi u dekorua prej Persidentit të Shqipnisë Demokratike Dr. Prof. Sali Berisha me urdhrin “Naim Frashëri” i Klasit të Parë. Prof. Rexhep Krasniqi vdiq në Nju York, SHBA, më 13 shkurt të vitit 2000, duke i dhuruar federatës “Vatra” me qendër në SHBA gjithë bibliotekën e tij të pasur si dhe mijëra faqe studime të klasit të parë, kryesisht në fushën e historisë dhe albanologjisë, të cilat presin për t’u botuar. (Rexhep Krasniqi, Kongresi i Berlinit dhe Verilindja e Shqipnisë, tezë doktorate, Vjenë, 1934, Tiranë, 2007, f. 5-7/Profil i përgatitur nga Idriz Lamaj; Fjalori enciklopedik shqiptar, Kristalina KH, Tiranë, 2008, f. 1340; Kastriot Dervishi, Historia e shtetit shqiptar 1912-2005, “55”, Tiranë, 2006, f. 471).

Trakti i parë – Enver Hoxha është Pasha i Zi Enver Hoxha thotë se Brezhnievi është Cari i Kuq. Edhe neve shqiptarët e lirë [themi] se Enveri është Pasha i Zi me një egërsi të papërshkruar, ma i keq nga pashallarët e turkut. Enver Pasha ka zhdukur mijëra shqiptarë të pafajshëm. Enver Pasha me bejlerët dhe agallarët e tij po vazhdojnë të sundojnë akoma në atdheun tonë të dashur, por ditët e sundimit të tij janë të shkurtra. Prandaj jini gati që tani dhe përgatituni për ringjalljen e një Shqipërie të lirë demokratike. Skllavëria e Enver Pashës u bë e padurueshme. Kanë kaluar ma tepër se 30 vjet nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore dhe në asnjë vend të botës ushqimet ndahen me racion. Vetëm në Shqipëri të Hoxhës edhe ushqimet që jepen nuk janë të mjaftueshme dhe nga pikëpamja [e] kualitetit ma të këqija. Shqipëria e mjerë u bë çiflik i Enver Hoxhës. Të gjitha prodhimet e vendit me vleftë shiten në treg e shpenzohen [paratë] ca për partinë dhe shumicën e ka në bankat e Zvicrës në emrin e Enverit... Të gjithë shqiptarët, me përjashtimin e atyre që janë në Parti Komuniste vuejnë ditë e natë. Detyrohen të punojnë gjoja vullnetarisht si skllavët e mesjetës dhe si të zeztë e Amerikës para 200 vitesh. Enver Pasha i Ziu krenohet se Shqipëria ndodhet në përparim e lulëzim të plotë. Të gjitha planet u realizuan. Mbasi është kështu, pse nuk lejon të vizitojnë lirisht Shqipërinë turistët nga shtetet e tjera për të admiruar përparimet e Hoxhës me shokë! Pse ndalohen shqiptarët të shkojnë në vendet e tjera! Burgjet janë plot patriotë të pafajshëm. Vuajnë sa është e pamundur të përshkruhet. Spiunët janë në çdo qytet, në çdo katund, në çdo shtëpi. Së shpejti do të vijë edhe radha e tyre. Vuajtjet e popullit krenar shqiptar nga çdo pikëpamje s’kanë kufi. Populli historik shqiptar po jeton ma keq nga të gjithë njerëzit e kombeve të dheut, bile edhe nga ata të Afrikës. Enver Hoxha kaloi në egërsinë edhe amin dadan(?) të Ugandës. Rroftë Shqipëria e Re, e Lirë, Demokratike! O. A. SH Trakti i dytë – Deri kur do të durojmë sundimin që na imponon Hoxha Hoxha tradhëtoi bashkëpunëtorët e tij. Tradhëtoi luftën nacionalçlrimtare. Tradhëtoi dhe po tradhëton Atdheun për ofiqe personale dhe të familjes së tij dhe për shtypjen e popullit të mjerë. Deri kur do të durojmë robnin dhe sundimin që na imponon Hoxha me spiunët dhe me të shiturit e pushtetit. Luftuam që të jemi të lirë, jo që të ndërrojmë sundues. Trakti i tretë – Dhurata me fjalët e Biblës Mik i dashur, Ju përshëndesim dhe dhurojmë një dhuratë nga [të] Krishterët të cilët interesohen dhe i luten Zotit për ju. Ju lutemi të lexoni me kujdes fjalët e Biblës të bashkangjitura në dhuratë. Këto fjalë do t’u tregojnë udhën për te perëndia dhe do t’u japin paqe të sigurtë të mendjes dhe të zemrës. Nëse keni dëshirë të dini ma tepër për Jezu Krishtin, ju lutemi të dëgjoni nga radio çdo të hënë dhe të premte, në ora 13 e 30 minuta, në valë të shkurtra 41 metra. Le të ju bekojë Perëndia. Kjo librezë përmban vetëm disa të pakta stihë, të marra nga Bibla e Shenjtë – fjala e Perëndisë. Jini të lutur të përpiqeni ta blini Biblën dhe ta këndoni vetë, sepse ajo është zbulesa e së vërtetës hyjnore.


16

Gossip

VIP

Albania

Javor

E shtunë, 26 prill 2014

Xhemi Shehu në “Bernabeu”, foto në “Marca” K a pasur dhe aromë shqiptare gjysmëfinalja e e Ligës së Kampioneve, ku Reali i Madridit triumfoi përballë kampionëve në fuqi të Bajernit të Mynihut. Prezantuesja e njohur në “Top Channel”, Xhemi Shehu, është fotografuar në stadiumin “Santiago Bernabeu” shoqëruar nga bashkëshorti i saj. Fotografia është publikuar dhe në gazetën kryesore sportive në Spanjë, “Marca”.

Dafina konfirmon bashkëpunimin me amerikanin Rick Steel D

“Rrjedh” ilegalisht kënga e re e Bleros

Dhurata, fytyra e re e pijes…

Zajmina zbulon të pasmet

D

afina Zeqiri duket se e ka marrë seriozisht lançimin në arenën ndërkombëtare, pasi krahas albumit të saj të ri për treg shqiptar, ajo ka gati bashkëpunimin me këngëtarin amerikan, Rick Steel. Producenti dhe këngëtari amerikan Rick Steel kohë më parë i bëri ftesë Dafinës që të jetë pjesë e një prej projekteve të tij dhe natyrisht që kjo e fundit nuk hezitoi të jetë pjesë e tij. Dafina kohë më parë qëndroi në Amerikë, ku ka regjistruar bashkëpunimin me Rick Steel. Ky projekt ende nuk është lançuar i plotë, por është një prej bashkëpunimeve të rralla që artistët shqiptarë kanë realizuar me artistë me famë ndërkombëtare. Dafina Zeqiri është duke e përgatitur edhe albumin e saj të tretë, i cili po realizohet në studion “RedBox Entertainment”.

K

ëngëtarja e njohur, Dhurata, duket se është vërshuar nga ofertat për koncerte dhe fushata të ndryshme reklamuese. Dhurata, e cila tashmë njihet si “macja” e estradës pas daljes nudo, ka zënë kryetitujt e mediave së fundmi dhe duket se ka marrë oferta për paraqitje të ndryshme në fushata reklamuese. Siç bëjnë të ditur mediat, Dhurata do të dalë për herë të parë si imazh i një pijeje në emisionin “Zonë e lirë” në “TV Klan” në një nga edicionet e ardhshme. Dhurata, e cila është kritikuar shumë për paraqitjen e saj “topless” në klipin e ri “If You Like It” ende nuk është shprehur për mediat e shkruara, pasi është në përgatitje të projekteve të reja dhe të koncerteve të shumta. “If You Like It” është projekt i kompanisë “Elephant” në muzikë e tekst të Nurteel e video nga “Imagine Films”, i cili ka arritur të klikohet mbi 100 mijë herë (pa i shtuar ilegalisht ato).

uket se këngëtari i njohur shqiptar, Blero, nuk ka qëndruar pa punë kohëve të fundit dhe kjo vërehet nga bashkëpunimi i rrjedhur ilegalisht si ‘leak’ me këngëtarët Soulkid dhe Nurteel. Eshtë një video e lançuar në disa faqe të mëdha në rrjete sociale ajo që ka shfaqur krijimin e ri muzikor të Bleros. Ky bashkëpunim, i cili ende nuk duket i finalizuar plotësisht, është rrjedhje ilegale nga studiot e kompanisë “Elephant”. Madje, ky projekt as që ka titull. Përgjegjësinë në përshkrimin e videos e kanë marrë disa hakerë që pohojnë të kenë nxjerrë ilegalisht në treg këngën e e re të Bleros. Ky i fundit nuk duket aspak i shqetësuar, ose nuk e di se ia kanë publikuar projektin, duke shkruar për suksesin e Majlinda Kelmendit. Por, shumë të shqetësuar janë treguar zyrtarë të kompanisë “Elephant”, të cilët me anë të një komunikate kanë dënuar publikimin ilegal si ‘leak’ kësaj video. “Elephant” ka kërkuar largimin e kësaj video, teksa pritet të pasojë edhe reagimi i artistëve të përfshirë në këtë skandal.

