Issuu on Google+

Suplementi Faqe 13-17

Pse nuk mund të kemi dashurinë që kërkojmë?

Lulzim Basha: Marshimi i 20 shkurtit, detyrë e çdo qytetari në demokraci

Adoleshenca, kjo moshë e “tmerrshme”

Politikë Faqe 3

Të vërtetat që nuk dini për dashurinë

GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE 13 SHKURT 2014 NR: 2883, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO www.standard.al e-mail: info@standard.al marketing@standard.al Botim i “standard”

NDRYSHON LIGJI Pagat e reja për të gjithë punonjësit, sa do të përfitohet pas datës 1 janar

Historia e rrallë, “fitoi” 3 mln lekë

Rrëfejnë katër plakat korçare: Si na mashtroi 52-vjeçari Në bllok Negociatat pa kamera për reformat, Rama dhe Meta 2 orë takim me Idrizin Politikë Faqe 4

Si do bëhet derdhja e kontributeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, për pagat minimale dhe maksimale, për të vetëpunësuarit dhe kategoritë e tjera

Borxhi shtetëror Qeveria u kërkon bankave të shlyejnë, por me kamatë Ekonomi Faqe 10

Lexoni në faqen 12

7 <<

Fasonët:

Ikim në Maqedoni, nëse nuk krijohen incentiva nga qeveria

M

inistri Cani ka ndërmarrë një hap të papritur, duke u shtrirë dorën bankave të nivelit të dytë, të pranishme në tregun shqiptar, që të kontribuojnë në shlyerjen e detyrimeve që shteti shqiptar u ka privatëve. Burime konfidenciale... Faqe 10

Vendimi

Faqe 5

Kompensimi fizik i pronarëve, qeveria: 25 mijë hektarë tokë i kalojnë AKKP-së CMYK

Preja e Litos, të moshuarat e veja, pasi mblidhte informacione, mashtruesi u trokiste në derë dhe u zgjaste dorën për lekë

Bllokimi i furgonëve Protesta në të gjitha qytetet, lihen pa punë 21 mijë shoferë Sociale Faqe 9

Profili psikologjik / 8

Kanalizimet / 5

Julian Sinanaj, i mbyllur në vetvete, s’ndien dhembshuri

Shpronësim banorëve Provimet, si do të të Tiranës së Madhe, bëhet korrigjimi i testeve sa do të jetë vlera

N

N

darja e prindërve dhe mungesa e dashurisë shndërruan Julian Sinanajn në një vrasës gjakftohtë me pagesë, i cili nuk ka dhembshuri ndaj askujt. Ky është përshkrimi i dhënë nga psikologia, e cila gjatë kësaj jave ka zhvilluar një bisedë me të cilësuarin si njeriu bombë...

jë tjetër vendim i marrë dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ishte ai për shpronësimin për interes publik të pronarëve të...

Matura 2014

Sociale Faqe 19


2

E enjte, 13 shkurt 2014

Politikë

Takimi me zyrtarët e lartë suedezë

Kreu i PD-së: Standardet demokratike, nën kërcënimin e qeverisë Basha: Qeveri, sulme të paprecedenta ndaj institucioneve të pavarura, si ILDKP dhe AMA, presionin politik ndaj gjyqësorit Florenc Drizari Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi dje takime me përfaqësues të lartë të Suedisë, duke u paraqitur atyre shqetësimet e fundit të opozitës lidhur me situatën politike në vend dhe proceset integruese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Gjatë takimit që zhvilloi në selinë e PD-së me drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ola Svenningsson, i cili shoqërohej nga i ngarkuari me punë i Suedisë në Shqipëri, Patrik Svensson, dhe i ngarkuari për Shqipërinë në MPJ të Suedisë, Mats Nyström, Basha the se klima bllokuese e ish-opozitës është zëvendësuar tashmë me një fushatë sulmesh gjithnjë e në rritje kundër standardeve demokratike dhe shtetit të së drejtës. Kjo fushatë, theksoi kryetari Basha, e cila filloi me prishjen e konsensusit për ligjin “Për statusin e nëpunësit civil”, ka shkaktuar një shqetësim mbarëpopullor për revanshin ndaj administratës profesioniste publike dhe zëvendësimin e saj me militantë partiakë, për politizimin dhe paralizimin e Policisë së Shtetit përmes shkarkimeve në kundërshtim me ligjit të oficerëve dhe drejtuesve profesionistë, për sulmin e paprecedent në shkelje të Kushtetutës dhe parimit

Kjo fushatë, theksoi kryetari Basha, e cila filloi me prishjen e konsensusit për ligjin “Për statusin e... ...nëpunësit civil”, ka shkaktuar një shqetësim mbarëpopullor për revanshin ndaj administratës publike demokratik të check and ballance ndaj institucioneve të pavarura, si ILDKP dhe AMA, presionin politik ndaj gjyqësorit dhe shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave kushtetuese të opozitës shqiptare. Fryma antikushtetuese e antiligjore e kësaj mazhorance, nënvizoi Basha, shënoi kulmin me skandalin e vjedhjes se miliona deklaratave konfidenciale të tatimpaguesve shqiptare dhe me blerjen në mes të ditës se votës të lirë të qytetarëve në zgjedhjet vendore në Korçë. “Kjo frymë antikushtetuese e antiligjore që po intensifikon përditë me sulmet e saj qeveria shqiptare, ka

sjellë si pasojë rritjen e pasigurisë së shqiptarëve për lirinë, jetën dhe pronën e tyre, shpërthimin e indiceve të krimit të të gjitha llojeve dhe hapa pas në standardet e arritura me aq mund nga shqiptarët gjatë këtyre viteve”, u shpreh Basha. Ai shtoi se e vetmja rrugëdalje nga kjo situatë është insistimi i aleateve dhe partnereve euroatlantike në ruajtjen e standardeve të arritura që kjo qeveri po përpiqet përditë t’i zhbëjë çdo ditë. Gjithashtu në takimin e djeshëm, kryetari Basha i shprehu drejtorit Svenningsson mirënjohjen për mbështetjen që Suedia i ka dhënë dhe vijon t’i japë integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Drejtori Svenningsson e falënderoi kryetarin Basha për pritjen, dhe i theksoi atij se dhënia e statusit të vendit kandidat Shqipërisë do të ishte rikonfirmim i të gjithë punës së mirë që është bërë nga qeverisja e Partisë Demokratike gjatë 8 viteve dhe se e njëjta punë e mirë duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen. Në këtë kontekst, drejtori Svenningsson shprehu keqardhjen për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat çka përbënte surprizë duke marrë në konsideratë faktin që atmosfera dhe gjasat përpara muajit dhjetor ishin tërësisht pozitive. Kryetari Basha iu përgjigj komenteve vlerësuese të drejtorit Svenningsson, duke theksuar se ishte mbështetja e vendosur dhe pa asnjë ekuivok e

“Furgonat”, Berisha: Marshi i 20 shkurtit është antidodi ndaj qeverisë Rama-Meta Një qëndrim të papërgjegjshëm dhe korruptiv të qeverisë Rama - Meta e ka quajtur ish-kryemin istri Sali Berisha vendimin për ndalimin e furgonëve si transportues urbanë. Sipas Berishës, vendimi i qeverisë shkatërron 17-20 mijë vende pune. Për këtë ish-kreu i qeverisë bën thirrje që përdoruesit e furgonëve të dalin në protestën e 20 shkurtit të deklaruar më parë nga Partia Demokratike. “Beteja me furgonët e qeverisë Rama -Meta është një akt shumë i papërgjegjshëm dhe fund e krye korruptiv që shkatërron më së paku 17-20 mijë vende pune. Unë u bëj thirrje të gjithë shoferëve të furgonëve, familjarëve të tyre, të mos përkulen, por të përdorin të gjitha mjetet demokratike, demonstratat dhe grevat për të mbrojtur vendet e tyre të punës. Ju

bëj thirrje qytetarëve të solidarizohen me shoferët e furgonëve dhe familjet e tyre në protestën e tyre të drejtë. Unë ftoj të gjithë shoferët e furgonëve, familjarët e tyre të bashkohen me ne në marshin mbarë popullor të 20 shkurtit kundër mashtrimeve të mëdha elektorale, shkatërrimit masiv të vendeve të punës dhe rritjes të pandalshme të papunësisë, vendosjes së faturës aforfe të energjisë që detyron qytetarët të paguajnë 2.5 herë për energjinë më shume se sa kreu i qeverisë, kundër vendimit për furgonët që i pret bukën e gojës 17-20 mijë familjeve shqiptare. Marshi i 20 shkurtit është antidodi, përgjigjja më e merituar ndaj revanshit të qeverisë Rama - Meta!! sb”, - ka shkruar një ditë më parë në profilin e tij në “Facebook”, ish-kryeministri Sali Berisha.

Lulzim Basha dje në Durrës

Basha-Svenningsson

shqiptarëve ndaj projektit madhor të anëtarësimit në BE e cila ka përbërë shtysën vendimtare në hapat e hedhur përpara në këtë proces. Kryetari Basha shprehu keqardhjen që, për shkak të bllokimit të opozitës së atëhershme dhe tashmë qeverisë Rama, hapat e mëtejshëm në këtë proces madhor u vonuan për më shumë se 2 vjet”, - thuhet në njoftimin e shpërndarë nga zyra e shtypit e Partisë Demokratike.

“Rregullorja e Kuvendit”, PD: Propozim kushtetues, s’kanë lidhje me PS-në Partia Demokratike sqaroi dje kërkesën e saj për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, duke thënë se nuk është e njëjtë me atë të Partisë Socialiste kur ishte në opozitë. Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, në një prononcim për mediat tha se ajo që kërkon opozita është një barazi për të drejtën e fjalës në Kuvend. “Po i referohem thelbit të propozimit tonë. Ne kërkojmë që në debatin parlamentar të respektohet një parim shumë i rëndësishëm që është ai i kushteve të barabarta. Të mos harrojmë që Kuvendi është formimi i vullnetit politik nëpërmjet “përplasjes” së vullneteve politike të forcave të ndryshme politike. Në këto kushte, duke qenë se për opozitën e drejta për fjalën është një e drejtë themelore dhe për të shprehur qëndrimin e saj, Kuvendi është forumi kryesor. Duke qenë se edhe kryeministri përfaqëson ekzekutivin në

raportin me Parlamentin, ajo që kërkojmë ne është një barazi “armësh” në lidhje me shprehjen e këtyre vullneteve politike, në mënyrë që jo vetëm Kuvendi të krijojë vullnetin e tij por dhe opinioni publik dhe zgjedhësit ta kenë të qartë se kush janë vullnetet që përplasen. Kështu që ajo që kërkojmë ne është vetëm një e drejtë themelore që i takon çdo opozite dhe kërkojmë ta sanksionojmë këtë në mënyrë që debati politik të jetë sa më i qenësishëm”, - tha Bylykbashi. Sipas Bylykbashit, propozimi i demokratëve nuk shkel Kushtetutën. “Nuk ka asnjë përplasje me Kushtetutën. Ndërkohë ajo që kërkojmë ne është krejt tjetër. Ne kërkojmë ndërhyrje të përfaqësuesit, e kreut të grupit parlamentar ose të një përfaqësuesi, të jetë për ndërhyrje kryesore ndaj kryeministrit, ato ndërhyrje që krijojnë dhe shprehin një vullnet politik. ”, - theksoi ai.


E enjte, 13 shkurt 2014

3

Politikë

Durrës, anëtarësimet e reja në PD

Basha: Askujt mos t’i mbyllet dera në PD, më 20 shkurt të gjithë në protestë “Një PD pa historinë e saj është pa shtyllë kurrizore. Një PD pa brezin e ri është pa të ardhme” Florenc Drizari Rreth 70 të rinj iu bashkuan thirrjes së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, në qytetin e Durrësit. Procesi i verifikimit të listave të anëtarësisë dhe pranimet e reja në PD ka filluar prej disa ditësh dhe krerët e partisë më të madhe opozitare në vend, pritet ta vazhdojnë këtë praktikë në të gjitha qytetet e mëdha të vendit. Një ditë më parë kreu i PD-së mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar në Durrës, ndërkohë që pasditen e së enjtes pritet që të jetë në qytetin e Elbasanit. Nga qyteti bregdetar, Basha bëri i bëri thirrje të rinjve t’i bashkohen Partisë Demokratike. Duke vënë theksin tek bashkimi dhe ribashkimi i demokratëve, Basha tha se dera e PD-së do jetë e hapur jo vetëm për të rinjtë, por për këdo që dëshiron të bëhet anëtar i Partisë Demokratike.

Rama: Të nxisim sipërmarrësit italianë të investojnë në Shqipëri Kryeministri Edi Rama ftoi dje sipërmarrësit italianë për të investuar në Shqipëri. Gjatë tryezës së punimeve me temë “Lidership dhe bashkëpunim i ndërsjelltë”, mori pjesë edhe kampioni i botës në volejboll, Pasquale Garvina, si dhe ministri i Punëve Sociale Erion Veliaj. “Unë e prita me kënaqësi këtë ftesë, sepse është një grup shumë i veçantë që përfaqëson jo vetëm vlera të rëndësishme të sipërmarrjes, por edhe vlera të rëndësishme etike dhe sociale. Patëm fatin të takoheshim gjatë vizitës sonë në Itali dhe të njiheshim më nga afër, duke bërë të mundur që kjo vizitë të realizohet në një kohë shumë të shpejtë dhe të jetë shprehja e parë e një mundësie reale që ne kemi konstatuar vijimësisht, për të forcuar lidhjet me botën e sipërmarrjes italiane dhe përmes këtyre lidhjeve për të rritur praninë e investimeve italiane në Shqipëri. Grupi Bosch është më shumë se kaq, siç e thashë. Për Edi Rama këtë arsye, vlera e

shtuar e pranisë së tyre nuk është vetëm e lidhur me atë çka grupi përfaqëson financiarisht, por me atë çka grupi përfaqëson në aspektin etik dhe social, si dhe me forcën e jashtëzakonshme për të ndikuar drejtpërdrejt në të ardhmen e tregut të punës përmes formimit profesional. Është pa dyshim, pastaj, qershia mbi tortë, që sot është i pranishëm, bashkë me të tjerët edhe një kampion bote. Këtu në sallë, unë shoh një kampion kombëtar, për vite me radhë, në volejboll. Në atë kohë, kur ishte në kulmin e vet, ndoshta mund të kishte qenë edhe me ekipin e kampionëve të botës të Italisë, Adrian Doçin që e përshëndes, por e kam fjalën për Pasquale Gravina-n, që është një nga heronjtë e një skuadre të famshme, me një histori të jashtëzakonshme që e ngriti Italinë nga një vend i panjohur për volejbollin në një kampion bote”, - u shpreh Rama.

20

shkurt është dita kur Partia Demokratike fton qytetarët të dalin në protestë

Basha “Direktiva ime është e qartë dhe pa ekuivok: bashkim dhe ribashkim pa asnjë paragjykim i gjithë kontributeve nëpër vite, hapje e partisë për pranime të reja nga brezi i ri, por pa i mbyllur derën askujt që dëshiron të anëtarësohet në Partinë Demokratike. Ky bashkim jetik, ky rikthim në partinë e tyre, në shtëpinë e tyre i kontributeve politike në vite, ky vlerësim për themeluesit, qëndrestarët dhe anëtarët pa përjashtim, ky afrim i brezit të ri me PD-në u realizua në formë festive gjatë përvjetorëve 23-vjetorit të degëve që nisën pas përvjetorit të Tiranës këtu në Durrës dhe që i kremtuam në të gjitha degët e vendit. Tani është koha që ky bashkim duhet të marrë jetë në formën institucionale, duke u bërë të gjithë pjesë aktive e strukturës politike nga niveli i seksionit në nivelet e tjera të parashikuara në statutin e partisë tonë”, - deklaroi Basha në aktivitetin e zhvilluar dje në qytetin

PD në Durrës, 70 anëtarësime të reja për një ditë 70 anëtarësime të reja në Durrës iu bashkuan dje Partisë Demokratike. Lajmi konfirmohet nga burime brenda PD-së, ndërkohë që numri total i anëtarësimeve të reja në PD pritet të bëhet zyrtar në fund të procesit. Më herët, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka udhëzuar krerët e PD-së në rrethe të vendit për të rifreskuar bazën e të dhënave të anëtarësisë si dhe për të mundësuar sa më shumë anëtarë brenda kësaj force politike. Pas ripërtëritjes së bazës së të dhënave të PD-së në qytete të ndryshme të vendit, pritet që demokratët të nisin procesin e zgjedhjeve në pare Durrësit. Duke falënderuar organizatorët e këtij aktiviteti për punën e nisur, Basha tha se “sipas raporteve paraprake anë e mbanë Shqipërisë, janë me qindra e me mijëra të rinjtë dhe të rejat që duan të anëtarësohen në Partinë Demokratike, duke i dhënë një mesazh të madh shprese mbarë shoqërisë shqiptare me përzgjedhjen e tyre”. Gjithashtu Basha foli edhe për udhëzimin e ri për të kontaktuar të gjitha ata anëtarë të PD-së që kanë humbur kontaktet apo janë tërhequr nga kjo parti, për t’u bërë sërish pjesë e kësaj force politike. Protestat Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u bëri thirrje të gjithë demokratëve që të marrin pjesë në protestën që pritet të zhvillohet më datën 20 shkurt në Tiranë. Basha tha se protesta e 20 shkurtit do të bëhet jo se kjo qeveri dhe shumica e majtë ka lidhjen e njohur të deshendencës me partinë e Enver Hoxhës, por sepse kjo qeveri ka instaluar e ngritur në sistem brenda një kohe të shkurtër paligjshmërinë dhe mashtrimin e publikut, dy nga shtyllat e politikës së vjetër antidemokratike. Marshimi i protestës me 20 shkurt është një detyrë qyte-

ti, proces i cili duhet të kishte përfunduar në fund të muajit dhjetor. Shtyrja e këtij procesi, sipas krerëve të Partisë Demokratike, është bërë për shkak të axhendës së ngjeshur të opozitës në raport me lëvizjet e fundit të qeverisë. Disa javë më parë, kreu i opozitës, Basha, pati thënë se për demokratët nuk është më e rëndësishme koha se kur do të mbyllen zgjedhjet e strukturave të reja në parti, por kryerja e këtij procesi brenda standardeve dhe dalja me një produkt që t’i shërbejë kësaj force politike në zgjedhjet e ardhshme.

Basha tha se anë e mbanë Shqipërisë, janë me qindra e me mijëra të rinjtë që duan të anëtarësohen në PD tare, është detyrë e çdo qytetari në demokraci. Të nderuar anëtarë të aktivit të Durrësit. Bashkërisht në këtë agorë të madhe të kuvendimit që do të nisë pas përfundimit të procesit të anëtarësimeve dhe rivitalizimit të bazës të së dhënave të kësaj dege dhe të çdo dege tjetër, ne do të nisim procesin zgjedhor në Partinë Demokratike. Por lufta jonë opozitare nuk ka të ndalur në asnjë çast të vetëm. Ndaj paralelisht me angazhimin tuaj i kërkoj aktivit të Durrësit dhe aktivit të degëve anë e mbanë Shqipërisë mobilizim maksimal për të derdhur në sheshin historik “Skënderbej” më 20 shkurt fuqinë e madhe njerëzore të qytetarëve të lirë që do të protestojnë bashkë me ne më 20 shkurt, jo me kokën pas por me kokën para”, - deklaroi nga qyteti i Durrësit kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.


4

E enjte, 13 shkurt 2014

Politikë

Reforma administrative

Vila qeveritare

Financuesit e projektit, Suedia: Duhet konsensus dhe gjithëpërfshirje

Rama-Idrizi

Dreka në Bllok

Negociatat pa kamera për reformat, Rama dhe Meta, dy orë takim me Idrizin Pas deklaratës se forca që ai drejton do të shërbejë si ndërmjetësuese mes mazhorancës dhe opozitës për bashkëpunimin për reformat, kreu i PDIU-së ka zhvilluar dje një takim me Kryeministrin Rama. Në takimin informal të zhvilluar në zonën e ishBllokut në vilën qeveritar numër 31, ku mësohet se pjesë e tij ka qenë edhe Kryeparlamentari Ilir Meta, në qendër të diskutimit mes bashkëbiseduesve ka qenë çështja e ndarjes së re territoriale si edhe negociatat mes palëve për reformat parësore për vendin. Për më shumë se 1 orë e 30 minuta, në takimin e nisur rreth orës 14:30 të mesditës, mësohet se palët kanë diskutuar mundësitë e ecurisë së reformës territoriale, ku nuk përjashtohet edhe pjesëmarrja e PDIU-së në proces, gjë që do t’i kthente vlefshmërinë komisionit parlamentar të ngritur për këtë çështje pak kohë më parë vetëm me votat e mazhorancës. Vetëm dy ditë më parë, në një takim me ambasadorin amerikan Alexander Arvizu, Idrizi tha se PDIU do të jetë katalizatore që mazhoranca dhe opozita të ulen për ligjin e nëpunësit civil dhe reformën territoriale. “Garantova ambasadorin Arvizu për rolin konstruktiv të PDIU-së për një axhendë

të qartë reformash. PDIU do t’i nxitë palët që të ulen për ligjin e statusit të nëpunësit civil, pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi aktin normativ të qeverisë të miratuar në Kuvend, si dhe për kryerjen e reformës administrative dhe territoriale, pasi Partia Demokratike nuk merr pjesë në komisionin kuvendor”, - ka deklaruar kreu i PDIU-së. Ndërkohë, opozita ka bërë të qartë se pa u garantuar më parë konsensusi deri në fund të procesit, gjithëpërfshirja si element dhe rikthimi i besimit mes palëve i thyer me shkeljen e një sërë reformash të votu-

1.5

orë ka zgjatur takimi mes kryeministrit Rama, kryeparlamenarit Meta dhe kreut të PDIU Idrizi

ara me bashkëpunim mes palëve nuk mund të bëhet pjesë e Komisionit për reformën administrative. Në këtë kontekst, mbetet për t’u parë qëndrimi i PD-së dhe aleatëve të saj ndaj mundësisë së bashkëpunimit mes PDIU-së dhe mazhorancës, parti e cila aktualisht është pjesë e opozitës.

