Issuu on Google+

Mistere

Basha në Kavajë Rama prodhon tensione në shoqëri, ofendon sipërmarrësit Politikë Faqe 3

Historia, arti dhe religjioni i fisit Maya Vdiq ushtari që s’besonte se ka përfunduar Suplementi Lufta Botërore Faqe 13-17 GAZETë E përditshme E hënë 20 janar 2014 NR: 2859, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI për maqedoni dhe greqi 1 euro www.standard.al e-mail: info@standard.al marketing@standard.al Botim i “standard”

Ish-të përndjekurit Si do shpërndahen 18 milionë USD e dëmshpërblimit

Protesta për Radikën Ekspertët: Shuhet Dibra e Madhe nëse devijon lumi

Qeveria rishikon ligjin për dëmshpërblimet, të favorizuar ata që janë në moshën mbi 70 vjeç

Q

everia do të shpërndajë 18 milonë dollarët të miratura në buxhetin e shtetit në formën e dëmshpërbilimeve për ish-të përndjekurit politik me një procedurë dhe kritere të reja. Sipas asaj që parashikohet nga ministria e Mirëqënies Sociale si edhe Ministrisë së Financave, pritet që më të favorizuarit në dëmshpërblim do të jenë individët në moshë të mahde... Lexoni në faqen 2

Sulme në Shqipëri, Greqi e Serbi Krimi kibernetik, arrestohet hakeri 18-vjeçar i AHG-së

S

ulmet në faqet e institucioneve të ndryshme në vend, një prej të cilave edhe ajo e Ministrisë së Drejtësisë, intensifikoi hetimet dhe çoi në arrestimin e njërit prej hakersave të grupit Albanian Hacker Group. Dy netë më parë, policia e Tiranës ka vënë në pranga... Lexoni në faqen 7

Dhunimi

Faqe 20

Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë cmyk

4 << Ish-ushtarakët ISSH, publikon listën e emrave të 155 përfituesve të rinj

Propozimi Moratorium dy vjeçar për gjuetinë

Sociale Faqe 9

Manëz / 8

Sot në Kuvend Ambasadori grek dhe i BE raportojnë para Integrimit

Politikë Faqe 4

Politikë Faqe 5

Sherri për lavatriçen / 8 Gjirokastër / 5

Thyhet dhe vidhet Vrasja e 19-vjeçarit Kapen me zyra e PD-së, merren në Kamzë, arrestohet armë dhe drogë, sende dhe dokumente autori Maliq Mema prangosen 2 persona

V

idhet e dëmtohet zyra e Partisë Demokratike në Manëz të Durrësit. Ka qenë kryetari i PD-së së Manzës, Bedri Luku ai i cili ka denoncuar në polici dhunimin e zyrave të kësaj force policie. Sipas tij, janë thyer dyer dhe dritaret, ndërsa janë marrë sende...

V

rau një të ri për një lavatriçe të parregulluar mirë, prangoset nga policia Maliq Mema. Policia e kryeqytetit ka njoftuar dje...

O

peracionet antidrogë në jug të vendit vazhdojnë, pasi edhe...


2

E hënë, 20 janar 2014

Politikë Gjykata Kushtetuese Akti normativ i qeverisë për Nëpunësin, Abdiu: Afate për zbardhjen e vendimeve

Pasi kanë kaluar më shumë se një muaj nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi aktin normativ të qeverisë që shtynte me 6 muaj hyrjen në fuqi të ligjit për nëpuniësin civil, shtohen zërat për zbardhjen e këtij vendimi. Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu deklaroi se kjo periudhë kohe është një afat i paarsyeshëm dhe anëtaret e Kushtetueses duhet ta kishin publikuar vendimin e arsyetuar pasi çështja e ligjit për nëpunësin civil jo vetëm prek mijëra qytetare që punojnë në administrate, por në varë-

si te vendimit qeveria duhet të marrë masat për të zbatuar verdiktin e Gjykatës. “Duke pasur parasysh natyrën e kësaj çështjeje. Problematikat që sjell pas, debatet që janë bërë për të dhe pasojat që mund të ketë një qëndrim pozitiv dhe negativ e shumë shkaqe të tjera, do të kisha patur dëshirë që një vendim si ky të ishte publikuar brenda një afati shumë të shkurtër nga dita e marrjes së tij. Unë mendoj se ka kaluar shumë kohë dhe ky vedim është bërë i diskutueshëm në aspektin profesional dhe në aspektin poli-

tik”, tha ai për “VP”. Sipas Abdiut është e nevojshme të ndërhyhet në kuadrin ligjor për t’i vendosur afate Gjykatës Kushtetuese në zbardhjen e vendimeve, një masë që është e nevojshme për të shmangur zvarritjen e proceseve. “Është mëse e domosdoshme që gjithë gjyqësori shqiptar pse jo edhe jashtë gjyqësorit, pra edhe në Gjykatën Kushtetuese , tashmë të zgjidhet një modeli i përcaktimit të afateve të arsyeshme për përfundimin e çështjeve penale edhe civile”, deklaroi ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu.

Fehmi Abdiu

Ish të përndjekurit

Si do shpërndahen 18 milionë dollarët e dëmshpërblimit Qeveria rishikon ligjin për dëmshpërblimet, të favorizuar ata që janë në moshën mbi 70 vjeç Ministri Veliaj: Siguroj që do fillojë pagesa për ata që nuk kanë marrë këstet e kaluara Gëzim Saliu Qeveria do të shpërndajë 18 milonë dollarët të miratura në buxhetin e shtetit në formën e dëmshpërbilimeve për ish-të përndjekurit politik me një procedurë dhe kritere të reja. Sipas asaj që parashikohet nga ministria e Mirëqënies Sociale si edhe Ministrisë së Financave, pritet që më të favorizuarit në dëmshpërblim do të jenë individët në moshë të mahde, kryesisht ata mbi 70 vjeç. Ndërkohë që prioritet më parë për fondin do të kenë ata që ende nuk e kanë marrë këstin e dëmshpërblimit. Nga ana e tij, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj bëri të ditur dje se shpërndarja e fondeve do të bëhet e përshpejtuar dhe do të marrë parasysh shtresat më të prekura dhe njerëzit që janë në moshë më të thyer. “Këtë vit buxheti 18 milion dollarë do të shpërndahet ashtu siç kemi vepruar me pagesat e tjera të ndihmës ekonomike ose aftësisë së kufizuar në menyrë solidare duke i dhënë prioritet atyre qe nuk e kanë marre këtë këst”, tha ai pas vizitës që kreun në Institutin e e ish të përndjekurve politikë. Këstet Duke marrë për bazë vonesën e shkaktuar me pagesën e kësteve për ish të përndjekurit, ministri siguroi se

Të përndjekurit në protestë “Këtë vit buxheti 18 milion dollarë do të shpërndahet ashtu siç kemi vepruar me pagesat e tjera të ndihmës ekonomike ose aftësisë së kufizuar”

kjo proçedurë do të nisë, pa përcaktuar kohën dhe datën. “Dua gjithashtu që të siguroj për të gjitë ata që s’kanë marrë këstet e kaluar që do të filloj pagesa e kësteve”, tha ai. Ndërkohë ministri bëri të ditur edhe rishikimin e ligjit për ish të përndjekurit, duke pohuar se rëndësi parësore në proçesin e dëmshpërblimit do të kenë moshta e mëdha. “Pra që të kemi njelloj barazie gjithashtu jemi duke kalkuruar moshën dhe shume shpejt do të kemi një rezultat që fillimisht te disbursohen ata që janë në një moshë më të thyer. Është e pamoralshme që ky vend i shpërndan këstet në mënyrë të barazvleshme për

Sipas Ministrisë së Financave, janë protokolluar gjithsej 20 mijë e 800 kërkesa nga ish-të dënuar politik që duan dëmshpërblim

të gjithë si për një njeri që është 80 vjeç dhe për një njeri që është 50 vjeç”. Ndërkohë përfaqësuesit e Institutit të Ish të përndjekurve politikë pohuan se pjesë e ligjit duhet të jetë edhe barazia që duhet t’u ofrohet individëve pasi ka raste kur një ish i burgosur ka marrë disa këste e ndërkohë për disa të tjerë nuk ka nisur ende. Sipas shifrave zyrtare të një raporti të Ministrisë së Financave, janë protokolluar gjithsej 20 mijë e 800 kërkesa nga ish-të dënuar politik që duan dëmshpërblim. Ndërkohë që fatura financiare e përllogaritur për këtë proçes dëmshpërblimi arrin në 435 milionë dollarë, një kosto kjo e cila nuk ka ende një vizion të qartë se si do të përballohet nga buxheti i shtetit. Në programin e qeverisë “Rama” për shtresën e ish të përndjekurve politikë është parashikuar bashkëpunimi me ta për të mbyllur çështjen e kompensimit. “Skema jonë e re e kompensimit për të përndjekurit politikë do të zgjerojë grupin e përfituesve dhe do të zbatojë një shpërblim progresiv, në varësi të viteve të dënimit dhe moshës aktuale të ish të përndjekurve. Do të ketë një vlerësim transparent të detyrimeve ndaj ish të përndjekurve. Politikat tona publike dhe sociale do të respektojnë Statusin e ish të Përndjekurit. Të gjitha shërbimet publike për ish të përndjekurit do të përballohen nga shteti”, shkruhet në programin e qeverisë 2013-2017.

Vizita, Panariti takime në Berlin për reformat në bujqësi Ministri i Bujqesisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujerave zEdmond Panariti, gjatë qëndrimit të tij në Berlin, në Javën e Gjelbër, u takua me Komisionerin për Bujqësinë të Komisionit Europian, Dacian Ciolos , me të cilin diskutoi rreth refor-

mave të ndërmara në Bujqësinë shqiptare për të përshpejtuar procesin e integrimit të saj në BE. Po ashtu Panariti zhvilloi një takim të veçantë edhe me homologun e tij grek, Athanasios Tsaftaris me të cilin u ra dakord për organizimin e takimeve

dhe programeve të përbashkëta të bashkëpunimit në fushën e bujqësise. Ministri grek i shprehu dëshirën ministrit Panariti për të vizituar Shqipërinë brenda këtij viti. Në këtë Samit Ministri kontaktoi edhe me shumë homologë të tij nga vende të ndry-

shme të botës. Pjesëmarrës nga e gjithë bota morën pjesë dhe në forumin për Ushqim dhe Agrikulturë me temë: “Fuqizimi i bujqësisë: Shtysë për sigurimin global të ushqimit”, ku të pranishëm ishin rreth 1400 përfaqësues nga fusha e politikës,

Edmond Panariti


E hënë, 20 janar 2014

3

Politikë

23-vjetori i themelimit të PD-së në Kavajë

Basha: Rama prodhon tensione në shoqëri, rriti taksat dhe vijon të ofendojë sipërmarrësit Kreu i PD-së: Kavaja është për Shqipërinë dhe demokracinë, Meka dhe Betlehemi i saj Florenc Drizari Demokratët kremtuan dje 23-vjetorin e krijimit të degës së Partisë Demokratike në qytetin e Kavajës. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, shprehu mirënjohje të veçantë për themeluesit e PD-së që sipas tij, e shndërruan këtë qytet në një monument të madh frymëzues të kurajos civile dhe të sakrificës për liri. Z. Basha tha se Kavaja u përball e para me regjimin komunist që në vitin 1990, me parulla të padëgjuara më parë dhe që më vonë, u bënë pararoja të lëvizjeve antikomuniste në Shqiëpëri. Duke bërë një krahasim, kreu i opozitës tha se Kavaja është për Shqipërinë dhe demokracinë, Meka dhe Betlehemi i saj. “Në ditët kur diktatura vazhdonte të skërmiste dhëmbët e saj të egërsuar kundër çdo shkëndije lirie, në janar të vitit 1990, në muret dhe mjediset e shkollës “Medar Shtylla ” u shfaqën parullat e reja të lirisë dhe demokracisë, që nuk ishin parë deri atëherë në dritën e diellit: “Enver-Hitler”, ”Liri-Demokraci”!”, deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha. Në fjalën e tij kryetari i partisë më të madhe opozitare në vend, nuk la pa përmendur edhe figurat e para që mbështetën demokracinë në Shqipëri dhe që u bënë frymëzim për krijimin e partisë Demokratike. Basha tha se Kavaja hyri e para si komunitet i bashkuar dhe me solidaritet e mbështetje me njeri-tjetrin, në Partinë Demokratike të Shqipërisë, në partinë e krijuar në Tiranë nga studentët e dhjetorit, udhëhequr nga tribuni i lirisë Azem Hajdari dhe intelektualët kurajozë, të shquar të kohës, me në krye Sali

Basha tha se Kavaja hyri e para si komunitet i bashkuar dhe me solidaritet e mbështetje me njeri... ...tjetrin, në Partinë Demokratike të Shqipërisë, në partinë e krijuar në Tiranë nga studentët e dhjetorit

Lulzim Basha dje në Kavajë

Tritan Shehu: Kavaja, simbol i demokracisë në Shqipëri “Kavaja ka qenë simbol i lëvizjes demokratike e antikomuniste në Shqiperi, shumë më herët”,-kështu e shprehet ish-deputeti i Kavajës, Tritan Shehu, për 23-vjetorine themelimit të PD-së në këtë qytet. Edhe pse thotë se data e kësaj ngjarjeje ishte pak javë më parë, z. Shehu falënderon të gjithë bashkëpunëtorët dhe demokratët në Kavëjë, duke i cilësuar ata si përfaqësues të qytetit simbol të demokracisë në Shqipëri. “Ngjarjet e atëhershme në Kavaje ishin një sinjal shprese e optimizmi për të gjithë shqiptarët, shumë më shpejt së fillimi i lëvizjes studentore. Rastesisht u vura në dijeni për këtë ceremoni të organizuar sot në sallën e Kinoteatrit. Sa takime kemi orBerishën, i cili jo rastësisht bashkon në personalitetin dhe karrierën e tij të gjatë, të qënurit njëkohësisht lider historik i PD-së dhe deputet

“Ngjarjet e atëhershme në Kavaje ishin një sinjal shprese e optimizmi për të gjithë shqiptarët”

ganizuar në atë sallë në vitë! Me kujtohet sot ai i shkurtit të 1991-së bashku me Berishën pikërisht aty, tensionet e entusiazmi i asaj ditë, gazetarët e huaj të mahnitur. Si ish-deputet i PD-së Kavajës dëshëroj të përshëndes të gjithë ata që bashkëpunuam sëbashku në ato vite. Ata që i qëndruan dhunës e terrorit të ‘97, edhe në mbrojtje të Tiranës. Të gjithë militantet, anëtarët e PD, të gjithë miqtë e mi aty, të gjithë popullin demokrat të Kavajës. Dhe të rinjtë e sotëm, të cilëve dëshiroj t’u keshilloj që duhet të mësojnë edhe njohin historinë e PD të atij qyteti simbol, për të kuptuar se “jeta” nuk fillon sot!”,-ka shkruar Tritan Shehu në profilin e tij në “Facebook”.

historik i Kavajës. Duke lançuar bashkimin, hapjen dhe kthimin, Basha theksoi se “Partia Demokratike është partia e gjithë demokratëve,

të çdo periudhe dhe brezi, është shtëpia e lirë e demokratëve të çdo periudhe dhe brezi, është shtëpia e lirisë e cilido që dëshiron të

kontribuojë përmes saj apo duke e mbështetur atë për Shqipërinë europiane, për demokracinë pjesëmarrëse”. Për Ramën Duke folur për vendimet e fundit të qeverisë dhe qendrimet e mbajtura nga Kryeministri Edi Rama, z. Basha tha se ai vazhdon të prodhojë tensione në shoqëri dhe në raportet me partnerët ndërkombëtarë. “Injorimi i këtyre vlerave dhe zëvendësimi i tyre nga Rama me egoizmin e vjetër të “njëshit”, me arbitraritetin dhe arrogancën e një pushtetari të vulës më të vjetër, ka prodhuar e vazhdon të prodhojë tensione të mëdha midis qeverisë dhe shoqërisë shqiptare, midis qeverisë dhe opozitës, midis qeverisë dhe sipërmarrjes, midis qeverisë dhe partnerëve e aleatëve tanë strategjikë”,- deklaroi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ngjarja në Mamurras

PD akuza qeverisë për mungesë transparence, reagon ministria Partia Demokratike përfaqësuesit e ministrisë së Brendshme si dhe krerët e policisë për fshehjen e njftimeve për raportime të krimeve në vend. Në një deklaratë për median, zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi akuzoi sot Ministrin e Brendshëm dhe Policinë e Shtetit se kanë fshehur për tre ditë një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Mamurras, ku brenda postës së policisë është plagosur një shtetas. “sipas të dhënave të sigurta dhe

referuar asaj që raporton sot media, protagonistët e ngjarjes kanë shkuar në zyrat e policisë për të gjetur siguri, pas konfliktit që kanë pasur. Por në prani të punonjësve të rendit, njëri nga shtetasit e përfshirë në ngjarje ka qëlluar me armën e tij, duke plagosur rëndë shtetasin me inicialet G.K. Duke ndjekur porosinë politike të Ministrit Tahiri, “po nuk doli në media, krimi nuk ndodh”, policia nuk e ka raportuar dhe nuk e ka

bërë publike ngjarjen.”- deklaroi Vorpsi. Sipas PD-së, “në mënyrë të përsëritur, dhe çdo ditë, po zbardhen krime që policia e Tahirit i mban të fshehta”. “Partia Demokratike i kërkon Policisë së Shtetit të ushtrojë përgjegjësitë e saj për të siguruar rendin, të bëjë transparencë e të zbatojë ligjin, dhe të qëndrojë larg lojërave politike të Ministrit e Kryeministrit për të transformuar realitetin e rëndë kriminal. Sepse realiteti

Laura Vorpsi

nuk fshihet dot. Përpjekje të tilla vetëm sa e shtojnë edhe më shumë pasigurinë publike, stimulojnë krimin, dhe ulin edhe më shumë rezultatet dhe efektshmërinë e Policisë së Shtetit.”- përfundoi zëdhënësja e PD-së. Menjëherë reagoi ministria e Brendshme që theksoi se ngjarja nuk ka ndodhur në ambientet e Postës së Policisë në Mamurras ndërsa theksoi angazhimin për transparencë ndaj publikut.


4

E hënë, 20 janar 2014

Politikë

Propozimi

Moratorium dy vjeçar për gjuetinë Ministri Koka: Masë drasatike, por e domosdoshme për të ndaluar humbjen e faunës së egër “Shkak për dëmtimin e faunës është rritja e numrit të armëve të gjahut si dhe gjuetia e pakontrolluar” Gëzim Saliu Ministria e Mjedisit kërkon ndalimin me ligj të gjuetisë për 2 vite. Projekligji i propozuar nga ministri Lefter Koka “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë” ka si synim ndalimin e gjuetisë për një periudhë dy vjeçare. Duke bërë të ditur se kjo është një masë drastike, ministri theksoi nga ana tjetër se,: “kjo është e vetmja mënyrë që të ndalohet humbja e mëtejshme e popullatave të llojeve të faunës së egër, tashmë në një minimum kritik, si dhe të mundësohet vendosja e kontrollit mbi aktivitetin e gjuetisë, për shkak të gjendjes së rënduar kritike të popullatave të faunës së egër gjatë dy dekadave të fundit, si pasojë e gjuetisë së pakontrolluar”. Gjuetia Sipas ministrisë së Mjedisit, shkak për dëmtimin e faunës në vend është bërë rritja e shpejtë e numrit të armëve të gjahut në duart e popullatës brenda një kohe të shkurtër, si dhe gjuetia e pakontrolluar. “Numri i armëve Shkak për dëmtimin e faunës në vend është bërë rritja e shpejtë e numrit të armëve të gjahut

të gjahut në duart e popullatës sot arrin në rreth 75 mijë , shto dhe armët luftarake të ngelura në duar të popullatës pas vitit 1997, kur para viteve ‘90 ka pasur vetëm 12 mijë”, tha ministri Koka. Një tjetër faktor sipas tij që ka ndikuar në shkatërrimin e faunës së egër në vitet e fundit, është edhe futja në mënyrë klandëstine e një numri të konsiderueshëm të gjuetarëve të huaj, mosekezekutimi i gjobave të vëna për gjueti të paligjshme, si dhe përdorimi i mjeteve shfarosëse të ndaluara me ligj. “Të dhënat e paraqitura në studime të ndryshme nga studiues të fushës, të dhënat e Raporteve të Mjedisit dhe të Drejtorisë së Pyjeve dhe Biodiversitetit për një periudhë rreth 10 vjecare, paraqesin një gjendje në rënie të shumë popullatave të llojeve të faunës së egër: - për

Të dhënat e ministrisë Faktorët që kanë sjellë shkatërrimin e faunës së egër në vitet e fundit - Rritje e shpejte e numrit te armeve te gjahut ne duart e popullates per nje periudhe te shkurter, numri i te cileve sot arrin ne rreth 75 mije arme, shto dhe armet luftarake te ngelura ne duar te polpullates pas vitit 1997, kur para viteve ‘90 ka pasur vetem 12 mije. - Gjuetia e pakontrolluar - ne federatat dhe shoqatat e gjuetareve jane te anetaresuar rreth 17. Këto vitet e fundit rreth 5 mije gjuetare ne vit jane te pajisur me leje gjuetie. Sot sipas statistikave qe kemi nga Ministria e Brendeshme rezulton se jane mbi 75 mije arme gjahu te autorizuara nga organet e rendit. Si rezultat rreth 50 mije gjuetare veprojne ne kundershtim me ligjet dhe rregullat. - Futja ne menyre klandestine e nje numri te konsiderueshem te gjuetareve te huaj, duke perdorur te gjitha format dhe mjetet qe shkaktojne demtim ne mase te faunes se egër - Ekzekutimi ne shkalle te ulet i gjobave te vena per gjueti te paligjshme. - Përdorimi i mjeteve shfarosëse në masë të ndaluara me ligj (drita, imitues, ndjellës etj.) 3 llojet vendase objekt gjuetie (lepur i egër, dhelpër, thëllëzë mali) një rënie në një masë prej 30% deri mbi 50% dhe, po kështu - një rënie të ndjeshme edhe të popullatave të llojeve të mbrojtura. Ajo që duhet thënë është se ndonëse kuadri ligjor ndër vite është përmirësuar dhe është forcuar e drejta për të mbrojtur e ruajtur jetën e eger, shifrat pasqyrojnë një gjendje e cila duhet në mënyrë urgjente të rikuperohet nëpërmjet një moratoriumi të gjuetisë”, bën të ditur ministria e Mjedisit, duke shtuar se realizimi i moratoriumit do të sjellë përfitime të rëndësishme në mjedis, si dhe do të ndikojë në shtimine popullatave të çdo lloji të faunës së egër.

