Page 1


PËRMBAJTJA

EDITORIALI Xheladin Leka

“Dëlirje dhe Edukim” mes sfidës dhe aspiratës .........................2 Qendra Imam Albani‐Jordani

Besimi i Muslimanit Sunij III ...................................................... 4 Ebu Islam Salih ibën Taha Abdulvahid Kryeredaktor:

Zejd Haziri Anëtarët e revistës:

Unejs Murati Fidan Xhelili Xheladin Leka Bashkëpunëtorët:

Adem Avdiu Muhamed Abdullahi Sabahudin Selimi Bali Sadiku Lirim Sadiku Namik Vehapi Redaktor gjuhësor:

Arian Koçi

Gjurmët e besimit të vërtetë mbi njeriun gjatë vdekjes dhe në jetën e amshuar ........................................................... 11 Shuajb Rexha

Ali ibën ebi Talib ....................................................................... 14 Bali Musli Sadiku

Kontributi i tabi’inëve në ruajtjen e Sunnetit ........................... 20 Fidan Xhelili

Parathënia e “Sunenit” të Ibën Maxhes ................................... 22 Xheladin Leka

Hyrje në shkencat e fikhut (III) ................................................. 26 Prof. Dr. Ibrahim bin Amir Err‐Rruhejli

Definicioni i bidatit ................................................................... 31

Redaktor Teknik:

Dr. Ahmed ibën Uthman el‐Mezid dhe Dr. Adil ibën Alij esh‐Shiddij

Avni G. Gashi

Disa këshilla për edukimin e fëmijëve ...................................... 33

Ballina/Dizajni:

Lirim Sadiku

Avni G. Gashi

Pendimi i sinqertë i njeriut që vrau 99 njerëz .......................... 35

Boton:

Shtëpia botuese Atik Gjilan, Republika e Kosovës

Unejs Murati

Dijetari Salih el‐Fevzani ............................................................ 41 Sabahudin Selimi

Malik ibën Enesi ....................................................................... 45 Tirazhi: 1000 Zejd Haziri Adresa: Rr. M. Idrizi p.n 60000 Gjilan Republika e Kosovës Tel: 044 988 400 e‐mail: delirjedheedukim@gmail.com Ndihmo Revistën: Nr. i llog.: 1150‐138922‐0101‐09 ProCredit Bank of Kosovo Swift Code: MBKORS22 Gjilan, Republika e Kosovës

Këshilla e artë nga Imami i qartë ............................................ 48


Editorial

“DËLIRJE & EDUKIM” MES SFIDËS DHE ASPIRATËS

Përballë të gjitha problemeve dhe sfidave të ndryshme që i paraqiten kësaj reviste, kemi menduar të ofrojmë edhe një shërbim për lexuesit e dashur, në mënyrë që çdoherë të jemi afër tyre, në kohë rehatie apo me probleme. Shërbimi në fjalë ka për qëllim të krijojë një kënd të veçantë në revistë, në të cilën do të parashtrohen pyetjet e lexueseve. Përgjigjet e këtyre pyetjeve do të jenë prej dijetarëve bashkëkohorë, ekskluzivisht për revistën tonë. Këndi do të emërtohet “Lexuesit pyesin, dijetarët përgjigjen”.

L

exues i nderuar, misioni i të Dërguarve të Zotit ishte t’i thërrisnin njerëzit në njëshmërinë e Allahut dhe në çdo vepër tjetër të ndershme, por në të njëjtën kohë t’i largonin ata nga mosbesimi dhe çdo vepër tjetër e ndyrë duke i edukuar ato gjenerata në këto vepra madhështore. Një fjali e tillë mund të shkurtohet me dy fjalë: dëlirje dhe edukim. Në këtë mision të shenjtë kanë ecur edhe dijetarët e ummetit, duke u munduar të ngulitin te muslimanët çdo vepër me të cilën janë urdhëruar nga Allahu dhe Muhammedi alejhi selam dhe t’i largojnë ata nga çdo vepër prej së cilës ka ndaluar Allahu dhe i Dërguari i Tij. Nisur nga kuptimi madhështor që përmbajnë këto dy fjalë, edhe revista jonë dhe e juaja mori këtë emër, duke shpresuar që edhe puna e saj të jetë në pajtim me emrin që mban. Secili prej nesh e di sakrificën e madhe të Pe-

2

jgamberëve dhe të dijetarëve në realizimin e këtij qëllimi, madje shumë prej tyre janë armiqësuar nga populli i tyre ose janë vrarë. Me sfida të mëdha ballafaqohemi edhe ne sot, pra revista “Dëlirje dhe Edukim”. Ky ballafaqim nganjëherë nuk është i lehtë e nganjëherë lë gjurmë negative, duke bërë që ambiciet të zmbrapsen, aspiratat të ngecin, realizimi i tyre të vonohet e nganjëherë edhe vazhdimi dhe përparimi në disa fusha të caktuara bëhet i pamundur. Mirëpo gjithë këto probleme duhet të merren në natyrshmërinë e tyre dhe nuk ka pse t’u jepet një dozë e tepruar rëndësie, ngase u realizua një projekt apo nuk u realizua, tek e fundit, ashtu siç e ka caktuar Allahu do të ndodhë. Ajo që kërkohet prej nesh në raport me thirrjen në rrugën e Allahut është që të mundohemi sa më shumë të sakrifikojmë për këtë thirrje, ngase është puna më e mirë që ekziston në fytyrën e Tokës. Ne nuk duhet të

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0


ngutemi kurrë për arritjen e fryteve, sepse këto fryte ka mundësi të realizohen sa jemi gjallë, por ka mundësi që bereqeti i tyre të vijë atëherë kur trupin tonë e ka mbuluar dheu. Kur thirrësi e di se ecja e tij në këtë rrugë është shpërblim më vete, i realizoi apo jo qëllimet e tij, atëherë ai kurrë nuk do të zmbrapset dhe nuk do të bëhet pesimist sepse e di që asnjëherë nuk do të mbetet në vend numëro. Përballë të gjitha problemeve dhe sfidave të ndryshme që i paraqiten kësaj reviste, kemi menduar të ofrojmë edhe një shërbim për lexuesit e dashur, në mënyrë që çdoherë të jemi afër tyre, në kohë rehatie apo me probleme. Shërbimi në fjalë ka për qëllim të krijojë një kënd të veçantë në revistë, në të cilën do të parashtrohen pyetjet e lexueseve. Përgjigjet e këtyre pyetjeve do të jenë prej dijetarëve bashkëkohorë, ekskluzivisht për revistën tonë. Këndi do të emërtohet “Lexuesit pyesin, dijetarët përgjigjen”. Për ta realizuar këtë qëllim madhështor, kohët e fundit kemi pasur disa takime me disa dijetarë nga Meka dhe Medina dhe nga të gjithë kemi marrë dritën e gjelbër për ta vazhduar këtë nismë të hajrit, Allahu ua shpërbleftë me të mira. Mirëpo kjo elitë dijetarësh nuk do të përkufizohet vetëm në Mekë dhe Medinë, por do të përfshijë edhe dijetarë të tjerë nga vendet e tjera arabe.

Pyetjet tuaja mund t’i dërgoni në adresën e revistës e më pas stafi i revistës do të bëjë përzgjedhjen e tyre dhe do të botojë në çdo numër një ose dy pyetje të lexueseve bashkë me përgjigjen e tyre nga dijetarët. Nëse pyetja juaj ka nevojë për një studim më të thellë, atëherë ashtu do ta kërkojmë nga dijetarët, në mënyrë që problemi në fjalë të trajtohet në formë të detajuar nga dijetarët islamë, një mundësi që jepet për herë të parë në trevat tona. Revista do të shërbejë si urë lidhëse mes jush dhe dijetarëve islamë, në mënyrë që të lidhemi sa më shumë me personalitete me famë botërore dhe që kanë ndikim pozitiv në gjithë botën. Nuk harrojmë që revista “Dëlirje dhe Edukim”, duke u nisur nga kryeredaktori dhe anëtarët e saj, mirëpret çdo vërejtje, sugjerim ose ide nga lexuesit e saj të dashur. Pra, na shkruani, mos ngurroni! Kjo është mundësia që ka ofruar revista juaj për ju, mundësi të cilën nuk e keni pasur më herët. Tani ju mbetet juve që ta shfrytëzoni dhe të përfitoni nga kjo mundësi.

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0

Në emër të redaksisë Xheladin Leka

3


BESIMI I

MUSLIMANIT SUNIJ III

“Sigurisht që ti nuk mund të bësh të vdekurit të dëgjojnë (t’iu sjellësh përfitim atyre dhe po kështu mosbesimtarëve) as nuk mund të bësh të shurdhët të dëgjojnë thirrjen, kur ata ikin duke kthyer shpinën.” Neml: 80 “As të gjallët (besimtarët) dhe të vdekurit (mosbesimtarët) nuk janë njësoj. Sigurisht që Allahu bën të dëgjojë kë të dojë Ai, ndërsa ti nuk mund t’i bësh të dëgjojnë ata që janë në varre.” Fatir: 22 21. Cila është dispozita e sheriatit mbi lutjen e tjetërkujt përveç Allahut, si evlijatë, etj.? - Lutja e tillë është shirk, që të fundos në Zjarr. - Allahu i Lartësuar thotë: “Kështu, mos lut ilah (zot, të adhuruar) tjetër me Allahun, se përndryshe do të jesh prej atyre që ndëshkohen.” Shuara: 213 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Kush vdes duke lutur ndokënd tjetër përveç Allahut, do të hyjë në Zjarr." Buhariu 22. A është lutja adhurim ndaj Allahut? - Po, lutja është adhurim ndaj Allahut. - Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe Zoti juaj thotë: ‘Lutmuni Mua (më adhuroni Mua, Një e të Vetëm, dhe kërkoni ç’të doni vetëm tek Unë), Unë do t’ju përgjigjem.” Gafir: 60 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Duaja (lutja) është adhurim." Tirmidhiu, sahih 23. A i dëgjojnë të vdekurit duatë (lutjet)? - Të vdekurit nuk i dëgjojnë duatë (lutjet) dhe asgjë tjetër. - Allahu i Lartësuar thotë: “Sigurisht që ti nuk mund të bësh të vdekurit të dëgjojnë (t’iu sjellësh përfitim atyre dhe po kështu mosbesimtarëve) as nuk mund të bësh të shurdhët të dëgjojnë thirrjen, kur ata ikin duke kthyer shpinën.” Neml: 80 “As të gjallët (besimtarët) dhe të vdekurit (mosbesimtarët) nuk janë njësoj. Sigurisht që Allahu bën të dëgjojë kë të dojë Ai, ndërsa ti nuk mund t’i bësh të

4

dëgjojnë ata që janë në varre.” Fatir: 22 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Allahu ka melaike të shpërndara nëpër tokë, të cilat përcjellin përshëndetjet për mua nga ummeti im." Ahmedi, sahih 24. A lejohet të kërkojmë ndihmë prej atyre që nuk janë të pranishëm apo prej të vdekurve? - Jo, nuk kërkojmë ndihmë prej tyre, por kërkojmë prej Allahut. - Allahu thotë në Kur’an: “(Përkujtoni) kur ju kërkuat ndihmë te Zoti juaj dhe Ai u përgjigj (duke ju thënë): ‘Do t’ju ndihmoj me një mijë melekë radhë-radhë.” El Enfal; 9 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, nëse i ka ndodhur ndonjë fatkeqësi apo pikëllim, ka thënë: “Ja Hajju, ja Kajjum (O Ti që je i Përjetshëm dhe Mbajtës e Mbrojtës i gjithçkaje që ekziston!), në Mëshirën Tënde kërkoj ndihmë!” Hadith hasen 25. A lejohet mbështetja në ndihmën e dikujt tjetër përveç Allahut? - Kjo gjë nuk lejohet, sepse është shirk. Për ndihmë mbështetemi vetëm tek Allahu i Madhëruar. - Allahu i Lartësuar thotë: "Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm Ty të mbështetemi e të kërkojmë ndihmë (kudo, në çdo kohë e për çdo gjë)." El Fatiha: 5 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0


"Nëse kërkon diçka, kërkoja Allahut dhe nëse kërkon ndihmë, kërko nga Allahu." Tirmidhiu, sahih 26. A lejohet kërkimi i ndihmës nga të gjallët që janë të pranishëm? - Po, në ato gjëra që ata kanë mundësi dhe jo në gjërat që i takojnë vetëm Allahut të Lartësuar. - Allahu thotë në Kur’an: “Ndihmohuni mes jush me të mira e në punë të mbara, e Jo në mëkate e armiqësi.” Maide: 2 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Allahu është në ndihmë të robit të Vet, derisa robi është në ndihmë të vëllait të vet." Muslimi 27. A lejohet zotimi për ndokënd tjetër përveç Allahut? - Nuk lejohet zotimi për askënd tjetër përveç Allahut të vetëm. -Allahu thotë në Kur’an: “(Përkujto) kur bashkëshortja e Imranit tha: “Zoti im! Të jam betuar Ty se (fëmija) që është në barkun tim të jetë i përkushtuar për shërbimet Tua (i shkëputur nga çdo punë e kësaj bote për t’i shërbyer vendit Tënd të adhurimit), kështu pra, ma prano këtë mua. Pa dyshim që Ti je vërtet Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri.” Al Imran: 35 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Kush është zotuar në respekt ndaj Allahut, le të respektojë E, kush është zotuar në mëkat ndaj Allahut, mos ta respektojë (mos ta bëjë)." Buhariu 28. A lejohet therja për ndokënd tjetër përveç Allahut? - Nuk lejohet! Një gjë e tillë është shirk i madh. - Allahu thotë në Kur’an: “Kështu pra, falu për Zotin tënd dhe prej kurban (vetëm për Të)!” Keuther: 2 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Mallkimi i Allahut qoftë mbi atë që ther për ndokënd tjetër përveç Allahut!" Muslimi 29. A lejohet tavafi (sjellja) rreth varreve? - Nuk lejohet tavafi (rreth ndonjë gjëje tjetër) përveç Qabes. - Allahu i Lartësuar thotë: “Pastaj le të plotësojnë detyrimet e përcaktuara për ta, të therin kurbanet dhe të sillen rreth Shtëpisë së Lashtë (Qabes në Mekë)!” Haxh: 29 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:

"Kush bën tavaf rreth Qabes 7 herë dhe i fal dy rekate, ka shpërblim sikur të ketë liruar një rob." Ibën Maxhe, sahih 30. A lejohet të falesh duke pasur para teje ndonjë varr? - Nuk lejohet namazi në drejtim të varrit, për shkak se njeriu mund të anojë në madhështimin dhe adhurimin e tij. - Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe prej ngado që të nisni faljen, ktheni fytyrën nga Xhamia e Shenjtë (Mesxhidil Haram, Qabja në Mekë). Dhe pa dyshim, kjo është e vërteta nga Zoti yt. Dhe Allahu nuk është i pavëmendshëm për çfarë ju veproni.” Bekare: 149 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Mos u ulni mbi varre dhe mos u falni në drejtim të tyre!" Muslimi 31. Cila është dispozita e sheriatit për punën me sihër (magji)? - Nuk lejohet puna me të! Kjo është nga mëkatet e mëdha, të cilat të shpijnë në kufër ndaj Allahut, gjithashtu edhe të mësuarit e saj (është haram). - Allahu i Lartësuar thotë: “Ata ndoqën atë që shejtanët e nxorën (në mënyrë të rreme nga magjia) në kohën e sundimit të Sulejmanit. Nuk mohoi Sulejmani, por shejtanët mohuan (nuk besuan) duke u mësuar njerëzve magjinë dhe gjëra të tilla që zbritën në Babiloni prej dy melekëve, Harut dhe Marut, por në të vërtetë asnjëri prej tyre nuk i mësoi ndokujt gjëra të tilla, veç pasi ata thanë: “Ne jemi vetëm sprovë, kështu që mos u bëni mosbesimtarë (dukë mësuar magjinë prej nesh).” Dhe nga këta melekë njerëzit mësuan atë që shkaktonte ndarjen e burrit nga bashkëshortja e tij, por ata nuk mund të dëmtonin ndokënd përveç se me Vullnetin dhe Lejen e Allahut. Dhe ata mësuan atë gjë që i dëmtonte dhe nuk u sillte përfitim. E në të vërtetë ata e dinin se blerësit e saj (të magjisë) nuk do të kishin aspak pjesë nga Bota e Pastajme. Dhe vërtet, sa e keqe ishte ajo për të cilën ata shitën veten e tyre, veç sikur ta dinin.” Bekare: 102 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Largojuni shtatë mëkateve të mëdha: shokvënies Allahut, magjisë…" Muslimi 32. A t’i besojmë fallxhorit dhe magjistarit?

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0

5


- Nuk i besojmë atyre dhe as nuk shkojmë tek ata! - Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: Askush në qiej dhe në tokë nuk e di gajbin (të fshehtën, të panjohurën) veç Allahut, as nuk mund ta ndiejnë se kur do të ringjallen.” Neml: 65 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Kush shkon te magjistari dhe e beson atë që e thotë ai, vetëm se ka mohuar atë që është zbritur mbi Muhammedin." [Ahmedi, sahih] 33. A e di të fshehtën dikush nga krijesat? - Jo, askush nuk e di të fshehtën përveç Allahut të Vetëm. - Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe vetëm me Të janë çelësat e gajbit (gjithçka të fshehtë e të panjohur), askush nuk i di përveç Atij. Ai di gjithë ç’ka në tokë e det; nuk ka asnjë gjethe që bie dhe Ai të mos ketë dijeni për të; nuk ka asnjë grimcë në errësirën e tokës, asgjë të njomë ose të thatë që të mos jetë shkruar në Shkrim të Qartë.” En'am: 59 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Nuk e di të fshehtën (askush) pos Allahut." Taberaniu, hasen 34. Me ç'ligj duhet të gjykojnë muslimanët? - Obligohen të gjykojnë me Kur’an dhe Sunnet, qofshin ata grupime, persona apo udhëheqës. - Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe në këtë mënyrë (ti, o Muhammed) gjyko mes tyre me atë që të ka shpallur Allahu dhe mos u shko pas dëshirave të tyre të kota, por tregohu i vëmendshëm ndaj tyre që mos të të kthejnë e të të largojnë nga disa gjëra, të cilat Allahu t’i ka zbritur ty (o Muhammed). Por nëse ata largohen, atëherë dije se është Dëshira e Allahut për t’i ndëshkuar ata për disa mëkate të tyre. Dhe vërtet shumica e njerëzve janë fasikunë (të pabindur e të panënshtruar ndaj Allahut).” Maideh: 49 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Allahu është Ai që gjykon dhe përfundimi është te Ai.” Ebu Davudi: hasen. 35. Cila është dispozita e sheriatit për ligjet e vendosura nga njerëzit, të cilat e kundërshtojnë sheriatin? - Puna me të është kufër i madh, nëse e lejon ose thotë se është më i mirë se Ligji i Allahut apo e

6

mbivlerëson para Ligjit të Kur’anit. - Allahu thotë në Kur’an: “...dhe kushdo që nuk gjykon me atë që ka shpallur Allahu (me Ligjin e Allahut), të këtillët janë kafira.” Maideh: 44 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Derisa të gjykojnë prijësit me ligj tjetër dhe e lënë atë që e ka zbritur Allahu, Allahu do të krijojë mes tyre armiqësi.” Sahih 36. A lejohet betimi në dikë tjetër përveç Allahut? - Nuk lejohet betimi në asgjë tjetër, përveç në Allahun. - Allahu thotë në Kur’an: “Ata që nuk besuan, mbahen se ata nuk do të ringjallen më kurrë (për të dhënë llogari). Thuaju (o Muhammed): ‘Po! Për Zotin tim! Ju pa asnjë dyshim që do të ringjalleni, pastaj ju do të njoftoheni (dhe do të shpërbleheni) për çfarë punuat dhe kjo është mjaft e lehtë për Allahun.” Tagabun: 7 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Kush betohet në tjetër gjë pos Allahut, vetëm se ka bërë shirk." Ahmedi, sahih 37. A lejohet vendosja e hajmalive? - Nuk lejohet vendosja e tyre ngase kjo është nga veprat e shirkut. - Allahu thotë në Kur’an: “Dhe nëse Alahu ju prek me ndonjë të keqe, askush nuk mund ta largojë atë përveç Atij dhe nëse Ai ju prek ju me ndonjë të mirë, atëherë Ai është i Zoti për të bërë çdo gjë.” En’Am: 17 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Kush ka vendosur hajmali, vetëm se ka bërë kufër." Ahmedi, sahih 38. Si mund të ndërmjetësojmë tek Allahu i Lartësuar? - Ndërmjetësojmë tek Allahu me Emrat dhe Cilësitë e Tij të Larta si dhe me punë të mira. - Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe të Allahut janë gjithë emrat më të bukur, kështu që luteni Atë me ta dhe largojuni shoqërisë së atyre të cilët i përgënjeshtrojnë (dhe përdhosin) emrat e Tij. Ata shpejt do të shpërblehen për çfarë kanë vepruar.” A’rafë: 180 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Të lutem Ty me të gjitha Emrat e Tua, me të cilat

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0


Ti e ke quajtur Veten Tënde!" Ahmedi, sahih 39. A ka nevojë lutja për ndërmjetësimin e ndonjë krijese? - Lutja nuk ka nevojë për ndërmjetësimin e asnjërës prej krijesave. - Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe kur robërit e Mi të pyesin Ty (o Muhammed) për Mua, atëherë (përgjigju atyre): Vërtet Unë jam pranë (tyre me Dijen Time), Unë u përgjigjem duave (lutjeve) të lutësit kur ai më drejtohet Mua me lutje (pa ndërmjetësues a ndërlidhës). Kështu pra, ata le të më binden Mua dhe le të më besojnë Mua, që në këtë mënyrë të mund të udhëhiqen drejt!” Bekare: 186 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Me të vërtetë ju i luteni Atij që dëgjon dhe është afër, Atij që është me ju." (d.m.th: ju dëgjon dhe ju sheh juve) Muslimi 40. Cila është detyra e Pejgamberëve? - Detyra e Pejgamberëve është komunikimi, qartësimi dhe ngritja e argumenteve. - Allahu i Lartësuar thotë: “O i Dërguar (Muhammed)! Shpalle (Mesazhin) i cili të është zbritur ty nga Zoti yt dhe nëse nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke shpallur Mesazhin e Tij (nuk e ke çuar në vend porosinë e Tij). Allahu do të të mbrojë ty nga njerëzit. Sigurisht që Allahu nuk e udhëzon një popull që nuk beson.” Maideh: 67 Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "O Zoti im! Dëshmo!" E tha këtë si përgjigje për fjalën e shokëve të tij kur thanë: "Dëshmojmë që ti e kreve shpalljen, e çove në vend amanetin dhe këshillove." Muslimi. 41. Nga kush e kërkojmë ndërmjetësimin e Pejgamberit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të? - Ndërmjetësimin e Muhamedit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, e kërkojmë vetëm nga Allahu i Lartësuar. - Allahu thotë në Kur’an: “Allah! La ilahe il-la Huve (Askush nuk ka të drejtë, nuk meriton dhe nuk duhet të adhurohet përveç Atij),El-Haj-ju ElKaj-jum (i Përjetshmi, i Pafillim dhe i Pambarim, Mbajtësi dhe Mbrojtësi i gjithçkaje që ekziston). As kotje e as gjumë nuk e kap Atë. Atij i përkasin gjithë ç’është në qiej e gjithë që është në tokë. E kush është

ai që mund të ndërhyjë tek Ai përveç se me Lejen e Tij?” Bekareh: 255 “Thuaju: Allahut i takon gjithë ndërmjetësimi. Atij i përket Mbizotërimi i qiejve dhe i tokës. Pastaj tek Ai do të ktheheni.” Zumer: 44 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, mësonte njërin nga shokët e vet që të thoshte: “O Zot, bëje Muhamedin ndërmjetësues për mua!” Tirmidhiu, sahih 42. Si ta duam Allahun dhe të Dërguarin e Tij? - Dashuria jonë është në respektimin dhe pasimin/zbatimin e urdhrave të tyre. - Allahu thotë në Kur’an: “Thuaj (o Muhamed): ‘Nëse vërtet e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua (pranoni Islamin, ndiqni Kur’anin dhe Sunnetin, Rrugën time), Allahu do t’ju dojë ju dhe do t’jua falë gjynahet tuaja. Dhe Allahu është gjithnjë Falës i Madh, Mëshirëplotë.” Alu Imran: 31 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Nuk ka besuar askush nga ju derisa mos të jem më i dashur për të se fëmija i tij, prindi i tij dhe njerëzit në përgjithësi." Buhariu 43. A lejohet ta teprojmë në lavdërimin e Muhammedit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të? - Jo, nuk lejohet ta teprojmë në lavdërimin dhe ngritjen e Muhammedit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të. - Allahu i Lartësuar thotë: "Thuaj (o Muhammed): “Unë jam vetëm një njeri si edhe ju, (por) mua më është frymëzuar e më është shpallur se i adhuruari juaj është Një i Adhuruar i Vetëm, Allahu; kështu pra, kushdo që shpreson për Takimin me Zotin e Tij, le të punojë mirësi e drejtësi dhe të mos i bashkojë askënd për shok në adhurim Zotit të Tij.” Kehf: 110 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Mos më lavdëroni/ngrini ashtu siç e kanë lavdëruar/ngritur të krishterët të birin e Merjemes (Isain alejhis selam), sepse unë nuk jam veçse rob, prandaj thoni: rob i Allahut dhe i Dërguar i Tij." Buhariu 44. Cila është krijesa e parë? - Nga njerëzit Ademi, ndërsa nga sendet është

