Page 1


PËRMBAJTJA

EDITORIALI Kryeredaktori

Premtimet e rrejshme dhe premtimet e vërteta ...................... 2 Dr.Muhamed ibën Abdulvehab el‐Akil

Domethënia e besimit në melaike Tema e parë: Besimi i përgjithshëm në melaike ....................... 4 Kryeredaktor:

Adem Avdiu

Zejd Haziri

Dashuria ndaj Pejgamberit dhe lartësimi i pozitës së tij sal‐lAllahu alejhi ve sel‐lem ...................................................... 9

Anëtarët e revistës:

Unejs Murati Fidan Xhelili Xheladin Leka Bashkëpunëtorët:

Adem Avdiu Muhamed Abdullahi Sabahudin Selimi Bali Sadiku Lirim Sadiku Namik Vehapi Redaktor gjuhësor:

Arian Koçi Redaktor Teknik:

Xheladin Leka

Vlera e dhjetë ditëve të Dhul hixhes ...................................... 14 Husejn bin Avde El Avajsheh

Haxhi i të Dërguarit sipas transmetimit të Xhabirit ................ 17 Abdulmuhsin El Abbad el Bedër

Këshilla për haxhiun (mysafirin e Allahut) ............................... 20 Muhamed Nasiruddin Albani

Hutbeja Lamtumirëse e Pejgamberit sal‐lAllahu alejhi ve sel‐lem ..................................................... 24 Xheladin Leka

Vlera e ditës së Arafatit dhe disa dispozita të saj .................... 26

Avni G. Gashi Unejs Murati Ballina/Dizajni:

Avni G. Gashi Boton:

Shtëpia botuese Atik Gjilan, Republika e Kosovës

Tirazhi: 1000 Adresa: Rr. M. Idrizi p.n 60000 Gjilan Republika e Kosovës Tel: 044 988 400 e‐mail: delirjedheedukim@gmail.com Ndihmo Revistën: Nr. i llog.: 1150‐138922‐0101‐09 ProCredit Bank of Kosovo Swift Code: MBKORS22 Gjilan, Republika e Kosovës

Therja e kurbanit dhe dispozitat e tij ....................................... 32 Prof. Dr Hamud bin Ahmed Er‐Ruhejl

Shkaqet e devijimit të muslimanëve nga rruga e vërtetë ........ 34 Xheladin Leka & Zejd Haziri

Fetva të rëndësishme të haxhit ............................................... 38 Zejd Haziri

Shëmbëlltyra e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në haxh me ummetin e tij ........................................................ 42


Editorial

PREMTIMET E RREJSHME DHE PREMTIMET E VËRTETA Atëherë pse gjithë këto premtime të rrejshme nga këta pretendentë, kur ata nuk kanë asgjë në dorën e tyre? Ata nuk posedojnë as veten e tyre, as shpirtin e tyre, e lëre më jetën e rehatshme ekonomike e sociale të njeriut! uk do mend se që kur njerëzit nuk i përfillën ligjet e Krijuesit të tyre dhe i zëvendësuan ato me ligje të vendosura nga tekat dhe epshet e tyre, toka është mbushur me padrejtësi, zullum, diktatura, derdhje gjaku nga luftërat e pandërprera, premtime të rrejshme dhe të kota, duke e zhytur atë në një kaos të papërshkrueshëm e çoroditës. Krijuesi ynë njeriun nuk e ka lënë pa ndihmë në udhëheqjen e kësaj toke në mënyrën më të mirë, përkundrazi, i ka dërguar Pejgamberë dhe libra të shenjtë, kushtetuta të përkryera, të cilat që nga fillimi e deri në mbarim janë vetëm në interes të njeriut dhe assesi nuk sjellin dëm për mirëqenien dhe jetën e tij shoqërore, sociale, ekonomike, politike etj. Ai e ka bërë këtë sepse as njeriu i parë Ademi alejhi selam e as njerëzit e tjerë nuk kanë ardhur në këtë botë me dije dhe njohuri të vetën, por i kanë përfituar ato nga Krijuesi i tyre, madje Allahu rrëfen në Kur'an se si pasi e krijoi Ademin alejhi

N

2

selam, së pari ia mësoi emrat e çdo gjëje, duke thënë: "Allahu ia mësoi Ademit emrat e çdo gjëje." Bekare: 31 Ai gjithashtu dërgoi Pejgamberë me libra sepse njeriu me kapacitetin e tij mendor nuk mund ta dallojë të mirën nga e keqja. Allahu nuk ka zbritur ndëshkim mbi ndonjë popull të mëhershëm pa u dërguar atyre paraprakisht paralajmërues nga radhët e Pejgamberëve, për t’i lajmëruar ata për të mirën dhe të keqen. Allahu thotë: "Ne nuk dënojmë asnjë popull para se të çojmë të Dërguar." Isra: 15 Lexues të nderuar, nëse e kemi kuptuar këtë koncept hyjnor, atëherë e pranojmë shumë lehtë të vërtetën se sado që njeriu do të mundohet të zbatojë ligje në interes të bijve të Ademit, prapëseprapë ato ligje janë të mangëta dhe plot kundërshtime, duke pasur vazhdimisht nevojë për përmirësime dhe ndryshime. Ky është një realitet shekullor te njerëzimi, të cilin asnjë njeri i mençur nuk e mohon. Që kur njerëzit kanë marrë për

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9


bazë në shoqëritë e tyre ligjet e shpikura nga vetë ata, vazhdimisht i ndryshojnë kushtetutat e tyre sepse gjithmonë në to hasin, siç thamë më lart, në kundërshtime të ndryshme, të cilat në shumicën e rasteve janë në dëm të njerëzimit dhe nuk i shërbejnë progresit të vazhdueshëm. E tërë kjo na e bën të qartë realitetin e premtimeve aktuale në vendin tonë nga ana e atyre që pretendojnë të ndryshojnë jetën e individit dhe të shoqërisë. E kam fjalën për pretendentët e zgjedhjeve lokale të muajit të ardhshëm në vendin tonë, të cilët me anë të premtimeve të tyre të llojllojshme dhe absurde sikur dëshirojnë të thonë se suksesi është në dorën e tyre e jo në Dorën e Allahut, Krijuesit e Furnizuesit të vetëm. Çdo Pejgamber i dërguar nga Allahu, kur ka arritur ndonjë sukses në misionin e vet, ka deklaruar se suksesi është vetëm prej Allahut. Allahu në Kur'an në gjuhën e tyre thotë: "Dhe suksesi im nuk mund të vijë përveçse nga Allahu, tek Ai unë mbështetem." Hud: 88 Pastaj, askush nuk e di të ardhmen përveç Allahut, askush nuk e di se çfarë furnizimi do të ketë të nesërmen e lëre më pas disa muajsh. Atëherë pse gjithë këto premtime të rrejshme nga këta pretendentë, kur ata nuk kanë asgjë në dorën e tyre? Ata nuk posedojnë as veten e tyre, as shpirtin e tyre, e lëre më jetën e rehatshme ekonomike e sociale të njeriut! A thua vallë nuk e dinë se të gjitha këto janë vetëm në posedim të Allahut, Poseduesit e Sunduesit absolut dhe të askujt tjetër? Allahu thotë: "Atij i përket gjithë ç'është në qiej e gjithë ç'është në tokë." Bekare: 255 Dhe: "A nuk e di se vetëm Allahut i takon

sundimi i qiejve dhe i tokës?" Maide: 40 Këta pretendentë nuk posedojnë për veten e tyre as afrimin e së mirës e as largimin e së keqes, e lëre më për të tjerët. Allahu thotë: "...dhe nuk zotërojnë për veten as dëm e as dobi." Furkan: 3 Nëse kjo është e vërteta, atëherë premtimet e vërteta dhe të vetmet të realizueshme janë ato të Krijuesit, Poseduesit dhe Furnizuesit tonë, e jo të atyre që nuk posedojnë as vetveten dhe nuk dinë asgjë për të ardhmen e tyre. Prandaj, secili musliman duhet të jetë syçelë e të nxitojë në nënshtrimin ndaj urdhrave të Allahut dhe t’u largohet ndalesave të Tij, të cilat janë ligj për çdo musliman. Muslimani duhet ta ketë frikë Allahun e të jetë i devotshëm, pasi vetëm kjo i garanton një jetë të mirë në cilëndo sferë. Allahu i Madhërishëm thotë: "Dhe kushdo që ka frikë Allahun dhe përmbush detyrimet ndaj Tij, Ai do t'i gjejë rrugëdalje nga çdo vështirësi dhe do t'i japë risk prej nga nuk e pret." Talak: 2-3 Pra, dije o musliman se premtimet e vetme të realizueshme janë ato të Krijuesit e Furnizuesit tënd të vetëm, prandaj nxito e bindu urdhrave të Tij, pasi Ai do ta realizojë atë që të ka premtuar! E lutja jonë e fundit është se falënderimi dhe lavdërimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve!

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

Kryeredaktori

3


DOMETHËNIA E BESIMIT NË

MEL AI KE

"E mbikëqyrës të zjarrit Ne nuk bëjmë tjetër përveç engjëjve dhe numrin e tyre (të përmendur në Kur’an) nuk e bëmë për tjetër, por vetëm si sprovë për ata që nuk besuan, e që të binden ata që u është dhënë libri, e atyre që besuan t’u shtohet edhe më besimi…" Mud-deth-thir: 31 TEMA E PARË: BESIMI I PËRGJITHSHËM NË MELAIKE esimi në Allahun, melaiket, librat, Pejgamberët, Ditën e Gjykimit, caktimin në të mirën dhe në të keqen është obligim, pra duhet të besohen në mënyrë të përgjithshme. Nuk vërtetohet besimi i njeriut vetëm se me këtë. Sa më shumë t'i shtohet njeriut dituria në detajet e këtyre gjërave, aq më tepër i shtohet obligimi që të besojë në to dhe me këtë i shtohet edhe besimi, siç thotë Allahu: "E kur zbret ndonjë kaptinë, ka prej tyre që thonë: “Cilit prej jush ia shtoi kjo besimin?” Sa u përket atyre që besuan, atyre u shtohet besimi dhe gëzohen për të." Tevbe:124 Allahu thotë: "E mbikëqyrës të zjarrit Ne nuk bëjmë tjetër përveç engjëjve dhe numrin e tyre (të përmendur në Kur’an) nuk e bëmë për tjetër, por vetëm si sprovë për ata që nuk besuan, e që të binden ata që u është dhënë libri, e atyre që besuan t’u shtohet edhe më besimi…" Mud-deth-thir: 31 Këtu ekziston një çështje shumë me rëndësi, që shumica e njerëzve e anashkalojnë, e ajo është se ky besim obligativ nuk arrihet ndryshe vetëm se duke mësuar, prandaj mësimi i këtyre gjërave në mënyrë të përgjithshme është obligim për çdo musliman. Imam Ibën Abdul Berri, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Dijetarët kanë rënë në ujdi se diçka nga dija është obligim të dihet për çdo person e diçka është

B

obligim kolektiv. Nëse ndokush e kryen, bie obligimi nga të tjerët. Ajo që është obligative për të gjithë, ku njeriut nuk i lejohet injoranca ndaj saj, janë shtyllat obligative si për shembull dëshmia me gojë dhe bindja me zemër se Allahu është i vetëm dhe nuk ka ortak, se nuk i përngjan askush Atij, nuk ka lindur askënd dhe nuk është i lindur dhe Atij askush nuk i është i barabartë, se Ai është Krijues i çdo gjëje, se tek Ai kthehet çdo gjë, se Ai është Ngjallësi, se i bën të vdesin krijesat e Ai nuk vdes, se është i cilësuar me emrat dhe cilësitë e Tij, i pafillim dhe i pambarim, se Ai qëndron mbi Arsh".[1] Pastaj ky dijetar përmendi pjesë të tjera të besimit dhe shtyllat e fesë. Kjo çështje është e rrezikshme e shumë prej njerëzve e anashkalojnë dhe pajtohen me injorancën e tyre duke menduar se njohja e këtyre gjërave nuk është obligative për ta, duke kundërshtuar kështu Kur'anin, Sunnetin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sellem dhe konsensusin e muslimanëve. Besimi i përgjithshëm në melaike përfshin këto gjëra: 1. Miratimi i ekzistimit të melaikeve dhe se ato janë krijesa nga krijesat e Allahut. Allahu i krijoi që ta adhurojnë Atë dhe se ekzistenca e tyre është e vërtetë, ndërsa pamundësia jonë për t'i parë nuk argumenton se ato nuk ekzistojnë. Pejgamberi sallAllahu alejhi ve sel-lem i ka parë disa prej tyre në pamjen e tyre origjinale. Pejgamberët, njerëzit e mirë dhe sahabët i kanë parë melaiket në pamjen e njerëzve. Melaiket janë të dërguarit e Allahut te

______________ [1] "Xhami bejan el ilm" (1\10).

4

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9


ka thënë: "Janë krijuar melaiket nga drita dhe janë krijuar xhinët nga zjarri, ndërsa Ademi u krijua nga ajo që u është treguar juve." [3] Kjo dritë me të cilën janë krijuar melaiket është krijesë që nuk ka dyshim. Allahu e ka krijuar së pari atë, pastaj nga ajo ka krijuar melaiket, sikurse e ka krijuar së pari zjarrin e pastaj nga ai xhinët, gjithashtu ka krijuar njëherë dheun e pastaj nga ai Ademin alejhi selam. Fraza "dhe u krijua Ademi nga ajo që u është treguar juve" do të thotë ajo që Allahu na ka përmendur në Kur'anin Fisnik, siç është fjala e Allahut: "Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë po krijoj një njeri nga balta dhe kur ta kem përsosur atë dhe t’i kem dhënë nga ana Ime shpirt, ju menjëherë përuljuni atij (në sexhde).” Sad: 71-72 Dhe fjala e Allahut: "Allahu ju krijoi prej dheu, mandej prej një pike uji, e pastaj ju bëri çift…” Fatir: 11 Dhe fjala e Allahut: "Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek Allahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: “Bëhu!”, ai u bë." Alu Imran: 11 Allahu bashkoi në mes krijimit të Ademit alejhi selam dhe krijimit të shejtanit në shumë citate të Kur'anit, si p.sh.: "(Allahu) Tha: “Çfarë të pengoi ty të bësh sexhde, kur Unë të urdhërova?” Ai (Iblisi) tha: “Unë jam më i vlefshëm se ai, më krijove mua nga zjarri, e atë e krijove nga balta!” Araf: 12 Edhe Sunneti ashtu e ka cilësuar krijimin e Ademit Tema e dytë: alejhi selam, lëndën dhe kohën e krijimit të tij, si Krijimi i tyre dhe urtësia e p.sh. hadithi i sapopërmendur, d.m.th. hadithi i këtij krijimi Aishes, Allahu qoftë i kënaqur prej tij. Gjithashtu, transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu ështja e parë: Lënda e krijimit të melai- qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi sal-lAllahu keve. Allahu i Madhërishëm i ka krijuar alejhi ve sel-lem ka thënë: "Allahu e krijoi Ademin, melaiket nga drita, siç vërtetohet në kole- gjatësia e tij ishte gjashtëdhjetë kut."[4] ksionin autentik të Imam Muslimit nga hadithi i Transmetohet nga Enesi, Allahu qoftë i kënaqur Aishes, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, e cila thotë prej tij, se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Kur Allahu se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ka krijuar Ademin në xhennet, e ka lënë sa deshi Alkrijesat e Tij me atë që do Allahu nga shpallja apo edhe me diçka tjetër. Më vonë do të japim edhe sqarimin e kësaj pike. 2. Dhënia e pozitës që u ka dhënë Allahu, vërtetimi se janë krijesa të Allahut, të urdhëruara dhe të ngarkuara me obligime, se nuk posedojnë mundësi që të kryejnë diçka përveç asaj që u ka mundësuar Allahu. Allahu i ka nderuar dhe e ka ngritur pozitën e tyre, disa i ka bërë më të vlefshëm se disa të tjerë, megjithëkëtë melaiket nuk zotërojnë për vete dhe as për dikë tjetër asgjë përveç asaj që do Allahu. Duke qenë kështu, është rreptësisht e ndaluar t'u atribuohet diçka prej llojeve të adhurimeve e jo më të cilësohen me cilësi hyjnore, siç pretendojnë të krishterët. 3. Besimi në atë që është thënë për to në Kur'an dhe Sunnet. 4. Besimi i melaikeve që Allahu i ka përmendur me emra, i pranojmë ata emra dhe pohojmë se Allahu ka melaike, në mesin e të cilëve janë Xhibrili, Mikaili dhe Israfili. Për çdonjërin që Allahu e ka emërtuar nga melaiket është obligim të besojmë në emrin e tij, kurse ata që nuk janë emërtuar i besojmë përgjithësisht.[2] Ky është besimi i përgjithshëm në melaike alejhimus-selam, i cili është obligim për çdo musliman dhe muslimane që ta mësojnë. Hollësitë për këtë do të vijnë më pas, me emrin e Allahut.

Ç

______________ [2] Shiko "Shuabul iman" e Imam Bejhekiut (1\301), "El Hakaik fi ahbar el melaike", faqe 9. [3] "Sahih Muslim" (4\2294), Kitabuz-zuhdi verr-rrekaik. [4] Transmeton Buhariu (3\1210), Kitabul enbija, dhe Muslimi (4\2183).

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

5


lahu ta lërë, ndërkohë filloi Iblisi të sillej rreth tij dhe shikonte se çfarë ishte. Kur pa se ishte i zbrazët,[5] e diti se paska krijuar krijesë që nuk përmbahet.” [6] Transmetohet nga Ebu Musa El Eshariu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se ka thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: "Allahu e ka krijuar Ademin nga një grusht dhe, të cilin e mori nga e gjithë toka. Për këtë arsye bijtë e Ademit kanë ardhur sipas llojit të tokës: të kuq, të bardhë, të zinj dhe të ngjashëm, të lehtë dhe të vështirë, të këqij dhe të mirë." [7] Hadithet në këtë kontekst janë të shumta. Ndërsa sa i përket krijimit të melaikeve, Kur'ani nuk ka përmendur në mënyrë të detajuar siç ka përmendur në krijimin e xhinëve dhe njerëzve, mirëpo ka sqaruar se melaiket janë krijesa nga krijesat e Tij, i ka krijuar për adhurim, i ka nderuar dhe i ka ngritur në pozitë të lartë dhe nuk u takon asgjë më tepër, janë krijesa të ndershme dhe nuk i paraprijnë Allahut me fjalë, kurse urdhrin e Tij e zbatojnë. Ky përgjithësim, Allahu e di më së miri, ka ardhur për arsye se besimi në to është diçka që Allahu i sprovoi robërit e Tij. Atëherë kush e vërteton Allahun në atë që ka lajmëruar, ai është besimtar, ndërsa kush e përgënjeshtron, ai është në të kundërtën, Allahu na ruajttë! Edhe Sunneti nuk ka dhënë ndonjë detaj në lidhje me lëndën e krijimit të melaikeve, edhe pse shpeshherë përmenden cilësitë e tyre, adhurimet, punët dhe llojet e tyre, por nuk kam gjetur asnjë hadith autentik që flet për lëndën e krijimit të melaikeve, përveç hadithit të Aishes, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, të cilin e cekëm më lart. Edhe pse unë kam gjetur transmetime të këputura, gjithashtu edhe fjalë sahabësh (mevkufe), të cilat flasin në mënyrë të detajuar në lidhje me lëndën e krijimit të melaikeve. Këtu mund të përmendim

atë që transmeton Imam Abdullah ibën Imam Ahmedi në librin e tij "Es-sunet" dhe Ebu EshShejh në "El Adhame" dhe shumë të tjerë nga Abdullah ibën Amr ibën Asi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se ka thënë: "Allahu i krijoi melaiket nga drita e krahut dhe e gjoksit."[8] Rreth këtij transmetimi kanë folur dijetarët dhe kanë qartësuar se nuk është i saktë dhe se argumentimi me të në çështje të akides është jo i drejtë. Imam Bejhekiu, Allahu e mëshiroftë, thotë: "ky transmetim është fjalë e Abdullah ibën Amr ibën Asit dhe transmetuesi nga ai është person i paemërtuar, d.m.th se është i këputur transmetimi. Më është thënë se Sufjan ibën Ujejne e transmeton nga Hisham ibën Urve e ai nga babai i tij, e ai nga Abdullah ibën Amri. Nëse vërtetohet kjo, duhet të dihet se Abdullah ibën Amri shikonte në librat e të parëve (israilijate) dhe kjo nuk e ngre tek i Dërguari i Allahut. Mendohet se e ka marrë nga këta libra, pastaj nuk është larg që "dy krahët" dhe "gjoksi" janë nga emrat e disa krijesave të Allahut, sepse është përmendur se disa yje janë quajtur "dy krahët". Në hadithin autentik, të cilin e transmeton Urve nga Aishja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, i Dërguari i Allahut ka thënë: "Janë krijuar melaiket nga drita." Kështu ka ardhur, në mënyrë të përgjithësuar", përfundon fjala e Imam Bejhekiut.[9] Siç shihet, në hadithin e Abdullah ibën Amr ibën Asit shprehja "nga drita e dy krahëve dhe gjoksit" është shprehje shtesë që është futur në hadithin e tij gabimisht. E themi këtë për disa arsye: a) Kundërshtimi i kësaj shprehjeje me atë që është vërtetuar nga i Dërguari i Allahut në hadithin e Aishes, Allahu qoftë i kënaqur prej saj. b) Shëmtimi i kësaj fjale, në disa transmetime thuhet "nga drita e kraharorëve dhe gjoksit të tij."[10]

______________ [5] Fjala"exhvef" d.m.th: pronar i zbrazëtirës, thuhet që brendësia e tij është e zbrazët. Ndërsa nuk përmbahet d.m.th. se nuk mund ta ndalë veten nga epshet, se nuk mund t'u ikë cytjeve të shejtanit, gjithashtu thuhet se nuk e përmban veten në hidhërim. Qëllimi këtu është te lloji i birit të Ademit e jo për çdo person në veçanti (Imam Neveviu). [6] Muslimi (4\2016), "Kitab el birr ves-sile vel arab". [7] Transmeton Tirmidhiu (4\273) në librin e tefsirit, kapitulli nga kaptina Bekare dhe thotë "hadith hasen sahih"; Ebu Davudi (4\222) në librin e Sunnetit, kapitulli i kaderit dhe Ahmedi (4\406), senedi i tij është sahih. Shiko "Sahihul xhami' (1\109, nr. 1755). [8] "Es-sunet" Abdullah ibën Ahmed (2\375, nr.1084) thotë: "Më ka thënë babai im, se i ka thënë Ebu Umame, se atij i ka thënë Hishami ibën Urve e ai nga babai i tij Urve, e ai nga Abdullah ibën Amr ibën Asi. Dhe transmeton Ebu Shejhu në "El Adhame" (2\732, nr. 215) me zinxhir të tij nga Ebu Umamja me të njëjtin zinxhir të Abdullah ibën Ahmedit. [9] "El esma ves-sifat", faqe 432-433. [10]"Po aty.

