Page 1

Sëmundje jo të zakonshme, dhe disa të zakonshme Phantom Pain, Fasciti Nekrotik, Hemokromatoza, Semundja Raynaud, Sarkoidoza, LAM, Semundja e Legjionareve, Psitakoza etj

Dr. Besi


Mjekesi e konceptualizuar, pergjate disa fushave Dr. Besi

Lajmerim per e-liber sipas te Drejtes te Autorit. Ne Shqiperi, e Drejta e Autorit mbrohet sipas ligjit nr.7564, datë 19.5.1992 "Për të drejtën e autorit" me shtesa e ndryshime, dhe Ligji Nr. 9380, datë 28.4.2005 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të Shqiperia ka miratuar deklaraten e konferences diplomatike qe adoptoi traktatin dhe dispozitat e Konventes se Bernes (1971) te cilave u referohet traktati. © Shkurt 2015 Dr. Besi Te gjitha te drejtat e rezervuara. per: Semundje jo te zakonshme dhe disa te zakonshme

Ndalohet marrja e materialeve te ketij punimi, ndryshimi, riprodhimi, kopjimi, shperndarja dhe publikimi i tyre; ne cdo forme, nga kushtdo tjeter, pervec © b.bestar Londer, Britani e Madhe. Copyright Notice: © 2015 Dr. Besi All rights reserved No part of this book may be used or reproduced in any manner whatsoever without written permission except in the case of brief quotations embodied in critical articles or reviews. Book and Cover design by Designer © May 2015 b.bestar, London, United Kingdom. For information contact go to *** Nentor 2014 - Qershor 2015 Londer - Tirane Per informacion kontakto http://doctorbesimedicalinformation.blogspot.co.uk


***

Dhimbje e Rreme per Pjese te Hequr - Phantom Pain Pershkrimin e pare shkencor e kemi nga Ambrose Pare, kirurgu ushtarak Francez. Termi ngeli nga Silas Weir Mitchel, kirurg i famshem Amerikan i Luftes Civile te Shek XIX, “dhimbja e gjymtyres se munguar" me detaje teper te sakta per kete situate. Mjeksia moderne se kupton mire, dhe eshte nje nga gjendjet mjeksore me te veshtira per trajtim. Dikur konsiderohej Semundje Psikiatrike. Tani jemi ne nivele te tjera, duke konsideruar ndryshimet ne aksin nervor, vecanerisht ne korteks, mechanismat nervore periferale e ato qendrore, jane disa nga hipotezat qe po pranohen tashme. Pacienti ndjen sikur pjesa e hequr e trupit eshte akoma aty. Nese ka dhimbje atehere quhet “dhimbja e gjymtyres se munguar” Engl. - phantom pain


Kjo ndodh me teper, nese dhimbja ne pjesen e hequr ishte e larte, para se te hiqej. Nese ka pasur aksident me shume dhimbje, atehere shkalla e dhimbjes me pas rritet dhe me teper. Mendohet se ka nje ri-arranxhim te sistemit nervor qendror, qe ndodh kur pacienti e kishte pjesen e humbur me pas. Kur hiqet pjese e demtuar, akoma ngelet kujtesa per te ne tru. Kjo eshte kujtese e pa-vetdijshme te cilen se kontrollojme dot, dhe mendohet, se eshte e “regjistruar” ne me shume se nje zone te trurit e te shtylles kurrizore. Prandaj trajtimi eshte i veshtire. Aksonet [fibrat nervore] me te aferta formojne lidhje me neuronet receptore te palces kurrizore. Keshtu rriten aktiviteti i neuroneve, ka zgjerim te fushes receptive neurale dhe hiper-eksitim ne regjione te tjera. Ky proces njihet si “sensitizimi qendror” Me aktivitet ne rritje te receptoret NMDA t'lidhura nga neurotransmetues sic jane: Substanca P [peptid] takikininat e neurokininat, e pjeses dorsale te palces se kurrizit. Ketu kemi nje fenomen te quajtur “fenomeni i konkludues” ne te cilin ka rritje te pergjigjes ndaj stimulit te receptoreve zonale. NMDA jane receptore nervore te glutamatit, qe kontrollojne (a) elasticitetin e sinapseve nervore (b) kujtesen.


Trajtimi Nje studim ka zbuluar se acetaminofeni dhe NSAID-te jane ilacet me te zakonshme ne trajtimin e kesaj dukurie. Mekanizmin analgjezik te acetaminofenit, se dime qarte por rruget serotonergjike dhe ato te tjera, perfshihen ketu. 

