Gazeta e Komunave - nr. 25 gusht 2013

Page 2

Nr.25. Prill - Gusht 2013 / 2

Shoqata e komunave të Shqipërisë Miratohet plani i aktiviteteve për vitin 2013

Mblidhet Komiteti Drejtues i SHKSH, kërkohet vijimi i pagesës së kuotave nga anëtarësia K

omiteti Drejtues i Shoqatës së Komunave të Shqipërisë u mblodh më 25 Prill dhe morri në shqyrtim periudhën e veprimtarisë së shoqatës nga Janari i këtij viti deri në muajin Prill. Në këtë mbledhje u miratua Plani i Aktiviteteve të Shoqatës për vitin 2013. Drejtori i Përgjithshëm, Agron Haxhimali në fjalën e mbajtur përpara anëtarëve të SHKSH-së theksoi se këto ishin katër muajt e parë të punës së shoqatës, pas mbylljes së fazës përmbyllëse të projektit “Zhvillimi i SHKSH”. Nisur nga fakti se tashmë SHKSH financohet vetëm nga kuotat e anëtarëve të saj në mbledhje u ngrit shqetësimi për nivelin e ulët të pagimit të kuotave nga anëtarët e shoqatës, në nivelin kombëtar por edhe atë të Komitetit Drejtues. Përfaqësuesit e SHKSH-së vendosën në dukje faktin se nga mbledhja e fundit e KD-së mbajtur në Dhjetor, kanë paguar kuotën e anëtarësimit 23 komunave, prej të cilave vetëm tetë nga Komiteti Drejtues për vitin 2013. Përveç këtij shqetësimi serioz, nga SHKSH u ngrit dhe problematike e mungesës së një komunikimi in-

tensiv me komunat përmes shkresave, kërkesave, njoftimeve, pyetësorëve. Po kështu u vu në dukje se komunikimi elektronik në disa komuna lë mjaft për të dëshiruar. Si një nga ngjarjet më të rëndësishme të katër mujorit të parë të këtij viti u theksua anëtarësimi i SHKSH-së në Rrjetin e Shoqatave të Autoriteteve Vendore në Europën Juglindore (NALAS) dhe po kështu u vendos theksi tek fakti se SHKSH kishte vijuar aktivitetin e saj normal siç ishin dhe mbledhjet periodike të forumeve profesionale. Gjatë muajve Mars dhe Prill, SHKSH ka mbledhur Forumin

Profesional të Juristëve dhe atë të Financave dhe Taksave Lokale për të diskutuar në lidhje me disa propozime për trajtimin financiar të nëpunësve të komunave dhe të zgjedhurve vendorë. Forumi Profesional i Punonjësve të Ndihmës Ekonomike ka diskutuar mbi problematikën dhe vështirësitë lidhur me ndihmën ekonomike në komuna. Puna për këtë temë ka nisur që nga viti i kaluar dhe është paraqitur në Komitet Drejtues lista e çështjeve me të cilat do të merret ky forum. Po kështu Forumi Profesional i Planifikimit Urban diskutoi mbi ndryshimet ligjore të propozuara në

Ligjin për Planifikimin e Territorit dhe ndikimi që këto ndryshime do të kenë mbi punën e njësive vendore. Ky takim u organizua në bashkëpunim me PLGP, Programin për Qeverisje Vendore të USAID dhe u asistua nga ekspertë të Co-Plan. Forumi Profesional i Përdorimit të Tokës dhe Bujqësisë u organizua në bashkëpunim me Drejtorinë e Sekretariatit të Komisionit Qeveritar të Tokës. Trajtimi i Tokës Bujqësore është një nga çështjet më me interes për tu trajtuar për shkak të procedurave ligjore dhe ndryshimeve të shumta të situatës. Në secilin prej këtyre

takimeve morrin pjesë rreth 15 specialistë sipas fushave përkatëse, prej të cilëve afro 40% kanë qenë gra. Pjesëmarrja më e lartë e grave ka qenë në Forumin e Punonjësve të Ndihmës Ekonomike, nisur dhe nga tematika aktuale e përzgjedhur në secilin forum vihet re një interesim dhe angazhim në funksionim të Forumeve dhe në diskutimet konkrete. Në mbledhje u përmend dhe pjesëmarrja e SHKSH-së në komisionin e vlerësimit të Konkursit Rajonal të Praktikave të Mira, që promovoi shkëmbimin e praktikave më të mira të njësive vendore në qarqet Shkodër dhe Lezhë. Nga ana tjetër në Komitetin Drejtues u theksua dhe qëndrimi i SHKSH-së për ndryshimet në ligjin për Planifikimin Urban. Komisioni Parlamentar i Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe Të drejtat e Njeriut dhe përfaqësuesi i saj, kryetari i komunës Kashar, Besnik Fuçia dha pikëpamjet e shoqatës në lidhje me këtë nismë ligjore. Ndërkaq, SHKSH informoi anëtarët e Komitetit Drejtues në lidhje me vijimin e projektit për rritjen e përfaqësimit të grave në komuna.

