Issuu on Google+

Nga Artan Fuga Faqe 22

Mistere

Biletë Konkurrenca pa treg në sektorin publik të arsimit dhe kulturës

Njeriu i vetdijshëm edhe në botën tjetër Si shfaqen fantazmat në Kështjella Suplementi Faqe 13-17 GAZETë E përditshme E hënë 16 qershor 2014 NR: 3006, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI për maqedoni dhe greqi 1 euro www.standard.al e-mail: info@standard.al marketing@standard.al Botim i “standard”

9 muaj në pushtet Prapa dyerve të selisë, çfarë po ndodh në PS?!

Viziton Tiranën më 21 shtator Fjala e plotë, Papa Françesku: Ja arsyeja pse do të vij në Shqipëri

Politikë Faqe 5

Nga debatet për punësimin e militantëve tek “zemërthyerit” e kupolës socialiste e kritikat pa ndëprerje të “lojës politike” të Ben Blushit

“The Sunday times” Britania do thotë “po”. Hollanda: E mbështesim Shqipërisë

N

ë përvjetorin e 23-të të Partisë Socialiste të festuar pak ditë më parë, nuk mungonin as buzëqëshjet e as notat e humorit mes kupolës drejtuese të PS-së, deputetëve, krerëve ne rrethe e më gjerë anëtarëve të asamblesë kombëtare. Ndoshta ishte dita për të lënë mënjanë atë çka në... Lexoni në faqen 6-7

Politikë Faqe 4

Skema e re e pensioneve

Në fshat dhe në qytet, sa kontribute do të paguajnë të moshuarit D

2-3 <<

30 klerikët që kundërshtuan Enverin, e zgjedhim vetë Kishën cmyk

Konferenca Gjuhëtarët rezolutë për gegnishten: Të integrohet zyrtarisht në shqipe! Kulturë Faqe 18-19

Kryeministri Rama: Ogur i mrekullueshëm në vigjilje të vendimit për statusin kandidat

okumenti i politikave të pensioneve paarshikon një sërë ndryshmesh për mënyrën se si do të paguhen kontribtet dhe sa do të rritetn për çdo vit. Në Skemën e Pensioneve në Shqipëri ekzistojnë dy nënskema, një urbane dhe... Sociale Faqe 12

Konferenca e 1950-ës

Lushnjën e fiton Murrizi Basha: Gara e hapur, qarkullim i sigurtë i elitave

Transportuesi i bandës / 8 Kurbin / 8

• Franca mposht me lehtësi Honduras

I frymëzuar nga filmat Policia zbulon orgjinë, aksion, Hysolli kishte arrestohet 50-vjeçari • Zvicra arrin fitore “in extremis” pseudonimin “dhëndri” për kanosje Faqe 10-11

P

orosia duhet çuar në destinacion pa pyetje dhe pa shpjegime”, batutë nga filmi hollivudian “Transportuesi”, frymëzim i të arrestuarit Reald Hysolli, pjesë e rrjetit të narkotrafikut. Ashtu si në skena aksioni roli i Hysollit ishte të dërgonte ngarkesat me drogë nëpër...

P

olicia ka arrestuar një 50-vjeçar, i cili kërcënonte një 49-vjeçare për të kryer dhe marrë pjesë në orgji. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në...

ndaj Ekuadorit


2

E hënë, 16 qershor 2014

Politikë

Vizita e Papës

Rama: Ogur i mrekullueshëm në vigjilje të statusit “Harmonia e bashkëjetesës mes të krishterëve dhe myslymanëve, meriton të ruhet si drita e syve”. Urimi i Ramës: Zoti e bekoftë gjithmonë kështu Shqipërinë Gëzim Saliu

V

izita e Papa Françeskut në 21 shtator të këtij viti në Shqipëri është një ogur i mrekullueshëm në vigjilje të vendimit që Bashkimi Europian duhet të marrë për statusin. Kështu e cilësoi kryeministri Rama lajmin e vizitës së Papës, ku theksoi se ky është një privilegj i rrallë që i bëhet Shqipërisë ndaj dhe sipas tij duhet të përgatiten të gjithë për ta pritur ashtu si duhet Atin e Shenjtë. Sipas kreut të qeverisë, vuajtjet unikale dhe të lavdishme, jo thjesht për klerin katolik shqiptar, por për mbarë historinë botërore të krishtërimit e bëjnë Shqipërinë posaçërisht të dashur për Atin e Shenjtë. “Kjo tokë ku harmonia e bashkëjetesës mes të krishterëve dhe myslymanëve, meriton të ruhet si drita e syve dhe të promovohet si një rreze shprese dhe kurajoje për mbarë botën e rrezikuar nga konfliktet fetare. Prandaj dhe zbritja e afërt në tokën tonë e këtij njeriu qiellor, është një vizitë që i bëhet çdo shqiptari pa dallim feje. Por, po ashtu përmes Tiranës dhe Shqipërisë dhe çdo banori të rajonit tonë, pa dallim etnie, njësoj si çdo qytetari të Europës, pa dallim ideje, në emër të dashurisë mes njerëzve, të paqes mes popujve, solidaritetit mes vendeve të kontinentit tonë. Unë

Ish-kryeministri Berisha:Vizitë historike për Shqipërinë dhe shqiptarët

Edi Rama

“Zbritja e afërt në tokën tonë e këtij njeriu qiellor, është një vizitë që i bëhet çdo shqiptari pa dallim feje. Por, po ashtu përmes Tiranës dhe Shqipërisë dhe çdo banori të rajonit tonë, pa dallim etnie”tha Rama

Papa Françesku

besoj se edhe lajmërimi sinkron sot nga Durrësi këtu, dhe nga Sheshi i Shën Pjetrit në Romë i kësaj vizite, që përbën një privilegj të rrallë për Shqipërinë dhe shqiptarët, është në vetvete një ogur i mrekullueshëm në vigjilje të vendimit që BE duhet të marrë për statusin e vendit tonë”, u shpreh Rama nga Muzeu Arkeologjik i qytetit të Durrësit. Mesazhi Në fjalën e tij dedikuar vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, Rama tha se ajo mbart një mesazh të dyfishtë shprese dhe inkurajimi. Duke bërë të ditur se Papa i është përgjigjur pozitivisht ftesës së tij për të vizituar Shqipërinë, kryeministrit tha se

Ish-Kryeministri Berisha përshëndeti dje vizitën që Papa Francesku do të zhvillojë në Shqipëri në datën 21 shtator, duke e cilësuar atë historike për Shqipërinë dhe shqiptarët. “Burime zyrtare dhe mediat njoftojnë se Papa Françesku në shtator do vizitojë Shqipërinë. Kjo është një vizitë historike për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në një akt të veçantë miqësor, respekti dhe dashurie për shqiptarët, 18 muaj pas inaugurimit, me 19 mars 2013, si shenjtëria e tij Papa Françesku dhe ftesës që pata kenaqësine t’i bëj ditën e inagurim-

mes qeverisë dhe Selisë së Shenjtë, ka nisur puna për përgatitjet e 21 shtatorit. “Dua të ndaj me ju kënaqësinë e jashtëzakonshme për faktin se kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e Papës së ri në

100

Shpresë dhe inkurajim për rajonin që të shkojë më tej në rrugën e sapoçelur të paqes, pas më shumë se 100 vjet luftëra dhe konflikte vëllavrasëse

Europë. Siç kuptohet, prej vetë kontekstit kohor dhe historik, ky rrugëtim i Atit të Shenjtë për Tiranë, mbart një mesazh të disafishtë shprese dhe inkurajimi. Shpresë dhe inkurajim për

it, Ati i Shenjtë do të vizitojë Shqipërinë”, theksoi Berisha në një reagim në rrjetin social facebook. Më tej, ish-kreu i qeverisë tha se ashtu si edhe në rastin e Papa Gjon Pali të II, i cili 21 vjet më parë i cili përzgjodhi Shqipërinë si vendin e vizitës së tij të parë në gadishullin e Ballkanit, ashtu edhe Papa Françesku përzgjodhi vendin tonë si vendin e parë të vizitës në Evropë. “Le t’i shprehim në nderimin tonë më të madh dhe mirënjohjen tonë më të thellë Atit të Shenjtë për vizitën e tij të ardhshme në Shqipëri!”, përfundoi Berisha në mesazhin e tij.

Berisha me Papën

Shqipërinë që të vazhdojë në rrugën e vështirë, por të mbarë, të rilindjes dhe të ribashkimit me Europën; Shpresë dhe inkurajim për rajonin që të shkojë më tej në rrugën e sapoçelur të paqes, pas më shumë se 100 vjet luftëra dhe konflikte vëllavrasëse; Shpresë dhe inkurajim dhe për vetë Europën, BE, që të shohë më larg në rrugën e vetë drejt të ardhmes, duke parë me kurajë, pasojat gjithnjë e më të dukshme të dritëshkurtësisë së një zhvillimi ekonomik dhe social, polarizues, mes më të kamurve dhe më të varfërve të kontinentit tonë ”, tha Rama. Kreu i qeverisë e mbylli fjalën e tij me një urim për të gjithë shqiptarët duke pohuar: “Lejomëni ta mbyll sot


3

E hënë, 16 qershor 2014

Politikë

Vizita e parë në Evropë

Papa Fraçesku: Në 21 shtator do të jem në Tiranë “Konfirmoj besimin e Kishës tek Shqipëria dhe të dëshmoj inkurajimin tim për një vend që ka vuajtur gjatë si rezultat i ideologjive të së kaluarës”

J

me një urim të pazakonshëm, por që vjen krejt natyrshëm. Zoti e bekoftë gjithmonë kështu Shqipërinë”. Vizita e Papa Franceskut do të jetë vizita e dytë e një personaliteti të rëndësishëm të Vatikanit, pas vizitës së Papa Gjon Palit të Dytë në vitin 1993 në Shqipëri.

am i lumtur t’ju njoftoj se kam pranuar ftesën e peshkopëve dhe autoriteteve shqiptare dhe do të vizitoj Tiranën ditën e dielë më 21 shtator. Me këtë udhëtim do të doja të konfirmoja besimin e Kishës tek Shqipëria dhe të dëshmoj inkurajimin tim për një vend që ka vuajtur gjatë si rezultat i ideologjive të së kaluarës. Me këtë mesazh Papa Fraçesku ka konfirmuar vizitën e tij në Shqipëri në shtator. Një vizitë historike pas viztës së Papa Gjon Palit të II më 23 prill të vitit 1993. Papa i Vatikanit Jorge Mario Bergoglio ka lindur në Buenos Aires, më 17 dhjetor 1936, me origjinë nga një familje piemonteze. Papa Françesku (Jorge Mario Bergoglio) nga Argjentina u zgjodh në mars të vitit 2013. Ai studioi së pari si një inxhinier kimik, pastaj në seminar, dhe në vitin 1958 ai u bashkua si një rishtar i Shoqërisë së Jezusit, duke kaluar një periudhë në Kili dhe më pas u kthye në Buenos Aires për një diplomë në Filozofi. Nga 1964 ai mësoi për tre vjet Letërsinë dhe Psikologjinë në kolegjet e Santa Fe dhe Buenos Aires. Ndërsa më 3 qershor 1997, Jorge Mario Bergoglio u emërua ndihmës kryepeshkopi i Buenos Aires, ku pas vdekjes së kardinalit Antonio Quarracino, më 28 shkurt 1998, ai bëhet primat i Argjentinës.

“Shenjë dashurie” Imzot Rrok Mirdita e ka cilësuar vizitën e Papa Fraçeskut si një shenjë dashurie për popullin tonë. “Vizita e Papa Françeskut bën pjesë në atë akt që quhet udhëtim apostolik. Shën Pjetrin Jezusi e caktoi kreun e apostujve. Papa vjen në Shqipëri për të forcuar vëllezërit e vet. Vjen për të takuar kishën tonë, për tu lutur me ne dhe për ne. Për të na dhënë porositë që vijnë nga ungjilli. Kisha është e integruar në jetën e popullit dhe mban marrëdhënie me institucionet shtetërore. Kur viziton një kishë Papa gjatë një udhëtimi apostolik u drejtohet edhe të gjithë autoriteteve njerëzore me të cilat ndërvepron kisha në një vend. Kjo është shenjë e fortë e dashurisë së tij për popullin tonë. Jemi të sigurt që do jetë një festë pa dallim për të gjithë” -, u shpreh  Imzot Rrok Mirdita gjatë një prononcimi ditën e djeshme. Detajet e vizitës Nunciatura Apostolike e Shqipërisë përveçe konfirmoi vizitën e Papa Fraçeskut, bëri të ditura disa nga detajet e festës. “Papë Françesku ka pranuar me kënaqësi ftesën që i ishte drejtuar, qoftë nga Konferenca e Ipeshkopëve katolikë të Shqipërisë, qoftë nga autoritete e Shtetit Shqitpar dhe ka vendosur të bëjë një vizitë të shkurtër në Shqipëri. Konkretisht ditën e dielë të datës 21

“Me këtë udhëtim do të doja të konfirmoja besimin e Kishës tek Shqipëria dhe të dëshmoj inkurajimin tim për një vend që ka vuajtur gjatë si rezultat i ideologjive të së kaluarës” - tha Papa

shtator 2014. Ky lajm, është bërë publik edhe nga vetë Papa gjatë lutjes “Angelus” në Vatikan në orën 12:00’’- përmendi Nunci apostolik Ramiro Ingles në një deklaratë për mediat. Kjo sipas Nunciaturës Apostolike Shqiptare do të jetë një udhëtim apostolik gjatë cilit, Ati i Shenjtë, do të ketë mundësi, jo vetëm të takojë dhe të forcojë në fe bashkësinë katolike të Shqipërisë, por edhe të inkurajojë dhe të thellojë raportet e mira tashmë ekzistuese ndërfetare, si dhe të nxisë shoqërinë dhe popullin shqiptar të përballet me guxim, shpresë, zemërgjerësi e shpirt solidariteti në sfidat e të tashmës dhe të ardhmes që ndërthuren me ndërtimin e shqipërisë së re të rilindur.  Ky udhëtim i Papa Françeskut do të ndodhë, pas 21 vitesh nga vizita historike dhe e paharrueshme e Papa Gjon Pali të Dytë më 25 Prill 1993, në agimin e asaj dite të re, që për Shqipërinë, pas rënies së komunizmit shënoi hapjen e demokracisë, së lirisë fetare dhe të gjitha të dretjave themelore të burrit dhe gruas. Ky do të jetë udhëtimi i katërt ndërkombëtar që kur zgjodh Ipershkëv i Romës, më Mars 2013. 22-29 Korrik 2013 Pap vizitoi Brazilin në ditën Botërore të të rinjëve. Udhëtimi i dytë i tij ishte në Izrael. i treti do të jetë ai i muajti gusht në Azi, Korenë e Jugut, ndërsa i katërti do të jetë udhëtimi drejt vendit tonë.

Ja çfarë ndodhi në vizitën historike të Papa Gjon Palit të II në Shqipëri - 23 prill, ora 08: 00 - Papa Gjon Pali II-të mbërrin në Aeoroportin e Rinasit, ku u prit nga autoritetet zyrtare. Pasi përshëndeti të pranishmit me dorë, Ati i Shenjtë u ul dhe puthi tokën shqiptare. - Shenjtëria e Tij, Papa Gjon Pali II-të, iu drejtua popullit shqiptar me fjalët: “I dimë të gjitha ngjarjet e trishtueshme që të është dashur të përballosh veçanërisht në 25 vjetët e fundit, vite të një mundimi të vërtetë, pasojat e të cilit koha me vështirësi do të arrijë t’i fshijë”. - Disa minuta më vonë, Ati i Shenjtë u nis drejt qytetit të Shkodrës. - Ora 10: 45 - Papa hyri në rrethin e Shkodrës, ku u prit përzemërsisht nga banorë të Komunës së Bushatit e të zonave përreth. - Ora 11: 25- Papa Gjon Pali IItë mbërrin në Katedralen e Shko-

drës, i pritur nga mijëra besimtarë katolikë e të besimeve të tjera fetare. - Ora 11: 40- kori i këngëtarëve nga Tirana, Durrësi dhe Kosova, nis këngën e hyrjes, një rit për pritjen e Papës në Katedrale. - Ora 11: 45- Papa Gjon Pali IItë hyn në Katedrale dhe shkon para Altarit për fillimin e meshës. - Ora 12:00. Pas përshëndetjes së Nuncit Apostolik, Ivan Dias, nis mesha në Katedralen e Shkodrës. Në vazhdim pas ceremonisë së Alelujës, Nunci apostolik i paraqiti Papës, emrat e kandidatëve për Ipeshkëv. Ati i Shenjtë i bekon ata në emër të Zotit si udhëheqës të Kishës Katolike Shqiptare. Ati i Shenjtë në mesazhin e tij vuri në dukje përvojën tronditëse të kishës, në vitet e regjimit komunist në Shqipëri. Më pas shuguroi katër

ipeshkvët e rinj, Monsinjor Frano Ilia, Monsinjor Zef Simoni, Monsinjor Rrok Mirdita dhe Monsinjor Robert Ashta. Nën tingujt e muzikës kishtare filloi kungimi. E para që u kungua nga Papa Gjon Pali IItë ishte Nënë Tereza. Ati i Shenjtë u dhuroi besimtarëve të Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë, figurën e Zonjës së Këshillit të Mirë dhe bekoi gurin e themelit të këtij kulti, që do të rindërtohej për të tretën herë në Kalanë e Rozafatit në Shkodër.Prej këtej Papa shkoi në Arkipeshkopatë, përballë Katedrales dhe nga dritarja e saj përshëndeti gjithë besimtarët që kishin mbushur rrugët dhe sheshet e Shkodres.Papa Gjon Pali II prezantoi drejtuesin e ri të Arkidioqezës së Shkodrës, monsinjor Frano Ilia dhe ndihmësin e tij, Monsinjor Zef Simoni.Ati i Shenjtë kaloi një

drekë së bashku me peshkopët dhe anëtarët e shpurës papale. 25 PRILL NE MBREMJE Papa Gjon Pali II-të kthehet në Tiranë. Fillimisht shkon ne Pallatin e Brigidave, ku u prit nga

Presidenti i Republikës dhe personalitetet më të larta të shtetit dhe komuniteteve fetare në Shqipëri. Në vazhdim Shenjtëria e Tij, shkoi në Nunciaturën Apostolike dhe prej këndej u nis me makinën e Tij, për një shëtitje nëpër Tiranë, ndërkohë që në sheshin “Skënderbej” ishin mbledhur mijëra vetë nga e gjithë Shqipëria për të pritur Atin e Shenjtë. Shenjtëria e Tij, Papa Gjon Pali i Dyte, zuri vend në podiumin e vendosuar para Muzeut Historik Kombëtar. Në mitingun madhështor të organizuar me këtë rast Ati i Shenjtë mbajti fjalimin e lamtumirës duke i’u drejtuar gjithë popullit shqiptar me fjalët: “Vellezër dhe motra shqiptarë dhe fort të dashur! Zoti e ruajtë atdheun tuaj. Zoti e mbrojtë popullin shqiptarë në mbare botën. Në emër të zotit ju perqafoj dhe ju bekoj të gjitheve!”