Serotonergjike - te lidhura me neurotransmetuesin Serotonine. * NSAID - Nonsteroidal Anti-Inflammatory Drugs || anti-inflamatoret jo steroidale/ si aspirina, indometacina, ibuprofeni etj

NSAID-te, frenojne enzimat e nevojshme per sintezen e prostalglandines, ulin receptoret receptoret e dhimbjes ne pereferi dhe ne rruget e sistemit nervor qendror.

Opiatet- lidhen me receptoret e sistemit periferik e qendror dhe sjellin anelgjezi [qetesim te dhimbjes] pa humbur sensacionin e te prekurit, perceptimin individual dhe vetedijen.

Anti-depressantet triciklike jane ne perdoruesit me te zakonshem per dhimbje te ndryshme neuropatike. Kjo vecori i atribohet inhibicionit te lidhjes "serotonien norepinefrine," antagonizmit te receptoreve NMDA, dhe bllokimit te kanaleve Natriumit.

Anti-konvulsivet – si Gabapentina kane dhene rezultate te perziera, ku disa studime tregojne rezultate pozitive e disa te kunderten. Karbamazepina eshte regjistruar se ul sensacionet e dhimbjes se mprehte [te shpuarit me thike / shigjete] qe zakonisht shoqerohet me kete fenomen.


Oks-karbazepina (Oxcarbazepina) dhe pregabalina mund te kene rol ne kete trajtim por duhen me shume teste e studime. 

Kalcitonina - mekanizmi i veprimit te kalcitonines ne trajtimin e “dhimbjes se rreme” nuk eshte i qarte, dhe ketu studimet kane konkluzione te perziera.

Thyrocalcitonin (ose calcitonin) eshte hormoni Tiroidal i prodhuar ne qelizat-C te gjendres tiroide. nje nga rregullatoret e nivelit te Kalciumit (Ca) ne trupin tone, dhe i perfshire ne procesin e kockeformim/ndertimit. Mjekime te tjera –beta bllokuesi propranolol dhe bllokuesi kanalit te kalciumit nifedipina [adalati] mund te perdoren ne keto raste. 

Trajtim jo-farmakologjik, si "terapia me pasqyre" Pacientit i vihet nje pasqyre afer, dhe ai leviz gjymtyren e shendoshe derisa Truri i tij percepton se jane dy gjymtyre. Pastaj mbulohet pasqyra e ne fund mbyllen syte, keshtu per disa dite nga 15 minuta. Se fundmi behen nderhyrje kirurgjikale dhe terapi me elektroshock.

Konkluzioni: (1) Nuk eshte e lehte te kuptohet fenomeni dhe kur shpjegimi final eshte i thjeshte: i eshte hequr pjesa / gjymtyra! Nga nje pjese e trupit qe s’eshte nje aty, Pacienti ndjen dhimbje sikur akoma gjymtyra ekziston. (2) Dikur besohej se ishte fenomen psikologjik, sot themi qe sensacionet e verteta e kane origjinen ne palcen e kurrizit dhe ne tru. Kjo ndodh zakonisht ne njerezit qe humbin nje kembe apo dore, por ka ndodhur dhe kur eshte hequr gjoksi [te femrat] penisi, nje sy apo gjuha. Per disa paciente trajtimi mjeksor funksionon, per te tjere ka veshtiresi. Me gjithe termonologjine e perdorur: Dhimbja eshte reale, sensacioni eshte " i manipuluar


SEMUNDJE JO TE ZAKONSHME & DISA TE ZAKONSHME

8


DR. BESI

Fasciti Nekrotik | Necrotizing fasciitis| Necrotizing fasciitis eshte infeksion qe mund te behet fatal nese nuk trajtohet menjehere. Perhapet shume shpejt dhe ne menyre agresive, shkakton vdekje te indit ne zonen e infektuar dhe me tej. Ne SHBA prek ~800 persona me fatalitet 30-40% Si e merrni Necrotizing Fasciitis? Bakteria qe e sjell futet ne trup nga:   

prerje te vogla pickime nga insektet abrazionet e gervishtjet

Ne disa raste se dime nga vjen, sa fillon infeksioni me shpejtesi shkaterron muskuj, lekuren dhe indet dhjamore. Shkaqet e Necrotizing Fasciitis Necrotizing fasciitis shkaktohet nga grupi i Streptokokut A (GAS) te bakterieve. I njejti grup bakteriesh qe shkakton infeksionet ne fyt, por disa tipe te kesaj bakterie, si stafilokoku dhe te tjere, jane shoqerizuar me kete semundje. E cila vjen kur bakteria infekton fascian siperfaqesore, nje siperfaqe e substances konektive poshte lekures. Simptomat e Necrotizing Fasciitis Simptomat zakonisht hasen brenda 24 oreve nga infeksioni. Ka nje kombinim te tyre:   

Rritet dhimbja ne zonen ku eshte prerja e vogel, carja apo hapja e lekures.. Dhimbje qe eshte me e larte sa pritet ne aparence per nje demtim te vogel. Skuqje dhe djegje ne/dhe rreth plages, por simptomat mund te jene dhe diku tjeter. 9


SEMUNDJE JO TE ZAKONSHME & DISA TE ZAKONSHME

 

Simptoma si te gripit me diarre, marrje mendesh, te vjella, ethe, dhe dobesi te pergjithshme. Ndjenje te shtuar etje, ne varesi te dehidrimit.

