Issuu on Google+

GAZETë E përditshme E premte 18 shtator 2015 Kryeredaktor: Poli Hoxha Nr: 3401, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI për maqedoni dhe greqi 1 euro

Fyerje dhe gallatë

www.standard.al e-mail: info@standard.al marketing@standard.al Botim i “standard”

Opinion

Fillimi i vitit të ri shkollor me avaz të vjetër Nga Dr. Ndriçim Mehmeti

Faqe 12

N

ë prag të fillimit të vitit të ri shkollor, dëgjuam premtime të mëdha, që natyrisht trumbetoheshin...

2-3-4 <<

Batutat “perla” që s’u dëgjuan në tv gjatë “përleshjes” në Kuvend Rama-opozitës: Keni ngelur 30 dele. Deputetët e PD: T’u thaftë goja, turkoshak e veshgjatë!

Suplement

Koluna, mësuesi i Eusebios, që bëri historinë me Benfikën Inovacioni/ Në Evropë mendohet të krijohen tri kompeticione kontinentale

Ambasadori në OSBE

Faqe 7

Ridimensionim i diktatorit apo punë arti me urdhra politikë?! Nga Violeta Murati

Me ambasadorin Lu Lulzim Basha: Nëse qeveria nuk pranon dekriminalizimin, fjalën e ka populli Politikë Faqe 3

SHBA, Baer: Luftoni korrupsionin dhe influencat kriminale në qeveri Kujdesi nga abuzimet

Mallrat që s’mund të sekuestrohen dot nga Tatimet

Faqe 8

Intervista/ Rama Po të ktheheshim në 2013-ën, prapë do të vija të njëjtët njerëz në lista Politikë Faqe 5

Ish-të përndjekurit Përleshje me policinë për shembjen e simbolit komunist te Ministria e Brendshme Aktualitet Faqe 6

cmyk

Faqe 9

Tel: 04 22 53 770 Cel: +355 69 40 31 715

Procedurat

Tatimet, shtrëngohen më tej gjobat. Do ketë edhe për blerësit. Ja risitë e draftit qeveritar

Faqe 18


2

E premte, 18 shtator 2015

Politikë

Debati për dekriminalizimin

Berisha: Me ligjin e qeverisë u shkelmua konsensusi. Rama: Shpikje “SHQUP”-i nuk duam Kryeministri: Ju keni variantin tuaj, ne tonin, merreni dhe përputhini, por juve ju ka ngelur kocka e fundit e skeletit të asaj partisë atëherë. Berisha: Kreu i meduzës theu marrëveshjen, shkelmoi besimin Kryetar i Kuvendit, ke një përgjegjësi të madhe. Nëse i përmbahesh në minimum Kushtetutës, këtë akt të djeshëm nuk mund ta lejoje. Me asnjë lloj mekanizmi, që të arrije të shkrije komisionin e votuar në Parlament”, - tha Berisha.

Gëzim Saliu

M

azhoranca dhe opozita u përfshinë në debate në seancën e djeshme lidhur me çështjen e dekriminalizimit, pasi të djathtët e cilësuan si një akt të prishjes së marrëveshjes politike të dhjetorit të vitit të shkuar, dërgimin dy ditë më parë të projektligjit nga qeveria në Kuvend. Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se asnjë lloj mekanizmi nuk mund të shkrijë një komision të votuar në Parlament. “Denoncoj këtu para jush aktin e pashembullt në 24 vite pluralizëm, aktin e djeshëm, në të cilin kreu i meduzës, kreu i krimit të organizuar në Shqipëri, shkelmoi në mënyrë banditeske vendimin e Parlamentit, shkelmoi ligjin e Parlamentit, shkelmoi Kushtetutën e vendit, e cila nuk i lejon qeverisë t’i heqë nga duart Parlamentit ligjet që ai drafton. E ndalon me një nen të posaçëm. Në morinë e kundërshtimeve, të akuzave dhe kundërakuzave më e rënda e të gjithave, më antikombëtarja është shkelmimi i besimit. Fibra e besimit është kushti i kushteve për të qëndruar demokracia, sado e polarizuar ka qenë jeta politike në

Injoron opozitën dhe partnerët

Rama: Keni ngelur 30 dele me çobanin e rraskapitur fare. S’jam Kryeministër i ndërkombëtarëve

“Denoncoj këtu para jush aktin e pashembullt në 24 vite pluralizëm, aktin e djeshëm, në të cilin kreu i meduzës”- tha Berisha Shqipëri”, - deklaroi Berisha. Më tej, ish-kreu i qeverisë shqiptare tha se konsensusi në Parlamentin Shqiptar ndër vite ka përcaktuar çdo vendim të madh, duke i dhënë mundësi Shqipërisë për të bërë hapa të tjerë. “Nëse ecim duke varrosur konsensusin, të jeni të bindur se ne varrosim demokracinë në këtë vend, stabilitetin dhe këtu, zoti

Në seancën e djeshme në Kuvend, Kryeministri Rama, ashtu si në shumë raste, nuk ka lënë pa thumbuar opozitën, duke e quajtur një kope delesh me një çoban të rraskapitur. “Njerëzit nuk janë kriminelë se vendosni ju e sa më shumë të bëheni pjesë e moralit suprem aq më shumë qesharakë bëheni se zgjedhjet nuk kanë dy vjet, dy muaj kanë këto të dytat. E nuk është se shqiptarët, se flisni në emër të shqiptarëve, por puna është se pas 2 vitesh shqiptarët nuk përtuan t’ju japin të njëjtën sasi shpullash që ju dhanë dy vjet më parë. Tani kjo nuk ju bën të reflektoni ndopak! Ju bën të kuptoni se shqiptarët nuk mund t’i

Kundërpërgjigjja e Ramës Në reagim të pretendimeve të opozitës për prishje të marrëveshjes mes palëve për arritjen e një produkti të përbashkët në komisionin e posaçëm që do të miratohej më pas edhe nga Komisioni i Venecias, Kryeministri Rama tha se shkrirja e komisionit vjen, pasi ai, sipas tij, nuk ka bërë asgjë. “Shkrimë një komision që nuk ka bërë asgjë. Ato mbledhje ishin vetëm propagandë. Ka një draft të PD-së dhe një nismë të qeverisë dhe procesi hyn në rrugën normale të ballafaqimit të dokumenteve”. Por nga ana tjetër Rama bëri të ditur se nuk do të pranojë që nga kjo shkrirje e mundshme e dy varianteve mazhoranca të pranojë ato që i cilësoi si “shpikje të SHQUP-it”. “Vetëm me kushtin që thashë; Shpikje SHQUP-i jo. Nuk e bëjmë vendin tonë qesharak dhe nuk e bëjmë veten tonë lolo. Ju keni parashikuar 34 vepra ne parashikuar 74 më shumë sesa ju, kjo s‘është problem për ju. Problemi është se ju

Berisha-Rama-Meta

ka ngelur kocka e fundit e skeletit të asaj partisë atëherë dhe ju flisni me gjuhën e kockës, që vjen ikën. Nuk e përcakton partia kush është I dënuar por gjykata. Dhe ju them në momentin kur ka qoftë dhe një vendim gjykate të shkallës së parë funksionari pezullohet”. E ndërsa kreu i grupit, Paloka, i tha Kryeministrit se i vetmi shqetësim i tij në draftin e PD-së ishte pika që kërkon testin e drogës, Rama tha nga foltorja e Kuvendit se opozita asnjëherë nuk ka qenë e gatshme për procesin e dekriminalizimit. “Njerëzit nuk janë kriminelë se vendosni ju e sa më shumë të bëheni pjesë e moralit suprem aq më shumë qesharakë bëheni se zgjedhjet nuk kanë dy vjet, dy muaj kanë këto të dytat. E nuk është se shqiptarët, se flisni në emër të shqiptarëve, por puna është se pas 2 vitesh shqiptarët nuk përtuan t’ju japin të njëjtën sasi shpullash që ju dhanë dy vjet më parë. Problemi është se ju ka ngelur kocka e fundit e skeletit të asaj partisë atëherë dhe ju flisni me gjuhën e kockës, që vjen ikën”, deklaroi kreu i qeverisë.

Bedri Hoxha: S’jemi tufë delesh, Rama pervers

Paloka dhe Ristani debat me Ramën

trajtoni si kope, se keni dhe çobanin të rraskapitur fare që nuk rri dot në këmbë, jo më të mbajë kopenë nga prapa. Keni ngelur 30 dele të gjitha bashkë. Të paktën një nivel inteligjence minimale ia detyroni këtij Parlamenti se e keni bërë zhele fare raportin me arsyen”, - tha Rama. Po ash-

Deputeti demokrat Bedri Hoxha deklaroi dje në Kuvend se u ndie i fyer nga cilësimet e Kryeministrit për opozitarët dhe nuk ngurroi t’ia kthejë atij me të njëjtën monedhë. “Ne nuk jemi një tufë delesh këtu, veç nëse ai e ka fjalën për ata të vetët. Është pervers, se përveç asaj fjale nuk i shkon asnjë fjalë tjetër”, - pohoi ai. tu në vazhdën e një replike në distancë të zhvilluar me ambasadorin amerikan Lu dy ditë më parë

Agron Duka: Raporti i OSBE-së dashakeq, do të ngre padi Deputeti i partisë Republikane, Agron Duka, deklaron se do të ngrejë padi ndaj OSBE-së në lidhje me raportin konfidencial të kësaj organizate. “Të krijosh aludime për prishjen e imazhit të një politikani, apo të shkatërrosh nëpërmjet shpifjeve dhe thashethemeve biznesin familjar të ngritur me shumë mund, nuk është një “gabim” që rrodhi pa dashje nga zyrat e shtypit të OSBE, por kam përshtypjen se është dashakeqe” tha Agron Duka nga foltorja e Kuvendit. Më tej ai bëri të ditur: “Nuk mund t’ia lë ndërgjegjes sime të kapërdijë tri fjali të dalë nga zyra e OSBE-së. Dhe nuk do të jem nga ata deputetë që në këtë rast të përdor shprehjen “çudia më e madhe tri ditë zgjat”. Për këtë fyerje të bërë ndaj meje do t’i drejtohem vetëm institucionit të drejtësisë”.

lidhur me tiparet e klasës politike shqiptare dhe duke iu referuar deklaratave të opozitës për mbështetjen e ndërkombëtarëve, kreu i qeverisë tha: “Këtë punën e ndërkombëtarëve, për ju jo për mua, mos e përmendni shumë, ky është Parlamenti i shqiptarëve, nuk është i ndërkombëtarëve. Unë jam Kryeministri i kësaj qeverie, nuk jam as i dërguar i OKB-së, as ambasador i ndonjë shteti tjetër. Çfarë bëjmë e bëjmë sepse ashtu besojmë dhe ashtu mendojmë dhe çfarë besojmë ndryshe nga partnerët, dhe nga ju që ju kemi më shumë miq se ta, e besojmë dhe mendojmë ndryshe, dhe nuk e bëjmë”.


3

E premte, 18 shtator 2015

Politikë Ngecja e dekriminalizimit

Lu takon Bashën, kreu i PD-së: Vullnet për konsensus, nëse qeveria s’ka, vendosim me qytetarët

Rama përshendet me dy gishta deputetët e PD

Topalli: Ajo që quan Rama ‘era shtet’, quhet era tym hashashi Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, akuzoi dje Kryeministrin Rama për përfshirjen në listat e deputetëve të personave me të kaluar të dyshuar kriminale, duke përmendur në këtë kontekst edhe raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për situatën në Shqipëri. “Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit u thanë 3 gjëra. 1-E turpshme që në Parlament ka deputetë me të kaluar të dyshuar për trafik të qenieve njerëzore. 2-Çdo segment i qeverisjes aktuale është i afektuar nga një korrupsion i thellë. 3-Strukturat qeveritare nuk arrijnë as standardin minimal kundër trafiqeve”, - u shpreh deputetja demokrate”. Më tej Topalli listoi edhe gjërat për të cilat sipas saj do të mbahet mend Kryeministri Rama. “Kur të mos jesh më

Kryeministër, do të mbahesh mend si Kryeministri që dëboi qytetarët e tij si refugjatë; Si udhëheqësi që burgosi numrin më të madh të qytetarëve të tij, pas Enver Hoxhës; si kryetari që rekrutoi personat me të kaluar të dyshuar; Si politikani që dështoi në çdo fushë; Si piktori që hapi ekspozitë për herë të parë për faktin se ishte Kryeministër”, - theksoi ish-kryetarja e Kuvendit. Po ashtu në fjalën e saj, Topalli tha se Rama duhet të mbajë përgjegjësi për imazhin e dëmtuar të shqiptarëve për shkak të “përfshirjes së mafies në administratë dhe politikë”. “Ajo që quan Kryeministri ‘era shtet’, quhet era tym hashashi. Çdo shifër false është vetëm për turpin e tyre, ndërkohë që populli ha burg”, - deklaroi deputetja demokrate.

Pollo, Ramës: T’u thaftë dora që firmose kandidaturat e kriminelëve në Kuvend! Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, drejtoi dje gishtin nga Kryeministri Rama si personi përgjegjës që ka futur në Kuvend siç ai i cilësoi “ish-burgaxhinjtë”. “Masa kritike e ish-burgaxhinjve në këtë legjislaturë është bërë problem. I solli ish-burgaxhinjtë në grupin e PS-së. Ai që i vendosi, dhe jo pa arsye, ishte një, Edi Rama. Është shkaku kryesor që Shqipëria bëhet qesharake”, - tha Pollo. Më tej ligjvënësi demokrat theksoi se edhe

në grupin e mazhorancës ka deputetë që të gjitha faktet e paraqitura për të inkriminuarit i dinë që janë të verbëta. “T’u thaftë dora që firmose ato kandidatura! Edhe Rama e dinte që një deputet kishte marrë pjesë në një vrasje në vitin 1999 në Bruksel. Por, për Edi Ramën këto janë pikë pozitive që t’i promovojë në politikë. Edhe shumë deputetë të mazhorancës e dinë që këto janë të vërteta”, - u shpreh Pollo nga foltorja e Kuvendit.

Ngecja e konsensusit të parë mes palëve për çështjen e dekriminalizimit, pas dorëzimit nga qeveria në Kuvend të projektligjit për këtë proces, ka vënë në lëvizje ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, Donald Lu. Ai zhvilloi dje një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha, në selinë blu, ku shoqërohej nga një prokuror amerikan që do të ndihmojë Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe që pritet të japë asistencë edhe për çështjen e dekriminalizimit. Ndërsa pas takimit, Lu nuk foli për mediat, kreu i opozitës shprehu vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund dekriminalizimit të politikës dhe administratës. “Ne kemi mbështetjen e plotë dhe të gjithanshme të partnerëve ndërkombëtarë, të cilët dua t’i falënderoj për këtë mbështetje që i japin kësaj kauze jetike për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe jemi të

Basha-Lu

vendosur që të ndërmarrim të gjithë hapat për ta zgjidhur këtë çështje”, deklaroi ai. Më parë, kryedemokrati deklaroi se fokusi i demokratëve është zgjidhja institucionale brenda kornizës së marrëveshjes së 24 dhjetorit, në kuadër të komisionit të dekriminalizimit, “për të gjetur rrugën dhe gjuhën e përbashkët në mënyrë që ligji për dekriminalizimin të jetë një ligj efektiv dhe jo

një ligj kozmetik, një ligj që me të vërtetë e bën të pamundur për personat me rekorde të tmerrshme kriminale të kandidojnë apo të mbajnë funksione publike”. Në fund të reagimit të tij, kreu demokrat tha se dekriminalizimi do të bëhet dhe nëse mungon vullneti i mazhorancës, opozita do të vendosë më pas së bashku me qytetarët. “Nëse qeveria ka vullnetin të punojë mbi këto parime, ne kemi vullnetin tonë të plotë dhe sigurisht, përkrahjen e plotë të faktorit ndërkombëtar. Nëse jo, opozita do të marrë vendimet që i takojnë bashkë me qytetarët shqiptarë. Dekriminalizimi do të bëhet. Mirë është të bëhet me vullnetin e të gjitha palëve. Nëse jo, atëherë do të bëhet edhe përkundër mungesës së vullnetit nga ana e qeverisë e veçanërisht kryeministrit Rama”, pohoi Basha.

Përplasja në Kuvend

Berisha, Ballës: Çakall i Ramës, përdhunues. Deputeti i PS-së: Vetëm ty të kam përdhunuar Një tjetër përplasje në seancën e djeshme parlamentare ishte edhe ajo mes ish-kryeministrit Berisha dhe deputetit të së majtës, Taulant Balla. Në fjalimin e tij në Parlament, Berisha e cilësoi Ramën si një burracak që fshihet se ka frikë testin e drogës dhe në këtë moment ka ardhur ndërhyrja nga salla e deputetit të PS-së, i cili i tha Berishës se ishte ky i fundit që e meritonte këtë epitet. Kjo ndërhyrje ka sjellë nervozizmin e ish-kryeministrit i cili theksoi: “Nëse një i akuzuar për përdhunim më ndërpret fjalën, le t’i nxjerrin të gjithë nga burgjet dhe t’i sjellim këtu... Nëse ky zotëria funksionon me mesazhe për papagaj dhe çakej nga salla, kjo është praktikë banditeske. Zotëria ka të drejtën e fjalës më shumë së unë, të dalë këtu (Rama), porse e lëshojnë nervat, nuk është përgjegjësia ime. Të marrë më shumë nga ato stabilizantët, por me të tjerë të mos përgjigjet më, se ndryshe ky nuk është më parlament, por pazar”.

Debati Berisha: Ky burracak e ka bërë këtë, se ka frikë testin e drogës. Balla nga salla pa mikrofon: Avash i çik, se burracak je vetë ti. Berisha: Nëse një i akuzuar për përdhunim më ndërpret fjalën, le t’i nxjerrin të gjithë nga burgjet dhe t’i sjellim këtu. Balla pa mikrofon: Vetëm ty të kam përdhunuar, asnjë tjetër... Berisha vazhdon fjalën dhe më pas i drejtohet Ramës: Ça je ti këtu, që fut çakej këtu, çohu dil këtu dhe fol, por mos përdor çakej, se është turp. Nëse veprohet në këtë mënyrë, nëse ky vjen këtu me çakej, avoketër dhe papagaj, ky pastaj nuk është më Parlament. Berisha: A e dini ju që diktatura këtë bëri në këtë vend. Po të kishe dy fëmijë në shkollë, i treti, edhe po të kishte yje e stëryje, nuk hynte më në shkollë.

Taulant Balla

Balla pa mikrofon: Vetëm për ty ka pas privilegje në atë kohë... Berisha: Fjalim identik me kryetarët e kontrollit punëtor, në këtë Parlament nuk është mbajtur kurrë që nga viti `91 me fjalimin që mbajti ai me këtë ligj (për arsimin)... Më pas ish-kryeministri mbyll fjalën dhe i drejtohet vendit të tij në Parlament, ndërhyn Rama pa mikrofon: Ulu mor ulu, se t’u mor fryma.


4

E premte, 18 shtator 2015

Politikë

Ja çfarë nuk u dëgjua në media/ akuzat dhe replikat e plota

Rama: Paloka e Ristani, hallexhinjtë e PD-së. Deputetët: T’u thaftë goja, turkoshak e veshgjatë! “Përsheshi parlamentar”, replika dhe ironi mes Nokës, Felajt e Braçes. Balla e ka me Berishën e Bashën Gëzim Saliu

D

ebate, akuza, replika, ironi e deri në fyerje shkoi dje diskutimi maratonë në seancën plenare, ku në “skenën parlamentare” duket se dominoi përplasja mes Kryeministrit Rama me dy ndër figurat kryesore të PD-së: kreun e grupit Edi Paloka dhe sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani. Ajo që u vu re ishte fakti se, siç ka ndodhur edhe në disa seanca të tjera, Kryeministri i vendit ishte në formë optimale për batuta që shkuan deri në fyerje personale për opozitën. Por duket se ajo që ndikoi më shumë në këtë inspirim të kreut të qeverisë ishte edhe mungesa në sallë e ish-kryeministrit Berisha, i cili nuk mund të mohohet, përbën një ndër zërat kryesorë

Edi Rama

Edi Paloka

ndërkombëtarëve se nuk dua t’ia di për ju. Rama: Ju kujtoni se thoni ndonjë gjë të zgjuar që ju jep pamjen e kalorësve të luftës me krimin kur thoni që ky del në fotografi me kryetarin e Bashkisë së Kavajës dhe të Krujës. Kryetari i Bashkisë së Kavajës dhe kryetari i Bashkisë së Krujës janë të zgjedhur nga populli. Dhe nëse qoftë njëri apo tjetri ju rezulton i dënuar, jo me vendim të formës së prerë, por edhe nga një gjykatë e shkallës së parë, jo vetëm në Shqipëri, por kudo, silleni dokumentin përkatës dhe ju siguroj se ne jemi gati të bashkohemi me ju që t’u kërkojmë të largohen, në të kundërt të bllokojmë bashkërisht këshillat bashkiakë... Edhe ky erdhi në gjyq dhe tha s’kemi gjë me këtë, po kështu është puna… kështu që… unë me këtë punë ha bukë tha, partia më jep bukë tha, e për çfarë i duhem unë partisë nëse unë nuk dal t’ia fus kot sa herë kërkon partia. Se janë të ndara punët në parti, ca janë për t’ia futur plot ca për kot, këtij i ka rënë kjo. Dil futja kot që të marrësh bukën, ti ha bukë me këtë punë, je në rregull. Kështu që çfarë t’u themi ne këtyre?! Kriminelë! Ti je hallexhi... i lumtur. Paloka: Ku ke dëgjuar ti zotëri të të them ndonjëherë unë që më kanë detyruar dhe nuk kam çfarë të bëj… jo mo jo, t’i kam thënë në sy t’i kam thënë aty, t’i kam thënë kudo. Dhe nga salla e gjyqit ike ti, duke thënë ky është turp, këtu vazhdon të bëhet e njëjta lojë, e njëjta skenë. Meqë u fol për dënimin ky raporti i fundit i OS-