LSI, Vasili: S’ka nevojë për plane B apo C, duhet pjesëmarrja e opozitës Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, theksoi se reforma administrative territoriale ka nevojë për pjesëmarrjen e opozitës. I pyetur në intervistën për “Top Channel” se nëse ka një alternativë B, në rast se nuk do të ndryshojë qëndrimi i Partisë Demokratike, Vasili tha: “Nuk kemi pse të paragjykojmë skenarë B apo C për këtë çështje, por më

mirë të shpenzojmë të gjitha energjitë tona që ky komision apo ky mekanizëm legjislativ të funksionojë sa më plotë në të mirë të të gjithëve, sepse do të ndërtohet një e mirë e një shteti më funksionues, më modern në të mirë të të gjithë shqiptarëve, të majtë dhe të djathtë dhe është mirë t’i shërbejmë fort e mirë këtij skenari A, i cili është një skenar pozitivist që na bën mirë të gjithëve”.

Konsultimet me shoqatat e vendorëve. Çuçi: Proces sipas praktikave më të mira evropiane. Reforma parashikon që nga 385 njësi vendore të > reduktohen në rreth 80 të tilla Gëzim Saliu Për reformën administrative territoriale është i domosdoshëm konsensusi dhe gjithëpërfshirja. Kështu bënë të ditur dje përfaqësuesit e shteteve që do t’i japin vulën kësaj reforme nga ana financiare, deklaratë e cila frenon qëndrimet e deritanishme të mazhorancës për përdorimin e kartonëve në Kuvend e në njëfarë mënyre është në unison me pretendimet e opozitës për një proces me garanci konsensusi deri në fund dhe përfshirjen e të gjitha grupeve të interesuara në këtë reformë. Pjesëmarrëse në tryezën e organizuar nga qeveria me shoqatat e bashkive, përfaqësuesja e Ambasadës Suedeze, Lisa Frederiksson, shtet i cili do të jetë një ndër tre kontributorët kryesorë financiarë për reformën territoriale, theksoi se ky proces duhet të ketë gjithëpërfshirje, pasi është në të mirë të qytetarëve. “Ne po e mbështesim Shqipërinë nga ana financiare, por duhet që të arrihet dialog edhe nga ana politike po e theksoj këtë, edhe pse është një çështje e brendshme e vendit tuaj. Kjo reformë duhet të ketë gjithëpërfshirje në mënyrë që të sjellë efekte pozitive për qytetarët”, - tha ajo. Tryeza Në tryezën e rrumbullakët “Reforma administrativo territoriale - sfidat e procesit”, ekspertët ndërkombëtarë, vendet e të cilëve edhe po financojnë reformën, sollën shembullin se si kjo është realizuar në vendet e tyre. “Kur ne e nisem këtë reformë, nuk kishim 100 për qind konsensus polik, kishim një mazhorancë të brishtë në favor të reformës, por edhe pjesa më e madhe e drejtuesve lokale nuk ishin dakord, pasi njëri nga efektet e reformës ishte se ata humbisnin vendin e punës, por ata kuptuan se është më mirë të jetë pjesë e një njësie të fortë lokale që u shërben atyre, sesa pjesë e njësive pa fuqi reale”, - tha ish-sekretari suedez i Shtetit, Lars Ericsson. Ndërkohë, ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, theksoi dje se duhet

Tryeza për reformën administrative

Lisa Frederiksson

“Kjo reformë duhet të ketë gjithëpërfshirje në mënyrë që të sjellë efekte pozitive për qytetarët”tha Frederiksson bashkëpunim i palëve në këtë reformë. “Të bëjmë një proces sipas kërkesave kushtetuese e ligjore dhe praktikave më të mira evropiane. Donatorët kryesorë që asistojnë në vendin tonë për reformën e decentralizimit na kanë dhënë mbështetjen e plotë. Ne duam të bëjmë një reformë t’i shërbejë zhvillimit të Shqipërisë, dhe jo interesave të ngushta politike. Gjithsecili nga ne të kontribuojë që

Shqipëria të ketë modelin më të mirë administrativ territorial që i përgjigjet dhe do t’i përgjigjet zhvillimit të Shqipërisë të paktën për 50 vitet e ardhshme”, - tha Çuçi. Ndërsa kryetari i Shoqatës për Autonomi Vendore, njëkohësisht kreu i Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi, u shpreh se shumë njësi vendore aktualisht janë në vështirësi mbijetese, prandaj duhet reformim. “Reforma administrative duhet të jetë bashkim pjesësh që krijon një mekanizëm të gjallë, një mekanizëm që lëviz. Kjo do të mund të realizohej duke bashkuar komunat me bashkitë, që do të mund të ofronin standarde normale për njësinë e re dhe që do mund të shërbenin si lokomotiva zhvillimi edhe për pjesët e tjera që u shtohen këtyre njësive”, - theksoi Shkëmbi. Reforma administrative territoriale parashikon që nga 385 njësi vendore të reduktohen paraprakisht në rreth 80 të tilla. Pasi u ngrit komisioni parlamentar për këtë reformë me vetëm votat e mazhorancës, opozita ka bërë të ditur se për të marrë pjesë në të duhet më parë që të garantohet konsensusi deri në fund të procesit si edhe rikthimi i tij në disa reforma të rëndësishme të votuara në bazë të bashkëpunimit mes palëve.


E enjte, 13 shkurt 2014

5

Politikë Vizita Në 20 shkurt vjen në Tiranë zv.kryeministri grek Venizelos

Ambasadori grek në Tiranë, Leonidas C. Rokanas, bëri të ditur dje se zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos, do të vizitojë në 20 shkurt Tiranën. Gjatë punimeve të një seminari në Ministrinë e Jashtme për perspektivat evropiane të Shqipërisë, ambasadori Rokanas, vendi i të cilit kryeson Presidencën e BE-së, tha se në procesin e integrimit detyra kryesore u takon institucioneve shqiptare dhe BE është e

Leonidas Rokanas

gatshme të ndihmojë. “Pas vendimit në dhjetor kam dëgjuar nota pesimiste tek ju, por duhet të jete e kundërta. Ju keni

ecur shumë që prej viteve ‘90, keni arritur shumë që prej atëherë dhe ndryshime të mëdha kanë ndodhur në vendin tuaj. Shpresoj se nëse keni bërë gjithë këto jam i bindur se mund të bëni dhe ato që duhen për të hyrë në BE, gjithçka varet nga ju”, - theksoi ambasadori grek. Në këtë kontekst, kryediplomati grek në vend tha: “Kur kishim Presidencën promovuam zgjerimin prej 10 vendesh, që ishte zgjerimi më i madh në BE. Kjo u

quajt Axhenda e Selanikut dhe erdhi pasi deri në atë periudhë vendet e Ballkanit nuk ishin në itinerarin evropian, kishte njerëz që mendonin se vendet e Ballkanit s’kishin interes për BE-në. Së dyti ishte liberalizimi i vizave që erdhi prej Axhendës së Selanikut. Sot po përpiqemi së bashku me Presidencën italiane që zgjerimi të vijë, duke monitoruar ecurinë e vendeve që duan të bëhen pjesë e BE-së”.

Vendimi

Kompensimi fizik i pronarëve, qeveria: 25 mijë hektarë tokë i kalojnë AKKP-së Kanalizimet, qeveria vendos shpronësimin e banorëve të Tiranës së Madhe, sa do të jetë vlera Gëzim Saliu Qeveria vendos kalimin e 25 mijë ha tokë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për fondin e kompensimit fizik të pronarëve. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave u miratua vendimi për identifikimin e sipërfaqes së tokës prej 25 mijë ha, në pronësi shtetërore, dhënë në përdorim njësive të qeverisjes vendore, e cila do të kalojë në fondin e kompensimit fizik, në dispozicion të AKKP-së. “Këshilli i Ministrave vendosi që në fondin e kompensimit fizik, në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, do të kalojë një sipërfaqe toke prej 25.000 (njëzet e pesë mijë) ha, në pronësi shtetërore, dhënë në përdorim njësive të qeverisjes vendore. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronës, drejtoritë e administrimit dhe mbrojtjes së tokës, pranë këshillave të qarqeve, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të identifikojnë dhe të vlerësojnë sipërfaqen e tokës, e cila do të kalojë në fondin e kompensimit fizik, në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”, - thuhej në vendimin e qeverisë. Ndërkohë lista për sipërfaqen e

Mbledhje qeverie

tokës në përdorim të njësive të qeverisjes vendore, që do të kalojë në fondin e kompensimit fizik, në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, duhet t’i paraqitet për miratim Këshillit të Ministrave pas përfundimit të saj. Vetëm pak kohë më parë, qeveria dhe ishpronarët u përfshinë në një konflikt mes tyre për shkak të vendimit të Këshillit të Ministrave, i cili i mori Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave 18 mijë hektarë tokë që ishin për kompensimin fizik të kësaj shtrese.

AKKP dhe ZRPP sipas vendimit duhet të identifikojnë dhe të vlerësojnë... ...sipërfaqen e tokës, e cila do të kalojë në fondin e kompensimit fizik

Shpronësimi Një tjetër vendim i marrë dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ishte ai për shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronave private që preken nga ndërtimi i projektit “Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve të Tiranës së Madhe”. “Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i projektit “Përmirësimi i sistemit të kanalizimit të Tiranës së Madhe”; shpronësimi bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës-Kanalizimeve; Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për tokë bujqësore me sipërfaqe 148 971 (njëqind e dyzet e tetë mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e një) m2, vlerësuar me çmimin konfirmuar nga AKKP-ja prej 448 (katërqind e dyzet e tetë) lekë/ m2, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 66 739 008 (gjashtëdhjetë e gjashtë milionë e shtatëqind e tridhjetë e nëntë mijë e tetë) lekësh. Shpenzimet procedurale, në vlerën 1 240 000 (një milion e dyqind e dyzet mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme

e Ujësjellës-Kanalizimeve”, thuhej në vendimin e qeverisë. Më tej në të bëhej e ditur se vlera totale e shpronësimit, prej 66 739 008 (gjashtëdhjetë e gjashtë milionë e shtatëqind e tridhjetë e nëntë mijë e tetë) lekësh, të përballohet nga buxheti i vitit 2014 për Drejtorinë e Përgjithshme të Ujësjellës-Kanalizimeve. Ndërkohë në vendim theksohej se pronarët e pasurive për të cilat është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZVRPP-ja”, të likuidohen, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit të plotë të pronësisë (certifikatë, hartë kadastrale dhe kartelë të rifreskuar), që do të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës-Kanalizimeve. “Brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të UjësjellësKanalizimeve, të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës në hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit që do t’i vihet në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe, me fillimin e procesit të likuidimit, të fillojë edhe procesi i kalimit të pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit”.

Statusi kandidat

Liberalizim i tregut të punës nga Mitrovica në Gjirokastër Në pritje të vendimit të qershorit, qeveria shqiptare ka miratuar një sërë vendimesh që e afrojnë Shqipërinë me statusin e kandidatit dhe me çeljen e negociatave. Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, dhe ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, bënë me dije dje miratimin e 17 projektvendimeve nga Këshilli i Ministrave, që

shënojnë plotësimin e detyrimeve që Shqipëria ka ndaj BE-së për tregun e punës. Vendimet ndihmojnë edhe lëvizjen e lirë të shtetasve të huaj që kanë dëshirë t�� vijnë të punojnë në Shqipëri dhe nxisin edhe krijimin e më shumë vendeve të reja të punës. “Dua të theksoj se këto 17 marrëveshje janë një pararendje e liberalizimit të tregut të pu-

nës, që ne synojmë ta bëjmë edhe me vende të tjera, sidomos me Kosovën, pas mbledhjes së Prizrenit. Duke filluar nga ky muaj, ne do të kemi një seri reformash legjislative në tregun e punës, çka do të thotë, që ne do të liberalizojmë tregun e punës nga Mitrovica në Gjirokastër”, - tha Veliaj. Ndërkohë, ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, theksoi se me

Veliaj-Gjosha

këto vendime synohet në radhë të parë hapja e vendeve të reja të punës. “Sigurisht, për të gjithë ata persona të shkolluar dhe që duan të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri, pra për të hapur bizneset e tyre apo kompanitë e tyre përkatëse, sepse në radhë të parë dhe në mënyrë direkte, kjo ka të bëjë me hapjen e vendeve të reja të punës”, - tha ajo.


6

â&#x20AC;˘

E enjte, 13 shkurt 2014


E enjte, 13 shkurt 2014

7

Kronikë

Aksidenti Makina del nga rruga, plagosen 5 anëtarë të një familjeje

Shpejtësia e madhe dhe terreni i rrëshqitshëm është motivi i aksidentit të radhës me pesë të plagosur. Kësaj herë në Peshkopi një makinë ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Kuben dhe të plagosur kanë mbetur anëtarët e familjes Qipuri. Fatmirësisht, fëmija që ka qenë në automjet nuk ka marrë lëndime duke shpëtuar, por më e rëndë është gjendja shëndetësore e një prej të aksidentuarve, e cila është transportuar me urgjencë për në Spitalin Ushtarak, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 vetëm 5 kilometra larg Peshkopisë. Sipas informacioneve zyrtare policore, mësohet se një makinë

ka dalë nga rruga si pasojë të shpejtësisë së madhe dhe terrenit të rrëshqitshëm. Sipas policisë, janë plagosur 5 persona, të cilët janë Laureta Qipuri, Bajram Qipuri, Fatbardha Qipuri, Ajet dhe Nexhat Qiouri. Sipas të dhënave, drejt kryeqytetit është transportuar për mjekim më të specializuar nusja e shtëpisë, Laureta Qipuri, e cila është në gjendje më të rëndë krahasuar me të plagosurit e tjerë. Të aksidentuarit e tjerë kanë lëndime më të lehta dhe janë transportuar në spitalin rajonal në Peshkopi. Vetëm ditën e shtunë dy aksidente tragjike tronditën mbarë vendin. Me një bilanc prej 11 të vdekurish dhe 7 të plagosurish re-

Foto ilustruese

zultoi se shkak i dy ngjarjeve të rënda ishte shpejtësi dhe mungesa e sinjalistikës në rrugë. Këto ngjarje nxitën edhe Ministrinë e Brendshme për hartimin e një pakete të re për sigurinë rrugore me masa më drastike. Ndërkohë që Policia

e Shtetit këshillon qytetarët që të tregohen më të kujdesshëm në timon. “Nisur nga situata e përkeqësuar e motit dhe reshjet e dendura të shiut, Drejtoria e Policisë Rrugore porosit drejtuesit e mjeteve që të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjes së tyre me automjete në akset rrugore, për shkak të lagështirës dhe pamjes së kufizuar. Policia Rrugore u kërkon drejtuesve të mjeteve të respektojnë normat e shpejtësisë dhe të tregojnë kujdesin e duhur në përdorimin e sistemit pamor gjatë lëvizjes në akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, të cilat kanë pasoja për jetën dhe shëndetin e njerëzve”, - njoftimi për shtypi bluve.

Mashtruesi

Shtirej si i afërm i familjes, u merrte lekë plakave Ja 4 rastet e pazakonta të mashtruesit 52-vjeçar Spiridon Lito, përfitoi 3 mln lekë Preja e Litos, të moshuarat e veja, pasi mblidhte informacione, mashtruesi u trokiste në derë dhe u zgjaste dorën për lekë ditë e martë. Isha në shtëpi duke parë televizor. Më trokiti dera, e hapa dhe pashë një zotëri të veshur dhe të kollarisur nga koka tek këmbët. Ishte diku rreth të 50-ve. Më foli me emër dhe sikur më njihte prej kohësh. Ai fliste vazhdimisht duke u përpjekur të më mbushte mendjen se ishte një i njohur i familjes sime. Nuk ngurrova dhe e ftova brenda, se ne kor-

Anxhela Tato Mashtronte të moshuarat duke u shtirur si anëtar i familjes dhe përfitonte lekë. Ky është rasti i pazakontë i 52-vjeçarit Spiridon Lito, i cili ka arritur që të përfitojë rreth 3 milionë lekë nga gratë e moshuara, të cilave u prezantohej si një i afërm që kishte nevojë për ndihmë. Mashtruesi grumbullonte informacionet për të moshuarat dhe më pas u paraqitej në banesë, duke i shtrirë dorën për lekë. Nga hetimet e organit të akuzës janë dokumentuar rreth katër episode të ngjashme të ndodhura në Korçë. Në ngarkim të 52-vjeçarit togat e zeza kanë caktuar masën e sigurisë arrest me burg në mungesë. Por mashtruesi nuk ka mundur dot të qëndrojë shumë gjatë në arrati, pasi falë përgjimit ai është vënë në prangat e policisë së kryeqytetit. Spiridon Lito paraqitej në dyert e të moshuarave i veshur e i kollarisur, duke u hequr herë si doktor dhe herë si kandidat për martesë. Sipas policisë, në njërin prej rasteve, Lito kishte arritur të merrte përmes

3

Foto ilustruese

mashtrimit shumën prej 2 milionë lekësh të vjetra, ndërsa në tri rastet e tjera bëhej fjalë për shumën 20-40 mijë lekë të vjetra. Mashtruesi është zbuluar për blutë nga denoncimi i tri grave të moshuara, të cilat kanë rrëfyer se kishin rëne pre e 52-vjeçarit

që i kishte marrë lekë me anë të kësaj forme të pazakontë. Rrëfimi 82-vjeçarja Elvira Çeliku, nga qyteti i Korçës, tregon për policinë se si ra viktimë e mashtruesit Lito. “Ishte

milionë lekë është shuma që Spiridon Lito ka arritur të përfitojë nga mashtrimi

çarët mikpritjen e kemi zakon. U ul dhe nisi të më pyeste edhe për fëmijët. Ai, para se të trokiste në derë, pyeste në lagje për të siguruar informacionin që i duhej. E kishte profesion mashtrimin. Më thanë fqinjët, pasi iku ai burri, se i kishin treguar ata, që grua pa burrë isha unë. Gratë kishin menduar që ai më kërkonte mua. Ai u kishte thënë grave që kërkonte një plakë, të moshuar që i ka vdekur bur-

ri dhe ato i kishin treguar portën time. Madje, i kishin thënë që unë kisha dy vajza në Greqi, ndaj dhe ai më pyeste se si i kisha vajzat në shtetin grek, gjë që mua për momentin më bëri ta besoja. Më pas pa fotografinë e burrit tim të vendosur në mur dhe tha që e kishte vizituar vite më parë, para se bashkëshorti im të vdiste. Mashtruesi e mbante veten për doktor. Në fakt, dyshova, pasi burri im kishte 25 vjet që kishte vdekur, ndaj pyesja veten se kur e kishte vizituar ai? Megjithatë, ai fliste me bindje dhe në një mënyrë që të bënte për vete. Një plakë si puna ime e besonte lehtë. Pastaj më tha që kishte lënë makinën në servis dhe nuk kishte paratë. I duheshin 25 mijë lekë. Ai m’u lut ta ndihmoja, ndërsa më tha se nuk kishte ku të shkonte, pasi vetëm familjen time njihte. Foli e foli dhe një zot e di se si më bëri të besoja që ai ishte i njohur i familjes sime. Në fillim i thashë që nuk kam marrë pensionin dhe nuk kam marrë as ilaçet, por pastaj nxora 15 mijë lekë të vjetra dhe i dhashë që ato kisha. U mjaftua me aq. Nuk bëri naze, i mori dhe iku”, - tregon gruaja e moshuar.

Vrau vëllain e kunatës për hakmarrje, arrestohet autori Vrau vëllain e kunatës në shenjë hakmarrjeje për vdekjen e mamasë. Nga ana e forcave të policisë është bërë e mundur prangosja e 41-vjeçarit Uran Skuka, i cili ekzekutoi me armë zjarri 38-vjeçarin Basri Nikolli. Viktima është vëllai i kunatës së autorit, e cila bashkë me nusen tjetër të familjes Skuka janë arrestuar për vrasje të Naime Skukës, 67 vjeçe, një vit më parë. Basri Nikolli u vra mbrëmjen e së martës, ndërsa nga dëshmitë bëhet me dije se autori dhe viktima fillimisht janë konfliktuar. Menjëherë nga

ana e forcave të policisë nisën hetimet dhe u bë i mundur zbulimi i autorit. Hike Skuka, motra e viktimës, në bashkëpunim me kunatën e saj kanë vrarë vjehrrën me vaj të nxehtë në vesh në 12 shkurt të vitit 2013. Kunatat Xhemile e Hike Skuka, përkatësisht 25 dhe 33 vjeçe, pasi vranë me vaj në vesh vjehrrën e tyre 67-vjeçare, e groposën atë në stallën e bagëtive. Ngjarja e rëndë është pikasur nga komshinjtë e familjes Skuka, të cilët kanë ndier erën e rëndë të trupit të dekompozuar çka ngjalli dhe dyshimet

Ike Skuka

e para. Menjëherë është lajmëruar policia, e cila ka vënë në pranga dy nuset, të cilat më vonë pranuan edhe krimin e rëndë. Dëshmia e dy nuseve për vrasjen e vjehrrës do të trondiste opinionin publik. Xhemile Skuka tregoi se pasi kishin debatuar me vjehrrën, e kanë lidhur atë me litar në kasollen e bagëtive. “Nuk mund të duronim më tej kërcënimet, presionet dhe shantazhet e vjehrrës. Tani jemi bërë pishman për krimin e kryer, por na e solli në majë të hundës. Më keq na vjen për fëmijët e vegjël që do të

rriten pa kujdesin tonë”, - ka rrëfyer Xhemile Skuka. Ndërsa nusja tjetër, Hikja, ka treguar se ka qenë Xhemilja ajo që ngrohu një xhezve me vaj në zjarr. “Në momentin që vjehrrën e lidhëm me litar nga këmbët e duart, asaj i ra të fikët, humbi ndjenjat dhe nisi të dridhej nga frika, kuptoi se diçka e keqe po i ndodhte. Xhemilja solli vajin e nxehtë në kasolle, ku vjehrra ishte gati e përgjumur. Ia hodhëm në vesh dhe pamë se brenda pak minutave vjehrra dha shpirt”, - rrëfeu ajo.


