Issuu on Google+

QËLLIMI I KRIJIMIT lfq. 4

ADHURIMI MES FSHEHTESISË DHE SË DUKSHMËS lfq. 18

PËRGËZOI DURIMTARËT lfq. 28

ETIKA E SHOQËRIMIT ME SHOKUN lfq. 35

&

SHTATOR 20 11 | SHEVAL - DHULKADEH 1432 | NR. 2 9 | ÇMIMI 1 €

REVISTË MUJORE FETARE EDUKATIVE KULTURORE SHKENCORE

RINIA ISLAME dhe sfidat bashkëkohore Rinia është forca më e qëndrueshme e ummetit, është ajo që shkruan histori dhe ngadhënjime, është rinia e sotme, por burrat dhe trimat e së nesërmes, është baza e ardhmërisë së popujve, prandaj kanë ardhur edhe argumentet sheriatike për kujdesin dhe udhëzimin e veçantë të rinisë në atë që është më e mirë dhe më përmirësuese. fq.31

“ Ata dëshirojnë të fikin dritën e Allahut me gojën e tyre, por Allahu e përsos dritën e Vet, edhe nëse e urrejnë jobesimtarët” Saff 8


PËRMBAJTJA

EDITORIALI Ebu Abdul‐Bari, E’id Sherifi

Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut ................................ 2 Alban UKMATA

Qëllimi i krijimit ........................................................................ 4 Muhamed ibën AbdulVehhab

T’ua mësojmë fëmijëve tevhidin .............................................. 8 Darul Kasim

Dhjetë shkaqet e hyrjes në xhennet ...................................... 13 Halid EVSEJF Kryeredaktor:

Unejs MURATI Zv. Kryeredaktor:

Mr. Fidan XHELILI Anëtarët e revistës:

Adem AVDIU Sabahudin SELIMI Xheladin LEKA Bashkëpunëtorët:

Bali SADIKU Fehmi DALIPI Lirim SADIKU Namik VEHAPI Shuajb REXHA Eshrefedin ISMAJLI

Adhurimi mes fshehtësisë dhe së dukshmes ......................... 18 Ebu Islam, Salih ibën Ta Ha Abdul Vahid

Durimi me rastin e vdekjes së fëmijës ................................... 23 Nexhib XHELVAN

Përgëzoji durimtarët .............................................................. 28 Uthman ISA

Rinia islame dhe sfidat bashkëkohore .................................... 31 Darul Vatan

Etika e shoqërimit dhe e shokut ............................................ 35 Darul Vatan

Më e mira që është thënë për ty motër (III) .......................... 38 Muhamed ibën Salih EL UTHEJMIN

Përmbledhje pyetjesh që i nevojiten familjes muslimane ..... 42

Redaktor gjuhësor:

Arian KOÇI Boton:

Shtëpia botuese Atik Gjilan, Republika e Kosovës

Tirazhi: 1000

Adresa: Rr. M. Idrizi p.n 60000 Gjilan Republika e Kosovës E‐mail: delirjedheedukim@gmail.com

NDIHMO REVISTËN

Nr. i llog.: 1150‐138922‐0101‐09 ProCredit Bank of Kosovo Swift Code: MBKORS22 Gjilan, Republika e Kosovës


Editorial

Kënaqësia e të jetuarit me fenë e

ALLAHUT Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Zemra duhet shpëtuar prej pesë gjërave: nga shirku, që kundërshton njëshmërinë; nga bidati, që kundërshton Sunnetin; nga shfrenimi, që kundërshton natyrshmërinë; nga pakujdesia, që kundërshton përkujtimin dhe nga epshi, që kundërshton sinqeritetin.”

F

Falënderimi i takon Allahut. Përshëndetjet dhe respekti qofshin mbi të Dërguarin e Tij dhe mbi të gjithë ata që pasojnë rrugën e tij deri ditën kur do të takojmë Allahun e Madhërishëm. Mirësitë e kësaj feje ka mundësi t'i shijojë vetëm mendjemprehti dhe ai që shfrytëzon logjikën e pastër. Allahu i obligoi njerëzit me obligime vetëm pasi të kenë mësuar të mendojnë dhe logjikojnë. Problemi qëndron në faktin se shumë njerëz e kanë humbur mendjen dhe logjikën sepse janë rrëmbyer nga euforitë,

2

pasimet e verbra dhe pakujdesia. Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Zemra duhet shpëtuar prej pesë gjërave: nga shirku, që kundërshton njëshmërinë; nga bidati, që kundërshton Sunnetin; nga shfrenimi, që kundërshton natyrshmërinë; nga pakujdesia, që kundërshton përkujtimin dhe nga epshi, që kundërshton sinqeritetin.” Njeriu largohet nga feja e Allahut atëherë kur shkon pas euforisë, pasimit të verbër dhe pakujdesisë. E kundërta e pakujdesisë është përkuj-

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1


timi, rezultat i të cilit është se njeriu drejtohet drejt meditimit dhe ecën drejt pendimit dhe rrugës së drejtë. E kush ecën drejt saj, pa dyshim se Allahu do ta ndihmojë në realizimin e qëllimit të tij. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem na përshkruan ngjarjen e njeriut që vrau 99 veta, se si kujdesi dhe përkujtimi i tij bëri që Allahu t’ia mundësojë atij ecjen drejt pendimit, drejt shpëtimit, drejt xhennetit. Pasimi i verbër është problem shumë serioz, që të çon deri aty sa të mendohet se i pasuari është i pagabueshëm. Pa e vërejtur njeriu mund të bjerë në pasim të verbër. Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Të përkushtuarit, njerëzit e kapur pas Sunnetit, bashkuan pasimin e verbër dhe largimin total nga ai, duke qartësuar gabimet e dijetarit, duke qartësuar të keqen e pasimit të verbër dhe faktin se dijetari ka mundësi të devijojë, se nuk është i pagabueshëm dhe nuk lejohet të pranohet çdo gjë që thotë dhe se fjalët e tij nuk duhet të merren si të pagabueshme. Kjo është ajo që kanë kundërshtuar të gjithë dijetarët, duke ua bërë haram pasuesve të tyre, pasi është edhe origjina e së keqes dhe e sprovës, ngase ata që e pasojnë dijetarin në atë që ia ka qëlluar dhe në atë që ka gabuar, duke mos i dalluar ato, pa dyshim e marrin fenë e Allahut me gabime, duke lejuar atë që Allahu ka ndaluar dhe duke ndaluar atë që Allahu ka lejuar, duke bërë legjitime diçka që nuk është legjitime.” Njeriu patjetër duhet të mendojë për kënaqësinë e të jetuarit me fenë e Allahut.

Të gjithë njerëzit falen, por nuk janë të njëjtë në shpërblime; mirësitë rriten në saje të prezencës së zemrës në namaz, kurse meditimi favorizohet në saje të veprave të zemrës. Atëherë kur sahabët menduan se shpërblimi vjen si rezultat i veprave të shumta, atëherë çfarë ndodhi? Enesi transmeton se një grup njerëzish shkuan tek gratë e të Dërguarit dhe pyetën për adhurimin e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në fshehtësi. E kur e kuptuan, njëri tha "do të falem gjithë natën dhe kurrë s'do të fle". Tjetri shtoi "unë do të agjëroj vazhdimisht, pa ndërprerë", kurse i treti tha se "unë s'do të martohem kurrë". Këto fjalë i shkuan Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe tha: “Çfarë kanë njerëzit që flasin kështu?! Unë agjëroj nganjëherë dhe ha, fle dhe martohem me grua. Kushdo që shkel Sunnetin tim, nuk më përket mua." Me këtë i Dërguari i Allahut na tregoi se udhëzimi dhe kënaqësia e të jetuarit në fenë e Allahut është pasimi i udhëzimeve të tij.

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1

Ebu Abdul-Bari, E’id Sherifi Përshtati: Unejs MURATI Gjilan/Kosovë

3


QËLLIMI I

KRIJIMIT

Kështu, qëllimi i qenësishëm për të cilin është krijuar njerëzimi është adhurimi i Zotit. Megjithatë, i Gjithëfuqishmi, nuk ka nevojë për të qenë i adhuruar nga njerëzit. Ai nuk i krijoi njerëzit për shkak se kishte nevojë për ta. NJËSHMËRIA E ALLAHUT (Duke e njësuar Allahun në krijim, adhurim, emrat dhe cilësitë e Tij)

Q

Qëllimi i krijimit është një temë që në një moment a tjetër vret mendjen e çdo njeriu. Secili prej nesh në një kohë a tjetrën e pyet veten: “Pse ekzistoj?” ose “Për çfarë qëllimi jam në këtë botë?” PËRSE ZOTI KRIJOI?

Nga këndvështrimi religjioz, nevojitet të bëhet një pyetje edhe më fondamentale: Pse Zoti krijoi? Kjo pyetje duhet shtruar ngase në realitet njeriu nuk është krijesa më madhore. Krijimi i njerëzve është shumë më pak i ndërlikuar se krijimi i gjithësisë në të cilën jetojmë, megjithatë fare pak njerëz e kuptojnë këtë të vërtetë dhe shumë pak mendojnë

4

rreth këtij realiteti për shkak të epërsisë së dukshme të qenies njerëzore ndaj krijesave të tjera në Tokë. Njerëzimi po bëhet më arrogant dhe e konsideron veten si gjënë më të madhe dhe më superiore në këtë botë. Kështu, njerëzit kanë prirje të fokusohen më shumë te bota materiale sesa ndjenjat shpirtërore. Allahu në Kur’an thotë: “Krijimi i qiejve dhe i tokës është pa dyshim më madhështor se krijimi i njerëzimit e megjithatë shumica e njerëzve nuk e dinë.” El Gafir:57. Në këtë ajet, Zoti e kthen njeriun në gjendjen e tij reale në këtë botë. Njerëzimi është vetëm një pjesë e vogël e ekzistencës, i cili ka rezultuar nga akti i mrekullueshëm i krijimit hyjnor. Kështu, që të kuptojë arsyen përse Zoti krijoi njerëzimin, njeriu së pari duhet t’i përgjigjet pyetjes edhe më fondamentale: Përse Zoti krijoi?

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1


KRIJUESI Krijimi është në thelb rezultat i cilësisë hyjnore së të qenët krijues. Është diçka kontradiktore nëse themi se Krijuesi nuk krijon. Kjo nuk do të thotë se Zoti ka nevojë për krijesat e Tij. Zoti është i lirë prej të gjitha nevojave. Janë krijesat ato që kanë nevojë për Të. Ashtu si bëhet e qartë madhështia e shkrimtarit në shkrimet e tij, ashtu edhe përsosmëria e cilësisë hyjnore të krijimit manifestohet në krijim. Krijimi, në kuptimin e vërtetë, është i veçantë vetëm për Zotin. Edhe pse njerëzit ia veshin aktin e krijimit vetvetes, ajo që bëjnë ata nuk është krijim i vërtetë. Njerëzit thjesht manipulojnë me gjërat që tashmë ekzistojnë d.m.th. janë krijuar nga Zoti. Bie fjala, tavolina është e punuar nga lënda që vjen nga drurët dhe mbahet me gozhda e vidha të punuara nga metali, prejardhja e të cilit është nga shkëmbinjtë. Pra, njerëzit nuk i kanë krijuar drurët dhe metalet. Vetëm Zoti krijon prej asgjësë. Zoti dënon çdo krahasim që i jep Atij kufizime njerëzore. Ai thotë: “...Asgjë nuk i përngjet Atij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi dhe Gjithëpamësi.”. Esh-Shura ajeti 11 Akti i krijimit është rrjedhojë e vetisë hyjnore së të qenët krijues. Në shumë ajete të Kur’anit, Zoti e përshkruan Veten si Krijues për t’ia bërë me dije njerëzimit se çdo gjë i takon vetëm Atij: “Allahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është Vekil (Kujdestar, Ruajtës, Rregullues) mbi gjithçka.” Ez Zumer:62; “Ndërsa Allahu ju ka krijuar ju dhe çfarë ju bëni e veproni (veprat tuaja)” Es Saffat:96. Njeriu duhet ta kuptojë se asgjë nuk ndodh në këtë gjithësi pa lejen e Zotit. Të kërkohet mbrojtje nga e keqja ose të kërkohet e mira nga ndonjë burim tjetër përveç Zotit është gabim (gjynah) shumë i madh. Për shkak të injorancës, shumë njerëz orvaten t’i largohen fatkeqësisë dhe të arrijnë fat përmes magjive, hajmalive, astrologjisë, fallit etj. Për këtë arsye, në Kur’an, në suren Felek, Zoti i infor-

mon njerëzit që të kërkojnë mbrojtje nga e keqja vetëm tek Ai: “Thuaj: I mbështetem (Allahut) Zotit të Agimit (të me ruajë), nga sherri (e keqja) e asaj që Ai ka krijuar.” El Felek: 1-2. Allahu, Zoti i Plotfuqishëm, Ai krijoi një botë në të cilën e keqja ose e mira mund të bëhen nga qeniet të cilave Ai ua ka dhënë këtë mundësi. Mirëpo asnjë e keqe a e mirë nuk mund të ndodhë në këtë botë pa lejen e Zotit. Kjo është arsyeja përse është e kotë t’u drejtohemi të tjerëve (si varreve, të vdekurve, idhujve, gurëve, figurave, etj.) për ndihmë dhe mbrojtje përveç Zotit (Një e të Pashoq). Allahu në Kur’an thotë: “Çdo fatkeqësi që i bie njeriut ndodh me lejen (vullnetin) e Allahut...” Et Tegabun :11. I Dërguari i fundit, Muhamedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, e elaboroi edhe më tutje këtë koncept duke thënë: “Dije se nëse i tërë njerëzimi do të bashkohej për të të ndihmuar, ata do të mund të të ndihmonin vetëm aq sa Allahu tanimë ka caktuar për ty. Gjithashtu, nëse i tërë njerëzimi do të bashkohej për të të dëmtuar, do të të dëmtonin aq sa Allahu ka caktuar për ty.” PËRSE ZOTI E KRIJOI NJERËZIMIN? Nga këndvështrimi i njerëzimit, pyetja “Përse Zoti e krijoi njeriun?” nënkupton “Për çfarë qëllimi është krijuar njeriu?”. Në Kur’an kësaj pyetjeje i është dhënë përgjigje e qartë, pa kuptim të dyfishtë. Në të Zoti u tregon njerëzve se çdo njeri ka lindur me vetëdijen e brendshme dhe të natyrshme për Zotin (me besimin në Zot). Allahu thotë: “Përkujto kur Zoti yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): “A nuk jam Zoti juaj?” Ata thanë: “Po, dëshmuam!” Të mos thoni në Ditën e Kiametit: “Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur. Ose të mos thoni: “Prindërit tanë më parë ishin idhujtarë, e ne ishim pasardhës të tyre.