L

logaritet si një nga femrat më seksi të skenës. Jo më kot ka marrë këtë epitet dhe këtë e dëshmon edhe kjo fotografi. Është fjala për këngëtaren ‹›hot’’, Zajmina Vasjari. Në rrjetin social “Instagram” ajo ka postuar këtë fotografi, ku në fokus ka vënë të pasmet gjysmë të zbuluara. Siç mund ta shihni edhe ju, këngëtarja posedon linja dhe një fizik superseksi. Për këtë një falënderim i madh i shkon palestrës që ajo bën. Komentet e fansave dhe miqve të saj kanë qenë të shumta, duke i bërë komplimente dhe duke e përgëzuar për rezultatet. Ndërkaq, Zajmina është duke regjistruar këngën e re të cilën do ta sjellë së shpejti për fansat.


Javor

E shtunë, 26 prill 2014

VIP

World Modelja Cara Delevigne tashmë dhe aktore

Gossip

17

Angelina Jolie, mikeshë e ish-burrit I

sh-burri i Angelina Jolie, Billy Bob Thornton, ka thënë për website-in “YourTango” se ai vazhdon të ketë marrëdhënie të mira më Jolie dhe takohen herë pas here. “Ne kujdesemi për njëri-tjetrin dhe jemi miq të mirë”, - ka pohuar Thornton. 58-vjeçari ka shtuar: “Angelina është e mrekullueshme, ka shumë energji dhe rrezaton një mirësi të madhe”. Aktorja Angelina Jolie, e cila është 20 vjet më e re se ai, u martua me Thorntonin në vitin 2002 dhe u divorcuan pas një viti.

Jodie Foester martohet me mikeshën e saj prej vitesh

C

ara Delevingne është në biseda për të luajtur në filmat “Tulip Fever” dhe “Pan”. Modelja pritet të fitojë rolin e Henriettës në filmin e ardhshëm të regjisorit Justin Chadwick, ku do të luajë krahas aktoreve Dane DeHaan dhe Alicia Vikander, raporton “Deadline. com”. Bukuroshja 21-vjeçare po ashtu ka siguruar një rol të vogël në filmin e fundit për fëmijë të J. M. Barrie “Peter Pan” ku ajo do t’i bashkohet Garret Hedlund, të cilit i është ofruar roli i Kapitenit Hook, derisa Hugh Jackman do të luajë rolin e Kapitenit Blackbeard. Ndërkohë, është zbuluar se edhe Amanda Seyfried është në listën e yjeve të fundit që i bashkohet stafit të filmit, ku ajo do të luajë rolin e Mary.

“Xscape”, albumi i dytë pas vdekjes i Michael Jackson

N

ë rrethana sekrete, aktorja botërore Jodie Foster u martua me shoqen e saj, Alenxadra Hedison. Opinioni hollivudian është befasuar me këtë martesë të papritur, sepse fituesja e dyfishtë e “Oscar”-it, Foster, besohej se është

në lidhje me Ellen De Genneres. Sidoqoftë, përfaqësuesi zyrtar i aktores ka konfirmuar se Foster u martua me mikeshën Hedison me një ceremoni sekrete, por ai nuk ka shpaluar hollësi të tjera.

Prince vjen me këngë të re 24 orë pas njoftimit të partneritetit mes shtëpisë muzikore “Warner Bros Records”, Prince ka publikuar këngën e re “Breakdown”. Fjala është për një baladë të këndshme, ndërsa Prince ka premtuar publikimin edhe të një albumi të ri si dhe përpunimin e këngëve të vjetra, por edhe të atyre që nuk janë publikuar asnjëherë, e gjithashtu edhe versionin delux të muzikës për filmin «Purple Rain”, me rastin e 30-vjetorit. “Në rrugë është një album i ri. “Warner Bros” dhe unë jemi shumë të kënaqur me rezultatet e marrëveshjes. Jemi të lumtur dhe shpresojmë që ky bashkëpunim do të jetë i frytshëm», - ka deklaruar Prince.

Roberto Cavalli, një plak për t’u pasur zili… “L

ove Never Felt So Good”, “Chicago”, “Loving You”, “A Place With No Name”, “Slave To The Rhythm”, “Do You Know Where Your Children Are”, “Blue Gangsta” dhe “Xscape” janë këngët në albumin në të cilin kanë punuar edhe Timbaland, Rodney Jerkins, Stargate, Jroc dhe John McClain. Xhirimet origjinale të këngëve janë përpunuar, ndërsa albumi thuhet se është i egër, në ditët e fundit të jetës së Mbretit Jackson. Albumi i dytë pas vdekjes së tij është gati dhe do të dalë si premierë botërore me datë 12 maj. Mbreti i muzikës pop, Michael Jackson, ka edhe tetë këngë të tjera të padëgjuara e të gjitha do të përmblidhen në “Xscape”. “Love Never Felt So Good”, “Chicago”, “Loving You”, “A

Place With No Name”, “Slave To The Rhythm”, “Do You Know Where Your Children Are”, “Blue Gangsta” dhe “Xscape” janë këngët në albumin në të cilin kanë punuar edhe Timbaland, Rodney Jerkins, Stargate, Jroc dhe John McClain. Xhirimet origjinale të këngëve janë përpunuar, ndërsa albumi thuhet se është i egër, në ditët e fundit të jetës së Mbretit Jackson. Jackson gjatë karrierës ka goditur shtatë herë në vendin e parë të UK Official Singles Chart Top 40, ndërsa ka qenë në këtë listë 86 herë. “Billie Jean”, “You are not alone”, “Earth Song” janë disa prej këngëve që kanë qëndruar në vendin e parë për javë të tëra në top-listën kryesore amerikane. Jackson ka vdekur në vitin 2009.

R

oberto Cavalli ka joshur vëmendjen e mediave ndërsa plaku i modës po bën plazh në Majami me të dashurën e tij më shumë 40 vjet më të re. Ai ka ngritur perandorinë e tij të modës që shquhet veçanërisht për ngjyrat ekzotike, ndaj edhe nuk përbente surprizë që 73-vjeçari Roberto Cavalli dhe e dashura e tij, Nina Nilson, të shfaqeshin me rroba banje plot ngjyra në plazh. Çifti me diferencë të madhe në moshë (Nina ende s’i ka mbushur 30 vjeç) u fotografua duke marrë rreze në plazhet e Majamit në Shtetet e Bashkuara. Ajo dukej në formë të mirë, po ashtu edhe 73-vjeçari, megjithëse mbi shpinë ka 73 vite.


18

Speciale

Javor

E shtunë, 26 prill 2014

Sot bëhet shenjtërimi i dy Papëve

Hyjnimi i dy Papëve Rreth 1 milion persona ndër pelegrinë e turistë pritet të marrin pjesë të dielën më 27 prill në meshën e mbajtur nga Papa Francesco, ku do të shpallen shenjtërorë: Papa i Mirë, Shën Gjoni XXIII dhe Papa Polak Shën Gjoni Pali II. Kryeqyteti italian, Roma, në bashkëpunim të ngushtë me Vatikanin prej disa javësh po koordinojnë punën për të mirorganizuar e mikpritur këtë ngjarje, e konsideruar “me një rëndësi planetare”. Në gatishmëri të plotë do të jenë 2500 vullnetarë të mbrojtjes civile, 500 vullnetarë të institutit të selisë së Shenjtë Alba Kepi