6

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9


c) Është transmetuar nga vetë Abdullah ibën Amr ibën Asi pa shtesën: "dy kraharorët dhe gjoksi". Pra, u qartësua se kjo shtesë është e pasaktë sepse kundërshton atë që është vërtetuar nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, d.m.th. hadithin e Aishes që u përmend më lart. Për këtë arsye, disa dijetarë kanë thënë se kjo shprehje është nga israilijatet që nuk bën të merren sepse nuk është përmendur nga i Dërguari i Allahut sallAllahu alejhi ve sel-lem.[11] Nga lloji i këtyre transmetimeve është edhe ajo që transmetohet nga Enesi, i cili thotë: "Hebrenjtë e Hajberit erdhën tek i Dërguari i Allahut dhe i thanë: "O Ebal Kasim, Allahu i ka krijuar melaiket nga drita e mbulesës, Ademin nga balta e formuar, Iblisin nga zjarri, qiellin nga tymi, ndërsa tokën nga uji. Na trego kush është Zoti yt?" Enesi tha: "I Dërguari i Allahut nuk iu përgjigj derisa i erdhi Xhibrili dhe i tha: "O Muhamed: "Thuaj: Ai, Allahu është Një! All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë." Ihlas: 1-4.[12] Ky transmetim nga Enesi dhe të tjera, të cilat japin të kuptojnë se melaiket janë të krijuara nga drita e mbulesës, nuk janë të sakta, autentike. Nuk ka dyshim se mbulesa e Allahut është nga drita, siç vërtetohet në hadithin e Ebu Musa Eshariut, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: "U ngrit në mesin tonë i Dërguari i Allahut dhe na këshilloi me pesë fjalë, ndër to: "… perdja e Tij është dritë dhe sikur ta zbulonte atë, Shkëlqesia e Fytyrës së Tij do të digjte çdo gjë që arrin Shikimi i Tij (e Shikimi i Tij arrin çdo gjë)."[13] Ky hadith, edhe pse tregon se perdja e Allahut është nga drita, nuk tregon se melaiket janë të krijuara

nga drita e perdes së Allahut, prandaj përgjithësimi i dritës tek melaiket mbetet ashtu siç është dhe assesi nuk lejohet ta shtojmë këtë dritë dhe të themi se nga drita e perdes së Allahut, sepse një gjë e tillë nuk vërtetohet nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Nga transmetimet të cilat përmendin krijimin e melaikeve është edhe ai që e transmeton Abdullah ibën Ahmedi me zinxhir të tij nga Ebu Salih nga Ikrime, se ka thënë: "Melaiket janë krijuar nga drita e krenarisë, ndërsa Iblisi është krijuar nga zjarri i krenarisë.[14] "Por edhe ky transmetim, si të tjerat që u përmendën, është i dobët dhe nuk lejohet argumentimi me të në akide. Në realitet nuk e dimë se çfarë është kjo krenari me dritën e së cilës janë krijuar melaiket dhe nga zjarri i së cilës është krijuar Iblisi. Gjithashtu, nga këto transmetime është ai që transmetohet nga Jezid ibën Mervani, se atij i është transmetuar se melaiket janë krijuar nga shpirti i Allahut të Madhëruar. Edhe ky transmetim është i dobët, nuk argumentohet me të në çështje të besimit, ndërsa shpirti i atribuuar Allahut, nëse ky transmetim vërtetohet, ka për qëllim atribuimin e krijesës te Krijuesi, siç është fjala e Allahut: "E kur ta përsosë atë (në formën e njeriut) dhe t’i japë atij shpirtin që është krijesë Imja, atëherë ju bini atij në sexhde.” Hixhër: 29 Pra, shpirti i fryrë tek Ademi është i krijuar dhe nuk ka dyshim në të. Rezymeja e kësaj çështjeje është se lënda e krijimit të melaikeve është drita. Drita me të cilën janë krijuar është krijesë sikur ato, ndërsa ajo që është përmendur jashtë kësaj është e tëra e pasaktë dhe nuk bën të merret për argument, por duhet të ndalemi te citatet autentike të vërtetuara mirë, duke mos shtuar dhe duke mos pakësuar.

______________ [11]Shiko "Es-silsiletus-sahiha" (1\741, nr. 458). [12]Transmeton Ebu Shejhu në "El adhame" (1\370, nr. 86), e ka përmendur edhe hoxha i Islamit Ibën Tejmije në "Mexhmu’ul fetava" (17\223), ndërsa në librin e tij "Err-rred alel xhehmije" e cilësoi si fjalë të El Hakem ibën Meabedit. Në zinxhirin e tij gjendet Eban ibën Ebi Ajash "metrukul hadith", thënie e rëndë për transmetuesin, nuk bën të transmetohen nga ai hadithe dhe nuk pranohet hadithi i tij assesi (sh.p). Shiko fjalët për të në "Et-tehadhib" të Ibën Haxherit (1\162). [13]Muslimi (1\162). [14]"Es-sunet" Abdullah ibën Ahmed (2\474, nr. 311), zinxhiri i tij është i dobët sepse është transmetim i Ebu Salih. Ibën Haxheri thotë: "Ebu Salih Badham, i thuhet Badhan, "mevla Umu Hani'i daifun mudel-lis" (Et-takrib 1\93). Shprehja "Daif" domethënë i dobët, pra ky transmetues është cilësuar me cilësi të cilat e obligojnë mospranimin e hadithit të tij. Mudel-lis është ai transmetues i cili ka dëgjuar hadithe nga një transmetues tjetër, mirëpo një hadith nga hadithet nuk e ka dëgjuar dhe ky në këtë rast përdor shprehje të cilat japin të kuptojnë se ky e ka dëgjuar nga ai lart, ndërsa në realitet nuk e ka dëgjuar hadithin në fjalë, përdor p.sh. si shprehjet "nga" në vend të shprehjeve "e kam dëgjuar", "më ka transmetuar" etj (sh.p).

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

7


Çështja e dytë: Koha e krijimit të tyre Sa i përket kohës kur u krijuan melaiket, Kur'ani dhe Sunneti nuk japin ndonjë sqarim. Në Sunnet është përmendur koha e krijimit të Ademit alejhi selam dhe koha e krijimit të disa gjërave të tjera. Nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se ka thënë: "Më mori i Dërguari i Allahut për dore dhe tha: "Allahu e krijoi dheun ditën e shtunë, nga dheu krijoi kodrat ditën e diel, krijoi pemët ditën e hënë, të urryerën e krijoi të martën, dritën e krijoi të mërkurën, ditën e enjte i krijoi gjallesat, ndërsa Ademin e krijoi në orën e fundit të ditës së xhuma, mes ikindisë dhe akshamit."[15] Mirëpo Sunneti nuk e precizoi kohën e krijimit të melaikeve, mirëpo nëse drita të cilën e krijoi Allahu ditën e mërkurë është drita me të cilën i ka krijuar melaiket, atëherë ndoshta janë krijuar të mërkurën, Allahu e di më së miri, mirëpo që melaiket janë krijuar para Ademit alejhi selam është gjë e ditur në mënyrë të prerë, siç e cek edhe Kur'ani Fisnik, ku Allahu thotë: "Dhe kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do të vendos një zëvendës të trashëgueshëm në tokë…" Bekare: 30. I urdhëroi t'i bien në sexhde pasi e krijoi atë: "Dhe kur u thamë engjëjve: “Bëni sexhde për Ademin!”, ata menjëherë ranë në sexhde me përjashtim të Iblisit, i cili refuzoi, bëri mendjemadhësi dhe ishte prej mohuesve." Bekare: 34 Këto citate dhe të ngjashme me to, edhe pse tregojnë se krijimi i melaikeve ishte para atij të Ademit, nuk e përcaktojnë kohën e krijimit të melaikeve. Është obligim të besohet kjo dhe të ndalemi aty ku tregojnë citatet e mos ta teprojmë në gjëra për të cilat nuk tregon Kur'ani dhe Sunneti.

Allahut të Madhëruar. Pra, ato janë njësoj si krijesat e tjera, rob prej robërve të Allahut. Allahu thotë: "E ata thanë: “I Gjithëmëshirshmi ka fëmijë!” Larg saj qoftë madhëria e Tij! Ja, ata janë robër të ndershëm! Që nuk flasin para Tij, ata veprojnë me urdhrin e Tij. Ai (All-llahu) e di çka vepruan më parë dhe çka do të veprojnë, dhe ata nuk përpiqen të ndihmojnë pos për atë me të cilin është i kënaqur Ai, e ata nga frika prej tij janë të kujdesshëm. Ndërsa, kush thotë prej tyre se unë jam zot pos Tij, ndëshkimi për të është xhehennemi. Kështu i ndëshkojmë Ne zullumqarët." Enbija: 26-29 Adhurimi i melaikeve është i larmishëm. Disa nga adhurimet janë kryekëput adhurime, si dhikri (përmendja e Allahut), tesbihi (madhërimi i Allahut), sexhdeja, rukuja dhe të ngjashme, mirëpo ka nga ato që janë vepra me të cilat ngarkohen qoftë në qiell apo në tokë, i kryejnë ato si adhurim ndaj Allahut. Kur'ani dhe Sunneti na tregojnë se melaiket janë të ngarkuara me adhurime të shumta që nuk mund t'i kryejnë njerëzit, mirëpo ato adhurime janë në pajtim me fuqinë e madhe trupore që u është dhënë melaikeve, prandaj adhurimet e tyre në përgjithësi janë të ngjashme me ato që Allahu i ka ngarkuar njerëzit dhe nuk gjejmë ndonjë citat të pohojë se melaiket janë ngarkuar me ndonjë adhurim të veçantë vetëm për to, adhurime që nuk kanë ngjashmëri me adhurimet e njerëzve. Allahu e di më së miri! Shkëputur nga libri “Bindjet e fraksioneve muslimane dhe feve të tjera rreth melaikeve të ndershme” Autor: Dr.Muhamed ibën Abdulvehab el-Akil Mësimdhënës në Universitetin Islamik të Medinës Përshtati: Fidan Xhelili

Çështja e tretë: Urtësia e krijimit të tyre Urtësia e krijimit të melaikeve është adhurimi ndaj ______________ [15] "Muslimi" (4\2149).

8

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9


DASHURIA NDAJ

PEJGAMBERIT DHE LARTËSIMI I POZITËS SË TIJ SALLALLAHU ALEJHI VE SELLEM Ai sal-lallahu alejhi ve sel-lem është i lavdëruar tek Allahu, tek engjëjt e Tij, është i lavdëruar te të gjithë Pejgamberët alejhimus-selatu ve sel-lem si dhe te banorët e globit tokësor, edhe nëse disa nuk e besojnë. llahu subhanehu ve tela e ka pajisur Pejgamberin tonë sal-lAllahu alejhi ve sel-lem me veçori të larta e madhështore, me atribute të fuqishme e të lartësuara si dhe me moral të shkëlqyer, një burim i pashtershëm nga i cili përsoset devotshmëria, kalitet shpirti dhe fitohet lumturia në këtë botë dhe në amshueshmëri. Ai që e reflekton këtë dritë rrezatuese e kënaq syrin e të tjerëve, kudo që këmba e tij shtegton sjell sigurinë shpirtërore, paqen, rehatinë dhe harmoninë. Këto gjëra të dhuruara nga Zoti i Plotfuqishëm janë mesazh i fuqishëm për muslimanët se i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e meriton lartësimin, nderimin dhe dashurinë me zemër, gjuhë dhe me vepër brenda kufijve të sheriatit, duke mos kaluar në ekstremizëm. Ehli Sunneti në shtegtimin e tij, që nga zanafilla e deri sot, ka shfaqur dashuri, respekt dhe pasim të drejtë dhe të balancuar ndaj trashëgimisë fetare e shkencore që la personaliteti i ndritshëm, Resulullahu sal-lAllahu

A

sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, duke e realizuar këtë qëndrim me dinamizëm të fuqishëm të mbushur me dashuri e respekt. Këtë të vërtetë e faktojnë librat që Ehli Sunneti ka shkruar me zell e plot dashuri për thëniet e arta të Pejgamberit sal-lAllahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe për jetëshkrimin, sjelljet dhe personalitetin e tij madhështor.[1] Allahu i Madhëruar për Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem zgjodhi emrin Muhammed, emër që tregon në vetvete lavdërim.[2] Ai sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është i lavdëruar tek Allahu, tek engjëjt e Tij, është i lavdëruar te të gjithë Pejgamberët alejhimusselatu ve sel-lem si dhe te banorët e globit tokësor, edhe nëse disa nuk e besojnë. Ai është i lavdëruar sepse cilësitë e tij janë të lavdëruara nga çdo person që ka logjikë të shëndoshë dhe ndërgjegje humane, edhe nëse ky person është mendjemadh dhe mohues. Këtë realitet e vërteton vetë thënia e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: "Unë jam zotëria i birit të Ademit në Ditën e

______________ [1]Prej këtyre librave veçojmë: "Shemailun-Nebij sal-lallahu alejhi ve sel-lem" nga Tirmidhiu si dhe versionin e shkurtuar të këtij libri nga Imam Albani; "Subulul Huda ver-Reshad" nga Salihi; "Gajetus-Sul fi Hasaisir-Rresul" nga Ibn Mulkin; "Bidajetus-Sul fi Tafdilir-Rresul" nga Iz ibn Abdus-selam, një libërth i dobishëm, të cilin e ka recensuar muhadithi dhe fakihu Muhammed Nasirudin Albani dhe ka cituar se gjitha hadithet në të janë të sakta; "Hasaisul Kubra" nga Sujutij. Po ashtu ia vlen për t'u theksuar libri vuliminoz "Nektari i vulosur i xhennetit" nga dijetari Safijurrahman el Mubarekfuri. [2] Shiko për këtë librin "Xhelaul Efham fi Fadlis-Salati ves-Selam ala Hajril Enam" nga Ibn Kajjimi me recensim të dijetarit Mesh'hur Hasen Selman, faqe 277.

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

9


Gjykimit dhe nuk ka mendjemadhësi. Unë jam i pari që do të më hapet varri, i pari ndërmjetësues dhe i pari që do t’i pranohet ndërmjetësimi."[3] Allahu i Plotfuqishëm me këtë të Dërguar e ndihmoi njerëzimin e fundosur në errësirat e idhujtarisë, injorancës e devijimeve. Duke e larguar këtë errësirë, ai sal-lAllahu alejhi ve sel-lem vendosi besimin e vërtetë, sigurinë shpirtërore dhe e përmirësoi gjendjen e tërë ummetit dhe me këtë u bë imami absolut i udhëzimit prej bijve të parë dhe të fundit të Ademit sallAllahu alejhi ve sellem.[4] Pra, Allahu me të i udhëzoi njerëzit nga paudhësia në rrugën e drejtë, me të u përhap dituria e vërtetë dhe u largua injoranca, syve dhe veshëve iu largua perdja e paditurisë,kurse zemrave pakujdesia dhe kështu u realizua krenaria pas poshtërimit. Me ardhjen e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem njerëzit e njohën Zotin dhe të adhuruarin e tyre në mënyrën më të përsosur, duke mos pasur nevojë për njohuri e sqarime nga askush tjetër. Ajo që tregoi dhe sqaroi ai do të jetë e mjaftueshme, e përsosur dhe dhuratë e artë për të gjitha gjeneratat që do të shtegtojnë në këtë jetë deri në kiamet. Allahu thotë: "Po a nuk u mjaftoi atyre që Ne ta shpallëm ty librin, i cili u lexohet atyre, e s'ka dyshim se kjo është mëshirë e përkujtim për

njerëz që duan të besojnë."[5] Ai sal-lAllahu alejhi ve sel-lem na tregoi rrugën që na dërgon te Zoti ynë, në vendbanimin ku arrihet lumturia e përsosur, vendi i përjetshëm dhe magjepsës. Nuk pati të mirë që ai alejhi selatu ve sel-lem të mos na e tregonte e të mos na urdhëronte për të dhe nuk pati të keqe prej së cilës nuk na ndaloi. Ajo që e bën Resulullahun sal-lAllahu alejhi ve sel-lem të jetë i lavdëruar është personaliteti i tij, i formuar me një kulturë të lartë, të cilën nuk e mohuan as armiqtë e tij. Një kulturë e bazuar në mesazhin hyjnor, me moral të përsosur, me besnikëri në të shprehur. Fjalët e tij ishin të qarta, të shprehura me pak fjalë, por me shumë dobi që ngërthenin kuptime e ide të shumta. Ai i mbante premtimet, ishte durimtar dhe me sjellje të mrekullueshme, i mëshirshëm, falës, komunikues, sentimental. Pra, e tërë vepra e tij shfaqte udhëzimet rrezatuese që përmban libri i Zotit të të gjitha krijesave, Kur'ani Famëlartë. Shkaqet që motivojnë për dashurinë dhe lartësimin e pozitës së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem Prej shkaqeve që e motivojnë muslimanin që ta dojë dhe lartësojë pozitën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem veçojmë:

______________ [3] Transmeton Muslimi në "Sahihun" e tij, nr. 2278. [4] Mexhmu'ul fetava të Shejhul Islam Ibën Tejmijës 10/727. [5] Ankebutë, 51.