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0

7


lapsi. - Ai Lartësuar thotë: “Kujto kur Zoti yt u tha melekëve: “Me të vërtetë që Unë do të krijoj njeriun nga balta.” Sad: 71. - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Nga gjërat e para që krijoi Allahu është lapsi." Ebu Davudi dhe Tirmidhiu; Hadithi është sahih. 45. Nga çfarë është krijuar Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem? - Allahu e ka krijuar Muhammedin, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, si çdo krijesë tjetër njerëzore. - Allahu thotë në Kur’an: "Thuaj (o Muhammed): “Unë jam vetëm një njeri si edhe ju, (por) mua më është frymëzuar e më është shpallur se i adhuruari juaj është Një i Adhuruar i Vetëm, Allahu; kështu pra, kushdo që shpreson për Takimin me Zotin e Tij, le të punojë mirësi e drejtësi dhe të mos i bashkojë askënd për shok në adhurim Zotit të Tij.” Kehf: 110 “(Allahu) është Ai i Cili ju ka krijuar ju nga dheu (Ademin), pastaj nga nutfah [Lëngu i ngjizur i krijuar nga bashkimi i farës së vezës mashkullore me atë femërore] (pasardhësit e Ademit), pastaj nga një copë gjaku e mpiksur, pastaj ju nxjerr jashtë si foshnja, pastaj ju jep rritje që të mund të arrini moshën e fuqisë dhe më pas të jeni të moshuar,-edhe pse disa prej jush vdesin më përpara,- dhe që të arrini një kohë të përcaktuar, me qëllim që mbase kuptoni (e fitoni mençuri).” Gafir: 67 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Vërtet çdo njeri nga ju formohet në barkun e nënës së tij 40 ditë si pikë (nutfe’)..." Buhariu dhe Muslimi 46. Cili është gjykimi i sheriatit për luftën-xhihadin në Rrugë të Allahut? - Xhihadi është obligim mbi muslimanët, qoftë ai me pasuri, trup apo gjuhë. - Allahu thotë në Kur’an: “Ecni përpara qoftë kur e keni të lehtë (jeni të shëndoshë, në moshë, të pasur, të armatosur) ose të rëndë (të sëmurë, të moshuar, të varfër, pa mjete) dhe përpiquni fort me pasurinë tuaj dhe me jetën tuaj në Çështjen e Allahut. Kjo është më e mira për ju, veç sikur ta dinit.” Tevbe: 41

8

- Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem!) ka thënë: "Luftoni mushrikët (politeistët) me pasurinë tuaj, trupin/fizionominë tuaj dhe me gjuhën tuaj.” (që është fard ajn - obligim për të gjithë që kanë mundësi kur okupohet një vend nga vendet e muslimanëve afër e më afër). Ebu Davudi, sahih 47. Cila është miqësia ndaj muslimanëve? - Miqësia ndaj muslimanëve është dashuria ndaj tyre - ndihma e besimtarëve të cilët janë të pastër në njëshmërinë e Allahut. - Allahu thotë në Kur’an: “Besimtarët dhe besimtaret janë eulija (ndihmues, mbrojtës e miq) për njëri-tjetrin, ata u mëshirojnë(njerëzve) El-Ma’rufë (Islamin me gjithë përmbajtjen e tij çfarë urdhëron ai) dhe i ndalojnë (njerëzit) nga El-Munker (mosbesimi, politeizmi i çdo lloji dhe gjithçka tjetër që e ndalon Islami), ata i kryejnë rregullisht dhe në mënyrë të përkryer faljet e përcaktuara ditore, japin zekatin dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij...” Tevbe: 71 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Muslimanët janë si një ndërtesë, e forcojnë njëritjetrin." Muslimi 48. A lejohet miqësia me jobesimtarët dhe ndihma e tyre? - Nuk lejohet miqësia me jobesimtarët dhe as ndihma e tyre, sepse kjo është nga gjërat që të largojnë nga besimi i sinqertë. - Allahu i Lartësuar thotë: “E nëse ndonjë prej jush i zë ata eulija, atëherë nuk ka dyshim se ai është një prej tyre.” Maide: 51 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Me të vërtetë familja e filanit nuk janë miqtë e mi [për arsye se ata nuk ishin besimtarë]...” Buhariu dhe Muslimi 49. Kush është (konsiderohet) mik (i afërt dhe i dashur)? - Mik është besimtari i devotshëm sunni (i cili i frikësohet Allahut, punon me Kur’an dhe Sunnet sipas selefit). - Allahu thotë në Kur’an: “Ta dini se eulijatë (të dashurit e Allahut) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as ndonjë brengosje. (Ata) të cilët besuan dhe ishin të ruajtur.” Junus: 62-63 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0


“I afërt i imi është Allahu dhe besimtarët e mirë.” Buhariu dhe Muslimi 50. Përse Allahu zbriti Kur’anin? - Allahu e zbriti Kur’anin për ta lexuar, medituar dhe për të punuar ne me të. - Allahu i Lartësuar thotë: “(Thuaj o Muhammed këtyre idhujtarëve, arabëve paganë): “Ndiqni çfarë ju është zbritur juve nga Zoti juaj (Kur’anin, Pejgamberin alejhi selam dhe rrugën e tij) dhe mos shkoni pas asnjë eulijai (ndihmues a mbrojtës që ju urdhëron të adhuroni të tjerë përveç a përkrah Allahut)tjetër përveç Atij (Allahut). Sa pak që përkujtoni!" A’rafë: 3 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Lexojeni Kur’anin dhe punoni me të." Ahmedi, sahih 51. A na mjafton vetëm Kur’ani pa Sunnetin? - Jo, nuk na mjafton Kur’ani pa Sunnet. - Allahu thotë në Kur’an: “(Ne i dërguam të Dërguarit) me shenja të qarta dhe me Libra, ndërsa edhe ty (O Muhammed) të kemi zbritur Përkujtuesin me këshilla (Kur’anin), që ti të mund t’u shpjegosh njerëzve qartë se çfarë u është zbritur atyre dhe që të mund të mendojnë.” Nahl: 44 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Mua më është dhënë Kur’ani dhe i një i ngjashëm me të." Ebu Davudi, sahih 52. A i japim përparësi fjalës së ndonjë krijese para Fjalës së Allahut dhe të Dërguarit të Tij? - Jo, nuk i japim përparësi fjalës së askujt tjetër para Fjalës së Allahut dhe të Dërguarit të Tij, kushdo qoftë ai. - Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar! Mos vendosni para se të vendosë Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe kini frikë Allahun. Vërtet Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëditur.” Huxhurat: 1 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Nuk ka respekt ndaj askujt në mëkat ndaj Allahut, Me të vërtetë respektimi është në të mirë - punë të mbara." Buhariu dhe Muslimi 53. Ç'duhet të bëjmë nëse kundërshtohemi –polemizojmë - në mes vete? - Duhet të kthehemi tek Libri i Allahut dhe Sunneti i të Dërguarit të Tij, sipas të kuptuarit të se-

lefit, duke pyetur dijetarët e sinqertë - selefi. - Allahu thotë në Kur’an: “O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit dhe atyre prej jush që janë në drejtimin e udhëheqjes tuaj! Dhe nëse keni mosmarrëveshje për ndonjë gjë mes jush, drejtohuni Allahut (Fjalës së Tij Kur’anit) dhe të Dërguarit të Tij (Sunnetit të të Dërguarit), nëse besoni Allahun dhe Ditën e Fundit. Kjo është më e mirë dhe më e përshtatshme për përcaktimin e fundit.” Nisa: 59 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Jua kam lënë dy gjëra, me të cilat, po qe se kapeni për to, kurrë nuk do të devijoni: Librin e Allahut dhe Sunnetin tim.” Sahih 54. Ç'është bidati (risia) në din (fe)? - Bidat është çdo gjë me të cilën adhurohet Allahu pa pasur ndonjë argument në fe. - Allahu i Lartësuar thotë: “Apo kanë ata shokë e të barabartë me Allahun (zota të rremë të tyre), të cilët kanë themeluar e përcaktuar për ta ndonjë fe të cilën nuk e ka urdhëruar e përcaktuar Allahu? Dhe po të mos kishte qenë për një Fjalë Vendimtare (tashmë të kaluar), çështja do të gjykohej mes tyre. Dhe pa dyshim që për dhalimunët (politeistët, keqbërësit), për ta është dënim i dhimbshëm.” Shura: 21 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Kush shpik diçka (të re) në fenë tonë e që nuk është nga ne, ajo është e refuzuar." Buhariu dhe Muslimi 55. A ka në dinin (fenë) tonë bidat (risi) të mirë? - Jo, nuk ka në dinin (fenë) tonë bidat (risi) të mirë, por çdo gjë e shpikur është nga epshet dhe shijet vetjake. - Allahu thotë në Kur’an: “...Këtë ditë, ata të cilët nuk besuan, kanë humbur të gjitha shpresat për fenë tuaj (që t’ju joshin e t’ju largojnë nga Besimi Islam), kështu që mos i kini frikë ata, por frikësomuni Mua. Këtë ditë Unë përsosa fenë tuaj, plotësova Mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha për ju Islamin si Fe...” Maideh: 3 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem!) ka thënë: "Ruajuni nga gjërat e shpikura, se çdo e shpikur është risi, çdo risi është lajthitje dhe çdo lajthitje është në zjarr." Ebu Davudi, sahih

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0

9


56. A ka në Islam sunnet të mirë? - Po, fillimi i një pune të mirë, të cilën të tjerët e pasojnë, apo të themelohet diçka e mirë nga puna e dikujt. - Allahu thotë në Kur’an: “Edhe ata të cilët thonë: ‘Zoti ynë! Na dhuro neve nga gratë tona dhe fëmijët tanë të atillë që të jenë qetësia e syve tanë dhe na bëj prijës të muttekinëve (të të përkushtuarve në Besimin e Pastër Islam).” Furkan: 74 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Kush bën në Islam një punë të mirë, ai ka shpërblimin e vet dhe të gjithë atyre që e bëjnë atë punë pas tij!" Muslimi 57. A mjafton për muslimanin shërimi/ përmirësimi vetëm i vetvetes? - Jo, patjetër duhet ta shërojë dhe ta këshillojë (në Islam) familjen e tij dhe atë që ka mundësi (nga njerëzit). - Allahu thotë në Kur’an: “O ju që keni besuar! Shmanguni dhe largoni prej vetes suaj dhe prej familjeve tuaja një Zjarr, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët...” Tahrim: 6 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Me të vërtetë Allahu do të pyesë çdo përgjegjës për kopenë, familjen e tij se çka ka bërë me të: e ka ruajtur apo e ka humbur atë!” Hasen 58. Kur do të fitojnë muslimanët? - Atëherë kur ta fitojnë/ndihmojnë dhe praktikojnë fenë e Allahut, duke punuar me Librin e Allahut dhe Sunnetin e të Dërguarit të Tij. - Allahu thotë në Kur’an: “O ju që keni besuar! Nëse ju e ndihmoni Allahun (në Çështjen e Tij), Ai do t’ju ndihmojë ju dhe do t’ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja.” Muhammed: 7 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Nëse bëni tregti (merreni me kamatë) dhe kapeni për bishta të lopëve (kapeni pas pasurisë së kësaj bote), jeni të kënaqur me të dhe e lini xhihadin (luftën), Allahu ka për të zbritur nënçmim mbi ju (dhe nuk e ngre nënçmimin nga ju) derisa të riktheheni në fenë tuaj." Sahih

kuptuar selefët e sinqertë, dhe lënia e konflikteve dhe përçarjeve. - Allahu thotë në Kur’an: “Dhe kushdo që kundërshton të Dërguarin pasi t’i jetë treguar qartë atij Rruga e Drejtë, dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne do ta mbajmë atë në atë drejtim që ai vetë ka zgjedhur dhe do të djegim atë në Zjarr. Sa përfundim i keq!" Nisa: 115 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Me te vërtetë ai që do të jetojë prej jush, do të shohë përçarje-kundërshtime të shumta. Ju porosis të pasoni Sunnetin tim dhe të hulefa rrashidinëve të udhëzuar pas meje. Kapuni për të me dhëmballë!" Sahih 60. Cili është obligimi i muslimanëve të sotëm? - Kapja e të gjithëve për Librin e Allahut, që të jenë popull i bashkuar. - Allahu thotë në Kur’an: “Dhe mbahuni fort, të gjithë ju së bashku pas Litarit të Allahut (Kur’anit) dhe mos u ndani mes jush, dhe mbani në mendje Përkujtimin e Allahut përmbi ju, pasi ju qetë armiq mes njëri-tjetrit, por Ai bëri bashkimin e zemrave tuaja kështu që me Mirësinë e Tij ju u bëtë vëllezër (në Besimin Islam); dhe qetë në buzë të greminës së Zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj. Kësisoj, Allahu jua bën të qarta ajetet (provat, treguesit, shpalljet) që të mund të drejtoheni.” Alu Imran: 103 - Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Shembulli i muslimanëve në dashamirësi, mëshirë dhe ndihmë të ndërsjellë është sikurse trupi që ka ndonjë pjesë të sëmurë, atëherë i tëri vuan nga pagjumësia dhe zjarrmia.” Buhariu

59. Cila është rrugëdalja nga grupacionet dhe përçarjet? - Rikthimi në Fenë e Vërtetë, ashtu siç e kanë

10

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0

Qendra Imam Albani-Jordani Përshtati: Unejs Murati


GJURMËT E BESIMIT TË VËRTETË MBI NJERIUN GJATË VDEKJES DHE NË JETËN E AMSHUAR

I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Kush vdes duke mos i bërë shirk (shok) Allahut asnjë gjë, hyn në xhenet. E, kush vdes duke i bërë shirk Allahut, hyn në xhehenem."

E

tërë lavdia qoftë për Allahun. Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje prej Allahut nga të këqijat e shpirtit tonë dhe nga veprimet e këqija në punët tona. Atë që e udhëzon Allahu, nuk ka kush që e devijon dhe atë që Allahu e humb, nuk ka kush që e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Një të vetmit, që nuk ka shok, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij. Vëllezër në Islam! Në xhumanë e kaluar kemi theksuar se vërtet akideja vjen e para[1] për arsye se lumturia e njeriut në jetën e kësaj bote është e lidhur me akiden e vërtetë dhe, nëse do Allahu, edhe sot do të fillojmë duke deklaruar se akideja është e para, për arsye se lumturia e njeriut dhe shpëtimi i tij në jetën e amshuar gjithashtu është e mbështetur mbi akiden e vërtetë. O robër të Allahut! Tema jonë në këtë ditë është mbi gjurmët e akides së vërtetë te njeriu në jetën e përhershme, që t'ju sqarohet juve, o ummet i Islamit, që lumturia e njeriut në këtë jetë dhe në jetën tjetër është e mbështetur mbi akiden e vërtetë. Jeta e amshuar për njeriun fillon prej vdekjes e derisa të banojë ose në xhennet ose në xhehennem. Vëllezër në Islam! Ejani dhe shikoni akiden e vërtetë, se çfarë vepron ajo gjatë vdekjes me poseduesin e saj. I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sellem thotë: "Kush vdes duke mos i bërë shirk (shok) Allahut asnjë gjë, hyn në xhenet. E, kush vdes duke i bërë shirk Allahut, hyn në xhehenem."[2] Pra, kuptojmë se kush vdes në tevhid, me akide të vërtetë,

hyn në xhenet. E, kush vdes në shirk, me akide të prishur, hyn në zjarr. Poseduesit e akides së vërtetë, kur u vjen vdekja, u zbresin melaiket nga qielli duke i përgëzuar me xhenet, hapësira e të cilit është sa e qiejve dhe e tokës, dhe u thuhet atyre: “Mos u frikësoni e as mos u brengosuni”, ashtu siç na ka treguar për këtë Zoti ynë i Lartësuar në librin e Tij, ku thotë: "E s'ka dyshim se ata që thanë: “Allahu është Zoti ynë” dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): “Të mos frikësoheni e as të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që u premtohej. (u thonë) Ne kujdesemi për ju si në jetën e kësaj bote ashtu edhe në botën tjetër, ku do të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni. Pritje e nderuar nga Falësi i madh, Mëshirëploti."[3] Këta pra janë poseduesit e akides së vërtetë, të cilëve u zbresin engjëjt gjatë agonisë së vdekjes. Këta janë ata që Zoti i tyre i ka forcuar me fjalën e fortë duke i larguar nga kjo botë duke thënë “La ilahe il-lallah”, ndërsa Pejgamberi sallAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "E kush e ka fjalën e fundit në këtë bote la ilahe il-lallah, hyn në xhenet."[4] Nga kjo kuptojmë se kush e shqipton fjalën la ilahe il-lallah, d.m.th. besimin e vërtetë, dhe vdes me të, hyn në xhenet. Ndërsa poseduesve të akides së prishur, kur u vjen vdekja, u zbresin melaiket dhe i godasin në fytyrë dhe në shpinë e ata nuk munden kurrë, në asnjë mënyrë, si do që të jenë, të thonë gjatë agonisë së vdekjes la ilahe il-lallah, për arsye se fjala e tevhidit nuk del nga goja e idhujtarit, vetëm nëse ai e ka thënë atë gjatë jetës dhe që ka qenë i bindur në të me zemër dhe ka punuar me gjym-

______________ [1] Gjëja më kryesore dhe më parësore që duhet ta mësojmë drejt, ta reflektojmë në praktikë dhe t’i thërrasim të tjerët në të. Akide ka kuptimin besim, bindje (sh.p). [2] "Sahihul Xhami” 6427. [3] Fusilet: 30-32. [4] Sahihul Xhami 6479. Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0

11


tyrët e tij sipas saj para vdekjes. I tillë është Faraoni, mallkimi i Allahut qoftë mbi të, i cili e mbushi tokën me padrejtësi dhe u tha njerëzve: “Unë janë zoti juaj i lartë”, por kur po fundosej, u mundua të thotë la ilahe il-lallah për të shpëtuar nga dënimi i Allahut, mirëpo a del fjala e tevhidit nga goja e jobesimtarit gjatë vdekjes?! Allahu i Lartësuar thotë: "Ne i kapërcyem beni israilët përtej detit dhe faraoni e ushtria e tij i ndoqi mizorisht dhe armiqësisht derisa e përfshiu atë përmbysja. E ai tha: “Besova se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Atij që i besuan beni israilët, edhe unë jam nga muslimanët."[5] Faraoni dëshiroi të shqiptojë fjalën e të Madhëruarit, mirëpo ajo nuk del nga goja e jobesimtarit dhe Allahu ia refuzoi atij pendesën e rrejshme dhe i tha: "Ti tani beson, ndërsa më parë kundërshtove dhe ishe njëri prej shkatërruesve! Sot po të shpëtojmë ty (po të nxjerrim prej detit) me trupin tënd (të vdekur) që të shërbesh si argument për ata që vijnë pas teje. Vërtet, ekziston një shumicë njerëzish që ndaj argumenteve Tona janë mospërfillës."[6] E sa prej idhujtarëve e prej jobesimtarëve u larguan nga kjo botë para syve tanë dhe nuk mundën të thonë la ilahe il-lallah?! Atëherë, akideja është e para, nëse njeriu dëshiron të largohet nga kjo botë me fjalën la ilahe il-lallah. Vëllezër në Islam! Shikoni akiden dhe gjurmët e saj mbi poseduesin e saj në varr. Njeriu, kur largohet nga kjo botë dhe mbartet mbi supe, vendoset në varr dhe i hidhet dheu mbi të, atëherë i vijnë atij dy engjëj qortues, të rreptë. E qortojnë atë dhe i ulen pranë e i thonë: “Kush është Zoti yt? Cila është feja jote? E çfarë thoni për këtë njeri, i cili është dërguar tek ju?” Pasuesi i akides së vërtetë, kur e pyesin engjëjt se kush është Zoti yt, përgjigjet: “Zoti im është Allahu.” Cila është feja jote? Thotë: “Feja ime është Islami”. Dhe kur pyetet se çfarë thotë për këtë njeri, i cili është dërguar tek ata, përgjigjet: “Ai është Muhammedi, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Po, pra ky njeri shpëton në këtë sprovë të vështirë. Kjo sprovë është shumë e rëndë dhe prej saj shpëton vetëm ai që ka vdekur me la ilahe il-lallah, e ka thënë këtë me gjuhën e tij, i bindur në të me zemrën e tij dhe kanë vepruar me të gjymtyrët e tij. Ndërsa kur vendoset në varr pasuesi i akides së prishur, i cili nuk e ka shqiptuar me gjuhën e

tij fjalën la ilahe il-lallah apo e ka shqiptuar por nuk është bindur në të, si hipokritët, dhe nuk kanë punuar gjymtyrët e tij me la ilahe il-lallah, atij i thuhet: “Kush është Zoti yt?” Përgjigjet: “Ah, ah nuk e di!” Cila është feja jote?” Thotë: “Ah, ah nuk e di!” Çfarë thua për këtë njeri, i cili është dërguar tek ju?” Përgjigjet: “Ah ah nuk e di”! A e harruat poetin që kur pyetej thoshte nuk e di. E kështu ndodh me ata që i ngjajnë këtij, sepse kur hyjnë në varr dhe pyeten, ata përgjigjen: “Nuk e di, nuk e njoh!” E si ta dinë kur gjatë tërë jetës kanë rendur pas dynjasë, ndërsa natën ka qëndruar me njerëz të këqij dhe nuk kanë qarë asnjë natë për Allahun? Asnjëherë nuk i kanë zgjatur duart për të lutur Allahun! Nuk e kanë njohur Zotin e tyre asnjë ditë! Kjo jetë i ka bërë të harrojnë dhe i ka mashtruar derisa u ka ardhur vdekja. E kur hyjnë në varr e të pyeten, atëherë bien nga provimi. Ummet i Islamit! A e kuptuat se si shpëtoni nga sprova në varr? Pra, me akiden së pari. Shikoni, o ju robër të Allahut, Ditën e Gjykimit, kur do të qëndroni në tokën e mahsherit (ringjalljes, tubimit) të zbathur, të zhveshur, të pabërë synet, me trupat tuaj lakuriq, me sytë e frikësuar, me zemrat e tronditura, dielli do të jetë mbi koka, djersa duke ju rrjedhur në trupa. Aty sillen regjistrat, të cilët disa i marrin nga e djathta e disa nga e majta. A e dini se kush e merr librin nga e djathta e tij? Ai është poseduesi i akides së mirë. Lexoni librin e Zotit tuaj: "Kujt t’i jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do të thotë: “O ju, qe, lexoni librin tim! Unë kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time.” Dhe ai atëherë është në një jetë të kënaqshme. Në një xhennet të lartë. Pemët e tij i ka krejt afër. (E thuhet) Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë."[7] Unë jam i bindur se do të jap llogari dhe po ashtu jam i bindur se do të qëndroj para Allahut të Madhëruar. Ndërsa pasuesi i akides së prishur e merr librin e tij nga e majta. Allahu i Lartësuar thotë: "Ndërkaq, kujt i jepet libri i vet nga e majta e tij, ai thotë: “O i mjeri unë, të mos më jepej fare libri im. Dhe të mos dija fare se çka është llogaria ime. Ah, sikur të kishte qenë ajo (vdekja e parë) mbarim i amshueshëm për mua. Pasuria ime nuk më bëri fare dobi. U hoq prej meje çdo kompetencë e imja.” U