BE-së na përmend dhe me emra dhe mua dhe Ristanin dhe nuk jemi ne të dënuarit, por je ti i dënuar tek raporti i OSBE të paktën. Rama: Për sa i përket atij gjyqit, faktikisht do ishte shumë mirë… Bedri Hoxha nga vendi: Po ik mor ti... Rama ngatërrohet pasi kujtoi se foli deputeti tjetër i PD-së, Spaho: Profesor të lutem se ti nuk hyn tek ata që flasin kot, ti flet plot, janë të ndara gjërat, ty të kemi dhe Kastriotin... Spaho pa mikrofon: Nuk fola fare unë... shiko një herë kush flet... Rama vazhdon deklaratën: Tek gjyqi historia është shumë e thjeshtë. Dy shpifës profesionistë të cilët nuk është se dhanë opinione, publikisht folën për fakte. “Edi Rama është i lidhur me atë…, takohen aty… bashkë me atë tjetrin, bëjnë këtë… shkojnë atje...” jeni njerëz që jeni futur në këtë punë, se punë tjetër harrojeni se bëni dot dhe te kjo punë keni kapur segmentin e hallexhinjve... Kur the që mendoj shumë e ekzagjerove se ti s’mendon fare jo më të mendosh më shumë se kaq sa thua. Ato që thua i mendojnë të tjerët, ti thonë ty dhe ti i thua sikur i mendon. Ti dhe mendimi jeni absolutisht pa asnjë pikë përputhje me njëri-tjetrin. Midis teje dhe mendimit qëndron partia...Të ka rënë edhe një barrë e madhe tani se të kanë vënë edhe përsheshin kryesor se je dhe në emër të grupit kështu që ha përshesh, hallall se vërtet punën që

të opozitës në Parlament. Në këto kushte, Rama gjeti terren të përshtatshëm jo vetëm për t’iu kundërpërgjigjur akuzave të opozitës për dekriminalizimin, por edhe për të ngjitur në skenë një “skeç”, ku në qendër të batutave ishin deputetët demokratë e sidomos Paloka dhe Ristani, me të cilët Rama është përballur më parë edhe në gjykatë. Por ndërsa batuta dhe madje fyerjet e Kryeministrit shoqëroheshin me brohoritje gazmore nga ana e deputetëve të mazhorancës, nuk mund të thuhet se mungoi reagimi dhëmbë për dhëmbë i demokratëve. I ashpër në qëndrimin e tij, Paloka e cilësoi Ramën si një përdorues të lëndëve narkotike e ndërsa Ristani, duke iu referuar folklorit popullor, nuk ngurroi t’i pohonte: “T’u thaftë goja turkoshak e veshgjatë!” Po ashtu pjesë e “përsheshit parlamentar” ishin edhe batutat mes de-

putetit demokrat Flamur Noka fillimisht me ministren Felaj, së cilës i kujtoi se komisioni ishte ad-hoc dhe jo had hoc, dhe më pas me deputetin e mazhorancës Erjon Braçe lidhur me parcelat e hashashit në të gjithë vendin. Ndërkaq,

të ka caktuar partia ti e qan. Paloka: Unë nuk pres të bëhem as kryetar grupi, as kryeministër që të bëj shkarravina dhe në emër të qeverisë të iki t’i çoj nëpër ekspozita, Rama pa mikrofon: Ato janë piktura, ti je shkarravinë... Paloka: Ke qenë i dështuar gjithë jetën dhe kjo të dhemb sot e kësaj dite, sa arrite u bërë kryeministër për të hapur ekspozita dhe jo për të drejtuar qeverinë. Ky popull që të sheh përditë të njeh mirë... ti vazhdo merru me zotësitë tona, zotësitë e tua po t’i njeh ky popull përditë, hap ekspozita akoma përditë se do të shofin o kryepiktor... Edi Paloka largohet nga Kuvendi, kërkon fjalën Arben Ristani Valentina Leskaj: Zoti Ristani nuk t,u përmend emri. Ndërhyn Rama nga vendi: Ka të drejtë, emrin nuk ia përmenda, por përderisa thuhet shpifës profesionist, ai e di vetë, çohet në këmbë bën replikë, të takon (qeshin deputetët e mazhorancës në sallë). Është profesioni yt dhe është e drejta profesionale se do hash edhe ti bukë sot, se ta mori gjithë pjesën Paloka se do hash edhe ti pjesën tënde... Arben Ristani: Ka dy vjet që dëgjojmë vetëm fjalë të ndyra në Parlament nga ky zotëri dhe sa herë e dëgjoj, në fakt më vjen në mendje Çajupi dhe hë ta them, hë mos e them, po hajt po e them. Ka një të bukur ke “Klubi i Selanikut”, ku i drejtohet beut dhe i thotë: ‘Po t’u thaftë

goja o beu ynë si nuk the një llaf të mirë, po të plastë koka o beu ynë si nuk the një fjalë të mirë, po qenke veshgjatë more beu ynë, po qenke turk more beu ynë’ dhe shkon shumë mirë me gjithë këtë turmë turkoshakësh të paaftësh që ke mbledhur dhe do të bësh edhe reforma. E di që janë të paaftë… por shyqyr që e bën edhe ti. Merr fjalën Strazimiri, Rama largohet, deputetët e PD-së: Po pse po ikën... Rama pa mikrofon duke u larguar: Dy intelektualë i përballova unë po këtë të tretin po ju a lë juve.... Taulant Balla: Duan të bëjnë një komision verifikimi dhe Agron Kuliçi të jetë kryetar dhe ai të thotë kush janë kriminelët këtej se andej (PD) nuk ka... Flamur Noka: Çfarë ndodhi te Festivali Folklorik i hashashit? Zëri i parë në Festival ishte Rama, zëri i dytë ishte ky kapoja i trafikut dhe krimit. Zëri i parë, Rama u pa dje tek këndonte me një zë të mekur dhe me këngë tallava. Zëri i dytë nuk arriti të ishte në nivelin e këngës, ky ngeli në nivelin e recitimit, madje nga fundi ra në nivelin e belbëzimit, arsyet i di vetë ky. Pastaj filloi të fliste përçart, të fliste si e ëmë e Zeqos në majë të thanës për këtë heroin e hashashit. Dhe kur filloi të fliste si e ëmë e Zeqos për këtë heroin e hashashit dhe ta paraqiste sikur ky paska qenë heroi i vetëm që paska luftuar hashashin në këtë vend, ky që ka qenë hashashist dikur dhe sot ka kaluar në një shkallë më të lartë, përdorues.

Ristani, duke iu referuar folklorit popullor, nuk ngurroi t’i pohonte: “T’u thaftë goja turkoshak e veshgjatë!”

përballja rutinë tashmë në Parlament mes ish-kryeministrit Berisha dhe deputetit socialist Taulant Balla, e cila çdo herë shoqërohet me fyerje dhe akuza personale, u pështjellua dje edhe më shumë.

Debati i plotë Berisha, akuza Ramës për prishjen e marrëveshjes së dekriminalizimit: Vetëm një burracak e bën këtë Balla pa mikrofon: Burracak je vetë ti... Berisha: Nëse një i akuzuar për përdhunim më ndërpret fjalën, le t’i nxjerrin të gjithë nga burgjet dhe t’i sjellim këtu Balla pa mikrofon: Vetëm ty të kam përdhunuar, asnjë tjetër... Ermonela Felaj: Mbi bazën e rezolutës së dhjetorit, doli vendimi i Kuvendit për ngritjen e komisionit ad hoc. Ndërhyn pa mikrofon Flamur Noka Felaj, Nokës: Flamur kur ishe ministër, mësove edhe ti disa fjalë (qesh Rama dhe ministrat). Noka merr fjalën për replikë: Vetëm një fjalë doja t’i thoja ministres, nuk quhet komision had hoc por adhoc... (qeshin deputetët e PD) Rama, Nokës: Asnjë nuk e vë në dyshim dijeninë tënde në latinisht, me shqipen ndoshta ke probleme, por në latinisht je mjeshtër ti... Bylykbashi: Marrëveshja që solli kthimin e opozitës në Kuvend u shkel, tani do mbani edhe ju pasojat. Rama: Jemi zotuar t’i referohemi ligjit “Severino” po shpifje SHQUP-i nuk pranojmë ne. Paloka: Doli dhe na foli ky që është autori i dekriminalizimit se do ta mbajë ky tani flamurin... Nuk e donit dekriminalizmin në qershor se do kandidonit Bushin dhe Rroshin, Rama dilte në kafe me të për të treguar para


5

E premte, 18 shtator 2015

Politikë

Intervista

Basha: Për dekriminalizimin edhe ndryshime kushtetuese, në PD s’ka strehë për të inkriminuarit Prenga s’ka qenë asnjë ditë në PS, janë përzgjedhur nga Rama në fushatë në zona të vështira për PS-në dhe janë futur pa asnjë veti tjetër, përveç rekordeve kriminale

K

reu i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi dje në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në “Ora News” se dekriminalizimi është çështja kryesore e opozitës, proces për të cilin theksoi se janë të nevojshme edhe ndryshimet kushtetuese. Po ashtu Basha foli në intervistë për situatën e acaruar politike në vend, marrëdhëniet brenda partisë, qëndrimin për punën e qeverisë dhe thirrjen e ndërkombëtare për dekriminalizimin. Pse kjo retorikë pse kjo tejzgjatje, ka nisur gjithçka një vit më parë, çfarë ndodh? Retorika është shumë e madhe, s’ka as marrëveshje, as platformë? Futja e personave me rekorde kriminale, me detyra më të larta shtetërore, siç është roli i kryebashkiakut, kjo s’ka bërë vaki ndonjëherë. Pse nuk po avancojmë dhe po vetëshpërthejnë zyrtarët me rekorde kriminale? Pamë zëdhënësen e grupit parlamentar socialist, e vërteta që nuk u fshihet laçianëve është që Armando Prenga s’ka qenë asnjë ditë në Partinë Socialiste, janë marrë janë përzgjedhur nga Edi Rama në fushatë elektorale në zona të vështira për PS-në dhe janë futur pa asnjë veti tjetër, përveç rekordeve kriminale. Ju keni shpallur si të inkriminuar vetëm në Parlament 19 persona. Katër prej tyre kanë veteksploduar, cilët janë të tjerët? T’i dimë këta emra! Detyra jonë si opozitë është t’i denoncojmë rastet, po detyra më e rëndësishme është t’i verifikojmë. Opozita ka kërkuar verifikim të shenjave të gishtërinjve. Opozita vepron në mënyrë institucionale, ne kërkojmë sipas ligjit

Basha te “Të paekspozuarit”

që këta persona, pasi të verifikohen, të përjashtohen nga Parlamenti, bashkitë, administrata e lartë, kemi një vit që e kërkojmë. Përgjigjja nga kreu i opozitës nuk mund të jetë një përgjigje gazetareske, e kërkoj me të drejtën e sovranit, instrumentet ligjor që në çdo studio të vijnë të verifikuar pas një procesi ligjor. Ne nuk jemi Shërbimi Informativ, ne jemi opozita, informacionin e kemi nga burimi më i çmuar, qytetarët, mbledhim fakte i bëjmë publike... Këtë çështje shumë të rëndësishme për demokracinë, jam i hapur dhe kam propozuar, para disa muajsh, që ne detyrë parësore kemi t’u kthejmë demokracinë qytetarëve. Janë të nevojshme edhe ndryshimet kushtetuese. Unë kam një përkushtim për një politikë të pastër, të afrohet Parlamenti me qytetarët, pasi është krijuar një hendek i pakapërcyeshëm. Deputetët në parlament nuk përfaqësojnë qytetarët.

Cilët janë të inkriminuarit e PD-së? Ka një përkushtim para shqiptarëve që në PD të inkriminuarit nuk kanë strehë dhe nuk do të gjejnë strehë. Nëse në PD jo një ambasador, por një qytetar, qoftë ky votues ose jo i PD-së sjell shqetësimin se një funksionar i saj në kuptimin e partisë apo nivel lokal, ka të dhëna kriminale, PD deri më sot ka ndërmarrë një proces të hapur hetimi për çdo pretendim të tillë. Ndaj një rasti të tillë kemi tërhequr kandidatin. Komisioni i përhershëm i integritetit në PD, po përzgjedhja ime për këtë komision është Halim Kosova. Ka për detyrë që të hulumtojë çdo ankesë të çdo funksionari të PD-së dhe nëse vërteton elementë të një të kaluare apo të tashme, të ndërmarrë largimin e këtij personi. Po cilët janë emrat? Them me përgjegjësi të plotë, në grupin parlamentar të PD-së me re-

“Unë kam një përkushtim për një politikë të pastër, të afrohet Parlamenti me qytetarët, pasi është krijuar një hendek i pakapërcyeshëm” - tha Basha korde kriminale dhe ndjekje penale nuk ka. Nëse informacioni im rezulton i gabuar, unë e kam provuar dy javë para zgjedhjeve, marr vendime edhe pas zgjedhjeve. Kur u zhvillua hyrja e të inkriminuarve? Duke ua lënë përzgjedhjen e kandidaturave partive, ato do të merrnin përg-

jegjësi për të mos përfshirë të inkriminuarit. Debate nga PD drejt PS si vinë këta njerëz, këta ish-policë. Në 2008 z. Berisha dhe z. Rama u ulën dhe thanë edhe për këtë arsye do të ndryshojnë sistemin. Në zgjedhjet e 2009-ës Edi Rama e nisi me emërimin e Prengës dhe nën moton “Qelbësira të Shqipërisë bashkohuni në ato zona ku ka vështirësi historike për votën”, në vend që të çante me ofertë, çau me banditë....... Kemi parë intensifikim të diplomacisë amerikane, intensifikim të diplomacisë evropiane. Shpërfillja që Edi Rama i ka bërë është një mentalitet “haxhiqamilist”, ç’më duhet mua ç’thotë Uashingtoni kur unë kam Artur Bushin dhe Elvis Roshin. Mentaliteti mosreagues, qëndrimi i tij në pushtet me çdo kusht, duke futur kriminelë në parlament dhe bashki. Futja e kriminelëve degjeneron në këto përmasa. Përse ka biznesmenë në Parlament? Arsyeja e pranimit të tyre është se nuk janë të gjithë biznesmenë, shumica janë shushunja të aseteve të shqiptarëve si rasti i Koço Kokëdhimës, këta s’kanë asnjë motiv përveç thithjes së miliona eurove të shqiptarëve, nga tatimet, nga Albpetroli, nga Laguna, nga Dogana. Shqipëria është si Laguna, unë i them shteti zuzar, ky është shteti me dy standarde ligji, kërbaçin për qytetarët dhe evazionin për klientët. Ka pasur probleme në të kaluarën, nuk e mohoj. 200 milionë euro mungojnë nga kasa e shtetit në periudhën janar-gusht, e kam ngritur vazhdimisht. Ku janë këto para? Mbi 50 milionë euro që mungojnë nga akciza e duhanit. Dëshmitë tronditëse kanë ardhur në PD, tonelatat e duhanit që kalojnë nga oligarkët e lidhur me pushtetit. E njëjta gjë me naftën që mbetet më e shtrenjta në Ballkan.

Rama: Nëse do ktheheshim në 2013-ën, prapë do të vija të njëjtët njerëz në lista Kryeministri Rama pohoi dje në emisionin “Top Story” në “Top Channel” se pavarësisht se disa prej deputetëve të tij janë larguar nga Parlamenti ose prangosur, nëse do t’i rikthehej ribërjes së listës së deputetëve të zgjedhjeve 2013, nuk do të bënte asnjë ndryshim. “Nëse do ktheheshim në vitin 2013 unë prapë do të bëja të njëjtën gjë. Do të vija të njëjtët njerëz në lista. Nuk kam vendosur njerëz në lista kriminelë dhe as persona dhe që kanë pasur të bëjnë me krimin. Kam

propozuar njerëz që në rastin konkret kanë qenë deputetë dhe më parë dhe kanë qenë opozitarë dhe të respektuar në komunitetet e tyre. Kush bën sot virgjëreshën u them se më parë kishte deputetë që nxirrnin revolen në stadium dhe nuk i arrestonte njeri”, - tha Rama. Më tej ai tha: “Nuk kam pasur dijeni që pasi të fitonim zgjedhjet, një deputet (Tom Doshi) do të thurte një plan dhe do të ankohej publikisht se kërkonte ta vriste atë dhe një kolegun e tij Kryetari i Kuvendit. Nuk

kisha dijeni që një tjetër (Armando Prenga), pasi do të fitonim zgjedhjet, do shfaqej në një sherr me armë. Nuk kam pasur dijeni qe një deputet tjetër i koalicionit (Mark Frroku) do të shfaqej i kërkuar nga drejtësia”. Për sa i takon rastit të deputetit Arben Ndoka që la mandatin, ai tha se e respekton vendimin e tij. “I takon atij të provojë pafajësinë. Ishte dorëheqje e vullnetshme që i bën nder atij vetë dhe që flet për një njeri që minimalisht meriton të respektohet në të dre-

jtën për të provuar pafajësinë e tij”, - pohoi Rama. Lidhur me debatin për dekriminalizimin me opozitën, Kryeministri theksoi se nëse ka vullnet për ta përmbyllur këtë proces, baza për një dakordësi është e plotë. “Ne kemi bërë pjesën tonë në raport me fenomenin. E kemi bërë, sepse e gjykojmë që kjo është gjëja e duhur. Rëndësi ka që ta finalizojmë dhe mbi draftin që kemi punuar jemi të gatshëm që të gjejmë konsensus me një kusht, që asnjë shpikje allashqiptarçe nuk pranohet”, - tha ai.


6

E premte, 18 shtator 2015

Sociale

Protesta e ish-të përndjekurve

Përleshje me policinë për shembjen e simbolit komunist te Ministria e Brendshme: Gati për grevë Fotot e Hoxhës në Pezë, ish-të përndjekurit: Nuk mund të vritemi sërish pas torturave që kemi hequr qeverisë i shtuan edhe shqyrtimin e 3 mijë dosjeve të patrajtuara dhe miratimin e faturës financiare për të nisur dëmshpërblimin. Po ashtu, në fjalën e tyre, ish-të përndjekurit kanë kundërshtuar fort shfaqjen e fotografive të ish diktatorit Hoxha në festën e Pezës, duke theksuar se nuk mund të vriten sërish pas torturave që kanë vuajtur në kohën e regjimit. Ky grup ish-të përndjekurish kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave deri në grevë urie në ditët në vazhdim pasi dëmshpërblimet janë vonuar tej mase.

Vojsava Sota

I

sh-të përndjekurit politikë të regjimit komunist protestuan dje pranë bunkerit më të ri në vend, që po ngrihet në hyrje të tuneleve të nëndheshme kundërbërthamore pranë dy ministrive, asaj të Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Gjatë protestës, ish-të persekutuarit teksa tentuan të shkatërronin bunkerin, duke u futur brenda tij, u përballën me ndërhyrjen e forcave blu, ku nuk munguan edhe përleshjet mes palëve. Besim Ndregjoni, kryetari i Unionit Mbarëkombëtar të të Përndjekurve Politikë, deklaroi: “Nuk flitet për dekriminalizim, por për komunistizim. Balili i vogël po vepron si komunist. Balili Saimir Tahiri ndërton bunker përballë Balilit tjetër Erjon Velise, i cili dilte dhe krenohej dje me fotot e Enver Hoxhës në festën e Pezës”, - citoi ai. Të përndjekurit e regjimit komunist shqiptar deklaruan se politika sot është e mbushur me drejtues të regjimit komunist. “Parlamenti sot është i mbushur me ish-sigurimsa. Kemi mazhorancë të re në moshë, por me mentalitet komunist për të rehabilituar diktatorin. Parlamenti i dalë më 23 qershor është i mbushur me ish-sigurimsa, biznesmenë të akuzuar për korrupsion, kryetarin e Komisionit të Ligjeve e kemi personalitet të dik-

Protesta e djeshme

Të përndjekurit e regjimit shqiptar deklaruan se politika sot është e mbushur me drejtues të regjimit komunist

taturës dhe ministrin e Drejtësisë hetues të diktaturës dhe kryetarin e Komisionit të Sigurisë prokuror të diktaturës”, - u shprehën të përndjekurit, që kërkuan zhdukjen e komunizmit dhe dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj. Fatmir Hoxha, kryetar i Partisë së të Drejtave të Mohuara e Re, deklaroi se dallimin me ligj të figurave të diktaturës dhe ndërtimin e një muzeu për të përndjekurit politikë në Tiranë e kërkuan nga sheshi përpara Parlamentit në nisje të seancës parlamentare. Kërkesave të tyre drejtuar

Aktiviteti i biçikletave, brenda një jave synohet ndërgjegjësimi i qytetarëve pa makina Aktiviteti i biçikletave me synim përfshirjen e sa më shumë qytetarëve jo vetëm për të mbajt pastër ambientin, por edhe për të jetuar shëndetshëm pa ndotjen e madhe te makinave, do të realizohet përgjatë një jave në kryeqytet. Kur nisma e kryetarit të fillojë pa makina, i gjithë bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të bllokohet, gjithashtu dhe rruga brenda Unazës së Vogël. “Ne si Bashki kemi vendosur që gjatë kësaj jave, kur sapo kemi vënë një stacion biçikletash, të lëshojmë një urdhër që zyrtarët të përdorin sa më shumë biçikletat dhe më 22 shtator do të bllokojmë totalisht trafikun në qendër të

Dita pa makina

Tiranës, për të pasur një qendër pa makina”, - tha kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj. Ndërkohë, pjesa tjetër e atyre që do të udhëtojnë gjatë kësaj dite me makina, do të kenë vështirësi me trafikun e rënduar. Ndërkohë nuk dihet nesh ky aktivitet do te organizohet më shpesh duke sensibilizuar kështu çdo ditë e më shumë qytetaret, apo të tilla nisma ndërmerren thjesht sa për show. Tirana është renditur si kryeqyteti më i ndotur në Evropë, ku sipas statistikave çdo vit humbin jetën rreth 500 persona për shkak të problemeve me mushkëritë duke shkaktuar kështu dhe sëmundjen e pashërueshme te kancerit.

Nostalgjikët komunistë në përkujtimoren e Konferencës së Pezës festuan me foto të Enver Hoxhës

Çfarë ndodhi në Pezë? Nostalgjikët komunistë në përkujtimoren e Konferencës së Pezës festuan me foto të Enver Hoxhës e bashkëshortes së tij duke glorifikuar periudhën e diktaturës komuniste. Nostalgjikët e sistemit komunist brohoritën për diktatorin Enver Hoxha dhe shpalosën fuqishëm pankartat në nderim të tij, si: “Konferenca e Pezës, vepër e PKSH-së dhe Enver Hoxhës”, “Lavdi Enver Hoxhës” etj., shkaktuan irritim të ish-të përndjekurve nga regjimi komunist. Ndërtimin e bunkerit autoritetet e kanë shpjeguar si një simbolikë dhe kujtesë se si pushteti komunist tentonte të mbrohej dhe nuk ishte asgjë tjetër përveçse një hyrjeje që të shpie më pas në tunelet e nëndheshme kundërbërthamore mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Brendshme.

Studentët, protestë para Parlamentit për ligjin për arsimin e lartë, vezë ndaj makinës së Beqajt Ka ngjallur debate ligji për arsimin e lartë në seancën e djeshme plenare, ku rrodhën një sërë kundërshtimesh të dhunshme nga pala e studentëve të universiteteve të Tiranës. Studentët organizuan një protestë para Parlamentit, madje ata kanë qëlluar me vezë sekretarin e MASH, Plarent Ndreca, si dhe makinën e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj gjatë kohës që ai hynte në sheshin para Parlamentit duke mbajtur pankarta në duar: “Të shitur tek privatet», kanë qenë thirrjet e tyre. Po ashtu studentët hodhën akuza se ligji i ri për arsimin e lartë favorizon hapur universitetet private në kurriz të atyre publike. Në

Studentet në protestë

vazhdimësi të protestës ka pasur përplasje fizike me forcat e rendit e ndërsa në thirrjet e tyre studentët kanë akuzuar Kuvendin si organ privat dhe jo si publik.