Ne simptomat me te avancuara futen:   

Enjtje, zakonisht e shoqeruar me skuqje qe me vone shkon ne ngjyre vjollce. Ngjyra vjollce transformohet ne plage me leng te erret, dhe ere shume te keqe. C’ngjyrosje, renie te lekures dhe te indit, pasi fillon vdekja indeve (gangrena)

Ne simptomat kritike (brenda 4-5 dites nga infeksioni) futen:  Renie e presionit te gjakut  Shoku toksik  Humbje e ndjejave

Meqene fasciti nekrotik perhapet shume shpejt, venia e diagnozes se hershme eshte e rendesishme. Shpesh behen gabime ne kete 10


DR. BESI

aspekt, sepse simptomat e hershme jane te njejta me te gripit ose infeksioneve me pak serioze te lekures. Po ashtu, simptomat e para jane gati njesoj me ato postkirurgjikale, si p.sh:    

dhimbje ekstreme inflamacion temperature marrje mendesh

Diagnoza shpesh bazohet ne simptomat e avancuara sic jane prezenca e bulezave gazore nen lekure. Analiza laboratorike e indeve konfirmon bakterian qe shkakton infeksionin. Trajtimi, fillon para se bakteria te identifikohet. Trajtimi i Fascitit Nekrotik Trajtimi varet nga stadi i semundjes, dhe perfshin:        

Terapi intravenozee me antibiotike. Kirurgji per te hequr indin e demtuar apo te vdekur, per te ndaluar perhapjen e infeksionit. Mjekim per te rritur tensionin e gjakut. Ne disa raste, amputacion te gjymtyreve te demtuara. Terapi hiperbarike me oksigjen, per te parandaluar demtim te indeve te shendosha. Ndihme per frymemarrjen dhe monitorim kardiak. Transfuzione gjaku. Imunoglobulin intravenoze.

11


SEMUNDJE JO TE ZAKONSHME & DISA TE ZAKONSHME

12


DR. BESI

13


SEMUNDJE JO TE ZAKONSHME & DISA TE ZAKONSHME

Hemokromatoza - grumbullimi i hekurit Hemokromatoza (Haemochromatosis) eshte crregullim hereditar ne te cilin nivelet e hekurit (Fe) ne trup, akumulohen gradualisht ne vite, prandaj dhe e quajme “crregullim te mbigarkimit me hekur” Grumbullimi i hekurit sjell disa simptoma: 1) lodhje te vazhdueshme 2) dhimbje kycesh 3) te burrat, pamundesi per ereksion 4) te grate mungese te periodave. Kemi 3 tipe te saj; primare, sekondare e neonatale, do e mbajme te thjeshtezuar per lexuesin qe ta kuptoje me lehte. Kush e shkakton - Hemokromatoza vjen nga nje gjendje e trasheguar, shkaktohet nga HFE (gjeni i demtuar) qe i lejon keta person te absorbojne shume hekur nga ushqimet. Normalisht trupi yne, merr aq sa i duhet. Me kohen, hekuri depozitohet ne trup dhe sjell probleme. Komplikacionet - Hemokromatoza qe lihet e patrajtuar sjell qe hekuri grumbullohet ne zemer dhe melci. Kjo sjell komplikacione per jeten: (a) semundje te melcise – cirroze ose kancer (b) insuficience kardiake ku zemra nuk ka mundesi te pompoje gjakun rreth trupit. Trajtimi - Hemokromatoza i pergjigjet mire trajtimit qe synon te shkarkoje hekurin e tepert nga trupi. Trajtimi standart eshte i thjeshte, gjaku hiqet nga trupi ne periudha te rregullta, gati e njejta sasi qe jepet gjate dhurimeve, pra hiqet ~500 ml gjak. Kjo sjell nje renie te nivelit te hekurit. Njerezit qe nuk mund te bejne flebotomi (phlebotomy) per arsye mjeksore, marrin nje mjekim te quajtur defarsirox. Nepermjet te procesit te kelation ulet hekuri i tepert. Eng: Chelation (thuhet "key-lation") eshte proces kimik, ku nje substance “i lidh” molekuat e “nje metali a minerali” duke hequr metalet e renda dhe substancat toksike nga trupi. Kush preket nga Hemokromatoza - ne termat te pergjithshme eshte e pazakonte, ne crregullimet gjenetike (trasheguara) eshte ne me te hasurat. Ne Britani prek 1 : 200 persona, ne SHBA prek 1:250. Simptomat zakonisht fillojne ne moshen 30-50 vjec.

