Issuu on Google+


PËRMBAJTJA

EDITORIALI Adem Avdiu

Kush po nxit konflikt mes civilizimeve? ................................. 2 Lirim Sadiku

Teuhidi rububijje ................................................................... 5 Laura Ferati

Si të bëhesh i dashur në shoqëri .......................................... 8 Kryeredaktor:

Zejd Haziri Anëtarët e revistës:

Unejs Murati Fidan Xhelili Xheladin Leka Bashkëpunëtorët:

Adem Avdiu Muhamed Abdullahi Sabahudin Selimi Bali Sadiku Lirim Sadiku Namik Vehapi Redaktor gjuhësor:

Arian Koçi

Xheladin Leka

Ata të cilët i do Allahu! ....................................................... 13 Seid ibën Husejn el Afanij

Ata kështu ishin! ................................................................. 17 Fehmi Dalipi

Disa virtyte të Muhamedit sal‐lAllahu alejhi ve sel‐lem .... 20 Fidan Xhelili

Parathëna e “Sunenit” të Ibën Maxhes ............................. 22 Bali Musli Sadiku

Gjendja e hadithit në shekullin e parë sipas hixhretit ....... 29 Unejs Murati

Ulja e personalitetit është gjë e vështirë ............................ 33

Redaktor Teknik:

Avni G. Gashi Ballina/Dizajni:

Avni G. Gashi Boton:

Shtëpia botuese Atik Gjilan, Republika e Kosovës

Tirazhi: 1000

Dr.Ahmed iben Uthman el‐Mezid dhe Dr. Adil iben Alij esh‐Shiddij

Disa këshilla për edukimin e fëmijëve ‐IV‐ ......................... 35 Sabahudin Selimi

Imam Shafiu ........................................................................ 37 Redaksia

Lexuesit pyesin, dijetarët përgjigjen .................................. 42 Bali Sadiku

Ilir Osmani mbrojti me sukses punimin e magjistraturës ... 43 Adresa: Rr. M. Idrizi p.n 60000 Gjilan Republika e Kosovës Tel: 044 988 400 e‐mail: delirjedheedukim@gmail.com Ndihmo Revistën: Nr. i llog.: 1150‐138922‐0101‐09 ProCredit Bank of Kosovo Swift Code: MBKORS22 Gjilan, Republika e Kosovës


Editorial

KUSH PO

NXIT

KONFLIKT MES

CIVILIZIME VE?

Feja islame është ajo që bazohet në shpalljen qiellore (Kur’anin dhe Sunnetin), ndërsa musliman është personi që e pason këtë fe, por ndodh që pasimi i tij të jetë i gabuar nga ajo që kërkon feja dhe për gabimet e ndonjë muslimani nuk duhet akuzuar Islami, por kuptimi i gabuar i personit në fjalë.

S

hekulli 21 filloi dhe po vazhdon me stuhi të furishme propagandistike për ta viktimizuar religjionin islam, duke e akuzuar dhe paraqitur si një fabrikues të problemeve, ekstremizmit, vandalizmit, terrorizmit dhe pengues të rendit të ri botëror, pengues të vlerave demokratike dhe civilizimit perëndimor. E gjithë kjo ka ndikuar negativisht te mentaliteti i shoqërisë sonë, e cila po shtegton në ardhmëri larg orientimit me një kulturë të avancuar, por në fakt po rrugëton si e robotizuar nga mediat dhe interneti, që po ekspozojnë globalizimin e mbarë rruzullit tokësor. Formimi i kulturës së avancuar është domosdoshmëri dhe këtu kemi për qëllim kulturën që ngërthen ndërgjegjen, vlerat morale, faktet të cilat e pavarësojnë dhe e bëjnë jo të varur individin nga të tjerët. Në realitet, me këtë kulturë personi qëndrimet e tij i paraqet pas hulumtimit dhe meditimit të thellë, me një logjikë të shëndoshë dhe jo si një sfungjer që thith çdo gjë të lëngshme e të qelbur. Politologu amerikan Samuel Hentington hodhi teorinë e konfliktit

2

ndërmjet civilizimeve dhe ky fenomen tashmë ka nisur të formojë e të zhvillojë embrionin e tij. Në një të ardhme të afërt ky demon famëkeq pritet të lindë. Kjo kuptohet nga zhvillimet që po jetësohen në shoqërinë europerëndimore, ku në idetë dhe bindjet e popujve të kontinentit evropian (veçanërisht në BE) ka filluar të zërë vend propaganda skajshmërisht antiislame, për të cilën jemi dëshmitarë. Nëse ky virus nuk parandalohet, gjasat janë shumë të mëdha që kjo epidemi të përhapet në mbarë globin. Për ta penguar këtë fenomen satanik dhe për t’i shëruar të gjithë ata që janë viktimizuar ideologjikisht prej tij, kërkohet mundi dhe puna e ndërtuar mbi sinqeritetin, ndërgjegjen, drejtësinë, kulturën e mirëfilltë të të debatuarit dhe dialoguarit, opinionet e faktuara shkencërisht dhe bërjen e kritikave në frymën e metodologjisë akademike mbi gjitha ato ide që shkaktojnë armiqësi djallëzore mes individëve dhe shoqërive që po shtegtojnë të shoqëruara nga qytetërime të ndryshme drejt një ardhmërie ku do të gjykohen me

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0


drejtësinë absolute të Mbretit të gjithësisë dhe mbarë krijesave.[1] Sulmet terroriste të realizuara nga kamikazët dhe nga grupe terroriste si Al Kaida[2] lindën debate të furishme, emisione dokumentare, kritika të ashpra të adresuara gabimisht e aspak me ndërgjegje në portat e Islamit. Për këto veprime djallëzore, Islami u akuzua padrejtësisht nga armiqtë e tij dhe ky është një gabim fatal që ende po vazhdon, duke mos bërë dallime mes konceptit fe islame dhe konceptit muslimanë. Feja islame është ajo që bazohet në shpalljen qiellore (Kur’anin dhe Sunnetin), ndërsa musliman është personi që e pason këtë fe, por ndodh që pasimi i tij të jetë i gabuar nga ajo që kërkon feja dhe për gabimet e ndonjë muslimani nuk duhet akuzuar Islami, por kuptimi i gabuar i personit në fjalë. Fraksionet e shumta janë të pranishme edhe te religjionet e tjera, disa prej të cilave ndjekin vijën e ekstremitetit dhe më pas kalohet në veprime të çoroditura terroriste, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën edhe sot. Fraksioni i parë i devijuar i dalë në mesin e kombit musliman janë havarixhët[3], të cilët bëjnë çrregullime në tokë dhe sot jemi dëshmitarë që ky grupim (prej këtij grupimi është Al Kaida) me veprimet e tij të shejtanizuara ka realizuar thënien e urtë të popullit, qeni i keq e sjell ujkun në torishtë. Dijetari dhe eksperti i rrallë i çështjeve juridiko-islame, prof. Dr. Sulejman Ruhejli, në një ligjëratë akademike të mbajtur në Medinë të Arabisë Saudite me rastin e karikaturave të iniciuara nga danezët ekstremistë dhe që nxitin konflikte mes civilizimeve, karikatura me të cilat fyejnë personalitetin e ndritshëm e madhështor të Pejgamberit Muhamed sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, pati deklaruar se një pjesë të përgjegjësisë së këtij veprimi djallëzor në Ditën e Gjykimit do ta kenë edhe ata që po bëjnë sulme terroriste. Fraksioni havarixh në mediat mbarëshqiptare na shfaqet me emrin vehabizëm. Sipas këtyre mediave, themelues i këtij fraksioni është Muhammed Abdulvehabi, por në realitet fraksion me termin vehabizëm nuk ekziston, sepse dijetari i madh Muhammed ibën Ab-

dulvehabi, mëshira e Allahut qoftë mbi të, i ka takuar rrugës që reflekton Islamin autentik, ashtu siç kanë qenë edhe dijetarët e tjerë, si imamët Ebu Hanife, Maliku, Shafiu, Ahmedi, Ibn Tejmije, Zoti i mëshiroftë të gjithë. Imam Muhamed ibën Abdulvehabi dhe nxënësit e tij kanë qenë larg fraksionit terroristo-havarixh[4]. Për ta ndihmuar këtë mendim skajshmërisht të gabuar u bashkuan në këtë naivitet edhe sufitë dhe batinitë bekteshi[5], por për të mbrojtur rrugën e tyre devijonte, e cila e kundërshton Islamin autentik. Ky fenomen u kuptua qartë me librin Islami tjetër, i botuar nga botimet koha. Për të debatuar mbi atë që autori i Islami tjetër ka elaboruar dhe shfaqur, nuk ka dyshim se kërkohet kohë dhe mund, pasi duhen sqaruar të pavërtetat, akuzimet, devijimet dhe arroganca e tij. E gjithë kjo nuk mund të përmblidhet në një vend dhe nuk i mjafton një vëllim. Të them të drejtën, që në fillim titulli i librit më pëlqeu së tepërmi, shumë bukur tingëllonte, Islami tjetër. Me këtë autori ka goditur në shenjë dhe pajtohem plotësisht me titullimin e tij, sepse libri nuk thërret në Islamin autentik, në të cilin ka thirrur i Dërguari sallAllahu alejhi ve sel-lem, por në një Islam tjetër. Paganizmin e këtij fraksioni e ka ekspozuar dhe sqaruar për mrekulli mr. Exhlale Dobruna-Salihu në simpoziumin ndërkombëtar të mbajtur në Prishtinë në tetor të vitit 1992 dhe i botuar me 1995 me titull Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët, me temën: Disa elemente të besimit pagan në kulturën Islame ndër shqiptarët[6]. Sa për sqarim, në lidhje me titullin, sikur të ishte në vend të shprehjes kulturës islame - kulturës muslimane, kjo do të ishte e drejtë, ngase Islami reflekton monoteizmin e kristalizuar dhe nuk posedon asnjë element paganizmi. Në vazhdim do të citojmë disa fragmente nga tema që shtjelloi Exhlale Dobruna Salihu. “Mbështetur në të dhënat arkeologjike, mund të konstatohet mbijetesa e disa elementeve të kulteve dhe religjionit pagan ilir dhe të popujve të lashtë në fenë dhe kulturën islame, të cilat ndër shqiptarët paraqesin njëko-

______________ [1] Triumfi dhe suksesi madhështor do t’u takojë atyre që reflektojnë planprogramin hyjnore për të gjitha sferat e jetës (Islamin), të cilin e implementuan shoqëruesit e Pejgamberit Muhamed sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe ata që i pasojnë këta drejtë deri në momentin kur takohen me engjëllin e vdekjes. [2] Është pyetur dijetari dhe muhadithi Shejhul Al-lameh Abdulmuhsin el Abbad, Zoti e ruajttë: “Disa thonë se organizata e Al Kaidës është havarixhe, ndërsa disa të tjerë thonë se ata janë muxhahidë. Cili është mendimi juaj?” Shkëlqesia e tij është përgjigjur: “Po, ata janë muxhahidë në rrugë të shejtanit.” Shiko për këtë në www.youtube.com duke shënuar shejh Abadi flet për Al Kaidën. [3] Zanafilla e këtij fraksioni është që nga periudha e shoqëruesve të Pejgamberit Muhamed alejhi salatu ve sel-lem. [4] Në Universitetin Islamik në Medinë të Arabisë Saudite, dr Muhammed Hashim Tahiri mbrojti titullin doktor me librin Takriratu Eimmetud Da’veti fi Muhalefeti medh’hebil Havarixhi ve ibtalihi, ku autori elaboroi në mënyrë të shkëlqyer, profesionale dhe shkencore se dijetari Muhammed ibën Abdulvehabi dhe nxënësit e tij, Zoti i mëshiroftë, i kanë kundërshtuar havarixhët dhe se metodologjia e dijetarëve në fjalë ishte Ehli Sunneh Islami burimor. Libri në fjalë u botua më 1429h-2009m nga shtëpia botuese Garras- Kuvajt. [5] Adhuruesit e varrezave-kuburitë dhe po ashtu pasues të ideve, bindjeve dhe gabimeve të shumta, të cilat kundërshtojnë fondamentet bazike të fesë islame. [6] Shiko Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët, faqe 175. Botoi Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, temë që ia vlen të lexohet. Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

3


hësisht edhe një mbeturinë të besimit pagan të paraardhësve të tyre. Kulti i Dionisit-perëndisë së vegjetacionit....Të theksojmë me këtë rast vetëm një veçori të këtij kulti. Fjala është për ritualin kryesor që quhet ditiramb (dithyrambos) himni për nder të Dionisit... Ky ceremonial, që është ndër elementet kryesore të këtij kulti, bëhej natën dhe paraqiste një kor në formë rrethi, që këndonte dhe vallëzonte një valle duke u rrotulluar... Përcillej me një zhurmë të vazhdueshme dhe me muzikë të sajuar nga vegla të ndryshme muzikore... derisa pjesëmarrësit e tij të binin në ekstazë. Rënia në ekstazë është veçoria kryesore e këtij kulti... Studiuesi frëng H. Jenmaire, duke folur për origjinën rituale të ditirambit në kuadër të studimit të kultit të Dionisit... gjen lidhshmërinë e tij me një ritual që është i pranishëm në botën islame. Sipas tij, këtë lloj rituali e përvetësoi islamizmi shi’it mistik dhe e kultivoi në ceremonialin fetar, në dhikër, i cili po ashtu mbaron me ekstazë, që është edhe qëllimi i vetë ritualit. Elementi tjetër ka të bëjë me kultin e herosit (heroit)..., i cili paraqitet që në epokën parahistorike, që vazhdoi edhe gjatë kohës antike dhe ishte shumë i përhapur në Ballkan. Fjala është për persona të cilët gjatë jetës kanë luajtur një rol me rëndësi në shoqëri dhe i njëjti rol u është rezervuar edhe në jetën e amshueshme. Natyrisht, këta nuk konsideroheshin as si perëndi dhe as si gjysmë perëndi, por me aftësitë e tyre të posaçme mund t’u afroheshin atyre, prandaj edhe ushtronin një respekt të veçantë si gjatë jetës ashtu edhe pas vdekjes. Në mesin e këtyre personave kishte edhe themelues të drejtimeve fetare. Mu për këtë arsye varret e tyre kishin një trajtim të posaçëm, mbi të cilat bënin viktima (kurbane) dhe gjëra të tjera, jo vetëm në shenjë nderimi ndaj të ndjerit, por edhe për arsye të besimit se ai në një farë mënyre do t’i ndihmojë ata ose një rreth më të gjerë në rast rreziku nga armiku ose nga ndonjë sëmundje. Në këtë mënyrë ndaj të ndjerit të heroizuar silleshin si ndaj ndërmjetësuesit në mes të vdekshmëve (njerëzve) dhe të pavdekshmëve (perëndive). Të dhënat arkeologjike dëshmojnë se një kult i tillë ka qenë mjaft i përhapur tek ilirët dhe gjurmët e këtij kulti mbijetuan edhe në kulturën islame të rendit shi’it. Dëshmi për këtë janë teqetë dhe tyrbet, në të cilat qëndrojnë varret e shehlerëve dhe të baballarëve, të cilët kishin kryer veprime fetare në to. Varreve të tyre, të cilat në shumicën e rasteve kanë kubure, u bëhet nderim dhe nga këta të ndjerë kërkohet ndihmë e ngjashme si në

paganizëm. Këto vende kulti vizitohen edhe nga nevojtarët e krishterë.” Problematikë tjetër me të cilën po ballafaqohet popullata shqipfolëse është mungesa e ndërgjegjes, sinqeritetit dhe drejtësisë në mediat tona[7] dhe në institucione të ndryshme kur është fjala për Islamin dhe personalitetet e tij. Në realitet, drejtësia tani është bërë një mysafir i rrallë në mesin e të tillëve apo një e kaluar e harruar kur flitet për Islamin. Kjo u kuptua shumë qartë me rastin e deklaratës nga nje hoxhë ne lidhje me Gonxhe Bojaxhiut (e njohur si “nënë” Tereza). Aq u përfol dhe u kundërshtua i nderuari Krasniqi, saqë lexuesve iu paraqit si një armik i vendit, tamam një gjykim siç bënin enveristët, se kush nuk është me Enverin është tradhtar që meriton dënimin e popullit. Kjo është padrejtësi dhe diktaturë, ngase me çdo kusht mundohen që bindjet e tyre të na i imponojnë deri në atë masë ku kërkohet të kundërshtohen parimet fondamentale të fesë. Ky fenomen është një sinjal se po u arrit pushteti nga persona të tillë, do të kërkohet edhe ndalimi i librit të Zotit, Kur’anit Famëlartë, dhe se kush nuk zbaton urdhra të tilla përfundon me inkuizicion apo flakje në turrën e druve. Ndërsa deklarata shoviniste, hitleriane dhe kanibaliste e don Anton Kçirës nuk u gjykua siç kërkohet, përkundrazi, disa edhe u munduan ta arsyetonin dhe ta pengonin publikimin, por jo për të ndihmuar tolerancën ndërfetare, por për të mbrojtur e mbuluar padrejtësinë, ngase sikur të deklaronte ndonjë hoxhë gjëra të tilla të shëmtuara, do të alarmohej e përhapej në mbarë trojet ku qielli mbulon shqiptarët si edhe në diasporë dhe njëkohësisht do të shfrytëzohej që të sulmohej feja islame. Me këtë deklaratë don Anton Kçira njollosi nderin, gjakun, personalitetin e shumë viktimave të të gjitha moshave, të cilat u terrorizuan e u viktimizuan tmerrësisht nga gjakpirësit e udhëhequr nga diktatori Sllobodan Millosheviç. Me këtë nuk kemi për qëllim që të nxisim urrejtje ndërfetare sepse jo të gjithë priftërinjtë mendojnë siç ka deklaruar prifti Anton Kçira, por të kritikohen, qortohen dhe t’u jepet vendi i merituar personave të tillë të çfarëdo krahu qofshin si dhe të pengohen dhe injorohen çdo herë ata që nxisin konflikte mes kulturave dhe civilizimeve. Me këtë kishim për synim të tregojmë se sa janë të drejta disa media dhe personalitete ndaj fesë islame. Në emer të Redaksisë: Adem Avdiu

______________ [7] Jo të gjitha.

4

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0


TEUHIDI

RUBUBIJJE Teuhidi rububijje është të pohuarit se Allahu i Lartësuar është Zoti i çdo gjëje dhe Sunduesi e Krijuesi, Kujdestari i gjithçkaje, se vetëm Ai i ka krijuar ato, se vetëm Ai është pronar dhe se vetëm Ai i mirëmban dhe i udhëheq ato dhe se Ai nuk ka ortak në sundimin e Tij, se Ai nuk ka mangësi e as dobësi, askush nuk mund ta kthejë urdhrin e Tij e askush nuk mund ta kundërshtojë gjykimin e Tij, askush nuk mund të gjykojë pasi Ai ka gjykuar, nuk ka të ngjashëm me Të, nuk ka ortak, nuk ka rival, nuk i përngjason askush në emrat dhe cilësitë e Tij

F

alënderimi i takon Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu, s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë Ai, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se askush nuk meriton të adhurohet përveç Allahut, i Cili është një, dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij. Fjala më e mirë është fjala e Allahut, kurse udhëzimi më i mirë, udhëzimi i Muhamedit. Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, prandaj çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është devijim nga rruga e vërtetë dhe përfundon me xhehennem.