7

E premte, 18 shtator 2015

Aktualitet Ambasadori në OSBE

SHBA, Baer: Luftoni korrupsionin e influencat kriminale në qeveri 

SHBA vlerëson se zgjedhjet lokale të 21 qershorit ishin pozitive, nuk pati dhunë dhe qytetarët shqiptarë ishin në gjendje të shprehnin të lirë të drejtën e votës. Kështu është shprehur ambasadori i SHBA-së, Daniel B. Baer, në Këshillin e Përhershëm të OSBEsë në Vjenë, i cili nga ana tjetër thotë se pavarësisht nga kjo, pati parregullsi, përfshirë votimin në grup, presionin mbi votuesit, blerje vote, politizim të shtetit dhe institucioneve dhe medieve. SHBA komenton edhe largimin e disa kandidatëve të inkriminuar nga gara elektorale si dhe theksohet se shqiptarët nuk duhet të pranojnë kandidatë me të

shkuar të errët dhe theksohet se disa prej tyre mbetën në garë. “SHBA thekson se pavarësisht se u shënua progres në heqjen e individëve me lidhje kriminale nga gara, disa emra mbeten në listë. Bëjmë thirrje që shqiptarët të këmbëngulin që partitë politike të ofrojnë kandidat me reputacion, që duan që vend ii tyre të ecë përpara”, - është shprehur Baer. “Eliminimi i korrupsionit dhe influencat kriminale mbi qeverinë është thelbësore për Shqipërinë në ndërtimin e një qeverisje të mirë dhe institucione demokratike”, - shprehet ambasadori, duke shtuar se rruga më e mirë për këtë është kryerja sistematike e reformave kus-

Daniel B. Baer

htetuese dhe legjislative për të parandaluar përfshirjen e kandidatëve që kanë influencë kriminale në fletën e votimit. Daniel B. Baer u kërkon partive poli-

tike që të punojnë për reformën në drejtësi, pasi qytetarët shqiptarë presin prej shumë kohësh një gjë të tillë. Ai bën thirrje që në proces të jetë e përfshirë dhe opozita. “SHBA inkurajon qeverinë dhe Parlamentin që të përmbushin zotimin për ta cilësuar reformën në drejtësi si reformën kryesore me veprime dhe jo me fjalë. Ne duam të vëmë në pah rëndësinë e përfshirjes së opozitës në këtë proces. Reformat duhet të kryen me dakordësinë e shumë partive dhe në të njëjtën kohë është e rëndësishëm që asnjë parti të mos bllokojë rrugën për të ecur përpara”, - është shprehur ambasadori amerikan në Vjenë.

Tiranë

Vritet nga kushëriri me 12 thika inspektori i IKMT Konflikti kishte nisur tri vite më parë në Golem të Durrësit, ku mbetën të vdekur 2 persona

V

ritet me thikë në një lokal inspektori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (ish-INUK), Milazim Shehu. Ngjarja ndodhi në një lokal në zonën e Bathores në periferi të kryeqytetit, ndërsa 32-vjeçari Milazim Shehu, baba i tre fëmijëve, gjeti vdekjen në spital pas mesnate (rreth orës 01:30). Mësohet se 32-vjeçari Shehu nuk u ka mbijetuar dot 12 plagëve të marra në trup. Sipas raportimeve, bëhet me dije se inspektori Shehu ka mbërritur i plagosur në spital në orën 01:30 të mëngjesit të kësaj të enjteje. Autori i ngjarjes është kushëriri i të ndjerit, 32-vjeçari Granit Shehu. Ndërsa nga hetimet paraprake, dyshimet për motivin e krimit flasin për një konflikt për shkak të detyrës në lidhje me një objekt. Njoftimi i policisë Më datë 17.9.2015, ora 00:50, policia është njoftuar se në një spital privat ka shkuar i vdekur shtetasi Milazim Shehu, 32 vjeç. Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se më datë 16.9.2015, ora 19:00, është dërguar në spitalin privat shtetasi Mi-

lazim Shehu para vitit 2007 ka punuar në Komandën e Repartit të Sigurisë (RESI). Më 17 maj të 2007-ës ai është përjashtuar nga puna nga drejtori i këtij reparti, për shkak të akuzave për abuzim me detyrën, çështje që e ka ndjekur edhe ligjërisht.

lazim Shehu, i cili ka qenë i plagosur me mjete prerëse pas konfliktit që ai ka pasur në banesën e tij me kushëririn, shtetasin G. Sh., 32 vjeç, për motive ende të paqarta. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe pyetja e dësh-

mitarëve rezulton se autor i këtij krimi është shtetasi G. Sh., i cili është shpallur në kërkim. Nga këqyrja në trupin e kufomës janë vërejtur 12 dëmtime me mjet prerës (thikë), i cili ka prekur zemrën. Mësohet gjithashtu se Mi-

Historia e konfliktit Inati i vjetër për një konflikt pronësie nuk ishte harruar nga Granit Shehu, i cili në nxehje e sipër goditi 12 herë me thikë, mes të cilave edhe në zemër, kushëririn e tij. Vrasja e ndodhur mëngjesin e sotëm në shtëpinë e inspektorit të IKMT-së, në Kamëz, kishte shkak një konflikt pronësie të nisur 3 vite më parë, i cili shkaktoi 2 viktima. Një nga viktimat, ishte edhe babai i autorit të krimit të sotëm. Autori Granit Shehu akuzonte djalin e xhaxhit, Milazim Shehun, se me mosveprimin e tij, si inspektor në vitin 2012 kishte shkaktuar vdekjen e babait të tij, Sulejman Shehut. Ngjarja daton në 25 korrik 2012 në Golem të Durrësit, ku humbën jetën Sulejman Shehu nga Kukësi dhe Durim Pashalliu nga Kavaja, ndërsa plumbat nuk kursyen edhe djalin dhe gru-

an e Shehut, të cilët mbetën të plagosur. Masakra me armë ndodhi në afërsi të një resorti turistik në bregdetin e Malit të Robit. Sipas policisë, sherri i nisur mes pjesëtarëve të familjes Tragaj dhe Shehu, pretenduese të sipërfaqes së tokës që shtrihej para resortit të Ardian Tragajt, degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit. Ardian Tragaj, piktor abstraksionist, qëlloi mbi pjesëtarët e familjes Shehu, të

12

Inati i vjetër për një konflikt pronësie nuk ishte harruar nga Granit Shehu, i cili në nxehje e sipër goditi 12 herë me thikë

cilët e kishin kërcënuar më herët me armë për atë pjesë toke, por ai e konsideronte të tijën. Për pasojë, mbeti i vrarë Sulejman Shehu dhe Durim Pashallari, roje në objektin e Tragës. Të plagosur mbetën gruaja dhe djali i viktimës Shehu, përkatësisht Erjon dhe Beglie Shehu. Piktori Tragaj u dorëzua në polici dhe u dënua me 35 vite burg.

Linja e drogës Shqipëri-Sicili

Katania, kapen shqiptarët me 70 milionë euro marijuanë Në kuadër të operacionit të koduar “Odiseja”, policia italiane ka arrestuat 15 persona, 9 shqiptarë dhe 6 italianë, me akuzën e trafikimit të drogës mes Shqipërisë e Italisë. Sipas medieve italiane, personat e arrestuar janë; Orest Mufali 33 vjeç, Albert Shqau 31 vjeç, Erion Mucaj 34 vjeç, Ermir Baja 46 vjeç, Jodian Shametaj 25 vjeç,

Emiliano Shametaj 28 vjeç, Gentian Hoxaj 35 vjeç, Fatjon Hoxaj 28 vjeç, e Erson Zhuka 31 vjeç. Ndërkohë italianët e arrestuar janë, Giancarlo Galatello 51 vjeç, Gabriele Spagnoli 40 vjeç, Domenico Bottino 50 vjeç. Ndërsa, për tre italianët Maria Grazia Pastura 44 vjeç, Francesco Gatto 50 vjeç dhe Salvatore Franco

36 vjeç, është lëshuar urdhri i arrestit shtëpiak. Gjithashtu, operacioni “Odiseja”, çoi në sekuestrimin e 3500 kilogramë drogë, me vlerën e 70 milionë eurove. Policia financiare italiane ka deklaruar se, ky sekuestrim dëshmon se si trafikimi i marijuanës është sot një nga burimet kryesore të financimit të organizatave lokale

mafioze të pranishme në rajonin e Sicilisë. Sipas medieve italiane, operacioni “Odiseja” është vazhdim i hetimeve të nisura pas përfundimit me sukses të operacioni “Reset” në vitin 2013-të, i cili çoi në arrestimin e 23 personave me akuzën e grabitjeve, mashtrimit, drogës e mbajtjes së armëve pa leje. Hetimet e policisë së Katani-

as, vërtetuan ekzistencën e dy organizatave kriminale njëra me bazë në rajonin e Lacios, dhe tjera me qendër në provincat e Katanias e Raguzës në rajonin e Sicilisë. Këto organizata ishin përbërë kryesisht nga shqiptarë rezidentë në Itali që falë kontakteve me miqtë e tyre në Shqipëri realizonin furnizimin me marijuanë në sasi të mëdha.


8

E premte, 18 shtator 2015

Ekonomi

Procedurat

Tatimet, shtrëngohen më tej gjobat. Ja risitë e draftit qeveritar Tatimorët kanë filluar reprezaljen edhe ndaj qytetarëve. Kush del nga dyqani pa kupon dhe deklaron se nuk ka lekë të paguajë gjobën 1.000 lekë, i sekuestrohet karta e identitetit. Sa e ligjshme është kjo?... Kujdesi nga abuzimet

Ervin Kaduku

T  

atimorët kanë nisur kontrollet, tani jo vetëm ndaj bizneseve, por edhe individëve në rrugë. Dy ditët e fundit, individët, të cilët pas daljes nga dyqani nuk kanë qenë të pajisur me kuponin tatimor dhe janë ndaluar nga tatimorët për verifikim, u është kërkuar të dorëzojnë kartën e tyre të identitetit, si penalizim, pasi kanë deklaruar se nuk kanë lekë për të paguar gjobën. Mosmarrja e kuponit tatimor, sipas nenit 124 të ligjit për procedurat tatimore, për një individ blerës parashikon ndëshkimin me gjobë në masën 1 mijë lekë. Ligji thotë se blerësi ose përfituesi i shërbimit duhet ta kërkojë atë në kohën e realizimit të shitjes apo të kryerjes së punimit ose shërbimit. Në të kundërt, në rast kontrolli nga tatimorët, nëse rezulton se nuk ka kupon tatimor deri në një distancë 30 metra nga dyqani, dënohet me gjobë 1.000 lekë.

30

Në të kundërt, në rast kontrolli nga tatimorët, nëse rezulton se nuk ka kupon tatimor deri në një distancë 30 metra nga dyqani, dënohet me gjobë 1.000 lekë

 Projektligji Ndërkohë, ka mbërritur në Kuvend, për procesin e diskutimeve në komisione, projektligji i ri i hartuar nga Financat, që parashikon masa edhe më drastike për ata që kapen në shkelje të rregullave fiskale.   Ndryshimet që propozon ky projektligj janë, si më poshtë vijon: -  Nëpunësit e administratës tatimore qendrore dhe vendore ndalohen që të kenë zyra të kontabilitetit apo konsulencës fiskale nën pronësi të tyre apo të afërm të tyre deri në shkallë të tretë, pra bashkëshorti/ja, fëmijët, motra, vëllai, prindërit. Kjo

Ja mallrat që nuk mund të sekuestrohen dot nga Tatimet Administrata tatimore, për efekt të arkëtimit të detyrimeve tatimore të papaguara, ka të drejtë të sekuestrojë pasurinë e tatimpaguesit debitor dhe ta shesë atë sipas parashikimeve të ligjit. Sipas udhëzimit që shoqëron procedurën e konfiskimit (administrata tatimore) nuk mund të sekuestrojë dhe të kalojë në favor të saj për të shitur më vonë me qëllim arkëtimin e detyrimeve tatimore të papaguara disa nga pasuritë e debitorit. Administrata tatimore nuk mund të sekuestroje pasuritë të tilla: a) Sendet e përdorimit personal të debitorit dhe të familjes së tij si: veshjet, shtresat, mbulesat, mobiliet për aq sa ato janë të nevojshme për jetesën e tyre; b) Ushqimet dhe lëndët djegëse që i nevojiten debitorit dhe familjes së tij për tre muaj; c) Dekoratat dhe sende kujtisituatë përbën konflikt interesi. -  Konsiderohet se ushtron veprimtari ekonomiko-tregtare pa u regjistruar çdo tatimpagues i cili kryen veprimtari në adresa të padeklaruara. -  Çdo blerësi person fizik, juridik ose individ, i lind e drejta të mos paguajë për vlerën e mallit ose shërbimit të marrë, nëse shitësi nuk lëshon faturën tatimore ose kuponin tatimor në përputhje me këtë ligj. -  Tatimpaguesit, që kryejnë shitje me shumicë të mallrave, nuk lejohen të shesin me kupon tatimor tek blerës joushtrues të një veprimtarie tregtare (individë). Për periudhën tranzitore nga hyrja në fuqi e këtij ligji deri në fund të këtij viti, është propozuar që shitjet me kupon tatimor të lëshuar nga pajisja fiskale nuk duhet të tejkalojnë 10% të vlerës së tatueshme të mallrave

mi, letra, shkresa të familjes dhe librat profesionalë; ç) Librat, veglat muzikore, mjetet e artit që nevojiten për veprimtarinë shkencore dhe artistike të debitorit dhe të familjes së tij; d) Deri 3 dynymë tokë, 2 kafshë për punimin e tokës, 1 lopë, 6 dele ose 6 dhi, fara për mbjelljet e ardhshme, si dhe ushqimi i këtyre kafshëve për 3 muaj për personat që jetojnë me punë bujqësore ose blegtorale; dh) Ndihma që u jepet nënave me shumë fëmijë ose të vetme, pensionet e pleqërisë, të invaliditetit ose familjare ose bursa e studimit përveç kur detyrimi është për ushqim. Në këtë rast nuk mund të sekuestrohet më shumë se 1/2 e shumës së pensionit ose të bursës; e) Frutat natyrore një muaj para se ato të piqen.

Tatimpaguesit, që kryejnë shitje me shumicë të mallrave, nuk lejohen të shesin me kupon tatimor tek blerës joushtrues të një veprimtarie tregtare

të shitura gjatë së njëjtës periudhë tatimore të muajit të vitit të kaluar, pa përfshirë TVSH-në. -  Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve krijon Bazën e të Dhënave të numrave IMEI të

Drejtoria e Tatimeve

telefonisë celulare, në të cilën regjistrohen të gjitha numrat IMEI të telefonave celularë në momentin e importimit dhe të gjithë numrat IMEI të telefonave që shiten nga tatimpaguesit në tregun vendas, shitës me shumicë dhe shitës me pakicë. -  Tatimpaguesit, të cilët i kanë të certifikuara nga kompani të njohura audituese, pasqyrat e tyre financiare do të kontrollohen më pak nga administrata tatimore. -  Zgjedhja e tatimpaguesve, që kontrollohen, bëhet në bazë të analizës së vlerësimit të riskut, të kryer nga administrata tatimore, për të identifikuar tatimpaguesin, і cili ka më shumë rrezik për ta shkelur legjislacionin tatimor. -  Nëse tatimpaguesi nuk paguan detyrimin tatimor, administrata tatimore duhet ta mbledhë tatimin, duke përdorur konfiskimin në fund të çdo dite të një shume jo më pak se 50% të qarkullimit të realizuar. -  Tatimpaguesi, për të cilin administrata tatimore ka filluar mbledhjen me forcë të detyrimeve tatimore të papaguara, nuk mund të kryejë transferim të shumave të parave nga llogaria e tij apo të shesë\të transferojë aktivet ose kapitalet e shoqërisë. -  Standardizohet masa e gjobës në 500 mijë lekë për çdo punonjës të padeklaruar, pavarësisht se tatimpaguesi është subjekt i TVSHH-së dhe tatim-fitimit apo jo. -  Nëse nga kontrolli

rezulton se tatimpaguesi nuk ka deklaruar pagën reale të çdo të punësuari në organin tatimor, përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimeve tatimore dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, të llogaritura nga data e konstatimit, dhe në këtë rast tatimpaguesi dënohet me gjobë në masën 500.000 lek për rastin e parë të konstatimit. -  Në rast se tatimpaguesi që shet mallra me shumicë, që mban në ruajtje, përdor apo transporton mallra të pashoqëruara me dokumente tatimore, do të dënohet me 3 penalitete:   Gjobë në masën 10 dhjetë milionë lekë; Konfiskim të të gjithë sasisë së mallit që mbahej në ruajtje, përdorej apo transportohej, i pashoqëruar me dokumente tatimore (me të drejtë të blerjes së mallit me vlerë tregu); Rivlerësim tatimor të të ardhurave për një periudhë 6-mujore që do të thotë se e gjithë vlera e mallit i shtohet të ardhurave të tatimpaguesit për 6 muajt e mëparshëm dhe rivlerësohen detyrimet tatimore për TVSH-në dhe tatimfitimi pikërisht mbi këtë bazë të re të ardhurash. Sigurisht, që mbi këto detyrime gjenerohen edhe kamatëvonesat. -  Në rast konstatimi të moslëshimit të kuponit tatimor,


9

E premte, 18 shtator 2015

Ekonomi

Gjermania: Kërkojmë të huaj të rinj e të kualifikuar Me mijëra shqiptarë janë në ankth pas mbërritjes në Gjermani, nëse do të qëndrojnë apo do të rikthehen në atdhe. Disa prej tyre janë rikthyer. Me mijëra të tjerë që jetojnë në Shqipëri shpresojnë të kenë mundësinë që një ditë të punojnë në Gjermani. Për Gjermaninë refugjatët konsiderohen si një mundësi për të ruajtur ekonominë të fortë, pasi i duhet fuqi punëtore. Por ekonomia më e fuqishme e kontinentit, apo e njohur ndryshe “lokomotiva” e Evropës kërkon vetëm të rinj, madje sa më energjikë dhe të kualifikuar. Presidenti i Bankës Qendrore, Jens Weidmann, foli me nota optimiste, se motori i ekonomisë evropiane do të jetë më i fortë nëse integrimi i emigrantëve në shoqëri dhe në tregun e punës

rezulton proces i suksesshëm. Ai ka folur për të përditshmen gjermane (Süddeutsche Zeitung), teksa shefi i Bundesbank tha se edhe pse me një pozitë të fuqishme ekonomike, Gjermania duhet të mbetet konkurruese edhe në të ardhmen. Ai thotë se emigrantët janë një mundësi e mirë, por vetëm të rinjtë, pasi popullsia gjermane po plaket. Gjermanisë i duhet fuqi punëtore për të ruajtur standardet e larta te jetesës dhe sipas llogaritjeve numri i punonjësve të kualifikuar që do t’i mungojnë vendit deri në vitin 2020 do të jetë 1,8 milion. Gjithashtu, në një periudhe afatgjatë Gjermania do të përballet me konkurrencën e ekonomive në zhvillim dhe sigurimin e energjisë së rinovueshme. Për të

gjitha këto, emigrantet do të kenë rol kyç. Ky qëndrim i Weidmann është mbështetur edhe nga përfaqësuesi special i Kombeve te Bashkuara për Migracionin, Peter Sutherland, sipas të cilit demografia e shumë shteteve të BE-së duhet të ndryshojë, pasi popullsitë e tyre po plaken dhe ekonomitë janë në rrezik. Kësisoj, duket se shqiptarët e kanë kuptuar gabim strategjinë e këtij vendi dhe janë nisur për azil në Gjermani. Mes tyre edhe të moshuar apo të paaftë për punë. Në këto kushte, Gjermania pritet të përdorë sitën për të seleksionuar fuqinë e duhur punëtore me qëllim që ajo të mbetet “lokomotiva” e ekonomisë së Evropës, si deri tani.

Të dhënat

INSTAT: Si shpërndahen shpenzimet e familjeve masa e gjobës për bizneset, pavarësisht nga ndarja, biznes i madh apo biznes i vogël, është në masën 500 mijë lekë për rastin e parë të verifikimit, si dhe rivlerësim tatimor i të ardhurave për 6 muajt e fundit. -  Çdo biznes (pavarësisht nga madhësia e tij) që kryen shitje me para në dorë lëshon kupon tatimor. Në rast se ky biznes nuk lëshon as faturë tatimore ose faturë tatimore me TVSH dhe as kupon tatimor,

500

Standardizohet masa e gjobës në 500 mijë lekë për çdo punonjës të padeklaruar, pavarësisht se tatimpaguesi është subjekt i TVSHH-së dhe tatim-fitimit apo jo

tatimpaguesi, person juridik ose fizik, tregtar, dënohet në rast se nuk lëshon kupon tatimor për të dokumentuar qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve: i) Për çdo konstatim (verifikim) të kryer, me gjobë të barabartë me 100 për qind të detyrimit tatimor, të padeklaruar ose të papaguar, si rezultat i moslëshimit të faturës, përveç detyrimeve tatimore dhe interesave, që llogariten dhe paguhen në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të ligjeve specifike tatimore, me gjobë në masën 500.000 lekë dhe rivlerësim tatimor i të ardhurave për 6 muajt e fundit.

ii)  Për çdo konstatim (verifikim) tjetër pas verifikimit të parë sipas shkronjë i) të këtij neni, ku konstatohet se tatimpaguesi vazhdon të mos e lëshojë kuponin tatimor për të dokumentuar qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve sipas kërkesave të këtij ligji, si më sipër, konsiderohet evazion tatimor, sipas nenit 116, të ligjit, dhe administrata tatimore ushtron të drejtën e parashikuar në nenin 131, të këtij ligji, duke e kallëzuar penalisht tatimpaguesin. iii)  Në rastet kur tatimpaguesi ka lëshuar faturë tatimore por jo kupon tatimor, dënohet me gjobë në masën 500.000 lekë.  -  Në rast se tatimpaguesi nuk afishon në një vend të dukshëm në adresën ku kryen veprimtarinë një poster që tregon të drejtën e blerësit për të mos paguar për mallrat dhe shërbimet e blera, atëherë ai dënohet me gjobë në masën 500 mijë lekë. -  Në rast se një tatimpagues që shet me shumicë mallra konstatohet se shet pa faturë ndaj tij zbatohen 3 penalitete njëherazi, për herën e parë të konstatimit:  Gjobë të barabartë me 100 për qind të detyrimit tatimor, të padeklaruar ose të papaguar, si rezultat i moslëshimit të faturës; Gjobë në masën 10 dhjetë milionë lekë; Rivlerësim i të ardhurave për një periudhë 6-mujore.