14


DR. BESI

Te grate vijne me vonese pasi nivelet e hekurit reduktohen kur kane periodat. Si semundje eshte me e zakonshme ne personat me etnicitet Europian.

Si jetohet me Hemokromatoze - shumica e njerezve i mbajne simptomat nen kontroll, ka disa gjera qe mund te beni ju per te mbajtur nivele te ulura te hekurit, dhe parandaluar komplikacionet: 

 

Ulni konsumin e mishit te kuq, dhe te organeve (zemer, veshka, melci) Hekuri absorbohet me shpejt nga mishi se zarzavatet. Mos merrni suplemente hekuri, quhen “food fortified with iron” Ne nje ushqim te caktuar prodhuesi ka shtuar Hekur – kujdes me cerealet/ cornflex-et e mengjesit. Ulni konsumin e Vit. C, ajo rrit absorbimin e hekurit dhe ndihmon te depozitohet ne disa organe. Ulni sasine e alkoholit – zakonisht me ushqimet, kjo rrit absorbimin e shkakton semundje te melcise.Nese keni nje fare shkalle te demtimit te melcise, ju do keshilloheshit te ndalonin alkoholin krejtesisht. Mos konsumoni caj dhe produkte te qumeshtit me ushqimin, per te ulur nivelet e hekurit.

15


SEMUNDJE JO TE ZAKONSHME & DISA TE ZAKONSHME

16


DR. BESI

Dridhja Doktoret perdorin termin alternativ, duke e quajtur tremor. Ky eshte nje orshilacion ritmik i cdo pjese te trupit, qe zgjat per te pakten disa sekonta, dhe vecanerisht prek duart, koken, nofullen ose gjuhen. Tremori eshte i zakonshem ne moshat e vjetra. Ne nje shkalle te lehte, njohur si tremori fiziologjik, eshte normal. Nga nje kohe ne tjetren kushtdo nga ne, provon dridhje qe ekzagjerohen deri ne piken ku dallohen lehte. Te muskujt, sidomos pas nje ushtrimi fizik mund te shohim tensionin dhe dridhje. Tremori gjate nje periudhe agjitimi dhe ankthi, bazuar ne nivele te rritura te adrenalines, eshte nje ekzagjerim i tremorit psikologjik.

Tremori esencial familial, eshte gjendje qe shkakton turp tek te prekurit, prodhon nervozizem dhe trashegohet ne familje. Nuk progreson ne semundje serioze e mund te qetesohet nga perdorimi i alkoholit. Ne disa raste mund te kontrollohet me ilacet betabllokues. Mbi moshen 40 vjecare, 4 ne 100 te rritur e kane kete gjendje. Tremori i vazhdueshem ne qetesi, me nje frekuence prej 4-5 cikle per sekonte, mund te jete tregues i semundjes se Parkinson-it, dhe nese tremori zhduket gjate nje periudhe relaksimi. 17


SEMUNDJE JO TE ZAKONSHME & DISA TE ZAKONSHME

Ky lloj tremori mund te jete ekstrem por ka me pak efekt ne levizjet e vullnetshme sesa pritet, dhe nje person qe ka tremor te forte eshte ne gjendje te pije uje nga gota pa e derdhur. Tremori ekstrem eshte simptome ne:  Sklerozen multiple  Grumbullimin e bakrit (Cu) ne trup (semundja Wilson)  Ataksine cerebellare  Encefalitin  Helmimin me zhive (Hg)  Hiperaktivitetin e gjendres tiroide. Tremoret e shkaktuar nga problemet e trurit (encefalopatite) nga insuficienca hepatike ose crregullimet metabolike quhet asteriksis (asterixis) Po ashtu nje varietet barnash mund te shkaktoje tremor, ketu futen:  Amfetaminat  Antidepresantet  Kafeina  Kortikosteroidet  Litiumi Tremori i markuar eshte nje gjendje e zakonshme tek pacientet me trajtim barnash per disa crregullime psikotike.