Tevhidi rububijje është të pohuarit se Allahu i Lartësuar është Zoti i çdo gjëje dhe Sunduesi e Krijuesi, Kujdestari i gjithçkaje, se vetëm Ai i ka krijuar ato, se vetëm Ai është pronar dhe se vetëm Ai i mirëmban dhe i udhëheq ato dhe se Ai nuk ka ortak në sundimin e Tij, se Ai nuk ka mangësi e as dobësi, askush nuk mund ta kthejë urdhrin e Tij e askush nuk mund ta kundërshtojë gjykimin e Tij, askush nuk mund të gjykojë pasi Ai ka gjykuar, nuk ka të ngjashëm me Të, nuk ka ortak, nuk ka rival, nuk i përngjason askush në emrat dhe cilësitë e Tij. Prandaj tevhidi rububijje do të thotë pranimi se Allahu i Lartësuar është i vetmi Krijues i të gjitha krijesave dhe i vetmi pronar i tyre, se Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

5


vetëm Ai i ngjall dhe i vdes ato, se vetëm Ai pranon lutjet e krijesave po qe se gjenden në situatë pa shtegdalje. Allahu i Lartësuar thotë: “Në të vërtetë, Zoti juaj është Allahu, që krijoi qiejt dhe tokën.” A’raf 54 Në Kur’an e hasim shpesh tevhidin rububijje, saqë nuk ka sure që nuk përmendet. Allahu i Lartësuar thotë: “Qoftë lavdëruar Allahu që krijoi qiejt dhe tokën dhe bëri errësirën dhe dritën.” En’am 1 Allahu i Lartësuar thotë: “Falënderimi i përket vetëm Allahut, Zotit të botëve.” Fatiha: 1 Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: “Kush është Zoti i qiejve dhe i tokës?” dhe përgjigju: “Allahu!” Thuaj: “A mos vallë ju zgjidhni për mbrojtës në vend të Tij ata që nuk mund t’i sjellin vetes as dobi as dëm?” Thuaj: “A janë të njëjtë i verbri dhe ai që sheh? Ose a janë njësoj terri dhe drita? Apo ata (idhujtarët) i veshin Allahut ortakë, të cilët krijojnë siç krijon Ai, kështu që krijimi u ngjan i njëjtë atyre (idhujtarëve)?!” Thuaj: “Allahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është i Vetmi, Ngadhënjimtari.” Rra'd 16

janë krijuar nga hiçi apo mos janë ata krijues të vetvetes?!” Tur 35 “A mos vallë ata kanë krijuar qiejt dhe Tokën?! Nuk është kështu, por ata nuk janë aspak të bindur.” Tur 36 Allahu i Lartësuar thotë: “Ai është Zoti i qiejve, i tokës dhe i gjithçkaje që është midis tyre, prandaj, vetëm Atë adhuroje dhe bëhu i qëndrueshëm në adhurimin ndaj Atij. A njeh ti ndokënd që ka Emrin e Tij?!” Merjem 65 Allahu i Lartësuar thotë: “Asgjë nuk i shëmbëllen Atij. Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha.” Shura 11

Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: “Çdo lavd e falënderim i përket Allahut, i Cili nuk ka bir, nuk ka ortak në pushtet dhe nuk është i pafuqishëm, që të ketë nevojë për ndihmës” dhe madhëroje Atë, duke ngritur lart madhështinë Tij!” Isra 111 “Thuaju (o Muhamed): “Thirrini ata që i hyjnizoni krahas Allahut! Ata nuk kanë pushtet as sa pesha e një thërrmije, qoftë në qiej apo në Tokë; për ata nuk ka pjesë as në qiej, as në tokë dhe Allahu nuk ka asnjë Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu është Ai ndihmës nga radhët e tyre.” Sebe 22 që ju ka krijuar e ju ka dhënë ushqim; pastaj “Asnjë ndërmjetësim tek Ai nuk bën dobi, ju sjell vdekjen e pastaj ju ringjall. A ka përveçse për atë që Ai jep leje. Kur t’u hiqet ndonjë nga idhujt tuaj që bën diçka të tillë? frika nga zemrat e tyre, ata do të thonë: Ai qoftë i lavdëruar dhe i lartësuar mbi “Çfarë tha Zoti juaj?” dhe do të përgjigjen: gjithçka, që ia shoqërojnë Atij (në ad- “Të vërtetën! Ai është i Lartësuar dhe i Madhurim).” Rrum 40 hërishëm.” Sebe 23 Allahu i Lartësuar thotë: “Ky është krijimi i Allahut! Më tregoni çfarë kanë krijuar të tjerët pos Tij?” Lukman 11 Allahu i Lartësuar thotë: “A mos vallë, ata

6

Robër të Allahut! Ai që krijoi qiejt dhe tokën është i Vetmi që jeton përgjithmonë dhe kurrë nuk vdes, i Cili i mirëmban të gjitha, di çdo gjë, kujdeset për çdo gjë, i Cili është më i larti,

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0


më madhështori. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne e kemi krijuar njeriun dhe Ne e dimë ç’i pëshpërit atij shpirti i vet. Ne jemi më pranë tij se damari i qafës së vet.” Kaf 16 “E si mos të dinte Ai i Cili ka krijuar çdo gjë dhe që është i informuar hollësisht?” Mulk 14 Robër të Allahut! Nuk ka asnjë dyshim se Ai i Cili i ka krijuar të gjitha krijesat, i vëzhgon ato dhe di çdo gjë që veprojnë ato. Robër të Allahut! Pasi kuptuam se ç’është tevhidi rububijje, duhet të dimë se cila është e kundërta e tevhidit rububije. E kundërta e këtij tevhidi është besimi se dikush tjetër vepron bashkë me Allahun e Lartësuar për t’u kujdesur për gjithësinë, në krijim dhe në shkatërrim, për të ngjallur apo për të vdekur, për të sjellë të mirën apo për ta larguar të keqen, për të furnizuar apo pakësuar dhe gjëra të tjera që kanë të bëjnë me kuptimin e tevhidit rububije, psh: të besosh se Allahu ka ortak në emrat dhe cilësitë e Tij, si njohja e së fshehtës, madhështia dhe krenaria dhe gjëra të tjera: Allahu i Lartësuar thotë: “Begatitë, që Allahu ua jep njerëzve nga mëshira e Tij, nuk mund t’i pengojë askush, ndërsa atë që Ai e pengon, askush nuk mund ta japë veç Tij; Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.” Fatir 2 “O njerëz! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju! A ka ndonjë krijues, veç Allahut, që ju

furnizon nga qielli dhe toka?” Fatir 3 “Nëse Allahu vendos që të të godasë ndonjë e keqe, askush nuk mund të ta largojë atë përveç Tij e nëse Ai do të të bëjë ndonjë të mirë, s’ka kush që ta pengojë mirësinë e Tij.” Junus 107 Si dhe: “Thuaju: “Si mendoni, nëse Allahu dëshiron të më shkaktojë ndonjë dëm, a mund ta largojnë atë idhujt që ju i adhuroni krahas Tij?! Po nëse Ai dëshiron të më mëshirojë, a mund ta pengojnë ata mëshirën e Tij?!” Thuaju: “Mua më mjafton Allahu. Tek Ai le të mbështeten ata që kërkojnë mbështetje.” Zumer 38 “Ai i ka çelësat e së padukshmes[1] dhe vetëm Ai i njeh ato.” En’am 59 “Thuaj: “Askush, përveç Allahut, në qiell apo në tokë, nuk i di të fshehtat.” Neml 65 “...kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga Dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron.” Bekare 255 Literatura: 1- Kurani i Madhërishëm-Prof. Hasan I. Nahi. 2-“I'lamu el-sunneti el-menshureti li'tikadi et-taifeti en-naxhihati vel-mensureti". Havidh el-Hakimi”.

Përshtati: Lirim Sadiku

______________ [1] Çelësat e së padukshmes -gajbit- janë përmendur në fjalën e Allahut të Lartësuar: “Pa dyshim, vetëm Allahu e di Orën e caktuar. Ai e zbret shiun dhe e di ç’ka në barkun e shtatzënës. Asnjë njeri nuk di ç’do të fitojë nesër dhe askush nuk di se në ç’vend do të vdesë. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe Njohës i çdo gjëje.” (Lukman: 34). Po me këtë ka shpjeguar i Dërguari i Allahut siç është vërtetuar tek Imam Buhariu, kapitulli i Teuhidit 8/166, Ibën Kethiri në tefsirin e tij 2/137, nga hadithi i ibën Umerit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Çelësat e gajbit janë pesë dhe nuk i di ato pos Allahut, nuk di askush ç’ka në barkun e shtatzënës pos Allahut, nuk di askush ç’do të fitojë të nesërmen pos Allahut, nuk di askush se kur do të bjerë shiu pos Allahut, nuk di askush se në cilën tokë do të vdesë pos Allahut, askush nuk e di Orën e caktuar kiametin- pos Allahut.”

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

7


SI TË BËHESH I

DASHUR NË

SHOQËRI

Një fjalë mund të jetë e vogël, por ka vlerë shumë të madhe dhe nuk është aspak e vështirë ta praktikosh. Por ki kujdes se çfarë flet, duke menduar mirë para se të flasësh e jo të flasësh e pastaj të mendosh.

S

hpeshherë ndoshta keni vërejtur që disa njerëz janë më të dashur në shoqëri se disa të tjerë, edhe pse duket që ata nuk kanë asgjë më të veçantë nga të tjerët. Atëherë, pse është ky një dallim i madh? A thua vallë, çfarë fshehtësie mbartin këta që janë të dashur aq shumë nga njerëzit dhe shoqëria? Të mos jesh i dashur në shoqëri është diçka që askush s’e dëshiron. Njerëzit të cilët janë të dashur në shoqëri, e kanë më të lehtë të gjejnë punë, miq dhe marrëdhënie të mira me të tjerët. Për t’u bërë i dashur te të tjerët duhet të mësohen disa cilësi që e përforcojnë personalitetin e njeriut DASHAMIR ë jesh dashamir ndaj njerëzve është një cilësi shumë e çmuar. Edhe Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Dëshiro për njerëzit atë që dëshiron për vete, do të jesh musliman.” (Ahmedi në Musned) Të tregohesh i përkujdesur ndaj shoqërisë, mysafirëve, prindërve, kolegëve të punës etj., tregon se ata kanë pozitë te ti dhe nuk janë thjesht vetëm njerëz të panjohur që ti i injoron. Çdo njeri dëshiron të jetë me vlerë dhe i respektuar nga të tjerët. Kur ti të jesh respektues dhe dashamirës ndaj tyre, automatikisht do të të kthehet respekti dhe dashuria nga njerëzit. Në kohën e sotme është bërë vërtetë vështirë të gjesh një njeri që të respekton ashtu siç dëshiron të jesh i respektuar, aq më shumë nga rinia e

T

8

sotme, e cila ka marr një rrugë të keqe dhe nuk di të jetë mikpritëse dhe dashamirëse ndaj prindërve, lëre më ndaj shoqërisë. Dashamirësia është një cilësi e lehtë që të praktikohet, po ashtu edhe e dashur në shoqëri, pasi mbjell dashuri mes njerëzve. T’i dhurosh thjesht një buzëqeshje vëllait/motrës tënde, që është një vepër e vogël dhe e lehtë për t’u bërë, ka në fakt shumë vlerë të madhe. Profeti ynë i dashur sallAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Buzëqeshja jote para vëllait tënd është sadaka.’’(Tirmidhiu) Po ashtu, Allahu thotë: “Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.” Nahl 90 I DËGJUESHËM jeriu në qenien e tij ka nevojë të ndiejë që është i nevojshëm në shoqëri dhe që ka vlerë. Kur të jesh në dialog me vëllanë/motrën tënde, ki kujdes të jesh i dëgjueshëm. Edhe pse ndoshta s’dëshiron të dëgjosh atë që po të tregohet, prapë bëhu i dëgjueshëm dhe ki durim, pasi kjo tregon respektin që ke ndaj personit. Ne jemi krijesa të dobëta dhe një fjalë e keqe mund të na shkaktojë dhimbje dhe mërzi më shumë se dhjetëra vepra. E më e urryer se kjo është reagimi negativ i personit kur ti tregon diçka, atëherë kur në fytyrën e tij tregohet pakujdesi ndaj teje. Kjo vërehet shumë qartë kur personi me të cilin je duke biseduar

N

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0


nuk të dëgjon me vëmendje dhe ndihesh sikur je duke biseduar me murin dhe kështu ndien që nuk ke vlerë tek ai. Por a ke menduar ti për këtë, se a je dëgjues i mirë kur dikush bisedon me ty? Shpeshherë nuk e shohim veten kur bëjmë gabime, por i shohim më mirë të tjerët. Prandaj mos harro t’i kujtosh vetes, kur ndodhesh në një bisedë, që të të bjerë ndër mend të jesh i dëgjueshëm. Për këtë arsye, duhet ta dëgjojmë fjalën e vëllait/motrës kur flasin dhe pastaj ndoshta ta këshillojmë apo të japim ndonjë mendim, nëse kemi. Kur një njeri nuk të dëgjon kur ti i tregon diçka, thjesht ti vetë nga natyra jote do ta humbësh dëshirën për t’u shprehur e për të folur me atë person më tutje. Gjithashtu, do humbësh ndoshta edhe respektin ndaj tij, sepse ai tregon sjellje jo të mirë ndaj teje, duke qenë i pavëmendshëm. Kështu që njeriu i padëgjueshëm bëhet më pak i dashur te të tjerët. Bëhesh më pak i dashur ngase nuk i dëgjon zërat e të tjerëve, ndjenjat dhe as mendimet e idetë e tyre. Vetë dëshirojmë që zëri ynë të ketë vlerë, atëherë pra le të bëhemi edhe ne të dëgjueshëm që nesër të tjerët të na dëgjojnë ne. DHURUES farë do të thotë të jesh dhurues? Të ndihmosh të varfrit dhe nevojtarët apo t’u dhurosh njerëzve gjëra materiale, që ata të të duan ty më shumë? Jo, asnjëra nga këto të dyja. Të ndihmosh të varfrin dhe nevojtarin është obligim sipas shtyllës së katërt të fesë islame, ose zekatit. Gjithashtu, edhe lëmosha është sunnet që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ka praktikuar vazhdimisht. Çfarë të themi për dhurimin e gjërave materiale njerëzve, që të na duan? Kjo lloj dashurie është dashuri interesi dhe nuk do të zgjasë shumë. Gjithashtu, je dhurues i gabuar në këtë aspekt, ngase mendon që me këtë lloj mirësie fiton dashurinë e njerëzve. Normal ka disa që kanë nevoja materiale dhe kanë nevojë për diçka, por ai njeri që ti dëshiron të të dojë sinqerisht, nuk do të të dojë për shkak të gjërave materiale që ti

Ç

i dhuron. Ai thjesht do të të dojë nëse ti i dhuron diçka tjetër. E çfarë është ajo që ne duhet të dhurojmë? 1. Respekt 2. Sjellje të mirë 3. Fjalë të mirë. Nëse japim respekt, do të marrim respekt. Gjithashtu, nëse e respekton tjetrin, ai do ta ndiejë këtë dhe do jetë i gëzuar që ti e respekton. Ai do të të dojë më shumë, kur e di që nga ti ai vlerësohet me respekt, diçka që nuk e merr ndoshta nga shumë të tjerë. Respekt duhet të kemi edhe ndaj jobesimtarëve, e atëherë si mos të kemi ndaj vëllait/motrës sonë? Së pari duhet të jemi respektues ndaj Allahut, që pastaj edhe krijesat të na respektojnë ne. Allahu thotë me një ajet: “O ju që besuat, binduni Allahut, respektoni të Dërguarin dhe përgjegjësit nga ju.” Nisa 59 Nuk është cilësi e muslimanit të mos jetë respektues. “Ata nuk respektojnë te asnjë besimtar as farefisninë, as marrëveshjen; si të tillë ata janë përdhunues.” Tevbe 10 E si të mësohemi të jemi respektues? Thjesht në këtë rubrikë hyjnë dy gjëra që do vijojnë në vazhdim; a)sjellja e mirë dhe b) fjala e mirë. Po t’i fusësh në praktikë këto të dyja në raport me tjerët, me ndihmën e Allahut do arrish sukses dhe do të respektohesh nga të tjerët. Nëse ne vazhdimisht sillemi me sjellje të mira ndaj njerëzve, do të njihemi si njeri i mirë. E, kush nuk dëshiron të qëndrojë me njeriun e mirë? Kush nuk e do njeriun e mirë? Patjetër që ne i duam ata që vazhdimisht sillen mirë me ne dhe janë të kujdesshëm me sjelljet e tyre ndaj nesh. Kjo përsëri kthehet te respekti, i cili çon deri te sjellja e mirë. Kur sillesh mirë me njerëzit, do jesh një shembull për të mirë dhe në të njëjtën kohë do pasosh rrugën e Profetëve tanë të dashur. Jo çdokush sot mund të sillet mirë, si pasojë e problemeve personale që kemi në familje apo në punë, e kjo ndikon edhe tek njerëzit në prezencën tonë. Këtu duhet të ndalesh pak e t’i lësh mënjanë problemet te vendi i problemeve dhe në prezencë të njerëzve të për-

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

9


dorësh sjelljet më të mira që ke, sepse kështu s’do të të harrojnë njerëzit dhe do t’u kujtohesh si një njeri i mirë e gjithashtu kjo do bëjë që të jesh i dashur për ata. Ne pa dyshim që i mbajmë mend njerëzit e mirë dhe i duam. Gjithashtu, një tjetër cilësi e mirë që na afron me njëri-tjetrin është siç ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Jepini njëri-tjetrit dhurata, që të duheni.” (Imam Maliku në Muvetta) “...të silleni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve dhe njerëzve u thoni fjalë të mira...” Bekare 83 Allahu, Zoti i qiejve dhe i tokës, na urdhëron që të sillemi mirë me njerëzit në përgjithësi. Fjala e mirë lë gjurmë në zemrën e njeriut. Të kemi kujdes që mos ta ofendojmë dikë apo ta lëndojmë qëllimisht dhe aty ku gabojmë pa dashje përsëri të përdorim fjalë të mira duke kërkuar falje dhe hallall nga personi. Kjo tregon se ti ke sjellje të mirë, madje edhe kur gabon të vjen keq, prandaj je i kujdesshëm me fjalë dhe vazhdon t’i rregullosh përsëri marrëdhëniet me të tjerët edhe atëherë kur gabon. Ki kujdes që të flasësh vetëm të vërtetën dhe fjalët e mira që thua njëkohësisht duhet të jenë çdoherë edhe të vërteta. Pa dyshim që një ndenje me vëllanë/motrën tënde duke i folur me fjalë të buta dhe të mira do ndikojë shumë tek ai/ajo. Kështu do jesh edhe më i dashur tek ai/ajo për ato fjalë të mira që vijnë nga ti. Një fjalë mund të jetë e vogël, por ka vlerë shumë të madhe dhe nuk është aspak e vështirë ta praktikosh. Por ki kujdes se çfarë flet, duke menduar mirë para se të flasësh e jo të flasësh e pastaj të mendosh. E nëse nuk ke fjalë të mira, më mirë hesht. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush i beson Allahut dhe Ditës së Gjykimit ose le të flasë mirë ose le të heshtë.” (Buhariu, Muslimi) Prandaj, vazhdo me fjalë të mira dhe mos u anko te të tjerët për problemet e tua, por kërko më mirë nga ata këshilla ngase të ankohesh shumë tek shoqëria, do rezultojë keq, sepse ne si njerëz kemi probleme të përditshme dhe kur