Niveli dhe struktura e shpenzimeve për konsum ndryshojnë në varësi të madhësisë dhe përbërjes së familjeve. Sipas Institutit të Statistikave, grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” mbetet një element i rëndësishëm në buxhetin familjar duke zënë 44,3 për qind të tij. Në këtë grup mund të veçohen tre nëngrupe që zënë peshën më të madhe në shpenzimet për ushqim: “Mish dhe nënprodukte”, “Bukë dhe drithëra”, “Qumësht me nënproduktet e tij dhe vezë” që përbëjnë secili rreth 20 për qind të buxhetit brenda grupit respektiv. Për sa i përket grupit “Pije alkoolike dhe duhan”, rezulton se shpenzimet për këtë grup për-

bëjnë 3,6 për qind të buxhetit, ku “Duhani” zë një peshë prej 54,8 për qind brenda grupit. Në grupin “Veshje dhe këpucë”, shpenzimet për të ci-

lin zënë 5,1 për qind të buxhetit total, “Veshjet” zënë një peshë prej rreth 72,4 për qind ndërsa nëngrupi “Këpucë dhe të ngjashme” 27,2 për qind. Grupi i shpenzimeve për banesën, me shpenzimet për energji elektrike, ujë, lëndë djegëse, qira të paguar dhe riparime të vogla zë 10,2 për qind të totalit të buxhetit familjar. Rreth 43,6 për qind e këtyre shpenzimeve shkojnë për pagesën e energjisë elektrike dhe 27,4 për qind për përdorimin e lëndëve të tjera si gaz, naftë, dru zjarri etj. Buxheti që familjet i dedikojnë grupit “Shëndet” zë një peshë prej 4,8 për qind.

Migracioni i brendshëm

Popullsia shqiptare lëviz sërish drejt metropolit Lëvizja e brendshme e popullsisë shqiptare drejt Tiranës vazhdoi me ritme të larta edhe në vitin 2014. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, balanca e migracionit të brendshëm në Tiranë u rrit me 9.1 për një mijë gjatë vitit 2014. Ky tregues, që mat diferencën mes të ardhurave dhe të larguarve, në përpjesëtim me pop-

ullsinë totale të secilit qark, vitin e kaluar u rrit vetëm për Tiranën dhe Durrësin. Qarqet e tjerë vijuan të pësojnë ulje të popullsisë së rrjedhojë e lëvizjeve të brendshme. Diferencën më të thellë mes të ardhurve dhe të larguarve e pësoi qarku i Dibrës, ku norma e migracionit të brendshëm pësoi rënie me 11.2 për mijë. Nd-

jekin qarqet e Beratit dhe Kukësit, me rënie prej 9.6 për mijë secili. Këto të dhëna tregojnë për një thellim të mëtejshëm të hendekut në zhvillimin social-ekonomik mes qarqeve qendrore dhe atyre periferike të vendit. Tendenca e lëvizjeve të brendshme të popullsisë po përcakton edhe ecurinë e ndryshimit të popullsisë.


10

E premte, 18 shtator 2015

Bota/rajon Mijëra refugjatë kanë çarë barrikadat e policisë kroate në pikën kufitare të Tovarnikut

Autoritetet kroate njoftojnë se e kanë të vështirë të përballojnë fluksin e emigrantëve që kërkojnë medoemos të vazhdojnë rrugën e tyre drejt vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht Gjermanisë. Numri i të grumbulluarve në Tovarnik kaloi 6 mijë vetët paraditen e së mërkurës. Lëvizja e refugjatëve drejt Kroacisë nisi pas mbylljes së

kufirit me Serbinë nga ana e Hungarisë. Budapesti nisi të zbatojë masa të ashpra kundër dyndjeve të refugjatëve, madje edhe duke ndryshuar kuadrin ligjor, që tashmë e konsideron vepër penale shkeljen e paligjshme të kufirit. Përveç kësaj, forcat policore dhe ushtria në kufi me Serbinë kanë përdorur forcë të tepruar ndaj civilëve. Lëvizje e

Hungarisë është qortuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, që e cilëson si të pashembullt dhe të padenjë për një vend të Bashkimit Evropian. Javën tjetër, udhëheqësit e BE-së do të mblidhen për të diskutuar mbi krizën në fjalë. Ajo që u pa në Tovarnik pak pas mesditës së të enjtes ishin skena kaotike me forcat policore

që u përpoqën të mbajnë larg kufirit qindra emigrantë të sosur nga durimi. Mes refugjatëve ka qindra gra dhe fëmijë. Korrespondentët e huaj raportojnë se policia kroate është duke u përpjekur të ndihmojë fëmijët dhe gratë duke u siguruar mjete transporti për t’i shpëtuar temperaturave të larta që kanë goditur rajonin.

Koment

Kudo egoizma kombëtare Mijëra refugjatë lëvizin përmes Evropës. BE-ja nuk ka asnjë koncept, anëtarët e saj janë të përçarë. Një zhvillim, që e zgjon Evropën vetëm atëherë kur ekonomia vuan, mendon Felix Steiner kombëtar, sepse ekonomia e fortë gjermane e orientuar nga eksporti ekzistencialisht është e varur nga një Evropë funksionuese, një dështim i Evropës do të ishte i kushtueshëm. Deri më sot çdo vend anëtar vigjilon me kujdes, që të mos japë shumë kompetenca në Bruksel. Një politikë e përbashkët e BE-së për Punë të Jashtme dhe Sigurinë? Asgjë nuk e meriton vërtetë këtë emër. Pikërisht për këtë arsye aktualisht kriza e refugjatëve nuk është as rastësi dhe as domosdoshmëri, por vetëm shprehje e një dështimi të përbashkët politik.

Nga Felix Steiner

A

jo që ne sot e njohim si Bashkimi Evropian, ka pasur më parë një sërë emërtimesh të ndryshme. Dikur ai është quajtur p.sh. Komuniteti Ekonomik Evropian. Ndonjë filantrop mund të kishte dëshiruar që ky komunitet të mbante edhe emërtimin “Komuniteti i vlerave evropiane”. Por në fakt si asokohe edhe sot në epiqendër mbetet ekonomia, gjithçka sillet rreth interesave ekonomike. Zanafilla e një bashkimi evropian ishte dëshira e vendeve fqinjë të Gjermanisë, për të ruajtur kontrollin ndaj rindërtimit ekonomik të Republikës Federale. E kuptueshme kjo - nuk kishin kaluar ende as dhjetë vjet nga fundi i nacionalsocializmit. Nga kjo kohë rrjedh edhe forma mbinacionale e organiizmit të BE-së: ajo çka më parë ka qenë përgjegjësi e shteteve kombëtare, i kalon një autoriteti mbi shtetet anëtare - pra Komisionit të sotëm të BE-së. Shpresa e baballarëve të themelimit nuk është përmbushur Optimistët asokohe shpresonin, që suksesi i këtij modeli automatikisht do të bënte, që shtetet kombëtare gjithnjë e më shumë sektorë politik do t’ia kalonin institucioneve mbinacionale në Bruksel. Me këtë ata janë gabuar. Sepse forca e vërtetë e rëndesës së BE-së nuk është Komisioni, por Këshilli -

Refugjatë sirianë

mbledhjet e ministrave kombëtarë të një fushe të caktuar ose - në rast të temave veçanërisht të rëndësishme - është mbledhja e kryetarëve të shteteve dhe qeverive. Në këto raunde ndonjëherë debatohet ashpër e ndonjëherë bëhet pazar banal. Në to nuk synohet për “vlera të përbashkëta” të Evropës, por për avantazhe kombëtare, që çdo vend synon t’i arrijë për vete. Kështu dhe aspak ndryshe funksionon BE-ja

prej dekadash. E madje me sukses të madh: Evropa Perëndimore prej 70 vjetësh nuk ka pasur më luftë dhe ka krijuar një zonë të pashembullt të mirëqenies. Dështim i përbashkët politik Natyrisht Gjermania ka mundësuar shumë kompromise, prej të cilave ajo shpesh ka paguar më shumë se të tjerët. Tek e fundit shpesh ky ka qenë edhe egoizëm

Një krizë e paralajmëruar Natyrisht BE-ja do të kishte mundur ta parandalonte një pjesë të madhe të lëvizjes së sotme të refugjatëve. Kjo mund të bëhej p.sh. nëse do të plotësohej në kohën e duhur thirrja për ndihmë nga UNHCR për kampet e refugjatëve në Jordani, në Liban dhe në Turqi. Atje nuk ofrohet as mësim për fëmijët dhe ndërkohë nuk ka as ushqim mjaftueshëm. E kush mund të habitet tani, kur prej javësh mijëra marrin rrugën? Por kjo do të kish kushtuar para. Ndërsa ajo që po ndodh tani kushton shumë herë me tepër para! E sikur të mos jetë kuptuar, se çfarë po ndodh aktualisht, gjithsekush bën detyrën e vet kombëtare: Greqia dhe Italia thjeshtë i lenë refugjatët të kalojnë më tej, Hungaria ndërton gardhe, Evropa Lindore është indiferente dhe Angela Merkel fton pa u marr vesh me askënd të gjithë sirianët në Gjerma-

Vuçiç në SHBA, paktet Kosovë-Serbi, SHBA: Ende punë për të bërë Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u prit në Uashington nga Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, pas takimit që zhvilloi me zëvendëspresidentin Joe Biden. Kryediplomati amerikan Kerry tha se takimi me Vuçiçin ishte

konstruktiv dhe pozitiv, por theksoi se zyrtari serb e di që ende ka shumë për të bërë për sa u takon marrëveshjeve me Kosovën. “Ende ka punë për të bërë, siç e di edhe vetë Kryeministri, por mendoj se ai dhe të tjerët janë duke e çuar këtë

sfidë përpara dhe kjo është shumë e rëndësishme”, - deklaroi John Kerry. Ndërkohë, Vuçiç në fjalën e tij nuk e ka përmendur Kosovën fare, sikur të mos ishte ajo sfida më e madhe e Serbisë. Vuçic u prit edhe nga zëvendëspresiden-

ti i SHBA-së, Joe Biden, i cili ka theksuar rëndësinë strategjike, që sipas tij, kanë përpjekjet e Serbisë për të nxitur pajtimin rajonal në Ballkan dhe përparimin e dialogut me Kosovën, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

ni, por megjithatë ajo do që ta ndajë barrën dhe i duhet që pas një jave të kapitullojë së paku pjesërisht. Kjo sepse detyra e ka kaluar çdo masë. Ndërsa në Bruksel ministrat nuk mundën të bien dakord për shpërndarjen e 160.000 njerëzve, shumë më tepër kanë mbërritur e të tjerë do të pasojnë. Askush nuk ka kontroll mbi atë se cilët janë ata, nga vijnë dhe ku shkojnë. Politika si fuqi konceptuese mungon këto ditë në Evropë.

160

Në Bruksel ministrat nuk mundën të bien dakord për shpërndarjen e 160.000 njerëzve, shumë më tepër kanë mbërritur e të tjerë do të pasojnë

Shengen, dështimi i radhës Ku do të përfundojë kjo? Askush nuk e di, sepse askush nuk ka një plan apo koncept. Marrëveshja e Dublinit ka dështuar prej kohësh. Shengeni ka radhën të dështojë. Sepse cili është ai vend që do t’i mbajë hapur kufijtë për refugjatët, të cilët nuk duan të qëndrojnë në të? Mos vallë me të po humbet edhe një vlerë themelore e Evropës? Udhëtimi i lirë ishte vërtetë diçka e bukur, por një jetë komode ka qenë e mundur edhe para kësaj. Përmes kufijve të rinj në radhë të parë do të shtrenjtohet në mënyrë dramatike transporti i mallrave. E kur shifrat ekonomike janë në rrezik - ndoshta më në fund do të lëvizë diçka. DW


11

E premte, 18 shtator 2015

Speciale

Emigracioni dhe “fytyra e tij e trishtë”, rastet e eksodit që nga `90-ta e deri sot Në muajin gusht të vitit 1991, përmes anijes “Vlora”, u larguan shumë shqiptarë, ngjarje e cila shënoi jo vetëm ikjen e parë masive drejt Italisë, por edhe rrugën drejt një realiteti tjetër Sejrie Baleta

Parlamenti Evropian, pro shpërndarjes së emigrantëve

M

e zhvillimin e shoqërisë njerëzore, paraqiten një shumëllojshmëri dukurish, të cilat kanë çuar në një homogjeni kulturash dhe etnitetesh të ndryshme. Emigracioni është një nga këto dukuri të ndryshimeve, ndoshta dhe më e përhapura dhe më tragjikja që ne njohim. Edhe vendi ynë është pjesë e këtyre lëvizjeve, ku gjeografia e shpërndarjes së shqiptarëve është nga Alaska në Zelandën e Re. Rreth 1.5 milionë shqiptarë janë larguar nga vendi ynë, popullsi kjo kryesisht nga fshati. Në vitin 1970, pikat e kalimit ishin privilegj vetëm i disa personave dhe një dëshirë e pamundur për pjesën tjetër të popullsisë. Personat që i kalonin kufijtë, ishin të pakët, ndërsa të tjerët gjatë regjimit komunist kapërcyen në mënyra të ndryshme, disa nëpërmjet kufirit tokësor e disa nëpërmjet dallgëve të detit. Në vitin 1990, fill pas rënies së komunizmit, shënohet edhe ikja masive e shqiptarëve përtej kufirit, kryesisht drejt Italisë. Në muajin gusht të vitit 1991, përmes anijes “Vlora”, u larguan shumë emigrantë dhe kjo shënoi jo vetëm ikjen e parë masive drejt Italisë, por edhe rrugën drejt një realiteti tjetër. Pjesa më e madhe ishin burra dhe djem të rinj, por nuk mungonin edhe gratë e fëmijët. Ata e shikonin vendin drejt të cilit po iknin si tokën e premtuar. Shumë nga këta emigrantë ranë viktima të vuajtjeve të lodhjes të urisë dhe të torturave nga më barbarët të diktuara nga ushtritë kufitare. Sot statistikat janë tepër tragjike të personave që ende mbeten të zhdukur, ku rezultojnë të humbur 200 shqiptarë, por numri i tyre duket se është akoma më i lartë. Ishte viti 1996, kur shënohet edhe tragjedia e parë për

vendin tonë në rrugët e largëta për të emigruar, e quajtur dhe “Tragjedia e Dibranëve”, sepse të 29 të mbyturit ishin nga rrethi i Dibrës. Do të kalojë vetëm një vit, kur do të shënohet dhe tragjedia e radhës 1997, e njohur si “Tragjedia e Otrantos”. Anija me 120 shqiptarë në bord u godit dy herë radhazi nga anija luftarake italiane “Sibila”. Kjo qe dhe një goditje tepër e rëndë me 81 të vdekur, shumë të zhdukur dhe ata gjë mbijetuan nuk mund ta harrojnë ankthin dhe tmerrin që përjetuan. Por tragjeditë e shqiptarëve nuk mbarojnë këtu, pasi më 9 janar 2004, do të vijë dhe një fatkeqësi tjetër, ku humbën jetën 36 persona në vendin e quajtur Rrugët e Bardha. Po ashtu, një tjetër ngjarje e rëndë ishte edhe tragjedia e Karaburunit, ku ishte media që lajmëroi duke treguar dhe pozicionin e tyre në det nëpërmjet një lidhjeje telefonike të bërë nga njëri prej të pranishmëve në anije dhe duke kërkuar ndihmë. Fjalët e tij: “Hajde

Sot me këto kushte është rritur numri i atyre që emigrojnë nëpërmjet aeroportit, porteve detare dhe doganave me vendet fqinje se u mbytëm ore heeej”, janë ende plagë e jo vetëm atyre që i përjetuan ato moment, por edhe të gjithë shqiptarëve që u bënë pjesë indirekt në këtë dramë kombëtare. Pas dy dekadash vuajtjesh dhe mundimesh dhe në pamundësi për t’u pajisur me viza nga ana e ambasadave, shqiptarët që prej 15 dhjetorit 2010, mund të lëvizin lirisht drejt vendeve të zonës Shengen. Sot me këto kushte është rritur numri i atyre që emigrojnë nëpërmjet

aeroportit, porteve detare dhe doganave me vendet fqinje. Në ditët e sotme numri i emigrantëve që duan të largohen nga vendi është i lartë. Muajt e fundit është shënuar një ikje masive, thuajse e njëjtë me atë të viteve 1990, ku shifrat prej më shumë se 8 mijë azilkërkuesish shqiptarë në Gjermani janë më të vërtetë një tregues i dukurisë së eksodit. Më lart deklaruam për fatin e mijëra njerëzve ku në kërkim për një jetë më të mirë ata nuk u kthyen më kurrë. Shpresojmë që çdokush ta kuptojë barrën e rëndësisë dhe dashurisë që mund të gjejë në atdheun e vet. Shqiptarët që po largohen sot mund të kenë më pak arsye për tu larguar. Ata largohen në emër të “refugjatit ekonomik” dhe “politik”. Dëshirojmë nga vendet mikpritëse që t’i trajtojnë si njerëz në kërkim të shpresave të humbura dhe t’u japin mundësi për të jetuar ose në të kundërt t’i drejtojnë në vendet e tyre ku i pret një pjatë prej balte që ka vlerën e një luge të florinjtë.

Në radhët e udhëheqësve të vendeve të Evropës në lidhje me planin e shpërndarjes së emigrantëve flitet me skepticizëm dhe me kundërshtim. “Ndërkohë Parlamenti Evropian ka miratuar planin mbështetës, për të shpërndarë 120 mijë emigrantë dhe për t’u dalë në ndihmë Italisë, Greqisë dhe Hungarisë, si vendet e para prej nga migrantët hyjnë në BE”, - bëri të ditur dje agjencia “Frans Press”. Ligjvënësit e Parlamentit Evropian miratuan planin me 124 vota për dhe 54 abstenime. Ndonëse me 22 shtatorë është diskutuar nga ministrat e Jashtëm të BE-së rreth planeve për një samit të mundshëm. Në fjalën e tij, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans, është shprehur: “Jemi shumë mirënjohës parlamentit për gatishmërinë që ka treguar për këtë situatë urgjente”. Ai më tutje ka shtuar se ky votim nënkupton se Komisioni dhe Parlamenti Evropian “mund t’i thonë Këshillit se tani është koha të veproni”. Nga ana tjetër shumë shtete kanë marrë nisma të mbylljes së kufijve. Rikthimi i kontrollit të kufirit Slloveni - Hungari, në një komunikatë të Komisionit Evropian, thuhet se do të jetë një masë e përkohshme, e përcaktuar fillimisht të zbatohet për një periudhë 10-ditëshe. Masa të këtilla të përkohshme kanë ndërmarrë edhe Gjermania në kufirin e saj me Austrinë dhe vetë Austria në kufirin e saj me Hungarinë. Ndërsa në Kroaci refugjatet kanë thyer kordonin e policisë në qytetin Tovarnik. Zyrtarë të Kroacisë kanë thënë se migrantët duhet të aplikojnë fillimisht për azil, sepse ndryshe do të trajtohen si migrantë ilegalë.

Hungaria shpall gjendjen e jashtëzakonshme Ishte një hapësirë prej vetëm tri metrash që i ndihmonte refugjatët nga Siria për të kaluar kufirin Serbi Hungari. Në qytetin e vogël Reözke, ku shinat e trenit lidhin dy vendet fqinjë dhe që u lejonin atyre kalimin në zonën Shengen. Në vend të trenave ata gjetën një kamion të ngarkuar me tela me gjemba. Një

sirian nuk e kuptoi këtë reagim të hungarezëve dhe tha: “Për ne nuk ka kthim pas. Ne i kemi ikur vdekjes”. Policëve nuk u bënte përshtypje situata, ndërsa gazetarët kureshtar merrnin deklarata dhe bënin foto e video. Kjo mënyrë sjellje nga pala hungareze është një dëbim për refugjatët. Ndërsa zëdhënësi i qeverisë, Zoltán

Kovács, ka deklaruar: “Këta njerëz nuk ishin të kërcënuar në Greqi as në Maqedoni dhe në Serbi nuk ka luftë. Prandaj kërkesa e tyre për azil në Hungari, apo diku tjetër në BE, duhet vënë në diskutim”. Por reagime pati dhe në radhë të Serbisë. Ministri serb i Punës, Aleksandar Vulin, i bëri thirrje fqinjit veri-

or të Serbisë që t’i trajtojë refugjatët me dinjitet. Në fjalorin e zëdhënësit të qeverisë Serbe Zoltán Kovács: fjala “refugjat” as nuk përmendet fare. Kovács preferon të flasë për “emigrantë të paligjshëm ekonomikë”, që dynden për në Evropë dhe që përbëjnë një barrë për të gjithë BE-në, edhe për Gjermaninë.