> Nga protesta e shoqërisë civile

Devijimi i lumit Radika

Protesta në Tiranë e Dibër, kërkesa për qeveritë: Vendimi me referendum lokal Thirrjet e protestuesve: Qeveria dhe parlamenti të reagojnë ndaj veprimeve të qeverisë maqedonase Protesta kundër devijimit të lumit Radika dhe Vjosa merr përmasa të mëdha, ku ditën e djeshme Aleanca Aleanca kundër Devijimit të Lumenjve Radika dhe Vjosa e mbështetur nga organizata të tjera joqeveritare për mbrojtjen e mjedisit, mbajti një tubim në Tiranë para piramidës. Qindra qytetarë, dibranë e jo vetëm, i kërkuan qeverisë shqiptare që të kundërshtojë projektet e qeverive greke dhe maqedonase në këtë fushë, sepse sipas tyre ato janë në dëm të Shqipërisë. Protestuesit kwrkuan që projekti i qeverisë maqedonasë, i cili po parashikon ndërtimin e një hidrocentrali në “Fushën e Lukovës” të mos bëhet, pasi sipas tyre do të sillte dëme të mëdha për zonën, por edhe për Shqipërinë. Në kuadër të një zgjidhjeje për këtë çështje, për të cilën qeveria shqiptare ende nuk është shprehur, protestuesit propozuan idenë e zhvillimit të një referendumi lokal për këtë çështje. “Shqiptarët të dëgjojnë njëri-tjetrin më shumë se sa të huajt. Kjo nuk është lëvizje kundër akujt, por lëvizje për tu bashkuar së bashku. Të bëhet referendum lokal, të vendosin qytetarët e Dibrës”, u shprehën ata. Protesta Në protestën e zhvilluar dje në Tiranë, protestuesit kërkuan që qeveria shqiptare të mos heshtë ndaj projekteve që dëmtojnë njerëzit dhe natyrën në zonat ku banojnë shqiptarë, dhe që pakësojnë ujërat në hidrocentralet e

Shqipërisë. Protestuesit theksuan se,: “ autoritetet shqiptare ende nuk janë shprehur publikisht mbi këtë cështje dhe po mbajnë një heshtje të plotë. Qytetarët ende nuk kanë informacion mbi reagimin shtetëror të Shqipërisë ndaj këtyre projekteve të qeverive greke dhe maqedonase”. Pjesw e protestws ishin edhe përfaqësues të artit e kulturës në vend, të cilët nënvizuan rëndësinë e kundërshtimit të projektit të qeverisë maqedonase. Poeti Agim Doçi tha se të gjithë shqiptarët duhet të protestojnë ndaj këtij projekti. Në këtë protestë nuk kanë munguar edhe politikanët, ku deputetja e PD-së Mesila Doda ka bërë të ditur në rrejtin social “facebook” qëndrimin lidhur me këtë çështje. “Qeveria shqiptare

Protestuesit kërkuan nga qeveria dhe parlamenti shqiptar të mbajë qëndrim ndaj veprimeve të qeverisë maqedonase

duhet të bejë transparencë për gjithë vendimet e marra dhe marrëveshjet e nënshkruara. Dibër Në të njëjtën kohë me protestat në kryeqytet, tubime të qytetarëve kundër projektit të Maqedonisë, janë mbajtur dje edhe në Dibër, ku qindra banorë kanë kërkuar anullimin e projektit të ndërtimit të Hidrocentralit në fushën e Lukovës dhe për devijimin e lumit Radika. Të bashkuar për të disatën herë në protestë, banorët paralajmëruan përshkallëzim të protestave në ditët në vijim, në rast se kërkesa e tyre nuk merret parasysh. Prej disa kohësh, çështja e devijimit të lumit Radika në kuadër të projektit të qeverisë maqedonase për ndërtimin e hidrocentralit të Fushë Lukovës ka ngritur një valë të re protestash në vend. Protestat u nxitën pas deklaratës më të fundit të zëdhënësit të qeverisë Maqedonase, i cili u shpreh se pavarësisht reagimeve, Maqedonia është e vendosur t’i shkojë deri në fund projektit. Ndërkohë protestuesit kanë bërë të ditur se nuk do të pranojnë lëshimin e asnjë m 3 uji të lumit, duke bërë të ditur nga ana tjetër edhe antë negative të projektit të qeverisë maqedonase. “Lumi Radika sjell 20 metër kub ujë në sekondë dhe nëse devijohet rrjedha e tij drejt hidrocentralit në Fushën e Lukovës në Mavrovë, atëherë ai i bashkohet Vardarit dhe derdhet në detin Egje, duke e lënë Dibrën e Madhe pa lumë”.


E hënë, 20 janar 2014

5

Politikë

Kuvendi mblidhet të hënë në seancë plenare

Ambasadori grek dhe ai i BE-së raportojnë sot tek Komisioni i Integrimit Ambasadori i grek dhe ai i BE-së raportojnë sot në Komisionin e Integrimit Europian

Axhenda e Kuvendit

Florenc Drizari Kuvendi i Shqipërisë pritet që pasditen e së hënës të mblidhet në seancë plenare, duke shënuar edhe hapjen e legjislaturën e tetë. Pas një periudhe pushimi trijavorë që përkon me ndërrimin e viteve, komisionet parlamentare pritet që paraditen e së hënës të fillojnë nga puna me shqyrtimin e disa projektligjeve. Dy komisionet e para që celin këtë sesion janë ai i veprimtarisë prodhuese dhe Komisioni i Integrimit Europian. Në komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin në rend të ditës është shqyrtimi i projektligjit “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”. Ndërsa në komisionin e Integrimit, pritet të zhvillohet edhe një takim me Ambasadorin e Greqisë në Shqipëri, Leonidas Rokanas si përfaqësues i Presidencës së radhës së Bashkimit Europian, e cila mbahet për këtë gjashtëmu-

17: 00

është ora kur Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në seancë plenare

jor të parë të vitit. Rokanas do të shoqërohet edhe me Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqiperi, Ettore Sequi. Referuar qëndrimeve të mëparshme të krerëve të qeverisë greke në raport me proceset integrues në të cilën ndodhet Shqipëria, në këtë seancë pritet që vendit tonë t’i rikonfirmohet edhe një herë mbështetja e presidencës së radhës

Ora 11.30 Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin Në rend të ditës: - Hartimi i planit dy javor të punës së komisionit. - Shqyrtimi i projektligjit “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”.

Seanca parlamentare

në BE që mbahet nga Greqia, ndërkohë që mes dy vendeve mbeten një sërë çështjesh të hapura për t’u diskutuar. Ndër këto çështje janë ato të toponimimeve me emigrantët shqiptar në kufi si dhe ajo e zgjidhjes së kufijve detar. Përsa i përket komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, pritet që seanca të shoqërohet me debate dhe kjo për faktin se deputetët e Kuvendit të Shqipërisë në seancat e kaluara, kanë mbajtur qëndrime të ndryshme përsa i përket vendimit të qeverisë për moratorium lidhur me gjuetinë dhe armët e gjahut në vendin tonë. Referuar vendimit të qeverisë, qëndrime të ndryshme kanë mbajtur edhe shoqatat e gjahtarëve. Përtej axhendës së ditës së parë të punimeve të Kuvendit, çështjet që pritet të ndezin debatet në politikën shqiptare janë ndërmarrja e reformës administrativo-territoriale nga qeveria si dhe reforma në

Z. Rokanas do të shoqërohet edhe me Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqiperi, Z. Ettore Sequi

drejtësi. Lidhur me reformën administrative për territorin, kreu i Kuvendit Ilir Meta ka folur për një proces ku do të jenë të përfshirë të gjitha palët, përfshi këtu edhe opozitën, ndërkohë që përfaqësuesit demokratë, kanë shprehur publikisht mosbesimin e tyre tek nisma e qeverisë, duke vënë theksin tek mosmbajtja e marrëveshjeve. Nga ana e tij, kreu i Kuvendit gjatë një takimi që zhvilloi pak ditë më parë me rastin e hapjes së sesionit të ri parlamentar, ftoi në një takim krerët e institucioneve të pavarura në vend, duke garantuar rritjen e përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies para ligjit dhe publikut. Ndërkaq, në seancën e parë plenare për këtë vit që do të mbahet në orën 17:00 të ditës së hënë, pritet që të diskutohen edhe çështje që kanë të bëjnë me aktualitetin politik. Një ndër kotë çështje është edhe protesta e zhvilluar dje në Tiranë dhe

Ora 12.00 Komisioni për Integrimin Europian Në rend të ditës: - Takim me Ambasadorin e Greqisë në Shqipëri, Z. Leonidas Rokanas si përfaqësues i Presidencës së rradhës së Bashkimit Europian, e cila mbahet për këtë gjashtëmujor të parë të vitit. Z. Rokanas do të shoqërohet edhe me Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqiperi, Z. Ettore Sequi. • Miratimi i procesverbalit te mbledhjes së fundit. • Miratimi i kalendarit të punimeve të komisionit për periudhën 20 janar – 6 shkurt 2014 • Shqyrtimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë”.

Dibër për devijimin e lumit Radika nga pala maqedonase, e cila pretendon të ngrejë HEC në fushën e Lukovës, në afërsi me kufirin shqiptar.

Kreu i Kuvendit

Meta: Jam i gatshëm të gjykohen për mëkatin ndaj Berishës, s’heq dorë Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, theksoi se do të vijojë të shkelë rregulloren e Kuvendit për fjalën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë një intervistë të dhënë për revistën “Java”, Pyetjen se a e konsideroni normale shkeljen e rregullores me mundësinë e pakufizuar që i jepni ish-kryeministrit për të folur, Meta iu përgjigj se do të vazhdojë ta bëjë edhe në të ard-

hmen dhe se kjo vlen edhe për Kuvendin. “Çfarë ndodh në Kuvend? Ish-kryeministri i vendit dhe ishkryetari i opozitës, por ende kryetari real e shpirtëror i opozitës flet pothuaj sa herë kërkon fjalën. Çfarë të keqe ka këtu? Vetëm nëse pranojmë si të drejtë traditën e keqe të së shkuarës kur opozitës i mbyllej goja deri dhe me përdhunë. Fjala e pathënë të ve në presion. Edhe atë

që nuk arrin ta thotë, edhe ata që nuk arrijnë ta dëgjojnë. Në filozofinë time presioni i tillë është i dëmshëm. Përjashtimi për zotin Berisha vjen dhe vlen për Kuvendin: sot ka hapësira të pafundme për fjalën, edhe atëherë kur ajo nuk është ajo që do të duhej. Po të konsiderohet mëkat një gjë e tillë, unë jam i gatshëm të gjykohem për këtë mëkat, por jo të heq dorë prej tij. Dhe e

Ilir Meta

fundit, është zgjedhja ime e pandryshueshme: pranoj më mirë të më akuzojnë për tolerancë sesa të shfaq arrogancë!”,- ka thënë kreu i Kuvndit, Ilir Meta. Në intervistën e tij, Kryetari i Kuvendit, flet për sfidat kryesore që pritet të përballet pushteti legjislativ në vitin 2014, duke theksuar si prioritet reformën administrativo-territoriale dhe atë në drejtësi.


6

E hënë, 20 janar 2014

Kronikë Bulqizë Konflikti për pronën, godet me sopatë në kokë kushëririn

Një konflikt për pronësinë e një toke ka çuar në një përplasje mes dy kushërinjve, e cila ka degjeneruar në goditje me sopatë të njërit prej tyre. Madje, ky konflikt dhe pasojat që solli dje në njërën nga familjet Jashari, rrezikon të fusë në gjak dy familje brenda fisit në Ostren të Bulqizës. Pas ngjarjes, plagosjes me sopatë në kokë të të shoqit, bashkëshortja e Artan Jasharit kërcënon se kjo çështje nuk do të ngelet me kaq ndërkohë që

i bën apel policisë të marrë masa ose në të kundërt do të venë vetë drejtësi. Ajo tregon se burri i saj është njeri i qetë dhe gjithçka ka nisur nga kushëriri i tij 45-vjeçar Servet Jashari, i cili është arrestuar mesditën e djeshme nga policia. Edhe të afërm të plagosurit shprehen se autori Servet Jashari njihet si një person problematik ndërkohë që nuk është marrë asnjë masë në lidhje me këtë. Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin

Foto ilustruese

Ostren të Bulqizës ku 45-vjeçari Servet Jashari ka qëlluar me sopatë kushëririn e tij Artan Jashari 26 vjeç pas një grindje me këtë të fundit për tokën. Menjëherë 26-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital por sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë pasi ka marrë goditje në kokë. Mësohet se autori është larguar menjëherë nga vendngjarja por policia bërë të mundur arrestimin e tij disa orë më pas.

Në Gjirokastër

Kapen me armë dhe drogë, prangosen 2 persona Policia: Operacioni i koduar “Pilotët”, droga e blerë në Lazarat. Drogë dhe armë edhe në banesën e njërit prej të rinjve Sonja Caka

Shkodër

Operacionet antidrogë në jug të vendit vazhdojnë, pasi edhe tentativat për të transportuar brenda vendit dhe jashtë tij janë të mëdha. Kështu, gjatë një operacioni të finalizuar dje nga strukturat e antidrogës së Gjirokastrës, u bë e mundur të sekuestrohen 275 kg drogë dhe 2 armë zjarri, ndërsa u vunë në pranga dy të rinj nga një fshat i Tepelenës. Sipas burimeve policore, droga sapo ishte blerë në Lazarat, ndërsa po transportohej drejt Tepelenës nga dy të rinjtë, Robert e Behar Islami. Ndërkohë që, pas arrestimit të tyre, policia ushtroi kontroll edhe në banesat përkatëse dhe në njërën prej tyre në fshatin Dukaj u gjetën të fshehura dy armët e zjarrit dhe 25 kg kanabis, e futur nëpër qese. Dy të arrestuarit Islami u shoqëruan për në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës dhe ndaj tyre u ngrit akuza e “prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike”, si dhe “prodhim dhe mbajtje e armëve luftarake”.

199

pako në formë cilindrike me peshë të ndryshme u gjetën ne makinën e të arrestuarve

Operacioni Operacioni antidrogë i koduar “Pilotet” është finalizuar dje në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Gjirokastër-Uji i Ftohtë. Mbi bazën e informacioneve të marra më parë në rrugë operative se një automjet xhip me targa të huaja po transportonte një sasi të madhe lënde narkotike nga Lazarati në drejtim te Tepelenës, strukturat e antidrogës kanë bërë të mundur që në aksin rrugor Gjirokastër- Uji i Ftohtë

Kapen 10 kg drogë, poseduesi i shpëton policisë

Droga e sekuestruar

të evidentojnë automjetin e dyshuar, i cili po lëvizte me shpejtësi të madhe në drejtim të Tepelenës. Menjëherë janë vënë në ndjekje ë tij dhe kanë njoftuar dhe postbllokun e policisë në Ujin e Ftohtë, me qëllim bllokimin e automjetit. Sipas burimeve zyrtare policore, drejtuesi i automjetit kur ka parë që po e ndiqte policia, ka shtuar akoma më shumë shpejtësinë dhe nuk i është përgjigjur thirrjes për të ndaluar në postbllokun e policisë, por me shpejtësi të madhe ka çarë postbllokun duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi. Në afërsi të Urës së Leklit, drejtuesi i automjetit së bashku me një shtetas tjetër kanë braktisur automjetin dhe janë futur në shtratin e lumit Drino. Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve kanë vijuar ndjekjen e tyre dhe pas gjysëm ore është bërë edhe kapja dhe arrestimi i tyre. Në pranga kanë rënë 30-vjeçarët Behar dhe Robert Islami nga fshati Dukaj i rrethit Tepelenë.

Drejtuesi i automjetit, kur ka parë që po e ndiqte policia, ka shtuar akoma më shumë shpejtësinë dhe nuk i është përgjigjur thirrjes për të ndaluar por me shpejtësi të madhe ka çarë postbllokun

Armët e sekuestruara

Sekuestrimi Pas arrestimit të dy poseduesve të drogës, grupi hetimor në vendngjarje ka konstatuar se në bagazhin e automjetit dhe në sediljet e pasme kishte 199 pako në formë cilindrike me peshë të ndryshme , gjithësej rreth 250 kilogramë Marijuanë. Nga vazhdimi i operacionit antidrogë, në bashkëpunim edhe me komisariatin e policisë Tepelenë, rezultoi se në fshatin Dukaj, në banesën e shtetasit Behar Islami, u gjetën në një depo dy armë zjarri dhe 5 thasë plasmasi të mbushur me lënë narkotike në formë e boçes, të fshehura në bidona plastikë, gjithësej rreth 25 kilogramë marijuanë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi i dy shtetasve Islami, të cilët janë kushërinj me njëri - tjetrin, si dhe është bërë sekuestrimi i lëndës narkotike, armëve të zjarrit dhe automjetit në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Prodhim dhe mbajtje të armëve e municioneve luftarake”.

Një sasi prej 10 kilogramësh kanabis sattiva është sekuestruar në malin e Hotit në kufirin jeshil me Malin e Zi. Policia e Shkodrës ka bërë të ditur se mëngjesin e djeshëm, rreth orës 05:30, në një zonë të pyllëzuar është parë një person me një thes në shpinë i cili po tentonte të kalonte kufirin në mënyrë ilegale. Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të personit, por ky i fundit i ka pikasur uniformat blu. Menjëherë ka lëshuar thesin në tokë dhe është zhdukur në pyll duke përfituar edhe nga errësira. Në kontrollin e bërë, në thes janë gjetur 10 pako me kanabis sativa me peshë prej 10 kilogramësh. Sipas policisë, janë duke u bërë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të këtij trafiku.

Sipas policisë, janë duke u bërë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të këtij trafiku


E hënë, 20 janar 2014

7

Kronikë

Operacioni

Krimi kibernetik, arrestohet hakeri 18-vjeçar i AHG-së Policia: I riu dhe miqtë e tij akuzohen për sulme kibernetike në Shqipëri, Greqi dhe Serbi. Katër të tjerët u arrestuan më 4 tetor të vitit të kaluar Sonja Caka

Të arrestuarit

Sulmet në faqet e institucioneve të ndryshme në vend, një prej të cilave edhe ajo e Ministrisë së Drejtësisë, intensifikoi hetimet dhe çoi në arrestimin e njërit prej hakersave të grupit Albanian Hacker Group. Dy netë më parë, policia e Tiranës ka vënë në pranga 18-vjeçarin Florjan Hoxhaj, i akuzuar se në bashkëpunim me miqtë e tij ka kryer dhjetëra sulme kibernetike në Shqipëri, Greqi e Serbi. Policia e kryeqytetit ka bërë të ditur se dje se ka vënë në pranga Florjan Hoxhajn, 18 vjeç, për të cilin gjykata e kishte vendosur në mungesë masën e “arrestit me burg”. Po sipas policisë, 18-vjeçari Hoxhaj, sipas hetimeve të kryera, ka rezultuar se është anëtari i 5-të i Albanin Hacker Group, nën pseudonimin Neteorm. Tre pjestarët e tjerë të hackerave janë arrestuar më 4 tetor të vitit të shkuar nga policia, ndërsa arrestimi i Hoxhajt është finalizuar dy netë më parë përmes operacionit të koduar “AHG”. Hetimi Nga hetimet disa mujore dyshohet se anëtarët e grupit “Albania Hacker Group” kanë kryer sulmin kibernetik të një numri të konsiderueshëm të faqeve të ministrive, shkollave, portaleve apo web të tjera të shtetit serb dhe grek. Por jo vetëm, sulmit të këtyre haker-

• Florjan Hoxhaj nga Vlora • Arif Kasa nga Elbasani • Enea Xhanin nga Tirana • Aldo Ymeraj nga Fieri • Jurgen Masati nga Gramshi

Faqe e hakeruar nga AVG

save nuk u kanë shpëtuar as websitet e institucioneve shqiptare. Dyshohet se, pas sigurimit të kartave të kreditit, dhe marrjes së të dhënave, përvetësonin duke ndërhyrë në serverat e subjekteve tregtare që kryejnë shërbimin e blerjes nëpërmjet internetit. Po ashtu dyshohet, se anëtarët e këtij grupi kanë bërë edhe sulmin e serverave të disa grupeve mediatike (Top-Channel, Digitalb, ABCNews etj). “Aktualisht, strukturat për Krimet Kibernetike të Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të anëtareve të tjerë të këtij grupi kriminal”, thuhet në njoft-

Dyshohet se, pas sigurimit të kartave të kreditit, dhe marrjes së të dhënave, përvetësonin duke... ...ndërhyrë në serverat e subjekteve tregtare që kryejnë shërbimin e blerjes nëpërmjet internetit...

imin e Policisë së Tiranës. Arrestimi Vetëm pak ditë pas sulmeve kibernetike ndaj web-faqes së Ministrisë së Drejtësisë, noterëve të Shqipërisë, si dhe në portalet e mediave shqiptare, greke e serbe, policia arrestoi hakersin Florjan Hoxhaj. Sipas policisë, 18-vjeçari nga Vlora është pjesë e rrjetit të hakersave të njohur si “Albania Hacker Group”, nën pseudonimin Neteorm. Ishte prokuroria e Tiranës, e cila në shtator të 2012 regjistroj procedimin penal ndaj anëtarëve të grupit “Albanian Hackers Group” të njohur me shkurtesën “AHG”, duke nisur hetimet për kryerjen e veprave penale si “Hyr-

ja e pa autorizuar kompjuterike” si dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”. Pas hetimeve disa mujore, ku prokuroria ka angazhuar një grup ekspertësh të IT-së për identifikimin e anëtarëve të këtij rrjeti, si dhe zbardhjen e të dhënave të tyre personale, u bë i mundur të identifikohet vendndodhja e 18-vjeçarit vlonjat Florjan Hoxhaj, i cili u arrestua në një qendër internet në Vlorë. Ndërkohë në tetor të vitit të kaluar, policia ka arrestuar edhe 4 të dyshuarit e këtij rrjeti, Arif Kasa nga Elbasani, Enea Xhanin nga Tirana dhe Aldo Ymeraj nga Fieri, si dhe Jurgen Masatin nga Gramshi. Akuza Për të, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka filluar procedimin penal në vitin 2012, për veprat penale “Hyrja e pa autorizuar kompjuterike neni 192/b”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, neni 293/ b, të Kodit Penal, vepra penale te kryera nga anëtarët e grupit “Albanian Hackers Group AHG”.