4

E hënë, 16 qershor 2014

Politikë

Statusi kandidat

“The Sunday times”: Britania do të thotë “po���. Hollanda: Mbështesim integrimin e Shqipërisë De la Bej: Shqiëpria është partneri ynë në NATO dhe merr pjesë në mënyrë aktive në stabilizimin e situatës në Afganistan

B

ritania do të mbështesë Shqipërinë për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Kështu bënte të ditur dje gazeta britanike “The Sunday Times”, duke iu referuar burimeve zyrtare britanike, ku theksohet se ky vendim do të diskutohet në një seancë gjatë javës së ardhshme në Bruksel. “Analistët parashikojnë se mund të ketë një dyndje njerëzish të ardhur në Britani nga Shqipëria, një vatër e krimit të organizuar dhe trafikimit të qenieve njerezorë. Megjithatë burime qeveritare konfirmojnë se Britania do ta mbështesë gjithsesi Shqipërinë në rrugën e saj për anëtarësim në BE”, thuhej në shkrim. Më tej, gazeta shkruan se kryeministri britanik David Kamerun po përballet me një revoltë të re, teksa partia konservatore në Britani po e nxit të ndryshojë mendje sa i përket mbështetjes së tij për Shqipërinë për të marrë statusi kandidat. “Konservatorët britanike druhen se diçka e tillë do sjellë mijëra shqiptarë në Britani”. Ndërkaq, Kamerun ka sugjeruar më parë se dëshiron të ndryshojë disa rregulla në Bashkimin Europian sa i përket lëvizjes së lirë të njerëzve, në mënyrë që punonjësit nga vendet e reja në BE të mos shkojnë në Britani derisa numri i të ardhurve në vendin e tyre të jetë i krahasueshëm me vendet e Evropës Perëndimore. Me theks të vecantë në atë kohë, kryeministri britanik përmendi Shqipërinë dhe Serbinë.

me Gjermaninë, Danimarkën dhe Francën ishin 5 vendet që kundërshtuan në dhjetor që Shqipëria të marrë statusin. Rezultati i fundit i zgjedhjeve për Parlamentin Evropian vuri ne dyshim qëndrimin e Francës dhe Anglisë, vende ku ekstremistët dyfishuan rezultatin e tyre, por duket se Britania ka ndryshuar qëndrim. Ndërkohë qeveria shqiptare pret që kjo gjë të ndodhë edhe me Francën, ku pas takimit të kryeminsitrit Rama me Presidentin Hollande, shanset janë rritur ndjeshëm. Po ashtu edhe Gjermania, e cila ishte shprehur më parë kundër, duket se do të votjë pro marrjes së “Hollanda do të vazhdojë të qëndrojë krah Shqipërisë edhe në rrugën e saj drejt të ardhmes evropiane”, tha De la Bej

Foto e “The Sunday times”

“Konservatorët britanike druhen se diçka e tillë do sjellë mijëra shqiptarë në Britani”. Ndërkaq, Kamerun ka sugjeruar më parë se dëshiron të ndryshojë disa rregulla në Bashkimin Europian sa i përket lëvizjes së lirë të njerëzve

Ambasadori hollandez Ndërkaq një tjetër shtet skeptik që në dhjetor të vitit të shkuar votoi kundër marrjes së statusit të vendit kandidat nga Shqipëria, pritet të hapë dritën jeshile në 23 qershor në mbledhjen e Këshillit të ministrave të Jashtëm të BE-së. Hollanda pritet të mbështesë marrjen e statusit kandidat, vendim i cili u parapri dje nga deklarata e ambasadorit të këtij shteti të akredituar në Tiranë Martin de la Bej. Duke folur në ceremoninë përkujtimore për 100-vjetorin e vrasjes së kolonel Ludovik Tomson që u mbajt në Durrës, në vendin ku dhe është

ngritur përmendorja e tij, ambasadori tha se Hollanda do të jetë në krah të Shqipërisë në sfidën e saj të integrimit europian. “Jam shumë i lumtur që të them sot para jush se Shqiëpria është partneri ynë në NATO dhe merr pjesë në mënyrë aktive në stabiliziimin e situatës në Afganistan. Sikurse kolonel Tomsoni bëri 100 vjet përpara, Hollanda do të vazhdojë të qëndrojë krah Shqipërisë edhe në rrugën e saj drejt të ardhmes evropiane”, tha De la Bej. Votimi për Shqipërinë për të marrë statusin kandidat do të zhvillohet javën e ardhshme në Bruksel, ku Angli dhe Hollanda, së bashku

statusit nga Shqipëria, gjë kjo e nënkuptuar nga deklaratat e kancelares gjermane Merkel dhe përfaqësuesve të bundestagut gjerman. Ndërkaq sa i përket Çekisë, ku u përfol se ky shtet do të votonte kundër për shkak të mosmarrëveshjeve mes Shqipërisë dhe CEZ-it, këto reagime janë hedhur poshtë nga deklaratat e politikanëve të lartë të Pragës, të cilët kanë pohuar se kjo çështje nuk do të jetë ndikuese në vendimin e fund qershorit.

Me ish-të përndjekurit e grevës

Nishani: Të miratohet ligji Lustracionit, figura e Hoxhës në publik, provokim i rëndë të ardhmen e vendit, dhe se duhen bërë përpjekje akoma më të mëdha për memorizimin e rezistencës ndaj një prej regjimeve më brutale që ka njohur historia”, theksoi Nishani. Në këtë kuadër, kreu i shteti e cilësoi si të nevojshëm, miratimin e Ligjit të Lus-

Kreu i grevës, Hoxha: I kërkuam Presidentit ta çojë gjer në fund kazuzën e shtresës së të përndjekurve

N

jë përfaqësi e ish-të përndjekurve politikë, të cilët prej 19 ditësh vijojnë grevën e urisë përpara parlamentit u pritën dje në Presidencë nga kreu i shteti Bujar Nishani, i cili u solidarizua me kauzën e tyre, duke theksuar se sjellja e figurës së Enver Hoxhës është një provokim i rëndë ndaj gjithë shqiptarëve. Pasi bëri të ditur se është plotësisht dakord me kërkesat e tyre legjitime për rehabilitimin e plotë shoqëror, shpirtëror dhe ekonomik, Presidenti premtoi se do të an-

Bujar Nishani me grevistët

gazhohej me forcën që i jep Kushtetuta dhe ligjet për ta bërë prezent dhe për t’u dhënë rrugëzgjidhje kërkesave e shqetësimeve të grevistëve, në zbatim edhe të Rezolutës së vitit 2006 miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, ku dënohen prerazi regjimi diktatorial dhe diktatori Hoxha. Më tej në këtë

takim, kreu i shtetit tha se risjellja në publik e figurës së Hoxhës përbën një provokim ndaj shqiptarëve, rrugës euro-atlantike të Shqipërisë si dhe ndaj kujtesës historike dhe vuajtjeve së të përndjekurve politikë. “Shoqëria civile të tregohet më e përgjegjshme dhe aktive në raport me historinë dhe

Presidenti kërkoi nga grevistët të rishikojnë vendimin e tyre për të vazhduar grevën, për të shmangur pasoja të mëtejshme

tracionit dhe plotësimin e kërkesave të grevistëve. Ndërkaq Presidenti kërkoi nga grevistët të rishikojnë vendimin e tyre për të vazhduar grevën, për të shmangur pasoja të mëtejshme për ta dhe familjarët e tyre.

Hoxha Pasa takimit me kreun e shtetit, kryetari i grevës së ish-të përndjekurve politikë, Fatmir Hoxha deklaroi se kishte marrë mbështetjen e Presidentit për ta çuar deri në fund kauzën e kësaj shtrese. “Ne i kërkuam Presidentit që me forcën e ligjit ta çojë gjer në fund kazuzën e kësaj shtrese, që mbart mbi kurriz, burgjet, internimet, pushkatimet dhe sot e kësaj dite që flasim, po përballet me këtë revash çnjerësor që ka ndërmarrë Edi Rama për pushimin dhe shkarkimin nga puna të fëmijëve të tyre. S’ mund të themi dot tani nëse do vazhdojmë apo jo grevën, se kemi njerëz në spital, kemi njerëz që dergjen në atë grevë fisnike dhe do të marrim vendim kur të kthehemi atje”, tha Hoxha.


5

E hënë, 16 qershor 2014

Politikë

Denoncimi për ministrinë e Brendshme

PD: Bashkëpunëtori i Drejtorit të Rendit, i dënuar për trafik droge. Reagimi:U hoq më 2 qershor “Grosisti i rrjetit të drogës në Tiranë në krah të drejtorit të Rendit Publik në MB”

P

artia Demokratike akuzoi dje qeverinë se po bëhet streha e personave me precedenrtë penalë për trafuik droge. Përmes zëdhënëses së selisë blu, Laura Vorpsi, PD denoncoi dje se një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Drejtorit të Rendit Publik në Ministrinë e Brendshme për faktin se është dënuar më parë për trafik droge. “Administrata dhe Policia e Shtetit, janë bërë streha e sigurt e personave me precedentë penalë dhe personave të dënuar për trafik droge. Binak Dobrushi, i arrestuar në dhjetorin e vitit 2008 me rreth 2 kilogramë heroinë, i konsideruar si grosisti i rrjetit të drogës në Tiranë, drogë që përfundonte edhe në shkollat e fëmijëve tanë, i dënuar nga gjykata, është sot një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Drejtorit të Rendit Publik në Ministrinë e Brendshme. Me detyrën që ka në krah të Drejtorit të Rendit Publik, i dënuari për trafik droge, ka marrë sot me Edi Ramën, imunitetin dhe lehtësirat që i duhen për të ushtruar aktivitetin e tij”, u shpreh Vorpsi. Më tej ajo theksoi se kthimi i Shqipërisë në një laborator droge, nuk është një zhvillim rastësor pasi sipas demokratëve kjo ndodh pasi në administratë, në poste kyçe, janë vendosur persona të arrestuar e të dënuar në të kaluarën për trafik droge. “Emërimi i Dobrushit dhe i të tjerëve me precedent penal, është i qëllimshëm. Provoni të klikoni në google, emrin e këtij personazhi dhe do të shihni dhjetra artikuj të shtypit që flasin për drogën që i kanë kapur, dhe historinë e tij. Si ka mundësi që Ministria e Brendshme nuk e bën dot një verifikim minimal. E vërteta është se ky kontroll nuk vlen, pasi me Edi

Laura Vorpsi

PD pas reagimit të ministrisë Ministria e Brendshme nuk e shpëton dot nderin e Edi Ramës me një reagim anemik, ku thotë se personi që denoncoi sot Partia Demokratike është larguar nga puna si i papërshtatshëm. Kjo vetëm e rëndon edhe më shumë zituatën. Z.Rama, pse u emërua pranë Drejtorit të Rendit Publik, një prej zyrtarëve më të lartë të Ministrisë së Brendshme, një i dënuar për trafik droge, që pas denoncimit të Partisë Demokratike rezulton të jetë i papërshtatshëm?

Ramën, të inkriminuarit janë në listën e të preferuarve”, theksoi Vorpsi. Reagimi Ndaj denoncimit të Partisë Demokratike, ka reaguar dje Ministria e Brendshme, sipas së cilës shtetasi Dobrushi është pushuar nga puna më datën 2 qershor të vitit 2014.Në reagimin e saj, S MPB thekson se ai është pezulluar nga detyra me motivacionin “Papërshtatshmëri për të punuar në organet e MPB-së”. “Si kurrë më parë në historinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme është iniciuar verifikimi i personalitetit. Dhe për rastin e mësipërm, menjëherë, sapo u vu re mospërputhja me kriteret e emërimit u urdhërua largimi nga detyra. Ministria e Punëve të Brendshme siguron opinionin publik se referencë në punën e saj është vetëm ligji, duke garantuar përmbushjen me përpikmëri të detyrës, në funksion të sigurisë publike”, bëri të ditur MPB.

Lulzim Basha

Zgjedhjet në PD

Në Lushnje fiton Myslym Murrizi, Basha: Gara e hapur, qarkullim i sigurtë i elitave Kreu i PD: Kriminalizimit të qeverisë do ti përgjigjemi me zgjedhjen e intelektualëve më të mirë. “Platforma ime: Kuvendim i lirë, zgjedhje të lira, pushtetin votës” Gëzim Saliu

P

as Sarandës, edhe dega e PD-së në Lushnje tashmë do të ketë një kryetar të ri në kuadër të zgjedhjeve të brendshme që po zhvillohen në forcën më të madhe opozitare. Në votimin e djeshëm të anëtarësisë përmes parimit një anëtar një votë, u shpall fitues Mylsym Murrizi me 211 vota, nga 331 votues gjithsej. Në këtë garë merrnin pjesë tre kandidatë, ku krahas Murrizit pretendonin drejtimin e degës së PD-së në Lushnje edhe Pandi Boçi e Nevila Bami. Ajo çka vlen të nënvizohet për votimin e djeshëm në këtë degë, e cila ka gjithsej 360 delegatë, ishte se rreth 20% e anëtarësisë ishin nën moshën 24 vjeç. Ashtu si në Sarandë, edhe në këtë votim merrte pjesë në kuvendin zgjedhor kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili mbështeti parimin sipas të cilit i vetmi pushtet tek demokratët do të jetë vota. Basha në Sarandë Ndërkaq në kuvendin zgjedhor të Partisë Demokratike në Sarandë, në të cilin zgjedhjet si kryetar dege i fitoi kandidati Hariz Mema, Basha theksoi se ky proçes është vendimtar për ringritjen dhe të ardhmen e PDsë si alternativa politike kryesore e qëndrës dhe qendrës së djathtë në Shqipëri. Kryedemokrati ka bërë të ditur se qëllimi i tij për një kufizim dhe papajtueshmëri të mandateve, sanksionuar në udhëzim, ka për qël-

Kryetarët e zgjedhur në degët e PD-së me parimin një anëtar një votë • Në degën e Sarandës- Hariz Mema • Në degën e Lushnjes- Myslym Murrizi • Në degën e Matit- Balotazh mes Alfred Ahmetcenaj dhe Basir Çupi, zgjedhjet ripërsëriten sot lim një garë të hapur, qarkullim të elitave politike drejtuese dhe mbi të gjithë, delegimin e vendimarrjes së anëtarësisë të PD. “Duke nxjerrë udhëzimin që ju të githë e njihni, qëllimi kryesor i të cilit është kufizimi dhe papajtueshmëria e mandateve për të lejuar një shpërthim me të lirë të ambicieve, për një pasurim më të madh të alternativave për anëtarët dhe për një qarkullim më të sigurtë të elitave politike drejtuese në parti, unë kam zgjedhur garën e hapur me pjesmarrjen e gjithë kandidatëvë të propozuar që nuk bien ndesh me kërkesat e udhëzimit. Kuvendim i lirë, zgjedhje të lira, pushtetin votës- kjo është platforma, kjo është deviza ime”, tha Basha. Nga ana tjetët, duke sjellë në vëmendje, faktet të emërimit në poste drejtuese të personave me precedent kriminal, kreu i PD-së ka theksuar se sot Shqipëria ka nevojë për një alternative të përfaqësuar nga njerez me vlera qytetare, intelektuale dhe morale. Në këtë kontekst,

Basha tha se këtë alternativëshqiptarëve do t’ua japin demokratët, duke zgjedhur sot qytetarët më të mirë për të drejtuar PD-në në çdo qelizë të saj. “Kudo ku Edi Rama dhe kundershtarët tanë politik të së majtës ngulin tashmë apo ka ndërmend të ngulin flamurin e zi të kriminalizimit të qeverisjes me njerëzit e ardhur apo të përgjedhur nga malavita, ne, kundërshtarët e tyre, do t’u përgjigjemi me intelektualët më të mirë, më demokratët më popullorë me bindjen se qytetarët shqiptarë janë me ne e do të jenë me ne, në këtë mision dhe asgjë nuk mund ta mposhtë forcën e bashkimi tonë”, deklaroi ai. Ndërkaq në fjalën e “Ne, kundërshtarët e tyre, do t’u përgjigjemi me intelektualët më të mirë, më demokratët më popullorë”

tij përparë anëtarëve demokratë të degës së Sarandës, Basha shprehu mirënjohje dhe falenderim për të gjithë, si ata me teserën e dhjetorit të vitit 1990 si dhe ata me teserën e majit të vitit 2014, që morën pjesë dhe dhanë sipas tij kontributin e tyre të çmuar në këtë proçes me rëndësi për të ardhmen e PD-së. Në degën e Sarandës u zgjodh kryetar Hariz Mema, ku në garë krahas tij merrnin pjesë tre kandidatë, Shpëtim Ahmeti, Ilir Nikolla dhe Matilda Qurku.


6

E hënë, 16 qershor 2014

Politikë

9 muaj në pushtet

Prapa dyerve të selisë, çfarë po ndodh në PS?! Nga debatet e zjarrta për punësimin e militantëve socialistë në administratë tek “zemërthyerit” e kupolës socialiste e kritikat pa ndëprerje të “lojës politike” të Ben Blushit Gëzim Saliu

N

ë përvjetorin e 23të të Partisë Socialiste të festuar pak ditë më parë, nuk mungonin buzëqëshjet dhe notat e humorit mes kupolës drejtuese të PSsë, deputetëve, krerëve ne rrethe e më gjerë anëtarëve të asamblesë kombëtare. Ndoshta ishte dita për të lënë mënjanë atë çka në këto muaj është cilësuar në selinë e purpurt si një ndër problematikat më të mëdha mes bazave në rrethe dhe qendrës në Tiranë, punësimi i militantëve. Po ashtu edhe problemet me emërimet në rrethe, ku socialistët kanë shprehur pakënaqësi për vlerësime sipas tyre të njerëzve pa kontribute në PS, nuk mund të ishin pjesë e kësaj nate festive për partinë më të madhe politike në vend. Ndërkaq, nuk ishte as koha dhe as vendi për të folur “ata”, të mërziturit e “fshehur” në PS, të cilët edhe pse jo të zhurmshëm, shpesheherë me deklarimet e tyre sporadike në diskutimet në komisionet parlamentare apo edhe në mbledhjet e gurPër të “shuar” sadopak këto pakënaqësi në rritje, kryesocialisti ka kërkuar nga ligjvënësit e PS-së që të mundohen në maksimum për sistemimin e militantëve

pit parlamentar socialist, shprehin ide dhe qëndrime kritike ndaj atyre që cilësohen vendime apo nisma të orientuara gabim nga pjesa rozë e qeverisë “Rama”. Por ama me fjalimin e kryeminstrit Rama dhe trokitjet e gotave të urimit, festa e përvjetorit të 23-të shënoi fundin dhe në PS nisi të “vlojë” sërish tenxherja, që duket se presionin e ka të lartë. Punësimi i militantëve Nën presionin e vazhdueshëm të militantëve socialistë, të cilët dynden çdo të hënë në selinë e PSsë, nisur nga fakti se është e vetmja ditë kur ata kanë mundësi të kontaktojnë me kryeministrin Rama, ministrat apo edhe me deputetët, forca më e madhe në pushtet po has vështirësi të mëdha në menaxhimin e kësaj situate. Nga ana e tij kryem-

Grupi i PS

inistri dhe njëkohësisht kreu socialist Edi Rama ka bërë të ditur se cdo gjë që lidhet me punësimin e militantëve duhet të zgjidhet me dialog mes këtyre të fundit dhe deputetëve, por duke vënë kusht që mos ketë asnjë punësim të tillë në tatime, dogana apo arsim. Po ashtu në bazë të vendimit të marrë në bazë të ligjit të nëpunësit civil dhe akteve nënligjore të shumë debatuara për të, qeveria ka ngrirë deri në korrik të gjitha emërimet dhe lëvizjet në administratë, gjë kjo që ka sjellë pakqënaqësi të mëdha tek socialistët, të cilët në këmbim të votave të tyre kanë pritur shpërblime me një vend pune. Për të “shuar” sadopak këto pakënaqësi në rritje, kryesocialisti ka kërkuar nga ligjvënësit e PS-së që të mundohen në maksimum për sistemimin e militantëve pranë bizneseve private, pasi sipas kreut të qeverisë në postet kyçe në administratë s’mund të ketë emërime jo profesionale. Në këtë kontekst, nuk mund të thuhet se mënyra se si po e menaxhon Rama situatën është jo e drejtë, por nga ana tjetër, nuk mungon edhe akuza e “drejtë” e atyre që kanë kontribuar për fitoren e PS-së. Ndërkohë, megjithëse kanë më shumë se 9 muaj që presin, militantët socialistë duket se kanë kthyer tashmë të githë sytë nga korriku, kur pritet të nisin sërish emërimet dhe një sërë lëvizjesh në administratën publike.

Selia e PS

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka bërë të ditur se cdo gjë që lidhet me punësimin e militantëve duhet të zgjidhet me dialog mes këtyre të fundit dhe deputetëve, por duke vënë kusht që mos ketë asnjë punësim të tillë në tatime, dogana apo arsim

Përpos këtij problemi, nuk kanë munguar edhe kritikat dhe kundërshtitë e socialistëve në rrethet e ndryshme të vendit ndaj emërimeve në postet kryesore. Në disa raste publikisht, si debati i fundit në Fier, por më së shumti në mbledhjet me dyer të mbyllura me krerët e degës, ata kanë pohuar se në këto poste janë vendosur në krye njerëz që nuk kanë asnjë kontribut në Partinë Socialiste. Sipas një pjese të socialistëve në rrethe, mbështetësit e PSsë prej vitesh, jo vetëm që nuk janë shpërblyer me poste, por edhe se zëri i tyre as nuk është marrë parasysh nga selia qëndrore në Tiranë.

Deputetë të tillë si Bashkim Fino, Arta Dade, Fatmir Xhafaj, Ben Blushi jo në pak raste janë përballur me ministrat apo vendime të ndryshme të qeverisë...