12

E premte 18 shtator 2015

Opinion

Fillimi i vitit të ri shkollor me avaz të vjetër

Nga Dr. Ndriçim Mehmeti

N

ë prag të fillimit të vitit të ri shkollor, dëgjuam premtime të mëdha, që natyrisht trumbetoheshin si përherë, nën parrullën e njohur “masa të marra për herë të parë”. Tekstet do të ishin më të mirat dhe në dorë të nxënësve që ditën e parë, shkollat do të ishin të rikonstruktuara, higjiena do të ishet në shkallën maksimale, trafiku i kufizuar, mësuesit buzagaz, prindër që do të lumturoheshin, që ditën e parë. Ndërsa ora 8.00 e ditën së parë të shkollës, u shoqërua me kënaqësinë që të fal dita e parë e shkollës, në vijim lajmet e trishta nga pothuajse i gjithë territori i Shqipërisë, eklipsuan të gjithë euforinë e Kryeministrit, ministres së arsimit dhe disa kryetarëve të bashkisë që ishin krekosur deri në atë ditë. Mungesë librash, shkolla të papërfunduar, mjedise të papërshtatshme për nxënësit dhe fëmijët në arsimin parashkollor, mungesë e teksteve, pamundësi për t’i blerë nga familje të varfra, e kështu me radhë. Mesazhi, me veshjen kuq e zi të ministres, duket se nuk mbuloi dot të vërtetën që u përpoqën ta fshihet me kujdes. Infrastruktuar dhe tektet problemi më i parë, prej shumë kohësh Ministria e Arsimit dhe qeveria ishin zotuar se do të bënin të pamundurën të krijonin kushte më të mira, të ndërtonin më shumë shkolla të reja, të reduktonin mësimin me turne, të krijonin më shumë terren sportive për të ashtuquajturën shkolla komunitare. Madje për këtë në buxhetin e vitit 2015, MAS premtonte: “Financimin e 74 objekte arsimore (projekte në vazhdim) me një vlerë prej 1 miliard e 560 milion lekë për ndërtime dhe rikonstruksionin, objekte të miratuara me FZHR 2014 , nga të cilat: 62 objekte arsimore në arsimin bazë të miratuara me Vendim të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve në korrik me vlerë rreth 900 milion lekë; 46 terrene sportive në 12 NJQV në qarqet kryesore të vendit, me vlerë rreth 150 -200 milionë

lekë. 14 objekte arsimore në arsimin e mesëm të përgjithshëm miratuar me vlerë rreth 340 milionë lekë; financimi i infrastrukturës arsimore vendore, me rreth 2,5 miliardë lekë për ndërtimin/rehabilitimin e objekteve arsimore me të cilin vlerësohet të ndërtohen/rehabilitohen mbi 100 objekte arsimore me financim të vlerës së plotë në vitin 2015 ose mbi 200 objekte arsimore, nëse financimi i tyre parashikohet të ndahet në dy vite buxhetore; financimin për blerje pajisje e orendi “pajisje mobilierie shkollore”, për shkollat e arsimit parauniversitar, të pa pajisura dhe që kanë nevojë për rinovim pajisjesh me rreth 150 milion lekë në vit; financimin me pajisje laboratori kimi – fizike biologji etj, për shkollat e arsimit parauniversitar, të pa pajisura dhe që kanë nevojë emergjente për rinovim pajisjesh me rreth 150 milion lekë në vit.” Ministria Nikolla, deklaroi, (por pa i specifikuar se ku), se janë “ndërtuar 18 shkolla dhe janë rikonstruktuar 44 shkolla dhe terren sportive”. Nga një llogaritje e thjeshtë del se nuk janë 74 shkolla por vetëm 62, çka të bën të dyshosh se në tre muaj do të arrihet të financohen dhe përfundojnë së ndërtuari 12 shkolla të tjera. U premtua se tekstet shkollore do të ishin më të mirat, do të shpërndaheshin përpara fillimit të shkollës. Një urdhër i znj. Nikolla përcaktonte se të gjitha librat do të shpërndaheshin në periudhën 1-13 shtator 2013, por ende sot librat nuk janë shpërndarë. Shkaku? Që nga mungesa e kasave fiskale e deri tek paaftësia totale e MAS dhe strukturave të saj për mirë menaxhimin e këtij procesi. Shtëpitë botuese nuk pranojnë të çojnë kasat fiskale tek shpërndarësit e tyre, pasi nuk kanë asnjë leverdi financiare, znj. Nikolla, del shëtitje librari më librari duke u zotuar se nuk do të lejoj treg informal të shitjes së teskteve shkollore, prindërit mbajnë radhën nga mëngjesi në darkë, ndërsa nxënësit janë ende në pritje të librave të tyre. Ndonëse u mburrën se fëmijët shqiptarë kanë tashmë librat më të mirë në dorë, nuk jua nxë goja të thonë se librat më të mirë në duart e shqiptarëve, ua kanë rënduar xhepat jo pak. Në klasat pilot të mësimit me tableta, katalogu i çmimeve të publikuar nga MAS, ka një çmim total vetëm për lëndët: Matematikë, Kimi, Biologji, Letërsi,

Arte, Gjuhë e huaj e parë dhe e dytë 5989 lekë. A është e përballueshme kjo shumë për prindërit shqiptar, po të kemi në konsideratë se në këtë katalog mungojnë tekste të tilla si: Historia, Shkenca e Tokës etj? Nxënësit mund të hasin në vështirësi të mëdha, pasi librat e përkthyer për klasën e parë, i kërkojnë atyre që në muajin e parë të shkollës të shkruajnë numrin 43 me shkronja. Po kaq e panjohur është, se sa dhe si do ta përballojnë ngarkesën tanimë të rritur nxënësit e klasës së parë, ku veç gjuhës dhe matematikës do të kenë për të mësuar tekstet e diturisë së natyrës dhe atë të edukimit shoqëror. Shkolla nuk ka nevojë vetëm për fasadën e bukur,

por për mësues të mirë e të respektuar institucionalisht Fillimi i shkollës shënoi një nga precedentët më të panjohur deri tani në arsimin shqiptar, që ishte pushimi në ditën e parë të mësimit për gjithë stafin mësimor të shkollës së mesme të bashkuar në Hotolisht. Nga Devolli raportohet se mësuesit: A. C. 18 vjet në arsim; V. L. 22 vite, R.P 28 vite P. P 25 vite, I. B. 35 vite S. Bajlozi 20 vite, U. L 25 vite N. Ç 24 vite pune në arsim etj., janë hedhur në rrugë. Po cili është “mëkati i madh” i këtyre mësuesve? Shpjegimin e jep vetë ministrja Nikolla. Ajo ka qenë në dijeni të një “komploti” të mirë organizuar në shkollën e Hotolishtit mes dy a tri grupeve të ndara të mësuesve.

cmyk

Mësuesit-sipas znj. Nikollaziheshin e rriheshin në prani të nxënësve dhe këta të fundit “ishin tmerruar”. Kanë bërë e çfarë nuk kanë bërë mësuesit e Hotolishtit, që u paraqitën prej ministres gati si një bandë e mirë strukturuar. I gjithë ky parashtrim i znj. Nikolla dhe zëdhënëses së saj drejtoreshës së Zyrës Arsimore Librazhd, është tërësisht jashtë funksionit të tyre. Zbatimin e ligjshmërisë, monitorimin, vëzhgimin dhe më pas raportimin e punës së mësuesve, nuk e bën ministrja, as të dërguarit e saj, qofshin në nivel drejtorësh apo këshilltarësh. Inspektorati Shtetëror i Arsimit është ai që duhet të na paraqesë një raport, shumë të detajuar të saj që ka ndodhur, bazën ligjore mbi të cilën është

marrë kjo masë ekstreme. Drejtoresha Qato, pretendon se “mësuesit kishin ushtruar dhunë ndaj nxënësve”, porse ajo priti të “përfundonte viti shkollor e më pas të merret masa. Po a nuk është kjo një akuzë për vet drejtoreshën që ka fshehur një krim dhe nuk e ka denoncuar atë në kohë? Ministjra Nikolla, bëri edhe një deklaratë të çuditshme që duket se edhe vetë nuk e beson. “Ne vuajmë ende emërimet politike të qeverisë së mëparshme, në poste drejtuese”. Se për cilin post e ka e di vetëm ajo. E vërteta është se prej muajit tetor e deri më dhjetor 2013, këshilltari politik i saj i ra kryq e tërthor Shqipërisë, duke shkarkuar në dy javë gjithë drejtuesit e Drejtorive Arsimore Rajonale e Zyrave Arsimore, e më pas i erdhi radha gjithë drejtuesve të shkollave. Nga drejtuesit e mëparshëm, kanë mbetur apo disa syresh të konvertuar në LSI, ose me lidhje të shumëfishta me pushtetin e sotëm. Por znj. Nikolla harron se ajo vet qëndroi në postin e drejtueses së shkollës, ku ishte caktuar politikisht deri nw vitin 2006, edhe kur në pushtet ishte PD. U largua me dëshirën e saj, pasi zgjodhi karrierën në pushtetin vendor. Ministrja Nikolla, kërkon që mësuesit të denocojnë pranë saj pushimet nga puna apo presionet politike. Kjo është një tjetër hipokrizi e pamat e treguar nga znj. Nikolla. Ministrja Nikolla e dinte fare mirë se në institucionin ku ajo punonte u larguan nga puna 35 punonjës, të cilëve ajo u kishte dhënë shpresë se do të punonin me të, pavarësisht ndryshimeve politike. Ministrja Nikolla e dinte fare mirë se znj. Tabaku ishte pa shkollë dhe e emëroi atë për favore politike. Ministrja Nikolla i di fare mirë të gjitha ndodhin, po kur i leverdis i sqaron si të ishte vetë në vendin e ngjarjes, kur është në vendin e ngjarjes dhe ka qenë vetë protagoniste, thotë se do të ngrej një grup punë. Dikur Bismarku, thoshte se “nëse nuk do të bësh një punë, ngre një grup pune”. Ministrja e di shumë mirë se këshilltari i saj shet libra, tekste shkollore nën emra të rremë dhe i shet ato si frëngu pulën, por përsëri asaj i leverdi të bëj të paditurën Nuk dihet ende se sa larg do të shkoj kjo ministre, por një gjë e di me siguri: Për nxënësit, prindërit dhe mësuesit shqiptarë, ditët që do të vijnë janë edhe më të vështira nga çfarë mund t’i kenë imagjinuar.


â&#x20AC;˘

E premte 18 shtator 2015

cmyk

13


14

••

E premte 18 shtator E premte 6 mars 2015 2015

Gol

D

jaloshi i ri që në vitet e para e para tregoi se kishte potencial të shkëlqyer. Kështu filloi që të luante me Desportivo de Lourenco Marques (skuadër kjo që ishte formuar prej të atit që aty luajti edhe si portier). Tek kjo skuadër ai nuk vinte si një i panjohur. Ai më parë kishte qenë një lojtarë rezervë i një ekipi basketbolli si dhe kishte thyer rekordin kombëtar në kërcim së larti. Por gjithsesi katërkëndëshi i blertë ishte dhe vendi ky ai gjeti më të vërtetë vetveten. 7 golat që i dhanë shkëputjen Gjithçka nisi me Desportivon. Aty nisi edhe historia e Koluna-s. Në moshën 17-vjeçare ai u ftua në skuadër dhe shkoi që të luante një ndeshje kupe në Afrikën e Jugut. Aty ai asnjëherë nuk futi këmbën në fushë pasi ligji i aparteidit nuk ia lejonte. Por në takimin e kthimit, atë që u mbajt në Mozambik, Koluna u hakmor keqazi ndaj skuadrën nga Afrika e Jugut. Ai shënoi plot 7 gola duke i thënë fitoren dhe kualifikimin ekipit të vet. Pas spektaklit që dha në Mozambik duke shënuar shtatë herë në një ndeshje të vetme të shumta ishin skuadrat portugeze që u vunë në gjurmët e tij. Në fillim erdhi oferta e Portos. Më tej u bë i gjallë Sportingu i Lisbonës që dyfishoi ofertën e bërë nga bardheblutë, por i ati i Koluna-s refuzoi këto oferta pasi po priste që klubi i tretë i madh i Portugalisë të kërkonte të birin. Pritja nuk qe e gjatë pasi Benfika (skuadra që kishte si filial të sajin skuadrën Desportivo de Lourenco Marques) “tërhoqi” në gjirin e vet Koluna-n në vitin 1954. Kështu edhe pse ishte vetëm 19 vjeç i riu nuk nguroi që të luante në “Estadio da Luz”. Një rol i ri dhe një pagë e majme Koluna mbërriti në kryeqytetin portugez pas një udhëtimi 34-orësh. 19-vjeçari pas shumë e shumë peripecish mbërriti në “Lar do Jogador” (rezidenca ku Benfika akomodonte lojtarët që ende nuk

kishin gjetur një shtëpi në qytet). I pakënaqur nga ambienti që e rrethonte kuptoi shumë shpejt se vendi ku qëndronte nuk do të ishte i vetmi problem. Tekniku i Benfikës, Otto Gloria, nuk kishte shumë besim tek Koluna. Në qendër të sulmit, trajneri brazilian kishte besim tek Jose Aguas. Kështu mendoi që t’i gjente një tjetër vend Koluna-s. Duke parë se i riu kishte teknikë të lartë dhe arrinte të pasonte mjaft mirë e zhvendosi atë pas sulmuesit, në mesfushë. Koluna në takimin e parë që zhvilloi me fanellën e kuqe luajti ndaj Portos në një miqësore. Më pas djaloshi nga Mozambiku tregoi vlerat e vërteta në edicionin 1954/55 të kampionatit portugez kur shënoi dy nga pesë golat e Benfikës në takimin e parë përballë Setubalit. Ato dy gola ishin të partë për Koluna-n që shënoi plot 150 gola me “shqiponjat” (“ As Águilas”) në 677 ndeshje. Ardhja e tij në Portugali prishi edhe ekuilibrat e një kampionati që në ato vite dominohej prej Sportingut të Lisbonës. Tashmë rolin e bardhejeshilëve e mori Benfika që me Koluna-n në gjirin e vet fitoi dhjetë tituj kampionë dhe gjashtë kupa të Portugalisë. Gjithashtu Benfika në 1961 fitoi Kupën e Evropës pasi mundi në finale Barcelonën 3-2. Në atë finale nuk mungoi edhe Koluna që shënoi dy gola. Madhështia e zotit Koluna Pak muaj para (në fund të 1960-ës) në Lisbonë zbriti një tjetër lojtar i madh i lindur në Lourenco Marques. Emir i tij ishte Eusebio da Silva Ferreira dhe me vete kishte marrë një letër për të madhin Koluna. Familjet e dy lojtarëve ishin njohur pak kohë më parë. Kështu, e ëma e Eusebios, e preokupuar për të ardhmen e të birit që do të luante në Portugalinë e largët, i shkroi një letër Koluna-s ku i kërkonte që të kishte kujdes për të riun. Kështu Koluna ndoqi verbërisht letrën dhe përveçse mbajti pranë Eusebion, arriti që ta kthente atë në njërin prej sulmuesve më të fortë të botës. Koluna i hapi një llogari bankare


••

E shtator 2015 E premte premte 18 6 mars 2015

15

Gol

Koluna, “kujdestari” eusebios që bëri historinë me Benfikën Në qytezën që ndodhet në periferi të Luorenco-s (pasi Mozambiku fitoi pavarësinë nga Portugalia në 1976-ën mori emrin Maputo), duhet të ketë diçka të pazakontë. Në atë cep të botës kanë lindur disa prej futbollistëve më të mëdhenj. Pas Matateu, Vicente dhe Hilario, aty hodhi hapat e para edhe një far Mario Esteves Koluna që brenda pak vitesh do të kthehej në njërin prej futbollistëve më të mirë të Portugalisë

Skeda Ditë lindja: 6 gusht 1935 Vend lidnja: Inhaca, Maputo (Mozambik) Roli: Mesfushorë Klubet: • Desportivo Lourenço Marques (1951-54) • Benfika (1954-70) • Olympique Lyon (1970/71) • Estrela de Portalegre (lojtarë/ trajner, 1971/72) “Panterës së zezë” dhe kontrollonte të gjitha lëvizjet që bënte derisa formoi një familje. Kjo dyshe ishte mjaft e bashkuar edhe në fushë, kur Koluna dhe Eusebio u kthyen në një tmerr të vërtetë për kundërshtarët. Benfika ishte në qiellin e shtatë pasi të dy këta futbollistë të ardhur nga Mozambiku ndihmuan skuadrën të mbronte titullin në Kupën e Evropës. Finalja e mbajtur në 1962-shin ishte spektakolare, pasi Benfikës iu desh të përballej me Realin e Madridit që në atë kohë e kishte fituar plot pesë herë Kupën e Evropës (Liga e Kampioneve sot). Pjesa e parë e asaj ndeshjeje përfundoi 3-2. Ferenc Pushkashi kishte shënuar të tre golat për “të bardhët”. Më pas fraksioni i dytë nisi me Benfikën në sulm. Koluna baraspeshoi rezultatin menjëherë. Pas tij hipi në katedër edhe Eusebio. 28 minuta nga fundi i takimit Benfika fitoi një penallti dhe Koluna mori topin pasi donte ta ekzekutonte vetë. Aty ndodhi edhe çudia, kur Eusebio, me shumë

Kuriozitete • •

• • •

Pas aventurës së keqe që kaloi me Lionin, Koluna i dha fund karrierës si futbollisto-trajner me Estrela de Portalegre në 1972. Para se të fillonte që të luante futboll, Koluna nuk ishte krejt i panjohur në Mozambik. Ai u mor me boks,basketboll dhe atletikë. Ai vuri dhe një rekord të në Mozambik kur në kërcimin së larti mrekulloi të gjithë (kërceu 1.82 metra). Pasi u rikthye në Mozambik, Koluna mori një sër rolesh. Ai bë Ministër Sporti dhe President së Mozambikut të Futbollit. Koluna ishte trajneri i parë i Rui Costa-s tek Benfika. Koluna lindi në Maputo. E ëma ishte nga Mozambiku ndërkohë që i ati ishte nga Portugalia

edukatë, iu afrua dhe i tha: “Zoti Koluna, a mund ta godas unë topin?” Në ato momente, mbase i prekur nga xhentilesa që tregoi Eusebio, Koluna i dha shansin “panterës së zezë” që të ekzekutonte penalltinë. Eusebio nuk gaboi dhe pasi realizoi nuk u kënaq me aq dhe shënoi edhe një tjetër gol, duke i dhënë një fitore spektakolare Benfikës. Por atë natë Eusebio pa dalë nga fusha i kërkoi një tjetër nder nga Koluna-s. “Pantera e zezë” ishte shumë e ndrojtur, nuk kishte kurajo t’i kërkonte fanellën idhullit të vet, Alfredo di Stefanos. Kështu i kërkoi Koluna-s ti afrohej bomberit argjentinas dhe t’i kërkonte fanellën. Pasi arriti qëllimin e vet Eusebio e mbajti atë fanellë tërë natën gjatë festimeve. Edhe sot ai fanellën e bardhë të Di Stefanos e cilëson si njërin prej trofeve më të çmuar që ka marrë. Pas Evropës e kishte radhën bota Eusebio dhe Koluna do të luanin edhe në tri finale të tjera të Kupës së Evropës. Por të dy nuk iu gëzuan më asnjë trofeu. Përpos famës që morën me Benfikën ata do të bënin të njëjtën gjë edhe me fanellën e Portugalisë në Botërorin 1966 që u mbajt në Angli. Në atë edicion Portugalia la në bankinë kapitenin Germano. Kështu, shiritin e famshëm e mbajti pikërisht Koluna. Falë këmbëve të tij Eusebio hyri në historinë e këtij evenimenti si golashënuesi më i mirë. Të dy bashkë ata i dhanë edhe një vend në histori Portugalisë që mori medaljen e bronzit. Largimi nga “shqiponjat” Pas kthimit nga Anglia, Koluna luajti edhe për tri sezone me Benfikën. Dhe në edicionin 1969/70 ai u largua drejt Francës, ku luajti për Lionin. Në dhjetor 1970 Koluna u kthye si hero në “Estadio da Luz” për të luajtur një ndeshje miqësore kundër një 11-shes më të mirë të që përbëhej nga lojtarë si Krujf dhe Bobi Mur. Pas 15 minutash që mbajti veshur fanellën e Benfikës, Koluna la fushën mes brohoritjeve të publikut. Dashuria kundrejt “shqiponjave” ishte aq e madhe, sa Koluna nuk preferoi që pjesën e dytë të luante për skuadrën e “yjeve”. Ky futbollist i madh asnjëherë nuk u harrua nga tifozët e Benfikës që e thërrisnin “O Monstro Sagrado” (“Bisha e shenjtë”). Ndërsa në Brazil njihej si “O Didi Europeu” (Didi i Evropës). Por një tjetër nofkë të paharrueshme do të marrte edhe nga “nxënësi” i tij, Eusebio… që i drejtohej me ju “Mr. Koluna”. FIFA.com


16

E premte 18 shtator 2015

Gol

Pallatet rreth “Elbasan Arena”, rrezik për mbarëvajtjen e Shqipëri-Serbi

K

atër pallate dhe biletat false të ndeshjes me Serbinë shqetësojnë shërbimet sekrete. Shërbimet e sigurisë në vendin tonë i ka “zënë koka” sa i përket mbarëvajtjes së ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila do të luhet në 8 tetor në “Elbasan Arena”. Problemet për sigurinë e kësaj sfide janë të shumta, pavarësisht se në lojë janë futur dhe shërbimet sekrete, e ndërsa bashkëpunimi mes dy vendeve, Serbisë dhe Shqipërisë, është në nivel të lartë. Burime nga shërbimet sekrete kanë thënë se problemi i parë është pozicionimi i stadiumit në qytetin e Elbasanit. Përreth stadiumit janë katër pallate që në katet e larta të tyre ke mundësi të shikosh në “Elbasan Arena”. Ekspertë të antiterrorit, por edhe ata të SHISH-it kanë zbritur në terren dhe dy nga opsionet janë ose mbajtja nën vëzhgim të katër pallateve si dhe banorëve të tyre ose zbrazja e pallateve disa orë para ndeshjes. Banorët e këtyre apartamenteve në shumë ndeshje kanë ‘hapur dyert’ e shtëpive për tifozët kosovarë, kundrejt një pagese, të cilët nuk kanë pasur mundësi për të marrë një biletë për t’u futur në stadium.

Trajneri sirian që u pengua nga gazetarja hungareze Çiklistja hot që bën tifo për Sllovakinë

Q

uhet Lucia Javorcekova, modele dhe sportiste nga Sllovakia. Bukuroshja është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, ku edhe poston herë pas here foto shumë sensuale. Ajo është tifoze e zjarrtë e kombëtares së saj dhe veçanërisht e kapitenit Marek Hamsik. Një ogur i mirë për skuadrën sllovake që luan shanset e saj për në Euro 2016.

Vdes tifozi i famshëm i Brazilit

T M

ohsen, refugjat sirian, i cili mbante djalin e tij, kur ai u rrëzua nga një kameramane, është një trajner futbolli. Ai përfundoi në Gjermani, ku raportet e medias zbuluan se ai ishte një trajner i futbollit në Siri. Shkolla pastaj e bindi atë për të ardhur në Spanjë, ku ai do të qëndrojë në një apartament pranë objektit të shkollës për trajnime në periferi të Getafes. Kjo shkollë dëshiron për të gjetur një punë në sektorin e madh të trajnimit të futbollit të Spanjës, por ai flet vetëm arabisht, dhe pak anglisht, tashmë ı duhet që të mësojë gjuhën spanjolle. Një gjest shumë i bukur ishte edhe nga ana e Realit të Madridit që e ftoi për ta shikuar ndeshjen kundër Granadës të shtunën në mbrëmje.

ifozi i famshëm i Brazilit, Klovis Akosta Fernandes, ka vdekur në moshën 60-vjeçare. Ai u bë i famshëm gjatë humbjes së verdhebluve 7-1 kundër Gjermanisë në çerekfinalet e Botërorit Brazil 2014 dhe ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me kancerin, njoftojnë mediat braziliane. Fernandes u shndërrua në një ikonë të përfaqësueses braziliane kur u fotografua duke qarë pas disfatës së rëndë, teksa në dorë mbante një kopje të Kupës së Botës. “Globo” raporton se 60-vjeçari vdiq në Porto Alegre, pasi luftonte prej nëntë vitesh me sëmundjen e rëndë. Ai udhëtoi në rreth 60 vende të botës për ta ndjekur skuadrën e zemrës në më shumë se 150 ndeshje gjithsej në stadium.