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1

5


A do të na shkatërrosh ne për atë që bënë ata asgjësues të së vërtetës?” El A’raf , 172-173. I Dërguari Muhamed,sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka shpjeguar se kur Allahu e krijoi Ademin, Ai mori prej tij besën në vendin e quajtur Na’maan[1], në ditën e 9-të, të muajit të 12-të. Ai pastaj nxori prej Ademit të gjithë ata që do të lindin deri në fund të botës, gjeneratë pas gjenerate, dhe i shpërndau para Tij që të marrë edhe prej tyre besën. Ai u foli atyre, secilit përballë, duke i bërë ata të dëshmojnë se Ai është Zoti i tyre. Prandaj çdo njeri është përgjegjës për besimin në Zot, i cili është i vulosur në gjithsecilin shpirt. Mbështetur në këtë besim të lindur, në suren edh-Dharijat, Allahu e ka definuar qëllimin e krijimit të njerëzimit kështu: “Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit për asgjë tjetër vetëm që të më adhurojnë.” Edh Dharijat, :56. Kështu, qëllimi i qenësishëm për të cilin është krijuar njerëzimi është adhurimi i Zotit. Megjithatë, i Gjithëfuqishmi, nuk ka nevojë për të qenë i adhuruar nga njerëzit. Ai nuk i krijoi njerëzit për shkak se kishte nevojë për ta. Nëse asnjë njeri i vetëm nuk do ta adhuronte Zotin, në asnjë mënyrë nuk do të pakësohej Madhështia e Tij. Edhe po që se të gjithë njerëzit do ta adhuronin Atë, në asnjë mënyrë nuk do ta shtonin Madhështinë e Tij. Zoti është i Përsosur. Ai ekziston vetë pa nevojën e askujt. Të gjitha krijesat njerëzore kanë nevoja. Njerëzimi është ai që ka nevojë për të adhuruar Zotin.

angleze adhurimi përkufizohet si ‘shfaqje e akteve të devocionit ndaj hyjit’. Sipas këtij kuptimi, njeriu është i urdhëruar të tregojë mirënjohje – falënderim ndaj Zotit duke e madhëruar Atë. Në Kur’an, Allahu thotë: “Atëherë madhëroje me falënderim Zotin tënd...” En Nasr :3. Duke madhëruar Zotin, njeriu zgjedh të jetë në harmoni me krijesat e tjera, të cilat vetvetiu e madhërojnë Krijuesin e tyre. Allahu e përmend këtë fenomen në shumë sure të Kur’anit. Për shembull, në suren el-Isra, Allahu thotë: “Atë e madhërojnë shtatë qiejt, toka dhe gjithçka gjendet në to. Dhe nuk ka asgjë që nuk e madhëron Atë, duke e lavdëruar, por ju (o njerëz) nuk e kuptoni madhërimin që i bëjnë ata...” El Isra:44. Ndërsa në gjuhën arabe, në gjuhën e Kur’anit, adhurimi është quajtur ibadeh, fjalë e lidhur ngushtë me emrin abd, që nënkupton robin. Robi është ai nga i cili pritet të bëjë çfarëdo që zotëria i tij dëshiron. Adhurimi, sipas Kur’anit, nënkupton ‘nënshtrim dhe dorëzim me bindje ndaj vullnetit të Zotit’. ‘Vullneti i Zotit’ është i ngërthyer në të gjitha ligjet e shpallura hyjnore, të cilat të Dërguarit ua mësuan pasuesve të tyre. Nënshtrimi ndaj ligjit hyjnor është themeli i adhurimit. Në këtë kuptim, madhërimi bëhet adhurim kur njerëzit vendosin t’u binden udhëzimeve të Zotit përkitazi me madhërimin e Tij.

KUPTIMI I ADHURIMIT

Përse njerëzit kanë nevojë ta adhurojnë dhe ta madhërojnë Zotin duke iu nënshtruar ligjeve të shpallura hyjnore? Ngase nënshtrimi ndaj ligjit hyjnor është çelës i suksesit në këtë botë dhe në botën e ardhme. Njerëzit e parë, Ademi dhe Havaja, u krijuan në parajsë (xhennet) dhe më vonë u përjashtuan nga ajo për shkak të mosnënshtrimit ndaj ligjit

Për ta kuptuar arsyen pse njerëzit kanë nevojë për ta adhuruar Zotin, së pari duhet kuptuar se çfarë do të thotë shprehja “adhurim”. Në anglisht termi worship (adhurim) vjen prej anglishtes së vjetër veorthscipe, që nënkupton nder-respekt. Kështu, në gjuhën

NEVOJA PËR ADHURIM

______________ [1] E njohur si Dita e Arafatit.

6

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1


hyjnor. Ligjet hyjnore janë udhëzime për njerëzit në të gjitha sferat e jetës. Ato definojnë të drejtën dhe të gabuarën për ta dhe u ofrojnë njerëzve një sistem të plotë për të rregulluar të gjitha çështjet e tyre. Vetëm Krijuesi e di më së miri se ç'është më e dobishme e ç'nuk është për krijesat e Tij. Ligjet hyjnore urdhërojnë dhe ndalojnë veprime dhe substanca të ndryshme për të mbrojtur shpirtin, trupin njerëzor dhe shoqërinë njerëzore prej së keqes dhe dëmit. Në mënyrë që njerëzit të plotësojnë mundësitë e tyre duke bërë jetë të drejtë, ata kanë nevojë të adhurojnë Zotin nëpërmjet nënshtrimit ndaj urdhëresave të Tij. MËKATI MË I RËNDË Kundërshtimi i qëllimit të krijimit të vet është e keqja më e madhe që do të mund të bënte ndonjë njeri. Transmetohet nga Abdullah ibën Mes'udi se e ka pyetur të Dërguarin e Allahut se cili është mëkati më i rëndë tek Allahu dhe ai është përgjigjur: “T’i bësh Allahut shok (të adhurosh tjetërkënd pos Allahut), sepse Ai të ka krijuar.” Adhurimi i tjetërkujt përveç Allahut, që në gjuhën arabe quhet shirk, është i vetmi mëkat i pafalshëm (në amshueshmëri). Po që se një njeri vdes pa u penduar për mëkatet e tij a të saj, Allahu mund t’ia falë të gjitha mëkatet, përveç shirkut. Përkitazi, Allahu ka thënë në suren en-Nisa: “Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë. Kushdo që i bën shok Allahut (në adhurim), ka bërë gjynah të madh.” En Nisa,:48. Adhurimi i të tjerëve përveç Allahut në esencë përfshin dhënien e atributeve (cilësive) të Krijuesit krijesave të Tij.

PËRFUNDIM Pa njohur qëllimin e krijimit, njerëzit do të sillen vërdallë në jetë si anijet pa timon. Qëllimet e tyre ose do të jenë të gabuara nga shkaku i mësimeve jokorrekte religjioze ose do të jenë materialiste dhe rrjedhimisht të izoluara brenda kësaj bote. Është thelbësore për mirëqenien e tyre që ata të njohin arsyen e krijimit të tyre. Shikuar rrënjësisht, Allahu ka krijuar në mënyrë që t’i manifestojë atributet e Tij. Prandaj, krijimi është rezultat i të qenët të Tij Krijues, parajsa manifeston Mëshirën e Tij, ferri drejtësinë e Tij, gabimet e njeriut Faljen e Tij, qeniet e gjalla dhe jo të gjalla tregojnë Bujarinë e Tij, etj. Rëndësia e të kuptuarit se krijimi është mjet me të cilin Allahu i manifeston atributet e Tij është se njerëzit pastaj mund ta njohin lehtë Zotin dhe ta pranojnë caktimin e Tij dhe fatin e tyre. Nga ana tjetër, është e një rëndësie më të madhe që njerëzit të dinë qëllimin e krijimit të tyre. Kur’ani na mëson se ky është adhurimi i Zotit, ngase njerëzimi duhet ta adhurojë Zotin në mënyrë që të fitojë drejtësi dhe status shpirtëror të domosdoshëm për hyrje në parajsë. Rëndësia e kësaj diturie është që njerëzit të kuptojnë se adhurimi është i nevojshëm ashtu si ushqimi dhe frymëmarrja dhe se kjo nuk është ndonjë e mirë që ata i bëjnë Zotit (por vetes së tyre). Allahu në Kur’an thotë: “Thuaj (O Muhamed): “Në të vërtetë, namazi (falja) im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve.” El En’am:162)

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1

Përgatiti: Alban UKMATA Gjakovë/Kosovë

7


T’ua mësojmë fëmijëve

TEVHIDIN Gjëja e parë, që Allahu ua bëri obligim robërve të Tij, është mohimi i tagutit dhe besimi në Allahun. Allahu i Madhëruar thotë: “Çdo populli Ne i çuam një të Dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni tagutin” En-Nahl: 36

ç

Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve. Salati dhe selami qofshin për zotërinë e të Dërguarve, për familjen dhe për mbarë shokët e tij. Kjo është një shkresë e dobishme, e cila përmban atë që njeriu duhet t’ua mësojë patjetër fëmijëve, para Kur'anit, në mënyrë që fëmija të rritet si njeri i plotë në fitreh (natyrshmëri) islame dhe të jetë monoteist i mirë që ecën rrugës së besimit. E kam renditur sipas metodës pyetje-përgjigje. 1. Pyetje: Nëse të thuhet: Kush është Zoti yt? Përgjigje: Thuaj: Zoti im është Allahu.

8

2. Pyetje: Çdo të thotë Zot? Përgjigje: Thuaj: Sunduesi, i Adhuruari, Ndihmuesi... Allahu... i vetmi që duhet të adhurohet me dashuri dhe përnderim nga të gjitha krijesat e Tij dhe i vetmi të Cilit duhet t’i nënshtrohen ato. 3. Pyetje: Nëse të thuhet: Si e njohe Zotin tënd? Përgjigje: Thuaj: Zotin tim e njoh përmes shenjave dhe krijesave të Tij. Prej shenjave të Tij janë nata, dita, Dielli dhe Hëna, ndërsa prej krijesave të Tij janë shtatë qiejt, Toka dhe çdo gjë që është mes tyre. Argument për këtë është fjala e Allahut të Lartësuar: “Në të vërtetë, Zoti juaj është Allahu, që krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë e pastaj u ngrit dhe

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1


qëndroi mbi Fronin hyjnor (Arshin). Ai me errësirën e natës e mbulon ditën, e cila e ndjek atë; Dielli, Hëna dhe yjet i përulen urdhrit të Tij. Vetëm Atij i përket krijimi dhe urdhërimi. Qoftë bekuar Allahu, Zoti i botëve!” El A’raf: 54 4. Pyetje: Nëse të thuhet: Për çfarë qëllimi të krijoi ty Allahu? Përgjigje: Thuaj: Që ta adhuroj vetëm Atë pa i shoqëruar asgjë, t’i bindem Atij përmes zbatimit të urdhrave të Tij dhe përmes largimit nga gjërat që Ai i ndaloi. Ashtu siç thotë Allahu i Madhërishëm: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër, pos që të më adhurojnë vetëm Mua.” Edh-Dharijjat: 56 Gjithashtu fjala e të Madhërishmit: “Sigurisht, atij që adhuron tjetërkënd përveç Allahut, Allahu do t’ia ndalojë xhennetin dhe strehim i tij do të jetë zjarri.” El Maideh: 72 Shirk është kur dikush i shoqëron Allahut ndonjë gjë duke e adhuruar atë, apo duke shpresuar në të, apo duke u frikuar prej saj, apo duke u mbështetur në të, apo duke iu përkushtuar asaj në vend të Allahut apo duke bërë për të gjëra të tjera prej llojeve të adhurimit. Adhurimi është emër që përmbledh çdo gjë që e do Allahu dhe është i kënaqur me të prej fjalëve dhe veprave, qofshin ato të dukshme apo të fshehta. Lutja është adhurim. Allahu i Lartësuar thotë: “Xhamitë janë vetëm për Allahun, prandaj mos iu lutni askujt, krahas Allahut!” El Xhinn: 18 Argumenti që tregon se lutja drejtuar

dikujt tjetër veç Allahut është kufër (mosbesim) është: “Dhe kushdo që lut në vend të Allahut ndonjë të adhuruar tjetër, duke mos pasur kurrfarë prove për këtë, me siguri do të japë llogari vetëm te Zoti i tij. Me të vërtetë, nuk ka shpëtim për mohuesit.” El Mu’minun: 117 Kjo për arsye se lutja është prej llojeve më të mëdha të adhurimit. Ashtu siç thotë Allahu Fuqimadh: “Zoti juaj ka thënë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të Më adhurojnë, do të hyjnë në xhehennem të poshtëruar!” El Gafir: 60 Transmetohet në "Sunen" se Profeti sallAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Lutja është pikërisht adhurimi.”[1] Gjëja e parë, që Allahu ua bëri obligim robërve të Tij, është mohimi i tagutit dhe besimi në Allahun. Allahu i Madhëruar thotë: “Çdo populli Ne i çuam një të Dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni tagutin” En-Nahl: 36 Tagut është çdo gjë që adhurohet përveç Allahut; i tillë është gjithashtu shejtani, falltari, astrologu, ai i cili nuk gjykon me ligjin e Allahun si dhe çdokush që pasohet e gëzon bindje nga njerëzit jo në të vërtetën. Dijetari i madh Ibnul Kajjim (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Tagut është çdokush ndaj të cilit tejkalohen kufijtë, qoftë në pasim, në adhurim apo në bindje.” 5. Pyetje: Nëse të thuhet ty: Cila është feja jote? Përgjigje: Thuaj: Feja ime është Islami.

