Issuu on Google+

KUR'ANI, LIBRI MË I MIRË QË ZBRITI NGA QIELLI lfq. 21

SHKAQET E KONFLIKTEVE TË SHUMTA MES MUSLIMANËVE lfq. 34

QËNDRIMI I KATËR IMAMËVE NDAJ MUZIKËS lfq. 50

&

NËNTOR 2010 | DHULKADAH - DHULHIXHXHEH 1431 | NR. 19 | ÇMIMI 1€

REVISTË MUJORE FETARE EDUKATIVE KULTURORE SHKENCORE

HAXHI DHE UNITETI I MUSLIMANËVE

Haxhi është unitet i fjalës dhe i besës, unitet i ruajtjes së gjuhës dhe zbatim i sheriatit të Allahut, unitet në adhurime, pasi të gjithë janë mbledhur për të njëjtin adhurim, të bardhë apo të zinj, të pasur apo të varfër, udhëheqës apo shërbëtorë, duke i kërkuar Allahut falje dhe shpëtim nga zjarri i xhehenemit. |fq.2

“Kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e Allahut, e mos u përçani!”


PËRMBAJTJA

EDITORIALI Unejs Murati

Haxhi dhe uniteti i muslimanëve ............................................. 2 Abdulaziz ibën Baz

Dobitë e haxhit ....................................................................... 4 Salih ibën Taha AbdulVahid (Ebu Islam)

Kuptimi i dëshmisë “La ilahe il‐lAllah” dhe kushtet e saj.......... 9 Dr. Muhamed ibën AbdulVehab el‐Akil Kryeredaktor:

Cilësitë lëndore dhe ato etike e morale të melaikeve III ........ 15

Unejs Murati Zv. Kryeredaktor:

Fidan Xhelili Anëtarët e revistës:

Adem Avdiu Sabahudin Selimi Xheladin Leka Bashkëpunëtorët:

Bali Sadiku Fehmi Dalipi Lirim Sadiku Namik Vehapi Shuajb Rexha

Dr. Muhammed ba Kerim Muhammed ba AbdAll‐llah

Kur’ani, libri më i mirë që zbriti nga qielli .............................. 21 Adem Avdiu

Pse surja tevbe nuk fillon me besmelen? .............................. 27 Fidan Xhelili

Parathënia e Ibën Maxhes ..................................................... 29 Sultan el id

Shkaqet e konflikteve të shumta mes muslimanëve ............. 34 Dr. Muhamed ba Kerim Muhamed ba AbdAllah

Shkaqet e përçarjes së ummetit ............................................ 38

Redaktor gjuhësor:

Arian Koçi Ballina & Dizajni:

Avni G. Gashi Boton:

Shtëpia botuese Atik Gjilan, Republika e Kosovës

Tirazhi: 1000

Muhammed Nasiruddin Albani

Problematika e neglizhencës dhe dobësisë së imanit te thirrësit selefi ........................................................................ 43 Adem Avdiu

Feja është e përsosur dhe e mjaftueshme për njerëzimin .... 44 Dr. Abdul Kerim ibën Muhamed el‐Lahim

Trashëgimia në Islam (IV) ...................................................... 47 Ebu AbduRrahman el Etheri

Adresa: Rr. M. Idrizi p.n 60000 Gjilan Republika e Kosovës Tel: 044 988 400 e‐mail: delirjedheedukim@gmail.com Ndihmo Revistën: Nr. i llog.: 1150‐138922‐0101‐09 ProCredit Bank of Kosovo Swift Code: MBKORS22 Gjilan, Republika e Kosovës

Qëndrimi i katër imamëve ndaj muzikës ............................... 50 Dr AbduRrezak el Beder

Shtatë shpërblime rrjedhëse për njeriun edhe pas vdekjes .. 55 Unejs Murati

Vdekja e dijetarit Muhamed Xhemil Zejnu, dhimbje për muslimanët ....................................................... 59


Editorial

HAXHI dhe uniteti i muslimanëve

Muslimanët nga e gjithë bota bashkohen te një shtëpi (Qabja), drejt së cilës ata drejtohen pesë herë në ditë në namazin e tyre.

F

alënderimi i takon vetëm Allahut, që e dërgoi të Dërguarin e Tij mëshirë për gjithë njerëzimin. Përshëndetjet tona çdo herë qofshin mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij të pastër nga çdo shpifje dhe padrejtësi, mbi shokët e tij besnikë dhe pasuesit e tyre deri ditën kur të gjithë me një unitet të përbashkët do dalim dhe japim llogari

2

para Allahut të Madhëruar. Haxhi është një adhurim i veçantë i muslimanëve, që i bashkon ata me trup dhe shpirt, një bashkim force dhe sinqeriteti, një bashkim i çuditshëm që ngërthen një qëllim të përbashkët. Haxhi shfaq një unitet që përsëritet vetëm në këtë rast, të gjithë të drejtuar tek ai vend, pa marrëveshje paraprake, pa

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0


ndërmjetësime ndërshtetërore, por me të vetmin qëllim: kryerjen e një obligimi fetar të përcaktuar nga Allahu. Praktikimi i një urdhri të tillë hyjnor bën që ky unitet të jetë i gjallë dhe i përsëritshëm te muslimanët që nga koha e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem para shumë shekujsh. Ky unitet nuk gjendet tek asnjë civilizim dhe që nga kohërat e vjetra paritë e të gjitha vendeve të botës kanë synuar ta kenë një bashkim të tillë për ndonjë çështje të caktuar, por ka qenë e pamundur. Ndërsa te muslimanët e sinqertë është më ndryshe, pasi kur i thërret Allahu, i gjen të përulur ndaj urdhrave të Tij. Muslimanët nga e gjithë bota bashkohen te një shtëpi (Qabja), drejt së cilës ata drejtohen pesë herë në ditë në namazin e tyre. Pastaj me një unitet të përkryer ata drejtohen drejt kodrës së vogël, të quajtur Arafat, të bashkuar me të vetmin qëllim, adhurimin e Allahut. Ky unitet në vend dhe kohë të caktuar nuk mund të dalë jashtë kohës së caktuar nga Allahu, pasi haxhi si seminar në vetvete është caktuar nga Allahu në Kur’an: “Haxhi është në muajt e caktuar e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet t’i afrohet gruas, nuk bën të marrë nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet të shkaktojë grindje.” [1] Haxhi është unitet i fjalës dhe i besës, unitet i ruajtjes së gjuhës dhe zbatim i sheriatit të Allahut, unitet në adhurime,

pasi të gjithë janë mbledhur për të njëjtin adhurim, të bardhë apo të zinj, të pasur apo të varfër, udhëheqës apo shërbëtorë, duke i kërkuar Allahut falje dhe shpëtim nga zjarri i xhehenemit. Allahu i ka porositur dhe obliguar muslimanët me fjalët: “Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e Allahut, e mos u përçani!” [2] Jemi obliguar të bashkojmë trupin, mendjen dhe bindjen ndaj Allahut, jemi thirrur të kapemi për litarin e Allahut, të përulemi para urdhrave të Tij, ndërkohë që e kemi të ndaluar të ndahemi e të përçahemi. Nëse ky unitet do të gjendet përherë te muslimanët, atëherë fjala e tyre do dëgjohet në çdo vend dhe kohë. Haxhi dhe pas tij festa e Bajramit e prerja e kurbanit janë gëzim për të gjitha shtresat e njerëzve, ngase ata solidarizohen me njëri-tjetrin dhe ndiejnë se me të vërtetë te muslimanët ekziston formula e bashkimit si një trup i vetëm. E lusim Allahun e Madhëruar që seminarin e haxhit dhe unitetin në të ta bëjë jetëgjatë gjatë gjithë jetës sonë, t’i bashkojë muslimanët e Lindjes dhe Perëndimit në një qëllim të vetëm, që të jemi trup i vetëm dhe të bashkuar të takojmë Allahun e Madhëruar! Unejs Murati

______________ [1] El Bekare: 197 [2] Alu Imran: 103

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0

3


DOBITË

E HAXHIT Dobia më madhështore dhe përfitimi më i lartë është përjetimi që haxhiu ndjen në orientimin e thellë të zemrës së tij drejt Allahut, përuljen para Tij, përmendjen e shpeshtë të Tij, veçanërisht nëpërmjet telbijes (thënies Lebejke Allahume lebejke…).

L

ëvdatat i përkasin Allahut, kurse salavatet dhe selamet janë për të Dërguarin e Allahut, për familjen dhe për shokët e tij. Allahu i Lartësuar e ka ligjëruar haxhin për shkak të dobive dhe urtësive të shumta e madhështore, të cilat përmenden në ajetin Kur’anor: “Thirri njerëzit për të kryer haxhin, ata do të vijnë këmbësorë dhe hipur mbi kafshë, nga çdo cep i largët, që të jenë të pranishëm në për-

fitimin e dobive për ta dhe ta përmendin Allahun në ditë të caktuara (të mirënjohura) në mirënjohje të furnizimit me bagëtitë. Ndaj hani prej tyre (bagëtive) dhe ushqejini të gjorët e varfër. E më pas le t`i përfundojnë ritet e tyre, t`i përmbushin zotimet e tyre dhe le të bëjnë tavaf rreth faltores së lashtë (Qabes).”[1] Në këto ajete, Allahu bëri të qartë se ftesa që u drejtohet robërve të Tij për të kryer haxhin bëhet që ata të përfitojnë dobi të

______________ [1] El Haxh: 27-29

4

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0


ndryshme e të shumta. Ndër të tjera janë përmendur katër prej tyre. E para: Përmendja e Allahut në ditët e caktuara, të cilat janë dhjetëditëshi i parë i muajit Dhulhixhe së bashku me ditët e Teshrikut (dita 11, 12, 13 e Dhulhixhes): “Dhe ta përmendin Allahun në ditë të caktuara, në mirënjohje të furnizimit me bagëtitë. Ndaj hani prej tyre (bagëtive) dhe ushqejini të gjorët e varfër.” Ndërsa tre dobitë e tjera i gjejmë në pjesën e ajetit: “E më pas le t`i përfundojnë ritet e tyre, t`i përmbushin zotimet e tyre dhe le të bëjnë tavaf rreth faltores së lashtë (Qabes).” Dobia më madhështore dhe përfitimi më i lartë është përjetimi që haxhiu ndjen në orientimin e thellë të zemrës së tij drejt Allahut, përuljen para Tij, përmendjen e shpeshtë të Tij, veçanërisht nëpërmjet telbijes (thënies Lebejke Allahume lebejke…). E gjithë kjo nënkupton sinqeritetin në adhurimin e Allahut, madhërimin e dispozitave të Tij, meditimin dhe përpjekjen e përsosjes së mënyrave që të afrojnë tek Ai dhe të largojnë nga zemërimi i Tij. Siç dihet, baza e fesë dhe boshti themelor i saj, mbi të cilën ngrihet çdo vepër e njeriut, është përmbushja me vërtetësi e kuptimit të dëshmisë Lailahe il-lAllah Muhamedun Rasulullah në të gjitha rrafshet, në aspektin e besimit, të veprave (adhurimit) dhe fjalëve. Dëshmia e parë kërkon pastrimin total në përkushtimin e adhurimit vetëm Allahut, si e drejtë e veçantë e Tij; vetëm Atij i drejtohet lutja, vetëm prej Tij kihet frikë, vetëm tek Ai janë shpresat, vetëm

Atij i mbështetemi, për Atë falemi dhe bëjmë kurban, agjërim dhe zotim, etj. Ai nuk ka ortak në asgjë nga këto, as engjëll të përzgjedhur dhe as Profet të dërguar, siç thotë i Lartësuari: “Zoti yt ka vendosur prerazi që të mos adhuroni askënd tjetër veç Tij”[2] pastaj: “Ata nuk u urdhëruan me diçka tjetër veçse që ta adhuronin Allahun, duke ia përkushtuar vetëm Atij fenë, me besim të pastër e të drejtë”, [3] dhe: “Lutjuni Allahut sinqerisht, duke ia përkushtuar vetëm Atij fenë, edhe nëse këtë gjë nuk e dëshirojnë qafirët.”[4] Fjala “fe” në këto ajete ka për qëllim adhurimin, e cila nënkupton bindjen ndaj Tij dhe ndaj Profetit të Tij, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, duke i përmbushur urdhëresat dhe duke iu larguar ndalesave. Kjo bindje buron pikërisht nga besimi tek Allahu dhe në dërgesën e Profetëve, nga sinqeriteti në këtë bindje, nga pranimi me vërtetësi i çdo lajmi nga Allahu dhe i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sellem , duke shpresuar në shpërblim dhe duke iu frikësuar dënimit -ky është kuptimi i dëshmisë La ilahe il-lAllah, që do të thotë nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut-, duke refuzuar adhurimin në të gjitha dimensionet dhe format e tij nga çdokush tjetër përveç Allahut. Në të njëjtën kohë pohohet adhurimi në kuptimin e tij gjithëpërfshirës vetëm për Allahun, me meritë të plotë. Prandaj çdo gjë që njerëzit adhurojnë përveç Allahut është adhurim i kotë dhe i padrejtë, kushdo qoftë ai person apo ajo gjë që adhurohet: Profet, engjëll, xhin, gur, dru, etj. Allahu thotë: “Kjo sepse Allahu është i vetmi që me të drejtë meriton

______________ [2] El Isra: 23 [3] El Bejineh: 5 [4] Gafir: 14

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0

5


të adhurohet, ndërsa ato që adhurojnë përveç Tij janë të kota.”[5] Për këtë qëllim madhor i krijoi xhinët dhe njerëzit, të cilët i urdhëroi duke thënë: “Unë nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit për diçka tjetër veçse që të më adhurojnë.”[6] Dhe: “O ju njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i Cili u ka krijuar ju dhe ata që ishin para jush, që të jeni të devotshëm ndaj Tij.”[7] Pra, adhurimi i Allahut është njësimi i Tij në rububijeh (krijim, sundim, kontroll), në uluhijeh (në adhurimin me vepra), në esma ve sifat (emra dhe cilësitë e Tij), në bindjen ndaj Tij duke i përmbushur urdhëresat dhe braktisur ndalesat. E gjithë kjo buron nga besimi, shpresa dhe frika, siç e thamë më lart. Allahu e emërtoi fenë adhurim për vetë faktin se robërit e kryejnë adhurimin me përulje dhe nënshtrim ndaj Tij. Edhe në aspektin gjuhësor arabët shprehen duke thënë rrugë muabed, d.m.th. e shtypur, e trasuar nga shkelja e këmbëve ose deve muabed, d.m.th. e nënshtruar, e bindur. Kjo çështje, pra tevhidi dhe sinqeriteti në të dhe veçimi i Allahut me adhurim, është çështja më madhore, rreth së cilës

kanë ndodhur përplasje dhe ka pasur armiqësi ndërmjet popujve dhe Profetëve, saqë populli i Adit i tha Profetit Hud: “Thanë: A ke ardhur që të na ftosh të adhurojmë Allahun një të vetëm dhe të braktisim idhujt që adhuronin të parët tanë?!”[8] Populli kurejshit i thanë Profetit Muhamed sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “A dëshiron që t`i bëjë të gjithë të adhuruarit një të vetëm?! Kjo është diçka e çuditshme.”[9] Dhe thanë: “A t`i braktisim të adhuruarit tanë për shkak të një poeti të çmendur?!”[10] Kjo erdhi pas ajetit: “Ata ishin që kur u thuhej lailahe il-lAllah, ata refuzonin me mendjemadhësi.”[11] Nga këto ajete dhe të ngjashme bëhet e qartë se idhujtarët e urrejnë thirrjen e tevhidit dhe refuzojnë me arrogancë t`i përmbahen asaj për shkak se ishin të kapur fort pas zakoneve të trashëguara nga të parët e tyre, që nuk ishin gjë tjetër veçse shirk dhe idhujtari. Për besimtarët dhe njerëzit e ditur, për thirrësit tek Allahu, del si detyrë që t`i kushtojnë rëndësi kësaj çështjeje, duke ua sqaruar njerëzve realitetin e tevhidit dhe të shirkut në mënyrën më të plotë dhe të

______________ [5] El Haxh: 62 [6] Edh Dharijat: 56 [7] El Bekare: 21 [8] El E’araf: 70 [9] Sad: 5 [10] Safat: 36 [11] Safat: 35

6

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0


qartë sepse ky është boshti themelor në bazë të të cilit vlerësohen veprat, për mirë apo për keq, të pranuara apo të refuzuara. Allahu thotë: “Ne të kemi shpallur ty dhe atyre që kanë qenë para teje: nëse i bën ortak Allahut në adhurim, veprat e tua do jenë të asgjësuara dhe do jesh nga të dështuarit.”[12] Dhe: “E nëse i bëjnë ortakëri, do u asgjësohen veprat e mira.”[13] Pjesa e dytë e dëshmisë, dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, është kushti i dytë për pranimin e veprave dhe vlefshmërinë e tyre. Ky kusht nënkupton pasimin e Profetit salAllahu alejhi ve sel-lem, dashurinë për të, vërtetimin e lajmeve të tij, bindjen ndaj urdhrave të tij, braktisjen e ndalesave dhe adhurimin e Allahut sipas sheriatit të shpallur prej Tij dhe të kumtuar nga Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Allahu thotë: “Çfarë t`u japë i Dërguari, merreni (pasojeni, zbatojeni) dhe çfarë t`u ndalojë, largojuni.”[14] Dhe: “Thuaj: Nëse vërtet e doni Allahun, më pasoni mua, që t`ju dojë Allahu dhe t`ju falë mëkatet tuaja.”[15] Nuk mund të ketë orientim në rrugën e drejtë pa pasim të tij dhe kapje pas ud-

hëzimit të tij, siç thotë i Lartësuari: “Nëse i bindeni atij, do jeni të udhëzuar.”[16] Dhe : “Thuaj: O ju njerëz, unë jam i Dërguari i Allahut tek të gjithë ju. Allahut i përket sundimi i qiejve dhe tokës, nuk ka të adhuruar me të drejtë veç Tij, Ai është që jep jetë dhe merr jetë, ndaj besojini Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Profetit analfabet, i cili i beson Allahut dhe fjalëve të Tij, pasojeni që të jeni të udhëzuar.” [17] Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “I gjithë ummeti im do të hyjë në xhennet, përveç atyre që refuzojnë.” Thanë: “O i Dërguari i Allahut, e kush mund të refuzojë?” Tha: “Kush më bindet mua, do hyjë në xhennet, ndërsa kush më kundërshton mua, ai ka refuzuar.”[18] Këtë kuptim e tregon dhe ajeti Kur’anor: “Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të futet në xhennete, nën të cilat rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë. Ky është triumfi i madh. Ndërsa kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe i shkel normat e vendosura prej Tij, do të futet në zjarr, ku do të jetë përgjithmonë dhe do të ketë dënim poshtërues.” [19] Nga dobitë e haxhit dhe përfitimet e tij madhore është edhe përkujtimi i ahiretit dhe i qëndrimit para Allahut në Ditën e

______________ [12] Ez Zumer: 65 [13] El En`am: 88 [14] El Hashr: 7 [15] Alu Imran: 31 [16] En Nur: 54 [17] El E’araf: 158 [18] Trans Buhariu [19] En Nisa: 13-14 Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0

7


Gjykimit, pasi ritet e haxhit i unifikojnë njerëzit në një veshje të njëjtë, me kokë të zbuluar, të çfarëdo lloj kombi apo race qofshin ata, duke përmendur Allahun dhe duke iu përgjigjur thirrjes së Tij. Ky moment i përngjan qëndrimit para Allahut në Ditën e Gjykimit në një shesh të vetëm, të zhveshur, të zbathur, të pabërë synet, të frikësuar, të ndrojtur, të stresuar. Kjo e nxit haxhiun të ndiejë frikën prej Allahut, mbikëqyrjen e Tij dhe çiltërsinë në kryerjen e veprave. Nga përfitimet e haxhiut gjatë haxhit është edhe ftesa për të njohur fenë, për të pyetur rreth çështjeve të paqarta në mënyrë që ta adhurojë Zotin e tij me qartësi dhe dituri, madje kur të kthehet në vendin e tij të bëhet orientues i atyre që ka nën përgjegjësi drejt bindjes së Allahut dhe të Dërguarit të Tij, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, duke ua mësuar të vërtetën. Pra, kur kthehet në vendin e tij, ai kthehet i furnizuar me mirësi dhe dituri të madhe. Pa dyshim që kjo është nga dobitë më të mëdha të haxhit, veçanërisht kur personi shikon mexhliset e shumta të diturisë në Xhaminë e Qabes, në Xhaminë e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe në të gjitha vendet e tjera që kanë të bëjnë me ritet e haxhit, duke dëgjuar thirrësit islamë që japin këshilla dhe dituri dhe kështu përpiqet të përfitojë sa më shumë. Nga dobitë e haxhit është edhe tavafi rreth Qabes, ecja

ndërmjet Safasë dhe Mervas, falja në xhaminë e Qabes, gjuajtja e gurëve, qëndrimi në Arafat dhe Muzdelifeh, përmendja e shpeshtë e Allahut, lutjet e shumta dhe kërkimi i faljes në ato vende. Të gjitha këto përbëjnë mirësi, sjellin dobi, meritojnë shpërblime të mëdha, shlyerje të mëkateve, sevape të shumëfishta, të cilat pa dyshim janë të pallogaritshme për atë që e kryen veprën me sinqeritet dhe çiltërsi, në përputhje me Sunnetin e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe duke ecur sipas udhëzimit të tij. Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Në të vërtetë, tavafi rreth Qabes, sa`ji ndërmjet Safasë dhe Mervas dhe gjuajtja e gurëve është bërë për të përmendur Allahun.”[20] E lusim Allahun që ta përmirësojë gjendjen e muslimanëve, të na mundësojë njohjen e fesë dhe t’i pranojë veprat e mira prej nesh! E lusim që të caktojë për prijës më të mirët tanë, të përmirësojë zemrat dhe punët tona, ta ndihmojë fenë e Tij, t`i poshtërojë armiqtë e Tij, vërtet Ai është i afërt, i përgjigjet lutjes! Sal-lAllahu ala nebijjina Muhamed ve alihi ve sahbihi ve men ihteda bi hedjihi!

“O ju njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i Cili u ka krijuar ju dhe ata që ishin para jush, që të jeni të devotshëm ndaj Tij.”