Itali

Tiranë

Vjedhja e vilave dhe automjeteve, prangoset Altin Vojka

I vodhën një Iphone 14-vjeçarit, pranga 4 adoleshentëve

Arrestohet në Itali një shqiptar i kërkuar nga gjysma e policive të Europës. Mëngjesin e sotëm karabinierët e Napolit kanë arrestuar Altin Vojkën, 37 vjeç, nga Shqipëria, pasi ishte denoncuar nga pronari i një vile për vjedhje në banesën e tij. Sipas policisë, në kërkim janë edhe dy bashkëpunëtorët e Vojkës, të cilët nuk janë identifikuar ende. Pas arrestimit të tij, policia ka zbuluar se, Vojka përdorte katër identitete të ndryshme për shkak se ishte i përfshirë në shumë aktivitete kriminale në vende të ndryshme të Europës. Por aktiviteti i 37-vjeçarit është zbuluar pasi

Katër adoleshentë janë vënë në pranga nga strukturat policore të komisariatit nr.2 pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vjedhur telefonit tip Iphone një 14-vjeçari. Policia e Tiranës bën me dije se janë arrestuar në flagrancë adoleshentët me inicialet K.Sh, 16 vjeç; E.B, 15 vjeç; Xh.B, 16 vjeç; si dhe K.U, 17 vjeç, të gjithë lindur dhe banuesa në Tiranë. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë sepse në rrugën “Nikolla Tupe”, dyshohet se në bashkëpunim me njeri-tjetrin në datë 18.01.2014, ora 20.30’, i kanë vjedhur me dhunë telefonin e markës i-Phone 4S, shtetasit E.T, 14 vjeç. Materialet

Materialet e përdorura për grabitje

janë marrë shenjat e gishtërinjve. Ai ishte i kërkuar nga gjysma e vendeve të Europës, e në fakt ishte vënë nën hetimet dy vite më parë në Bolonja, por ja kishte të shpëtonte duke ndërruar identitet. Ndaj Vojkës mësohet se rëndojnë akuza të ndryshme, si trafik droge, trafik femrash për qëllim prostitucioni, vjedhje, organizatë kriminale dhe trafik klandestinësh. Ndërkaq në datën 4 janar 2014 bashkë me dy bashkëpunëtorë kishin vjedhur në Romë një makinë BMË M3, në pronësi të një bizesmeneje. Makina e vjedhur iu kthyer pronarit.

Foto ilustruese

proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzim krimi”.


8

E hënë, 20 janar 2014

Kronikë Durrës Thyhet dhe vidhet zyra e PD-së në Manëz, merren sende dhe dokumente

Vidhet e dëmtohet zyra e Partisë Demokratike në Manëz të Durrësit. Ka qenë kryetari i PD-së së Manzës, Bedri Luku ai i cili ka denoncuar në polici dhunimin e zyrave të kësaj force policie. Sipas tij, janë thyer dyer dhe dritaret, ndërsa janë marrë sende e dokumente që ndodheshin në zyra. Nga të dhënat e policisë, mësohet se është vjedhur një frigorifer si dhe disa sende kancelarie. Dyshohet se, dhunimi i zyrave ka ndodhur dy netë më parë por që është evidentuar vetëm

ditën e djeshme. Ndërkaq një pjesë e kësaj godine është djegur. Policia ka vajtur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Policia e Durrësit ka reaguar dje, pas denoncimit për vjedhje në selinë e PD-së në Manëz. “Paraditen e sotme, ora 11.00 kemi marrë njoftim mbi vjedhjen e zyrës së subjektit Partia Demokratike në fshatin Manëz Durrës. Në vendngjarje kanë shkuar dhe po ndjekin veprimet shërbime të Komisariatit të Policisë Shijak. Nga verifikimet e para rezultoi se depër-

Zyrat e PD në Mazes

timi në ambientet e kësaj zyre është bërë nëpërmjet një hapësire të krijuar në murin e pasëm të ndërtesës.

Krahas përvetësimit të disa orendive të zyrës si frigorifer, një fotokopje, një printer, një kompjuter dhe rreth 20 copë karrike, brenda ambienteve të zyrës u konstatuan edhe katër vatra zjarri (të cilat nuk kanë shkaktuar djegie të mëtejshme të ambientit). Grupi Hetimor i krijuar po vijon veprimet e para në funksion të grumbullimit të provave e fakteve në vendin e ngjarjes. Njëkohësisht po hetohet lidhur me identifikimin e autorëve të kësaj vjedhje”, reagon Policia e Durrësit.

4 ditë pas ngjarjes

Vrasja e 19-vjeçarit në Kamëz, arrestohet autori Maliq Mema Policia: Shkaku i vrasjes për një lavatriçe, autori pretendonte se nuk ia kishin rregulluar mirë Ngjarja Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Kamëz, ku i riu është grindur me 41-vjeçarin Maliq Mema, nga Kukësi, për motive banale. Sipas policisë, 19-vjeçari bashkë me të atin kishin hapur një biznes privat ku rregullonin mjetet shtëpiake. Para disa ditësh, i riu kishte rregulluar lavatriçen e Memës, i cili kishte mbetur i pakënaqur nga puna e viktimës. Ky ka qenë motivi i sherrit, i cili më pas ka degraduar deri në përdorimin e mjeteve të forta. Në sherr e sipër me Kotarjan, 41-vjeçari ka plagosur me një mjet prerës të riun, i cili ka ndërruar jetë dy ditë më parë. Partia Demokratike akuzoi dy ditë më parë Policinë e Shtetit për fshehjen e krimit, ndërsa Ministria e Brendshme hodhi poshtë akuzat, duke siguruar transparencë përballë qytetarëve.

Tiranë Vrau një të ri për një lavatriçe të parregulluar mirë, prangoset nga policia Maliq Mema. Policia e kryeqytetit ka njoftuar dje arrestimin e 41-vjeçarit Mema, i akuzuar për vrasjen e 19-vjeçarit Imer Kotarja, pak ditë më parë në Kamëz. I riu i plagosur katër ditë më parë në zonën e Kamzës, i riu humbi jetën dy ditë më parë në Spitalin Ushtarak, pasi nuk ka mundur që t’u rezistojë dot plagëve me mjete të mprehta të marra në trup. Sipas policisë së Tiranës, dje është kryer arrestimi i shtetasit Maliq Mema, 41 vjeç, autor i dyshuar i “plagosjes së rëndë me dashje” dhe me pasojë vdekjen e shtetasit Imer.K, 19 vjeç. Po sipas të njëjtave burime policore, autori Maliq Mema, pas një konflikti të çastit ka goditur me një mjet prerës, shtetasin Imer Kotarja, 19 vjeç, i cili humbi jetën paraditen e dy ditëve më parë

I riu kishte rregulluar lavatriçen e Memës, i cili kishte mbetur i pakënaqur nga puna e viktimës

në spital. Pas ngjarjes, shtetasi Maliq Mema, ishte shpallur në kërkim policor ndërsa mëngjesin e djeshëm u bë i mundur arrestimi i tij, për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me pasojë vdekjen”. Materialet proceduriale ju referua Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme.

Foto ilustruese

Tiranë

Tiranë

Dyndje padish për largim nga puna në Gjykatën Administrative

Dhunë gruas me mbrojtje nga gjykata, arrestohet 53-vjeçari

Largimet e padrejta nga puna janë paditë që kanë “pushtuar” Gjykatën Administrative. Janë afro 1 500 padi që pritet që shqyrtohen në këtë gjykatë, ndërsa bëhet me dije se paditësit janë nga institucione të ndryshme, ndërsa vendin e parë e zënë efektivët e policisë të larguar nga Policia e Shtetit apo zyrtarët e larguar nga Ministria e Brendshme. Ata kërkojnë nga gjykata të drejtën për rikthim në punë dhe përfitimin e pagave të një viti, si dhe dëmin e shkaktuar prej largimit nga puna. Ndërkohë që paditë e tjera u referohen problemeve të ndryshme që individët kanë

Foto ilustruese

me biznesin, ndërsa nuk janë të pakta edhe ato që kundërshtojnë gjobat e vendosura nga efektivët e rrugores. Gjykatat Administrative janë kompetente për mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënlig-

jore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik. Krijimi i kësaj gjykate solli një risi në kuadër të gjykimit të mosmarrëveshjeve administrative, lidhur me detyrimin e organeve publike për të paraqitur provat, që kanë mundësuar nxjerrjen e akteve apo kryerjen e veprimeve administrative, që më pas kanë sjellë cënimin e të drejtave të ligjshme të personave. Gjykata Administrative gjykon mbi aktet shkresore dhe mosparaqitja e palëve nuk përbën shkak për pushimin e gjykimit.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 53-vjeçar, i akuzuar për dhunim të gruas me mbrojtje nga gjykata. Sipas burimeve policore, dy ditë më parë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Kajo Qazimllari, 53 vjeç, banues ne Shkozë, Tiranë. Arrestimi i tij u krye sepse rreth orës 12.00” të dy ditëve më parë, në rrugën “Shote Galica”, Shkozë, në banesën e tij dyshohet se ka shkatërruar të gjitha pajisjet e banesës, duke ushtruar dhunë ndaj

Foto ilustruese

bashkëshortes, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje. Materialet hetimore nga 53-vjeçarit do t’i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkatërrim të pronës”.


E hënë, 20 janar 2014

Sociale

Ish-ushtarakët, ISSH publikon listën me 155 përfituesit e rinj Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar dje listën e fundit me emrat e 155 ish- ushtarakëve që përfitojnë pension suplementar, të parakohshëm dhe pleqërie. Pas plotësimit të dosjes dhe shqyr-

timit të dokumentacionit, ISSHja ka bërë të ditur se shumë shpejt këta përfitues do të mund të tërheqin pagesën pranë qendrave të shpërndarjes së pensioneve. Lista me emrat e ish-ushtarakëve u

Nr.

Mbiemer Shullani Azisllari Kardhashi Zybeshari Uruci Hoxha Gjoshi Kraja Zajmi Meta Hila Duka Ngjelina Topalli Voda Neli Gjuzi Xhani Cuka Sulaj Thomai Doda Degjoni Cuku Trumci Avdi Gega Kashuri Bregu Lufi Lazi Lulaj Babaj Seitaj Ibro Nuredini Poda Dervishaj Dushkaj Bejleri Grabocka Murataj Xhambazi Memoci Azisllari Germeni Pajtoni Kadria Frroku Rakipaj Xhauri Bejtja Durbaku Gjuzi Vaka Vaka Hysi Bajrami Beqiraj Hamzaj Qordja Taga Shehi Doraku Topciu Duka Nenaj Cenga Peraj Note Naci Vushka Demiri Gega Cekani Zoga Sinanaj

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77

Emer Adem Adriatik Aferdita Agim Agim Agron Agron Ahmet Ali Alush Andrea Apostol Arben Arif Artur Asllan Asllan Bardhyl Bashkim Bashkim Bashkim Bektash Beqir Bide Bilal Birbil Bujar Cane Dallandyshe Dede Dhimitraq Drita Dylaver Edmond Eleni Enver Enver Ermira Ethem Fatos Ferdinand Festim Feta Fiqiri Fluturak Fluturak Gani Gani Gjok Guri Haki Hamid Hariz Hasan Haxhi Haxhi Hekuran Hekuran Hiqmet Hodo Hysen Hysen Hysni Ibrahim Ilirjan Isak Ismail Ismail Isuf Janaq Jani Jonuz Jorgaq Kadri Kristaq Kristo Kujtim

Atesia Bajram Njazi Shefqet Ali Selim Kadri Ramazan Eljaz Sulejman Asllan Themi Pilo Jashar Haxhi Hazis Selim Shaqir Taip Ferik Novruz Sabri Ali Bajram Hasan Hajrulla Mete Nevruz Haxhi Selim Nikoll Lazi Ndreko Xheladin Detem Musa Agron Sefedin Ylli Meto Dilaver Naum Reuf Kurshit Ramazan Hazis Njazi Hajdar Sulejman Preng Xhevit Adem Osman Mehmet Hysen Ismail Ismail Riza Shahin Ago Veliko Isuf Sulejman Riza Asllan Dilaver Maliq Qemal Selman Alush Misto Kosta Qemal Sotir Muharrem Gjoka Stefan Gani

Lloji perfitimit Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Familjar P.Parakohshem Suplementar Invaliditeti P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem Suplementar Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Familjar Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Familjar P.Parakohshem P.Parakohshem Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem/S.pleqeri P.Parakohshem Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Familjar P.Parakohshem P.Parakohshem Suplementar Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Familjar P.Parakohshem

janë lidhur përfitimet. Nga dosjet e shqyrtuara nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, përfitimet e pensioneve janë të dy llojeve të parakohshme dhe pension suplementar pleqërie. Rajoni Shkoder Korca Tirana Tirana Tirana Tirana Tirana Shkoder Tirana Durresi Tirana Tirana Tirana Tirana Tirana Tirana Durresi Tirana Tirana Tirana Tirana Durresi Durresi Tirana Tirana Tirana Tirana Tirana Tirana Shkoder Tirana Durresi Durresi Korca Durresi Tirana Korca Tirana Durresi Tirana Tirana Tirana Korca Tirana Tirana Tirana Durresi Tirana Tirana Tirana Tirana Durresi Tirana Durresi Tirana Tirana Tirana Tirana Tirana Tirana Tirana Durresi Tirana Tirana Tirana Tirana Tirana Durresi Shkoder Tirana Tirana Tirana Korca Tirana Tirana Tirana Tirana

78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 108 109 110 111 112 113 114 115 116 117 118 119 120 121 122 123 124 125 126 127 128 129 130 131 132 133 134 135 136 137 138 139 140 141 142 143 144 145 146 147 148 149 150 151 152 153 154 155

Kujtim Kujtim Kujtim Latif Lek Lirim Llazo Luan Lumturie Mahmet Maksim Mark Metush Mihal Mikail Mikel Misto Mitraq Muharrem Muharrem Musa Mustafa Nas Ndrek Neim Nesti Nexhip Niko Nikolla Nikolla Nizami Osman Pellumb Pelqim Petrit Petrit Pilo Piro Qamil Qerim Qerim Ramazan Rami Ramiz Ramiz Refit Rexhep Rustem Ruzhdi Sadush Safet Sami Sami Sami Sazan Sefer Sherif Shkelqim Shpetim Sotiraq Subi Tele Theodhori Vasil Vasil Vjolanda Vladimir Vladimir Vladimir Vladimir Xhavit Xhelal Xhemal Xhevat Xhevdet Xhyhere Zagoll Zhaneta

Ish-ushtarakët

Malo Qamil Vesel Rustem Nikoll Avdyl Foto Adem Jonuz Mustafa Mikail Luc Brahim Thimi Thanas Tome Mandi Thanas Hamid Hazis Haziz Xhemal Kostandin Hile Batjar Selami Nevruz Dhionis Lefter Mihal Gani Mehmet Hysen Aliko Lilo Ramazan Fani Themisokli Haki Maliq Sali Bajram Faik Mal Shaban Kadri Rexhep Ismail Petrit Abaz Hasan Bajram Harif Hasan Myrto Refik Mem Hetem Mehmet Fondi Hamit Ahmet Jorgji Ligor Theodhoraq Novruz Mahmut Njazi Sejat Vasil Mehmet Maksut Embiha Sali Qazim Riza Jonuz Koco

Malaj Mataj Rroja Aga Lleshaj Cobani Suli Kurtolli Ruspi Kukli Trojani Duka Gerolli Boxhufi Dusha Marku Zoto Zografi Demerxhiu Shira Disha Gjinaj Kushi Hila Demollari Molla Allushi Zyra Lipi Trendafilo Eshi Porja Muskollari Abazaj Nuraj Lika Sota Kuko Xhani Hysa Uka Lloci Begolli Myftaraj Neziri Mucollari Molla Ceka Rustemi Hysaj Kurtaga Gjokutaj Cepi Preza Dervishi Terolli Reçaj Zotkaj Ismalaja Vako Shabani Zaimi Prifti Gogo Kuko Salataj Ajazi Sinaj Fejzo Beba Toska Kullaj Hoxha Kocia Tasha Velija Dervishi Demiri

Suplementar Pleqerie Suplementar Familjar P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Familjar P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem Suplementar Familjar P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem Suplementar Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem Suplementar Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem/S.pleqeri Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie P.Parakohshem Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem/S.pleqeri Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie Suplementar Pleqerie P.Parakohshem

Tirana Shkoder Durresi Tirana Tirana Tirana Durresi Tirana Tirana Durresi Korca Shkoder Tirana Durresi Tirana Shkoder Tirana Korca Durresi Tirana Tirana Tirana Durresi Shkoder Korca Tirana Tirana Tirana Korca Tirana Korca Tirana Tirana Tirana Tirana Durresi Tirana Tirana Tirana Shkoder Tirana Tirana Korca Tirana Tirana Tirana Durresi Tirana Tirana Tirana Tirana Tirana Tirana Durresi Tirana Korca Shkoder Tirana Durresi Korca Durresi Tirana Tirana Tirana Korca Tirana Tirana Tirana Tirana Tirana Tirana Korca Shkoder Tirana Durresi Shkoder Tirana Tirana

9


10

E hënë 20 janar 2014

Blog

Pusht-etërit!