______________ [1] Tirmidhiu (5/426), Ebu Daudi (1479) dhe Ibën Maxheh (3828).

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1

9


Islami është dorëzimi ndaj Allahut përmes teuhidit, nënshtrimi ndaj Tij nëpërmjet bindjes, miqësimi i muslimanëve si dhe largimi nga shirku dhe idhujtarët. Allahu thotë: “Feja e vërtetë tek Allahu është vetëm Islami.” (Alu Imran: 19 Dhe thotë: “Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur.” Alu Imran: 85 Është saktësuar nga Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem të ketë thënë: “Islami është të dëshmosh se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut (la ilahe il-lAll-llah) dhe se Muhamedi është i Dërguar i Allahut (Muhammedun resulull-llah), të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin dhe të shkosh në haxh, nëse ke mundësi.” Kuptimi i thënies la ilahe il-lAll-llah është s’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut. Ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar: “(Kujto) Kur Ibrahimi i tha të atit dhe popullit të tij: “Në të vërtetë, unë i urrej dhe s’kam të bëj fare me ato që adhuroni ju. Përveç Atij që më ka krijuar dhe i Cili do të më udhëzojë në rrugën e drejtë.” Ai e bëri këtë fjalë (la ilahe illAll-llah) të përhershme te pasardhësit e tij, me qëllim që ata të kthehen (vazhdimisht tek Allahu).” Ez-Zuhruf: 26-28 Argumenti për faljen e namazit dhe dhënien e zekatit është fjala e të Madhërishmit: “E megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit) si dhe të falnin namazin e të jepnin zekatin. Kjo

10

është feja e drejtë.” El Bejjineh: 5 Këtë varg Allahu e filloi me teuhid dhe me largim nga shirku. Urdhri më madhështor i Allahut është urdhri për teuhid, ndërsa ndalimi më i rreptë i Tij është ndalimi nga shirku. Pastaj (në vazhdim të vargut), Allahu urdhëroi për faljen e namazit dhe për dhënien e zekatit. Në këto që u përmendën hyn pjesa më e madhe e fesë dhe çdo legjislacion tjetër që vijon i pason këto. Argumenti që tregon se agjërimi është obligim (fjala e Allahut): “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat. Agjërimi zgjat disa ditë, por, nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose duke udhëtuar, le të agjërojë aq ditë sa i ka prishur në ditët e tjera pas. Ata që kanë vështirësi për të agjëruar duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi. E, nëse ndonjëri jep më shumë se kaq, kjo është edhe më mirë për të. Por, agjërimi juaj është më i dobishëm, në qoftë se e dini. Muaji i Ramazanit është ai në të cilin ka zbritur Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që e dëshmon këtë muaj, le të agjërojë!” El Bekare: 183-185 Argumenti që tregon se shkuarja për në haxh është e obligueshme (fjala e Allahut): “Dhe haxhi (udhëtimi për të vizituar Qabenë) është një detyrë që njerëzit i detyrohen Allahut për ta kryer, ata të cilët munden të përballojnë shpenzimet (udhëtimin, ushqimin, strehimin e nevojat e tjera).” Alu ‘Imran: 97

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1


Bazat e Imanit (besimit) janë gjashtë: 1) Të besosh Allahun 2) Engjëjt e Tij 3) Librat e Tij 4) Të Dërguarit e Tij 5) Ditën e Fundit dhe 6) Caktimin e Allahut (kaderin), të mirin dhe të keqin. Argument për këtë është hadithi (i njohur si hadithi i Xhibrilit alejhi selam), të cilin e transmeton Muslimi në "Sahihun" e tij nga Umer ibën el Hattabi radijAllahu anhu. 6. Pyetje: Nëse të thuhet ty: Kush është Profeti yt? Përgjigje: Thuaj: Profeti im është Muhammed ibën Abdullah ibën Abdul Muttalib ibën Hashim ibën Abdu Menaf. E zgjodhi Allahu nga mesi i Kurejshëve, të cilët janë pasardhësit më të dalluar të Ismailit (alejhi selam). Allahu e dërgoi atë sal-lAllahu alejhi ve sel-lem për të gjithë njerëzit dhe i dha Librin (Kur'anin) e Urtësinë (Sunnetin). Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i thërriste njerëzit që të adhuronin vetëm Allahun dhe t’i braktisnin gjërat që adhuronin përveç Tij, si: idhujt, gurët, drunjtë, Profetët, njerëzit e mirë, engjëjt etj. Ai i thirri njerëzit që ta braktisin shirkun dhe i luftoi ata me qëllim që të mos bëjnë shirk, por të adhurojnë vetëm Allahun. Ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar: “Thuaj (o Muhamed): “Unë i lutem vetëm Zotit tim dhe nuk i shoqëroj Atij askënd (në adhurim).” El Xhinn: 20 “Thuaj (o Muhamed): “Vetëm Allahun e adhuroj, sinqerisht ndaj Tij e bëj adhurimin tim.”Ez-Zumer: 14

“Thuaj (o Muhamed): “Mua më është urdhëruar që ta adhuroj vetëm Allahun dhe që të mos i shoqëroj Atij asgjë (në adhurim). Unë vetëm tek Ai thërras dhe vetëm tek Ai është kthimi im.” Erra’d: 36 “Thuaju (o Muhamed) atyre: “Vallë, ju po më urdhëroni që të adhuroj dikë tjetër, përveç Allahut, o të paditur?!” Me të vërtetë, të është shpallur ty (o Muhamed) si dhe atyre që kanë qenë para teje: “Nëse i shoqëron Allahut diçka tjetër (në adhurim), me siguri që punët e tua do të zhvlerësohen dhe do të jesh ndër të humburit. Prandaj, adhuro vetëm Allahun dhe bëhu falënderues!” Ez-Zumer: 64-66 Gjithashtu prej bazave të besimit, shpëtimtare nga kufri (mosbesimi), janë: besimi në ringjallje, në daljen e njerëzve para Allahut, në shpërblimin e tyre, në dhënien e llogarisë dhe besimi se xhenneti dhe zjarri janë të vërtetë. Allahu Fuqiplotë thotë: “Ne ju kemi krijuar prej tokës, aty do t’ju kthejmë dhe nga ajo do t’ju nxjerrim edhe një herë tjetër.” Ta Ha: 55 “Nëse ti (Muhamed) çuditesh nga idhujtarët, atëherë më të çuditshme janë fjalët e tyre: “Vallë, pasi të bëhemi dhé, do të krijohemi vërtet përsëri?!” Këta janë ata që nuk besojnë në Zotin e tyre dhe në qafat e të cilëve do të ketë vargonj; këta janë banorët e xhehennemit, në të cilin do të qëndrojnë përherë.” Erra’d: 5 Në këtë varg ka dëshmi se kushdo që e përgënjeshtron ringjalljen, ai ka mohuar me një mohim i cili ia obligon përjetësinë në zjarr. Allahu na ruajttë nga kufri dhe nga veprat e kufrit!

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1

11


Këto vargje qartësojnë mesazhin me të cilin u dërgua Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: (urdhri) që të adhurohet vetëm Allahu dhe ndalimi nga adhurimi i dikujt tjetër përveç Tij. Kjo është feja e tij, drejt së cilës thirri dhe për të cilën luftoi kundër idhujtarëve. Allahu e dërgoi atë në moshën dyzetvjeçare dhe kështu ai i thirri njerëzit (në Mekë) për trembëdhjetë vite drejt sinqeritetit (në adhurim) dhe drejt braktisjes së adhurimit ndaj çdokujt tjetër përveç Allahut. Gjatë kohës që ishte në Mekë, u ngrit në qiell (natën e Israsë dhe Mi’raxhit) dhe pa asnjë ndërmjetës mes tij dhe Allahut iu bënë obligim pesë kohët e namazit. Pastaj u urdhërua që të migronte dhe migroi drejt Medinës, ku i thirri njerëzit për dhjetë vite, derisa ata filluan të hynin në fenë e Allahut grupe grupe. E kur arriti moshën gjashtëdhjetetrevjeçare elhamdulilah feja u plotësua dhe i erdhi shpallja e Allahut që e lajmëronte për afrimin e vdekjes së tij (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem). I Dërguari i parë është Nuhu (alejhi selam), ndërsa i fundit prej tyre është Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem). Ashtu siç thotë Allahu i Madhëruar: “Ne të frymëzuam ty (o Muhamed) me shpallje, ashtu siç frymëzuam me shpallje Nuhun dhe Profetët pas tij…” En-Nisa: 163 Allahu gjithashtu thotë: “Muhamedi është vetëm i Dërguar, para të cilit ka pasur edhe të Dërguar të tjerë.” Alu Imran: 144 “Muhamedi nuk është babai i askujt prej burrave tuaj, por është i Dërguari i Allahut dhe Vula e Profetëve; Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.” El Ahzab: 40

12

Më i miri ndër të Dërguarit është Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem), ndërsa njerëzit më të mirë, pas Profetëve, janë Ebu Bekri, Umeri, Uthmani dhe Aliu Allahu qoftë i kënaqur ndaj të gjithëve. Njerëzit më të mirë janë shekulli i Profetit sal-lAllahu alejhi ve sellem, pastaj ata që erdhën pas tyre, pastaj ata që erdhën pas tyre. Gjithashtu duhet të besojmë se Isai (alejhi selam) do të zbresë nga qielli (para kiametit) dhe do të vrasë Dexhalin. Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve!

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1

Muhamed ibën AbdulVehhab Përshtati: Petrit PERÇUKU Prishtinë/Kosovë


DHJETË SHKAQET e hyrjes në

XHENNET

Pra, kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij për atë që ka urdhëruar Allahu në Kur'an apo Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në hadithet e tij, qofshin obligime apo ndalesa, Allahu e fut në xhennetet ku rrjedhin lumenj, ndërsa kush nuk i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, pra i kundërshton urdhrat e Allahut apo të të Dërguarit të Tij, Allahu do ta dënojë me një dënim shumë të rëndë.

F

Falënderimi i takon Allahut, të vetmit që meriton adhurim, të vetmit që jep shpërblime pas vdekjes dhe bën llogarinë në Ditën e Gjykimit. Përshëndetjet tona qofshin mbi të dashurin e Allahut, Muhamedin, mbi atë që na mësoi rrugën për në xhennet, mbi shokët e tij dhe pasuesit e tyre deri në Ditën e Fundit. Në vazhdim do të paraqesim disa nga shkaqet që e bëjnë muslimanin të shpresojë për hyrjen në xhennetet e Allahut, të cilat Ai i ka përgatitur për njerëzit e devotshëm.

1

Imani dhe veprat e mira

Allahu i Lartësuar thotë: "Ata të cilët besuan dhe bënë vepra të mira janë prej banorëve të xhennetit dhe aty janë përgjithmonë." El Bekare: 82 Pra, shkak për hyrjen në xhennet të njerëzve është besimi në Allahun e Lartësuar, Zotëruesin e gjithçkaje, i Cili është i vetmi që e meriton adhurimin dhe që i përkasin emrat dhe cilësitë më të larta, siç na ka treguar Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sellem në hadithe apo Allahu i Lartësuar

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1

13


në Kur'anin Famëlartë. Ky është besimi i pastër në Allahun, duke mos e përngjarë Atë me asnjë krijesë të Tij, ngase Allahu thotë në Kur'an: "Atij nuk i përngjan asgjë dhe Ai është Gjithëdëgjuesi Gjithëshikuesi!" . Esh Shura: 11 Pas këtij besimi të pastër vijnë veprat e mira, të cilat bëhen vetëm për hir të Allahut, duke shpresuar në shpërblimin e Tij në Ditën e Gjykimit.

2

Bindja ndaj Allahut dhe Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem

Allahu i Lartësuar thotë: "E kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai atë e shpie në xhennete, ku rrjedhin lumenj. E kush e kundërshton Atë, e ndëshkon me një dënim të dhembshëm." El Fet’h: 17 Pra, kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij për atë që ka urdhëruar Allahu në Kur'an apo Muhamedi sallAllahu alejhi ve sel-lem në hadithet e tij, qofshin obligime apo ndalesa, Allahu e fut në xhennetet ku rrjedhin lumenj, ndërsa kush nuk i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, pra i kundërshton urdhrat e Allahut apo të të Dërguarit të Tij, Allahu do ta dënojë me një dënim shumë të rëndë.

3

Qëndrueshmëria në fenë e lahut

Al-

Allahu thotë: "Pa dyshim se për ata që

thonë Zoti ynë është Allahu dhe qëndrojnë të vendosur në këtë besim të pastër islam, mu për këta nuk do të ketë aspak frikë dhe as nuk do të pikëllohen. Të këtillët janë banorë të xhennetit përgjithmonë si shpërblim për atë që kanë punuar." El Ahkaf: 12-13 Sa i përket qëndrueshmërisë në fenë e Allahut, kur është pyetur Ebu Bekri radijAllahu anhu, ka thënë se me qëndrueshmëri (istikame) është për qëllim mosbërja shirk Allahut të Lartësuar, ndërsa Umeri radijAllahu anhu ka thënë se është për qëllim qëndrueshmëria në zbatimin e urdhrave të Allahut dhe shmangies së ndalesave të tij. Aliu radijAllahu anhu ka thënë që është për qëllim qëndrueshmëria në farzet e Allahut, ndërsa Uthmani radijAllahu anhu ka thënë që është për qëllim bërja e veprave vetëm për Allahun e Lartësuar. Ikrime, një dijetar, ka thënë se është për qëllim qëndrueshmëria në fjalën La Ilahe ila-lAllah derisa të takojmë Allahun e Lartësuar.[1]

4

Durimi në sprova dhe telashe

Allahu i Lartësuar thotë: "Po ju menduat se do të hyni në xhennet pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur, saqë i Dërguari thoshte, e

______________ [1] Tefsiri i Imam Begaviut, fq. 1186.

14

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1


me të edhe ata që kishin besuar: “Kur do të jetë ndihma e Allahut?!” Ja (u erdhi ndihma), vërtet ndihma e Allahut është afër!” El Bekare: 214 Edhe durimi është njëri prej shkaqeve që e shpie njeriun në xhennet. Për këtë kemi shembull Pejgamberët e Allahut, të cilët u sprovuan më së shumti nga ana e Allahut. Njëri prej tyre ishte Ejubi alejhi selam, të cilin Allahu e sprovoi me shëndetin dhe familjen e tij, por ai duroi me vite të tëra, derisa Allahu i Lartmadhëruar e shëroi nga sëmundja dhe ia ktheu familjen. Edhe Jusufi alejhi selam u sprovua shumë, u hodh në pus, iu mvesh gënjeshtra e gruas së mbretit dhe vuajti në burg për shtatë vite, mirëpo bëri sabër dhe pastaj Allahu e bëri prijës të atij populli dhe triumfoi e vërteta mbi gënjeshtrën. Edhe Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sellem u sprovua shumë me popullin e Mekës. Për 13 vite vuajti nga fyerjet dhe ndëshkimet që i bënin atij dhe muslimanëve në përgjithësi, saqë edhe të brendshmet e barkut të kafshëve ia hidhnin në shpinë kur ai binte në sexhde duke i bërë ibadet Allahut. E quajtën të çmendur, falltar dhe shpifën shumë kundër tij, mirëpo sabri i tij ishte i lartë. Pas këtij sabri, Allahu i Larmadhëruar i mundësoi hixhretin në Medinë, atje ku e përhapi fenë e Allahut dhe pas disa vitesh e çliroi edhe Mekën dhe triumfoi e vërteta mbi të kotën dhe gënjeshtrën. Këta

janë vetëm disa shembuj që na japin mësim se si të bëjmë sabër në sprova dhe në bela nga më të ndryshmet.

5

Devotshmëria ndaj Allahut të Lartësuar

Allahu thotë: "I tillë është xhenneti, të cilin Ne do t'ua dhurojmë trashëgim atyre nga robërit Tanë që kanë qenë muttekinë (të drejtë e të devotshëm në besimin e vërtetë islam).” Merjem: 63 Devotshmëri do të thotë të jesh i përkushtuar ndaj Allahut, i drejtë dhe larg gënjeshtrës. Devotshmëria arrihet duke e dashur Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe duke bërë vepra të mira në përputhje me Sunnetin e të Dërguarit të Allahut. Këto xhennete do t'i trashëgojnë ata që ia kanë dhënë besën Allahut për devotshmëri dhe largim nga shirku dhe veprat e liga.

6

Shehidllëku në rrugën e Allahut

Allahu i Lartësuar thotë: “E ata që ranë shehidë në rrugën e Allahut, atyre kurrsesi nuk ua humb veprat (por ua shton), ata do t'i udhëzojë dhe do t'ua përmirësojë gjendjen.” Muhamed: 4-6 Shehidllëku është grada më e lartë që arrin besimtari. Njëri prej privilegjeve që Allahu u ka dhënë shehidëve është se ata nuk e përjetojnë jetën në var-

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1

15


reza, por jetojnë një tjetër jetë dhe furnizohen tek Allahu me ushqime të ndryshme. Kur Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ka këshilluar Muadh ibën Xhebelin, i ka thënë ashtu siç kanë transmetuar Imam Ahmedi dhe Imam Tirmidhiu nga Muadh bin Xhebeli, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i ka thënë Muadhit: "O Muadh, a dëshiron të të tregoj kreun e çështjes, shtyllën e saj dhe kulminacionin e saj?" Tha: "Po, o Resulullah!" Pejgamberi tha: "Çështja kryesore është besimi në Allahun dhe Pejgamberin e Tij, shtylla e saj është namazi, kurse kulminacioni i saj është xhihadi në rrugë të Allahut." Nga ky hadith mësojmë se çfarë vlere dhe pozite ka shehidllëku tek Allahu i Lartësuar. Allahu na bëftë prej tyre, amin!