Qejfmbeturit e “fshehur” në PS Edhe pse në Partinë Socialiste është mohuar publikisht ekzistenca e një kundërshtie mes atyre që janë përzgjedhur nga kryeministri Rama në qeveri dhe deputetëve të cilësuar si “senator” në PS, shpesheherë janë këta të fundit që e shprehin qëndrimin kritik përmes debateve në grup si edhe në diskutimet në Komisonet Parlamentare apo edhe në seancë plenare. Deputetë të tillë si Bashkim Fino, Arta Dade, Fatmir Xhafaj, Ben Blushi jo në pak raste janë përballur me ministrat apo vendime të ndryshme të qeverisë, duke shprehur qëndrimin e tyre personal edhe pse kundër grupit politik ku ata bëjnë pjesë. Mjafton të kujtojmë rastin e fundit në seancën

parlamentare ku ndërhyrjet e ministres Kosdheli apo edhe deputetëve nga rradhët e PS-së ëpr disa ndryshime të ligjit për karrierën ushtarake solli reagimin e deputeti socialist Xhafaj i cili theksoi se as qeveria e as deputetët nuk mund të kërkojnë ndryshime në projektligjin në fjalë pa i paraqitur ato me shkrim më pare. Po Xhafaj vetëm pak kohë më parë zhvilloi një debat të fortë në Komisionin e Ligjeve me kreun e ALUIZNI-t Artan Lame lidhur me procesin e Legalizimeve. Në të njejtën linjë me Xhafaj është edhe deputeti Bashkik Fino, i cili nuk ka nguruar të shprehë në Komisionin e Ligjeve qëndrime të kundërta me ato të qeverisë, si në rastin e pro-


7

E hënë, 16 qershor 2014

Politikë

Rasti Blushi

me tre kapituj

V

etëm pak kohë më parë, avokat Spartak Ngjela do të pohonte publikisht atë që vetë protagonisti i “zhurmës” në PS nuk e ka thënë asnjëherë. “Rama rivalin kryesor Blushin ka. Falimenti i tij, do sillte si kandidat për kryeministër Blushin. Janë një grup politikanësh që janë më të aftë se Rama dhe presin me ditë falimentin e tij”, do të pohonte kreu i PLiDr-së. Debatet dhe kundërshtitë mes Ben Blushit dhe kryeministrit Rama janë të ditura që në kohën opozitarizimit, por këto kohë deputeti socialist duket se ka shtuar dozën e kriticizmit ndaj qeverisë e vetë situatës brenda PS-së. Temat e kriticizmit të Blushi nisën që nga tezat e librit të tij “ hën e Shqipërisë” ku hedh alarmin për mundësinë e turiqizimit të Shqipërisë, si pasojë e politikkëbërjes e bashkëpunimit me Erdogan, deri tek çështja e ndërhyrjes në Lazarat apo për zgjedhjet e munguara sipas tij në PS për kreun e ri.

Festa e PS

jketligjit për AKKP-në e legalizimet apo edhe më parë lidhur me nenin që prekte vendorët në buxhetin e qeverisë. Ndërkaq kritikat e Blushit ndaj vendimeve të qeverisë apo edhe sjelljes së ministrave janë të vazhdueshme, ku në komisionin e Jashtëm nuk janë të paktat raste kur është mbështetur edhe nga kolegia Arta Dade, sidomos për politikën e ministrisë së drejtuar nga Ditmir Bushati. Ndërkaq lidhur me kundërshtinë e mundshme mes brezave në PS-së, deputetët më të vjetër sa i përket kontribute në PS kanë theksuar se kanë mirëpritur prurjet e reja si në PS ashtu edhe në qeveri. Ndërkaq përpos deputetëve të cilësuar si senatorë në PS, nuk mungojnë pakënaqësitë edhe nga ligjvënësit e tjerë socialist, siç ishte rasti i Pjerin Ndreut, i cili akuzoi ish-deputetët e Partisë Demokratike që janë

bërë pjesë e PS-së. “Shumë nga ata që ikën nga PD për te PS vitet e fundit, ta tundin këtë si kartë para syve duke të thënë: “Unë këtë e bëra për ty” dhe bërtasin e rrahin këmbët për privilegje familjaresh. Ndërsa socialistët e viteve Por ne kemi faj se ju përkedhelim më shumë se ata që prej 23 vitesh veç kontribuojnë pa kërkuar asnjë privilegj”, ka theksuar Ndreu

të hershme, duhet të presin radhën pas këtyre. Jo zotërinj, keni ikur nga PD për problemet tuaja jo për të na mbështetur. Por ne kemi faj se ju përkedhelim më shumë se ata që prej 23 vitesh veç kontribuojnë pa kërkuar asnjë privilegj”, ka theksuar Ndreu.

Zgjedhjet në PS Anëtari i kryesisë së PS-së deklaroi pak kohë më parë se Rama është pa mandat kryetari në forcën më të madhe politike në vend. “Statusi i partisë presupozon se kryesia mblidhet njëherë në muaj, asambleja njëherë në dy muaj. Dhe Zgjedhjet për partinë njëherë në katër vjet. Në fund të muajit tetor duhet të kishim zgjidhjet. Edi Rama fatkeqësisht është pa mandat. Unë i kërkoj Ramës që të zbatojë ligjin dhe statutin e partisë. Pse nuk e bën këtë, nuk mund të mos e them”. Ndaj këtyre deklaratave nuk mungoi sigurisht reagimi i kryeminstrit Rama, i cili duke u bazuar në eksperiencën e partisë laburiste angleze pohoi se,: “kam qenë unë që e kam futur sigurisht bashke me të tjerët, pas fitores time për parimin një anëtar një votë. As Neë Liberal dhe në asnjë parti tjetër, kur partia fiton zgjidhjet nuk hynë zgjedhje të brendshme për liderin e partisë që dhe në statusin tonë është Kryeministër. Por në atë moment partia kthen kokën andej nga duhet ta mbajë, nga populli”. Por Blushi në kritikën e tij për situatën në PS nuk është ndalur vetëm tek mungesa e zgjedhjeve për kryetarin, por edhe tek kolegjialiteti i socialistëve, i cili sipas tij ka humbur. “Prej gati nëntë muaj që kur kanë mbaruar zgjedhjet. PS nuk është më një parti kolegjiale dhe ky është një nga defektet e saj. Për tetë nënte muaj nuk mblidhet asnjë forum, absolutisht asnjë forum, as kryesi dhe as asamble”. Lazarati Një tjetër çështje për të cilën deputeti socialist ka kritikuar qeverinë e përkatësisht kryeministrin Rama është edhe ajo për fshatin e Lazaratit, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme në të. Në një takim me një grup studentësh rreth njëe muaj më pak kohë më parë, Blushi shprehu bindjen se ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk ka frikë të hyjë në fshatin famëkeq të kultivimit të hashashit, porsipas tij, problemi i tij është se duhet të

Blushi - Rama

Debatet dhe kundërshtitë mes Ben Blushit dhe kryeministrit Rama janë të ditura që në kohën opozitarizimit, por këto kohë deputeti socialist duket se ka shtuar dozën e kriticizmit ndaj qeverisë e vetë situatës brenda PS-së

bindë shefin e qeverisë për këtë aksion. “Ministrin e Brendshëm unë e kam mik, e di që nuk ka frikë të hyjë në Lazarat. Absolutisht është shumë trim dhe e them sinqerisht këtë sepse e njoh. Por ka një problem. Duhet të bindë kryeministrin e vet që të hyjë në Lazarat se vetëm nuk mund të hyjë. Dhe ne tani duhet të presim derisa ministri i Brendshëm, që është shumë trim të bindë kryeministrin që të hyjë në Lazarat. Qeveria sa të bëjë debat me PD pa shkak, le të shkojë të hyjë në Lazarat dhe s’ka pse të bëjë debat. Shko në Lazarat, mbyll dyqanin dhe nuk ka më avionë që vijnë nga Italia për ta marrë”. Ndërkaq kryeministri i vendit ka theksuar se qeveria do të hyjë në Lazarat, atëherë kur ekzekutivit do të jetë e bindur që është momenti për të hyrë në këtë fshat. “Dhe qeveria do të jetë e bindur se është momenti për të hyrë në Lazarat, atëherë kur ekspertët e policisë dhe policia e shtetit të jetë e bindur se është momenti për të ndërhyrë në Lazarat”. Rreziku turk? Në kuadër të analizës në librin e tij të fundit, Blushi ka hedhur tezën sipas së cilës nëse Shqipëria dhe Kosova do të “marrin” nga demokracia e cënuar që po zhvillohet sot në Turqi, atëherë sipas deputetit socialist, ka rrezik për dy vendet. “Çfarë është Turqia sot? Është një vend me demokraci të cenuar, pasi që nëse Kryeministri ndalon Tëitterin dhe Youtube’in, nëse ndryshon Kushtetutën për t’i emëruar vetë gjyqtarët, për ta marrë drejtësinë në dorë, ndërkohë që ka rritur tendencën për islamizimin radikal të shoqërisë së vetë, kjo nuk është demokraci si ajo që ne presim, pra demokraci europiane. Nëse Shqipëria dhe Kosova preket nga këto në të ardhmen, gjë që nuk e përjashtoj, atëherë besoj se Shqipëria do të turqizohet më shpejt sesa do të evropianizohet”, ka deklaruar Blushi. Këto reagime të Blushit lidhen indirekt me politikën e ndjekur nga qeveria dhe kryeministri lidhur me Turqinë, duke e përcaktuar si parnter strategjik.


8

E hënë, 16 qershor 2014

Kronikë Lazarat

Dyshohet se policia u fut në Lazarat, banorët përgjigjen me të shtëna armësh Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Lazarat për rreth një orë. Mësohet se banorët kanë dyshuar për një ndërhyrje të mundshme nga ana e policisë, në kuadër të operacioneve antidrogë, ndaj dhe janë përgjigjur me të shtëna armësh. Ndërkohë, nuk raportohet të ketë pasur persona të lënduar nga të shtënat. Një 45-vjeçar është plagosur nga një plumb qorr mesditën e djeshme në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur pranë lagjes Kordhoc në Lazarat, teksa 45-vjeçari Shpëtim Meci ndodhej në oborrin ë shtëpisë së tij. Për Lazaratin kanë folur jo vetëm mediat vendase, por dhe ato të huaj. Vetëm pak ditë më parë, në një shkrim të vetin, një nga websitet e njohura informative greke, Newsit.gr, ka shkruar se përgjatë kufirit shqiptaro-grek është ndezur një luftë e pashpallur midis policisë dhe trafikantëve të drogës. Më tej në artikull shkruhej se: “Kultivimi dhe trafikimi i hashashit rritet vit pas viti në fshatin Lazarat, përkundër thirrjeve

të vazhdueshme të qeverisë për të ndaluar kultivimin e drogës, si një pengesë e të ardhmes së vendit në BE”. Aksionet në Lazarat Vetëm pak ditë më parë, qindra gota me fidanë mbushin oborret e shtëpive. Sezoni i mbjelljes së kanabisit në Lazarat sapo ka filluar, edhe pse zhurma rreth fshatit1-3 në jug të Gjirokastrës nuk ka të sosur. Emisioni “Fiks Fare” transmetoi pamje të fidanëve të hashashit në fshatin ku policia hyn vetëm për fushata sensibilizuese. Një muaj më parë, zv.drejtori i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga deklaroi se hyri në fshat, piu një kafe me lazaratasit dhe se nuk kishte parë hashash të mbjellë në Lazarat. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kreu i Policisë, Artan Didi kanë paralajmëruar aksione në fshat, të cilat ende nuk kanë ndodhur. Didi në një prononcim të fundit u shpreh se dhe në Lazarat vijon kontrolli policor ashtu sikundër në cdo zonë rurale të vendit.

Transportuesi i bandës

I frymëzuar nga filmat aksion, Hysolli kishte pseudonimin “dhëndri” I maskuar si efektiv policie Reald Hysolli nuk ndalonte në postblloqe, detyra e tij të çonte “fustanin e nuses” në destinacion. Hetimet, Gëzim Çela mbërriti në banesa 5 minuta para bluve, sapo i pikasi arriti të arratisej Anxhela Tato

“P

orosia duhet çuar në destinacion pa pyetje dhe pa shpjegime”, batutë nga filmi hollivudian “Transportuesi”, frymëzim i të arrestuarit Reald Hysolli, pjesë e rrjetit të narkotrafikut. Ashtu si në skena aksioni roli i Hysollit ishte të dërgonte ngarkesat me drogë nëpër destinacione të caktuara personave të përzgjedhur. Por në dallim nga personazhi i tij i preferuar, i cili luftonte kundër kriminelëve dhe bandave, emri i Hysollit del në përgjimet e bisedave. I njohur ndryshe me pseudonim “dhëndri”, ai kishte për detyrë të merrte pakot e kokainës dhe t’i çonte nëpër destinacione finale. “Dhëndri” dhe “fustani i nuses”

7

Lazarat

Kurbin

Policia zbulon orgjinë, arrestohet 50-vjeçari për kanosje Policia ka arrestuar një 50-vjeçar, i cili kërcënonte një 49-vjeçare për të kryer dhe marrë pjesë në orgji. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Sanxhak dhe ka lënë pa fjalë edhe efektivat e policisë së Kurbinit, të cilët e kanë pasur disi të vështirë për t’a besuar edhe vetë në momentet e para të kallëzimit. Çështja u mbyll me arrestimin e Sander Ricës me akuzën e kërcënimit dhe përndjekjes. Rica baba i katër fëmijëve, sipas policisë prej vitesh

bënte orgji me gruan e tij M.Rica 46 vjeçe dhe të dashurën D.P, 49 vjeçe. Historia u zbulua kur e dashura donte të hiqte dorë. Rica kërcënonte 49-vjeçaren në banesën e saj, për të ruajtur orgjinë. Rica përfitonte dhe nga fakti se Desdemona P., jetonte e vetme me 3 fëmijët pasi burri ishte emigrant dhe rrinte në Greqi. Rica e kërcënonte me jetë dhe e kanoste me faktin se do hapte fjalë se ai dhe 49-vjeçarja ishin të dashur.

Në momentin e arrestimit në Morinë me 7 kilogramë heroinë, Hysolli është përgjigjur se nuk e dinte çfarë mbante pakoja

udhëtonin gjatë gjithë kohës duke lëvizur në vende të ndryshme. Si në filmin e adhuruar nga Reald Hysolli, “transportuesi” kishte përsipër peshën më të rëndë, pasi nuk duhet të gabonte me “porosinë”. Ai duhet të ishte një shofer i zoti, i aftë të luftonte dhe nuk duhet të bënte pyetje për asgjë. Kjo është edhe arsyeja pse Hysolli ka mohuar gjatë gjithë kohës që të jetë pjesë e rrjetit dhe të ketë njohje me anëtarët. Në momentin e arrestimit në Morinë me 7 kilogramë heroinë, Hysolli është përgjigjur se nuk e dinte çfarë mbante pakoja. “Nuk kam lidhje me drogën unë dhe nuk jam ai që po kërkoni ju. Nuk e di pse ka drogë”, - përgjigje të arrestuarit. Ndërsa nga ana e bluve i është sugjeruar që të gjente një avokat të zotin, pasi ishte ngatërruar në një rrjet të mirëorganizuar narkotrafiku. I arrestuari nuk ka pranuar që të rrëfejë asnjë emër, duke tentuar të ruaj anonimatin e shefave të tij. Por përgjimet e bisedave telefonie e kanë nxjerrë zbuluar të riun. Hys-

Droga e sekuestruar

I ndaluari në Morinë me 7 kg heroinë mbrojti anonimatin e anëtarëve të bandës duke mohuar përfshirjen dhe njohjen me ta. Reald Hysolli transportonte drogën sipas porosive të krerëve të bandës

Gëzim Çela

olli udhëtonte i maskuar si punonjës policie, duke mos ndaluar nëpër postblloqe të bluve. Nga burime mësohet se Hysolli është pjesë e bandës dhe ka pasur pseudonimin “dhëndri”, i cili përdorje si mbulim për personin që do të transportonte kokainën, e cila njihet ndryshe si “fustani i nuses”. Vetëm para dy ditësh Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Hysollin. Hetimet Mësohen të dhëna të reja rreth baronit të drogës Gëzim Çela, i cili ka pikasur praninë e policisë në banesë. Nga burime bëhet me dije se Çela ka mbërritur në banesën e tij vetëm 5 minuta pas uniformave blu. Sapo i ka parë ai ka arritur që të arratiset, duke mos rënë në gjurmët e policisë. Për të disatën herë Gëzim Çela triumfon mbi blutë, duke arritur të arratiset. Por ka dyshime se ky aksion ka pasur “urithë”, të cilët kanë spiunuar në vesh të Çelës. Paralelisht me hetimet për bandën


9

E hënë, 16 qershor 2014

Kronikë Vrasja e biznesmenit

Viktima me precedentë penal në 1997, merren në pyetje 20 persona

K

onkurrenca në sektorin e ndërtimeve dhe kaluara e tij në vitet 1997 në qytetin e Elbasanit, ku njihej si person me precedent penal. Këto janë dy pistat kryesore ku është përqendruar puna e policisë për zbardhjen e vrasjes së biznesmenit të ndërtimeve, Kujtim Dyrmishi, i cili u ekzekutua ditën e shtunë në një atentat tipik mafioz në zonën e plazhit në Durrës. Blutë e qytetit bregdetar kanë shoqëruar 20 persona nën cilësinë e dëshmitarëve lidhur me këtë ngjarje, ndërsa ata janë marrë në pyetje. Vrasësit kanë qenë të maskuar dhe nuk kanë lënë shenja gjatë misionit tyre, çka rrit dyshimet e policisë se ata ishin vrasës profesionit më pagesë, teksa në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gjurmë që mund t’i identifikojë ata. Ndërkohe mjeti më të cilin kanë lëvizur vrasësit rezulton të ketë qenë i vjedhur në Tiranë dhe targat e tij ishin false. Kujtim Dyrmishi, ish-ortaku i

Vila ku u gjet droga

Mësohen të dhëna të reja rreth baronit të drogës Gëzim Çela, i cili ka pikasur praninë e policisë në banesë. Nga burime bëhet me dije se Çela ka mbërritur në banesën e tij vetëm 5 minuta pas uniformave blu

prokuroria po tenton të zbulojë se nga kush ka rrjedhur informacioni i super aksionit të drogës. Nga të dhënat aktuale blutë dyshojnë se Çela nuk ka mundur të arratiset duke qenë ende brenda territorit shqiptar. Momentalisht Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur në kërkim Gëzim Çelaj. Ky i fundit gjatë kohës që drejtonte trafikun e drogës ndodhej në masën e sigurisë “arrest shtëpie” si pasojë e një procesi të hapur gjyqësor për ekstradimin e tij në Itali, ku rezulton i dënuar me 19.9 vite burg për katër akuza të rënda. Shumë kontrolle janë kryer në banesat ku mendohet se fshihej Çelaj, por në fakt nuk është arritur arrestimi i tij. Gëzim Çela Armët e sekuestruar në vilën-laborator të Gëzim Çelës. Fustanët Kjo është fjala që Gëzim Çelaj përdorte shpesh herë gjatë

komunikimeve telefonike me kimisten 50-vjeçare, Valentina Tufina. Përgjimet e kryera nga Prokroria dhe agjentët e Shërbimit Informativ Shqiptar, tregojnë për një tregti “fustanësh”, që importoheshin nga vendet e Amerikës Latine. Mësohet se informacionin e parë për këtë çështje e ka kapur Shërbimi Informativ, që më pas ja ka përcjellë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke bërë që kjo e fundit të fillojë menjëherë hetimet dhe të verë në lëvizje dhe Drejtorinë e Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit. Përgjimet e kryera

5

Nga burime bëhet me dije se Çela ka mbërritur në banesën e tij vetëm 5 minuta pas uniformave blu

linin të kuptoje se bëhej fjalë për fustanë nusërie, por gjatë vëzhgimeve në teren nga agjentët e antidrogës, situata pasqyrohej krejt ndryshe. Duke parë dhe të kaluarën kriminale të Gëzim Çelës, prokuroria menjëherë ka ngritur dyshime të forta se kishin të bënin me një grup të strukturuar kriminal që kishte si shtrirje nga Amerika Latine, Itali, Kosovë dhe Shqipëri. Në raport shërbimet e policisë në teren evidentohen disa takime mes Gëzim Çelës dhe kimistes Valentina Tufina. Kjo e fundit gjithmonë, evidentoj si provuesja e “fustanit të nusërisë”, Kokainës, dhe se caktohej nga Gëzim Çela për të parë cilësinë e tij. Në bisedat e përgjuara ajo identifikohet me “Tezja”.