______________ [20] Trans Ahmedi, Ebu Daudi

8

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0

Ish-drejtori i përgjithshëm i drejtorive të studimeve kërkimore akademike, të fetvave, të thirrjes dhe këshillimit Abdulaziz ibën Baz Përshtati: Shuajb Rexha


KUPTIMI I DËSHMISË

“LA ILAHE ILLALLAH” DHE KUSHTET E SAJ

“La ilahe il-lAllah” është grada më e lartë e besimit. Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Besimi është gjashtëdhjetë e disa grada (shkallë), më e larta e tyre është “La ilahe illAllah”, ndërsa më e ulëta është heqja e një pengese nga rruga. Edhe turpi është një gradë prej besimit.”

M

e të vërtetë falënderimet i takojnë Allahut, vetëm Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. I lutemi Allahut të na ruajë prej të keqes së punëve dhe veteve tona. Atë që e udhëzon Allahu, nuk ka kush ta humbasë dhe atë që e humbet, nuk ka kush ta udhëzojë përveç Tij. Dëshmoj e deklaroj se nuk meriton të adhurohet vetëm se Allahu dhe dëshmoj e deklaroj se

Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij. O vëllezër, robër të Allahut! Akidja vjen së pari, nëse doni ta dini. Kemi folur tashmë për tevhidin uluhije dhe thamë se kuptimi i tij është se muslimani e ka detyrë të besojë me zemrën e tij se vetëm Allahu meriton të adhurohet; pra s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe ky është edhe kuptimi i shehadetit. Tani do të flasim për dëshminë “La ilahe

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0

9


il-lAllah”. Vëllezër muslimanë! Fraza “La ilahe il-lAllah” është dëshmia e njësimit, për shkak të së cilës Allahu krijoi krijesat. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe nuk i krijova xhinët dhe njerëzit veçse për të më adhuruar.”[1] Kjo frazë “La ilahe il-lAllah” është dëshmia e njësimit, për shkak të së cilës luftoi i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe për të ranë dëshmorë sahabët (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre). Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Jam urdhëruar t’i luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë “La ilahe il-lAllah”, se “nuk meriton të adhurohet vetëm se Allahu” dhe se unë jam i Dërguari i Allahut. E nëse ata e bëjnë këtë, atëherë e kanë të shenjtë gjakun dhe pasurinë e tyre, veçse për të drejtat e saj, dhe llogaria e tyre i takon Allahut.”[2] “La ilahe il-lAllah” është dëshmia e njësimit dhe nëse dikush e thotë atë duke dëshmuar gjithashtu se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, atëherë ai hyn në Islam dhe konsiderohet prej muslimanëve. Pas kësaj gjaku dhe pasuria e tij janë të shenjta (të paprekshme). Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush thotë “La ilahe il-lAllah” dhe mohon

atë që adhurohet përveç Tij, ai i ka të shenjta gjakun dhe pasurinë, ndërsa llogaria e tij i takon Allahut.”[3] “La ilahe il-lAllah” është grada më e lartë e besimit. Profeti sal-lAllahu alejhi ve sellem ka thënë: “Besimi është gjashtëdhjetë e disa grada (shkallë), më e larta e tyre është “La ilahe il-lAllah”, ndërsa më e ulëta është heqja e një pengese nga rruga. Edhe turpi është një gradë prej besimit.”[4] “La ilahe il-lAllah” është dëshmia e njësimit, të cilën nëse e thotë dikush kur gjendet në shtratin e vdekjes dhe pastaj i del shpirti, atëherë ai hyn në xhennet. Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ai njeri që ka fjalët e fundit të tij “La ilahe il-lAllah”, do të hyjë në xhennet.”[5] “La ilahe il-lAllah” është dëshmia e njësimit, e cila bëhet shkak që thënësi i saj të mos jetë përjetësisht në zjarr. Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Allahu ia ka bërë haram zjarrit (ia ka ndaluar) atij që ka thënë “La ilahe il-lAllah” duke shpresuar me të shpërblimin e Allahut.”[6] Ndërsa në hadithin e ndërmjetësimit, Allahu i Madhëruar u thotë engjëjve: “Nxirrni nga zjarri këdo që ka pasur në zemrën e tij qoftë edhe një thërrmijë besim.”[7]

______________ [1] Edh Dharijat: 56 [2] Sahihul Xhami: 1370. [3] Sahihul Xhami: 6314. [4] Buhariu. [5] Sahihul Xhami: 6355. [6] Muslimi. [7] Mutefekun alejhi.

10

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0


Vëllezër muslimanë! Dijeni se dëshmia “La ilahe il-lAllah”, dëshmia e njësimit, është ajo me të cilën ka dëshmuar Allahu për Veten e Tij dhe me të dëshmuan për Allahun edhe engjëjt e dijetarët. Allahu i Madhëruar thotë: “Ka dëshmuar Allahu se nuk meriton të adhurohet askush përveç Tij, dëshmuan për këtë edhe engjëjt e dijetarët… Nuk meriton të adhurohet askush përveç Tij, Ai është Krenari, i Urti.”[8] Vëllezër besimtarë! Një pyetje mund të na brejë kur flasim për këtë temë. Vallë, kushdo që thotë “La ilahe il-lAllah” do të përfitojë prej saj në dunja dhe në ahiret dhe konsiderohet prej ithtarëve të saj? Përgjigja është jo! Pse? Sepse munafikët në çdo vend dhe kohë thonë “La ilahe il-lAllah” dhe dëshmojnë se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, por, edhe pse veprojnë kështu, ata do të jenë në shtresën e fundit të zjarrit. Allahu i Madhëruar thotë: “Munafikët do të jenë në shtresën e fundit të zjarrit, e nuk mund të gjesh për ta ndihmues.”[9] Në këto kohë të habitshme shumë njerëz thonë “La ilahe il-lAllah” dhe dëshmojnë se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, por kjo dëshmi është larg tyre dhe ata do të jenë në shtresat e fundit të zjarrit për shkak se e thonë me gjuhët e tyre, por e mohojnë me zemra. I Madhëruari thotë: “Thonë me gjuhët e tyre atë qe nuk e kanë në zemra. Thonë “besuam në Allahun dhe në Ditën e Fundit”, por ata nuk janë besimtarë. Ata mundohen të mashtrojnë Allahun dhe ata që besuan, por nuk mashtrojnë veçse veten e këtë nuk e ndiejnë.”[10]

Ata thanë “La ilahe il-lAllah” me gjuhë, por e përgënjeshtrojnë me zemra, madje i urrejnë dëshmuesit e saj. Ndërsa ai që thotë “La ilahe il-lAllah”, i përmbush kushtet e saj dhe punon me domethënien e saj, do të përfitojë prej saj në dunja dhe në ahiret e do të konsiderohet nga ithtarët e kësaj dëshmie. Vëllezër muslimanë! Dëshmia islame “La ilahe il-lAllah” përmban tetë kushte. Nëse dikush i përmbush ato dhe punon me domethënien e tyre, do të ketë dobi nga kjo dëshmi në dunja dhe në ahiret dhe do të hyjë në rrethin e muslimanëve. Këto kushte do t’i përmend para jush dhe do t’ju pyes për to përpara Allahut në Ditën e Gjykimit, prandaj kush dëshiron të shpëtojë nga dënimi i Allahut, le t’i mësojë këto kushte dhe t’i zbatojë në mënyrë që të konsiderohet nga ata që e përmbushin domethënien e kësaj dëshmie. Kushti i parë: Të dish kuptimin e saj Është detyrë për këdo që thotë “La ilahe il-lAllah” që ta dijë kuptimin e saj. Shumë njerëz e thonë këtë dëshmi, por të paktë janë ata që e kuptojnë. Allahu i Madhëruar thotë: “Dije se nuk meriton të adhurohet me të drejtë vetëm se Allahu dhe kërko falje për gabimet e tua, të besimtarëve dhe të besimtareve. Allahu i di mirë veprat dhe vendqëndrimet tuaja.”[11] Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush vdes duke e ditur se “nuk meriton të adhurohet vetëm se Allahu”, do të hyjë në xhennet.”[12] Dije, o rob i Allahut, se dëshmia “La ilahe il-lAllah” përmban mohim e pastaj

______________ [8] Alu Imran: 18. [9] En Nisa: 145. [10] El Bekare: 8-9. [11] Muhamed: 19. [12] Muslimi. Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0

11


pohim. “La ilahe” (nuk ka të adhuruar) është mohim, ndërsa “il-lAllah” (përveç Allahut) është pohim. Prandaj e ke detyrë që të mohosh të drejtën e adhurimit nga kushdo që adhurohet, pastaj ta pohosh atë vetëm për Allahun e vetëm e të pashoq, sepse Allahu është i Vërteti, ndërsa ata që adhurohen përveç Tij janë të kotë. Vëllezër muslimanë! Injoranca ndaj kësaj fjale i ka bërë shumë njerëz që të bien në shirk, duke menduar se i përsosin veprat që bëjnë. Ja, populli i Musait alejhis selam, pasi Allahu i shpëtoi prej armikut të tyre dhe pasi kaluan detin dhe dolën në bregun tjetër, kaluan pranë një populli që përuleshin para idhujve të tyre duke bërë kështu shirk ndaj Allahut të Madhëruar. Atëherë populli i Musait thanë: “O Musa, na bëj edhe neve një idhull që ta adhurojmë ashtu siç kanë ata idhuj që i adhurojnë!” Tha: “Ju jeni popull injorant! Vërtet, ai popull (që po adhuron idhuj) është i shkatërruar në atë (adhurim) dhe ajo që vepruan është e asgjësuar (s’ka dobi).” Musai tha: “A të kërkoj për ju një zot tjetër veç Allahut, duke e ditur se Ai ju vlerësoi mbi njerëzit e tjerë?!”[13] Pra, ai që thotë “La ilahe il-lAllah” por u lutet të tjerëve përveç Allahut është injorant ndaj kësaj dëshmie. Ai që thotë “La ilahe il-lAllah” por bën tavaf rreth varreve

të sahabëve e tabiinëve është injorant ndaj kësaj fjale. Prandaj është detyrë për dëshmuesin e saj që t’ia dijë kuptimin. Kushti i dytë: Bindja në të, që nuk përmban dyshim Duhet që dëshmuesi i kësaj fjale ta thotë atë duke qenë i sigurt në zemrën e tij. Allahu i Madhëruar i ka cilësuar robërit e Tij besimtarë në Kur’an si njerëz të palëkundur, pra që nuk dyshojnë. Ai thotë: “S’ka dyshim se besimtarët janë ata të cilët kanë besuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij e nuk janë lëkundur. Madje ata luftojnë në rrugën e Allahut me pasuritë dhe veten e tyre. Të tillët janë besnikë.”[14] Dhe ka thënë Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë vetëm se Allahu dhe se unë jam i Dërguari i Allahut. Nuk ka rob që e takon Allahun me këtë dëshmi pa dyshuar në të, veçse do të hyjë në xhennet.”[15] Dhe i ka thënë Ebu Hurejrës: “Këdo që të takosh pas këtij muri që dëshmon “La ilahe il-lAllah” duke qenë i sigurt për të në zemrën e tij, përgëzoje me xhennet.” Allahu i ka cilësuar munafikët si njerëz që dyshojnë në këtë fjalë, prandaj ka thënë: “...e u lëkundën zemrat e tyre, prandaj ata përpëliten në dyshimet që kanë.”[16] Prandaj munafikët janë të lëkundur, as me njërën palë e as me tjetrën. Allahu i Madhëruar thotë: “Ata janë të lëkundur mes

“Munafikët do të jenë në shtresën e fundit të zjarrit, e nuk mund të gjesh për ta ndihmues.”

______________ [13] El A'raf: 138-140. [14] El Huxhurat: 15 [15] Sahihul Xhami: 1009. [16] Et Tevbe: 45.

12

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0


tyre (besimit dhe mosbesimit) e nuk janë as me ata (me besimtarët) as me ata (me jobesimtarët). E atë që e humb Allahu, ti kurrsesi nuk mund t’i gjesh atij rrugë shpëtimi.”[17] Kushti i tretë: Pranimi i kësaj dëshmie Dhe i gjithçkaje që përfshin ajo, duke i pranuar ato me zemrën, gjuhën dhe gjymtyrët e tua. Allahu i Madhëruar i ka cilësuar robërit e Tij besimtarë se ata para kësaj dëshmie thonë “dëgjuam dhe u bindëm”. Thotë i Madhëruari: “Fjala e besimtarëve të vërtetë kur ata thërriten për tek Allahu dhe i Dërguari i Tij në mënyrë që të gjykojë (i Dërguari) mes tyre është që të thonë “dëgjuam dhe u bindëm”. Të tillët janë të shpëtuarit.”[18] Dhe i ka cilësuar ata që përgënjeshtrojnë se kur u thuhet atyre thoni “La ilahe illAllah” , ata tregohen mendjemëdhenj. Allahu i Madhëruar thotë: “Ata ishin që kur u thuhej “La ilahe il-lAllah”, tregoheshin mendjemëdhenj”.[19] Sa ka prej njerëzve në këtë kohë që kur u thuhet “thoni “La ilahe il-lAllah”, gjykohuni tek ajo, jetoni nën hijen e saj, luftoni për hir të saj”, ata tregohen kryelartë dhe mendjemëdhenj dhe thonë: “A t’i lëmë të adhuruarit tanë për shkak të disa ekstremistëve mendjelehtë që e shtrëngojnë dhe vështirësojnë fenë?!” Nuk ka as ndryshim e as fuqi veçse me ndihmën e Allahut, Zotit të botëve! Kushti i katërt: Dorëzimi dhe nënshtrimi ndaj kësaj dëshmie Është detyrë për dëshmuesin e kësaj fjale

që t’i dorëzohet asaj dhe gjithçkaje që ajo përfshin. Thotë Allahu i Madhëruar: “E kthehuni tek Zoti juaj dhe dorëzojuni Atij para se t’ju vijë dënimi e pastaj të mos ndihmoheni.”[20] Dhe thotë: “Dhe kush e dorëzon veten e tij tek Allahu, duke qenë i devotshëm, i tilli është kapur për lidhjen më të fortë dhe tek Allahu do të jetë përfundimi i çështjeve.”[21] Pra, i bindet Allahut duke qenë njësues, e nëse vepron kështu, atëherë ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila është fjala “La ilahe il-lAllah”. Kushti i pestë: Besnikëria, e kundërta e përgënjeshtrimit Thënësi i kësaj dëshmie duhet ta thotë atë me besnikëri nga zemra e vet sepse shumë prej njerëzve thonë “La ilahe illAllah”, por janë prej mashtruesve më të mëdhenj. Allahu i Madhëruar thotë: “Elif, lam, mim. A menduan njerëzit se do të lejoheshin të thoshin besuam dhe se nuk do të sprovoheshin? Ne kemi sprovuar ata që ishin para tyre e kjo në mënyrë që të shfaqen ata që qenë besnik (në thënien e tyre) dhe të shfaqen mashtruesit.” [22] Dhe ka thënë: “E ka prej njerëzve që thonë “besuam në Allahun dhe në Ditën e Fundit”, por ata nuk janë besimtarë.”[23] Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk ka njeri që dëshmon me besnikëri nga zemra se nuk meriton të adhurohet vetëm se Allahu dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij, vetëm se Allahu e bën atë haram për zjarrin.”[24] Kushti i gjashtë: Sinqeriteti

______________ [17] En Nisa: 143. [18] En Nur: 51. [19] Saffat: 35. [20] Ez Zumer: 54. [21] Lukman: 22. [22] El Ankebut: 1-3. [23] El Bekare: 8. [24] Mutefekun alejhi.

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0

13


Dëshmuesi i kësaj fjale duhet që adhurimin e tij t’ia dedikojë vetëm Allahut e jo të tjerëve përveç Tij, sepse nëse adhurimi u dedikohet të tjerëve përveç Tij, atëherë konsiderohet shirk. Ka thënë Allahu i Madhëruar: “Allahut i takon feja e pastër.”[25] Si dhe: “Dhe nuk u urdhëruan për tjetër veç që ta adhurojnë Allahun me sinqeritet dhe pastërti, të falin namazin, të japin zekatin, e kjo është feja e drejtë.”[26] Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Njeriu më i lumtur nga ndërmjetësimi im Ditën e Gjykimit do të jetë ai që ka thënë “La ilahe il-lAllah” me sinqeritet nga zemra e tij.”[27] Dhe ka thënë: “Allahu ia ka bërë haram zjarrit atë njeri që ka thënë “La ilahe il-lAllah” duke e bërë këtë për hir të Allahut.”[28] Kushti i shtatë: Dashuria për pasuesit e saj Allahu i Madhëruar thotë: “Ka prej njerëzve që zgjedhin në vend të Allahut idhuj, që i duan (i madhërojnë) ata ashtu siç (besimtarët e vërtetë) duan Allahun, por ata që besuan kanë më shumë dashuri për Allahun. E sikur ta dinin ata që bënë mizori, se kur ta shohin dënimin (në botën tjetër), do të binden se e tërë fuqia i takon vetëm Allahut (e jo idhujve) dhe se Allahu është ndëshkues i rreptë.”[29] I Madhëruari ka thënë: “Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë vetëm për Allahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka shok, prandaj unë për këtë jam urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (të dorëzuarve).”[30]

Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nëse tri gjëra gjenden te dikush, atëherë ai ka gjetur me to ëmbëlsinë e besimit: të jenë Allahu dhe i Dërguari i Tij më të dashurit për të se çdokush tjetër; të dojë dikë vetëm për hir të Allahut dhe të urrejë kthimin në kufër (mohim) pasi Allahu e shpëtoi prej tij ashtu siç urren të hidhet në zjarr.”[31] Kushti i tetë: Mohimi i tagutit Tagut quhet çdokush që adhurohet përveç Allahut, me dëshirën e tij. Prandaj nëse dikush adhurohet nga njerëzit me dëshirën e tij, atëherë ai quhet tagut. Allahu i Madhëruar thotë: “Nuk ka imponim në fe, është sqaruar e vërteta nga e kota, prandaj kush mohon tagutin dhe beson Allahun, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. Allahu është Dëgjues dhe i Gjithëdijshëm.”[32] Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ai që dëshmon “La ilahe il-lAllah” dhe mohon çdo gjë që adhurohet veç Allahut, i ka të shenjta gjakun dhe pasurinë e tij, kurse llogaria e tij i përket Allahut.”[33] I lutem Allahut të na bëjë të gjithëve ta kuptojmë më së miri dëshminë “La ilahe il-lAllah” dhe të na bëjë prej ithtarëve të saj!

______________ [25] Ez Zumer: 3. [26] El Bejine: 5. [27] Buhariu. [28] Muslimi. [29] El Bekare: 165. [30] El En’am: 162. [31] Sahihul xhami: 3040. [32] El Bekare: 256. [33] Muslimi.

14

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0

“El Akidetu Evelen” 1/97-102 Salih ibën Taha AbdulVahid (Ebu Islam), nxënës i shejh Albanit (Allahu e mëshiroftë). Përshtati: Mirandi Shehaj


CILËSITË LËNDORE DHE ATO ETIKE E MORALE TË

MELAIKEVE (III)

TEMA E KATËRT

VDEKJA E MELAIKEVE

Transmetohet nga Aishja Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush e lexon Kur'anin dhe është i shkathët në të, ai është me udhëtuesit e nderuar e të ruajtur (melaiket), ndërsa ai që e lexon dhe i vjen e vështirë, ai ka dy shpërblime."