8

E enjte, 13 shkurt 2014

Kronikë

Profili psikologjik

Tiranë

Julian Sinanaj, i mbyllur në vetvete, nuk ndien dhembshuri Fëmijëria e vështirë, divorci i prindërve dhe mungesa e dashurisë krijuan “njeriun bombë” Dobësia e vrasësit, djali i Agron Çelës, i rikthen në kujtesë fëmijërinë në një familje të paqëndrueshme Anxhela Tato Ndarja e prindërve dhe mungesa e dashurisë shndërruan Julian Sinanajn në një vrasës gjakftohtë me pagesë, i cili nuk ka dhembshuri ndaj askujt. Ky është përshkrimi i dhënë nga psikologia, e cila gjatë kësaj jave ka zhvilluar një bisedë me të cilësuarin si njeriu bombë. Elementi kyç i bandës së atentateve me pagesë, i cili bart peshën e 27 vrasjeve, është një person i mbyllur në vetvete, i shndërruar në një makinë vrasëse. I vetmi moment dobësie për 31-vjeçarin ka qenë vrasja e Agron Çelës, ku ishte i pranishëm edhe fëmija i mitur i biznesmenit. Juliani e përshkruan këtë si të vetmin moment kur ka ndier pendesë për çka po bënte. Sipas psikologes, kjo do të thotë se

27

vrasje rëndojnë mbi elementin kyç të bandes së atentateve me pagesë, Julian Sinanaj

fëmija Julianit i kujton veten e tij, i cili u rrit në një familje të copëtuar mes dy prindërve që u divorcuan pas shumë konfliktesh. E vetmja periudhë kur Julian Sinanaj e ka ndier veten si pjesë e një familjeje, ka qenë kur u rekrutua në Greqi nga një bandë që e shndërroi në vrasës. Aty Juliani u njoh me një realitet tjetër, me persona të cilët e mësonin dhe i jepnin atë çka ai kërkonte. Analiza Pas bisedës me Julian Sinanajn psikologia ka arritur në përfundimin se ai vjen nga një fëmijëri e vështirë dhe

Julian Siananaj

nga një familje me probleme dhe kontradikta. Sipas psikologes, Juliani ka kaluar një fëmijëri të vështirë, çka ka ndikuar tek ai në formimin e karakterit të mbyllur, jo shumë social dhe individualist. Ndarja e prindërve është drama e jetës së Julian Sinanajt, përballja me skenat e dhunës në shtëpi dhe mungesa e dashurisë ka bërë që Juliani të vërë një barrierë duke u izoluar. Në aktin e parë të ekspertizës thuhet se Juliani është një njeri shumë i ftohtë në qëndrim dhe komunikim, jo i aftë që të shfaqë emocione dhe ndjenja, të kuptojë se çka përjeton. Juliani është rritur me dy prindër që nuk kanë arritur t’i përcjellin dashuri. Ndarja dhe rimarte-

Rekrutimi në Greqi nga banda kriminale do të thotë për 31-vjeçarin shembull i një familjeje

sa e tyre ka qenë për Julianin një shenjë egoizmi, pasi prindërit nuk kanë menduar për asnjë moment për të që ishte vetëm një fëmijë. Mungesa e komunikimit dhe interesit nga ana e mamasë dhe babait ka bërë që Juliani të zgjedhë babanë, duke e parë si shëmbëlltyrën e forcës dhe dominimit në shtëpi. Juliani është rritur i vogël në një ambient konflikti, çka ka bërë që ai njeri të ngurtësohet brenda vetes, duke mos shfaqur interes ndaj asgjëje. Një faktor tjetër sipas psikologes është largimi në Greqi pas krimit në Vlorë, kur Juliani është shoqëruar me persona me precedentë penalë dhe është ambientuar me këtë grup, duke e parë si një lloj familjeje. Juliani thotë se është rekrutuar në Greqi dhe kur flet për këtë pjesë, shfaq një lloj respekti dhe vlerësimi ndaj këtyre njerëzve, të cilët, me sa duket, kanë arritur t’i japin idenë e familjes, duke u përkujdesur dhe duke e mësuar të vrasë. “Juliani është një njeri shumë gjakftohtë dhe i ngurtë, duke mos shfaqur dhembshuri për askënd, por vetëm për djalin e viktimës Agron Çela, çka tregon se vrasësi preket për fëmijët, sepse i kujton fëmijërinë dhe veten”, - pjesë e ekspertizës. Vdekja e babait për Julianin është diçka krejt normale dhe pa ndjenja, siç është vrasja. “Është interesante që të ardhurat nga krimet Juliani i hidhte në llogari bankare në emër të motrës dhe nënës biologjike, çka tregon një dëshirë të tij për të mbajtur lidhje dhe për të pasur familje”. Këto ngjarje kanë formuar një njeri që mund të vrasë pa ndier mëshirë, një njeri të mbyllur në vetvete, të paaftë për të kuptuar se çfarë po bën, një njeri që e shikon vrasjen si një biznes pa përjetuar asgjë.

Bie nga skela punëtori, në gjendje të rëndë Një punonjës ndërtimi ka rënë aksidentalisht nga kati i 3-të i një pallati në ndërtim dhe për pasojë është plagosur rëndë. Mësohet se punonjësi ka qenë duke punuar, në kohën kur ka rënë nga skela. Ngjarja ka ndodhur në një pallat në ndërtim tek Unaza e Re, ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, por gjendja e tij mbetet e rëndë. Nga ana e forcave të policisë janë nisur hetimet për të zbuluar nëse pallati kishte kushtet e kërkuara nga ligji për sigurinë dhe garantimin e jetës së punëtorit. Gjithashtu, pjesë e hetimeve do të jetë për të zbuluar nëse punëtori ka pasur kontratë sigurie të lidhur nga ndërtuesit. Pritet marrja në pyetje e punonjësve të tjerë dhe të afërmve të punëtorit.

Durrës

Policia Rrugore, 164 gjoba brenda ditës Policia Rrugore e Durrësit ka vënë 164 masa administrative për shkelësit e ligjit. Janë në total 38 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurimit, 11 gjoba për parkim të gabuar, 52 gjoba për ndalim qëndrimi dhe 3 gjoba për xhama të zinj. Ndërkohë nga komisariati i policisë së Durrësit janë caktuar 7 masa administrative dhe janë bllokuar 4 automjete. Ndërsa nga Policia Rrugore e Krujës janë vënë 32 gjoba, 1 komision dhe 1 automjet i bllokuar. Nga ana tjetër, Policia Rrugore Shijak ka vendosur 52 gjoba dhe 7 komisione. Ky aksion është në kuadër të masave për evidentimin e shkeljeve nga drejtuesit e mjeteve.

“Radiostacioni”

Arrestohet banda e grabitësve të bakrit, i shisnin për skrap Prangoset banda e hajdutëve të skrapit nga ana e forcave të policisë së Durrësit. Operacioni i quajtur “Radiostacioni” ka arrestuar Jetmir Dedajn, 19 vjeç; Ismail Dedajn, 18 vjeç, dhe Mirjan Dedajn, 19 vjeç. Tre të rinjtë janë kapur në flagrancë në orën 02:00 të mëngjesit teksa po tentonin të vidhnin tela bakri në antenat e Radiostacionit Rreth, në Komunën Xhafzotaj. Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar sendet e vjedhura, një palë pinca, një palë gër-

shërë, doreza e materiale të tjera që shërbenin për prerjen e telave. Në ngarkim të tre të arrestuarve është ngritur akuza e vjedhjes së kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë. Nga puna hetimore e policisë u arrit të dokumentohet me prova ligjore se të tre të arrestuarit në bashkëpunim me shtetasit Kastriot Tërshalla, 31 vjeç, dhe Adriatik Tërshalla, 23 vjeç, në kohë të ndryshme gjatë periudhës së fundvitit 2013 dhe fillimit të vitit 2014, kanë kryer edhe disa vjedhje të tjera në Radiostacionin Rreth.

Kastriot Tërshalla dhe Adriatik Tërshalla u shpallën në kërkim prej policisë. “Më datë 12.1.2014 kanë vjedhur një sasi prej 540 metër linear tel bakri në Antenat e Radiostacionit të Rrethit, të cilin e kanë shitur në një pikë grumbullimi skrapi në Tiranë; ngjarje për të cilën ka filluar procedimi penal pa autor në vitin 2014, i cili ishte në hetim nga ana jonë. Më datë 20.12.2013 kanë vjedhur një sasi prej 500 metrash linearë tel bakri në antenat e Radiostacionit të Rrethit të cilën e kanë shitur në një pikë grum-

Foto ilustruese

bullimi skrapi në Tiranë”, - thuhet në njoftimin për shtyp të Drejtorisë së Policisë së Durrësit. Nga analizimi i provave dhe hetimet e para të zhvilluara rezulton se këta persona realizonin vjedhjet, duke u organizuar dhe funksionuar në formën e një grupi kriminal. Policia po punon në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për bashkimin e këtyre procedimeve dhe dokumentimin me prova ligjore të veprimtarisë kriminale të tij në tendencën e vjedhjes.


E enjte 13 shkurt 2014

Sociale

Nisma e qeverisë

Bllokimi i furgonëve, protesta në të gjitha qytetet, pa punë 21 mijë shoferë “Në vend që të hapen vende të reja pune, po hiqen nga puna jo pak, por 21 mijë familje. Kjo është një çmenduri, familjet tona i bie të ngelen pa bukë” Vendimi i Ministrisë së Transporteve dhe Ministrisë së Brendshme për të bllokuar furgonët ka sjellë protesta në të gjitha qytetet. Duke filluar nga Kukësi, Shkodra, Korça, Fieri, Vlora dhe në shumë qytete të tjera të gjithë shoferët e taksive 8+1 kanë përmendur se qeveria po lë pa bukë 21 mijë familje. Shoferët e mjeteve 8+1 në Shkodër kanë bërë të ditur se që në mëngjes Policia Rrugore i ka ndaluar që të qarkullojnë në drejtim të Lezhës, Laçit dhe Tiranës apo nga Tirana në drejtim të qyteteve të ndryshme. “Në vend që të hapen vende të reja pune, po hiqen nga puna jo pak por 21 mijë familje. Kjo është një çmenduri, familjet tona i bie të ngelen pa bukë. Pavarësisht se kemi paguar taksa rregullisht, na del qeveria dhe na thotë se s’ka më furgonë”, u shpreh një prej protestuesve nga Shkodra. “Nëse nuk lejohemi të punojmë, do bllokojmë rrugët nacionale dhe ikim vetëm të vdekur. Le të na shtypin me fadromë”, përmendi një tjetër protestues në qytetin e Korçës ditën e djeshme. Të gjithë shoferët janë shprehur të shqetësuar për këtë nismë të qeverisë, ndërkohë që kanë paralajmëruar protesta edhe në ditët në vijim dhe në rast se nuk dëgjohet zëri i tyre, do të dalin rrugëve më familjet e tyre. Numri i taksive 8+1 në Shqipëri llogaritet të jetë mbi 20 mijë, të cilat janë të licencuara, por ka dhe një pjesë të madhe e furgonëve, të cilët nuk paguajnë taksa. Reagimi Ministria e Transporteve ka

PD: Dënim kolektiv për 21 mijë familje Partia Demokratike është shprehur kundër vendimit të qeverisë për bllokimin e transportit të pasagjerëve me automjete të tipit furgona. Nëpërmjet deputetit Gjergji Papa, PD bën të ditur se në këtë formë penalizohen të ardhurat dhe ekonomia e 21 mijë shqiptarëve. “Edi Rama ka vendosur të lërë pa punë mbi 21 mijë shqiptarë, të cilët ofrojnë shërbimin e transportit me anë të furgonëve. I paaftë për të ofruar siguri rrugore, Kryeministri po dënon kolektivisht të gjithë këtë kategori, që jetojnë dhe mbajnë edhe familjet e tyre me këtë biznes. Pasi çorientoi Policinë e Shtetit dhe strukturat që merren me sigurinë në rrugë, duke shkelur ligjin, sot Edi Rama po

krijon një plagë të re sociale, me urdhrin e tij për të bllokuar transportin interurban të pasagjerëve me furgonë. Pjesa më e madhe e drejtuesve të furgonëve janë të licencuar dhe paguajnë taksa. Ata ofrojnë një shërbim të çmuar për mijëra qytetarë shqiptarë çdo ditë, të cilët qarkullojnë dhe kryejnë nevojat e tyre nga periferitë më të largëta në qendrat urbane dhe anasjelltas. Por bllokuesi serial, Kryeministri i vendit, me pretekstin e sigurisë rrugore, ka vendosur dënimin kolektiv, largimin e furgonëve nga qarkullimi”, - tha Papa në fjalën e tij. Partia Demokratike shprehet se e dënon këtë akt të Edi Ramës dhe i kërkon atij ta rishohë me shpejtësi dhe të heqë dorë. 

reaguar për protestën e furgonëve 8+1 që tashmë vazhdon prej disa ditësh dhe ka marrë shtrirje thuajse në të gjitha qytetet e vendit. Në një njoftim për shtyp nga kjo Ministri bëhet me dije se nisma e qeverisë synon zbatimin e kuadrit ligjor dhe zbatimin rigoroz të ligjit në fushën e transportit. Sipas Ministrisë, kjo nismë do t’i japë fund konkurrencës së pandershme në transportin ndërurban. Sipas kësaj Ministrie, nisma e qeverisë mbron qytetarët. “Nisma e qeverisë para së gjithave mbron qytetaret, jetën dhe xhepin e tyre nga abuzuesit, mbron përdoruesit e ligjshëm e të licencuar të mjeteve, investimet e kujtdo që punon në këtë sektor me dokumentacion të rregullt, si edhe lirinë e të drejtën e zhvillimit të sektorit përmes konkurrencës së ndershme e të garantuar për çdo investim në këtë fushë që jep siguri, sjell inovacion, garanton progres. Epoka e anarkisë, pasigurisë, e punës në të zezë apo veprimtarisë jashtë ligjeve dhe standardeve teknike në këtë sektor jetik për sigurinë e qytetareve si edhe për zhvillimin e vendit, do të mbyllet”, - bën me dije Ministria e Transporteve.  Bllokimi Ditën e djeshme policia nisi një aksion për bllokimin e furgonëve. Sipas shoferëve, policia i ka lënë fillimisht të hyjnë në qytetet kryesore me pasagjerë, por më pas nuk i ka lejuar që të dalin me pasagjerë në kthim. Sipas policisë, të gjithë ata shoferë të cilët do të shkelin këta urdhra, do të dënohen deri në heqje patente.

Tirana, 400 vjet qytet dhe 94 vjet kryeqytet Në 94-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet dhe në 400-vjetorin e themelimit të saj, Bashkia e Tiranës organizoi një koncert festiv bazuar në traditën e këtij qyteti. Kryebashkiaku Basha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij kanë ndjekur nga afër këtë koncert që shënon dhe hapjen e festimeve për 400 vjetorin e themelimit të qytetit të Tiranës. Ansambli Tirana dhe këngëtarët e njohur Nurie Myftari, Bashkim Sinani, Iris Bega, Bujar Çiçi, Pajtim Struga, Valbona Halili dhe Artan Kola sollën muzikën dhe valle të Tiranës. “Nderimi dhe mirënjohja u shkon familjeve të shquara dhe patriote të Tiranës, Toptanëve, Gjinalëve, Kalliu, Beshiri, Petrela, Bakiu, Turdiu, Jarani, Preza, Llaga-

mi, Fortuzi, Dalliu, Myderizi, Mara, Ndroqi, Hallulli, Këlliçi, Karapici, Stërmasi, Begeja e shumë të tjerë, që bënë të mundur që Tirana të bëhet qyteti i shpresës për çdo shqiptarë”, - përmend Bashkia e Tiranës. Gaz-

ment Bakiu, djali i Ali Bakiut, kryetar i Bashkisë së kryeqytetit në 1945-’46 ka sjellë në vëmendje vepra dhe momente të rëndësishme historike për Tiranën në këtë 400 vjetor. “Nuk ka si të ketë ndonjë trevë tjetër në Shqipëri që të ketë 10 kala mijëra vjeçare. Një bazilikë që në shekullin V pas Krishtit dhe gjetje të panumërta arkeologjike ashtu si treva jonë. Si rrallë qytet, Tirana e sotme ka të përcaktuar një vit themelimi, një themelues, një shqiptar, Sulejman Pashë BargjiniMulleti. Një personazh sa mitik po aq historik, i cili në atë natën e errët të sundimit osman i dha jetë një qyteti që sot është kryeqendra e shqiptarëve. Përcaktimi i saktë i vitit 1614 si viti i themelimit u bë

për herë të parë nga Sami Frashëri . Në shekujt që pasuan, Tirana u rrit, u zmadhua, u begatua me punën e ndershme të qytetarëve të saj. Të gjithë udhëtarët e albanologët e shquar që vizituan qytetin duke filluar nga Hani, Hekuardi, Degrandi, Suljoti, Aureli e shumë të tjerë shkruan fjalët më të mira e folën me superlativa për Tiranën dhe tiranasit”, - tha Gazment Bakiu. Bashkia e Tiranës ka vendosur që në 400-vjetor, të kujtojë dhe nderojë familjet e mëdha dhe te vjetra të këtij qyteti, momente e vende historike. Duke nisur nga dje e deri në fund të vitit, Bashkia ka planifikuar një sërë aktivitetesh mes të cilave dhe një konferencë shkencore për të evokuar historinë e qytetit të Tiranës.