V

atikan - Vetëm pak orë mungojnë nga një ngjarje unike për besimtarët e krishterë; shenjtërimi i dy Papëve. Rreth 1 milion persona ndër pelegrinë e turistë pritet të marrin pjesë të dielën më 27 prill në meshën e mbajtur nga Papa Francesco, ku do të shpallen shenjtërorë: Papa i Mirë, Shën Gjoni XXIII dhe Papa Polak Shën Gjoni Pali II. Kryeqyteti italian, Roma, në bashkëpunim të ngushtë me Vatikanin prej disa javësh po koordinojnë punën për të mirorganizuar e mikpritur këtë ngjarje, e konsideruar “me një rëndësi planetare”. Në gatishmëri të plotë do të jenë 2500 vullnetarë të mbrojtjes civile, 500 vullnetarë të Institutit të Selisë së Shenjtë ORP, 2400 përfaqësues të forcave të rendit, 2000 individë nga Policia Bashkiake, me qindra pika shërbimi sanitarë, dhjetëra qendra informimi si dhe 17 maksiekrane të vendosur rreth e qark Romës, e një prej të cilëve në aeroportin e Fiumicinos e që do të transmetojnë drejtpërdrejtë këtë ceremoni fetare. Shenjtërimi i Papa Gjonit XXIII e Papa Gjon Palit II është një ngjarje shpirtërore që do të konfirmojë aftësinë logjistike të kryeqytetit italian, i mësuar me administrimin e ngjarjeve madhështore fetare. Kurrë në historinë e Romës, në historinë botërore dhe në historinë e krishterë s’ka ndodhur një ngjarje e tillë; dy Papë shpallen në një ditë Shenjtëri e dy Papë ende në jetë, Papa i nderit Ratzinger e Papa Francesco do të jetojnë emocionin e kësaj ditë bashkërisht në Bazilikën e Shën Pjetrit. Ndërsa e diela e madhe po afrohet, në këto orë pritjeje e lutjeje për të devotët e dy shenjtorëve të ardhshëm, Papa Francesco u shkruan bashkëqytetarëve të Papa Gjonit XXIII e dërgon një video mesazh bashkëkombësve të Gjon Palit II. “Të dashur miq të Bergamos, - shprehet Papa Francesco, duke iu drejtuar bashkëqytetarëve të Angelo Roncallit, Papa Gjonit XIII, - ndjeva dëshirën të përshëndes kryepeshkopin tuaj, klerikë e klerike, besimtarë e besimtarë të dioqezës së Bergamos, por dhe ata që nuk i përkasin Kishës e të gjithë komunitetit tuaj. Angelo Roncalli, Papa Gjon XXIII, qe një dhuratë e çmuar për Kishën, për qytetin tuaj e për të gjithë ne”. Ndërsa në video-mesazhin dërguar televizionit e radios kombëtare polake Papa Francesco thotë: “I jam mirënjohës Polonisë për Gjon Palin II. I jam mirënjohës Gjon Palit II, ashtu si të gjithë anëtarët e Popullit të Zotit, për shërbimin e tij të palodhur, për udhëheqjen e tij shpirtërore, për faktin se e ka çuar Kishën në udhën e mijëvjeçarit të tretë të fesë e për dëshminë e jashtëzakonshme të shenjtërisë. Me dëshminë e tij të fesë, të dashurisë e me guximin apostolik, shoqëruar me një ngarkesë të madhe humane, ky bir shembullor i kombit polak i ndihmoi të krishterët e gjithë botës të mos kenë frikë ta quajnë veten ndjekës të

Papa Gjon Pali II dhe Papa Gjoni XXIII

Krishtit, të bëjnë pjesë në Kishë, të flasin për Ungjillin. Me një fjalë: na ndihmoi të mos kemi frikë nga e vërteta, sepse e vërteta është garanci e lirisë (Homelia, 1 maj 2011). Identifikohem plotësisht me këto fjalë”. Papa Gjoni XXIII e Papa Gjon Pali II janë dy figura ndaj të cilëve Papa Francesco frymëzohet në aksionin e tij të reformimit të Kishës Katolike e në aktivitetin apostolik të ekzistencës së tij. Papa argjentinas dekretoi se Angelo Roncalli e Karol Wojtyla do të shkruhen në urdhrin e Shnjtërive në 27 prill 2014, në të dielën e parë pas Pashkëve, Festa hyjnore e Mëshirës. Në qershor të 2013, Papa Francesco miratoi mrekullinë e dytë kryer nga i lumnuari Gjoni Pali II e çliroi Gjonin e XXIII nga një proces relativ me një mrekulli të dytë. Ky vendim i tij qe frut i një fame popullore të ratifikuar e të shumë përhapur mbi shenjtërinë e Angelo Roncallit. Në shtëpinë tij të lindjes, kryhet cdo ditë një pelegrinazh pafund i çifteve të konsideruar steril e që kanë mundur të kenë gëzimin e një fëmije falë lutjeve ndaj Papës së Mirë. Angelo Roncalli njihet në gjuhën e besimtarëve si Papa i Mirë, falë gjesteve të tij të thjeshta, vizitave jashtë mureve të Vatikanit, pranë fëmijëve, personave në nevojë, njerëzve që vuajnë. Me Papatin e tij ndryshon mënyra për të qenë Papë, ai u kthye në një pastor që mbledh besimtarë e tij. Unike pjesëmarrja e besimtarëve në varrimin e tij (1881-1963). Shenjtërimi i Papa Gjonit Palit II kryhet në më pak se dhjetë vjet nga vdekja e tij, pothuajse një rekord, pasi para tij vetëm Shën Antonio i Padovës kish mundur të shndërrohej në Hyjni më shpejt. Qe shërimi i pashpjegueshëm nga një paralizë cerebrale i Floribhet Mora, një zonje nga Kosta Rika më 1 maj të 2011, ditën e Lumnimit të Papa Wojtyla-s e që ndikoi në përshpejtimin e këtij procesi.

Ceremoniali i hyjnimit Njohja e një hyjnie të re është për Kishën Katolike një burim gëzimi të madh, manifestim special ndaj punës së Zotit. Një hyjni e re është në Katolicizëm një dhuratë që Zoti i bën Komunitetit. Procesi i hyjnimit mund të zgjas shumë vite por dhe me shekuj dhe administrohet nga Kongregacioni për Çështjet e Shenjtërve, organizmi i Selisë së Shenjtë që merret me proceset e lumnimit. Ceremoniali i hyjnimit të Papa Gjonit XXIII e të Papa Gjon Palit II nis të shtunën më 26 prill, prej orës 21:00 me “natën e bardhë” të lutjeve. Kishat e Romës gjatë gjithë natës do të jenë të hapura për lutje e rrëfim. Mesha e ceremonialit do të nisë në orën 10:00 në sheshin e Shën Pjetrit e do të mbahet nga Papa Francesco me leximin e testeve të hartuara nga Papa Gjoni XIII e Papa Gjon Pali II. Në këtë ceremoni do të jenë prezente të dy gratë të mrekulluara nga Karol Wojtyla; murgesha franceze Marie Simon-Pierre e kostarikiania Floribeth Mora Díaz. Reth 1000 kardinalë e peshkopë do të jenë prezentë, mbi 700 priftërinj të thjeshtë e qindra dhjakë përgjatë rrugës së Pajtimit. Pas Meshës besimtarët mund të vizitojnë varret e shenjtorëve të rinj të Bazilikën e Shën Pjetrit. Ceremonia e Shenjtërimit të Papa Roncallit e të Papa Wojtyla-s do të transmetohet ne mondovizion, për herë të parë në formatin 3D e nga një numër satelitarësh shumë më i madh se sa ai i përdorur në Olimpiadat e fundit në Soçi.

këtij procesi vetëm pesë vjet pas vdekjes. Por kjo nuk do të thotë se nuk janë ndërmarrë procedurat e duhura, përkundrazi ka qenë veçanërisht i kujdesshëm”, - ka shpjeguar imzot Lombardi gjatë konferencës për shtyp që anonçonte lajmin e datën e zhvillimit të kësaj ceremonie. Sipas normave kanonike të Kishës Katolike çështja e lumnimit duhet të nis vetëm pesë vjet nga vdekja e personit, por për Papa Wojtyla ky rregull nuk u respektua. Më 13 maj të viti 2005, pak javë pas zgjedhjes së tij si Papë, Benedikti XVI, në katedralen San Gjoni, para klerit roman, lajmëron vendimin për hapjen e menjëhershme të procesit të lumnimit të Papa Gjon Palit II. Dhe vetë Papa Wojtyla e kish shkelur këtë normë kur kish kërkuar fillimin e procesit kanonik për Nënë Terezën më vitin 1997. Një grup ekspertësh prej 2005 e deri më 2011 punuan duke shqyrtuar çdo dëshmi, kujtim, materiale dokumentare, që analizojnë jetën e Gjon Palit II gjatë 27 viteve si Papë e si personazh në historinë e Kishës Katolike, me influencë të thellë në historinë Ndërkombëtare të ‘900. Më 19 dhjetor 2009 Papa Benedikti XVI shpalli dekretin mbi virtytet heroike të Papa Gjon Palit II, i cili do të shqyrtonte mrekullinë që ai kish kryer duke shëruar nga sëmundja e Parkinsonit murgeshën Marie Simon Pierre Normand, e Institutit des Petites Soeurs des Maternitès Catholiques. Komisioni i Cështjeve të Shenjtorëve me ekspertët e tij pasi studioj me kujdes tërë dokumentacionin e dëshmitarët u shpreh në favor të shërimit të pashpjegueshëm. Më 11 janar 2011 sesioni i radhës së kardinalëve e peshkopëve për Çështjet e Shenjta do të shprehen unanimisht se “e konsiderojnë mrekulli shërimin e murgeshës Marie Pierre Simon, një akt I realizuar nga Zoti me ndërhyrjen e Papa Gjon Palit II e i pashpjegueshëm shkencërisht”. Kështu procesi i lumnimit të tij qe drejt përfundimit. Besimtarët e krishterë e pritën këtë lajm me komentin: “E meritonte!”