Blog

Nga Elis Buba Padija mbështillet në lumninë e vet. Nuk jam shumë i ditur, jam i vockël, pa masë i vuajtur, por jo për këtë duhet t’ju vijë keq për mua. Jetoj mes katër teneqeve, dhe bota për mua është ende e rrafshët, e vendosur dhe e manovruar mbi dhe nga të tjera vlera. Jetoj në një sokak të urtë, jashtë një shtëpie, që dikur shkëlqente nga nderi. Shtëpia ime e dikurshme, e ëndërruar dhe ndërtuar nga gjyshi im fortë herët, në atë që sot quhet rruga “Naim Frashëri”. Siç thashë, e ëndërruar dhe e ndërtuar prej gjyshit tim, e shijuar nga askush pas tij. Hatri nuk më mbetet, nëse qesh, kur të mësosh se jam 80 vjeç, me një mjekër gjithë lyrë e me flokët më keq. Pasi nuk i kam të gjitha kushtet higjenike! 80, saktësisht kaq! Disa për çudi më thërrasin profesor, pasi vërdallisem si dikur, me një fletore muzike, nga ato me kapak gjysëm të kuq, të dekoruar me nga një yll, kazëm e pushkë, të vendosura një mbi një. Dikush që po pastronte në bibliotekën e Lagjes 9 më dha disa syresh. Shkruaja muzikë dhe shkruaj heshtje tani. Pasi në shtëpinë time, përball së cilës jetoj, për më saktë në rrugicën para saj, unë nuk hyj dotë. Dikush e zotëron ligjërisht atë dhe unë nuk mundem të kërkoj më as edhe një flaut në dhomën-studio ku punonte dikur im at. Madje nuk di nëse kjo dhomë ende gjendet në këtë shtëpi. I rrënuar i largohem tundimit të modelit të jetës jo edhe aq modeste që dikur bënim. Leckat e mija janë të rënda për trupin e për historinë e jetës sime. Më pëlqen të ngacmoj me gishta një shishe të lëtyrshme rakie, si kundrapeshë e mangësive të sotme në egzistencën time, që do mallëngjenin gjithë zemrat që shtiret, sipas ngesë, si kryengadhnjimtare. Më duket zgjidhja më diplomatike që mund të bëj me veten, për të mos rrjedhur edhe pse argument çarmatosës për të mbrojtur shëndetin tim mendor nuk kam. Historia e jetës sime është një kompromis mes mishit dhe kohës, ose më saktë, kalendarëve, diellit të lindjes dhe të perëndimit. Privilegjin, lejomëni ta quaj të tillë, e leximit të kësaj historie nuk do ta ketë njeri. Mjafton që dijeninë tuaj dhe kureshtjen e saj, ta fashisin disa fakte sporadike të rrjedhës së dhjetravjeçarëve. Im at, si edhe gjyshi im, kanë mbajtur një mbiemër të fortë, pas emrit të tyre. Mbiemër kryeqytetar, por pa lënë mënjanë një origjinë disi të hershme frënge. Dekada e parë e jetës sime ka qenë e vetmja e buzëqeshur, e stolisur për merak, si pjesa fëmijënore e një jete të zakonshme. Vjolina më bënte të harroja ç’do gjë tjetër që e pretendoja si të parapëlqyer. Tingulli i saj ishte mjegulla e praruar e përfytyrimit tim. Herët na u desh të qanim gjyshin dhe xhaxhallarët e tim eti. Madje mua më është dashur të qaj herët edhe për jetën e vetë tim eti. Nga qyteti im i lindjes, na shkulën me një përdhunë të pashoqe dhe të pandershme. Na shpërngulën nga kjo shtëpi, në pragun e të cilës nuk shkela për më shumë se 40 vjet. Në pjesën e brendshme të këtij të fundit ende nuk shkel dotë. Internimi e më pas burgosja ma depërtuan mishin si fitila trishtues, por vëmendshëm e hutueshëm, u mësova të bashkjetoj e të mos e përjetoj shumë skandalizimin nga një padije barbare, që më ka rrethuar e shoqëruar

Mendoj se jam asgjë më shumë se një idiot i dehur në fund të tunelit të gjatë të tiranisë. Paksa i spërkatur nga drita e mantelit të bardhë, që solli atë pak liri për shqipëtarët

gjithë jetën, në disa vrima që nuk i lezetojnë as minjve. Shpeshherë kam shijuar heshtjen shumë të dëmshme të vetëdijes. Sakaq hapat më kanë ftuar me bujari të shijoj bollëkun e thellësisë së një humnere, por guximi ka qenë po ky i sotmi edhe ateherë. As një flaut në dhomën që më ka përkitur, e ndoshta në një sistem korrekt, hyjnor, njerëzor, human, vlerash ende më përket, nuk guxoj ta kërkoj. Konfidencialitetit, kuptohemi, nuk ja kam pasur kurrë nevojën. Heshtja ka qenë kënga ime, e folura ime me perëndinë, fantazma e Tij e mjegullt, si e zbritur me parashutë nga majat e atjetejme. Shqetësimi im i palëvizur më turbullonte shpirtin si një krem i rrahur veze. Me shpirt lutesha e përlotesha të më merrte, por fantazma e Tij humbiste tok me tymin e cigars sime, të përzënë nga vrulli i ndonjë veture të shpejtë. Mendoj se jam asgjë më shumë se një idiot i dehur në fund të tunelit të gjatë të tiranisë. Paksa i spërkatur nga drita e mantelit të bardhë, që solli atë pak liri për shqipëtarët. Që edhe ata t’i kishin duart e lira, për të bërë me vendin e tyre atë që u donte, e u do zemra. Dhe ashtu u bë… Shqiptarët vendosën t’i rikthehen sërisht tunelit nga e para, paksa i spërkatur nga drita, paksa më hirëplotë e joshës. Rrëmbyeshëm kulluan prapësitë nga të katër anët e vendit dhe i shkuan hekurin e zjarrin tej e tej gjithçkaje. Asgjë nuk më mrekullon nëse ndodh në Shqiperi. Qëllimisht nuk lejoj të më mbushen brekët me atmosferën informative që përcjellin mediat. Jetoj mes dhenëve të tjerë, ndoshta pakëz më poshtë tyre. Nuk çuditem. Madje çudija do të qe fisheku më qesharak, që do të mund të zhbllokonte gjakun tim të mbetur mbrenda një hiçi me dhjam dhe alkool. Për mua kush vjedh dhe ja mbërrin të mos dënohet, është artist. Do ta duartrokisja gjithë natën duke i thurur lavde e tituj fisnik. Për mua, për ne të gjithë madje, nuk ka më përvijime të nderit të familjes, për aq kohë sa motrat, bijat, mbesat, kushurirat tona etj, të bien në duar të kamura, plot influencë. Dhënëse të çasteve jetëpake të një lumturie jo aq bashkëshortore, se sa e një lumturie të përngjashme me atë që ndjen bagëtia kur nga dora e njërit pronar, kalon tek dora e pronarit tjetër. Intelektualët janë karreme të flashkët, për të rrëmbyer vëmendjen e për të rrejtur veten tone dhe veten e tyre bashkë. Intelektualët janë një karvan i stërshëmtuar e padomethënie. Sot kur paraja bëhet bigudinë mes leshrave të arapit të një shit-blerje-je shpirtrash, mendimi qëndron në këmbë, mbështetur tek këmbaleci i interesit, vaditur e flladitur nga verdhushka të thata. Intelektualët janë centimetrat e fundit të karvanit të farefisnisë dhe krushqisë së sforcuar të individit me dijen. Rrjesht jo edhe aq i gjatë, kokëkrisurish, tekanjozësh, jo të mirë e jo të dhëmbshur. Të pahirtë, me mendime të qëmotshme pushtuar nga mendtë. Sepse bëhen palë me pushtuesin e intelektit, talentit, e të të denjit integritet. Kur flas për dijen, nuk moralizoj ata që nuk shkollohen ndershëm, nuk lexojnë, studiojnë apo ku ta di unë. Por do të doja të përfshija me një të sharë egzemplare, prej atyre të sharave që dalin nga gojë të pamësuara me krasitjen e fjalëve, të gjithë ata që me hir a me pahir duan të më kredhin në frikë dhe pasiguri.


E hënë 20 janar 2014

11

Blog

Sajesa të arrogancës që unë i di stërpërmendësh. Derë më derë ua dërgoj nga një të sharë të ulëriur, specifike për faqet e tyre të paskuqshme, të paturpërueshme, të babëzitur si faqet e prindërve që kanë, të të parëve e të stërparëve që u kanë trashëguar bukëshkalësinë e urryer. Këtyre pompozëve të lumtur me padiskutueshmërinë e tyre, do tu propozoja të shfletonin ca nga ca veten, duke supozuar atë si një libërth. Të kërkojnë aty brenda fakte të errësuara e të ndritura. Të gjykojnë mbi veten, siç gjykojnë mbi një libër, përgjatë nevojës për dije. Mos e dënoni së dyti, me një sjellje jokorrekte, dikë që ka kapërcyer telat me gjemba që ju lidhën rrudhave të gushës. Mendimi i një plaku nuk vlen, e di. Është ushqim tepër i butë për nofullën tuaj. Ndaj nuk grishem për hakmarrje, ndaj dhe pak nga pak aftësia e ç’do individi për tu mrekulluar, tek unë është zverdhur dhe ndrydhur. Kjo qëllimisht, për t’i bërë vend vrrullit të madh të papajtueshmërisë sime karshi kësaj dukurie, mrekullimit ose çuditjes pra. Shpesh herë mendoj me sinqeritet se këta nuk janë fare në terezi. Ata që gati më shkelin duke i kaluar përbri atij vendi delikat, subjekt vështrimesh e pështytjesh, që unë e kam në vend të folesë, fjetinës, shtrojes, strofkës a ku ta di unë. Nuk më duken fort të kthjellët. E njëjta gjë ndodh edhe me ju, edhe pse nuk jetoni në rrugë, por në shtëpi e apartamente komode e të sigurta. Gati sa s’ju shkelin ata që kalojnë përmbi ju. Ata që mendojnë se ju ushqejnë, ju veshin e ju mbathin. Falë zemërgjerësisë së tyre, pandehin se ju jetoni e gjalloni, a thua ata të jenë perëndi e jo njerëz të vegjël si të gjithë ne. Ata të mëdhenjtë e kollareve të rënda, e të punëve të pakollajta, duhet të dalin nëpër fushata elektorale e të thonë shkoqur. –“Kemi nevoj për votën tuaj sepse kemi ngritur aq shumë biznese sa na vjen keq të mos i vjelim edhe ca.”- Sinqerisht duhet të thonë; -“Na vjen keq që portet dhe aeroportet, doganat dhe taksat, t’i shfrytëzojnë ata, kur mund t’i shfrytëzojmë ne, që jemi burra më të mirë.”- Pastaj mund të bëjnë ndonjë sadaka të rastit, sa për të dëshmuar mirësinë e burrërisë së tyre. Por mund të shtojnë edhe; -“Populli të shpejtojë të anëtarësohet në partitë e koalicionit tonë, në mënyrë që të uzurpojë sa më shumë privilegje, kur ne të marrim të gjitha karriget e egzekutivit.”- Mund ta shprehin shqeto;-“Do shkatërrojmë jetën e mijëra familjeve, përkrahës të atyre, që të mund të krijojmë lehtësi punësimi për familjet tuaja dhe të atyre që kanë qenë dhe mbeten përkrahësit tanë. Politika le të behët si futbolli, me tifozë, jo me elektorat. Me grupe njerëzish që brohorazin për të mbrojtur sedrën sportive të njërës palë

dhe të tjetrës, krahinizmin ta shpërfaqim me mburrje, përkatësinë krahë të fortëve dhe atyre që dinë të fitojnë me ç’do kusht. Do ndryshojmë me kënaqësi kuptimin e fjalëve brenda ligjeve, në mënyrë të atillë, që miqtë tanë me para, të mos rreshtin së akumuluari edhe më shumë para.”Ende e mbaj shpresën tek përfytyrimi im për një Shqipëri me kalimtar të buzëqeshur, sepse nëpër televizione, radio dhe gazeta nuk kanë gjetur asnjë gënjeshtër të vetme, që të mund t’jua prishë humorin. Sepse nëpër foltoret e drunjta e të skalitura me arabeska viktoriane, nuk është thënë asgjë, që të mund të përbëjë lëndë të parë për qyfyre e barcaleta. Ende i qëndroj besnik imagjinatës sime, sepse kështu më pëlqen, për më tepër i shmangem shkallimit. Kjo e fundit fare nuk është utopi. Edhe pse plak, pak me të vjetrën, e kuptoj këtë debillëk të pashqetësuar që lakmon këtë lëneshë të fyer, që është trualli i etërve të etërve tanë. Një ditë bashkë me zakonin që qorton fjalën e gojës, do të vijë edhe zakoni që vetqërton gojën dhe pa asnjë kursim të guximit, do të mbijnë nëpër tubime antigalante, tipike shqiptare, nga ata burra që do të thonë; -“ Po, ne vërtet u grindëm, për nja 70 mijë euro a 700 mijë euro të qelbura e nëmura. Ne ngritëm një 21 Janar të bukur, të gjithë burrat dhe gratë që kishim mundësi të paguanim e shantazhonim me përjashtime nga partia, kundër një ndërtese që ishte edhe synimi i pushtimit tonë. Ne u shamë e u ndamë, u kacafytëm gati-gati. E shtymë miletin në luftë. Madje vdiqën nja tre veta. Zgjidhjen konkrete, megjithatë, nuk e mori vesh njeri. Ja që erdhi dita, që për hir të interesave dhe detyrimeve tona të përbashkëta, për më tepër, të shtyrë nga palët e treta, që na financuan me “borxhe”,“dhurata” e “donacione” shumë të çmuara e të çmendura, u bashkuam dhe i bëmë një sorollatje piruetë për hunde këtij populli, që ta mbaj mendë e ta ketë kujtim nga ne.”Do të vijë dita, kur pak do të vlejnë retorikat e gjata. Kur trimoshët pa pasur nevojë të vigjëlojnë për ndonjë gërrhitës mallkues a sharës, të thonë; -“ Po, po mor zotërinj, ne e morëm pushtetin, nuk na e dhanë, ne e kapëm shtetin sepse mundëm! Hë bëni dotë gjë?! Jo! Një pëllëmbë ta bëni dhëmbin, gjë nuk na bëni dotë. Sepse ne jemi si ju. Sepse edhe ju në vendin tonë, po të njëjtën gjë do të bënit. Kokainën sheshit do ta thithnit, trafiqet, vjedhjet, kopillëqet, maskarallëkun zgrrapjen e madhe, nuk do t’jua linit të tjerëve, vetë do t’i bënit dhe kurvat e njëri-tjetrit do ndërzenit e çaplenit. Sepse ky është pushteti, i sprovon ata që pandeheshin te vet-

Ti je si ata. Një Oniegin i përgjumur dhe i hutuar që do të përmendesh një ditë. Kur koka të të jetë zbuluar nga helmeta e idiotit. Dikush do të ta japë shansin dhe ti do t’i shërbesh si lëpic deri në dhimbje

mit të ndershëm. Ne ju njohim popull. Jua dimë kokën nga i pari tek i fundit. Ju doni atë, Tarras, Shpatin, Ustai! Ndryshe nuk i kihet me ju. Edhe ju e keni të pamundur indiferencën përball hakmarrjes. Edhe ju e keni të pamundur indiferencën, përball mundësisë së vjedhjes, dhunimit, abuzivizmit. Edhe ju briheni nga një zhburrërim nëse bëheni shef dhe nuk keni një copë dashnore në vendin e punës. Nuk është faji ynë pra popull. Nuk është faji ynë që jemi kështu. Ne jemi kështu të gjithë. Të këtillë. Virus i pashok i dheut am. Brejtës. Etër të etur për pushtet…”Më quani mua lypsar, zhuls, vjedhhajdut. Më quani mua të pastrehë, katundar, provincial, të poshtër, të prapambetur. Aq më bën. Unë nuk çuditem. Shqipëria nuk është vendi i mrekullimeve, sepse jeni ju aty e ne këtu. Por edhe e kundërta të qe, në po të njëjtën nevojtore do të plandosesha për të fjetur. Unë nuk mrekullohem nga lajthitja për seks e një babai, që shuhet në prehrin e së bijës, ndërsa llahtarisen sytë e të tjerëve të pafuqishëm. Nuk çuditem nga dhuna karshi një zonje, prej duarve të së shoqit e të së birit që i qeth nga koka flokun e munduar. E di që ndaj zonjave kanë ditur të jenë edhe më mizor se kaq. Nuk çuditem nga atentate mafjoze në 2014-ën. Nuk më çudisin disa pleq që blejnë vajza të reja. Nuk më çudisin disa mijëra pallate që i zënë dritën njëri-tjetrit dhe qyteti që duket si koshere dhe njerëzit që lëvizin me karroca Dyli të viteve ’80 a thua të jenë miza. Nuk çuditem nga ky popull që ha plehra të paketuara bukur, që pi ujë të papijshëm, që shkel rrugë që janë thjesht shtigje, që u thotë shtëpi kasolleve. Që tymos e alkoolizohet pafund, për të përballuar edhe këtë rrokapujë tirano-saurësh, siç përballoi monizmin, me faqoren e rakisë varur zverkut. Nuk çuditem sikur që nesër rrogat tona të zerrohen e ne të punojmë për të mbajtur gjallë atë që ata na e quajnë demokraci. Ne t’i rikthehemi punës vullnetare, siç na mësoi ai që përqeshte punën hangari! Për të mbajtur gjallë atë çështjen e përbashkët që na e quajnë demokraci dhe pluralizëm dhe mbeturina klishe të demagogjisë dhe frikës nga ferri i përdhunës që mund të shkaktojë hakmarrja e tyre. Nuk më çudit ti. Ti. Nuk më bën asnjë përshtypje habija dhe lodhja jote për të lexuar mendimet e mija, që shkasin nga goja e një plaku. Ti je si ata. Një Oniegin i përgjumur dhe i hutuar që do të përmendesh një ditë. Kur koka të të jetë zbuluar nga helmeta e idiotit. Dikush do të ta japë shansin dhe ti do t’i shërbesh si lëpic deri në dhimbje. Për vetëm pak pushtet, për vetëm pak mirqënie.


12

E hënë 20 janar 2014

Speciale

Panamaja në Guiness me një pikturë të realizuar nga 5 mijë fëmijë

P

anamaja hyri dje në librin e rekordeve, Guiness, kur 5084 fëmijë realizuan një pikturë murale për tre minuta e gjysmë për të festuar 100-vjetorin e kanalit të Panamasë, kanë njoftuar organizatorët. Piktorja panameze, Olga Sinclair, ishte iniciatoria e kësaj vepre kolosale që ilustron digat e kanalit të para që nga “El Padro” në qytetin e Panamasë. Ajo deklaroi se “donte të thyente rekordin me qëllim që të inkurajonte Panamanë që t’i shohë gjërat sa më pozitivisht dhe të tregojë se fëmijët tanë mund të prekin qiellin me dorë”. Rekordi i mëparshëm i pikturës murale kolektive ishte vendosur nga një grup prej 3 860 personash në Arabinë Saudite.

VITI I ARTË I XHERDANIT

NË MBRETËRINË E MODËS DHE STILIT n i a ’ s A l b a

t y l e l i f e s

z i n e m a g a

GA NC E 14 JA NA R 20

Janar 2014

0 Lekë

Shqipëri 30 ro Kosovë 2 Eu

Ë KUZHEICNETA

8R E DIMËROR L L U G ME KUN

PI HOROSKO

i PLOTË

2014

SH TË PUNO EL

N PËR STEFA FURLA & AVON

ARTA BAROKE

MUZIK ESHIRIT E JUSUF B

VIVIA

RINI PA JI KIRURG

Arkitekturë

M ITIT dRM EKTËT E V

Y O B N GOLDE SHAQIRI

ARKIT

WW W. ELE GA NC E.A L Nr. 40

N XHERDA

ÇFARË BËN NË 24 ORË STILISTI VALENTINO ZBULONI CILA ËSHTË NGJYRA E VITIT 52 PREMTIME BUKURIE PËR 365 DITË Na ndiqni në

cmyk

www.elegance.al


Mistere

Të fshehtat e Persisë së Lashtë

Vdiq ushtari që s’besonte se ka përfunduar Lufta Botërore Intervista

Ja sekretet e Dalai Lamës

Historia, arti & religjioni i fisit

Maya cmyk

Goditet nga rrufeja shtatorja e Krishtit në Brazil


14

E hënë 20 janar 2014

Mistere

Historia, arti & religjioni i fisit

Maya M

aya, kështu quhet popullsa indigjene që ka jetuar në  Amerikën Qendrore, mes Meksikës jugore, Guatemalës, Hondurasit, dhe Salvadorit. Sot popullsia e atyshme është konvertuar në fenë e krishterë, por ruan, veçanërisht nëpër tributë primitive, shumë tradita dhe zakone të popullsisë antike parakolombiane, prej së cilës rrjedh. Gjuhët e sotme maya ndahen në dy grupe kryesore: huaxteco dhe maya. Historia Rreth shekullit të tretë Majatë e lashtë ndërtuan një perandori të copëzuar në një numur të madh qytetesh, por të bashkuar përsa u përket lidhjeve gjuhësore dhe kulturale. Mbi historinë e tyre dihet pak. Zakonisht përmenden një Perandori Antike (320-900, shtrirë në rajonin e Peten, Guatemalë) dhe një Perandori Re, e krijuar nga pushtimet e Toltekëve, e kufizuar në Jucatán dhe që zgjati nga 900 deri më  1697, por shuarja e saj pat filluar që më 1523, vit i pushtimit spanjoll të krahinës. Të zhvilluar në astronomi dhe matematikë, Mayatë përdornin një kalendar të bazuar në vitin diellor  prej 365 ditësh  dhe sistemin e numurimit me njëzet, ndërsa në shkrim kishin një sistem ideografik me bazë hieroglifet. Struktura e shoqërisë ishte rreptësisht hierarkike, ku mbizotëronte klasa e priftërinjve (periudha klasike) dhe e luftëtarëve (epoka tolteke). Ndërkohë skallavëria ishte shumë e pranishme. Arti e religjioni Majatë shkëlqyen në ndërtimin e qyteteve madhështore, qendrave të tregtimit dhe ato të kultit. Tikal, është më i madhi dhe më i lashti, me tempujt e tij dhe piramidat. Kopan, Piedras Negras; Palenkue, me fasadat e stolisura të ndërtesave; Kikén Itzá, qyteti i shenjtë që ruan gërmadha të mëdha tempujsh, me Kastilon tempullin e luftëtarëve të dekoruar me piktura murale; Labná e Uxmal, qendër e madhe arkitektonike, me pallatin e shkëlqyer të guvernatorit, stolisur së jashtmi  nga një mozaik gurësh ku realizohen forma elegante abstraktogjeometrike, tipike për shijen e Majave. Religjioni i Majave, prej të cilit ne njohim vetëm atë të periudhës së Perandorisë së Re, ishte një formë politeizmi. Përmbi të gjithë zotat ishte zoti diellor Itzamina, biri i krijuesit të

botës Hunab dhe bashkëshort i perëndeshës hënore Ixkel. Në mitologjinë e Majave krijimi i njerëzve e i botës shihej si një vepër e zotave, për të egzistencën e të cilëve kulti që njerëzit do t’u ngrinini shte shumë i nevojshëm kulti. Krijimi simbas Majave Koha për Majatë lindi dhe mori emër kur qielli nuk egzistonte dhe toka nuk ishte zgjuar nga gjumi. Ditët u nisën nga lindja dhe filluan të ecnin. Dita e parë nxori nga rropullitë e saj tokën dhe qiellin. Dita e dytë ndërtoi shkallën prej nga do të zbriste shiu. Dita e tretë krijoi ciklet e detit e të tokës dhe shumë gjëra të tjera. Për vullnetin e ditës së katërt, toka e qielli u prirën aq shumë ndaj njeri-tjetrit sa gati u takuan. Dita e pestë vendosi që të gjithë do të punonin. Nga dita e gjashtë vërshoi drita e parë. Në vendet ku nuk kishte asgjë, dita e shtatë e mbushi tokën me të gjitha gjërat. Dita e tetë zhyti në tokë duart dhe këmbët. Dita e nëntë krijoi botërat e nëndheshme. Dita e dhjetë u paracaktoi  botërat e përtejshme atyre që kanë helm në shpirt. Në brendësi të diellit, dita e njëmbëdhjetë mbruajti gurin dhe pemën. Dita e dymbëdhjetë bëri erën. Shfryu erën dhe e quajti shpirt që të mos kishte vdekje në të. Dita e trembëdhjetë lagu tokën dhe me baltën e saj mbruajti një trup si ky që kemi. Kështu kujtohet në Jukatan. Zoti i misrit  Religjioni Maja që siç e thamë ishte politeist; ai bazohej mbi konceptin e dualitetit: jetës e vdekjes, ditës e natës, mashkullit e femrës. Priftërinjtë kremtonin rite të ndryshme, e në kësi rastesh visheshin me lëkura drerësh, jaguarësh apo kafshësh të tjera, me qëllim që të përftonin aftësitë e tyre të veçanta. Shumë tradita Maja janë përcjellë deri në kohën tonë nëpërmjet Indiosve të tanishëm, të cilët vijojnë t’i respektojnë edhe në ditët e sotme. Është ende i fortë respekti për natyrën, martesën, shtatëzaninë, ndihmën dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë mes familjeve të fshatit, e traditat antike.