______________ [5] Junus: 90. [6] Junus: 91-92. [7] Hakka 19-24

12

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0


thuhet zebanive: “Kapeni atë, vërini prangat! Pastaj futeni në xhehennem. Mandej lidheni me një zinxhir të gjatë shtatëdhjetë kut, pse ai ka qenë që nuk besoi Allahun e Madhëruar. Ai nuk nxiste për t’i ushqyer të varfrit. Ai sot nuk ka këtu ndonjë mik. As ushqim tjetër përveç të shpëlarave, që atë nuk e ha kush pos mëkatarëve."[8] Ishte në dynja e nuk e dinte se ç'është llogaria e as shpërblimi dhe pyeste "kur është Dita e Kiametit?"[9] Akide e prishur kjo. O robër të Allahut, akideja vjen e para sepse është shkak për faljen e mëkateve. Zoti ynë i Lartësuar thotë: "Është e vërtetë se Allahu nuk fal (mëkatin) t’i bëhet Atij shokë, e pos këtij (mëkati), të tjerat ia fal atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok Allahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh (prej së vërtetës)."[10] Nga kjo kuptojmë se Allahu nuk e fal kurrë pasuesin e akides së prishur. Ai lut tjetërkënd përveç Allahut në dynja dhe pret që Allahu ta falë në amshueshmëri?! Kërkon ndihmë nga tjetërkush përveç Allahut në dynja e shpreson që ta falë Allahu në Ditën e Kiametit?! Mbështetet te dikush tjetër përveç Allahut në dynja dhe mendon se Allahu do ta falë Ditën e Kiametit?! Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sellem thotë: "Allahu i Lartësuar thotë: O bir i Ademit! Vërtet çka më lute ti dhe shpresove në Mua, Unë t’i kamë falur ato që i bëre e nuk më intereson (ve la ubali). O biri i Ademit! Sikur mëkatet e tua të arrijnë kupën qiellore e pastaj kërkon falje tek Unë, të kam falur ty dhe nuk më intereson. O bir i Ademit! Sikur të arrish tek Unë sa toka me gabime e pastaj më takon Mua duke mos më përshkruar Mua asnjë gjë, Unë do të të jap po aq falje."[11] Kuptojmë se nëse lutesh, lutju Allahut, pra kjo është akideja (e vërtetë). Besimtari është i bindur se vërtet nuk i fal gabimet askush tjetër përveç Allahut, domethënë kuptimi është që nëse e takon Allahun me gabime të shumta e të mëdha sa toka, por duke mos i shoqëruar asnjë gjë, Ai do të të japë po aq falje. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Thirret një njeri nga ummeti im Ditën e Kiametit përballë krijesave dhe i paraqiten atij nëntëdhjetë e nëntë regjistra, secili regjistër sa sheh syri (largësi). Dhe pastaj i thotë Allahu i Lartësuar: “A mohon gjë prej kësaj?” Thotë: “Jo, o Zot.” E i thotë (Allahu): “A të kanë bërë

padrejtësi shkruesit ruajtës (të veprave)?” Përgjigjet: “Jo, o Zot.” Pastaj e pyet: “A ke arsye? A posedon ndonjë të mirë?” Frikësohet ky njeri e thotë: “Jo.” I thuhet: “Po, si! Nga ti tek Ne është një e mirë dhe vërtet nuk do të ketë padrejtësi ndaj teje në këtë ditë. I nxirret letra (bitaka) dhe në të (është shkruar): “Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguari i Tij.” E thotë (ky njeri): “O Zot! E çfarë bën kjo kur janë gjitha këta regjistra?” I thotë (Allahu): “Vërtet ndaj teje nuk do të bëhet padrejtësi. Vendosen regjistrat në njërën anë të peshores dhe letra (me shahadetin) në anën tjetër të peshores dhe ngrihen regjistrat e rëndohet letra."[12] Njeriu dëshmon nga zemra e tij se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhammedi është rob dhe i Dërguari i Tij. Nuk e thotë këtë ashtu siç e thonë hipokritët, me gjuhë, por nuk u zë vend në zemrat e tyre. O robër të Allahut! Akideja e vërtetë është çelësi i xhennetit. “La ilahe il-lallah, Muhammedun resulullah” është çelës i xhennetit. Vëllezër në Islam! Akideja e vërtetë është shkak për lumturinë e njeriut në këtë jetë dhe në amshueshmëri. Atëherë përse akideja së pari? Ju keni dëgjuar se lumturia e njeriut në këtë jetë dhe në amshueshmëri është te besimi i vërtetë. Kjo është ajo që më shtyu të flas për akiden dhe nëse kam ende jetë, do të fillojmë xhumanë e ardhshme duke sqaruar akiden gjerësisht, që t'u sqarohet dhe t'u bëhet e ditur të gjithëve, pasi shumica e muslimanëve me keqardhje nuk e njohin akiden (besimin) dhe praktikojnë atë që e ka ndaluar Allahu dhe bien në shirk për shkak të injorancës ndaj akides. Lus Allahun që të jetojmë me akiden e vërtetë e të na arrijë vdekja me të. E lus Allahun të na furnizojë me sukses dhe forcë! Marrë nga libri “El Akidetu Evvelen” 1/61 nga Ebu Islam Salih ibën Taha Abdulvahid Përshtati: Adem Avdiu

______________ [8] Hakka: 25-37. [9] Kijame: 6. [10] Nisa: 116. [11] Sahihut-Tirmidhij 2805. [12] Sahihul Xhamius-Sagir 8095.

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0

13


ALI IBËN EBI TALIBI Ai ishte larg lakmimit të kësaj bote dhe bukurive të saj, e donte natën për shkak të ibadetit që bëhej në të, nuk i jepte rëndësi ushqimit dhe veshjes, i madhëronte muslimanët, i mbante afër të varfrit ...

A

i ishte Ali ibën ebi Talibi, djali i xhaxhait të Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. U martua me vajzën e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe është halifi i katërt i drejtë, njëri prej dhjetë të përgëzuarve me xhenet. Lindi dhjetë vjet para shpalljes.[1] Babai i tij ishte Ebu Talib ibën Abdul Mutalib ibën Hashim ibën Abdi Menafi. Aliu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, njihet me pseudonimin Ebu Sibtejni, babai i dy nipave të Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, Hasanit dhe Husejnit, dhe me pseudonimin tjetër Ebu Turab. ISLAMI I TIJ

A

liu ishte i pari që e pranoi Islamin nga fëmijët dhe jetonte nën kujdestarinë e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i cili mori përsipër ta rriste dhe edukonte që të lehtësonte barrën për xhaxhanë e tij. Kur i erdhi shpallja Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ai e ftoi Aliun në Islam dhe ai iu përgjigj thirrjes dhe ia vërtetoi fjalën Profetit sal-lAllahu alejhi ve sellem.[2] Kjo ndodhi kur Aliu ishte 8 ose 10 vjeç. DISA CILËSI TË TIJ

oratorinë dhe trimërinë e tij. Ai ishte larg lakmimit të kësaj bote dhe bukurive të saj, e donte natën për shkak të ibadetit që bëhej në të, nuk i jepte rëndësi ushqimit dhe veshjes, i madhëronte muslimanët, i mbante afër të varfrit dhe thoshte duke iu drejtuar kësaj bote: “Koha jote është e shkurtër, qëndrimi me ty është i nënçmuar dhe rreziku yt është i vogël.[3] Ah, ah, sa pak po përgatitemi për një udhëtim të largët dhe sa rrugë e vështirë është!”[4] Në një fjalë tjetër të transmetuar prej tij ai thotë: “Po ikën kjo botë duke na kthyer shpinën dhe po na afrohet bota tjetër, ku çdonjëra prej tyre do të ketë banorët e saj. Prandaj bëhuni prej banorëve të botës tjetër dhe mos u bëni banorë të dhënë pas kësaj bote dhe dijeni se sot është koha e punës (e angazhimit dhe e veprave) dhe nuk ka llogari, ndërsa nesër është koha e llogarisë dhe nuk ka më mundësi për vepra.”[5] Aliu nuk kursente asgjë në rrugën e Allahut duke sakrifikuar gjithçka kishte, derisa pranoi të flijonte edhe veten, duke u shtrirë në shtratin e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem natën e hixhretit të tij, edhe pse e dinte se kurejshët do të vinin atë natë për të vrarë Profetin sallAllahu alejhi ve sel-lem në shtratin e tij. Ai ka marrë pjesë me Profetin sal-lAllahu alejhi ve sellem në të gjitha luftërat. përveç asaj të Tebukut.[6]

A

liu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ishte i dijshëm, i zgjuar, i jepte rëndësi të veçantë përmbushjes dhe respektimit të premtimeve dhe u bë i njohur për karakterin,

______________ [1] “El Isabeh” 4/269 dhe “Fet-hul barij” 7/91 e Ibnu Haxherit. [2] “Sirah nebeuijeh” 1/229 e Ibnu Hishamit. [3] D.m.th. vështirësitë dhe lëndimet e dynjasë janë të papërfillshme me dënimin që i kanoset njeriut në ahiret. [4] Marrë nga libri “el Hulefa er-rashidun”, fq 87, i Eminul Kudah. [5] Transmeton Ahmedi në “Fedailu es-sahabeh”, nr. 881. [6] “Sirah nebeuijeh” 2/91 e Ibnu Hishamit dhe “el Isabeh” 4/270 e Ibnu Haxherit.

14

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0


DISA HADITHE RRETH VLERËS SË ALIUT, ALLAHU QOFTË I KËNAQUR PREJ TIJ

V

lerat dhe mirësitë e Aliut janë të shumta. Ai ishte i pari prej fëmijëve që e pranoi Islamin, ishte ai që u bëri thirrje kurejshëve të grumbulloheshin rreth Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kur u bëri ftesë për në Islam, pranoi të flijonte veten e tij për Profetin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem natën e hixhretit, ishte një prej tre muslimanëve që dolën në duel në luftën e Bedrit. Ishte ai që vrau Amru ibën Udin, mushrikun kurejsh që arriti të kalonte kanalin në luftën e Hendekut. Aliu ishte prej atyre që mbrojtën Profetin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem me trupat e tyre në luftën e Uhudit, ishte personi që mbajti flamurin e çlirimit në luftën e Hajberit, ai të cilin e urdhëroi Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem që t’u komunikonte njerëzve në haxh suren Tevbe si dhe njëri prej atyre që përgatitën xhenazen e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. 1. Zejd ibën Erkami thotë: “U ngrit Profeti sallAllahu alejhi ve sel-lem një ditë dhe mbajti hutbe në një vend mes Mekës dhe Medinës, te një ujë që quhet Hamen. Pasi e falënderoi Allahun xheleshanuhu dhe e lavdëroi Atë, këshilloi dhe përkujtoi e më pas tha: “O ju njerëz, unë jam njeri dhe pritet që të më vijë i dërguari i Zotit tim (meleku i vdekjes) e unë t’i përgjigjem atij, prandaj unë po ju lë juve dy gjëra. E para gjë është libri i Allahut, në të cilën gjendet udhëzimi dhe drita, prandaj kapuni pas librit të Allahut xheleshanuhu dhe shtrëngohuni fort pas tij.” Vazhdoi të nxiste për t’u kapur pas librit të Allahut e pastaj tha: “Ju porosis edhe në lidhje me anëtarët e familjes sime (Ehli Bejtin). Ju përkujtoj me Allahun xheleshanuhu në lidhje me anëtarët e familjes sime (tri herë)...”[7] 2. Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:

“Kë kam dashur unë, edhe Aliun do ta dojë.”[8] 3. Aliu thotë: “Më dërgoi mua Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në Jemen kur isha djalosh, në moshë të re. Thashë: “O i Dërguari i Allahut, ti po më dërgon mua tek një popull me ngjarje të shumta mes tyre dhe unë jam djalosh në moshë të re.” Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “O Allah, udhëzoje zemrën e tij dhe forcoje gjuhën e tij! O Ali, mos gjyko mes dy palëve derisa të dëgjosh prej njërit siç dëgjove prej tjetrit.” Aliu thotë. “Pas kësaj fjale nuk kam pasur mëdyshje në gjykimin mes dy personave.”[9] 4. Sehl ibën Sa’di thotë: “Hyri Aliu te Fatimja, pastaj doli dhe u shtri në xhami. Pas pak erdhi Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe pyeti Fatimen: “Ku është djali i xhaxhait tënd?” Tha: “Është në xhami.” Profeti sal-lAllahu alejhi ve sellem doli dhe e pa që i kishte rënë rroba e tij nga shpina dhe i ishte ngjitur dheu në shpinë. Filloi t’ia fshinte dheun duke i thënë (dy herë): “Qëndro ulur, o Ebu Turab!”[10] 5. Hubshij ibën Xhunadeh thotë: “Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Aliu është prej meje dhe unë jam prej atij.”[11] 6. Zirr ibën Hubejshi thotë: “Aliu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tha: “Më ka dhënë Profeti sallAllahu alejhi ve sel-lem një premtim (zotim), se nuk më do mua veçse ai që është besimtar dhe nuk më urren mua veçse ai që është munafik.”[12] 7. Umeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: “Vdiq Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke qenë i kënaqur ndaj tij (Aliut).”[13] 8. Nga Mus’ab ibën Sa’di, nga babai i tij, i cili thotë: “Doli Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem për në luftën e Tebukut dhe la si zëvendës Aliun. Aliu tha: “A po më lë të qëndroj me gratë dhe fëmijët?” Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “A nuk je i kënaqur që të jesh në lidhje me mua ashtu siç ishte Haruni me Musain, përveç faktit se pas meje nuk ka më Profet?”[14]

______________ [7] Transmeton Muslimi. [8] Transmeton Tirmidhiu, nr. 3713, etj. Albani e konsideroi të saktë. Ibn Haxheri ka thënë: “Ky hadith është me rruge të shumta transmetimi, saqë Ibn Ukdeh i ka mbledhur në një libër të vetëm; disa nga këto rruge transmetimi janë sahih, ndërsa disa të tjera janë hasen. [9] Transmeton Ahmedi nga “Fedailu es-sahabeh”, nr. 984 , nr. 1212, me zinxhir të saktë, Nesaiu në “Veçoritë e Aliut”, me zinxhir hasen. [10] Transmeton Buhariu, nr. 3703, dhe Muslimi 4/1874. [11] Transmeton Buhariu, “Fet-hul Barij” 7/89, Tirmidhiu, nr. 3719, Albani e konsideroi hasen. [12] Transmeton Muslimi 1/86, Tirmidhiu, nr. 3736, Albani e konsideroi sahih. [13] Transmeton Buhariu, “Fet-hul Barij” 7/89. [14] Transmeton Buhariu, nr. 4416; Muslimi 4/1870.

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0

15


9. Nga Sehl ibën Sa’di transmetohet se Profeti sallAllahu alejhi ve sel-lem në ditën e Hajberit tha: “Do t’ia jap nesër këtë flamur një personi nëpërmjet të cilit Allahu do të na japë çlirimin (fitoren), person ky që e do Allahun dhe Profetin e Tij, gjithashtu dhe Allahu dhe Profeti i Tij e duan këtë person.” Thotë Sehli: “Atë natë të gjithë njerëzit nuk fjetën duke diskutuar se kujt do t’i jepet flamuri. Kur u gdhi mëngjesi, njerëzit u mblodhën rreth Profetit sal-lAllahu alejhi ve sellem duke shpresuar gjithsecili që t’i jepej ky flamur. Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “Ku është Ali bin Ebi Talibi?” Thanë: “O i Dërguari i Allahut, ankohet nga sytë (nuk shikon mirë, ka dhimbje).” Tha: “Ma thërrisni.” E sollën Aliun dhe Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ia bëri sytë me pështymën e tij të bekuar dhe e luti Allahun xheleshanuhu që ta shëronte dhe u shërua sikur të mos kishte pasur kurrë dhimbje. Dhe ia dha flamurin. Aliu tha: “O Rasulullah, do t’i luftoj derisa të bëhen si ne (muslimanë).” Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “Vazhdo në atë që je nisur, derisa të zbresësh në tokën e tyre, pastaj thërriti në Islam dhe lajmëroji për detyrat që kanë ndaj Allahut xheneshanuhu. Vallahi, sikur Allahu të udhëzojë nëpërmjet teje një person të vetëm, kjo është më e mirë për ty sesa të kesh një kope me deve të kuqe.”[15] 10. Dah-hak ibën Muzahimi thotë: “Profeti sallAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “O Ebu Turab, a dëshiron të të tregoj për dy njerëzit më të këqij (më të prishur) të të gjitha kohërave?” Tha: “Patjetër, o i Dërguari i Allahut.” Tha: “Uhejmiri, i popullit Themud, ai i cili theri devenë, dhe ai i cili do të të godasë ty këtu (bëri me shenjë ballin e Aliut) derisa të laget kjo (mjekra) nga gjaku.”[16] 11. Sefijneh ibën Ebi Abdurrahmani thotë: “E kam dëgjuar Profetin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke thënë “Halifati (i drejtë) pas meje do të jetë 30 vjet, pastaj do të jetë sundim (mbretëri).” Se-

fineh thotë: “Ebu Bekri e mbajti halifatin dy vjet, pastaj Umeri dhjetë vjet, pastaj Uthmani dymbëdhjetë vjet dhe më pas Aliu gjashtë vjet.”[17] 12. Ebu Seidi thotë: “Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Do të vritet Amari nga pala zullumqare. Ai i thërret ata për në xhenet, ndërsa ata e thërrasin për në zjarr.”[18] Amari tha: “Kërkoj mbrojtje tek Allahu nga fitnet.” Amari ishte pjesëtar i ushtrisë së Aliut, Allahu qoftë i kënaqur prej tij.”[19] MARRJA E HALIFATIT DHE BESATIMI I SAHABËVE

P

as vrasjes së Uthmanit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, muslimanët zgjodhën si prijës të tyre Aliun, i cili në fillim nuk pranoi, por kur pa këmbënguljen e sahabëve e mori përsipër halifatin që t’u jepte fund fitneve dhe t’i largonte rebelët, komplotistët të cilët kishin në dorë Medinën. Këta të fundit u dhanë ultimatum sahabëve se nëse nuk zgjidhnin një halif brenda dy ditësh, atëherë do të vrisnin anëtarët e konsultimit (shuras), sahabët e mëdhenj: Aliun, Talhan, Zubejrin dhe kë të mundnin tjetër. Duke parë këtë gjendje, muhaxhirët dhe ensarët u mblodhën rreth Aliut, i cili e pa si obligim ta merrte përsipër drejtimin e halifatit, kështu që më 19 Dhulhixheh, Aliu doli në xhami, hipi në minber dhe aty ia dhanë besën muhaxhirët, ensarët dhe kush ishte tjetër aty. Mes tyre ishin Zubejr ibën Avami dhe Talha ibën Ubejdullahu. Allahu xheleshanuhu është i Gjithëdijshmi, i Urti, i Drejti në caktimin e Tij dhe gjykimin e Tij. Nga caktimi i Allahut xheleshanuhu ishte që të zgjaste fitneja pas vrasjes së Uthmanit, Allahu qoftë i knëaqur me të, si sprovë me të cilën Allahu i sprovoi muslimanët, fitne kjo që u ripërtëri me ngjarje të reja të organizuara dhe të nxituara nga armiqtë e Islamit me në krye çifutin Abdu-

______________ [15] Transmeton Buhariu, nr. 3701; Muslimi 4/1872. [16] Transmeton Ahmedi në “Fedailu es-sahabeh”, nr. 953, Nesaiu në “Veçoritë e Aliut”, fq. 39, Begaui, nr. 301. Albani e konsideroi hasen. [17] Transmeton Ahmedi 5/220, Ebu Daudi, nr. 4647, Tirmidhiu, nr. 2226, dhe tha hadith hasen. Ndërsa Albani e vlerësoi hadithin të saktë. Hafidh el Hakemij në “Mearixhul Kabul” 3/1380 ka thënë: “Sefineh veproi siç ishte zakoni i arabeve duke i rrumbullakosur shifrat, sepse llogaritë e viteve të katër halifëve nuk i plotësojnë 30 vitet e përmendura në hadith, përveçse nëse i shtojmë dhe gjashtë muajt e sundimit të Hasan ibën Aliut. Më pas ai u bë shkak i pajtimit mes dy palëve në konflikt, duke u dorëhequr nga pushteti në favor të Muavies. Kjo i bashkoi njerëzit në një halif të vetëm, ndaj dhe u quajt viti i bashkimit, duke qenë Muavia mbreti i parë në Islam dhe më i miri i të gjitha kohëve pas halifatit profetik. [18] Transmeton Buhariu, nr. 447. [19] “Fet-hul Barij” 7/95.

16

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0


llah bin Sebe’e. PUNËT MË KRYESORE TË NDËR MARRA NGA ALIU PASI MORI HALI FATIN 1. Aliu ndërroi disa përgjegjës të kohës së Uthmanit prej të cilëve njerëzit ankoheshin si dhe largoi çdo përgjegjës që nuk pajtohej me politikën e tij. 2. Aliu e pa më të arsyeshme që ta vononte ndëshkimin e vrasësve të Uthmanit derisa të forcohej pushteti i tij dhe të mblidheshin rreth tij edhe muslimanët e vendeve të tjera, të largëta. Shumë prej këtyre përgjegjësve iu përgjigjën urdhrit të Aliut, por një pjesë prej tyre refuzuan t’i përgjigjen urdhrit të tij. Në krye të atyre që nuk iu përgjigjën ishte Muavie ibën Ebi Sufjani, Allahu qoftë i kënaqur prej tij. Shkak për këtë mospërgjigje ishte këmbëngulja e tij për domosdoshmërinë e ndëshkimit urgjent të vrasësve të Uthmanit para se t’i jepej besa Aliut dhe ky ishte fillimi i mosmarrëveshjeve. Ajo që ndodhi mes Aliut dhe Muavies ishte e ndërtuar mbi ixhtihadin e gjithsecilit prej tyre, prandaj Ehlu Sunneh uel Xhemah kanë vendosur se çdonjëri prej atyre të dyve është i shpërblyer (ka sevape), ai që ia ka qëlluar së vërtetës ka dy shpërblime, ndërsa ai që ka gabuar ka një shpërblim, siç thotë dhe Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Kur përpiqet gjykatësi (dijetari) dhe gjykon, nëse ia qëllon të vërtetës ka dy shpërblime, ndërsa nëse gabon ka një shpërblim.” [Buhari] Dijetari Ibën el Uthejmini në shpjegimin e librit “Akidetul Vasitijeh” thotë: “Ajo që ndodhi mes Aliut dhe Muavies ishte ndërtuar në bazë të ixhtihadit (përpjekjes për të gjetur të vërtetën) mirëpo nuk ka dyshim se Aliu ishte më afër të vërtetës sesa Muavia, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, bile për pak sa nuk mund të themi në mënyrë të prerë se Aliu ishte në të vërtetën. Si argument që na tregon se Aliu ishte më afër së vërtetës është fjala e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Mjerë për Amarin, do të vritet nga pala zullumqare!” Dihet se Amari, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, u vra nga ushtarët e Muavies, prandaj arrihet në

përfundimin se pala e Muavies ishte pala zullumqare, që doli kundër imamit (prijësit), mirëpo ata e bën këtë në bazë të ixhtihadit (prandaj mëkati i tyre është i falur). Duke qenë se Allahu xheleshanuhu i ruajti duart tona nga pjesëmarrja në këto fitne, atëherë le t’i ruajmë dhe gjuhët tona që të mos flasim rreth tyre atë që nuk është e vërtetë.” Si rezultat i këtyre mosmarrëveshjeve, të cilat u shfrytëzuan nga armiqtë e Islamit, ndodhën dy luftëra të padëshiruara, pasi secila palë mendonte se ishte në të vërtetën. LUFTA E PARË: BETEJA E DEVESË 36h)

S

hkak i kësaj lufte ishte dalja e Aishes, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, së bashku me Talhan, Zubejrin dhe shumë njerëz të tjerë drejt Basras me nijetin e mirë për të qetësuar gjendjen, për të afruar zemrat e për të pajtuar njerëzit, duke pasur parasysh fjalën e Allahut xheleshanuhu: “Nuk ka dobi në shumë biseda të fshehta që bëhen përveç ata që urdhërojnë për sadaka apo vepra bamirësie apo pajtim mes njerëzve.” Nisa: 114 Kur Aliu dëgjoi për daljen e Aishes drejt Basras, mori ushtrinë e tij dhe doli të takohej me ta duke dëshiruar edhe ai pajtimin dhe përmirësimin. Kjo gjë shihet qartë nga dialogu që zhvilloi me disa njerëz të tij, kur u pyet: “Për ku je nisur, o emiri i besimtarëve?” “Jemi nisur për pajtim dhe përmirësim, nëse pranon Aishja dhe ata që janë me të.” I thanë: “Po nëse ata nuk përgjigjen ashtu siç dëshiron ti?” Tha: “I lëmë ata në justifikimin e tyre, u japim hakun që u takon dhe vazhdojmë në rrugën tonë.” I thanë: “Po nëse nuk kënaqen me këtë?” Tha: “Do t’i lëmë (rehat) për aq kohë sa ata na lënë ne.” I thanë: “Po nëse nuk na lënë?” Tha: “Atëherë do të mbrohemi.” Të dyja palët u takuan. Aliu bisedoi me Aishen, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, dhe u arrit mirëkuptimi. Ushtritë kaluan një natë të mirë dhe të qetë. Nxitësit e fitnes (Abdullah bin Sebe me shokët e tij) ia kishin frikën kësaj marrëveshjeje dhe këtij mirëkuptimi sepse do të zbulohej çështja e tyre dhe do të vriteshin, prandaj aty rreth mëngjesit u ndanë munafikët në dy grupe dhe secili grup sul-

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0

17


moi kampin e tjetrit duke krijuar idenë se u shkel marrëveshja dhe secila ushtri po sulmonte tjetrën. Kjo bëri që njerëzit të merrnin armët dhe të fillonte lufta. Kjo luftë u ndërpre vetëm pasi u vra deveja e Aishes, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, dhe ajo u rrëzua. Ky moment shënoi fundin e kësaj beteje. Aliu përgatiti udhëtimin e kthimit të Aishes së bashku me të vëllanë e saj Muhamed bin Ebi Bekr dhe i shoqëroi vetë në Medinë. LUFTA E DYTË: BETEJA E SIFINËS 37 h