10

jemi së bashku me shoqëri kemi dëshirë t’i lëmë anash ato probleme që të gjejmë rehati në biseda të dobishme. Prandaj mos u anko shumë, falëndero Allahun dhe mbështetju Atij, e pastaj çdo gjë do bjerë në vendin e vet. Gjithashtu, të japësh komplimente ndonjëherë dhe t’i tregosh njerëzve për ndonjë cilësi të mirë që kanë, do ndikojë shumë tek personi, ngase tregohesh i vëmendshëm ndaj veprave të atij personi dhe cilësitë që ai posedon. Gjithashtu, do e nxisësh që të vazhdojë me atë cilësi e ai vazhdimisht do fitojë të mira. Pa dyshim që një njeri që të jep komplimente ndonjëherë dhe të tregon që ke ndonjë cilësi të mirë, do jetë i dashur te ti. Për arsye se ai njeri nuk të ka zili dhe as inat, por ta do të mirën dhe pastaj ka arritur të shohë cilësitë e tua të mira dhe jo vetëm të metat. Shakaja apo ndonjë barsoletë (ndonjë gjë qesharake por që është realitet) është edhe një mënyrë për t’u bërë i dashur tek njerëzit me anë të fjalëve. Kur një vëlla/motër të bën të qeshësh dhe t’i largon brengat, pa dyshim që do të dëshirojmë të qëndrojmë më tepër me atë person. Sa shumë raste kemi nga jeta e Muhamedit sal-lAllahu alejhi sel-lam se si ka bërë shaka me shokët e tij. Këtë e ka vepruar i dashuri i Allahut, pse mos ta veprojmë edhe ne?! Prandaj, dhuroji vëllait/motrës gëzim dhe hare që të bëhesh i dashur, por gjithmonë duke mos e tepruar. I DEVOTSHËM jeriu i devotshëm duhet ta ketë së pari frikë Allahun. Të jetë i përulur ndaj Tij, ta përmendë në vetmi dhe në shoqëri, t’i mbështetet vetëm Atij në çdo rast, qoftë i vogël apo i madh. Allahu teala ka thënë: "O ju njerëz, Ne ju kemi krijuar juve nga një mashkull dhe një femër dhe ju kemi ndarë në popuj e në fise që të njiheni mes vete, kurse më i miri prej jush tek Allahu është ai i cili është më i devotshmi.” Huxhurat 13 Atëherë s’ka dallim tek Allahu teala se nga cili popull, vend, familje apo racë je, ngase më i

N

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0


miri tek Ai është i devotshmi. Njerëzit vlerësohen me devotshmëri, pra ai që është më i devotshëm është më i mirë tek Allahu, qoftë arab, shqiptar, anglez etj. Atëherë ne po e shohim që tek Allahu kjo cilësi qenka shumë e çmuar, a thua vallë atëherë si do të vlerësohet kjo cilësi te njerëzit? Pa dyshim se edhe njerëzit do ta çmojnë këtë lloj njeriu. Kush nuk dëshiron ta ketë mik një njeri të devotshëm, që ka frikë Allahun dhe e ka Allahun vazhdimisht në mendje e në gjuhë. “Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju të zotët e mendjes keni frikën Time.” Bekare 197 Devotshmëria jo që është vetëm cilësi e mirë për t’u bërë i dashur tek njerëzit, por duke qenë i devotshëm do të jesh i përgatitur për ahiret. Andaj, bëhu i devotshëm, që edhe të tjerët të marrin mësim nga ti e të jesh i dashur tek ata që mendojnë. FALËS llahu është El-Gaffar (Falësi), Ai e do faljen dhe fal shumë. Allahu e fal njeriun edhe pse ka mëkate sa qielli e toka. Nga Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se ka thënë: "E kam dëgjuar Resulullahun, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, duke thënë: “Allahu i Madhëruar ka thënë: “O biri i Ademit, derisa të thirresh (mbështetesh) në Mua dhe të kërkosh ndihmë nga Unë, do të fal çka ke vepruar. O biri i Ademit, qofshin mëkatet e tua deri te vranësirat në qiell dhe nëse kërkon falje nga Unë, do të të fal ty. O biri i Ademit, nëse tek Unë vjen me mëkate të mëdha gati sikur toka, pastaj më drejtohesh, duke mos më (shoqëruar me dikë)përshkruar asgjë, do ta fal po aq të madhe.” (Tirmidhiu) A thua vallë ne të mos jemi falës ndaj vëllait/motrës sonë kur ata gabojnë ndaj nesh? Allahu është Falës, kurse ne nuk po falim? Ai që fal ka bërë vërtet një vepër të mirë, por mos të harrojë, vazhdimisht të veprojë për hir të Allahut, sepse kjo është më e dashur tek Allahu dhe kështu do e gjesh këtë vepër në ahiret. Sikur të kishe gabuar ndaj vëllait/motrës tënde, pasi çdo

A

njeri është gabimtar, a thua a nuk do kishe qenë tepër i gëzuar sikur do të falë vëllai/motra jote? Patjetër që po dhe do e kishe dashur shumë për këtë të mirë që ta bëri, duke të falur. Atëherë bëhu falës edhe ti dhe mos ki urrejtje ndaj robërve të Allahut, tregohu modest, i qetë dhe i mirë vazhdimisht. Nuk ke pse të nevrikosesh kur çdo gjë që të ndodh është me caktimin e Allahut dhe është sprovë. KËSHILLUES a këshillojmë njëri-tjetrin vazhdimisht dhe të jemi vëllezër dhe motra në çdo problem, qoftë i vogël apo i madh. Të këshillojmë për të mirë dhe të ndalojmë nga e keqja. Pa dyshim se do ndikojë shumë tek njerëzit një këshillë e jotja, sado e vogël. Njeriu mund të tregohet i painteresuar për një këshillë, por ti mos u mashtro. Ai vërtetë do ta ketë në mendje këshillën tënde duke mos e pritur ti fare. Ne të gjithë kemi pasur dhe do kemi brenga dhe halle dhe në ato momente kemi nevojë për këshilla dhe fjalë qetësuese. Pas Kur’anit dhe namazit, mundet që një mik i mirë të jetë i dobishëm në kohërat e vështira. Kush nuk e do një mik si ky? Ebu Hurejra transmetohet se ka thënë se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush ia largon besimtarit një brengë nga brengat e kësaj bote, Allahu nga ai do ta largojë një brengë nga brengat e Ditës së Gjykimit. Kush ia lehtëson atij i cili është në vështirësi, Allahu atij do t'ia lehtësojë në këtë dhe në botën tjetër. Kush ia mbulon (një të metë) muslimanit, Allahu atij do t'ia mbulojë në këtë dhe në botën tjetër. Allahu do ta ndihmojë robin derisa ai ta ndihmojë vëllanë e vet.”

T

FALËNDERUES alënderues duhet të jemi së pari ndaj Allahut dhe pastaj t’i falënderojmë edhe njerëzit e tjerë, duke treguar me këtë vepër edhe respekt dhe sjellje të mirë. “Nëse falënderoni, do t'ua shtoj të mirat, e nëse përbuzni, s'ka dyshim, dënimi im është i vështirë!” Ibrahim 7

F

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

11


Gjithashtu, Muhamedi sal-lAllahu alejhi sellam thotë: “Nuk e ka falënderuar Allahun ai që nuk i falënderon njerëzit.” (Ebu Davudi, Tirmidhiu) Andaj, mos hezito po falënderoji njerëzit edhe për një fjalë të mirë. Falënderoji ata kur të dhurojnë diçka apo kur të ndihmojnë në diçka. Pastaj falënderoji edhe për përshëndetjen dhe për vizitën që ata jua bëjnë. Gjithashtu ji falënderues nëse ti i viziton ata, duke kërkuar edhe hallall nëse ke gabuar diçka në raport me ta. Falënderues është ai që di të dallojë të mirën dhe të keqen, di çfarë vlere ka falënderimi dhe e vepron. Nëse të falënderon dikush, patjetër që do ndihesh shumë mirë dhe e sheh që personi po ta di të mirën. E kjo është vërtetë një kënaqësi në vete, duke ndier që ke bërë mirë. Vërtet që pa e ditur se çfarë mban në vete kjo cilësi, nuk mund të jesh falënderues i mirë. Atëherë, le të mësojmë dhe pastaj të praktikojmë. I DASHUR i dëshiron të jesh i dashur tek njerëzit, atëherë bëhu i dashur vetë. Dashuro për hir të Allahut dhe urrej për hir të Allahut. Transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili thotë: “Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Nuk do të hyni në xhenet përderisa të besoni, e nuk keni besuar përderisa ta doni njëri-tjetrin.” Atëherë si mos ta duam njëritjetrin? Pastaj vazhdon hadithi: “A doni t’ju tregoj një fshehtësi të cilën, po e vepruat, do ta doni njëritjetrin? Përhapni selamin mes jush.” (Muslimi) Vërtet këto janë fjalë shumë të çmuara, për atë që di të mendojë. Vazhdojmë me një tjetër hadith nga Ebu Hurejra, i cili transmetohet se ka thënë: "Resulullahu sal-Allahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Mos jini xhelozë ndaj njëri-tjetrit, mos e mashtroni njëri-tjetrin, mos u urreni, mos ia ktheni njëri-tjetrit shpinën, mos garoni njëri me tjetrin në shitblerje dhe bëhuni robërit e Zotit, vëllezër. Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i bën dhunë atij, nuk e lë (në baltë), nuk e gënjen, nuk e nënçmon. Takvallëku është këtu', dhe tregoi

T

12

në kraharorin e tij tri herë. “Për një njeri është e keqe e mjaftueshme që ta nënçmojë vëllanë musliman. Çdo musliman kundruall çdo muslimani e ka haram gjakun e tij, pasurinë e tij dhe nderin e tij." (Muslimi) Të jemi të mirë vazhdimisht dhe t’i duam të tjerët sa më shumë për hir të Allahut, që më vonë kjo dashuri të shtohet edhe më shumë dhe të bëhet vërtet dashuri e sinqertë. Kështu të duhemi deri në Ditën e Gjykimit, ku do shpërblehemi për këtë dashuri inshallah. Allahu subhanehu ve teala thotë: “Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.” Zuhruf 67 Pejgamberi sal-Allahu alejhi ve sel-lem thotë: “Allahu thotë: “Ata që e duan njëri-tjetrin për hir të madhërisë Time, ata kanë podiume të dritës dhe ua kanë lakmi Pejgamberët dhe shehidët.” (Tirmidhiu) Mos harro, nëse dëshiron që njerëzit të të duan sinqerisht, atëherë bëhu vetë i sinqertë. Mos harro se s’mund të jesh musliman i sinqertë përderisa nuk ia do vëllait/motrës të mirën ashtu siç e do për vete. Thotë Muhamedi sallAllahu alejhi sel-lam: “Nuk ka besuar (me besim të plotë) ndonjëri prej jush, përderisa të dëshirojë për vëllanë e tij atë që e dëshiron për vete.” (Buhariu, Muslimi) Çfarë pret atëherë, vepro mirë dhe patjetër që do të gjesh mirë. Allahu është i drejtë dhe nuk i bën askujt padrejtësi. “Nëse ndonjëri e do vëllanë e tij, le ta informojë atë.” (Ebu Davudi) Mos hezito, tregoji vëllait/motrës tënde që e do, që edhe ai të të dojë ty edhe më shumë. Nuk i dihet jetës, sa e gjatë do jetë, e ndoshta nesër do të bëhet vonë.

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

Laura Ferati, Norvegji


AT A T Ë C I L Ë T I D O

ALLAHU! Këta janë ata që mbajnë drejtësi në çdo gjë të jetës tyre, qoftë me veten apo me të tjerët. Allahu thotë: “Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë, Allahu i do të drejtët.” Mumtehine 8

F

alënderimi i takon Allahut. Atë e falënderoj për butësinë dhe bujarinë e faljes me një falënderim nga njeriu i cili është dorëzuar para dhuntive të Tij dhe është falënderues ndaj të mirave. Përshëndetjet qofshin mbi atë që u dërgua mëshirë për gjithë njerëzimin dhe zotëri i Profetëve, Profeti ynë, shembulli ynë, udhëzuesi ynë, mësuesi ynë, Muhamedi sallAllahu alejhi ve sel-lem. Janë disa grupe muslimanësh të cilët Allahu i Lartësuar i do dhe është i kënaqur

me ta. Ah, sa gëzim për ata që i do Allahu! Ah, sa të lumtur do të jenë! E shkrova këtë temë se ndoshta vëllezërit i pasojnë këta të cilët i do Allahu, që t’i mbulojë edhe ata kënaqësia dhe dashuria e Allahut, ngase dashuria dhe kënaqësia e Allahut ndaj robit është gjëja më e vlefshme për të, qëllim i çdo muslimani dhe dëshirë e çdo besimtari të drejtë. Nëse shikojmë fjalët e Allahut në Kur’an dhe meditojmë rreth tyre, do të gjejmë kush qenkan ata të cilët e meritojnë dashu-

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

13


rinë e Allahut. Edhe pse cilësitë e të dashurve të Allahut janë të shumta në Kur’an dhe Sunnet, ne do përmendim disa prej tyre sa për ilustrim, duke mos pretenduar t’i përmbledhim të gjitha. Nga robërit që Allahu do janë: 1- Ata që pendohen Allahu thotë: “Ndërsa atij që pendohet pas të këqijave të tij dhe përmirësohet, Allahu ia pranon pendimin, sepse Ai është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë.” Maide 39 Dhe: “Zoti juaj ia ka bërë detyrim Vetes mëshirën. Nëse dikush nga ju bën ndonjë vepër të keqe pa e ditur e pastaj pendohet e përmirësohet, ai do ta gjejë Allahun falës dhe mëshirues.” En’am 54 Pasi tregon dënimin e mëkatarëve në Ditën e Gjykimit, Allahu përjashton nga ky dënim disa mëkatarë duke thënë: “Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë.” Furkan 70 Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Kush pendohet para se të lindë dielli nga perëndimi, Allahu ia fal atij.” (Transmeton Imam Muslimi) Argumenti se Allahu i do ata që pendohen është fjala e Allahut: “Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen.” Bekare 222 2 - Ata që pasojnë Sunnetin e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Janë ata të cilët ecin sipas rrugës së Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në çdo çështje të jetës, në ushqim, në veshje, në adhurim, në lidhjet fqinjësore dhe familjare, ngase ai që mediton për jetën e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, do të gjejë çdo gjë që i nevojitet për t’u ballafaquar me jetën dhe me mërzitë, pikël-

14

limet e gëzimet e saj, etj. Argumenti që Allahu i do ata të cilët pasojnë Sunnetin e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është fjala e Allahut: “Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.” Alu imran 31 3 - Të drejtët Këta janë ata që mbajnë drejtësi në çdo gjë të jetës tyre, qoftë me veten apo me të tjerët. Allahu thotë: “Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë, Allahu i do të drejtët.” Mumtehine 8 4 - Bamirësit Këta janë ata që shpenzojnë nga pasuria tyre për vete, por u japin edhe të tjerëve duke dëshiruar shpërblimin e Allahut dhe jo ndonjë pozitë, famë apo lëvdatë nga njerëzit. Argumenti që Allahu i do këta njerëz është fjala e Allahut: “Shpenzojeni pasurinë në rrugën e Allahut dhe mos e çoni veten tuaj në shkatërrim, por bëni të mira; Allahu me të vërtetë i do bamirësit.” Bekare 195 5 - Ata që e dëshirojnë takimin me Allahun (vdekjen) Kush e do takimin me Allahun, Allahu e do takimin me të, por këtu nuk është për qëllim që njeriu të shpresojë të vdesë, mirëpo qëllimi është që kur besimtarin e kaplon agonia e vdekjes, në atë moment përgëzohet me kënaqësinë e Allahut dhe kështu dëshiron të takohet me Të dhe Allahu dëshiron të takohet me të. Kurse mos-

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0


besimtari, kur arrin agoninë e vdekjes, përgëzohet me hidhërimin e Allahut ndaj tij dhe kështu nuk e dëshiron takimin e Allahut dhe Allahu nuk e dëshiron takimin e tij. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Kush e dëshiron takimin me Allahun, Allahu e dëshiron takimin me të. E, kush e urren takimin me Allahu, Allahu e urren takimin me të.” (Transmeton Buhariu)

kërkuar dituri, Allahu ia lehtëson atij rrugën për në xhennet…” (Transmeton Muslimi) Pra, nga dashuria e Allahut për besimtarin është edhe lehtësimi i rrugës së diturisë për të, që kështu të shtojë edhe më shumë veprat e mira.

8 - Ata që duhen për hir të Allahut Ata që duhen për hir të Allahut në Ditën e Kiametit, Allahu i thërret në mesin e të gjitha krijesave dhe u shfaq atyre kënaqësinë e Tij, të mirat, bujarinë dhe i fut nën 6 - Ata që afrohen tek Allahu me vepra hije Ditën e Kiametit, atëherë kur nuk do vullnetare dhe bëjnë dhikër shumë të ketë hije tjetër. Muhamedi sal-lAllahu Gjëja më e vlefshme për të cilën e alejhi ve sel-lem thotë: “Allahu në Ditën e preokupon njeriu zemrën e tij është dhikri, Kiametit thotë: “Ku janë ata të cilët janë në çdo kohë dhe çdo gjendje, ngase ata që dashur për hir të Madhërisë Sime? Sot do t’i e përmendin Allahun me dhikër, Allahu i fusë nën hijen Time, atë ditë kur nuk do të përmend ata. Allahu thotë: “Prandaj, më ketë hije pos hijes Sime.” (Transmeton Muskujtoni Mua (me namaz e lutje), që Unë t’ju limi) kujtoj (me shpërblime) dhe falënderomëni Mua (duke m’u bindur) e mos i mohoni 9 - Ata që kujdesen për pastërtinë dhe dhuntitë e Mia (me mosbindje)!” Bekare zbukurohen për hir të Allahut 152 Pastërtia bëhet duke e larguar ndyrësirën Afrimi tek Allahu bëhet me vepra vull- nga trupi, rrobat dhe nga vendet e adnetare, si namazi vullnetar, agjërimi, sada- hurimit. kaja, kurse shpeshtimi i dhikrit bëhet duke Allahu i Lartësuar i do të pastrit, ashtu siç thënë elhamdulil-lah, subhanall-llah, es- thotë: “Aty ka njerëz që duan të pastrohen. tagfirull-llah etj. Allahu i do ata që pastrohen shpesh.” Tevbe 108 7 - Nxënësi, kërkuesi i dijes Kurse zbukurimi i rrobave për hir të AllAllahu i Lartësuar, kur është i kënaqur dhe ahut bëhet duke u ruajtur nga mendjee do robin e Tij, ia lehtëson atij kërkimin madhësia apo nënçmimi i njerëzve. e diturisë, ashtu siç thotë Muhamedi sal- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem lAllahu alejhi ve sel-lem: “Kujt Allahu ia do thotë: "Askush nuk do të hyjë në xhennet të mirën, ia mundëson ta kuptojë fenë.” nëse ka mendjemadhësi sa një grimcë në (Transmeton Buhariu) zemrën e tij." Një burrë ka thënë: "Çfarë Po ashtu Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve duhet bërë nëse një burri i pëlqen të vishet sel-lem në hadithin e gjatë ku tregon për me rroba të mira dhe këpucë të mira?” Ai dobinë e kërkuesit të diturisë ndër të tjera i tha: "Allahu është më i bukuri dhe e do thotë: “…Kush ecën në një rrugë duke të bukurën. Mendjemadhësia është mo-

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

15


himi i së vërtetës dhe mospërfillja ndaj të tjerëve." (Transmeton Muslimi) Po ashtu Allahu thotë: “O bijtë e Ademit, vishuni përshtatshëm (me rroba të bukura) kudo dhe kurdo që të faleni! Hani e pini, por mos e teproni, se Ai nuk i do ata që e teprojnë.” A’raf 31