SHKSH me mbështetjen e OSBE-së

Nisma, studim mbi nivelin e përmbushjes së funksioneve nga komunat shqiptare

S

hoqata e Komunave të Shqipërisë, në bashkëpunim me zyrën e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri kanë ndërmarrë një nismë e cila do të sjelli një studim në lidhje me rolin dhe statusin e funksioneve në komunat shqiptare. Ky studim do të përdoret si bazë kryesore për Dokumentin e Pozicionit të SHKSH-së dhe do të ketë në fokus progresin e bëra nga njësitë e qeverisjes vendore në drejtim të procesit të decentralizimit. Studimi ka si qëllim kryesor të identifikojë faktorët që pengojnë ofrimin efikas të shërbimeve publike lidhur me funksionet dhe përgjegjësitë e qeverisjes vendore në Shqipëri. Kështu përmes këtij studimi do të shqyrtohen me kujdes përgjegjësitë e komunave dhe deri në cilin nivel zbatohen ato. Në këtë mënyrë do të identifikohen ato funksione që kryhen më mirë nga njësitë vendore dhe ato që këto njësi nuk i kryejnë në standardin e kërkuar. Stu-

dimi ka si qëllim ti japi përgjigje pyetjeve të rëndësishme si: A i kanë komunat kapacitet e brendshme për t’i ofruar funksionet e tyre komuniteteve të tyre? A i kanë komunat burimet e nevojshme financiare dhe njerëzore në raport me detyrimet e tyre ligjore? Cilat janë fushat kryesore të qeverisjes vendore në të cilat komunat janë më kompetente bazuar në kapacitetet dhe burimet e tyre? SHKSH garanton të gjithë përfaqësuesit e komunave se informacioni që ata do të japin për këtë studim do të jetë krejtësisht konfidencial dhe nuk do të bëhet publik asnjë element i cili mund të mundësoj identifikimin e burimit të informacionit. Pyetësori është i përbërë nga tre pjesë. Në pjesën e parë ai synon të mbledh informacion konfidencial për të intervistuarin dhe komunën. Në pjesën e dytë pyetësori synon të mbledhë të dhëna mbi vlerësimin e përgjithshëm nga ana e Njësive të Qeverisjes Vendore

të ligjit në. 8652 dhe zbatimit të tij. Në pjesën e tretë synohet që të mblidhen të dhëna mbi funksionet specifike të komunave dhe mënyrën e zbatimit të tyre. Për secilin funksion që ka të bëjë me “funksionet të veta,” “funksionet e përbashkëta” dhe “funksionet e deleguara” sipas ligjit, është parashtruar një numër standard pyetjesh. Pavarë-

sisht se pjesëmarrja në këtë projekt është vullnetare, SHKSH nxit që komunat të plotësojnë pyetësorin që lidhet me këtë studim, në mënyrë që ato të japin kontributin e tyre për hartimin e një dokumenti që do t’ju shërbej atyre në të ardhmen. Duke ju përgjigjur pyetësorit komunat japin një kontribut të pazëvendësueshëm në studim.

Forumi i Juristëve të SHKSH diskutime për studimin

N

ë kuadër të studimit mbi funksionet që kryhen nga komunat shqiptare, SHKSH më 25 Korrik mblodhi Forumin e Juristëve të kësaj organizate. Në tryezën e mbledhur me qëllim diskutimin e problematikës dhe eksperiencës përsa i përket ofrimit të shërbimeve nga komunat pati diskutime frytdhënëse në kuadër të studimit. Puna për këtë studim do të konsultohet dhe në forumet e tjera të Shoqatës së Komunave të Shqipërisë. SHKSH është e bindur se Forumet Profesionale identifikojnë dhe diskutojnë rreth problematikes që hasin komunat gjatë ushtrimit të funksioneve, duke synuar edhe përmirësimin e funksionimit te Këshillit të Komunës dhe mirë-koordinimin e punëve midis ekzekutivit dhe këtij këshilli. Dokumentet e përpiluara nga Forumet Profesionale shërbejnë si bazë për diskutimin e Komisioneve të Përhershme të Shoqatës, të cilat pas shqyrtimit i kalojnë për diskutim dhe miratim Komitetit Drejtues të Shoqatës.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.