N

ga madhështia e Allahut dhe përsosmëria e zotërimit të Tij është se Allahu është i vetmi që është veçuar me përjetshmëri, siç thotë Allahu: "Veç Allahut mos adhuro ndonjë zot tjetër, s’ka të adhuruar tjetër (me meritë) veç Tij. Çdo send zhduket e Ai jo. Vetëm Atij i takon gjykimi dhe tek Ai do të ktheheni!”[1] "Çdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur. E do të mbetet vetëm Zoti yt. që është i madhëruar e i nderuar!”[2] Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Allahu tregon se të gjithë banorët e

tokës do të vdesin. Kjo vlen edhe për banorët e qiejve, përveç çfarë do Zoti, dhe nuk mbetet askush pos Allahut të Madhëruar e të Shenjtë, i Cili është i gjallë dhe kurrë nuk vdes."[3] Dijetarët kanë bërë polemika rreth gjërave të përjashtuara nga shkatërrimi tek fjala e Allahut: "Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, përveç atyre që do Allahu (të mos vdesin), pastaj i fryhet atij herën tjetër, kur ja, të gjithë ata të ngritur e presin (urdhrin e Zotit).”[4] Shejhul Islam ibën Tejmije, Allahu e

______________ [1] El-Kasas: 88 [2]Err-Rrahman: 26-27 [3]Tefsir Ibën Kethir (3\272). [4]Ez-Zumer: 68 Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0

15


mëshiroftë, thotë: "Përjashtimi përfshin ata që janë në xhennet nga hyritë e xhennetit sepse në xhennet nuk ka vdekje. Gjithashtu përfshin edhe gjëra të tjera e për këtë themi se nuk mund të konkludojmë prerë se çfarë ka përjashtuar Allahu, sepse Allahu e ka përgjithësuar në librin e Tij (d.m.th. përveç atyre që do Allahu të mos vdesin).”[5] Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Kjo fryrje e Surit është fryrja e dytë dhe është fryrja e rënies, pra vdesin të gjithë banorët e tokës e të qiejve përveç atyre që do Allahu, siç ka ardhur në ajetin e Kur'anit dhe është sqaruar në hadithin e njohur të Surit. Pas kësaj vdesin shpirtrat e mbetur derisa i fundit vdes meleku i vdekjes dhe veçohet i Përhershmi, i Përjetshmi, i Gjalli, Mbikëqyrësi, i Cili ka qenë i pari gjithmonë, i fundit, i përhershëm dhe i përjetshëm."[6] Pyetjes për vdekjen e melaikeve i është përgjigjur hoxha i Islamit Ibën Tejmije: "Shumica e dijetarëve thonë se të gjitha krijesat do të vdesin, edhe melaiket edhe meleku i vdekjes. Allahu subhanehu ve teala është i Plotfuqishëm që t'i bëjë të vdesin dhe prapë t'i ngjallë, siç është i Plotfuqishëm t'i vdesë njerëzit dhe xhinët dhe prapë t'i ngjallë ata. Allahu thotë: "Ai është që e ka filluar krijimin dhe Ai prapë e kthen atë dhe kjo është më e lehtë për Të." Është vërtetuar në hadith të saktë nga i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sellem në shumë transmetime nga shumë prej sahabëve se ka thënë: "Me të vërtetë Allahu kur urdhëron me shpallje, melaiket

i kap sikur të fikët", me një transmetim: "Kur melaiket dëgjojnë fjalën e Allahut, u bie të fikët." Pra, në këto hadithe tregohet se melaiket bien, u bie të fikët, e nëse lejohet për to të fikëtit, atëherë lejohet edhe vdekja.”[7] Pas gjithë kësaj u qartësua se melaiket në këtë rast janë si njerëzit dhe xhinët, vdesin dhe ringjallen përsëri, por a vdesin para fryrjes së Surit siç vdesin njerëzit dhe xhinët apo vdekja e tyre fillon me fryrjen e Surit? Për këtë nuk ka ardhur ndonjë argument dhe më mirë është të mos thellohemi në të, Allahu e di më së miri. Tema e pestë Cilësitë morale dhe etike të melaikeve Allahu i ka nderuar melaiket duke i krijuar me sjellje të larta dhe të ndershme. Kjo është nga dhuntitë më të mëdha ndaj robërve të Tij. Allahu e ka cilësuar Pejgamberin tonë, Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, me morale të larta: "Juve ju erdhi i Dërguar nga lloji juaj, atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndjeshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët.”[8] Dhe thotë: "Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!”[9] Morali i mirë është dhunti e madhe dhe shpërblimi i saj te Zoti është i madh. Këtë nuk mund ta arrijë askush përveç atyre që kanë virtyte të larta. Meqë melaiket janë pronarë të virtyteve të larta, Allahu u ka dhënë moral të lartë. E lusim Allahun me emrat e Tij të bukur

______________ [5] Mexhmu'ul fetava (4\261). [6] Tefsir Ibën Kethir (4\63). [7] Mexhmu'ul fetava (4\260), me shkurtim. [8] Et-Tevbe: 128 [9] El-Kalem: 4

16

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0


dhe cilësitë e Tij të larta që të na furnizojë me moral të mirë dhe të na forcojë në fenë e Tij derisa ta takojmë e Ai të jetë i kënaqur me ne! Nga ajo që tregon për moralin e melaikeve është fjala e Allahut: "Në duar të udhëtuesve (engjëjve udhëtues mes Allahut e njerëzve). Të nderuar e të ruajtur (të devotshëm)." [10] Kemi përmendur më herët se nga emrat e melaikeve është "udhëtues". Ibën Kethiri thotë: "D.m.th. morali i tyre është i butë, i mirë, i ndershëm dhe sjelljet e tyre janë bamirëse, të pastra, të përsosura, prandaj duhet që poseduesi i Kur'anit në veprat e tij e në fjalët e tij të jetë gjithnjë në rrugë të drejtë dhe i zgjuar (kujdesshëm)."[11] Kjo është nga frytet e besimit në melaike, që domethënë se nëse ti e di se melaiket janë cilësuar me këto cilësi dhe se Allahu i do ata, do t'i pasosh dhe do t’u ngjash atyre e me këtë do të arrish dashurinë e Allahut dhe të njerëzve. Transmetohet nga Aishja Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush e lexon Kur'anin dhe është i shkathët në të, ai është me udhëtuesit e nderuar e të ruajtur (melaiket), ndërsa ai që e lexon dhe i vjen e vështirë, ai ka dy shpërblime."[12] Ky është vërtetim i asaj që ka ardhur në

Kur'an dhe shpërblim për atë që lexon bukur; Allahu do ta ringjallë me melaiket, të cilët ishin ndërmjetësues e udhëtues mes Allahut dhe Pejgamberëve të Tij. Në këtë rast Allahu i ka cilësuar me dy cilësi të larta, që janë: 1) Ndershmëria Ndershmëria është moral i mrekullueshëm, madhështor, që e fton të zotin e saj në çdo punë të hajrit si në këtë botë edhe në botën e amshueshme. El Asfahanij thotë: "El-kerem, ndershmëria, është emër që përdoret për sjellje dhe veprime të lavdëruara dhe përdoret vetëm për cilësi shumë të larta."[13] Ibën Kethiri thotë: "El kerim, i ndershëm, është personi tek i cili mblidhen të gjitha llojet e të mirave, respektit dhe vlerave."[14] Allahu azze ve xhel-le melaiket i ka krijuar ashtu, i ka furnizuar me këtë virtyt të lartë për shkak të afërsisë së tyre me Allahun dhe sepse kryejnë punë të rëndësishme që mund t'i kryejë vetëm ai që posedon këto cilësi. Allahu thotë: "Por janë robër të nderuar." Err-Rragib el Asfahanij thotë: "I ka krijuar të ndershëm." Ai që dëshiron ta arrijë këtë moral të lartë duhet të jetë i devotshëm ndaj Allahut, pasi devotshmëria është çelësi i çdo të mire dhe sa më shumë të shtohet devot-

"Ai është që e ka filluar krijimin dhe Ai prapë e kthen atë dhe kjo është më e lehtë për Të."

______________ [10] Abese: 15-16 [11] Tefsir Ibën Kethir (4\471). [12] Buhariu (4\1822), Muslimi (1\55) dhe e transmeton imam Ahmedi në “Musnedin” e tij (6\48) dhe kjo shprehje që kemi përmendur është prej tij. [13] El Mufredat (fq 428), me disa ndërhyrje. [14] En-nihaje (4\166).

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0

17


shmëria, aq më shumë shtohet ngritja dhe respekti në këtë botë dhe botën tjetër, siç thotë Allahu: "O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet jush, e s’ka dyshim se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat), e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.”[15] 2) Bamirësia Err-Rragib Asfahanij thotë: “El birru, bamirësia (devotshmëria), është të zgjeruarit në të mirë. Shumësi i fjalës barrun (bamirës) është ebrar dhe berere. Allahu thotë: "E s’ka dyshim se të mirët (bamirësit) janë në kënaqësinë e përjetimeve (në xhennet).”[16] Allahu thotë në lidhje me cilësitë e melaikeve: " Të nderuar e të ruajtur (të devotshëm)". Ibën Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, thotë: "El birru, bamirësia, thuhet për dy gjëra: e para, t’i trajtosh mirë njerëzit dhe t’u bësh mirë atyre; e dyta, të bësh të gjitha adhurimet, të jashtme dhe të brendshme."[17] Siç shihet, që të dy kuptimet janë të pranishëm te melaiket sepse ata janë bamirës ndaj robërve të Allahut dhe të përulur e të dëgjueshëm ndaj Allahut, nuk e kundërshtojnë Atë për ato që i urdhëron të bëjnë dhe në të njëjtën kohë janë bamirës ndaj krijesave, dashamirës ndaj besimtarëve. Allahu i shpërbleftë me shpërblimet më të mira për format e bamirësisë së tyre ndaj nesh, ndër të cilat

janë: a) Lutja dhe kërkimi i faljes për ne Siç thotë Allahu: "Ai ju mëshiron ju e edhe engjëjt e Tij, e për t’ju nxjerrë ju prej errësirave në dritë dhe Ai ndaj besimtarëve është shumë mëshirues."[18] Kjo është bamirësia më e madhe për ne, pasi lutja e tyre dhe kërkimi i faljes për ne do të lërë gjurmë të mëdha në udhëzimin dhe forcimin tonë tek e vërteta, me lejen e Allahut. Lexo këtë ajet kur'anor madhështor që ta shohësh se sa bamirësi bëjnë melaiket ndaj nesh. Allahu thotë: "Ndërsa ata (engjëjt) që bartin Arshin edhe ata që janë përreth tij lartësojnë me falënderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij t’i falë ata që besuan (duke thënë): “Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, prandaj falja atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën Tënde dhe ruaji ata nga dënimi i xhehennemit! Zoti ynë, futi në xhennetet e Adnit, të cilat ua ke premtuar, ata dhe kush ishte i mirë prej etërve të tyre, grave të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je Ngadhënjyesi, i Urti! Dhe mbroji ata prej të këqijave, pse atë që Ti e mbron atë ditë prej të këqijave, Ti e ke mëshiruar atë, e ai është ai shpëtimi i madh.”[19] Kjo, për Zotin, është bamirësia më e madhe ndaj nesh dhe vjen nga besimi i plotë i tyre dhe morali i lartë që kanë, Allahu i shpërbleftë për ne me shpërblimin më të mirë dhe më të plotë. Medito, o vëlla musliman, për këtë dhunti madhështore dhe falënderoje Allahun, pastaj edhe melaiket falënderoji për këtë. b) Nga bamirësia e tyre ndaj nesh është

______________ [15] El Huxhurat: 13 [16] El Infitar: 13 [17] Xhamiul ulum vel hikem (fq 238) me shkurtim. [18] El Ahzab: 43 [19] Gafir: 7-9

18

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0


edhe dobia e madhe që kanë zbritur nga qielli tek Pejgamberët. Kjo bamirësi përmban në vetvete të mirat e dy botëve, siç thotë Allahu: "Po kështu me urdhrin tonë Ne të shpallëm edhe ty shpirtin (Kur’anin). Ti nuk ke ditur ç’është libri (Kur’ani), as ç’është besimi, por Ne atë e bëmë dritë me të cilën e vëmë në rrugë të drejtë atë që dëshirojmë prej robërve Tanë. Në të vërtetë, edhe ti udhëzon për në rrugën e drejtë."[20] c) Nga bamirësia e tyre ndaj nesh është ndërmjetësimi i tyre për pasuesit e tevhidit në Ditën e Gjykimit, siç thotë Allahu: "…dhe ata (melaiket) nuk ndërmjetësojnë pos për atë me të cilin është i kënaqur Ai (Allahu)."[21] Bamirësia në çdo punë që bëjnë ata është e qartë. Më vonë do të flasim për këtë me emrin e Allahut, kur të flasim për veprat e melaikeve. Rezymeja është se bamirësia si virtyt i lartë është cilësi e melaikeve dhe është obligim bindja dhe besimi në këtë dhe njëkohësisht të cilësohen melaiket me këtë dhe të pasohen, sepse kjo është pjesë nga besimi tek ata. 3. Nënshtrimi ndaj së vërtetës dhe ndaj krijesave dhe mungesa e mendjemadhësisë Allahu thotë: "Mesihu nuk tërhiqet prej asaj se është rob i Allahut, nuk tërhiqen as engjëjt më të zgjedhur. Kush tërhiqet prej adhurimit ndaj Tij dhe bën mendjemadhësi, Ai do t’i ringjallë dhe do t’i tubojë të gjithë pranë Tij."[22] Allahu thotë: "S’ka dyshim se ata që janë pranë (afër) Zotit tënd (melekët) nuk

tërhiqen nga adhurimi ndaj Tij nga mendjemadhësia, Atë e madhërojnë dhe vetëm Atij i bëjnë sexhde.” El-A'raf: 206 Allahu thotë: "Vetëm e Tij është çdo gjë që është në qiej e në tokë. E ata që janë pranë Tij (melaiket), nuk shprehin mendjemadhësi në adhurimin ndaj Tij, e as nuk u bëhet (ibadeti) monoton.” El-Enbija: 19 Ajetet në këtë kuptim janë të shumta. Modestia është cilësi e çmuar që ngrihet mbi druajtjen dhe nënshtrimin ndaj Allahut az-ze ve xhel-le, pranimin e së vërtetës, pa marrë parasysh nga ka ardhur ajo dhe largimin nga diçka që thërret në shfaqjen e vetvetes.[23] E kundërta e saj është mendjemadhësia. I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ka sqaruar në hadith duke thënë se "mendjemadhësia është refuzimi i së vërtetës dhe nënçmimi i njerëzve".[24] Domethënë se mendjemadhësia është refuzimi i së vërtetës dhe mohimi i saj me kryelartësi dhe nënçmim ndaj njerëzve. Ndërsa melaiket janë modestë, të përulur ndaj Zotit të tyre, dashamirës ndaj njerëzve të përulur, luten për ta dhe kërkojnë falje te Zoti për njerëzit. Melaiket këtë cilësi e kanë dashur dhe ia kanë ditur vlerën, prandaj ia kanë sugjeruar Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, siç qëndron në hadithin e Ebu Hurejrës: "Xhibrili u ul tek i Dërguari dhe e përshëndeti me selam, shikoi lart nga qielli, kur pa një melek duke zbritur. Xhibrili i tha: “Ky melek prej kur është krijuar nuk ka zbritur para këtij çasti.” Kur zbriti tha: “O Muhamed, më dërgoi tek ti Zoti yt. A dëshiron të jesh Pejgamber e mbret

______________ [20] Esh-Shura: 52 [21] El Enbija: 28 [22] En-Nisa: 172 [23] El Misbahul Munir (fq. 662), El Kamus (fq 996). [24] Muslimi(1\93).

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0

19


apo rob dhe i Dërguar?” Xhibrili i tha: “Bëhu modest ndaj Zotit tënd.” Atëherë Muhamedi tha: “Rob dhe i Dërguar."[25] Njerëzit më mendjemëdhenj janë ata që tregohen mendjemëdhenj ndaj Zotit të tyre dhe ndaj të Dërguarit të Tij, e lënë Kur'anin dhe Sunnetin dhe kapen pas logjikës, mendimeve dhe epsheve duke pasuar kështu hoxhallarët e tyre dhe duke pretenduar se drejtimi i tyre është më i saktë (autori ka për qëllim drejtimet e devijuara që kanë të bëjnë me emrat dhe cilësitë e Allahut, pra mu'tezilitë, esh'aritë, maturiditë etj.). Nga Allahu kërkojmë mbrojtje. Pra, modestia është cilësi e mrekullueshme, me të u cilësuan melaiket, e deshën atë dhe pronarët e saj dhe Xhibrili ia sugjeroi Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. 4. Turpi Turpi është cilësi e ndershme dhe moral i lartë që e ndalon njeriun të veprojë gjëra të këqija dhe të ulëta dhe njëkohësisht nxit për plotësimin e moraleve të larta.[26] Turpi është edhe nga degët e besimit, imanit, siç ka ardhur në hadithin e Ebu Hurejrës radijallahu anhu, se i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Imani, besimi është gjashtëdhjetë e disa degë dhe turpi është degë e besimit."[27] Ajo që tregon për cilësimin e melaikeve me këtë moral të lartë është hadithi i Aishes radijallahu anha, e cila thotë: "I Dërguari ishte i shtirë në shtëpinë time, i kishte të zbuluara këmbët (transmetuesi

ka dyshuar dhe thotë ishte të zbuluara mbi gjunjë ose nën gjunjë). Kërkoi leje Ebu Bekri për të hyrë dhe e lejoi të hyjë. Hyri ndërsa i Dërguari nuk ndryshoi pozicionin dhe foli me të. Më pas kërkoi leje Umeri, e lejoi të hyjë dhe prapë vazhdoi në të njëjtën gjendje dhe filluan të flasin. Më pas kërkoi leje Uthmani, ndërsa këtë herë i Dërguari u ngrit dhe u ul dhe e lëshoi rrobën (i mbuloi këmbët). Hyri Uthmani dhe biseduan.” Kur dolën, Aishja i tha të Dërguarit: “Hyri Ebu Bekri, nuk lëvize dhe nuk ia vure mendjen, pastaj hyri Umeri dhe veprove njësoj, ndërsa kur hyri Uthmani, u ule dhe e lëshove rrobën poshtë.” Atëherë i Dërguari i tha: “A të mos kem turp nga një njeri prej të cilit turpërohen melaiket?!"[28] Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Në këtë hadith ka dëshmi të qartë për vlerën e Uthmanit dhe për pozitën e tij tek melaiket dhe se turpi është një cilësi e mirë nga cilësitë e melaikeve."[29] Me këtë hadith u vërtetua se turpi është nga sjelljet e melaikeve, është obligim të bindemi në këtë të besojmë dhe t’i pasojmë ata në këtë cilësi, siç veproi i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Allahu e di më së miri. Vijon Shkëputur nga libri "Bindjet e fraksioneve muslimane dhe feve të tjera rreth melaikeve të ndershëm" Autor: Dr. Muhamed ibën Abdulvehab ElAkil Ligjërues në Universitetin Islamik të Medinës Përshtati: Fidan Xhelili

______________ [25] Ahmedi në Musned (2\230)dhe senedi i tij është i mirë. Shiko "Musnedin e Ahmedit" me verifikim të dijetarit shqiptar Shuajb Arnauti, Allahu e ruajttë. [26] Xhamiul Ulum vel-hikem (fq 189). [27] Buhariu (9), Muslimi (35). [28] Muslimi (2401). [29] "El-Minhaxh sherh Sahih Muslim ibën Haxhaxh" autor imam Neveviu (15\169).

20

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0


KUR’ANI, LIBRI MË I MIRË QË ZBRITI NGA QIELLI

”Mjerë ata që me duart e tyre e shkruajnë librin e pastaj thonë “kjo është prej Allahut”, që për këtë të kenë ndonjë dobi të vogël (materiale). Mjerë ata për çfarë kanë shkruar me duart e tyre dhe mjerë ata për çfarë kanë fituar.”

F

alënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut të Lartësuar, ndërsa salavatet dhe selamet tona qofshin mbi të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij të sinqertë dhe mbi gjithë ata që pasuan dhe pasojnë rrugën e tyre me mirësi deri në ditën e ringjalljes. S’ka dyshim se Kur’ani është libri më i mirë i zbritur nga Allahu i Lartësuar nga qielli. Këtë më së miri mund ta kuptojmë nga pikat në vijim:

1. Kur’ani është libri të cilin Allahu e cilësoi si fjalën më të bukur që është shpallur prej Tij. Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu e ka shpallur fjalën më të bukur (Kur’anin) në formën e një libri, pjesët e të cilit i ngjasojnë njëra-tjetrës dhe përsëriten. Prej tij u rrëqethet lëkura atyre që i frikësohen Zotit të tyre, e mandej qetësohen lëkura dhe zemrat e tyre, kur përmendet Allahu. Ky libër është udhëzim i Allahut. Nëpërmjet tij Allahu udhëzon kë të dojë. Ndërsa atë që Allahu e shpije në humbje, s’mund ta udhëzojë kush.”[1]

______________ [1] Ez-Zumer: 23.

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0

21


Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Ky është një lavdërim nga Allahu i Lartësuar për librin e Tij, Kur’anin e Madhëruar, i cili i ka zbritur të Dërguarit fisnik.[2] Allahu ceku në ajetin e mësipërm se Kur’ani Fisnik është më i miri dhe më i larti nga librat e tjerë të cilat Allahu Fuqiplotë i ka zbritur para tij. 2. Kur’ani është libri i vetëm i zbritur nga qielli, mbrojtja e të cilit nga shtimi dhe pakësimi, ndryshimi dhe zëvendësimi u mor përsipër nga Allahu. Allahu i Madhëruar thotë: “Vërtet, Ne e kemi zbritur Përkujtuesin (Kur’anin) dhe vërtet Ne do ta ruajmë atë (Kur’anin).”[3] Fjala “Përkujtues” ka për qëllim Kur’anin, ndërsa përemri (atë) në fjalët “...dhe vërtet Ne do ta ruajmë atë (Kur’anin)” i referohet Kur’anit, sipas mendimit të saktë. Shejhu Muhamed Emin esh-Shinkiti, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “…Ky është kuptimi i vërtetë i këtij ajeti, se përemri vetor në fjalët e Allahut: ”... dhe vërtet Ne do ta ruajmë atë (Kur’anin)”, i takojnë Përkujtuesit, i cili është Kur’ani. Është thënë që përemri i referohet të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem si në fjalët e Allahut: “Allahu do të të mbrojë ty nga njerëzit.”[4] Por mendimi i parë është i saktë, ashtu siç kuptohet qartë nga konteksti i ajetit.[5] Allahu i Lartësuar na ka treguar se Kur’anit nuk mund t’i afrohet e

pavërteta në asnjë mënyrë. Allahu thotë: “Ata që e mohojnë fjalën Tonë përkujtuese (Kur’anin), kur u vjen, do të dënohen rëndë. Ai është vërtet një libër i madhërishëm. Atij nuk mund t’i afrohet gënjeshtra nga asnjëra anë. Kjo është shpallje prej një të Urti që meriton të gjitha lëvdatat.”[6] Libri i këtij ummeti është i ruajtur nga Allahu. Që nga shpallja e tij kanë kaluar më shumë se katërmbëdhjetë shekuj dhe ajo ende vazhdon të jetë ashtu siç i është shpallur robit dhe të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Askush nuk mund të shtojë diçka në të, të heqë nga ai qoftë edhe vetëm një shkronjë apo të zëvendësojë një shkronjë në vend të ndonjë shkronje tjetër. Ai është i ruajtur në rreshta dhe gjokse. Atë e mësojnë përmendësh me dhjetëra mijëra muslimanë. Sikur dikush të donte të shtonte në të ndonjë gjë apo të hiqte nga ai një shkronjë, do ta kundërshtonin edhe fëmijët e muslimanëve para të rriturve. E kjo është ruajtja që Allahu i bën Kur’anit. Ky është një realitet i dukshëm me të cilin pajtohen edhe armiqtë e Islamit e të mos flasim për pasuesit e Kur’anit. Velim Mejmuri në librin e tij “Jeta e Muhamedit”, megjithëse njihet për kundërshtimin e tij ndaj Islamit dhe Pejgamberit të tij sal-lAllahu alejhi ve sellem, thotë: “Pas vdekjes së Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nuk kaloi as një e katërta e shekullit dhe dolën në

______________ [2] “Tefsirul-Kuranil-Adhim” 7/84. [3] El-Hixhër: 9. [4] El-Maide: 67. [5] “Edvaul-Bejan”, 3/ 107. [6] Fus-silet: 41-42.