13 - Durimtarët Allahu i Lartësuar e ka përmendur durimin në shumë vende në Kur’an dhe durimi ka qenë edhe rruga e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në përhapjen e shpalljes. Ai ka bërë durim nëse e ka goditur ndonjë vështirësi gjatë thirrjes. Allahu i Lartësuar i ka lavdëruar durimtarët në 10 - Përdoruesit e misvakut rrugën e Tij dhe u ka premtuar atyre xhenPërdorimi i misvakut është sunnet i Mu- netin dhe kënaqësinë e Tij. Allahu thotë: hamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Aq “Sa e sa Profetë bashkë me shumë besimtarë shumë e përdorte misvakun Muhamedi të vërtetë luftuan e megjithatë nuk u sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, saqë kur ngri- përkulën para goditjeve që morën në rrugën hej nga gjumi e fillonte aktivitetin me e Allahut, as nuk u dobësuan e as nuk u nënmisvak, kur hynte në shtëpi përdorte mis- shtruan. Allahu i do të duruarit.” Alu imran vakun etj. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve 146 sel-lem thotë: “Misvaku është pastrim për gojën dhe kënaq Allahun.” (Transmeton 14 - Ata që i mbështeten vetëm Allahut Nesaiu. Shejh Albani e ka konsideruar të Mbështetja tek Allahu është argument për vërtetë.) besimin e lartë dhe të ngulitur tek njeriu. Sa më shumë të mbështetet muslimani tek 11 - Ata që i afrohen Allahun duke i kryer Allahu, aq më shumë besimi i tij është i obligimet me përpikëri fortë dhe i paluhatshëm dhe për këtë arsye Nga të mirat që Allahu u jep robërve të Tij shpërblimi për ata që i mbështeten vetëm është edhe fakti që Allahu i do ata kur i ve- Allahu është dashuria e Allahut për ta. Alprojnë urdhrat e Tij dhe ndalohen prej lahu thotë: “Kur të vendosësh për diçka, ndalesave duke mos përtuar. Muhamedi mbështetu tek Allahu. Vërtet, Allahu i do ata sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tregon një ha- që mbështeten tek Ai.” Alu imran 159 dith kudsij duke thënë: “…Robi Im nuk Vëllezër të nderuar, këto janë disa cilësi që më afrohet me diçka më të dashur tek Unë Allahu i do te robërit e Tij. Por nëse nuk sesa duke kryer obligimet.” (Transmeton kemi mundësi t’i veprojmë të gjitha, atëBuhariu) herë të mundohemi të fusim në praktikë 12 - Të devotshmit disa prej tyre, në mënyrë që të arrijmë Janë ata të cilët i frikësohen Allahut hap- dashurinë, kënaqësinë dhe shpërblimin e tazi dhe fshehurazi dhe vënë mes tyre dhe madh nga Allahu i Lartësuar, Bujari absodënimit të Allahut pengesë duke vepruar lut. urdhrat e Tij e duke u ndaluar nga ndale- Allahu na shtoftë veprat e mira dhe na sat. Allahu thotë: “Jo! Por kushdo që plotëson largoftë nga veprat e këqija! premtimin e tij dhe ruhet nga të këqijat, (ta Përshtati: Xheladin Leka dijë se) Allahu me të vërtetë i do ata që janë të devotshëm.” Alu imran 76

16

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0


Ata kështu ishin! Ibën Kethiri thotë: “Kur Bishri vdiq, në xhenazen e tij u mblodhën banorët e Bagdadit i madh e i vogël. Është nxjerrë pas namazit të sabahut nga shtëpia dhe nuk kanë mundur ta vendosin në varr vetëm se pas namazit të jacisë. Dhe dita ishte ditë vere, që ishte shumë e gjatë.”

F

alënderimi është për Allahun, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin për të Dërguarin, për familjen e tij, për shokët e tij dhe për të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Dije, vëlla i dashur, se "el istikame" ose përqendrimi në fenë e Allahut dhe mosluhatja në të është gjë të cilën Allahu dhe i Dërguari i Tij e kanë kërkuar prej nesh, është shpresa dhe dëshira e çdo besimtari. Ai që është i stolisur me këtë cilësi, në momentet më të vështira do të ketë ndihmën dhe mëshirën e Allahut të Madhërishëm. Allahu na bëftë prej tyre! Amin! Allahu në Kur'an thotë: "E, s’ka dyshim se ata që thanë: “Allahu është Zoti ynë” dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos u frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që u premtohej." Fus-silet 30 Pastaj: "Ata që thanë: “Allahu është Zoti ynë dhe qëndruan besnikërisht, për ta nuk ka frikë dhe ata nuk do të pikëllohen.Të tillët janë banues të xhennetit, aty do të jenë përgjithmonë, atë e kanë shpërblim për veprat që bënë." Ahkaf 13-14

Allahu e urdhëron të Dërguarin dhe besimtarët që të jenë të paluhatshëm në fenë e Tij: "Ti (Muhamed) përqendrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar, e bashkë me ty edhe ata që u penduan (prej idhujtarisë), e mos tejkaloni (kufijtë e caktuar), se më të vërtetë Ai është shikues i asaj që veproni." Hud 112 Allahu thotë: "Sikur ata (idhujtarët) t’i përmbaheshin rrugës së drejtë, Ne do t’u lëshonim atyre ujë me bollëk, për të sprovuar me të. E kush ia kthen shpinën adhurimit ndaj Zotit të vet, Ai e shpie atë në vuajtje të padurueshme.” Xhinn: 16-17 Imam Muslimi transmeton se Sufjan ibën Abdilah, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i ka thënë të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “O i Dërguar, më trego një fjalë në këtë fe, që mos të pyes askënd përveç teje.” I Dërguari i tha: “Thuaj: Kam besuar në Allahun, pastaj mbahu fort në të (mos u luhat).” Çfarë do të thotë istikame-qëndrueshmëri në fe? Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur me të, kur

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

17


është pyetur për istikamen ka thënë: "Të mos i shoqërosh Allahut asgjë." Ndërsa Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: "Të jesh i paluhatshëm ndaj urdhrave dhe ndalesave e mos të lakohesh si dhelpra." Uthmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha se istikame është sinqeriteti me Allahun. Ibën Tejmije istikamen e definoi me dashurinë për Allahun. Kur komenton fjalën e Allahut: "… pastaj ishin besnik", thotë: "Ishin besnik ndaj dashurisë dhe adhurimit të Allahut e nuk u kthyen majtas e djathtas.” Pra, nga tërë këto thënie vijmë në përfundimin se istikameja është mesatarja në fe, sinqeriteti ndaj Allahut, pasimi i Sunnetit në çështjet e besimit, veprave dhe adhurimeve. DISA SHEMBUJ NGA JETA E TË PARËVE TANË, SE SI ISHIN TË QËN DRUESHËM DHE BESNIKË TË FESË SË ALLAHUT

E

bu Sufjan ibën el Harithi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, sahabi i njohur, vëlla nga qumështi i të Dërguarit. Ebu Is'hak es-Sebi'i thotë për të: “Kur Ebu Sufjan ibën el Harithi u shtri në shtratin e vdekjes, u tha të pranishmëve: "Mos qani për mua, sepse me të vërtetë unë nga dita që jam bërë musliman nuk kam bërë asnjë mëkat." Falte namaz nga mëngjesi deri në drekë dhe më pas vazhdonte deri në ikindi." Err-Rrebi' ibën Hajthem, Allahu e mëshiroftë Një njeri tha: "E kemi shoqëruar Rebi' ibën Hajthemin njëzet vjet, ka folur vetëm se fjalë të arta e të çmueshme." Disa të tjerë kanë thënë se e kemi shoqëruar Rebiun njëzet vjet e nuk kemi dëgjuar nga ai ndonjë fjalë të keqe. Ditën kur është vrarë Husejni, i biri i Aliut, Allahu qoftë i kënaqur me ta, një njeri tha: “Nëse sot nuk mund të nxjerr ndonjë fjalë të rëndë nga Rebi' ibën Hajthemi, s'do të mund ta nxjerr kurrë më!” I thashë: “O Rebi', është vrarë sot Husejni, djali i Fatimes, Allahu qoftë

18

i kënaqur prej tyre. E atëherë tha: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi” dhe lexoi fjalën e Allahut: "Thuaj: “O Allah, Krijues i qiejve e i tokës, Njohës i së fshehtës dhe i së dukshmes, Ti je që gjykon mes robërve Tu për atë që ata kundërshtoheshin." Zumer 46 I thashë se çfarë po thua për këtë ngjarje? Më tha: “Ç’ka të them, tek Allahu do të shkojnë dhe tek Ai do të llogariten." Allahu e mëshiroftë Rebi' ibën Hajthemin, nxënësin e Abdullah ibën Mes'udit, sepse ishte me të vërtetë shkollë e qëndrueshmërisë në fenë e Allahut. Vehb ibën Munebih, Allahu e mëshiroftë El Muthena ibën Sabah thotë: "Vehb ibën Munebih qëndroi dyzet vjet e nuk kishte fyer asnjë gjallesë dhe vazhdoi për njëzet vjet radhazi mes jacisë dhe sabahut që të mos ndërronte abdest." Transmetohet nga Abdul Mun'im ibën Idrisi, se babai i tij ka thënë: "Vehb ibën Munebih i ruante fjalët e tij çdo ditë; nëse s'kishte diçka të keqe, atëherë hante bukë. Në të kundërtën vazhdonte të agjëronte." Abdullah ibën Avn ibën Ertaban; dijetari i Basras, Allahu e mëshiroftë Harixhe ibën Mus'abi thotë: "E kam shoqëruar ibën Avnin njëzet e katër vjet radhazi e nuk di që melaiket t’i kenë shkruar ndonjë të keqe." Muadh ibën Muadhi thotë: “Më kanë treguar shumë nga shokët e Junus ibën Ubejdit se thoshte ndonjëri prej tyre: “Unë e njoh një njeri që prej njëzet vjetësh, shpreson ta kalojë një ditë si ditët e ibën Avnit, por nuk mundet. Allahu e mëshiroftë zotërinë e lexuesve të Kur'anit, Abdullah ibën Avnin!” Mjeku i zemrave, i devotshmi Vuhejb ibën elVird Mekasi, Allahu e mëshiroftë Sufjan eth-Thevriu, kur mbaronte ligjëratën në Qabe, u thoshte nxënësve të tij: “Çohuni e shkoni tek mjeku”, kishte për qëllim Vuhe-

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0


jbin. Muhamed ibën Jezidi thotë: "Është betuar Vuhejbi që të mos e shihte Allahu e as ndokush nga krijesat e Tij duke qeshur derisa t'i vinte meleku i vdekjes e ta lajmëronte për pozitën e tij tek Allahu. Shumë njerëz shihnin për të ëndrra se ishte prej banorëve të xhennetit dhe kur i tregonin, i shtohej më shumë të qarët dhe thoshte se po frikësohem mos është nga shejtani." Abdullah ibën Mubareku thotë: "I është thënë Vuhejbit: “A e gjen kënaqësinë e adhurimit ai që i bën mëkat Allahut?” Ai iu përgjigj: “Jo, e as ai që vetëm ka dëshirë apo niset të bëjë mëkat.” Ai thoshte: "Mos të jetë dëshira e dikujt prej jush vetëm që të bëjë adhurim sa më shumë, por dëshira e tij le të jetë në kryerjen e tij në mënyrën më të mirë, sepse ndodh që njeriu të falet apo të agjërojë e të bëjë mëkat ndaj Allahut gjatë namazit apo agjërimit të tij."

Jahja ibën Seid el Kat-tani Bundari thotë: "E kam vizituar Jahja ibën Seidin për më shumë se njëzet vjet e nuk mendoj se i ka bërë Zotit mëkat." Allahu e mëshiroftë këtë rob të Allahut, i cili lutej çdo ditë për një mijë persona.

Bishër ibën el Harith el Hafij, Allahu e mëshiroftë Kur imam Ahmedit i erdhi lajmi i vdekjes së Bishrit. tha: “Ka vdekur, Allahu e mëshiroftë, e nuk e kishte shokun në këtë umet dhe nuk ka lënë pas tij dikë si vetja.” Nxënësi i tij, Ibrahim el Harbij, thotë: “Qyteti i Bagdadit nuk ka nxjerrë njeri më të mençur dhe më të ruajtur për gjuhën e tij sesa Bishri. Nuk dihet se ka përgojuar dikë nga muslimanët.” Ibën Kethiri thotë: “Kur Bishri vdiq, në xhenazen e tij u mblodhën banorët e Bagdadit i madh e i vogël. Është nxjerrë pas namazit të sabahut nga shtëpia dhe nuk kanë mundur ta vendosin në varr vetëm se pas namazit të jacisë. Dhe dita ishte ditë vere, që ishte shumë e gjatë.” Jahja ibën Abdul Hamidi thotë: "E kam parë Eba Nasr et-Temmar dhe Ali ibën Medinin në xhenazen e Bishrit. Bërtitnin me zë të lartë duke thënë: “Pasha Allahun, ky është nderi në këtë dynja para nderit të ahiretit.”

Këto ishin pak fjalë nga jeta dhe vepra e të parëve tanë të mirë, se si ishin të përqendruar dhe të paluhatshëm në fe, se si kishin kujdes të mos i kalonin kufijtë e Allahut, si e ruanin gjuhën e tyre ndaj vëllezërve të tyre dhe shumë cilësi të tjera prej të cilave duhet të marrim mësim. Por edhe nëse s'mund të bëhemi si ata, së paku t'u ngjajmë atyre. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij. Fjala jonë e fundit është: Falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!

Imam Muhamed ibën Ali ibën Vehb, i njohur si ibën Dekik el Eid, Allahu e mëshiroftë E ruante gjuhën e tij dhe interesohej për veten. Sikur të donte dikush t'ia numëronte fjalët që kishte folur, do të kishte mundësi. Ibën Dekiki thotë: "Nuk kam folur asnjë fjalë dhe nuk kam bërë asnjë punë vetëm se kam përgatitur për to përgjigje para Allahut të Madhëruar.” Në fund do të përmend fjalën e artë të ibën Tejmijes, Allahu e mëshiroftë, i cili thotë: "Unë me të vërtetë deri tani në çdo kohë e ripërtërij Islamin tim dhe ende s'jam nënshtruar ndaj Zotit ashtu si duhet."

Marrë nga libri "Salahul um-meh fi uluvil himmeh", me autor Seid ibën Husejn el Afanij Përshtati: Fidan Xhelili

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

19


DISA VIRT YTE TË

MUHAMEDIT SALLALLAHU ALEJHI VE SELLEM Erdhën disa fshatarë te Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe e pyetën: "A i puthni fëmijët tuaj?” Tha: “Po.” Thanë: “Pasha Allahun, ne nuk i puthim fëmijët tanë.” Pejgamberi tha: "Kam frikë se Allahu i Madhëruar e ka larguar prej jush mëshirën.” (Transmeton Muslimi)

F

alënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Përshëndetjet, selamet qofshin mbi të Dërguarin, mëshirë për mbarë njerëzimin, Pejgamberin tonë Muhamedin sallAllahu alejhi ve sel-lem, mbi familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij. Nuk ka dyshim se Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ishte shembull në moral të mirë, në cilësi të bukura, të cilat nuk bashkohen tek askush tjetër përveçse tek ai. Për këtë kanë dëshmuar edhe armiqtë e tij, të cilët e përgënjeshtruan dhe e keqtrajtuan. Ebu Xhehli, kur është pyetur për Pejgamberin se a është besnik apo gënjeshtar, ka thënë: “Pasha Allahun, Muhamedi është besnik dhe nuk ka gënjyer asnjëherë. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka arritur kulmin në përsosjen e vir-

20

tyteve, derisa edhe Allahu i Madhëruar e ka lavdëruar.” Në Kur’an thuhet: ''Vërtet ti je në një shkallë të lartë të moralit." Kalem 4 Allahu i Madhëruar na ka lajmëruar për mëshirën dhe butësinë që kishte ai për shokët e tij. I Madhëruari thotë: "Ti ishe i butë ndaj tyre, ngase Allahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do të largoheshin prej teje." Alu imran 159 Gjithashtu, Allahu i Madhëruar na ka treguar se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ishte mëshirë për të gjithë njerëzit. I Lartmadhëruari thotë: "E Ne të dërguam ty {Muhamed} vetëm si mëshirë për të gjithë krijesat." Enbija, 108 Morali i Pejgamberi ishte prej Kur’anit Fisnik, derisa madje është thënë: “Ka qenë Kuran që ecte mbi tokë.”

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0


Kur është pyetur bashkëshortja e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, për moralin e tij, i ka thënë pyetësit: "A nuk lexon Kuran?" Ka thënë: “Sigurisht.” Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, i tha: "Vërtet morali i Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka qenë Kur’ani Fisnik." Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kuptimi i këtij hadithi është se Pejgamberi ishte shembull kur’anor në urdhra dhe ndalesa, karakter dhe moral, çdo gjë që ka urdhëruar Kur’ani e ka praktikuar dhe çdo gjë që e ka ndaluar është larguar. Kjo është ajo që Allahu i Madhëruar i ka dhuruar prej etikës së lartë, turpit, nderit, trimërisë, faljes, butësisë dhe gjithë moralin e bukur.” Edhe para shpalljes Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka qenë i njohur te populli i tij si besnik për shkak të besueshmërisë që kanë gjetur tek ai dhe faktit që nuk i ka tradhtuar në ndonjë çështje. Moralin e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sellem e kanë cilësuar disa shokë të tij, të cilët kanë thënë: “Nuk ka qenë Muhamedi i shëmtuar, nuk e ka ngritur zërin në treg gjatë shitblerjes, nuk i është kundërvënë së keqes me të keqe, por ka falur. Nuk ka rrahur askënd me dorën e tij, përveçse në luftë në rrugën e Allahut. Nuk ka rrahur as shërbëtor e as grua, nuk ka shkelur ndonjë ndalesë të Allahut të Madhëruar. Por kur është shkelur ndonjë ndalesë e Allahut të Madhëruar, ka qenë prej më të hidhëruarve. Nuk ka zgjedhur mes dy gjërave vetëm se atë që është më e lehtë. Kur ka hyrë në shtëpinë e tij ka qenë i buzëqeshur, pastronte rrobat e tij, milte delen dhe i shërbente vetvetes. E ka ruajtur gjuhën, ka folur vetëm atë që i ka interesuar, është interesuar për shokët e tij, ka pyetur për ta, i ka bashkuar dhe nuk i ka armiqësuar. Të mirën e ka ndihmuar me të mirë, nuk është ngritur dhe nuk është ulur pa e përmendur Allahun Fuqiplotë. Kur ka ardhur në mexhlis është ulur aty ku ka përfunduar mexhlisi dhe çdonjërit në mexhlis

i jepte atë që i takonte. Nuk e ka kthyer lypësin vetëmse duke i dhënë atë që kërkonte ose me ndonjë fjalë të lehtë, ka qenë i matur me të moshuarit, i ka mëshiruar të miturit dhe i ka ndihmuar të shtypurit. Gjithmonë ka qenë i buzëqeshur, me karakter të butë, nuk ka qenë i pasjellshëm e as i vrazhdë, as fyes e as koprrac, ka qenë zemërgjërë dhe i respektueshëm ndaj familjes.” Nëse themi se i kemi përmendur disa cilësi të Muhamedit në mënyrë përmbledhëse, kjo i ngjan marrjes së një pike uji nga deti. Kush lexon historinë, gjendjen, fjalët dhe punët e tij, do të dorëzohet para madhështisë së këtij Pejgamberi. Këtë e ka bërë një shkrimtar i njohur anglez, Tomas Karlil, në librin e tij "Trimat”. Ai ka shkruar në të një kapitull të shkëlqyer për Muhamedin, i cili aludon për drejtësinë dhe vlerën e këtij Pejgamberi. Aty ai ka shkruar: "Kam vërejtur se Muhamedi qysh prej fëmijërisë së tij ka qenë djalosh mendimtar, e kanë emëruar shokët e tij "besnik", d.m.th. njeri i sinqertë, realizues i premtimit, i sinqertë në punët, fjalët dhe mendimet e tij. Kam vërejtur se nuk ka dalë ndonjë fjalë prej gojës së tij e të mos ketë pasur në të urtësi oratorike, nuk ka folur shumë, ka heshtur kur nuk ka pasur nevojë të fliste, por kur ka folur, ka folur me sinqeritet dhe urtësi. Kemi parë se gjatë tërë jetës së tij ka qenë njeri i vendosur, jo shqetësues, bujar, respektues, i butë, i devotshëm, i virtytshëm, i lirë, serioz, i sinqertë. Me të gjitha këto, nga natyra e tij ishte i butë. Kjo ishte dëshmia e një shkrimtari perëndimor jomusliman, lexoi për Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe mendimi i tij ishte si mendimi i muslimanëve. Do të japim më poshtë disa shembuj që aludojnë për moralin e madh që kishte ky Pejgamber fisnik në mëshirë, butësi, falje dhe cilësi të tjera. Transmetohet nga Enes ibën Maliku, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: "Nuk kam parë askënd më të mëshirshëm me fëmijët sesa Muhamedin. Ibrahimi, djali i tij, pinte gji te një