Të zhvilluar në astronomi dhe matematikë, Mayatë përdornin një kalendar të bazuar në vitin diellor  prej 365 ditësh  dhe sistemin e numurimit me njëzet...


E hënë 20 janar 2014

15

Mistere

Të fshehtat e Persisë së Lashtë

Për të lindur fëmijën gruaja nuk mund të shkojë në spital, e mbasi të ketë djegur kërthizën, fëmija duhet të mbetet vetëm me të ëmën për tetë ditë.

Natyra Egziston një respekt i vërtetë për natyrën; toka konsiderohet si nënë dhe asaj i kërkohet leje përpara çdo mbjelljeje apo tjetër pune bujqësore. Martesa Djali shkon në shtëpinë e vajzës e cila nuk mund ta pranojë menjëherë. Djalit i mbeten edhe dy mundësi të tjera, dhe nëse refuzohet nuk ka më të drejtë ta kërkojë për grua. Shtatzania Gjatë periudhës së shtatzanisë, gruaja nuk duhet të shohë asnjë fëmijë tjetër e duhet të bëjë shëtitje të gjata nëpër fusha, me qëllim që të vihet n�� kontakt me natyrën e për t’ia bërë të dashur atë edhe fëmijës që ka në mitër.

Kulti i Majave Ja si e konceptonin Majatë universin: trembëdhjetë qiej e nëntë mbretëri të nëndheshme, mes të cilave ishte vendosur toka e përfytyruar si një sipërfaqe e sheshtë në formë katrore, e përshkuar nga boshti i diellit. Në qendrën demografike të tokës rritej një pemë gjigande baobabi që i shtrinte rrënjët e saj në nëntë nënshtresat e botës së nëndheshme, duke përshkuar me trungun dhe rrënjët trembëdhjetë qiej, çdonjeri prej të cilëve nën sundimin e një hyjnie. Në pikat e horizontit, të simbolizuara sejcila nga një ngjyrë ( i bardhë veriu, i zezë perendimi, i verdhë jugu, i kuq lindja) gjenden katër hyjni, pleq dhe me mjekra, që mbanin qiellin me krahët e tyre  dhe katër pemë baobabi, mbi çdonjeri prej të cilëve kishte bërë folenë nga një zog; puplat e sejcili prej tyre kishin ngjyrën e një pike të horizontit. Sipërfaqja e tokës përfytyrohej e vendosur mbi shpinën e një aligatori tepër të madh, kurse qielli mendohej i përshkuar nga një gjarpër dykokësh e me trupin e pikëluar prej yjeve. Në këtë univers në të cilin koha, hapsira, bota fizike dhe bota e mbinatyrshme ishin një gjë e vetme, njerëzit e zakonshëm nuk ishin në gjendje ta interpretonin vullnetin e zotave që ishin të shumtë e të identifikueshëm me forcat e natyrës. Ashtu sikundër forcat e natyrës mund të ishin të dobishme ose të dëmshme, në panteonin Maja egzistonin “hyjni të mira” që sillnin shiun, bënin misrin të rritej, siguronin begati dhe “hyjni të këqija” që nxisnin kriza urie dhe thatësire, shkaktonin vdekje, bënin të shpërthenin luftëra. Kinich Ahau ishtezoti i fuqishëm i Diellit; Ah Mun, zoti i ri i Misrit; Kiak me çataj të përkulur, zot i shiut; ose Ah Puk, “zoti i Vdekjes”. Kishte edhe hyjni të veçanta që lidheshin me gjuetinë, peshkimin, poezinë, muzikën, mjekësinë, lindjen e deri edhe vetëvrasjen. Të gjitha këto qënie të mbinatyrshme paraqiteshin me një përzierje të çuditshme pjesësh njerëzore (antropomorfizëm kafshësh (zoomorfizëm): njerëz me trup gjarpëri apo aligatori, zogj me kokë njerëzore, breshka me zhguall që i ngjan fytyrës njerëzore,mnvr.org.

Rajoni i cili tradicionalisht u quajt Persi tani quhet Iran. Termi antik Persi është përdorur për t’iu referuar periudhës para ardhjes së islamit në shekullin e VII p.e.s. Banorët e parë të Persisë antike jetonin duke zbutur kafshët dhe mbjellur grurë. Cilësitë më karakteritike të persianëve ishin qeramikat e pikturuara me dorë. Këto objekte janë gjetur më shumë në zona arkeologjike persiane. Mbretëria e Persisë zotëronte shumë mbretëri të tjera përfshi ato të Mesopotamisë, Egjiptit, Sirisë dhe disa pjesë të tjera të Azisë së Vogël dhe Indisë. Rreth vitit 520 p.e.s. Darius I, mori fronin e Persisë. Ai bëri shumë për mbretërinë persiane. Mbretër të tjerë që erdhën pas tij zhvilluan më tej Persinë por zhvillimin më të madh kulturor i dha Darius I. Në kohën e Dariusit i u ndërtuan shumë monumente të mëdha dhe tempuj si dhe kryeqyteti Persepolis i cili u shkatërrua nga Aleksandri i Madh në 331 p.e.s. Arti antik i Persisë Rafshnalta e lartë e Iranit provoi mbi kurriz zhvillimin e shumë kulturave, secila prej të cilave la karakteristika të dallueshme në shumë stile të artit persian dhe arkitekturës së saj. Gjetjet e para artistike me vlera janë qeramikat madhështore nga Susa dhe Persepolis 350 p.e.s. Zgjedhja e subjekteve biologjike, të thjeshtuara në modele, mund të cilësohet si karakteristikë e artit persian. Pjesa më e madhe e artit 4 mijëvjeçar iranian është influencuar shumë nga Mesopotamia. Arti 3 mijëvjeçar i Elam, i gjetur në Sialk dhe Susa gjithashtu është në një stil mesopotamik, dhe kjo tendence vazhdoi dhe në artin Elam dhe Urartu, të cilët ishin pak të njohur në mijëvjeçarin e dytë. Nga fundi i mijëvjeçarit të dytë deri në mesin e mijëvjeçarit të parë përgjatë  zonës së maleve Kaspikë e në malet Lorestan lulëzoi derdhja në bronx. Pajimet e kuajve, sëpatat që datojnë vitet 1200-700 p.e.s. reflektonin një stil kompleks mbi të cilat vizatoheshin pjesë të kafshëve të kombinuara me krijesa fantastike në forma të ndryshme. Në Periudhën e Akaemenian 550-330 p.e.s. u shfaq një stil i unifikuar artistik. U prodhuan punë luksoze në artin dekorativ.  Akaemenianët evoluan një stil momunentesh në të cilën skulpturat shtesë përdoreshin si ndihmëse,

plotësuese për komplekset arkitekturale masive. Skulpturat shfaqeshin të qarta dhe të thjeshta. Stilizimi heraldik është kombinuar me efektet e realizmit. Tipike janë gurët e vegjël dhe përdorimi i frizës në tullat e lyera me vernik dhe të zbukuruara, një teknikë me origjinë BabilonianeAziatike. Po kështu vihet re dhe punimi me kujdes i çdo detaji të gurit si dhe punimet me ar e brirët prej argjendi që përdoreshin për pije. Vazot, bizhuteritë ishin karakteristikë për këtë kulturë. Pas vdekjes së Aleksandrit të madh 323 p.e.s. ndodhën trazira në Iran. Me ardhjen në pushtet të Partiansëve 250 p.e.s. arti i tyre ishte kryesisht i ashpër i

papërpunuar, me motive helenike dhe formë iraniane. Me Rëndësi të madhe artistike është dhe arti Sassanian  224-651 e.s. Duke përshtatur dhe zgjeruar stilet e mëparshme dhe teknikat ata ndërtuan kryeqytetin Parthian në ktesifon. Arkitektuara Sassanid është dekoruar me gur të gdhendur ose me shtresa stukoje dhe përdoreshin gurë shumëngjyrësh për mozaikët. Puna prej metali në këtë periudhë u zhvillua shumë. Karakteristikë ishin filxhanët prej argjendi dhe kanat e mëdha prej bronzi të gdhendura. Temat më të shpeshta që pikturoheshin në objekte ishin seanca gjyqësore, gjuetarë, kafshë, zogj e lule të stilizuara.


16

E hënë 20 janar 2014

Mistere

Intervista

Ja sekretet e Dalai Lamës

Q

ysh prej thuajse njëzët vjetësh Dalai Lama, Lider shpirtëror i tibetanëve, takon herë mbas here shkenctarë, ngase e quan shumë të rëndësishme përballjen dhe shkëmbimin e informacionit mes shkencës perëndimore dhe filozofisë budiste. Siç thotë dhe ai vetë në parathënien e autobiografisë së tij, “Liria në mërgim”(Sperling & Kupfer, 1998), Dalai Lama është konsideruar në mënyrë të ndryshme nga njerëz të ndryshëm. Për budistët tantrikë, ai është rimishërimi i Avalokiteshvara, Bodhisattva i Përdëllimit. Për tibetanët, është mbreti i tyre i katërmbëdhjettë hyjnor. Për kinezët, është një monark feudal prej të cilit ata e kanë shpëtuar Tibetin. Për pjesën tjetër të botës, ai është Çmimi Nobel për paqen i vitit 1989. Për Tentzin Gyatso, emri i tij murgëror, ai është «thjesht një qënie njerëzore, rastësisht tibetan, që ka zgjedhur të jetë një murg budist». Kjo qënie shumëformëshe është bërë në Perëndim simboli i rrugës jo të dhunshme drejt dy çlirimesh: atij politik të Tibetit, e atij shpirtëror të budizmit. Por ka edhe aspekte më pak të njohura të jetës së Dalai Lamës: përshembull, interesi i tij për shkencën, që nuk e lë të humbasë një rast për t’u përballur me shkenctarë mbi terrenin e tyre. Kemi përfituar pikërisht nga ky interese i tij për ta intervistuar. Shenjtëri, tash pesëmbëdhjetë vjet ju takoheni rregullisht me shkenctarët. Si ka mundësi? «Vizionet e shkencës janë shumë të dobishme për budistët. E në të njejtën kohë, koncepti budist i realitetit mund t’u ofrojë shkenctarëve një pikë të re shikimi prej nga ku mund vëzhgojnë gjërat». A mund të jepni një shembull konkret, duke u nisur nga fizika? «Budizmi tibetan interesohet rreth idesë se si është formuar universi, për evolucionin, për shpërbërjen e tij. Simbas disa teksteve tona, universi e ka origjinën nga thërrmia të vogla hapsinore. Siç e sheh, ka pika takimi me teorinë e Big Bang. Ne mendojmë edhe se një objekt është përbërë,-në analizimin më të fundëm-, nga thërrmija të vockla, shumë të imta. Këtu është një fushë e përbashkët hulumtimi me fizikën kuantike, e cila edhe ajo interesohet për substancat më të imta.» Po përsa i përket neurobiologjisë? «Budizmi ofron një numur të madh shpjegimesh mbi mëndjen, emocionet, mendimet, e mbi mënyrat

«Në këtë jetë duhet të përgatitemi për punën që do bëjmë në rimishërimin tjetër. Bëhemi gati, e mandej fillohet!»

Piergiorgio Odifreddi

e ndryshme të modifikimit dhe transformimit të tyre. Tantrizmi ka zhvilluar ushtrime të ndryshme dhe teknika meditimi, që mundësojnë ndikimin e trupit nëpërmjet mëndjes». Cili është qëllimi i meditimit? «Nëpërmjet meditimit mund të rritet niveli perceptues i mendjes, e të arrihet në të kuptuarët e fenomeneve që zakonisht nuk mund të perceptohen. Mbërrihet kështu tek ajo që ne e quajmë “mëndje e hollë”, e cila lejon që gjërat të shihen më mirë». Çfarë marrëdhënieje ka mes mëndjes dhe materies? «Shkolla budiste e quajtur Mind only, vetëm mëndje, mëson se gjithçka është një lloj krijimi i mëndjes. Por është një tjetër shkollë, e quajtur Madhyamika, që mbron idenë se egziston një realitet i jashtëm, i pavarur nga mëndja. Ne tibetanët mendojmë se kjo shkollë është më e thellë». Përse? «Kuti ynë i gjykimit është vëzhgimi, hulumtimi. Disa shpjegime të shkollës Mind only duken shumë të bukura, por nëse analizohen deri në fund nxjerrin në pah kontradikta». Me fjalë të tjera, kuti i gjykimit është logjika? «Sigurisht. Nëse unë shoh diçka e nuk ia dalloj mirë ngjyrën, përpiqem ta shoh me më shumë dritë. Mandej pyes të tjerët se çfarë ngjyre ka. Nëse të gjithë më thonë se është e bardhë, teksa unë kujtoja se ishte gri, vë re se paskam qenë i gabuar. Në të kundërt, nëse perceptimi im përputhet me atë të të tjerëve, miratohet. Por nganjëherë, nuk mund të bazohemi vetëm në perceptimet e drejtpërdrejta. Për shembull, le ta zemë se unë ju them se kam diçka në xhep. Ju nuk keni si ta dini, duhet të besoni tek unë. Për të kuptuar nëse ju gënjej apo jo, duhet të analizoni ato që ju them e të shikoni nëse mes tyre ka ndonjë kontradiktë. Nëse nuk gjeni, mund të arrini në përfundimin se nuk kam arsye për t’ju gënjyer, e do të më besoni». E vërteta si mungesë kontradiktash: sigurisht më tingëllon familjare! Çfarë lloj logjike ndjekin budistët tibetanë? «Logjikën indiane të Dignaga e Dharmakirti. E gjithë tradita budiste kalon nëpërmjet Indisë. E ajo tibetane bazohet më shumë mbi tekstet sanskrite se mbi ato shtylla, veçanërisht Vinaya. Por gjithë ç’mbetet, përfshi edhe logjikën, rrjedh prej teksteve sanskrite.

Gjithmonë them se budizmi më i mirë është ai i traditës Nalanda, së cilës i përkiste jo vetëm Dignaga e Dharmakirti, por edhe Nagarjuna». Kush e njeh Nagarjuna-n në Perëndim, gjen shumë ngjashmëri mes mendimit të tij dhe dekonstruksionizmit. «Ideja është se të gjithë fenomenet, qoftë ato të brendshëm si dhimbja, qoftë ato të jashtëm si ngjyra, duket sikur kanë një egzistencë absolute dhe të pavarur. Por nëse shkojmë duke i analizuar deri në fund, vëmë re se nuk është kështu. Gjë që s’do të thotë të mohosh egzistencën. Gjërat janë, por kanë vetëm një egzistencë relative dhe të ndërvarur». Ashtu si në matematikë. Më duket sikur ka mjaft pika kontakti mes logjikës budiste dhe logjikës matematike. Duhet thelluar diskutimi, një ditë. «Do të ishte shumë e dobishme të bëhej një studim i krahasuar. Në Lindje, në lashtësi, këto studime të krahasuara, në fushën logjike bëheshin shpesh. Të krahasuarët e logjikës së lashtë indiane, përfshi atë budiste, me logjikën perëndimore moderne do të ishte vërtetë interesante». Shpresojmë të mund ta bëjmë. Nëse jo në këtë jetë, në tjetrën. Edhe pse në këtë jetë do të ishte më mirë. «Në këtë jetë duhet të përgatitemi për punën që do bëjmë në rimishërimin tjetër. Bëhemi gati, e mandej fillohet!». Meqë bie fjala, do t’iu pëlqente të rimishëroheshit në një kompiuter, tashti që Inteligjenca Artificiale këmbëngul që makinat mund të kenë një vetëdije? «Nuk më duket e mundur, me kompiuterat e sotëm. Në të ardhmen, kush e di. Nëse krijohen kushtet për të patur bazat e një mendjeje, atëherë do të jetë e mundur. Ah, ah!». Duke parë që ju udhëtoni shumë, unë do t’iu këshilloja të rimishëroheshit në një kompiuter portabël. Do të ishte më e lehtë të merrej me vete gjithandej… «Kjo nuk do të më pëlqente. Nuk do të ishte e mundur kurrfarë lirie, asnjë pavarësi. Sekretari im do të më merrte me vete, e do të isha gjithnjë përbri tij. Jo, kurrfarë lirie!». Intervistuar nga: Piergiorgio Odifreddi


E hënë 20 janar 2014

17

Mistere

Goditet nga rrufeja shtatorja e Krishtit në Brazil Një rrufe ka goditur shtatoren e famshme në Brazil. Goditja e rrufesë u bë shkak për shkëputjen e një pjese të gishtit të madh të dorës së djathtë të shtatores me famë botërore të Krishtit Shëlbues në malin Corcovado në Rio de Janeiro të Brazilit. Sipas të dhënave të meteorologëve, rrufeja e goditi monumentin të enjten në mbrëmje

në kulmin e tërbimit të stuhisë së fuqishme që përfshiu kryeqytetin brazilian. Siç venë në dukje në Institutin brazilian për Hulumtime Kozmike, statuja i nënshtrohet mesatarisht katër goditjeve të rrufeve në vit. Statuja 38 metra e lartë e Krishtit Shëlbues në Rio de Janeiro është përfshirë në listën e 7 mrekullive të reja të botës.

Raportojnë në polici vjedhjen e marihuanës! Supozohej të ishte një lojë miqësore me shpata. Por, gjithçka përfundoi në një marrëveshje droge që shkoi keq. Sebastian Wozniak, 20-vjeç, dhe Anthony Klier, 22-vjeç, i kanë thënë policisë se janë takuar me një grup të rinjsh për “të ushtruar luftën mesjetare me shpata” në një parking në Westlake, Ohajo. “Por, nuk përfundoi si lojë e tillë”, thotë polici Guy Turner. Dy djemtë në fjalë thirrën policinë dhe thanë se grupi i kishte sulmuar ata, i kishte plaçkitur dhe ishin larguar nga vendi i ngjarjes, por policët ngritën dyshimet kur të rinjtë nuk treguan se çfarë u kishin marrë ata. Policia thotë se Klier dhe

Vdiq ushtari që s’besonte se ka përfunduar Lufta Botërore

U

shtari japonez që refuzoi të dorëzohej pasi mbaroi Lufta e Dytë Botërore dhe që kaloi 29 vjet në xhungël, ka vdekur në Tokio në moshën 91-vjeçare. Hiroo Onoda mbeti në xhunglën e ishullit Lubang të Filipineve deri në vitin 1974 pasi nuk besonte se lufta kishte përfunduar. Ai ishte dorëzuar vetëm kur oficeri i tij i moshuar kishte shkuar në xhungël për ta bindur se më nuk ka luftë ndërsa gazetarët e asaj kohe kanë thënë se ai ishte pritur si një hero në Japoni. Derisa Luftës

së Dytë Botërore po i vinte fundit, Onodas, atëherë toger, ishte larguar nga Lubang kur trupat amerikane erdhën nga veriu. Ushtari i ri kishte marrë urdhra që të mos dorëzohej - nga komandanti i cili e shpëtoi pas gati 30 vjetësh. “Secili ushtar japonez ishte i përgatitur për vdekje, por si një zyrtar i inteligjencës unë isha urdhëruar që të kthehem në gueril dhe të mos vdes”, kishte thënë ai në një intervistë për ABC në vitin 2010. “U bëra oficer dhe unë pranoja urdhra. Nëse nuk i zbatoja, do të ndihesha i turpëruar. Jam shumë i rreptë për këto gjëra”.

Wozniak u plaçkitën kur tentuan që t’iu shisnin grupit marihuanë. Policia verifikoi thirrjet telefonike të Wozniak dhe i mori në pyetje dëshmitarët, e më pas erdhën në përfundim se ai dhe Klier ishin takuar me të rinjtë me qëllim të shitjes së marihuanës. Një prej të rinjve kishte përdorë spërkatësin lotsjellës derisa ata ishin në makinë, e më pas u morën sasinë e marihuanës në vlerë prej 80 dollarësh. Klier dhe Wozniak u arrestuan dhe përballen me akuza të trafikimit të marihuanës dhe për pengim të drejtësisë. Ndërkaq, grupi i të rinjve të përfshirë në vjedhjen e marihuanës nuk është gjetur.

Shtëpia në shitje e pushtuar nga djalli Mes krismave misterioze të dyerve, zhurmave të çuditshme që vijnë nga bodrumi, dhe ndjenjës së vazhdueshme se dikush po qëndron prapa jush, pronarët e shtëpisë viktoriane 113 vjet të vjetër, Gregory dhe Sandi Leeson, janë të tmerruar nga ajo. Kështu që ata vendosën ta shesin këtë shtëpi, që gjendet në Pensilvani, por që në reklamën e shitjes ata thanë se është “pak e pushtuar (nga djalli)”. Por, më pastaj gjërat nisën të bëhen vërtetë të çuditshme. Ata nisën të pranonin thirrje nga gjahtarët e fantazmave. Kjo shtëpi e hapur po tërheq shumë kureshtarë, por asnjë blerës legjitim. Ndërkaq një

ish-banor i kësaj shtëpie iu tregoi pronarëve aktualë se kur ka qenë fëmijë, kishte gjetur një kafkë njerëzore në bodrum – i njëjti bodrum derën e së cilit në një kohë Sandi Leeson e kishte barrikaduar pasi që betohej të ketë dëgjuar shkrepjen e një shkrepëseje. Por, këto informata e kanë bërë bashkëshortin e saj të mendojë nëse ka vepruar mirë kur ka luajtur me përshkrimin e shtëpisë. “Pak e pushtuar. Megjithatë, asgjë serioze”, thotë përshkrimi i shtëpisë. Më pas përshkruhen britmat në orën 3:13 të mëngjesit dhe “herë-herë imazhe të kobshme” në pasqyrën e kuzhinës.