18


DR. BESI

SARKOIDOZA Sarkoidoza, gjendje e rralle qe shoqerohet me zona te vogla, te kuqe, e enjtje te indeve; te quajtura granuloma. Zhvillohen ne organet e trupit. Prek me teper mushkerite e lekuren. Simptomat ndryshojne n'varesi te organeve te prekura. Sarkoidoza s'ka kurim, permiresohet pa trajtim me kalim muajsh e vitesh. Shenjat s'jane te renda, s'ndikojne shume jeten e perditshme. Prek 1:10.000 banore. Simptomat Efekti i saj eshte i pamundur te parashikohet tek cdo person, pasi prek cilindo organ dhe simptomat ndryshojne. Ne shume njerez simptomat vijne menjehere, largohen pas disa muajsh dhe semundja nuk rikthehet. Kjo njihet si Sarkoidoza Akute. Disa nuk kane simptoma fare, e semundja kapet me nje X-rutine qe behet per shkaqe te tjera. Ne paciente te tjere, simptomat zhvillohen gradualisht e perkeqesohen me kalimin e kohes, ne piken qe u ndikon shume shendetin. Kur ka shume granuloma (kokrriza) ne nje organ, mund ta ndalojne funksionin e rregullt te tij, kjo eshte Sarkoidoza Kronike. Prek me shpesh mushkerite, lekuren dhe/ose limfonodulet (gjendrat)

19


SEMUNDJE JO TE ZAKONSHME & DISA TE ZAKONSHME

Simptomat ne Mushkeri Ky tip prek ~ 90% te njerezve e quhet Sarkoidoza Pulomonare. Shoqerohet me (1) marrje fryme (2) kolle te thate te perseritur. Rralle here ka dhimbje dhe gjoks.

Simptomat ne Lekure. Keto haset ne 25% te pacienteve me sarkoidoze. Lekura skuqet, dhe ka “perflakje” me shume ne pjesen e siperme te trupit. Simptoma te tjera. Nese preken organe te tjera mund te shohim: 

Gjendra te enjtura ne fetyre, qafe, sqetulla e “nenvete”

Lodhje dhe bezdi

Dhimbje kycesh

Sy te skuqur

Ritem abnormal te zemres

Hunde te bllokuar

Dhimbje kockash

Gure ne Veshka

Dhimbje koke

Shkaqet Sistemi imun i trupit lufton infektionet me ane te qelizave te bardha ne gjak. Kjo sjell inflamacion (skuqje e enjtje) te indeve ne ate zone, keshtu sistemi pergjigjet ndaj gjithshkaje qe nuk e njeh, dhe pergjigja ulet kur infeksioni kalon. Mendohet se sarkoidoza vjen kur sistemi “c'akordohet” dhe fillon te sulmoje indet e organet e tij. Inflamacioni ne vijim sjell prodhimin e granulomave tek organet. 20


DR. BESI

Ka shume gjendje te ngjashme ne mjeksi, si artriti reumatoid dhe lupusi, qe shkaktohen kur trupi sulmon veteveten. Keto njihen si "grupi i semundjeve auto-imune� Nuk e dime akoma pse sistemi imun sillet keshtu por kerkimet shkencore vazhdojne. Ndoshta mund te jete ambienti ne ca persona, qe kane predispozicion gjenetik per kete. Sarkoidoza ne raste mund te preke me shume se nje pjesetar te familjes por s’ka evidence te thote qe eshte semundje e trasheguar. Sarkoidoza nuk eshte infektive dhe nuk kalon nga personi ne person. Mund te shfaqet ne cdo moshe, por me teper nga 20-50 vjec. Ne femijeri eshte e rralle. Prek te gjitha rracat por tek njerezit me orgjine Afrikane haset me shpesh.

Diagnoza. Per kete ka teste te ndryshme, ne varesi te ndikimit ne organe. Per sarkoidozen pulmonare, behen grafi (rrezet-X) ose CT Skan (tomografia e kompjuterizuar) per mushkerine te shihet ne c’gjendje jane.

21


SEMUNDJE JO TE ZAKONSHME & DISA TE ZAKONSHME

Nganjehere mjeku perdor endoskopin (nje tub i holle me drite e kamera ne fund) qe kalon permes fytit, merret nje pjese e vogel indi per analiza mikroscopike. Kjo quhet biopsi. Nese mjeku dyshon / sheh se organe si zemra, lekura e syte jane prekur, ben ekzaminime shtese. Zakonisht, s'behet mjekim per kete sepse gjendja vete-regullohet ne disa muaj a vite. Pervecse disa ndryshimeve per te kontrolluar acarimet a merren qetesues si paracetamoli e ibuporfeni. Mjeku monitorizon situaten per sa kohe qe e keni kete gjendje. Mjekimi Nese rekomandohet mjekim, jepen tableta kortikosteroidesh. Zakonisht prednisolone, qe lehtesojne simptomat e parandalojne demtimet tek organet e prekura, duke ulur inflamacionin dhe parandaluar “cikatricet” Duhet kujdes me kortizoniket, sidomos ne doza te larta sepse ato mund te ndryshojne sjelljen dhe ka rritje ne peshe. Nese merren per kohe te gjate shtohet rreziku ndaj osteoporozes (dobesim kockash) Zakonisht shoqerohen me Vitamina D dhe suplemente Kalciumi. Ekziston nje rrezik i shtuar per gure ne veshka. Si mjekime alternative perdoret nje klase e quajtur imuno-supresantet, te cilet ulin aktivitetin e sistemit imun. Mjeku gjithashtu mund te rekomandoje:      