Makina e viktimës

Xhemal Çelës, i ekzekutuar në muaj janar në një atentat me tritol po në zonën e plazhit, nuk ishte një emër i panjohur për policinë shqiptare. 41-vjeçari në vitet 19971998 ishte shoqëruar disa here nga policia, teksa njihej si një të fortët e qytetit të Elbasanit, ndërsa më vonë ai ishte transferuar në qytetin e Durrësit ku ishte përfshirë në biznesin e ndërtimeve. Pistë tjetër e hetimeve është konkurrenca në sektorin

e ndërtimeve në qytetin bregdetar. Kujtim Dyrmishi u ekzekutua me 5 plumba paraditen e djeshme rreth orës 10:40 në plazhin e Durrësit, nga 3 persona të maskuar, identiteti i të cilëve nuk dihet ende. Ekzekutimi i 41-vjeçarit është kryer nga makina në makinë në një zonë mjaft të populluar. Në makinën e braktisur të atentatorëve në Shën Vlash, u gjetën 3 automatikë dhe 24 gëzhoja.

Ministria e Financës dërgon në prokurori Drejtorinë e Auditit për shkelje

M

inistria e Financave dërgon në Prokurori dosjen e Drejtorisë së Auditit për projektet e BE-së. Ky fakt bëhet i ditur nga vetë kjo ministri, pasi janë konstatuar shkelje dhe parregullsi financiare në dosje. Ndërkohë, mësohet se Ministria e Financave ka dërguar dosjen për hetim të mëtejshëm në Prokurori, duke kallëzuar penalisht ishdrejtuesin e këtij institucioni, Pajtim Shehu. Shehu ngarkohet më përgjegjësi për të gjitha shkeljet e evidentuara në tërësinë e këtij raporti, të urdhëruara, kontrolluara, miratuara, dhe firmosura prej tij në ushtrim njëherazi të të gjitha funksioneve të papajtueshme në fushën

e menaxhimit financiar, si dhe për të gjitha rastet dhe shumat e konstatuara me dëm ekonomik për buxhetin e shtetit për faj të tij. “Drejtoria e Auditit të Brendshëm, në Ministri të Financave ka përfunduar auditimin në Autoritetin e Auditimit të Programeve të Asistencës, Akredituar nga Bashkimi Europian (Drejtoria e Auditit për projektet e BE-së). Shumica e shkeljeve të konstatuara në auditim kanë të bëjnë me shkelje dhe parregullsi financiare, të paraqitur nga Titullari i Agjencisë si dhe financierja e kontraktuar.”-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave. Ndërkohë, bëhet me dije se tre punonjës, në përgjigjet e tyre kanë kundërshtuar të

kenë dije, të kenë marrë pjesë apo të kenë firmosur në ndonjë nga procedurat apo transaksionet financiare për të cilat kanë qenë ngarkuar. “Vartësit e kanë akuzuar me shkrim se nuk kanë dijeni, as kanë marrë pjesë dhe as kanë firmosur asnjë nga tenderat e kryera në 3 vite. Agjencia ka shkelur rregullat ligjore në fuqi në fushën e menaxhimit financiar dhe kontrollit, prokurimit publik dhe kontabilitetit. Nuk ka mbajtur aktivitetet e magazinës, si rrjedhim asnjë mall i blerë nuk është gjendje, dhe as që mund të provohet dalja ose destinacioni i tyre. Agjencia ka vepruar në kushtet e mungesës së plotë të një sistemi të kontrollit të brendshëm të menaxhimit financiar.”-thuhet më tej në njoftimin e MF-së.

Greqi

Të burgosurit shqiptarë në grevë urie, iu refuzua leja e përkohshme Prej katër ditësh të burgosurit në burgun e Dhiavata të Greqisë kanë hyrë në grevë urie, pasi u është refuzuar leja e përkohshme. Lajmi është konfirmuar nga vetë të burgosur shqiptar. Siç dihet në këtë burg ka dhe shumë shqiptar, të cilët kryejnë dënimin për veprat e tyre penale. Sipas rrëfimeve të të burgosurve shqiptare, leja e përkohshme, siç e përcakton dhe ligji,

për të dal nga burgu nën mbikëqyrjen e policisë, për aq ditë sa e vendosin strukturat përkatëse, u është refuzuar vetëm se janë të huaj. “Më është refuzuar leja 9 herë, më takon me ligj”, - kështu tregon për Neës24 i burgosuri shqiptar, Marsel Bode. Sipas shqiptarit që vuan dënimin në këto ambiente, mësohet se në burg ndodhen 350 të burgosur, mes të cilëve 150 shqiptarë.


10

E hënë, 16 qershor 2014

Dossier Kanë qenë mbi 30 priftërinj që kundërshtuan në atë kohë propozimet e qeverisë për projektstatutin e klerit katolik. Përballë tyre 20 priftërinj të tjerë kalojnë në anën e qeverisë duke aprovuar në dhjetor të 1950 projektstatutin e klerit katolik sipas vendimit të Komitetit Qëndror të Partisë

Viti 1950 30 klerikët që kundërshtuan Enverin, e zgjedhin vetë Kishën

Konferenca

Kisha Ortodokse në Tiranë para shkatërrimit

N

ëse deri në vitin 1950 konferenca e klerikëve zgjidhte vetë të parët e saj, në këtë vit Enver Hoxha përmbysi gjithçka. Për të zgjidhur çështjen e përmbajtjes të nenit 13-të të projektstatutit të kishës katolike, janë kërkuar mendime, në formë këshillimi, nga shokët sovjetikë. Kanë qenë mbi 30 priftërinj që kundërshtuan në atë kohë propozimet e qeverisë për projektstatutin e klerit katolik. Përballë tyre 20 priftërinj të tjerë kalojnë në anën e qeverisë duke aprovuar në dhjetor të 1950 projektstatutin e klerit katolik sipas vendimit të Komitetit Qëndror të Partisë. Nga Qendra Shqiptare e Rehabilitimit të Viktimave të Torturës zbardhen dokumentë arkivorë, dhuruar prej Arkivit të Shtetit shqiptar një vit më parë. Me këtë shënohet dhe fillimi i luftës së hapur të qeverisë komuniste kundër fesë duke e lidhur veprimtarinë e tyre me elementë armiqësor. Cilat ishin problemet që dolën nga statuti i ri i klerit katolik; si do të funksiononte ky komunitetit në mungesë të bekimit të Papës? Pse mori fuqi problemi i sektit halfeti (i komunitetit mysliman)? Çfarë ndodhi me këtë komunitet? Sekti halfeti më 1950 bëri një mbledhje ku ka zgjodhi një kryesi, duke vendosur të shkëputet nga komuniteti mysliman dhe të lidhet me komunitetin bektashian. Pse e hodhi poshtë Mehmet Shehu vendimin e sektit të halfetit? „Nga ana e Kryeministrisë, e gjithë kjo veprimtari është quajtur ilegale dhe është disaprovuar, për shkak se kjo mbledhje nuk është bërë në rrugën demokratike dhe nuk përfaqëson të gjithë sektin halfeti, inisiatorët e saj (Sheh Abedini etj.) e kanë bërë me qëllime karrieriste dhe ndoshta në këtë punë ka gisht armiku“, thuhet në vendimin nr.245, në mbledhjen që u mbajt më 22 dhjetor 1950. Cili ishte trajtimi ekonomik i komuniteteve fetare nga ana e shtetit? Si reagoi qeveria komuniste shqiptare ndaj çështjës së ndërhyrjes së patriakanës së Stambollit në punët e brendshme të Kishës Orthodhokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Publikohet një nga vendimet më të rëndësishme mbi bazën e dokumentave origjinale që nisin etapën e persekutimit të kishës në Shqipëri dhe vënia nën kontroll të komunitetit mysliman. “...të punohet nga ana e organeve të partisë dhe të sigurimit të shtetit për të thelluar dhe për të çfrytëzuar kontradiktat e brendshme të klerit katolik me qëllim që të izolohen elementët reaksionarë...”, ky është destinacioni i vendimit të prerë e firmosur nga

Cili ishte trajtimi ekonomik i komuniteteve fetare nga ana e shtetit? Si reagoi qeveria komuniste shqiptare ndaj çështjës së ndërhyrjes së patriakanës së Stambollit në punët e brendshme të Kishës Orthodhokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Enver Hoxha në vitin 1950, duke paralajmëruar kështu terrorin e besimit. Sekretari i Komitetit Qëndror të PPSH, Tuk Jakova kthen në vendim problemet fetare që shtroi sekretari i Partisë dhe n/ kryeministri Mehmet Shehu. Kuvendi i priftërinjve, pro dhe kundra qeverisë komuniste. Ccfarë tha Mehmet Shehu në mbledhjen e 22 dhjetorit 1950-të? Cilat ishin vendime që u morën për statutin e klerit katolik; për problemet e sektit bektashian halfetit; trajtimi ekonomik i komuniteteve fetare nga ana e shtetit? Cili ishte reagimi i Mehmet Shehut ndaj patriakanës së Stambollit për ndërhyrjen ne punët e brendshme të Kishës Ortodokse shqiptare në shtetet e bashkuara të Amerikës? Publikohet për herë të parë një nga vendimet më të rëndësishme mbi bazën e dokumentave origjinale që nisin etapën e persekutimit të kishës në Shqipëri dhe vënia nën kontroll të komunitetit mysliman. ***

VENDIM NR.245 Në mbledhjen e tij të datës 22 dhjetor 1950, sekretariati i Komitetit Qendror të PPSH, mori në shqyrtim problemet e mëposhtme që u shtruan nga sekretari i partisë dhe n/Kryeministri shoku Mehmet Shehu: 1-Çështja e statutit të klerit katolik 2-Çështja e sektit Halfeti (komuniteti mysliman) 3-Trajtimi ekonomik i komuniteteve fetare nga ana e shtetit 4- Çështja e ndërhyrjes së patriakanës së Stambollit në punët e brendshme të Kishës Orthodhokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbasi dëgjoi raportin e shokut Mehmet Shehu mbi të gjitha këto çështje, sekretariati konstatoi: 1.Projektstatusi i tretë i klerit katolik bie në kundërshtim me ligjin mbi komunitetet fetare në nenin e tij të 13-të, ku, simbas propozimit të klerit katolik, gjerarkët e kishës katolike (vikarkapitullarët dhe metropoliti) zgjidhen nga konferenca e klerit katolik, i parashtrohen Papës për konfirmim dhe pastaj i paraqiten qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë për aprovim, kurse simbas ligjit të komuniteteve fetare, këta gjerarkë, mbasi të zgjidhen nga konferenca e klerit katolik i paraqiten qeverisë për aprovim dhe pastaj mund të kërkojnë, në rrugën shtetërore, bekimin e Papës. Nenet e tjera të projektstatusit, pothuajse të gji-


11

E hënë, 16 qershor 2014

Dossier

Kishë e shkatërruar

Mehmet Shehu: Marko Lipe, spiuni i Patriarkanës së Stambollit në Amerikë Pse u ngrit çështja e ndërhyrjes së patriakanës së Stambollit në punët e brendshme të Kishës Orthodhokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Mehmet Shehu ngre këtë problem në mbeldhjen e 22 dhjetorit 1950 përpara sekretarit të KQ të PPSH, Tuk Jakova: „Patriarkana e Stambollit, në shërbim të spiunazhit amerikan ka vendosur të dërgojë në Amerikë Marko Lipen, si Peshkop të Kishës Shqiptare atje. Qëllimi i

Patriakanës së Stambollit është të përçajë Kishën Shqiptare në Amerikë dhe ta verë atë në shërbim të qeverisë amerikane dhe të qeverisë së Athinës, kundër interesave të atdheut tonë. Fan Noli, Peshkop i Kishës Shqiptare në Amerikë, në lidhje me këtë çështje, është duke mbajtur qëndrim të drejtë. Fan Noli që ka pas kërkuar me kohë lidhjen organike të Kishës Shqiptare të Amerikës me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, i ka komunikuar Kishës

tha pajtohen plotësisht me ligjin mbi komunitetet fetare. Për të zgjidhur çështjen e përmbajtjes të nenit 13-të të projektstatutit të tretë të kishës katolike, është kërkuar mejtimi, në formë këshillimi, i shokëve sovjetikë. Nga puna e bërë nga organet e partisë dhe të sigurimit të shtetit në rrethet me popullsi katolike, gjë e cila ndodh për herë të parë, në konferencën e fundit të katolikëve, ku u muar në diskutim projektstatuti i tretë i tyre, nga të 56 priftërinjtë, 21 u çfaqën për propozimet e qeverisë. 2. Sekti halfeti këto kohët e fundit ka bërë një mbledhje ku ka zgjedhur një kryesi dhe ka vendosur të çkëputet nga komuniteti mysliman dhe të lidhet me komunitetin bektashian. Nga ana e Kryeministrisë, e gjithë kjo veprimtari është quajtur ilegale dhe është disaprovuar, për shkak se kjo mbledhje nuk është bërë në rrugën demokratike dhe nuk përfaqëson të gjithë sektin halfeti, inisiatorët e saj (Sheh Abedini etj.) e kanë bërë me qëllime karrieriste dhe ndoshta në këtë punë ka gisht armiku. Sektit halfeti i është rekomanduar nga Komiteti i Besimeve Fetare që, në rast se dëshiron të zgjedhi kryesinë e vet dhe të marrë vendime të këtilla, duhet të veprojë duke marrë pëlqimin e të gjithë besimtarëve të sektit. 3. Komuniteti Mysliman, Komuniteti Bektashian dhe Komuniteti Orthodoks, i kanë paraqitur Kryeminis-

sonë Orthodhokse se tash kjo lidhje do të ishte e padëshirueshme sepse gjoja do të përdorej prej armiqve si një element për të luftuar Kishën Shqiptare të Amerikës. Sinodhi i Shenjtë i kishës sonë Orthodhokse ka konsakruar vendimin e Kongresit të III-të orthodhokse mbi pranimin e kërkesave së Fan Nolit për t’u lidhur me Kishën tonë orthodhokse, dy ditë përpara se të vinte telegrami i Fan Nolit që e konsideron tash këtë kërkesë si të pa dëshirueshme“.

trisë kërkesa të tepruara fondesh për vitin 1951 si edhe kërkesa të tjera në lidhje me trajtimin ekonomik të tyre. Këto kërkesa pjesërisht janë të drejta“.

Cilat ishin problemet që dolën nga statuti i ri i klerit katolik; si do të funksiononte ky komunitetit në mungesë të bekimit të Papës?

4. Patriarkana e Stambollit, në shërbim të spiunazhit amerikan ka vendosur të dërgojë në Amerikë Marko Lipen, si Peshkop të Kishës Shqiptare atje. Qëllimi i Patriakanës së Stambollit është të përçajë Kishën Shqiptare në Amerikë dhe ta verë atë në shërbim të qeverisë amerikane dhe të qeverisë së Athinës, kundër interesave të atdheut tonë. Fan Noli, Peshkop i Kishës Shqiptare në Amerikë, në lidhje me këtë çështje, është duke mbajtur qëndrim të drejtë. Fan Noli që ka pas kërkuar me kohë lidhjen organike të Kishës Shqiptare të Amerikës me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, i ka komunikuar Kishës sonë Orthodhokse se tash kjo lidhje do të ishte e padëshirueshme sepse gjoja do të përdorej prej armiqve si një element për të luftuar Kishën Shqiptare të Amerikës. Sinodhi i Shenjtë i kishës sonë Orthodhokse ka konsakruar vendimin e Kongresit të III-të orthodhokse mbi pranimin e kërkesave së Fan Nolit për t’u lidhur me Kishën tonë orthodhokse, dy ditë përpara se të vinte telegrami i Fan Nolit që e konsideron tash këtë kërkesë si të pa dëshirueshme. Në lidhje me të gjitha këto, mbasi e diskutoi çdo çështje veças, sekretariati i PPSH-së

Vendos: 1-Për të zgjidhur çështjen e nenit të 13-të të projekt- statusit të tretë të kishës katolike, të pritet mejtimi i shokëve sovjetikë. Ndërkohë të punohet nga ana e organeve të partisë dhe të sigurimit të shtetit për të thelluar dhe për të çfrytëzuar kontradiktat e brendshme të klerit katolik me qëllim që të izolohen elementët reaksionarë dhe të binden masat takolike si dhe klerikalët e vegjël dhe të mesëm për drejtësinë e politikës së shtetit në lidhje me kishën katolike. 2-Të punohet nga ana e Komitetit mbi besimet fetare dhe nga organet e sigurimit që në konferencën e ardhshme të sektit halfeti të vijnë elementë pro pushtetit, që në këtë konferencë të zgjidhen si antarë të këshillit dhe të kryesisë elementë me një të kaluar të pastër dhe me qëndrim të mirë dhe të dështojnë tentativat për çkëputjen e sektit halveti nga Komunitetit Mysliman e për lidhjen e tij me Komunitetin Bektashian, mbasi një gjë e këtillë do të na dëmtonte rëndë dhe prej saj nuk do të përfitonte përveçse armiku. 3-Kërkesat e Komuniteteve myslimane, bektashiane dhe ortodokse të shqyrtohen nga Këshilli Ministerial dhe të aprovohen ato që janë të drejta. 4- Në anën e Komitetit mbi besimet fetare të orientohet Kisha Orthodhokse që të protestojë për ndërhyrjen ilegale të patriarkanës së Stambollit në punët e brendshme të Kishës Orthodhokse Shqiptare n’Amerikë; kjo protestë t’u dërgohet të gjithëve patrikëve të botës, Fan Nolit, të shtypet në gazetë dhe të transmetohet në radio Kisha Orthodhokse të orientohet gjith’ashtu që t’i dërgojë Fan Nolit vendimin e Sinodhit të Shenjtë mbi lidhjen organike të Kishës Orthodhokse shqiptare t’Amerikës në Kishën t’onë orthodhokse dhe zbatimi i këtij vendimi të Sinodhit të lihet fakultative për Fan Nolin. Shtypi dhe radiua të demaskojnë tentativat e patriarkanës së Stambollit dhe të mbështesin qëndrimin e tashëm të Fan Nolit në lidhje me këtë çështje. Tiranë, më 22.XII.1950 Sekretari i Përgjithshëm i P.P.SH Enver Hoxha Përgatiti materialin arkivor: V.Murati


12

E hënë 16 qershor 2014

Sociale

Skema e re e pensioneve

Në fshat dhe në qytet, sa kontribute do të paguajnë të moshuarit Në model është supozuar që përqindja e kontributit që derdhin të vetëpunësuarit në bujqësi të rritet gradualisht derisa në vitin 2025 masa e kontributit që paguan një i vetëpunësuar në bujqësi të barazohet me kontributin minimal

D

okumenti i politikave të pensioneve paarshikon një sërë ndryshmesh për mënyrën se si do të paguhen kontribtet dhe sa do të rritetn për çdo vit. Në Skemën e Pensioneve në Shqipëri ekzistojnë dy nënskema, një urbane dhe një rurale. Ka dallime ndërmjet kontribuesve urbanë dhe ruralë, masave përkatëse të kontributit, pagave mesatare mbi të cilat llogariten kontributet. Gjithashtu, ka dallime ndërmjet përfituesve urbanë e ruralë, masave të përfitimeve dhe koeficientit të indeksimit të pensioneve. “Për këtë arsye, programi aktuarial afatgjatë PROST operon me dy modele të ndarë nga njëri tjetri, një për pjesën urbane të skemës së pensioneve dhe një për pjesën rurale të saj. Në secilin prej modeleve skema përkatëse trajtohet si e veçantë, dhe më pas programi jep mundësinë e mbledhjes së rezultateve të të dy modeleve”parashikon dokumenti për reofrmën e pesnineve. Në skemën urbane përqindja e kontributit për pensione është 21.6% dhe mbetet e pandryshuar për një vit më pas do të fillojë një rritje e lethtë. Në skemën rurale të vetëpunësuarit në bujqësi derdhin kontribut në masa të përcaktuara me VKM çdo vit (e ndryshme për zonat fushore e malore), masa të cilat janë shumë më të vogla se kontributi që derdh një i vetëpunësuar në qytet. Pjesa tjetër e këtij kontributi deri tek kontributi minimal, derdhet nga Buxheti i Shtetit. Sipas strategjisë së barazimit të kontributit minimal të skemës rurale me atë urbane, në model është supozuar që përqindja e kontributit që derdhin të vetëpunësuarit në bujqësi të rritet gradual-

isht (me të njëjtën masë reduktohet kontributi që Buxheti i Shtetit derdh për llogari të të vetëpunësuarve në bujqësi) derisa në vitin 2025 masa e kontributit që paguan një i vetëpunësuar në bujqësi të barazohet me kontributin minimal. Në këtë vit, përqindja e kontributit për pensione që derdh i vetëpunësuari në bujqësi do të jetë 21.6% dhe kjo përqindje do të mbetet konstante deri në vitin e fundit të periudhës së parashikimit. Në të dyja opsjnet e propozuara nga Ministria e Mirëqënëies Sociale kontributet e fshatit me ato të qytetit do të barazohen në vitin 2017. Numëri i kontribuesve Përqindja e numrit të kontribuesve në qytet ndaj popullsisë në

Në skemën urbane përqindja e kontributit për pensione është 21.6% dhe mbetet e pandryshuar për një vit më pas do të fillojë një rritje e lethtë moshë pune është supozuar të rritet gradualisht gjatë gjithë periudhës së parashikimit. Raporti i numrit të kontribuesve urbanë me popullsinë në moshë pune rritet gradualisht nga 24.5% të totalit të popullsisë në

moshë pune në vitin bazë në 33.1% në vitin 2080. Numri i kontribuesve në skemën rurale është supozuar në ulje deri në vitin e fundit të parashikimit. Është parashikuar që numri i kontribuesve ruralë në vitin e fundit të parashikimit të jetë sa 40% e numrit të kontribuesve në fillim të periudhës. Arsyet e uljes së numrit të kontribuesve në skemën rurale janë: skema nuk është inkurajuese, lëvizja e popullsisë rurale drejt zonave urbane, niveli i ulët i produktivitetit në fshat dhe kultura e dobët në drejtim të derdhjes së kontributeve për sigurimin e pleqërisë. Indeksimi i pensioneve në fshat dhe qytet Për pensionet e skemës urbane

apo rurale për vitet 2012 e 2013 janë vendosur shifrat reale të rritjes së masës së pensioneve sipas VKM “Për rritjen e pensioneve” për vitet përkatëse. Për vitet në vijim pensionet janë indeksuar sipas inflacionit. Mosha ligjore e daljes në pension për femrat në skemën rurale është e ndikuar fuqimisht nga numri i nënave më shumë fëmijë të cilat dalin në moshën 50 vjeç. Për skemën e fshatit mosha e femrave është marrë 57.6 sa në vitin bazë. Për sa u përket projeksioneve të opsioneve për reformë, mosha e daljes në pension për femrat në këtë skemë do të rritet gradualisht duke u barazuar me atë të femrave në skemën rurale në vitin 2032.