Mrekullia e Papa Gjon Palit II Shërimi i murgeshës franceze Marie Pierre Simon Mrekullia e Papa Gjon Palit II qe shërimi i murgeshës Marie Pierre Simon nga Parkinsoni, e njëjta sëmundje prej të cilës vuante vetë Papa. Sot 50-vjeçarja Marie Pierre Simon është plotësisht e shëruar e në çdo intervistë të saj shprehet: “Ndiej kudo pranë meje Papa Wojtyla”. Sëmundja e Parkinsonit iu diagnostikua më vitin 2001 “e menjëherë mendja më shkoi tek Papa, - shprehet ajo, - sëmundjen e të cilit e njihnim prej kohësh. Ai qe për mua një forcë për të përballuar atë çka më takonte të jetoja”. Historiku i procesit Shërimi ndodhi natën e 2-3 qershorit 2005 të Lumnimit të e ja si shprehet ajo: “Në mëngjesin e datës 2 Papa Gjon Palit II “Lumnimi i Papa Gjon Palit II gjashtë vjet nga qershor u zgjova e sfilitur, ndjehesha keq e i vdekja e tij u bë e mundur falë preferencës së kërkova motrës superiore të më largonte nga dëshirueshme të Papa Benedikti XVI, i cili kapër- çdo aktivitet pune. “Papa Gjoni II akoma nuk e ceu normat kanonike që parashikojnë hapjen e ka thënë fjalën e vet”, - më përgjigjet e më fton


Javor

Speciale

E shtunë, 26 prill 2014

në zyrën e saj e nën një atmosferë të qetë më jep një stilolaps në dorë e më thotë: “Shkruaj Papa Gjoni II”. I gjithë trupi më dridhej nga sëmundja e kaligrafia ime qe e palexueshme. Për një kohë të gjatë mbetëm në heshtje duke medituar. Pas lutjes së mbrëmjes një zë i brendshëm më thoshte “merre penën e shkruaj”… merre penën e shkruaj”. E bëra e këtë herë kaligrafia ime ishte perfekte. Shtrihem të fle e në orën 4 e gjysmë të mëngjesit zgjohem pas një natë mjaft të qetë. Sapo ngrihem në këmbë ndjej se ka ndodhur diçka, nuk isha më vetvetja. Me një zhdërvjelltësi lëvizje që kisha kohë qe se mbaja mend u drejtova të lutesha para altarit të shenjtë. Ishte data 3 qershor, festa e zemrës së shenjtë të Krishtit. Bashkohem me murgeshat e tjera e ndjej se jam kaq e lehtë në lëvizje, trupi nuk më dridhej më, as duart, shkruaj perfektësisht. Isha shëruar”. Shkoj tek neurologu im tek i cili isha nën kujdes prej 4 vitesh. Ai befasohet nga zhdukja e papritur e të gjithë simptomave të Parkinsonit. Dokumentet në lidhje me këtë shërim u diskutuan e u analizuan nga Komisioni i Çështjeve të Shenjta i cili e konsideroi të pashpjegueshëm shkencërisht e një mrekulli të Papa Gjon Palit II.

“Mos kini frikë!” “Çfarë kuraje patën këta kardinalë që zgjodhën një Papë përtej murit të hekurt”, - me këto fjalë u lajmërua në sheshin e Shën Pjetrit, zgjedhja e Papa Gjonit II në krye të Kishës Katolike më tetor 1978. “Mos kini frikë”, - qe përgjigja e tij drejtuar asaj pjese bote që jetonte nën diktaturën komuniste, e duke u bërë shpresa e së ardhmes së tyre. Gjatë viteve të ekzistencës së tij si Papë, Karol Wojtyla krijoi me besimtarët pranë e larg tij një lidhje humane e speciale, ai qe miku i të rinjve, fëmijëve, grave, të dobëtëve, artistëve qe miku i kujtdo. Në trashëgiminë e veprave të tij mbeten të paharrueshme letra drejtuar artistëve, të rinjve e grave, fragmente nga të cilat janë shkëputur rreshtat e mëposhtme: Detyra speciale e artistit Papa Wojtyla i shkruan artistëve më 1999 Kush është diferenca midis krijuesit e artbërësit? Kush krijon dhuron vetveten, krijon diçka nga asgjëja, - ex nihilo sui et subiecti, - thuhet latinisht. Artëbërësi përdor dicka që ekziston duke i dhënë formë e kuptim. Kjo mënyrë reagimi është karakteristikë e njeriut si

imazh i Perëndisë… Shoqëria ka nevojë për artistët, siç ka nevojë për shkencëtarët, teknikët, punonjësit, profesionistët, dëshmitarët e fesë, mjeshtrit, baballarët, nënat që garantojnë rritjen e personit e zhvillimin e komunitetit me anë të asaj forme të lartë arti që është “arti i edukimit”. Në panoramën e larmishme kulturore të çdo kombi, artistët kanë vendin e tyre të caktuar. Ndërsa i binden frymëzimit të tyre në krijimin e veprave të bukura e të vlefshme, ata pasurojnë jo vetëm pasurinë kulturore të çdo kombi e përgjithësisht të njerëzimit, por dhe kryejnë një shërbim social të kualifikuar ndaj së mirës së përbashkët. Profesionizmi i variueshëm tek cdo artist, teksa përcakton shërbimin e tij, shpreh detyrën që i duhet të marrë përsipër, punën që i duhet të kryejë e përgjegjësinë që i duhet të përballojë. Një artistë i vetëdijshëm nga e gjitha kjo, di të operojë pa u dominuar nga kërkimi i famës, mania e popullaritetit apo dhe nga llogaritjet e një përfitimi personal. Ekziston pra një etikë, një “shpirtërim” i mendimit artistik që me mënyrën e tij i kontribuon jetës e rilindjes së një populli. Kjo është pikërisht ajo që nënkupton poeti polka Cyprian Norwid kur shprehet se “bukuria është për ta entuziazmuar punën, puna është për ta rilindur”.

Të lirë për t’u dashuruar Papa Wojtyla u shkruan të rinjve më 8 shtator 1997 Të dashur të rinj, kush nuk dëshiron të dashurojë e të jetë i dashuruar? Por për të eksperimentuar dashurinë e sinqertë, duhet hapur dera në zemrën e Krishtit e të përshkruhet rruga që ai ka kryer në jetën e tij; kjo rrugë ta dhuron këtë. Qëndron këtu sekreti i çdo dashurie të vërtetë, që lind befasisht në zemrën e një adoleshenti deri në martesë apo të një prifti deri në jetën e shenjtë. Kur një djalë apo vajzë njohin se dashurinë autentike është një thesar i çmuar, bëhen të aftë ta jetojnë seksualitetin e tyre sipas projektit hyjnor, duke refuzuar modele false, për fat të keq shpesh shumë të përhapur e të reklamuar.— Jeta ë vë shumë pikëpyetje, por mbi të gjitha njërës duhet doemos ti japësh përgjigje: Çfarë sensi ka të jetosh e çfarë duhet të presim pas vdekjes? Është një pyetje që i jep kuptim tërë ekzistencës tonë. Disa bashkëmoshatarë të juaj ndoshta nuk e imponojnë më këtë; jetojnë të tashmen e braktisen pasivisht në realitet sikur të ishte një ëndërr që po shuhet, përkundrazi

duhet punuar që vlerat e idealet e mëdha të bëhen gjithnjë e më shumë realitet. Shumë prej jush studiojnë punojnë apo janë në pritje të një vendi pune, Është e rëndësishme që ju të bëheni kërkues të apasionuar të së vërtetës e dëshmitarë të saj. Kurrë nuk duhet ti dorëzoheni gënjeshtrës, falsitetit e kompromizmit. Reagoni me guxim ndaj kujtdo që kërkon të zaptojë inteligjencën tuaj e të pushtojë zemrën tuaj me mesazhe e propozime që të bëjnë sukubi të konsumizmit, seksit të çorientuar, dhunës e që të shtyjnë drejt një boshllëku vetmie e në thellësinë e kulturës së vdekjes. E shkëputur nga e vërteta, çdo liri shndërrohet në një robëri të re e të rënduar.

Faleminderit ty, grua! Letër e Papa Gjon Pali II drejtuar grave, 1995 Faleminderit ty, grua-nënë, që je strehë e qenies njerëzore në gëzimin e në dhimbjen e një eksperience unike, që je buzëqeshja e Zotit për fëmijën që sjell në jetë, je guida e hapave të tij të parë, mbështetja në rritjen e tij, pika e referimit në ecurinë e mëvonshme të jetës. Faleminderit ty grua-nuse, që bashkon në mënyrë të pakthyeshme fatin tënd me atë të një burri, në një raport reciprok në shërbim të komunitetit e jetës. Faleminderit ty grua-vajzë, grua-motër, që sjell në rrethin familjar e më pas në kompleksin e jetës sociale, pasuritë e ndjeshmërisë tënde, intuitës tënde, bujarisë tënde e qëndrueshmërisë tënde. Faleminderit ty grua-punonjëse, e angazhuar në të gjitha fushat e jetës sociale, ekonomike, kulturore, artistike, politike, për kontributin e domosdoshëm që i jep elaburimit të një kulture të aftë për të lidhur arsyen me sentimentin, për një konceptim të jetës gjithmonë të hapur ndaj sensit të “misterit”, për ndërtimin e strukturave më të pasura ekonomike e politike të njerëzimit. Falë teje Grua - e shenjtëruar, që nën shembullin e gruas më të madhe të të gjitha grave, Marisë së Krishtit, i hapesh më ëmbëlsi e besnikëri dashurisë së Zotit, duke ndihmuar Kishën e të gjithë njerëzimin të jetoj ashtu siç Zoti kërkon, duke shprehur mrekullisht, lidhjen që ai ka dashur të vendos me krijesat e tij. Faleminderit ty, grua për faktin se je grua! Me perceptimin se është vetë feminizmi yt që pasuron kuptimin e botës e kontribuon në të vërtetën e plotë.