7

Largimi nga gjynahet e mëdha

Allahu i Lartësuar thotë: "Nëse largoheni prej gjynaheve të mëdha, të cilat u janë të ndaluara, Ne ju shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vend të ndershëm." En Nisa: 31 Disa nga gjynahet e mëdha janë: shirku, kamata, zinaja, alkooli, magjia, ikja nga fronti i luftës. Për më tepër mund të lexoni tek libri i Imam Dhehebiut me titullin "Mëkatet e mëdha", që është përkthyer edhe në gjuhën shqipe.

16

8

Pendimi tek Allahu i Lartësuar

Allahu thotë: "E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin dhe u dhanë pas kënaqësive (trupore) e më vonë do të hidhen në çdo të keqe, me përjashtim të atij që pendohet dhe beson e bën vepra të mira. Të tillët do të hyjnë në xhennet dhe atyre nuk u bëhet kurrfarë e padrejte." Merjem: 59-60 Pendimi duhet të jetë i pranishëm tek çdo besimtar. Gjuha e tij duhet të jetë e lagur nga kërkimi i pendimit për veprat e këqija që ka bërë, ngase pendimi i sinqertë i pastron veprat e liga, prandaj e lusim Allahun që të na bëjë prej atyre që pendohen.

9

Mbështetja tek Allahu i suar

Lartë-

Allahu thotë: "E ata që besuan e bënë vepra të mira, atyre do t'u bëjmë vend të lartë në xhennet, në të cilin rrjedhin lumenj. Aty janë përgjithmonë, sa i mirë është shpërblimi për ata që vepruan, të cilët bënë durim dhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën." El Ankebut: 58-59 Mbështetja tek Allahu është njëra prej shkaqeve që shpijnë në xhennet. Besimtari duhet t'i mbështetet Allahut në çdo gjë që vepron dhe duhet të besojë se nëse Allahu do, ajo punë do të bëhet. Por nëse Allahu nuk do, nuk

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1


bëhet asgjë pa lejen e Tij. Ne duhet të mbështetemi tek Allahu për punët tona, të vogla qofshin ato apo të mëdha.

10

Frika nga Allahu

Allahu i Lartësuar thotë: "E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe e ndaloi veten prej epsheve, xhenneti është vendi i tij." En Naziat: 4041 Nga ky ajet kuptojmë që këta besimtarë janë frikësuar nga dalja para Allahut në Ditën e Gjykimit, atë ditë ku asnjë njeri nuk guxon të flasë pa lejen e Allahut, madje as Pejgamberët e Allahut nuk flasin përveçse me lejen e Allahut, siç na ka treguar i Dërguari i Allahut. Atë ditë Allahu është shumë i hidhëruar dhe askush nuk guxon të flasë, saqë njerëzit nuk mund të bëjnë sabër nga vapa e diellit, që qëndron mbi kokat e tyre. Kjo gjendje vazhdon për 50 mijë vjet, pastaj njerëzit ankohen dhe i drejtohen Ademit alejhi selam, duke e lutur që të ndërmjetësojë tek Allahu për fillimin e Ditës së Gjykimit, mirëpo Ademi alejhi selam nuk pranon. Pastaj i drejtohen Nuhut e pastaj Ibrahimit, Musait dhe Isait, paqja qoftë mbi ta, por asnjëri prej tyre nuk pranon sepse secili është i preokupuar me veten e tij. Pastaj i drejtohen Vulës së Pejgamberëve,

Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sellem. Ai pranon dhe i bie në sexhde Allahut, duke e lutur që të fillojë Dita e Gjykimit. Një gjë është interesante në këtë gjendje shumë të vështirë, se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sellem thotë: "Ummeti im, ummeti im!" Edhe në atë gjendje nuk e harron ummetin e vet. Kësisoj fillon Dita e Gjykimit. Këta besimtarë i janë frikësuar kësaj dite dhe janë larguar prej epsheve dhe Allahu i shpie në xhennet. Allahu na bëftë prej tyre, amin![2] Përgatiti shtëpia botuese “Darul Kasim" Përshtati: Ruzhdi BUZOKU Gjilan / Kosovë

______________ [2] Përmbledhje e këtij tregimi nga libri “Shenjat e kiametit”, Jusuf el Wabil.

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1

17


ADHURIMI

mes fshehtësisë dhe së dukshmes Prej edukatës së lutjes është që ta fshehim atë, siç ka thënë Allahu i Lartmadhëruar: “Lutjuni Zotit tuaj përulshëm dhe fshehtas! Njëmend, Ai nuk i do ata që e kalojnë kufirin.”El Araf: 55

A

Allahu i Lartësuar i ka urdhëruar njerëzit që ta adhurojnë Atë. “O njerëz! Adhuroni Zotin tuaj, i Cili ju ka krijuar ju dhe ata që ishin para jush, që të mund të ruheni (nga të këqijat)...” El Bekare: 21. Nuk pranohet ibadeti ose adhurimi pa sinqeritet. Allahu i Lartësuar thotë: “E megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër.” El Bejine: 5 Allahu e ka veçuar të Dërguarin e Tij, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, duke i

18

thënë: “Andaj adhuro vetëm Allahun me përkushtim të çiltër për Të!” Ez Zummer: 2 Njeriu i sinqertë është ai që punon për ta kënaqur Allahun e Lartësuar dhe nuk kërkon për veprën e tij dëshmitarë pos Allahut, nuk dëshiron shpërblim përveçse prej Tij dhe sa më shumë largohet nga shikimi dhe dëgjimi i njerëzve në veprat e tij, aq më i sinqertë dhe më ruajtës i fesë së tij do të jetë. Allahu i Lartësuar thotë për sadakanë: “T’i jepni lëmoshat haptazi është gjë e mirë, por t’ua jepni

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1


ato të varfërve fshehurazi është edhe më mirë dhe ju shlyen gjynahet tuaja.” El Bekare: 271. Taberiu, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Nëse ju e fshihni atë dhe nuk e bëni haptas dhe e jepni sadakanë për fukarenj fshehtas, kjo është shumë më e mirë për ju."[1] E ka pëlqyer dhe na ka nxitur i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, që të japim sadaka fshehtas. Taberani transmeton nga Muavije ibën Hajdetu se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Sadakaja e fshehtë e shuan hidhërimin e Allahut.”[2] Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sellem ka përmendur shatë lloje njerëzish që do të jenë nën hijen e Allahut ditën kur nuk do të ketë hije tjetër pos hijes së Tij dhe ka përmendur ndër ta edhe “një njeri që e jep sadakanë dhe e fsheh atë përderisa nuk e di dora e majtë se çfarë ka dhënë dora e djathtë.”[3] Kjo tregon për rëndësinë e dhënies së sadakasë fshehtas. Ibën Haxheri ka thënë se kjo është metaforë në përngjasim dhe këtë mendim e forcon transmetimi i Hamd ibën Zejdit: “Jep sadaka siç e fsheh dorën e djathtë nga e majta.”[4]

Ka nga të parët tanë të mirë të cilëve u është bërë shpifje për koprraci sepse sadakaja e tyre nuk ka qenë haptazi, siç ka transmetuar Ibën ebi Asimi nga Muhamed ibën Is’haku, i cili ka thënë: “Është furnizuar me lëmoshë populli i Medinës dhe nuk e ka ditur se prej nga i vjen ai furnizim. Pas vdekjes së Ali ibën Husejnit e kanë humbur furnizimin e natës (lëmoshën).”[5] Dhehebiu ka thënë: “Për këtë arsye disa kanë thënë se ai është koprrac, ndërkohë që ai ka dhënë sadaka fshehtas dhe të tjerët kanë menduar se ai po grumbullon pasuri. Nuk e kemi humbur sadakanë e fshehtë përderisa ishte gjallë Aliu.”[6] Prej shtatë lloje njerëzish që do të jenë nën hijen e Allahut në Ditën e Gjykimit është edhe një person që e përkujton Allahun në vetmi dhe i mbushen sytë me lot. Medito për këtë fjalë, “në vetmi”, dhe do ta kuptosh se ai këtë vepër e ka bërë për hir të Allahut sepse nuk e ka parë askush nga krijesat. E ngjashme me këtë është ajo që transmeton Ebu Davudi nga Ukbe ibën Amiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Çuditet Zoti juaj nga çobani i deleve në majën e malit. E thërret ezanin dhe e fal namazin. Thotë Allahu

______________ [1] Tefsiri i Taberiut (3/92). [2] “El muaxhemu elkebir” (19/421), “Sahihul xhamia” (3759). [3] Buhariu (620), Muslimi (1712). [4] “Fet’hul bari” (2/147), “Ethemrul mustetab” (2/629). [5] "Ezuhd” (1/166). [6] “Sijer alamu nubela” (4/393).

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1

19


i Lartmadhëruar: “Shikoni robin Tim, e thërret ezanin dhe e fal namazin, më frikësohet Mua. E kam falur robin Tim dhe ai do të hyjë në xhenet.”[7] Njeriu i sinqertë bën vepra të mira në vetmi atëherë kur njerëzit nuk e shohin atë, siç ka vepruar Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, në thellësinë e natës, e cila është koha më e mirë. Ahmedi transmeton nga Amër ibën Abse, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili e ka pyetur Pejgamberin sallAllahu alejhi ve sel-lem se cila është ora më e mirë. Ai ka thënë: “Fundi i mesnatës.”[8] I Dërguari i Allahut sallAllahu alejhi ve sel-lem ka pasur për qëllim fshehjen e ibadetit në këtë kohë, siç është transmetuar nga hadithi i Abdullah ibën Selamit, se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “O ju njerëz, përshëndetuni me selam, ushqeni të varfërit, vizitoni të afërmit tuaj dhe faluni natën, atëherë kur njerëzit kanë fjetur, do të hyni në xhennet me selam (paqe).”[9] Më shumë e sqaron hadithi që transmeton Taberaniu nga Suhejb ibën Nuamani, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vlera e namazit të njeriut në shtëpinë e tij karshi namazit që e shohin të tjerët është si vlera e namazeve farze ndaj atyre nafile.”[10]

Prej edukatës së lutjes është që ta fshehim atë, siç ka thënë Allahu i Lartmadhëruar: “Lutjuni Zotit tuaj përulshëm dhe fshehtas! Njëmend, Ai nuk i do ata që e kalojnë kufirin.” El Araf: 55 Allahu e ka lavdëruar të Dërguarin e Tij, Zekerijan, “...kur ai e thirri Zotin e vet me lutje të fshehtë.” Merjem: 3. Dijetari i nderuar ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë se në fshehjen e duasë ka dobi të shumta, mes të cilave është se me të njeriu arrin kulminacionin e sinqeritetit.[11] E njëjta gjë është edhe me dhikrin. Allahu i Lartësuar thotë: “Përmende Zotin tënd në vete.” El Araf: 205 Ajetet dhe hadithet që kanë të bëjnë me fshehjen e duasë janë të shumta dhe pothuajse të gjitha argumentojnë që fshehja e duasë nga njerëzit është qëllimi i sheriatit dhe kështu kanë vepruar edhe shokët e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, Allahu qoftë i kënaqur me ta. Ka transmetuar Hanad ibën Surrrij se Zubejr ibën Avami, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Kush mundet nga ju që ta fshehë një punë të mirë, le ta bëjë.”[12] Disa njerëz mundohen t’i fshehin të këqijat e tyre dhe nuk mundohen t’i fshehin të mirat e tyre, ndërsa Ebu

______________ [7] "Sunen Ebi Davud" (1017), Nesaiu (660), "Sahihul xhamia" (8102). [8] "El musned" (4/335), Ibën Maxheh (1241), "Sahihul xhamia" (1106). [9] Tirmidhiu (2409), Bejhekiu në "El kubra" (2/202), Darimiu në "Sunenin" e tij (1/405), shiko "Sahihul xhamia" (4217). [10] "El muaxhemul kebir" (8/46) dhe zinxhiri i tij është i mirë. Shiko "Sahihul xhamia" (4217). [11] "El fetava" 15/16. [12] "Ezuhd" (2/444) dhe ibën Mubareku në "Ezuhd" (1/392).

20

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1


Hazim Seleme ibën Dinari ka thënë: “Fshihi të mirat e tua ashtu siç fsheh të këqijat dhe mos u mburr me punën tënde sepse ti nuk e di a je prej të lumturve apo prej të dëshpëruarve,”[13] siç ka transmetuar Bejhekiju në librin e tij “Shuabul iman”. Allahu i Lartësuar shpërblen për fshehjen e adhurimit me atë që nuk shpërblen nëse bëhet haptazi. Ai e ka veçuar agjërimin nga të gjitha veprat e tjera të mira, siç ka transmetuar Ebu Hurejra nga i Dërguari i Allahut sallAllahu alejhi ve sel-lem, se Allahu i Lartmadhëruar ka thënë: “Çdo punë e birit të Ademit është për të, pos agjërimit. Agjërimi është për Mua dhe Unë e shpërblej për atë."[14] Ebu Ubejd Elkasim ibën Selami ka thënë: "E ka veçuar agjërimin sepse nuk vërehet nga biri i Ademit vepra e tij, pasi është në zemrën e tij. Veprat janë me lëvizje, pos agjërimit, i cili është me nijet që fshihet nga njerëzit dhe ky është kuptimi i hadithit tek unë.”[15] Një gjë të tillë e ka përmendur Ibën Xhevzij, Maziriju, Kurtubiju. Medito për veprat e të parëve tanë. Ata e kanë urryer që të tjerët t'i shohin veprat e tyre të mira, siç na ka treguar Ibrahim en Nehahij.[16] Taberiu ka përmendur nga Hasen El Basriu se ka thënë: “Kemi takuar

njerëz që çdo vepër që e kanë bërë, nëse kanë mundur ta fshehin, e kanë fshehur dhe nuk e kanë bërë haptazi kurrë."[17] Aq lart ka arritur sinqeriteti tek ata, saqë e kanë fshehur ibadetin edhe nga familja e tyre, siç e ka përmendur Dhehebiju nga El Felasi, i cili ka thënë: "El Hurejbi ka thënë: “E kanë dashur që t'i fshehë njeriu veprat e tij të mira përderisa mos ta dijë as gruaja e tij e as të tjerët.”[18] Dhehebiju është shprehur se El Felasi ka dëgjuar Ibën Ebi Adijn duke thënë: "Ka agjëruar Davud ibën Ebi Hindi dyzet vite dhe nuk e ka ditur familja e tij; e ka marrë me vete drekën dhe e ka dhënë sadaka rrugës."[19] Këta njerëz e kanë larguar nga zemrat e tyre famën. Qëllimisht disa nga dijetarët e hershëm i kanë fshehur librat e tyre dhe i kanë publikuar vetëm pas vdekjes së tyre, siç janë librat e Ebul Hasen el Mavredijt.[20] Dobitë e sinqeritetit janë të shumta dhe të mëdha. Edhe sikur të mos kishte tjetër në fshehjen e ibadetit pos dashurisë së Allahut për ty, do të mjaftonte. Muslimi transmeton nga Sad ibën Ebi Vekasi, Allahu qoftë i kënaqur me ta, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet Allahu e do robin që është i devotshëm, i pasur dhe i fshehtë.” Pastaj është vërtet-

______________ [13] Ibën Asakir në "Tarihu dimeshk" (22/68). [14] Buhariu (1771), Muslimi (1942). [15] "Garibul hadith" (2/195), shiko "Sherh sahihul Buhari" nga Ibën Batal (4/8) dhe "Miftah daru seade" (2/232). [16] Hannad në "Ezuhd" (2/445) dhe Ebu Huthejme në "El ilmu" (1/13). [17] Tefsiri i Taberiut (8/206). [18] "Sijer alamu nubela" (6/378). [19] "Sijer alamu nubela" (6/20). [20] "Vefejatul ajan" (3/228).