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

21


grua në një lagje të Medinës. Shkonte tek ai dhe ne shkonim me të. Hynte në shtëpi, e merrte atë, e puthte dhe e kthente prapë.” Argument për këtë është hadithi se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem shkonte në një fshat që ishte larg qytetit, ku ishte djali i tij Ibrahimi, i cili pinte qumësht, shkonte tek ai për ta puthur e pastaj kthehej." (Transmeton Muslimi) Kur u shtri për vdekje Ibrahimi, djali i tij, e çuan te Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sellem. Ai e shtrëngoi në gjoks, pastaj i lotuan sytë dhe tha: "Syri loton, zemra pikëllohet, nuk themi vetëm atë që është i kënaqur Allahu dhe ne me ndarjen tënde o Ibrahim jemi të pikëlluar." (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Kur Akrae ibën Habisi e pa Muhamedin sallAllahu alejhi ve sel-lem duke e puthur Husejnin, djalin e Aliut, Allahu qoftë i kënaqur me ta, i tha: "Unë kam dhjetë fëmijë e nuk e kam puthur asnjërin prej tyre.” Pejgamberi i tha: "Vërtet, kush nuk mëshiron, nuk mëshirohet." Erdhën disa fshatarë te Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe e pyetën: "A i puthni fëmijët tuaj?” Tha: “Po.” Thanë: “Pasha Allahun, ne nuk i puthim fëmijët tanë.” Pejgamberi tha: "Kam frikë se Allahu i Madhëruar e ka larguar prej jush mëshirën.” (Transmeton Muslimi) Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i vizitonte ensarët, i përshëndeste me selam fëmijët e tyre dhe i përkëdhelte kokat e fëmijëve. (Transmeton Nesaiu). Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem sillej butë me fëmijët dhe luante me ta. Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: "Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka qenë njeri me moral të mirë. Kam pasur një vëlla, që kishte nofkën Ebu Umejr. Kur vinte Muhamedi dhe e shikonte, i thoshte: "O Eba Umejr, çfarë bëri en-nugajri?"[1] Shih moralin e Muhamedit me shërbëtorin e tij Enes ibën Malik, i cili ka thënë: “I kam shërbyer Muhamedit dhjetë vjet. Vallahi, kurrë nuk

më ka thënë ah dhe kurrë nuk më ka thënë për ndonjë punë që e kam bërë, pse e ke bërë, e as për ndonjë punë që nuk e kam bërë, pse nuk e ke bërë." (Mutefekun alejhi) Ajo që argumenton për mëshirën dhe butësinë që kishte Muhamedi me fëmijët dhe të moshuarit është se ai ka thënë: "Kur jam në namaz, kam dëshirë ta zgjas atë, por kur dëgjoj të qarët e ndonjë fëmije, e shkurtoj namazin nga frika se i vjen rëndë nënës së tij.” Shembull tjetër që tregon për mëshirën e tij është hadithi i Enes ibën Malikut, i cili thotë: "Erdhi një arab beduin dhe hyri në xhami. Ai filloi të urinojë në xhami. Sahabët i kapi xhelozia për xhaminë dhe deshën ta ndalin dhe e qortuan shumë. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem u tha: "Lëreni, mos e pengoni", d.m.th. mos ia ndërpritni urinën. Kur e mbaroi, urdhëroi të hidhej një kovë me ujë në vendin ku kishte urinuar dhe më pas e ftoi dhe i tha: "Këto janë xhami dhe nuk lejohet diçka nga këto gjëra të papastra, por këto janë për ta përmendur Allahun e Lartësuar, për namaz dhe lexim Kur’ani." (Mutefekun alejhi) Shihni se si Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lam u frikësua për këtë person se mos po e dëmton për shkak të ndërprerjes së urinës, prandaj i urdhëroi shokët e tij që ta linin të urinonte në tokën më të pastër, që është xhamia. Pas kësaj e ftoi, e mësoi dhe e orientoi tek e drejta me butësi dhe urtësi. Një njeri tjetër erdhi te Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe i tha: “Jam shkatërruar!” Pejgamberi i tha: “Çfarë të ka shkatërruar?” Tha: “Kam bërë marrëdhënie intime me gruan sa isha agjërueshëm në muajin Ramazan.” Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ia tha: “A ke mundësi të lirosh një rob?” Tha: “Jo.” I tha Pejgamberi: “A ke mundësi të agjërosh dy muaj radhazi?” Tha: “Jo.” Pejgamberi i tha: “A ke mundësi të ushqesh gjashtëdhjetë të varfër?” Tha: “Jo.” Njeriu u ul, pastaj iu dha Pejgamberit një shportë me hurma. Ia dha atij dhe i tha: “Sh-

______________ [1] En-nugajr- është një zog i vogël. Ebu Umejri e ushqente atë.

22

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0


përndaje sadaka.” Personi iu drejtua: “A është ndokush më i varfër se unë? Nuk ka në Medinë ndonjë shtëpi që ka nevojë më shumë se unë.” Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem qeshi derisa iu dukën dhëmballët, pastaj i tha: “Shko dhe ushqeje familjen tënde." (Mutefekun alejhi) Ky person ka bërë një gabim fatal në Islam dhe duhej të ndëshkohej me njërën prej tre ndëshkimeve, porse çështja e tij përfundoi me një dhuratë prej Pejgamberit, nga e cila u ushqyen ai dhe familja e tij. Çfarë zemre është kjo?! Çfarë mëshire është kjo, e cila e bëri këtë gabimtar të kthehet i gëzuar te familja e tij, duke marrë me vete një dhuratë të çmueshme nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem?! Çfarë mësimesh të mira edukative mund të mësojnë edukatorët kur takohen me gabimet e njerëzve dhe sjelljet e tyre? Ai është Muhamedi, i biri i Abdullahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Ai ia mësoi njeriut butësinë ndaj kafshëve para se të themelohen në shekujt më pas shoqatat që na tregojnë si të sillemi me kafshët. Pejgamberi sal-Allahu alejhi ve sel-lam ka thënë: "Është dënuar një grua për shkak të një maceje, e ka lidhur atë derisa ka ngordhur dhe për këtë

ka hyrë në zjarr. As nuk i ka dhënë të hajë e as të pijë, as nuk e ka lënë të lirë të hajë prej barishteve të tokës." (Mutefekun alejhi) Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem na ka urdhëruar që të sillemi mirë kur të therim ndonjë kafshë dhe ka thënë: "Vërtet Allahu e ka bërë obligim bamirësinë ndaj çdo gjëje: kur të mbytni, mbytni në mënyrën më të mirë; kur të therni, therni në mënyrën më të mirë; kur ndokush prej jush dëshiron të presë diçka, le ta mprehë thikën në mënyrë që t'ia lehtësojë asaj që po pret." (Transmeton Muslimi) Shihet qartë mëshira, toleranca dhe falja e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe kjo shfaqet edhe më shumë kur i Dërguari hyri në Mekë çlirimtar e fitimtar dhe dihet mirë se armiqtë, të cilët e përgënjeshtruan dhe e luftuan, mbetën nën urdhrin e tij. Këtu është ndalur historia për të shikuar se ç’do të veprojë Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem me ta. Në këtë ditë, disa muslimanë menduan se erdhi koha e hakmarrjes dhe thanë: "Sot është dita e prerjes", d.m.th. dita e hakmarrjes dhe e vrasjeve, pastaj Pejgamberi tha: "Jo, sot është dita e mëshirës." Pastaj iu drejtua masës së gjerë duke thënë: "Çfarë mendoni, çfarë do të bëj me ju?” Thanë: “Mirë, vëlla fisnik, djalë i vëllait fisnik.” Pejgamberi tha: "Shkoni, se jeni të lirë." Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i ndalon pasuesit e tij që të derdhin gjakun e shpezëve pa të drejtë, prandaj nuk ka mundësi që të tolerojë asnjëherë për derdhjen e gjakut të njerëzve pa të drejtë dhe kjo argumentohet nga fjala e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sellam: "Vërtet unë jam mëshirë e dhuruar." (Transmeton Hakimi)

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

Përshtati:Fehmi Dalipi

23


P A R AT H Ë N A E

“SUNENIT” TË IBËN MAXHES

Kapitulli:

Respektimi (madhërimi) i hadithit të të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe ashpërsia ndaj atyre që e kundërshtojnë atë Për gruan më mirë është që të falet në shtëpinë e saj sepse namazi i saj në shtëpi është më i vlefshëm sesa në xhami, sepse në shumicën e rasteve sprovat janë të pranishme kur gruaja del nga shtëpia. Këtë e argumenton hadithi i lartpërmendur që e transmeton Ebu Davudi, ku i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Mos i ndaloni gratë tuaja nga xhamitë, edhe pse shtëpitë e tyre janë më të mira për to." HADITHI NR. 15

U

rve ibën Zubejri transmeton nga Abdullah ibën Zubejri se i kishte thënë: “Një njeri nga ensarët kishte ngritur padi ndaj Zubejrit tek i Dërguari sallAllahu alejhi ve sel-lem për shkak të kanaleve të ujitjes, ujë me të cilin ujitnin hurmat. Ensari i tha (Zubejrit): “Lëshoje ujin të ecë”, mirëpo (Zubjeri) e kundërshtoi një gjë të tillë, prandaj erdhën të gjykonin tek i Dërguari sal-

24

lAllahu alejhi ve sel-Iem. I Dërguari tha: "O Zubejr, ujite tokën ti njëherë, pastaj lëshoje ujin për fqinjin tënd.” Ensari u hidhërua dhe tha: “A vetëm pse është djali i hallës tënde?!” Të Dërguarit iu ndërrua çehrja e fytyrës dhe më pas i tha: "O Zubejr! Ujit dhe mos e lësho ujin, derisa uji të kthehet te muret e kopshtit.” Ka thënë (Abdullahu i biri i Zubjerit): “Zubejri ka thënë: “Mendoj se për këtë ngjarje ka zbritur ky ajet i Kur'anit: “Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0


ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjy-

kimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.” Nisa 65 Hadithin e transmeton Buhariu me nr. 2359 dhe 2360 dhe Muslimi me nr. 6065. Kush është Zubejri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij? Ai është Ez-Zubejr ibën el-Av-vam ibën Huvejlid, shok i afërt i të Dërguarit dhe djalë i hallës së tij Safijes, vajzës së Abdulmutalibit, njëri nga dhjetë të përgëzuarit me xhennet, njëri nga gjashtë personat e Shuras dhe i pari që e nxori shpatën në rrugën e Allahut. Është bërë musliman i ri, në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare. Transmetoi shumë pak nga i Dërguari dhe nuk ka marrë ndonjëherë ndonjë post. Zoti i kishte dhënë pasuri të madhe. Thuhet se pasuria e tij ishte pesëdhjetë milionë e dyqind mijë dërhemë. Buhariu thotë se Zubejr ibën Avvami është vrarë në vitin 36 hixhrij në kalifatin e Aliut, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre.[1] Sqarimi i hadithit Rreth emrit të ensarit nga Medina i cili ra

në mospajtim me Zubejrin ka dilema dhe mospajtime dhe gjithashtu disa kanë thënë se ka qenë munafik, dyfytyrësh, mirëpo të tjerë kanë thënë se nuk ka qenë munafik, por kjo fjalë ka dalë nga ai për shkak të pakujdesisë dhe ngutjes. Megjithatë, ne nuk kemi edhe shumë dobi nga ajo se kush ka qenë ai. Dobia qëndron në atë se si duhet pasur kujdes kur është fjala për raportin me të Dërguarin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem gjatë jetës së tij edhe pas vdekjes, karshi traditës së tij në mënyrë që të mos i kthehet fjala apo gjykimi atij sepse ai nuk flet dhe nuk gjykon nga hamendja, por vetëm atë që i shpallet. Në të njëjtën kohë, dobia e këtij hadithi qëndron në anën legjislative lidhur me ujërat kolektive për ujitje se si duhet të shfrytëzohen ato dhe kush ka më shumë merita për to. Në këtë rast, Zubejri ishte i pari për të ujitur sepse toka e tij ishte më lart tokës së ensarit. I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i tha Zubejrit “ujite tokën pak dhe më pas lëshoje për fqinjin tënd”, d.m.th. mos e merr të drejtën tënde në tërësi, por deri në një masë, sepse i Dërguari deshi të bënte miqësi mes tyre, por kur dëgjoi çfarë tha ensari, atëherë i tha Zubejrit “ujite tokën dhe mos e lësho ujin derisa të kthehet uji te muret e kopshtit”. Dijetarët e kanë komentuar në mënyra të ndryshme këtë thënie. Disa kanë thënë se qëllimi është të ngopet toka me ujë e të dalë uji mbi të deri te zogu i këmbës, disa kanë thënë se qëllimi është

______________ [1] " Sijer e'lam en-nubela" i imam Dhehebiut (2\22).

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

25


të bëhet gropa rreth rrënjëve të pemëve të mëdha për të mbajtur ujin dhe i Dërguari e urdhëroi Zubejrin që ta linte ujin derisa të mbusheshin gropat plot rreth pemëve, sepse kjo ishte e drejta e Zubejrit. Imam Neveviu tregon nga dijetarët e mëhershëm se kanë thënë: "Sikur sot dikush të shprehet me shprehje të ngjashme siç u cek në hadith "a vetëm pse është djali i hallës tënde", atëherë këtë person e përfshijnë rregullat e renegatëve-të dalëve nga feja dhe vritet nëse plotësohen edhe kushtet e tjera (ky rregull vlen për vende ku gjykohet me ligjin e Zotit e jo në vendin tonë), mirëpo e ka lënë i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem sepse në fillim të Islamit i afronte zemrat e njerëzve dhe i largonte problemet në mënyrën më të mirë dhe në të njëjtën kohë duronte ndaj të këqijave të munafikëve dhe atyre që i kishin zemrat e sëmura.[2] Dobitë nga ky hadith Imam Siraxhudin ibën Mulek-kin, Allahu e mëshiroftë, në sqarimin e tij të “Sahihut” të Buhariut, kur vjen tek ky hadith, ndër të tjera thotë: 1) Ujërat e kanaleve për ujitje, lumenjve të vegjël që nuk janë pronë e askujt dhe nuk është punuar në to nga dikush për t’i nxjerrë nga thellësia e tokës, të gjitha këto në esencë janë të lejuara dhe kush i arrin i pari, ai ka më shumë merita. 2) Ata që janë më lart kanë të drejtë para atyre që janë më poshtë për nga vendi i tokës. 3) Në të ka argument se ai që është lart, nëse e merr të drejtën e tij, nuk i lejohet që t'ia ndalë ujin atij që është poshtë.

4) Në të ka argument se udhëheqësi i muslimanëve ka të drejtë të mos e zbatojë ndaj dikujt dënimin që meriton, siç ka të drejtë ta zbatojë atë (sepse në këtë rast ky person, ensari, meritoi të ndëshkohet për atë se si e ofendoi të Dërguarin, se gjoja nuk gjykoi drejt, por ai nuk u ndëshkua). 5) Ky hadith sinjalizon për atë se duhet të urdhërojmë përherë për miqësi dhe afrim e jo armiqësi e largim (këtë e marrim nga pjesa e parë e hadithit, se i Dërguari në fillim i tha Zubejrit që të ujiste kopshtin, por jo ta merrte të drejtën e tij në tërësi, të ujiste pak dhe më pas t'ia lëshonte ujin fqinjit, edhe pse Zubejri kishte të drejtë ta ujiste tokën e tij derisa ajo të ngopej me ujë). 6) Në të ka argument se kur gjykatësi dëshiron t'i miqësojë palët dhe i udhëzon në atë që është më e mirë për ta, mirëpo nuk gjen mirëkuptim, që d.m.th. se nuk lëshojnë pe asnjëra palë, atëherë ia jep të drejtën secilit ashtu siç e meriton.[3] Kujdes! Në këtë rast, i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem gjykoi mes Zubejrit dhe ensarit duke qenë i hidhëruar nga ensari me veprimin e tij, kur dihet se nuk lejohet gjykimi mes dikujt duke qenë i hidhëruar. Kjo rregull vlen për njerëzit në përgjithësi, se nuk u lejohet të gjykojnë mes të tjerëve duke qenë të hidhëruar sepse nuk mund të gjykojnë drejt, mirëpo i Dërguari ndryshon nga të tjerët sepse ai është i mbrojtur nga Allahu si në gëzim ashtu edhe në hidhërim që të thotë vetëm të vërtetën.

______________ [2] “El Minhaxh”, sqarim i “Sahihut” të Muslimit", autor imam Neveviu (15\108). [3]“Et-Tevdih”, sqarim i “Sahihut” të Buhariut, autor imam ibën Mulek-kini (15\350-351).