19

Angelo Roncalli, Papa Gjoni XXIII i shkruan nënës së tij: “Ç’nënë! Ç’ndjenja të thjeshta e të pastra dashurie e nderimi, të pacenuar deri në moshë të shtyrë, patën për të fëmijët e saj të shumtë e mbarë famullia”. “Kush është njeriu më i dashur për mua mbi këtë dhe, veç jush? Edhe sikur të isha bërë prind, për mua do të mbetesh përgjithnjë gruaja më e madhe në këtë botë, më e dashura, në zemrën e birit tënd. Mos e vini kurrë në dyshim dashurinë time e kujtimin tim për ju. Largësia, më besoni, nuk e ligështon, por e bën edhe më të fortë, më të fisme e më delikate dashurinë bijnore. E ndjej fort në shpirt. Çdo mëngjes, në Meshë, kur ia porosis Zotit njerëzit më të dashur, e para që më bie në mend jeni gjithnjë Ju, njëherësh me babanë. Mendoj gjithnjë për punët tuaja, trazirat tuaja. E ju shoqëroj me zemër; dëshiroj të shkrihem, veç për t’ju parë të kënaqur” (Romë, 1 janar 1905). E quajtën Angelo, i ati dhe e ëma, atë pasdite të ftohtë e me erë, kur lindi. E pikërsht atë ditë famullitari e pagëzoi. Ishte 25 nëntori i vitit të largët 1881. Nënës Mariana e babait Batista, që të dy 28 vjeç, Zoti u kishte falur tri vajza: Maria Katerinën (që asokohe ishte 4 vjeçe), Terezën (2 vjeçe) e Ançilën (një vjeçe). Atë ditë në derën e tyre kishte lindur mashkulli i parë e si i ati, Batista, ashtu xhaxhai, Saveri, qenë dakord ta pagëzonin menjëherë, që të bëhej ‘bir i Zotit”. Karvani i familjarëve, me ferishte, si deng i vogël leshi, në krahë, mbërriti shpejt në Kishën e Zojës së Ngjitur në Qiell. Famullitarin, don Rebucini, e kishin thirrur për një të sëmurë, por gjithsesi ia behu pas pak minutash. E nisi sakrestanin për t’i rënë këmbanës, vuri stolën e bardhë, i shtrëngoi dorën atit e nënës e i pyeti: “Ç’emër do t’i vëmë?”. Batista, që ishte marrë vesh prej kohe me Marianën, u përgjigj aty për aty: “Angelo Giuseppe - Engjëll Zef”. Pak minuta më pas, duke derdhur një fill uji mbi kokën e vogël të foshnjës, famullitari shqiptoi formulën, që të krishterët e përsërisin që prej dymijë vjetësh në raste të tilla: “EngjëllZef, unë po të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt”. Pastaj e vuri stolën e tij të bardhë mbi ferishten, humbur në shpërgënj e i tha: “Merre petkun e bardhë e çoje pa asnjë dangë para gjykatës së Zotit tonë, për të pasur prej Tij jetën e pasosur”. 22 vjet më vonë, duke u përgatitur të bëhej prift, Angelo Ronkali do të shkruante: xhaxhai im, plaku i mirë Saveri, sapo u pagëzova, më kushtoi aty, në kishën e vendit tim, Zemrës së Krishtit, që nën mbrojtjen e Saj të rritesha si i krishterë i mirë. Më kujtohet se lutja e parë, e mësuar në gjunjët e atij njeriu shpirtmirë, ishte urata zhgjetore, që më pëlqen aq shumë ta përsëris: “Zemra e Krishtit, Zotit tonë, ban që të duem ma fort gjithmonë!”. Atë pasdite të akullt të 25 nëntorit këmbana e kishës së Nënmalit kumbonte fort. I kumtonte atij grushti fshatarësh se Zoti i kishte shtuar me djalë. Shtëpia ku banonin Ronkalët, aty pranë ishte e varfër, pa pikë rëndësie, si ndonjë nga shpellat e Betlehemit.

Karol Wojtyla, Papa Gjon Pali i më 25 prill 1993 viziton Shqipërinë Më 25 prill, në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, Ati i Shenjtë tha: “Ajo që ka ngjarë në Shqipëri, të dashur vëllezër e motra, nuk ishte parë kurrë në historinë e njerëzimit… Drama juaj, shqiptarë të dashur, i intereson e duhet t’i interesojë gjithë kontinentit evropian dhe është e domosdoshme që Evropa mos t’ju harrojë. Në fakt, kjo duket se është prirja, sot: të kthehet shpejt fleta, duke harruar atë që ishte, për të shikuar përpara. Qëndrim që, në një farë këndvështrimi, është i drejtë e madje, i domosdoshëm, por me një kusht, që të mbetet gjithnjë gjallë kujtimi i përvojës së mëparshme. Në të vërtetë, ky është kushti i domosdoshëm për të mos u rikthyer tek të njëjtat gabime të përvajshme dhe është premisa për një proces pajtimi të vërtetë…


20

ide & debat

Javor

LOGOs

E shtunë, 26 prill 2014

Nga Akademik Artan Fuga

Mbreti lakuriq Mbi etikën në dokumentacionin shkollor

N

me fuqinë e kompetencave dhe të drejtave që u rezervon dhe parashikon ligji, kërkuan heqjen e librit nga programet mësimore. Shkuan edhe më tej. U paraqitën nëpër biblioteka lagjesh dhe komunash, duke kërkuar që libri në fjalë të mos shërbehej për fëmijët e tyre dhe të vendosej urgjentisht në indeksin e rezervuar. Reagimi i pjesës tjetër të shoqërisë ishte po aq pasionant. Menjëherë shitjet e librit në amazon.com u dyfishuan. Një nga autorët e librit deklaroi se politikani që kishte nisur kritikat ndaj librit të tij sigurisht që nuk e kuptonte as letërsinë për fëmijë as librat artistikë me kode të konverguara: imazhe dhe tekste. Duke u bërë “ylli” i televizioneve për disa javë, ai tha se qëllimi i librit të tij ishte krejt i moralshëm dhe shërbente për një dobi shoqërore: Jepte mundësinë që fëmijët të njiheshin me pjesët e trupit njerëzor, veçanërisht me ato pjesë intime për të cilat familja konservatore shpesh i mbulon me heshtje duke i mbështjellë me tabu, të cilat ndikojnë negativisht në njohjen e pakët dhe të vonuar, brutale, që fëmija i bën vetes së vet ekzistenciale.

uk thonë kot se në shoqëri ka gjithmonë ndërvarësi strukturore midis ngjarjeve, prirjeve, aspekteve të ndryshme që formojnë të përditshmen e saj. Sado të jemi të apasionuar pas një universi dytësor që krijon letërsia, faktet e përditshme na kthejnë përsëri në tokë duke na treguar se edhe letërsia nuk është e shkëputur nga tronditjet morale, nga agjendat politike, nga mënyra e funksionimit të institucioneve shkollore, nga mediat etj., që i përkasin një shoqërie të caktuar. +++ Nuk ka veçse pak javë që në Francë, vendi i lirisë të shprehjes dhe i respektimit të imagjinatës krijuese letrare përtej kufizimeve të censurave administrative dhe editoriale, debati shoqëror mbi letërsinë dhe librin për rininë u bë mbizotërues duke përfshirë botues, politikanë, mësues, letrarë, përfaqësues të organizatave shoqërore, gazetarë, dhe gjithfarë komentuesish në rrjetet sociale në web.