10

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9


1. Dashuria e Pejgamberit është edhe urdhër i Allahut, i Cili e do dhe e lartëson pozitën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Ajo që e argumenton këtë është betimi i Allahut të Lartmadhëruar: “Pasha jetën tënde (Muhammed),[6] s'ka dyshim se ata (populli i Lutit) ishin të humbur në dehjen e tyre."[7] Gjithashtu i Plotfuqishmi e lavdëroi kur tha: "Vërtet, ti (Muhammed) je në një shkallë të lartë të moralit!"[8] si dhe: "Dhe Ne (o Muhammed) ta ngritëm lart famën tënde.”[9] Nuk është përmendur dhe lavdëruar asnjë njeri ashtu siç është përmendur e lavdëruar Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe Zoti ynë atë e ka bërë Halil,[10] paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Ibën Kajjimi rahimehullah thotë: "Çdo dashuri dhe lartësim i pozitës së ndonjë personi lejohet nëse ajo pajtohet dhe pason dashurinë dhe lartësimin e Allahut, si p.sh. dashuria ndaj Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem si dhe lartësimi i pozitës së tij. Kjo vërtet është plotësim i dashurisë ndaj të Dërguarit të Tij dhe lartësim i tij. Për këtë arsye, muslimanët e duan Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem për shkak se Allahu e do atë dhe e lartësojnë dhe e nderojnë sepse Allahu e lartëson dhe e nderon atë. E, kjo e bën obligim dashurinë për Allahun. Gjithashtu dashuria për dijetarët e fesë si dhe dashuria për sahabët radijallahu anhum dhe nderimi i tyre është pasuese e dashurisë për Allahun dhe Resulullahun sal-lAllahu alejhi ve sellem.[11] 2. Dashuria dhe lartësimi i pozitës së Resulullahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është prej kushteve të besimit të njeriut, madje gjë e do-

mosdoshme, ashtu siç thotë Ibën Tejmije: "Me të vërtetë realizimi i lavdërimit, lartësimit dhe respektimit ndaj tij është ndërtimi i gjithë fesë dhe lëshimi i saj është lëshim i tërë fesë.[12] 3. Allahu e veçoi atë me gjenealogji të ndershme e me atribute, morale e vepra të përsosura. 4. Dashuria dhe mëshira që kishte ai sal-lAllahu alejhi ve sel-lem për ummetin e tij. Allahu thotë: "Juve ju erdhi i Dërguari nga lloji juaj, atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndjeshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët."[13] Sa herë ka kërkuar i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nga Allahu i Lartësuar hairin për ummetin e tij? Ai ishte i gëzuar dhe i lumtur për të mirat e Allahut mbi ummetin e tij. Sa herë mbajti mbi supet e veta vështirësi për përhapjen e fesë dhe sa herë e keqtrajtuan idhujtarët me fjalë e vepra, derisa Allahu e plotësoi me të këtë fe dhe i përsosi përmes tij begatitë? Obligueshmëria e dashurisë ndaj Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem Dashuria për Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është bazë madhështore prej bazave të fesë, prandaj nuk ka besim tek ai person që nuk e ka Resulullahun sal-lAllahu alejhi ve sel-lem më të dashur se fëmijët, se prindërit e tij si dhe më të dashur se gjithë njerëzit. Allahu i Lartmadhëruar thotë: "Thuaj (o i Dërguar): Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia

______________ [6] Të betuarit në krijesa është prej veçorive të Allahut dhe nuk i lejohet njeriut të betohet në asnjë gjë përveç në Allahun. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotë: "Kush betohet në diçka tjetër përveç Allahut vetëm se ka bërë kufër apo shirk." Transmeton Tirmidhiu në "Sunenin" e tij 5/253 dhe thotë se hadithi është hasen. [7] Hixhër, 72. [8] Kalem, 4. [9] Inshirah, 4. [10] I dashur dhe mik i veçantë. [11] Xhelaul Efham, faqe 297. [12] Es-Sarimul Meslul, faqe 211. [13] Tevbe, 128. Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

11


që frikësoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se Allahu, se i Dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa Allahu të sjellë vendimin (dënimin) e Tij. Allahu nuk i udhëzon njerëzit e prishur."[14] "Pejgamberi është më i afërt për besimtarët (dhe më i merituar) sesa vetë ata me vetveten."[15] Resulullahu sal-lAllahu alejhi ve sellem thotë: "Nuk ka besimtar veçse unë jam më i afërt e më i merituar tek ai në këtë jetë dhe në përjetësi. E, nëse dëshironi ta dini këtë, atëherë lexoni: "Pejgamberi është më afër besimtarëve (dhe më i merituar) sesa vetë ata me vetveten..."[16] Pejgamberi alejhi selatu ve sel-lem thotë: "Unë jam më i afërt e më meritor për çdo besimtar sesa vetja e tyre."[17] "Nuk ka besuar askush përderisa unë të jem tek ai më i dashur sesa prindërit e fëmijët e tij dhe sesa gjithë njerëzit."[18] "Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, nuk ka besuar askush prej jush përderisa unë të jem më i dashur tek ai sesa prindërit dhe fëmijët e tij."[19] Transmetohet nga Abdullah ibën Hishami se ka thënë: "Ishim me Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe ai kishte kapur për dore Umerin të birin e Hatabit, i cili i tha: "O i Dërguari i Allahut, ti je më i dashuri për mua, përveç vetes sime." Atëherë Pejgamberi alejhi selatu ve sel-lem i tha: "Jo (o Umer). Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, (assesi) derisa të jem unë më i dashur për ty sesa vetja jote." Umeri i tha: "Tani, pasha Allahun, ti je më i dashur për mua sesa vetja ime." Pejgamberi salalllahu alejhi ve sel-lem ia ktheu: "Tani po, o Umer."[20]

Në lidhje me këtë Ibën Haxheri rahimehullah thotë: "Kjo ka kuptimin se tani o Umer e ke kuptuar dhe deklaruar atë që është obligim."[21] Vërtetimi i dashurisë ndaj Pejgamberit salallau alejhi ve sel-lem dhe lartësimi i pozitës së tij Çështja e dashurisë dhe e lartësimit të pozitës së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem do të thotë adhurim i Allahut të Plotfuqishëm dhe afrim tek Ai, qoftë i lartësuar e i madhëruar. Adhurimi të cilin e do Allahu i Lartësuar prej robit dhe me të cilin Ai është i kënaqur është ai adhurim që është realizuar duke pasur për synim Fytyrën e Zotit dhe që është implementuar në formën e legjitimuar nga Allahu në librin e Tij, Kur'anin, dhe përmes gjuhës së Pejgamberit të Tij të ndershëm sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Sa i përket sinqeritetit në vepra duke pasur synim Fytyrën e Allahut të Lartësuar, atë e ngërthen dëshmia la ilahe il-lallah sepse domethënia e saj është nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut të Madhëruar. Pasimi i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sellem është ajo që synon dëshmia se Muhammedi është i Dërguari i Allahut dhe kuptimi i drejtë i saj realizohet duke iu nënshtruar urdhrave të tij, duke besuar të gjitha informatat dhe ngjarjet që tregoi ai, duke u larguar nga ajo që ndaloi dhe duke e adhuruar Allahun ashtu siç e legjitimoi ai sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.[22] Kjo është përsosmëria e dashurisë dhe e lartësimit të pozitës së Pejgamberit sal-lAl-

______________ [14] Tevbe, 24.. [15] Ahzabë, 6. [16] Buhariu 4781. [17] Muslimi 867. [18] Buhariu 15, Muslimi 45. [19] Buhariu 14. [20] Buhariu 6632. [21] El-Fet'hul Barij 11/536. [22] Mexhmu’u Muelefat Esh-Shejh Muhammed bin Abdulvehab 1/190.

12

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9


lahu alejhi ve sel-lem. E si mund ta quajmë Allahu e ruajttë. dashuri dhe lartësim të pozitës së Resulullahut alejhi selatu ve sel-lem kur dikush dyshon në atë që tregoi e informoi ai, nuk u nënshtrohet urdhrave të tij dhe e kundërshton atë ose shpik në fenë e tij dhe e adhuron Allahun jo sipas rrugës së tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem?! Allahu i Plotfuqishëm i ka qortuar skajshmërisht ata të cilët i bëjnë adhurimet e tyre nën metodologjinë e cila nuk është legjitimuar nga Ai, duke thënë: ”A kanë ata të adhuruar (që me ta i bëjnë rival Allahut) e të cilët kanë themeluar e përcaktuar për ta ndonjë fe të cilën nuk e ka lejuar e përcaktuar Allahu?”[23] Pejgamberi alejhi selatu ve sel-lem thotë: “Kush bën ndonjë vepër që nuk është prej fesë sonë, ajo është e refuzuar.”[24] Dashuria dhe lartësimi i pozitës së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është ibadet dhe vendi i ibadetit është në zemër, gjuhë dhe në gjymtyrë. Realizimi i lartësimit të pozitës së Pejgamberit alejhi selatu ve sel-lem me zemër bëhet kur dashuria për të nxirret para dashurisë për veten, prindërit, fëmijët dhe gjithë njerëzit. Imani plotësohet vetëm me këtë dhe nuk ka respekt, dëgjueshmëri dhe lartësim të pozitës vetëm se me dashuri. Përgatiti: Adem Avdiu Kjo temë kryesisht është përgatitur nga libri "Hukukun ______________ [23] Shura, 21. Ixhlali vel Ihlal", nga faqja 61-69, të cilën Nebij bejnel [24] Transmeton Muslimi, numër 1718. e botoi revista El bejan me miratim nga dijetari i madh, prof. dr. Salih ibën Fevzan el Fevzani,

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

13


VLERA E DHJETË DITËVE TË

DHUL HIXHES Allahu i Lartësuar e ka veçuar përmendjen e Tij në këto ditë ndaj ditëve të tjera. Allahu thotë: ”…ta përmendin Allahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi).” Haxh: 28 Ibën Abbasi thotë: "Ditët e caktuara në këtë ajet janë dhjetë ditët e Dhul hixhes."

alënderimi i takon Allahut, Atë e falënderoj dhe vetëm prej Tij ndihmë kërkoj. Përshëndetjet më të përzemërta qofshin mbi Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, mbi shokët e tij, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët e pasojnë me përpikëri udhëzimin e tij, derisa t'u vijë meleku i vdekjes! Pasi jemi në prag të dhjetë ditëve të Dhul hixhes, ishte e rrugës që në këtë numër të kësaj reviste të bereqetshme t'i bëj një përkujtim vetes së pari e pastaj edhe juve, të nderuar lexues, për vlerën e këtyre ditëve dhe për vlerën e adhurimit në këto ditë. Shpresoj tek Allahu që kjo temë të jetë inkurajim për ne që t’i kthehemi Allahut më shumë duke bërë vepra të mira, të çfarëdo fushe qofshin ato. Lus Allahun që veprat tona t’i shumëfishojë çdo herë dhe të na mundësojë që t’i veprojmë ato vepra ashtu siç ka kërkuar Ai nga ne!

F

siç na tregojnë Kur’ani dhe fjalët e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, por unë do të përmend shkurtimisht disa vlera të tyre duke u munduar që të jem sa më i qartë dhe duke iu larguar zgjatjes së panevojshme. E lus Allahun ta realizoj këtë qëllim! E para: Allahu është betuar në këto ditë në librin e Tij të shenjtë dhe dihet se i Lartësuari betohet vetëm në diçka që ka vlerë të madhe Allahu i Lartësuar thotë: ”Pasha agimin! Pasha dhjetë netët!” Fexhër, 1-2. Dhjetë netët e përmendura në këtë ajet janë dhjetë ditët e Dhul hixhes, siç është transmetuar nga Ibën Abbasi, Muxhahidi[1] etj. E dyta: Allahu i Lartësuar e ka veçuar përmendjen e Tij në këto ditë ndaj ditëve të tjera Allahu thotë: ”…ta përmendin Allahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi).” Haxh: 28 Ibën Abbasi thotë: "Ditët e caktuara në këtë ajet janë dhjetë ditët e Dhul hixhes."[2]

VLERA E KËTYRE DITËVE Vlera e këtyre ditëve është shumë e madhe,

E treta: Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sellem ka dëshmuar se këto ditë janë ditët më të

______________ [1] Shiko më gjerësisht “Xhamiul-Bejan” të Taberiut, “El xhamiu li ahkamil Kur’an” të Kurtubiut, “Tefsirul kur’anil-Adhim” të Ibën Kethirit. Këta libra e kanë treguar gjerësisht këtë çështje gjatë komentimit të kaptinës Fexhër. [2] E transmeton këtë ether Buhariu pa sened, te kapitulli: "Vlera e veprave të mira gjatë ditëve të Bajramit” (2/24 nga renditja e Fet’hul-Barit). Shiko po ashtu në librat e tefsirit që përmendëm më lart, te komenti i këtij ajeti të kaptinës Haxh.

14

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9


vlefshme të dynjasë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: ”Nuk ka ditë që vepra e mirë të jetë më e dashur tek Allahu se në këto ditë - dhjetë ditët e Dhul hixhes." Shokët i thanë: "As xhihadi në rrugën e Allahut, o i Dërguar i Allahut?" Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: "As xhihadi në rrugën e Allahut, përveç një njeriu i cili shkon në xhihad me veten dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asgjë.”[3] Pra, çdo vepër e mirë që kryhet në këto ditë të Dhul hixhes është më e dashur për Allahun sesa çdo vepër tjetër që kryhet jashtë këtyre ditëve të Dhul hixhes, qoftë kjo vepër edhe xhihadi në rrugën e Allahut, me përjashtim të njeriut që ka sakrifikuar veten dhe pasurinë e tij dhe nuk është kthyer me asgjë, d.m.th. ka vdekur në këtë luftë dhe asgjë nga pasuria e tij nuk është kthyer në shtëpinë e tij.

E gjashta: Në këto ditë janë ndërlidhur adhurimet më kryesore të muslimanit Ibën Haxheri, Allahu e mëshiroftë, thotë: ”Arsyeja e dallimit të dhjetë ditëve të Dhul hixhes nga ditët e tjera është se në këto ditë janë përputhur adhurimet kryesore të muslimanit, si: namazi, agjërimi, sadakaja, haxhi dhe një gjë e tillë nuk ndodh në ditët tjera.”[6] VEPRAT E PREFERUARA GJATË KËTYRE DITËVE

1. Haxhi dhe umreja Dobinë e haxhit dhe të umres në këto ditë e arrijnë haxhitë, ngase dita e dhjetë e Dhul hixhes është edhe dita e Kurban Bajramit, prandaj ai që ka shkuar në haxh, përveç dobisë dhe shpërblimit të madh që ka për haxhin, në të njëjtën kohë ka shpërblim të madh që haxhi kryhet vetëm në këto dhjetë ditë të E katërta: Në këto ditë gjendet edhe dita e Dhul hixhes. Pra, haxhiu merr shpërblimin Arafatit e haxhit dhe shpërblimin e adhurimit që Sikur të mos kishte ekzistuar asnjë dobi për bëhet në dhjetë ditët e këtij muaji. këtë ditë përveç ditës së Arafatit, do të kishte mjaftuar.[4] 2. Agjërimi Në këto ditë preferohet më shumë agjërimi, E pesta: Në këto ditë është edhe dita e therjes edhe pse duhet ditur që nuk ka ndonjë hasë kurbanit (Kurban Bajrami). dith të veçantë për vlerën e agjërimit në këto Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ditë, mirëpo Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve thotë: ”Dita më e madhe tek Allahu është dita sel-lem i ka agjëruar këto ditë, ashtu siç kanë e therjes së kurbanit (Kurban Bajrami).”[5] transmetuar disa gra të Pejgamberit sal-lAlDita e Kurban Bajramit e ka këtë vlerë të lahu alejhi ve sel-lem: ”Pejgamberi sal-lAlmadhe ngase në atë ditë bëhen shumë ad- lahu alejhi ve sel-lem agjëronte nëntë ditët e hurime. Në atë ditë bëhet gjuajtja e gu- Dhul hixhes, ditën e dhjetë të muajit Muharralecëve në Mina, bëhet rruajtja apo prerja e rem, tri ditë nga çdo muaj dhe ditën e hënë flokëve (për ata që janë në haxh), bëhet therja dhe të enjte.”[7] e kurbanit si dhe sa’ji dhe tavafi rreth Qabes. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka ______________ [3] Transmeton Ebu Davudi në "Sunenin" e tij (2440). Shejh Albani e ka konsideruar të saktë. Esenca e këtij hadithi gjendet në "Sahihul Buhari" (969,nga renditja e Fethul-Barit). [4] Për vlerën e ditës së Arafatit kthehu te tema “Vlera e ditës së Arafatit dhe disa dispozita të saj”, po në këtë numër. [5] “Sahihul Xhami’is-sagir” (1944). [6] “Fethul Bari” (2/460). [7] Transmeton Ebu Davudi (2437). Shejh Albani e ka konsideruar të vërtetë.

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

15


agjëruar nëntë ditët e Dhul hixhes ngase dita e dhjetë është dita e Kurban Bajramit, në të cilën nuk lejohet agjërimi, ngase “Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka ndaluar të agjërohet dita e Fitër Bajramit dhe e Kurban Bajramit.”[8] 3. Namazi Namazi është vepra më e mirë, prandaj edhe në këto ditë të dobishme preferohet të bëhet namaz sa më tepër. Përveç namazeve farze – që nuk lejohet të lihen në asnjë mënyrë- në këto ditë muslimani duhet të mundohet të bëjë sa më shumë namaze vullnetare,,sidomos 12 rekatet sunet, të cilat Pejgamberi sallAllahu alejhi ve sel-lem pothuajse nuk i ka lënë asnjëherë, përveç nëse ka qenë në udhëtim.

bire në veten e tyre, qoftë me zë të lartë apo me zë të ulët, por jo që t’ia fillojnë së bashku dhe të mbarojnë së bashku. Përveç këtyre veprave që përmendëm në formë të veçantë, në këto ditë duhet të shpeshtohet çdo vepër tjetër e mirë, ngase çdo vepër gjatë këtyre ditëve ka shpërblim shtesë nga shpërblimi që jepet ditëve të tjera. Lus Allahun e Madhëruar t'i falë mëkatet tona, t'i shumëfishojë shpërblimet tona dhe të na mundësojë të shohim Fytyrën e Tij të Ndritshme atë ditë kur do të dalim para Tij. Falënderimi i takon Allahut në fillim dhe mbarim. Përgatiti: Xheladin Leka

4. Dhikri, të thënët "Allahu ekber, La ilahe illa Allah" Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: ”Shpeshtoni në këto ditë thënien "SubhanAllah, Elhamdulil-lah, La ilahe il-la Allah, Allahu ekber”.[9] Imam Buhariu, Allahu e mëshiroftë, tregon se Ibën Umeri dhe Ebu Hurejra gjatë këtyre ditëve kanë dalë në treg dhe kanë bërë tekbir "Allahu ekber" dhe se njerëzit kanë bërë tekbire pas tyre. Gjithashtu Imam Buhariu tregon se sahabët këto tekbire i bënin edhe në xhami, duke bërë kështu tekbire edhe gratë së bashku me burrat.[10] Mirëpo duhet të kemi kujdes që këto tekbire të mos bëhen së bashku me një zë, pra t'ia fillojnë të gjithë njëzëri dhe të mbarojnë të gjithë njëzëri, ngase një vepër e tillë nuk ka bazë në fe. Të gjithë duhet t'i bëjnë këto tek______________ [8] Transmeton Imam Buhariu (1992) dhe Imam Muslimi (827). [9] “Sahihut-tergibi ve terhib” (1248). [10] Të dyja këto transmetime Imam Buhariu i ka përmendur në "Sahihun" e tij pa sened (pa zinxhir transmetuesish), mirëpo në formën e prerë të saktësisë. Shiko kapitullin ”Vlera e veprave të mira gjatë ditëve të Bajramit” si dhe kapitullin "Tekbiri gjatë ditëve të Minasë dhe në Arafat” (2/24, nga renditja e “Fet’hul Barit").

16

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9


HAXHI I TË DËRGUARIT

[1]

SIPAS TRANSMETIMIT TË XHABIRIT

[2]

...nuk kishte mbetur pa ardhur asnjë njeri që kishte mundësi të vinte, qoftë hipur apo në këmbë. Ata u bashkuan që të bënin haxh me të Dërguarin e Allahut. Çdonjëri dëshironte të pasonte të Dërguarin dhe të vepronte si ai.