26

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0


HADITHI NR. 16

T

ransmetohet nga Abdullah ibën Umeri se i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Mos i ndaloni robëreshat e Allahut (gratë) që të falen në xhami. Një djalë i tij i tha: “Ne do t'i ndalojmë ato.” Atëherë ibën Umeri u hidhërua shumë dhe i tha: “Të transmetoj nga i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe më thua se do t'i ndalojmë?!” Hadithin e transmeton Buhariu me nr. (873) dhe Muslimi (989) dhe të tjerët. Sqarim: Ky hadith ka ardhur nga rrugë të ndryshme që e trajtojnë të njëjtën gjë, por vetëm se në to janë përmendur disa shtesa të cilat mbartin me vete dobi të shumta: a) "Nëse dikujt nga ju i kërkon gruaja e tij leje për xhami, mos ta ndalojë atë." (Muslimi nr. 987) b) Transmeton Salimi, djal i i Abdullah ibën Umerit, se e ka dëgjuar ibën Umerin duke thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin duke thënë: "Mos i ndaloni gratë tuaja nga xhamitë, nëse ju kërkojnë leje.” Atëherë, Bilali (djali i Abdullah ibën Umerit) tha: “Pasha Allahun, do t'i ndalojmë!” Abdullahu u kthye nga ai dhe e fyeu me një fyerje të keqe që nuk e kam dëgjuar më herët asnjëherë dhe i tha: “Të tregoj nga i Dërguari dhe më thua pasha Allahun do t'i ndalojmë?!” (Muslimi nr. 988) Në disa transmetime është kufizuar kërkimi i lejes nga ana e grave për namazin e mbrëmjes, d.m.th. të akshamit dhe të jacisë: c) "Mos i ndaloni gratë që të dalin për në xhami gjatë natës (aksham e jaci), atëherë njëri nga djemtë e ibën Umerit i tha: “Nuk do t'i lëmë të dalin e të bëhet fesad-çrregullim në tokë." (Muslimi nr. 991)

d) "Mos i ndaloni robëreshat e Allahut nga xhamitë e Allahut, por të dalin duke qenë të paparfumuara." (Ebu Davudi nr. 565; dijetar Albani thotë sahih-autentik) e) "Mos i ndaloni gratë tuaja nga xhamitë, edhe pse shtëpitë e tyre janë më të mira për to." Ebu Davudi nr. 567 (dijetar Albani thotë sahih-autentik) Nga këto hadithe mësojmë disa gjëra: 1) Gruas nuk i lejohet që të dalë për në xhami apo diku tjetër pa kërkimin e lejes nga burri. 2) Në qoftë se gruaja i kërkon leje burrit që të shkojë në xhami, atëherë burri nuk ka të drejtë ta ndalë atë nga xhamia, mirëpo me disa kushte të cilat dijetarët i kanë përmendur nëpër libra. Në mesin e këtyre kushteve janë: të mos jetë e parfumuar, të mos lyhet e të zbukurohet, të mos vendosë zinxhirë apo diçka që dëgjohet gjatë të ecurit e t'ia tërheqë vërejtjen burrave, të mos veshë rroba të bukura, të mos përzihet me burra, të mos ketë gjatë rrugës diçka nga e cila mund të frikësohemi se mund t’i ndodhë diçka e keqe gruas etj. Përndryshe, nëse gruaja e ka njërën nga këto cilësi, atëherë është e drejtë e burrit që të mos e lejojë të dalë për në xhami. Allahu e di më së miri. 3) Për gruan më mirë është që të falet në shtëpinë e saj sepse namazi i saj në shtëpi është më i vlefshëm sesa në xhami, sepse në shumicën e rasteve sprovat janë të pranishme kur gruaja del nga shtëpia. Këtë e argumenton hadithi i lartpërmendur që e transmeton Ebu Davudi, ku i Dërguari sallAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Mos i ndaloni gratë tuaja nga xhamitë, edhe pse shtëpitë e tyre janë më të mira për to." Gjithashtu hadithi që transmetohet nga Abdullah ibën Mes'udi, ku i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Namazi i gruas

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

27


në dhomën e saj është më i mirë sesa namazi i saj në "huxhretiha" (dhomën e pritjes, sallon), ndërsa namazi i saj në "makhda-iha" (dhomë e vogël brenda dhomës së vet ku ruan gjërat e çmuara) është më i mirë sesa namazi i saj në dhomën e saj."[4] 4) Hidhërimi i Abdullah ibën Umerit ndaj djalit të tij arsyetohet me atë sepse kur ai i tha: “I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sellem ka thënë: "Mos i ndaloni gratë nga xhamitë", djali i tij tha të kundërtën: “Pasha Allahun, do t'i ndalojmë!” Këtu është kundërshtimi direkt i fjalës së të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, që është gjë e ndaluar dhe e rëndë. Edhe pse djali i tij qëllimin e kishte të mirë, që të mos përhapej imoraliteti dhe sprovat e ndryshme dhe fjala e tij ishte si rezultat i fillimit të një shfrenimi nga ana e grave, siç kishte thënë edhe Aishja pas vdekjes së të Dërguarit, se sikur i Dërguari të ishte gjallë e t'i shihte gratë në kohën e saj se si kishin ndryshuar dhe kishin filluar të zbukuroheshin e të dilnin nëpër rrugë, do t'i ndalonte i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sellem që të dilnin në xhami, mirëpo prapëseprapë ky qëllim i mirë i djalit të ibën Umerit që të mos përhapeshin sprovat e ndryshme nga ana e grave nuk e justifikuan që ibën Umeri të heshte ndaj tij sepse ishte një kundërshtim direkt.Këtu shihet se si ibën Umeri e madhëronte dhe e respektonte hadithin e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Çfarë mund të themi për ditët e sotme për ata të cilët e kundërshtojnë fjalën e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem për shkaqe shumë të ulëta dhe epshet e veta personale? Allahu na drejtoftë! Amin! Vijon… Përgatiti: Fidan Xhelili

Literatura e konsultuar: 1. “Suneni i Ebu Davudit", me verifikim të haditheve nga dijetari Muhamed Nasirudin Albani. Me përkujdesjen e dijetarit Mesh'hur ibën Hasen al Selman, “Mektebet el mearif ”, Riad, botimi i parë. 2. "Suneni i Tirmidhiut" me verifikim të haditheve nga dijetari Muhamed Nasirudin Albani. Me përkujdesjen e dijetarit Mesh'hur ibën Hasen al Selman, “Mektebet el mearif ”, Riad, botimi i parë. 3. "Suneni i Ibën Maxhes", me verifikim të haditheve nga dijetari shqiptar Muhamed Nasirudin Albani, me përkujdesjen e dijetarit Mesh'hur ibën Hasen al Selman, “Mektebet el mearif ”, Riad, botimi i parë. 4. "El Minhaxh sherh Sahih Muslim ibën el Haxhaxh", autor imam Muhjidin En Neveviu, me verifikim të esh-shejh Halil Me'munë Shejha, Darul Ma'rife, Bejrut, botimi i nëntë. 5. "Et-Tevdih li-sherh el xhami'i es-sahih", autor Siraxhudin ibën Mulek-kin, verifikoi Darul fellah, botoi Ministria e Vakëfit dhe Çështjeve Islame nga Katari, botim i parë 2008. 6. "Sijer e'alam en-nubela", autor imam Dhehebiu, Dar ihja et-turath el-arabij- Bejrut. Është kujdesur për verifikimin e librit Mahmud Shakir, botimi i parë 2006.

______________ [4] Ebu Davudi nr. 570, Tirmidhiu nr. 1173. Dijetar Albani e ka cilësuar sahih-autentik.

28

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0


GJENDJA E HADITHIT NË SHEKULLIN E PARË S I PA S H I X H R E T I T I thamë: “O i Dërguari i Allahut, a ta përcjellim prej teje (atë çfarë thua) gojarisht?” Tha: “Përcilleni atë prej meje, nuk ka diçka të keqe, por kush gënjen në emër timin me bindje, le t’i përgatisë vetvetes një karrige prej karrigeve të xhehenemit.” 1 - Shkrimi i hadithit gjatë kohës së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ë mesin e njerëzve ishte përhapur mendimi se transmetimi i haditheve kishte vazhduar së transmetuari përmendësh thuajse më shumë se njëqind vite pas vdekjes së Pejgamberit sallAllahu alejhi ve sel-lem duke mos i shkruar fare dhe një ide e tillë kishte vazhduar të përhapej përafërsisht për pesë shekuj me radhë, derisa erdhi Hatib el-Bagdadij, i cili hulumtoi çdo çështje që kishte të bënte me këtë tematikë, i bashkoi ato në një vend e më pas shkroi librin e tij "Takjidul ilm".

N

Shkaku pse ishte përhapur ky mendim ishte kuptimi apo komentimi i gabuar i asaj që ishte transmetuar prej muhadithinëve në lidhje me shkrimin e haditheve (tedvin) dhe renditjen e tyre (tesnif). Ishte përmendur se i pari që kishte shkruar hadithin ishte Ibën Shihab ez-Zuhrij (125 h). Ai ishte edhe i pari që kishte bërë tesnifin (renditjen) e tyre[1]. Kështu pra kishte vazhduar ky mendim dhe dijetarët nuk i kishin kushtuar një studim të thuktë këtyre fjalëve, një komentim të thellë dhe të përpiktë, para Hatib el-Bagdadit, por i kishin transmetuar këto fjalë në atë mënyrë

______________ [1] Pra, duke mos bërë dallim fare në mes shkrimit të përgjithshëm dhe renditjes së tij, (mes tedvinit dhe tesnifit).

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

29


që mund të kuptohej se ibën Shihab ezZuhrij ishte i pari që me të vërtetë e kishte shkruar hadithin. Një mendim të tillë e kishin edhe autorët e shumë librave të mëdhenj, si Ebu Talib elMekjj, imam Dhehebiu, Hafidh ibën Haxheri, el-Mikrizij, Siddik Hasen Khan. Ata e përkrahnin këtë mendim edhe pse gjenin aty këtu diçka që e kundërshtonte mendimin e tyre, por edhe vetë ata thoshin se pas vdekjes së sahabëve dhe tabi'inëve, transmetohej dituria (hadith) nëpër fletushka, i shkruar e jo edhe i renditur, fletushka ose shkrime që ishin shkr- uar qysh prej kohës së sahabëve dhe të tabi'inëve[2]. Pra, sipas saj nënkuptojmë se hadithi qenka shkruar që para kohës së imam Zuhriut, i cili numërohet prej tabi'inëve të vegjël[3], [4]. Prandaj le të fillojmë me shpjegimin e çështjes se a është shkruar me të vërtetë hadithi gjatë kohës së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sellem apo jo? Nuk ka dyshim se hadithi është shkruar edhe gjatë kohës së Pejgamberit, por jo me një masë aq të madhe siç është shkruar më vonë, si në kohën e imam Zuhriut e kështu me radhë. Të shumtat janë argumentet që flasin për një gjë të tillë dhe janë në kundërshtim të plotë me mendimet e orien-

talistëve dhe të disave që janë ndikuar prej tyre, të cilët e mohojnë tërësisht shkrimin e haditheve gjatë kohës së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe sipas këtyre argumenteve shihet qartë se mendimi i tyre nuk bazohet në diçka logjike ose shkencore. Nëse i japim një shikim të thellë këtij mendimi, shohim qartë se ky mendim është i rrezikshëm dhe me prapavijë shumë skandaloze, ngase ata me këtë kanë për qëllim që Sunneti nuk mund të merret si bazë e sheriatit (legjislacionit islam) pasi ai nuk qenka shkruar në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe në të kanë arritur të futen gjëra të pavërte ta. Për t’u ikur dyshimeve të tilla, le të shikojmë në bazë të argumenteve dhe fakteve se cila është më e vërtetë dhe mendimi më i drejtë. Siç e përmendëm edhe më parë, dijetarët islamë janë ndarë në dy grupe për sa i përket asaj se a është shkruar hadithi gjatë kohës së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sellem apo jo. 1. Grupi i parë është i mendimit se hadithi nuk është shkruar në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve selam, por i pari që ka filluar t’i shkruajë dhe mbledhë hadithet ka

______________ [2] Nëpër librat e dijetarëve të hadithit njihen si "suhuf". [3] Ibën Haxher el-Askalanij në librin e tij "Takribu et-Tehdhib" thotë: “Muhammed ibën Muslim ibën Ubejdillah ibën Abdillah ibën Shihab ibën Abdillah ibën el-Harith ibën Zuhrete ibën Kilab el-Kureshij ez-Zuhrij, Ebu Bekër, fekihu dhe hafëzi- i hadithit-, të gjithë dijetarët janë të pajtimit me të, diturinë dhe pozitën e lartë të tij, i cili është prej kryesorëve, prijësve të shkallës apo klasës së katërt. Ai ka vdekur në vitin njëzet e pesë. Thuhet edhe një vit apo dy vite më parë. Ai cili është prej transmetuesve të gjashtë koleksioneve të mëdha” (fq. 591, nr. 6296). Ndërsa shkalla apo klasa e katërt për Hafidh ibën Haxherin janë ata të cilët shumicën e transmetimeve të tyre e kanë prej sahabëve të mëdhenj (Takribu et-Tehdhib, fq. 97). [4] “Tedvinu es-Sunneh en-Nebevijeh”, fq. 61-62.

30

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0


qenë imam Zuhriu me urdhrin e prijësit të besimtarëve Umer ibën Abdulazizi.[5] Argumentet në të cilat janë mbështetur këta dijetarë janë: - Transmeton Ebu Seid el-Hudrij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi sallAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Mos shkruani asgjë nga unë përveç Kuranit. E, kush ka shkruar diçka tjetër përveç Kuranit, le ta fshijë atë.”[6] - Transmeton Ebu Hurejra se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kishte dëgjuar për disa njerëz që po shkruanin hadithet e tij, atëherë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem hipi në minber, e falënderoi Allahun dhe tha: “Çfarë është puna e këtyre shkrimeve për të cilat jam lajmëruar se ju po i shkruani? Dijeni se me të vërtetë edhe unë jam njeri. Kush posedon diçka prej tyre, le të m’i sjellë.” Thotë Ebu Hurejra: “I bashkuam ato dhe u nxorën.” I thamë: “O i Dërguari i Allahut, a ta përcjellim prej teje (atë çfarë thua) gojarisht?” Tha: “Përcilleni atë prej meje, nuk ka diçka të keqe, por kush gënjen në emër timin me bindje, le t’i përgatisë vetvetes një karrige prej karrigeve të xhehenemit.”[7] E shumë argumente të tjera, të cilat pas një analize dhe studimi të thellë që i kanë bërë dijetarët e hadithit del në pah se ato hadithe janë të dobëta dhe se nuk lejohet argumentimi me to fare, përveç hadithit të Ebu Seid el-Hudriut, i cili gjendet në “Sahihun” e Muslimit, edhe pse imam Buhariu e sheh këtë hadith si mevkuf, d.m.th. se është prej fjalëve të Ebu Seid el-Hudriut, por ajo që

është e vërtetë dhe e qëndrueshme është se hadithi është i vërtetë dhe nuk ka fare dyshim në të. Por pasi të përmendim argumentet e atyre të cilët kanë bindjen se hadithi është shkruar edhe gjatë kohës së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, do t'i përgjigjemi hadithit të Ebi Seidit dhe bashkimit mes tij dhe haditheve të tjera. 2. Nuk ka dyshim se nëse i shikojmë hadithet që flasin për shkrimin e hadithit edhe gjatë kohës së Pejgamberit, shohim qartë se janë më të shumta dhe më të sakta sesa hadithet që e ndalojnë një gjë të tillë. a për dëshmi po përmendim disa prej tyre.

S

- Transmetohet prej Ebu Hurejrës se ka thënë: “Nuk është askush prej sahabëve të Pejgamberit që di hadithe më shumë se unë, përveç Abdullah ibën Amrit, ngase ai shkruante e unë nuk shkruaja.”[8] Thotë Bedruddin el-Ajniu el-Hanefij: “... Abdullah ibën Amri është prej sahabëve të mëdhenj, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, dhe ka shkruar atë që ka dëgjuar nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. E sikur të mos ishte shkrimi i haditheve i lejuar, ai nuk do ta bënte këtë.”[9] Transmeton imam Buhariu dhe Muslimi në dy “Sahihët” e tyre nga Ebu Hurejra, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem me rastin e çlirimit të Mekkes kishte mbajtur një hytbe. Pasi përfundoi Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, u ngrit një plak, lla-

______________ [5] Në dashtë Allahu subhanehu ve teala, në numrin e ardhshëm të kësaj reviste do të flasim për rolin e imam Zuhriut dhe Umer ibën Abdulazizit në mbledhjen e haditheve. O Zot, lehtëso e mos vështirëso! [6] Transmeton Muslimi [6/303: 3004/72] me “ed-Dibaxh” të Imam Sujutit. [7] Transmeton Hatib el-Bagdadi në “Takjidu el-Ilm”, fq. 35, me zinxhirin e tij deri tek Abdurrahman ibën Zejd ibën Eslemi, kurse ky prej babait të tij, ky prej Ata'ë ibën Jesarit, e ky prej Ebu Hurejrës... hadithi. Zinxhiri i këtij hadithi është i dobët për shkak të Abdurrahman ibën Zejd ibën Eslemit. Hafidh ibën Haxheri thotë: “Abdurrahman ibën Zejd ibën Eslemi është i dobët.... E transmeton hadithin e tij Tirmidhiu dhe ibën Maxheh. Shiko “Takribu et-Tehdhib”, fq. 400, nr. 3865. [8] Transmeton Buhariu (1/54: 113), Mustafa el-Buga. [9] “Umdetu el-Kar'i”, (3/320). Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

31


gapi i të cilit ka qenë Ebu Shah[10] dhe ishte nga Jemeni. Ai tha: “A të shkruajnë për mua o i Dërguari i Allahut?” Atëherë, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sellem tha: “Shkruani për Ebu Shahun.” Thotë el-Velid ibën Muslimi: “E kam pyetur Evzaiun për atë se çka ka dashur të thotë plaku me kërkesën e tij “shkruani për mua”. Atëherë më është përgjigjur: “Hytben që ka dëgjuar nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.”[11] - Transmeton imam Ebu Davudi nga Abdullah ibën Amër, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: “Shkruaja çdo gjë që dëgjoja nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, që ta mësoja përmendësh atë, kurse kurejshitët më ndaluan duke më thënë: “A po shkruan çdo gjë që dëgjon prej Pejgamberit, i cili flet kur është i hidhëruar dhe i gëzuar?” Me këtë u ndala nga të shkruarit dhe kur i tregova Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ai bëri me shenjë me gishtin tregues nga goja e tij dhe tha: “Shkruaj, pasha Atë në dorë të të Cilit është shpirti i im, nuk del nga unë (goja ime) përveç së vërtetës.”[12] Dhe shumë e shumë argumente të tjera. Prandaj sipas këtyre argumenteve shihet qartë se hadithi qenka shkruar që herët, pra edhe në prani të Resulullahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Por mbetet t’i përgjigjemi hadithit të Ebu Seid el-Hudriut, i cili e ndalonte një gjë të tillë. 1. Hadithi i Ebu Seid el-Hudriut, i cili e ndalon një gjë të tillë- shkrimin e haditheve gjatë kohës së Pejgamberit- është i mëhershëm, ndërsa hadithet që e lejojnë janë të

mëvonshme. Imam Sujutiu, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Ky hadith është i abroguar me hadithet që e lejojnë shkrimin e haditheve (pra shfuqizimin e Sunnetit me Sunnet) dhe një ndalim i tillë ka qenë atëherë kur ekzistonte frika se mos po ngatërrohej me Kur'anin. Por kur u siguruan prej kësaj, e lejoi shkrimin e haditheve.”[13] Këtë mendim e ndihmon edhe vetë fakti se Ebu Seid el-Hudriu kishte shkruar më vonë hadithe. Transmeton Ebu Davudi nga Ebu Seid el-Hudriu, i cili thotë: “Nuk kemi shkruar diçka tjetër përveç Ku'anit dhe teshehudit.”[14] [15] Kjo na jep të kuptojmë se ndalimi qenka për shkak të ndonjë arsyeje e jo ndalim i tërësishëm. 2. Ndalohet shkrimi i hadithit me një vend me Kur'anin, por në anën tjetër lejoheshin që të shkruheshin hadithe në vende të tjera të veçanta. 3. Ndalimi ishte për ata që merreshin me shkrimin e Kur'anit, ngase ekzistonte frika se mos po bënin ndonjë përzierje, duke pasur parasysh ngjashmërinë e madhe të ajeteve me një anë dhe stilin e lartë të gjuhës së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në anën tjetër. 4. Ndaloheshin për shkak të frikës së mbështetjes në të shkruar dhe largimit nga mësimi përmendësh i haditheve.[16] Kjo është gjithçka që më mundësoi Allahu subhanehu ve teala që të shkruaj për këtë numër, duke e lutur Atë që të na japë bereqet në fjalë dhe në vepra. Vijon Përgatiti: Bali Musli Sadiku

______________ [10] Imam Sujutiu thotë: “Nuk dihet emri i tij.” Shiko “ed-Dibaxh” [3/401]. [11] Transmeton Buhariu [ 2/857: 2302] dhe imam Muslimi [3/400-401: 1355/447], me “ed-Dibaxh” të imam Sujutit. [12] Transmeton Ebu Davudi në “Sunenin” e tij [4/60-61: 3646], hadithi është i vërtetë- sahih. [13] “Ed-Dibaxh ala Sahih Muslim ibën el-Haxhaxh” [6/303]. [14] “Etehijjatu lilahi ve essalavatu...”, dua e cila bëhet gjatë uljes në namaz. [15] Transmeton Ebu Davudi [4/61-62: 3648]. [16] Shiko “Tedvinu essunneh”, fq. 62-63, të dr. Muhammed ibën Matar ez-Zehrani, Allahu e mëshiroftë.

32

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0


ULJA E PERSONALITETIT ËSHTË GJË E VËSHTIRË Njerëzit njihen prej të vërtetës, jo e vërteta me njerëzit. Njihe të vërtetën dhe do t'i njohësh ithtarët e saj. Nëse personi kundërshton të vërtetën dhe i pëlqejnë ithtarët e bidateve dhe epsheve dhe thotë shprehje sipas mendjes së tij, atëherë e vërteta nuk është me të dhe obligohemi që të ruhemi nga kotësitë (gabimet) e tij.