E

dhe kjo betejë, si ajo e para, ishte rezultat i nxitjes së munafikëve, të cilët shfrytëzuan mosmarrëveshjen që ekzistonte mes Aliut dhe Muavies (shkaqet e kësaj mosmarrëveshjeje i kemi sqaruar më lart). Pala e Aliut kishte nënshkruar një marrëveshje me palën e Muavies, në të cilën përcaktohej një periudhë 6mujore për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, çka tregon se të dyja palët e urrenin luftën dhe kërkonin zgjidhje me mirëkuptim. Mirëpo edhe kjo gjë nuk çoi në zhbllokimin e situatës dhe si pasojë filloi lufta. Në fillim u zhvilluan ca përleshje të vogla për shkak të ujit që gjendej nën zotërimin e ushtrisë së Muavies. Ushtarët e Aliut dolën fitimtarë dhe i përzunë ushtarët e Muavies, mirëpo Aliu i urdhëroi ushtarët e tij që të merrnin ujë aq sa kishin nevojë dhe t’ia linin ujin përsëri ushtarëve të Muavies. Lufta mes dy ushtrive vazhdoi pa një epërsi të dukshme nga asnjëra palë, megjithëse fitorja anonte më shumë nga ana e Aliut. NDALIMI I GJAKDERDHJES MES USHTRISË SË IRAKUT DHE ASAJ TË SHAMIT

D

isa besimtarë të sinqertë u shqetësuan shumë dhe kishin frikë se me këto luftëra muslimanët do të shkatërronin njëri-tjetrin, prandaj duhej ndërprerë lufta sa më parë. Një nga këta besimtarë të sinqertë ishte Amru bin el Asi, i cili propozoi çështjen “e gjykimit”. Ky propozim i pëlqeu Muavies, pran-

18

daj urdhëroi ushtrinë e tij që t’i ngrinin lart mus’hafët (Kuranat) si shenjë për ndalimin e luftës. Kur ushtarët e Aliut, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, e panë këtë, u ndalën dhe e ndërprenë luftimin. Çështja e “gjykimit” kishte si parim që të zgjidhej një përfaqësues nga ana e Aliut dhe një përfaqësues nga ana e Muavies. Këta të dy do të diskutonin me njëri-tjetrin dhe do të arrinin një marrëveshje të kënaqshme për të dyja palët. Aliu zgjodhi si përfaqësues të tij Ebu Musa el Esharijun, ndërsa Muavia zgjodhi Amru ibën el Asin. Dy përfaqësuesit e palëve ranë dakord që të mblidheshin vitin e ardhshëm dhe ta gjykonin këtë çështje pas një shqyrtimi të hollësishëm. U mblodhën përfaqësuesit e dy palëve dhe u përpoqën që të arrijnë pajtimin, mirëpo pa rezultat. Mosarritja e një marrëveshjeje e bëri të pavlefshme çështjen e gjykimit dhe si pasojë vazhdonte gjendja ashtu siç ishte. Pas një farë kohe, ata vendosën t’u riktheheshin përsëri bisedimeve dhe si përfundim ranë dakord që Aliu të sundonte në Irak, ndërsa Muavia në Sham. NGJARJA E NEHRAVANIT

P

as çështjes së gjykimit, ushtritë u kthyen për në vendet e tyre. Kur Aliu iu afrua Kufës, një pjesë e ushtrisë së tij (rreth 12 mijë vetë) u shkëput duke urryer dhe qortuar disa gabime që, sipas tyre i kishte bërë, Aliu. Këta njerëz ishin hauarixhët. Aliu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dërgoi Abdullah bin Abasin që të polemizonte me ta dhe t’i bindte se ishin në gabim. Si rezultat i kësaj polemike u kthyen pas shumica (rreth 8 mijë), ndërsa pjesa tjetër vazhduan në humbjen e tyre. Këta (havarixhët) filluan të bënin shkatërrime në tokë, derdhnin gjakun, ndërprisnin rrugët dhe shkelnin shenjtërinë e muslimanëve. Ndër ata të cilët u vranë nga hauarixhët ishte edhe Abdullah ibën Hababi së bashku me gruan e tij (së cilës ia çanë barkun dhe i nxorën foshnjën që kishte) dhe tri gra të tjera. Këto ngjarje e tronditën Aliun, i cili dërgoi një të dërguar tek ata për të vërtetuar lajmet e ardhura, mirëpo i dërguari i Aliut u vra nga hauarixhët. Aliu u nis me ushtrinë e tij drejt

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0


hauarixhëve, por në fillim kërkoi prej tyre që të dorëzonin vrasësit e Abdullah ibën Hababit dhe të të dërguarit të tij, mirëpo ata refuzuan duke thënë: “Të gjithë ne jemi vrasësit e tyre.” Kjo çoi në fillimin e luftës, e cila mbaroi me dështimin dhe humbjen e hauarixhëve. Beteja u zhvillua në Nehravan, një zonë në juglindje të Bagdadit, dhe kjo betejë ishte shkaku qw i nxiti hauarixhët tër vrisnin Aliun. SHEHIDLLËKU I ALIUT, ALLAHU QOFTË I KËNAQUR PREJ TIJ

A

liu ra shehid ditën e 17-të të muajit Ramazan të vitit 40 hixhri. Ai që e vrau ishte Abdurrahman ibën Mulxhimi, një hauarixh, i cili besonte se duke vrarë Aliun po afrohej tek Allahu xheleshanuhu. Ky hauarixh së bashku me dy shokët e tij u mblodhën duke përkujtuar ngjarjet dhe fitnet dhe thanë: “Ah, sikur t’i vrisnim kokat e fitnes dhe të humbjes, që të rehatoheshin njerëzit prej tyre.” Ibën Mulxhimi tha: “Unë marr përsipër të vras Aliun.” Berk ibën Abdullahu tha: “Unë vras Muavien.” Amr ibën Bekri tha: “Unë vras Amru ibën el Asin.” Ata ranë dakord që t’i kryenin vrasjet brenda një nate të vetme. Ibën Mulxhimi arriti ta vriste Aliun me një shpatë të helmuar kur ai po shkonte në xhami për namaz të sabahut duke thërritur: “Namazi, namazi”, që t’i zgjonte njerëzit. Dy të tjerët nuk arritën të vrisnin Muavien dhe Amru ibën el Asin. Allahu e mëshiroftë Aliun, prijësin e besimtarëve dhe qoftë i kënaqur prej tij deri në Ditën e Gjykimit! VITI I BASHKIMIT VITI 41h

P

as vrasjes së Aliut, banorët e Irakut ia dhanë besën Hasanit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili menjëherë bëri gati ushtritë për të luftuar Muavien, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, gjithashtu edhe Muavia u përgatit. Transmeton Buhariu në “Sahihun” e tij, se Hasan el Basri tha: “Vallahi, ka ardhur Hasani dhe është vënë përballë Muavies me divizione ushtarake të mëdha si malet.” Kur i pa këto,

Amru ibën el Asi tha: “Me të vërtetë unë shoh se këto ushtri nuk do të kthehen pa e vrarë kundërshtarin e tyre.” Muavia tha: “O Amr, nëse ata na vrasin ne dhe ne i vrasim ata, atëherë çfarë përfitova unë apo njerëzit? Çfarë përfituan bijtë e muslimanëve?” Prandaj Muavija dërgoi dy burra nga kurejshët, Abdurrahman ibën Semurah dhe Abdullah ibën Amrin, që t’i kërkonin Hasanit paqe dhe mirëkuptim. Këta të dy i kërkuan paqe dhe marrëveshje Hasanit, i cili, pasi mori zotimet dhe garancitë e tyre, jo vetëm që pranoi paqen dhe marrëveshjen, por bile hoqi dorë nga halifati duke ia dorëzuar pushtetin Muavies. Kjo ngjarje shënoi zhdukjen e fitneve dhe mosmarrëveshjeve njëherë e përgjithmonë mes muslimanëve. Kjo ndodhi në zbatim të fjalës së Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ashtu siç transmeton Buhariu: “Me të vërtetë ky djali im (nipi im, Hasani) është zotëri dhe shpresohet që Allahu xheleshanuhu të pajtojë me të dy grupe të mëdha muslimane.” Buhariu: 2704 Përmblodhi dhe Përshtati: Shuajb Rexha

Burimet e lëndës: 1) “Sahihul Buhari”. 2) “Sahihul Muslim”. 3) “Musnedi” i imam Ahmedit. 4) “Suneni” i Tirmidhiut. 5) “Suneni” i Ibën Maxhes. 6) “Fedailu es-sahabeh” e imam Ahmedit. 7) “Silsiletu el ehadithi es-sahihah” e Albanit. 8) “El Bidajetu uen-nihajeh” e Ibn Kethirit. 9) “Es-Siratu en-nebeuijeh” e Ibn Kethirit. 10) “Sherhu usulul itikad” e el-Lalekaij. 11) “Et-Tarihul islamij” e Mahmud Shakirit. 12) “Asrul hilafeti er-rashideh” e Ekrem Dija Umerij. 13) “El Hulefa er-rashidun” e Eminul Kudah. 14) “Es-Siratu en-nebeuijeh ue tarihul hulefai errashidin” e Abdullah Salih el Uthejmin. 15) “Mearixhul Kabul” e Hafidh el Hakemij. 16) “Nubdhetun muhteserah fi tarihul hulefa errashidin” e Sad bin Abdullah el Gamedij.

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0

19


KONTRIBUTI I TABI’INËVE NË RUAJTJEN E SUNNETIT

Tabi'inët ishin gjenerata e ndritshme, gjenerata të cilët i kishte zgjedhur Allahu subhanehu ve teala për të shoqëruar shokët e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, për të mësuar prej tyre obligimet dhe dispozitat e sheriatit...

F

alënderimet qofshin për Allahun subhanehu ve teala. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Përshëndetjet dhe selamet qofshin për Pejgamberin tonë, Muhamedin, për familjen e tij, për shokët e tij dhe për të gjithë ata që e ndjekin dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Kiametit. Para se të flasim për kontributin e tabi’inëve në ruajtjen e Sunnetit, është e arsyeshme që të japim një pasqyrë të shkurtër rreth asaj që nënkuptojmë me fjalën tabi’ij. Sa i përket kësaj, dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme, ashtu siç kanë dhënë edhe te definicioni i shprehjes sahabij. Këtë e kemi sqaruar në faqen 23 të numrit 3 të kësaj reviste. Hatib el-Bagdadij thotë: "Tabi’ij është ai person i cili ka shoqëruar ndonjërin prej sahabëve."[1] Sipas këtij përkufizimi, kuptohet se nuk mjafton vetëm takimi me të, sahabin, por duhet patjetër që ta shoqërojë atë, pra një gjë e tillë nuk është si tek sahabi, ngase siç e kemi përmendur, mendimi më i qëlluar është se sahab konsiderohet ai person që vetëm e ka parë Pejgamberin sal-Allahu alejhi ve sel-lem, i ka besuar, pa marrë parasysh a e ka shoqëruar atë apo nuk e ka shoqëruar.[2] Ekziston ky dallim i tillë për shkak të pozitës dhe vlerës së lartë që ka Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, të qëndruarit me të dhe të shikuarit e tij.[3] Ndërsa imam Hakimi thotë: "Tabi'ij është ai person që vetëm e ka takuar ndonjërin prej sahabëve."[4] Sipas këtij përkufizimi, kuptohet se tabi'ij numë-

rohet kushdo që ka parë ndonjërin prej sahabëve, pa marrë parasysh a e ka shoqëruar atë apo jo. Këtë mendim e përkrah Ibën Salahu[5] dhe imam Neveviu.[6] Ndërsa disa të tjerë thonë se tabi'iu, kur ta takojë sahabin, patjetër duhet të jetë në moshën kur ka mundësi të mësojë diçka përmendësh. E, nëse është shumë i vogël dhe nuk ka mundësi për një gjë të tillë, atëherë nuk ka ndikim shikimi apo takimi i ndonjë sahabi prej tij, siç është Halef ibën Halifeh. Dijetarët e kanë konsideruar prej etbai et-tabi'in, janë gjenerata pas tabi'inëve, edhe pse e ka parë Amër ibën Hurejthin, ngase në kohën kur ai e ka parë atë ka qenë i vogël. Një mendim të tillë e përkrah Ibën Hibbani,[7] Hafidh el-Irakiu[8] dhe e ka përmendur imam Sujutiu.[9] Tabi'inët ishin gjenerata e ndritshme, gjenerata të cilët i kishte zgjedhur Allahu subhanehu ve teala për të shoqëruar shokët e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, për të mësuar prej tyre obligimet dhe dispozitat e sheriatit, për ta ngritur këtë fe me emrin e Allahut subhanehu ve teala, përderisa e mësuan, medituan dhe e praktikuan atë çfarë kishin marrë prej sahabëve dhe ua mësuan të tjerëve. Allahu subhanehu ve teala ishte i kënaqur me ta ku dhe thotë në Kur’an: "Allahu është i kënaqur me të hershmit e parë muhaxhirëve (migruesve) dhe prej ensarëve (vendasve- ndihmëtarëve) dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij…" Tevbe: 100 Edhe Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Njerëzit më të mirë janë njerëzit e shekullit tim, e më pas ata që vijnë pas tyre, e më pas ata që vijnë

______________ [1] El-Kifajeh: 59. [2] Shiko Dëlirje dhe Edukim (3\23). [3] “Tedribu er-Ravij” (2\699-700), me disa shkurtime. [4] “Ulumu el-Hadithi”, fq. 271. [5] “Ulumu el-Hadith” i ibën Salahut, fq. 302. [6] Shiko “Takribu en-Nevevij” me tedrib. [7] “Eth-Thikat” (6\269). [8] “Et-tebsireh ve et-Tedhkireh” (3\45). [9] “Tedribu er-Ravij” (2\701).

20

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0


pas tyre…"[10] Pra, sipas këtij hadithi kuptohet se gjenerata më e mirë pas sahabëve janë ata të cilët i kanë parë shokët e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ata që kanë mësuar prej tyre fenë dhe sunnetet e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Sa i përket dobisë që kthehet te njohja e tabi'inëve, ajo është shumë e madhe. Ibën Salahu, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Njohja e tabi'inëve dhe e sahabëve është bazë e fortë në fenë islame, gjegjësisht në Sunnetin e Pejgamberit sallAllahu alejhi ve sel-lem, ngase përmes saj bëhet dallimi mes hadithit mursel [11] dhe atij musned [12], i ngjitur". Përderisa po kalonte koha e sahabëve dhe afrohej koha e tabi'inëve, filluan të lindin disa përçarje, bidate dhe mospajtime në ummetin islam. Një gjë e tillë vinte prej armiqve të Islamit, çifutëve dhe të krishterëve, por edhe filozofëve, të cilët kishin filluar ta shtrembëronin kuptimin e drejtë të Islamit, atë të cilin na e kishin përcjellë sahabët nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. E filluan një gjë të tillë atëherë kur nuk kishin mundësi ta luftonin dhe ndalonin përhapjen e Islamit me forcë. E filluan një gjë të tillë duke futur dyshime dhe përçarje mes muslimanëve, posaçërisht tek ata persona që ishin të rinj në fenë e Allahut subhanehu ve teala. Fillimi i këtyre fitneve-përçarjeve ishte vrasja e prijësit të besimtarëve, kalifit të drejtë Umer ibën elHat-tabit, Allahu qoftë i kënaqur me të. Me vrasjen e tij u hap dera e përçarjeve dhe dyshimeve te muslimanët e më pas filluan të përhapen kurthet e çifutëve në ummetin islam, me në krye Ibën Sebe'en, i cili më pas u bë si bazë dhe nisje e çdo përçarjeje tek muslimanët. Kështu vazhduan të përhapen bidate të mëdha në fenë e Allahut, si: bidati i kaderive, bidati i xhehmijve, bidati i rafidive dhe i mutezilëve. Kur filluan të përhapen këto përçarje, doli në pah kontributi i tabi'inëve për ruajtjen e Sunnetit të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Kontributi i tyre ishte i përqendruar në disa pika: 1. Kontributi i tyre në të mësuarit përmendësh të haditheve. 2. Pyetja rreth isnadit-zinxhirit të haditheve.

3. Hulumtimi rreth transmetuesve të hadithit, për t’u bërë më vonë një gjë e tillë prej gjërave të cilat e dallojnë këtë ummet prej ummeteve të tjera. 4. Të shkruarit e hadhitheve. 5. Udhëtimet e gjata në kërkim të haditheve. Ata i mësonin përmendësh hadithet e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe i përsëritnin ato. Ata e pranonin hadithin vetëm prej njerëzve besnik dhe të sinqertë. Ata filluan të pyesnin rreth isnaditzinxhirit të haditheve dhe nëse transmetuesit e haditheve ishin besnik e të sinqertë, atëherë i pranonin hadithet e tyre. Nëse jo, kundërshtonin dhe i hidhnin poshtë ato. Transmetohet prej Muhamed ibën Sirinit, i cili thotë: "Më parë nuk pyetnin për zinxhirët e haditheve, por kur ndodhën fitnet dhe përçarjet në ummetin islam, dijetarët e hadithit thoshin: “Na tregoni emrat e transmetuesve të këtij apo atij hadithi”. Atëherë shikonin nëse ishin transmetuesit prej Ehli Sunnetit, ua pranonin hadithin atyre. Nëse ishin prej pasueseve të epsheve dhe bidateve, nuk ua pranonin hadithet."[13] Ndërsa sa u përket udhëtimeve të gjata të tyre në kërkim dhe mësim të haditheve të Pejgamberit, ato ishin të shumta. Pasi sahabët e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ishin shpërndarë nëpër vende të ndryshme pas zgjerimit të madh të shtetit islam, ata mbartnin me vete trashëgiminë e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-elem, kështu që nuk ishte e mundur për dikë që të përfshinte dhe mësonte hadithet e Pejgamberit pa bërë udhëtime të largëta në mënyrë që t’i takonte sahabët dhe të mësonte prej tyre atë që mbartnin nga trashëgimia e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Seid ibën Musejibi thotë: "Udhëtoja natë dhe ditë vetëm e vetëm për ta mësuar një hadith të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem."[14] Ebi el-Alijeh err-Rrejhanij shprehet: "Nëse dëgjonim ndonjë hadith në Basra prej shokëve të Pejgamberit, që ishin në Medinë, nuk ishim të kënaqur përderisa ia mësynim Medinës, që ta dëgjonim prej gojëve të tyre (sahabëve) atë hadith."[15] Vijon Përgatiti: Bali Musli Sadiku

______________ [10] Transmeton Imam Buhariu, nr. 3650, shiko “Fet'hu el-Barij’ (7\5). [11] Hadith mursel është ai hadith që ka shkëputje në zinxhirin e vet tek tabi'iu. Pra, nëse tabi'iu thotë “ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem”. Pra, ky është definicioni më i qëlluar prej definicioneve të përmendura nga dijetaret e ummetit islam dhe duhet ditur se hadithi mursel është prej llojeve të hadithit të dobët, gjë që na jep të kuptojmë rëndësinë e madhe që ka njohja e tabi'inëve dhe sahabëve. [12] Ndërsa hadith musned është hadithi i cili transmetohet me zinxhir të ngjitur deri te Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. [13] Transmeton Imam Muslimi në parathënien e “Sahihut” të tij (1\15). Për më gjerësisht rreth temës, shikoni "Vlera dhe dobitë e isnadit", shkruar nga vëllai ynë Fidan Xhelili në nr. 1 të kësaj reviste. Allahu e shpërbleftë me të mira. [14] Transmeton Ibën Abdul Berri në “el-Xhami” (1\94), [15]Transmeton Darimiu në “Sunenin” e tij (1\144: 570).

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0

21


PARATHËNIA E “SUNENIT” TË

IBËN MAXHES KAPITULLI: RESPEKTIMI MADHËRIMI I HADITHIT TË TË DËRGUARIT SALLALLAHU ALEJHI VE SELLEM DHE ASHPËRSIA NDAJ ATYRE QË E KUNDËRSHTOJNË ATË

... dijetarët këtë hadith e kanë cilësuar si bazament për refuzimin e çdo risie-bidati në fe, prandaj është më se e domosdoshme për hoxhallarët që këtë hadith ta madhërojnë, t'i kushtojnë rëndësi, t’ua mësojnë njerëzve dhe të argumentojnë me të për refuzimin e risive (bidateve) si në fjalë, vepër apo bindje. Hadithi nr. 14 në vazhdim ransmetohet nga Aishja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, se i Dërguari salAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: "Kush shpik në fenë tonë diçka që nuk është me urdhrin tonë, ajo është e refuzuar."(Sahih-autentik) Hadithin e transmeton Buhariu (nr. 2697), Muslimi (nr. 4467) dhe të tjerët.

T

RËNDËSIA E HADITHIT

K

y hadith, që është ndër hadithet e mëdha dhe me vlerë të madhe, është nga fjalët përmbledhëse të Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Dijetarët e kanë vlerësuar si ndër më të rëndësishmit dhe kanë thënë se është bazë e refuzimit të të gjitha risive, shpikjeve, marrëveshjeve, kontratave të cilat janë në kundërshtim me fenë e Allahut. Pra, me këtë hadith refuzohen të gjitha risitë si në adhurime (ibadate) ashtu edhe në marrëdhënie (muamelate). Ndodh

që dikush të thotë se me këtë hadith është për qëllim personi i cili e ka shpikur risinë dhe jo ai i cili e praktikon atë më pas. Atëherë themi se është transmetimi tjetër në Muslim, po ashtu nga Aishja, Allahuqoftë i kënaqur prej saj, ku i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Kush vepron një vepër që nuk është nga feja jonë, ajo vepër është e refuzuar."[1] Pra, ky hadith në mënyrë të qartë refuzon çdo lloj vepre që është risi, e shpikur në fenë tonë, qoftë ai shpikësi i veprës apo ai që e praktikon më vonë.[2] Për këtë arsye, dijetarët këtë hadith e kanë cilësuar si bazament për refuzimin e çdo risiebidati në fe, prandaj është më se e domosdoshme për hoxhallarët që këtë hadith ta madhërojnë, t'i kushtojnë rëndësi, t’ua mësojnë njerëzve dhe të argumentojnë me të për refuzimin e risive (bidateve) si në fjalë, vepër apo bindje. Imam Ibën Rexheb el Hanbeli, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Ky hadith është bazë nga

______________ [1] Transmeton Muslimi, hadithi nr. 4468. [2] Shiko për më shumë: "El Minhaxh" të imam Neveviut (12\242), "Fet'hul-Barij" Ibën Haxher El Askalanij (6\3315-3316), "Xhamiul ulum uel hikem"Ibën Rexheb el Hanbelij”.

22

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0


bazat e Islamit dhe është peshore e veprave praktike ashtu sikurse hadithi "Veprat janë sipas qëllimit" është peshore e veprave shpirtërore. Pra, ashtu si për çdo vepër me të cilën nuk është për qëllim Allahu i Madhëruar, kryesi i saj dihet se nuk ka shpërblim për të, ashtu çdo vepër që nuk është me urdhërin e Allahut dhe të Dërguarit të Tij ajo është e refuzuar. Transmetohet nga imam Ahmedi se ka thënë: “Bazat e Islamit janë të ngritura mbi tre hadithe; hadithi i Umerit radijallahu anhu, "Veprat janë sipas qëllimit", hadithi i Aishes, "Kush shpik në fenë tonë diçka që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar" dhe hadithi i En-Nu'man ibën Beshirit, "Hallalli është i qartë dhe harami është i qartë". Ndërsa imam Is'hak ibën Rahavejhu

(Rahuja) thotë: “Katër hadithe janë prej bazave të Islamit: tre që u përmendën më lart dhe hadithi "Me të vërtetë krijimi juaj bëhet në barkun e nënës…"[3] Këso fjalësh që tregojnë rëndësinë e këtij hadithi kanë thënë edhe shumë dijetarë të tjerë. KUPTIMI I KËTIJ HADITHI

K

y hadith me kuptimin e tij të drejtë tregon se çdo vepër që nuk ka argument në fe (sheriat), është e refuzuar, ndërsa me kuptimin e tij jo të drejtpërdrejtë tregon se çdo vepër që ka argument në fe nuk është e refuzuar.