Ndalim te duhanit Evitim te ambjenteve me pluhura, kimikatet, tymrat e gazrat toksike Diete te pasur ushqimore Lengje Ushtime fizike Gjume te rregullt

22


DR. BESI

Semundja Raynaud Semundja Rajnaud eshte nje gjendje qe ndikon furnizimin me gjak te disa pjeseve te trupit, zakonisht gishtat e dores dhe te kembet. I referohemi dhe si gjendja Raynaud, Sindromi Raynaud apo thjeshte Raynaud. Ka marre emrin nga Auguste Gabriel Maurice Raynaud (1834–1881) mjek Francez qe zbuloi dhe pershkruajti i pari fenomenet vazospastike te hasura ne keto raste. Pse ndodh? Enet e juaja te gjakut futen ne nje spazme te perkohshme qe bllokon fluksin e gjakut. Kjo sjell qe zona te ndryshoje ngjyre, ne te bardhe, pastaj behet blu, dhe e kuqe sapo te kthehet gjaku. Ryanaud zakonisht fillon gjate temperaturave te ftohta dhe nga stresi apo ankthi. Mund keni dhimbje, mpirje apo ndjesi sikur “gjilpera te vogla ndikojne pjeset e prekura” Simptomat zgjasin per disa minuta ne disa ore. Nuk eshte gjendje serioze per jeten por e veshtireson ate, sepse levizjet delikate me gishta behen te veshtira. Njerezit e prekur nga 23


SEMUNDJE JO TE ZAKONSHME & DISA TE ZAKONSHME

Raynaud kane periudha te gjata pa simptoma dhe nganjehere ato zhduken krejtesisht. Trajtimi Ne shumicen e rasteve ju e kontrolloni vete kete semundje, duke evituar te ftohtin, veshur doreza dhe perdor teknika qetesuese kur jeni nen stres. Ndalimi i duhanit ndihmon ne qetesimin e simptomave, sepse ai ndikon qarkullimin e gjakut. Ne disa raste jepet nje ilac (nifedipine)

Kemi dy tipe te Raynaud Primar, ku gjendja vjen vete, e ky eshte tipi me i hasur. Sekondar, kur vjen i shoqeruar me nje problem tjeter mjeksor. Zakonisht haset ne rastet kur sistemi imun sulmon indet e shendetshme si ne artritin reumatoid e lupus (semundjet autoimune) Shkaqet jane te paqarta. Por 1 ne 10 persona me Raynaud kalon ne nje gjendje qe shoqerohet me Raynau-sin sekondar, si p.sh. lupus. Keto raste kane probleme ekstreme te qarkullimt te gjakut, pra rrezik te shtuar per komplikacione, si ulcera dhe vdekje te indeve (gangrene) Por keto ndodhin shume rralle e vetem ne raste serioze. Kush preket nga Ryanaud? Eshte gjendje me e perhapur se sa mendohet nga popullata. Prek gati 20% te te rriturve ne bote, statistikat s'jane te sakta pasi gjendja ndryshon ne varesi te temperatures. Ne Britani mendohet se jane ~10.000.000 te tille (1 ne 6 persona) Raynaud primar fillon ne moshat 20-30 vjecare ndersa ai sekondar ne cdo moshe, ne varesi te gjendjes shoqeruese. Haset me teper te femrat sesa te meshkujt. 24


DR. BESI

25


SEMUNDJE JO TE ZAKONSHME & DISA TE ZAKONSHME

26


DR. BESI

Semundja e Legjionareve | legionella pneumophila Nuk ka te beje me legjioneret romake a LÊgion Êtrangère ne France (The Foreign Legion) Nga vjen emri? Ne Korrik te 1976-es pati nje shperthim te infeksionit te mushkerive mes delegateve te nje konference. Ne 182 persona te prekur, pati 29 fatalitete. Legjioni Amerikan krijuar ne 1919, perbehet nga veterane te ushtrise. Bakteri merr kete emer pasi kap ne Filadelfia, ne nje takim te tyre. Ne Janar te 1977-es u gjet shkaku, ishte nje bakter i panjohur me pare, qe u quajt legjionella ndersa bakteri specifk qe shkaktoi kete u emertua: legionella pneumophila. Ne Amerike raportohen 814.000 te tilla ne vit, ne Europe 6.000, dhe mendohet se nuk diagnostikohet korrekt. Semundja e Legjionareve, eshte infeksion serioz i mushkerive shkaktuar nga bakteri legjionella. Ne simptomat fillestare futen; temperature e larte, dhimbje muskulare dhe dridhje. Sapo bakteria infekton mushkrite tuaja, ju mund te keni te kollitura, dhimbje gjoksi e probleme me frymemarrjen. Keshtu duhet te shkoni tek mjeku, pasi keto jane shenja tipike te infeksionit. Nese problemi eshte serioz me dhimbje gjoksi e veshtiresi ne frymemarrje, kerkoni urgjentisht ndihme mjeksore. Nje test ne urine mjafton per ta konfirmuar semundjen e Legjionareve (jo ne te gjitha rastet) dhe po ashtu behen analiza te flegmes (sputum) dhe te gjakut.