18

E hënë 20 janar 2014

Histori

Sulmohet “Banda e lirisë” Korçës, si myslimanë dhe të krishterë shqiptarë, grekomanë dhe vllenj që t’i paqësojë, edhe që të gjithë u mblodhë në “Klub të Osmanllinjve”. Pas shumë këshilla që u dha Mytesarifi u vendos se që sot e tutje populli duhet të harrojë çdo armiqësi midis tij edhe të vëllazërohet, që të mundë të mbretërojë një paqe të plotë…” (Gazeta “Korça”, 15 vjesht e II-të 1909). Kronika të tjera sjellin këto përpjekje: Në mbledhjen që u bë pardje në klubin “Ittihad ve Tereki” u ndodh edhe mitropoliti i Korçës, i cili ishte i pari që trokiti duart, dyke vërtetuar fjalën e Mytesarifit. Në atë mbledhje, si kundër fort bukur u muarr vesh u bë fjalë për vëllazërinë, po kundër gjithë zotimeve, mitropoliti i Korçës, në dëshirën që shfaqi prifti vllah Papallambrua me ca vllenj të tjerë për ta vizituar për emrin e tij, u përgjigj se s’mund t’i qasë në Mitropoli, duke rrëfyer kështu një armiqësi kundër këtyre vëllezërve. I lutemi shoqërisë “Ittihadi anasir” të marrë ato masa që lipsen për këtë punë, që të harrohen ato të parat, të cilat thamë që t’i lemë (Gazeta “Korça” 15 vjesht’ e II-të 1909). Sërish nga mitropolia thyehet zotimi i marrë. Kur gjithë Korça festonte ditën e Lirisë dhe bënin vizita te njëri-tjetri, “Klubi i Shqiptarëve” me Mitropolinë nuk çkëmbyen vizita midis tyre nga shkaku që dhespoti shkojti përpara klubit (të Shqiptarëve) e kur desh të kthenet, nja dy të fëlliqur grekomanë nuk e lanë. Kështu që edhe klubi nuk vajti në Mitropoli” (“Lidhja ortodokse”, 31 korrik 1909). Sigurisht, siç e kemi pohuar edhe më sipër, kleri ortodoks grek në Korçë dëshironte vetëm përçarjen.

Vepror Hasani

M

(vijon nga dje)

e gjithë dëshirën që kemi patur për të mos nxirë vëllezërit t’anë nga shkaku i emrit të bukur q’i ka mbetur qytetit t’onë duke pritur nga Perëndija ose vetë vetiu të vinte nërment, sot jemi të shtrënguar të thomi që në Korçë të bukur, në kjo Korçë fjesht Shqiptare është themeluar një klikë ose më mirë një fole prej ndjenjash grekomane me tin megalin idhean! Do t’i linim në prehje me iden e tyre të ndryshkur gjer të shëroheshin, po këta Z-rinj nuku na lenë. Kështu që prej ca kohë, kur panë që gjithë korçarët u ftohnë nga kjo ide edhe të mos besojnë intrigat e propagandat të tyre, që Shqiptarët janë Masonë e të tjera shumë, menduan që më mirë është propaganda edhe metoda e vjetër e kështu gjetnë të udhës që ta venë në praktikë. Atë ditë që u kthyen delegatët nga Kongres’ i Elbasanit, “Banda e Lirisë”- e cila është halë në syt nër grekomanët për përparimn e saj- i priti fort bukur me një shumicë të patreguar nga korçarët, pastaj me qenë dhe një dasmë të një anëtari të Bandës, vanë t’i këndojnë një këngë, po me të vatur në shtëpi të martonjësit, nja 200 a 300 grekomanë me fëmijë, rynë në shtëpi edhe të armatosur me gurë, me çomage, me pushka e me gjashtore goditin për vdekje bandën, duke plagosur me gurë profesor Llambi Bimblin, Stavre Berberë e shumë të tjerë, të cilët edhe sot dergjen në shtrat”. NUK MBARON ME KAQ Në këtë ngjarje tragjike kemi kundësinë të mësojmë edhe emrat e muzikantëve. Ja çfarë shkruan gazeta “Lidhja ortodokse” më poshtë: “Gjer sa të vinj policija iknë të gëzuar, po nuk mbetnë të kënaqur me kaq, se të nesërmet në mëngjes, kur djemtë delnin nga shkolla, një zot i quajtur Jani Dardha xbriste që përpjetë edhe u thotë: Akoma nuk u ngoptë që mbrëmë? Djemtë sa t’i kundërshtohen në fjalët e tij, ay nxori gjashtoren edhe plagosi rëndë Ferid bej Frashërin, i cili me gjithë plagën ju sul t’i marë gjashtoren që të mos e vrasë, po në atë kohë kur ndiqnin Janin, të tjerë njerës të fshehur në spiceri të Lakçes, dual dhe zunë të xbrazin armë, po për fat nuk u vra as njeri, përveç 2 lopë. Hyqymeti zuri dhe ka burgosur Fuad dhe Jaup be Dishnica, Kristaq Aristidhë, Ferid Benë, Isufnë, Asllan Starjen, Kostaq S. Kosturë, Bektashnë e tre të tjerë nga ana e shqiptarëve, (deri këtu bëhet fjalë për muzikantët e “Bandës së Lirisë”), edhe nga grekomanët të birë e dr Polenës, Dhori Lepçishtin e Nuçi Hançinë dhe 19 të tjerë, të cilët i lëshuan me garanci. Tani bëhen vërtetime nga an’e hyqymetit për të gjykuar kjo ngjarje që brengosi gjithë botën. Kemi shpresë së gjykatorja do të gjykonjë me të drejtë këtë çështje dhe do të dënonjë fajtorët siç duhet për të mos përsëritur të këtilla zihje në vent t’onë, ku kemi patur gjithnjë qetësi. Hyqymeti mori masa të rrepta dhe kështu zunë djemtë të vinë në Bandë si përpara dhe vashat dhe djemtë të venë nëpër shkollat. Habitemi vetëm me gjykatoren që qysh të lerë Jani Dardhën, nga ky shkak janë mbyllur për mi 20 shpirt (“Lidhja orthodhokse” 2 vjesht e 2-të 1909). (Nga kronika të tjera mësojmë se Jani Dardha u arratis dhe që nga ajo ditë nuk u duk më në Korçë) PËRPJEKJE PËR BASHKIMIN E KORÇËS Që të mos ndodhnin më gjëra të tilla dhe bashkmi të ndodhte natyrshëm, edhe qeveritarët e kohës bënë përpjekje për të ofruar ndihmën e tyre: “Të premten që na shkoj, më 18 të këti, u mblodhë në Medrese të gjithë ndënjësit e Kasabasë pas thirrjes nga an’ e Mytesarifit dhe u vëllazëruan. Të nesërmen, më 19, Mytesarifi thirri të gjithë ndënjësit e

Qëllimi i kësaj bande, sipas kanonizmës së saj, me qenë q’është për të përhapurit e ndjenjave kombiare, pas pak kohe do të vizitonj gjithë Shqipërinë dhe do të vizitonj gjithë ata shqiptarë që dëshirojnë për përparimin e saj

ASDRENI ME KËNGËN E BASHKIMIT Edhe Asdreni do të ndihmonte për bashkimin e shqiptarëve me shpirtin e tij të madh. Ai solli himnin e bashkimit: “Ardhi dita e lirimit/, Ditë e bukur e bashkimit/, Mblidhuni e shqipëtarë/, Qytetarë e katundarë”. Poeti kërkon mirëkuptimin dhe bashkimin e të gjithëve, qytetarë e katundarë: “Këtë ditë të shënuar/, Dhe, prej Zotit të bekuar/, Ne ta lusim, të kërkojmë/, Jetën tonë ta gëzojmë”… Qartë flet poeti: të mos ia rëndojmë jetën njëri-tjetrit: “Eja gegë sa më parë,/ Qasu, qasu, por si zanë/, Dorën zgjate me dëshirë/, Si një burrë i pavdirë”. E pra, është koha t’i qëndrojmë afër njëritjetrit: “Gegë e toskë vëllazën jemi/, Të dy bashkë një emër kemi/, Dhe një fat ndë këtë botë/, Shqyptar jemi; fjala thotë”. Nënteksti është i kuptueshëm: “të dy bashkë një emër kemi”: “Prej një nane jemi bërë/, Musliman e të krishterë/, Më një diell jemi rritun/, Si dy lira pranë ngjitun”. Nuk është nevoja të thuhet asgjë më shumë: si dy lira pranë ngjitun: “Të dy kemi një dëshirë/, Se një sisë kemi pirë/, Një të qeshur, një të qame, E një zemër të pandame”. Edhe për të qarë, na thotë poeti, qajmë njëlloj: “Që Vjos’ e gjer te Drini/, Mos na ndaj dot Shkumbini/, Po si vllazën na të rrojmë/, Dhe Shqypërinë të forcojmë”. Dhe sa lexon këto vargje të mbetet në mendje: “Mos na ndajë dot Shkumbini”: “Se Shqypnia është besa/, Nderi ynë, jeta shpresa/, Besën tonë, pra të mbajmë/, Kur armiqtë mos na çajnë”. Të vërteta fjalët e Asdrenit të madh: Shqypnia është besa, nderi ynë, jeta, shpresa: “Veç si burra pa një droje/, Si në luftë edhe nevojë/, Tërë bota ka me ditun/, se na s’jena për t’u shitun. Rrëqethshëm e shpreh dhimbjen Asdreni: “se na s’jena për t’u shitun”: “Po të fort e të bashkuar/,Kryelart e shpirt ndrituar,/ Të gjithë kemi m’u përpjekun/, Për Shqypninë sot me vdekun. E pra, kishte ardhur ora për të vdekur për Shqipërinë. Poezia e botuar te gazeta “Korça”, 15 vjesht e II-të 1909. BANDË E GJITHË SHQIPTARËVE Përpjekjet për bashkimin e të gjithë shqiptarëve kishin nisur të shtoheshin anë e kënd vendit ndaj edhe “Banda e Lirisë”, tashmë e quajtur “Banda e Shqiptarëve”, duhet të ishte pranë kudo ku kishte shqiptarë dhe t’u përcillte mesazhin e lirisë përmes këngëve të bukura shqipe. Më konkretisht, këtë përpjekje e shohim

te pasqyruar te ky artikull: “Shqiptarët korçarë kurdoherë për shërbime të shenjtëruara kanë hedhur këmbën me të parë dhe gjithnjë kanë nxjerrë në shesh atë veprën q’i sjell dobi dhe mirësi të dashurit atdhe. Këta zotërinj dyke kuptuar që muzika është një nga ato mësime që çdo njeriu i shton dëshirën dhe i zgjon ndjenjat kombiare q’i janë rrënjosur në zemrën e vet dhe dyke pështetur në zgjatjen e dorës ndihmëtare të vëllezërve atdhetarë filluan këtë bandë të së cilës me gaz të madh po i shohim trupin. Shtytjet e anëtarëve dhe e përpjekura e mësonjësit, zotit Paskal, i cili është një italian la në shtrëngim gjithë pjestarët e bandës që në pak kohë të nisin dhe të lozin ato marshet dhe këngat më të bukura që sicilin dëgjonjës e lënë në kënaqje dhe në habitje të madhe. Qëllimi i kësaj bande, sipas kanonizmës së saj, me qenë q’është për të përhapurit e ndjenjave kombiare, pas pak kohe do të vizitonj gjithë Shqipërinë dhe do të vizitonj gjithë ata shqiptarë që dëshirojnë për përparimin e saj. Me qenë kështu, kjo Bandë nuk quhet “Band’ e Korçës”, po pa dyshim mban emrin më të lartër dyke u quajtur “Banda e Shqiptarve”. Prandaj sicili shqiptar që dëshiron mbrothësinë e kësaj muzike, pa dyshim s’kursenet në zgjatjen e dorës ndihmëtare si kushdo të vështronj me synë mëshirëbukur që të jetonjë për jetë” (Gazeta “Korça”, 29 vjesht e II-të 19090) BANDA E LIRISË DHE TEATRI Edhe lëvizjet amatore teatrale u bënë më të frekuentueshme fal pjesëmarrjes së “Bandës së Lirisë” në aktivitete të tilla. Mjaft kronika flasin për bashkëpunim mes lëvizjeve amatore dhe shoqërisë muzikore. Ja çfarë shkruhet në një prej kronikave të tilla: “Pas zëdhënies që botuam në Korçën (është fjala për gazetën “Korça”), edhe afisheve që u ngjitnë nëpër muret, të djelën që shkoj, më 13 të këtij, u lojt drama “Besa” prej amatorësh shqiptarë në sallën e “Klubit të Osmanllinjve”. Biletat, të cilat nisnë të përndahen që dy-tri ditë më parë u shitnë pothuaj që të gjitha; pa sikur të ishte salla më e madhe do të ishin shitur edhe më bileta, po komisioni i theatros kishte vendosur që të shesë vetëm aq bileta sa frona nxinte salla që të mos rrinte bota në këmbë. Nisjen e theatros e bëri “Banda e Lirisë”, dyke lojtur ca marshe shumë të bukura. Pastaj u ngrit napa (perdja) dhe nisi pamja e parë, e cila u mbarua me një trokitje duarsh të pareshtur. Gjithë kështu, në mest të një enthuziazmi të pa anët, u nisnë dhe mbaruan edhe pamjet e tjera gjer në e gjashta. Ne mes të këtyre pamjeve “Banda e Lirisë” lozte shumë gjëra të bukura, kështu që habiti të mbledhurit me mbrothësinë që kanë bërë në pak kohë e sipër. Kjo mbrothësi i detyrohet profesorit të “Bandës” z. Paskale…”. Kronika e mësipërme jep edhe vlerësime për dramën dhe aktorët: “Çdo amator, si amator e lojti rol e tij si jo më mirë. Z. Skënder Pojani, i cili e ka lojtur tri herë “Besën” në Stamboll, si edhe të tjerë zotërinj që panë “Besën” në Bukuresht dhe gjetkë të lohet, na siguruan se më bukur se ç’u lojt “Besa” në Korçë, asgjëkundi gjetkë s’u lojt….. (Gazeta “Korça”, 18 dhjetor 1909). EDHE TEATRI NËN KUJDESIN E “DITURISË SHQIP” Te kronikat e hershme të gazetës së parë shqip në Shqipëri, pra të gazetës “Korça” të Sami Pojanit, mundëm


E hënë 20 janar 2014

19

Histori

të gjejmë një fakt mjaft domethënës që hedh dritë mbi lëvizjen teatrore në Korçë dhe iniciatorët e saj. Duket si e pabesueshme, por mbetet tërësisht e vërtetë. Edhe lëvizja teatrore e Korçës, fillesat e saj, janë të lidhura më drejtuesit e klubit “Dituria Shqip”. Më konkretisht, ja çfarë mësojmë nga një kronikë e kësaj gazete. Fill pas vënies në skenë të dramës “Besa”, në Korçë, shoqërisë “Ditura Shqip” i mbërriti një telegram nga Manastiri. Këtë lajm gazeta në fjalë e përcjell kështu: “Një tejshkrim nga “Klubi Shqiptar” i Monastirit për klubin e këtushëm “Dituria” dhe “Bandën e Lirisë” thotë të venë prej këtej amatorët që lojtën “Besën” edhe “Bandën e Lirisë” për të lojtur atje theatron “Besa”. Pleqësia e Klubit dhe e Bandës u mblodhë dhe u vendos të venë”. (Gazeta “Korça”, 31 dhjetor 1909). Pra, kronika e më sipërme na tregon qartë se edhe lëvizja theatrore ka qenë nën kujdesin e “Diturisë Shqip”, të Orhan bej Pojanit, ndryshe s’kishte pse letra të dërgohej në adresë të kësaj shoqërie. Veç kësaj, siç thuhet edhe në kronikë, “Pleqësia e klubit u mblodh dhe u vendos të venë”, tregon qartë se ishte kjo shoqëri që përgjigjej dhe kujdesej për aktivitetet e saj, por mesa duket edhe për ekzistencën e saj nga ana financiare ( Gjithsesi, për lëvizjen teatrore do të shkruajmë një herë tjetër). NJË LAJM I BUKUR NGA MANASTIRI Ashtu si Korça, tashmë edhe Manastiri do të kishte një shoqëri muzikore. Edhe ata do të bënin të gjitha përpjekjet që të kishin një grup muzikor po kaq të suksesshëm sa ai i Korçës. Lajmi do të publikohej nga gazeta “Lidhja ortodokse: “Mësojmë me gëzim të madh, shkruan gazeta në fjalë, që të rinjtë atdhetarë të Bukureshtit filluan një qark muzikal ku janë shkrojtur edhe zunë mësimet nën kujdesi të një të madhi profesor nga konservatori i Bukureshtit. Përgëzojmë nga zemra atdhetarët t’onë, të cilët s’lënë as një përthurje (rast) për të treguar atdhetarinë e tyre (“Lidhja orthodhokse”, 27 janar 1910) SHOQËRIA “ANAGJENISI” NË EKSKURSION Ditët kalonin, por dy shoqëritë muzikore “Anagjenisi” dhe “Ta Patria” kalonin gjithnjë e më shumë momente dëshpërimi. Ndoshta ishte kjo arsyeja që kudo shkonin e shfaqeshin, tregonin gjithnjë anën e dhunshme të tyre. Dukej sikur kërkonin të hynin me dhunë mes njerëzve. Ashtu sikurse u përplasën me “Bandën e Lirisë”, në të njëjtën mënyrë u soll edhe shoqëria “Anagjenisi” ose “Përlindja”, gjatë një ekskursioni të saj në “Shën Naum”, madje duket sikur gjithë përpjekjet e tyre kishin si synim t’i hiqnin Korçës emrin e madh që kishte fituar në saj të parisë së këtij qyteti. Për më tepër po citojmë kronikën e gazetës “Lidhja orthodhokse”, 11 qershor 1910: “Silogu grekoman “Përlindja” bëri një ekskursion në “Shent Naum”, po në vend të vinin mënt u dualë fare me poshtërsitë e tyre!... nga një shkollë që lindin mace domosdo minj do të hanë. Raporti i z. Dr dhe gjyqi do të dëftejnë zagarllëqet që ngjajtën në Manastir të “Shent Naumit”… Po bukuroshët nuk kishin të paktën turp që të hynin natën në qytet, po ditën duke kënduar marshe sikur ktheheshin nga ndonjë luftë! Iper pistos qe patridhes! Si të mbarohet gjyqi do të shkruajmë gjer e gjatë poshtërsitë që ngjanë gjer më sot, vetëm dy veta janë burgosur se të tjerët janë fshehur!” Të gjitha këto tregonin se ata ishin ana e shëmtuar e Korçës.