Me fjalën"fi emrina hadha - në çështjen tonë këtë" është për qëllim feja dhe ligji, d.m.th. "kush shpik diçka në fenë tonë…”, pra janë për qëllim gjërat e shpikura në fe e jo siç dëgjojmë shumë prej "hoxhallarëve" kur u argumenton kundër bidateve të përhapura në vendin tonë, ata duke u tallur të thonë se edhe automobilat, aeroplanët e çdo gjë e kësaj bote janë risi. Atyre u themi se ju në realitet ose talleni me fenë e Allahut ose hadithin në fjalë nuk e keni kuptuar, sepse i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sellem shumë qartë thotë "fi emrina hadha - në çështjen tonë këtë", ndërsa në një transmetim tjetër është "në fenë tonë". Prandaj, u drejtohemi të gjithë atyre që mendojnë kështu, që t'ia kenë frikën Allahut dhe të mundohen t'i kuptojnë fjalët e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sell-lem ashtu si janë. Pra, e gjithë krejt kjo na bën të kuptojmë se çdo vepër që është jashtë urdhrave të fesë dhe jashtë binarëve të saj apo është në kundërshtim me parimet e fesë, është e refuzuar. Fjala e tij “që nuk është me urdhrin tonë” tregon se veprat e të gjithë njerëzve duhet të jenë nën urdhrin e fesë dhe se ligjet e fesë të jenë zotëruese dhe vendimtare me urdhrat dhe ndalesat e saj dhe pastaj vepra që është nën urdhrat e sheriatit dhe në ujdi me të është e pranuar. Në të kundërtën është e refuzuar. Imam Kadij Ijadi këtë hadith e sqaron kështu: "Kush shpik në Islam ndonjë men-

______________ [3] "Xhamiul ulum uel hikem"Ibën Rexheb el Hanbelij,(faqe 5-6).

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0

23


dim (thënie) që nuk e mbështet në Kur'an apo Sunnet me ndonjë argument, qoftë ai argument i qartë apo i fshehur, qoftë i shqiptuar apo i nxjerrë me meditim, ai mendim është i refuzuar pra, i papranuar, dhe hadithi aludon për atë se muslimanët e kanë obligim ta refuzojnë këtë mendim apo thënie dhe nuk lejohet për askënd që ta pasojë atë. Mirëpo, mund të thuhet se me këtë hadith është për qëllim vetë personi, që do të thotë është i refuzuar dhe i papranuar."[4] Imam Ibën Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, duke e sqaruar këtë hadith thotë: "Veprat janë dy llojesh: adhurime dhe transaksione, marrëdhënie (marrëveshje). Sa u përket adhurimeve, atëherë themi se çdo adhurim që në tërësi është jashtë ligjit të Allahut dhe të Dërguarit sal-Allahu alejhi ue sel-lem, ai adhurim është i refuzuar dhe kryesi i atij adhurimi hyn nën fjalën e Allahut: "A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fe, të cilën nuk e urdhëroi Allahu?” Sure Shuura: 21 Pra, kush afrohet tek Allahu me ndonjë adhurim që Allahu dhe i Dërguari i Tij nuk e kanë cilësuar si adhurim, ai është i kotë dhe i refuzuar (p.sh. festimi i ditëlindjes së Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, d.m.th. Mevludi apo tubimi i afro pesëdhjetë personave në ditën e shtatë të vdekjes së ndokujt për të kënduar dëshminë -La ilahe il-Allah-, që tek ne njihet si Qelime e shumë e shumë adhurime të tjera, të cilat nuk kanë fare bazë në Kur'an apo në Sunnet), ndërsa kush kryen ndonjë adhurim që në esencë është i ligjshëm, mirëpo më vonë është shtuar në të diçka që nuk ka argument apo është lënë mangët diçka që është e kërkuar, atëherë themi se ky adhurim është në kundërshtim me ligjin e Allahut sipas masës së asaj që i

është shtuar, gjegjësisht që i është pakësuar. Por, a është vepra e tij e refuzuar apo jo? Këtu nuk mund të themi se është e pranuar apo e refuzuar, mirëpo shikohet në gjënë të cilën e ka lënë mangët; në qoftë se ajo është nga pjesët apo kushtet e adhurimit dhe bën që adhurimi të jetë i papranuar, si p.sh. në qoftë se nuk merr abdest për namaz duke pasur mundësi ose lë rukunë apo sexhden gjatë namazit, atëherë themi se kjo vepër është e kotë dhe e refuzuar dhe personi obligohet që ta përsërisë, mirëpo në qoftë se gjëja që lë nuk çon deri te prishja e adhurimit, si p.sh. kush lë namazin me xhemat, këtij personi nuk i thuhet se vepra e tij është e refuzuar, por thuhet është e mangët, kuptohet tek ata të cilët thonë se namazi me xhemat është obligim. E në qoftë se ka shtuar diçka në adhurim që nuk është e ligjshme, atëherë ajo shtesë është e refuzuar, d.m.th. nuk mund të jetë adhurim dhe nuk shpërblehet për të, mirëpo nganjëherë shtesa që vepron në adhurim e prish adhurimin dhe e bën të papranueshëm që në esencë, si p.sh. kush shton një rekat me qëllim në namaz etj. Nganjëherë shtesa në adhurim nuk e bën adhurimin të kotë dhe nuk e largon nga esenca e tij, si p.sh. kush merr abdest nga katër herë apo agjëron natën së bashku me ditën e kështu me radhë. Ndërsa sa u përket marrëdhënieve (muamelat), si p.sh. kontratat, prishjet e tyre etj., atëherë themi se në qoftë se ndryshohen ligjet e fesë, atëherë ato vendime janë të refuzuara që në esencë, bie fjala: të vendoset që ligji për amoralitet të jetë dënim me të holla etj. Për këtë tregon ngjarja[5] në kohën e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, kur i tha personit i cili i rrëfeu se djali i tij kishte bërë amoralitet me gruan e një personi dhe

______________ [4] "Sherhu Sunen ibën Maxheh", autor: Ebul Hasen el Hanefij Es-Sindi (1\17 nr. 14). [5] Transmeton Buhariu (2696, 6633, 6634, 6842 shiko"Fet'hul Bari të Ibën Haxher el Askalanit (6\3315).

24

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0


si dëmshpërblim prindi i kishte dhënë personit në fjalë njëqind dele dhe një shërbëtor. Atëherë i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sellem i tha: "Njëqind delet dhe shërbëtori të kthehen ty, ndërsa djali yt duhet të rrihet me njëqind shkopinj dhe të largohet nga vendi për një vit." Kurse sa u përket marrëveshjeve që janë të ndaluara me sheriat (fe) qoftë për shkak të mungesës së ndonjë kushti të marrëveshjes, qoftë për shkak të ndonjë padrejtësie që i bëhet ndonjërës palë a qoftë për shkak se marrëveshja në fjalë largon nga përmendja e Allahut që është obligative (p.sh. të mos lejohet falja e namazit) apo edhe diçka tjetër nga këto shkaqe që u përmendën, atëherë kjo marrëveshje a është e refuzuar apo është e vlefshme? Këtu ka mospajtime mes dijetarëve, sepse disa raste tregojnë se është e refuzuar, ndërsa raste të tjera tregojnë se marrëveshja është e vlefshme. Realiteti i kësaj çështjeje besoj se është, e Allahu e di më së miri, në qoftë se shkaku për çka është e ndaluar marrëveshja është gjë që ka të bëjë me të drejtën e Allahut, atëherë ajo marrëveshje është e kotë dhe është e pavlefshme. Kemi për qëllim të drejtën e Allahut që edhe nëse të dy palët bien dakord, prapë e drejta e Allahut mbetet, shembuj nga kjo rregull p.sh. kemi kurorëzimin me dikë që është e ndaluar, martesa me të, të gjitha kontratat e kamatës, ato duhet patjetër që të prishen edhe nëse ndodhin, sepse sheriati-ligji i konsideron të pavlefshme, gjithashtu shitja e alkoolit, e cofëtinës, derrit, idhujve, qenit dhe të gjitha gjërat që janë të ndaluara të shiten. Mirëpo, nëse shkaku për çka është e ndaluar marrëveshja ka të bëjë me të drejtën e njeriut, atëherë varet nga palët në marrëveshje; nëse pajtohen, obligohen t'i përm-

bahen marrëveshjes, por nëse dëshirojnë, e prishin marrëveshjen. Shembuj të këtij rasti kemi nëse një prind e marton të bijën e tij të ve duke mos marrë pëlqimin e saj, por në realitet duhet të merret pëlqimi i saj. Atëherë në këtë rast, nëse e bija bie dakord, kurorëzimi është në rregull, mirëpo nëse e bija dëshiron ta prishë kurorën, ka të drejtë. Për këtë tregon rasti kur i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ka kthyer kurorëzimin e një gruaje që ishte e ve më herët sepse babai i saj e kishte martuar duke mos qenë ajo dakord.[6] Në këto çështje ka shumë fjalë për t’u thënë, mirëpo ne u mjaftuam me këtë duke shpresuar që hadithin të cilin e sqaruam ta kuptojmë sa më mirë dhe sa më drejtë. Vijon Përgatiti: Fidan Xhelili Literatura e konsultuar: 1. Kurani Fisnik me përkthim të Hz Sherif Ahmetit. 2. “Suneni i Ebu Davudit", me verifikim të haditheve nga dijetari Muhamed Nasirudin Albani. Mektebet el mearif-Rijad, botimi i parë. 3. "Suneni i Ibën Maxhes", me verifikim të haditheve nga dijetari shqiptar Muhamed Nasirudin Albani, me përkujdesje të dijetarit Mesh'hur ibën Hasen Al Selman. Mektebet el mearif-Rijad, botimi i parë. 4. "Fet'hul Barij sherhu Sahih el-Buhari", autor hafidh ibën Haxher el-Askalanij, El Mektebetu el-asrije, Bejrut, pa vit botimi. 5. "El Minhaxh sherh Sahih Muslim ibën el Haxhaxh", autor imam Muhjidin En Neveviu, me verifikim të EshShejkh Halil Me'munë Shejha, Darul Ma'rife –Bjerut botimi i nëntë. 6. "Sqarimi i Sunenit të Ibën Maxhes", nga imam Ebul Hasen el Hanefij, i njohur si imam Sindij, Darul ma'rife- Bejrut, botimi i tretë. 7. "Xhamiul- ulumi uel-hikemi", autor Ibën Rexheb ElHanbeli, Darul-Ma'rife Bejrut, pa vit botimi.

______________ [6] Shiko për më shumë "Xhamiul ulum uel hikem", Ibën Rexheb el Hanbeli (faqe 56-57).

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0

25


HYRJE NË SHKENCAT E

FIKHUT III

Allahu thotë: “Ne nuk kemi harruar asgjë në Librin Tonë.” En’am: 37 .Gjithashtu thotë: “Ne ta zbritëm ty Librin, si shpjegim për çdo çështje.” Nahel: 89 Dhe thotë: “Në të vërtetë, ky Kur’an udhëzon drejt asaj që është më e mira.” Isra: 9 BURIMET E FIKHUT

B

urimet e fikhut në formë të përgjithshme janë: Kur’ani, Sunneti, Ixhmai dhe Kijasi. Thashë në formë të përgjithshme ngase disa dijetarë nuk e pranuan kijasin si burim të fikhut, pasi konsideruan se për një gjë të tillë nuk ka argument në Kur’an apo Sunnet. Madje i pari që e ka përdorur kijasin ishte Iblisi, kur krahasoi gjendjen e krijimit të tij nga zjarri me gjendjen e krijimit të njeriut nga dheu dhe si rezultat i këtij krahasimi arriti në përfundim që ai është më i mirë sesa njeriu. Atëherë si t’i përkulej atij? I pari që mohoi haptazi kijasin ishte Nedh-

dhami nga mu’tezilitët[1] i cili tha: “Nuk lejohet t’i bëhet adhurim Allahut përmes kijasit, as logjikisht dhe as fetarisht.” Pastaj këtë mendim e pasuan disa grupime të humbura, në mesin e të cilëve edhe shiitët. Edhe dijetari i madh Ibën Hazmi, Allahu e mëshiroftë, e mohoi kijasin kategorikisht, por për dallim nga shiitët ose mu’tezilitët, ai nuk e mohoi që kijasi mund të funksionojë sipas logjikës, d.m.th. logjika e pranon një gjë të tillë. Por, sipas tij, një gjë e tillë nuk pranohet në sheriatin islam dhe nuk lejohet nxjerrja e dispozitave islame përmes tij.[2] Përballë këtij mendimi kemi mendimin tjetër, i cili mendon se adhurimi i Allahut përmes kijasit është obligim fetar, pra, kijasi

______________ [1] Ebu Is’hak, Ibrahim ibën Jesar, i njohur me nofkën En-nedh-dham, koka e mu’tezilive në kohën e tij. Ka mohuar ixhmain, kijasin, ka fyer sahabët dhe shumë gabime të tjera të mëdha. Vdiq në vitin 221 hixhri. “el Vafi bi el Vafajat”(2/227) es Safedi. [2] Shiko në librin e tij “El ihkam fi Usulil Ahkam” (1/74). Kjo ishte vetëm sa për ilustrim, ngase Ibën Hazmi po në këtë libër në disa vende të tjera ka përmendur kotësinë e kijasit. Po ashtu ka vepruar edhe në librat e tjerë, sidomos në librin e tij voluminoz të fik’hut “el Muhal-la”, ku në shumë vende e ka mohuar kijasin dhe u është përgjigjur atyre të cilët e obligojnë apo e lejojnë atë. Ibën Hazmi nuk është mjaftuar me kaq, pasi për të mohuar kijasin shkroi edhe një libër të veçante, i cili titullohet “Ibtalul Kijas”, “Mohimi i kijasit”. Vlen te theksohet se këtë dallim që bëra mes Ibën Hazmit dhe Nedh-dhamit dhe shiitëve në mohimin e kijasit e bëra duke u mbështetur te disa dijetarë të Usulit, ashtu siç e ka përmendur Amidiu në “el Ihkam” (4/28), Ibnul Haxhib shiko në librin “Ref ’ul Haxhib an Muhtesari Ibnil Haxhib” (4/373) dhe të tjerët. Mirëpo Ebul Meali el Xhuvejni ka përmendur në librin e tij “El Burhan fi Usulil Fikh” (2/90), që mu’tezilitët dhe ata që u janë bashkangjitur atyre nga grupimet e tjera e kanë mohuar kijasin në fe, por jo edhe logjikisht, ashtu siç ka vepruar Ibën Hazmi dhe hoxha i tij, Davud edh-Dhahirij. Ky mendim pra është komplet i kundërt me atë që ceka më lart. Kurse Ibën Kudame në librin e tij “Ravdatun-Nadhir” (2/709) përmend që mohimi i kijasit logjikisht dhe fetarisht është mendimi i Nedh-dhamit dhe i dhahirive (Davud edh-Dhahirij, Ibën Hazmi etj).

26

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0


konsiderohet burim i patjetërsueshëm i sheriatit, burim obligativ i tij.[3] Mendoj se e vërteta nuk qëndron as me mohuesit e kijasit dhe as me obliguesit e tij. E vërteta është mesatarja mes këtyre dy skajshmërive, inshAllah. Kijasi është i lejuar, por jo që të bëhet zgjerim i tepërt dhe i panevojshëm. Ai përdoret në rastet kur mungon argumenti nga Kur’ani dhe Sunneti për ndonjë çështje adekuate, sepse nëse kemi argument nga Kur’ani dhe Sunneti për atë çështje, nuk na nevojitet kijasi dhe as ixhmai. Allahu e di më së miri! Para se të vazhdoj me komentin e këtyre burimeve, më duhet të theksoj se përveç këtyre burimeve, të cilat në formë të përgjithshme janë të pranuara nga të gjithë, ekzistojnë edhe disa burime të tjera për të cilat ka mospajtim mes dijetarëve në konsiderimin e tyre si burime të fikhut apo jo. Ato janë: 1) istihsani, 2) el maslahatul murseleh, 3) istishabi, 4) el urfu, 5) sed-dudhdhera’i, 6) kavlus-sahabi, 7) sher’u men kablena.[4] KUR’ANI

K

ur’ani është fjalë e Allahut, e mbinatyrshme, e shpallur Profetit Muhammed në gjuhën arabe nëpërmjet melaikes Xhibril, i shkruar në mus’haf, i transmetuar nga një grup njerëzish te tjetri grup me besnikëri brez pas brezi.

Me leximin e tij bëhet adhurim dhe ai fillon me suren el Fatiha dhe mbaron me suren enNas.[5] Kur’ani është burimi i parë i islame, ai që sqa ron të gjitha çëshjet për të cilat ka nevojë njeriu në këtë botë dhe në botën tjetër. Kur’ani sqaron hollësisht çështjet e besimit, kurse në formë të përgjithshme çështjet e dispozitave dhe të ligjeve. Allahu thotë: “Ne nuk kemi harruar asgjë në Librin Tonë.” En’am: 37 .Gjithashtu thotë: “Ne ta zbritëm ty Librin, si shpjegim për çdo çështje.” Nahel: 89 Dhe thotë: “Në të vërtetë, ky Kur’an udhëzon drejt asaj që është më e mira.” Isra: 9 Dispozitat që qartëson Kur’ani janë të shumta dhe të ndryshme, duke filluar nga çështjet e besimit, pastaj rreziku nga mosbesimi dhe dyfytyrësia, pastaj tregon për të drejtat që ka besimtari ndaj vetes së tij, ndaj fqinjëve, ndaj të afërmve, por edhe ndaj jobesimtarëve, kur është në luftë me ta apo në paqe. Tregon pastaj për rregullat e shitblerjes dhe tërheq vërejtjen nga gjërat të cilat humbin bereqetin në tregti, siç është kamata, padrejtësia, gënjeshtra etj., madje tregon edhe për rregullat që duhet të përfillë muslimani në shtëpinë e tij, qoftë kur ai është fëmijë i vogël apo prind, qoftë i gjinisë femërore apo mashkullore. Shikojeni pra ku shtetutën dhe ligjin që nxirret nga Kur’ani. A ka mundësi të barazohet me të ndonjë ligj apo kushtetutë, e cila është pjellë e

______________ [3] Allahu i Lartësuar i ka urdhëruar njerëzit të pasojnë Kur’anin dhe Sunnetin e Muhamedit alejhi selam, prandaj si ixhmai ashtu edhe kijasi nuk kanë mundësi të jenë obligim ne vete, ngase, që të dyja nëse nuk kanë mbështetje në Kur’an dhe Sunnet mbeten pa vlerë, bile ixhmai nuk ka mundësi të konsiderohet ixhma nëse nuk është ngritur mbi argumente të nxjerra nga Kur’ani dhe Sunneti. E njëjtë është gjendja edhe me kijatin. Nga këtu vërehet që thënia për obligueshmërinë e kijasit kështu në mënyrë të përgjithshme është një teprim dhe largim nga e vërteta të cilën jemi urdhëruar ta pasojmë [4] Në numrin e radhës do të flasim për këto burime më gjerësisht, nëse do Allahu i Lartësuar. [5] “Mesadiru Et-teshri’i el-islamij” (fq 79), “Mebahithu fi Ulumi el Kur’an” (fq 17).

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0

27


mendjeve njerëzore të mangëta?! Kurrsesi! As që mund t’i afrohen kësaj kushtetute të përher- shme, e cila vjen nga i Gjithëdijshmi, i Urti, Krijuesi dhe Sunduesi absolut. Atëherë, pra, përse njerëzit akoma qëndrojnë në gjumë?! SUNNETI

S

unneti është burimi i dytë i sheriatit për nga renditja, por jo edhe për nga nxjerrja e vendimeve, ngase fjalët e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kanë të njëjtën fuqi në nxjerrjen e dispozitave ashtu si kanë fuqi edhe fjalët e Allahut në Kur’an, ngase edhe fjalët e Muhamedit alejhi selam janë shpallje nga Allahu, pra edhe ato janë nga Allahu ashtu siç është Kur’ani, vetëm se janë thënë nga goja e Muhamedit sallAllahu alejhi ve sel-lem dhe nuk bëhet adhurim me to ashtu siç bëhet adhurim me Kur’anin. Me një fjalë, edhe Kur’ani edhe Sunneti (fjalët e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) janë nga Allahu, prandaj kanë të njëjtën fuqi kur është fjala për nxjerrjen e dispozitave prej tyre. Sunneti, sipas dijetarëve të usulit, është ajo që është transmetuar nga Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, prej veprave, fjalëve apo pëlqimeve.[6] Pra, dispozitat që nxirren në çështje të fikhut apo çështje të tjera nga Sunneti ose janë prej veprave të Muhamedit sallAllahu alejhi ve sel-lem ose prej fjalëve apo prej pëlqimeve të tij. Sunneti dhe ndikimi i tij në nxjerrjen e dispozitave në krahasim me Kur’anin ndahet në këto lloje: Lloji i parë: Ky lloj ka norma të ngjashme dhe

përputhet tërësisht me Kur’anin, duke urdhëruar për në atë që urdhëron Kur’ani dhe duke ndaluar atë që e ndalon ai, për shembull urdhërimi për namazin, për zekatin, për agjërimin, për mbajtjen e lidhjeve farefisnore, për ndalimin e alkoolit, amoralitetit, kamatës etj. Lloji i dytë: Sunneti i cili sqaron, komenton, specifikon, detajon disa urdhra apo ndalesa të cilat janë përmendur në Kur’an, mirëpo nuk ka mundësi të kuptohen nëse nuk janë qartësuar në Sunnet. P.sh., në Kur’an jemi urdhëruar për namaz, mirëpo mënyrën se si duhet të falemi na e ka qartësuar Sunneti, gjithashtu edhe mënyrën si të japim zekatin, si të kryejmë haxhin etj. Lloji i tretë: Sunneti i cili derogon (shfuqizon, ngre) ndonjë dispozitë të Kur’anit, edhe pse ky lloj është tepër i rrallë, mirëpo megjithatë ekziston dhe nuk është diçka e çuditshme, ngase treguam më lart se edhe Sunneti është shpallje nga Allahu si Kur’ani. Kështu që nëse Allahu dëshiron të derogojë ndonjë çështje që gjendet në Kur’an, mund ta derogojë atë me Sunnet. P.sh., Allahu i Lartësuar në suren En’am, ajeti 145, pasi tregon për mishrat e ndaluar, i përkufizon kështu: cofëtinë, gjak i derdhur, mish i derrit dhe çdo gjë që nuk theret në emër të Tij. Pra, nga ky ajet kuptohet se çdo lloj mishi tjetër përveç këtyre që u cekën është i lejuar, për shkak se ajeti i përkufizon mishrat e ndaluar vetëm këto që u cekën, kurse të gjithë mishrat e tjerë mbeten të lejuar, ngase nuk u përmendën në këtë ajet. Mirëpo, Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sellem në një hadith ka ngritur këtë dispozitë. Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: “Ka ndaluar Muhamedi sal-lAllahu ale-

______________ [6] Shiko “El Bahrul Muhit fi Usuli el Fikh” (236/3), ez-Zerkeshi “Irshadul Fuhul” (fq 146) esh-Shevkani.

28

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0


jhi ve sel-lem ditën e Hajberit nga ngrënia e mishit të gomarit shtëpiak.” [7] Lloji i katërt: Sunneti i cili paraqet ndonjë dispozitë që nuk është cekur fare në Kur’an, p.sh. ndalimi i arit dhe i mëndafshit për meshkuj, ndalimi i përdorimit të enëve prej ari dhe argjendi për meshkuj dhe femra dhe shumë raste të tjera. IXHMAI, KONSENSUSI I DIJETARËVE

M

Argument që ixhmai është burim i sheriatit kemi nga Kur’ani dhe Sunneti. Allahu i Lartësuar thotë: “Këdo që e kundërshton të Dërguarin, pasi i është dhënë udhëzimi dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë të ecë andej nga është nisur dhe do ta përcëllojmë në zjarrin e xhehenemit; eh, sa vendbanim i keq që është ai!” (Nisa: 115) Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Nuk bashkohet ummeti im në humbje.”[10] KIJASI ANALOGJIA

e termin ixhma kemi për qëllim konsensusin e dijetarëve muslimanë pas vdekjes së Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem për një çështje.[8] Ixhmai konsiderohet i vlefshëm atëherë kur të gjithë dijetarët kanë rënë në pajtim për një çështje të caktuar, por edhe nëse pjesa dërrmuese e muslimanëve nuk kanë lidhje me atë çështje, ngase fjala e tyre nuk llogaritet në ixhma, ashtu si u përmend edhe në definicion. Gjithashtu, ixhmai duhet të jetë pas vdekjes së Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ngase në kohën e tij nuk ka nevojë për të, pasi për çështjet e fesë kanë zbritur ajete apo ka treguar Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në hadithe. Shembuj për ixhmain kemi shumë, për shembull unanimiteti i sahabëve që prijës i tyre pas vdekjes së Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem të ishte Ebu Bekri. Gjithashtu, unanimiteti i dijetarëve për atë person i cili merr tejemum nga mungesa e ujit dhe falet, por pas namazit gjen ujin, se namazi i tij me tejemum është i plotë dhe nuk ka nevojë ta përsërisë atë.[9]

P

ërkufizimi i tij është: Krahasimi i një çështjeje për të cilën nuk kemi argument dhe dhënia e dispozitës ndaj saj, me një çështje tjetër të ngjashme me të, për të cilën kemi argument dhe dispozitë, për arsye se shkaku-motivi i të dyjave është i njëjtë.[11] Duhet ta dijë çdo musliman se nuk ka mundësi t’i vijë radha kijasit përderisa për atë çështje kemi argumente nga Kur’ani apo Sunneti, ngase nuk kemi nevojë për të. Kijasi nevojitet atëherë kur për një çështje nuk kemi argument në Kur’an apo Sunnet, prandaj më pas dijetarët shikojnë dispozitat që janë nxjerrë nga argumentet e Kuranit dhe të Sunnetit dhe bëjnë bashkimin mes tyre dhe çështjes së re për të cilën nuk kemi argument, ngase për të dyja këto raste motivi është i njëjtë. Shembull: Allahu ka ndaluar alkoolin për shkak se pirja tij të deh dhe të humb të menduarit. Atëherë çdo gjë tjetër që të deh dhe të humb të menduarit është e ndaluar, krahasuar me alkoolin, ngase që të dyja i bashkon i njëjti motiv, që është dehja.[12]

______________ [7] Transmeton Imam Buhariu (4219) dhe Imam Muslimi (5134). [8] “Revdatu en Nadhir” (341/1), “Sherhu Muhtesar er –Revda” (3/6-7), “Nihajetu es Suul” (2/735-738), “Irshadul Fuhul” (fq 267). [9] “El Ixhma”, Ibën Mundhir, (fq 36) [10] Transmeton Tirmidhiu (2167), Ibën Maxheh (3950), shejh Albani e ka konsideruar të mirë. [11] “El Mustesfa” (2/242), “Sherhu Muhtesar er-Ravdah” (3/219,220), “Irshadul Fuhul” (fq 656).