27


SEMUNDJE JO TE ZAKONSHME & DISA TE ZAKONSHME

Si kontaktohet? Semundja vjen nga infeksioni i mushkerive me baterien legjionella. Zakonisht merret duke thithur disa “pikeza uji te vaporizuara� nga uji i kontaminuar. Nuk eshte infektive dhe nuk kalon nga nje person tek tjetri. Bakteri i legjionelles gjindet shpesh (eshte i pademshem ne numra te vegjel) ne burimet e ujit, si ne liqene dhe lumenj. Megjithate, kur arrijne ne burimet artificiale ujore ose ne ajrin e kondicionuar, ato mund te shumezohen me shpejtesi. Ndertesat e medha, si hotelet, spitalet, muzeumet e godinat me shume zyra, jane te favorshme per kontaminimin nga legjionella; se ato kane sisteme te medha dhe komplekse ujore, ne te cilat bakteria rritet ne menyre progresive e shume te shpejte. Mjekimi i Semundjes se Legjionareve. Perdoren antibitioke nga goja si tableta ose me serum te vazhdueshem ne nje vene te krahut. Kohezgjatja eshte ne varesi te seriozitetit te gjendjes tuaj. Mund te shkoje nje jave ose zgjat deri ne 3 jave. Nese keni semundje shoqeruese e gjendje te pergjithshme te dobet, mund te hospitalizoheni per disa jave ne menyre qe shendeti juaj te monitorizohet nga personeli mjeksor. Komplikacionet Shumica e pacienteve sherohen plotesisht nga semundja e Legjionareve por ka raste qe mund te kalojne ne gjendje kercenuese per jeten. P.sh. semundja mund te kete prekur disa organe vitale e nuk i lejon te funksionojne plotesisht, si mushkerite e veshkat. Nje gjendje tjeter eshte shoku septik, qe vjen si rezultat i infeksionit ne gjak dhe kjo sjell renie te presionit te gjakut. Vdekshmeria tek njerezit pa probleme mjeksore qe infektohen nga semundja e Legjionareve eshte 10-15%, nga keto komplicacione. Ne vitin 2010 ne Britani, jane raportuar 359 raste me legjionella nga keto 116 u infektuan jashte shtetit, ndersa 38 persona vdiqen. Legjionella prek meshkujt 3 here me shume se femrat e zakonisht kap moshat mbi 50 vjecare. Si te paralandojme semundjen e Legjionareve? Duhet siguruar qe sistemi ujit nen kujdesin tuaj, te kontrollohet dhe pastrohet ne varesi te rregullave higjenike. 28


DR. BESI

Uji duhet mbajtur nen 20 grade ose te ngrohet mbi 60 grade. Duhet te mos kete pa-pasterti e te jete ne gjendje te levizshme, qe mos te behet i ndenjur duke te krijoje kushte optimale per rritjen e baterit te legjioneles. ***

29


SEMUNDJE JO TE ZAKONSHME & DISA TE ZAKONSHME

30


DR. BESI

Riniti alergjik (Allergic rhinitis) Është inflamacioni i hundës dhe i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, qe rezulton nga nje reaksion alergjik ndaj një substance p.sh. pluhurit, leshit të kafshëve, polenit të luleve etj. Ngelet me i perhapur tek femijet e te rinjte. E dini se incidenca e Azmes dhe Riniteve eshte me e larte ne Britani se ne Shqiperi? Ka shume arsye per kete, por themelorja - per mendimin tim - ngelet se femijet Britanike jetojne ne nje "mbeshtjellese me sterile" Duke mos qene te ekspozuar ndaj "irritanteve" cdo ngacmin sado i vogel, mund te sjelle nje mbi-reagim te sistemit imun.. C`ESHTE ALERGJIA?