D

isa njerëz e justifikojnë qëndrimin e tyre ndaj risive (bidateve) dhe ithtarëve të saj nëse bidati shfaqet nga disa njerëz të caktuar, të cilët janë prestigjiozë dhe të njohur, duke u bërë pengesë për poshtërimin e bidatit. Qëndrimi i tyre, se ulja e personalitetit është e vështirë të bëhet, është i pavlerë nga disa këndvështrime: 1. Njerëzit njihen prej të vërtetës, jo e vërteta me njerëzit. Njihe të vërtetën dhe do t'i njohësh ithtarët e saj. Nëse personi kundërshton të vërtetën dhe i pëlqejnë ithtarët e bidateve dhe epsheve dhe thotë shprehje sipas mendjes së tij, atëherë e vërteta nuk është me të dhe obligohemi që të ruhemi nga kotësitë (gabimet) e tij.

2. Këshilla dhe urdhërimi në të mirë është obligim (grupor), që parandalon shtimin e bidatit të personit, paralajmëron kundër tij dhe është këshillë për muslimanët që të mos dështojnë në ato vende ku kanë dështuar ata (bidatçinjtë). 3. E vërteta është e lartësuar mbi të gjitha dhe prej shprehjeve që aludojnë për këtë është: "Filani është i dashur në zemrën time, por e vërteta është më e dashur në zemrën time se ai!" Mirëpo, kur ti njeh një person dhe hesht ndaj bidatit të tij, vetëm se e ke bërë bidatin primar para së vërtetës dhe e ke ngritur atë. E çfarë ka pas hakut pos humnerës së të kotës? E ti e bëre atë person, të cilin e cilësove me personalitet të lartë, primar para së vërtetës dhe u zhyte

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

33


në humnerë. 4. Kjo është në kundërshtim me metodën e selefus-salih, të cilët kanë folur kundër njerëzve me cilësi të ngjashme si këta të kohës sonë, që kanë qenë prej dijetarëve më të mëdhenj. Megjithëkëtë, kur në mesin e tyre është shfaqur ndonjë gjë që e kundërshton atë (metodën e selefu-salih), ata i kanë urryer ata dhe bidatet në të cilat kanë rënë. Kujdes! 5. Praktikimi i këtyre shprehjeve thjesht kundërshton metodën e selefëve në përfitimin e diturisë: "Me të vërtetë kjo dituri është fe, prandaj shiko prej kujt po e merr fenë tënde." (Ibën Sirini). Çfarë mendoni për një njeri nga i cili merret hadithi, tefsiri, akideja dhe fikhu, a duhet heshtur ndaj bidateve që gjenden tek ai duke thënë se fjala kundër personalitetit të tij është gjë e vështirë? Të flasim për të dhe bidatin e tij apo ta lëmë derisa të përhapet (bidati i tij)? Kundër tij duhet paralajmëruar dhe këshilluar në mënyrë që njerëzit të mos bien në bidatin e tij. S'ka dyshim se qartësimi është obligim dhe heshtja jote ndaj gjendjes së tyre është tradhti ndaj muslimanëve dhe ndoshta me heshtjen tënde do të jesh shkak që të shpërndahet bidati mes njerëzve! 6. Kjo shprehje është realizim i metodës krahasuese(el-muvazene), por kjo metodë është e kotë. Kjo e humb dhe e zhduk fenë dhe e vërteta e qartë dhe e këndshme nuk rikthehet më. Kjo është fundosje e së vërtetës dhe humbje e pasuesve të saj, përveç atyre që dëshiron Allahu. 7. Kjo shprehje përfshin partishmëri (hizbije) dhe miqësi e armiqësi për atë që është cilësuar si simbol, është bërë origjinë

e miqësisë dhe armiqësisë, kompensim për të vërtetën dhe është nga cilësitë e thirrësve në rrugë të shejtanit të mallkuar, ata që i thërrasin ithtarët e tyre për në zjarr. 8. Kjo shprehje është largim nga metoda e selefit dhe ne nuk kemi dëgjuar që janë përdorur shprehje të tilla prej ndonjërit nga dijetarët e Selefit. Çdo e mirë gjendet në ndjekjen e selefit[1] dhe çdo e keqe rrjedh nga halefi.[2] 9. Çfarë do të thotë simbol për ty? Si është bërë ky njeri simbol tek ti? Pastaj kush është ai që e bëri të jetë simbol për ty ose për atë? O vëlla, Allahu e mëshiroftë njeriun i cili u njoh me të vërtetën! Në një hadith të vërtetë nga Ijad ibën Himar, vëllai i ibën Mexhashi'it, ai ka thënë: "Është ngritur një ditë i Dërguari i Allahut, sallAllahu alejhi ve sel-lem, që të ligjërojë dhe tha: “Allahu më urdhëroi, Allahu me frymëzoi që të jem modest deri aty sa të mos bëhem mendjemadh para familjes." Ulja e njeriut apo ngritja e tij është çështje në duart e Allahut, Ai vepron si të dojë, e nuk është sipas dëshirës tënde. Kryeje ti obligimin që ke, qartësoje të vërtetën dhe qortoje të urryerën dhe paralajmëroji e këshilloji njerëzit kundër bidateve të tij. Nëse e pranon dhe bëhet modest ndaj së vërtetës, pendohet dhe largohet, Allahu i Lartësuar do ta ngrejë atë, ngase kush është modest ndaj Allahut, Allahu e ngre atë. E, nëse refuzon dhe kundërshton, atëherë ky njeri është prej ithtarëve të bidatit. Pra, si dëshpëroheni për të apo për uljen e personalitetit të tij? Subhanallah! Përshtati: Unejs Murati Marrë nga Libri "Ibaratun Muvhimetun" fq 51 Dr. Muhamed ibën Umer Bazmuli

______________ [1] Selef - gjuhësisht do të thotë paraardhës, paraprirës, ndërsa në terminologjinë fetare me këtë emërtim mendohet për sahabët, tabi'inët dhe tabi' tabi'inët. Në kohën e sotme ky emërtim përdoret për pasuesit e Sunnetit të vërtetë. [2] Halef - do të thotë të mëvonshmit, kurse në terminologjinë fetare me këtë mendohet për ata që e kundërshtojnë Sunnetin.

34

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0


DISA

KËSHILLA

PËR

EDUKIMIN E FËMIJËVE IV Ndërroje llojin e shpërblimit, që shpërblimi të mos jetë vetëm me para, por mund të jetë një shëtitje, ndonjë dhuratë, lejoje të luajë me kompjuter ose diçka tjetër. 95. Mos prit derisa t’i përkeqësohet sëmundja. 89. Kushtoji kujdes dhe rëndësi të madhe 96. Largoje fëmijën nga personat me sëmundje ngjitëse. shëndetit të fëmijës tënd. 90. Mos e neglizho çështjen e vaksinimit 97. Mos e merakos fëmijën tënd për sëmundjen e tij[2]. të tij. 91. Mos e tepro me dhënien e barnave 98. Mbështetu tek Allahu, se në dorën e Tij është shërimi nga të gjitha sëmundjet. fëmijës, por ndiq udhëzimet e mjekut. 92. Lexoji fëmijës Kur'an dhe dua[1] (rukje sheriatike). FORMIMI ARSIMOR DHE 93. Mësoje fëmijën të flejë herët dhe të EDUKATIV zgjohet herët nga gjumi. 94. Mësoje fëmijën tënd që t'i kushtojë 99. Tregoji fëmijës tënd disa gjëegjëza ose rëndësi pastërtisë së trupit, dhëmbëve dhe enigma. rrobave. 100. Gjeji disa libra që kanë mësime FORMIMI SHËNDETËSOR

______________ [1] Dua të cilat janë transmetuar prej Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e jo thashetheme që qarkullojnë sot tek ne. [2] Mos ia paraqit atij atë sëmundje si të rrezikshme.

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

35


gjuhe. 101. Mundohu të lexosh atë që shkruan fëmija yt. 102. Mos u ndal te çdo gabim gjuhësor që ka bërë fëmija. 103. Nxite fëmijën tënd të lexojë. 104. Lëre atë t’i zgjedhë vetë librat dhe tregimet që dëshiron të lexojë. 105. Shoqëroje[3] fëmijën tënd në leximin e ndonjë gjëje. 106. Bli disa lojëra inteligjente për të[4]. 107. Nxite fëmijën të ketë sukses në mësime. 108. Bëje fëmijën t’i kalojë lehtë dhe mirë pengesat që mund t’i paraqiten gjatë mësimit dhe suksesit të tij. 109. Nxite fëmijën të mësojë disa poezi dhe fjalë të urta të të parëve. 110. Bëje atë të ndjekë disa kurse arsimore, edukative dhe kulturore. 111. Nxite fëmijën në mësimin e disa gjuhëve të huaja, më të përhapurat.

e çosh në ndonjë shëtitje javore. 116. Dije se dënimi më me vend është ai që e ndalon atë nga përsëritja e gabimit dhe e nxit për punë të mira. 117. Kujto se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nuk ka rrahur ndonjë fëmijë kurrë. 118. Mos e dëno fëmijën tënd që me gabimin e parë. 119. Mos u bëj i pamëshirshëm dhe i vrazhdë në dënimin tënd. 120. Nëse e dënon, shpjegoja shkakun se përse e dënove. 121. Mos e bëj fëmijën të mendojë se ti kënaqesh me dënimin e tij apo se je i inatosur me të. 122. Mos e godit fëmijën para njerëzve, por as gjatë hidhërimit tënd. 123. Mos e godit fëmijën në fytyrë dhe mos e bëj të ndiejë dhimbje të madhe. 124. Nëse i premton se nuk do ta rrahësh më, atëherë mos e përsërit një gjë të tillë, në mënyrë që ai të mos humbë besimin tek SHPËRBLIMI DHE DËNIMI ti. 125. Bëje fëmijën tënd ta ndiejë se ti e 112. Përdor me fëmijën tënd sjelljet e sh- dënon atë për të mirën e tij dhe se dashuria përblimit dhe të dënimit, ndonjëherë. jote ndaj tij e kërkon një gjë të tillë. Mësoje 113. Shpërbleje gjithmonë, por mos e atë se dënimi është për edukimin e tij. dëno gjithmonë. 114. Ndërroje llojin e shpërblimit, që sh- E lusim Allahun e Madhëruar të na udhëpërblimi të mos jetë vetëm me para, por zojë në rrugën e drejtë. Salatet dhe selamet mund të jetë një shëtitje, ndonjë dhuratë, qofshin për Pejgamberin tonë, Muhamelejoje të luajë me kompjuter ose diçka din. tjetër. Shkëputur nga libri: 115. Ndërroje llojin e dënimit, për shem"Mi'etun we thelathune fikreh fi terbijeti essigar" bull duke i treguar se je i hidhëruar me të, Shkroi: Dr. Ahmed ibën Uthman el-Mezid dhe ose qortoje me fjalë, ose mund të mos i Dr. Adil ibën Alij esh-Shiddij japësh shpërblimin ditor apo mund të mos Përshtati: Bali Musli Sadiku ______________ [3] Lexoje bashkë me të. [4] Lojëra që ia zhvillojnë memorien fëmijës.

36

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0


IMAM SHAFIU A L L AHU

E

MË SH IR OFT Ë

Kutejbe ibën Seidi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Vdiq Thevri, vdiq me të devotshmëria, vdiq Shafiu, vdiqën me të sunnetet, e kur të vdesë Ahmedi, do të shfaqen bidatet.

F

alënderimi i takon Allahut të Lartësuar, i Cili në Librin e Tij famëlartë ka thënë: “Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?”[1] Salavatet dhe përshëndetjet tona qofshin mbi të Dërguarin tonë sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i cili ka thënë: “Vlera e dijetarit ndaj adhuruesit është sikur vlera e hënës së plotë në krahasim me yjet e tjerë.”[2] Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, është njëri prej katër dijetarëve të katër medhhebeve të njohura prej Ehli Sunnetit. Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, lindi në vitin 150h, në qytetin e Gazës, në Palestinë, po atë vit që vdiq Imam Ebu Hanifja, Allahu e mëshiroftë. Babai i tij vdiq i ri dhe kështu që imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, u rrit nën përkujdesjen e plotë të së ëmës. Në moshën dyvjeçare e ëma e tij vendosi të kthehej në vendlindjen e saj, në Mekë. Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, në Mekë jetoi një kohë me fisin Hudhejl që të përfitonte prej tyre gramatikën e gjuhës arabe dhe poezinë, sepse ky fis ishte ndër më të njohurit për oratorinë dhe poezinë. Përfitoi prej tyre aq shumë, saqë filloi t’i përmirësojë poezitë e tyre, ashtu siç e ka dëshmuar edhe dijetari dhe poeti i gjuhës arabe në atë kohë el-Esmaij, Allahu e

mëshiroftë, i cili thotë: “I kam përmirësuar poezitë e fisit Hudhejl përmes ndihmës së një djaloshi nga kurejshët, që quhej

Muhamed ibën Idris (esh-Shafi'i).” Si fëmijë ishte i dalluar nga moshatarët e tij. E mësoi Kuranin përmendësh në moshën

______________ [1] Ez-Zumer, ajeti 9. [2] Sahih ve Daif sunen ebi Davud 3641 (sahih).

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

37


shtatëvjeçare dhe më pas nxuri përmendësh librin el-Muvat-ta' të Imam Malikut, Allahu e mëshiroftë. Filloi të marrë dituri në Mekë nga Muslim ibën Halidi, myftiu i Mekës në atë kohë, Davud ibën AbdurrRrahman el-At-tari, Muhamed ibën Alij ibën Shafi’, i cili ishte djali i xhaxhait të Abasit, etj. E ëma e tij më vonë udhëtoi me të për në Medinë, që t’ia bënte të mundur djalit të saj të merrte dituri nga Imam Maliku, Allahu e mëshiroftë. Imam Shafiu e shoqëroi imam Malikun gjashtëmbëdhjetë vjet, pra derisa vdiq imam Maliku në vitin 179h, Allahu i mëshiroftë që të dy. Në të njëjtën kohë, Imam Shafiu mësonte edhe nga Muhamed ibën Sa'd el-Ensari, Muhamed ibën Saidi e të tjerë. Pas vdekjes së imam Malikut, Imam Shafiu vendosi të shkonte në Nexhran si guvernator i saj, ku tregoi drejtësi dhe sinqeritet në punë. Më pas shkoi në Bagdad dhe u takua me Muhamed ibën Hasen esh-Shejbanin, i cili ishte nga nxënësit më të dalluar të Ebu Hanifes. Lexoi librat e tij dhe mësoi prej tyre, e më pas u kthye sërish në Mekë. Aty qëndroi përafërsisht nëntë vite duke shpërndarë diturinë që kishte mësuar përmes ligjëratave në të cilat mblidheshin me qindra kërkues të dijes, në Haremin e Mekës (në Qabe). Gjatë viteve sa qëndroi në Mekë takohej me dijetarë të ndryshëm të botës islame që vinin për haxh. Pas nëntë vite qëndrimi në Mekë, Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, vendosi të shkonte sërish në Bagdad, përkatësisht në vitin 195h. Në Bagdad zgjodhi një vend dhe filloi të ligjërojë. Mësimet e tij i ndiqnin edhe dijetarët, kurse kërkuesit e diturisë vinin tek ai nga të gjitha anët e

38

botës. Imam Shafiu qëndroi në Bagdad rreth dy vjet dhe gjatë kësaj periudhe shkroi librin e tij të njohur Err-Rrisale. Në këtë periudhë dyvjeçare ishte në shoqëri të vazhdueshme me Imam Ahmedin, Ebu Thevrin, Ez-Za’feranin dhe el-Kerabisin, Allahu i mëshiroftë të gjithë. Më pas, imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, sërish u kthye në Mekë, qëndroi në të një kohë të shkurtër dhe më pas sërish shkoi në Bagdad, në vitin 198h. Në Bagdad këtë herë nuk qëndroi gjatë, kështu që vendosi të shkonte në Egjipt. Mbërriti në Egjipt në vitin 199h dhe në shoqërinë e tij ishin dy nxënësit e tij, Err-Rrebi’ ibën el-Muradij dhe Abdullah ibën Zubejr el-Humejdi. Së pari, në Egjipt shkoi tek Abdullah ibën abdul-Hakemi, i cili ishte nga nxënësit e imam Malikut. Imam Shafiu filloi menjëherë të ligjërojë në xhaminë Amër ibën As, në të cilën mblidheshin me qindra e mijëra njerëz për ta dëgjuar këtë dijetar të rrallë që njohu historia islame, dijetar i cili ishte trashëgimtar i diturisë së dy imamëve që ishin para tij, imam ebu Hanifja dhe imam Maliku, Allahu i mëshiroftë të gjithë. Në Egjipt jetoi pesë vjet, kohë në të cilën u angazhua vazhdimisht me shkrime, mësimdhënie dhe debate duke i kundërshtuar të gjithë armiqtë e Islamit dhe të Ehli Sunnetit. Në Egjipt, imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, shkroi medhhebin e tij të ri, në të cilin përfshiu qëndrimet e tij të fundit, duke u kthyer nga disa çështje në fushën e fikhut që i kishte shkruar kur ishte në Bagdad (Irak). Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, tërë jetën e tij ia kushtoi mbrojtjes së Sunnetit të të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0


Ishte prej atyre që i kundërshtoi më tepër ata që refuzonin hadithet ahad,[3] por ndoshta ky ishte shkaku kryesor që ky imam u quajt me emrin “Nasirus-Sun-neh” (Ndihmëtar i Sunnetit). FJALËT E DIJETARËVE PËR IMAM SHAFIUN

Rahevejhi): “Debatuam në hadith, nuk kam parë më të ditur se ai. Debatuam në fikh, nuk kam parë më të ditur se ai. Debatuam në Kuran, nuk kam parë lexues më të mirë se ai, pastaj debatuam në gjuhë, pashë se ai është më i dituri në gjuhë. Nuk kanë parë sytë e mi si ai (Imam Shafiu) asnjëherë.”[8] MËSUESIT E TIJ

1) Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Me të vërtetë, Allahu i Lartësuar në krye të çdo njëqind viteve dërgon dikë (nga dijetarët) që t’ua mësojë njerëzve Sunnetin e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe t’i nxjerrë në shesh ato fjalë që u vishen atij. Ne shikuam në shekullin e parë (hixhri), ishte Umer ibën Abdul-Azizi, ndërsa në shekullin e dytë ishte Shafiu.”[4] 2) Ebu Thevr el-Kelbi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nuk kam parë askënd të ngjashëm me Shafiun (në dituri), po edhe ai nuk ka parë askënd si vetja.”[5] 3) Rrebi’ ibën Sulejmani ka thënë: “Shafiu e lexonte tërë Kuranin në muajin e Ramazanit gjashtëdhjetë herë (e bënte hatme).”[6] 4) Kutejbe ibën Seidi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Vdiq Thevri, vdiq me të devotshmëria, vdiq Shafiu, vdiqën me të sunnetet, e kur të vdesë Ahmedi, do të shfaqen bidatet.”[7] 5) Is’hak ibën Rahevejhi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Më takoi Ahmed ibën Hambeli në Mekë dhe më tha: “Eja të të tregoj një njeri që sytë e tu nuk kanë parë si ai”, e më pas më tregoi Shafiun. Pastaj tha (ibën

Angazhimi dhe vullneti i imam Shafiut, Allahu e mëshiroftë, që të kërkonte dituri ishte shumë i madh dhe për këtë arsye numri i mësuesve të tij ishte i shumtë. Ne këtu do të përmendim vetëm disa prej tyre: 1) Imam darul-Hixhre Malik ibën Enes, Allahu e mëshiroftë. 2) Ebu Halid Muslim ibën Halid elMahzumij, Allahu e mëshiroftë. 3) Davud ibën Abdurr-Rrahman el-At-tar, Allahu e mëshiroftë. 4) Sufjan ibën Ujejne ibën ebi Imran, Ebu Muhamed el-Kufi, Allahu e mëshiroftë. 5) Fudajl ibën Ijad ibën Mes-ud ibën Bishër et-Temijmij, Allahu e mëshiroftë. NXËNËSIT E TIJ Numri i saktë i nxënësve të tij nuk dihet, mirëpo askush nuk dyshon se ata ishin të shumtë dhe nga të gjitha anët e botës islame në atë kohë. Ne do të ndalemi vetëm te disa prej tyre: 1) Ahmed ibën Muhamed ibën Hambel, ebu Abdull-llah, Allahu e mëshiroftë.