Reportazh/

Autobusë apo furgonë?! Studenti gjirokastrit i Universitetit të Tiranës, Dritan L., hedh vështrimin sa andej-këtej, për të zgjedhur mjetin që do ta dërgojë më shpejt në shtëpi. Është në mëdyshje, preferon më shumë furgonin sesa autobusin. “Furgoni ecën më shpejt, por kokën e ke në “thes”, ndërsa autobusi ta sjell në majë të hundës udhëtimin”, - thotë Dritani. Sipas tij, autobusët nuk ofrojnë sigurinë e dikurshme, ndërsa shërbimi vlen për të dëshiruar. “Shërbimi urban është mjeti që përshkon më shumë kilometra, por mjediset e brendshme nuk ofrojnë pastërti”, shprehet Dritani. Sokol K., 43 vjeç, që administron prej 18 vjetësh dy autobusë të transportit publik në Gjirokastër, thotë se vitet e fundit transporti interurban është lënë pas dore dhe nuk investohet për të rritur cilësinë. “Furgonët na konkurrojnë padrejtësisht”, - shprehet Sokoli, duke shtuar se shteti duhet të ndërhyjë për të disiplinuar këtë shërbim. Ai pranon faktin se autobusët interurbanë nuk ofrojnë kushte higjieno-sanitare, nuk respektohen klientët, fshehin biletat dhe ndalojnë vend e pa vend. “Ka keqmenaxhim dhe kjo për fajin tonë”, - shton Sokoli. Andrea Çakalli, 37 vjeç, pronar i furgonit të linjës Sarandë - Tiranë, thotë se kush ofron shërbim të mirë për pasagjerët, do t’i rezistojë tregut. “Furgoni vitet e fundit preferohen shumë pasi është i shpejtë, nuk sorollatet në rrugë dhe ofron cilësi”, mendon Çakalli. “Pasagjeri preferon të paguajë 200 apo 300 lekë më tepër dhe të mbërrijë në destinacion për një kohë të shkurtër, sesa të udhëtojë me autobusët me orë të tejzgjatura”, - thotë ai. Një muaj më parë, gazetari nga Saranda, Kostandin T., tregon se në zbritje të Qafë-Muzinës, në drejtim të Gjirokastrës, autobusi pësoi një defekt dhe 45 pasagjerë për pak sa nuk rrezikuan jetën. “Shoferi ishte krejtësisht i paaftë. Zoti na ruajti”, - pohon Kostandin, ndërsa shton, se sikur të mos mjaftonte me kaq, pasagjerët u detyruan të qëndrojnë në të ftohtin e natës në pritje të riparimit të defektit. “Transporti publik në Shqipëri vlen për të dëshiruar. Administratorët e shërbimit urban nuk kanë respekt për pasagjerë”, thekson Kostandini, i cili shton se tashmë ka ardhur koha që shteti të rishikoj ligjin “Për transportin publik”. “Për të udhëtuar nga Saranda drejt Tiranës duhet 12 mijë lekë të vjetra, ku rregullorja parashikon të kundërtën. Biletat me numër serie, pothuajse nuk i njohim. “Kam udhëtuar drejt Greqisë, por atje shërbimi ndryshon. Autobusët nisen dhe ndalojnë vetëm në destinacion. Pasagjerit i jepet bileta përpara se të hipë, madje edhe bileta e sigurimit të jetës. Emrat e pasagjerëve shënohen në një listë të veçantë, që në rast fatkeqësie policia të identifikojë në kohë sa më të shkurtër personat. Kjo duhet të ndodh është në Shqipëri”, thekson Kostandini. Telnis Skuqi, Gjirokastër

9


10

E enjte, 13 shkurt 2014

Ekonomi

EKSKLUZIVE

Qeveria u kërkon bankave të shlyejnë borxhin shtetëror, por me kamatë Kreditë me probleme pritet të zbresin me 3-4%, nëse llogarisim fondin e parashikuar në buxhet prej 350 milionë dollarësh për detyrimet e papaguara ndaj firmave. Po ku janë këto fonde?. Ku shkuan premtimet për pagesën e menjëhershme “me një dorë”?, Bankat mund të jenë të gatshme të paguajnë detyrimet e qeverisë, por kundrejt një përqindjeje. Kjo është zgjidhja? Kush është përfitues? Ervin Kaduku

M

inistri Cani ka ndërmarrë një hap të papritur, duke u shtrirë dorën bankave të nivelit të dytë, të pranishme në tregun shqiptar, që të kontribuojnë në shlyerjen e detyrimeve që shteti shqiptar u ka privatëve. Burime konfidenciale nga Ministria e Financave thanë për “Standard” se ky dikaster ndodhet aktualisht në një proces të rëndësishëm në zgjidhjen e problemit të likuiditetit në ekonomi, por ende

350

milionë dollarë është shuma e cila do të merret si hua nga FMN, sipas marrëveshjes që do firmoset

Angazhimi i qeverisë për të paguar faturat e akumuluara me vite dhe për të mos krijuar detyrime të reja janë përcaktuar tashmë... ...qartë në strategjinë e miratuar nga Këshilli i Ministrave për “Parandalimin dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura

nuk janë siguruar fondet për shlyerjen. Situata e borxhit Sipas ministrit Cani, shumë shpejt pritet të firmoset marrëveshja e huasë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, me vlerë 350 milionë dollarë. Ky fond do të shkonte për të shlyer detyrimet e papaguara të qeverisë shqiptare ndaj kompanive private. Angazhimi i qeverisë për të paguar

faturat e akumuluara me vite dhe për të mos krijuar detyrime të reja janë përcaktuar tashmë qartë në strategjinë e miratuar nga Këshilli i Ministrave për “Parandalimin dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe plani i veprimit”. Por është faktori “kohë” që e vështirëson gjithçka. Kreu i Financave premtoi, me të ardhur në këtë post, se shlyerja e detyrimit prej 72 miliardë lekësh (afro 600 milionë euro) mund të bëhej menjëherë dhe me një dorë. As njëra dhe as tjetra nuk u mundësuan. Takimi Në këto kushte, në kuadër të zhvillimeve të fundit, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ftoi dy ditë më parë në një takim drejtuesit e sektorit bankar. Diskutimi preku çështje që lidhen me kreditimin e ekonomisë, kreditë me probleme, ndryshimet në ligj për trajtimin fiskal të heqjes së kredive të humbura nga bilanci, për mënyrën e pagesës së përmbaruesve për ekzekutim të kolateralit, si dhe impakti që do të japë në ekonomi shlyerja e detyrimeve të prapambetura. Në fjalën e tij, ministri Cani u bëri të ditur bankave se miratimi i strategjisë së shlyerjes së borxheve ndaj kompanive dhe individëve nuk sjell leverdi vetëm për biznesin, por edhe për bankat, të cilat janë rënduar nga

Shkëlqim Cani në takimin me drejtuesit e sektorit bankar

Diskutimi preku çështje që lidhen me kreditimin e ekonomisë, kreditë me probleme, ndryshimet në ligj për trajtimin fiskal

kreditë me probleme. Këto të fundit parashikohet të zbresin me 3-4 pikë përqindje nëse llogarisim fondin e parashikuar në buxhet prej 350 milionë dollarë, që parashikohet të shkojë për detyrimet e papaguara ndaj firmave. Joshja Ku synon kjo joshje e bërë nga ministri Cani? Në fakt, rritja e kredive me probleme ka sjellë stepjen e bankave për të kredituar ekonominë, por drejtuesit e bankave u shprehën optimistë se nisja e pagesave nga qeveria për projekte që presin me vite shlyerjen e detyrimit do ta çlironte sistemin. Sipas bankave, shlyerja e borxheve të vjetra do t’i jepte

Fasonet: Ikim në Maqedoni, nëse nuk krijohen incentiva nga qeveria Bizneset shqiptare me fason mund të zhvendosen në Maqedoni, nëse nuk përfitojnë incentiva të forta nga qeveria shqiptare. Kryetari i Dhomës së Fasonistëve, Gjergj Gjika, tha dje për median se incentivat që ofron Maqedonia janë shumë më konkurruese për të tërhequr investime të huaja, madje edhe vetë ndër-

marrjet shqiptare me fason mund të konsiderojnë të transferohen atje. Në paketën e vet për tërheqjen e inv estimeve të huaja, Maqedonia ofron tatim 0 mbi të ardhurat dhe mbi dividendët për 10 vjet, subvencione për qiratë e ambienteve, madje edhe subvencione direkte për punonjësit, për ato ndërmarrje që punëso-

Gjergj Gjika, tha dje për median se incentivat që ofron Maqedonia janë shumë më konkurruese për të tërhequr investime

Biznes fason

jnë mbi 100 vetë. Qeveria shqiptare ka premtuar hartimin e një pakete fiskale lehtësuese për bizneset me fason. Ndërkohë që negociatat vazhdojnë, fasonistët shqiptarë po evidentojnë kushtet shumë të favorshme që ofron Maqedonia, si një formë presioni për të marrë më shumë lehtësi nga qeveria.


E enjte, 13 shkurt 2014

11

Ekonomi

një frymëmarrje ekonomisë, ndërsa përfshirja e FMN-së në këtë proces e bën Shqipërinë më të besueshëm në sytë e ndërkombëtarëve. Drejtuesit e bankave u shprehën me optimizëm për nënshkrimin e marrëveshjes me FMN duke e vlerësuar atë si rritje e besueshmërisë ndaj ekonomisë. Ministri kërkoi nga bankat më shumë bashkëpunim. “Mirëpres nga ju jo vetëm identifikimin e problemeve, por edhe sugjerime për zgjidhjen e tyre”. Në lidhje me mënyrën e pagesës së borxhit ndaj firmave dhe avantazhin e bankave në këtë proces, Cani ftoi drejtuesit e sektorit bankar të shi-

72

miliardë lekë është detyrimi i qeverisë ndaj bizneseve, shifër të cilën Cani mund ta bënte me një dorë, gjë e cila nuk u arrit

kojnë gjetjen e zgjidhjes, në mënyrë që të sjellë edhe shlyerjen e kredive. Prapa këtyre fjalëve “të koduara” fshihet një synim i qartë i qeverisë “Rama” dhe Ministrisë së Financave: bankat të paguajnë faturat e detyrimit, që shteti u ka bizneseve, sa më shpejt që të jetë e mundur dhe, kur të vijnë fondet nga FMN-ja, qeveria do t’i rimbursojë bankat. Kështu, nxitohet koha për shlyerjen dhe bizneset do të rifillonin punët e lëna përgjysmë

Bankat, ndonëse jo të gjitha, do të ishin të gatshme të rrezikonin, pasi, nga njëra anë, rregullojnë marrëdhëniet me debitorë të këqij të tyre dhe, nga ana tjetër, sigurojnë një fitim që nuk e kishin parashikuar

apo do të shlyenin detyrime të tyre për të tretë. Por, ajo që nuk thuhet është se bankat e nivelit të dytë kërkojnë një “haraç” për një shërbim të tillë. Kështu, për një faturë p.sh. prej 2 milionë eurosh, banka mund të kërkonte, ta zëmë, një pagesë shërbimi prej 200 mijë eurosh. Nga shteti ajo do të merrte 2 milionë, ndërkohë që subjektit do t’i duhej të kënaqej me 90 për qind të faturës dhe jo me 100% të detyrimit që shteti i ka. Natyrisht, bankat, ndonëse jo të gjitha, do të ishin të gatshme të rrezikonin, pasi, nga njëra anë, rregullojnë marrëdhëniet me debitorë të këqij të tyre dhe, nga ana tjetër, sigurojnë një fitim që nuk e kishin parashikuar. Institucionet bankare dje ngritën probleme në lidhje me gjyqësorin dhe precedentët negativë që krijohen nga vendime mbi interpretime të njëanshme. Sidoqoftë, duket qartë se, pas “rrëshqitjes” së parë lidhur me premtimin e pambajtur për të paguar menjëherë dhe në një dorë detyrimet ndaj subjekteve private, qeveria “Rama” po bën një hap tjetër joserioz, duke ua kaluar një pjesë të parave që do të përdoreshin për rimbursimin e privatëve, bankave. Diçka të thotë se prapa këtij skenari gati-piramidal nuk mund të mos fshihet mëndja djallëzore e guvernatorit të BSH, Fullani...

Rriten sigurimet e makinave, kompanitë synojnë stabilizimin e tregut

S

hoqëritë e sigurimeve në vend kanë rritur çmimin e siguracionit të detyrueshëm të mjeteve motorike brenda një dite në 21 mijë lekë, nga 14 mijë e 600 lekë që ishte dy ditë më parë. Ndërkohë që qytetarët janë gjendur të papërgatitur ndaj kësaj lëvizje të beftë, shoqëritë e sigurimeve sqarojnë se kjo nuk është një rritje, por po shkohet drejt një stabilizimi financiar të këtij tregu. Presidenti i “Eurosig”, Kadri Morina, shprehet për median se rritja ka ardhur për arsye se primi i sigurimit është shumë i ulët në krahasim me dëmet që duhet të mbulojnë. Morina shprehet se nuk do të ketë më luhatje të kësaj tarife, por do të vijojë të qëndrojë në këto nivele. Ndërkaq, dje Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave i ka drejtuar Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Autoritetit të Konkurrencës dhe Ministrisë së Financave një letër, ku theksohet se po e ndjek me

shqetësim këtë situatë, ku pjesë e këtij vendimi të koordinuar që ka sjellë rritjen e siguracionit me 43% është bërë edhe kompania shtetërore INSIG. Sipas kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, për më tepër tarifa minimale e pagesës se sigurimit të detyrueshëm TPL është rritur me rreth 4 herë që nga muaji shkurt i vitit të kaluar. Faktet e sipërpërmendura paraqesin një situatë, e cila na bën të dyshojmë se jemi përpara një marrëveshjeje të përsëritur karteli midis aktorëve në treg, nënvizon kreu i Komisionit. Në tetor të vitit 2012, Autoriteti i Konkurrencës i shpalli të gjitha kompanitë e sigurimit të jo-jetës fajtore për marrëveshje të ndaluar dhe i gjobiti për një shumë totale prej 89 milionë lekësh. Pavarësisht nga ky ndëshkim, tregu ka vazhduar të vuajë të njëjtat probleme dhe praktikat e sjelljes së bashkërenduar në sigurimin motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta përsëri gjatë vitit 2013.


12

E enjte 13 shkurt 2014

Aktualitet

Ndryshon ligji

Pagat e reja për të gjithë punonjësit, sa përfitohet pas datës 1 janar Si do bëhet derdhja e kontributeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetsore për pagat minimale dhe maksimale, për të vetëpunësuarit dhe kategoritë e tjera

Driçim Çaka Duke filluar nga data 1 janar i këtij viti paga minimale mujore për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore do të jetë jo më pak se 19 026 lekë. Vendimi i djeshëm i qeverisë ndryshon mënyrën e llogaritjes për derdhjen e kontributeve. Vendimi përcakton se paga maksimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore nga data 1 janar, do të jetë 95 130 lekë. “Për të punësuarit, marrëdhëniet e punës të të cilëve rregullohen me ligjin nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, paga minimale mujore për llogaritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore është ajo e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, e cila nuk mund të jetë më e ulët se 19 026 lekë”- thuhet në vendimin e qeverisë. Të vetëpunësuarit Po kështu qeveria ka ndryshuar ligjin për derdhjen e kontributeve edhe për të vetëpunësuarit. Kjo do të thotë që shuma minimale mujore e kontributit të sigurimit shëndetësor për të vetëpunësuarit dhe për pjesëtarët e familjes, të patrajtuar me pagë, (me përjashtim të të vetëpunësuarve në bujqësi), duke filluar nga janari do të jetë 3.4 % të dyfishit të pagës minimale mujore, e barabartë me 1 294 lekë. “I vetëpunësuari, i vetëpunësuari në ortakëri, i vetëpunësuari, që punëson të tretë (me përjashtim

CMYK

19026 lekë

95130 lekë

4200 lekë

do të jetë paga minimale mujore për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore

do të jetë paga maksimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore

do të jetë paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shëndetësore për të vetëpunësuarit në bujqësi

Shuma minimale mujore e kontributit të sigurimit shëndetësor për të vetëpunësuarit dhe për pjesëtarët e familjes, të patrajtuar me pagë, (me përjashtim të të vetëpunësuarve në bujqësi), duke filluar nga janari do të jetë 3.4 % të dyfishit të pagës minimale mujore, e barabartë me 1 294 lekë

të të vetëpunësuarit në bujqësi), paguan për vete një kontribut të detyrueshëm, për sigurimet shoqërore, në masën 23% të pagës mujore minimale, prej 19 026 lekësh, e barabartë me 4 376 lekë në muaj. I vetëpunësuari, i vetëpunësuari në ortakëri, i vetëpunësuari, që punëson të tretë (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi),

paguan për vete një kontribut të detyrueshëm për sigurimet shëndetësore, në masën 3.4% të dyfishit të pagës minimale mujore, të barabartë me 1 294 lekë në muaj”thuhet në vendimin e qeverisë. I vetëpunësuari, për pjesëtarët e familjes së tij, mbi 16 vjeç, që nuk trajtohen me pagë, por që punojnë e bashkëjetojnë me të ligjërisht (me përjashtim të të vetëpunësuarit në

bujqësi), paguan kontribut të detyrueshëm për sigurimet shoqërore, në masën 23 për qind të pagës mujore minimale prej 19 026 lekësh, të barabartë me 4 376 lekë në muaj. I vetëpunësuari, për pjesëtarët e familjes së tij, mbi 16 vjeç, që nuk trajtohen me pagë, por që punojnë e bashkëjetojnë me të ligjërisht (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), paguan një kontribut të

detyrueshëm për sigurimet shëndetësore, në masën 3.4 për qind të dyfishit të pagës minimale mujore, të barabartë me 1 294. Kategoritë e tjera Personat e vetëpunësuar në veprimtari tregtare apo shërbim ambulant, duhet të deklarojnë dhe të paguajnë kontribut minimal mujor në shumën 3 794 lekë, nga të cilat 2 500 lekë për sigurime shoqërore dhe 1 294 lekë për sigurime shëndetësore. Personat mbi moshën 16 vjeç, me të ardhura të rregullta nga pronësia e që nuk janë të punësuar diku tjetër, paguajnë kontribute vetëm për sigurimin shëndetësor, në masën 3.4 % të dyfishit të pagës minimale mujore të barabartë me 1 294 lekë në muaj. Të vetëpunësuarit në buqësi Paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shëndetësore për të vetëpunësuarit në bujqësi, do të jetë 4 200 lekë. Të vetëpunësuarit në bujqësi derdhin kontribut mujor për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, në masën 3.4 % të dyfishit të pagës minimale mujore për efekt të kontributeve të sigurimeve shëndetësore të të vetëpunësuarve në bujqësi, të barabartë me një vlerë prej 286 lekësh në muaj. Për personat, që punojnë si punëtorë shtëpie, deklarohet dhe paguhet kontribut mujor në shumën 3 794 lekë, nga të cilat 2 500 lekë kontribut i detyrueshëm për sigurimet shoqërore dhe 1 294 lekë, kontribut i detyrueshëm për sigurimet shëndetësore.


Eros

&Psikologji

Rregullat e puthjes

Të vërtetat që nuk dini për dashurinë A e zgjedhim personin me të cilin do të dashurohemi?

Negocimi I ashpër me problemin, i butë me njerëzit

Pse nuk mund të kemi dashurinë që kërkojmë? CMYK


14

E enjte 13 shkurt 2014

Eros & Psikologji

P

Rregullat e puthjes

uthja një gjest shumë i komentuar dhe shumë i pëlqyer nga të gjithë njerëzit në mbarë botën, pasi me anë të saj shprehet ndjenja më e bukur në botë që është “Dashuria”. Puthja në anën tjetër ka edhe efekte ngacmuese, që do të thotë ajo ngacmon ose eksiton hormonet e çdo indi-

vidi, si mashkull ashtu dhe femër duke rritur dëshirë për marrëdhënie. Prandaj gjithmonë kur puthini duhet të keni parasysh disa detaje shumë të rëndësishme. Së pari, relaksohu! Lëshoje trupin dhe merr frymë thellë nëse të duhet. Fillo ngadalë dhe filloje nga qetësimi i vetes.

A e zgjedhim personin me të cilin do të dashurohemi?

F

luturat në bark me të vërtetë vijnë si vetëtimë nga qielli. Këtë e kanë vërtetuar edhe studimet. Rreth 77% e njerëzve besojnë se nuk mund ta zgjedhim personin në të cilin do të dashurohen. Kur bëhet fjalë për t’u dashuruar, është e vështirë ta parashikojmë pse, kur dhe në kë do të dashurohemi, apo jo? Nganjëherë dashurohemi kalimthi, e nganjëherë shfaqen ndjenja të thella sa nëse nga ajo lidhje nuk ka dobi do të mbetemi zemërthyer dhe të pikëlluar. Më pas, në ndihmë vijnë shoqet, duke thënë se kjo nuk është gjë, se ai tipi ishte një majmun dhe se nuk është i vetmi djalosh në botë. Por, sipas studimeve më të reja, as ndjenja e të qenit të dashuruar nuk zgjat përjetësisht.

Në fakt, në një anketë (në të cilën kishin marrë pjesë 2 000 të anketuar) kanë zbuluar se njeriu mesatarisht dhe sinqerisht dashurohet vetëm katër herë gjatë jetës së tij. Në bazë të po të njëjtit studim, 33% e të anketuarve i kanë qëndruar besnik dashurisë së parë. Rreth 61% e të anketuarve vajtojnë pse kanë lënë t’u largohet dashuria nga dora. Në anën tjetër, është zbuluar se 41% prej nesh dashurohet në personin që nuk guxon apo nuk do të duhej të dashurohej, e këtë ka të tillë që e përsëritin edhe më shumë se një herë të vetme. Në listën e “dashurisë së ndaluar” ishin partneri apo partnerja e shokut më të mirë, e në disa raste janë përmendur madje edhe prindërit e shokut apo shoqes më të ngushtë.

Ruani ritmin Mos ia merr atij frymën me gjuhën tuaj nëse ai dëshiron të puthë vetëm me buzë dhe gojë të mbyllur. Trego vëmendje në gjuhën e lëvizjeve trupore dhe se si ai e përdor gjuhën për t’u lidhur me të. Nëse dëshironi të ndryshoni ritmin, bëjeni këtë gradualisht.

Kontrolloni gjuhën Zgjoni pasionin kur pasioni të kërkon. Lëvize gjuhën. Nëse nuk je e sigurt, shiko se çfarë bën ai me gjuhën. Zbulo Lejoji vetes pak mundësi. Mos u mbyll vetëm brenda gojës. Eksploro me kujdes fytyrën e tij. Tregohu i

sjellshëm dhe jo agresiv. Bëj kujdes me gjestet e tij dhe shiko se çfarë e kënaq atë më tepër. Kujdesu për buzët të bukura Buzët e thara, të çara mund ta prishin kënaqësinë e një puthjeje të butë. Mundohu të mos përdorësh të përdorësh tualet ose make-up të rëndë. Sa më shumë natyralë.

Të vërtetat që nuk dini për dashurinë Dashuria është aftësi, ajo nuk ekziston vetvetiu. Dashuria me shikim të parë vërtet ndodh? Edhe pse tërheqja fizike është e rëndësishme për të gjithë ne, dashuria nuk bazohet në të. Kjo është një arsye përse seksi vetëm për një natë shumë rrallë përfundon me lidhje serioze. Skanimi i trurit ka treguar që pasioni manifestohet në pjesët e trurit të cilat janë përgjegjëse për shpërblim, ndërsa ndjenja e dashurisë është e lidhur me pjesën e cila kujdeset për empati dhe kujdes. Dashuria nuk ekziston vetëm në kokë Një numër i madh i hulumtimeve tregon që lidhja dashurore është esenciale për shëndetin psikik afatgjatë. Është konstatuar që vetmia dhe mungesa e miqve, shkurton jetën mu sikur pirja e duhanit. Më së shumti dobi nga martesa kanë meshkujt: martesa atyre ua zgjat jetën dhe ua mbron zemrën! Besoni në dashurinë në shikim të parë? A e dini që më shumë se 40 për qind e njerëzve besojnë? E pra, është fakt që besojnë, por është fakt që ata po aq thonë që mu në atë mënyrë e

kanë njohur partnerin aktual. Edhe disa kuriozitete: ▪ Njerëzit e pasigurt shpesh janë partnerë më të mirë, sepse për ta është më e rëndësishme që të ndihen se janë të dashuruar. ▪ Personi i cili është i dashuruar në vetveten, shpesh kërkon partner i cili do ta admirojë, andaj të shumtën mbeten të vetmuar.