X

habiri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: "I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sellem qëndroi në Medinë nëntë vite dhe ende s'e kishte bërë haxhin. Pastaj, në vitin e dhjetë, njerëzit u lajmëruan se i Dërguari do të bënte haxh. Atëherë Medinës ia mësynë shumë njerëz; nuk kishte mbetur pa ardhur asnjë njeri që kishte mundësi të vinte, qoftë hipur apo në këmbë. Ata u bashkuan që të bënin haxh me të Dërguarin e Allahut. Çdonjëri dëshironte të pasonte të Dërguarin dhe të vepronte si ai. I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: "Mikati (vendi ku bëhet nijeti për haxh ose umre) i banorëve të Medinës është "Dhul Hulejfe", i banorëve të Shamit "El Xhuhfe", i banorëve të Irakut "Dhatu Irk", i banorëve të Nexhdit "Karn Menazil", i banorëve të Jemenit "Jelemleme"." Ka dalë nga Medina duke mbetur edhe pesë ditë ose katër nga muaji Dhil Ka'de dhe me vete mori edhe kurbanin.[3] Edhe ne ishim me të dhe me vete morëm gratë dhe fëmijët. Kur arritëm tek "Dhul Hulejfe", i Dërguari u fal në xhami, por nijetin për haxh ende s'e kishte bërë. Pastaj hipi mbi devenë e tij Kasva dhe kur u ngjit lart bëri telbijen për haxh dhe kështu vepruan edhe shokët e tij. Xhabiri thotë: "Shikova sa më shihte syri dhe para të Dërguarit kishte njerëz të hipur mbi deve dhe kishte që ecnin në këmbë, edhe në të djathtë e të majtë, gjithashtu edhe mbrapa, ndërsa i Dërguari ishte në mesin tonë. I zbriste Kur'ani, e dinte kuptimin e tij dhe çdo gjë që e praktikonte e praktikonim edhe ne. Filloi haxhin dhe bëri telbijen duke e njësuar Allahun: "Të përgjigjem o Zot, të përgjigjem, Ti je

i pashoq, vetëm Ty të përgjigjem, falënderimi të takon vetëm Ty. Të gjitha begatitë dhe e tërë pasuria është e Jotja Ti je i Pashoq", dhe kështu vazhdoi duke e përsëritur, ndërsa njerëzit vepronin të njëjtën gjë.” Xhabiri thotë: "Ne bërtitnim shumë "Të përgjigjem Ty O Allah, të përgjigjem për haxh". Nuk kemi bërë nijet diçka tjetër përveç haxhit, duke mos e përzier me umren. Kështu vazhduam derisa arritëm në Qabe, në ditën e katërt të muajit Dhul Hixheh." Në një transmetim tjetër thuhet: "Kemi arritur në Mekë në kohën e duhasë. Atëherë erdhi i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe hyri në xhami, u afrua afër Qabes dhe preku me dorë këndin jemenas." Në një transmetim thuhet se preku Gurin e Zi. "Dhe vazhdoi tavafin në të djathtë duke shpejtuar në të ecur dhe duke i afruar hapat. Kështu vazhdoi tre rrotullime, ndërsa katër rrotullimet e tjera i bëri duke ecur qetë. Më pas u afrua te Mekami Ibrahim alejhi salatu ve selam dhe lexoi fjalën e Allahut: "… (u thamë): Vendin ku qëndroi Ibrahimi pranojeni për vendfaljeje…" (Bekare: 125) E ngriti zërin që ta dëgjojnë njerëzit dhe u fal mbrapa mekamit, d.m.th. mes Qabes dhe të Dërguarit ishte Mekami Ibrahim. Aty fali dy rekate: në të parin recitoi suren "Kafirun", ndërsa në të dytin "Ihlas". Më pas shkoi tek uji Zemzem, piu nga ai dhe e lagu kokën me të, pastaj u kthye përsëri te këndi jemenas dhe e preku me dorë. Kështu doli nga dera për t'u drejtuar nga kodra Safa dhe kur u afrua tek Safa, lexoi fjalën e Allahut: “Safa” dhe “Merve” janë nga shenjat (për adhurim)

______________ [1] Sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. [2] Allahu qoftë i kënaqur prej tij. [3] Më e vlefshme për ne është lënia e kurbanit dhe bërja e haxhit në formën temetu, duke u bazuar në hadithin: "Sikur të isha vitin e ardhshëm, nuk do ta merrja kurbanin…"

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

17


e Allahut…" Bekare: 158 dhe tha: "Po filloj me atë që ka filluar Allahu." Pra, ka filluar nga Safa derisa është ngjitur mbi të derisa e ka parë Qaben, është drejtuar nga kibla, e ka madhëruar Allahun, ka marrë tekbir dhe ka thënë: "Nuk meriton të adhurohet askush përveç Allahut Një dhe të Pashoq. Atij i takon sundimi dhe Lavdërimi, Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo send; e përmbushi premtimin e Tij, e ndihmoi robin e Tij dhe Vetë i mposhti grupacionet (pa ndihmën e askujt).” Pastaj është lutur mes kësaj dhe kështu ka vepruar tri herë. Më pas ka zbritur dhe duke ecur u drejtua nga Merva gjersa arriti te lugina "ku ka vrapuar Haxherja". Vrapoi derisa është ngjitur lart dhe përsëri ka ecur derisa ka arritur te Merva, atje është ngjitur mbi të derisa e ka parë Qaben dhe veproi të njëjtën gjë që veproi te Safa. Kështu vazhdoi deri në tavafin e fundit te Merva, ku iu drejtua njerëzve me këto fjalë: "O ju njerëz! Sikur të më jepej mundësia prapë, nuk do ta merrja kurbanin me vete dhe këtë do ta shndërroja në umre. E nëse ndonjëri prej jush nuk e ka me vete kurbanin, le të lirohet nga ihrami dhe le ta shndërrojë këtë në umre." Në një transmetim tjetër: “Lirohuni nga ihramet, bëni tavafin rreth Qabes dhe rreth Safasë dhe Mervës, shkurtoni flokët dhe rrini të lirë deri ditën e Tervijes (natën e Arafatit). Atëherë hyni në haxh duke i veshur ihramet, ndërsa kjo që vepruat deri tani le të jetë umre.” Xhabiri rrëfen: “Na urdhëroi i Dërguari që nëse lirohemi nga ihrami, atëherë të presim kurban, të tuboheshim shtatë persona në një deve apo lopë, ndërsa ai që s'kishte mundësi të priste kurban, të agjëronte tri ditë në Mekë dhe shtatë kur të kthehej në shtëpi. I thamë të Dërguarit: “Çfarë është e lejuar për ne?” Na tha: “Është e lejuar çdo gjë.” Na u duk shumë e rëndë kjo gjë dhe na u ngushtuan gjokset. Dolëm në një luginë dhe thamë: “Kemi dalë me të vetmin qëllim që të kryejmë haxhin dhe deri në Arafat kishin mbetur edhe katër net (në një transmetim pesë net), ndërsa neve na u lejua t’u afrohemi grave tona. Disa prej tyre thanë: “Si ta shndërrojmë në umre, kur e kemi quajtur haxh?!” Ky dialog arriti deri tek i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Atëherë ai u ngrit dhe i këshilloi njerëzit, e falënderoi dhe e madhëroi Allahun, pastaj tha: "A për Allahun po më mësoni mua?! Ju kam treguar

18

se unë jam më i devotshmi prej jush, më i drejti dhe më vepërmiri. Veproni atë që ju kam urdhëruar, sepse unë, sikur mos ta kisha me vete kurbanin, do të lirohesha nga ihrami siç jeni liruar ju, por mua nuk më lejohet të lirohem derisa ta ther kurbanin (ditën e Bajramit). Sikur të kem rastin herën tjetër, s'do ta marr kurbanin me vete, prandaj lirohuni nga ihramet." Atëherë tregon Xhabiri dhe thotë: "Iu afruam grave tona, u parfumuam dhe i veshëm rrobat (d.m.th. i kanë hequr ihramet). Të gjithë njerëzit u liruan, i shkurtuan flokët, përveç të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe atij që kishte kurban, mirëpo kurban kishte vetëm i Dërguari dhe Talha. Ditën e Tervijes (natën e Arafatit), Mekën e lamë pas shpine dhe u drejtuam nga Mina duke bërë nijetin për haxh nga vendi i quajtur Bat'ha'. I Dërguari shkoi tek Aishja, e pa atë duke qarë dhe i tha: “Çfarë ke që qan?” Ajo ia ktheu: “Mua më erdhën menstruacionet. Të tjerët u liruan nga ihramet, ndërsa unë jo. Nuk bëra tavaf rreth Qabes dhe tani njerëzit po shkojnë për në haxh.” Atëherë i Dërguari i tha: "Kjo është një çështje që e ka caktuar Allahu për vajzat e Ademit alejhi selam, pastrohu dhe bëje nijetin për haxh.” Në një transmetim: "Pastrohu, pastaj bëj haxh dhe vepro ashtu siç veprojnë haxhitë, vetëm se mos bëj tavaf rreth Qabes dhe mos u fal.” Më pas i Dërguari e fali në Mina drekën, ikindinë, akshamin, jacinë dhe namazin e sabahut, pastaj qëndroi pak derisa lindi dielli dhe vazhdoi rrugën. Kurejshët mekas nuk dyshuan se i Dërguari do të ndalonte në Mesh'aril Haram (Muzdelife) dhe se do ta merrte për vendqëndrim atë, ashtu siç vepronin kurejshët në injorancë, mirëpo i Dërguari e kaloi Muzdelifen derisa arriti afër Arafatit. Ai pushoi aty derisa hyri koha e drekës, më pas u përgatit dhe u nis derisa arriti te "Batnil Vadij", aty u ngrit dhe u ligjëroi njerëzve duke thënë: "O ju njerëz! Gjaku dhe pasuria juaj janë të shenjta sikurse shenjtëria e kësaj dite, e këtij muaji dhe e këtij vendi…" Pastaj Bilali thirri një ezan, bëri ikametin dhe Pejgamberi fali drekën. Bëri ikametin prapë dhe fali ikindinë dhe në mes tyre nuk fali namaz. Më pas erdhi në Arafat dhe u kthye nga kibla duke qëndruar në këmbë. Ashtu qëndroi derisa perëndoi dielli e në fund tha: "Kam qëndruar këtu, mirëpo Arafati i tëri është vendqëndrim." Më pas u nis për

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9


në Muzdelife duke bërë me shenjë me dorën e djathtë që të ecnin në qetësi. Kështu i qetë vazhdoi derisa arriti në Muzdelife, ku fali akshamin dhe jacinë me një ezan dhe dy ikamete, ndërsa mes tyre nuk fali namaz. Pastaj u shtri të pushonte deri në kohën e namazit të sabahut. E fali sabahun, më pas u kthye nga kibla duke bërë dua. Vazhdoi kështu derisa drita e diellit kishte kapluar tokën. Atëherë tha: "Kam qëndruar këtu, por Muzdelife e tëra është vendqëndrim", dhe u nis para lindjes së diellit. Kur kaloi pranë "Batn Muhasir" shpejtoi pak (sepse ishte vendi ku Allahu kishte dënuar ushtrinë me elefantët. Ibën Kajimi thotë se kjo ishte tradita e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në vendet ku kishte zbritur dënimi i Allahut, pra të shpejtonte) dhe mori rrugën që shpinte për tek xhemreja e madhe. Kur arriti tek xhemreja e madhe në kohën e duhasë, ai gjuajti shtatë gurë dhe në çdo gur thoshte "Allahu ekber". Gurët i gjuante duke qenë hipur në devenë e tij dhe tha: "T'i merrni nga unë rregullat e haxhit sepse unë nuk e di, ndoshta nuk do të bëj haxh pas këtij haxhi." Ditët e tjera gurët i gjuante pas zevalit (pas ezanit të drekës). Më pas shkoi te thertorja dhe preu gjashtëdhjetë e tre kurbane, pastaj ato që kishin mbetur i theri Aliu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij. Në fund morën nga një pjesë nga secili kurban, e përgatitën mishin dhe hëngrën prej tij. Në një transmetim qëndron se i Dërguari preu kurban për gratë e veta një lopë. Xhabiri thotë se kemi ngrënë nga kurbani tri ditë vetëm sa ishim në Mina, mirëpo i Dërguari na lejoi që të merrnim edhe me vete dhe kështu kemi marrë me vete edhe në Medinë. Në një transmetim: "Theri kurbanin dhe më pas rroi flokët."Ai qëndroi në Mina ditën e Bajramit. Atë ditë për çdo gjë për të cilën pyetej se ishte vepruar më herët apo më vonë, thoshte se nuk ka gjë të keqe. Erdhi një njeri e tha: "I kam rruar flokët para se të ther kurbanin." I tha: "Nuk ka të keqe." Pastaj i erdhi një tjetër dhe i tha: "I kam rruar flokët para se të gjuaj gurët." I tha: "Nuk ka të keqe." Pastaj i erdhi një tjetër dhe i tha: "Kam bërë tavafin para se të gjuaj gurët." I tha: "Nuk prish punë." Një tjetër i tha: "Kam bërë tavafin para se të pres kubanin." I tha: "Nuk prish punë." Një tjetër i tha: "Kam prerë kurbanin para se të gjuaj gurët." I Dër-

guari i tha: "Gjuaj gurët dhe nuk prish punë." Më pas i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "E kam therur kurbanin këtu, mirëpo kurbani bën të theret në tërë Minan dhe në çdo vend në Mekë, prandaj therni në shtëpitë tuaja." Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: "I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem na ligjëroi ditën e therjes (Bajramit) dhe na pyeti: "Cila është dita më e shenjtë?" I thanë: "Dita jonë, kjo." Atëherë tha: "Cili muaj ka shenjtëri më të madhe?" I thanë: "Muaji në të cilin jemi." Pastaj u tha: "Cili vend është më i shenjtë?" I thanë: "Vendi ynë, ky." Atëherë i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem u tha: "Me të vërtetë gjaku dhe pasuria juaj janë të shenjta sikurse shenjtëria e kësaj dite, e këtij vendi dhe e këtij muaji. A e kumtova?" I thanë se po. I Dërguari tha: "O Allahu im, dëshmoje!" Më pas i Dërguari hipi mbi deve dhe shkoi në Qabe, ku bëri tavafin dhe fali namazin e drekës, pastaj piu ujë Zemzemi.Xhabiri thotë: "Aishja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, i kishte kryer të gjitha rregullat e haxhit me përjashtim të tavafit, sepse ishte me të përmuajshmet. Atëherë, kur u pastrua, bëri tavafin rreth Qabes dhe në Safa dhe Merva. Atëherë i Dërguari i tha: "Je liruar edhe nga haxhi edhe nga umreja së bashku." Aishja i tha: "O i Dërguari i Allahut! A do të ktheheni me haxh e umre e unë të kthehem vetëm me haxh?!" I Dërguari i tha: "Ti ke shpërblim sikurse ata." Aishja i tha: "Për shkakun që s'kam bërë tavaf rreth Qabes derisa e kreva haxhin, po e ndiej veten keq." I Dërguari ishte njeri i lehtë, prandaj i tha Abdurrahman bin Aufit: "Merre dhe shko e le të bëjë umre nga Ten'imi (vendi më i afërt nga haremi i Mekës). Aishja bëri pastaj umren. Xhabiri vazhdon e thotë: "I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në haxhin lamtumirës bëri tavaf mbi devenë e tij, Gurin e Zi e përshëndeste me shkopin e tij, që ta shihnin njerëzit dhe ta pyesnin." Marrë nga libri "El mevsua el fikhije el mujesere", i autorit Husejn bin Avde El Avajsheh, Allahu e ruajttë. Përshtati dhe rregulloi: Fidan Xhelili Vërejtje: Disa gjëra të cilat janë përmendur në hadithin e Xhabirit, por nuk kanë lidhje direkte me rregullat e haxhit, i kemi hequr.

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

19


KËSHILLA PËR HAXHIUN MYSAFIRIN E ALLAHUT Nga gjërat më të rëndësishme që duhet të ketë njeriu në haxhin dhe umren e tij është sinqeriteti në veprat që bën, domethënë që të jetë i sinqertë për Allahun, në mënyrë që të shpëtojë nga syefaqësia dhe nga lëvdatat e njerëzve dhe të fitojë shpërblim në haxhin dhe umren e tij. ëlla musliman, ti ke vendosur të udhëtosh për në shtëpinë e Allahut, në Qabe, duke iu përgjigjur thirrjes së Ibrahimit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, duke i marrë nga Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sellem ritet në kryerjen e obligimin tënd, duke e madhështuar Qaben dhe duke shfaqur dobësinë dhe robërimin tënd para Allahut, në zbatim të fjalës së Allahut: "Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi tek ajo." Alu imran: 97 Por edhe të fjalës së Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: "O ju njerëz, Allahu e bëri obligim haxhin, prandaj shkoni në haxh." Muslimi:3257. O ti mysafir i Allahut, tregohu korrekt në këtë mision që Allahu ta mundësoi, të cilin e bëri nga shtyllat e Islamit, që të kthehesh me haxh të pranuar, të shpërblehesh me xhennet, të pastrohesh nga gjynahet, të shpalosësh pendimin tënd, të kthehesh i pastër nga mëkatet si atë ditë që ke lindur, i pastër si petku i bardhë pa asnjë njollë. Në vazhdim do të paraqesim disa këshilla të rëndësishme, me qëllim që të veprosh atë që të zbukuron dhe të largohesh nga ajo që të shëmton.

V

1

Nga gjërat më të rëndësishme që duhet të ketë njeriu në haxhin dhe umren e tij është

sinqeriteti në veprat që bën, domethënë që të jetë i sinqertë për Allahun, në mënyrë që të shpëtojë nga syefaqësia dhe nga lëvdatat e njerëzve dhe të fitojë shpërblim në haxhin dhe umren e tij. Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Resulullahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Allahu i Lartësuar thotë: "Unë jam më i pasuri që të më shoqërohet Mua diçka, kush punon një vepër dhe shoqëron dikë tjetër me Mua në të, do ta lë atë dhe atë që më shoqëroi."[1] Gjithashtu transmeton Enesi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë në haxhin e tij: "O Allah, ky është haxhi në të cilin nuk ka syefaqësi e as që kërkoj me të lëvdata prej njerëzve."[2]

2

Largimi nga shirku, llojet dhe format e tij: Shirku është nga mëkatet më të mëdha që i bëhet Allahut, është zhvlerësim i veprave dhe ai që e vepron është përgjithmonë në zjarr dhe Allahu nuk pranon prej tij asnjë vepër. Allahu thotë: "Pasha Allahun, ty të është shpallur, e edhe atyre para teje: “Nëse i bën shok (Allahut), veprat tua janë të asgjësuara dhe ti do të jesh prej të humburve." Zumer: 65 "E sikur t’i përshkruajnë shok Zotit (edhe ndonjë nga këta), kishte për t’iu shkuar huq ajo që kanë vepruar." Ena'm: 88 "Është e vërtetë se Allahu nuk fal (mëkatin) t’i bëhet Atij shok, e pos këtij (mëkati), të tjerat i

______________ [1] Transmeton Muslimi në “Sahihun” e tij (7475). [2] Transmeton Ibën Maxhe në “Sunenin” e tij me sened të dobët (2890) dhe dijetari i madh Albani në “Silsile sahiha” (2617) ka cekur disa transmetime që e përforcojnë këtë sened, me të cilat hadithi është hasen li gajrihi (i mirë).

20

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9


fal atij që dëshiron." Nisa: 116

3

Pasimi i Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: Sinqeriteti për Allahun pa pasimin e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nuk mjafton dhe nuk shpërblehet. Allahu e pranon një vepër që është për hir të Tij vetëm pasi të pasohet Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sellem, bazuar në fjalën e tij: "Kush refuzon Sunnetin tim, ai nuk është prej meje." Në mënyrë që ummeti ta pasojë Muhamedin alejhhi selam në haxhin e tij e që kjo vepër të jetë e pranuar, Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Merrni nga unë ritet tuaja." Shokët e tij e kanë ruajtur dhe transmetuar haxhin e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sellem prej momentit kur ka dalë nga Medina e derisa është kthyer në të, duke mos shtuar e pakësuar asgjë. Hadithi i Xhabirit është argumenti më adekuat për këtë.

4

Pasimi i Sunnetit në praktikimin e haxhit arrihet duke dhënë mundin maksimal në njohjen e dispozitave të haxhit dhe umres, në mënyrë që haxhiu t'i kryejë ato me dije, duke poseduar libra të mirë për haxhin, që shpjegojnë rregullat e tij. Gjithashtu ai duhet t’i pyesë dijetarët dhe hoxhallarët për çdo gjë para se ta veprojë atë, në mënyrë që të mos gabojë.

5

Kujdesi gjatë udhëtimit për në haxh duke zgjedhur shoqëri të mirë, prej së cilës mund të përfitojë dituri dhe edukatë. Transmetohet nga Ebu Musa el Eshariu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Shembulli i shokut të mirë dhe atij të keq është si shembulli i pronarit të parfumit dhe farkëtarit. Pronari i parfumit ose do të të dhurojë, ose do të blesh prej tij apo do të marrësh prej tij erë të mirë, ndërsa farkëtari ose do të të djegë rrobat ose do të marrësh erë të keqe nga ai."[3]

6

Pendimi dhe kthimi i hakut: Haxhiu duhet të pendohet për mëkatet me pendim të sinqertë, sepse vazhdimi në mëkate sjell përfundim të keq, Allahu na ruajttë prej tyre, dhe shpëtimi është i lidhur me pendimin. Allahu thotë: "Pendohuni të gjithë tek Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim." Nur: 31 Dënimi është rezultat i mëkateve. Shkatërrimi i popujve është prodhim i kundërshtimit të urdhrave të Allahut dhe i zhytjes në ndalesat e Allahut. Obligohesh, o ti që ke marrë rrugën për në haxh, që t'ua kthesh hakun pronarëve të tyre, t'ia paguash borxhin borxhliut dhe t'ua kthesh amanetet pronarëve të tyre.

7

Posedimi i pasurisë së nevojshme: Haxhiu nuk duhet të ketë nevojë që të presë t'i japin të tjerët. Transmetohet nga Ebu Seid el Hudrij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush përmbahet (për të mos kërkuar), Allahu e ndihmon në të dhe kujt i mjafton ajo që posedon, do t'i mjaftojë atij Allahu."[4]

8

Morali i lartë dhe sjelljet e mira me të tjerët: Tregohet nga Ebu Dherri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Frikësoju Allahut kudo që të jesh dhe pas të keqes vepro mirë, do ta shlyejë atë, si dhe sillu ndaj njerëzve me moral të mirë."[5] Po ashtu transmetohet nga Abdullah ibën Amër ibën A’asi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush dëshiron të largohet nga zjarri e të hyjë në xhennet, le ta zërë vdekja duke besuar Allahun dhe Ditën e Gjykimit si dhe të sillet me njerëzit ashtu siç dëshiron të sillen ata me të." [6] D.m.th. të sillet dhe të bashkëpunojë me njerëzit ashtu siç

______________ [3] Transmeton Buhariu (5534) dhe Muslimi (6692). [4] Transmeton Buhariu (1469) dhe Muslimi (2424). [5] Transmeton Tirmidhiu në "Sunenin" e tij 1987 me sened të mirë. [6] Transmeton Muslimi 4776. Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

21


dëshiron të bashkëpunojnë ata me të.