VDES SAMI POJANI Duket qartë se me Sami bej Pojanin “Banda e Lirisë” kishte patur gjithnjë një lidhje të fortë. Një prej kronikave të gazetës “Koha” e tregon më së miri këtë këtë gjë: “Pleqësia e “Bandës” me të lajmëruar për vdekjen të Sami bej Pojanit, vendosi që “Banda” të mbanjë zi një javë, me qenë që Samiu ishte një nga themelonjësit edhe këshillonjës i vjetër”. (Gazeta “Koha”, 24 shkurtit 1911). Në emër të “Bandës së Lirisë”, Sami bej Pojani kishte marrë pjesë në Komisionin e Paqes (Lidhja orthodhokse e hënë 2 vjesht e III-të 1909). Jo vetëm kaq, vëllezërit Pojani, pas mbylljes së gazetës, shtypshkronjën “Korça” ia dhuruan “Bandës së Lirisë”. Gazeta “Koha” në lidhje me këtë lajm, shkruante: “Të shtrenjtët e të palodhurit atdhetarë Z. Z Mahmud (drejtor i shtypshkronjës) e Sami be Pojani, direktor i (gazetës) “Korçës”, pjesët e tyre ja dhuruan “Bandës së Lirisë”, vepra e këtyreve atdhetarë nuk ka nevojë lëvdimi. Zoti ju faltë gjithë mirësitë dhe i shëmbëllefshin e të tjerë atdhetarë. Shprehim që këtë shembëll ta gjyrmonjë edhe pjestari tjetër z, Lytfi be Zavalani (kryeshkronjësi i gazetës “Korça”), që kështu t’mbetet e gjitha shtypshkronja “Bandës Lirisë”. (Gazeta “Koha”, 1 shkurt 1911). Gjithsesi me këtë rast duhet thënë se shtypshkronja ishte nga më të mirat për atë kohë, gjë që duket edhe nga ky njoftim: “Shtypshkronja e Korçës u pasurua me çdo lloj shkronja. Që sot pra, marrim përsipër të bëjmë çdo porosi që na jepet me çdo gjuhë që të jetë shkrojtur. Shtypim zëdhënie, kart-vizita, pliko dhe kartë tregtije me çdo firmë, polka fletë shqip dhe të përkohshme, libra, ftesa për dasmë dhe çdo gjë tjetër që të na jepet. Provoni të gjithë shkronjat tona të rejat. Punojmë me çmime të njerëzijta. Në qoftëse e provoni njëherë punën tonë, jemi të siguruar se do të na nderoni për hera me porositë të z-suej”.(Gazeta “Korça”, 22 Vjesht’ e II-të 1909). Në vitin 2008, bashkia e Korçës e nderoi emrin e Sami bej Pojanit me dhënien e medaljes “Emblema e Artë”. SKENË PËR BANDËN E LIRISË Megjithatë jeta e “Bandës së Lirisë” do të vijonte. Tashmë shoqëri të tjera muzikore po ngriheshin atje ku kishte shqiptarë, por “Banda e Lirisë” sigurisht që kishte ecur mjaft. Së fundi ishte ndierë nevoja që kjo “Bandë” të kishte një skenë të vërtetë ku të interpretonte denjësisht përpara popullit të Korçës. Gazeta “Koha” na informon mbi këtë lajm: “Përgëzojmë nga zemra z.z. Paskal Anibale, profesor i muzikës, Stavri Taçin edhe të rinjtë anëtarë të bandës, të cilët muarr inisiativë kaq të pëlqyer sa edhe të nevojshme. Mblodhë ndihma në Korçë edhe ngritnë senë (skenë) teatrale të madhe në kopësht të bandës ku në verë të lozin më shumë pjesa teatrale. Po me që ndihmat e Korçës nuk u përgjigjën gjithë nevojave për të bërë një senë siç duhet, shprehim që atdhetarët të mërgimit dhe të brendshmit do të vrapojnë me ndihmat e tyre. (Gazeta “Koha” 17 mars 1911). Veç kësaj, fal profesorit Anibale banda pati fatin të shkojë edhe në Misir. Është përsëri “Koha” që na informon: “Me gëzim të veçantë mësuam që në Zagazik, Misir, tani dy javë, bandë e qytetit këndojti në kopësht të Katundarisë së atjeshme marshet shqip “Kongresi i Elbasanit” edhe “Banda e Lirisë”, kompozuar prej z. Profesor Paskale Anibale. Gjindja i ngriti me një entuziazmë kaq të madh sa duke përpjekur duart nuk deshën përveç këto dy marshe të këndohen. Përgëzojmë z. prof. Paskale Anibale për nder që i bëri kombit t’ënë duke përhapur muzikën në vend të huaj”. (Gazeta “Koha”, 23 qershor 1911) PARISI I VOGËL Së fundi edhe profesorit italian iu desh të largohej. Gazeta “Koha” shkruan: “Nga shakaku i luftës TyrkoItaliane z. Paskal Anibale, profesor i “Bandës së Lirisë” shkojti në Misir dyke lënë një kujtim të paharruar në këto tre vjet që ndenji në Korçë. Një shumicë e madhe e përcolli gjer jashtë Korçës dyke i uruar udhë të mbarë (Gazeta “Koha”, 4 shënëndre 1911). Pas kësaj do të vinin edhe ditë më të këqija. Në dhjetor të vitit 1912 grekët do të hynin në Korçë për të plaçkitur pazarin e për të djegur Kasabanë, e cila s’ishte gjë tjetër veçse Korça e krijuar me aq mund nga njerëzit e saj. Madje “Banda e Lirisë” ishte ajo që i dha Korçës emrin “Paris i Vogël”. Ndokujt mund t’i duket e pabesueshme që Korça të jetë quajtur kështu që nga dita e themelimit të “Bandës së Lirisë”, pasi këtë emërtim shumëkush e lidh me ardhjen e francezëve, gjithsesi për mosbesuesit po sjellim disa rreshta nga një kronikë, ku shkruhet: “ Ky qytet - të cilin shumë të huaj evropianë, që kanë shëtitur në Shqipëri e kanë quajtur “Paris të Vogël…” (Gazeta “Korça”, 17 gusht 1909), gjë që do të thotë se kështu kishte filluar të quhej që kohë më parë. Ishte “Banda e Lirisë” ajo që e kishte lartësuar edhe më tej emrin e Korçës.

Kongoli mbush 70 vjeç

S

Fatos Kongoli

hkrimtari Fatos Kongoli mbush 70 vjeç, dhe për nder të këtij përvjetori botuesi ekskluziv “Toena” organizon të mërkurën një ceremoni vigjilje. Në sallën e Akademisë së Shkencave pritja është e hapur. Fatos Kongoli lindi më 12 Janar 1944 në Elbasan, është prozator, redaktor dhe matematikan shqiptar. Fatos Kongolli ka studiuar për matematikë, pjesërisht në Pekin, pjesërisht në Tiranë, ku është diplomuar në vitin 1967. Ka punuar për një kohë të gjatë si gazetar letrar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese "Naim Frashëri". Është autor i një vargu librash. Librat e Kongolit janë botuar në Francë, Itali, Zvicër, Greqi, Gjermani, Poloni, Sllovaki, Bullgari e Serbi, me jehonë në disa nga gazetat dhe revistat më të mëdha evropiane si Le Monde, Le Figaro, La Stampa, Le Temps, Le Soir, L'Express, Magazine Littéraire, Der Tagesspiegel, etj. Është tri herë fitues i çmimit vjetor për librin më të mirë në prozë dhënë nga Ministria e Kulturës (1995, 2000, 2002), si dhe i çmimit Velia (2000). Është fitues i çmimit dërkombëtar "Balkanika"-2002. Është fitues, gjithashtu, i çmimit më të lartë letrar në Shqipëri "Penda e Artë" (2004). Shoqata e Botuesve Shqiptarë e ka vlerësuar me çmimin "Shkrimtari i vitit" për 2006-ën, ndërsa romani "Lëkura e qenit", përkthyer në gjermanisht, u shpall libri i muajit qershor 2006 në Gjermani.

“Armiku i Popullit” shfaqet në TK

N

ë fundjavë në sallën e Teatrit Kombëtar do të jepet premiera e dramës “Armiku i popullit”. Drama e H. Ibsen vjen në skenë me regji të Dino Mustafiqit, vepër që është realizuar para tre viteve si i ftuar në skenën e teatrit antik të Butrintit, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove. Në Tiranë vjen për herë të parë pas dhënies në Shkup e cila është një bashkëprodhim midis Teatrit Shqiptar në Shkup dhe Teatrit "Oda" të Prishtinës. Në rolin kryesor është aktori i mirënjohur Bajrush Mjaku i cili në shfaqjen e tij në Shkup festoi jubileun e tij të 40-të në skenë. Gjithashtu interpretojnë shumë emra të njohur të teatrit si: Ilire Vinca, Bislim Mucaj, Salaudin Bilali, Alban Ukaj, Fisnik Zeqiri, Adrian Morina, Arta Selimi. “Armiku i Popullit”, një nga veprat më të njohura të dramaturgut të madh norvegjez Henrik Ibsen u shkrua në vitin 1882 dhe u adresohet tendencave irracionale të masës dhe natyrës korruptive të sistemit politik.


20

E hënë, 20 janar 2014

Botë/rajon Drashkoviq: Millosheviqi urdhëroi vrasjen e fëmijëve serbë në Pejë

Kryetari i Lëvizjes Serbe për Ripërtëritje, Vuk Drashkoviç, thotë se vrasjet në kafeterinë “Panda” në Pejë, në vitin 1998, u bënë me urdhër të Sllobodan Millosheviqit, ndërsa thekson se sigurimi shtetëror serb, në krye me Radomir Markoviqin dhe përmes Milorash Ulemek-Legija, kanë kryer vrasjen e tyre. “Krimi serik kundër serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës të cilët e kanë përkrahur Serbinë dhe kanë gjykuar publikisht UÇK-në, në fillim të nëntorit të 1998, është urd-

hëruar nga Millosheviqi. Ishte dhënë vendim që të bëhen disa sulme terroriste të cila do t’i kryente skuadra e “Legijas”, në mënyrë që në sytë e bashkësisë ndërkombëtare UÇK të paraqitet si organizatë terroriste dhe në të njëjtën kohë për të ulur reputacionin e shqiptarëve në Kosovë”, ka thënë Drashkoviq për “Kurir”, transmeton Koha.net. Drashkoviq thotë se, sipas informatave që ai i posedon, në atë kohë ishte formuar i ashtuquajturi Grupi Operativ i Përndjekjeve, i cili kishte

Vuk Drashkoviç

18 njerëz në përbërje, dhe thotë se ata ishin trajnuar nga “Legija” për aktivitete terroriste në Kosovë, “përfshirë edhe krimin monstruoz në ‘Panda’”. “Sipas informatave të mija, para disa muajve Markoviq kishte kërkuar të falej nga presidenti Nikolliq, duke thënë se do ta rrëzojë gjithë Serbinë në gjunjë nëse dërgohet ngrihet akuzë për vrasjen e serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, por edhe serbëve dhe myslimanëve në Bosnje”, ka komentuar Drashkoviq.

Rusi

Nga konvertitë në terroristë? Pas sulmeve të fundit në Volgograd dyshohet se atentatorët janë me prejardhje sllave. Në të ardhmen në Rusi mund të kryhen më shumë sulme vetëvrasëse nga njerëz me origjinë sllave. Kush e hodhi veten në erë në 29 dhjetor 2013 në sallën e hyrjes së stacionit hekurudhor të Volgogradit? Autoritetet nuk kanë paraqitur ende rezultatet e hetimit. Por nga supozimet e para, që qarkulluan në mediat ruse menjëherë pas sulmit, atentatori vetëvrasës duhet të ketë qenë me origjinë sllave. “Shpërthimet në Volgograd na detyrojnë të flasim për problemin e atentatorëve vetëvrasës, që janë sllavë”, thotë Ahmet Jarlykapov nga Instituti i Etnologjisë dhe Antropologjisë i Akademisë së Shkencave të Rusisë në një intervistë me DW. Ai beson se terroristët islamikë rekrutojnë gjithnjë e më shumë sllavë duke patur parasysh “islamofobinë dhe kaukazofobinë”, mbizorëruese në pjesë të tëra të Rusisë. “Terroristët e dinë, që njerëzit me pamje jo sllave kontrollohen kudo”, thotë Jarlykapov. Ndërsa njerëzit me prejardhje sllave nuk bëjnë pjesë në imazhin dominues të të dyshuarvit. Forcohen kontrollet e muslimanëve Sipas Jarlykapovit kontrollet e njerëzve me prejardhje nga Kaukazi janë forcuar më shumë pas sulmeve në Volgograd. Është krijuar një “histeri e vërtetë”, si në opinionin publik, ashtu si dhe në mesin e atyre, që janë në vendimmarrje, thotë eksperti rus për Kaukazin. “Një reagim ndaj sulmit ishte kontroll i të gjithë muslimanëve rusë në rajonin Nishni Novgorod. Ata u morën në pyetje dhe u detyruan të japin shenjat e gishtërinjve”, thotë Jarlykapov. Këto veprime shkaktuan diskutime të nxehta në rrjetet sociale. “Njerëzit pyesin veten, se nga i ka shërbimi sekret rus FSB listat e muslimanëve rusë, që jetojnë në vend. Kontrollet janë një goditje për strukturat zyrtare muslimane, sidomos për administratën klerikale të muslimanëve të Nishni Novgorodit” thotë Jarlykapov. Masa të tilla nuk kontribuojnë për integrimin, por forcojnë distancimin. Një reagim tjetër ndaj

një efekt më të madh tmerrues”, thotë Sokirjanskaja. Në këtë mënyrë demonstrohet më fort fuqia e ideologjisë xhihadiste.

Moskë (foto ilustruese)

Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë Një ditë më parë, pas mesnatë është rrëzuar busti i Nënës Terezë që gjendet në qendër të qytetit të Mitrovicës, transmeton KTV. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes pas lajmërimit nga banorët dhe ka nisur hetimet lidhur me këtë rast. Por drejtues të policisë ende nuk dinë për motivet dhe nuk janë të sigurt nëse busti është rrëzuar vetë apo është rrezuar nga dikush. Policisë dhe banorëve të shumtë i është bashkuar edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, të cilët sulmeve është shtimi i kontrolleve të trenave nga Makhachkala, kryeqyteti i republikës ruse të Dagestanit. “Në stacionin Kazan në Moskë, pasagjerët e këtyre trenave kontrollohen një nga një. Por ata shohin, se si pasagjerët nga trenat e tjerë zbresin pa u penguar”, thotë Jarlykapoç. Ai kritikon këtë lloj kontrolli, për shkak se terroristët mund të udhëtojnë për shembull fillimisht në Pskov në veriperëndim të Rusisë dhe që andej për në Moskë.

Busti i rrëzuar

e kanë rikthyer bustin. Bahtiri ka thënë se komuna shumë shpejt do të bëjë një bazament më të fortë për bustin që kjo gjë të mos përsëritet.

Një reagim tjetër ndaj sulmeve është shtimi i kontrolleve të trenave nga Makhachkala, kryeqyteti i Dagestanit

Terroristët rekrutojnë edhe sllavë Ekspertët vlerësojnë se në vitet e fundit është rritur numri i sulmeve, në të cilat kanë qenë të përfshirë njerëz, që janë konvertuar në fenë islame. Një nga vrasjet më të bujshme ka qenë vrasja e sheikut dagestanez Said Afandi Çirkej dhe shtatë pasuesve të tij në gusht 2012, kujton Jekaterina Sokirjanskaja, drejtuese e përfaqësisë ruse të Grupit Ndërkombëtar të Krizave. Sulmin e kreu atentatorja vetëvrasëse ruse Alla Saprykina, një ish-aktore në teatrin rus në Mahatshkala. Përforcime policore pas sulmit në një autobus në Volgograd Sokirjanskaja thotë në bisedë me DW, se ka disa arsye që ilegaliteti terrorist rekruton atentatorë vetëvrasës me pamje sllave. Në radhë të parë me to është e mundur, të mos biesh në sy në mesin e një turme. Për këtë arsye konvertitët me prejardhje sllave janë aq të rëndësishëm për grupet terroriste. “Ato mund të përdoren më mirë në operacione në vendet, ku ka grumbullime të mëdha njerëzish. Përveç kësaj, përfshirja e tyre në sulme ka

Islami si “fe e protestës” Studjuesi i fesë islame Rais Sulejmanov nga Instituti rus për Studime Strategjike thekson se njerëzit, që janë konvertuar në fenë islame, kanë një prirje më të madhe për ekstremizëm se sa përfaqësuesit e etnive myslimane. Ai vlerëson se ka rreth 7000 muslimanë me origjinë ruse. “Numri i muslimanëve rusë është i pakët, por prej tyre kanë dalë relativisht më shumë terroristë se për shembull nga pesë milionë tatarët ruse, që janë tradicionalisht muslimanë”, thotë eksperti. Ahmet JarSokirjanskaja thotë se ka disa arsye që ilegaliteti terrorist rekruton atentatorë vetëvrasës me pamje sllave

lykapov i Akademisë së Shkencave të Rusisë nga ana tjetër mendon se në Rusi ka ndërkohë dhjetëra mijëra të konvertuar me origjinë sllave. Për ata, që kanë kaluar në fenë islame, besimi i tyre i ri është një lloj “feje proteste”, mendon eksperti. Janë para së gjithash rusët e zhgënjyer ata, që radikolizohen gjithnjë e më shumë si muslimanë. Gazetarja Marina Akhmedova, që ka shkruar disa libra mbi problemin e atentatorëve vetëvrasës, thotë në bisedë me DW, se “xhihadistët rusë” janë produkt i propagandës së terroristëve. “Janë njerëz, që nuk shohin kuptim në jetë dhe terroristët i japin një kuptim për jetën”, thotë Akhmedova. Edhe njerëz të arsimuar nga familje të mira mund të bëhen atentatorë vetëvrasës, thekson ajo. Arsyet për radikalizimin e myslimanëve, thotë ajo, nuk duhen përgjithësuar.


E hënë, 20 janar 2014

21

Sport

Premier Lige

Berluskoni: Sedorf ka nevojë për fitore

Çelsi dhe Eto i japin shuplakë Juanitid të Mojes

Bosi i Milanit Silvio Berluskoni mendon se është rëndësishme që Klarens Sedorf ta fillojë me fitore punën e tij si trajner në San Siro. Holandezi, i cili mori drejtimin e kuq e zinjve pas shkarkimit të Masimiliano Alegrit, do ta drejtojë skuadrën për herë të parë në ndeshjen e sotme ndaj Hellas Veronas. Shefi i tij beson se kthimi i 37-vjeçarit në vendin ku kaloi dhjetë vite si futbollist, do t’i shërbejë klubit për rivënien e marrëdhënieve me tifozët. “Është e rëndësishme që ky Milan i ri të fillojë mirë. Është e rëndësishme, sepse ka shumë tifozë të zhgënjyer nëpër gjithë italinë”, u ka thënë Berluskoni gazetarëve.

Ka qënë skuadra e Murinjos ajo që ka dalë triumfuese në fund të takimit Eto do të ishte lojtari kyç i cili do të vendoste fatin e ndeshjes me golat e tij Murinjo triumfon, ndërsa Mojes do të duhet që të mbajë Junaitid nën frena pasi po rrëzohet edhe më shumë drejt humnerës. Çelsi ka konfirmuar edhe një herë se është njëri nga pretendentët kryesorë për titull duke e mposhtu kampionin në fuqi, Mançester Junaitid, me rezultat 3-1. Në ndeshjen e zhvilluar në Stamford Bridxh, ishte derbi i ëndrrave për sulmuesin e Bluve, Samuel Eto’o, i cili realizoi het-trik. Edhe pse Djajtë e Kuq e filluan më mirë takimin, kamerunasi doli në pah duke u treguar më i fortë se Jones dhe me ndihmën e Karrik që e devijoi topin, e mposhti për të parën herë portierin De Gea në minutën e 17. Edhe pse i riu Adnan Januzaj dhe bashkëlojtarët e tij angazhoheshin, ata nuk arrinin që të tregoheshin të aftë në finalizim. Mirëpo nga ane londinezve këtë e bënte më së miri Eto’o, i cili në mbyllje të pjesës së parë e dyfishoi rezultatin. Gari Kahill ishte ai që dha asistin për sulmuesin kamerunas. Pak minuta pasi arbitri dha shenjë për fillimin e pjesës së dytë, superEto’o e kompletoi het-trikun. Uilliam harkoi nga këndi De Gea mbrojti goditjen e ivanoviç, por aty ishte kamerunasi për të shënuar. Një gol për nderin e tifozëve mysafirë që kishin udhëtuar në Londër, e shënoi meksikani Havier Hernandez . Në minutat shtesë serbi Nemanja Vidic u përjashtua me të kuq, pas një ndërhyrjeje ndaj Hazard. Çelsi kështu është në vend të tretë në tabelë, me dy pikë më pak se lideri Arsenal dhe një më pak se pozita e dytë, të cilën e mban Mançester Siti. Mançester Junaitid mbetet në pozitën e shtatë me gjashtë pikë më pak se pozita e katërt, të cilën e mban Liverpuli. Kështu duket se problemet janë edhe më të mëdhaja pas kësaj humbje për Mojes. Disfata këto që nuk mund të harrohen lehtë. Edhe pse asgjë nuk ak ndryshuar te klubi nga vjet përveç trajnerit skuad-

Arsenali kërkon Vuçiniç për huazim

Çelsi-Mançester United 3-1

Mojes 150 milion paund në dispozicion për merkaton

Totenhemi siguron fitoren

Menaxheri i Mançester Junaitid David Mojes ka në dispozicion 150 milionë paund për ta përforcuar skuadrën në afatin kalimtar të qershorit. Sipas “Daily Star Sunday” shënjestra kryesore e trajnerit skocez është sulmuesi i Paris Saint-Zhermain Edison Kavani, i cili përkundër parave të majme që merr në kryeqytetin francez, nuk është i kënaqur me nivelin e kampionatit francez. Po ashtu, në listën e tij të transferimeve gjenden edhe futbollistë, si Julian Draksler Shalke dhe dyshja e Borussia Dortmundit, ilkai Gundogan dhe Marko Rojsh. Gazeta vazhdon me emrat e mesfushorëve Huan Mata, Ros Barklei, Adam Lalla-

Totenhemi ka regjistruar fitore në shtëpi të Suansea në Liberti Stadium. Spursat shënuan vetëm një herë në pjesën e parë me anë të Emmanuel Adebajor në minutën e 35-të. Mbrojtësi vendas Chico shënogi gabimisht një autogol në pjesën e dytë për t’u dhënë avantazh të dyfishtë mysafirëve. Adebajor shënoi edhe golin e dytë personal në minutën e 71 për t’i dhënë fund takimit. Golin e nderit për Suansea e realizoi Uilfried Boni. Totenhemi barazohet me pikë me Liverpulin që mban pozitën e katërt, ndërsa Arsenali është tetë pikë larg.

ra nuk ka të njëjtat rezultate. Tashmë do të duhet që të bëjën ndeshje shumë të mira në pjesën tjetër të

na, Miralem Pjaniç (Roma), Hernanes (Lacio), Lukas Moura (PSG) dhe Koke. Mirëpo, buxheti i transferimeve do të varet shumë nga fakti nëse Junaitid do të arrijë të kualifikohet në Ligën e Kampionëve. Ndërkohë që po spekulohet për kalimin e Kavanit në Old Trafford, mediat britanike raportojnë se Uejn Runi (që ka kontratë edhe 18 muaj) do të largohet gjatë verës. Sipas mediave angleze Runi dhe Adnan Januzaj kanë qenë futbollistët më të mirë të Djajve të Kuq këtë sezon, mirëpo 28-vjeçari mund të largohet pasi klubi refuzon ta paguajë shumën që ai kërkon. sezonit për të arritur të paktën në katër vendete para. Ndërkohë që për Murinjon gjërat paraqiten ndryshe

pasi skuadar e tij duket se po arrin në formën më të mire, dhe i shtohet Sitit dhe Arsenal në luftën për titull.