▪ Sa më shumë që të flini me partnerin tuaj, truri juaj liron më pak hormonin e lumturisë, dopaminën. ▪ Sipas studimeve të shumta, seksi nuk është në vend të parë. Në lidhje dashurie të gjithë synojnë harmoninë. ▪ Kundërshtitë nuk tërheqin. Është dëshmuar që shumë më shpesh zgjedhim partnerin i cili është i ngjashëm me ne.


E enjte 13 shkurt 2014

15

Eros & Psikologji

Pse nuk mund të kemi dashurinë që kërkojmë?

D

ashuria e vërtetë na bën të ndihemi të pambrojtur. Një marrëdhënie e re është territor i paeksploruar dhe shumica prej nesh kanë frikën natyrore të të panjohurës. 1. Kur bini në dashuri, do të thotë se po merrni një rrezik të vërtetë. Keni të vendosur një sasi të madhe të besimit tek një person tjetër, duke e lejuar atë të ndikojnë, çka na bën të ndihemi të ekspozuar dhe të pambrojtur. Mbrojtjet tona kryesore janë sfiduar. Çdo zakon që kemi pasur si vetëpërqendrimi, apo vetëpërmbajtja fillon të venitet. Ne priremi të besojmë se sa shumë të kemi kujdes, aq më shumë mund të lëndohemi. 2. Dashuria e re nxit vuajtjet nga e kaluara. Kur kemi hyrë në një marrëdhënie, rrallë herë jemi plotësisht të vetëdijshëm se si kemi qenë të ndikuar nga historia jonë. Mënyrat si jemi lënduar në marrëdhëniet e mëparshme, duke filluar që nga fëmijëria jonë, kanë një ndikim të madh në mënyrën se si ne i perceptojnë njerëzit që kemi pranë si dhe, se si veprojmë në marrëdhëniet tona romantike. Më herët, dinamika negative mund të na bëjë të kujdesshëm drejt hapjes me një person të panjohur. Ne mund të rrimë larg intimitetit, sepse ai nxit ndjenjat e vjetra të lëndimit, humbjes, zemërimit ose refuzimit. 3. Dashuria sfidon identitetin e vjetër. Shumë prej nesh luftojnë me ndjenjat themelore të të qenit i pakëndshëm. Ne kemi probleme për vetëvlerësimin tonë dhe tek besimi se dikush mund të interesohet vërtet për ne. Të gjithë kemi një zë kritik “të brendshëm”, që vepron si një trajner mizor brenda kokave tona, që na tregon jemi të pavlefshëm, apo nuk meritojmë lumturinë. Ky “trajner” është formuar nga përvojat e fëmijërisë së dhimbshme dhe qëndrimeve kritike, kur kemi qenë të ekspozuar në fillim të jetës, si dhe ndjenjat që prindërit tanë kishin për veten e tyre. Përderisa këto qëndrime mund të jetë shumë të rrezikshme, me kalimin e kohës, ato janë rrënjosur tek ne. Këto mendime kritike apo “zëri i brendshëm” janë shpesh të dëmshme dhe të pakëndshme, por janë edhe komode në njohjen e tyre. Kur një person tjetër na sheh ndryshe nga zërat tanë, pra si të dashur dhe të vlerësuar, ne mund të ndjehemi të parehatshëm dhe mbrojtës, pasi ajo sfidon identifikimin tonë. 4. Me gëzimin e vërtetë vjen dhimbja e vërtetë. Çdo herë që ne përjetojmë plotësisht gëzimin e vërtetë, ose ndjejmë përpikërinë e jetës në një nivel emocional, mund të presim që të ndjejmë edhe një sasi të madhe trishtimi. Shumë prej nesh struken larg nga gjërat që do të na bënin të lumtur, sepse edhe kur na

10 arsyet e njohjes së shpejtë

N

ë ditët e sotme, njohjet janë “të shpejta”, mundësitë për të dalë një herë të dytë nëse nuk “ngjisni” me të parën, janë të pakta, ndaj cilat janë sekretet e këtij takimi? Duke shfrytëzuar sa më mirë minutat e para, mund të kuptosh nëse je duke gabuar ose jo. Njësoj si në një intervistë pune, edhe në dashuri, duhet të mësosh se si të paraqitesh dhe me kë ke të bësh. Përpiqu të mos jesh banale! Ai ose ajo që “godet” me të parën në këtë takim të shpejtë, është dikush që prezantohet me pyetje origjinale. Janë të mërzitshme që në fillim pyetjet e tipit: “Nga vjen? Çfarë të pëlqen në përgjithësi? Çfarë pune bën?”. Edhe në jetën e përditshme, në fakt, pyetje të tilla nuk ngjallin ndonjë interes të veçantë. Ndaj është mirë të mendosh diçka ndryshe, në mënyrë që të tregosh se nuk je i ose e zakonshëm/me.

bëjnë, ndjejmë dhimbje. E kundërta është gjithashtu e vërtetë. Ne nuk mund të përjetojmë trishtim, pa pritur gëzim. Kur vjen puna për të rënë në dashuri, në vend që të jemi në mëdyshje për të vazhduar, frika e trishtimit do të na inkurajojë. 5. Dashuria është gjithmonë e barabartë. Shumë njerëz shprehin hezitim mbi përfshirjen në marrëdhënie me dikë, sepse ai person “u pëlqen shumë.” Ata shqetësohen, se nëse do të përfshihen në marrëdhënie me këtë person, ndjenjat e tyre nuk do të zhvillohen dhe ai do të largohet duke u lënduar apo refuzuar. E vërteta është se dashuria është shpesh e pabalancuar, një person ka një ndjenjë më shumë ose më pak, nga momenti në moment. Ndjenjat tona drejt dikujt janë një forcë gjithnjë në ndryshim. Në një kohë të shkurtër, ne mund të ndjehemi të zemëruar, acaruar, ose madje edhe të urrejmë një person që e duam. Shqetësimi se si do të ndjehemi na frenon duke parë deri ku do të shkojnë natyrshëm ndjenjat tona. Është më mirë që ndjenjat tona të zhvillohen me kalimin e kohës. Kalimi i fajit mbi ne, na mban larg nga njohja me dikë që ka shprehur interes dhe mund të na pengojë nga formimi i një marrëdhënie që mund të na bëjë të lumtur. 6. Marrëdhëniet mund të prishin lidhjen tuaj me familjen. Marrëdhëniet mund të jenë simboli i fundit i rritjes. Ato përfaqësojnë fillimin e jetës sonë si individë të pavarur, autonomë. Ky zhvillim mund të përfaqësojnë një shkëputje nga familja jonë. Pjesa më e madhe ndjehet e thyer nga një identitet i vjetër, por

kjo ndarje nuk është fizike, arrin në një nivel emocional të tillë, ku nuk ka më ndjenja si të një fëmije dhe të diferencuara nga dinamikat negative që kanë pllakosur marrëdhëniet tona të hershme dhe kanë ndarë identitetin tonë. 7. Dashuria nxit frikën ekzistenciale. Sa më shumë dashurojmë, aq më shumë frikë kemi se mos e humbim. Sa më shumë që dikush bëhet i shtrenjtë për ne, aq më të frikësuar jemi se mos e humbim atë person. Kur biem në dashuri, nuk përballemi vetëm me frikën e humbjes së partnerin tonë, por jemi bërë më të vetëdijshëm për “vdekshmërinë” tonë. Jeta jonë tani ka më shumë vlerë dhe kuptim. Në një përpjekje për ta mbuluar këtë frikë, mund të përqendrohemi tek shqetësimet më sipërfaqësore, luftojmë me partnerin tonë ose në raste ekstreme, heqim dorë krejtësisht nga marrëdhënia. Jemi plotësisht të vetëdijshëm se si të mbrohemi ndaj kësaj frike ekzistenciale. Mund të përpiqemi për të racionalizuar veten në një milion arsye, sepse nuk duhet të kemi një marrëdhënie. Megjithatë, arsyet mund të kenë një zgjidhje reale dhe vërtetohen kur kjo frikë thellohet nga humbja. Shumica e marrëdhënieve krijojnë një sulm ndaj sfidave. Njohja me frikën tonë të intimitetit dhe informimin e sjelljes sonë është një hap i rëndësishëm për të përmbushur një marrëdhënie afatgjatë. Kjo frikë mund të maskohet me justifikime të ndryshme, sepse gjërat nuk po funksionojnë, por mund të befasohemi kur mësojmë gabimet që bëjmë kur kemi dikë më afër.

Përgatitu! Nëse je i/e turpshëm/me ose do të jesh origjinale, atëherë është mirë të përgatitesh. Sigurisht, spontaniteti është i rëndësishëm, por nëse bllokoheni për dy ose tre çështje, është mirë të keni ndonjë përgjigje gati. Gjithashtu, me rëndësi janë frazat se si do të prezantohesh: jo fjalë të përgjithshme, por të veçanta, në mënyrë që të nxjerrësh në pah personalitetin tënd. Mos harro edhe evitimin e momenteve të sikletshme kur askush nuk flet në tavolinë. Mos domino bisedën! Është me rëndësi komunikimi mes palëve. Nëse gjendesh përballë dikujt që vetëm flet, mund të jetë shumë e mërzitshme ose irrituese. Bëhet fjalë për një takim, jo monolog. Ndaj lër hapësirën e nevojshme që edhe ai ose ajo të flasë, të rrëfejë. Mos hyr në detaje të tepërta! Një takim i parë, duan apo s’duam ne, është sipërfaqësor. Nuk duhet menduar se personi që ke përballë do të të njohë thellësisht në pak sekonda. Ndaj duhet të evitojmë detajet e tepërta të jetës sonë, punës apo karakterit. Nëse nis të rrëfesh fije për fije detajet e një pune që ke në dorë, mund të jetë shumë e lodhshme për palën që mbase deri pak momente më parë kishte qëllime të mira.

Buzëqesh dhe merr të tilla! Gjuha e trupit është mjaft e rëndësishme, ndaj duhet të prezantohesh me buzëqeshje, sinjal i të qenit i/e gatshëm/me për këtë njohje të re. Me rëndësi është edhe sensi i humorit, pa e ekzagjeruar. Mëso të lexosh gjuhën e gjesteve! Çdo gjë që themi ose bëjmë përcjell tek pala komunikuese një reaksion. Nuk është fjala me patjetër për një përgjigje verbale, por shpesh një shprehi në mimikë, një lëvizje goje, një ngritje vetulle, një dorë që prek flokët. Ndaj është me rëndësi të kuptohet se çfarë ndjesie jep tek tjetri biseda jote. Kështu do të ndryshosh ose jo strategji. Dëgjo! Përballë një personi që nuk e njohim, është me rëndësi të tregojmë interes në ato që thotë. Me rëndësi gjithashtu është të dëgjojmë me të vërtetë dhe jo në mënyrë sipërfaqësore. Kur kemi përballë dikë që hutohet vazhdimisht gjatë bisedës apo që nuk ndjek fillin e saj, mund të jetë shumë irrituese dhe aspak seksi. Vish diçka origjinale! Para se të hapësh gojën, ajo çka godet është imazhi yt, pra veshja. Ka rëndësi të kujdesesh dhe të zgjedhësh diçka që bie në sy. Një manikyr të veçantë, një palë vathë, një aksesor nëse je mashkull, pra, me pak fjalë, diçka që tregon se ke personalitet në veshje dhe stil. Gjej pikën e përbashkët! Kur nis të bisedosh me dikë që nuk e njeh, është mirë të zbulosh dhe të nxjerrësh në pah një ose disa pika të përbashkëta. Interesa, pasione, por edhe eksperienca të ngjashme; këto duhet të përdoren si armë në njohjen e parë. Në të kundërt, kundërshtitë e vazhdueshme ose argumentet gjithmonë kundër në bisedë nuk të çojnë në një takim të dytë. Beso tek “kimia”! Duhet të jemi të sinqertë, ndaj nuk mund të themi se “kimia” mes dy palëve nuk ka rëndësi në këtë njohje të shpejtë. Ndonjëherë madje nuk ka rëndësi fare biseda, veshja apo sjellja, kur kuptohet menjëherë sintonia mes dy personave. Kur beson tek këto ndjesi, atëherë koha në kërkim të mashkullit ose femrës ideale do të jetë më pak e humbur.


16

E enjte 13 shkurt 2014

Eros & Psikologji

Adoleshenca, kjo moshë e “tmerrshme”

P

jekuria e fëmijëve na vendos para vështirësive të ndryshme, duke përfshirë çështje apo probleme të papërballura më parë. Ato janë të reja si për ne që jemi prindër por edhe për ata-fëmijët tanë. Çfarë duhet të presim nga adoleshentët që po kalojnë këtë moshë të tmerrshme?. Të dyja palët janë groposur në atë botëkuptimin e tyre dhe nuk hapin rrugë as edhe një centimetër nga bindjet e tyre, “ata pleqtë demode që s’marrin vesh nga bota e sotme” apo “ata kalamajtë që nuk dinë se ç’ndodh në këtë botë”. Ka mundësi që të vërtetën dhe të drejtën të mundohemi ta gjejmë mes dy palëve në mesin e artë, një zgjidhje të përbashkët, duke dhënë shembullin personal, me tolerancën tonë. Ne jemi shembulli konkret nga ku ata do të mund të mësojnë si nga ana teorike ashtu edhe nga ana praktikë, toleranca duhet të jetë e pranishme gjithmonë sidomos prej nesh. Por që të arrijmë deri tek ajo pra e vërteta ne si njerëz të pjekur duhet të investojmë një dozë të konsiderueshme mirëkuptimi, tolerance, gatishmërie për të ndryshuar, vendosmëri dhe sidomos durim...durim. Dua të theksoj si fillim (gjë që e nevrikos shumë adoleshentin) marrëdhënia me të. Nëse deri tani “i kemi folur atij” tani është e domosdoshme “të bashkëbisedojmë me të” . Ndoshta shumë prindër nuk bashkohen me mua por duke i ndjekur veprimet e dy palëve jam e sigurtë që do të arrijmë në përfundimin se duke vepruar në këtë mënyrë edhe adoleshentët nuk do të mërziten me fjalët tona si: “E bëra për ty” dhe “e kam nga eksperienca jetësore se kjo gjë do të jetë më e mirë për ty”... etj. Por duhet të kemi kujdes nga fjalitë që përdorim para tyre si “më shkatërrove jetën” apo “je shumë mosmirënjohës”. Është e vërtetë se ndoshta kemi të drejtë sepse jeta është shumë e ngarkuar me shumë strese, ngarkesa, punë, presione, papunësi etj. Por duhet të jemi të kujdesshëm në fjalët që themi sepse thënie të shqiptuara me këto fjalë mund ta hedhin poshtë gjithë punën tonë të bërë me ta. Nuk duhet që ju si prindër të kapitulloni para adoleshentëve, duhet të ndodhë e kundërta, duhet konkretisht të gjykojmë e të bisedojmë së bashku për planet e qëllimet e së ardhmes. Në vend që t’i vendosim para një fakti të mbaruar, sidomos kur ka të bëjë me të ardhmen e tyre. Pika tjetër shumë e rëndësishme qëndron në faktin se tashmë ai e kaloi moshën e fëmijërisë dhe po fillon një kapitull tjetër të jetës, ai tashmë po hyn në botën e të rriturve. Për shumë prindër ky kalim i fëmijës është shumë i vështirë të pranohet që fëmija i tyre nuk është më fëmijë por i rritur, do ta theksoja një proces i dhimbshëm. lidhur me këtë Madam dr. Dominik Gober, psikiatre dhe psikoanalitike franceze, thotë: “Adoleshenca është një periudhë e vështirë drejt autonomisë dhe seksualitetit. Ai është një proces i shkëputjes nga prindërit, drejt pjekurisë seksuale dhe të daljes në pah të aftësisë dhe dëshirës për të qenë sado pak i vetmuar, gjithashtu edhe ndoshta në vend “të krizës” sot ne përdorim termin “proces”, e kam fjalën për “procesin e adoleshencës”. Nga njëra anë ajo është koha kur vjen dhe paraqitet individi me pjekuri seksuale. Ndërkohë, kjo është shumë e rëndësishme, sepse ndodhin ndryshime edhe në anën psikike të adoleshentit ose adoleshentes, fillon të ndahet nga prindërit fillon të jetë i pavarur-autonom. Kjo është arsyeja që ka krizë si tek njëra palë ashtu edhe tek pala tjetër . Sado e vështirë është kjo periudhë për ne si prindër ky proces i ndarjes është i domosdoshëm. Ne e pranojmë dhimbjen e kuptojmë që është e pashmangshme që fëmijët ne po i lejojmë ose jo të rriten kjo gjë më nuk varet prej nesh. Më kujtohet, para disa vitesh, kur një kushëriri im shkoi në ushtri, e ëma bëri gjithçka që të mos ishte e pranishme kur do të ndahej me të birin, ajo nuk e përballonte dot. I ati i djalit më kujtohet se tha: “Lëre djalin të shkojë, që të kthehet burrë”. Vite më vonë e kuptova sa të strukturuara ishin fjalët e tij. Momenti tjetër shumë i rëndësishëm është t’u sigurojmë të rinjve adoleshentë një hapësirë të mjaftueshme personale (si reale dhe psikike), ku të ndihen të qetë, ku të mos i shqetësojë askush. Ky është vendi ku ata kanë të drejtën dhe lirinë të kërkojnë dhe të zbulojnë veten, ku mund të jenë të trishtuar, të struken në vete ose në

të kundërt atje ku mund të shpalosin e të lëshohen në krahët e ëndrrave dhe fantazisë. Është vendi ku ata mund të qëndrojnë vetëm me veten e tyre, ku trupi i tyre po pëson një transformim metamorfoz, ku gradualisht ata do të njihen edhe me ndryshimet trupore . Është interesant fakti se ne duhet të “sigurojmë” një hapësirë, ku adoleshenti që vetë të na kërkojë dhe të na gjejë nëse ka nevojë për të biseduar, gjë që shpesh është për adoleshentët është sforcim. Megjithëse adoleshentët kanë nevojë për dialog dhe mbështetje, por është shumë i ndjeshëm për temat, të cilat e emocionojnë dhe shpesh i duken se prindërit duan t’i marrin lirinë, e cila së fundi i ka pushtuar të tërësisht. Prindërit, adoleshenti dhe e dashura Vetëm të hapësh e të mbyllësh sytë dhe fëmijët hop u rritën. Është e vështirë ta pranojmë, por kjo gjë është tashmë një fakt – ata tashmë janë mjaftueshëm të rritur për të pasur të dashur. Kjo është situata ku plas konflikti i njohur mes prindërve, adoleshentit dhe të dashurës.