9

Bërja e dhikrit (përmendja e Allahut): Haxhiu duhet të bëjë dhikër dhe lutje duke kërkuar falje për mëkatet e tij dhe ta ruajë gjuhën e tij duke e përdorur vetëm për fjalë të mira. Ai duhet ta kalojë kohën me atë që i sjell dobi në dynja dhe ahiret. Transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit, le të flasë mirë ose le të heshtë."[7] Gjithashtu transmetohet nga Ibën Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi sallAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Shumica e njerëzve nuk ua dinë vlerën dy mirësive: shëndetit dhe kohës së lirë."[8]

10

Kujdesi që të mos i bëhet dëm dikujt qoftë me fjalë apo me vepër: Transmeton Abdullah Ibën Amëri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Musliman është ai nga dora dhe gjuha e të cilit shpëtojnë muslimanët".[9] Po ashtu, ai duhet të ketë kujdes të mos u bëjë dëm të tjerëve me erën e keqe të duhanit. Kush është sprovuar me pirjen e tij, e ka për obligim ta lërë dhe të pendohet tek Allahu i Gjithëfuqishëm sepse me pirjen e duhanit dëmtohet shëndeti dhe humb pasuria.

11

Shkuarja e gruas në haxh vetëm me burrin e vet apo me dikë tjetër, me të cilin i ndalohet martesa: Haxhi nuk është obligim për atë grua e cila nuk ka mahrem, pasi ajo është jashtë fjalës së Allahut: "Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi tek ajo." Alu Imran: 97 Pra, nëse ajo nuk gjen mahrem, kjo aludon se nuk ka mundësi të shkojë në haxh, ngase rua-

jtja e moralit, e gjakut dhe e pasurisë kanë përparësi para kryerjes së haxhit. Për shkak të mëshirës së Tij për këtë ummet, Allahu e bëri haxhin obligim për atë që ka mundësi, duke e ditur dobësinë dhe pamundësinë e njerëzve. Muslimanët nuk duhet t'ua vënë veshin shumë atyre që e lejojnë shkuarjen e gruas në haxh me një grumbull grash të sinqerta, por pa mahrem. VËREJTJE PËR DISA GABIME TË HAXHIVE 1. Mosfjetja ne Mina natën e nëntë të Dhilhixhes: Shumë haxhi flenë në Arafat ose ndalen në vendbanimet e tyre në Mekë nga neglizhenca e tyre. U themi atyre se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, kur ishte paraditja e ditës së Tervijës, dita e nëntë, shkoi në Mina dhe qëndroi atje, fali drekën, dhe ikindinë dhe fjeti aty. 2. Mosfjetja në Muzdelife, vetëm një pjesë të natës, e për këtë nuk e falin sabahun në të: Ky është gabim fatal, ngase fjetja në Muzdelife është shtyllë për shumë nga dijetarët islamë. 3. Gjuajtja e guralecëve në ditët e teshrikut para zevalit: Kjo është kundër udhëzimit të Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ngase Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem priste zevalin dhe kur kalonte ai, ecte me kafshën e vet duke mos hipur në të dhe gjuante në secilën nga një veç e veç. Në vijim janë disa këshilla për punë të mira gjatë udhëtimit për në haxh: 1. Përqendrohu në pastërtinë e rrobave, të çadrës tënde, të banimit tënd, të ushqimit tënd, ngase pastërtia të ndihmon në ruajtjen e shëndetit dhe të ndihmon të mos sëmuresh. 2. Kujdesu nga hedhja e mbeturinave në

______________ [7] Transmeton Buhariu 6475 dhe Muslimi 74. [8] Transmeton Buhariu 6412. [9] Transmeton Buhariu 10 dhe Muslimi 64.

22

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9


rrugët e njerëzve, që të mos bëhesh shkaktar për pengimin e tyre. Je i obliguar t'i largosh pengesat nga rruga dhe t'i vendosësh në vendet e posaçme. 3. Bëhu durimtar nga dëmet e fqinjëve, mos akuzo asnjërin prej tyre, kundërvihu me atë që është sa më e mirë dhe me fjalë të mira e me edukatë. 4. Kujdes nga fjalët ofenduese, kacafytjet, polemikat e kota, në mënyrë që haxhi yt të jetë sa ma i pranuar. Lexo fjalën e Allahut: “Koha e haxhit është në muaj të caktuar. Kush vendos të kryejë haxhin, le të largohet nga marrëdhëniet (me gruan), grindjet dhe sharjet.” Bekare:197 Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ai që e bën haxhin dhe nuk flet fjalë të turpshme apo nuk bën keq, kthehet prej mëkateve të tij si në ditën kur e ka lindur nëna e tij.” 5. Bëhu modest në shitblerjet e tua, që janë të lejuara për haxhiun. Pasurohu me moral të mirë dhe mos u ballafaqo me askënd me atë që ai e urren. 6. Kujdes në pirjen e duhanit dhe në shfaqjen e moralit të ulët, sharjeve e ofendimeve, ngase sharja e muslimanit është vepër e lig dhe vrasja e tij është kufër. 7. Mos e humb kohën në tregje, në shitje dhe blerje e në thashetheme. 8. Sillu butësisht me ata që ke afër vetes gjatë tavafit dhe gjatë puthjes së Gurit të Zi, gjatë ecjes në Safa dhe Merva dhe gjatë gjuajtjes së guralecëve. Gjithë kjo butësi është e kërkuar ngase Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kujt nuk i jepet butësia, nuk i jepen shumë sende." 9. Mos e ngre zërin e lutjeve gjatë tavafit, ngase pengon të tjerët. 10. Mos i shtyj njerëzit, posaçërisht gjatë puthjes së Gurit të Zi, të mjafton përshëndetja me dorë në rast se ka kallaballëk. Ki kujdes të mos gjuash me sandale apo gjëra të ngjashme, ashtu siç bëjnë shumica e injo-

rantëve, ngase kjo është nga veprimet e urryera. Kujdes se mos prekësh dritaren e varrit të Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ose murin e Qabes, me përjashtim të asaj që është e lejuar, si prekja e Gurit të Zi ose puthja e tij dhe prekja e "Rukun Jemani". 11. Ke obligim rruajtjen ose shkurtimin e flokëve, ngase Allahu thotë: “Me siguri ju do të hyni në xhaminë e shenjtë, dashtë Allahu, të sigurt, kokërruar dhe flokëshkurtuar." Fet’h: 27 Ki kujdes se mos rruash mjekrën, gjë e cila është haram, sipas konsensusit të dijetarëve. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Shkurtoni mustaqet, lëshoni mjekrën dhe kundërshtoni zjarrputistët." 12. Lexo sa më shumë Kuran dhe puno me të, bëj tavaf, dërgo salavate mbi Muhamedin sallAllahu alejhi ve sel-lem, bëj sa më shumë dua e posaçërisht gjatë natës, Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Kush zgjohet natën dhe thotë "La ilahe ila Allahvahdehu la sherike leh,lehul-mulku ve lehul hamdu ve huve ala kuli shejin kadir, subhanallah velhamdulilah ve la ilahe ila Allah, vAllahu ekber la havle ve la kuvvete ila bil-lah", pastaj thotë "o Allah më fal mua", apo lutje tjetër, i pranohet. Nëse merr abdest dhe falet, i pranohet namazi." Muslimani duhet t'u përmbahet këtyre sjelljeve dhe moraleve të larta përherë, në veçanti gjatë udhëtimit të tij në haxh dhe umre. Shkëputur nga libri: "Tebsirul Nasik bi Ahkamil Menasik", i autorit Abdulmuhsin El Abbad el Bedër Nesaih lil-Huxhaxh, Merkez Imam Albani, Jordani. Pëmblodhën dhe përshtatën: Namik Vehapi dhe Unejs Murati

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

23


Hutbeja Lamtumirëse e Pejgamberit

sal-lAllahu alejhi ve sel-lem

"... O ju njerëz! Gjaku, pasuria dhe nderi juaj janë të shenjta sikurse shenjtëria e kësaj dite, e këtij muaji dhe e këtij vendi. Pa dyshim se të gjitha gjakmarrjet që keni pasur para xhahilijetit anulohen. E para prej tyre është ajo e Ibën Rrebi ibën el Harithit (djali i AbdulMutalibit), për të cilin në fëmijërinë e tij kujdesej fisi Beni Sead dhe e vrau Hudhejli. Fajdja, kamata, është e gjitha e ndaluar dhe e anuluar dhe kamata e parë që i nënshtrohet këtij vendimi është kamata e Abbas ibën AbdulMutalibit. Ajo është e tretur tërësisht. Kini frikë Allahun për gratë tuaja, ngase ato janë dorëzuar në besë të Zotit mbi supet tuaja.


U është lejuar jeta me to me fjalë të Allahut, prandaj atyre nuk u lejohet të ftojnë dhe të pranojnë askënd në shtëpi pa lejen tuaj. E, nëse e bëjnë këtë, atëherë goditini ato me goditje të lehtë e pa lëndime. Ato tek ju kanë mbështetje financiare, ushqim dhe veshmbathje. Unë në mesin tuaj kam lënë diçka. Nëse kapeni për të, nuk do të devijoni asnjëherë: Librin e Allahut. Ju gjithashtu do të pyeteni për mua. Si do të përgjigjeni?” Thanë: “Do të dëshmojmë se i ke kumtuar mesazhet e Zotit tënd, duke e këshilluar ummetin tënd, duke e realizuar misionin me të cilin ishe ngarkuar.” Pastaj, duke e ngritur gishtin tregues nga qielli dhe duke e drejtuar nga njerëzit, thoshte: "O Allah, dëshmo! O Allah, dëshmo!" Shkëputur nga libri “Haxh-xhetu en-Nebijji” të Muhamed Nasiruddin Albanit Allahu e mëshiroftë


VLERA E DITËS SË

A R A F AT I T

DHE DISA DISPOZITA TË SAJ Në këtë ditë Allahu fal mëkatet, liron njerëzit nga xhehennemi dhe mburret para melaikeve me njerëzit që qëndrojnë në Arafat. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Nuk ka ditë që Allahu liron më shumë robër nga zjarri i xhhennemit sesa dita e Arafatit. Atë ditë Allahu afrohet afër tyre, pastaj mburret me ta para melaikeve duke u thënë: "Çfarë dëshirojnë këta?” alënderimi i takon Allahut për çdo dhunti dhe mirësi që na dhuroi. E falënderoj Atë për çdo shans për shlyerjen e mëkateve që na mundësoi. E falën-

F

udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Pejgamberit alejhi selam. Veprat më të këqija janë bidatet, çdo bidat të çon në humbje dhe çdo humbje të çon në zjarr të xhehennemit.

deroj Atë për Arafatin, ditën më të vlefshme të vitit, që Ai e caktoi. E falënderoj në çdo moment për këtë fe të pastër në të cilën na udhëzoi, posaçërisht me pasimin e Sunnetit të Pejgamberit alejhi selam, me të cilin na ngriti dhe na begatoi. Fjala më e mirë është fjala e Allahut, ndërsa

S'ka dyshim që Allahu i Lartësuar dëshiron që robërit e Tij t’i drejtohen vetëm Atij dhe të kërkojnë ndihmë dhe falje vetëm prej Tij. Madje për ta ngulitur këtë çështje në zemrën e çdo muslimani, Allahu caktoi disa muaj, disa net dhe disa ditë për t’iu kthyer Atij më shumë, për të kërkuar nga Ai me më seri-

26

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9


ozitet dhe për të fituar sa më shumë mirësi dhe shpërblime në botën tjetër. Nga këto mundësi të arta është edhe dhuntia e ditës së Arafatit, e cila është e veçantë, vetëm një herë në vit, madje vetëm për një pjesë të njerëzve, të cilët janë musafirë të Allahut dhe i janë përgjigjur thirrjes së Allahut. Arafati është vetëm një ditë, por për nga vlera dhe dobia që ka llogaritet me vite, llogaritet me gjithë jetën e njeriut. Duke pasur parasysh këtë dhunti të madhe të kësaj dite dhe duke ditur që kjo ditë është afruar shumë, desha që përmes disa këshillave t’i drejtohem vetes së pari, pastaj atyre të cilët dëshirojnë të bëjnë haxhin sivjet dhe atyre të cilët do ta bëjnë në të ardhmen. E lus Allahun të ma mundësojë realizimin e këtij qëllimi dhe ky shkrim të jetë këshillë për mua së pari e pastaj për të gjithë ata që e lexojnë!

Arefete apo Arafat, rrjedh nga fjala “arefe”, që do të thotë ka ditur, ka njohur. Dijetarët islamë kanë dhënë disa mendime në lidhje me arsyen e emërtimit të Arafatit me këtë emër. Nga këto mendime të shumta do të cekim tre mendimet më kryesore: 1. Është quajtur “arafete” ngase Xhibrili alejhi selam kur ia ka treguar Ibrahimit alejhi selam vendet e shenjta në Mekë, e ka pyetur: "A i dite, a i njohe?" Ibrahimi alejhi selam është përgjigjur: "Po, i dita, i dita." 2. Quhet “arafete” ngase njerëzit njihen njëri me tjetrin në atë ditë. 3. Quhet ”arafete” ngase Ademi alejhi selam është njohur me gruan e tij, Havanë, në këtë vend, pasi kanë zbritur nga xhenneti.[1] VLERA E KËSAJ DITE 1. Në këtë ditë Allahu ka plotësuar fenë e Tij

Në "Sahihun" e Buhariut dhe të Muslimit tregohet se një çifut e ka pyetur Umerin, AlFjala Arafat, që në gjuhën arabe shqiptohet lahu qoftë i kënaqur prej tij: "O prijës i besÇFARË DO TË THOTË ARAFAT?

______________ [1] Shiko më gjerësisht “Sherhu Sahihil Buhari”(4/353); Iben Bettal, “Umdetul Kaari sherhu sahihil buhari” (4/259); ”Bedrud-din el Ajni el hanefi “Ikmalul mu’lim sherhu sahihil muslim”(4/149); Kadi Ijad. Vërejtje: Siç e pe edhe ti lexues i dashur, nuk dihet saktësisht se për çfarë arsyeje është emërtuar Arafati me këtë emër, mirëpo kështu thuhet në librat e dijetarëve. Sidoqoftë, dëshiroj ta informoj lexuesin që kjo çështje nuk është diçka me rëndësi, pasi njohja e saj nuk të ofron tek Allahu ashtu sikur mosnjohja e saj nuk e dëmton aspak fenë e një muslimani, mirëpo për të qenë tema më e kompletuar, e pashë të rrugës t'i përmendja edhe këto informata, që ndoshta për lexuesin nuk kanë qenë të njohura.

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

27


imtarëve, keni një ajet në librin tuaj (Kur’anin), që e lexoni. Sikur të na kishte zbritur neve çifutëve një ajet i tillë, do ta kishim bërë atë ditë feste." Umeri tha: "Cili ajet është ai?" Çifuti i tha: "Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe.” Maide: 3 Atëherë Umeri i thotë: "E dimë këtë ditë dhe e dimë vendin ku i ka zbritur ky ajet Pejgamberit alejhi selam, derisa ishte në Arafat, ditën e xhuma."[2]

ve sel-lem është pyetur për agjërimin në ditën e Arafatit dhe ka thënë: "Agjërimi i kësaj dite i shlyen mëkatet e vitit të kaluar dhe të vitit që vjen.”[5] 5. Në këtë ditë Allahu fal mëkatet, liron njerëzit nga xhehennemi dhe mburret para melaikeve me njerëzit që qëndrojnë në Arafat Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Nuk ka ditë që Allahu liron më shumë robër nga zjarri i xhhennemit sesa dita e Arafatit. Atë ditë Allahu afrohet afër tyre, pastaj mburret me ta para melaikeve duke u thënë: "Çfarë dëshirojnë këta?”[6]

2. Kjo ditë është festë për muslimanët Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Dita e Arafatit, dita e prerjes së kurbanit (Kurban Bajrami) dhe ditët e tjera të Ba- 6. Në këtë ditë ka shpresë të pranohen duatë jramit janë festë për ne pasuesit e Islamit dhe Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: ato ditë janë ditët e ngrënies dhe të pirjes.”[3] "Duaja më e mirë është duaja në ditën e Arafatit.”[7] 3. Allahu i Lartësuar është betuar në këtë ditë dhe i Madhërishmi nuk betohet vetëm se për DISA DISPOZITA TË KËSAJ DITE një gjë të madhërishme Allahu i Lartësuar thotë: "Pasha atë që dësh- Koha e qëndrimit në Arafat mon dhe atë që dëshmohet.” (Buruxh: 3). Dijetarët islamë kanë mospajtime për filDita e Arafatit është dita që dëshmohet. limin e kohës së Arafatit. Disa mendojnë që Transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kë- koha e qëndrimit në Arafat fillon që nga dalja naqur prej tij, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi e agimit në ditën e nëntë deri në daljen e ve sel-lem ka thënë: "Dita e premtuar është agimit në ditën e dhjetë dhe ky është menDita e Kiametit, dita që dëshmohet është dita dimi i medhhebit hanbeli.[8] e Arafatit dhe dita që dëshmon është dita e Disa të tjerë mendojnë që fillimi i qëndrimit në Arafat është që prej hyrjes së drekës në xhuma...”[4] ditën e nëntë deri në agim të ditës së dhjetë 4. Agjërimi i kësaj dite shlyen mëkatet e dy dhe ky është mendimi i hanefive dhe i viteve shafive.[9] Transmeton Ebu Katade, Allahu qoftë i kë- Që të gjithë janë të mendimit që dita e qënnaqur prej tij, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi drimit në Arafat përfundon me daljen e ______________ [2] Transmeton Buhariu (45, sipas renditjes së Fethul barit), transmeton edhe Muslimi (7711) me disa ndryshime të vogla. [3] Transmeton Nesaiu (3004), Ebu Davudi (2419) dhe Tirmidhiu ( 773). Shejh Albani e ka konsideruar të saktë. [4] Transmeton Tirmidhiu (3339). Shejh Albani e ka konsideruar të mirë. [5] Transmeton Muslimi (2804). [6] Transmeton Muslimi (3354). [7] Transmeton Tirmidhiu (3585). Shejh Albani e ka konsideruar të mirë. [8] “El-Mugnij” (3/432), Ibën Kudame el Makdisi. [9] Shiko “Bedaius-Sanai’”(2/125-127) Kasanij el hanefi, “Nihajetul Muhtaxh”(2/422-423) Shemsud-din Erremli.

28

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9


agimit në ditën e dhjetë, pra në ditën e Bajramit. Kurse sa i përket fillimit të qëndrimit, si duket mendimi më i saktë është mendimi i dytë, pasi një gjë të tillë e ka vepruar edhe Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe ka thënë: ”Merrini nga unë dispozitat e haxhit.”[10] Qëndrimi në Arafat Qëndrimi në Arafat është ndër shtyllat e haxhit, ashtu siç thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: "Haxhi është qëndrimi në Arafat.”[11] Për atë person që nuk qëndron në Arafat ditën apo natën, qoftë edhe një çast, nuk ka haxh. Për këtë çështje ka konsensus mes dijetarëve islamë.[12] Mirëpo nëse ai nuk arrin të qëndrojë ditën e Arafatit në Arafat (ditën e nëntë), e ka të lejuar të qëndrojë natën e dhjetë deri në agim, ngase Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush e zë Arafatin para se të dalë agimi (ditën e Bajramit), e ka zënë haxhin.”[13] Personi që qëndron në Arafat ditën obligohet të qëndrojë deri në perëndimin e diellit dhe nëse largohet nga Arafati dhe nuk kthehet më derisa të perëndojë dielli, sipas shumicës së dijetarëve ky person obligohet të shpaguajë ngase ka lënë një obligim, bazuar në fjalën e Ibën Abbasit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij: "Kush ka lënë apo ka harruar diçka nga dispozitat e haxhit, le të derdhë gjak.”[14] Kjo do të thotë se ai duhet të therë një dele.