E premte 18 shtator 2015

17

Gol

Tifozët e Bajernit, notë ankese qeverisë greke B ajern i Mynihut ka dërguar zyrtarisht një notë ankese te UEFA dhe policia greke rreth dhunimit të tifozëve gjermanë përpara ndeshjes së Ligës së Kampioneve ndaj Olimpiakosit. Lajmi u konfirmua nga oficeri ndërlidhës i tifozëve bavarezë, Raimond Aumann, për gazetën “Suddeutsche Zeitung”. Rreth 1700 tifozë të Bajernit udhëtuan drejt Greqisë në mbështetje të skuadrës së Pep Guardiolës, gjatë suksesit 3-0 në mesjavë. Por, pamjet filmike të transmetuara në

Gjermani treguan se si përpara fillimit të sfidës, forcat policore greke u zhvendosën në sektorin e tifozëve miq dhe nisën të godisnin mbështetësit gjermanë me shkopinj gome. Nga dhuna e ushtruar disa tifozë të Bajernit pësuan lëndime dhe u detyruan të merrnin ndihmë mjekësore, ndërsa njëri prej fansave u shtrua në spital në gjendje të rëndë. Klubi i Bajernit të Mynihut, pasi dënoi “sjelljen e tepruar të disa tifozëve” në transfertën në Greqi, e cilësoi “të tepruar” reagimin

nga forcat e policisë. “Pamjet e dhunës nuk kanë lidhje me futbollin. Gjëja më e rëndësishme është që nuk ndodhi asgjë më e rëndë”, - tha drejtori sportiv i gjigantëve gjermanë, Matthias Sammer. Tifozët e pranishëm në stadium janë pyetur nga mediat gjermane edhe në rolin e dëshmitarëve okularë. Ata treguan se në stadium u panë gjeste dhe u dëgjuan thirrje kundër Bajernit, ndërsa kordoni i policisë shërbente për të ndarë tifozët miq nga mbështetësit e Olimpiakosit që ndodheshin në tribunën pranë tyre.

Inovacioni

Në Evropë mendohet të krijohen tri kompeticione kontinentale Është hedhur ideja e krijimit të një lige si motër e Champions League dhe Europa League

N

ë Evropë mund të kemi sërish tri kompeticione kontinentale për klube. Lajmi i bujshëm publikohet nga mediat ndërkombëtare, sipas të cilave UEFA po mendon seriozisht t’i bashkëngjisë Ligës së Kampioneve dhe Europa Ligës një tjetër kompeticon evropian për klube. Për këtë temë krerët më të lartë të UEFA-s kanë diskutuar me 54 federatat që janë pjesë e qeverisë së futbollit evropian dhe bisedimet janë një stad të avancuar. Nëse të gjithëve në mendje u vjen Kupa e Kupave, në fakt formula e kompeticionit të tretë evropian që pritet të bëhet realitet nga UEFA do të jetë e ndryshme. Në këtë turne të ri nuk do të marrin pjesë fitueset e kupave kombëtare, por klubet që nuk arrijnë të sigurojnë një biletë për në dy kompeticionet madhore, Champions League dhe Europa League. Për të konfirmuar gjithçka se qeveria e futbollit evropian po mendon seriozisht të organizojë një tjetër kompeticion evropian për klube ka mjaftuar një deklaratë e presidentit të Federatës Skoceze të Futbollit, Stewart Regan. Ky i fundit në prononcimin e tij për mediat është shprehur: “Po, është e vërtetë që po diskutohet për një kompeticion të tretë evropian, dy janë skenarët e propozuar: t’u japim një tjetër shans të gjitha atyre klubeve që eliminohen nga play-off-et e Champions League-s dhe Europa League-s ose të organizohet një turne ekskluziv vetëm për vendet e vogla që e kanë të vështirë të kualifikojnë qoftë edhe një skuadër të vetme në dy kompeticionet që zhvillohen aktualisht, por hipoteza e dytë është më pak e mundur”. Në fund të fjalës së tij Stewart Regan shtoi se duhen marrë konsideratë edhe kostot dhe nëse këto klube janë të gatshme të marrin pjesë në një kompeticion shumë më inferior për sa u përket të ardhurave në krahasim me Europa League-n.

Pirlo: Buffon, më i miri në histori

A

ndrea Pirlo beson që portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, është portieri më i mirë i të gjitha kohërave. Portieri tregoj një performancë të jashtëzakonshme kundër Mançester Sitit dhe për këtë mesfushori italian që tani luan në SHBA beson që ai është më i miri. “Jam me fat që kam luajtur me të që nga mosha 15 vjeçare”, - ka thënë Pirlo për “Sky”. “Për mua është unik dhe ndoshta më i miri në histori. Ta shohësh atë në stërvitje është e jashtëzakonshme”, - nënvizoi Pirlo. Pirlo dhe Buffon kanë luajtur se bashku në nivel klubesh për katër vite, por ky i fundit la Juventusin për të ikur te Neë York City. Dyshja kanë fituar së bashku Kupën e Botës në vitin 2006, ndërsa Buffon ka deri tani 150 paraqitje për Italinë, kundrejt Pirlos që ka 116.

Cavani: I lumtur që zgjodha PSG-në

S

Messi, 100 sfida sa një shekull N

deshja e së mërkurës mes Barcelonës dhe Romës, e cila përfundoi në barazimin 1-1 shënoi aktivizimin e 100 në kompeticionin e Champions Leagues të yllit argjentinas Lionel Messi. Ikona e Barcelonës sërish dhuroi një performancë mjaft të mirë në “Olimpico” duke qenë shumë pranë golit në minutën e 78-të. Gjithsesi, edhe pse sulmuesi 28-vjeçar nuk e gjeti rrjetën në këtë sfidë, shënoi një sukses personal historik duke qenë i pari lojtar me një moshë kaq të re që arrin kufirin e 100 ndeshjeve, që mund të përkthehen si një shekull ndeshjesh. Por si gjithnjë, kapiteni i Argjentinës nuk ndalet dhe në një postim të tij n ë Facebook ai deklaron se është i etur për të tjera suksese. “Jam shumë i lumtur që kam luajtur plot 100 ndeshje në kompeticionin më të mirë të klubeve në botë. Kam përjetuar net të gjata evro-

piane për të mos u harruar dhe shumë net të tjera magjike na presin”. Sulmuesi i blaugranave i bashkëngjitet në këtë mënyrë listës së kufizuar të lojtarëve që kanë arritur një numër ndeshjesh treshifrore me pjesëmarrjen e tyre në Champions League, vetëm 33 të tillë. Messi ka fituar plot katër herë titullin e Championsit me Barçën, por ish-shoku i tij skuadrës Xavi mban rekordin për skuadrën nga “Camp Nou” me 57 ndeshje më shumë se sa Messi në këtë kompeticion. Pas një sezoni fantastik me Barcelonën në edicionin e shkuar, Messi rezultoi të ishte në majën e listës së golashënuesve përkrah Neymarit dhe Cristiano Ronaldos, si dhe fantazisti më i mirë me plot 6 asiste.

humë klube evropiane treguan interes të madh për sulmuesin e PSG-së, Edinson Cavani, por në fund lojtari preferoi të mbesë në Paris, duke zgjedhur projektin e PSG-së. Juventusi u paraqit me oferta bindëse, ndërsa Arsenali tentoi të shpenzojë gjithçka për Cavanin, por të dy klubet dështuan të transferojnë sulmuesin. Në një intervistë për “Journal du Dimanche”, Cavani ka rrëfyer objektivat e tij dhe të ardhmen. “Mendoj të fitoj sa më shumë kampionate me PSG-në, si edhe do ta marrim seriozisht Ligën e Kampionëve për të shkuar sa më larg. I falënderoj të gjitha klubet e interesuar për mua, por dua të mbetem gjithnjë një lojtar i PSG-së dhe mund t’ju them se këtu mund të mbyll edhe karrierën time. Jam krenar për mbështetjen e fansave, si edhe më lumturon prezenca në Paris, ndaj dhe do të ishte çmenduri nëse do të zgjidhja klub tjetër”, - ka thënë Cavani.

Costa: Fitorja ndaj vetëbesimit

S

ulmuesi i Çelsit, Diego Costa, ka deklaruar se takimi ndaj Arsenalit i jep mundësinë perfekte “Bluve” për t’u rikthyer në formë pas startit të dobët në Premier Ligë. Londinezët shkatërruan Makabi Tel-Avivin me rezultat 4-0 të mërkurën në Ligën e Kampionëve. Çelsi pas pesë xhirove të para në Angli ka vetëm katër pikë të tubuara, ndërsa të shtunën pret Arsenalin në “Stamford Bridge”. “Nuk ka më mirë se një ndeshje ndaj Arsenalit për të fituar dhe për të rregulluar këtë situatë, - ka thënë spanjolli. - Nëse ne fitojmë do të bëjmë hap përpara në kuadër të vetëbesimit dhe pikëve. E dimë rëndësinë e ndeshjes. Duhet të jemi të qetë. Kemi mjaft kualitet për të rregulluar situatën”.


18

E premte 18 shtator 2015

Kulturë Një rezident zviceran në Tiranë, si do ta shohë komunizmin tonë?!

N

ë publik është figurë e njohur dhe shumë e ndritur, që ia merr mendjen çdo auditori, në jetën private një padron shtëpie për t’ia pasur zili. Këtu shtyp një buton, aty kërcet gishtat, dhe shërbëtorët e palodhur ia plotësojnë edhe dëshirën më ekstravagante e në kohën më të papërshtatshme, qoftë një neps për delikatesë ekzotike, qoftë një ide për të ndryshuar mobilimin që sapo i ka shkrepur zotërisë së nderuar, qoftë ndonjë ëndërr intime. Por a i plotësojnë shërbëtorët të gjitha urdhrat e

Lufta e Parë Botërore/ Historiografia serbe, si u zhdukën 200 mijë serbë në malet shqiptare

Tërheqja e madhe serbe

M

und të quhet një ekspozitë mirëfilli politike kjo që u çel në Galerinë Kombëtare të Arteve mbrëmë nga Auron Tare, e konsideruar një ekspozitë modeste organizuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit në bashkëpunim me Ambasadën Serbe, si dhe Konsullatën Austriake të Shkodrës. Pak para ndeshjes së dy kombëtareve duket pak paranojake marrëdhënia diplomatike mes vendeve, për shkak të incidentit të njohur tashmë në Serbi. Këtu i shtohet edhe marrëdhënia delikate që ekziston me shekuj mes shqiptarëve dhe serbëve, e sidomos kjo e kohës sonë moderne që lidhet me pavarësinë e Kosovës. Përndryshe nuk ka si të shpjegohet dalja e një fakti historik që ka ndodhur në tokat tona, që historiografia jonë nuk e ka përmendur, ndërsa ajo serbe e ka cilësuar si një tragjedia më e madhe në historinë e kombit serb. Ekspozita bën fjalë pikërisht për këtë ngjarje. U është gjetur arsyeja e ekspozimit të fotove duke marrë shkas nga organizatorët se kujtohen 100 vjetët e Luftës së Parë Botërore, që në fakt historianët duhet të thonë nëse është kjo historia më interesante dalë nga kjo luftë. Po megjithatë, bëhet fjalë për tetorin e 1915ës në fillimin e Luftës së Parë Botërore, kur Mbretëria e Serbisë u sulmua prej ushtrive gjermane, austro-hungareze dhe bullgare. E mbetur pa rrugëdalje, ushtria serbe u tërhoq nëpërmjet maleve të Shqipërisë, një ngjarje që në historinë serbe njihet si “Tërheqja e Madhe”. Gjatë marshimit njëmujor, mijëra ushtarë serbë vdiqën nga i ftohti, uria dhe sëmundjet. “Historiografia serbe flet për rreth 200.000 serbë të zhdukur në malet dhe moçalet shqiptare. Për shkak të humbjes masive të jetës, kjo tërheqje e ushtrisë serbe nëpër Shqipëri konsiderohet si tragjedia më e madhe në historinë e kombit të tyre. Ekspozita organizohet në kuadër të 100-vjetorit të Luftës së Parë Botërore dhe ka të bëjë me një ngjarje historike shumë interesante dhe aspak e njohur nga publiku shqiptar. Tërheqja e Armatave Serbe nëpërmjet maleve shqiptare në dimrin e 1915-ës dhe kalvari i gjatë i këtij marshimi më një përfundim tragjik”, shkruan Tare në njoftimin për mediat. Më tej ai thotë se në këtë tërheqje tragjike ishte e gjithë familja mbretërore serbe si dhe komandantët e ushtrisë serbe, të cilët totalisht të tronditur nga sulmet e ushtrisë gjermane dhe austriake, kërkuan shpëtimin në malet shqiptare, duke u tërhequr nga portet e Shëngjinit dhe Durrësit. “Një histori e cila nëpërmjet fotove mund të tregojë sadopak një dëshmi unikale të historisë së Luftës së Parë në trojet e Ballkanit”, - thotë Tare. V. M.

punëdhënësit të tyre? Me këtë përmbajtje të romanit “Feind”, me autor Maurus Federspiel, lexuesi shqiptar do të njihet edhe në shqip. Arsyeja është përfshirja e këtij shkrimtari zviceran në bursën e rezidencës së shkrimtarëve dhe përkthyesve letrare “Tirana in between-2015”, e prezantuar nga poeti Arjan Leka. Shkrimtari Maurus Federspiel do të qëndrojë në Tiranë gjatë muajit shtator ku, veç përfshirjes në jetën kulturore të kryeqytetit, njohjes dhe takimeve me autorët

Gjithë këtë periudhë gjurmët e diktaturës nuk po shfaqen në shenja reflektimi, të asaj shtrese së paku që pritet në këta 25 vjet të rehabilitohet. Thirrjen e lëshoi pak ditë më parë në ekspozitën personale, piktori Maks Velo, kur tha se deri më sot asnjë ekspozitë më ish-të burgosur nuk është hapur. Për të gjitha këto dilema dhe shqetësime, qoftë artistike, por edhe të komunikimit ndryshe me publikun, gazeta “Standard” i drejtoi pyetjet kuratorit të saj, Ardian Isufit...

Ardian Isufi hesht

Ridimensionim i diktatorit apo punë arti me urdhra politikë?! Violeta Murati

G

jithë këtë periudhë gjurmët e diktaturës nuk po shfaqen në shenja reflektimi, të asaj shtrese së paku që pritet në këta 25 vjet të rehabilitohet. Thirrjen e lëshoi pak ditë më parë në ekspozitën personale, piktori Maks Velo, kur tha se deri më sot asnjë ekspozitë më ish-të burgosur nuk është hapur. Por ekzibicioni nganjëherë u merr interpretimet ekspozitave integruese, duke bërë të kundërtën, reagimin. Ndoshta i kësaj natyre të fundit mund të jetë rasti i nxjerrjes nga arkiva e Muzeut Historik kombëtar i maskës së Enverit. Por një bunker diku para teatrit kombëtar apo silueta nga diktatura në një vend tjetër, festa e diktaturës në Pezë me pankarta, rindërtimi i piramidës dhe kjo shenjë e fundit, ekspozimi, nuk ngjajnë të ngjallin reflektimin a të hyjnë në debate të rëndësishme përmes artit, që pothuaj mbetet i paangazhuar, duke u kujdesur më tepër për tërheqje vëmendjeje të publikut nga politika e ditës. Artisti Ardian Isufi në fakt nuk i përket kësaj kategorie, por prirja për të dhënë me cinizëm artistik dhe imazhin e një përroi psikik, siç është tuneli i propozuar për t’u vizituar fillimisht e prej andej për t’u befasuar me maskën e Enverit që publiku riosh e sheh për herë të parë, e ndoshta shumë të tjerë, pasi ka qenë e paekspozuar për gati 30

vjet. Nga koha kur u ngrit Piramida. Por për të gjitha këto dilema dhe shqetësime, qoftë artistike, por edhe të komunikimit ndryshe me publikun, gazeta “Standard” i drejtoi pyetjet kuratorit të saj, Ardian Isufit, një bllok që mbeti pa përgjigje. E përkthyer në heshtje prej artistit pamor, që pretendon se zgjon ndjesi dhe ndërgjegje mbetet për t’u parë kur “urdhrat” nga lart përzihen me idetë e një artisti, me pretendime i lirë. Në parantezën tonë për të pasur një intervistë shkakpasojë të kësaj ekspozite, z. Isufi, i bëjmë me dije se koshienca, rebelimi janë përballje prej të cilave publiku do të kishte shqetësime, në mungesë të të cilit pyetjet ia drejtuam, që mund të shërbente si dëshmi reflektimi. Por kuratori i maskës së Enverit nuk ka denjuar duke heshtur për tri ditë me radhë, duke mos ngritur telefonin dhe duke mos marrë përgjigje, edhe pse mund t’i kujtojmë se ekspozita ishte në një institucion publik, për të cilin mbante përgjegjësi jo si të ishte pronë e tij dhe paratë e tij, por të taksapaguesve. Kartelë me nr. Objekti 3786. Vendndodhja; Muzeu Historik kombëtar. Fusha: Etnografi. Tipi: Relike. Titulli: Maska e Enverit. Materiali: Allçi. Origjinali ose kopje: Origjinal. Kjo është kartela e objektit shkëputur prej sendeve të Enverit dhe e mbajtur për tri dekada në MHK. Kjo thuhet se është një kopje unike dhe është konsideruar një artefakt interesant prej Isufit, sa edhe për t’i dhënë formën e instalacionit artistik.

Pështymore, urinore... apo puthore për ca e ca, kjo maskë e diktatorit? Flutura Açka

S

igurisht, është normale të ekspozosh maskën e vdekjes së diktatorit, tani pas 25 vitesh. Por vetëm pasi t’i kesh bërë si duhet detyrat ndaj demokracisë: Ta kesh dënuar atë (diktatorin) për genocid, vetëm pasi të mos i kesh kthyer vrasjet e tij në shpërdorim “kafeje dhe stofrash”, vetëm pasi ta kesh kthyer shtëpinë e tij në muze të diktatorit, vetëm pasi të kesh ngritur një muze të diktaturës me maketet e të gjitha burgjeve të tij të tmerrshme,

vetëm pasi të kesh ruajtur një parcelë me bunkerët e tij shembull i izolimit pesëdhjetëvjeçar, vetëm pasi të kesh hapur tunelet e tij të nëndheshme të tmerrit dhe ta kesh futur në guidën turistike të tmerrit në botë, vetëm pasi ta kesh shpallur atë të paligjshëm po aq vite sa ai vrau e preu, vetëm pasi të kesh rehabilituar me dinjitet viktimat e tij, vetëm pasi të jesh distancuar publikisht prej krimeve të tij. Sa kohë nuk e ke bërë këtë, Shqipëri, bota ka ende të drejtë të të quajë vend diktatorial, që ta zbus: pseudodemokraci. Që të na quhet vërtet, vetëm një vëllazëri me Kim Jongun na mungon.


E premte 18 shtator 2015

19

Kulturë shqiptarë, leximeve publike dhe komunikimit me median, do të bashkëpunojë me përkthyes, për të sjellë më pas në shqip romanin e tij me titullin “Feind”, botuar në gjermanisht nga Van Eck Verlag. Me këtë autor zë fill programi i shkëmbimeve kulturore e letrare mes Tiranës dhe Vaduzit. “Kjo nismë, veç përurimit të letërsisë dhe të artit të vendeve të përfshira në program, ofron bursa qëndrimi në rezidenca shkrimtarësh si për autorët shqiptarë ashtu edhe për ata nga Lihtenshtajni, duke e zgjeruar projektin drejt vendeve të Evropës Qendrore dhe Perëndimore”. Shkrimtari Maurus Federspiel do të qëndrojë në Tiranë gjatë muajit shtator ku, veç përfshirjes në jetën kulturore të

kryeqytetit, njohjes dhe takimeve me autorët shqiptarë, leximeve publike dhe komunikimit me medien, do të bashkëpunojë me përkthyes, për të sjellë më pas në shqip romanin e tij me titullin “Feind”, botuar në gjermanisht nga Van Eck Verlag. Maurus Federspiel u lind në vitin 1974. Studioi Creative Writing në Nju Jork ku dhe punoi si gazetar. Sot jeton si autor dhe bashkëpronar i një sipërmarrjeje për teknikën e mjedisit në Zyrih. Përveçse në gjuhën gjermane, romani me titullin “Feind” [Armik] i Maurus Federspiel-it është botuar edhe në kroatisht, përkthyer nga Andy Jelčić, nën titullin “Neprijatelj”, si pjesë e botimeve Leykam International, Zagreb. Re.Ku.