Toti: Mund ta mposhtim Juven Legjenda e skuadrës romane Françesko Toti mendon se Roma është gati për t’u ndeshur me Juventusin në ndeshjen çerekfinale të Kupës së italisë. Të shtunën kryeqytetasit regjistruan fitore prej 3-0 kundër Livornos në një

ndeshje që e dominuan çdo aspekt, ndërsa të martën zhvillojnë përballjen me kampionin në kuadër të kupës italiëne. “Në ligën tonë nuk ka kundërshtarë të përshtatshëm apo ndeshje të lehta. Ndaj Livornos ishim të mirë dhe kjo është

arsyeja e vetme pse gjërat dukeshin më të lehta”. “Tashmë ndeshemi me Juventusin. Ndeshja e të martës është një sfidë që ne e konsiderojmë prestigjioze, ndërsa duam të vazhdojmë tutje në Kupën e italisë”, ka thënë kapiteni.

Françesko Toti

Duket se Arsenali dëshiron ta përforcojë fazën ofensive duke huazuar sulmuesin e Juventusit, Mirko Vuciniç. Malazezi nuk bën pjesë në planet e Antonio Kontes, ndërsa do të ishte një alternativë e përsosur për Olivier Zhirud, si një qendërsulmues i cili shënon gola. Politika e Arsene Venger është që të mos u ofrojë kontrata afatgjate futbollistëve mbi 30 vjeç, kështu që opsioni i vetëm është huazimi. Mirëpo, më herët është raportuar se drejtuesit e Juves ua kanë bërë të qartë Topçinjve se nuk e lejojnë Vuçiniçin të largohet si huazim. Një ofertë në vlerë prej tetë milionë paund do të ishte e mjaftueshme për të bindur zonjën e vjetër për shitjen e lojtarit, të cilin e kërkon njëkohëshit edhe skuadra e Totenhem.

Vidal: Golat i shënoj për skuadrën Kiliani Arturo Vidal planifikon të vazhdojë të shënojë gola me Juventusin gjatë këtij sezoni. Mesfushori kilian realizoi dy herë në triumfin prej 4-2 kundër Sampdorias dhe tashmë numëron 10 gola në Serie A ndërsa Juve vazhdoi me rekordin e fitoreve në shtëpi dhe me fitoren e 12-të radhazi në kampionat. “Punoj secilën ditë që të zhvillohem dhe jam i kënaqur që gjeta rrjetën”. “Nuk kam ndonjë objektiv specifik për gola personal. Vetëm dua të vazhdoj të luaj në këtë mënyrë deri në fund”. “Nuk kam ndonjë bonus në kontratën time që lidhet me golat, thjesht e bëj për skuadrën. Herën e kaluar ia dhashë penaltinë Vuçiniçit, por kësaj radhe ishte për mua dhe fatmirësisht shënova”, ka deklaruar Vidal. Kilani duket se po kalon një sezon mjaft të mirë nën drejtimin e Kontes dhe këtë gjë po e shpreh dhe me anë të golave. Jurges Veizaj


22

E hënë 20 janar 2014

Zbavitje

Fjalëkryqi i “Standard” 1

2

3

4

5

6

7

8

9

15

16

20

18 22

30

39 46 54

61

62

67

68

23

74

75

35

24

25

36

40

37

41 48

49

55 63 69

14

28

47

53

13

32

34

38

12

19

31

45

11

27

33

44

17

21 26

29

10

64

56

42 50

57

58

65

70

59

52

60

66 71

76

HORIZONTAL 1. Mund të jenë bankare. 10. Një është edhe tatami. 15. Eshtë futbolli me super bowl. 16. Centrale Elektrike Vlorë 19. Eshtë vija e portës. 20. Ndërrohen me zapping. 21. Janë qeniet si Meduza. 25. Të fundit në studim. 26. Këndohet në opera 27. Shkaktojnë defekte në favor të armikut. 28. Ai dhe ajo. 29. Muza e komedisë. 31. Një i sëmurë... gjaku.

51

43

32. Një vegël. 33. Unë dhe ti. 35. Rryma e Dom Judd. 37. Nisen nga kreu. 38. Fillojnë tokëzimit. 39. ...e Malcis ajo e Fishtës. 41. Një raketë europiane. 42. Të parat në ekspeditë. 44. Në fund të lutjes. 47. Një qen i i vogël. 48. Ai dhe ajo. 50. Janë tek në tavë. 51. Një mundje japoneze. 53. Paguhet një për vonesë.

72

73 77

55. Mbyllin një ditar. 56. Fillojnë llogarinë. 58. Emri i Dvorak. 61. Muhammad i ringut. 62. Inicialet e Turgeniev. 63. Profeti i ankimeve. 66. Edi aktore. 67. Shoku ynë... në një film. 69. Kështu janë gjërat e thjeshta. 72. Pak ksenofobi. 73. Inicialet e Camus. 74. Inicialet e Asimov. 75. Lexohen në pentagram. 76. E kishte forcënte flokët. 77. Eshë si e gjitha.

Fjalëkryqi pa skemë 1 2

3

4 5 6

7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22

1 2 3

8 9 10 11 12

28. Podrimja poet. 30. Eshtë çrregullim. 32. Janë gjyqtarë me flamur. 34. Janë godina në miniaturë. 36. Një kundërshtar në dashuri. 38. E ka lënë të pafuqishmin. 40. Fillojnë hollësitë. 42. Një i dërguar special 43. Shkroi Doktor gjilpëra. 45. Nolde piktor. 46. Fillojnë nazet. 48. Eshtë edhe ajo e cirkut. 49. Ndryshe për latinët. 52. Një... italiane. 54. Fillojnë titrat. 55. Perëndia greke e luftës. 57. Një Kujtim që qe kompozitor. 59. Një pjesëz mohuese. 60. Ela e volejbollit. 64. Inicialet e Morricone-s. 65. Maten pa çifte. 68. Mbyllin kuvendin. 70. Nota e diapazonit. 71. Mbeten në fund.

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar S

P

E C

I

F

I

K E

H O M E

P A G E

I

R O N

I

F

T

T

R

E B

E L

A T T

R B

K E T

P M A

F

V E R

A

S K E N A R

E T T V

I

A A L T

D

R R

I M E

E M B

C A M

I

L L E R

I

P A L E

S

T

I

N

E

Z E T

E V O L U C

I

O N

I

T

K A L A T E

M A K U T B A T A R

R

F A T H E

E T

U N S

T H A T

N I

I

N A R

E

T

I

L A T

I

K A E

I

J

A

S

T A M E N

T

I

I

A

T E K N

I

K E

S

R

11. Një pije bianco dhe rosso. -Eshtë dashnor i vjetër. -Kush ka... nuk i ecën. -Botim pa kufij. 12. Pamela aktore. -Veshja e indianeve. -Një gjini filmi.

K

P

T E

E T E

A T A L A I

S

T R

T

D A M A R

E T A E

A K E

P

D A

P

A

B

R

A N A T A R

T E R R

E R E T

I

E

A

P

J

A

P A R

K A T

I

10. Inicialet e Asimov. -Një pije dry. -Kapen të parat. -Në fund majtas. 11. Janë elektroda pozitive. -Gjysmë vrapim. 12. I dëgjoi vetëm Odiseu. -Mbreti i Cordelia-s. 13. Film i Alan Parker. -Në hyrje të Europës. -I ka tek rendi. 14. Një shtet me Damask. -Jupi ish futbollit. 15. Diku në qendër. -Eshtë lexim pas abetares. 16. Eshtë yll me bisht. -Të parat në atletike. -Football Club. 17. Ari i italianëve. -Janë kampionë. 18. François i Efekti natë. -Një pjesë e etiketës. 19. U mbiquajt Ike. 20. Ente Ekonomike Tiranë. -Një program... lajmesh. 21. Fillojnë brenda. -Merren me iniciativa. 22. Ajri i Londrës. -Inicialet e Gide. -Ishte muza e komedisë.

VERTIKAL 1. Ka një afat në produke. -Pak amatorizëm. 2. Kërkohet nga poeti. -Një vrap pele. 3. Lumë në Siberi. -Mbahen me bateri. -Inicialet e Duvall. 4. Një grua biblike. -Numri i muzave. 5. Janë shqiptarët nën Shkumbin. -Një pjesë e variantit. -Mbyllin një manastir. 6. Inicialet e Béart aktore. -Gjarpëron në Shqipëri. -Kufijtë e nsiskëms. 7. Një pjesë e tarikateve. -Një legjendë. -Giuliana de... aktore. 8. Janë filantropë. 9. U bindeshin feudalëve.

4 5 6 7

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 48 kuti HORIZONTAL 1. Kanë shumë disiplina. -Kështu mund të jetë një ide e... ngulitur. - Eshtë mundi pa dobi. -Në krye të bashkisë. 2. Një gjigant i florës. -I katërti në kapitull. -Eshtë gazetë që sjell... lajme. 3. Fare pa fe. -Kufijtë e kujtesës. -Bëjnë garvurë me gurë. -Një skuadër greke. -Miu në computer

VERTIKAL 1. Kishin mbret Decebalin. 2. Qazimi këngëtare. 3. Eshtë ndjekja në gjyq. 4. Mund të jetë unik. 5. Eshtë si smirë. 6. Një gjigant i prodhimit të mobiljeve. 7. Gjysmë tatimi. 8. Mbyllin një dyqan 9. Sandor, poet hungarez. 10. Nuk ka fodulli. 11. Katet pa ekstreme. 12. Fillojnë panikun. 13. Eshtë ajka e shoqërisë. 14. Zhvillohen me hartime. 16. Skuadër basketbolli kroate. 17. Bëhen për të zgjedhur. 18. U thye nga Narsesi. 19. Një version i Ford. 21. Presin fëmijë. 22. Altin ish- mesfushor i yni. 23. Një minimakinë për gara. 24. Junior i shkurtër. 27. Mund të jenë ngjitëse.

4. Eshtë transmetimi.. .live. -Eshtë fusha më tërheqëse. -Eshtë copë torte. 5. Zola shkrimtar. -Janë të dërguar me.. veladon. -Kufizojnë Francën. 6. Kalohet në gjumë. -Satelit i Uranit. -Gjysma e inatit. -Një muzikë... dasme. 7. Maxhordomi i interpretuar nga Gerard Depardieu. -Matet pa kufij.

- Finlanda e... finlandezëve. 8. Janë edhe ato të cirkut. -Një mund të jetë fetar. -Thyhet me dy kafshata. -Oliver i Dickens. 9. Anestetik kozmik. -Italia në tabela. -Eshtë teto. -Agolli e skenës sonë. 10. Në krye të avokatëve. -Të parat në stacion. -Kompozoi Falstaff. -Eshtë telefilmi.

F A R M A C A V A

R

L

I

S R

I

I N

T E T K A S I

D T

L E T R A R E A R

I

A N E P A

A

K

J

I O N E T

I

S T E T

I

C A O O P A G O T I

T A R I

I

I

I N E M E S

I

I K

T O P B A S R A I

A

T H A D T A A R A R T E T

A C E P R E S

K H

A H T T A P A R T

K A P S U L A T D E R A

S T E

E K E R R R E T E

D O N A C

I

M E R

I

I N T E R

F O N O G R A M E T

C

L M E R E D

P O T U R

R S A E R E D

A D R

N E L O T A

R K A M B A N A T I

M O L

J A T B R E G U A F

J A R I

I R

I

E R E T E N

I N T E T

T A


23

E hënë 20 janar 2014

Fjalëkryqi i Simetrik

HORIZONTAL 1. Eshtë bosht. 4. Thirrej Prokusti. 10. Janë male në Karpate. 14. Memoria në computer. 15. Mund të jenë edhe provimesh. 16. Juan Sebastian te Inter. 17. Tipi, por jo ti. 18. Mund të manovrojnë me cloche. 19. Eshtë besimi i besimtarëve. 21. Mund të kthehen në mllef. 23. Mund të jetë B kompleks. 25. Janë ndenjëse me... rezerva. 26. Një është edhe Maigret. 28. Nderi kur nuk di. 29. Ustinov i kimenasë. 30. Kishin flamur të zi. 31. Ishte veggla e Arkimedit. 32. Janë gjaku me... vena.

33. Janë grekë. 34. Bashkohen kur... puthin. 35. Një pjesë e ceremonisë. 36. Duhen bonifikuar. 37. Një hanxhar. 38. Në fund të fundit. 39. Ngrihen duke bërtitur. 40. Ndiqej nga inkuizicioni një i tillë. 42. Ka dhoma për t’u zënë një i tillë. 43. Ibarruri, la Pasionaria. 45. Fillojnë tatëpjetën. 46. Janë histtori dashurie. 48. Mund të jenë tokë-ajër. 49. Këndon Laura non c’é. 50. Eshtë bixhozi. 51. Timperi i televizionit ital;ian. 52. Eshtë skuadër që nuk duhet shkelur.

VERTIKAL 1. Eshtë Au në tabelë. 2. Janë edhe ato të skuadrave. 3. Ekstreme në stadium. 4. Bëjnë be... kur thërrasin. 5. Një element me simbol N. 6. Koha e një... viti. 7. Janë gjyqtarë me... flamur. 8. Një lojë me games. 9. Kufizojnë trotuaret. 10. Një ushtarak i rangut të ulët. 11. Kaçaturian, kompozitori i Vallja e shpatave. 12. Ndjekin il derby della Mole. 13. Kufizojnë një rajon. 15. Një kitarë indiane. 16. Janë tre edhe ato të përemrave e foljeve. 18. Janë çifte në... gjyq. 19. Ishin barbare ato si vandalët. 20. Safin, tenist rus. 22. Përpilon aktre juridike një i tillë. 23. Janë dhjetë në dekadë. 24. Kështu është ai që ta shpif. 25. Qe socializmi i Titos. 26. Ato të tepërta përbëjnë mbipeshën. 27. Janë si luleshtrydhet. 30. Eshtë kodi që dënon. 31. Eshtë zëri i atij që thotë aman. 33. Një fjalë... para kohe. 34. Janë lokal snack. 36. Një brejtës pylli. 37. Matilde, shkrimytare italiane. 39. Emile i J’accuse. 40. Farija e paharruar e volejbollit. 41. Një as i Milan. 42. Gjysma e himnit. 43. Drejtori Arsimore Berat. 44. Me të nxjerrin një letër. 47. Duken të parat. 48. Fund dhjetori. 49. Unë dhe ti.

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Zbavitje D E M I U K A M S

M A K I N A T L A M O T T A

H E R E T I K

T R

I T A N

T R A R E T H A B E R E D I T M I N E M L

R

N

R E H A T N E R E U

D E M I R

C E T A C E T E

H E T I M E T K O R A L E T

K A N A T E T M A T E R

I A

I T E T

M

H I L E T

E P I T E T T E M A T

P

M O T M I L E

M E T E R V A T E R

K E N E T A T

M O N I T O R B A R

I T O N

M O N E T A R

N A M T N

A R

I A

Transformimi "djallëzor" i Jolie për “Maleficent”

Horoskopi 20 janar 2014 Dashi Jeta ne çift do jete përgjithësisht e mire sot, megjithatë kjo nuk do te thotë qe do mungojnë tërësisht debatet. Ne fakt ato do i japin edhe me shume bukuri ditës. Nëse jeni beqare mos i humbni shpresat për te gjetur princin e kaltër deri ne sekondat e fundit. Situata financiare do jete mjaft delikate. Shpenzoni me kujdes nëse nuk doni qe te keni probleme serioze me vone.

Demi Jeta sentimentale e çifteve do ketë vështirësi te shumta gjate kësaj dite. Do jeni xheloze ne kulm dhe do debatoni ne çdo moment me partnerin. Beqareve nuk do ju ndodhe asgjë e veçante. Yjet nuk do jene ne anën tuaj sot. Ne planin financiar do keni mbështetjen e disa familjareve. Do arrini te paktën ta stabilizoni situatën dhe do ndiheni me te qete.

Binjaket Do tregoheni shume kokëfortë sot ne jetën tuaj ne çift dhe kjo do e acaroje ambientin ne te cilin jetoni. Kujdes sepse po e tepruar mund te lindin edhe probleme serioze. Beqaret nuk do kërkojnë me padurim krijimin e një lidhjeje sepse do ndihem me se miri ashtu si janë. Ne planin financiar do kryeni investime te vlefshme te cilat do e përmirësojnë shpejt situatën.

Gaforrja Nëse jeni ne çift mos tentoni ne asnjë mënyrë te nisni dashuriçka te fshehta sot sepse jo vetëm qe do shkatërroni gjithçka qe keni dertuar me partnerin, por do lëndoheni mjaft edhe vete. Beqaret nuk do takojnë personat e duhur për te filluar lidhje serioze. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe maturi. Nuk priten probleme ne këtë sektor.

Luani Dite shume e trazuar kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do bini dakord për asgjë me partnerin dhe do kërkoni me ngulm te dale ajo qe doni. Mos i kaloni limitet. beqaret do përballen me surpriza te këndshme te cilat edhe mund t’ua ndryshojnë jetën. Ne planin financiar nuk do jete dite pozitive, megjithatë me pak kursim mund t’ia dilni mbanë.

Virgjeresha Tregohuni me te disponueshem ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe tolerojeni atë here pas here. Vetëm ne këtë mënyrë do ndiheni edhe vete te lumtur. Beqaret duhet te dëgjojnë zemrën e tyre pa menduar për asgjë tjetër. Financat do përmirësohen fale një promocioni qe do merrni ne pune. Organizojeni si duhet situatën dhe do jeni te sigurte për një kohe te gjate.

Peshorja Do iu duket shpesh vetja si ne ëndërr gjate kësaj dite. partneri do kujdeset mjaft qe t’iu beje te ndiheni me se miri. Mund te keni edhe surpriza gjigande. Beqaret do kenë takime shume emocionuese dhe mundësitë për te filluar lidhje do jene me te mëdha. Urani do ju nxite te shpenzoni pafundësisht dhe situata financiare do behet me delikate se kurrë.

Akrepi Çdo gjë do varet nga sjellja juaj gjate kësaj dite. Nëse e ruani te ngrohte komunikimin dhe here pas here e falni për gjerat elementare partnerin ambienti do jete i ngrohte. Nga ana tjetër beqaret nuk do arrijnë dot te bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Ne plani material do bëni gabime te pafalshme te cilat do ju kushtojnë shtrenjtë me vone.

Shigjetari Ndikimi i njëkohshëm i Jupiterit dhe Saturnit ne jetën tuaj ne çift do krijoje një klime shume te ngrohte. Nuk do ketë me agresivitet dhe as debate te forta. Beqaret me shume mundësi do e gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe do ndihen te plotësuar për këtë fakt. Ne planin financiar duhet te ndryshoni mënyrën e menaxhimit te te ardhurave qe situata te përmirësohet.

Bricjapi Edhe pse mund te keni shume angazhime gjate kësaj dite, mundohuni te mos e lini pas dore atë qe keni ne krah. Ai do ketë nevoje për ju me tepër se kurrë. Për beqaret do jete dite e qete. Ata do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk presin ndryshime. Financat do jene te mira. Përfitoni për te blere objektet qe keni pëlqyer prej kohesh, por jo te kryeni shpenzime kot se koti.

Ujori Dita e sotme do jete shume e paqëndrueshme për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do dini çfarë te bëni qe ta stabilizoni situatën sepse me partnerin nuk do kuptoheni mire. Beqareve mund t’iu ndryshoje tërësisht ekzistenca fale një takime mbresëlënës qe do realizojnë. Ne planin financiar do keni një surprize te mrekullueshme. Çdo gjë do ece si duhet ne këtë plan.

Peshqit Nëse jeni ne një lidhje dhe ende e doni njeritjetrin si ne fillim, Plutoni do nxite momentet romantike dhe emocionuese. Orët e mesditës do jete ato me te mrekullueshmet. Beqaret nga ana tjetër do njohin një person serioz dhe sharmant. Ja vlen ta njihni edhe me tej atë. Me financat do i keni punët mire megjithatë mundohuni te shmangni investimet super te mëdha.

Ajo konsiderohet si një prej aktoreve më të bukura të ditëve të sotme, por në filmin e fundit, transformimi i Angeline Jolie është ‘demoniak’. Aktorja 38-vjeçare luan rolin e shtrigës në realizimin e fundit të filmit të bazuar në historinë e “Bukuroshes së fjetur”, të titulluar “Maleficent”. Për t’iu përshtatur rolit, Angeline i është nënshtruar një ndryshimi

radikal. Mollëzat janë nxjerrë më shumë në pah, veshët janë zgjatur disi dhe për t’i vënë kapakun pamjes së magjistares së zezë, në kokë mban dy brirë. Filmi është një realizim kinematografik i serisë së filmave vizatimorë të shfaqur për herë të parë në vitin 1959. Aktualisht është në fazën përfundimtare të promocionit dhe do të dalë në kinema verën e këtij viti.

Eliada Ahmeti, shqiptarja që po çmend grekët Eliada Ahmeti është shqiptarja e cila vazhdon të çmendë grekët me fotot e saj tejet sensuale. Ahmeti, e cila është me origjinë nga Elbasani, por prej vitesh jeton në Greqi, ushtron profesionin e saj si modele. Para disa ditësh Eliada ka pozuar para aparatit fotografik duke nxjerrë në pah hiret e saj provokuese. Ashtu siç shikoni edhe në fotot e mësipërme ajo shfaqet me bikini të ndryshme, ku bien në sy format optimale. Përveçse modele, Eliada merret njëkohësisht me dietologji dhe jep këshilla bukurie, shëndeti dhe fitness-i për dieta, në një institut bukurie në Athinë. Eliada thotë se e mendon gjithmonë se, "bukuria është diçka shtazarake nëse nuk përshkohet edhe me mençuri".


cmyk


Standard 20 janar 2014