22

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0


skenë mospajtime të ashpra dhe lindën grupime. Si pasojë e këtyre mospajtimeve shkoi kurban Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur me të) dhe këto mospajtime janë prezente edhe sot. Mirëpo Kur’ani vazhdoi të jetë libri i vetëm i tyre. Mbështetja e të gjitha këtyre grupimeve është te ky libër i lexueshëm. Ky është argument i qartë se libri që kemi sot para nesh ka ato fletushka që kalifi të cilit iu bë padrejtësi (e ka fjalën për Uthmanin Allahu qoftë i kënaqur me të) i grumbulloi dhe i shkroi në një libër. Ndoshta ky është libri i vetëm në botë që mbeti fjalë për fjalë i ruajtur nga ndryshimi gjatë një mijë e dyqind viteve.”[7] Vuhejri në një koment që i bëri Kur’anit thotë: “Vërtet Kur’ani është nga fletushkat më të vjetra që nuk është përzier dhe nuk i është shtuar asgjë, ai është nga librat më të vërtetë dhe origjinalë.”[8] Orientalisti Lin Bul (1832-1895[9]) ka thënë: “Ajo që e veçon më shumë Kuranin është se nuk e ka goditur asnjë dyshim në origjinalitetin e tij. Vërtet që çdo shkronjë që lexojmë sot mund ta vërtetojmë se nuk ka pësuar asnjë

ndryshim në trembëdhjetë shekuj.”[10] Kjo është e kundërta e asaj që ka ndodhur me librat e tjerë të shpallur, në të cilët kanë hyrë shumë ndryshime dhe zëvendësime, shtime dhe pakësime, madje edhe kanë humbur. Kjo ishte ajo që përmendi Allahu i Lartësuar në më shumë se në një ajet në librin e Tij të çmuar, ku thotë: “Vërtet besoni ju (besimtarë) se ata (hebrenjtë) do t’ju besonin ju, ndërkohë që disa prej tyre i dëgjonin fjalët e Allahut dhe pasi i kuptonin, me vetëdije i shtrembëronin ato?!”[11] ”Mjerë ata që me duart e tyre e shkruajnë librin e pastaj thonë “kjo është prej Allahut”, që për këtë të kenë ndonjë dobi të vogël (materiale). Mjerë ata për çfarë kanë shkruar me duart e tyre dhe mjerë ata për çfarë kanë fituar.”[12] “Me të vërtetë, një grup ithtarësh të librit e shtrembërojnë librin me gjuhën e tyre (ndërsa e lexojnë atë), që ju të mendoni se ai farë leximi është prej librit (që ka zbritur Allahu), kurse në të vërtetë nuk është prej librit (që zbriti Allahu). Ato thonë: “Kjo që lexojmë është nga Allahu”, por ajo nuk është nga Allahu. Ata flasin gënjeshtra për Allahun, duke qenë të vetëdijshëm për këtë.”[13]

"Prej tij u rrëqethet lëkura atyre që i frikësohen Zotit të tyre, e mandej qetësohen lëkura dhe zemrat e tyre, kur përmendet Allahu."

______________ [7] “Hajatu Muahamed” (fq. 22-23, e botuar më 1912). Këtë e ka përmendur shejhu Ebul-Hasen Alij el-Hasen en-Nedevij në librin “En-Nubuvvetu vel-Enbija fi dev-ilKuran” (fq. 212, botuar nga Darul-Kalem es-Sadise). [8] 1/349. E ka përmendur shejhu Ebul-Hasen en-Nedevij në librin paraprak, në të njëjtën faqe. [9] Shkencëtar i monumenteve të lashta egjiptiane. Ka shkuar disa libra, shiko librin “El-Musteshrikun të Nexhib el-Akiki”, 2/164. [10] Nga libri “En-Nubuv-vetu vel-Enbija e Ebil-hasen en-Nedevij”, fq. 213. [11] El-Bekare: 75. [12] El-Bekare: 79. [13] Alu Imran: 78.

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0

23


Kjo ndodhi sepse Allahu i Madhëruar nuk e mori përsipër ruajtjen e tyre, por ua bëri obligim atyre që ta ruajnë dhe ata e humbën, e ndryshuan dhe e ndërruan. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne e kemi zbritur Tevratin, në të cilin janë udhëzimi dhe drita. Sipas tij, Profetët që ia kishin dorëzuar veten Allahut, i gjykonin hebrenjtë, por edhe të diturit dhe rabinët kështu vepronin, sepse atyre u qe besuar ruajtja e librit të Allahut, për të cilin ata dëshmonin…”[14] Shejh Muhamed Emin esh-Shenkiti, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nëse thuhet cili është dallimi mes Tevratit dhe Kur’anit, sepse që të dy janë fjalët e Allahut që i zbritën të Dërguarit të Tij salavatull-llahi alejhim, themi se (dallimi është se) Tevrati u ndryshua dhe u zëvendësua (me fjalët e tyre. Ndërsa Kur’ani është i mbrojtur nga ndryshimi dhe zëvendësimi (me fjalë të tjera). Sikur dikush të ndryshojë në të një shkronjë apo ta zëvendësojë atë me një tjetër, ose të shtojë në të një shkronjë apo të heqë, do ta kundërshtojnë atë me mijëra fëmijë të vegjël muslimanë, e të mos flasim për të rriturit. Allahu ua la përsipër beni Israilëve që ta ruajnë Tevratin. Ua la në besim atyre, mirëpo ata e shkelën premtimin dhe nuk e ruajtën atë, por e humbën qëllimisht. Ndërsa Kur’anin e Madhëruar, Allahu nuk ia la përsipër ruajtjen e tij askujt, që të mos humbë, por e mori përsipër ruajtjen e tij ashtu siç na ka treguar:

“Vërtet, Ne e kemi zbritur Përkujtuesin (Kur’anin) dhe vërtet Ne do ta ruajmë atë (Kur’anin).”[15] Si dhe: “Atij nuk mund t’i afrohet gënjeshtra nga asnjëra anë. Kjo është shpallje prej një të Urti që meriton të gjitha lëvdatat” [16], por edhe shumë ajete të tjera”.[17] 3. Kur’ani është libri mbrojtës ndaj librave (të shpallur) para tij Pasi Kurani është libri i fundit i zbritur nga qielli, ai është libri që mban formën e fundit të fesë së Allahut dhe është burimi i fundit në këtë çështje. Është burimi i

fundit në çështjet e besimit te njerëzit, sheriatit të tyre dhe rregullimin e jetës së tyre. Allahu e bëri këtë libër dominues ndaj librave që u zbritën para tij. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne të kemi zbritur ty (o Muhamed) librin me të vërtetën, si përmbushës të shkrimeve të mëparshme dhe mbrojtës të tyre...”,[18] pra, (Kur’ani) është dëshmitar, besnik, i besueshëm,

______________ [14] El-Maide: 44. [15] El-Hixhër: 9. [16] Fus-silet: 41-42. [17] Edvaul-Bejan, 2/ 89-90. [18] El-Maide: 48.

24

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0


mbikëqyrës, gjykues i çdo libri para tij, ashtu siç është vërtetuar nga ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij dhe të tjerët.[19] Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Këto fjalë të gjitha janë të afërta në kuptim me njëra-tjetrën, por emri Muhejmin i përfshin të gjitha këto kuptime. Ky emër përfshin kuptimet; besnik, dëshmues, gjykues i çdo libri që ishte para tij. Allahu e bëri këtë libër të madhërishëm, e zbriti të fundit, vulë të të gjithë librave (të zbritura). E bëri gjithëpërfshirës, madhështor dhe të përkryer (në ligjet e tij), pasi mblodhi tek ai të gjitha të mirat e librave të shpallur para tij dhe plotësoi në të ato të mira që nuk ishin shpallur më herët. Allahu e bëri këtë libër dëshmues dhe besnik ndaj librave të tjerë. Allahu e mori përsipër ruajtjen e tij dhe tha: “Vërtet, Ne e kemi zbritur Përkujtuesin (Kur’anin) dhe vërtet Ne do ta ruajmë atë (Kur’anin).’’ [20] [21]

4. Është libri i vetëm me të cilin Allahu sfidoi njerëzimin, që të shkruajë qoftë edhe vetëm një sure si të Kur’anit Kur’ani Fisnik është mrekullia e përher-

shme e Allahut, të cilën ia dhuroi të Dërguarit të Tij sal-lAllahu alejhi ve sellem për të argumentuar profetësinë e tij. Allahu i Madhëruar i sfidoi njerëzit dhe xhinët që të vijnë me një libër të ngjashëm si Kur’ani dhe tha: “Thuaj: “Sikur të tuboheshin të gjithë njerëzit dhe xhinët për të hartuar një Kur’an të tillë, ata nuk do të mund të hartonin një të ngjashëm me të, madje edhe sikur ta ndihmonin njëri-tjetrin.”[22] Allahu po ashtu thotë: “Atëherë le të sjellin një libër të ngjashëm me të (me Kur’anin), nëse ajo që thonë është e vërtetë.”[23] Më pas i sfidoi dhe kërkoi prej tyre që të sjellin vetëm dhjetë sure si të Kur’anit dhe tha: “Nëse ata thonë: “Ai (Muhamedi) e ka trilluar atë (Kur’anin)!” Thuaju (o Muhamed!): “Sillni dhjetë sure të ngjashme (në bukuri dhe elokuencë) të trilluara dhe thirrni në ndihmë kë të mundeni, përveç Allahut, nëse thoni të vërtetën!”[24] Pasi as këtë nuk mundën ta bënin, i sfidoi prapë duke u thënë që të sillnin vetëm një sure dhe tha: “Nëse ata thonë: “Ai (Muhamedi) e ka trilluar atë (Kur’anin)”, thuaju: “Atëherë, sillni një sure të ngjashme me të dhe thirrni (në ndihmë) kë të mundeni, përveç Allahut, nëse thoni të vërtetën.”[25] Ky sfidim është nga veçoritë e këtij libri të çmuar, por një gjë e tillë nuk ishte te librat e mëparshme, sepse Allahu i Lartësuar nuk i bëri ato mrekulli të të Dërguarve të Tij. Por Allahu e veçoi çdo

______________ [19] Kthehu tek ibën Xheriri, “Xhamiul-Bejan” 10/377-378. [20] El-Hixhër: 9. [21] Tefsirul-Kuranil-Adhim, 3/119. [22] El-Isra: 88. [23] Et-Tur: 34. [24] Hud: 13. [25] Junus: 38. Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0

25


të Dërguar me një mrekulli kryesore prej asaj gjëje që veçohej populli i tij. Mrekullia e Musait alejhi salatu ve selam ishte shkopi (që shndërrohej në gjarpër) dhe dora (që i bënte dritë), sepse populli i tij ishte i njohur për magjinë. Mrekullia e Isait alejhi salatu ve selam ishte ringjallja e të vdekurve dhe shërimi nga sëmundjet, sepse populli i tij njihej për mjekësi. Kështu Allahu e bëri Kur’anin Fisnik mrekulli të të Dërguarit tonë sallAllahu alejhi ve sel-lem duke i sfiduar arabët me vargëzimin dhe kuptimin e tij sepse ata njiheshin për gjuhën e pastër dhe gojëtarinë. I Dërguari i Allahut sallAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk ka asnjë Pejgamber nga Pejgamberët vetëm se i është dhënë një nga argumentet (mrekullitë) që njerëzit u besonin. Por ajo që më është dhënë mua është shpallja që Allahu ma shpalli mua dhe shpresoj të kem më shumë pasues në Ditën e Kiametit.”[26] Imam ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, në komentin e fjalëve të të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Por ajo që më është dhënë mua është shpallje”, tha: “Do të thotë se me të jam veçuar unë në mesin e tyre (Pejgamberëve të tjerë). Ky Kur’an është mrekulli për njerëzit, edhe

pse e kundërshtojnë atë, për dallim nga librat e tjerë të shpallur, sepse ata nuk ishin mrekulli. Allahu e di më së miri.”[27] Ky është një përshkrim shumë i vogël nga ato mirësi të këtij libri madhështor që i zbriti këtij ummeti. Ky është libri i vetëm të cilin Allahu e cilësoi si fjalën më të bukur. Është libri i vetëm që Allahu mori përsipër ruajtjen dhe mbrojtjen e tij në mesin e librave të tjerë (të shpallur), është libri të cilin Allahu e bëri mbrojtës dhe dëshmues ndaj librave të shpallur para tij, duke i përfshirë në të më të mirat që ishin shpallur në librat e shpallur para tij dhe duke mbartur në vetvete edhe mirësi të tjera të shumta. Ky është libri i vetëm me të cilin Allahu sfidoi xhinët dhe njerëzit, që të sjellin një të ngjashëm si ai apo vetëm një sure si suret e tij.Veçimi që Allahu i bëri këtij ummeti me këtë libër madhështor, ndriçues i qartë, përkujtues i urtë, tregon vlerën e këtij ummeti dhe mirësinë e tij ndaj ummeteve të tjera.

"Vërtet, Ne e kemi zbritur Përkujtuesin (Kur’anin) dhe vërtet Ne do ta ruajmë atë (Kur’anin)."

______________ [26] Buhariu, Fadailul-Kur’an, Bab kejfe nezelel-Vahj, 3/9. [27] Tefsirul-Kur’anil-Adhim, 1/89.

26

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0

Shkëputur nga libri “Vasatij-jetu EhlisSun-neh bejnel-Firak” E autorit: Dr. Muhammed ba Kerim Muhammed ba Abdullah Përshtati në shqip: Sabahudin Selimi


Tevbe PSE SURJA

NUK FILLON ME BESMELEN?

Abdullah ibën Abasi Allahu qoftë i kënaqur me ta e ka pyetur Aliun Allahu qoftë i kënaqur me të se përse nuk është shënuar besmelja. Ai i ka thënë: “Ngase besmelja reflekton mëshirë dhe surja Tevbe flete për luftën.”

K

omentatorët e Kur’anit Famëlartë e kanë sqaruar këtë çështje kur kanë komentuar suren Tevbe. Në këtë çështje na shfaqen disa mendime, por para se t’i shtrojmë, ia vlen të sqarohet dispozita e leximit të besmeles në fillim të çdo sureje në këndvështrimin juridiko-fetar, ashtu siç e kanë sqaruar dijetaret e shkencës së fikhut. Medh’hebi maliki, shafi’ij dhe hanbeli janë të një mendimi se leximi i besmeles duke e përsëritur në fillim të çdo sure, me përjashtim të sures Tevbe, është gjë e pëlqyer. Sa i përket medh’hebit hanefi, nuk kam hasur në mendimin e tyre në lidhje me këtë mesele në librat që kam unë.[1] Argumenti se është i pëlqyer leximi i besmelës në fillim

të çdo sureje, me përjashtim të sures Tevbe, është hadithi të cilin e transmeton Abdullah ibën Abasi Allahu qoftë i kënaqur me ta, që thotë: “Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sellem nuk e ka ditur ndarjen mes sureve derisa i ka zbritur atij bismil-lahirr-rrahmanirrrrahim.”[2] Pse surja Tevbe nuk fillon me besmele? Kjo pyetje parashtrohet çdo herë nga ata që nuk posedojnë njohuri për këtë tematikë. Në vazhdim do të përmendim mendimet që hasim në librat e komentimeve të Kur’anit, përkitazi me sqarimin e sures Tevbe. Mendimi i parë Imam Tirmidhi në “Sunenin” e tij, në ka-

______________ [1] Shiko për këtë “El Ahkamul Fikhijetul Has-sah bil Kur’anil Kerim”, faqe 466-467, nga prof.dr. Abdulaziz ibën Muhammed ibën Abdullah el Huxhejlan. Botoi Daru Ibnul Xhevzij në Mbretërinë e Arabisë Saudite, botimi i tretë, 1429h. [2] Transmeton Ebu Davudi në “Sunenin” e tij, numër 788, dhe e ka saktësuar Albani. Shiko “Sahihu Sunenu Ebi Davud” 3/372, hadithi nr. 754, nga imam Albani, botoi shtëpia botuese Garras në Kuvajt, botimi i parë, 1423h/ 2002.

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0

27


pitullin e tefsirit ka shënuar një hadith[3] ku tregohet se Abdullah ibën Abasi ka pyetur Uthman ibën Afanin, Allahu qoftë i kënaqur me këta shoqërues të Profetit, se përse nuk është shënuar besmelja në suren Tevbe? I është përgjigjur se nuk na është sqaruar nga Pejgamberi sallAllahu alejhi ve sel-lem sepse besmelja është prej sures Tevbe dhe për këtë nuk e kemi shënuar. Por ky hadith është i dobët dhe nuk lejohet argumentimi me të. Dijetari i madh i hadithit Ahmed Shakiri, Zoti e mëshiroftë, e ka bërë të dobët këtë hadith në fusnotën që ka elaboruar në “Musnedin” e imam Ahmedit, Allahu e mëshiroftë. Imam Ibën Kethiri mendon ashtu siç e ka shënuar hadithin e dobët Tirmidhiu duke thënë në tefsirin e tij se nuk është shënuar besmelja në këtë sure ngase sahabët nuk e kanë shënuar duke pasuar prijësin e besimtarëve, Uthmanin, Allahu qoftë i knaqur me të, siç ka thënë Tirmidhiu.[4] Mendimi i dytë Tradita e arabëve në kohën para shpalljes së Kur’anit ka qenë që kur kanë prishur marrëveshjen me një popull në letrën e tyre për të treguar kundërshtimin, nuk e kanë shënuar besmelen dhe kur ka zbritur surja Tevbe, e cila e ka prishur marrëveshjen mes Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe idhujtarëve, Profeti Muhamed sal-lAllahu

alejhi ve sel-lem ka dërguar Aliun Allahu qoftë i kënaqur me të dhe ai nuk e ka lexuar besmelen,[5] ashtu siç ka qenë tradita e arabëve.[6] Mendimi i tretë Është shfuqizuar pjesa e parë e sures Tevbe dhe me të edhe besmelja. Mendimi i katërt Në kohën e Uthmanit sahabët kanë rënë në mospajtim: disa kanë menduar se suret Enfalë dhe Tevbe janë një, kurse disa të tjerë kanë thënë se këto janë dy sure dhe për këtë nuk është shënuar besmelja dhe të dyja grupet janë pajtuar me këtë. Mendimi i pestë Abdullah ibën Abasi Allahu qoftë i kënaqur me ta e ka pyetur Aliun Allahu qoftë i kënaqur me të se përse nuk është shënuar besmelja. Ai i ka thënë: “Ngase besmelja reflekton mëshirë dhe surja Tevbe flete për luftën.”[7] Komentatori Sidik Hasan Allahu e mëshiroftë thotë: “Mendimi i drejtë në këtë çështje është se nuk është shënuar besmelja në suren Tevbe ngase Xhibrili nuk e ka zbritur në këtë sure.”[8]Mendimi i dijetarit Sidik Hasan është i mbështetur në mendimin e Imam El Kushejrit,[9][10] Zoti e mëshiroftë. Këto janë mendimet në lidhje me këtë tematikë dhe mendimi më i drejtë është ai që ka thënë dijetari Sidik Hasan, Allahu e mëshiroftë. Adem Avdiu

______________ [3] Hadithi numër 3086, shejh Albani e ka bërë daif këtë hadith në “Sunenin e Tirmidhiut”. [4] Shiko “Tefsirul Kur’anil Adhim” 4/101, botoi Daru Tibetu, botimi i dytë, 1425h/2004. [5] Besmelja e tyre ishte Bismike Allahume-Në emrin Tënd, o Allahu ynë. [6] Shiko “Fet’hul Bejan” 5/227 nga dijetari Siddik ibën Hasan. Botoi El Mektebul Asrije, 1412h/1992. [7] Shiko për këto mendime në “Xhamiul Ahkamil Kur’an” 8/60 nga Imam Kurtubiu, botoi Darul Kitabul Arabij, 1426h/2005. Po ashtu këto mendime i përmend imam Bedrudin Muhamed ibën Abdullah ez-Zerkeshij në librin e tij “El Burhan fi Ulumil Kur’an” 1/386-387. Botoi darul Hadara li Nashri ve Tevzi’ 1427h/2006, botimi i parë. [8] Shiko “Fet’hul Bejan” 5/228. Botoi El Mektebul Asrije 1412h/1992. [9] Mendimin e Kushejrit e citon Zerkeshiu në librin “El Burhan fi Ulumil Kur’an” 1/387. [10] Ky është Abdulkerim ibën Havazin ibën Abdulmelik ibën Talha en Nisaburij el Kusherij, imam i dijetarëve të Hurasanit në kohën e tij. Ka vdekur në vitin 465 sipas kalendarit hënor. Shiko për këtë fusnetizimin në librin “El Burhan fi Ulumil Kur’an” 1/387.

28

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0


P A R AT H Ë N A E

“SUNENIT” TË IBËN MAXHES

KAPITULLI I KATËRT : ASHPËRSIA NDAJ ATYRE QË GËNJEJNË QËLL IMISHT NDAJ MUHAMEDIT SALLALLAHU ALEJHI VE SELLEM Transmetohet nga Aliu Allahu qoftë i kënaqur me të se ka thënë: “Ka thënë i Dërguari sallAllahu alejhi ve sel-lem: ”Mos gënjeni ndaj meje sepse gënjeshtra ndaj meje ju fut në zjarr.”

HADITHI NUMËR 30 Sahih-Mutevatir, Ibën Maxheh nr. 30, ransmetohet nga Abdullah shiko “Tuhfetul-eshraf ” (9368) dhe ibën Mes’udi Allahu qoftë i “Es-Sahiha” (1383). kënaqur me të se ka thënë: ”Ka thënë i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve HADITHI NUMËR 31 ransmetohet nga Aliu Allahu sel-lem: “Kush gënjen ndaj meje me qëlqoftë i kënaqur me të se ka lim, le t’ia përgatitë vetes vendin nga thënë: “Ka thënë i Dërguari salzjarri.”

T

T

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0

29


lAllahu alejhi ve sel-lem: ”Mos gënjeni ndaj meje sepse gënjeshtra ndaj meje ju fut në zjarr.” Buhariu (106), Muslimi (2). Hadithi numër 32 Transmetohet nga Enes ibën Maliku se ka thënë: “Ka thënë i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: ”Kush gënjen ndaj meje (Enesi thotë: Mendoj se ka thënë “me qëllim”), le ta përgatitë vendin e tij nga zjarri.” Sahih, Tirmidhiu (2661), “Tuhfetuleshraf ” (1525). HADITHI NUMËR 33 ransmetohet nga Xhabiri Allahu qoftë i kënaqur me të se ka thënë: Ka thënë i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Kush gënjen ndaj meje me qëllim, le t’ia përgatitë vetes vendin nga zjarri.” Sahih, shiko “Tuhfetul-eshraf ” (2993).