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0

29


Shembull: Allahu i Lartësuar e ka ndaluar shitblerjen në kohën e xhumasë për shkak se shitblerja në këtë kohë të pengon në nxitje për namaz dhe ekziston mundësia të të ikë i gjithë namazi. Shitblerja krahasohet me çdo akt tjetër apo punë tjetër, p.sh. dhënia me qira e banesave apo e shtëpive në atë kohë, pra, edhe kjo vepër ndalohet sepse motivi është i njëjtë, pra, pengimi i nxitjes për namaz dhe mundësia e ikjes së namazit. Argumentet për ligjshmërinë e kijasit janë të shumta. Allahu i Madhëruar thotë: “Ndër shenjat e Tij është edhe ringjallja e tokës. Ti e sheh tokën të thatë e të shkretë, por, kur zbresim shi mbi të, ajo lëviz dhe gjallërohet. Pa dyshim, Ai që e ngjall atë, i ngjall edhe të vdekurit. Ai është vërtet i pushtetshëm për çdo gjë.” Fussilet 39 Allahu në këtë ajet ka bërë krahasim mes ringjalljes së tokës dhe ringjalljes së njeriut pas vdekjes, në mënyrë që njerëzit të mendojnë dhe të përgatiten për ditën e ringjalljes. Po ashtu edhe rasti i asaj gruas që ka ardhur tek Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe e ka pyetur: “Nëna ime është zotuar të kryejë haxhin, mirëpo e ka zënë vdekja pa e kryer. A ta bëj haxhin për të (bedel)?” Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është përgjigjur: “Po, bëje haxhin për të. Sikur të kishte pasur nëna jote borxh, a do t’ia kishe shlyer?! Pra, çoje në vend borxhin ndaj Allahut sepse Allahu e meriton më shumë që t’i shlyhet borxhi.”[13] Shihet qartë në këtë hadith se si Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka bërë krahasim mes borxhit të nënës së saj dhe borxhit që ka ajo ndaj Allahut dhe ky pra është kijasi. Allahu e di më së miri. Përgatiti: Xheladin Leka

Literatura e konsultuar: 1. Kur’ani Fisnik, me përkthim të Hasan Nahit. 2.”Sahihu el Buhari”, Muhammed Ibën Ismail. 3.”Sahihu el Muslim”, Muslim ibën Haxh-xhaxh en Nejsaburi. 4. “Sunenu et Tirmidhi”, Muhammed ibën Isa, me verifikim të haditheve nga Shejh Albani. 5.”Sunenu iben Maxheh”, Muhammed ibën Jezid el Kazvini, me verifikim të haditheve nga Shejh Albani. 6.“El Ixhma”, Muhammed ibën Ibrahim ibën Mundhir en Nejsaburi, botimi i parë nga “Darul muslim”, me verifikim nga Fuad abdul Mun’im Ahmed. 7.“El Ihkam fi Usuli el Ahkam”, Ali ibën Ahmed ibën Hazem el Endelusi. 8.“El Burhan fi Usuli el Fikh”, Abdul Melik ibën Abdullah, Ebu el Meali el Xhuvejni. 9. “El Mustesfa fi ilmi el Usul”, Muhammed ibën Muhamed, Ebu Hamid el Gazali, botimi i parë nga “Muesesetu err Rrisale”, me verifikim të Muhammed ibën Sulejman el Eshkar. 10.“Revdatu en Nadhir ëe xhennetu el Munadhir”, Muvef-fikud-din Abdullah ibën Ahmed Ibën Kudame, botimi i tretë nga “el Mektebetu el Mek-kije” me verifikim të dr. Sha’ban Muhammed Ismail. 11.“El Ihkam fi Usuli el Ahkam”, Ali ibën Muhammed el Amidi. 12.“El Vafi bi el Vafajat”, Salahud-din es Safedi. 13.“Ref ’u el Haxhib an Muhtesari Ibni el Haxhib”, Taxhud-din Abdu el Vehhab es-Subki, botimi i parë nga “Alemu el Kutub” me verifikim të Ali Muhammed Muavad dhe Adil Ahmed Abdul Mevxhud. 14.“Nihajetu es Suul fi sherhi Minhaxhi el Vusuul ila Ilmi el Usuul”, Xhemalud-din Abdurrahim iben el Hasen el Isnevi, botimi i parë nga “Daru ibën Hazem” me verifikim të dr. Sha’ban Muhammed Ismail. 15. “El Bahru el Muhit fi Usuli el Fikh”, Bedrud-din ez Zerkeshi. 16.“Irshadu el Fuhul ila tahkiki el Hakki min Ilmi el Usul”, Muhamed ibën Ali esh Shevkani, botimi i parë nga “Daru ibën Kethir”, me verifikim të Shejh Muhammed Subhi Hal-lak. 17.“Mebahithu fi Ulumi el Kur’an”, Shejh Men-na el Kat-tan, botimi i tretë nga “Mektebetu el Mearif ” 18.“Mesadiru et Teshri’i el Islami”, nga Dr.Muhammed Edib es Salih, botimi i parë nga “Mektebetu el Ubejkan”.

______________ [12] Kjo ishte vetëm për ilustrim, ngase për këtë çështje s’kemi nevojë për kijas pasi është i qartë hadithi i Muhamedit alejhi selam në ndalimin e çdo gjëje që deh. Hadithi thotë: “Çdo gjë që deh është e ndaluar.” Transmeton Buhariu (4343, 4344, 6124, 7172) dhe Muslimi (5332, 5335) [13] Transmeton Buhariu (1852, 7315), Muslimi (2752).

30

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0


DEFINICIONI I

BIDATIT

[1]

Bidat në fe është ajo gjë të cilën nuk e ka legjitimuar Allahu dhe i Dërguari i Tij, pra është ajo gjë që nuk është theksuar qoftë në mënyrë obligative apo të pëlqyeshme, ndërsa ajo gjë që është obliguar apo është e pëlqyer dhe kjo gjë dihet sipas argumenteve të sheriatit, atëherë ajo është prej fesë të cilën e ka legjitimuar Allahu, edhe nëse dijetarët nuk pajtohen në disa çështje.

B

idat gjuhësisht ka kuptimin e diçkaje që është shpikur duke mos pasur shembull më herët. Në lidhje me këtë është fjala e Allahut subhanehu ve te ala: "Thuaj: “Unë nuk jam risimtar prej të Dërguarve...",[2] që do të thotë se unë nuk jam i pari që jam dërguar, pasi janë dërguar para meje shumë Pejgamberë, si dhe fjala e Zotit të Plotfuqishëm: "...ndërsa murgjërinë ata vetë e shpikën."[3] Bedi'ë-Shpikësi i qiejve dhe i tokës është cilësi prej cilësive të Allahut, ngaqë Ai e ka shpikur krijimin duke mos pasur ajo shembull paraprirës. Kjo vjen nga fjala e Allahut subhanehu ue teala, që thotë: "Ai është shpikësi i qiejve e i tokës (pa kurrfarë modeli të mëparshëm)..."[4] Termi bidat përdoret si për gjëra të mira ashtu edhe për të këqija, vetëm se ky nocion sipas urfit[5] përdoret më shumë për ato gjëra të cilat janë të qortuara, ashtu siç thekson Ibën Ethiri në librin “En-Nihaje”[6] Definicioni i bidatit sipas legjislacionit Sipas aspektit legjislativ, bidatit disa dijetarë i kanë dhënë shumë përkufizime, por edhe nëse mes tyre ka dallueshmëri në tekst, megjithatë kuptimet që përmbajnë në përgjithësi janë një

dhe e plotësojnë përkufizimin në mënyrë perfekte. Prej përkufizimeve më të rëndësishme veçojmë: 1. Definicioni i dhënë nga Shejhul Islam Ibën Tejmije Shejhul Islami e ka definuar bidatin me thënien e tij: “Bidat në fe është ajo gjë të cilën nuk e ka legjitimuar Allahu dhe i Dërguari i Tij, pra është ajo gjë që nuk është theksuar qoftë në mënyrë obligative apo të pëlqyeshme, ndërsa ajo gjë që është obliguar apo është e pëlqyer dhe kjo gjë dihet sipas argumenteve të sheriatit, atëherë ajo është prej fesë të cilën e ka legjitimuar Allahu, edhe nëse dijetarët nuk pajtohen në disa çështje. Kjo është e njëjtë sido që të jetë; a është praktikuar në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem apo nuk ka qenë e praktikuar”.[7] 2. Definicioni i Shatibiut Shatibiu e përkufizon bidatin me fjalët: “Bidat është një rrugë e shpikur në fe, e cila rivalizon sheriatin dhe qëllimi i të shtegtuarit në të është tejkalimi i limiteve në adhurimin ndaj Allahut subhanehu ve teala”.[8] 3. Definicioni i Ibën Rexhebit Ibën Rexhepi e përkufizon kështu bidatin: “Qëllimi me bidat është ajo që është shpikur e që nuk

______________ [1] Këtë temë e kemi përkthyer me disa shkurtesa. [2] Sure Ahkaf: 9. [3] Sure Hadid: 27 [4] Sure Bekare: 117. Shiko “Lisanul Arab” nga Ibën Mendhur 9/351-352. [5] Traditës. [6] Shiko “En-Nihaje” 1/107-108. [7] "Mexhmu'ul Fetava” 4/107-108 [8] "El I'tisam” 1/37

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0

31


ka bazë në sheriat, ndërsa ajo që ka bazë në sheriat dhe që është e faktuar, nuk është bidat sipas konceptit fetar, edhe nëse ajo është bidat sipas konceptit gjuhësor”.[9] Kur meditojmë për këto përkufizime, na shfaqen shenjat kryesore të kufirit të bidatit, të cilin mund ta përmbledhim në këto pika: 1 - Bidati është shpikje në fe dhe me këtë nuk konsiderohet bidat ajo gjë që është shpikur dhe nuk synohet me të feja, por arritja e të mirave të kësaj jete, si shembulli i disa prodhimeve dhe mjeteve në kohën bashkëkohore për të realizuar gjërat e dobishme jetësore për njerëzit. 2 - Bidati nuk ka bazë në sheriat që të argumentohet, ndërsa atë që e argumentojnë rregullat e legjislacionit sheriatik nuk konsiderohet bidat, edhe nëse nuk e ka precizuar atë Ligjvënësi tekstualisht. Shembulli për këtë është në kohën tonë. Kush prodhon ndonjë mjet luftarak, si: aeroplan, raketë, tank apo diçka tjetër nga mjetet luftarake bashkëkohore duke pasur për qëllim me të përgatitjen për të luftuar kundër jobesimtarëve dhe për të mbrojtur muslimanët, kjo vepër e tij nuk konsiderohet bidat, edhe pse sheriati nuk e ka tekstualizuar atë gjë e as Resulullahu sal-lAllahu aljehi ve sel-lem nuk ka përdorur mjete të tilla luftarake në luftë kundër jobesimtarëve, mirëpo prodhimi i këtyre gjërave përfshihet në tërësinë që e përmbledh fjala e Allahut: "E ju përgatituni sa të keni mundësi force (mjete luftarake)".[10] Kështu veprohet me të gjitha veprat dhe çdo gjë që ka bazë në sheriat është prej sheriatit e assesi bidat. 3 - Të gjitha bidatet janë të qortuara dhe nuk ekziston bidat i mirë, siç pretendojnë ata që emërtojnë bidate të mira, për arsye se bidatet kundërshtojnë sheriatin dhe e rivalizojnë atë. Pra, bidati është i qortuar në çdo aspekt dhe të gjitha definicionet e kanë vënë në pah këtë tematikë shumë të rëndësishme.

sesa në legjislacion, ashtu siç sqarohet kjo gjë në lidhje me bidatin në definicionin gjuhësor dhe në atë sheriatik, ngase bidat gjuhësisht konsiderohet çfarë është shpikur, duke mos pasur model të mëparshëm, ndërsa në legjislacion është shpikja e një gjëje në fe, për të cilën nuk argumentojnë as tekstet dhe as rregullat e sheriatit. Mund të ndodhë që një vepër të jetë bidat në aspektin gjuhësor duke mos qenë bidat në sheriat, si për shembull nëse në tekstet e Kur'anit apo Sunnetit inkurajohet të vepruarit e ndonjë vepre dhe nuk arrihet realizimi i saj vetëm se pas përfundimit të legjislacionit dhe vdekjes së Resulullahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem, duke mos u lehtësuar praktikimi i saj apo duke ekzistuar ndonjë gjë që e pamundëson veprimin e saj në kohën e shpalljes. Ky veprim për atë që e praktikon i pari konsiderohet bidat në aspektin gjuhësor për arsye se është gjë e shpikur duke mos poseduar shembull të mëparshëm, por nuk është bidat në sheriat ngase për legjitimitetin e tij argumentojnë faktet e sheriatit.[11] Shembujt për këtë që thamë janë të shumta në veprimet e sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta, si: tubimi i Kur'anit në kohën e Ebu Bekrit, Allahu qoftë i kënaqur me të, namazi i teravive në kohën e Umerit, Allahu qoftë i kënaqur me të, rregullimi i administratës në aspektin e dokumentacionit si dhe shpikja e ezanit të parë në ditën e xhuma në kohën e Uthmanit, Allahu qoftë i kënaqur me të. Këto nuk konsiderohen bidate në sheriat sepse përfshihen në rregullat e sheriatit, mirëpo lejohet emërtimi i tyre bidat gjuhësisht. Për këtë, Umeri,Allahu qoftë i kënaqur me të, e quajti bidat bashkimin e njerëzve në namazin e teravive gjatë Ramazanit në një imam. Kur i shikoi ata, tha: "Sa bidat i mirë",[12] e me këtë kishte synim bidatin në aspektin gjuhësor e jo atë sheriatik.

Dallimi mes përkufizimit gjuhësor dhe atij legjislativ Nocioni bidat gjuhësisht është më përmbledhës

Përshtati: Adem Avdiu Marrë nga libri “Mevkifu Ehlus-Sunneh vel Xhema'a min Ehlil Ehvai vel Bidai” 1/89 nga prof. dr Ibrahim bin Amir Err-Rruhejli

______________ [9] "Xhamiul Ulum vel Hikem” 265 [10] El Enfalë: 60. [11] Për këtë aludon hadithi i treguar nga nëna e besimtarëve, Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush shpik diçka në fenë tonë, që nuk është prej saj, ajo gjë është e refuzuar." E transmeton këtë hadith Buhariu në sahihun e tij, nr..2697, dhe Muslimi në sahihun e tij 12/16 dhe teksti i hadithit është prej tij. Nëse i bëjmë këtij hadithi një analizë të thuktë, do na bëhet më se e qartë se çdo gjë që shpiket në fe dhe nuk ka bazë në të, kjo vepër është bidat në fe. Pra, kush shpik diçka në fe, që nuk është prej saj, ndërsa kush shpik diçka për të cilën aludojnë argumentet fetare, ajo gjë është e legjitimuar fetarisht dhe në të njëjtën kohë është bidat sipas konceptit gjuhësor. Kjo kuptohet nga kuptimi i kundërt i tekstit të hadithit, se kush shpik diçka në fe, cka është prej saj, ajo nuk është e rrefuzuar.(sh.p). [12] E transmeton Buhariu në sahihun e tij në librin për namazin e teravive, në kapitullin “Dobia për atë që falet gjatë Ramazanit.” “Fet'hul Barij” 4/250.

32

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0


DISA KËSHILLA PËR EDUKIMIN E FËMIJËVE Mësoja fëmijës tënde shehadetin (dëshminë e besimit) dhe atë që ngërthen në vete kjo dëshmi prej pohimit dhe mohimit (se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut).

F

alënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi Pejgamberin tonë, Muhammedin, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin dhe pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Kiametit. Lexues të dashur, këtu do të përmendim inshallah disa këshilla për edukimin e fëmijëve, duke pasur parasysh rëndësinë e madhe që ka edukimi i tyre sipas frymës së mirë islame, ngase ata janë ardhmëria jonë, janë shpresa e popullit tonë dhe xixëllonjat e këtij ummeti së pari. Së dyti, i japim këto këshilla duke pasur parasysh përgjegjësinë e madhe që kemi mbi supet tona, ngase secili do të përgjigjet për atë që është nën përgjegjësinë dhe kujdesin e tij. Prandaj po i përmendnim këto këshilla duke e lutur Allahun e Madhëruar që të na bëjë dobiprurës dhe të begatshëm kudo që jemi. BESIMI

1

Mësoja fëmijës tënde shehadetin (dëshminë e besimit) dhe atë që ngërthen në vete kjo

dëshmi prej pohimit dhe mohimit (se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut). Mësoja atij qëllimin për të cilin jemi krijuar, siç thotë Allahu në Kur'an: "Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë." Dharijat: 56 Mësoje atë dhe udhëzoje drejt kuptimit të gjerë të ibadetit. Mos e shpeshto frikësimin e tij me zjarrin e xhehnnemit, dënimin dhe hidhërimin e Allahut, në mënyrë që të mos lidhet përmendja dhe përkujtimi i Allahut tek ai vetëm me përkujtim trishtues. Bëje që Allahun ta dojë më së shumti, ngase Ai është i Cili na ka krijuar, furnizuar, ushqyer, mbuluar dhe na ka bërë prej besimtarëve. Tërhiqja vërejtjen që të mos bëjë ndonjë punë të keqe kur është i vetmuar, ngase Allahu e sheh atë si do që të jetë. Shpeshto përmendjen e shprehjeve në të cilat përmendet emri i Allahut, si të thënët ‘Bis-

2 3 4 5 6

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0

33


milah” (në ushqim, ngrënie, hyrje dhe dalje nga shtëpia etj), ‘Elhamdulilah’ (kur përfundon ushqimin), “Subhanallah” (kur çuditet nga diçka) dhe disa shprehje të tjera të ngjashme me to. Bëje fëmijën tënd që ta dojë Pejgamberin fisnik, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, duke i mësuar atij disa cilësi të Pejgamberit dhe duke lexuar ndonjë tregim prej historisë së tij para fëmijës tënd. Dërgo salavat mbi të sa herë që përmendet ai. Mbill në mendjen e tij besimin në përcaktimin (kadanë dhe kaderin), se ajo që dëshiron Allahu bëhet dhe ajo që nuk dëshiron ai nuk mund të ndodhë. Mësoja fëmijës tënd gjashtë shtyllat e besimit.

7 8

9 10

Bëji atij disa pyetje që kanë të bëjnë me bazat e besimit, si: - Kush është Zoti yt? - Kush është i Dërguari yt? - Për çfarë shkaku jemi krijuar? - Kush është Ai që na furnizon, na bën të hamë dhe të pimë dhe na shëron? - Cilat janë llojet e teuhidit, njëshmërisë? - Ç’është shirku, kufri dhe hipokrizia? - Cili është përfundimi i mushrikut, i atij që i bënë rival Allahut, po përfundimi i qafirit, jobesimtarit që e mohon Allahun apo e beson atë me të meta, si dhe i munafikut, domethënë hipokritit? Mund t’i bësh edhe pyetje të tjera.

15 16

Kalite fëmijën me agjërim, që ta përvetësojë atë kur të rritet. Nxite dhe stimuloje fëmijën tënd që të mësojë atë që mundet prej sureve të Kur’anit, haditheve të Pejgamberit alejhi selam dhe lutjeve. Shpërbleje fëmijën kur mëson diçka të re.

17

Thotë Ibrahim ibën Ed'hemi: “Më ka thënë mua babai im: "O biri im! Kërkoje, mësoje hadithin, ngase çdo herë që dëgjon dhe mëson ndonjë hadith, ke si shpërblim një dërhem." E kjo më bëri mua që ta mësoja hadithin. Mos e rëndo fëmijën tënde me mësimin tepërt përmendësh të Kur'anit, me qëllim që të mos i duket si dënim dhe mos ta urrejë mësimin e Kur'anit. Dije se ti je shembull për fëmijët e tu dhe nëse ti je i luhatshëm dhe përtac në kryerjen e ibadeteve, atëherë dije se fëmijët e tu do të ndikohen prej teje dhe do të bëhen neglizhentë dhe përtacë në kryerjen e ibadeteve, ndoshta mund të largohen fare prej tyre. Kalite dhe ushtroje fëmijën tënd që të japë sadaka (lëmoshë). Kur ti jep sadaka dhe ai të sheh, vetvetiu edhe ai do t’i japë ndonjë të varfri apo lypësi. Por ajo që është me e mira është që ta nxitësh fëmijën tënd që të japë nga paratë e veta.

18 19 20

ADHURIMI

11 12

Mësoja fëmijës tënd pesë shtyllat e besimit. Kalite atë me namaz. "Urdhëroni fëmijët tuaj me namaz kur t’i mbushin shtatë vjeç, e rrihini ata kur t’i mbushin dhjetë vjeç (nëse nuk e falin namazin)." Shoqëroje fëmijën tënd për në xhami dhe mësoje si të marrë abdest. Mësoja atij rregullat e xhamisë, mësoje se si t’i nderojë ato dhe të dijë se ato janë të shenjta.

13 14

34

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0

Shkëputur nga libri "Mi'etun ue thelathune fikreh fi terbijeti essigar" Shkruar nga dr Ahmed ibën Uthman el-Mezid dhe dr Adil ibën Alij esh-Shiddij Përshtati: Bali Musli Sadiku


PENDIMI I SINQERTË I NJERIUT QË VRAU 99 NJERËZ

I Dërguari i Allahut thotë:”Vërtet karshi perëndimit është dera, gjerësia e së cilës është sa të ecurit dyzet vjet apo shtatëdhjetë vite. Allahu i lartësuar e hapi këtë derë për të penduarit ditën kur krijoi tokën dhe qiellin dhe nuk ka për t’u mbyllur derisa të lindë Dielli nga (perëndimi).”

D

ije, rob i Allahut, se gjithë bijtë e Ademit janë gabimtarë dhe çdo njeri qëndron afër mëkatit, por cila do të jetë dalja, shpëtimi nga ky mëkat? I Dërguari i Allahut thotë: “Të gjithë bijtë e Ademit janë gabimtarë, por gabimtarët më të mirë janë atë që kthehen tek Allahu me pendim.” (Sahih el-xhami’ 4515) Rob i Allahut, kujdes se mëkatet janë të shumta, aq sa nuk ke mundësi t’i përkufizosh me numër, edhe pse kanë ardhur hadithe të vërteta që janë përmendur me numër si shtatë e nëntë, mirëpo ajo që na intereson në këtë temë është largimi nga këto mëkate dhe kthimi tek Allahu me pendim të sinqertë, sepse vetëm Allahu është Ai që fal dhe e do faljen kur robi

e pranon gabimin, duke u bazuar në hadithin e të Dërguarit të Allahut: “…por gabimtarët më të mirë janë atë që kthehen tek Allahu me pendim.” (Sahih el-xhami’ 4515)

Robër të Allahut, prej mirësive të shumta nga Allahu i Lartësuar është hapja e derës së pendimit për ata që dëshirojnë të pendohen. Kjo derë nuk do të mbyllet deri kur të lindë dielli nga perëndimi. I Dërguari i Allahut thotë: ”Vërtet karshi perëndimit është dera, gjerësia e së cilës është sa të ecurit dyzet vjet apo shtatëdhjetë vite. Allahu i lartësuar e hapi këtë derë për të penduarit ditën kur krijoi tokën dhe qiellin dhe nuk ka për t’u mbyllur derisa të lindë Dielli nga (perëndimi).”