Mos i kaloni temat tabu. Flisni hapur me fëmijët për seksin, drogën, dashurinë, shtatzëninë, alkoolin, kriminalitetin. Mos jetoni me ankthin se po t’i flisni adoleshentit lidhur me këto tema do ta shtyni të hyjë në rrugë të keqe

Gabimet që bëjnë prindërit lidhur me të dashurën e djalit Dëshira për të qenë prindër modern zhduket menjëherë, porsa zbuloni që ai djali i juaj i vogël-i madh ka të dashur. Në këtë rast shfaqet gabimi bazik i prindërvekundërshtimi, mos miratimi, ndalimi të dalin bashkë dhe më pas fillojnë leksionet, që është i vogël apo e vogël për të pasur të dashur. Ky reaksioni i juaj negativ, ishte gabimi i juaj i madh që ai ose ajo më kurrë nuk do ju tregoj as për këtë të dashur dhe për asgjë tjetër. Historitë e saj apo të tij do ti kuptoni shumë vonë, si një problem me një rëndësi të veçantë për fëmijën tuaj adoleshent. Kështu që me të vërtetë do ju lërë pa gjumë me siguri do t’ju filloje edhe dhimbja e kokës. Si konkluzion duhet të keni kujdes për reagimin tuaj të parë si dhe për herën e parë që është për fëmijën tuaj, pra për të dy palët ka një herë të parë. Prindërit duhet të dinë ta kontrollojnë veten sepse janë shembulli konkret për fëmijët që janë përherë përballë nesh. Kur do të vijë për të parën herë e dashura në jetën e tij ose në jetën e saj? Që në kopsht, fëmijët e vegjël shfaqin interes ose tërheqje me mënyrën e tyre shumë naive për shokët e gjinisë tjetër. Kapen për dore, i japin puthje të ndrojtura njëri-tjetrit apo ndonjë përqafim të shpejtë e të turpshëm, por këto veprime shkojnë deri këtu. Kështu nuk ka vend për mërzitje, për sa u përket prindërve, këto janë kujtime shumë të këndshme që do të mbeten të paharruara në mendjen e të dy palëve, fragmente nga fëmijëria... Rreth moshës 12-13-vjeçare fëmijët kanë të dashur me plot kuptimin e fjalës. Është koha për puthjen e parë, shëtitje të kapur për dore dhe për ndonjë përqafim, dëshira e madhe për të qenë pranë njëri-tjetrit. Dhe ky është moment më delikat që t’i tregoni fëmijës-adoleshent se ju jeni pranë tij në këto momente kaq të bukura dhe romantike. Duhet t’i tregoni se jeni shoku i tij me të cilin ai mund të ndajë çdo lloj rrëfimi dhe se tek prindi ai do të gjejë gjithmonë mbështetje dhe përkrahje. Prindi duhet të prezantohet me të dashurin ose të dashurën e adoleshentit/es, është shumë e rëndësishme. Nëse bëni këtë veprim, do të jeni më të qetë, duke e ditur se me kë është fëmija juaj adoleshent. Duke treguar miratim dhe interes për ndjenjën e adoleshentit, fëmija do t’ju ndiejë më shumë si mik, mbështetës dhe si dy njerëz të afërt që mendojnë njësoj. Si të bëhemi shokë me adoleshentin? Besoj e njihni zemërimin e vazhdueshëm të adoleshentit? Provokimi më i madh për të është të zbulojë atë që mendon njësoj si ai, qofshin shokët e tij në përgjithësi njerëzit që e kuptojnë dhe e miratojnë atë. Mosha e adoleshencës është koha kur ai është shumë i ndjeshëm dhe hatërmadh. Me vështirësi i pranon fjalët e prindërve sidomos kur jeni përballë. Është i mendimit se ju flisni “në gjuhë të huaj”. Kjo është arsyeja që sjell shkatërrimin e marrëdhënieve mes jush. Megjithatë, mos u dorëzoni, provoni ta

drejtoni “ishullin e vetmuar”, që kërkon ta bëj banorin e vet. Tregoni se ju, prindërit e tij, jeni njerëzit që më mirë se kush do e kuptoni, sepse e doni pa kushte dhe hyni në situatën që ai është duke kaluar, ja disa këshilla si të veproni. Mos i kaloni temat tabu. Flisni hapur me fëmijët për seksin, drogën, dashurinë, shtatzëninë, alkoolin, kriminalitetin. Mos jetoni me ankthin se po t’i flisni adoleshentit lidhur me këto tema do ta shtyni të hyjë në rrugë të keqe. Duhet të keni parasysh se nëse ju nuk i flisni adoleshentit për këto tema kush do i flas? Është e kundërta, do i tregoni adoleshentit se me gjithë diferencën e moshës që ekziston mes jush, ju interesoheni për të njëjtën gjë. Bashkëbisedoni me adoleshentin edhe për eksperiencën tuaj që keni kaluar. Nuk ka asnjë adoleshent që mos të ketë interes të dijë si jeni njohur apo prezantuar me babain e tij apo me mamanë dhe si ka dalë ai në këtë botë. Mos harroni faktin se jeni prindër dhe duhet të paraqiteni denjësisht para fëmijës tuaj që është adoleshent. “Profesioni prind” nuk është aspak i lehtë dhe duhet të dish ta bësh, fatkeqësisht nuk ka shkollë për të mësuar këtë profesion. Kur jeni duke biseduar me fëmijën tuaj adoleshent, tregoni për rininë tuaj megjithëse ka qenë shumë e ndryshme se e të rinjve të sotshëm megjithatë jeni të detyruar t’i tregoni për jetën dhe eksperiencën tuaj që keni kaluar kur keni qenë të rinj. Për jetën në shkollë, për aksionet, zboret, për njohjen me bashkëshortin apo bashkëshorten tuaj, si jeni dehur për herë të parë, si keni marrë notë negative në provim etj. Në këtë mënyrë do të krijoni interes adoleshentit dhe do i jepni mundësi t’ju tregojë për jetën e tij private dhe ndjenjat e tij. Një veti karakteristike e adoleshentit është edhe dëshira e madhe për të dalë mbi të tjerët, pra bashkëmoshatarët e tij. Secili prej tyre dëshiron të mburret më shumë se shokët, prej këtyre tregimeve dalin edhe historitë e vogla që ata tregojnë mes tyre, sa herë është dehur ai, sa herë ka dalë me këtë vajzë dhe çfarë ka bërë me këtë apo atë vajzë. Kështu ai do të mundohet t’i tregojë historitë e vogla ku do të mundohet t’jua kalojë edhe juve, duke u bazuar në historitë e treguara prej jush. Në këtë mënyrë adoleshenti mund t’u tregojë shumë për veten e vetë. Mos kritikoni, por hyni në gjendjen e tij. Askujt nuk i pëlqen kritika dhe rrallëherë kritika ka ndihmuar dikë të përmirësohet. Mos e ndaloni adoleshentin të dalë të takojë të dashurën apo të dashurin, të mos pijë dhe të mos kryejë akte seksuale. Duhet të kemi parasysh fjalën e urtë të popullit tonë si: “Lëshoje litarin apo tërhiqe, por kurrë mos e këput”, ndalesa që ju mund t’i bëni adoleshentit me dhunë dhe me ulërima mos mendoni se do ta ndalojë, aspak! Të jeni i sigurt se do të ndodhë e kundërta dhe efekti do të jetë negativ. Më mirë bashkëbisedoni me të për veprimin e tij, me kujdes dhe me takt mësojeni si të vetëmbrohet dhe të veprojë me masë. Është e rëndësishme t’i mësoni adoleshentit sensin e masës së veprimit, edukimi i kulturës së sensit të masës është shumë i rëndësishme. Lëreni fëmijën të jetë i pavarur aq sa duhet. Mos e ndiqni direkt duhet me takt. Do të vijë dita që ai do të largohet nga shtëpia e babait. Duhet t’i tregoni se keni besim tek ai. Kjo gjë do ta bëjë atë më të përgjegjshëm dhe më të guximshëm që të justifikojë pavarësinë dhe besimin tuaj dhe t’ju nderojë për mendimin që keni për të.


E enjte 13 shkurt 2014

17

Eros & Psikologji

Negocimi

I ashpër me problemin, i butë me njerëzit

Ju prindër, mundohuni ti largoni nga mendja mënyrat direkte ta shkëpusni adoleshentin apo adoleshenten nga i/e dashuri. Një lidhje dashurie do të do e bënte më të lumtur, do të ketë më shumë besim, do të bëhej më atraktiv dhe bile do të ishte më komunikues. Në raste të veçanta dashuria do ta pengonte në mësimet dhe në angazhimet serioze. Mos e krahasoni fëmijën tuaj me shokët e tij, as me motrat apo me vëllezërit. Komentet si “Përse nuk mund të jesh si vëllai yt” shembuj me krahasime, ju do të bënit fëmijën të urrente jo vetëm prindërit, por edhe vëllain ose motrën, sepse gjithmonë do t’i dukej vetja më poshtë se ata. Mundohuni të jeni të bindur se çdo njeri është i ndryshëm nga tjetri, ka si të mirat dhe të këqijat, pra pluse dhe minuse. Mos harroni se edhe ju nuk keni qenë mrekullisht të përsosur, pa të pyesim prindërit tuaj. Kujtoni adoleshencën tuaj a ju pëlqenin komentet?. Ju lutem planifikoni kohë që të merreni më shumë me adoleshentin tuaj. Tregoni më shumë interes si për jetën e tij dhe veprimtaritë me të cilat merret . Me kujdes mos u bëni të mërzitshëm. E rëndësishme është që fëmija juaj të marrë mbështetje emocionale nga ju dhe ai duhet ta dijë se ju krenoheni me të. Shfaqeni dashurinë që keni për të me vepra si dhe lidhjet e forta që keni me të. Kujdes pa e llastuar dhe pa e tërbuar me plotësim dëshirash të pakuptimta. Nuk duhet të ndërtoni me të marrëdhënie interesash. Të jeni i ose e kujdesshme ma pamjen tuaj të jashtme nëse adoleshenti/ja juaj ka ftuar shokët e tij. Mos i jepni mundësi adoleshentit të turpërohet prej prindërve, por veproni ndryshe që ai të ndjehet krenar dhe i e lumtur për praninë tuaj, në këtë mënyrë ai do të ngrihet shpirtërisht dhe përsëri do të pranojë me kënaqësinë praninë tuaj. Në se paraqiteni si mama ose baba i këndshëm, kështu ju mund të përfshiheni në bisedat me shoqërinë e adoleshentëve të pranishëm. Është mirë për ju si prindër të prezantoheni me shokët dhe shoqet e fëmijës tuaj që do të jetë edhe një fillim i mirë për ju dhe për afrimin me të. Vëzhgoni adoleshentin tuaj çfarë është duke parë, duke dëgjuar apo çfarë lexon. Kështu do të keni mundësi të bisedoni për temat që e interesojnë atë. Ndërsa fëmija juaj do të komunikojë më hapur dhe më lehtë me ju,ndërsa keni prekur ashtu kot temën e tij të dashur. Drekoni ose darkoni së bashku me adoleshentin tuaj. Kjo do të përmirësojë komunikimin me të. Ose do t’ju jepej shansi dhe mundësia që të bisedoni me të. Darka familjare duhet të kthehet në një traditë të dashur për ju të gjithë, ku secili të tregojë për veten. Flisni hapur me adoleshentin edhe për problemet e familjes, me kujdes, pa i dramatizuar dhe pa i kthyer në konflikte. Dëgjoni fëmijët tuaj. Nëse adoleshenti ka filluar të tregojë ndodhi që kanë interes për të, mos i ndërprisni. Nëse e bëni me dëshirë dhe durim, adoleshenti do të jetë i bindur se ju jeni miku ose mikja më e mirë që ai ka, kështu që edhe ai do të ketë dëshirë t’ju dëgjojë ju deri në fund, duhet ta mësoni se edhe si duhet të dëgjojë bisedën e personit që përballë deri në fund. E rëndësishmja është se asnjëherë nuk është vonë të përmirësoni marrëdhëniet me adoleshentin tuaj. Dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme e me vlerë si për ju ashtu edhe për fëmijën tuaj. Përgatiti: Rajna Kovaçi

Të jeni konkretë, por edhe elastikë Ju mund të jeni aq i ashpër kur flitni për interesat tuaja, sa ç’mund të jetë çdo negociator kur flet për pozicionin e tij. Në fakt, është e rekomandueshme që zakonisht të jeni të ashpër. Kompania e ndërtimit, e shqetësuar për inflacionin, mund të vlerësojë shumë interesin e saj për t’i mbajtur shpenzimet në nivele të ulëta dhe për ta përfunduar punën në kohë. Juve mund t’ju duhet ta nxitni atë. Një ndjenjë e sinqertë mund t’ju ndihmojë të rivendosni një ekuilibër më të mirë ndërmjet fitimeve dhe jetës së fëmijëve. Dëshira për t’i zgjidhur gjërat me mirëkuptim nuk duhet t’ju pengojë të vlerësoni si duhet problemin tuaj. “Sigurisht që ju nuk doni të thoni se jeta e djalit tim vlen më pak se çmimi i një gardhi. Ju nuk do ta thoshit kurrë një gjë të tillë për djalin tuaj. Unë nuk besoj se ju jeni i pandjeshëm, zoti Xhenkins. Le të shohim si mund ta zgjidhim këtë problem”. Nëse ndihen personalisht të kërcënuar nga një sulm që i bëhet problemit, ata mund të kthehen në pozicion mbrojtës dhe të mos ju dëgjojnë më. Prandaj është e rëndësishme të ndahen njerëzit nga problemi. Sulmoni problemin pa fajësuar njerëzit. Shkoni edhe më tej dhe mbështetini personalisht: dëgjojini me respekt, tregohuni i sjellshëm me ta, shprehni vlerësimin tuaj për kohën dhe përpjekjet e tyre, theksoni interesin tuaj për plotësimin e nevojave të tyre themelore e kështu me radhë. Lërini ata të kuptojnë se ju po sulmoni problemin dhe jo ata. Një metodë që ka dhënë rezultate të mira në praktikë, është që t’u jepet mbështetje pozitive personave të palës tjetër me të njëjtën energji që ju theksoni problemin. Ky kombinim i mbështetjes me sulmin mund të duket si jo i logjikshëm. Nga pikëpamja psikologjike, kjo është e vërtetë; kjo mungesë konsekuence ndihmon që kjo metodë të funksionojë. Një teori e njohur e psikologjisë - teoria e disonancës njohëse - pohon se njerëzit nuk e pëlqejnë mungesën e konsekuencës dhe do të përpiqen për ta eliminuar atë. Duke sulmuar një problem, si për shembull kamionët që ecin me shpejtësi të madhe në rrugën e një lagjeje, dhe në të njëjtën kohë duke i dhënë mbështetje përfaqësuesit të kompanisë, ju krijoni një mospërputhje njohëse. Për ta kapërcyer këtë mospërputhje, ai do të tundohet për t’u shkëputur nga problemi e do të bashkohet me ju për zgjidhjen e tij. Duke luftuar shumë për çështjet themelore, rritet presioni për një zgjidhje të efektshme. Duke mbështetur personat e palës tjetër, synohet të përmirësohet marrëdhënia juaj, si dhe të rritet mundësia e arritjes së marrëveshjes. Është kombinimi i mbështetjes me sulmin që funksionon; secili më vete ka të ngjarë të jetë i pamjaftueshëm. Të negocioni me forcë për interesat tuaja, nuk do të

thotë që të mos jeni të hapur ndaj pikëpamjes së palës tjetër. Përkundrazi, ju vështirë se mund të shpresoni që pala tjetër të dëgjojë interesat tuaja dhe të diskutojë opsionet që ju sugjeroni, nëse nuk merrni parasysh interesat e tyre dhe nuk u tregoni se jeni të hapur ndaj sugjerimeve. Një negocim i suksesshëm kërkon që të jeni të prerë dhe të hapur. Gjeni opsione për përfitime të përbashkëta Shembulli i Izraelit dhe Egjiptit, që negocionin se cilit vend i takonte gadishulli Sinai dhe cilën pjesë të territorit të tij, ilustron një problem madhor në negocim. Problemi është i zakonshëm. Duket sikur “byreku” nuk mund të ndahet në mënyrë të tillë që të dyja palët të mbeten të kënaqura. Shpesh ju negocioni për një çështje të vetme, si për shembull: për vlerën e plotë të truallit, çmimin e një makine, kohëzgjatjen e një kontrate qiraje për një apartament ose sasinë e komisionit për një shitje. Herë të tjera ju përballeni me atë që duket se është një alternativë për njërin ose për tjetrin, pra duket qartë se është e favorshme ose për ju, ose për palën tjetër. Kush e merr shtëpinë pas një divorci? Po kujdestarinë e fëmijëve? Ju mund ta shihni këtë si një alternativë ndërmjet fitimit dhe humbjes - dhe asnjëra palë nuk do të jetë dakord që të humbasë. Edhe nëse fitoni dhe e merrni makinën për 12.000 dollarë, qiranë për pesë vjet ose shtëpinë dhe fëmijët, ju keni një ndjenjë zbrazëtie se ata nuk do t’ju lënë të harroni. Cilado qoftë situata, alternativat tuaja duken të kufizuara. Shembulli i Sinait gjithashtu e bën të qartë mundësinë. Një opsion krijues, si për shembull Sinai i çmilitarizuar, shpesh mund të bëjë dallimin ndërmjet dështimit dhe marrëveshjes. Një avokat ia atribuon menjëherë suksesin aftësisë që ka për të gjetur zgjidhje që janë me përfitim si për klientin e tij, ashtu dhe për palën tjetër. Ai e zmadhon “byrekun” përpara se ta ndajë. Aftësia për të krijuar opsione është një nga cilësitë më të dobishme që mund të ketë një negociator. Megjithatë, shpesh negociatorët përfundojnë si fëmijët e proverbave, që grinden për një portokall. Pasi përfundimisht ranë dakord që ta ndanin portokallin përgjysmë, fëmija i parë mori gjysmën, hëngri frutin dhe e hodhi lëkurën, ndërsa tjetri hodhi frutin dhe e përdori lëkurën e gjysmës së dytë për të bërë një kek. Shumë shpesh negociatorët “lënë para mbi tavolinë” - ata nuk arrijnë në një marrëveshje, kur, në fakt, mund ta kishin arritur atë, ose marrëveshja mund të kishte qenë më e mirë për secilën palë. Shumë negocime përfundojnë me një “gjysmë portokalli” për secilën palë në vend të tërë “frutit” për njërën palë dhe tërë “lëkurës” për palën tjetër. Pse?


18

E enjte 13 shkurt 2014

Sociale

Marubi “i lëvizshëm”

G

aleria Kombëtare e Kosovës do të jetë nesër bujtësja e ekspozitës së Marubit në rastin e gjashtëvjetorit të Republikës së Kosovës. “Marubi: Objektivi i lëvizshëm i një arkivi”, kuruar nga Luçjan Bedeni dhe Zef Paci, është e organizuar midis dy institucioneve, galerisë së Kosovës në bashkëpunim me Fototekën Kombëtare “Marubi” në Shkodër. Dje, është mbajtur një konferencë e përbashkët ku drejtori i GKK, Erzen Shkololli, tregoi se ekspozita “Marubi: Objektivi i lëvizshëm i një arkivi”, është futur në programin zyrtar të shënimit të gjashtëvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe se kjo ngjarje madhore do të hapë këtë program. Po ashtu, ekspozita dhe bashkëpunimi në mes të Galerisë Kombëtare të Kosovës dhe Fototekës “Marubi” Shkodër shënon bashkëpunimin e parë si zbatimi i kalendarit të përbashkët kulturor në mes të ministrive të Kulturës të Shqipërisë dhe Kosovës. Shkololli tregoi se të enjten do të mbahet një takim në Tiranë mes drejtorëve të institucioneve kulturore për përpilimin e kalendarit të përbashkët të ngjarjeve kulturore. Shkololli konsideroi këtë ngjarje si historike dhe me shumë rëndësi meqë për herë të parë komunikimet e homologëve nuk do të ndërtohen më vetëm në nivelin individual por do të realizohet në mënyrë të organizuar në asketin e institucioneve. Sa i përket ekspozitës, Shkololli tha se GKK ka pasur një bashkëpunim mjaft të rëndësishëm me Fototekën “Marubi”, respektivisht me drejtorin e fototekës Luçjan Bedeni dhe bashkëkuratorin e ekspozitës Zef Pacin në ndërtimin e një ekspozite me materialin e fototekës, kryesisht me fotografi të cilat nuk janë parë më herët për publikun shqiptar. Ekspozita në vete i ngërthen më shumë se 250 fotografi nga arkivi dhe prezanton autorë të ndryshëm jo vetëm të familjes Marubi por edhe studentë të Fototekës “Marubi”. Projekti për realizimin e ekspozitës ka filluar të realizohet në muajin gusht me vizitën e Shkolollit në Fototekën “Marubi”, kur edhe kanë filluar bisedimet për realizimin e ekspozitës së parë të “Marubit” të organizuar në Kosovë. Drejtori i Fototekës Kombëtare “Marubi”, Luçjan Bedeni, vazhdoi konferencën dhe foli për historikun e institucionit të cilin ai e drejton. Fototeka Kombëtare “Marubi” ishte një studio e thjeshtë, e cila u themelua nga italiani Pietro Marubbi, i cili arriti në Shkodër në vitin 1855. Marubi në vitin 1856 hapi studion e parë fotografike në Shqipëri të quajtur Foto Studio “Marubi”. Më pas studio do të vazhdonte krijimtarinë nga Mati Kodheli dhe Kel Marubi të cilët ishin dy fëmijë të familjes Kodheli. Në vitin 1907 Studio merr

Enver Bylykbashi © Galerisë Kombëtare të Kosovës

Shqipëria në Çmimin Evropian të Letërsisë

P

ër herë të parë në Shqipëri do të jepet Çmimi Evropian i Letërsisë 2014. Lajmi bëhet i ditur nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, të cilët sot mbajnë një konferencë për shtyp në Qendrën e Informimit Evropian të BE-së. Në këtë mënyrë autorët shqiptarë do të kenë mundësinë të konkurrojnë për të fituar Çmimin Evropian të Letërsisë shqiptare. Shoqata e Botuesve Shqiptarë është përzgjedhur nga Komisioni Evropian për koordinimin dhe dhënien e këtij çmimi për vendin tonë. Gjithashtu, gjatë konferencës do të njoftohet edhe për hapjen e projektit “Creative Europe”, projekt i Bashkimit Evropian për vitin 2014-2020, nëpërmjet programit “Culture”, edhe për Shqipërinë.

emrin “Dritëshkroja Marubi” dhe udhëhiqet nga Kel Maurbi. Studio do të vazhdoj krijimtarinë deri në fund të viteve 1970 drejtuar më pas nga Gegë Marubi i cili ishte ndër 11 nxënësit e parë të cilët mbaruan Shkollën e Fotografisë së vëllezërve Lumiere në Paris. I gjithë koleksioni i dinastisë Marubi ka 100.000 fotografi, por në vitet 1970, politikat e shtetit të asaj kohe vendosin që të gjithë këtë koleksion ta shtetizojnë dhe ta kalojnë në Muzeun Historik të qytetit të Shkodrës dhe kështu për herë të parë merr formë ky arkiv. Sot, Fototeka Kombëtare “Marubi” ruan rreth 500.000 negativë, që e bëjnë atë një nga arkivat më të pasura jo vetëm të Ballkanit, por edhe të Evropës. Bedeni tregoi se në ekspozitë do të paraqiten fotografët nga familja Marubi; Pietro Marubbi, Kel Marubi, Gegë Marubi si dhe fotografë tjerë po aq të rëndësishëm si Kol Idromeno, Pjetër Rraboshta, Dedë Jakova, Shan Pici dhe Angjelin Nënshati. Bedeni në fund theksoj rëndësinë e kësaj ngjarje kulturore e cila hap edhe bashkëpunimin e parë të kalendarit të përbashkët të aktiviteteve kulturore të Shqipërisë dhe Kosovës. Bashkëkuratori i ekspozitës, artisti Zef Paci, foli më tej për aktivitetin e studios “Marubi”, duke treguar se mediumi i fotografisë në Shqipëri arriti dhe u zhvillua në të njëjtën kohë me vendet e tjera të Evropës. Fotografët e studios “Marubi” kuptuan se përveç përmbushjes së dëshirës së njerëzve për të pasur një imazh të njëmend dhe asaj të fotografit për të pasur një shpërblim shpirtëror e material, studio mund të shërbente edhe si një vend ku mund të bëhej i mundur kujtimi i gjërave të humbura. Marubët u kujtuan se duke ruajtur negativët mund të ndihmonin kujtesën e njerëzve. Paci tha se në arkivin “Marubi” gjejmë fotografi të çmueshme si në aspektin antropologjik dhe në atë historik duke përfshirë njerëz të shtresave, besimeve, prejardhjeve të ndryshme si dhe ngjarje, ceremoni, gara, festa dhe varrime ku pikërisht mund të hetohet një aspekt i objektivit të lëvizshëm të një ekspozite.