Kushtet e qëndrimit në Arafat Për të qenë qëndrimi në Arafat i pranuar, dijetarët kanë përmendur disa kushte: - të qenët musliman (ky kusht është paraprak për çdo vepër të fesë); - të qenët i mençur, ngase i çmenduri nuk ka qëllim; - të jetë bërë nijeti për haxh. Përveç këtyre kushteve për të cilat nuk ka mospajtim mes dijetarëve,[15] ekzistojnë edhe disa çështje të tjera për të cilat dijetarët kanë rënë në mospajtim mes tyre, si p.sh. qëndrimi në Arafat tërë kohën duke fjetur apo qëndrimi gjatë tërë ditës i alivanosur. Pra, ai person që ka njërën nga këto dy gjendje a konsiderohet që ka ndenjur në Arafat dhe kështu haxhi i tij është i saktë apo jo? E sakta për këto dy gjendje është se personit në fjalë i llogaritet që e ka zënë Arafatin, domethënë haxhin, ngase Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush qëndron në Arafat…” Një person i tillë ka qëndruar në Arafat, prandaj edhe haxhi i tij është i plotë inshallah.[16] Namazi në Arafat Haxhiu duhet të falë gjatë qëndrimit në Arafat vetëm farzet e drekës dhe të ikindisë të shkurtuara dhe të bashkuara. Pra, ai fal dy rekate farz të drekës dhe dy rekate farz të ikindisë me një ezan dhe dy ikamete, ngase kështu ka vepruar Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ashtu siç është transmetuar në hadithin e Xhabirit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij.[17]

______________ [10] “Sahihu Xhami’is-sagir we zijadetuhu” (9192). [11] Transmeton Nesaiu (3016), Tirmidhiu(889), Ibën Maxheh (3015). Shejh Albani e ka konsideruar të vërtetë. [12] Shiko “Et-temhid”(10/20) Ibën Abdul-Berr, “Bidajetul Muxhtehid”(1/335) Ibën Rushd. [13] Transmeton Tirmidhiu (2975). Shejh Albani e ka konsideruar të vërtetë. [14] Transmeton Imam Maliku “El Muvetta” (890). [15] Shiko “Silsiletud-davabitil Fikhije”, Velid ibën Nasir Essuajdan. [16] Shiko më gjerësisht këtë çështje dhe mospajtimin e dijetarëve në të si dhe argumentet e tyre në "El-Mugnij” i Ibën Kudames (7/155), “El-Mexhmu’ul Muhedh-dheb” i Imam Neveviut (8/118), “El-Mebsut”(5/62) i Serahsiut. [17] Hadithin e Xhabirit e transmeton Imam Muslimi (3009).

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

29


Abdesti gjatë qëndrimit në Arafat Nuk është obligim që haxhiu gjatë qëndrimit në Arafat të ketë abdest, ngase për një gjë të tillë nuk kemi argument. Mirëpo s'ka dyshim që qëndrimi me abdest është më i preferuar, ngase kështu ka qenë udhëzimi i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem gjatë gjithë jetës së tij.[18] Agjërimi i kësaj dite Përmendëm në fillim vlerën e madhe që ka agjërimi i kësaj dite, mirëpo kjo nuk është në formë të përgjithshme, për arsye se sipas Sunnetit të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sellem është më e preferuar për haxhiun të mos e agjërojë këtë ditë, në mënyrë që të jetë sa më i fortë dhe të ketë energji më shumë që të bëjë dua. Ashtu ka vepruar edhe Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i cili në prezencë të haxhive piu një gotë me qumësht derisa kishte hipur mbi deve.[19] Por vlera e madhe e agjërimit të kësaj dite vlen për atë person i cili nuk gjendet në haxh. Drejtimi nga kibla gjatë duasë Është sunnet që haxhiu gjatë bërjes së duasë ditën e Arafatit të drejtohet nga kibla, ashtu siç ka vepruar Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, sipas transmetimit të Xhabirit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij.[20] Disa gabime që bëhen në këtë ditë 1. Disa haxhi nuk kanë kujdes gjatë qëndrimit në Arafat, prandaj edhe ka mundësi të qëndrojnë jashtë kufijve të Arafatit duke mos e hetuar dhe kështu u humb haxhi pa e vënë re. Ata duhet të jenë të kujdesshëm që të mos i kalojnë shenjat e kufijve të Arafatit. Për këtë arsye janë vendosur shenja të mëdha që tregojnë kufijtë e Arafatit, shenja të cilat shihen shumë qartë.

2. Disa haxhi në vend që të drejtohen nga kibla kur bëjnë dua, drejtohen nga Kodra e Arafatit ngase kanë dëgjuar që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është drejtuar ashtu. Është e vërtetë që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është drejtuar nga kodra, por i tillë ka qenë drejtimi i kiblës së tij, ngase ai ishte mbrapa kodrës dhe në drejtim të kiblës kishte edhe kodrën. 3. Disa haxhi mundohen të gjejnë vendin ku ka qëndruar Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe kështu lodhen dhe humbin kohën duke e kërkuar. Kjo vepër është teprim, ngase Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, kur është ndalur në Arafat, ka thënë: ”U ndala këtu, edhe pse i gjithë Arafati është vend për qëndrim.”[21] 4. Disa haxhi mendojnë që kodra në të cilën është ndalur Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka një shenjtëri të veçantë, edhe më keq kur disa shkojnë tek ajo kodër dhe marrin guralecë apo pjesë të drurëve nga bindja se ato kanë një vlerë të veçantë. E gjithë kjo është e ndaluar rreptësisht, pasi çdo musliman duhet të ketë bindjen që asgjë nuk mund t’i bëjë dobi e as dëm, përveç nëse do Allahu. Prandaj kjo kodër është si çdo kodër tjetër dhe nuk ka ndonjë shenjtëri apo vlerë të veçantë. 5. Disa haxhi nga nxitimi dalin nga Arafati para perëndimit të diellit. Kjo vepër është e ndaluar dhe është përngjasim me politeistët, të cilët largoheshin nga Arafati para perëndimit të diellit, kurse Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e kundërshtoi veprën e tyre duke ndenjur në Arafat deri në perëndimin e diellit. 6. Disa haxhi e kalojnë këtë ditë si çdo ditë tjetër, duke biseduar ose duke dalë për të blerë gjëra ushqimore, a thua se do të rrinë

______________ [18] Shiko “El-Mugnij” (7/155). [19] Transmeton Imam Buhariu (1661) dhe Imam Muslimi (2688). [20] Transmeton Imam Muslimi (3009). [21] “Sahihu Xhami’is-sagir” (11694).

30

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9


disa ditë në atë vend! Ata harrojnë që ajo është dita më e mirë dhe duatë e asaj dite pranohen nga Allahu. Kështu ata i humbin këto dobi të mëdha, që ndoshta nuk u përsëriten më kurrë në jetën e tyre. 7. Disa haxhi falin namaz nafile, qoftë mes drekës dhe ikindisë qoftë edhe pas ikindisë. Një gjë e tillë është në kundërshtim me Sunnetin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sellem, pasi ai nuk ka falur asnjë namaz tjetër përveç drekës dhe ikindisë, të cilat i ka falur të shkurtuara dhe të bashkuara. 8. Disa haxhi qëndrojnë në heshtje duke medituar dhe kështu e humbin rastin të bëjnë dua.[22] DISA MËSIME TË NXJERRA NGA KJO DITË -Afrimi i Allahut pranë robërve të Tij në këtë ditë të madhe, që tregon për vlerën e kësaj dite si dhe për mëshirën e madhe që ka Allahu ndaj robërve të Tij. -Shpërblimi i madh që arrin haxhiu për këtë kohë të shkurtër tregon edhe një herë për bujarinë absolute të Allahut dhe se Allahu nuk i dëshiron askujt të keqen. -Kjo ditë është një mësim për muslimanin, që edhe gjatë jetës së mbetur të mos i shkëputë lidhjet kurrë me Allahun dhe gjithmonë për çdo çështje t’i kthehet Atij dhe të kërkojë ndihmë vetëm nga Ai. -Kjo ditë është mësim gjithashtu për muslimanin që çdo vepër të jetës së tij ta veprojë sipas Sunnetit të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. -Në këtë ditë të madhe dhe në këtë bashkim të njerëzve në atë vend, muslimani duhet të sjellë ndër mend ditën ku do të bëhet bashkimi më i madh, Ditën e Kiametit. Dita e Arafatit duhet të jetë këshillë për të, se në

një kohë shumë të shkurtër njerëzit do të bashkohen në bashkimin më të madh që prej ekzistencës së tyre, në bashkimin përfundimtar para Allahut të Plotfuqishëm, pastaj do të ndahen disa në zjarrin e xhehennemit e disa në mirësitë e xhennetit. E lus Allahun e Lartësuar të na bashkojë të gjithë muslimanëve në xhennetet e Tij të shtrenjta, ngase ai është bashkimi përfundimtar dhe kryesor! Amin! Amin! Amin! Përgatiti: Xheladin Leka Referencat: 1.”Kur’ani Famëlartë”, përkthim Sherif Ahmeti 2.”Sahihul Buhari” Muhamed ibën Ismail el Buhari. 3. “Sahihul Muslim” Muslim ibën Haxh-xhaxh enNejsaburi 4.”Sunenun-Nesai” Ahmed ibën Shuajb en-Nesai, me verifikim të Shejh Albanit. 5.”Sunenu Ebi Davud” Sulejman ibën el-Esh’ath, me verifikim të Shejh Albanit. 6.”Sunenu Tirmidhi” Muhamed Ibën Isa, me verifikim të Shejh Albanit. 7.”Sunenu Ibën Maxheh” Muhamed ibën Jezid, me verifikim të Shejh Albanit. 8.”el-Muvetta” Malik ibën Enes 9. ”Xhamius-sagir ve zijadetuhu” Xhelalud-din es-Sujuti, me verifikim të Shejh Albanit. 10.”Sherhu Sahihil Buhari” Ali ibën Halef el Bet-tal 11.”Umdetul Kaarij sherhu sahihil Buhari” Bedruddin el Ajni. 12.”Ikmalul mu’lim sherh sahihil Muslim” el Kadi Ijad. 13.”el Mebsut” Muhamed ibën Ahmed es-Serhasi. 14.”Bedaius-Sanai fi tertibish-shera’i’” Alaud-din el Kasaani. 15.”Et-temhid lima fil muvetta minel meaani wel esaanid” Jusuf ibën Abdullah el Kurtubi. 16.”el Mexhmu sherhil-Muhedh-dheb” Ebu Zekerija, Jahja ibën sheref en Nevevi. 17.”Nihajetul Muhtaaxh ila Sherhi el Minhaxh” Shemsud-din err Rremli 18.”el Mugni fi fikhil Imam Ahmed ibën Hanbel esh Shejbani” Muveffikud-din el Makdesi. 19.”Silsiletud-davabitil fikhije” Velid ibën Nasir Essuajdan.

______________ [22] Shumicën e këtyre gabimeve i kam marrë nga Shejh Uthejmini në faqen elektronike http://islamqa.com/ar/ref/34293.

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

31


THERJA E KURBANIT DHE DISPOZITAT E TIJ Therja e kurbanit është vaxhib, obligim i domosdoshëm për atë musliman i cili ka mundësi financiare për blerjen e tij çdo vit, ngase Allahu në Kur’an ka thënë: “Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!” Kevther: 2 alënderimi i takon Allahut që adhurimet ndaj Tij janë gjëja kryesore për arritjen e kënaqësisë së Tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi Muhamedin sallAllahu alejhi ve sel-lem, i cili theri kurban për të gjithë muslimanët që nuk e kanë këtë mundësi. Pa dyshim se çdo adhurim ndaj Allahut ka qëllime të caktuara, me bërjen e të cilave muslimani afrohet tek Allahu. Te therja e kurbanit kemi këto qëllime: E para: Therësi i kurbanit me këtë adhurim afrohet tek Allahu duke e njësuar vetëm Atë në adhurim. E dyta: Me therjen e kurbanit shprehet sinqeriteti se një njeri jeton për Allahun. Allahu në Kur’an thotë: “Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun, Zotin e botëve. S’ka të adhuruar me meritë pos Tij.” En’am: 162163 E treta: Me therjen e kurbanit arrihet devotshmëria ndaj Allahut. Allahu në Kur’an thotë: “E kush madhëron dispozitat e Allahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave.” Haxh: 32 Allahu thotë: “Tek Allahu nuk arrin as mishi

F

e as gjaku i tyre, por tek Ai arrin bindja, devotshmëria juaj.” Haxh: 37 Vendimi islam për kurbanin: Therja e kurbanit është vaxhib, obligim i domosdoshëm për atë musliman i cili ka mundësi financiare për blerjen e tij çdo vit, ngase Allahu në Kur’an ka thënë: “Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!” Kevther: 2 Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush ka mundësi të therë kurban dhe nuk e bën atë, mos t’i afrohet vendfaljeve tona.”[1] Me këtë veprim obligohen përgjegjësit familjarë, të cilët, nëse kanë mundësi dhe nuk therin kurban çdo vit, janë mëkatarë para Allahut. Nga mëshira e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është se ka therur kurban për të gjithë të varfrit e muslimanëve deri në Ditën e Gjykimit.[2] Ai që vendos të therë kurban duhet të largohet nga këto gjëra, ashtu siç i ka përmendur Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: ”Nëse ka filluar dhjetëshi i muajit dhe dikush nga ju dëshiron të therë kurban, atëherë të mos shkulë (presë) qimet dhe të mos shkurtojë thon-

______________ [1] Sahih Ibën Maxhe (2/ 199), nr. (2532), [2] E ka saktësuar Albani në “Sahihun” e Tirmidhiut (1521).

32

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9


jtë e tij.”[3] Kafshët e kurbanit: Kurban bëhen bagëtitë. Allahu në Kur’an thotë: “... që ta përmendin emrin e Allahut në ato ditë të caktuara (duke therur) bagëtitë që i ka furnizuar me to (për kurban).” Haxh: 28 Kafshët që bëhen kurban janë deveja, lopa, delja dhe dhia.

vetë ai që bën kurban. Po nëse nuk e bën ai therjen, atëherë mund ta therë dikush tjetër në emër të tij. Ajo që është e ndaluar në këtë rast është se nëse ngarkon dikë që ta therë kurbanin me pagesë, kjo pagesë për këtë punë të jetë e pavarur, pra të mos jetë mish nga kurbani e as të mos i jepet atij lëkura e kurbanit.

Pjesëmarrja në kurban: Për shtazët e vogla nuk ka pjesëmarrje të më Kafsha më e preferuar për kurban: Kafsha më e preferuar prej këtyre është de- shumë se një personi të vetëm, ndërsa te kafshët e mëdha, si lopa dhe deveja, pjesëmarrja veja, pastaj lopa e pastaj delja. në një prej tyre mundë të shkojë deri në Kushtet që duhet të plotësojë kafsha që të shtatë persona. jetë kurban: 1. Mosha: Deveja duhet të jetë më shumë se Si shpërndahet mishi i kurbanit? pesë vjeçe, lopa më shumë se dy vjeçe, dhia Mishi i kurbanit mund të ndalet i tëri për të ketë mbushur një vit, kurse delja së paku vete, ngase qëllimi është të theret dhe të derdhet gjaku për hir të Allahut, mirëpo shduhet të jetë gjashtëmuajshe. 2. Cilësitë: Parim i kurbanit është të jetë i përndarja e tij është më e preferuar, prandaj shëndetshëm, pa të meta, pa sëmundje të një pjesë ndahet për të varfrit, pjesa tjetër për qartë dhe pa mangësi, si shembull të mos fqinjët dhe pjesa e mbetur për familjen. ketë verbëri të qartë (të mos i mungojë ndonjë sy), të mos jetë e çalë, të mos ketë gjym- A lejohet prerja e kurbanit për të vdekurit? tyrë të thyer dhe të mos jetë e dobët në trup. Allahu të gjithë Kur’anin e zbriti për të gjallët, prandaj edhe ky adhurim është për të gjallët, me përjashtim të rastit kur ka lënë Koha e therjes së kurbanit: Koha e therjes së kurbanit fillon pas faljes së testament për therjen e kurbanit dhe atëherë namazit të Bajramit dhe vazhdon deri në ky testament duhet të zbatohet. ditën e katër të Bajramit. Përmblodhi dhe përshtati: Unejs Murati

Mënyra e therjes së kurbanit: Devetë theren duke qenë në këmbë, ndërsa kafshët e tjera duhet të shtrihen në tokë, të mprihet mjeti i therjes larg syve të kafshëve dhe të thuhet “Bismilah, Allahu ekber! O Allah, kjo është e jotja dhe për Ty! O Allah, kjo është nga unë dhe familja ime.”[4] Më e preferuar është që kurbanin ta therë

Referenca: Muhamed Salih el Uthejmin “Fetava nurun ala derb”, kaseta me nr: 93, 186, 353. AbdulAziz ibën Baz “Fetava nurun ala derb”, kaseta me nr: 419. Muhamed Salih el Uthejmin “Sherh el Mumti ala zadil mustekni”, kapitulli i haxhit. Muhamed Nasirudin Albani “Silsiletil Huda ve Nur”, kaseta me nr: 29.

______________ [3] I vërtetë, shiko “Irvail Galil” (1163), Sahih Ebi Davud (2488). [4] Buhariu 5565, Muslimi 1966.

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

33


S H K A QE T E DE V I J I M I T T Ë

MUSLIMANËVE NG A R R U G A E V Ë RT E T Ë

Vërtet ekstremizmi është sëmundje e rrezikshme dhe kancer shkatërrues që e shkatërron bindjen dhe i prish popujt. Ai nuk është tjetër vetëm se kundërshtim i asaj për të cilën ka urdhëruar Allahu dhe tejkalim i kufirit në ligjin e legjitimuar nga Allahu. EKSTREMIZMI NË FE GULUVI[1] jerëzimi e filloi jetën duke e njësuar në adhurime Allahun subhanehu ve te ala që nga zbritja e Ademit alejhi selam në tokë. Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: “Në mes Ademit dhe Nuhut ishin dhjetë gjenerata dhe të gjithë ishin në Islam"[2] Por njerëzit më pas u dhanë pas njerëzve të mirë dhe shfaqën guluv në ta dhe këtu filloi devijimi në besim te ky popull, të cilëve Allahu u dërgoi Nuhun alejhi selam pasi shejtani ua zbukuroi adhurimin e idhujve për shkak se treguan dashuri ekstreme për njerëzit e devotshëm. Buhariu, Allahu e mëshiroftë, transmeton në “Sahihun” e tij nga Ibën Abasi, i cili në lidhje me fjalën e Allahut të Lartmadhëruar: "Dhe u thanë: Mos braktisni të adhuruarit tuaj kurrsesi, mos braktisni Veddan, Suvvan,

N

Jeguthën, Jeukën e Nesren",[3] shprehet: “Këta ishin emrat e njerëzve vepërmirë prej popullit të Nuhut, mirëpo kur vdiqën ata, e inspiroi shejtani popullin e tyre që të bëjnë skulpturat idhujve në tubimet ku ata mblidheshin dhe t’i emërtonin me emrat e tyre. Ata e praktikuan këtë, por nuk i adhuruan, derisa kaloi kjo gjeneratë dhe u harrua dituria. Atëherë u adhuruan (këta idhuj).”[4] Vërtet ekstremizmi është sëmundje e rrezikshme dhe kancer shkatërrues që e shkatërron bindjen dhe i prish popujt. Ai nuk është tjetër vetëm se kundërshtim i asaj për të cilën ka urdhëruar Allahu dhe tejkalim i kufirit në ligjin e legjitimuar nga Allahu. Për këtë, Allahu na ka tërhequr vërejtjen nga teprimi në fe, nga ekstremizmi në të madhëruar dhe kjo është e njëjtë qoftë me bindje, fjalë a vepër. Thotë i Lartmadhëruari: "O pasuesit e librit, mos e teproni në fenë tuaj!"[5] Pra, mos e tejkaloni limitin që Allahu ka caktuar për ju

______________ [1] Ekstremizëm, teprim në fe, kalim i kufirit të caktuar nga i madhi Zot. Shfaqje e dashurisë së tepruar, e cila çon në shirk duke e lavdëruar ndokënd përtej asaj që e meriton me gjëra të ndaluara dhe që i përkasin vetëm Allahut të Madhëruar. Ndërsa akademiku prof. dr. Rebij ibën Hadi el Med'hali, Allahu e ruajttë, guluvin e përkufizon kështu: “Shtim në ato gjëra të cilat i ka legjitimuar dhe limitizuar Allahu subhanehu ve te ala.” Shiko “Beraetus-Sahabetul Ahjar mint-Teberruki bil Emakini vel Athar”, faqe 5 (sh.p). [2] Transmeton Hakimi në Mustedrek 2/547, Kitabu Tarih dhe thotë: “Hadithi është sahih sipas kushteve të Buhariut, por ai nuk e ka transmetuar e me këtë pajtohet Dhehebiu. Gjithashtu e ka cituar Ibën Kethiri në El Bidajetu ven Nihaje 1/101 dhe e adreson te Buhariu. Shiko Tefsirin e Ibën Kethirit 1/259, Fet'hul Barin 6/372 dhe Tefsirin e Ibën Xherir Et-Taberiut 3/334. [3] Nuh: 23. [4] Sahihul Buhari meal Fet'h 8/667, Kitabut Tefsir, suretu Nuh, numër 4920. [5] Nisa: 171.