Çfarë ndodhi? Një përfaqësues i rëndësishëm i krahut të djathtë politik, në një emision televiziv, ngriti shqetësimin se në sistemin shkollor të nivelit të ulët po qarkullonte një libër me piktura, shoqëruar me tekste të shkurtër, i titulluar “Tous à poil” (“Të gjithë lakuriq”). Kritika ndaj këtij libri, realizuar nga dy autorë, një burrë dhe një grua, të cilët bashkëjetojnë, bazohej në faktin se ai tregonte pa dorashka, piktura trupash njerëzorë në pozicione të ndryshëm, të zhveshur thuajse krejtësisht, dhe me pamje krejt të qarta dhe të fokusuara mirë e të plota, të të gjitha pjesëve të trupit. Vëmendja natyrisht përqendrohej te organet gjenitale apo te pjesët erotike të tij. Përpos kësaj, kritikët ishin skandalizuar edhe sepse tekstet që shoqërojnë pikturat trondisin, sipas tyre, autoritetet e shoqërisë në të gjitha nivelet, meqë përmbajnë formulime qëror, tejet simbolik, në sytë e publikut, aq më shumë në sytë e fëmijëve, paraqiten të zhveshur pak a shumë si këto: nga rrobat, në pozicione paksa qesharake, por të Zysha kujdestare duke u zhveshur për përditshme për këdo, dhe me pamje të përqendruara në zonat intime të trupit të tyre. në dush, Në një farë mënyre, mbreti na shfaqet Mami duke u përgatitur për t’u vizituar lakuriq, në fakt sikurse edhe në përrallë, vetëm nga doktori, fëmija është i aftë ta shohë. Të tjerët e shohin Pronari i ndërmarrjes lakuriq etj. të veshur me rrobat më të mrekullueshme. Dhe jo vetëm kaq, por nxënësit i tregohen Në fakt, me këtë libër që bashkon imazhet me tekstet në një krijim artistik, sikurse është pjesët e turpshme, intime, seksuale, gjenitale edhe literatura vizatimore, kemi një dukuri të “mbretit”, të cilin, ata edukohen nga të rrinovatore, e cila trondit marrëdhëniet midis turit ta shohin të veshur me mëndafsh e flori, institucionit të shkollës dhe librit artistik, pra me kurorë me diamante të mrekullueshëm në kokë, mbajtur në dorë një bastun doreza e të letërsisë për fëmijë. E para, sepse nëpërmjet kësaj të fundit cilit bart margaritarë të çmuar. Simbolet sociale kanë rënë sepse edhe lakuriqësia hyn në shkollë, dhe e dyta, meqë, për më tepër, njerëz të veshur me autoritet sho- “mbreti”, autoriteti social, ka një trup, ka or-

Botuesin thërritën: Censurë! Në shenjë proteste dhjetëra botues pozuan nudo para një fotografi, dhe poshtë fotos që qarkulloi në Internet vendosën tekstin: “Ne të gjithë jemi lakuriq!” Në fakt, kishin bërë një mundim që organet e tyre intime i kishin mbuluar me ndonjë libër në formë albumi që si rastësisht e mbanin sipër tyre. Të gjithë ishin burra. +++

gane seksuale dhe gjenitale, dhe i përdor ato njësoj si të gjithë frymorët e tjerë shoqërorë. +++

Si ta shpjegoj??? Është po aq tronditëse dhe qesharake, ndofta e papranueshme për disa, sa të paraqiten vizatime me tekste shoqëruese si: Ja hallatet e presidentit të firmës! Ja vithet e drejtoreshës! Ja bilbilushi i kryetarit të qarkut! Sigurisht që kritika e bërë i hodhi benzinë një zjarri që ishte tashmë i ndezur. Shoqata prindërish të revoltuara u paraqitën në drejtori të ndryshme shkollash dhe

E vërteta, sipas meje, është se poshtë gjithë kësaj historie qëndron një kuptim tjetër simbolik, i cili nuk thuhet. Sigurisht, gjërat e rëndësishme vetëm naivët dhe budallenjtë i thonë në zjarrin e debatit midis aktorëve që ndeshen midis tyre! Në trupin tonë, ajo çka na jep mundësi të jetojmë, trupi pra, baza e qenies sonë ekzistenciale, na shenjon me një barazi fatale. Për më tepër organet gjenitale të dikujt me status social më të ulët mund të funksionojnë më mirë sesa ato të ndonjë individi me pozitë sociale më të lartë. Përpara detit, diellit, doktorit, divinitetit, ditës së fundit, drobitjes, dalldive erotike, ne të gjithë jemi të barabartë. Lakuriqësia na shfaq lakuriq barazinë tonë antropologjike fizike, të fshehur nga veshje të përcaktuara nga statuset tona sociale e simbolike si zyshë, ministre, police, avokat, pasanik, drejtor... Nuk është vështirë të kuptojmë logjikën nudo të barazisë tonë, mjafton të flakim tej simbolikisht veshjet që nuk janë natyrore, pra të natyrshme. Nuk thoshte kot Rusoi se njeriu lind i lirë, por kudo ai jeton në pranga. Sipas meje, debati mbi estetizimin e lakuriqësisë fsheh në inkoshientin tonë kolektiv një debat të dytë të pathënë, të pashprehur,


Javor

ide & debat

E shtunë, 26 prill 2014

sipas të cilit, thellë - thellë, barazia themeltare e qenieve njerëzore e ka zanafillën dhe shkruhet fillimisht pikërisht te barazia parimore trupore, duke përfshirë edhe pjesët intime të trupit njerëzor. Duke i mbuluar këto të fundit, njeriu nuk ka më turp nga kuptimi i tyre i hapur simbolik, por ka në fakt turp nga barazia që fshehin rrobat e tij, nga e gjithë strategjia e vendosjes në skenën simbolike të përditshme para të tjerëve, ka turp sepse hierarkia sociale është një gjendje jonatyrore për individin, kurse ajo që është e vërteta natyrore tij quhet si e denjë për t’u fshehur. Veshjet bëhen kështu shprehja e turpit që ka shoqëria prej së vërtetës. +++ Nejse, t’i le pak mënjanë këto interpretime, duke u rikthyer te çështja e fillimit. Zjarri tashmë ishte ndezur. Pak javë të tjera më parë sesa të ndodhte kjo ngjarje, debati shoqëror ishte fokusuar te libra të tjerë artistikë për fëmijë dhe adoleshentë që estetikisht ishin frymëzuar nga ideja se fakti që njerëzit kanë sekse të ndryshme, e dhënë natyrore fatale për çdo individ, nuk e përcakton asfare sjelljen e tyre seksuale, aq më pak, jo domosdoshmërisht mund të parathotë edhe statusin dhe rolin e gjithkujt në familjen e tij të ardhshme. Si më provokativë u shenjuan në këtë drejtim një libër me pinguinë titulluar “Tango për dy baballarë! Pse jo?” dhe një libër tjetër me një bebe gjitar që kishte dy mama. Shkolla po edukon fëmijët tanë me homoseksualizëm! - u revoltuan në të drejtën e tyre mjaft prindër dhe agjenci sociale që nuk e honepsin fare homoseksualizmin. Janë të guximshëm sepse tani këta duken jashtë mode! Ndërkaq, ata që u konsideruan mbrojtës të teorisë të “llojit” u justifikuan duke thënë se tanimë ligji i lejonte martesat gay dhe çiftet gay mund edhe të adoptonin fëmijë për t’i rritur në familjet e tyre, duke i konsideruar të ligjshëm si të gjithë prindërit e tjerë heteroseksualë. Pse ta censurojë shkolla formën letrare të diçkaje të ligjshme? Pastaj, shtuan ata, çfarë të

keqe ka të thuash të vërtetën? A nuk është e vërtetë që ndonëse natyra na ka pajisur me organe gjenitale jashtë vullnetit tonë, se në çfarë mënyre i përdor njeriu ato, a nuk varet kjo nga vullneti i tij i lirë? +++ A mundet që një gjë e ligjshme të jetë e pamoralshme? A mundet që një letërsi që nga pikëpamja ligjore ka një përmbajtje krejt legale, të konsiderohet si amorale? A mundet që edukimi qytetar në shkollë të konsiderohet si një formë prishjeje e moralit të shkollarëve të vegjël? Si i bëhet kur morali i familjes, apo forma

morale e familjes brenda së cilës edukohet fëmija, kundërshtohet nga tekstet letrare ose shkencore që përdor shkolla? A do të shtrihet roli i prindërve edhe në ushtrimin e së drejtës të përzgjedhjes të teksteve letrare nga shkolla dhe mësuesit? Çfarë do të bëjë mësuesi i letërsisë, filozofisë, sociologjisë, i edukimit qytetar me tekste letrare apo filozofike që bien në kundërshtim me botëkuptimin e tij personal, apo bien ndesh me bindjet e shkollarëve, me edukatën familjare të këtyre të fundit, e që për pasojë mund të mos pranojnë t’i përdorin? Si do të bëhet kur tekste letrare, filozofike, juridike që përdoren në shkolla janë kontradiktorë me njeri tjetrin nga pikëpamja e vlerave botëkuptimore që përmbajnë?