E enjte 13 shkurt 2014

19

Sociale

Matura 2014

Provimet e detyruara dhe me zgjedhje, si do të bëhet korrigjimi i testeve Kandidatët e viteve të kaluara, ja si mund të aplikojnë për në universitet Një fjalë të përjashton nga provimi Edhe këtë vit tri provimet e detyruara dhe dy provimet me zgjedhje do të korrigjohen nga dy vlerësues të ndryshëm. Sipas Ministrisë së Arsimit, vlerësimi i testeve do të realizohet në gjashtë qendra vlerësimi, me mjedise të përshtatshme dhe të sigurta. Qendrat përzgjidhen nga AKP-ja dhe miratohen me urdhër të ministres së Arsimit. “Testet e një profili të të njëjtit mjedis provimi, nuk shpërndahen në qendra të ndryshme vlerësimi, madje në jo më shumë se sa dy vlerësues. Vlerësuesit nuk mund të bëjnë shënime në test (me përjashtim të esesë ku evidentohen gabimet drejtshkrimore). Vlerësimet me pikë për çdo kërkesë të testit pasqyrohen në formularët përkatës. Rakordimi i vlerësimeve të dy vlerësuesve të pavarur bëhet në fund të çdo dite vlerësimi”, - përcakton rregullorja e Maturës Shtetërore. Në rastet kur ka mospërputhje të vlerësimit, midis dy vlerësuesve, përgjegjësi i vlerësimit aktivizon një vlerësues të tretë për të kryer vlerësimin përfundimtar. Në këtë rast, përgjegjësi i vlerësimit nënshkruan në tabelën e vlerësimit të testit së bashku me vlerësuesin e tretë. Pas vlerësimit përfundimtar, pikët për çdo kërkesë të testit pasqyrohen në tabelën përmbledhëse në faqen e parë të test-broshurës dhe nënshkruhen nga të gjithë vlerësuesit e testit. Plotësimi i A1-shit Plotësimi i formularit A1 do të bëhet në shkollat ekzistuese ku kryejnë ose kane kryer arsimin e mesëm. Në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur, duke paraqitur aty dokumentet e mëposhtme: - Kërkesë me shkrim për dhënien e provimeve të maturës

Përjashtimi i maturantëve nga provimi kur: • Ndryshon vendin që i është caktuar • Merr, jep informacion apo kopje ose komunikon me maturantë të tjerë: • Ben komente për përmbajtjen ose zgjidhjen e testit

• Mban telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimit. • Refuzon kontrollin nga ana e administratorëve gjatë hyrjes në qendrën e provimit

Maturantit nuk i njihet rezultati: • Nëse përdor laps, stilolapsa me ngjyra jo si atë të përcaktuara në rregullore ose përdor më shumë se sa një ngjyrë në plotësimin e testit

- Kopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë, vërtetimin me notat të të gjitha viteve të shkollës së mesme, me fotografi. Kandidatët e Maturës Shtetërore 2006 - 2013 aplikojnë për në IALP, bazuar në rezultatet e viteve të mëparshme të Maturës Shtetërore, nëse pas verifikimit nga AKP rezulton se: - Nuk janë shpallur fitues - Janë shpallur fitues dhe nuk janë regjistruar - Janë shpallur fitues dhe janë çregjistruar gjatë vitit të parë akademik, vërtetuar nga dekanatet përkatëse me shkresë zyrtare në AKP. Fleta origjinale e çregjistrimit, dorëzohet në AKP para aplikimit me formularin A1Z, në mënyrë që

• Nëse ka hequr ose ka dëmtuar kodin e sekretimit të testit (bar-kodin) • Nëse ka dëmtuar testin (palosur, zhubrosur, grisur, vendosur shenja të dallueshme dhe të veçanta), të evidentuara në procesverbal • Nëse vërtetohet kopja, e pjesshme ose e plotë, gjatë procesit të vlerësimit • Nëse është marrë masa e përjashtimit nga provimi të bëhet i mundur çregjistrimi në sistemin e Maturës dhe ndryshimi i numrit të matrikullimit. Kur studenti vazhdon studimet në vitin e dytë e më tej, ai duhet të marrë paraprakisht miratimin nga MAS për të vijuar procedurat e kësaj pike. Kandidatët nuk lejohen të rijapin provimet me zgjedhje, nëse në maturat e viteve të mëparshme, rezultatet janë jo më të ulëta sesa 4.50. Në rastet kur kandidati ka dhënë më shumë së një herë një lëndë në provimet me zgjedhje, i njihet vetëm rezultati i fundit. Në përllogaritjen e pikëve për sistemin meritë-preferencë për këto lënde merren koeficientet e Maturës Shtetërore 2014.

Në rastet kur ka mospërputhje të vlerësimit, midis dy vlerësuesve, përgjegjësi i vlerësimit aktivizon një vlerësues të tretë për të kryer vlerësimin përfundimtar

Studimi, 44% e fëmijëve shohin filma porno çdo ditë Interneti, më shumë sesa një burim për të marrë informacion është një rrezik që kërcënon çdo fëmijë. Sipas një studimi të “World Vision”, rreth 44% e fëmijëve shohin çdo ditë materiale porno. Po ky studim ka treguar se 47% e të intervistuarve kanë thënë se janë kontaktuar nga persona të cilët nuk i njihnin. Të pranishëm në konferencë ishin drejtues të organizatës, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, dhe Milena Harito, ministre Shteti për Inovacionin, të cilat theksuan rëndësinë që ka marrja e masave për të garantuar

Fotot ilustruese

një internet të sigurt për fëmijët. Nëpërmjet një fletëpalosjeje “World Vision” thekson edhe rëndësinë e bashkëbisedimit prindër-fëmijë, në mënyrë që fëmijët mund të kenë përvoja të sigurta në internet. “Mos jepni kurrë informacione personale si numra telefoni, adresë të shkollës suaj, shtëpisë, adresë të postës elektronike, personale apo të punës së prindërve, kur regjistroheni në faqe të caktuara internet. Kurrë mos bini dakord për t’u takuar me një personi që e njihni vetëm përmes internetit, - këshillon “World Vision”. - Ku-

jdes duhet treguar edhe në postimin e fotove, për të mos u bërë pre e maniakëve të internetit”. Organizata “World Vision” këshillon fëmijët dhe adoleshentët që gjithmonë të komunikojnë me prindërit ose me një të rritur të besuar për çdo informacion apo situatë që i bën të ndihen në siklet. Sipas të dhënave, rezulton se mosha e përdoruesve të rrjeteve sociale kryesisht janë të rinjtë nën 24 vjeç, por ndër përdoruesit aktivë të rrjeteve sociale përfshihet edhe një përqindje jo e vogël e moshave nën 18 vjeç.


20

E enjte, 13 shkurt 2014

Sport

Kupa e Shqipërisë

Teuta triumfon ndaj Lushnjës, Vllaznia dhe Flamurtari e mbyllin në paqe Skuadra durrsake ka mundur me lehtësi myzeqarët që, edhe pse kanë shënuar, nuk kanë pasur forcën e duhur për të mbajtur rezultatin. Në Shkodër, sfida midis Flamurtarit dhe Vllaznisë është mbyllur me shifra të barabarta, duke mos pasur asnjë fitues Kanë mbaruar dje disa nga sfidat më kryesore të Kupës së Shqipërisë. Kujtojmë se tashmë skuadrat janë në një fazë vendimtare, pasi çerekfinalet duket se kanë sjellë përballë mjaft përballje të forta. Të gjitha ndeshjet spikasin, edhe pse disa për tyre kanë një duel të karakterit historik. Më e dalluara është sfida midis Flamurtarit dhe Vllaznisë. Ndërkaq, ndeshje që ka dhuruar emocione, ka qenë edhe sfida midis Teutës dhe Lushnjës. Dje, janë luajtur ndeshjet e para të këtij turi dhe duhen pritur edhe sfidat e tjera për t’u përcaktuar se kush kalon përpara.

shënuar in extremis. Do të ishte Da Silva ai që do të vuloste fitoren e takimit. Një rezultat ky që tregoi më së miri se kush është favoriti për të kaluar në fazën gjysmëfinale. Kështu sfida është mbyllur në “Roza Haxhiu” duke e dërguar Teutën me një këmbë drejt fazës tjetër. Lushnjarët duket se e kanë pasur të pamundur të luftojnë në të dyja drejtimet. Eliminimi nga ky kompeticion do t’i jepte mundësi skuadrës që të luftonte për mbijetesën në kampionat.

Teuta-Lushnja Një ndeshje drithëruese dhe e veçantë ka qenë ndeshja midis Lushnjës dhe Teutës. Sfida u zhvillua në fushën e myzeqarëve. Një avanSkuadra e teknikut Sorrentino ka treguar një grintë të madhe dhe ka arritur që të përmbysë rezultatin

tazh ky për vendasit, që u munduan ta shfrytëzonin. Mirëpo duket se me gjithë sforcot e bëra skuadra lushnjare nuk ka arritur që të mposhtë dot djemtë e detit. Kjo, pasi skuadra e Teutës këtë vit ka një ekip mjaft të fortë. Durrsakët janë të vendosur që mos të lënë asnjë trofe dhe do të luftojnë në të gjitha drejtimet për triumf. Janë në ndjekje të Skënderbeut në kampionat dhe tashmë synojnë edhe kupën. Skuadra e teknikut Sorrentino ka treguar një grintë të madhe dhe ka arritur që të përmbysë rezultatin. Ka qenë të parët lagunarët ata që kanë kaluar në avantazh. Por do të ishin të kaltrit që do të merrnin fitoren. Ka qenë Canka ai që ishte vendimtar për skuadrën vendase duke realizuar një pjesë të parë

Teuta-Bylis-2-1

të mirë. Por ndryshimi do të vinte në pjesën e dytë. Ka qenë fillimisht Cyrbja i pari që ka realizuar për Teutën. Mirëpo kjo nuk do të mbetej me kaq, pasi do të ishte Tefik Osmani ai që do të shënonte edhe të dytin. Osmani do të korrigjonte kështu gabimin e bërë me humbjen e penalltisë në minutën e 20. Ndeshja duket se ka marrë tatepjetën për lagunarët që e kanë gjetur veten në disavantazh dhe duket se nuk kishin mundësi për ta kthyer këtë gjë. Në minutën e 8 do të vinte Cyrbja që do të plotësonte kështu edhe dopjetën e tij personale. Një gol që i jep qetësinë skuadrës nga deti. Mirëpo duket se skuadra mike nuk do të mjaftohej me kaq dhe do të shkonte edhe më larg duke

Tefik Osmani ishte ai që do të shënonte golin e dytë. Osmani do të korrigjonte... ...kështu gabimin e bërë me humbjen e penalltisë në minutën e 20

Tefik Osmani

Vllaznia-Teuta Një sfidë paqeje ka qenë ajo e luajtur midis Vllaznisë dhe Flamurtarit. Si vlonjatët ashtu edhe shkodranët nuk kanë arritur që të gjejnë triumfin, duke mos dhënë asnjë shenjë se kush është kandidati favorit për fazën tjetër. Një barazim pa gola që ka prodhuar “Loro Boriçi” duke mos sjellë asnjë finalizim në portat përkatëse. Skuadra vendase ka dëshmuar që vuan në fazën finalizuese. Ka bënë Bushiç që ka arritur ta mposhtë Mockën që ishte në ditën e tij më të mirë. Mirëpo çdo gjë është anuluar nga gjyqtarët duke shkaktuar protesta te skuadra vendase. Janë kuqezinjtë që janë shfaqur mjaft të sigurtë në veprimet e tyre. Skuadra e Gjokës aplikoj kundërsulmin dhe mund ta kishin ndëshkuar Vllazninë. Mirëpo edhe Vujadinoviç ka qenë në formë duke mos lejuar golin. Një rezultat ky që favorizon vlonjatët. Kjo pasi ndeshja tjetër zhvillohet në fushën e tyre. Skuadra labe pritet mos të gabojë brenda dhe tashmë është më afër kalimit edhe pse gjithçka mund të ndryshojë. Kjo pasi skuadra shkodrane është në lartësinë e duhur për të bërë surprizën. Edhe në këtë raund, skuadrat janë të ndara në dy grupe, A dhe B, teksa sistemi i ndeshjeve është vajtje-kthim. Ndeshjet e kthimit do të luhen pas dy javësh, kohë kur do të përcaktohen zyrtarisht edhe dy çiftet gjysmëfinaliste.

Higuain: Dua të kem suksesin e Maradonës

Higuain

Napolitani Higuain ka zbuluar se ai ëndërron që të ripërsërisë sukseset e Diego Maradonës, duke fituar titullin dhe të njëjtin vit edhe Kupën e Botës. Higuain synon që të fitojë titullin edhe për klubin, edhe për kombëtaren. Lojtari ka përmendur suksesin e

Maradonës si inspirim për të. “Ky është një moment shumë i rëndësishëm për mua dhe karrierën time. Unë dua të bëj atë që bëri Maradona. Së pari të fitoj Kupën e Botës e më pas të fitoj edhe titullin e kampionit. Ai triumfoi në Meksikë me Argjentinën në vi-

tin 1986 dhe një vit më vonë, ai e bëri Napolin të çmendet. Nëse e bëj këtë, do të ishte një realizim ëndrre. Unë dua të qëndroj te Napoli për një kohë të gjatë. Këtu dua të jem mbreti”, - është shprehur ish-sulmuesi i Realit të Madridit.

Kasijas, i lumtur për triumfin Gardiani spanjoll Iker Kasijas u shpreh se triumfi ndaj Atletiko Madridit është sinjal i mirë për fuqinë e ekipit. Kasijas, i cili vazhdoi rekordin e mospranimit të golave, ka shprehur kënaqësinë e tij pas fitores tjetër në fushën e Atletiko Madridit. “Ndeshja e parë ishte kryesore, por në ndeshjen e dytë ishim edhe më të drejtpërdrejtë dhe dilemat i shuam që në fillim. Ndeshja nuk ishte aspak interesante, por ne bëmë punën tonë dhe meritojmë të jemi në finale”, - deklaroi Kasijas.

Iker Kasijas

Venger: Ozil duhet të shënojë më shumë Menaxheri i Arsenalit, Arsen Venger, është i bindur se transferimi rekord i Mesut Ozilit do të dalë edhe më efektiv, në rast se ai shënon gola. Sulmuesi gjerman ka shënuar pesë gola dhe 10 asiste në 27 ndeshje që prej transferimit të tij 50-milionësh në Premier. “Ju dëshironi që lojtari që luan prapa sulmuesve të shënojë ndonjëherë, por ai është i shqetësuar për të bërë pasimin perfekt në vend që të godasë në portë. Ai do të përmirësohet me stërvitje dhe do të shihni se çfarë do të bëjë në situata ku mund të godasë. Problemi është se nuk po stërvitemi shumë për momentin për shkak se kemi ndeshje çdo tri ditë”, - është shprehur Venger.

Arsen Venger


E enjte, 13 shkurt 2014

21

Sport

Kupa e Shqipërisë

Skënderbeu rrëmben fitoren në Laç, Kukësi hakmerret ndaj Bylisit Skuadra korçare ka arritur që të fitojë në transfertë kundër Laçit me rezultatin e ngushtë 1 me 0 Kukësi ndërkohë ka arritur që të marrë një triumf në transfertë me skuadrën e Ballshit Edhe dy sfidat e tjera të Kupës së Shqipërisë kanë pasur emocione të forta, pasi të dyja ndeshjet ishin në fakt përsëritje të javës në kampionat. Nëse fundjavën e kaluar, Laçi priti Skënderbeun, ndërsa Kukësi u ballafaqua me ballshiotët në javën e 18-të të kampionatit. Të dyja këto skuadra sfiduan sërish të mërkurën njëra-tjetrën, por kësaj radhe fati i ndeshjes qe tjetër. Kësaj radhe verilindorët kanë treguar forcën e duhur. Kujtojmë se ai që fiton Kupën e Shqipërisë, merr pjesë në kupat e Evropës. Një portë kjo që është mjaft e ëndërruar nga skuadrat shqiptare. Bylisi-Kukësi Sfidë e re, fat i ri. Kjo moto e ka përshkruar gjithë rrugëtimin e djeshëm midis Kukësit dhe Bylisit. Një ndeshje që dhuron gjithmonë emocion, pasi të dyja skuadrat dhurojnë mjaft emocion më lojën e tyre. Një sfidë që gjithmonë dhuron spektakël. Të dyja skuadrat barazuan në përballjen e fundjavës, të vlefshme për kampionat. Mirëpo kësaj radhe nuk ka bënë i njëjti rezultat, pasi skuadra e Kukësit është hakmarrë për atë trepikësh të humbur. Skuadra bëri shumë blerje dhe duket se barazimi me skuadrën ballshiote u bë edhe objekti krize në skuadër. Largimi i Shensojit e ngarkoi edhe me më shumë presion skuadrën, duke i shtuar probleme. Sfida u luajt në Ballsh në stadiumin “Adush Muça”. Një fushë mjaft

Pero Pejiç shënon përsëri në fushën e Laçit. Një gol mjaft i vlefshëm që i rrit mundësitë e kualifikimit

BYLISI – KUKËSI 1-2

Ndeshjet e djeshme Grupi A

Grupi B

LAÇI – SKËNDERBEU 0-1 Golat: Pejiç 84′ Gjyqtarë: R. Sadiku

BYLISI – KUKËSI 1-2 Golat: Meto 46′ / Cikalleshi 48′, 84′ Gjyqtarë: L. Alla

LUSHNJA – TEUTA 1-4 Golat: Canka 44′ / Cyrbja 47′, 84′, T. Osmani 60′, Da Silva 90+3′ Gjyqtarë: O. Sokoli e vështirë për t’u fituar. Ballshiotët janë shumë të fortë kur janë në territorin e tyre dhe nuk lëshojnë pe. Mirëpo kjo duket se nuk ka bënë problem për Sulejman Starovën. Trajneri kështu e ka ni-

VLLAZNIA – FLAMURTARI 0-0 Gjyqtar: K. Cjapi sur me sukses debutimin e tij te skuadra e Kukësit. Ka bënë Cikalleshi lojtari që vendosi fatin e takimit. Kjo, pasi me dy golat e shënuar i dha drejtimin ndeshjes. Sulmuesi u tregua i saktë para

portës së Frashërit. Kështu, skuadra kuksiane bën një hap të rëndësishëm për kalimin në fazën e gjysmëfinales. Duket se gjithë ato lëvizje të bëra në merkaton e dimrit kanë dhënë efektin e tyre. Ndërsa skuadra ballshiote duket se është në të njëjtin skenar me atë të Lushnjës. Skuadra ka vendosur që të lëshojë pe, duke parë edhe fazën e vështirë që po afrohet. Kjo, pasi ekipi nuk mund të luftojë edhe ne kampionat, edhe në kupë. Kështu që, Egbo, duke bërë llogaritjet në letër, i leverdis që të vazhdojë luftën për kampionat, në mënyrë që të sigurojë mbijetesën. Një luftë që duket mjaft e vështirë dhe që do shumë punë për t’u arritur, kjo duke parë edhe forcimin e skuadrave në tabelë.

Laçi-Skënderbeu Ndeshja Laçi-Skënderbeu është gjithashtu një sfidë mjaft emocionuese. Kjo, pasi përballja midis këtyre dy skuadrave gjithmonë dhuron surpriza. Mirëpo kësaj radhe kanë qenë “ujqërit e dëborës” ata që kanë triumfuar. Kampionët kësaj radhe nuk kanë falur dhe e kanë nxjerrë gjoksin, para duke treguar kush është më i forti. Ka qenë Pero Pejiç ai që nuk fal dhe shënon përsëri. Lojtari nuk ndalet në fushën e Laçit dhe duket se është një ndër viktimat e preferuara për t’i shënuar. Në minutën e 84-t, sulmuesi shtatlartë ka shtangur skuadrën kurbinase, duke fituar edhe takimin. Një gol mjaft i vlefshëm që i rrit mundësitë skuadrës për të kaluar në gjysmëfinale. Kanë qenë Vucaj dhe Lila ata që kanë realizuar dy shtylla për skuadrën mike, por që nuk arritën ta çonin drejt rrjetës. Ndërsa skuadra e Nicës ka prodhuar një lojë të bukur dhe me shumë aksione. Problemi i vetëm ka qëndruar te finalizimi që ka qenë i vështirë për t’u arritur.