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1

21


uar se shpërblimi është sipas veprave, ashtu siç i fsheh nga njerëzit njeriu veprat e tij në këtë botë, Allahu ia ka fshehur shpërblimin e tij, siç ka thënë Allahu i Lartësuar: "Askush nuk di se çfarë gëzimesh janë fshehur për ata (në jetën tjetër), si shpërblim për punët e mira që kanë bërë.” Sexhde: 17

dobi. E ka përmendur Ibën Rexhebi dhe ka thënë se tek ata që për ndonjë qëllim të kësaj bote, falen, agjërojnë dhe e përmendin Allahun nuk ka hajër sepse nuk ka dobi askush prej tyre, përveç nëse merr shembull dikë në të.[22] Sinqeriteti i plotë e pastron punën nga të gjitha të këqijat, mirëpo nëse gjatë veprës tënde hyn syefaqësia, Dije se ta bësh një vepër me qëllim që atëherë duhet patjetër ta largosh atë dhe vepra e mirë nuk duhet lënë, siç të të shohin të tjerët është e ndaluar në të gjitha aspektet, përveç nëse në të ka thënë Fudajl ibën Ijadi, Allahu e mëshiroftë: “Lënia e veprës për shkak ka dobi, ka interes, për shembull kur njeriu jep sadaka haptazi me qëllim që të njerëzve është syefaqësi, të bësh një vepër për shkak të njerëzve është t'i nxisë edhe të tjerët që të japin sadaka. Ibën Kajjimi, Allahu e mëshi- shirk, kurse sinqeriteti është shpëtimi i Allahut nga ato."[23] roftë, ka thënë: “Ky është një gjest i pëlqyer sepse nuk ka pasur për qëllim nxitësi që ta lavdërojnë të tjerët. Ai “El Ibadetu bejne el Israri vel I’lan” person ka shpërblim pothuajse si Halid Evsejf dhënësit e lëmoshës.[21] Allahu i Lartësuar thotë: "Në shumë biseda të tyre të Përshtati: Eshrefedin ISMAJLI Viti / Kosovë fshehta nuk ka kurrfarë dobie, përveç (bisedës) kush këshillon për lëmoshë, për ndonjë të mirë ose pajtim mes njerëzve. E kush i bën këto duke pasur për qëllim vetëm kënaqësinë e Allahut, Ne do t'i japim më vonë (në botën tjetër) shpërblim të madh.” En Nisa: 114. Nuk ka hajër në shumë biseda fshehtas përpos në urdhër për të mirë dhe e ka veçuar sadakanë dhe pajtimin në mes njerëzve sepse në to ka ______________ [21] "Medarigju salikin" (2/85). [22] "Xhamial ulum vel-hikem" (1/12). [23] Bejhekiu në "Shuabel iman" (5/347).

22

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1


DURIMI ME RASTIN E

VDEKJES SË FËMIJËS

“Kur ndonjërit i vdes fëmija, Allahu u thotë melekëve: “E morët fëmijën e robit Tim?” Ata thonë po. Ai thotë: “E morët frytin e zemrës së tij?” Ata thonë po. Ai pyet: “E çfarë tha robi Im?” Ata thonë: "Të falënderoi Ty dhe ishte i bindur në caktimin Tënd." Allahu thotë: “Ndërtojani robit Tim një shtëpi në xhennet dhe emërtojeni shtëpia e falënderimit.”

S

S'ka dyshim se njeriu në këtë botë sprovohet me sprova të shumta në veten e tij, në pasurinë dhe fëmijët e tij, saktësisht siç ka treguar i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Nuk do t’i ndalen sprovat besimtarit dhe besimtares në veten e tyre, në pasurinë dhe fëmijët e tyre, derisa ta takojnë Allahun të pastër nga mëkatet.”[1] Robër të Allahut! Njëra nga sprovat dhe belatë e kësaj bote është kur njeriu sprovohet me vdekjen e fëmijës, i cili është fryti i zemrës së të dy prindërve. Kur vdes ai, pa dyshim se prindërit ndiejnë dhembje dhe pikëllim. Argumentet për këtë që thamë janë si vijon:

Ebu Senani thotë: "E varrosëm birin tim, Senanin, ndërsa Ebu Talha el-Havlani ishte ulur në skaj të varrit. Kur bëra të largohesha, më kapi për dore dhe më tha: -A do të të përgëzoj, o babai i Senanit? I thashë: Po, sigurisht. Ai më tha: -Më ka treguar Dah-haki e atij Ebu Musa el-Esh’arij se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sellem ka thënë: “Kur ndonjërit i vdes fëmija, Allahu u thotë melekëve: “E morët fëmijën e robit Tim?” Ata thonë po. Ai thotë: “E morët frytin e zemrës së tij?” Ata thonë po. Ai pyet: “E çfarë tha robi Im?” Ata thonë: "Të falënderoi Ty dhe ishte i bindur në caktimin Tënd." Allahu thotë: “Ndërtojani robit Tim një shtëpi në xhennet dhe emërtojeni shtëpia e falënderimit.”[2]

______________ [1] "Mishkatul-Mesabih" (1567). [2] "Sahih et-Tirmidhij" (814).

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1

23


“E morët frytin e zemrës së tij” në këtë hadith argumenton se fëmija është fryti i zemrës së prindërve. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Kanë qenë dy gra me nga një fëmijë. Erdhi ujku dhe e mori njërin nga fëmijët. E para i tha tjetrës: -Ujku mori fëmijën tënd. Edhe ajo ia ktheu se ujku mori fëmijën tënd dhe kështu shkuan te Davudi alejhi selam, që të gjykonte mes tyre. Ai vendosi se fëmija ishte i gruas që ishte më e madhe. Pastaj shkuan te Sulejmani, i biri i Davudit alejhimas-selam, dhe i treguan për ngjarjen. Ai tha: “Më sillni një thikë ta ndaj mes tyre (fëmijën).” Atëherë ajo që ishte më e vogël tha: -Mos e bëj këtë, Allahu të mëshiroftë! Atëherë ai tha: “Fëmija është i së voglës.”[3] Ajo që u kuptua nga kjo ngjarje ishte se fëmija ishte i gruas më të vogël, pasi kur pa se fëmija do të ndahej në dy pjesë, ajo tha: “Mos e bëj këtë, Allahu të mëshiroftë!” Kjo e bëri Sulejmanin alejhi selam ta kuptonte se fëmija ishte i saj sepse ajo ndjeu dhembje për të dhe kjo argumenton se fëmija është fryti i zemrës së prindërve, të cilët ndiejnë dhembje kur fëmija i tyre ka dhembje dhe pikëllohen për vdekjen e tij. Një ditë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kaloi pranë një gruaje, e cila ishte duke vajtuar te një varr -në një transmetim ka ardhur se ishte duke vajtuar për foshnjën e saj. I Dërguari i Allahut sallAllahu alejhi ve sel-lem i tha: “Ki frikë Allahun dhe bëj durim!” Ajo i tha: "Më lër të qetë, ngase ti nuk je goditur me fatkeqësinë time!" Ajo nuk e njohu të Dërguarin sallAllahu alejhi ve sel-lem. Më pas iu tha: Ai ishte i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, kështu që ajo shkoi te dera e

Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe meqë nuk kishte roje, tha: "Nuk të njoha." I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i tha: “Durimi duhet të jetë në fillim të sprovës.”[4] Argument nga ky hadith është se kjo grua tek varri ishte duke vajtuar për fëmijën e saj, prandaj Profeti sal-lAllahu alejhi ve sellem i tha: “Ki frikë Allahun dhe bëj durim!” Enesi radijAllahu anhu thotë: "Shkuam me të Dërguarin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tek Ebu Sejfi, i cili ishte burri i gjidhënses së Ibrahimit (djalit të Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem). I Dërguari e mori (djalin e tij) Ibrahimin, e puthi dhe vuri hundën në faqen e tij, që t'ia ndiejë aromën. Më pas hymë prapë tek ai dhe Ibrahimi ishte duke vdekur, ndërsa sytë e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem rridhnin lot. AbdurrRrahman ibën Avfi i tha: "Edhe ti, o i Dërguari i Allahut?" Ai tha: “O biri i Avfit, kjo është mëshirë", e më pas pasuan lot të tjerë.” Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem gjithashtu ka thënë: “Vërtet syri loton dhe zemra pikëllohet, por nuk themi vetëm se atë me të cilën Zoti ynë është i kënaqur. Dhe vërtet ne, o Ibrahim, jemi të mërzitur për largimin tënd.”[5] Robër të Allahut! Nga argumentet që cekëm më lart na bëhet e qartë se fëmija është fryti i zemrës së dy prindërve, të cilët ndiejnë dhembje me vdekjen e tij dhe pikëllohen me largimin e tij. Por është obligim për muslimanin e sinqertë në imanin e tij që të bëjë durim nëse sprovohet me vdekjen e fëmijës së tij dhe me këtë të shpresojë për shpërblim dhe të jetë i kënaqur me caktimin e Allahut. Dije

______________ [3] Transmeton Buhariu. [4] Muttefekun alejhi. [5] Transmeton Buhariu.

24

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1


se ajo prej së cilës ke shpëtuar nuk ka mundur të të godasë dhe asaj që të ka goditur nuk ke mundur t’i shpëtosh, ngase durimi në këtë sprovë dhe në këtë gjendje ka shpërblim të madh tek Allahu, ashtu siç ka treguar në Kur’an: “Sigurisht që Ne do t’ju provojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit, të cilët kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!” (El-Bekare: 155-157) Ndërsa Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Çdo dy muslimanë (dy bashkëshortëve) që u vdesin tre nga fëmijët që nuk e kanë arritur moshën e pjekurisë, vetëm se do t'i fusë Allahu dy prindërit e tyre në xhennet me mirësinë e Mëshirës së Tij. U thuhet atyre (fëmijëve): -Hyni në xhennet! Ata thonë: -Jo, përderisa të vijnë prindërit tanë! Atëherë u thuhet atyre: -Hyni në xhennet ju dhe prindërit tuaj me mirësinë e Mëshirës së Allahut.”[6] Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem gjithashtu thotë: “Çdo gruaje që i vdesin tre fëmijë, do të jenë për të mburojë nga zjarri." Një grua tha: "Po dy?" Ai tha: “Edhe dy.”[7] Po ashtu thotë: “Allahu i Lartësuar thotë: "Kur robit Tim besimtar ia marr më të dashurin e tij në këtë botë (fëmijën) dhe ai bën durim për këtë, nuk ka shpërblim tjetër për të tek Unë pos xhennetit.”[8]

lartë në durim me rastin e vdekjes së fëmijës së saj. Enesi radijAllahu anhu ka thënë: "Maliku, babai i Enesit, i tha bashkëshortes së tij, Umu Sulejmes, e cila ishte nëna e Enesit: Vërtet ky njeri (kishte për qëllim Profetin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) e ndalon alkoolin", dhe kështu u largua derisa arriti në Sham dhe atje vdiq. Më pas erdhi Ebu Talha dhe kërkoi të fejohej me Umu Sulejmen, ndërsa ajo i tha: -O Ebu Talha, një njeri si ti nuk refuzohet, por ti je jobesimtar, ndërsa unë jam një grua besimtare. Nuk më lejohet të martohem me ty. Ai i tha: -Kjo nuk të përket ty. Ajo tha: -E çka më përket mua? Ai tha: -Ari dhe argjendi. Atëherë Umu Sulejma tha: -Ky është një qëndrim besimi, që nuk mashtrohet me para. Unë nuk po dëshiroj të kem as ar as argjend, por nga ti po dëshiroj Islamin. Nëse ti beson, ky është mehri im dhe nuk do të kërkoj diçka tjetër veç tij. Ai tha: Kush ma mundëson mua këtë? Ajo i tha: Ta mundëson i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Ebu Talha shkoi duke kërkuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ndërsa ai ishte i ulur në mesin e shokëve të tij. Kur vuri re Ebu Talhan, tha: “Ju erdhi juve Ebu Talha, fillimi i Islamit gjendet mes dy syve të tij.” E lajmëroi Profetin sal-lAllahu alejhi ve sellem se çfarë i kishte thënë Umu Sulejma dhe pranoi të martohet me këtë kusht (pra të besojë)."[9]

Robër të Allahut! Ejani me ne të mësojmë nga Umu Sulejma radijAllahu anha se ç’është durimi nëse sprovohemi me vdekjen e ndonjërit nga fëmijët tanë. Ajo na solli shembullin më të

Robër të Allahut! Ky është besimi që shumë njerëz nuk mund ta arrijnë. Një grua kërkon Islamin për mehër të saj duke qenë e vendosur në këtë dhe kështu besoi Ebu Talha. Thabiti, i