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0

35


(Sahih tergib ve terhib 3137) Ibën Abbasi thotë: “I thanë kurejshët të Dërguarit, kërko nga Allahu për ne që ta shndërrojë Safan në flori dhe nëse Safa shndërrohet në flori, ne do të të pasojmë ty.” I Dërguari e luti Allahun e Lartësuar dhe i erdhi Xhibrili alejhi selam e i tha: “Zoti yt të bën selam e të thotë ty: “Po deshe, Ne do ta shndërrojmë Safan me flori, por ai i cili është mohues (bën kufër), do ta dënoj me një dënim që askënd nuk do ta kisha dënuar. Po deshe do të hap për ta derën e pendimit dhe të mëshirës.” Tha i Dërguari: “Hap derën e pendimit dhe të mëshirës.” (Sahih tergib ve terhib 3134) Pas gjithë kësaj, Allahu i Lartësuar i urdhëroi robërit e Tij që të kthehen tek Allahu me pendim të sinqertë: “O ju, që keni besuar! Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë.” (Tahrim: 8) Allahu i Lartësuar thotë: “Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!” (Nur: 31) Krahas kësaj, Allahu i Lartësuar ua tërheq vërejtjen atyre që e vonojnë pendimin. Allahu i Lartësuar thotë: “Kthehuni tek Zoti juaj dhe nënshtrojuni Atij, para se t’ju vijë dënimi, sepse atëherë nuk do të mund t’ju ndihmojë kush. Ndiqni më të mirën e asaj që ju është shpallur nga Zoti juaj, para se t’ju vijë dënimi papritmas, pa e ndier atë, që të mos thotë njeriu: “Mjerë për mua, që nuk i kam kryer detyrimet ndaj Allahut, madje, edhe jam tallur!” Zumer: 54-56 Allahu i Lartësuar hapi për ne derën e pendimit dhe na urdhëroi që të pendohemi e mos ta vonojmë pendimin. Allahu i Lartësuar thotë: “Ai e pranon pendimin e robërve të Vet, i fal gjynahet dhe i di të gjitha çfarë punoni ju.” Shu’ra: 25

kush pendohet prej shirkut, Allahu e fal atë; kush pendohet nga amoraliteti, Allahu e fal atë; kush pendohet nga lënia e namazit, Allahu e fal atë dhe kush pendohet nga mosagjërimi pa arsye, Allahu e fal atë. Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: “O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.” Zumer: 53 Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveçse me të drejtë dhe që nuk bëjnë kurvëri. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe. Ndëshkimi do t’i dyfishohet në Ditën e Kiametit dhe ai do të qëndrojë përherë në këtë fatkeqësi i poshtëruar. Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë.” Furkan: 68-70 Në hadithin kudsi, Allahu i Lartësuar thotë: “O robërit e Mi, vërtet ju bëni gabime natën e ditën, Unë ua fal të gjitha gabimet. Kërkoni falje nga Unë e Unë ju fal.” (Muslimi) I Dërguari i Allahut thotë: “Nëse ju bëni gjynahe, saqë -gjynahet- mbërrijnë qiellin, e pastaj pendoheni, Allahu ua fal juve gjynahet.” (Sahih tergib ve terhib 3138) Allahu i Lartësuar i ka ndarë njerëzit në dy grupe: a) të penduar dhe b) zullumqarë. Të penduarve të sinqertë me Të, Allahu ua pranon pendimin, kurse zullumqari është gënjeshtari në pendimin e tij. Allahu i Lartësuar thotë për të: “Sigurisht, të padrejtët do ta shohin se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes).” Shuara: 227

Robër të Allahut! Allahu i Lartësuar në Kur’an na tregoi se Ai i fal të gjitha mëkatet. Kush pendohet prej mohimit, Allahu e fal atë;

Robër të Allahut! Çfarë e pengon lënësin e namazit që të pendohet? Çfarë e pengon kamatarin që të pendohet?

36

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0


Çfarë e pengon zinaqarin që të pendohet? Çfarë e pengon bidatxhiun që të pendohet e të kapet pas Sunnetit? Mos harro, rob i Allahut, ngase vdekja të godet në befasi dhe pendimi nuk pranohet në momentet e vdekjes. Allahu i Lartësuar thotë: “Nuk pranohet pendimi i atyre që vazhdimisht bëjnë të këqija e, kur u afrohet vdekja, atëherë thonë: “Unë tani me të vërtetë po pendohem”. As për ata që vdesin duke qenë jobesimtarë.” Nisa: 18 I Dërguari i Allahut thotë: “Allahu i Lartësuar e pranon pendimin e robit përderisa nuk i ka ardhur shpirti te fyti.” (Sahih tergib ve terhib Albani 3143) Dije, rob i Allahut, se pendimi nuk pranohet kur Dielli të lindë nga perëndimi. E kush na siguron që Dielli nuk lind nesër nga perëndimi?? I Dërguari i Allahut thotë: “Vërtet Allahu i Lartësuar gjatë natës e mban Dorën të shtrirë për të pranuar pendimin e mëkatarëve të ditës dhe gjatë ditës e shtrin Dorën për të pranuar pendimin e mëkatarëve të natës, derisa Dielli të lindë nga perëndimi (deri në Ditën e Kiametit).” (Muslimi 13/322-4954) Robër të Allahut, nga mirësia dhe mëshira e Allahut, prej së cilës përfiton në këtë botë dhe botën tjetër, është se Allahu i Madhëruar na ka treguar se ne duhet të largohemi dhe të ruhemi nga mëkatet e mëdha dhe si virtyt i largimit nga mëkatet e mëdha është se robi pastrohet nga mëkatet e vogla. Allahu i Lartësuar thotë: “Në qoftë se ju u shmangeni gjynaheve të mëdha, që ju janë ndaluar, Ne do t’jua falim gabimet tuaja të vogla dhe do t’ju shpiem në një vend të nderuar.” Nisa: 31 “Për ata që ruhen prej gjynaheve të mëdha e mbrapshtive dhe që, kur i zemëron dikush, falin.” Shura: 37 “Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë

falje për gjynahet e tyre - e kush i fal gjynahet përveç Allahut?” Alu Imran: 135 “Ai e pranon pendimin e robërve të Vet, i fal gjynahet dhe i di të gjitha çfarë punoni ju.” Shura: 25 “A nuk e dinë ata se Allahu është Ai që pranon pendimin dhe bamirësinë nga robërit e Vet dhe se Ai është Pranuesi i pendimeve dhe Mëshirëploti?” (Teube: 104) “Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen.” Bekare: 222 Nga këto ajete kuptojmë se Allahu i Lartmadhëruar ka marrë për obligim të Vetin që atë person i cili largohet nga mëkatet e mëdha e pendohet, ta bëjë prej banorëve të xhenetit. Ndërsa i Dërguari i Allahut na tregon se “pesë namazet (faljet e ditës) dhe namazi i xhumasë në xhumanë, nga Ramazani në Ramazan (të gjitha këto) janë falje për gjynahet e bëra në kohën e tyre, nëse u largohesh mëkateve të mëdha.” (Muslimi 233) A thua, cilat janë këto mëkate të mëdha që ne të ruhemi prej tyre? Pa dyshim se mëkatet e mëdha janë të shumta dhe prej tyre përmendim si vijon. Thotë i Dërguari i Allahut: “Largohuni prej shtatë mëkateve shkatërruese” ... dhe përmendi shirkun, sihrin, vrasjen, ngrënien e mallit të jetimit, kamatën, dezertimin dhe përgojimin e grave të ndershme.” (Buhariu 9/2560, Muslimi 1/129) I Dërguari i Allahut thotë: “Mëkatet më të mëdha janë: të shoqëruarit diçka ndaj Allahut, vrasja e njeriut, keqtrajtimi i prindërve dhe dëshmia e rrejshme.” (Buhariu 21-6363) Transmetohet nga Ibën Mes’udi, i cili thotë: “E pyeta të Dërguarin e Allahut se cili është mëkati më i madh. U përgjigj: “T’i bësh shirk Allahut, kur Ai të ka krijuar.” E pas këtij? “Të vrasësh fëmijët e tu nga frika e skamjes!” “E më pas?” “Të bësh zina me gruan e komshiut tënd.” (Buhariu 13/4117, Muslimi1/124) Ibni Abasi ka thënë: “Mëkat i madh është çdo mëkat që Allahu e ka përfunduar me zjarr,

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0

37


zemërim, mallkim apo dënim.” Ibën Mes’udi thotë se mëkatet e mëdha janë katër: “Dëshpërimi nga mëshira e Allahut, humbja e shpresave nga rahmeti i Allahut, të sigurohesh se nuk do të dënohesh tek Allahu me shirk, të cilat i ka cekur Kur’ani.” Transmetohet nga Ibën Umeri se mëkatet e mëdha janë nëntë: “Vrasja e njeriut, ngrënia e kamatës, ngrënia e mallit të jetimit, shpifja ndaj grave të ndershme, dëshmia e rrejshme, mosrespektimi i prindërve, ikja nga fushëbeteja, sihri (magjia), mëkati në Qabe.” Pa dyshim, o robi i Allahut, se ka ende mëkate siç janë: vjedhja, bixhozi, alkooli, devijimi i gjykatësve, pasimi i epsheve etj. Tavusi ka thënë se e kanë pyetur Ibën Abbasin: “Vallë mëkatet e mëdha janë shtatë?” Ai ka thënë: “Të thuash se ato janë deri në shtatëdhjetë është më afër.” Në një rivajet tjetër është pyetur Ibën Abasi nëse mëkatet e mëdha janë shtatë. Ai ka thënë se të thuash se janë shtatëqind është më afër numrit të saktë sesa të thuash shtatë.” Dije, vëlla i dashur, se mëkatet janë të shumta dhe se pendimi nga këto mëkate është i menjëhershëm, prandaj pendohu dhe mos lë vend për shejtanin duke thënë se ka kohë, se ende je i ri, e nesërmja është pendim për ty, mashtrimet e intrigat e shejtanit janë të shumta, por mos harro se ti nuk e posedon të nesërmen. Allahu i Lartësuar thotë: “Asnjë njeri nuk di ç’do të fitojë nesër dhe askush nuk di se në ç’vend do të vdesë.” Llukman 34 Allahu i Lartësuar në suren Huxhurat na tregon se ai i cili nuk pendohet do të jetë prej keqbërësve: “Ata që nuk pendohen, janë vërtet keqbërës.” Huxhurat: 11 Allahu i Lartësuar e pranon pendimin e robit para se t’i vijë atij shpirti te fyti. E, kur t’i vijë shpirti te fyti, nuk ka më pendim për të. Prandaj ti o rob i Allahut pendohu sepse Allahu e pranon pendimin tënd në mbrëmje e në agim.

38

Imam Muslimi ka nxjerrë hadithin e të Dërguarit të Allahut: “Vërtetë Allahu i Madhërishëm gjatë natës e mbanë Dorën të shtrirë për të pranuar pendimin e mëkateve të ditës dhe gjatë ditës e shtrin Dorën për të pranuar pendimin e mëkateve të natës, derisa Dielli të lindë nga Perëndimi (deri në Ditën e Kiametit).“ (Muslimi 13/322-4954) Imam Muslimi ka nxjerrë hadithin se i Dërguari i Allahut ka thënë: “O njerëz , drejtojuni Allahut me tevbe (pendim) dhe kërkim për falje, edhe unë i bëj tevbe Allahut nga njëqind herë në ditë.” (Muslimi 13/4871) Thotë i Dërguari i Allahut: “Kush dëshiron të jetë i gëzuar me fletët e regjistrit të tij (Ditën e Kiametit), le të bëjë sa më shumë istigfare.” (Hadithi është i mirë në Shuabul-Iman, të Bejhakiut 2/668) Allahu i Lartësuar në hadithin kudsijj thotë: “O robërit e Mi, ju bëni gabime (gjynahe) ditën e natën dhe Unë i fal të gjitha gjynahet. Kërkoni falje tek Unë e Unë ju fal ju.” (Muslimi 12/4674) Prandaj ti pendohu, se vonimi i pendimit është gjynah më vete. Dije, vëlla i dashur, se duhesh të pendohesh tek Allahu për mëkatet që i di dhe për ato që nuk i di, duke u bazuar tek ajo që i Dërguari i Allahut e ka mësuar Ebu Bekrin të thotë: “O Zoti im, më ruaj nga të shoqëruarit Ty shok me vetëdije dhe kërkoj falje për atë që e bëj pa vetëdije!” (Hadithi është i mirë) Pendohu o ti i cili i bën shirk Allahut, sepse Allahu e pranon pendimin tënd! Pendohu o ti që lë namazin, sepse Allahu e pranon pendimin tënd! Pendohu o ti që bën zina, sepse Allahu pranon e pendimin tënd! Pendohu o ti që ushqehesh nga kamata, sepse Allahu e pranon pendimin tënd! Mëkatet janë si helmi që shkatërron njeriun dhe ia humb lumturinë e përjetshme, sepse pendimi i menjëhershëm pas mëkatit është

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0


obligim (farz) për robin, nuk lejohet të vonohet. Për këtë kemi unanimitetin e dijetarëve, se nuk lejohet vonimi i pendimit nga mëkati i bërë. Allahu i Lartësuar thotë: “Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë.” Furkan: 70 I Dërguari i Allahut thotë: “Nëse ju bëni gjynahe, saqë (gjynahet) mbërrijnë qiellin, e pastaj pendoheni, Allahu ua fal juve gjynahet.” (Sahih tergib ve terhib 3138) Dije, o rob i Allahut, se “besimtari i sheh gjynahet e tij sikur të ishte ulur në rrëzën e ndonjë mali dhe frikësohet se mos i bie mbi kokë, ndërsa i prishuri i sheh gjynahet e tij si një mizë që i kalon nëpër hundë.” (Fjalë e Abdullah ibën Mesudit, e transmetuar te Buhariu 11/102) Ndërsa i Dërguari i Allahut na thotë: “Lum ai që e ka mbizotëruar gjuhën e tij, shtëpia e të cilit është e mjaftueshme (e gjerë dhe e mirë për të) dhe që qan për gabimet e veta.” (Sahih Taberaniu 2/532) Rob i Allahut, shembulli më i mirë është shembulli i të Dërguarit tonë të dashur, Muhammedit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të. E, si shembull konkret kemi hadithin e njeriut që vrau nëntëdhjetë e nëntë njerëz, mirëpo ky njeri nuk u ndal me kaq duke e vrarë edhe një, për ta çuar numrin në njëqind persona. Por ky njeri e dinte se duhet të jepte llogarinë para dikujt e llogaria jepet para Allahut të Lartësuar ditën kur nuk të bën dobi asnjë gjë përveç veprës sate të sinqertë. Ajo është dita e takimit tënd o njeri me Allahun e Lartësuar. Ky njeri nuk vazhdoi të bënte gjynahe, por kërkoi që të merrte udhëzim se si ta shpaguante atë mëkat të madh që kishte bërë (vrasjet), prandaj kërkoi që të pendohet tek Allahu me pendim të sinqertë.

HADITHI

I

mam Muslimi transmeton hadithin nga Ebu Seid el Hudriu, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Shumë kohë para jush jetonte një njeri i cili kishte vrarë nëntëdhjetë e nëntë persona. Ai pyeti për njeriun më të ditur në botë dhe e udhë¬zuan te një murg. Ai shkoi tek murgu dhe i tha se kishte vrarë 99 veta, prandaj a mund të ketë pendim për të? Murgu i tha se për të nuk ka pendim. Ai e vrau dhe murgun dhe me të i plotësoi njëqind të vrarë. Më pas kërkon përsëri njeriun më të ditur në botë dhe e udhëzuan te një dijetar. Ky, pasi e gjen, i tregon se ka vrarë 100 njerëz dhe e pyet se a ka pendim për të? Dijetari i tha: “Po! E cili është ai që mund të ndërhyjë ndërmjet tij dhe pendimit të tij? Shko në atë dhe në atë vend ku banojnë njerëz të cilët e adhurojnë Alla¬hun. Adhuroje edhe ti Allahun me ta dhe mos u kthe kurrë në vendin tënd, sepse është vend i keq. Njeriu u nis për në vendin e adhu¬rimit dhe kur arriti në gjysmën e rrugës, i erdhi vdekja. Atëherë lindin polemika mes en¬gjëjve të mëshirës dhe engjëj¬ve të dënimit. Engjëjt e mëshirës thanë: “Ai erdhi deri këtu i penduar nga mëkatet dhe me zemër të drejtuar tek Allahu i Madhëruar.” Ndërsa engjëjt e dënimit thanë: “Asnjëherë më parë nuk ka bërë mirë.” Atëherë këtyre engjëjve u vjen një engjëll tjetër në formë njeriu, e ata e marrin për gjykatës që të gjykojë se cilët kanë të drejtë. Ai u thotë: “Matni në mes dy vendeve (vendit të adhurimit dhe atij të mëkateve), e më afër cilit vend të jetë, atij vendi i ta¬kon.” Engjëjt e matën hapësirën në mes dy vendeve dhe konstatuan se i penduari ishte më afër vendit që synonte, prandaj e morën engjëjt e mëshirës.” (Muslimi 13/338-4967) Imam Buhari tregon se “Allahu i dha urdhër tokës për tek e cila ishte nisur –i penduari- që të afrohej, ndërsa asaj nga po ikte që të largohej.” Pendimi nga mëkatet e bëra ka kushte: të pendohesh nga të gjitha gjynahet dhe gabimet, pendimi të bëhet me sinqeritet dhe vendos-

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0

39


mëri, vetëm për hir të Zotit dhe moskthimi në ato gjynahe dhe gabim pasi të jesh penduar. Allahu i Lartësuar thotë: “Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!” Nur: 31 A thua, si duhet të jetë ky pendim? Allahu i Lartësuar thotë: ”O ju, që keni besuar! Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë.” Tahrim: 8 ”Vërtet, Unë jam Falës për atë që pendohet, beson e bën vepra të mira dhe pastaj qëndron në rrugë të drejtë.” Taha: 82 Allahu i Lartësuar në suren Gafir na tregon se Ai është Falësi dhe Pranuesi i pendimit: “Falësit të gjynaheve dhe Pranuesit të pendimit.” Gafir: 3

kishte pendim për të e kishte mundur adhurimi dhe e quajti të madhe veprën që kishte bërë ai vrasës (krimet e tij ndaj një numri të madh njerëzish). Ndërsa të dytin e mundi dituria, prandaj iu përgjigj saktë dhe i tregoi rrugën e shpëtimit. Në hadith vihet re rëndësia e të pyeturit dhe e sigurisë në pyetje dhe se pyetjet duhet t’u drejtohen dijetarëve, pasi vetëm ata mund t’i sqarojnë rrugëdaljet, të zgjidhin gjërat e ngatërruara dhe të sqarojnë problemet. Allahu i Madhëruar e shpërblen robin në sajë të qëllimit dhe ambicieve të tij, edhe nëse nuk ka punuar. Allahu e mëshiroi këtë njeri para se të mbërrinte te fshati i mirë dhe para se të punonte vepra të mira.

DOBI DHE MËSIME NGA KY HADITH

O Allah, na bëj prej të penduarve të sinqertë sepse vetëm Ti je Falës dhe e do faljen!

5 6

1

Kërkohet që njeriu të pendohet vazhdimisht për veprat që mund të ketë bërë, me shpresë që Allahu i Madhëruar t’ia falë gabimet dhe t’ia fshijë mëkatet që ka bërë. Vrasja, e cila është prej mëkateve shkatërruese më të mëdha, shpresohet që t’i falet atij që e bën nëse ai pendohet dhe kthehet tek Allahu i Madhëruar. Ajo që e pohon edhe më shumë këtë fakt është fjala e Allahut të Madhëruar, që thotë: “Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë.” Nisa: 48 Ambienti i njeriut ka ndikim të madh në shpirtin e tij. Ai është i ngjashëm me pemën: nëse mbillet në një tokë të keqe, edhe frytet i nxjerr të këqija, por nëse mbillet në një tokë të mirë, edhe frytet i jep të mira me lejen e Allahut. Dijetarët kanë pohuar pëlqimin që një i penduar të largohet nga vendet në të cilat ai ka kundërshtuar Allahun, siç kuptuam nga ky hadith. Të gjitha këto janë shenja për sinqeritetin e pendimit. Vihet re vlera e dijetarit kundrejt një adhuruesi, sepse ai që i tha në fillim se nuk

2

3

4

40

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0

Bazuar në: 1-Kurani i Madhërishëm - Prof.Hasan I. Nahi. 2- “Ahsenul bejan min mevakif ehli el-iman”, Salih bin Taha Abdulvahid. 3- “Min kissas el-madin”, Meshhur Hasen Selman.

Përmblodhi dhe përshtati: Lirim Sadiku


DIJETARI SALIH ELFEVZANI ALLAHU E RUAJTË

U PËRGJIGJET PYETJEVE RRETH METODOLOGJISË Me të vërtetë rregullimi, pastrimi i akides, është bazë apo themel sepse dëshmia "nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Allahut" njëkohësisht nënkupton se vetëm ai meriton të pasohet dhe kjo është shtylla e parë e Islamit. Të gjithë Pejgamberët që janë dërguar kanë predikuar pastrimin, rregullimin e akides, që mbi të të bazohet çdo vepër nga adhurimet apo gjërat e tjera dhe pa pastrimin e akides nuk ka dobi asnjë vepër. Pastrimi apo rregullimi i akides është bazë, themel Ka disa njerëz që nuk i japin rëndësi akides dhe konsiderojnë se imani u mjafton. A mund të bëni një qartësim mbi rëndësinë e akides për muslimanin dhe si reflektohet kjo në jetën e përditshme të besimtarit, në marrëdhëniet me vetveten apo edhe në rrethin ku jeton dhe me të gjithë muslimanët? Përgjigje: Në emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Falënderimi i takon vetëm Allahut. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të Dërguarin e tij, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij. Me të vërtetë rregullimi, pastrimi i akides, është bazë apo themel sepse dëshmia "nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Allahut" njëkohësisht nënkupton se vetëm ai meriton të pasohet dhe kjo është shtylla e parë e Islamit. Të gjithë Pejgamberët që janë dërguar kanë predikuar pastrimin, rregullimin e akides, që mbi të të bazohet çdo vepër nga adhurimet

apo gjërat e tjera dhe pa pastrimin e akides nuk ka dobi asnjë vepër. Allahu i Lartësuar thotë në Kur’an: "Ky është udhëzim i Allahut, udhëzon me të kë të dojë nga robërit e Tij. E sikur t'i përshkruajnë shok Zotit [ndonjë nga këta] kishte për t'iu shkuar huq ajo që kanë vepruar.” En’Am, 88 "Bënë kufr [mohuan të vërtetën] ata që thanë: "Allah është ai, Mesia, biri i Merjemes." E vetë Mesia [Isai] tha: "O beni israil, adhurojeni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, Allahu ia ka ndaluar [ia ka bërë haram] atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës." Maide,72 Gjithashtu thotë: "Pasha Allahun, ty të është shpallur, e edhe atyre para teje: "Nëse i bën shok [Allahut], veprat tua janë të asgjësuara dhe ti do të jesh prej të humburve." Zumer, 652 Nga këto ajete dhe të tjera na u qartësua rëndësia e pastrimit të akides, e cila është gjëja primare në thirrje. Dhe çështja e parë në të cilën ngrihet thirrja është pastrimi i akides, pasi Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem qëndroi në Mekë 13 vite pas shpalljes duke thirrur në

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0

41


pastrimin e akides dhe në teuhid, duke mos u bërë legjitime asnjëra nga detyrimet e tjera para shpërnguljes në Medinë, përveç namazit, i cili u bë detyrim në Mekë. Ligjet e tjera janë bërë detyrë pas shpërnguljes, çka na argumenton se nuk janë të detyrueshme ligjet e tjera para se të pastrohet akideja. Ndërsa kush thotë se mjafton imani pa i dhënë rëndësi akides, ky është kundërshtim sepse imani nuk ka mundësi të jetë i drejtë pa u pastruar akideja. E nëse nuk ka akide të pastër, parimisht nuk ka iman e as fe. Grupimet dhe partitë e përçajnë teuhidin e muslimanëve dhe shkaktojnë probleme dhe ngatërresa. Disa thonë se ngritja e grupimeve, partive, është nga kushtet për ngritjen dhe thirrjen në fenë e Allahut, posaçërisht në disa vende ku rrjeti i fesë nuk është shumë i përhapur. Thirrja për Allah është e kërkuar dhe e detyruar. Thotë Allahu i Madhëruar në Kur’an: "Ti [Muhamed] thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata [kundërshtarët] me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që di më së miri për atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit." Nahl, 125 Por nuk është nga metodologjia e thirrjes ndarja e muslimanëve në grupime dhe çdo grup prej tyre të pretendojë se është në të vërtetën dhe të tjerët nuk janë në të vërtetën, siç është rasti me grupimet e kohës së sotme. Është detyrë e çdo muslimani që ka dituri dhe njohuri të thirrjes, që të thërrasë për tek Allahu me syçeltësi dhe të bashkëpunojë me të tjerët duke mos pasur secili grupim metodë të posaçme. Pra, të gjithë muslimanët jemi të detyruar të kemi një metodë dhe të bashkëpunojmë të gjithë, të këshillohemi mes nesh dhe nuk ka nevojë për ngritjen e grupimeve dhe metodave të ndryshme për arsye se kjo e kundërshton unitetin e muslimanëve dhe shkakton përçarje dhe probleme mes njerëzve, siç shihet

42

shumë qartë me grupimet e sotme, të cilat janë në fushën e Islamit në vendet islame. Nuk është e patjetërsueshme të jenë në grupime që të bëhet davet [thirrje], por ajo që është e domosdoshme është që ai i cili thërret duhet të jetë i pajisur me dituri dhe me urtësi dhe të ketë njohuri se si të ftohen njerëzit në rrugë të Allahut të Madhëruar, edhe nëse është i vetëm. Thirrësit në rrugë të Allahut patjetër duhet të kenë një metodë të vërtetë, e cila është edhe metoda e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sellem, pa marrë parasysh në cilën pjesë të tokës jetojnë apo thërrasin.3 Dispozita mbi pasimin e grupimit Cila është dispozita për atë që pason grupimet, posaçërisht grupimet që ngrihen fshehurazi dhe ato që bëjnë betime? Përgjigje: Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sellem na ka paralajmëruar për ndarjen në grupe dhe na ka këshilluar që kur të ndodhin fatkeqësi, të kapemi pas xhematit dhe të qëndrojmë në atë që ka qenë Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe shokët e tij. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thoshte: "…janë ndarë çifutët në shtatëdhjetë e një grupe dhe janë ndarë të krishterët në shtatëdhjetë e dy grupe dhe do të ndahet ummeti im në shtatëdhjetë e tre grupe; të gjitha do të jenë në zjarr, përveç njërit.” I thanë: “Cila është ajo, o i Dërguar i Allahut?” Ai tha: “Ata që janë në atë që jam unë sot dhe shokët e mi." Kur kanë kërkuar sahabët nga ai që t'i këshillojë, Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sellem ka thënë: “Ju porosis me dëgjim dhe respektim, edhe nëse ju urdhëron një rob nga Habeshe [Etiopia]. Me të vërtetë, kush do të jetojë nga ju do të shohë kundërshtime të shumta, por ju kapuni pas Sunnetit tim dhe të udhëheqësve pas meje, kapuni për ta me dhëmballë." Kjo është metoda që jemi të detyruar të pasojmë, të gjithë muslimanët, deri në Ditën Gjykimit. Dhe kjo është sepse për çdo mospajtim ata duhet të kthehen në atë që kanë qenë selefët e