T

këtë minber: “Kini kujdes nga transmetimi i haditheve nga unë! Ai që flet për mua le të thotë të drejtën dhe të vërtetën, sepse ai që thotë diçka për mua që nuk e kam thënë, le t’ia përgatitë vetes vendin nga zjarri.” Sahih, shiko “Tuhfetul-eshraf ” (12130), shiko “Es-Sahiha” (1753). HADITHI NUMËR 36 ransmetohet nga Abdullah ibën Zubejri t’i ketë thënë babait të tij, Zubejrit Allahu qoftë i kënaqur me ta: “Ç’është me ty, nuk të dëgjoj të transmetosh nga i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem siç dëgjoj ibën Mes’udin, filanin e filanin?!” (Zubejri) I tha: “Unë nuk jam ndarë nga i Dërguari qysh kur jam bërë musliman, mirëpo unë kam dëgjuar nga ai një fjalë: “Kush gënjen ndaj meje me qëllim, le t’ia përgatitë vetes vendin nga zjarri.” Buhariu (107)

T

HADITHI NUMËR 34 ransmetohet nga Ebu Hurejra radijallahu anhu se ka thënë: HADITHI NUMËR 37 ransmetohet nga Ebu Seidi AlKa thënë i Dërguari sal-lAllahu qoftë i kënaqur me të se lahu alejhi ve sel-lem: “Kush thotë diçka ka thënë: “Ka thënë i Dërguari ndaj meje që nuk e kam thënë, le t’ia sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: ”Kush gënpërgatitë vetes vendin nga zjarri.” jen ndaj meje me qëllim, le t’ia përgatitë Sahih, shiko “Tuhfetul-eshraf ” vetes vendin nga zjarri.” (15089). Sahih, shiko “Tuhfetul-eshraf ” (4254). HADITHI NUMËR 35 ransmetohet nga Ebu Katade ÇËSHTJE ME RËNDËSI QË Allahu qoftë i kënaqur me të KANË TË BËJNË ME KËTO HA se ka thënë: Ka thënë i DërDITHE guari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem mbi E para

T

T

T 30

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0


Gënjeshtër mund t’i thuhet çdo gjëje që është e kundërta e realitetit, qoftë ajo me qëllim apo pa qëllim. Mirëpo gënjeshtra me qëllim dhe paramendim është më e rëndë dhe dënimi i saj është shumë më i madh, për këtë arsye edhe i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ka precizuar: “Kush gënjen ndaj meje me qëllim…”. Ndërsa gënjeshtra pa qëllim, të cilin ne e njohim si gabim, është më e lehtë, edhe pse dëmet janë të mëdha si me qëllim si pa qëllim, por në të dytën faji mbi personin është më i lehtë dhe më i arsyeshëm. Mirëpo këtu duhet të ndalemi pak. Ky arsyetim vlen për njerëzit që e meritojnë të transmetojnë fjalët e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe t’ua mësojnë njerëzve fenë e jo për këdo që dëshiron të tregojë hadithe nga i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sellem. Për këtë arsye them se personi që nuk ka kujdes se çfarë flet për të Dërguarin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe transmeton nga ai çdo gjë që dëgjon nga të tjerët mund të përfshihet nga kërcënimi i këtij hadithi. E dyta Në këto hadithe kemi një mrekulli nga mrekullitë e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, pasi ai paralajmëron se gënjeshtra ndaj tij do të përhapet pas vdekjes së tij. Dhe kështu ndodhi.

Gjenerata e sahabëve ishte gjenerata më e ndritur dhe më e pastër e njerëzimit, zemrat e tyre ishin më të sinqertat dhe më të kulluarat nga çdo thërrmije dyfytyrësie dhe gënjeshtre, ata nuk e dinin se ç’ishte gënjeshtra, i besonin njëri-tjetrit menjëherë sepse nuk kishin dëgjuar më herët të gënjente ndokush, mirëpo me kalimin e kohës, kur Islami filloi të përhapej, kur drejtësia e Islamit filloi të gjente vendin që meritonte, atëherë armiqtë e Islamit, të shtyrë nga urrejtja ndaj Islamit nisën të përdornin të gjitha metodat e mundshme vetëm e vetëm për ta shkatërruar Islamin. Së pari ata i përçanë muslimanët duke shpikur grupime në mesin e muslimanëve, si p.sh. havarixhët, mu’tezilitët, shiat, kaderitë, murxhiet e shumë grupime të tjera. Ky ishte shkatërrimi nga brenda, ndërsa për luftën kundër Islamit nga jashtë nuk kemi pse të zgjatemi, pasi ishte tradita e jobesimtarëve që nga fillimi i Islamit e deri në ditët e sotme; ata duan që Islami të jetë kurban i të gjithë atyre që nuk janë muslimanë. Kur këto grupime u përçanë mes tyre, atëherë secili grup mundohej që mendimet dhe predikimin e vet ta mbështeste sa më shumë në ajete kur’anore dhe hadithe, sidomos në hadithe. E, kur nuk gjenin hadithe të

“Kush thotë diçka ndaj meje që nuk e kam thënë, le t’ia përgatitë vetes vendin nga zjarri.”

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0

31


sakta, ata detyroheshin edhe të shpiknin hadithe të ndryshme vetëm për të mbrojtur drejtimin e tyre. Këto janë fillet e para të gënjeshtrës ndaj të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Këto gjëra filluan më saktësisht me vrasjen e kalifit të tretë, Uthmanit Allahu qoftë i kënaqur me të, siç tregon edhe fjala e Muhamed ibën Sirinit, Allahu e mëshiroftë: ”(Më parë) Nuk pyetnin për zinxhirin e transmetuesve (isnadin), por kur ndodhi fitnejavrasja e Uthmanit Allahu qoftë i kënaqur me të atëherë thanë: “Na tregoni emrat e transmetuesve”. Atëherë shikohet: nëse janë nga Ehli Sunneti, merret hadithi i tyre, por nëse janë nga pasuesit e bidateve, nuk merret.”[1] E treta Shkaqet e shpikjes së haditheve Në vijim do të përmendim shkurtimisht shkaqet kryesore që çuan në shpikjen e haditheve ndaj të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. 1. Dallimet politike: Ata që kanë gënjyer dhe ende gënjejnë më shumë ndaj fesë e posaçërisht ndaj haditheve të të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem janë rafiditët, ose shiat. Imam Shafiu thotë: “Nuk kam parë nga pasuesit e bidateve që e dëshmojnë më shumë gënjeshtrën sesa rafiditët.”[2] Përballë tyre qëndrojnë pasuesit e Muaviut Allahu qoftë i kënaqur me të, të cilët mundohen ta mbrojnë Muaviun dhe pasardhësit e tij. Ja një ______________ [1] “Mukadimet Sahih Muslim” (1\15). [2] “Ihtisar Ulum el Hadith” i ibën Kethirit, faqe 109.

32

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0


shembull hadithi i shpikur: “Besnikët janë tre, unë, Xhibrili dhe Muaviu.” Edhe pasuesit e abasidëve vepruan të njëjtën gjë. Sa u përket havarixhëve, mund të thuhet se janë grupimi i vetëm në Islam që nuk ka përdorur gënjeshtrën në hadith, për shkak se ata gënjeshtrën e shohin si kufër, mosbesim, dalje nga feja. 2. Kufri (mosbesimi): Nga shkaqet e shpikjes së haditheve është edhe urrejtja ndaj Islamit si fe dhe si shtet. Armiqtë e Islamit shpikën shumë hadithe me kuptime të ulëta dhe të palogjikshme, të pakapshme për mendjen, me qëllim që ta pasqyronin gabimisht Islamin dhe ta njollosnin atë 3. Fanatizmi ndaj racës, fisit, gjuhës, vendit dhe imamit: Si shembull për fanatizmin ndaj imamit mund të japim hadithin që kanë shpikur fanatikët për Ebu Hanifen, Allahu e mëshiroftë: ”Do të jetë një njeri në ummetin tim, e quajnë Ebu Hanife en-Nu’man. Ai është ndriçimi i ummetit tim”, ndërsa kundër Shafiut shpikën këtë hadith: ”Do të jetë një njeri në ummetin tim, e quajnë Muhamed ibën Idris. Ai është më i dëmshëm për ummetin tim se Iblisi.” Allahu na ruajttë nga fanatizmi ndaj personave të caktuar, pasi është e qartë deri ku ka arritur fanatizmi i tyre, duke fyer edhe imamët më të mëdhenj të Islamit. 4. Tregimet dhe vaizi (këshillimi): Shumë njerëz që morën përsipër këshillimin e masës nuk posedonin as diturinë as devotshmërinë, gjëja që u

interesonte ishte të tregonin diçka për ta bërë masën të qante. Kështu ata shpiknin lloj-lloj tregimesh e ngjarjesh e pastaj ia adresonin të Dërguarit sallAllahu alejhi ve sel-lem. 5. Mospajtimet në fikh dhe akide. 6. Injoranca në fe dhe dëshira e madhe për punë të mira: Disa njerëz e kuptuan se hadithi “Kush gënjen ndaj meje me qëllim, le ta përgatitë vendin e tij në zjarr” ka për qëllim ata që gënjejnë kundër të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe se këtu nuk hyjnë ata që gënjejnë për të mirën e të Dërguarin. Ata kështu i dhanë vetes lirinë që të shpikin hadithe që tregojnë për vlerat e veprave të caktuara, si leximi i Kur’anit dhe adhurime të tjera. 7. Afrimi te mbretërit dhe udhëheqësit duke u transmetuar atyre hadithe të shpikura që binin në ujdi me qejfet e tyre. Këto ishin disa nga shkaqet e shpikjes së haditheve të të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Shoh se u mbetem borxh lexuesve që të tregoj për mundin që dhanë dijetarët islamë në mbrojtjen e hadithit të të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, por për shkak të pamundësisë për t’u zgjeruar më shumë, me emrin e Zotit, në ndonjë numër tjetër të revistës do të shkruaj rreth kësaj. Lutja e jonë e fundit është se falënderimet i takojnë vetëm Allahut, Zotit të botëve.

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0

Përgatiti: Fidan Xhelili

33


SHKAQET E

KONFLIKTEVE TË SHUMTA MES MUSLIMANËVE

Hasan el Basri dëgjoi disa njerëz të cilët po debatonin mes tyre dhe tha: “Këta janë mërzitur nga adhurimi, nuk e peshojnë atë që flasin, e kanë të dobët devotshmërinë, ndaj dhe flasin e debatojnë.”

K

ushdo që merr pjesë në jetën e shoqërisë islame në mënyrë aktive, vëren me keqardhje të madhe konfliktet e shumta, zënkat dhe mospajtimet që e bëjnë njeriun të ndihet në siklet të madh dhe me të drejtë të pyesë me zë apo pa zë: Pse vallë e gjithë kjo? A nuk na takon neve si besimtarë muslimanë, si pasues të Librit të Allahut dhe Sunnetit të Profetit, që të jemi njerëzit e parë që bashkohen rreth kushtetutës më të drejtë, normave më fisnike, afrimitetit që nuk mund të arrihet në asnjë lloj metode tjetër përveç Islamit? A nuk duhet të jemi më dashamirësit ndaj njëri-tjetrit? A nuk kemi ne rrugët e zgjidhjes së gjykimit të

34

drejtë dhe dhënies fund këtyre belave ose më së paku t’i minimizojmë sa kemi mundësi? Është e nevojshme që t’i njohim shkaqet e këtyre mospajtimeve dhe konflikteve që t`u ruhemi paraprakisht dhe të pastrojmë dhe korrigjojmë veten nëse jemi zhytur në ndonjërën prej tyre, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak sinqerisht për shuarjen e konflikteve 1) Mashtrimi pas vesveseve të shejtanit, me të cilat ia zbukuron njeriut shtysën për t`i hyrë në hak tjetrit. Allahu thotë: “Thuaju robërve të Mi të flasin atë që është më e mira, sepse shejtani fut ngacmime ndërmjet tyre, vërtet shejtani është armik i hapur për

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0


njeriun.” [1] Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Shejtani i ka humbur shpresat që të adhurohet nga namazfalësit në Gadishullin Arabik, por shpreson dhe ngulmon në nxitjen e konflikteve mes tyre.” 2) Shpikjet në fe, sajesat dhe trillimet, duke folur për fenë e Allahut atë që nuk është e vërtetë, çka shkakton reagimin e pasuesve të Sunnetit në mbrojtjen e fesë nga devijimet, që të ruhet e pastër ashtu siç është shpallur. Ebul Alijeh thotë: “Përmbajuni Sunnetit të Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe rrugës që ndoqën shokët e tij, ruhuni nga shpikjet në fe, të cilat shkaktojnë mes njerëzve armiqësi dhe urrejtje.” Autori i librit “El Ibaneh” thotë: “Shpikësit në fe dalin nga uniteti në përçarje, nga rregullsia në çoroditje, nga mirëkuptimi në përplasje, nga përputhja në kundërshtime, nga dashuria në urrejtje, nga këshilla dhe dashamirësia në mashtrim dhe armiqësi, Zoti na ruajttë nga dedikimi ndaj ndonjë emri tjetër përveç Islamit dhe Sunetit! 3) Zemërimi dhe natyra inatçore, duke qenë një nga metodat më të suksesshme të shejtanit për dëmtimin e njeriut. Ibën Rexheb el Hanbelij thotë: “Allahu i ka lavdëruar ata që falin edhe kur janë të zemëruar, siç shprehet në ajetin kur’anor: “E kur zemërohen, ata falin”, sepse zemërimi e shtyn njeriun të mos mbajë drejtësi dhe të mos flasë të vërtetën pikërisht në atë moment ndodh largimi i zemrave dhe acarimi i marrëdhënieve mes muslimanëve. 4) Smira, zilia, urrejtja e të mirave te tjetri, e cila shkakton përgojime, ofendime dhe përpjekje të ndryshme për të rrëzuar figurën e tjetrit. Shejhul islam Ibën Tejmije ka thënë: “Njeriu mund të sprovohet me zilinë ndaj dikujt që i është dhënë dituri e dobishme ose vepra të mira. Zilia është ves i

përçmuar në tërësi, por nëse ndodh te dikush që i dedikohet diturisë, është përngjasim me popullin që ka merituar zemërimin e Allahut (çifutët).” Pa dyshim një nga format më të shëmtuara të smirës është kur dikush të paraqitet në formën e këshillës dhe dashamirësisë, ndërkohë që realisht shfryn dëshirën e tij për të dëmtuar personalitetin tënd. 5) Thashethemet, transportimi i fjalëve nga njëri tek tjetri me qëllimin e nxitjes së secilës palë ndaj tjetrës, duke shkaktuar ftohjen e marrëdhënieve, duke i mbushur zemrat me pakënaqësi, duke ndërprerë lidhje, duke ndarë të afërm. Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk hyn në xhennet thashethemexhiu.” Përjashtohet rasti kur njeriu dëshmon për padrejtësinë që po i bëhet. 6) Polemikat dhe debatet, të cilat kanë si qëllim mbrojtjen e pozicioneve partiake klanore dhe triumfin me çdo kusht duke mposhtur tjetrin qoftë dhe me gjëra aspak parimore dhe me metoda djallëzore. Imam el Axhurri ka thënë: “Të gjithë njerëzit e urtë dhe të mençur janë të mendimit se polemika në shumicën e rasteve largon zemrat e vëllezërve, shkakton përçarjen pas unitetit dhe ftohjen pas afrimitetit.” Imam Maliku thotë: “Debatet e ngurtësojnë zemrën dhe shkaktojnë pakënaqësi.” Hasan el Basri dëgjoi disa njerëz të cilët po debatonin mes tyre dhe tha: “Këta janë mërzitur nga adhurimi, nuk e peshojnë atë që flasin, e kanë të dobët devotshmërinë, ndaj dhe flasin e debatojnë.” Dikush tjetër nga selefët ka thënë: “Kur Allahu ia do të mirën dikujt, i hap portën e veprave dhe i mbyll portën e debateve, ndërsa kur Allahu ia do të keqen dikujt, i mbyll portën e veprave (nuk i jep sukses për të mira) dhe i hap portën e debateve.” Kuptohet që nga kjo përjashtohet ai debat

______________ [1] El isra 53

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0

35


që zhvillohet në formë bashkëbisedimi dashamirës, duke ruajtur normat dhe etikën e debatit si dhe duke pasur qëllim të mirë që debati të jetë konstruktiv, veçanërisht nëse debati zhvillohet në prani të dikujt që është mbi palët dhe që ka autoritetin e duhur për të garantuar pranimin e rezultatit të debatit nga palët. Allahu thotë: “ Polemizo me ta në mënyrën më të mirë.”[2] 7) Pasimi i tekave, përmbushja e dëshirave dhe ideve me çdo kusht, shfryrja e inateve dhe hatërmbetjeve të dunjasë në formën e çështjeve fetare. Kjo gjë e bën njeriun të jetë i predispozuar për të shkelur normat dhe për të bërë zullum. Allahu thotë: “Mos pasoni tekat dhe t`i shmangeni drejtësisë.”[3] Ibën Rexheb el Hanbelij ka thënë: “Kur në mesin e njerëzve u shtua debati dhe ndarja mes tyre, kjo solli urrejtjen dhe ofendimin e ndërsjellë, ku secili shfaqet sikur po e urren tjetrin për hir të Allahut, por në të vërtetë është duke pasuar tekat e tij, duke mos dhënë angazhimin e duhur për kërkimin dhe njohjen e çështjeve mbi të cilat e ka bazuar urrejtjen e tij.” 8) Padrejtësia që i bëjnë njëri-tjetrit sa herë që nuk bien dakord për diçka dhe përpjekja për imponimin e mendimit në çështje të cilat në të vërtetë pranojnë larmi mendimi dhe fushë të lirë veprimi, pa u përndjekur nga një valë qortimi. Në çdo kohë dhe brez, dijetarët e Islamit që nga koha e sahabëve kanë pasur mendime të ndryshme, por në përgjithësi nuk lejonin që kjo të shkaktonte urrejtje dhe përçarje me palën tjetër që kishte një mendim ndryshe (brenda kuadrit të larmisë së pranuar). Imam Ahmedi e për-

mendte Is’hak ibën Rahujen duke e lavdëruar, pavarësisht mospajtimeve mes tyre, duke thënë: “Nuk e ka kaluar urën e Horasanit asnjë njeri më i mirë sesa Is’haku, pavarësisht se nuk është dakord me ne në disa çështje, kjo sepse njerëzit gjithmonë do kenë mospajtime mes tyre.” 9) Fanatizmi pas dikujt apo diçkaje përveç së vërtetës, qoftë ndaj një grupi, fisi, partie apo një personi të caktuar. Kjo i bën ata të shkelin parimet e ligjëruara nga Allahu dhe të duan apo të urrejnë, të miqësojnë apo të armiqësojnë dikë sipas fanatizmit të tyre. Shejhul islam Ibën Tejmije ka thënë: “Nuk i takon askujt që të caktojë një figurë - kushdo qoftë ai- dhe të dojë apo të urrejë për shkak të përputhjes me të në fjalë dhe vepra, sepse përndryshe do jetë nga ata që Allahu i ka cilësuar duke thënë: “Ata të cilët e përçanë fenë e tyre në grupime, ku secili i gëzohet idesë së tij.” Nuk i takon askujt që të thërrasë në diçka apo ta besojë atë vetëm sepse e ka thënë dikush nga ata që ai i do, por le të thërrasë në të sepse është nga ato çështje që i ka urdhëruar Allahu dhe Profeti. 10) Mendimi i keq për muslimanin dhe paragjykimi. Sapo dëgjon diçka, ia jep menjëherë vendimin dhe e nxjerr përfundimin pa e verifikuar më parë lajmin, pa njohur rrethanat dhe kushtet, ndërkohë që Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Largohuni nga paragjykimet sepse paragjykimi është thënia më e gënjeshtërt (gënjeshtra më e madhe).” Mendimet e mbrapshta burojnë nga zemrat e sëmura, që gjurmojnë të metat, që angazhohen me të

“Largohuni nga paragjykimet sepse paragjykimi është thënia më e gënjeshtërt (gënjeshtra më e madhe).”

______________ [2] El Ankebut 46 [3] En Nisa 135

36

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0


tjerët dhe harrojnë veten, që nuk ia duan të mirën tjetrit, në vend që ta ndihmojnë duan ta fundosin. Harrojnë thënien e selefëve: “Përpiqu ta justifikosh vëllanë tënd qoftë dhe me 70 justifikime dhe nëse nuk gjen dot justifikim, thuaj: “Ndoshta ai ka një justifikim që unë nuk e di.” Është kjo lloj zemërgjerësie dhe dashamirësie për të cilën kemi nevojë, e cila kërkon përmirësimin e vëllait gabimtar dhe jo shkatërrimin e tij, nuk kemi nevojë për zemrat e sëmura hipokrite që arrijnë të shohin qimen te syri i tjetrit dhe nuk vërejnë traun që u ka bllokuar sytë dhe mendjet e tyre. Kush e ndjek këtë metodë të mbrapshtë në këtë pikë, do të shpërblehet në këtë dunja me të njëjtën monedhë nga njerëzit me kalimin e kohës; atë gur që ai sot ua hedh njerëzve padrejtësisht, do t’i kthehet nesër i shumëfishuar. 11) Shpeshherë konfliktet mes njerëzve kanë si burim garimin për poste dhe autoritet, duke bërë që të garojnë qoftë dhe duke shkelur vlerat e të tjerëve, madje duke përdorur masën e gjerë naive për të arritur interesa të ngushta meskine, gjë e cila çon në urrejtjen mes njerëzve dhe në pengimin e përparimit të atyre që e meritojnë, duke i frenuar edhe njerëzit që të përfitojnë prej tyre. Allahu thotë: “Vallë, a i kanë zili njerëzit për mirësitë që Allahu u ka dhënë atyre?!”[4] Injorantët e këtij lloji bëjnë çmos ta zhvlerësojnë njeriun e specializuar në një profil të caktuar dhe më pas përpiqen të jenë ata kalorësit e mejdanit, megjithëse nuk kanë asnjë ditë shkollë dhe asnjë gramë dituri në atë fushë, duke pretenduar diçka të pamerituar. Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur t`i lihet çështja në dorë atyre që nuk janë të aftë për të, prite kiametin.” 12) Bisedat e fshehta dhe thurjet në grupe

të fshehta, shumica e të cilave janë biseda intrigante ngatërrestare, biseda të përsëritura mizorisht pa asgjë të re dhe të dobishme, por vetëm përngjasim me gratë e liga llafazane. Allahu thotë: “Në të vërtetë bisedat e fshehta nxiten nga shejtani, ashtu që të shkaktojnë mërzi tek besimtarët.” 13) Shakatë e tepruara, sepse çdo gjë e tepruar që i kalon kufijtë jep efektin e kundërt me të dëshiruarin. Shpeshherë fillohet me shaka dhe shndërrohet në pakënaqësi. Umer ibën Abdulazizi ka thënë: “Ruhuni nga shakatë sepse shkaktojnë acarime, urrejtje dhe tërheqin drejt të shëmtuarave.” Dikush tjetër nga selefët ka thënë: “Çdo gjë ka fillesat e saj dhe zanafilla e armiqësisë është shakaja.” 14) Mosrregullimi i safeve në namaz, mosbashkimi i këmbëve dhe supeve për të qenë pranë njëri-tjetrit. Nga parimet e vërtetuara është se afërsia fizike ndikon në afërsinë shpirtërore. Profeti sal-lAllahu alejhi ve sellem ka thënë: “Pasha Allahun, do t’i rregulloni dhe drejtoni safet në namaz ose Allahu do t’ua përçajë zemrat tuaja.” Pra, fakti që personi i rri larg vëllait të tij në namaz, në adhurimin më të mirë, lë për të treguar se të njëjtën gjë do bëjë dhe në gjëra të tjera, nëse do kishte nevojë për të. Duke shpresuar që kjo përmbledhje e shkaqeve të konflikteve do të na shërbejë si përkujtim që t`u shmangemi atyre sa të mundemi, që të shërbejmë si përmirësues konkret në shoqërinë islame dhe jo si degradues të saj, e lusim Allahun të na japë sinqeritet në fjalë dhe vepra, të na ndriçojë me të vërtetën dhe të na përmirësojë gjendjen! Autori:Sultan el id, imam dhe hatib në qytetin e Riadit. Përshtati: Shuajb Rexha

______________ [4] En Nisa 54

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0

37


E PËRSHKAQET ÇARJES SË UMMETIT

Gjatë kohës kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sellem ishte gjallë, nuk kishte ndarësi apo mospajtime sepse ai ishte në mesin e tyre dhe shpallja i zbriste për çdo çështje, pra nuk kishte mundësi për ndarësi dhe nuk kishte vend për bidate (risi).