Fakulteti Filologjik

Rrokaj: Filologjiku kundër draftit për arsimin e lartë, jo heqjes së Part-Time

D

rafti i ri për arsimin e lartë, duhet të vazhdojë të mbështesë Sistemin e Bolonjës. Kështu shprehet për dekani i Fakultetit të Histori Filologjisë, Shezai Rrokaj, i cili thotë se universitetet shqiptare tashmë kanë një përvojë në këtë sistem, ndërkohë që në drafti nuk duhet të cënojë as autonomi thotë rrokaj. Nga ana tjetër ai vlerëson ndërmarrjen e reformës, por në të duhet të merren parasysh propozimet e senatit të Universitetit të Tiranës. “Unë them që universitete shqiptare kanë një përvojë shumë të madhe sot, kanë bërë një rrugë të gjatë, janë futur në kartën e Bolonjës. Duhet ndjekur profili i Bolonjës

cmyk

dhe duhet dhënë autonomia e plotë e universiteteve që nga menaxhimi deri te financa. Për këtë detyrimisht qeveria duhet të ketë guximin për të dalë përtej kornizave të përcaktuara nga ligji i buxhetit të shtetit, i cili e trajton universitetin si institucion të varësisë dhe jo si një institucion i pavarur- “tha  Shezai Rrokaj, dekan i Fakultetit të Histori Filologjisë.  Dekani shprehet se edhe Sistemi part-time nuk mund të hiqet. Ai nuk e ka cënuar ciklin me kohë të plotë. Nga ana tjetër ky është një cikël që ofron të ardhura të konsiderueshme për institucionet e arsimit të lartë. Ai thotë se është e nevojshme një reformin i degëve që ofrojnë uni-

versitetet. ‘’Sistemi partime nukë shtë ai që i kundërvihet reformës dhe cilësisë të universiteteve. Problemi është se ne hapim sisteme, i hapim dyert pa i subvjencionuar. Qeveritë kanë dashur të masivizojnë këtë por pa e mbështetur këtë me mjetet përkatëse dhe nga ana tjetër kanë kërkuar që të rritet cilësia në Universitete”thekëson Rrokaj. Ndërkaq në një qëndrim të unifikuar këshilli i Fakultetit të Histori Filogjisë është shprehur edhe kunëdr rritjes së tarifës së rregjistrimit të studentëve, apo dhe heqjes së të drejtës që kanë studentët për të zgjedhur drejtuesit e fakulteteve.


Mistere

Studimi, Toka fsheh një oqean të stërmadh

Njeriu i vetdijshëm edhe në botën tjetër

Civilizimi i lashtë Minoan

Si shfaqen fantazmat në Kështjella E vendosur në pjesën perëndimore të Bulevardit Franklin në Cleveland, Ohio, Kështjella Franklin është e njohur si një prej kështjellave me fantazma dhe më të mistershme në të gjithë botën cmyk

NASA teston diskun fluturues


14

E hënë 16 qershor 2014

Mistere

Si shfaqen fantazmat në Kështjella

E

vendosur në pjesën perëndimore të Bulevardit Franklin në Cleveland, Ohio, Kështjella Franklin është e njohur si një prej kështjellave me fantazma dhe më të mistershme në të gjithë botën. Kjo ndërtesë historike është e përberë nga katër kate dhe 20 dhoma, dhe është e ndërtuar në stilin arkitekturor gotik. Megjithëse kjo ndërtesë ka një rëndësi të madhe historike, ajo është me shumë e famshme për hijen e misterit dhe për fantazmat që e rrethojnë. Gjatë viteve, raportime të ndryshme për këtë kështjellë të mbushur me fantazma janë shfaqur shpesh herë dhe kanë qënë edhe shpesh në faqet e para të gazetave, megjithatë misteri i fantazmave të kësaj kështjelle ndodhet ende brënda mureve të frikshme të saj. Dëshmitarët raportojnë lëvizje të shpirtrave të shqetësuar nëpër korridore. Zërat jo njerezore të individëve të vuajtur dhe femijëve që qajnë janë shumë të zakonshme në këtë vend. Do të ishte e çuditshme që të shkohej në këtë kështjellë dhe të mos ndodhte asgjë jashtëzakonshme. Episodet Hannes Tiedemann Cudell & Richardson ishin arkitektët e përgjegjshëm per këtë mrekulli arkitekturore. Ata e ndërtuan këtë keshtjellë në vitin 1865 për një emigrant gjerman, Hannes Tiedemann, i cili ishte i njohur për faktin që kërkonte një disipline shumë strikte. Ai ishte gjithashtu i njohur si shitës ushqimesh dhe një bankier investimesh i cili kishte reputacionin si një njeri me një temperament të keq. Megjithëse teoritë mbi Hannes Tiedemann që ishte shumë autoritar dhe fizikisht abuziv me familjen e tij janë shpërndarë shumë, e vërteta do të ngelet gjithmone një mister, pasi asnjë nga raportimet nuk ka patur prova të besueshme. Hannes Tiedemann kishte nje familje shume te

madhe dhe shume sherbetore ne keshtjelle dhe besohet se ai ishte seksualisht i perfshire me shume gra ne keshtjelle, ku perfshiheshin kamarieret dhe sherbetoret. Besohet se ai ishte i pergjegjshem per shume vdekje qe kane ndodhur ne Keshtjellen Franklin dhe besohet se ai ka varur, mbytur dhe masakruar viktimat e tij. Muret e Keshtjelles Franklin fshehin historine e nje numer te madh vdekjesh qe kane ndodhur ne Keshtjelle. Aroma djallezore e vdekjes perjetesohet nga fakte te fshehta ne formen e dyerve gracka dhe dyerve te fshehura qe cojne ne dyshimet per lojera te ndyra qe mund te jene bere aty. Vdekje të mistershme Megjithëse nuk ka të dhena përmbledhëse mbi numrin e vdekjeve të ndodhura në Kështjellen Franklin, kërkuesit mendojnë që ka patur disa vdekje që nuk e kanë parë dritën e diellit, pra që nuk janë bërë të ditura. Vdekja e parë që ka ndodhur në keshtjelë, ishte vdekja e Emma, vajzës së Hannes Tiedemann, e cila në moshën 15-vjecare mendohej se kishte diabet. Shumë shpejt mbas kësaj Tiedemann humbi mamanë e tij të moshuar Wiebka. Gjate pak viteve ne vazhdim, edhe tre te tjere prej femijeve te tij vdiqen dhe ndoshta ishte pikerisht ky fillimi i besimit qe e verteta e fshehur mbi keto vdekje misterioze fshihej brenda ne keshtjelle. Shume kerkues jane te bindur qe lindja dhe vdekja e nje numri te madh foshnjesh ne keshtjelle nuk eshte treguar. Besohet gjithashtu qe Tiedemann e ka varur madje edhe mbesen e tij ne nje prej tuneleve sekrete te keshtjelles. Legjenda gjithashtu tregon qe Hannes Tiedemann ka mbytur shume gra kur ato kundershtonin kerkesat e tij, apo e kapnin ate duke i tradhetuar. Besohet se trupat e tyre fshiheshin ne kalime dhe tunele sekrete dhe dhoma sekrete. Megjithese Luise,

gruaja e Hannes Tiedemann vdiq ne vitin 1895 nga semundja e melcise, ka shume qe besojne qe edhe ne kete rast ishte vrasje. Fantazmat ne ditet e sotme ne Franklin Castle Nje pamje e zakonshme e pershkruar nga individet eshte ajo e nje gruaje te veshur me te zeza, e cila mendohet te jete Rache, nje prej shume sherbetoreve apo kamariereve qe eshte masakruar per vdekje nga Hannes Tiedemann. Deshmitaret gjithashtu permendin qe kane degjuar zera te femijeve te vegjel qe qajne dhe vizionin e paforme te fytyrave te vajzave te reja. Njerezit qe e kane vizituar keshtjellen gjithashtu permendin nje ndjesi neverie dhe faji qe duket se i rrethon.

Fëmija i porsalindur që flet N

gjarja e çuditshme ka ndodhur në qytetin Norilsk të Rusisë, ku një foshnjë djalë nisi të flasë disa minuta pasi kishte lindur. Sipas lajmit që bëhet i ditur nga faqja “pravda.ru”, thuhet se foshnja fliste fjalë në dijeni të plotë. Gazetari thotë se ishin çuditur jashtë mase kur kishin parë vetë aftësitë përtej të zakonshmes të fëmijës me emrin Stetan. Sapo kishte lindur, fëmija

kishte thënë “baba”, e pas disa minutash “nënë”. Kur një ditë më pas, e ëma, Liza, i thotë të birit “do vijë babi”, Stepan tha: Babai? Kush? Psikologja-gjinekologe Marina Papanova që ishte e pranishme gjatë lindjes së Stepanit, deklaroi se e kishte dëgjuar fëmijën të fliste me veshët e saj. “Punoj qysh prej vitit 1986 në këtë maternitet dhe kurrë nuk më ka rastisur një episod i tillë.

Fëmijët e sapolindur e kanë shumë të vështirë t’i belbëzojnë këto fjalë”, tha ajo. Papanova vazhdon më tej: “Embrioni është i përshtatshëm të edukohet qysh në bark të nënës. Ai mund ta ndjejë botën nëpërmjet ndjenjave të së ëmës. Nëse me embrionin punohet dhe mundohet t’i jepet një edukim si fëmijë i lindur, fëmija mund të lindë me aftësi të jashtëzakonshme”, tha ajo.


E hënë 16 qershor 2014

15

Mistere përqind e sipërfaqes së planStudimi, 70 etit tonë përbëhet nga uji, por akoma më shumë mund të strenën sipërfaqe. Pas dekadash Toka fsheh hohet studime, shkencëtarët kanë arritur se nëntoka strehon një oqean të nënjëpërfundimin sasi uji tre herë më të madhe se sa sasia e ndodhur në sipërfaqen e stërmadh tokës. Kjo sasi ndodhet “e bllokuar”

jeron se gjatë evolucionit të planetit tonë, uji ka dalë nga thellësia në sipërfaqe të Tokës dhe jo si pasojë e përplasjeve të kometave me akull, sic sugjerojnë pjesa më e madhe e teorive. “Proceset gjeofizike në sipërfaqen e Tokës, si tërmetet apo vullkanet janë një pasqyrim i asaj se çfarë ndodh nën tokë, larg syve tanë”, thotë Jacobsen. Ai dhe kolegët e tij mendojnë se sasia e madhe e ujit ndodhet në një zonë që ata e kanë quajtur “zona e tranzitit të ujit”, zonë që ka një shtrirje të gjërë nga Atlantiku në Paqësor, duke përfshirë edhe pjesën më të madhe të nëntokës së Shteteve të Bashkuara.

në 660 kilometra thellësi, thonë studiuesit. Ky zbulim mund të cojë në rishikimin e të gjitha teorive mbi mënyrën e formimit të planetit tonë. Gjeofizikani Steve Jacobsen nga Northwestern University në Shtetet e Bashkuara, njëkohësisht bashkëautor i studimit thotë se zbulimi sug-

Njeriu i vetdijshëm edhe në botën tjetër

N

jë eksperiment unik shkencor ka ardhur deri te dëshmitë se ndoshta disa nga «mediumet shpirtërore» kanë aftësi paranormale. Shkenctarët që kanë marr pjesë në hulumtimin e kryer në Universitetin e Arizonës (http://www. arizona.edu/) theksojnë se zbulimet janë aq të pazakonshme dhe hulumtojnë themelet e mbijetesës të vetëdijes pas vdekjes. Deri tani të gjithë shkenctarët kanë hedhur poshtë problematikën e lidhur për “jetën pas vdekjes”, derisa mediumet shpirtërore janë quajtur sharlatanë. Mirëpo, studimi i parë laboratorik i një grupi të mediumeve ka zbuluar se ata posedojnë një aftësi shpirtërore për t’i vendosur faktet për të afërmit e vdekur të nerëzve të cilë shpirta i kontaktojnë nëpër seansat. Eksperimenti kishte kyqur 5 mediume, dhe dy persona të panjohur për mediumet që kishin parashtruar pyetje për të afërmit e tyre të vdekur. Në të dyja gruet e eksperimentimit, të ndarë, secili medium ka kaluar nga një orë me njerin

“Si përfundim i hulumtimit është se ekzistojnë disa mediume shumë të shkathtë që mund të bëjnë diçka tëjashtëzakonshme.” Fshehtësia e suksesit të tyre nuk është e njohur. Është çkyqur çdo lloj mundësie për mashtrim të pavetdijshëm apo për ndërfutje të vetëdijshme

nga personat në laborator ku ishte vendosur një paravan mes tyre, si pengesë fizike për të ndarë kontaktin vizuel. Nën video mbikëqyrjen e pandërprerë të shkencëtarëve, secili nga mediumet ka bërë bisedë me personat e vdekur, të afërm të atyre personave të panjohur që ndodheshin në laborator. Atyre u ishte lejuar të përgjigjen në pyetjet me fjalët: “po dhe jo”. Pas përfundimit të secilës seancë, detajisht janë analizuar informatat që mediumet i posedonin. Si mesatare, mediumet posedonin më shumë se 80% të informative për të afërmit e vdekur të personit të tretë që ndodhej matanë paravanit. Të dhënat Informatat e poseduara ishin të llojit: emrat e tyre, animet jetësore deri te rrethanat e sakta për vdekjen e tyre. Njëri nga mediumet ka arritur saktësinë madje edhe deri në 93 %. Tashmë shumë kohë skeptikët suksesin e mediumeve e sqarojnë me të ashtuquajturën “lexim të ftohtë”, brenda të cilit «lexim» mediumet kanë parapritje

inteligjente për njerëzit e vdekur. Mirëpo, shkenctarët që e kishin kryer këtë hulumtim, ofruan informata që kanë qenë të arritshme edhe për mediumet dhe 60 persona tjerë. Saktësia e tyre ishte 36 %, ndërsa parapritja më e mire ariti madje edhe deri në 54 % duke u përputhur me faktet. Duke i prezentuar zbulimet në publik, Journal of the Society for Psychical Research, hulumtuesit kanë përfunduar se disa mediume shumë të shkathtë kanë aftësi për të fituar informata të sakta. Gary Schëartz, udhëheqës i hulumtimit ka përfunduar: “Si përfundim i hulumtimit është se ekzistojnë disa mediume shumë të shkathtë që mund të bëjnë diçka tëjashtëzakonshme.” Fshehtësia e suksesit të tyre nuk është e njohur. Është çkyqur çdo lloj mundësie për mashtrim të pavetdijshëm apo për ndërfutje të vetëdijshme. Në një eksperiment mediumi ka theksuar se ka komunikuar me nënën e ndjerë të të hulumtuarës, tre ditë para séances dhe e ka thënë lutjen të cilën nëna ia kishte lexuar hulumtueses në fëmijëri.


16

E hënë 16 qershor 2014

Mistere

Civilizimi i lashtë Minoan

K

ur arkeologu britanik Sir Arthur Evans zbuloi Pallatin 4.000 vjeçar të Mino-ve në Kretë në vitet 1900, ai vëzhgoi një civilizim të humbur prej shumë kohesh. Minoanët, ashtu si i quajti Evans, ishin refugjatë nga Egjipti Verior të cilët ishin përjashtuar nga pushtuesit e Jugut rreth 5.000 vjet më parë. Arkeologët moderne kanë vënë në dyshime këtë version të ngjarjeve, dhe tani ADN-ja antike e marrë nga shpellat në Kretë sugjeron që civilizimi Mino ka lindur nga fërmeret e hershem të cilët janë vendosur në atë ishull mijëra vjet më herët. Minoanet lulëzuan në Kretë për rreth 12 qindvjeçarë, dhe me pas mendohet se ata janë shkatërruar nga një shpërthim katastrofik i vullkanit të ishullit, dhe me pas nga një cunami. Ky civilizim ka mbushur mitet greke me histori si ajo e Minotaurit, një krijesë gjysmë njeri dhe gjysmë dem që jetonte në një labirint. Evans ishte nder të paret që eksploruan Kretën pasi mori pavarësinë nga Perandoria Osmane në vitin 1898. Ekipi i tij zbuloi Pallatin 4.000 vjeçar të Mino-ve, dhe zbuloi artefakte shumë të ndryshme nga ato të gjendura në Epokën e Bronzit të Greqisë, duke përfshirë këtu edhe varre rrethore me mure të trasha që ngjanin me ato të Afrikanëve Veriorë dhe shkrime akoma të padëshiruara. Të tjerë kanë sugjeruar që Minoanet kishin origjinën e tyre me Lindjen e Mesme, Turqinë e ditëve të sotme apo Mesdheun. George Stamatoyannopoulos, një gjeneolog në Universitetin e Uashingtonit në Siatëll, i cili është duke u marrë me këtë problem për më shumë se një dekadë, shpresonte që mund t’i jepte fund debatit duke parë ADN-në e Minoanëve. “Një prej motivimeve kur e nisa të gjithë këtë ishte për të parë nëse Sir Arthur Evans kishte të drejte apo jo”, -tha ai.