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0


këtij ummeti në metodë, fe dhe në betim. Gjykatësit janë ata që përcaktojnë murtedin [atë që del nga feja] Kush është murted? Kërkojmë që të na qartësoni se a gjykohet për një njeri si murted nëse dyshohet në të? Përgjigje: Të gjykuarit me dalje nga Islami është nga detyrat e dijetarëve të pajisur me dituri dhe ata janë gjykatësit në gjykatat islame dhe në vendet ku jepen fetva [mendime, gjykime e të tjera]. Kjo ndryshon nga gjykatat e tjera. Nuk është e drejtë e çdo njeriu apo e secilit që pretendon se është nga dijetarët dhe që i mungon jurisprudenca në fe. Nuk është nga detyrat e tij që të gjykojë dikë me dalje nga feja për arsye se ky veprim shkakton çrregullime dhe ndodh që të gjykohet për një njeri si i dalë nga Islami, por ai të jetë musliman. Ndërsa bërja e muslimanit jomusliman, i cili nuk ndodhet në njërën nga gjërat që e përjashtojnë nga Islami, është rrezik shumë i madh dhe kush i thotë vëllait të tij “o jobesimtar, o fasik” dhe ai nuk është i tillë, me të vërtetë fjala i kthehet thënësit. Pra, ata që gjykojnë për daljen e dikujt nga Islami janë gjykatësit e Islamit apo edhe dijetarët që japin fetva, ndërsa ata që bëjnë ekzekutimin janë udhëheqësit e muslimanëve, pasi e kundërta e kësaj sjell çrregullime në tokë. 4 Ekzekutimi i të gjykuarve i takon vetëm udhëheqësit musliman e askujt tjetër. Vërehet nga disa kërkues të diturisë nxitimi për nxjerrjen e muslimanit nga Islami dhe disa nga këta marrin në konsideratë edhe ekzekutimin e atij personi, të cilin e quajnë si të dalë nga feja, nëse këtë ekzekutim nuk e bën udhëheqësi musliman. Ekzekutimi i të gjykuarve është nga detyrat e udhëheqësit të muslimanëve e jo për çdo person, pasi kjo shkakton çrregullime, bën ndarjen e popullatës, ngritjen në protesta dhe shtimin e përhapjen e të këqijave. Pra, ekzekutimi është nga detyrat e udhëheqësit të muslimanëve. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve

sel-lem ka thënë: "Faleni njëri-tjetrin në ekzekutime. E nëse paraqitet ai problem tek udhëheqësi i muslimanëve, mallkimi i Allahut qoftë mbi atë që dëshiron të ndërmjetësojë." Sepse nga detyrat e udhëheqësit në Islam është ekzekutimi pasi është qartësuar gjithçka në gjykatat islame në lidhje me atë që ka bërë akte të palejueshme për të cilat Allahu ka përgatitur dënime, si për atë që vjedh apo për atë që del nga Islami, etj. Rezultat i saj është se ekzekutimi është nga detyrat e udhëheqësit dhe nëse nuk kanë muslimanët udhëheqësi, atëherë mjafton urdhri për të mirë dhe ndalimi nga e keqja dhe thirrje në Allahun me urtësi dhe këshilla të mira dhe debat të mirëfilltë. Nuk lejohet për persona të caktuar që të bëjnë ekzekutime për arsyet që i cekëm edhe më herët, sepse kjo sjell çrregullime dhe kështu mund të provokohet ngritja në protesta. Në këtë veprim ka më shumë dëm sesa dobi dhe siç e dimë edhe nga shumë definicione të Islamit, largimi i të këqijave është më primar sesa veprimi i të mirave. Kush mundohet që ta largojë ummetin tonë nga selefet e parë, ai është risimtar dhe ia do ummetit të keqen. Disa njerëz paramendojnë se metoda e Elhu Sunneh uel Xhema'a nuk është e përshtatshme në kohën tonë, duke u bazuar në atë se rregullat e sheriatit që merr parasysh Ehlu Sunneh uel Xhema'ati nuk kanë mundësi të zbatohen sot. Ai që paramendon se metoda e selefu salih nuk është e përshtatshme në këtë kohë, konsiderohet i humbur sepse metoda e selefit të sinqertë është metodë për të cilën na urdhëroi Allahu deri në Ditën e Fundit. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "... ai që jeton pas meje do të shohë kundërshtime të shumta, por ju kapuni pas Sunnetit tim dhe të udhëheqësve të drejtë pas meje, kapuni për to me dhëmballë." Kjo është detyrim për ummetin deri në Ditën e Gjykimit dhe argumenton se patjetër duhet të zbatojmë metodën në të cilën kanë qenë selefët, metoda e të cilëve është e përshtatshme për çdo kohë dhe çdo vend. Allahu i Mad-

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0

43


hëruar në Kur’an thotë: "Allahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve [migruesve] dhe prej ensarëve [vendasve-ndihmëtarë] dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre u ka përgatitur xhennete në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetësisht. Ky është fitim i madh."Teube 1005 Kjo përfshin gjithë ummetin deri në Ditën e Gjykimit. Detyrohemi të pasojmë metodën e të parëve tanë nga radhët e muhaxhirëve dhe ensarëve, prandaj edhe imam Maliku ka thënë: "Nuk rregullohet gjenerata e fundit vetëm se me atë që është rregulluar gjenerata e parë." Ndërsa ai që mundohet ta largojë këtë ummet nga e kaluara dhe ta largojë ummetin nga selefët e sinqertë, ai ua do të keqen muslimanëve dhe dëshiron ta ndryshojë këtë Islam, dëshiron të shpikë diçka që kundërshton Islamin e pastër, gjë të cilën jemi të detyruar ta refuzojmë, ta ndërpresim rrjetin e tyre dhe t'i këshillojmë të tjerët që të ruhen prej tyre. Patjetër duhet të zbatojmë metodën e selefit dhe të pasojmë vetëm ata; patjetër duhet të ecim në atë që kanë qenë ata duke u bazuar në Librin e Allahut dhe në Sunnetin e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, siç e cekëm më lart. Dhe kush mundohet ta shkëputë ummetin e vonshëm nga ai hershmi në tokë, duhet t’ia refuzojmë fjalën dhe të ruhemi prej tij. Ata mund të bëhen të njohur me këto shprehje, por ato nuk kanë kurrfarë peshe.

me urtësi e këshillë të mirë dhe debato me ata [kundërshtarët] me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit." Nahl, 125] Allahu i është drejtuar Pejgamberëve të Tij, Musait dhe Harunit alejhima selam, kur e kanë këshilluar Firaonin, siç thuhet në Kur’an: "Atij i thoni fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet." Ta Ha, 44 Ashpërsia kthehet me ashpërsi dhe sjell vetëm se të kundërtën e asaj që kërkohet, por pastaj gjurmët e saj të këqija zbresin mbi muslimanët. Kërkohet thirrje me urtësi dhe me atë që është më e pëlqyer, si dhe sjellje me butësi ndaj të thirrurit në Islam. Marrja me vrazhdësi e të thirrurit dhe sjelljet e këqija e largojnë njeriun dhe kjo nuk është prej Islamit. Është detyrim i muslimanëve që të ecin në thirrjen e tyre mbi metodën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sellem dhe sipas këshillave dhe udhëzimeve Kur’anore. Ndërsa tekfiri [nxjerrja e dikujt nga Islami] ka rregulla islame. Kush gjendet në njërën nga gjërat që përjashtojnë nga Islami, të cilat i kanë përmendur dijetarët e Sunnetit, ai gjykohet se ka dalë nga Islami, pasi t'i bëhen të ditura argumentet dhe t'i kuptojë ato. Por kush nuk gjendet në këto gjëra, të cilat nxjerrin nga Islami, ai nuk është qafir [jobesimtar], edhe nëse bën mëkate të mëdha përveç shirkut.

Islami e ndalon ashpërsinë gjatë thirrjes Ajo që po vërehet në kulturën bashkëkohore islame është se përmban mendime të disa grupimeve të humbura si hauarixhët dhe mu’tezilet. Shohim te disa nxjerrjen e disa bashkësive nga Islami dhe ashpërsi të madhe ndaj mbretërve dhe fusakave [mëkatarëve] muslimanë. Kjo është metodë e gabuar sepse Islami e ndalon vrazhdësinë gjatë thirrjes. Allahu në Kur’an thotë: "Ti [Muhamed] thirr për në rrugën e Zotit tënd

44

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0

Përshtati: Unejs Murati Shkëputur nga revista "Da've" [Thirrja]


MALIK IBËN ENESI Biografia e dijetarëve të mëdhenj, siç ishte Imam Maliku, Allahu e mëshiroftë, është shembulli më i mirë për djemtë dhe vajzat tona, që të japin mundin e tyre maksimal në kërkimin e diturisë dhe të thellohen në adhurimin e Allahut të Lartësuar duke e praktikuar atë që mësojnë.

T

ë flasësh për dijetarët e mëdhenj që njohu historia islame nuk është e lehtë. Sado që mundohesh ta përshkruash biografinë e njërit prej tyre, prapë ai përshkrim do të jetë i mangët në krahasim me pasurinë e madhe të saj. Biografia e dijetarëve të mëdhenj, siç ishte Imam Maliku, Allahu e mëshiroftë, është shembulli më i mirë për djemtë dhe vajzat tona, që të japin mundin e tyre maksimal në kërkimin e diturisë dhe të thellohen në adhurimin e Allahut të Lartësuar duke e praktikuar atë që mësojnë. Imam Maliku, Allahu e mëshiroftë, është njëri prej katër dijetarëve të katër medhhebve të njohura, i quajtur edhe “Imami i Medinës”. Malik ibën Enesi, Allahu e mëshiroftë, lindi në vitin 93 hixhri, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve. Lindi në qytetin e bekuar të Medinës së Resulull-llahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, po atë vit që vdiq sahabi i njohur Enes ibën Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij. E filloi kërkimin e diturisë që në fëmijëri, madje shquhej në mesin e moshatarëve të tij. Në moshën 21-vjeçare, arriti të bëhet mësues dhe t’u përgjigjet pyetjeve që i parashtroheshin nga të tjerët. Edhe pse nga mosha ishte i ri, dituria e tij u vlerësua nga të moshuarit. Ebu Musabi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “E kam dëgjuar Malikun duke thënë: “Nuk i jam përgjigjur asnjë pyetjeje derisa kanë dëshmuar për mua shtatëdhjetë (dijetarë se mund të përgjigjem).”[1]

Transmetuan hadithe nga ai një numër shumë i madh dijetarësh, që kur ishte në moshë të re. Nxënësit e dijes udhëtonin me muaj të tërë nga të gjitha vendet e botës islame për të përfituar nga ai qoftë vetëm edhe një hadith. Prezenca e tyre ishte edhe më e theksuar në kohën kur shtetin islam e udhëhiqte kalifi Harun ErrRreshid, Allahu e mëshiroftë. Ebul-Abbas Es-Serraxhi ka thënë se e ka dëgjuar Buhariun duke thënë: “Zinxhiri (i transmetuesve të hadithit) më i saktë është prej Imam Malikut nga Nafiu nga ibën Umeri.”[2] Imam Maliku, Allahu e mëshiroftë, edhe pse në moshë të re arriti të dallohej nga të tjerët me zgjuarsinë dhe diturinë e tij. Ai ishte i matur dhe jo mendjelartë, sepse zemrën e tij e kishte kapluar urtësia, devotshmëria dhe frika ndaj Allahut të Lartësuar. Para se t’u përgjigjej pyetjeve që i parashtroheshin, mendohej një kohë të gjatë e shumë herë përgjigjej me fjalët “nuk e di”. Hejthem ibën Xhemili, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “E kam dëgjuar Malikun që është pyetur në dyzetë e tetë mesele (çështje në fe) dhe është përgjigjur ndaj tridhjetë e dy (prej tyre) me fjalët “nuk e di.”[3] Halid ibën Hidashi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kam shkuar te Maliku për ta pyetur për dyzetë mesele (çështje në fe), më është përgjigjur vetëm në pesë prej tyre.”[4] Frika për t’u përgjigjur në fenë e Allahut ishte e pranishme gjithmonë te Imam Maliku, Allahu

______________ [1] “Sijer a’lamun-Nubela” 8/96. [2] “Sijer a’lamun-Nubela” 8/115. [3] “Sijer a’lamun-Nubela” 8/78. [4] “Sijer a’lamun-Nubela” 8/78. Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0

45


e mëshiroftë. Para se të fliste, ai gjithmonë mendonte për shpërblimin dhe dënimin e Allahut të Lartësuar. Tregon Hejthem ibën Xhemili, Allahu e mëshiroftë, se Imam Maliku thoshte: “Kush i përgjigjet ndonjë pyetjeje, është mirë që para se të përgjigjet ta paraqesë veten e tij para xhennetit dhe xhehennemit e të mendojë se si do të jetë përfundimi i tij në botën tjetër. Më pas le të përgjigjet.” Është pyetur në një mesele dhe ka thënë: “Nuk e di.” Dikush (nga të pranishmit) tha: “Kjo është pyetje e thjeshtë (e lehtë).” Ai u zemërua dhe tha: “Në dituri nuk ka gjë të lehtë. A nuk i ke dëgjuar fjalët e Allahut: “Ne do të shpallim ty fjalë të rëndë (të madhe).”[5] Çdo gjë në dituri është e rëndë, sidomos për atë që do të pyetesh në Ditën e Kiametit.”[6] FJALËT E DIJETARËVE PËR IMAM MA LIKUN

Ë

shtë transmetuar nga Ebu Amër elEvzaij, Allahu e mëshiroftë, se kur përmendte Imam Malikun thoshte: “Dijetar i dijetarëve, myftiu i dy Haremeve (Haremit të Mekës dhe Medinës).”[7] Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Ai (Imam Maliku) ka qenë imam në hadith dhe në fikh.”[8] Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kur përmenden dijetarët, (Imam) Maliku është si ylli (më i dituri).”[9] Gjithashtu thoshte: “Dituria gjendet në tre persona: Maliku, Lejthi dhe ibën Ujejne.”[10] Ibën Ujejne, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “(Imam) Maliku është njëri prej argumenteve të Allahut për krijesat e tij (njerëzit).”[11]

Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Asnjë dijetar në Medinë, pas gjeneratës së tabiinëve, nuk krahasohej me (Imam) Malikun në dituri, në fikh, në dinjitet (në krenari) dhe në të mbajturit mend.”[12] MËSUESIT E TIJ

N

umri i mësuesve të tij ishte shumë i madh. Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij “Sijer a’lam en-Nubela” ka përmendur mbi njëqind e njëzet mësues, prej të cilëve ka transmetuar hadithe në librin e tij të njohur “El-Muvat-ta”[13], ndërsa ne do të përmendim disa prej tyre. 1) Nafi’ Mevla Abdil-lah ibën Umer 2) Ebu Seid, Seid ibën ebi Seid el-Makburij 3) Ebul-Harith el-Medenij, Amir ibën AbdAllllah ibën Zubejr ibën Av-vam el-kureshij elEsedij 4) Ebu Abdirr-Rrahman el-Adevij el-Umerij, Mevlahum el-Medinij 5) Ebu Abdil-lah, Muham-med ibën elMunkedir ibën Abdil-lah el-Kureshi et-Tejmij 6) Ebu Abdil-lah, Safvan ibën Sulejm elKureshij ez-Zuhrij el-Medinij 7) Humejd ibën ebi Humejd et-Tavil el-Basrij. NXËNËSIT E TIJ

N

umri i nxënësve të tij është shumë i madh. Në ligjëratat e tij ishin të pranishëm me qindra e mijëra nxënës të dijes. Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij “Sijer a’lam en-Nubela” ka përmendur mbi 200 nxënës dijeje që kanë transmetuar hadithe nga ai. Ne këtu do të përmendim vetëm

______________ [5] Surja Muz-zem-mil, ajeti 5. [6] “Sifetul-Fetva vel-Mufti vel-Mustefti”, fq. 8. [7] “Sijer a’lamun-Nubela” 8/95. [8] “Sijer a’lamun-Nubela” 8/95. [9] “Sijer a’lamun-Nubela” 8/58. [10] “Sijer a’lamun-Nubela” 8/95. [11] “Sijer a’lamun-Nubela” 8/95. [12] “Sijer a’lamun-Nubela” 8/59. [13] “Sijer a’lamun-Nubela” 8/49-51.

46

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0


disa prej tyre: 1) Sufjan ibën Ujejne ibën ebi Imran, Mejmun el-Hilalij 2) Ismail ibën Xha’fer ibën ebi Kethir el-Ensarij 3) Ma’n ibën Isa ibën Jahja ibën Dinar elMedenij 4) Ebu Seid, Jahja el-Kat-tan ibën Seid ibën Ferr-rrevh 5) Ebul-Ab-bas ed-Dimeshkij, Velid ibën Muslim 6) Abdull-llah ibën el-Mubarek ibën Vadih elHandhalij 7) Abdan, Abdull-llah ibën Uthman ibën Xhebelete el-Ezdij.

dëgjon.”[15] “Dituria nuk merret nga katër persona: Mendjelehti që e tregon mendjelehtësinë e tij, edhe nëse është prej transmetuesve më të mëdhenj. Bidatxhiut që thërret në atë që i thotë mendja e tij (në bidatin e tij). Ai që kur flet me njerëzit gënjen, edhe nëse nuk e akuzoj atë në hadith dhe nga njeriu i mirë, i devotshëm e me vlerë, që nuk mban mend atë që thotë (që transmeton).”[16] “Mburoja e dijetarit është fjala ‘nuk e di’. Nëse e largon nga mendja e tij, goditet për vdekje.”[17] “Nuk kërkohet të pendohet nga ai që e fyen Pejgamberin sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, qoftë prej jobesimtarëve apo muslimanëve.”[18]

LIBRAT E TIJ

N

ë kohën kur jetoi Imam Maliku, Allahu e mëshiroftë, nuk ishte i njohur shkrimi i librave, ashtu siç u bë e njohur më vonë. Për këtë arsye, librat e Imam Malikut nuk ishin të shumtë. Disa nga librat e tij ishin: 1) “El-Muvat-ta” – që është libri më i njohur nga Imam Maliku, Allahu e mëshiroftë 2) “Risaletun fil-Kaderi” 3) “Risaletun fil-Akdijeti” 4) “Risaletun ila ebi Gas-san Muhammed ibën Mutarr-rrif ” 5) “Xhuz-un fit-Tefsir” 6) “Risaletun ilel- Lejth fi ixhmai ehlil-Medine”. DISA FJALË TË IMAM MALIKUT

K

am kërkuar dituri vetëm për vete dhe jo që të tjerët të kenë nevojë për mua. Kështu ishin edhe të tjerët (dijetarët e

Në fund, e lusim Allahun e Lartësuan me Emrat e Tij të bukur dhe me Cilësitë e Tij të larta, që ta mëshirojë Imam Malikun me Rahmetin e Tij të pafund dhe të gjithë dijetarët e Ehli Sunnetit! Përgatiti: Sabahudin Selimi Literatura: 1) Sijer a’lam en-Nubela – Shemsud-din ebu Abdil-lah Muhammed ibën Ahmed edh-Dhehebi. Mues-seseturr-rrisale. Një grup verifikuesish nën mbikëqyrjen e Shuajb Arnautit. 2) Sifetul-Fetva vel-Mufti vel-Mustefti- Ahmed ibën Hamdan el-Harr-rrani. Me verifikim të Shejh Albanit. El-Mektebul-Islami-Bejrut, botimi i tretë. 3) Hytbeja e xhumasë në Xhaminë e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, nga ligjëruesi Abdulbari Thubejt, mbajtur më 26/6/1422h.

tjerë).”[14] “Është fesad i madh që njeriu të flasë çdo gjë që ______________ [14] “Sijer a’lam en-Nubela” 8/67. [15] “Sijer a’lam en-Nubela” 8/67. [16] “Sijer a’lam en-Nubela” 8/68. [17] “Sijer a’lam en-Nubela” 8/78. [18] “Sijer a’lam en-Nubela” 8/104.

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0

47


Këshilla e artë nga

Im a m i

i

q a rt ë

...thirrësi në Allahun e ka për obligim që, t'i nxisë njerëzit në dituri, që të prezentojnë në thirrjet e dijetarëve të Ehlus Sunnetit, dhe t'i thërrasë ata që ta pranojnë atë prej tyre.

A

llahun e falënderojmë për të Mirat e Tij, qofshin ato që na i ka dhënë në trup e mendje, apo ato që na i jep çdo ditë, e sa të shumta që janë.. Salavatet dhe selamet qofshin mbi pejgamberin tonë, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë vëllezërit e tij që e pasojnë udhëzimin e tij edhe pse nuk e kanë parë.. Imam ibën Bazi rahimehullah në Fetauat e tij (19/27) thotë: "Pra, thirrësi në Allahun e ka për obligim që, t'i nxisë njerëzit në dituri, që të prezentojnë në thirrjet e dijetarëve të Ehlus Sunnetit, dhe t'i thërrasë ata që ta pranojnë atë prej tyre. Dhe t`iu tërheqi vëmendjen që mos t'i largojë ndokush njerëzit nga dijetarët e njohur me akide të shëndoshë dhe me thirrje në rrugë të Allahut azze ue xhel. Ngase çdokush ka gabime, askush nuk shpëton nga ato… Ajo që duhet bërë, në rast të gabimeve, është që të tërhiqet vëmendja për gabimet e tij[1] me metodë të mirë, por, nuk paralajmërohet prej tij kur ai është prej ehlus sunnetit, përkundrazi, ai orientohet në të mirë, i mësohet e mira, këshillohet me të butë në rrugën e Allahut azze ue xhel. Pra, sqarohet gabimi i tij, por, njëherit kërkon nga njerëzit që të kërkojnë dije prej tij dhe të mësojnë prej tij, përderisa ai është prej ehlus sunnetit dhe xhematit. Prandaj, duhet kuptuar se gabimi (i tij) nuk kërkon doemos paralajmërimin prej atij (dijetari), por, vetëm sqarohet gabimi i tij. Ngase çdo njeri ka gabime, por, ajo që duhet shikuar tek një person është ajo që ai ecë në të dhe ajo që dihet tek ai prej akides së mirë… Pra, dijetarët e sunnetit e kanë për obligim që të bashkëpunojnë në të mirë dhe devotshmëri dhe duhet harruar me qëllim disa nga lëshimet apo

gabimet e lehta që ndodhin… Tek e fundit, kush është ai që nuk gabon?! Me rëndësi është që daveti selefij të jetë në rrugën e Sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta) dhe pasimi i tyre me të mirë… Pra, kur thirrësi në Allahun apo dijetari orientues në të mirë gabon, ai e ka shpërblimin e përpjekjës së tij, nëse ia qëllon i ka dy shpërblime, përderisa ai është në rrugën e të parëve tanë të mirë (Selefus-Salih), në rrugën e ehlu sunnetit dhe përderisa është njësues dhe qëllimi i tij është hajri… Kështuqë, ju këshilloj që të bashkëpunoni…, të jeni të butë në davet, të keni mendime të mira për vëllezërit tuaj nga ehlus sunneti dhe të mos përhapni gabimet e tyre që ua dëmtojnë atyre imazhin. Përkundrazi, shëroni[2] ata me rrugë të çmueshme, duke biseduar mes veti, duke u këshilluar në thirrje telefonike, duke u vizituar, duke i shkruar njëri-tjetrit shkrime të mira… Dhe veproni kështu gjersa të largohet rigoriziteti mes jush, derisa të sqarohet e vërteta dhe të hiqen gabimet, sepse caku kryesor është nënshtrimi ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij…" Allahu na përmirësoftë të gjithëve dhe na e shtoftë dashurinë mes nesh edhe më shumë dhe na bëftë prej atyre që falin gabimet e të tjerëve, sepse edhe Allahu thotë "Me të vërtetë Allahu fal për shumë gabime". Përshtati: Zejd Haziri Burimi: Imam Ibën Bazi (rahimehullah) nga “Mexhmu'ul-Fetava" (19/27)

______________ [1] Për gabimet e ndonjë dijetari të ehlus sunnetit. [2] Këshillojini që të kthehen nga gabimi.

48

Dëlirje&Edukim | J A N A R 2 0 1 0

Revista Delirje & Edukim Nr.9  

Pendimi i sinqertë i njeriut që vrau 99 njerëz .......................... 35 Kontributi i tabi’inëve në ruajtjen e Sunnetit ..................