T

ë gjitha falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut të Madhëruar, ndërsa salavatet dhe selamet tona qofshin mbi të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, mbi familjen e tij të

38

pastër, mbi shokët e tij të sinqertë dhe mbi gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tyre me mirësi deri në ditën e ringjalljes. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem na ka paralajmëruar se edhe në ummetin e tij do ketë grupime dhe mospajtime, ashtu siç kishte ngjarë me

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0


Beni Israilët dhe ka thënë: “Çifutët janë Umerit, Othmanit dhe një pjesë nga ndarë në shtatëdhjetë e një grupe, janë udhëheqja e Aliut, Allahu qoftë i këndarë të krishterët në shtatëdhjetë e dy naqur prej tyre. Në gjysmën e udhëheqgrupe, ndërsa ummeti im do të ndahet në jes së Aliut, Allahu qoftë i kënaqur prej shtatëdhjetë e tri grupe.”[1] tij, filluan të dalin risitë dhe të mbijnë Në një transmetim tjetër ka ardhur: “Të bimët e grupimeve në bazat e fesë, në gjitha (këto grupime) do të jenë në zjarr, çështjet e imanit dhe kështu vazhduan përveç njërit, e ata janë xhemati.”[2] të formohen grupimet dhe bidatet duke Në një transmetim tjetër ka ardhur: ”Të e saktësuar atë që na kishte paralagjitha (këto grupime) do të jenë në zjarr, jmëruar i Dërguari i Allahut sal-lAllahu përveç një.” Ata thanë: alejhi ve sel-lem. “Çifutët janë ndarë “E kush janë ata, o i Shkaqet e ndarjes (në Dërguar i Allahut?” Ai në shtatëdhjetë e një grupime) tha: “Kush është (me Shkaqet kryesore që grupe, janë ndarë të bindje) ashtu si jam ndikuan në formimin e unë dhe shokët e mi.”[3] krishterët në shtatëd- grupimeve janë dy: Gjatë kohës kur i Dër1. Shkaqe të brendshme hjetë e dy grupe, guari i Allahut sal-lAl2. Shkaqe dhe ndikimet të lahu alejhi ve sel-lem ndërsa ummeti im do huaja nga jashtë. ishte gjallë, nuk kishte Sa u përket shkaqeve të të ndahet në shtatëd- 1. ndarësi apo mospajbrendshme, më të rëndëhjetë e tri grupe.” sishmet ishin: time sepse ai ishte në mesin e tyre dhe sha) Pasimi i tekave dhe eppallja i zbriste për çdo çështje, pra nuk sheve të tyre: Kjo është baza e çdo devikishte mundësi për ndarësi dhe nuk jimi dhe largimi nga e vërteta. kishte vend për bidate (risi). b) Injoranca (xhehli): Kjo është nga Pas vdekjes së të Dërguarit sal-lAllahu shkaqet më të mëdha që i shpie njerëzit alejhi ve sel-lem njerëzit jetuan në në bidate, grupime dhe mospajtime. krahët e kalifatit, që e udhëhoqën katër c) Teprimi (el-guliv, el-ifrat): Teprimi kalifët e drejtë[4] dhe nuk kishte mospa- është nga shkaqet e rëndësishme dhe jtime mes tyre në bazat e fesë ose nga punët që ndikojnë më shumë në përçarje. Njerëzit ishin të bashkuar në formimin e grupimeve dhe mospajharmoni nën udhëheqjen e Ebu Bekrit, timeve mes tyre. Shembull i tillë për ______________ [1] Transmeton Hakimi në “Mustedrek” 1/128 dhe ka thënë: “Ky është hadith i saktë sipas kushtit të Muslimit, mirëpo nuk e ka transmetuar dhe në këtë (Hakimin) e ka pëlqyer edhe Dhehebiu. [2] “Sahih Sunen ibën Maxheh” 3993, sahih. [3] “Sahih Sunen et-Tirmidhij” 2641, hasen. [4] Ebu Bekri, Umeri, Uthmani dhe Aliu, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre.

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0

39


këtë është teprimi (guluvi) i shiave[5] d) Gjykimi i argumenteve nga Kur’ani për Aliun, Allahu qoftë i kënaqur prej dhe Sunneti sipas logjikës, duke mendtij, dhe imamët e tyre, të cilët thonë se uar se baza është mendja, logjika (e jo janë të pagabueshëm, teprimi i havarix- argumentet e sheriatit). Çdo gjë varet hëve[6] dhe mu’tezilëve[7] në ajetet e qor- nga mendja, përmes saj gjejmë atë që timit, teprimi i xhebrive[8] në vërtetimin na lejohet ta bëjmë dhe atë që nuk na e caktimit të Allahut. lejohet, ashtu siç thonë ç) Hapja e rrugës për El-Kadi “Mos më lartësoni mu’tezilët. komentimin e bazave AbdulXheb-bar duke renmua ashtu siç e ditur burimet e sheriatit të fesë pa ndonjë argument: Kjo është nga ka thënë: “Dije se burimet lartësuan të krato punë që ndikojnë e sheriatit janë katër: në ndarjen e ummetit ishterët birin e Mer- mendja, Kur’ani, Sunneti dhe shpikjes së risive dhe Ixhmai, nuk mund të jemes, sepse unë jam në fe. Imam ibën Kaarrihet njohja e Allahut robi i Tij jimi, Allahu e mëshivetëm se me mendje.”[10] 2. Shkaqet dhe ndikimet e roftë, ka thënë: “Në (robi i Allahut)”. huaja: Këto shkaqe dhe përgjithësi përçarja e të ndikime mund t’i krishterëve dhe e çipërmbledhim në pikat në vijim: futëve dhe përçarja e këtij ummeti në a) Përzierja e muslimanëve me popujt e shtatëdhjetë e tre grupe është rezultat i te’vilit (komentimit të bazave të fesë pa tjerë rreth tyre dhe ndikimi i kulturës dhe mendimeve fetare të tyre, sidomos argument). Si rezultat i te’vilit u derdh pas përhapjes së Islamit, zgjerimit të shumë gjak në luftën e Xhemelit dhe çlirimeve dhe udhëtimit të musliSif-finit mes muslimanëve.”[9] ______________ [5] Shiat janë një nga grupimet në Islam që e lartësonin Aliun, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe imamët e tyre në gradat më të larta se ç’u takojnë. P.sh. u thonë se janë të pagabueshëm etj. Nga mendimet më kryesore me të cilat e kanë kundërshtuar Ehli Sunnetin janë: 1) Ngritja e Aliut, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, nga gjithë shokët e tjerë të të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, atij i ka takuar kalifati në mënyrë të patjetërsueshme dhe se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i ka lënë testament për këtë. 2) Fjala e tyre se Pejgamberët dhe prijësit e tyre fetarë janë të pagabueshëm në mënyrë të prerë, qofshin ato mëkate të vogla apo të mëdha. 3) Betimi për pasimin e Aliut, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, me fjalë dhe vepra ashtu si ata besojnë dhe largimi nga çdo shok tjetër i të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem me fjalë dhe vepra, e në veçanti nga tre kalifët e përzgjedhur, Ebu Bekri, Umerit, Uthmanit, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre. [6] Havarixhët janë grupimi i parë që ka lindur në Islam. Mendimet më kryesore të tyre mund t’i përmbledhim në tri pika: 1) Nxjerrja e Aliut, Uthmanit dhe disa sahabëve të tjerë, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, nga Islami. 2) Dalja e tyre kundër udhëheqësit zullumqar. 3) Nxjerrja e muslimanit nga Islami, nëse ai ka bërë një nga mëkatet e mëdha. [7] Mu’tezilitët janë një nga grupimet e Islamit, që rrjedhin nga Vasil ibën Ata. Mendimet me kryesore të tyre mund t’i përmbledhim në katër pika: 1) Mohimi i cilësive të Allahut, i Cili është i pastër nga çdo mangësi. 2) Pohimi se Kur’ani është i krijuar e jo fjalë e Allahut. 3) Pohimi se njeriu i krijon veprat e tij, qofshin ato punë të mira apo të këqija, ndërsa Allahu nuk i krijon punët e robërve të Tij dhe veprat e tyre varen nga dëshira e njeriut e jo nga dëshira e Allahut dhe pëlqimi i Tij. 4) Pohimi se kush ka bërë mëkat të madh nuk është as musliman e as jomusliman, por në një vend mes këtyre të dyjave, mirëpo në botën tjetër do të jetë përgjithmonë në zjarr të xhehennemit. [8] Xhebritë janë një nga grupimet në Islam dhe rrjedhin nga Xhehm ibën Safvani. Mendimi më i njohur i tyre është se mohojnë lirinë e njeriut për të bërë vepra, duke menduar se njeriu nuk mundë të zgjedhë të jetë prej të devotshmëve apo prej mëkatarëve. [9]“I’lamul-Muvek-kiin”, 4/317. [10] “Sherhul-Usul el-Hamse”, faqe 88.

40

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0


manëve në ato vende të çliruara. b) Hyrja në Islam e shumë popujve me fe të ndryshme duke mos larguar nga koka të gjitha mendimet dhe bindjet e tyre të mëparshme. c) Përkthimi i shumë librave të filozofisë dhe logjikës, mbështetja e studimit të tyre dhe thellimi në to nga disa udhëheqës muslimanë. ç) Hyrja në Islam e disa çifutëve dhe zjarrputistëve me qëllime jo të mira, që të komplotonin kundër fesë islame dhe muslimanëve. Njëri prej tyre ishte edhe Abdullah ibën Sebe’ el-jehudij, i cili hyri në Islam sipërfaqësisht për ta ndarë këtë ummet duke përhapur mendime të gabuara, si teprimi (guluvi) i ngritjes së Aliut, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe fjalët se atij i ka takuar kalifati (para Ebu Bekrit, Umerit dhe Uthmanit).[11] Allahu i Lartësuar ashtu siç e bëri ummetin e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ummet mesatar nga ummetet e tjera, ashtu e bëri Ehli Sunnetin mesatar në këtë ummet nga grupimet që lindën pas vdekjes së tij. Ehli Sunneti gjithmonë ka qenë mesatar në këtë ummet, duke filluar nga njohja e Allahut, njohja e të Dërguarit të Tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e deri te çështjet më të imta. Nëse shikojmë mendimet e ndryshme të këtyre grupimeve, do të shohim se të gjitha e kaluan kufirin në njohjen e Allahut të Lartësuar, përveç Ehli Sunnetit, të cilët janë mesatarë në këtë çështje. Disa nga

grupimet i atribuuan Allahut të Lartësuar të meta dhe cilësi me të cilat Allahu nuk e cilësoi Veten. Disa grupime të tjera i mohuan Allahut të Lartësuar cilësitë me të cilat Allahu e cilësoi Veten, ndërsa Ehli Sunneti janë mesatarë në këtë çështje sepse nuk i atribuojnë Allahut të Lartësuar cilësi me të cilat Ai nuk e cilësoi Veten dhe nuk i mohojnë ato cilësi me të cilat Allahu e cilësoi Veten (apo e cilësoi i Dërguari i Tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem). Nëse shikojmë mendimet e grupimeve në lidhje me të Dërguarin e Allahut sallAllahu alejhi ve sel-lem, gjejmë se një pjesë e tyre e kanë ngritur të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem shumë lart, ashtu siç e ngritën të krishterët Isain alejhi salatu ve selam. Një pjesë tjetër e nënvlerësuan atë, siç jemi dëshmitarë edhe në këtë kohë, duke mos i përfillur hadithet e tij dhe duke i dhënë përparësi mendjes së tyre para fjalëve të tij, siç thonë mu’tezilët. ElKadi AbdulXheb-bar duke radhitur burimet e sheriatit ka thënë: “Dije se burimet e sheriatit janë katër: mendja, Kur’ani, Sunneti dhe Ixhmai.” Ndërsa Ehli Sunneti edhe në këtë çështje mbajti mesataren ashtu si përherë. Nuk e ngritën të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem deri në atë shkallë që nuk e ngriti as Allahu, duke u bazuar në fjalët e tij: “Mos më lartësoni mua ashtu siç e lartësuan të krishterët birin e Merjemes, sepse unë jam robi i Tij (robi i Allahut). Atëherë thoni robi i Al-

______________ [11] Tema deri këtu është marrë nga libri “Vasatij-jetu ehlus-Sun-neh bejnel-Firak”.

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0

41


lahut dhe i Dërguari i Tij.”[12] Por as nuk e nënvlerësuan atë. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem për ta gjithmonë ishte shembulli më i mirë, ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar në Kur’an: “Ju e kishit shembullin më të mirë të Dërguarin e Allahut…”[13] Fjalët e tij gjithmonë ishin baza e tyre, argumenti i tyre, duke mos i dhënë të drejtë mendjes të ndërhyjë, ashtu siç vepruan disa grupime. Ne jemi të obliguar ta pasojmë Ehli Sunnetin sepse është grupi i vetëm i shpëtuar, ashtu siç e kuptuam në fillim, dhe ajo që i bëri të jenë gjithmonë në hak është mesatarja e tyre ndaj çdo grupimi duke e argumentuar atë me burimet e sheriatit. Mos të bëhemi pre e kurtheve të atyre që keqinterpretojnë fjalët e Ehli Sunnetit në mesin tonë apo ndoshta edhe shpifin shumë. Muslimani duhet të jetë i kujdesshëm në atë që dëgjon apo transmeton nga personat e tillë sepse mund të jetë njëri nga dy gënjeshtarët. I Dërguari i Allahut sallAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush flet me ndonjë hadith timin dhe e sheh se në të ka gënjeshtër, ai është njëri nga gënjeshtarët.”[14] E njëjta gjë vlen edhe për fjalët e dijetarëve, të cilët janë trashëgimtarët e Pejgamberëve ashtu siç ka thënë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “…Vërtet dijetarët janë

trashëgimtarët e Pejgamberëve dhe Pejgamberët nuk kanë lënë trashëgimi dinarë apo dërhem (pasuri), por lanë trashëgimi diturinë dhe kush merr nga ajo, ka marrë një pjesë të bollshme.”[15] Keqinterpretimi i fjalëve të tyre është mëkat e të mos flasim nëse u veshim ndonjë fjalë atyre. Allahu i Lartësuar në librin e Tij na porosit ta kemi frikë Atë dhe të jemi të sinqertë në fjalë dhe vepra. Allahu i Lartësuar thotë: “O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe vepra)!”[16] Duhet të jemi të kujdesshëm të mos lejojmë që mendja dhe epshet tona të ndërhyjnë në përcaktimin e rrugës së drejtë që na treguan të parët tanë, por ta pasojmë atë që mbështetet nga argumentet e qarta dhe të vërteta. Në fund, e lus Allahun e Lartësuar me emrat e Tij të bukur dhe me cilësitë e Tij të Larta që të na bëjë prej atyre që e kuptojmë të vërtetën dhe e pasojmë atë!

______________ [12] Transmeton Buhariu, 3445. [13] El-Ahzab: 21. [14] Transmeton Muslimi, 1. [15] “Sahih Sunen et-Tirmidhij” 2682. [16] Et-Tevbe: 119.

42

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0

Pjesa e parë e kësaj teme është shkëputur nga libri “Vasatij-jetu ehlus-Sun-neh bejnel-Firak” Dr. Muhamed ba Kerim Muhamed ba AbdAllah Përmblodhi dhe përshtati: Sabahudin Selimi


PROBLEMATIKA E NEGLIZHENCËS DHE DOBËSISË SË IMANIT TE THIRRËSIT SELEFI Pra, çdo neglizhencë në këtë thirrje është argument i mungesës së sinqeritetit të tyre, pasi ndryshe kjo neglizhencë nuk kishte përse të shfaqej në fushën e thirrjes dhe të pengonte përparimin e saj.

N

ë realitet, kjo dukuri negative në këtë shekull konsiderohet thelbi i problemit te shumica e thirrësve dhe shkaku i kësaj është mungesa e sinqeritetit ndaj Allahut në thirrjen e njerëzve në rrugën e Allahut. Nëse analizojmë pak më thellë natyrën dhe shkaqet e mungesës së sinqeritetit të tyre, vërejmë se epiqendra e kësaj është bindja se daveti në rrugën e Allahut është një zanat si shumë zanate të tjera dhe jo mision i shenjtë. Kjo bindje e gabuar ndikoi te shumica e tyre që t'i qasen thirrjes në rrugën e Allahut pa pasur kurrfarë lidhjeje me dijen dhe dijetarët. Në anën tjetër vërejmë se thirrja selefite është në përparim të dukshëm dhe kjo metodologji jo vetëm u pëlqye dhe u pasua nga shumica e muslimanëve, por edhe nga ata që para pak kohe ishin armiqtë më të mëdhenj të saj. Kur filloi lulëzimi i kësaj thirrjeje të bekuar dhe gëzoi respekt të madh në mbarë botën, një pjesë e madhe e muslimanëve nga lakmia për arritjen e famës nga kjo thirrje u futën në kopshtin e saj pa pasur aspak njohuri lidhur me natyrën, rregullat dhe kushtet e saj, kështu që filluan ta emërtojnë veten si selefi, por ky botëkuptim në një aspekt i shkaktoi njollosje kësaj thirrjeje të bekuar. Unë kam besimin e plotë se mungesa e sinqeritetit të një pjese myslimanësh që u futën dhe e përqafuan këtë besim dhe metodologji shkaktoi probleme në fushën e davetit, pasi thirrësi i vërtetë është ai që nuk e shkëput kurrsesi lidhjen e tij me dijen dhe dijetarët, qofshin ata të gjallë apo të vdekur, ngase ky thirrës është në dijeni të plotë se pa këto elemente, ai nuk mundet ta forcojë e shtojë dijen e tij në shkencat islame për t’i kuptuar dispozitat dhe urtësitë e tyre, të cilët janë faktorë kyçë që ia lehtësojnë përfitimin e metodologjisë së davetit në ambientin ku jeton. Kjo arrihet vetëm me mund shumë të madh dhe durim të fortë, dy gjëra të paarritshme pa ndihmën e sinqeritetit. Pra, çdo neglizhencë në këtë thirrje është argu-

ment i mungesës së sinqeritetit të tyre, pasi ndryshe kjo neglizhencë nuk kishte përse të shfaqej në fushën e thirrjes dhe të pengonte përparimin e saj. Problemi i mungesës së sinqeritetit zgjidhet me kthimin e plotë e të pastër në lutjet e vazhdueshme drejtuar Allahut dhe këshillimit me dijetarë të mëdhenj, të cilët kanë përvojë dhe dije të madhe për Islamin dhe këtë metodologji, përndryshe mundi i tyre shumëvjeçar do të bëhet hi e pluhur. Të mos harrojmë edhe faktorin e fundit të rëndësishëm që shkakton neglizhencën: shoqërinë ose rrethin e keq që rrethon thirrësin në fenë e Allahut të Madhëruar. Se sa ndikim të madh ka rrethi, ambienti i keq, na e sqaron hadithi i transmetuar në “Sahihun” e Buhariut dhe Muslimit, ku Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Në popujt që ishin para jush kishte qenë një njeri që kishte vrarë nëntëdhjetë e nëntë persona, pastaj deshi të pendohej dhe pyeti për njeriun më të dijshëm… Hadithi është i njohur për lexuesit. Si përfundim themi se hadithi sqaron se vetëm dijetari i vërtetë ishte ai që e kuptoi shkakun e dështimit të këtij mëkatari në jetë, pra ishte shoqëria e keqe që e rrethonte atë. Nga hadithi argumentohet se nëse muslimani rrethin dhe shoqërinë me të cilën jeton e përmirëson me davetin e tij duke ia përfituar zemrat që t'i bëjë miq të davetit të tij si dhe arrin të distancohet nga shokët e këqij, kjo është shkak i përforcimit të tij. E kundërta e kësaj është edhe shkaku i devijimit të tij si thirrës dhe shkak i devijimit të shumë muslimanëve të thjeshtë. Muhammed Nasiruddin Albani (Allahu e mëshiroftë) Shkëputur nga libri “El-fetava el-kuvjetijjeh”, përmbledhur nga Amër AbdulMun'im Përshtati: AbdulMelik-Besfort Maxhuni

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0

43


feja është e përsosur dhe e mjaftueshme për njerëzimin

[1]

“Ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: "Nuk ka mbetur asnjë gjë që ju afron te xhenneti dhe që ju largon nga zjarri pa iu sqaruar juve."