21

+++ Këtu, megjithatë, jemi duke prekur fare ciktazi, disa probleme serioze që shtrihen përpara edukatorëve, studiuesve dhe institucioneve arsimore në shoqërinë e sotme të karakterizuar nga globalizimi dhe migrimi i vrullshëm i kulturave, nga teknologjitë e reja të komunikimit, dhe nga liberalizimi i zakoneve dhe normave morale. Ndërkohë shkolla shqiptare do të ndodhet shumë shpejt përpara problemeve të tilla. Ka menduar njeri sesi do t’i përballojë ato, apo do të ecim me metodën e strucit duke bërë sikur nuk i shohim që po trokasin në derën tonë dhe kanë të bëjnë me formimin e brezave të rinj të shqiptarëve. Arsimi, mjekësia, media, kërkimi shkencor, kultura, kanë nevojë për një orientim etik, kanë nevojë për komitete etike, përndryshe shumë shpejt do të dalin jashtë binarëve edhe më shumë sesa kanë dalë në mjaft drejtime. Gjithsesi, duke mos dashur të hyjmë këtu në debate të thella lidhur mesa më sipër, sepse nuk është vendi, theksojmë se ja, edhe një tekst i vogël artistik për fëmijë hapi një debat të madh që na bën të mendojmë se jetojmë në një epokë transformimesh të mëdha konceptuale ku normat ligjore nuk sanksionojnë dot plotësisht si më parë bazat universale të moralit, kur morali e ka humbur shumë universalitetin e tij, edhe për sa i përket madje edhe normave themelore të tij dhe kur shkolla jo medoemos ka edhe mund të ketë një orientim unik moral, e kur, mbi të gjitha, marrëdhëniet midis institucionit të shkollës dhe letërsisë e artit po hyjnë në një fazë të re, në të cilën ajo që përzgjidhet nga shkolla si vlerë letrare për shkollarët, mund të konsiderohet si antivlerë estetike për fëmijët nga familja. +++ Dhe në këtë rast lind pyetja dilematike: Çfarë ndodh me edukatën e brezit të ri, atëherë kur edukata shkollore dhe ajo familjare nisin të ecin në kahe të kundërta?


22 Në PLAN Të PARë

Javor

E shtunë, 26 prill 2014

Gjyqi i Mziut

Pyeten tre dëshmitarë, mbrojtja: Nuk ka prova kundër kryebashkiakut Specialisti i firmës që iu anulua tenderi shpjegon procedurat, Prokuroria deklaron se ka prova për shpërdorim detyre Sonila Mesareja

G

jyqi kundër kreut të Bashkisë së Kamzës ka nisur me dëshmitë e para, ku njëri pas tjetrit dëshmitarët kanë folur për procedurat e tenderit apo përfundimin e punimeve për rrugën që akuzohet Xhelal Mziu dhe dy vartësit e tij. Dje e kanë pasur radhën për të dëshmuar 3 nga dëshmitarët e thirrur nga akuza, ndërsa në seancën e radhës janë njoftuar 6 dëshmitarë të tjerë. I pari që doli para togave të zeza, ishte Lluka Xhengo, specialisti i kompanisë ndërtuese që iu anulua tenderi i fituar. Ai shpjegoi para togave të zeza procedurën e ndjekur nga kompania deri në kallëzimin ndaj kryetarit Mziu. Ky i fundit dhe avokatët pretenduan se firma fituese u skualifikua, pasi nuk kishte plotësuar dokumentacionin e parashikuar nga ligji. Prokurorja tha se dëshmia e Xhengos tregoi të gjithë procedurën e paligjshme të ndjekur nga i pandehuri Mziu dhe vartësit e tij. Më pas, radhën për të dëshmuar e patën dy banorë të rrugës “Zgjimi”, për ndërtimin e së cilës është marrë i pandehur Mziu për veprën penale “Shpërdorim detyre“. Ata treguan se rruga u ndërtua një muaj para zgjedhjeve të 23 qershorit, duke treguar për akuzën se shtrimi i rrugës është kryer nga një kompani tjetër dhe jo nga ajo që u shpall fituese e tenderit. Prokuroria pretendoi para Gjykatës se provon akuzat e saj për abuzimet e kryera nga i pandehuri, ndërsa avokatët reaguan duke u shprehur se nuk ka prova. Seanca u shty për në datën 9 maj për t’u pyetur 6 dëshmitarët e tjerë të akuzës.

Akuza Akuza ka sjellë në Gjykatë me akuzën e shpërdorimit të detyrës tre zyrtarë të lartë të Bashkisë së Kamzës, përkatësisht, kryebashkiakun Xhelal Mziu, Atli Hoti, drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Bujar Loshi, drejtor i Drejtorisë së Taksave në këtë Bashki. “Dy kompanitë “A… sh.p.k” dhe “Gj… sh.p.k” në pesë vite rresht (2008-2013) kanë ankimuar fillimisht detyrimin e përcaktuar nga ana e Bashkisë Kamëz, pasi e kanë konsideruar të padrejtë.

Xhelal Mziu

Ankimimi i tyre nuk është marrë parasysh asnjëherë dhe për këtë, dy kompanitë çdo vit i janë drejtuar Gjykatës. Për 5 vite rresht është investuar Gjykata e Shkallës së Pare dhe e Apelit për të njëjtin argument. Në të gjitha rastet, gjykatat u kanë dhënë të drejtë shoqërive private. Por, nga ana e Bashkisë nuk janë marrë në konsideratë vendimet e Gjykatës, për më tepër Bashkia ka urdhëruar me akt administrativ bllokimin e llogarive bankare të shoqërive, të cilat janë detyruar të zhvillojnë të tjera procese gjyqësore për zhbllokimin e tyre”, - thuhet në akuzën e Prokurorisë. Ky procedim penal u referohet katër kallëzimeve penale të paraqitura nga dy nga shoqëritë “A” dhe dy të paraqitura nga shoqëria “Gj”. Në këto kallëzime parashtrohet fakti penal i kryerjes së veprimeve në kundërshtim me ligjin nga punonjësit

Kryebashkiaku Mziu dhe avokatët pretenduan se firma fituese u skualifikua, pasi nuk kishte plotësuar dokumentacionin e parashikuar nga ligji

e Bashkisë Kamëz. “Në dy kallëzimet e paraqitura nga përfaqësues të shoqërisë “A……. sh.p.k” parashtrohet fakti se ndaj kësaj shoqërie Bashkia Kamëz ka vendosur ndër vite, në kundërshtim me ligjin taksën “Për zënien e hapësirës për aktivitet tregtar” si dhe “Taksën e ndërtesës”. Edhe pse Gjykata ka vendosur disa herë me vendim të formës së prerë paligjshmërinë e këtyre taksave (e para si e vendosur totalisht në kundërshtim me ligjin dhe e dyta pjesërisht), nga autoritetet e Bashkisë Kamëz nuk është marrë asnjë masë për mosvendosjen e këtyre taksave në vitet në vazhdim, por ka ndodhur e kundërta, duke bërë rivlerësime tatimore. Gjithashtu, kësaj shoqërie nuk i janë kthyer detyrimet e paguara, të cilat Gjykata i ka deklaruar si të vendosura në kundërshtim me ligjin”, - thuhet në dosjen e akuzës. Dje është proceduar vetëm me dëshmitarët që flasin mbi akuzën që ka të bëjë me rrugën, ndërsa për taksat nuk kanë filluar ende dëshmitë. “Konstatohet se Bashkia e Kamzës ka marrë njoftim rregullisht për proceset dhe vendimet gjyqësore të zhvilluara me paditës shoqërinë “A”. Në njoftimet e ardhura nga Gjykata gjendet kartelat shoqëruese të plotësuara nga kryetari i Bashkisë me shënimet përkatëse të tilla si: “Drejtoria Juridike dhe Drejtoria e Taksave… të mbrohet me ��do kusht”, përfaqësues të Bashkisë kanë qenë prezent në proceset gjyqësore, ndaj vendimeve gjyqësore është ushtruar ankim i cili është firmosur nga titullari i institucionit, por ajo që është më e rëndësishme për disa vendime gjyqësore janë lëshuar urdhrat e ekzekutimit nga Gjykata dhe janë ngarkuar zyrat përkatëse të Përmbarimit për ekzekutimin e këtyre vendimeve. Por, pavarësisht ligjit dhe vendimeve gjyqësore, Bashkia Kamëz ka vazhduar të vendosë taksa ndaj shoqërisë në kundërshtim me ligjin pavarësisht dijenisë së saj, për paligjshmërinë e këtyre taksave. Nga përllogaritjet rezulton se shuma e taksave të vendosura padrejtësisht në vitet 2008-2011 për shoqërinë “A” është rreth 12.000.000 lekë të reja. Gjithashtu, Bashkia Kamëz ka vendosur këto taksa të paligjshme edhe në vitin 2012 dhe 2013”, - përfundon akuza e Prokurorisë.