______________ [6] Transmeton Nesaiu (1/265). [7] Transmeton Buhariu. [8] Transmeton Buhariu. [9] Transmeton Buhariu.

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1

25


cili është njëri nga transmetuesit e ngjarjes nga Enesi, thotë: "Nuk kemi dëgjuar të ketë mehër më të madh se ky. Ajo pranoi Islamin për mehër dhe u martua me të. Ishte një grua me sy të bukur, ishte me të kur i lindi në djalë. Ebu Talha e donte atë me një dashuri të madhe, por fëmija u sëmur shumë dhe nga sëmundja u ligështua edhe Ebu Talha. Ebu Talha merrte abdest dhe shkonte për në namazin e sabahut me Profetin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, falte namazin me të dhe qëndronte pranë tij deri në mes të ditës. Vinte para drekës dhe flinte pak, hante ushqim dhe pasi falte drekën, shkonte prap dhe qëndronte deri në namaz të jacisë. Një ditë Ebu Talha shkoi te Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në namazin e jacisë në një transmetim ka ardhur se shkoi në xhami dhe fëmija vdiq. Umu Sulejma tha: "Askush mos t’i tregojë Ebu Talhas për fëmijën, derisa ta lajmëroj unë.” E rregulloi fëmijën dhe e vuri në një skaj të shtëpisë dhe Ebu Talha erdhi nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në shtëpinë e tij, me disa nga shokët e tij nga xhamia. I tha Umu Sulejmes: -Si është djali im? Ajo i tha: -O Ebu Talha, prej kur ankohej, nuk ka qenë asnjëherë më i qetë se në këtë orë, shpirti i tij është qetësuar. Mendoj se është i qetë (fjalët e saj kishin këtë kuptim dhe kuptimin tjetër që donte të thoshte se kishte vdekur). I shtroi darkën, hëngrën edhe shokët e tij shkuan, ndërsa Ebu Talha shkoi në shtratin e tij dhe u shtri për të fjetur. Si është e mundur që Umu Sulejma të bëjë durim? Si mundi ta fshihte pikëllimin e saj? Si i ndali lotët e saj, kur gratë në raste të tilla nuk mund të durojnë? Ato qajnë

duke mos e hetuar fare, me përjashtim të atyre që i ka mëshiruar Allahu. Shikoni, robër të Allahut, e pyeti atë për djalin e tij, ndërsa ajo u përgjigj se ishte përmirësuar. Më pas Umu Sulejma u parfumua dhe u zbukurua në mënyrën më të mirë dhe shkoi në shtratin e tij. Ebu Talha ndjeu aromën e parfumit dhe kështu bënë atë që bëjnë bashkëshortët mes vete. Allahu ekber! Imani sjell vepra të tilla nga ata që kanë besim. Në pjesën e fundit të natës, ajo tha: -O Ebu Talha, a e ke parë një popull që i jep hua një familjeje dhe më pas kërkon huan e vet? A i takon kësaj familjeje t'ia ndalojë huan? Ai tha jo. Ajo tha: -Llogarite djalin tënd kështu. Ai u zemërua e më pas tha: Më le mua të bëja atë që bëra e më pas më tregove për birin tim?! Më pas u qetësua dhe falënderoi Allahun. Allahu ekber! Sa gra në rruzullin tokësor e bëjnë një gjë të tillë sot?! Në sabah, ai u la dhe shkoi tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. U fal me të dhe i tregoi për ndodhinë. I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i tha: “Ke pasur marrëdhënie me gruan tënde mbrëmë?" Ai tha po. Atëherë Profeti sallAllahu alejhi ve sel-lem tha: “Allahu jua bekoftë këtë natë!” Dhe kështu nga kjo shtatzëni lindi një djalë. Ebu Talha tha: "O Enes, dërgoje (fëmijën e porsalindur) deri te Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem”, dhe i dha me vete disa hurma. I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sellem tha: "A ka me vete diçka?" Ai tha: "Po, hurma." I mori Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe i përtypi e më pas i mori nga goja e tij dhe ia dha foshnjës në gojën e saj, duke ia lyer atë (me lëng hurmash) dhe e quajti Abdullah."[10]

______________ [10] Muttefekun alejhi.

26

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1


Në një transmetim të Buhariut thuhet: "Ka thënë Ibën Ujejne: "Një njeri nga ensarët tha: -I kam parë nëntë fëmijë, të gjithë lexonin Kur'anin, d.m.th. nga fëmijët e Abdullahut." Ky ishte bekimi i duasë së Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe mirësia e qëndrimit madhështor në durim nga Umu Sulejma. Ajo ishte e durueshme dhe veproi atë që veproi dhe me dëshirën e Allahut lindi ai fëmijë. Robër të Allahut! Mësimet dhe shembujt që merren nga kjo ngjarje janë të shumta. Së pari: Të duruarit dhe të shpresuarit e shpërblimit me rastin e vdekjes së fëmijës dhe ndarjes nga ai. Nëse njeriu sprovohet me vdekjen e fëmijës, atëherë le të bëjë durim dhe të shpresojë në shpërblimin e Allahut. Ai duhet të jetë i kënaqur me caktimin e Allahut, ngase nëse nuk e vepron këtë, atëherë pa dyshim se ka rënë në kundërshtim me rregullat e sheriatit, ka rënë në haram. Ja një shembull sa për ilustrim. a) Të vajtuarit me zë është i ndaluar I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Në dy gjëra tek njerëzit ka kufër: Fyerja në paraardhës dhe të vajtuarit për të vdekur.”[11] Po ashtu thotë: “Katër gjëra në ummetin tim janë nga injoranca, të cilat nuk do t’i lënë: lavdërimi me baballarët, fyerja në paraardhës, kërkimi i shiut përmes yjeve dhe vajtimi për të vdekurin.” Po ashtu thotë: “Vajtuesja (për të vdekurin) nëse nuk pendohet para se të vdesë, do të ringjallet Ditën e Kiametit me këmishë nga katrani dhe gjoksore me zgjebe.”[12]

2- Të rrahurit e fytyrës, shqyerja e rrobave dhe thirrja me thirrje të injorancës I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk është nga ne ai që rreh fytyrën, i shqyen rrobat dhe thërret me thirrje të injorancës.”[13] Së dyti: Është obligim për gruan, qoftë edhe në moment pikëllimi, që ta dijë hakun që ka ndaj burrit të saj dhe t’i shërbejë atij ashtu si veproi Umu Sulejma. Mos të mundohet ta mbushë shtëpinë e burrit të saj me hidhërim, pikëllim dhe mërzi. Nëse sot i ka vdekur djali, nesër ndoshta do t’i vdes vëllai, pasnesër babai e kështu me radhë. Nëse për çdo fatkeqësi ajo do të pikëllohet shumë, atëherë do ta shndërrojë shtëpinë e burrit në vend pikëllimi dhe mërzie. Është obligim për gruan që të jetë mendjemprehtë dhe ta dijë që nëse i vdes fëmija, të jetë e kënaqur me caktimin e Allahut. Nëse e bën këtë, atëherë Allahu do t’ia zëvendësojë asaj ashtu siç ia zëvendësoi Umu Sulejmes me një fëmijë, i cili mund të jetë më i hajrit se ai që i vdiq. Kush e falënderon Allahun dhe kthehet tek Ai në fatkeqësinë që i ndodh, Allahu do t’ia zëvendësojë me një gjë më të mirë se ajo që ishte. Ahsenul-bejan min mevakifEhlul-Iman Ebu Islam, Salih ibën Ta Ha Abdul Vahid Përshtati: Sabahudin SELIMI Viti/Kosovë

______________ [11] Transmeton Muslimi. [12] Transmeton Muslimi. [13] Transmeton Buhariu.

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1

27


PËRGËZOJI

DURIMTARËT

Durimi duhet ta shoqërojë gjithmonë të birin e Ademit, është obligim i domosdoshëm. Sikur të mos ishte durimi, nuk do të triumfonte e vërteta, nuk do të kishte sukses kërkuesi i dijes, nuk do të triumfonte muxhahidi.

f

Falënderimi i takon Allahut az-ze ve xhelle. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu az-ze ve xhel-le prej të këqijave të vetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu az-ze ve xhel-le, s’ka kush e devijon dhe kë e largon Ai nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka zot tjetër përveç Allahut az-ze ve xhel-le, i vetmi meriton të adhurohet, dhe dëshmoj se Muhamedi sallAllahu alejhi ve sel-lem është rob dhe i Dërguar i Tij. Durimi në kuptimin etimologjik do të thotë të ndalesh, të frenosh, të pengohesh, kurse në kuptimin terminologjik

28

do të thotë përmbajtje e njeriut nga epshet e veta, duke praktikuar urdhrat e Allahut az-ze ve xhel-le, duke u larguar nga ndalesat e Tij dhe duke qenë i kënaqur me caktimin e Allahut az-ze ve xhel-le. Allahu az-ze ve xhel-le në shumë ajete kur’anore dhe i Dërguari i Tij në shumë hadithe të vërteta i kanë nxitur muslimanët që të stolisen me moralin dhe cilësitë e mira, për të cilat Allahu az-ze ve xhel-le ka premtuar shpërblime të mëdha, fitimin e xhennetit, që është shtëpia e të mirëve. Në Kur’an janë përmendur tipare të shumta, prej të cilave është edhe durimi,

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1


i cili është morali më i lartë në fenë tonë, madje shumica e tipareve kthimin e kanë te kjo cilësi. Durimi është përmendur në Kur’an më shumë se 100 herë, çka aludon për rëndësinë dhe për shkallën e tij të lartë. Allahu az-ze ve xhel-le e ka bërë këtë cilësi të mirë si në këtë botë edhe në botën tjetër. Duke qenë se durimi ka vlerë kaq të madhe, Allahu az-ze ve xhel-le e lidhi shpëtimin e muslimanëve me të dhe hyrjen në xhennet. I Lartësuari thotë: "Dhe për durimin e tyre Ai do t’i shpërblejë me xhennet dhe petka mëndafshi." El-Insan: 12. Gjithashtu i Lartësuari thotë: "Dhe engjëjt do të hyjnë tek ata nga çdo derë (e xhennetit e do t’u thonë): "Shpëtimi qoftë mbi ju për durimin që keni treguar (në jetën e kësaj bote)! Sa vendbanim i bukur që është ky." Er-Ra’d: 23-24. Në Kur'an gjithashtu thuhet: "Njerëzit e tillë do të shpërblehen me xhennet të lartë për durimin e tyre dhe do të mirëpriten e do të gjejnë paqe." El-Furkan: 75. Durimi ka vlera të mëdha, është një e mirë me të cilën është furnizuar njeriu. Allahu az-ze ve xhel-le thotë: "Nëse përmbaheni, kjo është edhe më mirë. Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë." EnNisa: 25. Si dhe: "Por, nëse duroni, kjo është më e mira (rrugë) për të durueshmit." EnNahl: 26. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Nuk është furnizuar robi me diçka më të mirë dhe më të gjerë sesa durimi."[1]

Allahu i do durimtarët. Ai thotë në Kur'an: "Allahu i do të duruarit." Alu Imran: 146. Allahu i lavdëron durimtarët në fjalën e Tij: "E atyre që durojnë në kohë skamjeje, sëmundjeje dhe lufte. Këta janë besimtarët e vërtetë dhe këta janë ata që e kanë frikë Allahun." El Bekare: 177 Për shpërblimin e durimtarëve Allahu azze ve xhel-le thotë: "Ne do t’i shpërblejmë ata që kanë duruar sipas veprave më të mira që kanë bërë." En Nahl: 96. I Madhëruari po ashtu thotë: "Vetëm ata që janë të durueshëm do të shpërblehen pa masë." Ez Zumer: 10. Përgëzimi i durimtarëve në të dy botët shprehet në ajetin vijues: "Prandaj, përgëzoji të duruarit." El Bekare: 155. Allahu dërgon salavate mbi durimtarët, siç thuhet në Kur'an: "Të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: "Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!" Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!" El Bekare: 156-157. Allahu az-ze ve xhel-le gjithashtu thotë: "E atyre që durojnë në kohë skamjeje, sëmundjeje dhe lufte. Këta janë besimtarët e vërtetë dhe këta janë ata që e kanë frikë Allahun." El Bekare: 177. Durimi duhet ta shoqërojë gjithmonë të birin e Ademit, është obligim i domosdoshëm. Sikur të mos ishte durimi, nuk do të triumfonte e vërteta, nuk do të kishte sukses kërkuesi i dijes, nuk do të triumfonte muxhahidi. Pasi durimi ka këtë shkallë të madhe, Allahu na urdhëroi në shumë ajete që të

______________ [1] Transmeton Hakimi nga Ebu Hurejra, "Sahihu el-xhami" (5626), "Silsiletu es-sahiha" (448).

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1

29


jemi durimtarë. Allahu az-ze ve xhel-le thotë: "O besimtarë! Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin të jeni të tillë." Alu Imran: 200. Dhe ndaloi të kundërtën, siç thotë i Lartmadhëruari: "Prandaj, ti bëhu i durueshëm (o Muhamed), ashtu siç kanë duruar me këmbëngulje të Dërguarit e vendosur dhe mos kërko shpejtimin." El Ahkaf: 35. Durimi i lavdëruar është ai durim përmes të cilit kërkohet kënaqësia e Allahut az-ze ve xhel-le. "Dhe ata që durojnë për të fituar dashurinë e Zotit të tyre." Er Ra’d: 22.

Ankebut: 59. 3- Durimi pas praktikimit të urdhrit, duke fshehur punët e mira, duke mos i përhapur në mesin e njerëzve nga frika se mos po i zhvlerësohen punët e mira që ka bërë. I Lartësuari thotë: "O besimtarë! Mos i çoni dëm lëmoshat tuaja duke ua kujtuar ato (atyre që ua keni dhënë) dhe duke fyer." El Bekare: 264. Këto ishin disa lloje durimi. Allahu az-ze ve xhel-le na bëftë ne dhe ju durimtarë. Dhe në fund, falënderimi dhe lavdërimi i takon vetëm Allahut az-ze ve xhel-le, kurse salavatet të Dërguarit të Tij dhe të gjithë atyre që e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Fundit.

LLOJET E DURIMIT Nexhib XHELVAN

Durimi ka disa lloje, si durimi në ibadete, siç është kryerja e namazit në kohën e vet, durimi në ndalesa, siç është largimi nga ndalesat e Allahut, dhe durimi në caktimet e Allahut, siç është durimi në humbjen e fëmijës dhe të pasurisë. Nëse besimtari dëshiron që t’i pranohen punët e mira, duhet të bëjë durim në praktikimin e urdhrave të Tij sipas tri etapash: 1- Durimi para praktikimit të urdhrit me sinqeritet në punë, me largim nga syefaqësia. I Lartësuari thotë: "Vetëm ata që durojnë dhe bëjnë vepra të mira." Hud 11. 2- Durimi gjatë praktikimit të urdhrit duke ruajtur kushtin e pranimit të asaj vepre, mosneglizhimi ndaj Allahut az-ze ve xhel-le dhe largimi nga përtacia. I Madhëruari thotë: "E të cilët kanë durim dhe janë mbështetur te Zoti i tyre.’’ El

30

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1

Përshtati: Fehmi DALIPI Gjilan / Kosovë


RINIA ISLAME DHE SFIDAT BASHKËKOHORE

Rinia është forca më e qëndrueshme e ummetit, është ajo që shkruan histori dhe ngadhënjime, është rinia e sotme, por burrat dhe trimat e së nesërmes, është baza e ardhmërisë së popujve, prandaj kanë ardhur edhe argumentet sheriatike për kujdesin dhe udhëzimin e veçantë të rinisë në atë që është më e mirë dhe më përmirësuese.

f

Falënderimi i takon Allahut. Përshëndetjet tona qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, mbi shokët e tij dhe mbi këdo që pason rrugën e tyre deri në Ditën e Llogarisë. Nuk ka dyshim që periudha e rinisë është më e arta e jetës së njeriut, e cila i jep drejtim të ardhmes së tij, pasi njeriu shfrytëzon të gjithë fuqinë dhe ambiciet e veta, mbështetet në idetë dhe ndjenjat e fuqishme, duke qenë i gatshëm për çdo sakrificë për ruajtjen dhe përforcimin e mendimit të tij. Rinia është periudhë kohore që lidhet drejtpërdrejt me paramendimet e

gjërave që na rrethojnë sepse i riu mundohet të elaborojë të gjitha çështjet. Kjo fazë përmban në vetvete peshoren e gjërave, madje në shumicën e rasteve i riu këmbëngul tek bindjet e tij, duke mos i kushtuar vëmendje nëse ato bindje apo mendime janë të drejta apo jo. Kjo është arsyeja që Islami është kujdesur të mbjellë miqësinë dhe dashurinë për fenë te besimtarët që kur ata janë të vegjël, në mënyrë që Islami të mbetet bazamenti i jetës së tyre, të jetojë dhe rigjenerohet me ta, derisa të takojnë Zotin e tyre.