34

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9


dhe pasuesit e librit të cituar këtu janë çifutët dhe nazaretistët[6] dhe i ndaloi ata nga teprimi në fe, por edhe këtë ummet (muslimanët), ashtu siç thotë Allahu kur i drejtohet Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: "Ti (Muhamed) përqendrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar, e bashkë me ty edhe ata që janë penduar (prej idhujtarisë), e mos tejkaloni (kufijtë e caktuar), se me të vërtetë Ai është shikues i asaj që veproni.”[7] Transmetohet nga Ibën Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kini kujdes nga ekstremizmi, se vërtet ekstremizmi në fe i shkatërroi ata që ishin para jush.”[8] Gjithashtu, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka tërhequr vërejtjen nga ndërtimi i xhamive mbi varreza për arsye se adhurimi i Allahut te varrezat e njerëzve vepërmirë është rrugë që të dërgon në adhurimin e tyre. Për këtë, kur Ummu Habibja dhe Ummu Selemeh, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, i treguan Resulullahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem për kishën në Habeshe,[9] në të cilën kishte piktura. Ai tha: "Vërtet kur tek ata kishte njeri të devotshëm dhe kur vdiste ai, i ndërtonin mbi varrin e tij faltore dhe i pikturonin ato piktura. Këta janë krijesat më të këqija tek Allahu në Ditën e Kiametit."[10] Po ashtu Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sellem ka tërhequr vërejtjen edhe nga lavdërimi i tepërt, kur thotë: "Mos më lavdëroni ashtu siç e lavdëruan nazaretistët birin e Merjemes.

Unë jam rob, prandaj thoni rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij."[11] El Itirau është të kaluarit e kufirit me kotësi në lavdërim dhe gënjeshtra në të dhe kuptimi i hadithit “la tatruni” është mos më lavdëroni me kotësi apo mos e kaloni kufirin në lavdërim ndaj meje.[12] Ekstremizëm te nazaretistët ka shumë. Ata shfaqën dashuri ekstreme për Isain alejhi selam kur nga pozita e Pejgamberit ata e morën atë për të adhuruar përveç Allahut. Ata e adhurojnë atë ashtu siç adhurojnë Allahun, madje ata bënë ekstremitet edhe në atë që u adresua rrejshëm se është në fenë dhe prej pasuesve të tij dhe i cilësuan këta si të pagabueshëm dhe i pasuan në çdo gjë që proklamuan, qoftë ajo gjë e vërtetë apo e kotë. Çifutët i kundërshtuan këta në çështjen e Isait alejhi selam dhe e ulën atë nga pozita e tij derisa e paraqitën si fëmijë prostitucioni.[13] Muslimanët nuk arritën t’i shmangen asaj prej së cilës ua tërhoqi vërejtjen Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, saqë shumë njerëz paraqitën ekstremizëm në fenë e Allahut dhe e kaluan kufirin e asaj që iu legjitimua atyre si dhe u bënë të ngjashëm me ata që ishin para tyre nga radhët e çifutëve, nazaretistëve dhe të tjerëve. Hoxha i Islamit Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Kush u ngjan çifutëve dhe nazaretistëve prej muslimanëve dhe shfaq teprim ekstravagant dhe neglizhues duke

______________ [6] Të krishterët, por Allahu i quan nasara sipas vendit ku është rritur Isai sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Ai është rritur në Nazaret dhe e drejtë është të quhen ashtu siç i ka quajtur Allahu në Kur'an dhe Resulullahu sal-lallahu alejhi ve sel-lem në Sunnet, pra nasara - nazaretistët dhe assesi me termin të krishterë, që rrjedh nga emri Krisht, emër i Isait alejhi salatu ve selem sipas Ungjillit të ndryshuar (sh.p.). [7] Hud: 112. [8] Transmeton Nesaiu 5/286, Kitabu Menasikul Haxh, Babul Tekatul hasa. Ibën Maxhe 2/1008, Kitabul Menasik, bab Kadru hasar-Remij. Hakimi 1/466, Bejhekiu 5/127 dhe Ahmedi 1/347, 215. Hakimi thotë: “Hadithi është sahih sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit e me këtë pajtohet Dhehebiu dhe e ka saktësuar shejh Nasirudin el Albanij.” Shiko Silsiletul Ehadithus-Sahiha 3/278, numër 1283. [9] Etiopia. [10] Sahihul Buhariu meal Fet'h 1/523, Kitabus-Salatu, Bab hel Nebsha Kuburu Mushrikij el Xhahilijeh... dhe Muslimi 1/375, Kitabul Mesaxhid ve Mevadius-Salat, Bab En-nehju an Benail Mesaxhidi alal kuburi. [11] Sahihul Buhari meal Fet'h 6/478, Kitabul Enbija, Bab kavlihi te ala "vedhkur fil kitabi merjem" numër 3445 nga Umeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij. [12] Tejsirul azizul Hamid 314. [13] Tejsirul Azizul Hamid 306-307.

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

35


vepruar si ata, vetëm se u kanë ngjarë atyre, si p.sh. havarixhët,[14] të cilët kanë dalë prej Islamit dhe u shfaqën në kalifatin e Ali ibën Ebi Talibit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili luftoi kundër tyre atëherë kur ata u ngritën kundër muslimanëve. Lufta kundër tyre ishte sipas urdhrit të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ashtu siç është vërtetuar në dhjetëra aspekte në librat e ndryshëm të hadithit. Po ashtu këtu futen edhe ata që shfaqën teprim ekstrem në fenë e tij prej rafidive,[15] kaderive,[16] xhehmijve[17] dhe mu'tezilitëve.”[18] Ibën Tejmije po ashtu thotë: “Në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kishte të tillë që i referoheshin Islamit dhe që u larguan nga ai, edhe pse ata bënin ibadete madhështore. Prandaj duhet ditur se ai që i referohet Islamit dhe Sunnetit në këto kohëra mund të largohet gjithashtu prej Islamit për shkaqe të shumta, në mesin e të cilave është teprimi në fe, të cilin Allahu e ka qortuar në librin e Tij me fjalët: "O pasuesit e librit, mos e teproni në fenë tuaj!"[19] Nga e tërë kjo na sqarohet se sprova më e madhe që pati njerëzimi është guluvi (ekstremizmi) dhe prej shkaqeve të devijimit të muslimanëve nga rruga e vërtetë dhe nga natyrshmëria e shëndoshë është kalimi i kufirit (të fesë). Kjo i ka bërë disa njerëz që adhurimet e tyre t'ia drejtojnë dikujt tjetër përveç Allahut të lartmadhërishëm me afrim, me ndërmjetësim tek ata që i emërtojnë si evlija[20] dhe të devotshëm, duke qëndruar te varret e tyre me namaz, lutje, kurban, zotim,

tavaf dhe teberuk[21] apo me gjëra të ngjashme me to që janë vepra shirku, prej të cilit na e ka tërhequr vërejtjen Allahu dhe i Dërguari i Tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në mënyrën më të rreptë. INJORANCA e të vërtet injoranca është sëmundje e madhe që të dërgon në humbje dhe sjell shkatërrim. Injoranca është prej shkaqeve më të mëdha të devijimit të muslimanëve nga rruga e vërtetë. Transmetohet në hadithin e Abdullah ibën Amrit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili ka thënë: “Ka thënë i Dërguari i Allahut sallAllahu alejhi ve sel-lem: "Vërtet Allahu nuk e merr diturinë me heqje duke e çmemorizuar nga njerëzit, mirëpo e merr diturinë duke i vdekur dijetarët, derisa të mos mbetet asnjë dijetar dhe njerëzit i marrin injorantët për udhëheqës. I pyesin ata e iu përgjigjen pa dituri. I kanë devijuar ata edhe kanë devijuar vetë.[22] Neveviu thotë: “Ky hadith sqaron se qëllimi i marrjës së diturisë në hadithet e tjera të përgjithësuara nuk është çmemorizim nga gjokset e hafizëve, mirëpo domethënia e tij është vdekja e mbartësve të diturisë. E njerëzit i marrin si gjykues injorantët, të cilët i gjykojnë me injorancën e tyre dhe i devijojnë ata dhe devijojnë edhe vetë.”[23] Qëllimi i diturisë këtu është dituria e Kur'anit dhe e Sunnetit (dituria fetare), e cila është dituria e trashëguar nga Pejgamberët ale-

M

______________ [14] Ky fraksion është prej të parëve që u paraqit në mesin e muslimanëve. Këta i bëjnë jobesimtarë ata muslimanë që bëjnë mëkate. Pra, sipas tyre, muslimani ose është besimtar i devotshëm ose bëhet jobesimtar dhe assesi nuk ka muslimanë mëkatarë (sh.p.). [15] Tek masa e thjeshtë njihen me emrin shiitë ose shia, por e drejtë është të quhen rafidij, që do të thotë refuzues. Qëllimi me këtë emërtim është se ata janë refuzues të tre halifëve të drejtë: Ebu Bekrit, Umerit dhe Uthmanit, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, si dhe refuzues të së vërtetës, pra të Islamit autentik (sh.p.). [16] Fraksion që mohon kaderin, njërin prej shtyllave të Imanit (sh.p.). [17] Fraksion që mohon emrat dhe cilësitë e Allahut subhanehu ve teala (sh.p.). [18] Fraksion që mohon cilësitë e Allahut subhanehu ve teala (sh.p.). [19] Nisa: 171. [20] Të dashur të Zotit, por të dashurit e Zotit janë vetëm ata që i praktikojnë udhëzimet e Ku'anit dhe Sunnetit ashtu siç i praktikuan sahabët (sh.p). [21] Kërkim mirësie e begatie. [22] Shiko Sahihul Buhari meal Fet'h 1/194, Kitabul ilm, Bab kejfe jukbidul ilm nr 100. Sahihul Muslim 4/2058, Kitabul ilm Bab reful ilm ve kabduhu ve dhuhurul xhehël vel fiten fi ahiriz-Zeman, nr 2671. [23] Sherhun Nevevi ala Sahihil Muslim 16/223-224.

36

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9


jhimus-selam, sepse dijetarët janë trashëgimtarët e Pejgamberëve dhe me largimin e tyre largohet dituria, vdesin sunnetet, shfaqen bidatet dhe përhapet injoranca. Ndërsa dituritë e kësaj bote (jofetare) janë duke u përsosur dhe nuk flitet për to në hadith. Argument është fjala e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: "I pyesin ata e iu përgjigjen pa dituri. I kanë devijuar ata edhe kanë devijuar." Devijimi ndodh kur ka injorancë në fe, kurse dijetarët e vërtetë janë ata të cilët veprojnë me diturinë, e drejtojnë ummetin dhe i udhëzojnë në rrugën e vërtetë dhe udhëzuese.[24] Nga injoranca më e madhe është të flasësh për Allahun pa dituri, të bësh hallall atë që Allahu e ka bërë haram apo të bësh haram atë që Ai e ka bërë hallall. I Lartmadhëruari thotë: "Thuaj: “Vërtet Zoti im ndaloi të këqijat e turpshme, ato të shfaqurat dhe të fshehtat, ndaloi mëkatin, shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi edhe të bërit shok Allahut pa pasur për të kurrfarë argumenti dhe ndaloi të thoni për Allahun atë që nuk e dini."[25] Gjithashtu thotë: "...E kush është më mizor se ai që trillon rrenë për Allahun për t’i devijuar njerëzit pa dituri..."[26] Prandaj, kush i jep fetva ndokujt pa dituri, ai në të vërtetë do të mbartë mëkatin e vet dhe të atij që i ka dhënë fetva. Allahu i lartmadhërishëm thotë: "Sa për t’i bartur në Ditën e Gjykimit mëkatet e veta tërësisht (të plota) dhe një pjesë të mëkateve të atyre që pa dituri i mashtruan dhe i devijuan. Sa e keqe është ajo me çka ngatërrohen."[27] Rrezikshmëria e injorancës është se ajo e nxit injorantin që të jetë mendjemadh në të dëgjuarit e së vërtetës dhe atij i vjen rëndë ta

dëgjojë atë. Diturinë dhe mësimin ai i sheh si fantazma të rrezikshme, të cilat janë larg për t’u arritur për arsye se, sipas tij, është e pamundur të arrihet atje dhe kështu ai mbetet në injorancën e tij deri në vdekje. Shikoni sot gjendjen e shumë muslimanëve, veçanërisht gjendjen e atyre që ndjekin shumë fraksione partiake[28] në këtë kohë, fraksione të cilat kanë vendosur për vetveten, vulosje partiake duke shfaqur shumë interesim vetëm në disa çështje të numëruara prej çështjeve sheriatike apo çka ata i llogarisin prej meseleve sheriatike dhe kjo është bërë iluzion absurd se kjo është e vetmja gjë që të dërgon drejt shpëtimit si dhe përparimin e shoqërisë islame që kërkohet në këtë kohë. Sikur t’i pyesësh për një çështje të lehtë dytësore prej çështjeve të diturisë, do të përgjigjen se ne nuk i dimë këto çështje, juve ju mbetet të pyetni dijetarët për arsye se ne jemi të zënë me thirrjen për tek Allahu.[29] Shikoni se çfarë çudie. Si thërrasin për tek Allahu pa dituri dhe si mund të jetë kompetent për thirrje ai që nuk i di gjërat e namazit në atë mënyrë si e ka falur Resulullahu sallAllahu alejhi ve sel-lem?[30] Ilaçi dobibërës për injorancën dhe rruga e shëndoshë është dituria fetare dhe për këtë kanë ardhur argumente prej Kur'anit dhe Sunnetit, argumente që nxisin për dituri dhe gjithashtu lavdërim për poseduesit e tyre, dhe për këtë vetëm se është sqaruar më lart.[31] Marrë nga libri “El Menhexhus Sahih ve etheruhu fid Daveti ilall-llahi teala”, nga prof. dr Hamud bin Ahmed Er-Ruhejli. Përshtati: Adem Avdiu

______________ [24] Eshratus-Sa'atu lish-Shejh Jusuf el Vabil 133 [25] Arafë, 33. [26] Enam, 144. [27] Nahël, 25. [28] Parti, ata që mundohen të arrijnë ndihmën e Allahut dhe triumfin përmes partive (sh.p.). [29] Por ke të atillë që nuk të orientojnë fare te dijetarët e mirëfilltë apo të orientojnë tek ata që nuk i takojnë Ehli Sunnetit (sh.p.). [30] Tenbihu Ulul Ebsar li Shejh Salih ibën Sead es-Suhejmij 123. [31] Në temën dituria në këtë libër, fq. 33.

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

37


F E T VA T Ë R Ë N DË S I S H M E T Ë

HAXHIT Vlera e haxhit është shumë e madhe dhe shpërblimi për të është gjithashtu i madh. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Kush bën haxh për Allahun dhe nuk flet fjalë të pista apo nuk bën marrëdhënie intime, kthehet si në ditën që e ka lindur nëna e tij." Buhariu 1521, Muslimi 3358. POZITA E HAXHIT NË ISLAM DHE KOHA E OBLIGUESHMËRISË SË TIJ

VLERA E HAXHIT

lera e haxhit është shumë e madhe axhi është njëra nga shtyllat kryedhe shpërblimi për të është gjithasore të Islamit, obligim për çdo shtu i madh. musliman një herë në jetën e tij. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: Allahu thotë: “Për hir të Allahut, vizita e "Kush bën haxh për Allahun dhe nuk flet fjalë shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka të pista apo nuk bën marrëdhënie intime, kthemundësi udhëtimi tek ajo, e kush nuk e het si në ditën që e ka lindur nëna e tij." beson (ai nuk e viziton); Allahu nuk Buhariu 1521, Muslimi 3358. është i nevojshëm për (ibadetin që e Gjithashtu Pejgamberi sal-lAllahu alejhi bëjnë) njerëzit.” Alu Imran: 97 ve sel-lem thotë: "Umreja deri në Gjithashtu, Pejgamberi sal-lAlumren tjetër i shlyen mëkatet që janë lahu alejhi ve sel-lem është bërë mes tyre, kurse haxhi i pranuar pyetur se cila vepër është më e nuk ka shpërblim tjetër përveç mira dhe ka thënë: “Besimi në xhenetit." Buhariu 1773, MuAllahun dhe të Dërguarin e Tij.” slimi 3355. E kanë pyetur pastaj se cila. Ka thënë: “Lufta në rrugën e AlHadithet për vlerën e haxhit janë lahut.” Kanë pyetur prapë se cila. të shumta, por nga këto dy haKa thënë: “Haxhi i pranuar.” dithe konkludojmë që: Buhariu 1519 dhe Muslimi - haxhi është shkak për fshirjen e 258 mëkateve; Ndërsa koha e obligueshmërisë së tij, sipas - shpërblimi për haxhin e pranuar është mendimit më të saktë, është se është bërë xheneti; obligim në vitin e dhjetë sipas hixhretit. - haxhi i pranuar është shkak për shpëtimin prej zjarrit të xhenetit. Por si mund të jetë haxhi i një muslimani i

H

38

V

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9


pranuar? Haxhi i tij është i pranuar nëse: - e bën për hir të Allahut dhe jo që t’i thonë njerëzit haxhi; - që të shkojë në haxh me pasuri hallall dhe jo haram apo të dyshimtë; - t’i veprojë ritet e haxhit ashtu siç i ka vepruar Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, pa shtuar dhe pa munguar asgjë; - gjendja e tij pas haxhit të jetë konform ligjeve të Allahut, duke u ruajtur nga çdo vepër që ka ndaluar Allahu apo i Dërguari i Tij.

DUAJA E HAXHIT

ë trevat tona, personat të cilët do të shkojnë në haxh mblidhen në një xhami dhe bëjnë duanë e haxhit. Por kjo dua nuk ka bazë në fenë tonë burimore, ngase një gjë e tille është adhurim dhe afrim tek Allahu, ndërsa ne e dimë që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nuk ka lënë gjë që na ofron tek Allahu vetëm se na ka treguar për të. E, sikur duaja e haxhit të kishte qenë nga veprat e preferuara, s’ka dyshim që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve KUSHTET PARAPRAKE PËR sel-lem do të na kishte nxitur për veprimin e OBLIGUESHMËRINË E HAXHIT saj, por pasi Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve ë të obligohet haxhi për një person sel-lem nuk e ka bërë një vepër të tillë dhe duhet të plotësohen këto kushte: nuk ka rekomanduar për veprimin e saj, e - të jetë i rritur, pra të ketë hyrë në njëkohësisht as shokët e tij nuk e kanë vepmoshën e pjekurisë; ruar këtë gjë, atëherë s’ka dyshim që veprimi - të jetë i mençur (të mos jetë i çmendur); i asaj vepre është bidat, haram, ndërsa lënia - të jetë musliman; e saj është sunnet. - të ketë mundësi ta kryejë haxhin. Mundësia për kryerjen e haxhit ka këtë kuptim: HAXHI I PERSONIT ME BORXHE - të jetë i shëndetshëm; ëse dikush ka borxhe dhe ka hyrë - të posedojë mjet për arritjen deri në Qabe, koha e kthimit të tij, por në të qoftë makinë, aeroplan apo edhe në këmbë njëjtën kohë dëshiron të bëjë hanëse ka mundësi; - të posedojë të mira materiale (të holla) për xhin, ky person duhet të marrë leje prej atyre nevojat e tij, prej nisjes e deri tek kthimi i tij që i kanë dhënë borxhin për kryerjen e haxhit. në familje; - nëse është kujdestar i familjes, familja e tij Nëse ata kërkojnë mallin e tyre, atëherë këtij duhet të ketë gjërat e nevojshme prej nisjes personi i ndalohet shkuarja në haxh pa e paguar borxhin. Nëse ata i japin këtij një afat së tij derisa të kthehet; - obligimi i mahremit (kujdestarit) për gruan tjetër, atëherë ky person ka të drejtë të kryejë haxhin, nëse mendon se mund t’ua kthejë e cila dëshiron të shkojë në haxh. Këto janë kushtet për obligueshmërinë e ha- borxhin në afatin tjetër. Mirëpo nëse nuk xhit dhe nëse ndonjë person i posedon këto shkon në haxh dhe paguan borxhin, s’ka mundësi, atëherë për të menjëherë bëhet asgjë të keqe ngase përderisa ka borxhe, nuk obligim haxhi, ngase Pejgamberi sal-lAllahu i bëhet obligim haxhi sepse një nga kushtet alejhi ve sel-lem thotë: “Shpejtoni për në haxh, për obligueshmërinë e haxhit është mundësia ngase secili prej jush nuk e di çfarë do t’i ndodhë materiale, siç e cekëm më lart. Allahu e di më atij (në të ardhmen).” Sahihut tergib vet ter- së miri! hib: 1111

N

Q

N

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

39


GRUAJA DHE CIKLI MUJOR GJATË HAXHIT ruaja e cila është me ciklin mujor gjatë haxhit e ka të lejuar t’i kryejë të gjitha ritet e haxhit përveç tavafit rreth Qabes. Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe Aishes, Allahu qoftë i kënaqur me të. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i ka thënë: “Vepro ashtu siç vepron haxhiu, përveçse mos bëj tavaf rreth Qabes derisa të pastrohesh.” Transmeton Buhariu 294 dhe Muslimi 2977

G

BEDELI NË HAXH ryerja e haxhit nga një person për një person tjetër (bedeli) është i lejuar, ngase Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka dëgjuar një person duke bërë nijet haxhin për një person tjetër, i cili quhej Shubrume, pastaj i ka thënë: “Bëje haxhin së pari për vete, pastaj për Shubrumen.” Sahihu Ebi Davud 1579 Personi i cili kryen haxhin për tjetrin duhet që këtë vepër ta bëjë për hir të Allahut dhe të shpresojë shpërblim prej Tij, mirëpo ai ka të drejtë të marrë edhe të holla, edhe nëse këto të holla janë më shumë se nevojat e tij në haxh, për sa kohë që edhe ai që i jep të hollat edhe ky që i merr janë të kënaqur. Mirëpo duhet të kemi kujdes që këtë adhurim mos ta shndërrojmë në tregti dhe përfitimi material të mos jetë qëllimi kryesor. Allahu e di më së miri!