Tetë pyetjet për Ardian Isufin

Përgjigjet e munguara të kuratorit të maskës së Enverit 1- Pse kaq shumë zhurmë për maskën e Enverit, jo të largët nga krijimi, edhe pse e paraqitni si artefakt, relikte? Po ashtu, pse po luhet aq shumë me tunelin, pavarësisht cinizmit artistik si përrua psikologjik? 2- Mungon pyetja më e rëndësishme, është moment i duhur për t’i kujtuar publikut tunelin apo përroin psikologjik të diktaturës, kur ende të përndjekurit nuk kanë marrë shpërblimin financiar e shumë kanë mbetur në ish-kampet e përqendrimit, dhe dosjet akoma nuk janë hapur, dhe ndonjë ligj për dekomunistizimin nuk ka ndodhur… çfarë do t’i kujtoni një publiku kur ende ka plagë, me qindra të hapura dhe të freskët, me memorie mjaft të freskët, kur kërkohet hapja e dosjeve… etj., etj., ky publik pra, akoma nuk është ngritur në këmbë nga pasojat e diktaturës? 3- Si mund të emancipojë, siç jeni shprehur, një kujtim vetëm i bëmave të diktaturës dhe lënia mënjanë e terrorit, e njohjes së krimeve, ende nuk kemi pasur një ekspozitë për ish-të burgosurit politikë, të përndjekurit në këtë fushë? A nuk është ekzibicion ky, një psikozë e majtë e propagandës? 4- E njëjta linjë, pothuaj, po shohim të ngrihet një bunker mu përpara Teatrit, nga Rama, po ashtu katin e parë të Kryeministrisë e ka me pretendime artistike, për ekspozim. Si e shpjegoni gjithë këto? Ju jeni artist i angazhuar dhe besoj se nuk keni thjesht një interpretim artistik, por edhe ideologjik. 5- Ç’është ky ridimensionim i Enverit? Ndoshta do ta hasim shpesh në këtë periudhë argumentin e integritetit të komunizmit me një vepër arti, pse kemi mbetur aq prapa nga vendet ish-komuniste, të cilët i kanë ndërtuar tashmë muzeumet e kujtesës dhe nuk merren me artefakte aksidentale. 6- Artistët, institucionet publike, televizionet vazhdojnë të shfaqin prodhimet e diktaturës pa asnjë parantezë, interpretim për të kuptuar të vërtetën historike. A nuk mendoni se jemi ende në nivelet e propagandës, asaj të dezinformimit politik dhe historik? 7- Është folur në media, ndoshta diktuar prej jush, për argumentin e kësaj ekspozite, se kjo është një traditë e ruajtjes së maskës nisur nga Faraoni Tutankhaum, e më tej nga Napoelon Bonaparti e Lenini. Pse është gjithnjë kjo megalomani shqiptare për t’u krahasuar në “trashëgimi”, që në fakt nuk jemi as Parisi e as Rusia, por një vend që gjithmonë punët e kësi trashëgimish i nis nga bishti? 8- E dimë që ky debat vjen i ashpër, por do të donim një qëndrim tuajin si artist, pa ju implikuar me sociologjinë e ideve. Ju kemi ndjekur edhe në punë të tjera ku ju keni qenë më “agresiv” në raste të tilla të denoncimit apo ironisë. Çfarë ka ndryshuar tek ju? Përgatiti pyetjet: V. Murati

Info/kult

Tola dhe Asllani,

koncert për melodi dhe piano

M

brëmë është hapur edicioni IX i festivalit “Takimet muzikore të dy botëve”, me melodi për soprano dhe baritonë. Dy zëra të veçantë, dy artistë të suksesshëm të skenave botërore, Miriam Tola dhe Sokolin Asllani, të shoqëruar nga pianisti i mirënjohur i Mozarteumit të Salzburgut, Alessandro Misciasci, performuan arie dhe pjesë të ndryshme të shkëputura dhe të përzgjedhura nga veprat më të mira të kompozitorëve të mirënjohur si Verdi, Mozart, Tchaikovsky, Giordano etj. Ky është një bashkëpunim i dytë i artistëve me Argjiron dhe Ambasadën Austriake në Tiranë. Mirjam Tola (soprano) e diplomuar në vitin 1994 në kanto lirike nga Akademia e Arteve të Bukura të Tiranës, performoi së pari në “Bastiano e Bastiana” e W. A. Mozart. Në vitin 1995, ajo shfaqet në skenën shqiptare në rolin e Mimit në operën “La Bohéme” të G. Pucinit. Pas tri vitesh, shpallet gjysmëfinaliste e konkursit “Voci Verdine” e Bussettos. Në vitin 2000 klasifikohet në vendet e para të konkursit “Pucini” në Linkoln Center, Nju Jork. Gjatë viteve 1998-2001, Mirjami vazhdon studimet në kanto lirike në Mozarteum të Salzburgut duke marrë pjesë gjithashtu edhe në produksione të ndryshme të teatrit të qytetit në fjalë. Viti 2001, vlerësohet me Çmimin Special të Jurisë si pjesëmarrëse në konkursin ndërkombëtar “L. Zachary” (Kaliforni). Si talent i ri, asaj i jepet çmimi “Eberhard Waechter” në po të njëjtin vit, nga Staatsopera (Vjenë). Po ashtu, interpreton rolin e Priftëreshës në veprën “Aida” të G. Verdi në Grande Festspielhause të Salzburgut. Performon Adalgisa-n në veprën “Norma” të V. Bellini-t gjatë viteve 2002-2003 në Festspielhause, Staatsopera të Berlinit e në Operën e Lubjanës (SLO). Në dy vitet në vazhdim interpreton role të ndryshme si Tosca, Maddalena (Andrea Chenier), Musetta (La Bohéme), Fata Morgana (L’amour des tius Oranges) e Zaida (Turco in Italia) me Operën Nacionale të Ljubjanës (SLO). Në vitin 2007 performon në rolin e Sour Angelica në Fondazione Teatro Lirico “Giuseppe Verdi” të Triestes. Një vit më pas, në operën Tosca në Hamburg Staatsoper. Gjithashtu, në po atë vit performon në Die sieben Tondsunden të Kurt Weill (Anna). 2010-ta e sjell në rolin e Konteshës në “Dasma e Figaros” në Hamburg Staatsoper dhe po ashtu, në rolin e Desdemonës (Otello) në Teatro Lirico “Giuseppe Verdi” të Triestes. Ka punuar me Anton Guadagno, Massimo Zanetti, Heiko Mathias Forster, Loris Voltolini, Dieter Rosberg, Renzo Giacchieri, Lutz Hochstraate, Will Humburg, Peter Schneider, Nello Santi, Simone Jung etj. Sokolin Asllanaj (bariton) fillimisht studioi për muzikë në gjimnazin “Preng Jakova” të Shkodrës dhe ndoqi studimet e larta për pianist në Universitetin e Arteve të Bukura në Tiranë. Ai u angazhua me rolin kryesor në operën “Don Giovanni” dhe në rolin e Don Alfonso në operën “Cosi fan tutti”, në Teatrin e Operas dhe të Baletit, Tiranë. Sokolini performoi nëpër Gjermani (2001) si Orfeo në “Gluck’s Orfeo e Euridice”. Në vitin 2002 ai këndoi në një produksion të Operës Kombëtare të Vjenës, “Das Traumfresserchen”, opera për fëmijë nga Wilfried Hiller; në 2003 “Krusina” në “The Bartered Bride” në Stadttheater Baden bei Wien dhe në 2004 “Jupiteri” në “Die Liebe des Apollo und der Daphne” nga Cavalli në Operën e Vienës te Muzikës së Dhomës. Duke qenë një këngëtar permanent në Wiener Konzerthaus dhe në Wiener Musikverein, ai është përqendruar më së shumti në veprat e Mozart-it, të cilat, në rolin e Kontit Almaviva në “Dasmën e Figaros”. I dhanë mundësinë të performojë nëpër Japoni (shtator 2006). Në sezonin e 2006-2007 ai erdhi si Belcore në një produksion të ri të Donizetti-t “L’Elisir d’Amore” në Stadttheater Klagenfurt, ku ai tashmë kishte performuar me sukses në role të ndryshme gjatë viteve 2003-2006 (si Dr. Malatesta në “Don Pasquale”, Schaunard në “La Bohème”, Ping në “Turandot” dhe Escamillo në “Carmen”) duke u vlerësuar me entuziazëm nga kritikët austriakë. Gjatë sezonit të 2007-2008 ai këndoi, veç të tjera roleve, Ping-un në “Turandot” në Operën e Zyrihut në krah të Josè Cura dhe Paoletta Marrocu. Ndërsa sezoni tjetër, 2008-2009 e sjellë në skenë me rolin e Marquis de Posa në versionin francez te Don Carlos në Operën e Hamburgut, i ndjekur nga roli i Marcello-s në “La Bohème në Stadttheater Basle. Sezoni 2010-2011 dhe 2012-2013 po e drejtojnë nga Festivali Vienez në Theater an der Wien. Ai mahniti publikun e Amerikës së Veriut në 2006 kur dha koncerte në Montreal, në “Avery Fisher Hall” në Nju Jork, në Kimmel Center në Filadelfia, në Roy Thomson Hall në Toronto i shoqëruar nga orkestra simfonike e Bostonit. Alessando Miscasci (piano) pianist dhe shoqërues për prova muzikore pranë Universitetit Mozarteum në Salzburg. Alessandro Misciasci ka lindur në Katania, Itali. Ai studio piano në Konservatorin “A. Steffani” të Castelfranco, Venecia. Në 1985, ai ndoqi Akademinë Ndërkombëtare Verore “Paul Schilhawsky” në Salzburg. Në 1986, ai fitoi çmimin e tretë në konkursin e parë ndërkombëtar për zërat shoqërues në Hagë. Ai ka shoqëruar shumë këngëtarë të famshëm operash dhe ka punuar si asistent muzike në produksione të shumta në Festivalin e Salzburgut, nën drejtimin e Nikolaus Harnoncourt dhe Riccardo Muti. Ai fitoi Çmimin e Karrierës në vitin 2012 në Itali.


20

E premte 18 shtator 2015

Speciale

Nga Gani Mehmetaj

K

isha Katolike gjatë mesjetës ishte në një pozitë të vështirë në Gadishullin Ilirik, sidomos në principatat shqiptare, ku luftonin për primat me Perandorinë e Kishën Bizantine. Kalimet e arbëroreve nga riti katolik në ritin bizantin qenë fenomene të shpeshta, varësisht nga presioni që ushtrohej mbi ta. Pati edhe krime të shëmtuara të serbëve, shërbëtorë të Perandorisë Bizantine, për t’i konvertuar arbërorët nga katolikë në ortodoksë. Por ndjenjën e përkatësisë nuk e braktisën. Me ardhjen e hordhive otomane, fati i kishës ishte fati i kombit të persekutuar e të gjymtuar. Kisha u zhbë dhe u ribë, u dobësua dhe u forcua, varësisht nga rrebeshet e historisë. Besimtarët ikën për të shpëtuar kokën përtej detit apo në veriperëndim: në Dalmaci, në tokat austriake, pastaj u fortifikuan në malësi. Pra, popullata arbërore- shqiptare u përgjysmua, në disa zona u shua fare. Megjithatë, gjatë tërë kohës në këtë faltore Perëndia foli shqip, Kisha Katolike hapi edhe shkolla në gjuhën shqipe, priftërinjtë mbajtën librat fetarë në gjuhën e popullit, shkruan kronika e regjistruan dokumente, të cilat u bënë të çmuara për historinë kombëtare.

Elita e përtej Adriatikut Elita e kombit që e kaptoi Adriatikun, në pjesën më të madhe, u shkri në detin e fiseve latine-italiane, u bënë personalitete të shquara të jetës publike, fetare e kulturore të Italisë e Vatikanit, por një pjesë e tyre pikërisht falë ndjenjës së theksuar kombëtare e zhvillimit të riteve e lutjeve në gjuhën amtare, arritën ta ruajnë identitetin. Ishin këta arbëreshët e Kalabrisë që pas pesëqind vjetësh e kujtonin atdheun e të parëve, kujtonin traditën e kulturën, ruanin gjuhën e ritet fetare, ashtu sikurse i patën mësuar në dheun e të parëve. Zoti atyre u foli arbërisht!      Kolosët e kombit nga elita kishtare: Kronikat më të shumta për historinë arbërore-shqiptare janë bërë nga priftërinjtë katolikë. Kleri i këtij riti e kultivoi gjuhën shqipe në nivel akademik dhe e krijoi kulturën, e cila i afrohej kulturës e gjuhës së popujve të qytetëruar evropianë, pavarësisht faktit të dhimbshëm se bëhej në rrethana të jashtëzakonshme të pushtimit, të luftërave të vazhdueshme e të përndjekjeve. Kisha Katolike Shqiptare në gjashtëqind vjetët e fundit ishte shtylla e kombit jo vetëm pse të gjitha dokumentet  e gjuhës shqipe u referohen shkrimeve apo lutjeve fetare të priftërinjve katolikë shqiptarë, jo vetëm pse shkollat e para shqipe mbaheshin nga këto institucione fetare-kombëtare, jo vetëm pse  të gjitha relacionet e kronikat monumentale,  librat, ditarët, kujtimet janë shkruar për arbërorët e shqiptarët nga priftërinjtë vendës, por edhe sepse kolosët e Rilindjes Kombëtare, të  kulturës e të gjuhës shqipe në 600-vjetët e fundit  ishin të kësaj feje e përcaktimi kombëtar, qysh nga Pal Engjëlli, apo edhe më herët. Priftërinjtë-kolos të kombit tonë: Marin Barleti, Marin Biçikemi, Gjon Buzuku, Frang Bardhi, Pjetër   Budi, Pjetër Bogdani, Gjon Nikollë Kazazi, Shtjefën Gjeçovi, Ndre Mjeda  e deri te Gjergj Fishta, apo edhe më vonë deri te martirët e kombit e të fesë: priftërinjtë që u vranë e u persekutuan nga komunizmi i egër. Shqipja dhe katolicizmi Fjala shqipe në lutje, rituale e në predikime ishte ajo që e përcaktoi qartë shqiptarësinë e kësaj kishe,  krahas angazhimit të jashtëzakonshëm të klerit katolik që të merren me çështje kombëtare. Ishte kreu katolik shqiptar që organizoi e kërkoi mbështetje apo udhëhoqi kryengritjet shqiptare kundër pushtuesit-Perandorisë Osmane; ishte kreu i klerit katolik që u shqua me këmbënguljen e vet që të mbajë gjallë frymën kombëtare e të formojë shtetin shqiptar, ashtu sikurse që ishte kreu i priftërinjve katolikë ata që e përgatitën Pavarësinë e shtetit sh-


E premte 18 shtator 2015

21

Speciale

A di Zoti shqip? qiptar, të ndihmuar pastaj nga rilindësit tjerë.  Në periudhën e komunizmit Kisha Katolike mori goditje fatale. Në Shqipëri u shua fare, kurse në Kosovë vepronte, por gjithnjë me druajtje e frikë, sepse fushata jugosllave, përkatësisht serbe kundër Kishës Katolike e Vatikanit ishte e egër. Megjithatë kisha u fliste besimtarëve në emër të Zotit shqip edhe në kohën e terrorit më të egër. Asnjëherë nuk reshti së predikuari shqip, asnjëherë nuk dërdëlliti në ndonjë gjuhë tjetër.  Në fillim të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, Kisha Katolike Shqiptare në Kosovë sërish mori rolin e prijësit, duke e sensibilizuar çështjen e Kosovës në diplomacinë ndërkombëtare si në kohën e rilindësve, duke i pajtuar bashkëkombësit e të dyja besimeve fetare në pajtimin e gjaqeve. Në këtë nismë ftoi edhe klerin mysliman, ndërsa nuk qenë të paktë klerikët patriotë që e kuptuan dhe e dëgjuan zërin e kohës e të kombit. Fryma e re, mbështetëse e Vatikanit me Papa Gjon Palin e Dytë ishte kaptina më e ndritshme për çështjen shqiptare në fund të shekullit XX. Kjo frymë megjithëse në planin ndërkombëtar u shfrytëzua në masë të madhe nga elita politike, në planin e brendshëm kisha katolike nuk e shfrytëzoi përcaktimin e popullatës që t’ia hiqte asaj bragashët e së kaluarës, as zhguallin oriental. Asnjëherë nuk e kam kuptuar arsyen e kësaj indolence, ndërsa mund ta shfrytëzonin euforinë e përgjithshme dhe simpatinë e intelektuale që e ka gëzuar gjithmonë kjo kishë, pikërisht për orientimin e theksuar kombëtar që pati ky institucion shpirtëror. Më ka mbetur në kujtesë një ceremoni në përvjetorin e Nënë Terezës, që u mbajt në Katedralen e Prishtinës para disa vjetësh, kur Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, i drejtohet të deleguarit të Papës, që kishte ardhur në këtë ngjarje me rëndësi: “Jua dhuroj djepin ku është përkundur Nënë Tereza”, i drejtohet të dërguarit të Papës, ndërsa në duar mbante djepin tradicional të Veriut shqiptar me shqiponjën dykrenore, të skalitur në krye, në të cilin ishim përkundur breza të tërë. Duke ia dhuruar flamurin kombëtar Ipeshkvi i thotë: ”Jua fal flamurin kombëtar, që ishte flamuri i Nënë Terezës”. Krejt në fund kur ia paraqet në mënyrë ceremoniale dhuratën e tretë qeleshen (plisin), i drejtohet: “Këtë plis shqiptar e barti me mburrje babai i Nënë Terezës”. Kështu, përfaqësuesi i Papës, por edhe qindra zyrtarë të lartë të trupit diplomatik e institucioneve ndërkombëtare patën një orë të historisë kombëtare shqiptare, që nuk e kishin dëgjuar as në katedrat akademike as nuk e kishin lexuar në librat e historisë. Pra, nuk mund të thuhet se priftërinjtë katolikë nuk e ndoqën rrugën tradicionale të kolosëve të mëparshëm për ndriçimin e mendjes e të vetëdijes kombëtare, por kreu i kësaj kishe në Kosovë e në Shqipëri kishte mundësi të bëhej ledh i pakalueshëm kundër depërtimit të frymës antishqiptare të Lindjes. Popullata e të dyja besimeve fetare pati shumë besim te Kisha Katolike, ajo e pati edhe besimin e pjesës dërmuese të jobesimtarëve, ndërsa kësaj popul-

late dikush duhej t’i printe ashtu si i priu Pjetër Bogdani e Pjetër Budi. Po ashtu as sot e kësaj dite nuk e kam të qartë pse u shua shoqata bamirëse “Nënë Tereza”, e cila bëri punë aq të madhe para vitit 1999, madje edhe pas luftës, duke mos i diskriminuar asnjërin në baza fetare, përkundrazi i trajtonte të gjithë nevojtarët në mënyrë të njëjtë. Shuarjen e kësaj shoqate me rëndësi historike e shfrytëzuan shoqatat radikale islamike, të cilat mbinë si kërpudhat pas shiut, duke ia ndryshuar konfiguracionit shpirtëror popullatës dardane, duke e debilizuar një pjesë të kësaj popullate të varfër. Papa Gjon Pali në Pavarësinë e Kosovës Ndihma e Papa Gjon Palit në Pavarësinë e Kosovës dhe miqësia tradicionale e prijësit e presidentit historik, Ibrahim Rugova, me Papën e Vatikanin, e shtuan edhe më shumë simpatinë e përgjithshme. Njëkohësisht botës i dëshmuan se nuk jemi ashtu sikurse na paraqet Serbia. Në mileniumin e tretë megjithëse ka dyndje të madhe të besimtarëve shqiptarë në këtë kishë (pagëzimet e shqiptarëve kurrsesi nuk mund të quhen konvertime, sepse asnjëri prej tyre nuk e praktikoi më parë asnjë besim fetar, prandaj s’ka si të quhen myslimanë as të krishterë), ka rrudhje të Kishës Katolike në Shkup, dikur qendrën e Ipeshkvisë Shqiptare, qytetin e Budit e Bogdanit, selinë e Dardanisë deri në shekullin XX. Zoti u fliste shqip besimtarëve në Shkup që nga Antika, mirëpo sipas informatave më të fundit në Shkup Zoti e ka braktisur gjuhën shqipe dhe u flet besimtarëve në gjuhën maqedonase! Për ironi sllavët maqedonas janë ortodoksë. Është tepër vështirë, që të mos themi e pamundur të gjesh një të tillë për be që është i besimit katolik. Se ku e gjetën këtë prift, i cili ua predikon fjalën e Zotit, në qytetin e Nënë Terezës, nuk e di. Ku mbetën shqiptarët katolikë, po ashtu është e paqartë. Ndërkaq, bërthama e aristokracia e qytetit të Shkupit ishte e shqiptarëve katolikë që nga lagjja e Nënë Terezës e më gjerë. Fryma e Papa Gjon Palit të Dytë sikur e braktisi Vatikanin, sidomos kjo frymë që e ndihmoi çështjen shqiptare, mbase faji është te ne që nuk e nxorëm një personalitet tjetër të nivelit të Ibrahim Rugovës, i cili do të bashkëbisedonte me Papën, do ta bënte mik e aleat. Në Kosovë të pafuqishëm të rizgjojnë vëmendjen e Vatikanit si dikur kur ishte gjallë Rugova, qarkullon barsoleta se, nëse nuk do të arrijmë së shpejti ta krijojmë një personalitet të nivelit të Rugovës, atëherë do ta nxjerrim edhe një Papë shqiptar, prijës të botës katolike, i cili do të na ndihmojë të dalim nga bataku në të cilin kemi rënë kryekëput me fajin tonë. Por në këtë tërheqje të Kishës Katolike në zhguallin e vet, në kundërshtim me frymën e viteve nëntëdhjetë, nuk përjashtohet as mallkimi historik i vijës së Teodosit. Ndërkaq, ne duhet të bëjmë përpjekje ta thyejmë vijën e Teodosit, që tash ka bërë aleancë me myslimanizmin.

Protestantët flisnin shqip nga fillimi Kisha Protestante, e cila ndër shqiptarë erdhi që në shekullit XIX, në frymën e rilindësve, me përkthime të biblës në gjuhën shqipe, që nga fillimi u foli besimtarëve e jobesimtarëve në gjuhën shqipe, në kohën kur në Jug të Shqipërisë, fjala shqipe mallkohej nga kisha greke, ndërsa në Veri ndiqej nga administrata osmane. Kisha Protestante Shqiptare me misionarët anglo-amerikanë që në fillim të organizimit angazhoi një plejadë të intelektualëve vendës, të cilët kishin një erudicion për lakmi. Ata morën pjesë në organizimin e Kongresit të Manastirit për alfabetin shqip, dhanë kontributin e tyre në përhapjen e fjalës shqipe përmes revistave e librave. Paraqitja e kësaj faltoreje ishte një freski e rizgjim i vetëdijes kombëtare shqiptare. Përhapësit e protestanizmit vazhduan në frymën e rilindësve, madje disa syresh u bënë prijatarë në shumë segmente. Konstantin Kristoforidhi, me Biblën që e përktheu për nevojat e kësaj kishte, u shërbeu edhe besimtarëve ortodoksë. Gjerasim Qiriazi ishte ndër organizatorët e Kongresit të Manastirit, motrat Qiriazi u shquan me tërë familjen jo vetëm për fjalën e Zotit në gjuhën shqipe, por u shquan edhe me frymën kombëtare që e përçonin te secili besimtar. Ato mbeten në histori me mësimin shqip qe e përhapën te fëmijët e të rriturit shqiptarë gjithandej. Petro Nino Luarasi e shumë të tjerë dhanë kontributin e tyre kombëtar e shpirtëror. Kisha Protestante në Kosovë e përhapi këtë frymë edhe në kohën e komunizmit në ish-Jugosllavi. Në vitet nëntëdhjetë pastorët protestantë vendës e të huaj, u qëndruan pranë besimtarëve e popullatës shqiptare me mbështetje morale, ndihma materiale e sensibilizim të opinionit ndërkombëtar në kohën dramatike. Ata ndihmonin popullatën moralisht që ta përballonin egërsinë, por njëkohësisht dëshmonin pastaj nëpër institucione ndërkombëtare për dhunën që ushtrohej ndaj shqiptarëve. “Kur më shikoi një polic serb me vërejtje e urrejtje, me t’u futur në autobusin që qarkullonte në linjën Prizren-Prishtinë, për herë të parë e ndjeva veten shqiptar: të rrezikuar e të përbuzur”, tregon në kujtimet e veta prifti protestant e shkrimtari nga Holanda për kohën e dhunës së shfrenuar serbe kundër shqiptarëve. Kjo frymë puro shqiptare, vazhdoi edhe pas luftës krahas ndihmave materiale, mbështetjes e përkujdesjes për bonjakët, të pastrehët dhe nevojtarët. Por diçka ajo është me rëndësi te protestantët: gjuha shqipe është gjuhë e Perëndisë. Pastori (bariu) i ungjillorëve sa herë i përcjell delegacionet e huaja që kanë ndihmuar një kohë më të gjatë Kosovën (ndërsa kjo kishë ka dhënë ndihma të jashtëzakonshme për popullatën e varfër, pa pompë e pa kushtëzime) ua dhuron nga një simbol kombëtar apo shtetëror të Kosovës. Herë ia dhuron tërë delegacionit nga një plis tradicional shqiptar, me bluzë ku shkruan “Kosova”, herë ua dhuron nga një flamur të shtetit të Kosovës dhe herë simbolin antik të Prishtinës.