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1

31


Rinia është fuqia dhe forca e çdo populli, referenca e krenarisë së tij, ngase Allahu e ka bërë rininë kulminacion të çdo arritjeje. Rinia është forca më e qëndrueshme e ummetit, është ajo që shkruan histori dhe ngadhënjime, është rinia e sotme, por burrat dhe trimat e së nesërmes, është baza e ardhmërisë së popujve, prandaj kanë ardhur edhe argumentet sheriatike për kujdesin dhe udhëzimin e veçantë të rinisë në atë që është më e mirë dhe më përmirësuese. Nëse rinia përmirësohet dhe shkak i përmirësimit, pas Allahut, është kapja e tyre për fenë e Allahut, me moral dhe edukatë, shpresa për një ummet të shëndoshë do jetë shumë e madhe.[1] Kujdesi ndaj rinisë dhe udhëzimi i tyre është gjëja më e mirë e një populli dhe argument i përmirësimit dhe gjendjes së mirë të tij, ngase gjendja e mirë e rinisë bën që populli të jetë i qëndrueshëm tani dhe në të ardhmen sepse këta të rinj do të jenë ndërtimtarë, inxhinierë, mjekë, edukues, hoxhallarë të mirë dhe ushtrues të profesioneve të dobishme që i duhen një vendi dhe jo rini e pavlerë, pa ambicie dhe pa plane për një të ardhme të shndritshme. Tranzicioni i rinisë nga pozicioni i shfrenimit dhe llomotitjes në frymën e udhëzimit dhe edukatës kërkon kohë, sipas bazave dhe qëllimeve të mira, në mënyrë që rinia të mos shpalosë pastaj ide e veprime që nuk i do Allahu i Madhëruar.

Atëherë, kush është ai që mbjell një hardhi në fenë e pastër të Allahut? Ebu Inete el Havlani thotë: "Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke thënë: "Allahu do vazhdojë të mbjellë për këtë din mbjellje që shërbehen në adhurimin e Tij.”[2] Pa dyshim se çmimi i lartë caktohet në bazë të përdorimit të diçkaje: nëse përdoret në adhurim ndaj Allahut, atëherë sa mbjellje e mirë e ummetit është kjo, pasi jep fryte morale pozitive, efektet e së cilës reflektojnë në shoqërinë islame, edhe nëse dallojnë vendet apo ndryshojnë gjuhët dhe racat. Ky është shembulli se si duhet të jetë rinia, kjo duhet të jetë mbjellja në adhurim të pastër ndaj Allahut. Në shpirtin e çdo të riu duhet mbjellë kuptimi i plotë i pasimit të Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, duhet të punohet me metodën e Allahut në tokë, duke ngritur dhe çmuar shumë njëshmërinë e Allahut, që është edhe gjëja parësore e adhurimit të robit ndaj Allahut, duke praktikuar fenë e Allahut në përgjithësi, duke pasuar udhëzimin e të Dërguarit të Tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, të gjitha këto në përputhshmëri të plotë me selefët e sinqertë, Allahu qoftë i kënaqur me ta. Historia islame flet për një gjeneratë islame të pastër, që i njohu vlerat e rinisë së saj gjatë kohërave, duke u kapur te rrënjët e forta, besimi në Allahun e Madhëruar, kujdesi për dijen e pastër

______________ [1] “Mushkilatu shebab”, Ibën Uthejmin, fq. 4. [2] Hadithi i mirë, Ahmedi 17787, Ibën Maxheh 80.

32

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1


dhe veprat e mira, duke synuar çdo herë gjënë më të shtrenjtë, duke mos u marrë me gjërat më primitive dhe të pavlera. Allahu i Madhëruar për Ibrahimin alejhis selam tha: "Të tjerët u përgjigjën: “Dëgjuam një djalosh që i përgojonte, quhej Ibrahim.” El Enbija: 60 Gjithashtu për banorët e shpellës tha: "Ata ishin djelmosha që besonin në Zotin e tyre dhe Ne i forcuam në rrugën e drejtë, Ne i forcuam zemrat e tyre, kur u ngritën e thanë: “Zoti ynë është Zoti i qiejve dhe i Tokës. Ne nuk do t’i lutemi asnjë zoti tjetër përveç Tij sepse atëherë do të thoshim një gënjeshtër të madhe.” El Kehf: 13, 14 E gjithë kjo tregon besimin e tyre të ngulitur thellë në zemër dhe të ngritur si fortifikatë për ngritjen dhe krenarinë e kësaj feje të ndritshme.

sfide ndahen të sinqertët në fenë e Allahut dhe predikuesit gënjeshtarë. Sfida mes të vërtetës dhe të kotës ruan popujt nga okupimet dhe trazirat bashkëkohore, duke ruajtur politikën ekonomike dhe kulturore, në mënyrë që bota të mos kthehet në një vend shumë të vogël e të drejtohet nga disa materialistë, mendimtarë demokratë, të cilët programohen sipas dobive të tyre personale, që fatmirësisht nuk mund të serviren tek mirësia e Islamit, që të ndryshojnë peshoret islame e të krijohen botëkuptime të reja të rrezikshme që u ofrohen rinisë islame, që prishin natyrshmërinë e njeriut, e largojnë nga njëshmëria e Allahut dhe e zhvlerësojnë personalitetin e muslimanit, i cili është krenaria dhe ngritja e tij.

Këto dogma dhe mjetet e përdorura për devijimin e rinisë fillojnë me uljen dhe shkatërrimin e peshës së personalitetit Nga natyrshmëria e kësaj bote është fi- të muslimanit, nën patronazhin e torja dhe humbja, e prej tyre edhe unifikimit të feve dhe civilizimit të tyre, sfidimi mes realitetit dhe të kotës, ashtu në emër të bashkimit të kulturave dhe siç thotë Allahu: "Sikur Allahu të mos i shpëlarjes së mendjes duke pretenduar ndihmonte njerëzit e mirë kundër të se duhet të largohemi nga feja në këqijve, bota do të ishte shkatërruar.” El mënyrë që të ruhemi nga burimi i Bekare: 251 përçarjeve apo terrorizimit, saqë nëse ndonjë shtet nuk thërret në këto Patjetër që do të ketë sfida dhe pengesa parime të tyre, atëherë ai vend shikohet në rrugë, do të ketë lodhje për ata që si vend që thyen marrëveshjet dhe konecin mbi të duke kërkuar të realizojnë tratat ndërkombëtare ngase nuk ka qëllimin e rëndësishëm, ngritjen dhe proklamuar vizionin dhe idetë e tyre. ngulitjen e besimit në banorët e Tokës dhe vepra të mira, por përmes kësaj Për këtë shkak e thërrasin të riun musli-

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1

33


man që ta fillojë haptazi këtë rrugë të devijuar, duke e bërë atë të ndjekë kulturën perëndimore, të largohet nga ajo islame, të mirën ta kompensojnë me gjëra të shpikura dhe pasime të verbra, të gjitha përmes mediave apo rrjeteve të ndryshme publikuese, me një qëllim të vetëm: prishjen e moralit dhe fesë së Allahut.

mungesën e dijes dhe përhapjen e injorancës, gjithashtu në moszhytjen në sprova dhe vrasje, e kjo është edhe një sfidë tjetër për të riun musliman që të mos bjerë në idetë djallëzore të terrorit, të shpërthimeve dhe mbytjeve të njerëzve të pafajshëm, që janë larg librit të Allahut dhe Sunnetit të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.

Këto drejtime mbi të cilat po ecet sot janë shkëndija të shfrenimit total, zhveshje nga turpi dhe thirrje drejt imoralitetit, duke u munduar të fundosin rininë në bindjet shtazarake epshore pas parullave të kota, si: jetoje jetën, shijo kënaqësitë, njeriu nuk jeton dy herë. Fjalë të tilla radhiten në serinë e fjalorit të tillë që mundohet të angazhojë rininë me gjëra të kota, si kuizet telefonike apo satelitore, përmes të cilave të hutojnë edhe mendjen e rinisë, nga e cila nuk shpresohet përmirësimi.

Fuqia e rinisë islame bën që ajo të jetë e qëndrueshme dhe e fortifikuar, e kapur për Sunnetin e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, duke u përforcuar çdo herë me dije të dobishme, duke shfrytëzuar kohën në vepra të mira, duke pasur ambicie çdo herë për më të lartën, duke mos u kthyer mbrapa e duke mos u mposhtur, duke mos i humbur ambiciet në shpirtrat e njerëzve, derisa të përqendrohen, duke i ftuar ata në dije, me argumente, udhëzime dhe urtësi.

Këto sfida bëjnë që rinia muslimane të ngrihet me obligimet e veta duke u përballur pozitivisht, e mbrojtja nga këto sfida që gjendet tek shumica e të rinjve në disa raste kalon në ashpërsi dhe vrazhdësi në fjalë dhe vepra, e gjitha kjo është rezultat i mosnjohjes së fesë së pastër, andaj edhe qëndrimi i selefëve të sinqertë ishte të pasohet Sunneti ngase aty gjendet dija dhe shpëtimi.

Kjo është ajo që i riu musliman të furnizohet me të, jetë të lumtur dhe të qartë, larg patriotizmit të kotë, grupeve partiake apo çdo shoqërie që përmban ide të çoroditura dhe dëmtuese për çdokënd.

Pasimi i Sunnetit dhe kapja për të është garancia e mosdevijimit edhe në

34

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1

Revista “El Islah”, numër 15 Uthman ISA Përshtati me disa ndryshime: Unejs MURATI Gjilan /Kosovë


ETIKA E

SHOQËRIMIT DHE E SHOKUT Shoku të jetë fetar dhe i edukuar. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Njeriu është në fenë e mikut tij, prandaj le të shikojë secili prej jush se kë po bën mik."

f

Falënderimi i takon Allahut, përshëndetjet qofshin mbi atë pas të cilit nuk ka Profet, mbi Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit. Shoqërimi ka një etikë që pakkush e përfill. Për këtë arsye, shumë shpesh shohim që dashuria shndërrohet në armiqësi dhe shoqërimi në urrejtje e grindje, por sikur secili prej shoqëruesve të kapej pas rregullave dhe etikës së shoqërimit, nuk do të ndodhte ndarja ndërmjet tyre dhe nuk do të gjente shejtani rrugë për t'i ndarë.

Ja disa rregulla dhe etika të shoqërimit që duhet t'i kemi parasysh. 1. Shoqërimi dhe vëllazërimi të jetë vetëm për hir të Allahut. 2. Shoku të jetë fetar dhe i edukuar. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Njeriu është në fenë e mikut tij, prandaj le të shikojë secili prej jush se kë po bën mik."[1] 3. Të jetë i mençur. 4. Të jetë i drejtë, jo fasik, pasues i Sun-

______________ [1] Transmeton Imam Ahmedi, Ebu Davudi. E ka konsideruar të mirë Albani

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1

35


netit dhe jo bidatçi. 5. Të mbulojë të metat e shokut të tij dhe të mos i shfaqë ato. 6. Ta këshillojë me butësi dhe dashuri, jo me vrazhdësi. 7. Të ketë durim gjatë këshillimit dhe të mos bëhet pesimist nga përmirësimi i tij. 8. Të ketë durim për dëmet që i vijnë nga shoku i tij.

15. T'i mësojë gjërat që nuk i di nga feja dhe ta udhëzojë në gjëra që janë shpëtim për të në këtë botë dhe botën tjetër. 16. Ta mbrojë atë dhe ta refuzojë përgojimin e tij nëse flitet për të në ndonjë vend. 17. Ta ndihmojë kur është zullumqar dhe kur i është bërë zullum. Ndihma e tij kur është zullumqar bëhet duke e ndaluar nga zullumi.

9. Të jetë besnik ndaj shokut të tij, në çfarëdo gjendje qoftë.

18. Të mos bëhet koprrac kur ai ka nevojë për dhënien e tij, ngase shoku i sinqertë njihet në raste të vështira.

10. Ta vizitojë për hir të Allahut, jo për ndonjë interes të kësaj bote.

19. T'i kryejë nevojat e tij dhe të kujdeset për gjërat që janë në dobinë e tij.

11. Të pyesë për të nëse mungon dhe të interesohet për familjen e tij nëse ai udhëton.

20. T'i japë përparësi ndaj vetes së tij dhe ta favorizojë ndaj të tjerëve.

12. Ta vizitojë kur është i sëmurë, t'i japë selam kur e takon, t'i përgjigjet ftesës së tij kur e fton, ta këshillojë kur i kërkon këshillë, ta pasojë xhenazen e tij kur vdes dhe t'i thotë jerhamukAllah (Allahu të mëshiroftë) kur teshtin. 13. T'i përhapë të mirat e tij dhe t’i përmendë mirësitë e tij.

21. T'i bashkëngjitet në gëzime dhe ta ngushëllojë në pikëllime. 22. Të bëjë dua shumë për të në mungesë të tij. 23. Të mos anojë nga vetja e tij kur ka mospajtime dhe polemika me të. 24. Të mos e harrojë dashurinë e tij. 25. Mos ta shpeshtojë kritikën ndaj tij.