Tiranë

Vodhi para në një automjet, dënohet 8 muaj burg Gjykata e Tiranës dënoi me 8 muaj burg për vjedhje Etem Mejdallin, pasi akuzohet se hapi një automjet të parkuar dhe vodhi shumën prej 100 mijë lekësh. Sipas Gjykatës, më datë 15 nëntor të vitit të kaluar, shtetasi Arben Leka ka bërë kallëzim në Prokurori, duke shpjeguar se punon pranë zyrave të “Casino Imperial” si rojë “Sicurity”, e cila ndodhet tek 9-katëshet. Në orët e pasdites të po kësaj date ka ndod-

hur vjedhja e një sasie lekësh, rreth 100.000 lekë brenda automjetit të pronarit Ani Bruli. Gjatë këqyrjes së kamerave të sigurisë është konstatuar se pranë automjetit është afruar i pandehuri Etem Mejdalli, ka hapur derën e pasagjerit dhe ka marrë sasinë e lekëve prej 100.000 lekësh dhe është larguar. Gjithashtu, rreth mesditës, shtetasi Arben Leka, gjatë shërbimit të rojës ka konstatuar se është afruar përsëri i pandehuri

Etem Mejdalli tek vendi i vjedhjes dhe menjëherë roja ka dalë, i ka thirrur duke i kërkuar sqarim në lidhje me vjedhjen e lekëve, ndërkohë që i pandehuri ka refuzuar se e ka kryer ai vjedhjen. Në këtë kohë, roja ka njoftuar patrullën e policisë, e cila ka bërë shoqërimin e të pandehurit në komisariat. I pandehuri pranoi vjedhjen para policisë, si dhe në gjykatë, duke treguar pendesë për veprimin e kryer.


Javor

zbavitje

E shtunë, 26 prill 2014

Fjalëkryqi i “Standard” 1

2

3

14

4

15

22

5

6

16

8

24

19

30

42

49

43

44

51 53

54

58 63

64

68

40 45

50

57

67

31

39

52

62

21

26

38 41

48

13

35

37

41

12

20

25

34

47

11

29

33

36

10 18

28

32

9

17

23

27

7

68. Eshtë si e gjithë. 69. Transportojnë edhe TIR.

55

56

59 65

60

61

66

28. Qe mbret etrusk. 29. Një kapele për peones. 31. Doktori në... bluzën e bardhë. 32. Në një farë vendi. 34. Pavone këngëtare. 35. Një apelativ për Shën Mërinë. 36. Komik pa ekstreme. 37. Rabanne stilist. 38. Zihen për luftë. 40. Ndezur në aparaturë. 41. Kështu merret një... i sekuestruar. 42. Negri poete italiane. 44. Mund të digjet po nuk u zbulua një i tillë.

45. Eshtë bota e... palestinezëve. 47. Italia në tabela. 48. Ishin më parë mirmidonët. 51. Një legjendë. 52. I Parmës ai i Stendhal. 53. Natalia showgirl. 57. Një emër i famshëm i modës. 58 .Në mes të dhomës. 59. Fund ditari. 60. Mund të jenë kuzhine. 62. Perla e zezë e futbollit. 63. Një brilantinë moderne. 64. Dashuronte Gustave Flaubert. 67. Markë cigareje.

Fjalëkryqi pa skemë 1 2

3

4 5 6

7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

VERTIKAL 1. Një test për anabolizantë. 2. Janë kundërveprime. 3. Inicialet e Banderas. 4. Një lagje e Londrës. 5. Interpretoi Francis. 6. Eshtë edhe ajo e cirkut. 7. Kukulla e Ibsen. 8. Gjysmë ndihme. 9. Ekstreme ekstremi. 10. Ishte shpikësi i birrës. 11. Jean i leon. 12. Astaire, që kërcente tip tap. 13. Mund të jenë fusha... sportive. 16. Carlo, piktor italian. 18. Eshtë harta... pa gojë. 19. Brigitte e Shalakó. 20. Përfshin Juventus, Milan e Inter. 24. Janë ndjekës të John e Charles Wesley. 25. U thye nga Narsesi.

S M

K

S U

K U F

I R

I

A N

I

L A

F

L M I K

I

I

I G O T E I

F E S T

M O N O T O N

I

I N O R

T R

I

I

I

E I

R O S I

I

I N L

L

I R O N O I

I

I N L A

I K E

S E

A T A

A M T A R E

F

E K E Q J A

T

A U T O R

A R M A T O R E T

-Eshtë rroga e pacënuar. 12. I ka tek treni -Gabim rrjete në tenis. -Janë telefilma. -Bëjnë gravurë me gurë.

A A R

A O R T A

A

L O T

L L U E S

S

I M E T

N

T E

O S U M I

E M I R

U L T R A S

P A P A G A L L

T S T O P

Q T

S

A M E N

P A R A N O R M A L E

N E M O R P

I

V

P E T

M A N

I K R

A

R V

C O E S O T

M

I

E A P

-Janë shpenfë që bëjnë kra-kra -Fillojnë hetimet. 11. Smith që qe këngëtare. -Një pjesë e parlamentit. 12. Përfshin botën e vjetër. 13. Përplasen me gatitu të tilla. -Emër burri. 14. Një linjë e famshme mbrojtëse. -Inicialet e Eluard. 15. Mbyllin kuvendin. -Modern pa çifte. -Jessica aktore. 16. Ishte vajza e famshme e Alteas. 17. Margret aktore. -Hidhet një për të zbardhur misterin. 18. Mia që qe këngëtare. -Fillojnë profesionin. 19. Qe profet i famshëm. -Eshtë edhe aji e zvogëlimit. 20. Tremb në ekstreme. -Mikhail që qe poet dhe piktor i famshëm. 21. Maurice që kompozoi Bolero. -Janë luftarake ato si kung fu 22. Mund të kthehet në mllef -I ka tek treni. -Diftong teatral

VERTIKAL 1. Janë pemë me lende. -Ishin litarë të Tarzanit. 2. Ishte me çekan në flamurin e BRSSE. -Richard aktor. 3. Tani quhet Dardanele. 4. Eshtë tip… tipografik. 5. Emri i Diderot. -Louis poet surrealist. 6. Franklin këngëtare. -Pak elemantare. 7. Eshë sport me stil të lirë. -Janë plot gjemba 8. Në krye të autoriteteve. -Një detyrim që paguhet. 9. Fleming që krijoi James Bond. -Komision Ekonomik Berat. -Njoftonte nga BRSS. 10. Daci kur s’është ai.

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 43 kuti HORIZONTAL 1. Lodra pa zë. -Qenë dënuar të mbushin një vozë pa fund. -Shkruhet shkurt mm. 2. Inicialet e Reitman. -Jack që shkroi On the road. -Ruajnë pa ujë. -Berg kompozitor. 3. I kanë pa kapakë ata që flasin troç. -Në krye të bashkisë. -Qe perandor pers.

28. Fillojnë pushimet. 29. Eshtë ishulli ynë. 30. Ente Ekonomike Ndërkombëtare. 33. Dikur quhej Katai. 35. Markë e njohur celulari. 39. Në krye të tradhtarëve. 40. Ëan Kenobi i George Lucas. 43. Janë ishujt me Haitin. 46. Eshtë porosia e fundit. 48. Kanë maja për t’u pushtuar 49. Institucione Ekonomike Ndërkombëtare. 50. Një pije dry. 52. Ka kryeqytet bamako. 53. Kusturica në kinoprezë. 54. Një mund të jetë shitjeje. 55. Në mes të Edgar dhe Burroghs. 56. Bën be... pa u betuar një e tillë. 57. Një pjesë e verdiktit. 58. Jashtë në Wimbledon. 61. Inicialet e Triolet. 62. Inicialet e Eluard. 65. Në hyrje të sallës. 66. Fundi i Turandot.

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

69

HORIZONTAL 1. Qyteti i Robespierre. 5. Moreau, aktpore franceze. 11. Një dollap. 14. Nesër janë në krye. 15. Një skicë. 17. Ishulli i Kolosit. 18. Një doktor i Fritz Lang. 21. Mbarojnë fare. 22. Një tip për Fred Astaire. 23. Eshtë armiqësia për... gjak. 25. Mund të jepet për hartim. 26. Një komandë në... computer. 27. Janë në digë.

23

-Fillojën vallëzimin. 4. Një pije para ngrënies. -Preken menjëherë. 5. Eshtë halli -Solli Doruntinën. -Fara këngëtare. 6. Drekuar pa duar. -Qe një nga muzat. -Nesër pa zë. 7. Mund të jetë emërore. -U paraprinë nga manifakturat. -Mund të jenë humanitare. 8. Varen në dritare. -Zanore kateti.

S

P P

M A K T A K T

P E R S O N A L

-Me të bëjnë një litër. -Thirrej edhe kështu Persefoni. 9. Ishte shesh i akejve. -Martin regjisor. -Eshtë edhe ai dallues -Parashtesë për kundër. 10. Një pikë në kontratë. -Eshtë shkronjë. -Janë për të mbështjellë foshnjet. -Teket e një letre. 11. Toska këngëtare popullore. -Eshtë për të prashitur.

A R

I

A N E T

S

K A N T A T A

M O T

I

S

E L

I

K R

T E T

A A E L K

I

I

T A D A M I T A

U

R E E D E R S A R P

I D E A L M E T R A

T A

I

L E O R E

S T E T E E S R

I M I N A T O R E T H G

L E N D E T

T R A J

T A R T A N

I N A T E T E R K

T R U K H K U R M R

I

P A R A F U C

H E D O N

E N D A C A K Z D E N O R

L S R T A S A R T E

A R D E A K

I

U P

I

B E J L A T

P A S U R

I

I A

M O S T R A T I

S T E A K E J T O P

A S A

E S A U L A S T A R T E T E R


cmyk


Standard 26 prill 2014