K

- plaku shumë i moshuar, që nuk mund të udhëtojë; - i sëmuri me sëmundje kronike, i cili nuk ka shpresë të shërohet. Për këta tre lloj njerëzish lejohet të bëhet haxhi, ashtu siç është transmetuar në hadithe, kurse për një person i cili është i sëmurë me ndonjë sëmundje kalimtare nuk lejohet të bëhet haxhi. NJË ADET I KEQ ë vendin tonë shumë herë i dëgjon njerëzit duke i thënë personit që shkon në haxh: “Shkofsh e mos u kthefsh!”, duke menduar se kështu duhet t’i thuhet atij që niset për haxh. Mirëpo kjo fjalë nuk ka bazë në Islamin e pastër. Nuk është transmetuar nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ta ketë bërë këtë dua për ndonjë person, as në haxh dhe as jashtë haxhit. Prandaj ata që përdorin shprehje të tilla ta dinë që nuk janë duke fituar ndonjë sevap, përkundrazi, ndoshta do bëjnë mëkat për shkak se kërkojnë vdekjen e tjetrit pa ndonjë arsye dhe argument. Këta persona i këshillojmë që në vend të kësaj shprehjeje të bëjnë dua për vëllanë apo motrën që niset për haxh, që Allahu t’ua pranojë haxhin dhe t’ua falë mëkatet.

N

VIZITA E PERSONIT QË DO TË SHKOJË NË HAXH

jë traditë jo e mirë e popullit tonë është edhe vizita e personit që do KUJT I LEJOHET TË MARRË të shkojë në haxh. Njerëzit shkojnë NJË BEDEL ta vizitojnë atë dy muaj para se të niset për ersonat për të cilët lejohet të bëhet në haxh, që t’ia bëjnë për hair haxhin. Edhe haxhi janë: kur kthehet nga haxhi shkojnë që t’ia bëjnë për hair haxhillëkun. Aq çështje e ndjeshme - i vdekuri; është bërë kjo në mesin tonë, saqë nëse një i

N

P

40

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9


afërm nuk shkon t’ia urojë haxhin atij që dëshiron të bëjë haxhin, ky person do të hidhërohet me të e ndoshta nuk do t’i flasë më. Kjo vepër s’ka të bëjë fare me Islamin, bile personat e tillë me këto vizita përveçse veprojnë diçka që nuk ka argument në fe, në të njëjtën kohë edhe bëjnë harxhime për vete dhe për atë që shkon në haxh pa pasur nevojë. Pranimi i haxhit nuk bëhet duke ta uruar njerëzit apo duke të thënë haxhi filani. Pranimi bëhet nëse je i sinqertë me Allahun dhe i përmbahesh fesë së Tij dhe i kryen ritet e haxhit ashtu siç na ka mësuar Muhamedi sallAllahu alejhi ve sel-lem. FALJA E NAMAZIT GJATË HAXHIT amazi gjatë haxhit për haxhilerët që shkojnë nga trevat tona duhet të falet i shkurtuar; domethënë, dreka, ikindia dhe jacia në vend që të falen katër rekate, falen nga dy rekate. Kurse sa u përket namazeve të tjera jo obligative, si vitri apo sunneti, ata kanë të drejtë ta falin vitrin dhe sunnetin e sabahut, kurse sunnetet e tjera nuk duhet t’i falin, mirëpo lejohet të falin namaz nafile, vullnetare. Kështu ka vepruar Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe ka thënë: “Merrini nga unë dispozitat e haxhit tuaj.” (Sahihu Xhami’is-sagir 13840)

N

shkuar në haxh, por me ato të holla ka ndihmuar një familje skamnore apo ka ndërtuar ndonjë rrugë apo ndonjë kanalizim të një fshati etj. Një ndihmë e tillë është për t’u lavdëruar dhe lusim Allahun e Lartësuar që ta shpërblejë personin në fjalë për nijetin e mirë dhe për bamirësinë ndaj njerëzve. S’ka dyshim që feja jonë e pastër urdhëron ta ndihmojmë njëri-tjetrin, mirëpo feja jonë na urdhëron që obligimet tona ndaj Allahut duhet t’i praktikojmë pa u vonuar. Prandaj çështja e haxhit është obligim ndaj Allahut, kurse ndihmesa e një të varfri mund të jetë obligim moral ndaj atij personi dhe në qoftë se bie në konflikt ndonjë obligim ndaj Allahut me ndihmesën e ndonjë njeriu, atëherë duhet t’i japim përparësi obligimit të Allahut. Përfundimisht, personat që kanë mundësi ta bëjnë haxhin duhet ta bëjnë sa më shpejt, ngase një gjë të tillë e kanë obligim fetar. Pas haxhit, nëse kanë mundësi, le të bëjnë bamirësi të tjera dhe do të shpërblehen shumë, por nëse nuk kanë mundësi, le ta dinë që Allahu nuk ngarkon askënd përtej mundësive të tij. Përgaditën: Xheladin Leka dhe Zejd Haziri

TË SHKOSH NË HAXH APO TË NDIHMOSH NJË TË VARFËR? dhe kjo çështje problematike është e pranishme te populli ynë. Shumë njerëz kanë bindjen që ndihmesa e një të varfri është më primare se haxhi, bile disa prej tyre mendojnë që ndihmesa e një të varfri është haxhi i vërtetë. Shpeshherë ka ndodhur të kemi dëgjuar që një person nuk ka

E

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

41


S H Ë M B Ë L LT Y R A E

PEJGAMBERIT NË HAXH ME UMMETIN E TIJ Pejgamberi ynë alejhi selam para së gjithash në haxhin e tij ishte një planifikues dhe organizator i suksesshëm në kryerjen haxhit së bashku me popullin e tij, në mënyrë që t'ua mësojë atyre rregullat e haxhit ashtu siç e kishte mësuar atë Allahu i Madhërishëm. do musliman është i vetëdijshëm se jeta e tij është e ndërlidhur fort me shëmbëlltyrën e Pejgamberit tonë fisnik, Muhammedit alejhi selam, për arsye se është një porosi dhe urdhër hyjnor nga ana e Allahut të Madhërishëm, i Cili ka thënë: "Tashmë pa dyshim që tek i Dërguari i Allahut ju keni një shembull të mrekullueshëm për ta pasuar për atë që shpreson në (takimin me) Allahun dhe në Ditën e Fundit.." Ahzab: 21 Kurse në anën tjetër, një citat tjetër kur'anor i kërcënon ata që nuk i përfillin urdhrat e këtij Pejgamberi dhe nuk e marrin për shembull atë në jetën e tyre të përditshme. Allahu i Madhërishëm thotë: "Le të kenë kujdes ata që kundërshtojnë urdhrat e tij, se mos po i godet ata (në këtë botë) ndonjë sprovë (mosbesim, devijim, fatkeqësi) ose se mos po i godet (në botën tjetër) ndonjë dënim i dhimbshëm." Nur: 63 Duke u nisur nga ky parim si dhe duke pasur parasysh faktin se jemi afër një stine tjetër me adhurime të shumta, në mesin e të cilave obligimi i haxhit, i cili është një nga kushtet e Islamit, edhe në këtë stinë muslimani për shëmbëlltyrë nuk mund të marrë dikë tjetër përveçse Pejgamberin Muhammed, i cili me të vërtetë, siç do të shohim më poshtë, ishte shëmbëlltyrë për tërë njerëzimin me virtytet e tij të larta dhe sublime.

Ç

Nuk jam duke folur për praktikimin e Sunnetit të tij në rregullat e ritualet e haxhit, por dua të vë në pah raportet dhe sjelljet e Pejgamberit tonë fisnik me popullin e vet, edukatën dhe moralin e tij të pashembullt me njerëzit, preokupimin e tij për ummetin e vet, mëshirën dhe bamirësinë e tij ndaj tyre, duke qenë se është dërguar si mëshirë për njerëzimin. Allahu thotë: "Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhammed), veçse si mëshirë për botët." Enbija: 17 Pejgamberi ynë alejhi selam para së gjithash në haxhin e tij ishte një planifikues dhe organizator i suksesshëm në kryerjen haxhit së bashku me popullin e tij, në mënyrë që t'ua mësojë atyre rregullat e haxhit ashtu siç e kishte mësuar atë Allahu i Madhërishëm. Pra, ai alejhi selam ishte mësuesi më i mirë i njerëzimit dhe madje ishte dërguar mësues e lehtësues,[1] saqë shokët e tij e kishin përshkruar si një mësues unik, si të cilin ata nuk kishin parë as më herët e as më vonë[2] dhe kushdo që mediton për haxhin e Pejgamberit alejhi selam, do të bindet për këtë fakt, pasi shihet qartë organizimi i tij i shkëlqyer. Ai kishte urdhëruar që të lajmërohen njerëzit që para haxhit se ai kishte vendosur të shkonte në haxh, në mënyrë që t'ua mundësonte njerëzve përgatitjen për udhëtim, për ata që e kishin nijetin dhe mundësinë e shoqërimit të tij

______________ [1] Transmeton Muslimi (1478). [2] Transmeton Muslimi (537).

42

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9


në haxh. Për këtë arsye, ai kishte qëndruar jashtë Medinës në Dhul-Hulejfe tërë ditën duke pritur se kush do t'i bashkëngjitej atij.[3] Shëmbëlltyra e Pejgamberit tonë në mësimin e njerëzve për rregullat e haxhit duket qartë kur ai i urdhëroi njerëzit që t'i merrnin rregullat e haxhit prej tij[4] dhe nga fakti që ky haxh ishte haxhi i tij i fundit, siç e shpreh edhe vetë ai në hutben lamtumirëse në Arafat.[5] Ai këtë çështje e realizoi dhe e përsosi me sukses duke caktuar dikë nga shokët që t'i qetësonte haxhitë[6] që e shoqëronin atë (thuhet se numri kishte arritur në mbi njëqind mijë haxhi), në mënyrë që ta dëgjonin më mirë. Madje ai alejhi selam nuk u ndal vetëm me kaq, por caktoi sahabin Rabia bin Umeje, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, që të fliste me zë më të lartë pas tij në Arafat që njerëzit ta dëgjonin hutben e tij[7] dhe po ashtu kishte caktuar një tjetër që t’ua transmetonte të tjerëve shpjegimet e tij.[8] Të njëjtën gjë kishte bërë edhe gjatë qëndrimit në Mina, kur kishte caktuar Aliun, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, që t’i përsëriste fjalët e tij[9] kur dikush prej njerëzve ishte ulur e dikush në këmbë, madje edhe çonte njerëz te grupet e haxhive në Arafat dhe Mina për të njëjtën gjë.[10] Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nuk i kishte harruar as haxhitë e shtyrë në moshë e as të sëmurët apo të dobëtit me shëndet. Përkundrazi, ai kishte një kujdes të veçantë edhe për ata, duke i orientuar nga lehtësimet që i kishte caktuar Allahu për ta, siç ishte rasti kur Duba'ate, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, ishte ankuar nga sëmundja. Ai i kishte thënë që ta kryente haxhin dhe t’ia kushtëzonte vetes gjatë shqiptimit të nijetit deri aty ku kishte mundësi,[11] kurse Ummu Selemes, e cila gjithashtu ishte ankuar për dobës-

inë e saj, i kishte thënë që ta bënte tavafin duke qëndruar pas njerëzve dhe e hipur mbi kafshë. Kurse gratë e tjera dhe të dobëtit i kishte urdhëruar që mos të rrinin me grumbullin e madh të njerëzve, por të largoheshin prej tyre.[13] Pra, kjo ka qenë shëmbëlltyra e Pejgamberit tonë me ummetin e tij në haxh dhe kjo është mësim për të gjithë hoxhallarët, të cilët marrin përsipër mbikëqyrjen dhe mësimin e haxhive gjatë haxhit. Këtë e them sepse te ne ekziston një neglizhencë e madhe nga ana e hoxhallarëve në këtë sferë, për arsye të ndryshme, njëra prej tyre është se disa nuk i njohin mirë rregullat e haxhit, kurse disa të tjerë i orientojnë haxhitë në rregullat e haxhit sipas medhhebeve të tyre dhe kështu e lënë anash praktikimin e mirëfilltë të disa rregullave. Por jo vetëm kaq, ata edhe bien ndesh apo shpeshherë e kundërshtojnë Sunnetin e Pejgamberit tonë në haxh, duke mos praktikuar shumë obligime dhe sunnete të haxhit me pretekstin se ato nuk kanë peshë të madhe ose se praktikimi i tyre s’është gjë e rëndësishme! Kështu, janë ata që e marrin përsipër përgjegjësinë për injorancën ose fanatizmin e tyre medhhebor, që bëhet shkaktar për mospraktikimin e drejtë të rregullave nga haxhitë dhe kjo është shkak që atyre ndoshta nuk u pranohet haxhi, për të cilin kanë sakrifikuar aq shumë. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në haxhin e tij ishte shëmbëlltyrë edhe në këshillat dhe përkujtimet që u bënte muslimanëve duke shfrytëzuar rastin si në Arafat[14] edhe gjatë transferimit në vendet e shenjta,[15] si në Mina në ditën e therjes[16] edhe gjatë ditëve të teshrikut[17] dhe gjithashtu gjatë kthimit për në Medinë.[18] Gjatë tërë kësaj kohe ai i këshillonte muslimanët

______________ [3] Transmeton Buhariu (1551). [4] Transmeton Ebu Davudi në "Sunenin e tij" (1905). [5] Transmeton Muslimi (1297). [6] Sunen Ibën Maxhe (3924). [7] "Es-Sire en-Nebevijje" të Ibni Kethirit (4/324). [8] Sunen Ebi Davud (1949). [9] Sunen Ebi Davud (1956). [10] Sahih Sunen et-Tirmidhi (700), Ahmedi në "Musned" (10664) dhe Ibën Huzejme (2960). [11] Transmeton Muslimi (1207). [12] Transmeton Buhariu (464). [13] Transmeton Buhariu (1679), Nesaiu (3034). [14] Transmeton Muslimi (1218). [15] Transmeton Buhariu(1671). [16] Transmeton Buhariu (1741, 4403, 4406, 5550). [17] Transmeton Ahmedi në "Musned" (20695). [18] Transmeton Nesaiu në "El-Kubra" (8464).

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

43


që të jenë sa më të devotshëm, robër të bindur të Allahut. Këtë kohë ai e shfrytëzonte për këshilla sepse njerëzit gjatë kësaj kohe janë më të përgatitur për ta pranuar këshillën dhe për t’u ndikuar nga ato. Pejgamberi ynë këtë nuk e bënte vetëm, por kishte urdhëruar njërin nga shokët e tij që t’u thoshte njerëzve në ditën e teshrikut: “Nuk do të hyjë në xhennet përveçse robi besimtar i devotshëm.”[19] Pejgamberi ynë gjatë haxhit gjithashtu i kishte këshilluar muslimanët dhe i kishte paralajmëruar nga ekstremizmi në fe, duke shpjeguar se ekstremizmi në fe kishte qenë prej shkaqeve të shkatërrimit për disa nga popujt e mëhershëm.[20] Ai kishte porositur për bamirësi ndaj prindërve dhe kujdes të veçantë për lidhjet farefisnore.[21] Ai i kishte porositur burrat që të jenë të kujdesshëm dhe të matur me gratë e tyre sepse ato u janë dhënë atyre si amanet i Allahut dhe u është bërë atyre hallall martesa me to, me fjalën e Allahut.[22] Gratë janë pjesë shumë e rëndësishme e shoqërisë sonë, me mirëqenien e tyre arrihet edhe mirëqenia në shoqëri dhe siç kanë thënë disa nga muslimanët e hershëm: "Pas çdo suksesi të një burri fshihet një grua". Shëmbëlltyra e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në haxh vërehet edhe në modestinë e tij, i cili kur i ofrohej të pinte ujë nga enët e posaçme që nuk i kishin prekur të tjerët, ai u thoshte: “Nuk kam nevojë për to, më jepni të pi nga enët që kanë pirë njerëzit e tjerë.”[23] Modestia e tij më mbresëlënëse është mosveçimi i tij nga njerëzit gjatë kryerjes së haxhit. Të gjithë ishin së bashku me të[24] dhe askush nuk shtyhej për ta parë ose për t’u takuar me të[25] sepse kjo ishte e mundshme për të gjithë. Ndërsa në kohët e sotme këtë modesti, fatkeqësisht, nuk e gjen tek udhëheqësit aktualë të muslimanëve, pa marrë parasysh se cilët janë ata. Shëmbëlltyra e tij në haxh me njerëzit duket edhe në atë se si ai i këshilloi muslimanët që të jenë

një, të mos përçahen jashtë së vërtetës, i këshilloi që mos ta vrasin njëri-tjetrin pas vdekjes së tij, duke thënë: “Mos u ktheni pas vdekjes sime në mosbesim duke vrarë njëri-tjetrin.”[26] Megjithatë kjo ka ndodhur në periudha të ndryshme të historisë së muslimanëve dhe njëra prej arsyeve kryesore për këtë është moskapja pas fesë burimore që i kishte zbritur Pejgamberit tonë. Kjo vrasje e njëri-tjetrit nga vetë muslimanët, për fat të keq sot është shumë e pranishme dhe e ka degraduar këtë ummet duke e bërë të nënçmuar para popujve të tjerë, saqë popujt e tjerë nuk mërziten shumë për ndikimin e thirrjes islame, sepse asaj i është zënë fryma nga përçarjet, ndarja në parti të ndryshme të këtij ummeti dhe lufta e muslimanëve mes njëri-tjetrit duke shkatërruar vendet e tyre dhe duke derdhur shumë gjak. Allahu është ndihmësi i vetëm! Pra, lexues i nderuar, këto ishin disa nga shembujt e virtyteve dhe shëmbëlltyrës së Pejgamberit tonë me popullin e tij gjatë haxhit, se cili duhet të jetë raporti i duhur, kujdesi i nevojshëm dhe çështjet e mëdha e të rëndësishme për çdo musliman që e ka brengë gjendjen e mjerueshme të këtij ummeti sot. E lusim Allahun e Plotfuqishëm që të na përmirësojë ne dhe muslimanët e tjerë duke pasur për shembull moralin dhe edukatën e Pejgamberit tonë fisnik e kështu të na bëjë pishtarë ndriçues të kësaj feje, përhapës të drejtë të saj sepse ky është edhe profesioni më i dashur tek Allahu dhe karakteristika e këtij ummeti, siç thotë i Madhërishmi Allah: "E kush flet më mirë se ai që i fton njerëzit drejt Allahut, bën vepra të mira dhe thotë: "Unë me të vërtetë jam musliman." Fussilet: 33 Allahu është Ai që i dëgjon lutjet tona dhe u përgjigjet atyre!

______________ [19] Transmeton Ibën Huzejme (2960). [20] Sahihul-Xhami'ë (2819). [21] Sahihul-Xhami'ë (1400). [22] Transmeton Muslimi (1218). [23] Transmeton Buhariu (1636). [24] Transmeton Muslimi (1187, 1218, 1273). [25] Transmeton Muslimi (1274), Ahmedi (2842). [26] Transmeton Buhariu (121).

44

Dëlirje&Edukim | N Ë N T O R 2 0 0 9

Shkroi: Zejd Haziri

Revista Delirje & Edukim Nr.7  

Premtimet e rrejshme dhe premtimet e vërteta ......................2 Shkaqet e devijimit të muslimanëve nga rruga e vërtetë ........ 34 Hax...

Advertisement