14. Të dojë të mirën për të ashtu siç do të mirën për veten e tij.

36

26. Ta arsyetojë dhe të mos e detyrojë të kërkojë falje. Nëse shoku ka disa

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1


gabime, të mirat e tij vijnë me një mijë ndërmjetësime. 27. Të pranojë arsyet e tij, nëse arsyetohet.

sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Kini kujdes nga paragjykimi, ngase paragjykimi është gënjeshtra më e madhe.”[3]

28. Ta mirëpresë kur e viziton, t'i buzëqeshë dhe ta respektojë shumë.

37. Të mos zbulojë ndonjë fshehtësi të tij dhe të mos e thyejë premtimin që i ka dhënë.

29. T'i japë dhurata dhe mos ta lërë anash nga të mirat dhe bamirësia e tij.

38. Të shpejtojë në urimin dhe përgëzimin e tij në puna të mira.

30. Të harrojë gabimet e tij dhe t'i tejkalojë ato.

39. Mos të nënçmojë asgjë nga të mirat e tij, edhe nëse janë të pakta.

31. Mos të presë prej tij shpërblim për ndonjë të mirë që i bën.

40. Ta inkurajojë çdoherë për përparim dhe arritje të suksesit.

32. T'i tregojë që e do, ashtu siç thotë Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: "Nëse ndokush e do vëllanë e tij, le t'i tregojë që e do.”[2]

Allahu e di më së miri! Përshëndetjet qofshin mbi Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij. Përgatiti: Shtëpia botuese “Darul Vatan”

33. Mos ta nënçmojë për ndonjë mëkat që ka bërë më herët. 34. Të jetë modest me të dhe jo mendjemadh. Allahu i Lartësuar thotë: "...dhe bëhu i butë me besimtarët që të pasojnë ty!” Esh-Shuara: 215

Përshtati me disa ndryshime të vogla: Xheladin LEKA Zyrih / Zvicër

35. Mos të shpeshtojë me të polemikat dhe diskutimet e kota dhe mos t'i bëjë këto polemika shkak për bojkotimin dhe armiqësimin e tij. 36. Të mos e paragjykojë. Muhamedi ______________ [2] Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi. Albani e ka shpallur të vërtetë [3] Muslimi

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1

37


MË E MIRA QË ËSHTË THËNË PËR TY

MOTËR

III

Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Gruaja më e mirë është ajo e buta, që lind, ajo që ka frikë Allahun. Gruaja më e keqe është ajo e zbuluara, mendjemadhja, këto janë edhe dyfytyrëshe…"

M

Me të vërtetë falënderimi i takon vetëm Allahut. Prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Paqja dhe mëshira qoftë mbi të dashurin dhe të Dërguarin e Tij, Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij në përgjithësi. Për çdo motër që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit. Për çdo motër që dëshiron shpëtim dhe shpreson fitore dhe qetësim. Për çdo motër që ka përqafuar metodën e thjeshtësisë duke mos u mashtruar pas fjalëve të bukura. Për çdo motër që do të dijë obligimet

38

e të tjerëve ndaj saj dhe të saj ndaj të tjerëve. Për çdo motër që ëndërron të arrijë nderin dhe moralin më të lartë, që të jetë edukuese dhe përmirësuese e gjendjes. Kështu flet libri i Allahut, që thotë vetëm të vërtetën, dhe Sunneti i të Dëguarit të Tij, që e zbukuron atë të vërtetë me urtësi dhe butësi. Motër e nderuar dhe e respektuar, dëgjo fjalën më të mirë që është thënë për ty nga Allahu dhe i Dërguari i Tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1


21

24

Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "...Allahu e mëshiroftë gruan e cila është ngritur natën, ka falur namaz, e ka zgjuar burrin e saj dhe nëse nuk është zgjuar, i ka hedhur ujë në fytyrë."[1]

Aishja radijallahu anha ka thënë: "E martuam një grua me një burrë të ensarëve dhe i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: "Oj Aishe, a nuk kishit me vete diçka për dëfrim? Ngase ensarët e dëshirojnë dëfrimin."[5]

22

25

Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Mos i ndaloni gratë tuaja nga prezenca në xhami, por shtëpia është më e preferuar për to."[2] Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sellem ka thënë: "Xhamia më e mirë për gratë është vendi në shtëpitë e tyre."[3]

Ka hyrë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në xhami, ka parë një litar të varur mes dy shtyllave dhe pyeti çfarë ishte ajo. I thanë se ishte litari i Zejnebit, e cila kur dobësohej, mbahej tek ai. Ai tha: "Jo, largojeni! Secili prej jush të falet kur është i kthjellët. E, nëse lodhet, atëherë të ulet."[6] Aishja radijallahu anha thotë: "Ka hyrë tek unë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe aty ishte një grua nga fisi Esed. Ai më pyeti: "Kush është kjo?" I thashë: -Filania, e cila nuk bën gjumë natën. Tha: "Uf, punoni nga punët aq sa keni mundësi!"[7]

Namazi i natës

Gruaja dhe dasmat

Gruaja dhe namazi në xhami

23

Gruaja dhe festa

Ummu Atije radijallahu anha ka thënë: "Na ka urdhëruar i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem të dalim në ditët e Bajramit, ne të pastrat dhe ato me cikël menstrual. ... Ato me menstruacione urdhëroi që të largohen nga namazi, por të prezantojnë në të mirë dhe në thirrjen e muslimanëve."[4]

Të mjaftuarit në adhurim

______________ [1] Ebu Davudi, Nisaiu, e ka saktësuar Albani. [2] Ahmedi, Ebu Davudi, e ka saktësuar Albani. [3] Ahmedi, e ka saktësuar Albani. [4] Muttefekun alejhi. [5] Buhariu. [6] Muttefekun alejhi. [7] Muttefekun alejhi.

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1

39


26

Butësia dhe përkujdesja

Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sellem ka thënë: "Gruaja më e mirë është ajo që di të kalërojë, më e devotshmja është gruaja e kurejshëve, më e buta është ajo që është e butë me fëmijën derisa është i vogël dhe ajo që ruan burrin e saj, pasurinë dhe çdo të mirë të tij."[8]

27

Gruaja më e mirë dhe gruaja më e keqe

Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sellem ka thënë: "Gruaja më e mirë është ajo e buta, që lind, ajo që ka frikë Allahun. Gruaja më e keqe është ajo e zbuluara, mendjemadhja, këto janë edhe dyfytyrëshe…"[9]

28

Lëmosha

Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sellem ka thënë: "Nëse gruaja jep lëmoshë nga ushqimi i freskët i shtëpisë, ajo ka shpërblimin e lëmoshës, por edhe burri dhe shërbëtori gjithashtu."[10] Ummu Buxhejd el Ensarije ka thënë: "O i Dërguari i Allahut! Por kur një i varfër vjen tek dera e shtëpisë sime dhe kërkon lëmoshë e nuk kam asgjë

që t'i jap?" Ai tha: "Nëse nuk gjen vetëm se bisht të djegur, atëherë lëshoje atë në dorën e tij."[11]

29

Dhurata

Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sellem ka thënë: "O gra muslimane, mos e dalloni njërën fqinjë nga fqinjat e tjera, qoftë edhe me një bisht dashi."[12] Aishja radijallahu anha ka thënë: "O i Dërguar i Allahut! Unë kam dy fqinjë, tek cili prej tyre të jap dhurata?" Tha: “Tek ai dera e të cilit është më afër teje."[13]

30

Kënaqësia e burrit

Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sellem ka thënë: "A doni t’ju njoftojë për gruan nga banoret e xhennetit? Është ajo e buta, e ëmbla, lindësja, e cila kur bie nata thotë: -Kjo është dora ime mbi dorën tënde dhe nuk do ta shijoj gjumin derisa ti të jesh i kënaqur."[14]

31

Gruaja e devotshme, shkaktare e lumturisë.

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Katër gjëra janë

______________ [8] Muttefekun alejhi. [9] Bejhakiu, e ka saktësuar Albani. [10] Buhariu. [11] Tirmidhiu, hadithi është i mirë. [12] Muttefekun alejhi. [13] Buhariu. [14] Darukutni, Tabarani, e ka bërë të mirë Albani.

40

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1


nga lumturia: gruaja e devotshme, vendbanimi i gjerë, fqinji i sinqertë, mjeti i udhëtimit stabil. Katër gjëra janë nga mjerimi: gruaja e keqe, vendbanimi i ngushtë, fqinji i keq, mjeti i udhëtimit jo stabil."[15] I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Gruaja martohet për katër gjëra: ...për pasurinë e saj, për farefisin e saj dhe për fenë e saj, martohu me atë që është fetare nëse do të jesh duarplotë (të gjesh lumturinë)."[16]

32

Kujdesi ndaj gruas

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kujdesuni mirë për gratë, ngase gruaja është krijuar nga brinja dhe gjëja e shtrembëruar në të është maja e saj. Nëse mundohesh ta drejtosh, e thyen atë e nëse e lë, ajo shtrembërohet edhe më shumë. Pra, kujdesuni mirë për gratë!"[17]

33

Përgjegjësia e gruas

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Secili nga ju është përgjegjës për kopenë e vet,… gruaja në shtëpinë e burrit të saj është përgjegjëse

për kopenë e saj."[18]

34

Paraloja me gruan

Aishja radijallahu anha ka thënë: "Kam marr rrugë me Profetin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe unë isha e dobët në shëndet. Kemi garuar dhe kam fituar. Pas një kohe, kur unë shtova peshë, atëherë garuam dhe fitoi ai e duke qeshur më tha: "Kjo është për atë që fitove para një kohe."[19] Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Çdo gjë që nuk është përmendje e Allahut është dëfrim dhe lojë, pos që të jetë nga katër gjërat." Prej tyre përmendi “paraloja që burri bën me gruan e tij."[20]

36

Mos vrasja e grave në luftë

Ibën Umeri radijallahu anhu transmeton dhe thotë: "Është gjetur e vrarë një grua në njërën nga luftërat dhe i Dërguari i Allahut e ndaloi vrasjen e grave dhe të fëmijëve."[21] Më e mira që është thënë për ty motër Përshtati: Unejs MURATI Gjilan / Kosovë

______________ [15] Hakimi, Bejhakiu, e ka saktësuar Albani [16] Muttefekun alejhi. [17] Muttefekun alejhi. [18] Muttefekun alejhi [19] Ahmedi, Ebu Davudi, e ka saktësuar Albani. [20] Nisaiu, e saktësoi Albani. [21] Muttefekun alejhi.

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1

41


Përmbledhje pyetjesh që i nevojiten

FAMILJES muslimane Është përhapur me të madhe tek vajzat e reja shkurtimi i flokëve deri në shpatulla, mbathja e këpucëve me taka dhe përdorimi i barnave të njohura për zbukurim. Cili është gjykimi i këtyre veprave?

PËRDORIMI I PARUKËS

P

Pyetja: Prej gjërave që përdorin gratë për zbukurim është edhe e ashtuquajtura parukë, e cila përbëhet nga floku artificial dhe vihet në kokë. A është e lejuar për gruan që ta përdorë atë? Përgjigjja: Paruka është e ndaluar. Ajo bën pjesë në ngjitjen e flokut me flokun e huaj, por edhe nëse nuk bën pjesë në këtë ngjitje, e shfaq kokën e gruas në

formë më të gjatë se ç'është në realitet dhe kështu i përngjan ngjitjes që cekëm më lart. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sellem e ka mallkuar atë që i ngjit dikujt flokun e huaj dhe atë që i ngjitet,[1] mirëpo nëse gruaja nuk ka flokë dhe është qerose, atëherë nuk ka të keqe nëse përdor parukë që ta mbulojë këtë të metë, ngase mbulimi i të metave është i lejuar. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i lejoi atij që iu pre hunda në njërën nga luftërat që të vendosë hundë prej ari. Nëse dikush e

______________ [1] Transmeton Buhariu (5947) dhe Muslimi (2124).

42

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1


ka hundën e shtrembër dhe e drejton atë apo nëse largon ndonjë copë të zezë nga trupi për shembull nuk ka të keqe në këto gjëra. Mirëpo nëse nuk është për largimin e ndonjë të mete, siç është tatuazhi dhe heqja e vetullave, atëherë kjo gjë është e ndaluar. Përdorimi i parukës pa arsye, edhe nëse është me lejen e burrit dhe pëlqimin e tij, është e ndaluar sepse nuk ka leje e as pëlqim në atë që ka ndaluar Allahu. SHKULJA E QIMEVE TË VETULLAVE Pyetja: Vërehet se disa gra i heqin vetullat ose i hollojnë për t'u zbukuruar. Si është gjykimi për këtë? Përgjigjja: Kjo çështje ndahet në dy pjesë. E para: Nëse ky zbukurim bëhet përmes shkuljes, atëherë është i ndaluar, bile është prej mëkateve të mëdha sepse hyn në shkuljen për të cilën i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ka mallkuar vepruesin e saj. E dyta: Nëse është në formë shkurtimi apo zvogëlimi, ka mospajtim në mesin e dijetarëve islam se a konsiderohet kjo gjë prej shkuljes së mallkuar nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem apo jo.

Megjithatë më primare është të largohemi prej saj Mirëpo qimet që dalin në vende të pazakonta, sikurse mustaqet te gratë apo qime në faqet e saj nuk ka të keqe po të largohen, pasi këto qime nuk janë të natyrshme dhe njëherazi e shëmtojnë gruan. Ndërsa sa u përket vetullave, është e zakonshme të jenë të holla, të rralla apo të shpeshta e të gjëra dhe ajo që është e zakonshme nuk largohet, pasi te njerëzit nuk është shëmtim, përkundrazi e shohin si zbukurim (edhe kur janë të trasha). Pra, këto qime nuk janë prej gjërave që e shëmtojnë njeriun aq sa të nevojitet largimi i tyre. EKSPOZIMI I FLOKËVE Pyetja: Prej mënyrave që përdor gruaja për t'u zbukuruar është edhe ngritja e flokëve, duke i mbledhur si gungë mbi kokë. Cili është gjykimi për këtë vepër? Përgjigjja: Nëse flokët janë të ngritura mbi kokë, atëherë kjo hyn në ndalesën që ka ardhur nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në fjalën e tij: “Dy lloj (njerëzish) nga banorët e zjarrit s'i kam parë ende... gra të veshura të zhveshura, përdridhen dhe i bëjnë (njerëzit) të dridhen (nga provokimi i epshit të tyre), kokat e tyre janë si gungat e deveve të dobëta.” Pra nëse flokët

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1

43


ngrihen mbi kokë është e ndaluar, por nëse janë të lëshuara në qafë për shembull, nuk ka të keqe. Por nëse gruaja del për në treg, atëherë kjo gjendje është prej ekspozimit të bukurive sepse është shenjë që tregon formën e flokëve nën mbulesën e saj dhe në këtë mënyrë shfaq bukuritë e saj dhe është shkak i sprovave, për këtë arsye nuk lejohet.

Me të vërtetë nuk na takon të pasojmë gjithçka që na serviret prej zakoneve të tjerëve. Jemi dëshmitarë të së kaluarës jo të largët kur gratë garonin në zgjatjen e flokëve, kurse tani kanë dëshirë t'i shkurtojnë dhe kështu pasojnë të huajt. Unë nuk urrej gjithçka që vjen e re, mirëpo urrej çdo gjë e cila shndërron zakonet e popullit në zakone që serviren nga jomuslimanët. Sa u takon takave të larta, nuk lejohet Pyetja: mbathja e tyre nëse tejkalon gjendjen Është përhapur me të madhe tek vajzat e rëndomtë dhe çon deri te zbulimi, e reja shkurtimi i flokëve deri në shpat- ekspozimi dhe tërheqja e shikimeve ulla, mbathja e këpucëve me taka dhe drejt gruas sepse Allahu thotë: “Mos përdorimi i barnave të njohura për shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në inzbukurim. Cili është gjykimi i këtyre jorancën e hershme” El Ahzab: 33, veprave? dhe gjithçka që ka për qëllim shfaqjen e bukurisë së gruas, dukjen e saj apo Përgjigjja: dallimin e saj në mesin e grave dhe Gruaja e cila i shkurton flokët e saj aq bëhet në formë zbukurimi është e sa t'u ngjasojnë flokëve të burrave e ka ndaluar dhe nuk lejohet. të ndaluar një gjë të tillë sepse kjo Kurse përdorimi i mjeteve për vepër bën pjesë në mëkatet e mëdha. I zbukurim nuk ka të keqe, nëse nuk ka Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve dëm prej tyre dhe nuk shkakton sel-lem "i ka mallkuar ato gra të cilat u ndonjë sprovë. përngjajnë burrave.”[2] Muhamed ibën Salih EL UTHEJMIN Nëse shkurtimi nuk arrin në atë masë sa t'u përngjajnë burrave, për këtë Përshtati: Albulena RRAHIMI-LEKA çështje dijetarët janë ndarë në tre Zyrih / Zvicër mendime: disa e kanë lejuar, disa prej tyre e kanë ndaluar, ndërsa disa e kanë konsideruar të urryer. Mendimi i njohur në medhhebin e Imam Ahmedit është se kjo gjë konsiderohet vepër e urryer. ______________ [2] TTransmeton Buhariu (5885).

44

Dëlirje&Edukim | S H T A T O R 2 0 1 1


Revista Delirje & Edukim Nr.29