Studimet Ekipi i Stamatoyannopoulos mblodhi mostra të kockave dhe të dhëmbëve të me shumë se 100 individëve që jetonin në Kretë ndërmjet 4.900 dhe 3.800 vjet më parë. Ekipi i analizoi të dhënat e ADN në dy laboratorë të ndryshëm. Mostrat e Minoaneve përmbanin 21 shënjues mitokondrik ADN-je, duke përf-

shirë 6 që ishin unike për Minoanet dhe 15 të përbashkët me popujt Europianë moderne, dhe të Epokës se Bronzit. Asnjë prej Minoaneve nuk kishte shënjues mitrokodrikë të ngjashëm me atë që janë në popujt e ditëve të sotme në Afrikë. Sipas Stamatoyannopoulos, ka mundësi që Minoanët të jenë pasardhës se popujve Neolitike që kanë emigruar

Të fshehtat e “Shkëmbit të vajtimit”

N

jë zë koral vajzash flet për një histori tragjike. Historia ka ndodhur në Krujë, afro 600 vjet më pare dhe më pas u kthye në legjendë. Ngjarjet zhvillohen mes maleve, ndërsa ushtritë osmane kishin rrethuar kështjellën dhe prijësi legjendar, Skënderbeu, luftonte për mbrojtjen e qytetit. Rapsodi popullor thotë se, këtu mes grykave të maleve, si në një amfiteatër tragjik natyror, 90 vajza, për të mos rënë në duart e ushtrisë së huaj, fluturuan nga një shkëmb i lartë, drejt humnerës. Qysh prej

atij moti, shkëmbi buzë greminës mori emrin Shkëmbi i Vajës. Qindra vjet pas kësaj historie, vendi është po ai. Male dhe gryka të thella, ku bashkë me historinë e vajzave, flenë edhe legjendat. Shtëpizat e reja, ndanë kështjellës, janë mbi të njejtat themele, mbi të vjetrat. Edhe këngët, gjithashtu. Pllaja e 1000 puthjeve. Këtu mijëra djem, që shkonin në luftë, ndofta, për të mos u kthyer më përqafoheshin me të dashurat dhe me familjarët e tyre, me një dhimbje të madhe. Poshtë shkëmbit legjendë, ku prehen ëndërrat e vajzave mar-

tire, kalon një përrua i gjatë. Që mban edhe ai një emër tragjik, Përroi i Vajës. Për qindra vjet me radhë, në përkujtim të vajzave martire, populli i Krujës vajtoi heroinat e tij, duke mbushur me lot vaji përroin ndën shkëmb. Sipas banorëve, ky vend nuk do t’i ketë ditët të gjata. Tek përroi poshtë tij, industria do të ndërhyjë duke e shndërruar atë në një liqen për hidrocentral. Duke e shndërruar tashmë në absurd edhe këngët me legjendën për një shkëmb dhe një përrua që s’do të ekzistojnë më për sytë e publikut.

në Europë nga Lindja e Mesme dhe Turqia. Gërmimet arkeologjike sugjerojnë që fermerët e hershem jetonin në Krete rreth 9.000 vjet më parë, kështu këto mund të jenë paraardhësit e Minoanëve. Ngjashmëritë ndërmjet artefakteve minoane dhe egjiptiane mund të kenë qenë si rezultat i shkëmbimit kulturor përmes Detit Mesdhe. Wolfgang Haak, një

arkeolog molekular në Universitetin e Adelaide në Australi, mendon që historia e hershme e Kretës më shumë mundësi është më e komplikuar, më shumë popuj Neolitikë që arrijnë në kohë të ndryshme. “Megjithatë është mirë të shohim disa të dhëna, nëse janë të vërteta, nga ky rajon i Europës që kontribuojnë tek një ‘fjalëkryq i madh dhe kompleks”, tha ai. Stamatoyannopoulos vë në dukje që zbulimet e ekipit të tij janë të limituara pasi ADN-ja mitokondrike është vetëm një linje e vetme amësore për secilin individ - mamaja e mamasë dhe kështu me radhë. Me Johannes Krause, një palaentolog në Universitetin e Tubingen në Gjermani, tani ekipi planifikon të bëjë kërkime të tjera më të detajuara për të mësuar më shumë për Minoanët.


E hënë 16 qershor 2014

17

Mistere

NASA deklaron se ka kapur një sinjal Alien të para 80.000 vjetësh

M

inistria britanike e Mbrojtjes ka nxjerrrë në qarkullim dosjet e reja elektronike të pranishëm në arkivat kombëtare. Është interesante të theksohet se një nga këto dosje ka bërë sensacion më shumë se të tjerët. Dokumenti është bashkangjitur në një artikull të botuar në World News, Javore, (15 shtator 1998 Vol 19 No 51). Aty tregohet se si NASA ka zbuluar dhe decoduar një sinjal të bazuar në matematikën SOS, sinjal qe vinte nga një

planet jashtë Galaxy tonë.Sinjal u zbulua në janar të vitit 1998, por u deshën disa muaj për të deshifruar mesazhin. Çdo gjë ka shkuar me sa duket pa u vënë re. Ekspertët e NASA-s thonë se kanë zbuluar një thirrje fatkeqësie nga një qyteterim i huaj ne hapësirë që kishte arritur ne Tokë! Sinjali SOS eshte perceptuar ne toke pas 80.000 vjet ku janë pranuar dhe regjistruar në kasetë në fund të janarit 1998. Sipas një burimi të rangut lartë të NASA-s në Houston, shkencëtari rus hapësirë Viktor Yulakoë,ka kryer një kërkim me observatorin

në veriperëndim të Moskës te mbeshtetur nga Kombet të Bashkuara. Dr Kulakov argumenton se sinjali erdhi nga një pikë përtej galaktikës tone më të afërt- Andromeda - dhe eshte dërguar nga qeniet që kishin arritur me sa duket një qytetërimi më të avancuar sesa e jona këtu në Tokë. “Vetë fakti që ne kemi marrë dhe deshifruar mesazhin, vërteton dhe hedh tej çdo dyshim se njohuritë dhe teknologjite e tyre kanë qenë me te larta se sa mundësite tona,” tha Kulakov. “Dhe, ndërsa ishin para nesh ne zhvillim,

unë mund të them me siguri se sinjali SOS i vdekjjes se civilizimit të tyre nuk ishte rezultat i një katastrofe kozmike. Mendoj se ka qene rezultat i nje vetshkaterrimi me armët bërthamore.” «Çfarëdo që tu kete ndodhur, me sa duket ai qyteterim nuk kishte asnjë mjet për largimin e popullatës së mbetur. Një udhëtim përmes hapësirës ndërplanetar ishte në dispozicion të tyre, por vetëm në një nivel shumë të kufizuar. Mesazhi e bën shumë të qartë se ata ishin të bllokuar në botën e tyre”, përfundoi Dr. Kulakov.

NASA teston diskun fluturues

Vietnam, vajza që ndez zjarrin vetëm me forcën e mendimit

N A

gjencia amerikane e hapësirës, po përgatitet që ta lansojë “diskun fluturues” në atmosferën e tokës për të testuar teknologjinë që mund të përdoret për të aterruar në planetin, Mars. Me dekada, NASA është varur nga e njëjta parashutë e dizajnuar që të ngadalësojë

anijen kozmike pasi ato hyjnë në atmosferën e Marsit. Por tani NASA ka nevojë për një parashutë më të madhe dhe më të fuqishme nëse dëshiron që të zbres objekte më të rënda dhe astronautët. Të mërkurën, nëse e lejon edhe koha, një balonë që e mban automjetin

në formë disku pritet të lëshohet nga Haëai. Më pas, automjeti do e ndez motorin raketor të saj dhe të ngjitet për 54 km. Disku do të fryj më pas një tub për të ngadalësuar zbritjen poshtë nga shpejtësia supersonike dhe do të shpalos një parashutë për ulje mbi ujin.

jë vajzë e vogël në Vietnam ka pushtuar faqet e internetit dhe është bërë biseda e përditshme e të gjithëve me dhuntinë saj të pazakontë. Ajo arrin që të djegë në flakë çfarëdo lloj objekti vetëm me forcën e mendimit dhe i ka vënë në mëdyshje dhe pikëpyetje të mëdha shkencëtarët që janë habitur me rastin e saj. Babai i vogëlushes shprehet e se e vuri re dhuntinë e jashtëzakon-

shme të të bijës pas aksidenteve të shumta me elektroshtëpiaket në shtëpinë e tij, që merrnin flakë papritur. Prindërit e saj vunë re se objektet përfundonin në flakë edhe pse nga trupi i vajzës nuk dilte ndonjë shkëndijë apo dritë. Vajza e vogël iu nënshtrua edhe ekspertizës mjekësore, por që nuk nxori si rezultat ndonjë anomali me trupin apo organizmin e saj.


18

E hënë 16 qershor 2014

Kulturë ishin parë shqiptarët e dy A shekujve të kaluar nga gazeNjë histori tarët perëndimorë si luftëtarë, si myslimanë, si të krishterë bijtë e ftohtë e e Skendërbeut, të edukuar, të pagdhendur apo ekzotik? Si do paraftyronte një amerikan në shqiptarëve nga ishekullin e XIX shqiptarët nëse ai ishte një lexues i gazetës The gazeta New New York Times? Përgjegja rreth kësaj është përmbledhur shkurtimisht në boYork Times timin e fundit të shtëpisë botuese

Artini nga Prishtina, i cili ka dal në shitje në panairin e librit.

Gazetari Virtyt Gacaferri, ka hulumtuar arkivat e The New York Times dhe në mënyrë të përmbledhur i ka servuar lexuesit pjesë nga tekstet më interesante të artikujve të shkruar për shqiptarët nga viti 1850 deri në vitin 1912. “Kam zgjedhur këtë periudhë pasi këtu diskutohet identiteti dhe prejardhja e shqiptarëve e cila nuk është gjithmonë ajo që shqiptarët do kishin dëshirë. Pas vitin 1912 gazeta mbulon luftën ballkanike dhe kryesisht krimet mbi popullatën civile shqiptare që do duhej

Instituti i Promovimit të Vlerave në gjuhën Shqipe organizoi konferencën e dytë mbarëkombëtare në Elbasan, prej së cilës u hartua një rezolutë drejtuar instancave gjuhësore dhe shtetërore për të mbështetur praninë e përbërëses gege brenda standardit të përmirësuar dhe të pasuruar të shqipes, të cilën e botojmë më poshtë të plotë

Gjuhëtarë rezolutë për gegnishten: Të integrohet zyrtarisht në shqipe!

D

itën e shtunë, datë 14 qershor, në një nga sallat e bibliotekës publike të qytetit të Elbasanit, dega elbasanase e Institutit të Promovimit të Vlerave në Gjuhën Shqipe (IPVGjSh) zhvilloi konferencën e dytë mbarëkombëtare me temën “Gegnishtja sot dhe elbasanishtja”. Në të morën pjesë studiues, filologë, pedagogë dhe njerëz të letërsisë dhe gjuhësisë nga disa rrethe si dhe specialistë të disiplinave sociolinguistike që dhanë kontributin me kumtesat dhe diskutimet e tyre. “Kjo konferencë u zhvillua në vijim të një debati të gjatë në mediat shqiptare rreth problemit të trajtimit të gjuhës si një trashëgimi specifike e etnosit shqiptar, e cila, në kushtet e reja të gjeopolitikës ballkanike të pas viteve ’90, realisht i ka përmbysur shumë të dhëna të periudhës së mëpërparshme dhe kërkon ridimensionim dhe hapësira të reja zhvillimi”, tha kreu i Institutit, studiuesi Primo Shllaku. Sipas tij, kumtuesit që e morën fjalën janë pjesëmarrës aktivë të debatit mbarëshqiptar lidhur me gjuhën dhe propozues të një sërë modifikimeve që duhen zbatuar për ta rilancuar shqipen në kushtet e riunifikimit kulturor të Shqipërisë me Kosovën, si dhe të sfidës së impaktit me gjuhët e mëdha europiane në prag të integrimit të shqiptarëve në BE.

Mbi vështrimet socio-linguistike nuk munguan kritikat për politikat e ngushta gjuhësore të së kaluarës dhe për praktikat e ndrojtura ndaj vetë parimeve të Kongresit të Drejtshkrimit 1972. Nga të gjithë kumtuesit pothuajse u theksua me të madhe nevoja për një prani më të gjërë dhe pa paragjykime të gegërishtes në shestimet e reja dhe përmirësimet e standardit. “Por theksi kryesor u vendos mbi nevojat urgjente të “shpëtimit” të gegnishtes, të mirëmbajtjes së saj dhe të mbrojtjes së saj si kryedialekt konstitutiv i shqipes që mbart një letërsi të pandërprerë prej rreth 500-600 vjetësh e që deri në ditët e sotme jep një produkt serioz me vlera të spikatura”, tha Shllaku si një nga “mbrojtësit” konsistentë të integrimit të sotëm të gegnishtes, përkundër erës së mohuar. Konferenca tërhoqi vëmëndjen që institucionet, të cilat merren me gjuhën dhe gjuhën e letërsisë duhet të trajtojnë më me kujdes ekuilibrat e brendshëm të gjuhës që kanë të bëjnë me shprehësinë, me ruajtjen e traditës, me imunitetin ndaj agresionit të barbarizmave si dhe me promovimin e sa me shumë stileve të ligjërimit letrar dhe jo vetëm. Në fund konferenca doli me përfundimet e saj në formën e një rezolute që u drejtohet instancave gjuhësore dhe shtetërore për të mbështetur praninë e përbërëses gege brenda standardit

të përmirësuar dhe të pasuruar të shqipes. Teksti i rezolutës është ky: Rezoluta Dega e qytetit të Elbasanit e Institutit për Promovimin e Vlerave në Gjuhë Shqipe (IPVGjSh), në konferencën e saj mbarëkombëtare të mbajtur në Elbasan datë 14.06.2014, pasi shqyrtoi një sërë faktorësh objektivë dhe subjektivë që kanë të bëjnë me nevojat imediate të rilancimit të gjuhës shqipe në kushtet e zmadhimit të arealit ndërkomunikues shqiptar, si dhe me perspektivën njëkalimëshe që ka bota shqiptare për t’u integruar në familjen e madhe europiane, gjë që do ta rrisë impaktin gjuhësor të saj me gjuhët e mëdha të kulturës dhe shprehësisë, shprehu shqetësimin për fatin e papërcaktuar të gegërishtes si pjesë e madhe konstitutive e gjuhës shqipe, që flitet prej rreth katër milionë shqiptarësh dhe shkruhet prej një grupi përherë në rritje letrarësh cilësorë. Specialistë, njohës dhe përdorues të vetdijshëm të gjuhës u shprehën kritikë me praktikat e Kongresit të Drejtshkrimit, i cili, megjithë përshkrimin e ekuilibruar të marrëdhënieve mes dialekteve në shestimin e profilit të standardit, në realitet nuk arriti t’i kapërxejë me sukses zotimet e veta fillimore për një gërshetim dialektor. Qoftë për shkak të parimit fonetik të toskërishtes që u vu në

Gjergj Fishta

bazë të standardit, qoftë për zhvillim të paparashikueshëm të një prirjeje autotelike të vetëmjaftueshmërisë, gegërishtja e famshme e boshtit vertikal dhe horizontal të kulturës mbarëshqiptare, e të folurit dhe e shkrimit letrar u “dëbua” faktikisht nga gostia gjuhësore e shqiptarëve. Për arsye që gjenden në instinktet e së shkuarës moniste, gegërishtja u rrëzua në prestigj dhe ajo iu lëshua një fati të papërcaktuar. Kjo vlerë

Konferenca e zhvilluar në Elbasan

e madhe e qytetërimit shqiptar u zhgrrye e u përqesh, u difamua dhe u la pas dore, thua se në të nuk ishte shkruar një letërsi e mbushur me parësi, që nga agu i Rilindjes europiane ku duhet të zgjoheshim edhe ne, e deri tek modernistët shqiptarë të fundshekullit XX. Kërkesave të përsëritura nga ana e jonë për një përgjigje të përgjegjshme se, po të humbiste gegërishtja, çfarë do të bëhej me letërsine e madhe gege, me


E hënë 16 qershor 2014

19

Kulturë

Gazetari Virtyt Gacaferri, ka hulumtuar arkivat e The New York Times dhe në mënyrë të përmbledhur i ka servuar lexuesit pjesë nga tekstet më interesante të artikujve të shkruar për shqiptarët nga viti 1850 deri në vitin 1912

monumentet e shpallura si të tillë të gjuhës shqipe, me « Eposin e Kreshnikëve », me « Përrallat Kombëtare » dhe me « Kanunin e Lekë Dukagjinit », qendrat e mëdha të studimit e të prestigjit shkencor nuk i kanë dhënë ende asnjë përgjigje. Kjo na detyron të mendojmë se ata nuk merakosen për humbjen e gegërishtes dhe pasojat e kësaj humbjeje. Një pjesë e madhe e debatit të ndezur kohët e fundit lidhet me faktin se disa gjuhëtarë të shkollës gjuhësore preskriptiviste të Tiranës e kanë kuptuar se standardi nuk mund të zhvillohet në asnjë drejtim tjetër përveç se atij të gegërishtes, me format e saj të reduktuara sociolinguistikisht ekonomike si dhe me morinë e nuancave që i mungojnë motrës së tij të vogël, toskërishtes. Ky fakt e bën të domosdoshëm vijimin e debatit dhe përfshirjen në të të sa më shumë specialistëve, jo vetëm nga fusha e gjuhësisë, por ajo e sociolinguistikës, psikologjisë, filozofisë, antropologjisë, jurisprudencës, moralistikës, fesë dhe shumë nga ajo

të shikohej ndaras, ndoshta në një libër tjetër…”, ka thënë autori. Në libër mund të gjinden përshkrime të personaliteteve histori shqiptare si Isa Boletini apo Tringë Smajli e cila është quajtur Jean Dark e Shqiprisë; pjesë nga tekstet e gazetës prestigjioze të cilat flasin për gjakmarrjen, përkatësinë fetare të shqiptarëve apo edhe nonshalancën e tyre ndaj fesë. Gjithashtu përshkruhet lojaliteti elastik i shqiptarëve ndaj Perandorisë Otomane dhe trajtimi i shqiptarëve si subjekt i paranorisë në kohën e

e forcave krijuese letrare. Duke peshuar sesa rëndësi jetësore ka për ruajtjen e kulturës kombëtare si dhe për afirmimin e pertinencave specifike identitare gjuha, kultura e gjuhës dhe gjuha e kulturës, të cilën ne e kemi për fat të mirë ende, kërkojmë të sensibilizohet jo vetëm shoqëria që e ndien, por s’e identifikon dot si pengesë, por edhe qendrat e kërkimit gjuhësor e letrar, katedrat e gjuhës e letërsisë në universitetet tona të dy kryeqyteteve e kryeqendrave tona brenda dhe jashtë shtetit amë, qendrat e studimit specifik gjuhësor dhe Akademia e sotme e Shkencave, e Tiranës dhe e Prishtinës, QSA-ja, Ministria e Arsimit e Sporteve që harton kurrikula, ajo e Tiranës dhe e Prishtinës, si dhe Ministria e Kulturës, ajo e Prishtinës dhe, sidomos, ajo e Tiranës që ka marrë përsipër të ruajë trashëgiminë jomateriale dhe të rijetëzojë gjuhën. Kërkojmë: * shteti shqiptar që, me vetdije

tkurjes së saj. Parathënia e librit e shkruar nga Anton Ndreca e quan librin “një histori e ftohtë” duke aluduar se në këtë libër historia dhe identiteti shqiptarë nuk shihet me pasionin e një patrioti por me objektivitetin e një gazetari i cili zbulon një racë të re në Evropë. Në libër gjithashtu ka edhe pjesë të cilat trajtojnë Lidhjen e Prizrenit dhe Kongresin e Berlinit dhe vendimet të cilat janë marrë atëherë. Libri përfundon me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe hyrjen e trupave serbe në Durrës.

dhe përkushtim, po i afrohet BE për t’u bërë pjesë e establishmentit të tij, të respektojë marrëveshjet e ratifikuara prej tij dhe të respektojë parimet e mrekullueshme të shpirtit unitar europian mbi ruajtjen dhe zhvillimin e diversitetit kulturor * të përgatiten shkallë-shkallë kushtet për një normëzim modern e praktik të gegërishtes e cila, që në krye të herës, është shfaqur e gatshme për të “shkarkuar” elementet joqenësore të fjalës * katedrat e gjuhës shqipe pranë fakulteteve të fokusohen në studimin e veçantive të këtij kryedialekti dhe të bëjnë shkallë-shkallë propozime për afrime drejtshkrimore të standardit me format e reduktuara gege që kanë 100 vjet që e kanë fituar qytetarinë në shqipen * të bëhen studime, sipas udhëzimeve shumë serioze të Çabejt, për studimin e gegërishten me perspektivën e përafrimit të dy kryedialekteve tona në një shtrat të përbashkët jopreskriptiv, por evolutiv * të adoptohen nga institucionet tona të monitorimit gjuhësor metodat eksperimentale dhe teknologjia e matjeve gjuhësore për përcaktimin e prirjes zhvillimore të gjuhës * për dëmtimet dhe humbjet e saj gjatë këtyre 70 viteve të fundit gegërishtja të planifikohet që të vihet në mbrojtje me statusin e vlerës jomateriale që “MBROHET NGA SHTETI” * t’i hiqet gegërishtes çdo pengesë formale dhe joformale për t’u shkruar, botuar dhe promovuar * të rilancohet gegërishtja si një idiomë e gjuhës amtare që ka derdhur e derdh kontribute të mrekullueshme në llogarinë e letërsisë mbarëkombëtare me cilësi artistike dhe me spikamë estetike * elementë të gegërishtes të futen pa vonesë e gradualisht nëpër shkollat e sistemit unik parauniversitar dhe të mundësohet përthithja pa firo e letërsisë historike dhe të sotme gege. * të promovohen vepra dhe krijime në gegërisht. Madje do të ishte e udhës që shteti duhet të marrë përsipër të subvencionojë gegërishtshkruesit, të cilët, për hir të së vërtetës, janë të sakrifikuar qysh në çastin kur ata mendojnë se i drejtohen një auditori më të kufizuar. * në të gjitha mbledhjet, tubimet, konferencat e takimet vendimmarrëse të botës shkencore gjuhësore shqiptare gegërishtja të konstituohet si PALË dhe të përfaqësohet prej studiuesish që kanë dhënë prova se nuk kanë qenë kurrë për përjashtimin e gegërishtes nga gignesthe-ja gjuhësore e letrare e kulturës shqiptare. Konferenca II e IPVGjSh-s Elbasan, qershor 2014

