Katalogu i hidroizoluesve

Page 10

Hidroizolimi i kateve nën tokë dhe presioni negativ

Zgjidhja për këto probleme është produkti Izoelastic A+B , i cili kur aplikohet depërton në poret e betonit dhe bën lidhje shumë të mirë me të duke krijuar një membranë hidroizoluese shumë elastike dhe rezistente në faktorin bymim - tkurrje. Kështu, jo vetëm që hidroizolohet sipërfaqja por edhe eliminohet mundësia që nëse betoni në të ardhmen do të shfaqë plasaritje, ato të mos trasmetohen të membrana hidroizoluese.

Për parapërgatitjen kemi 2 raste suportesh mur betoni të suvatuar ose të pasuvatuar. Pasi bëjmë përgatitjen e suportit (shiko kapitullin “Pergatitja e suportit”) dhe përfitojme një suport pa dëmtime dhe pa rrjedhje uji, aplikojmë në 2-3 shtresa produktin Izoelastic duke e përforcuar nëqoftëse duhet me rrjetë Dast 90gr m2 me fibra qelqi.

10

Çdo informacion dhe udhëzim i dhënë në këtë katalog është bazuar në rezultatet e dala nga përdorimi shumë vjeçar i produkteve në praktikë dhe gjithashtu nga testimet e bëra në laboratorët tanë. Lutemi t’i përmbaheni rekomandimeve për të përfituar produktin final të dëshiruar. Në pamundësi që kompania të ketë kontroll mbi kushtet në terren gjatë përdorimit të produkteve, nënvizojmë se nuk mbajmë asnjë përgjegjësi në rast moszbatimi të udhëzimeve të mësipërme.

www.dast.al


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.