A

llahu subhanehu ve teala duke u përkujtuar të mirat robërve të Tij thotë: "Sot, Unë plotësova për ju fenë tuaj dhe kam plotësuar për ju begatitë e Mia dhe jam i kënaqur për ju që zgjodha Islamin fe."[2] Ky ajet i nderuar pohon plotësimin e sheriatit dhe përsosmërinë e tij dhe se krijesat kanë çdo gjë që u nevojitet, siç thotë Allahu i Lartësuar: "Unë nuk i krijova

xhinët dhe njerëzit përveç që të më adhurojnë."[3] Imam Ibën Kethiri Allahu e mëshiroftë thotë në tefsirin e tij: “Kjo është begatia më e madhe nga Allahu i Lartësuar për këtë ummet. Ai ua plotësoi fenë atyre dhe ata nuk kanë nevojë për fe tjetër, po ashtu as për pejgamber tjetër pas Pejgamberit të tyre Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, prandaj për këtë Allahu e bëri

______________ [1] Titullin ia kam vendosur unë, ndërsa tema është nga libri “Ilm Usulul Bidai”, faqe 17, me titull “Temhid fi Kemalish Sheriati ve Kifajetiha” nga dijetari eminent shejh Ali ibën Hasen ibën Ali ibën Abdulhamid el Halebi (sh.p.). [2] El Maide: 3 [3] Edh-Dharijat: 56

44

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0


atë vulë për të gjithë Pejgamberët dhe e dërgoi te xhinët dhe njerëzit. Nuk ka hallall përveç asaj që ai bëri hallall, haram është vetëm ajo që ai bëri haram dhe fe është vetëm ajo që ai legjitimoi.[4] Çdo gjë që ai tregoi është e vërtetë dhe e sinqertë, nuk ka gënjeshtër në të e as kundërshtime, ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar: "Fjalët e Zotit tënd janë plot të vërteta dhe të drejta."[5] Pra, të vërteta në lajmërime dhe të drejta në urdhërime dhe në ndalime, prandaj, kur ua përsosi atyre fenë, u plotësua për ta begatia. Nuk mund të paramendohet të dalë dikush dhe të shpikë diçka të re në sheriat sepse shtimi në të konsiderohet korrigjim ndaj Allahut të Lartësuar dhe se sheriati është i mangët, por kjo kundërshton librin e Allahut. Nuk mund të paramendohet që personi të shtojë në legjislacionin (fenë) e Allahut e të mos jetë i qortuar.[6] Në këtë çështje janë të bindur të gjithë pasuesit e feve -e falënderoj Allahun për këtëmirëpo shumica e tyre mohojnë, ashtu siç thotë Allahu i Lartmadhëruar: "Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se ishin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi.” [7] Nga Tarik ibën Shihabi transmetohet se ka thënë: "Çifutët i kanë thënë Umerit: “Ju lexoni një ajet në librin tuaj, sikur ky të na kishte zbritur neve- popullit çifutatë ditë kishim për ta bërë festë.” Tha (Umeri): “Cili është ai ajet?” Thanë: "Sot, Unë plotësova për ju fenë tuaj dhe i kam

plotësuar për ju begatitë e Mia.” Umeri u tha: “Betohem në Allahun se unë e di ditën në të cilën i zbriti ky ajet Resulullahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem si dhe kohën kur është zbritur. I ka zbritur Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në mbrëmjen e ditës së Arafatit, në ditën e xhuma."[8] Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Me të vërtetë nuk kishte asnjë Pejgamber para meje përveçse ai ishte i obliguar ta drejtonte ummetin e tij në atë të mirë që dinte për ta dhe t’i qor] tonte nga e keqja që dinte për ta..."[9 Taberiu[10] transmeton nga Ebi Dherr el Gifarij Allahu qotë i kënaqur me të, i cili ka thënë: “Na la Resulullahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e nuk kishte shpend që lëvizte krahët e tij në ajër përveçse ai na tregone neve[11] nga kjo dituri. Ebu Dherri thotë: “Ka thënë Pejgamberi sallAllahu alejhi ve sel-lem: "Nuk ka mbetur asnjë gjë që ju afron te xhenneti dhe që ju largon nga zjarri pa iu sqaruar juve."[12] Ky hadith i nderuar është shumë i qartë dhe kuptimplotë, se vërtet çdo gjë që të afron tek xhenneti është sqaruar nga Pejgamberi ynë sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe çdo gjë që na largon nga zjarri gjithashtu. Çfarëdo shpikje apo bidati qoftë ai, ai është korrigjim ndaj sheriatit (fesë), guxim i shëmtuar i poseduesit të tij, i cili thërret se sheriati nuk mjafton, nuk është plotësuar dhe ka nevojë për shpikje dhe

______________ [4] Ibën Xheriri dhe Ibën Mundhiri transmetojnë nga Ibën Abbasi Allahu qoftë i kënaqur me ta në lidhje me këtë ajet thënien e tij: "Allahu i Madhëruar e lajmëroi Pejgamberin e Tij dhe besimtarët se Ai e plotësoi për ta imanin (besimin), prandaj ata nuk kanë nevojë për ta shtuar atë kurrë..." Kështu qëndron edhe në “Ed-Durrul Menthur” 3/17. [5] El E’nam: 115 [6] "Elbid’atu vel Mesalihul Murseleh” 111 nga Tevfik el Vaiu. [7] En-Neml: 14 [8] Transmeton Buhariu 45 dhe Muslimi 3017. [9] Transmeton Muslimi 1844 nga Ibën Amri. [10] Në "Mu'xhemihi el Kebir" (1647). [11] Në “Mu’xhem” qëndron "përmendte neve" dhe përmirësimi është prej asaj që ka marrë Ibën Kethiri në “Tefsirin” e tij 2/226. [12] Senedi i këtij hadithi është sahih. Shiko në “El Itmam” 21399 dhe në “Er Risaleh”, faqe 93, nga Imam Shafiu me vërtetitim të shejh Ahmed Shakirit si dhe në “Miftahul Xhenneh”, faqe 32, nga Sujutij me sqarimet e vëllait tonë Bedër el Bedër.

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0

45


risi. Kjo është ajo që kuptuan shokët e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ashtu siç është vërtetuar nga Ibën Mes’udi Allahu qoftë i kënaqur me te, i cili ka thënë: "Pasoni e mos shpikni, ju mjafton (pasimi) dhe çdo risi është humbje."[13] Vërtet atij që e përkrah dhe e bën të mirë bidatin i atribuohet mendimi se sheriati për të nuk është plotësuar ende, prandaj sipas tyre nuk është për t’u argumentuar me fjalën e Allahut: "Sot, Unë plotësova për ju fenë tuaj".[14] E nëse është kështu, atëherë bidatxhiu me fjalët, gjendjen dhe deklaratat e tij tregon se sheriati nuk është plotësuar dhe se atij i kanë mbetur disa gjëra që duhen korrigjuar, për arsye se sikur bidatxhiu të ishte i bindur për përsosmërinë dhe plotësimin e fesë në të gjitha aspektet, nuk kishte për të bërë bidate e as korrigjime ndaj fesë. Thënësi i këtyre gjërave (bidateve dhe korrigjimeve) është i humbur nga rruga e vërtetë. Ibën Maxhishuni thotë: “E kam dëgjuar Malikun duke thënë: “Kush shpik në Islam bidat dhe e sheh si të mirë, ai vetëm ka thënë se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka tradhtuar shpalljen sepse Allahu thotë: "Sot, Unë plotësova për ju fenë tuaj". Ajo që nuk ka qenë në atë kohë fe, as sot nuk është fe.[15] Rrugët e fesë dhe ibadetet e sakta janë ato që ka sqaruar nëpërmjet gjuhës së të Dërguarit të Tij, Muhamedit sal-lAllahu ale-

jhi ve sel-lem, Ai i Cili i ka krijuar krijesat. Kush shton mbi këtë apo lë mangët, ai vetëm se ka kundërshtuar të Urtin, Krijuesin dhe të Gjithëditurin, duke bërë ilaçe nga vetvetja, por ndoshta ilaçet e tij shndërrohen në sëmundje e ibadeti i tij është në mëkat, por ai nuk e heton fare për arsye se feja është përsosur. E kush shton në të, ai mendon se feja është e mangët dhe e plotëson me miratimin e mendjes së tij të prishur dhe me vizionin e tij dritëshkurtër.[16] Imam Shevkani në dialog me disa bidatxhi për disa mendime të tyre thotë: “E nëse Allahu e ka plotësuar fenë e Tij para se të vdesë Pejgamberi i Tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, atëherë ç’është ky mendim të cilin e kanë shpikur shpikësit e tij pasi Allahu e plotësoi fenë e Tij?! Nëse është prej fesë, sipas bindjeve të tyre, atëherë feja tek ata është plotësuar me mendimin e tyre. E kjo është kritikë ndaj Kur'anit. E nëse nuk është prej fesë, atëherë çfarë dobie ka të punuarit me atë që nuk është prej fesë?![17] Ky është argument ngadhënjimtar dhe fakt madhështor, saqë autori i mendimit të lirë[18] nuk mund të mbrohet me asnjë mbrojtje, prandaj bëje këtë ajet të ndershëm gjënë e parë me të cilën godet e inatos fytyrat e bidatxhinjve dhe zhvlerëson argumentet e tyre. Çdo gjë që është shpikur pas zbritjes së këtij ajeti është mbeturinë, shtim dhe bidat."[19] Përshtati: Adem Avdiu

______________ [13] Transmeton Ebu Hajthemeh në “El Ilmë”, numër 54, nga rruga (e transmetimit) e Ibrahim en Nehaij. Ai thotë: “Ka thënë Abdullahu: “Ky sened është sahih, prandaj është e njohur nga Ibrahimi në këtë formë se ky është transmetuar edhe nga të tjerë si Ibën Mes’udi. [14] "El i'tisam” 1/111. [15] "El i'tisam” 1/49. [16] "Miftahul Xhenneh La ilahe il-lallah”, faqe 58, nga “Ma'sumi” me tahkik timin. [17] Në “El Kavlul Mufid”, faqe 38. [18] Qëllim është mendimi i mbështetur në gjëra që kundërshtojnë Kur'anin dhe Sunnetin për arsye se mendimi i lirë është dy llojesh: ai që është i lavdëruar dhe ai që është i qortuar e këtu kemi për qëllim mendimin e lirë të qortuar, kur poseduesi i tij është ose pasues i bidatit ose bidatxhi (sh.p.). [19] "Sijeru E'alamun-Nubela” 18/509.

46

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0


TRASHËGIMIA

në Islam (IV)

[1]

Nëse mbetet, veçohet gruaja (bashkëshortja), ajo nuk merr më shumë sesa përmasa e saj e caktuar, që është një e katërta e pasurisë. TEMA E GJASHTË TRASHËGIMTARËT NGA RADHA E MESHKUJVE

N

ë mënyrë të veçantë ata janë pesëmbëdhjetë, si vijon:

1. I biri 2. I biri i të birit, sado që të vazhdojë më poshtë (p.sh. nipi i djalit etj.) 3. Babai

4. Gjyshi nga ana e babait, sado që të vazhdojë më lart (p.sh. gjyshi i babait etj.) 5. Vëllai (nga të dy prindërit)[2] 6. Vëllai nga babai 7. Vëllai nga nëna 8. I biri i vëllait (tamam), sado që të vazhdojë më poshtë (p.sh. djali i djalit të vëllait etj.) 9. I biri i vëllait nga babai, sado që të vazhdojë më poshtë (p.sh. djali i djalit të

______________ [1] Para se të fillojmë temën e re, desha të korrigjoj gabimin teknike në numrin e shkuar të revistës. Gabim që ka qenë te shtyllat e trashëgimisë, te shtylla e parë: I trashëguari është ai i vdekur (apo i gjallë), ku pjesa në kllapa është gabim, kurse fjalia e duhur është si vijon: I trashëguari është ai i vdekur real ... [2] Është vëllai nga babai dhe nëna (sh.p.).

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0

47


vëllait nga baba etj) 10. Xhaxhai, sado që të vazhdojë më lartë (p.sh. xhaxhai i babait) 11. Xhaxhai vetëm nga babai, sado që të vazhdojë më lartë (p.sh. xhaxhai i babait vetëm nga babai) 12. I biri i xhaxhait, sado që të vazhdojë më poshtë (p.sh i birit të vëllait të babait) 13. I biri i xhaxhait nga babai, sado që të vazhdojë më poshtë (p.sh i biri i të birit të vëllait të babait nga babai) 14. Burri (bashkëshorti) dhe 15. Zotëria (ai që e liroi robin). Nëse janë të gjithë së bashku, kush trashëgon nga meshkujt? Nëse tubohen të gjithë trashëgimtarët

nga radha e meshkujve, atëherë vetëm tre prej tyre trashëgojnë dhe ata janë: 1. I biri 2. Babai 3. Burri (bashkëshorti). Kurse të tjerët nuk trashëgojnë sepse mbulohen, privohen nga më i afërti, kështu që gjyshi nuk trashëgon përderisa është prezent babai, kurse të tjerët mbulohen, privohen[3] nga babai dhe i biri. - Sa merr nëse trashëgon vetëm njëri nga trashëgimtarët nga radha e meshkujve? Nëse mbetet, veçohet vetëm burri (bashkëshorti), atëherë ai nuk merr më shumë sesa përmasa e tij e caktuar, që është gjysma e pasurisë. E nëse mbetet, veçohet vetëm vëllai nga nëna, ai merr gjithë pasurinë, duke përfshirë përmasën e tij që i takon si vëlla si dhe pjesën tjetër të mbetur si trashëgimtar i vetëm. E nëse mbetet, veçohet dikush nga të tjerët nga radha e meshkujve pos dy të lartpërmendurve, e merr gjithë pasurinë ta'siben.[4] TEMA E SHTATË TRASHËGIMTARET NGA RADHA E FEMRAVE

A

to janë dhjetë, si vijon:

1. E bija 2. E bija e djalit, sado që të vazhdojë më poshtë babai i saj që është në radhë të meshkujve (p.sh e bija e djalit të djalit etj.)

______________ [3] Për shkak se kanë para vetes atë që është më prioritar (sh.p.). [4] Është ai që trashëgon pa përmasë të caktuar (sh.p.).

48

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0


3. Nëna e katërta e pasurisë. 4. Gruaja (bashkëshortja) E nëse mbetet vetëm liruesja e robit, 5. Gjyshja nga ana e nënës atëherë ajo e merr tërë pasurinë pa pjesë 6. Gjyshja nga ana e babait[5] të caktuar (ta'siben). 7. Zonja (dhuruesja e lirisë së robit) E nëse mbetet dikush tjetër nga radha e 8. Motra (nga të dy prindërit)[6] femrave, pos dy të lartpërmendurave, 9. Motra nga babai atëherë ajo e merr tërë pasurinë, që përf10. Motra nga nëna. shin përmasën e saj që i takon dhe pjesën Nëse janë të gjithë së bashku, kush e mbetur. trashëgon nga femrat? - Nëse janë të gjithë së bashku meshkujt Nëse tubohen të gjitha trashëgimtaret dhe femrat, kush trashëgon prej tyre? nga radha e femrave, atëherë vetëm pesë Nëse mund të mblidhen meshkujt dhe prej tyre trashëgojnë e ato janë: femrat, vetëm pesë prej tyre trashëgojnë 1. E bija dhe ata janë: dy prindërit 2. E bija e djalit “Nëse mbetet, veçohet (babai dhe nëna), dy fëmijët (i 3. Nëna biri dhe e bija) dhe njëri prej vetëm burri 4. Gruaja bashkëshortëve, ndërsa të tjerët (bashkëshortja) (trashëgimtarë) pos këtyre janë (bashkëshorti), 5. Motra (motra të mbuluar, të privuar nga më i atëherë ai nuk merr nga të dy prindërit). afërmi, kështu që gjyshi nuk Kurse të tjerat nuk më shumë sesa për- trashëgon përderisa është trashëgojnë sepse prezent babai, gjyshja nuk mbulohen, privohen masa e tij e caktuar, trashëgon përderisa është nga më e afërta, që është gjysma e pa- prezente nëna, fëmijët e djalit kështu që gjyshja (i biri i të birit apo e bija e të surisë.”. nuk trashëgon birit) nuk trashëgojnë përderisa përderisa është është prezent i biri, kurse të prezente nëna, motra nga nëna nuk tjerët mbulohen, privohen nga i biri dhe trashëgon përderisa është prezente e bija babai. dhe e bija e djalit, zonja (ajo që e liroi robin) nuk trashëgon përderisa është Vijon prezente motra (tamam) dhe motra nga Kjo temë është përgatitur nga libri "El-Feraid" i Dr. babai. Abdul Kerim ibën Muhamed el-Lahim - Sa merr nëse trashëgon vetëm njëra nga Përmblodhi dhe përshtati: Namik Vehapi trashëgimtaret nga radha e femrave? Nëse mbetet, veçohet gruaja (bashkëshortja), ajo nuk merr më shumë sesa përmasa e saj e caktuar, që është një ______________ [5] Do të vijë më vonë inshallah sqarimi se cila prej këtyre të dyjave (gjysheve) merr një të gjashtën e pasurisë. [6] Është motra nga babai dhe nëna.

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0

49


Qëndrimi i katër imamëve ndaj uzikës

m

“Ebu Hanifja e ka urryer muzikën dhe e ka konsideruar mëkat dëgjimin e muzikës.”

V

ërtet vetëm Allahut i përket hamdi. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetes sonë dhe veprave tona. Kë e udhëzon Allahu, s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka të adhuruar tjetër me meritë pos Allahut, po ashtu dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij. O ju që keni besuar, kini frikë Allahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni pos duke qenë muslimanë! O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo kri-

50

joi palën e saj, e prej atyre të dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe kini frikë Allahun, që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se Allahu është Mbikëqyrës mbi ju. O ju besimtarë, kini frikë Allahun dhe thoni fjalë të drejta. Ai (Allahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet tuaja, e kush respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh. Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, kurse udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është risi dhe çdo

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0


risi është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr. Allahu subhanehu ve teala thotë: ”Po ka nga njerëzit që blejnë tregime boshe (lojë, zbavitje, këngë, muzikë) me qëllim që t’i largojnë njerëzit prej rrugës së Allahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t’i marrë ato (ajetet) e Allahut si tallje. Për ta me siguri është përgatitur dënim i turpshëm.”[1] Transmetohet nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem se ka thënë: “Nuk lejohet shitja e këngëve, as blerja e tyre, as edhe çdo lloj tregtie me to pasi çmimi i tyre është haram. Ky ajet ka zbritur pikërisht për këtë.”[2] Allahu subhanehu ve teala thotë: “E kur i lexohen atij ajetet Tona, ai kthehet kryelartë dhe bëhet sikur nuk i ka dëgjuar ato, bëhet sikur në veshët e tij ka shurdhim të rëndë, pra ti përgëzoje atë me një dënim të dhimbshëm.”[3] Transmetohet nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem se ka thënë: “Do të ketë nga ummeti im (muslimanët) njerëz të cilët do t`ia lejojnë vetvetes imoralitetin, përdorimin e mëndafshit, pijet dehëse si dhe instrumentet muzikore.”[4] Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk e kam ndaluar të qarët, porse kam ndaluar dy zëra të poshtër e të çmendur; njëri në raste gëzimesh, i cili shoqërohet me lojëra e zbavitje si dhe instrumente të djallit, dhe tjetri në raste fatkeqësish, i shoqëruar me britma, shkulje flokësh, grisje rrobash dhe melodi djajsh.”[5] Ebu Malik el-Esh`arij, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Disa nga

muslimanët do t`i tregtojnë pijet alkoolike duke i emërtuar me emra të tjerë si dhe do të rrinë duke dëgjuar këngët dhe instrumentet tek luhen në prani të tyre. Këta Allahu do t`i përpijë në thellësi të tokës e disa prej tyre do t`i shndërrojë në majmunë e derra.” Dije se prej gjërave që duhet t’i njohësh patjetër është edhe shpjegimi i qëndrimit të Islamit ndaj çështjes së instrumenteve muzikore, muzikës dhe vallëzimit. Sheriati na e ka qartësuar ndalimin e saj dhe dihet se sipas sheriatit, te pasuesit e diturisë (katër imamët: Ebi Hanifete, Maliku, Shafiu, Ahmedi, Allahu i mëshiroftë) është vërtetuar ndalimi i muzikës me argumente të qarta nga Kur’ani dhe Sunneti. Pra muzika është e ndaluar, haram. Këta janë pasuesit e udhëzimit dhe fesë së vërtetë, të dalluar për diturinë e dobishme dhe punët e mira, medhhebi i tyre është i qartë, argumentet e tyre janë ngadhënjimtare. Mjet për ta është Kur’ani, kurse argument është Sunneti, nuk ndjekin epshet e tyre dhe nuk anojnë nga mendimet personale. Prej tyre pranohet ajo që është transmetuar nga i Dërguari i Allahut, ata janë imamët tanë të drejtë, mbrojtës të fesë, mbartës të diturisë; edhe nëse janë kundërshtuar për ndonjë hadith, përsëri janë kthyer te Hadithi (Sunneti) dhe për gjithçka që kanë gjykuar me të, ajo është e pranuar dhe e mirëpritur. Ata janë të drejtë dhe rruga e tyre po ashtu është e drejtë, çdo bidadxhi, kërkues i diturisë dhe pasues (mukalid) do të njihet me medhhebin e tyre. Ata ishin të sinqertë me Allahun, me Librin e

______________ [1] Lukman: 6 [2] Tabaraniu. [3] Lukman: 7 [4] Buhariu. [5] Hakimi Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0

51


Tij, me të Dërguarin e Tij dhe me Sunnetin e të Dërguarit të Tij, nuk i kanë kundërshtuar ato (Kur’anin dhe Sunnetin) me dyshime dhe janë nënshtruar në atë që janë urdhëruar. Ibën Kasimi, Allahu e mëshiroftë, i ka sqaruar mirësitë e katër imamëve dhe ka thënë: ”Obligohemi t’i urrejmë dhe t’i ndalojmë ata që flasin kundër mirësive të katër imamëve dhe gjithashtu të imamëve të tjerë të fesë për shkak të urrejtjes ndaj tyre. Ata janë fitimtarë në ajetet dhe lajmet e vërteta, në gjurmët dhe argumentet e shumta të logjikshme (Kur’an dhe Sunnet), pasuesit e mirësisë janë të bashkuar tek ne, ata na kanë përcjellë fenë, kanë kthyer një numër të madh muslimanësh që të punojnë në medhhebin e tyre që prej lindjes së Islamit deri në ditët e sotme, por dituria e tyre mësohet vetëm nga librat e tyre dhe feja ruhet vetëm nga rruga e tyre. Obligohemi që t’i nderojmë ata dhe të kemi respekt ndaj tyre, sipas punës së tyre. Duhet të kemi mendime të mira për ta sepse ata janë të zgjedhurit e ummetit, trashëgimtarët e të Dërguarit të Allahut dhe njohja e fjalëve të tyre është shkak për të njohur të vërtetën.[6] Ky shkrim na qartëson mendimet e vërteta të katër imamëve për vendimin e Islamit ndaj instrumenteve muzikore dhe këndimit (e vallëzimit), ashtu siç shëron një problem të madh që i nevojitet mus-

limanit në këtë kohë; ky problem është problemi i injorancës për vendimin e muzikës në këtë botë të tronditur dhe të ndryshuar. E lusim Allahun që të na sjellë dobi për atë që dimë, të na mësojë atë që kemi dobi, ta bëjë diturinë argument për ne në këtë botë dhe në botën tjetër dhe të mos na e bëjë argument kundër nesh. Lutjet tona më të mira qofshin për të Dërguarin e Allahut, Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, familjen, shokët dhe pasuesit e tij në përgjithësi.