Info/Kult

Një kafe, një cigare..., si u kujtua Bekim Fehmiu

N

jë kafe, cigare dhe një gotë ujë, ishin vendosur në hollin e kinemasë “ABC”, në përkujtim të aktorit të madh Bekim Fehmiu, në katër vjetorin e vdekjes së tij. E gjithë kjo ishte një simbolikë, pasi që aktori Fehmiu zakonisht ka preferuar këtë vend për të pirë kafe, sa herë që vizitonte Prishtinën. E miq e familjarë, e kujtonin veprën dhe jetën e Bekim Fehmiut, duke lënë dhe nga një shënim në librin i cili ishte vendosur aty, për të gjithë ata që duan t’i shkruajnë përshtypjet, për aktorin e tyre të preferuar Bekim Fehmiu. Arsim Fehmiu, axha i aktorit të ndjerë Bekim Fehmiu, i cili së bashku me familjarë të tjerë, qëndronin në hollin e Kinemasë ABC, për t’i pritur vizitorët, në kujtim të jetës dhe vdekjes së aktorit të ndjerë, tha se për Bekimin është e tepërt të flasin, pasi që për të flet vet vepra e tij. “Sot i mbush katër vjet, prej ditës kur ka ndërruar jetë. Për Bekimin me fol nga ana e ne familjarëv e është e tepërt, kanë fol të tjerët. Më së miri flasin veprat, të cilat i ka lënë. Atje në ekran i keni kolazhet e filmave që i ka xhiruar. Kjo është një ditë e cila na përkujton jetën e tij personale, familjare, jetën studenteske, jetën si aktor teatri dhe filmi. Ka pasur shumë shokë e dashamir”, tha ai. Ndërsa Milazim Salihu, drejtor i Kinemasë ABC tha se kinemaja do të vazhdojë të përkujtojë aktorin e madh Bekim Fehmiun, duke shpresuar që në një të ardhme të afërt, kjo Kinema do ta mbajë dhe emrin e tij. “Ka qenë nder i jonë, i gjithë Kosovës dhe i gjithë shqiptarëve, ta njohim Bekimin si

Bekim si njeri si aktor, si gjithë bota që e ka pranu. Ne Kinemaja jonë e përkujtojmë, sepse ka qenë pjesë e kinemasë, prej ditës së parë, kur është hap kinemaja ABC, ka qenë pjesë e kinemasë dhe nuk i u ka nda kurrë. Çdo vit pushimet, kujtimet, gjithë kineast e Kosovës, e kanë pasur t lidhur me kinemanë ABC. Ne si kinema e përkujtojmë si artistin, që ka përjetuar të mirat dhe të këqijat e kësaj kinemaje dhe rrugën e saj... Ne si kinema, po shpresojmë që në një të ardhme, kjo kinema do ta merr edhe emrin Bekim Fehmiu”, tha ai. Por jo të gjithë ishin të kënaqur me përkujtimin që Kosova, po i bënë aktor të madh Fehmiu. Regjisori Bekim Lumi, tha se është për keqardhje se si institucionet e vendit, po e injorojnë një moment kaq të veçantë. “Ndërkaq nuk kam si të mos shpreh keqardhjen time, që ky moment i veçantë për ne kalon kryesisht në heshtje, në harresë një injorim total nga ana e institucioneve shtetërore të Kosovës. Gjithashtu është për të ardhur shumë keq, sot këtu në këtë akt me karakter simbolik, mungon pjesa më e madhe e artistëve të vendit tonë. Kujtoj se kjo është më tepër se vetëm shprehje e krizës morale dhe shpirtërore, nëpër të cilën po kalon Kosova. Sepse Bekim Fehmiu, me artin jetën dhe veprën e tij, është dhe do të duhej të ishte testamenti më i fuqishëm i Kosovës në këto qaste”, tha Lumi. Bekim Fehmiu ishte aktor shqiptar nga Kosova. Lindi në Sarajevë, Bosnja dhe Hercegovina më 1 qershor 1936 dhe vdiq më 15 qershor 2010 në Beograd, Serbia.


20

E hënë, 16 qershor 2014

Sport

Franca mposht me lehtësi Honduras

Sukses edhe për Francën. Trikolorët u ndeshën ndaj Honddurasit në ndeshjen e velfshme për grupin E. Një sfidë e lehtë për francezët duke pasur parasysh se përballe kishin një kundërshtarë modest në krahsim me një ekip me yje. Pavarësisht kësaj Franca nuk ishte në formën e saj më të mirë. Kjo pasi pavarësisht lojës së mirë nuk pati një konkretizim të mirë të rasteve të shum-

ta të krijuara. Një problem që nuk u vu re ndaj Hondurasit por që është vendimtar në sfidat e ardhshme. Skuadra filloi që në minutat e para që të ushtronte presion mbi skuadrën e Honduras që arriti të u mundua të mbrohej por edhe u ndihmua nga fati. Gjithçka duket se do të ndryshonte rrjedhën kur në minutën e 43 Palacios do të merrte karotnine dytë të verdhë. Nga

pika e penalltisë do të tregohej i saktë Benzema, duke e çuar kështu ekipin të qetë drejt dhomave të zhveshjes. Në minutën e 48 do të ishte Valadares ai që do tu falte francezve golin e dytë. Një avantazh që duket se i mbajti të qetë francezët në pjesën tjetër të lojës. Sfidapas golit të dytë duket sikur do të ndryshonte, por ishte e vështirë për lojtarë e Honduras ti bënin ballë Matiu-

di me shokë që shtuan ritmin.Skuadra e De Shamps provoi shumë drejt portës së Honduras dhe lodhja duket se u shpërblye. Në minutën e 72-të do të vinte edhe goli i tretë dhe i fundit për sfidën. Do të ishte përsëri Benzema që shënon dhe barazon kështu Nejmar në luftë për këpucën e artë. Me këtë fitore Francezët ecin më të sigurtë drejt dy sfidave të radhës.

Kupa e Botës

Zvicra arrin fitore “in extremis” ndaj Ekuadorit Skuadra Hlevte arriti të merrte fitoren vetëm në minutat shtesë ku pas pasit nga Rodrigez do të ishte Seferoviç ai që do t’i jepte skuadrës së tij avantazhin Jurges Veizaj

N

jë fitore më shumë mund e Zvicrës që merr fitoren e parë. Ashtu si në botërorin e 2010 ku e nisi me fitore ndaj Spanjës, skuadra e Hitzfeld ka arritur një sukses edhe ndaj Ekuadorit. Ndeshja nuk ishte e e lehtë për Shaqirin me shokë. Kjo pasi ju desh minuta e fundit për të shënuar edhe golin e fituar. Sfida nisi me një ritëm të lartë që në minutat e parë. Ritëm i cili më pas solli edhe gabime nga të dyja kampet në mesfushë kjo edhe për shkak të presionit që bëhej për topin. Ndërkohë që vetëm në minutën e 10-të do të vinte edhe goditja e parë e topit. Do të ishte Xherdan Shaqiri ai që do të godiste por pa rezultat. Ndërkohë që në minutat më pas u vu re një ngadalësim i lojës nga të dyja skudrat kjo pasi i duhej të ruheshin nga gabimet. Nuk do të vononte shumë dhe do të vinte goli i parë. Do të ishte futbollisti i Ener Valencia ai që do të shënonte për Ekuadorin duke befasuar kështu zvicerianët që do ta shikonin veten e tyre në disavantazh. Ndërkohë që skuadra latine nuk do të mjaftohej me kaq por përfitoi nga hutimi i hlevtëve duke rrezikuar përsëri. Goditje këto që duket se zgjojnë Berhamin me shokë të cilët fillo-

Zvicër-Ekuador

jnë që të vihen në kërkim të golit. Zvicerianët ishin nisur para sfidës si favoritë, por gjërat ishin shumë të vështira pasi Ekuador bën një lojë të rëndë në aspektin fizikë. Të kuqtë tentojnë me çdo kusht të rrezikojnë nga krahët por që ndalen shumë mirë nga mbrojtja e Ekuadorit që tregohej mjaft e rrezikshme dhe në kundërsulm. Kur kishin vetëm pak minuta nga mbarimi i pjesës së parë do të ishte Ayvor ai që do të ishte shumë afër golit për ekuadorianët,

por që do të gabonte në momentin e fundit. Kështu të dyja skuadrat shkojnë drejt dhomave të zhveshjes me Ekuadorin që ruan avantazhin. Pjesa e dytë do të ishte edhe më Lojtari i Bajern, Shaqiri, bëri një punë mjaft të mirë për skuadrën edhe pse nuk u dallua

emocionante pasi do të sillte edhe përmbysjen e zvicerianëve. Risia do të ishte Mehmedi i cili ishte dhe lojtari kyç që i dha shpëtimin Zvicrës. Kosovari do të arrinte vetëm shtatë minuta pas futjes së tij në fushë të shënonte. Një gol që befason Hitzfeld që nuk besonte se do të vinte asgjë nga një korne. Kosovari arriti të reagojë mjat mirë me kokë duke mposhtur gardianin e Ekuador. Ndeshja do të ndizej edhe më shumë pasi barazimi nuk i duhej asnjërës prej skuadrave që u vunë kërkim të golit. Lufta më mesfushë ishte e madhe. Skuadra e Ekuadorit përdorte shpejtësinë e skuadrës për të bëfaasuar Zvicerianët të cilët reagonin në mënyrë konfuze në mbrojtje. Ndërsa helvetët ishin ata që mundoheshin të presionin nga krahët duke u munduar që me anë të Mehmedit apo dhe Lihshtajner të çonin topa drej qëndrës aty ku gjendej Shaqiri. Lojtari i Bajern bëri një punë mjaft të mirë për skuadrën edhe pse nuk u dallua. ishte Drmiç ai që shënoi për Europianët por që pozicioni ishte i pavlefshëm dhe goli nuk do të quhej. Janë blutë ata që do të rrezikojnë dy herë portën e Bengalios por gardiani zviceran dhe mbrojtja do të reagojë mjaft mirë. Ndërkohë që hyjnë minutat shtesë ndeshja dukej se do të mbyllej me barazim. Ndërkohë që atehëre kur nuk pritej do të vinte edhe goli që do ti jepte fitoren zvicer-

Behrami do të bënte një sprint deri në mesfushë për t’ja lënë topin fazës ofensive anve. Pas një sulmi të Ekuador do të ishte Berhami ai që do të ndalonte gjithçka. Kosovari do të bënte një sprint deri në mesfushë për t’ja lënë topin fazës ofensive. Ndërkohë që më pas do të ishte Rodrigez ai që do të fuste një top nga krahu për në qëndër të zonës aty ku Serfeviç do të godiste drejt portës duke e çuar skuadrën e tij në avantazh. Kështu me këtë fitore Zvicra merr një tre pikësh mjaft të rëndësishëm për vazhdimësinë në grup.

Juventus afër akordit me Sançez

Merteskaer: Gjermania në kërkim të titullit

Morata kërkon transferimin te Juventus

Mançester Junaitid rrezikon të mposhtet nga Juventusi në garën për të nënshkruar me yllin e Barcelonës, Alexis Sançez. Tutosport bën të ditur se klubi italian ka një marrëveshje me Sanchez, por po dështon të gjejë marrëveshje për shumën e transferimit me klubin spanjoll. Juventusi është i gatshëm të ofrojë vetëm nga 12 deri në 14 milionë funte, por katalanasit shpresojnë të pranojnë 20 milionë për kilianin. Megjithatë, duket se një mesatare prej 16 milionë funtesh mund të jetë e mjaftueshme për ta transferuar atë. Junaitid po ashtu ishte i interesuar për Sanchez, por lojtari nuk është i interesuar të transferohet në Old Trafford.

Qëndrori i Arsenalit Per Mertesaker, mendon se Gjermania është e gatshme ta fitojë Kupën e botës gjatë këtij muaji.“Ne kemi përfunduar në pozitën e tretë në dy Kupat Botërore të fundit dhe kjo është vërtet e qëndrueshme”. “Ajo çfarë kemi nevojë në Gjermani pas gjithë këtyre viteve është edhe titulli. Ne po flasim për tituj dhe për trofe. Niveli i kësaj skuadre është vërtet i lartë dhe kjo vjen me përvojë”. “Në vitin 2006, nivelet e pritjes nuk ishin aq të larta. Tash ata janë. Skuadrat tjera shikojnë në ne më ndryshe. Në vitin 2006 dhe 2010 ne ishin gjuetarë, tash ne jemi gjahu”, ka thënë Mertesaker.

Alvaro Morata, dëshiron të kalojë te Juventusi gjatë këaj vere. Sipas Tuttosport, agjenti i lojtarit të Realit i ka dhënë një ultimatum skuadrës spanjolle ta shesë atë te kampionët e italisë gjatë kësaj vere. Nëse nuk do të shitet gjatë kësaj vere, ai ka kërcënuar se do të largohet si agjent i lirë pasi kontrata e tij të skadojë verën e ardhshme. Morata është lidhur me një huazim te Villarreali, derisa për të i interesuar vazhdon të jetë edhe skuadra angleze Arsenal.


21

E hënë, 16 qershor 2014

Politikë

Zhgënjimi

Tifozët spanjollë nuk besojnë te kualifikimi

S

panja nuk do të mund të kualifikohet në fazën tjetër të Botërorit. Ky është mendimi i shumicës së të anketuarve në një sondazh të prestigjiozez “AS”, që u zhvillua pas humbjes 1-5 me Holandën në ndeshjen e parë në grup. Poshtërimi që “Tulipanët” u bënë kampionë të botës në fuqi ka ndikuar edhe të perceptimi i tifozëve të “La Roja”-s, që me sa duket janë shumë pesimistë për vazhdimësinë e idhujve të tyre në “Brazil 2014”. 60% e tyre nuk besojnë më në formacionin e Vicente Del Bosques pas goleadës së pësuar nga Holanda. Në total më shumë se 15 mijë tifozë nga 25 mijë gjithsej e shohin Spanjën jashtë Botërorit, ndërsa 39% që përbëjnë gati 10 të anketuar, mendojnë të kundërtën, duke besuar se Spanja do të reagojë dhe do të jetë mes më të mirave të turneut. “La Roja” do të zhvillojë edhe dy takime në Grup me Kilin dhe Australinë dhe nëse arrin t’i fitojë të dyja sfidat me shumë mundësi do të jetë në 1/8. Ekziston mundësia që Holanda, Spanja dhe Kili ta mbyllin grupin në kuotë të barabartë pikësh dhe në këtë rast llogaritë do të bëheshin me golavarazhin e përgjith-

shëm. Por nëse “Tulipanët” pikë të plota, Spanjës do t’i mjaftonte edhe barazimi me Kilin, që duhet të shoqërohet me një goleadë ndaj Australisë. Mbrojtësi galaktik Sergio Ramos, u shpreh se Spanja duhet të rikthehet pas disfatës së turpshme 5-1 nga Holanda. Rezultati shihet si një fund i dominimit të Spanjës në botën e futbollit, por Ramos ende shpreson se ata do të rikthehen në formë për ndeshjen e të mërkurës ndaj Kilit. “Kjo skuadër

60%

60% e tifozëve nuk besojnë më në formacionin e Vicente Del Bosques pas goleadës së pësuar nga Holanda

ka përvojë dhe ka kaluar nëpër disa kohë të këqija. Ne kemi qenë në gjendje të rikthehemi nga rezultatet si kjo dhe kjo është çfarë e bën një skuadër të madhe” “Ne nuk mund të qëndrojmë duke u ndjerë keq për veten. Ne kemi nevojë të fillojmë të mendojmë për momentin për të mposhtur Kilin”, ka thënë Ramos.

Tifozët spanjollë

Prandeli: Fituam por vuajtëm Trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, thotë se ata “vuajtën” në fitoren e mbrëmshme 2-1 ndaj Anglisë. Sipas trajnerit italian vendimin e FIFA-s për të mos lejuar pauza të tjera gjatë lojës po e vuajnë lojtarët për shkak të nxehtësisë dhe lagështisë. “Ishte çmenduri të mos kesh ndalime në këto kushte. ishte e pamundshme ta ru-

ash atë nivel të intensitetit”. “Skuadra vuajti, por ne ruajtëm superioritetin në mesin e fushës”. “Ne punuam mirë në stërvitje dhe kjo u duk, pasi në mes të pjesës së dytë lojtarët e Anglisë kishin ngërçe. Kjo do të thotë se puna jonë na u shpagua”. “Baloteli dha gjithçka që mundi. Çdokush dha gjithçka”, ka thënë tekniku italian.

Murinjo: Fabregas, lojtari që më duhej Mourinjo u shpreh se Çesc Fabregas do t’i ofrojë një dimension të ri skuadrës së Chelseat. Mesfushori spanjoll të enjten kompletoi transferimin në Stamford Bridge, ku ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare. “Cesc është një lojtar i shkëlqyer, i cili i jep një dimension të ri skuadrës

sonë”. “Ai është ndryshe nga Matiç, Ramires dhe Oskar. Me të kemi një mesfushë të plotë”. “Doja një mesfushor me një stil të veçantë dhe tashmë e kam”. “Biseduam vetëm pesë minuta dhe sqaruam gjithçka. Ai i di mendimet e mia”, ka thënë portugezi për mediat spanjolle.

Kristiano Ronaldo

Sulmuesi

Ronaldo ylli që shoqërohet nga 50 police Ylli luziatan është një ndër sensacionet e Brazilit dhe tifozëve kështu që qeveria Braziliane ka marrë masa për sigurinë e lojtarit

N

jë ndër yjet më të mëdhenj t këtij botërori është topi i artë i vitit Kristiano Ronaldo. Futbollisti i Realit të Madridit është padiskutim një prej lojtarëve më të pëlqyer që merr pjesë në Botëror, dhe kjo u vu re qartë kur kombëtarja luzitane mbërriti në vendin e sambas me tifozë të shumtë. Konkurrentja e Miss “Bum Bum” madje Andresa Urach sakrifikoi jo pak duke u paraqitur e zhveshur ne Campinas, me fanellen e Portugalisë të pikturuar në trup vetëm e vetëm për t’i tërhequr vëmendjen Ronaldos, por gjithsesi pa arritur që ta takonte. ideja se fansat e shumtë që ka Ronaldo mund të shqetësojnë kombëtaren e drejtuar nga Paulo Bento në prag të përgatitjeve të tyre për ndeshjen me Gjermaninë ka bërë që shteti brazilian

të vërë në dispozicion për ruajtjen e Ronaldos me shokë tre lloje të ndryshme forcash sigurie. Policia Federale Braziliane, Forcat Militare të Sao Paolos si dhe Policia e shtetit të Ponte Pretas janë duke mbrojtur momentalisht Portugalinë në vendgrumbulKonkurrentja e Miss “Bum Bum” madje Andresa Urach sakrifikoi jo pak duke u paraqitur e zhveshur ne Campinas

limin e tyre në Campinas. 15 agjentë për perimetër qëndrojnë të gatshëm gjatë 12 orëve që vendgrumbullimi i luzitanëve në Ponte Preta është i hapur. 8 efektivë të tjerë shoqëro-

Xherrard: Italia në superformë Xherrard nuk ka ankesa pas disfatës së Anglisë në Kupën Botërore nga italia. Claudio Markizio dhe Mario Baloteli të dy shënuan për italianë, duke e futur në sandviç golin e barazimit të Daniel Starrixh. “Ata na shkaktuan shumë probleme në krahun e majtë në pjesën e parë, por në pjesën e dytë ne ia dolëm më mirë me këtë. Shumicën e pjesës së dytë ne e luajtëm në pjesën e tyre”. “Pavarësisht rezultatit sonte ne duhet të mposhtim Uruguain të enjten. Është diçka e patjetërsueshme. Ne nuk ishim të sigurt se sa italia është përmirësuar prej dy vite më parë, por ata gjetën mekanizma shtesë. Megjithatë ne luajtëm në nivel

të tyre gjithë kohën”. “Në këtë nivel është shumë mizore. Ju mund të përpiqeni fuqishëm dhe të dilni me asgjë. ishe një mbrëmje e vështirë. ishte e ngrohtë, lagështi – ishte fushë e vështirë – ishte e thatë. Por nuk ka arsyetime. italia ishte shumë e mirë”, ka thënë mesfushori

jnë kombëtaren portugeze në çdo hap që hedh. Ndërkohë që kanë mbështetjen edhe të 20 agjentëve të një policie private me këta të fundit që mbajnë nën vëzhgim çdo cep të vendqëndrimit të tyre. Minimalisht janë 50 efektivë policie që ruajnë Kristiano Ronaldon me shokë për të evituar çfarëdo lloj problemi me fansa të ndryshëm gjatë lëvizjes së përfaqësues europiane nga hoteli në qendrën stërvitore. Ndërkohë që edhe 9 motorë të forcave të rendit dhe dy makina krejtësisht të blinduara i shoqërojnë ata gjithmonë gjatë lëvizjes së tyre. Megjithatë për tifozët portugezë më shumë sesa angazhimi i forcave të sigurisë për përfaqësuesen luzitane rëndësi do të ketë markimi që do t’i bëjnë lojtarët gjermanë yllit të tyre Ronaldo në ndeshjen debutuese të këtij Botërori.