Alergjia - hipersensitivitet (mbi-ndjeshmeri) ndaj substancave te caktuara, qe reflektohet nga nje reagim eksesiv (i tepert) i Sistemit IMUN (sistemi mbrojtes). Sistemi Imun me mekanizma te ndryshëm tenton të eleminojë substanca të huaja të cilat nuk "i njeh", si mikroorganizmat (bakteriet, viruset etj) Nje nga rruget e veprimit te Sistemit Imun eshte prodhimi i antitrupave. Kur trupi takon nje substance te huaj (alergjen) per here te pare, nje tip i qelizave te bardha (limfocitet), prodhojne antitrupa qe ngjiten te qelizat mast (tip tjeter qelizash te bardha). Nese e njejta substance takohet prape, alergjeni "ngjitet" te antitrupat ne qelizat mast, duke shkaktuar leshimin e disa mediatoreve (substanca kimike) qe ndihmojne per te shkateruar agresoret. MEDIATORI ME KRYESOR ESHTE – HISTAMINA

Kjo substance sjell skuqje, fryrje ose ngushtim te hundes e rrugeve te siperme te ajrit, dhe ulje te presionit te gjakut. Ne rast sulmi nga bakteriet a viruset, mediatoret mbrojne trupin nga infeksionet, ne kete rast ato "hutohen", "turbullohen" e padrejtesisht (trupi s'eshte nen rrezik) shkaktojne nje reaksion alergjik. 31


SEMUNDJE JO TE ZAKONSHME & DISA TE ZAKONSHME

Nje nga problemet me te hasura nga mjekesia ne reaksionet alergjike eshte poleni i barit, qe sjell rinitin alergjik, po ashtu pluhurat e ndryshem, qimet e kafsheve, puplat e shpendeve etj. Ketu futet urtikaria, disa forma ekzemash, dermatitesh e alveoliti alergjik (e quajtur "mushkeria e fermerit" ) Pra duke menduar se leshimi, lirimi i ketyre mediatoreve, sjell mbireagimin e sistemit mbrojtes te organizmit tone, atehere duhet gjetur nje forme per ti bllokuar keto mediatore-histaminen, qe permendem me lart.

Ekziston nje grup barnash ANTI - HISTAMINIKE / Antihistaminat. Antihistaminat - bllokojnë veprimin e histaminës në receptoret H1. Këto gjinden zakonisht në enët e vogla (të gjakut) të lëkurës, hundës e syve. Parandalohet zgjerimi i këtyre enëve duke ulur skuqjen dhe enjtjen. Po ashtu ulin sekrecionet (rrjedhjen) nga gjendrrat e lotit e të hundës. Nga gjaku antihistaminat kalojnë në tru duke parandaluar vjelljen dhe mekanizmin e kollit (të kolliturit). Efektet Anësore te Anti-Histaminave. Tharje goje, turbullim shikimi e vështirësi në urinim, të cilat largohen pas një farë kohe.

32


DR. BESI

Gjithashtu personat me probleme zemre a mëlçie mund të ndikohen nga to. Pas nje fare kohe ANTI-HISTAMINAT e mbajne Rinitin Alergjik nen kontroll. Pervec tyre kemi dhe nje grup tjeter te quajtur Kortikosteroidet. Nje teknike e re quhet DESENSITIVIZIM. Nese barnat kane fare pak efekt atehere injektohet alergenti ne sasi te ndryshme (ne rritje) per te desensibilizuar sistemin imun. Me INJEKSIONE ne seri, duhet thene se konsumon shume kohe e mund te jape nje reaksion alergjik te rende e nuk eshte gjithmone efektiv. Si perfundim, mund te permendim disa barna te tilla (antihistaminike) si: Acrivastine, Astemizole, Chlorpheniramine, Diphenhydramine, Loratadine, Promethazine, Triprolidine etj.

Rreth Autorit: Dr. Besi eshte rezident ne Londer, Anetar i Shoqates Mbreterore te Mjeksise, me interesa per shkencen, mjekesine, historine, filozofine e fushat humane. Ka publikuar libra, ese, anazlia e artikuj studimore per problemet mjeksore dhe humanitare. Semundje jo te zakonshme dhe disa te zakonshme Edicioni i I-re. Materiale te Tjera nga Dr. Besi mund te gjinden ne: Platformen digjitale te publikimit ISSUU Facebook Google-Blog-Arkiva e DBMI duke kerkuar:

© Doctor Besi Medical Information Website http://doctorbesimedicalinformation.blogspot.co.uk

33


SEMUNDJE JO TE ZAKONSHME & DISA TE ZAKONSHME

34

Sëmundje jo të zakonshme  

Fasciti Nekrotik, Hemokromatoza, Semundja Raynaud, Sarkoidoza, LAM, Semundja e Legjionareve, Psitakoza, Phantom Pain,etj. Si dhe disa fenome...

Sëmundje jo të zakonshme  

Fasciti Nekrotik, Hemokromatoza, Semundja Raynaud, Sarkoidoza, LAM, Semundja e Legjionareve, Psitakoza, Phantom Pain,etj. Si dhe disa fenome...

Advertisement