“Nuk lejohet shitja e këngëve, as blerja e tyre, as edhe çdo lloj tregtie me to pasi çmimi i tyre është haram”.

PËRMENDJA E AR GUMENTEVE DHE GJURMËVE TE KATËR IMAMËT PËR NDALIMIN E DËGJIMIT TË INSTRUMENTEVE MUZIKORE DHE TË KËNDUARIT

1- Medhhebi i Imam Ebu Hanifes, Allahu e mëshiroftë Nga Ebu Taijb et-Taberij thuhet se “Ebu Hanifja e ka urryer muzikën dhe e ka konsideruar mëkat dëgjimin e muzikës.”[7] Dhe ka thënë: “Dhe kështu është medhhebi i gjithë Kufes.”[8] Transmetohet nga Ebu Hanifja, Allahu e mëshiroftë, i cili thotë: “Të kënduarit (muzika) është i ndaluar (haram) në të gjitha fetë.“[9] Ibën Kajimi thotë:[10] “Medhhebi i Ebu Hanifes për muzikën është medhhebi më i rreptë prej medhhe-

______________ [6] Shiko “Er-Ruud el-Mureba”, 1/19-20. [7] Shiko "Telbisu Iblis të Ibën Xhevziut”, fq. 282, dhe “Igathetu el-Lehfani”, po ashtu të Ibën Kajimit 347. [8] Shiko “Telbisu Iblis të Ibën Xhevziut”, fq. 282. [9] Shiko “Rruh el-Meani të Alusit”, 21/68. [10] “Igathet el-Lehfani” (fq. 348)

52

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0


beve dhe fjala e tij në këtë çështje është prej fjalëve më të ashpra. Ai i ka qortuar shokët e tij duke ju treguar për ndalimin e të dëgjuarit të të gjitha instrumenteve si fyellin, defin, bile edhe të rrahurit të tupanit dhe ka thënë se të gjitha këto janë prej mëkateve, është rrugë që të shpie në mëkat dhe nuk i pranohet dëshmia (i refuzohet), dhe më rigoroze se kjo kanë thënë: “Me të vërtetë dëgjimi është mëkat dhe të shijuarit e saj është kufër.” 2- Medhhebi i Imam Malikut, Allahu e mëshiroftë Is’hak ibën Isa el-Tiba thotë: “E kam pyetur Malik ibën Enesin për lehtësimin e banorëve të Medinës për këndimin (muzikën) dhe ai tha: “Te ne një gjë të tillë e veprojnë vetëm hipokritët (fasikët).”[11] [12] Thashë (autori): Ky sened është i vërtetë, e ka vërtetuar shejh Albani.[13] Ebu Tajib et-Taberiu thotë: “Sa i përket Malik ibën Enesit, ai e ka ndaluar muzikën dhe të dëgjuarit e saj dhe ky ishte medhhebi i gjithë Medinës.”[14] Ibën Kasimi thotë: “E kam pyetur Malikun për këndimin (muzikën) e ai më tha: “Ka thënë Allahu subhanehu ve teala: ”...dhe çka pas të vërtetës ! vetëm së humbje”, E çfarë e vërtetë është kjo?[15]

Ibrahim ibën Mundhir el-Medeni është pyetur dhe i është thënë: “Ju po e lehtësoni këndimin?” Tha: “Allahu na ruajtë! Një gjë të tillë te ne nuk e bën askush përveç se hipokritët (fasikët).”[16] Ebu Tajib el-Taberi thotë: “Ky është medhhebi i gjithë Medinës.” 3- Medhhebi i Imam Shafiut, Allahu e mëshiroftë Shafiu, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Kam lënë në Irak një gjë që i thuhej poezi, e kanë shpikur zindikë[17] për t’i larguar njerëzit nga Kur’ani.”[18] Ibën Tejmijje thotë:[19] “Ajo që ka përmendur Shafiu është se muzika është prej shpikjeve të zindikëve”, kjo është fjala e imamit me përvojë në rregullat e Islamit. Ibën Xhevziu thotë: “Shokët më të mëdhenj të Shafiut e kanë kundërshtuar (urryer) të dëgjuarit e muzikës.”[20] Ebu Tajib et-Taberi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Nuk lejohet të kënduarit, të dëgjuarit dhe as të rrahurit e tupanit dhe kush ia vesh këtë Shafiut, vetëm se ka gënjyer për të.”[21] Ibën Xhevziu shprehet: “Këto janë fjalët e dijetarëve shafij dhe pasuesve të tyre, por e kanë lehtësuar atë (muzikën) të mëvonshmit nga mangësia e diturisë së tyre dhe mundja e injorancës (epsheve).”[22] Imam Shafiu thotë:[23] “Të kënduarit është mekruh,[24] i përngjan të

______________ [11] Thashë (autori): Na qartësohet se të lehtësuarit e muzikës nuk është nga medhhebi i Imam Malikut, dhe një gjë të tillë e përforcojnë edhe dijetarët e Medinës. [12] Transmetimi është i vërtetë, e ka nxjerrë Hal-lali në librin e tij “El Emru bil Ma’ruf ve nehju anil Munker”, fq. 142, po ashtu edhe Ibën Xhevziu në librin e tij “Telbisu Iblis”, fq. 282, nga Abdullah ibën Ahmed nga baba i tij e ky nga Is’haku. [13] “Ndalimi i instrumenteve muzikore…” (faqe 98) [14] “ Telbisu Iblis” të Ibën Xhevziut, fq. 282. [15] Shiko në “Xhamiu Ahkam el-Kur’an të Kurtubiut”, 14/52. [16] Transmetimi është i vërtetë, e ka nxjerrë Hal-lali në librin e tij “El Emru bil Ma’ruf ve nehju anil Munker”, fq. 142, nga transmetimet e Abas ibën Muhamed ed-Durit, i cili thotë se e ka dëgjuar Ibrahimin me të . Autori thotë se senedi është i vërtetë. [17] Të dalët nga feja. [18] Transmetimi është i vërtetë, e ka nxjerrë Ebu Nuajm në librin “El-hiljetu”, fq. 146, vëll. 9, po ashtu edhe Hal-lali në “El Emru bil Ma’ruf ve nehju anil Munker”, fq. 151), dhe Ibën Xhevziu në “Telbisu Iblis”, fq. 283. Të dyja rrugët e transmetimit janë nga Hasen ibën Abdulaziz el-Xhervij, i cili thotë: “E kam dëgjuar Shafiun me të.” Autori thotë se senedi është i vërtetë. [19] “ Mexhmu’ul Fetava” 11/507 [20] “Telbisu Iblis” i Ibën Xhevziut, fq. 283. [21] Po aty. [22] Po aty. [23] “El-Umm” 6/209 [24] Gjë e urryer te të parët e ummetit. Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0

53


kotës, kush vazhdon me të është i mangët dhe i refuzohet dëshmia.” Ebu Tajib etTaberi thotë: “E ka bërë pronarin e saj të mangët sepse ai i ka thirrur njerëzit tek e kota dhe kush i thërret njerëzit tek ajo, ai është i mangët, hipokrit (fasik).”[25] Ibën Kajjimi thotë:[26] ”Shafiu dhe shokët e tij të vjetër dhe po ashtu të diturit në këtë medhheb kanë qenë më rigorozët në të shprehurit e tyre për muzikën.” 4-Medhhebi i Imam Ahmedit, Allahu e mëshiroftë Abdullah ibën Ahmed ibën Hanbeli thotë: “E kam pyetur babanë për këndimin (muzikën), më tha: “Të kënduarit fut nifakun në zemër, nuk më çudit kjo gjë.”[27] Ibën Xhevziu shprehet:[28] “Ebu Harithi thotë: “E kam pyetur Ebu Abdullahun se si e sheh ai poezinë[29] dhe më tha: ”E dobëson zemrën.” Pastaj tha: “Është bidat (risi).”[30] Ibën Xhevziu thotë: “Të kënduarit që njihet sot është i ndaluar për imam Ahmedin, ah sikur ta dinte ai se çfarë kanë shpikur njerëzit në të!”[31] Thashë: Allahu e mëshiroftë Ibën Xhevziun, sepse sikur ta kishte ditur se çfarë kanë shpikur njerëzit prej të kënduarit dhe të shtuarit në këtë kohë! Ibën Xhevziu thotë: ”Kanë thënë fukahatë (juristët) nga shokët tanë (d.m.th. hanbelitë), se nuk i pranohet dëshmia atij që këndon dhe vallëzon, Allahu na ndih-

moftë.”[32] Ibën Tejmijje thotë:[33] “Medhhebi i katër imamëve për instrumentet muzikore është se te të gjithë është e ndaluar.”Ibën Kajjimi[34] thotë: “Le ta dinë se defi, të rinjtë dhe këndimi nëse bashkohen, atëherë dëgjimi i tyre është i ndaluar tek imamët e medhhebeve dhe te dijetarët e tjerë muslimanë”. Ibën Tejmijje shprehet:[35] ”Janë bashkuar katër imamët në mendimin se instrumentet muzikore janë të ndaluara, gjithashtu edhe ato që të shpijnë drejt epshit, si çiftelia, kitara etj..” Shejh Muhamed Nasirudin el-Albani thotë:[36] “Dijetarët, fukahatë dhe katër imamët janë të një mendimi se ndalohen instrumentet muzikore, duke pasur për bazë hadithet e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe gjurmët e selefit.” Këta katër dijetarë të dalluar kanë folur për ndalimin e të dëgjuarit të muzikës, këndimin dhe vallëzimin. E kush vjen pas tyre më i ditur se këta në pranim dhe kundërshtim?, e çka pas të vërtetës, vetëm se humbje. Dhe fjala jonë e fundit është se lavdërimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve, përshëndetjet tona më të mira qofshin për të Dërguarin e Allahut, Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, familjen e tij dhe shokët e tij në përgjithësi. Autori: Ebu AbduRrahman el Etheri

Përshtati: Lirim Sadiku ______________ [25] Shiko çështjet e dëgjimit të Ibën Kajimit (119). [26] “Igathetu el-Lehfani” fq. 350 [27] Transmetimi është i vërtetë, e ka nxjerrë Hal-lali në librin e tij “El Emru bil Ma’rufi ve nehju anil Munkeri”, fq. 142. Autori thotë se senedi është i vërtetë. [28] “Telbis Iblis” fq. 280 [29] Tagbir, një prej llojeve të muzikës. [30] Transmetimi është i vërtetë dhe e ka nxjerrë Hal-lali në librin e tij “El Emru bil Ma’ruf ve nehju anil Munker”, fq. 151, nga rrugët e Muhammed ibën ebi Harun dhe Muhamed ibën Xhafer e këta nga Ebu Harithi, i cili u ka folur për këtë. Autori thotë se ky sened është i vërtetë. [31] Shiko “Telbisu Iblis”, fq. 284. [32] Ibid. [33] “Mexhmu’ul Fetava” 11/576 [34] “Igathetu el-Lehfani” 1/ 350 [35] “Minhaxh el-Sunneh” 3/439 [36] “Tahrim Alatu et-Tarb…” (fq. 105),

54

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0


SHTATË SHPËRBLIME RRJEDHËSE

për njeriun edhe pas vdekjes

“Shtatë gjëra janë rrjedhëse në varr për robin pas vdekjes së tij; kush ka mësuar dikë, apo ka lëshuar ujin, apo ka hapur pus, apo ka mbjellë fidanë hurme, apo ka ndërtuar xhami, apo ka shpërndarë Kur’anin apo ka lënë fëmijë që kërkojnë falje për të tek Allahu pas vdekjes së tij.”

F

alënderimi i takon vetëm Allahut për çdo gjendje. Ai është i plotë dhe pa të meta, Ai është i falënderuari i parë dhe i fundit, tek Ai do kthehemi dhe para Tij do dalim. Mirësia më e mirë e Allahut për robërit e Tij besimtarë është se ua la të hapura dyert e veprave të mira që bënë, që do të thotë se atyre u shkon

shpërblimi edhe pas vdekjes, ngase banorët e varreve janë pengje, të shkëputur prej obligimeve. Për veprat e tyre në këtë botë ata ose shpërblehen ose ndëshkohen, ndërsa ata që kanë lënë disa gjëra, edhe pse janë në varr, shpërblimi i tyre rrjedh duke i ngritur ata në shkallë të larta dhe duke u shtuar shpërblimet. A ka gjëra më të

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0

55


mira dhe a ka gjendje më të kënaqshme se kjo? Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka treguar shtatë gjëra për të cilat rrjedhin shpërblime gjatë kohës që muslimani është në varr. E gjithë kjo është transmetuar nga Bezari në “Musnedin” e tij, hadithin e transmeton Enes Ibën Maliku, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Shtatë gjëra janë rrjedhëse në varr për robin pas vdekjes së tij; kush ka mësuar dikë, apo ka lëshuar ujin, apo ka hapur pus, apo ka mbjellë fidanë hurme, apo ka ndërtuar xhami, apo ka shpërndarë Kur’anin apo ka lënë fëmijë që kërkojnë falje për të tek Allahu pas vdekjes së tij.”[1] Pra, musliman i nderuar, medito për këto vepra, bëhu i kujdesshëm që të kesh pjesë në to, shpejto në praktikimin e tyre para se të të kalojë jeta e të mos arrish asgjë. Në vazhdim do japim disa sqarime rreth këtyre veprave. E PARA: NXËNIA E DIJES DHE SHPËRNDARJA E SAJ. ëllimi me dije është dija e dobishme e cila ua mëson njerëzve fenë e tyre, i afron ata tek Zoti, i vetmi që e meriton adhurimin, dije që i udhëzon në rrugën e vërtetë, dije përmes së cilës ndahet udhëzimi nga devijimi, e vërteta nga e kota, hallalli nga harami. Këtu rezulton edhe mirësia e dijetarëve këshillues dhe thirrësve të sinqertë, të cilët realisht janë ndriçuesit e njerëzimit, udhërrë-

Q

fyesit e shtetit, burimet e urtësisë, jeta e tyre është pasuri, vdekja e tyre është fatkeqësi, ata e mësojnë injorantin, e kujtojnë harruesin, e udhëzojnë të humburin. E, kur vdes ndonjëri prej tyre, dija e tij mbetet trashëgimi për njerëzit, shkrimet, punimet dhe fjalët e tij kalojnë mes tyre, prej tyre përfitojnë të tjerët, ndërsa atij i shkojnë shpërblimet edhe kur është banor i varrit. Më herët kanë thënë vdes dijetari, por dija e tij mbetet nëpër njerëz, ndërsa sot edhe zëri dhe pamja e tij mbetet në mesin e njerëzve, e kush shpenzon pasuri në botimin e librave të dobishme, shpërndarjen e kasetave apo CD, pa dyshim se ka arritur një shpërblim të madh. E DYTA: LËSHIMI I UJIT e këtë është për qëllim rregullimi i kanaleve nga burimet deri te vendbanimet e njerëzve apo kopshtet e tyre. Uji do të shërbejë për pirje dhe ujitje dhe mban gjallë çdo gjë që ka shpirt dhe jeton, ngase uji është gjëja elementare për jetë. Këtu hyn edhe rregullimi i çezmave dhe vendosja e mjeteve për ftohjen e ujit në vende publike.

M

E TRETA: SHPIMI I PUSEVE

Ë

shtë pothuajse e njëjta gjë me të dytën. Në një hadith nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve

______________ [1] E ka bërë të mirë Albani në “Sahihul Xhami” 3596.

56

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0


sel-lem thuhet: ”Derisa një njeri udE PESTA: NDËRTIMI I hëtonte në rrugët e nxehta i etur për XHAMIVE a dyshimi se xhamitë janë vendet ujë, gjen një pus, nxjerr ujë nga ai dhe më të dashura të Allahut në tokë, pi, pastaj hetoi se një qen ishte lodhur në të cilat Allahu urdhëroi të përdhe kishte nevojë të madhe për ujë. Pastaj ai tha: “Këtë qen e paska godi- mendet dhe ngrihet emri i Tij. Këto tur etja ashtu si më pat goditur mua”. xhami ndërtohen për faljen e namazit, Ai nxori ujë duke përdorur këpucët e leximin e Kur’anit, përmendjen e Altij, i dha ujë qenit dhe atë e falënderoi lahut, përhapjen e dijes dhe bashkimin e muslimanëve e sa e sa dhe e fali Allahu.” Thanë: “O i Dërdobi të shumta. Pa dyshim se guar i Allahut, edhe në shërbimin ndërtuesi i saj apo ndihmësi për ndërndaj kafshëve kemi shpërblim?” Tha timin e saj ka shpërblim “Për çdo veprim ka sh“Kur të vdesë biri i të madh tek Allahu. përblim.”[2] E si të mos ketë për atë Është transmetuar nga Ademit, i ndërqë hap puse dhe bëhet Muhamedi sal-lAllahu priten të gjitha shkaktar për ekzisalejhi ve sel-lem se ka timin e tyre? “Kush ndërton punët, përveç tri thënë: xhami për të arritur këpunëve: lëmosha E KATËRTA: MB naqësinë e Allahut, AlJELLJA E HUR rrjedhëse, dija që lahu do ndërtojë për të MAVE një shtëpi në xhennet.”[3] kanë dobi prej saj ihet se hurma është pema më e E GJASHTA: SH dhe fëmija që mirë, më e dobishmja PËRNDARJA E kërkon falje për të.” dhe kush mbjell KUR’ANIT jo arrihet duke bohurma dhe muslituar Kur’anin apo manët hanë nga ajo, shpërblimi arrin duke e blerë dhe duke e lënë nëpër tek ai për frytet e saj. E dimë se nga hurmat përfitojnë njerëzit, shtazët, sh- xhami apo qendra islame, ku muslimanët përfitojnë prej tyre dhe pa pezët. Kështu është edhe me pemët e dyshim se kushdo që lexon prej tyre, tjera dhe për dobinë prej tyre, por një pjesë e shpërblimit i takon edhe është përmendur hurma ngase është atij që e ka shpërndarë atë. më e dobishmja, por shpërblimi arrihet edhe për mbjelljet e tjera.

P

D

K

______________ [2] Mutefekun alejhi. [3] Mutefekun alejhi.

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0

57


E SHTATA: EDUKIMI I FËMI sel-lem ka thënë: “Për katër gjëra shJËVE përblimi i tyre vjen edhe pas vdekjes; ërgatitja e tyre me moralin më të kush vdes duke luftuar për hir të Allartë, dhënia e dijes së dobishme, lahut, kush mëson dije dhe dija e tij që ai pastaj të kërkojë falje për vazhdon pas vdekjes së tij, kush jep lëprindërit e vet duke kërkuar nga Almoshë dhe njeriu që lë pas një fëmijë të lahu t’i mëshirojë e t’i lartësojë në sinqertë që lutet për të.”[4] Në “Sahihun” e Muslimit nga hadithi shkalla të larta në xhenet. Pa dyshim se kjo është nga gjërat që i sjell dobi të i Ebu Hurejrës transmetohet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve vdekurit në varr. sel-lem ka thënë: “Kur të vdesë biri i Është transmetuar edhe një hadith tjetër me të njëjtin kuptim si i lartpër- Ademit, i ndërpriten të gjitha punët, përveç tri punëve: lëmosha menduri. Hadithin e nxjerr ibën Maxheh “Shtatë gjëra janë rrjed- rrjedhëse, dija që kanë nga Ebi Hurejra, Al- hëse në varr për robin pas dobi prej saj dhe fëmija që kërkon falje për të.”[5] lahu qoftë i kënaqur vdekjes së tij; kush ka mëShumë nga dijetarët e hame të, se Muhamedi suar dikë, apo ka lëshuar dithit lëmoshën rrjedhëse sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ajo ujin, apo ka hapur pus, e ka llogaritur pasurin që që e përcjell musliapo ka mbjellë fidanë lihet vakëf. Ndërsa fjala “ndërtimi i shtëpisë për bamanin pas vdekjes së hurme, apo ka ndërtuar nimin e udhëtarëve apo tij nga të mirat e tij është dija që mësoi dhe xhami, apo ka shpërndarë nevojtarëve” ka për qëlua mësoi të tjerëve, Kur’anin apo ka lënë limi ndërtimin e shtëpive prej të cilave përfitojnë fëmija i sinqertë, shfëmijë që kërkojnë falje për muslimanët, qofshin ata përndarja e Kur’anit, të tek Allahu pas vdekjes së udhëtarë apo nevojtarë ndërtimi i xhamive apo konvikte për studentë apo ndërtimi i shtëpisë tij.” ose shtëpi për jetim ose për udhëtarët dhe nevojtarët apo kanal ujitës, apo lëmoshë fukarenj. Lusim Allahun e Madhëruar të na e dhënë nga pasuria e tij sa ishte gjallë. mundësojë veprimin e këtyre veprave E gjithë kjo i takon edhe pas vdekjes së dhe pas vdekjes të përfitojmë nga këto tij.” Transmeton Ahmedi dhe Tabaraniju shtatë gjëra! nga Ebi Umame se ka thënë: “I DërDr AbduRrezak el Beder guari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve

P

______________ [4] Albani e ka bërë të mirë në “Sahih ibën Maxheh” 198. [4] “Sahihul xhami” 890.

58

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 1 0

Përshtati: Unejs Murati


Revista Delirje & Edukim Nr.19