Balotli: Golin ja dedikova të fejuarës Mario Baloteli, është krenar pasi italia mbrëmë shënoi fitore 2-1 ndaj Anglisë në ndeshjen e parë të tyre në Botëror. Goli i Balotelit ishte vendimtar në ndeshje, pasi Daniel Starrixh më herët kishte neutralizuar golin e parë të ndeshjes të shënuar nga Claudio Marchisio. “Jam shumë i lumtur, ishte një emocion vërtet unik. ishte ndeshja ime e parë në Kupën e Botës dhe një ndjenjë e mahnitshme për ta përjetuar. ia dedikoj golin gruas time të ardhshme dhe familjes time”, ka thënë sulmuesi i Milan. Sulmuesi italian zbuloi fejesën gjatë kësaj jave, pasi ia bëri pyetjen të dashurës së tij Fanny Neguesha në kampin stërvitor të italisë në Brazil.


22

E hënë 16 qershor 2014

Biletë

Nga Artan Fuga

Prandaj e ka lënë kulturën dhe arsimin në amulli dhe në kënetë. Por, ne kemi mundësi t’a instalojmë garën e vërtetë, emulacionin, në arsim dhe kulturë, pa i kthyer këto fusha në treg fruta dhe zarzavatesh

Kina - Nga kopjuese në pozicion lideri në teknologji? Dikur Kina i shërbente botës si punishte. Ajo e shkurtoi rrugën drejt pozicionit të një fuqie ekonomike duke kopjuar teknikën e të tjerëve. Po tani përgatitet të ngjitet vetë në krye të renditjes botërore të inovacionit

Konkurrenca pa treg në sektorin publik të arsimit dhe kulturës

D

isa mendojnë se konkurrenca është vetëm konkurrenca për të shitur domate në pazar. Ashtu e kujtojnë edhe konkurrencën në kulturë, ide dhe arsim. Më jep një kile domate të të jap një kile presh. Ccfarë banaliteti injorant! Por, a ka konkurrencë pa qenë konkurrencë tregu shitjesh mallrash me pakicë a shumicë??? Po, ka garë, madje shumë të fortë, pa pasur nevojë të jetë treg allishverishesh... Gara në arsim dhe në kulturë është e domosdohme. Pa garë në kulturë dhe arsim, asgjë nuk ecën përpara. Por, politika e ka tharë këtë garë, rivalitet, emulacion, konkurrencë në këto fusha, as tani nuk shkon ndërmend ta vendoi si mekanizëm zhvillimi. Prandaj e ka lënë kulturën dhe arsimin në amulli dhe në kënetë. Por, ne kemi mundësi t’a instalojmë garën e vërtetë, emulacionin, në arsim dhe kulturë, pa i kthyer këto fusha në treg fruta dhe zarzavatesh. E kanë prishur konkurrencën jo tregtare a para për të promovuar ata që do politika, dhe zakonisht më të paaftët, e dyta, për t’i hapur rrugë shkatërrimit të së mirë publike gjoja i të paaftë të prodhojë garë, pra emulacion, pra konkurrencë jo tregtare... Duan të shkatërrojnë sektorin publik në emër të privatit. Drafti i reformës të arsimit të lartë pikërisht as i shkon ndër

M

arkat kineze ende janë pak të pranishme në Gjermani. Huawei është një përjashtim. Gjithnjë e më shumë konsumatorë në kërkimin e një smartphone shohin fillimisht çmimin dhe pastaj cilësinë. Por Huawei është më shumë se një version i lirë i Apple. Sipërmarrja e themeluar në fund të viteve 1980 në zonën e veçantë ekonomike Shenzhen, është kthyer prej kohësh në një koncern teknologjik. Ashtu si koncerni tjetër kinez i telekomunikacioni ZTE edhe Huawei bën pjesë në zotëruesit kryesorë të patentave në botë. Në 2012 Kina ia kaloi Gjermanisë në numrin e patentave të regjistruara. Vetëm në SHBA dhe Japoni u regjistruan më shumë patenta. Nga 650.000 patentat e regjistruara në Kinë, 60 për qind vijnë nga sipërmarrjet. “Kjo na tregon se transformimi i sistemit kinez të inovacionit është mbyllur”, tha Philipp Böing të enjten (12.06.2014) në forumin ekonomik të ZEW në Mannheim. Me këtë ekonomisti nga Qendra për Studime Ekonomike Evropiane (ZEW) ka parasysh transformimin nga një sistem i ekonomisë së planifikuar, ku puna

mendje se mund të krijohet një mekanizëm konkurrencial që s’ka të bëjë me tregun e mallrave. Ku e kanë zhdukur garën dhe konkurrencën: E para, një doktor në shkencë sipas normave të sotme mbetet përjetë. Pra, mbasi bëhet doktor mund të mos e çajë më kokën të bëjë më shkencë. Pa vendosni rregullin që çdo katër vjet duhet t’i ketë ruajtur parametrat cilësorë të një doktori, përndryshi kthehet përsëri në “rreshter”, dhe do të shihni si do të bëhet copë për të

prodhuar cilësi. E njejta gjë edhe për një “profesor”, sapo merr titullin, e merr përfundimtar, të shkallës më të lartë, dhe prandaj ka të drejtë të flejë mbi diplomë. E dyta, pse jo, buxheti të ndjeki studentin, por brenda universiteteve publike, pra nëse një studente shkon në Gjirokastër për të studjuar, atje t’i shkojë pas edhe paraja, dhe ai universitet të zhvillohet. Kjo është konkurrenca jo tregtare, por emulacioni i ashpër. E treta, studenti duhet të ketë të drejtë që për shumë lëndë jo vetëm

t’i zgjedhë vetë, por edhe të rregjistrohet te ai pedagog që dëshëron pavarësisht se në cilin fakultet është. Të shkojë te pedagogu më i mirë, sipas tij. Ky i fundit të vlerësohet edhe sipas numrit të studentëve. Por, ama vlerësimin nuk mund ta bëjë i njejti pedagog që jep edhe mësim. Edhe pedagogu duhet të kontrollohet, pra jo të ketë edhe arrën edhe gurin, edhe të japë mësim, edhe të vendosë notën për studentin që ka në mësim. E katërta, ndal ndarjes të barabartë të fondeve për cdo fakultet apo departament. Kush bën projekte më të mira të ketë më shumë fonde publike. E pesta, studentët më të mirë do të kalojnë nga bachelori në master sepse përndryshe nuk ka garë mes studentëve. Shkolla duhet të seleksionojë vlerat, jo si tani që pavarësisht notës arrin maja arsimimi. E gjashta, të vendoset lista publike e studentëve më të mirë që merren në punë në administratë, arsim, etj. Nuk mund të merret një student më i keq në punë përpara një më të miri që pret ta zemë prej pesë vitesh në listë pritje. PA FUND MASA TË TILLA MUND TË MERREN. Pra, më i miri të çajë edhe si pedagog, edhe si student, edhe si institucion. Nuk ka ka nevojë për treg mallrash për ta krijuar garën, konkurrencën, promocionin për të mirin. E kemi zhdukur dhe vuajmë prej kësaj. Vetëm vendosja e kësaj site mund të shtyjë përpara cilësinë.

kërkimore zhvillohej në institute dhe e shkëputur nga prodhimi, tek një sistem i karakterizuar nga ekonomia e tregut, ku sipërmarrjet janë forca shtytëse e inovacionit.

siteti i Sheffield është skeptik. Sigurisht ka disa firma dinamike por në përgjithësi ai nuk i konsideron shumë inovative sipërmarrjet kineze. Një shkak është që kokat më të mira të vendit shkojnë më mirë të punojnë për firma të huaja, tha Tylecote në Mannheim. Kjo nuk është më plotësisht e vërtetë, kundërshtoi Albert Heuser, shef i BASF për rajonin e Azisë dhe Paqësorit. Të diplomuarit në universitetet më të mira marrin në konsideratë të bëjnë në sipërmarrje shtetërore një karrierë krejt tjetër nga ajo pranë një firme perëndimore. Koncerni gjerman i kimisë e ka zbuluar Kinën si një qendër kërkimore. 55 milionë euro investon ai në qendrën e tij të zhvillimit në Shanghai. Deri në 2020 një në katër studiues të BASF do të punojnë në rajonin e Azisë dhe Paqësorit, pjesa më e madhe në Kinë.

partneritet inovacioni me Kinën. Kështu kancelarja Angela Merkel dhe Presidenti i Kinës Xi Jinping në pranverë ranë dakord në Berlin që ta shpallin 2015-në vitin e përbashkët të inovacionit. “Ne duam këtë vit të trajtojmë në mënyrë të veçantë tema si urbanizimi, pra zhvillimi i qyteteve, duam të vëmë në qendët të vëmendjes mbrojtjen e ambjentit, prodhimin e energjisë, mobilitetin modern”, tha Schulte për DW. Këto janë fusha në të cilat Gjermania eksporton teknologji në Kinë por ajo shumë shpejt mund të kthehej në konkurrencë për Gjermaninë. Ku mbaron bashkëpunimi dhe ku fillon konkurrenca? “Konkurrenca fillon atje ku krijimi i vlerës zhvillohet në sipërmarrje”, thotë sekretari i shtetit Schütte. Nganjëherë ia vlen për sipërmarrjet të zhvillojnë bashkarisht kërkime. “Por sa më shumë i afrohen tregut, aq më i madh bëhet interesi personal i aktorëve.” Izolimin nga frika e konkurrencës Schütte e konsideron ide të gabuar. Ai jep një shembull: para pak kohësh një mangësi në parametrat e sigurisë të router-it Fritzbox u korigjua duke zëvendësuar komponentin gjerman defektoz me një pjesë të prodhuesit kinez Huawei.

Gati për t’u bërë fuqi teknologjike në botë Kina do jetë në krye të renditjes botërore të inovacionit 5 deri 10 vitet e ardhshme, mendon Philipp Böing. “Kina ka shumë ambicie për t’u bërë një komb teknologjik dhe aktualisht është në prag të realizimit të kësa ambicje”, thotë Böing në intervistë me DW në kuadër të forumit të ekonomisë. Me 2 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto, Kina shpenzon më shumë para për kërkim dhe zhvillim se sa mesatarja e BEsë, thotë Böing. Që ai nuk e sheh Kinën që tani si fuqi teknologjike ka të bëjë me korigjimet që duhen bërë në numrin e patentave të regjistruara: “Vlera ekonomike e patentave është e shpërndarë në mënyrë të pabarabartë. Në Kinë shohim një masë të madhe regjistrimesh patentash. Por vlera mesatare e këtyre patentave është relativisht e vogël.” Ai mendon se Kina pesë deri dhjetë vitet e ardhshme do të arrijë kreun e renditjes botërore. Andrew Tylecote nga Univer-

Viti gjermano-kinez i inovacionit Kina dhe Gjermania duhet të bashkëpunojnë në fushën e inovacionit, thotë Georg Schütte. Georg Schütte, sekretar shteti në Ministrinë Federale për Arsim dhe Shkencë, e quan këtë tendencë globalizim të kërkimit dhe zhvillimit. Si përgjigje ndaj saj Gjermania do të hyjë në një


23

E hënë 16 qershor 2014

Zbavitje

Fjalëkryqi i “Standard” 1

2

3

4

16

17

22

23

5

6

7

18 24

28 35

29

36

37

41

8

9

25 30

31

32

33

49

57

72

27

45

55

63

46

56 59 64

60 65

69

73

40

50

58 62

21

34

44

68

15

39

54

61

14

26

53

67

13

20

48

66

12

19

43

47 52

11

38

42

51

10

74. Janë cilësi.

70

71

74

HORIZONTAL 1. Arti i Horacit. 4. Janë trevat. 9. Gumëzhijnë nga bletët. 16. D’Annunzio poet. 18. Rrethon tokën. 20. Mbyllin një spital. 22. Inicialet e Magritte. 23. Kaçaturian kompozitor. 24. Të parat në stafetë. 26. Shprehet një me çudi. 28. Janë ndenjëset me rezerva. 29. Mund të ngrihen ato parlamentare. 34. Pak latinisht.

35. Gjysmë sferik. 37. Unë dhe ti. 38. Dalin nga shuma e brinjëve në katror. 40. Kaluar në krye. 41. Eshtë shtet aziatik. 43. Eshtë martesë me një... grua. 44. Eshtë filmi... që vlen të shihet. 47. Janë damarët. 48. Janë veshjet... intime. 49. Mund të lihen me orar të tilla. 51. Harris aktor. 52. Janë gjuhët e... provincave. 54. Shkronjësi i vogël... i De Amicis.

57. Një fisarmonikë argjentinase. 58. Organizma Prodhuese Rajonale. 59. Jo kjo... gjë. 61. Bën beee një e tillë. 62. Fillojnë mirë. 63. Një inkursion me mig. 65. Jo kështu. 66. Gibson i kinemasë. 67. Festa pa fe. 69. Qarkullojnë me... fjalë. 70. Kaluar në krye. 71. Në fund të pritjes. 72. Terence aktor. 73. I mungon kafshës.

Fjalëkryqi pa skemë 1 2

3

4 5 6

7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

VERTIKAL 1. Janë gjithmonë në... sulm. 2. Memoria në computer. 3. Inicialet e Bean aktor. 4. Shigjetari i... centaur. 5. Eshtë bota e vërtetë. 6. Emr vajze. 7. Fillojnë hetimet. 8. Dy asa. 9. Qe kaçak. 10. Inicialet e Stone, regjisor. 11. Fillojnë sfidën. 12. Detyroheshin të bënin abiura. 13. Janë në verë. 14. Krahu pa kufij. 15. Eshtë fletë... letre. 17. I bëjnë kurbat me një kub. 19. Nuk tuten fare. 21. Eshtë për të lidhur. 24. Eshtë regjia në kuinta. 25. Qytet kanadez. 27. Mbyllin një spital.

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar P A L A D

I

R R

E

I

K U

O R

T A K

T

Z

F A R

U

E T A T T

R

E L T

N

S

B P

A

P O S

I

O N I

I

T E R Z

I

T

I

I

M

M M

I

E

P H I

C

I

T

A R

I

I L

O R

I

L O E T

L

E T

A

I

I

I

O T T A T E

N G

R S

E K

S P

A

R

S

D

E R

E K

I

N

T A V I

I

E R

A K E

J

T

O

E N

E

P A T

K A T A N D

VERTIKAL 1. Në krye të masave. -Kujt i rrëshket... bie. -Një zakon i keq. 2. Film i Federico Fellini-t. -Fara këngëtare. 3. Ishte muza e komedisë . -Bezhani i Sandër mafishes. 4. Një pjesë e tematikës. -Inicialetn e Goldoni-t. -Llafe pa çifte. 5. Eshtë sport me stil të lirë. -Eshtë ngordhësirë. 6. Direk pa ekstreme. -Lau duart me Jezusin. 7. Fillojnë lejen. -Censori, gjeneral e shkrimtar romak. -Në fund të krahut. 8. Eshtë hidhërim. -Doktori për shkurt. 9. Janë karakteristika fytyre. -Institucione Autonome Tiranë. 10. Ka një mit të famshëm.

J

C O

I

B U N A

që premtojnë të bëhen kampionë. -Mauresmo tensite.

D

P R O K U R O R A N

G U

P U

E N

E R K E D H E L

A D

N D

S

T V

U

E L E

O L O R

M

T E O R

S

D O R R

G A

T

B A R D H E

I M O N M A

E

R

-Radio... e Queen. 11. U shndërrua në arushë nga Artemida. -Ndalet pa det. 12. Qytet francez. -Gjysmë aneksi. 13. Një koleg i Mirel Josës. -Mbyllin komentin. 14. Plaku... i Fizëve. -... Maiden rockband 15. Një është “Një për të gjithë e të gjithë për një”. -Jetonin në Kanaan dikur të tillë. 16. Ekipi pa kufij. -Kufizojnë rastet. -Gjysma e anijes. 17. Një pjesë e olimpiadës. -Guvernator për shkurt. -U shkrua nga Zola. 18. Fillojnë nisjen. -Janë faqet e enës. -Të parat në ambient. 19. Janë bashkësitë. 20. Eshtë gjyqtari me flamur. -Rilexuar pjesërisht. 21. Mund të jenë autonome të tilla. -Shkruhet shkurt TNT . 22. Eshtë provë inteligjence. -Eshtë Shqipëria në Tiranë.

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 46 kuti HORIZONTAL 1. Eshtë shahu i fundit. -Lag Kairon. -Hanks aktor. -Kush është... nuk është aspak abstrakt. 2. Janë diletantët. -Etike pa kufij. -Salgari që krijoi Sandokan. -Fillojnë nesër. 3. Janë veglat. -U shkrua nga Molière. -Hummels mbrojtës i B. Dortmund. 4. Eshtë vepër penale.

28. Penn aktor. 30. Shkroi Luli i vocërr. 31. Rregullojnë trafikun. 32. Eshtë art i të folurit. 33. Fillojnë nazet. 36. Astaire që këtcente tip tap. 38. Eshtë pjalm. 39. Mbahen në simpoziume. 42. Rafael tenist. 43. Një i dhënë pas operas. 45. Ishin dioskurët. 46. Emerson i Emerson, Lake&palmer. 48. Stadi pa lufij. 50. Fillojnë një argument. 53. Sastre aktore. 55. Shkruhet për janar. 56. Janë të gjata ato të dimrit. 57. Perfeksionoi telefonin. 60. Eshtë gjuha e Putin. 61. Pax i Zana Turkut. 64. Digjet në kufij. 66. Mbush vetëm në kufij. 68. Fillojnë tirat. 69. Lufizojnë një zevzek.

-Janë enë të holla gjaku. -Ato të shtëpisë iu bën amvisa. 5. Ente Civile Autonome. -Eshtë material për qiri. -Janë shtypi të tilla si gazeta. 6. Fillojnë motivin. -Eshtë instrumentist si Eric Clapton. -Një udhëton për qejf. 7. Një sëmundje bagëtish. -Një sportist si Andy Murray -Janë përemrat si ne. 8. Inicialet e Delon.

K R E S H N

I K E

A R T U R O

-Një shkëmb i fortë. -Lumë në Francë. -Fatih trainer. 9. Metri pa çifte. -Mbyllen me epilog -Fillojnë temën. 10. Eshtë i Madh në një reality show. -Ross këngëtare -Hagen këngëtare rockstar. -Ramazzotti këngëtar 11. Kazan regjisor. -Ai Katrina shkatërroi New Orleansin. -Turner këngëtare. -Filmat pa fat. 12. I dëgjoi vetëm Odiseu. -Janë ata

L U

P

I G

E R A

T R A A E

F A K T E I

A

D

T A N

I

T A

R C

I

I

I K E

A N

P S O

T E K

I

K A K U R U

S

L

J

I

E L L J A

E A R T E I

E E I

L B

S T E T

I K L

I M I

T E A T R R Z

I

T

U R T E

N D O R E S H

O F E

S

R E D

A R S Y E T I N S E

I O N

I N

S T A F E T A O

I

N P

I O K L E C

F R A K S

D E M E K

K L

S T R A T E G J

E L A L A M E

K

A P

L A P S U S

J

A U T O R O D E R

B O

O P E R A T O R

K O M U N

I

T E T

E E


cmyk


Standard 16 qershor 2014