______________ [3] Hadith ahad eshte ai hadith qe e transmeton nje person apo me shumë, qoftë edhe vetëm në një gjeneratë prej gjeneratave, por duke mos arritur numri i transmetuesve shkallën e hadithit mutevatir. Mutevatir është hadithi te cilin në të gjitha gjeneratat e transmetojnë një grup transmetuesish duke larguar çdo dyshim për gabim apo gënjeshtër. [4] Sijer a’lam en-Nubela 10/46. [5] Sijer a’lam en-Nubela 10/46. [6] Sijer a’lam en-Nubela 10/36. [7] Sijer a’lam en-Nubela 10/46. [8] Mevaidhul-Imam esh-Shafii’j, fq. 3.

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

39


2) Ahmed ibën Muhamed el-Ezrekij, Allahu e mëshiroftë. 3) Ahmed ibën Seid ibën Bishër el-Hemdani, Allahu e mëshiroftë. 4) Is'hak ibën Rahevejhi, Allahu e mëshiroftë. 5) Ibrahim ibën Muhamed esh-Shafi'ij, Allahu e mëshiroftë.

hidheni për muri.”[11] “Dijetari pyet për atë që e di dhe për atë që nuk e di, e kujton (vërteton) atë që ka ditur dhe e mëson atë që nuk e ka ditur, ndërsa i padituri hidhërohet nga mësimi dhe refuzon të mësojë.”[12] “Kurani është fjala e Allahut. Ai që thotë (se Kurani) është i krijuar, vetëm se ka bërë kufër (ka mohuar).”[13] Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, ndërroi LIBRAT E TIJ jetë më 29 të muajit rexheb, në vitin 204h, Librat e tij gjithashtu ishin të shumtë, mi- përkatësisht në natën e xhuma pas jacisë. rëpo ne do të japim më poshtë vetëm disa Në fund, e lus Allahun e Lartësuar me emrat e tij të bukur dhe me Cilësitë e Tij të prej tyre: Larta që ta mëshirojë Imam Shafiun me 1) Kitabul-Umm rahmetin e Tij të pafund dhe të gjithë ata 2) Ihtilaful-Hadith që dhanë dhe japin mundin e tyre maksi3) Err-Rrisale mal në mbrojtjen e Sunnetit të të Dër4) Xhamiul-ilm guarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve 5) Ahkamul-Kur’an sel-lem deri në ditën e ringjalljes. DISA FJALË TË IMAM SHAFIUT Përgatiti: Sabahudin Selimi

Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Sikur një njeri ta takojë Allahun me të gjitha mëkatet përveç shirkut, është më mirë për të sesa ta takojë Atë me diçka nga bidatet.”[9] “Nëse gjeni në fjalët e mia diçka që është në kundërshtim me Sunnetin e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, atëherë lëreni atë (fjalën time) dhe thoni ashtu siç ka thënë ai (i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem).”[10] Në një transmetim tjetër ka ardhur: “Nëse hadithi është i vërtetë, ai është medhhebi im. Nëse hadithi është i vërtetë, atëherë fjalën time

Literatura e konsultuar: 1) Sijer a’lam en-Nubela – Shemsud-din ebu Abdillah Muhammed ibën Ahmed edh-Dhehebi. Muesseseturr-rrisale. Një grup verifikues me mbikëqyrje të Shuajb Arnautit. 2) Sifetus-Safve – Abdurr-Rrhman ibën Alij ibën Muhamed Ebul-Ferexh i njohur si ibën Xhevzij. Shtëpia botuese Darul-Ma’rife – Bejrut, botimi i dytë. 3) Mevaidhul-imam esh-Shafi'ij - Përmblodhi Salih Ahmed esh-Shami.

______________ [9] Sijer a’lam en-Nubela 10/16. [10] Sijer a’lam en-Nubela 10/34. [11] Sijer a’lam en-Nubela 10/35. [12] Sijer a’lam en-Nubela 10/41. [13] Sijer a’lam en-Nubela 10/18.

40

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0


Lexuesit

pyesin Dijetarët përgjigjen ...nëse i mëson për shkak se dëshiron t'i zbatojë ato, të punojë me to dhe të thërrasë në to, atëherë kjo është haram dhe nuk lejohet, madje mund të jetë edhe kufër-mosbesim, si për shembull nëse e lejon zbatimin e atyre ligjeve apo mendon se janë më të vlefshme se ligji i Zotit apo të barabarta me të, apo mendon se bën të gjykohet me to për kohën tonë, etj. Pyetja nr. 2: Studimi i shkencave politike Hoxhë i nderuar, një vëlla pyet: A lejohet studimi i shkencave politike, kur dihet se çfarë politike bëhet te ne në Kosovë? Përgjigjet dijetari i nderuar dr. Muhamed Umer Bazmul, Allahu e ruajttë. Nëse studimi i shkencave politike apo i juridikut bëhet me qëllim që studenti ta kuptojë sa më mirë, që pastaj ta demaskojë dhe kundërshtojë atë drejtim, atëherë kjo është e lejuar dhe nuk ka të keqe në të, vetëm se personi i cili shfaq dëshirën për t’i studiuar është kusht që të jetë i ditur dhe i fortifikuar me njohuri fetare, të cilat ia mundësojnë që të mos mashtrohet dhe të mos lakmojë atë që po mëson, ngase këto njohuri fetare në të njëjtën kohë i japin kompetencë dhe kapacitet që t'u kundërvihet këtyre shkencave (të cilat janë në kundërshtim me sheriatin islam). Mirëpo, nëse i mëson për shkak se dëshiron t'i zbatojë ato, të punojë me to dhe të thërrasë në to, atëherë kjo është haram dhe nuk lejohet, madje mund të jetë edhe kufër-mosbesim, si për shembull nëse e lejon zbatimin e atyre ligjeve apo mendon se janë më të vlefshme se ligji i Zotit apo të barabarta me të, apo mendon se bën të gjykohet me to për kohën tonë, etj. Pyetja nr. 3: Kur një femër mjekon mashkullin e huaj Shpresojmë nga hoxha ynë që të na bëjë dobi me përgjigjen e tij ndaj pyetjes që ka të bëjë me trajtimin mjekësor që infermierja u bën meshkujve. Gjithashtu

kur u bën injeksione nëse në ambulancë apo në qendrën spitalore gjendet vetëm ajo dhe nuk gjendet asnjë infermier mashkull që mund ta kryejë këtë punë. Na e shpjegoni në detaje këtë çështje, Allahu ju shpërbleftë me të mira! Përgjigjet dijetari i nderuar dr. Muhamed Ali Ferkus, Allahu e ruajttë. Falënderimet qofshin vetëm për Allahun, Zotin e botëve, salatet dhe selamet për Muhamedin, për familjen e tij, për shokët e tij dhe për të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tyre deri në Ditën e Gjykimit. Përzierja e femrës me mashkullin e huaj në esencë është e ndaluar, e njëjta gjë vlen edhe për zbulimin e vendeve të turpshme. Këtë e themi për shkak të argumenteve që janë cekur lidhur me to, por nga kjo përjashtojmë raste specifike që kthehen tek gjërat që janë të domosdoshme, nevoja të mëdha dhe interesa sheriatike, me kusht që të jetë i sigurt largimi nga cytjet e shejtanit, mosveçimi me të dhe njëkohësisht duke iu përmbajtur sjelljeve, edukatës dhe rregullave fetare që femra duhet t'u përmbahet, si në veshje, në të folur, që të mos zbukurohet, të ruajë shikimin e saj dhe anasjelltas dhe njëkohësisht të mos jetë dikush nga meshkujt që e kryen këtë mjekim. Për këtë dëshmon ajo që transmeton Buhariu nga err-Rrubeji' bint Muavidh, i cili ka thënë: "Ishim me të Dërguarin sallAllahu alejhi ve sel-lem (në luftë). Të plagosurve u jepnim ujë dhe i mjekonim, ndërsa të vrarët i kthenim në Medinë." (Buhariu 2882) Gjithashtu, Buhariu transmeton se Aishja dhe Ummu Sulejm, Allahu qoftë i kënaqur me to, mbanin mbajtëse prej lëkure dhe u jepnin të pinin

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

41


ushtarëve dhe përsëri ktheheshin dhe i mbushnin dhe kështu vazhdonin (Buhariu 2880 dhe Muslimi 4786). Shembulli i këtyre veprave që kanë të bëjnë me luftën në rrugën e Allahut, e që është interes sheriatik, tregon se sheriati e lejon që femrat t'i kryejnë këto punë edhe nëse në të ka përzierje mes meshkujve dhe femrave. Nevoja apo interesi i përgjithshëm e kërkon ndonjëherë që të përzihen meshkujt me femrat, si p.sh shërbimin i musafirëve. Transmeton Buhariu se Ebu Usejd es-Saidij, kur është martuar, ka thirrur në dasmën e tij të Dërguarin dhe shokët e tij e atë ditë ushqimin nuk e kishte përgatitur dhe nuk e kishte shtruar dikush tjetër pos gruas së tij, Ummu Usejd. (Buhariu 4887) Dije, vëlla i dashur, se nuk lejohet për femrën zbulimi i auretit të saj tek mjeku nëse aty ka mjeke femër apo infermiere që e kryen punën e mjekut. Në rast se nuk ka femra dhe detyrohet ta zbulojë auretin para mjekut, nuk i lejohet asaj të zbulojë nga aureti më shumë se ç’e kërkon nevoja, siç e ka sqaruar imam Sujutiu dhe ibën Nuxhejmi këtë çështje duke u mbështetur në rregullën: Domosdoshmëria përcaktohet aq sa e kërkon nevoja saj. Nëse gruaja sëmuret me sëmundje jo të rrezikshme, por që i shkakton dhimbje të padurueshme dhe të vazhdueshme, atëherë lejohet që t'ia zbulojë auretin doktoreshës apo doktorit, në rast se nuk ka doktoreshë. Kjo lejohet duke e konsideruar nevojën e shërimit në shkallën e gjërave të domosdoshme, qoftë kjo nevojë e përgjithshme apo e veçantë, ngase mbulimi i auretit është gjë e mirë (tahsinij), ndërsa largimi i sëmundjes së vazhdueshme është nevojë (haxhij) dhe nevoja në çdo rast është më primare sesa gjëja e mirë. Ndërsa nëse sëmundja është normale dhe e lehtë, atëherë nuk lejohet të zbulohet aureti për shkak të shkallës së njëjtë mes shërimit të sëmundjes dhe mbulimit të auretit, pra të dyja në këtë rast janë gjëra të preferuara, mirëpo prapëseprapë mbulimi i auretit është parësore sepse gjëja e ndaluar merret në konsideratë para së lejuarës. Dispozitat që vlejnë për femrën ndaj mashkullit janë të njëjtat edhe për mashkullin ndaj femrës, përveç kur ka ndonjë argument që veçon njërin nga tjetri me ndonjë dispozitë ngase Muhamedi alejhi selam thotë: “Gratë janë binjakë të burrave.” (Transmeton Ebu Davudi 236, Tirmidhiu 2863) Allahu e di të vërtetën më mirë. Lutja e fundit e jona është se falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve, salatet dhe selamet qofshin për Muhamedin, familjen, shokët dhe ata që e pasojnë atë.

42

Rreth dijetarëve të nderuar Ebu Abdul Muizz Muhamed Ali ibën Ali Ferkus El Kubbij, Allahu e ruajtë. Lindi më 25 nëntor të vitit 1954 në kryeqytetin e Algjerisë.Nga dijetarët e rrallë të Algjerisë.Gëzon një famë të madhe në botën arabe përshkak diturisë dhe metodologjisë së pastër që ka. Mësimet e para të Kur'anit dhe njohuritë fetare esenciale i mori në një shkollë Kur'ani. Fakultetin e kreu në Universitetin Islamik të Medinës. Ndër mësuesit e tij ishin: Atijeh ibën Muhamed Salim, Abdul Kadir ibën Shejbe el Hamd, Ebu Bekr el Xhezairij, Muhamed Muhtar Shenkiti, Abdul Aziz ibën Baz, Hammad el Ensarij etj., Allahu i mëshiroftë. Ishte nga të parët që filloi ligjërimin në Fakultetin e Shkencave Islame në Algjer. Më pas nisi doktoraturën në Universitetin “Muhamedi V” në Marok, ndërsa temën e mbrojti në Algjeri dhe ishte tema e parë e doktoraturës në disiplinat fetare që mbrohej në Algjeri. Që nga atëherë vazhdon të ushtrojë detyrën e ligjëruesit në këtë fakultet. Është autor i shumë librave dhe shkrimeve, dhe recenzues i shumë punimeve shkencore.Ka njohuri të thellë në lëmitë islame, sidomos në lëminë e Usulit dhe Fik’hut.Shkrimet e tij publikohen në revistën "Nur el Huda", etj. Muhamed ibën Omer ibën Salim Bazmul, Allahu e ruajtë. Nga dijetarët e njohur të Mekës së Bekuar. Ka mbaruar fakultetin në Universitetin Ummul Kura në Mekë, pastaj ka kryer magjistraturën dhe doktoraturën në të njejtin Universitet, dega “El Kitab vessun-neh”. Tani ligjëron në degën "El Kitab ves-sun-neh" në Fakultetin e Davetit dhe Usuluddin, njashtu është ligjërues në studimet pasuniversitare. Është autor i dhjetëra librave voluminozë, dhe punimeve shkencore të ndryshme të cilat kalojnë njëqindëshin.Punimet e tij shkencore janë në fikh, akide, tefsir, hadith, si dhe shumë prej tyre trajtojnë problemet bashkohore.Ligjërues i rregulltë në shumë Xhami të Mekës.Deritash dy libra të tij janë botuar në gjuhen shqipe, “Vendosmëria në Metodologji” dhe “Namazet Nafile”. Jeton dhe vepron në Mekë, Arabia Saudite.

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

Redaksia


ILIR OSMANI MBROJTI ME SUKSES PUNIMIN E MAGJISTRATURËS Ai ka shtjelluar çdo çështje shumë qartë dhe rrjedhshëm e më pas në fusnotat e librit përmend librat prej të cilave ka përfituar duke thënë: “Shiko këtë libër e shiko atë”, e kjo tregon po ashtu edhe besnikërinë dhe sinqeritetin e tij.”

M

ë datën 15/03/1431 h., ose 02/03/2010, në Universitetin Islamik të Medinës, në prani të profesorëve dhe kolegëve të tij, me ndihmën e Allahut subhanehu ve teala, mbrojti temën e magjistraturës vëllai ynë Ilir Osmani, në degën e akides-bazave të besimit, me temën "Sifetu el-kurbi lilahi inde ehli essunneti ve el xhema'ah ve ettavaife el muhalifeti ve er-rddu alejhim" (Cilësia e afrimit të Allahut -ndaj krijesave- tek Ehli Sunneti dhe Xhemati si dhe te grupacionet e tjera dhe kundërshtimi ndaj tyre– grupacioneve") Komisioni i përbërë prej: 1. Prof.Dr. Atijeh ibën Atik ez-Zehranij, mentor. 2. Prof.Dr. Muhammed ibën Abdurrahman ebu Sejf, anëtar. 3. Prof.Dr. Salih ibën Abdulaziz Sindij,

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

43


anëtar i dhanë vëllait tonë notën shkëlqyeshëm, të gradës së parë, duke e porositur me devotshmëri dhe frikë ndaj Allahut subhanehu ve te'ala si dhe suksese në të ardhmen. Është e udhës këtu të përmend disa gjëra. Tema për të cilën ka shkruar Mr. Ilir Osmani është prej kapitujve më me vlerë, por në të njëjtën kohë edhe më të vështirët për të cilët mund të shkruhet. Kurrë gjatë historisë islame nuk është shkruar ndonjë libër i tillë që ka të bëjë vetëm me këtë cilësi prej cilësive të Allahut subhanehu ve teala. Po, është shkruar në mënyrë të përgjithshme, por jo si ky punim i cili përmbledh dhe ngërthen çdo skaj të kësaj teme. Pasi të shkruarit rreth emrave dhe cilësive të Allahut është i vështirë në përgjithësi, e në cilësinë e afrimit të Tij në veçanti, atëherë për të shkruar dhe hulumtuar rreth kësaj teme kërkohen njerëz të shkathët dhe mendjemprehtë, të cilët analizojnë dhe studiojnë mirë dhe me përpikmëri të thellë çdo çështje. Vëllai ynë Iliri nuk ka dyshim se është prej tyre. E them këtë duke u mbështetur në zgjuarsinë dhe shkathtësinë e tij, po ashtu edhe në lëvdatat që ia bënë atij si mentori i tij edhe anëtarët e komisionit. Muhammed ibën Abdurrahman ebu Sejf, anëtar i komisionit, thotë: “Ky është punimi i tridhjetë që unë jam anëtar komisioni. Të paktë janë ata që më kanë ardhur si ky student, ata mund të numërohen me gishtat e një dore. Hulumtues figura e të cilit shihet qartë në këtë punim. Ai ka përfituar shumë prej librave të dijetarëve, por i ka zbërthyer shprehjet e tyre shumë mirë dhe bukur, që t’ua lehtësojë sa më shumë lexuesve. Ai ka shtjelluar çdo çështje

44

shumë qartë dhe rrjedhshëm e më pas në fusnotat e librit përmend librat prej të cilave ka përfituar duke thënë: “Shiko këtë libër e shiko atë”, e kjo tregon po ashtu edhe besnikërinë dhe sinqeritetin e tij.” Një gjë të tillë e përmendi edhe anëtari tjetër, prof. dr. Salih ibën Abdulaziz Sindi, duke e lavdëruar gjithashtu gjuhën e pastër dhe të rrjedhshme të Ilirit. Vlen të përmendet që punimi shkencor i vëllait tonë është mbi 700 fletë dhe njëherazi është i vetmi punim në të gjitha universitetet e Arabisë Saudite që bëhet nga një kosovar në studimet pasuniversitare. Biografia e Mr. Ilir Osmanit, Allahu e ruajttë Ilir Osmani lindi në Vushtrri, ku kreu edhe shkollën fillore, ndërsa shkollën e mesme e kreu në Medresenë Alauddin të Prishtinës në vitin 1999 e më pas studimet i vazhdoi në Universitetin Islamik të Medinës, ku në vitin 2005 diplomoi në Fakultetin e Hadithit dhe Studimeve islame, duke qenë njëri prej studentëve më të dalluar. Studimet pasdiplomike i vazhdoi në Fakultetin e Davetit në degën e akidesbazave të besimit, në po të njëjtin universitet, ku më 02/03/2010 mbrojti punimin e magjistraturës, i cili u vlerësua lart. Tani është pranuar edhe në doktoraturë në këtë universitet, po në lëmin e akides. E lusim Allahun subhanehu ve teala me emrat e Tij të bukur dhe me cilësitë e Tij të larta, që Mr. Ilir Osmanit t’i japë shëndet dhe sukses në punën e tij të mëtutjeshme.

Dëlirje&Edukim | P R I L L 2 0 1 0

Bali Sadiku


Revista Delirje & Edukim Nr.12