Lacio del në mbrojtje të Minalasë Devid Mojes: Na duhet fat Jozef Minala luan për skuadrën U17 të Lacios. Në dokumentet e Federatës Italiane të Futbollit ai figuron 17 vjeç, por që prej publikimit të fotove të futbollistit, shumë kanë vënë në pikëpyetje moshën e tij. Në fakt, Minala, me vendlindje Senegalin, tregon shumë më tepër. Madje, ditën e mërkurë qarkulloi një lajm sipas të cilit vetë futbollisti ka pranuar për mediat në vendlindjen e tij se mbush plot 42 vjeç në muajin gusht. Lajmi është përhapur me shpejtësi në media, duke shkaktuar reagimin e vetë futbollistit dhe skuadrës së Lacios. “Në lidhje me lajmet e përhapura së fundmi në media mbi moshën e Jozef Minalasë, konfirmojmë me bindje të plotë se në dokumentacionet e tij të dorëzuara në organet përkatëse nuk ka asnjë parregullsi, ndaj denoncojmë përpjekjen e radhës nga ambientet armiqësore për të hedhur

Jozef Minala

baltë mbi klubin dhe vetë lojtarin. Kërkojmë ndalimin e këtyre aksioneve dhe rezervojmë reagimin ligjor kundrejt përgjegjësve të këtyre Informacioneve dhe në ruajtje të emrit të mirë të shoqërisë dhe lojtarit”, - thuhet në reagimin e Lacios. Pra, për shoqërinë bardhekaltër, Minala është 17 vjeç, por as reagimi i klubit nuk bind.

Tekniku Devid Mojes thotë se ekipi i tij ka nevojë për fat, në mënyrë që të ndryshojë për të mirë sezonin. Skuadra e “djajve” ka nevojë urgjente për të fituar ndeshje. Kjo, pasi është dobët nga gjendja e pikëve dhe i duhet menjëherë një ngjitje. “Ne kemi nevojë për fat, ne kemi nevojë që fati të ndërrohet për të mirën tonë. Janë disa gjëra që po ndodhin nëpër ndeshje e po shkojnë kundër nesh. Ne duhet të fajësojmë veten, e të bëjmë më mirë. Nuk ka më arsyetime”, - u shpreh Mojes. Kampionët e Premier Ligës po përgatiten për një valë transferimesh gjatë merkatos verore. Sulmuesi uruguaian është i pari në listën e dëshirave të trajnerit Devid Mojes. Paris Sent-Zhermen pagoi 64 milionë për ta sjellë sulmuesin verën e kaluar nga Napoli. Mirëpo shitja e tij nuk është në planet e klubit. Megjithatë

Devid Mojes

Devid Mojes do të mundohet të joshë lojtarin. Uruguajani nuk është i pakënaqur që po mbetet nën hijen e sulmuesit tjetër, Zllatan Ibrahimoviç. Mojesi do të ketë në dispozicion më shumë se 120 milionë euro për të rindërtuar skuadrën gjatë verës dhe nuk do ta lërë pa e provuar si opsion.


22

E enjte 13 shkurt 2014

Zbavitje

Fjalëkryqi i “Standard” 1

2

3

4

5

6

7

8

9

16

17

21

22

26 31 35 41

42

48

34 38 45

49

50 55

56

72

67

73

39

68

40

47 52

53

57

58

61

66

46

51

60

65

15

25

37

54

64

14

29

44

59

13

33

36 43

12 20

24

28 32

11

19

23

27

30

18

10

62 69

63 70

71

74

HORIZONTAL 1. Eshtë racer per gara. 9. Këshilli i Partisë Demokratike. 12. Kush e thotë lutet. 16. Ishin të famshme të tilla të Zenonit. 17. Inicialet e Mascagni-t. 19. Fiks... në Top Channel. 20. Dërgohet një me celular. 21. Eshtë shtet aziatik. 22. Eshtë vazo lulesh. 24. Janë mendime personale. 26. Eshtë dashnor i vjetër. 28. Ata të djathë janë ksenofobë. 30. Ai i shenjtë është papa.

31. Firmat pa fat. 33. Një fjalë... njëqindvjeçare. 36. Eshtë e kundërt e simaptisë. 38. Këndohet në meshë. 41. Mund të kthehen në mllef të tilla. 44. Abel regjisor. 45. Unë dhe ti. 47. Janë malet që ndajnë Europnë nga Azia. 48. Quentin i Kill Bill. 50. Eshtë shahu i fundit. 51. Eshtë anestetik. 53. Në fund majtas. 54. Carolina që qe balerinë.

55. Thonë se mbetet gjithmonë jetim. 57. Eshtë edhe ai barok. 58. Agjenci Grumbullimi Tiranë. 59. Gjysmë midhje. 60. Një lloj bretkose. 61. Të parat në atletikë. 62. Kalimi në ekstreme. 63. Një urohet i mirë. 64. Nuk duhen marrë seriozisht. 67. Janë taksa. 70. Vidal te Juventus. 72. Janë legjendat. 73. Pak stbilitet. 74. Tregohen me kurora.

Fjalëkryqi pa skemë 1 2

3

4 5 6

7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22

1 2 3

32. Janë të ndarë në koska. 33. Formohen me vargje. 34. Mjeshtri me baketë. 35. Eshtë e palëvizshmja. 37. Një pikë në kushtetutë. 39. Veriu pa kufij. 40. Mund të jetë qull. 41. Vitet pa kufij. 42. Janë kundërmuese. 43. Tarifa këngëtare. 46. Si moral. 49. Në krye të trupave. 52. Canetti shkrimtar nobelist. 56. Një i parë në manastir. 57. Parashtesë zmadhuese. 58. Eshtë edhe ai i mëngjesit. 61. Pak amatorizëm. 63. Organzima Tregtare Tiranë. 64. Ekstreme në studim. 65. Një provë zjarri. 66. Inicialet e Selleck aktor. 68. Të fundit në provim. 69. Markë pistolete. 71. Robert Altman.

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar V S N K U K E L

I

A K T A K U Z A S A U D A D E A R R

Z O

L A

I K E

I

D

A E D

P E R V B

I

8 9 10 11 12

H I

V E S H

T O R

I

A L E T

Z A P S

P R

I O A A E L E A R

I N T

F U S H I M F R A K S

I

I

I O N E T

R

I

I

A M

A T L A N T A

A

I S

A N D E

M A L L

I R

I

S

S T

A L T A R E T

T E S T

-Të parat në sondazh. 11. Jean-Luc regjisor. -Kalvari ndryshe. -Penn aktor. 12. Bening aktore. -Eshtë tuta e astronautëve. -Mund të klasifikohet në ATP.

L A U R A

T E T

A M A T

T R O D

L M T E D

N E L O

O

O P

I N

P E R B O L A T

M A R T E S A T

H U G H G R A N T

F A M A

T A R T A R E T

P E R S O N A L I

S A

P A N T O M I M A T

VERTIKAL 1. Një mbrëmje spektakli me shimë VIP. -Mbahen nga bookmakers. 2. Regjisori i Evita. 3. Një që ndjek fakultetin. -Janë tek në vagon. 4. Igli te Lazio. -Janë filmat e denjë për Chuck Norris. 5. Janë pesë të tillë olimpikë. -Një është për të grirë qepë. 6. Diftong në dietë. -Kupa e... Anglisë. -Mbyllin garat. 7. Markë pistolete. -Irene aktore. -Tatum pianist. 8. Qe vajza mitike e Akelout. -Fillojnë detyrën. 9. Ato të papës janë enciklika. 10. Magjistari i mbretit Artu. -Një komandant jeniçerësh.

4 5 6 7

I

I N A T

E L

I R E

11. ... Nadu shtet në Indi. -Një kolegj i famshëm anglez. 12. Kufizojnë takimet. -Mund të zihet brumë. -Kufizojnë lëvizjet. 13. Fundi i një samurai. -Ente Sociale Rajonale. -Mbyllin një dyqan. -Ekstreme gabimi. 14. Janë lëvije mashtruese. -Ndot ambientin një i tillë. 15. Princesha te Liqeni i Mjelmave. -Shteti pa shi. 16. Rastet pa set. -Janë monetare në lekë. 17. Janë baballarët. -Një personazh i Woody Allen. 18. Gjysmë rrjeti. -Eshtë për të shitur. 19. Rreth pa ekstreme. -Një gjeneratë. -I ka tek mishi. 20. Mund të jenë kuzhine. -... Parsons Project në muzikë. -Në fund të ndeshjes. 21. Fillojnë nazet. -Janë përqindje bankare. 22. Eshtë filozofi e moralit. -Luca bomber italian.

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 47 kuti HORIZONTAL 1. Eshtë sëmundje stomaku. -Juan te Chelsea. -Janë fushat sportive. 2. Janë vende ku prehen heronj. -Fillojnë qetësisht. -Një sëmundje zorrësh. -Mund të jenë ekpres. 3. Pausini këngëtare. -Go... me makina në miniaturë. -Eshtë këndi në... skuadër. 4. Janë male me Akonkagua.

VERTIKAL 1. Eshtë gara më e gjatë. 2. Eshtë edhe ai i veprimeve. 3. U interpretua nga Tinka Kurti. 4. Zeusi i nordikëve. 5. Të parat në sondazh. 6. Janë tek në Kukës. 7. Janë kampionë. 8. Gjysmë feksje. 9. Janë priftërinj. 10. Carnera ish-kampion i ringut. 11. Robert i Taxi Driver. 12. Një element me simbol N. 13. Borova aktor. 14. Një vegël. 15. Rrjetë në tenis. 16. Mund të jete alkoolike. 17. Shkëmbehen duke diskutuar. 18. Eshtë i poshtër, faqezi. 19. Qytet në Itali. 23. Kush bën... vështron. 25. Imagjinar ai i Molière. 27. Inicialet e Rossellini aktore. 29. Janë veshje sportive.

-Eshtë grupi me deputetë. -Etikë pa kufij. 5. Paul Eluard. -Kërkonin gurin filozofal. -Inicialet e Buzatti-t. -Fillojnë natën. 6. Ki Moon në krye të OKB. -Ishin të parët në Perëndimin e Largët. -Janë studio. 7. Qe kryeqëndra e Epirit. -Lewis i Liza në botën e çudirave. -Janë torollakë.

I

S T A R T

T E R R

8. Në krye të skuadrës. -Robinson i Defoe. -Fiollojnë largimin. -Siliqi shkrimtar. 9. Fillojnë një test. -Gjysmë tepsie. -Në fund të fitit. -Albert i teorisë së relativitetit. -Rrjetë në tenis. 10. Emër djali. -Në krye të atletëve. -Mavraj futbollist.

U R L

I

I M E

I M A

I

I

A

I

I

I

P O L

I

S

I R

N

F A S T F I

A R R M I

I

O N

I

A K A

P R E T A P O R T E R I

S T

I R O L

P A R A F

I

N A

E T E R

I

T E T

I

T

I

N D E T

T E R

U D

M A L

A T L E T

I

L U C

I

I R N E Z E I M

I

I M T A R E T

T R E V O L U C

T

I

I K S

T O S L L P R A N N E S T O R

B E S

U R A T

R

R

N O T T

L A

A L O R

T O R

I

I K A

T A R T A R E T

I

I

L L I

A P

S

S

P

I

A R P

T E T A R

I

S E L

A

I

V A T H T T N L I

N E T O A K

I R A

G A T


23

E enjte 13 shkurt 2014

Fjalëkryqi Simetrik

HORIZONTAL 1. Luhet në dramë. 4. Eshtë pëlhurë për perde. 10. Një Art pianist. 14. Neill aktor. 15. Mund të jenë edhe provimesh. 16. Eshtë sezoni i pushimeve. 17. Tipi, por jo ti. 18. Mund të manovrojnë me cloche. 19. Eshtë besimi i besimtarëve. 21. Mund të kthehen në mllef. 23. Mund të jetë B kompleks. 25. Janë ndenjëse me... rezerva. 26. Një është edhe Maigret. 28. Nderi kur nuk di. 29. Ustinov i kimenasë. 30. Kishin flamur të zi. 31. Ishte veggla e Arkimedit.

32. Janë gjaku me... vena. 33. Janë grekë. 34. Bashkohen kur... puthin. 35. Një pjesë e ceremonisë. 36. Duhen bonifikuar. 37. Një hanxhar. 38. Në fund të fundit. 39. Ngrihen duke bërtitur. 40. Ndiqej nga inkuizicioni një i tillë. 42. Ka dhoma për t’u zënë një i tillë. 43. Ibarruri, la Pasionaria. 45. Fillojnë tatëpjetën. 46. Janë histtori dashurie. 48. Mund të jenë tokë-ajër. 49. Këndon Laura non c’é. 50. Eshtë bixhozi. 51. Timperi i televizionit ital;ian. 52. Jo të gjithë.

VERTIKAL 1. Eshtë yll i skuadrës. 2. Janë edhe ato të skuadrave. 3. Ekstreme në takim. 4. Bëjnë be... kur thërrasin. 5. Një element me simbol N. 6. Një fjalë frëngjisht. 7. Janë gjyqtarë me... flamur. 8. Një lojë me games. 9. Kufizojnë kuadratet. 10. Një ushtarak i rangut të ulët. 11. Kaçaturian, kompozitori 12. Janë piemontezë të kryeqendrës. 13. Mbetur në fund. 15. Një kitarë indiane. 16. Janë tre edhe ato të përemrave e foljeve. 18. Janë çifte në... gjyq. 19. Ishin barbare ato si vandalët. 20. Safin, tenist rus. 22. Përpilon aktre juridike një i tillë. 23. Janë dhjetë në dekadë. 24. Kështu është ai që ta shpif. 25. Qe socializmi i Titos. 26. Ato të tepërta përbëjnë mbipeshën. 27. Janë si luleshtrydhet. 30. Eshtë kodi që dënon. 31. Eshtë zëri i atij që thotë aman. 33. Një fjalë... para kohe. 34. Janë lokal snack. 36. Një brejtës pylli. 37. Matilde, shkrimytare italiane. 39. Emile i J’accuse. 40. Farija e paharruar e volejbollit. 41. Një as i Milan. 42. Gjysma e himnit. 43. Drejtori Arsimore Berat. 44. Me të nxjerrin një letër. 47. Duken të parat. 48. Fund dhjetori. 49. Nisin nga kreu.

Te dashuruarit do marrin vendime mjaft te rëndësishme te cilat ne fakt duhet t’i merrnin prej kohesh. Gjithsesi me mire vone se kurrë. Priten aventura mjaft emocionuese gjate kësaj për te gjithë ata qe janë vetëm. Shfrytëzojeni sa te mundni ditën. Ne planin financiar do përballeni me disa probleme serioze te cilat do iu lodhin mjaft. Kërkoni ndihme nëse nuk ja dilni dot.

DEMI Konfliktet do shterojnë dhe problemet do zgjidhen një nga një sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te dy me tolerante dhe me te kuptueshëm me personin qe keni ne krah. Edhe beqaret do jene me shume fat dhe do mund te gjejnë një person shume te përshtatshëm. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni shume rreziqe sepse do keni probleme serioze me vone.

BINJAKET Ne krahët e partnerit do ndiheni si mbi re sot. Ai do iu dashuroje pa fund dhe do përjetoni emocione te mëdha. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Beqaret duhet te mendohen mire para se te mendojnë te pranojnë ftesat për takime sepse edhe mund te lëndohen. Financat do vijnë duke u përmirësuar. Do shpenzoni me shume maturi dhe kujdes.

GAFORRJA Keni kohe qe jeni ne një lidhje? Sot do e kuptoni se nuk e keni shfrytëzuar si duhet jetën. Flisni me partnerin dhe mundohuni te bëni diçka interesante. Beqaret do kenë disa takime, por do kenë frike te krijojnë një lidhje. Urani do iu mbështesë ne planin financiar dhe do iu beje me te kthjellet. Do e dini mire sa te shpenzoni qe gjendja te jete si me pare.

LUANI Do përballeni me probleme goxha serioze sot ne jetën tuaj ne çift. Do e ngrini me shume sesa duhet zërin dhe madje mund te prekni edhe tema delikate. Dita do jete e vështirë, prandaj vetëm familjaret mund t’iu ndihmojnë t’ia dilni. Beqaret do kenë një dite te zakonshme. Edhe për financat do jete dite e paqëndrueshme. Beni kujdes!

VIRGJERESHA Do mbylleni ne vetvete gjate kësaj dite dhe do vendosni barriera me partnerin. Po vazhduat kështu jo vetëm qe do dëmtoni vetëm, por do e humbisni edhe partnerin. Beqaret nga ana tjetër, fale mbështetjes se Plutonit do kenë takime mjaft te rëndësishme. Planetët gjithashtu do iu ndihmojnë edhe ta menaxhoni me kujdes buxhetin. Nuk priten vështirësi ne këtë sektor.

PESHORJA Pozicioni qe do marre Hëna ne qiellin tuaj te dashurisë do ketë një ndikim mjaft pozitiv sot. Do jeni me tolerante dhe bashkëpunues me partnerin tuaj prandaj nuk pritet asnjë problem. Beqaret do kenë takime te shumta, por asnjë person nuk do ua mbushe mendjen aq shume sa për te filluar një histori dashurie. Ne planin financiar duhet te tregoheni akoma te matur me shpenzimet.

AKREPI Emocionet dhe entuziazmi do shtohet sot ne jetën tuaj ne çift. Do flisni hapur për gjithçka dhe do mundoheni t’ia plotësoni dëshirat njeri-tjetrit. Beqaret duhet te tregohen as me te sinqerte me personat qe do takojnë nëse duan te nisin diçka me këmbë te mbare. Edhe financat do fillojnë te kenë goxha përmirësime. Do ndiheni edhe me te qete.

A K E J V O L E N

K A P A K E T S A R A N D A

S E M I T E T

T H O M A S A R A R A T N I V E N A B E L T U L O T M

M B

SHIGJETARI Asgjë e veçante nuk pritet te ndodhe sot ne jetën tuaj ne çift. Rutina do jete mbizotëruese dhe here pas here mund te mërziteni. Beqaret do kenë takime te shumta mjaft interesante dhe me perspektiva. Shfrytëzojini sa te mundni dhe merrni kohen e duhur për t’i njohur me mire te gjithë personat. Ne planin financiar do iu gjeni zgjidhje te gjitha problemeve. Bravo!

BRICJAPI

P A M J A T E R E T

G O T A T

I L E T A T

K O M E T A T K O M I T E T

N A D A R L O D E N

I N A T E T A R T E T

R

L A T P I L A

P O K E R M I L E S

M I R A T I M

F S H A T A R T R

D

V E N I T E S E

R A K E T A T

I L L E T

L I T A R E T

A A T N R

A L E C

Martin Scorsese thyen rekord me filmin e ri

E

Horoskopi 13 shkurt 2014 DASHI

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Zbavitje

dhe pse në moshë 71-vjeçe, Martin Scorsese, ka arritur sukses të reja në karrierën e tij të pasur. Filmi më i ri i regjisorit nga New Yorku , “The Wolf of Wall Street”, sapo është bërë filmi më fitimprurës i të gjitha kohërave i regjisorit në box-office. Vikendin e kaluar, filmi komedi e zezë, ku luan Leonardo DiCaprio në rolin e komisionarit të Wall Street, Jordan Belfort, ka kaluar shifrën e 300 milionë

dollarëve sa u takon shitjeve globale të biletave. Filmi i mëhershëm më fitimprurës i Scorsese ishte trileri i vitit 2010, “Shutter Island”, ku po ashtu luan DiCaprio, dhe që fitoi 294.8 milionë dollarë, por “Wolf of Wall Street” ka kaluar këtë shifër dhe tashmë ka arritur shifrën e 305.1 milionë dollarëve. Filmi, i bazuar në kujtimet personale të Jordan Belfort, po ashtu ka arritur 108.1 milionë dollarë në shitje vendore.

J-Lo xhiron himnin e Botërorit

Marrëdhënia ne çift do ndërlikohet se tepërmi gjate kësaj dite. Nuk do bini dakord për asgjë me atë qe keni ne krah dhe për asnjë çast nuk do pranoni idetë e tij. Beqareve do iu shfaqet shpirti binjak ne momentin qe me pak e presin. Ne planin financiar mos u shpërqendroni, por merrni sa me pare masa për ta stabilizuar situatën. Fillimisht ulni shpenzimet.

UJORI Beni kujdes mos i hidhni sytë diku tjetër sot dhe te flirtoni me te sepse nëse partneri merr vesh diçka atëherë mund t’i vije fundi lidhjes qe keni krijuar. Për beqaret mund te ketë edhe dashuri me shikim te pare, por ata nuk duhet absolutisht te tregohen impulsive. Për financat mos iu besoni këshillave te miqve sepse mund t’iu shtyjnë drejt gabimeve.

PESHQIT Dielli do kujdeset ne çdo moment për jetën tuaj sentimentale. Ai do iu nxite te tregoheni me te hapur me partnerin dhe te flisni sa me lirshëm për gjithçka. Shume shpejt do merrni edhe vendime te rëndësishme. Edhe beqaret me ne fund do kenë dashuri me shikim te pare. Financat do jene te mira. Shlyejini me këtë rast te gjitha borxhet qe keni marre prej kohesh.

J

ennifer Lopez ka nisur xhirimet e videoklipit të himnit zyrtar të Kupës së Botës “Brazil 2014” në Fort Lauderdale, ditën e martë. Kënga titullohet We Are One (Ola Ola). 44-vjeçarja ishte veshur me shumë ngjyra për të përçuar ndjenjën e karnevaleve të Brazilit

dhe në sheshxhirim dukej se po ia kalonte shumë mirë. Muajin e kaluar u bë e ditur se Jennifer Lopez do të këndojë këtë këngë së bashku me Pitbull dhe këngëtaren braziliane Claudia Leitte gjatë ceremonisë së hapjes së Botërorit, më 12 qershor të këtij viti.


CMYK


Standard 13 shkurt 2014