Po sekti i bektashinjve si qëndron? Mistika iraniane, këngët e zvargura, veshjet farfuritëse të tipit të shallvareve nga fundi i Azisë, fytyrat e dervishëve në trans, janë pamjet e para që të kalojnë para syve për ritualet e dymbëdhjetë sekteve nga Rufait deri të Helvetitë. Janë shumë atraktive për studimin e mistikës aziatike, për filmime (në Kosovë janë bërë disa filma dokumentarë me ritualet e dervishëve e jetën e bektashinjve). Ndikimi i prijësve të fesë të besimtarët e në komunitet është i madh, shumë më i madh se sa ndikimi i hoxhallarëve të myslimanët tradicionalë. Nga sa shkruhet, nuk dirigjohen nga asnjë qendër e tipit të Sheh-ul-Islamit apo talibanëve arabo-aziatikë. Nuk kam lexuar që marrin ndihma nga jashtë. Por po u shikua nga aspekti kombëtar s’kanë asgjë të përbashkët me qenësinë shqiptare. Lutjet e ritualet zhvillohen arabisht, ceremonitë janë në frymën orientale fund e krye. Zoti nuk flet shqip te ky sekt. Është vështirë të zbërthehet pse depërtoi ndër shqiptarët? Kush e solli? Pse gjeti hapësirë këtu? Disa thonë se ishte një lloj kundërvënie iraniane fesë tradicionale myslimane, të cilën e sollën turqit selxhukë në Azi, apo sepse qëndronte diku në mes të krishterimit nestorin të përhapur në mesjetën e hershme në Siri e Iran e myslimanizmit arab-egjiptian. Pas shpalljes së shtetit laik në Turqi, të gjitha sektet myslimane të cilat nuk ishin të kontrolluara nga shteti e kombi turk, ndërsa kokën e kishin në Iran, Arabi Saudite apo gjetiu, u ndaluan dhe u dëbuan nga shteti. Sheh-ul Islamin, Sulltani njëqind vjet më parë e zhvendosi nga Bagdadi në Stamboll, që ta kishte nën mbikëqyrje. Ato sekte fetare që nuk u bindeshin urdhrave të shtetit, kapeshin e vriteshin. Bektashinjtë me sektet e dervishëve, ia mbathën nga Turqia, duke u grumbulluar në pjesën më të madhe në Shqipëri e në Kosovë. Sektin bektashi myslimanët tradicionalë nuk i duan, islamikët radikalë i urrejnë. Janë botë në vete. Bektashizmi ka ardhur nga Persia përmes Turqisë, u ngulit në tokat shqiptare, për t’u shumëzuar edhe më shumë, pasi u dëbuan nga Turqia laike. Meqë nuk e kishte kokën as në Stamboll, as në Arabinë Saudite që do të na bënin shantazhe, ashtu sikurse na bëjnë shantazhe me fenë tradicionale myslimane turqit e arabët, disa qarqe politike në Tiranë pretenduan që këtë sekt me kryegjyshatën e bektashinjve ta shpallin fe kombëtare të shqiptarëve!? Disa thonë se pretendime të tilla pati edhe në kohën e mbretërisë. Është me rëndësi, sipas njohësve të rrethanave fetare se ky sekt fetar nuk e ka kokën në Stamboll, Arabinë Saudite apo në Egjipt, thuhet se nuk financohet as fondet e dyshimta, as nga grupet radikale, as nga grupet terroriste, ashtu sikurse nuk rekruton luftëtarë për xhihad, ashtu sikurse bëjnë hoxhallarët me mjekra e pa mjekra. Sa është shqiptare kjo fe? Sikurse të gjitha sektet myslimane, tradicionale e jo tradicionale, bektashizmi nuk ka asgjë kombëtare, nuk e lufton shqiptarizmin sikurse myslimanizmi, por s’mund ta vëresh asnjë simbol kombëtar te asnjëri prej këtyre sekteve. Kot që e përziejnë Naim Frashërin me bektashizmin, për ta fuqizuar këtë sekt, sepse rilindësi i madh ishte edhe panteist, ishte ithtar i Diellit të shqiptarëve, që lind në Perëndim etj. Bektashinjtë me sektet e ndryshme qëndrojnë diku në mes të myslimanizmit dhe krishterimit burimor, por fund e krye janë të frymëzuara nga mistikët iranianë, që nga lutjet e tyre të zvargura e deri te veshjet. Ky sekt s’ka asgjë të përbashkët as me Omar Kajamin, dashamirës i verës e i çupave. As këngët e zvargura gjakovare, të Elbasanit e të Beratit, që janë të tipit të “ilahive”, arabe-iraniane për dashurinë e burrit ndaj gruas, por edhe të burrit ndaj burrit (gushë pëllumb, çuni i lalës etj.) nuk i afrohen dashurisë së Kajamit të madh. Këto këngë të ndikuara nga ilahitë orientale s’kanë asgjë shqipe, pos tekstit të përkthyer. Zoti as këtu nuk e kupton shqipen. Nga libri: “A di Zoti shqip” i Gani Mehmetajt


22

E premte 18 shtator 2015

Zbavitje

Fjalëkryqi i “Standard” 1

2

3

4

5

6

7

15

17

23 27

10 18

24

28

34

25

32 38

42 45

53

54

59

74

21

31 37

49 55

60

66

14

26 30

44

52

13 20

41

43

12

36

40

48

11

19

29

35

39

65

9

16

22

33

8

67

68

75

50

51

56

57

61 69

70

46

62 71

76

HORIZONTAL 1. U dashurua me Alkmenan. 10. Në këtë ditë. 13. Në krye të evidencës. 15. Cardin i modës. 16. Mbyllin akte. 17. Një pjesë e gastronomisë. 19. Janë pamje... nga puna. 22. Mund të jetë i Diellit dhe i Hënës. 24. Eden i Jack London. 26. Eshtë pemë. 27. Fundi i një fatziu. 28. Kufizojnë nnjë tunel. 29. Eshtë apararendës. 32. Ruhet në ekstreme.

33. Një pjesë e impresionizmit. 35. Fillojnë lojën. 36. Eshtë e diellit në një film të Spielberg. 37. Ylli i Hollywood-it. 39. Eshtë Kupa... pas Champions League. 41. “Doktori” i MotoGP. 43. Mund të jetë e ftohtë.. si thika. 44. Mund të bëjë smash. 45. Pak imunitet. 46. Gjysmë betimi. 48. Droga kur nuk... do. 49. Eshtë dembeli. 50. Mund të jenë prej kashte. 52. Eshtë salsë pikante. 54. Pak anormale.

63

47

58

64

72

73 77

56. Ente Kombëtare Humanitare. 57. U kompozua nga Mascagni. 59. Ferilli aktore. 62. Doli barazim me Hektorin. 65. Parafjalë prejardhjeje. 67. Fillojnë seminarin. 68. Sigla e dikurshme e Akademisë së Arteve. 70. Sipërfaqe e shkurtër. 72. Nuk i tregohen babait. 73. Në kokë të robotit. 74. Diku në qendër. 75. Një racë kombi. 76. Eshtë enë gjaku. 77. Ishin litarë të Tarzanit.

Fjalëkryqi pa skemë 1 2

3

4 5 6

7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar P E T A L E T A L A N G I

I

S

L E R A

O R E T

T

D E T A

K

I

K O G U A R

K A B A

R

E L

I O

P A R L A M E N T A R E

L

V E R T E B R A T E T T E R R O R

A

N

D R A K E

E S

I

I

S A N D A L E T K O N T

I K

I

B

I

E T J

J

T E L A T

A

L E V

U R A N

A N T E N A

R E N A N

E T

S T O L A T

A

K O N T R O L L

E K A

R E S

T A A

R E C

I N

12. Është anestetik. -Janë si fusha sportive -Shrrihen oa fund në Rusi. VERTIKAL 1. Fausto që qe saksofonist. -Janë mashtrimet e lojës. 2. Janë enjtje. -Janë çelësa. 3. Pak rigjenerim. -Ngrihen me akuza. 4. Johannes që qe asgtronom e matematikan gjerman. -Fillojnë lejen. -Janë në derë. 5. Film i Miloš Forman. -Fillojnë metodën. -Gjysma e dritës. 6. Është monedha e Kosovës. -Është për të hedhur lëngjë në enë të ngushta. 7. I ka tek shala. -Janë si barabarë. 8. Të patrat në mjedis. -Janë fluturimet... e poetëve. 9. Ente Autonome -Ginger që qe partnere e Dred Astaire. -Mirë në qendër. 10. Ylli i udhëtarëve.

I

E

Z J A

A M I

T H I K A

I R E

I

A E

P A T

I K

N E L S O N

A O

I

T R

B A R D H E

D I N T A

-Fillojnë profesionin. 11. Inicialet e Banderas. -Qe fallxhor i famshëm. 12. Mbijnë në trungje. -Film i Akira Kurosawa-s. 13. Hahen të dytat. -Janë binarët. 14. Ndaheshin me sinor -Inicialet e Reitman. -Bëmat pa çifte. 15. Një pjesë e anomalive -Eshtë vepra me Polifemin dhe Nausikaan. 16. Është materie gri. -Ente Lokale Tiranë. -Tom Selleck. 17. Janë nuret e bukurisë. -Janë lapsa. 18. Ndiqet nga e nënta. -Shkojnë me të drejtat e njeriut. 19. Janë tek në mjete. -Teke letre. -Në fund të pritjes 20. Hidhet një për të zgjedhur. -Lunë në Francë 21. Rreth pa ekstreme 22. Hajduti i Maurice Leblanc.

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 41 kuti HORIZONTAL 1. Gregory që qe aktor. -Bukuroshja e Notre de Paris. -E famshme ajo e Akilit. 2. Inicialet e Delon. -Është e jashtme. -Janë lokale me krikell. -Robert Redford. 3. Atje ku të çon progresi. -Është Neo te Matrix. 4. Salgari që krijoi Sandokan. -Janë mbrojtës.

31. Zanore për tetanoz. 34. Jeton në manastir. 35. Nota e diapazonit 36. Marco që thirrej Pirati. 38. Qe perandor romak. 40. Fillojnë fazën. 41. Kompozoi Falstaff. 42. Çelësi i violinës. 43. Giorgio i modës. 44. Eshtë toka që.. fitohet. 47. Një pjes e etikëtës. 49. Regjisori i A modern hero. 51. Mund të jetë emërore. 53. Fillojnë tatëpjetën. 55. Në mes të një kanali. 58. Një film publicitar. 60. Gjysmë alarmi. 61. Një stacion i famshëm orbital. 63. Tre në Arlington. 64. Klasi pa çifte. 66. Një grek pa re. 69. Mbyllin një sirtar. 70. Sikurse janë të fundit. 71. I dyti në kapitull. 73. Mbarojnë fare.

VERTIKAL 1. Eshtë thirrje me emra. 2. Ndikuar pa duar. 3. Një pilot i Formula 1. 4. Eshtë si veriu. 5. Turpi pa zë. 6. Eshtë kusuri. 7. Fundi i Turandot. 8. Unë dhe ti. 9. Quentin i Pulp fiction. 10. Inicialet e Seagal. 11. Fillojnë operacionin. 12. Kështu i shkon atij që s’i ecën. 13. Mbledh baskët separatistë. 14. Mund të jetë arti si ura. 17. Kush është... bëhet dorëzënë. 18. Eshtë nivel zhvillimi. 19. Qe gruaja e Hektorit. 20. Një thikë tipike malajziane. 21. Janë tituj në ekran. 23. Fillojnë ilustrimet. 24. Enzo, mesfushor italian. 25. Janë tallësit. 29. Dërgoi Jasoni për të marrë lëkurën e dashit të artë. 30. Humbi këpucën në ballo.

-Organizma Zyrtare Ekonomike. 5. Një taksë... e drejtë. -Mund të jetë Guarneri del Gesù. -Lala ish-mesfushor. 6. Kufizojnë takimet. -Janë kapanone helikopterësh -Një vend i shenjtë i Babait. 7. Janë divane të sajuara. -Kështu do të ishin njerëzit perfektë. -... Kun Agüero. 8. Një mund të jetë gregorian dhe julian. -Është si kapriçio.

S

P

I

T A L

A K O P

-Lëvizje Tradicionale Urbane. 9. Mister... i doktor Jekyll. -Një fjalë si përballë. -Një impiant hi-fi. 10. Një biçim pa ekstreme. -Salvador që qe piktor. -Është bota e palestinezëve. -Ishte Egjipti dikur 11. Një anonime pa emër. -Është skuadra -Komandohen nga gjeneralët. -Pak rendiment.

I

L J

E T T A Z O R E D A R K A

I N D E

A R O M I N V E S T K A N E N J A A B A C

I

D O T J

S

E L S A M I O I K

I D E R M A N I

I M E N S

L E N

I

I

A R D

I O N E T T K

I

I L

A N A A T O T A L E

I R C A J

M O T A T A T J

B R A K T

P A R

I M E T

E S H E R E M I

T

I

C O N A D O T E E A D A T E T E K A T

K E N A N E

I

V A L

I M E F R D

V A L E R S

I

H E M O R R A G J D

A

R

I

L

I N E T A R A R A T R S A N E

A T E L

I

E R A A N O M A L

I

A M Z T L

T U B E T A L R A S A K J A M E S L N E

I

L


E premte 18 shtator 2015

23

Fjalëkryqi Simetrik

HORIZONTAL 1. Këndojnë Fernando. 4. Griffith aktore. 10. Një veshëgjatë edhe i butë. 14. Rastet pa set. 15. Mund të jenë spanjolë dhe portugezë. 16. Ngjyhet në tavolocë një i tillë. 17. Mbyllin një sirtar. 18. Eshtë mbiemri më i mirë. 19. Eshtë programi i shtatë ditëve. 21. Eshtë ai që di të flasë. 23. Vetëvrasja e samurait. 25. Janë princër arabë. 26. Janë letra alumini. 28. Një gjuajtës rus. 29. Një është ndriçues. 30. Janë për të mbështjellë foshnjen. 31. Një është gamilja.

32. Shteti i francezëve. 33. Një linjë famshme mbrojtëse. 34. Eshtë porti i Durrësit. 35. Kursi pa zë. 36. Iu vodh trojanëve nga Odiseu dhe Diomedi. 37. Qe filozof gjerman. 38. Fund shkurti. 39. Eshtë frut i sherrit. 40. Marini shoëgirl italiane. 42. Ishte erë e veriut. 43. Vrapojnë në pistë. 45. Në krye të trupave. 46. Janë të ulëta në Holandë. 48. Zbarkuan me D-Day. 49. Me të nxjerrin një metër. 50. Mund të jenë autonome. 51. Sjell letra një i tillë. 52. Mund të jetë proteste.

VERTIKAL 1. Eshtë tokë që punohet. 2. Tregon kohë të mirë dhe të keqe. 3. Kufizojnë botimet. 4. Shkroi Pa familje. 5. Një anestetik kozmik. 6. Një pemë me lende. 7. Eshtë çrregullim. 8. Pak nervozizëm. 9. Italia në Internet. 10. Janë monedha bullgare. 11. Një patriark biblik. 12. Del nga shuma e brinjëve të katrorit një i tillë. 13. Përfundojnë pingul. 15. Njësi matëse për lëng. 16. Ato të peshkut janë pa vlerë. 18. Sundonin në Rusi dikur. 19. Ngrihen nga të fohtit. 20. Lumë në Afrikë 22. Aeroporti që tani quhet Nënë Tereza 23. Kryeqyteti i Vietnamit. 24. Ka shumë ndërmjet skuadrave pretendente. 25. Janë të dhënat e faktit. 26. Mund të jenë pune të tilla 27. Radhitet ndryshe. 30. Eshtë si shpatë. 31. Dalin nga trungu. 33. Janë me blerim mbuluar në një film. 34. Bëjnë beee. 36. Janë vrimëza në lëkurë. 37. Një qejf që mbetet. 39. Ndiqet një e fundit. 40. Një e parë është unë. 41. Mund të jetë kokosi. 42. I kanë të ndryshme bonot. 43. False pa fe. 44. Gjysma e laikut. 47. Mbeten në fund. 48. Qendër në kaos. 49. Fillojnë motivin.

Horoskopi 18 shtator 2015 Dashi Dite tejet e tensionuar do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do debatoni ashpër për gjithçka dhe here pas here do ndiheni keq për fjalët qe keni thënë. Beqaret do ndihen mire me statusin qe kane prandaj nuk do kërkojnë me ngulm ta ndryshojnë statusin. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire prandaj tregohuni te kursyer me çdo shpenzim.

Demi Bashkëpunimi dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjate gjithë kohës sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni plot hare ne çdo moment dhe me fat qe keni partnerin ne krah. Beqaret pa u lodhur fare kane për ta gjetur personin ideal. E gjithë jeta do ju marre një tjetër drejtim. Ne planin financiar duhet te bëni sa me shume kujdes. Po shpenzuat shifra marramendëse do keni probleme serioze.

Binjaket Do jeni ne humor shume te mire gjate kësaj dite juve e jeni ne një lidhje dhe do jeni gati te bëni çdo lloj çmendurie qe do iu propozoje partneri. Beqaret do kenë një dite te veçante dhe te mbushur me emocione te forta. Do e ndryshojnë me shpejt nga sa kishin menduar statusin e tyre. Financat do jene te trazuara. Mos jepni hua dhe ulni sa me shume shpenzimet.

Gaforrja Dite jo e mire kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ju kujtohen disa eksperienca jo te mira qe keni kaluar dhe do mërziteni tej mase. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te shpirtit binjak. Mundësitë do jene gjithnjë e me te mira kështu qe përgatituni për emocione ne mbrëmje. Buxhetin me vështirësi dhe me sakrifica mund ta mbani te stabilizuar.

Luani Do jeni me te logjikshëm sot ju te dashuruarit dhe do mendoheni disa here para se te hidhni çdo hap. Gjerat kane për t’iu ecur për mrekulli. Beqaret do lodhen pak gjithë ditën, por ne mbrëmje do jene te qete dhe plot emocione sepse do kenë takuar princin e kaltër. Gjendja e financave do varet nga mënyra sesi ju do i organizoni ato. Beni kujdes!

Virgjeresha Marrëdhënia juaj ne çift do karakterizohet nga bashkëpunimi dhe sinqeriteti. Do ndiheni mire ne çdo moment dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do kenë një dite te qëndrueshme, por pa takime interesante. Duhet ende te presin për ndryshime rrënjësore. Ne planin financiar do ketë disa probleme te vogla te cilat mund te zgjidhen vetëm me ndihmën e specialisteve.

Peshorja Rutina do mbizotërojë ne çdo moment sot për juve qe jeni ne një lidhje. Shpesh do ndiheni keq dhe nuk do doni te ndryshoni asgjë. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë vetëm edhe për disa kohe prandaj nuk do përfitojnë nga ftesat qe do iu bëhen. Buxheti do filloje dalëngadalë te stabilizohet fale përpjekjeve dhe sakrificave qe keni bere se fundmi.

Akrepi Do tregoheni te kujdesshëm sot juve qe jeni ne një lidhje dhe nuk do i shkoni kundër për asgjë personit qe keni ne krah. Durimi dhe qetësia do jene pikat tuaja me te forta. Beqaret do afrohen mjaft me një person dhe shume shpejt do fillojnë edhe lidhje me ta. Ne planin financiar problemet do jene te njëpasnjëshme. Kërkoni sa me pare ndihme.

Shigjetari Do ketë surpriza te mëdha sot për juve qe jeni ne një lidhje. Bëhuni gati shpirtërisht dhe keni për t’u kënaqur si kurrë ndonjëherë me pare. Beqaret duhet t’ia lënë çdo gjë kohës sepse me inat dhe me ngulm nuk arrihet asgjë. Shume shpejt gjerat do ndryshojnë. Financat do jene shume here me te mira kështu qe mund te hiqni edhe disa para mënjanë.

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Zbavitje A K S I L E D A R G S H E S H A M T E R M A R T A R I A T A S I A L M O R A I M A M

B O R I A A P E L I

M A M I A E P I K E

A T E R I T E R I A O R R A M E A I S A D A L I M E M I R A T A R A T I R E O O P R E K R E V T R I T O

A A R O M E K L A N

A G O R A F R A T I

D R A M A G R A T E

J E T A

A N A T O M I K E

L I A S I K T E E I L L N A I E T R I E A R A R I A R I U

Ellie Goulding, topless për albumin e ri

N

jësoj si Selena Gomez, edhe Ellie Goulding ka vendosur që albumin e saj të ri ta promovojë me foto të nxehta. 28-vjeçarja sapo ka postuar dy foto të cilat do të jenë në kopertinën e albumit “Delirium”. Ajo shfaqet topless dhe tepër sensuale duke treguar bukurinë e saj natyrale. “Delirium” do të dalë në treg më 6 Nëntor dhe vetë Ellie Goulding

beson se ky album, i treri në karrierën e yllit të pop-it, do të jetë “i madh, më i mirë dhe më guxues”. Kohët e fundit po vihet re një tendencë në rritje e këngëtarëve të famshëm për t’i promovuar projektet muzikore me anë të fotove topless, apo edhe nudo. Njësoj si Goulding, Selena Gomez postoi një foto nudo për të promovuar albumin e ardhshëm.

Rihanna e quan veten “cunt”

Bricjapi Dite shume e zakonshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mire dhe nuk do keni aspak probleme. Beqaret duhet t’i pranojnë te gjitha ftesat qe do ju bëhen sepse vetëm ne ata mënyrë do mund te fillojnë lidhjet qe kane ëndërruar. Gjendja e financave ka për te qene shume here me e mire se me pare. Përfitoni për te kryer edhe disa investime.

Ujori Dite e qete dhe e këndshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Keni për t’u ndier mire gjate gjithë kohës. Partneri do ju dashuroje pa dorashka ne çdo moment. Beqaret duhet t’ia shprehin sa me pare ndjenjat dikujt sepse ne te kundërt kane për ta humbur. Ne planin financiar do jeni te arsyeshëm dhe do e mbani gjendjen te stabilizuar. Nuk priten vështirësi.

Peshqit Dite e bukur kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Harmonia dhe emocionet do jene te pranishme ne çdo moment. Beqaret do realizojnë takime te njëpasnjëshme te cilat do mund t’ua ndryshojnë menjëherë te ardhmen. Financat do jene shume here me te mira se disa kohe me pare. Do keni mundësi te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër se zakonisht.

R

ihanna ka zgjedhur një mënyrë disi të pazakontë për të përgënjeshtruar zërat se mes saj dhe reperit Travis Scott ka një histori dashurie. Në një postim në Instagram, këngëtarja e hitit “Bitch Better Have My Money” shkruan: “Përse je ende single? – sepse jam cunt* (mënyrë tepër vulgare për të quajtur dikë/e përdalë). Ky reagim i Rihannës vjen në një kohë kur 27-vjeçarja u fotografua shumë pranë reperit 23-vjeçar, ndërsa në profilin e saj në Instagram vetë RiRi ka postuar foto krah tij, të cilat janë pjesë e fushatës publicitare të këpucëve Puma, që këngëtarja ka realizar me

markën e famshme. Nga ana tjetër, portali amerikan Hollywood Life shkruan se Rihanna dhe Scott janë të çmendur pas njëri – tjetrit dhe se ajo është e merakosur se reperi do t’i thyejë zemrën. Pavarësisht zërave dhe fotove të RiRit me 23-vjeçarin Scott, ende nuk ka një konfirmim zyrtar për një lidhje mes tyre. Përgjatë muajve të fundit, këngëtarja është përfolur për lidhje me disa personazhe të famshëm si Leonardo DiCaprio, Karim Benzema apo Lewis Hamilton. Në të gjitha këto raste, nuk ka patur asnjë konfirmim zyrtar dhe personat e përfshirë në këto histori i kanë mohuar zërat.


24

â&#x20AC;˘

E premte 18 shtator 2015

cmyk


Standard 18 shtator 2015